gonarthroza - spitali amerikan · cilat janë shkaqet e zhvillimit të ga nuk ekziston një shkak i...

1
Cilat janë shkaqet e zhvillimit të GA Nuk ekziston një shkak i vetëm që shkakton GA por një kompleks shkaqesh. Në radhë të parë faktori gjenetik luan rol të rëndësishëm. Për shembull, nëse një person i është nënshtruar një operacioni proteze në artikulacionin e gjurit, vëllezërit ose motrat e tij kanë rrezik 3 herë më shumë për të zhvilluar GA sesa pjesa tjetër e popullsisë. Tek personat me predispozitë familjare duhet të përmendim dhe disa faktorë të tjerë të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e GA siç janë: obeziteti, lodhja jashtë mase e artikulacionit të gjurit për një periudhë të gjatë, mungesa e aktivitetit fizik, dëmtimet e menisqeve apo ligamenteve të gjurit në moshë të re etj. Gjithsesi studimet dhe eksperimentet në fushën e GA vazhdojnë. Ekzistojnë profesione të cilat kanë ndikim negativ në zhvillimin e gonarthrozës psh – bujqit që ecin në distanca të mëdha, pothuajse çdo ditë dhe në terren të ashpër tokësor, minatoret që detyrohen shume shpesh të punojne në hapësira të ulta dhe duhet të ulen në gjunjë shumë shpesh, personat që merren me vendosjen e pllakave, marangozët, profesionistet e valles ose te baletit etj Ka dhe sporte që predispozojnë më shumë për zhvillimin e GA. Në rradhë të parë futbollistët për arsye se pësojnë shumë shpesh dëmtime të ligamenteve dhe të menisqeve , sportistet që bëjnë ski , peshëngritesit, atletet vrapues të distancave të gjata etj. Me cilat simptoma kuptojmë se kemi të bëjmë me GA? Ankesa kryesore është dhimbja, e cila mund të jetë karakteristike në pozicione të ndryshme. Dhimbja mund të jetë akute ose mund të jetë e thellë si dhimbja e dhëmbit. Në stadet fillestare dhimbja paraqitet pas një veprimtarie të lodhshme ose të rëndë sportive dhe ikën me çlodhje, udhëzime dhe medikamente. Karakteristike e dhimbjes është se mund të zbutet për një kohë të gjatë dhe mund të rishfaqet përsëri ndoshta dhe pas një lodhjeje me të lehtë. Në stadet më të përparuara dhimbja mund të shfaqet dhe në qetësi, psh gjatë natës. Një simptomë tjetër është enjtja e artikulacionit të gjurit ose edhe vështirësia për tu ngritur nga karrikia. Gjithashtu pacientët ankohen për ngurtësim të gjurit, pra, vështirësi për të kryer lëvizje të plota të artikulacionit (hapje – mbyllje) sidomos pas qëndrimit për një kohë të gjatë ulur në karrige. Si të kuptojmë nëse kemi të bëjmë vërtetë me GA? Nuk ka analiza të veçanta që saktësojnë GA. Për diagnozën e GA rëndësi ka kryesisht marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik i hollësishëm dhe radiografitë në pozicione të caktuara. Gjithashtu në qoftë se dyshohet për dëmtime të menisqeve ose edemë kockore ndihmë të madhe ofron dhe rezonanca magnetike. Si proçedohet me pacientët me GA? Gonarthroza (GA) ka një fillim të paqartë dhe përparimi i saj për fat të keq ndryshon nga personi në person, ndaj nuk mund të parashikohet. Simptomat mund të paraqiten në formë akute, mund të mungojnë për një kohë të gjatë dhe pastaj të rishfaqen. Studimet kanë treguar se 40-50% e pacientëve me GA (stadi 3-4) kanë probleme në jetën e tyre të përditshme me dhimbje dhe kufizim të lëvizjeve. 10% e pacientëve me gonarthrozë përfundojnë në stadin e fundit të sëmundjes dhe kërkojnë trajtim me ndërhyrje kirurgjikale. Masat që merren për trajtimin e sëmundjes Udhëzime: Humbje peshe në rast se personi ka mbipeshë, çlodhje, përdorim i akullit ose të të ngrohtave, kufizim në përdorimin e shkallëve, banjat në det, llixhat, evitim i qëndrimit në karrige të ulta dhe përdorimit të këpucëve të përshtatshme etj. Fizioterapi: Laser, rryma, Tens, ushtrime për forcimin e kuadricepsit dhe të biceps femurit, terapi me akull dhe të ngrohta, ultratinguj etj. Rëndësi ka që fisioterapitë të bëhen sipas udhëzimeve të mjekut kurues. Medikamente: Medikamente për dhimbjet si barnat antiinflamatore, analgjezikët e thjeshtë, kremërat e ndryshem antiinflamatorë etj. Medikamente që forcojnë ose mirëmbajnë kërcin e artikulacionit. Është e rëndësishme që të gjitha medikamentet të përdoren sipas rekomandimit të mjekut , aq më tepër në rastin e injeksioneve intraartikulare siç janë acid hyaluronik, kortizoni etj. Arthroskopia e gjurit: Është një metodë e re dhe shumë e përparuar për mjekimin e problemeve të gjurit siç janë gonarthroza (stadi 2 ose 3), dëmtimet e menisqeve dhe të ligamenteve, dëmtimet e kërcit etj. Është një ndërhyrje që realizohet nëpërmjet 2 incizioneve të vogla me përdorimin e një teleskopi të hollë (5 mm) pa hapje të gjurit dhe pa plagë. Qëndrimi në spital pas një ndërhyrjeje të tillë nuk është i domosdoshëm; shumica e pacientëve largohen nga spitali të njejtën ditë. Proteza: Në rastet kur gonarthroza është në stadin e saj më të avancuar, atë që e quajmë stadi 4, zgjidhja e vetme është proteza e gjurit. Dr. Julian Roshi Kirurg Ortoped Traumatolog Spitali Amerikan Laprakë - 042 35 75 35 Gonarthroza (GA) - në gjuhën e përditshme popullore quhet edhe gjuri që ka mbledhur kripëra. Është një sëmundje ku vihet re dëmtim ose konsumim progresiv i indit kërcor (shtresa e lëmuar që mbulon sipërfaqen e brendshme të artikulacionit të gjurit). Dëmtimi ose konsumimi i kërcit është hapi i parë. Në vazhdim dëmtimet përhapen më në thellësi duke përfshirë përveç indit kërcor dhe kockën, menisqet, ligamentet etj. Është një sëmundje shumë e shpeshtë në moshat pas 65 vjeç me pasoja dhe probleme të shumta në veprimtarinë e përditshme. GA paraqitet në 20-35 % të personave mbi 65 vjeç. Studimet kanë treguar se 35% të personave mbi 65 vjeç kanë në radiografi shenja që tregojnë për GA. Nuk ka asnjë lidhje me artritin reumatoid ose me reumatizmën siç preferohet të quhet nga shumë pacientë. Artriti reumatoid është një sëmundje e veçantë, ka shenja dhe simptoma të tjera dhe përqëndrohet kryesisht tek artikulacionet e duarve dhe të gishtërinjve dhe me rrallë tek artikulacioni i gjurit. Deri në moshën 50 vjeç, GA është më e shpeshtë tek burrat. Mbas moshës 50 vjeç e më tej, GA është më e shpeshtë tek gratë. Një shpjegim i mundshëm eshtë dhe fakti që tek gratë, me ndërprerjen e ciklit menstrual, pakësohet ndjeshëm prodhimi i estrogeneve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e skeletit nga sëmundje të ndryshme (sidomos nga sëmundjet e kockave) GONARTHROZA Degjenerimi i gjurit që vjen me moshën. Gonarthroza

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GONARTHROZA - Spitali Amerikan · Cilat janë shkaqet e zhvillimit të GA Nuk ekziston një shkak i vetëm që shkakton GA . por një kompleks shkaqesh. Në radhë të parë faktori

Cilat janë shkaqet e zhvillimit të GANuk ekziston një shkak i vetëm që shkakton GA por një kompleks shkaqesh. Në radhë të parë faktori gjenetik luan rol të rëndësishëm. Për shembull, nëse një person i është nënshtruar një operacioni proteze në artikulacionin e gjurit, vëllezërit ose motrat e tij kanë rrezik 3 herë më shumë për të zhvilluar GA sesa pjesa tjetër e popullsisë. Tek personat me predispozitë familjare duhet të përmendim dhe disa faktorë të tjerë të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e GA siç janë: obeziteti, lodhja jashtë mase e artikulacionit të gjurit për një periudhë të gjatë, mungesa e aktivitetit fizik, dëmtimet e menisqeve apo ligamenteve të gjurit në moshë të re etj. Gjithsesi studimet dhe eksperimentet në fushën e GA vazhdojnë.

Ekzistojnë profesione të cilat kanë ndikim negativ në zhvillimin e gonarthrozës psh – bujqit që ecin në distanca të mëdha, pothuajse çdo ditë dhe në terren të ashpër tokësor, minatoret që detyrohen shume shpesh të punojne në hapësira të ulta dhe duhet të ulen në gjunjë shumë shpesh, personat që merren me vendosjen e pllakave, marangozët, profesionistet e valles ose te baletit etj Ka dhe sporte që predispozojnë më shumë për zhvillimin e GA. Në rradhë të parë futbollistët për arsye se pësojnë shumë shpesh dëmtime të ligamenteve dhe të menisqeve , sportistet që bëjnë ski , peshëngritesit, atletet vrapues të distancave të gjata etj.

Me cilat simptoma kuptojmë se kemi të bëjmë me GA?Ankesa kryesore është dhimbja, e cila mund të jetë karakteristike në pozicione të ndryshme. Dhimbja mund të jetë akute ose mund të jetë e thellë si dhimbja e dhëmbit. Në stadet fillestare dhimbja paraqitet pas një veprimtarie të lodhshme ose të rëndë sportive dhe ikën me çlodhje, udhëzime dhe medikamente. Karakteristike e dhimbjes është se mund të zbutet për një kohë të gjatë dhe mund të rishfaqet përsëri ndoshta dhe pas një lodhjeje me të lehtë. Në stadet më të përparuara dhimbja mund të shfaqet dhe në qetësi, psh gjatë natës. Një simptomë tjetër është enjtja e artikulacionit të gjurit ose edhe vështirësia për tu ngritur nga karrikia. Gjithashtu pacientët ankohen për ngurtësim të gjurit, pra, vështirësi për të kryer lëvizje të plota të artikulacionit (hapje – mbyllje) sidomos pas qëndrimit për një kohë të gjatë ulur në karrige.

Si të kuptojmë nëse kemi të bëjmë vërtetë me GA?Nuk ka analiza të veçanta që saktësojnë GA. Për diagnozën e GA rëndësi ka kryesisht marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik i hollësishëm dhe radiografitë në pozicione të caktuara.

Gjithashtu në qoftë se dyshohet për dëmtime të menisqeve ose edemë kockore ndihmë të madhe ofron dhe rezonanca magnetike.

Si proçedohet me pacientët me GA?Gonarthroza (GA) ka një fillim të paqartë dhe përparimi i saj për fat të keq ndryshon nga personi në person, ndaj nuk mund të parashikohet. Simptomat mund të paraqiten

në formë akute, mund të mungojnë për një kohë të gjatë dhe pastaj të rishfaqen. Studimet kanë treguar se 40-50% e pacientëve me GA (stadi 3-4) kanë probleme në jetën e tyre të përditshme me dhimbje dhe kufizim të lëvizjeve. 10% e pacientëve me gonarthrozë përfundojnë në stadin e fundit të sëmundjes dhe kërkojnë trajtim me ndërhyrje kirurgjikale.

Masat që merren për trajtimin e sëmundjesUdhëzime: Humbje peshe në rast se personi ka mbipeshë, çlodhje, përdorim i akullit ose të të ngrohtave, kufizim në përdorimin e shkallëve, banjat në det, llixhat, evitim i qëndrimit në karrige të ulta dhe përdorimit të këpucëve të përshtatshme etj.Fizioterapi: Laser, rryma, Tens, ushtrime për forcimin e kuadricepsit dhe të biceps femurit,

terapi me akull dhe të ngrohta, ultratinguj etj. Rëndësi ka që fisioterapitë të bëhen sipas udhëzimeve të mjekut kurues. Medikamente: Medikamente për dhimbjet si barnat antiinflamatore, analgjezikët e thjeshtë, kremërat e ndryshem antiinflamatorë etj. Medikamente që forcojnë ose mirëmbajnë kërcin e artikulacionit. Është e rëndësishme që të gjitha medikamentet të përdoren sipas rekomandimit të mjekut , aq më tepër në rastin e injeksioneve intraartikulare siç janë acid hyaluronik, kortizoni etj. Arthroskopia e gjurit: Është një metodë e re dhe shumë e përparuar për mjekimin e problemeve të gjurit siç janë gonarthroza (stadi 2 ose 3), dëmtimet e menisqeve dhe të

ligamenteve, dëmtimet e kërcit etj. Është një ndërhyrje që realizohet nëpërmjet 2 incizioneve të vogla me përdorimin e një teleskopi të hollë (5 mm) pa hapje të gjurit dhe pa plagë. Qëndrimi në spital pas një ndërhyrjeje të tillë nuk është i domosdoshëm; shumica e pacientëve largohen nga spitali të njejtën ditë. Proteza: Në rastet kur gonarthroza është në stadin e saj më të avancuar, atë që e quajmë stadi 4, zgjidhja e vetme është proteza e gjurit.

Dr. Julian RoshiKirurg Ortoped TraumatologSpitali AmerikanLaprakë - 042 35 75 35

Gonarthroza (GA) - në gjuhën e përditshme popullore quhet edhe gjuri që ka mbledhur kripëra. Është një sëmundje ku vihet re dëmtim ose konsumim progresiv i indit kërcor (shtresa e lëmuar që mbulon sipërfaqen e brendshme të artikulacionit të gjurit). Dëmtimi ose konsumimi i kërcit është hapi i parë. Në vazhdim dëmtimet përhapen më në thellësi duke përfshirë përveç indit kërcor dhe kockën, menisqet, ligamentet etj. Është një sëmundje shumë e shpeshtë në moshat pas 65 vjeç me pasoja dhe probleme të shumta në veprimtarinë e përditshme. GA paraqitet në 20-35 % të personave mbi 65 vjeç. Studimet kanë treguar se 35% të personave mbi 65 vjeç kanë në radiografi shenja që tregojnë për GA.

Nuk ka asnjë lidhje me artritin reumatoid ose me reumatizmën siç preferohet të quhet nga shumë pacientë. Artriti reumatoid është një sëmundje e veçantë, ka shenja dhe simptoma të tjera dhe përqëndrohet kryesisht tek artikulacionet e duarve dhe të gishtërinjve dhe me rrallë tek artikulacioni i gjurit.

Deri në moshën 50 vjeç, GA është më e shpeshtë tek burrat. Mbas moshës 50 vjeç e më tej, GA është më e shpeshtë tek gratë. Një shpjegim i mundshëm eshtë dhe fakti që tek gratë, me ndërprerjen e ciklit menstrual, pakësohet ndjeshëm prodhimi i estrogeneve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e skeletit nga sëmundje të ndryshme (sidomos nga sëmundjet e kockave)

GONARTHROZA Degjenerimi i gjurit që vjen me moshën.

Gonarthroza