gruaja shqiptare

8

Upload: arlinda

Post on 15-Jul-2015

251 views

Category:

Education


9 download

TRANSCRIPT

• Qe nga viti 1990, ish-regjimi komunist eshte ngarkuar me shume te zeza, por eshte thene se ka patur edhe te mira qeshpesh jane bere objekt debatesh. Megjithate, nje ceshtje per te cilen jo shume flitet, eshte ajo e emancipimit te grave, ceshtje qe duket se ka mbetur pa u sfiduar, ne disa rastendoshta edhe nga vete grate. Vuajtjet e tyre shpesh janelidhur me ato te te afermve, bijve, vellezerve e te bashkeshorteve kur keta denoheshin me burgim, debim apointernim dhe ato bashkoheshin me vuajtjet e tyre. Ndersavitet kalojne, "emancipimi i grave, kjo arritje e komunizmit" mund te shndrrohet ne mit, i cili me pas veshtire te lekundet. Dhe kur historianet thuajse heshtin, jane shkencat mjekesore, vecanerisht ajo neurologjike, qe perpiqen te hedhin sadopakdrite duke e trajtuar ceshtjen nga nje kendveshtrim tjeter, sidhe me te gjere.

TE DHENA PER DHUNIMIN E GRAVE

• "Pasi shpallej "armike e popullit" një vajzë e re, apo një grua, i nënshtrohej torturave deri në vdekje, apoçmenduri...

• Në kampet e internimevepolitike kanë vuajtur46.790 gra

• Kanë vdekur në kampet e internimit 5118 gra dhe320 fëmijë nga sëmundjae urisë

Në burgje u mbyllën, jo vetëm "armike" të popullit, por edhe komunistët si Drita

Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, Selfixhe Broja, Qefsere Begeja, Liri Gega,

Dhora Leka, etj.

Qerime Bone nga Kolonja, pasi ishte çmendur, ulërinte si ulkonjë.... E arrestuar

shtatzënë, dy ditë më pas e çuan në maternitet, të lidhur me pranga...

Merjeme Gjata nga Kukësi, i kishin vrarë tre fëmijë në kufi dhe ashtu të grirë nga

plumbat, ia kishin hedhur në pragun e shtëpisë... Këtë nënë shqiptare e dënuan

10 vjet burg! Nënë Merjemja u çmend dhe vazhdoi të qëndrojë në burg...

Hungarezja Barbara, u martua me Fatos Haxhihasanin. E arrestuan dhe e

dënuan 15 vjet burg për spiunazh... Në burg u çmend... qante dhe rrethonte me

lule fotografinë e burrit të saj.

Çifutja ruse Viola Beqiri, me gradë shkencore në fizikë bërthamore, u dënua 20

vjet burg dhe doli nga burgu e braktisur në moshën 60-vjeçare.

Minja 20 vjeçe dhe Nadirja 16 vjeçe, ishin nga Baldushku i Tiranës, u dënuansepse kishin tentuar të helmonin lopët e kooperativës. Minja u dënua 15 vjet, dhe Nadirja 10 vjet! Minen e kishin arrestuar disa orë para ceremonisë sëmartesës... Ajo vdiq në lulen e rinisë, në moshën 24-vjeçare... kishte lënë siamanet ta vishnin nuse dhe të burgosurat ia plotësuan dëshirën... Trupi i saj pa jetë u martua me varrin e zi pa emër...

Maria Medicina u dënua me vdekje, sepse dashuroi dhe u martua me një inxhinier italian. Ajo bëri 13 vjet burg dhe mbeti përjetë pa familje dhe pa fëmijë....

Bianka Balliçi, ish-gazetare me origjinë austriake, i thyen shtyllën kurrizoredhe ecte këmbadorazi... Vdiq në psikiatrinë e Elbasanit...

Marta Doda u lirua nga burgu në moshën 82-vjeçare... U gjet e vdekur tek pragu i kishës katolike...

Në diktaturë femrat kanë

studiuar, përparuar,

emancipuar dhe kanë dhënë

ndihmesën e tyre në shoqëri.

Shoqëria jonë ka qenë e

indokriminuar. Në çdo aspekt

të jetës janë detyruar të

përdorin luftën e klasës, se

nuk mund të bëhej asgjë

nëse nuk do t’i bëhej

biografia çdo njeriu që do të

punonte apo të studionte. Në

përshkrimin biografikë futej

dhe gjyshi kur donin të të

fundosnin, kurse kur donin të

lëshonin pe i mbyllnin sytë,

por e përdornin për një kohë

tjetër

Në diktaturë femrës i mohohej shkolla e lartë, vendi i punës zgjidhej me vështirësi në distanca të largëta dhe përveçse me pagesë minimale, shikohej dhe me sy tëkeq. Epitetet për to ishin nga më ofendueset, s’ishin të mirëpritura për tëformuar familje, s’kishin të drejtën e lavdërimit, të shpërblimit, dënoheshin për një fjalë goje. Në rastet që u jepej mundësiapër të punuar dhe për t’u shkolluar, sapoegërsohej lufta e klasës ato i largonin nga puna në mënyrën më të shëmtuar.