higjiena e gojes

14

Upload: cristian-cura

Post on 19-Jul-2015

255 views

Category:

Health & Medicine


0 download

TRANSCRIPT

Ç’është higjiena?

• Fjala “higjienë” vjen nga fjala e lashtë greke

“hugieinon”, që do të thotë shëndet.

• Higjienë(1) – tërësia e rregullave dhe masave

praktike për ruajtjen dhe përmirësimin e

shëndetit (Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë 2006)

• Higjienë(2) – degë e mjekësisë që studion

mjedisin dhe mënyrën se si duhet të jetojë

njeriu që të mbrojë shëndetin.

Higjiena personale

• Përfshin praktikat e kryera nga një individ për t'u kujdesur për shëndetin e tij trupordhe mirëqenien, përmes pastërtisë.

• Praktika e higjienës personale përfshin disa cështje, si: reduktimin dhe shërimin e sëmundjeve personale; shëndetin optimal; ndjenjën e mirëqenies, të pranimit social; dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes te të tjerët.

• Sipas kulturave të ndryshme higjiena personale nënkupton depilimin, banjerregullisht, larje e rregullt e duarve sidomos përpara ngrënies së ushqimit, larja e flokëve të kokës, mbajtja e flokëve të shkurtër ose qethjen e flokëve, veshja me rroba të pastra, larja e dhëmbëve, prerja e thonjëve të gishtave, kujdesi i gruas gjatëciklit menstrual, mbulimin e gojës kur kollitemi, madje disa kultura as nuk puthenas nuk shtrëngojnë duart për të reduktuar transmetimin e baktereve nga kontakti.

• Një lloj tjetër e higjienës personale është ajo që ka të bëjë me mbajtjen e një pamjetë mirë personale dhe publike, e cila nuk duhet të jetë domosdoshmërisht higjienike. Kjo mund të përfshijë, për shembull, përdorimin e deodorantëve apo parfumeve, rruajtjen, ose krehjen, përveç praktikave të tjera.

Higjiena e dhëmbëve

‘Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të gojës.’

Kjo arrihet nëpërmjet:

Parandalimit të prishjes së dhëmbëve

Trajtimit të prishjes së dhëmbëve

Kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin

e dhëmbëve

Pse prishen dhëmbët?

Shkak kryesor i prishjes së dhëmbëve është formimi i

mjedisit acid në gojë pas konsumimit të ushqimeve.

Ky acid sëbashku me bakteret e gojës gërryen

strukturen e dhëmbit dhe formon zgavra në

sipërfaqen e tij.

Sëmundjet e gojës

• Kariesi dentar - janë hapsirat që krijohen në smaltin e dhëmbëve. Një ndër shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Pllaka dentare është një depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteret bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteresh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjienë të mirë të gojës. Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Bakteret në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe niseshten që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinen.

• Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.

Sëmundjet e gojës

• Kariesi dentar – mund të vendoset në:

1. Sipërfaqen përtypëse

2. Hapësirat ndërmjet dhëmbëve

3. Në qafën e dhëmbëve

Sëmundjet e gojës

• Gingivitet – (Sëmundja e mishrave të dhëmbëve) është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mire nëse mjekohet në fazat e para.

• Gingivitet shkaktojnë gjakderdhje gjatëfurcimit të dhëmbëve, dhimbje, lëvizjetë dhëmbit ose rënie të tij.

Sëmundjet e gojës• Era e keqe e gojës (halitosis) – shkaktohet nga

higjiena e keqe e gojës, mospastrimi i gjuhës,

tharja e fytit, ushqimet dhe pijet e konsumuara.

• Era e keqe mund të eleminohet duke mbajtur

pastër gojën, duke pastruar gjuhën, duke u

ushqyer shëndetshëm, duke përdorur

camcakiza pa sheqer, etj.

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë

• Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

• Përdorni ujë pas ushqimit.

• Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

• Përdorni furçën e dhëmbëve 2 - 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

• Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

• Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

• Kontrolle periodike çdo 6 muaj te dentisti.

• Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.

Si ti lajmë dhëmbët?

• 1. Furça e dhëmbëve mbahet në një kënd prej 45 ° nga këndi i dhëmbëve.

• 2. Me pak forcë, shpërndani pastën në dhëmbë, dhe filloni të lani dhëmbët ngadalë, duke pasur kujdes që furçën ta lëvizni sipas figurës në mënyrë që dhëmbët tuaj të lahen deri tek qafa e dhëmbit.

• 3. Kur lani dhëmbët duhet të keni parasysh, qe t`i lani mire në sipërfaqen ku kafshohet. Çdokush nga ne duhet te zhvillojë një teknikë të vetën, në mënyrë që të mos harrojë asnjë dhëmb pa e larë.

• 4. Tek dhëmbët frontale dhe ata të qenit, furça mbahet në drejtim horizontal, sipas figurës.

• 5. Edhe mbi fizura (gropëzat e dhëmballëve) duhet ta përdorni mire furçën në mënyre që të hiqen të gjitha mbeturinat ushqimore.

• 6. Pasi keni mbaruar së lari gojën tuaj, mund t`i kontrolloni dhëmbët tuaj me gjuhe nëse janë larë mire apo jo.

Higjiena e gojës tek fëmijët

“Ekspertet këshillojnë që higjiena e gojës fillon

që me shfaqjen e dhëmbit të parë”

• Si fillim (6 – 12 muaj) mjafton përdorimi i një garze

pambuku të njomur/lagur me ujë duke e kaluar atë mbi

dhëmbin (apo dhëmbët), mbi mishrat e dhëmbëve dhe

gjuhën.

• Madje higjiena e gojës është e rëndësishme që në

lindje, pasi pas gji dhënies është e mundur që në gojën

e fëmijët të mbesin "papastërti" të cilat depozitohen

mbi dhëmbë duke mbetur aty për një kohë relativisht

të gjatë (gjatë natës). Kjo mund të shkaktojë atë që

quhet "karies nga biberoni", e cila prek dhëmbët e

përparme të sipërm dhe të poshtëm.

• Shumë nëna gabimisht mendojnë se përkujdesja e dhëmbëve të qumështit të cilët janë të destinuar të ndërrohen, nuk është shumë e rëndësishme. Në të vërtetë një përkujdesje e duhur e dhëmbëve të qumështit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin korrekt të hapësirave dentare dhe të dhëmbëve permanente/të përhershëm, duke gjetur kështu hapësirën e nevojshme.

• Fëmijët kanë 20 dhëmbë qumështi.

• Dalja e dhëmbëve të përhershëm filllon

në moshën 6 vjecare me daljen e molarit

të parë.

Higjiena e gojës tek fëmijët

Këshilla për higjienën e fëmijëve

- Fëmija nuk duhet lënë ta zërë gjumi duke pirë biberonin e tij me lëngje të sheqerosura si lëng frutash apo edhe qumësht, të cilat fermentohen.- Të eliminohet përdorimi i biberonit pas 14-të muaj.- Të mos përdoren “rrensa” të lyer me sheqer apo mjaltë,- Të mbahet nën kontroll sasia e sheqernave tek ushqimi i tyre. Preferohet që fëmija të hajë ëmbëlsira gjatë vakteve kryesore, kur fluksi i pështymës është më i madh, duke i evituar ato në intervalet ku lehtësisht formohen acidet të cilat favorizojnë karien.