internei dhe aktiviteti i tij

92
INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ KAPITULLI I INTERNETI DHE KARAKTERISTIKAT E TI 1.1 Hyrje Interneti ka revolucionarizuar botën e kompjuterit dhe komunikimit si asnjëherë më parë. Shpikjet e telegrafit, telefonit, radios dhe kompjuterit kanë bërë të mundur integrimin më të mirë të aftesive njerëzore. Interneti është njëkohësisht një botë të gjerë aftësish të transmetimit, një mekanizëm për shpërndarjen e informacionit, dhe një medium për bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis individëve dhe kompjuterave të tyre pa marrë parasysh hapësirën e gjërë gjeografike. Interneti paraqet një nga shembujt më të mirë dhe më të suksesshëm të investimeve të qëndrueshme dhe zhvillimin e infrastrukturës së informacionit. Interneti sot është infrastrukturë e gjërë e shpërndarjes së informacionit. Historia e tij është komplekse dhe përfshin shumë aspekte teknologjike, organizacionale dhe shoqërore. Influenca e tij arrin jo vetëm fushat teknike te komunikimit midis kompjuterave por dhe ne komunikimin e përditshëm, marrjes së informacionit dhe tregtisë elektronike. 1.2 Interneti Interneti është një sistem global i lidhjes se kompjuterava në rrjet, i cili përdor protokollin standart (TCP/IP) për t’i shërbyer bilionave përdorues nëpër botë. Ai ëhtë një rrjet rrjetash i cili konsiston ne miliona rrjeta private, publike, akademike, biznese apo qeveritare për qëllime globale apo lokale që janë të lidhur nga teknologji e gjërë elektronike, wireless apo optike. Interneti mbart me vete një gamë të gjërë informacioni dhe shërbimesh te lidhura me anë të HyperText apo shërbimeve të postës elektronike. 6 Pamja e një pjese të shkëmbimit të

Upload: markelian-laho

Post on 03-Nov-2014

130 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

KAPITULLI IINTERNETI DHE KARAKTERISTIKAT E TI

1.1 Hyrje

Interneti ka revolucionarizuar botën e kompjuterit dhe komunikimit si asnjëherë më parë. Shpikjet e telegrafit, telefonit, radios dhe kompjuterit kanë bërë të mundur integrimin më të mirë të aftesive njerëzore. Interneti është njëkohësisht një botë të gjerë aftësish të transmetimit, një mekanizëm për shpërndarjen e informacionit, dhe një medium për bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis individëve dhe kompjuterave të tyre pa marrë parasysh hapësirën e gjërë gjeografike. Interneti paraqet një nga shembujt më të mirë dhe më të suksesshëm të investimeve të qëndrueshme dhe zhvillimin e infrastrukturës së informacionit.

Interneti sot është infrastrukturë e gjërë e shpërndarjes së informacionit. Historia e tij është komplekse dhe përfshin shumë aspekte teknologjike, organizacionale dhe shoqërore. Influenca e tij arrin jo vetëm fushat teknike te komunikimit midis kompjuterave por dhe ne komunikimin e

përditshëm, marrjes së informacionit dhe tregtisë elektronike.

1.2 Interneti

Interneti është një sistem global i lidhjes se kompjuterava në rrjet, i cili përdor protokollin standart (TCP/IP) për t’i shërbyer bilionave përdorues nëpër botë. Ai ëhtë një rrjet rrjetash i cili konsiston ne miliona rrjeta private, publike, akademike, biznese apo qeveritare për qëllime globale apo lokale që janë të lidhur nga teknologji e gjërë elektronike, wireless apo optike. Interneti mbart me vete një gamë të gjërë informacioni dhe shërbimesh te lidhura me anë të HyperText apo shërbimeve të postës elektronike.

Shumë komunikime të ndryshme që përfshin telefonin, muzikën, filmin, televizionin janë të përfshira në Internet duke i dhënë nje shërbimi të ri si IPTV (Internet Protocol Television) dhe VoIP (Voice over Internet Protocol). Gazetat, librat dhe artikuj të tjerë të ndryshëm janë të përfshira në internet nëpërmjet blog-eve apo web feeds. Gjithashtu Interneti ka bërë të mundur dhe komunikimin nëpërmjet mesazheve te çastit, forumeve të ndryshme apo rrjetave sociale. Blerjet online është një nga arritjet e mëdha të Internetit që ka lehtësuar së tepërmi tregtinë ndërmjet bizneseve, njerëzve apo njerëz me bizneset.

Orogjina e Internetit lidhet me kërkimet e viteve 1960, të drejtuara nga qeveria e SHBA-së në bashkëpunim me interesat private komerçiale për të ndërtuar rrjetat të forta kompjuterike të shpërndara nëpër botë. Financimi i një shtyllë të re të SHBA-së nga National Science Foundation (Fondacioni Kombëtar i Shkencës) në 1980, si dhe financimet e tjera private nga firmat tregtare, çuan në një pjesmarrje ndërkombëtare në zhvillimin e një teknologjije të rë rrjetash kompjuterike, si dhe futjen e shumë rrjetave. Kjo shpikje në vitet 1990 rezultoi në një popullaritet të madh dhe pati një ndërfutje të gjërë në çdo aspekt të jetës të jetës së njeriut. Në 2009 e deri në ditët tona rreth 1/3 e popullsisë në tokë përdor shërbimet që ofron Interneti. Interneti nuk ka një qeverisje qëndrore në implementimin e teknologjisë apo politikat e aksesit dhe përdorimit; çdo rrjet i veçantë vendos

6

Pamja e një pjese të shkëmbimit të informacionit në Internet

Page 2: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

standartet e tij në përdorim apo implementim. Vetëm 2 pjesë të internetit që janë hapësira e Internet Protocol address (hapësira e adresës IP) dhe Domain Name System (DNS), drejtohen direkt nga një organizatë mirëmbajtëse që është Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN).

1.2.1 Terminologjia

Internet është shkurtimi i emrit internetwork, që vjen si rezultat i ndërlidhjes të rrjetave kompjuterike me dalje speciale apo rutera. Interneti gjithashtu shpesh i referohet dhe si Net.Termi Internet, kur i referohemi të gjithë sistemit global të rrjetave IP, është trajtuar si një emër i përveçëm dhe shkruhej me gërmën e parë të madhe (Internet). Nëpër media të ndryshme dhe vënde të ndryshme u përhap një mënyrë e të shkruarit të fjales Internet si “interneti” pa gërmë të madhe. Disa thonë se duhet të kapitalizohet si emër e jo si mbiemër.

Termat Internet dhe World Wide Web (WWW) përdoren shpesh në gjuhën e përditshme pa shumë dallime, si të barabarta. Sidoqoftë këto dy fjalë s’janë të njëjta. Infrastruktura e Hardware-it dhe software-it të internetit vendos një komunikim global të të dhënave midis kompjuterave. Kurse Web-i është një shërbim që kryhet përmes Inernetit. Është një super-koleksion dokumentash dhe resorsesh të tjera, të lidhura me hyperlink-e dhe URL (Uniform Resource Locator ose Universal Resource Locator).

1.2.2 Historia e Internetit

Historia e internetit starton në vitet 50’ dhe 60’ me zhvillimin e kopmjuterave. Kjo histori fillon me komunikimin midis kompjuterave mainframe dhe terminaleve nëpërmjet paketave të të dhënave. Kjo mënyre e transferimit të të dhënave u krijua për herë të parë nga ARPANET (Advanced Research Projects Agency Network). Historia e ARPANET vjen nga koha kur Bashkimi Sovjetik lançon satelitin Sputnik duke nxitur SHBA-në të krijojë ARPA (Advanced Research Projects Agency) në shkurt të 1958 për të marrë përsëri lidershipin mbi teknologjinë. ARPA më vonë krijoi Zyrën e Teknologjisë të Proçesimit të Informacionit (information Processing Technologhy-IPTO) për të zgjeruar kërkimet. Qëllimi i IPTO-s ishte të gjente një rruge për të kapur shqetësimin e ushtrisë Amerikane rreth mbijetesës së komunikimeve të tyre nëpër rrjet dhe si hap të parë t’i lidhte këto kompjutera me Pentagonin. Në vitin 1965 filloi projekti për të ndërtuar një rrjet që rekomandonte shkëmbimin e paketave të të dhënave. Prfesori Leonard Kleinrock (personazhi në foto) mundësoi shpikjen teorike të paketave të rrjetit dhe më vone në vitet 1970 të cilat janë akoma të përdorshme dhe në Internetin e ditëve të sotme. Më vonë shkenctari Robert Taylor shpiku një mënyrë me të lehtë në transferimin e paketave të të dhënave dhe kjo çoi në krijimin e ARPANET vitin tjetër. Mbas shumë punëve të bëra në vite, në fund të vitit 1971 ishin 15 site të lidhura ne ARPANET.

Duke mare shëmbullin e shkëmbimit të paketave të ARPANET, në Britaninë e Madhe u krijua një bashkëpunim midis disa komapnive dhe krijuan rrjetin e parë ndërkombëtar të shkembimit të paketave. Në Britani quhej International Packet Switched Service (IPSS), në 1978. Historia e Internetit vazhdon më vonë me krijimin e protokolleve dhe më pas të World Wide Web (WWW).

7

Leonard Kleinrock

Page 3: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Përgjatë këtyre viteve perdorimi i Internetit nga përdores të ndryshëm është rritur shumë duke bërë që dhe çdo individ të ketë web site-in e tij.

1.3 Protokollet

Infrastruktura e komunikimit të Internetit konsiton në komponentët hardëare të tij dhe një sistem programesh në shtresa që kontrollon aspekte të ndryshme të kësaj arkitekture. Ndërsa hardware-i shpesh mund të përdoret për të suportuar sisteme të tjera, është dizenjimi dhe proçesi i standartizimit të arkitekturës software-ike që karakterizon Internetin dhe ofron mundësinë që ky i fundit të ketë aftësin që të pranojë rritje e punëve dhe proçeseve që përfshihen në të (Scalability). Përgjegjsia e dizenjimit të arkitekturës së sistemit software-ik të Internetit i përket Internet Engineering Task Force (IETF). IETF-ja merret me punët, që janë të hapura ndaj çdo individi, rreth aspekteve të ndryshme të Internetit.

Interneti gjithashtu ka disa standarte që përshkruajnë një përcaktim të quajtur Internet Protocol Suite. Ky është një model që i ndan metodat në një sistem protokollesh me shtresa. Shtresat i përkasin qëllimeve të ndryshme që ato përcaktojnë. Në fillim kemi shtresën e Aplikacionit, që përcakton aplikimet e ndryshme të metodave të përdorura në Net si psh: programet e web browser. Poshtë tij vjen shtresa e Transportit që bën të mundur lidhjen e hosteve të ndryshëm përgjatë rrjetit si psh: modeli klient-server. Më pas vjen teknologjia e rrjetit që konsiston në dy shtresa. Shtresa e Internetit që lejon kompjuterat të gjejnë dhe identifikojnë njëri-tjetrin përgjatë adresave të protokolleve të Internetit dhe gjithashtu lejon lidhjen e tyre me rruge të ndryshme. Së fundmi shtresa e Lidhjes që ofron lidhjen midis hosteve në të njëjtën lidhje rrjeti lokale, si LAN (Local Area Network) ose lidhjet me dial-up. Modeli, gjithashtu i njohur si TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol), është i dizenjuar për të qënë i pavarur nga hardware-i që modeli nuk merr parasysh asnjë detaj. Pra komponenti më i mirë i Internetit është Internet Protocol (IP) i cili lejon adresimin e sistemeve (adresat IP) të kompjuterave në Internet.

1.3.1 IPv4

IP (Internet Protocol) është një nga shtyllat bazë ku mbështetet interneti; perfaqeson shtresen “layer” të protokollit për Internetin, e specifikuar mëse 20 vjet me parë në mënyrë mjaft të saktë në më shumë se 45 faqe në RFC79. Interneti operon duke transferuar te dhënat në paketa të vogla të cilat, në mënyre të pavarur, transferohen në rrjeta ashtu siç e specifikon dhe Protokolli i Komunikimit Ndërkombëtar, i njohur ndryshe si Internet Protocol. Qe prej vitit 1981, IPv4 versioni publik i atij qe quhet Internet Protocol, është versioni i katërt i tij por është i pari version i këtij protokolli që është kaq shumë i perhapur (shpërndarë) ;është berthama e metodave standarte ku bazohet Interneti. IPv4 është ende dhe sot shtresa më e perhapur protokollit të Internetit. IPv4 përshkruhet në publikimet e IETF si RFC 791;

8

Page 4: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

në kohët e fundit është themeli i pjesës më të madhe te komunikimeve ne rrjet. IPv4, është një protokoll në shtresa (layers) Interneti per transmetim te paketave në rrjet dhe siguron një transmetim datagram end-to-end përmes rrjetave te shumfishta IP. IPv4 operon mbi një model shumë të mirë shperndarjeje, ku gjithsesi nuk garanton shperndarjen, as siguri në radhen e shpërndarjes apo shmangien e shpërndarjeve te dyfishta. IPv4 nuk ekzekuton kontrolle të gabimeve apo mekanizma qe kontrollojnë shperndarjen. Gjithsesi, IPv4 i eliminon transmetimin e të dhenave që rezultojnë me gabime nga metoda checksum e aplikuar në headerin e paketës së të dhënave. Këto aspekte, duke përfshirë dhe paprekshmërinë e të dhënave, i adresohen njështrese më të lartë protokolli, siç është Protokolli i Kontrollit te Transmetimit. IPv4 përdor adresim 32-bitsh dhe lejon 4294967296 adresa unike; ka 4tipe te ndryshme klasash: A,B,C dhe D.

Në fillim, një adrese IP ishte e ndarë në dy pjesë; identifikuesi i rrjetit, i perfaqësuar nga okteti më sinjifikativ i adreses dhe identifikuesi i host-it, për të cilin perdorej pjesa tjetër e adreses. Një format i tillë lejonte krijimin e jo më shumë se 256 rrjetave.

Shpejt u arrit në përfundimin se kjo nuk ishte e pershtatshme; per te tejkaluar këtë limit, okteti i parë i adresave u ripercaktua për të krijuar një set klasash të rrjetit, në një system që më vonë u bë i njohur si “Classful Networking” dhe ku pjese e të cilit ishin 5 klasa:A, B, C, D dhe E. Klasat A, B dhe C kanë gjatësi bitesh te ndryshme për identifikimin e rrjetit “të ri”. Pjesa tjetër e klasave u përdor fillimisht për të identifikuar një host brenda rrjetit, që do të thoshte se çdo klasë kishte një kapacitet të caktuar për të adresuar hostet. Klasa D u caktua për adresimet multicasting ndërsa ajo E u rezervua për aplikacione të së ardhmes. Kjo hapesire adresash që lejonte ky protokoll u mendua të ishte mëse e mjaftueshme në stadet e para të internetit, kur akoma nuk i ishte paraprirë një përhapjeje kaq të gjërë të tij. Gjatë dekadës së parë të funksionimit të Internetit, nga fundi i viteve 1980, u bë mëse e dukshme se duhej të zhvilloheshin metoda për të ruajtur hapësiren e adresave.

Në vitin 2003, bazuar në nivelet e atëhershme të shpejtësisë së shpërndarjes në rrjet, u mendua që ky numër adresash do të mjaftonte për dy dekadat e fundit; në Shtator të 2005, sipas një raporti të ketij viti, u arrit në përfundimin se adresat në dispozicion do mund të përdoreshin për jo më shumë se max 5 vjet. Duke parë këto zhvillime, në 2010 u projektua zgjerimi i adresave globale në tremujorin e parë të 2011, prandaj dhe në 3 Shkurt 2011, në një ceremoni në Miami, IANA (Internet Assigned Numbers Authority Autoritetet e caktimit të adresave në internet) caktoi zyrtarisht 5 blloqet e fundit nga 8 blloqe të adresave IPv4 si pjesë të adresave që do të implementohen.

Që në vitet 1980 u bë mëse e dukshme që numri i adresave IP të vlefshme për përdorim po zvogelohej deri në një niveli i cili, në fillimet e dizenjimit të rrjetit nuk u mendua se kjo do të ndodhte aq shpejt. Ky ishte dhe faktori udhëheqës për hyrjen në rrjetat “classful” apo dhe për krijimin e adresave CIDR. Por pavarësisht këtyre matjeve, adresat IPv4 po konsumohen me një ritëm alarmant dhe është vleresuar se 2010 do ishte viti i fundit për IPv4, edhe pse ka burime që thonë se mund te zgjasë deri në 2012. Arsyeja kryesore për dobësimin (shterjen) e IPv4 është rritja e numrit të madh të përdoruesve të Internetit, pajisje të lëvizshme që kanë një lidhje në Internet dhe gjithmonë e më në rritje prezenca e modem ADSL dhe kabllore. Kjo solli zhvillimin dhe adoptimin e IPv6 si një zgjidhje alternative për këtë problem.

1.3.2 IPv6

9

Page 5: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Në 1991, IETF (Internet Engineering Task Force) vendosi që version aktual i IP (IPv4) e kishte konsumuar dizenjmin e tij, por nga ana tjetër, të ndryshosh IP do të thotë të ndyshosh duzina protokollesh dhe konvencione Interneti, të ripercaktosh se ne ç’menyre do te ruhen adresat IP në DNS (Domain Name System) dhe aplikacione të tjera, si do të dergohen të dhënat në një Ethernet, Token Ring, FDDI apo në çdo medium tjetër, të përcaktohet se si programuesit do të therrasin funksionet e rrjetit. Sidoqoftë, IETF nuk është kaq e papërgjegjshme sa të pretendojë që çdokush do të ndryshojë gjithçka brenda natës!!

Kufizimet e versionit aktual, IPv4 çuan në krijimin e një versioni të ri i protokollit i cili siguronte të njëjtat funksione por pa të njëjtat kufizime te tij. Keshtu, versioni zëvëndësues me këto karakteristika me emrin IPv6, u rekomandua nga drejtuesit e fushës së IPng (Protokolli i Gjeneratës të re të Internetit) të forcave speciale inxhinierike në takimin e Torontos ne 25 Korrik 1994 në RFC 1752 (Rekomandimi për gjeneratën e re të protokolleve IP). Rekomandimi u aprovua nga Grupi i Inxhinierëve të Drejtimit (ose kontrollit) të Internetit dhe u bë një propozim standart në 17 Nentor 1994. Qendra e setit të protokollit të IPv6 u bë në draftet standarte te IEDF në 10 gusht 1998. Që nga viti 1994, janë publikuar më shume së 30 RFC për IPv6. Versioni i 6 i protokollit të Internetit u shkurtua në IPv6 (ku 6 i referohet versionit numër 6). Ai mund të instalohet si nj përmirësim i një software; është dizenjuar për t’u ekzekutuar gjithashtu në rrjetë komputerike me performancë të lartë (psh: Gigabit Ethernet, OC-12, ATN etj) dhe në të njëjtën kohë të jetë gjithashtu efiçent për rrjetë kompjuterike me bandwidth të vogël ( psh wireless). Transmisioni i IPv6 e lejon përdoruesin të permirësojë host-in në IPv6, dhe operatorët e rrjetit të pozicionojnë IPv6 që të ketë akses në rrjet.

IPv6 nuk është plotësisht ndryshe nga IPv4; të njëjtat gjera të mësuara për IPv4 qëndrojne edhe për IPv6. Ndryshimet midis 2 versioneve qëndrojne në 5 fusha kryesore: Adresimi dhe routing, siguria, përkthimi i adresave të rrjetit, ”workload administrative” si dhe suporti që jep secili për pajisjet e lëvizshme.

Ashtu si IPv4, edhe IPv6 është një protokoll në shtresa (layers) Interneti për transmetim e paketave në rrjet dhe siguron një transmetim datagram end-to-end përmes rrjetave të shumfishta IP. Ky zgjerim lejon më shumë pajisje dhe përdorues të lidhen në rrjet ashtu siç në të njëjtën kohë lejon po aq mirë edhe më shumë fleksibilitet në shpërndarjen e adresave dhe efiçience në trafikun e transmetimit; eliminon edhe nevojën parësore të NAT (network address translation-përkthimin e adresave të rrjetit), e cila përmirësonte shpërndarjen e gjërë si një përpjekje për të lehtësuar shterimin e adresave IPv4. IPv6 implementon karakteristika shtesë jo të pranishme në IPv4; thjeshtëson aspekte të caktimit të adresave (autokonfigurimin e adresave) dhe rinumërimin e rrjetave (njoftimin e parashtesave dhe router-ave) në momentin që ndryshon siguruesi i lidhjes (connectivity provider). Me IPv6, të ndryshosh prefixin e lançuar nga një numër i vogël router-ash mundet që në thelb të rinumëroje të gjithë rrjetin dhe kjo pasi identifikuesit e kompjuterit të lidhur në rrjet (host identifier) me minimumi 64 bite adrese, mund të vetëkonfigurohen nga vetë hosti. Përparësi tjetër e këtij versioni është dhe siguria që ai ofron në transmetimin e të dhënave në rrjet dhe kjo sepse IPsec (Internet Protocol Security) u zhvillua posaçërisht për IPv6 (edhe pse kishte shpërndarje të gjerë në fillim për IPv4) si një element i detyrueshëm për të dhe jo më opsional siç ishte deri përpara tij. IPsec është një pjesë thelbësore e detyrueshme e një seti protokollesh bazë në IPv6. IPv6 specifikon një format të ri pakete; paketat janë dizenjuar për të pasur një header më të vogël që është dhe elementi që proçesohet më së pari nga router-at. Pjesa më e madhe e shtresave

10

Page 6: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

“transport” dhe “application” kërkojne ndryshime fare të vogla apo ndoshta asnjë ndryshim për të operuar edhe sipas IPv6; përjashtim bëjnë protokollet e aplikacioneve të cilat fusin adresat e shtreses “Internet”, të tilla si FTP apo NTPv3.

Karakteristika më e rëndësishme e IPv6 është hapësira shumë më e madhe e adresimeve sesa lejon IPv4, kjo sepse një adresë IPv6 përdor 128 bite. Si rrjedhim, hapësira e adresave që lejon ky protokoll transmetimi është 2128 ose rreth 3.4*1038 adresa. Si krahasim, kjo sasi është rreth 5*1028 adresa për çdo një nga 6.8 bilion banorët e botës në vitin 2010. Edhe pse këto adresa ishin numra shumë të mëdhenj, nuk ishte qëllimi i dizenjuesve të IPv6 plotësimit i të gjithë hapësires gjeografike me adresa të vlefshme. Për më tepër, adresat me të gjata thjeshtësojnë caktimin e adresave, mundëson në mënyre më efektive “rout-ing” dhe implementon karakteristika speciale adresimi. Madhësia standarte e një nënrrjeti në IPv6 është 264 adresa, katrori i gjithe hapësires së adresave që mbulon IPv4. Si rrjedhim, aktualisht, niveli i përdorimit të hapësirës së adresave do të jetë më i vogël në IPv6, por manaxhimi i rrjetit dhe efiçenca e “rout-ing” është përmirësuar nga hapesira më e madhe e nënrrjetave si dhe “rout-ing” hierarkik. Hostet IPv6 mund të vetëkonfigurohen automatikisht kur ato lidhen në një rrjet IPv6 duke përdorur mesazhet e lançuara nga ICMPv6 (Internet Control Message Protocol version 6). Me t’u lidhur fillimisht në rrjet, një host dërgon një kërkesë multicast për parametrat e tij të konfigurimit; nese është konfiguruar si duhet, router-at i pergjigjen një kërkese të tillë më një paketë lajmeruese e cila përmban parametrat e konfigurimit te shtresës “network”. Në rast të kundërt, pra nëse konfigurimi nuk është i përshtatshëm për një aplikacion, rrjeti mund të përdorë një konfigurim me DHCPv6 (Dynamic Host Configuration Protocol version 6) ose hostet mund të konfigurohen në mënyre statike. Routerat përfaqsojne një rast special të kërkesave për konfigurimin e adresave, duke qenë se ato shpesh janë burim informacioni vetëkonfigurimi, siç janë njoftimet per router-at dhe prefikset. Konfigurimet stateless (vetëkonfigurimet) për router-at mund të realizohen edhe me anë të një protokolli rinumërimi special të router-ave.

Header-i protokollit i IPv6 ka nje madhësi fikse (40 oktete); opsionet implementohen si një zgjerim shtesë i cili siguron një madhesise të plotë të tij, e cila limiton madhësinë e tyre vetëm nga madhësia e paketës së plotë. Mekanizmi i zgjerimit të header-it siguron dhe zgjatshmërinë për të suportuar dhe shërbimet në të ardhmen për “Quality of service”, sigurinë, lëvizshmërinë etj. pa qenë nevoja e ridizenjimit të protokollit bazë. Në IPv6, header-i dhe proçesi i transmetimit të paketave është thjeshtesuar ndjeshem. Edhe pse header-at në paketat IPv6 janë minimumi sa dyfishi i atyre në IPv4, proçesimi i tyre nga routerat është përgjithësisht më efiçent, duke zgjeruar në këtë mënyrë dizenjimin end-to-end (komp-komp) të rrjetit.

Header-at e paketave IPv6 janë më të thjeshta se ato që përdoren në IPv4, me më pak fusha përdorimi të zhvendosura në zgjerime opsionale të header-it.

11

Page 7: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

IPv6 nuk performojnë fragmentimin; secilit host i kerkohet të dërgoje paketa jo më të mëdha se minimum i lejuar i IPv6 (1280 oktete).

Header-i IPv6 nuk mbrohet nga një checksum; siguria tërësore ndaj tij duhet të realizohet nga shtresa “link” dhe shtresa më të larta të dedektimit të gabimeve (TCP,UDP,etj). Kjo do të thotë se për router-at IPv6 nuk është nevoja të rillogarisin një checksum kur fushat e header-it ndryshojnë.

1.3.3 Kalimi nga IPv4 në IPv6

Kalimi nga një protokoll në tjetrin është një proçes që kërkon kohë për vete faktoret që e karakterizojnë dhe që duhet të përshtaten; kjo do të thotë që ekzistojnë standarte, protokolle dhe proçedura që të mundësojnë bashkëjetesën (bashkëekzistencën) e IPv4 dhe IPv6 derisa të behet një kalim i plotë në versionin e përmiresuar. Teknika të përdorura në një fazë tranzicioni mund të përmendim: Tunneling IPv6 në IPv4, tunneling IPv4 në IPv6, të ekzekuteohen të dy protokollet në të njëjtin sitem (dual stack) për një periudhë kohe të zgjatur apo perzierja dhe bashkimi i të dy protokolleve në disa mjedise duke realizuar adresime me elemente të të dy versioneve; gjithsesi duhet të theksohet fakti që kalimi nga IPv4 në IPv6 mund të jetë nje proçeës i vështirë. Implementimet hibride IPv4/IPv6 përbëjnë një klasë speciale adresash ”IPv4 mapped IPv6”. Ky tip adrese ka 80 bitet e para të vendosura në 0 dhe 1 16 bitet e tjera, ndërsa në 32 bitet e saj të fundit është e vendosur adresa IPv4. Këto adresa shpesh paraqiten në standartin e formatit IPv6, por duke qenë se kanë 32 bitet e fundit të shkruara në paraqitje të zakonshme të ndare me pikë te IPv4 (karakteristike për këtë protokoll) themi se në një paraqitje të tillë kemi ndërthurje të dy këtyre protokolleve. E tillë psh: do të ishte paraqitje e meposhtme: ::ffff:192.0.2.128 ku 192.0.2.128 perfaqëson adresën IPv4. Duke qenë se ka ndryshime të dukshme midis dy protokolleve, disa nga nivelet më të ulta funksionale të programuesve në IPv6 nuk funksionojnë në menyrë identike edhe me adresat IPv4/IPv6 ashtu siç ndodh edhe e anasjellta, duke qenë se sidoqoftë IPv4 dhe IPv6 jane dy implementime të ndara (psh Microsoft Windoës 2000 XP dhe Server 2003) apo edhe per shkak të çeshtjeve të sigurisë që lidhen me secilin. Në të tilla sisteme operative, është e nevojshme të hapen hapësira (fole, xhepa) të ndarë për çdo protokoll IP në menyrë që sistemi të punojë me të dyja në të njëjtën kohë. Në disa sisteme, psh Linux Kernel, etj., kjo karakteristikë kontrollohet nga një hapesirë opsionale IPv6_v6only e specifikuar në RFC 3493.

Tunneling: për të arritur Internetin IPv6, një host ose rrjet duhet të përdorë infrastrukturen ekzistuese të IPv4 që të mbajë paketat. Kjo gjë behet duke përdorur një teknike që quhet tunneling e cila konsiston në futjen e paketave të IPv6 në IPv4, duke përdorur IPv4 si nje link layer për IPv6. Futja e të dhënave të IPv6 në paketat e IPv4 udhëzohet nga IP numri protokollit 41. IPv6 mund të futet gjithashtu në paketa UDP psh: në mënyrë që të kalojë një ruter që bllokon trafikun e protokollit 41. Është dhe Automatic tunneling e cila është një teknike ku infrastuktura e routing përcakton automatikisht pikën finale të tunelit.

12

Page 8: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Kompanitë kryesore ne këtë drejtim

Ka shumë rrjeta “test” që aplikojnë IPv6 të shpërndara në mbarë botën. Për shpërndarjen aktuale, gjithsesi, të gjitha kompanitë duhet të sigurohen që shitësit të cilët suportojnë kompanitë e ndërtimit dhe aplikimit të rrjetave, të bëjnë përmirësimet e nevojshme.

Ka dy kategori të përmirësimeve që duhen realizuar për IPv6; e para ka të bëjë me setin që suporton proçesin e transmetimit të paketës në rrjet (shpesh referuar si routing), ndërsa përmirësimi tjetër i nevojshëm lidhet me setin që përfshin llogaritjen dhe infrastrukturën e host-it.

Kategoria e parë përfshin një format më të gjërë adrese (e cila për pasojë do ndikojë dhe në madhësinë dhe strukturën e tabelës routing), protkolle më të mira për routing të tilla si: OSPF (Open Shortest Firs Protocol) dhe RIP (Routing Information Protocol), si dhe një suport të mirë për zgjerimet opsionale të header-it të paketës. Ndërsa kategoria e dytë përfshin përmirësime në lidhje me DNS (Domain Name System), proçesin e vetëkonfigurimit të host-eve, përmirësimit të sigurisë dhe API-t (Application Papprogramming Interfaces). Duke patur parasysh këto përmirësime të nevojshme, do të diskutojmë se çfarë suporti japin në këtë drejtim 10 prodhueit kryesorë:

Apple Computer

Sistemi operatvit open source UNIX i ofruar nga Apple Computer mundëson lidhje të avancuar në rrjet të bazuar në BSD dha ka hapësirë për TCP/IP të avancuar. Versioni 10.2 dhe sistemet operativ më të rinj suportojnë më së miri IPv6.

Hewlett-Packard HP

13

Page 9: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

HP-UX11 më i ri suporton disa nga karakteristikat e IPv6 të tilla si tunneling automatic dhe konfigurimin e tij, hapësirë API të avancuar, protokolle të dyfishta për IPv4/IPv6, PMTU Discovery si dhe vetëkonfigurim të hosteve. HP-UX11 transmeton në një gjërësi të pakufizuar, FDDI (Fiber Distributed Data Interface) si Ethernet.

IBM

Që kur IPv6 u mundësua në sistemin AIX në 1997, IBM ka treguar support të vazhdueshëm për IPv-të duke shtuar herë pas here suportin për prodhimet e saj, të tilla si DB2 për Ëindoës v9.1, Unix dhe Linux.

Linux

Protokollet IPv6 për Linux janë zhvilluar si një përpjekje e përbashkët vullnetare, referuar si USAGI (Universal Playground for IPv6). Ky projekt u ndermorr për të fshirë viruset në implementimin e Linux, gjë e cila bënte të vështirë qe sistemet e bazuara në këtë sistem shfrytëzimi të përshtaten me specifikimet e IPv6.

Microsoft

Që në kohët kur të gjithë prodhuesit po hidhnin në treg pajisje që suportonin IPv6, Microsoft-i e kishte bërë këtë gjë tashmë. Pjesa më e madhe e versioneve më të reja ishte integruar në sistemet operative të Windows përfshirë këtu Windows Vista, Windows Server Code, Windows Server 2003 dhe Windows CE. Rrjeti ka aplikuar përmirësimet e nevojshme të IPv6 dhe mundëson një kalim të organizuar nga Ipv4 drejt Ipv6.

Sun Microsystems

Sistemi operativ “The Solaris 10” i ofruar nga Sun Micrsoft, ofron suport shumë të mirë sidomos në ndërfaqen e programimit si dhe specifikime të tjera. Avantazhi kryesor i kësaj kompanie është Internet Key Exchange (IKE), i cili bën që sistemet të lidhen duke përdorur vërtetimin dhe enkriptimi, si dhe një përmirësim më i madh për sigurinë e të dhënave në transmetimin (IPsec). Ky prodhues gjithashtu ofron lehtësu edhe në “tunneling” të tipit IPv6 në IPv4 dhe anasjelltas

Në punën në rrjet, protokolli tunneling implementon aktivizimin e funksioneve të reja të punës në rrjet ndërsa ruan themelin e rrjetit siç është. Mund të jenë arsye të shumta përse një rrjet ka nevoje për tunneling, psh: që të ngarkojë një të dhënë mbi një rrjet dërgimi jo kompatibël, ose të lejojë një rrugë më të sigurt përms një rrjeti jo të sigurt. Tunneling IPv6 lejon host-et IPv6 dhe ruter-at të lidhen me host-e dhe ruter-a teë tjera IPv6 mbi një Internet ekzistues IPv4. Arsyea kryesore e IPv6 tunneling është të vendosë IPv6 si dhe të mirmbajë përshtatshmërinë me host-et

dhe ruter-at tashmë ekzistues të IPv4. IPv6 tunneling përfshin datagramat IPv6 brenda paketave IPv4. Paketat e përfshira udhëtojne përms një Interneti IPv4 derisa ato të

14

Dual-attach FDDI Board

Page 10: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

arrijnë host-in ose ruter-in e tyre destinacion. Host-i ose ruter-i IPv6-aware merr datagramat IPv6, duke i bëre forward aty ashtu siç duhet.

Një tunnel broker është një shërbim që lejon një netëork tunnel. Duke përdorur këto tunele, lidhja lejohet nga infrasktruktura ekzistuese në një të re. RFC 3053 përcakton një tunnel broker shumë të zakonshëm, të quajtur IPv6 tunnel broker. Ky ka aftësinë të “tuneloj” paketat IPv6 mbi IPv4. Në mënyrë që Sistemi Operativ të suportojë tunnel broker ai duhet të kate IPv4/IPv6 dual-stack dhe duhet të jetë i aftë në krijimin e IPv6 në tunelet IPv4. Një përdorues mund ta shikojë tunnel broker si një IPv6 ISPs virtual, i cili lejon lidhje IPv6 tek user-at tashmë të lidhur në një Internet IPv4.

Sistemet Operative qw i nevojiten kompjuterit pwr tw suportuar IPv6 connection.Emri për t’u lidhur me IPv6 derivon nga lidhja e mëparshme e IPv4, duke shtuar @ipv6.t-

online.hu në vend të @t-online.hu. Password-i i aksesit në të mbetet i pandryshuar, i njëjti që perdoret për të aksesuar IPv4.

Për të aksesuar IPv6 test service, në sistemin e operimit që po perdorim, ne duhet të vendosim një lidhje të re me rrjetin e cila do startojë një IPv6 të re bazuar ne PPPoE connection (një protokoll që provideri përdor dhe duhet të ketë username dhe password për të aksesuar).

Figura e mëposhtme tregon se si pajisjet lidhen me njera-tjetren.

Në sistemin operativ Microsoft Windows XP aktualisht nuk mund të vendosej një lidhje IPv6 direkt. Por më vonë kjo gjë u bë duke vendosur një “Advanced Networking Pack” që u vendos për herë të parë në versionin SP2.

Në Microsoft Windows Vista ne nuk na nevojitet të instalojme një aplikacion të veçuar. Mënyrat se si bëhet lidhja janë të shpjeguara Help-in e MWV.

Në rastin e Microsoft Windows 7 hapat për të bërë rregullimet e duhura janë identike si ato në MW Vista.

Sistemet Operative Unix/Linux gjithashtu suportojnë lidhjet ne rrjet. Gjithashtu dhe këto sisteme operative përmbajnë Help-in për të udhezuar si të konfigurojmë hap pas hapi lidhjen e IPv6.

15

Page 11: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Duke qenë se IPv6 është akoma në ndërtim e sipër në Windows XP konfigurimi i tij duhet bërë manualisht. Për të aktivizuar paketën IPv6 ndiqen këto hapa:

1. Klikojmë Start në desktop2. Klikojmë Control Panel3. Në dritaren e shfaqur klikojmë tek Network Connections4. Klikojmë me të djathtën e mous-it që kërkon futjen e paketës IPv6 në të dhe klikojmë

Properties5. Në tabelën e shfaqur klikojmë Install…6. Në dritaren “Select Network Component Type” selektojmë opsionin Protocoll dhe klikojmë

Add7. Në dritaren “Select Network Protocol” selektojmë “Microsoft TCP/IP version 6” dhe

klikojmë OK.

Në këtë moment paketa IPv6 në sistemin tuaj është e aktivizuar!

1.4 Struktura

Struktura e Internetit dhe karakteristikat e tij të përdorimit janë studiuar gjërësisht. Shumë shkenctarë kompjuterash përshkruajnë se Interneti si shëmbulli i parë i një sistemi kompleks inxhinierik. Interneti ështe heterogjen; psh: transferimi i të dhënave dhe karakteristikat fizike ndryshojnë shumë. Struktura e Internetit është shumë e qëndrueshme ndaj dështimeve të papritura dhe shumë i ndjeshëm ndaj sulmeve në shkallë të lartë.

1.5 Internet Service Provider (ISP)

ISP është një kompani që mundëson aksesimin në internet. Ato bëjnë të mundur lidhjen përdoruesit direk në Internet duke përdorur kabllot, ëireless apo lidhjen me fibra optike. Për marrjen e shërbimit nga ISP-të e ndryshmë, kryhet një pagesë dhe menjëherë në shtëpinë, zyrën apo kompaninë shërbimi i Inhternetit vjen mënjëherë duke bërë

të mundur aksesimin e tij në çdo kohë.

16

Page 12: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Përdoruesit modern

InternetI po bën të mundur rritjen e fleksibilitetit gjatë orëve të punës, sidomos me rritjen e shpejtësisë së lidhjes dhe transferimit të informacioneve apo marjes së tyre si dhe aplikacioneve web. Internet ditët e sotme mund të aksesohet pothuajse ne cdo vënd nga shumë përdorues, sidomos përmes pajisjeve mobile. Pajisjet celulare, kartat e kreditit, konsolat e lojrave dhe celularët ruter lejojnë përdoruesit të futen në Internet kudo që ato ndodhen nqs në atë zonë ka valë interneti. Ofruesit e shërbimeve mund ta kufizojnë shërbimin dhe transferimi i të dhënave nëpërmjet ëireless mund të jëtë më i vështirë.

Materialet edukative për të gjitha nivelet që nga shkolla fillore e deri tek post PhD (doktoratura) janë të gatshme në Internet. Gjithashtu nëpërmjet Intenetit ofrohet dhe mundësia e edukimit në distancë, ndihmesa për kryerjen e detyrave të ndryshme nëpërmjet tij, ose thjesht kërkimi për material interesante, gjë që e ka bërë mjaft të lëhtë për çdo person të çfarëdolloj moshe të aksesojë Internetin.

Gjithashtu Interneti ofron dhe programe falas si: Linux, Mozilla Firefox, OpenOffice, Adobe Acrobat Reader apo dhe programe të tjera të nevojshme për çdo përdorues. Chat-i është shumë i përdorshëm nga njerëzit sot nëpër botë për të komunikuar apo shkëmbyer materiale.

1.6. Shërbimet e Internetit

1.6.1 Infromacioni

Shumë njerëz përdorin termat Internet dhe Wrold Wide Web, ose thjesht Web, sit ë njëjta, por ato nuk janë sisnonime të njëra tjetrës. WWW është një set global dokumentash, imazhesh dhe resorseve të tjera, të lidhura logjikisht me Hyperlink-e dhe të përcaktuara nga URL-të. URL lejojnë ofruesit të identifikojnë shërbimet e tyre në mënyrë që të jetë e aksesueshme nga klientët. Protokolli i mbajtjes së këtij materiali të ofruar nga ofruesit e shërbimeve nëpërmjet ëeb site-ve quhet HTTP (Hypertext Transfer Protocol).

17

2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Përdoruesit e Internetit nga 2004 deri në 2010 (në %)

Page 13: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Brouserat e WWW si Microsoft Internet Explorer, Mozilla Firefox, Opere, Apple’s Safari apo Google Chrome, i japin mundësinë përdoruesve të navigojnë nga një faqe ëeb-i në një tjetër nëpërmjet hyperlink-eve. Këto faqe ëeb-i gjithashtu mund të përmbajnë edhe pamje grafike, teks, muzike, video, lojra, aplikacione të ndryshme etj. Motorrët e kërkimit si Google apo Yahoo! punojnë përmes keyword-eve (fjalëve kyçe) për të shfaqur materialin e kërkuar prej përdoruesit.

Web-i ka ofruar dhe mundësinë që çdo përdorues mund të publikojë materialet e tij në ëeb, nëpërmjet krijimit të ëeb site-ve të cilat mund të jenë falas ose mund të kenë një kosto për hapjen e tyre. Hapja e faqeve në Internet, mirëmbajtja e tyre, përditësimi me informacionet më të reja mund të jetë pak e vështirë, por gjithsesi shumë individë apo kompani shfaqin materialet e tyre nëpërmjet krijimit të blog-eve të cilët janë lehtësisht të krijueshëm dhe të lehtë për t’u përditësuar. Të tjerë, kompani apo individë, mund të marrin staf të specializuar për krijimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e web site-it. Mund të përmëndim dhe këtu rrjetat sociale, ku njerëzit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë materilaë dhe krijojnë miqesi të reja, si Facebook, Twitter apo MySpace.

E-commerce (tregtia online) që përdoret nga shumë individe apo kompani për blerje/shitje produktesh. Ajo mund të jetë biznes-me-biznes, individ-me-individ apo biznes-me-individ. Produktet ofrohen në ëeb site si Ebay, tregohet çmimi, përdorimi dhe çdo informacion i mundshëm që lidhet me të. Kohët e fundit është rritur shumë tregtia online pasi ajo ofron lehtësi ne blerje dhe gjithashtu kosto më të ulët të produkteve.

1.6.2 Komunikimi

Posta elektronike (Electronic mail), ose ndryshe E-mail, është një shërbim i rëndësishëm komunikimi i disponueshëm në Internet. Koncepti i dërgimit te mesazheve tekst midis pjestarëve të komunikimit, është i ngjashëm me dërgimin e letrave nëpërmjet postës. Foto, dokumenta apo material të tjera dërgohen përmes e-mail-it. E-mail-i mund t’i dërgohet dhe shumë personave në të njëjtën kohë.

Telefonia e Internetit është një mënyrë tjetër e komunikimit që ofron Interneti. VoIP (Voice over Internet Protocol) i referohet protokollit që përfshin të gjitha komunikimet në Internet. Ideja filloj në fillim të viteve 1990 ne ëalkie-talkie (një nga mënyrat e komunikimit në distancë). Në vitet në vazhdim sistemi VoIP është bërë shumë i lehtë në përdorim njësoj si një telefon normal. Avantazhet që ka është se komunikimi nëpërmjet tij është shumë më i lirë dhe madje mund të jetë dhe falas, sidomos në distancat e largëta dhe për ato që rrinë me kohë të gjata në Internt, ku më një telefon normale komunikimi në distance të largëta ka kosto tepër të lartë. Rrjeti VoIP ka kijuar dhe adaptor që eliminojnë nevojën për një kompjuter personal.

Kualiteti i zërit varion nga telefonata në telefonatë, por zakonisht i afrohet telefonatave tradicionale ose dhe mund ta kalojë atë. Aktualisht, disa ofrues VoIP ofrojnë shërbimin e emergjencës, por nuk është globalisht i disponueshëm. VoIP gjithashtu është bërë shumë popullor dhe për aplikacionet e lojrave, si një formë komunikimi midis lojtarve. Konsolotë të ndryshëm si Playstation 3, Xbox 360 apo Nintendo Wii ofrojnë chat-in VoIP.

1.6.3 Transferimi i të dhënave

18

Page 14: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Ndarja e materialeve është një shëmbull i transferimit të një sasië të konsiderueshme të dhënash përmes Internetit. Një skedar kompjuterik mund t’i dërgohet klienteve, kolegëve apo miqve si një material i ngjitur. Materiali mund të ngarkohet në një ëebsite ose në një server FTP (File Transfer Protocol – protokoll rrjeti që përdoret për të transferuar material nga një host në një tjetër) që të jetë lehtësisht i shkarkueshëm nga përdoruesit e tjerë. Shkarkimi i materialeve nga këto site nga shumë përdorues të ndryshëm mund të lehtësohet nga përdorimi i rrjetave “mirror’ (set i kopjuar i të dhënave. Ai është një kopje ekzakte e faqes ku ndodhet materiali. Mirror ofron shumë përdorues të aksesojnë të njëjtin informacion në të njëjtën kohë). Marja nga Interneti e disa prej materialeve kërkon dhe një pagesë e cila mund të kryhet me kartat e ndryshme të pagesës si kartat e kreditit.

Streaming media (media online) është një mënyrë e transmetimit të informacionit mediatik nëpërmjet Internetit. Shumë stacione televizive dhe radio ofrojnë mundësinë që programet e tyre të shikohen/dëgjohen dirkt në Internet. Gjithashtu në Internet ofrohet mundësia dhe e transmetimit të rregjistruar që përdoret më së shumti nga përdoruesit e Internetit si: video muzikat, transmetimet e rregjiistruara te ndeshjeve, filmave etj.

Webcams (kamerat në “Internet”) është një shtesë me kosto të ulët që i bëhet këtij fenomeni. Përveç disa kamerave që ofrojnë një imazh të qartë të pamjes, disa të tjera e ofrojnë pamjen më të vogël dhe të ngadaltë në përditesim. Përdoruesit e Internetit mund të shohin direct pamje nga vënde të ndryshme në kohë reale. Videokonferencat janë shumë popullore ku shumë përdorues shohin nëpërmjet kamerave të tyre prezantimet direkt kompanive, shoqatave apo bizneseve të ndryshme. Youtube u themelua ne 15 Shkurt 2005 dhe tani është website-i i parë për shikimin e videove. Perdorues të ndryshëm mund të rregjistrohen aty dhe mund të ngarkojnë video të ndryshme që mund të shihen nga përdorues të ndryshëm të Internetit.

1.6.4 Impakti social

Inerneti ka bërë ë mundur forma të reja të komunikimit social, dhe organizativ, kjo si pasojë e karakteristikave të tij si shpërndarja e gjërë dhe aksesi. Rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe MySpace kanë krijuar rrugë të reja të socializimit dhe lidhjes. Përdoruesit e këtyre site-ve kanë mundësinë të fusin informacion të ndryshëm në faqet e tyre, të zgjedhin interest e tyre, dhe të lidhen me të tjerët.

Në dekadën e parë të shekullit të XXI u shfqën shqetësimet e para rreth privacisë, identitetit dhe shpërndarjen e materialeve pa të drejtë. Këto shqetësime po mundohen të zgjidhen akoma dhe sot po shkalla e vështirësisë ne zgjidhje është tepër e lartë.Politika të reja janë ndjekur, për ndalimin e marrjes së materialeve në mënyrë pirate apo publikimi i tyre në internet me pa të drejtë, nga shumë shtete. Shumë grupe politike e përdorin Internetin si mënyrë për të organizuar grupe që të arrijnë qëllimet e tyre. Shumë shtete si Irani, Korea e Veriut, Mianmari, Kina dhe Arabia Saudite ndalojnë njerëzit të aksesojnë material

në Internet që kanë të bëjnë me politikën dhe besimin fetar. Kjo gjë arrihet përmes një software-i që filtron domain-et dhe bën të mundur që ato të mos aksesohen nga përdoruesit.

19

Page 15: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Në Norvegji, Danimarkë, Finlandë dhe Suedi shumë ofrues të shërbimeve të Internetit kanë, vullnetarisht, rënë dakort të ndalojnë aksesin në site të listuara nga qeveria. Ndërsa kjo listë supozon thjesht të mbajë adresa pornografike, përmbajtja e saj është secrete. Shumë shtete, përfshrië dhe SHBA-në, kanë miratuar ligje kundër mbajtjes apo shpërndarjes të materialeve të caktuara, si pornografi, përmes Internetit. Ka shumë software programe të disponueshme dhe falas ku përdoruesit mund t’i përdorin këto programe për të ndaluar së pranuari disa website, individë apo rrjeta kompjuterike në mënyrë që të limitojnë aksesin e fëmijëve në materiale pornografike apo të dhunshme.

Disa nga fushët e rëndësishme të Internetit janë dhe lojra me shumë persona online (multiplayer gaming). Kjo formë krijon komunitete, ku njerëzit të të gjitha moshave shijojnë botën e lojrave online. Ka varietet të ndryshme të këtyre lojrave duke filluar nga FPS e deri tek MMORPG. Kjo gjë ka revolucionarizuar mnyrën e lidhjes së njerëzve me njëri-tjetrin ndërsa ata shpenzojnë kohën e tyre të lirë në Internet. Shumë njerëz e përdorin Internetin (sidomos në vëndin tonë) për të aksesuar dhe shkarkuar muzikë, filma, lojra apo material të tjera. Shumë material ofrohen falas në Internet por disa prej tyre kërkohet blerja, por ekzistojnë rrugë të ndryshme ku njerëzit i marin këto materiale pa të drejtë dhe duke cënuar të drejtën e autorit.

Shumë njerëz e përdorin WWW një një mënyrë për të aksesuar lajme, motin dhe sportin, planifikimin e udhëtimit duke blerë bileta onlinë etj. Njerëzit përdorin chat-in, mesazhet dhe e-mail-in për të qënë gjithmonë afër me shoqërinë nëpër botë.

Shumë të tjerë përdorues e përdorin si një mënyrë për të vjedhur informacione, profile, materiale apo çfarëdolloj gjëje të mundshme nga individët apo kompanitë duke përdorur teknika të ndryshme për vjedhjen e tyre. Të tillë si Phishing që përdoret duke dërguar mesazhe apo gjatë komunikimit direkt ku dikush të jep një link dhe në momentin që ti klikon aty, personi që ta dërgoi merr informacionet e tua si e-mail, password-in, detajet e kartës së kreditit etj.

1.7 Semantic Web

1.7.1 Çfarë është semantika?

Semantika është aplikimi i kuptimit mbi të dhënat. Webi i sotëm bazohet në dokumente dhe në kompjutera që i qarkullojnë këto dokumente. Pas këtyre dokumenteve nuk qëndron ndojnë kuptim. Ajo që kërkohet sot është që kompjuterat të kuptojnë se çfarë qëndron pas këtyre dokumenteve. Për këtë si fillim duhet të bëjmë dallimin midis sematikës dhe sintaksës. Sintaksa ka të bëjë me simbolet, me fjalët që mund të jenë në gjuhë të ndryshme, mirëpo kuptimi i tyre është i njëjtë dhe të gjitha të çojnë në të njëjtin përfundim. Pra sintaksa të ndryshme mund të kenë të njëjtin kuptim

(semantike). Motorrët e sotëm të kërkimit bazohen te sintaksa duke i dhënë përdoruesve rezultate të pafundme e me aspak lidhje me atë çfarë kerkojnë, në vënd që të bazohen te semantika. Pra problemi i webit sot është që nuk përpiqet të analizoj kuptimin, por bazohet në gjetjen e sintaksës që përkon me kërkimin. Pra si mund të përmirësohet kjo? Semantika është një përmisim i mundshëm. Duke ditur kuptimin e përmbajtjes, ta lidhësh dhe t`ia përshtatësh atë (përmbajtjen) një përdoruesi

20

Page 16: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

specifik. Dmth jo një burim i vetëm të dhenash ka gjithçka që duhet, prandaj është e rëndësishme të vihen bashkë burime të ndryshme e të shperndara.

1.7.2 Çfarë është semantic web

Webi semantik nuk është një web i veçantë por një zgjerim i atij ekzistues, ku informacioni jepet me një kuptim të mirëpërcaktuar, duke i bërë makinat dhe njerëzit të bashkëveprojnë me njeri-tjetrin. Duke e quajtur si hapi pasardhës në evolimin e web-it të sotëm, semantic web përcaktohet si një web me të dhëna që mund të proçesohen direkt ose indirekt nga makinat. Në një web semantik të dhënat në vetvete bëhen pjesë e web-it dhe mund të proçesohen pavarsisht aplikimeve, platformave dhe domain-eve. Ky është dallimi me World Wide Web që ne njohim sot, i cili përmban informacion të pakufizuar virtual në formën e dokumenteve. Ne mund të përdorim kompjuterat për të kërkuar për këto dokumente por ato prapë duhet që të lexohen dhe interpretohen nga njerëzit. Kompjuterat mund t’ju paraqesin informacione, por ju nuk jeni në gjëndje të kuptoni se cili informacion është më i mirë e ju duhet për një kërkim të caktuar. Web-i semantik nga ana tjetër ka të bëjë me pasjen e të dhënave dhe dokumentëve në web në mënyrë të tillë që makinat mund t`i proçesojne, transformojnë, përmbledhin të dhënat. Semantic web i bën makinat të kuptojnë sematikën ose kuptimin e informacionit në World Wide Web. Ai e zgjeron rrjetin e faqeve web hyperlinked duke futur metadata të lexueshme nga makinat në faqet e web-it dhe se si ato janë të lidhura me njera-tjetrën, duke aktivizuar agjentë automatik për të aksesuar web-in në mënyrë më inteligjente dhe të kryejnë detyra në interes të përdoruesit.

Pra web-i semantik është një web i cili është i aftë të përshkruajë gjërat në një mënyre që kompjuterat të mund t’a kuptojnë. Fjalitë ndërtohen mbi bazën e rregullave të sintaksës. Por si mundet sintaksa të ketë kuptim? Kjo është ajo për çfarë shërbejnë web-et semantik .Të përshkruajnë të dhënat në një mënyrë që aplikimet e kompjuterit t’a kuptojnë atë. Web-i semantik nuk ka të bëjë me links (me lidhjen) midis faqeve. Ai përshkruan lidhjet midis gjërave dhe atributet e tyre. Semantic Web është rrjet informacioni të lidhura në një mënyrë të tillë që të jenë të lehta për t’u proçesuar nga makinat në një shkallë globale. Ai mund të mendohet si një mënyre efiçente e prezantimit të të dhënave në WWW ose si një databazë e lidhur globale.

Qëllimi kryesor i Semantic Web është evolimi i Web-it aktual duke i lejuar përdoruesit te përdorin potencialin e tij të plotë, duke i lejuar ata të gjejne ,të ndajnë, dhe kombinojnë informacione ne menye më të lehtë. Makina nuk mund të kryej detyra pa drejtimin e njeriut, për shkak se web faqet janë të dizajnuara që të lexohen nga njerëz dhe jo nga makina. Web-i semantik është një vizion i informacionit që mund të interpretohet nga makinat, kështu që makina mund të kryejnë më shumë se punën e lodhshme të gjetjes, kombinimit dhe veprimit mbi informacionin ne web. Ky term është shpikur nga Tim Berners Lee, shpikësi i World Wide Web dhe drejtori i World Wide Web consortium, i cili mbikqyr zhvillimin e standardeve të propozuar për web-in semantik. Tim Berners-Lee fillimisht shprehu vizionin per web-in semantik si vijon: Unë kam një ëndërr për Web-in në të cilen kompjuterat të bëhen të aftë për të analizuar të dhënat në Web - përmbajtjen, links, dhe transaksionet midis njerëzve dhe kompjuterave.Nje web semantik i cili do ta bëjë të mundur këtë duhet ende të realizohet, por kur kjo të ndodhë jeta jonë e përditshme do të varet nga makinat të cilat komunikojnë me makinat.

Me konkretisht për të kuptuar çfarë thamë më lart imagjinoni se jeni një konsulent softesh dhe keni marrë një projekt te ri. Do të krijoni një seri shërbimesh SOAP të bazuara në web për një

21

Page 17: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

klient. Gjëja e parë që ju duhet është të mësoni pak se çfarë është SOAP, kështu që ju kërkoni mbi këtë term në një nga motorrët e kërkimit. Fatkeqsisht rezultatet që ju shfaqet nuk janë aspak ndihmuese. Ju listohen detergjent enësh, sapunë, madje edhe telenovela në rezultate. Vetëm pas shumë leximesh përgjatë faqeve të linkuara jeni në gjëndje të gjeni informacionin mbi specifikimet e SOAP te W3C. Për shkak të kuptimeve të ndryshme të fjalës “soap” rezultatet që merren janë të një rëndësie të ndryshme, dhe duhet që të bëni shumë punë për të gjetur atë informacion që ju duhet. Megjithatë në një web semantik ju mund të përdorni një agjent të web-it semantik për të kërkuar në web për fjalën soap, ku Soap është një lloj teknologjie specifikimi e përdorur në shërbimet e web-it. Këtë herë kërkimet e bëra do të jenë të rëndësishme. Agjenti i web-it semantik mundet gjithashtu të kërkojë në rrjetin e organizatës suaj për specifikimet e Soap dhe të zbulojë nqs kolëget tuaj kanë realizuar projekte të ngjashme ose kanë kryer kërkime në lidhje më këtë çështje. Duke u bazuar në kuptimin e informacionit (sematikën e tij) që gjëndet në web mbi specifikimet e SOAP ky agjent të paraqet një listë të me teknologjitë e lidhura me të. Pra ju mësoni që WSDL, XML dhe URL janë të gjitha teknologji të lidhura me SOAP dhe që ju duhet gjithashtu të bëni një kërkim mbi to përpara se të nisni projektin tuaj.

Një shembull tjetër se si semantik web funksionon është rasti kur ju psh doni të fluturoni drejt San Franciskos. Për këtë hapni kompjuterin, aktivizoni agjentin e web-it semantik dhe e instruktoni atë t’ju rezervojë një biletë duke caktuar orën, ditën, vedin, sediljen dhe mënyren e pagesës. Ndërkohë që agjenti i web-it update-on dhe axhendën tuaj në mënyrë automatike, ju rezervon në hotelin tuaj të preferuar etj. Pra vetëm me disa klikime bëhet gjithçka. Por për të bërë të gjitha këto ky agjent duhet të gjej, intepretoj dhe kombinoj informacione nga burime të ndryshme. Shembulli në fakt është një vizion afatgjatë i aplikimt të web-it semantik dhe vetëm e ardhmja mund të tregojë se sa kjo do mund të realizohet.

Duke u nisur nga të dy këto shembuj, lista e përfitimeve që mund te vijnë nga perdorimi i teknologjive të web-it semantik ndërsa ato evolojnë është e limituar vetëm nga imagjinata. Agjenti i web-it semantik nuk përfshin inteligjencën artificiale, por bazohet në një set informacioni të strukturuar dhe rregulla që e lejojnë të kuptojë marrëdhënien midis burimeve të të dhënave. Kompjuteri në të vërtetë nuk e kupton informacionin në mënyren se si e kupton njeriu, por ai ka informacion të mjaftueshëm për të bërë lidhje logjike dhe për të marrë vendime. Vizioni i web-it semantik është një web me të dhëna i cili nuk shfrytëzon vetëm të dhënat e panumërta në WWW, por e lidh atë informacion me të dhëna në databazët relacionale dhe me magazinë jo ndërvepruese informacioni si sitemet EDI. Duke konsideruar që databazet relacionale mbajnë pjesën më të madhe të të dhënave të kompanive sot, aftesia e teknologjive të semantic web për të aksesuar dhe proçesuar atë së bashku me të dhëna të tjera nga websitet, databaze të tjera, dokumente xml, dhe sisteme të tjera, e rrit sasinë e të dhënave të dobishme në mënyrë eksponenciale. Për më tepër, databaza relacionale perfshin një sasi të madhe informacioni kuptimor (semantik). Databazet janë organizuar në tabela dhe kolona të bazuara në lidhjet midis të dhënave që ato mbajnë dhe jane pikërisht këto lidhje që japin sematiken apo kuptimin e të dhënave. Fushat e aplikimi të web-it semantik po përjetojnë një interes mjaft të madh, falë rritjes së shpejtë të përdorimit të web-it, së bashku me inovacionet dhe me rinovimin e teknologjive të informacionit të përmbajtjes. Ajo gjithashtu siguron mekanizmat për realizimin e enterprise information systems. Shpeshherë termat semantic, metadata, ontologjik dhe web semantic pëdoren në mënyrë inkonsistente. Në veçanti këto terma përdoren si një terminologji e përditshme nga kërkuesit

Termi semantic web zakonisht përdoret për t’ju referuar në mënyrë më specifike formateve dhe teknologjive që e mundësojnë atë. Këto teknologji përfshijnë Resource description framework

22

Page 18: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

(RDF), një shumëllojshmëri formatesh shkëmbimi të të dhënave si: RDF/XML, N3, N-Triples, Turtle; dhe shënime si RDF Schema (RDFS) dhe ontology web language (OWL), të gjitha të cilat shërbejnë për të siguruar një përshkrim formal të koncepteve, termave dhe lidhjeve me një knowledge domain të dhënë.

1.7.3 Zhvillimi i semantic web

Implementimi i web-it semantik kërkon shtimin e metadatave semantike, ose i të dhënave që përshkruajnë të dhëna për burimet e informacionit. Kjo do t’i lejojë makinat të proçesojne në mënyrë efiçente të dhënat duke u bazuar mbi informacionin semantic (kuptimor) që i pershkruan ato. Kur ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me të dhënat, kompjuterat mund të bëjnë dallimin midis të dhënave, psh të kuptojne se çfarë është një burim të dhënash dhe se si ai lidhet me të dhëna të tjera. XML (eXtensible Markup Language) ka hapur rrugën drejt kësaj duke shtuar disa metadata në formën e tag-eve të lexueshme nga njeriu që pershkruajnë të dhëna. Webi semantik wshtw njw vision i të ardhmes së web-it, i cili do të ndërtohet mbi aftësinë e xml për përcaktuar skema të përshtatshme të tag-eve për të paraqitur të dhënat.

Shumë file në një kompjuter ndahen në dokumente dhe të dhëna. Dokumente si email, raporte, broshura etj., lexohen nga njeriu. Të dhëna si kalendare, playlista etj. prezantohen duke përdorur një program aplikativ që i lejon ato të shihen, kërkohen dhe kombinohen me njera-tjetren. Për momentin World Wide Web bazohet kryesisht në dokumente të shkruara në html (hypertext markup language) që përdoret për të koduar tekst dhe objekte të tjerë multimedia si: imazhe e forma interaktive. Përpara xml të dhënat ruheshin në databazë ku shumica e tyre ishin në pronësi të një aplikacioni. Xml i bëri të dhënat të ndërveprueshme brënda një domain të vetëm. Në vetvete xml siguron ndërveprueshmëri sintaksore vetëm kur të dyja pjesët i dinë dhe i kuptojnë emrat e elementëve të përdorura. Teknologjia semantic web të ndihmon duke i bërë tag-et të kuptueshme jo vetëm për njerëzit por edhe për makinat.

Vetë xml nuk është nje zëvëndësim i HTML. Ato janë krijuar për qëllime të ndryshme. XML u krijua për të transportuar dhe ruajtur të dhëna duke u bazuar në atë se çfarë janë të dhënat, kurse HTML u dizenjua për të shfaqur të dhënat dhe fokusohet në atë se si të dhënat duken. XML u krijua për të strukturar, ruajtur dhe transportuar informacionin. Gjëja e parë që i kërkohet makinave për të kuptuar të dhënat është t’i kesh të dhënat në një format uniform ku, për shëmbull një fushë e emëruar “rruga” ka gjithmonë të njejtin format dhe mban gjithmonë të njëjtin tip informacioni .

Kjo formë funksionaliteti mund të gjëndet sot në web site-t që përdorin forma që i lejojnë përdoruesit të fusin informacione dhe të bëjnë pyetje siç janë psh: web site-t e kompanive ajrore që u japin mundësi vizitorëve të kërkojnë dhe të prenotojnë udhëtimin mbi bazën e kritereve të ndryshme. Megjithatë duke marrë parasysh sasinë dhe shumëllojshmërinë e të dhënave të disponueshme në burime të ndryshme sot, kjo metodë nuk shkon përtej aplikimeve shumë specifike. Një hap tjetër drejt web-it semantik kërkon që të dhënat në domain të ndryshme të klasifikohen mbi bazën e atributeve, cilësive dhe lidhjeve që ato kanë me të dhënat e tjera. Këtu

23

Page 19: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

është ku hyjnë në loje teknologjitë si RDF, RDFS, dhe OWL. RDF është pjese e specifikimeve të w3c të dizenjuara si metadata data model. Ajo përdoret si një metodë e pergjithshme për përshkrime konceptuale ose modelim të informacionit që implementohet në burimet e ëeb-it, duke përdorur formate të ndryshme sintakse.

RDF është një standart i bazuar në XML për të treguar burimet që ekzistojnë në web, intranet-e dhe ekstranet-e. RDF ndërtohet mbi teknologjitë ekzistuese të XML dhe urls (uniform resource identifier), duke përdorur një url për të identifikuar çdo burim, dhe duke përdorur urls për të bërë statements për burimet. Statement e RDF-së tregojnë një burim të identifikuar nga një url, karakteristikat e burimit dhe vlerat këtyre karakteristikave. RDF bazohet në idenë e ndërtimit të statements mbi burimet (burimet e web-it në veçanti) në formën e shprehjeve: subject-predicate-object. Këto shprehje njihen si triples në terminologjinë e RDF-s. Subject-tregon burimin, predicate-paraqet tipare ose aspektet e burimeve dhe shpreh një marrëdhënie midis subjektit dhe objektit. Psh një menyrë për të paraqitur fjalinë:”The sky has the color blue” në rdf si një triple është subjekti që paraqet “the sky”, një predicate që tregon”has the color” dhe objekti tregon “blue”.

RDF zgjeron strukturat e lidhura (linking structure) të web-it për të përdorur url për të emëruar marredheniet, lidhjet midis gjerave me ane te triples. Duke përdorur këtë model të thjeshtë ajo lejon të dhëna të strukturuara dhe gjysëm të strukturuara të miksohen, ekspozohen dhe ndarjen midis aplikimeve. Pra RDF është një infrastrukture që mundësonte enkodimin, shkëmbimin dhe ripërdorimin e metadatave të strukturuara. RDF është një aplikim i XML që imponon kufi për të siguruar metoda të qarta të fjalorëve të lexueshëm dhe të proçesueshem nga makinat të dizenjuar për të inkurajuar zgjerimin e semantikës së metadatave midis komuniteteve të ndryshme të informacionit. Triples e RDF mund të shkruhen me anë të tag-eve të XML. RDF është një model abstrakt me disa formate serializimi (psh file format) dhe kështu mënyra se si një burim ose triple enkodohet varion sipas formatit. Megjithate në praktike të dhënat janë vazhduar në databazë relacionale ose në triplestores. Ashtu si RDFS dhe oël e tregojnë gjuhë të tjera ontologjike shtesë mund të ndërtohen mbi RDF-në.

1.7.4 Format e serializimit

Dy forma serializimi janë në përdorim e para është një format i XML, që quhet thjesht me emrin RDF. Megjithate është e rëndësishme që ky format i XML të dallohet nga modeli abstrakt i RDF-së në vetvete. Si shtesë e serializimit të RDF-së si format i XML, w3c paraqiti notation 3 si një serializim jo XML i dizenjuar për të qënë i lehtë me dorë dhe i lehtë për t’u ndjekur. N3 është i lidhur me Turtle dhe N-triples.

Subjekti i një statement RDF është një url ose blank node, të dyja paraqesin një burim. Burimet të cilat paraqiten nga blank nodes quhen burime anonime. Ato nuk janë të identifikueshëm direkt nga statement e RDF-së. Predicate (kallëzuesi) është një url e cila tregon një burim duke perfaqesuar një marredhenie. Objekti është një url blank node ose një Unicode string literal. Në aplikimet e web-it semantik burimet tentojnë të paraqiten nga url-të që tregojnë, dhe mund të përdoren për të aksesuar të dhëna në WWW. Një url që fillon me http dhe përdoret si subjekt i një RDF statement nuk paraqet domosdoshmërisht një burim i cili është i aksesueshme nëpërmjet http-së, një url e tillë mund të paraqes absolutisht çdo gjë. Por ekziston një marreveshje që një url e vetme që kthen pergjigje të koduara të nivelit 300 e perdorur në një http duhet të trajtohet si një

24

Page 20: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

treguese e internet resource. Pra prodhuesit dhe përdoruesit duhet të bien dakort mbi semantiken e identifikuesve të burimit (url-ve).

Duke krijuar triples me subjects, predicates dhe objects, RDF i lejon makinat të bëjnë pohime llogjike duke u bazuar në lidhjet midis objektit dhe subjektit. Që kur RDF përdor url-të për të identifikuar burimet, çdo burim është i lidhur me një përkufizim që gjëndet në web. Megjithate ndërsa RDF siguron një model dhe sintakse (rregullat që percaktojnë elementët e një fjalie) për të përshkruar burimet, ajo nuk specifikon sematikën (kuptimin) e burimeve. Për të përcaktuar semantikën na duhet RDFS dhe OËL.

RDF schema (RDFS). RDFS përdoret për të krijuar fjalore që përshkruajnë grupe që lidhen me burimet RDF dhe marrëdheniet midis këtyre burimeve. Një fjalor RDFS përcakton karakteristikat apo atributet e lejueshme që mund t'u caktohen burimeve RDF brënda një domain-i të dhëne. RDFS gjithashtu ju lejon të krijoni klasa të burimeve që kanë cilësi të njejta. Triples e RDFS konsistojnë në klasa, atribute klasash dhe vlerat që percaktojnë klasat dhe marrëdhëniet midis burimeve brënda një domain të veçantë. Në një fjalor RDFS, burimet përcaktohen nga instancat e klasave. Një klasë është një burim gjithashtu dhe çdo klasë mund të jetë një nën klasë për një tjetër. Ky informacion semantik hierarkik i lejon makinat të caktojnë kuptimin e burimeve duke u bazuar në atributet dhe klasat e tyre. Skema RDF është një gjuhë e zgjeruar që siguron elementet bazë për përshkrimin e ontologjive të quajtura fjalore RDF që përdoren për të strukturuar burimet RDF. Shumë komponente të RDFS janë të përfshira në një gjuhë me ekspresive si owl.

OWL është një specifikim i tretë i w3c për krijimin e aplikimeve të web-it semantik. E ndertuar mbi bazën e RDF dhe RDFS, owl percakton tipet e marrëdhenieve që mund të shprehen në RDF duke përdorur një fjalor XML për të treguar hierarkinë dhe lidhjet midis burimeve të ndryshme. Në fakt përkufizimi i fjalës ontologji (ontology) në kontekstin e një web-i semantik është një skemë që formalisht përcakton hierarkinë dhe marrëdhëniet midis burimeve të ndryshme. Ontologjia e një semantic web konsiston në në taxonomy dhe në një set rregullash mbi të cilat makinat nxjerrin përfundime llogjike. Taxonomy në këtë konteks është sistem klasifikimi siç është psh sistemi për klasifikimin e bimëve, kafshëve që i grupon burimet në klasa dhe nënklasa të bazuara në marrëdheniet dhe cilësitë e tyre të përbashkëta. Që kur sistemi i taksonomisë (sistemi i klasifikimit) shpreh marrëdhëniet hierarkike që ekzistojnë midis burimeve, ne mund të përdorim OWL për të caktuar atribute klasave të burimeve dhe për të lejuar nënklasat e tyre të trashegojnë të njëjtat attribute. OWL gjithashtu përdor skemën e tipeve të të dhënave të XML dhe suporton aksiomat e klasave si psh subclass of disjointWith etj., dhe përshkrimet e klasave si unionOf, intersectionOf etj.Shumë koncepte të tjera të avancuara përfshihen në OWL, duke e bërë atë gjuhën standarde ontologjike përshkruese më të pasur që ekziston sot. OWl u krijua për të siguruar një mënyrë për të proçesuar përmbajtjen e informacionit në ëeb në vend që thjesht t’i shfaqin ato. Ajo u dizenjua për t’u lexuar nga aplikimet kompjuterike në vënd të njeriut. Ajo ndryshon nga RDF .

Megjithëse kanë shumë gjëra të përbashkëta, interpretueshmëria e makinës së OWL është më e madhe. OWL është e shkruajtur në XML. Duke përdorur XML informacioni mund të shkëmbehet më lehtë midis kompjuterave të ndryshem që perdorin sisteme operative dhe gjuhë aplikacionesh të ndryshme. OWL është dizenjuar për t’u përdorur nga aplikime që duhet të proçesojne përmbajtjen e informacionit në vënd që thjesht t’ua paraqesin atë njerëzve. OWL e thjeshtëzon shumë

25

Page 21: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

interpretimin e makinës të përmbajtjes së web-it në krahasim me atë të suportuar nga XML, RDF dhe RDFS duke siguruar fjalor shtesë me një semantik formale.

Është e rëndësishme të dihet që owl ka 3 nën gjuhë secila me një kompleksitet rritës: OWL lite, OWL DL dhe OWL full. OWL DL përfshin OWL lite, dhe OWL full përfshin OWL DL dhe OWL lite. Zhvilluesit vendosin kë dialekt do të zgjedhin për të përdorur mbi bazën e kompleksitetit dhe të nivelit të detajeve që kërkon model i tyre semantik. Kur përshkrimet e burimeve RDF janë të lidhura më një ontologji të përcaktuar diku në web, intranet ose ekstranet, është e mundur për makinat të rigjejnë informacionin semantik të lidhur me çdo burim. Është në këtë mënyrë që url, xml rdf, rdfs dhe owl kombinohen për të bërë realitet semantic web.

Është e rëndesishme të vihet re që implementimi i RDF, owl dhe semantic web si një i tërë do të jetë një proçes gradual. Pyetjeve mbi çfarë është web-i semantik dhe se si bizneset dhe individët mund të përfitojnë janë të ngjashme me konfuzionin fillestar mbi pse ne kishim nevojë për HTTP dhe për web përpara se WWW të ishte pjesë e rëndësishme e fjalorit tonë të përditshëm. Duke marrë parasysh se si këto teknologji janë përhapur, ka të ngjarë që semantic web të bëhet realiet. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet që në mënyrë të ngjashme me implementimin e shërbimeve të web-it aktual, edhe semantic web kufizohet fillimisht vetëm me përdorimin në aplikimet me intranet-et dhe ekstranet-et derisa çështjet në lidhje me sigurinë e informacionit të rregullohen. Semantic web do te çojë në një evolucion të dijes njerëzore në vetvete duke i lejuar njerëzit, për të parën herë, të filtrojnë sasi të mëdha të dhënash që ekzistojnë në të gjithë botën në një mënyre mjaft produktive.

KAPITULLI IICMS DHE JOOMLA

2.1 CMS

CMS qëndron për Content Management System (Sistem i Menaxhimit të Përmbajtjes), i cili është një program që ofron aftësinë të mbajë dhe manipulojë përmbajtjen e web site-it tonë. I zhvilluar për t’u përdurur nga një staf jo-teknik, një CMS lehtëson krijimin, organizimin, kontrollin dhe publikimin e infrotmacionit dhe përmbajtjeve të tjera (si imazhet apo skedarët multimedial) në web site-in tonë.

Ai mbikryq në mënyrë të plotë jetesën e web site-it tonë, që nga krijimi i përmbajtjes deri tek publikimi dhe së fundmi arkivimi i tij. Ai gjithashtu na lejon menaxhimin e strukturës së sitit, ndërfaqjen grafike dhe mënyrën e navigimit të ofruar vizitorëve të ndryshëm, me aftësinë për të bërë ndryshime të palimituara të të gjithave këtyre karakteristikave. Si informacioni rreth një kompanie, produkti etj. ndryshon në mënyrë të vazhduar, një CMS lejon fleksibilitetin e te mbajturit të informacionit gjithmonë të përditësuar.

2.1.1 Karakteristikat e një CMS-je.

Menaxhimi i site-it nga një staf jo-teknik.

26

Page 22: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Lehteësi në implementimin e mënyrës së kërkimit të informacionit. Përmbajtja është e ruajtur si e dhënë e cila mund të konvertohet në çfarëdolloj formati

dalës. E gjithë përmbajtja është e ruajtur në një vënd, edhe pse ajo mund të përdoret nga

shumë vënde të ndryshme. Template ruhen të ndara nga përmbajtja, që tregon se format i paraqitjes duhet vetëm të

bëhet në template. Rrit fleksibilitetin e site-it. Ka siguri të lartë për ruajtjen e passëord-it. Nuk nevojiten software shtesë. Përdorimi i templateve të gatshme. Aftësia rritëse. Aksesueshmëria nga çdo kompjuter i mundshëm nëpër botë.

3.1 WAMP

WAMPs janë paketa programesh që instalohen në një kompjuter me sistem operimi Microsoft Windoës. Komponentë kryesorë të kësaj pakete jane: Apache, MySQL, PHP. MySQL është një databazë open-source. PHP është nje gjuhë programimi që manipulon informacionin e hedhur në databazë. Gjithashtu WAMP-i ofron paketën si phpMyAdmin e cila ofron një paraqitje grafike për MySQL. Gjithastu për sistemin e operimit Linux ështe LAMP dhe për atë MAC është MAMP. Pra Wamp-i shërben për ta kthyer kompjuterin tonë në një server ku ne mund të hedhim të dhënat tona, mund t’i manipulojmë ato apo dhe mund t’i fshijmë ato.

3.2 Joomla

Joomla është një program falas për menaxhimin e përmbajtjes dhe për shfaqjen e tij në World Wide Web (WWW). Joomla është e shkruar në PHP dhe përdor programimin e bazuar mbi objekte, i ruan të dhënat në një databazë MySQL. Në një Web page të ndërtuar me Joomla mund të ndërfuten shumë gjëra si: video, muzike, foto, poll- e, shërbime për gjuhtë të ndryshme, opsioni i search bar-it, lojra online etj.

3.2.1 Përse Joomla ?

Në momentin e parë që instalimi i Joomla-s përfundon çdokush me njohuri bazike mbi futjen dhe manipulimin e të dhënave në një faqe web-i mund ta përditesojë duke shtuar material, menaxhimin e fotove te ndryshme, videove etj. Me Joomla mund te mbajme web-in gjithmonë të përditësuar, kjo rrjedh si pasoje e një ndërfaqe të thjeshtë që ofron Joomla. Gjithashtu Joomla është falas dhe e lehtë për t’u përdorur, ne mund të përqëndrohemi më lehtë në atë çka përfshijmë në faqen tonë, pra në përmbajtjen e saj.

Joomla është fituese e çmimit te Sistemit të menaxhimit të përmbajtjes (Content Management System) që është shumë i përdorur nëpër botë që nga krijimi i web site-ve të thjeshta deri tek ato më komplekset të përdorura nga korporatat dhe kompanitë të ndryshme. Një nga karakteristikat e

27

Page 23: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

saj me thelbesore është lehtësia e saj në instalim, lehtësia në përdorim dhe shumë i besueshëm. Por, ndoshta më e rëndësishmje e të gjithave, është një open source që është në dispozicion të të gjithëve.

3.2.2 Historia e Joomla-s

Në 2001 kompania Australiane Miro zhvilloi një CMS (Content Management System) të quajtur Mambo. Kjo u bë universalisht e aksesueshme si një softëare open-source për të garantuar shpërndarjen e tij globale dhe, si rezultat, për të siguruar testimin e tij të vazhdueshëm.

Një vit më vonë, Mambo u nda në dy: një version komercial të quajtur Mamo CMS dhe nje open-source të quajtur Mambo Open Source (MOS). Në 2005 një ndarje e mëtejshme ndodhi kur skuadra e zhvillimit të Mambo, në mënyrë që të mbante akoma gjallë këtë open source, u largua nga organizata jo-fitimprurëse e cila financohej nga Miro Corporation. Në 16 shtator të 2005, program u kalua te Joomla, një shprehje e gjuhës Sëahili “jumla” që do të thoë “të gjithë së bashku”. Sot Joomla është cilësuar nga shumë si CMS-ja më e mirë në botë!

KAPITULLI IIISISTEMET MULTIMEDIALE TE INKORPORUARA NE WEB

3.1 Paraqitja e informacionit multimedial

Aplikacionet multimediale bazohen mbi blloqe të dhënash dixhitale. Në rastin kur informacioni që ato përpunojne është vetëm tekst, cdo bllok të dhënash është një bashkësi karakteresh ku secili përfaqësohet nga një numër i caktuar bitesh që quhet codeword ose fjalëkod (kod ASCII). Kështu një imazh dixhital është një tabelë dydimensionale që ruan informacion për atributet e cdo pike dhe ky informacion është i koduar në një numër të caktuar bitesh.Kur transmetohet një skedar i tillë koha e transmetimit është relativisht e shkurtër. Sinjalet e audiove dhe vidiove ndryshojnë amplitudën dhe frekuencën me kalimin e kohës. Këto sinjale njihen si analoge. Koha e transmetimit të këtyre të dhënave është relativisht e gjatë. Në aplikacionet që përfshijnë vetëm një tip media, përdoret forma bazë e paraqitjes së të dhënave për këte tip media:

- dixhitale (për tekstin dhe imazhin) - analoge (për audio dhe video)

Është e nevojshme që këto kater tipe mediash të kombinohen me njëra-tjetrën në një aplikacion, pra lind nevoja që të katër këto tipe mediash t’i paraqesim së bashku në një format dixhital të dhënash. Në rastin e tekstit dhe imazheve kjo është forma bazë e paraqitjes së informacionit në to, ndërsa për audiot e videot duke qëne se ato paraqiten nëpërmjet sinjaleve analoge situata paraqitet ndryshe dhe duhet gjetur një mënyrë për t’i konvertuar ato në një format dixhital që të mund t’i kombinojmë bashkë me dy tipet e tjera të mediave. Dixhitalizimi i një sinjali audio prodhon një sinjal dixhital i cili për shkak se amplituda e sinjalit ndryshon me kohën, kërkon një numër të madh bitesh (high bit rate). Njësia matëse është në bit për sekond bps. Bps tregon se sa bit për sekond duhen për të dixhitalizuar një sinjal audio analog në sinjal audio dixhital. Psh në rastin e një sinjali të foluri

28

Page 24: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

shpejtësia e zakonshme është 64 kbps. Në përgjithësi rrjetet e komunikimit nuk mund të mbështesin shpejtësi kaq të madhe për të transmetuar këto lloj mediash në formatin dixhital. Kështu që fillimisht aplikohet një teknikë kompresimi (ngjeshjeje) përpara se të dhënat të transmetohën, në mënyrë që të ulet disi numri i biteve që duhen transmetuar për të paraqitur këto media. Kompresimi aplikohet gjithashtu dhe në tekst e imazhe për të zvogëluar vonesën që nga momenti i kërkesës së një informacioni, deri në momentin që ky shfaqet tek perdoruesi.

3. 2 Aplikacionet Multimediale

Ndahen në tre kategori:

- Komunikimet ndërpersonale - Aplikacionet interaktive në Internet- Aplikacionet për zbavitje.

Komunikimet ndërpersonale:

Mund të përmbajnë: të folur , imazhe, tekst , video etj . Tradicionalisht komunikimet ndërpersonale vetëm për të folur janë të përbëre nga telefonata duke përdorur rrjetin PSTN, ISDN, atë të celulareve ose PBX. Është e mundur që duke përdorur një multimedia PC të pajisur me mikrofon e kufje një përdorues mund të bëje telefonata duke përdorur kompjuterin. Kjo kërkon një telephone interface card (karta e ndërfaqes telefonike) dhe një software kjo njihet si Computer Telephony Integration ose CTI. Përdorimi i një PC në vënd të nje aparati telefonik ka avantazhe, pasi në këte rast përdoruesi, pervec lehtesirave që i ofron softi për telefonaten, mund te shfrytëzojë edhe shërbime të tjera në rrjet ku ben pjese PC-ja.Përvec telefonisë disa rrjete ofrojne edhe sherbime te tjera si:

- Posta zanore (voice mail)- Telekonferencat (teleconferencing)

Posta zanore mundësohet duke vendosur një server për postën zanore ku ruhen mesazhe kur përdoruesi nuk është i disponueshëm. Përdoruesi do t’i lexojë ato mesazhe herën tjetër që kontakton me serverin.Telekonferencat përshijne shumë linja telefonike dhe PC të lidhur me njëri-tjetrin. Cdo person mund të dëgjoje dhe t’i flase të gjithë të tjerëve.Një shëmbull tjetër është telefonia mbi internet ose packet voice, duke qënë se në internet kompjuterat shkëmbejnë të dhëna me paketa ose VoIP – Voice Over IP. Një tjetër mënyrë e komunikimit ndërpersonal multimedial nëpermjet PSTN ose ISDN është dhe transmetimi vetem i imazheve që njihet si sherbim.

FAX-i- normalisht ky aplikacion kërkon dy makina fax-i, një që dërgon mesazhin dhe tjetra që e merr atë. Fax-i ka një modem brënda tij që tek dërguesi , informacionet dixhitale të imazhit te skanuar, i konverton në analoge dhe i transmeton ato ne rrjetin PSTN apo ISDN. Nga ana tjetër modem-i i fax-it tjetër i konverton sërish këto sinjale në informacione dixhitale të imazhit dhe nëpërmjet tyre prodhohet një kopje e printuar e dokumentit të marre. Si makinë fax-i mund të përdoret edhe një kompjuter i pajisur me një modem dhe një softwarë i posacëm.

29

Page 25: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Nëse përdorim një PC si fax mund të dërgojmë dokumenta edhe brënda LAN-it, sigurisht nevojitet një NIC dhe një softwarë i përshtatshëm për këtë.

Kjo mund të jetë e dobishme kur punohet mbi bazën e dokumentave në letër psh fax-ohet në një kompjuter tjetër një faturë.Vetëm tekst shëmbull tipik është email-i (posta elektronike) por vetëm në formatin tekst pasi sot përdoret gjerësisht edhe për të transmetuar tipe të tjera mediash si psh imazhe. Tekst dhe imazhe në këtë rast kemi një kombinim të dy komunikimeve multimediale të mesipërme të tekstit dhe imazheve. Përdoret gjerësisht kur kemi punë në grup brënda një LAN-i. Është një komunikim ndërpersonal mjaft i përhapur kohët e fundit.Një shëmbull i një aplikacioni që kombinon këto dy tipe mediash është Video Telephony që suportohet sot nga të gjithë tipet e mediave.Në të dy anët e linjës së komunikimit ndodhen dy PC të pajisur me mikrofone, bokse, nje kamera dhe një software. E rëndësishme është që rrjeti duhet të ofrojë një shpejtësi të mjaftueshme për të mbështetur komunikimin e të dhënavë në të dy drejtimet. Është e mundur që të marrin pjesë disa vetë njëkohësisht në një videokonference. Multimedia shëmbull posta elektronike mund të përmbajë edhe media të tjera përvec tekst, rast te cilit e morëm si shëmbull më sipër. Lë të konsiderojmë rastet e mëposhtme:Posta zanore (Voice mail)Posta Multimediale kjo realizohet duke shtuar imazhe, audio, video në e-mail-in tekst. Ka dy mënyra realizimi:

- E para i dërgon përdoruesit një skedar që përmban të gjithë këto të dhëna (tekst, imazh, audio, video) dhe këto hapen të gjitha njëkohësisht - E dyta dërgon të ndarë tekstin nga të dhënat e tjera (imazhi, audio, video) dhe përdoruesi lexon fillimisht teksti dhe më pas me kërkesën e tij i kalohet nga server-i informacioni tjeter. Ky është rasti i skedareve të bashkëngjitur ose siç njihet attachments

Aplikacionet interaktive në internet

Përveç aplikacioneve të komunikimeve ndërpersonale kemi edhe aplikacione interaktive në Internet.Interneti përdoret si platformë për aplikacione interaktive. Përdorues ßà World Wide Web Server. Web Server-at jane Server-a që përmbajnë informacione dhë janë të lidhur me njëri-tjetrin kudo në botë. Interneti është një librari e stërmadhe dokumentash apo faqesh. Faqet në internet lidhen me njëra-tjetrën me hiperlinqe (hyperlink).Hiperlinqet janë shënjues (quhen dhe referenca) tek faqe të tjera brënda serverit ku ndodhet faqja apo tek çdo faqe tjetër në Web-in e përgjithshëm.Hypertext-i përdoret për të krijuar dokumente që përmbajnë vetëm tekst.Hypermedia përdoret për të krijuar dokumente që përmbajnë lloje të tjera mediash.Nuk ka një institucion qëndror që të kontrollojë publikimin e dokumentave në internet.Gjithkush që ka akses në një Web server mund të vendosë aty dokumentat e veta dhe që nga ai moment bëhen të kapshme nga të gjithë kompjuterat e tjerë në internet. Cdo dokument ka një adrese të vetme që quhet URL (Uniform Resource Locator).Web Site - Një bashkësi faqesh apo dokumentash të lidhur logjikisht dhe me linqe me njëri-tjetrin. Homepage - Faqja e parë në një Web Site

Aplikacionet Zbavitëse. Mund të jenë në një nga tipet e mëposhtme:

30

Page 26: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

- Filmat sipas kërkesës (Movie/video on demand)- Televizioni interaktiv (Interactive television)

Filmat sipas kërkesës (Movie/video on demand) këto aplikacione janë të ngjashme me aplikacionet interaktive, por filmat sipas kërkeses kërkojnë një rezolucion shumë më të lartë. Dixhitalizimi i një filmi me audio kërkon si minimum një bandwidth, pra një gjerësi kanali 1.5 Mbps. Aplikacionet Zbavitëse - filmat sipas kërkesës për të suportuar këto lloj aplikacionesh mund të perdoret një rrjet PSTN me dy modema të shpejtësisë së lartë në të dy anët e linjës ose një ISDN 30-she (30*60 kbps = 2 Mbps). Informacioni që ruhet në server është një librari me sekuenca audio/video të dixhitalizuar. Normalisht përdoruesi ka një televizor dhë një njësi përzgjedhje për të komunikuar me serverin e për të përzgjedhur filmin e dëshiruar. Përzgjedhjet e përdoruesit i kalohen një STB-je që përmban gjithashtu një modem të shpejtësisë së lartë. Këto lloj aplikacionesh quhen edhe MOD (Movie On Demand). Gjatë shikimit të filmit përdoruesi mund të lëvizë në të sikur filmi të ishte në një kasetë në një video player lokale (te shkojë para, prapa, të ndalojë e të rifillojë shikimin e videos sërish). Aplikacionet Zbavitëse – video sipas kërkesës avantazhi kryesor i një VOD (Video On Demand) është se përdoruesi mund ta shohë një video të përzgjedhur prej tij në çdo orë të ditës. Për këte serveri duhet te jetë i aftë të luajë një video në disa kopje njëkohësisht. Prandaj serveri duhet të jetë me performanca të larta që të mund të suportojë të gjithë këtë rrjedhë informacioni, pasi ai do të jëtë duke luajtur në nje moment të caktuar aq video sa përdorues janë lidhur më të në atë moment dhe ky numër mund të jetë i madh. Aplikacione të ngjashme përdoren edhe brënda bizneseve të ndryshme, por në këtë rast, videot e ruajtura në server nuk janë filma por sekuenca për edukim, trajnime të ndryshme, prezantime të kompanise etj. Në këtë rast numri i videove të luajtura njëkohësisht është më i vogël pasi i tillë është edhe numri i përdoruesve. Për këte arsye edhe serveri nuk nevojitet të jetë shumë i sofistikuar. Ndërsa për rrjetin e kompanise ku do të transmetohen rrjedhat e videove kërkesat janë të njejta si në rastin e aplikacioneve MOD.

Aplikacionet Zbavitëse - televizioni interaktiv si shpërndarja televizive përfshin rrjet kabllor, satelitor dhe tokësor. Shërbimi bazë i ofruar nga këto rrjete sigurisht është shpërndarja në të gjithë nyjet e lidhura në rrjet, të sinjalit analog dhe dixhital të televizioneve (dhe radiove).STB e lidhur me këto rrjete ka gjithashtu një modem të inkorporuar. Ne rastin e rrjetit kabllor STB ofron nje lidhje të ngadaltë me PSTN dhe një lidhje të shpejtë me internetin. Prandaj duke lidhur pajisje të përshtatshme me STB, (nje tastjerë, një telefon etj) përdoruesi mund te ketë akses tek të gjithë shërbimet e ofruara nga PSTN dhe interneti.Përvec kësaj nëpërmjet lidhjes me PSTN përdoruesi mund të ndërveprojë me informacionin që shpërndahet. Ky është parimi i televizionit interaktiv dhe zakonisht përdorimi i linjës së ngadaltë për ndërveprim mundëson votime nga shtëpia, pjesemarrje në lojra të ndryshme, blerje nga shtëpia etj. Shërbime të ngjashme ofrohen gjithashtu edhe nga rrjeti satelitor dhe ai tokesor, me ndryshimin që STB e lidhur me keto rrjete kërkon një modem të shpejtësisë shumë të lartë për të ofruar lidhje tek PSTN dhe në internet.

1.4 Imazhet Dixhitale

Imazhet një mënyrë regjistrimi dhe prezantimi i informacioneve në mënyrë vizuale. Një imazh është prezantim hapësinor i një objekti. Nga këndvështrimi kompjuterik, një imazh është zakonisht një imazh i regjistruar si një imazh video, një imazh dixhital ose një pikturë. Në grafikat kompjuterike, një imazh është gjithmonë një imazh dixhital. Në aplikacionet multimediale paraqiten të gjitha formatet. Pra, një imazh i regjistruar mund të jetë psh një fotografi dhe të dixhitalizohet nëpërmjet skanerit. Imazhet dixhitale janë paraqitja më e rëndësishme kompjuterike për procesim në sistemet

31

Page 27: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

multimediale. Rezolucioni hapësinor tregon sasine e informacionit te dobishëm që mund të nxirret nga një imazh.

Modelim i dendur - një imazh me rezolucion të lartë - shumë pixel-a- cdo pixel paraqet një kontribut të një pjese të vogël të imazhit.

Modelim i rrallë - një imazh me rezolucion të ulët - pak pixel-a- cdo pixel paraqet një kontribut të një pjese relativisht të madhe të imazhit.

1.5 Formatet e skedarëve të imazheve

Kur ruhet një imazh në një arkivë ose duhet të publikohet në web, është e rëndësishme të përcaktohet formati i imazhit:

Koka Të dhënat e imazhit

Formatet e imazheve përcaktojnë një lloj informacioni dhe përbëhen nga një segment koke dhe segment të dhënash. Koka fillon me një “numër magjik”, një sekuencë e shkurtër baitesh e dizenjuar për të identifikuar skedarin si një imazh me atë format specifik. Koka do të përmbajë gjithashtu gjerësinë dhe gjatësinë e imazhit.

1.5.1 Kategorite e formateve te skedareve te imazheve

Formatet specifike për pajisjet (Device-specializedformats)

Struktura e skedarit te imazhit mund te perzgjidhet për të lehtësuar paraqitjen e shpejtë në një tip të vecantë workstation-i. Dizavantazhi i formateve të specializuar për pajisjet përfshin mungesën e transportueshmërisë (portabilitetit), dhe janë të papërshtatshëm kur përdoren në hardware të tjera. Shembull: ICC – përdoren për printera Kodak.

Formatet specifike për softwaret (Software-specialized formats)

32

Page 28: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Janë ato formate të dizenjuar nga një shites softwaresh, për t’u përdorur me një program specifik ose klasë programesh specifike. Shëmbuj: formatet PCX dhe Windows bitmap (BMP) që gjenden kryesisht në PC, ose formati MacPaint i përdorur në kompjutera Apple Macintosh.

Formate të shkëmbyeshme (Interchangable formats): Shëmbuj formatesh të shkëmbyeshme:

- GIF - Graphics Interchange Format

- PNG - Portable Network Graphics - JFIF - JPEG (Joint Photographic Experts Group) File Interchange Format - TIFF - Tagged Image File Format - PGM - Portable Gray Map -PBM - Portable Bit Map -PPM - Portable Pix Map - FITS - Flexible Image Transport System

Pse ka shume formate skedaresh?

Ekziston një numër i madh formatesh të skedarëve grafikë. Një arsye për këtë bollëk tipesh të skedareve është nevoja për kompresim. Skedaret e imazheve mund të jenë të medhenj → kërkohet më shumë hapësirë në disk → download-im me i ngadaltë .Kompresimi (ngjeshja) eshtë një term që përdoret për të përshkruar mënyrat e zvogelimit të madhësisë së skedarit. Skemat e kompresimit mund të jenë “me humbje” ose “pa humbje” (lossy or lossless). Një tjetër arsye është fakti që imazhet ndryshojnë në numrin e ngjyrave që ata përmbajnë. Nëse një imazh ka pak ngjyra, një format skedari mund ta shfrytëzojë këtë, si një mënyrë për reduktuar madhesinë e skedarit.

Cilin format duhet të përdorim?

TIFF ka cilësi më të mirë se JPG, por skedarët TIFF janë shumë të mëdhenj. Nuk duhet të përdoret në faqe web, për arsye të madhësisë së skedarit, por edhe se shumë browsera nuk e suportojnë këtë format.TIFF është një format i mirë për përpunim imazhesh. JPG është formati më i përdorur për web.

Pasi përpunohet imazhi, atehere mund të ruhet si skedar .jpgNuk duhet përdorur për artin e linjave, (pra kur nevojiten imazhe me vija te drejta apo kënde te theksuara). Për këtë mund të përdorni GIF ose PNG.Nëse imazhi përmban më pak se 256 ngjyra dhe ka shumë zona me të njejtën ngjyrë, atëhere GIF është formati i përshtatshëm. PNG është i përshtatshëm në këto raste:

Nëse keni imazhe me zona të mëdha me të njejtën ngjyrë, por që përmbajnë më shumë se 256 ngjyra. Pra strategjia është e njejtë me GIF por PNG suporton 16 milion ngjyra.

Nëse doni që një foto të afishohet saktësisht në web, pra pa humbje.

Browserat e rinj suportojnë PNG, dhe PNG është formati i vetëm pa humbje që suportojnë web browserat. PNG është superior ndaj GIF-it. Ai prodhon skedarë më të vegjël dhe lejon më shumë ngjyra. PNG gjithashtu suporton transparencë të pjesshme, e cila mund të përdoret për shumë qëllime, si psh për zbehje të ngjyrës së tekstit ose antialiasing.

33

Page 29: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

1.6 Imazhet audiot dhe videot, kompresimi i tyre:

Të gjitha metodat që ekzistojnë për paraqitjen e imazheve lëvizëse në një film video, televizor apo kompjuter bazohen në fenomenin e quajtur vazhdimësi të pamjes. Nqs një sekuencë pamjesh i paraqitet syrit të njeriut me një shpejtësi të caktuar, syri ynë percepton një imazh të vazhdueshem në vënd të një sekuence pamjesh të shkëputura. (Kjo shpejtësi është rreth 40imazhe – frame – për sekonde) Për më tepër nqs pamjet e njëpasnjëshme ndryshojnë pak nga njëratjetra krijohet përshtypja që elemente të caktuar brënda pamjes po lëvizin. Ka dy mënyra për të gjeneruar imazhe lëvizëse nënjë formë dixhitale: Në rastin e parë përdorim termin video ndërsa në rastin e dytë termin animacion.

- Mund të përdoret një kamera dixhitale që do tëkapë një sekuencë pamjesh natyrale. - Mund të gjenerohen pamje nëpërmjet kompjuterit dhe të afishohen ato në një frekuënce te caktuar.

Ndër teknikat e kompresimit të imazheve përmendim ato me humbje dhe pa humbje. Teknika më e rëndësishme e kategorise me humbje është JPEG.Vlerat e ndriçimit dhe të ngjyrave të një imazhi mund të shpërbëhen në frekuencat e sinjalit të imazhit. Kjo lidhet me hardware-in.Cdo formë vale mund të transformohet në një bashkësi frekuencash duke përdorur transformimin Furie.Nga eksperimente të ndryshme ka rezultuar se njerezit nuk dallojnë mirë efektin e frekuencave të larta në mënyrë të veçantë në imazhet me ngjyra. Kompresimi JPG e transformon imazhin në frekuencat përbërëse të tij. Kjo nuk bëhet nëpërmjet transformimit furie, por nëpërmjet transformimit DCT.RLE është një teknikë kompresimi pa humbje.Në fakt RLE është teknika më e thjeshtë e këtij lloji. Ekzistojnë të tjerë algoritme kompresimi shumë më sofistikuara dhe efiçiente.Një pjesë e tyre punojnë duke koduar sërish të dhënat në mënyrë që vlerave që hasen më shpesh t’u caktohet një kod me më pak bite. Algoritmi më i njohur i kësaj klase është kodimi Huffman.

Megjithëse tingulli nuk kërkon aq shumë hapësirë sa videot, prapë ai kërkon një hapësirë të madhe në kujtesë. Për më tepër, sa më i madh të jetë një skedar aq më shumë kohë kërkon që të shkarkohet nga interneti. Prandaj përdoren teknikat e kompresimit në tingull të dixhitalizuar të papërpunuar, në mënyrë që të zvogëlohet madhësia e skedarit.Në rastin ideal, kompresimi nuk duhet të ndikojë(ose duhet të ndikojë minimalisht) në cilësinë e tingullit.

Zakonisht video kompresohet 2 herë:

- kur regjistrohet, në fazën e dixhitalizimit- kur e përgatisim atë për t’ia shpërndarë klientit.

Të gjitha algoritmet e kompresimit video veprojnë në një video të dixhitalizuar që konsiston në një sekuencë imazhesh Bitmap.

Ka dy teknika për të kompresuar këtë sekuencë imazhesh bitmap:

– Kompresimi intraframe, ku secili nga imazhet mund të kompresohet më vete. – Kompresimi interframe, ku nënbashkësi të sekuencës së pamjeve mund të kompresohen së bashku duke ruajtur vetëm ndryshimin nga njëra pamje, në pamjen pasardhëse.

34

Page 30: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Këto dy teknika kompresimi mund të përdoren të kombinuara me njëra-tjetrën. Disa pamje në sekuencën e pamjeve konsiderohen pamje kyçe. Shpesh pamjet kyçe përcaktohen në intervale të rregullta. Psh: 1 nder 6 pamje është një pamje kyçe. Intervalet mund të përcaktohen në momentin që thirret kompresuesi. Pamjet kyçe mund të ruhen te kompresuara ose të kompresohen me teknikat interframe siç ndodh zakonisht. Të gjitha pamjet midis 2 pamjeve kyçe zëvëndësohen nga ndryshime pamjesh që ruajnë ndryshimet nga pamja kyçe ose nga pamjet paraardhëse. Për shumë sekuenca video pamjet e njëpasnjëshme ndryshojnë pak nga njëra-tjetra psh: një spikere lajmesh. Kompresimi dhe dekompresimi i një sekuence video mund të zgjasë për periudha kohësh të ndryshme. Pajisjet që kompresojnë dhe dekompresojnë sinjalin video quhen përkatesisht kompresues dhe dekompresues ose shkurt përdoret shënimi CODECS. Nëse kompresimi dhe dekompresimi kërkojnë të njejtën kohë CODEC quhet simetrik, nëse jo CODEC quhet asimetrik. Teorikisht asimetria mund të jetë në të dy kohët, por CODEC-et ku dekompresimi kërkon më shumë kohë se kompresimi janë të papërdorshëm

në praktikë.

Programet CODEC për multimedia:

Për kompresimin e videos të destinuar për t’u shpërndarë në CD apo nëpermjet internetit,janë të përshtatshëm këto programe:

- Mjpeg-1- Cine park- Intel indeo- Sorenson

1.7 Përdorimi i multimedias në web, rritja e popullaritetit.

Aftësia për të përfshirë imazhet dhe forma të tjera të multimedias ka ndihmuar në rritjen e popullaritetit të Web-it. Skedarët e imazheve dhe të multimedias janë shumë më të mëdhenj se skedarët HTML dhe kërkojnë më tepër kohë për t’u download-uar në browser. Përpara se të shtohen imazhe dhe skedarë të tjerë të multimedias në një website, duhet të dini cila është audienca e sitit dhe se si e aksesojnë ata internetin. Për shëmbull, një site që aksesohet nga përdorues të pajisjeve wireless, si psh telefona celulare, nuk duhet të përmbajne shumë skedare grafikë për arsye të shpejtësisë së ulët të lidhjes dhe hapësirës së vogël të pamjes në ekran.

Puna me multimedian

Bandwidth (gjerësia e kanalit) është një masë e sasisë së të dhënave që mund të dërgohen përmes një kanali komunikimi në çdo sekondë. Gjerësia e kanalit duhet të merret në konsideratë kur punojmë me multimedia në një Web site.

Multimedia mund të shtohet në një faqe web në dy mënyra të ndryshme:

35

Page 31: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

- Media e jashtme (External media) është një file audio ose video që mund të aksesohet nëpërmjet një linku. Kjo mënyrë është e përshtatshme për një gjerësi kanali të vogël.

- Media e brëndëshme (Inline media) vendoset brënda një faqeje Web si një objekt i ngulitur (embedded object).

Një objekt i ngulitur (embedded object) është një klip media, skedar, program, ose objekt tjetër që mund të ekzekutohet ose të shihet nga brënda një faqeje web. Browserat kanë nevojë për plug-in-et e përshtatshëm në mënyrë që të ekzekutojnë objektet e ngulitura. Për të ngulitur një klip audio ose video, përdorni elementin embed: <embed src=“url” width=“value” height=“value” autostart=“type” />. Ku url është vendndodhja e objektit, atributet width dhe height përcaktojnë gjerësinë dhe gjatësinë e objektit në pixel, dhe type është ose true (për të filluar të luhet një klip automatikisht kur ngarkohetfaqja) ose false (për të filluar klipin manualisht). Nëse dëshironi të suportoni browsera më të vjetër mund të përdorni elementin noembed.Ky element siguron një mënyrë për të suportuar browsera të vjetër që nuk njohin elementet e ngulitur. Kur shtoni multimedia, përdorni një shumëllojshmëri formatesh media, në mënyrë që të gjithë përdoruesit të mund të aksesojnë formatet që ata mund të përdorin. Vendosni madhësinë e skedarit në linqet për në skedarë të mëdhenj, në mënyrë që t’i njoftoni përdoruesit që përdorin lidhje me gjerësi kanali të vogël. Mos përdorni klipe multimedia në faqet tuaja Web derisa të siguroheni që përdoruesit do t’i aksesojnë faqet përmes një lidhjeje me shpejtësi të lartë. Mos shtoni klipe media derisa të siguroni një metodë që përdoruesit të mund ta ndalojnë luajtjen e klipeve, ose nëse një klip luhetautomatikisht, duhet të luhet vetëm një herë, në mënyrë që të mos bezdisen përdoruesit.

Transmetimi i audios dhe videos

Në faqet Web që përmbajnë tekst dhe imazhe, përmbajtja e skedarit ngarkohet nga serveri tekbrowseri. Më pas browseri afishon përmbajtjen e faqes. Në rastin e faqeve që përmbajnë audio dhe video, sasia e informacionit që do të transmetohet rritet në mënyrë lineare në varësi të kohës. Kjo sepse informacioni varet nga kohëzgjatja e audioklipit apo e videoklipit. Sasia e informacionit për kompresimin e një sinjali audio në MP3 është 128 kbps për dy kanale stereo, ndërsa për një video që përmban edhe audio eshte 1.5Mbps. Prandaj, edhe një klip i shkurtër do të kërkonte shumë kohë që të ngarkohej. Psh. Një klip audio që zgjat 5 minuta nëse kompresohet si MP3 do të prodhojë:5 min * 60 sek * 128kbps = 38.4 Mb. Për të transmetuar këtë sasi informacioni edhe në një rrjet më shpejtësi relativisht të lartë psh 1Mbps duhen: 38.4 Mb / 1 Mbps = 38.4 sekonda. Kohë kjo që për disa aplikacione është e papranueshme, aq më tepër për videoklipe kërkohet një kohë shumë me e gjatë për transmetimin e tyre. Kur një përdorues kërkon një skedar që përmban audio dhe/ose video të kompresuar, me përjashtim të ndonjë klipi të shkurtër (psh njëmesazh zanor), përmbajtja e skedarit duhet të fillojë të luhet (afishohet) sapo fillon të merret, pa pritur që të ngarkohet gjithë përmbajtja e skedarit. Kjo mënyrë operimi njihet me emrin streaming. Streaming përdor një playout buffer, i cili i trajton paketat me algoritmin FIFO. Rrjedha e biteve kalohet në buffer dhe bufferi nuk e fillon outputin pa marrë një sasi të caktuar të dhënash psh derisa bufferi të jetë mbushur përgjysëm.Për të realizuar të gjitha këto, browseri përdor disa aplikacione ndihmës.Zakonisht këto quhen media players, pasi ofrojnë ndërfaqen ndërmjet medias së kompresuar në një rrjedhë bitesh dhe kartës së zërit dhe/ose kartës grafike. Në rastin e audios, media playeri i përshtatshëm psh MP3 e dekompreson rrjedhen e biteve të audios të cilën e merr nga playout bufferi dhe ia kalon të dekompresuar kartës së zërit. Karta e zërit konverton të dhënat e dekompresuara në një sinjal analog dhe pas amplifikimit e dërgon atë në bokse. Për videot, browseri krijon fillimisht një dritare në faqen e webit, nga ku u iniciua kërkesa dhe më pas i kalon koordinatat e dritares, video playerit të përzgjedhur. Video player-i fillimisht inicializon kartën grafike me koordinatat e dhëna të dritares dhe ndërkohë që i dekompreson të dhënat

36

Page 32: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

që merr nga playout bufferi, ia kalon ato kartës grafike për t’i afishuar në dritaren e përcaktuar në faqen web. Përdoruesi mund të kërkojë kontrolle në mënyrën sesiafishohet media si STOP, REWIND etj. Prandaj, është e nevojshme që media player-i t’ia kalojë serverit këto komanda të përdoruesit. Për të realizuar këtë, media playeri është ndarë në dy pjesë

Bën afishimin e videos në dritaren e browseri. Manaxhon pjesën e dritares ku vendosen butonat për komandimin e videos.

Kjo pjese afishon dhe kontrollon butonat dhe kur shtypet një buton, fillimisht rregullon procesin e afishimit (psh Stop) dhe më pas ia dërgon komandën serverit.Për t’i dërguar komandat serverit është përcaktuar një protokoll që quhet RTSP – RealTime Streaming Protocol. Pasi merr komandën, serveri e ekzekuton komandën psh ndalon streaming. Megjithëse kemi thënë se si server mund të jetë një Web server i zakonshëm, në shumë aplikacionë zbavitjeje ku rrjedha e informacionit është shumë e madhe për shkak edhe numrit të madh të përdoruesve, përdoren disa servera të veçantë që quhen Streaming Server.

Le të shohim se si aksesohet një skedar audio/video duke përdorur një Web Server

Kur përdoruesi klikon mbi një hyperlink në një faqe për një skedar audio/video, browseri ndjek te njejten procedure si per imazhet dhe tekstin. Fillimisht krijon një lidhje TCP me serverin Web, emri i të cilit ndodhet në hyperlink. Më pas dërgon një kërkesë për përmbajtjen e skedarit. Serveri përgjigjet duke kthyer përmbajtjen e skedarit. Serveri web dhe browseri komunikojnë nëpërmjet protokolleve HTTP/TCP. HTTP që është ndërtuar për transmetimin e faqeve web, vepron mbi bazën e disa mesazheve/komandave. Psh browseri i dergon serverit një GET request message ku përcakton faqen që do të lexojë, ndërsa Serveri i dërgon si përgjigje browserit një GET response message, që ka përmbajtjen e skedarit te kërkuar si edhe disa informacione të tjera në një seksion të kokës. Një ndër informacionet e kokës është edhe një fushë e quajtur Content-Type që tregon tipin/formatin e skedarit. Për shkurtim do t’i referohemi mesazheve GET thjesht si kërkesë dhe përgjigje.Mbasi serveri përgjigjet duke kthyer përmbajtjen e skedarit, Browseri fillimisht lexon përmbajtjen e fushësContent-Type. Psh. Content-Type = Audio/MP3. Do te thotë që skedari është një skedar audio i kompresuar në formatin MP3. Pas kësaj browseri thërret media player-in e përshtatshëm (në shëmbullin e marrë një MP3 player) dhe në të njejtën kohë ia kalon atij të dhënat e kompresuara si erdhën nga serveri. MP3 Player-i i dekompreson të dhënat e marra dhe ia dërgon rezultatin kartës së zërit.Së fundmi, karta e zerit i konverton këto të dhëna në njësinjal audio analog, e amplifikon sinjalin dhe ia dërgon me pas box-ve. Megjithatë kjo mënyrë realizimi ka një disavantazh. Disavantazhi është se browseri do të presë që të marrë të gjithë përmbajtjen e skedarit para se t’ia kalojë atë media player-it. Kjo shkakton një vonesë të papranueshme, kur madhësia e skedarit është e konsiderueshme. Prandaj për skedarët e mëdhenj kur krijohet një skedar audio/video krijohet gjithashtu edhe një skedar i dytë qëquhet Skedar Pershkrues (Meta File). Skedari përshkrues përmban URL e skedarit burim (që përmban audio, video) si dhe një përshkrim të formatit të formatit të medias që ndodhet në të. Skedari Përshkrues (Meta File) ka gjithashtu një URL dhe kur krijuesi i një faqeje do të vendosë një hyperlink për një skedar burim, ai duhet të vendosë URL-në e skedarit përshkrues në vënd të URL-së së skedarit burim. Kur vizitori i faqes klikon mbi hyperlinkun, browseri gjeneron një kërkesë për skedarin përshkruës. Merr një përgjigje nga browser-i shumë shpejt, pasi përmbajtja e skedarit përshkrues është shumë e vogël. Pas kësaj, browser-i lexon Content-Type-in e skedarit burim në skedarin përshkrues dhe thërret media player-in e përshtatshëm. Gjithashtu browser-i i kalon media player-it përmbajtjen e skedarit përshkrues. Media player-i shikon që ky është një skedar përshkrues dhe lexon

37

Page 33: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

nga ai URL-në e skedarit burim dhe nis proceduren për leximin e skedarit burim nga Web Server-i. Media player-i ashtu si browser-i krijon fillimisht një lidhje TCP me serverin e pastaj nis shkëmbimin e mesazheve HTTP.Kur fillon të marrë përmbajtjen e skedarit burim, media player-i thjesht i kalon të dhënat në buffer. Pas një kohe të mjaftueshme që bufferi të ketë një sasi të konsiderueshme të dhënash, media player-i fillon të lexojë nga bufferi. Pasi i lexon të dhënat i dekompreson ato dhe ia dërgon rezultatin kartës së zërit / grafike. Kjo mënyrë implementimi eliminon vonesen që krijohet kur skedarët aksesohen me ndërmjetësinë e browser-it, prandaj kjo mënyrë përdoret gjerësisht kur skedaret burim ruhen në një web server. Por, edhe kjo mënyre ka një faktor kufizues të shpejtësisë që është fakti se skedaret burim aksesohen njëlloj si teksti dhe imazhet.

KAPITULLI IVARKITEKTURA BAZË E APLIKACIONEVE NË WEB

4.1 Baza e funksionimit të webit

Në nivelin bazë, Web-i funksionon në një arkitekturë klient/server. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që edhe serveri qëndror, edhe një aplikim klient, janë secili përgjegjës per nje pjesë të proçesimit të të dhënave. Kjo ndryshon nga një program si Microsoft Word, i cili punon pa patur nevojë për ndihmën e

një serveri. Në këtë arkitekturë ka gjithmonë një host të fiksuar që quhet server, i cili ofron shërbimet

që i kërkohen nga hostet që quhen klient. Më poshtë janë vendosur të gjitha komponentet që perdor sistemi web.

4.1.1 Klienti

Aplikacionet që mund të zhvilloni me MySQL dhe PHP përdorin nje klient të vetëm: Web browser-in. Një browser është një program kompjuteri që perdorim për të eksploruar World Wide Web. Programi i browserit përkthen dokumentat qe përmbajne gjuhën HTML ne fjalë dhe imazhe në ekran. Shumica e browserave

- I përgjigjen butonave të navigimit si Forward, Back, Refresh, Home etj. - Paraqesin faqen.- Kanë nje rresht per te futur adresa Web.- Paraqesin imazhe.- Paraqesin dokumente HTML të përkthyer si faqe.

38

Page 34: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Kjo nuk është mundësia e vetme për aplikacionet të bazuar ne Internet. Për aplikacione shumë të sofistikuara që kërkojnë më shumë proçesim në anën e klientit, ose që u nevojitet të ruajnë gjëndjen, mund te jetë i nevojshëm një aplet Java. Por në shumicën e rasteve Java në klient nuk është e nevojshme, prandaj i vetmi klient për të cilin duhet të shqetësoheni është Web browseri. Aplikacionet do të nevojitet që të shfaqen ne browser. Siç e dini, gjuha kryesore për browser-at është HTML. HTML ka një bashkësi tagesh qe përshkruajnë se si duhet të duket një faqe Web. Natyrisht shumica e browser-ave pranojnë përveç HTML-së edhe të gjitha llojet e plug-ineve, duke përfshire RealPlayer, Flash, dhe Shockwave. Gjithashtu shumica e browserave suportojnë JavaScript dhe XML.

4.1.2 Serveri

Pothuajse e gjithë puna e aplikacioneve ne Web ndodh në server. Një aplikacion specifik në Web server, do të jetë i përgjegjshëm për komunikimin me browserin. Ndërsa nje server i databazes relacionale ruan çfarëdolloj informacioni që kerkon aplikacioni.

Së fundi nevojitet një gjuhë për të shkëmbyer kërkesat ndërmjet serverit web dhe serverit të databazes. Kjo gjuhë do të përdoret gjithashtu për të kryer detyra programatike në informacionin që hyn dhe del nga serveri Web. Por natyrisht asnjë nga këto nuk është e mundur pa një sistem shfrytëzimi. Serveri Web, gjuha e programimit dhe serveri i databazes që perdorni duhet të punojnë mirë me sistemin tuaj të shfrytëzimit.

4.1.3 Sistemi i Shfrytezimit

Ka shumë sisteme shfrytëzimi, ndër të cilët më popullorët janë Windows dhe Macintosh OS. Pavarësisht nga lloji i sistemit të shfrytëzimit që jeni mësuar të përdorni, për të ndërtuar aplikacione në Web duhet të njihni mire Windows NT/2000 ose Unix, sepse këto dy sisteme perbejne mbi 90% të të gjithë Web serverave. Cilin sistem shfrytezimi duhet të përdorni? Kjo është një pyetje komplekse dhe përgjigja varet nga besimi i secilit. PHP dhe MySQL i përkasin një klase të software-ve të njohura si

39

Page 35: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

open source (me kod burim te hapur). Kjo do të thotë që kodi burim i aplikacioneve të tyre është i përdorshem për këdo që dëshiron ta shohë atë. Ata përdorin një model zhvillimi open-source, i cili lejon këdo që është i interesuar, të marrë pjesë në zhvillimin e projektit. Në rastin e PHP-së, koduesit në të gjithë botën marrin pjesë në zhvillimin e gjuhës. Shumica e këtyre njerëzve janë të apasionuar rreth softwarëve dhe kodit të mirë dhe kanë kënaqësi të shohin se si njerez si ne, përdorin mjetet e zhvilluara prej tyre. Kjo metodë e zhvillimit ka qarkulluar për shume kohë, por ka dominuar më shumë me rritjen e popullaritetit të Linux-it. Në shumicën e rasteve, softwarët open-source janë falas. Mund ta download-oni aplikacionin, ta instaloni atë dhe ta përdorni pa i marre leje kujt dhe pa i paguar asgjë askujt.

Ndërsa Microsoft, Oracle, dhe kompani të tjera të softwareve tradicionale nuk e përdorin ketë metodë zhvillimi. Nëse nuk jeni një fanatik i open-source, ka arsye të forta për të NT/2000. Zakonisht ajo që i drejton njerëzit NT/2000 është inercia. Nëse kompania ku punoni ka zhvilluar me produkte të Microsoft-it për vite, do të jetë më e lehtë që të qëndroni brënda atij mjedisi. Nëse keni një ekip zhvilluesish që Visual Basic, ndoshta do t’ju duhet të punoni me NT/2000. Edhe në ketë rast, nuk ka asgjë që ju pengon të zhvilloni me PHP dhe MySQL. Të dy këto produkte punojnë në Windows 95/98 dhe Windows NT/2000. Web serveri kryen atë qe duket te jete nje pune e drejtperdrejte. Ai qendron aty, duke punuar mbi sistemin e shfrytezimit, duke dëgjuar për kërkesat që bën dikush në web, i pergjigjet ketyre kerkesave dhe kthen faqet Web te pershtatshme. Ne realitet kjo eshte me e nderlikuar se kaq dhe për shkak të natyrës së Web-it, qendrueshmeria e Web serverit eshte nje problem me madhor. Ka shume web servera, por dy web servera dominojne tregun: Apache dhe Internet Information Server (IIS) i Microsoft-it:IIS është i lidhur ngushtë me Windows dhe është një komponent kyç Microsoft’s Active Server Pages (ASP). Prandaj nëse keni zgjedhur mënyrën Microsoft-it, me siguri do të përfundoni duke përdorur IIS-në. Ka integrim të madh mes gjuhës së programimit dhe Web serverit, por edhe PHP integrohet mirë me IIS-në. Web serveri Apache është Web serveri më popullor. Ai është një projekt open-source, ashtu si Linux, PHP, dhe MySQL. Jo per çudi Apache punon më mirë në mjediset Unix, por gjithashtu punon mirë është në Windows.

Apache përdor module të paleve të treta. Meqë është open source, kushdo që ka aftësi mund të shkruajë kod që zgjeron funksionalitetin e Apache-it. PHP shpesh do të ekzekutohet si një zgjerim Apache-it, i njohur si një modul i Apache-it. Apache është një Web server i madh. Eshtë shumë i shpejtë dhe i qëndrueshëm. Megjithëse Apache punon më mirë në sisteme Unix, ka gjithashtu versione që ekzekutohen në sisteme shfrytëzimi Windows. Por nëse keni vendosur që të përdorni platforma Windows për të shfaqur faqet web, është më mirë të përdorni IIS-në. Mund të ekzekutoni Apache, PHP, dhe MySQL në një makinë Windows dhe më pas të transferoni këto aplikacione në Linux, praktikisht pa asnjë ndryshim në skripte.

4.1.4 Middleware

PHP i përket një klase gjuhësh të njohur si middleware – software i mesem. Këto gjuhë punojnë drejtëpërdrejtë me serverin Web, për të interpretuar kërkesat e bëra nga World Wide Web, i procesojnë këto kërkesa, ndërveprojnë me programe të tjera në server për të përmbushur kërkesat dhe pastaj i tregojnë web serverit saktësisht se cfarë duhet të dërgojnë në browserin e klientit. Middleware është vendi ku do të kryeni pjesën më të madhe të punës. Me pak përpjekje mund të vihet serveri në punë dhe pasi të jetë në punë, nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për të. Por gjatë kohës që të jeni duke zhvilluar aplikacionet tuaja, do të kaloni shumë kohë duke shkruar kodin që vë në punë

40

Page 36: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

aplikacionet. Përveç PHP-së, ka shume gjuhë që kryejnë të njejtët funksione. Disa nga më populloret janë ASP, Perl dhe ColdFusion.

4.1.5 Databazat relacionale

Sistemet e Manaxhimit të Databazave Relacionale (RDBMSs) sigurojnë një mënyrë të mirë për të ruajtur dhe për të aksesuar informacion kompleks. Ka një kohë të gjatë që ata janë në qarkullim. Në fakt ato datojnë që përpara Web-it, Linux-it dhe Windows NT, prandaj nuk është për t’u çuditur që ka shumë RDBMS që mund të zgjedhim. Të gjithë databazat kryesore përdorin Structured Query Language (SQL).Disa nga RDBMS-të më popullore janë Oracle, Sybase, Informix, SQL Server i Microsoftit, dhe db2 i IBM-së. Përveç MySQL-së, databaza relacionale open-source janë edhe PostgreSQL dhe Interbase.

4.2 Zhvillimi i aplikacioneve web me PHP dhe MySQL

PHP (www.php.net) është gjuhë skriptuese e dedikuar për të zhvilluar web aplikacione. PHP (PHP është shkurtese e "Hypertext Preprocessor") është ndër gjuhet më të përhapura skriptuese që janë të bazuara në burimet e hapura (Open Source). Interpreteri i PHP-së është i shkruar per shume sisteme operative si Linux, Unix (duke përfshirë HP-UX, Solaris dhe OpenBSD), Mac OS X, Novel, OS/2, e Windows, që do të thotë se i njejti PHP kod do të ekzekutohet në të gjithe serverët e lartepërmendur pothuajse pa ndonjë ndryshim në te. Fuqinë më të madhe PHP e ka arritur në web aplikacione.Egzistojne 3 fusha ku mund te perdoret PHP:- Përdoret në web servera ku kodi ekzekutohet në server (ang. server side scripting) dhe klientit i kthehen një kod HTML. .

- Me PHP mund të shkruhen programe që do te ekzekutohen në "command line", dmth e tëra qe na nevojitet është interpreteri dhe shelli. Një gjuhe skriptuese që është e përshtatshme për kete punë është Perl.- PHP përdoret edhe për shkruarjen e aplikacioneve me grafike (GUI) që përdoren nëpër makina te klientëve. Aplikacionet e kryera jane multi-platformike që do të thotë se punojnë në shumë sisteme operative me pothuajse kurrëfare ndryshimi në kod. Për të bërë këtë nevojitet PHP-GTK shtesa. Ne do të fokusohemi në fushen e parë, dmth do të perdorim PHP për të shkruajtur web-aplikacione.PHP është gjuhë interpretuese, që do të thotë se këtu nuk ka nevojë që kodi të kompilohet.

Çfarë=mund=të=bëni=me=PHP?

Programet PHP ekzekutohen nëpërmjet një web browser-i. Në aksesojmë web serverin në të cilin ndodhen programet PHP, dhe ai ekzekuton programin duke i kthyer browserit rezultatet output. Kjo do te thotë që do të shkruajmë programe që përziejne kod PHP me HTML së bashku, duke përdorur PHP-

41

Page 37: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

në për kontroll dhe HTML-në për formatim. Më pas na duhet të vendosim këto programe në një web server për t’i ekzekutuar ato. Në fund ato do t’i aksesojme nga një web browser, i cili afishon rezultatet si HTML. Pra programi jonë mund të bëhet i përdorshëm nga njerëz të tjere nëpermjet web-it, thjesht duke e vendosur atë në një web server publik. Shumica e siteve në web nuk janë statike, por dinamike, madje interaktive. Ato ju shfaqin një listë sitesh që përmbajnë fjalën që ju kërkoni, ju prezantojnë më lajmet e fundit, madje edhe ju përshëndesin me emër kur ju logoheni. Ato ju lejojnë të ndërveproni, dhe shfaqin faqe web të ndryshme sipas zgjedhjes suaj. Një web site i tillë nuk mund të ndërtohet duke përdorur vetëm HTML, dhe këtu hyn ne punë PHP. Me anë të PHP-së mund të programoni site që:

- Paraqesin të dhëna nga një shumëllojshmëri burimesh, si baza të dhenash apo skedarë. - Inkorporojnë elementë interaktivë, si psh: lehtësi kërkimi, tabela mesazhesh, sondazhe, etj.- Lejojnë përdoruesit të kryejne veprime si dërgime email-esh, ose blerje.

Me fjalë të tjera, PHP mund të përdoret për të shkruar ato lloj web sitesh më të cilat, çdo njeri që është i familjarizuar me Web, përdor çdo ditë.

MySQL (http://www.mysql.com) është një server databaze i fuqishëm, zhvilluar dhe mirëmbajtur nga T.c.X DataKonsultAB of Stockholm, Sweden. Që në 1995, MySQL është bërë një nga serverat më popullore në botë, kjo falë shpejtësisë së serverit, fuqisë dhe politikave fleksibël të liçencës. MySQL është kompatibël pothuajse me çdo sistem shfrytëzimi, duke përfshirë ndër të tjerë: FreeBSD, Solaris, UNIX, Linux, si dhe versionet e ndryshme të Windows.Meritat dhe karakteristikat e MySQL-së, së bashku me një bashkësi të madhe funksionesh lehtësisht të përdorshme, e bëjnë MySQL-në databazën më popullore, plotësuese të PHP-së.

Pse MySQL?

- MySQL është i përshtatshëm në mënyrë të veçantë ne aplikacione web.- MySQL është falas. Mund ta instaloni dhe ta përdorni pa paguar asgjë.- MySQL është i shpejtë dhe i fuqishëm. Për baza të dhënash të vogla dhe mesatare, MySQL

është jashtëzakonisht i shpejtë.- MySQL po përmirësohet gjatë gjithë kohës. Zhvilluesit e rifreskojnë shpesh, duke i shtuar

veçori mbresëlënëse.

Komanda create database

Sintaksa e përgjithshme është:create database database_name Pasi ekzekutohet kjo komandë, MySQL krijon një direktori në të cilën ruan të gjithë skedarët që nevojiten për bazën e të dhënave. PSh:/var/lib/mysql/.

4.3 Ndërtimi i përmbatjes dhe paraqitja e një faqje web

Për ndërtimin faqes web duhen patur parasysh disa instruksione:

Kompjuteri juaj duhet të lidhet me një web server, i cili mund të dërgojë faqet e websatit tek browserat e tjerë.

Juve ju duhet një program web browser për të parë faqet HTML të krijuara.

42

Page 38: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Ndërtimi i përmbajtjes mund të bëhet duke përdorur editorin e HTML, duke përedorur editorin e wordit dhe pastaj përkthyesi ne formatin HTML,të përdore templatin HTML egzistues, në këtë mënyrë është ndërtuar dhe websati ynë.

Për të shtuar fotografi të cilat janë të shumta në faqen e webit tonë, më parë duhet ti kemi ruajtur në hardisk, ose mund të ndjekim një mënyrë tjetër ta lidhim me urln e imazhit nëse foto është në internet.

Për të shtuar audio, duke përdorur një mikrofon, ose duke marrë nga interneti. Reklamo faqjen tuaj tek të tjerët.

Le të shohim hapat për paraqitjen e një faqeje web:

Autori shkruan instruksionet Klienti kërkon faqen web Web serveri lokalizon skedarin e instruksioneve Web serveri përpunon instruksionet për të krijuar HTML Rreshtat HTML kthehen në browser Browseri përpunon HTML dhe afishon faqen.

Në hapin 3 web serveri duhet të lokalizoje faqen që u kërkua dhë nëse është faqe PHP, atëhëre web serveri duhet ta përpunojë PHP, në mënyrë që të gjenerojë kodin HTML që i kthehet browserit (hapi 4). Në këtë fazë, nëse emri i faqes web ka prapashtesën .php, serveri e dërgon atë tek interepretuesi (parseri) i PHP-së (i cili i bashkangjitet web serverit), për t’u përpunuar. Më parë përmëndëm që faqen PHP ndahen në tekst, kod HTML dhe skripte PHP. Meqë HTML nuk mund të përshkruhet si gjuhë programimi dhe është e kufizuar në shfaqjen e tekstit statik dhe imazheve, është e nevojshme të shkruhen komanda në gjuhë të tjera për t’i shtuar veçori ekstra. Përdorim termin “gjuhë skriptimi” për të përshkruar gjuhët në të cilat shkruhen këto tipare shtesë. Ka disa gjuhë skriptimi si psh: JavaScript, megjithate ajo që ë bën PHP-në të ndryshëm nga Javascripti apo HTML-ja e thjeshtë, është është fakti që PHP ekzekutohet në server, jo në browser.

HTML-ja na lejon që të vendosim skripte pothuajse në çdo vend në kodin HTML. Kështu që kur kërkohet faqja, çdo skript brënda faqes dërgohet në interpretuesin e PHP-së dhe gjeneron HTML-në ekuivalente. Interpretimi i skriptit PHP mund të ndahet në dy nën-procese. Kur një faqe web dërgohet tek interpretuesi i PHP-se ndodhin dy gjëra: Skripti PHP fillimisht kontrollohet për saktësi në një proces që njihet si parsing. Kjo është njëlloj si të kontrollohet një fjali për gabime gramatikore. Kjo nuk siguron që skripti PHP është i saktë, por thjesht kontrollon nëse është konform një bashkësie rregullash të paracaktuara. Procesi i dytë që quhet ekzekutim ndodh pasi është kontrolluar (parsed) skripti. Këtu zbuloni nëse skripti juaj ka kuptim. Ekzekutimi është procesi i marrjes së një rreshti të vetëm skripti PHP dhe kthimin e tij në kodin HTML ekuivalent. Ka dy vënde ku interpretuesi i PHP-së mund të kthejë gabime, gjatë parsing dhe gjatë ekzekutimit. Nëse ndodh kjo, kthehen gabime në browser, në të kundërt në browser kthehet një faqe HTML e krijuar dinamikisht.

Veprimi bazë i një web serveri tregohet në figurë. Sistemi përbëhet nga dy objekte: një Web server dhe një Web browser. Ndërmjet tyre kërkohet një linjë komunikimi: Një web browser bën një kërkesë në web server dhe web serveri kthen përgjigjen.

43

Page 39: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Kjo arkitekturë përdoret për shpërndarjen e faqeve statike. Ndërsa për web sitet me një bazë të dhënash, arkitektura është pak më komplekse: Një transaksion tipik i bazës së të dhënave web perbëhet nga etapat e mëposhtme:

Web browseri i një përdoruesi dërgon nje kërkesë HTTP për një faqe web të caktuar. Psh: mund të bëje një kërkim për të gjithë librat në bazën e të dhënave të shkruar nga Ismail Kadare, duke përdorur nje forme HTML. Faqja e rezultateve të kërkimit quhet results.php

Web serveri merr kërkesën për results.php, merr skedarin dhe ia dërgon atë motorit të PHP-së për procesim.

Motori PHP fillon duke analizuar (parsing) skriptin. Brënda skriptit është një komande për t’u lidhur me bazën e të dhënave dhe për të ekzekutuar një query (kryen kërkimin për librat). PHP hap një lidhje me serverin MySQL dhe i dërgon query-n e duhur.

Serveri MySQL e merr query-n e bazës së të dhënave dhe e përpunon atë, dhe dërgon rezultatet, nje listë librash, në motorin e PHP-së

Motori i PHP-së përfundon ekzekutimin e skriptit, i cili zakonisht do të përfshijë formatimin e rezultateve të query-t, në mënyrë të këndëshme në HTML. Ai më pas i kthen rezultatet HTML në Web server.

Web Serveri e kalon HTML-në në browser, ku përdoruesi mund të shohë listën e librave që ka kërkuar.

4.4 Cookies dhe Sesionet

Një cookie nuk është gjë tjetër veçse një paketë e vogël informacioni që dërgohet nga një Web server dhe që ruhet në një browser klient. Kjo mund të jetë e leverdisshme për zhvilluesit (programuesit) sepse të dhëna të nevojshme rreth sesioneve të përdoruesve mund të ruhen dhë të merren më vonë, duke rezultuar kështu në krijimin e një gjëndjeje qëndrueshmërie ndërmjet klientit dhe serverit.

44

Page 40: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Cookie-t zakonisht përdoren nga shumë site në internet si një mjet për zgjerimin e eksperiences së përdoruesit si dhe efikasitetit të saitit, duke siguruar një mënyrë për të gjurmuar navigimin, veprimin dhe preferencat e përdoruesve. Aftësia për të ruajtur këtë informacion është një tipar kyç për site që ofrojnë shërbime të tilla si blerje online dhe reklama per një target të cakuar klientësh. Meqë qëllimi i përdorimit të cookie-ve ka në qëndër përdoruesin, pjesa kryesore e informacionit të ruajtur është një numër identifikimi unik i përdoruesit (unique user identification number - UIN). Kjo ID ruhet më pas në një bazë të dhënash dhe perdoret si çeles per terheqjen e ndonje informacioni të ruajtur në bazën e të dhënave që i korrespondon kësaj UIN. Natyrisht nuk është e detyrueshme që cookie të përdoret për të ruajtur një UIN. Në cookie mund të ruhet çfarëdo që të dëshironi, duke u kujdesur që madhësia totale të mos i kalojë 4 kilobyte (4096 byte).

4.4.1 Komponentët e Cookie-ve

Në cookie ruhen edhe pjesë të tjera informacioni, duke i mundësuar zhvilluesit për të përshtatur përdorimin e tyre në terma të domain-it, kohës, pathit dhe sigurisë. Një përshkrim i komponentëve të ndryshme të cookie-ve:

name— Emri i cookie-t është një parametër i detyrueshem sepse ai është parametri me të cilin i referohemi një cookie.

value— Vlera e një cookie është vetëm një pjesë e të dhënave që lidhet me emrin e cookie-t. Ky mund të jetë numri i identifikimit, ngjyra e sfondit, data, çfarëdolloj gjëje.

expiration date— Kjo datë përcakton jetëgjatësine e një cookie. Kur kjo kohë barazohet me datën dhe orën aktuale, cookie do të skadojë dhe të bëhet e papërdorshme. Përcaktimi i kësaj date është opsional, megjithatë në PHP kërkohet që të vendoset një datë e tillë. Nëse nuk përcaktohet një datë skadimi, cookie do të skadojë kur të mbyllet web browseri.

domain— Cookie-t janë të vlefshme vetëm për hostin dhe domainin që i krijoi ato. Ështe parametër opsional dhe nëse nuk përcaktohet, atëhere si vlerë default do të marrë emrin e hostit nga i cili e ka prejardhjen cookie. Në mënyrë që parametri domain të jetë i vlefshëm, duhet të ketë të paktën dy pika në string.

path— Përcakton pathin URL nga i cili është e vlefshme cookie. Cdo përpjekje për të marrë cookie-n nga jashtë këtij pathi do të dështojë. Përcaktimi i pathit është opsional. Nëse nuk përcaktohet atëhere si vlerë për pathin do të merret pathi i dokumentit nga i cili u kijua cookie.

security—Ky përcakton nëse një cookie mund të përdoret në një lidhje të sigurtë. Si vlerë default është FALSE.

4.4.2 Trajtimi i Sesioneve

Një sesion përkufizohet si periudha e kohës që fillon kur përdoruesi hyn në site dhe që mbaron kur përdoruesi del. Përgjate këtij sesioni mund të dëshironi të caktoni variabla të ndryshëm që do të shoqërojnë përdoruesin gjatë navigimit në site. Le të shohim skenarin e mëposhtëm: Duke përdorur sesionet, një përdorues që hyn në sitin tuaj do t’i caktohet një id unike sesionit (SID). Kjo SID me pas dërgohet në browser-in e përdoruesit në një cookie të quajtur PHPSESSID. Nëse suporti për cookie-t është i ç’aktivizuar ose nuk suportohen cookie-t, kjo SID mund të shtohet automatikisht tek të gjitha URL-të gjatë sesionit të përdoruesit. Në

45

Page 41: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

të njejtën kohë, në server ruhet një skedar me të njejtin emer me SID-ne. Ndërsa përdoruesi navigon nëper site, mund të dëshironi të ruani disa variabla si variabla sesioni. Këta variabla ruhen në skedarin e përdoruesit.

Cdo thirrje e mëvonshme e këtyre variablave të menduar se janë të tipit të “sesionit” do të bëjnë që serveri të kapë atë skedar të sesionit të përdoruesit dhë të kërkojë në të për variablin e sesionit në fjalë. Variabli i sesionit shfaqet. Me pak fjalë, ky është thelbi i trajtimit të sesioneve. Natyrisht, mund të ruani këtë informacion të përdoruesit në bazë të dhënash ose në skedarë të tjerë.

4.5 Platforma ASP.NET

ASP.NET është një platformë e cila lehtëson ndërtimin e aplikacioneve klient-server të bazuara mbi protokollet HTTP, HTML, XML and SOAP . Për të gjithë zhvilluesit .NET, kjo platformë ofron cdo gjë që është a nevojshme për zhvillimin e aplikimeve që kryesisht kanë për bazë kërkesat HTTP.

Termi ASP.NET rrjedh nga dy burime :

Së pari, ASP është akronim i Active Server Pages, një teknologji që na lejon të krijojmë një lloj të vecante faqesh që kanë një përmbajtje të tipit fjalë , tabela numrash, etj dhe që lehtëson lundrimin në pjesë të ndryshme të së njejtës ose të faqeve të ndryshme në të njejtin ose në faqe të ndryshme që ndodhen në rrjet. Me kalimin e kohës teknologjia ASP ka bëre të mundur ‘dialogun’ mes klientit dhe serverit nëpërmjet formave (forms) në një faqe.Përdoruesi mund të kërkojë informacion si psh cilin server po akseson dhe serveri, nga ana tjetër, mund ti servirë informacion përdoruesit, nëpërmjet browserit (shfletuesit).Një faqe ASP mund të ndryshojë ‘pamjen’ në momentin e ekzekutimit, psh duke shfaqur orën dhe datën, emrin e userit ose përmbajtjen .

Së dyti, .NET në termin ASP.NET i referohet një upgrade të teknologjisë .NET për të shfrytëzuar avantazhet që sjell platforma .NET në përgjithësi, një si dhe karakteristikat ASP.NET të orientuara drejt zhvillimit në web. Faqet ASP.NET janë më të shpejta për tu përdorur sepse ato kompilohen dhe nuk interpretohen, sic ndodhte me faqet e vjetra ASP. Faqet ASP.NET kanë aftësi cache-imi (ruajtje në memorie) në krahasim me faqet evjetra ASP që lehtësojnë shfaqjen e të dhënave në kontrollet Web Forms.ASP.NETpërdor faqe të ‘pasura’ dhe klasa Web Formash të cilat lehtësojnë veprime të zakonshme si dhe ato më të ndërlikuara. web format ofrojnë avantazhe të formave në Windows dhe i përdor ato në mënyrë të ngjashme. Gjithsesi web format janë optimizuar për tu përdorur me Microsoft IIS Web Server. Projektet ASP.NET kanë nevojë për një folder për të ruajtur faqet e një projeti. Folderi për ruajtjen e e faqeve të një projekti zakonisht quhet WebSite. Para ASP.NET 2.0, zhvilluesit kishin nevojë për akses në Web Server për të testuar një projekt ASP.NET . ASP.NET 2.0, përdor ASP.NET Development Server I cili është I përfshirë në platformën .NET. Ky web server mund të procesojë file lokalisht në kompjuter nga një direktori normale njëlloj si të ndodheshin në një direktori Web.

4.5.1 Përmirësimet e ASP.NET vs ASP

- ASP.NET është një version i përmirësuar i platformës origjinale ASP. - Kodi ASP.NET kompilohet i tëri para ekzekutimit të tij. - ASP.NET nuk kërkon përdorimin e gjuhëve të tipit script- ASP.NET lejon ndarjen e kodit nga HTML (gjuha me mark-up me tag-e)

4.5.2 Ndryshimi me PHP

46

Page 42: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

ASP ka nje sintakse me te veshtire, dhe eshte shume i ngadalshem ne krahesim me PHP qe ka nje sintakse te organizuar mire dhe shume kompakt,dhe shume i shpejt.Ajo çka e bën PHP të perhapur është se mund të shkruhen aplikacione te vyeshme me më pak punë se gjuhet tjera që bëjnë punë të ngjajshme, si dhe numri i madh e bazave te dhenave që i perkrah si: MySQL, PostgreSQL, mSQL, MS-SQL, Sybase,Oracle, ODBC, dBase etj.

KAPITULLI VKRIJIMI I PËRMBAJTJES SË NJË WEBSITI

5.1 Si të publikojmë një artikull në faqen kryesore?

Publikimi i artkujve në faqen kryesore përbën një avantazh për krijuesin e website-it, pasi që në momentin e parë përdoruesi prezantohet me këtë faqe. Duke u publikuar në faqen kryesore është më e madhe mundësia e shikushmërisë së tij sesa do të ishte nëse ky artikull do të shfaqej vetëm në kategorinë ku ai bën pjesë. Si duhet të vprojmë për ta realizuar këtë hap?

1. Pasi shkruajmë një artikull, duke plotësuar titullin, seksionin dhe kategorinë, duhet patjeter që kete artikull ta publikojmë që të mund të bëhet i aksesueshem në web. Për ta realizuar mjafton te shenjojmë opsionin Yes (Po) të treguar në shigjeten 1 (Ne opsionin Published).

2. Nëse duam që ky artikull të behet publik edhe në faqen kryesore, përveçse në kategorinë përkatëse duhet të shenjojmë opsionin Yes (Po) të treguar në shigjetën 2 (Në opsionin Fron Page).

47

Page 43: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

5.2 Përdorimi i Read More (Lexo më tepër)

Artikujt për nga përmbajtja do të mund të prishnin nga ana estetike paraqitjen në një website. Do të ishte jo e rehatshme të paraqiteshin artikuj të gjatë në një kategori të vetme apo në faqen kryesore. Për me tepër vizitorëve do t’ju duhej të navigonin gjithmonë në fund të faqes për të vazhduar me leximin apo aksesimin e artikujve të tjerë. Joomla ofron opsionin Read More (Lexo më tepër), i cili mundëson paraqitjen e një pjese të artikullit dhe nqs ti klikon në këtë opsion të hapet vetëm artikulli i plotë. Kjo metodë e paraqitjes e bën më të këndshme navigimin në website. Si mund ta realizojmë këtë hap?

Pasi shkruajmë një artikull vendosim mouse-in (duke klikuar) të rreshti deri ku duam që të shfaqet artikulli. Më pas klikojmë te opsioni Read More (shigjeta 1) dhe do të shfaqet një “vijë e kuqe” në artikull, pikërisht në vendin ku ne vendosëm kursorin. Cfarë do të thotë kjo? Pjesa mbi vijën e kuqe do ishte paraqitja e artikullit në kategorinë përkatëse apo në faqen kryesore. Nëse klikohet mbi Read More do të shfaqet artikulli i plotë.

Si duket një artikull me Read More?

48

Page 44: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

5.3 Si të ndajmë nje artikull të gjatë duke përdorur Pagebreak?

Joomla ofron mundësinë e ndarjes së një artikulli të gjatë në disa faqe duke përdorur “Pagebreak” (Ndarjen e faqes). Pra, nëse kemi një artikull shumë të gjatë dhe nuk duam që lexuesi të navigojë gjithmonë drejt fundit të faqes, atëhere fare thjeshtë mund ta ndajmë këtë artikull në disa faqe, ku çdo faqe përmban një pjesë të artikullit. Tërësia e këtyre faqeve na jep artikullin e plotë. Si realizohet ky proçes?

49

Page 45: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Së pari vendosim kursorin në pjesën ku duam që artikulli të kalojë në një faqe të re dhe më pas klikojmë në opsionin Pagebreak (shigjeta 1). Menjëherë do të na shfaqet mesazhi i mëposhtëm:

Në këtë mesazh do të vendosim emrin e faqes ku do të vijojë materiali. Pasi të shtypim butonin “Insert Page Break” do të bëhet ndarja e artikullit. Artikulli në editor do të marrë formën e mëposhtme, ku pjesa mbi vijën e zezë do të pasqyrohet në artikullin kryesor, ndërsa ajo poshtë vijës së zezë do të paraqitet në faqen pasasrdhëse.

5.4 Formatimi i përmbajtjes

Siç e kemi thënë edhe në pjesën e hyrjes, Joomla përdoret pothuajse në të gjitha llojet e websiteve, pra është shumë e rëndësishme të ekzistojë një panel ku të bëhet editimi i përmbajtjes së një artikulli (kjo në varësi të llojit të webit, si: gazete, restorant, rrjet social etj). A e ka Joomla një panel të tillë? Sigurisht që po. Më poshtë po ju pasqyrojmë panelin e editimit dhe shpjegimet përkatëse.

Në rreshtin e parë, sipas radhës do të mund të kryejmë këto veprime: Editimin e teksit, duke e bërë atë Bold (të trashë), Italic (të pjerrët), Underline (të nënvizuar) si

dhe ABC i cili mundëson të vihet një vijë në mes të shkrimit. Në pjesën pasardhëse do të kemi mundësi që shkrimin ta pozicionojmë në vende të ndryshme,

përkatësisht duke nisuar nga e majta në të djathtë do të kemi këto funksione: majtas, qendër, djathtas dhe në formatin e gazetës (ku rreshtat kane të njëjtën madhësi).

50

Page 46: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Pjesa e tretë mundëson shkrimin e artikullit në lloje të ndryshme formatesh si: paragraf, adresë etj., ku këtu përcaktohet dhe madhësia e shkrimit.

Në rreshtin e dytë do të kemi mundësinë të kryejmë këto veprime:

Vendosjen e pikave ose të numrave në artikull (pika numërimi). Në pjesën e dytë mundësohet zhvendosja e artikullit majtas apo djathtas. Në pjesën e tretë kemi mundësi të korrigjojmë gabimet apo veprimet tona duke e çuar artikullin

një apo disa veprime mbrapa apo para. Ndërsa pjesa e katërt mundëson këto funksione:

1. Vendosjen e një linku të jashtëm.2. Heqjen e një linkimi ekzistues.3. Vendosjen apo editimin e “Anchors”, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse “Bookmark”

brenda një artikulli që të çojnë direkt në pjesën e linkimit përkatës në artikull.4. Elementi pasardhës mundëson konfigurimin e imazheve.5. Elementi tjetër mundëson fshirjen e kodit të panevojshëm të HTML6. Elementi i parafundit të jep një ndihmë rreth asaj çfare ti nuk je i qartë se si mund të

realizohet (apo të të shpjegojë se çfare funksione kryejnë elementët qe ti ke me pikëpyetje).

7. Ndërsa elementi i fundit e kthen artikullin në kod HTML-je.

Në rreshtin e tretë do të kemi mundësi të kryejmë këto veprime:

Vendosjen e vijave horizontale. Fshirjen e formatimit. Nyjëzimi i elementëve udhëzues. Subscript, Superscript Elementi i fundit përmban simbole të veçanta që mund të përdoren në artikull.

5.5 Si të shtojmë një linkim të jashtën në një artikull?

Është e nevojshme që të përmenden në artikull shumë web-faqe të ndryshme të cilat nuk kanë lidhje me web-faqen tonë, apo që të tregohen referenca. Mënyra më e mirë per ta realizuar këtë veprim është lidhja e fjaleve kyce apo e adresave të ndryshme web në artikull përmes linkimit të jashtëm. Pasi bëhet ky linkim, lexuesi mund të klikojë te ajo fjalë apo link dhe të lidhet direkt me adresën përkatëse. Si mund të bëhet ky proces?

Hapi i parë është selektimi i fjalës kyce apo e linkut përkatës dhe më pas të shkohet në opsionin ë linkimit të jashtëm sic pasqyrohet në foton më poshtë.

51

Page 47: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Pasi të klikojmë mbi ikonën e linkimit do të na hapet një tabelë e “dialogimit” e cila ka pamjen e mëposhtme:

Sipas numrave përkatës do të kryheshin këto veprime:

1. Vendosja e linkut me të cilin do bëhej lidhja e fjalës. Psh: www.yahoo.com2. Në këtë opsion kemi të drejtën të vendosim së në cilën faqe të shfletuesit (browser-it) do të

hapet faqja e linkuar, në atë ekzistuese apo në një të re.3. Pasi të klikonim në butonin Insert fjala e selektuar më parë do të marrë një ngjyrë, e cila varion

nga lloji i template-it të përdorur, që në rastin tonë është e gjelbërt.

Pamja pas linkimit të fjalës në artikull do të ishte si më poshtë:

Sapo të klikojmë te “Shqip” do të lidhemi me faqen me të cilën është linkuar fjala.

5.6 Shtimi i imazheve në një artikull

Artikujt janë të bezdishëm nëse janë të gjatë dhe pa asnje imazh pasqyrues të asaj se për çfarë po flitet në artikull. Pikërisht, kjo linje është ndjekur në web-faqen tonë për të mos e bërë atë të bezdishme për syrin e lexuesit apo të vizitorëve. Në rastin konkret imazhet në webfaqen tonë janë

52

Page 48: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

përdorur për të ilustruar cilësinë e filmave, në mënyrë që vizitori të shohë cilësinë e tij para se të vendosë ta shkarkojë atë.

Vendosja e imazheve në një artikull bëhet e mundur përmes dy mënyrave: Përmes kodit të HTML Duke e ngarkuar atë në databazën e webfaqes.

Si realizohet mënyra e parë?

Pasi klikojmë mbi opsionin për të shtuar një artikull, në fund të faqes kemi mundësinë që ta kthejmë “vendin e punës” në një editor HTML-je, duke klikuar mbi butonin “Toggle editor”, i cili tregohet në figurën e mëposhtme:

Më pas shkruajmë këtë kod të HTML-së në editor:<img src="LINKU I IMAZHIT" >Imazhet mund t’i gjejmë në Google Image apo t’i ngarkojmë (upload-ojmë) ato në webfaqe të cilat e ofrojne këtë shërbim, ku midis tyre mund të përmendim http://imageshack.us/ . Pasi kemi ngarkuar imazhin ose gjetur atë mjafton që të marrim linkun e tij dhe ta zëvendësojmë te kodi i mësipërm pjesën: LINKU I IMAZHIT me linkun e tij i cli ka një formë të ngjashme me:

http://www.telepisodes.net/wp-content/uploads/2010/11/The-Warriors-Way-202x300.png

Siç e shikoni kemi zgjedhur një foto të formatit PNG. Pse? Ky format është i suportueshëm nga pjesa më madhe të shfletuesve web si Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer etj.Pasi e kthejmë “vendin e punës” në gjendjen e mëparshme (pra e heqim nga gjendja e editorit të HTML) menjëherë do të shohim imazhin në artikullin tonë i cili është si më poshtë:

Si realizohet mënyra e dytë?

53

Page 49: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Për të ngarkuar foton në databazën e webfaqes mjafton të klikojmë mbi butonin “Image” në fund të artikullit, i cili pasqyrohet në foton e mëposhtme:

Pasi klikojmë mbi këtë buton do të na hapet një dritare dialoguese si më poshtë:

Sipas numrave përkatës do të kryhen këto veprime:

1. Zgjidhet direktoria se ku do të ngarkohet imazhi në databazën e websitit2. Duke klikuar te butoni Browse shkojmë në vendin se ku e kemi imazhin tonë në kompjuter.3. Vendosim një URL për imazhin.4. Bëjmë një përshkrim të shkurtër të tij.5. I vendosim një titull.6. I japim atij atributin se ku mund të shkruajmë në artikull: në të majtë, djathtë apo poshtë

imazhit.7. E ngarojmë atë në database.8. Duke klikuar butonin insert e vendosim në artikull (më parë e zgjedhin imazhin nga databaza).

5.7 Fshirja e artikujve

54

Page 50: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Artikujt e publikuar më parë mund të bëhen të panevojshëm dhe nuk duhet të mbahen në website. Pra, duhet bërë fshirja e tyre. Fshirja e një artikulli është fare e thjeshtë, mjafton të shënohet simboli “Tic” √ të kutia para artikullit dhe të klikohet mbi butonin Trash (fshi). Kjo procedurë paraqitet në foton më poshtë:

Procedura që ndoqëm me siper realizohet sipas radhës së numrave 1 dhe 2 të treguara në foto.Por, kjo që ne treguam ishte thjeshtë mënyra e fshirjes së një artikulli. Akoma ekziston mënyra e rikthimit të artikullit, pasi ai nuk është fshirë nga databaza. Si bëhet fshirja e artikullit nga databaza? Së pari shkojmë te: Content – Article Trash.

Më pas do të na hapet dritarja ku ndodhen të gjitha artikujt e fshirë, ku ekzistojnë dy mundësi: ose ajo e rikthimit të tyre përmes opsionit “Restore” ose e fshirjes së përherëshme nga databaza përmes butonit “Delete”.

KAPITULLI VIMANIPULIMI I MENUSË SË WEBSITE-IT

6.1 Vështrim i përgjithshëm rreth menusë

Të gjitha veprimet të cilat kanë të bëjnë me shtimin, editimin apo me fshirjen e menusë dhe elementëve të saj, bëhen përmes menuse “Menus” ne Control Panel.

55

Page 51: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Shpjegojmë se çfarë realizojnë elementët e “Menus”

1. Menu Manager na hap një dritare të re ku ne menaxhojmë të gjitha menutë që janë të futura në web-site, por edhe ato menu të cilat ekzistojnë por që ne nuk i kemi bërë të dukshme për vizitorët e websitit. Se si maipulohet ky funksion do ta shpjegojmë më poshtë.

2. Menu Trash – Ky është koshi ku përfundojnë të gjitha elementët e menuve të fshira. Por, ashtu siç e kemi përmendur më parë te artikujt, edhe këtu, pavarësisht se ne e fshijmë në menu ajo nuk fshihet përfundimisht, por ajo përfundon te koshi i menuve të fshira. Nqs duam që ta rikthejmë elementët e fshire apo t’i fshijmë ato përfundimisht, atëhere mjafton të hapim Menu Trash dhe të klikojmë përkatësisht mbi Restore apo Delete (më parë zgjdhim menunë mbi të cilat do të kryhet njëri nga këto dy veprime).

3. Main Menu – Këtu mund të manipulojmë veprimet e përmendura më sipër për menunë kryesore si psh: fshirja, ndryshimi i llojit të menusë, krijimi i menuve me prindër etj.

4. User Menu – I detikohet tërësisht përdoruesit të regjistruar në websit dhe me fushën e veprimit të tyre. Këtu, (por jo vetëm) përcaktojmë edhe madhësinë e aksesit të vizitorit në website (nëse eshte i kufizuar apo jo)

5. Top Menu – Është menuja në krye të webfaqes e cila zakonisht përdoret për të treguar rreth websitit (se çfare ai përmban), kush janë ata që administrojnë, ndihmë rreth navigimit të tij etj.

6. Menutë e tjera si Resources, Example Pages dhe Key Conceps janë menu të ngjashme me menunë kryesore. Pra, nëse duam mund të shtojme menu të tjera përveç menusë kryesore duke bërë të mundur paraqitjen e tij me shumë menu. Zakonisht kjo përdoret në webfaqet te cilat kanë informacione të llojeve të ndryshme dhe e ndajnë ate sipas “kategorive” për ta bërë më të lehte aksesimin e informacionit nga vizitori.

7. Kunena Menu – Kjo menu nuk i përket paktës se instalimit të Joomla-s, por ajo është shtuar pasi kemi vendosur forumin në websit-in tonë. Përmes kësaj kategorie bëhet e mundur maipulimi i menusë së forumit.

56

Page 52: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

6.2 Si ta bëjmë një element të menusë kryesore të shfaqet si “default”?

Çfarë duam të themi me këtë? Është ai element i menusë kryesore që do hapet si faqe e parë kur vizitori hyn në website. Siç shihet nga figura e mësipërme, vëmë re se “Kreu” është elementi “default”, që do të thotë se ajo çfarë përmban kreu do të shfaqet sapo vizitori të hyjë në websit.Për ta ndryshuar këtë rregull, pra për të hequr Kreun si element kryesor dhe për të vendosur psh: Filma mjafton të shenjojmë kutinë para Filma dhe më pas të klikojmë te Default (shigjeta 3).Duhet të dini se nuk mund të fshihet një elemt I menusë nese ajo është Default.

6.3 Si të shtojmë një element të ri në menunë kryesore?

Klikojmë te New në menunë sipër dhe do të na hapet një faqe ku do të zgjedhim llojin e paraqitjes që do të kenë artikujt (artikulli) në këtë element. Paraqitja e kësaj dritareje dialoguese është si më poshtë.

57

Page 53: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Supozojmë se ajo çfarë ne duam të paraqesim është e përshtatshme nga formati i Category Blog Layout, të cilën e kemi të paraqitur në foton më poshtë:

58

Page 54: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Pasi të klikojmë këtë opsion do të na hapet dritarja më poshtë:

59

Page 55: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Japim shpjegimin se çfare veprimesh kryhen sipas radhës së numrave:

1. Change Type – Ky opsion shërben për tu kthyer prapa, në hapin parardhës, ku mund të ndryshojme formën e paraqitjes së artikujve, në këtë element të mënuse kryesore që po krijojmë.

2. Titles – Vendosim titullin e këtij elemnti të mensuë.3. Parent Item - Zgjedhim nëse ky element do jetë pjesë e menusë kryesore apo do jetë një “fëmi”

i një elementi ekzistues.4. Published – Përmes dy opsioneve të tij, No dhe Yes, bëjmë të mundur faktin, nëse duam ta

bëjmë publik apo jo për vizitorët këtë element.5. Access Level – Këtu zgjedhim llojin e aksesit për këtë element, nëse ai do jetë i aksesueshëm

për të gjithë vizitorët e websitit, apo ai është privat dhe mund të aksesohet vetëm nëse je i regjistruar në këtë websit.

6. On Click, Open In – ky funksion shërben për të treguar nëse ky element do të haqet në një faqe të re të shfletuesit (Browser-it) apo në faqen ekzistuese.

7. Category – Zgjedh kategorinë ku do vendosen artikujt që do lidhen me këtë element të menusë kryesore.

8. Descriptions – Përmes dy opsioneve, të Hide dhe Show, realiozhet shfaqja apo fshehja e përshkrimit të kategorisë së këtij elementi.

9. Description Image – Fsheh apo shfaq përshkrimin e imazheve të përdorur në këtë element të menusë kryesore.

Pikat 10 – 13 tregojne se si do të vendosen artikujt në këtë element dhe përkatësisht sipas numrave do të kemi:

10. Sa artikujt do të jenë “udhëheqës” , që do të thotë se sa artikuj do të shfaqen përgjatë gjithë hapësirës së elementit nga e majta në të djathtë. Në rastin konkret do të jetë 1.

11. Sa artikuj do të bëjnë pjesë në këtë element, që në rastin tonë do të jenë katër artikuj, të cilët bashkë me artikullin udhëheqës do të jenë pesë.

12. Tregon se me sa kolona do të shfaqen artikujt , të cilët do të jenë dy në rastin konkret.13. Sa linke të artikujve të faqes pasardhëse do të shfaqen në faqen ekzistuese.

Duhet të përmendim se si te shfaqim apo apo jo emrin e elementit në shfletues (Browser):

Te Page Title vendosim emrin e faqes dhe te Show Page Title kemi mundësinë e shfaqjes apo jo të emrit të saj.

6.4 Kategoritë

60

Page 56: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Kategoritë janë një element i domosdoshëm pasi bëjnë të mundur futjen e artikujve në website sipas “llojit të tyre” psh. artikujt e lojrave futen në kategorinë lojra, të filmave aksion në kategorinë e filmave aksion etj. Më pas kategoria lidhet me elementin e menusë (siç u përmend në hapin e mësipërm).Si krijohet një kategori?Shkojmë te Content – Categori Manager dhe do të na hapet dritarja e mëposhtme:

Siç shihet disa kategori janë të gatshme në Joomla (të cilat mund të fshihen pa asnjë problem) dhe të tjerat janë krijuara prej nesh. Një pjesë të tyre e kemi vendosur në kutinë që ilustrohet në foton e mësipërme.

Për të krijuar një kategori të re mjafton të klikojmë te butoni New që tregohet sipër. Do të na hapet dritarja e re ku do bëjmë plotësimet e mëposhtme sipas radhës së përcaktuar:

1. Emri i kategorisë.2. Publikimi ose jo i saj.

Shënim:Nëse nuk bëhet publikimi i kategorisë atëhere do jetë e pamundur të aksesohen artikujt e vendosur në këtë kategori nga vizitorët. Sa herë që ata të klikojnë mbi elementin e menusë që e përfshin këtë kategori do dalë Error 404.

3. Mund të bëjmë që aksesimi i kësaj kategorie të jetë publik apo privat.4. Vendosim një imazh për këtë katogori shoqëruar kjo me përshkrimin për të.5. Klikojmë Save dhe do të ruhet kategoria e krijuar.

61

Page 57: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

KAPITULLI VIINJË STUDIM RRETH WEBSITIT.

7.1 Llojet e website-ve

Disa industri kanë përshtatur përqasje mjaft standarde për web design, duke përdorur mjetet e industrisë së gjerë dhe pak imagjinatë.

 Kompanitë e vogla:

Një kompani e vogël që kërkon të krijojë një faqe interneti për të promovuar vetveten dhe shërbimet e saj në web i duhet një buxhet diku nga $ 1,000 deri $ 7,500 për një website me 3-10 faqe. Sigurohuni që ju jeni të mbeteni të kënaqur me kompaninë që ju zgjidhni, dhe se ata do të jenë në dispozicion për mirëmbajtjen e vazhdueshme nëse është e nevojshme.

Kompani të vogla, të tilla si një restorant, zyrë mjeksore, një shtëpi e daljes në pension, ose studio arti mund të vënë produktet dhe shërbimet e tyre në një website për rreth 3.500 $ deri $ 10,000. Ecommerce:

Për një website të e-commerce, janë disa variablave që do të ndikojnë në çmimin e përgjithshëm të faqes për t’u ndërtuar:

   - Sa produkte / shërbime do të përfshihen dhe si dhe llojet e tyre   

62

Page 58: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

- Ofrimi i opsionit të shportës?   - Ofrimi i SSL Certificate dhe nivelit të sigurisë?   - Zgjedhja e ofrimit të hosting dhe konfigurimit të shërbimit hosting   - Llogari tregtare.

Faqe Event

Një faqe e vogël ngjarje, të tilla si, takim konferencë e dasmës,, etj, mund të kushtojë gati asgjë për faqet template. Për faqet e përshtatur dhe në shënjestër, ju mund të presin që të paguajnë diku nga 3.500 $ në 8000 $ +.

Website Kongresi

Një faqe kongresit, e përkushtuar për nevojat kongresale si takime, evente, publikime etj. do të shkojë nga 5500 $ në $ 10,000. Një faqe që ofron fushatë elektorale do të kushtojë më shumë. 

7.2 Elementët përbërës të një websiti

Elementet Front End - Front End është ajo që ju shihni, ndërsa Back End në fund është ajo që ju nuk mund të shihni, por që eshte e aksesueshme nga administratori i faqes. Front-End përbëhet nga komponentët si në vijim:

Struktura e navigimit. Ky element nuk është e njëjtë me Sitemap i cili ngaterrohet nga pjesa me e madhe e perdoruesve, te cilet e quajne Strukturen e navigimit si nje përfaqësuese të Sitemap. Struktura navigimit është e renditja faqeve, si dhe lidhja e tyre me njera - tjetrën. Zakonisht ajo përfaqësohet nga të paktën një menu navigimi.   

 Layout. Ky element tregon mënyrën se si “gjërat” shfaqen në faqe. Paraqitja e mirë është aq e rëndësishëm sa çdo element tjetër i projektimit. Paraqitja e keqe e bën një website në sytë e vizitorëve të keqmenazhuar dhe i nxituar në ndrërtim. Një layout e lejon syrin të gjejë lehtë atë që kërkon.

     Logo. Një faqe interneti e mirë ka një grafikë unifikuese rreth të cilit ajo është ndërtuar.

Grafika përfaqëson kompaninë tuaj, organizatën juaj. Logo-ja lidh websitin me gjithcka që kompania juaj ben.    

Imazhet. Fotot, grafikat, animacionet mund të vendosen në një faqe interneti për ta sjellë atë në jetë. Apo, në disa raste, ta varrosin atë.    

Përmbajtja. Janë të pakta faqet e internetit të cilat vlejnë për t’u parë. Interneti filloi si një metodë e shkëmbimit të informacionit. Evolimi në World Wide Web ka bërë të mundur pasurimin e tij me të gjitha llojet e mediave. Një artikull i shkruar sipas rregullave gjuhësore, i organizuar paster dhe qarte e ben me te lexueshme dhe kerkueshme nga syri i vizitorit.    

Dizajn grafik. Shumë nga elementet e përshkruara më sipër, të tilla si logo, menutë e navigacionit, layout, imazhet, etj, bëjnë pjesë nën kategorinë e përgjithshme të dizajnit grafik. Por, dizajn grafik është shumë më tepër se kaq. Ajo është impakti i përgjithshëm që do të ketë si rezultat i përdorimit të duhur dhe integrimit të të gjitha këtyre elementeve.

63

Page 59: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Elemntët Back End.

Disa nga faqet e internetit janë krejtësisht statike. Ata janë të njëjta çdo herë që i vizitoni. Ju nuk jepni informacione, nuk ka votime, borde buletini, ose forma të referimit. Nëse doni të gjeni diçka në faqen e internetit, e cila nuk ka kutinë e kërkimit, ju vetëm kërkoni derisa e gjeni atë që kërkoni, por që edhe mund të mos e gjeni. Por webfaqe të tilla janë të rralla, pasi interneti po bëhet gjithnjë e më të shumë pjesë e jetës së njerëzve. Webfaqet “moderne” janë gjithnjë e më të kërkueshme. Ato ofrojnë grafikë të re në çdo vizitë. Ato lejojnë përdoruesit të kërkojë më shumë informacion, ose lejojnë vizitorët për të postuar mendimet e tyre. Shumë webfaqe mund të përditësuar direkt nga një panel të thjeshtë apo programet e përpunimit. Pjesa më e madhe e tyre u përgjigjen nevojave të veçanta të përdoruesve.

     Content Management System. Kjo është aftësia për të rinovuar faqen tuaj te internetit pa pasur

nevojë të drejtpërdrejtë për të redaktuar kodin e html. Një Content Management System e fuqishme mundeson që dokumentet të jenë të përgatitura, redaktuar, të miratuar para publikimit.

     E-Commerce. Blerja e artikujve nga interneti ka filluar të bëhet gjithnjë e më shumë e

zakonshme. Internet lejon tregtarët e vegjël të arrijnë një audiencë të gjerë botërore, ndërsa shitësit e tjerë të jenë në gjendje të mbajnë listën e madhe klientëve të tyre.     

Shporta Shopping. Nëse ju keni një ose dy produkteve, kjo është në rregull në qoftë se vizitorët klikoni disa herë, plotësojnë informacionet, dhe blerjnë e produktin. Nëse ju keni shumë produkte të ndryshme për shitje, keni nevojë për një “karrocë”. Kjo është vetëm një mënyrë për vizitorët për të marr produkte të ndryshme dhe të bëjë një blerje të vetme në fund të procesit.    

Site Search. Ndër të gjitha artikujt në web, janë të pakta artikujt që vizitoret gjejne lehtësisht me nje klikim, pjesa tjeter kerkon nje “mjet” navigimi për të kërkuar në web. Nqs doni që vizitorët t’i shohin një e nga një artikujt derisa të gjejnë atë që deshirojnë, atëhere keni për të humbur nëntë nga dhjetë vizitorët.  

Rotacioni i imazheve. Paraqitja e imazheve të reja çdo herë që dikush viziton faqen tuaj i jep atij një kënaqësi të re. Fotografitë mund të ndërrohen përmes ngarkimit ne server apo duke ndërhyrë në kodin e HTML-së.    

Chatroom. Ka një sërë mënyrash për të lejuar njerëzit që të bashkëveprojnë online. Një bord buletini i lejon anëtarët të postojnë mesazhet në një temë. Chatroom lejon përdoruesit të komentojnë në kohë reale.    

Kontakti. Faqe e internetit duhet të kenë patjetër formën e kontaktit, pasi ai eshte ndoshta kontakti i vetëm midis jush dhe anëtarëve. Por, mbi të gjitha ai mund të shërbejë edhe si një lloj feedback-u.    

Format e referimit. Marketing viral merr shumë forma. Nëse dikujt i pëlqen faqja juaj, dhe ka të lehtë për të njoftuar miqtë e tij, atëhere ju keni rritur numrin e vizitorëve tuaj.

64

Page 60: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Komponentë të tjerë, të cilët nuk janë të përfshirë ne grupimet qe u përmendën më sipër    

Hosting. Hosting është vendi ku faqja juaj është vendosur fizikisht. Në një server, diku, janë grupi i dosjeve që janë te vendosura në websitin tuaj.    

Domain. Kjo është adresa. Kur dikush kërkon për të parë faqen tuaj te internetit, ata vënë këtë adresë në internet, dhe faqja e juaj bëhet e aksesueshme për ta.    

Promovimi Online. Një faqe e mirë, pa vizitorë, është si një monument i madh i ndërtuar në një shkretëtirë të pabanuar.

7.2 Siguria në Joomla

Siç e dimë të gjithë Joomla është një CMS që ka një përhapje të madhe në të gjithë botën. Për këtë arsye Hackers tentojnë gjithmonë me gjet një mënyrë për të hackuar faqet e internetit që janë të punuara me Joomla. Më poshtë do mundë të gjeni 7 këshilla si t’i shmangeni në maksimum këtyre hackimeve. Nëse i zbatoni ato, siguria e faqes tuaj të internetit do të rritet ndjeshëm.

Gjëja që duhet të bëni se sbën është një Backup i shpeshtë i faqes tuaj të internetit. Kështu që edhe po ju bën hack, mund ta ktheni faqen sërisht online. Nëse ju hackojnë përsëri, atëher kthehuni në një version më të vjetër të Joomla dhe mundohuni me gjet se cili Extension ju krijon probleme e nga i cili mund të hackohet faqja.

8. Ndrysho prefiksin e Database (jos_)

Shumë Databse injections që shkruhen për të hackuar Joomla mundohen me marr informacione nga tabelat jos_users. Në këtë mënyrë ato mund të marrin fjalëkalimin e Super Administratorit. Duke ndryshuar këtë prefiks do të shmangni shumë/të gjithë injections që mund të tentohen për t’u bërë.

Prefiksi i Database mund të ndryshohet kur ju instaloni Joomla. Nëse e keni instaluar Joomla më parë me prefiksin e vet atëher ndiqni hapat e mëposhtëm për ta ndryshuar atë:

Hyni te Back-End i Joomla Shko ne Global Configuration dhe kërko për Database Ndrysho prefiksin e Database (Psh. fsdawq_) dhe shtyp Save Shko në phpMyadmin Shko ne export dhe shtypni Start. Eksportimi mund të zgjashi disa minuta në varësi të linjës

edhe madhësisë së Database Kur të mbaroni hapeni edhe selektoni të gjith kodin e ngjiteni në Notepad për ta edituar Në phpMyadmin zgjidhni të gjithë tabelat edhe i fshini Në Notepad bëni një Search & replace (Ctrl + H). Kërkoni për jos_ edhe e zëvendësoni me një

prefiks tjetër.(Psh. fsdawq_) Përdorni butonin “Replace all”. Selektoni çdo gjë në Notepade edhe e ruani. Në phpMyadmin shkoni në SQL, ngjisni ato që

keni kopjuar dhe shtypni Start.

9. Hiqni numrin e versionit te Joomla edhe te extentioneve

65

Page 61: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

Shumë herë një faqe mund të hackohet për Bugs që mund të ket një extentions. Nëse juve ju shfaqet një shembull i till: My Extention version 2.14, atehëherë kjo mund të rrezikoj faqen tuaj. Ju mund ta modifikoni këtë gjë duke ndjek hapat e mëposhtëm.

Merrni të gjithë extension nga serveri juaj Hapni një program si Dreamweaver Hapni me anë të programit çdo file që shkarkuat nga serveri juaj Përdorni funksionin Search dhe kërkoni çdo file. Kërkoni për “My extention version 2.14” dhe shtypni Ok Kur ta keni gjet këtë atëher fshini numrin e versionit që vjen nga pas Ngarkoni sërisht të gjithë filet në server edhe shifni nëse ndryshimet janë ruajtur

10. Përdor një komponente SEF

Shumë hacker përdonin Google:inurl command për të kërkuar për ndonjë exploit. Përdorni Artio, SH404SEF apo ndonjë komponentet tjetër SEF për të ndryshuar URL dhe për të mos i mundësuar hackerave të kërkojnë për exploit.

Gjithashtu ju rënditeni më lart në Google nëse përdorni SEF.

11. Mbani Joomla dhe extention në versionin e fundit

Kjo është diçka që kërkon një kontroll të përhershëm. Gjithmonë shikoni nëse ka dal versioni i ri i Joomla apo të komponenteve apo moduleve që përdorni edhe i bëni gjithmonë një Upgrade.

12. Përdorni CHMOD-in e duhut për dosjet edhe filet

Kthimi i CHMOD në 777 apo 707 i një dosjeje apo i një fili, është i domosdoshëm vetëm atëher kur një script duhet të shkruajë tek ai fili apo dosje. Të gjithë filet e tjerë kanë këtë CHMOD:

PHP – 644 Coonfig – 666 Dosjet e tjera – 755

13. Fshini filet e mbetura nga ç’instalimi

Shpresh herë kur ç’instaloni diçka, në server mbesin disa file. Ju s’duhet të harroni ti fshini këto, sepse funksioni uninstall nga Joomla len shumë her gjëra pa fshirë.

14. Ndryshoni filin .htaccess

Shtoni kodin e mëposhtëm tek .htaccess juaj për të shmangut një sërë exploit

########## Begin - Rewrite rules to block out some common exploits## Block out any script trying to set a mosConfig value through the URLRewriteCond %{QUERY_STRING} mosConfig_[a-zA-Z_]{1,21}(=|%3D) [OR]# Block out any script trying to base64_encode crap to send via URL

66

Page 62: Internei Dhe Aktiviteti i Tij

INTERNETI DHE AKTIVITETI I TIJ

RewriteCond %{QUERY_STRING} base64_encode.*(.*) [OR]# Block out any script that includes a < script> tag in URLRewriteCond %{QUERY_STRING} (<|%3C).*script.*(>|%3E) [NC,OR]# Block out any script trying to set a PHP GLOBALS variable via URLRewriteCond %{QUERY_STRING} GLOBALS(=|[|%[0-9A-Z]{0,2}) [OR]# Block out any script trying to modify a _REQUEST variable via URLRewriteCond %{QUERY_STRING} _REQUEST(=|[|%[0-9A-Z]{0,2}) [OR]# Block out any script that tries to set CONFIG_EXT (com_extcal2 issue)RewriteCond %{QUERY_STRING} CONFIG_EXT([|%20|%5B).*= [NC,OR]# Block out any script that tries to set sbp or sb_authorname via URL (simpleboard)RewriteCond %{QUERY_STRING} sbp(=|%20|%3D) [OR]RewriteCond %{QUERY_STRING} sb_authorname(=|%20|%3D)# Send all blocked request to homepage with 403 Forbidden error!RewriteRule ^(.*)$ index.php [F,L]########### End - Rewrite rules to block out some common exploits

67