iriqi dhe mollËt

1
IRIQI DHE MOLLËT Na ishte një herë një iriq, të cilin të gjithë e thërrisnin iriq gjembaçi. Në trupin e tij kishte shumë-shumë gjemba, prandaj dhe shokët e quanin kështu. Një mëngjes, iriq gjembaçi doli nga strofka e tij dhe u nis për të gjetur ushqim. Bëri një copë udhë dhe, për t’u çlodhur, u ndal nën një pemë. Vendi qe mbushur plot me mollë të vogla, që kishin rënë prej pemës nga era. "Sa mirë!” - mendoi me vete iriq gjembaçi. “Tani do ta mbush barkun duke i ngrënë mollët njëra pas tjetrës.” Dhe ashtu bëri. Filloi të hante i uritur mollët e shijshme. Hëngri sa hëngri, dhe në mendje i erdhën shokët e tij, iriqët e tjerë. Po si t'i merrte mollët? Në gojë ai mund të mbante vetëm një kokërr mollë. Pasi u mendua pak, iriq gjembaçi u kthye me kurriz nga toka. Në gjembat e tij u ngulën shumë mollë. I gëzuar për këtë zgjidhje, iriq gjembaçi u nis drejt shtëpisë. Sapo arriti pranë strofkës, iriq gjembaçin e pa njëri prej shokëve. Ai u thirri iriqave tjerë, të cilët dolën menjëherë përjashta për të parë ç’kishte ngjarë. Kur e panë iriq gjembaçin të ngarkuar plot me mollë, shokët qeshën, iu afruan dhe filluan të merrnin secili nga një mollë. Iriq Gjembaçi i shikonte i kënaqur shokët e tij. Sa i lumtur ndihej ai për veprimin që kishte bërë! Që nga ajo ditë, të gjithë iriqët mendonin për njëri- tjetrin, sa herë që dilnin për të gjetur ushqim.

Upload: musaks

Post on 26-Oct-2015

392 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

perralla

TRANSCRIPT

Page 1: IRIQI DHE MOLLËT

IRIQI DHE MOLLËT

Na ishte një herë një iriq, të cilin të gjithë e thërrisnin iriq gjembaçi. Në trupin e tij kishte shumë-shumë gjemba, prandaj dhe shokët e quanin kështu.

Një mëngjes, iriq gjembaçi doli nga strofka e tij dhe u nis për të gjetur ushqim. Bëri një copë udhë dhe, për t’u çlodhur, u ndal nën një pemë. Vendi qe mbushur plot me mollë të vogla, që kishin rënë prej pemës nga era. "Sa mirë!” - mendoi me vete iriq gjembaçi. “Tani do ta mbush barkun duke i ngrënë mollët njëra pas tjetrës.” Dhe ashtu bëri. Filloi të hante i uritur mollët e shijshme.

Hëngri sa hëngri, dhe në mendje i erdhën shokët e tij, iriqët e tjerë. Po si t'i merrte mollët? Në gojë ai mund të mbante vetëm një kokërr mollë. Pasi u mendua pak, iriq gjembaçi u kthye me kurriz nga toka. Në gjembat e tij u ngulën shumë mollë. I gëzuar për këtë zgjidhje, iriq gjembaçi u nis drejt shtëpisë. Sapo arriti pranë strofkës, iriq gjembaçin e pa njëri prej shokëve. Ai u thirri iriqave tjerë, të cilët dolën menjëherë përjashta për të parë ç’kishte ngjarë.

Kur e panë iriq gjembaçin të ngarkuar plot me mollë, shokët qeshën, iu afruan dhe filluan të merrnin secili nga një mollë.

Iriq Gjembaçi i shikonte i kënaqur shokët e tij. Sa i lumtur ndihej ai për veprimin që kishte bërë!

Që nga ajo ditë, të gjithë iriqët mendonin për njëri-tjetrin, sa herë që dilnin për të gjetur ushqim.