isksh miraton kontratat me qendrat shëndetësore, spitalet ...detyrimet ndaj paleve kontraktore,...

20
KONTRATAT E REJA, JA NDRYSHIMET Revistë Periodike Nr. 14, dhjetor 2010 KONTRATAT E REJA, JA NDRYSHIMET ISKSH miraton kontratat me Qendrat Shëndetësore, Spitalet, Farmacitë dhe Depot Farmaceutike për vitin 2011 ISKSH miraton kontratat me Qendrat Shëndetësore, Spitalet, Farmacitë dhe Depot Farmaceutike për vitin 2011

Upload: others

Post on 19-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Kontratat e reja, ja ndryshimet

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

14, d

hjet

or 2

010

Kontratat e reja, ja ndryshimet

isKsh miraton kontratat me Qendrat shëndetësore, spitalet, Farmacitë dhe depot Farmaceutike për vitin 2011isKsh miraton kontratat me Qendrat shëndetësore, spitalet, Farmacitë dhe depot Farmaceutike për vitin 2011

Vlerësoni gjënë më të çmuar!Siguroni shëndetin!

Kujdesemi për shëndetin tuaj!

Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi).Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunesuarit në fshat paguajnë 3 % zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.Një mënyrë tjetër është sigurimi vullnetar. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale.

www.isksh.com.al

Kontratat e reja,

ja ndryshimet

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

14, d

hjet

or 2

010

Kontratat e reja,

ja ndryshimet

isKsh miraton kontratat me Qendrat shëndetësore,

spitalet, Farmacitë dhe depot Farmaceutike për vitin 2011

isKsh miraton kontratat me Qendrat shëndetësore,

spitalet, Farmacitë dhe depot Farmaceutike për vitin 2011

Revista “Fokus ISKSH” është një botim perio-dik i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shën-detësor. Synimi i këtij botimi është informimi i të gjithë aktorëve që japin dhe marrin shër-bimin shëndetësor. Mjekët do të kenë kë-sisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi më tepër për të ditur të drejtat e tyre.

“Fokus ISKSH” përpos kontributit të stafit të Institutit, është e hapur për përfshirjen e ideve të gjithkujt prej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:Etiola KOLA

[email protected]&fax: +3554 2259 855

Adresa: Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

(ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”,

Lagjia 8, Tiranë.Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Perktheu: Mimoza Backa w

ww

.isks

h.co

m.a

l

Në brendësi:

Buxheti 2011

Hana: Do të ketë sërish rritje pagash ..........Fq 4

RimBuRsimi

Mbi 70% e recetave me rimbursim, per pensionistet. ......................................................Fq 6

PeRdoRimi

Antibiotikët, mjekët po ndërgjegjësohen. ................................................Fq 9

studimi

Kostoja për pacienteve me polikistoze renale .............................................Fq 10

4

Fokus

BUXHETI

Miratohet buxheti i vitit 2011

Hana: Do të ketë sërish rritje pagash

Buxheti i ISKSH-se per vitin 2011 eshte parashikuar

ne shumen 27.4 miliarde leke ose me nje rritje

krahasuar me vitin 2010 prej 7 %. Me kete rritje

behet e mundur rritja tjeter e pagave te punonjesve

te shendetesise, mesatarisht 4- 5%. Rritja do te kete

dhe per zerin e rimbursimit te barnave, për të cilat

parashikohet të përdoren 6.7 miliarde leke”, u shpreh

drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana.

Lidhur me shpenzimet aktuale, drejtoresha e ISKSH-se

u shpreh: Gjate vitit 2010 pritet te shpenzohen rreth

25.6 miliarde leke. Gjate ketij viti u be e mundur rritja

e pagave te te gjithe sektorit te shendetesise, nga 2000

leke ne muaj per infermieret dhe 4.000-5000 leke ne

muaj per mjeket. Aktualisht pagat e punonjesve te

shendetesise krahasuar me vitin 2005 jane mbi 2 here

me te larta. Madje per mjekun e familjes pagan e zonat e

malore e te thella malore arrijne ne 80.000-90.000 leke

ne muaj. Ndersa pagat e mjekeve ne zonat qendrore

arrine ne mbi 50.000 leke ne muaj. Nepermjet paketes

se sherbimit ne paresor mbulohen pothuaj te gjitha

nevojat e popullates per kete sherbim.

Elvana HANA, Drejtore e Pergjithshme e ISKSH-se

5

Fokus

2006 2007 2008 2009 2010

Vizitat e kryera ne kujdesin paresor / vit (nr.)

2,414,595 4,011,431 4,149,351 4,941,5412,882,489

(6 mujori 1-re)

Personat e vizituar per here te pare te mjeku familjes (nr.)

419,712 633,991 696,147 783,917725,553

(6 mujori 1-re )

Ky trend ne rritje i interesit te popullates per perdorimin

e sistemit shendetesor nepermjet skemes se sigurimeve

shendetesore ka ardhur si pasoje e masave te marra

nga ISKSH per permiresimin e sherbimit shendetesor,

vecanerisht te atij paresor, te cilat jane:

A - Reforma financiare e ndermarre ne sherbimin

shendetesor paresor ne v.2007, e cila ka motivuar

financiarisht personelin shendetesor dhe si rrjedhim eshte

rritur cilesia e kujdesit shendetesor ndaj pacienteve

B - Mbulim me i mire shendetesor ne te gjithe teritorin

e vendit, si nga ana sasiore ashtu edhe cilesore

C - Forcimi i sistemit te referimit ne te gjitha nivelet e

kujdesit shendetesor duke forcuar rolin e mjekut te familjes

si “porte hyrje” ne nivelet e tjera te kujdesit shendetesor.

Falë reformave të ndërmarra, mund të themi me siguri

se numri i personave te siguruar te regjistruar, pra

persona te cilet kane perfituar librezen e se ne krahasim

me vitin 2005, numri i personave qe kane perfituar

libreze shendeti pothuaj eshte dyfishuar. Gjithsesi,

ceshtja e evidentimit te plote te personave te siguruar,

mendojme se do te marre zgjidhje perfundimtare

mbas prodhimit dhe venies ne perdorim te kartes se

shendetit per te cilen eshte duke u punuar.

Lidhur me shpenzimet e rimbursimit, per financimin

e listes se barnave te rimbursueshme, per 9/mujorin

Janar-Shtator 2010 jane shpenzuar 4.135 milion leke.

Jane likujduar rregullisht subjektet farmaceutike sipas

detyrimeve te percaktuara ne kontraten dypaleshe.

Fondi per rimbursimin e barnave te listes se

rimbursueshme per vitin 2010 parashikohet te arrije

ne rreth 5.9 miliarde leke.

Nepermjet kesaj liste perfitojne barna falas kategoria e

pensionisteve, ndersa kategoria e veteraneve perfiton

falas perveç barnave te listes edhe barna te tjera per

te cilet ata kane nevoje por qe nuk jane ne listen e

barnave te rimbursueshme.

Mbajtja e nivelit te rimbursimit ne keto nivele eshte

rrjedhoje e punes se bere ne drejtim te disiplinimit

te perdorimit te barnave, hartimit te protokolleve

cilesore te perdorimit te tyre duke bere qe pacientet

te perfitojne ate ç’ka u takon, pra pa prekur nivelin

e cilesine e mjekimit. Nepermjet pjesmarrjes tone

ne komisionin e hartimit te listes se barnave dhe

me konktaktet qe kemi krijuar me organizmat

nderkombetare te specializuara ne fushen e politikave

te rimbursimit, kemi dhene mendimet tona per

perfshirjen ne listen te barnave cilesore por edhe me

çmime me te uleta.

Gjendja stabel financiare e ISKSH-se,s ne saje te

permiresimit te vazhdueshem te menaxhimit, forcimit

te rolit kontrollues, ben qe ISKSH te paguaj rregullisht

detyrimet ndaj paleve kontraktore, nderkohe qe ne

vitin 2005, ky institucion trashegoi nje borxh prej

rreth 10 milion dollare.

Me poshte paraqiten treguesit e perdorimit te sherbimeve shendetesore

ne vitet 2006- 2010 permes skemes se sigurimeve shendetesore:

6

Fokus

SHERBIMI FARMACEUTIK

Mbi 70% e recetave me rimbursim, per pensionistet

Barnat e shtrenjta, 1 recete rimbursohet mbi 1.5 milione lek ne muaj për pacient. Ja cilat jane semundjet per te cilat shpenzohet me shume per rimbursimin e barnave

Kategoria e pensionisteve eshte nje nder

kategorite kryesore me peshen specifike

me te madhe si ne numrin total te recetave ashtu

edhe ne shpenzimet e rimbursimit të barnave nga

ISKSH.

Per vitin 2010 kjo kategori ne krahasim me 9-mujorin

e 2009 ka pasur nje rritje te madhe si ne numrin e

recetave me nje diference prej 180 710 receta me

shume per kete vit dhe me nje rritje te shpenzimeve

faktike te rimbursimit ne vleren 306 035 mije leke

me shume. Vlera mesatare e recetes kete vit eshte

rritur ndjeshem me 64 leke per recete.

Rritja e te gjithe treguesve tregon per rritjen e

cilesise dhe numrit te barnave te shtuara ne Listen

e Barnave te Rimbursuara te vitit 2010, gje te cilen

e fakton rrija e madhe e vleres se recetes.

Tabele krahasimore me te dhenat e vitit 2009 dhe 2010 per 9-mujorin

Receta Rimbursim Rimbursim/recete

9-mujor 2009 1510779 1665413 1102

9-mujor 2010 1691489 1971448 1166

Diference 2010-2009 180710 306035 64

Total 9-mujor 2009 2155747 3581307 1661

Total 9-mujor 2010 2421093 4384358 1811

Diference tot.2010-2009 265346 803051 150

% ndaj totalit 2009 70.1 % 46.5 %

% ndaj totalit 2010 70 % 45.0 %

elvana hana, drejtore e isKsh: “me nje menaxhim te mire dhe te kujdesshem te fondeve,

isKsh ka arritur të përmirësojë vit pas viti Listën e Barnave të rimbursuara, jo vetem duke rritur

numrin e barnave, por edhe numrin e përfituesve nga skema e sigurimeve shëndetësore”.

7

Fokus

Kategoria e pensionisteve futet ne kategorite

me semundje kronike te cilat marrin recete te

permuajshme dhe ne rastet me te shumta edhe

2-3 receta ne muaj pasi jane pacinet me nje sere

Diagnozat me shpenzimet me te larta ne rimbursim per muajin shtator 2010

diagnoza Nr. pacienteve Nr. recetave Rimbursim+ vlshtese

1 Hipertension esencial 105,015 108,128 98,240,739

2 Diabetis melitus 28,964 29,573 55,454,544

3 Thalasemia Major 180 180 40,133,288

4 Astma bronkiale 9,086 9,312 32,119,468

5Insuficienca kronike

e veshkave1,001 1,156 31,396,702

6 Insufiçence kardiake 12,679 13,097 23,030,470

7 Leucemia mieloide 72 74 20,735,270

8 Psikoza skizofrenike 4,930 5,329 19,968,208

9Tumori malinj i gjirit

te femrat1,523 1,616 15,671,036

10 Epilepsia 5,275 5,734 15,554,985

11 Glaukoma 5,640 5,937 14,866,673

12Semundje e zemres nga hipertensioni

10,208 10,393 12,817,790

13 Skleroza multiple 83 84 7,768,231

14 Sindrom parkinson 2,831 2,881 7,351,126

15 Hipoplazia e prostates 6,408 6,521 7,228,287

diagnozash si Hipertension, Diabet melitus,

Insuficience kardiake, Hipoplazi e prostates,.etj.te

gjitha keto diagnoza zene vend te konsiderueshem

ne shpenzimet faktike te rimbursimit.si me poshte:

8

Fokus

Barnat e shtrenjta

Perpos semundjeve me perdorim masiv, ne

listen e rimbursimit jane edhe disa barna mjaft

te shtrenjta, te cilat mbulojne disa semundje te

vecanta. Vit pas viti ISKSH ka pasuruar Listen

e barnave te rimbursuara edhe me barna per

mjekimin e ketyre semundjeve te cilat do te

ishin te paperballueshme nga vete pacienti pasi

nje recte mujore kap shifra mbi 150 000 leke te

reja.

P.sh., bari qe perdoret per diagnozen e Leucemise,

u fut ne listen e barnave te rimbursuar ne vitin

2009.Qe ne kete vit ky bar me gjithe numrin e

vogel ne dukje te pacienteve ze nje peshe specifike

te larte ne shpenzimet e rimbusimit. Per 9-mujorin

e vitit 2010 vlera e rimbursimit te ketij bari eshte

148.686.012 leke ndaj 4.377. 958.190 leke qe jane

shpenzimet e rimbursimit ne total per kete 9-mujor.

Vlera mesatare e recetes per kete bar eshte 332

631 leke per recete ne muaj.

Te dhena 9-mujor 2010 per disa nga barnat me te shtrenjta

paciente Receta Rimbursim ne total Rimbursim /recete

Deferasirox 250 mg. 214 1380 328237325 237,853

Imatinib 100 mg 59 447 148686012 332,631

Valganciclovir Hydrochloride 450 mg

6 11 2042964 185,724

9

Fokus

Hana: Antibiotiket, mjeket e famlijes po ndergjegjesohen

BARNAT

Te dhenat e ISKSH dhe studimet e institucioneve nderkombetare si Banka

Boterore tregojne se shqiptaret konsumojne shume medikamente, duke e pare se pari zgjidhjen te barnatPor, perkunder ketij fenomeni tashme te njohur ne vendin tone, ka edhe nje tendence tjeter qe po vihet re persa i takon antibiotikeve, si nje grup i vecante i medikamenteve ne teresi. Duke pare te dhenat e fundit dhe krahasimin e tyre nder vite, veme re se po ulet perdorimi i tyre tek femijet, pavaresisht se ne listen e rimbursimit, numri i antibiotikeve ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Ne vitet e fundit jane shtuar antibiotike kryesisht te perdorimit oral (pasi formati injektabel jane kryesisht per perdorim spitalor), nderkohe qe ne shpenzime shohim nje ulje te vleres se tyre krahasuar me totalin e shpenzimeve per medikamente, ne 49 milione ne vitin e fundit”, tha drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana.Theksojme se behet fjale per nje ndergjegjesim me te madh te mjekut te familjes, pasi leshimi i recetave me antibiotike pa kriter ne spitale apo marrja e antibiotikeve pa recete mjeku, vijon te mbetet nje fenomen shqetesues.Kjo tendence pozitive e ndergjegjesimit te mjekeve te familjes, po te shohim dhe te dhenat e rimbursimit ne ISKSH, vjen pas nisjes se reformes ne sherbimin shendetesor paresor, pasi mjeku i familjes nuk eshte me thjesht nje pershkrues recetash, por ka mare rolin qe i takon ne sistem, duke konsultuar pacientet dhe jo ne cdo rast duke dhene medikamente pa kriter. Aq e vertete eshte kjo, sa te dhenat tona tregojne per nje ulje te pershkrimit te recetave me rimbursim krahasuar me numrin e vizitave te pacienteve. Nga 1 vizite me 1 recete para nisjes se reformes, sot ky raport eshte 1 me 0.6.

Kur Aleksander Fleming hyri ne historine e mjekesise moderne me 1929 me zbulimin e te parit antibiotike, Penicilines, besoj se kur nuk e kishte perfytyruar

faktin qe zbulimi i tij do te perkujtohej çdo 18 nentor, dite ku bota e mjekesise por jo vetem ajo i bejne homazhe nje zbulimi te tille, i cili revulocionarizoj dhe fuqizoj njekohesisht perpjekjet e njerezimit ne luften ndaj infeksioneve bakteriale. Perkujtimi i dites se Antibioterapise na detyron jo vetem te shohim te kaluaren por njekohesisht te reflektojme per te tashmen dhe te ardhmen e ketyre “armeve te fuqishme” ne duart e mjekesise moderne ne menyre qe ato te mbeten kurdohere te efektshme ne duart e mjekeve te mirformuar. Eshte detyre e jona qe keto produkte farmaceutike me shpesh te pershkruara nga çdo mjek, te njihen mire, te perdoren ne masen dhe ne kohen e duhur, dhe mbi te gjitha te mos shperdorohen duke u kthyer me pas ne te kunderten e perdorimit te tyre, pra ne favorizimin e krijimit te mikroorganizmave te jete rezistent “fale” nje perdorimi jo te miremenduar e te mirmenaxhuar te tyre. Nese antibiotiket, keto produkte te konceptuara e prodhuara per te goditur jeten e mikroorganizmave demprurese per shendetin tone do te keqperdorohen, ato po ashtu kthehen ne demprurese e jeteshkaterruese per konceptuesin e prodhuesin e tyre, qenien njerezore.Perse antibiotiket duhen te mos pershkruhen vend e pa vend dhe cilet jane “baballaret” e njohjes dhe pershkrimit me racional te tyre?Shqiperia hyri ne boten moderne ne fillimvitet 90-te me nje “arsenal” te varfer te antibiotikeve, rreth 22-25 prej tyre, por me nje eksperience te pasur teoriko-praktike menaxhuese te ketyre produkteve fale shkolles se Infektiologjise Shqiptare te iniciuar nga Prof. Nikolla Dushniku e te pasuruar me pas me emra te njohur te kesaj fushe si Dr. Sitki Bushati, Dr. Qazim Cerga, Dr. Jahja Pulo, Dr. Elmaz Eltari, Dr. Argjiro Kerkeshi, Dr. Kristo Pano, Dr. Kozma Tavanxhi, Dr. Dhimiter Kraja, etj. Hapja e dyerve te vendit ndaj produkteve te shumta antibakteriale te cilet qarkullonin deri ne ate kohe ne bote, jo pak, por rreth 220 syresh, produkte te cilat jane shtuar ne numer dhe cilesi dita dites, e vuri mjekesine shqiptare ate te njohjes cilesore te antibiotikeve e perdorimin e tyre jo vetem nga “mjeshtrat e antibioterapise” sikunder emertohen Infeksiologet, por i vuri asaj perpara nje detyre shume te veshtire, ate te mos abuzimit e drejtperdorimit te ketyre produkteve te vena ne duart e saja per te “kurorezuar” me sukses luften e saj kunder pasojave te semundjeve te ndryshme me origjine bakteriale. Pershkrimi i antibiotikeve vend e pa vend ne çdo te semure me temperature, me çrregullime te aparatit respirator apo te traktit gastrointestinal, etj, me doza e kohezgjatje jo racionale te tyre po favorizon tek ne, sikunder po ndodh kudo ne bote, krijimin e mikroorganizmave te cilet “te ballafaquar” me nje presion te tille “kerkojne” nje mundesi mbijetese duke u bere dita dites gjithmone e me rezistent e me pak te ndjeshem ndaj tyre. Eksperienca e gabuar e disa vendeve duhet te na bejne te reflektojme ne nje perdorim te drejte, racional dhe te mire studjuar te antibiotikeve. Mendo, shih dhe analizo me kujdes kontekstin kliniko-biologjik te te semurit e te semundjes qe ai bart, para se te ulesh e pershkruash cilindo prej antibiotikeve. Nje algoritem i tille trishkallesh do te na lejoje sot dhe ne te ardhmen qe ne mjekeve shqiptare te mos “varferohet per asnje çast ky arsenal i armeve efikase” ne luften tone te perditshme kunder mikroorganizmave semundjeshkaktuese.

Një dite për të reflektuarNga

As.Prof. Tritan KaloDr. Shk. M. Najada Çomo

10

Fokus

Hyrje

Semundjet kronike te veshkave (SKV) jane nje problem mjekesor, social dhe ekonomik per te

semuret, familjet e tyre dhe shoqerine. Mjekimi i ketyre semundjeve ze sot afro 80% te shpenzimeve per shendetin ne bote. Kostoja e Medicare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per fazen terminale te SKV eshte rritur nga 12.2 $ ne 2000 ne 20.8 billion $ ne 2007. Keto shifra kerkojne rishikimin e kosto-efektivitetit te parandalimit dhe trajtimit te SKV (4-6). Polikistoza renale e adultit, e transmetuar ne menyre autozomale dominante, (akronimi ne anglisht ADPKD) eshte nje nga patologjite e trasheguara me te shpeshta qe prek 1:400 deri 1:1000 njerez (7). Ajo perben 8-10% te shkaqeve te insuficiences renale kronike (IRK) terminale ne vendet perendimore (8). Ne Amerike ADPKD perben 10-12% te rasteve me IRK terminale, duke “gllaberuar” 200 milion $ ne vit (9). Manifestimet kryesore klinike jane dhimbja lumbare, hematuria, kalkuloza, infeksionet e traktit urinar (ITU),

STUDIMI

Kostoja e ekzaminimeve dhe trajtimit spitalor te pacienteve me polikistoze renale

hipertensioni arterial (HTA) dhe IRK (10). Gjithashtu, kjo semundje shoqerohet dhe me manifestime ekstrarenale si kistet hepatike, crregullimet e valvulave kardiake, malinjizime etj. Kjo larmi manifestimesh klinike kerkon jo vetem nje diagnostikim te kujdesshem por dhe nje mjekim kompleks, te cilat kane koston e tyre (11). Duke pare lidhjen mes funksionit të veshkave dhe kostos se kujdesit shëndetësor të pacientëve me IRK nga ADPKD, kemi ndermarre nje studim, per here te pare te ketij lloji, ne te cilin jane perfshire paciente me ADPKD te shtruar ne QSU “Nene Tereza”.

Materiali dhe metodatNe kete studim retrospektiv jane perfshire 51 paciente me polikistoze renale te shtruar ne Sherbimin e Nefrologjise, QSU “Nene Tereza” ne periudhen Janar 2008 – Korrik 2010. Eshte pergatitur nje fishe tip ku jane marre keto te dhena: mosha, gjinia, vendlindja, vendbanimi, diagnoza, komplikacionet nga semundja baze, ekzaminimet e bera,

Flamur Llaha1, Alma idrizi2, enver Roshi3, Nestor Thereska2, elvana hana1

11

Fokus

kostoja per cdo ekzaminim ne leke, mjekimi ditor dhe shpenzimet ne leke per cdo medikament te marre nga pacientet. Diagnoza e polikistozes renale u vu ne baze te te dhenave familjare per pranine e ADPKD dhe te kritereve ekografike (12). Alterimi i funksionit renal u konsiderua atehere kur niveli i kreatininemise ishte me i madh se 1.5 mg/dl. Per analizen e te dhenave eshte perdorur SPSS. Per te dhenat e vazhdueshme jane llogaritur mesatarja dhe deviacioni standard. Per krahasimin midis grupeve eshte perdorur ANOVA. P ≤ 0.05 eshte konsideruar sinjifikante.

Rezultatet Mosha mesatare e pacienteve ishte 54.9±13.1 vjec, ndersa mosha mesatare e femrave ishte 55.3±13.8 vjec, dhe e meshkujve ishte 54.1±12.4 vjec. Pacientet me te shumte ne numer i perkisnin grup moshave 31-40 dhe 41-50 vjec. Frekuenca e komplikacioneve renale ishte si vijon: adenoma renale - 4%, urolitiaza - 42%, ITU - 84%, hematuria - 83%, HTA - 64%. 36 paciente kishin funksion renal te ruajtur (kreatininemia < 1.5 mg/dl), me moshe mesatare 49.4±6.8 vjec, nderkohe qe 15 paciente ishin me funksion renal te alteruar (IRK) (kreatininemia > 1.5 mg/dl), me moshe mesatare 56.3±3.5 vjec. Ne disa

Figura 1. Diteqendrimi ne spital sipas gjinise

Figura 3. Mesatarja dhe deviacioni standart i kostos se barnave sipas gjinise

Figura 4. Mesatarja dhe deviacioni standart i kostos se materialeve te konsumit sipas gjinise

Figura 5. Mesatarja dhe deviacioni standart i kostos se ushqimitFigura 2. Mesatarja dhe deviacioni standart

i kostos se shpenzimeve sipas gjinise

paciente, ITU eshte kontrolluar me shpejtesi, ndersa ne 35% te pacienteve ai ishte ende i pranishem edhe pas nje trajtimi 5-ditor. Ne keta paciente u evidentua septicemi dhe, administrimi parenteral i nje fluoroquinoloni ose nje cefalosporine te gjenerates se trete ka qene i domosdoshem. Ne 8 paciente ka qene i indikuar CT

0

746.9

0 0 0

12

Fokus

scaner per te zbuluar kistet e infektuar. Pacientet femra kane me te shumta ne numer prandaj dhe diteqendrimi ne spital (Figura 1), kostoja e shpenzimeve ne total (Figura 2) dhe kostoja e barnave kane qene me te larta per femrat (Figura 3), ndersa shpenzimet lidhur me materialet e konsumit (Figura 4) dhe ushqimin (Figura 5) kane qene pothuaj te njejta per te dy sekset.

DiskutimiMeqenese kjo semundje eshte vleresuar se prek 1:400 deri 1:1000 persona ne Evrope dhe ne Amerike (13, 14), ne Shqiperi me nje popullate rreth 3.500.000 banore mendohet qe 3000 deri ne 3500 persona te jene te semure me polikistoze renale. Ky studim jep të dhëna të domosdoshme për të ndihmuar në zhvillimin e strategjive te reja ekonomike. Nepermjet analizimit te te dhënave klinike, laboratorike, atyre te kostos, ne kemi synuar jo vetem te bejme kostifikimin per pacientet me ADPKD, por njekohesisht te fusim ne punen e perditshme nje praktike bashkëkohore të nderlidhjes se semundjeve renale me koston e diagnostikimit dhe trajtimit te tyre.Kostoja e kujdesit shendetesor te ketyre pacienteve rritet ne menyre dramatike me avancimin e semundjes drejt IRK

terminale, sepse ne kete stad HTA behet me rezistent ndaj mjekimit dhe kerkon doza me te larta te medikamenteve ose shtimin e medikamenteve te tjera. Pacientet kane anemi e cila nga ana e saj kerkon trajtim me eritropoetine qe eshte nder medikamentet me te shtrenjta te rimbursueshme nga ISKSH. Persa i perket ITU, mund te themi qe frekuenca e tyre ne pacientet e perfshire ne kete studim ishte e larte, e krahasueshme me te dhenat e literatures (15). Infeksionet e zgjatura, te padominuara nga mjekimet tregojne per infeksione intrakistike te cilat pervecse kerkojne ekzaminime te shtrenjta per t’u diagnostikuar kerkojne dhe antibiotike qe depertojne ne kiste dhe qe rrisin koston e trajtimit te ketyre te semureve. Si konkluzion, shpenzimet per kujdesin shendetesor per pacientet me ADPKD lidhen me komplikacionet e shumta me karakter sistemik qe ka kjo semundje dhe me disfunksionin renal te avancuar te tyre. Kjo evidence eshte e rendesishme per vleresimet ekonomike dhe nderhyrjen ne nje stad sa me te hershem te semundjes, ne menyre qe te prevenojme ose ngadalesojme progresionin e ADPKD drej IRK terminale. Strategjite qe prevenojne humbjen e funksionit renal ne keta paciente kane potencial per te ulur dhe koston financiare te trajtimit te tyre.

1Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor 2Sherbimi Nefrologji-Dialize-Transplant, QSU “Nene Tereza” 3Departamenti i Biostatistikes, Fakulteti i Mjekesise

13

Fokus

Nisur nga praktika dhe përvoja e përvitshme

e hartimit të kontratave për financimin e

shërbimeve shëndetësor në kujdesin parësor, nga

ana e ISKSH janë hartuar kontrata me Qendrat

Shendetesore (QSH) që ofrojnë shërbim në këtë

kujdes për vitin 2011, të cilat u miratuan nga Këshilli

administrativ i ISKSH-së.

Kontratat janë hartuar bazuar një bashkëpunimi të

frytshëm ndërmjet përfshirjes mjaft të gjerë të palëve

të interesit, ku mund të përmendim, vetë QSH të të

gjitha rajoneve, si zbatuese të drejtpërdrejta të këtyre

kontratave, urdhërave profesionalë (të mjekëve

dhe infermierëve), shoqatat dhe sindikatat më të

mëdha të shërbimeve shëndetësore, Institucionet

Kontratat e reja me Qendrat Shëndetësore

Miratohen kontratat e financimit të kujdesit shëndetesor paresor. Ja ndryshimet

VITI 2011

Shëndetësore (Shëndeti Publik-MSH, Qendra

e Akreditimit-QKCSAISH). Krahas mendimeve

dhe sygjerimeve për përmirësimin, janë hartuan

dhe akt-marrëveshje të përbashkëta me urdhërat

profesionalë, me shoqatën e mjekut të familjes, me

drejtues të disa qendrave shëndetësore te mjekut

të përgjithshëm dhe të mjekut specialistë.

Ndryshimet e rekomanduara në këto kontratave, në

mënyrë të përmbledhur kanë të bëjnë kryesisht me

forcimin e llogaridhënies në mënyrë të dyanshme,

zbatimin sa më mirë të sistemit aktual të shërbimeve

shëndetësore dhe financimit të tyre, me synim final

ofrimin e shërbimeve shërbimeve shëndetësore ne

kujdesin paresor, duke mundësuar një akses më

14

Fokus

të plotë qytetarëve ndaj këtyre shërbimeve dhe

krijimin e qëndrueshmërisë së financimit të këtyre

shërbimeve.

Në mënyrë të detajuar, po paraqesim disa nga

ndryshimet e bëra dhe qëllimin përkatës të tyre:

1. Përmirësim i “Bazës ligjore”, me ligjet Nr. 10279

dt. 20.05.2010 “Për kundravajtjet administrative;

Ligjin nr. 8485 datë 12.05.1999 “Kodi i procedurës

administrative”, i ndryshuar, dhe Ligjin nr. 9887 datë

10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,

si dhe Urdherin nr. 128 date 03.03.2010 te Ministrise

se Shendetesise “Per pajisjen e mjekeve dhe

stomatologeve ne lejen individuale per ushtrimin e

profesionit” dhe Urdherin nr. 554 datë 22.10.2009

“Për miratimin e Dokumentit Rregullator për

Riçertifikimin e Profesionistëve të Shëndetësisë”,

ligje dhe akte që rregullojnë aktivitetin profesional

dhe adminsitrativ të punonjëve në sektorin

shëndetësor;

2. Janë përmirësuar deryrimet e përgjithëshme të

QSH, si:

Organizimi sa më mirë i orarit të shërbimeve •në QSH, i cili duhet të shpallet në mjedise të

dukshme të qendrës,

Mbi mbulimin e banorëve me mjekë të familjes, •në rastet e mungesave të mjekeve për një kohë

të gjatë, ose në rastin e zonave kur nuk ka mjekë

familje;

Mbi mirëmbajtjen e pajisjeve që disponon •QSH për ofrimin e paketës së shërbimeve, si

dhe të programeve elektronike të Sistemit të

Informacionit Shëndetësor; që tashmë është

shtrirë drejt vetë QSH-re;

Mbi mbrotjen e të dhënave personale në zbatim •të ligjit përkatës, si dhe zbatimin e masave të

nevojshme për largimin e mbeturinave të

kontaminuara gjatë proçedurave mjeksore, si të

dëmshme për shëndetin e qytetarëve;

3. Janë përmirësuara detyrimet mbi manaxhimin e

QSH nga drejtorët përkatës, si:

Zbatimi me korrektesë i orarit të shërbimeve •shëndetësore nga i gjithë personeli shëndetësor;

Zbatimin e të gjithë sistemeve aktuale që •

veprojnë në shërbimin parësor, si sistemi i

referimit dhe i Informacionit Shëndetësor;

Marrjen e masave për përfshirjen e të gjithë •

personelit mjekësor në programet e Edukimit

në Vazhdim;

4. Janë përmirësuar detyrimet specifike të QSH,

nëpërmjet personelit të kontraktuar, mjekë,

infermire, për ofrimin e një shëerbimi shëndetësor

cilësor dhe të financueshëm; duke përmirësuar

detyrime si:

ofrimin e shërbimit shëndetësore në instutucion •

dhe në banesë të të sëmurëve, në mënyrë të

veçantë ofrimin e detyrueshëm të të sëmurëve

të pamundur që kryejnë vizitën në institucione,

si paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të verbërit,

invalidët e përhershmë, etj

respektimin e parimit të zgjedhjes së lirë të •

mjekut;

ofrimin e shërbimeve shëndetësore kundrejt

zbatimit të protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë

të miratuar,

5. Janë përmirësuar detyrime të DRSKSH-së, si:

Zgjidhjen e mbulimit shëndetësor të ndonjë QSH •

në rastet e mungesave të mejkëve të familjes;

Forcimin e kontrollit të aktiviteteve ekonomiko-•

profesionale të QSH-re;

6. Janë përmirësuar sanksionet dhe proçedura e

ankimimit, në rastet e shkeljeve të detyrimeve të

kontratës, si:

janë ndarë vendosja e penaliteteve sipas •

detyrimeve të veçanta të kontratës, dhe

është përcaktuara masa e këtij penaliteti,

sipas rëndësisë së shkeljeve, me synim uljen e

subjektivizmit në marrjen e penaliteteve;

janë ndryshuar afatet e ankimimit në fusnkion të •

ligjit për kundravajtje administrative;

15

Fokus

VITI 2011

Objekti i Kontrates me Spitalet per vitin 2011

eshte percaktimi i te drejtave dhe detyrimeve

te paleve, sipas VKM nr.140, datë 17.02.2010 “Për

financimin e shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Spitalor nga skema e detyrueshme e sigurimeve të

kujdesit shëndetësor”. Gjate punes per hartimin

e kesaj kontrate është marrë për bazë eksperienca

dy vjecare e kontraktimit me spitalet (Kontrata

S/2009,S/2010), janë reflektuar problematikat qe jane

hasur gjate implementimit te tyre si dhe janë pasqyruar

e sygjerimeve te vete spitaleve.

Më konkretisht, lidhur me “Te drejta dhe detyrime

te pergjithshme per Spitalin”, ky nen është ndare ne

kater nenpika:

a) Te drejta dhe detyrime te pergjithshme te spitalit .

b) Detyrimet e spitalit ne sherbimin e pranim urgjences

spitalore.

c) Detyrime te spitalit ne sherbimet me shtreter(per

pacientet e shtruar).

d) Detyrime te spitalit ne dhenien e sherbimit te

specializuar ambulator.

Sipas cdo nenpike jane konkretizuar detyrat perkatese

per:

Llojet e sherbimeve qe ofron spitali te percaktuar •

me VKM per shtetasit shqiptar, te huaj, te siguruar

/te pasiguruar te ndara sipas cdo niveli sherbimi.

Dhenien e Sherbimeve te kualifikuara te ndihmes •

se pare, te urgjences, te reanimacionit dhe te

observacionit ditor.

Dhenien e Sherbimeve ne sherbimin me shtreter •

dhe ate ambulator per shtetasit ne nevoje, per

ekzaminime, diagnostikime dhe/ose trajtime, kur

nuk eshte e mundur te ofrohen prej kujdesit

shendetesor paresor dhe ne perputhje me sistemin

e referimit.

Zbatimin e: Rregullores se Pergjithshme te •

Funksionimit (Teknike, Ekonomiko-Financiare) qe

miratohen nga Ministria e Shendetesise, Urdherat,

Udhezimet dhe tarifat per sistemin e referimit, te

miratuara nga Ministri i Shendetesise dhe ISKSH-

ja.

Zbatimin e procedurave dhe kritereve per te bere •

filtrin e shtrimeve.

Trajtimin e te semureve ne perputhje me etiken, •

standartet,Upk dhe protokollet e diagnostikimit

dhe mjekimit, te miratuara nga Ministria e

Shendetesise dhe Urdherat e profesionisteve te

percaktuara me ligj.

Llojin e dokumentacionit dhe menyren e plotesimit •

te dokumentacionit qe perdoron afatin kohor qe

duhet te respektoje ne plotesimin e tyre.

Llogaritjen e shpenzimeve te sherbimeve te •

perfituara nga pacienti, referuar te dhenave te

rregjistrimit ne rregjistra, kartela, fatura.

Spitalit i kerkohet qe brenda organikes se miratuar •

te organizoje zyren e recepsionit dhe arketimit,

sektorin e kostos per llogaritjen e kostos faktike

te karteles klinike te pacienteve te shtruar.

Risi ne Kontraten S/2011, me qellim permiresimin e •

performances dhe cilesise, eshte vendosja (Aneksi

Nr. 5), e disa indikatoreve te aktivitetit te sherbimit

shendetesor, matjen, llogaritjen, monitorimin dhe

vleresimin e tyre

Kontratat me spitalet

Ja pikat e reja të kontratave mes ISKSH-së dhe spitaleve

16

Fokus

Lidhur me financimin e spitaleve, ai do te behet sipas

buxhetit te miratuar me VKM

Ndersa spitali Durres sipas buxhetit te miratuar nga

KA e ISKSH-se.

Risi në këtë kontratë është se rishpërndarja e

burimeve miratohet nga Bordi i Spitalit. Ne rast se

bordi nuk ekziston rishperndarja behet efektive

vetem pas leshimit te autorizimit me shkrim nga

ISKSH-ja, sipas kerkeses te argumentuar te drejtorit

te spitalit. ISKSH-ja, nga rezerva e miraruar nga KM ne

buxhetin per sherbimin spitalor,mund te beje shtesa

ne buxhetin vjetor te spitalit ne varesi te politikave

te qeverise per ndryshimin e sistemit te pagave e

sigurimeve shoqerore e shendetesore,si dhe shtesa

per mbulimin e shpenzimeve per mallra e sherbime te

domozdoshme apo te paparashikuara. Ne vartesi te

ecurise se situates financiare te spitalit,ISKSH mund te

beje dhe pakesime te rezerves se shperndare. Shtesat

dhe pakesimet nga rezerva behen me vendim te KA

te ISKSH-se.

Një tjetër risi është përdorimi i te ardhurave per

shperblim nga ana e spitalit vetem ne rastin e

realizimit te indikatoreve.

Lidhur me sanksionet, në kontratë parashikohet se

ISKSH gezon te drejten e vendosjes se sanksioneve

kur pas kontrolleve te ushtruara konstaton shkelje te

detyrimeve te kesaj kontrate dypaleshe.Sanksionet do

te jene ne forme gjobash dhe kushti penal.Menyra e

venies se gjobes behet sipas procedures se parashikuar

ne ligjin nr 10279 date 20.05.2010 “Per kundravajtjet

administrative’.Gjobat vendosen nga drejtori i spitalit

pas kontrollit te ushtruar nga ISKSH-ja.

Ne Kontratat S/2011 jane parashikuar te monitorohen

6 indikator te matjes se performances dhe cilesise

(eshte shtuar indikatori nr.6 dhe indikatori nr.2 eshte

ndryshuar). Keta tregues jane te matshem dhe dalin

nga perpunimi i te dhenave te aktivitetit spitalor ne

evidencat perkatese. Qellimi eshte qe spitalet te njohin

dhe vetevleresojne treguesit qe rrjedhin nga aktiviteti

qe realizojne dhe te motivohen per permiresimin e

tyre.

17

Fokus

VITI 2011

Barnat e rimbursueshme,tani farmacitë online

Miratohen kontratat mes ISKSH-së dhe Farmacive, Agjencive Farmaceutike, Depove Importuese e

Distributore te Barnave, si dhe kontratave trepaleshe ndermjet ISKSH-QSUT-Depo Importuese dhe

ISKSH-Spital Rajonal-Depo Importuese

Ne kuader te rishikimit dhe permiresimit te

kontratave ekzistuese, bazuar ne problematikat

e konstatuara nga kontrollet e ushtruara dhe pas

zhvillimit te negocimeve te grupit te punes se ISKSH-

se me palet e interesuara: Sindikatat e Farmacisteve,

Urdherin e Farmacisteve dhe Shoqaten e Distributorve

Farmaceutike te Shqiperise, ne marveshje me to, ISKSH

pergatiti kontratat me Farmacite, Agjencite/farmaceutike

dhe Depot e Barnave si dhe Kontratat Trepaleshe.

Më poshtë janë disa nga ndryshimet e kontratave të vitit

2011.

KONTRATA me Farmacite F/2011 dhe me A/farmaceutike A/2011Tek kapitulli i detyrimeve të farmacive, shtohet një pikë

e re: Farmacia/agjencia dergon online (brenda 48 oreve),

nepermjet lidhjes me internet, te dhenat lidhur me

ekzekutimin e recetave me rimbursim si dhe te hyrje-

daljeve te barnave te rimbursueshme. Gjithashtu, është

shkurtuar afati i regjistrimit te faturave-hyrje nga 10,

është bërë 5 ditë.

Ndërsa ne piken 4 është shtuar paragrafi: Ne pjesen

e caktuar te librezes se shendetit ,farmacia/agjencia

ploteson qarte dhe pa gabime, barnat e dhena. Libreza e

shendetit firmoset nga pacienti pasi merr barnat.

Lidhur me recetat e invalideve te luftes dhe veteraneve

me semundje kronike:

Në rastet kur bari nuk eshte ne listen e barnave qe

rimbursohen, farmacia ben llogaritjen e çmimit te barit

bazuar ne çmimin e pasqyruar ne pullen e kontrollit te

vendosur ne kutine e barit. Fotokopja e fatures origjinale

te bleries e vulosur nga farmacia (ku bari i dhene

shenohet me shenjen –x-) t’i bashkengjitet recetes se

kesaj kategorie .

Per alternativat me te shtrenjta te barnave te listes se

barnave qe rimbursohen, farmacia do te rimbursohet kur

ne recete eshte plotesuar nga mjeku emri tregetar i barit/

barnave,duke plotesuar saktesisht kodin perkates te barit.

Ne rastin kur nuk eshte plotesuar emeri tregetar i barit,

18

Fokus

farmacise i rimbursohet bari ne masen e alternatives se

pare, sipas listes se barnave qe rimbursohen.

Një pikë tjetër e ndryshuar është pika 12: Farmacia te

ekzekutoje recetat me rimbursim te plote per aq barna

sa pershkruhen per diagnoze, recetat me rimbursim te

pjesshem deri ne tre barna per diagnoze,per kategorine

pensioniste deri ne tre barna per diagnoze.

Pika 20 është riformuluar si me poshte:Farmacia/agjencia vetedeklaron ne DRSKSH inventarin

e gjendjes fizike te barnave te listes se barnave qe

rimbursohen çdo date 31 Dhjetor, si dhe listen e barnave

te skaduara nese ka .Me hyrjen ne fuqi te listes se re te

barnave qe rimbursohen, farmacia dorezon inventarin

e barnave te listese se re dhe inventarin e barnave qe

kane dale nga lista. Inventaret dorezohen te printuar (

te vulosur dhe firmosur), pa korrigjime dhe ne menyre

elektronike .

Sanksionet dhe procedurat e ankimitTek pika 5 kufiri i vleres se diferences ne minuse per

farmacite nga 200.000 deri 600.000 leke te behet 200.000

deri 500.00 leke dhe per a/farmaceutike nga 150.000 deri

400.000 leke behet 150.000 deri 300.000 leke.

Tek pika 10 ..afati kohor i ankeses se farmacise ndaj

vendimit te gjobave te vendosura ,ne gjykaten e

rrethit behet brenda 30 diteve... (nga 5 ne kontraten

ekzistuese).

Gjithashtu është shtuar një pikë: Nese ne recete ka

korigjim te forme dozes apo te principit aktiv te barit

,vlera e atij bari nuk rimbursohet.

Kapitulli “Zgjidhja e kontratës”

Tek pika 8 zgjidhja e kontrates per diferenca ne plus,per

farmacite nga mbi 200.000 leke behet ne mbi 150 000

leke dhe per a/farmaceutike nga mbi 150 000 leke behet

ne mbi 100.000 leke

Tek pika 9 zgjidhja e kontrates per diferenca ne minus,per

farmacite nga mbi 600.000 leke behet ne mbi 500.000

leke dhe per a/farmaceutike nga mbi 400.000 leke behet

ne mbi 300.000 leke.

Ne te gjitha pikat per shkelie te detyrimit kontraktual...

periudha e zgjidhjes se kontrates nga 3 muaj, behet 6 muaj.

KONTRATA me Depot Importuese dhe Distributore

2011

Në kontratat me depot ka patur disa përmirësimë,

sikurse është pika e detyrimeve të importuesit e cila

bëhet si vijon: Importuesi / Distributori eshte i detyruar

te pranoje kontrollin me inventarizim dhe tematik per

Barnat e Listes se Barnave qe rimbursohen qe ben

ISKSH/DRSKSH.

Lidhur me penalitetet, është shtuar një pikë: Kur

Depo Impotruese nuk pranon per kontroll pa arsye te

paraqitura me shkrim,specialiste te ISKSH, te cilet jane

19

Fokus

te paisur me flete idendifikimi dhe urdher kontrolli,ajo

paguan kushtin penal prej 100.000 leke.

Si dhe, kur nga kontrolli rezulton se Depo Importuese/

Distributore ka derguar ne ISKSH/DRSKSH informacion

jo te sakte , ajo paguan kushtin penal prej 100 000 leke.

Po ashtu, lidhur me penalitetet është përcaktuar se kur

nga kontrolli rezulton se Importuesi/Distributori ka

shitur barna pa pasqyruar ne flete-dalje nr.e serise dhe

skadencen, gjobitet ne masen 10.000 leke per çdo rast.

Ka patur ndryshime edhe sa i takon zgjidhjes së kontratës.

Kur Depo Distributore nuk pranon per kontroll pa arsye

te paraqitura me shkrim, specialiste te ISKSH/DRSKSH,

te cilet jane te paisur me flete identifikimi dhe urdher

kontrolli,asaj i zgjidhet kontrata nga dita e njoftimit zyrtar

deri ne fund te periudhes se kontraktuar por jo me pak

se nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes.

KONTRATAT TREPALESHE 2011(ISKSH-QSUT-DEPO MPORTUESE)Edhe kjo kontratë ka patur përmirësime sa i takon një

kontrolli më të mirë të barnave. Depo Importuese eshte

e detyruar te pranoje kontrollin me inventarizim dhe

tematik per barnat e Listes se Barnave qe Rimbursohen

qe ben ISKSH/DRSKSH.

Lidhur me sanksionet: Kur nga kontrolli me inventarizim

i barnave te rimbursueshme objekt i kesaj kontrate

,ne depon e barnave rezultojne diferrenca ne plus te

pajustifikuara ( gjendja fizike me e madhe se gjendja

kontabel) importuesi paguan kushtin penal te barabarte

me totalin e teprices se konstatuar. Gjithashtu, nëse ne

receten e ekzekutuar nga Farmacia(QSUT), ka korigjim te

forme dozes apo principit aktiv te barit ,Farmacia(QSUT)

paguan kushtin penal ne masen e vleres se atij bari.

KONTRATAT TREPALESHE 2011 (ISKSH-

SPITAL RAJONAL-DEPO IMPORTUESE

Edhe kjo kontratë ka pësuar disa ndryshime lidhur me

sanksionet: Kur nga kontrolli me inventarizim i barnave

te rimbursueshme objekt i kesaj kontrate ,ne depon e

barnave rezultojne diferrenca ne plus te pajustifikuara

(gjendja fizike me e madhe se gjendja kontabel)

importuesi paguan kushtin penal te barabarte me totalin

e teprices se konstatuar. Nese ne receten e ekzekutuar

nga Farmacia(Spitalit), ka korigjim te forme dozes apo

principit aktiv te barit ,Farmacia(Spitalit) paguan kushtin

penal ne masen e vleres se atij bari.

20

Fokus

STATISTIKA

Barnat me konsum më të lartë për periudhën Janar-Tetor 2010 për

kategorinë pensionistë

Kodi i Barit Emertmi KimikRimbursimi

(Leke)Sasia

380/16 Lercanidipine 10 mg 166,115,138 1,807,380

402/16 Olmesartan 20 mg 90,143,933 782,357

64/105 Hydrochlorothiazide 25 mg 71,990,683 11,602,970

19/93Insuline Humane Biosintetike Neutrale

100 Nj.N. / ml - 3 ml64,648,133 75,609

389/92 Valsartan + Hydrochlortiazide 80/12.5mg 63,790,196 569,446

376/73 Losartan potassium 50mg 63,425,949 3,946,909

262/41 Levodopa 200 mg + benserazide 50 mg 47,351,603 1,319,946

385/3 Brinzolamide 10mg/ml-5ml 44,965,184 24,925

390/92 Valsartan+Hydrochlortiazide 160/25mg 44,415,591 286,133

386/3 Travoprost 40mcg/ml-2.5 ml pika per sy 43,903,404 15,275