jeta ime, bota ime, zgjedhja ime - rec...

16
udhëzues p mbi ër shkollat realizimin e procesit të riciklimit Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime AMBASSADE DE FRANCE EN ALBANIE

Upload: ngotuong

Post on 06-Feb-2018

313 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

udhëzues pmbi

ër shkollatrealizimin e procesit të riciklimit

Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime

AMBASSADE DE FRANCEEN ALBANIE

Page 2: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Ky udhëzues është përgatitur në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Ji ndryshimi që do të shohësh” mbështetur nga një programi i përbashkët i Ambasadave të Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri që mbështetet nga Fondi franko-gjerman “Elysée”.

Ne e kemi titulluar këtë udhëzues mbi riciklimin në shkollë, “ sepse ky

udhëzues na tregon rrugën për t’u bërë të gjelbër. Ky udhëzues i tregon shkollës sonë se cila është mënyra më e mirë për t’u bërë një shkollë miqësore me mjedisin. Ky

udhëzues tregon se si mund të ndikojmë më pak mbi planetin e natyrën e tij, duke bërë një gjë tepër të

thjeshtë, duke treguar pak më shumë kujdes me atë çfarë trajtojmë e hedhim poshtë si mbeturinë.

Riciklimi është jo vetëm një veprim mjedisor, por është një veprim me vlera ekonomike nga i cili mund të

përfitojmë të gjithë. Për më shumë informacion, shfletoni faqet e tij, duke

mësuar hap pas hapi se si ky proces mund të bëhet një projekt i vërtetë, mjedisor, i zbatueshëm në shkollën tuaj.

Ju urojmë punë të mbarë!

Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime”

AMBASSADE DE FRANCEEN ALBANIE

Përgatitur nga

Mbështetur nga:

©Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, Maj 2012

Page 3: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Numri i njerëzve që popullojnë sot globin po rritet shumë shpejt. Rritja më e dukshme e numrit të popullsisë ka ardhur sidomos në vitet e fundit. Sot jetojnë rreth 7 miliardë njerëz, të cilët kanë nevoja në rritje për ushqim, vendbanim për shërbime të ndryshme etj. Si pasojë e kësaj, edhe sasia e mbetjeve që prodhohen në të gjithë globin është shtuar.

Mbetjet prodhohen nga aktiviteti njerëzor në shtëpi, industri, bujqësi etj. Mbetje quhen të gjitha ato materiale të padëshirueshme të dala nga një proces prodhimi teknologjik apo konsumi në shtëpinë tonë, të cilat kanë ende vlerë. Mbeturinë quhet ajo pjesë e mbetjeve, e cila nuk hyn më në punë, nuk ka më vlerë. Në një kosh mbeturinash ju mund të vini re shumë lloje mbetjesh, shumica e të cilave janë ambalazhe dhe produkte jo ushqimore. Nëse mbetjet nuk ripërdoren apo nuk riciklohen, atëherë ato kthehen në mbeturinë.

Shtimi i mbetjeve sjell për pasojë lindjen e një sërë problemeve. Ato ndotin mjedisin ku jetojmë duke u bërë burim infeksioni për sëmundje të ndryshme, prishin pamjen e peisazhit, ndotin tokën dhe burimet ujore dhe shpesh rrezikojnë botën e gjallë.

Ne mund të ndihmojmë duke mos krijuar shumë mbetje dhe mbeturina. Më tej, të përpiqemi për të gjetur mënyra për ripërdorimin dhe riciklimin e tyre. Në këtë mënyrë, ne kujdesemi që mjedisi përreth të jetë më i pastër dhe konsumi i burimeve natyrore të jetë sa më i vogël.

Shumë mbetje . . .

shumë probleme

"MBETJE" ËSHTË ÇDO SUBSTANCË

OSE OBJEKT, TË CILIN

MBAJTËSI E HEDH,

KA NDËR MEND TA HEDHË

OSE I KËRKOHET

QË TA HEDHË

Page 4: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Pse duhet të riciklojmë?

Riciklimi ruan burimet natyrore, kursen energji në prodhimin eprodukteve të reja dhe zvogëlon ose shmang ndotjen lidhurme nxjerrjen dhe përpunimin e lëndëve të para.

Riciklimi zvogëlon sasinë e mbetjeve të ngurta që dalin ngaproceset e prodhimit për lëndë të parë dhe që përfundojnë nëvenddepozitim.

Riciklimi ul shkarkimet në atmosferë të gazeve me efekt serrësi dioksidi i karbonit, që kontribuojnë në ndryshimin e klimësglobale.

Të riciklosh ka vlerë ekonomike.

Riciklimi është një veprim mjedisor.

Riciklimi ndihmon në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm përnjë mjedis më të mirë për brezat e ardhshëm.

...sipas vlerësimeve të bëra së fundimi, çdo shqiptar prodhon 1-1.2 kg mbeturina çdo

ditë. Çështja e mbetjeve të ngurta është një nga çështjet më të mprehta me të cilin po përballet vendi ynë. Programi Edukimit mjedisor i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) sfidon të gjithë nxënësit shqiptarë që të angazhohen për të minimizuar sasinë e mbetjeve të tyre nëpërmjet reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet.

Page 5: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Shkolla është një institucion shumë i rëndësishëm për të filluar procesin e riciklimit në Shqipëri.

Nga riciklimi në shkollë, nxënësit, mësuesit, personeli imirëmbajtjes së shkollës, si dhe prindërit mund të mësojnë jovetëm bazat e riciklimit, por me veprime të thjeshta tëruajnë dhe mirë administrojnë burimet mjedisore.

Realizimi i riciklimit në shkollë është një veprimtari që ofronnjë përvojë të mësuari duke përfshirë të gjitha grupet.

Vetë procesi i riciklimit në mjediset e shkollës ju jep mësuesve tëshkollës një mundësi tepër të vlefshme për të realizuar sëbashku me nxënësit e tyre projekte konkrete, me vlerakomunitare.

Në varësi të asaj çka nxënësit do të riciklojnë (letër, plastikë,alumin) ata kanë mundësi të fitojë të ardhura, të cilat mund t’ipërdorin për aktivitete social-kulturore, kështu “riciklimi dhe “shkolla” formojnë një partneritet praktikisht tëpërsosur.

Nëpërmjet riciklimit, shkolla jonë mund të japë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e vendit tonë për të zhvilluar me një ekonomi të qëndrueshme dhe mbrojtur mjedisin.

Pse procesi i riciklimit DUHET FILLUAR

NË SHKOLLË?

Page 6: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Edukimi mjedisor është “një proces i qëndrueshëm, i cili synon që njeriu të jetojë gjithmonë në harmoni me mjedisin dhe të përvetësojë njohuri, vlera, përvojë, duke vepruar individualisht apo kolektivisht për të zgjidhur problemet e sotme dhe të së ardhmes së mjedisit.

Sot më shumë se kurrë, po i kushtohet rëndësi edukimit nëpërmjet projekteve mjedisore. Realizimi i një projekti riciklimi në shkollë bën të mundur jo vetëm shpërndarjen e informacionit mjedisor, por nxit pjesëmarrjen, krijimtarinë, ndjenjën e sipërmarrjes tek fëmijët. Një veçori themelore e metodologjisë së edukimit mjedisor është të punuarit në grup. Nxënësit arrijnë dhe ndjekin shumë objektiva të ndryshme mësimore gjatë punës në grup. Ky lloj edukimi synon që pjesëmarrësit në veprimtaritë e edukimit mjedisor të ndryshojnë qëndrimet e tyre lidhur me çështje të ndryshme të mjedisit si zhvillimi i qëndrueshëm, ndotja e mjedisit, sfidat mjedisore të sotme. Edukimi mjedisor është një strategji komunikimi që përçon dashurinë dhe kujdesin për natyrën.

Edukim për mjedisin nuk do të thotë të kesh vetëm njohuri për mjedisin, por edhe të zhvillosh aftësi tek fëmijët e të rinjtë, në mënyrë që të kuptojnë çështjet e mjedisit dhe të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve mjedisore me të cilat ata ndeshen. Ky udhëzues ndihmon shkollën dhe mësuesit për të zhvilluar këto lloj aftësish.

Një burim shumë i vlefshëm në lidhje me temën e mbetjeve dhe aktivitetet mjedisore, që mund të zhvillohen në shkollë, është Paketa e Gjelbër, e cila përmban mbi 50 faqe informacion dhe aktivitete konkrete mbi këtë tematikë. (për më shumë shih Paketa e Gjelbër kapitulli i dytë, me ngjyrë të kuqe, tema e mbetjeve) ose klikoni në adresën e internetit: www.greenpackonline.org

Metodologjia e Edukimit Mjedisor përmes programit të riciklimit në shkollë

Page 7: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

PYETJET QË KËRKOJNË PËRGJIGJE ...përpara se të fillojmë një program riciklimi në shkollë

A jemi gati për të filluar një program riciklimi në shkollë? Për të realizuar një program riciklimi të suksesshëm në shkollë nuk ka vetëm një mënyrë, çdo shkollë mund të ketë veçoritë e veta dhe mund të gjejë rrugët më efikase në realizmin e këtij procesi. Mund të na dalin shumë pyetje në lidhje me këtë çështje, por mendojmë se katër prej tyre janë më të rëndësishmet dhe duhet të adresohen që në fillim të këtij procesi:Ÿ Cilat janë mbetjet që mund të riciklojmë në shkollë (p.sh. letër,

kanaçe alumini dhe çeliku, shishe plastike, karton)? Ÿ A janë të gjitha mbetje që mund të riciklohen?Ÿ Si do të mblidhen dhe do të ruhen këto mbetje?Ÿ A ka në qytetin tonë kompani riciklimi dhe a pranojnë mbetjet e

mbledhura nga nxënësit?Ÿ Kush do t’i çojë (transportojë) këto mbetje deri tek pika e

grumbullimit të kompanisë së riciklimit?

Më poshtë po japim disa sugjerime për t'ju ndihmuar në përgjigje të këtyre pyetjeve, si dhe shumë të tjerave që bëhen shpesh kur na duhet të realizojmë një program riciklimi të suksesshëm në shkollë.

1. Çfarë mund të riciklohet në shkollë?Mbetjet më të zakonshme që gjenden në shkolla dhe mund të riciklohen lehtësisht, janë letra, kanaçet e aluminit, shishet plastike të ujit apo të lëngjeve të frutave, letër, karton dhe bojëra printeri, bateri.

Ÿ Përcaktoni se çfarë lloj mbeturinash gjenden në koshat tuaj të plehrave.

Ÿ Identifikoni mundësitë e riciklimit në të gjitha mjediset e shkollës (p.sh. klasa, korridore, bibliotekë, palestër, oborr shkolle, kënde sportive, salla e mësuesve etj.).

Ÿ Filloni me mbetjet që janë më të lehta për t’u grumbulluar dhe ricikluar (p.sh. kanaçet e aluminit) dhe më vonë mund të shtoni në listën e riciklimit dhe mbetje të tjera si shishet plastike apo letra e kartoni.

Është shumë e rëndësishme për nxënësit, që ky program riciklimi në shkollë të jetë i suksesshëm, prandaj zgjidhni një artikull (p.sh. kanaçe alumini) që mblidhet lehtësisht dhe në treg mund të shitet me një çmim të caktuar.

Page 8: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

2. Si do të mblidhen dhe ruhen mbetjet që do të riciklohen?Lehtësia e hedhjes së mbetjeve në kosh është një faktor shumë i rëndësishëm, që nuk duhet neglizhuar. Sa më i lehtë që të jetë procesi i riciklimit aq më shumë gjasa ka që numri i atyre që riciklojnë të jetë i madh.

Ÿ Përcaktoni se çfarë lloji dhe sa është numri i kazanëve të riciklimit ose i kontenierëve të përshtatshëm për mbetjet që do të mblidhen.

Ÿ Ku do të vendosen (pozicionohen) kazanët?Ÿ Përcaktoni mirë se cili do të jetë përgjegjës për zbrazjen e

kazaneve/kontenierëve të riciklimit, duke i çuar ato në qendrën e riciklimit apo në një venddepozitim të paracaktuar në shkollë për mbetjet e riciklueshme.

3. Ku do të çohen mbetjet e riciklueshme?Mos harroni që grumbullimi i mbetjeve të riciklueshme është pjesë e një programi. Disa qendra riciklimi grumbullojnë vetëm një lloj të caktuar mbetjeje (si p.sh vetëm kanaçe alumini), por mund të ketë qendra që grumbullojnë e pranojnë disa lloje mbetjesh të diferencuara (në të njëjtën qendër riciklimi pranohen letra/kartoni dhe plastika).

Ÿ Përcaktoni çfarë ofron tregu në lidhje me shitjen e tyre. Ÿ Cilat janë qendrat e riciklimit në nivel vendor. Ÿ Në varësi të mbetjeve të grumbulluara për riciklim, a mund të ketë

nevojë për më shumë se një qendër riciklimi?

Një mënyrë për gjetjen e kontaktit të këtyre qendrave të riciklimit është të kontaktoni bashkinë apo njësinë bashkiake të qytetit tuaj.

4. Si do të transportohen mbetjet në qendrat e riciklimit?Përsa i takon transportit të mbetjeve në qendrën e riciklimit ka disa mënyra të cilat duhet të diskutohen e të përcaktohen qartazi që në hapat e para të këtij programi. Në lidhje me këtë çështje duhet një bashkëpunim i ngushtë i shkollës, i bordit të prindërve dhe bizneseve të riciklimit.Ekipi drejtues i këtij programi mund të ketë disa propozime në lidhje me këtë çështje (e cila duhet të konsiderohet si një nga hallkat më të rëndësishme të këtij procesi).

Page 9: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Propozimet mund të jenë si më poshtë:Ÿ Mbetjet e riciklueshme të ndara në kosha do të transportohen drejt

qendrës së riciklimit nga punonjësi/mjeti që vetë qendra e riciklimit do të dërgojë në shkollë (sipas një kalendari të caktuar, p.sh çdo fillim/fund jave). Mos harroni që kjo çështje duhet të diskutohet me qendrën e riciklimit dhe mund të lidhet një marrëveshje bashkëpunimi me ta. Mbetjet që shkolla riciklon mund të shiten tek kjo qendër, sipas çmimeve të tregut apo dhe mund t’i falen asaj.

Ÿ Shkolla, në bashkëpunim me bordin e prindërve, përcakton që mbetjet do të merren nga prindi i një fëmije ( i cili mund të jetë i papunë apo ka të ardhura të pakta ekonomike).Ai i shet mbetjet pranë qendrës së riciklimit duke përfituar disa të ardhura për familjen e vet. Në këtë rast shkolla mund të bëhet pjesë e programeve të mbështetjes sociale.

Ÿ Shkolla mund të vendosi që mbetjet të çohen në qendrën e riciklimit nga stafi i mirëmbajtjes së shkollës (siç mund të jenë pastrueset e shkollës) dhe të ardhurat e fituara mund të përdoren për të blerë produkte pastrimi për shkollën.

Ÿ Vetë ekipi drejtues, apo dhe një grup vullnetar nxënësish, me ndihmën e bordit të prindërve mund të përcaktojnë një ditë për t’i çuar vetë mbetjet e grumbulluara në qendrën e riciklimit dhe të ardhurat të përdoren për organizimin e një feste apo të aktivitete të ndryshme social-kulturore në shkollë.

Në fund të fundit kjo është një çështje për të cilën duhet të vendosë vetë ekipi drejtues i këtij programi, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës.

Page 10: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Riciklimi në shkollë si një projekt me vlera mjedisore dhe ekonomike

Ÿ A është çështja e mbetjeve një problem që kërkon zgjidhje? Ÿ A është kjo një çështje e thjeshtë për t'u kuptuar? Ÿ A është kjo një çështje që mund të zgjidhet në shkollë? Ÿ A janë nxënësit të ndjeshëm ndaj problemit?Ÿ A rrit aftësitë e individëve dhe të komunitetit? Ÿ A mund të realizohet ky projekt brenda një viti mësimor?

Identifikimi i problemit1

Ÿ Qëllimi: Një situatë që dëshirojmë të ndryshojë në fund të projektit, e shprehur në terma të përgjithshme.

Ÿ Objektivat: Ndryshimet që dëshirojmë të arrijmë, të shprehura në terma specifike e konkrete.

Qëllimi &objektivat2

3Grupet

einteresuara

Ÿ Çfarë do të bëjmë konkretisht në shkollë në kuadër të këtij projekti?

Ÿ Kush (klasë, grup, individ, etj), Ÿ Kur (afatet kohore)

Plani i veprimit4

Ÿ Nxënësit;Ÿ Mësuesit;Ÿ Prindërit;Ÿ Personeli i mirëmbajtjes së shkollës;Ÿ etj...

Vlerësimi iProjektit5

Ÿ Çfarë u arrit nga realizimi i këtij projekti në shkollë?Ÿ A kishte ai vërtet vlera ekonomike?Ÿ A ndihmuam për një mjedis më të pastër?

SEPSE një thënie e vjetër thotë:

Ÿ Atë çka dëgjoj e harroj;Ÿ Atë që dëgjoj dhe shikoj, e kujtoj pak;Ÿ Atë që dëgjoj, shoh dhe pastaj bëj pyetje apo diskutoj me dikë

tjetër, filloj ta kuptoj;Ÿ Atë që dëgjoj, shoh, diskutoj dhe bëj, e mësoj;Ÿ Atë që i mësoj dikujt tjetër, e zotëroj;

Ajo që praktikoj, më ndryshon edhe mua vetë.

(model projekti në shkollë në lidhje me riciklimin)

Page 11: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

DISA REKOMANDIME PËR TË FILLUAR NJË ROGRAM RICIKLIMI NË SHKOLLË

1

2

Formoni një ekip drejtues

Çelësi i suksesit për një program riciklimi në shkollë është pjesëmarrja dhe përfshirja e sa më shumë personave. Formoni një ekip, i cili duhet të hartojë një program që i përshtatet shkollës suaj. Një ekip i mirë, ndihmon në hartimin e një programi të qëndrueshëm. Idealisht, ekipi drejtues duhet të ketë përfaqësues nga çdo grup interesi, i lidhur ngushtësisht me vetë shkollën (p.sh. mësues, nxënës, prindër dhe mësues, stafi administrues, stafi i pastrimit dhe mirëmbajtjes së shkollës, bordi i prindërve, organizata mjedisore). Për detyra të veçanta të programit të riciklimit duhet të përcaktohen personat përgjegjës. Mos harroni të zgjidhni një person që të jetë drejtuesi i ekipit. Roli i tij është shumë i rëndësishëm në një proces të tillë.

Zgjedhja e kazanëve/kontenierëve të riciklimit

Sa? Çfarë lloji? Në çfarë përmase? Sa duhet të jetë kapaciteti i koshave? Këtyre pyetje duhet t'iu gjendet përgjigjia pas një vëzhgimi të kujdesshëm në shkollë. Ajo çka ju sugjerojmë është të filloni duke përdorur kuti të ndryshme kartoni si kosha riciklues, disi të mëdha në përmasa, mbi të cilat mund të shënohet lloji i mbetjes që grumbullohet në secilën prej tyre. Sigurisht që një kosh me një ngjyrë të veçantë, i cili ndryshon nga pamja dhe ngjyra nga koshat e zakonshëm që gjenden në shkollë, do të tërheqë më shumë vëmendjen e nxënësve dhe do të lehtësojë procesin e marketingut të këtij programi në shkollën tuaj. Koshi i duhur luan një rol të madh në suksesin e programit. Zgjidhni një kosh që nuk është shumë i madh, por është në gjendje të mbajë/ grumbullojë mbetje për riciklim për disa ditë. Kini parasysh që koshat apo kontenierët të kenë hapje të kufizuara - si vrima të rrumbullakëta mbi kapak për shishet plastike apo kanaçet e aluminit dhe një hapësirë katrore për mbetjet e letrës dhe të kartonit.

Page 12: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Kështu do të vështirësohej hedhja në to të mbetjeve të llojeve të tjera, duke zvogëluar ndotjen e mbetjeve që do të shkojnë për riciklim.

Pozicionimi i koshave për mbetje të ndara

Vendosini koshat, ku do të hidhen mbetjet për riciklim në vendet më të afërta dhe të arritshme për fëmijët dhe, sigurisht, në mjediset ku krijohen më shumë mbetje (si oborret e shkollës, korridoret apo klasa). Në secilën klasë dhe zyrë duhet të ketë një kosh riciklimi. Mos harroni të vendosni kosha të tillë dhe në bibliotekë, sallë mësuesish, dyqane apo bar kafe. Kazanët më të mëdhenj duhet të vendosen në korridoret apo në zonat me hapësirë të madhe, siç mund të jetë oborri i shkollës.Vendosini koshat e riciklimit pranë koshave të plehrave apo makinave të fotokopjeve, për ta bërë riciklimin një zgjedhje të lehtë për këdo.

Kompostimi në shkollë

Kompostimi është dekompozimi natyror, i kontrolluar i materialeve (mbetjeve) organike të tilla si gjethe, copa të prera bari, mbetje të frutave dhe perimeve. Ky proces riciklimi ka shumë përfitime, duke përfshirë këtu reduktimin e mbeturinave dhe kursimin e parave. Kompostimi është një praktikë e mundshme e provuar për shkollat, e cila duhet të merret në konsideratë dhe nëse kjo mund të jetë përpjekja e vetme në klasë ose në shkollë, në kuadër të programit të riciklimit

Etiketoni sa më qartë kazanët e riciklimit

Çdo kazan për mbetje të diferencuara duhet të etiketohet (shënohet) qartë duke treguar se çfarë lloj mbetje duhet të hidhet brenda tij. Ju mund të dëshironi të përdorni etiketa, vizatimet e llojit të mbetjes apo etiketa që shkruajnë emrin e mbetjes së caktuar për riciklim. Sigurisht, për një program të suksesshëm do të ishte mirë që koshat e mbetjeve të ndara të kenë ngjyra të ndryshme, të dallueshme që të tërheqin vëmendjen e nxënësve apo të kujtdo që viziton shkollën.

3

4

5

Page 13: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

7

6 Përfshirja e nxënësve në program

Është e rëndësishme për nxënësit të riciklojnë. Për këtë arsye ata duhet që të përfshihen në këtë proces që në hapat e para të tij. Kjo gjë bën të mundur që programi t’i ndihmojë ata në formimin e qëndrimeve të reja dhe të vlerave mjedisore. Është interesante që vetë nxënësit të realizojnë monitorimin e këtij procesi apo t’iu kërkoni atyre të jenë vullnetarë, të cilët mund: (1) të zbrazin koshat dhe kontenierët, (2) të mbikëqyrin kontenierët për të kontrolluar kur ata janë të mbushur, (3) të ndihmojnë në edukimin e nxënësve të tjerë në lidhje me programin, duke nxitur pjesëmarrjen.

Informoni - Komunikoni - Edukoni

Suksesi i një programi riciklimi në shkollë varet nga pjesëmarja e gjithësecilit prej nesh. Tregojuni nxënësve, mësuesve, administratorëve dhe personelit të mirëmbajtjes së shkollës - të gjithëve për programin e riciklimit që zbatohet në shkollën tuaj, çfarë është pranuar të bëhet, si ndahen mbetjet, ku do të shiten ato dhe kështu me radhë. Bëni njoftime! Vendosni postera promocionalë në të gjithë shkollën.Shkruani në gazetën e shkollës. Vendosni informacion në faqen e internetit të shkollës.

Shpërndani informacion në të gjitha takimet me prindërit, bordin e shkollës, mbledhjet prind dhe mësues, kudo ku mund t'iu jepet mundësia. Ftoni në shkollën tuaj vizitorë nga bashkia apo njësia bashkiake e qytetit/komunës suaj, organizoni biseda me të ftuar nga sektori i biznesit të riciklimit (p.sh. ftoni në shkollën tuaj koordinatorin e riciklimit apo drejtorin e mbetjeve të bashkisë/komunës/qendrës së riciklimit), ftoni në shkollë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit, etj.

Formoni një klub riciklimi apo klub mjedisi. Organizoni aktivitete në ditë të ndryshme mjedisore, siç mund të jetë Dita e Tokës (22 Prill) dhe Dita e Mjedisit (5 Qershor) për të shpërndarë më fuqishëm mesazhin e riciklimit.

Page 14: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Mbani shënime dhe vendosni objektiva

Mbani shënime mbi sasinë e mbetjeve që ricikloni, për të ndihmuar në vlerësimin e programit dhe për të vendosur piketat për përmirësime. Mbajtja e shënimeve dhe të dhënat e grumbulluara do t’ju ndihmojë në përcaktimin e të ardhurave që keni mbledhur nga shitja e mbetjeve të riciklueshme.

Nxit më të mirët

Është e rëndësishme për nxënësit të kuptojnë që nëpërmjet riciklimit fitojmë të gjithë. Nxënësit apo klasat që kanë qenë në pararojë të kësaj nisme (procesi) duhet të promovohen, lavdërohen duke përdorur stimuj simbolikë, p.sh. ju mund të ndani çmime, çertifikata për më të përfshirët në proces, bluza me logo të caktuara, mjete të ndryshme shkollore të bëra me materiale të riciklueshme (lapsa, bojëra për vizatim, çanta). Stimuj të tjerë tërheqës për fëmijët janë dhe udhëtimet në terren, organizimi i festave të ndryshme. etj.

Riciklojmë për të blerë produkte të prodhuara me material të riciklueshëm

Mbledhja e mbetjeve të riciklueshme është vetëm një pjesë e procesit të riciklimit. Riciklimi, gjithashtu, përfshin përpunimin e mbetjeve të riciklueshme, duke i shndërruar ato në produkte të reja. Këto produkte më pas shkojnë në dyqan, ku shiten si produkte krejtësisht të reja. Kur njerëzit blejnë produkte të bëra nga materiale të riciklueshme, ata realizojnë mbylljen e ciklit të riciklimit. Nëse askush nuk blen produkte që janë bërë me materiale të riciklueshme, i gjithë procesi i riciklimin nuk do të funksionojë. Shkollat dhe nxënësit duhet të nxiten që jo vetëm t’i njohin këto lloj produktesh, nëpërmjet etiketës së tyre, por t’i bëjnë ato pjesë të shportës së tyre të konsumit. Duke u përfshirë në këtë proces, shkollat do duhet të formojnë një politikë të re për blerjet, duke preferuar materialet e riciklueshme, si letra apo dhe produkte të tjera, që prodhohen me material të riciklueshëm.

9

8

10

Page 15: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

11 A keni nevojë për ndihmë apo mbështetje?

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, si pjesë të programit të Edukimit mjedisor mund të ndihmojë shkollat për të krijuar dhe zgjeruar programet e riciklimit nëpërmjet asistencës teknike, materialeve edukative mbi çështjen e mbetjeve. Zyra ofron ndihmë në lidhje me vendosjen e kontakteve me qendrat e riciklimit, dhënien e informacionit për kazanët dhe kontenierët e përshtatshëm, filma, klipe, ilustrime, postera dhe materiale të tjera edukative, të cilat lidhen ngushtë me çështjen e mbetjeve dhe ndikimin që ato kanë mbi mjedisin dhe shëndetin tonë.

Lista e firmave ricikluese

Emri i kompanisë

Materiali Personi i kontaktit

Telefoni Rajoni

1. Edi Pack Letër Bardhyl Baltëza 06920900330682026111

Durrës

2. Everest Plastikë Vullnet Haka 0692090854 Tiranë

3. Pespa&Alb Alumin Lavdosh Petoshati

0682023464 Durrës

4. Kurum Çelik Cagatay Uraz Teuta

0692064911280177/8

ElbasanTiranë

5. Teknoservis Alumin Nikola GaetaYllka Hasani

06820798150682079815

Durrës

6. P.R.A Polymeren

recycling AlbaniaLetër, Alumin

PlastikëAlfred Mema 0692036606 Tiranë

7. B.I.A.P Shpk Plastikë,Letër Sazan Pirro 0692087090229848

Tiranë

8. Printe X Tonera printerash

Elton Kacillari 0682021602 Tiranë

9. Shoqata Rome Pëllumb Furtuna 0692359413 Tiranë

Page 16: Jeta ime, Bota ime, Zgjedhja ime - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/projects/35_udhezuesi_i_riciklimit.pdf · Mbështetur nga: ©Qendra Rajonale e Mjedisit ... njeriu të

Tinuk mund të ndryshoshtë shkuarën PORmund të bësh shumë

për të ardhmen

ReduktoRipërdor

Riciklo

ReduktoRipërdor

Riciklo