jeton shaqiri

174

Click here to load reader

Upload: haxuyen

Post on 31-Jan-2017

281 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

Page 1: Jeton SHAQIRI

2 | P a g e

Falenderim

Falenderoj Familjen time për mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që më ka

dhënë në përgatitjen e këtij Disertacioni.

Falenderoj Udhëheqsin e Temës Profesor Doktor Sulo HADËRI për mbështetjen

e vazhdueshme, rekomandimet dhe vrejtjet e bëra deri në fund të përgatitjes së

materialit.

Falenderoj Profesor Doktor Akademik Anastas ANGJELI për ndihmën e

vazhdueshme, udhëzimet dhe mendimet shumë të vlefëshme në fushën e

bankingut.

Falenderoj Stafin e Pedagogëve të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë për

mundësitë që më krijuan në përfundimin me sukses të këtij punimi.

Falenderoj shokët, miqtë e dashamirët brenda dhe jashtë Maqedonisë që

më mbështetën në çdo hap të punës time.

Jeton Shaqiri

Page 2: Jeton SHAQIRI

3 | P a g e

Lista e shkurtimeve

BCBS Komiteti Bazelit për Mbikqyrjen Bankare

BIS Banka Ndërkombëtare për rregullime

BPRM Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

ROA Kthimi nga aktivet

ROE Kthimi kthimi nga aksionet

CAR Norma e kapitalit minimal

TCR Norma e përgjithshme e kapitalit

TSR Norma standarte e synuar

SPV Mekanizmi për objektiva të veçanta

PD Probabiliteti i mos kryerjes së pagesave

LGD Humja e shkaktuar nga mos kthimi i huasë

EAD Ekspozimi i bankës në momentin e moskthimit

të huasë

IRB Qasja e mbeshtetur në vlerësimin e

mbrendshëm të kërkesave për kaptal sipas

riskut të kredisë

AMA Qasja e avancuar e matjeve

ORM Manaxhimi i Riskut operacional

LDA Qasja e dispresionit të humbjes

IMA Qasja e matjes së mbrendëshme

LCR Norma e mbulimit me likuiditet

NSFR Norma e financimit neto të qendrueshëm

Treguesi i finacimit stabil neto

Page 3: Jeton SHAQIRI

4 | P a g e

Abstrakt

Maqedonia u shpall si Republikë në 8 shtator të vitit 1991, pas ndarjes nga ish Federata

Jugosllave. Ajo trashëgoi një prapambetje të madhe thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në

këtë mënyrë edhe sektori financiar i cili predominohej më së shumti nga sektori bankar me

kapital tërësisht shtetëror, nuk mund të ishte ndryshe. Pas vitit 1991 dhe në vijim u bë një punë e

madhe për krijimin dhe konsolidimin e sistemit bankar me dy nivele. Në Maqedoni u ҫelën dhe

filluan aktivitetin e tyre një numër i madh bankash të huaja me kapital tërësisht privat. Në këtë

mënyrë privatizimi i bankave shtetërore dhe futja e kapitalit të huaj ndikuan në zgjerimin vertikal

dhe horizontal të këtij sistemi. U rrit numri i produkteve apo shërbimeve bankare si dhe sistemi

nëpërmjet degëve dhe filialeve u shtri në gjithë teritorin e Maqedonisë. Me aktivitetin e tyre

bankat tregtare kanë dhënë dhe po japin ndikimin e tyre në rritjen, zhvillimin dhe konsolidimin e

ekonomisë maqedone.

Gjatë dhe pas vitit 2008 edhe Maqedonia, ashtu si gjithë vendet e tjera të Europës, u

përball me krizën e përgjithëshme financiare. Banka Qëndrore e Maqedonisë reagoi duke zbatuar

politika ekspansioniste monetare. Ajo uli disa herë normën bazë të interesit në mënyrë që të

ndikonte pozitivisht në politikat e bankave tregtare për uljen e normave të interesit të kredive

duke i bërë kreditë më atraktive për bizneset dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet rritjes së tyre për të

ndikuar në rritjen e ekonomisë dhe në konsolidimin e sistemit bankar. Por gjithsesi kriza

financiare pati pasojat e saj negative edhe në sistemin bankar maqedon.

Në këtë punim do të analizohen format e ushtrimit të kontrollit për përcaktimin e riskut

në fushën e kreditimit bankar, do të të punohet për gjetjen e modeleve më të favorshme në

indetifikimin e rreziqeve potenciale me të cilat ballafaqohen sot bankat në Republikën e

Maqedonisë dhe do të shikohen konceptet dhe rekomandimet e Bazelit dhe mënyra e përshtatjes

së tyre në mbikqyrjen bankare maqedonase, etj.

Në punim kemi analizuar edhe disa modele të analizës dhe auditimit në mënyrë që të

mbahen parasysh gjatë punës së tyre prej bankave tregtare dhe prej Bankës Qëndrore të

Maqedonisë. Aktualisht, sistemi bankar në Maqedoni është i qëndrueshëm, ndërsa vendi po

përballet me efektet e krizës të cilat po i kalon më me lehtësi se vendet evropiane, duke ndikuar

pozitivisht ne arrijen e synimeve të Bankës Qëndrore të Maqedonisë përë ruajen e stabilitetit

bankar dhe stabilitetin e çmimeve sipas objektivae të vendosura prej saj.

Page 4: Jeton SHAQIRI

5 | P a g e

Përmbajtja

Abstrakt ........................................................................................................................................... 4

Hyrje ............................................................................................................................................. 10

Aktualiteti i studimit .................................................................................................................... 11

Objektivat ...................................................................................................................................... 12

Qëllimi .......................................................................................................................................... 13

Metodologjia e hulumtimit ........................................................................................................... 14

KAPITULLI I-rë ......................................................................................................................... 16

RISHIKIMI I LITERATURËS ..................................................................................................... 16

Hyrje .......................................................................................................................................... 16

1.1 BAZEL I ............................................................................................................................. 18

1.1.1 Raporti i Mjaftueshmërisë të kapitalit ..................................................................... 19

1.1.2 Norma e riskut të aktiveve ............................................................................................ 20

1.1.3 Kritika e Bazel I ............................................................................................................ 21

1.1.4 Rregullat dhe industria bankare unike .......................................................................... 23

1.2 BAZEL II ............................................................................................................................ 27

1.2.1 KOLONA 1- Kërkesat për kapitalin minimal .............................................................. 28

1.2.2 Dallimet themelore ndërmjet marveshjes së Bazel I dhe Bazel II ................................ 30

1.2.3 RISKU KREDISë ........................................................................................................ 33

1.2.4 RISKU OPERACIONAL ............................................................................................. 34

1.2.5 RISKU I TREGUT ....................................................................................................... 48

1.2.6 KOLONA 2- Procesi i rishikimit mbikëqyrës .............................................................. 51

1.2.7 KOLONA 3- Disiplina e tregut .................................................................................... 51

1.2.8 Kritika e Basel II ........................................................................................................... 51

1.3 BAZEL III .......................................................................................................................... 55

1.3.1 Cilat ishin motivet e reformave të Bazel III ................................................................. 57

1.3.1.1 Objektivi i reformave të Bazel III .............................................................................. 57

1.3.2 Faktorët dhe reformat e Bazel III ................................................................................. 57

1.3.3 Përshkrimi i kuadrit Basel III ....................................................................................... 60

1.3.4 Norma e Mbulimi të Likuiditeti (LCR) ........................................................................ 68

1.3.5 Norma Neto e financimit të qëndrueshëm (The net stable funding ratio) .................... 69

1.3.6 A mund të Bazel III të mbrojë bankat nga dështimet e reja ......................................... 69

Page 5: Jeton SHAQIRI

6 | P a g e

KAPITULLI II-SISTEMI BANKAR NË MAQEDONI ............................................................. 71

Hyrje .......................................................................................................................................... 71

2 .1 Struktura e sistemit bankar ................................................................................................ 71

2.1.1 Menaxhimi i sektorit bankar në Republiken e Maqedonisë ........................................ 75

2.1.2 Ndikimi i bazës ligjore në efikasitetin e sistemit bankar .............................................. 76

2.1.3 Llojet e rreziqeve që mund të përballet sektori bankar ................................................ 83

2.2 Treguesit makroekonomikë dhe politika monetare e Republikës së Maqedonisë ............. 89

2008-2015.................................................................................................................................. 89

2.2.1 Institucionet Financiare ............................................................................................... 95

2.2.2 Institucionet depozitare................................................................................................ 96

2.3 Efektet e implementimit të marrëveshjes së Bazel III në sektorin bankar ........................ 100

2.4 Ndikimi i Bazel III në pozicionet e kapitalit të Bankave në R.Maqedonisë .................... 101

2.5 Ndikimi i Bazel III në likuiditetin e bankave në R.Maqedonisë ....................................... 106

2.6 Norma e burimeve-neto të financimit ............................................................................... 109

KAPITULLI III-ANALIZA E DISA TREGUESVE FINANCIARË DHE RISQEVE NË

REPUBLIKËN E MAQEDONISË ............................................................................................. 112

Hyrje ........................................................................................................................................ 112

Analiza e risqeve në sistemin bankar të R.Maqedonisë ............................................................. 112

3.1 Shkaqet e Krizës Financiare Globale ................................................................................ 113

3.2 Ndikimi i krizës në Bilancin e Bankave Tregtare të Republikës së Maqedonisë ............. 113

3.2.1 Fitimi, treguesit dhe matësit e fitimit.......................................................................... 113

3.2.2 Likuiditeti dhe struktura e rezervave likudie .............................................................. 115

3.2.3 Solvabiliteti i bankave tregtare ................................................................................... 118

3.2.4 Analiza krahasuese e treguesve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë 119

3.2.5 Përcaktimi i rrisqeve bankare dhe ndikimi në to i krizës financiare globale .............. 120

3.2.6 Analiza e rrisqeve me të cilat punojnë bankat e R.Maqedonisë ................................. 131

KAPITULLI IV- ANALIZA E RISKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË

REPUBLIKËN E MAQEDONISË ............................................................................................. 137

Hyrje ........................................................................................................................................ 137

4.1 Ҫfarë kuptojmë me risk kredie dhe si monitorohet ai ....................................................... 137

4.2. Analiza e riskut të kredisë në bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë ................... 139

4.2.1 Manaxhimi i portfolit të kredisë ................................................................................. 139

Page 6: Jeton SHAQIRI

7 | P a g e

4.2.2 Modelet e matjes së riskut të kredisë në bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë

............................................................................................................................................. 141

4.2.3 Trende aktuale të ndryshme në aspektin e manaxhimit të risqeve të kredisë në

Republikën e Maqedonisë ................................................................................................... 143

4.2.4 Teknikat e matjes së riskut të kredisë ......................................................................... 146

4.1.4.3 Varianca ................................................................................................................... 149

4.2.5 Pozicionet kryesore në vlerësimin në detaje të portofolit kreditor ............................. 152

4.2.6 Përfshirja e riskut kreditor te bankat ........................................................................... 154

Konkluzione ............................................................................................................................ 157

Rekomandime.......................................................................................................................... 167

Literatura ................................................................................................................................. 170

Page 7: Jeton SHAQIRI

8 | P a g e

Lista e Figurave

Figura 1: Historia e Komitetit të Bazelit me elementët

kryesorë…………………………………………………………………………………………..19

Figura 2 : Qëllimi dhe kërkimi: Trajtimi i Shpërndarjes së Humbjes(Loss Distribution Approach

(LDA)) ndaj Trajtimi Matjeve të Avancuara(Advance Measurement Approach (AMA))………28

Figura 3 : Elementët të rëndësishëm të Kornizës së Menaxhimit të Riskut

Operacional………………………………………………………………………………………38

Figura.Nr. 4:Struktura e normës minimale të kapitalit total(BIS211A)…………………………63

Figura Nr.5:Rrisku i tregut në banka...........................................................................................128

Grafikët:

Grafiku Nr. 1:Disa tregues makroekonomikë................................................................................92

Grafiku Nr. 2:Analiza e kapitalit në Bankat e R.Maqedonisë.....................................................102

Grafiku nr 3: Mjetet plotësuese duke krahasuar me normën e caktuar........................................103

Grafiku nr 4:Norma e borxhit në bankat R.Maqedonisë..............................................................104

Grafiku nr 5:Norma e mbulimit të likuiditetit..............................................................................107

Grafikoni Nr.6:Lëvizja e treguesve të likuiditetit të sistemit bankar maqedonas........................108

Grafikoni nr7:Levizja e treguesve të likuiditetit të sistemit bankar maqedonas në denar dhe

valutë............................................................................................................................................109

Grafiku nr 8:Norma e stabilitetit neto të burimeve të finacimit të bankave në R.Maqedonisë...110

Page 8: Jeton SHAQIRI

9 | P a g e

Tabela:

Tabela 1- Llogaritja e kërkesës për kapital minimal sipas Basel I….…………………………...21

Tabela 2. Faktorët e riskut për kreditë e akorduara.......................................................................25

Tabela 3 Cilat janë disa nga avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të LDA-së?..................41

Tabela 4: Vlerat për çdo linjë biznesi β ………………………………………………………....43

Tabela 5: Risku Operacional: Qasja e standardizuar e bazuar në llogaritje, BCBS 128, 2006...44

Tabela Nr.6 Vlerësimi kredive dhe risku specifik.........................................................................48

Tabela Nr.7 Tri kolonat që u bazua Bazel III nga Bazel

II………………………………………………………………………………………………….61

Tabela 8: Elemente të reja në Basel III dhe detajet sasiore……………………………………...68

Tabela Nr.9 Numri dhe përqindja e tregut të bankave në pronësi dominante të huaj dhe struktura

e pronësisë së kapitalit aksioner e të gjitha bankave në %............................................................73

Tabela Nr. 10 Struktura e sektorit Bankar në Maqedoni 2015.....................................................74

Tabela Nr. 11 Numri bankave sipas grupeve të bankave...............................................................75

Tabela Nr. 12 Indikatorët kryesorë të efikasitetit të sektorit bankar..............................................79

Tabela Nr.13. Krahasimi i disa treguesve rezultativë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë……….79

Tabela Nr.14 Disa tregues rezultativë të sektorit bankar...............................................................80

Tabela Nr. 15 Disa tregues kryesorë makroekonomikë në Republikën e Maqedonisë.................90

Tabela Nr 16 Struktura e sistemit financiar dhe pjesamarja në PBB...........................................96

Tabela Nr.17 Përqëndrimi i aktiviteteve të sistemit bankar në Republikën e Maqeodinsë...........99

Tabela Nr. 18 Tërsia e klasifimimeve sipas Moody’s................................................................147

Tabela Nr. 19 Probabilitetin e akumuluar të dështimit të kredisë për disa grupe bazuar në të

dhënat historike të Moody...........................................................................................................148

Tabela Nr.20Matja e vlerës në risk.............................................................................................151

Tabela Nr. 21 Fitim-Humbja........................................................................................................151

Tabela Nr.22 Përfshirja e riskut të kredisë te bankat...................................................................155

Page 9: Jeton SHAQIRI

10 | P a g e

Hyrje

Bankat kanë një histori të gjatë të lindjes dhe zhvillimit të tyre. Ato janë gjaku i çdo

ekonomie moderne. Rreth 40-50 vjet më parë bankat ishin shumë më të thjeshta se sa sot.

Modeli bankar tradicional siguroi kanalizimin e kursimeve nga kompanitë dhe individët që

kursenin tek individët dhe kompanitë që kishin nevojë për financimin e blerjeve të ndryshme dhe

projektet e investimeve.

Gjatë periudhës ndërmjet Depresionit të Madh dhe krizës së fundit financiare, ka pasur shumë

ndryshime në veprimtarinë bankare ku rregullimi dhe mbikëqyrja bankare patën një ndikim të

madh në sistemin bankar. Derregullimi ka çuar në zhvillimin e zhbalancimeve financiare, për

këtë arsye edhe rregulloret bankare janë përshtatur më shpesh në përgjigje të zhvillimeve të

papërshtatshme në sektorin bankar.

Pasojat e Depresionit të Madh në SHBA ku më tepër se 9,000 banka falimentuan, çoi në

miratimin e Aktit të famshëm Glass Setagall i cili bëri ndarjen e bankave të investimeve nga ato

tregëtare për të kufizuar rreziqet ndaj të cilave bankat janë të ekspozuara duke mundësuar rritjen

stabilitetit të e bankave në drejtim të tyre deri në 1970. Në vitet 70 të sitemi banakar përjetoi

ndryshime të mëdha të cilat nuk u lidhen sa duhet me rregullimet përkatëse të mbikëqyrjes

bankare Thellimi i procesit të derregullimit për të siguruar shpërndarjen e në përdorimin me

efikasitet maksimal, vazhdoi pa marrë parasysh rajonin gjeografik. Bankat qendrore u

përqëndruan gradualisht në kontrollin e tepruar të normave të interesit dhe rritjes së kredisë, duke

lejuar kombinimin e aktiviteteve bankare me atë të sigurimeve dhe tregut të investimeve

kapitale.

Mbikëqyrja ka për qëllim të zvogëlojë eksternalitetet negative të sistemit bankar në

ekonomi. Prirja e zhvillimeve bankare që karakterizohet nga një oreks i lartë për të marrë fitime

të larta në kurriz të stabilitetit bankar riskun të shoqëruar me një risk të lartë provon ekzistencën

e një mbikëqyrje bankare joefektive. Rezultati i mbikëqyrjes së pamjaftueshme bankare

përkthehet në kosto të mëdha sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga kriza e fundit financiare

dhe se rritja e vëllimit dhe kompleksiteti i sistemit global financiar nuk kanë çuar në zhvillimin

proporcional të ekonomisë botërore.

Kriza financiare e viteve 2007-2008 filloi si një krizë e likuiditetit, por u shfaq edhe si

krizë e borxhit sovran në vende si Spanja, Greqia, Irlanda, etj. Efektet e zhbalancimeve bankare,

u thelluan me kalimin e kohës, një dëshmi tipike e të cilës është kriza bankare në Qipro, ku

Page 10: Jeton SHAQIRI

11 | P a g e

depozitat bankare në vitin 2011 arriitën në 79 miliardë euro, 4 herë më e lartë se niveli i GDP

prej17 miliardë euro depozitat bankare. Një pjesë e madhe e këtyre depozitave zotërohet nga

jorezidentët që inkurajohen nga avantazhet në taksa. Qipro është një shembull domethënës i

mbikëqyrjes jo të përshtashme bankare e cila nuk ka lidhje me situatën makroekonomike të

vendit.

Hapat e para zyrtare për një mbikëqyrje në nivel makro janë bërë në nivel evropian

përmes ngritjes dhe funksionimit nga 1 janar 2011 i Sistemit Evropian të Mbikëqyrjes Financiare

në dy shtylla: mbikëqyrja mikroprudenciale dhe mbikëqyrja makroprudenciale.

Një tjetër hap në nivel të BE-së është krijimi i Unionit Bankar, i cili nëpërmjet katër

komponentëve të tij, rregullorja e vetme, mekanizi i vetëm mbikëqyrës, mbrojtja e përbashkët e

depozitave dhe mekanizmat e zgjidhjes si një bankë të vetme do të sjellë efekte të rëndësishme

mbi stabilitetin e sistemit bankar.

Për mbikëqyrjen makroprudenciale të bankave janë bërë studime dhe hulumtime me

bollëk , megjithatë besohet se ky është vetëm fillimi. Ekziston nevoja për të qartësuar aspekte të

caktuara të përkufizimit dhe formulimin e objektivave të këtij aktiviteti, në ato që janë

institucionet e ngarkuara me këtë detyrë, si dhe treguesit dhe instrumentet që duhen përdorur.

Ngjarjet më të rëndësishme në shkallë botërore për sa i përket mbrojtjes së bankave nga

falimentimet janë Marrëveshjet Bazel I-II dhe Bazel III të cilat do ti analizojmë hollësisht në këtë

material duke treguar edhe ndikimin e tyre në sistemin bankar Maqedon.

Aktualiteti i studimit

Sistemi bankar dhe ai financiar në përgjithësi, po integrohen gjithnjë e më shumë sipas

pikpamjeve, të mbështetura gjerësisht, ndërkohë se çfarë nënkupton rregullimi financiar

vazhdon të përcaktohet nga sistemet vendase të mbikëqyrjes, por duke u bashkërenduar dhe

pëfaqësuar me kuadrin/formatin ndërkombëtar të sistemit të mbikqyrjes (Bazel I-II-III).

Mbështetur në faktin se shekulli i XXI në përgjithësi mund të përkufizohet si shekulli në

të cilin u shfaqën rreziqe të ndryshme me karakter financiar si në aspektin teorik dhe atë praktik.

Studimi dhe hulumtimi i nocionit ‘rrezik’ është një ndër elementet me frymëzuese për ata të cilët

operojnë drejtpërsëdrejt me reziqet e ndryshme dhe në veçanti reziqet e sektorit bankar. Në këtë

këndvështrim, që përgjegjësitë e kontrolleve të brendëshme duhet të zgjerohen për të rishikuar e

politikat dhe procedurat ekzistuese dhe njëkohësisht për të hartuarë procedura dhe politika të

reja, duke përfshirë edhe atë që njihet si kontrolli operacional.

Page 11: Jeton SHAQIRI

12 | P a g e

Objektivat

Punimi i paraqitur për fitimin e gradës shkencore “doktor” synon të realizojë objektivat e

mëposhtme:

Përcaktimin e sfidave lidhur me politikat mbikqyrëse të sistemit bankar në zhvillimet

ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e rajonit, në kushtet e krizës financiare

botërore.

Ndikimin e krizave në institucionet financiare të cilat do të ndihmojnë në analizën e sfidave të

organeve mbikqyrëse për një menaxhim sa më efikas të rreziqeve të sektorit bankar.

Përsosjen e formave të organizmit e të drejtimit në fushën e auditimit dhe të kontrollit për të

frenuar dhe reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur ndikimin e pasojave të krizës

financiare dhe rënjes ekonomike globale në veprimtarinë bankare. Për arritjen e këtij

objektivi do të analizohen standardet ndërkombëtare të mbrojtjes nga risqet e kredisë duke

bërë krahasime edhe me ekonominë shqiptare.

Përcaktimin e rreziqeve themelore bankare në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë,

rolin dhe rëndësinë e tyre si dhe pjesmarësit kryesorë në procesin e qeverisjes me rreziqet

bankare; matjen sasiore e reziqeve bankare - përkatësisht si bëhet projektimi i tyre; qeverisjen

operative me risqet e kredisë në bankat tregtare në Maqedoni, dhe aspektet organizative të

drejtimit me risqet e kredisë bankare.

Përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë në vend në krahasim me vendet tjera, sidomos me

vendet e zhvilluara ekonomikisht dhe me përvojë të madhe bankare duke pasur si synim

minimizimin e ndikimit të risqeve të kredisë në ekonominë e Maqedonisë.

Analizimin e rreziqeve, vështirsive dhe problemeve të procesit të mbikëqyrjes dhe hapat dhe

procedurat për një sistem bankar bashkëkohor dhe efektiv që do të çojnë në unifikimin dhe

përsosjen e rregullave dhe procedurave për një mbikqyrje sa më efikase.

Analizën e rekomandimeve të Bazelit si dhe mënyrën e përshtatjes së tyre në mbikqyrjen

bankare maqedone duke trajtuar Bazel I, II dhe III, duke u përqëndruar më shumë mbi Basel

II.

Page 12: Jeton SHAQIRI

13 | P a g e

Qëllimi

Procesi i konsolidimit të sistemit të industrisë bankare përfaqëson një nga zhvillimet më të

rëndësishme të sektorit financiar. Forcat kryesore të cilat qëndrojnë pasë kësaj prirje janë

ndryshimet struktore dhe institucionale që kanë ndodhur në vendet e zhvilluara si në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Japonisë të cilat në kushtet e krizës financiare

globale shoqërohen me një presion i ri ekonomik për rritjen e eficiensës së sektorit financiar.

Në një treg botëror të ndërlidhur, efektet e krizes globale u ndjenë në të gjitha vendet e

botes në mënyrë direkte ose indirekte, si rrjedhojë, edhe ekonomia e Republikës së Maqedonisë

nuk mund të jetë e izoluar nga krizat financiare globale.

Ndikimet e krizës në sistemin fianciar nuk mund të anashkalohen, përkundrazi, përballja

me sfidat e një mbikqyrje efikase të sistemit financiar do të ndikojë në përballjen sa më të mirë

me efektet negative të saj. Bankat në Republikën e Maqedonisë, të cilat si aktivitet parësor të

tyre kanë aktivitet kredituese dhe grumbullimin e depozitave, shihet qartë se ritmet e fitimeve të

tyre në kuader të krizës financiare kanë rënë.

Vështirësitë dhe problemet e procesit të mbikqyrjes, hapat dhe procedurat për

përsosmërinë e një sistemi bankar kërkojnë unifikimin e rregullave dhe procedurave. Në kuadër

të ketij problemi themelor, pra të drejtimit me risqet e kredisë, do të evidentohen se në çfarë

niveli janë këto risqe dhe si realizohet drejtimi operacional me këto risqe.

Në punim bëhet përcaktimi i rreziqeve themelore bankare në industrine e sotme bankare

në Republikën e Maqedonisë, roli dhe rëndësia e tyre si dhe pjesëmarësit kryesorë në procesin e

drejtimit me rreziqet bankare; matja sasiore e rreziqeve bankare përkatësisht si bëhet projektimi i

tyre; drejtimi operacional me risqet e kredisë në bankat tregëtare në Maqedoni, modelet e

brendëshme dhe aspektet organizative të drejtimit me risqet e kredisë bankare.

Për këtë:

Do të përcaktohet raporti i shkallës së rrezikshmërisë në vend në krahasim me vendet tjera,

sidomos me vendet e zhvilluara ekonomikisht dhe me përvojë të madhe bankare duke pasur si

synim minimizimin e ndikimit të këtyre rrisqeve të kredisë në ekonominë e Maqedonise.

Do të synohet të analizohen rreziqet për rastin e Maqedonisë dhe do të argumentohet qasja

më mirë dhe më afër ndaj bankave europiane, në aspektin e mbikqyres dhe rregullimit.

Page 13: Jeton SHAQIRI

14 | P a g e

Do të analizohen vështirsitë dhe problemet e procesit të mbikqyrjes, hapat dhe procedurat për

një sistem bankar bashkëkohor dhe efektiv që do na çojë në unifikimin dhe përsosmërinë e

rregullave dhe procedurave për një mbikqyrje sa më efikase.

Do të shtjellohen dhe analizohen sfidat për drejtimin me rsikun e kredisë, me theks të veçantë

në bankat tregëtare të nivelit të dytë dhe Bankën Qëndrore të Republikës së Maqedonisë duke

dhënë edhe mendimet përkatëse

Do të analizohen format e ushtrimit të kontrollit për përcaktimin e riskut në fushën e

kreditimit bankar.

Do të të punohet në drejtim të gjetjes së modeleve më të favorshme në indetifikimin e

rreziqeve potenciale me të cilat ballafaqohen sot bankat në Republikën e Maqedonisë.

Do të shikohen konceptet dhe rekomandimet e Bazelit si dhe mënyra e përshtatjes së tyre në

mbikqyrjen bankare të Maqedonisë.

Do të analizohen Bazel I-II-III dhe përqëndrimi më shumë te Basel II bëhet duke iu referuar

rregullave të Basel II, sipas tekstit të aprovuar nga Komiteti i Bazelit.

Metodologjia e hulumtimit

Në kërkimet teorike është përdorur metoda e analizës dhe e sintezës, metoda e krahasimit dhe e

përshkrimit duke u mbështetur në analizat dhe konkluzionet e literaturës vendase dhe

ndërkombëtare duke krahasuar gjetjet lokale me ato të vendeve të ngjashme dhe të zhvilluara.

Për arritjen e qëllimeve të këtij punimi janë kombinuar metoda të ndryshme kërkimore shkencore

me qëllimin e rritjes së cilësisë dhe prezantimin e informacionit të dhënë, si analiza sasiore e cila

përmban edhe analizën statistikore të të dhënave, analiza cilësore dhe analiza e të dhënave

nëpërmjet metodave të kualifikimit dhe metodave të krahasimit.

Tabelat janë shoqëruar përgjithësisht me grafiqet përkatëse për ta bërë punimin sa më të thjeshtë

në të kuptuar.

Nëpërmjet këtyre metodave janë grumbulluar, klasifikuar dhe përpunuar të dhënat dhe

informacionet e marra nga dokumentat e ndryshëm. Informacionet janë marrë nga shumë

studime analitike ose janë siguruar në mënyre direkte nga raportet e veçanta të Bankës Qëndrore,

Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, INSTAT-it etj.

Kërkimi përfundon me interpretimin dhe parashtrimin e zgjidhjive dhe konkluzioneve. Në analzë

përdorenr shumë metoda kërkimore si: analiza e të dhënave primare dhe sekondare, analiza e

Page 14: Jeton SHAQIRI

15 | P a g e

raporteve bankare, analiza e gjendjes dhe treguesve financiarë të ekonomisë, analiza e punimeve

të shkruara dhe publikimeve,kërkimi i detajuar në sistemin bankar duke përdorur metodat e

ndryshme për arritjen e përfundimeve.

Në këtë mënyrë, do të indentifikohen dhe përcaktohen disa probleme konkrete të cilat lindin si

rezultat i krizës globale në kuadër golobal dhe dhënia e zgjidhjeve të ardhëshme nga sistemi i

mbikqyrjes duke parë edhe përvojën e vendeve te rajonit dhe më gjerë.

Nga analiza gjithëpërfshirëse e rezultateve te arritura dhe do të nxirren përfundime nga të cilat do

të dalin dhe udhëzimet praktike për drejtimin sa më efikas në sistemin e mbikqyrjes dhe

funskionimin sa më të mirë të bankave në kushtet e post krizës.

Për mbledhjen e të dhënave të nevojshme për punimin e desirtacionit të doktoraturës janë

përdorur: të dhënat praktike të arritura nga hulumtimi individual, treguesit statistikorë, të dhënat

sekondare, literatura vendase dhe literatura e huaj.

Vlefshmëria dhe Besueshmëria. Për mbledhjen e të dhënëve është e rëndësishme që të dhënat

të jenë të vlefëshme dhe të besueshme. Në kërkimin cilësor nuk ka shumë dallim në mes të dy

fjalëve të vlefshmërisë dhe të besueshmërisë, shpesh ato janë të kombinuara në një afat të

vlefshmërisë. Në kërkimet cilësore këto janë dy koncepte të ndryshme. Besueshmëria ka të bëjë

me saktësinë e përgjigjeve dhe vlefshmëria ka të bëjë me saktësinë e objekteve të studiuara.

Në kërkimin cilësor kjo është më shumë një çështje e procesit të kërkimit si një e tërë, duke u

zhvilluar me saktësi në mënyrë që të jetë e vlefshme. Për shembull, kjo është bërë kur analizuam

rezultatet e intervistave, duke përmbledhur përgjigjet pas kryerjes së çdo interviste. Pas kësaj

teksti i është dërguar personit të intervistuar dhe duke krijuar mundësinë për të bërë korrigjimet

nëse diçka është keqkuptuar ose deklaruar gabimisht. Kjo është bërë për të marrë të dhëna të

vlefshme sa të jetë e mundur nga intervistat dhe për të shmangur paragjykimet. Siç u përmend në

pjesën e shqyrtimit të literaturës literatura ka pësuar komente për të përcaktuar vlefshmërinë e

saj. Prej nesh vetëm literatura e vlefshme është përdorur në studim.

Page 15: Jeton SHAQIRI

16 | P a g e

KAPITULLI I-rë

RISHIKIMI I LITERATURËS

Hyrje

Kriza e vitit 2007 e në vijim filloi në Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe u shtri në të gjithë

botën duke u shëndrruar ne krizë financiare dhe të ekonomisë reale me pasoja ekonomike dhe

sociale për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Ajo nisi si krizë e sistemit bankar dhe më tej

e tregjeve financiare për shkak të zhvillimeve graduale negative në fushën e mbikëqyrjes dhe të

risqeve të kredisë veçanërisht për instrumentat e rinj derivativë.

Rishikimi i literaturës është përqëndruar në fushën e rregullave të industrisë banakare dhe për

këtë fillon me një pasqyrë të Bazel I, Bazel II, dhe të Bazel III ndjekur nga një analizë e thellë e

metodave të përdorura me qëllim të llogaritjes së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe për rëndësinë

e riskut operacional në kuadër të sistemit bankar, janë analizuar modele të ndryshme bankare dhe

qasjet e tyre për të menaxhuar riskun operacional dhe risqet e tjera.

Analiza e mbikqyrjes bankare nuk do të bëhet duke u mbështetur vetëm në rregullimet e

përcaktuara nga ligji i Maqedonisë për mbi këtë problem. Ajo do të zgjerohet duke rishikuar

literaturën përkatëse ndërkombëtare, sepse ekonomia maqedone si pjesë e ekonomisë globale do

tju nënështrohet rregullave të nxjerra nga institucionet përkatëse të specializuara. Në këtë aspekt,

në punim jemi përqëndruar në Marrëveshjet e Bazelit të cilat janë të njohura dhe të zbatuara

thuajse në të gjithë vendet e botës që nga SHBA e deri në Japoni. Ato, deri më sot, përfaqësojnë

rregullimet më të plota të mendimit ekonomik ndërkombëtar, për mbrojtjen e sistemit bankar nga

falimentimi. Në realizimin e objektivave dhe qëllimeve të temës, fillimisht do të përcaktojmë

problemin, qëllimin dhe metodën e përdorur dhe më tej do kalojmë në analizën me këndvështrim

kritik të tre marrëveshjeve të Bazelit. Në fund të analizave do japim edhe reagimin e Maqedonisë

ndaj këtyre marrëveshjeve. Industria bankare, aktualisht, zë një vend të konsiderushëm në

sistemin financiar të vendeve të botës. Fakti që shumica prej nesh i ruajmë paratë tona në

llogaritë bankare i imponon Industrisë bankare të mbështeten në besueshmërinë e depozituesve

ndaj saj, besim që bankat e kanë nevojë jetike për të ruajtur biznesin nga rrisqet që vijnë nga

humbja e besimit duke e çuar bankën edhe në falimentim, pavarësisht se ajo mund të jetë në

Page 16: Jeton SHAQIRI

17 | P a g e

kushte optimale. Bankat menaxhojnë dhe ruajnë kursimet e jetës të njerëzve të zakonëshm, të

cilët i i besojnë dhe dhe shumica prej tyre nuk e vënë në dyshim sigurinë e depozitave në banka.

Kriza financiare e vitit 2007 e në vijim që filloi në Shtetet e Bashkuara tregoi përsëri që sistemi

bankar mund të kalojë në paqëndrushmëri duke sjellë pasoja zinxhir në gjithë sistemin financiar

dhe ekonominë reale duke u shtrirë në të gjithë botën.. Faktorë të shumtë kanë kontribuar në

thellimin e krizës, si politika ekspansioniste monetare, të metat e risive financiare dhe shembja e

tregtare (Schŵartz, 2009).

Qeveria e SHBA-ve stimuloi tregun e strehimit duke nxitur dhe ndihmuar individët dhe familjet

që të bëhen pronarë të shtëpive të blera. Familjet me të ardhura më të vogla morën ndihmë për

të marrë kredi hipotekare, si rrjedhojë çmimet e shtëpive lulëzuan. Bankat paketuan kreditë

hipotekare të njohura si kredi mbiparësore dhe i shitën ato si letra me vlerë.

Në vitin 2007, për shkak të paaftësisë paguese të kredimarrësve bankat dështuan në kthimin e

kredive duke ju marrë atyre kolateralin që përbëhej kryesisht nga shtëpitë e blera me kredi. Për

rrjedhojë, çmimet e shtëpive në treg filluan të bien duke ulur kapitalin e bankës dhe rezervat

bankare. Bankat u futën në vështirësi të mëdha të cilat çuan disa prej bankave drejt falimentimit.

Rasti i falimentimit të Lehman Brothers, një nga bankat më të mëdha të investimeve në botë

është një shembull që përmendet shpesh . Por kriza hipotekare mbiparësore është vetëm një nga

elementet e krizës financiare. Menaxhimi i dobët i bankave vihet në dukje si një tjetër shkak për

krizën (Ruddick, 2008).

Rregullimet e sitemit bankar ekzistojnë për ta shmangur këto situata. Sipas Casu, Girardone dhe

Molyneux (2006) një prej shkaqeve kryesore të rregullimit bankar, është ruajtja e stabilitetit

sistematik, për të mbrojtur atë nga dështimet që rrezikojnë falimentin. Rregullat e sistemit

bankar janë komplekse në fushat e ndryshme të industrisë bankare, ku kapitali i një banke është i

rëndësishëm.

Rishikimi i literaturës fillon me një pasqyrë të Bazel I, Bazel II dhe Bazel III ndjekur nga një

analizë e thellë e metodave të përdorura për të llogaritur kërkesat për kapital minimal në varësi të

riskut të aktiveve dhe të riskut operacional. Më tej, për shkak të ritjes së rendësisë së të riskut

operacional në industrinë bankare janë diskutuar dhe analizuar modele të ndryshme bankare dhe

qasjet e tyre për të menaxhuar riskun operacional dhe risqet e tjera.

Komiteti i Bazelit është themeluar në fund të vitit 1974, prej guvernatorëve të bankave qendrore

të vendeve të G-10-tës, si Komiteti për rregulloret bankare dhe praktikat mbikëqyrëse, si pasojë e

tronditjeve serioze në tregjet valutore dhe bankare ndërkombëtare (The South Africa Banking

Page 17: Jeton SHAQIRI

18 | P a g e

Association 2005). Anëtarët e Komitetit të Bazelit janë nga Belgjika, Kanadaja, Franca,

Gjermania, Italia, Japonia, Luksemburgu, Hollanda, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e

Bashkuar, dhe Shtetet e Bashkuara.

Figura1: Historia e Komitetit të Bazelit me elementët kryesorë. (Mbështetur në BCBS No. 4(1988),

24(1996), 128(2006), 189(2010)

1.1 BAZEL I

Marrëveshja nga BIS e aprovuar në vitin 1988, që u quajt Basel I, u përqëndrua në

përcaktimin e matjes së së mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave. Objektivat kryesore të Bazel

I përqëndrohen në realizimin e qëndrueshmërisë dhe një stabilitetit të fortë të sistemit bankar

ndërkombëtar dhe sigurimin e një konkurrence të barabartë ndërmjet bankave ndërkombëtare.

Page 18: Jeton SHAQIRI

19 | P a g e

Kjo marrëveshje u përqëndrua në bankat me drejtim kreditimin. Fokusi ishte rregullimi i rezikut

të kredisë. (Eun & Resnick, 2008).

BIS (1999) dhe BIS (1998) përcaktuan kërkesat për kapital minimal si niveli më ulët i kapitalit

që Bankat e kanë të nevojshme për të mbajtur, i llogaritur sipas formulës së mëposhtme.:

Norma standart e synuar(TSR)=𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢 𝟏 𝐢 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭 + 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢 𝟐 𝐢 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐨𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐫𝐢𝐬𝐤≥ 𝟖%

Formula e mësipërme tregon se niveli minimal i kapitalit (grupi 1 plus grupi 2) ndaj aktiveve të

ponderuara me riskun duhet të jetë më i madh ose baraz me 8%, e cila quhet Norma Standarte e

Synuar (Target Standard Ratio TSR). Raporti i kapitalit ndaj aktiveve të ponderuara me riskun,

shpesh njihet si Norma e Përgjithëshme e Kapitalit (Total Capital RatioTCR) (BIS 1998). Kjo do

të thotë se banka mund të suportojë humbje deri në 8% të aktiveve të peshuara me rrezik.

Analiza më e detajuar e variablave të formulës

1.1.1 Raporti i Mjaftueshmërisë të kapitalit

Raporti i Mjaftueshmërisë të kapitalit për aktivet e ponderuara me rrezik në Basel I u

vendos në 8 për qind, ashtu siç e theksuam edhe më lart. Kapitali u nda në dy klasa, Klasa 1 dhe

Klasa 2 e kapitalit. Kërkesa për kapital për Klasën 1 është minimum 4% te kapitalit aksioner por

investitorët zakonisht kërkojnë një raport prej 10% riskut.

Nga kapitali i klasës 1 bëhen zbritje të caktuara si për shembull zbritja e vlerës së një kompanie e

cila është mbi vlerën e tregut të kompanisë, e njohur si good-will dhe përcaktuar mbi bazën e

disa kritereve të përcaktuara. (Balthazar, 2006; Casu et al 2006;. Eun & Resnick, 2008).

Eun dhe Resnick (2008) shpjegojnë se aktivet e ponderuara me riskun u ndanë në 4(katër)

kategori sipas peshave respektive të riskut. Aktivet e ponderuara me zero për qind janë aktivet e

etiketuar si pa asnjë rrezik, si përshembull obligacionet e qeverisë. Pretendimet afatshkurtra

dukeshin me rrezik të ulët dhe u ponderuan me 20 për qind. Huatë hipotekore pares

vlerësoheshin si më riskoze dhe u ponderuaa me 50 për qind. Kategoria e fundit përfshin aktivet

aktivetme riskun më të lartë duke u ponderuar me peshë riskutrisku prej 100 për qind.

Nivelit 1 dhe Nivelit 2 të kapitalit mund ti referohemi si baza e kapitalit total, dhe nuk

kufizohet vetëm me kapitalin aksionar dhe fitimet e pashpërndara (Hull 2009). Ai gjithashtu

thekson se Niveli 1 i Kapitalit përfaqëson kapitalin aksionar, i cili zakonisht njihet si kapitali

bazë. Kapitali aksionar përbëhet, nga aksionet e zakonshme të paguara plotësisht si dhe aksionet

Page 19: Jeton SHAQIRI

20 | P a g e

e përjetshme dhe të ardhurat pas-tatimit. BIS (1998) thekson se të paktën 50% e totalit të

kapitalit bazë është në formën e kapitalit aksionar.

Për Nivelin 2 të kapitalit, ndonjëherë i quajtur edhe kapitali shtesë, elementet janë vështirë për tu

interpretuar për shkak të standarteve të ndryshme ligjore dhe të kontabilitetit të secilit anëtar, dhe

përbëhet nga llojet e rezervave për të mbuluar humbjet, të tilla si rezerva të padeklaruara ose të

rivlerësuara. Lloji tjetër i elementit janë llojet e ndryshme të letrave me vlerë hibride, të cilat janë

instrumenti financiar që kombinon karakteristikat e të dyjave, të titujve të borxhit dhe të titujve të

pronësisë. Ajo gjithashtu përfshin borxhin e varur me afat maturimi më shumë se pesë vjet, që

bankat mbajnë.

1.1.2 Norma e riskut të aktiveve

Për të llogaritur kërkesat për kapitalin minimal përdoret një qasje e quajtur norma e riskut të

aktiveve. Casu et al. (2006) e shpjegon këtë qasje në një mënyrë më të hollësishme:

Së pari, aktivet duhet të klasifikohen në bazë të peshave të riskut.

Së dyti, aktivet e mbajtura jashtë-bilancit duhet të konvertojnë vlerat e tyre në bilanc.

Së treti, vlera në para e aktiveve duhet të shumëzohet me peshën e tyre dhe në fund aktivet

me risk duhet të shumëzohen me përqindjen e kapitalit minimal.

Tabela 1- Llogaritja e kërkesës për kapital minimal sipas Basel I (Casu et al., 2006)

Aktivet e Bankës B

Aktivet Sasia ne euro Pesha e riskut

në %

Reziku i ponderuar i Aktivet e

ponderuara me riskun në euro

Letra me vlerë të Qeverisë 200 0 0

Pretendime afatshkurtëra 600 20 120

Hua hipotekore 1200 50 600

Kredi tregtare 1800 100 1800

Totali 3800 2520

Kërkesat minimale për kapital 8% *riskun total të ponderuar të aktiveve 2520 x 0.08=201.6

euro. Për këtë arsye, sipas Bazel I Banka B duhej të mbante të paktën 201.6 euro kapital rezervë.

Page 20: Jeton SHAQIRI

21 | P a g e

1.1.3 Kritika e Bazel I

Pas zbatimit të Bazel I në vitin 1988, ka patur shumë kritika për vlerësimin e nivelit të

shëndetshmërisë të sistemit bankar. Shumica e kritikave përqëndrohen në vlerësimin e ngushtë

të riskut (Bhoŵmik & Tiwari 2010).

Bazel I merret vetëm me riskun e kredisë. Megjithëse Komiteti i Bazelit në mënyrë eksplicite

pohon se korniza është zhvilluar për të vlerësuar riskun e kredisë së aktiveve, ata e pranojnë se

mbikëqyrësit lokalë duhet të marrin parasysh riskun e normës së interesit dhe riskun e

investimeve në letra me vlerë, kur vlerësojnë kërkesat për kapital minimal (Komisioni i Bazelit,

1988).

Një tjetër çështje e Bazel I janë kategoritë tepër të thjeshta dhe të gjera të peshës së riskut.

Brenda secilës kategori aktivet trajtohen me risk të barabartë dhe në këtë mënyrë me të njëjtën

peshë të riskut. Korniza nuk konsideron se çdo kategori risku, do të përmbajë debitorë me cilësi

të ndryshme krediti dhe vlerësimi (Bankës Kombëtare të Serbisë, 2001).

Për më tepër, Bazel I u kritikua sepse kërkonte më shumë kapital për pozicionet që janë të

destinuara për të zvogëluar riskun. (Eubanks, 2006). Bazel I u projektua vetëm për bankat e

mëdha ndërkombëtare në kuadër të vendeve të G-10. Përveç një kërkese të kufizuar për të

publikuar informacion rreth ekspozimeve dhe cilësisë së kapitalit të bankave, marrëveshja nuk

ishte e mjaftueshme për të siguruar stabilitet financiar (Balin, 2008).

Një nga çështjet më të kritikuara është thjeshtësia dhe bordi që përcakton peshat e

riskut të kredisë. Në praktikë, kjo mund të shpjegohet se , çdo lloj aktive ndikohet nga rreziqe të

ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Në Basel I, nuk bëhet asnjë dallim midis korporata me

nivele të ndryshme risku .

Prandaj, Bhoŵmik dhe Teŵari (2010) kritikojnë faktin se aktive në të njëjtën kategori nuk

duhet të trajtohen me të njëjtën peshë të riskut. Jones (2000) e mbështet këtë dhe thekson se kjo e

çon bankën që të ketë një tendencë për kthim më të lartë duke mbajtur aktivet me risk më të lartë

dhe duke shitur aktivet me risk më të ulët për të njëjtat kategori të riskut. Në këtë mënyrë, bankat

mund të zvogëlojnë mbajtjet e kapitalit pa ulur e riskun. Ky trajtim zakonisht referohet si

"arbitrazh artificial" (Apostolike et. Al 2009).

Një tjetër mënyrë për bankat për të shfrytëzuar sistemin ishte të binin në ujdi për borxhin

afatgjatë të bankave jo-OECD me një sërë borxhesh afatshkurtëra të bankave jo-OECD. Kjo çoi

në një pagesë më të ulët të kapitalit, sepse borxhi afatgjatë ishte dhënë me një peshë risku prej

Page 21: Jeton SHAQIRI

22 | P a g e

100%, ndërsa borxhi afatshkurtër kishte vetëm një peshë prej 20% (Balin, 2008). Këto

operacione zvogëlojnë sasinë e kapitalit që institucionet duhet të mbajnë pa një reduktim

korresponduese në riskun aktual. Manipulim i tillë është i njohur edhe si "arbitrazh rregullativ i

kapitalit" (Jones, 2000).

Bazel I ka përjetuar disa ndryshime për shkak të dobësive në dokumentin fillestar të

lëshuar në 1988 (Ahmed dhe Khalidi, 2007). Më së shumti është fakti se Bazel I merret vetëm me

riskun e kredisë. Megjithëse Komiteti i Bazelit në mënyrë eksplicite thotë se korniza është

zhvilluar për të vlerësuar riskun e kredisë së aktiveve, ata e pranojnë se mbikëqyrësit lokalë

duhet të marrin parasysh riskun e normës së interesit dhe riskun e investimeve në letra me vlerë,

kur vlerësojnë mjaftueshmërinë e kapitalit (Komisioni i Bazelit, 1988). Gjatë viteve, kritikët

kanë ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me mungesën e riskut operacional në Bazel I (Bankës

Kombëtare të Serbisë, 2001, Eubanks, 2006).

Kjo ju dha bankave një nxitje për të dhënë kredi me rezik të lartë brenda një kategorie të

riskut dhe financimin e tyre nga shitja e aktiveve më pak të rrezikshme brenda të njëjtës kategori

të riskut.

Për më tepër, Bazel I u kritikua sepse kërkonte më shumë kapital për pozicionet që janë të

destinuara për të zvogëluar riskun. Veçanërisht, zyrtarët e riskut investojnë në aktive që

kompensojnë riskun e aktiveve të tjera për shkak të korrelacionit negativ (Eubanks, 2006).

Megjithatë, pozicionet e kompensuara nuk llogariten në Bazel I, dhe për rrjedhojë, do të kërkohet

më shumë kapital, sepse të gjitha aktivet në portofol, konsiderohen të veçuara Kjo ishte

problematike për bankat pasi që një pjesë gjithnjë e më e madhe e aktiveve të bankave përbëhet

nga instrumente të tregtueshme që duhet të llogariten gjatë vlerësimit të mjaftueshmërisë së

kapitalit (Eubanks, 2006).

Me konkretisht kemi evidentuar edhe këto kritika sipas autorëve të ndryshëm:

● Balthazar (2006) bën kritika për Bazel I. Shtatë pika të veçanta parashtrohen si dobësi të Bazel

I. Njera është mundësia e bankave për të mbajtur nivelin e riskut pothuajse të pandryshuar,

ndërsa, në të njëjtën kohë, ulet kërkesa për kapital. Kjo mund të bëhet përmes sekjurizimit duke

përdorur një mekanizëm për qëllime të veçanta (SPV, special purpose vehicle). Në thelb kjo do

të thotë se banka do të shesi kredi SPVs dhe SPV do të marri rregullisht kredi të varur nga banka.

SVP emeton letra me vlerë mbi kreditë për të marrë fonde për të blerë kredi. Kjo do të thotë se

kreditë mblidhen nga SPVs dhe paketohen në formën e letrave me vlerë të cilat më pas shiten

prej SPVs. Meqënëse kjo është kredi e lëshuara nga banka themelore e letrave me vlerë, atëherë

Page 22: Jeton SHAQIRI

23 | P a g e

niveli i riskut mbetet 100 për qind, në qoftë se kjo ka qënë pesha e riskut të caktuar që nga fillimi

për këto kredi. Por SPVs ka peshë më të ulët të riskut të cilën e kërkon banka në mënyrë që të

ketë një kapital më të ulët në mbështetjen e kredive.

1.1.4 Rregullat dhe industria bankare unike

Edhe pse Bazel I u përball mee një sërë kritikash, korniza ka shtruar rrugën për një

industri të rregulluar dhe të bashkuar bankare që do të punonte sipas rregullave të njëjta.

Qëllimi i konkurencës së barabartë midis bankave ndërkombëtare ishte më afër përmbushjes së

tij (Balthazar, 2006). Një kritikë tjetër nga Balthazar ishte se Bazel I u përqëndrua vetëm në

riskun e kredisë, ndërkohë që bankat janë të eksozuara ndaj më shumë reziqe se risku kredisë.

Bazel I kishte pothuaj të njëjtat kërkesa për të gjilla llojet e aktiviteteve të bankës, që nënkupton

senevelet e ndryshme të riskut nuk merreshin parasysh. Mos njohja e diversifikimmit përbën një

kritikë tjetër të Bazel I. Casu et al. (2006) e nxjerrë në pah këtë hap përpara në rregullimin që

Bazel I bëri, por përshkruhet edhe kritika që Balthazar (2006) shpjegoi.

Një ndryshim në Basel I u njoftua në vitin 1996 ku u përfshi edhe rreziku i tregut, i cili

solli disa përmirësime, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.(Casu et al. 2006). Për shkak të kritikave

të bëra ndaj Bazel I, Komiteti i Bazelit filloi të rishikojë kornizën egzistuese dhe në vitin 1999,

propozoi një kuadër të ri, Bazel II, i cili publikua në vitin 1999. (Balthazar, 2006).

1.1.4.1 Risku i kredisënë marrëveshjen e Bazel I. Komponentet e riskut të kredisë

Pikëzimi i kredisë duhet të përcakohet për çdo detyrues apo borxhli dhe për çdo trasaksion

tregtar para se banakt të hyjnë në transaksionin kreditor. Kjo implikon nevojën që lartësia e

pikëzimit të kredisë gjegjësisht lartësia e riskut të kredisë duhet të mirret parasysh gjatë marrjes

së vendimeve mbi kreditë dhe sidomos norma e kamatës e kompenzon këtë rrisk kreditor.

Metodologjia e komitetit të Bazelit kombinon katër komponente të riskut:1

Probabiliteti i mos kryerjes së pagesave – PD (probability of defaulut). Probabiliteti i mos

kryerjes së pagesave, PD, ka të bëjë me huamarrësit. Këta humarrës renditen në grupe dhe secili

prej tyre ka një vlerësim si probalibiliteti i moskryerjes së detyrimeve kreditore. PD llogaritet si

vlerë vjetore po në bazë të një mesatare afatgjatë.

1Milutin Citovic : Bankarstvo Europena Center for Peace and Development, Beograd, 2006, fq 401

Page 23: Jeton SHAQIRI

24 | P a g e

-Humbja e shkaktuar nga mos kthimi i huasë, ( LGD- loss given default), shpreh normën e

humbjes në raport me vlerën nominale të borxhit. Ky parametër nuk vlen për secilin detyrim të

veçantë por ka të bëjë me tipin e instrumentit bankar.

- Ekspozimi i bankës në momentin e moskthimit të huasë, ( EAD- exposure at deafault),

EAD-është vlera totale që një bankë është e ekspozuar në momentin e moskthimit të huasë.

Duke përdorur metodën e bordit të brendshëm të vlerësimit institucionet financiare shpesh

përdorin modelet e tyre të manaxhomit të riskut të moskthimit për të llodaritur sistemet e tyre

përkatëse të EAD. EAD së bashku me LGD dhe PD përdoren për të llogaritur kapitalin për

riskun e kredisë të institucioneve financiare.

1.1.4.2 Huatë e dhëna kompanive

Sipas metodologjisë e vitit 1988 kërkesat minimale për kapital në nivelin 8%,

përcaktohen si raport i kaptalit (1+2) ndaj aktiveve të ponderuara me riskun, ndërkaq

metodologjia e vitit 2004 përdor riskune kredisë të kompanive të diferencuar në përputhje me

pikëzimin e çdo kompanie të veçantë. Kompanitë që kanë pikëzim kreditor të lartë dhe

probabilitet të vogël për mospagesat e detyrimeve kreditore (PD) kanë ponderim më të ulët të

riskut dhe anasjelltas. Rishikimi i metodologjisë së mëparshme është bërë nga vlerësimi se nuk

janë marrë parasysh nivele të ndryshme të rrisqeve kreditore të kompanive të ndryshme.

Sipas metodologjisë së re, kemi këta faktorë rrisku për kreditë e dhëna kompanive:2

Tabela 2. Faktorët e riskut për kreditë e akorduara

Vlersimi i

kredisë

AAA deri

AA-

A+ deri A- BBB+ deri

në BB-

Nën BB- Pa pikëzim

Pesha e

ponderimit të

Riskut

20% 50% 100% 150% 100%

Nëse një kompani vlerësohet me A+ deri A-, aplikohet ponderimi i riskut 50%, kërkesa për

kapitalin minimal është 4% ( jo 8%). Por nëse një kompani klasifikohet në kategorinë më të

lartë të triskut të kredisë BB- ponderimi i riskut do të jetë 150% (pra kërkesa për kapitali

minimal do të jetë 12 %). Të gjitha huatë e dhëna kompanive të klasifikuara në ndonjë klasë të

caktuar rrisku, supozohen relativisht homogjene nga pikpamja e riskut. Organi i mbikqyrjes

2Milutin Citovic : Bankarstvo Europena Center for Peace and Development, Beograd, 2006, fq 403

Page 24: Jeton SHAQIRI

25 | P a g e

përcakton ponderimin e riskut për çdo klasë në bazë të evoluimit të vlerësimit nga ana e ndonjë

agjencie vlerësimi. Llogaritja e kapitalit të detyruar bëhet në këtë mënyrë:

Vlera e përgjithshme e huave të çdo klase shumëzohet me ponderimin përkatës të riskut. Shuma

e huave të ponderiuara me rriskun të çdo klase mbildhen dhe pastaj aplikohet norma e kapitalit

minimal prej 8 %.

Megjithatë duhet kemi parasysh se se ponderimi i riskut mund të zvogëlohet për aktivet bankare

të mbështetura me kolateral apo garanci. Në këto raste për uljen e risqeve të kredisë aplikohet

metoda CRM (credit rrisk mitingation. Pra, nëse bankat disponojnë instrumente të ndryshme të

sigurimit të kredisë, risku i kredisë zvogëlohet në mënyrë automatike duke aplikuar formula

matematikore.

Karakteristikë e rëndësishme e Basel I është se huatë e dhëna kompanive të vogla dhe të mesme

kanë trajtim më të përshtatshëm nga aspekti i përcaktimit t të kapitalit minimal në krahasim me

kompanitë e mëdha. Ky trajtim më i përshtatshëm i kompanive të vogla dhe të mesme buron

edhe nga fakti se kriteri që këto kompani të trajtohen si të tilla është që qarkullimi vjetor i tyre të

jetë më i vogël se 50 milionë euro.

1.1.4.3 Metodologjia IRB (Metoda e mbështetur në vlerësimet e brendëshme)

Mënyra alternative në vlerësimin e riskut të kreditsë dhe të kapitalit minimal bazohet në

sistemet e brendëshme të vlerësimt të cilat bankat tregtare i krijojnë vetë, duke patur parasysh

vlerësimet që jep insitucioni kompetent i mbikëqyrjes. Qëndrimi zyrtar i Komitetit të Bazelit

është se ekzistojnë dy mënyra paralele në përcaktimin e koficientit të ponderimit të riskut ku

bankat vendosin vet se cilën mënyrë do përdorin: mënyrën standarte apo mënyrën IRB ( Internal

Ratings- Based Approach).

Bankat të cilat kanë instaluar sistemin apo metodologjinë IRB kanë mundësi të zgjedhin dy

variantet e kësaj metodologjie: variantin e thjeshtë ku bankat vetëvlersojnë probabilitetin e

moskryrjes së pagesave të klientëve të tyre (PD) dhe variantin e zgjeruar, apo më të avancuar, ku

bankat në mënyrë të pavarur vendosin jo vetëm për faktorin PD por edhe për faktorët e tjerë të

riskut (LGD dhe EAD).

Komiteti i Bazelit është i mendimit se bankat e sofistikuara të cilat disponojnë kuadër

cilësor dhe sistem pikëzimi të verifikuar mund të përdorin kategorizim të riskut. Bankat

llogarisin vetëm peshën e ponderimit të riskut për çdo klase më vete, të cilat pasi shumëzohen

me shumën e huave ( të korektuara me kolateralin) japin aktivet e ponderuara me risk të bankës.

Page 25: Jeton SHAQIRI

26 | P a g e

Kur aktivet e përgjithshme të bankës shumëzohen me normën e kapitalit të minimal prej 8%

(eventualisht dhe normë më të lartë), merret shuma e përgjithshme e kapitalit minimal për gjithë

portofolin bankar.

Bankat tregtare mund të shfrytëzojnë tri mënyra për llogaritjen e PD mesatare të riskut

për secilën klasë: (i)përmes përdorimit të bazës së dhënave historike duke përdorur teknikat

moderne te regresionit logjistik (logistic regression), (ii) përmes një pikëzimi mesatar të

klientëve në bazë të raporteve të ndonjë agjencie të mirfilltë pikëzimi dhe përmes vlersimit

mesatar të probabilitetit të përfituar duke shrytëzuar modelet e riskut të kredisë.

Qëllimi kryesor i angazhimeve që merr Komiteti i Bazelit në kuadër të rritjes së risqeve të

kredisë është që të sigurojnë harmonizimin dinamik midis portofolit të kreditsë dhe kapitalit të

bankës. Meqë VAR është tregues analitik shumë i rëndësishëm i rriskut të kredisë është e

nevojshme që ai të ketë mbulim me shumën e kapitalit minimal të bankës. Pra, banka riskon që

ta humbasë një sasi kapitali bankar gjatë një periudhe të dhënë kohe, në mundësitë maksimale të

propabilitetit Z. Në formulimin alternativ, 1-Z është probabiliteti që banka nuk do të ketë humbje

më të madhe se shuma e VAR-it në periudhën e dhënë kohore.

Nga ana tjetër, Institucionet e mbikqyrjes si insitucione të pavarura kanë për detyrë që të

vërtetojnë nëse modelet e brendëshme të bankave i përgjigjen nivelit të riskut të trashëguar3 në

portofolin bankar nëpërmjet kapitalit minimal bankar. Që një bankë e caktuar tregtare të

shrytëzojë metodën IRB duhet ti dëshmojë insitucionit të mbikqyrjes se i plotëson kushtet e

përcaktuara minimale. Pra duhet të dëshmohet nëse banka ka sistem pikëzimi të riskut adekuat

apo jo. Me sistem pikëzimi adekuat nënkuptohet ajo, që banka shfrytëzon të gjitha metodat,

proceset, kontrollin e shënimeve, që disponon një sistem të modifikuar të teknologjisë

informative për vlersimin e rrisqeve kreditore dhe standarteve të tjera. Njëri ndër këto standarte

është ekspozimi i riskut të kërkesave bankare i cili ka dy dimensione:

-rrisku i pamundësisë së arkëtimit të borxhit(ka të bëjë me vet detyruesin kreditor) dhe

-faktorët e riskut (që kanë të bëjnë me instrumentin e kredisë-kolaterali, rankimi i

arkëtimit, tipi i produktit apo shërbimit bankar etj).

Modelet e brendëshme të pikëzimit janë të domosdoshme jo vetëm për përcaktimin e

nivelit bankar por edhe për vet funksionimin e insitucionit bankar. Kështu që sistemi IRB është i

rëndësishëm edhe si pjesë integrale e qeverisjes me strukturën e kualitetit të portofolit, për

3Inherent rrisk: rischio inerente: rrisku inherent, rrisku i trashëgimit ( të një gabim). Përfaqëson dyshimin që një

llogari apo pasqyrim i një trasaksioni të përmbajë gabime të shkuara. Është komponent i rriskut të kontrollit

verifikimit ( audit rrisk);

Page 26: Jeton SHAQIRI

27 | P a g e

formimin e çmimit adekuat të produkteve apo të shërbimeve bankare (normës së kamatës,

provizionet, kompensimet të ndryshme), për formimin e normës së të hyrave nga kapitali të

korigjuar për rrisk, për formimin e rezervave operative, për planifikim strategjik të zhvillimit të

bankës etj.

1.2 BAZEL II

Para miratimit të Bazel II, Bazel I ka pësuar një varg modifikimesh në përgjigje të

shqetësimeve që kishin vënë në dukje kritikët e tij. Korniza e rishikuar në vitin 1996 nga

Komiteti i Bazelit për llogaritjen e kërkesave për kapital minimal ka modifikuar vlerësimin e

riskut të tregut të aktiveve duke përfshirë riskun e tregut duke përfshirë riskun që rrjedh nga

tregtimi i tepërt i bankave në valutë të huaj, të letrave me vlerë të tregtueshme dhe instrumenteve

të ndryshme financiare (Ahmed & Khalidi, 2007).

Dokumenti i rishikuar është i njohur jo zyrtarisht si Bazel II (Komiteti Bazel, 2006). Marrëveshja

që nga viti 2004 është shumë më komplekse se dokumenti i Bazel I. Versioni i plotë i kuadrit

është më shumë se 300 faqe e gjatë, ndërsa kuadri fillestar u shpjegua në më pak se 30 faqe.

Objektivi kryesor i Komitetit me Marrëveshjen e re është forcimi i mëtejshëm i qëndrueshmërinë

e sektorit bankar ndërkombëtar.

Objektivi kryesor i Komitetit me Marrëveshjen e re është për të forcuar më tej

qëndrueshmërinë e sektorit bankar ndërkombëtar. Për më tepër, Komiteti adreson rëndësinë e

një niveli të rregullave të lojës ku rregullimi i mjaftueshmërisë së kapitalit nuk është një burim i

pabarazisë konkurruese në mes të bankave ndërkombëtare aktive (Komitetit të Bazelit, 2006).

Bazel II është ndërtuar në tri kolona të ndryshme;

Kolona 1 Kolona 2 Kolona 3

Kërkesa për Procesi rishikimit Disiplina e

kapital minimal të mbikëqyrjes tregut

Kolonat e Bazel II (Balthazar, 2006).

Page 27: Jeton SHAQIRI

28 | P a g e

1.2.1 KOLONA 1- Kërkesat për kapitalin minimal

Sipas Komitetit të Bazelit mbi Mbikëqyrjen Bankare, shtylla e parë ka të bëjë me

llogaritjen e kërkesave për kapital minimal. Ajo ndahet në zona të ndryshme të riskut: të riskut të

kredisë, të riskut operacional dhe të riskut të tregut. Rreziku i kredisë ndahet në tre qasje që

mund të përdoren për të llogaritur këtë rrezik.

Objektivi standard i normës së kerkesave për minimal është i pandryshuar në nivelin 8%.

Megjithatë, si një përgjigje ndaj këndvështrimit të ngushtë të Bazel I emëruesi i raportit standard

të synuar u projektua për të përfshire edhe riskun operacional përveç riskut të tregut dhe riskut të

kredisë. Një kapital shtesë për riskun operacional do të shërbente si një jastëk kundër humbjeve

për shkak të të metave të proceseve të brendshme, gabimeve njerëzore ose ngjarjeve të tjera të

jashtme (Balin, 2008). Norma standarde e objektivit të Basel II shpjegohet sipas ekuacionit

vijues:

Norma standarte e synuar =𝑁𝑖𝑣𝑒𝑙𝑖 1 𝑖 𝑘𝑎𝑝𝑖𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡+𝑁𝑖𝑣𝑒𝑙𝑖𝑛 2 𝑡ë 𝑘𝑎𝑝𝑖𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡

𝑅𝑖𝑠𝑘𝑢 𝑖 𝑘𝑟𝑒𝑑𝑖𝑠ë+𝑟𝑖𝑠𝑘𝑢 𝑖 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑡+𝑅𝑖𝑠𝑘𝑢 𝑜𝑝𝑒𝑟𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙≥ 8%

Niveli 1 i kapitalit me normën e ponderuar të riskut të aktiveve jepet nga formula:

𝑁𝑖𝑣𝑒𝑙𝑖 1 𝑖 𝑘𝑎𝑝𝑖𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡

𝐴𝑠𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑜𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑚𝑒 𝑟𝑖𝑠𝑘(𝑅𝑖𝑠𝑘𝑢 𝑖 𝑘𝑟𝑒𝑑𝑖𝑠ë+𝑅𝑖𝑠𝑘𝑢 𝑖 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑡+𝑅𝑖𝑠𝑘𝑢𝑛 𝑜𝑝𝑒𝑟𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙)≥ 4.25%

Përbërësit e Nivelit 1 të kapitalit dhe të Nivelit 2 të kapitalit dhe zbritjeve përkatëse nga kapitali

janë shumë të njëjta në Bazel I dhe Bazel II.

Figura 2 : Qëllimi dhe kërkimi: Trajtimi i Shpërndarjes së Humbjes(Loss Distribution Approach

(LDA)) ndaj Trajtimi Matjeve të Avancuara(Advance Measurement Approach (AMA))

Page 28: Jeton SHAQIRI

29 | P a g e

Skemën e mësipërme do ta analizojmë zë për zë sipas shtyllave përkatëse.

Cilësia e kapitalit të kualifikuar nuk u përmirësua në kornizën e fundit, megjithse dihej se

institucionet financiare kishin krijuar instrumente të reja kapitale. Për më tepër, Bazel II vazhdoi

ta kufizojë Nivelin e 2-të të kapitalit në një shumë të barabartë me Nivelin 1 të kapitalit

(Komiteti Basel, 2006). Edhe pse numëruesi i ekuacionit të normës së kapitalit ishte kryesisht i

pandryshuar nga Bazel I te Bazel II emëruesi ishte subjekt i ndryshimeve të konsiderueshme.

-Tani bankat do të kërkonin të mbanin 8% të shumës totale të riskut të kredisë, riskut të

tregut dhe riskut operacional që ato ishin të ekspozuara.

-Një tjetër ndryshim ishte se bankat tani mund të zgjedhin kërkesat në mënyrë që ato të

llogaritin kapitale për riskun e kredisë, riskun e tregut dhe riskun operacional.

-Dallimi tjetër me Bazel I është se rreziku i ponderuar i kapitalit të përgjithshëm është

llogaritur ndryshe. Shuma e aktiveve me rrezik prej riskut të kredisë është e përmbledhur së

bashku me 12.5 për qind të kërkesave për kapital për riskun operacional dhe riskun e tregut

(BCBS, 2004). Në seksionet e tjera do të shpjegojmë shkurtimisht se si institucionet financiare

mund të llogarisin ekspozimet e riskut.

Katër Objektivat e Parimeve të Bazel II janë:

1.Të promovojë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit bankar dhe sistemit financiar botëror

2.Të përmirësojë barazinë konkurruese

3.Të sigurojë një qasje më konkurruese për adresimin e rreziqeve dhe për promovimin e

praktikave më të mira në menaxhimin e riskut

4.Të sigurojë një qasje më gjerësisht të aplikueshme në procesin e mbikqyrjes bankare.

Sipas Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (2004) Bankat mund të përdorin tre qasje

për të gjetur riskun e kredisë; qasjen e standardizuar, metoda e mbështetur në vlerësimet e

brendëshme (the internal ratings-based IRB) dhe korniza e sekjurizimit. Qasja e standardizuar

mbëshetet në Bazel I. Aktivet ponderohen me peshën e rezikut, e cila përbën bazën për kërkesat

për kapital. Qasja e dytë është IRB që i jep bankës të drejtën për të përdorur sistemin e vet të

brendshëm për të klasifikuar nivelin e peshave të dhëna për ekspozimin ndaj riskut. Banka mund

ta përdori qasjen IRB nëse banka ka marrë miratimin e mbikëqyrjes. Korniza e sekjurizimit është

mënyra e fundit për të vlerësuar riskun e kredisë për kërkesat për kapital minimal. Kjo do të thotë

se bankat duhet të vendosin nëse një transaksion duhet të jetë në kornizën e sekjurizimit kur të

përcaktohet kapitali rregullator. Nëse është, atëherë ajo duhet të mbështetet me kapital; bankat

duhet të mbajnë kapitalin që mbështet të gjitha instrumentat sekjurizuse (BCBS, 2004).

Page 29: Jeton SHAQIRI

30 | P a g e

Rreziku operacional perkufizohet si risk që mund të rezultojë nga operacionet e

brendëshme apo të jashtëme të rrjedhura përmes aktiviteteve bankare. Metoda të ndryshme mund

të përdoren për të llogaritur këtë rrezik (BCBS, 2004). Eun dhe Resnick (2008) japin shembullin

e riskut operacional, i cili mund të jetë një mashtrim apo një dështim kompjuterik duke rezultuar

në humbje të të dhënave.

Libri i aktiviteteve tregtare është hapi i fundit në shtyllën 1. Ai është këtu kur rreziku i

tregut është gjetur. Përkufizimi i riskut të tregut që është përfshirë në ndryshimin e Bazel I, në

vitin 1996 është riformuluar (BCBS, 2004). Vlera e tregut është ajo që vendos për riskun e

tregut. Kjo është vlera e aktiveve në treg dhe kjo vlerë duhet të jetë deri në një datë të përcaktuar.

Nëse kjo vlerë nuk është në dispozicion apo në ndonjë mënyrë tjetër nuk mund të përdoret, duhet

të përdoret vlera e modelit (Eun & Resnick, 2008).

1.2.2 Dallimet themelore ndërmjet marveshjes së Bazel I dhe Bazel II

Bazel I ka mbuluar në mënyrë eksplicite vetëm dy lloje të rreziqeve në përkufizimin e peshës së

riskut të aktiveve. (1) riskut të kredisë dhe (2) riskut të tregut. Rreziqet e tjera janë supozuar të

jenë të mbuluara në mënyrë implicite në trajtimet e këtyre dy rreziqeve të mëdha.

Në Bazel II përkufizimi i aktiveve të ponderuara me rrezik ka ndryshuar, duke modifikuar

Shtyllën "1" në dy elementë kryesorë: (1) ndryshime thelbësore në trajtimin e riskut të kredisë në

lidhje me Bazel I dhe (2) futjen e një trajtimi të qartë të riskut operacional duke e konsideruar si

një rrezik i veçantë për të cilën duhet të bëhet llogaritja për kërkesat për kapitalin minimal.

Bazel II ka një përfshirje më të gjerë në matjen e riskut të kredisë duke mundësuar një strukturë

fleksibël në shfrytëzimin e metodave konvencionale për secilën bankë të marrë veçmas.

Qasja e Bazel II për llogaritjen e aktiveve me rrezik siguron vlerësime bankare të marrjes

të riskut të përmirësuara duke çuar në raporte kapitali më domethënse. Shtylla "1" në Basel II

modifikohet në përkufizimin e aktiveve të ponderuara me rrezik në dy elemente kryesore: (1)

ndryshime thelbësore në trajtimin e riskut të kredisë në lidhje me Bazel I dhe (2) futjen e një

trajtim të qartë të riskut operacional duke rezultuar në një masë të kapitalit të riskut operacional.

Për këtë arsye, Risku Operacional konsiderohet si një risk i veçantë për të cilën duhet të bëhet

llogaritja e kërkesave për kapital.

Page 30: Jeton SHAQIRI

31 | P a g e

Më tej do të vlerësojmë rëndësinë e riskut operacional dhe qasjeve të ndryshme të

përdorura nga bankat. Për më tepër mbi modelet sasiore të propozuara nga Komiteti i Bazelit II

për të llogaritur pagesën e kapitalit për riskun operacional.

Veçoritë e Marrëveshjes së Bazel I: përqëndrimi në masën e riskut; modeli i përshtatshëm për të

gjitha bankat; ndjeshmëri e pamjaftueshme në nivele të ndryshëme risku të aktiveve

Veçoritë e Marrëveshjes së Bazel II: përqëndrim më i madh në metodologjinë e vlerësimit të

brendshëm të bankave, mbikqyrje dhe disiplinë; fleksibilitet, motivim më të mirë për

menaxhimin e rrisqeve; më shumë ndjeshmëri për nivelin e riskshmërisë së kategorive të

ndryshme të aktiveve.

Mbështetur në studimin ‘’Quantitative Impact Study 3 –Overvieŵ of Global Results , të

publikuar nga Komiteti i Bazelit4, synohet të arrihen objektivat e mëposhtëm:

T’u ofrohet bankave një version i plotë operacional i rregullave (kuadri rregullativ);

Të mundësohet vlerësimi i ndikimit e rregullave mbi raportet e kapitalit, dhe përqëndrimi mbi

ato elemente që japin ndikim në ndryshime të rëndësishme;

Të lejojnë bankat të vlerësojnë se si përshtaten ndryshimet që rrjedhin nga rregullat e reja me

profilin e përgjithshem të riskut të tyre;

Të mbështesë bankat në diskutimin e çështjeve që lindin përgjatë një dialogu të vazhdueshëm me

mbikëqyrësit, për të siguruar që rregullat interpretohen në mënyrë konsistente dhe të saktë.

Nëse studimi i ndikimit (impact study) tregon që zbatimi i metodave të zgjedhura do të ndryshojë

nivelin total të kapitalit në një bankë të dhënë, mbikëqyrësit duhet të sigurojnë që ndryshimi të

jetë i përshtatshëm për bankat dhe për sistemin bankar si një të tërë, dhe për këtë, këto banka

duhet të zhvillojnë planet e duhura për kapitalin si pjesë e proceseve të shtylles 2. Mbikëqyrësit

do të duhet të punojnë me bankat për të përcaktuar afate kohore realiste për të rregulluar nivelet e

kapitalit sipas parashikimit të zbatimit të Kuadrit të ri dhe identifikimit të burimeve të

pranueshme të kapitalit.

Bazel II ka një përfshirje më të gjërë në matjen e riskut të kredisë duke filluar prej më të

thjeshtave drejt më të ndërlikuarave më qëllim të përcaktimit të kapitali adekuat me ç’rast

mundëson një strukurë fleksibile në shfrytëzimin e metodave konvecionale për secilën bankë të

4Publikimi i Komitetit te Bazelit ‘’Quantitative Impact Study 3 –Overvieŵ of Global Results (May 2003)’’.Nga

pikepamja konceptuale, mbikeqyresit keshillohet te ndjekin tekstin e rregullave sic eshte publikuar nga Komiteti ne

qershor 2004: ‘’International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards, a Revised Framework’’.

Page 31: Jeton SHAQIRI

32 | P a g e

marrë veçmas. Institucionet financiare mund të masin ekspozimin e kredisë për çdo klient dhe

për çdo produkt kredie duke aplikuar matësit e mëposhtëm5:

Probabilitetin e dështimit, të moskthimit, PD, humbja e shkaktuar nga moskthimi i huasë

(Loss Given Default), e cila vlerëson përqindjen e çdo kredie që do të humbej nëse klienti

dështon. LGD gjithashtu përcakton se sa do të jetë humbja që do të ndodh nëse kredia nuk

kthehet. Ekspozimi i bankës në momentin e moskthimit të kredisë (EAD), vlerëson ekspozimin

e pritur për çdo kredi në rastin e moskthimit.

Humbja e pritur nga rrisku i kredisë matet duke shumëzuar së bashku të tre faktorët:

probabiliteti i dështimit (PD), Ekspozimi i Pritshëm (EE) dhe Loss Given Default (LGD).

Në momentin që institucioni financiar është në gjendje të vlerësojë PD, LGD dhe EAD

për klientët e vet dhe llojet e kredive, llogaritja e kapitalit minimal është themelore.

Sfidat kryesore të ndeshura nga institucionet financiare janë bashkimi i informacioneve

që lidhen me risqet e nevojshme për të vlerësuar PD, LGD dhe EAD. Klientët dhe implementimi

i sistemit të klasifikimit të riskut mund të përfshihen në një model në mënyrë korrekte. Këto

parametra dhe ky model janë statistikisht të mundur.

Në literaturën bashkëkore theksohet që ky koncept vëmendjen më të madhe ja kushton

faktorëve të rriskut të kredisë në nivel mikro duke mos trajtur sa duhet faktorët në nivel makro.

Këtu bëhet dallimi i dy grupeve të faktorëve të cilët ndikojnë në formimin e riskut të kredisë.

Në grupin e parë të faktorëve bëjnë pjesë faktorët të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me

huadhënësin. Në grupin e dytë bëjnë pjesë GDP e projektuar dhe e realizuar, norma e rritjes reale

të GDP-së si indikator i rëndësishëm mbi ecurit e të hyrave të popullsisë.

Për shembull, në fazat e përshtatshme të cikleve ekonomike, mundësitë e

mospërmbushjes së detyrimeve tentojnë të zvogëlohen në krahasim me mesataren, ndërkaq

tendenca e kundërt pritet në fazat e papërshtatshme të cikleve ekonomike. 6

Mirëpo një rënie e konsiderushme e aktivitetit kreditor të bankave në kushtet e recesionit

ekonomik është e pritëshme duke marrë për bazë parimin e tregut se bankat tregtare lejojnë

kredi vetëm për subjektet ekonomike të cilat kanë vlerë aktuale neto pozitive, meqëse në këtë rast

të hyrat kalojnë normën e skontimit.

Në kushtet e recesionit do ketë më pak dhënie të kredisë për shkak të vlerës aktuale neto

negative të më shumë subjekteve. Komiteti i Bazelit ka miratuar konceptin sipas të cilit bankat në

5Sipas opsionit të avancuar të implementimit të Basel II.

6Milutin Çirovic : ‘ Bankrastvo’ European Center of Peace and Development, Beograd, 2006, fq 414

Page 32: Jeton SHAQIRI

33 | P a g e

të gjitha fazat e cikleve ekonomike, duhet të aplikojnë normën unike të kapitalit të detyruar prej

8% në raport me rriskun e aktiveve të ponderuara.

Argumenti bazë me të cilin janë udhëhequr ekspertët e Bazel II në rregullin e përcaktuar

për të aplikuar norma fikse të kapitalit të detyrueshëm është se aplikimi i normës fleksibile të

kapitalit të detyrueshëm në masë të caktuar mundë të relativizojë idenë themelore të këtij

komiteti nga pikpamja e krijimit të një regjimi të fortë të kapitalit të detyrueshëm në kushtet e

rritjes së rrisqeve bankare dhe pa parashikueshmërisë së funksionimit të sistemit makro

ekonomik dhe bankar.

1.2.3 RISKU KREDISë

Bazeli II paraqiti rregullat bazë për të përballuar rrisqet bankare. Kjo marrëveshje e re

zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme duke aplikuar rregullat dhe procedurat e reja për një

mbikqyrje sa më efikase dhe përballimin e rrisqeve të krijuara nga situata ekonomike. Ndërtimi i

rregullave dhe parimeve të Bazel II do të bëhej duke paraqitur edhe parimet më të rëndësishme të

cilat do mirreshin me shqyrtim e rrisqeve dhe do të paraqiteshin si shtylla kryesore të Bazel II.

Parimet e Bazel II do të bazoheshin në studimin e riskut të kredisë dhe në studimet e riskut të

kapitalit për kontrollin dhe menaxhimin e tyre.

a) Paraqitja e rrisqeve të tregut dhe rrisqeve operative mundëson formimin e kapitalit

të detyrueshëm minimal për mbullimin e këtyre risqeve. Duke u bazuar në riskun e tregut dhe

rriskun operativ bankat duhet të mbajnë së paku 8 % të kapitalit në raport me aktivet e

ponderuara me riskun. Shuma nominale e aktiveve korigjohet për fakorët e riskut duke marrë

aktivet e ponderuara me rriskun. Niveli 8 % i detyron bankat të cilat nuk kanë një kontroll efikas

dhe nuk kanë një monitorim efektiv të rrisqeve operative dhe të tregut që të mbajnë përqindje më

të lartë për menaxhimin e këtyre rrisqeve. Mbajtja e kapitalit të detyrueshëm forcon aftësinë

paguese të bankave, ndërkohë që kapitali i detyrueshëmn që mbahet nga ana e bankave do të

kufizojë mundësitë e kreditimit. Formimi i kapitalit të detyrueshëm në nivel jo adekuat duke

mos marrë parasysh edhe faktorët e tjerë do të krijojë mundësin që bankat të kenë efekte

negative. Në këtë punim do të paraqesim shembullin se kur kemi rrisk kreditor, i paraqitur si

rrisk në investimin e letrave me vlerë i cili nuk do të kthehet në afatin e maturimit, banka këtë

rezik mund ta zvogëlojë përmes garancive bankare, klauzolave mbrojtëse, diversifikimit të këtyre

investimeve etj, ndërsa pjesën tjetër të riskut të kredisë bankat do ta mbulojnë nga kapitali i

bankës dhe nga rezervat operative.

Page 33: Jeton SHAQIRI

34 | P a g e

Qëllimi themelor i Bazel II është që huamarrësit të kategorizohen në mënyrë të

përcaktuar sipas riskut duke u bazuar në rriskun e ponderuar. Nga shumëzimi i shumës

nominale të kredisë me peshën e riskut fitohet shuma e riskut të kredisë për çdo huadhënës.

Duke i mbledhur shumat absolute të këtyre rrisqeve të kredise veç e veç fitohet shuma e

përgjithshme e ponderuar e rrisqeve bankare. Duke e paraqitur në një formë tjetër, shumëzimi i

vlerave nominale të investimeve të përgjithshme bankare me peshën mesatare të rriskut fitohet

aktivet i ponderuara me rrisk. Mbi këtë shumë aplikohet norma prej 8 % për të mbajtur kapitalin

e detyrueshëm për nevojat e riskut bankar në bazë të kredisë. Caktimi i koeficientit të i

ponderimit bëhet ose duke përdorur koefiçentin standard të cilin bankat e marrin nga institucioni

mbikqyrjes bankare, ose sistemi i brendshëm i caktimit i këtyre koefiçentëve nga ana e vet

bankës. Në bazë të metodologjive të brendëshme të pranuara dhe të verifikuara nga ana e

institucioneve e supervizionit, e vlen të theksohet se synimi i Komitetit të Bazelit është kalimi

gradual nga mënyra standarte në atë të brendëshme.

b)Parimi i dytë ka të bëjë me kontrollin apo supervizionin bankar nga ana e institucioneve

përkatëse të kontrollit. Këto insitucione janë bazuar në qasjet standarde ose janë bazuar në

metodat e brendëshme.

Në rastet e supervizionit intstitucionet e kontrollit duhet të kontrollojnë nëse është aplikuar

metodologjia e brendëshme. Insitucionet e supervizionit kanë të drejtën e tyre që bankave tu

caktojnë kapital të detyrueshëm më të lartë. Ato e verifikojnë një domosdoshmëri të këtillë.

Udhëqësit e insitucioneve bankare duhet të mbajnë metodat më të përsosura për menaxhimin e

rrisqeve kreditore dhe të përdorin modele më bashkëkohore.

c)Parimi i tretë ka të bëjë me dhënien e informatave të cilat do të ndihmojnë në profilizmin e

rrisqeve bankare. Kjo ka të bëjë me disiplinën e bankave në treg dhe kjo dispilinë nënkupton

dhënien e informatave bazike dhe profilizimin e rrisqeve kreditore.

1.2.4 RISKU OPERACIONAL

BCBS (2006) ka përcaktuar riskun operacional si riskun e humbjes si rezultat i proceseve

të brendshme joadekuate apo të dështuara, të njerëzve dhe të sistemit ose nga ngjarjet e jashtme.

Ky përkufizim përfshin riskun ligjor, por përjashton riskun strategjik dhe reputacionin.

Përkufizimi bazohet në përcaktimin e katër shkaqeve të ngjarjes së riskut operacional dmth,

njerëzit, proceset, sistemet dhe ngjarjet e jashtme.

Nystrom .K. dhe Skoglund .J. (2003) theksojnë se rreziku operacional nuk është unik për

institucionet financiare. Firmat me procese të rënda të prodhimit si industria e makinave dhe

Page 34: Jeton SHAQIRI

35 | P a g e

firmat më komplekse me sistemet e IT kanë kohë që janë përfshirë në menaxhimin e riskut

operacional. Midis bankave dhe institucioneve të tjera financiare ekziston një nevojë në rritje për

të menaxhuar riskun operacional.

Institucionet financiare kanë zhvilluar sisteme më efikase të menaxhimit të riskut në mënyrë që

të kryejnë menaxhimin e riskut dhe detyrat e alokimit në mënyrë efektive.

Komponenti kryesor i sistemeve të menaxhimit të riskut është të identifikojnë "riskun" e firmës, të

vlerësojnë madhësinë e tyre, procedurat për të zbutur rreziqet dhe vendosjen mënjanë të kapitalit

për humbjet e mundshme dhe të paparashikuara.

Një aspekt interesant që vlen të theksohet është mundësia për të klasifikuar humbjet operacionale

në dy kategori, ku i pari është problemi në shkallë të vogël që mund të ndodhë kur ka gabime

shtypi, të tilla si ajo që mund të ndodhë duke paguar një klient ose duke ju ridërguar shuma të

vogëla në kërkesat e konsumatorëve. Një parregullsi e vogël kompjuterike mund edhe të bjerë në

këtë kategori.

Kategoria tjetër nuk është e shpeshtë, por kur kjo ndodh pasojat mund të jenë të rënda

dhe shkaku mund të jetë një mashtrim në shkallë të gjerë që mund të dali nga brenda apo jashtë.

Në rastin e bankave të investimeve është e mundur që një tregtar i paautorizuar mund të bëhet

për shembull shkak për falimentim të institucionit. Kjo është përveç fatkeqësive të njohura të

tilla si katastrofat natyrore, sulme terroriste e të tjera si këto.

1.2.4.1 Nevoja e përfshirjes së riskut operacional në Bazel II

Rreziku operacional, ka ekzistuar, për aq kohë sa kohë kanë ekzistuar edhe institucionet

financiare.

Rreziku operacional mund të jetë rezultat i rreziqeve që rrjedhin nga njerëzit e ngarkuar,

procesi i aplikuar, vendi sistemeve dhe ngjarjet e jashtme. Lloj i riskut mund të rrjedhi nga

njerëzit, mund të vijë nga dështimi i menaxhimit; përfshirë këtu, atë organizativ, ose dështimet e

burimeve njerëzore. Faktorë të tillë si mungesa e trajnimit të duhur, kontrolli i pamjaftueshëm,

një departament jofunksional i burimeve njerëzore, apo faktorë të tjerë të brendshëm e të

jashtëm mund ta bëjnë të vështirë për të arritur në krye të gjetjes së kapitalit të përshtatshëm.

Një rrezik në sistem mund të jetë rezultat i ndërprerjes ose i dështimit të sistemit për

shkak të problemeve teknike apo të tjera, burimet e të cilave mund të jetë brendshme apo të

jashtme. Gama e ngjarjeve të jashtme mund të jetë e gjerë duke cituar këtu fatkeqësitë,

terrorizmin, vandalizmin, apo ngjarje të caktuara që prekin fusha të ndryshme të operacionit.

Disa prej fushave që bëhen burime të rreziqeve operacionale:

Page 35: Jeton SHAQIRI

36 | P a g e

1. Mbështetja e madhe në teknologji, e cila po bëhet shumë e zakonëshme në industrinë bankare

dhe ku një sistem i integruar globalisht është bërë normë, mund të paraqesë një rrezik të

dështimit të sistemit, duke zhvendosur riskun manual ndaj riskut të automatizuar.

2. Përhapja e produkteve më të avancuara në treg.

3. Avancimi i e-bankingut, mund tu ekspozojë institucioneve financiare rreziqe të reja të tilla, si

mashtrime që mund të rrjedhin nga brenda ose nga jashtë si dhe dështimet e sistemit të sigurisë,

pasi ka burime të cilët e shkelin sigurinë e brendshme për të përfituar vetë.

4. Blerja, bashkimet, dhe konsolidimet, në një shkallë të madhe mund të shkaktojnë tendosje në

sistemet ekzistuese.

Ndoshta një nga shembujt më të rëndësishëm të riskut operacional të bankës, i cili është

quajtur një "rast humbjeje", është një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh të Bankës Barings. Kjo

humbje u shkaktua nga një tregtar Nick Leeson, i cili mori poste spekulative të paautorizuara, në

një llogari gabim të papërdorur. Këtu filloi humbja e parave, e cila u akumulua dhe rezultoi në

falimentimin e bankës në vitin 1995.

Ndër të tjera, ky incident ishte një provokim për Komitetin e Bazelit për të përfshirë

riskun operacional të Bazel II. Zhvillimi i një kornize për të matur dhe peshuar riskun

operacional u bë një domosdoshmëri për të rregulluar kapitalin. Për të realizuar këtë

Marrëveshja Bazel II thekson se institucionet duhet të jenë të gatëshme të mbledhin të dhëna mbi

riskun e humbjen dhe të jenë në gjendje për të vlerësuar të riskun e përfshirë dhe më tej të

zbatojnë gjetjet e tyre në një kuadër që ajo e quan ekspozimi i riskut. Institucionet janë të lira për

të përfshirë një shkallë të konservatorizmit, në vlerësimet e tyre, në mënyrë që procesit sasior të

mos i mungojë fuqia. Kjo për arsye se, për të arritur në kërkesat minimale të kapitalit

rregullator ato duhet të mbështeten në procesin e brendshëm ekzistues, në marrjen e të dhënave

të dëshiruara, të riskut të përhapur dhe të kornizës analitike që është në vend.

1.2.4.2 Menaxhimi i riskut Operational

Menaxhimi i riskut operacional ka elementët e veta, pasi qëllimi i tij kryesor është të sigurojë se

ekziston një kornizë efektive dhe mekanizëm i matjes në vend. Korniza synon të plotësojë dy

nevoja kryesore:

Prezantimi i një mekanizëmi ku zbatimi i politikave të riskut operacional, të forcohet në mbarë

ndërmarrjen, si një proces gjithëpërfshirë dhe të sigurojë të dhëna dhe mekanizmat e matjes për

të vlerësuar llojin e riskut, dhe ekspozimin e firmës.

Page 36: Jeton SHAQIRI

37 | P a g e

Duhet të theksohet se nuk ka një kuadër të vetëm që tu përshtatet të gjitha institucioneve. Për aq

kohë sa korniza mund të reflektojë çfarë është përfshirë, çfarë është e mjaftueshme, realiteti

tregon se teknikat e menaxhimit të riskut janë ende në zhvillim, pasi ato duhet të arrijnë deri në

paraqitjet e reja teknologjike.

Megjithatë, është e rendësishme të hartohen politika dhe procedura të cilat në mënyrë të

qartë do të shpalosin se çfarë drejtimi do të marrë ky institucion për menaxhimin e riskut të saj

operacional në mënyrë efektive. Procesi i menaxhimit të riskut duhet të jetë në gjendje të

identifikojnë rreziqet dhe matjen e tyre duke përdorur mjetet e duhura. Pas vlerësimit të nivelit të

ekspozimit, elemente të riskut duhet të monitorohen dhe të kontrollohen.

Figura 3 : Elementët të rëndësishëm të Kornizës së Menaxhimit të Riskut Operacional

Burimi: Holmquist 2004

Përgjegjësia e identifikuar qëndron në manaxhimin që duhet të ketë stafin e duhur, duke

siguruar zbatimin e metodave të duhura, përpjekjet për të investuar drejt, raportimin e humbjeve

dhe për të siguruar manaxhim efektiv duhet që punonjësit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e

përhapura. Përveç kësaj, ekziston nevoja për të punuar në procesin e uljes së ekspozimit.

Normalisht, procedura duhet të jetë me shtrirje të gjerë dhe duhet të përmbledhi ekspozimin e

përhapur, përvojat e hasura të humbjeve, mjedisin e zbatueshëm të biznesit në përputhje me

vlerësimin e bërë (Holmquist 2004).

Zakonisht, hartimi duhet të bëhet të paktën një herë në çdo tremujor. Është gjithashtu e

rëndësishme që çfarëdo gjetje e realizuar duhet të sillet në vëmendjen e bordit, si dhe të

menaxhimentit sa më shpesh që të jetë e mundur, pasi puna e këtyre grupeve është të dijnë

saktësisht se cili është qëndrimi i firmës për ata që janë në krye të saj.

Gjatë gjithë këtij procesi, është e rëndësishme për të marrë kërkesat rregullatore në

konsideratë dhe i gjithë procesi duhet të përmbushë një nivel që të tejkalojë standardet

rregullatore minimale. Arsyeja është se sa herë që ka një mekanizëm të shëndoshë të kontrollit në

Page 37: Jeton SHAQIRI

38 | P a g e

vend, ajo do të vendosi menaxhimin në një pozicion për të ruajtur dhe për të shpërndarë me

efikasitet burimet e firmës.

1.2.4.3 Identifikimi dhe Matja e Riskut Operacional

Metodologjitë ekzistuese janë relativisht të thjeshta dhe eksperimentale, megjithëse pak banka

duket se kanë bërë progres të konsiderueshëm në zhvillimin e teknikave më të avancuara për

mbajtjen e kapitalit në lidhje me riskun operacional. Aktualisht qasjet e mëposhtme janë përdorur

nga institucionet për të identifikuar riskun operacional.

Qasjet nga lart-poshtë dhe poshtë-lart. Matja e Riskut operacional është ende një

formë e artit në zhvillim. Përveç kësaj, vetëm duke shtuar numrat e kapitaleve ekonomike, ose

duke supozuar normalitetin multivariat, qasjet lart-poshtë dhe poshtë-lart janë shfaqur kohët e

fundit si metoda më të sofistikuara për matjen e riskut.

Disa marrin qasjen lart - poshtë, e cila vlerëson riskun e bazuar në të dhëna të shumta të

firmës. Këto modele janë më të lehta për tu aplikuar, por ato nuk janë të ndjeshme ndaj

përllogaritjeve dhe as për zbatim në biznes.Në të kundërt, qasja poshtë-lartë siguron një model

strukturor që është më shumë i dobishëm për të kuptuar shkaqet e riskut operacional. Modelet

poshtë-lartë përfshijnë hartën e menusë në nivelin e njësisë së biznesit, e cila përdoret për të

identifikuar dështimet potenciale dhe humbjet e lidhura me to.

Metoda e fletënotimeve të balancuara. Metoda e fletënotimeve te balancuar është një

sistem manaxhimi (jo vetëm një sistem matje) që ju mundëson organizatave për të qartësuar

vizionin dhe strategjinë e tyre dhe duke i përkthyer ato në veprime. Ajo siguron informacion

rreth dy proceseve, të brendshme të biznesit dhe rezultateve të jashtme në mënyrë që të

përmirësohet vazhdimisht performanca strategjike dhe rezultatet. Kur vendoset plotësisht,

fletënotimi i balancuar transformon planifikimin strategjik nga një ushtrim akademik në një

qendër nervalgjike të një ndërmarrjeje.

Kaplan dhe Norton përshkruajnë risinë e fletënotimit të balancuara si vijon: "Fletnotimi i

balancuar ruan matësit financiarë tradicionalë. Matësi financiar trgon historinë e ngjarjeve të

kaluara, një histori të mjaftueshme të moshës për kompanitë industriale për të cilat investimet në

kapacitetet afatgjata dhe marrëdhëniet e konsumatorit nuk ishin kritike për suksesin. Këto matës

financiarë janë të papërshtatshëm për drejtimin dhe vlerësimin në rrugën që kompanitë e moshë

informatike duhet të ndjekin për të krijuar vlerën e të ardhmes nëpërmjet investimeve tek

konsumatorët, ofruesit, punonjësit, proceset, teknologjinë dhe inovacionin.

Page 38: Jeton SHAQIRI

39 | P a g e

Metoda e mbështetur në skenar. Skenari është një përshkrim i një niveli të lartë i detyrës

artificiale të subjekteve që kërkojnë të angazhohen për vlerësim. Metoda e mbështetur në

skenar përgatit paketa skenar, duke ushtruar aspekte të ndryshme të bashkëpunimit nëpër një

varg fushash. Hidhet në qarkullim për tu gjykuar dhe vlerësuar. Një paketë skenar përbëhet nga:

përmbledhja dhe detyrat e ndara, materiale për experimente, materiale për subjektet, skripta për

ekzekutime të përsëritëshme, dhe certifikata për skenarin dhe nën-detyrat.

Metoda LEVER. - metoda e vlerësimit të humbjeve nga Ekspertët e Vleresimit të Riskut. Ideja e

metodës LEVER është se ajo përdor të dhënat të pamjaftueshme dhe të humbura, të cilat mund

të jenë të brenëdshme ose të jashtëme dhe të mbështesë qasjet e avancuara të matjes (AMA)

sipas Basel II.

Ky hulumtim ka për qëllim të hedhin dritë mbi standardet e Komitetit të Bazelit në lidhje me

riskun operacional, analizën e opinionit akademik dhe bankar, analizën e metodave të ndryshme

për të llogaritur ngarkesën e kapitalit si dhe efektivitetin e tyre. Gjithashtu, ky hulumtim ka për

qëllim të kërkojë mendimin e ekspertizës për menaxhimin e riskut operacional dhe modelin e tyre

të preferuar në bazë të metodave të avancuara përmes pyetësorëve.

Qëllimi kryesor i zgjedhjes së metodologjisëë së drejtë të kapitalit ekonomik është që të

sigurojë që ajo mbulon të gjitha burimet materiale të riskut. Kjo kërkesë është një parakusht për

të siguruar vlerësime të besueshme të riskut për menaxhimin e kapitalit dhe të bazuar në riskun e

matjes së performancës.

Për derisa humbjet operative janë një burim i rëndësishëm i riskut, kuantifikimi i rezikut

sasior operacional (OR) duhet të jetë pjesë e llogaritjes së kapitalit ekonomik të bankës.

Kërkesat e kapitalit rregullator nën Shtyllën I të Marrëveshjes së Bazel II (2006) i kanë dhënë një

nxitje të fortë shtesës për zhvillimin e një metodologjie sasiore të riskut operacional OR.

Objektivi kryesor i një modeli LDA(loss distribution approach) Trajtimi i shpërndarjes së

Humbjes, është që të sigurojë vlerësimet e riskut real për bankat dhe njësitë e saj të biznesit në

bazë të shpërndarjes së humbjes që pasqyrojnë me saktësi të dhënat themelore. Përveç kësaj,

kursimi i kapitalit duke lëvizur me metodat e avancuara dhe vendosja e mjeteve të sofistikuara të

matjes është një motiv tjetër për bankat. LDA është një nga metodat më të avancuara të parapara

deri më tani se është zonë nxitëse për kërkime të mëtejshme sipas Jos'e Aparicio, dhe Eser

Keskiner (2004).

• Qasjen e Shpërndarjes së Humbjes (LDA), e cila është një metodë sasiore statistikore e

përdorur në analizat e të dhënave historike të humbjes.

Page 39: Jeton SHAQIRI

40 | P a g e

• Qasjen Fletnotim, e cila fokusohet në menaxhimin cilësor të riskut në një institucion

financiar. Qasja e Shpërndarjes së Humbjes është një nga qasjet në përcaktimin sasior të riskut të

humbjeve operacionale si dhe në llogaritjen e detyrimeve të kapitalit. Ajo është e preferuar në

mënyrë të qartë nga disa studiues dhe profesionistë të industrisë bankare në dekadën e fundit.

Tabela 4 Cilat janë disa nga avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të LDA-së?

Avantazhe Disavantazhe

a) Është një metodë popullor nën AMA,

b) Është një mjet i fuqishëm për të

përcaktuar sasinë e riskut operacional

në humbjen e të dhënave

c) Mbulon ashpërsinë dhe shpeshtësinë e

humbjeve,

d) Aktivizon për të optimizuar mundësitë e

transferimit të riskut,

dh)Ka një shumë të ulët të ngarkesës së

Kapitalit,

e) Ka më shumë rrezik të ndjeshëm se

qasjet e tjera,

f) Siguron një kornizë për adresimin

rezultateve ekstreme.

g) Zbatohet me sukses në sigurime,

h) Është një nga metodologjitë më të

rëndësishme të sugjeruar nga Komiteti

Bazelit II.

a) Trajtimi ka prapambetje në kërkim

b) Mbështeten vetëm të dhënat me

humbje,

c) Kërkojnë menaxhim të konsiderueshëm

të të dhënave,

d) Nënvlerësojnë ngarkesën e nevojshme

të kapitalit kur kalibrojnë vetëm të dhënat

e brendshme,

e) Është model shumë i sofistikuar, ku disa

prej Bankave përballen me vështirësi në

zbatim.

1.2.4.4 Metodologjia për llogaritjen e kërkesave për Kapitalit

Ky seksion përshkruan metodologji të ndryshme të përdorura në llogaritjen e kërkesave të

kapitalit për riskun operacional. Këto metodologji janë rekomanduar kryesisht nga Komisionet

Bazelit e dhe të praktikuesve në industri në dekadën e fundit. Komiteti i Bazelit mbi

Mbikëqyrjen Bankare ka bërë të ditur për tri qasjet kryesore për bankat për llogaritjen e

kërkesave për kapital(shiko figurën për katëse në këtë seksion).

Page 40: Jeton SHAQIRI

41 | P a g e

a) Metoda e treguesit kryesor b) Metoda e standardizuar c) Metoda matjes së avancuar.

Bazuar në llogaritjet sasiore, metoda e tregusit kryesor është e thjeshtë ndërsa metoda e matjes së

Avancuar është shumë e sofistikuar.

a) Metoda e treguesit kryesor. Bankat që përdorin Metodën e treguesit kryesor duhet të

mbajnë kapital për riskun operacional të barabartë me mesataren e tri viteve të mëparshme në

një përqindje fikse (alfa dhuruar) mbi të ardhurat pozitive bruto vjetore. Shifrat për çdo vit në të

cilin të ardhurat vjetore bruto janë negative ose zero, duhet të përjashtohen nga të dyja si nga

numëruesi ashtu edhe nga emëruesi ndërsa llogariten të ardhurat mesatare.

Krkesat për kapital mund të shprehet si më poshtë:

Shuma për riskun operacional (KBIA) = [Σ( GI1 ... ... n x α)] / 3

KBIA = krkesat për kapitalit sipas metodës së treguesit kryesor

GI = Të ardhurat vjetore bruto, pozitive gjatë viteve të kaluara

N = Numri i tre viteve të mëparshme për të cilat të ardhurat bruto janë pozitive

α = 15% e cila është vendosur nga komiteti, në lidhje me nivelin e industrisë së gjerë, të kapitalit

të kërkuar.

Përcaktimi i Ardhurave Bruto.Të ardhurat bruto definohen si të ardhura nga interesi

neto plus të ardhurat neto jo nga interesi. Kjo masë duhet:

a) Të jetë bruto në çdo provizion (p.sh. për një interes të papaguar)

b) Të jetë bruto për të gjitha shpenzimet operative, duke përfshirë tarifat e paguara për

transferimet e ofruesit të shërbimeve

c) Të përjashtojë fitimet e parealizuara / humbjet nga shitja e letrave me vlerë në librin

bankar

d) Të përjashtojë artikujt e jashtëzakonshëm ose të parregullta, si dhe të ardhurat që

rrjedhin nga sigurimi.

Shembull: Llogaritja e riskut operacional në qasjen e treguesit bazë

Të ardhurat bruto (2002) = 269.818, Të ardhurat bruto (2003) = 447.619, Të ardhurat bruto

(2004) = 521.033, α = 15%, KBIA = [Σ( GI1 .... GIN) x α] / 3, KBIA = [(269.818 x 15%) +

(447.619 x 15%) + (521.033 x 15%)] / 3

Kërkesat e kapitalit (KBIA) = [40.473 + 67.149 + 78.145] / 3 = 61,192

Gjithsej rreziku i ponderuar KBIA = 61,192 * 8 = 489,536

BIA është qasja më e thjeshtë për të llogaritur ngarkesën e riskut operacional duke u mbështetur

kryesisht në të ardhurat bruto. Kjo qasje është e preferuar për bankat e vogla pa asnjë veprimtari

Page 41: Jeton SHAQIRI

42 | P a g e

ndërkombëtare. BIA po mban një faktor alfa prej 15% që është konstant dhe i përgjithshme për

të gjitha linjat e biznesit.

b)Metoda e Standartizuar

Sipas metodës së standardizuar, aktivitetet e Bankës ndahen në tetë linjat e biznesit:

korporative, financa, tregti dhe shitje me pakicë, banka, banka tregëtare, të pagesave dhe të

shlyerjes, agjenci për shërbime, të menaxhimit të aktiveve dhe brokera me pakicë.

Brenda çdo linje biznesi, të ardhurat bruto janë një tregues i gjerë që shërben si prokurë

për shkallën e operacioneve të biznesit duke treguar shkallën e mundshme të ekspozimit të riskut

operacional në kuadër të secilës prej këtyre linjave të biznesit. Kërkesat për kapital të çdo linje

biznesi llogaritet duke shumëzuar të ardhurat bruto me një faktor (beta të pėrcaktuar) të caktuar

për këtë linjë biznesi.

Duhet të theksohet se sipas metodës së standardizuar të ardhurat bruto maten për çdo linjë

biznesi, dhe jo për të gjitha institucionet. Domethënë në financat e korporatave treguesi është e

ardhur bruto e krijuar në linjat e korporatave financave të biznesi.

Kërkesa totale për kapital llogaritet nëpërmjet formulës së mëposhtëme: (shih tabelën 5

për llogaritjen.):

KTSA = {∑YEARS 1-3 max[GI1- 8 xß1-8]}/3ku:

KTSA = kërkesat e kapitalit sipas qasjes së standardizuar

GI1-8 = Të ardhurat vjetore bruto në një vit të caktuar, siç përcaktohet më sipër në qasjen

e Treguesit Kryesor, për secilën nga 8 linjat e biznesit.

β 1-8 = një përqindje të caktuar, e vendosur nga komiteti, në lidhje me nivelin e kapitalit

të kërkuar në nivelin e të ardhurave bruto për secilin nga tetë linjat e biznesit (shih Tabelën 5)

Tabela 5: Vlerat për çdo linjë biznesi β - Burimi: Bank for International Settlement,

BCBS

Nr Linjat e Biznesit Β faktor

1 Korporata Financiare (SS1) 18%

2 Tregti dhe Shitje (SS 2) 18%

3 Banka me pakicë (SS 3) 12%

4 Banka Tregtare (NS 4) 15%

Page 42: Jeton SHAQIRI

43 | P a g e

5 Pagesave dhe të shlyerjes (SS 5) 18%

6 Agjenci Shërbimesh(SS 6) 15%

7 Menaxhimi i Aktiveve (SS 7) 12%

8 Brokerimi Shitje me pakicë (SS 8) 12%

Qasja e standardizuar është më gjithëpërfshirëse dhe me rrezik të ndjeshëm në krahasim me

BIA. Aktivitetet e bankave janë të ndara në 8 linjat e biznesit dhe secili prej tyre mban një

faktor beta.

Risku Operacional, qasje e standardizuar

Tabela 6: Risku Operacional: Qasja e standardizuar e bazuar në llogaritje, BCBS 128, 2006

ardhura

bruto

Bu

sin

ess

Lin

es

Mesa

tarj

a e

3 v

itev

e

Bet

a F

akto

r

Kër

kesa

t p

ër

Kapit

al

Ris

ku

i

pon

der

uar

i

akti

veve

2004 2005 2006

Korporata Financiare 130,489 136457 152918 139,955 18% 25,192 201,535

Tregëti shitje 5,220 5453 6115 5,596 18% 1,007 8,058

Pagesa dhe Shlyerje 26,098 27291 30584 27,991 18% 5,038 40,307

Banka Tregtare 104,391 109162 122334 111,962 15% 16,794 134,355

Agjenci shërbimi 234,881 245614 275251 251,915 15% 37,787 302,298

Brokerimi shitjeve me

pakicë 20,878 21833 24467 22,393 12% 2,687 21,497

Banking me pakice - 0 0 - 12% - -

Page 43: Jeton SHAQIRI

44 | P a g e

Menaxhim Asetesh - 0 0 - 12% - -

Total 521,957

545,81

0

611,66

9 559,812 88,506 708,050

Tabela 5 tregon llogaritjen e kërkesave për kapital për riskun operacional sipas qasjes

së standardizuar. Ky rezultat i këtij modeli tregon se kërkesat për kapitali sipas kësaj metode

janë në varësi të aktivitetit të linjave të biznesit dhe vlerës së faktorit beta.

Në këtë qasje Bankat duhet të përmbushin kriteret cilësore siç sugjerohet nga Komiteti i

Bazelit dhe National Discretions.

c) Ku ndryshon metoda e Avancuar e Matjes?

Të ardhurat bruto janë baza për llogaritjen e kërkesave për të kapital sipas metodës

treguesit kryesor dhe metodës së e standartizuar. Në praktikë, këto dy qasje përdoren nga

shumica e bankave për të llogaritur kërkesat për kapital të riskut operacional, në raport me

metodën e avancuar të matjes(AMA).

Kjo qasje kërkon sasira më të vogla të kapitalit dhe është relativisht më e sofistikuar.

Megjithatë, duke e parë sofistikimin e AMA-s nga pikëpamja e kostos do të ishte e gabuar të

dalim në përfundimin se kjo është "mënyra më e mirë” për bankat duke pasur parasysh faktin se

vetëm bankat e mëdha kanë fuqinë financiare për ta zbatuar këtë qasje. AMA, megjithatë, ofron

mundësi më të mëdha për të reduktuar kërkesat e kapitalit. Ajo përfshin tre qasjet, domethënë

qasen e Matjes së Brendshme (IMA), qasjen Fletnotim dhe Qasjen Shpërndarjes së Humbjes.

Qasja e avancuar e matjes është aktualisht një nga më të sofistikuat në dispozicion, të

paraqitur nga Komiteti i Bazelit. Nën qasjen e Matjes së Avancuar llogaritja e kërkesave

rregullatore për kapital për riskun operacional është i bazuar në sistemet e brendëshme të

matjes së riskut të një banke. Një bankë duhet të plotësojë disa kritere të përcaktuara nga

komisioni para se ato të lejohen të përdorin qasjet e Avancuara të Matjes (AMA).

1.2.4.5 Kërkesa për Kapital për Riskun e Normave të Interesit

Sipas, kërkesave dhe ndryshimeve të bëra në Basel II, kërkesat për kapital për

instrumentat dhe kapitalin e lidhur me normat e interesit do të aplikohen në portofolin tregtar të

bankës pas një vleresimi të kujdesshëm nga ana e bankës. Kërkesat për kapital në lidhje me

rriskun e kursit të këmbimit dhe rriskun e të mirave do të zbatohen mbi pozicionin total të bankës

Page 44: Jeton SHAQIRI

45 | P a g e

në lidhje me kursin e këmbimit dhe mallrave. Disa nga këto pozicione do të raportohen dhe do të

vlerësohen sipas vlerës së tregut, por disa mund të raportohen dhe vleresohen me vlerën

kontabile.

Në llogaritjen e kapitalit të përshtatshëm, fillimisht është e nevojshme të llogaritet

kapitali minimal i kërkuar për rriskun e kreditit dhe operacional, dhe vetëm më pas për kërkesat

e riskut të tregut, për të përcaktuar sesa kapitali i Nivelit 1 dhe Nivelit 2 është i gatshëm për të

mbuluar rriskun e tregut. Kapitali i pranueshem do të jetë shuma e gjithë kapitalit Nivelit 1 dhe

kapitalit të Nivelit 2. Kapitali Nivelit 3 do të konsiderohet si i pranueshem vetëm nëse do të

përdoret per të mbuluar rriskun e tregut. Raporti i kapitalit do të përfaqësojë kapitalin që është i

përdorshëm për të mbuluar rriskun e kreditit, rriskun operacional, dhe rriskun e tregut.

Rrisku i normave të interest– Metoda standarte e matjes. Kjo pjesë përshkruan

strukturën standarte për matjen e riskut të mbajtjes ose ndërmarrjes së pozicioneve në letra

borxhi dhe në instrumenta të tjerë të ndjeshëm ndaj normave të interesit. Këta instrumenta

përfshijnë të gjithë instrumentat e borxhit me norma fikse dhe variable të interesit dhe

instrumenta të ngjashëm që sillen si ato, duke përfshirë edhe aksionet preferenciale të

pakëmbyeshme. Obligacionet e këmbyeshme si emetim borxhi ose aksione preferenciale që janë

të konvertueshëme, me një çmim të dhënë, në aksione të zakonëshme të lëshuesit, do të trajtohen

si letra me vlere të borxhit nëse tregtohen si të tilla dhe si kapital nëse tregtohen si kapital.

Kapitali minimal i kërkuar, shprehet në llogaritjen e dy pjesëve të ndara, një për “rriskun

specifik” të secilës letër me vlerë, për pozicione të shkurtra ose të gjata, dhe tjetri për rriskun e

normave të interesit (quajtur “rrisku i pergjithshem”) ku pozicionet e gjata dhe të shkurtra në

letra të ndryshme me vlerë mund të anullohen. Për shembull, nëse banka nuk ka fare produkte

ajo nuk do merret me rriskun specifik të këtyre instrumentave. Letra me vlerë mbi huatë

hipotekare dhe produktet derivative mbi to, kanë një karakteristikë unike për shkak të riskut të

para-pagimit. Kështu që, për momentin, këto letra me vlerë nuk kanë trajtim të veçantë. Një letër

me vlerë që riblehet ose letra me vlere mbi kontrata të huadhënies do të trajtohen sikur të

zotëroheshin nga huadhënësi i letrës me vlerë, p.sh do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si

pozicionet e tjera të letrave me vlerë.

Risku Specifik. Kërkesa për kapital për rriskun specifik ka si qëllim mbrojtjen nga

lëvizjet e kundërta në çmimin e një letre me vlerë, të shkaktuara nga faktorë të lidhur me

karakteristikat individuale të lëshuesit. Për matjen e riskut, netimi është i ndaluar për pozicionet

identike (duke përfshirë edhe pozicionet në derivate). Edhe nëse emetuesi është i njëjtë, nuk

Page 45: Jeton SHAQIRI

46 | P a g e

lejohet netimi midis emetimeve me norma të ndryshme interesi, likuiditeti, instrumentat call, etj.

Çmimet mund të ndryshojnë në periudhë afatshkurtër.

Kërkesa për kapital për rriskun e emetuesit. Kërkesat e reja për kapital për kategoritë

“qeveritë” dhe “të tjera” janë si më poshtë.

Kategoria “instrumenta qeveritare” do të përfshijë të gjitha format e instrumentave

qeveritare si obligacione, bono thesari dhe instrumenta të tjerë afat-shkurtër, por autoritetet

kombëtare kanë të drejtën për të vendosur një peshë të caktuar rrisku për letrat me vlerë të

lëshuara nga qeveritë e huaja, sidomos për letrat me vlerë në monedhë të huaj nga ajo e qeverisë

lëshuese. Kur letra me vlerë e qeverisë është në monedhën vendase dhe e financuar nga banka në

të njëjten monedhë, atëherë kerkesa për kapital do të jetë në një normë mëtë vogël. Për letrat me

vlerë të lëshuara nga qeveritë lokale dhe kombëtare, nuk kërkohet kapital për rriskun e kredisë.

Kategoria “kualifikuese”përfshin letra me vlerë të lëshuara nga institucionet publike dhe

nga banka të zhvilluara shumëkombëshe, plus letra me vlerë të tjera që janë:

Kategoria “kualifikuese” perfshin letra me vlerë të lëshuara nga institucionet që kanë

investime cilëssore dhe janë subjekt supervizimi dhe rregullimi sipas kësaj strukture.

Rregulla për rriskun specifik të letrave me vlerë. Letrat me vlerë të pavleresuara janë

subjekt i aprovimit nga manaxhimi, të pavlerësuara, por që janë të krahasuara me investimet me

gradën-investim nga banka raportuese dhe lëshuesi ka letra me vlerë të listuara në një bursë të

njohur. Kjo do të ngelet e pandryshuar për bankat që përdorin metodën e standartizimit. Për

banka që përdorin metodën IRB për një portofol, letrat me vlerë të pavlerësuara mund të

përfshihen në listen e letrave “kualifikuese” nëse dy kushtet e mëposhtme plotësohen:

a) Letrat me vlerë janë cilësuara ekuivalente me vlerësimin investime sipas sistemit të

brendshëm të vleresimit të bankës, e cila pajtohet me kërkesat e mbikqyrjes për të qenë një

metodë IRB;

b) Emetuesika letra me vlerë të listuara në një bursë të njohur;

Page 46: Jeton SHAQIRI

47 | P a g e

Tabela Nr.7 Vlerësimi kredive dhe risku specifik

Kategoria Vlerësimi i kredive Rrisku specifik i kapitalit të vendosur

Qeveria

AAA to AA 0%

A+ to BBB-

0.25% (me maturim më të vogël se 6 muaj)

1.00% (me maturim më të madh se 6 muaj dhe

më të vogël se 24 muaj)

1.60% (me maturim më të madh se 24 muaj)

BB+ to B- 8%

Beloë B+ 12%

Unrated 8%

Klasifikimi

0.25% (me maturim më të vogël se 6 muaj)

1.00% (me maturim më të madh se 6 muaj dhe

më të vogël se 24 muaj)

1.60% (me maturim më të madh se 24 muaj)

Të tjera

Kjo kornizë është e ngjashme me standartet e

riskut të kredisë

BB+ to BB- 8%

Nën BB- 12%

E papërcaktuar 8%

Rregullat për rriskun specifik për emetuesit e pakualifikuar

Instrumentat e emetuara nga një emetues jo-kualifikues janë subjekt kërkese për kapital njësoj si

korporatat huamarrëse jo-investuese sipas metodës standarte për rriskun e kreditit. P.sh. vlerësuar

me BAA më shumë nga Moody’s dhe BBB më shumë nga Standard and Poor’s. Ekuivalente,

domethënë letrat me vlerë të borxhit kanë një-vit PD barazim ose më pak se një vit PD, përfshirë

nga një PD afat-gjatë ose mesatarisht nga një letër me vlerë një-vjeçare me cilësinë e investimit

të vlerësuara nga një agjensi vlerësimi e kualifikuar.

Sidoqoftë, meqë në raste të caktuara kjo mund të nënvlerësojë rriskun specifik për

instrumentat e borxhit të cilat kanë një normë kthimi riblerjeje më të lartë se instrumentat e

borxhit qeveritar, çdo institucion mbikqyrjeje ka të drejtën për të:

a) Aplikuar një kërkesë për kapital më të larte për keto instrumente; dhe/ose

b) Mos lejimin e netimit për të përcaktuar rriskun e tregut midis këtyre instrumentave dhe

çdo instrumenti tjetër borxhi

Page 47: Jeton SHAQIRI

48 | P a g e

1.2.5 RISKU I TREGUT

Kërkesat për kapital për rriskun e përgjithshëm të tregut synojnë mbulimin e riskut të

humbjes që vjen nga ndryshimi i normave të interesit të tregut. Lejohet perzgjdhja ndërmjet dy

metodave kryesore të matjes së riskut, metodës së maturitetit, “maturity” dhe metodës së

zgjatjes, “duration”. Në secilën prej metodave, kërkesa për kapital përbëhet nga katër

komponente:

1. Pozicioni i gjatë ose i shkurtër neto për gjithë portofolin tregtar;

2. Një pjesë e vogël nga pozicioni neto për secilin grup-periudhe kohore (the “vertical

disalloŵance”);

3. Një pjesë e madhe nga pozicionet e krahasuara midis grup-periudhave të ndryshme kohore.

(the “horizontal disallowance”);

4. Kërkesë për pozicionin neto në opsione, aty ku është e përshtatshme.

Sipas metodës së maturitetit, maturity, pozicionet e gjata ose të shkurtra në letrat e

borxhit dhe në burime të tjera të ekspozimit ndaj normave të interesit duke perfshire edhe

instrumentat derivative ndahen sipas një shkalle maturiteti të përbërë nga trembëdhjetë njësi

ndarëse (ose në pesëmbëdhejtë njësi ndarëse në rastin e instrumentave me kupon të vogël).

Instrumentat me norme fikse interesi duhet të ndahen sipas afatit të mbetur deri në maturitet dhe

instrumentat me norme të ndryshueshme interesi duhe të ndahen sipas kohës së mbetur deri në

datën e ardhshme të riçmimit. Pozicionet e kundërta për të njëjtën shumë të të njëjtit emetues

(por jo emetime të ndryshme të të njëjtit emetues), aktuale ose të ardhshme, mund të

përjashtohen nga struktura e maturitetit të normave të interesit, e njëjta situatë vlen dhe për

sŵaps shumë të përafërta, forŵards, futures dhe FRA7s.

Hapi i parë, në llogaritjen e kapitalit është ponderimi i secilit pozicion në secilën ndarje

kohore me një faktor ndjeshmërie që reflekton ndjeshmërinë e çmimit të pozicioneve kundrejt

ndryshimit të normave të interesit.

Hapi dytë, në llogaritje është netimi në pozicionet e gjata dhe të shkurtra të ponderuara në

secilën ndarje kohore, duke dalë në një pozicion të vetëm të gjatë ose të shkurtër për secilën

ndarje kohore. Meqënëse, çdo ndarje kohore do të përfshijë instrumenta të ndryshëm dhe

maturitete të ndryshme, një kërkesë 10% për kapital, me qëllim reflektimin e riskut bazë dhe

riskut të gap do të vendoset mbi pozicionin e netuar më të vogël, qoftë i shkurtër apo i gjatë.

Kështu që, nëse shumat e ponderuara të pozicioneve të gjata në një ndarje kohore janë 100

7 Future rate arrangement

Page 48: Jeton SHAQIRI

49 | P a g e

milionë $ dhe shuma e ponderimeve të pozicioneve të shkurtra është 90 milionë $, e

ashtuquajtura “vertical disalloŵance” për atë ndarje kohore do të jetë 10% e 90 milionë $ (i.e.

$9.0 million).

Sipas metodës duration, bankat me aftësinë e nevojshme mund, me aprovimin e

mbikqyrjes, të përdorin një metodë më të saktë për matjen e riskut të përgjithshëm të tregut duke

matur ndjeshmërinë e çmimit për secilin pozicion në mënyrë të veçantë.

Mënyrat që ndiqen për këtë metodë janë :

a) Së pari, llogaritet ndjeshmëria e çmimit të secilit instrument kundrejt ndryshimit të normave

të interesit midis 0.6 dhe 1.0 pikë përqindje, në varesi të maturitetit të secilit instrument;

b) Ndarja, matjet e ndjeshmërisë sipas një shkalle me pesëmbëdhjetë ndarje në vartësi të

duration;

1.2.5.1 Derivativet mbi normat e interesit

Matja duhet të perfshijë të gjitha derivativet e ndjeshme ndaj normave të interesit dhe

instrumentave jashtë-bilancit, në portofolin e tregtueshëm, të ndjeshëm ndaj ndryshimit në

normat e interesit, (p.sh. kontrata forŵard mbi normat e interesit (FRAs), kontrata të tjera

forŵard, future mbi obligacionet, dhe sŵap mbi normat e interesit dhe kurset e kembimit sŵaps

dhe pozicionet forŵard mbi kurset e këmbimit).

Llogaritja e pozicionit. Derivativet duhet të kthehen në pozicione dhe të bëhen subjekt i

kapitalit për risqet specifike dhe rriskun e përgjithshem të tregut siç është përshkruar edhe më

lart. Në mënyrë që të llogaritet formula e përshkruar më lartë shumat e raportuara duhet të jenë

vlera tregu të shumës fillestare të rezultatit themelor nga vleresimi i kujdesshëm.

Kontratat future dhe forŵard, duke perfshirë edhe kontratat forŵard për normat e

interesit. Këto instrumenta trajtohen si një kombinim i pozicioneve të gjata dhe të shkurtra të një

letre me vlerë të qeverisë. Maturiteti do të jetë periudha deri në shpërndarje. Për instrumenta ku

vlera reale ndryshon nga vlera efektive, bankat duhet të përdorin vleren efektive. Kur disa lloj

instrumentash do të emetohen për të përmbushur kontratën, banka ka fleksibilitetin për të

zgjedhur se cila prej letrave me vlerë shkon në ndarjen sipas maturitetit dhe cila në ndarjen sipas

duration por duhet të ketë parasysh faktorin e kursit të këmbimit. Në rastin e future mbi një

indeks obligacioni të një korporate, pozicionet do të përfshihen me vleren e tregut të obligacionit.

Sŵaps. Sŵaps do të trajtohen si dy pozicione me maturitete të rëndësishme. Për

shembull, një sŵap mbi normat e interesit, për të cilin banka merr interesa të ndryshueshme dhe

paguan interesa fikse do të trajtohet si një pozicion i gjat në interesat e ndryshueshme me

Page 49: Jeton SHAQIRI

50 | P a g e

maturitet ekuivalent me periudhën deri në ndryshimin e ardhshëm të interesit dhe një pozicion i

shkurtër në një instrument me norma fikse me maturitet ekuivalent me jeten e mbetur të sŵap.

Për sŵaps që paguajnë ose marrin një normë interesi fikse ose të ndryshueshme kundrejt disa

çmimeve të referimit p.sh çmimi i bursës, interesi duhet të ndahet në kategoritë e përshtatshme të

maturiteteve të riçmimit, me komponentin e kapitali të përfshirë në strukturën e kapitalit. Ndarjet

e veçanta të cross-currency sŵaps do të raportohen me ndarje sipas maturiteteve relevante për

monedhat e përfshira.

1.2.5.2 Netimet e lejueshme për pozicionet që përputhen

Banka mund të përjashtojë nga skema për mbrojtjen nga rrisku i normave të interesit në

rastet e instrumentave identike me të njëjtin lëshues, koupon, monedha dhe maturiteti të cilët

anullojnë njëri tjetrin.

Nuk lejohet anullimi në rastin e pozicioneve në monedhë të ndryshme si në rastet e

cross-currency sŵaps ose marrëveshje forŵard për kurset e këmbimit. Gjithashtu, pozicione të

kundërta për të njëjtin instrument në situata të caktuara mund të anullojnë totalisht njëri tjetrin.

Për futures offsetting mund të bëhet vetëm për instrumentat e produkteve identike dhe me

përafërsi maturiteti deri në 7 ditë. Për sŵap norma (për normat e ndryshueshme) duhet të jetë

identike. Mbikqyrësit duhet të zhvillojnë një proces për t’u imponuar bankave përputhshmërinë

me kërkesat e publikimit. Këto mund të përfshijnë:

-Shqyrtimin e publikimeve dhe ndikimin e tyre në vleresimet mbikqyrëse të administrimit të

bankës;

-Mbështetjen në raportet rregullative për të grumbulluar informacionin e kërkuar, duke

ndihmuar kështu monitorimin e përputhshmërisë me kerkesat;

-Publikimin e analizave të cilat paraqesin përputhshmërinë me iniciativat e ndryshme të

publikimit brenda industrisë bankare, të tilla si BCBS survey8)

, duke inkurajuar kështu tregun

për të monitoruar përputhshmërinë e vetë bankave përbërëse të tij;

-Vënien e theksit në rëndësinë e publikimeve të fjalimeve të drejtuesve të lartë;

-Përdorimin e instrumentave standarde të mbikëqyrjes (duke perfshirë veprimin korrigjues të

menjëhershëm) për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e publikimit, dhe

8Basel Committee on Banking Supervision Public Disclosures by Banks: Results of the 2001 Disclosure Survey (

May 2003).

Page 50: Jeton SHAQIRI

51 | P a g e

-Përgatitjen e pjesëmarrësve të tregut për të kuptuar publikimet dhe si do t’i përgjigjen

mungesës së tyre (publikimeve).

1.2.6 KOLONA 2- Procesi i rishikimit mbikëqyrës

Komiteti i Bazelit mbi Mbikëqyrjen Bankare (2004) shpjegon se kjo shtyllë u shërben

rrehullatorëve për të parë nëse një bankë është kapitalizuar siç duhet në lidhje me ekspozimin e

tyre të riskut dhe për të bërë që bankat të dalin me metodat e tyre të brendshme për të rishikuar

proceset. Kjo do të thotë se shtylla 2 duhet të sigurohet se shtylla 1 është plotësuar. Balthazar

(2008) shpjegon se kjo shtyllë u jep rregullatorëve të drejtën për të ndërmarrë veprime kundër

një banke që nuk i përmbush kërkesat e kapitalit.

1.2.7 KOLONA 3- Disiplina e tregut

Kjo shtyllë inkorporon disiplinën në treg të bankës, duke i bërë bankat të publikojnë

informacione në lidhje me vlerësimin e riskut dhe mënyrën se si ato do të përdorin Bazel II.

Informacioni do ta bëjë më të lehtë për pjesëmarrësit e tregut gjykimin mbi qëndrueshmërinë e

bankave (Balthazar, 2006; Casu et al, 2006.).

1.2.8 Kritika e Basel II

Tarullo (2008) shpjegon se lajmi më i madh në Basel II, krahasuar me Bazel I ishte qasja

e IRB-së që i lë bankat të përdorin metodat e veta për vendosjen e kërkesave për kapital. Ajo

është gjithashtu metoda që ka marrë më shumë kritika drejtuar Bazel II. Ai shpjegon se ky model

është zhvilluar me përfitimin se bankat mund tu japin formë kërkesave të tyre pas rreziqeve

specifike që ato u ekspozohen.

Tarullo (2008) shpjegon se ishte e rrezikshme për të lënë bankat që të zhvillonin modelet

e tyre të riskut të të kredisë sepse njohja e modeleve të riskut të kredisë nuk ishte përhapur ende.

Ai e ngre më së shumti pyetjen e besueshmërisë së modeleve të bankave duke prezantuar 5

çështje në lidhje me besueshmërinë. Së pari, është çështja e supozimeve të modelit. Nëse këto

nuk janë të mira modeli nuk mund të jetë i mirë. Së dyti, është e vështirë për ti provuar këto

modele, sepse të dhënat e testimit nuk ekzistonin kur u zhvillua Bazel II. Së treti, korrelacionet

ndërmjet variablave nuk mund të kapeshin në mënyrë korrekte në modele. Së katërti, është e

rëndësishme të theksojmë se dështimet bankare dhe krizat janë ngjarje që ka të ngjarë të gjenden

në bishtat e modeleve, të cilat janë të rëndësishme për ti kapur në një mënyrë më të mirë. Së

pesti, besueshmëria vjen nga fakti se jo të gjitha rreziqet vijnë nga jashtë. Rreziqet mund edhe të

vijë nga brenda vetë bankave dhe kjo nuk mund të reflektohet në modele.

Page 51: Jeton SHAQIRI

52 | P a g e

1.2.8.1 Kriza financiare e vitit 2007 e në vijim

Gjatë krizës financiare të 2007-e në vijim u pa se Bazel II ka disa të meta ku qasja e IRB

ishte një perej tyre dhe se ishte koha për Komitetin e Bazelit për të mbledhur përsëri dhe për të

rishikuar këto të meta. Kjo punë çoi në kuadrin e quajtur Bazel III (BIS, 2010). Për të kuptuar

ndryshimet e bëra në Basel III, krahasuar me Bazel II, duhet të qartësohet sfondi i asaj që ka

ndodhur gjatë krizës. Pra çfarë ndodhi gjatë krizës, çfarë të meta dolën në pah?

1.2.8.2 Shkaqet dhe efektet e krizës

Kriza financiare e vitit 2007 e në vijim nxori në pah disa të meta të Bazel II si qasja e IRB,

mbajtja e një sasie jo të mjaftueshme kapitali për të përballuar çrregullimet financiare, (BIS,

2010). Sipas Chang (2010) kriza ka filluar me mbiçmimin e tregut të banesave në Shtetet e

Bashkuara në vitin 2006. Konsumatorët morën kredi me kushte lehtësuese në tregun e shtëpive

sepse bankat besuan në rritjen e çmimeve të shtëpive. Nga ana tjetër, institucionet financiare

përdorën instrumenta derivative të reja financiare si MBS (mortgage-backed securities ) CDOs

(collateralized debt obligations). të cilat e transferuan riskun e kredisë te investitorët, duke i bërë

huadhënësit më të gatshëm për të dhënë kredi.

Ndërkombëtarizimi i tregjeve financiare mundësoi përfshirjen e investorëve europianë dhe

aziatikë në tregun e derivative, duke blerë MBSs dhe CDOs. Chang (2010) konkludon se kjo çoi

në krijimin e krizës të likuiditetit në tregjet e kreditit, nga e cila u prekën shumë vende si

Mbretëria e Bashkuar (UK), Islanda, Irlanda, Hungaria, Rusia, Spanja, Ukraina dhe Dubai, etj,

ishin viktima të tjera të krizës financiare.

Fabozzi (2009) shpjegon se MBS është detyrimi i borxhit që lëshohet i mbështetur nga

fluksi i parave që vjen nga një grup i kredive hipotekare. Ky grup i kredive hipotekare, janë

hipotekat banesore, të cilat paketohen së bashku. Kryegjëja ose interesi që investitorët marrin

vjen nga pagesat e interesit dhe parimet të cilat janë bërë nga huamarrësit e kredive hipotekare;

kjo është ajo që u mendua se letrat me vlerë janë të mbështetura nga hipotekat. Siguria është emri

i procesit të krijimit të MBS. CDOs janë letra me vlerë që mbështeten nga një grup që është i

larmishëm dhe përfshin lloje të ndryshme të detyrimeve të borxhit. MBS janë për shembull, një

detyrim borxhi që mund të jetë një pjesë e CDO-së.

Page 52: Jeton SHAQIRI

53 | P a g e

Tregu për këto letra me vlerë, ose instrumente financiare, u rrit dhe investitorët nga e

gjithë bota filluan të investojnë në tregjet e strehimit të Shteteve të Bashkuara (Chang, 2010). Por

në vitin 2006 normat e interesit u rritën dhe çmimet e shtëpive filluan të bijen. Kjo gjë çoi në

rrëzimin e këtij tregu dhe ndikoi jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por edhe në Europë e më gjerë.

Krijimi i instrumenteve investuese që duhet të plotësojnë lloje të veçanta të ekspozimit

ndaj riskut është quajtur risi financiare. MBS dhe CDOs ishin pjesë e inovacionit financiar para

krizës. Siç u përmend këto ndihmuan në rritjen e fluksit të kreditit, por ato janë përmendur edhe

disa herë si mënyra për të anashkaluar në rregulloren (Chang, 2010). Por ajo që ndodhi në vitin

2006 ishte se çmimet e shtëpive ranë dhe të tregu i banesave u shemb (Acharya, PHILIPPON,

Richardson & Roubini, 2009). Kur kjo ndodhi doli se instrumentet e reja, risitë financiare ato

kishin rrezik më të madh lidhur me sa pritej (Chang, 2010). Instrumentet ishin aq komplekse

saqë rregullatorët bankar i kishin lënë çmimet e riskut që të përcaktoheshin nga vetë bankat.

1.2.8.3 Sistemi bankar hije

Investitorët kryesorë në këto instrumente ishin fondet mbrojtëse dhe bankat e investimeve.

Këto janë pjesë e një industrie të quajtur sistemi bankar hije. Sistemi bankar hije nuk i

nënështrohet të njëjtave rregulla si industria bankare. Sistemi bankar hije u rrëzua gjatë krizës

për shkak të levave të larta apo të raportit të borxhit dhe kjo është parë si një nga shkaqet e

krizës (Chang, 2010). Bankat e investimeve në SHBA si Bear Stearns, Merrill Lynch, Goldman

Sachs dhe Morgan Stanley ishin të gjitha shumë të financuara me borxh dhe kanë marrë disa lloj

ndihme nëpërmjet programeve të shpëtimit të ofruara nga qeveria. Lehman Brothers ishte një

tjetër bankë e madhe e investimeve, por u likuidua gjatë krizës dhe kështu nuk morri ndonjë

ndihmë nga qeveria në formën e një pakete shpëtimi(Chang, 2010). BCBS gjithashtu, vendosi

levat e larta në industrinë bankare si një nga shkaqet për krizën financiare. Ata theksuan se levat

e larta ishin arsyeja pse kriza u bë aq e madhe (BCBS, 2010).

Fannie Mae dhe Freddie Mac ishin dy korporatat që ofruan MBSS në treg. Këto korporata

ekzistojnë për të ndihmuar konsumatorët për të marr lehtë kredi nga institucionet financiare. Por

kur plasi flluska e strehimit këto ishin vendosur në kujdestari me ndërhyrjen e qeverisë (Chang,

2010).

Page 53: Jeton SHAQIRI

54 | P a g e

1.2.8.4 Kriza në Evropë dhe Azi

Siç është përmendur tashmë, investimi në MBSs dhe CDOs nuk janë bërë vetëm nga ana

e investitorëve në SHBA, instrumentet janë shitur në Evropë dhe në vende të tjera rreth globit.

Chang (2010) përshkruan se ajo zhvilloj në një krizë të likuiditetit në tregjet e kreditit. Shumë

vende u prekën. Në Mbretërinë e Bashkuar (UK), Bankës së Anglisë ju desh të ndërhyjë për të

ndihmuar bankat e tjera. Në vitin 2008 bankat kryesore të Islandës ishin shembur, pjesërisht për

shkak të rënjes së bankave që kishte filluar të ndodhte në Britaninë e Madhe. Ajo madje çoi

qeverinë islandeze të merrte përsipër kontrollin e bankave. Irlanda dhe bankat e saj të shëmbura

hyri në një recesion në vitin 2008, pasi u goditën nga kriza. Hungaria, Rusia, Spanja, Ukraina

dhe Dubai ishin viktima të tjera të krizës financiare. Disa nga këto vende e panë të nevojshme të

merrnin kredi emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ose Banka Qendrore

Evropiane (BQE). Greqia është një vend që u godit rëndë dhe është ende në proces të shpëtimit

nëpërmjet kredive nga BQE (Chang, 2010).

1.2.8.5 Shumë të mëdha për të falimentuar

Qeveritë dhe bankat qendrore në të gjithë globin i kanë mbështur bankat në këtë krizë

financiare dhe ekonomike gjë që rrit rrezikun moral të bankave të mëdha të cilat janë të

vetëdijshme se falimentimi i tyre shkakton kosto të nëdha për sektorin bankar dhe finaciar, dhe

më gjerë për gjithë ekonominë. Kjo mund të dërgojë një sinjal për bankat, që ajo është e “mirë”

për të marrë rreziqe të mëdha dhe të huajë lirshëm, sepse qeveria do ta shpëtojë bankën në qoftë

se gjërat shkojnë keq. Kjo çon në pyetjen e bankave “janë shumë të mëdha për të dështuar”

(TBTF being too big to fail) ose shumë të rëndësishme për të dështuar (TITF too important to

fail). Kjo është një pyetje e rëndësishme gjatë vlerësimit të rregullimit bankar, për shkak se ajo

mund të throughout ketë efekte të mëdha mbi efektivitetin e rregullores.

Moosa (2010) shpjegon se TBTF thekson se qeveria nuk mund ti lerë firmat e mëdha të

dështojnë për shkak se ato janë të mëdha. Ky vjen nga mendimi themelor i riskut sistematik, i cili

është rreziku i pasojave të këqija në të gjithë tregun, nëse një firmë dështon. Industria bankare

është një industri që është shumë e ndërlidhur; dështimi i një bankë mund të çojë në pasoja të

këqija të gjithë industrinë. Kjo është arsyeja pse TBTF është një koncept që prek shumë

Page 54: Jeton SHAQIRI

55 | P a g e

industrinë bankare. Ka kuptime të ndryshme kur flasim për TBTF por kur është fjala për bankat

dhe veçanërisht në dritën e krizës do të thotë se një bankë është shumë e madhe që të lejohet të

dështojë.

Firmat që janë të mëdha kanë avantazhe në krahasim me firmat e vogla. Kjo vjen në

formën e fuqisë më të madhe të tregut dhe aftësinë më të madhe për të diversifikuar.

Diversifikimi nënkupton shpërndarjen e riskut, dhe jo të paktën për bankat që mund të vijë si një

përfitim për të qenë i pastër në rast të dështimit. Financim nga qeveria do të thotë që qeveria

ndërmerr hapa dhe merr përsipër drejtimin e bankës. Kjo mbron depozituesit e bankave (Moosa,

2010).

Moosa (2010) thotë se është një problem i madh me financimin nga institucionet

financiare. Kur një institucion merr financim, do të thotë se janë përdorur paratë e

taksapaguesve. Këto para mund të shkonin për kujdesin shëndetësor ose për shkolla, etj dhe kjo

çon në prekjen e gjeneratave të ardhëshme. Gjithashtu një problem me TBTF është se ato krijon

një rrezik moral. Siç është përmendur tashmë, në qoftë se një bankë financohet kur ajo dështon

kjo mund të japë sinjal për bankat e tjera në industri, që janë në të njëjtën madhësi të TBTF. Kjo

mund të sjelli për pasojë që ato të marrin reziqe më të mëdha se më parë, sepse ato besojnë se

janë duke u mbrojtur nga qeveria.

Është madhësia e bankave që është në fokusin e TBTF. Moosa (2010) sugjeron një

zgjidhje të problemit; rregullimin e madhësisë së bankave, që do të thotë se bankat nuk duhet të

lejohen të zmadhohen aq shumë sa për të qënë të mëdhaja për të falimentuar. Kjo është një

vrejtje e rëndësishëme për ta mbajtur në mendje kur analizojmë Basel III

1.3 BAZEL III

Marrëveshja e Bazel III, buron nga nevoja e përmirësimeve të të metave që evidentoi kriza.

Problemet e serioze të shfaqura nga kriza çuan në zhvillimin e një marrëveshje të re, Bazel III

që synon të rrisë cilësinë dhe sasinë e kërkesave për kapital, si dhe përfshirjen e masave

makroprudenciale (King & Tarbert 2011; cituar në Hannoun, 2010, fq 3.)

Objektivi i reformave të Bazel III, është ulja e probabilitetit dhe ashpërsisë së krizave në të

ardhmen. Sipas Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS) është e rëndësishme të

theksohet ekzistenca e një industrie bankare që është e fuqishme dhe në gjendje që lehtësisht të

Page 55: Jeton SHAQIRI

56 | P a g e

shërohet nga stresi financiar (BCBS, 2010a). Reforma e Bazel II në Bazel III synon të

përmirësojë industrinë bankare në përputhje me rrethanat. BCBS ka reformuar kornizën në

përpjekje për të ndryshuar dështimet e ndryshme të tregut që u bënë të qarta në krizën financiare,

duke krijuar një kuadër rregullator global më elastik për bankat dhe sistemin bankar (2010a).

Marrëveshja e fundit e Bazelit është e njohur si Basel III, dhe është publikuar zyrtarisht

në fund të vitit 2010 nga ana e BCBS. BCBS kuptoi qartë nevojat për përmirësimin e rregullimit

dhe mbikëqyrjes nga Bazel II pas krizës financiare globale. Bazel III synon të rrisë cilësinë dhe

sasinë e mjaftueshmërisë së kapitalit, si dhe përfshirjen e masave makroprudenciale (King &

Tarbert 2011; cituar në Hannoun, 2010, fq 3.).

Komiteti i Bazelit mbi Mbikëqyrjen Bankare kërkon të promovojë dhe forcojë praktikat

mbikëqyrëse dhe gjithnjë e më shumë manaxhimin e riskut në nivel global. Regjimi i ri është me

rrezik të ndjeshëm ndaj marrëveshjes Bazel II dhe bankat duhet të jenë të gatëshme për këto

ndryshime.

Sipas BCBS (2010), paketa e Komitetit të reformave do të rrisë kërkesën e përbashkët për

kapitalin minimal neto nga 2% në 4.5% në 2015. Përveç kësaj, bankat do ta kenë të nevojshme

për të mbajtur një amortizator të ruajtjes kapital prej 2.5% për të përballuar periudhat e ardhshme

të stresit duke e çuar totalin e kërkesave të kapitalit të përbashkët në 7%. Kjo përforcon

përkufizimin më të fortë të kapitalit të rënë dakord nga guvernatorët dhe shefat e Mbikëqyrjes në

korrik 2010.

Për Bazel III është e rëndësishme që të zbatohet. Avery (2011) shpjegon se Bazel III vetë

nuk është ligjërisht e detyrueshme, për këtë arsye, Bazel III do të funksionojë vetëm nëse

autoritetet kombëtare në të gjithë botën do ta zbatojnë atë.

Çfarë mund të shihet si një sfidë është shpejtësia me të cilën Bazel III do të zbatohet pasi

ai duhet të implementohet nga autoritetet kombëtare. Zbatimi në BE fillojë në mes të vitit 2012

(Danske Bank, 2011).

Një nga dështimet me Bazel II ishte se ai në shumë mënyra ende nuk u realizua gjatë

krizës financiare të vitit 2007-të e në vijim. Ende shumë vende po zbatojnë Bazel II dhe nuk

mund të përqendrohen në zbatimin e Bazel III për një kohë të gjatë (Chorafas, 2012). Ky kapitull

do të përshkruajë kornizën e Bazel III dhe hulumtimet e mëparshme në lidhje me Basel III. Ai do

të shpjegojë teorinë e Bazel III dhe çfarë elemente të reja janë përfshirë.

Page 56: Jeton SHAQIRI

57 | P a g e

1.3.1 Cilat ishin motivet e reformave të Bazel III

Ekziston një evidence shumë e qartë për lidhjen që kanë pasur krizat më të forta

ekonomike me sistemin bankar. Ndërkohë që ekzistojnë gjetje nga studime të ndryshme,

Komiteti i Bazelit, me një studim të gjatë ekonomik gjeti nga literatura ekonomike që krizat

bankare rezultojnë me humbje të prodhimit ekonomik që shkon deri në 60% të GDP të para

krizës. Atëherë lind pyetja: Pse janë krizat bankare kaq me humbje?

Bankat janë institucione të mirëekuilibruara dhe janë në qëndër të proçesit të

ndërmjetësimit. Funksionet e transformimit të maturitetit janë të ndjeshme ndaj rrjedhjes së

likuiditetit dhe humbjes së besimit. Një sistem bankar i destabilizuar ndikon në kreditim si edhe

në likuiditet. Qeveritë e shteteve të industrializuara ju është dashur të rrisin borxhin e tyre me

qëllim që të stabilizojnë sistemin bankar dhe ekonomitë e tyre. Dhe si përfundim borxhi ndaj

GDP është rritur me 10-25 pikë përqindje. Është e qartë që përfitimet ekonomike për të rritur

aftësinë ripërtëritëse të sektori bankar ndaj shokut janë të pafundme.

Shpeshtësia e krizave bankare

Kostot e krizave bankare janë shumë të larta por fatkeqësisht edhe shpeshtia e tyre gjithashtu.

Shumë shtete nuk kanë qenë shkaku i krizës por ato janë ndikuar nga kriza globale. Për më tepër

historia ka treguar që krizat kanë ndodhur në të gjithë rajonet e botës duke ndikuar në fushat

kryesore të biznesit.

1.3.1.1 Objektivi i reformave të Bazel III

Objektiv i reformave të Bazel III është që të uli probabilitetin dhe ashpërsinë e krizave në të

ardhmen. Impakti afatgjatë në analizat ekonomike gjeti që kerkesat për kapital dhe likuiditet

duhet të rriten. Pranohet që një politikë fiskale e matur dhe politika monetare janë themelet për

një stabilitet financiar dhe për një rritje ekonomike të qendrueshme. Në veçanti është e vështirë

të imagjinojmë një rritje të qëndrueshme në mbështetje të një sistemi bankar të dobët.

1.3.2 Faktorët dhe reformat e Bazel III

Duke u krahasuar me Bazel II, Bazel III u arrit në një kohë më të shkurtër në më pak se 2

vjet. Hapi tjetër,i cili është po aq kritik sa hartimi i politikës është implementimi. Disa vende

mund të zgjedhin për të implementuar standarte më të larta që i adresohen rrisku. Kjo ka qënë

gjithmonë një opsion për Bazel I ose II,dhe do të mbetet dhe për III.

Pse Bazel III është i ndryshëm nga I dhe II?

Page 57: Jeton SHAQIRI

58 | P a g e

Së pari, ai është më i plotë në qëllim dhe Së dyti, kombinon reformat mikro dhe makro që i

adresohen institucioneve dhe nivelit të riskut të sistemit.

Nga ana mikro këto reforma kanë te bëjnë me një rritje e rëndësishme për mbulimin e

riskut duke u fokusuar në zonat që ishin më problematike gjatë periudhës së krizës. Një

përkufizim i ngushtuar për kapitalin dhe me një fokusim më të fortë në kapitalin e përbashkët. Të

njohi standartet globale të likuiditetit me qëllim që të manaxhojë më mirë mospërputhjen

afatshkurtër me atë afatgjatë.

Futja e faktoreve makro në strukturën e kapitalit, që janë: -standarte që ndihmojnë të rrisin

kapitalin në kohë të mira i cili mund të ulet në periudha stresi; -raportet e levës kanë përfitime të

mëdha duke ndaluar rritjen e tepërt të borxhit të sistemit bankar gjatë kohëra të zhvillimit. Me

qëllim minimizimin e kostove të transaksionit kërkesat e Bazel III do të ndeshen gradualisht pas

1 Janarit 2013. Për sa i përket standarteve të likuiditetit dhe raporteve të levës, tejkalimi i levës

dhe likuiditeti i ulët i bankave ishin në themel të krizës dhe përfaqësojnë një pjesë kritike të

strukturës së Bazel III që ecën përpara.

Kriza financiare që filloi gjatë vitit 2007 dhe që shkaktoi lëkundje ekonomike dhe

humbje të mëdha në tregjet financiare detyroi bankat qendrore të shumë vendeve të rishikojnë

dhe të përmirësojnë rregullat aktuale financiare. Si rrjedhojë, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje

Bankare, që operon nën ombrellën e Bankës për Marrëveshje Ndërkombëtare (angl. Bank for

International Settlements - BIS) propozoi një pako të rekomandimeve për ndryshimin e kornizës

ekzistuese rregullative të quajtur Basel II.

Kjo pako e rekomandimeve, e njohur si Bazel III, u publikua në dhjetor 2010, me

qëllimin kryesor që të fuqizojë rregulloret, mbikëqyrjen si dhe menaxhimin e riskut në sistemin

bankar. Ndryshimet në kornizën rregullative të Bazelit janë të fokusuara në nivelin mikro dhe

makro.

Në nivelin mikro, prioritet i është dhënë aplikimit të standardeve të reja për përmirësimin

e cilësisë së kapitalit, prezantimit të një standardi global për likuiditetin, si dhe plotësimit të

treguesve të kapitalit edhe me treguesin e shkallës së levës.

Në nivelin makro, ndryshimet u përqendruan në zvogëlimin e shkallës së pro-ciklikalitetit

si dhe në adresimin e riskut sistemik.

Pjesa e parë e rekomandimeve ndërlidhet me ndryshimet në kapitalin e mbajtur.

Page 58: Jeton SHAQIRI

59 | P a g e

Qëllimi parësor i këtyre ndryshimeve është përmirësimi i kapitalit bankar si për nga

cilësia ashtu edhe për nga vëllimi, në mënyrë që të rritet Treguesi i Mjaftueshmërisë së Kapitalit

(angl. Capital Adequacy Ratio: CAR).

Bazel III rekomandon që në kuadër të komponenteve të kapitalit bankar, përparësi ti jepet

rritjes së kapitalit aksionar, ndërsa do të limitohet përdorimi i instrumenteve hibride financiare

dhe borxhit të ndërvarur si pjesë e kapitalit fillestar. Po ashtu, do të shtrëngohen kriteret në

përllogaritjen e aktiveve të ponderuara ndaj riskut (angl. Rrisk Ŵeighted Assets: RŴA).

Bazel III rekomandon që bankat përveç kapitalit ekzistues (kapitali i klasit të parë dhe

kapitali i klasit të dytë) të ndajnë edhe dy nivele shtesë të kapitalit, të përbërë nga mbulesa e

konzervimit (angl. Conservation buffer) dhe mbulesa kundërciklike (angl. countercyclical buffer).

Të dy këto ndryshime kanë për qëllim të reduktojnë sjelljen prociklike të bankave gjatë

periudhave të lëkundjeve ekonomike, kur tronditjet e mundshme negative për ekonominë e një

vendi do të mund të thelloheshin edhe më tepër si pasojë e shtrëngimit eventual të kredidhënies

nga bankat tregtare.

Këto masa synojnë të paraqesin kufizime për bankat edhe për sa i përket shpërndarjes së

fitimit në formën e dividentëve, duke i shtyrë ato të mbajnë nivele shtesë të kapitalit për të

mbuluar humbjet potenciale.

Bazel III rekomandohn që raportimi mbi treguesit e kapitalit të plotësohet me një

indikator të ri, gjegjësisht Treguesin e Shkallës së Levës (angl. Leverage Ratio), përveç

ndryshimeve në përllogaritjen e komponentëve ekzistues të kapitalit.

Sipas këtij rekomandimi, raporti ndërmjet kapitalit të klasit të parë dhe shumës së

aktiveve dhe zërave jashtëbilancore të bankës duhet të mirëmbahet në një nivel prej minimumi

tre përqind. Përmes këtij treguesi, bankat do të detyrohen që të reduktojnë financimin e bilancit

të gjendjes përmes borxhit të jashtëm.

Bazel III rekomandon edhe implementimin e dy standardave sasiore që kanë për qëllim

përmirësimin e menaxhimit dhe forcimin e pozitës së likuiditetit, përveç ndryshimeve në

standardet për caktimin e nivelit të kapitalit të sistemit bankar.

Këto dy standarde do të implementohen perms raportimit të dy indikatorëve të rinj, që

përbëhen nga Treguesi i Mbulueshmërisë së Likuiditetit (angl. Liquidity Coverage Ratio: LCR)

dhe Treguesi i Financimit Stabil Neto (angl. Net Stable Funding Ratio: NSFR).

LCR ka për qëllim forcimin e pozitës së likuiditetit në periudha kohore afatshkurtëra,

duke detyruar bankat që të mbajnë shuma të mjaftueshme të aktiveve të cilësisë së lartë për të

Page 59: Jeton SHAQIRI

60 | P a g e

mbuluar daljen e parasë neto (angl. Net Outfloŵ of Money) nën supozimin e një stres-skenari që

të do të zgjaste për rreth 30 ditë. Ndërsa, treguesi NSFR detyron bankat që të sigurojnë

financimin përmes fondeve më të sigurta dhe më stabile për të financuar kreditimin afatgjatë.

Kjo nënkupton që bankat duhet të përqendrohen në zvogëlimin e dallimit ndërmjet afatit të

maturimit të aktiveve dhe afatit të maturimit të detyrimeve, zvogëlimin e prociklikalitetit si dhe

adresimin e riskut sistemor.

Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen e Bankave ka miratuar edhe periudhën tranzitore për

aplikimin gradual të masave të rekomanduara si dhe periudhën kur zbatimi i tyre duhet të jetë

efektiv (praqitja skematike).

Standardet e reja për nivelin e kapitalit dhe të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit

duhet të fillojnë që të aplikohen gradualisht nga viti 2013, ndërsa duhet të finalizohen në vitin

2019. Bankat do të duhet të fillojnë të publikojnë standardin mbi shkallën e levës në vitin 2015,

kurse implementimi final do të bëhet në vitin 2018. Sa i përket standardeve për menaxhimin e

likuiditetit, LCR do të ketë një periudhë të monitorimit nga viti 2013-2014, ndërsa implementimi

final parashihet të bëhet në vitin 2015. Po ashtu, NSFR do të ketë një periudhë të monitorimit që

do të zgjasë nga viti 2013 deri në vitin 2017, ndërsa implementimi final parashihet të bëhet në

vitin 2018. Rekomandimet e Bazel III pritet të miratohen në formë të Ligjit për vendet anëtare të

BE-së.

1.3.3 Përshkrimi i kuadrit Basel III

Sipas Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS) është e rëndësishme të

theksohet ekzistenca e një industrie bankare që është e fuqishme dhe në gjendje që lehtësisht të

shërohet nga stresi financiar (BCBS, 2010a). Reforma e Bazel II në Basel III synon të

përmirësojë industrinë bankare në përputhje me rrethanat. BCBS ka reformuar kornizën në

përpjekje për të ndryshuar dështimet e ndryshme të tregut që u bënë të qarta në krizën financiare.

Po përdoren mësimet e nxjerra nga kriza. Ky kapitull do të paraqesë kuadrin e ri siç është

përshkruar nga BCBS në dokumentin e Basel III: një kornizë rregullatore globale më elastike për

bankat dhe sistemin bankar (2010a).

Page 60: Jeton SHAQIRI

61 | P a g e

Tabela Nr.7 Tri kolonat që u bazua Bazel III nga Bazel II.

Kapitali Likujditet

Shtylla I Shtylla II Shtylla III -Likujditet

Kapitali Norma e mbulimit

-Sasia dhe leva e kapitalit 4.5% Kërkesat plotësuese, Kërkesat e rishikuara -Stabilitet neto

- Thithja e humbjes së kapitalit duke përfshirë për dhënie informacionesh Raporti financimit

-Zbutja e kapitalit të konservuar kapjen riskun që është shpjeguese në lidhje me -Parime të

-Zbutja e kundërciklikalit e lidhur me ekspozimin ekspozimin jashtë bilancit shëndosha

Mbulimi Riskut jashtë bilancit dhe dhe aktivitetet Menaxhimi riskut

-Sigurimi aktivitetet e sigurimit të likujditetit dhe

-Kapital i lartë për librin e sigurimit mbikqyrjes

e tregtimit -Mbikqyrje

-Kundërpartia e riskut të Monitorimi

kredisë

Leva

-Norma e levës

Fokusi është në rritjen e cilësisë dhe sasisë së kapitalit dhe për të pasur mbulim të fortë të

riskut. Elemente të reja apo ndryshimet në Basel III janë:

1- Ngritja e cilësisë të kapitalit bazë

2- Forcimi i mbulimit të riskut

3- Raporti Levave

4- Amortizuesi i konservimit(ruajtjes) të kapitalit

5- Amortizues kundërciklik

6- Institucionet financiare me rëndësi sistematike

7- Standardet e likuiditetit

1.3.3.1 Ngritja e cilësisë të kapitalit bazë

BCBS (2010a) shpjegon se gjatë krizës u bë e qartë se ka qenë një mospërputhje në

mënyrën e përcaktimit të kapitalit e cila e bëri të vështirë për të krahasuar cilësinë e kapitalit. U

konstatua nevoja për një kapital bazë të cilësisë së lartë. Kapitali inovativ hibrid që në Basel II

mund të jetë deri në 15 për qind të kapitalit të Grupit të 1 do të ndahet në faza. Kapitali hibrid

është kapitali që nga njëra anë është borxhi dhe nga ana tjetër është kapitali. Për depozituesit ai

vepron si kapital por për arsye tatimore veprojn si borxh (Huertas, 2008). Grupin 1 i kapitalit

Page 61: Jeton SHAQIRI

62 | P a g e

është ristrukturuar për të përfshirë kapitalin me cilësi të lartë si aksione të zakonshme ose ose

kapitalin dhe fitimet e pashpërndara (BCBS, 2010a).

Struktura e kërkesave për kapital minimal ka ndryshuar. Kapitali i përgjithshëm duhet të

jetë të paktën 8 për qind, si në Bazel I dhe II, por kapitali Grupit 1 tani duhet të jetë të paktën 6

për qind e aktiveve të ponderuara me rrezik. Gjithashtu nga kërkesat kapitali total prej 8 për qind

e kapitalit duhet të përbëjë një minimum prej 4.5 për qind të nivelit të përbashkët të kapitalit 1

(CET1common equity Nivel 1). Kjo është ajo që forcon cilësinë e bazës së kapitalit. Kapitali

CET1 është për shembull mbajtësi i të ardhurave dhe aksioneve të zakonshme të emetuara nga

banka. Grupin 2 i Kapitali ka marrë si objektiv të sigurojë thithjene humbjeve. Gjithashtu zëra të

caktuara, që ishin të zbritshme në 50 për qind nga Grupi 1 ose 2 kapitali nën Bazel II, kanë marrë

tashmë një peshë rreziku prej 1250 për qind. Shembuj të këtyre janë ekspozime të caktuara të

sigurimeve(garancive) dhe investime të rëndësishme në subjektet tregëtare. Kërkesat e ngritura

për cilësinë e kapitalit bazë duhet të plotësohen nga 1 janari 2015 (BCBS, 2010a).

1.3.3.1.1 Niveli i ri i mjaftueshmërisë së kapitalit

Niveli i ri i kërkesave për kapital minimal. BIS (2011a) thekson idenë se Niveli 1 dhe Niveli 2

janë të ngjashëm me Bazel I dhe II, por BCBS ka ndryshuar detaje si në cilësi ashtu dhe në sasi.

Për Grupin 1, kapitali është kryesisht i përbërë nga kapitali i përbashkët dhe fitimet e

pashpërndara. Ndryshimi është se BCBS e ka ndarë Nivelin 1 në dy nivele, Niveli 1i zakonshëm

i kapitalit (CET1) dhe Niveli 1 shtesë.

Forcimi i mbulimit të riskut për shkak se reziqet që lidhen me derivativet dhe reziqet e tjera

jashtë bilancit që u panë që nuk u kapën në mënyrë të drejtë në krizë sepse ishin më të larta se sa

pritej.

Niveli i parë është formuar nga asete të cilësisë së lartë, siç janë rezervat e përbashkëta apo

pasuritë e tjera të kualifikuara nga Bazel III dhe fitimet e pashpërndara. CET1 duhet të jenë të

paktën 4.5% e totalit të aktiveve të ponderuara me rrezik. I fundit është lloji i aksioneve të

preferuara dhe kapital tjetër i pagueshëm të cilat nuk janë të kualifikuar me standardin. Bazel III

nuk përcakton minimumin për shtesën e Nivelit 1. Të dyja CET1 dhe Grupin Shtesë 1, duhet të

ketë të paktën 6% të totalit të aktiveve të ponderuara me rrezik. Ato vazhdojnë vazhdojnë të

theksojnë: për Niveli 2 i kapitalit, ka për qëllim të parandalojë bankat nga të bërit jolikuide. Ai

përbëhet nga borxhi i kapitalit hibrid dhe llojet e ndryshme të borxheve vartëse. Norma

Page 62: Jeton SHAQIRI

63 | P a g e

minimale e kapitalit total (TSR) për minimumin e kapitalit është akoma të paktën 8% (King &

Tarbert 2011; cituar në Hannoun, 2010, fq 3.)

Figura.Nr. 4 Struktura e normës minimale të kapitalit total (BIS211A)

Mbulesë konservative

Niveli 2 i kapitalit

10.5%

Shtesa e Nivelit 1

8%

Kapitali përbashkët

Niveli 1 i totalit të kapitalit i Nivelit 1 6%

(CET1)

4.5%

Për më tepër, BCBS ka theksuar nevojat për bankat që të mbajnë më shumë kapital sesa

minimumi duke futur dy mbulesa të kapitalit të cilat janë mbulesa konservatore dhe mbulesa

kundërciklike (BIS 2011a). King dhe Tarbert (2011) theksojnë se bankat e kanë të nevojshme të

mbajnë një amortizator të parë në krye të kërkesës për kapital minimal në 2.5%, vetëm mbi

CET1, totali aktiveve të ponderuara me rrezik. Prandaj, kjo e bën (CET1 Common Equity Tier1)

që të jetë në të paktën 4.5% + 2.5% = 7% të totalit të aktiveve të ponderuara me rrezik, gjë që e

bën raportin total për kapital minimal plus amortizatorin konservator të jetë 10.5% e totalit të

aktiveve të ponderuara me risk. Për mbulesë kundërciklike, ajo vjen pas shtimit të amortizatorit

të përmendur. Ky amortizator, varion nga 0-2.5% dhe kërkohet vetëm kur ekonomia përballet

me rritjen e tepërt të kredisë. Kjo bëhet për parandalimin e humbjeve të papritura pasi është

perceptuar rënia.

Një çështje tjetër që ndikon në nivelin e kapitalit është mbulimi i riskut. Pas krizës

globale financiarekoha tregojti se disa nga aktivet jashtë bilancit nuk ishin të mbuluara mirë,

sidomos nga derivativët OTC, dhe kjo nuk mund të godiste me detyrime të komplikuara

financiare, të tilla si sigurimet apo CDO. Kështu, BCSB ka përfshirë më shumë material në

riskun e bankës për tu përballur me modelin dhe fokusohet në riskun e kundërpartisë së kreditit.

Banka t e vendeve të ndryshme ashtu si edhe vetë BIS dhe banka të tjera në botë kanë

arritur në përfundimin se duhen përmirësuar 5 gjëra kryesore.

Page 63: Jeton SHAQIRI

64 | P a g e

Së pari, është përmirësimi i modelit të riskut, që llogaritja të jetë më e thellë, e bazuar në

rastin më të keq, duke theksuar më shumë modelin VAR.

Së dyti, është rishikimi i rrugës duke u bazuar në ECAIs për ta pasqyruar riskun më

saktë. Kjo përfshin dhe inkurajon bankat për të zhvilluar vetë vlerësimin e tyre të riskut (model

me informacion nga ECAIs, sidomos me sigurimin).

Së treti dhe së katërti, është vlerësimi më i lartë i peshës së riskut për derivativët OTC,

dhe më shumë rregulla në lidhje me kontrollin e riskut, veçanërisht nga sigurimi. Të dyja

përmirësimet, synojnë të forcojnë më shumë kapitalin, me një amortizator për riskun e kredisë së

palës tjetër.

Së pesti, është rritja e peshës së riskut për transaksionet financiar me institucionet

ndërkombëtare, aktivet e të cilave kanë rrezik të lartë të kredisë. Për më tepër, BSBC thekson se

kërkesat shtesë është e nevojshme për institucionet financiare me rëndësi sistemike (Sifis). Kjo

është e bazuar në shumë karakteristika të bankave për shembull, madhësia, rëndësia në treg,

kompleksiteti e kështu me radhë, që janë aktuale në procesin e zhvillimit (BIS 2011a).

Nga këto detaje të përmendura, nuk ka dyshim se përmirësimi i madh në mjaftueshmërinë

e kapitalit dhe Modeli i mbulimit të riskut rritin qëndrueshmërinë e bankave.

Studimet nga Slovik dhe Cournède (2011) dhe, Killan (2010) kanë treguar në mënyrë të

qartë se rritja e normës së kapitalit ka një ndikim negativ në PBB-në e përgjithshme, veçanërisht

në vendet e zhvilluara si në SHBA dhe vendet e BE.

1.3.3.2 Forcimi i mbulimit të riskut

Rreziqet që lidhen me derivatet dhe rreziqet e tjera jashtë bilancit që u panë në krizë që nuk u

kapën në mënyrë të drejtë, ishin më të larta se sa pritej. Në vitin 2009 ndryshime për këto janë

ndërmarrë nga BCBS me reformimin e kuadrit të Bazel II. Kjo do të thotë se deri në fund të 2011

kërkesat për kapital për librat tregtare dhe për disa ekspozime garancie(sigurimi) duhej të

ngriheshin. Përmirësimet në Bazel III, do të bëhen me anë të masave që do të parashikojnë

kërkesat për kapital, të kredisë për palën tjetër që ekspozimi të jetë më i fortë. Qëllimi këtu është

që të rrisi mbulesën e kapitalit dhe që këto ekspozime të jenë të mbështetura edhe nga reduktimi i

prociklikaliteti në industri, si dhe veprime të tjera në përpjekje për të zvogëluar riskun

sistematik. Veprimet e tjera mund të ndërmeren , duke stimuluar levizjen e instrumentave

derivativeë të tregetuara ne tregjet mbi banak (OTC) drejt kundra palëve qendrore, për të

zvogëluar riskun e kredisë të palës tjetër (BCBS, 2010a).

Page 64: Jeton SHAQIRI

65 | P a g e

Masat e marra në Bazel III janë që bankat duhet të përdorin inpute gjatë përcaktimit të

kërkesave të tyre për kapital për riskun e kredisë së palës tjetër. Gjithashtu do të ketë një pagesë

and për diçka që quhet rregullim i riskut të vlerësimit të kreditit (CVA), i cili është një tarifë për

shenjën e mundëshme të humbjeve të tregut (BCBS, 2010a). Shenja në treg ishte vlera e aktiveve

e cila vlersohet sipas vlerës së tyre të tregut. Pesha e riskut për palët qendrore (CCPs) do të jetë e

ulët, gjë që do të detyroj bankat ti përdorin këto për shkak të nevojës për një amortizator të vogël

të kapitalit sesa përmes palëve të tjera OTC (BCBS, 2010a).

1.3.3.3 Raporti Levave

Raporti Levës. Kriza financiare 2007-2010, tregoi se raporti i lartë i levës ishte një nga shkaqet

e krizës. Bankat kishin raporte të larta të levave dhe ishin të detyruara për ti ulur ato gjatë krizës

duke çuar në një përforcim të prirjes rënëse të ekonomisë. Bazel III e përfshin në shtyllën 1

kërkesën për raportin e levave që të kufizojë ndikimin në industrinë bankare (BCBS, 2010a).

Nga histora e krizës financiare 2007-2010, në kapitullin e mëparshëm u pa se levat e larta ishin

një nga shkaqet e krizës. Bankat kishin leva të larta dhe ishin të detyruara për ti ulur ato gjatë

krizës. Ky veprim shkaktoi një përforcim të trendeve në rënie në tregun ekonomik. Të përfshira

në shtyllën 1 të Basel III tani është një kërkesë për normën e levave që të kufizoj ndikimin në

industrinë bankare (BCBS, 2010a). Norma e levave shpjegohet me Berk dhe Demarzo (2011),

kërkohet të jetë një normë që mat levat në një firmë në mënyrë që ato të shohin normën e

financimit. BCBS (2010a) shpjegon se qëllimi i normës së levave, është për të kapur riskun

potencial, që nuk mund të kapet, për peshat e riskut, për masat e kërkesave për kapital dhe të

ketë siguri në këtë matje. Kjo në përpjekje për ta kufizuar apo të kufizoj ndikimin në industrinë

bankare. Një normë leve prej 3 për qind do të testohet nga BCBS për një periudhë të mbikëqyrjes

së normave të levave të bankave. Llogaritja e normës së levave duhet të bazohet në bilancet

kontabël të bankave, dhe zërat jashtë bilancit (OBS), duhet të shikohen si struktura potenciale të

levave të mëdha, disa prej tyre duhet të merren në një vlerë prej 100 për qind.

1.3.3.4 Amortizatorët e ruajtjes së nivelit të kapitalit.

Sjellja prociklike e kapitalit veçanërisht gjatë krizës së fundit, ka bërë që në Bazel III të

adresohet ky problem nëpërmjet amortizuesve (Buffers), kapital shtesë që bankat mbajnë mbi

kapitalin minimal të kërkuar (BCBS, 2010a). Kjo realizohet duke u kërkuar bankave që në kohët

e mira të rrisin nivelin e kërkesave për kapital për ta ulur atë në kohë të këqia.

Page 65: Jeton SHAQIRI

66 | P a g e

Gjatë krizës u pa se bankierët kanë marrë shpërblime të larta. Në rastin e bankave nuk ka një

amortizator mbi kërkesat minimale të kapitalit në një periudhë pa stres, BCBS (2010a) ju

rekomandoj bankave për të ndërtuar një amortizator nga, për shembull, ulja dividentit dhe

bonuset e pagesave. Kapitali amortizator konservativ duhet të përbëhet prej 2.5 për qind të

CET1 dhe do të zbatohet plotësisht nga 1 janar 2019 (BCBS, 2010a).

1.3.3.5 Amortizuesi kundërciklik

Një tjetër veprim për të reduktuar prociklikalitetin në industrinë bankare është e

ashtuquajtura amortizator kundërciklikal. Ky duhet të mbrojë industrinë bankare në periudha të

rritjes së madhe të kredisë. Mbrojtja është e nevojshme për shkak se bankat mund të përjetojnë

humbje të mëdha, kur një kthesë poshtë(recesion) në ciklin ekonomik paraprihet nga një rritje të

tepërt të kredisë, e cila synon karakterin ciklik. Janë autoritetet kombëtare që duhet të

monitorojnë rritjen e kreditimit dhe të tregojnë se kur mund të shfaqet një periudhë e tillë.

Kur kjo ndodh do ketë një kërkesë për një amortizator kundërciklik. Madhësia e

amortizatorit të konservimit të kapitalit do të rritet me këtë amortizator kundërciklik dhe do të

jetë në mes të zeros dhe 2.5 për qind. Përqindja do të varet nga faktorët gjeografikë që ndikojnë

bankën përmes portofolit të saj të ekspozimit të kredisë (BCBS, 2010a).

Për ti përmbledhur bashkë amortizatorin kundërciklik dhe amortizatorin e konservimit: në

periudhat e rritjes së tepërt të kredisë një amortizator kundërciklik duhet të përdoret vetëm dhe

nuk ka nevojë për të ndërtuar një amortizator konservativ. Dhe e kundërta kur bankat duhet të

ndërtojnë një amortizator konservativ një amortizator kundërciklik nuk është i nevojshëm dmth

këto mbulesa plotësojnë njëra-tjetrën (BCBS, 2010a).

1.3.3.6 Institucione financiare të rëndësishme sistematikisht

Për bankat që janë pare sistematikisht të rëndësishme, të përfshira në grupin e

institucioneve financiare me rëndësi sistemike (Sifis systematically important financial

institutions), ka një kërkesë të veçantë. Institucionet e mëdha të rëndësishme janë të ndërlidhura

dhe mund të transmetojnë një shok mes njëri-tjetrit, për këtë arsye ato duhet të kenë një kapacitet

thithës të humbjeve që është mbi minimumin standart. Ky kapacitet duhet të jetë midis 1-2,5 për

qind në varësi se sa të rëndësishme janë bankat nga pikëpamja sistematike (BCBS, 2010b).

1.3.3.7 Standardet e likuiditetit

Ndoshta ndryshimi më i madh në Basel III janë kërkesat e shtuara të likuiditetit. Humbjet

e mundshme në një bankë duhet të përballohen nga kapitali i vetë bankës. Për kapitalin që të

Page 66: Jeton SHAQIRI

67 | P a g e

përballojë humbjet duhet të jetë likuid ose të jetë në gjendje për tu kthyer si i tillë sa më shpejt.

Bazel I dhe II u fokusuan në bankat te kapitali, por në Basel III ka një kërkesë të shtuar për

likuiditete në pjesën e jashtme të kërkesave për kapital. Kujtojnë nga kapitullit mbi krizën

financiare të 2007-e në vijim që likuiditeti u bë problem gjatë krizës. Kapitali nuk ishte në

gjendje për të marrë likujditete, dhe kapitali që nuk është likuid nuk mund të përdoret për të

mbuluar humbjet. Standardet e likuiditetit vendosen si me kapitalin e kërkuar edhe me një

kërkesë minimale të likuiditetit. Nuk do të jetë me dy minimume standarti një, për një periudhë

afatshkurtër dhe një për periudhat afatgjata (BCBS, 2010a). Standardi likuiditetit ka të bëjë me

strukturën e financimit të bankës. Financimi afatshkurtër përdoret për të marrë shpejt paratë dhe

duhet të paguhet zakonisht brenda një viti. Financimi afatgjatë punon për të ndërtuar një

strukturë kapitali. Financimi afatgjatë ka një maturim mbi një vit. Nga qëllimet rregullatore

financimi afatgjatë është më i preferuar, sepse jep një siguri më të mirë (Casu et al., 2006).

Tabela 8: Elemente të reja në Basel III dhe detajet sasiore. Gjithashtu është

përfshirë koha e zbatimit.

Kapitali i kërkuar Detaje Zbatohet

Minimumi kapitalit të kërkuar 8%, Përfshin 6% Nivelin 1,

Përfshin 4.5% të kapitalit të

përbashkët

1 Janar 2015

Amortizatori konservimit i

kapitalit

2.5% përbëhet nga kapitali i

përbashkët

1 Janar 2019

Institucionet financiare me

rëndësi sistemike( SIFIs)

Kapitali përbashkët Niveli 1,

kapital i kërkuar ekstra në

1-2.5%

1 Janar 2019

Totali kapitalit të kërkuar Jo -SIFIs: 10.5%

SIFIs: 11.5%-13%

1 Janar 2019

Amortizatori Kundraciklik Nga në 0-2.5% ndërtohet mbi

kapitalin e përbashkët

1 Janar 2019

Norma e Levës

3% Niveli 1 gjatë periudhës së

testimit (vitet 2013-2017)

Përcaktuar në 2017 Zbatohet 1

Janar 2018

Kërkesa për likujditete

Norma e mbulimit të

likujditeteve( Liquidity

Aktivet likuide të cilësisë së lartë

për të përballuar stresin për 30 1 Janar 2015

Page 67: Jeton SHAQIRI

68 | P a g e

coverage ratio (LCR) ditë

Norma e qëndrueshmërisë së

financimit neto( Net stable

funding ratio (NSFR)

Financimi i qëndrueshëm për të

përballuar stresin e 1 viti

1 Janar 2018

1.3.4 Norma e Mbulimi të Likuiditeti (LCR)

Raporti i Mbulimit të Likuiditeti (LCR) përfaqëson një standard afatshkurtër dhe ka si

objektiv të sigurojë se bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm për një periudhë prej 30 ditësh, në

mënyrë që banka të sigurohet se ka aktive të mjaftueshme likuide për ta mbuluar nevojat në një

skenar të caktuar nën stres me ulje në klasifikimin e kredive, humbjen e pjesshme të depozitave,

humbje të financimeve të pasiguruara, rritje e dukshme në sigurimin e fondeve të reduktuara,

rritjen e derivativeve të ekspozuara në OBS (BCBS, 2010a). Skenari shpjegohet prej BCBS

(2010a), banka duhet të jetë në gjendje për të mbuluar një.

LCR = Stoku i aktiveve likuide me cilësi të lartë

Fluksi total monetar neto gjatë 30 ditëve të ardhshme≥ 100%

Raporti i mbulimit të likuiditetit (LCR) është standardi afatshkurtër dhe ka si objektiv të

sigurojë se bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm për një periudhë prej 30 ditësh. Ajo punon në

mënyrë që banka të sigurohet se ka pasuri të mjaftueshme likuide për ta mbuluar për një skenar

të caktuar nën stres (BCBS, 2010a). Skenari shpjegohet prej BCBS (2010a), banka duhet të jetë

në gjendje për të mbuluar një ulje në klasifikimin e kredive, humbjen e pjesshme të depozitave,

humbjes së financimeve të pasiguruara, rritje e dukëshme në sigurimin e fondeve të reduktuara,

rritjen e derivateve të ekspozuara në OBS. BCBS (2010c) më tej shpjegon se bankat duhet të

kenë kaq shumë asete likuide të kualitetit të lartë që ata mund të menaxhojnë në një periudhë

stresi deri në ditën e 30. Skenari nëpër të cilat bankat duhet të kalojnë përfshin shumë nga tiparet

e krizës së fundit financiare. Formula më poshtë jep një pasqyrë se si llogaritet standardi i

likuiditetit.

Norma e mbulimit të likujditetit = 𝑆𝑡𝑜𝑘𝑢 𝑖 𝑎𝑠𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑙𝑖𝑘𝑢𝑖𝑑𝑒 𝑚𝑒 𝑐𝑖𝑙ë𝑠𝑖 𝑡ë 𝑙𝑎𝑟𝑡ë

𝐹𝑙𝑢𝑘𝑠𝑖 𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙 𝑚𝑜𝑛𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑛𝑒𝑡𝑜 𝑔𝑗𝑎𝑡ë 30 𝑑𝑖𝑡ë𝑣𝑒 𝑡ë 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑠ℎ𝑚𝑒≥ 100%

Stoku i aktiveve likuide pjesëtuar me totalin e fluksit së parasë neto gjatë 30 ditëve të ardhshme

duhet të jetë më i madh se ose e barabartë me 100 për qind. Aktivet klasifikohen si të cilësisë së

Page 68: Jeton SHAQIRI

69 | P a g e

lartë në qoftë se ato mund të konvertohen lehtë në të holla dhe pa humbje të vlerës ose vetëm me

humbje të vogël të vlerës (BCBS, 2010c).

1.3.5 Norma Neto e financimit të qëndrueshëm (The net stable funding ratio)

Raporti neto i financimit të qëndrueshëm financimit të qëndrueshëm (NSFR) është standardi

i dytë dhe ka objektiv garantimin e sigurisë se bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm për një

periudhë prej një viti (BCBS, 2010a). Kjo masë përcakton një sasi minimale të aktiveve të

qëndrueshme të një banke për një periudhë prej një viti. Aktivet afatgjata duhet të financohen me

një sasi minimale të aktiveve që është vendosur në bazë të riskut të likuiditetit për aktivet

afatgjata (BCBS, 2010c). Formula për llogaritjen e këtij raporti:

NSFR =𝐒𝐡𝐮𝐦𝐚 𝐧ë 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐞 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞

𝐒𝐚𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐞 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐭ë𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞≥ 𝟏𝟎𝟎%

Shuma në dispozicion e fondeve të qëndrueshme pjesëtuar me shumën e kërkuar të

financimit të qëndrueshëm duhet të jetë më e madhe se 100 për qind. Shuma në dispozicion e

fondeve të qëndrueshme do të thotë fonde që janë në dispozicion për një periudhë një-vjeçare

dhe që janë parë si të besueshme. Shembull i kësaj janë aksionet e preferuara me maturitet prej

një viti apo më shumë dhe detyrimet me maturitet prej një viti apo më gjatë. Shuma e kërkuar e

financimit të qëndrueshëm tregon se banka është e nevojshme që të ketë kontroll nga

mbikëqyrësit. Mbikëqyrësit të matin shumën e kërkuar duke shikuar riskun e likuiditetit, sesa

banka është e ekspozuar ndaj rezikut dhe pastaj vendosin shumën e fondeve që duhet të

mbështetet.

1.3.6 A mund të Bazel III të mbrojë bankat nga dështimet e reja

Bazel III është përpjekur për të korrigjuar shumë nga të metat që BCBS ka përcaktuar të

jenë shkaqet e krizës financiare të vitit 2007-e në vijim. Bazel III është më e mirë se rregulloret e

mëparshme, megjithse disa çështje të cilat nuk janë adresuar plotësisht mbeten të hapura në

rregulloret. Nga analiza, përfundimi që mund të nxirret është se Bazel III do të mbrojë industrinë

bankare kundër dështimeve të reja në qoftë se peshat e riskut janë të korrigjuara duke reflektuar

më mirë realitetin, në qoftë se janë eliminuar zbrazëtitë në rregullore, në qoftë se industria

bankare hije funksionon në bazë të rregulloreve të caktuara, si dhe, në qoftë se Sifis janë sipas

rregulloreve, institucione të forta financiare me madhësi më të vogël dhe nëse kërkesat për

kapital janë rritur.

Page 69: Jeton SHAQIRI

70 | P a g e

Argumenti më i rëndësishëm që është sjellë është se sistemi i peshave të riskut nuk ka

reflektuar siç duhet realitetin. Nëse pesha e riskut, veçanërisht për sovranët (hua që garanton

shteti), nuk do jetë korekte për reflektimin e realitetit atëherë edhe suksesi i Bazel III për të

mbrojtur bankat do të jetë i vogël. Ideja themelore me peshat e riskut nuk funksionon në qoftë se

peshat e rezikut nuk janë përcaktuar në mënyrë korekte. Kapitali bazë nuk mund të jetë

mjaftueshëm i madh për të mbrojtur bankën. Për më tepër, në qoftë se janë gjetur boshllëqe në

Bazel III nëpërmjet inovacionit financiar, atëherë kapitali bazë nuk mund të ndërtohet si duhet.

Nga mbikëqyrësit dhe vetë bankat, do të gjenden boshllëqe.

Page 70: Jeton SHAQIRI

71 | P a g e

KAPITULLI II-SISTEMI BANKAR NË MAQEDONI

Hyrje

Në këtë kapitull analizohet niveli i zhvillimit të sistemit financiar të RM-së dhe si

ndikon ai në treguesit makroekonomikë duke e krahasuar edhe me vendet fqinje dhe ndikimet që

patën Marrëveshjet e Bazelit në sistemin bankar të Maqedonisë, si dhe reagimin e sistemit

bankar.

Synimi është që të japim një panoramë të përgjithshme mbi menaxhimin e sektorit bankar

në Republikën e Maqedonisë, ndikimin e kuadrit ligjor në këtë sistem, llojet e reziqeve që i

kanosen sistemit bankar, etj. Më tej do të analizojmë treguesit makroekonomikë dhe lidhjen e

tyre me politikat monetare në Republikën e Maqedonisë. Më tej do të flasim edhe për

Institucionet Financiare dhe Depozituese në Republikën e Maqedonisë. Do të analizojmë efektet

e zbatimit të Marrëveshjes së Bazel III në sektorin bankar. Në këtë kuadër do të ndalemi më

hollësisht në ndikimin e Bazel III në pozicionet e kapitalit të Bankave në R.Maqedonisë, në

ndikimin e Bazel III në likuiditetin e bankave në R.Maqedonisë si dhe mbi normat e burimeve

neto të financimit.

Synimi është që të shikojmë se në çfarë shkalle zhvillimi është sistemi financiar

maqedonas dhe si ndikon ai në treguesit makroekonomikë duke e krahasuar edhe me dy vendet

fqinje. Çfarë ndikimesh patën Marrëveshjet e Bazelit në sistemin bankar të Maqedonisë, si

reaguan bankat? Këto analiza kanë shërbyer për të dhënë mendimet përkatëse mbi efektin e

politikave monetare.

2 .1 Struktura e sistemit bankar

Sistemi bankar i Republikën e Maqedonisë është dy nivelor. Në nivelin e parë ka Bankën

Kombëtare të Maqedonisë (The National Bank of the Republic of Macedonia) dhe në nivelin e

dytë janë të gjitha bankat e tjera tregtare. Banka Kombëtare e Maqedonisë ka një sërë

funksionesh ndër të cilat përmendim:

Page 71: Jeton SHAQIRI

72 | P a g e

Të hartojë dhe zbatojë politikën monetare;

Të rregullojë likuiditetin në pagesat ndërkombëtare;

Të emetojë dhe të shpërndajë denarë; të nxjerrë jashtë qarkullimit kartëmonedhat dhe

monedhat e dëmtuara;

Të trajtojë dhe të menaxhojë rezervat valutore;

Të rregullojë sistemin e pagesave;

Tu japë licensën për themelimin dhe veprimin bankave të nivelit të dytë dhe shtëpive të

kursimit.

Ttë mbikëqyrë bankat dhe shtëpitë e kursimeve;

Të japë licenca për kryerjen e shërbimeve të transferimit të parave shpejtë dhe të

mbikëqyrë veprimtarinë e subjekteve që kryejnë shërbimet e transferimit të shpejtë të

parave, në pajtim me ligjin;

Të japë licenca për veprim, zyrave të këmbimit valutor dhe të mbikëqyri veprimet e tyre

në përputhje me ligjin;

Të kryej veprimtari për llogari të qeverisë qendrore dhe organeve të administratës

shtetërore

Banka Kombëtare e Maqedonisë si funksion të saj të parë ka “hartimin dhe zbatimin e

politikave monetare. Këtë e bën nëpërmjet përdorimit të instrumenteve indirektë si: veprimet në

tregun e hapur, normën e rezervës dhe normën e REPO-ve ose normën bazë të interesit.

Instrumenti më i përdorshëm sot prej BKM është përdorimi i normës bazë të interesit e cila

ndikon direkt në normat e depozitave dhe të kredive të bankave të nivelit të dytë, respektivisht të

bankave tregëtare.

Në Republikën e Maqedonisë zhvillojnë aktivkitetin e tyre që prej vitit 2008, 17 banka.

Në vitet e fundit dy prej tyre u shkrinë dhe në 2015 kanë funksionuar vetëm 15. Në 14 prej tyre

dominon kapitali i huaj dhe vetëm 3 janë me kapital vendas (2 greke, 4 bullgare, 1 turke, 1

sllovene, 1 franceze, etj).

Page 72: Jeton SHAQIRI

73 | P a g e

Në 20159 sipas vendit të origjinës së aksionerit të huaj dominuese, ka një ndryshim në

pjesët e tregut, kemi rritje të pjesëmarrjes së bankave me një pronar dominuar nga Turqia me 0.3

pikë përqindjeje dhe nga Bullgaria me 0.2 pikë përqindjeje dhe një pjesë në rënie të bankave me

aksioner dominuese nga Franca me 0.2 pikë përqindjeje dhe nga Greqia me 0.3 pikë përqindjeje.

Deri më 30 qershor të vitit 2015, numri i institucioneve që kryejnë veprimtari bankare në

Republikën e Maqedonisë nuk ka ndryshuar, duke arritur në pesëmbëdhjetë banka dhe tre shtëpi

të kursimeve.

Njëmbëdhjetë banka janë në pronësi kryesisht të aksionerëve të huaj, dhe shtatë prej tyre

janë filiale të bankave të huaja.

Tabela Nr.9 Numri dhe përqindja e tregut të bankave në pronësi dominante të huaj

dhe struktura e pronësisë së kapitalit aksioner e të gjitha bankave në %

Emërtimi 2014 2015

Numri i bankave në pronësi të huaj dominante (shkalla majtas) 11 11

Numri i filialeve të bankave të huaja (shkalla majtas) 7 7

Pjesa e bankës në pronësi të huaj dominuese në aktivet totale (shkalla djathtas) 69.1 68.9

Pjesa e bankës në pronësi të huaj dominuese në total * kapitalit (shkalla djathtas) 68.4 68.6

Përqindja e filialeve të bankave të huaja në totalin e aktiveve (shkalla djathtas) 59.1 58.5

Pjesa e bankës në pronësi të huaj dominuese në kapitalin e përgjithshëm (shkalla djathtas) 74.2 74.2

Burimi: Banka Kombëtare e R.Maqedonisë

Bankat në pronësi dominuese të aksionerëve të huaj kanë peshën më të madhe në

kapitalin e sistemit bankar. Kjo shifër në në vitin e fundit ka qenë e pandryshuar në 74.2%. E

pandryshuar ka mbetur edhe pjesa e kapitalit aksioner të filialeve të bankave të huaja, e cila është

përgjegjëse për 59.2%. Institucionet financiare mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së

kapitalit aksioner, me një pjesëmarrje prej 65.2%. Bankat në pronësi të huaj mbizotëruese janë

më të pranishme në pozicionet e kapitalit, por edhe në të gjitha pozicionet e rëndësishme të

bilanceve të bankave.

9 Source: National Bank of the Republic of Macedonia. Supervision, Banking Regulation and Financial Stability Sector Financial Stability and

Banking Regulations Department.“Report on the Rrisks in the Banking System of the Republic of Macedonia in the Second Quarter of 2015.

Page 73: Jeton SHAQIRI

74 | P a g e

Tabela Nr. 11 Struktura e sektorit Bankar në Maqedoni 2015

Nr Emri Pronari/Menaxher i përgjithshëm

1 Alpha Bank AD Skopje Alpha Bank, Greece

2 Centralna Kooperativna Banka AD Skopje Central Cooperative Bank, Bulgaria

3 Eurostandard Bank AD Skopje Nikolče Petrovski, Zoran Nikolovski

4 Halkbank AD Skopje Halk Bankasi, Turkey

5 Kapital Banka AD Skopje Alfa Group, Bulgaria

6 Banka Tregtare AD Skopje

Hari Kostov, Ilija Iloski, M-r Maja Stevkova-

Šterieva

7 Macedonian Bank for Development

Promotion AD Skopje Assembly of the Republic of Macedonia

8 NLB Tutunska banka AD Skopje NLB Group, Slovenia

9 Ohridska Banka AD Ohrid Société Générale, France

10 Procredit Bank AD Skopje Procredit Group, Germany

11 Sparkasse Bank AD Skopje Erste Group, Austria

12 Stopanska Banka AD Bitola Pavle Cvetanoski, Nataša Nestorovska

13 Stopanska Banka AD Skopje National Bank of Greece, Greece

14 TTK Banka AD Skopje Dragoljub Arsovski, Peter Heinz Molders

15 Univerzalna Investiciona Banka AD

Skopje First Investment Bank, Bulgaria

Burimi: Banka Kombëtare e R.Maqedonisë

Portofoli i kredisë është mjaft i ndikuar nga zhvillimet makroekonomike në vend dhe në

rajon. Ato varen edhe nga konceptimi i politikës monetare dhe politikës fiskale, pasi këto janë dy

politika që duhet të bashkërendojnë me njëra-tjetrën, në mënyrë që të mos prishen ekuilibrat që

secila ka si objektiv. Por, mund të ndikojnë në përmirësimin e këtyre objektivave.

Banka Qendrore e Republikë së Maqedonisë vijon të paraqesë si qëllim kryesor politikën

monetare në kornizat e përcaktimit strategjik për kursin nominal valutor të synuar të denarit në

raport me euron. Sipas kësaj politike monetare kursi nominal valutor do të kontribuonte në

arritjen dhe stabilizimin e presioneve inflacioniste.

Page 74: Jeton SHAQIRI

75 | P a g e

Tabela Nr. 12 Numri bankave sipas grupeve të bankave

Bankat e mëdha (asete mbi

30.2 miliardë dinarë, që nga

31.12.2014)

Bankat mesme (asete midis

7.5 dhe 30.2 miliardë dinarë,

që nga 31.12.2014)

Bankat e vogla-size

(asete nën 7.5 miliardë

denarë, që nga

31.12.2014 )

4 banka 8 banka 3 banka

Burimi: BKRM, të dhënat e dorzuara nga bankat

Të dhënat tregojnë se ka një ndryshim të madh në kapitalin e bankave, vetëm 4 banka

kanë mbi 30.2 miliardë denarë ose vetëm dy më të mëdhatë prej tyre kanë mbi 55% të aktiveve

të sistemit. Kjo shpërndarje është një tregues negativ sepse ul shumë procesin e

konkurrueshëmrisë në sistem. Një pjesë e madhe e bankave zënë një pjesë të vogël të tregut e cila

konfirmon përqendrim të lartë në sistemin bankar. Tre nga bankat posedojnë 60.4% të totalit të

aktiveve të sistemit bankar, ndërkohë që dhjetë banka individuale kanë më më pak se 5%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2015, totali i aktiveve të bankave u rrit me një ritëm të

moderuar, si në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të

vitit të kaluar duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike dhe duke mbajtur normën e

inflacionit nën presion.

2.1.1 Menaxhimi i sektorit bankar në Republiken e Maqedonisë

Ekonomia e Republikës së Maqedonisë nuk është e izoluar nga goditjet e ekonomisë

globale. Në këtë kuadër kapaciteti drejtues është i rëndësishëm, sepse, prej tij përcaktohet

suksesi ose jo i çdo kompanie. Ekipet manaxhuese të bankave janë faktorë shumë të

rëndësishëm për suksesin e tyre.

Efikasiteti i ndikimit të zhvillimit të sektorit bankar paraqitet në dy aspekte:së pari, nga

kapaciteti i menaxhimit dhe së dyti nga funksionimi i menaxhimit konkurues.

Përkrah faktorëve të përmendur më sipër edhe kuadri menaxhues i bankave në

Republikën e Maqedonisë kontribuon në suksesin apo mos suksesin e sektorit bankar. Kjo

paraqitet nga gjendja momentale e bankave në raport me aplikimin e teknologjisë moderne të

informacionit e cila në dekadën e fundit paraqet njërin prej faktorëve kryesorë për rritjen e

Page 75: Jeton SHAQIRI

76 | P a g e

efikasitetit. Përgjithësisht këtu përfshijmë shfrytëzimin e metodave moderne për menaxhimin e

riskut si orientimin në drejtim të personave fizikë apo juridikë dhe ndaj nevojave të tyre.

Shkalla e përmirësimit të tekonlogjisë në sistemin bankar maqedonas është e një niveli të

ulët në krahasim me shkallën tekonologjike të vendeve të tjera të rajonit apo më gjerë, kështu në

Estoni mbi 93% e transaksioneve bankare kryhen në mënyrë elektronike.

Në krahasim me vendet e zhvilluara që kanë dekada me orjentim nga klienti, në

Republikën e Maqedonisë në vitet e fundit po zhvillohet sistemi i orientimit tek klienti. Deri para

dy-tri viteve bankat (jo të gjitha) sollën të ashtuquajturën “vijë e verdhë” për ruajtjen e të drejtës

bazë të klientit-privatësinë dhe ky ishte një investim i cili nuk kushtonte më shumë se 5000 den.

Në vitet e fundit është bërë një progres i dukshëm në zhvillimin e metodave dhe

modeleve të reja për menaxhim me rrisk kreditor, valutor, dhe të likuiditetit.

Aspekti i dytë i procesit menaxhues është qeverisja korporative e bankave në Republikën

e Maqedonisë. Me qeverisje korporative do të kuptojmë raportin në mes të ndërmarrjeve tregtare

dhe interesave të aksionereve, menaxherëve, kreditorëve të punësuarve dhe klientëve. Sistemi jo

i zhvilluar i qeverisjeve korporative është karakteristik jo vetëm për sektorin banakar por dhe për

të gjithë menaxhimin korporativ në Republikën e Maqedonisë.

2.1.2 Ndikimi i bazës ligjore në efikasitetin e sistemit bankar

Sektori bankar dhe ndërmjetësimi financiar në Maqedonisë ka pasur një kornizë e dobët

insitucionale. Niveli i zhvillimit të ndërmjetësimit financiar është më i lartë në krahasim me

vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore por është dukshëm mbas vendeve të Unionit Europian.10

Korniza ligjore përfshin në vetëvete rregulla të cilat kanë të bëjnë vetëm me produktet

bankare duke mos u futur në brendësi për shpjegimin e tyre, duke mos i përfshirë procedurat

dhe rregullat për përshtatjen e funksioneve të shërbimeve.

Duke krahasuar sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë me vendet e tjera të

tranzicionit, Republika e Maqedonisë ndodhet në vendin e dytë në krahasim me numrin e

bankave në raport me popullsinë. Krahas numrit të lartë të bankave kemi edhe një koncentrim të

lartë të sektorit bankar.

Dy bankat më të mëdha përfshijnë 55,9% të vëllimit të aktiveve të përgjithëshme në një

kohë që 12 bankat më të vogla disponojnë vetëm 13,9% të tyre.

10

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-bosnia-and-herzegovina-progress-

report_en.pdf

Page 76: Jeton SHAQIRI

77 | P a g e

Kjo strukturë jo e përshtatshme e sektorit bankar ka ndikuar në uljen e konkurencës midis

bankave dhe negativisht ka ndikuar në efikasitetin e sektorit bankar. Nga ana tjetër në krahasim

me numrin e bankave të cilat posedojnë kapital të huaj, Republika e Maqedonisë zë vendin e

parafundit.11

Ky tregues na tregon se ende është e vështirë për tu futur kapitali i huaj në sektorin

bankar, në një kohë që thithja e kapitalit të huaj është njëri nga faktorët kryesor për përmisimin e

efikasitetit dhe konkurencës. Përparsitë nga hyrja e kapitalit të huaj janë në shumë drejtime dhe i

përkasin transferimit knoŵ-hoŵ, sjelljes së sistemeve moderne (IT) metodave bashkëkohore për

menaxhimin e rrisqeve, forcimin e menaxhimit dhe kapitalin shtesë.

Efikasiteti i sektorit bankar jepet nëpërmjet treguesve sasiorë dhe cilësorë. Analiza

sasiore bazohet në analizën Dupont të rezultateve të punës financiare, si dhe në analizën e

normave të interesit dhe pjesmarrjen e investimit të keq. Analiza cilësore është e lidhur me

indeksin e reformave në Republikën e Maqedonisë dhe investimet direkte nga ana e bankës

Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development -

EBRD).

Duke bërë një analizë të pasqyrave bankare theksojmë se kemi një rritje të dukshme në

shumë kategori të rëndësishme të zërave të bilancit të gjendjeve të bankave. Kështu është

paraqitur në mënyrë të dukshme trendi i rritjes së depozitave, të cilat mundësojnë rritjet e

potencialit kreditor të bankave.

Në total duke i krahasuar me vitet e mëparshme kemi një rënie si të depozitave ashtu

edhe të kreditimeve. Krahas rritjes së intensitetit të aktivitetit kreditor në gjysmën e dytë të vitit

2011 ka ndikuar në mënyrë pozitive në strukturën e investimit të kapitalit.

Kjo gjendje e bilancit të bankave tregon për politika monetare ekspansioniste, ku

përgjithësisht e kanë të orjentuar kreditimin në vende dhe në produkte me më pak rrisk. Investimi

në bankat e huaja ka një pjesëmarrje dominante prej 84,5% në krahasim me investimet e

përgjithëshme të bankave të tjera, ku normat e ulta të interesit të bankave të tjera, për arsye të

normave të ulta të interesit në tregjet e vendeve të zhvilluara, janë një nga përcaktueset kryesore

për fitimin e ulët të periudhës së analizës.

Investimi i kapitaleve bankare, i potencialit kreditor jashtë vendit, në mënyrë direkte

ndikon pozitivisht në fitimin e bankave, dhe në mënyrë negative ndikon në ekonominë e

Republikës së Maqedonisë duke sjellë zvogëlimin e mjeteve në dispozicion për financimin e

ekonomisë reale.

11

http://www.ejist.ro/files/pdf/369.pdf

Page 77: Jeton SHAQIRI

78 | P a g e

Treguesit e ecurisë së sistemit bankar në Maqedoni flasin për një nivel të kënaqshëm dhe ndikim

të ulët të krizës globale:

Një vështrim i shifrave si për tërë sistemin ashtu edhe për grupe bankash apo banka të veçanta

konfirmon këtë ecuri pozitive.

Të dhënat lidhur me treguesit e kthimeve si ROA dhe ROE tregojnë se midis grup bankave, të

mëdha, të mesme dhe të vogla kemi ndryshime të dukshme thuajse në të gjithë treguesit.

Treguesit e bankave të mëdha janë më lartë se ato të sistemit ndërsa të atyre të vogla janë shumë

më të ulëta se të sistemit.

Treguesi Kosto/Të ardhura është në një nivel të kënqashëm si për sistemin ashtu edhe për bankat

e mëdha. Në bankat e vogla është jashtëzakonisht i lartë çka flet qartë për mungesën e eficiencës

së tyre.

Një vështrim krahasues i nivelit të treguesëve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë tregon se këta

tregues sintetikë të efektivitetit për Maqedoninë janë në nivele të kënaqëshme dhe me trend

pozitiv, ndërsa për Shqipërinë janë në nivele më të larta .

Një tregues tepër i kënaqshëm për sistemin bankar dhe në interes plotësisht të ekonomisë

maqedonase është edhe raporti Kredi-Depozita. Nëse në Maqedoni ky tregues për 2015 ka qënë:

Kredi / Depozita 90.0% 85.6% 106.0% 94.3% 90.3%

në Shqipëri ka qënë vetëm 56% (546 miliardë lekë kredi/ 974 miliardë lekë depozita). Nëse do ta

vendosnim mbi agregatin M3 do kishim shifrën rreth 50%. Siç shihet ky tregues në krahasim me

treguesit në Shqipëri është shumë më i lartë. Bankat shqipëtare investojnë shumë në instrumentet

e borxhit të qeverisë në lekë, në Bono Thesari dhe në Obligacione.

Kështu ROAA (Norma e kthimit mbi aktivet mesatare) e sistemit në 2014 dhe 2015 ka qënë

respektivisht 0.6% dhe 1.0%, ROAA e bankave të mëdha ka qënë 0.9% dhe 1.3% ndërsa ajo e

bankave të vogla ka qënë -1.7% dhe -0.6%. Treguesi ka ardhur në përmirësim por tregon për

dobësinë e bankave të vogla në krahasim me ato të mëdhatë. Në këto parametra është edhe

ROAE (Norma e kthimit mbi kapitalin mesatar), bankat e mëdha për 2014 dhe 2015 e kanë

respektivisht 8.1% dhe 12.3% ndërsa bankat e vogla e kanë -15.8% dhe -5.5%.

Page 78: Jeton SHAQIRI

79 | P a g e

Tabela Nr. 12 Indikatorët kryesorë të efikasitetit të sektorit bankar

Indikatoret Sistemi bankar Bankat e mëdha Bankat e mesme Bankat e vogla

30.6.2014 30.6.2015 30.6.2014 30.6.2015 30.6.2014 30.6.2015 30.6.2014 30.6.2015

Norma e kthimit mbi

aktivet mesatare

(ROAA)

0.6% 1.0% 0.9% 1.3% 0.5% 0.6% -1.7% -0.6%

Norma e kthimit mbi

kapitalin mesatar

(ROAE)

5.4% 9.4% 8.1% 12.3% 4.3% 5.1% -15.8% -5.5%

Kosto-në-raport me të

ardhurat 58.6% 51.9% 49.2% 44.3% 69.9% 64.8% 99.2% 90.8%

Shpenzimet për jo-

interesa / Totali i të

ardhurave të rregullta

64.8% 58.3% 53.5% 49.4% 78.7% 74.2% 110.2% 98.1%

Kostot e punës / Totali i

të ardhurave të rregullta 23.0% 21.6% 19.3% 18.4% 27.3% 26.2% 40.1% 42.1%

Kostove të punës /

Shpenzimet operative 39.3% 41.5% 39.2% 41.5% 39.1% 40.4% 40.5% 46.3%

Humbjet nga

zhvlerësimi i aktiveve

financiare dhe jo-

financiare / të ardhurat

neto nga interesi

42.3% 41.9% 49.1% 45.7% 26.7% 33.5% 56.3% 29.7%

Të ardhurat neto nga

interesi / aktivet

mesatare

3.3% 3.4% 3.4% 3.5% 3.3% 3.2% 3.1% 3.9%

Të ardhurat neto nga

interesi / Totali i të

ardhurave të rregullta

68.0% 66.5% 66.8% 67.9% 71.5% 63.9% 62.4% 61.3%

Të ardhura jo-interesi /

Totali i të ardhurave të

rregullta

38.2% 39.9% 37.6% 37.3% 37.4% 45.6% 48.7% 45.9%

Rezultati financiar /

Totali i të ardhurave të

rregullta

12.5% 19.8% 17.9% 24.7% 11.0% 12.4% -35.0% -10.0%

Page 79: Jeton SHAQIRI

80 | P a g e

Burimi: BKRM

Të dhënat tregojnë se midis grup bankave, të mëdha, të mesme dhe të vogla kemi

ndryshime të dukshme thuajse në të gjithë treguesit. Kështu ROA e sistemit në 2014 dhe 2015 ka

qënë respektivisht 0.6% dhe 1.0%, ROA e bankave të mëdha ka qënë 0.9% dhe 1.3% ndërsa ajo

e bankave të vogla ka qënë -1.7% dhe -0.6%. Treguesi ka ardhur në përmirësim por tregon për

dobësinë e bankave të vogla në krahasim me ato të mëdhatë. Në këto parametra është edhe

ROAE, bankat e mëdha për 2014 dhe 2015 e kanë respektivisht 8.1% dhe 12.3% ndërsa bankat e

vogla e kanë -15.8% dhe -5.5%.

Treguesi Koso/Të ardhura është në një nivel të kënqashëm si për sistemin ashtu edhe për

bankat e mëdha. Në bankat e vogla është jashtëzakonisht i lartë çka flet qartë për mungesën e

eficiencës së tyre. Në këto banka në 2015 kanë zënë 90.8%. Pavarësisht se janë ulur në krahasim

me 2014 por përsëri mbeten në shifra alarmante duke qënë se bankat e mëdha në 2015 e kanë

pasur nën 50%. Thuajse të gjithë treguesit e tjerë të tabelës janë në raporte të tilla ku treguesit

rezultativë të bankave të mëdha janë më lartë se ato të sistemit ndërsa të atyre të vogla janë

shumë më të ulta se të sistemit.

Nëse do ti krahasonim këto tregues me ato të Bankave tregtare të Shqipërisë do kishim këtë

situatë:

Tabela Nr.13. Krahasimi i disa treguesve rezultativë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë

Treguesit Shqipëri Maqedoni Bankat e

mëdha

Bankat e vogla

ROE % ROA % ROE

%

ROA % ROA

%

ROE

%

ROA % ROE %

2014 0.89 10.53 0.6 5.4 0.9 8.1 -1.7 -15.8

2015 1.18 13.13 5.4 9.4 1.3 12.3 -0.6 -5.5

Burimi: Banka Kombetare e Maqedonise dhe Banka e Shqipërisë

Të dhënat tregojnë se sistemi bankar shqipëtar ka tregues rezultativë më të lartë se ai

Maqedonas. Të krahasueshëm me sistemin bankar shqiptar janë vetëm treguesit e bankave të

mëdha të cilët kanë ardhur vazhdimisht në trend pozitiv.

Vendosja e një kuadri rregullativ ligjor nga fusha e punëve financuese është një nga

faktorët e rëndësishëm të cilin e përcakton efikasiteti i sistemit bankar. Kjo i përket regullativës

ligjore dhe zbatimit në lidhje me pagesën e huazimeve në rastet e mjeteve të dhëna si kolateral

dhe mos pagesës së tyre. Kusht i rëndësishëm në efikasitetin e punës të secilës bankë është edhe

Page 80: Jeton SHAQIRI

81 | P a g e

efikasiteti i zgjedhjes së rasteve gjyqësore, proces i cili njëherazi u mundëson bankave realizimin

e një politike kreditore ekspansioniste.

Tabela Nr.14 Disa tregues rezultativë të sektorit bankar

Treguesit kryesorë Sistemi

bankar

2014

Banka të

mëdha

2015

Banka të

mesme

2015

Banka të

vogla

2015

Sistemi

bankar

2015

Aktivet likuide / Totali i aktiveve 32.3% 32.8% 29.8% 31.4% 32.0%

Aktivet likuide / Totali i detyrimeve 37.2% 38.2% 32.4% 37.2% 36.6%

Aktivet likuide / pasivet afatshkurtra 57.1% 54.5% 66.7% 58.2% 57.2%

Aktivet likuide / detyrimeve me afat

maturimi të mbetur deri në 1 vit 46.1% 45.7% 45.6% 43.4% 45.3%

Aktivet likuide / detyrimeve me afat

maturimi të mbetur deri në 30 ditë 92.3% 86.2% 90.1% 89.3% 86.6%

Aktivet likuide / Totali i depozitave të

subjekteve jo-financiare 44.1% 41.5% 47.9% 44.7% 43.0%

Aktivet likuide / Familjet depozita 60.0% 56.6% 71.0% 65.5% 59.8%

Kredi / Depozita 90.0% 85.6% 106.0% 94.3% 90.3%

Burimi: Banka Kombëtare e R.Maqedonisë

Të dhënat e tabelës tregojnë se këta tregues sintetikë, rezultativë të efektivitetit janë në nivele të

kënaqëshme dhe me tred pozitiv. Një tregues tepër i kënaqshëm për sistemin bankar dhe në

interes plotësisht të ekonomisë maqedonase është edhe raporti Kredi-Depozita. Nëse në

Maqedoni ky tregues për 2015 ka qënë:

Kredi / Depozita 90.0% 85.6% 106.0% 94.3% 90.3%

në Shqipëri ka qënë vetëm 56% (546 miliardë lekë kredi/ 974 miliardë lekë depozita). Nëse do ta

vendosnim mbi agregatin M3 do kishim shifrën rreth 50%.

Siç shihet ky tregues në krahasim me treguesit në Shqipëri është shumë më i lartë. Bankat

shqipëtare investojnë shumë në instrumentet e borxhit të qeverisë në lekë, në Bono Thesari dhe

në Obligacione. Themi në lekë sepse raporti depozita në lekë –valutë thuajse është 50% me 50%

ndërsa kredia për biznesin është 60% në valutë dhe vetëm 40% në lekë. Në Maqedoni kjo shifër

është e kundërta. Në valutë është dhënë vetëm 36 % kredi dhe 64% në denarë. Bankat maqedone

e shikojnë burimin e fitimit të tyre në dhënjen e kredive dhe jo në blerjen e aktiveve të tjera, në

blerjen e borxhit të qeverisë. Në këtë mënyrë ato janë nxitëse të rritjes ekonomike, ndërsa në

Page 81: Jeton SHAQIRI

82 | P a g e

Shqipëri për shumë arsye kemi fenomenin e crouding out, ku qeveria thith një pjesë të mirë të

kursimeve të qytetarëve.

Në rast të mosfunksionimit efikas të sistemit për zgjidhjen e kontesteve bankare shpesh

bankat do të krijojnë portfol kreditor i cila do të ngarkohet me huazime dhe investime në letra me

vlerë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me bankat e Republikës së Maqedonisë. Nga ana tjetër, një

strukturë e tillë e portofolit të kredisë do të mundësojë vendosjen e normave më të larta të

interesit për dhënien e kredive si rezultat i të cilave do të reduktohet edhe mundësia e dhënies së

tyre. Kjo do ndodh në rastet e mungesës së projekteve investuese të cilat do të mundësojnë fitime

të larta që të mbulojnë vlerat e larta të huamarrjeve. Pamundësia e dhënies së mjeteve do të

mundësojë investimin e tyre në letra me vlerë të qeverisë të cilat kanë përfitime më të ulta dhe

rrisk zero. Të tilla investime i kemi në bonot e thesarit ose në letrat e qeverisë, ose në shumicën e

rasteve të gjitha mjetet do të mbahen në llogaritë e vetë bankave jashtë qarkullimit. Paraqitje e

mësipërme tregon një pasqyrë të sistemit bankar në Republikën e Maqedonisë.

Përgjithësisht, joefikasiteti i sistemeve të së drejtës është një ndër arsyet më të

rëndësishme e shumë pagesave jo të realizuara, të cilat edhe pse kanë një lëvizje drejt rënies,

përsëri janë në një nivel më të lartë në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara.

Një gjendje e tillë do të rezultojë me vendosjen e normave të larta të interesit, e cila

nënkupton pamundësinë e vendosjes së mjeteve, gjë që do të reflektohet në një likuiditet të lartë

në llogaritë e bankave në BPRM12

.

BERZH në vitin 2003 arriti të sjellë një metodë të re për matjen e progresit të ligjëvënies

në sektorin bankar për vendet që ishin futur në periudhën e tranzicionit. Kjo ishte si një plotësim

i anketës së realizuar për reformën aktuale të shkallës së pagesës së kërkesave të siguruara nga

kolaterali (Regional Survey of Secured Transactions).

Rezultatet nga anketa e realizuar tregojnë që Republika e Maqedonisë renditet në grupin

e shteteve me reforma mjaftë të ulta të realizuara. Nga ana tjetër qëllimi kryesor i anketës për

reformimin në domenin e pagesës është shkalla e implementimit të vendimeve ligjore, de facto

aplikimi i ligjeve në praktikën gjyqësore në këto vende. Anketa paraqet nivelin e reformave

nëpërmjet tri indikatorëve:

(1) Kohën e nevojshme për pagesat gjyqësore të dhëna si kolateral.

(2) Shkallën e pagesës së vlerës së kolateralit ( sa përqindje në vlerë realizohet).

(3) Paraqitja në përqindje.

12

Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë

Page 82: Jeton SHAQIRI

83 | P a g e

Duke u bazuar në indikatorët e mësipërm, Maqedonia është në vendin e 10 nga 15 shtete të

tranzicionit. Pas Republikës së Maqedonisë renditen Sërbija, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina,

Shqipëria, Moldavia dhe Rumania.

2.1.3 Llojet e rreziqeve që mund të përballet sektori bankar

Risqet me të cilat mund të përballet sektori bankar. Sektori bankar është i ekspozuar ndaj një

sërë rreziqesh ku veçojmë riskun e kredisë. Më hollësisht risqet janë trajtuar ne kapitujt e

mëposhtëm.

Norma e papunësisë ka ardhur vazhdimisht në rënie duke shoqëruar rritjen e PBB-së. Papunësia

ka qënë dhe mbetet një nga problemet kryesore në Republikën e Maqedonisë.

Megjithëse ajo vazhdimisht ka ardhur në rënie mbetet akoma në shifra shumë të larta. Oferta e

parasë në dy vitet e fundit ka një trend rritës i cili tregon për politikën ekspansioniste të zbatuar

nga Banka Qëndrore me ndikime mjaft pozitive në rritjen e ekonomisë.

Norma e mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit në raport me sektorin bankar është prej

16,4%. Kjo është dyfish më e lartë se minimumi prej 8%.

Sistemi bankar në Republikën e Maqedonisë dallohet për pjesëmarrjen e lartë të kapitalit të huaj.

Nga 15 banka 14 prej tyre janë në pronësi dominuese nga aksionerët e huaj, shumica e të cilëve

vijnë nga vendet e Europës. Këto banka zotërojnë bilancet kryesore, me një pjesëmarrje që

varion nga 85 % ( kapitali total) deri në 98%.

Sektori bankar është i ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh. Në këtë pjesë do të analizojmë

llojet e rreziqeve(rrisqeve) duke u ndalur më së shumti në rriskun e kredisë.

Në biznesin e sotëm rrisku luan një rol kritik. Pothuajse në çdo vendim biznesi kërkohet

që menaxherët dhe ekzekutivët të ballancojnë rriskun dhe kthimin. Menaxhimi efektiv i riskut të

biznesit është esencial në suksesin e kompanisë. Në sistemin bankar menaxhimi i risqeve merr

një rëndësi të veçantë, ku rregullatorët janë përgjegjës për mbrojtjen kundrejt dështimeve të

sistemit bankar dhe të ekonomisë. Megjithëse bankat kanë shumë rrisqe të njëjta me bizneset e

tjera, rrisqet kryesore që veçanërisht ndikojnë bankat janë:

Rrisku i Kredisë, Rrisku Operacional, Rrisku i Likuiditetit, Rrisku i Tregut, Rrisku i Normave

të Interesit, Rrisku i monedhës së huaj

Page 83: Jeton SHAQIRI

84 | P a g e

Bankat duhet ti menaxhojnë me kujdes pasi një menaxhim jo efektiv i risqeve, mund të çojë

shumë shpejt në dështimin e bankës. Nëqoftëse një bankë perceptohet që është në pozicion të

dobët financiar, depozituesit do të tërheqin fondet etyre, bankat e tjera nuk do ta kreditojnë, nga

ana tjetër banka vetë nuk do jetë në gjëndje të shesë letrat me vlerë të borxhit në tregjet

financiare. Të gjitha këto do të përkeqësonin edhe më tepër situatën financiare të saj. Frika e

dështimeve të bankave ishte një nga shkaqet kryesore të krizës së kredisë në vitet 2007-2009 në

Shqipëri. Në Maqedoni nuk e kemi pasur një fenomen të tillë.

Rrisku i tregut (Market Rrisks). Rrisku tregon ekspozimin e bankës ndaj risqeve të

tregut. Rrisku duhet llogaritur me qëllim që të dalë humbja potenciale p.sh nga luhatjet e medha

të normës se kredisë etj. Kategoritë kryesore të riskut të tregut janë;

Rrisku i kursit të këmbimit, Rrisku i normes se interesit, Rrisku i kapitalit, Rrisku i

likuiditetit

Rrisku i kredisë; rregjistron humbjet potenciale të bankës nga mospagesa nga palët e

treta brenda afateve të kësteve. Për këtë arsye banka llogarit masën e ekspozimit ndaj këtij rrisku.

Sistemi bankar ndeshet me shumë risqe gjatë ushtrimit të aktivitetit, dhe një ndër risqet më

kryesorë i cili buron nga aktiviteti kryesor i bankave, aktiviteti i kredidhënies, është rrisku i

kredisë. Administrimi i riskut të kredisë kërkon vëmendje në mënyrë që bankat të minimizojnë

humbjet e mundshme nga kreditë dhe nga aktivet e tjera të ngjashme me to.

Këtu është trajtuar drejtimi i riskut të kredisë që shoqëron sistemin bankar. Ky objekt është

trajtuar në këndvështrimin teorik.

Përkufizimi i riskut të kredisë. Me nocionin rrisku i kredisë nënkuptohet mundësia që

një huamarrës të dështojë në shlyerjen e detyrimeve ndaj huadhënësit, ose mund të thuhet që

rrisku i kredisë i referohet riskut që një palë në një transaksion të caktuar nuk do të jetë e aftë të

përmbush detyrimet kontraktore me një palë tjetër, ose do të jetë e aftë të përmbushë ato në

formë pjesore.

Me rrisk të kredisë kuptohet pamundësia e kredimarrësit dhe e garantuesit të kredisë ose e

kundërpartisë për aktivet e tjera, për të përmbushur detyrimet ndaj bankës sipas kushteve të

marrëveshjes të lidhur mes tyre13

. Nga këndvështrimi i huadhënësit dështimi në mbledhjen e

borxheve shoqërohet me humbje.

Termi rrisku i kredisë gjen përdorim në risqet e mëposhtme:

Rrisku që shoqërohet nga ekspozimi i kredisë (rrisku klasik)

13

Përkufizimi sipas rregullores 52 për administrimin e rriskut të kredisë së Bankës së Shqipërisë.

Page 84: Jeton SHAQIRI

85 | P a g e

Rrisku nga pjesëmarrjet e interesit (obligacionet)

Rrisku i palëve të lidhura në një kontratë. Në çdo marrëdhënie biznesi (kontraktuale)

duhet të marrin pjesë më shumë se një palë. Rrisku që shoqëron këtë marrëdhënie është

ajo që secila nga palët nuk do të mund të plotësojë kushtet e kontratës.

Drejtimi i riskut të kredisë. Pjesa më e madhe e aktiveve të bankave janë të

kompozuara nga portofoli i kredisë, për këtë arsye funksioni i kreditimit luan një rol shumë të

rëndësishëm në drejtimin e riskut. Objektivi i kreditimit është i thjeshtë, të krijojë vlerë për

bankën. Objektivi i drejtimit të riskut të kredisë është të maksimizojë normën e rregulluar të

kthimit duke mirëmbajtur ekspozimin e riskut të kredisë brenda parametrave të pranueshëm.

Rrisku kryesor në procesin e kreditimit është mundësia qe huamarrësi nuk do të paguajë

kredinë në kohë dhe kjo sjell shkatërrim të vlerës së bankës. Manaxhimi i saktë dhe i duhur i

riskut të kredisë është e vetmja mënyre që mundëson krijimin e vlerës për bankat.

Kredia dhe rrisku i këmbimit në sistemin bankar. Kredimarrës i ekspozuar ndaj riskut

të kursit të këmbimit” është kredimarrësi që përfiton kredi në valutë (monedhë të huaj) dhe/ose të

indeksuar në valutë (monedhë të huaj) nga banka, dhe plotëson kriteret e mëposhtme14

:

a) të ardhurat e tij në origjinë gjenerohen në monedhë vendase ose në një monedhë të

ndryshme nga monedha e përfitimit të kredisë

b) të ardhurat e tij në valutë (monedhë të huaj) mbulojnë më pak se 80% (tetëdhjetë

përqind) të këstit të kredisë ose të kredisë në total (kryegjë dhe interes, në varësi të periudhës së

llogaritjes) dhe detyrimeve të tjera në monedhë të huaj ose të indeksuara në valutë

c) kur kredimarrësi nuk është i mbrojtur ndaj riskut të kursit të këmbimit nëpërmjet një

produkti derivativ (instrumente derivativë), që përdoret për këtë qëllim dhe që ofron kushte të

përshtatshme mbrojtjeje. Struktura e kredisë sipas monedhave për grup bankat e sistemit dallon

bankat e vogla të grupit G1 me peshën më të madhe të portofolit të tyre të denominuar në

monedhë të huaj dhe ato të grupit G2 me peshën më të vogël të kësaj kredie. Bankat e mëdha

vlerësohet të kryejnë mbulim më të mirë ndaj riskut të kursit të këmbimit që shoqëron kredinë në

valutë kur të ardhurat e kredimarrësit janë në lekë, krahasuar me bankat e mesme dhe bankat të

vogla të sistemit. Bankat e mesme vlerësohen ndërkohë më të ekspozuara me 70 për qind të

portofolit të tyre të kredisë në valutë.

14

Përkufizimi sipas Bankës së Shqipërisë

Page 85: Jeton SHAQIRI

86 | P a g e

Rrisku operacional. Nënkupton alokimin e kapitalit të kërkuar bazuar ne nivelet e riskut

operacional, ose më mirë risqet që mund të sjellin rënie të bankës nga proceset ditë pas dite ose

nga kontrolli i brendshëm.

Rrisku ligjor dhe rregullator. Banka vepron mbi rregulla e ligje, dhe dështimi në

zbatimin e tyre çon në penalitete të dëmshme për bankën, Kështu që banka duhet të kujdeset për

ineteresat e saj duke e menaxhuar këtë lloj rrisku. Marrëdheniet me klientët duhen dokumentuar

me marrëveshje ligjore.

Rrisku i planifikimit te vijueshem. I referohen aftësisë së institucionit të mbajë biznesin

edhe në kohë krize, apo dëmtimesh, ngjarjesh, etj. deri edhe një sulmi terrorist, natyror apo sulm

ndaj bankës etj.

Rrisku i imazhit dhe reputacioni. Konfidenca edhe emri i bankës janë faktorë kritikë në

mbajtjen e nivelit të biznesit, pasi e kundërta çon në uljen e nivelit të likuiditetit, goditjen e

reputacionit, etj.

Rrisku i mashtrimit (Fraud Rrisk). Ky është rrisk operacional i pamundur të llogaritet.

Për këtë ka një numër të lartë skenaresh që diktohen nga kontrolli i brendshëm; vjedhje në

pagesa, siguria e IT, dalja e të dhënave konfidenciale, marrëveshje midis dy të punësuarve, etj.

AUDITUESI. Në adresimin e risqeve, duhet që banka të sigurojë kontrollet e brendshme

të duhura. Audituesi duhet ti kuptojë dhe njohë të gjitha zonat e riskut bankar, kontrollet e

nevojshme që duhet të ngrihen për minimizimin e tyre si dhe natyrën dhe cilësinë e strukturës së

kontrollit të bankës. Nuk është e mundur që të sigurohet një listë e detajuar e të gjitha kontrolleve

kritike, por mund të jepen në këtë punim një numër standartesh që duhen zbatuar nga banka.

Stabiliteti i sistemit financiar dhe posaçërisht i sektorit bankar, përcaktohet nga

marrëdhëniet e veprimtarisë financiare me zhvillimet ekonomike të brendshme dhe të jashtme,

dhe ndërveprimin e tyre me gjendjen e brendshme të vetë sistemit financiar. Mbështetur mbi

analizën e zhvillimeve pas vitit 2008, vit i shfaqjes së pasojave të krizës financiare vlerësohet që

niveli i përgjithshëm i riskut për sistemin financiar dhe sektorin bankar është rritur. Burimet

kryesore të riskut, lidhen kryesisht me zhvillimet makroekonomike në vend dhe ecurinë e disa

treguesve të veprimtarisë bankare që kërkojnë monitorim të kujdesshëm.

Më konkretisht: Është rritur ndjeshmëria e sistemit financiar dhe sektorit bankar ndaj

zhvillimeve të brendshme makroekonomike. Rrisqet kryesore për qëndrueshmërinë e sistemit

financiar dhe të sektorit bankar, lidhen me:

Page 86: Jeton SHAQIRI

87 | P a g e

a. Ngadalësimin e ndjeshëm të rritjes ekonomike. Gjatë viteve të fundit, rritja ekonomike

e vendit ishte e qëndrueshme dhe në përputhje me parashikimet, e mbështetur prej rritjes së

shpenzimeve publike dhe inercisë së vëllimeve të larta të financimit nga ana e sektorit bankar.

b. Vështirësi të situatës financiare të sektorit real të ekonomisë. Pritjet për ngadalësimin e

ekonomisë, po thellojnë vështirësitë financiare për sipërmarrjet e biznesit dhe për familjet.

Sipërmarrjet e biznesit po përballen me burime më të rralla dhe më të shtrenjta financimi.

Burimet e brendshme të zgjerimit të veprimtarisë, në formën e të ardhurave të siguruara nga

veprimtaria kryesore, do të ndikohen negativisht prej rënies së investimeve dhe të shitjeve.

Efektet e zbatimit të marrëveshjes së Bazel III në sektorin bankar

Zbatimi i rregullave të Bazel III është me rendësi për faktin që e sektori bankar përbën

90 % të sistemit financiar dhe si i tillë është faktori përcaktues kryesor i stabilitetit të sistemit

financiar. (BPRM, 2012). Kapitali bazë në fund të vitit 2012 ka lëvizur nga 9,1 deri në 45 %,

ndërkohë që norma e mjaftueshmërisë të kapitalit tek të gjithë bankat e sistemit bankar ka

lëvizur nga 12 deri në 66 %, duke dëshmuar se bankat në R.Maqedonisë zotërojnë kapital

aksioner të mjaftueshëm dhe nuk kanë pasur nevojë për të rritur të kapitalin shtesë sipas Bazel

III.

Zbatimi i marrëveshjes të Bazelit në Republikën e Maqedonisë

Bankat tregtare në Maqedoni, sipas metodologjisë së komitetit të Bazel I për çdo huamarrës nuk

kanë të përcaktuar pikëzimin e kredisë në mënyrë që transaksionet bankare të kryhen sipas

procedurave të politikës bankare. Megjithatë kjo vështirë se mund të ndodhë. Problemi kryesor

qëndron në mungesën e pikëzimit të kompanive që kërkojnë hua, gjë që vështirson shumë

drejtimin e riskut të kredisë. Po të kemi kompani huamarrëse me pikëzim të vlerësuar nga ana e

agjencive të specializuara që bëjnë vlerësimin e performancave të tyre me siguri se edhe aktivet

bankare do të ishte me risk të ponderuar dhe të kontrolluar në kuadër të parashikimeve reale.

Bankat në Maqedoni, probabilitetin e kthimit të tyre e përcaktojnë në nivelin e llojeve të kredive

dhe kështu e përcaktojnë riskun të kredisë në bazë të llojeve të kredive të dhëna ndonëse rol të

madh në përcaktimin e riskut të kredisë ka edhe përcaktimi i këtij risku nga ana e menaxherëve

të kredive.

Duke u bazuar në rekomandimet e komitetit të Bazelit dhe autorizimet e organeve ligjvënese në

Maqedoni duhet të përmendet edhe Rregullorja e Parë e BPRM-së mbi normën e kërkesave për

kapital minimal ndaj aktiveve me risk. Ky rregull i detyron të gjitha bankat që të mbajnë kapital

minimal të përgjithshëm ndaj aktiveve me risk ne nivelin 12 % dhe kapitalit minimal të klasës së

Page 87: Jeton SHAQIRI

88 | P a g e

Parë ndaj aktiveve me risk 8%. Ky raport minimal mund të ndryshojë, pra të rritet kohë pas kohe

sipas vendimeve të bankës qendrore. Në këtë këndvështrim, aktiviteti bankar në Maqedoni,

pavarësisht mangësitë dhe veçanërisht vonesat, ka filluar procesin e implementimit të rregullave

të mbikëqyrjes bankare.

Insitucionet bankare duhet të jenë më të qëndrueshme nga ndryshimet ekonomike në të ardhmen.

Standartet e Bazel III do të forcojnë sistemin bankar dhe do ta bëjnë më imun nga ndryshimet

ekonomike.

Cilat do të jenë efektet e Bazel III për sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë?

Përdersa tregjet financiare në mënyrë graduale po përmirësohen pas krizës globale ekonomike,

sistemet rregulluese në botë po mundohen në sjelljen e rregullave të reja të cilat do të përgatisin

sistemin bankar nëpërmjet rritjes së kapitalit nga këto zhvillime ekonomike në periudhën e

ardhshme. Bëhet fjaë për masa të cilat do ta rrisin kapitalin dhe do rrisin likuiditetin e bankave.

Cilat do të jenë efektet e këtyre masave në sistemin bankar të RM-së?

Në bazë të studimeve të realizuara në bankat tregtare të RM-së mundë të arrijmë në konkluzion

se:50 % e bankave të cilat kanë kapital të mjaftueshëm do të aplikojnë në mënyrë efikase

rregullat e sjella nga Bazel III, 30 % do të kenë nevojë për rritjen e kapitalit të tyre, dhe 20 % e

bankave do të ken problem në lidhje me përshtajen rreth këtyre rregullave.

Mënyra më e përshtatshme do të jetë që këto banka të rikapitalizojnë kapitalin e tyre, ose të

mundë të presim që të jenë cak i konsilidimit për arsye të mobilizimit të kapitalit.

Me ndryshimet të cilat u paraqitën nga organet e supervizionit ndërbankar kërkohet që raporti i

kapitalit dhe nivelit të përgjithshëm të jetë 7%, ndërsa afati për implemntimin e këtyre rregullave

do largojë frikën e bankave për grumbullimin sa më të shpjetë të kapitalit. Afati për implemtimin

e rregullave është deri në vitin 2019. Kjo ka një rëndësi të veçantë për bankat e Republikës së

Maqedonisë sepse asnjëra prej bankave nuk ka gadishmëri për implemntimin e menjëhershëm të

rregullativave të reja.

Në kushtet e zhvillimeve ekonomike dhe paraqitjes së krizës së borxheve në euro-zonë, bankat në

RM-së ruajtën stabilitetin duke mbajtur në nivel të kënaqshëm solvenitet dhe likuiditetin.

Sistemi bankar i RM-së nuk ka asnjë lidhje me financimin nga tregjet financiare ndërkombëtare,

e cili po minimizon mundësinë e paraqitjes së krizave të ardhshme.

Politika për zhvillimin e strukturës së Bazel III pothuajse është kompletuar. Reformat janë

domethënëse dhe sjellin bashkë leksione mikro dhe makro të krizës. Tash ne ndodhemi në fazën

tjetër atë të implementimit. Një nga mësimet e krizës: është vendimtarese si të gjitha vendet e

Page 88: Jeton SHAQIRI

89 | P a g e

botës ndjekin proçesin global të implementimit. Me përkufizim është e vështirë të përcaktohet

shkaku i krizës tjetër. Shumë risqe duken turbull ne horizont dhe të gjitha vendet duhet të

vazhdojnë proçesin e ndërtimit të kapacitetit të tyre për të absorbuar shokun pavarsisht burimit.

Kapaciteti i absorbimit të shokut duhet të jetë më i fortë seç ka qënë më përpara dhe

implementimi i standarteve duhet të jetë më konsistent dhe më i fuqishëm.

Ritmi i rritjes së investimeve në vend ka rënë, duke reflektuar ngadalësimin e kreditimit nga

sektori bankar dhe të shpenzimeve kapitale të politikes fiskale.

Bizneset kanë ngadalësuar ritmin e vendosjes së depozitave pranë institucioneve financiare (në

formën e depozitave) dhe detyrimeve të tyre ndaj këtyre institucioneve (në formën e huasë së

marrë).

Në lidhje me rriskun e tërthortë nga kursi i këmbimit, bizneset paraqesin një pozicion financiar

shumë më të thelluar në valutë krahasuar me pozicionin debitor neto në denarë. Teprica e

kredisë totale për individët të marrë pranë bankave, përbëhet nga kredi e pa mbuluar nga rrisku

i kursit të këmbimit, duke treguar se ekspozimi ndaj riskut të kursit të këmbimit është i pranishëm.

Cilësia e portofolit të kredisë ka shënuar rënie për sektorët kryesorë të ekonomisë. Ajo ka

shënuar rënie edhe në terma të kapitalit, duke rezultuar në një mbulim më të ulët me kapital të

vlerës së huave me probleme nga sektori bankar.

Përgjithësisht reforma financiare pati të njëjtat karakteristika në të gjithë Evropën

Juglindore sepse: Të gjitha vendet trashëguan probleme të ngjashme të krijuara në fillimet e

zhvillimit të ekonomisë së tregut nisur nga një ekonomi e centralizuar sisteme financiare të tilla

si: -kuadër ligjor e rregullator i pamjaftueshëm, -besimi i pakët në institucionet financiare, -

akumulimi i një numri të madh kredish të këqija nga bankat, -niveli i ulët i ndërmjetësimit

financiar, -shkalla e lartë e përqëndrimit të bankave si dhe problemi i pastrimit të parave etj.

2.2 Treguesit makroekonomikë dhe politika monetare e Republikës së Maqedonisë

2008-2015

Trajtimi i zhvillimeve të sistemit fianciar do të fillojë nga analiza e disa treguesve më të

rëndësishëm të politikës monetare duke e ndarë në disa faza ose periudha. Secila fazë

karakterizohet nga veçoritë e saj. Këto veçori do të na mundësojnë të shohim reagimet e sistemit

financiar në zhvillimet e ndryshme makroekonomike. Zhvillimet e politikës monetare të

Republikës së Maqedonisë janë paraqitur duke filluar me analizën e treguesve makroekonomik

nga viti 2008 deri në vitin 2015 dhe pritjet e politkës monetare për vitin 2016.

Page 89: Jeton SHAQIRI

90 | P a g e

Në Republikën e Maqedonisë megjithëse stabiliteti financiar gjatë vitit 2011 ishte në nivel të

pranueshëm, prapseprap zhvillimet ekonomike kanë ndikuar në rritjen e rrisqeve ndaj këtij

stabiliteti. Kjo gjendje ka qenë e kushtëzuar nga lëvizjet globale makroekonomike, të cilat gjatë

vitit 2011 lëvizën me ritme të ulëta duke sjellë disa përmirësime të ekonomisë botërore. Kushtet

e lëvizjeve makroekonomike në Republikën e Maqedonisë krijuan një klimë pozitive për

mbajtjen e stabilitetit financiar. Rritja e aktivitetit ekonomik vendas vazhdoi me një ritëm më të

shpejtë në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo rritje u shoqërua me rritje më të lartë të kërkesës

vendase, e cila dha disa impulse pozitive për investimet vendase dhe rritjen e shpenzimeve, por

dhe një ndikim në rritjen e eksportit. Ato patën ndikime edhe në importe, dhe si rrezultat i këtyre

lëvizjeve importet neto kanë pasur një ndikim negativ në rritjen ekonomike.

Edhe përkundër rritjes së rrisqeve dhe jostabilitetit të ekonomisë botërore, pozicioni i

jashtëm i shtetit ka qenë në mënyrë relative i qëndrueshëm. Kjo gjë ka mundësuar një rritje të

rezervave devizore nëpërmjet zgjerimit të deficitit në llogaritë rrjedhëse dhe futjeve të larta të

kapitalit nga investimet e huaja direkte dhe huamarrjet e jashtme.

Tabela Nr. 15 Disa tregues kryesorë makroekonomikë në Republikën e Maqedonisë

Disa tregues kryesorë

makroekonomikë

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015(II

I)

1 PBB (norma reale e rritjes) / 1

P 5.5 -0.4 3.4 2.3 -0.5 2.9 3.5* 3,7

2 Inflacioni (fundi i periudhës, në

baza vjetore, në%) / 2 4.1 -1.6 3.0 2.8 4.7 1.4 -0.5 -0.2

3 Inflacioni (mesatare, mbi bazë

kumulative, në%) / 2 8.3 -0.8 1.6 3.9 3.3 2.8 -0.3 -0.3

4 Shkalla e papunësisë (në%) / 3 33.8 32.2 32.1 31.4 31.0 29.0 28.0 26.8

5 Bilanci i buxhetit (buxheti qendror dhe

Fondet bilanci i buxhetit si% e PBB-

së) / 4

-0.9 -2.6 -2.4 -2.5 -3.8 -3.9 -4.2 -0.6

6 Oferta e parasë (M1 norma

vjetore e rritjes) / 5 14.5 -3.5 9.8 6.9 7.6 6.2 22.2 18.7

7 Oferta e parasë M2 Denar

(norma vjetore e rritjes) / 5 0.8 -5.5 10.9 10.1 3.3 2.9 12.3 8.3

8 Oferta e parasë M4 (norma 11.2 6.0 12.2 9.7 4.4 5.3 10.5 6.2

Page 90: Jeton SHAQIRI

91 | P a g e

vjetore e rritjes) / 5

9 Banka dhe kursimet per kredi

për sektorin privat (normat e

rritjes vjetore) / 5 34.4 3.5 7.1 8.5 5.4 6.4 10.0 8.8

10 Kursi mesatar i këmbimit MKD

/ EUR 61.30 61.30 61.50 61.50 61.50 61.60 61.60 61.61

11 Kursi mesatar i këmbimit MKD

/ USD 41.90 44.10 46.50 44.20 47.90 46.40 46.40 55.41

12 Eksporti (në milionë USD) / 8 3,990.6 2,708.5 3,351.4 4,478.3 4,015.4 4,298.8 4,933.8 1,132.2

13 Eksporti (në milionë euro) / 8 2,697.6 1,937.0 2,534.9 3,214.9 3,124.0 3,235.2 3,723.0 1,023.3

14 Importet c.i.f. (në milionë

USD) / 8 6,882.7 5,072.8 5,474.5 7,027.2 6,522.4 6,619.6 7,276.7 1,636.4

15 Importet c.i.f. (në milionë euro)

/ 8 4,664.4 3,636.8 4,137.1 5,052.9 5,070.6 4,983.3 5,485.0 1,479.4

16 Bilanci tregtar (në milionë

USD) / 8 -

2,892.0 -2,364.3

-

2,123.1

-

2,548.8 -2,507.0 -2,320.8

-

2,342.9 -504.2

17 Bilanci tregtar (në milionë

euro) / 8 -

1,966.9 -1,699.8

-

1,602.2

-

1,838.0 -1,946.7 -1,748.1

-

1,762.0 -456.1

18 Bilanci i llogarisë korente (në

milionë USD) / 9 -

1,235.8 -609.6 -198.3 -261.7 -319.1 -177.2 -104.1 -74.7

19 Bilanci i llogarisë rrjedhëse

(si% e PBB-së) / 10 -12.5 -6.5 -2.1 -2.5 -3.3 -1.6 -0.9 -3.0

20 Bilanci i llogarisë korente (në

milionë euro) / 9 -862.2 -457.1 -144.0 -189.2 -240.0 -134.1 -68.7 -67.2

21 Oferta e parasë (M1 norma

vjetore e rritjes) / 5 -0.9 -2.6 -2.4 -2.5 -3.8 -3.9 -4.2 -0.6

Burimi: Banka

Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme ndërtojmë grafikët e mëposhtëm për të parë

më qartë tendencat e dinamikës së disa prej treguesve makroekonomikë.

Page 91: Jeton SHAQIRI

92 | P a g e

Grafiku Nr. 1 Disa tregues makroekonomikë

Rimëkëmbja e ekonomisë vendase vazdoi dhe në vitin 2011 ku kemi një rritje reale të

PPB prej 3.1 %, kjo rritje më shumë bazohet në fillit të vitit në të cilin kishim rritje reale prej 5,9

%. Rritja graduale e ekonomisë globale të cilat ndikuan në rritjen e eksporteve të subjekteve

vendase kanë efektë pozitivë në aktivitetin e ekonomisë vendase. Bilanci negativ i llogarive

korente në mënyrë graduale vazhdoi të rritet dhe atë 0,5 % në nivel vjetor dhë përbënte 2,7 % të

PBB, kjo rritje në mënyrë të gjërë e përfshin dhe deficitin e llogarive të bilancit tregtar e cila në

vitin 2011 arriti në 22,3 % të PBB. Rritja e deficitit u paraqit si rrezultat i keqësimit të këmbimit

të bilancit energjetik.

Performanca makroekonomike për vitin 2012 tregon vazhdimin e klimës për një stabilitet

relativ makroekonomik por me rrisqe të rritura. Rrisqet janë të lidhura me ndikimet e ekonomisë

globale, para se gjithash me thellimin dhe vazhdimin e mëtejshëm të krizës së borxheve në euro-

zonë e cila dha ndikimin e vet në dinamikat e ardhshme të kërkesës për eksportet dhe çmimin e

kapitaleve në tregun global.

Një rrisk tjetër, por jo shumë i rëndësishëm janë dhe ndikimimet nga rritja e çmimeve të

derivateve të naftës. Ato paraqiten si rrezultat i tensioneve gjeopolitike. Lëvizjet e përshtatshme

makreokonomike kanë dhënë edhe kontributin e tyre për mbajtjen e stabilitetit financiar vendas.

Gjatë vitit 2011 mjetet e tërësishme janë rritur me një ritëm më të lartë në krahasim me një vit

më parë. Ato e vazhduan këtë rritje në të gjithë segmentin e tyre financiar.

Edhe përkundër lëvizjeve ose sinjaleve të cilat vinin nga shkalla e lartë e pasigurisë së

ekonomisë globale, zhvillime të cilat do të ndodhnin në strukturën e krizës së borxhit të euro-

zonës, sistemi financiar i ekonomisë vendase e ka mimimizuar mundësinë për prishjen e

stabilitetit financiar dhe segmenteve të tij duke shpërndarë rrisqet nga njëri sektor në tjetrin.

-4

-2

0

2

4

6

8

10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

PBB (norma reale e rritjes)/ 1 PBB (norma reale erritjes) / 1

Inflacioni (fundi iperiudhës, në bazavjetore, në%) / 2

Inflacioni (mesatare, mbibazë kumulative, në%) / 2

Page 92: Jeton SHAQIRI

93 | P a g e

Ekziston rrisku i infeksionit për një pjesë të madhe të depozitave të insitucioneve

jobankare, të cilat kanë një masë të rëndësishme të pjesës së aktiveve të segmentit të

insitucioneve jobankare.

Stabiliteti i sistemit financiar vendas në një masë më të lartë është i përcaktuar nga

stabiliteti i sitemit bankar si segment dominant. Gjatë vitit 2011 edhe pse aktivet e bankave janë

rritur me një ritëm më të ngadaltë nga viti i mëparshëm, kontributi i sektorit bankar në

aktivititetin ekonomik ka qenë duke u rritur.

Edhe përkundër rritjes së aktiveve, bankat kanë realizuar aktivitetin e tyre në mënyrë të

kujdesshme. Rritja e aktivitetit të banakve ka qenë e ndihmuar edhe nga rritja e depozitave, para

së gjithash nga sektori familjar. Përkundër besimit të stabilitetit makroekonomik faktorë të tjerë

vendas kanë qenë edhe zhvillimet jo të përshtatëshme në euro-zonë. Rritja e dukshme e mjeteve

në banka ka ndikuar në përkrahjen kreditore të sektorit real, e cila solli një përshpejtim të

aktivitetit kreditor të bankave, edhe pse ka pasur një kujdes nga bankat për frenimin e riskut.

Një pjesë të potencialit të tyre bankat e kanë orientuar kah shtrëngimit të pozicioni likuid,

nëpërmjet investimeve në letrat me vlerë me përfitime të ulta dhe në llogari të bankave të huaja.

Stabiliteti dhe siguria e sektorit bankar vërtetohet dhe me kapitalizimin e lartë të

parashtruar nëprmjet normave të dyfishta të larta të mjaftueshmërisë së kapitalit nga minimumi

i parapar ligjor, si dhe nga shkalla e lartë e pozicioneve të kualitetit të kapitalit, ku i kemi dhe

stres-testet e realizuara të cilat tregojnë një qëndrueshmëri të sektorit bankar.

Gjatë vitit 2011 shkalla e rrisqeve të sektorit bankar është mbajtur në nivelin e

kontrolluar. Rrisqet kreditore janë rritur por kjo rritje zbutet me mbulimin e krediteve

jofunksionale me korigjim të vlerës dhe rezervave të veçanta. Mbajtja e lartë e kapitalizimit të

likuiditetit si dhe rritja e riskut të kredisë gjatë vitit 2011 solli uljen e mëtejshme të fitimit i cili

përbën një rrisk bazë për sistemin bankar, edhe sepse segmentet e tjera të sistemit financiar kanë

ndikime mjaft të ulta në stabilitetin e tërsishëm të Republikës së Maqedonisë.

Edhe pse me një pjesëmarrje mjaft të ulët në raport me sistemin bankar si sektor i

rëndësishëm është dhe sektori i pensioneve, i cili ka një rritje me ritme mjaft të ulta në raport me

vitin 2010. Një sektor mjaft i rëndësishëm sipas madhësisë në sektorin financiar është edhe

investimi në lerta me vlerë me rrisk të lartë ( dhe në disa insitucione të jashtme) i cili solli edhe

rriskun për rritjen e mundësive për humbje të kapitalit të fondeve të pensioneve.

Page 93: Jeton SHAQIRI

94 | P a g e

Në përgjithësi, stabiliteti financiar është mbajtur ku sektori kryesor ka qenë sektori

bankar, i cili ka treguar se ka qenë mjaft i kujdesshëm në këto aktivitete. Një faktor vendimtar

për stabilitetin e sektorit bankar kanë qenë edhe ndikimet pozitive makroekonomike.

BPRM-ja ka qenë reaguese në aplikimin e rregullave për qëllimet e dhëna (kjo ka të

përcaktuar objektivin e saj kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve), në mbajtjen e

një sistemi stabël të orientuar drejt tregut duke i marrë të gjitha masat dhe hapat e duhura në këtë

drejtim.

Në vijim të analizës duke u mbështetur në të dhënat e tabelës së mësipërme kemi këtë

situatë në lidhje me rritjen e PBB-së. PBB në vitin 2012 pësoi një rënie të dukshme duke pasur

një tred negative me -0.5%. Në vitin 2012 u rrit me 2.9%, në 2014 u rrit me 3.5% dhe në 2015

pritshmëria është e kënaqshme. Rritja ekonomike ka ndër vite një mbështetje prej politikave

ekspansioniste të Bankës Qëndrore të Maqedonisë.

Norma e inflacionit në fund të periudhës në vitin 2012 arriti në 4.7% nga 2.8% që ishte

në 2011. Në vitet në vijim pësoi një ulje të ndjeshme. Kështu në vitin 2013 arriti në 1.4%, në vitin

2014 në -0.5% dhe në tremujorin e tretë të 2015 në -0.2%. Thuajse në këto kuota është edhe

norma e inflacionit mesatar por me një njëtrajtshmëri më të madhe.

Norma e papunësisë ka ardhur vazhdimisht në rënie duke shoqëruar rritjen e PBB-së.

Papunësia ka qënë dhe mbetet një nga problemet kryesore në Republikën e Maqedonisë.

Megjithëse ajo vazhdimisht ka ardhur në rënie mbetet akoma në shifra shumë të larta.

Oferta e parasë në dy vitet e fundit ka një trend rritës i cili tregon për politikën ekspansioniste të

zbatuar nga Banka Qëndrore me ndikime mjaft pozitive në rritjen e ekonomisë. Kursi i këmbimit

të denarit me euron nuk ka ndryshuar, kjo për arsye se Banka Qëndrore e Maqedonisë e mban

fikse duke e përcaktuar atë për çdo vit.

Vëllimi i eksporteve dhe importeve ka njohur një rritje të moderuar e cila ka ndikuar në

përmirësimin e gjendjes së llogarisë korente të bilancit të pagesave. Treguesit e mësipërm

tregojnë për një efekt të kënaqshëm të politikave monetare, pavarsisht nga kriza financiare

globale.

Rritja e fortë e ekonomisë vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit 2015, pa vënë ndonjë

presion mbi çmimet dhe rezervave valutore, mbështetur nga rritja e aktivitetit kreditues bankar,

pavarsisht trazirave të brendshme politike dhe pasiguria në lidhje me rezultatin e krizës së

borxhit në Greqi.

Page 94: Jeton SHAQIRI

95 | P a g e

Në kontekstin e zhvillimeve greke, në fund të qershorit 2015, Banka Kombëtare mori

masa të përkohshme mbrojtëse për të parandaluar rriskun e daljeve të konsiderueshme të kapitalit

nga Republika e Maqedonisë në Greqi për të shkaktuar trazira të konsiderueshme të bilancit të

pagesave dhe të prishin stabilitetin e sistemit financiar. Këto masa kanë kontribuar në forcimin e

mëtejshëm të elasticitetit të sistemit financiar ndaj faktorëve të jashtëm.

2.2.1 Institucionet Financiare

Analiza e stabilitetit finaciar ka për bazë dhe përfshin:

vlerësimin e ndikimit të fakorëve makreokonomik vendas dhe të jashtëm në stabilitetin

financiar,

ndikimin e faktorëve insitucional në stabilitetin e sistemit financiar;

analizën e lëvizjeve të sektorit jofinanciar dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e sektorit

financiar;

analizën e madhësisë, strukturën dhe pritjet e sektorit financiar;

analizën e infrastruktures finaciare dhe rregullativës së sistemit finaciar.

Sistemi i qëndrueshëm financiar është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin

makroekonomik dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Mundësia e qytetarëve dhe bizneseve

për të investuar në produktet financiare është një nga themelet e ekonomisë së tregut. Stimulimi i

zhvillimit të sistemit të sigurt dhe efikas financiar është pjesë e detyrave themelore të BPRM-së.

Sektori bankar ka pozicionin më të rëndësishëm në sektorin e përgjithshëm financiar në

Republikën e Maqedonisë dhe ai është drejtëpërdrejt i varuar nga BPRM-së. BPRM-ja së bashku

me institucionet e tjera shtetëtore mban përgjegjsinë për sistemin finanicar.

Page 95: Jeton SHAQIRI

96 | P a g e

Tabela Nr 16 Struktura e sistemit financiar dhe pjesamarja në PBB

Llojet e

insitucioneve

financiare

Mjetet e përgjithshme

( million denar)

Struktura në përqindje Pjesmarrja e mjeteve në

GDP (%)

2005 2009 2010 05

%

09

%

10

%

05

%

09

%

10

%

Institucinet

financiare

depozitare

142.39

1

271.8

25

308.62

5

89,7 89,7 - 48,3 66,4 71,9

Bankat 140.43

6

268.4

53

305.29

0

88,4 88,6 - 47,6 65,6 71,2

Institucione

kursimit

1.955 3.283 2.975 1,2 1.2 - 47,6 65,6 71,2

Institucionet

financiare

jodepozitare

16.427 31.34

7

- 10.3 10.3 5,6 7,7 -

Gjithsej 158.81

8

303.1

72

- 100 100 4,6 3,0 -

Burimi: Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë

Sistemi financiar i Republikës së Maqedonisë karakterizohet nga një strukturë relativisht e

thjeshtë, në aspektin e llojit të insitucioneve financiare dhe diversifikimit të produkteve dhe

shërbimeve të cilat ofron. Reformat në fondin e pensioneve, lëvizjet në tregun e kapitalit, si dhe

futjet e investimeve të huaja strategjike në segmente të veçanta të sektorit financiar kanë

ndihmuar në një zhvillimin më të mirë të sistemit financiar dhe njëherazi kanë kontribuar në

zhvillimin e konkurencës midis institucioneve të sektorit financiar. Ky proces ka ndihumar në

rritjen e sistemit fianciar në kornizën e strukturës financiare ku bankat kanë rolin e tyre kryesor.

2.2.2 Institucionet depozitare

Në periudhën 2004- 2015, sistemi bankar i RepublikëssëMaqedonisë ka pësuar ndryshime të

rëndësishme në strukturën e pronësisë, në pjesën e tregut, në madhësinë dhe përmbajtjen e

aktiveve të tij. Këto ndryshime kanë ndikuar në rritjen e produkteve dhe shërbimeve të ofruara,

rritjen e numrit të të punsuarve dhe përgatitjen e tyre profesionale. Me gjithë këto ndryshime

është vërejtur roli i madh i bankave në sistemin financiar të ekonomisë dhe pozicioni i

Page 96: Jeton SHAQIRI

97 | P a g e

rëndësishëm i tij. Pas disa ndryshimeve që ndodhën në përshtatjen institucionale dhe pas disa

ndryshimeve në sektorin bankar numri i bankave në vitin 2015 ka qenë 15 ndërsa kanë qenë edhe

8 institucione depozitare.

Duke u bazuar nga madhësia e bilancit bankat janë ndarë në 3 grupe. Në grupin e parë

bëjnë pjesë bankat e mëdha me aktivin e tërësishëm të tyre prej 189,5 miliardë denar dhe

pjesmarrje prej 65,8%.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë bankat mesatare me aktivet e tyre prej 87,9 miliardë denar

dhe pjesmarrje 30,6 %.

Në grupin e tretë bëjnë pjesë bankat e vogla me aktive të përgjithshme prej 10,4 miliardë

denar dhe pjesmarrje prej 3,6%.

Norma e mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit në raport me sektorin bankar është prej

16,4%. Kjo është dyfish më e lartë se minimumi prej 8%. Vetëm një bankë ka nivel

mjaftueshmërie më të ulët prej 12 % ndërsa gjashtë banka kanë më shume se 30 %. Normë më të

ulët të mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit kanë disa banka të mëdha ndërsa më të lartë e kanë

bankat e vogla. Kjo situate paraqitet si rezultat i kapitalizimit të lartë të bankave të vogla në

raport me kredidhënjen më të ulët.

Tek bankat e mëdha është i kuptueshëm fakti i ekspansionit kreditues i cili financohet në

të shumtën e rasteve nga mjetet depozituese. Në këto banka kapitalizimi paraqitet në një nivel më

të ulët në raport me kreditimet. Sipas kësaj bankat e mëdha kanë normë më të ulët të

kapitalizimit përgjithësisht 9,5 %, ndërsa bankat e mesme 11,5 % dhe bankat e vogla 36,3 %.

Pjesmarrja në treg e bankave të mëdha me krditë e tërsishme është prej 69,5%, e bankave të

mesme 28,3 % dhe e bankave të vogla 2,1 %.

Nga aspaketi i depozitimeve pjesmarrja e bankave të mëdha është prej 72,5 %, bankave

të mesme 24,6 % dhe e bankave të vogla 2,8 %. Ndikimin më të lartë në fitimin e sistemit bankar

e kanë dhënë grupi i bankave të mëdha, të cilat në nëntë muajt e parë të vitit 2011 realizuan një

fitim 24,8 % më të lartë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, në

nëntë muajt e parë të vitit 2011, bankat e vogla dhe bankat e mesme shënuan një humbje

respektive me 317 milionë dhe 117 milionë denar.

Treguesi i kthimit të kapitalit (ROAE) tek bankat e mëdha ka qenë 11,1 %, ndërsa tek

bankat e vogla dhe të mesme ka qenë me shenjë negative për shkak të humbjeve respektive prej -

4,2 dhe 6,1 %.

Page 97: Jeton SHAQIRI

98 | P a g e

Treguesit për kthimin e aktiveve (ROAA) tek bankat e mëdha kanë qenë 1,0%, ndërsa tek

bankat e mesme janë -0,5% dhe tek bankat e vogla -2,4%. Në raport me cilësinë e portfolit të

kredisë vërehen përkeqësime në gjithë grupet e bankave.

Rritja e shkallës së riskut përshtatet me dinamikën e treguesve të riskut të kredisë duke u

bazuar në kalimin e tyre në kategori me rrisk më të lartë. Në kushtet e zvoglimit të aktivitetit të

tërsishëm ekonomik dhe kushte më të vështira për financimin e sektorit real, lëvizjet negative në

portfolin e kredive mundë të llogariten si të pritshme.

Megjithatë bankat zotërojnë një nivel të mjaftueshëm të mjeteve vetjake për mbulimin e

humbjeve të cilat mund të paraqiten si rrezultat i riskut të kredisë. Në këtë gjendje paraqitja e

riskut të kredisë është klasifikuar në tri kategori >V<, >G< dhe >D< është 8,3 % në nivelin e

përgjithshëm të sistemit bankar. Mbulimi më i mjaftueshëm tek bankat e mesme është 60,2 %, te

bankat e mëdha 91,8 %, ndërsa tek bankat e vogla 84,3%.

Sektori bankar në Republikën e Maqedonisë ka pësuar një rikonstruim të konsiderueshëm

duke u nisur që nga viti 1990. Institucionet bankare shtetërore janë privatizuar, problemi i

huadhënjeve dhe problemi i depozitave në valutë të huaj është trajtuar nga sistemi rregullativ i

mbikqyrjes dhe është krijuar një strukturë ligjore sa më e përshtame për një sistem sa më efikas

bankar.

Në fazat e mëtejëshme të zhvillimit financiar pozicioni i Republikës së Maqedonisë nuk

krahasohet me vendet e rajonit. Nga analiza krahasuese rajonale e ndërmjetësimit financiar me

vendet e Evropës qëndrore dhe lindore treguesit e tregut të parasë, kreditimi i sektorit privat dhe

pjesmarrja e kapitalit të bankave ndaj GDP-së vërehet se shkalla e zhvillimit financiar të

Republikës së Maqedonisë në krhasim me këto vende është mjaft e ulët15

.

Edhe pse numri i bankave në Republikën e Maqedonisë është mjaft i madh tregu bankar

është mjaft i përqëndruar. Në fund të vitit 2015 në Republikën e Maqedonisë ka pasur gjithsej 15

banka. Krahasimi me vitin 1998 i cili ka qënë një viti i mirë financiar përsa i përket aktiveve

është paraqitur në Tabelën 19. 16

Përveç bankave ka pasur dhe 14 Institucione kursimi ( të cilat në vitin 1998 kanë qenë

18). Ato luajnë një rol shumë të vogël në sistemin financiar. Edhe pse kemi një numër të

konsiderueshëm të institucioneve financiare në raport me numrin e popullsisë shkalla e

15

Shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore - të dhënat përfshijnë: Shqipëria (ALB), Bosnjë-Hercegovina(BiH),

Bullgaria (BGR), Kroacia (HRV), Republika Çeke (cze), Estonia (EST), IRJ eMaqedonia (MKD), Hungaria (HUN),

Letonia (LVA), Lituania (LTU), Moldavia(MOL), Rumani(ROM), Polonia (POL), Serbi-Mali i Zi (RSM),

Sllovakia (SVK) dhe Sllovenia(SVN). 16

Në vitin 2006 dy banka të vogla-mesme u bashkuan nën mbiqyrjen e BERZH

Page 98: Jeton SHAQIRI

99 | P a g e

përqëndrimit të insitucioneve financiare është mjaft e lartë. Tregursit e strukturës së tregut, të

cilët paraqesin dhe pjesën e totalit të aktiveve të mbajtura nga 5 insitucionet më të mëdha

financiare dhe Treguesi i Herfindhal Hirshman sugjerojnë se tregu bankar i Republikës së

Maqedonisë është mjaft i përqëndruar duke e krahasuar me vendet e rajonit.

Bankat kanë vepruar më me siguri duke prezantuar një rritje të konsiderueshme të

investimeve në letra me vlerë me rrisk të ulët. Ringjallja e aktiviteteve bankare paraqitet dhe në

ndihmën e rregullimit financiar të shtetit. Rritja më e shpejtë e mjeteve dhe depozitave,

përgjithësisht rritja e aktivitetit kreditor, mundësojë edhe një rritje të qëndrueshme në raportin

midis aktiveve dhe depozitave ndaj GDP përkundër lëvizjeve pozivie të kredive. Grupi i bankave

të mëdha edhe më tej kanë përqëndrimin e aktivitetve kryesore financiare.

Qëllimet kryesore të bankave kanë qenë rritja e fitimeve dhe e efikasitetit, rritja e

aktiviteteve në produktet e dhënies së huave dhe pranimit të depozitave, avancimi i metodave për

menaxhimin e risqeve si dhe sigurimi i punëve efikase për menaxhim me aktivet dhe pasivet.

Bankat planifikojnë ti arrijnë këto qëllime të caktuara nëpërmjet:

a) Zhvillimit të shërbimeve dhe produkteve aktuale. Përmisimit dhe sjelljes së risive të reja

ose shërbimeve të cilat do të plotësojnë nevojat e klientëve.

b) Menaxhimit efikas të mjeteve likuide dhe deversifikimit të portofolit dhe pagesave të

kërkesave problematike.

Sistemi bankar i Rpublikës së Maqedonisë e mbajti rolin e tij si sektori kryesor dhe më i

zhvilluar në segmentin financiar, dhe përkudër zvoglimit minimal të pjesmarrjes së tij në sektorin

financiar. Norma e rritjes së sistemit bankar është më e ulët në raport me rritjet e mjeteve të

tërësishme të sektorit financiar. Përkundër kësaj dinamike, rritja e mjeteve të tërësishme të

sektorit bankar ashtu sikundër edhe vitin e kaluar kushtëzohej rreth 90 % nga rritja vjetore e

mjeteve të sektorit të tërsishëm.

Page 99: Jeton SHAQIRI

100 | P a g e

Tabela Nr.17 Përqëndrimi i aktiviteteve të sistemit bankar në Republikën e Maqeodinsë17

Treguesit /vitet Aktiva e

tërsishme

Kredidimet

e sektorit

familajr

Kreditimiet e

ndërmarrjeve

Depoziatat

e sektorit

familiar

Depozitat e

ndërmarjeve

Her

vin

dal

31.12.2009 1.637 2.064 1.937 2.098 1.312

31.12.2010 1.578 2.050 1.855 2.079 1.598

31.12.2011 1.524 2.011 1.821 2.012 1.532

CR

5

31.12.2009 77,4% 81,2% 81,3% 85,7% 81,5%

31.12.2010 77,2% 79,3% 81,1% 84,9% 83,3%

31.12.2011 76,6% 78,8% 81,7% 82,9% 83,5%

CR

3

31.12.2009 67,5% 68,3% 71,4% 76,4% 71,1%

31.12.2010 66,0% 68,6% 69,2% 76,7% 62,5%

31.12.2011 64,0% 67,7% 67,4% 75,0% 57,5%

Burimi : BPRM, në bazën e të dhënave të dorzuara nga bankat

Indeksi HHI- Është një masë e madhësisë së firmave në lidhje me industrinë dhe një

tregues i sasisë së konkurrencës në mesin e tyre Cp index (capability index (Cp))-.

Indeksi HHI paraqet shumën e pjesmarrjes së secilës bankë në bazë zë kategorive të cilat

analizohen ( përshembull aktiva e përgjithshme dhe depozitat e përgjithshem). Kur tregusi

lëvizën prej 1.000 njësi në 1.800 njësi, niveli i pjesmarrjes së sektorit bankar llogaritet si i

mjaftueshëm. Treguesit e CR5 dhe CR3 e paraqet pjesmarrjen e aktivës ( gjegjësisht ketogorisë

të cilës analizohet, për shembull kreditet e ndërmarrjeve), të pesë bankave me aktivë më të lartë

në aktivën e tërsishme ( gjegjësisht të kategorisë që analizohet) në sistemin bankar.

Veçori tjetër e sistemit bankar në Republikën e Maqedonisë është pjesmarrja e lartë e

kapitalit të huaj. Nga 15 banka 14 prej tyre janë në pronësi dominuese nga aksionerët e huaj,

shumica e të cilëve vijnë nga vendet e europës. Këto banka zotërojnë bilancet kryesore, me një

pjesëmarrje që varjon nga 85 % ( kapitali i tërsishëm) deri në 98%.

2.3 Efektet e implementimit të marrëveshjes së Bazel III në sektorin bankar

Diskutimi i efekteve të implemetimit të marrëveshjes së Bazel III në sektorin bankar të

R.Maqedonisë do të paraqesim duke i shfrytëzuar të dhënat nga raportet revizore të bankave në

17

Treguesit për nivelin e koncentrimit të sistemit bankar janë në një nivel më të vogël në raport me Republikën e Maqedonisë. Indeksi I

herfindal dhe treguesi I Cp5 të llogaritur për aktivëne tërsishme në shtete të ndara janë: Gjermania 191 dhe 22,7%, Italia 144 dhe 33 %, Polonia

562dhe 44,2%, Franca 681 dhe 51,2%,, Ungaria 822 dhe 54,5%, Republika Qeke 1.000 dhe 62%, Slovakia .197 dhe 71,5%, Slovenija 197 dhe 71,5% Përqëndrimi është më I lartë në Letoni (1714 dhe 81,2%) Dhe Estoni (3120 dhe 94,8%).

Page 100: Jeton SHAQIRI

101 | P a g e

R.Maqedonisë për vitin 2012 duke u nisur nga gjykimi që implemetimi i Bazel III do duhet të

fillojn në fund të vitit 2012 në theks të vecantë do të analizohet ndikimi I rregullave në kapitalin e

bankave dhe në pozicionet likuiduese të sistemit bankar, duke filluar nga paraqitja dhe përshkrimi

i sektorit bankar të Maqedonisë dhe mënyra e vlersimit të adekuatshmërisë së kapitalit në

përputhje me rregullat ekzistuese.

Llogaritja e shkallës se adekuatshmërisë së kapitalit është kompatibile me kërkesat e

Bazel II, kapitali bazë dhe kapitli shtesë mundë të shfrytëzohen për për mbulimin e riskut të

kredisë, riskut valuator, rriskun e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të mbulimin e riskut të

tregut. Kapitali shtesë II mundë të shfrytëzohet për mbulimin vetëm të rrisqeve të tregut. Vlera e

përgjithshme e vlerës shtesë te Kapital I dhe kapitalit shtesë në Kapital II nuk mundet të jetë më e

madhe se kapitali bazë ndërsa vlera instrumenteve në vartësi të cilët bëjnë pjesë në Kapital I

mundë të jenë në vlerë maksimale sa gjysma e kapitalit bazë.

Sa i përket mënyrave të cilat shfrytëzohen për llogaritjen e kapitalit të nevojshëm për

mbulimin e risqeve këto rregullativa janë në faza të ndryshme implementuese të Bazel II. Aktiva e

ponderuar sipas riskut kreditor llogaritet në përputhje me rregullat e Bazel II me aplikimin e

standartit i cili filloj të aplikohet në vitin 2012 dhe për rrisqet tjera rregullativa është përshtatur

sipas kërkesave të Bazel II. Gjithashtu për herë të parë në vitin 2012 të parë filloj të përdoret dhe

detyrimi për aplikimin e standarte të kalkulimit të kapitalit sipas riskut operativ.

Kur jemi tek implementimi i rregullave të Bazel III duhet të kemi kosiderat rëndësin e

sektorit bankar në procesin e ndërmjetsimit financiar. Sistemi bankar e përbën 90 % të sistemit

financiar dhe është determinant kryesor për stabilitetin e sistemit financiar. (BPRM, 2012). Nga

numri i përgjithshëm i bankave 14 prej tyre kanë dominant pronsi të huaj me pjesmarrje më shum

se 88 % të kapitalit në të gjithë pozicionet e sistemit bankar. Në raport me preardhjen e kapitalit

dominojnë vendet e Unionit Europian dhe një fakt i rëndësishëm për analizën e efekteve të

aplikimit të Bazel III për arsye se këto ndryshime do kenë një rëndësi të veçant në bankat nga

vendet që vijnë.

2.4 Ndikimi i Bazel III në pozicionet e kapitalit të Bankave në R.Maqedonisë

Duke pasur në konsiderat qëllimin e rëndësishëm të kornizës së re rregullatore për

forcimin e kapacitetit për përballimin e humbjeve në nivel të veçant të secilës bankë për forcimin

e rezistencës të sistemit të përgithshëm bankar në analizën e ndikimit të Bazel III në sistemin

bankar të R.Maqedonisë do të fillojmë duke paraqitur ndikimet në nivel të veçant të veçant për

Page 101: Jeton SHAQIRI

102 | P a g e

secilin institucion banar duke paraqitur në mënyrë individuale nivelin e kapitalit bazë dhe

normën e përgjithshme të adeuatshmërisë së kapitalit.

Analizën për nivelin e kapitalit bazë dhe gjendjen e sistemit bankar në 31.12.2012 tregon

që të gjithë bankat kanë nivel të kapitalit bazë më shumë se 8,5 % ( Grafiku nr 2 _)

Grafiku Nr. 2 Analiza e kapitalit në Bankat e R.Maqedonisë

8,5 %

7,0 %

6,0 %

4,5 %

Burimi: Raportet revizore të gjithë bankave në mënyrë individuale

Kapitali bazë në fundë të vitit 2012 ka lëvizur nga 9,1 deri në 45 %, gjegjësisht është nën

minimumin e normave gjegjësisht në kapitalin bazë prej ( 4,5, 6%, 7% dhe 8,5) duke patur në

konsiderat faktin që vetëm në njërën banka aktiva e ponderuar me rriskun ka qenë më e vogël se

10 %. Kjo do të thotë që bankat në R.Maqedonisë posedojnë kapital aksioner të mjaftueshëm

gjegjësisht kapital bazë dhe nëse futen në përdorim dhe vlera shtesë për mbrojten e kapitalit. Të

dhënat e mësipërme tregojnë që në vitin 2012 bankat nuk kanë pasur nevojën e caktimit të

kapitalit shtesë kundër ciklik për atë arsye nuk duhet të përfshihet në kalkulimin e kësaj vlere.

Adekuatshmëria e lartë e kapitalit në bankat e sistemit bankar të R.Maqedonisë paraqiten

për arsye të normave të larta të adekuatshmërisë, politën më mbrojtëse të bankave të cilat

paraqitet si rrezulltat i kthimit të kapitalit dhe mbikqyrja me kujdeseshme e bankave nëse ato në

mënyrë të papritur zvogëlojn mjetet e tyre dhe rritjes së riskut.

14

22.2

42.2

12.4

24.1 24

14 11.7

10

34.3

8.7

20 23.2

15.1 16 13

Page 102: Jeton SHAQIRI

103 | P a g e

Gjithashtu është shumë i rëndësishëm për analizën e përgjithshme të normës së

adekuatshmërisë së kapitalit në bankat e sektorit bankar të R.Maqedonisë të cilat siç paraqiten

në Grafikun e mëposhtëm, duke analizuar në mënyrë të veçantë secilën bankë të gjitha kanë

adekuatshmëri të kapitalit më shumë se 10,5 gjegjësisht të paraqiturat 8% duke i plotësuar dhe

me 2,5 % për mbrojtjen e kapitalit.

Grafiku nr 3 Mjetet plotësuese duke krahasuar me normën e caktuar

10,5 %

Burimi: Raportet revizore të gjithë bankave në mënyrë individuale

Në fundë të vitit 2012 norma e adekuatshmërisë të kapitalit tek të gjithë bankat e sistemit

bankar të R.Maqedonisë ka lëvizur nga 11 deri në 66 %, është i rëndësishëm dhe fakti që norma

e adekuatshmërisë së kapitalit tek tri bankat më të mëdha lëvizë prej 13,2 deri në 19,4 % i cili

është në nivelin e mjaftueshëm për absorbimin e humbjeve të të gjithë bankave në mënyrë të

veçantë.

Normat e larta të adekuatshmërisë së kapitalit kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm

të sektorit bankar dhe niveli i lartë agregat i normës së adekuatshmërisë në fundë të vitit 2012 ka

qënë prej 17,1 %, nga këtu vjen dhe përfundimi më i rëndësishëm se korniza e re rregullatore

nuk do të ndikojë në sektorin bankar dhe nuk do të paraqitet e nevojshme për kapitalizimin

plotësues.

Është i rëndësishëm dhe fakti që duke krahasuar vitin 2011 me vitin 2012 paraqitet

zvogëlimi më së tepërmi në bankat e vogla si rezultat i rezultateve negative të cilat ndikojnë në

rritjen e aktivës së ponderuar me rriskun edhe pse bankat e vogla kanë një pjesë të vogël të

sektorit bankar prap se prap këto rregulla do të vlejnë për secilën bankë dhe duhet të paraqitet një

kujdesë për marrjen e masave në kohë nëse vërehet një paraqitje e një trendi negativ.

Ban

ka 1

Ban

ka 2

Ban

ka 3

Ban

ka 4

Ban

ka 5

Ban

ka 6

Ban

ka 7

Ban

ka 8

Ban

ka 9

Ban

ka 1

0

Ban

ka 1

1

Ban

ka 1

2

Ban

ka 1

3

Ban

ka 1

4

Ban

ka 1

5

Ban

ka 1

6

20 23

66

11

27 32

12 15

11

33

13,2

30 24

19,4 18 17

Page 103: Jeton SHAQIRI

104 | P a g e

Është i rëndësishëm dhe fakti se në normën aktuale të adekuatshmëris së kapitalit

ndikime mundë të sjell dhe përkeqësimi i portofolios kreditore në njërën nga bankat e mëdha dhe

nëse do të përkeqësohet portofolio kreditore në njërën nga bankat e mëdha ajo ka normë të

adekuatshmërisë së kapitalit prej 19 % e cila i mudëson që të jetë e qëndrueshme në rast të

paraqitjes së përkeqësimit të portofolios kreditore ndërsa ndikimet mundë të jenë më të larta në

dy bankat e tjera të mëdha pasi që një përkeqësim i portofolios kreditore tek ato do të sjell një

rrezik më të lartë për tju afruar kufirit minimal të adekuatshmëris së kapitalit.

BPRM-së realizon disa simulime të test-streset e rregullta të sistemit bankar në mënyrë

indidviduale në secilën bankë për materializimin e riskut të kredisë të marrë, simulimet e test-

stresit në simulimet e tyre përfshin dy kategori të riskut, (BPRM-së, 2013) dhe ri rezultat e test-

stresit rezulton që në kategorizimine parë niveli i adekuatshmërisë do të ulet në 15 % ndërsa në

simulimin e dytë 10,5 % i cili prap se prap është mbi nivelin e rregullave të definuara sipas

Bazelit, dhe banka me nivel më të ulët të adekuatshmërisë të kapitalit pas simulimit do të ketë

adekuatshmëri prej 8,5 nga simulimi i parë gjegjësisht 3 pas simulimit të dytë.

Rregullat e reja të Bazelit parashohin dhe normën e borxhit e cila paraqet një mekanizëm

kontrollues për normën e adekuatshmërisë të kapitalit i cili do të mundësoj dhe rritjen e

madhësis së levës (leverage) së bankave dhe plotësimine kriteriumeve për normën e

adekuatshmërisë nëpërmjet përshtjes së aktivës e ponderuar me rrisqet. Norma minimale e

borxhit siç u paraqit dhe më lartë do duhet të jenë 3 %. Analiza e realizuar në vitin 31.12.2012

tregon se kjo normë në nivel të sektorit bankar lëvizë prej 6 deri 25 % (Grafiku i mëposhtëm) .

Grafiku nr 4 Norma e borxhit në bankat R.Maqedonisë

Burimi: Raportet revizore të gjithë bankave në mënyrë individuale

Konkluzioni i përgjithshëm është se bankat e R.Maqedonisë i plotësojnë rregullat e reja

si nga aspekti të kualitetit ashtu dhe të kuantitetit të kapitalit duke pasur në konsiderat

rregullat e reja për adekuatshmërin e kapitalit.

0.07 0.11

0.18

0.08 0.07 0.06

0.25

0.07

0.13 0.11 0.12

0.08

0.15 0.18

0.12

Page 104: Jeton SHAQIRI

105 | P a g e

Kjo do të thote që bankat nuk kanë nevoj për rikapitalizim ose zvogëlimin e aktivës të

ponderuar me riskut, gjegjësisht nuk do të paraqitet e nevojshme ndryshimi i modeleve të tyre të

funksionimit osë në aktivitet të cilat i realizojnë.

Kriza financiare e cila në sistemin bankar të R.Maqedonisë u paraqit në vitin 2009 tregoj

që sistemi bankar është i ndikuar nga ndikimet të cilat paraqiten nga sektori real.

Përkeqësimi i sektorit real në mënyrë të pamohuashme do të ndikoj në rritjen e kredive të

këqija për arsye se sektori bankar është një pasqyrë e sektorit real, në këtë situat me paraqitjen e

ndikimeve më të lartë duhet të kemi në konsiderat tri bankat e mëdhaja ne veçanti në situata kur

shumë vështirë do të bëhet rikapitalizimi i tyre.

Duke pasur në konsiderat specifikën dhe shkallën e zhvilimit të sektorit finanicar,

(Europian Bank Coordination Vienna Group, 2012) ka paraqitur një sërë udhëzimesh për

modifikimin e Bazel III dhe implementimine tyre në vendet në zhvillim. Inciativa e Vienës

paraqitet nga karakteristikat e vendeve në zhvillim në Europë:

- Shërbimet financiare në këto vende janë ofruar kryesisht nga degët e bankave të Evropës

Perëndimore

- Maturimi i depozitave dhe burimet e financimit të aksinorëve vendas është zakonisht më

e shkurtër sesa nëe vendet në zhvillim.

- Sistemi financiar është i dominuar nga sistemi bankar dhe tregu i parasë dhe i kapitalit

janë të pa zhvilluara.

Këto specifika të vendeve në zhvillim e paraqesin të nevojshme për përshtatjen e

disa standarteve të reja edhe për kundër faktit që kapitali bazë i këtyre vendeve është kualitativ

dhe kuantitativ mundë të paraqiten disa probleme në aksinoret e vegjël.

Sektori bankar i vendeve në zhvillim është i ndikuar në mënyrë indirekte nga risku i

kredisë si rezultat i asaj se vendet në zhvillim kanë pjesmarrje të lartë të kredive në komponentën

valutore, të cilat ndikime do të ndikojnë në zvoglim të efikasitetit të instrumenteve të politikës

monetare, e cila situatë do të sjell edhe gjykimin e asaj a do të jetë i nevojshëm dhe kapital

plotësues për arsye të këtij rreziku.

Kuptohet që kjo praktik paraqitet si rezultat i mungesës së burimeve afatgjate të

mjeteve në valutë vendase e cila do të mundësoj marrjen e mjeteve nga subjektet amë të cilat do

të krijoj çrregullime në tregun vendas të patundshmërisë.

Page 105: Jeton SHAQIRI

106 | P a g e

Propozim i Inicativës së Vienës për këtë problematik është se zgjedhja do të duhet

të kërkohet në shtyllën e dytë të Bazelit për kufizimin e vlerës kreditime/ vlera e sigurimit ose të

hyrat mujore/ anuiteti për kredit.

Udhëzimi tjetër i Iniciativës së Vienës i takon kapitalit të nevojshëm për porofolion

e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme të cilin e kanë bankat. Duke pasur në konsiderat se këto

ndërmarje janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, 85 % e financimit të tyre është nga

sektori bankar dhe është i rëndësishëm dhe sigurimi në kontinuitet i financimit të tyre.

Është mjaft i rëndësishëm dhe fakti që këto ndërmarje nuk janë të ndikuara në

mënyrë direkte nga kriza financiare dhe për to kërkohet një nivel më i lartë i kapitalit për

mbulimin e rrisqeve.

2.5 Ndikimi i Bazel III në likuiditetin e bankave në R.Maqedonisë

Trajtimi i likuditeti të bankave në sektorin bankar të R.Maqedonisë do të arrihet

nëpërmjet analizës të lëvizjes të normës të mbulimit të likuiditeti dhe të normës së burimeve-neto

të mjeteve, kjo analizë do të ralizohet në nivel të secilës bankë në veçanti dhe do të trajtohet

përshtatja dhe aplikimi i standarteve të Bazelit në sektorin bankar nëpërmjet përshtatjes dhe

thjeshtësimit të parimeve. Paraqitja e disa analizave do të bëhet në mundesë të të dhënave për

strukturimin e disa pozicioneve duke u përshtatur me principet.

Norma e mbulimit të likuditietit. Trajtimi teorik i rregullave të reja të likuiditeti

sipas standartve ndërkombëtare të likuiditetit, në të cilën paraqitet se qëllimi kryesor e normës së

mbulimit të likuiditetit të bankanë duhet të kenë nivel të mjaftueshëm të likuiditetit nëpërmjet të

cilave do të plotësojnë detyrimet në situatat të pafavorshme në 30 ditëve të ardhëshme.

Në analizën e ndikimit të standarteve të likuiditetit sistemin bankar të maqedonisë

do të shftytëzojm dhe supozime të caktuara duke pasur parasysh specifikat e sistemit bankar të

maqedonisë dhe sistemit financiar. Llogaritja e normës për mbulimin e likuiditeti është bërë në

mënyrë të veçantë për secilën bankë në përshtatje me iden kryesore të Bazel III për forcimin e

pozicioneve të likuiditetit në mënyrë të veçant në secilin institucion. Në vlersimin e likuiditeti

janë marrë supozimet e mëposhtme

- Në aktivën e lartë likuide marrin pjesë mjetet monetare, pjesa e detyrueshme e

mjeteve të cilat mundë ti shfrytëzojn bankat nga bonot e thesarit dhe obligacionet, në përputhje

me rregullat në aktivën e lartë likuiduese mundë të marrin pjese dhe letrat me vlerë nëse për to

ka treg aktiv dhe shkallët të ulët të koncetrimit.

Page 106: Jeton SHAQIRI

107 | P a g e

Tregu monetar dhe tregu i kapitalit duke përfshirë dhe tregun Repo të BPRM-së

muk mundë të thuhet se i plotëson këto kriteriume, për këtë arsye në aktivën e lartë likuiduese do

të përfshihet vetëm tregu i bonove të thesarit dhe obligacioneve.

Megjithatë komiteti i Bazelit në metodologjin e re e paraqet dhe atë se mundë të

paraqiten dhe raste të këtilla të cilat mundë të marrin pjesë në aktivën e lartë likuiduese. Për këtë

arsye komitetet e këtyre vendeve krijon hapësirën për zhvillimin e mundësive alternative për

mundësit e përfshirjen së këtyre pozicioneve në aktivën e lartë likuiduese.

- Depozitat e llogaritura janë përfshirë në përputhje me strukturën e mbetur të

maturimit edhe pse të gjithë depozitat në sistemin bankar në R.Maqedonisë kanë dhe mundësin e

tërheqjen e tyre para kohe. Supozimi se bankat do të bëjnë anekse në kontratat e depozitave për

të cilat do të përfshihet në periudh prej 30 ditësh për ndërprjen e kontratave të depozitave, për

këtë arsye nuk do të përshihen depoitat e përgjithsme duke mos patur parasysh strukturën e

mbetur të maturimit të depozitave.

- Nga baza e përgjithshme e depozitave të popullatës është aplikimi i normës së

tërheqjes prej 10 %. Edhe pse metodologjia e komitetit të Bazelit ndarja e depozitave të

popullatës në depozita më shumë ose më pak stabile dhe normat e tërheqjes prej 5 deri 10 %

është aplikuar një trajtim më i kujdeshëm për tërheqjet të depozitave të përgjithshme të

shoqërisë.

Grafiku nr 5 Norma e mbulimit të likuiditetit

Burimi: Raportet revizore të gjithë bankave në mënyrë individuale

Në Grafikun Nr.5 janë paraqitur normat e mbulimit të likuiditetit në të gjithë18

sistemin

bankar, në mënyrë të vaçant për secilën bankë, siç mundë të shihet nëse standarti ndërkombëtar i

likuiditeti do të vendoseshte në datë 31.12.2012 të gjithë bankat do të kishin shkallën e mbulimit

të likuiditetit më shumë se 1.

18

Në analizë është përjashtuar Banka Maqedonase për përkrahjen e zhvillimit

5.7 5.1

10

3.8

6.5

2.1 3.8

5.8 6.6

2.3 2.1

8.2

2.1 1.4

6.3

Page 107: Jeton SHAQIRI

108 | P a g e

Kjo tregon që bankat nuk do të kenë nevoj për mjete plotësuese likuide, gjegjësisht nuk do

ndikojnë në madhësin e portofolios kreditore të bankave dhe në nivelin e profitabilitetit të tyre.

Siç mundë të shihet në Grafikun nr. 5 norma e mbulimit të likuiditeti të bankave në

R.Maqedonisë në mënyrë të dukshme e plotëson nivelin e caktuar. Kjo gjendje e sektorit bankar

në fundë të vitit 2012 paraqitet për arsye të disa faktorëve:

-Duke filluar nga kuartali i parë i vitit 2009, aktiva likuide e sistemit bankar në

kontinuitet ka trende pozitive rritëse përkundër trendeve negative në periudhën e mëparshme

(Grafiku nr 5).

Në përiudhën nga marsi i vitit 2009 deri në fundë të vitit 2011 aktiva likuide e bankave u

rritë dhe atë për 87 %, kjo gjendje paraqitet si rrezultat i kujdeshmërisë të paraqitur pas efekteve

të krizës financiare dhe vendosja e normës së likuiditetit në rregullativën vendase.

-Rregullativa më e fortë vendase në të cilën janë paraqitur pozicionet minimale të

likuiditetit të bankave në përputhje me rregullativën vendase, supozohet se shkalla e tërheqjes të

depozitave me afat në 30 ditët e ardhëshme prej 80 % e cila është mjaft e lartë nga 10 % i

parashikuar sipas komisionit të Bazelit. Gjithashtu tek depozitat duke u paraqitur lidhshmëria e

tyre dhe koncetrimi është caktuar shkalla e tërheqjes prej 20 deri në 40 %

Grafikoni Nr.6 Lëvizja e treguesve të likuiditetit të sistemit bankar maqedonas

Aktiva likuide/ Detyrimet e përgjithshme

Aktiva likuide/ Detyrimet afatshkurte

Aktiva likuide/ Depozitat e familjeve

Mjetet likuide / aktiva e përgjitshme

Mjetet likuide / Detyrime me afat të maturimi prej 1 viti

Mjetet likuide / Detyrime me afat të maturimi prej 30 ditësh

Page 108: Jeton SHAQIRI

109 | P a g e

Kreditet/ Depozitat

Burimi: BPRM-së, Raporti i sistemit bankar në vitin 2014

Grafikoni nr7 Levizja e treguesve të likuiditetit të sistemit bankar maqedonas në

denar dhe valutë

Aktiva likuide/ aktiva e përgjithshme

Aktiva likuide/ detyrimet afatshkurte

Aktiva likuide/ depoziata e familjeve

Kreditet/depozitat

Mjetet likuide/ detyrimet tjera me afat maturimi deri në një

vjetë

Burimi: BPRM-së, Raporti i sistemit bankar në vitin 2014

Rregullativa vendase më e fortë dhe politika kreditore më konservative e bankave, duke filluar

nga viti 2009 rezulton me rritjen e aktivës likuiduese.

Si rezultat i kësaj gjendje të sektorit bankar në tri vitet e fundit është më shumë likuide dhe

pozicionet e likuiditeti afatshkurtër janë në nivel të mjaftueshëm,nëse do të mbahet kjo gjendje

dhe në momentin e sjelljes të standartve ndërkombëtare të liuditetit afatshkurtër secila bankë në

mënyrë të veçantë do ti plotësoj nivelin e limitit të caktuar.

2.6 Norma e burimeve-neto të financimit

Standarti i dytë ndërkombëtar i likuiditetit ka për qëllim të siguroj një baraspesh midis

burimeve afatgjate të finacimit dhe plasmanit afatgjat, nevoja për vendosjen e këtij standarti u

paraqit nga norma e lartë e transformimit të sigurimit të mjeteve u vendos si model për punë në

bankat e vendeve perëndimore.

Analiza e lëvizjeve të normës së stabilitetit të burimeve-neto për financimin e realizuar

në secilën bankë në veçanti duke u bazuar në fillimin dhe përdorimin e këtij standarti. Në

Grafikun nr 8 në fundë të vitit 2012 nëse do vendoseshte në secilën bankë të sistemit bankar të

R.Maqedonisë në veçanti do të plotësonte standrtin ndërkombëtar të likuiditeti për likuiditet

afatgjatë.

Page 109: Jeton SHAQIRI

110 | P a g e

Megjithatë dallimi midis standarteve afatshkurte të likuiditetit ku vlera e likuiditetit të

bankave të sektorit bankar të Maqedonisë ishte disa herë më e lartë nga limiti i vendosur e

njëjta gjë nuk ndodhë stabilitetin të burimeve-neto të financimit.

Grafiku nr 8 Norma e stabilitetit neto të burimeve të finacimit të bankave në

R.Maqedonisë

Burimi: Raportet revizore të gjithë bankave në mënyrë individuale

Për të gjithë depozitat e institucioneve financiare të përfshira në analizë me normë të

tërheqjes prej 50 %, plotësimi i normës stabile të burimeve-neto të financimit i takon para se

gjithash kapitalizimit të lartë në sektorin bankar duke pasur parasysh vlerën e kapitalit bazë dhe

plotësues për zbritjet të cilat janë përfshirë në llogaritje të normës së lartë të adekuatshmërisë të

kapitalit ka kontrubuar për plotësimin në të gjithë bankat.

Paraqitja e humbjeve dhe zvogëlimi i adekuatshmërisë së kapitalit dhe duke mos patur

mundësin e rikapitalizimit në disa banka të caktuara do të ndikoj negativisht në këtë normë. Në

lëvizjet e kësaj norme kanë ndikuar dhe dy faktor:

Periudha afatshkurtër e bazës depozituese në sistemin bankar, ku 86 % e bazës

depozituese në fund të vitit 2012 kanë afat maturimi më të shkurtër se një vjetë , kjo do të thotë

se për nevojat e llogaritjes do të përfshihen norma të stabilitetit të burimeve-neto në një pjesë më

të vogël.

Afati i shkurtër i maturimit, ekspozimi kreditor prej 37 % nga kreditimet e

përgjithshme në fundë të vitit 212 kanë pasur afat më të shkurtës se një vitë.

Nga të dhënat e paraqitura do të rezultonte se nëse norma e stabilitetit të burimeve

neto të financimit do të vendosej në fundë të vitit 2012 të gjithë bankat e sistemit bankar të

R.Maqedonisë do të kishin mjete të mjaftueshme afatgjate për ralizimin e limitit të caktuar dhe

për të cilat bankat nuk do të kenë të nevojshme ndryshimin e strukturës së profitabilitetit.

0%

100%

200%

300%

400%

500%

Ban

ka 1

Ban

ka 2

Ban

ka 3

Ban

ka 4

Ban

ka 5

Ban

ka 6

Ban

ka 7

Ban

ka 8

Ban

ka 9

Ban

ka 1

0

Ban

ka 1

1

Ban

ka 1

2

Ban

ka 1

3

Ban

ka 1

4

Ban

ka 1

5

Page 110: Jeton SHAQIRI

111 | P a g e

Duhet të kemi parasysh zvogëlimin e kapitalit si rezultat i humbjeve të realizuara në

disa banka në dy vitet e fundit dhe zvogëlimin e afatit të maturimit të portofolios kreditore. Në të

ardhmen do të ndikoj në tërheqjen e burimeve afatgjatë të mjeteve. Duke krahasuar lëvizjen e

burimeve neto-stabile të financimit në të gjithë bankat në mënyrë të veçant për vitin 2011 dhe

2012 do të shohim se në mënyrë të përgjithshme të gjithë bankat e kanë plotësuar likuiditein

afatgjatë.

Duke paraqitur të gjithë sistemin bankar në tërësi norma e stabilitetit neto të burimeve

është përmisuar si rezultat i zvogëlimit të gjendjes së nevojshme të burimeve të financimit dhe

rritjes së burimeve stabile.

Kriza financiare e cila filloj në vitin 2007 shfaqi dhe ndikimet në sektorin bankar dhe

në treguesit makroekonomik, kjo gjë bëri që objektiv i rëndësishëm i bankës qëndrore të mos

jetë vetëm stabiliteti i çmimeve por edhe stabiliteti i sistemit financiar si parakusht për

stabilitetin në ekonomi.

Sistemi bankar u paraqit si i parezistueshëm nga ndikimet sistematike dhe në të njëjtën

kohë solli paraiqtjen e recesionit dhe në sektorin rea, situatë e cila paraqiti si të domosdoshme

nevojën e analizës së arsyeve të cilat ndikuan në sektorin bankar.

Efektet e paraqitura të krizës finaciare duhet të ndimojnë procesin që do të duhet të

kemi me një përshtatje të rregullativës si arsye kryesore dhe e rëndësishme që ndikon në

paraqitjen e krizës financiare.

Page 111: Jeton SHAQIRI

112 | P a g e

KAPITULLI III-ANALIZA E DISA TREGUESVE FINANCIARË DHE

RISQEVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Hyrje

Në këtë kapitull analizohen kriza financiare, shkaqet lindjes së saj dhe ndikimi i saj në

ekonominë maqedonase, në veçanti në sistemin bankar të saj, treguesit dhe matësit e përfitimeve,

likuiditeti dhe struktura e rezervave likuide, rreziqet bankare dhe si ka ndikuar kriza mbi këto

reziqe.

Analiza krahasuese e treguesve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë

Likuiditeti. Zhvillimi shumë i ulët i tregjeve sekondare të letrave me vlerë që zotërojnë bankat

në Rapublikën e Maqedonisë, rrit riskun e likuiditetit, për shkak të pamundësisë të shnëdrimit të

tyre në likuiditet pa kosto të larta. Rrisku valutor. Në bankat tregëtare të Maqedonisë, hendeku

midis aktiveve dhe pasiveve në valutë të huaj u rrit duke rritur riskun valutor në sistemin

bankar.

Diferencën e lartë negative midis aktiveve dhe pasiveve në valutë të huaj bankat e mbulojnë ose

e balancojnë nëpërmjet aplikimit të klauzolave valutore aktive në kreditë në valutë të huaj si dhe

me shfrytëzimin mjaft të ulët të depozitave në denar me klauzolë valutore si burim financimi i

cili krijon diferencën pozitive që krijon tepricë. Në përputhje me rregulloren, bankat në

Republikën e Maqedonisë janë të detyruara të vlerësojnë pozicionin agregat të valutave dhe të

mbajnë 30% të vlerës së aktiveve tyre..

Analiza e risqeve në sistemin bankar të R.Maqedonisë

Ndikimet negative në sektorin bankar si pasojë e efekteve të krizës e bën të domosdoshme

përmirësimin e manaxhimit dhe të teknologjisë për një menaxhimin sa me efikas të risqeve që

ndesh sistemi bankar. Prioritet parësor i sektorit bankar është rritja e fitimit. Në kushtet e

konkurencës sfida e menaxhimit të këtij treguesi është sfidë e menaxhimit bankar, për përsosjen

manaxhimit të riskut të përgjithshëm që ka në thelb ndjekjen dhe menaxhimin e të gjithë

aktiviteteve me risk.

Page 112: Jeton SHAQIRI

113 | P a g e

Synimi është që të shikojmë se si lindi kriza financiare, cilat ishin shkaqet lindjes së saj

dhe cili ishte ndikimi i saj në ekonominë maqedonase, në veçanti në sistemin bankar të saj. Janë

analizuar treguesit dhe matësit e përfitimeve, likujditeti dhe struktura e rezervave likuide. Është

bërë një analizë krahasuese e indikatorëve të sistemit financiar të Republikës së Maqedonisë.

Janë përcaktuar rreziqet bankare dhe si ka ndikuar kriza mbi këto reziqe. Është folur hollësisht

mbi rezikun e likujditetit, të kryerjes së pagesave, teknikat e matjes së riskut të kredisë, rezikun e

normave të interesit, rezikun valutoro- devizor etj. Në fund kemi dhënë mendimet tona mbi

shkallën e ndikimit të krizës mbi reziqet bankare duke theksuar se kriza ka dhënë ndikim negativ

por që masat e marra nga banka qëndrore kanë qënë të menjëherëshme duke bërë të mundur

minimizimin e këtyre pasojave negative.

3.1 Shkaqet e Krizës Financiare Globale

Kriza financiare që filloi në vitin 2007, përhap dhe shpërtheu me intensitet në vitin 2008,

pavarësisht përpjekjeve të bankave qendrore dhe rregullatorëve për të rivendosur qetësinë. Deri

në fillim të vitit 2009, sistemi financiar dhe ekonomia globale dukej të ishte e bllokuar në një

spirale zbritëse, dhe fokusi kryesor i politikës u bë parandalimin e një rënie të zgjatur në natyrën

e Depresionit të Madh të 1930. Vëllimi dhe shumëllojshmëria e lajmeve negative financiare, dhe

impotenca gjoja e përgjigjeve të politikave, ka ngritur pyetje të reja në lidhje me origjinën e

krizës financiare dhe mekanizmat e tregut me të cilat ato janë të përfshira. Ashtu si ndikimi

ekonomik i dështimeve të tregut financiar në vitin 1930 mbetet subjekt akademik aktiv, ka të

ngjarë që shkaqet e krizës aktuale do të debatohen edhe për dekadat e ardhshme.

3.2 Ndikimi i krizës në Bilancin e Bankave Tregtare të Republikës së Maqedonisë

3.2.1 Fitimi, treguesit dhe matësit e fitimit

Kur është fjala për matjen e suksesit tregtar të bankave, duhet cekur se qasja këtyre

natyrave nuk dallon nga qasjet konvencionale për matjet e sukseseve tregtare të korporatave

private. Fjala është në radhe të parë për modelin e rendimentit në kapitalin aksionar (ROE) tek i

cili kryhet dekomponimi i rendimenteve në kapitalin aksionar me qëllim të konfirmimit të

burimeve të profitabilitetit të korporatës konkrete.

Vështruar në aspektin teorik, levizjet e çmimeve të aksioneve të korporatave janë

indikatorët kryesore të suksesit tregtar, sepse përmes këtij parametri në mënyrë sintetike

Page 113: Jeton SHAQIRI

114 | P a g e

vlerësohen aktivitetet tregtare. Mirëpo, në tregun bankar ky indikator shpesh ndodh të mos jetë i

sigurt, këtu merren parasysh, para së gjithash, bankat e mesme dhe të vogla, aksionet e të cilave

kotohen (pozicionohen) në bursa, mirëpo mungon aktiviteti i tregtimit për një nivel më të lartë në

bursa.

Për këtë arsye (në radhe të parë), te bankat me aksionet e të cilave nuk zhvillohet një

tregtim intensiv, te matja e suksesit të afarizmit të tyre shfrytëzohen koeficientët e ndryshme të

profitabilitetit. Këto koeficiente në realitet paraqesin vlerën e tregut të aksioneve të tyre, por në

forme specifike.

Për bankat, aksionet e të cilave nuk figurojnë në kuotat e bursave, rasti i shteteve më pak

të zhvilluara dhe atyre në tranzicion (çfarë jemi edhe ne), shfrytëzimi i koeficientëve të

profitabilitetit është mënyra e vetme për matjen e suksesit të biznesit.

Marrë në tërësi, fitimi dhe komponentet e tij ndryshojnë prej banke në bankë dhe nga

tregu në treg, për këtë arsye krahasimi i suksesit tregtar midis bankave të shteteve të ndryshme

bëhet tejet problematik dhe në shume raste edhe i pakrahasueshëm Këto variacione mund të

shfaqen për arsye të ekzistencës së dy faktorëve ose dy grupeve të faktorëve: ndryshimet të cilat

godasin të gjitha bankat në tregjet përgjegjëse dhe ndryshimet të cilat ndikojnë në një banke ose

në një numër relativisht të vogël të bankave. Për të konstatuar për çfarë arsye profitabiliteti i një

banke është më i lartë sesa i ndonjë banke tjetër, është më se e nevojshme në radhë të parë të

bëhet elaborimi detaj i veprimit të çdo faktori veç e veç.

Te llogaritja e rendimenteve për banka, domethënë te llogaritja e profitabilitetit të tyre, në

praktikën ndërkombëtare është aprovuar shumë qartë përdorimi i gjashtë treguesve themelorë, të

cilët paraqesin aspekte të ndryshme të fitimit të bankave. Këto aspekte janë:

• Kthimi nga kapitali aksionar (ROE),• Kthimi nga Aktivet (ROA),• marzhi e interesit,• fitimi

operativ.• të hyrat nga aksionet e zakonshme (EPS).

Treguesi ROE është më i rëndesishmi për aksionarët e bankës, sepse ai paraqet

rendimentin e pritur në vlerën kontable të kapitalit të instaluar në bankën konkrete, domethënë

nga ai mund të përfitohet sa është fitimi, që është e mundur të përfitohet nga kombinimet e

zgjedhura: rendimenti – rrisku, si veçori dhe karakteristikë e aksioneve të bankës konkrete. Për

rrjedhojë, ky tregues tregon sa mund të llogarisë banka në të ardhmen në mobilizimin e kapitalit

përmes emetimeve të reja të aksioneve, domethënë sa do të bëhet në këtë mënyrë konkurrente

kundrejt bankave të tjera.

Page 114: Jeton SHAQIRI

115 | P a g e

Nga treguesi ROA, para së gjithash, mësohet se në ç’masë kanë qenë efikas punëtorët dhe

menaxhimi i aktivit të përgjithshëm të bankës në kuptimin e realizimeve të fitimit pas pagesës së

tatimeve. Në shumë organe rregullatore për kontrollimin e afarizmit të bankave ky tregues

mendohet të jetë njëri ndër treguesit më të mirë për matjen e efikasitetit të sektorit bankar. Te

llogaritja e këtij treguesi (ROA) në praktikë më së miri është shfrytëzimi mesatar i vlerës së

aktivit (për vitin aktual dhe atë paraprak), sepse me të bëhet përpjekje të shmanget distorsioni i

cili lind kur aktivi rritet (ose zvogëlohet) gjatë vitit, ndërsa krahasohet me profitin që është

realizuar dhe është akumuluar gjatë tërë vitit.

ROA dhe ROE kanë rënë dukshëm për vitet 2008-2013, vite të cilat përkojnë edhe me

fazën në të cilën u përhapën impaktet e krizës financiare ROA. Këto tregojnë edhe rënien e

përfitueshmërisë nga aktivet që përdorin bankat në Maqedoni.

ROE ose ndryshe kthimi mbi kapitalin e vet, është treguesi që është luhatur me ritme më

të larta, duke rritur rriskun dhe duke zvogëluar kthimin e investimeve të aksionerëve.

3.2.2 Likuiditeti dhe struktura e rezervave likudie

Çështja e likuiditetit për bankat është njëra ndër çështjet më të rëndesishme, do të

thoshim kruciale për tregun e çdo banke, pse jo edhe për tërë sistemin bankar. Doktrina dhe

parimet e Sektorit bankar në plan të parë identifikojnë dhe përcaktojnë

parimet themelore të cilat përkufizojnë këtë treg e këto parime janë:

1. parimi i likuiditetit,

2. parimi i sigurisë dhe i efikasitetit të investimeve të mjeteve bankare

3. parimi i rentabilitetit.

Të gjitha këto parime të tregut bankar, perveç rëndësisë së tyre burimore, ato mes vetë

kanë raporte interaktive, që manifestohen përms efekteve sinergjike në nivelin e bankës.

Bankat në ekonominë e tregut janë të detyruara të sigurojnë likuiditetin ditor. Mbajtja e

qendrueshme e likuiditetit është supozimi i parë për bankën se ajo mund të ekzistojë në tregun

financiar, pra likuiditeti i bankës është aftësia e saj që t’i përmbushë të gjitha detyrimet e

arritura në sasi dhe në kohë. Në rast se banka nuk është në gjendje t’i përmbushë në mënyrë të

rregullt detyrimet e maturura, atëhere ajo është në gjendje jolikuide. Këtë gjendje (jolikuiditetin)

banka duhet ta kapercejë nëpërmjet ndërhyrjeve në tregun monetar, përndryshe, në rast se kjo

gjendje zgjat një kohë të caktuar, atëhere bëhet fjalë për mungesë likujditeti të bankës.

Në tregun bankar ndërprerja e punës për shkak të moslikuiditetit paraqet njërin ndër

rrisqet kryesore. Për këtë arsye element shumë i rëndësishëm është gatishmëria e bankës që në

Page 115: Jeton SHAQIRI

116 | P a g e

çdo moment t’u përgjigjet detyrimeve të maturuara, qofshin ato kërkesa të depozituesve për

tërheqje të depozitave, qofshin kërkesa të klienteve për tërheqjen e mjeteve për kreditë e lejuara,

ose përmbushja e detyrimeve për pagesat e kredive të mëhershme. Për bankën posaçërisht i

rëndësishëm është likuiditeti, sepse përmes tij ruhet besimi i depozitarëve, nuk mundësohet

realizimi i “efektit domino” dhe ruhet siguria e tregut bankar.

Likuiditeti i tepruar zvogëlon rentabilitetin, ndërsa kërkesat e larta për rentabilitetin

zvogëlojnë likuiditetin. Për këtë arsye strukturat menaxhuese të bankës janë të detyruara që të

aftësojnë bankën për bilancin dinamik të hyrjeve dhe të daljeve dhe në të njëjtën kohë të

sigurojnë rentabilitetin dhe tregun normal të bankës. Likuiditeti është aftësi e bankës që në çdo

moment t’u përgjigjet detyrimeve të saj.

Problemi i likuiditetit për një bankë është në të vërtetë problem i raporteve mes

detyrimeve dhe Investimeve të saj, në mesin e të cilave më e rëndësishmja është ruajtja e

harmonisë së afateve. Banka është likuide atëhere kur, duke e ndalur rezervën e nevojshme për

likuiditet, pa pengesë mund t’i kryejë aktivitetet kreditore dhe në të njejtën kohë t’i përmbushë të

gjitha detyrimet e maturuara në kuadër të afatit të caktuar. Në kuadër të detyrimeve më të

rëndesishme të bankës para së gjithash janë detyrimet e ekzekutimit të urdhëresave të klientëve

të cilët kanë mjete në llogaritë e tyre që gjenden në bankë, lëshimi i kredidhënieve për

ekzekutim, kthimi me kohë dhe në shumat e caktuara të kredive të marra nga bankat e tjera.

Shkallën më të lartë të likuiditetit, dhe një pozicion bilancor më të shëndetshëm, e kanë

ato banka:

a. aktivet e të cilave kanë skadencë më të mirë dhe performancë të tregut me afate më të

shkurtra të arritjes,

b. bankat me një afat mesatar më të gjatë të maturimit të detyrimeve,

c. bankat me depozitë potenciale stabile, domethenë bankat të cilat kanë koeficient më të

madh të depozitave afatgjata në raport me depozitat afatshkurtra,

d. bankat me strukturë të diversifikuar investimesh, në kuptim të skadencës, të raporteve

ndërsektoriale dhe me strukturë më të favorshme të interesit.

Përveç situatës kur banka hyn në zonën e moslikuiditetit, domethënë kur ajo nuk mund t’i

përmbushë detyrimet në vazhdim dhe urdheresat operative, për bankën pozicioni më i vështirë

është atëherë kur ajo në të njëjtën kohë hyn dhe në zonën e mos Solvabilitetit, kur nuk është në

gjendje t’u përgjigjet detyrimeve të përgjithshme ndaj aksionareve e ngandonjëherë edhe ndaj

depozitarëve. Një formë më e butë e mosbaraspeshës është atëhere kur banka është likuide dhe

Page 116: Jeton SHAQIRI

117 | P a g e

në të njëjtën kohë mossolvente. Atehëre janë shumë efikase masat e transaksioneve afatshkurtra

në drejtim të harmonizimit të potencialit likuid. Shkalla e likuiditetit është një ndër parametrat

më të rëndesishëm për analizen dhe matjen e fuqisë financiare, gjendjen dhe suksesshmërinë e

tregut bankar. Indikatorët e likuiditetit paraqesin shkallën e mbulesës së investimeve me

depozitë, domethënë raportin e nënbilanceve me bilancin e gjendjes. Politikat e bankës për

likuiditetin, zakonisht bazohen në gjëndjen e metodologjive adekuate për matjen dhe verifikimin

e shkallës së likuiditetit dhe në bazë të këtyre dy parametrave krijohen modelet e mundshme të

optimalizmit të rezervave monetare.

3.2.2.1 Treguesit më të rëndësishëm sasior për likuiditetet

1. Norma e likuiditetit, e cila shpreh lidhjet afatshkurtra të burimeve të mjeteve

varësisht nga skadenca dhe arritshmëria, ndaj mjeteve monetare dhe mjeteve të tjera likuide

aktive, si, p.sh.:

• raporti mes kredive dhe depozitave,

• aktivi likuid dhe depozitat e përgjithshme,

• aktivi likuid kundrejt aktivit të përgjithshëm,

• aktivi likuid dhe burimet afatshkurtra të mjeteve,

• arritja e investimeve deri në 1 ose më shumë vjet, prej 1-5, prej 5-10 dhe mbi 10 vjet.

2. Rezerva e detyruar, e cila, perveç sigurimit të likuiditetit të bankës, shërben edhe si

instrument për rregullimin e sasisë së parasë në qarkullim nga ana e bankës qendrore.

Duke pasur parasysh rëndësinë makroekonomike që ka likuiditeti i sistemeve bankare,

për stabilitetin e sistemit tregtar, organet monetare dhe të kontrollit të shtetit (kudoqoftë në botë)

përcaktojnë koeficientët e monitorimit dhe të kontrollit për likuiditetin e sistemit bankar në

përgjithësi. Me këtë krijohen kushtet “për vërejtjet dhe parandalimet” e hershme në bankat

tregtare në përgjithësi për ndërmarrjen e masave të duhura që të mos ndodhë sëmundja e quajtur

“jolikuiditetet”. Koeficientët që shërbejnë për identifikimin eventual të moslikuiditetit që mund

të shfaqet janë:

ml1=𝐺𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠𝑒𝑗 𝑘𝑟𝑒𝑑𝑖𝑡ë

𝐺𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠𝑒𝑗 𝑑𝑒𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑎𝑡

ml2=𝑚𝑗𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑙𝑖𝑘𝑢𝑖𝑑𝑒

𝑏𝑢𝑟𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑑𝑒𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒

ml3=𝑑𝑒𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑎𝑡 𝑒 𝑝𝑎𝑎𝑓𝑎𝑡𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟𝑎

𝑝𝑙𝑎𝑠𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑒𝑠𝑖

ml4=𝑑𝑒𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑎𝑡 𝑗𝑜 𝑠𝑡𝑎𝑏𝑖𝑙𝑒

𝑝𝑙𝑎𝑠𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑒𝑠𝑖

Page 117: Jeton SHAQIRI

118 | P a g e

ml5=𝑏𝑢𝑟𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑎𝑓𝑎𝑡𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒 𝑡ë 𝑚𝑗𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒

𝑝𝑙𝑎𝑠𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑎𝑓𝑎𝑡𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒

Për mirëmbajtjen e likuiditetit dhe për minimalizimin e riskut të moslikuiditetit me rëndësi të

posaçme është planifikimi i rrjedhjeve monetare si dhe sigurimi i investimeve të sigurta për

ndërmjetësimet financiare. Planifikimi i rrjedhjeve monetare mund të realizohet në radhë të parë

me analizën e strukturës së bilancit të flukseve të pritura si dhe me kombinimin racional të

strukturës së aktivit dhe pasivit dhe me harmonizimin e afateve të maturimit e të arritjeve të

detyrimeve.

3.2.3 Solvabiliteti i bankave tregtare

Në tregun bankar duhet bërë dallimi ndërmjet parimit të likuditetit dhe parimit të

Solvabilitetit. Parimi i likuiditetit ka të bëjë me harmonizimin afatshkurtër kohor, domethënë ka

të bëjë me aftësinë e bankës që t’u pergjigjet detyrimeve të maturuara financiare (monetare) në

kohë të caktuar, ndërsa parimi i Solvabilitetit i jep përparësi dhe rëndësi harmonizimit afatgjatë

të strukturës së aktivit dhe të pasivit, domethënë aftësisë së saj të përhershme që të gjitha

detyrimet e veta t’i paguajë në tërësi (pa mbetje) në kohën e caktuar, pa kurrfarë humbjeje

depozitore dhe për besorësit e tjere. Likuiditeti paraqet mundësinë që të paguhen borxhet në një

afat të caktuar, kurse Solvabiliteti mundëson që borxhet të paguhen përfundimisht.

Banka hyn në zonën e paaftësisë atëhere kur detyrimet kapërcejnë nivelin e aktiveve.

Banka solvabile me aktivet mbulon pasivet e përgjithshëme, domethënë të gjitha burimet e

mjeteve të saj. Parimi i Solvabilitetit i ka këto domethënie:

• Cakton aftësinë e bankës për bartjen e riskut për tërë tregun e saj, në ç’mënyrë

manifestohet afësia e saj që në një moment mund t’i paguajë kreditorët e saj.

• Bën sigurimin primar të saj dhe të depozituesve, duke i siguruar investimet e saj gjatë

kredidhënieve, në bazë të instrumenteve të caktuara të dorzanisë ose penglenies. Në këtë mënyrë

dukshëm zvogëlohen gjasat për dështimet e mundshme të bankës.

• Përmes realizimit të parimit të Solvabilitetit në mënyrë të drejtpërdrejtë banka realizon

funksionet makroekonomike në mobilizimin optimal dhe në koncentrimin e burimeve financiare

nacionale dhe në përdorimin ekonomik e racional të tyre. Këtu mendohet në rolin specifik që ka

banka, e cila, në rast se falimenton, zakonisht pëson një numër i madh i depozituesve dhe i

kursimtarëve të saj, e aq me keq kur në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston agjenci për

sigurimin e depozitave.

Page 118: Jeton SHAQIRI

119 | P a g e

Në kontekstin e problematikës së Solvabilitetit, rëndësia e mjeteve kapitale të bankës

është primare për shkak se ato (mjetet) mundësojnë aktivitet të pandërprerë të bankës, absorbojnë

humbjet, paraqesin bazë të shëndoshë për ekspansionin e bankës, mundësojnë transferimin e

skadencës afatshkurtër në burim të investimeve afatgjata, sigurojnë dhe rritin besimin te

depozituesit dhe te besorësit e bankës dhe janë bazë për llogaritjen e rentabilitetit të bankës. Në

këtë rast zakonisht mund të veçohen tri funksione të ndryshme të kapitalit të bankës, e ato janë :

• funksioni mbrojtës, • funksioni operativ dhe • funksioni rregullativ.

3.2.4 Analiza krahasuese e treguesve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë

Likuiditeti. Zhvillimi shumë i ulët i tregjeve sekondare të mjeteve me të cilat disponojnë

bankat në Rapublikën e Maqedonisë, paraqet rriskun për pamundësinë e likuidimit dhe të

paraqitjes së humbjes së dukshme, për arsye të thellimit të pozicioneve dhe jofunksionimit

adekuat (market liquidity rrisk).

Tregu i brendshëm ndërbankar është shumë pak i zhvilluar, gjë e cila shumë më tepër po

e kufizon përfshirjen e mjeteve dhe shëndrimin e tyre në mjete monetare pa shumë humbje.

Paraqitja dhe depozitimi i mjeteve nga ana e BPRM-së janë investime afatshkurtëra në bankat e

huaja dhe letra me vlerë të dhëna nga BPRM-së ( për nevojat strukturale ose nëpërmjet emetimit

të rregullt), para se gjithash si instrument për sigurimin dhe realizimin e politikës monetare nga

ana e BPRM-së.

Bankat në Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh disa nga shpjegimet e

mësipërme, posedojnë më shumë vlera të mjeteve likuide për të menaxhuar rriskun e likuiditet -

funding liquidity rrisk).

Për një pjesë të tyre po paraqitet si një nevojë imperative një sistem i mirëzhvilluar për

menaxhimin me mjete të gatshme ( ang. Cash management) për arsye të maksimizimit të mjeteve

likuide të cilat disponojnë bankat.

Rrisku valutor. Në bankat tregëtare të Maqedonisë, hendeku midis aktivve dhe pasiveve

të komponentëve valutore në mjetet e përgjithshme në vitin 2011 u paraqit me një rritje, rritje e

cila vuri në rrisk valutor sistemin bankar.

Dallimi pozitiv midis aktiveve dhe pasiveve të komponentëve valutore nënkupton

paraqitjen e riskut nga humbjet e mundëshme të bankave nga vlersimi i denarit ose fitimi më i

lartë nga mundësitë eventuale të zhvlerësimit të denarit në bazë të ndryshimit pozitiv të kurseve

të këmbimit. Mënjanimi i riskut indirekt kreditor, për arsye të vlerave të larta të kredive të

miratura në komponentët devizore, në mënyrë të vazhdueshme mund të paraqesi humbje

Page 119: Jeton SHAQIRI

120 | P a g e

kreditore të sistemit bankar vendas. Përgjithësisht të tilla paraqitje janë të pamundura duke pasur

përcaktimin e fortë për mbajtjen e kurseve devizore jo të luhatshme të denarit në raport me

euron.

Shkalla e lartë relative e ndikimit të euros në ekonominë maqedonase, duke u plotësuar

me kalimet e depozitave devizore në bankat vendase, me mbajtjen e normave të interesit të ulta

me të ashtuquajturat politika “zero bound“ nga Banka Europiane Qëndrore dhe disa banka të

tjera qëndrore, dhe rritjen e shkallëzuar të burimeve të financimit të cilat vijnë nga subjektet e

huaja, janë burimi kryesor për pjesmarrjen e lartë të depozitave devizore në pasivin e bankave

vendase.

Vlen të përmendet se nga fundi i vitit 2011 dhe fillimi i vitit 2012 vërehet një zvogëlim i

shkallës së eurozionit, dhe për pasojë i humbjes së besimit ndaj euros.

Në në njëjtën kohë nga ana e aktiveve mungon investimi i plotë i mjeteve devizore në

instrumentat financiare të vendosura në valutë të huaj, që është si rrezultat i pjesës rregulluese

për investimet në valutë të individëve, por edhe për arsye të normave më të larta të cilat i kanë

intrumentet finanicare të paraqitura në denarë. Nga kjo, dallimi midis aktiveve dhe pasiveve

përfshin rreth 120 % të kapitalit të vet të bankave.

Dallimin e lartë negativ midis aktiveve devizore dhe pasiveve bankat e mbulojnë ose e

balancojnë nëpërmjet aplikimit të klazulave devizore aktive në produket kreditore si dhe me

shfrytëzimin mjaft të ulët të depozitave në denar me klazulë devizore si burim financimi i cili

krijon dallimin pozitiv që krijon tepëricë. Ky dallim përfshin rreth 140 % nga mjete e veta dhe e

balancon dallimin negativ midis aktiveve dhe pasiveve.

Në përputhje me rregulloren bankat në Republikën e Maqedonisë janë të detyruara të

vlerësojnë pozicionin agregat të devizave dhe atë ta mbajnë në vlerë prej 30 % nga mjete

vetanake.

3.2.5 Përcaktimi i rrisqeve bankare dhe ndikimi në to i krizës financiare globale

Ndryshe nga sistemi i bankave tregtare dhe funksionimi i tyre tradicional, paraqitja dhe

zhvillimi i hovshëm i bankave investuese, në kushtet dhe rrethanat e një konkurrence shumë të

zhvilluar në tregjet e kreditimit financiar, ka ndikuar në shfaqjen e një game të tërë të rrisqeve

tregtare, me të cilat bankat do të ballafaqohen në çdo segment të funksionimit të tyre. Kjo ka të

bëjë, së pari dhe më së tepërmi, me bankat dhe sistemin e bankave të cilat operojnë në tregjet

globale (domethënë ato banka që veprojnë, perveç në tregjet lokale, edhe në tregjet financiare

Page 120: Jeton SHAQIRI

121 | P a g e

ndërkombëtare). Në këtë kontekst, në vazhdim do të përcaktohen llojet e rrisqeve të cilave u

ekspozohet tregu bankar sipas standardeve dhe normave të klasifikimit ndërkombëtar.

3.2.5.1 Rrisku i likuditetit

Rrisku i likuiditetit paraqitet atëhere kur banka nuk disponon sasi të mjaftueshme të mjeteve

likuide për përmbushjen e detyrimeve të arritura apo kur ajo ka derdhje të papritur të mjeteve

likuide. Në kushtet bashkëkohore ky rrisk ka rëndësi sekondare, sepse është i mbuluar me

instrumente të tjera të sigurimit. Rrisku i likuiditetit shfaqet në realizimin e transaksioneve

bankare për shkak të skadencës transformuese të mjeteve bankare, domethënë të gepit i cili

vështron arritjen e kohës për zërat e aktivit dhe të pasivit.

Rriskun e likuiditetit në mënyrë të pashmangshme rrjedh nga mobilizimi i mjeteve në

investime jolikuide. Me rezikun e likuiditetit banka ballafaqohet me dy probleme: me mungesën

e mjeteve likuide ose me pamundësinë që në tregje të mobilizojë mjete likuide.

Në këtë kontekst, disa autorë, në vend të shprehjes sintetike “rrisku likuid”, për të cilat jemi

përcaktuar, përdorin shprehjen “rrisku i likuiditetit në kuptimin e sigurimit të mjeteve”.19

në këtë

rast, nga këndveshtrimi i sigurimit të mjeteve, rrisk paraqitet fakti që banka të mos jetë në

gjendje t’i financojë operacionet e saj ditore. Rrisku i likuiditetit trajtohet si rrisku kryesor, kur

jolikuiditeti i përmasave të mëdha e sjell bankën në pozitë falimentimi. Në rastet e jolikuiditetit

të skajshëm, bankat zakonisht janë viktima të marrjes përsipër të rrisqeve të tjera.

Një perceptim i tillë negativ për bankën që ka probleme të caktuara financiare nga aktorët

e tregut financiar, ka si pasojë një mosgatishmëri për ndihmë kreditore nga ana e bankave dhe

institucioneve të tjera financiare. Bankat dhe institucionet e tjera financiare deshirojnë të

mbrojnë likuiditetin e vet, duke iu shmangur perfshirjes së tyre në zinxhirin e moslikuiditetit.

Bankën, që nuk mund të sigurojë qasje të mjeteve plotësuese likuide në tregun financiar,

kriza e likuiditetit sigurisht që do ta sjellë te falimentim ose te ndonjë “martesë e dhunshme” me

banka të tjera.

Në rast se rrisku i likuiditetit vështrohet përmes prizmit të vështirësive me të cilat banka

ballafaqohet në mobilizimin e mjeteve likuide, është e domosdoshme të përcaktohet se a është

fjala për aftësitë e sigurimit të mjeteve likuide në tregjet financiare-monetare sipas çmimeve “të

arsyeshme”, apo sipas çfarëdo çmimi tjetër. Aftësinë e bankës për mobilizimin e mjeteve likuide

në tregje e përccaktojnë veprimet e dy faktoreve: shkalla e likuiditetit në tregun e parave, e cila

19

Heffernan.s.Modern Banking in Theory and Practic.John Ŵiley sons lid. Chichester, 1996 –

faqe 166.

Page 121: Jeton SHAQIRI

122 | P a g e

luhatet gjate një kohe (por edhe gjatë një dite), dhe e likuiditetit praktik të vetë bankës. Nga

aspekti i çmimit, për bankën situata më e papërshtatshme është në rast se ajo paraqitet në

periudhat kur në tregje paraqiten mungesat e herëpas-hershme të mjeteve likuide. Pra, banka, në

periudha dhe në momente të caktuara, nuk mund të blejë mjete likuide me çmime të

përshtatshme. Se në ç’masë është tregu i parave likuid, mund të konkludohet në bazë të këtyre

indikatorëve:

1. Vëllimit të transaksioneve të kontraktuara.

2. Nivelit të normave të interesit afatshkurter dhe luhatjes së tyre.

3. Shpejtësia e gjetjes së palës tjetër për kontraktimin e transaksioneve.

Arritja e mjeteve likuide për bankën konkrete varet nga faktorët të cilët janë të lidhur me aftësitë

e saj kreditore dhe me politiken e mobilizimit të mjeteve të cilat ajo i menaxhon, e kjo e tëra

varet nga struktura organizative dhe nga mënyra e afarizmit të saj

3.2.5.2 Rrisku i kryerjes së pagesave

Rrisku i ekzekutimit të pagesave në transaksione lind atëhere kur njëra palë e transaksionit

paguan me para, ose dorëzon mjete para pranimit të parave të veta të gatshme dhe në këtë

mënyrë i ekspozohet riskut të pagës.

Në literaturë ky lloj i riskut jo rrallë emërtohet me emrin e një banke të vogel në

Gjermani, tek e cila për herë të parë është shfaqur ky rrisk. Kjo ka qenë Bankhaus Herstatt,

prandaj emri i këtij rrisku është emërtuar “bankhaus herstatt risc”.20

Pas këtij rasti ka filluar periudha e përkeqësimeve të shtuara në qarkullimin e pagesave

monetare deri në momentin kur organi shtetëror rregullator ka ndërmarrë masa të caktuara

monetare në tregun financiar gjerman.

Për shkak të vëllimit të madh të pagesave mes bankave, rrisku i ekzekutimit të pagesave

është posaçërisht i theksuar në tregun ndërbankar. Në vendet me tregje të zhvilluara të parasë,

vëllimi i ekzekutimit të pagesave mes bankave në mënyrë drastike kalon kufirin e kapitalit të

bankës.

Kështu, p.sh., në fillim të këtij shekulli ka qenë e nevojshme vetëm një ditë që të arrihet

vëllimi i pagesave mes bankave i cili është i barabartë me BPSH të shtetit më të zhvilluar të BE-

së.21

Pra, ndalja e pagesave vetëm të një banke të madhe në zinxhirin e pagesave mund të këtë

efektin domino, me kercënim të shkaktimit të kolapsit në sistemin e qarkullimit të pagesave të

20

Bishop, Paul and Don Dixon, Foreign Exhange Handbook, Neŵ York: Mec Graŵ-Hill, 1992, faqe 43. 21

Heffernan S.Modern Banking in Theory and practic. John Ŵiely & Sons LTD Chichester, 1996, faqe 167.

Page 122: Jeton SHAQIRI

123 | P a g e

një shteti. Për të zvogëluar rriskun e ekzekutimit të pagesave në sistemet bankare, shumë vende

janë percaktuar për shfrytëzimin e parimit neto të barazimit. Ky parim i lejon bankës që për

palën tjetër në treg të ekzekutojë pagesat e ndara neto. Kjo do të thotë se vëllimi i pagesave

reciproke është shumë i vogël dhe si rezultat i fundit të kësaj mënyrë të pagesave është vëllimi

relativisht i vogël i mjeteve monetare në qarkullimin e pagesave të një vendi. Ky parim është

krejt i kundërt me parimin e pagesave bruto, të cilën e karakterizojnë kompensimet e pjesshme të

derdhjeve monetare në baze të pagesave të bëra nga pala tjetër.

Saldoja e barazimit në parimin neto ka qenë karakteristikë për sistemet e pagesave në

vendet me industri të zhvilluar. Procedura e zakonshme ka qenë që banka qendrore të kërkojë

nga bankat tregtare në përgjithësi që çdo ditë, në përfundim të punës, t’i kryejnë të gjitha

detyrimet e tyre neto, që janë rezultat i të hyrave dhe të dalave. Rrisku i ekzekutimit të pagesave

shfaqet për shkak se saldoja e barazimeve kryhet në bazë multilaterale. Banka qendrore duhet të

përkujdeset për rriskun sistemor, sepse paaftësia e një banke për të permbushur detyrimet e saj,

në kushtet kur masa e pagesave e kapërcen disa herë kapitalin e bankës, mund të shkaktojë

paaftësinë e bankave të tjera që të veprojnë ashtu.

Me qëllim të mbrojtjes nga rrisku sistemor, bankat qëndrore kanë përdorur një

varg mekanizmash:

• marrëveshjet mbi parime vullnetare, të cilat janë në përputhje me limitet bilaterale për

ekspozimin ndaj riskut të kredisë,

• limitet dhe ekspozimet multilaterale,

• pengun e detyruar,

• rregullat ligjore për saldobarazimet në parimet multilaterale neto,

• përdorimin e normave ndëshkuese të interesit nga ana e bankës qendrore në rast se banka

tregtare paraqitet me kërkesë për mjete në fund të ditës.22

Eshtë karakteristike ekzistenca e sistemeve private të pagesave të bazuara në parimin

neto. Këtu do të përmendim vetëm një sistem me emrin ECHO, i cili paraqet një shtëpi

(kompani) klering, që është e organizuar nga 14 banka evropiane për nevoja të saldobarazimeve

të transaksioneve valutore. Pra, po flasim për periudhën e viteve ‘90 të shekullit të kaluar, kur

Evropa nuk kishte valutë unike. Kjo shtëpi klering e bënte shumë më të lehtë saldobarazimin mbi

22

Albert Togni, “Balancing the Rrisks”, Sŵiss Bank Corporatijon Economic and Financial Prospects, December

1997.

Page 123: Jeton SHAQIRI

124 | P a g e

bazën multilaterale për spot dhe për kontratat valutore me afate në një valute të caktuar për të

gjitha bankat.

Gjate viteve ‘90 të shekullit të kaluar gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, SHBA,

Japonia, Australia dhe Kanadaja kanë kaluar në sistemin e pagesave bruto në kohën reale (real –

time gross settlement RTGS) për urdhëresa të pagesave të cilat bartin shuma të larta të pagesave.

Me këtë sistem, në vend të saldobarazimit të çdo urdhërese veç e veç, tani saldobarazimi kryhet

në kontinuitet (në kohën reale) në llogaritë e Bankës Qendrore.23

Për nevojat e mbrojtjes nga

risku i pagesave, e posaçërisht të tregtimit me valutë, bankat më të mëdha botërore në vitin 2000

inicuan vendosjen e sistemit të posaçëm të qarkullimit të pagesave, i cili bazohej në lidhjet e

vazhdueshme (të pandërprera), (Continuos Likend Settlment – CLS ). Praktikisht, shfrytëzohet

intervali 5-orësh, i cili paraqet një përshtatje të sistemeve kohore të punës për pagesat që marrin

pjesë (“Five – hour ŵindoŵ”) nga SHBA, Evropa dhe Azia24

. Ky sistem (CLS) eliminon rriskun

“temporal” (kohën e ndodhjes) të pagesave. Sistemi CLS funksionon në bazë të vendosjeve të

lidhjeve unike dhe lidhjeve të rregullta mes bankës CLS, si bankë speciale e kliringut (CLS Bank

Settlement), dhe bankës qendrore në valutën e së cilës CLS kryhen pagesat e bankave anëtare.

Në sistemin CLS çdo transaksion i tregtimit valutor ka saldon e barazimit në parimin

bruto, mirëpo pagesa për çdo “llag” (për çdo pozicion, shumë, përcaktohet kufiri i sipërm dhe i

poshtëm) që ndodh në të njëjtën kohë, në bazë të parimit “pagesa pas pagesës” (payment –

versus – payment – PVP), ekzekutohet.

Ky parim zvogëlon ekspozimin e riskut të pagesës deri në nivelin i cili anon të bëhet

zero. Përveç kësaj, ai mundëson që kërkesat në kuptimin e likuiditetit të çdo banke anëtare të

zvogëlohen. Kjo ndodh për shkak se transaksionet në tregtim devizor zhvillohen mbi parimin e

saldos bruto të barazimit dhe çdo bankë pjesëmarrëse paguan ose pranon mjete mbi bazën neto.

Mirëpo, pagesën në parimin neto banka e bën vetëm për valutat që i ka në dispozicion. Pas

saldobarazimit, banka ka të hyra ditore në çdo valutë në të cilën ka pasur saldo të kërkesave neto.

Duke marrë parasysh se bankat anëtare të sistemit CLS kanë informacionet për pagesat

në kohën reale, personave të cilët janë të angazhuar me punët e rrisqeve në bankë, ky sistem ua

mundëson këto përparësi:

• mirëmbajtjen e kontrollit të mjeteve financiare për një periudhë më të gjatë dhe një

menaxhim me efikas,

23

Akinari Harii, “Large Value Transfer Systems”, The payment System Design, Ŵashington D.S.IMF 1994, kaptina

6, faqe 57. 24

për Azine pacifike shfrytezohet intervali prej 3 oreve.

Page 124: Jeton SHAQIRI

125 | P a g e

• zvogëlimin e vëllimit dhe të vlerës së përgjithshme të pagesave,

• mundesitë për paraqitjen e gabimeve që gjenerojnë shpenzime të larta janë të

minimalizuara ndërsa problemet e shfaqura, zgjidhen shpejt dhe në mënyrë efikase.

3.2.5.3 Rrisku i normave të interesit

Rrisku i zvogëlimit të fitimit, për shkak të ndryshimeve të normës së interesit, domethënë rritjes

së saj, për bankën paraqet rrisk të interesit. Ekspozimi i bankës ndaj këtij lloj rrisku buron nga

shkaku se shumica e zërave bilancore gjenerojnë të hyra dhe shërbime të cilat harmonizohen me

normat e interesit. P.sh., banka që ka kontratë për kredidhënie me norma të ndryshuara të

interesit ka gjasa që të shënojë rënie të të hyrave në rast se ndodh zvogëlimi i normës së interesit.

Kredimarresi në këtë rast është në situatë të përshtatshme (paguan më pak detyrime) dhe, e

kundërta, në rast se në treg ndodh rritja e normës së interesit, banka pret të hyra më të lartat sesa

ato të kontraktuara, kurse kredimarrësi krijon humbje.25

Masë bazike të riskut të normës së interesit parqet koeficienti mes zërave aktive të

ndjeshëm në ndryshimin e normës së interesit dhe zërave pasive të ndjeshëm nga ndryshimin e

normës së interesit. Ky koeficient në esencë shpreh gatishmërinë e bankës për të pranuar rriskun

në kuptimin e parashikimeve të ardhshme të lëvizjeve që do të ndodhin në tregjet e normës së

interesit. Në rast se ndodh rënia e normave të interesit, ndërsa banka e ka koeficientin e

sipërpëermendur më të madh së një, atëherë rendimenti i saj do të zvogëlohet, në qoftë se

pasojnë rritjet e normës së interesit, rendimenti i bankës do të rriten.

Duke dëshiruar minimalizimin e ekspozimit të riskut të interesit, për shkak të vështirësive

në parashikimin e lëvizjeve të ardhshme të normës së interesit, disa banka i janë shmangur

ristrukturimit të zërave të bilancit aktiv dhe pasiv, të cilët janë të ndjeshëm në normën e interesit.

Kjo në disa raste nuk është punë e lehtë për tu arritur. Në qoftë se është arritur një qëllim i tillë,

atëherë janë bërë zvogëlime të caktuara të rendimenteve përkatese në pozicionet (zërat) e aktivit,

si, për shembull: te letrat me vlerë në afat të shkurtër dhe te kreditë me normë të ndryshuar

(variabile) të interesit.26

Përveç kredive të cekura, rrisku opsional kanoset edhe te instrumentet e tjera standarde,

si, për shembull: depozitat pa afat të skadencës, obligacionet, bonot e arkës të cilët përmbajnë

klauzolën e së drejtës për riblerje, domethënë të drejtën e emetuesit për riblerje sipas çmimit të

25

Informacionet plotësuese janë sajtet: ẇẇẇ.riscmatries.com dhe ẇẇẇ.csfp.csh.com 26

Hempel, G.H. and D.G. Simonson, Bank Managment, Fifth Edition, John Ẇiley & Sons Inc. Neẇ York 2006,

faqe 68.

Page 125: Jeton SHAQIRI

126 | P a g e

caktuar për para në ditën e caktuar ose pas asaj dite (call provision) ose klauzolën e shitjes sipas

çmimit të caktuar për para dhe në ditën e caktuar (put provision) etj.

3.2.5.4 Rrisku valutoro-devizor

Rrisku valutor ndodh kur ndodh ndryshimi i kurseve valutore, pra kur aktivi dhe pasivi i bankës

komponohen në mënyrë valutore. Rrisku valuator është posaçërisht i theksuar te vendet në

zhvillim për shkak të ndërrimeve të shpeshta të valutave vendore kundrejt valutave të shteteve

apo rajoneve të zhvilluara dhe stabile.

Me qëllim të menaxhimit më të mirë të riskut valutor, strukturat udhëheqëse dhe

menaxhuese të bankës konkrete duhet të kenë kujdes të shtuar se cila valutë ka rritje

(apreciacion) ose rënie (depreciacion), domethënë a ka në bilancet e bankës kërkesa valutore dhe

obligime valutore.

Për shembull, në rast se ka ndodhur rritja e ndonjë valutë derisa në bilancin e bankës

aktivi është më i lartë se pasivi më këtë valutë, atëhere kjo rritje do të paraqesë efekt pozitiv për

bankën dhe e kundërta. Rrisku valutor mund të menaxhohet me këto kushte:

1.Të caktohet lartësia e riskut valutor që banka e aprovon në harmoni me politikën e saj

tregtare,

2. Të vendoset baraspesha mes aktivit dhe pasivit sipas valutave që janë në bilancin e

bankës. Në këtë mënyrë sigurohet minimumi i ekspozimit të bankës ndaj riskut valutor,

3. Të dilet nga baraspesha valutore e aktivit dhe pasivit duke aplikuar transaksionet svop

(shndërrimi i valutës në një valutë me kurs fiks dhe me kurs të ndryshuar në vazhdimësi),

4. Të bëhet vlerësimi real i zhvlerësimit të mundshëm të valutave (në periudhën e

vështruar) duke i inkorporuar përqindjet e pritura të rënies valutor në normën e interesit.27

Hapi fillestar në procesin e menaxhimit të kurseve valutore është përcaktimi i masës së

ekspozimit të bankës ndaj riskut valutor. Në literaturë zakonisht përmenden tri lloje të

ekspozimit të bankës ndaj riskut valutor: transaksionues, bilancor dhe ekonomik.28

Ekspozimi transaksionues i bankës ndaj riskut valutor nënkupton ekzistencën e

mospërputhshmërisë kohore mes pranimit të një detyrimi transaksionues financiar me kohën e

pagesës së atij detyrimi. Ky transaksion mund të shkaktojë humbje te banka (nuk është realizuar

fitimi i planifikuar në transaksionet valutore) dhe zakonisht është i karakterit afatshkurtër.

27

Përdorimi I një kontrate të ardhëshme për të mbrojtur ndaj ekspozimit të kurseve të këmbimit do të kemi paritet të

zbuluar të normave të interest të cilat do të ndimojnë për të zbuluar kurset e këmbimit spor, gjithashtu dhe norma I

interest mundë të ndimojë për caktimin e normës së ardhëshme të kurseve të këmbimit. 28

Ephraim Clark and Michel Levasseur, Intrnational Finance, London: Chapman&Hall, 2003, faqe 429.

Page 126: Jeton SHAQIRI

127 | P a g e

Ekspozimi bilancor i bankës ndaj riskut valutor ndodh nën ndikimin e ndryshimeve të

kurseve me zerat e aktivit dhe pasivit, që gjenden në valutën vendore midis dy periudhave

kohore. Ekspozimi bilancor ndodh për shkak se pasuria, kapitali, kërkesat dhe detyrimet e bankës

(të cilat janë denominuar në valuta të huaja) bilancohen në valutë vendore. Vlerësimet bilancore

në kurse midis dy periudhave (në kohën kur bëhet bilanci) shkaktojnë ekspozim ndaj riskut

valutor ose riskut të kurseve valutore. Ekspozimi ekonomik ndaj riskut të kurseve valutore është

ekspozimi më gjithëpërfshirës, sepse vëzhgohen edhe efektet e ndryshme të çmimeve relative të

valutave të cilat do të ndodhin në periudhën e ardhshme.

Ekspozimi ekonomik ndaj riskut valutor ka këto karakteristika:

1. Ekspozimi ndodh para transaksioneve ekonomike.

2. Ekspozimi është i lidhur me ndryshimin real të kursit valuator (anashkalohet ndryshimi

nominal i kursit) dhe

3. Ekspozimi ka ndikim në korporatat të cilat paraqiten vetëm në tregjet vendore.

Sistemi i identifikimit të bankës së ekspozuar ndaj riskut të kurseve valutore bazohet në

raportimet e kontabilitetit të cilat tregojnë për shumat dhe kohën e ndodhjes së këtij fenomeni

aspak të mirë për bankën. Pa marrë parasysh faktet se rrisku valutor është pjesë përbërëse e

rrisqeve të tregjeve monetare–valutore, shumë sisteme bankare përpiqen të gjejnë forma të

ndryshme të mbrojtjes, si, për shembull:

1. Teknika dhe instrumente speciale, të cilat krijojnë parakushte për zvogëlimin e

ndikimit negativ të këtij rrisku në tregun bankar.

2. Teknika dhe metodologji të posaçme, të cilat aplikohen në politikat e faturimit, të

shitjes dhe të blerjes.

3. Aranzhime tregtare dhe të tjera.

Teknikat dhe instrumentet në tregjet financiare kanë të bëjnë me përdorimin e:

o transaksioneve spot (vetëm në atë ditë),

o transaksioneve forẇard (mbulesa në kohë dhe në valutë),

o transaksioneve sẇot (kalimi prej një valute në valuten tjeter) dhe opsioneve valutore.

Teknikat dhe politikat e çmimeve nisen nga adaptueshmëria e çmimeve deri në nivelin e

lejuar (marzhi më i lartë ose më i ulët) me qëllim të eliminimit të riskut valutor. Teknikat e

politikave të shitjes dhe të blerjes nisen nga zvogëlimi i kërkesave (aktivit) dhe rritja e

detyrimeve (pasivit) në valutën e cila pritet të ketë rënie dhe, e kundërta, për valutën e cila pritet

të ketë rritje. Teknikat të cilat bazohen në marrdhëniet tregtare, në radhë të parë kanë të bëjnë me

Page 127: Jeton SHAQIRI

128 | P a g e

transaksionet hexhing (transaksionet e gjata në blerje dhe të shkurtra në shitje). Perveç

opsioneve, këto transaksione perfshijnë edhe kontratat futures si derivate financiare.

Hexhingu në tregjet valutore (devizore) do të thotë mbrojtje nga humbjet të cilat lindin

nën veprimin e riskut valutor.

Ndryshe nga hexhingu, spekullimi do të thotë aprovim i riskut devizor (valutor), me të

vetmin qëllim të arritjes dhe të realizimit të fitimit. Spekulimi mund të kryhet me valutë “të

dobët” dhe me valutë “të fortë”. Parimi i spekulimit me valutë “të dobët” do të thotë: “të shesësh

shtrenjtë dhe të blesh lirë”. Zakonisht në tregje ndodh që valuta “e dobët” shitet në pritje se do të

blihet përsëri në tregun e pagesave të menjëhershme, pas rënies (depreciacionit) ose devalvimit

në nivelin më të ulët në raport me kontratën e mëparshme. Spekulantët, të cilët në këtë mënyrë

blejnë ose shesin valuta, quhen “arinj” (bears). Parimi i spekullimit me valutë “të fortë” d.m.th.

blej lirë, shes shtrenjtë. Kjo arrihet në treg duke blerë valuta “të forta” në pritje që përsëri do të

shitet në tregjet dytësore, pa ngritje, domethënë me rivlerësim mbi nivelin në krahasim me

kontratën e mëparshme.

3.2.5.5 Rrisku i vendit i tregut dhe rrisku operativ

Bankat shpesh ballafaqohen me rriskun e humbjeve në bazë të pozicioneve bilancore dhe

jashtëbilancore, të cilat shfaqen si pasojë e ndryshimeve të çmimeve në tregjet lokale dhe ato

globale. Këto rrisqe janë më të theksuara te aktivitetet që i zhvillojnë bankat në tregjet monetare

dhe financiare (transaksionet e shitblerjeve të instrumenteve të ndryshme të kapitali). Rrisk të

posaçëm për bankat paraqesin transaksionet devizore në tregjet valutore, të cilat jo rrallë kanë

ndryshime dhe luhatje shumë të mëdha, prandaj, dashur pa dashur, rrisin rriskun e tregut. Për

bankat thuhet se janë kreatore të tregut devizor dhe në të njëjtën kohë menaxhuese të mira të

pozicioneve të hapura valutore (devizore), të cilat janë rezultat i mospërfundimit të suksesshëm

të transaksioneve devizore ndërmjet pjesëmarrësve të tregjeve monetare. Pra, lëvizjet e

paplanifikuara në tregjet monetare në të njëjtën kohë janë burime të gjenerimit të riskut të tregut

për shkak të pozicioneve të hapura devizore. Ky rrisk rritet në mënyrë progresive në periudhat e

jostabilitetit të kurseve të këmbimit në tregjet monetare.

Ekspozimi i bankave ndaj riskut të tregut ekziston te tregtimi me letra me vlerë në

këto raste:

1. borxhet nga letrat me vlerë me normë fikse ose variabile të interesit,

2. derivatet në bazë të huave (futures dhe opsionet në bazë të

instrumenteve të borxhit, Sẇap-et mbi normat e interesit, si dhe

Page 128: Jeton SHAQIRI

129 | P a g e

Sẇap-et mbi mjetet monetare ne valuta/deviza te ndryshme (currency sẇaps)),

3. aksionet,

4. derivativet në bazë të aksioneve dhe

5. transaksionet devizore (valutore).

Figura nr 5. Risku i Tregut në Banka

Rrisku i tregut është i vazhdueshem për bankat investive për shkak të specifikave që ato kanë në

tregun bankar. Për t’u kontrolluar ekspozimi i bankës ndaj riskut të tregut është e domosdoshme

që variacioni i vlerës së portofolit konkret në librat e tregtimit të mbetet në kuadër të vlerave

kufizuese. Pra, gjithsesi është e nevojshme të vertetohen limitet në kuptimin e ndjeshmërisë së

portofolit dhe shmangieve të vlerave potenciale, me ç’rast përshtatshmëria kuantitative e

ndjeshmërisë së portofolit paraqet bazën për menaxhimin e riskut të tregut. Në vazhdim do të

paraqesim perfshirjen e riskut të tregut në banka.

3.2.5.6 Rrisku i tregut në banka

Anketë e realizuar nëpër banka për analizën e rrisqeve

Duke pasur parasysh dhe rolin e sektorit bankar të R.Maqedonisë në zhvillimin e

ekonomisë, në fund të vitit 2012 është realizuar nga BPRM-së anketë në të cilën jepet një

përshkrim i rrisqeve kryesore të cilët janë për momentin në sektorin bankar29

, si dhe për pritjet e

rrisqeve të cilat do të paraqiten gjatë vitit 2013. Në anketë janë përshirë pesë llojë të rrisqeve:

29

Në anketë janë të përfshir të gjithë bankat të cilat e përbëjnë sektorin financiar të R.Maqedonisë

Page 129: Jeton SHAQIRI

130 | P a g e

rrisqet makroekonomike ( 1. zhvillimet e brendshme dhe të jashtme), 2. rrisqet nga tregjet

financiare, 3. rrisqet e sektorit bankar, 4. rrisqet e strategjive të brendshme të bankave 5. rrisqet

të cilat paraqiten nga rregulloret dhe mbikqyrja bankare. Bankat e vlersojnë nivelin momental të

pesë grupeve të rrisqeve në interval nga 1 deri në 5( ku me vlersim 1 nënkuptohet ndikimi i ulët

dhe me vlersimin 5 ndikimi i lartë), pritjet e ardhshme paraqiten me vlerësim cilësor në drejtim

të vlersimit të rrisqeve për vitin e ardhshëm(në rritje +1, në rëni -1, të pandryshueme 0).

Rrisqet makroekonomike në vitin 2012 patën rëndësi të madhe. Në bazë të anketës së

realizuar tek bankat egziton një mëdyshje në lidhje me rrisqet që mund të paraqiten në

ekonominë e Republikës së Maqedonisë si rrezultat i ndikimeve dhe pritjeve negative nga jashtë,

nga zvoglimi i kreditimeve nga shumë shtete etj.

Mos realizimi i eksporteve nga kompnitë vendase ka ndikuar në aftësinë kredituese të

kredimarrësve dhe njëherazi ka keqësime ne portofolin kreditor të bankave. Sipas bankave

sektori i ndërtimit po ecën në rrugë të vështira si rrezultat i mos arkëtimeve të klientëve, sektori i

cili do të mundë të ndikojë në likuiditetin e kopmanive dhe në pagesën e detyrimit kreditor. Nga

ana tjetër në dallim me parashikimet e vitit 2011 bankat presin stabilizim të industrisë prodhuese.

Të motivuar nga sinjalet pozitive që rrjedhin nga tendencat e tregjeve botërore për dhe lëvizjen

pozitive të çmimeve të lëndëve të para në industrin metalike dhe industrinë prodhuese do të

ndikojnë dukshëm në problemet e likuiditetit.

Sipas bankave në grupet e rrisqeve të cilat dalin nga zhvillimet e tregjeve financiare

është grupi i faktorëve me ndikim më të ulët me të cilët ndeshet sektori bankar në plotësimin e

anketës. Bankat presin që roli i këtyre rrisqeve të rritet në vitin 2013. Këto rrisqe do të paraqiten

si rezulltat i destabilizimit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë do të kenë

ndikim dhe në sistemin financiar të maqedonisë.

Gjithashtu, bankat duhet të jenë të kujdeshme në raport me rriskun i cili paraqitet në

gjendjen e tregut vendor të kapitalit, në nivelin e ulët të tregtisë, likuiditetin e ulët në tregun e

kapitalit dhe në financimin e ulët të kompanive nga emetimi i letrave me vlerë. Me ndryshimet

ligjore për letrat me vlerë pritet një rritje në likuiditetin e tregut të kapitalit në R.Maqedonisë

dhe rritje së madhësisë të tregtisë.

Vlersimet për rrisqet nga sektori bankar janë rritur deri diku dhe pritjet në dallim me vitin

e mëparshëm nuk kanë ndryshuar si rezultat i stabilitetit të sektorit bankar, konkurencës së

shëndoshë dhe mënyrës më të mirë të menaxhimit të rrisqeve. Mungesa e produkeve të reja

bankare është një rrisk për sektorin bankar por disa banka kanë parashikur përmirësimin e

Page 130: Jeton SHAQIRI

131 | P a g e

kësaj pike dhe planifikojnë sjelljen e produkteve të reja për korporatat dhe familjet, kjo e lidhur

me pagesat elektronike. Konsolidimi i mundshëm i sektorit bankar do të mundësoj ofrimin e

kredive të lira dhe rritjen e efikasitet në sigurimin më të shpejtë të mjeteve financiare.

Sipas disa vështrimeve të bankave si rezultat i strategjive të brendshme në vitet e fundit

kemi një rritje të dukshme të riskut nga këto strategji të cilat pritet që të rriten në vijim. Rrisku

operacional nga bankat është rrisku kryesor si rezultat i largimit të puntorëve dhe shfrytëzimit të

disa shërbimeve të disa shoqërive të cilat ofrojnë shërbime plotësuese për bankat. Për arsye të

mungesës së konkurencës mes kompanive të cilat ofrojnë shërbime plotësuese për bankat,

shpenzimet për këtë kategori do të jenë të larta edhe në periudhën e ardhshme.

Niveli i rrisqeve që paraqiten nga mbikëqyrja dhe rregullimi bankar është i pandryshuar

në raport me vitet e mëparshëme megjithatë duke pasur parasysh ndikimet të cilat praqiten nga

rregulloret bankare nga periudhat e mëparshme, pritet që këto rrisqe të marrin një rëndësi të

veçantë gjatë vitit 2015. Këto rrisqe do të ndikojnë në mënyrë negative në rezultatet financiare.

3.2.6 Analiza e rrisqeve me të cilat punojnë bankat e R.Maqedonisë

Sektori bankar si rrezultat i ndikimeve të fundit në tregjet financiare i paraqitet si

domosdoshmëri që të futet në një proces në të cilën menaxhimi dhe punët teknologjike do të

ndryshojnë për menaxhimin sa me efikas të rrisqeve që do të paraqiten në sektorin bankar.

Prioritet parësor i sektorit bankar është rritja e fitimit. Në kushtet e konkurencës sfida e

menaxhimit të këtij treguesi është sfidë e menaxhimit bankar, për këtë arsye në kushtet e reja të

menaxhimit bankar duhet të ketë një kontroll të plotë të riskut të përgjithshëm që paraqitet në

këtë sektor.

Zhvillimet bashkëkohore dhe mënyra e re për zgjidhjen e problemeve tregtare në bankat

kërkojnë vlerësimin e reziqeve tregtare para se të merren vendime financiare për investime. Në

ekonomine e sotme e cila është e lidhur me tregun global vjen duke u rritur rrisku operacional

dhe rrisku i tregut, si rezultat i këtyre lëvizjeve përfitimet e sektorit bankar në mënyrë graduale

vazhdojnë të zvogëlohen.

Në varësi të preferencës së menaxherëve për rriskun secila bankë do të mundë ta pranoj

deri diku rriskun. Kjo do të ndodhi duke u pozicionuar në dy nivele ekstreme: Përkrahje absolute

të riskut ose përjashtim total të mundësive me rrisk. Niveli i riskut të pranueshëm duhet të jetë i

barabartë me mundësitë e bankave për të marrë përsipër edhe humbjet nga situatat me rrisk të

lartë. Në përgjithësi reziku i lartë që merret sjell edhe përfitime të larta.

Page 131: Jeton SHAQIRI

132 | P a g e

Identifikimi, matja dhe drejtimi i rrisqeve si dhe mundësitë e baraspeshimit midis

përfitimeve dhe riskut janë elementet më të rendësishme të menaxhimit financiar të bankave për

realizimin e qëllimeve për përfitime të larta. Menaxhimi i riskut (rrisk menagament) është një

disiplinë e cila ka në esencë ndjekjen dhe menaxhimin e të gjithë aktiviteteve me rrisk. Ajo

përfshin indentifikimin, monitorimin (monitoring) dhe kontrollin e riskut me qëllim që të :

- personi i cili merrë përsipër rriskun duhet të kuptoj dhe të studjoj mirë rriskun;

- ekspozimi i njësive tregtare me rriskun (rrisk exsposure) duhet të jetë në kornizat e

caktuara nga drejtimi;

- vendimet e sjella të cilat marrin përsipër rriskun duhet të jenë në përputhje me

strategjitë tregtare dhe qëllimet të cilat i ka miratuar drejtimi;

- përfitimet e pritura të jenë adekuate me kompensimin e rikut të marrë;

- vendimet për marrjen e riskut të jenë eksplicite dhe të qarta;

- të zotërohet kapital i mjaftueshëm për të armortizuar rriskun

Menaxhimi i riskut në thelb nuk konsiston në atë për të minimizuar rriskun, por për të

optimizuar përfitimet për rrisqet e marra.

3.2.6.1 Analiza e likuditetit dhe struktura e likuiditetit

Gjatë viti 2011, bankat në Republikën e Maqedonisë e mbajtën likuiditen në nivel të

pranueshëm. Mjetet likuide u paraqitën me ritme të rritjes duke i krahasuar me vitet e

mëparshme që kishin ritme më të ulta. Dallimet pozitive midis kalimit të denarëve dhe valutës në

instrumente likuide financiare mundësojnë që për disa veçori bankat të mundë të investojnë në

mjete likuide në denar. Treguesit për nivelin e likuiditet të sektorti bankar mbetën stabël. Në

tremujorin e fundit të vitit 2011 u ndryshua rregullorja për llogaritjen e normave të likuiditetit,

dhe kaloj në një mbikqyrje të integruar të ndjekjes së askpektit valutor.

Në strukturën e burimeve të financimit filluan; të reduktohen burimet e financimit nga

subjektetet e huaja, të ulen depozitat einstitucioneve financiare dhe rritja e pjesëmarrjes së

burimeve afatgjata të financimit. Kështu u arrit në një reduktim të mospërputhjes së maturimit

midis aktiveve dhe pasiveve sipas maturitetit kontraktual deri në 30 ditë. Në vitin 2011, u rrit

pjesa e mjeteve të reja të financimit të cilin bankat e plasmonin në kreditë për llogari të zvoglimit

të orinetimit në mjete likuide.

Mjetet likuide dhe treguesit e likuiditetit të sistemit bankar në fund të vitit 2011.

Rritja e mjeteve likuide në nivelin e sistemit bankar ka qenë 100.221 milionë denar. Në

bazë vjetore ato u rritën 8.074 milionë denar, në përgjithësi 8,8 %. Në strukturën valutore të

Page 132: Jeton SHAQIRI

133 | P a g e

aktivit lkikuid të bankave, mjetet në denar përfshinin 65,9 %. Në të njëjtën kohë rritja vjetore e

mjeteve likuide i takon rritjes së mjeteve likuide në denar prej 12,5 %. Rritja e mjeteve likuide

në denar u vërejt gjatë fundit të vitit 2011, kur u realizuan më shumë së 90 % nga rritja vjetore e

likuiditetit në denar. Kjo ndodhi si rrezultat i paraqitjes së rrethanave të bankave për plasmimin

e mjeteve në bono të thesarit në katërmujorin e fundit të vitit 2011. Rritja dinamike e normës

vjetore të likuiditetit gjatë vitit 2011 ishte me një intensitet më të ulët në krahasim me vitin 2010.

Futja e kapitalit të huaj në tregun bankar të maqedonisë, përgjithësisht në bankat më të

mëdha fillimisht paraqiti rezultate pozitive në menaxhimin e tyre, në rregullimin e procedurave

kreditore si dhe në kalimin e njohurive të reja të shërbimeve financiare. Bankat me kapital të

huaj pozicionohen mirë në bankën qëndrore dhe në të njëjtën kohë një ndër karakteristikat e

sistemit është edhe norma e lartë e interesit. Paralelisht me pozicionimin e mirë të sistemit

bankar vazhdojnë edhe reformat në segmentet e tjera të sistemit finanicar, duke realizuar më

mirë reformat në sistemin e pagesave (nëpërmjet BPRM-së), refortmat në sistemin e pensioneve,

reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve si dhe zhvillimin e tregut të kapitalit.

Duke pasur parasysh edhe faktin që bankat janë pjesë e një rrjeti të sigurt qëllimi bazë i të

cilave është mënjanimi i rrisqeve që mund të paraqiten. Si rrezultat i zhvillimeve ekonomike do

të mundësohet stabilitet në sistemin financiar të Republikës së Maqedonisë. Rrjetet e tilla të

sigurisë në disa shtete të zhvilluara do të ndihmojnë sistemin financiar për tu mbrojtur nga kriza

e likuiditetit.

Sektori bankar i R.Maqedonisë është sektori më i rëndësishëm në sektorin financiar.

Bankat më të rëndësishme janë:

1. Stopanska Banka SHA Shkup, 2.Banka tregtare SHA Shkup, 3.NLB Tutunska Banka

SHA Shkup,

Banka Stopanska SHA Shkup30

është banka më e madhe në Republikën e Maqedonisë

sipas vlerës së kapitalit të saj dhe shpërndarjes të saj në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në fillim të vitit 2000 Stopanska Banka SHA Shkupë është marrë nga Banka Kombëtare e

Greqisë- si grupacioni bankar më i madh në Europën Juglindore. Pas marrjes nga BKG31

ka rritur

konkurencën e saj nëpërmjet në strukture organizative, rregullimi i portofolit kreditor arrit që të

aplikoj procedurat e standartizuara për miratimin e kreditëve, menaxhimin e rrisqeve të cilët i

mundësuan që të jetë bankë lidere në Republikën e Maqedonisë. Stopanska Banka SHA Shkup

30

Raporti vjetor i Stopanska Banka SHA Shkupë 31

Banka kombëtare e Greqisë

Page 133: Jeton SHAQIRI

134 | P a g e

është në gjendje të realizojë të gjithë operacionet e saj në mënyre elektronike në të gjithë

territorin e maqedonis dhe të siguroj informacion të shpejt në kohë reale, duke ju ofruar

individëve dhe ndërmarjeve një game të gjerë të produkteve bankare.

Banka Tregtare SHA Shkup është një bankë universal. Zhvillon aktivitete në një spektër

të gjerë duke filluar nga grumbullimi i depozitave, miratimi i kredisë për personat fizik dhe

juridik, shërbime në sistemin e pagesave në vend dhe ndërkombëtare deri në aktivitet e karaterit

ndërmjetsues për shitjen ose blerejn e valutave, letrave me vlerë dhe të tjera.

NLB Tutunska banka SHA Shkup është institucion bankar në Republikën e Maqedonisë

me rrezultate të mira nga themelim deri në sot. Kjo bankë është e treta në grupin e bankave sipas

aktivit neto në sektorin bankar të Maqedonisë. Suksesi i kësaj banke i takon implementimit të

standarteve të larta të punës, infrastrukturës moderne të teknologjisë informative, strategjisë së

sukseshme të tregut dhe menaxhimit profesional.

Qëllimi i secilës bankë është mbrojta nga rrisqet të cilat vijnë nga ndikimet e zhvillimeve

ekonomike. Sa i përket menaxhimit të riskut në secilën nga këto tri banka në RM janë përcaktuar

politika afarsite, por secila prej tyre bazohet në metdologjin e cila ju siguron përshtatje të

mjeteve të aktivit dhe sigurimit të burimeve të mjeteve të pasivit.

Objektiv i gjithësecilës është eliminimi i riskut që mund të rezultojë nga keqmenaxhimi i

këtyre pjesëve të rëndësishme.

Stopanska Banka SHA Shkup zbaton një kuadër të qëndrueshëm dhe efikas për

identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe kontrollin e rrisqeve në bazë të një kornize

gjithëpërfshirëse për menaxhimin e rrisqeve të cilat rishikohen rregullisht dhe përshtaten me

llojet e ndryshme të rrisqeve. Kjo bëhet në përputhje me rregulloret e brendshme dhe të jashtme

si dhe mbështetet në praktikat më të mira bankare.

Banka Tregtare SHA Shkup. Realizon një sistem menaxhimi dhe drejtimi të riskut me

qëllim që të mundësoj implementimin e rregulloreve, me avancim të modeleve për indentifikimin,

ndjekjen dhe zgjedhjen e metodave për minimizimin e rrisqeve dhe sjelljen e vendimve cilësore

në kohë për menaxhimin.

Koncepti bashkëkohor i punëve bankare në kushtet e ekonomisë së tregut nuk do të

mundë të mendohet pa një drejtim adekuat të konceptit të riskut si pjesë e rëndësishme.

Menaxhimi i mirë i riskut paraqet një nga parakushtet për një punë të sukseshme të të gjitha

bankave. Strategjitë për marrjen dhe menaxhimin e riskut nga banka Tregtare janë ndërtuar në

Page 134: Jeton SHAQIRI

135 | P a g e

bazë të ligjit për bankat, aktet nënligjore, politika tregtare dhe plani zhvillimor i Bankës

Tregtare.

NLB Tutunska Bank SHA Shkup, aplikon një politikë gjetjeje të rrisqeve në punët

bankare dhe mbajtjen e një sistemit efikas dhe të integruar në menaxhimin e rrisqeve. Në këtë

mënyrë mundëson një menaxhim të mirë të kreditimeve, një nivel të mjaftueshëm të kapitalit dhe

minimizon rrisqet për mosrealizimin e politikës së planifikuar.

Secila bankë ka një struktur organizative për menaxhimin e riskut, të cilat sigurojnë

ndarje efikase të përgjegjësive dhe parandalim të konflikteve dhe interesave në të gjitha nivelet.

Menaxhimi i rrisqeve në secilën nga të tri bankat realizohet me qëllim që të sigurohet një

pasqyrë e rrisqeve kryesore dhe gjetja e mënyrave të menaxhimit të tyre. Përsa i përket

menaxhimit të riskut në Bankën Stropanska SHA Shkup, synohet të bëhet rishikimi i politikës

kreditore dhe rritje e vazhdueshme e procesit të kontrollit të brendshëm që ka të bëjë me matjen,

menaxhimin dhe ndjekjen e riskut të kreditimit.

Politika kreditore e Stopanska Bank ndërtohet në formën në të cilën paraqitet një vlersim i

detajuar për rrisqet kreditore, para se të merret një vendim për kreditimet, për ndryshimin e

limitit kreditor, të miratimit dhe të ndjekjes së ecurive kreditore.

Procesi i vlersimit të rrisqeve për shfrytëzuesit e kreditit për personat fizik dhe juridik,

duhet të standartizohet dhe lehtësohet për shfrytëzimin e një sistemi i cili bënë rankimin

(pikëzimin) e rrisqeve dhe paraqet modelet e vlersimit statistikor. Aplikimi i këtyre procedurave

të cilat bazohen në të dhënat sasiore dhe cilësore, ndihmon në sistematizimin e procesit të

njohjes së riskut dhe rritjes së kontrollit, në aspektin e marrjes së riskut sipas ndarjes specifike të

portofolit. Pas miratimit të kredive, paraqitet procesi në të cilin do të kemi ndjekie të rrisqeve

dhe vlerësohet informacioni për shfrytëzuesit e kredisë.

Klasifikimi i brendshëm i indikatorëve të aftësisë kredituese dhe reagimit kreditor do të

ketë në vetvete edhe një strategji për vëzhgimin e ecurive të kredive.

Në sistemin e menaxhimit të riskut të kredisë të Bankës Tregtare SHA Shkup do të

aplikohen aktivitete, të cilat do të miratojnë politika për menaxhimin e riskut të kreditimit.

Gjithashtu do të ketë procedura për matjen, vlersimin, ndjekien dhe kontrollin e riskut të kredive.

Në kornizë të procesit për menaxhimine e riskut të kredisë do të bëhet ndjekje e proceseve

dhe sistemeve aktuale të:

- Indentifikimit, matjes, ndjekjes dhe kontrollit të riskut të kredisë dhe ndarja e në grupe të

Page 135: Jeton SHAQIRI

136 | P a g e

veçanta të rrisqeve kreditore- Analizës së modeleve të ekspozimit të kredisë sipas kategorive të

riskut- Zbatimit të riskut të vendit në kuadër të riskut të kredisë- Identifikimit të nivelit të riskut të

sistemit të rankimit të brendshëm- Analizës së portofolit të kredisë, si dhe portofoleve

individuale. Sipas kritereve të NLB Tutunska Bank SHA Shkup, administrimi i riskut të kredisë

përfshin dhe analizën e portofolit të kredisë së bankës, në drejtim të diversifikimit sektorial dhe

përqëndrimit të portofolit, analizën dhe vlerësimin e performancës financiare, monitorimit të

devijimit në përmbushjen e detyrimeve në nivelin e depozitave. Drejtimi i rrisut kreditor përfshin

një analizë të portofolit të bankave, analizë dhe vlersim i perfomancës së klientëve në

përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Page 136: Jeton SHAQIRI

137 | P a g e

KAPITULLI IV- ANALIZA E RISKUT TË KREDISË NË BANKAT

TREGTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Hyrje

Në këtë kapitull analizohen problemet e kreditimit, duke qenë se kredia është një nga produktet

më kryesore të bankave tregtare dhe zakonisht më i prekuri nga mosrealizimi. Synimi është të

vihen në dukje arritjet në sistemin bankar në zbatim të Marrëveshjeve të Bazelit dhe të

artikulohen sugjerimet për një përmirësim të mëtejshëm të gjendjes aktuale.

Manaxhimi i riskut e të kredisë paraqet një nga komponentët kryesorë të drejtimit të bankave

tregtare. Manaxhimi i portofolit të kredisë ka në themel parimet që miraton këshilli mbikëqyrës,

parime të cilat zbatohen nga drejtuesit e bankës.

Mbikqyrësit bankarë nëpërmjet rregullores së bankës qëndrore, përcaktojnë kufizime në masën e

kreditimit të një klienti sipas deri në 20 % e kapitalit aksioner. Bankat tregëtare në Maqedoni nuk

kanë kufizime rajonale apo sipas sektorëve por dhënia e kredive përqëndrohet kryesisht në ato

kredi të cilët përmbushim parametrat ekonomikë. Risku i kredisë është zë një vend të

rendësishëm në risqet që ndeshet sistemi bankar i Maqedonisë. Ky risk shfaqet më ndjeshmëm

në sektorin e "ndërmarrjeve energjetike dhe konsumatorëve të tjerë".

Modelet e matjes së riskut të kredisë në bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë.

Manaxhimi i risqeve bankare realizohet duke përdorur metoda sasiore dhe cilësore, ku veçohen

modelet e matjes së riskut të kredisë. Bankat vendore përdorin modelet e brendshme të matjes së

riskut të kredisë. Modelet e brendshme bazohen kryesisht në kuantifikimet statistikore të risqeve

bankare në varësi të llojeve aktiveve, të produkteve bankare madje edhe të klientëve individualë.

Në bazë të këtyre vlerësimeve bankat llogarisin rezikun e kapitalit (rrisk capital) për çdo lloj

aktive, për produkte të caktuara bankare apo klient të caktuar.

4.1 Ҫfarë kuptojmë me risk kredie dhe si monitorohet ai

Me rrisk të kredisë kuptohet pamundësia e kredimarrësit dhe e garantuesit të kredisë ose

e kundërpartisë për aktivet e tjera, për të përmbushur detyrimet ndaj bankës sipas kushteve të

marrëveshjes të lidhur mes tyre32

.

32

Përkufizimi sipas rregullores 52 për administrimin e rriskut të kredisë së Bankës së Shqipërisë.

Page 137: Jeton SHAQIRI

138 | P a g e

Në rast se një numër i caktuar i kredimarrësve nuk janë në gjendje t'i përmbushin

detyrimet e kontraktuara ndaj bankës, atëherë ky veprim i kredimarrësve mund ta sjelli bankën

në një gjendje shumë të palakmueshme financiare. Në rast se kjo gjendje ka tendencë të rritjes në

vazhdimësi, banka do të ballafaqohet me çrregullim të plotë të afarizmit dhe do të arrijë në

pozitë fatale, e cila ka një emër të përbashkët - falimentim i bankës.

Me gjithë ekspansionin shumë të fuqishëm dhe tejet agresiv të punëve inovative bankare

në sektorin e shërbimeve financiare, në mbarim të shekullit të kaluar dhe në dekadën e parë të

këtij shekulli, rrisku i kredisë edhe më tej është shkaktari kryesor i mossolventit të shumë

bankave anekënd botës dhe gjithnjë e më tepër po bëhet çështje thelbësore e ekzistimit të çdo

banke.33

Se sa është i rëndë dhe problematik rrisku i kredisë flet fakti se më shumë se 80% të

falimentimeve bankare sot ndodhin pikërisht për shkak të riskut iniciues të tregut.

Ky fenomen është i pranishëm te çdo bankë, edhe pse për nga vlera (vëllimi i borxheve)

është shumë i ndryshëm dhe dallon prej bankës në bankë, pavarësisht nga pjesëmarrja e llojeve

të ndryshme të kredive, domethënë nga statusi i kredimarrësve. Ekziston rrisku i kredisë nga

personi fizik (consumer rrisk), rrisku i kredisë nga subjekti tregtar (company rrisk) dhe rrisku

nga shteti (vendi), (country rrisk). Përveç këtyre rasteve, rrisku i kredisë duhet vështruar edhe

përmes rënieve të aftësive kreditore të kredikërkuesve, e kjo do të thotë se në këtë mënyrë rriten

gjasat për klientin e bankës që edhe ai të vijë në pozitë të pamundësisë për kthimin e detyrimeve.

Në vendet me tregje të zhvilluara të kapitalit, reagimet në rënien e aftësive kredituese

të klientëve mund të gjenerojnë njërën nga këto forma të veprimit:

• rritjen e normës së interesit me emetimin e borxhit të ri (kredia e re, me normë të re të

interesit);

• rënien e çmimeve të aksioneve të klientëve konkretë,

• rënien e pikëzimit, domethënë të vlerësimit të cilësisë për emetentin e borxhit nga

ana e agjencive të pikëzimit.

Monitorimi i riskut të kredisë mund të bëhet edhe përmes proceduarve klasike bankare, si,

për shembull:

përmes themelimit të sistemit për limite, me të cilin caktohen kufijtë e sipërm të

ngarkesës me borxhe për klientin ose për një grup të tyre të cilët vijnë nga një veprimtari,

vend, regjion ose shtet i caktuar;

33

Greuming van it. And S.Brajovic- Bratanovic: Analyzing and Managing Banking Rrisk, second Edition, The Ŵorld Bank, Mate, Zagreb, faqe 135

Page 138: Jeton SHAQIRI

139 | P a g e

përmes rritjes së pëlqimit minimal të shërbimeve kreditore në bankë (të cilat e

shqyrtojnë kërkesën për kredinë e klientit) për marrjen e përgjegjësisë për rriskun

kreditor;

përmes aplikimit të rregullave për delegimin e fuqisë- autoritetit në nivele të ndryshme

të bankës, me të cilat rregulla në mënyrë shumë të saktë përcaktohen shumat e kredive

që mund të lejohen nga instancat e autorizuara, të cilat më vonë edhe bartin

përgjegjësitë për vendimmarrjet e tyre;

përmes bashkimit të të dhënave për kreditë e papaguara nga klientët e bankës në një

vend, në mënyrë që të pengohet limiti i caktuar i kërkesave me borxhe, që është

posaçërisht e rëndësishme kur klienti mund të kontraktojë angazhime të ndryshme

kreditore te njësitë e ndara të bankës;

përmes respektimit të rregullave për diversifikimin e riskut në të gjithë kredimarrësit.

4.2. Analiza e riskut të kredisë në bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë

Manaxhimi i rriskut të kredisë paraqet njërin ndër elementet kryesore të funksionimit të

shumicës së bankave tregtare. Në menaxhimin e rriskut të kredisë të bankave tregtare ndikojnë

tre faktorë të rëndësishëm:34

a) Profili i klientit ( kujt i pasohen mjetet bankare)

b) Produktet bankare, respektivisht shërbimet bankare me të cilat duhet qeverisur

c) Manaxhimi i rriskut të likuiditetit për shkak të afateve të produkteve, respektivisht të

shërbimeve bankare.

4.2.1 Manaxhimi i portfolit të kredisë

Mbikqyrësit bankarë, rëndësi të veçantë i kushtojnë parimeve të miratuara nga ana e

këshillit mbikqyrës, zbatimin e të cilit e realizon drejtoria e bankës. Nga ana e bankave tregtare

kërkohet të ketë sistem të shëndoshë për qeverisjen me rriskun kreditor. Një ndër aktivitetet

kreditore bankare është qeverisja me portofolin kreditor të bankës.

Elementet të cilat e përbëjnë bazën e krijimit të një politike të shëndoshë kreditore janë:

34

Hennie van Greuning, Sonja Brajovic Brantovic: Analiza i upravlanje bankom rizicima Mate, zagrebska skola

ekonomija i managementa, 2006, fq 135

Page 139: Jeton SHAQIRI

140 | P a g e

Kufizimi i dhënies të kredive: Shprehet në raport me shumën e depozitave, kapitalit apo

aktiveve të përgjithshme. Në përcaktimin e këtij kufizimi ndikojnë kërkesat për kredi,

ndryshueshmëria e depozitave dhe risku kredisë.

Kufizimi rajonal- Nëse bankat tregtare nuk e kuptojnë të drejtën e shumëllojshmërisë së

tregjeve atëherë kanë probleme serioze me kërkesat e dyshimta dhe të kontesueshme. Aplikimi i

sistemit të kufizimit rajonal mund të ketë pasoja në aspektin e zhvillimit ekonomik e sidomos në

ekonomitë e pazhvilluara. Sidoqoftë, sektori i qeverisë në bankë duhet ti respektojë kufizimet

rajonale me rastin e investimeve të kredive bankare.

Koncentrimi kreditor- Ky koncentrim apo kufizim kreditor zakonisht ka të bëjë me

lejimin maksimal për tju ekspozuar riskut potencial ndaj një klienti bankar, personave të afërm,

ndaj një sektori ekonomik. Kjo është me rëndësi sidomos për bankat e vogla të cilat janë të

orientuara dhe të specializuara për aktivitete në rajone të caktuara. Politika bankare në anën tjetër

vazhdimisht bën kufizimin kreditor dhe koncentrimin të kredisë bankare.

Kufzimi sipas llojeve të kredisë,-Llojet e kredisë, Afatet e kthimit të kredisë, Çmimi i

kredisë, Autorizimet për dhënien e kredisë, Proceset e lejimit të kredisë, Raporti i vlerës së

kredisë dhe instrumentet të sigurimit të kredisë, Raportet financiare, Zvogëlimi i vlerës së kredis,

Arkëtimi i kredisë, Shënimet financiare

Manaxhimi i portofolit të kredisë nënkupton në radhë të parë koncentrimin e riskut

përmes mekanizmave të diversifikimit. Pra, portofoli i kredisë në bankën tregtare përbëhet nga

disa kredi dhe nga diversifikimi i këtij portofoli del një konluzioni se rrisku i përgjithshëm i

portofolit është më i vogël se shuma e rrisqeve individuale të tyre. Analiza sasiore shërben për të

sqaruar këtë diversifikim. Thuajse çdo bankë i bën këto analiza të nevojshme. Duke u bazuar në

këto analiza qeverisëse me portofolin kreditor.

Elementet e manaxhimit të portofolit të kredisë të cilët përbëjnë bazën e krijimit të një

politike të shëndoshë kreditore janë po ato elemente të cilët janë pjesë përbërëse e politikës

kreditore të secilës bankë veçmas dhe të procesit të kontrrollit të dhënieve të kredive.

Sa për ilustrim të përmendim se bankat tona përshembull parashohin kufizime të së

drejtës të financimit të një klienti sipas rregullores së bankës qëndrore që është 20 % e kapitalit

aksioner. Është karakteristike se bankat tregtare në Maqedoni nuk kanë kufizime rajonale apo

sipas sektorëve por dhënia e kredive përqëndrohet kryesishtë në ato kredi të cilët përmbushim

parametrat ekonomik.

Page 140: Jeton SHAQIRI

141 | P a g e

Një aspekt tjetër të veçant paraqet edhe rëndësia dhe kualiteti i portofolit kreditor të një

banke të caktuar tregtare. Varësisht nga kualiteti i portofolit kreditor aplikohet edhe strategjia e

duhur për qeverisjen e tyre.

Në Maqedoni, kreditë të cillat janë me ekspozim të lartë kreditor, kreditë e

ristrukturuara, kreditë me vonesa në pagesë, kreditë me cilësi nën standart dhe kreditë e

dyshimta u nënshtrohen revizionit të brendshëm të portofolit. Në të gjitha rastet, revizioni i

kredive përfshin gjithashtu edhe dokumentacionin përkatës të detyrimeve ndaj kredimarrjes,

analizat mbi prespektivën tregtare të tij, rishikimin e instrumenteve të sigurimit të kthimit të

kredisë etj. Përmes revizionit specifikohen shumë elemente përmbajtësore të portofolit kreditor.

Pra kontrolli i portofolit kreditor mundëson krijimin e një vlersimi të drejtë të spektirit të

kreditimit bankar.

Rrisku i kredisë është më i përfshirë në rrisqet në të cilat ndeshet sistemi bankar i

Maqedonisë. Struktura e ekspozimit të riskut të kredisë në sistemin bankar është e përfshirë më

shumë nga pjesmarrja e sektorit "ndërmarrjeve energjetike dhe konsumatorëve të tjerë" sipas

strukturës së monedhës. Strukturë të tillë e ekspozimit ndaj riskut të kreditit është e theksuar në

punët e bankave, në këtë drejtim konkurenca e dobët e brendshme është e varur mbi zhvillimet në

nivelin global dhe rajonal.

Pjesa e madhe e kredive në valutë në komponent të përgjithshëm të kredive të çon në

ekspozime të konsiderueshme të bankave ndaj riskut të tërthortë të kreditit, realizimi i të cilit

është i mundur vetëm në kushtet e zhvlerësimit të normës së vlerës kundrejt euros dhe / ose të

ndryshojë regjimin e tanishëm të këmbimit de facto kurset fikse. Gjithashtu, shumica e natyrës së

mbështetjes së kredisë afatgjatë rrit ndjeshmërinë e huamarrësve ndaj ndryshimeve në normat e

interesit, i cili është një tjetër burim i ekspozimit të bankave ndaj riskut të tërthortë të kredisë

(për kreditë me normë interesi të ndryshueshme dhe të rregullueshme). Nivelet relativisht të larta

të ekspozimit të rezervave të kredisë zbusin ekspozimin e sistemit bankar ndaj riskut të kredisë.

4.2.2 Modelet e matjes së riskut të kredisë në bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë

Prirje aktuale të ndryshme në manaxhimin e risqet të kredisëe në Republikën e Maqedonisë

Në funksionin të vendosjes të një sistemi të mirfilltë manaximi të risqeve të kredisë në tregun

bankar në Maqedoni, Autoriteti Bankar dhe i Mbikqyrjes i Republikës së Maqedonisë përcakton

standarde për manaxhimin e riskut të kredisë. Ky autoritet vlerëson menaxhimin e riskut të

Page 141: Jeton SHAQIRI

142 | P a g e

kredisë me çështje sistematike dhe plotëson rregullat e klasifikimit të aktiveve të bankës dhe

rezervat nga humbjet e kredisë. Ai pranon që secila bankë mund të ketë sistem dhe politika të

ndryshme për menaxhimin e riskut të kredisë.

Pozicionet kryesore në vlerësimin detaj të portofolit të kredisë:

Kreditë për klientët, kur totali i këtyre kredive nuk kalon 5% të shumës së kapitalit të bankës,

Kreditë e aksionerëve dhe të personave të lidhur me bankën,

Kreditë te të cilat është bërë rivlerësimi (në nivelin e interesit apo kushteve të pagesës) apo te të cilat janë

bërë ndryshime në kushtet e shfrytëzimit në krahasim me kohën e lëvrimit të kredisë,

Kreditë te të cilat kredimarrësit kanë vonesa në pagesën e interesit ose kryegjësë për më tepër se 30 ditë,

zakonisht janë kreditë te të cilat është bërë rivlerësimi i interesit dhe i kryegjësë, ose është shtyrë në

tërësi pagesa e interesit.

Kreditë të cilat, sipas standardeve ndërkombëtare, janë klasifikuar si kredi nënstandarde, të dyshimta dhe

si kredi të humbura.

Në Maqedoni, manaxhimi i rrisqeve bankare, është sasior dhe cilësor edhe në tregun

bankar. Ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të botës ai realizohet nëpërmjet shfrytëzimit të

metodave të ndryshme ku vlen të përmendim modelet e matjes së riskut të kredisë.

Përcaktimi i VAR ( value at rrisk) që ka të bëjë me përllogaritjen e nivelit adekuat të

kapitalit bankar, përcaktimin e kapitalit me rrisk dhe lartësinë e tij ( capital at rrisk – CAR)

paraqesin bazën themelore të matjes së riskut të kredisë. Këto koncepte kryesore të matjes së

riskut të kredisë përdoren në shumicën e bankave të vendeve të ndryshme.

Bankat tregtare me kapital të huaj që ushtrojnë veprimatrinë e tyre në Maqedoni modelet

e matjes së riskut të kredisë i bëjnë në qendrat e tyre jashtë Republikës së Maqedonisë dhe nuk

disponohen me shënimet e duhura për të vlerësuar matjen e riskut të kredisë.

Në këtë rast është e rëndësishme të përmendet se banakt tregtare me kapital venadas

ende nuk kanë krijuar një mekanizëm adekuat për të filluar matjen e riskut të kredisë duke u

bazuar sëpaku në këto dy koncepte kryesore.

Modeli i Matricës Credis mat rriskun kreditor për disa instrumente të portofolit kreditor.

Meqënëse esensa e këtij modeli është e ndërlidhur me ndryshimet e pikëzimit të portofolit

kreditor nga ndonjë agjenci e specializuar për vlersimin e pikëzimit, atëherë ky model nuk është i

aplikueshëm në bankat vendore. Bankat me kapital të huaj të Maqedonisë aplikojnë këtë model

por aplikueshmëria e tij ndërlidhet me renditjen kreditore e cila vlen për bankën në përgjithsi

apo për menaxhimin e tyre në qendrat jashtë Maqedonisë.

Page 142: Jeton SHAQIRI

143 | P a g e

Bankat vendore përdorin modelet e brendshme të matjes së riskut të kredisë. Modelet e

brendshme kryesisht janë të bazuara në treguesit statistikore të rrisqeve bankare varësisht nga

tipet e aktiveve, produkteve bankare madje edhe të klientëve individualë. Në bazë të këtyre

vlerësimeve bankat llogarisin rezikun e kapitalit (rrisk capital) për çdo lloj aktivi, për produkte

të caktuara bankare apo klient të caktuar.

Megjithese këto modele përdoren në shumë banka, ato nuk japin rezultate të kënaqëshme,

ngaqë këto modele shfrytëzojnë variablat dhe korelacionet të cilat përllogariten në baza serike

nga periudhat e mëhershme.

Bankat tregtare në Maqedoni, ato vendase dhe ato të huaja gjatë zhvillimit të

veprimtarisë bankare, gjithnjë e më tepër po kërkojnë parametra të rinj të cilët i tregojnë me

mirë hyrjet bankare të korigjuara me rriskun, pra duke mos i përdorur metodat tradicionale të

matjes së përfitimeve siç janë norma ROA ( të hyrat në raport me aktivet e bankës) dhe ROE ( të

hyrat në raport me kapitalin aksionar).

4.2.3 Trende aktuale të ndryshme në aspektin e manaxhimit të risqeve të kredisë në

Republikën e Maqedonisë

Në funksionin të vendosjes të një sistemi të mirfilltë manaxhues për sa i përket risqeve

kreditore në tregun bankar në Maqedoni, Autoriteti bankar dhe i Mbikqyrjes i Republikës së

Maqedonisë përcakton standarte për menaxhimin e riskut të kredisë.

Ky autoritet vlerëson menaxhimin e riskut të kredisë me çështje sistematike dhe plotëson

rregullat e klasifikimit të mjeteve të bankës dhe rezervat nga humbjet e huasë.

Ai pranon që secila bankë mund të ketë sistem dhe politika të ndryshme për menaxhimin

e riskut të kredisë.

Standartet e manaxhimit të riskut të kredisë. Në bazë të standarteve të miratuara të

menaxhimit apo të qeverisjes me rriskun kreditor, secila bankë duhet të ketë një strukturë të

menaxhimit apo të qeverisjes me rriskun kreditor, secila bankë duhet të ketë një strukturë

organizimi me sistem të menaxhimit të riskut të cilat janë të afta të indentifikojnë, masin,

monitorojnë dhe kontrollojnë rriskun në të gjitha veprimet bankare. Ekspozimet që matin

rreziqet kreditore përfshijnë kreditë, paradheniet, strukturat e mbitërheqjes (overdraftet), letrat

me vlerë, llogaritë depozitare në bankat e tjera, kreditë e dhëna bankave të tjera, llogaritë e

përkohshme, garancitë, letrat kreditore, kontratat e ndryshme si dhe trasaksionet e ngjashme ku

borxhliu/ekspozimi i palës së kundërt ka apo mund të ketë një detyrim të mundshëm direkt ndaj

bankës.

Page 143: Jeton SHAQIRI

144 | P a g e

Përmes këshillit përcaktohen:

a) Standartet organizative dhe administrative.

b) Politikat dhe procedurat e menaxhimit të riskut të kredisë.

a) Standartet organizative dhe administrative.

1- Roli dhe përgjegjësit e bordit të drejtorëve, Përgjegjësit e nëpunësve dhe

menaxherëve.

2- Komiteti i kredive, Sistemet informative të kredive, Departamenti për shpëtimin e

kredive problematike, Departamenti i kredive.

3-

b) Politikat dhe procedurat e menaxhimit të riskut të kredisë

1- Politika e kredive duke përfshirë elementet e politkës kreditore.

2- Procesi i huadhënies, Dokumentacioni i kredive dhe, Standartet për shqyrtim të

brendshëm dhe sitemet e klasifikimit.

a1) Roli dhe përgjegjësit e bordit të drejtorëve. Bordi i drejtorëve konsiderohet përgjegjës

për organizimin dhe mbikqyrjen e përgjithshëm të funksionit të kredive duke formuluar politikën

kreditore, duke përkufizuar rrisqet e pranueshme dhe të papranueshme për bankën, duke krijuar

autoritetin për dhënien e kredive dhe limiteve për zyrtatët e bankave, duke vlersuar kushtet e

kredisë dhe monitorimin e vazhdueshëm të kredive problematike me ekspozim të madh që mund

ti sjell bankës ndonjë rrisk të mundshëm.

a2) Kërkohet që personeli përgjegjës për portfolion kreditor të jetë i kualifikuar, i

arsimuar dhe i përgjegjshëm për implementimin e politikave kreditore. Menaxhimi i lartë kërkon

të indetifikojë, të masë dhe të menaxhojë rriskun e portofolit, të lejojë kredi të reja për rishikimin

e afateve të kthimi të kredisë në përputhje me rregullat e BPRM-së për implemtimin e politikave

të huadhënies.

a3) Aktiviteti kreditor organizohet nëpërmjet Komitetit të kredive i cili është në nivel të

bordit apo të menaxhmentit bankar i përbër nga përgjegjësit më të lartë kreditor.

Detyrat e tij janë; aprovimi apo refuzimi i kredive brenda limiteve të caktuara, rishyrtimi

i raporteve të aktiviteteve të kredive të reja, rishikimi i afateve të kthimit të kredisë, rishikimi i

kolateralit, rishikimi i kredive të vonuara dhe ekspozimet problematike etj.

a4) Bankat duhet të kenë një sistem të duhur informativ për kreditë në mënyrë që të

monitorojnë dhe të kontrrollojnë si duhet rrisqet kreditore.

Page 144: Jeton SHAQIRI

145 | P a g e

Sistemi informativ duhet të sigurojë informacionin në lidhje me portofolion kreditor që

është i nevojshëm për menaxhimin e bankës për të marrë vendimet e matura dhe të nevojshme.

Sistemi iformativ i kredisë duhet të arrijë këto objektiva kryesore: të sigurojë një sistem

objektiv për regjistrimin dhe grumbullimin e informatave mbi portofolin kreditor, të ndihmojë

menaxhimin dhe bordin në indetifikimin, monitorimin, matjen dhe kontrollin e rrisqeve në

portfol dhe të ndihmojë në përpilimin e raportve bankare. Raportet bankare duhet të përmbajnë:

1) Raportin e mbitërhqjes

2) Raportin e kredive të vonuara dhe të pa arkëtuara

3) Raporti mbi linjat kreditore

4) Raportin e historisë së kredisë

5) Ekspozimet kreditore dhe personat e mbrendshëm apo të lidhur

6) Raportin e përbërjes së portofolit

7) Raprtin e shpërndarjes së ekspozimit kreditor

a5) Deprtamenti për shpëtimin e kredive problematike është përgjegjës për zgjedhjen e

kredive problematike në rastin kur procedurat e arkëtimit të tyre janë të pasuksesshme.

Departamenti duhet të zhvillojë një strategji autonome për të mundësuar realizimin e pagesës së

kredisë, ristrukturimin e afateve kreditore, shfrytëzimin e kolateralit kreditor madje dhe atij

shtesë, ripagimin e kredive të shlyera më parë etj.

a6) Departamenti i kredive mbledh, analizon informatat mbi kredimarrësin.

Themelimi i një politike kreditore është bazë për një menaxhim të sigurtë të portofolit

kreditor. Bordi i kredive siguron tri objektiva kryesore: të jap kredi në bazë të sigurt, të investojë

në fondet e bankës për përfitimin e të aksionerëve dhe mbrojtje të depozituese, tu shërbejë

nevojave ligjore kreditore të komunitetit në të cilin banka është e vendosur. Mbikqyrësit e

BPRM-së vlersojnë politikën kreditore të bankës.

Elementet e një politike kreditore janë:

o deklaratat e misionit;

o përcaktimi i ekspozimeve kreditore të pranaueshme dhe të papranueshme;

o kufizimet në totalin e aktiveve të ekspozimin e kredive;

o kombinimi i portofolit të dëshiruar; distrubimi i afatit të shpërnarjes së kredisë.

Procesi i huadhënies konsideron elemente esenciale në procedurat e përgjithshme

kreditore që janë:

o aplikimi për kredinë,

Page 145: Jeton SHAQIRI

146 | P a g e

o shqyrtimi dhe analiza e aplikimit,

o miratimi apo mos miratimi i kredive,

o distribuimi i mjeteve dhe krijimi i regjistit të kredisë

Secila bankë duhet të posedojë standardet për shyrtimin e brendshëm edhe sisteme të klasifikimit

të riskut në ekspozimet bankare.

4.2.4 Teknikat e matjes së riskut të kredisë

Teknikat e matjes së riskut të kredisë35

4.2.4.1 Norma mesatere e Kreditimit

Vlerësimi mesatar i kredive (Average credit rating) është teknika më e thjeshtë dhe e

zakonshme e përdorur për matjen e riskut të kredisë në një portofol. Është ndoshta dhe metoda

më e pasaktë. Kjo teknikë është një matës i thjeshtë i mesatares së riskut të kredisë të të gjithë

aktiveve individuale në një portofol.

Problemi i parë i hasur në këtë metodë është ajo që të gjithë pjesëmarrësit përdorin një

shkallë e cila është shumë e thjeshtë kur llogarisin mesataren dhe problemi i dytë është që kjo

metodë injoron përfitimin e njohur universalisht nga diversifikimi i portofolit. Problemi i tretë

është që nuk është një matës i riskut, rrisku është një tregues i pasigurisë (si p.sh devijimi

standart) ndërsa mesatarja e çdo vlere është një matës i tendencës së përqëndrimit, një matës i

asaj çfarë pritet dhe jo një matës i asaj sesa gabim mund të jesh.

Shumë përdorues përdorin një shkallë lineare kur llogarisin klasifikimin mesatar të

portofolit të kredisë, kështu një vlerësimi të caktuar AAA i jepet një nivel i caktuar pikësh në

këtë rast 1, AA+ i jepet 2 pikë, AA 3 , AA 4, A+ 5 dhe kështu në vazhdim. Klasifikimi i kredisë

së portofolit përcaktohet nga ponderimi i pikëve të secilit grup me peshën e secilit.

35

“ColonialFirstState Global Asset Management”/ “Measuring credit portfolio rrisk”

Page 146: Jeton SHAQIRI

147 | P a g e

Tabela. 18. Tërsia e klasifimimeve sipas Moody’s

Intepretimi

Moody’s

Afatgjatë Afatshkurtër

Klasimikimi i shkallës të investimeve Klasifikimi Klasifikimi

Kualiteti më i lartë kreditor Aaa

p-1

Kualiteti më i lartë kreditor

Aa1

Aa 2

Aa 3

Kapacitet i fuqishëm pagese A1

p-2

A2

A3

Kapaciteti adekuat i pagesës Baa1

P-3

Baa2

Klasifikimi i fundit i shkallës së investimit Baa3

Klasifikimi i shkallës spekulative

Spekulative Ba1

Not prime

Zhvillim i riskutriskut të kredisë Ba2

Për shkak të ndryshimeve ekonomike Ba3

Spekulim i Lartë B1

Not prime

Rrisku kredisë prezent B2

Me margjinë të kufuzuar sigurie B3

Rrisku i lartë mospagesë Caa1

Kapacitet i varur nga kushtet Caa2

E pandërprera favorizuese Caa3

Mos pagesë

Ca, C Megjithatë , prespektivë e kthimi të pjeshëm

Klasifikimi i kredisë shënon një probabilitet të caktuar moskthimi. Probabiliteti i

moskthimit, PD, mat probabilitetin që një klient i caktuar nuk do të kthejë këstët e kredisë në 12

muajt e ardhshëm. Tabela në vazhdim tregon probabilitetin e akumuluar të dështimit të kredisë

Page 147: Jeton SHAQIRI

148 | P a g e

për disa grupe bazuar në të dhënat historike të Moody’s.

Tabela 19. Probabiliteti i akumuluar moskthimit të kredisë për disa grupe bazuar

në të dhënat historike të Moody

Moody's Rating Probabiliteti i akumuluar i moskthimit në 10 vjet

AAA 0.60%

AA 0.78%

A 1.24%

BAA 3.63%

BA 27.39%

B 50.42%

Shembull:

Vlerësimi Pesha

AAA 30%

AA 10%

A 20%

BBB 30%

BB 10%

Duke përdorur shkallën lineare portofoli i mësipërm do të kishte një vlerësim të

ponderuar mesatar (average rating) “A” por duke përdorur një shkallë më realiste vlerësimi

mesatar do të ishte BBB-. Në këtë mënyrë duke njohur klasën e vlerësimit llogaritet probabiliteti

i dështimit bazuar në të dhënat historike.

4.1.4.2 Periudha e zgjatjes së kredisë (Credit duration)

Periudha e zgjatjes së kredisë është një komponent tjetër i riskut të kredisë, i cili jep një

matës të asaj se sa shumë një portofol mund të humbas nëse shpërndarja e kredisë do të ishte e

gjerë me bazë pikësh. Është matematikisht e lidhur ndër të tjera, me kohën e ekspozimit. Kështu

për një portofol me kohëzgjatje 4 do të pritet një humbje 4% nëse shpërndarja e kredisë do të

ishte e gjerë me 1%, dhe një kohëzgjatje prej 2 do të tregonte që një portofol do të priste një

humbje prej 2% të tij nëse zgjerimi do të ishte 1%. Kohëzgjatja siç aplikohet zakonisht supozon

që të gjitha aktivet pavarësisht karakteristikave të tyre si: klasifikimit, termave të maturitetit,

Page 148: Jeton SHAQIRI

149 | P a g e

monedhës, vendit, industrisë, llojit të aktiveve financiare kanë një spred kredie që zgjerohet me

të njëjtën shumë. Kohëzgjatje është një matës i riskut të tregut dhe jo i humbjes së kredisë dhe

lëvizjes së riskut.

4.1.4.3 Varianca

( Tracking Error36

)

Shqyrton luhatshmërinë e kthimeve si një matës rrisku. Tracking error mund të matet

mbas ndodhjes së ngjarjes ose përpara ndodhjes së ngjarjes. Matja mbas ngjarjes (Ex-post)

përdor luhatshmërinë aktuale të kthimeve aktive të portofolit 37

. Në këtë mënyrë ky matës

llogarit çfarë pjese e tejkalimit nuk është ajo çfarë rrisku ekzistues është ose do të jetë. Matja e

tracking error para ndodhjes së ngjarjes (ex-ante) kërkon modelim të portofolit për të vlerësuar

devijimet e ardhshme të tejkalimit të kthimeve të portofolit bazuar në të dhënat historike.

Supozimi bazë që rrisku i portofolit përkufizohet si devijimi i tejkalimeve të kthimeve të

portofolit ka dy dobësi kryesore:

• së pari kjo teknikë është e ndërmjetme midis strategjive që ulin rriskun total dhe

strategjive që rrisin rriskun total gjatë drejtimit të portofolit nëse varianca nga standarti është e

njëjtë.

• së dyti ajo supozon që volatiliteti është matësi i plotë dhe i duhur i riskut, duke

supozuar një shpërndarje normale të portofolit. Fakti që kthimet e obligacioneve nuk janë të

shpërndara sipas shpërndarjes normale nënkupton që duhet parë më thellë shpërndarjes38

.

Pjesa më e rëndësishme nga këndvështrimi i drejtimit të riskut është aspekti negativ dhe

përfundimi i shpërndarjes. Një portofol mund të jetë ndërtuar për të patur volatilitete të vogla

por një rrisk (tail rrisk) të madh dhe kjo teknikë nuk mund ta identifikojë këtë rrisk.

36

Tracking error: Një matës se sa ngushtë një portofol pritet të arrijë standardin. Matematikisht është devijimi

standard i kalimit të kthimeve të portofolit mbi indeksin 37

Tejkalimin e kthimeve të portofolit të kredisë mbi kthimet e përcaktuara si standarde 38

Kthimet e obligacioneve nuk ndjekin modelin e shpërndarjes normale ashtu si kthimet e kapitalit, duke qënë se

rritja është e kufizuar ndërsa rënia është 100 %.

Page 149: Jeton SHAQIRI

150 | P a g e

4.1.4.4 Matja e vlerës në rrisk

(Credit Tail Rrisk39

)

Ekzistojnë një numër i madh teknikash të vlefshme për vlerësimin e Credit tail rrisk

(VAR40

) duke përfshirë simulimin Monte Carlo dhe teorinë e vlerave ekstreme. Për më tepër janë

një sërë mjetesh të vlefshme për të modeluar rriskun e kredisë së portofolit duke përfshirë,

MKMV's Portfolio Manager, CreditMetrics, Credit Suisse’s CreditRrisk+ dhe Algorithmics

Portfolio Credit Rrisk Management. Të gjitha këto mjete lejojnë ndërtimin e shpërndarjes së

humbjeve të portofolit dhe më tej llogaritjen e varietetit të tail rrisk. Ndërtimi i modeleve bëhet

duke u bazuar në supozime të ndryshme duke kuptuar me kujdes këto supozime dhe ndikimet që

mund të kenë në njëra tjetrën.

Shumë matës të tail rrisk llogarisin një vlerë në rrisk (VAR). Kjo tregon që me një

probabilitet të dhënë në një kohë të caktuar sa do të jetë humbja maksimale që presim si rezultat

i humbjeve nga kredia. Kështu në një vit me probabilitet 99.5 (devijim standart 3) humbja me

një vlerë të caktuar X na tregon që në 995 nga çdo 1000 vjet do të presim të humbasim më pak

se vlera X, megjithatë nuk na tregon për formën e shpërndarjes rreth kësaj pike. P.sh nëse në 5

vite ku mund të presim të humbasim më shumë se X sa më shumë do të humbasim?

Një kritikë e zakonshme ndaj kësaj metode është se VAR nuk zvogëlohet në rastin e

diversifikimit, e ilustruar në shembullin në vijim:

Tabela 20. Matja e vlerës në risk

Probabiliteti A (Vlera) B(Vlera) Portofoli A+B

1 0.03 70 100 170

2 0.02 90 100 190

3 0.03 100 70 170

4 0.02 100 90 190

5 0.9 100 100 200

39

Tail Rrisk: Rrisku i një ngjarje ekstreme negative 40

VaR: Value at Rrisk (VaR)mat humbjen e mundshme maksimale në në jgrup instrumentesh financiar brenda një

periudhe kohe me një vlerë probabiliteti të dhënë.

Page 150: Jeton SHAQIRI

151 | P a g e

Këto rrisqe janë: Rrisku i likudite, Rrisku i kryerjes së pagesave , Rrisku i kreditit , Rrisku i

normave të interesit, Rrisku valutoro-devizor, Rrisku i vendit të tregut dhe rrisku operativ ,

Anketa e realizuar nëpër banka për analizën e rrisqeve (i kemi analizuar më lartë)

Tabela Nr. 21 Fitim-Humbja

Probabiliteti A (Vlera) B(Vlera) Portofoli A+B

1 0.03 -28.9 1.1 -27.9

2 0.02 -8.9 1.1 -7.8

3 0.03 1.1 -28.9 -27.8

4 0.02 1.1 -8.9 -7.8

5 0.9 1.1 1.1 2.2

Në këtë shembull 95% VAR për obligacionin A është 8.9 dhe 95% VAR për

obligacionin B është 27.8. VAR për portofolin në këtë shembull është më e madhe se shuma e

VAR për secilin portofol. Një matës më i mirë i kësaj metode është vlera e kushtëzuar në rrisk

(Conditional Value at Rrisk) i cili është një matës i tail dhe përpiqet të përshkruajë formën e

shpërndarjes sesa vendosjen e vlerës në një pikë të vetme. Një matës i unifikuar i tail rrisk sipas

kësaj metode shprehet: CVaRq = VaRq + E(X - VaRq|X > VaRq)

Ku VaR është vlera në rrisk me propabilitetin q për qind. Tail mund të raportohet në

bazë me pikë dhe do të lejonte llogaritjen e kthimit të axhustuar të riskut. Vlera e besueshme e

VaR është një vlerë në përqindje në shpërndarjen e portofolit.

Sugjerohet që një tail me besim 20% një vit është një standard tregu i duhur për matjen e

riskut të kredisë për dy arsye:

- është një statistikë më e përshtatshme duke qënë se shumica e kredive me normë fikse

jepen me një afat 3-5 vjet, ndërsa metoda e parë e tail rrisk mat se çfarë mund të ndodh

një herë në pesë vjet.

- Bën më shumë sesa vetëm matjen e ngjarjeve ekstreme, vlerëson shpërndarjen duke

nxjerrë në pah humbjet e papritura karakteristike të shpërndarjes.

Është me rëndësi të veçantë të potencohet se ekzistimi dhe respektimi i procedurave të cekura

më lart në bankë, para se ajo të lejojë çfarëdo forme të kreditimit, nuk e zgjidh çështjen e

mënyrës së matjes së riskut të kredisë i cili gjithmonë është i pranishëm te vendimmarrjet për

dhënien e kredive. Për këtë ekzistojnë disa arsye:

Së pari, se sa do të jetë shuma e kredisë së papaguar në momentin kur klienti

Page 151: Jeton SHAQIRI

152 | P a g e

(kredimarrësi) nuk është në gjendje të bëjë pagesën e rregullt të kredisë, nuk është paraprakisht

informacion i njohur. Për shembull, te kreditë për llogari rrjedhëse (overdraft) iniciativa është në

anën e klientit, a do dhe cilën shumë të kredisë do ta shfrytëzojë në kuadër të limitit të lejuar.

Së dyti, vetëm te linjat kreditore që kanë plan amortizues, shuma e kredisë së papaguar

buron nga kontrata. Pra, vetëm te këto kredi, domethënë te këto linja kreditore, është e sigurt

shuma e humbjeve potenciale për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga kredimarrësi, pra

nga klienti i bankës.

Nga ndërlidhja e cilësisë dhe sasisë të riskut rrjedh se matja e cilësisë të riskut të kredisë

shpie drejt rritjes të gjasave se klienti nuk do të mund të bëjë rregullisht dhe me kohë pagesën e

kredive të marra. Pengesat që shfaqen në rritjen e riskut të kredisë kundrejt rrisqeve të tjera me

të cilat ballafaqohet banka burojnë nga:

nevojat e përfshirjeve për matjen e gjasave për arkëtimin e borxheve në rast se klienti

vjen në situatë që nuk është në gjendje të bëjë shlyerjen e borxheve të veta ndaj bankës,

mosnjohja e masave që kanë ndikuar në akëtimin e kërkesave të klientëve të cilët kanë

arritur në situatë që nuk munden të bëjnë shlyerjen e borxheve.

Qëllimi i vlerësimit (i auditimit) të cilësisë së portofolit kreditor të bankës si proces, në

të vërtetë është vlerësimi i gjasave që kreditë e trajtuara nuk do të jenë të papaguara. Gjithashtu

në bankë me kujdes të shtuar vëzhgohet se a është klasifikimi i kredive sipas rrisqeve të

mospagesës së duhur apo jo. Gjatë këtij procesi mund të vëzhgohet dhe të shqyrtohet cilësia e

penglënies, si dhe aftësia e kredimarrësit që me tregun e tij të krijojë të hyra të mjaftueshme të

mjeteve likuide me të cilat do ta paguante borxhin.

Kur shtrohet pyetja se a përfshihet dhe sa përfshihet portofoli kreditor gjatë vlerësimit të

cilësisë së atij portofoli, praktikat e tregut bankar imponojnë standarde të caktuara. Është

normale që vlerësimi i portofolit kreditor t'i përfshijë kreditë e zgjedhura sipas mostrave të rastit,

kështu që në këtë vlerësim përfshihet përafërsisht 70% e shumës së përgjithshme të kredisë dhe

30% nga numri i kredive të përfshira.

4.2.5 Pozicionet kryesore në vlerësimin në detaje të portofolit kreditor

kreditë e lejuara klientëve, kur shuma e mbledhur e këtyre kredive nuk kalon 5% të

shumës së kapitalit të bankës,

kreditë e aksionerëve dhe të personave të lidhur me bankën,

Page 152: Jeton SHAQIRI

153 | P a g e

kreditë te të cilat është bërë riprogaramimi (në pjesën e interesit apo kushteve të pagesës)

apo te të cilat janë bërë ndryshime në kushtet e shfrytëzimit në krahasim me kohën e

lejimit të kredisë,

kreditë te të cilat kredimarrësit kanë vonesa në pagesën e interesit ose kryegjësë më

tepër se 30 ditë, këto zakonisht janë kreditë te të cilat është bërë ripërshkrimi i interesit

dhe i kryegjësë, ose është shtyrë në tërësi pagesa e interesit;

kreditë të cilat, sipas standardeve ndërkombëtare, janë klasifikuar si kredi nënstandarde,

të dyshimta dhe si kredi të humbura.

Kreditë klasifikohen në: Standarde - Në regjim të vëzhgimit - Substandarde – të Dyshimta - NË

humbje .

Kërkimet empirike tregojnë se keqësimi i portofolit kreditor mund të ndodhë si pasojë e

shumë gabimeve dhe konkludimeve të gabuara të personelit autorizues në kuadër të bankës me

rastin e shqyrtimit, përpunimit dhe vendimmarrjes për lejimin e kredive e posaçërisht në rastet e

mosrespektimit të procedurave të parapara me onogramin e përpunimit të lëndëve kredikërkuese.

Mirëpo, është dëshmuar se në të shumtën e rasteve joSolvabiliteti i bankave vjen si pasojë e

sjelljeve të deformuara të strukturave menaxhuese të bankës në përgjithësi, e veçanërisht të

atyre që merren me politikat kreditore.

Lëshimet që përbëjnë shkelje të qëllimshme të rregullave dhe ikje nga parimet e

miratuara nga strukturat menaxhuese për politikat kreditore.

1. Sjelljet, sipas të cilave është shumë më i rëndësishëm kujdesi për formimin e të

hyrave për bankën, sesa vendimet e drejta dhe korrekte me rastin e lejimit të kredive. Gjatë

këtij veprimi bartësit e vendimmarrjeve të tilla shpresojnë se nuk do të shfaqet rrisku kredisë

dhe në këtë mënyrë ata do të jenë "shumë të suksesshëm" për bankën.

2. Informacionet jo të plota për kreditë, gjë që tregon se ato mund të vazhdohen (të

riprogramohen) pa vlerësime paraprake për aftësitë paguese të kredikërkuesit.

3. Vetëkënaqësia e vendimmarrësve për lejimin e kredive, që manifestohet përmes: 41

mungesës së kontrollit të duhur nga ana e bankës për kredikërkuesit të cilët janë shumë mirë të

njohur për bankën;

vendimmarrjes për lejimin e kredive jo në bazë të të dhënave dhe dëshmive praktike të

kredikërkuesve, por në bazë të informacioneve (në të shumtën e rasteve) gojore, që i prezantojnë

41Greuning van H. And S. Brajovic - Bratanovic, sikurse në faqen 157.

Page 153: Jeton SHAQIRI

154 | P a g e

strukturat e ndryshme të kredikërkuesve; kapërcimeve optimiste të dobësive të vërejtura të

kredikërkuesit, me argumentime jo shumë profesionale dhe jobindëse ("ata që rrëzohen me

vështirë, shumë shpejt ngrihen");

injorimeve të sinjaleve që paralajmërojnë bankën në lidhje me kredikërkuesin, domethënë

lidhur me gjendjen ekonomike në rajon, degën e veprimtarisë nga është kredikërkuesi, lidhur

me parashikimet reale financiare dhe aftësitë tregtare të kredikërkuesit; mossuksesit të bankës që

t'ia imponojë dhe të detyrojë kredimarrësin të paguajë detyrimet e kontaktuara.

5. Monitorimi i pamjaftueshëm dhe joefikas i kredikërkuesit, që më vonë gjeneron

informacione dhe njohuri të pamjaftueshme për politikat e pritura dhe realizuese të

kredikërkuesit. Andaj, duke u bazuar në këto të dhëna të pamjaftueshme, kreditë e dhënë dhe të

bartura për shfrytëzim, në periudhat e mëvonshme mund të jenë burime të humbjeve eventuale

për bankën.

Mungesa e kompetencave të mjaftueshme të punonjësve (pse jo edhe të menaxhmentit që

merret me problematikën e pranimit, përpunimit dhe propozimit për aprovimin e kërkesave të

kredikërkuesve) të bankës për kryerjen e punëve kreditore.

Tendencat e këqija në seleksionimin e riskut, që përfshin këto përmbajtje:

• vazhdimin e kredive të lejuara, duke respektuar minimalizimin e riskut të kredisë deri

te niveli i cili është jashtë kapaciteteve reale të kredikërkuesit për të paguar kredinë. Ky fenomen

është i pranishëm para së gjithash te ekonomitë që kanë luhatje të larta të normës së interesit;

• kreditë për projektet, në konstruksionin financiar të të cilave janë paraparë edhe

burimet e tjera të financimit bankar, të cilat janë më të mëdha sesa kapitali i mobilizuar për

emetimin e aksioneve të ardhshme;

• kreditë e dhëna, në radhë të parë në bazë të suksesit në kryerjene transaksioneve të

klientëve, si dhe kreditë e dhëna për blerjet spekulative të letrave me vlerë dhe të të mirave

materiale;

4.2.6 Përfshirja e riskut kreditor te bankat

Për të treguar përfshirjen e riskutriskut të kredisë te bankat, në vazhdim do të bëjmë një paraqitje

skematike e cila tregon elementët pjesëmarrës në këtë rrisk.

Page 154: Jeton SHAQIRI

155 | P a g e

Rrisku te pozicionet e mbrojtura nga momenti i futjes së tyre e deri në momentin e

eliminimit të tyre (Basic rrisk).

Përqindjet me të cilat janë kryer inkasimet e portofolit kreditor.

Portofoli tek i cili shënohet vonesa në përmbushjen e detyrimeve.

Ekspozimi i portofolit.

Rrisku i likuiditetit.

Gjatë pagesës Para pagesës Kreditë Garancitë

Libri i tregtimit Sektori tregtar

Rrisku kredisë Rrisku kredisë

Tabela Nr. 22 Përfshirja e riskut të kredisë te bankat

Në skemën e mësipërme në mënyrë gjithëpërfshirëse është paraqitur prania e riskut të

kredisë si te punët e afarizmit të bankave tergtare, ashtu edhe te punët e afarizmit të bankave

investive. Është e qartë se rrisku i kredisë nuk mund të matet në mënyrë të saktë dhe ai nuk

mund të menaxhohet me përjashtim të nivelit të portofolit të përgjithshëm, që vetvetiu paraqet

një problem për individët që janë kompetentë për të menaxhuar këtë rrisk të bankës.

Përgjithësisht, vështirësitë në matjen e riskut të kredisë te bankat rrjedhin nga dy arsye

fondamentale:

Së pari, mospërmbushja e detyrimeve të arritura paraqitet shumë rrallë, kështu që

rezultatet e aplikimit të tyre sipas cilësdo metodë statistikore, e cila bazohet në observimet e

veta, janë shumë të pasigurta. Problemi sa vjen e rritet me ekzistimin e korrelacionit mes

fenomeneve të mospagesës së detyrimeve të maturuara. Këto ngjarje shpesh ndodhin në grupin e

klientëve nga i njëjti rajon, vend ose qytet.

Së dyti, ndryshe nga rendimentet me të cilat në mënyrë aktive për çdo ditë tregtohet,

rendimentet që realizohen në bazë të kredive është vështirë të vëzhgohen, sepse figurojnë me

vite të tëra. Te portofoli kreditor ekspozimi i riskut në raport me rendimentin vlen për gjithë

periudhën, deri në momentin e arritjes së kredisë.

Në sajë të informacioneve që gjatë ditës mblidhen nga tregjet ditore ose nga intervalet e

caktuara kohore, vetëm bankat në vendet me tregjet më të zhvilluara financiare kanë arritur të

zhvillojnë dhe të aplikojnë modele të ndryshme për matjen e riskut të kredisë. Fjala është për

këto informacione:

= çmimi i aksioneve, = çmimet e tregut të borxheve, = të dhënat nga bilanci i huamarrësve, =

ndryshoret (variablat) makroekonomike etj.

Page 155: Jeton SHAQIRI

156 | P a g e

Për këtë arsye vetëm këto banka janë në gjendje që në kushtet bashkëkohore t'i evitojnë

dobësitë e aplikimeve tradicionale të skemave të brendëshme dhe të jashtme të pikëzimit si

metodë kryesore e kualitetit për vlerësimin e riskut të kredisë, i cili në një masë të caktuar është i

natyrës subjektive.

Duke mos u marrë me përpunimin e tyre, për arsye të kompleksivitetit të

jashtëzakonshëm, këtu duhet t'i përmendim emrat e katër modeleve më të njohura në botë, me të

cilat matet rrisku i kredisë në nivelin e portofolit të përgjithshëm. Aplikohet, në radhë të parë, te

bankat që zhvillojnë afarizëm global.

Këto modele janë:

• Modeli KMV;

• Credit Matries (i aplikuar për herë të parë në vitin 1998 nga JP Morgan, në

bashkëpunim me institucione të tjera);

• Credit Risc + (i aplikuar në vitin 1997 nga Credit Suisse Frist Boston);

• Modeli i bazuar në vlerësimin e portofolit (portfolio Vieŵ), i aplikuar nga ana e

kompanisë konsulente McKinsey & Co.

Të gjitha modelet e përmendura më lart shfrytëzojnë metodën e parashikimeve të

rasteve të mospërmbushjes së detyrimev nga ana e huamarrësve (kredimarrësit) dhe metodën

për verifikimin e korrelacionit të rasteve të mospërmbushjes së detyrimeve nga huamarrësit.

Te parashikimi i gjasave për mospërmbushjen setyrimesh nga ana e kredimarrësve,

modeli KMV bazohet në vlerësimin e opsionit (option valuation models) duke i shfrytëzuar të

dhënat nga raportet financiare dhe të dhënat për çmimin e aksioneve të borxhliut.

Credit Matrics, shfrytëzon të dhëna nga e kaluara historike për kalimin te amza e

pikëzimit dhe imputeve të tjera, ndërsa Credit Risc + shfrytëzon normat e përqindjes historike të

mospërmbushjes së detyrimeve. Modeli i bazuar në vlerësimin e portofolit shfrytëzon simulimet

e faktorëve makro-ekonomikë. Këto modele është e vështrirë për ti zbatuar në ekonomi në

zhvillim siç janë ekonomitë e Maqedonisë apo e Shqipërisë. Gjithsesi mund të përdoren për tu

aplikuar në modele më të thjeshta.

Page 156: Jeton SHAQIRI

157 | P a g e

Konkluzione

Në periudhën 2004-2015, sistemi bankar i Republikëssë Maqedonisë ka pësuar ndryshime të

rëndësishme në strukturën e pronësisë, në pjesën e tregut, në madhësinë dhe përmbajtjen e

aktiveve të tij. Pas disa ndryshimeve që ndodhën në përshtatjen institucionale dhe pas disa

ndryshimeve në sektorin bankar numri i bankave në vitin 2015 arriti në 15, ndërsa institucionet

depozituese arritën në 8.

Të dhënat flasin për një ndryshim të madh në kapitalin e bankave, vetëm 4 banka zotërojnë mbi

30.2 miliardë denarë ose vetëm dy më të mëdhatë prej tyre zotërojnë mbi 55% të aktiveve të

sistemit. Tre nga bankat zotërojnë 60.4% të totalit të aktiveve të sistemit bankar, ndërkohë që

dhjetë banka individuale kanë më më pak se 5%.

Stabiliteti dhe siguria e sektorit bankar vërtetohet dhe me kapitalizimin e lartë në normave të

dyshifrore të larta të mjaftueshmërisë së kapitalit nga minimumi i paraparë ligjor, si dhe nga

shkalla e lartë e pozicioneve të kualitetit të kapitalit, ku stres-testet e realizuara tregojnë një

qëndrueshmëri të sektorit bankar.

Norma e mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit në raport me sektorin bankar është prej 16,4%.

Kjo është dyfish më e lartë se minimumi prej 8%. Vetëm një bankë ka nivel mjaftueshmërie më

të ulët prej 12 % ndërsa gjashtë banka e kanë më shume se 30 %. Normë më të ulët të

mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit kanë disa banka të mëdha ndërsa më të lartë e kanë bankat

e vogla. Kjo situate paraqitet si rezultat i kapitalizimit të lartë të bankave të vogla në raport me

kredidhënjen më të ulët.

Bankat e mëdha kanë normë më të ulët të kapitalizimit përgjithësisht 9,5 %, ndërsa bankat e

mesme 11,5 % dhe bankat e vogla 36,3 %. Kreditë e bankave të mëdha zënë 69,5% të totalit të

kredive, bankat të mesme 28,3 % dhe e bankat vogla 2,1 %.

Depozitat e bankave të mëdha zënë 72,5 % të totalit të depozitave, bankat e mesme 24,6 % dhe e

bankat e vogla 2,8 %.

Mbulimi i humbjeve tek bankat e mesme është 60,2 %, te bankat e mëdha 91,8 %, ndërsa tek

bankat e vogla 84,3%.

Aktivet e ponderuara sipas riskut të kredisë llogariten në përputhje me rregullat e Bazel II, ndërsa

në vitin 2012 për herë të parë filloi të përdoret dhe detyrimi për zbatimin e standardeve të

llogaritjes të kapitalit sipas riskut operativ.

Page 157: Jeton SHAQIRI

158 | P a g e

Bankat në Maqedoni zotërojnë kapital aksioner të mjaftueshëm edhe nëse nuk shtohet kapitali

mbi nivelin e kërkuar. Të dhënat e tregojnë që në vitin 2012 bankat nuk kanë pasur nevojën për

kapitalt shtesë kundër. Të gjitha bankat kanë nivelin e mjaftueshmërisë të kapitalit

përshtatshmëri të kapitalit më shumë se 10,5% mbi nivelin e kërkuar prej 8% duke krijuar një

amortizator 2,5 %.

Në fund të vitit 2012 norma e mjaftueshmërisë së kapitalit në të gjithë bankat e sistemit bankar të

Maqedonisë ka lëvizur nga 12 deri në 66 %.

Niveli i lartë agregat i normës së mjaftuehsmërisë së kapitalit në fund të vitit 2012 ka qënë prej

17,1 %, nga këtu vjen dhe përfundimi më i rëndësishëm se kuadri i ri rregullator nuk do të

ndikojë në sektorin bankar dhe nuk do të ketë nevojë për kapitalizimin plotësues. Bankat në

Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh disa nga shpjegimet e mësipërme, posedojnë më

shumë vlera të mjeteve likuide për të menaxhuar riskun e likuiditetit.

Konkluzioni i përgjithshëm është se bankat e Maqedonisë i plotësojnë rregullat e reja si nga

aspekti i cilësisë ashtu dhe i sasisë kapitalit sipas rregullave të e reja për mjaftueshmërinë e

kapitalit.

Bazel I. Objektivat kryesore të Bazel I kanë qenë për të realizuar qëndrueshmërinë dhe

stabilitetin e sistemit bankar ndërkombëtar dhe për ta vënë atë në një konkurrencë të

barabartë ndërmjet bankave ndërkombëtare. Qëllimi kryesor në konteks të rritjes së

rrisqeve kreditore është që të sigurojnë harmonizimin dinamik midis portofit kreditor dhe

kapitalit të bankës. Karakteristikë e rëndësishme e Basel I është se huatë e dhëna

kompanive të vogla dhe të mesme kanë trajtim më të përshtatshëm nga aspekti i formimit

të kapitali të detyruar në krahasim me kompanitë e mëdha.

Aktivet në të njëjtën kategori nuk duhet të trajtohen me të njëjtën peshë të riskut. Nuk ka

asnjë diferencim midis korporatave me rreziqe të ndryshme. Bazel I është projektuar

vetëm për bankat e mëdha ndërkombëtare në kuadër të vendeve të G-10. Sipas

metodologjisë së komitetit të Bazel I, bankat tregtare në Maqedoni duhet që për çdo

obligues kreditor të kenë të përcaktuar pikëzimin e kredisë në mënyrë që transaksionet

bankare të kryhen sipas procedurave të politikës bankare.

Bazel II është themeluar në tri shtylla të ndryshme; Kërkesat për kapital minimal,

rishikimi procesit të mbikqyrjes dhe disiplina e tregut. - Qëllimi themelor i Bazel II është

që huamarrësit të kategorizohen në mënyrë të përcaktuar sipas riskut duke u bazuar në

rriskun e ponderuar. -Katër Objektivat e Parimeve të Bazel II janë: Të promovojë

Page 158: Jeton SHAQIRI

159 | P a g e

qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit bankar dhe sistemit financiar botëror. Të

përmirësojë barazinë konkurruese. Të sigurojë një qasje më konkurrues për adresimin e

rreziqeve dhe për të promovuar praktikat më të mira në menaxhimin e riskut. Të sigurojë

një qasje më gjerësishtmë të aplikueshme në procesin e vlerësimit të kapitalit.

Rreziku i ponderuar i kapitalit të përgjithshëm është llogaritur ndryshe. Shuma e aktiveve

me rrezik prej riskut të kredisë është e përmbledhur së bashku me 12.5 për qind të

kërkesave për kapital për riskun operacional dhe riskun e tregut.

Sfidat kryesore të ndeshura nga institucionet financiare janë bashkimi i informacioneve

që lidhen me risqet e nevojshme për të vlerësuar PD, LGD dhe EAD.

Ndryshimi midis në Basel II, krahasuar me Bazel I ishte qasja e IRB-së që i lë bankat të

përdorin metodat e veta për vendosjen e kërkesave për kapital. Ajo është metoda që ka

marrë më shumë kritika drejtuar Bazel II.

Bazel III synon të rrisë cilësinë dhe sasinë e mjaftueshmërisë së kapitalit, si dhe

përfshirjen e masave makroprudenciale, synon të përmirësojë industrinë bankare në

përputhje me rrethanat. Objektivi i reformave të Bazel III është që të uli probabilitetin

dhe ashpërsinë e krizave në të ardhmen.

Bazel III rekomandon që në kuadër të komponenteve të kapitalit bankar, përparësi ti jepet

rritjes së kapitalit aksionar, që bankat përveç kapitalit ekzistues (klasit I dhe klasit II) të

ndajnë edhe dy nivele shtesë të kapitalit, të përbërë nga mbulesa e konzervimit, që

raportimi mbi treguesit e kapitalit të plotësohet me një indikator të ri, përkatësisht

treguesin e Shkallës së Levës, përveç ndryshimeve në përllogaritjen e komponentëve

ekzistues të kapitalit, implementimin e dy standardave sasiore që kanë për qëllim

përmirësimin e menaxhimit dhe forcimin e pozitës së likuiditetit, përveç ndryshimeve në

standardet për caktimin e nivelit të kapitalit të sistemit bankar.

Standartet dhe reforma e Bazelit do të ndikojë në uljen e aktivitetve kreditore të bankave

të cilat do të ndikojnë dhe në sektorin real. Krahas tyre paraqiten edhe disa probleme dhe

vështirsi tjera si:

o Së pari, paraqitet një pasiguri në ndikime, të cilat mund të vijnë nga zhvillimet

ekonomike dhe përmisimi në vendet të cilët zhvillojnë tregti me Republikën e

Maqedonisë.

Page 159: Jeton SHAQIRI

160 | P a g e

o Së dyti, problem paraqitet edhe faktori kufizues dhe pasigura e rritjes në

vështrimin e integrimeve euroatlantike të vendit, shpejtimi i procesit dhe efektet

pozitive.

o Së treti, institucionet paraqesin plane afatshkurtëra, pasi parashikimet për

periudhën afatmesme dhe afatgjatë janë të paparashikueshme.

o Së katërti, ritmi i rritjes së investimeve në vend ka rënë, duke reflektuar

ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar dhe të shpenzimeve kapitale të

politikes fiskale. Bizneset kanë ngadalësuar ritmin e vendosjes së depozitave

pranë institucioneve financiare dhe detyrimeve të tyre ndaj këtyre institucioneve.

Pjesa e paqartë është se çka paraqet sistuata e stresit sipas Bazelit gjegjësisht nëse norma

e mbulimit të likuididetit kërkon aktive të mjaftueshme likuide për mbulimin e parave

neto për 30 ditët e ardhshme.

Sektori bankar në Republikën e Maqedonisë ka pësuar një rikonstruim të konsiderueshëm

duke u nisur që nga viti 1990. Institucionet bankare shtetërore janë privatizuar, problemi i

huadhënjeve dhe problemi i depozitave në valutë të huaj është trajtuar nga sistemi

rregullativ i mbikqyrjes dhe është krijuar një strukturë ligjore sa më e përshtame për një

sistem sa më efikas bankar. Nga analiza krahasuese rajonale e ndërmjetësimit financiar

me vendet e Evropës qëndrore dhe lindore treguesit e tregut të parasë, kreditimi i sektorit

privat dhe pjesmarrja e kapitalit të bankave ndaj GDP-së vërehet se shkalla e zhvillimit

financiar të Republikës së Maqedonisë në krhasim me këto vende është mjaft e

ulët.Sistemi bankar përbën 90 % të sistemit financiar dhe është determinant kryesor për

stabilitetin e sistemit financiar.

Bankat tregtare në Maqedoni, sipas metodologjisë së komitetit të Bazel I për çdo obligues

kreditor nuk kanë të përcaktuar pikëzimin e kredisë në mënyrë që transaksionet bankare

të kryhen sipas procedurave të politikës bankare. Po të kemi kompani humarrëse me

pikëzim të vlersuar nga ana e agjencive të specializuara që bëjnë vlersimin e

performancave të tyre me siguri se edhe aktivi bankar do të ishte me rrisk të ponderuar

dhe të kontrolluar në kuadër të parashikimeve reale.

Bankat në Maqedoni, probabilitetin e kthimit të tyre e përcaktojnë në nivelin e llojeve të

kredive dhe kështu e përcaktojnë rriskun kreditor në bazë të llojeve të kredive të dhëna

ndonëse rol të madh në përcaktimin e riskut të kredisë ka edhe përcaktimi i këtij rrisku

nga ana e menaxherëve të kredive. Për sa i përket modeleve të riskut të kredisë, bankat

Page 160: Jeton SHAQIRI

161 | P a g e

tregtare të vendit përdorin modelet e brendëshme të matjes së riskut të kredisë në bazë të

procedurave dhe të politikës menaxheriale të miratuar nga ana e këshillit mbiqyrës,

repsektivisht nga kuvendi i aksionerëve.

Bankat tregtare të Maqedonisë aktualisht përdorin mënyrën standarte të vlersimit të riskut

të kredisë ndonëse në vitet e fundit gjithnjë e më tepër po hyn në përdorim edhe mënyra

IRB por varianti i saj është i thjeshtë (jo ai i zgjedhur) sipas të cilit bankat maqedone

vlersojnë vet moskryrejn e detyrimeve të klientëve të tyre.

Banakt të shfrytëzojnë vlersimet autonome për përcaktimin e peshave të riskut, sipas

rekomandimeve të Komitetit të Bazelit, nëse ato kanë mundësi që të bëjnë procesimin e

të dhënave, të krijojnë një sistem të përsosur të pikëzimit kreditor, apo diçka të përafërt

me këtë sistem.

Bankat tregtare në Republikën e Maqedonisë, në bazë të raporteve të supervizionit apo

kontrollit, siç është auditimi i jashtëm që është kryer nga ana e insitucioneve të pavarura

të kontrollit, kanë dëshmuar se i plotësojnë kushtet e përcaktuara për përdorimin e

sistemit të brendshëm i cili i shfrytëzon të gjithë metodat, proceset dhe ecuritë e kontrollit

të cilat janë të përshtatshme për vlersimin e riskut të kredisë. Modeleve të brendëshme të

bankave i përgjigjen me nivelin e riskut që është prezent në portofolin bankar.

Në kushtet e zhvillimeve ekonomike dhe paraqitjes së krizës së borxheve në euro-zonë,

bankat në RM-së ruajtën stabilitetin duke mbajtur në nivel të kënaqshëm solvenitet dhe

likuiditetin.

Sistemi bankar i RM-së nuk ka asnjë lidhje me financimin nga tregjet financiare

ndërkombëtare, e cili po minimizon mundësinë e paraqitjes së krizave të ardhshme.

Politika për zhvillimin e strukturës së Bazel III pothuajse është kompletuar. Reformat

janë domethënëse dhe sjellin bashkë leksione mikro dhe makro të krizës. Tash ne

ndodhemi në fazën tjetër atë të implementimit.

Ritmi i rritjes së investimeve në vend ka rënë, duke reflektuar ngadalësimin e kreditimit

nga sektori bankar si dhe të shpenzimeve kapitale prej politikes fiskale. Huatë e dhëna

popullsisë nuk janë më të vogla se huatë e dhëna kompanive.

Bizneset kanë ngadalësuar ritmin e vendosjes së depozitave pranë institucioneve

financiare dhe detyrimeve të tyre ndaj këtyre institucioneve.

Në lidhje me rriskun e tërthortë nga kursi i këmbimit, bizneset paraqesin një pozicion

financiar shumë më të thelluar në valutë krahasuar me pozicionin debitor neto në denarë.

Page 161: Jeton SHAQIRI

162 | P a g e

Teprica e kredisë totale për individët të marrë pranë bankave, përbëhet nga kredi e pa

mbuluar nga rrisku i kursit të këmbimit, duke treguar se ekspozimi ndaj riskut të kursit të

këmbimit është i pranishëm.

Cilësia e portofolit të kredisë ka shënuar rënie për sektorët kryesorë të ekonomisë. Ajo ka

shënuar rënie edhe në terma të kapitalit, duke rezultuar në një mbulim më të ulët me

kapital të vlerës së huave me probleme nga sektori bankar.

Niveli i rrisqeve të sektorit bankar është mbajtur në nivelin e kontrolluar. Rrisqet

kreditore janë rritur por kjo rritje zbutet me mbulimin e krediteve jofunksionale me

korigjim të vlerës dhe rezervave të veçanta. Mbajtja e lartë e kapitalizimit të likuiditetit si

dhe rritja e riskut të kredisë gjatë vitit 2011 solli uljen e mëtejshme të fitimit i cili përbën

një rrisk bazë për sistemin bankar, edhe sepse segmentet e tjera të sistemit financiar kanë

ndikime mjaft të ulta në stabilitetin e tërsishëm të Republikës së Maqedonisë

Shkalla e përmirësimit të tekonlogjisë në sistemin bankar maqedonas është e një niveli të

ulët në krahasim me shkallën tekonologjike të vendeve të tjera të rajonit apo më gjerë,

kështu në Estoni mbi 93% e transaksioneve bankare kryhen në mënyrë elektronike.

Në krahasim me vendet e zhvilluara që kanë dekada me orjentim nga klienti, në

Republikën e Maqedonisë në vitet e fundit po zhvillohet sistemi i orientimit tek klienti.

Deri para dy-tri viteve bankat (jo të gjitha) sollën të ashtuquajturën “vijë e verdhë” për

ruajtjen e të drejtës bazë të klientit-privatësinë dhe ky ishte një investim i cili nuk

kushtonte më shumë se 5000 den.

Sektori bankar dhe ndërmjetësimi financiar në Maqedonisë ka pasur një kornizë të dobët

insitucionale. Niveli i zhvillimit të ndërmjetësimit financiar është më i lartë në krahasim

me vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore por është dukshëm mbas vendeve të Unionit

Europian.

Duke krahasuar sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë me vendet e tjera të

tranzicionit, Republika e Maqedonisë ndodhet në vendin e dytë në krahasim me numrin e

bankave në raport me popullsinë. Krahas numrit të lartë të bankave kemi edhe një

koncentrim të lartë të sektorit bankar.

Investimi në bankat e huaja kanë një pjesëmarrje dominante prej 84,5% në krahasim me

investimet e përgjithëshme të bankave të tjera, ku normat e ulta të interesit të bankave të

tjera, për arsye të normave të ulta të interesit në tregjet e vendeve të zhvilluara, janë një

nga përcaktueset kryesore për fitimin e ulët të periudhës së analizës.

Page 162: Jeton SHAQIRI

163 | P a g e

Investimi i kapitaleve bankare, i potencialit kreditor jashtë vendit, në mënyrë direkte

ndikon pozitivisht në fitimin e bankave, dhe në mënyrë negative ndikon në ekonominë e

Republikës së Maqedonisë duke sjellë zvogëlimin e mjeteve në dispozicion për

financimin e ekonomisë reale.

ROA e sistemit në 2014 dhe 2015 ka qënë respektivisht 0.6% dhe 1.0%, ROA e bankave

të mëdha ka qënë 0.9% dhe 1.3% ndërsa ajo e bankave të vogla ka qënë -1.7% dhe -0.6%.

Treguesi ka ardhur në përmirësim por tregon për dobësinë e bankave të vogla në

krahasim me ato të mëdhatë. Në këto parametra është edhe ROAE, bankat e mëdha për

2014 dhe 2015 e kanë respektivisht 8.1% dhe 12.3% ndërsa bankat e vogla e kanë -15.8%

dhe -5.5%.

Treguesi Koso/Të ardhura është në një nivel të kënqashëm si për sistemin ashtu edhe për

bankat e mëdha. Në bankat e vogla është jashtëzakonisht i lartë çka flet qartë për

mungesën e eficiencës së tyre. Në këto banka në 2015 kanë zënë 90.8%. Pavarësisht se

janë ulur në krahasim me 2014 por përsëri mbeten në shifra alarmante duke qënë se

bankat e mëdha në 2015 e kanë pasur nën 50%. Treguesit rezultativë të bankave të mëdha

janë më lartë se ato të sistemit ndërsa të atyre të vogla janë shumë më të ulta se të

sistemit.

Rezultatet nga anketa e realizuar nga BPRM për tre reforma, 1.Kohën e nevojshme për

pagesat gjyqësore të dhëna si kolateral. 2. Shkallën e pagesës së vlerës së kolateralit. 3.

Paraqitja në përqindje, tregojnë se Maqedonia zë vendin e 10 nga 15 shtete të tranzicionit.

Ekziston rrisku i infeksionit për një pjesë të madhe të depozitave të insitucioneve

jobankare, të cilat kanë një masë të rëndësishme të pjesës së aktiveve të segmentit të

insitucioneve jobankare.

Në Maqedoni, është rritur ndjeshmëria e sistemit financiar dhe sektorit bankar ndaj

zhvillimeve të brendshme makroekonomike. PBB në vitin 2012 pësoi një rënie të

dukshme duke pasur një tred negative me -0.5%. Në vitin 2012 u rrit me 2.9%, në 2014 u

rrit me 3.5% dhe në 2015 pritshmëria është e kënaqshme. Rritja ekonomike ka ndër vite

një mbështetje prej politikave ekspansioniste të Bankës Qëndrore të Maqedonisë. Norma

e inflacionit në fund të periudhës në vitin 2012 arriti në 4.7% nga 2.8% që ishte në 2011.

Në vitet në vijim pësoi një ulje të ndjeshme. Kështu në vitin 2013 arriti në 1.4%, në vitin

2014 në -0.5% dhe në tremujorin e tretë të 2015 në -0.2%.

Page 163: Jeton SHAQIRI

164 | P a g e

Oferta e parasë në dy vitet e fundit ka një trend rritës i cili tregon për politikën

ekspansioniste të zbatuar nga Banka Qëndrore me ndikime mjaft pozitive në rritjen e

ekonomisë. Kursi i këmbimit të denarit me euron nuk ka ndryshuar, kjo për arsye se

Banka Qëndrore e Maqedonisë e mban fikse duke e përcaktuar atë për çdo vit.

Në periudhën 2004- 2015, sistemi bankar i Republikëssë Maqedonisë ka pësuar

ndryshime të rëndësishme në strukturën e pronësisë, në pjesën e tregut, në madhësinë dhe

përmbajtjen e aktiveve të tij. Pas disa ndryshimeve që ndodhën në përshtatjen

institucionale dhe pas disa ndryshimeve në sektorin bankar numri i bankave në vitin 2015

ka qenë 15 ndërsa kanë qenë edhe 8 institucione depozitare. Të dhënat tregojnë se ka një

ndryshim të madh në kapitalin e bankave, vetëm 4 banka kanë mbi 30.2 miliardë denarë

ose vetëm dy më të mëdhatë prej tyre kanë mbi 55% të aktiveve të sistemit. Tre nga

bankat posedojnë 60.4% të totalit të aktiveve të sistemit bankar, ndërkohë që dhjetë

banka individuale kanë më më pak se 5%.

Dy bankat më të mëdha përfshijnë 55,9% të vëllimit të aktiveve të përgjithëshme në një

kohë që 12 bankat më të vogla disponojnë vetëm 13,9% të tyre. Kjo shpërndarje është një

tregues negativ sepse ul shumë procesin e konkurrueshëmrisë në sistem.

Tregursit e strukturës së tregut, të cilët paraqesin dhe pjesën e totalit të aktiveve të

mbajtura nga 5 insitucionet më të mëdha financiare dhe Treguesi i Herfindhal Hirshman

sugjerojnë se tregu bankar i Republikës së Maqedonisë është mjaft i përqëndruar duke e

krahasuar me vendet e rajonit.

Nga 15 banka 14 prej tyre janë në pronësi dominuese nga aksionerët e huaj, shumica e të

cilëve vijnë nga vendet e europës. Këto banka zotërojnë bilancet kryesore, me një

pjesëmarrje që varjon nga 85 % ( kapitali i tërsishëm) deri në 98%.

Duke u bazuar nga madhësia e bilancit bankat janë ndarë në 3 grupe, të mëdha, të mesme

dhe të vogla. Në grupin e parë ato me aktivin prej 189,5 miliardë denar dhe pjesmarrje

prej 65,8%, në të dytin ato me aktiv prej 87,9 miliardë denar dhe pjesmarrje 30,6 % dhe

në të tretin ato me aktiv prej 10,4 miliardë denar dhe pjesmarrje prej 3,6%.

Stabiliteti dhe siguria e sektorit bankar vërtetohet dhe me kapitalizimin e lartë të

parashtruar nëprmjet normave të dyfishta të larta të mjaftueshmërisë së kapitalit nga

minimumi i parapar ligjor, si dhe nga shkalla e lartë e pozicioneve të kualitetit të

kapitalit, ku i kemi dhe stres-testet e realizuara të cilat tregojnë një qëndrueshmëri të

sektorit bankar.

Page 164: Jeton SHAQIRI

165 | P a g e

Norma e mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit në raport me sektorin bankar është prej

16,4%. Kjo është dyfish më e lartë se minimumi prej 8%. Vetëm një bankë ka nivel

mjaftueshmërie më të ulët prej 12 % ndërsa gjashtë banka kanë më shume se 30 %.

Normë më të ulët të mjaftueshmërisë së nivelit të kapitalit kanë disa banka të mëdha

ndërsa më të lartë e kanë bankat e vogla. Kjo situate paraqitet si rezultat i kapitalizimit të

lartë të bankave të vogla në raport me kredidhënjen më të ulët.

Bankat e mëdha kanë normë më të ulët të kapitalizimit përgjithësisht 9,5 %, ndërsa

bankat e mesme 11,5 % dhe bankat e vogla 36,3 %. Pjesmarrja në treg e bankave të

mëdha me krditë e tërsishme është prej 69,5%, e bankave të mesme 28,3 % dhe e

bankave të vogla 2,1 %.

Nga aspaketi i depozitimeve pjesmarrja e bankave të mëdha është prej 72,5 %, bankave të

mesme 24,6 % dhe e bankave të vogla 2,8 %.

Grupi i bankave të mëdha në vitin 2011 realizuan një fitim 24,8 % më të lartë në raport

me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bankat e vogla dhe bankat e mesme shënuan një

humbje respektive me 317 milionë dhe 117 milionë denar.

Aktivet e ponderuara sipas riskut kreditor llogariten në përputhje me rregullat e Bazel II,

në vitin 2012 për të parë filloi të përdoret dhe detyrimi për aplikimin e standarte të

kalkulimit të kapitalit sipas riskut operativ.

Bankat në R.Maqedonisë posedojnë kapital aksioner të mjaftueshëm në përgjigje të

kapitalit bazë edhe nëse futen në përdorim dhe vlera shtesë për mbrojten e kapitalit. Të

dhënat e tregojnë që në vitin 2012 bankat nuk kanë pasur nevojën e caktimit të kapitalit

shtesë kundër ciklik për atë arsye nuk duhet të përfshihet në kalkulimin e kësaj vlere.

Të gjitha bankat kanë përshtatshmëri të kapitalit më shumë se 10,5% në përgjigje të

paraqitjes 8% duke e plotësuar dhe me 2,5 % për mbrojtjen e kapitalit.

Niveli i lartë agregat i normës së përshtatshmërisë në fundë të vitit 2012 ka qënë prej 17,1

%, nga këtu vjen dhe përfundimi më i rëndësishëm se korniza e re rregullatore nuk do të

ndikojë në sektorin bankar dhe nuk do të paraqitet e nevojshme për kapitalizimin

plotësues.

Test-streset e kryera nga BPRM rezultojnë që në kategorizimin e parë niveli i

përshtatshmërisë do të ulet në 15 % ndërsa në simulimin e dytë 10,5 % i cili prap se prap

është mbi nivelin e rregullave të përcaktuara sipas Bazelit, banka me nivel më të ulët pas

simulimit do të ketë përshtatshmëri prej 8,5 nga simulimi i parë gjegjësisht 3 pas

Page 165: Jeton SHAQIRI

166 | P a g e

simulimit të dytë. Si rezultat i kësaj gjendje të sektorit bankar në tri vitet e fundit është

më shumë likuide dhe pozicionet e likuiditeti afatshkurtër janë në nivel të

mjaftueshëm,nëse do të mbahet kjo gjendje dhe në momentin e sjelljes të standartve

ndërkombëtare të liuditetit afatshkurtër secila bankë në mënyrë të veçantë do ti plotësoj

nivelin e limitit të caktuar

Konkluzioni i përgjithshëm është se bankat e R.Maqedonisë i plotësojnë rregullat e reja si

nga aspekti i cilësisë ashtu dhe të sasisë të kapitalit duke pasur në konsiderat rregullat e

reja për përshtatshmërinë e kapitalit.

Page 166: Jeton SHAQIRI

167 | P a g e

Rekomandime

Bankat me kapital të huaj, sidomos ato më të mëdhatë duhet të përdorin metodologjinë e

brendëshme të pikëzimit të kredisë në mënyrë shumë të zgjedhur.

Të kufizohen fushat që mund të rrisin reziqet operacionale si:

Mbështetja e madhe në teknologji, e cila po bëhet shumë e zakonshme në industrinë bankare dhe

ku një sistem i integruar globalisht është bërë normë, mund të paraqesë një rrezik të dështimit të

sistemit, duke zhvendosur rezikun manual ndaj riskut të automatizuar.

Përhapja e produkteve më të avancuara në treg. Avancimi i e-bankingut, mund tu ekspozojë

institucioneve financiare rreziqe të reja të tilla, si mashtrime që mund të rrjedhin nga brenda ose

nga jashtë si dhe dështimet e sistemit të sigurisë, pasi ka burime të cilët e shkelin sigurinë e

brendshme për të përfituar vetë. Blerja, bashkimet, dhe konsolidimet, në një shkallë të madhe

mund të shkaktojnë tendosje në sistemet ekzistuese.

Në bazë të studimeve të realizuara në bankat tregtare të RM-së mundë të arrijmë në konkluzion

se: 50 % e bankave të cilat kanë kapital të mjaftueshëm duhet të aplikojnë në mënyrë efikase

rregullat e Bazel III, 30 % do të kenë nevojë për rritjen e kapitalit të tyre, dhe 20 % e bankave do

të kenë problem në lidhje me përshtatjen rreth këtyre rregullave. Mënyra më e përshtatshme do të

jetë që këto banka të rikapitalizojnë kapitalin e tyre, ose të mundë të presim që të jenë cak i

konsolidimit për arsye të mobilizimit të kapitalit.

A mund që zbatimi i marrëveshjes se Bazel III në Republikën e Maqedonisë të mbrojë bankat

nga dështimet e reja?

Sistemi bankar për shkak të Standardeve të Bazel III do të jetë më i fortë dhe më imun nga

ndryshimet ekonomike duke u bërë më i qendrueshëm nga ndryshimet ekonomike në të ardhmen.

Cilat do të jenë efektet e Bazel III për sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë?

Në bazë të studimeve të realizuara në bankat tregtare të RM-së mund të arrijmë në konkluzion

se: 50 % e bankave të cilat kanë kapital të mjaftueshëm do të aplikojnë në mënyrë efikase

rregullat e sjella nga Bazel III, 30 % do të kenë nevojë për rritjen e kapitalit të tyre dhe 20 % e

bankave do të kenë probleme në lidhje me përshtatjen e këtyre rregullave. Mënyra më e

përshtatshme për këto banka do të jetë që të rikapitalizojnë kapitalin e tyre, ose të mundë të

presim që të jenë cak i konsolidimit për arsye të mobilizimit të kapitalit.

Me ndryshimet të cilat u paraqitën nga organet e supervizionit ndërbankar kërkohet që raporti i

kapitalit dhe nivelit të përgjithshëm të jetë 7%, ndërsa afati për zbatimin e këtyre rregullave do

Page 167: Jeton SHAQIRI

168 | P a g e

largojë frikën e bankave për grumbullimin sa më të shpjetë të kapitalit. Afati për zbatimin e

rregullave është deri në vitin 2019. Kjo ka një rëndësi të veçantë për bankat e Republikës së

Maqedonisë sepse asnjëra prej bankave nuk ka gadishmëri për zbatimin e menjëhershëm të

rregullave të reja. Politika për zhvillimin e strukturës së Bazel III pothuajse është kompletuar

Tregu monetar dhe tregu i kapitalit duke përfshirë dhe tregun Repo të BPRM-së nuk mund të

thuhet se i plotëson kriteret e Bazelit, për këtë arsye në aktivet me likuiditet të lartë duhet të

përfshihet vetëm bonove të thesarit dhe obligacionet.

Procesi i vlerësimit të risqeve për kreditë për personat fizikë dhe juridikë, duhet të

standardizohet dhe lehtësohet për shfrytëzimin e një sistemi i cili bënë rankimin e risqeve dhe

paraqet modelet e vlerësimit statistikor. Sipas vetë BIS dhe bankave të tjera në botë duhen

përmirësuar 5 gjëra kryesore.

Së pari, është përmirësimi i modelit të riskut, që llogaritja të jetë më e thellë, e bazuar në rastin

më të keq, duke theksuar më shumë modelin VAR.

Së dyti, është rishikimi i rrugës duke u bazuar në ECAIs për ta pasqyruar riskun më saktë.

Së treti, vlerësim më i lartë i peshës së riskut për derivativet OTC, dhe më shumë rregulla në

lidhje me kontrollin e riskut, veçanërisht nga sigurimi.

Së katërti, rritja e peshës së riskut për transaksionet financiare me institucionet ndërkombëtare,

aktivet e të cilave kanë rezik të lartë të kredisë.

Të shqyrtohet norma e rezervave të detyrueshme nga Banka Qëndrore. Të shikohet mundësia e

uljes së tyre sipas situatave të tregut monetar. Të krijohen procedura sa më të përshtatshme të

bankave të cilat lidhen me procedurat nga miratimi, monitorimi dhe menaxhimi sa më cilësor

dhe me standard i portofolit të kredive.

Krijimi dhe forcimi i autoritetit mbikëqyrës në R.Maqedonisë është një pjesë e rëndësishme e

kësaj reforme si garantuesi kryesor i qëndrueshmërisë së sistemit bankar e financiar. Në këtë

aspekt kemi reformën në aspektin rregullativ. Hartimi i rregulloreve, rishikimi e përmirësimi i

herëpashershëm të tyre, vendosja e normave të mbikëqyrjes bankare për bankat e nivelit të dytë

për të reflektuar zhvillimet e tregut dhe përafrimi i vazhdueshëm i tyre me standardet

ndërkombëtare të Komitetit të Bazeli, janë më një rendësi të veçantë.

Përmirësimi i sistemit të analizave në mënyrë të tillë që ato të shërbejnë në unifikimin e

vlerësimit të bankave dhe si sisteme paralajmëruese të hershme të fenomeneve negative me të

cilat mund të përballen bankat e veçanta apo sistemi bankar në tërësi.

Page 168: Jeton SHAQIRI

169 | P a g e

Ndryshimi i programit të perceptimit të programit të inspektimit, duke u orientuar më shumë në

inspektimin e fushave, të cilat paraqesin rrezik për bankat, sesa në revizionimin e thjeshtë të

aktivitetit bankar, duke krijuar një fushë më të specializuar e të ndryshme kontrolli në krahasim

me kontrollin e kryer nga kontrollorët e jashtëm.

Në stadin aktual që ndodhet Maqedonia arsyet që flasin në favor të ushtrimit të funksionit të

mbikëqyrjes bankare brenda Bankës Popullore të Maqedonisë janë më të shumta. Për të rritur

efikasitetin e tij, është e nevojshme që ky funksion të konceptohet me më shumë autonomi.

Bankat duhet të jenë të kujdeshme në raport me riskun i cili paraqitet në gjendjen e tregut të

brendshëm të kapitalit, në nivelin e ulët të tregtisë, likuiditetin e ulët në tregun e kapitalit dhe në

financimin e ulët të kompanive nga emetimi i letrave me vlerë. Me ndryshimet ligjore për letrat

me vlerë pritet një rritje në likuiditetin e tregut të kapitalit në R.Maqedonisë dhe rritje së

madhësisë të tregtisë.

Është e rëndësishme që komiteti të bëjë përpjekje të mjaftueshme për të vlerësuar problemet, të

cilat duhet të adresohen nga ata që bëjnë politikat rregullatore dhe mbikëqyrëse dhe për të

vlerësuar kufizimet e rregullatorëve financiarë në nivelin e zbatimit të politikave. Në asnjë rast,

komiteti nuk mund të bëjë kritikë “të butë” ndaj rregullatorëve apo të adoptojë një qëndrim

“mbrojtës” ndaj tyre.

Page 169: Jeton SHAQIRI

170 | P a g e

Literatura

1. Adrian.B.W. Paul. A., (2010) OECD Journal, Financial Market Trends, Volume 2010 –

Issue 1

2. Archana, S.N. (2011), “Literacy for Economic Development and Financial Restitude”,

International Journal of Environmental Science and Development, Vol. 2, No. 1, pp. 24-

26.

3. Koker, Rudi De. (2006), “Operational Risk Modeling: Where Do We Go From Here?”

In: Ellen Davis (Eds.), The Advanced Measurement Approach to Operational Risk.

(pp.37-57).

4. Frederic S. Mishkin, Stanley G.Eakins,(2006) ‘Financial Market & Institutions’ 2006,

New York, USA

5. Ozdemir Bogie, Miu Peter.(2009) Basel II implementation: a guide to developing and

validating a compliant internal risk rating system. New York : McGraw-Hill,. ISBN 978-

0-07-159132.

6. Chorafas, D.N. (2004), “Operational Risk Control with Basel II: Basic Principles and

Capital Requirement”. Burlington: Butterworth-Heinemann Publication,

7. Acharya V., Philippon T, Richardson M, Roubini N (2009): The Financial Crisis of 2007-

2009: Causes and Remedies, Financial Markets, Institutions & Instruments, Vol. 18, No.

2,pp. 89-137.

8. Basel Committee on Banking Supervision.(2004) Working paper No.13. Basel : Bank for

International Settlements, ISSN 1561-8854.

9. Philip Arestis, Michelle Brodeley, John McCombie: 2008 “What global Economic

crises“, London, (pp.132-138)

10. Hermsen O, Witte B C, Westerhoff F (2010): Disclosure requirements, the release of ne

information and market efficiency: new insights from agent-based models, Economics:

The Open-Access, Open-Assessment E-Journal, Vol. 4, 2010-7.

11. Casu, B., Girardone, C. and Molyneux, P., 2006. Introduction to banking. Harlow:

Financial Times Prentice Hall.

12. Ahmed, R., & Khalidi, M. A. (2007). From Basel I to Basel II. Market Forces, 3 (3).

Page 170: Jeton SHAQIRI

171 | P a g e

13. Basel Committee. (2006). Basel II: International Convergence of Capital Measurement

andCapital Standards: A Revised Framework - Comprehensive Version. Bank for

International Settlements.

14. Basel Committee. (2006). Basel II: International Convergence of Capital Measurement

and Capital Standards: A Revised Framework - Comprehensive Version. Bank for

International Settlements.

15. Basel Committee on Banking Supervision. (2006), BCBS 128” Basel II: International

Convergence of Capital Measurement and Capital Standards: A Revised Framework -

Comprehensive Version”. Available: www.bis.org/publ/bcbs128.pdf.

16. Hannoun, H. (2010) The Basel III Capital Framework: A Decisive Break through [online]

Available from: http://www.bis.org/speeches/sp101125a.pdf [2012-04-12].

17. Nystrom .K., Skoglund .J. (2003), “ Quantitative Operational Risk Management”,

http://www. each.usp .br/ rvicente/risco/nystrom.pdf

18. Holton G A (2003): Value-at-Risk: Theory and Practice, Academic Press, Elsevier,

Amsterdam.

19. Hermsen O (2010): Does Basel II destabilize financial markets? - An agent-based

financial market perspective, European Physical Journal B, Vol. 73, No. 1, pp. 29-40.

20. Hermsen O (2011): Does Basel III improve financial market stability? A comparison with

the

21. Settlements, Bank for International. The Basel Committee's response to the financial

crisis: report to the G20. [Online] Bank for International Settlements Communications,

October 2010. [Cited: December 7, 2014.] http://www.bis.org/publ/bcbs179.pdf. ISBN

92-9197-851-5.

22. Moody's. 1-Basel III Implementation in Full Swing - Global Overview and Credit

Implications. Moody's investor service. [Online] Moody's, August 04, 2014. [Cited:

December 15, 2014.]

http://www.btinvest.com.sg/system/assets/27262/Basel%20III%20Implementation%20in

%20Full%20Swing%20-

%20Global%20Overview%20and%20Credit%20Implications%204Aug14.pdf.

23. Fritz Machlup, The stock market, credit and capital formation, California, 2003

24. Basel II & III Compliance Professionals Association (BCPA, 2010- 2011),

http://www.basel-iiassociation.com

Page 171: Jeton SHAQIRI

172 | P a g e

25. George Cooper, (2008), The Origin of Financial Crises Central banks, credit bubbles and

the efficient market fallacy, Great Britain, British Library Cataloguing in Publication

Data

26. Basel Committee on Banking Supervision. Global systematically important banks:

updated assessment methodology and the higher loss absorbency requirement. [Online]

July 2013. [Cited: December 8, 2014.] http://www.bis.org/publ/bcbs255.pdf. ISBN 92-

9197-947-3.

27. Murray N. Rothbard, (2008) The mystery of Banking, Arabama,

28. Tefik Halili , ‘Bankat dhe meaxhimit i tyre’ Prishtinë, 2012

29. Steven W. Abrahams, “The Global Financial crises- A plan of regulatory reform’ 2009,

Basel

30. Kent Methews, John Thompos ‘The economy of Banking’ Englad, 2005

31. Akinari Harii, “Large Value Transfer Systems”, The Payment System Design,

Ŵashington, D.S. IMF, 1994.

32. Sheng, A (2002) ‘The future of capital market development in East and South east Asia’,

presentation given at the regional seminar ‘How Can NBFIs Play a Greater Role in a

Bankbased Economy’, Bangkok, 4-6 September

33. Simanovskiy, A (2001), ‘Comments on the New Capital Accord’, letter to BCBS

Secretariat, May

34. Sundarajan, V et al. (2002) ‘Financial soundness indicators: analytical aspects and

country practices’ IMF Occasional Paper No. 212

35. Tirole, J (2002) Financial Crises, Liquidity, and the International Monetary System

Princeton, NJ: Princeton University Press

36. Dimitris N. Chorafas, (2004) ‘Economic Capital Allocation with Basel II’ Cost, benefit

and implementation procedures, Linacre House, Jordan Hill, Oxford

37. Greg N. Gregoriou, (2009) Operational Risk toward Basel III, Best Practices and Issues

in Modeling, Management, and Regulation , John Wiley & Sons, Inc., Hoboken, New

Jersey.

38. Mario Quagliariello (2009), Stress-testing the Banking System Methodologies and

Applications, Cambridge University Press, USA

39. Jean-Charles Rochet, (2007), Why Are there So ManyBanking Crises? The Politics and

Policy of Bank Regulation, Princenton University press Oxford

Page 172: Jeton SHAQIRI

173 | P a g e

40. IMF,2009, Summary Version Global Financial Stability Report Responding to the

Financial Crisis, Washington DC

41. Slovik, P. and B. Cournède (2011), “Macroeconomic Impact of Basel III”, OECD

Economics Department Working Papers, No. 844, OECD Publishing.

42. R.E Bailey, ‘The econoics of financial markets’ USA, 2005

43. Reijie Ŵan ‘The economics of forgien exchange and global financial Crises’ Englad,

2009

44. Frederic S Mishkin, (2009) The economics of Money, Banking and Financial Markets,

USA,

45. Ojo, Marianne, 2010, Basel III and responding to the recent Financial Crisis: progress

made by the Basel Committee in relation to the need for increased bank capital and

increased quality of loss absorbing capital, University of Bremen, Oxford Brookes

University

46. Amanat Hussain, (2000), Managing Operational Risk in Financial Markets, Butterworth-

Heinemann Linacre House, Jordan Hill, Oxford OX2 8DP

47. Shalendra D. Sharma, ‘The Asian financial crisis’ England, 2003

48. Morgan Stanley ‘Structured credit insights’ England 2006

49. Michel Crouhy, Dan Galou, Robert Mark ‘Rrisk Management’ England, 2008

50. Reto. R. Gallat ‘ Rrisk management and capital adequacy’ USA, 2003,

51. Terj Aren ‘Rrisk Analysis Assessing uncenntainties beyond Expected Values and

probabilities’ England 2008

52. Angelini, P., Clerc, L., Curdia, V., Gambacorta, L., Gerali, A., Locarno, A., et al. (2011):

BASEL III: Long-term impact on economic performance and fluctuations. BIS Working

Papers No 338, Bank for International Settlements.Balance Sheet, Vol. 9(3), pp. 24-7

53. Balthazar, L. (2006): From Basel 1 to Basel 3: The Integration of State of the Art Risk

Modeling in Banking Regulation. New York: Palgrave Macmillan.

54. CBK. Barth, J. Gerard, C. Levine, R. (2008): Bank Regulation are Changing: For Better

or Worse? Published in June 2008

55. Basel Committee on Banking Regulatijons abd Supervisory Practices. Internatijonal

Convergence of Capital Measurment and Capital Standards. Basel, qershor 1988

56. BCBS (2006): International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards

[BaselII], June 2006, Bank for International Settlements.

Page 173: Jeton SHAQIRI

174 | P a g e

57. BCBS (2009): Revisions to the Basel II market risk framework, July 2009, Bank for

International Settlements.

58. BCBS (2010a): Basel III: International framework for liquidity risk measurement,

standards and monitoring, December 2010, Bank for International Settlements.

59. BCBS (2010b): Guidance for national authorities operating the countercyclical capital

buffer, December 2010, Bank for International Settlements.

60. BCBS (2005): The application of Basel II to Trading Activities and the Treatment of

Double Defaults Effects. Basel Committee on Banking Supervision. Available at

www.bis.org

61. BCBS (2006): International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards,

A Revised Framework, Comprehensive Version. Basel Committee on Banking

Supervision. Available at www.bis.org

62. BCBS (2009b): International Framework for Liquidity Risk Measurement, Standards and

Monitoring, Consultative Document. Basel Committee on Banking Supervision.

Available at www.bis.org

63. BCBS (2009c): Strengthening the Resilience of the Banking Sector, Consultative

Document. Basel Committee on Banking Supervision. Available at www.bis.org

64. BCBS (2010): The Basel Committee’s Response to the Financial Crises – Report to the

G20 BCBS (2010a): Basel III: International Framework for Liquidity Risk Measurement,

Standards and Monitoring. Basel Committee on Banking Supervision. Available at

www.bis.org

65. BCBS (2011a): Basel III A global regulatory framework for more resilient banks and

banking systems, revised version June 2011, Bank for International Settlements.

66. BCBS (2011b): Frequently asked questions on the comprehensive quantitative impact

study, May 2011, Bank for International Settlements.

67. BCBS (2011c): Interpretive issues with respect to the revisions to the market risk

framework, November 2011, Bank for International Settlements.

68. Banka Qendrore e Republikës së Maqedonis, Raporti për stabilitet financiar i Bankes se

Republikes se Maqedonisë, Shkup , 2008- 2012.

69. Banka Qendrore e Republikës së Shqipërisë, Raporti për stabilitet financiar i Bankes se

Republikes se Shqipërisë, Shkup 2008- 2012.

Page 174: Jeton SHAQIRI

175 | P a g e

70. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Raporti për stabilitet financiar i Bankes se

Republikes se Kosovës, Shkup2008- 2012.