kolegji universitar biznesi fakulteti ekonomik lënda...

31
Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda:Financat publike Ligjerues:Agim Berisha email:[email protected] tel:044648328 Prizren:2012

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Kolegji Universitar Biznesi

Fakulteti Ekonomik

Lënda:Financat publike

Ligjerues:Agim Berishaemail:[email protected]

tel:044648328

Prizren:2012

• KARAKTERISTIKAT E TATIMIT

• Karakteristikat e tatimeve janë këto:

• 1.Tatimet janë të hyra derivate (prejardhja)

• 2.Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit

• 3.Tatimet mblidhen për financimin e shpenzimeve publike

• 4.Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshërbim të drejtpërdrejtë

• 5.Tatimet nuk e kanë karakterin e qëllimit të caktuar

• 6.Tatimet mblidhen në para

• 7.Tatimet nuk janë në lidhje me shtetësinë.

• QËLLIMET E TATIMIT

• Tatimet janë njëra nga format nëpërmjet të të cilave shteti fiton të hyrat.

• Qëllimit e tatimit mund të jenë:

• 1.Qëllime fiskale

• 2.Qëllime jofiskale

• Qëllimi fiskal i tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera

publike të cilat janë të nevojshme për financimin e funksioneve të tyre.

• Qëllimi jofiskal I tatimit është se me ndihmën e politikës tatimore shteti i realizon qëllimet e

shumta të politikës ekonomike.

• Në praktikë mund të hasim të ashtuquajturën politikën tatimore restriktive dhe ekspansive.

• Politika tatimore e cila është e drejtuar kah zvogëlimi i fuqisë blerëse të detyruesit tatimor, e

me atë edhe të zvogëlimit të kërkesës së gjithëmbarshme në treg, quhet politika tatimore

restriktive.

Nëse në treg kërkesa e gjithëmbarshme është më e madhe se oferta e gjithëmbarshme, shkaktohet

çrregullimi i tij, andaj në këto raste me masat e politikës tatimore restriktive ndikohet në

zvogëlimin e fuqisë blerëse të detyruesit tatimor me atë edhe në zvogëlimin e kërkesës së

gjithëmbarshme (siç është ngritja e ngarkesës tatimore me aplikimin e llojeve të reja të

tatimit, rritja e normave tatimore për tatimet ekzistuese, zvogëlimi i lirimeve dhe i lehtësive të

ndryshme tatimore etj.).

• Nëse në treg oferta e gjithëmbarshme është më e madhe se kërkesa e gjithëmbarshme, atëherë

duhet të ndërmerren masat për t‟u vendosur ekuilibri i prishur dhe stabiliteti ekonomik.

• Në këto raste me masat e politikës tatimore ekspansive ndikohet në rritjen e fuqisë së

gjithëmbarshme (siç është ulja e ngarkesës tatimore me anë të ndërprerjes së ndonjë lloji të

tatimit, ulja e normës tatimore, aplikimi i lirimeve dhe i lehtësive të ndryshme tatimore) që

është e drejtuar kah rritja e fuqisë blerëse e detyruesit tatimor, e me atë edhe të ngritjes së

kërkesës së gjithëmbarshme quhet politika tatimore ekspansive.

• ARSYETIMI I MBLEDHJES SË TATIMIT

• Pagimi i tatimit do të thotë zvogëlim i fuqisë ekonomike të detyruesit tatimor me çka e

keqëson gjendjen materiale të tij.

• Për këtë arsye paraqitet njëfarë rezistence nga ana e detyruesve tatimorë gjatë arkëtimit të

tatimit,dhe përpiqen t‟i ikin pagimit.

• Shumë autorë në periudha të ndryshme e kanë shqyrtuar problemin e futjes së obligimit

tatimor dhe të mbledhjes së tatimit dhe kanë dhënë shumë teori për arsyetimin e tatimit.

• Më të rëndësishme janë këto teori:

• 1) teoria e fuqisë,

• 2) teoria e çmimeve,

• 3) teoria e riprodhimit të tatimit,

• 4) teoria organike.

• 1. Teoria e fuqisë. Kjo teori bazohet në botëkuptimin se arkëtimi i tatimit arsyetohet

me të drejtën e fituesit që të futë obligimin tatimor dhe të arkëtojë atë nga popujt e nënshtruar

(shtypur), duke u mbështetur në të drejtën e më të fortit.

• Pra, e drejta e më të fortit dhe zbatimi i forcës e arsyeton të tatuarin (caktimin e tatimit).

2.Teoria e çmimeve. Në bazë të kësaj teorie tatimet janë çmimi për shërbimet të cilat

shteti i kryen në dobi të detyruesve tatimor.

• Andaj, duke i kryer këto shërbime shteti ka shpenzime të caktuara të cilat duhet mbuluar me

pagimin e tatimit.

• Arsyetimin e tatimit e shikon në shërbimet që ua ofron shteti detyruesve tatimorë, duke

theksuar se tatimi është çmimi i këtyre shërbimeve.

• 3. Teoria e riprodhimit të tatimit. Kjo teori thjesht niset prej pikëpamjeve se në

shpenzimin e shumave të tatimit të mbledhur duhet kërkuar arsyetimin e ekzistimit të tatimit.

• Shumën e tatimit duhet shpenzuar për kryerjen e atyre detyrave dhe të masave të shtetit të

cilat do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe në rritjen e të ardhurave të

detyruesve tatimorë.

• 4. Teoria organike. Arsyetimin për pagimin e tatimit nga ana e detyruesve tatimorë

teoria organike e kërkon në lidhjen organike të shtetit dhe qytetarëve të tij.

• Arsyetimin e tatimit kjo teori e gjen në domosdoshmërinë e ekzistimit të shtetit dhe në

kryerjen e funksioneve të veta, ashtu që tatimet janë mundësia e vetme për t‟i mbuluar

shpenzimet për plotësimin e nevojave kolektive, d.m.th. të jetës së përbashkët të shtetit dhe të

qytetarëve.

• METODAT PËR CAKTIMIN E BAZËS TATIMORE

• Në praktikë ekzistojnë disa metoda për caktimin e bazës tatimore, e këto janë:

• 1. metoda e parashenjave.- tatimet caktohen në bazë të shenjave të dukshme që

shërbejnë si bazë për caktimin e tatimit (p.sh. dyerëve, dritareve, oxhaqeve etj, e që sot rallë

përdoret si metodë).

• 2. metoda e drejtpërdrejtë,- është kur baza tatimore obliguesit tatimor i caktohet në bazë

të të dhënave që ia dërgon vetë obliguesi tatimor organeve tatimore. Në fillim të ç‟do viti e

plotëson fletëparaqitjen tatimore.

• 3. metoda indirekte,- është kur shenimet e nevojshme për caktimin e bazës tatimore,

organit tatimor ia dërgon ndonjë person i tretë i cili i ka shenimet (p.sh. Banka, punëdhënësit

fizik dhe juridik).

• 4. metoda zyrtare,- Është ajo metodë kur organi zyrtar nuk i pranon si të sakta shenimet në

fletëparaqitjen tatimore të obliguesit tatimor, organi tatimor bënë vlerësimin e shenimeve dhe

të dokumentacionit dhe të dokumentacionit tjetër. Kjo metodë quhet edhe metoda

administrative.

• 5. metoda e krahasimit,- Është metodë e cila përdoret në ato raste kur mungojnë shenimet

për obliguesin tatimor ose kur shenimet e dërguara nuk mund të merren si të besueshme. Këto

shenime nuk mund të merren as prej obliguesit tatimot as prej personave të tretë e as që

disponon me to organi tatimor. Dy obligues tatimor me kushte të njëjta realizojnë të ardhura

përafersisht të njëjta. Shenimet e njohura për njërin obligues tatimor vlejnë edhe për

obliguesin tjetër.

• NORMAT TATIMORE

• Norma tatimore shpreh raportin në mes të bazës tatimore dhe të tatimit të caktuar.

• 1. norma proporcionale,

• 2. norma progresive; dhe

• 3. norma regresive.

• 1.Norma tatimore proporcionale.-Kështu që me rritjen e të ardhurave, domethënë të numrit

të njësive tatimore, rritet në përpjesëtim të drejtë edhe ngarkesa tatimore, por nuk ndryshon

lartësia e normës tatimore.

• P.sh., nëse norma tatimore është 10%, varësisht prej rritjes ose zvogëlimi të të ardhurave,

varet ngarkesa tatimore. Nëse të ardhurat janë 20.000 euro, atëherë do të paguajë tatimin me

normë 10%, që është 2.000 euro; nëse të ardhurat rriten në 40.000 euro, do të paguajë tatim

me normë përsëri 10%, dhe në shumë absolute prej 4.000 euro.

• 2.Norma tatimore progresive.-Norma progresive tatimore është kur paralelisht me rritjen e

bazës tatimore rritet edhe norma e tatimit. Norma tatimore nuk është konstante, por është

variabile (e ndryshueshme).

• Norma tatimore regresive.-Norma regresive e tatimit është atëherë kur me rritjen e bazës

tatimore zvogëlohet norma tatimore.

• Në praktikë aplikimi i normës regresive tatimore është rrallësi.

• KLASIFIKIMI I TATIMEVE

• Klasifikimi themelor i tatimeve është:

1. tatimi i drejtpërdrejtë (direkt) dhe i zhdrejtë (indirekt),

2. tatimi kadastral dhe tarifor,Tatimet kadastrale caktohen në bazë të fakteve (të shënimeve) të regjistruara në librat kadastrale, të cilat fakte

mendohen se janë të sakta.

Tarifa tatimore është një pasqyrë e sistematizuar e objekteve tatimore dhe e normave tatimore të shprehura nëpërqindje ose në shumë absolute.

3. tatimi personal (subjekte) dhe real (objekte),Tatimet personale (subjekte) janë ato me ç‟rast gjatë caktimit të obligimit tatimor merret parasysh fuqia

ekonomike e obliguesit tatimor si dhe disa argumente të cilat janë në lidhje të ngushtë me personalitetin e obliguesit tatimor, siç janë: mosha e obliguesit tatimor, gjendja bashkëshortore, gjendja shëndetësore e obliguesit tatimor, numri joaktiv i anëtarëve ta familje

Tatimet reale (objekte) janë ato te të cilat me rastin e caktimit të tatimit nuk merren parasysh rrethanat e personalitetit të detyruesit tatimor.

4. tatimi i rregullt dhe i jashtëzakonshëm,Tatimet të rregullta janë ato lloje të tatimit të cilat caktohen, mblidhen dhe paguhen rregullisht

dhe vazhdimisht prej viti në vit dhe të cilat shërbejnë zakonisht për mbulimin e shpenzimeveshtetërore të rregullta.

Tatime të jashtëzakonshme janë ato tatime të cilat nuk kanë karakter të përhershëm dhe sipasrregullit përdoren për financimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme të shtetit.

5. tatimi i përgjithshëm dhe special,Tatimet e përgjithshme janë ato të cilat shërbejnë për plotësimin e të gjitha apo të një numri më të

madh të shpenzimeve shtetërore.

Tatimet speciale janë me qëllim të caktuar, me ç‟rast e tërë shuma e mbledhur e tatimit ose njëpjesë e tij është saktësisht e destinuar për mbulimin e shpenzimeve të caktuara.

• 6.TATIMET E SUPOZUARA DHE FAKTIKE

• Tatimet e supozuara janë ato te të cilat caktimi i obligimit tatimor bazohet në supozimin se

obliguesi tatimor i ka realizuar, respektivisht ka pasur mundësi që të realizojë të hyra të

caktuara.

• Tatimet faktike janë ato të cilat caktimi i obligimit tatimor bëhet në bazë të të hyrave faktike

të realizuara apo të fakteve të realizuara, të cilat janë me rëndësi gjatë caktimit të tatimit.

• 7.TATIMET SIPAS VLERËS DHE SPECIFIKE

• Tatimi sipas vlerës është ai i cili caktohet në bazë të vlerës reale apo të vlerësuar të objektit

tatimor Madje, obligimi tatimor caktohet në përqindje dhe aplikohet në bazën tatimore.

• Tatimi specifik është ai te i cili obligimi tatimore caktohet në bazë të njësive matëse.

• 8.TATIMET FUNDARE DHE JOFUNDARE

• Tatimet fundare janë ato të cilat caktohen në të hyrat e realizuara nga pasuria (toka, ndërtesa,

letrat me vlerë, pajisjet etj.), si dhe në të hyrat e sigurta dhe të përhershme të realizuara pa

punën e obliguesit tatimor.

• Tatimet jofundare janë ato lloje të tatimeve me të cilat tatohen të hyrat e realizuara me punën

personale nga marrëdhënia e punës ose nga kryerja e veprimtarisë së caktuar të obliguesit

tatimor.

• 9. TATIMET QENDRORE DHE LOKAKLE

• Tatimet qendrore janë ato të cilat i aplikojnë dhe i mbledhin organet qendrore.

• Tatimet lokale janë ato të cilat zakonisht i futin dhe i mbledhin organet e njësive të ngushta

politiko-territoriale.

• 10.TATIMET REPARTISIONE DHE SIPAS KUOTËS

• Tatimet repartisione.-Te ky lloj i tatimit shteti përpara me dispozita ligjore saktësisht e cakton

shumën totale të mjeteve të cilat do t‟i mbledhë me anë të tatimit.

• Tatimi sipas kuotës është mënyrë e shpërndarjes së ngarkesës tatimore, me ç„rast me ligj

shteti e caktohen përpara obligimin tatimor të detyruesve tatimorë, i cakton format tatimore si

dhe lartësinë e normës tatimore e cila aplikohet në njësinë tatimore.

• 11. TATIMI THEMELOR DHE PLOTËSUES

• Tatimi në të ardhurat e personave juridikë dhe fizikë si dhe tatimi i përgjithshëm në

qarkullimin janë llojet më të rëndësishme të tatimit në sistemin tatimor të shteteve

bashkëkohore.

• Tatimet plotësuese përfshijnë të gjitha llojet e ndryshme të tatimit të cilat ndoshta nuk kanë

ndonjë efekt të madh financiar në sistemin tatimor të caktuar, por prapëseprapë me ato tatime

arrihet realizimi i qëllimeve të caktuara.

• 12. TATIMI NË NATYRË DHE NË PARA

• Duke marrë për bazë se si mund të realizohet tatimi, tatimi paguhet në natyrë (produkte), dhe

në para.

• TATIMI I DYFISHTË DHE I SHUMËFISHTË

• Tatimi I dyfishtë.-paraqitet atëherë kur i njëjti obligues tatimor, i njëjti objekt tatimor, me të

njëjtin tatim, në të njëjtën kohë tatohet dy herë në dobi të dy ose më shumë organeve

tatimore.

• Nëse një person i fiton të hyrat (të ardhurat) në shtetin në të cilin nuk është vendbanimi i tij,

atëherë ndodh shpesh që një herë të ardhurat të tatohen atje ku janë realizuar, kurse herën e

dytë në shtetin (vendin) ku është vendbanimi i subjektit tatimor.

• Tatimi I shumëfishtë.-Është atëherë kur një obligues tatimor në të njëjtin burim tatimor

paguan shumë tatime të ndryshme.

• P.sh., kur të ardhurat një herë tatohen me tatimin në të ardhura, kurse herën tjetër kur pronari i

të ardhurave tatohet me tatimin në konsum.

• PRINCIPET (PARIMET) TATIMORE

• Në mesin e shkrimtarëve që e kanë përpunuar problemin e parimeve tatimore janë: Adam

Smithi dhe Adolph ëangneri

• PARIMET TATIMORE TË SMITHIT

• 1. secili qytetar është i detyrueshëm që shtetit t‟i paguajë tatimin për mbulimin e shpenzimeve

të tij dhe atë sipas aftësisë dhe mundësive ekonomike,

• 2. obligimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj; do të thotë se tatimi nuk guxon të jetë

arbitrar, por shuma e tatimit, mënyra dhe koha e pagimit, vendi i pagimit duhet të jenë të

njohura për obliguesin tatimor,

• 3. tatimi duhet të mblidhet dhe arkëtimi të bëhet atëherë kur për obliguesin tatimor është më e

përshtatshme;

• 4. shpenzimet e caktimit dhe të mbledhjes së tatimit duhet të jenë sa më të vogla; kjo do të

thotë se shpenzimet e administratës duhet të jenë të vogla, në mënyrë që sa më shumë mjetet

të hyjnë në arkën shtetërore, i ashtuquajturi principi i lirë i mbledhjes së tatimit.

• PARIMET E VAGNERIT

• I. principet financiaro-politike:1. mjaftueshmëria e tatimit, 2. elasticiteti i tatimit;

• II. principet ekonomike-politike:1. zgjedhja e burimit tatimor, 2. zgjedhja e llojeve të tatimit;

• III. principet socialo-politike:1. përgjithësia e tatimit, 2 barabarësia e tatimit;

• IV. principet administrative (teknike) – tatimore:1. caktimi i tatimit, 2. pagimi i volitshëm i

tatimit, 3. mbledhja e lirë e tatimit.

• EFEKTET E TATIMIT

• Pagimi i tatimit do të thotë marrja e një pjese të të ardhurave të obliguesit tatimor në dobi të

shtetit dhe të organeve të tjera juridiko-publike.

• Tatimimi ia zvogëlon fuqinë blerëse obliguesit tatimor, andaj procesi i të tatuarit është shumë

i ndërlikuar, i cili shkakton efekte të natyrës ekonomike, financiare, sociale, morale etj.

• Efektet e tatimit kryesisht janë këto:

1. bartja e tatimit,

2. transformimi i tatimit,

3. kundërshtimi (rezistenca) për pagimin e tatimit,

4. ikja (shmangia) e pagimit të tatimit ose evasioni i tatimit, si dhe efektet (ndikimet)

makroekonomike të tatimit, siç janë:

5. ndikimi i tatimit në rishpërndarje,

6. ndikimi i tatimit të akumulim,

7. ndikimi i tatimit në këmbimin ndërkombëtare dhe në bilancin e pagesave,

8. ndikimi i tatimit në aktivitetin ekonomik,

9. ndikimi i tatimit në stabilitetin ekonomik dhe

10. ndikimi i tatimit në zhvillimin ekonomik.

• SISTEMI TATIMOR

• Sistemi tatimor paraqet të gjitha format e tatimit të cilat aplikohen në një vend, e që janë të

lidhura në një tërësi me ndihmën e të cilave mund të realizohen qëllimet e politikës financiare

dhe ekonomike.

• Nëse i krahasojmë sistemet tatimore të shteteve të ndryshme, vërehet se nuk ekzistojnë dy

shtete në të cilat tatimi bëhet me forma të njëjta të tatimit apo që tatimet e njëjta të kenë rol

dhe vend të njëjtë në ato sisteme.

• POLITIKA FISKALE NË KOSOVË

• Politika fiskale në Kosovë pas Luftës (1999) bazohet në të hyrat dhe shpenzimet qeveritare

për arritjen e qëllimeve të caktuara ekonomike dhe sociale, dhe për të ndikuar në treguesit

makroekonomik.

• Me politikën fiskale shfrytëzohen të hyrat dhe shpenzimet (të dalat) publike për realizimin e

politikës ekonomike.

• Pra fillimisht ishte e përcaktuar që të mbledh mjete financiare për arkën buxhetore duke

anashkaluar aspektin zhvillimor të Kosovës.

• Në fillim ngarkesa më e madhe ishte te bizneset të cilat i mbulonin mbi 95% të të hyrave

buxhetore me anë të tatimeve dhe të doganave, që bizneset ishin të pakënaqura.

• Me aplikimin më vonë të llojeve të reja të tatimeve siç janë TVSH, tatimi në fitim, tatimi në

pronë, tatimi në paga, ngarkesa tatimore është zvogëluar për bizneset dhe një pjesë është

bartur te qytetarët.

• Së këndejmi, politika fiskale në Kosovë, në një anë ka dhënë efekte pozitive sa i përket

krijimit të të hyrave vetanake buxhetore, nga ana tjetër nuk ka treguar efekte zhvillimore të

rritjes ekonomike.

• LlOJET E TATIMEVE NË KOSOVË

• Në vitin 1999 ka filluar ndërtimi i sistemit të ri tatimor i cili ishte bazuar vetëm në tatimin e

bizneseve.

Sistemi tatimor në Kosovë përbëhet prej këtyre llojeve të tatimeve:

• 1.Tatimi në të ardhura personale,

• 2. TVSH (tatimi mbi vlerën e shtuar),

• 3. Tatimi në të ardhurat e korporatave

• 4. Tatimi në pronë.

• Tatimi në të ardhurat personale• Tatimi në të ardhurat personale i përfshijnë të gjitha burimet e të ardhurave bruto

që i realizojnë individët.

• Tatimi në të ardhurat personale është tatimi i drejtpërdrejtë, të cilin tatimpaguesi nuk mund ta

bartë te personat tjerë.

• Obligues tatimor të tatimit në të ardhura personale është personi fizikë i cili realizon të

ardhura bruto nga të gjitha burimet: në paga, aktivitete afariste, qira, shfrytëzimi i pronës,

interesi, dividenda, lotari, lojërat e fatit, pensione etj.

Tatimi në pronë

• Kuvendi komunal mbledh tatimin në pronë prej këtyre kategorive të pronës:

- prona e banuar,

- prona komerciale,

- prona industriale,

- prona bujqësore,

- prona e paluajtshme e braktisur dhe në objektet e pabanuara.

• Tatimpagues i tatimit në pronë para së gjithash konsiderohet pronari i pronës.

• Norma e tatimit në pronë përcaktohet nga vet komuna, tarifa tatimore vjetore sillet prej

0,05% deri në 1% të vlerës së pronës në treg për secilën kategori të pronës e cila është e

tatueshme.

• TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH-ja)

• Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH-ja) është formë e tatimit me të cilën tatohet vlera të cilën shitësi e ka shtuar në çmimin e shitblerjes të prodhimit dhe të shërbimeve në secilën fazë të ciklit të qarkullimit. TVSH-ja është tatim mbi konsumin.

• TVSH-ja për herë të parë është aplikuar në Turqi në vitin 1926, në Kosovë 2001.

• TVSH-ja në Kosovë aplikohet te bizneset të cilat kanë më shumë se 50.000 € qarkullim vjetor

• TVSH-në e mbledhin bizneset nga konsumatorët me rastin e shitjes së mallrave dhe të shërbimeve duke e ngritur çmimin në të cilin është përfshirë (llogaritur) edhe TVSH.-në që e paguajnë konsumatorët efundit.

• Pra përmes çmimit të mallrave dhe të shërbimeve bizneset bartin TVSH-në tek konsumatorët. Pra, TVSH-ja është tatimindirekt që bartet përmes çmimit të tregut nga shitësi tek konsumatori (blerësi).

• Etapa e parë: Fabrika e bukës “X” blenë lëndë të parë, materiale tjera, makineri në vlerë prej 40.000 €dhe furnizuesit e tij e zbatojnë TVSH-në në këtë mënyrë 40.000 € x 15% = 6.000 €, kjo paraqetTVSH-nëe zbritshme. Blerjet totale me TVSH të fabrikës së bukës janë 46.000 €.

• Etapa e dytë: Fabrika e bukës “X” i shet prodhimet (bukën) në shumë prej 50.000 € dhe e zbaton TVSH-në, kështu: 50.000 x 15% = 7.500 €, kjo paraqet TVSH-në e mbledhshme. Pra totali i shitjeve me TVSH është 57.500 €.

• Fabrika e bukës “X” nga TVSH-ja e mbledhshme (7.500 €) e zbret TVSH-në e zbritshme(6.000 €) dhe ndryshimi paraqet TVSH-në e pagueshme të detyrueshme (1.500 €). TVSH-ja e mbledhshme (7.500 €) - TVSH-ja e zbritshme (6.000€) = TVSH-ja e detyrueshme(1.500 €).

• Tatimi specifik në qarkullim (akciza)

• Akciza është tatim specifik në qarkullimin (konsumin) e mallrave të caktuara.

Akciza – si tatim specifik – aplikohet në prodhime specifike siç janë duhani (cigaret), pijet

alkoolike, derivatet e naftës, kozmetikë luksoze etj.

• Pra akciza paraqet tatimin indirekt që aplikohet për disa mallra të caktuara, zakonisht në një

përqindje të lartë, që llogaritet dhe kalkulohet në çmimin e shitjes, duke e ngarkuar

konsumatorin duke qenë të hyrat buxhetore më të rëndësishme.

• DOGANAT

1. KUPTIMI, QËLLIMET DHE FUNKSIONET E DOGANAVE

• Doganat janë të hyra monetare të shtetit, të cilat paguhen (arkëtohen) me rastin e kalimit të

mallit të caktuar përtej kufirit shtetëror, respektivisht të kufirit të caktuar.

• Qëllimi i doganave, në rend të parë, është që të ruajë integritetin ekonomik të vendit.

• Por, qëllimet kryesore të doganave janë të natyrës financiare (fiskale) dhe ekonomike.

• Qëllimet financiare (fiskale) të doganave janë që me anë të tyre të mblidhen mjete financiare

për plotësimin e shpenzimeve shtetërore.

• Prandaj, doganat janë aplikuar në sistemin e të hyrave për qëllime fiskale.

• Qëllimet ekonomike të doganave janë mbrojtja e ekonomisë së vendit.

• Sidomos aplikimi i doganës në mallrat me origjinë të jashtme ndikon në ngritjen e çmimit të

tyre, me ç‟rast mbrohet pozita e mallrave të vendit.

• Doganat në Kosovë janë të hyra të Buxhetit të Kosovës, të hyra me rëndësi të saj me normë

doganore prej 10%.

• KLASIFIKIMI I DOGANAVE

• 1. Sipas drejtimit të qarkullimit të mallrave, doganat i ndajmë në dogana:

• a) importuese,

• b) eksportuese

• c) transitore.

• 2. Sipas qëllimit të aplikimit të doganave, ato mund t‟i ndajmë në dogana:

• a) financiare (fiskale),

• b) ekonomike ose mbrojtëse,

c) antidampinge

• ç) retorsive ose represive.

• 3. Sipas mënyrës së caktimit të obligimit tatimor, doganat i klasifikojmë në:

• a) dogana sipas vlerës ose ad valorem.

• b) dogana speciale ose kuantitative.

• 4. Sipas mënyrës së nxjerrjes së dispozitave mbi doganat, dallojmë:

• a) doganat autonome;

• b) doganat e kontraktuara ose konvencionale.

• 5. Sipas lartësisë së ngarkesës tatimore, doganat i ndajmë në:a) dogana diferenciale;

• b) dogana preferenciale.

• KUPTIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TAKSAVE

• Taksat janë një instrument financiar më të cilin mblidhen të hyrat shtetërore.

• Taksat janë të njohura qysh në shoqërinë skllavopronare, në Romën dhe Athinën antike, si

dhe në shoqërinë feudale.

• Në kuptimin e sotëm, taksat janë ngushtë të lidhura me zhvillimin e administratës shtetërore

(publike), gjë që ka ndikuar në zgjerimin e obligimit të pagimit të taksave dhe në rritjen e

ngarkesës me taksa.

• Do të thotë se karakteristikë e parë e taksave është se paraqesin kundërvlerën

kundërshpërblimin për shërbimin e kryer nga ana e organeve shtetërore ose të organeve të

tjera juridiko-publike.

• Karakteristika e dytë e taksave është se obliguesit e taksave (personat fizikë dhe juridikë) vetë

e sipas dëshirës bëjnë pagimin e taksave dhe nxitin punën eorganeve shtetërore.

Këto janë dy cilësitë e taksave që i dallojnë prej tatimeve.

• Taksat janë të hyra monetare të shtetit, të hyra derivate shtetërore, të cilat shërbejnë për

financimin e nevojave publike, ku si obligues të taksave janë personat juridikë dhe fizikë.

• P.sh., qytetari paguan taksa për nxjerrjen e dokumenteve: certifikatën e lindjes,

letërnjoftimin, pasaportën, me rastine paraqitjes së kërkesës.

• Por, nëse qytetari nuk e paraqet kërkesën për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, atëherë as nuk

do të paguajë taksë.

• PRINCIPET E TAKSAVE

• 1. principi i legalizimit, ka të bëjë me atë se asnjë organ shtetëror nuk mund ta fusë obligimin

taksor si dhe ta bëjë arkëtimin e tyre, po qe se nuk është paraparë me dispozita ligjore.

2. principi i ekuivalentit, do të thotë se lartësia e taksave duhet t‟u përgjigjet shpenzimeve

reale, të cilat i kanë organet shtetërore për shërbimet e kryera në dobi të obliguesit të taksave.

3. principi i barbarësisë ka të bëjë me atë se për lëndët dhe shërbimet e njëjta duhet të

paguhen taksa të barabarta.

4. principi i thjeshtësisë. bazohet në atë se tarifa e taksave duhet të jetë e thjeshtë ashtu që

dispozitat për taksat duhet të jenë të qarta dhe të sakta, përndryshe mund të lindin probleme

në zbatimin e dispozitave për taksat.

• Arkëtimi i taksave bëhet në dy mënyra:

• Mënyra e arkëtimit të drejtpërdrejtë është nëse taksa paguhet në para te gatshme së bashku me

dhënien e vërtetimeve të caktuara.

• Arkëtimi indirekt i taksave bëhet me pulla taksash ose me formularë taksash.

• Pagimi i taksave bëhet në bazë të të ashtuquajturës tarifa e taksave.

• Tarifa e taksave rregullohet me ligj të veçantë, përkatësisht me vendim të kuvendit komunal

(taksat komunale).

• KONTRIBUTET• Kontributet janë instrument financiar me rëndësi me të cilin mblidhen mjete për financimin e

të dalave (shpenzimeve) publike të caktuara.

• Karakteristika kryesore të kontributeve:

• 1. se kontributet janë dhënie kryesisht në para, te të cilët ekziston dobia reale ose e mundshme

në formë të kundërshërbimit të cilin e kanë një rreth i ngushtë nga aktiviteti i shtetit,

• 2. shuma e obligueshme e pagimit të kontributeve varet drejtpërdrejt prej shpenzimeve të cilat

i bën shteti me rastin e kryerjes së aktivitetit shoqëror ose prej vlerës së dobishmërisë së

drejtpërdrejtë që e kanë obliguesit e kontributeve nga shërbimet shtetërore,

• KUPTIMI DHE KARAKTERISTIKAT E HUASË PUBLIKE• Huaja publike ose huaja shtetërore është një prej institucioneve financiare të të hyrave

publike jofiskale. Huaja shtetërore (publike) është një prej formave të mbledhjes së të hyrave shtetërorejofiskale. Andaj, huaja shtetërore lind zakonisht në kushte të veçanta kur shtetit shpejt i janëtë nevojshme mjetet për mbulimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund t‟imbulojë prej të hyrave të rregullta.

• Kthimi i huas bëhet me anë të anuitetit (kësti dhe kamata) që paraqesin shpenzimet shtetërore, prandaj te huaja publike krijohen elementet karakteristike si për të hyrat ashtu edhe përshpenzimet publike. Dy karakteristika kryesore të huas shtetërore (publike) janë:

• 1. se janë vullnetare (të vullnetshme)

• 2. se kthehen me kamatë.

• Karakteri vullnetar i huas shtetërore bazohet në faktin se çdo person fizik dhe juridik e bievendimin për regjistrimin e huas në bazë të vullnetit (dëshirës).

• Kushtet e huas shtetërore i cakton shteti, siç janë: forma e emisionit, afati i kthimit, lartësia e kamatës, mënyra e kthimit etj.

• Karakteri i kthimit dhe i kundërshpërblimit në formë të normës së kamatës është cilësi e

huasë shtetërore.

• Mjetet monetare të cilat ia japinshtetit regjistruesit e huas u kthehen pas një periudhe të

caktuar së bashku me kamatë.

Shkaqet kryesore të cilat ndikojnë në krijimin e huas publike janë:

• 1. shpenzimet publike të mëdha, e sidomos shpenzimet e jashtëzakonshme,

• 2. mospërputhje kohore e krijimit të shpenzimeve publike me rrjedhjen e të hyrave publike,

• 3. intervenimi i shtetit në ekonomi, që kërkon mjete shumë të mëdha plotësuese, përveç

mjeteve të rregullta (tatimeve, kontributeve etj.),

• 4. deficiti i përhershëm buxhetor, i cili nuk mund të mbulohet me të hyrat publike të

rregullta,.

• NDARJA E HUAVE PUBLIKE

• 1. të brendshme dhe të jashtme,

• 2. të detyrueshme, vullnetare dhe patriotike,

• 3. afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjate,

• 4. huatë sipas paritetit, nënparitetit dhe mbiparitetit,

• 5. huatë e njësive të ngushta territoriale dhe të gjera,

• 6. huatë ku si kreditor paraqitet popullsia, bankat, institucionet financiare ndërkombëtare

dhe shteti.

• KUPTIMI DHE DEFINICIONI I BUXHETIT

• Në literaturën financiare mbizotëron mendimi se fjala buxhet rrjedh prej fjalës së vjetër

franceze “bougete” që do të thotë çanta e lëkurës në të cilin ministri i financave i ka sjellë

aktet në parlament për diskutim dhe aprovim të projektit për financimin e nevojave shtetërore,

përkatësisht publike.

Buxheti është pasqyrë sistematike financiare e të hyrave dhe të shpenzimeve të shtetit dhe të

bashkësive të ngushta shoqërore-politike për një periudhë të caktuar, përkatësisht për një vit

buxhetor.

• Andaj, buxheti është një bilanc i caktuar i të hyrave dhe i shpenzimeve publike.

• Këto karakteristika të përbashkëta të definicionit të buxhetit janë:

• 1. se buxheti është akt publik,

• 2. se buxheti është njëvjeçar,

• 3. se buxheti është parashikim me plan i të hyrave dhe i shpenzimeve publike

• 4. se buxheti përmban karakteristikat e marrëdhënieve shoqërore-ekonomike dhe politike të

caktuara të vendit në të cilin aprovohet.

• Buxheti bëhet akt ligjor në të cilin parashikohen të gjitha format e shpenzimeve publike gjatë

një viti si dhe të gjitha format e të hyrave publike për financimin e shpenzimeve.

• Pra, shteti i sotëm buxhetin e përdor si mjet financiar për intervenime në ekonomi me të cilin

orientohen rrjedhat ekonomike, arrihet ekuilibri në prodhim, shpërndarje, konsum, kursim,

investime etj.

• Politika e financimit buxhetor ndikon në stabilizimin ekonomik të vendit.

• Nëse ekziston nevoja që të zbatohet politika kundër inflacioniste, atëherë duhet bërë

restriksionin e konsumit të buxhetit shtetëror, me çka zvogëlohet niveli i kërkesës dhe

zbatohet politika e suficitit buxhetor.

• Përkundrazi, në situata të depresionit dhe të papunësisë udhëhiqet politika e deficitit buxhetor,

rritja e shpenzimeve buxhetore, nxitja e kërkesës dhe e konsumit, me ç„rast në mënyrë

stimulative ndikon në gjallërimin e ekonomisë.

• Funksionet kryesore të buxhetit janë:

• 1. funksioni ekonomik, Funksioni ekonomik i buxhetit ka të bëjë me caktimin preciz të

shpenzimeve publike si dhe të burimeve të mjeteve publike (të hyrave publike) me të cilat do

të mbulohen shpenzimet publike.

• Duke aplikuar politikën e deficitit ose të suficitit buxhetor, sot shtetet udhëheqin politikën

ekonomike anticiklike dhe të stabilizimit shumë me sukses.

• Këtë e zbaton kështu: nëse është periudha e depresionit dhe e papunësisë, atëherë shteti

udhëheq politikën e deficitit buxhetor dhe të nxitjes (rritjes) së kërkesës dhe të konsumit dhe

anasjelltas, nëse është periudha e lulëzimit (prosperitetit) dhe e inflacionit shteti e udhëheq

politikën e suficitit buxhetor dhe të zvogëlimit të kërkesës dhe të konsumit këtë e bën duke

marrë dhe duke tërhequr një pjesë të të ardhurave nëpërmjet politikës tatimore ose të huas

shtetërore.

• Me arkëtimin e tatimit, doganave, taksave dhe të formave të tjera me të cilat krijohen të hyrat

për mbulimin e shpenzimeve publike shteti ndikon në prodhim, duke përfshirë (marrë) një

pjesë të të ardhurave kombëtare.

• Të tatuarit e lartë ndikon në mënyrë negative në prodhim nëpërmjet ngritjes së çmimeve të

produkteve, sidomos kur prodhuesi nuk mund ta bartë tatimin në konsumatorë ose kur

çmimet bëhet të larta për konsumatorë.

Madje, me rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare nëpërmjet buxhetit shteti mund të ndikojë

në investime dhe në gjallërimin e ekonomisë, sidomos kur ajo bie në recesion.

2. funksioni politik Me zhvillimin e buxhetit si instrument financiar, të cilin me procedurë të

veçantë e aprovon organi përfaqësues, është shprehur e drejta buxhetore. Organi përfaqësues i

bashkësisë shoqërore-politike e aprovon buxhetin për çdo vit, sepse pa lejimin e buxhetit nuk

mund të kryhen funksionet e caktuara publike. Kjo paraqet funksionin politik të buxhetit.

• Së këndejmi, nga aspekti politik duhet shqyrtuar iniciativën e propozimit të buxhetit, metodën

e nxjerrjes dhe aprovimit të buxhetit, kontrollimin e buxhetit, realizimin e buxhetit etj.

3. funksioni juridik. Funksioni juridik i buxhetit ka të bëjë me të drejtën financiare

respektivisht me të drejtën buxhetore të shtetit.

• E drejta buxhetore përfshinë të gjitha dispozitat juridike me të cilat rregullohet problematika

për të drejtën e organeve përfaqësuese (kuvendi, parlamenti) në lidhje me hartimin, nxjerrjen

(aprovimin), realizimin dhe kontrollimin e buxhetit.

• PRINCIPET E BUXHETIT

• Principet buxhetore paraqesin rregullat themelore, të cilave duhet përmbajtur gjatë përpilimit,

aprovimit dhe realizimit të buxhetit.

• Principet më me rëndësi janë:

• 1. principi i gjithëmbarshëm i buxhetit,

2. principi i plotë i buxhetit,

3. principi i qartësisë së buxhetit,

4. principi publik i buxheti,

5. principi njëvjeçar i buxhetit,

6. principi i saktësisë së buxhetit,

7. principi i specializimit të buxhetit,

8. principi i ekuilibrit buxhetor.

• PROCEDURA BUXHETOREProcedura buxhetore është veprimtari e organeve shtetërore, te caktuar me ligj në lidhje me

përpilimin (hartimin), vërtetimin, aprovimin dhe realizimin e buxhetit.

• Buxheti mund te jete:

• 1.Balancuar

• 2.Suficitar

• 3.Deficitar