kolegji universitar biznesi fakulteti ekonomik lënda...

20
Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda:Financat publike Ligjerues:Agim Berisha email:[email protected] tel:044648328 Prizren:2012

Upload: others

Post on 20-Jan-2021

14 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

Kolegji Universitar Biznesi

Fakulteti Ekonomik

Lënda:Financat publike

Ligjerues:Agim Berishaemail:[email protected]

tel:044648328

Prizren:2012

Page 2: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

1.Financat publike

• Financa publike paraqet aktivitetin shtetëror në lidhje me mbledhjen e të hyrave publike dherealizimin e shpenzimeve publike.

• Financat publike janë mjaftë të lashta dhe lidhen me lindjen e shtetit.

• Financat publike paraqesin veprimtarinë financiare të shtetit që manifestohet përmes tëardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit.

• Funksionet e financave publike

• 1.Funksioni alokativ

• 2.Funksioni i rishpërndarjes(ridistribuimit)

• 3.Funksioni stabilizues

Page 3: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

Politika fiskale

• Shteti përmes politikës ekonomike synon ti realizoj qëllimet e saj si: 1.Punësimi iplotë,

• 2.Stabiliteti i cmimeve,

• 3.Rregullimi i bilancit të pagesave,

• 4.Ekspansioni i prodhimit-rritja ekonomike,

• 5.alokacioni-shpërndarja e faktorëve të prodhimit,

• 6.Plotësimi i nevojave publike. Politika fiskalekonsiderohet një ndër komponentet më të rëndësishme të politikës ekonomike.

Page 4: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

II.Shpenzimet publike

• Shpenzimet publike janë të lidhura ngushtë me ekzistimin e shtetit dhe me funksionet e tij.

Me rritjen e rolit të shtetit janë rritur edhe shpenzimet e tij.

• Në literaturën financiare mund të hasim në definicione të ndryshme të cilat përpiqen që të

shpjegojnë kuptimin ose esencën e shpenzimeve publike.

Por, në të gjitha definicionet (përkufizimet), të cilat i kanë dhënë autorët e ndryshëm, i

përshkojnë këto dy karakteristika:

- a) shpenzimet publike shërbejnë për plotësimin e nevojave kolektive dhe për interesa

publike dhe

- b) se shpenzimet publike bëhen në para.

Prandaj, shpenzimet publike mund t’i përkufizojnë si shpenzime në para të cilat i bën shteti

dhe subjektet e tjera juridiko-publike për plotësimin e nevojave kolektive dhe për interesa

publike.

• Shpenzimet publike, pra paraqesin shpenzimin e mjeteve financiare për nevojat publike të

cilat janë krijuar me mbledhjen e të hyrave publike.

Page 5: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me të hyrat publike, sepse pikërisht të hyrat

publike janë burimi i financimit të nevojave shtetërore me anë të shpenzimeve publike.

• Me anë të shpenzimeve publike plotësohen këto nevoja:

1. nevojat e përgjithshme publike (nevojat e administratës shtetërore, organeve përfaqësuese

shtetërore, mbajtja e ambasadave dhe e përfaqësive në botën e jashtme, dhënia e

subvencioneve, financimi i mbrojtjes popullore, sigurimi i brendshëm dhe i jashtë si dhe

nevojat e tjera të cilat financohen prej buxhetit; pra, në nevojat e përgjithshme publike hyjnë

shpenzimet materiale dhe personale të bashkësive shoqërore politike, p.sh. të organeve

qendrore shtetërore, të komunave etj.

• 2. nevojat e përbashkëta ose kolektive përfshijnë (nevojat e arsimit, kulturës, shkencës,

sigurimit social, pensional dhe invalidor, shëndetësisë, hyrjes në punë, banimit si dhe nevojat

tjera të përbashkëta);

3. nevojat e natyrës ekonomike të shtetit (intervenimi i shtetit në ekonomi, në marrëdhëniet

ekonomike ndërkombëtare, investimi në infrastrukturë etj.).

Page 6: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• STRUKTURA E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Nevojat publike apo veprimtaria dhe funksioni i shtetit ka të bëjë me themelimin, organizmin

dhe financimin e këtyre veprimtarive publike:

• 1. Administratën shtetërore .-në të gjitha nivelet, për ruajtjen e sistemit politik dhe të sistemit

ekonomik.

Page 7: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

2. Forcat ushtarake

(armatës) për

sigurimin

ndërkombëtare

të vendit.

Page 8: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• 3. Mbrojtjes dhe të sigurisë së brendshme që nënkupton sigurimin e sistemit politik, juridik

dhe ekonomik, si funksion i organeve të punëve të brendshme duke përfshirë edhe të gjitha

organet e drejtësisë (judikaturën, gjyqësinë).

4. Sigurin sociale siç janë sigurimi pensional, invalidor, shëndetësor, sigurimi i papunësisë.

Page 9: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• 5. Arsimin, shkencën, kulturën, sportin etj. Si funksione shoqërore të shtetit.

Page 10: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

6. Fatkeqësitë elementare, lufta, trazirat sociale etj. të cilat për shtetin janë të jashtëzakonshme.

Page 11: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• 7. Funksionet në sferën e politikës ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik.

Page 12: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• VËLLIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKENë të gjitha vendet është dukuri tendenca e rritjes së përhershme të shpenzimeve publike.

Kjo rritje është shënuar në të gjitha vendet.

• Teoria moderne financiare nuk bazohet në karakterin kufizues të efekteve të shpenzimeve

publike.

• Kryesisht teorikët modernë në qendër të vëmendjes i vënë efektet e shpenzimeve publike.

• Shumë teorikë financiarë janë marrë me studimin e shkaqeve të rritjes së shpenzimeve

publike. Një pasqyrë më të mirë të shkaqeve të rritjes së shpenzimeve publike e ka dhënë

teoriku francez Gaston Jèze (Zhese).

Shkaqet e rritjes së shpenzimeve publike Gaston Zhese i ka ndarë në dy grupe:

1) në shkaqet në dukje (formale) dhe në 2) shkaqet reale.

• 1. Shkaqet në dukje (formale). - Gaston Zhese i numëron ato shkaqe të cilat nuk rrisin

obligimin tatimor, porse ato mbeten në përpjesëtim të njëtë si edhe përpara rritjes. Këto

shkaqe janë:

a) zvogëlimi i fuqisë blerëse të parave,

b) ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit dhe

c) ndryshimi i madhësisë së territorit të shtetit.

Page 13: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• 2. Shkaqet reale.

– Gaston Zhese shkaqet reale të rritjes së shpenzimeve publike i ndan në shkaqe:

a) të natyrës ekonomike,

b) të natyrës politike dhe

c) të natyrës financiare.

Këto shkaqe tërheqin me vete rritjen e obligimit tatimor të detyruesve tatimor.

• 4. PARIMET (PRINCIPET) E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Në parimet e shpenzimeve publike numërojmë:

• 1. kursimin dhe ekonomizimin,

2. radhitjen e drejtë periodike të shpenzimeve,

3. plotësimin e nevojave sipas urgjencës dhe proporcionalitetit,

4. produktivitetin e shpenzimeve,

5. baza juridike për realizimin e shpenzimeve publike,

6. parimin e interesit të përgjithshëm dhe

7. vëllimi i shpenzimeve duhet të jetë i arsyeshëm (i matur).

Page 14: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE, SHTETËRORE

• Shpenzimet publike mund të klasifikohen sipas këtyre kritereve (pikëpamjeve):

• 1. Në pikëpamje periodike shpenzimet publike ndahen në të rregullta dhe të

jashtëzakonshme.

• 2. Në pikëpamje të produktivitetit shpenzimet publike i ndajmë në produktive (karakter

ekonomik –investimet publike)dhe joproduktive (administrata shtetërore, ndihmat e

ndryshme, armata etj).

• 3. Në pikëpamje të rentabilitetit shpenzimet publike i ndajmë në rentabile dhe

jorentabile.

• 4. Sipas objektit të shpenzimit, shpenzimet publike i ndajmë në personale dhe materiale.

• Në shpenzimet personale i numërojmë: pagat, mëditjet, pensionet, të marrat e

invalidëve, honoraret, shpenzimet e rrugës dhe të shpërnguljes etj.

• Në shpenzimet materiale hyjnë shpenzimet e pajisjeve, inventari dhe materiali i zyrës,

nxehja, mjetet e higjienës etj.

• 5. Sipas subjektit të shpenzimeve, shpenzimet publike i ndajmë në shpenzime të

organeve qendrore dhe në shpenzimet e ngushta lokale ose vetëadministrimi.

Page 15: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• 6. Sipas funksionit të shtetit shpenzimet publike i ndajmë në reale, ivestive dhe të

transferueshme (të bartëshme).

• Shpenzimet reale janë ato shpenzime të cilat shteti i bën për kryerjen e funksionit të vet

(administrata, armata, shkolla, kultura etj) quhen reale, sepse paraqesin shpërblimin

për punën dhe shërbimin e kryerjes si dhe për të mirat prodhuese.

Shpenzimet investive paraqesin shpenzimet shtetërore për ndërtimin e objekteve

ekonomike me të cilat ndikohet në rritjen e të ardhurave nacionale, pra edhe të të

hyrave buxhetore.

Shpenzimet reale dhe investive quhen edhe shpenzime prodhuese, sepse kanë karakter

prodhues.

Shpenzimet e transferueshme janë shpenzimet të cilat nuk krijojnë të mira ekonomike e as

të ardhura nacionale, por vetëm bëjnë shpërndarjen e re të të ardhurave, përkatësisht të

pasurisë, duke bartur mjetet financiare prej një veprimtarie në tjetrën ose prej një

grupi social në tjetrin.

Shpenzimet tipike të bartëshme janë: ndihmat sociale, ndihmat personave të papunësuar

dhe subvencionet ekonomike, pensionet, pagimi i huave publike etj. Këto shpenzime

bëhen për realizimin e qëllimeve ekonomike dhe sociale

Page 16: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• EFEKTET E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Në këtë kuptim i hasim dy koncepte: efektin neutral dhe efektin aktiv të shpenzimeve

publike.

• Efekti neutral i shpenzimeve publike është koncept i teorisë klasike borgjeze e cila

bazohet në mospërzierjen e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe social dhe në shpenzimet

publike sa më të vogla.

• Sot efekti aktiv i shpenzimeve publike bazohet në ndikimin e tyre në sferën ekonomike-

sociale. Merret parasysh se shteti përmes të hyrave publike që i merr nga ekonomia dhe

popullsia ia kthen atyre përmes shpenzimeve publike.

• D.m.th. shteti i shpenzon mjetet e subjekteve ekonomike dhe të popullsisë dhe ndikon

aktivisht në prodhim dhe rishpërndarje.

• Shpenzimet publike kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e saj përmes

shumëzuesit(multiplikatorit-rritja e shpenzimeve publike veprohet në rritjen e

kërkesës) dhe përshpejtimit(akceleratorit-rritjen e ofertës)

Page 17: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

III. TË HYRAT PUBLIKE (SHTETËRORE)

1. KUPTIMI DHE ESENCA E TË HYRAVE PUBLIKE

• Shteti në bazë të Kushtetutës, të ligjeve dhe të dispozitave të tjera ligjore kryen një varg

detyrash dhe funksionesh.

• Për kryerjen e këtyre detyrave shtetit i janë të nevojshme mjete të caktuara financiare.

• Prandaj, këto mjete financiare me të cilat shteti i plotëson nevojat publike (shtetërore)

quhen të hyrat publike ose të ardhura shtetërore publike.

• Karakteristikat e të hyrave publike janë:

• a) të hyrat shtetërore mblidhen dhe janë të shprehura në para, d.m.th. se në shtetet moderne

të hyrat shtetërore vetëm në raste të jashtëzakonshme i mbledhin në natyrë (mallra);

• b) të hyrat shtetërore janë të hyra njëvjeçare, që do të thotë se mblidhen dhe kalkulohen

brenda një viti;

• c) të hyrat shtetërore shërbejnë për plotësimin e nevojave shtetërore (publike),

Në bazë të këtyre karakteristikave, të hyrat shtetërore (publike) mund t’i përkufizojmë si të hyra

në para njëvjeçare, të cilat shërbejnë për plotësimin (financimin) e nevojave publike.

Pra, për kryerjen e funksioneve të veta, organet e bashkësive shoqërore-politike duhet të kenë

mjete financiare, d.m.th. të hyra publike.

Page 18: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• Format më me rëndësi të të hyrave publike janë: tatimet, kontributet, taksat, doganat, huaja

shtetërore, dhuratat, të hyrat prej pasurisë shtetërore, emisioni i parasë etj.

• Qëllimet dhe detyrat e të hyrave publike

• Qëllimet dhe detyrat të cilat realizohen me mbledhjen e të hyrave publike mund t’i ndajmë në

këto grupe:

• 1. rishpërndarja e të ardhurave dhe e akumulimit;

• 2. ndarja e faktorëve ekonomikë;

• 3. stabiliteti ekonomik dhe social; dhe

• 4. nxitja (stimulimi) e zhvillimit ekonomik.

Page 19: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

• NDARJA E TË HYRAVE PUBLIKE (SHTETËRORE)

Sipas kritereve të ndryshme, të hyrat publike i ndajmë në:

1. të rregullta dhe të jashtëzakonshme,

2. origjinale dhe derivate,

3. juridiko-publike dhe juridiko-private,

4. të hyra nga ekonomia dhe të hyra nga popullsia,

5. fiskale dhe jofiskale,

6. të hyrat e njësive të gjera dhe të ngushta territoriale,

7. të hyra të destinuara dhe të hyra të padestinuara,

8. të hyra në para dhe në natyrë.

Page 20: Kolegji Universitar Biznesi Fakulteti Ekonomik Lënda ...kub-pz.weebly.com/uploads/1/0/5/9/10591655/financat_publike-1.pdf · • Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me

IV. TATIMET

1. KUPTIMI, ZHVILLIMI DHE DEFINICIONI I TATIMIT

• Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohor i

plotëson shpenzimet publike, e që janë në kompetencë të tij, pa marrë parasysh se a janë

shtete të zhvilluara apo shtete në zhvillim.

• Në literaturën shumë të begatshme financiare autorët e ndryshëm kanë dhënë definicione të

ndryshme për kuptimin e tatimit.

• Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh prej individëve në bazë të sovranitetit të

vet, pa kundërshpërblim të drejtpërdrejtë, me qëllim të mbulimit të ngarkimit publik.

• Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkojë kundërshpërblim”.

• Tatimi është dhënie e detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë, shtetit

për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme publike dhe pa kundërshërbim të drejtpërdrejtë.

• Obligimi i pagimit të tatimit rregullohet me dispozita ligjore, sepse ekziston principi se nuk

ka tatim pa ligj, se nuk ka tatime jashtë ligjit dhe kundër ligjit.