komisioni europian - eurokonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/progres... · web...

99
KOMISIONI EUROPIAN Bruksel, më 8.10.2014 SWD(2014) 304 final provisoire DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT PROGRES RAPORTI 2014 PËR SHQIPËRINË që shoqëron KOMUNIKATËN E KOMISIONIT PËR PARLAMENTIN EUROPIAN, KËSHILLIN, KOMITETIT EKONOMIK DHE SOCIAL EUROPIAN SI DHE KOMITETIN E RAJONEVE Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore për periudhën 2014-2015 {COM(2014) 700 final}

Upload: others

Post on 14-Mar-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

KOMISIONI EUROPIAN

Bruksel, më 8.10.2014SWD(2014) 304 final provisoire

DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT

PROGRES RAPORTI 2014 PËR SHQIPËRINË

që shoqëron

KOMUNIKATËN E KOMISIONIT PËR PARLAMENTIN EUROPIAN, KËSHILLIN, KOMITETIT EKONOMIK DHE SOCIAL EUROPIAN SI DHE

KOMITETIN E RAJONEVE

Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore për periudhën 2014-2015

{COM(2014) 700 final}

Page 2: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

PASQYRA E LËNDËS

1. HYRJE................................................................................................................................................4

1.1. Parathënie...............................................................................................................................4

1.2. Konteksti..................................................................................................................................4

1.3. Marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë..........................................................5

2. KRITERI POLITIK.........................................................................................................................6

2.1. Demokracia dhe shteti i së drejtës.................................................................................6

2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve.....................................................15

2.3 Çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare....................................................16

3. KRITERI EKONOMIK................................................................................................................17

3.1. Ekzistenca e ekonomisë së tregut funksionale........................................................18

3.2. Aftësia për të përballuar presionet e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE-së....................................................................................................................................23

4. AFTËSIA PËR TË MARRË PËRSIPËR DETYRIMET E ANËTARËSIMIT....................25

4.1. Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave................................................................................25

4.2. Kapitulli 2: Liria e lëvizjes së punëtorëve......................................................................26

4.3. Kapitulli 3: E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime.......................26

4.4. Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit.................................................................................27

4.5. Kapitulli 5: Prokurimi publik..............................................................................................28

4.6. Kapitulli 6: E drejta e shoqërive tregtare......................................................................29

4.7. Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale...............................................................30

4.8. Kapitulli 8: Politika e konkurrencës.................................................................................31

4.9. Kapitulli 9: Shërbimet financiare......................................................................................31

4.10. Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe media..................................................33

4.11. Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural...................................................................34

4.12. Kapitulli 12: Politika e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.......35

4.13. Kapitulli 13: Peshkimi.......................................................................................................36

4.14. Kapitulli 14: Politikat e transportit..............................................................................36

Page 3: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

4.15. Kapitulli 15: Energjia........................................................................................................37

4.16. Kapitulli 16: Tatimet..........................................................................................................39

4.17. Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare.......................................................40

4.18. Kapitulli 18: Statistikat.....................................................................................................41

4.19. Kapitulli 19: Politika sociale dhe Punësimi...............................................................41

4.20. Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe politika industriale.................................................44

4.21. Kapitulli 21: Rrjetet transeuropiane............................................................................44

4.22. Kapitulli 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore45

4.23. Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore....................................................46

4.24. Kapitulli 24. Drejtësia, liria dhe siguria.....................................................................59

4.25. Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi...............................................................................63

4.26. Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura....................................................................................64

4.27. Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.......................................................65

4.28. Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit............................................67

4.29. Kapitulli 29: Bashkimi doganor.....................................................................................68

4.30. Kapitulli 30: Marrëdhëniet me jashtë.........................................................................69

4.31. Kapitulli 31: Politika e jashtme, sigurisë dhe e mbrojtjes...................................69

4.32. Kapitulli 32: Kontrolli financiar.....................................................................................70

4.33. Kapitulli 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore..................................................71

Page 4: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

1. HYRJE

1.1. Parathënie

Komisioni i raporton rregullisht Këshillit dhe Parlamentit për progresin e bërë nga vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor drejt integrimit evropian, duke vlerësuar përpjekjet e tyre për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kushtëzimet e Procesit të Stabilizimit dhe Asocimit.

Ky raport progresi, që ka përgjithësisht të njëjtën strukturë si vitin e kaluar:

- përshkruan shkurt marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së;- analizon gjendjen në Shqipëri për sa i përket kriterit politik për anëtarësim;- analizon gjendjen në Shqipëri mbi bazën e kriterit ekonomik për anëtarësim;- shqyrton zhvillimet për sa i përket aftësisë së Shqipërisë për të marrë përsipër

detyrimet e anëtarësimit, domethënë acquis e shprehur në traktate, legjislacionin dytësor dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Ky raport mbulon periudhën nga tetori 2013 deri në shtator 2014. Progresi matet mbi bazën e vendimeve të marra, legjislacionit të miratuar dhe masave të zbatuara. Si rregull, legjislacioni apo masat që janë në fazat e përgatitjes ose që presin miratimin e parlamentit, nuk merren parasysh. Kjo përqasje garanton trajtim të barabartë në të gjitha raportet dhe mundëson vlerësim objektiv.

Raporti bazohet në informacionet e mbledhura dhe të analizuara nga Komisioni. Janë përdorur shumë burime, përfshi kontributet e qeverisë së Shqipërisë, të Shteteve Anëtare të BE-së, raportet1 e Parlamentit Evropian dhe informacionet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare e joqeveritare.

Bazuar në analizën teknike që përmban ky raport, Komisioni ka përpiluar përfundime të detajuara për Shqipërinë në komunikatën e zgjerimit2.

1.2. Konteksti

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë u nënshkrua në qershor 2006 dhe hyri në fuqi në prill 2009. Më 28 prill 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Me kërkesë të Këshillit, Komisioni dorëzoi Opinionin për aplikimin e Shqipërisë në nëntor të vitit 2010. Në dhjetor 2010, Këshilli vuri në dukje se hapja e negociatave për anëtarësim do të konsiderohet pasi Komisioni të ketë vlerësuar se vendi ka arritur shkallën e nevojshme të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe, në veçanti, ka plotësuar prioritetet kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit.

Në funksion të progresit të bërë nga Shqipëria, Komisioni rekomandoi në tetor 2013 që Shqipërisë t'i jepet statusi i kandidatit, me mirëkuptimin që të vazhdojë të marrë

1 Deri më 1 korrik 2014, raportuesi për Shqipërinë ishte Z. Nikola Vuljanic. Raportuesi i tanishëm është Z. Knut Fleckenstein.2 Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore për periudhën 2014-2015. (COM (2014) 700.

Page 5: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

masa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në dhjetor, Këshilli deklaroi se vendimin për dhënien ose jo të statusit do ta merrte në qershor 2014, pasi Komisioni të përgatiste raportin që fokusohet në zbatimin, nga ana e Qeverisë shqiptare, të strategjisë për reformën në drejtësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këshilli theksoi se, për hapjen e negociatave, është i nevojshëm zbatimi i qëndrueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha prioriteteve kyçe. Në raportin3 e qershorit, konfirmoi rekomandimin që Këshilli t’i japë Shqipërisë statusin kandidat. Këshilli Evropian e miratoi në qershor 2014 vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që i jepte Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

1.3. Marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë

Shqipëria merr pjesë në Procesin e Stabilizim-Asocimit.

Në përgjithësi, Shqipëria i ka zbatuar mirë detyrimet e saj në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). Protokolli për adaptimin e MSA-së, me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, u nënshkrua në shkurt 2014; në pritje të ratifikimit, protokolli zbatohet përkohësisht me efekte që nga 1 korriku 2013.

Dialogu i rregullt politik dhe ekonomik ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në kuadrin e strukturave të BE-së ka vazhduar. Mbledhjet e Komitetit dhe Këshillit të Stabilizim-Asocimit janë mbajtur përkatësisht në mars dhe maj të vitit 2014. Janë zhvilluar takimet e gjashtë nënkomiteteve dhe një takim i grupit të posaçëm për reformën e administratës publike. Shqipëria merr pjesë në dialogun ekonomik shumëpalësh me Komisionin dhe shtetet anëtare të BE-së për të përgatitur vendin për të marrë pjesë në mbikëqyrjen shumëpalëshe dhe koordinimin e politikave ekonomike në kuadër të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar të BE-së. Në nëntor u shpall nisma e Dialogut të Nivelit të Lartë për plotësimin e prioriteteve kyçe, me qëllim hapjen e negociatave të anëtarësimit4, dhe mbledhjet janë zhvilluar në mars, qershor dhe shtator 2014. Në shtator u ngritën Grupet e Punës për strukturimin e punës për zbatimin e reformave.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në zonën Schengen është në fuqi që nga dhjetori 2010. Si pjesë e mekanizmit të monitorimit pas liberalizimit të vizave, Komisioni rregullisht vlerëson progresin e bërë nga vendi në zbatimin e reformave të ndërmarra sipas udhërrëfyesit të vizave. Këtu përfshihet edhe një mekanizëm alarmi i koordinuar nga Frontex për të parandaluar abuzimet. Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka dorëzuar rregullisht raportet e monitorimit të regjimit pa viza te Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Raporti i ardhshëm do të paraqitet nga fundi i vitit 2014. Mbi këtë bazë, Shtetet Anëtare të BE-së mund t’i kërkojnë Komisionit, në situata emergjente dhe vetëm si mjet i fundit, që të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e vendeve të treta. Marrëveshja e Ripranimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë ka qenë në fuqi që nga viti 2006. 3 “Raporti i Komisionit për Këshillin dhe Parlamentin Europian për progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi” COM(2014) 331 final, date 04.06.20144 Këto janë reformimi i administratës publike dhe gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe I politikave antidiskriminim, edhe zbatimi i të drejtave të pronësisë.

Page 6: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në periudhën 2007-2013, BE-ja i ka dhënë asistencë Shqipërisë përmes Instrumentit për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA). Shqipëria ka përfituar nga Komponenti IPA I - Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi Institucional dhe nga Komponenti IPA II – Bashkëpunimi ndërkufitar, duke marrë një fond total prej rreth 594 milion euro, ku përfshihen përafërsisht 82 milion euro në 2013 për programin kombëtar në kuadrin e Komponentit IPA I. Asistenca menaxhohet ose nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ose nga Qeveria shqiptare me menaxhim indirekt.

Zbatimi i asistencës së BE-së është cenuar, në disa raste, nga mungesa apo vonesat në dhënien e lejeve të ndërtimit, mosbuxhetimi i fondeve për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen investimeve të financuara prej BE-së, mungesa apo vonesat në sigurimin e lidhjeve me shërbimet utilitare, mosrimbursimi apo rimbursimi i vonuar i TVSH-së për kontraktorët dhe organizatat e shoqërisë civile, si edhe nga mungesa e koordinimit me institucionet e tjera, përfshi pushtetin vendor. Po kështu, disa zëvendësime të stafit pas ndryshimit të qeverisë, kanë prekur persona që janë trajnuar me fondet e BE-së. Forcimi i zotërimit kombëtar dhe adresimi i të metave të përmendura më lart janë thelbësore për të maksimizuar impaktin e mbështetjes së BE-së në të ardhmen.

Në kuadrin e IPA II, Shqipëria do të përfitojë nga asistenca e BE-së për periudhën 2014-20920, një shumë indikative prej 640 milion eurosh. Komisioni miratoi në gusht një strategji për Shqipërinë 2014-2020, e hartuar në partneritet me Qeverinë shqiptare dhe në konsultim me grupet e interesit. Gjatë kësaj periudhë, IPA II do të adresojë çështje thelbësore në fusha si shteti i të drejtës, demokracia, qeverisja ekonomike dhe financat publike, për të mbështetur zbatimin e suksesshëm të reformave dhe të investimeve të nevojshme për procesin e integrimit.

Shqipëria do të marrë mbështetje edhe nga programet IPA shumëvendëshe, si dhe do të marrë pjesë në programet e bashkëpunimit ndërkufitar me vende të Ballkanit Perëndimor dhe me Shtete Anëtare fqinje, si edhe në programe bashkëpunimi transkombëtar në kuadrin e Fondit Evropian për Zhvillim Rajonal.

Shqipëria merr pjesë në këto programe të BE-së: Programi i Shtatë Kuadër (FP7); Programi Kuadër për Sipërmarrjen dhe Novacionin; Të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës; Europa për Qytetarët; Kultura dhe Dogana. Aktualisht, Shqipëria ka finalizuar ose është në proces finalizimi të marrëveshjeve të reja për disa programe, përfshi: Horizon 2020; Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme; Fiscalis 2020; Erasmus+; Europa Krijuese; Punësimi dhe Novacioni Social. Shqipëria ka aplikuar për status vëzhguesi në Agjencinë e BE-së për të Drejtat Themelore.

2. KRITERI POLITIK

Kjo pjesë shqyrton përparimin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e kriterit politik të Kopenhagenit që kërkon stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve. Gjithashtu kjo pjesë monitoron bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e mira

Page 7: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

fqinjësore me vendet e zgjerimit dhe shtetet anëtare dhe përputhshmërinë me detyrimet ndërkombëtare.

2.1. Demokracia dhe shteti i së drejtës

Qeveria ka treguar masa konkrete dhe vullnet politik të qëndrueshëm në fushën e reformave për integrimin evropian, që mbulojnë një rang të gjerë çështjesh. Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për miratimin e rezolutës për integrimin evropian dhe që atëherë kanë vazhduar të mbështetin procesin. Megjithatë, konsolidimi i dialogut është penguar nga rritja e klimës konfrontuese ndërmjet qeverisë dhe opozitës, e cila shpesh ka munguar në punimet e Parlamentit dhe, në korrik, shpalli bojkotin parlamentar.

Kushtetuta

Në tërësi, është garantuar zbatimi i Kushtetutës. Që nga formimi i qeverisë së re, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar disa padi të paraqitura nga opozita, një nga njësitë e pushtetit vendor dhe një nga Presidenti. Katër çështje kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve shtetërore. Zbatimi i shpejtë i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor.

Zgjedhjet

Në vijim të progresit të bërë me zgjedhjet parlamentare 2013, Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, konkretisht forcimin e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore, mjaftueshëm përpara zgjedhjeve vendore të 2015-ës.

Parlamenti

Në nëntor, parlamenti miratoi rezolutën për integrimin evropian të Shqipërisë, ku miratohen një sërë masash në lidhje me integrimin evropian, kryesisht në fushën e shtetit të së drejtës. Qeveria siguroi shumicën e cilësuar 3/5 në parlament kur dy deputetë të opozitës vendosën t’i bashkohen njërit prej grupeve parlamentare të koalicionit të shumicës. Integrimi evropian ka vazhduar të jetë prioritet madhor për parlamentin. Opozita përgjithësisht ka marrë pjesë në diskutimet politike në parlament, megjithatë, shpesh ka munguar në punimet e parlamentit, përfshi reformën administrative dhe territoriale, si edhe është tërhequr nga votime të rëndësishme të nismave ligjbërëse. Partia kryesore opozitare ka bojkotuar të gjitha punimet parlamentare që në korrik. Kjo erdhi pas një incidenti të dhunshëm brenda parlamentit. Si qeveria, ashtu edhe opozita duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të garantuar dialogun politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm në parlament.

Parlamenti votoi për emërimet në institucionet gjyqësore dhe miratoi një kandidaturë për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe ri-emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për një mandat të ri. Parlamenti hodhi poshtë tri kandidatura të Presidentit për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Page 8: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Parlamenti rrëzoi veton e Presidentit për nëntë ligje, përfshi ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ligjin për reformën administrativo-territoriale. Rrëzimi i vetos për një akt normativ që shtynte hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil (miratuar me konsensus në legjislaturën e mëparshme) e shtyu opozitën të bënte ankimim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi për anulimin e aktit normativ me argumentin, mes të tjerash, se një akt normativ nuk mund të zëvendësojë një ligj që kërkon shumicë me 3/5.

Në lidhje me rolin mbikëqyrës të parlamentit, Parlamenti duhet të zbatojë plotësisht jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese për objektin dhe kufizimin e kontrollit parlamentar përmes komisioneve të posaçme hetimore. Vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen pa vonesa të panevojshme.

Komisioni parlament për Integrimin Evropian ka monitoruar dhe ka zhvilluar dëgjesa publike mbi Udhërrëfyesin e qeverisë për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Komisioni e ka ushtruar edhe rolin mbikëqyrës përmes seancave dëgjimore me Ministren e Integrimit Evropian.

Parlamenti ka vazhduar të monitorojë punën e institucioneve të pavarura dhe të diskutojë raportet e tyre më shpesh. Megjithatë, nevojiten masa të mëtejshme për të garantuar ndjekjen e duhur të konstatimeve dhe rekomandimeve të tyre. Ka pasur polemika mbi ngritjen, procedurat e emërimeve dhe performancën e një sërë institucionesh të pavarura që i japin llogari parlamentit. Duhet të zbatohet plotësisht legjislacioni përkatës si edhe të garantohet profesionalizmi, funksionimi dhe pavarësia e këtyre institucioneve. Procedura e zgjedhjes dhe shkarkimit të kryetarëve dhe bordeve të këtyre institucioneve me shumicë të thjeshtë nga parlamenti mbetet çështje shqetësuese, pasi kështu cenohet rëndë pavarësia e tyre. Pavarësia dhe performanca e këtyre institucioneve duhet të përforcohet përmes masave në kuadrin e një procesi reformues gjithëpërfshirës.

Transparenca dhe gjithëpërfshirja në procesin legjislativ është përmirësuar. Në dhjetor, u miratua një plan veprimi që adreson rekomandimet e Progres Raportit 2013 të Komisionit Evropian në lidhje me parlamentin. Projektligjet, programet e punës dhe agjendat për mbledhjet plenare dhe të komisioneve janë publikuar përgjithësisht në faqen e internetit të parlamentit. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar publikimin në kohë të procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Aksesi i publikut në punën e organeve parlamentare është përmirësuar, në përgjithësi, falë thjeshtimit të procedurave të akreditimit. Komisionet parlamentare kanë qenë proaktive, në përgjithësi, në zhvillimin e konsultimeve me shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Megjithatë, duhet të zgjidhet çështja e njoftimeve të vonshme dhe mungesa e rregullave të qarta për konsultimet publike. Në maj, parlamenti vendosi të ngrejë zyra për deputetët në 12 qarqe, me një deputet të shumicës dhe një të opozitës për çdo zyrë. Megjithatë, kontaktet e deputetëve me zgjedhësit e tyre mbeten të kufizuara. Është punuar për të përmirësuar kapacitete administrative dhe ekspertizën në parlament, kryesisht përmes caktimit të stafit të ri në pozicione kyçe. Trajnimit të stafit parlamentar duhet t’i akordohen fonde të mjaftueshme.

Page 9: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në tërësi, përparim është bërë në funksionimin e parlamentit. Transparenca dhe gjithëpërfshirja në procesin ligjbërës është përmirësuar. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të institucionalizuar më shumë procesin e konsultimit, si edhe për të forcuar rolin mbikëqyrës të parlamentit, përfshi këtu zbatimin e jurisprudencës përkatëse dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria dhe opozita duhet të marrin masa për të rivendosur dialogun politik në parlament. Qeveria duhet të garantojë që opozita të ketë mundësinë për të realizuar plotësisht funksionin e saj të kontrollit demokratik. Njëkohësisht, opozita duhet të angazhohet në proceset demokratike në mënyrë konstruktive. Rritja e bashkëpunimit ndërpartiak mbetet thelbësor për të pasur një proces reformash të qëndrueshëm.

Qeveria

Qeveria e re realizoi rishpërndarje të gjerë të përgjegjësive dhe ndryshoi strukturën dhe emrat e ministrive. Tani ka 16 ministri, një më shumë sesa qeveria e mëparshme, si dhe tre Ministra Shteti.

Integrimi evropian është prioriteti kryesor i programit të qeverisë, i cili i kushton vëmendje të veçantë sfidave përkatëse në fushat e shtetit të së drejtës, administratës publike dhe të drejtave të njeriut. Qeveria është angazhuar në mënyrë aktive me Komisionin Evropian në kuadrin e procesit të Dialogut të Nivelit të Lartë për pesë prioritetet kyçe. Në maj, qeveria miratoi një Udhërrëfyes gjithëpërfshirës që strukturon përpjekjet e Shqipërisë për plotësimin e pesë prioriteteve. Në korrik, miratoi Planin e Veprimit për Integrimin Evropian 2014-2020.

Qeveria ngriti një rrjet njësish për jetësimin e prioriteteve që identifikon objektivat e politikave dhe monitoron ecurinë e zbatimit të tyre. Njësitë e jetësimit janë ngritur në të gjitha ministritë e linjës dhe koordinohen nga Kryeministria. Janë evidentuar gjashtë prioritete (qeverisja e mirë, ujërat, energjetika, toka, investimet e huaja direkte, reforma strukturore) dhe është përgatitur një matricë me rezultatet të pritshme. Zbatimi i tyre monitorohet rregullisht përmes indikatorëve të performancës. Duhet të garantohen lidhjet efikase ndërmjet Njësive të jetësimit të prioriteteve dhe planifikimit të reformave në kuadrin e integrimit evropian

Departamenti i Programimit të Zhvillimit. Financimeve dhe Ndihmës së Huaj është ngritur pranë Zyrës së Zv/Kryeministrit për të garantuar konsistencën e alokimeve buxhetore, financimeve donatore dhe investimeve strategjike të biznesit me objektivat prioritarë të qeverisë.

Ministria e Integrimit Evropian ka konsoliduar më tej rolin e vet si koordinatore e çështjeve të BE-së, përfshi zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020, si dhe po punon për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2014-2020. Për menaxhimin e sfidave dhe reformave të ardhshme, nevojitet forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale të ministrisë si edhe sundimi sistematik i rolit të saj koordinues.

Janë marrë disa masa për përmirësimin e funksionimit të grupeve ndërinstitucionale të punës, por shumica mbeten forume të përkohshme (ad hoc). Marrëdhëniet

Page 10: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

ndërmjet institucioneve shtetërore vazhduan të jenë ndonjëherë të vështirë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohet.

Në lidhje me vetëqeverisjen vendore, Ministri i Shtetit përgjegjës për çështjet vendore u emërua në shtator 2013. Ligji për Reformën Administrativo-Territoriale i miratuar në korrik, pakësoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61, duke eliminuar edhe komunat dhe duke mbajtur 12 qarqet ekzistuese. Partia kryesore opozitare mungoi në votim dhe shprehu mospajtim të fortë ndaj kësaj reforme. Ligji synon të garantojë efiçencën, qëndrueshmërinë dhe kapacitetet financiare të njësive në ofrimin e shërbimeve. Njësitë e qeverisjes vendore kanë pasur vështirësi në ushtrimin e kompetencave të tyre, në periudhën para miratimit të ligjit si dhe të strategjisë kombëtare për planifikimin e territorit. Në gusht, Këshilli i Rregullimit të Territorit vendosi që të pezullohet zbatimi i instrumenteve të planifikimit vendor tashmë të miratuar, si edhe që të lëshohen leje të reja zhvillimore. Zbatimi i ligjit për Nëpunësin Civil nga njësitë e pushtetit vendor të ngritura rishtas nuk është lançuar plotësisht.

Reformat e decentralizimit kanë shënuar përparim dhe ka nisur puna për qartësimin e funksioneve të njësive të qeverisjes vendore në kuadrin e ndarjes së re administrativo-territoriale në përgatitje të ndryshimeve në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor.

Ndryshimet në Ligjin për Planifikimin e Territorit që hynë në fuqi në korrik, synojnë të qartësojnë më tej objektin e instrumenteve kombëtare të planifikimit territorial si edhe të forcojnë rolin e institucioneve relevante. Pushteti qendror ka qenë më i përfshirë në menaxhimin e çështjeve të zhvillimit urban dhe ka marrë masa për të forcuar kompetencat e institucioneve qendrore, si p.sh. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Në mars, Gjykata Kushtetuese vendosi se Inspektorati nuk mund të ndërhyjë në autoritetin e pushtetit vendor për prishjen e ndërtimeve të paligjshme Duhet të përmirësohet transparenca në procesin e vendimmarrjes të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Këshillit Kombëtar të Territorial dhe organeve të qeverisjes vendore.

Shpenzimet totale të pushtetit vendor në 2013 llogariten rreth 2.2% të PBB-së, ndërsa të ardhurat mbetën në nivelin 0.8% të PBB-së. Taksat vendore vazhduan të mbizotërojnë të ardhurat e pushtetit vendor.

Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe kontrolli financiar i pushtetit vendor mbetet i dobët. Transparenca dhe planifikimi strategjik i financimeve qendrore për autoritetet vendore mbetet sfidë. Politizimi i fortë vazhdon të pengojë marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qendror dhe vendor, si dhe kufizon rolin e shoqatave të autoriteteve vendore. Autoritetet vendore ende nuk kanë zhvilluar një dialog përfshirës me shoqërinë civile dhe komunitetet vendore.

Në tërësi, qeveria e re ka ndërmarrë një sërë reformash për të përmbushur prioritetet kyçe që e afrojnë vendin më shumë me BE-në dhe për të arritur rezultate të prekshme, kryesisht në fushën e shtetit të së drejtës. Janë marrë masa që forcojnë dhe harmonizojnë strukturat shtetërore, si edhe që përmirësojnë bashkëpunimin

Page 11: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

ndërinstitucional. Nevojitet forcim i mëtejshëm i kapaciteteve, koordinimit dhe planifikimi strategjik për integrimin evropian.

Në lidhje me vetëqeverisjen, janë bërë përpjekje substanciale për të çuar përpara reformën administrativo-territoriale. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të forcuar kapacitetet administrative të njësive të qeverisjes vendore, për t’iu mundësuar që të ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të zbatojnë legjislacionin në mënyrë financiarisht të qëndrueshme, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe gjithëpërfshirje.

Administrata Publike

Hartimi i strategjisë së re për reformën në administratën publike rifilloi në janar, me qëllim zgjerimin e kuadrit strategjik për reformën në administratën publike. Strategjia e re parashikohet të sanksionojë organizimin e administratës publike, politikëbërjen, qeverisjen elektronike dhe të garantojë lidhjen me programimin dhe menaxhimin financiar publik.

Në lidhje me zhvillimin dhe koordinimin e politikave, pas riorganizimit të funksioneve dhe stafit nën qeverinë e re, administrata vazhdon të përpiqet të arrijë kapacitetin e plotë. Kryeministria është forcuar ndjeshëm, duke garantuar koordinimin ndërministror dhe duke ngritur njësi të reja për jetësimin, kërkimin dhe zhvillimin e politikave, monitorimin e legjislacionit dhe programeve, si dhe mbështetjen për investime strategjike të biznesit, por ende nuk ka një sistem planifikimi vjetor dhe afatmesëm që të jetë plotësisht funksional. Koordinimi është forcuar më tej me emërimin e Ministrit të Shtetit për Novacionin dhe Administratën Publike, ku duhet të shtohen burimet njerëzore dhe financiare për të përmbushur rolin e Ministrit si koordinator i politikave. Grupi i posaçëm për reformën në administratë publike i ngritur në kuadrin e MSA-së mbetet platforma kryesore e dialogut për këto çështje ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Në lidhje me menaxhimin e shërbimeve publike dhe burimeve njerëzore, pas zgjedhjeve dhe riorganizimit të gjerë që preku strukturat e 16 ministrive, u larguan nga puna rreth 13% e stafit të institucioneve qendrore. Paralelisht, është rritur numri i stafit në ministritë kyçe si Ministria e Integrimit Evropian. Ristrukturimi i sektorit publik ngjalli debat të flaktë mbi ligjshmërinë e procesit të ndjekur dhe mbi numrin e nëpunësve që u ulën në detyrë, u larguan dhe u kaluan në listë pritjeje, si dhe mbi rezultatet e arritura në uljen e shpenzimeve. Shqipëria duhet të forcojë përpjekjet për të garantuar që ndërrimet e mëdha të stafit të mos komprometojë kapacitetet dhe as vazhdimësinë e punës.

Departamenti i Administratës Publike, që ka demonstruar rritje të transparencës, vlerëson se nga shtatori 2013, rreth 380 nëpunës civilë të institucioneve qendrore janë larguar nga puna, kanë dhënë dorëheqjen ose kanë kaluar në listë pritjeje, si edhe 100 janë ulur në detyrë, nga 1 392 nëpunës civilë që janë aktualisht. Sipas DAP-it, janë edhe rreth 5 200 largime dhe dorëheqje nga institucionet e varësisë dhe agjencitë. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar transparencën dhe saktësinë e të dhënave. Rekrutimi i nëpunësve civilë u ngri në periudhën maj-korrik për të garantuar zbatimin e duhur të legjislacionit të ri. Gjithashtu, raportohet për 137 ankimime nga punonjësit e

Page 12: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

institucioneve qendrore dhe 85% e tyre janë ende në gjykim, ndërkohë që kjo përqindje është e lartë edhe për institucionet e varësisë dhe agjencitë, me 75% të 1 758 ankimimeve. 2/3 e të gjitha çështjeve të përfunduara në instancën e parë janë fituar nga nëpunësit. Vendimet gjyqësore të formës së prerë duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

Ligji i ri për Nëpunësin Civil hyri në fuqi në shkurt. Në mars, qeveria miratoi 10 akte nënligjore që disiplinojnë çështje thelbësore si rekrutimin, transferimin, ngritjen në detyrë, largimin nga puna, përshkrimin dhe klasifikimin e vendeve të punës, si edhe stafin e ri të lartë drejtues. Në periudhën prill-shtator, Departamenti i Administratës Publike përgatiti pesë grupe me udhëzime për përshkrimet e punës, masat disiplinore, kompetencat e komisioneve të ristrukturimit, transferimet paralele dhe pozicionet drejtuese përmes konkurseve të hapura. DAP-i ka futur një sistem elektronik për aplikimet për punë dhe për grumbullimin e të dhënave të nëpunësve të institucioneve publike. DAP-i ka organizuar trajnime intensive për zbatimin e duhur të ligjit, që mbetet sfidë.

Ngritja e një mekanizmi monitorimi gjithëpërfshirës është thelbësore. Në këtë drejtim, Komisioni i Shërbimit Civil është zëvendësuar nga Komisioneri i Shërbimit Civil, emërimi i të cilit nga parlamenti ka mbetur pezull. Funksionimi dhe pavarësia e këtij institucioni të ri duhet të garantohet, si thelbësorë për monitorimin e duhur të institucioneve publike.

Miratimi i akteve nënligjore të nevojshme të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Publike është ende pezull. Qeveria duhet të vlerësojë të gjithë legjislacionin ekzistues për organizimin dhe funksionimin e të gjitha institucioneve të varësisë dhe ta harmonizojë me parimet dhe dispozitat e këtij ligji.

Departamenti i Administratës Publike ka filluar të luajë rol më të spikatur. DAP-i ka lehtësuar trajnimin mbi legjislacionin e ri, përfshi në nivel vendor. Kapacitetet e DAP-it janë shtruar nga 22 në 35 punonjës, me synimin për të arritur 43, sipas Urdhrit të Kryeministrit të nxjerrë në shkurt. Zbatimi dhe zgjerimi i sistemit informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore ka hasur vonesa. Zbatimi rifilloi në gusht dhe ka përparuar puna për regjistrimin e dosjeve të punës të personelit të institucioneve qendrore, vetëm për modulin e burimeve njerëzore. Shtrirja e sistemit në të gjithë institucionet publike dhe lidhja e tij me sistemin e thesarit të Ministrisë së Financave ka pasur vonesa. Shkolla e Administratës Publike po funksionon me buxhet të plotë vjetor dhe ambiente të reja, duke zbatuar planin vjetor të punës dhe aktivitetet të posaçme në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike.

Në lidhje me llogaridhënien dhe ofrimin e shërbimeve, qeveria miratoi në qershor Kodin e ri të Procedurave Administrative i cili aktualisht është nën shqyrtim parlamentar. Ligji synon të forcojë parimet dhe standardet e administratës së mirë dhe transparencën në vendimmarrjen administrative, përfshi administratën elektronike. Zbatimi i Ligjit për Gjykatat Administrative ka shënuar përparim, kur gjykatat filluan funksionimin në nëntor 2013. Ato punojnë rregullisht, duke dhënë vendime brenda afateve të arsyeshme, pavarësisht se kanë ngarkesë pune të madhe. Vendet vakante për

Page 13: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

gjyqtarët dhe ndihmësit e tyre ende nuk janë plotësuar plotësisht, dhe sistemi i administrimit të çështjeve duhet të bëhet funksional.

Menaxhimi financiar publik është identifikuar si një nga prioritetet kyçe në programin e qeverisë, si dhe pjesë integrale e reformave të qeverisjes së mirë. Një program gjithëpërfshirës reformash që përfshin një strategji të menaxhimit financiar publik për periudhën 2014-2020 është planifikuar të finalizohet në fund të vitit. Ministria e Financave duhet të forcojë kapacitetet njerëzore për këtë qëllim. Shqipëria ka marrë masa afatshkurtra për të përmirësuar menaxhimin financiar publik, duke miratuar një strategji për likuidimin dhe parandalimin e detyrimeve të prapambetura, si edhe duke paguar pjesërisht detyrimet e prapambetura ndaj biznesit përmes huave të marra prej FMN-së dhe Bankës Botërore. Ministria e Financave miratoi gradualisht masa të përkohshme që përmirësojnë monitorimin, me qëllim që të adresohet nevoja urgjente për vënien nën kontroll të shpenzimeve si edhe që të parandalohet akumulimi i detyrimeve të reja. Për këtë, do të zbatohen masa sistematike në kuadrin e strategjisë për menaxhimin financiar publik 2014-2020.

Në tërësi, janë bërë disa përparime me reformën në administratën publike, me hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil dhe të akteve nënligjore, si edhe marrjen e disa masave të para për zbatimin e tij. Legjislacioni i ri jep mundësinë për të ngritur një administratë publike profesionale, efikase, të depolitizuar dhe llogaridhënëse. Tani, thelbësor është zbatimi dhe monitorimi i duhur. Duhet të garantohet emërimi dhe pavarësia e Komisionerit të Shërbimit Civil si dhe praktikat transparente bazuar në meritë, sidomos në rekrutimet e ardhshme. Legjislacioni i zbatueshëm dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen plotësisht. Departamenti i Administratës Publike është përforcuar për të përmbushur përgjegjësitë e veta të shtuara. Ministri i Shtetit për Novacionin dhe Administratën Publike duhet të ketë mjetet dhe burimet e nevojshme njerëzore për të realizuar detyrat e koordinimit të politikave. Gjithashtu, Shqipëria është angazhuar të kryejë reforma substanciale në menaxhimin financiar publik gjatë periudhës 2014-2020. Një program gjithëpërfshirës reformash do të përcaktojë reformat dhe rendin e masave në nivelet përkatëse të sistemit të menaxhimit financiar publik.

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit vazhdoi të provojë të drejtat e njeriut në mënyrë aktive. Ai rekomandoi ndryshime legjislative për përmirësimin e respektimit të të drejtave të grupeve vulnerabël, përfshi personat lesbikë, homoseksualë, biseksualë, transeksualë dhe ndërgjinorë, romët, ish-të burgosurit politikë dhe të përndjekurit. Bashkëpunimi i tij me organizatat e shoqërisë civile është përmirësuar më tej me ngritjen e një bordi këshillimor me shoqërinë civile mbi të drejtat e njeriut në dhjetor. Avokati i Popullit dorëzoi raportin vjetor pranë parlamentit në muajin prill. Raportet e tij të posaçme filluan të publikohen në faqen e internetit të parlamentit, por zbatimi i tyre mbetet i kufizuar. Gjatë vitit 2013, Avokati i Popullit kreu 180 inspektime dhe vizita në terren nëpër burgje dhe institucione të tjera, trajtoi 220 ankesa dhe nxori 55 rekomandime. Zbatimi i rekomandimeve të tij është përmirësuar, por duhet të forcohet më tej. Nevojiten masa të mëtejshme që Avokati i Popullit të informohet dhe të konsultohet nga qeveria në lidhje me projekt-legjislacionin dhe reformat, sidomos ato që prekin sferën e

Page 14: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

kompetencave të Avokatit të Popullit. Buxheti i akorduar për Avokatin e Popullit është zvogëluar dhe mbetet i pamjaftueshëm. Institucioni ka nevojë për mbështetje më të fortë politike dhe financiar si nga parlamenti edhe nga qeveria, me qëllim që të vazhdojë të kryejë detyrat e veta me efikasitet të plotë.

Shoqëria civile

Fuqizimi i shoqërisë civile është komponent thelbësor i çdo sistemi demokratik dhe duhet të njihet dhe të trajtohet si e tillë nga institucionet shtetërore. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) është përmirësuar Shoqëria civile është konsultuar rregullisht mbi politikat dhe nismat ligjore, edhe pse me zbatimi i rekomandimeve të tyre ka qenë i kufizuar. Ende nuk është ngritur Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian, që ka potencialin për të luajtur rol kyç institucional për të pasqyruar konsensusin e gjerë kombëtar për integrimin evropian. Janë emëruar anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Ministria e Integrimit Evropian ka ngritur një sektor për koordinimin e shoqërisë civile që të bashkëpunojë me OShC-të mbi çështjet e integrimit evropian. Ligji i ri për të drejtën e informimit është miratuar në shtator. E drejta e informimit dhe transparenca në politikëbërje dhe legjislacion duhet të përmirësohen më tej. Konsultimet me OShC-të duhet të bëhen më sistematike dhe transparencë, si edhe të zbatohen rekomandimet e tyre. Përgatitjet për ngritjen e një Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, si një organ këshillimor për dialog të rregullt ndërmjet qeverisë dhe OShC-ve mbi çështje kyçe të zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri janë ende në fazë të hershme. Nuk janë marrë masa për rishikimin e kuadrit tatimor për OShC-të dhe për shfuqizimin e dispozitave që minojnë rentabilitetin financiar të tyre, sidomos në lidhje me rimbursimin e TVSH-së për grantet e përfituara. Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve dhe njësive të qeverisjes vendore mbetet shumë i dobët, për shkak të mungesës së kapaciteteve adekuate për të garantuar bashkëpunimin dhe financimin e duhur për OShC-të. Sektori i shoqërisë civile mbetet i fragmentuar dhe tejet i varur nga financimet donatore.

Sistemi gjyqësor

Shqipëria ka demonstruar përkushtim ndaj reformës në drejtësi, kryesisht duke bashkëpunuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit. Janë marrë masa për të rritur llogaridhënien e gjyqtarëve, prokurorëve dhe deputetëve, si edhe zyrtarëve të tjerë të lartë, përmes miratimit të legjislacionin që rregullon imunitetin e tyre. Procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve janë finalizuar me disa sanksione. Janë miratuar rregulla për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, megjithatë, janë ngritur shqetësime në lidhje me miratimin e shpejtë të tyre pa përfshirjen dhe konsultimin me të gjitha palët e interesuara. Gjykatat administrative kanë filluar të funksionojnë, por duhet të bëhen plotësisht funksionale. Është hapur një shkollë avokatie, si dhe janë miratuar kritere për përzgjedhjen e drejtuesve dhe stafit të Shkollës së Magjistraturës.

Shqipëria duhet të ndjekë fuqimisht reformën në drejtësi me bashkëpunim konstruktiv mes të gjitha palëve të interesuara, duke angazhuar vazhdimisht Komisionin e Venecias,

Page 15: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

ashtu si për Strategjinë e reformës në drejtësi 2014-2020 e cila po përgatitet, si edhe duke kryer rishikim gjithëpërfshirës të kuadrit legjislativ të zbatueshëm. Zbatimi i përshtatshëm i masave të miratuara është thelbësor, ndërkohë që duhen plotësuar boshllëqet ligjore të krijuara prej shfuqizimit që Gjykata Kushtetuese i bëri Ligjit për Administratën Gjyqësore. Trajnimi i gjykatësve dhe stafit gjyqësor duhet të përmirësohet. Roli i Këshillit të Prokurorëve duhet të forcohet. Aksesi i plotë i publikut në të gjitha vendimet gjyqësore duhet të garantohet pa vonesë. Kuadri rregullator për sistemin përmbarimor privat duhet të përmirësohet. Duhet të merren masa për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë. Masa të mëtejshme nevojiten për të garantuar që emërimet, ngritjet në detyrë dhe transferimet e gjyqtarëve të bëhen qartësisht mbi bazë merite dhe kriteresh të tjera objektive. Duhet të garantohen procedime gjyqësore të shpejta dhe transparente.

Funksionimi i sistemit gjyqësor vazhdon të cenohet nga politizimi, llogaridhënia e kufizuar, bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional, burimet e pamjaftueshme dhe akumulimi i çështjeve të prapambetura. Statusi i Gjykatës së Lartë dhe procesi i emërimit të anëtarëve të saj mbeten shqetësuese, për sa i përket politizimit të mundshëm, për sa kohë që nuk ndryshohen dispozitat kushtetuese përkatëse. Sistemi disiplinor për gjyqtarët duhet të përmirësohet rrënjësisht, përfshi garantimin e një sistemi inspektimi më transparent dhe efiçent.

Për analizë të hollësishme mbi zhvillimet në sistemin gjyqësor, shih Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Lufta kundër korrupsionit

Shqipëria ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe ka demonstruar vullnet politik të vazhdueshëm për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Raportimi, koordinimi i politikave dhe monitorimi në nivel qendror është përmirësuar përmes emërimit të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe ngritjes së një rrjeti pikash kontakti antikorrupsion në të gjitha ministritë e linjës. Janë miratuar ndryshime ligjore për veprat korruptive të zyrtarëve të lartë.

Shqipëria tashmë duhet të fokusohet në zbatimin e ligjit. Strategjia dhe plani i veprimit anti-korrupsion 2014-2020 mbeten për t’u miratuar. Reformat strukturore që janë miratuar ndjekin një qasje gjithëpërfshirëse, me synim që të zhvillohet një kuadër anti-korrupsion më solid dhe ku përfshihen një rang i gjerë institucionesh. Si një hap pozitiv drejt rritjes së transparencës, është publikimi nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Konfliktin e Interesit (ILDKPKI) i deklaratave të pasurisë të zyrtarëve të lartë për vitet 2012-2013. Nevojiten burime, trajnime dhe staf i specializuar për të përmirësuar efiçencën e hetimeve dhe për të arritur një vijimësi rezultatesh (track record) bindëse në hetime, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet. Hetimet kryesisht (proaktive), vlerësimet sistematike të riskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një problem veçanërisht serioz.

Për analizë të hollësishme mbi zhvillimet në fushën e politikave antikorrupsion, shih Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Page 16: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Lufta kundër krimit të organizuar

Janë miratuar një sërë nismash legjislative për reformimin e policisë dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe gjyqësor është rritur përmes zbatimit të marrëveshjeve të ekstradimit. Shqipëria ka ratifikuar një marrëveshje operacionale me Europol-in dhe ka filluar zbatimin e saj. Hetimet financiare, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurisë janë shtuar. Mekanizmi kombëtar i referimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore është përmirësuar, dhe koordinimi i autoriteteve dhe aktorëve relevantë, përfshi nivelin vendor, është forcuar. Janë kapur më shumë sasi droge dhe plani kombëtar për luftën ndaj kultivimit të cannabis-it është zbatuar me rezultate pozitive. Autoritetet kanë marrë hapa seriozë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të cannabis-it, kryesisht përmes një operacioni të suksesshëm dhe të madh policor në fshatin Lazarat. Bashkëpunimi dhe trajnimet e përbashkëta ndërmjet prokurorisë, policisë dhe gjyqësorit kundër trafikimit është konsoliduar në fushat kyçe. Krimi i organizuar mbetet një sfidë e konsiderueshme, dhe Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të ndërtuar një vijimësi rezultatesh (track record) konsistente në hetime, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Shqipërisë ende i mungon një qasje strategjike gjithëpërfshirëse kundrejt krimit të organizuar në territorin e vet. Numri i konfiskimeve të pasurive kriminale dhe dënimeve për pastrim parash duhet të rritet përmes përdorimit sistematik të hetimeve financiare. Trafikimi i qenieve njerëzore, si ndërkombëtar edhe i brendshëm, mbetet sfidë serioze që kërkon më shumë fokus te qasja holistike e parandalimit, mbrojtjes dhe ndjekjes penale, si edhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Fushatat për çrrënjosjen e cannabis-it dhe lufta kundër trafikut të drogës, që mbetet një shqetësim serioz, duhet të zhvillohen më tej përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimit proaktiv të mjeteve speciale të hetimit dhe vlerësimit të riskut.

Për analizë të hollësishme mbi zhvillimet në luftën kundër krimit të organizuar, shih Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve

Në fushën e lirisë së shprehjes, zbatimi i ligjit për mediat audiovizive ka qenë i ngadaltë, kryesisht për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) që është organi rregullator i medias. Si rezultat, AMA nuk ka qenë në gjendje të kryejë plotësisht funksionet e saj statutore, si licencimi, matja e audiencës dhe zbatimi i strategjisë së digjitalizimit. Mungesa e transparencës në financimin e mediave dhe ndërhyrja e interesave politike dhe ekonomike mbeten sfida madhore. Këtu përfshihet edhe shpërndarja jotransparente e fondeve për reklamat nga ndërmarrjet shtetërore dhe qeveria.

Për sa i përket të drejtave të grave, ka filluar punën Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore dhe janë emëruar koordinatorët për çështjet gjinore në të gjitha ministritë e linjës. Është rritur numri i rasteve dhe veprave penale të raportuara të dhunës në familje ndaj grave. Është instaluar një sistem online për raportimin e rasteve të dhunës gjinore, por është funksional vetëm në 29 bashki. Nuk janë zbatuar ende masa të tjera, të si shtrirja e mekanizmit të referimit për dhunën në familje si edhe futja e punësimit të

Page 17: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

grave në strategjitë e të gjitha bashkisë. Për sa i përket të drejtave të fëmijëve, Shqipëria mbetet vend burim i punës së detyruar të fëmijëve.

Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa konkretë për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të zbatuar efektivisht politikat anti-diskriminuese; të dyja fushat janë ndër prioritetet kyçe. Kjo paraqet një tablo të përzierë lidhur me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Liria e tubimit dhe e organizimit, liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë kanë qenë përgjithësisht të respektuara.

Në fushën e politikave anti-diskriminim, është shtuar numri i rasteve të shqyrtuara dhe inspektimeve të filluara nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi është më së shumti në përputhje me acquis të BE-së, megjithatë, zbatimi i tij është i pamjaftueshëm dhe duhet të ndërtohet një jurisprudencë anti-diskriminim që të jetë solide. Kuadri ligjor për personat me aftësi të kufizuar është rishikuar; duhet të garantohet zbatimi i tij.

Shqipëria paraqet një tablo të përzier në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve. Ndërsa marrëdhëniet ndëretnike kanë vazhduar të jenë përgjithësisht të mira, nuk është miratuar legjislacion gjithëpërfshirës për minoritetet dhe kuadri ligjor për mbrojtjen e minoriteteve mbetet i fragmentuar. Kushtet e jetesës, aksesi në arsim, punësimi dhe kujdesi shëndetësor e social për popullsinë rome duhet të përmirësohen, në vijim të seminarit për Romët dhe Egjiptianët të zhvilluar në shkurt. Përmirësimi i koordinimit ndërmjet pushtetit qendror dhe vendor si edhe i bashkëpunimit ndërministror është thelbësor.

Për analizë të hollësishme mbi zhvillimet në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, shih Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Për zhvillimet në fushën e të drejtave sindakale, anti-diskriminimit dhe mundësive të barabarta, shih edhe Kapitullin 19 – Politika sociale dhe punësimi.

2.3 Çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare

Shqipëria ka ende një marrëveshje imuniteti dypalëshe të vitit 2003 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u siguron shtetasve të SHBA-së përjashtim nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo nuk është në përputhje me Qëndrimet e Përbashkëta të BE-së mbi integritetin e Statutit të Romës apo me parimet orientuese të BE-së mbi marrëveshjet dypalëshe të imunitetit. Vendi ka nevojë të përshtatet me pozicionimin e BE-së.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë thelbësore e avancimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë në mënyrë aktive në nismat rajonale, përfshirë Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (kryesimin e të cilit e mori në qershor), Nismën e Europës Qendrore, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore. Gjatë presidencës njëvjeçare të Nismës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit (AII), Shqipëria organizoi Konferencën e Kryetarëve të Parlamentit dhe takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme. Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në të gjitha ngjarjet që kanë të

Page 18: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

bëjnë me zbatimin e projekteve të gazsjellësit Trans-Adriatik dhe Jon-Adriatik. Vendi po vazhdon të kontribuojë në misionin EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë.

Në tërësi, Shqipëria ka vazhduar të luajë rolin e saj si partnere konstruktive në rajon, duke zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe me shtetet e tjera aspirante dhe shtetet fqinje anëtare të BE-së. Ende nuk është nënshkruar marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin rajonal, sipas nenit 13 të MSA-së, as me Serbinë dhe as me Malin e Zi.

Marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën vazhdojnë të jenë të mira. Janë mbajtur konsultime dypalëshe në shkurt, me synimin për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Një marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar është nënshkruar në maj.

Kanë vazhduar marrëdhëniet e mira me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me vizitat e shpeshta të nivelit të lartë, pavarësisht nga tensionet jetëshkurtra që pasuan demonstratat dhe deklaratat e korrikut kundër vendimit të gjykatës për çështjen 'Monstra'. Në mars, të dy vendet nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për turizmin.

Marrëdhëniet me Malin e Zi kanë vazhduar të jenë të mira. Një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit u nënshkrua në prill.

Shqipëria dhe Serbia kanë treguar gatishmërinë e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, duke marrë hapa drejt përmirësimit të të drejtave të pakicave kombëtare përkatëse. Një linjë e rregullt ajrore midis Beogradit dhe Tiranës ka nisur punë në muajin shtator.

Shqipëria ka vazhduar të ketë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën5, me të cilën ka nënshkruar një deklaratë të re për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik, me synimin për të nxitur rritjen ekonomike. Janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushat e shëndetësisë, turizmit, kulturës, tatimet, pika të përbashkëta doganore kufitare, energjetikës, unifikimit të tregut të punësimit, hapjen e zyrave të përbashkëta konsullore, si dhe në bashkëpunimin për përdorimin e acquis së BE-së të përkthyer në shqip. Shqipëria ka vazhduar të mbështetë dialogun e vazhdueshëm midis Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë, me disa vizita të nivelit të lartë në të dy kryeqytetet. Forumi ekonomik dhe i tregtisë Shqipëri-Turqi u mbajt në shkurt. Në prill, të dy vendet ranë dakord për të krijuar një partneritet strategjik dhe këshillin e bashkëpunimit të nivelit të lartë për të strukturuar bashkëpunimin e tyre në fushën e politikës së jashtme dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të drejtësisë dhe punëve të brendshme, çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së mjedisit, kulturës, arsimit dhe shkencës. Gjithashtu, në prill u nënshkrua një

5 Pa paragjykuar qëndrimet e shteteve mbi statusin dhe në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe me Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Page 19: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin dypalësh për teknologjitë e informacionit.

Marrëdhëniet me Greqinë janë intensifikuar. Janë në diskutim disa marrëveshje dypalëshe, përfshi ajo për caktimin e kufijve të shelfit detar dhe zonat kontinentale. Një deklaratë e përbashkët u nënshkrua në maj, e cila i hap rrugë gjetjes së zgjidhjes për përdorimin e emrave të vendeve në dokumentet zyrtare.

Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Të dy vendet kanë mbajtur marrëdhënie shumë të mira diplomatike dhe kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre dypalësh në fushën e sundimit të ligjit.

Në tërësi, Shqipëria ka vazhduar të luajë rol konstruktiv duke kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe ka vazhduar të zbatojë angazhimet në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asocimit në këtë drejtim. Shqipëria duhet të harmonizojë qëndrimin e saj me qëndrimin BE-së mbi integritetin e Statutit të Romës, si dhe me parimet orientuese të BE-së lidhur me marrëveshjet dypalëshe të imunitetit.

3. KRITERI EKONOMIK

Për shqyrtimin e zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, Komisioni është orientuar nga përfundimet e Këshillit Evropian në Kopenhagen në qershor të 1993-it, sipas të cilave anëtarësimi në BE kërkon ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar presionet e konkurrencës dhe forcave të tregut brenda Bashkimit Evropian.

Monitorimi i kriterit ekonomik duhet të shihet në kontekstin e rritjes së rolit të qeverisjes ekonomike në procesin e zgjerimit, siç është përshëndetur nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme më 17 dhjetor 2013.

Reformat ekonomike dhe strukturore janë në krye të agjendës së qeverisë për të rindezur rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë. Këshilli Evropian nxiti Shqipërinë, në qershor 2014, që të ndjekë politikat e përmirësimit të qeverisjes ekonomike dhe të klimës së investimeve.

3.1. Ekzistenca e ekonomisë së tregut funksionale

Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik, por vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme. Imbalancat fiskale të vazhdueshme kanë shkaktuar rritjen e borxhit në nivele të larta dhe amortizuesit fiskalë janë ezauruar përgjithësisht. Detyrimet e mëdha të prapambetura të qeverisë ndaj biznesit e kanë dobësuar likuiditetin dhe besimin në ekonomi, pavarësisht se qeveria filloi shlyerjen e tyre në mars. Deficiti i llogarive korrente është i lartë dhe tregon se konkurrueshmëria është e dobët dhe baza prodhuese e ngushtë. Sektori privat frenohet nga dobësitë e mjedisit rregullator dhe të shtetit të së drejtës. Përpjekje thelbësore nevojiten për të përmirësuar tregun e punës.

Bazat e politikës ekonomike

Page 20: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Partitë kryesore janë dakord për bazat e ekonomisë së tregut, pavarësisht ambientit të tensionuar politik. Stabiliteti makroekonomik është ruajtur gjerësisht, por ka ende dobësi. Deficiti buxhetor e tejkaloi objektivin në vitin 2012. Kjo çoi në shkeljen dhe shfuqizimin e tavanit ligjor të borxhit prej 60% të PBB-së që ishte i parashikuar në ligjin për buxhetin. Procesi i privatizimit ka pësuar disa sprapsje. Shqipëria dorëzoi Programin e saj të shtatë Ekonomik dhe Fiskal për periudhën 2013-2015, në janar. Skenari makroekonomik afatmesëm i programit është optimist. Mbulimi i rreziqeve nga pikëpamja makroekonomike dhe buxhetore është i pamjaftueshëm, dhe qasjes për adresimin e pengesave strukturore kundrejt rritjes i mungon strategjia e qartë dhe masat për politikat e synuara. Në tërësi, është ruajtur konsensusi mbi parimet kryesore të një ekonomie tregu.

Politika ekonomike

Stabiliteti makroekonomik është ruajtur gjerësisht, por dobësitë mbeten të konsiderueshme, si rezultat kryesisht i imbalancave fiskale dhe më pak i imbalancave të jashtme. Në janar, Shqipëria miratoi Programin e tetë Ekonomik dhe Fiskal për periudhën 2013-2016. Skenari makroekonomik afatmesëm i programit supozon ri-përshpejtimin e rritjes ekonomike, e shoqëruar nga konsolidimi fiskal; ky skenar përballet me sfida dhe kërkon përpjekje të qëndrueshme për t’u arritur. Nënshkrimi i marrëveshjeve të huas, me FMN-në dhe Bankën Botërore përkatësisht në shkurt dhe maj 2014, pritet të shërbejë si shtysë për forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe zbatimin e reformave që nxisin rritjen ekonomike. Në tremujorin e fundit të 2013 u ngrit Këshilli Kombëtar Ekonomik i kryesuar nga Kryeministri dhe me pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit, me synimin që të japë orientime dhe konsistencë në reformat ekonomike. Në tërësi, është ruajtur konsensusi për bazat kryesore të politikave ekonomike

Stabiliteti makroekonomik

Rritja e PBB-së u frenua më shumë deri në 1.4% në vitin 2013, nga 1.6% një vit më herët. Faktori kryesor i ngadalësimit mbeti kërkesa e brendshme e vakët, pasi si konsumi privat dhe sidomos investimet u cenuan nga besimi i dobët dhe huadhënia anemike. Pasiguria ka qenë e vështirë të zbehet, pjesërisht nisur nga niveli i lartë i detyrimeve të qeverisë ndaj bizneseve, edhe pse shlyerja filloi në mars. Eksportet neto e ruajtën kontributin pozitiv në 2013 si rezultat i stanjacionit të importeve dhe performancës së mirë të eksportit të mallrave. Në tremujorin e parë të 2014, rritja e PBB-së ishte ende e ulët në 1.7%, por treguesit e anketës dëshmojnë për rikuperim me bazë më të gjerë të kërkesës së brendshme private në tremujorin e dytë. PBB për frymë në raport me fuqinë blerëse mbeti sa 30% e mesatares së BE-28 në 2013.

Në tërësi, zbatimi në kohë i planit për shlyerjen e borxheve të qeverisë ndaj bizneseve dhe heqja e pengesave ndaj kreditimit bankar janë vendimtare që të forcohet më tej besimi, të shtohen investimet dhe të ringjallet rritja ekonomike në planin afatshkurtër.

Imbalancat e jashtme mbeten të mëdha, gjë që pasqyron bazën prodhuese të ngushtë, konkurrueshmërinë përgjithësisht të ulët të ekonomisë si edhe deficitin

Page 21: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

fiskal të lartë të mallrave. Deficiti i llogarisë korrente u rrit lehtë në 10.6% të PBB-së në 2013. Rritja e fuqishme e eksportit të mallrave, e nxitur nga shitjet e naftës bruto dhe eksportet e energjisë elektrike, falë kushteve hidrologjike të favorshme, si edhe ulja e lehtë e importit të mallrave, ndihmuan në ngushtimin e deficitit tregtar të lartë, por suficiti tradicional i llogarisë së shërbimeve praktikisht u zerua, për shkak të performancës së dobët të sektorit të turizmit. Suficiti i transfertave korrente gjithashtu pësoi rënie të ndjeshme për shkak të rënies me 26% të remitancave nga punonjësit emigrantë në 2013. Në tremujorin e parë të 2014, deficiti i llogarisë korrente u thellua me 31% me bazë vjetore, pasi rritja e fuqishme e eksportit të mallrave u amortizua nga rritja e importeve, duke pasqyruar fuqizimin e konsumit dhe të investimeve private. Deficiti i llogarisë së shërbimeve u thellua, pavarësisht se turizmi hyrës shfaqi shenja përmirësimi, pasi edhe turizmi dalës u shtua. Në të njëjtën periudhë, rënia e remitancave pësoi ngadalësim, por pati rritje të remitancave.

Risqet që rezultojnë nga deficiti i lartë i llogarisë korrente vazhduan të zbuten, nga ana e financimit, nga mbështetja e shëndetshme në Investimet e Huaja Direkte (IHD), ndryshe nga sa ndodh me flukset borxh-gjeneruese. Flukset hyrëse të IHD neto, të nxitura nga investimet në industrinë nxjerrëse dhe privatizimet në sektorin hidroenergjetik u ngritën me 38% në vitin 2013, duke arritur 9.2% të PBB-së, dhe mbuloi pjesën më të madhe të rënies së llogarisë korrente. Rezerva valutore zyrtare u rrit në 2013 dhe në fund të vitit mbulonte 4.7 muaj importe; mbulimi i importeve ishte pothuaj në të njëjtin nivel në fund të qershorit 2014, duke ofruar një shkallë sigurie ndaj tronditjeve negative. Flukset hyrëse të IHD neto u rritën me 11.7% me bazë vjetore dhe vazhduan të jenë thelbësore në tremujorin e parë të 2014. Në tërësi, përqendrimi i vëmendjes në thithjen e investimeve të huaja direkte është vendimtar si për zbutjen e dobësive që kanë të bëjnë me nivelin e lartë të imbalancave të jashtme dhe transferimin e dijes, ashtu edhe me rritjen e prodhueshmërisë dhe zgjerimin e bazës prodhuese.

Të dhënat e anketës së fuqisë punëtore kanë mangësi, por tregojnë se ka vazhduar përkeqësimi i kushteve të tregut të punës. Shkalla mesatare e papunësisë u rrit në 2013 me 2.2 pikë përqindje duke arritur në 15.6% dhe ruajti tendencën në rritje përgjatë vitit, duke arritur në 18.3% në tremujorin e parë të 2014. Edhe pse disa aspekte të tregut të punës shfaqin fleksibilitet të mjaftueshëm, si p.sh. lehtësimi i rekrutimit dhe largimit, apo lidhje ndërmjet kontekstit të pagimit dhe prodhueshmërisë, prevalenca e lartë e papunësisë afatgjatë dhe dallimet e mëdha gjinore në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dëshmojnë se ka pengesa strukturore të konsiderueshme. Norma e aktivitetit ekonomik e popullsisë 20-64 vjeç është krahasimisht e ulët në 68%, pasi është shkalla e punësimit që qëndronte në 57% në 2013. Punësimi informal mbetet i përhapur, dhe kjo pengon zhvillimin e shoqërive dhe të ardhurat fiskale, ul sigurinë e vendit të punës dhe cenon përfitimet nga sigurimet shoqërore. Në tërësi, Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të adresuar shkallën e lartë të papunësisë dhe prevalencën e lartë të punësimit informal.

Stabiliteti makroekonomik vazhdoi të mbështetet nga një politikë monetare e shëndetshme që funksionon nën një regjim me objektiva inflacioni. Kërkesa agregate

Page 22: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

e dobët dhe inflacioni i importuar i ulët çuan në tkurrjen e normës mesatare të inflacionit në 1.9% në 2013, pak nën kufirin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%, dhe vazhdoi të qëndrojë në këtë nivel edhe në gjysmën e parë të 2014. Presionet inflacioniste të ulëta krijuan hapësirë për lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare, dhe Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit disa herë, duke e sjellë në nivelin më të ulët historik prej 2.5%. Megjithatë, ky stimul është transmetuar vetëm pjesërisht te ekonomia në formën e normave më të ulëta të kreditimit, për shkak të riskut të lartë të bankave përballë një përqindjeje të lartë të kredive me probleme në bilancet e bankave. Norma liberale e këmbimit të lekut mbeti gjerësisht stabël kundrejt euros në 2013 dhe në tetë muajt e parë të 2014, duke ndihmuar në mbajtjen e inflacionit të importuar në nivel të ulët. Shkalla e euroizimit e sistemit financiar ka pësuar njëfarë rënieje, por mbetet e lartë, duke e shtrënguar politikën monetare. Vjedhja e pretenduar e Bankës së Shqipërisë çoi në ndjekjen penale dhe shkarkimin e disa zyrtarëve, përfshi këtu guvernatorin që akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë trajtimit të kësaj çështjeje, duhet të garantohet pavarësia e bankës qendrore si edhe funksionimi i duhur i saj. Në tërësi, inflacioni i ulët ka lejuar vazhdimin e ciklit lehtësues të politikës monetare, por impakti i tij në kërkesën agregate ka mbetur shtrëngues për shkak të paralajmërimeve të Bankës për risk të lartë.

Deficiti buxhetor ishte 4.8% të PBB-së në 2013, duke tejkaluar objektivin fillestar prej 3.5%. Të ardhurat zhgënjyese nga taksat direkte dhe rritja e shpenzimeve të lidhura me zgjedhjet gjatë fazës së parë të vitit, e bënë të nevojshëm rishikimin thelbësor të buxhetit në tetor. Në 2013, si e tërë, të ardhurat totale ishin 8,9% më të ulëta sesa planifikimi fillestar. Për sa i përket shpenzimeve, përpjekjet për të mbajtur nën kontroll buxhetin u fokusuan sërish në shkurtimin e shpenzimeve kapitale, që përfunduan në 7.8% më pak sesa plani, megjithatë, shënoi një rritje të lehtë si përqindje e PBB-së (në 4.8%).

Nevoja për të financuar deficitin e buxhetit dhe njohja e detyrimeve të prapambetura, që llogariten sa 5.3% të PBB, e shtynë lart nivelin e borxhit publik në 70.5% në fund të vitit 2013, nga 62.3% një vit më parë. Edhe pse përpjekjet për të zgjatur profilin e maturimit të stokut të borxhit arritën disa rezultate në 2013 (konkretisht me emetimin e parë të bonove të para 10-vjeçare), komponenti i tij afatshkurtër mbetet i lartë, duke e ekspozuar vendin ndaj riskut të ri-financimit. Baza e ngushtë e investuesve, që përfshin kryesisht bankat e vendit, i shtohet këtyre dobësive dhe i ekspozon bankat vendase para riskut sovran.

Qeveria miratoi një strategji për pagimin dhe parandalimin e mëtejshëm të detyrimeve ndaj bizneseve, në shkurt. Kjo strategji, me ndihmën e huave nga FMN-ja dhe Banka Botërore, synon të paguhen të gjitha detyrimet brenda tre vitesh dhe të bëjë përmirësime thelbësore në menaxhimin e financave publike, për të shmangur rishfaqjen e tyre. Faturat e papaguara dhe rimbursimet tatimore të prapambetura nuk janë futur në statistikat zyrtare të borxhit; njohja dhe pagimi i tyre përbën një hap të madh përpara në funksion të rritjes së transparencës dhe rikthimit të besimit te qeveria si partner kontraktual. Në mars, qeveria filloi procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, duke paguar rreth 35% të tyre deri në fund të korrikut. Një auditor i jashtëm i pavarur është caktuar për të forcuar kuadrin raportues dhe

Page 23: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

për të garantuar mbikëqyrjen e duhur të procesit.

Objektivi i shpallur i politikës fiskale në 2014 ishte konsolidimi i financave publike, duke shlyer një pjesë të mirë të borxheve të qeverisë. Kjo përkthehet në një objektiv deficiti në 6.5% të PBB, ku përfshihet shlyerja e detyrimeve me vlerë sa 2.5% të PBB. Rritja e akcizës dhe taksave për karburantin dhe ndërtimin, si edhe rritja e tatimit mbi të ardhurat nga 10% në 15% pritet të përmbushin parashikimin për 11% rritje të të ardhurave të përgjithshme, ndërsa futja e progresivitetit në tatimin mbi të ardhurat personale pritet të ketë një impakt lehtësish negativ në buxhet. Ndryshimet e zbatuara nga qeveria e re në administratat tatimore dhe doganore kanë shkaktuar përçarje, por janë marrë masa për të adresuar evazionin fiskal, duke zbuluar disa skema mashtrimi me TVSH-në dhe akcizat, dhe për të përmirësuar mbledhjen e taksave. Si shenjë e qartë e progresit, të ardhurat në shtatë muajt e parë të 2014 ishin në rritje me 11% në terma vjetorë, të nxitura nga rritja me 16.5% e të hyrave nga TVSH-ja (shih edhe Kapitullin 16 – Tatimet). Për shkak të mosrealizimit të planit të investimeve, si rezultat i rivlerësimit të projekteve dhe procedurave ekzistuese, shpenzimet totale ruajtën të njëjtin nivel si vitin pararendës, edhe pse ka nisur shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit. Deficiti i përgjithshëm në shtatë muajt e parë ishte 38% më i ulët sesa viti pararendës dhe arriti në rreth 2.2% i PBB-së vjetore.

Konsolidimi fiskal pritet të vazhdojë edhe pas vitit 2014, por kjo mund të kërkojë masa shtesë në dy vitet e ardhshme. Ekzistojnë risqe fiskale të konsiderueshme që burojnë nga një sektor energjetik i pareformuar, ku qeveria vepron si financuese kur mungojnë alternativat, dhe nga detyrimi i shtetit, siç konfirmohet nga vendimet e fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të paguar kompensim për ish-pronarët, nëse nuk ndryshohen modalitetet e kompensimit.

Borxhi publik si përqindje e PBB-së parashikohet të ulet nga 2015. Pas ndryshimit të legjislacionit bazë në muajin korrik, progres është bërë në reformimin e sistemit të pensioneve, me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë në planin afatgjatë dhe uljen e detyrimeve implicite afatgjata të Shtetit.

Në tërësi, stabiliteti makroekonomik duhet të forcohet më tej, duke ulur borxhin publik në raport me PBB-në, ndërsa ruhet hapësira fiskale për investime publike të orientuara drejt rritjes ekonomike. Konsolidimi fiskal, i fokusuar në të ardhura, filloi me buxhetin 2014, por duhet më shumë punë për t’i bërë financat publike të qëndrueshme. Procesi i pagimit të detyrimeve shtetërore ndaj bizneseve dhe përmirësimi i menaxhimit financiar publik janë hapa madhorë përpara, dhe duhet të realizohen sipas planit.

Ndërveprimi i forcave të tregut

Sektori privat vazhdon të mbizotërojë dhe të përbëjë rreth 80% të PPB-së dhe 82% të fuqisë punëtore. Procesi i privatizimeve ka avancuar, por nuk ka pasur përparim në shitjen e kuotave të mbetura të shoqërive të energjetikës, naftës, telekomunikacionit dhe sigurimeve. Mosmarrëveshja e pasuar me revokimin e licencës së operatorit të shpërndarjes CEZ u zgjidh në qershor, në bazë të të cilës CEZ përfitoi 95 milion euro si pagesë për të arkëtueshmet dhe transferimin e kuotave. Përpjekjet për të rritur

Page 24: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

përfshirjen e sektorit privat në sektorin energjetik rezultuan në nënshkrimin e 14 koncesioneve të reja për prodhimin e energjisë elektrike gjatë 2013. Përqindja e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet private u rrit në 11% në vitin 2013, nga një vlerësim prej 7% në 2012. Megjithatë, humbjet e larta në rrjetin shpërndarës, detyrimet e prapambetura, tarifat e rregulluara nën nivelin e rikuperimit të kostos dhe mungesa e mekanizmave me bazë tregu e frenojnë interesimin e investitorëve për këtë sektor dhe duhet të adresohen me vendosmëri, kjo edhe me synimin që të ulen risqet fiskale (shih edhe Kapitulli 15 - Energjia). Në tërësi, përfshirja e shtetit në ekonomi vazhdon të jetë e kufizuar dhe përqendrohet kryesisht në disa sektorë, si energjetika, që ka nevojë për reformim me bazë të gjerë.

Hyrja dhe dalja nga tregu

Hyrja në treg pengohet nga procedurat burokratike dhe dobësitë e mjedisit rregullator. Edhe pse një biznes i ri mund të hapet brenda një kohe të shkurtër, kostot e tjera dytësore mund të jenë të larta. Në 2013, numri i bizneseve të reja të regjistruara pësoi rënie të lehtë me 1%, pas rritjes së fuqishme në vitin pararendës. Procedurat e falimentimit mbeten të ngadalta, ndërsa norma e rikuperimit për debitorët në shumicën e rasteve rezulton e ulët. Si rezultat, regjimi i falimentimit nuk mbështet siç duhet zgjidhjen efiçente të problemit të borxhit. Me regjimin e falimentimit, janë regjistruar tetë kërkesa për ristrukturim në gjysmën e parë të 2014, krahasuar me vetëm katër në të gjithë periudhën 2008-2014 dhe një në 2013. Numri i rasteve të likuidimit është rritur në gjysmën e parë të 2014. Përgatitjet për rishikimin e ligjit për falimentimin kanë filluar. Në tërësi, procedurat e hyrjes dhe daljes nga tregu duhet të përmirësohen më tej për të lehtësuar akordimin efikas të burimeve.

Sistemi juridik

Ritmi i legalizimit, kthimit dhe kompensimit të pronave mbetet i ulët. Regjistrimi fillestar i pasurive ende nuk është përfunduar në 470 zona kadastrale, nga të cilat 399 janë rurale. Parlamenti vendosi në dhjetor që të shtyjë afatin për përpunimin dhe verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokat bujqësore, deri në vitin 2015.

Janë bërë disa përparime në ngritjen e gjykatave administrative, që u bënë funksionale në nëntor. Në mars, Ministria e Drejtësisë miratoi udhëzime për tarifat që iu duhen paguar përmbaruesve, duke lejuar negociata për të përcaktuar tarifa të pagueshme pas ekzekutimit të suksesshëm të kolateralit, në vend të parapagimit të plotë. Kjo pritet të jetë pozitive edhe për kreditorët që duan ekzekutim të shpejtë të kolateralit. Ministria e Ekonomisë po kryen një studim të procedurave të gabuara dhe të dëmshme, me qëllim adresimin e dobësive rregullatore, ndërsa është ngritur një grup pune ndërinstitucional për të hartuar ndryshimet e nevojshme ligjore dhe procedurale për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Në tërësi, duhet të bëhet përparim me reformat, për të adresuar pasiguritë në lidhje me të drejtat e pronës, mangësitë në kuadrin rregullator, dobësitë në ekzekutimin e kontratave dhe në shtetin e së drejtës, të cilat vazhdojnë të dëmtojnë mjedisin e biznesit.

Page 25: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Zhvillimi i sektorit financiar

Sistemi financiar vazhdoi të mbizotërohet nga bankat me pronësi të huaj që përbëjnë 90.8% të të gjitha aktiveve të sistemit financiar. Kërkesa e vakët për kreditim dhe rritja e riskut për bankat shkaktuan rritjen e stokut të huave të këqija me 2.1% në 2013, ku tkurrjen më të madhe e pësuan huat e biznesit. Pavarësisht stimulimit me politikën monetare, tendenca në rënie e huadhënies vazhdoi edhe në gjysmën e parë të 2014, por në korrik stoku i huave u rrit në terma vjetore për herë të parë pas 12 muajsh, paçka se me ritëm të ngadaltë (0.5 %). Në tërësi, kreditimi i ekonomisë ra në 40.6% të PBB-së në fund të marsit, nga 42.8% që ishte vitin pararendës, gjë që sugjeron se ka hapësirë të konsiderueshme për ndërmjetësim financiar më të thellë.

Përqindja e huave me probleme ka filluar të stabilizohet pas pothuaj pesë vitesh rritjeje konstante, por prapë mbetet e lartë (24.1% në qershor 2014) dhe është burimi kryesor i shqetësimeve të sektorit bankar. Në shkurt, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi një kërkesë për bankat të cilat, që nga janari 2015, duhet të fshijnë nga bilancet e tyre të gjitha kreditë e këqija jo më vonë se tre vjet pasi janë klasifikuar në kategorinë e “humbjeve”. Gjithashtu, banka forcoi praktikat e marrjes në sigurim të kreditimit, rikuperimin e huave me probleme dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për huamarrësit e mëdhenj. Bankat janë të ekspozuara edhe ndaj riskut të kreditimit që buron nga niveli i lartë i kredive në valutë. Këto kredi përbëjnë 30% të stokut total dhe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj luhatjeve të mëdha të kursit të këmbimit. Sektori bankar duket stabël, pavarësisht nivelit të lartë të kredive me probleme, risqeve konstante të kreditimit dhe ekspozimit ndaj riskut sovran për shkak të mbajtjes së nivelit të lartë të letrave me vlerë të qeverisë. Raportet e kapitalit dhe likuiditetit tejkalojnë ndjeshëm kërkesat, ndërsa depozitat vazhduan të jenë burimi kryesor i financimit për bankat, që kanë mbështetje shumë të kufizuar te burimet e jashtme dhe linjat e kreditimit të bankave mëmë. Humbjet nga huat janë parashikuar mirë, gjë që ka peshuar në fitimet e bankës. Megjithatë, treguesit e përfitueshmërisë mbeten pozitivë dhe kanë ardhur në përmirësim që në tremujorin e katërt të 2013.

Përmasat e sektorit financiar jobankar janë zgjeruar, por prapë mbetet i vogël; aktivet e këtij sektori janë sa 5.4% e PBB-së, me rritje 2.8% nga 2012. Ai përfshin segmentet e sigurimit dhe pensioneve private, si edhe fondet e investimeve. Kuadri i tyre rregullator dhe mbikëqyrës kërkon forcim të mëtejshëm. Në tërësi, sektori bankar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet. Megjithatë, masa të mëtejshme nevojiten për të adresuar çështjen e kredive me probleme të cilat pengojnë ndërmjetësimin financiar.

3.2. Aftësia për të përballuar presionet e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE-së

Kapitali njerëzor dhe fizik

Pavarësisht përmirësimeve të rëndësishme gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ende ka boshllëqe të konsiderueshme në lidhje me aspektin e viteve të shkollimit, shkallën e frekuentimit të arsimit të mesëm, cilësinë e arsimit dhe zhvillimin e kualifikimeve

Page 26: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

relevante për tregun e punës. Shpenzimet publike në arsim vlerësohen të jenë të ulëta rreth 3 % të PBB-së dhe pritet të qëndrojnë të pandryshueshme edhe në 2014 meqë akordimet për më shumë shpenzime në arsimin fillor dhe të mesëm do të kompensohen nga shkurtimet në financimin e arsimit të lartë (kryesisht për sa i përket shpenzimeve kapitale). Një draft-strategji kombëtare (2014-2020) për punësimin dhe aftësitë u bë e njohur në muajin shkurt, e cila ka për synim rregullimin e politikave aktive të tregut të punës, përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, reformimin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe forcimin e qeverisjes në tregun e punës.

Formimi bruto i kapitalit fiks si një pjesë e PBB-së ra përsëri në rreth 26 % në vitin 2012; prirja në rënie pritej të vazhdonte edhe në 2013. Shpenzimet kapitale publike, 4.8% të PBB-së në vitin 2013, u vunë shpesh në shënjestër nga shkurtimet e shpenzimeve kur e kërkonin rregullimet buxhetore. Shpenzimet publike për kërkim-zhvillimin u vendos të rriten me 4% në vitin 2014, por vazhdojnë të përfaqësojnë vetëm 0.01% të PBB-së. Stoku i investimeve të huaja direkte ka arritur në 4.5 miliard Euro, që përfaqësojnë 46.5% të PBB-së në Shqipëri për vitin 2013.

Nevoja për investime është e dukshme në shumë fusha, përfshi sektorin energjetik. Mbështetja pothuajse vetëm tek hidrocentralet e vë Shqipërinë në vartësi të luhatjeve të mëdha në prodhimin e energjisë, që rezulton në importe të mëdha të energjisë elektrike në vitet me reshje të ulëta. Puna për rritjen e kapacitetit të interkonjeksionit arriti disa rezultate, sidomos marrëveshja financiare për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Fillimi i shpejtë i ndërtimit të gazsjellësit Trans-Adriatik nëpërmjet territorit shqiptar mund të futë gazin në kombinim me energjinë në afat më të gjatë. Sidoqoftë, sektori energjetik vazhdon të ketë dobësi të konsiderueshme që duhen adresuar. (Shih gjithashtu Kapitullin 15- Energjia). Në tërësi, nisur nga nevoja e madhe për investime në kapital njerëzor dhe fizik, është e nevojshme të rindërtohet hapësira fiskale për shpenzime publike të orientuara drejt rritjes ekonomike, të përmirësohen rezultatet e arsimit që të përmbushin nevojat e tregut të punës, si dhe të tërhiqen investime private, sidomos investime të huaja direkte, duke përmirësuar mjedisin e investimeve në tërësi.

Struktura sektoriale dhe e ndërmarrjeve

Ekonomia shqiptare vazhdon të mbizotërohet nga sektori i shërbimeve, me rreth 50% të vlerës së shtuar bruto (VSHB) në vitin 2013, i ndjekur nga bujqësia, që dha rreth 1/5 të VSHB-së, dhe industria (15%), që përfshin si industrinë nxjerrëse edhe manifakturën ((prodhimi i naftës bruto u rrit me 18% në 2013). Manifaktura mbështetet më së shumti në industrinë tekstile dhe këpucët me vlerë të shtuar të ulët. Pas një tkurrje të thellë një vit më parë, sektori i ndërtimit shënoi një rritje modeste. Bujqësia vazhdon të ofrojë një numër të madh vendesh pune (rreth 45%), edhe pse kjo ra me gati 3 pikë përqindje në 2013. Struktura sektoriale e eksportit të mallrave mbeti tejet e përqendruar në 2013, ku 83% të eksporteve totale e përbënin produktet minerale (40%), tekstilet dhe llojet e

Page 27: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

këpucëve (28%), si dhe materialet e ndërtimit dhe metalet (15%). Kjo mungesë diversifikimi e lë ekonominë të cenueshme ndaj tronditjeve specifike të industrisë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonomi, duke siguruar 80% të punësimit dhe 68% të vlerës së shtuar. Mikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të kompanive, me më shumë se 50% të të gjithë njerëzve të punësuar nga NVM-të. Ka skema të ndryshme të financimit nga shteti dhe donatorët për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe për t’i ndihmuar ato të kenë qasje në financa. Në tërësi, bujqësia vazhdon të ketë një peshë të madhe në ekonomi, gjë që tregon se ka hapësirë të konsiderueshme për të shtuar prodhueshmërinë nga zhvendosjet ndër-sektoriale të punësimit. Përbërja sektoriale e eksporteve mbetet tejet e përqendruar.

Ndikimi i Shtetit në konkurrueshmëri Totali i ndihmës shtetërore të dhënë ra me 6% në vitin 2013 dhe arriti në 1.5% të PBB-së. Pjesa e ndihmës horizontale më pak çrregulluese (d.m.th. jo specifike për disa sektorë) u rrit më tej në 89%. Në mënyrë të ngjashme me vitet e kaluara, qeveria i dha një garanci bankare me vlerë 83.000.000 Euro ose 0.8% të PBB-së shoqërisë shtetërore KESH për ta ndihmuar t’i bëjë ballë vështirësive financiare dhe për ta mundësuar të importojë energji elektrike në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014. Problemet e pazgjidhura të sektorit të energjisë elektrike po i bjerrin vazhdimisht burimet publike.

Integrimi ekonomik me BE-në

Hapja e ekonomisë shqiptare ndaj tregjeve, e përcaktuar si raport i totalit të importeve dhe eksporteve ndaj PBB-së, u rrit disi në 88% në 2013. Importet i tejkaluan eksportet me një diferencë prej 18% të PBB-së, megjithatë deficiti tregtar është ngushtuar për dy vitet e fundit, pavarësisht vlerësimit me më shumë se 2% të normës reale efektive të këmbimit të lekut që nga shtatori i 2013. Eksportet përbënin 40,2% të PBB-së në vitin 2013, nga 33.3% që ishte në vitin pararendës. BE-ja mbetet deri tani partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Eksportet e mallrave drejt BE-së u rritën me 18% në vitin 2013 duke zënë rreth 84% të eksportit të përgjithshëm të mallrave, ndërsa importi i mallrave nga BE-ja përbën 64% të totalit të importeve. Edhe pse në vitet e fundit Shqipëria ka arritur të zgjerojë disi bazën e klientit larg nga Italia (sidomos në Spanjë, Turqi dhe Kosovë), Italia mbetet partneri tregtar më i rëndësishëm, duke tërhequr mbi gjysmën e eksportit të mallrave shqiptare dhe duke përbërë 1/3 e totalit të importeve në Shqipëri. BE-ja gjithashtu mbetet burimi kryesor i investimeve të brendshme në Shqipëri.

Rritja e tregtisë me vendet e tjera të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) pësoi ngadalësim në vitin 2013, për shkak të një rënie prej 16% të importeve të mallrave nga blloku, pjesërisht duke pasqyruar kërkesë më të dobët të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Vendet CEFTA marrin rreth 12% të eksportit të mallrave shqiptare dhe përbëjnë 7% të importeve në Shqipëri. Në tërësi, Shqipëria

Page 28: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

ka shfaqur rritje të lehtë të hapjes ndaj tregtisë. BE-ja mbetet partneri tregtar mbizotërues, ndërsa lidhjet tregtare me vendet CEFTA janë dobësuar.

4. AFTËSIA PËR TË MARRË PËRSIPËR DETYRIMET E ANËTARËSIMIT

Ky seksion shqyrton aftësinë e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit - që është, acquis e shprehur në Traktate, legjislacioni dytësor dhe politikat e Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu analizon kapacitetet administrative të vendit për zbatimin e acquis. Analiza është e strukturuar sipas listës së 33 kapitujve të acquis. Në çdo sektor, vlerësimi i Komisionit mbulon progresin e arritur gjatë periudhës raportuese, dhe përmbledh nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së vendit.

4.1. Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave

Janë bërë disa hapa në fushën e masave horizontale, kryesisht në fushën e standardizimit dhe vlerësimit të konformitetit.

Për sa i përket standardizimit, Shqipëria ka miratuar edhe 1 413 Standarde Evropiane, kryesisht me metodën e “faqes së parë”, pa përkthim. Janë miratuar edhe 565 standarde të Institutit Evropian të Standardeve të Telekomunikacionit, 248 standarde ISO dhe 158 standarde të Komisionit Ndërkombëtar Elektroteknik. Ende nuk është miratuar projekt-strategjia kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut, që përfshin edhe akreditimin dhe metrologjinë.

Për vlerësimin e konformitetit, vazhdon puna për nënshkrimin e marrëveshjes shumëpalëshe të Bashkëpunimit Evropian për Akreditimin për testimin e fushave, deri në fund të 2014-ës. Janë akredituar edhe pesë trupa vlerësimi konformiteti, duke e çuar numrin në 30. Laboratori testues për dispenserat e karburanteve e ndërpreu procesin e akreditimit; një laborator testues për ujin dhe dy laboratorë mjekësorë kanë aplikuar për akreditim.

Ligji për Akreditimin u ndryshua për ta përafruar më tej me acquis. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka filluar zbatimin e standardit të ri ISO/IEC 17020:2012 për trupat e inspektimit. Drejtoria e Përgjithshme ka vazhduar aktivitetet sensibilizuese përmes evenimenteve publike dhe publikimit të vendimeve dhe aktivitetit në faqen e internetit. Shqipëria ka vazhduar përpjekjet drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkëpunimin Evropian për Akreditim (EA).

Në fushën e metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) përfundoi kalibrimin e etalonëve në katër qendra rajonale të metrologjisë dhe në Drejtorinë e Inspektimit Metrologjik. DPM ka kryer inspektime në sektorët e hidrokarbureve dhe të tregtisë, duke vendosur gjoba për shkelje të legjislacionit. Është shënuar rritje në aktivitetet verifikuese të DPM-së dhe në mbledhjen e të ardhurave. Ende nuk është miratuar Ligji për Metrologjinë që synon përafrimin e mëtejshëm me acquis. Ende nuk është bërë përafrimi me Direktivën e Instrumenteve Matëse.

Page 29: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Legjislacioni në fushën e mbikëqyrjes së tregut ka nevojë për zbatim më të mirë. Në dhjetor, u miratua një urdhër për metodat e klasifikimit të risqeve dhe vlerësimit të riskut serioz, që synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit me acquis. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ende nuk është ngritur.

Puna përgatitore për përafrimin e mëtejshëm me legjislacionin e produkteve të “Përqasjes së Re dhe të Vjetër” ka vazhduar, kryesisht me rishikimin e rregulloreve teknike ekzistuese.

Në fushën e masave procedurale, projektligji për trashëgiminë kulturore, që synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit për kthimin e objekteve kulturore, ende nuk është miratuar.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, sidomos për standardizimin. Në tërësi, përafrimi legjislative me acquis kërkon masa të mëtejshme. Strategjia kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut, që mbulon edhe akreditimin, standardizimin dhe metrologjinë, ende nuk është miratuar. Inspektorati i mbikëqyrjes së tregut duhet të ngrihet. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.2. Kapitulli 2: Liria e lëvizjes së punëtorëve

Për sa i përket aksesit në tregun e punës, në shkurt u miratuan 17 akte nënligjore të Ligjit për të Huajt, që specifikojnë procedurat për kushtet e punës të punëtorëve të huaj, si dhe synojnë të garantojnë trajtim të barabartë për punëtorët nga BE-ja në tregun e punës shqiptar.

Për sa i përket koordinimit të sistemeve të sigurimeve shoqërore, kanë përfunduar negociatat për marrëveshje dypalëshe me Rumaninë, Hungarinë dhe Luksemburgun, por mbetet të miratohen marrëveshjet. Negociatat me Republikën Çeke, Kanadanë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë në vazhdim.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e lirisë së lëvizjes të punëtorëve, sidomos në miratimin e kuadrit ligjor për përmirësimin e aksesit të punëtorëve të BE-së në tregun e punës shqiptar. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë janë ende në fillim.

4.3. Kapitulli 3: E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime

Për sa i përket lirisë së ofrimit të shërbimeve ndërkufitare, screening pilot i legjislacionit në fushën e çminimit është finalizuar, me synimin për ta përgatitur për përafrim me Direktivën e Shërbimeve. Manualet për testet e proporcionalitetit, që do të përdoren nga institucionet e linjës gjatë screening të mëtejshëm, janë përgatitur për lojërat e fatit, sektorin farmaceutik dhe tatim-taksat. Kapacitetet institucionale

Page 30: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

për përgatitjen e përafrimin legjislativ me Direktivën e Shërbimeve duhet të forcohen më tej.

Në fushën e shërbimeve postare struktura e re organizative e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është miratuar, si dhe drejtoria për rregullimin e tregut postar është ngritur dhe është plotësuar me staf. Projektligji për shërbimin postar ende nuk është finalizuar. Një grup pune është ngritur për këtë qëllim.

Në fushën e njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, janë miratuar masa legjislative për të përfshirë profesionet e punonjësit social dhe psikologut në listën e profesioneve të rregulluara, ndërsa dispozitat për arkitektët dhe inxhinierët mbeten për t’u miratuar.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e të drejtës së vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime, kryesisht me forcimin e kapaciteteve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kapacitetet e institucioneve të tjera relevante duhet të forcohen më tej. Legjislacioni në fushën e të drejtës së vendosjes dhe shërbimeve postare ende nuk është i përafruar me acquis. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë kanë avancuar në masë të moderuar.

4.4. Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit

Në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave, përgatitjet janë në fazë të hershme.

Për sa i përket sistemeve të pagesave pas miratimit të Ligjit për Sistemin e Pagesave, Banka e Shqipërisë i lëshoi një licencë në tetor 2013 operatorit kombëtar të pagesave me kartë Paylink dhe miratoi në qershor një rregullore për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave. Gjatë vitit 2013, numri i transaksioneve të përpunuara përmes Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare u rrit në 86 350 ose me 12% krahasuar me 2012, ndërkohë që është ruajtur trendi rritës në terma vëllimi/vlere. Numri i transaksioneve të përpunuara përmes Sistemit të Klerimit të Pagesave me Vlerë të Vogël (AECH) u rrit me 0.5% në 2013, ndërkohë që vlera e transaksioneve u shtua me 8.6%. Ministria e Financave mbizotëron në sistemin e klerimit të pagesave, duke kryer 73% të totalit të transaksioneve, si edhe rreth 25% të totalit të transaksioneve me sistem pagesash.

Për sa i përket luftës kundër pastrimit të parasë, Shqipëria vazhdoi zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL). Në tetor 2013, parlamenti miratoi ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit, dhe në korrik u përditësua lista e personave të kërkuar për përfshirje në financimin e terrorizmit. Numri i gjobave të vëna nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parasë ka pësuar rënie, ashtu si numri total i inspektimeve të kryera gjatë vitit 2013, ndërkohë që rreth 66% e vëllimit të gjobave të vëna janë mbledhur në 2013,

Page 31: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

krahasuar me 30% në 2012. Numri total i raportimeve për transaksione të dyshimta pati një trend në rritje, sidomos në gjysmën e parë të vitit 2014, ku janë regjistruar 546 raportime. Në 2013, bankat dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dorëzuan një numër në rritje raportimet për transaksione të dyshimta, ndërkohë që është ulur numri i raportimeve të tilla nga pikat e këmbimit valutor, noteritë, zyrat e transferimit të parasë dhe Zyra Qendrore për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme. Numri i raportimeve të referuara në polici dhe prokurori është rritur me 38% ose në 283 gjatë vitit 2013. Ky trend rritës vazhdoi edhe gjatë tremujorit të parë të 2014, me një total prej 229 rastesh të raportuar. Numri i masave administrative është rritur nga 13 në vitin 2013, në 33 në gjysmën e parë të 2014.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit, falë hapave në zbatimin e Ligjit për Sistemet e Pagesave, licencimin e operatorit për skemën kombëtare të pagesave me kartë, si edhe miratimin e masave legjislative për të luftuar pastrimin e parasë. Punë e mëtejshme nevojitet për të forcuar zbatimin e ligjit. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.5. Kapitulli 5: Prokurimi publik

Në fushën e dhënies së kontratave publike, në shtator 2013 u miratuan udhëzime për procedurat e prokurimit publik për shërbimet e kujdesit social. Në mars, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave të tenderimit për koncesionet dhe partneritetet publik-privat, si edhe u miratuan dispozita që sqarojnë udhëzimet për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël. Ligji për Koncesionet dhe Partneritetet Publik-Privat u ndryshua në korrik, me qëllim që të hiqeshin nga fusha e veprimit koncesionet e punëve publike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore me rëndësi të veçantë, duke e larguar edhe më shumë nga acquis. Në korrik, u ngrit një grup pune për të nxitur partneritetet publik-privat. Buxheti, sistemi i menaxhimit financiar publik dhe sistemi i prokurimit publik nuk janë të integruar mjaftueshëm, ndërsa dhënia e kontratave shumëvjeçare ka ndodhur vetëm në sektorë specifikë, si në infrastrukturë.

Aktivitetet e prokurimit publik shënuan rënie në 2013 me pothuaj 23%, ose 5 120 kontrata të nënshkruara, krahasuar me 2012. Numri i procedurave me negocim pa shpallje vazhdoi të rritet në 2013, duke përbërë 33.6% të të gjitha procedurave dhe 19% të vlerës totale të tenderëve. Në gjysmën e parë të 2014 ato u rritën me 12.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i masave disiplinore për shkelje në prokurime publike që mori Agjencia e Prokurimit Publik ndaj autoriteteve kontraktuese pësoi rënie nga 55 në vitin 2012, në 40 në vitin 2013; numri i gjobave ra nga 29 në 12, ndërsa vërejtjet u shtuan nga 15 në 26. Në gjysmën e parë të 2014, penalitetet administrative u rritën me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sistemi i prokurimit elektronik vazhdoi të funksionojë mirë dhe numri i përdoruesve u rrit pesë herë në 2013, duke arritur në 13 248.

Dëmi financiar në buxhetin e shtetit nga prokurimet publike dhe koncesionet u ul me 20% nga 2012 në 2013, duke shënuar rënie në 2,5 milion euro, sipas Kontrollit të

Page 32: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Lartë të Shtetit. Punë thelbësore nevojitet për të rritur transparencën në procedurat e prokurimit publik, përfshi blerjet me vlerë të vogël, me qëllim që të reduktohet risku i korrupsionit dhe të përmirësohet konkurrenca. Qeveria e re anuloi 13 koncesione në sektorin energjetik në vitin 2013 (shih Kapitulli 15 – Energjia). Kuadri legjislativ i miratuar në gjysmën e parë të 2013 duhet të zbatohet me korrektësi.

Agjencia e Prokurimit Publik ka nisur të monitorojë procesin e përzgjedhjes për procedurat me negocim pa shpallje, por duhet të forcojë koordinimin e politikave dhe rolin koordinues. Autoritetet kontraktuese në nivel qendror dhe vendor kanë nevojë për shumë më tepër staf që merret me prokurimin publik. Efikasiteti i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve mbetet i kufizuar dhe koordinimi ndërmjet sistemeve të prokurimit dhe koncesioneve duhet të përmirësohet. Ekspertiza dhe monitorimi duhet të garantohen.

Në fushën e masave korrigjuese, Komisioni i Prokurimit Publik mori 561 ankesa në 2013, nga të cilat 93% ishin për prokurimin publik, 3% për koncesionet dhe lejet minerare, dhe pjesa tjetër për procedurat e ankandeve, me një trend rritëse në gjysmën e parë të 2014. Ankimet përbëjnë 13.5% të totalit të procedurave. Masa të mëtejshme nevojiten për të përmirësuar transparencën, cilësinë dhe fushëveprimin e shqyrtimit, moskonsistencën, numrin e lartë të apelimeve dhe procedurat e gjata. Për këtë qëllim, shqyrtimi nga gjykatat administrative si nivel i dytë që nga viti 2013 është inkurajues. Pavarësia e komisionit duhet të garantohet dhe roli i tij si organ kryesor shqyrtues duhet të përmbushet.

Përfundim

Pak përparim është bërë në fushën e prokurimit publik, në shtrirjen e prokurimit publik edhe për kontratat e koncesionit dhe partneritetet publik-privat. Punë thelbësore nevojitet që të zhvillohen burimet njerëzore të kualifikuara, të integrohen më mirë sistemet e prokurimit dhe koncesioneve, të reduktohen më tej humbjet e shtetit dhe të rritet transparenca në këtë fushë. Përdorimi në rritje i procedurave opake të prokurimit pa shpallje, si edhe përjashtimet nga ligji për koncesionet dhe partneritetet publik-privat përbëjnë shqetësim. Në tërësi, përgatitjet në fushën e prokurimit publik kanë avancuar në masë të moderuar.

4.6. Kapitulli 6: E drejta e shoqërive tregtare

Në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, ndryshimet në Ligjin për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare (2008), përfshi dispozitat për raportimin dhe dokumentacionin në lidhje me bashkimet dhe ndarjet e shoqërive, mbeten për t’u miratuar. Është licencuar një ofrues shërbimi privat certifikimi elektronik për nënshkrimin elektronik, që ka filluar testimin e lëshimit të certifikatave për biznesit. Certifikatat e autenticitetit që mund të përdoren përmes një çipi në kartën e identitetit (ID) ende nuk janë funksionale.

Në fushën e kontabilitetit, në korrik u miratuan standarde kontabiliteti të reja, që do të zbatohen që nga janari 2015. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit i ka vazhduar përpjekjet për të forcuar kapacitetet e veta, dhe miratoi një manual për procedurat e

Page 33: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

punës dhe metodologjitë për transpozimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në nivel kombëtar, si edhe strategjinë e vet afatmesme. Këshilli vazhdoi të publikojë në faqen e internetit përditësime të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Megjithatë, roli inspektues i tij mbetet i kufizuar dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore raportuese duhet të forcohet, sidomos me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Përpjekje të mëtejshme nevojiten në lidhje me të drejtën e publikut për të pasur akses në pasqyrat financiare vjetore të shoqërive tregtare.

Në fushën e auditimit, Bordi i Mbikëqyrjes Publike kreu shqyrtime dhe inspektime për të verifikuar cilësinë e auditeve që kryen Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar në banka, shoqëri sigurimi, ndërmarrje shtetërore, shoqëri utilitare dhe shoqëri telekomunikimi. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të forcuar kapacitetet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, për t’i mundësuar që të bëhet realisht organ i pavarur. Një grup pune është ngritur për të rishikuar Ligjin për Auditin dhe për ta përafruar më tej me acquis.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, me miratimin standardeve kombëtare të kontabilitetit. Punë thelbësore nevojitet për të forcuar kapacitetet e Këshilli Kombëtar të Kontabilitetit si dhe të Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. Pavarësia e këtij të fundit duhet të garantohet. Shqipëria duhet të fokusohet në zbatimin e standardeve të kontabilitetit dhe auditimit, si edhe të forcojë më tej kapacitetet e inspektimit, si pjesë e punës për forcimin e qeverisjes së shëndoshë ekonomike. Legjislacioni duhet të përafrohet më tej me acquis, sidomos për auditimin. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë kanë avancuar në masë të moderuar.

4.7. Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale

Për sa i përket të drejtës së autorit dhe të drejtave që lidhen me të, ende nuk është miratuar ligji i ri “Për të drejtën e autorit”.

Në fushën e të drejtave të pronësisë industriale, ndryshimet në Ligjin për Pronësinë Industriale u miratuan në maj, dhe legjislacioni për mbrojtjen e topografive të qarqeve të integruara u miratua në qershor.

Në fushën e sundimit të ligjit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) ka vazhduar inspektimet dhe vënien e gjobave për shkelje të ligjit për të drejtën e autorit. Norma e arkëtimit të gjobave mbetet e ulët. Amnistia ligjore e miratuar nga Presidenti në mars fali personat e gjobitur para dhjetorit 2013. Burimet njerëzore dhe financiare të ZSHDA-së mbeten të pamjaftueshme dhe kapacitetet e përgjithshme të saj duhet të forcohen. Si rezultat i aktiviteteve sensibilizuese, numri i shoqërive që regjistrojnë markat e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave ka shënuar rritje (697 që në tetor, kundrejt 617 vitin pararendës). Kapacitetet administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave duhet të forcohen.

Page 34: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vazhduar punën për identifikimin dhe konfiskimin e produkteve të falsifikuara në pikat doganore. Trendi i qartë në rritje i vitit 2013 i kërkesave për masa në mbrojtje të markave vazhdoi edhe gjatë gjysmës së parë të 2014. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vazhdoi të përballet me vështirësi në marrjen e reagimeve nga mbajtësit e të drejtave në lidhje me produktet e falsifikuara të konfiskuara. Policia e Shtetit kreu 47 arrestime për shkelje të pronësisë intelektuale në 2013, që përbëjnë 21.5% rritje krahasuar me vitin e mëparshëm. Policia e Shtetit kreu inspektime në 36 subjekte transmetuese, gjatë periudhës dhjetor 2013 - janar 2014. Si rezultat, 21 subjekte u ndoqën penalisht. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u bënë për të mundësuar përfshirjen më të gjerë të Policisë së Shtetit në hetimin e rasteve për shkelje të të drejtave të pronësisë. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ende nuk është ngritur dhe mallrat e falsifikuar janë ende të përhapur në treg. Masa të mëtejshme nevojiten për të rritur kapacitetet e gjykatave dhe sensibilizimin, përfshi edhe atë të gjyqtarëve. Zbatimi i strategjisë kombëtare për të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, që është vlerësuar në qershor, mbetet çështje prioritare, ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi institucional duhet të përmirësohen.

Përfundime

Pak përparim është bërë në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale. Shqipëria nuk i ka përmbushur angazhimet e saj sipas nenit 73 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Nevojiten masa urgjente dhe të vendosura që të miratohet ligji i ri për të drejtën e autorit, që të forcohen kapacitetet inspektuese duke ngritur Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut paralelisht me masa të tjera, që të përmirësohet sistemi i menaxhimit kolektiv dhe të aplikohen sanksione efikase për shkeljet. Për pronësinë industriale, kuadri legjislativ është përmirësuar, por kapacitetet administrative duhen përmirësuar. Është thelbësore për të drejtat e pronësisë intelektuale që të rritet sensibilizimi. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë nuk janë në fazë shumë të avancuar.

4.8. Kapitulli 8: Politika e konkurrencës

Në fushën antikartel dhe bashkimet, në nëntor, Autoriteti i Konkurrencës (AK) miratoi një vendim që jep orientime mbi vlerësimin e marrëveshjeve horizontale. Autoriteti mor 34 ankesa, kundrejt 19 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që çuan në nisjen e hetimeve në fusha si sigurimet, transporti publik, hidrokarburet dhe transporti detar. Gjithashtu, AK-ja filloi dhe finalizoi hetime edhe për shërbimet e telefonisë, tregjeve të duhanit dhe sigurisë private. AK-ja nxori pesë vendime për marrëveshje anti-konkurrencë, një vendim për abuzim me pozitën dominuese në treg, si edhe katër vendime që autorizojnë bashkimet. AK-ja miratoi edhe tre vendime për vlerësimin e ankesave dhe dha përjashtim për një marrëveshje të ndaluar. AK-ja miratoi tre akte ligjore, dha pesë rekomandime dhe filloi nëntë procedura administrative. Në 2013 nuk janë vendosur gjoba, kundrejt shtatë në 2012. Në qershor, AK-ja i vuri gjobë një shoqërie për vonesa procedurale. Gjithashtu, i dha rekomandime rregullatorit të telekomunikimit, Autoritet të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si edhe qeverisë për dy koncesione. Për sa i përket çështjeve gjyqësore, Autoriteti i Konkurrencës humbi

Page 35: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

një çështje në gjykatën e nivelit të parë, të cilën e ka ankimuar. AK-ja ka fituar dy nga tre apelimet. Shumica e gjobave që ka vënë AK-ja në të kaluarën nuk janë arkëtuar, për shkak se priten vendimet e shumë apelimeve në gjykatë. Struktura e re e AK-së ende nuk është miratuar nga parlamenti. Trajnimi i gjyqtarëve mbi politikat e konkurrencës duhet të përmirësohet më tej.

Në fushën e ndihmës shtetërore, në shkurt, qeveria miratoi përbërjen e re të Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Në prill, qeveria miratoi katër skema të ndihmës shtetërore që synojnë nxitjen e punësimit. Qeveria vazhdoi të japë garanci për bankat e nivelit të dytë për llogari të shoqërisë shtetërore elektroenergjetike KESH, për shkak të vështirësive financiare të vazhdueshme të kësaj të fundit. Ndihma shtetërore kapi shifrën 143.8 milion euro në 2013, ose 6% më pak sesa në 2012, kryesisht e përbërë nga subvencionet, grantet dhe lehtësimet nga taksat. Numri i njoftimeve të ndihmës shtetërore nga qeveria mbetet i ulët, ndërsa nuk ka pasur asnjë njoftim nga autoritetet vendore. Stafi i Sektorit të Ndihmës Shtetërore është pakësuar më dy punonjës.

Përfundim

Disa përparime janë bërë në fushën e politikës së konkurrencës, kryesisht në lidhje me politikën anti-kartel dhe bashkimet, ku Autoriteti i Konkurrencës vazhdoi të konsolidojë historikun e rezultateve. Në tërësi, përgatitjet në fushën anti-kartel dhe të bashkimeve janë të kënaqshme. Masa të mëtejshme nevojiten për të forcuar kapacitetet administrative dhe pavarësinë operacionale të institucioneve të ndihmës shtetërore. Rregullat e ndihmës shtetërore duhet të zbatohen me efektivitet, dhe legjislacioni duhet të përafrohet më tej me acquis të BE-së. Në tërësi, përgatitjet në fushën e ndihmës shtetërore mbeten në fazë të hershme.

4.9. Kapitulli 9: Shërbimet financiare

Në fushën e bankave dhe konglomerateve financiare, Banka e Shqipërisë (BSH) miratoi në shkurt politikën e re mbikëqyrëse, që synon përafrimin me sistemin e vlerësimit të riskut të BE-së, si edhe një manual të ri për vlerësimin e riskut. Gjithashtu, miratoi ndryshime në rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë, që parashikon kërkesa për bankat në lidhje me procesin e fshirjes së kredive të këqija, një rregullore të re për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave, si edhe një udhëzim detyrues për planet e rikuperimit, si edhe rregullore për funksionimin e një instrumenti analitik për të përmirësuar administrimin e rezervave valutore, si edhe për rezervat minimale të detyrueshme për bankat e nivelit të dytë. Shqipëria vazhdoi zbatimin e parimeve të Bazel II në përputhje me planin e veprimit përkatës. Përgatitjet për Bazel II janë në fazë të hershme. Banka ka marrë disa masa fillestare për të forcuar sigurinë dhe sistemet e menaxhimit të cash-it pas humbjes së 5,1 milion eurove nga stoku valutor i bankës. Tetë nga 50 pozicionet e punës në departamentin e mbikëqyrjes të bankës janë aktualisht vakante.

Në sektorin jobankar, ndryshimet në Ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare u miratuan në maj, me synim rritjen e pavarësisë financiare dhe operacionale të

Page 36: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

AMF-së. Ndryshimet përfshinin edhe përjashtimin e punonjësve të AMF-së nga Ligji për Nëpunësin Civil. Numri i institucioneve jobankare dhe numri i stafit të AMF-së nuk kanë ndryshuar.

Në fushën e sigurimeve dhe pensioneve të punës, Ligji për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit u miratua në maj, me qëllim përafrimin e mëtejshëm me acquis të BE-së. Sektori jobankar mbizotërohet nga 11 shoqëri sigurimi, ndërsa tregu i sigurimeve mbetet i vogël, sa 1.6% e PBB-së. Sigurimet e jo-jetës vazhduan të dominojnë tregun e sigurimeve. Sistemi bonus-malus për sigurimin motorik u bë funksional në gusht. Raporti i dëmshpërblimeve të paguara kundrejt primeve të shkruara qëndroi thuajse në të njëjtin nivel (31.7%) në 2013. Rreth 81.5% e totalit të dëmshpërblimeve të paguara (15.7 milion euro) ishin për sigurimin motorik. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi rregullore për tarifat për miratimin e prospektuseve, si edhe për përcaktimin e rregullave për rezervën monetare të dëmshpërblimeve që mbulohen me prime sigurimi të detyrueshëm në sektorin e transportit. Nisur nga luhatjet e çmimeve në tregun e sigurimit jo-jetë në shkurt, AMF-ja nxori në korrik rekomandime për rregullimin e konkurrencës në tregun e sigurimit jo-jetës.

Në fushën e infrastrukturës së tregut financiar, vazhdon miratimi i Ligjit për Sistemet e Pagesave.

Për sa i përket tregjeve të letrave me vlerë dhe shërbimet e investimit, tregu i letrave me vlerë është i përqendruar në transaksionet me bono thesari. Fondi i investimeve vazhdon të jetë funksional dhe rreth 93% e aktiveve totale janë letra me vlerë të qeverisë. Numri i operatorëve të licencuar në tregun e letrave me vlerë nuk ka ndryshuar. Në tremujorin e parë të 2014m Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi prospektet për katër emetime bonosh ofruar përmes dy shoqërive private. AMF vazhdoi të monitorojë me kujdes financimin e Fondit të Kompensimit nga shoqëritë e sigurimeve.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e shërbimeve financiare, kryesisht në kuadrin legjislativ për mbikëqyrjen e sektorëve bankar dhe jobankar. Përgatitjet në fushën e tregjeve të letrave me vlerë dhe të sigurimeve mbeten në fazë të hershme. Punë e mëtejshme nevojitet për të siguruar rezervat e parasë dhe për ta përafruar legjislacionin me acquis. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë kanë avancuar në masë të moderuar.

4.10. Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe media

Në fushën e komunikimeve elektronike dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), janë marrë disa masa për përafrimin e legjislacionit me acquis, me miratimin e garancive konkurruese që reduktojnë normat e terminimit celular sipas një kurbe, që nga prilli. Procedura për dhënien e licencës së katërt UMTS/3G u shpall sërish, pas padisë ligjore të një prej operatorëve celularë aktualë. Plani i përdorimit të frekuencave i miratuar në shkurt nga Agjencia për Komunikimet

Page 37: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Elektronike dhe Postare (AKEP) është zbatuar vetëm pjesërisht, sepse pritet të përfundojë procesi i digjitalizimit. Kapacitetet administrative dhe burimet e AKEP-it janë përmirësuar, por mbeten të kufizuara. Shqetësime vazhdon të ketë edhe për pavarësinë e saj operacionale. Në korrik u miratua Ligji i ri për planifikimin e territorit, përfshi disa dispozita për dhënien e të drejtës së kalimit në zbatim të kuadrit lehtësues publik. Shqipëria duhet të garantojë që çdo masë që kërkon ruajtjen e të dhënave të trafikut, siç janë numrat e Identitetit Ndërkombëtar të Pajisjeve Celulare (IMEI), të bëhet në përputhje me parimet e acquis të BE-së. Numri i emergjencave 112 nuk është funksional.

Përdorimi i celularit është në nivele të larta, me penetrimin e abonimeve në 130% në 2013, ndërsa përdorimi i 3G dhe i brezit të gjerë celular po rritet fuqishëm, ndërsa penetrimi i brezit të gjerë fiks mbetet i ulët në 5.7%.

Në fushën e shërbimeve të shoqërisë së informacionit, numri i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset është rritur dhe tani përfshin shërbime elektronike për certifikatat, regjistrimin në arsimin e lartë, kërkimet për punë dhe kërkesat administrative për regjistrim të shoqërive tregtare dhe për tatimin mbi të ardhurat. Zbatimi i planit kombëtar për brezin e gjerë 2013-2020 po avancon ngadalë. Kjo planifikohet të jetë pjesë integrale e strategjisë ndërsektoriale për shoqërinë e informacionit 2014-2020, e cila mbetet për t’u miratuar.

Për sa i përket politikës audiovizive, janë miratuar aktet nënligjore të Ligjit për Median Audiovizive, përfshi një kod transmetimi, kriteret për autorizimet e transmetimit dhe procedurat e inspektimit. Punë thelbësore nevojitet në lidhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë për zbatimin e strategjisë të kalimit në transmetimet digjitale, që duhet të përfundojë në qershor 2015. Është ngritur një task forcë, si një lëshim ndaj dëshirës së operatorëve që të shkojnë përtej planit të shpërndarjes së frekuencave “Gjeneva 2006” që është i koordinuar dhe i miratuar ndërkombëtarisht. Si rezultat i punës së saj, është realizuar harta e të gjithë operatorëve dhe shtrirja e tyre territoriale, janë identifikuar frekuencat e zëna si edhe është matur fuqia e antenave. Gjithashtu, është evidentuar nevoja për t’u koordinuar me vendet fqinje për harmonizimin e frekuencave. Janë bërë disa hapa për të zgjedhur anëtarët e rinj të bordit drejtues të transmetuesit publik (RTSH). Por, procesi ka ngecur për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për procedurën e përzgjedhjes. Pavarësia editoriale e RTSH-së dhe sistemit i arkëtimit të tarifës duhet të përmirësohen. Digjitalizimi i RTSH-së nuk ka ecur përpara. Përdorimi i paautorizuar i frekuencave nga disa transmetues mbetet problem. Licencimi i multipleksëve ekzistues nuk mund të avanconte, për shkak të një padie gjyqësore të operatorëve transmetues kundër Autoritetit të Medias Audiovizive. Vendet vakante në bordin drejtues të AMA-sa mbeten bosh dhe kjo minon aftësinë e saj për të kryer funksionet e ngarkuara. Vonesat në emërimin e bordeve drejtuese të AMA-s dhe të RTSH-së po pengojnë reformimin e transmetuesit publik si edhe zbatimin në kohë të strategjisë për kalimin në transmetimet digjitale.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e shoqërisë së informacionit dhe medias,

Page 38: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

sidomos me forcimin e konkurrencës në tregun e komunikimeve elektronike. Pasiguria juridike mbi regjimin e të drejtës së kalimit vazhdon të ekzistojë dhe duhet eliminuar. Gjatë vitit pasardhës, Shqipëria duhet të adresojë urgjentisht prioritetet e identifikuara, sidomos forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator të medias dhe transmetuesit publik, si edhe të garantojë funksionimin e duhur të tyre përmes plotësimit të vendeve vakante. Strategjia për kalimin në transmetimet digjitale dhe Ligji për Median Audiovizive duhet të zbatohen shpejt dhe me efikasitet. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë duhet të përshpejtohen.

4.11. Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural

Për sa i përket çështjeve horizontale, qeveria rriti fondet në 2014 për mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe skemat kombëtare të investimit në bujqësi dhe agropërpunim nga 6.8 në 12 milion euro. Sipas censusit të përfunduar për njësitë ekonomike bujqësore, 98.2% e 303 802 njësive ekonomike bujqësore në Shqipëri janë ferma familjare. Të dhënat e censusit duhet të përbëjnë bazën për ngritjen e regjistrit të fermave. Nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në ngritjen e një sistemi të integruar administrimi dhe kontrolli. Struktura dhe organigrama e re e Ministrisë së Bujqësisë rezultuan në reduktim të stafit në zyrat qendrore. Nevojitet ribalancim i burimeve, që të garantohet zbatim efikas i politikave, zotërim dhe kapacitete përthithëse në funksion të asistencës së konsiderueshme sektoriale që jepet në kuadër të IPA II.

Në fushën e organizimit të tregut të përbashkët, aktet nënligjore të Ligjit të ri për vajin e ullirit, ende nuk janë miratuar.

Miratimi i Strategjisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2014-2020 ka mbetur pezull. Kanë vazhduar përgatitjet për të menaxhuar dhe kontrolluar fondet e zhvillimit rural në kuadrin e komponentit IPARD. Kapacitetet e strukturave operuese IPARD (agjencia e pagesave dhe autoriteti menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave) janë forcuar. Projektprogrami IPARD 2014-2020, që përfshin nënsektorë dhe masa shtesë, i është dorëzuar Komisionit për komente. Agjencia për Zhvillim Rural dhe Bujqësor (agjencia e pagesave) është shpërngulur në ambiente të reja dhe të mirëpajisura. Zbatimi i skemës IPARD-like po avancon rregullisht. Kapacitetet për menaxhimin e decentralizuar të IPARD-it nga strukturat e tjera përkatëse, si Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA) dhe Fondi Kombëtar (FK) pranë Ministrisë së Financave nuk janë forcuar. Masa të mëtejshme nevojiten për të rritur kapacitetet administrative dhe teknike dhe për t’u përgatitur për procesin e akreditimit.

Në fushën e politikës së cilësisë, ndryshimet në Ligjin për Pronësinë Industriale në lidhje me treguesit gjeografikë hynë në fuqi në maj.

Për sa i përket bujqësisë organike, dhënia e subvencioneve përmes skemave të drejtpërdrejta dhe trajnimet mbi prodhimin organik kanë vazhduar. Ligji për bujqësinë organike mbetet për t’u miratuar.

Përfundim

Page 39: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Janë bërë disa përparime në forcimin e kapaciteteve të strukturës operuese (agjencisë së pagesave dhe autoritetit menaxhues) të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për menaxhimin e fondeve IPARD. Punë e mëtejshme nevojitet për të forcuar kapacitetet në strukturat e tjera të përfshira në zbatimin e programeve IPARD, si ZKA apo FK, si edhe për ngritjen e një sistemi informatik bujqësor të qëndrueshëm dhe efikas. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë janë në fazë të hershme.

4.12. Kapitulli 12: Politika e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare

Në fushën e sigurisë së përgjithshme ushqimore, kapacitetet e vlerësimit të riskut ende nuk janë ngritur, pasi kuadri rregullator për veprimtarinë e Komitetit Shkencor ende nuk është finalizuar. Edhe pse është rritur numri i inspektimeve në stabilimentet ushqimore, ato vazhdojnë të kryhen mbi baza ad hoc dhe jo mbi bazë planesh vjetore inspektimi të miratuara. Procedurat e brendshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ende nuk janë miratuar. Legjislacioni për artikujt ushqimorë nuk është plotësisht në përputhje me acquis të BE-së dhe përmban dispozita të paqarta dhe jokonsistente në lidhje me balancën e përgjegjësive ndërmjet organeve zbatuese.

Për sa i përket politikës veterinare, janë zhvilluar fushata vaksinimi masive kundër brucelozës në bagëtitë e imëta, antraksit në gjedh dhe bagëtitë e imëta, si dhe tërbimi te dhelprat. Vazhdon të ketë mangësi si rezultat i fragmentimit të shërbimit veterinar, procedurave dhe përgjegjësive të paqarta, mungesës së stafit në nivel qendror, burimeve buxhetore të pakta dhe lëvizshmërisë së ulët të veterinerëve në terren. Regjistrat e kafshëve nuk përditësohen rregullisht, për shkak se mungon raportimi. Nuk janë marrë masa në lidhje me menaxhimin e mbetjeve shtazore apo me përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve të kafshëve.

Për sa i përket hedhjes në treg të ushqimit për kafshët dhe njerëzit dhe të nënprodukteve shtazore, databaza e stabilimenteve ushqimore (AKUnet) është pothuaj e konsoliduar dhe e certifikuar. Të dhënat duhet të përdoren për të përgatitur plane inspektimi zyrtare. Me mbështetjen IPA, janë ngritur laboratori qendror veterinar si edhe nëntë laboratorë rajonalë ushqimorë dhe veterinarë. Programet e monitorimit të mbetjeve për lëndët e padëshiruara si p.sh. barnat veterinare, mikotoksinat dhe metalet e rënda /dioksinat. Mungesa e mbështetjes financiare për rrjetin zyrtar të laboratorëve të sigurisë ushqimore ka rezultuar në më pak kampionë të grumbulluar dhe të analizuar.

Për sa i përket rregullave të sigurisë ushqimore, rregulloret për etiketimin e artikujve ushqimore, materialet që janë në kontakt me artikujt ushqimorë dhe agjentët ndotës duhet të përditësohen në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së. Monitorimi mikrobiologjik i qumështit të papërpunuar është kryer në qershor, por duhet të përmirësohen procedurat për kampionimin dhe vlerësimin e sigurisë mikrobiologjike. Në lidhje me rregullat specifike për ushqimin për kafshët, rregullorja (2011) për kushtet e higjienës për ushqimin e kafshëve dhe stabilimentet e ushqimit të kafshëve ende nuk është miratuar.

Page 40: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në përputhje me strukturën e re organizative të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, politikën fitosanitare e bën Drejtoria e Sigurisë Ushqimore dhe Fitosanitetit, që ka kapacitete të kufizuara administrative dhe kapacitete teknike. Ligji për mbrojtjen e bimëve duhet të rishikohet në përputhje me aktet normative përkatëse të BE-së.

Përfundim

Pak përparim është bërë në fushën e sigurisë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Kapacitetet e vlerësimit të riskut ende nuk janë ngritur dhe planet sistematike të inspektimit nuk janë miratuar. Funksionimi i duhur i strukturave përkatëse pengohet nga mbivendosja e kompetencave dhe nga mungesa e komunikimit, stafit të kualifikuar dhe burimeve financiare. Duhet të miratohet një strategji gjithëpërfshirëse që qartëson kuadrin ligjor, institucional dhe administrativ. Në tërësi, përgatitjet mbeten në fazë të hershme.

4.13. Kapitulli 13: Peshkimi

Në fushën e menaxhimit të burimeve dhe të flotës, sektori i peshkimit bashkë me shërbimin e inspektimit u transferuan nga Ministria e Mjedisit te Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Megjithatë, sektori vazhdon të vuajë nga mungesa e kapaciteteve dhe e koordinimin institucional. Ligji për akuakulturën mbetet për t’u miratuar. Monitorimi i stokut të peshkut ende nuk po realizohet.

Në fushën e inspektimit dhe kontrollit, janë bërë hapa pozitivë për të parandaluar peshkimin e paligjshëm në liqenin e Shkodrës, përmes bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional. Është ndaluar shitja e midhjeve gurëshpuese (Lithophaga lithophaga), në përputhje me ligjin për peshkimin. Nuk janë marrë masa për të parandaluar kapjen dhe shitjen e peshqve me përmasa më të vogla sesa e lejon ligji. Drejtoria e re për Shërbimet e Peshkimit dhe Akuakulturën nuk ka kapacitetet e mjaftueshme teknike dhe administrative për të garantuar parandalimin efikas të praktikave të peshkimit të paligjshëm. Sistemi i Monitorimit të Anijeve të Peshkimit i ngritur në 2011, është bërë operacional vetëm pas një ndërprerje të gjatë. Nevojiten zgjidhje rentabël dhe afatgjata për mirëmbajtjen dhe funksionimin e këtij sistemi.

Për sa i përket ndihmës shtetërore, ndihma shtetërore e drejtpërdrejtë për akuakulturën filloi në 2014, me qëllim që të subvencionojë deri në 25% të shumës së paguar për peshqit e vegjël dhe ushqimin.

Për sa i përket, marrëveshjeve ndërkombëtare, Shqipëria po bashkëpunon me Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT) dhe ka dhënë informacion; vendi po merr pjesë rregullisht në takimet e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (GFCM).

Përfundim

Pak përparim është bërë në fushën e peshkimit. Sektori ka nevojë të konsolidohet më

Page 41: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

tej nën një strukturë të vetme brenda Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Duhet të përgatitet një strategji sektoriale e shëndoshë, në përputhje me politikën e peshkimit të BE-së. Kuadri institucional dhe ligjor duhet të forcohet për të garantuar monitorim të rregullt të stokut të peshkut, si edhe për të përgatitur rregullore zbatuese për plane menaxhimi të specieve dhe llojeve të peshkimit. Duhet të akordohen burimet financiare të nevojshme për monitorim dhe kontroll adekuat të veprimtarisë së peshkimit. Kjo është thelbësore për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të sektorit. Në tërësi, përgatitjet janë në një fazë shumë të hershme.

4.14. Kapitulli 14: Politikat e transportit

Për sa i përket transportit rrugor, Shqipëria miratoi në mars një paketë masash për sigurinë rrugore. Shqipëria duhet të fokusohet te zbatimi i saj, pasi siguria rrugore mbetet një shqetësim serioz. Përpjekje të mëtejshme nevojiten në fushën e inspektimit të automjeteve si dhe në edukimin dhe trajnimin e përdoruesve të rrugës, përfshi shoferët profesionistë. Kapacitetet administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duhen forcuar më tej. Aktet nënligjore në lidhje me mallrat e rrezikshme ende nuk janë miratuar. Përafrimi me acquis për pranimin në profesionin e operatorit të transportit rrugor dhe për aksesin në tregun e transportit rrugor të mallrave mbetet i pamjaftueshëm.

Në fushën e transportit hekurudhor, Ligji për Hekurudhat ende nuk është miratuar, ndërsa institucionet e pavarura hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe operatorët hekurudhorë ende nuk janë ngritur. Burimet e caktuara për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore janë të pamjaftueshme, duke çuar në përkeqësim dhe reduktim të mëtejshëm të shërbimeve të transportit për udhëtarët.

Për sa i përket transportit ajror, në prill u miratuan rregullat e zbatimit për vlefshmërinë ajrore dhe certifikimin mjedisor të mjeteve fluturuese dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve që kanë lidhje me ta, si edhe për certifikimin e organizatave të projektimit dhe prodhimit. Shqipëria duhet të bëjë përparim në lidhje me programin e Vlerësimit të Sigurisë së Mjeteve Fluturuese të Huaja (SAFA) dhe me kualifikimin e inspektorëve. Akoma mungon ekspertiza për funksionet e mbikëqyrjes për ndonjë shoqëri ajrore që mund të krijohet në të ardhmen. Kapacitetet administrative dhe teknike në sektorin e transportit ajror duhet të forcohen më tej. Më shumë punë nevojitet për përmbushjen e kritereve të fazës së parë kalimtare të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Në fushën e transportit detar, në dhjetor u miratua Ligji për Sigurinë në Anije dhe Porte, i cili rregullon kuadrin ligjor për sigurinë detare. Është miratuar një rregullore për regjistrimin e mjeteve lundruese dhe lundërtarëve, me qëllim përafrimin me acquis. Masa të mëtejshme nevojiten në përafrimin legjislativ në lidhje me raportimin e formaliteteve për anijet. Koha e qëndrimit e mjeteve të lundrimit që mbajnë flamur shqiptar është përmirësuar dhe Shqipëria kaloi nga lista e zezë te lista gri e Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual. Shqipëria ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë.

Page 42: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në lidhje me transportin intermodal, përpjekje të mëtejshme nevojiten për të zhvilluar një sistem intermodal transporti dhe lëvizshmërie që të jetë konkurrues, miqësor me mjedisin dhe i balancuar.

Përfundim

Shumë pak përparim është bërë në politikën e transportit. Përafrimi me acquis është i ngadaltë dhe ka mbetur në vend për sa i përket transportit rrugor dhe hekurudhor. Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet të bëjë përpjekje thelbësore për të përmirësuar sektorin hekurudhor, sidomos të miratojë Ligjin për Hekurudhat, të punojë për sigurinë rrugore, të avancojë zbatimin e Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit, të anëtarësohet në Memorandumin e Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual, si dhe të forcojë kapacitetet administrative për të gjitha modalitetet e transportit. Në tërësi, përgatitjet janë në fazë të hershme.

4.15. Kapitulli 15: Energjia

Strategjia e re për energjinë është ende në proces hartimi.

Në fushën e sigurisë së furnizimit me energji, është shpallur projekti i linjës së interkonjeksionit 400 KV ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Në jug të Shqipërisë, ka filluar ndërtimi i linjës së transmetimit 110 kV “Unaza e Jugut”. Kapaciteti i prodhimit të energjisë u rrit me 19 MW, me vënien në funksionim të 9 hidrocentraleve të vegjël. Enti Rregullator i Energjisë miratoi rregulla të reja alokimi, për të përmirësuar procedurat e importit të energjisë elektrike. ENTSO-E mori një vendim në prill për të lejuar funksionimin permanent të transmetimit të energjisë së Shqipërisë në sinkron me sistemin evropian kontinental. Përgatitjet për zhvillimin e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik kanë vazhduar: në prill, Këshilli Kombëtar i Territorit lëshoi një leje zhvillimore komplekse për këtë projekt. Qeveria e re hetoi ligjshmërinë e procedurave të koncesionit në sektorin energjetik gjatë vitit 2013 dhe anuloi disa koncesione. Kapacitetet institucionale në sektorin e hidrokarbureve janë rritur, si dhe është ngritur një drejtori për politikat dhe zhvillimin. Janë miratuar ndryshime në legjislacionin për hidrokarburet, që synojnë forcimin e kontrollit të cilësisë në sektorin e karburanteve. Përgatitjet për hartimin e masterplanit të gazit janë në fazë fillestare. Shqipëria mbetet tejet e varur nga energjia hidrike dhe e cenueshme nga kushtet hidrologjike. HEC-i i Vlorës ende nuk është vënë në punë. Shqipëria ka kontribuuar në stres-testin e sigurisë së energjisë të kryer nga Komisioni Evropian në kuadrin e Strategjisë Evropiane për Sigurinë e Energjisë.

Në fushën e tregut të brendshëm energjetik, ndryshimet në Ligjin për Sektorin e Energjisë ende nuk janë miratuar. Mosmarrëveshja ndërmjet qeverisë dhe CEZ (shoqëria e shpërndarjes së energjisë) u zgjidh në qershor. Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ka rritur kapacitetet administrative; në dhjetor është ngritur një task forcë ndërministrore për të përmirësuar normat e arkëtimit të faturave dhe uljen e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Janë miratuar ndryshime në Kodin Penal që e klasifikojnë vjedhjen e energjisë si vepër penale. Niveli i humbjeve dhe normat e

Page 43: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

arkëtimit vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme. Shoqëria e prodhimit të energjisë, KESH, ka pasur vështirësi financiare të rënda dhe vazhdon të varet nga garancinë e qeverisë për importimin e energjisë, duke akumuluar detyrime të pashlyera kundrejt operatorëve palë të treta. Ashtu si Ligji për Sektorin e Energjisë, edhe Ligji për Sektorin e Gazit Natyror duhet të përafrohet me Paketën e Tretë për Energjinë të BE-së deri më 1 janar 2015. Licencat për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit që ERE i lëshoi Albpetrol-it në 2012 janë në shkelje të Paketës së Dytë për Energjinë të BE-së. Albpetrol ende nuk përmbush kërkesat për ndarje e kompetencave ligjore nga ato funksionale.

Për sa i përket energjisë së rinovueshme, plani i veprimit për energjinë e rinovueshme, që synon të arrijë objektivin që 38% e energjisë të vijë nga burimet e rinovueshme në 2020, ende nuk është finalizuar. Në maj, u miratua ligji për energjinë e rinovueshme, që do të hyjë në fuqi pjesërisht në janar 2015. Masat ligjore për eliminimin e barrierave ndaj licencimit dhe autorizimit të investimeve në energji të rinovueshme, si edhe për lidhjen e prodhuesve të energjisë së rinovueshme me rrjetin, presin miratimin e Ligjit për Sektorin e Energjisë dhe të akteve nënligjore të tij.

Në fushën e efiçencës së energjisë, projektligji për Efiçencën e Energjisë është ende në proces hartimi. Mungesa e burimeve financiare dhe paqartësia në lidhje me rolet e institucioneve të ndryshme të përfshira në efiçencën e energjisë e pengojnë zbatimin e planit kombëtar të veprimit për efiçencën e energjisë. Planit i dytë kombëtar për efiçencën e energjisë po përgatitet.

Në fushën e energjisë bërthamore, sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes nga rrezatimet, Agjencia Kombëtare Bërthamore e Shqipërisë përfundoi programin për sigurinë bërthamore 2013, si dhe ka përgatitur një studim fizibiliteti për skenarët e ardhshëm të energjisë në planin afatgjatë (përfshi energjinë elektrike). Në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi, në mars qeveria miratoi një vendim për ngritjen, përbërjen dhe mënyrën e organizimit, të funksionimit e të shpërblimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet. Ky institucion u ristrukturua, duke mbajtur të njëjtin numër punonjësish.

Përfundim

Përparim i pakët është bërë në fushën e energjetikës. Sektori energjik mbetet i brishtë dhe i varur nga burimet hidrike, me nivel të lartë humbjesh, me norma arkëtimi faturash të paqëndrueshme dhe me borxh financiar të lartë. Zgjidhja e mosmarrëveshjes ndërmjet qeverisë dhe CEZ kontribuoi në hapjen e rrugës për reforma të mëtejshme në këtë sektor. Gjatë vitit pasardhës, Shqipëria duhet të fokusohet në përafrimin e legjislacionit të saj me Paketën e Tretë për Energjinë të BE-së, thithjen e investimeve të reja, krijimin e modelit të tregut të energjisë në përputhje me standardet e BE-së si edhe në hedhjen e themeleve për të garantuar rentabilitetin ekonomik të sektorit energjik. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë nuk janë shumë të avancuara.

Page 44: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

4.16. Kapitulli 16: Tatimet

Në fushën e tatimit indirekt, në dhjetor u miratuan ndryshime në Ligjin për TVSH-në që përjashtojnë shërbimet mjekësore dhe ilaçet, përcaktojnë procedurat për trajtimin e kërkesave për rimbursim, si edhe centralizojnë kërkesë-pagesat përmes sistemit të thesarit. Në korrik, u miratua një ligj i ri për TVSH-në që është më në përputhje me acquis. Ky ligj, që do të hyjë në fuqi në 2015, ruan disa përjashtime që nuk janë në pajtim me acquis. Është pakësuar totali i detyrimeve të prapambetura të TVSH-së. Më shumë përpjekje nevojiten në këtë aspekt, sepse vazhdon të ketë vonesa.

Në nëntor u miratuan ndryshime në Ligjin për Akcizat, duke i sjellë normat për pijet alkoolike më afër acquis. Është miratuar një plan për rritjen e akcizës për produktet e duhanit në tre vitet e ardhshme. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur monitorimin dhe sekuestrimin e produkteve të paligjshme të akcizës të hedhura në treg. Punë e mëtejshme nevojitet për ta përafruar legjislacionin dhe për të monitoruar zbatimin e akcizës, sidomos për karburantet.

Në fushën e tatimit të drejtpërdrejtë, është ndryshuar Ligji për tatimin mbi të ardhurat personale, duke zëvendësuar normën e sheshtë prej 10% me një normë taksimi progresive. Tatimi mbi fitimin për bizneset është ndryshuar, duke futur një taksim me dy nivele bazuar në afarizmin/xhiron vjetore të shoqërisë tregtare. Legjislacioni i ri për transferimin e çmimit ende nuk është miratuar, i cili synon përafrimin me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Projektligji për bashkimet dhe kursimet nuk është miratuar. Punë e mëtejshme nevojitet për ta përafruar legjislacionin tatimor me acquis për tatimin e drejtpërdrejtë.

Ligji për procedurat tatimore është ndryshuar, duke përgjysmuar limitin për transaksionet në cash dhe duke lejuar taksapaguesit që të paraqesin garanci banke në vend të pagesës kur apelojnë vendimin për gjobë. Komuniteti i biznesit e ka shtuar përfshirjen në procesin ligjbërës përmes pjesëmarrjes në Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Këshillin Tatimor Kombëtar.

Për sa i përket bashkëpunimit administrativ dhe asistencës së ndërsjellë, Shqipëria ka rishikuar konventën e tatimit të dyfishtë me Kosovën, si dhe ka shprehur interes për të marrë pjesë në programin Fiscalis të BE-së.

Për sa i përket fushës së kapaciteteve operacionale dhe të kompjuterizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka rritur numrin e hetimeve për skema mashtrimi dhe evazioni me TVSH-në, duke i dërguar disa raste në prokurori. Drejtoria e Përgjithshme duhet të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e veta administrative. Akademia e Tatimeve dhe Doganave ka dhënë trajnime mbi procedurat tatimore dhe kodin e etikës për nëpunësit tatimorë të rinj. Megjithatë, vazhdon të ketë shqetësime në lidhje me rastet e korrupsionit dhe keqzbatimin e legjislacionit tatimor. Sistemi i ri IT nuk është ende funksional, ndërsa deklarimi elektronik i të ardhurave personale nuk është i integruar me sistemin informatik tatimor.

Page 45: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Përfundim

Janë bërë disa përparime, kryesisht në fushën e legjislacionit tatimor. Taksat e drejtpërdrejta dhe tërthore janë rritur, me qëllim rritjen e të ardhurave, si dhe është miratuar një ligj për TVSH-në që është më në përputhje me acquis. Kapacitetet e administratës tatimore për të luftuar korrupsionin, evazionin fiskal dhe ekonominë informale duhet të forcohen. Shqipëria duhet të miratojë procedura tatimore solide me qëllim kontrollin dhe kryerjen e rimbursimit të TVSH-së. Masa të mëtejshme nevojiten për të përforcuar sistemin IT të administrimit të taksave, si edhe për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.17. Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare

Në fushën e politikës monetare, Banka e Shqipërisë e ka ruajtur politikën e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve duke mbajtur inflacionin brenda objektivit prej 2-4%, me kurs këmbimi liberal. Norma mesatare e inflacionit në 2013 ishte 1.9%, pak nën objektivin e Bankës. Banka e Shqipërisë e uli disa herë normën e interesit bazë, duke e çuar në nivelin më të ulët historik prej 2.5%. Politika monetare mbetet e shtrënguar nga shkalla relativisht e lartë e euroizimit të sistemit financiar. Ligji për Bankën e Shqipërisë ende duhet të përafrohet me acquis të BE-së për sa i përket pavarësisë personale të anëtarëve të Këshillit dhe llogaridhënies së Bankës.

Për sa i përket politikës ekonomike, Shqipëria miratoi në janar kuadrin makroekonomik e fiskal dhe Programin Ekonomik e Fiskal 2014-2016. Kuadri makroekonomik i programit, edhe pse është optimist, është mjaftueshëm i plotë dhe plotëson supozimet bazë me skenarë alternativë. Lidhjet ndërmjet skenarit makroekonomik dhe masave të reformës strukturore nuk janë të qarta mjaftueshëm. Kuadri fiskal është i detajuar dhe i mirintegruar me objektivat e politikave. Ngritja e Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe e njësisë së jetësimit të prioriteteve gjatë tremujorit të parë 2013 e përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe efektivitetin. Buxheti u finalizua me vonesë, për shkak të negociatave me FMN-në, që kufizoi debatet parlamentare. Përputhshmëria e plotë me Sistemin Evropian të Llogarive (ESA)95, përkatësisht me standardet e ESA 2010, mbetet për t'u garantuar. Masa të mëtejshme nevojiten për të përmirësuar analizën e qëndrueshmërisë së jashtme, si edhe për të forcuar kapacitetet për planifikim, koordinim dhe zbatim të politikave ekonomike. Punë thelbësore nevojitet për ta përafruar Direktivën 85/2011 mbi kërkesat për kuadret buxhetore, përfshi edhe futjen e një rregulli fiskal.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në përcaktimin deh zbatimin e politikës monetare dhe ekonomike. Masa të mëtejshme nevojiten për të forcuar planifikimin dhe zbatimin e politikave buxhetore, përfshi planifikimin buxhetor dhe menaxhimin e financave publike. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.18. Kapitulli 18: Statistikat

Page 46: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në fushën e infrastrukturës statistikore, duhet të forcohet pavarësia e Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT) dhe të garantohet ekspertiza në fushën e statistikave, metodat dhe konceptet e përdorura përmes rekrutimeve specifike të stafit, bazuar në kriteret e kompetencës profesionale për çështjet statistikore. Pas shpërbërjes së Këshillit të Statistikave në shtator 2013, në shkurt u emërua një këshill i ri në përputhje me ligjin aktual statistikor. Kreu i tij i u emërua nga Këshilli i Ministrave në mars. Në nëntor 2013 u shkarkua Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Statistikave dhe u zëvendësua para përfundimit të mandatit. Duhet të përmirësohet bashkëpunimi ndërinstitucional në shumë sektorë statistikorë.

Për sa i përket klasifikimeve dhe regjistrave, është finalizuar regjistri statistikor i bujqësisë. Ai duhet të përditësohet për të përfshirë të dhënat nga regjistrimi i fermave bujqësore. Duhet të përmirësohet cilësia e të dhënave administrative dhe i regjistrave kombëtarë, të tillë si sistemi shqiptar i regjistrimit civil, për të rritur përdorimin efikas të tyre për qëllime statistikore. Duhet të përmirësohen raportet e cilësisë për regjistrin e biznesit.

Në fushën e statistikave sektoriale, në maj INSTAT publikoi analizën e të dhënave të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, në përgatitje për publikimet tematike në disa fusha. Rezultatet e analizave për regjistrimin e popullsisë janë shpërndarë. Është prodhuar gjithashtu një atlas për censusin dhe raporti i censusit mbi sigurimin e cilësisë të të dhënave. Në nëntor dhe dhjetor 2013, për herë të pare, INSTAT ka kryer një studim në shkallë të gjerë për koston e punës. Duhet të përmirësohet metodologjia e përdorur për censusin e fuqisë punëtore dhe të rriten kapacitetet teknike të stafit të INSTAT për analizën dhe shpërndarjen e të dhënave. Rishikimi i të gjithë treguesve vjetorë të tregut të punës u botua në maj. Për 2012 dhe 2013, të dhënat për punësimin dhe papunësinë janë botuar në bazë tremujore, dhe të dhënat për profesionin janë botuar çdo vit. Llogaritë kombëtare tremujore janë publikuar rregullisht.

Përfundim

Ka pasur përparime për sa i përket përafrimit të fushës së statistikave me standardet e BE-së. Nevojiten përpjekje të mëtejshme të konsiderueshme në veçanti në fushën e llogarive kombëtare. Duhet të përmirësohet sistemi shqiptar i regjistrimit civil dhe metodologjia e përdorur për sondazhin e fuqisë punëtore. Duhet të garantohet pavarësia dhe ekspertiza profesionale e INSTAT-it. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.19. Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi

Ministria që është përgjegjëse për politikat sociale dhe të punësimit e ka ndryshuar emrin e saj në Ministri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Është emëruar stafi i ri drejtues në Inspektoratin Shtetëror të Punës, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Agjencinë Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, si dhe Departamentin për Sigurinë dhe Shëndetin, përfshi nivelin rajonal.

Page 47: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Për sa i përket ligjit të punës, ndryshimet në Kodin e Punës për harmonizimin me acquis janë ende në pritje të miratimit.

Për sa i përket shëndetit dhe sigurisë në punë, në janar dhe shkurt u ratifikuan respektivisht Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, si dhe “Për kuadrin promocional të sigurisë dhe shëndetit në punë”. Janë miratuar shtatë rregullat e reja për sigurinë dhe shëndetin në punë (SSHP), duke synuar përafrimin me acquis të BE-së. Janë në përgatitje e sipër Strategjia Kombëtare për SSHP 2014-20 dhe plani i veprimit përkatës 2014-15. U trajnuan 30 inspektorë të punës, veçanërisht duke u fokusuar në procedurat dhe metodat e inspektimit, në kodin e etikës dhe legjislacionin e ri të BE-së për shëndetin dhe sigurinë në punë. Inspektorati Shtetëror i Punës ka përmirësuar vjeljen e statistikave dhe monitorimin e inspektimeve. Janë nënshkruar katër marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovën, Rumaninë dhe Bullgarinë. Numri i aksidenteve të raportuara në punë ra në 86 në 2013 nga 94 që ishte në 2012. Numri i aksidenteve që rezulton në vdekje ende ngre shqetësime. Monitorimi dhe raportimi i aksidenteve në punë duhet të përmirësohet. Në përgjithësi, kushtet e shëndetit dhe sigurisë në punë mbeten të dobëta. Inspektimet e punës duhet të përmirësohen më tej. Aktualisht, numri i inspektorëve në Shqipëri është 155, nga të cilët 118 janë inspektorë vendorë.

Në lidhje me dialogun social, Këshilli i ri Kombëtar i Punës ka zhvilluar takime në dhjetor, prill dhe qershor. Megjithatë, nevojitet ende punë për të bërë marrëveshje kolektive të mundshme në të gjitha nivelet dhe për të rritur autonominë dhe kapacitetet e partnerëve socialë për të negociuar marrëveshje kolektive.

Në lidhje me politikën e punësimit, janë përgatitur dhe presin miratimin Strategjia Kombëtare për Punësimin dhe Aftësi 2014-20 si dhe plani i veprimit. Strategjia synon rregullimin e politikave aktive të tregut të punës, përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, reformimin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe forcimin e administrimit të tregut të punës. Nuk është përgatitur ende një mekanizëm monitorimi për zbatimin e strategjisë. Është në përgatitje e sipër Strategjia e re për të rinjtë 2014-2020, që mbulon arsimin, punësimin, përfshirjen sociale dhe shëndetin. Papunësia mbetet e lartë, sidomos te të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar. Shkalla e papunësisë e vlerësuar nga Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) u rrit me 17% në tremujorin e katërt të 2013 nga 14.4% që ishte të njëjtën periudhë një vit më parë. Të dhënat zyrtare shënuan një nivel papunësie prej 13.4% në 2013, krahasuar me 13% në 2012. Pjesëmarrja në tregun e punës shënon një rënie, siç tregon dhe shkalla e punësimit dhe mangësitë e konsiderueshme në çështjet gjinore. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), shkalla e punësimit ka rënë në 48.5% në tremujorin e katërt të 2013, në krahasim me 54.5% në 2012. Përqindja e të rinjve që nuk janë në punësim, edukim apo trajnim tejkalon 30%, dhe është rritur me 2.3% në 2013 krahasuar me 2012. Në vitin 2013, papunësia afatgjatë përfaqësonte 72.8% të papunësisë së përgjithshme.

Tetë zyra të reja punësimi janë ngritur në nivel rajonal dhe vendor. Në maj 2014, u hapën një numër zyrash për punësimin e të rinjve në Tiranë dhe qytete të tjera. Statistikat e tregut të punës kanë nevojë të përmirësohen më tej. Ekonomia

Page 48: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

informale mbetet një ofrues i rëndësishëm i vendeve të punës, që përbën rreth 40% të punësimit në sektorin jo-bujqësor. Nuk ekziston një qasje gjithëpërfshirëse për inspektimin e aktivitetit informal të punësimit.

Për sa i përket përfshirjes sociale, është duke u hartuar strategjia për mbrojtjen sociale dhe përfshirjen sociale 2014-2020. Nuk ka të dhëna të fundit për nivelet e varfërisë, që nga anketa e matjes së nivelit të jetesës së familjes të 2012. Shërbimet themelore sigurohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të gjithë banorët shqiptarë.

Për sa i përket personave me aftësi të kufizuar, u miratua në korrik ligji kuadër për përfshirjen dhe qasjen e barabartë për personat me aftësi të kufizuara. Ligji i ri mbulon të gjitha grupet e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe parashikon krijimin e një komisioni shumëdisiplinar përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e aftësisë së kufizuar të çdo kërkuesi. Ai gjithashtu parashikon ngritjen e një Komiteti Shtetëror për personat me aftësi të kufizuar të përbërë nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe organizatave të shoqërisë civile. Zbatimi i ligjit të ri kornizë kërkon përmirësime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe qasje të barabartë në shërbime. Është siguruar trajnim për mësuesit e shkollave dhe kopshteve për të nxitur përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Megjithatë, njerëzit me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen për arsim, punësim, kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale.

Në fushën e mbrojtjes sociale janë marrë masa specifike për të trajtuar vonesat në pagesat për aftësi të kufizuar dhe pensione. Përgatitjet për reformën e pensioneve kanë përparuar, me legjislacionin bazë të ndryshuar në përputhje me rrethanat, në korrik. Reforma e shërbimeve sociale duhet të koordinohet ngushtë me reformën territoriale dhe administrative, që tashmë kanë filluar. Shërbimi Social Shtetëror nisi një projekt pilot për t’iu shpërndarë asistencën sociale familjeve në nevojë në mënyrë elektronike, me qëllim që të zvogëlohet abuzimi me këto fonde. Shtrirja e tij në tërë vendin kërkon përmirësime të rëndësishme në infrastrukturën ekzistuese dhe të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve qendrore dhe vendore.

Në fushën e anti-diskriminimit, numri i ankesave të trajtuara nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) u rrit nga 107 ankesa në 2012 në 256 ankesa në 2013, ndërsa numri i hetimeve të nisura ex officio nga KMD është rritur nga 16 në 2012 në 31 në vitin 2013. Nga 131 vendimet e dhëna nga KMD në 2013, 21 raste i përkisnin diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike dhe paaftësisë. Rekomandimet e KMD për ndryshimin e kodit të punës ende nuk ndiqen. Janë zhvilluar fushata për rritjen e ndërgjegjësimit publik, përfshi nivelin vendor. Niveli i ndërgjegjësimit publik për ligjin dhe i mekanizmit të ankesës mbetet i ulët. (Shih gjithashtu Kapitullin 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore).

Në fushën e mundësive të barabarta, Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore mbajti takimin e parë në mars. Nuk janë marrë masa të veçanta për të adresuar hendekun gjinor në aspektin e pagesës, aksesit për sipërmarrjen dhe kredi. Përfaqësimi i grave në tregun e punës, veçanërisht në fushën e vendim-marrjes politike dhe ekonomike

Page 49: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

duhet të rritet, përfshi integrimin dhe punësimin e grave në strategjitë e të gjitha bashkive. (Shih gjithashtu Kapitullin 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore).

Përfundim

Ka pasur disa përparime në fushën e politikave sociale dhe punësimit. Janë bërë përpjekje drejt përafrimit me acquis të BE-së për shëndetin dhe sigurinë në punë, por është i nevojshëm veprimi i mëtejshëm për të siguruar zbatimin efektiv. Është miratuar legjislacioni i ri për njerëzit me aftësi të kufizuara. Kodi i punës i ndryshuar mbetet për t'u miratuar. Shkalla e punësimit dhe pjesëmarrja në tregun e punës mbetet e ulët dhe ekonomia informale është ende një ofrues i rëndësishëm pune. Mbeten për t'u zbatuar disa strategji të reja; mekanizmi i monitorimit duhet të vihet në punë. Reformat kyçe në fushën e mbrojtjes sociale nuk kanë filluar ende. Statistikat e tregut të punës duhet të përmirësohen më tej. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë kanë filluar.

4.20. Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe politika industriale

Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe politika industrialeNë lidhje me parimet e ndërmarrjeve dhe politikave industriale, Shqipëria ka vazhduar të zbatojë aktin ligjor për biznesin e vogël (SBA). Në prill u miratua ligji për pagesat e vonuara, duke synuar përafrimin e mëtejshëm me acquis. Duhet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të biznesit dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Inspektorati Qendror ka vënë në funksionim një portal ‘e-inspektim’ dhe i ka pajisur inspektorët e tij me pajisje portative të inspektimit. Megjithatë, sistemi i inspektimit duhet të forcohet. Draft strategjitë për ndërmarrjet dhe politikat industriale si dhe për zhvillimin e biznesit dhe investimeve 2014-20 nuk janë miratuar ende. Për sa i përket instrumenteve të ndërmarrjeve dhe të politikës industriale, financimi dhe mbështetja për NVM-të është siguruar përmes Programit të Zhvillimit dhe Inovacionit të ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore. Është nënshkruar një linjë kredie shtesë prej 15 milion Euro me qeverinë italiane për skemën e kredive të NVM-ve. Megjithatë, aksesi në financat për NVM-të mbetet një çështje. Fondi i garancisë shqiptare prej 2.5 milion Euro nuk është përdorur për shkak të cilësisë së pamjaftueshme të aplikimeve dhe rrezikut të tyre të lartë potencial. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka vijuar të mbështesë promovimin e biznesit dhe të koordinojë pjesëmarrjen në rrjetin e ndërmarrjeve evropiane. Megjithatë, duhet të përmirësohen më tej kapacitetet e AIDA-s. Në vitin 2014, Fondi i Sipërmarrjes Krijuese është bërë funksional, duke siguruar mbështetje për sektorin e artizanatit. Për sa i përket politikave sektoriale, qeveria nisi reformat në fushat e turizmit, energjisë dhe bujqësisë. Në janar u themelua një agjenci e re për zonën bregdetare. Legjislacioni që rregullon pronësinë e tokës shtetërore në zonat me orientim turistik u miratua në korrik. Nuk janë miratuar ende projektligji i ri për turizmin dhe draft strategjia për zhvillimin e turizmit 2014-20.PërfundimJanë bërë përparime në fushën e ndërmarrjeve dhe të politikës industriale,

Page 50: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

veçanërisht në lidhje me legjislacionin për pagesat e vonuara dhe financimin e instrumenteve për bizneset. Nevojiten veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të stimuluar aksesin në kreditim. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.21. Kapitulli 21: Rrjetet transeuropiane

Në fushën e rrjeteve të transportit, Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë në Observatorin e Transportit të Evropës Juglindore dhe të zbatojë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e Rrjetit Qendror të Transportit Rajonal të Evropës Juglindore. Shqipëria duhet të fokusohet në zhvillimin e rrugëve të përcaktuara në shtrirjen indikative të Rrjetit Trans Evropian të Transportit ( TEN-T) për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmirësimet kanë vazhduar në të gjithë rrjetin rrugor. Për sa i përket korridorit VIII, ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan po ecën mirë, ndërsa punimet për ndërtimin e by-pasit të Fierit janë ende në fazë fillestare; edhe punimet në by-pasin e Rrogozhinës janë vonuar. Në korridorin veri- jug, punimet në segmentin Damës - Tepelenë dhe në unazën rrugore të Shkodrës pothuajse kanë përfunduar. Rrjeti hekurudhor është përkeqësuar më tej dhe seksioni nga Librazhdi në Pogradec nuk është më funksional për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Projekti i detajuar për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe studimi i vlerësimit ekonomik për pjesën tjetër të rrjetit hekurudhor kombëtar nuk kanë përfunduar ende. Për sa i përket infrastrukturës portuale, terminali i ri i pasagjerëve dhe trageteve në Durrës tani është funksional. Kontrata për ndërtimin e infrastrukturës dhe superstrukturës në portin e Vlorës u nënshkrua në prill. Duhet të garantohen burimet financiare për thellimin e portit të Shëngjinit.

Për sa i përket rrjeteve energjetike, Shqipëria përfundoi një studim fizibiliteti për zhvillimin e projektit të Gazsjellësit Jon Adriatik (IAP) dhe ka vazhduar përgatitjet për zhvillimin e projektit të TAP-it (Gazsjellësi Trans-Adriatik).

Përfundim

Janë bërë përparime në fushën e rrjeteve trans-evropiane, ku vazhdon zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe ndërlidhja e rrjeteve energjetike. Mirëmbajtja e infrastrukturës së transportit dhe çështjet e shpronësimit mbeten një sfidë. Në tërësi, përgatitjet në fushën e rrjeteve trans-evropiane nuk kanë avancuar shumë.

4.22. Kapitulli 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

Për sa i përket kuadrit legjislativ, duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të siguruar programimin sektorial shumëvjeçar, fleksibilitetin e buxhetit dhe kapacitetet bashkë-financuese për projektet e BE-së në nivel kombëtar dhe vendor.

Për sa i përket kornizës institucionale, në mars Komisioni transferoi kompetencat e menaxhimit për menaxhimin e tërthortë tek autoritetet kompetente kombëtare në kuadër të IPA 2007-2013 Komponenti I, të cilët janë duke zbatuar projekte në kuadër të programit kombëtar IPA 2013. Përgatitjet për menaxhimin e fondeve të

Page 51: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

IPA-s në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural ende nuk kanë përfunduar. (shih gjithashtu Kapitulli 11 - Bujqësia).

Në fushën e kapaciteteve administrative, veprime të mëtejshme duhet të ndërmerren për të siguruar personel të mjaftueshëm në të gjitha strukturat e IPA-s në funksion të ngarkesës së punës që rrjedh nga përgjegjësitë indirekte të menaxhimit.

Në lidhje me programimin, duhet të forcohen kapacitetet institucionale në ministritë e linjës dhe koordinimi me Ministrinë e Financave për të qenë në gjendje të hartojnë dhe zbatojnë politika dhe strategji sektoriale realiste, duke plotësuar nevojat që rrjedhin nga qasja sektoriale e parashikuar në programin IPA 2014-20. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) për periudhën 2014-20 ende nuk është miratuar. Nuk është paraqitur ndonjë projekt i maturuar i investimeve për zhvillimin rajonal. Qeveritë vendore duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetet e tyre për të gjeneruar listë projektesh të maturuar, që të përfitohet nga mbështetja kombëtare dhe e IPA-s.

Për sa i përket monitorimit dhe vlerësimit, struktura ekzistuese e grupeve sektoriale të punës duhet të jetë një sistem më efektiv për të monitoruar zhvillimet e politikave dhe për të ofruar këshilla strategjike.

Në fushën e menaxhimit financiar, kontrollit dhe auditit, duhet të forcohen më tej kapacitetet teknike dhe administrative të autoritetit të auditit, si dhe të ri-emërohet drejtori i këtij autoriteti.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e politikës rajonale, sidomos transferimi i kompetencave të menaxhimit për menaxhimin indirekt të IPA-s. Gjithsesi, ky sistem menaxhimi duhet të forcohet më tej për të minimizuar rrezikun e vonesave dhe anulimin e fondeve. Duhet të përmirësohen kapacitetet programuese për përgatitjen e listës së projekteve të maturuar në nivel kombëtar dhe hartimin e projekteve të maturuar në nivel vendor. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë kanë avancuar në masë të moderuar.

4.23. Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Sistemi gjyqësor

Në janar, Shqipëria kërkoi mbështetjen e Komisionit të Venecies për reformën strukturore gjithëpërfshirëse dhe tërësore të sistemit gjyqësor. Angazhimi me Komisionin e Venecias duhet të vazhdojë, në mënyrë që të adresohen plotësisht shqetësimet mbi pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e gjyqësorit. Kjo duhet të reflektohet tërësisht në strategjinë e re për drejtësinë 2014-2020 që po hartohet. Funksionimi i sistemit të drejtësisë vazhdon të cenohet nga politizimi, llogaridhënia e kufizuar, bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional, burimet e pamjaftueshme, zvarritjet e procedimeve dhe çështjet e prapambetura. Korrupsioni

Page 52: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

në drejtësi mbetet shqetësim.

Në mars u miratuan ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në zbatim të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012 për kufizimin e imunitetit që gëzojnë gjyqtarët, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Rishikimi i gjerë i Kodit është ende në proces. Në mars, Ligji për Administratën Gjyqësore u shfuqizua nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi se, ndër të tjera, parlamenti duhej ta kishte miratuar ligjin në vitin 2013 me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë. Në korrik u miratuan ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në Ligjin për Gjykatat Administrative dhe në Ligjin për Shkollën e Magjistraturës, në një mënyrë të përshpejtuar, pa një proces gjithëpërfshirës dhe tërësor reformash bazuar në konsultime të gjera dhe nën orientimin e Komisionit të Venecias. Duhet të miratohen aktet ligjore kyçe për reformimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë si edhe të Prokurorisë.

Për sa i përket pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, nuk janë marrë masa për integrimin e Gjykatës së Lartë brenda sistemit gjyqësor. Statusi i Gjykatës së lartë dhe procesi i emërimit të anëtarëve të saj mbeten shqetësuese në kuptimin e politizimit të mundshëm, për sa kohë dispozitat kushtetuese përkatëse nuk ndryshohen. Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës së Lartë ende nuk është e garantuar plotësisht. Në Janar, parlamenti hodhi poshtë kandidaturat e Presidentit për tre anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe këto vende vakante ende nuk janë plotësuar. Në korrik, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nga ndryshimet e vjetshme në Ligjin për Gjykatën e Lartë që vendosnin kritere më strikte për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe synonin rritjen e profesionalizmit të gjykatave.

Ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë garantojnë vetëm reformim të kufizuar dhe të fragmentuar të këtij organi gjyqësor. Ato sanksionojnë, ndër të tjera, mandatin e anëtarëve të Këshillit, që mund të pezullohen nëse akuzohen për vepra penale dhe shkarkohen nëse shkelin ligjin apo Kushtetutën, si dhe u ndalohet ngritja në detyrë apo transferimi gjatë ushtrimit të mandatit, ashtu si edhe ushtrimi i një sërë veprimtarish që konsiderohen të papajtueshme mbi bazat e konfliktit të interesit. Gjithashtu, ndryshimet sanksionojnë vlerësime tremujore të detyrueshme për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe afate më të ngjeshura për disa procedura të tij.

Për sa i përket vlerësimit të gjyqtarëve, në janar përfundoi vlerësimi i performancës së gjyqtarëve për periudhën 2005-2006, si dhe ka filluar vlerësimi për vitet 2007-2009. Kriteret e vlerësimit duhet të mbajnë më mirë parasysh ngarkesën e punës së gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Janë marrë disa masa drejt rritjes së transparencës në emërimin, ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve. Sidoqoftë, nevojiten masa shtesë që këto procedura të bazohen qartë në meritat e kandidatëve dhe kritere të tjera objektive. Në janar u ngrit grupi i punës për rishikimin e këtyre procedurave.

Ndryshimet në Ligjin për Shkollën e Magjistraturës përcaktojnë më mirë kriteret e përzgjedhjes për emërimin e Drejtorit të Shkollës, Bordit Drejtues dhe stafit akademik, si dhe kufizojnë kompetencat e Këshillit të Lartë në procesin e emërimit.

Page 53: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Sipas dispozitave kalimtare, drejtuesit aktualë e humbasin pozicionin e punës në fund të këtij viti akademik, nëse konstatohet se profilet e tyre nuk përputhen me kriteret e reja. Pranimi i studentëve është pezulluar deri në vitin akademik 2015-2016.

Sistemi i unifikuar elektronik i menaxhimit të çështjeve (ICMIS) që garanton ndarje të rastësishme dhe transparente të çështjeve ndërmjet gjyqtarëve, ende nuk përdoret nga gjykatat e rrethit gjyqësor dhe gjykata e apelit Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda, Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda, dhe as nga gjykatat administrative të ngritura rishtas. Si rezultat, shumica dërrmuese e çështjeve ndahen me short, nën kontrollin e kryetarëve të gjykatave. Ky sistem duhet të eliminohet gradualisht. Për më tepër, regjistrimi audio që përdoret në shumë gjykata, duhet të shtrihet më tej.

Janë marrë disa masa në lidhje me rolin e Gjykatës së Lartë në unifikimin e praktikës gjyqësore, përfshi dy vendime që qartësojnë kompetencat e gjykatave civile dhe administrative. Harmonizimi dhe unifikimi i plotë i praktikës gjyqësore mbeten për t’u garantuar. Vendimet e gjykatave nuk publikohen sistematikisht; kur publikohen, jo gjithmonë përmbajnë arsyetimin dhe jo gjithmonë afatet respektohen. Vendimet e gjykatave duhet t’u vihen në dispozicion të gjithë praktikuesve dhe publikut të gjerë përmes një databaze të aksesueshme, bashkë me arsyetimin e vendimeve dhe brenda një afati të arsyeshëm. Gjithashtu, vendimet duhet të jenë në pajtim me rekomandimet e Komisionerit për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale. Databaza elektronike pranë Qendrës së Dokumentacionit Gjyqësor duhet të azhurnohet.

Në lidhje me llogaridhënien në gjyqësor, memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë vazhdon të zbatohet normalisht. Megjithatë, mbetet rreziku i mbivendosjes së inspektimeve. Ministri i Drejtësisë ka i vetëm përgjegjësinë për të iniciuar procedim disiplinor, gjë që bie ndesh me standardet e BE-së. Që në tetor 2013, Ministri ka nisur procedime disiplinore ndaj 20 gjyqtarëve. Si rezultat, deri tani Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar 2 gjyqtarë, ka transferuar një gjyqtar për dy vjet në një gjykatë të nivelit më të ulët, u ka dhënë vërejtje 8 gjyqtarëve dhe paralajmërim 2 gjyqtarëve. Sistemi disiplinor për gjyqtarët duhet të përmirësohet ndjeshëm, përfshi përmes një sistemi inspektimi më transparent dhe efiçent. Gjithashtu, duhet të rishikohet roli i Ministrit të Drejtësisë në këtë proces si edhe të krijohet një historik solid sanksionesh.

Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë paralajmërim për 4 prokurorë dhe një tjetër e ka caktuar në detyra më të ulëta; procedimi disiplinor ndaj një prokuror është ende në vazhdim. Mungesa e llogaridhënies së Prokurorisë së Përgjithshme mbetet shqetësuese. Procedurat për emërimin dhe shkarkimin e personelit kyç në këtë institucion duhet të jenë transparente dhe të paanshme, dhe roli i Këshillit të Prokurorëve duhet të forcohet.

Akuzat për korrupsion brenda sistemit të drejtësisë mbeten një shqetësim serioz. Rekomandimet e raportit vlerësues të qershorit të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zbatohen. Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi një gjyqtar në korrik dhe pezulloi një tjetër në pritje të vendimit të formës së prerë për akuzat e korrupsionit. Ndryshimet e reja në Kodin e

Page 54: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Procedurës Penale parashikojnë procedurat për heqjen e imunitetit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të autorizojë heqjen e lirisë së gjyqtarëve si dhe kontrolle personale ose banese me kërkesë të prokurorisë, ndërsa për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese parashikohet që Prokurori duhet të kërkojë autorizim nga Gjykata Lartë për heqjen e imunitetit. Me ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së duhet të mblidhen brenda 24 orësh për të vendosur mbi një kërkesë të prokurorisë për arrestim apo kontroll banese. Çështjet e korrupsionin për gjyqtarët dhe prokurorët e zakonshëm shqyrtohen nga Gjykata për Krimet e Rënda, ndërsa çështje të tilla për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese mbeten nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë. Këto procedura duhet të garantojnë në praktikë llogaridhënien e plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve përballë të drejtës penale.

Gjyqtarët ende nuk kanë kushtet adekuate të punës dhe sigurisë. Mbrojtja për gjyqtarët ndaj kërcënimeve dhe presioneve mbetet joadekuate. Seancat dëgjimore vazhdojnë të mbahen në disa raste në zyrat e gjyqtarëve, gjë që çon në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Për sa i përket efiçencës së gjyqësorit, riorganizimi territorial i gjykatave i vitit 2012, end nuk është zbatuar plotësisht. Në veçanti, procesi i sistemimit të numrit të gjyqtarëve të caktuar në secilën gjykatë mbetet për t’u përfunduar. Burimet në dispozicion duhet të rishikohen dhe të shtohen, që të përballohet rritja e ngarkesës së punës në prokurori dhe gjykata, si edhe që të mos ketë anomali në punë nga mungesa e gjyqtarëve në disa gjykata.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në mars, që shpalli antikushtetues Ligjin për Administratën Gjyqësore (2013), nevojiten dispozita që rregullojnë punën e gjykatave dhe stafin e tyre. Me legjislacionin aktual, kryesekretarët kanë vetëm përgjegjësi menaxheriale të kufizuar, ndërsa kryetarët e gjykatave kryejnë një numër të konsiderueshëm detyrash administrative; kjo minon efiçencën e sistemit të gjykatave. Ende nuk ka një regjistër adresash të sakta që të garantojë informimin e përshtatshëm të palëve dhe dëshmitarëve për procedime gjyqësore, edhe pse po shtohen rastet e njoftimi elektronik.

Databaza e centralizuar e Teknologjisë së Informacionit e instaluar në prokuroritë e Tiranës, duhet të shtrihet në të gjithë vendin, për të përmirësuar transparencën dhe efiçencën e sistemit të caktimit të çështjeve në prokurori.

Buxheti për sektorin e drejtësisë ishte më i lartë (+7.2%) sesa në 2013 dhe arrinte në 82,5 milion euro, që përbën 0,83% të PBB-së dhe 2,48% të buxhetit të shtetit. Ky buxhet mbulon Ministrinë e Drejtësisë (+1.5%), Prokurorinë e Përgjithshme (+22%), Zyrën për Administrimin e Buxhetit Gjyqësor (+19%), Shkollën e Magjistraturës (+6%), Këshillin e Lartë të Drejtësisë (+17.8%) dhe Gjykatën Kushtetuese (+12.4%).

Zbatimi i Ligjit për Gjykatat Administrative (2012) filloi në nëntor. Janë ngritur gjashtë gjykata administrative, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. Megjithatë, me përjashtim të Tiranës, këto gjykata funksionojnë me vetëm 50% të numrit të punonjësve të caktuar, dhe gjyqtarët

Page 55: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

atashohen nga gjykatat e tjera për të plotësuar panelet. Duhet të vihen në dispozicion ose të rinovohen një numër godinash, dhe ndihmësit ligjorë duhet të emërohen sipas procedurës që përcaktojnë ndryshimet që i janë bërë ligjit në korrik. Nëntë vende vakante për gjyqtarë ende nuk janë plotësuar. Në këtë drejtim, duhet të miratohet një proces rekrutimi stimulues, duke parë mospjesëmarrjen në provimin e pranimit. Pjesa më e madhe e ngarkesës së punës përbëhet nga çështje të shkarkimit të nëpunësve publikë dhe konfliktet e pronësisë; duhet të vlerësohet pesha e ngritjes së gjykatave administrative në përmirësimin edhe specializimin e mbrojtjes ligjore në të gjitha çështjet ku shteti është palë.

Ndryshimet e propozuara në Kodet e Procedurës Civile dhe Penale të vlerësuara nga Komisioni i Venecias pritet që, pas miratimit, të reduktojnë ngarkesën e punës së gjykatave dhe rrjedhimisht të rrisin efiçencën e tyre. Ato parashikojnë që gjyqtarët mund të vënë gjoba ndaj avokatëve që mungojnë në mënyrë të përsëritur në seancat gjyqësore civile dhe penale dhe kufizojnë llojin e çështjeve që mund të referohen në Gjykatën e Lartë. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të racionalizuar procedurat e Gjykatës së Lartë dhe për të reduktuar ndjeshëm çështjet e prapambetura, përfshi edhe modifikimin e përbërjes së paneleve që shqyrtojnë çështjet penale; Gjykata e Lartë duhet të transformohet në një gjykatë kasacioni. Impakti i dispozitave të vitit 2012 që i mundësojnë komisionit disiplinor të Dhomës së Avokatisë të penalizojë avokatët për zvarritje dhe pengim të drejtësisë mbetet për t’u vlerësuar. Çështjet e prapambetura janë shtuar me 7% (32 972 çështje pezull në gjykatat e rrethit gjyqësor dhe gjykatat e apelit në janar 2013, kundrejt 30 792 çështjeve në janar 2012) dhe përbëjnë shqetësim. Dhoma e Avokatisë ngriti një shkollë avokatie në shtator 2013, që ofron shkollim të detyrueshëm njëvjeçar pasuniversitar. Shkolla e Magjistraturës vazhdon të ketë probleme për shkak të buxhetit të kufizuar, pavarësisht rritjes me 6% të buxhetit vjetor krahasuar me vitin 2013.

Shkolla e Magjistraturës ka marrë masa për të futur kurrikula cilësore; niveli i përgjithshëm i trajnimit që ofrohet ende ka nevojë për vlerësim.

Në maj, qeveria i dorëzoi një plan veprimi Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që synon të ngrejë një mekanizëm efikas, deri në qershor 2015, për ekzekutimin e vendeve për kthimin dhe kompensimin e pronave të shtetëzuara gjatë regjimit komunist. Qeveria miratoi vendime për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për çështje pronësie, që parashikojnë kompensim financiar për katër nga gjashtë aplikantë individualë. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave kombëtare, sidomos ato ku palë janë institucionet shtetërore, mbetet i ngadalë dhe vazhdon të minojë sigurinë juridike.

Që në mars, funksionimi i sistemit të përmbarimit privat është prekur negativisht nga ndryshimet në kuadrin rregullator që përcaktojnë praktikat e punës, tarifat, pagesat dhe detyrimet fiskale. Zyrat rajonale janë mbyllur dhe ka një rënie të konsiderueshme të kërkesave për ndërhyrjen e përmbarimit privat. Për më tepër, ende nuk është ngritur një sistem efikas për monitorimin si të përmbarimit privat ashtu dhe publik. Kapacitetet për mbledhjen e të dhënave duhet të forcohen. Sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve përmbarimore ALBIS ende nuk është lidhur me sistemin e përdorur prej gjykatave.

Page 56: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Për sa i përket zbatimit të Ligjit për Ndërmjetësimin, 285 persona (dhe 2 subjekte juridike) janë pajisur me licencë si ndërmjetës, krahasuar me 141 në 2013. Në dhjetor u miratua kodi i etikës për ndërmjetësit. Nevojitet punë e mëtejshme për të promovuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me metoda alternativa. Projektligji për arbitrazhin vazhdon të jetë nën shqyrtim.

Gjykatat kombëtare kanë përfunduar shqyrtimin e çështjes “Gërdeci”, por ankimuesit paraqitën kërkesë pranë Gjykatës Evropiane për Të Drejtat Njeriut. Çështja për ngjarjet e 21 janarit 2011 po shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.

Për sa i përket aksesit në drejtësi, duhet të përmirësohet funksionimi i Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike dhe duhet të zbatohen dispozitat e miratuara rishtas për ndihmën juridike që parashikojnë ngritjen e zyrave vendore për ndihmën juridike. Tarifat gjyqësore frenojnë shumë qytetarë dhe procedurat e aplikimit janë shumë të ngadalta. Vazhdon të jepet ndihmë juridike falas, kryesisht nga organizatat joqeveritare me financim të donatorëve.

Politika antikorrupsion

Në nëntor, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor u emërua si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe një rrjet pikash kontakti antikorrupsion u ngrit në të gjitha ministritë. Kapacitetet administrative dhe buxhetore të Koordinatorit duhet të forcohen dhe strukturat e reja duhet ende të tregojnë efektivitetin e tyre. Vlerësimi i kuadrit të përgjithshëm institucional në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit ende nuk është finalizuar. Strategjia antikorrupsion 2014-2020 mbetet për t’u miratuar, bashkë me planet e veprimit përkatëse, indikatorët e impaktit, akordimin e buxhetit dhe një mekanizëm koordinimi dhe mbikëqyrjeje. Raportimi, koordinimi i politikave dhe monitorimi në nivel qendror duhet të përmirësohen.

Për sa i përket kuadrit ligjor antikorrupsion, në mars, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale transferuan juridiksionin e çështjeve për korrupsion pasiv dhe aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të drejtësisë, zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të të zgjedhurve vendorë te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Ligji Anti-Mafia u ndryshua në mars, duke zgjeruar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme që burojnë nga korrupsioni në të gjitha veprat penale që bien nën sferën e re të kompetencave të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ligji për Policinë e Shtetit u ndryshua në shtator për të sanksionuar ngritjen e një Byroje Kombëtare të Hetimit, e ngarkuar me hetimin e çështjeve të korrupsionit. Prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të marrin trajnimin e përshtatshëm. Në mars, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u miratuan për të qartësuar procedurën për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe gjyqtarëve nga kontrolli i banesës dhe personal, si edhe nga arrestimi. Në maj u miratuan ndryshime në ligjet për deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit. Ligji i ndryshuar shton numrin dhe shpeshtësinë e kontrolleve të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe kundër Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe i detyron zyrtarët shtetërorë të depozitojnë në bankë pasuritë me vlerë mbi 10 700 euro. Dorëzimi i informacionit të rremë është

Page 57: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

bërë vepër penale, edhe pse sanksionet deri tani nuk kanë rezultuar parandaluese. Legjislacioni i ri për mbrojtjen e bilbilfryrësve ende nuk është miratuar. Ligji i ri për të drejtën e informimit është miratuar në shtator. Procedurat dhe rregullat e unifikuara për trajtimin e ankesave publike po finalizohen.

Numri i hetimeve të çështjeve të korrupsionit aktiv dhe pasiv, përfshi korrupsionin e zyrtarëve shtetërorë, është rritur. Numri i çështjeve të korrupsionit të dorëzuara në prokurori nga Policia e Shtetit është rritur me 33% në periudhën nga tetori 2013 deri në qershor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Dënimet e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore ranë me 5% në të njëjtën periudhë, ndërsa dënimet nga gjykatat e apelit u rritën me 23%. Gjashtë hetime për korrupsion brenda sistemit gjyqësor janë nde në proces. Për sa i përket zyrtare të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë, pesë çështje me 25 të pandehur po shqyrtohen nga gjykata dhe katër çështje po hetohen për abuzim me detyrën dhe akuza të tjera të ngjashme. Megjithatë, hetimet vazhdojnë të jenë më shumë të nxitura sesa kryesisht, dhe numri i dënimeve të formës së prerë mbetet i ulët në të gjitha nivelet.

Në korrik, Prokuroria e Përgjithshme filloi fazën pilot të një sistemi menaxhimi të çështjeve. Më shumë punë kërkohet për të rritur efiçencën e hetimeve dhe për t’i bërë më proaktive, përfshi edhe për hetimet financiare dhe hetimet për korrupsion të nivelit të lartë, korrupsion në sistemin e drejtësisë, konfliktin e interesit dhe mashtrimin me deklarimin e pasurisë. Hetimet efiçente vazhdojnë të pengohen nga pengesa ligjore, si dispozitat për përgjimin dhe mbikëqyrjen, afatet e hetimeve, mungesa e regjistrave për llogaritë bankare dhe abonentët telefonikë, si edhe çështje të pranimit të provave nga gjykata. Kuadri ligjor aktual duhet të përfshijë dispozita që i mundësojnë Policisë së Shtetit të marrë informacion për qëllime hetimore prej institucioneve publike dhe organeve private që ofrojnë shërbime publike, si edhe që mundësojnë sanksione parandaluese në rast mosrespektimi. Sipas nenit 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, Shqipëria duhet të shqyrtojë kriminalizimin e pasurisë së pajustifikuar. Kapacitetet hetimore të agjencive ligjzbatuese duhet të forcohen, dhe vlerësimet e riskut duhet të kryhen sistematikisht. Nevojiten burime të mjaftueshme, trajnim dhe staf i specializuar për të përmirësuar efiçencën e hetimeve dhe për të ndërtuar një vijimësi rezultatesh bindëse (track record) me hetime, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet. Cilësia e statistikave të korrupsionit duhet të përmirësohet.

Në lidhje me mekanizmat e kontrollit të brendshëm, Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Anti-Korrupsionit ka vazhduar kryerjen e inspektimeve. Megjithatë, duhet të rriten ndjeshëm kapacitetet në këtë fushë. Çështjet e abuzimit me detyrën apo me tenderët publikë të referuara nga KLSH-ja kanë rezultuar në shumë pak hetime dhe asnjë dënim. Kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Brendshme duhet të forcohet. Duhet të garantohet zbatim i barabartë në të gjitha institucionet shtetërore i auditit të jashtëm që kryen KLSH-ja. Proceset e auditimit të brendshëm në administratën publike duhet të forcohen.

Në lidhje me bashkëpunimin ndërinstitucional, takimet e kryesuara prej Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë filluan që në maj për të përmirësuar hetimet proaktive (kryesisht). Është realizuar një vlerësim i zbatimit të

Page 58: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

memorandumeve të mirëkuptimit ekzistuese ndërmjet institucioneve. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet ILDKPKI-së dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka mbetur pezull. Komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen, si dhe nevojiten përpjekje për proceset e sanksionimit në rast mosrespektimi të Memorandumeve. Digjitalizimi i informacionit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ende nuk është përfunduar.

ILDKPKI ka zbuluar një numër në rritje të rasteve të deklarimeve të dyshimta të pasurisë. Megjithatë, numri i përgjithshëm i hetimeve dhe çështjeve të ndjekura penalisht mbetet i ulët. Kapacitetet audituese të ILDKPKI-së duhet të forcohen ndjeshëm dhe numri i inspektorëve duhet të rritet. Është e këshillueshme që ILDKPKI të bëjë si audite për zbulimin e pasurive, ashtu edhe kontrolle bazuar në dyshimet për pasurim të pajustifikuar. Duhet të aplikohen sanksione parandaluese, përfshi konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar dhe vendosjen e sanksioneve disiplinore. Si hap drejt rritjes së transparencës, ILDKPKI publikoi deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë për periudhën 2012-2013.

Në shkurt u zëvendësua Kryeinspektorja e ILDKPKI-së dhe në maj u modifikua procedura për emërimin e Kryeinspektorit. Institucioni mbetet përballë rrezikut të lartë të ndikimit të paligjshëm dhe të padrejtë politik, dhe pavarësia e llogaridhënia e tij duhet të forcohen, në funksion të potencialit të konsiderueshëm që ILDKPKI ka në forcimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Në lidhje me konfliktin e interesit dhe deklarimet e pasurive, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit, deklaroi në raportin e raundit të katërt të vlerësimit dhe aktet normative mbeten tejet komplekse dhe se siguria juridike është cenuar nga ndryshimet e shpeshta ligjore që janë objekt interpretimesh kontradiktore.

Përdorimi i hetimeve proaktive dhe vlerësimit të riskut në shërbimet tatimore dhe doganore duhet të rritet. Raportimet për korrupsion në administratën tatimore, sidomos në Tiranë, mbeten një çështje shqetësuese. Kapacitetet administrative të shërbimit të auditit të brendshëm në tatime duhet të forcohet.

Në lidhje me financimin e partive politike, proceset audituese që parashikon legjislacioni ende nuk zbatohen me efektivitet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kryejë inspektime thelbësore që shkojnë përtej qasjes veçse formale të kontrollimit të deklarimeve të partive politike, dhe të përcaktojë përgjegjësi të qartë brenda vetes për mbikëqyrjen e financimit të partive. Vendet vakante në Bordin e KQZ-së duhet të plotësohen për t’i mundësuar këtij institucioni që të ushtrojë normalisht funksionet e mbikëqyrjes dhe monitorimit.

Inspektimet në institucionet e arsimit të lartë kanë vazhduar. Strategjia antikorrupsion 2014-2020 parashikon zhvillimin dhe zbatimin pilot të një moduli antikorrupsion në kurrikulën e shkollave të mesme. Ministria e Shëndetësisë ngriti një njësi monitorimi antikorrupsion si pikë kontakti për ankesat për korrupsion në sektorin shëndetësor. Megjithatë, korrupsioni në institucionet arsimore dhe shëndetësore mbetet shqetësim i madh. Mungesa e transparencës në mënyrën si punojnë agjencitë e të drejtave të pronësisë mbetet problem. Inspektorati i Përgjithshëm Kombëtar nuk funksionon siç duhet. Pjesëmarrja e organizatave të

Page 59: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

shoqërisë civile dhe roli i tyre monitorues në luftën kundër korrupsionit duhet të forcohet. Forumi Konsultativ Kombëtar për koordinimin e politikave antikorrupsion, me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, ende nuk është zhvilluar. Në tërësi, institucionet e përfshira në luftën kundër korrupsionit mbeten vulnerabël ndaj presioneve politike dhe ndikimit të paligjshëm. Korrupsioni mbetet i hapur në shumë fusha, përfshi gjyqësorin, dhe mbetet një problem veçanërisht serioz.

Të drejtat themelore

Lidhur me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Shqipëria miratoi Protokollin e 16-të të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë Themelore të Njeriut. Edhe pse Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar zbatimin e tyre.

Vazhdon të ketë vonesa në ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sidomos në lidhje me të drejtat e pronësisë, procedimet gjyqësore, të drejtën për gjykim të drejtë dhe kujdesin shëndetësor joadekuat gjatë burgosjes. Në vitin 2013, Gjykata dha tetë vendime për nëntë kërkesa, katër nga të cilat konstatonin të paktën një shkelje nga ana e Shqipërisë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Që në shtator 2013, në Gjykatë janë dorëzuar gjithsej 70 kërkesa. Numri total i kërkesave në pritje të vendimit ka pësuar rënie në 359.

Në fushën e parandalimit të torturës dhe keqtrajtimit, mekanizmi kombëtar për parandalimin e torturës pranë Avokatit të Popullit është plotësuar me staf. Ai ka kryer 27 inspektime dhe ka marrë 29 ankesa, 15 nga të cilat janë zgjedhur në favor të paditësit. Në vitin 2013, u paraqitën kërkesa për ndjekje penale ndaj 13 oficerëve të policisë; nga këto, prokuroria i gjykoi dy çështje si torturë. Kjo përbën një rënie me 60% të rasteve të torturës krahasuar me vitin 2013 dhe rritje me 60% të padive gjyqësore ndaj punonjësve të policisë. Nga 79 rekomandime të Avokatit të Popullit për parandalimin e torturës e keqtrajtimit dhe standardet e burgosjes, 36 rekomandime janë marrë parasysh nga burgjet dhe Policia e Shtetit.

Përgatitjet për ngritjen e një instituti mjekësor për trajtimin e të burgosurve me sëmundje mendore kanë filluar. Mbetet shqetësuese mungesa e shërbimeve të përshtatshme të kujdesit shëndetësor për personat me sëmundje mendore. Shërbimet e shëndetit mendor me bazë komunitare duhet të zhvillohen më tej.

Për sa i përket të drejtës për të jetuar, fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë i përhapur në veri të Shqipërisë. Disa raste janë raportuar edhe në qarkun e Tiranës, kryesisht për shkak të migrimit rural. Shifrat për numrin e viktimave të gjakmarrjes dhe të familjeve të prekura kanë diferencë të madhe. Shifrat duket se kanë tendencë të stabilizohen, sesa të rriten. Është e rëndësishme që të krijohet një databazë homogjene dhe e besueshme për të regjistruar çështjet dhe familjet e prekura, por edhe më e rëndësishme është që shteti i së drejtës të forcohet për të garantuar zhdukjen e këtij fenomeni. Kjo do t’i jepte fund edhe mashtrimit me përdorimin e gjakmarrjes si argument të pabazë për të kërkuar azil në Shtetet Anëtarë.

Page 60: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Për sa i përket sistemit të burgjeve, numri total i shkelësve në shërbimin e provës u rrit nga 700 në vitin 2009 kur u ngrit shërbimi, në 11 300 në mars 2014. Numri i stafit është rritur nga 104 në 134 punonjës. Që në shkurt, janë ngritur zyra vendore të shërbimit të provës në 22 rrethe gjyqësore. Sistemi elektronik i monitorimit, si alternativë ndaj burgosjes, ende nuk është bërë funksional.

Shumica e rekomandimeve të paraqitura prej Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile për burgjet janë adresuar. Qendrat e reja të paraburgimit në Berat dhe Fier nuk janë hapur ende; ndërtimi i burgut të Shkodrës po avancon. Funksionimi i plotë i godinave të reja është thelbësor, për shkak se mbipopullim mbetet një problem i madh. Vazhdon të ketë infrastrukturë të dobët dhe probleme me mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndërtuar rishtas. Çështja e privatësisë dhe mungesa e konfidencialitetit të bisedave të të burgosurve duhet të adresohen. Të burgosurit vazhdojnë të varen nga familjet e tyre për ushqim, pajisje dhe ilaçe. Kuadri ligjor për pagesat e punës duhet të përmirësohet. Masat antikorrupsion dhe sistemi i auditit të brendshëm duhet të forcohen. Ndërrimi i shpeshtë i stafit të burgjeve dhe të policisë së burgjeve e kufizon efikasitetin e trajnimeve.

Në fushën e lirisë së shprehjes, Ligji për median audiovizive po zbatohet ngadalë, kryesisht për shkak të mungesës së marrëveshjes politike mbi plotësimin e vendeve vakante të autoritetit rregullator të medias, AMA. Nuk janë raportuar raste padish për shpifje nga politikanët ndaj gazetarëve dhe mediave. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të garantuar zbatimin e duhur të ndryshimeve për shpifjen si edhe udhëzime për dëmshpërblime në nivel të arsyeshëm, sidomos përmes trajnimit të gjyqësorit. Sistemi i mbledhjes së tarifës së abonimit dhe pavarësia editoriale e transmetuesit publik duhet të përmirësohen. Bordi Drejtues i transmetuesit publik ende nuk është zgjedhur përgatitjet për hartimin e statutit të tij kanë qenë të ngadalta.

Dy raste dhune ndaj gazetarëve të raportuara që në tetor 2013 përbëjnë shqetësim. Mungesa e transparencës në financimin e medias mbetet sfidë madhore. Media vazhdon të përdoret si mjet për të promovuar interesa politike dhe ekonomike private.

Masa të mëtejshme nevojiten për të garantuar zbatimin e duhur të të drejtave të punës, sidomos e drejta e stafit të medias që të pajiset me një kontratë të rregullt punësimi. Gazetarët duhet të mbrohen nga largimi arbitrar, me qëllim që të parandalohet vetëcensurimi. Sindikata e gazetarëve i ka intensifikuar përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës, por kapacitetet e saj mbeten të dobëta. Standardet profesionale dhe etike në gazetari duhet të forcohen. Ligji për median audiovizive vendosi rregulla të reja për ankimet publike ndaj medias, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të garantuar zbatimin e tyre, si edhe për të ngritur organe dhe nisma që adresojnë me efikasitet ankesat e lexuesve/shikuesve.

Liria e tubimit dhe e organizimit është respektuar në përgjithësi. Në nëntor, protesta paqësore u zhvilluan në mbarë vendin kundër shkatërrimit potencial të armëve kimike të regjimit sirian në tokën shqiptare.

Page 61: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit është respektuar në përgjithësi dhe toleranca fetare ka mbizotëruar.

Për sa i përket të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, sistemi online për raportimin dhe monitorimin e rasteve të dhunës gjinore u lançua në korrik dhe u bë funksional në 29 nga 61 bashki. Numri i shkeljeve të rënda dhe rastet e dhunës në familje ndaj grave janë shtuar. Streha kombëtare për viktimat e dhunës në familje ka trajtuar 132 raste të dhunës në familje që në shtator. Ajo e ka përmirësuar bashkëpunimin me zyrat e punës dhe i ka ofruar trajnim viktimave. Megjithatë, streha vazhdon të aplikojë kritere pranimi që s’ka pse të jenë aq të shtrënguara. Ende nuk është instaluar një linjë telefonike kombëtare non-stop për viktimat e dhunës në familje. Mekanizmi i referimit për dhunën në familje është ngritur në vetëm 24 bashki dhe vetëm në disa prej tyre është funksional. Koordinimi ndërmjet pushteti qendror dhe vendor duhet të përmirësohet ndjeshëm, si dhe duhet të ngrihen strukturat që mungojnë. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të shfuqizuar dispozitat diskriminuese me bazë gjinore nga aktet normative, si edhe për të adresuar paragjykimin gjinor në vendimet e gjykatave dhe institucionet ligjzbatuese.

Në të gjitha ministritë e linjës janë emëruar koordinatorë për çështjet gjinore. Përfaqësimi i grave në qeverinë e re është rritur, me gjashtë ministre nga 19 poste. Me ndryshimin e qeverisë në vitin 2013, numri i deputeteve u rrit lehtë me 17%. Megjithatë, partitë politike dështuan në respektimin e kuotës gjinore 30% në listat e kandidatëve. Në tërësi, gratë mbetet të nënpërfaqësuara në postet publike. Dispozitat gjinore të Kodit Zgjedhor duhet të forcohen më tej dhe duhet të krijohet një mjedis më nxitës për avancimin e grave në pozicionet politike dhe publike.

Në fushën e të drejtave të fëmijëve, Komisioni parlamentar për të miturit, dhunën në familje dhe barazinë gjinore, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, miratoi rezolutën për të drejtat e fëmijës, e cila përmban parime të përgjithshme, objektivat dhe një plan veprimi 9-vjeçar. Me organizatat e shoqërisë civile janë zhvilluar dëgjesa periodike për të drejtat e fëmijës. Organizatat e shoqërisë civile kanë dhënë trajnim për njësitë e mbrojtjes së fëmijëve (NJMF). Numri i NJMF-ve është rritur në 189; megjithatë, shumë fëmijë në zonat rurale ende nuk kanë akses në NJMF. Nga 189 specialistë të NJMF-ve, vetëm 31 punojnë me orar të plotë me mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa të tjerët janë kryesisht punonjës sociale që mbulojnë një rang të gjerë problematikash. Nuk ka një kuadër por monitorimin e NJMF-ve dhe koordinimi në nivel vendor mbetet i dobët. Në prill u emërua drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Të Drejtave të Fëmijëve. Megjithatë, sistemi i mbrojtjes së fëmijëve vazhdon të ketë mungesë në mjete buxhetore, vijimësi stafi dhe standarde minimale pune. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar funksionim efikas, për të rritur aksesin e fëmijëve dhe për të rritur sensibilizimin e publikut. Linja kombëtare e ndihmës për fëmijët ende administrohet nga një OJF me financime donatore. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për de-institucionalizimin, zgjerimin e kujdesit birësues dhe garantimin e mbrojtjes speciale për fëmijët në institucione rezidenciale. Emigrimi i të miturve të pashoqëruar nga Shqipëria drejt BE-së mbetet një çështje shqetësuese. Duhet të realizohet një analizë e thelluar e faktorëve që çojnë në emigrimin e fëmijëve të pashoqëruar drejt BE-së. Rastet e fëmijëve të ngujuar në shtëpi nga frika e gjakmarrjes vazhdojnë. Nuk janë marrë

Page 62: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

masa për t’iu dhënë shërbime të specializuara fëmijëve të abuzuar seksualisht dhe për t’i mbrojtur nga shkelja e mbrojtjes së të dhënave personale nga ana e medias.

Për sa i përket drejtësisë për të miturit, është realizuar programi i shkollimit për të miturit në institucionin e korrektimit në Kavajë. Strategjia dhe plani i veprimit për drejtësinë e të miturve ende nuk është miratuar. Ende nuk ka dhoma specifike në rajonet e policisë për fëmijët nën 14 vjeç, dhe mungon ndihma e psikologut kur i mituri merret në pyetje gjatë darkës, në fundjavë apo në ditë pushimi zyrtar. Të miturit vazhdojnë të mbahen të ndaluar më shumë sesa e parashikojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për ndalimin dhe paraburgimin për shkelje të vogla. Shpesh janë raportuar rastet e keqtrajtimit të të miturve në parandalim dhe vetëm një hetim ka nisur ndaj një oficeri policie të burgjeve për torturë. Vazhdon të ketë mungesë koordinimi ndërmjet drejtësisë dhe sistemeve të mbrojtjes së të miturve që dalin nga sistemet e drejtësisë, të cilët kanë nevojë për mbështetje që të ri-integrohen në shoqëri.

Në lidhje me punën e fëmijëve, mbetet shumë i lartë numri i fëmijëve (kryesisht romë) që punojnë ose lypin në rrugë dhe që janë objekt i formave më të këqija të shfrytëzimit dhe margjinalizimit ekstrem. Është përgatitur një plan veprimi për të adresuar problematikën e fëmijëve që jetojnë dhe/ose punojnë në rrugë, por ende nuk është miratuar. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ngritur një task-forcë për të adresuar çështjen e fëmijëve në situatë rruge, e cila, sidoqoftë, ende nuk është funksionale. Rezultatet e anketës kombëtare 2010 për punën e fëmijëve ende nuk janë përditësuar; statistikat në këtë fushë mbeten të dobëta dhe bazohen te të dhënat e organizatave të shoqërisë civile. Përdorimi i fëmijëve për kultivimin dhe vjeljen e kanabisit përbën shqetësim serioz. Janë marrë disa masa për të parandaluar trafikimin e fëmijëve, me futjen e detyrimit për të paraqitur deklaratë noteriale për fëmijët që duan të shkojnë jashtë shtetit bashkë me vetëm njërin nga prindërit. Megjithatë, Shqipëria mbetet vend origjine për trafikimin e fëmijëve dhe punën e detyruar të fëmijëve.

Në lidhje me mbrojtjen e personave vulnerabël dhe/ose personave me aftësi të kufizuara, ligji kuadër për përfshirjen dhe aksesueshmërinë për njerëzit me aftësi të kufizuar u miratua në korrik, duke përfshirë të gjithë kategoritë e njerëzve me aftësi të kufizuar. Në dhjetor u ngrit një grup ndërministror pune për të vërejtur si zbatohen udhëzimet e aksesueshmërisë si dhe legjislacioni në nivel qendror dhe vendor. Emërimi si zëvendësministre i një personi në karrige me rrota ishte një hap përpara drejt promovimit të të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuar. Janë marrë disa masa drejt njohjes së gjuhës së shenjave si gjuhë zyrtare për personat e shurdhët. Janë trajnuar mësuesit e shkollave dhe edukatoret e kopshteve që të promovojnë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Megjithatë, sipas një studimi të fundit të kryer nga një organizatë e shoqërisë civile, 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk ndjekin shkollën. Personat me aftësi të kufizuar përballen me vështirësi aksesi në arsim, punësim, kujdes shëndetësor, shërbime sociale dhe vendimmarrje.

Në fushën e politikave anti-diskriminim. Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit ka vendosur gjoba ndaj tre institucioneve publike në vitin 2013. Procedura e ankimimit dhe roli i Komisionerit në proceset gjyqësore duhet të

Page 63: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

qartësohet. Ende nuk është ndërtuar një jurisprudencë solide anti-diskriminim; zbatimi i ligjit për mbrojtjen ndaj diskriminimit duhet të përmirësohet . Puna në terren dhe fushatat sensibilizuese të Komisionerit rezultuan në rritje të numrit të ankesave në 2013 dhe në këtë rrugë duhet të vazhdohet.

Për sa i përket të drejtave të personave lesbike, homoseksualë, biseksualë, transeksualë dhe ndërgjinorë (LGBTI), është përmirësuar bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për këtë çështje. Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë u festua në maj, me paradën e tretë të krenarisë dhe një sërë aktivitetesh në mbarë vendin. Nuk ka pasur raste të shprehjes së homofobisë nga politikanë apo zyrtarë shteti. Projekt-ndryshimet në Kodin e Familjes që njohin ligjërisht bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks mbeten për t’u miratuar. Grupi ndërministror i punës që garanton zbatimin e planit të veprimit për të drejtat e personave LGBTI ende nuk është ngritur, ndërsa sensibilizimi për të drejtat LGBTI mbetet shumë i ulët.

Të drejtat e punës dhe të bashkimit në sindikata janë respektuar në përgjithësi. Këshilli Kombëtar i Punës i ri zhvilloi mbledhjen e parë në dhjetor, pastaj në prill dhe qershor. Këshilli përbëhet nga shtatë përfaqësues të Këshillit të Ministrave dhe nga 10 përfaqësues nga secila organizatë punëdhënësish dhe punëmarrësish. Megjithatë, dialogu social i dykahshëm mbetet për t’u përmirësuar dhe autonomia e partnerëve socialë duhet të forcohet. Derisa të miratohen ndryshimet në Kodin e Punës, do të vazhdojë të ketë mospërputhje me standardet ndërkombëtare të punës.

Reforma e të drejtave të pronësisë është një çështje ndërsektoriale që konsolidon shtetin e së drejtës dhe nxit investimet e zhvillimin ekonomik. Strategjia dhe plani i veprimit për reformën e të drejtave të pronësisë 2012 duhet të rishikohen që të vazhdojnë të jenë koherente dhe të qëndrueshme për sa i përket objektivave dhe burimeve të financimit. Qeveria shpalli planin e veprimit për ngritjen e një mekanizimi kompensimi efikas, për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) mbi të drejtat e pronësisë. Qeveria miratoi katër vendime për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së, që parashikojnë kompensim financiar për palën paditëse. Sistemi elektronik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme është shtrirë në 10 degë të ZRPP-së. Si mandati i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) ashtu dhe afati për finalizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave u shtynë me një vit, për të përballuar rreth 8 000 kërkesat pezull të dorëzuara nga ish-pronarët që iu janë konfiskuar pronat gjatë regjimit komunist. AKKP ngriti një regjistër elektronik të ri ku evidenton të gjitha vendimet e nxjerra që nga krijimi i saj dhe i rendit në rend kronologjik, me qëllim që të lehtësojë punën dhe të mundësojë masa korrigjuese efikase. Përpunimi i kërkesave të ish-pronarëve për kthim dhe kompensim duhet të përshpejtohet. Janë ngritur grupe pune që të analizojnë ndryshimet legjislative, të identifikojnë mekanizmat e kompensimit dhe të vlerësojnë kostot financiare, si edhe të krijojnë një inventar të pasurive me pronar shtetin dhe të pasurive që të përdoren për kompensim fizik të pronarëve të shpronësuar. Megjithatë, kuadri i kthimit dhe kompensimit duhet të rishikohet me qëllim krijimin e një kuadri kompensimi që është realist, transparent dhe i qëndrueshëm . Ndryshimet në Ligjin e Legalizimeve të miratuar në maj lehtësojnë procesin sepse reduktojnë tarifat dhe procedurat administrative, si edhe

Page 64: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

parashikojnë zgjidhje juridike për çështje problematike. Afati për regjistrimin e ndërtimeve të përfunduara para vitit 2009 u shty dhe u ulën tarifat e regjistrimit për qytetarët. Shumë pak masa janë marrë për të finalizuar regjistrimin fillestar të pasurive, me qëllim që të garantohet siguria e të drejtës mbi pronën. Bashkëpunimi ndërinstitucional për politikëbërjen dhe legjislacionin është përmirësuar, por, në përgjithësi, ka nevojë të përmirësohet; përgjegjësitë e ministrive të ndryshme dhe agjencive të këtij sektori duhet të qartësohen. Përpjekje të konsiderueshme i janë kushtuar digjitalizimit të informacionit që disponon ZRPP-ja, por mungon koordinimi me databazat e institucioneve të tjera publike. Nuk është marrë asnjë masë për të integruar databazat elektronike të tokës dhe pronave. Masa të mëtejshme nevojiten për të parandaluar dëbimin e grupeve vulnerabël si rezultat i zbatimit të aktit normativ për kthimin e godinave pronarëve të ligjshëm, në mënyrë që të merret në konsideratë edhe e drejta për strehim e personave vulnerabël. Për sa i përket respektimit dhe mbrojtjes së minoriteteve, marrëdhëniet ndëretnike kanë vazhduar të jenë të mira. Është ngritur një grup pune për të vlerësuar kuadrin ekzistues ligjor dhe politik, i cili do të përgatitë dhe miratojë përmirësime në legjislacionin për minoritetet. Miratimi i legjislacionit tërësor do të ndihmonte në eliminimin e boshllëqeve ligjore që janë identifikuar dhe do të sqaronte politikat e shtetit ndaj minoriteteve. Ky legjislacion duhet të miratohet mbi bazën e një procesi të gjerë konsultimesh, si edhe të marrë në konsideratë Rezolutën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të shkurtit 2014 për zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Duhet të merren masa për të shfuqizuar dispozitat që parashikojnë trajtim të pabarabartë ndërmjet pakicave kombëtare dhe pakicave etno-gjuhësore, si edhe të garantohet akses i barabartë në praktikë i të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve.

Zbatimi i politikave për përfshirjen e romëve mbetet joadekuat, në përgjithësi, ashtu si zbatimi i konkluzioneve operacionale të seminarit të dhjetorit 2011 për përfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane. Një seminar i dytë për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve u zhvillua në shkurt, konkluzionet operacionale të të cilit duhet të integrohen në politikat e Shqipërisë për romët. Familjet rome të dëbuara nga vendbanimet e tyre në gusht 2013 u transferuan në një qendër të përkohshme në tetor, e cila u ngrit me shpejtësi. Ende nuk është identifikuar një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme për strehimin e këtyre personave të dëbuar. Personat romë dhe egjiptianë vazhdojnë të përballen me kushte jetese shumë të vështira dhe shpesh me diskriminim dhe përjashtim social, sidomos për sa i përket aksesit në kujdes shëndetësor, mbrojtjes sociale, punësimit dhe strehimit. Ligji i ri për legalizimin e pronave u miratua në maj pa konsultim paraprak me grupet e interesit, dhe ka rritur rrezikun e dëbimeve të mëtejshme të familjeve rome nga vendbanimet e tyre informale, gjë që përbën shqetësim të veçantë. Nisur nga fakti që njësitë e pushtetit vendor nuk kanë buxhet të mjaftueshëm dhe kapacitete administrative për politika të përfshirjes së romëve dhe egjiptianëve, duhet të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor dhe qendror. Mbledhja e të dhënave për romët dhe egjiptianët duhet të përmirësohet; të dhënat duhet të analizohen dhe të përdoren me efikasitet për të formuluar politika dhe masa në nivel qendror dhe vendor.

Për sa i përket të drejtave kulturore, përdorimi dhe aksesi në arsimin e zhvilluar në

Page 65: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

gjuhën e minoriteteve duhet të rritet. Shqipëria ende nuk ka miratuar Kartën Evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, numri i ankesave të dorëzuara pranë Komisionerit për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale ka pësuar rritje të lehtë, nga 22 në vitin 2012, në 26 në vitin 2013. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me përdorimin e të dhënave personale nga institucionet publike gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar. Komisioneri miratoi Strategjinë dhe planin e veprimit për mbrojtjen e të dhënave personale për periudhën 2014-2017, si edhe udhëzime për përdorimin e mbikëqyrjes me video nga agjencitë private. Numri i telefonit falas për ankesat e qytetarëve është funksional. Bashkëpunimi i Komisionerit me institucionet relevante si Prokuroria dhe AKEP është përmirësuar. Numri i inspektimeve dhe i aktiviteteve sensibilizuese ka vazhduar të rritet. Në shtator është miratuar ligji i ri për të drejtën e informimit, i cili i jep përgjegjësinë Komisionerit të trajtojë ankesa të caktuara. Kapacitetet e Komisionerit duhet të forcohen siç duhet. Komisioneri ende nuk rezulton ndër institucionet që duhet të konsultohen për nisma legjislative të propozuara. Zhvillimi i sistemeve IT në administratën publike duhet të respektojë dispozitat e mbrojtjes së të dhënave. Media e shkel shpesh të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa publikimi i vendimeve të gjykata jo gjithmonë është në përputhje me dispozitat e mbrojtjes së të dhënave.

Përfundim

Në tërësi, Shqipëria ka bërë disa përmirësime në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore.

Disa përparime janë bërë në gjyqësor. Megjithatë, funksionimi i sistemit të drejtësisë vazhdon të cenohet nga politizimi, llogaridhënia e kufizuar, bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional, burimet e pamjaftueshme dhe çështjet e prapambetura. Sistemi disiplinor për gjyqtarët duhet të përforcohet rrënjësisht. Korrupsioni në gjyqësor mbetet shqetësim. Gjatë vitit tjetër, Shqipëria duhet t’i vihet fuqimisht reformës në drejtësi, përmes bashkëpunimit konstruktiv me të gjitha grupet e interesit dhe angazhimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave që zëvendësojnë dhe shfuqizojnë Ligjin për Administratën Gjyqësore, eliminimin gradual të sistemit ku çështjet e gjyqtarëve i cakton kryetari i gjykatës, dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit që garanton pavarësinë, llogaridhënien dhe efiçencën e sistemit të drejtësisë.

Janë bërë disa përparime në fushën e antikorrupsionit; megjithatë, korrupsioni mbetet shqetësim serioz në mjaft fusha. Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion, të miratojë strategjinë dhe planet antikorrupsion, të sigurojë zbatimin e kuadrit legjislativ të ndryshuar, si edhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese. Gjithashtu, duhet të eliminohen pengesat ndaj hetimeve proaktive dhe efiçente për pasuri të pajustifikuara dhe korrupsion, përfshi edhe përdorimin efikas të hetimit financiar, gjë që do të çonte në ndërtimin e një historiku të besueshëm dhe solid rezultatesh (track record) me ndjekje penale dhe dënime të formës së prerë në çështjet e korrupsionit, kryesisht në nivelet e larta.

Page 66: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Janë bërë disa përparime në fushën e të drejtave themelore. Gjatë vitit tjetër, Shqipëria duhet të zbatojë konkluzionet operacionale të seminarit të dytë për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve, të parandalojë dëbimet me dhunë të grupeve vulnerabël dhe të identifikojë një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë për strehimin. Përgatitja e legjislacionit tërësor për minoritetet duhet të ndjekë një proces konsultimi të gjerë. Mbrojtja e grave ndaj të gjitha formave të dhunës ka nevojë për forcim të konsiderueshëm. Në lidhje me të drejtat e fëmijës, Shqipëria duhet të parashikojë zëra buxhetorë posaçërisht për sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, si edhe të fokusohet në garantimin e vijimësisë dhe standardeve minimale të punës. Shqipëria duhet të rishikojë strategjinë për të drejtat e pronësisë 2012 dhe të garantojë mbrojtje të të drejtave të pronësisë, duke zhvilluar standarde teknike të pronësisë juridike që i japin fund rasteve konfliktuale apo të paqarta.

4.24. Kapitulli 24. Drejtësia, liria dhe siguria

Në fushën e politikës së migracionit, janë miratuar aktet nënligjore në lidhje me lejet e qëndrimit dhe punës për qytetarët e huaj. Zbatimi i marrëveshjes së ripranimit ka vazhduar normalisht. Gjatë vitit 2013 u është refuzuar hyrja në zonën Schengen 11 946 qytetarëve shqiptarë. Marrëveshje për shkëmbimin e informacionit mbi azilin dhe migracionin janë nënshkruar me Austrinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kapacitetet pritëse pranë kufirit duhet të rriten, ashtu si burimet teknike dhe financiare të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, me qëllim që të përballohet fluksi në rritje i emigrimit të paligjshëm. Puna për përgatitjen e strategjisë së re kombëtare për migracionin nuk ka nisur akoma. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar zbatim efikas të strategjisë dhe planit të veprimit për emigrantët e kthyer.

Ligji i ri për azilin u miratua në shtator 2014. Deri në korrik, Shqipëria iu ka dhënë azil 286 personave, kryesisht nga Irani dhe Siria, dhe ka ende 250 aplikime pezull. Me fonde të buxhetit të shtetit janë siguruar shërbimet e përkthimit, por mungojnë përkthyesit me kualifikim të mjaftueshëm. Megjithatë, sistemi pritës i Shqipërisë duhet të forcohet për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve. Aksesi në procedurat e azilit nuk është gjithmonë i mundur. Janë finalizuar kushtet për lëshimin e kartës së identitetit (ID) dhe dokumenteve të udhëtimit për refugjatët dhe personat nën mbrojtje shtesë, por këto dokumente ende nuk janë lëshuar. Procesi i para-skanimit në kufi duhet të forcohet, për të garantuar akses në mbrojtjen ndërkombëtare efikase të azilkërkuesve. Deri më sot, Shqipëria nuk ka një strukturë të specializuar për të mbledhur informacion nga vendet e origjinës. Procedurat që përcaktojnë statusin e mbrojtjes ndërkombëtare, përfshi eksesin në përfaqësim dhe ndihmë juridike, duhet të përmirësohen më tej.

Për sa i përket politikës së vizave, Shqipëria ende nuk e ka përafruar legjislacionin me listat pozitive dhe negative të BE-së. Heqja e vizave ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar pa asnjë pengesë, por flukset e paligjshme të emigracionit nga Shqipëria janë shtuar ndjeshëm gjatë vitit 2013. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria u rrit me 47% nga viti 2012 në 2013, duke qenë shifra e dytë më e lartë në rajon. Raportet tendencë në rritje e kërkesave për azil të shtetasve shqiptare në disa Shtete Anëtare të BE-së dhe vende të asociuara të Schengen-it. Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme në kuadrin e mekanizimit të monitorimit të post-

Page 67: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

liberalizimit të vizave, me qëllim që të adresojë abuzimin me azilin, duke përmirësuar bashkëpunimin operacional dhe shkëmbimin e informacionit me Shtetet Anëtare të BE-së, si edhe duke kryer hetime të ndërmjetësve të emigracionit të paligjshëm, kontrolle kufitare më efikase, fushata informimi për udhëtarët dhe, mbi të gjitha, duke iu dhënë asistencë të qëndrueshme komuniteteve minoritare.

Në fushën e kufijve të jashtëm dhe Schengen-it, qendrat e përbashkëta të bashkëpunimit policor të ngritura në pikat kufitare me Kosovën dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë plotësisht funksionale, dhe një qendër bashkëpunimi policor me Malin e Zi po ngrihet aktualisht në Muriqan. Puna e tyre përfshin shkëmbimin e raporteve statistikore, analiza risku, çështjet e drogës dhe falsifikimit të dokumenteve, si edhe informimin mbi automjete dhe personat. Është konsoliduar bashkëpunimi praktik me Frontex-in në analizat e përbashkëta të riskut; me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, është organizuar në maj operacioni i parë me Frontex për kthimin e përbashkët me metodën e vetë grumbullimit. Në tetor 2013 u nënshkrua marrëveshja e ripranimit me Republikën e Moldavisë. Është miratuar strategjia dhe plani i veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve për periudhën 2014-2020. Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional për menaxhimin e kufirit blu është përmirësuar përmes punës së Qendër Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Tashmë ekziston lidhja me sistemin informativ të informacionit sekret penal MEMEX dhe me sistemin e gjendjes civile. Sistemet e mbikëqyrjes, monitorimit, identifikimit dhe komunikimit detar janë përmirësuar dhe tashmë janë plotësisht funksionalë, ndërkohë që sistemet e radarëve dhe të mbikëqyrjes së komunikimet mbulojnë të gjithë zonën e kufirit blu. Vlerësimet e riskut të QNOD-së kanë filluar të marrin parasysh skadimin e moratoriumit për skafet, duke rritur rrezen e mbikëqyrjes detare. Kapacitetet operacionale të QNOD-së si dhe qëndrueshmëria financiare dhe teknike e sistemeve të mbikëqyrjes të saj duhet të garantohet përmes planifikimit të duhur të burimeve buxhetore.

Në fushën e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile dhe penale, Protokollit i Katërt Shtesë i Konventës Evropiane për Ekstradimin hyri në fuqi në qershor. Shqipëria ka nënshkruar tri marrëveshje me Kosovën për ndihmën e ndërsjellë juridike, ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar. Eurojust ka vlerësuar nivelin e mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, nga këndvështrimi ligjor dhe administrativ, me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Janë bërë disa përparime në fushën e bashkëpunimit policor dhe luftës kundër krimit të organizuar. Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe prokurorisë shqiptare me Shtetet Anëtare të BE-së ka vazhduar, duke arritur rezultate të mira. Megjithatë, institucionet ligj zbatuese duhet të përshpejtojnë koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit për të maksimizuar kapacitetet e tyre në hetimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Oficerët e policisë, prokurorët dhe gjyqtarët vazhdojnë të kenë nevojë për trajnime të vazhdueshme dhe të përbashkëta sipas profileve. Shqipëria duhet të zhvillojë dhe të miratojë vlerësime të kërcënimeve strategjike nga krimi i organizuar në territorin e vet, në bashkëpunim të ngushtë me Europol-in. Duhet të përmirësohen hetimet proaktive të bazuara në informacion sekret. Teknikat speciale të hetimit dhe hetimet financiare nuk zbatohen në mënyrë sistematike.

Page 68: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Është miratuar legjislacion kyç për riorganizimin e policisë dhe kontrollin e armëve të zjarrit. Ligji i ri për Policinë e Shtetit parashikon ngritjen e një Byroje Kombëtare Hetimi, e ngarkuar me hetimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivelet e larta. Buxheti i Policisë së Shtetit është rritur me 10% krahasuar me vitin pararendës. Që në tetor, janë realizuar disa ndryshime organizative që rezultuan në ndryshime të konsiderueshme të stafit. Standardet e kontrollit të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe keq menaxhimit duhet të përmirësohen. Ligji i ri për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të garantohet mbikëqyrje e jashtme dhe e pavarur e punës së policisë. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratuar në korrik, parashikojnë dënime me burg deri në njëzet vjet për personat që disponojnë ose transportojnë lëndë shpërthyese për qëllime kriminale. Janë marrë masa për të përmirësuar cilësinë e hetimeve të pasurisë, përmes rritjes së monitorimit dhe analizave speciale që kryen policia dhe prokuroria e krimeve të rënda. Në prill, prokurorë shtesë u caktuan njësitë e përbashkëta hetimore në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Megjithatë, efiçenca e hetimeve shpesh rrezikohet nga ndërrimet e shpeshta të oficerëve të policisë gjyqësore. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe prokurorisë gjatë hetimeve. Metodat dhe procedurat e brendshme për mbledhjen e provave dhe përgjimin e telekomunikimeve duhet të përmirësohen. Harmonizimi i statistikave të të gjitha institucioneve për historikun e rezultateve (track record) të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve duhet të përmirësohet. Kapacitetet e laboratorit të kriminalistikës janë të kufizuara, sidomos në lidhje me interpretimin e ADN-së dhe databazën e ADN-së. Mbledhja e provave, raportimi dhe përdorimi i teknikave speciale të hetimit duhet të përforcohet.

Oficerë të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në programin e shkëmbimit të Kolegjit Policor Europian (CEPOL) mbi bazën e një marrëveshjeje bashkëpunimi. CEPOL ka dhënë ekspertizë për reformimin e kurrikulave për trajnimin e policisë. Në maj u ratifikua marrëveshja operacionale me Europol-in, e cila parashikon operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të informacionit strategjik dhe operacional, përfshi të dhëna personale mbi kriminelë të njohur dhe të dyshuar. Shqipëria duhet të zbatojë këtë marrëveshje në mënyrë aktive dhe të intensifikojë shkëmbimin e informacionit. Përparim është bërë në zbatimin e planit të veprimit kundër trafikimit të automjeteve të vjedhura, përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare të organizuara nga Europol-i dhe Qendra për Zbatimin e Ligjit për Evropën Juglindore.

Për sa i përket pastrimit të parasë, numri i hetimeve ka shënuar rritje të lehtë. Megjithatë, numri i dënimeve mbetet i ulët. Lufta kundër lojërave të fatit të paligjshme është intensifikuar. Ndryshimet në Ligjin Anti-Mafia po përgatiten. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të garantuar interpretimin ligjor korrekt dhje zbatimin efikas të kuadrit ligjor, sidomos në lidhje me ndarjen e veprës penale të pastrimit të parasë nga pastrimi i produkteve të veprës penale, si edhe mundësinë e përdorimit të provave indirekte. Vazhdojnë problemet me zbatimin e Ligjit Anti-Mafia, sidomos me konfiskimin e pasurisë së sekuestruar. Hetimet kryesisht për rastet e pasurisë së pajustifikuar duhet të përshpejtohen. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe aftësitë teknike në fushën e hetimit financiar duhet të

Page 69: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

forcohen. Ende nuk është krijuar një historik rezultatesh (track record) për ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, Strategjia Kombëtare për luftën kundër trafikimit 2014-2016 është drejt finalizimit. Për herë të parë i është akorduar buxhet vjetor Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim (ZKKA). Mekanizmi kombëtar i referimit është rigjallëruar, falë ngritjes së një task-force dhe intensifikimit të aktiviteteve për parandalimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Tri njësi të lëvizshme janë krijuar në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, dhe si rezultat është rritur identifikimi i viktimave dhe i viktimave të mundshme. Janë zhvilluar në mënyrë të rregullt takimet rajonale. Janë zhvilluar në Tiranë inspektime të përbashkëta të Inspektoratit të Punës dhe të Policisë së Shtetit për të luftuar punën e detyruar dhe trafikimin e brendshëm. Një linjë telefonike të veçantë u bë funksionale në muajin mars. Shqipëria mbetet një vend burimi për të miturit dhe të rriturit e trafikuar, përfshi fëmijët e detyruar të lypin. Trafikimi i brendshëm mbetet shqetësim dhe hetimet proaktive duhet të konsolidohen më tej. Kapacitetet analizuese duhet të përmirësohen, duke marrë në konsideratë kontributet e shoqërisë civile. ZKKA duhet të forcohet më tej. Me gjithë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në vitin 2013 për të kriminalizuar trafikimin e brendshëm të të rriturve, ende nuk është hetuar asnjë çështje e tillë deri më sot. Këto ndryshime nuk parashikojnë trafikimin e brendshëm të të miturve. Trafikimi i qenieve njerëzore ende nuk po luftohet me një qasje gjithëpërfshirëse, shumë disiplinore dhe të orientuar drejt viktimave; identifikimi i viktimave duhet të përmirësohet. Përpjekje të mëtejshme nevojitej për të përmirësuar koordinimin dhe mekanizmin e referimit, si edhe për të garantuar akses të plotë për viktimat - sidomos të miturit -, në asistencë, mbështetje dhe mbrojtje, përfshi këtu ri-integrimin e tyre pas kthimit në Shqipëri. Është thelbësore që të konsolidohet puna për parandalimin dhe uljen e kërkesës për trafikimin e qenieve njerëzore. Numri i dënimeve ende mbetet shumë i ulët dhe deri më sot nuk është filluar asnjë hetim pasuror. Shqipëria duhet të transpozojë plotësisht në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale standardet e përcaktuara në Konventën e Palermos dhe në Direktivat e BE-së, me qëllim që të garantojë efiçencën e hetimeve, mbrojtjen dhe kompensimin e të dhunuarve.

Për sa i përket luftës kundër krimit kibernetik, është ngritur një grup pune i ngarkuar me hartimin e një dokumenti politikash. Oficerët e Policisë dhe Prokurorët duhet të marrin trajnim të specializuar. Numri i ndjekjeve penale për krimin kibernetik është rritur, por përsëri mbetet i ulët.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është thelbësore për të luftuar infiltrimin e krimit në sistemin politik, juridik dhe ekonomik. Shqipëria ka vazhduar të zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit për luftën kundër terrorizmin. Në korrik, ndryshimet në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë burg deri në 15 vjet të çdo qytetari shqiptar të përfshirë dhe/ose të pajtuar nga të tjerët për të marrë pjesë në konflikte të armatosura jashtë territorit të Shqipërisë. Miratimi në tetor 2013 i ligjit të ri për masat kundër financimit të terrorizmit dhe i udhëzimeve për rregullat dhe procedurat për shpenzimet e pranueshme nga fondet dhe pasuritë e konfiskuara prej

Page 70: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

personave të caktuar, mundësoi harmonizimin e mëtejshëm me standardet ndërkombëtare të vendosura nga Task Forca për Veprim Financiar (FATF). Megjithatë, vazhdon të ketë mangësi strategjike të caktuara, sidomos në lidhje me programin e ngrirjes së pasurive të terrorizmit dhe kuadrin për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër financimit të terrorizmit. Shqipëria duhet të konsolidojë kapacitetet e saj për të parandaluar radikalizmin, përfshi miratimin e masave adekuate për të adresuar fenomenin e luftëtarëve të huaj

Në fushën e bashkëpunimit në luftën kundër drogës, ekziston bashkëpunim i mirë me Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Droga. Plani kombëtar i veprimit kundër kultivimit të bimëve narkotike është në zbatim e sipër. Ndjekjet penale dhe arrestimet kanë shënuar rritje të konsiderueshme, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese. Ka rritje të konsiderueshme të sasisë së kokainës dhe marijuanës të sekuestruar, por një rënie e lehtë në sasinë e heroinës së sekuestruar. Në periudhën shtator 2013 - korrik 2014, operacionet e suksesshme policore çuan në kapjen e 61,1 kg heroinë, 23,1 kg kokainë dhe 99 ton marijuanë (krahasuar me 61,8 kg heroinë, 3,3 kg kokainë dhe 20 marijuanë në periudhën shtator 2012 - korrik 2013). Duhet të garantohet siguria e magazinimit të drogës dhe procedura efikase të asgjësimit të saj. Shqipëria vazhdon të përdoret si vend transiti dhe magazinimi për lloje të ndryshme droge, si dhe vazhdon të jetë prodhuese dhe ekspertuese e konsiderueshme e kanabisit. Përpjekje më të vendosura nevojiten për të adresuar këtë problem në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Puna duhet të intensifikohet dhe vlerësimi i riskut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të përmirësohen.

Autoritetet kanë marrë hapa seriozë në luftën kundër kultivimit të kanabisit, që mbetet një shqetësim serioz. Një operacion policor i gjerë në fshatin e Lazaratit, në jug të Gjirokastrës, rezultoi me shumë arrestime, me kapjen e 65 ton marijuanë dhe shkatërrimin e mbi 133 000 rrënjëve cannabis. Një tjetër operacion policor i gjerë në Dukagjin, në veri të Shqipërisë, arriti të shkatërronte 136 000 rrënjë cannabis. Është forcuar bashkëpunimi me autoritetet italiane për evidentimin e zonave të kultivimit përmes mbikëqyrjes nga ajri. Është thelbësore që të merren masa të mëtejshme për të zhdukur prodhimin e kanabisit në shkallë të gjerë.

Për sa i përket bashkëpunimit doganor, sistemi digjital i monitorimit me kamera 24 orë është funksional. Numri i hetimeve ndaj punonjësve të doganës është rritur në krahasim me vitet e kaluar (shih Kapitulli 29 – Bashkimi doganor).

Për masat kundër falsifikimit të euros, shih Kapitulli 32 - Kontrolli financiar.

Përfundim

Shqipëria ka bërë përparim të mëtejshëm në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, veçanërisht në menaxhimin e kufijve, bashkëpunimin gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Operacionet policore proaktive janë finalizuar me kapjen e sasive të mëdha të drogës dhe asgjësimin e bimëve të kanabisit. Bashkëpunimi ndërmjet agjencive ligjzbatuese duhet të forcohet, me qëllim që të rritet efiçenca e hetimeve. Planifikimi dhe alkimi buxhetor adekuat është thelbësor. Rritja e numrit të

Page 71: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

kërkesave të pabaza për azil nga shqiptarët në Shtetet Anëtare të BE-së përbën shqetësim, dhe masat për ta luftuar këtë duhet të vazhdohen dhe të intensifikohen. Shqipëria duhet të fokusohet edhe në konsolidimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe në fushën e pastrimit të parasë, përfshi këtu zbatimin e Ligjit Anti-Mafia, si edhe në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjeve penale financiare proaktive që finalizohen me dënime në të gjitha nivelet. Shqetësim serioz mbetet trafikimi i drogës në përgjithësi dhe kultivimi e trafikimi i kanabisit në veçanti.

4.25. Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi

Ka pasur një rritje shumë të kufizuar të numrit të subjekteve pjesëmarrëse në thirrjet për propozime për kërkim, në sajë të Programit Kuadër të BE-së (FP7), me një shkallë të përgjithshme suksesi prej 14.4%, në krahasim me mesataren e BE-së prej 21.6%. Marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e ri të BE-së “Horizon 2020” për kërkimin shkencor dhe inovacionin (përfshi vitet 2014-20) u nënshkrua në korrik 2014, duke mundësuar pjesëmarrjen retroaktive të subjekteve nga vendi që nga 1 janar 2014. Janë vënë në funksionim masat e nevojshme administrative për pjesëmarrjen, si emërimi i pikave kombëtare të kontaktit dhe përfaqësuesve në komisionet e programit. Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) në përgjithësi nuk ka pasur mjetet e duhura për të qenë më aktive në nxitjen e bashkëpunimit për kërkimin shkencor dhe inovacionin, edhe pse ka organizuar seminare (workshops) teknike në përgatitjen e “Horizonti 2020”.

Për sa i përket integrimit në Hapësirën Evropiane të Kërkimit (ERA), nuk është ndërmarrë ndonjë veprim dhe niveli i investimit në kërkim është ende shumë i ulët (vlerësohet më pak se 0.4% si përqindje e PBB-së të Shqipërisë). Për shkak të mungesës së statistikave të besueshme është e vështirë të përcaktohet niveli i saktë i investimeve, në veçanti shpenzimet për kërkim nga sektori privat. Shqipëria ka emëruar një përfaqësues në Komitetin e Hapësirës Evropiane të Kërkimit.

Për sa i përket Unionit të Inovacionit, strategjia kombëtare për kërkimin shkencor dhe inovacionin 2016- 20 parashikon disa masa për të nxitur inovacionin, por duhet të miratohet së bashku me një plan veprimi për zbatimin. Shqipëria ka qenë aktive në bashkëpunimet në nivel rajonal dhe ka bashkë-nënshkruar Strategjinë K&Zh të Rajonit të Ballkanit Perëndimor për Inovacion, e miratuar në tetor 2013.

Përfundim

Shumë pak përparim është bërë në fushën e shkencës dhe kërkimit. Duhen bërë përpjekje të mëtejshme për rritjen e kapaciteteve dhe investimeve në kërkim për të siguruar integrimin në Hapësirën Evropiane të Kërkimit dhe për të kontribuuar në Unionin e Inovacionit. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për pjesëmarrje të suksesshme në programin kuadër të BE-së për kërkimin, “Horizonti 2020. Në tërësi, përgatitjet nuk kanë avancuar mjaftueshëm.

4.26. Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura

Page 72: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në fushën e arsimit, formimit profesional dhe rinisë, Shqipëria ka rritur pjesëmarrjen e saj në programin Tempus dhe, për herë të parë, një universitet shqiptar u zgjodh për Katedrën Evropiane Jean Monnet. Në qershor 2014 u nënshkrua një marrëveshje me BE-në për pjesëmarrjen e pjesshme të Shqipërisë në programin e ri “Erasmus +”. Është krijuar një komision i pavarur për arsimin e lartë dhe reformën e kërkimit shkencor me synimin për të reformuar qeverisjen e sistemit arsimor, përfshi finalizimin e projektligjit për arsimin e lartë. Në maj filloi procesi i ri i akreditimit për të gjitha universitetet publike dhe private, përfshi edhe akreditimin e kurseve të veçanta. Kjo çoi në anulimin e licencave dhe pezullimin e veprimtarisë të një numri institucionesh të arsimit të lartë. Duhet të përmirësohet transparenca dhe përfshirja e procedurës së rekrutimit të mësuesve dhe drejtorëve të shkollave. Arsimi është një fushë me rrezik të lartë korrupsioni. Duhet bërë përparim i mëtejshëm për zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Rezultatet e Shqipërisë në studimin më të fundit të PISA-s, të botuar në dhjetor, pësuan një përmirësim të lehtë.

Në lidhje me arsimin dhe formimin profesional (AFP), janë finalizuar dhe po presin miratimin draft-strategjia kombëtare 2014-20 për vendet e punës dhe aftësitë si dhe plani i veprimit, ndërsa plani i monitorimit ende nuk është përgatitur. Të gjitha përgjegjësitë për AFP janë vënë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Vazhdojnë të aplikohen kuotat për regjistrimin e romëve, egjiptianëve dhe studentëve te pa-favorizuar në universitetet publike për vitin akademik 2013-14. Fëmijët romë dhe egjiptianë ende nuk janë plotësisht të integruar në sistemin arsimor, i cili herë pas here çon në ndarjen dhe përjashtimet e tyre.

Në fushën e kulturës, është rritur pjesëmarrja në programin e kulturës “Europa për Qytetarët”. Është nënshkruar në korrik një marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e ri të BE-së “Creative Europe”, por marrëveshja për Programin “Europa për Qytetarët”për 2014-20 mbetet për t'u nënshkruar. Si rezultat i miratimit në mars të ndryshimeve në ligjin për Artet dhe Kulturën të 2011, Qendra Kombëtare për Artet dhe Kulturën u shpërbë dhe përgjegjësitë e saj për financimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore u transferuan në Ministrinë e Kulturës. Numri i Drejtorive Rajonale të Kulturës u zvogëlua nga nëntë në gjashtë, duke ulur kostot administrative, por jo numrin e personelit. Janë rishikuar gjithashtu fushat e tyre gjeografike të përgjegjësisë për të siguruar mbulim më të mirë të vendit.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e arsimit dhe kulturës. Nevojiten hapa të mëtejshëm për të përmirësuar cilësinë e procesit arsimor në të gjitha nivelet. Forcimi i kapaciteteve të mësuesve është i rëndësishëm në këtë drejtim, siç është përmirësimi i transparencës dhe cilësisë së procedurës së emërimit të mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe drejtorive rajonale. Në tërësi, përgatitjet kanë përparuar në masë të moderuar.

4.27. Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Page 73: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Për sa i përket mjedisit, nevojitet punë e mëtejshme për përafrimin e legjislacionit horizontal, veçanërisht me Direktivat për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Krimit Mjedisor. Duhet të zbatohet një sistem më efektiv për të ndjekur penalisht dhe dënuar krimet mjedisore. Vlerësimet e ndikimeve mjedisore ende nuk kryhen në mënyrë sistematike para nisjes se projekteve të infrastrukturës. Aksesi publik në informacion dhe pjesëmarrja publike në vendimmarrje mbeten të kufizuara. Duhet të forcohet bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile. Mungesa e zbatimit të legjislacionit mjedisor shkakton një problem të madh.

Lidhur me cilësinë e ajrit, nuk janë miratuar ende strategjia kombëtare për cilësinë e ajrit, ligji për cilësinë e ajrit dhe aktet nënligjore për kriteret dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit. Ende vazhdon mbivendosja dhe fragmentimi i përgjegjësive ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Institutit të Shëndetit Publik në lidhje me monitorimin e cilësisë së ajrit. Në nivelin vendor, nuk ka plane për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë për të luftuar shkeljet e njohura të vlerave standarde.

Për sa i përket menaxhimit të mbetjeve, ndryshimet e bëra në tetor 2013 në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk janë në përputhje me acquis. Në korrik u krijua organi kombëtar këshillimor për mbetjet. Në tetor, u ngrit komiteti i menaxhimit të mbetjeve për të planifikuar dhe koordinuar zbatimin e politikave në këtë fushë, por kapacitetet e autoriteteve të menaxhimit të mbetjeve mbeten të dobëta. Ndarja e mbetjeve është pothuajse inekzistente dhe niveli i riciklimit vazhdon të jetë shumë i ulët. Pjesa më e madhe e mbetjeve vazhdon të hidhet në mënyrë të pasigurt në vendgrumbullime të ligjshme ose të paligjshme, ose digjet. Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë shqetësim serioz për Shqipërinë.

Në fushën e cilësisë së ujit, në dhjetor hyri në fuqi ligji “për menaxhimin e integruar të ujit”. Strategjia për ujësjellës - kanalizimet ende nuk është miratuar. Është vënë në punë një impiant i ri për trajtimin e ujërave të zeza në Shirokë (Liqeni i Shkodrës), duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të impianteve për trajtimin e ujërave të zeza që funksionojnë. Tre impiante të tjera kanë përfunduar, por nuk janë ende funksionalë, ndërsa dy të tjerë janë ende në ndërtim e sipër. Përafrimi me acquis në fushën e cilësisë së ujit është në fazë fillestare.

Në fushën e mbrojtjes së natyrës, në janar, parlamenti miratoi një ligj që ndalon gjuetinë, por gjuetia vazhdon. Ende duhet të garantohet mbrojtja efektive për zonat e caktuara të mbrojtura. Veprimtaritë e paligjshme si gjuetia, prerja e drurëve dhe ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura janë të shpeshta.

Për sa i përket kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut, në shtator 2012 Shqipëria ratifikoi Protokollin për Përgatitjen, Luftën dhe Bashkëpunimin kundër Rasteve të Ndotjes me Lëndë të Rrezikshme dhe të Dëmshme (OPRC-HNS).

Në fushën e kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimin e riskut, ende nuk është miratuar ligji që transpozon Direktivën e BE-së për kontrollin e rreziqeve të mëdha për aksidente në bazë të (Direktivës Seveso II). Nuk funksionojnë ende

Page 74: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

kontrollet efektive për të zvogëluar shkarkimet e ndotësve nga impiantet industriale. Vetë-monitorimi nga industritë zbatohet rrallë. Është në pritje për miratim një projekt-ligj për menaxhimin e kimikateve që synon përafrimin e Shqipërisë në linjë me acquis të BE-së, si dhe rregullimin e importit dhe eksportit të substancave kimike. Nuk ka pasur zhvillime për sa i përket politikave për zhurmën në mjedis.

Për sa i përket mbrojtjes civile, është në pritje për t'u miratuar Strategjia Kombëtare e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile 2014-2018.

Në lidhje me ndryshimet klimatike, Shqipëria është pozicionuar rregullisht krah qëndrimeve të BE-së në kontekstin ndërkombëtar, po ashtu edhe me Marrëveshjen e Kopenhagenit, por ajo ende nuk ka dorëzuar një raport angazhimi për 2020. Shqipëria duhet të paraqesë nga tremujori i parë i 2015 kontributet/angazhimet e ardhshme kombëtare për Marrëveshjen e Klimës 2015, në pajtim me ato të BE-së dhe Shteteve Anëtare. Shqipëria duhet të përqendrohet në zhvillimin dhe miratimin e një politike dhe strategjie gjithëpërfshirëse klimatike në linjë me Kuadrin e BE-së 2030 për politikat e klimës dhe energjetikës. Nevojitën përpjekje të konsiderueshme për të integruar plotësisht konsideratat klimatike në të gjitha politikat dhe strategjitë sektoriale përkatëse.

Për sa i përket harmonizimit me acquis të klimës, nuk mund të raportohet përparim. Duhet t’i jepet prioritet krijimit të një sistemi monitorimi, verifikimi dhe raportimi për emisionet e gazit në linjë me legjislacionin e Mekanizmit Monitorues të BE-së.

Shqipëria ka marrë pjesë rregullisht në Projektin “Rrjeti Rajonal për Aderim mbi Mjedisin dhe Klimën (ECRAN)”. Ndërgjegjësimi për ndryshmet klimatike në të gjitha nivelet mbetet i ulët. Krijimi i grupit të punës për ndryshimet klimatike ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë palëve të interesuara. Kapacitetet administrative dhe teknike në sektorin e klimës mbeten të kufizuara, ndërkohë që edhe burimet dhe financimet e alokuara mbeten kryesisht të pamjaftueshme. Kuadri administrativ për ndryshimet klimatike ka nevojë për forcim të ndjeshëm, me qëllim që të arrihet përparim në përafrimin me acquis të klimës të BE-së.

Agjencia e mëparshme e Mjedisit dhe Pyjeve u ri-organizua në janar dhe u quajt Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Kapacitetet e saj administrative janë forcuar. Inspektorati shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (ISHMPU) u krijua gjithashtu në janar. Megjithatë, sistemi i inspektimit mjedisor është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së, dhe burimet e tij të kufizuara nuk japin garanci të besueshme se shkeljet monitorohen në terren dhe ndëshkohen siç duhet. Nevojiten përpjekje të veçanta për sa i përket planifikimit të inspektimit, bashkëpunimit efektiv mes inspektorëve të mjedisit dhe autoriteteve të tjera mbikëqyrëse, si dhe përmirësimit të procedurave dhe mekanizmit të vlerësimit të punës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave

Përfundim

Është bërë pak përparim në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Nevojiten

Page 75: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

përpjekje të mëtejshme në të gjitha fushat për forcimin e kapaciteteve administrative dhe për të garantuar zbatim dhe imponim të ligjit, si dhe përafrimin e mëtejshëm me acquis. Menaxhimi i mbetjeve është veçanërisht i dobët dhe cilësia e ujit dhe ajrit është e ulët. Në tërësi, burimet ngelen të kufizuara dhe nevojiten investime të mëdha. Duhet të krijohet planifikimi strategjik sistematik. Shqipëria duhet të paraqesë nga tremujori i parë i 2015 kontributet/angazhimet e ardhshme për Marrëveshjen e Klimës 2015. Në tërësi, përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike janë në fazë të hershme. 4.28. Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

Në lidhje me aspektet horizontale, në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, u miratuan në shtator udhëzimet që përcaktojnë procedurat për trajtimin e ankesave të konsumatorëve. Nevojiten veprime të mëtejshme për të fuqizuar konsumatorin duke garantuar informacionin, vijimësinë e aktiviteteve sensibilizuese, si dhe përmes edukimit të konsumatorëve. Është finalizuar strategjia për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut 2014-2020.

Në fushën e sigurisë së produkteve, janë miratuar në dhjetor udhëzimet për metodat e klasifikimit të rrezikut dhe për vlerësimin e rrezikut serioz. Procedurat standarde të punës për inspektorët e mbikëqyrjes së tregut u miratuan në maj, por inspektorati i tregut nuk është ende funksional.

Në fushën e çështjeve qe nuk lidhen me sigurinë, autoritetet shqiptare vlerësuan bankat e nivelit të dytë për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit në kreditë konsumatore dhe publikuan në dhjetor raportin e tyre konfidencial, si dhe veprimet e mëtejshme që do të ndërmerren për bankat.

Për sa i përket aspekteve horizontale në fushën e shëndetit publik, ndryshimet në ligjin “për sigurimet shëndetësore”, të miratuara në dhjetor, prezantuan ndryshime në llogaritjen e kontributeve të kujdesit shëndetësor, përfshi heqjen e tavanit maksimal për pagat. Korrupsioni mbetet i përhapur në sistemin shëndetësor dhe sektori publik spitalor është i pazhvilluar. Kujdesi shëndetësor parësor vazhdon të ketë mungesë fondesh dhe burimesh njerëzore; mbulimi i kujdesit shëndetësor me kontribute të sigurimeve shëndetësore mbetet ende shumë i ulët. Regjistri Kombëtar Elektronik i Shëndetësisë dhe strategjia për shëndetësinë elektronike nuk janë miratuar ende.

Në fushën e kontrollit të duhanit, në shkurt u ndryshua ligji për mbrojtjen e shëndetit ndaj produkteve të duhanit, që synon të fuqizojë në mënyrë më efikase ndalimin e duhanit në mjedise publike. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për zbatimin e duhur të ligjit. Ndalimi i duhanit në mjediset dhe institucionet publike nuk respektohet, ndërkohë që produktet e duhanit vazhdojnë të shiten në rrugë, veçanërisht nga të miturit.

Në lidhje me sëmundjet ngjitëse, vazhdon hartimi i strategjisë kombëtare 2015-2020 për kontrollin e HIV/AIDS-it. Ende nuk janë miratuar aktet nënligjore që garantojnë të drejtën e kujdesit shëndetësor për personat dhe fëmijët me HIV/AIDS dhe për

Page 76: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

njerëzit në rrezik. Kontrolli i integruar për mushkonjat ka përparuar. Ligji i ri për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse ende nuk është miratuar dhe udhëzimet kombëtare për rezistencën anti-mikrobiale janë ende duke u përgatitur. Spitalet publike dhe laboratorët mikrobiologjikë kanë nevojë për përmirësim të mëtejshëm dhe burime njerëzore shtesë.

Në fushën e gjakut, indeve, qelizave dhe organeve, është përmirësuar siguria e gjakut, praktikat e transfuzionit dhe dhënia vullnetare e gjakut pa shpërblim nëpërmjet zbatimit të parandalimit të transmetimit të infeksionit përmes gjakut më të sigurt, si dhe komponentëve të projektit. Është punuar për masat promovuese për dhurimet vullnetare të gjakut dhe praktikat e menaxhimit të dhuruesve të gjakut. Është ngritur një grup-pune për rishikimin dhe hartimin e rregulloreve për transfuzionin e gjakut.

Në fushën e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar, përgatitjet ende nuk kanë filluar.

Në tetor u miratuan aktet nënligjore në fushën e shërbimeve të shëndetit mendor, ku përcaktohen përgjegjësitë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe standardet e kontrollit fizik për pacientët me sëmundje mendore. Në fushën e parandalimit të abuzimit me drogat, një qendër e re trajtimi të varësisë nga droga është ngritur në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Plani i veprimit për kontrollin e drogës dhe baza e të dhënave për raportimet ende nuk janë miratuar. Për sa i përket pabarazive shëndetësore, janë marrë masa për përmirësimin e aksesit të romëve në kujdes shëndetësor, përmes infermierëve të lagjes dhe vizitave në shtëpi. Shpërndarja e kartave të shëndetit për familjet rome mbetet e ngadaltë, dhe punë e mëtejshme nevojitet për të garantuar akses në kujdes shëndetësor të mirë dhe cilësor për grupet më vulnerabël, sidomos në zonat rurale. Kanë vazhduar programet edukuese për ushqyerjen, por kequshqyerja te fëmijët mbetet një shqetësim serioz. Në fushën e skanimit për kancer, për herë të parë ka filluar mbledhja e të dhënave për kancerin e gjirit, gjë që tregon rritje 10-fish të numrit të personave të prekur krahasuar me vitin 2012. Kanë vazhduar përgatitjet për të ngritur sistem skanimi për kancerin cervikal, të gjirit dhe kolorektal. Mbetet të ngrihet një strukturë për skanimin e kancerit dhe krijimi i një regjistri për kancerin.

Përfundim

Pak përparime janë bërë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit; disa përparime janë bërë në fushën e shëndetësisë. Sektori i shëndetësisë vazhdon të ketë mungesë fondesh dhe stafi, si dhe menaxhimi joadekuat të kujdesit shëndetësor. Kjo pengon zbatimin e duhur të politikave dhe legjislacionit për shëndetin publik. Punë thelbësore nevojitet për të ngritur një mbikëqyrje tregu të qëndrueshme, përfshi krijimin një inspektorati, për të trajnuar inspektorët dhe për të forcuar kapacitetet e Njësisë për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në tërësi, përgatitjet kanë nisur.

4.29. Kapitulli 29: Bashkimi doganor

Në fushën e legjislacionit doganor, Kodi i ri Doganor i cili synon përafrimin e

Page 77: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

mëtejshëm me acquis u miratua në korrik me hyrjen në fuqi të pjesshme, e planifikuar në vitin 2015. Nomenklatura Kombëtare është përafruar me nomenklaturën e BE-së 2014. Në kuadër të CEFTA-s, që nga 1 prill 2014, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë filluar zbatimin e Konventës Rajonale për rregullat preferenciale të origjinës Pan-Euro-Med. Vlera e transaksionit po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime të vlerësimit edhe pse ankesat në lidhje me përdorimin e çmimeve të referencës vazhdojnë.Për sa i përket kapaciteteve administrative dhe operacionale, sistemi i monitorimit me kamera 24-orë në pikat e kalimit kufitar është funksional. Laboratori doganor është funksional por i mungon sistemi i nevojshëm i menaxhimit të informacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) shërben si pikë kontakti kombëtare për qendrën e ekselencës së BE-së për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Lidhur me Konventën ATA, procedurat për importimin e përkohshëm janë zbatuar rregullisht. Nevojiten veprime të mëtejshme për të përgatitur ndërfunksionimin e sistemeve të TI të DPD-së me ato të BE-së.

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan në qershor një marrëveshje të përbashkët për lehtësimin e transitit. DPD e shtoi veprimtarinë e saj hetimore dhe raportoi disa raste të mashtrimit dhe korrupsionit të brendshëm në prokurori. Autoritetet doganore kanë vazhduar me identifikimin dhe bllokimin e produkteve të falsifikuara që hyjnë në Shqipëri, por duhet të përmirësohet zbatimi i legjislacionit për të drejtat e pronësisë intelektuale. Mbeten shqetësime praktikat e parregullta dhe korrupsioni në administratën doganore.

Përfundim

Ka pasur disa përparime në fushën e bashkimit doganor. Është miratuar një Kod Doganor që është më në përputhje me acquis dhe janë forcuar kapacitetet administrative. Nevojiten përpjekje më të mëdha në lidhje me ndërfunksionimin e sistemeve të TI të DPD-së me ato të BE-së. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.30. Kapitulli 30: Marrëdhëniet me jashtë

Në fushën e politikës së përbashkët tregtare, Shqipëria ka vijuar koordinimin e politikave të saj me qëndrimet e Bashkimit Europian kryesisht në lidhje me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT-në). Nevojiten përpjekje të mëtejshme për forcimin e kapaciteteve administrative për të përmirësuar koordinimin ndërmjet institucioneve shtetërore që merren me çështjet e politikave tregtare. Është përfunduar pjesërisht vetëm plani i trajnimit të 2013 për politikat e tregtisë dhe politikën e përbashkët tregtare të BE-së. Nuk ka pasur zhvillime në kreditë e eksportit. Për sa i përket kontrolleve të eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë, Shqipëria po merr pjesë në një program rajonal informimi/asistence të BE-së për të rritur efektivitetin e sistemeve të kontrollit të eksportit për mallrat me përdorim të dyfishtë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të harmonizuar legjislacionin e kontrollit të eksportit me acquis.

Në fushën e marrëveshjeve dypalëshe me vendet e treta, në mars, Shqipëria

Page 78: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

ratifikoi Protokollin Shtesë 3 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore. Në janar, Këshilli i Ministrave miratoi, në parim, një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik me Republikën e Kinës. Shqipëria është duke negociuar marrëveshje dypalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe, Kanadanë, Islandën, Turqinë, Sllovakinë, Marokun dhe Libanin për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve. Janë në vazhdim negociatat e marrëveshjeve për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik me Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Brazilin, Korenë e Jugut dhe Kosovën.

Përfundim

Janë bërë përparime të pakta për sa i përket marrëdhënieve me jashtë. Shqipëria ka ruajtur bashkëpunimin e mirë me OBT-në dhe CEFTA-n. dhe po merr pjesë në një program rajonal për të forcuar kontrollin e eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të rritur kapacitetet administrative që merren me çështjet e politikave tregtare. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.31. Kapitulli 31: Politika e jashtme, sigurisë dhe e mbrojtjes

Shqipëria ka vijuar dialogun e rregullt politik me BE-në për çështjet e politikave të sigurisë së jashtme. (Për sa i përket marrëdhënieve me vendet e tjera të zgjerimit dhe Shtetet Anëtare, shih Kriterin Politik - Çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare.)

Për sa i përket politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (PBJS), Shqipëria ishte në linjë me të gjitha deklaratat relevante të BE-së dhe vendimet e Këshillit (në linjë 100%). (Për sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare Penale, shih Kriterin Politik 2.3 - Çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare.)

Shqipëria ka harmonizuar dhe zbatuar masat kufizuese të paraqitura në vendimet e Këshillit, përfshi masat kufizuese të BE-së në kontekstin e aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, si dhe ngjarjet në Ukrainën lindore. Shqipëria votoi në favor të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për integritetin territorial të Ukrainës.

Lidhur me parandalimin e konflikteve, Shqipëria ka shpallur mbështetjen e saj për programin e BE-së për parandalimin e konflikteve të dhunshme.

Në fushën e mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe çarmatimit, Shqipëria ka bërë disa përparime në zbatimin e planit të veprimit për shkatërrimin e tepricës së armatimit. Shkatërrimi i municioneve konvencionale të tepërta është në rrugën e duhur. Regjistri online i armëve dhe municionit nën administrimin e Policisë së Shtetit nuk është ende funksional. Në lidhje me kërcënimet për përdorimin e armëve kimike, biologjike, radioaktive dhe nukleare (CBRN), është krijuar një ekip kombëtar CBRN për të mbështetur hartimin e strategjisë së sigurisë kombëtare. Në qershor 2014, Shqipëria ratifikoi Traktatin e OKB-së për Tregtinë e Armëve.

Page 79: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Shqipëria është angazhuar në bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare (OKB, OSBE, Këshilli i Europës, etj.) Në mars, Shqipëria dërgoi 2 vëzhgues si pjesë e grupit të OSBE-së në Ukrainë. Shqipëria shënoi përvjetorin e pestë të pranimit të saj në NATO.

Për sa i përket masave të sigurisë, ende nuk është firmosur marrëveshja e sigurisë me BE-në për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Shqipëria ka vijuar të marrë pjesë në operacionet e menaxhimit të krizave civile dhe ushtarake, nën politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes (PPSM). Shqipëria ka vijuar të marrë pjesë në misionet EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë (një anëtar i shtabit të përgjithshëm). Në korrik u konfirmua pjesëmarrja e Shqipërisë në Misionin Trajnues të BE-së në Mali. Ndryshimet e reja në Kodin Penal, në gusht, e cilësojnë vepër penale pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë për të luftuar në konfliktet e huaja ushtarake.

Përfundim

Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë në operacione për të ndihmuar në menaxhimin e krizave civile dhe ushtarake. Shqipëria ka vazhduar të përafrojë legjislacionin me deklaratat e BE-së dhe vendimet e Këshillit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Nuk ka pasur progres në drejtim të plotësimit të regjistrit online për armët dhe armatimin nën administrimin e Policisë së Shtetit. Në tërësi, përgatitjet në këtë fushë janë në rrugën e duhur.

4.32. Kapitulli 32: Kontrolli financiar

Në fushën e kontrollit financiar publik të brendshëm (KFPB), Njësia Qendrore e Harmonizimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (MFK) i ka trajnuar më tej njësitë për shpenzimet e buxhetit mbi zbatimin e MFK-së në përputhje me kërkesat ligjore. Megjithatë, zbatimi i parimit të llogaridhënies menaxheriale mbetet një sfidë. NJQH/MFK duhet të fokusohet te masat që çojnë në një angazhim më të madh nga ana e drejtuesve të lartë. Efikasiteti i sistemit MFK në Shqipëri do të varet nga mbështetja e zyrtarëve autorizues të përkushtuar dhe drejtorëve të kualifikuar të financave në njësitë për shpenzimet e buxhetit. Edhe pse nevojiten përmirësime si në kapacitetet administrative të njësive të auditit të brendshëm në institucionet për shpenzimet e buxhetit ashtu edhe në cilësinë e raporteve të tyre, Njësia Qendrore e Harmonizimit për Auditin e Brendshëm (NjQH/AB) ka vazhduar të fokusohet kryesisht në trajnimin dhe zbatimin e programit të certifikimit të auditit të brendshëm. Qëllimi i saj kryesor është të garantojë drejtimin strategjik dhe të veprojë si një këshilltare për njësitë e auditit të brendshëm. Për sa i përket inspektimeve të buxhetit të centralizuar, Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik në Ministrinë e Financave nuk ka ende një personel të plotë dhe është në pritje të miratimit të akteve nënligjore për procedurat për kryerjen e inspektimeve financiare. Funksionimi i tyre i plotë është i nevojshëm për një luftë efektive kundër mashtrimit dhe zbulimit të parregullsive.

Page 80: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Në fushën e auditimit të jashtëm, u miratua Plani Strategjik i Zhvillimit 2013-2017 të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në 2013. Ndryshimet në ligjin për KLSH-në, që synojnë ta përafrojnë plotësisht me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), janë ende në pritje të miratimit nga Parlamenti. Kapacitetet funksionale të KLSH-së duhet të forcohen më tej për të siguruar mbulimin e plotë të auditit. Shqyrtimi i raporteve të KLSH-së nga parlamenti mbetet i kufizuar; nuk ka ndjekje sistematike parlamentare të raporteve të KLSH-së.

Në fushën e mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, stafi i Drejtorisë së Inspektimit Publik Financiar në Ministrinë e Financave, që shërben si Strukturë Koordinuese kundër Mashtrimit (AFCOS), ka marrë pjesë rregullisht në takimet me Komisionin dhe strukturat e tjera koordinuese kundër mashtrimit. Megjithatë, kapacitetet administrative në këtë fushë duhet të forcohen më tej.

Për sa i përket mbrojtjes së euros nga falsifikimi, Qendra Kombëtare e Analizës e Bankës së Shqipërisë ka kontrolluar një numër në rritje të kartëmonedhave vendase dhe të huaja të falsifikuara, përfshi kartëmonedhat në euro. Laboratori mjeko-ligjor është plotësisht funksional.

Përfundim

Janë bërë disa përparime në fushën e kontrollit financiar. Qeveria shqiptare po përgatit një strategji gjithëpërfshirëse për menaxhimin financiar publik dhe një plan veprimi për periudhën 2014-20, që do të përfshijë reformat edhe në këtë fushë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të forcuar kapacitetet zbatuese të KFPB dhe Parlamenti duhet të garantojë ndjekjen e duhur të raporteve të auditit. Në tërësi, përgatitjet kanë avancuar në masë të moderuar.

4.33. Kapitulli 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore

Ka pasur zhvillime të pakta në lidhje me burimet vetjake tradicionale, burimin e të Ardhurave Kombëtare Bruto (GNI) dhe burimet e TVSH-së. Për sa i përket burimeve të TVSH-së, Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) ka iniciuar një analize paraprake për të përcaktuar metodologjinë për vlerësimin e TVSH-së dhe evazionit fiskal. Për burimin e të ardhurave kombëtare bruto (GNI), Shqipëria vazhdon të paraqesë treguesit e PBB-së sipas standardeve të ESA 95 (Sistemi Europian i Llogarive Kombëtare dhe Rajonale) dhe i publikon në faqen e internetit të INSTAT-it. Ka filluar puna paraprake në përputhje me standardet e ESA 2010. (për zhvillimet në fushat themelore të politikës, shih kapitujt: 16 – Tatimet; 18 – Statistikat; 29 – Bashkimi Doganor; dhe 32 – Kontrolli Financiar).

Për sa i përket infrastrukturës administrative, Shqipëria e ka infrastrukturën kryesore për sektorët kryesorë që ndikojnë tërthorazi në sistemin e burimeve vetjake. Megjithatë, ende nuk janë ngritur institucionet dhe organi koordinues që merren me përgatitjet e kushteve administrative për aplikimin e rregullave të burimeve vetjake dhe do të duhet të ngrihen në momentin e përshtatshëm. Gjithashtu, instrumentet efektive në luftën kundër evazionit tatimor dhe mashtrimit

Page 81: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

duhet të zhvillohen më tej. Pavarësisht hapave të ndërmarrë për të forcuar sistemin e menaxhimit të financave publike, ekonomia informale mbetet e përhapur.

Përfundim

Në fushën e dispozitave financiare dhe buxhetore, në momentin e përshtatshëm duhet të ngrihet një organ koordinues që të drejtojë përgatitjet e para-anëtarësimit në fushën e burimeve vetjake. Në tërësi, përgatitjet në fushën e dispozitave financiare dhe buxhetore janë në fazë të hershme.

Page 82: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Shtojca Statistikore

TË DHËNA STATISTIKORE Shqipëria

Të dhëna bazë Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Popullsia (në mijë) 1) 3 063e 2 936e 2 919e 2 907e 2 902e 2 899eSipërfaqja totale e vendit (km²) 28 750 28 750 28 750 28 750 28 750 28 750

Llogaritë Kombëtare Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) (milion ALL) 2) 3) 583 369 1 143 936b

1 239 645

1 300 624

1 335 488p

1 180 823 be

PBB (milion euro) 2) 3) 4 541 8 661b 8 999 9 268 9 608p 8 419ePBB (euro për frymë) 4) 1 482 2 958b 3 089 3 191 3 312p 2 904sPBB (sipas Standardeve të Fuqisë Blerëse (PPS) për frymë : 7 023e 7 089e 7 409e 7 513ep :PBB (për frymë sipas PPS) krahasuar me mesataren e BE (BE-28 = 100) : 27 26 30 30 30Norma e rritjes së PBB-së reale: ndryshimi nga viti paraardhës i volumit të PBB-së (%) 3) 4) 7.9 3.4b 3.7 2.5 1.6 1.4beRritja e Punësimit (të dhënat e llogarive kombëtare) krahasuar me vitin paraardhës (%) : : : : : :Rritja e Produktivitetit të Punës: rritja e PBB-së (çmime konstante) për person të punësuar, krahasuar me vitin paraardhës (%) : : : : :

Rritja e kostos për njësi pune, krahasuar me vitin paraardhës (%) : : : : : :** Ndryshimi 3-vjeçar (T/T-3) në indeksin e rritjes nominale të kostos për njësi pune (2005 = 100) : : : : : :Produktiviteti i Punës për person të punësuar: PBB (sipas PPS-së) për person të punësuar krahasuar me mesataren e BE-së (BE-27 = 100) : : : : : :

Vlera e shtuar bruto e sektorëve kryesorë (%) Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 2) 3) 5) 23.6 19.4b 20.7 21.0 21.8p 22.2eIndustria (%) 2) 3) 5) 7.3 11.6b 14.3 14.3 14.4p 15.3eNdërtimi (%) 2) 3) 5) 10.4 17.1b 14.6 14.4 12.2p 12.3eShërbimet (%) 2) 3) 5) 58.6 51.9b 50.4 50.4 51.6p 50.2e

Shpenzimet e konsumit final, si përqindje e PBB-së (%) 2) 80.9 91.6b 88.9 88.9 88.5p :

Page 83: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Formimi bruto i kapitalit fiks, si përqindje e PBB-së (%) 2) 38.4 32.7b 28.4 29.4 25.8p :Ndryshimet në inventar, si përqindje e PBB-së (%) 2) 6) 1.3 1.8b 1.9 2.0 2.8p :Eksportet e mallrave dhe shërbimeve, në raport me PBB-në (%) 18.4 29.6 32.4 34.0 33.3p 40.2psImportet e mallrave dhe shërbimeve, në raport me PBB-në (%) 39.0 53.8 53.0 56.7 51.9p 60.7ps

Industria Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Indeksi i vëllimit të prodhimit industrial (2000=100) : 84.4 100.0 111.9 118.7 135.1

Norma e Inflacionit dhe Çmimet e Banesave Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), % ndryshim nga viti paraardhës 7) 3.5 2.3 3.6 3.4 1.9 1.9** Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave korrektuar me inflacionin (2010 = 100) : : : : : :

Bilanci i pagesave Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Bilanci i pagesave: totali i llogarive korrente (milion euro) -316 -1 330 -1 019 -1 225 -978 -1 035Llogaria korrente e bilancit të pagesave: bilanci tregtar (milion euro) -1 149 -2 304 -2 083 -2 242 -1 999 -1 720Llogaria korrente e bilancit të pagesave: shërbimet neto (milion euro) 100 174 232 135 213 -16Llogaria korrente e bilancit të pagesave: të ardhura neto (milion euro) 150 -138 -90 -25 -72 21Llogaria korrente e bilancit të pagesave: transferta korrente neto (milion euro) 583 938 922 906 880 680 nga të cilat transferta qeveritare (milion euro) 31 27 45 29 33 17** Mesatarja e 3 viteve të fundit e bilancit të llogarisë korrente krahasuar me PBB (%) : -13.9 -14.1 -13.3 -11.6p -11.9e** Ndryshimi pesëvjeçar në përqindjen e eksporteve botërore të mallrave dhe shërbimeve (%) : : : : : :

Investime të Huaja Direkte hyrëse neto (IHD) (milion euro) 230.7 688.7 788.5 608.9 647.8 923.2Investime të Huaja Direkte (IHD) jashtë vendit (milion euro) 0.0 28.2 4.8 21.4 17.9 30.0 nga të cilat IHD të ekonomisë shqiptare në vendet e BE-28 (milion euro) : : : : : :Investimet të Huaja Direkte (IHD) në ekonominë e raportuar shqiptare (milion euro) 230.7 716.9 793.3 630.4 665.8 953.2 nga të cilat IHD të BE-28 në ekonominë e raportuar shqiptare (milion euro) : : : : : :

** Pozicioni neto i investimeve kombëtare, krahasuar me PBB (%) : : : : : :

Page 84: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Financat Publike Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Deficiti/suficiti buxhetor, në raport me PBB-në (%) -6.9 -7.1 -3.1 -3.5 -3.4e :Borxhi bruto buxhetor, në raport me PBB-në (%) 58.5 59.9 57.7 59.3 62.0 :

Treguesit Financiarë Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Borxhi i huaj bruto i të gjithë ekonomisë, në raport me PBB-në (%) 8) 17.2 41.3 46.2 52.5 56.5 :Borxhi i huaj bruto i ekonomisë, në raport me vëllimin total të eksporteve (%) 8) 9) 93.1 142.4 140.2 151.2 166.5 :Oferta e parasë: M1 (kartëmonedha, monedhat, depozitat 1-ditore, (milion euro) 1 113 2 154 1 999 1 973 2 023 2 109

Oferta e parasë: M2 (M1 plus depozitat me maturim deri 2 vjet, (milion euro) 2 376 4 378 4 387 4 611 4 816 4 942Oferta e parasë: M3 (M2 plus instrumentet e tregtueshme, (milion euro) 3 069 6 599 7 114 7 626 8 080 8 192Kreditimi total i institucioneve financiare monetare për banorët rezidentë (i konsoliduar) (milion euro) 217 3 335 3 506 3 862 3 990 3 906

** Ndryshimi vjetor në detyrimet e sektorit financiar (%) : : : : : :** Fluksi i kreditimit privat, i konsoliduar, në raport me PBB (%) : : : : : :** Borxhi privat, i konsoliduar, në raport me PBB (%) : : : : : :Normat e interesit: norma ditore e parasë, për vit (%) : : : : : :Normat e interesit të huadhënies (një vit), për vit (%) 10) 11.90 12.46 11.29 11.17 10.28 9.52Normat e interesit të depozitave (një vit), për vit (%) 11) 7.80 6.78 6.40 5.87 5.38 4.17Kursi i këmbimit të EUR: mesatarja e periudhës – 1 euro = … lek 128.470 132.06 137.79 140.33 139.04 140.26Indeksi efektiv i kursit të këmbimit (2005=100) i ponderuar për tregtinë : : : : : :** Ndryshimi 3-vjeçar në indeksin efektiv të kursit të këmbimit (42 vende) (2005=100) i ponderuar për tregtinë : : : : : :

Vlera e aktiveve rezervë (përfshi arin) (milion euro) : 1 646 1 905 1 912 1 972 2 015

Tregtia e mallrave me jashtë Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Vlera e importeve: të gjitha mallrat, të gjithë partnerët (milion euro) 1 486 3 261 3 472 3 867 3 798 3 675Vlera e eksporteve: të gjitha mallrat, të gjithë partnerët (milion euro) 340 780 1 169 1 400 1 532 1 756

Page 85: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Bilanci tregtar: të gjitha mallrat, të gjithë partnerët (milion euro) -1 145 -2 481 -2 303 -2 477 -2 266 -1 919Termat tregtarë (indeksi i çmimeve të eksportit/importit * 100) (numër) 101 73 72 78 83 86Pjesa eksportit drejt BE-28 si vlerë e eksporteve totale (%) 91.3 84.8 70.2 72.9 75.6 76.7Pjesa e importit nga BE-28 si vlerë e importeve totale (%) 81.6 65.9 66.5 65.3 63.2 64.2

Demografia Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Norma bruto e rritjes natyrale: (norma natyrale e rritjes) (lindjet minus vdekjet për 1000 banorë) 11.2e 4.7e 4.8e 4.9e 5.0 5.3Norma e vdekshmërisë foshnjore: vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç për 1000 lindje të gjalla) 17.4 10.3e 9.6 8.7 8.8 7.9

Jetëgjatësia e pritshme në lindje: meshkuj (vite) : 73.7e 74.7e 75.3e 75.5e 76.0Jetëgjatësia e pritshme në lindje: femra (vite) : 78.7e 79.4e 79.8e 79.7e 80.3

Tregu i Punës Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Norma e aktivitetit ekonomik (për personat 20-64 vjeç): përqindja e popullsisë e moshës 20-64 që është ekonomikisht aktive (%) 12) 72.3 69.6be 69.7e 75.6e 73.2e 68.0e*Norma e punësimit (20-64): përqindja e popullsisë e moshës 20-64 e punësuar (%)) 12) 55.5 60.4be 60.3e 64.9e 63.4e 57.2e

Norma e punësimit e meshkujve (20-64) (%) 12) 70.6 73.2be 71.5e 72.80e 71.4e 65.1eNorma e punësimit e femrave (20-64) (%) 12) 40.6 48.9be 49.8e 57.2e 55.4e 49.9e

Norma e punësimit (55-64): përqindja e popullsisë 55-64 vjeç e punësuar (%) 12) 27.5 48.9be 48.3e 54.7e 57.7e 52.4ePunësimi sipas sektorëve kryesorë (%)

Bujqësia, Pylltaria dhe peshkimi 5) 50.6 44.1be 41.8e 45.4e 51.1e 44.6eIndustria 5) 7.1 10.0be 11.0e 10.6e 10.9e 9.8eNdërtimi 5) 6.6 9.9be 9.9e 8.2e 6.5e 7.3eShërbimet 5) 35.7 36.0be 37.3e 35.8e 31.6e 38.2e

Shkalla e papunësisë: përqindja e fuqisë punëtorë e papunë (%) 12) 22.8 13.8be 14.0e 14.0e 13.4e 15.6ePërqindja e fuqisë punëtore meshkuj të papunë (%) 12) 18.8 12.2be 12.6e 13.6e 14.5e 17.5ePërqindja e fuqisë punëtore femra të papuna (%) 12) 28.4 15.9be 15.9e 14.4e 12.1e 13.2e

Shkalla e papunësisë e rinisë: pjesa e fuqisë punëtore (15-24 vjeç) e papunë (%) 12) 35.5 27.2be 30.5e 23.6e 27.9e 30.2eShkalla e papunësisë afatgjatë: Përqindja e fuqisë punëtore e papunësuar për 12 muaj a më shumë (%) 12) : 9.1be 10.6e 10.2e 10.8e 11.4e

Page 86: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Kohezioni Social Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013

Pagat dhe rrogat mesatare mujore nominale (lek) 17 218.0 40 874 44 375 46 665 50 093 52 150

Indeksi i pagave reale (indeksi i pagave nominale pjesëtuar me IÇK/IHÇK) (2000=100) 11.6 209.8 216.1 223.5 238.2 243.0sBraktisja e hershme e shkollës - pjesa e popullatës e moshës 18-24 vjeç që maksimumi kanë arsim të mesëm të ulët (9-vjeçar) dhe që aktualisht nuk merr arsimim ose formim profesional (%)

: 35.5e 31.9e 35.2e 31.6e 30.5

Standardi i jetesës Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Numri i automjeteve për 1000 banorë 43.5e 88.2 104.4 106.3p 106.6 122.0

Numri i abonimeve në shërbimin celular për 1000 banorë 120.6e 1 444.0e 1 584.4 1 841.8 2 015.0 1 828.2s

Infrastruktura Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Dendësia e rrjetit hekurudhor (linja në funksionim, për 1000 km² 14.3 13.9 13.9 13.9 13.9 12.0

Gjatësia e rrugëve interurbane (mijëra km) : : : : : :

Novacioni dhe kërkimi shkencor Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Shpenzimet publike për arsimin, në raport me PBB-në (%) 3.3 3.4 3.5 3.3 3.4 :* Shpenzimet e brendshme bruto për kërkim-zhvillimin, në raport me PBB-në (%) : : : : : :

Përqindja e familjeve që kanë akses në internet në shtëpi (%) : : : : 14.1 :

Mjedisi Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013* Totali i shkarkimeve të gazeve serë, CO2 ekuivalent (ton, 1990=100) : : : : : :Intensiteti energjetik i ekonomisë (kg ekuivalent naftë për 1000 euro PBB me çmimet konstante të 2000) 13) 386.5 : : : : :Energjia e rinovueshme si përqindje e konsumimit bruto të energjisë elektrike (%) : : : : : :Transporti rrugor i mallrave si përqindje e transportit të brendshëm të mallrave (% ton-km) : : : : : :

Page 87: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

Energjia Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Prodhimi parësor i të gjitha produkteve energjetike (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 933 1 263 1 643 1 494 1 676 :

Prodhimi parësor i naftës bruto (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 335 577 744 895 1 031 :

Prodhimi parësor i antracitit dhe linjitit (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 15 3 3 2 2 :

Prodhimi parësor i gazit natyror (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 8 8 13 15 15 :Importet neto të të gjitha produkteve energjetike (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 1 001 895 552 668 320 :

Konsumi i brendshëm bruto i energjisë (mijë ton naftë ekuivalent) (TOE) 1 934 2 104 2 106 2 162 2 014 :

Prodhimi i energjisë elektrike (mijë GWh) 3.7 5.2 7.7 4.1 4.3 7.0

Bujqësia Shënim 2001 2009 2010 2011 2012 2013Indeksi i vëllimit të prodhimit bujqësor për mallrat dhe shërbimet (çmimet e prodhuesit, viti pararendës =100) : 102.0 107.3 103.9 104.5 :

Sipërfaqja totale bujqësore e përdorur (mijëra hektarë) 1 139 1 138 1 201 1 201 1 201 1 190

Blegtori: gjedh (mijëra kokë, fundi i periudhës) 708 494 493 492 498 468

Blegtori: derra (mijëra kokë, fundi i periudhës) 106 160 164 163 159 112

Blegtori: të imta (mijëra kokë, fundi i periudhës) 2 933 2 540 2 581 2 517 2 619 2 734Prodhimi dhe përdorimi i qumështit në ferma (qumësht i paskremuar, mijëra ton) 984 1 045 1 070 1 101 1 105 1155

Prodhimi i të mbjellave: drithëra (përfshi orizin) (mijëra ton, prodhimi i korrur) 502 630 662 701 697 662

Prodhimi i të mbjellave: panxhar sheqeri (mijëra ton, prodhim i korrur) 38 0 0 0 0 0

Prodhimi i të mbjellave: perimet (mijëra ton, prodhim i korrur) 677 730 860 890 914 867

: = nuk kab = thyerje në serie = vlera e llogariturp = provizores = llogaritje e Eurostat* = tregues “Europe 2020”** = indikatori i Procedurës së Imbalancës Makroekonomike (MIP)

Fundshënime:1) Bazuar në llogaritjen e parashikimeve retro të bërë nga INSTAT.2) Në 2014, të dhënat për vitin referencë 2008 dhe për vitet referencë të mëvonshëm u rishikuan si pasojë e zbatimit të versioneve më

të fundit të Sistemit të Llogarive Kombëtare (SNA) dhe Sistemit Evropian të Llogarive (ESA). Vitet e mëparshme nuk janë rishikuar.

Page 88: KOMISIONI EUROPIAN - EuroKonventaeurokonventa.al/wp-content/uploads/2015/03/PROGRES... · Web viewMikro-bizneset në veçanti përbëjnë një përqindje të lartë të numrit të

3) 2013: vlerësim vjetor bazuar në vlerësimet 3-mujore, shtuar vlera bruto dhe jo PBB në çmimet bazë.4) u rishikuan si pasojë e zbatimit të versioneve më të fundit të Sistemit të Llogarive Kombëtare (SNA) dhe Sistemit Evropian të

Llogarive (ESA). Vitet e mëparshme nuk janë rishikuar.5) Bazuar në NACE Rev. 1.16) 2001: Ndryshimi në inventarët dhe mospërputhjet statistikore7) 2001 dhe 2009: Ndryshimi ndërmjet Dhjetorit të një viti krahasuar me Dhjetorin e vitit paraardhës.8) Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë.9) 2001: Disbursimi i Borxhit të Vonuar/papaguar (DOD) rezervat kumulative përfshin borxhin publik të jashtëm dhe borxhin e jashtëm

me garanci publike, por që nuk përfshin kreditë nga FMN-ja. Eksportet janë llogaritur sipas koncepteve të llogarive kombëtare. 10) Norma mesatare e ponderuar për huat e reja 12-mujore në muajin përkatës, me maturim 12-mujor.11) Norma e interesit të depozitave përfaqëson normën e ponderuar mesatare për depozitat e pranuara në muajin përkatës, me maturim

12-mujor.12) 2001: të dhënat e censusit.13) Kg ekuivalent naftë për 1000 Euro në çmimet konstante të 2004.