konflikti i armatosur nË luginËn e preshevËs · dislokimi i shumë trupave serbe nga kosova në...
TRANSCRIPT
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
144
Faton MEHMETI, MA
Iljasa MUSLIU, MA
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË
VENDET E RAJONIT
KONFLIKTI I ARMATOSUR NË LUGINËN E PRESHEVËS
Abstrakti
Në Kumanovë të Maqedonisë më datën 9 qershor 1999 është
nënshkruar Marrëveshja Ushtarake Teknike në mes të përfaqësuesve të
NATO-së dhe ushtrisë jugosllave. Kjo datë shënon edhe kapitullimin e
forcave dhe regjimit serb në Kosovë. Më vonë më 10 qershor 1999 Këshilli
i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244
sipas të cilës parashihej krijimi i një administrate civile ndërkombëtare dhe
vendosja e trupave të huaja në Kosovë. Ndërsa më 12 qershor 1999 forcat
paqëruajtuese ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO u vendosën në
Kosovë. Përpos që parashihte ndërprerjen e armiqësive në Kosovë dhe
tërheqjes së plotë të gjithë personelit ushtarak, paraushtarak, policor,
inteligjencës dhe të strukturave tjera serbe dhe jugosllave të sigurisë,
Marrëveshja e Kumanovës ka definuar qartë edhe krijimin e Zonës Ajrore
të Sigurisë dhe Zonës Tokësore të Sigurisë, me gjerësi prej 25 km
përkatësisht 5 km, rreth vijës kufitare të Kosovës me Serbinë dhe Malin e
Zi në mbrendi të territoreve të këtyre dy të fundit.
Në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës vetëm policia lokale e
pajisur me armatim të lehtë ka patur të drejtë të futet në Zonën Tokësore të
Sigurisë, ndërsa forca dhe armatime tjera serbe apo jugosllave e kanë pasur
të ndaluar futjen në këtë zonë. Zona Tokësore e Sigurisë në Serbi dhe Mal
të Zi ka kapur një gjatësi prej 476 km. Kjo zonë ka përfshirë një territor me
gjatësi mbi 139 kilometrash në komunat e Preshevës (41 km), Bujanocit
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
145
(43 km) dhe Medvegjës (55 km)1. Në regjionin e Luginës së Preshevës
Zona Tokësore e Sigurisë e cila përfshihej me Marrëveshjen e Kumanovës
është kryesisht kodrinore e malore, ndonëse ka disa vendbanime të mëdha.
Vendbanimet më të mëdha të populluara me shqiptarë në këtë zonë janë:
fshatrat e Preshevës si Tërrnava, Norça, Kurbalia, Buhiçi, Caravajka,
Bukoci, Shoshaja e Epërme e disa vendbanime tjera më të vogla në
Karadak të Preshevës. Në Bujanoc Letovica, Dobrosini, Konçuli, Lluçani,
Vrbani, Osllara, Turija, Tërrnoci i Madh, si dhe disa fshatra shqiptare në
Medvegjë. Sipas burimeve zyrtare serbe në Zonën Tokësore të Sigurisë në
Luginën e Preshevës para fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kanë jetuar
23.250 banorë shqiptarë2.
Dislokimi i shumë trupave serbe nga Kosova në Luginën e
Preshevës si dhe intensifikimi i fushatës së maltretimeve, kidnapimeve
misterioze, rrahjeve dhe vrasjes së qytetarëvë shqiptarë të Luginës nga ana
e strukturave serbe të sigurisë e tensionuan tej mase situatën e
përgjithshme në Luginën e Preshevës pas mbarimit të luftës në Kosovë.
Ndërsa Zona Tokësore e Sigurisë shërbeu si terren shumë i përshtatshëm
për organizimin e strukturave të para të organizatës së re të armatosur të
shqiptarëve, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Incidentet e shpeshta të armatosura në fund të vitit 1999 dhe fillim të vitit
2000 paraqisnin një alarm të hershëm për fillimin e një konflikti të ri në
Ballkan.
Hyrje
Vendosja e trupave serbe nga Kosova në Luginën e Preshevës
Çlirimi i Kosovës dhe vendosja e misionit paqëruajtës
ndërkombëtar krijoi një satisfakcion shpirtëror në mesin e shqiptarëve në
Ballkan, por kjo gjendje e re politike në rajon nuk solli ndonjë lehtësim në
jetërat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për më tepër, zhvendosja e
trupave serbe nga Kosova pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s
dhe stacionimi i një numri të madh të tyre në Luginën e Preshevës solli me
vete edhe psikozën e luftës, ndjenjën e përgjithshme të pasigurisë dhe
dhunën. Shqiptarët e komunës së Medvegjës e pësuan më së shumti nga
kjo gjendje e re e krijuar. Më 15 qershor 1999 forca të mëdha të ushtrisë u
1 Srbija posle Miloševića: Program Rešavanje Krize u Pčinjskom Okrugu, Beograd, 2001,
st. 44. 2 Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 187.
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
146
vendosën në objektin e shkollës fillore dhe të mesme në Medvegjë. Disa
ditë më vonë forca shtesë u vendosën në objektet e shkollave shqipe në
Banjë të Sijarinës dhe Tupallë3. Forca të mëdha policore dhe ushtarake u
vendosën nëpër objekte të ndryshme të shkollave, fabrikave dhe objekte
private në komunat e Preshevës dhe Bujanocit gjatë muajit qershor të vitit
1999. Hapësirat e prodhimit të fabrikës së këpucëve në Preshevë
"Euroflex" u uzurbuan dhe u shndërruan në repart për një garnizon
ushtarak. Më këtë rast qindra punëtorë mbetën pa punë dhe kjo e bëri këtë
fabrikë të falimentojë përfundimisht disa vite më vonë. Forca policore u
vendosën në objektin e një hoteli privat në stacionin hekurudhor të
Preshevës si dhe nëpër objekte të ndryshme tjera publike e private. Poashtu
forca të mëdha ushtarake u vendosën nëpër objektet e fabrikave në
komunën e Bujanocit.
Përgjatë rrugëve që çonin në drejtim të Kosovës u ngritën pika
kontrolli të shumta policore. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kishin
përjetuar vështirësi të shumta gjatë kalimit të postblloqeve në Caravajkë të
Preshevës, Konçul të Bujanocit dhe Tullarë të Medvegjës. Poashtu shtypi
në gjuhën shqipe nga Kosova u ndalua në Luginën e Preshevës pas
vendosjes së misionit paqëruajtës ndërkombëtar në territorin e Kosovës.
Lugina e Preshevës u stërmbush me forca të mëdha të policisë dhe ushtrisë
jugosllave dhe nën kushte të tilla shumë njerëz filluan të lëshojnë trevat e
tyre. Disa shqiptarë nga komuna e Medvegjës filluan të shkëmbejnë
shtëpitë e tyre me shtëpitë e serbëve në Kosovë. Shumë qytetarë shqiptarë
të Luginës arritën të gjejnë vende punë nëpër organizata të ndryshme
ndërkombëtare në Kosovë. Ky fakt pati ndikim shtesë në largimin e më
shumë njerëzve nga këto treva. Njësitë ushtarake të vendosura nëpër
objekte të ndryshme në Luginën e Preshevës ishin pjesë e Armatës së tretë
jugosllave dhe Korpusit të Prishtinës, të cilët kishin qenë drejtëpërdrejtë të
përfshira në luftime në Kosovë. Poashtu selitë e sekretariateve të ministrisë
së punëve të brendshme të Serbisë u bartën nga qytetet e Kosovës në
shumë qytete të ndryshme në Serbinë jugore. Numri i policëve serbë në
stacionet lokale të policisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u shtua
kryesisht me pjesëtarë serbë nga Kosova. Këto forca serbe të sigurisë të
zhvendosura nga Kosova kishin disponim armiqësor ndaj popullsisë
shqiptare në Luginën e Preshevës, gjë që rezultoi në raste të shpeshta të
maltretimeve, rrahjeve dhe fyerjeve si dhe rrëmbime e vrasje misterioze të
shumë qytetarëve në përiudhën prej qershorit të vitit 1999 e deri në maj të
vitit 2001.
3 Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 187.
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
147
Vrasjet dhe rrëmbimet në Luginën e Preshevës pas
çlirimit të Kosovës
Militarizimi i skajshëm dhe incidentetet e shpeshta, ku ishin të
përfshirë pjesëtarët e forcave serbe të sigurisë dhe qytetarët shqiptarë,
krijuan një ndjenjë të përgjithshme të pasigurisë pas qershorit të vitit 1999
në rajonin e Luginës së Preshevës. Rrëmbimet e njerëzve si dhe vrasja e
disa qytetarëve në brezin kufitar me Kosovën krijuan ndjenjën e ankthit të
vërtetë për shumë njerëz. Më 31 korrik 1999 taksisti nga Bujanoci Feta
Fetahu ishte gjetur i vrarë në vendin e quajtur "Kroi i Eminit" në territorin
e komunës së Bujanocit4. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e
njeriut në Bujanoc taksisti Fetahu ishte duke bartuar dy serbë nga Kosova
në makinën e tij në drejtim të Gjilanit gjatë asaj dite. Trupi i të vrarit ishte
gjetur në rrugën Bujanoc-Gjilan ku ishte konstatuar vdekja e tij nga tri
plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Drejtori i shkollës fillore "Migjeni" në
Muhoc të Bujanocit Xhemajl Mustafa është vrarë më datë 17 janar 2000
nga persona të panjohur. Sipas burimeve të të qeverisë serbe zotëri
Xhemajl Mustafa kishte qenë nënkryetar i SPS, partisë së Sllobodan
Millosheviqit, për Bujanoc5. Vëllezërit Shaip dhe Isa Saqipi nga fshati
Dobrosin i Bujanocit u vranë më 26 janar 2000 në rrugën Dobrosin-Lluçan
gjersa ishin nisur me traktor për dru në mal. Familjarët e vëllezërve Saqipi
akuzuan policinë serbe si përgjegjëse për vrasjen e Shaipit (1969) dhe Isaut
(1964) dhe sipas dëshmive të babait Saqip Saqipi dhënë Fondit për të
drejtën humanitare nga Beogradi ai kishte parë një grup prej 7-8 policësh
serbë kur kishte dëgjuar të shtëna në afërsi të vendit të krimit. Si dhe në
shumë raste tjera përfaqësuesit e qeverisë serbe akuzuan "terroristët
shqiptarë" si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Saqipi në Dobrosin6.
Pronari i pompës së benzinit "Neza Petroll" në Preshevë Nebi Nuhiu është
rrëmbyer me 2 shkurt 2001 në shtëpinë e tij. Dy orë pas rrëmbimit për herë
të fundit ai i është lajmëruar familjes, ndërsa rrëmbyesit kanë kontaktuar
me familjen disa herë dhe kanë kërkuar para. Dyshimet e familjarëve të
Nuhiut dhe provat e më vonshme kanë dëshmuar se një numër i caktuar i
punëtorëve të policisë dhe sigurimit serb ishin përfshirë në këtë rrëmbim.
4 Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi: Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 253. 5 Po aty, f. 256
6 Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi: Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 257.
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
148
Në prill dhe maj të vitit 2001 disa inspektorë të policisë nga qytetet e
Vranjes, Jagodinës dhe Krushevcit u arrestuan për rastin e rrëmbimit të
Nebi Nuhiut, por më vonë u liruan nga paraburgimi. Kryetari i Trupit
Bashkërendues të qeverisë serbe Nebojsha Çoviq kishte deklaruar se njëri
nga pjesëmarrësit kyç në këtë rrëmbim është i paarritshëm për pushtetin
jugosllav pasi që ishte arratisur në Gjermani. I rrëmbyeri Nuhiu nuk është
gjendur më nga ajo ditë, ndërsa rasti i tij ka mbetur ende i pandriçuar.
Dyshohet se familja ka paguar shuma të caktuara të hollash rrëmbyesve për
lirimin e pronarit të pompës.
Ejup Hasani (1944) nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit
është vrarë më 12 shkurt 2000. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e
njeriut në Bujanoc ai është vrarë nga persona të maskuar të cilët e kanë
nxjerrë atë nga shtëpia në fshatin Letovicë dhe rreth 200 metra larg saj e
kanë vrarë me armë zjarri. Më 13 mars 2000 në afërsi të Levosojës së
Bujanocit, fshat i banuar me banorë serbë, është gjetur i vrarë Bahri Muliu
nga fshati Vërbanë i komunës së Bujanocit. Ministria e Punëve të
Brendshme akuzoi prapë "terroristët shqiptarë" si përgjegjës për vrasjen e
Musliut në afërsi të fshatit Levosojë. Destan Adili nga fshati Tërrnoc i
Madh është gjetur i vrarë më datë 13 prill 2000 në rrugën Tërrnoc –
Breznicë7. Familjarët kishin dëshmuar se i ndjeri ishte marrur me tregti dhe
se kanë qenë duke u kthyer nga rruga.
Banorët e vetëm serbë nga fshati Tërrnoc i Vogël, Vllada (1920)
dhe Persa (1945) Milletiq, janë zhdukur më datën 21 qershor 2000. Në
shtëpinë e tyre janë gjetur gëzhoja plumbash dhe gjurmë gjaku. Fati i tyre
nuk është ndriçuar sot e kësaj dite. Një numër i madh i banorëve shqiptarë
nga fshati Tërrnoc i Vogël ishin arrestuar nga policia pas zhdukjes së
këtyre dy banorëve serbë, por më vonë ishin liruar pjesërisht duke iu
falenderuar edhe deklaratës së njerës nga vajzat e të zhdukurit Vllada
Milletiq. Ajo i kishte thënë policisë në deklaratën e saj se nuk beson që
babain dhe motrën e saj e kishin vrarë banorët shqiptarë të Tërrnocit të
Vogël sepse ata i kanë ndihmuar gjithmonë kësaj familje8.
Incidentet e armatosura në Luginën e Preshevës
Incidentet e para të armatosura në Luginën e Preshevës kanë
ndodhur gjatë verës së vitit 1999 kur disa patrulla policore kishin raportuar
se ishin sulmuar në afërsi të fshatit Dobrosin në komunën e Bujanocit. Në
7 Po aty, f. 261- 262.
8 Po aty, f. 264.
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
149
natën në mes të 7 dhe 8 dhjetorit 1999 në afërsi të stacionit policor dhe
shkollës së mesme në Preshevë ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Tre ditë
më vonë në afërsi të oborrit të shkollës fillore në Bujanoc "Branko
Radiçeviq" ndodhi një shpërthim tjetër i fuqishëm9. Autorët e këtyre dy
shpërthimeve kurrë nuk u zbuluan, por pushteti serb nxitoi të akuzonte
"terroristët shqiptarë". Me shtimin e numrit të trupave policore dhe
ushtarake serbe në Luginën e Preshevës edhe numri i incidenteve filloi të
rritej. Periudha prej janarit e deri në nëntor të vitit 2000 do të jetë e
mbushur përplot me incidente të armatosura dhe shpërthime. Më 21
qershor 2000 një shpërthim i fuqishëm shkatërroi hyrjen e ndërtesës së
gjykatës komunale në Preshevë. Shumë objekte private dhe publike, që
ndodheshin në afërsi, duke përfshirë edhe ndërtesën e kuvendit komunal të
Preshevës, u dëmtuan gjatë këtij shpërthimi. Në orët e pasditës të 21
qershorit 2000 dy zyrtarë të lartë të JUL-it, partia e bashkëshortes së
Sllobodan Millosheviq, Ivan Markoviq dhe Bratisllava Morina, vizituan
gjykatën komunale të Preshevës nën përcjellje të rrepta policore10
.
Më 8 qershor 2000 në rrugën Konçul-Dobrosin në komunën e
Bujanocit dy pjesëtarë të policisë serbë morrën lëndime serioze. Më datën
13 tetor 2000 një patrullë e policisë serbe që po patrullonte me makinë në
rrugën Tërrnoc i Madh dhe Tërrnoc i Vogël ra në një fushë të minuar. Dy
policë serbë humbën jetën, ndërsa 11 të tjerë u plagosën në këtë rast. Më
10 nëntor 2000 u vra një polic tjetër serbë në afërsi të fshatit Tërrnoc i
Vogël të Bujanocit. Pushteti serbë akuzoi pjesëtarët e UÇPMB-së se
qendrojnë prapa këtyre sulmeve. Sipas shenimeve zyrtare të pushteti serb
në periudhën prej datës 21 qershor 1999 deri më 21 tetor 2000 në territoret
e komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë ndodhur 296
incidente të armatosura që kanë rezultuar me 11 njerëz të vrarë (5 policë
dhe 6 qytetarë) dhe 38 të lënduar (33 policë dhe 5 qytetarë). Sipas këtyre
shënimeve shumica absolute e këtyre incidenteve kanë ndodhur në
Bujanoc (246), Medvegjë (44) dhe Preshevë (6)11
.
Në bazë të shënimeve të Këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc
gjatë periudhës qershor 1999 e deri në dhjetor të vitit 2000 gjatë
incidenteve të armatosura janë vrarë 9 pjesëtarë të UÇPMB-së, 11 qytetar
civil shqiptarë dhe janë rrëmbyer 5 qytetarë. Mbi 150 qytetar shqiptarë i
9 Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 195.
10 Po aty, f. 210
11 Srbija posle Miloševića, Program Rešavanje Krize u Pčinjskom Okrugu, Beograd,
2001, st. 42
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
150
kanë dhënë dëshmi dhe deklarata Këshillit mbi keqtrajtimet dhe shkeljet e
të drejtave të njeriut nga ana e forcave policore dhe ushtarake jugosllave12
.
Në bazë të të dhënave të Shoqatës së Veteranëve të UÇPMB-së 28
pjesëtarë të UÇPMB-së kanë rënë dëshmorë gjatë incidenteve dhe
luftimeve në Luginën e Preshevësnë periudhën maj 1999 e deri në tetor të
vitit 200113
.
Paraqitja publike e UÇPMB14
-së
Pjesëtarët e UÇPMB-së kanë patur paraqitjen e tyre të parë publike
në opinion gjatë varrimit të vëllezërve Shaip dhe Isa Saqipi, të vrarë nga
forcat policore të Serbisë, më datën 30 janar 2000 në fshatin Dobrosin të
komunës së Bujanocit15
. Pjesëtarët e UÇPMB-së të pranishëm në varrimin
e vëllezërve Saqipi lexuan një fjalim në emër të Shtabit të kësaj
organizate16
. Paraqitja e parë publike e përfaqësuesve të një organizate të
re ushtarake hoqi të gjithë dilemat në opinion mbi ekzistencën apo jo të
UÇPMB-së. Ndërsa në anën tjetër pushteti serb shprehu mllef dhe akuza
kundër forcave ndërkombëtare në Kosovë, e posaçërisht kundër KFOR-it
amerikan i vendosur në lindje të Kosovës, për paraqitjen dhe depërtimin e
pjesëtarëve të UÇPMB-së në zonën tokësore të sigurisë. Shtypi serb filloi
të sajojë teori konspirative gjoja se paraqitja publike e pjesëtarëve të
UÇPMB-së në zonën tokësore të sigurisë ishte skenar i forcave
ndërkombëtare në Kosovë për futjen nën kontroll të tyre edhe të territorit të
Luginës së Preshevës.
Pas paraqitjes të parë publike të pjesëtarëve të UÇPMB-së në janar
të vitit 2000 incidentet sporadike dhe konfliktet e armatosura kanë
vazhduar gjatë tërë vitit, të cilët shpesh kanë rezultuar në viktima si në
mesin e pjesëtarëve të forcave serbë të sigurisë por edhe pjesëtarëvë të
12
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 255 13
Sadri Qazimi, Presheva, Mbijetesa në sprovat historike dhe aktuale, Preshevë, 2010, f.
344 14
Ushtria Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc. Duke shfrytëzuar rrrethanat e
krijuara të pasluftës në Kosovë dhe në rajon, një guerile tjetër shqiptare do ta shohë
dritën në Luginën e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e
sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare
në një problem ndërkombëtar. 15
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 254 16
Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 197
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
151
UÇPMB-së. Kjo situatë e luftimeve të intensitetit të ulët dhe incidenteve
do të mbizotërojë deri më 21 nëntor të vitit 2000. Gjatë orëve të mëngjesit
të 21 nëntorit pjesëtarët e UÇPMB-së kanë ndërmarrur një operacion në
shkallë të gjërë kundër pozicioneve të forcave serbe në Luginën e
Preshevës dhe kanë arritur të fusin nën kontrollin e vetë një pjesë të madhe
të territorit në zonën tokësore të sigurisë në Bujanoc kryesisht, por edhe në
dy komunat tjera të Luginës së Preshevës. Në anën tjetër, ngjarjet gjatë
muajve shtator dhe tetor të vitit 2000 do të shënojnë një kthesë të madhe në
skenën politike serbe në Serbi. Këto ndryshime politike në Beograd do të
fitojnë simpatinë e opinionit ndërkombëtar, gjë që do të vulos në një mase
të madhe dhe fatin e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Luginë të
Preshevës.
Revolucioni demokratik në Serbi
Shpallja e zgjedhjeve të hershme presidenciale në ish Jugosllavi
nga ana e vet Sllobodan Millosheviqit do të shënojnë njëherit edhe
rrënimin e tij përfundimtar politik. Më qëllim të sigurimit të një mandati të
ri katërvjeçar regjimi i Sllobodan Millosheviqit vendosi të shpall mbajtjen
e zgjedhjeve të hershme presidenciale, zgjedhjeve për parlamentin
federativ dhe zgjedhjeve lokale më 24 shtator të vitit 2000. Kandidati i
SPS-JUL dhe disa partive tjera të majta Sllobodan Millosheviq i humbi
zgjedhjet presidenciale jugosllave me një diference mbi 13% prej
kandidatit të përbashkët të Opozitës Demokratike Serbe (DOS) Vojisllav
Koshtunica17
, por nuk deshi të pranojë humbjen.
Pas refuzimit të Sllobodan Millosheviqi të pranoj humbjen opozita
e bashkuar serbe organizoi protesta, të cilat fillimisht nisën në bazenin e
minierave të Kollubarës në Llazarevac të Serbisë, e cila prodhon shumicën
e energjisë elektrike për nevojat serbe. Protestat e opozitës e arritën
kulminacionin me 5 tetor 2000 kur opozita e bashkuar organizoi një tubim
të madh para parlamentit federativ. Protestuesit arritën shpejtë të futen në
ndërtesën e parlamentit federativ, në ndërtesën e televizionit shtetëror dhe
shumë ndërtesa tjera qeveritare. Policia dhe ushtria jugosllave refuzoi të
reagonte kundër protestuesve të shumtë. I gjendur para një situate të tillë
diktatori serb Sllobodan Millosheviq pranoi humbjen më datën 6 tetor
2000.
Se rënja e Sllobodan Millosheviqit ka patur një jehonë të
jashtëzakonshme në botën demokratike dëshmojnë edhe reagimet e
17
IFES Election Guide, http://www.electionguide.org/results.php?ID=949 , tetor, 2000
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
152
menjëhershme të dy kandidatëve amerikanë në zgjedhjet presidenciale All
Gor dhe Xhorxh Bush, të cilët uruan popullin serb për ndryshimin e madh
politik. Kandidati demokrat Gor kishte thënë në një intervistë për rrjetin
global televiziv CNN se rënja e Millosheviqit paraqiste fillim të një ere të
re për Serbinë dhe kishte uruar popullin serb për zgjedhjen e tyre për liri
dhe demokraci18
. Edhe kandidati republikan Xhorxh Bush kishte thënë
gjatë një interviste për CNN se uron popullin jugosllav për luftën e tyre për
liri dhe kishte shtuar se zgjedhja e Vojisllav Koshtunicës dhe shkuarja e
Sllobodan Millosheviqit paraqet një mundësi për fillim të ri19
. Rënja e
Sllobodan Millosheviqit i hapi rrugë ndryshimeve tjera në Serbi. Më 23
dhjetor të vitit 2000 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi gjatë të
cilave Opozita Demokratike Serbe shënoi një fitore të thellë ndaj partisë së
Millosheviqit20
.
Kriza dhe konflikti i armatosur në Luginën e Preshevës do të
përshkallëzohen në fund të nëntorit të vitit 2000. Shumë analistë dhe media
të huaja e konsideruan rënjen e Sllobodan Millosheviqit si lajm të keq për
kryengritësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Pushteti dhe qeveria e re
serbe e udhëhequr nga Zoran Gjingjiq, përpos që do të ballafaqohet me
vështirësi të shumta me strukturat e vjetra të Millosheviqit të penitruara
thellë në sistemin serb, e posaçërisht në strukturat e sigurisë, si dhe me
kordinimin e qëndrimeve të 17 partive politike të përfaqësuara në qeverinë
e re serbe postmillosheviqiane, do të duhet të përballet edhe me
kryengritjen e armatosur të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kjo
përballje në të njejtën kohë duhet të dëshmojë dhe kapacitet demokratik në
zgjidhjen e kontesteve etnike të një pushteti të ri, i cili ndodhet para një
testi të madh ndërkombëtar.
Përshkallëzimi i konflikteve të armatosura
Përshkallëzimi i konflikteve të armatosura në Luginën e Preshevës
ka ndodhur më 21 nëntor 2000 pas një ofanzive të nisur nga pjesëtarët e
UÇPMB-së në shkallë të gjërë kundër pozicioneve serbe në Grykë të
Konçulit në Bujanoc dhe në shumë pika tjera rreth zonës tokësore të
sigurisë. Pas disa orë luftimesh forcat serbe kishin lëshuar poziconet e tyre
luftarake dhe ishin tërhequr afërsisht dhjetë kilometra në mbrendi të qytetit
të Bujanocit duke lënë pas vete disa policë të vrarë. Sipas burimeve zyrtare
18
CNN, 6 tetor 2000 19
Po aty 20
Gazeta Vreme ,dhjetor 2000, 9
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
153
të pushtetit serb më datën 21 nëntor 2000 një grup i madh kryengritësve
shqiptarë kishin sulmuar pozicionet e policisë në rrethinën e Dobrosinit,
Lluçanit, Konçulit dhe Tërrnocit të Vogël në komunën e Bujanocit ku
kishin mbetur të vrarë tre policë dhe katër të tjerë ishin plagosur21
.
Shënimet serbe poashtu thonë se për shkak të përdorimit të armëve të
kalibrit të madh dhe mbështetjes së fuqishme nga zjarri artilerik
kryengritësit shqiptarë kishin arritur të okupojnë një numër të madh
vendbanimesh në komunat e Preshevës dhe Bujanocit duket detyruar forcat
policore dhe ushtarake serbe të tërhiqeshin nga pozicionet e tyre fillestare.
Pas marrjes në kontroll të pikës strategjike në Konçul pjesëtarët e
UÇPMB-së filluan të shtrijnë operacionet e tyre edhe në vendbanime tjera
në Luginë, duke përfshirë rajonin e Çarrit, një zonë malore mbi qytetin e
Vranjes dhe komunën e Medvegjës, e deri te fshatrat e shumta të
Karadakut të Preshevës. UÇPMB krijoi tri zona operative në strukturën e
saj organizative dhe emëroi komandant për secilën zonë. Komandant i
zonës operative të Çarrit e cila ka përfshirë një territor prej majës së Shën
Ilisë mbi qytetin e Vranjes e deri në territorin e komunës së Medvegjës u
emrua Muhamet Xhemajli. Komandant i zonës operative të Bujanocit dhe
njëherit komandant i përgjithshëm i UÇPMB-së u emrua Shefqet Musliu,
ndërsa komandant i zonës operative të Preshevës u emrua Mustafë Shaqiri.
Komandant lokal që komandonte njësitë e UÇPMB-së në zonën operative
të Bujanocit në fshatin Tërrnoc ishte Ridvan Qazimi. UÇPMB emroi Jonuz
Musliun si përfaqësues politik të vetin për bisedime me bashkësinë
ndërkombëtare dhe palën serbe. Një pjesë e madhe e komandantëve dhe
pjesëtarëve të UÇPMB-së kishin luftuar më herët përkrah UÇK-së në
Kosovë22
. Shumë pjesëtarë të ish UÇK-së nga Kosova, Maqedonia e
Shqipëria poashtu do t'i vijnë në ndihmë UÇPMB-së pas 21 nëntorit të vitit
2000. Luftimet më vonë do të përshkallëzohen gjatë tërë zonës tokësore të
sigurisë që nga fshati Kurbali në Karadak të Preshevës e deri në fshatrat e
Medvegjës, me luftime më të ashpëra në zonën e Bujanocit, por pa ndonjë
ndryshim të madh në vijën e frontit. Pjësëtarët e UÇPMB-së gjatë muajit
dhjetor do të vendosën edhe në fshatin Tërrnoc i Madh, vendbanimi më i
madh shqiptar në Bujanoc, dhe do të ngrisin komandën e tyre në zyrat e
bashkësisë lokale. Pas konsolidimit të formacioneve të veta me forca të
reja njësitë speciale serbe kishin arritur të fusnin nën kontroll gjysmën e
fshatit Lluçan në Bujanoc, i cili ndodhet në rrugën Bujanoc-Gjilan, diku ka
21
Srbija posle Miloševića, Program Rešavanje Krize u Pčinjskom Okrugu, Beograd,
2001, st. 43 22
Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë,2006, f. 266
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
154
fundi i muajit nëntor23
. Vija ndarëse në mes të pjesëtarëve të UÇPMB-së
dhe forcave speciale serbe u bë lumi Morava në këtë fshat.
Pushteti i ri serb vendosi t'i dërgojnë në luftime në Luginën e
Preshevës si përforcim për trupat e policisë e të ushtrise dhe Njësinë për
operacione speciale, apo "beretat e kuqe" siç njiheshin nga luftrat e
mëparshme në ish Jugosllavi, të udhehequra nga Millorad Ullemek. Ky
fakt edhe pse nuk u pranua nga pushteti i ri serb u kritikua shumë nga
shoqëria civile në Serbi por edhe organizatat e huaja ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut pasi që ekzistonin dyshime serioze se këto njësi ishin
përfshirë në krime serioze lufte në ish Jugosllavi. Ky afrim në mes të liderit
të ri demokratik serb Zoran Gjingjiq dhe pjesëtarëve të Njësisë për
Operacione Speciale, që i kishin shërbyer shumë zellshëm Sllobodan
Millosheviqit gjatë luftrave në ish Jugosllavi, do të jetë i kobshëm për vet
Gjingjin më vonë. Millorad Ullemek dhe disa oficerë të lartë të Njësisë për
operacione speciale janë dënuar me qindra vjetë burg në procese gjyqësore
si fajtor për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, por edhe vrasje tjera
duke përfshirë vrasjen e ish shefit të shtetit serb Ivan Stambolliq, zyrtarëve
të lartë të Lëvizjes Serbë për Ripërtrirje (SPO) dhe disa vrasje tjera24
. Në
bazë të deklaratave të shefit të Trupit qeveritar bashkërendues Nebojsha
Çoviq numri i ushtarëvë dhe policëve serbë të angazhuar gjatë luftimeve në
Luginën e Preshevës do të arrijë në 14.50025
.
Presidenti jugosllav Vojislav Koshtunica ka vizituar komunën e
Bujanocit më datën 27 nëntor 2000 pas përshkallëzimit të luftimeve në
këtë komunë. Ai ishte në shoqëri të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të
Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq dhe komandantit të Armatës së
Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë, ku bënte pjesë edhe ish Korpusi i
Prishtinës, Vlladimir Llazaraviq si dhe shefi i sigurimit shtetëror Rade
Markoviq26
. Një grup prej afro 1.000 serbësh e kishin pritur në qytet
kryetarin e ri jugosllav. Para se të vinte në Bujanoc, Koshtunica bëri një
vizitë në Vjenë të Austrisë, kur deklaroi në një konferencë për shtyp se ka
kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe NATO të lejojë
hyrjen e forcave serbe të sigurisë në zonën tokësore të sigurisë në kufi me
Kosovën. Gjeneralët serbë Pavkoviq dhe Llazaraviq kishin drejtuar një sërë
23
Srbija posle Miloševića, Program Rešavanje Krize u Pčinjskom Okrugu, Beograd,
2000, st. 43 24
Gazeta Politika, http://www.politika.rs/rubrike/Hronika/Ulemeku-treci-put-40-
godina.lt.html (4 janar 2008) 25
Gazeta Vranjske, Vranje : 3 mars 2002, st. 12 26
Të tre këta zyrtarë të lartë serbë të sigurisë do të paditen më vonë nga Tribunali i
Hagës për krime lufte në Kosovë.
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
155
kërcënimesh nëpërmjet mediave serbe gjatë vizitës në Bujanoc se ushtria
jugosllave do të ndërmerr veprime në shkallë të gjërë për pastrimin e
terenit në Luginën e Preshevës nga "terroristët" në rast se bashkësia
ndërkombëtare nuk merr masa urgjente për zgjidhjen e krizës27
.
Luftimet e ashpëra në mes të forcave serbe të sigurisë dhe
pjesëtarëve të UÇPMB-së gjatë muajve nëntor 2000 e deri në maj të vitit
2001 do të shkaktojnë dhjetëra viktima në mesin e të dyjave palëve por
edhe një numër i caktuar qytetarësh civil shqiptarë do të vriten gjatë këtyre
luftimeve. Mijëra refugjatë do të ikin në drejtim të Kosovës dhe
Maqedonisë me qëllim të shmangjes së luftimeve në zona dhe fshatra të
ndryshme të Luginës së Preshevës gjatë këtyre muajve. Dëme të mëdha
materiale do të shkaktohen edhe në pasurinë private të shqiptarëve të
Luginës së Preshevës. Në bazë të dhënave të shoqatës së veteranëve të
luftës së UÇPMB-së gjatë luftimeve në Luginën e Preshevës janë vrarë 28
pjesëtarë të kësaj organizate. Të rënët e UÇPMB-së vinin nga vende dhe
fshatra të ndryshme nga Lugina e Preshevës por një numër i madh i tyre
vinte dhe nga vendbanimet e ndryshme të Kosovës nga komunat e Gjilanit,
Rahovecit, Prizrenit, Vitisë, Malishevës dhe Ferizajt28
. Në bazë të të
dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi gjatë luftimeve
janë vrarë 24 pjesëtarë serbë të policisë dhe ushtrisë nga periudha qershor
1999 e deri në gusht të vitit 2001 dhe 10 civilë, ndërsa janë lënduar 78
pjesëtarë të ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe29
.
Politika e re serbe arriti të përmirësojë marrëdhëniet në masë të
madhe më bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së luftimeve në
Luginë të Preshevës, duke i dhënë përparësi diplomacisë si mjet para
përdorimit të forcës gjatë zgjidhjes së krizës. Ajo vendosi të themelojë një
organ qeveritar, Trupin Bashkërendues, me seli në Bujanoc të përbërë nga
përfaqësues të ushtrisë, policisë por edhe strukturave tjera të pushtetit serb
me qëllim të zgjidhjes së krizës në Luginën e Preshevës. Kjo qasje
proaktive dhe pragmatike e pushtetit të ri serb fitoi simpatinë e bashkësisë
ndëkombëtare, e posaçërisht të NATO-s, OKB-së e shumë shteteve e
organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, gjë që ndikoi në rrjedhat e
mëtutjeshme të luftës në Luginën e Preshevës. Shumë shpejt bashkësia
ndërkombëtare filloi ta sheh Serbinë postmillosheviqiane si partner në
27
Televizioni B92, Beograd: 7 dhjetor 2000 28
Sadri Qazimi, Presheva – Mbijetesa në sprovat historike dhe aktuale, Preshevë, 2010, f.
344 29
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 54
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
156
rajon në zgjidhjen e krizave, ndërsa kryengritësit shqiptarë të UÇPMB-së
filluan të shihen si stopues të proceseve të normalizimit të raporteve në
rajonin e trazuar të Ballkanit perendimor. Për këtë arsye ajo filloi një
ofanzivë të vërtetë diplomatike nga shumë fronte për zgjidhjen e konfliktit
në Luginën e Preshevës, duke përsëritur vazhdimisht se nuk përkrah
bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, dhe se kryengritjen e
shqiptarëvë në Luginë e sheh si luftë për të drejta individuale njerëzore.
Bisedimet shqiptaro-serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar
Më 22 nëntor 2000 Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve
të Bashkuara mbajti një takim kushtuar gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe
Luginë të Preshevës, duke miratuar një deklaratë presidenciale. Teksti i
deklaratës dënonte sulmet e UÇPMB-së të 21 nëntorit në Bujanoc dhe një
sulm në Prishtinë ndaj zyrës ndërlidhëse jugosllave, që kishte ndodhur më
22 nëntor 2000. Këshilli i Sigurimit i bëri thirje, në deklaratën e vet
presidenciale të 22 nëntorit 2000, UNMIK-ut dhe KFOR-it "ti bëjnë të
gjitha përpjekjet për parandalimin e sulmeve të mëtutjeshme në zonën
tokësore të sigurisë"30
. Në deklaratën e vet presidenciale të 19 dhjetorit
2000 Këshilli i Sigurimit i OKB-së "shprehu brengën e vet serioze mbi
situatën në disa komuna në Serbinë jugore dhe dënoi fuqimisht veprimet e
dhunshme të grupeve ekstremiste të shqiptarëve etnikë në këtë rajon si dhe
bëri ftesë për shpërndarjen e këtyre grupeve"31
. Nga mesi i muajit dhjetor
të vitit 2000 në Luginë të Preshevës, e posaçërisht në Bujanoc, filluan të
vinin delegacione të larta diplomatike nga Beogradi, NATO, BE, OKB dhe
Uashingtoni.
Komandanti i KFOR-it Gjenerali Italian Karlo Kabixhiozo (Carlo
Cabigioso) vizitoi Bujanocin gjatë muajit dhjetor të vitit 2000 ku mbajti
takime me komandantët e UÇPMB-së në Konçul. Sekretari i Përgjithshëm
i NATO Xhorxh Robertson vendosi që ta emërojë këshilltarin politik të
Komandantit të KFOR-it zotëri Shon Salliven si shef të zyrës së NATO-s
në Jugosllavi më datën 28 shkurt 200132
, ndërsa drejtorin e taskës forcës së
NATO-s për Ballkan, Piter Feit, si emisar të tij personal për zgjidhjen e
konfliktit në Luginën e Preshevës dhe Maqedoni33
, pasi edhe në këtë vend
30
UN Statement S/PRST/2000/35, 22 nëntor 2000 31
UN Statement S/PRSs/2000/40, 19 dhjetor 2000 32
UNMIKONLINE, http://www.unmikonline.org/press/2001/trans/tr280201.html
(Prishtinë: Shkurt 2001) 33
NATO Secretary General Statement on Southern Serbia, http://www.nato.int/docu/
pr/2001/p01-028e.htm (27 Shkurt 2001)
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
157
kishin shpërthyer luftime ndërkohë në mes të forcave maqedonase të
sigurisë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Përpos
zyrtarëve të lartë të NATO-s rajonin e Luginës së Preshevës gjatë muajve
të parë të vitit 2001 do ta vizitojnë edhe Xhejms Pardju, këshilltar i lartë i
Departamentit të Shtetit për rajonin e Ballkanit, dhe emisari i posaçëm i
Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Karl
Bild34
.
Më 21 mars 2001 Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të
Bashkuara u mblodh prapë për ta diskutuar gjendjen në Luginën e
Preshevës dhe Maqedoni. Anëtërat e Këshillit të Sigurimit miratuan
Rezolutën 1345, me anë të cilës dënohej "dhuna ekstremiste dhe aktivitetet
terroriste në pjesë të caktuara të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë
dhe disa komuna në Serbinë jugore"35
. Rezoluta poashtu i bëri thirje edhe
liderëve politik shqiptarë të Kosovës dhe liderëve tjerë shqiptarë në
Maqedoni dhe Luginën e Preshevës "të dënojnë publikisht dhunën dhe
jotolerancën etnike si dhe të përdorin ndikimin e tyre për sigurimin e
paqes".
Përfaqësuesit e NATO-s në koordinim dhe bashkëpunim me shumë
zyrtarë të lartë të tjerë ndërkombëtarë nga Bashkimi Europian, OKB dhe
OSBE do të vizitojnë shpesh Luginën e Preshevës gjatë muajve në vijim
dhe do të fillojnë ndërmjetësimin e tyre në biseda të ndara mes
delegacioneve të palëve të përfshira në konflikt. Këto biseda të ndara do të
çojnë deri te një marrëveshje e përbashkët për armëpushim, e cila u
nënshkrua nga të dyja palët më datë 12 mars 2001. Një nga marrëveshjet e
rradhës të arritura ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe me ndërmjetësim
ndërkombëtar ka qenë ajo për çmilitarizimin e zonës rreth fshatrave Turi e
Lluçan e nënshkruar më 4 maj 200136
. Në bazë të kësaj marrëveshje të dy
palët janë pajtuar që të tërheqin forcat e tyre pa kushte nga këto dy fshatra
dhe të lirojnë të gjitha objektet private në mënyrë që të mundësohet kthimi
i të zhvendosurve nëpër shtëpitë dhe pronat e veta si dhe të sigurojnë lirinë
e tërësishme të lëvizjes në rrugën Bujanoc-Gjilan.
Takimi i parë direkt në mes të dy palëve ka ndodhur më 23 mars
2001 në Merdare të Podujevës në bazën e KFOR-it britanez37
. Fillimi i
negociateve kishte hasur në vështirësi pasi që delegacioni serb i udhëhequr
34
Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 31 35
UN Resolution 1345, (New York: mars 2001) 36
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 271-271 37
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja , Beograd:2003, f. 271
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
158
nga zëvendës kryeministri Nebojsha Çoviq bënte kushtëzime me kërkesa të
ndryshme ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe palës shqiptare. Pala
serbe fillimisht kërkonte lirimin e dy ushtarëve serbë të zënë robër nga
UÇPMB pastaj filloi të kontesonte përbërjen e delegacionit shqiptar i cili
udhëhiqej nga një përfaqësues i UÇPMB-së, Ridvan Qazimi, e kontestime
tjera. Sidoqoftë takimi i parë mes palëve u mbajt më 23 mars 2001 në
Merdare dhe nuk rezultoi në ndonjë të arritur të madhe. Takimet e rradhës
me ndërjmetësim ndërkombëtar u mbajtën më vonë gjatë muajit mars, prill
e maj të vitit 2001 kryesisht në fshatin Lluçan në komunën e Bujanocit.
Disa javë para fillimit të bisedimeve direkte pala serbe kishte nxjerr
një platformë të veten për zgjidhjen e krizës në Luginë të Preshevës, më
datë 16 shkurt 2001, të quajtur "Programi dhe plani për zgjidhjen e krizës
në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës"38
. Në të është theksuar
përcaktimi i fuqishëm i qeverisë serbe dhe jugosllave për "zgjidhjen e
krizës në Luginën e Preshevës në mënyrë paqësore dhe me mjete politike e
diplomatike nëpërmjet dialogut të përfaqësuesve të Republikës së Serbisë
dhe Republikës Federative të Jugosllavisë me përfaqësuesit e bashkësisë
shqiptare me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare". Ky plan serb morri
mbështetje të gjërë nga bashkësia ndërkombëtare.
Si kundërpërgjigje ndaj planit serb ekipi negociator shqiptar i
përbërë nga përfaqësuesit e UÇPMB-së dhe partive politike shqiptare
paraqiti një plan të vetin më 1 mars 2001 i quajtur "Platforma për
parandalimin e konflikteve të armatosura dhe zgjidhjen e krizës në rajonin
e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës"39
. Platforma e delegacionit shqiptar
parashihte vënien nën kontroll ndërkombëtar të territorit të Luginës së
Preshevës, çmilitarizimin e rajonit të Luginës së Preshevës dhe tërheqjen e
forcave serbe të sigurisë si dhe kërkonte zgjidhjen e çështjes së statusit
përfundimtar pas ndërtimit të shoqërisë demokratike duke i lejuar
popullsisë së rajonit të vetëdeklarohet. Platforma poashtu parashihte
krijimin e forcave vendore të rendit sipas strukturës nacionale të popullsisë
si dhe mbikqyrjen e marrëveshjes së arritur nga forcat paqëruajtëse
ndërkombëtare40
.
38
Titulli origjinal: Srbija posle Miloševića, Program Rešavanje Krize u Pčinjskom
Okrugu 39
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd:2003, f. 271 40
Pjesë nga teksti i platformës së delegacionit shqiptar
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
159
Platforma e ekipit negociator shqiptar u refuzua nga pala serbe,
ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk i ofroi ndonjë përkrahje kësaj
platforme.
Konflikti i armatosur në Luginën e Preshevës është përmbyllur pa
ndonjë marrëveshje formale të nënshkruar në mes të palëve, gjë që do të
dokumentonte zgjidhjen e statusit politik të rajonit të Luginës së Preshevës.
Programi serb u pranua gjërësisht nga bashkësia ndërkombëtare si bazë e
mirë e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara në Luginën e Preshevës
me dekada të tëra, ndërsa platforma e delegacionit shqiptar nuk u morr
parasysh. Delegacioni shqiptar nuk ka arritur kurrë të nënshkruaj një
marrëveshje formale të njohur ndërkombëtarisht me palën serb gjatë këtyre
negociatave edhe pse në Luginën e Preshevës kishte ndodhur një konflikt i
armatosur. Disa analistë i atribuojnë mungesën e kësaj marrëveshje
rrethanave gjeopolitike që mbretëronin në Evropën juglindore në pranverën
e vitit 2001, ku vetëm para ca muajve ishte rrëzuar nga pushteti diktatori
Millosheviq dhe kjo rrjedhimisht kishte prodhuar një lloj euforie
perendimore me politikën e re serbe, ndërsa disa të tjerë e shohin këtë si
rezultat i moskordinimit dhe mospërgatitjes së duhur në mes të
përfaqësuesve të delegacionit shqiptar, por edhe në mes të vetë
përfaqësuesve ushtarak të UÇPMB-së. Shpërthimi i konfliktit të armatosur
në Maqedoni në mes të forcave maqedonase të sigurisë dhe pjesëtarëvë të
UÇK-së gjatë periudhës së konfliktit në Luginë ka qenë një faktor shtesë i
disfavorshëm për guerilasit e UÇPMB-së. Kjo ka ndikuar që vëmendja e
bashkësisë ndërkombëtare të shmanget te një vatër tjetër krize potencialisht
shumë më të rrezikshme se ajo në Luginë.
Deklarata e çmilitarizimit dhe eliminimi i zonës tokësore të
sigurisë
Paralelisht gjatë zhvillimit të negociatave shqiptaro-serbe bashkësia
ndërkombëtare ka mbajtur biseda me autoritetet civile dhe ushtarake serbe
e jugosllave mbi modalitetet e kthimit të forcave të kombinuara serbe të
ushtrisë dhe policisë në zonën tokësore të sigurisë. Për shkak të
intensifikimit të luftimeve në Maqedoni në mes të pjesëtarëve të Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare por edhe për shkak të përpjekjeve dhe vendosmërisë
së bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha të NATO-s, për zgjidhjen e
konfliktit të armatosur në Luginë, forcat aleate të NATO-s kanë lejuar
hyrjen e trupave serbe të sigurisë në sektorin C të Zonës tokësore të
Sigurisë më 14 mars 2001. Kjo zonë paraqiste një pikë strategjike në
trekëndëshin Serbi-Maqedoni-Kosovë, ndërsa depërtimi i forcave serbe në
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
160
këtë zonë kishte për qëllim të ndërpriste kanalet e komunikimit në mes të
UÇPMB-së në Preshevë dhe UÇK-së në Maqedoni. Hyrja e disa mijërave
trupave serbe në sektorin C, që është një zonë mbi fshatrat Miratoc,
Tërrnavë e Norçë në Preshevë, ndodhi pa ndonjë incident apo konflikt të
armatosur41
.
Depërtimi i pjesëtarëve të UÇPMB-së në Rahovicë të Preshevës,
fshati më i madh shqiptar në Preshevë, më 12 maj të vitit 2001 ka paraqitur
përfundimisht fillimin e fundit të rrezistencës së armatosur në Luginën e
Preshevës. Për shkak se ky fshat ndodhej jashtë zonës tokësore të sigurisë
dhe për arsye të prishjes së marrëveshjes së armëpushimit, NATO
përshpejtoi planet për lejimin e hyrjes së trupave serbe të sigurisë përgjatë
tërë zonës tokësore të sigurisë në territorin e Luginës së Preshevës. Në një
deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s të lëshuar më 14 maj
2001 thuhet "Këshillit i Atlantikut të Veriut ka vendosur sot të autorizojë
Komandantin e KFOR-it që të lejojë kthimin e kontrolluar të forcave
jugosllave dhe serbe të sigurisë në Sektorin B të Zonës tokësore të Sigurisë
duke filluar më 24 Maj 2001 si hap përfundimtar në një proces në faza dhe
të kushtëzuar"42
. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i bënte
thirrje autoriteteve jugosllave dhe serbe t'i përmbahen përkushtimeve për
një zgjidhje paqësore të krizës në rajon si dhe të implementojnë dhe
zhvillojnë masa për ndërtimin e besimit. NATO poashtu kërkoi nga
autoritetet jugosllave e serbe tërheqjen e forcave jugosllave nga ndërtesat
civile si shkollat dhe fabrikat, të bëjë pagesat e mbetura borxh ndaj
punëtorëve shqiptarë dhe të bëjë kompenzimin financiar të atyre që kanë
pësuar dëme materiale, të ndërmarrin projekte për zhvillimin e
infrastrukturës në rajonin e Preshevës, të demilitarizojë fshatrat e Turisë
dhe Lluçanit, të punojë në themelimin e forcës së policisë multietnike së
bashku me OSBE-në si dhe të kthejë në punë 60 punëtorët shqiptarë me
kryerjen e pagesave të mbetura borxh dhe të vazhdojë dialogun politik me
përfaqësuesit etnikë të shqiptarëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së në
fund të deklaratës së tij të 14 majit 2001 përkujton se "koha ka ardhur për
grupet e armatosura shqiptare të hedhin armët dhe të luajnë një rol aktiv në
procesin paqësor politik mbrenda Serbisë demokratike".
Liderët ushtarak të UÇPMB-së kanë nënshkruar deklaratën mbi
çmilitarizimin e UÇPMB-së dhe lejimin e hyrjes së trupave serbe në
sektorin B më 21 maj 2001 në fshatin Konçul të Bujanocit, vend ku
41
Skënder Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, f. 231 42
NATO Press Release, http://www.nato.int/docu/pr/2001/p01-066e.htm (Bruxel:14 maj
2001)
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
161
ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së43
. Ushtria Çlirimtare e
Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me anë të këtij dokumenti zotohej që
të çmilitarizohej, çmobilizohej, çarmatosej dhe shpërndahej plotësisht me
ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare sipas këtyre afateve: Zona B Jug 22
Maj 2001, Zona B Qendër 30 Maj 2001, ndërsa Zona B Veri u deklarua se
nuk ndodhet nën kontrollin e UÇPMB-së44
. Deklarata e çmilitarizimit u
nënshkrua nga komandanti i UÇPMB-së Shefqet Musliu në prezencë të
Shefit të Zyrës së NATO-së për Jugosllavi Shon Salliven.
Deklarata e çmilitarizimit poashtu njohu përpjekjet e përfaqësuesve
të bashkësisë ndërkombëtare në lehtësimin e gjetjes së zgjidhjes paqësore
të krizës si dhe i bëri ftesë bashkësisë ndërkombëtare dhe qeverisë serbe e
jugosllave "të mbajnë përkushtimet e tyre për shqiptarët etnikë nga
komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit siç është detajizuar në
Programin serb për zgjidhjen e krizës në Serbinë jugore dhe siç është
theksuar në deklaratat e bëra nga ana e OSBE-së, NATO-s, BE-së,
UNHCR-së si dhe pjesës tjëtër të bashkësisë ndërkombëtare që të
lehtësojnë integrimin e shqiptarëve në jetën civile"45
. Deklarata kërkonte
themelimin e një force policore multietnike në Luginën e Preshevës si dhe
kërkonte nga qeveria serbe dhe jugosllave të rrespektonin programin e
propozuar të amnestisë për pjesëtarët e UÇPMB-së, të cilët vullnetarisht do
t'i dorëzojnë armët e tyre dhe pushojnë me të gjitha aktivitetet e tyre
luftarake.
Më 24 maj 2001 forcat serbe të sigurisë vranë udhëheqësin e
delegacionit shqiptar dhe përfaqësuesin e UÇPMB-së në bisedimet
shqiptaro-serbe, Ridvan Qazimin, në një pritë të organizuar në afërsi të
fshatit Tërrnoc. Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, një
nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës
dhe Bujanocit u vra më 24 maj në fshatin Tërnoc të komunës së
Bujanocit. Përfaqësuesit e shqiptarëve akuzuan forcat serbe për vrasjen e
komandant Lleshit duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të
marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë46
. Qeveria
jugosllave pranoi se udhëheqësi i luftëtarëve shqiptarë, Ridvan Qazimi, u
vra gjoja në një përleshje, kur trupat jugosllave hyn në zonën tokësore të
sigurisë. Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq, kishte thënë se zoti
43
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shqiptarët në Serbi, Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, Beograd, 2003, f. 271 44
Pjesë nga: Teksti i deklaratës së çmilitarizimit 45
Po aty 46
Zëri i Amerikës, http://www.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2001-05-24-8-1-
85596637.html (24 maj 2001)
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
162
Qazimi, ishte vrarë gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore
Guri i Gjatë, dhe kishte hedh poshtë pohimet se vrasja e zotit Qazimi
ishte një atentat.
Vrasja e qëllimtë e kryenegociatorit shqiptar nga snajperistët e
ushtrisë jugosllave dhe ndryshimi dramatik i natyrës së kërkesave politike
të shqiptarëve, të cilët fillimisht në platformën e tyre politike kërkonin
vendosjen e trupave paqëruajtëse ndërkombëtare në Luginën e Preshevës,
ndërsa në deklaratën e çmilitarizimit, gjersa konfliktit i ofrohej fundi, i
bënin ftesë "autoriteteve serbe e jugosllave që të mbajnë përkushtimin e
tyre për shqiptarët etnikë nga komunat e Preshevës, Medvegjës e
Bujanocit", paraqiste një moment kritik, që përmbyste në masë të madhe
sakrificat e një rezistence të armatosur nga një komunitet i vogël kundër
shtypjes e tiranisë shtetërore. Ndryshimi i natyrës së kërkesave politike iu
imponua përfaqësuesve shqiptarë, mbi të gjitha, për shkak të disponimit
ndërkombëtar, por edhe ndryshimit të realiteteve në terren47
. Shqiptarët e
Luginës së Preshevës kishin zgjedhur momentin më të keq të mundshëm
për të paraqitur kërkesat e tyre politike nëpërmjet rezistencës së
armatosur.
Konflikti i armatosur në Luginë dhe ndikimi i tij në sigurinë
rajonale
Shpërthimi i konfliktit të armatosur në fshatin Tanushec të
Maqedonisë në janar të vitit 2001 në mes të forcave maqedonase të sigurisë
dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare alarmoi institucionet
ndëkombëtare të sigurisë. Konfliktet në Luginën e Preshevës, që ishin
përshkallëzuar posaçërisht gjatë muajit nëntor 2000, incidentetet e shpeshta
të sigurisë në Kosovë si dhe fillimi i konfliktit të armatosur në Maqedoni
në janar të vitit 2001 shënuan një përkeqësim të përgjithshëm të situatës së
sigurisë dhe paqës rajonale në Ballkanin Perendimor. Këshilli i Sigurimit i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë më 7 mars
2001, ku "dënoi dhunën e ekstremistëve të armatosur shqiptarë në veri të
ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, posaçërisht vrasjen e tre
ushtarëve të forcave të armatosura të ish Republikës Jugosllave të
47
Autoritetet e reja serbe kishin shkuar aq larg në vardisjen e tyre ndaj kërkesave të
bashkësisë ndërkombëtare sa qe në muajin prill 2001 kishin arrestuar diktatorin serb
Sllobodan Millosheviq, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.
Autoritetet serbe kishin treguar shenja të qarta se janë të gatshme të transferojnë
Millosheviqin në burgun Sheveningen në Hagë çdo moment.
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
163
Maqedonisë në rajonin e Tanushecit"48
. Deklarata presidenciale e Këshillit
të Sigurimit i bënte thirrje liderëve politikë në Maqedoni, Kosovë dhe
Jugosllavi të izolojnë forcat që qëndrojnë pas incidenteve të dhunshme dhe
të shfaqin përgjegjësinë e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon. SHBA,
NATO, BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare filluan të emërojnë
emisar të vetë për zonat e konfliktit në Luginë dhe Maqedoni. NATO
emëroi Piter Feit emisar të vetin për konfliktet në Luginën e Preshevës dhe
Maqedoni49
. Në deklaratën presidenciale të 16 marsit Këshillit i Sigurimit i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara "shprehu brengën e vet të thellë mbi
situatën e sigurisë në disa komuna të caktuara në Serbinë jugore si rezultat
i veprimeve të dhunshme të grupeve të armatosura të shqiptarëve etnikë"50
.
Deklarata poashtu dënoi fuqishëm dhunën e vazhdueshme ekstremiste në
Maqedoni të përkrahur nga jashtë. Rezoluta 1345 e KS të OKB-së e 21
marsit 2001 ishte shume eksplicite në dënimin e "dhunës ekstremiste dhe
aktiviteteve terroriste në pjesë të caktuara të ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë dhe disa komuna të caktuara në Serbinë jugore"51
. Rezoluta
poashtu i bëri thirje edhe liderëve politik shqiptarë të Kosovës dhe liderëve
tjerë shqiptarë në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës të dënojnë publikisht
dhunën dhe jotolerancën etnike si dhe të përdorin ndikimin e tyre për
sigurimin e paqes.
Dhuna e orkestruar shtetërore serbe në veri të Kosovës dhe
incidentet e shpeshta të sigurisë nëpër enklavat serbe gjithandej Kosovës,
duke përfshirë edhe incidentet në vijën kufitare me Luginën e Preshevës,
paraqisnin nje element shtesë rëndues për faktorin shqiptar në Ballkan para
syve të opinionit vendimmarrës ndërkombëtar. Qëllimi i krijimit të një
klime të tillë të pasigurisë në Kosovë gjatë kryengritjeve të armatosura në
Luginën e Preshevës dhe Maqedoni kishte për qëllim të paraqiste
shqiptarët si faktor destabilizues në rajon dhe të paraqiste Kosovën si
eksportuese të dhunës ekstremiste në vendet fqinje. Ky qëllim u arrit
pjesërisht dhe pati ndikim të madh në shtyerjen e zgjidhjes finale të statusit
të Kosovës dhe paraqitjes së pengesave të shumta në rrugën e
shtetndërtimit të saj. Lufta e armatosur e shqiptarëve në Maqedoni u
kurorëzua me një marrëveshje formale të njohur si Marrëveshja Kornizë e
48
UN S/PRST/2001/7, (New York: Mars 2001) 49
NATO Secretary General Statement on Southern Serbia, http://www.nato.int/docu/pr/
2001/p01-028e.htm (Shkurt 2001) 50
UN S/PRST/2001/8, (New York, mars 2001) 51
UN Resolution 1345, (New York, mars 2001)
Faton MEHMETI, MA – Iljasa MUSLIU, MA
164
Ohrit52
, të nënshkruar më 13 gusht 2001. Kjo marrëveshje mundësonte
përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në vendbanimet me mbi 20% popullsi
shqiptare, përfaqësimin më adekuat të shqiptarëve në institucionet e
sistemit dhe rishikimin e procesit të decentralizimit në pjesë të caktuara të
Maqedonisë.
Konkluzion
Zgjidhja e kërkesave politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
iu besua 'vullnetit të mirë' të qeverive jugosllave dhe serbe dhe programit
të tyre për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, si dhe organizatave
të ndryshme ndërkombëtare që do të vendosën në rajon gjatë vitit 2001.
Procesi politik i pas konfliktit në Luginën e Preshevës do të sjell në
sipërfaqe probleme e vështirësi të shumta. Ky proces poashtu do të
vërtetojë dyshimet e skeptikëve si dhe mosbesimin e madh të shqiptarëve
në mungesën e kapaciteteve demokratike edhe të regjimit të ri serb për t'u
përballur me problemet e një komuniteti të vogël shqiptarësh në tre
komunat e Luginës së Preshevës që përbëjnë rreth 1% të numrit të
përgjithshëm të popullsisë në Serbi.
52
Marrëveshja e Ohrit, http://www.aliahmeti.org/dokumente/MARREVESHJA%20E%
20OHRIT.pdf (Ohër:2001)
SIGURIA NË KOSOVË DHE REFLEKTIMET NË VENDET E RAJONIT
165
Faton MEHMETI, MA
Iljasa MUSLIU, MA
SECURITY IN KOSOVO AND REFLECTIONS IN THE
COUNTRIES OF THE REGION
The solution of the political request of the Presheva Valley
Albanians was trusted to the “good will” of the Yugoslavian and Serbian
governments and their program for crisis management in the Presheva
Valley, and different other international organizations that would join the
Valley in 2001. Post-conflict political process in the Presheva Valley
would bring on the surface many other problems and hardships.
This process will also prove doubts of skeptics regarding the low
trust of Albanians toward the government because of the lack of
democratic capacities of the new Serbian government to face with
problems of a small community of Albanians in the three municipalities
that consist 1% of the total population in Serbia.