- kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · duhani, alkooli, droga dhe...

37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë Kandidatja: Mentori: Edona Thaqi Prof.Ass.Dr. Ilirjana Raça Bunjaku Gjakovë, Nëntor 2019

Upload: others

Post on 13-Aug-2020

180 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë

Kandidatja: Mentori:

Edona Thaqi Prof.Ass.Dr. Ilirjana Raça Bunjaku

Gjakovë, Nëntor 2019

Page 2: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Punimi me titull “Kujdesi imfermieror tek pacientet me sëmundje të varësisë” është realizuar në

Universitetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Mentori: Prof.Ass.Dr. Ilirjana Raça Bunjaku

Punimi përfshinë:

faqe tabela Ilustrime-foto grafikonë

37 1 6+1 5

KOMISIONI

Kryetar______________________________________

Anëtar_______________________________________

Anëtar_______________________________________

Kandidate Nënshkrimi

______________________ ______________

Page 3: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Deklaratë

Nën përgjegjësinë time morale dhe profesionale deklaroj se punimi me titull “Kujdesi imfermieror

tek pacientët me sëmundje të varësisë” është punuar në mënyrë individuale gjithnjë duke ju

referuar udhëzimeve që disponon Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” konkretisht Fakulteti i

Mjekësisë për punimin e diplomës. Gjithashtu deklaroj se i njejti punim asnjëherë nuk është

prezantuar përpara një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të

veçanta të tij. Punimi në fjalë nuk përmban material të shkruar nga një person tjetër përpos rasteve

të cituara dhe referuara sipas rregullave.

Falenderimet

Page 4: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Realizimi i punimit me titull “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë”, nuk do

të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkushtimin profesional të udhëheqëses së punimit doktoreshën

Ilirjana Raça Bunjaku, prandaj sot ndaj mirënjohjen time të veçantë për profesoreshën lidhur me

hartimin e studimit, metodologjinë, vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Gjithashtu u jam mirënjohëse dhe punonjësve të biblotekës profesionale të fakultetit të

infermierisë, që m’u gjendën në çdo moment për të më ndihmuar me informacione dhe materiale

nga më të ndryshmet duke treguar ndaj meje një përkushtim të madh.

Mirënjohje të veçantë sot dua të ndaj edhe për Universitetin “Fehmi Agani”, për mundësinë e

ofruar, si dhe për të gjithë pedagogët të cilët me përkushtim realizuan ligjeratat e tyre përgjatë tri

viteve të studimeve.

Sinqerisht, Edona Thaqi

Përmbajtja:

Page 5: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Abstrakt ........................................................................................................................................... 6

Hyrje ............................................................................................................................................... 7

Kapitulli -I- ..................................................................................................................................... 9

1. Si përkufizohet varësia? ........................................................................................................... 9

1.1. Si krijohet varësia nga substancat .................................................................................. 11

1.2. Simptomat e varësisë ...................................................................................................... 13

1.3. Efektet e varësisë ............................................................................................................ 13

1.4. Faktorët e rrezikut për varësinë ...................................................................................... 13

1.5. Varësia nga droga ........................................................................................................... 14

1.6. Indikacionet kryesore dhe sjelljet për mundësi të tërheqjes nga varësia....................... 15

1.7. Metodat e trajtimit .......................................................................................................... 16

1.8. Varësia nga duhani-nikotina........................................................................................... 17

1.8.1. Varësia ndaj duhanit mund të jetë e pranishme .......................................................... 17

1.8.2. Trajtimi dhe metodat ndihmuese ................................................................................ 18

1.9. Varësia nga alkooli ......................................................................................................... 19

1.9.1. Përdorimi i alkoolit dhe duhanit njëkohësisht, pasojat shëndetësore ......................... 20

Kapitulli-II- .................................................................................................................................. 22

2. Kujdesi infermieror tek sëmundjet e varësisë- droga, alkooli dhe duhani ......................... 22

2.1. Modeli i shumëfishtë i komponentëve për alkoolin dhe infermierinë e drogës.. ........... 23

2.2. Menaxhimi i ilaçeve ....................................................................................................... 25

2.3. Trajtimi pacientit përmes kujdesit infermieror............................................................... 26

Kapitulli-III- ................................................................................................................................. 27

3. Rezultatet e hulumtimit ...................................................................................................... 27

Page 6: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

3.2. Rast studimi ........................................................................................................................ 29

3.3. Fushat që duhen vlerësuar në lidhje me sjelljet ................................................................. 29

Diskutime…………………………………………………………………………………………………………………………………………….34

Përfundime .................................................................................................................................... 33

Rekomandime ............................................................................................................................... 34

Literatura ....................................................................................................................................... 35

Abstrakt

Përdorimi i alkoolit, duhanit dhe drogave të tjera (ADDT) përbën një rrezik të madh për shoqërinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përdorimi i alkoolit dhe duhanit renditet

midis 10 faktorëve kryesorë të rrezikut për shëndetin në të gjithë botën, ndërsa përdorimi i drogave

Page 7: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

të paligjshme renditet ndër 10 faktorët kryesorë të rrezikut për shëndetin në vendet e zhvilluara.

Varësia shkaktohet nga një kombinim i faktorëve të sjelljes, mjedisit dhe atyre biologjik.1 Faktorët

e rreziqeve gjenetike përbëjnë rreth gjysmën e gjasave që një individ të zhvillojë varësi.

Varësia përfshin ndryshime në funksionimin e trurit dhe trupit ku këto ndryshime mund të sillen

nga përdorimi i substancave të rrezikshme ose mund të ekzistojnë para.

Pasojat e varësisë së patrajtuar shpesh përfshijnë çrregullime të tjera të shëndetit fizik dhe mendor

që kërkojnë kujdes të specializuar mjekësor sepse nëse varësia nuk trajtohet me kalimin e kohës,

ajo bëhet më e rëndë, më shqetësuese dhe kërcënuese për jetën. Duhani, alkooli, droga dhe

substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit varen nga

përdorimi i këtyre materialeve, veprimet normale dhe fizike nuk mund të ofrojnë stimulimet e

mjaftueshme për gëzimin, prandaj vështirë se mund të heqin dorë nga këto substanca dhe si të tilla

ato mund të dëmtojnë trurin dhe shumë organe të tjera të personit abuzues me këto substanca.

Përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë zvogëlimin e neuroneve të dopaminës,

duke ulur në mënyrë të dukshme aftësitë e prodhimit, rezervës dhe lëshimit të dopaminës.3

Varësia e drogës, në termat më të thjeshtë është detyrimi i fortë për të marrë dhe përdorur

substanca, edhe pse ka të ngjarë të ndodhin një numër pasojash të padëshirueshme dhe të

rrezikshme. Ndërkaq efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë

në jetën e duhanpirësit. Edhe alkooli konsiderohet si një substancë i cili shkakton në trurin e njeriut

të paktën 6 efekte negative. Pjesa e parë e trupit që preket nga efektet e alkoolit ka të bëjë me zonën

ballore të trurit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vetëkontrollit, vullnetit, aftësisë për

mprehtësi dhe vëmendje.

Fjalët kyçe: varësi, destabilizim, sëmundje, stimulues.

Hyrje

Sëmundjet e varësisë janë sëmundje të cilat kërkojnë trajtim të veçantë ngase varësia gjithmonë

nga studiuesit shëndetësorë është konsideruar si diqka shkatërruese. Si tillë varësia konsiderohet

si një sëmundje kronike e trurit cila përfshinë përdorimin e pashmangëshëm të substancave

pavarësisht pasojave të dëmshme në shëndet dhe marrëdhënie shoqërore të cilat natyrshëm edhe

1 Grupi i Punës i Raportit Kombëtar 2013 të Shqipërisë mbi Gjendjen e Drogës, fq.25. 2 Po aty, fq.26. 3 R. Nurboja “Droga ne Kosove-Stop”, Peje 1996, fq.45.

Page 8: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

mund ta rrezikojnë shëndetin e pacientit. Në raste të tilla pacientët ndihen të skllavëruar apo edhe

qëndrojnë të lidhur ngushtësisht me substanca të ndryshme të cilat dëmtojnë gjykimin dhe

mirëqenien emocionale.4 Profesionistët shëndetësorë vazhdimisht krijojnë fushata sensibilizuese

përmes të cilave synojnë të inkurajojnë aftësimin e individëve të varur nga substanca të ndryshme

që ti drejtohen me kohë trajtimit me synimin që të ulin dipendencën nga këto substanca duke

përmirësuar shëndetin në përgjithësi dhe mirëqenien sociale gjithsesi duke përqafuar një stil të ri

të të jetuarit të lirë nga mëvarshmëria e substancave të cilat mund të kenë edhe pasoja fatale.5

Alkooli dhe duhani klasifikohen si substanca psikoaktive duke qenë se ato kanë vetinë të

ndryshojnë gjendjen shpirtërore dhe mënyrën e të menduarit. 6 Keqpërdorimi i substancave

psikoaktive, që në një masë më të vogël a më të madhe, ka përfshirë gjithë globin, ka zhvillim

kronik dhe progresiv dhe shkakton dëmtime të rënda të shëndetit fizik dhe shpirtëror si dhe

çrregullime të sjelljes, që në formën e tij më të vështirë, shkakton devijime të çuditshme sociale

dhe aktivitete të ndryshme kriminale.7

Qëllimi dhe objektivat

Punimi me titull “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë” synon të paraqes

një pasqyrë faktike të gjendjes së pacientëve të varur nga drogat e ligjshme dhe ato jo të

ligjshme. Materiali mund të shfrytëzohet edhe për hulumtime shtesë në këtë fushë.

Objektivat:

4 R.B.Wallace, “Shëndet publik & mjekësi parandaluese”, TABERNAKUL, 2014, fq.124. 5Osmani, K. Lutfiu, OJQ “PSIKOTERAPIA”, Prishtinë, 2003, fq.45. 6 Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.16. 7 R. Nurboja “Droga ne Kosove-Stop”, Peje 1996, fq.54.

Page 9: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Studentët e infermierisë të njohin shkaqet dhe pasojat që mund ti kenë pacientët me

sëmundje të varësisë.

Hulumtojnë dhe krahasojnë gjendjen gjinore në dy vitet e fundit tek këta pacientë

Metodologjia

Për realizimin e këtij punimi është shfrytëzuar metoda e hulumtimit dhe ajo e studimit të rasteve e

ndërtuar mbi hipotezat e ngritura.

Janë anketuar:

30 respodentë përdorues të drogave të ligjshme, duhan dhe alkool

2 respodentë përdorues të drogave të paligjshme

Kapitulli -I-

1. Si përkufizohet varësia?

Sëmundjet e varësisë përkufizohen si një gjendje që rezulton nga absorbimi periodik ose i

vazhdueshëm i një substance të caktuar. Sipas natyrës së drogës së konsumuar siç janë:

medikamentet, duhani, alkooli, hashish, heroinë etj, gjendjes së subjektit dhe tolerancës së tij ndaj

produktit, varësia pastaj mund të specifikohet në llojin e saj.8 Si e tillë varësia konsiderohet si

8 C. Vasev, Hyrje ne çeshtje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërisë, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,

fq.54.

Page 10: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

ansambli i fenomeneve të sjelljes, fenomeneve konjitive (të njohjes) dhe atyre fiziologjike që

rrjedhin nga konsumimi i përsëritur i një substance psikoaktive, tipikisht e shoqëruar:9

me një dëshirë të fuqishme për të marrë drogë,

me një vështirësi për të kontrolluar konsumimin,

me një vazhdim të konsumimit, megjithë, pasojat e dëmshme,

me një mos investim progresiv për aktivitete të tjera,

me obligime në përfitim të konsumimit të kësaj droge,

Çrregullimet e përdorimit të substancave karakterizohen nga një model i vazhdueshëm patologjik

i përdorimit të substancave psikoaktive që rezultojnë në përsëritje të pafavorshme fiziologjike, të

sjelljes dhe pasojave sociale.10

ICD 10 përcakton sindromën e varësisë si: “Një grup fenomenesh fiziologjike, sjelljeje dhe njohëse

në të cilën përdorimi i një substance ose një klase substancash merr një përparësi shumë më të

lartë për një individ të caktuar sesa sjelljet e tjera që dikur kishin një vlerë më të madhe”'11

Sëmundjett e varësisë specifikohen në varësinë fizike, psikologjike dhe sindromen e shkëputjes

ose zverdhjes.12

Varësia fizike: vlerësohet si një gjendje me turbullime organike sadoqë droga ndalohet

së konsumuari konstatohet si një gjendje e mungeses e karakterizuar nga të vjella, nga

ngërqe, ankth i vazhdueshëm. Si e tillë zakonisht shfaqet me sindromën e shkëputjes

(zverdhjes) që vjen si pasardhëse. Kjo gjendje rezulton si një adaptim i organizmit me një

psikotrop në mënyrë të tillë që te ndalimi i konsumimit të substancave vazhdimisht sjellë

reagime psikologjike dhe fiziologjike.

9 Po aty, fq.55. 10 C. Vasev, Hyrje ne çeshtje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërise, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,

fq.56. 11 Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Departamentin e Drogës, 1998. 12 Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Departamentin e Drogës, 1998.

Page 11: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Varësia psikologjike: vlerësohet si një gjendje e cila përkthehet në nevojën për të

konsumuar substanca që modifikojnë aktivitetin mendor. Kjo varësi provokon një dëshirë

të fiksuar e tiranike për të vrapuar tek produkti i kërkuar. Një gjendje e tillë evidentohet

një proces të karakterit të fiksimit që e dërgon përdoruesin në gjendjen e të ndjerit mirë

apo të adaptuar natyrshëm me realitetin. Kjo situatë vlerësohet si një proces që përfshinë

një adaptim të kushtueshëm dhe shkatërrues i mbështetur në zakonet, gjendjen afektike,

stilin e jetës së individit sesa mbi vetë substancën.

Sindroma e shkëputjes apo e zverdhjes përfshinë grupin e simptomave të provokuara

prej ndalimit të menjëhershëm të konsumimit të një substance psikotrope. Si e tillë kjo

situatë varion në formë dhe intensitet jo vetëm sipas substancave dhe dozave të

konsumuara por edhe të ndikuara sipas kontekstit socio-kulturor ku personi gjindet.

Specialistët mjekësorë në studimet e tyre kanë konstatuar se sa më tepër të shtohet

kohëhëzgjatja e veprimit të substancës, aq më e madhe është kohëzgjatja para shfaqjes së

simptomave të shkëputjes dhe aq më gjatë mund të zgjasë “zvjerdhja”.

1.1. Si krijohet varësia nga substancat

Njerëzit vazhdimisht në përditshmerinë e tyre ndiejnë kënaqësi kur plotësohen nevojat themelore

siç janë uria, etja dhe seksi por në shumicën e rasteve, këto ndjenja kënaqësie shkaktohen nga

lëshimi i disa kimikateve në tru. Shumica e këtyre substancave shkaktojnë që truri të lëshojë nivele

të larta të këtyre kimikateve të njejta që shoqërohen me kënaqësi ose shpërblim.13

Me kalimin e kohës, lëshimi i vazhdueshëm i këtyre kimikateve shkakton ndryshime në sistemet

e trurit të përfshira në shpërblim, motivim dhe memorie. Individi gjithashtu mund të përjetojë

dëshira të forta për substancën varëse dhe do të vazhdojë ta përdorë atë pavarësisht pasojave të

dëmshme ose të rrezikshme. Personi gjithashtu do të preferojë ilaçin ndaj kënaqësive të tjera të

shëndetshme dhe mund të humbasë interesin për aktivitetet normale të jetës.14 Në formën më

kronike të sëmundjes, varësia mund të bëjë që një person të ndalojë kujdesin për mirëqenien e vet

ose të mbijetesës.

13 Kandall SR. Substance and shadoë: a history of women and addiction in the United States-1850. To present. Cambridge, MA: Harvard University Press 1996, fq.211. 14 Po aty, fq.212.

Page 12: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Këto ndryshime në tru mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë, edhe pasi personi të ndalojë

përdorimin e substancave. Besohet se këto ndryshime mund t'i lënë ata me varësi të prekshme nga

shenjat fizike dhe mjedisore që ata shoqërojnë me përdorimin e substancave, i njohur gjithashtu si

shkaktues, të cilat mund të rrisin rrezikun e tyre për relapsin.15

Rreth 25-50% e njerëzve me një problem të përdorimit të substancave duket se kanë një çrregullim

të rëndë kronik. Për ta, varësia është një sëmundje progresive, relaksuese që kërkon trajtime

intensive dhe kujdes të vazhdueshëm, monitorim dhe mbështetje familjare ose kolegëve për të

menaxhuar shërimin e tyre.

Lajmi i mirë është se edhe forma më e rëndë, kronike e çrregullimit mund të jetë e menaxhueshme

dhe e kthyeshme, zakonisht me trajtim afatgjatë, monitorim dhe mbështetje të vazhdueshme për

shërim. Disa njerëz mendojnë se varësia nuk mund të jetë sëmundje sepse është shkaktuar nga

zgjedhja e individit për të përdorur drogë ose alkool. Ndërsa përdorimi i parë (ose përdorimi në

fazën e hershme) mund të jetë sipas dëshirës, pasi truri të jetë ndryshuar nga varësia, shumica e

ekspertëve besojnë se personi humbë kontrollin mbi sjelljen e tij. Zgjedhja nuk përcakton nëse

diçka është sëmundje. Sëmundja e zemrës, diabeti dhe disa forma të kancerit përfshijnë zgjedhje

personale si dietë, stërvitje, ekspozim në diell, etj. Një sëmundje është ajo që ndodh në trup si

rezultat i atyre zgjedhjeve.16

Disa studime të tjera argumentojnë se varësia nuk është një sëmundje sepse disa njerëz me varësi

përmirësohen pa trajtim. Njerëzit me një çrregullim të përdorimit të substancave të buta mund të

shërohen me pak ose aspak trajtim. Njerëzit me formën më serioze të varësisë zakonisht kanë

nevojë për trajtim intensiv të ndjekur nga menaxhimi i përjetshëm i sëmundjes. Sidoqoftë, disa

njerëz me varësi të rëndë ndalojnë të pinë ose përdorin drogë pa trajtim, zakonisht pasi kalojnë një

krizë serioze familjare, sociale, profesionale, fizike ose shpirtërore.17 Të tjerët arrijnë shkathtësi

duke marrë pjesë në takime për ndihmë vetjake (12-hapëshe ose AA) pa marrë trajtim profesional,

nëse ka, shumë.18

15 Po aty, fq.215. 16 C. Vasev, Hyrje ne çështje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërisë, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,

fq.124.

17 Po aty, fq.125. 18 Po aty, fq.126.

Page 13: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Simptomat e varësisë- Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore,

Edicioni i Pestë (DSM-5), simptomat e një çrregullimi të përdorimit të substancave mund të

përfshijnë:

1.2. Efektet e varësisë

Efektet e varësisë konsiderohen të jenë shumëdimensionale kjo për faktin se sëmundja e varësisë

mund të ndikojë tek një individ jo vetëm në një nivel biologjik, por edhe në atë psikologjik,

shoqëror dhe shpirtëror. Varësia nga cilado substancë mund të ndikojë negativisht në shëndetin

fizik të një individi, shëndetin mendor, shpirtëror, funksionimin ndërnjerëzor e shoqëror,

profesional, akademik dhe funksionimin e brendshëm.19

1.3. Faktorët e rrezikut për varësinë

Egzistojnë shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e një individi për të krijuar një varësi, duke

përfshirë gjenetikën e tyre, mjedisin, biologjinë, psikologjinë, moshën e përdorimit të parë,

varësinë e drogës së përdorur dhe shpeshtësinë e përdorimit të drogës. Faktorët e rrezikut mjedisor

mund të përfshijnë familjen, kulturën, bashkëmoshatarët, mbështetjen sociale (ose mungesën e

19 O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike ne planin ndërkombëtar, Zbornik IKSI, Beograd 1974,

fq.96.

Një dëshirë ose përpjekje e pasuksesshme për të kontrolluar, ulur ose ndaluar përdorimin e

substancave

Konsumuesit përdorin substanca më shumë

sesa synohet

Lakmi për të përdorur substancën

Përdorimi i përsëritur i substancës në

situata të rrezikshme

Rritet përdorimi për të arritur të njëjtin

efekt

Përdorimi i vazhdueshëm i

substancave pavarësisht

problemeve që shkakton

Substanca ndërhyn në përmbushjen e

detyrimeve

Page 14: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

tyre), traumat, stresorët, toksinat, dhe disponueshmërinë, aksesin e substancave. 20 Faktorët e

rrezikut biologjik mund të përfshijnë deficite në funksionin neurologjik, inflamacion nga shkaqe

të ndryshme dhe sëmundje të tjera fizike. Faktorët e rrezikut psikologjik mund të përfshijnë modele

mendimi, shtrembërime konjitive (mendim) dhe afektive (humor), temperament (personalitet),

kontrollin e impulsit dhe sëmundje të tjera mendore.

1.4. Varësia e nga droga

Varësia nga droga është një sëmundje kronike, rikthyese e trurit, që shoqërohet me sjellje

kompulsive dhe dëshirë të parezistueshme për të përdorur drogë, pa marrë parasysh pasojat dhe

dëmet jo vetëm ndaj vetës por edhe ndaj rrethit. Varësia e drogës sipas profesionistëve

shëndetësorë konsiderohet edhe si çrregullim i përdorimit të substancave, drejt një sëmundjeje që

prek trurin dhe sjelljen e një personi dhe çon në paaftësi për të kontrolluar përdorimin e një ilaçi.

Varësia e drogës mund të fillojë me përdorimin eksperimental të një droge rekreative në situata

sociale e cila dita ditës mund të bëhet më e shpeshtë dhe si e tillë fillimisht fillon me ekspozimin

ndaj ilaçeve të përshkruara, ose marrjen e ilaçeve nga një mik apo i afërm i cili është përshkruar

me ilaçe. Kur një person përjeton varësi, ata nuk mund të kontrollojnë sesi përdorin një substancë

ose marrin pjesë në një aktivitet, dhe bëhen të varur nga ajo për të përballuar jetën e përditshme.21

Me kalimin e kohës, personat të cilët konsumojnë drogë mund të kenë nevojë për doza më të mëdha

të ilaçit duke kuptuar natyrshëm se përdorimi i kësaj substance mund ta bëj atë të ndjehet i sëmurë

fizikisht me simptoma të tërheqjes.22

Varësia ndaj kësaj substance vazhdon të jetë më e rrezikuar atëherë kur mund të jetë në rrezik

shëndeti i personit që abuzon me këtë substancë duke shkaktuar edhe ndryshime në sistemet apo

qarqet tjera të trurit dhe si të tilla ta dëmtojnë seriozisht edhe :

20 O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike në planin ndërkombëtar, Zbornik IKSI, Beograd 1974, fq,

96. 21 A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës”, Prishtine 1966, fq.16. 22 A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës”, Prishtine 1966, fq.18.

Page 15: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

1.5. Indikacionet kryesore dhe sjelljet për mundësi të tërheqjes nga varësia

Egzistojnë indikacione nga më të ndryshmet të cilat mund ti përjetoj një person i cili abuzon me

ndonjë substancë narkotike. Disa prej tyre janë të specifikuara si më poshtë të cilat qartë pasqyrojnë

mënyrën e pakontrolluar të personit abuzues me drogën.

aftësinë për të mësuar

gjykimin

vendimmarrjen

kujtesen

Page 16: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Duhet theksuar se kur një person ka një varësi, dhe ata ndalojnë marrjen e substancës ose

përfshirjen në sjellje, mund të shfaqin simptoma të caktuara:

ankth nervozizëm dridhje lëkundje

të vjella të përziera lodhje humbje e oreksit

Foto nr.1. Marrja e drogës përmes ingjeksioneve

1.6. Metodat e trajtimit

Për të trajtuar një person i cili konsiderohet se ka varësi nga konsumimi i substancave narkotike

kërkohet një përkushtim tejet i madh i punëtorëve shëndetësorë si dhe mbështetje maksimale nga

mënyrë të pakontrollueshme duke kërkuar ilaçe

rritja e marrjes së rrezikut, si për të hyrë në substancë ose

aktivitet, ashtu edhe gjatë përdorimit të saj ose përfshirjes

në të

duke u angazhuar në mënyrë të pakontrollueshme në nivele të

dëmshme të sjelljes së formimit të zakonit

fshehjen e substancave ose sjelljeve dhe përndryshe duke

ushtruar fshehtësi, për shembull, duke refuzuar të

shpjegojë dëmtimet që ndodhin gjatë ndikimit

paaftësia për të ndaluar përdorimin e një droge,

megjithëse mund të jetë duke shkaktuar probleme

shëndetësore ose probleme personale, siç janë çështjet me

punësim ose marrëdhënie

vështirësi në marrëdhënie, të cilat shpesh përfshijnë

dëmtimin e njerëzve që identifikojnë varësinë

lënia pas dore ose humbja e interesit për veprimtari që nuk

përfshijnë substancën ose sjelljen e dëmshme

ndryshime të thella në pamjen, përfshirë një braktisje të

dukshme të higjenës

Page 17: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

ana e familjarëve dhe miqëve prandaj krijimi i grupeve mbështetëse dhe programet e rehabilitimit

mund të jenë jetike për shërimin.23

Përparimet medicinale dhe përparimi në diagnostikimin e kanë ndihmuar komunitetin mjekësor të

zhvillojë mënyra të ndryshme për të menaxhuar dhe zgjidhur varësinë.

Një person me një varësi nuk është në gjendje të ndalojë marrjen e një substance ose të përfshihet

në një sjellje, megjithëse ka efekte të dëmshme në jetën e përditshme.24 Metodat rehabilituese

përfshijnë:

terapinë e sjelljes dhe këshillimit

mjekim dhe trajtim të bazuar në ilaçe

pajisje mjekësore për të trajtuar tërheqjen

trajtimi i faktorëve psikologjik të lidhur, siç është depresioni

kujdesi i vazhdueshëm për të zvogëluar rrezikun e relapsit

1.7. Varësia nga duhani-nikotina

Një nga substancat më të abuzuara në botë konsiderohet të jetë duhani prandaj edhe Qendrat për

Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se duhani shkakton 6 milion vdekje nga

burimi i besueshëm në vit. Nikotina është kimikati kryesor i varur në duhan i cili shkakton një

nxitim të adrenalinës kur përthithet në rrjedhën e gjakut ose thithet përmes tymit të cigares dhe si

e tillë shkakton një rritje të dopaminës e cila shpesh quhet edhe kimikate "e lumtur" e trurit. Si çdo

ilaç tjetër, përdorimi i duhanit me kalimin e kohës mund të shkaktojë një varësi fizike dhe

psikologjike.25

1.7.1. Varësia ndaj duhanit mund të jetë e pranishme nëse personi:

nuk mund të ndalojë pirjen e duhanit ose përtypjen, pavarësisht përpjekjeve për të lënë

ka simptoma të tërheqjes kur ata përpiqen të lënë (duart e lëkundura, djersitje, nervozizëm,

ose rrahje e shpejtë e zemrës)

23 R. Nurboja “Droga në Kosovë-Stop”, Pejë 1996, fq.36. 24 Robert Fabijani, “Rrugët e drogës”, 1995, fq.45. 25 S. Vranica, "Narkomania", Kosovë, viti 2003, fq.68.

Page 18: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

duhet të pijë duhan ose të përtypet pas çdo vakti ose pas një periudhe të gjatë kohore pa

përdorur, siç është pas një filmi ose takimi pune

ka nevojë për produkte të duhanit që të ndjehen "normal" ose t'u drejtohen atyre gjatë stresit

heq dorë nga aktivitetet ose nuk do të marrë pjesë në ngjarje kur pirja e duhanit ose

përdorimi i duhanit nuk lejohet

vazhdon të pijë duhan pavarësisht problemeve shëndetësore

Varësia ndaj duhanit mund të ketë pasoja fatale pa trajtim dhe në shumë raste përdorimi i

pakontrolluar i duhanit mund të shkaktojë:

kanceret e mushkërive fytit dhe gojës sëmundje të zemrës apo

sëmundje kronike të mushkërive si emfizema dhe bronkiti

Nikotina vlerësohet si mjaft problematike në moshë të re sepse adoleshentët fillojnë të

eksperimentojnë me pirjen e duhanit zakonisht në moshën 14 ose 15 vjeç, apo edhe më herët, një

fazë jete kur truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj nikotinës.26

Përveç efektit të nikotinës në tru, përvojës së tërheqjes së nikotinës dhe proceseve mësimore

asociative, faktorë të tjerë luajnë një rol kontribues në faktin nëse përdorimi i duhanit është i

iniciuar apo i qëndrueshëm. Këta faktorë përfshijnë kulturën mjedisore (hyrja dhe

disponueshmëria e produkteve të duhanit, ndalimet e përdorimit të duhanit, kostoja, pranimi dhe

modelimi shoqëror) dhe karakteristikat e individit (gjenet, çrregullimet e psikiatrisë bashkë-

morbide dhe veçoritë e personalitetit). Në lidhje me faktorët e fundit, inicimi i sjelljes së pirjes së

duhanit dhe kalimi në varësi (d.m.th. pirja e duhanit të vazhdueshëm) është zbuluar të tregojë

trashëgiminë e fortë.

1.7.2. Trajtimi dhe metodat ndihmuese

Varësia e nikotinës ose duhanit duhet të trajtohet si një sëmundje kronike prandaj edhe trajtimi

mund të kërkojë përpjekje të vazhdueshme në përpjekjen për të ndihmuar përdoruesit e duhanit në

përpjekjet e tyre për të lënë. Relapsi duhet të shihet si një ngjarje e mundshme. Në mesin e

duhanpirësve që pushojnë pa trajtim, përqindja që mund të arrijnë abstenencën për të paktën një

26 Schuckit, M. A. (2000). Drug and alcohol abuse (5. Ed.). Nueva York: Plenum.

Page 19: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

javë është 25-51% dhe të paktën tre muaj është 10-20%. Me gjashtë muaj, vetëm 3-5% kanë arritur

abstenencën e zgjatur (150).

Trajtimi mund të përmirësojë këto rezultate:

Trajtimi mund të përfshijë përdorimin e mënyrave të ndryshme të këshillimit dhe llojeve

të ndryshme të farmakoterapisë.

Mund të përfshijë gjithashtu përdorimin e ilaçeve të shumta.

Komponenti më kritik i kujdesit është ofrimi aktual i trajtimeve të tilla. Dorëzimi i trajtimeve mund

të lehtësohet duke zhvilluar infrastrukturën për të promovuar identifikimin e duhanpirësve në

secilën vizitë në klinikë, duke trajnuar profesionistë të kujdesit shëndetësor për trajtime të varësisë

nga nikotina, duke siguruar ndërprerje të duhanit produkte medicinale në formular, dhe duke

siguruar mbulim të kujdesit shëndetësor për ndërprerjen e duhanit .

1.8. Varësia nga alkooli

Alkooli është një substancë ligjore e kontrolluar që ul ankthin dhe frenimet. Ai gjithashtu ka një

gamë të gjerë të efekteve anësore nga humbja e koordinimit deri tek fjalimi i paqartë. Jo të gjithë

ata që pinë alkool mund të konsiderohen alkoolik. Megjithë nënkuptimin negativ me të cilin është

e lidhur fjala “alkool”, mendohet se kjo substancë ka efekte të kundërta për shëndetin e individëve

në varësi të sasisë që konsumohet.27

Alkooli zakonisht konsumohet si pije në forma të ndryshme, përfshirë birrën, verën dhe lëngun e

fortë. Ai prek të gjithë në mënyra të ndryshme. Gjenet, mjedisi dhe dieta mund të ndikojnë nëse

një person është i prirur të zhvillojë një sëmundje të lidhur me alkoolin, ndërsa faktorë të tillë si

mosha, pesha dhe seksi mund të ndikojnë në efektet më të menjëhershme të alkoolit.28 Alkooli

është një depresiv i sistemit nervor qendror (CNS), kështu që ngadalëson proceset mendore dhe

trupore.29 Me konsumimin e parë të alkoolit, përdoruesit mund të pësojnë një rënie të ndjenjave të

ankthit ose stresit. Zakonisht vlerësohet si një lubrifikant shoqëror, që do të thotë që pirësit kanë

më shumë të ngjarë të ndiejnë besim në takimin me njerëz të rinj dhe më pak të shqetësuar me

27 Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.19. 28 Po aty, fq.20. 29Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.22.

Page 20: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

mënyrën sesi perceptohen nga të tjerët. Për shkak se alkooli është i ligjshëm dhe pranohet gjerësisht

në shoqëri, është e vështirë të tregohet ndryshimi midis përdorimit të rastësishëm dhe abuzimit.

Në përgjithësi, çdo përdorim i alkoolit që sjellë pasoja negative konsiderohet abuzim dhe disa nga

pasojat negative të përdorimit të alkoolit përfshijnë:

Varësia e alkoolit, e njohur edhe si alkoolizmi, shënohet nga një mall për alkoolin dhe paaftësi për

të ndaluar pirjen, edhe kur shkakton dëm ekstrem personal ose shoqëror. Shenjat e një varësie nga

alkooli përfshijnë shpesh pirjen më shumë seç synohet, duke dashur të ndalosh pirjen, por

paaftësinë për të, zhvillimin e një tolerance ndaj alkoolit, ndjenjën e simptomave të tërheqjes kur

ndalon, duke lënë përgjegjësitë personale dhe profesionale të flakërojnë në favor të pirjes dhe

shpenzimit të një sasie ekstreme të kohë duke u përpjekur për të marrë dhe pirë alkool.

Shumë njerëz që luftojnë me varësinë e alkoolit e kanë të vështirë ose të pamundur të braktisin pa

ndihmën ose mbështetjen e të tjerëve. Ka shumë profesionistë dhe grupe mbështetëse të dizajnuara

që ofrojnë ndihmë për këta persona duke gjetur strukturën më të mirë të rehabilitimit që është e

përshtatshme për pacientin. Një model i zakoneve jo të shëndetshme ose të rrezikshme të pirjes, i

njohur klinikisht si një sëmundje e përdorimit të alkoolit, mund të shkojë në ashpërsi. Me kalimin

e kohës, ajo mund të ndikojë në tru dhe të çojë në përdorim dhe varësi të detyrueshme të alkoolit,

ose alkoolizëm. Nëse diagnostikohet herët, disa efekte të varësisë nga alkooli mund të kthehen.

1.8.1. Përdorimi i njëkohshëm i alkoolit dhe duhanit dhe pasojat shëndetësore

Përveç përdorimit të alkoolit dhe duhanit, njerëzit mund t’i përdorin të dyja substancat gjithashtu.

Ka fakte shkencore të cilat dëshmojnë se njerëzit që konsumojnë alkool, kanë më shumë të ngjarë

të fillojnë duhanin dhe t’i përdorin të dyja substancat njëkohësisht dhe anasjelltas sepse ata që

Marrëdhënie të tensionuara

Dëmi fizik ose sëmundja

Vështirësia financiare

Problemet në punë

Page 21: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

konsumojnë duhan, kanë më shumë të ngjarë të fillojnë alkoolin duke i përdorur kështu të dyja

substancat.30

Një numër i madh studimesh kanë raportuar që proporcioni i duhanpirësve është më i lartë midis

përdoruesve të alkoolit sesa midis atyre që nuk e përdorin alkoolin, kurse proporcioni i përdoruesve

të alkoolit është më i lartë midis duhanpirësve. Prevalenca e përdorimit të duhanit midis

përdoruesve të alkoolit është tri herë më e madhe sesa prevalenca e duhanpirjes në popullatën e

përgjithshme. Fakti që alkooli dhe duhani janë droga “të ligjshme”, mund të nxisë më tej

bashkëpërdorimin e të dy substancave por, siç u përmend dhe më lart, edhe faktorë të tjerë me

natyrë biologjike mund të jenë përgjegjës për përdorimin e njëkohshëm të alkoolit dhe duhanit31.

Përveç tendencës së theksuar për të bashkëpërdorur alkoolin dhe duhanin, konsumi i duhanit

konsiderohet si një faktor i fuqishëm parashikues për përdorimin e mëtejshëm të alkoolit dhe

abuzimin me të. 32

30 Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE, 2006; Rose JE, 2004;

Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006). 31 Funk D, 2006, fq.154. 32 Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE, 2006; Rose JE, 2004;

Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006).

Page 22: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Kapitulli-II-

2. Kujdesi infermieror tek sëmundjet e varësisë- droga, alkooli dhe duhani

Një prej detyrave më të rëndësishme të një mjeku klinik që do të studiojë një sjellje çfarëdo

adiktive, është vlerësimi dhe përcaktimi i diagnozave funksionale të cilat do të ndihmojnë në

planifikimin e trajtimit e njohur si vlerësimi i të sjellurit.

Infermierët konsiderohen të jenë personat më të afërt me abuzuesit e substancave të ndryshme, kjo

për shkakun se gjatë kontrollave ata u qëndrojnë shumë afër kësaj kategorie duke u përpjekur të

krijojnë role të specializuara për përgjegjësitë që kanë.

Përmirësimi i komunikimit me personin i cili për vite të tëra ka abuzuar me drogën, alkoolin apo

duhanin për infermierët është shumë e rëndësishme që ata të njohin aspekte të ndryshme të

personalitetit të tij. Është e rëndësishme që secili infermier të mësoj të komunikoj në mënyrë

efikase duke e dëgjuar pacientin ndërsa ai rrefen çrregullimin, patologjinë dhe efektet që ka në

jetën e përditshme, në familje, në punë e në raporte sociale, sepse ajo çfarë ai tregon nuk është

vetëm sëmundja, por vetë jeta e tij. Në situata të tilla është shumë e rëndësishme që të krijohen

mundësi për intervista të motivimit e cila vlerësohet si një këshillim që fillon nga këshillimi i

raporteve. 33 Këshillimi i motivuar qëndron konform kritereve si: përballimi, ndryshimi,

autonomia.

Të gjithë infermierët që punojnë në shërbime të alkoolit dhe ilaçeve mund të japin kontribut pozitiv

në arritjen e një numri të rezultateve shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror duke ofruar një gamë

të ndërhyrjeve si: trajtim, vlerësim dhe kujdes i shëndetit fizik dhe mendor.

33 Senay, E. (1998). Substance abuse disorders in clinical practice (2.ed). Nueva York: W.W. Norton & Company.

Page 23: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

2.1. Modeli i shumëfishtë i komponentëve për alkoolin dhe infermierinë e drogës

Roli i infermierit Përbërësit e rolit Shembujt

KLINIKA

përzgjedhje / vlerësim

• menaxhimi i rrezikut

• ruajtje e privatësisë

• punë kyçe

• ndërhyrjet psikosociale

• përshkrimin e rastit

• kontrollë të shëndetit fizik

• imunizimi i hepatitit b

• vaksinimet

• kontrolle të shëndetit

mendor

• avokim shëndetësor

Pacienti duhet të trajtohet me

përkushtim dhe në asnjë çast

të mos ndihet inferior për

situatën që gjindet. Përmes

këshillave profesionale dhe

mjekësore duhet të pranojë

natyrshëm situatën që gjindet

dhe të gjej forma për të

pranuar rehabilitimin

UDHËHEQËSIT

Krijojnë ekipe drejtuese dhe

menaxhuese

• mbikëqyrjen klinike

• praktikë reflektuese

Të zgjedhen persona

adekuatë dhe profesionistë të

cilët mund të punojnë me

rastet kur personat kanë

sëmundje të varësisë. Ata

INFERMIERËT MUND TË SJELLIN

ndërgjegjësim të rritur për komorbiditetet e

shëndetit mendor dhe fizik

shpërndarjen, monitorimin dhe

raportimin mbi efektet e ilaçeve

identifikimin dhe menaxhimin e

çmendurisë së lidhur me alkoolin

identifikimin dhe menaxhimin e sëmundjes së mëlçisë të lidhura me

alkoolin

Testimi i vaksinimit të hepatitit B dhe virusit të lindur nga gjaku (BBV)

menaxhimi i infeksioneve dhe efekteve anësore që

lidhen me praktikën e dobët të injektimit

Page 24: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

• zgjedhin të punojnë në

partneritet

• dhënia e këshillave për

komisionerët dhe politikat

marrësit

duhet vazhdimisht të marrin

konsulenc nga ekipet

psikiatrike.

CILËSI DHE

PËRMIRËSIM

duke u zhvilluar dhe

udhëhequr në vazhdimësi

qeverisje cilësore

• auditimi dhe shërbimi klinik

• monitorimi i të dhënave

• angazhimin në shëndetin

publik dhe hulumtime klinike

Aktivitetet përfshijnë

zhvillimin e një kornizë të

standardizuar të auditimit për

të ndihmuar në cilësinë dhe

sigurinë e shërbimit,

NGRITJA

PROFESIONALE

duke ofruar trajnime për

stafin jospecialist në

shërbime, e detyrueshme

• mësimdhënie universitare

dhe kurse pasuniversitare

• mentorimi i infermierëve

studentorë apo personelit të ri

siguron mësim

ndërprofesional

simpoziume për

parakualifikimin e

infermierëve,

mamitë dhe punonjësit

socialë për drogë dhe

çështje alkooli.

Aktivitetet e shëndetit publik për personat që vuajnë nga sëmundjet e varshmërisë mendohet se

janë nga më të ndryshmet të cilat në fokus kanë rritjet e vetëdijësimit të kësaj kategorie lidhur me

parandalimin e sëmundjes e cila dita ditës edhe mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e

pacientit.

Këto aktivitete janë të sistemuara sipas kësaj rënditje:

Infermierët përpiqen të kontribojnë në monitorimin e këtyre rasteve

Sigurimin e kujdesit klinik ekspert në shërbimet e trajtimit të alkoolit dhe ilaçeve

mbikëqyrja e qasjeve të trajtimit farmakologjik p.sh., detoksifikimi,

programet parandaluese të relapsit ndihmës

Page 25: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Ndërkaq aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me personat të cilët kanë krijuar varshmëri nga duhani

janë të sistemuara si më poshtë:

monitorimi i presionit të gjakut

infermierët ofrojnë ndihmë për të ndaluar pirjen e duhanit

këshilla për ushqimin, dietën dhe obezitetin

këshilla dhe referime dentare

duke kontribuar në mbikëqyrjen e shkelësve të ilaçeve të paligjshme

2.2. Menaxhimi i ilaçeve

Personat që përdorin problematikisht alkoolin ose drogën mund të kërkojnë ilaçe, antidepresivë

dhe antiretroviralë. Për shkak të kësaj, ata mund të ekspozohen ndaj rreziqeve që lidhen me

polifarminë prandaj edhe roli i infermierit është shumë i rëndësishëm në këtë segment sepse ata

janë të gatshëm të sjellin ekspertizë në administrimin e ilaçeve dhe menaxhimin të sigurtë të

ilaçeve, përfshirë rishikimet e regjimeve të ilaçeve.

Infermierët janë të trajnuar të jenë të aftë në komunikimin jodiskriminues dhe dëgjimin aktiv.

aftësi janë thelbësore për krijimin e një aleance terapeutike me përdoruesin e shërbimit,

Këto aftësi janë thelbësore për krijimin e një aleance terapeutike me përdoruesin e shërbimit, e cila nënkupton ofrimin e ndërhyrjeve psikosociale

ndërhyrje për problemet e zakonshme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.

Page 26: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

2.3. Trajtimi pacientit përmes kujdesit infermieror

Pacientët të cilët pranojnë se kanë varësi nga ndonjë substancë dhe të njejtit duan që ti kthehen

normalitetit të jetës ata duhet paraprakisht ti nënshtrohen disa fazave rezultati i të cilave mund të

jetë vetëm nëse funksionon si duhet trekëndëshi motivues pacient-mjek-infermier.

Faza e parë konsiderohet të jetë e orientuar në çintoksikimi fizik i substances që nga ato

ambulatore deri tek ato spitalore pa vuajtur simptomat e sindromës së abstinencës nga opiatikët.

Faza e dytë vlerësohet si faza e zakonit psikologjik e cila synon në heqjen e zakonit psikologjik

drejt konsumit të substancave që shkatërrojnë shëndetin e pacientit të cilat kanë të bëjnë me

ekspozim, trajnim për ti gjetur zgjidhje problemeve, trajnim për reduktimin e stresit, qetësim,

trajnim i aftësive sociale, e të tjera.

Faza e tretë e ashtëquajtura faza e normalizimit, e ndryshimit të stilit të jetesës së mëparshme dhe

kërkimin e qëllimeve të reja ndryshe nga konsumi shpërblyes i drogës. Në këtë fazë mjeku dhe

pacienti planifikojnë qëllime dhe objektiva të reja në programe psiko-edukative,

Faza e katërt synim kryesor ka trajnimin e teknikave të parandalimit të përtëritjes në mënyrë që

të ruhet abstinenca në vazhdimësi.

Page 27: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Kapitulli-III-

3. Rezultatet e hulumtimit

Numri i personave të cilët konsumojnë droga të ndryshme në Kosovë dhe shumë prej tyre dita

ditës po kalojnë në sëmundje të varësisë aktualisht vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Sipas

rezultateve të hulumtimit tonë të realizuara në Spitalin ‘Isa Grezda” në Gjakovë aktualisht të

regjistruar si persona të rregullt të cilët janë përdorues të drogës në tërë Kosovën janë rreth 35.000

persona ndërkaq Gjakova qëndron në vendin e tretë me konsumues të drogës. Mosha mesatare e

fillimit të konsumimit të drogës në vitin 2018 ishte 18 vjeç ndërkaq statistikat e fundit dëshmojnë

se mosha është ulur dhe në vitin 2019 dhe mosha mesatare e fillimit të konsumimit të drogës në

komunën e Gjakovës fatkeqësisht rezulton të jetë 16 vjeç. Ajo që vazhdon me qenë akoma më

shqetësuese bazuar në të dhënat e siguruara është edhe trajtimi i dy vajzave që aktualisht janë në

moshën 15 vjeçare, ndërkaq konsumimin për herë të parë fillimisht përmes duhanit e pastaj edhe

heroinës e kanë marrë qysh ne moshën 13 vjeçare.

Duhet theksuar se në repartin psikiatrik çdo ditë nga ora 12.oo deri në orën 13.oo bëhet shpërndarja

e terapisë me METADON e njohur si drog sintetike që ju plotëson pacientëve që fatkeqësisht kanë

varësi mungesën e drogave tjera sidomos heroines. Terapia Metadon është e siguruar nga Ministia

e Shëndetësisë dhe e njejta gjindet në listen esenciale të barnave në Kosovë.

Në repartin psikiatrik në Gjakovë gjatë këtij viti kalendarik të regjistruar për të marrë terapi me

metadon janë 90 persona prej tyre 82 meshkuj, 8 vajza, ndërkaq me vullnet janë larguar 8 persona

prej tyre 6 djem dhe 2 vajza pas një trajtimi të vazhdueshëm 3 vjeçar.

Page 28: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Grafikoni 1. Mosha mesatare e fillimit të konsumimit të drogës nga viti në vit ka ndryshime,

rezultatet tregojnë se në vitin 2019 mosha mesatare ka shënuar rënie nga 18 vjeç sa ishte në vitin

2018 këtë vit është nga mosha 16 vjeç fatkeqësisht.

Grafikoni 2. Gjinia e përdoruesve të rregullt të substancave narkotike në komunën e Gjakovës

konsiderohet të jetë shumë shqetësuese, meshkujt janë kryesisht nga mosha 16 vjeç deri në 35

vjeç, ndërkaq femrat janë nga mosha 20 vjeç deri në moshën 25 vjeç.

0

20

40

60

viti 2018 viti 2019

Mosha mestare e fillimit të konsumimit të drogës në vitin 2019 është nga mosha 16 vjeç për dallim nga viti i kaluar që ishte nga mosha 18

vjeç.

mosha 18 vjeç mosha 16 vjeç mosha 20 e tutje

7382

328

VITI 2018 VITI 2019

Gjinia e përdoruesve të rregullt të substancave narkotike në komunën e Gjakovës në vitin 2019 është 82 meshkuj dhe 8 vajza si përdorues të rregullt, por ka edhe

shumë raste që nuk vizitojnë sektorin publik por atë privat.

mashkuj femra

Page 29: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Grafikoni 3. Personat me sëmundje të varësisë shumë shpesh zgjedhin edhe ordinancat private

për trajtim si rezultat i stigmatizimit

3.2. Rast studimi

Fushat që duhet të vlerësohen

Me datën 16.04.2019 në repartin psikiatrik në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore pacienti me

inicialet L.Sh nga komuna e Gjakovës i moshës 32 vjeç. Fillimisht mjeku psikiatër është orientuar

në kushtet fizike dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit në fjalë duke treguar kujdes

të shtuar sidomos për sëmundjet më të shpeshta si janë: hepatitis B dhe C, turbekulozi, Sida, e të

tjera sëmundje. Pacienti paraqitet në ordinancë i shoqëruar nga familjari me humor disforik,

përzierje dhe të vjella të shoqëruara me dhimbje muskulare, diarre, temperaturë dhe pagjumësi.

Situata financiare

Bazuar në vlerësimin e kësaj kompetence mjeku psikiatër i shoqëruar me infermierin diskutojnë

rreth përpunimit të një programi të përshtatshëm terapeutik i cili do ta ndihmonte individin në fjalë

për kushtet psikologjike dhe repertorin e sjelljeve të individit.

20

100

45

75

0

20

40

60

80

100

120

Ordinanca Klodi-Med

Brenda një muaji ordinancen "K-M" frekuentojnë rreth 120 pacientë-konsumues të rregullt, prej tyre 3 persona janë nga Tropoja e shtetit shqiptar

vajza djem komuniteti shumicë RAE

Page 30: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Instrumenti vlerësues

Psikiatri menjëherë fillon të intervistojë pacientin përmes një instrumenti vlerësues dhe shumë

motivues për të mbledhur informacione të përgjithshme rreth arsyes së konsultës si dhe rrethanave

aktuale të jetës që bën pacienti aktualisht.

Të dhëna sociodemografike

Gjatë realizimit të bisedës motivuese, infermieri tashmë i posedon të gjitha të dhënat

sociodemografike të pacientit dhe të njejtat i vendos edhe në detabazën e tij për të përcjellur ecurinë

e sëmundjes së pacientit në periudhat vijuese.

Arsyet e konsultës

Edhe përkundër faktit që gati në të gjitha rastet personat që kërkojnë ndihmë vijnë në konsulta nga

presioni i familjes, i njerëzve të tjerë ose i instancave ligjore, pasi numri i atyre që e vendosin vetë

është i vogël një situatë e tillë ndodh edhe me rastin në fjalë sepse pacienti vjen i shoqëruar me një

familjarë mesatarisht të një grupmoshe.

Identifikim i substancave të konsumuara

Mjeku së bashku me pacientin dhe infermierin mundohen të rishikojnë çdo substancë specifike e

cila mund ta ketë dërguar pacientin deri në këtë gjendje. Pacienti ka përdorur substancën për herë

të parë në moshën 22 vjeç, është përdorues i rregullt i saj që nga ajo kohë, herën e fundit e ka

përdorur para 26 orëve, ndërkaq për frekuencën e përdorimit të saj nuk përgjgjet konkretisht.

Historiku i përftimit të problemit

Pacienti deklaron se gjendja jo e mirë bashkëshortore në vitin e parë të martesës e ka dërguar në

përdorimin e substancës. Më tutje ai deklaron se varësinë nga droga e ka qysh prej momentit kur

gruaja ka kërkuar divorc dhe ka marrë me vete edhe fëmijën 8 muajsh. Sjelljet e tij në familje dhe

shoqëri kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe vazhdojnë të jenë të njejta posaqërisht në gjendje

krizash.

Page 31: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Nga 30 respodentë sa kemi intervistuar në këtë punim 21 prej tyre kanë pohuar se brenda ditës

konsumojnë më shumë se 20 cigare në ditë ndërkaq vetëm 9 prej tyre kanë pohuar se konsumojnë

10 deri në 15 cigare në ditë.

Grafikoni 4. Frekuenca e cigareve të përdorura brenda 24 orëve

Të gjithë respodentët e intervistuar kanë pohuar se mosha e përdorimit të cigareve ka rezultuar të

jetë shumë herët konkretisht mes moshës 14-16 vjeç nga meshkujt ndërkaq nga femrat prej 20-22

vjeç.

Grafikoni 5. Mosha e konsumimit për herë të parë të një cigare të plotë

0

5

10

15

20

25

më shumë se 30 cigare më pak se 20 cigare

Frekuenca e cigareve të përdorura brenda një dite

në një ditë meshkuj femra

0

5

10

15

15-16 vjeç 20-22 vjeç

Mosha e konsumimit për herë të parë të një cigareje të plotë

vajza djem

Page 32: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Diskutime

Përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoolit është një problematikë tejet e theksuar e cila fatkeqësisht

ka rënduar shumë shoqërinë kosovare. Disa studime tregojnë që e shprehur në përqindje Kosovën

e llogarisin në vendin e tretë në rajon pas Bosnje Hercegovines dhe Shqipërisë me numrin e

personave që vuajnë nga çrregullimet në përdorimin e substancave të cilat natyrshëm e dërgojnë

personin në varësi. Është vlerësuar se nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë

kosovarë ka shënuar një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues

në të shumtën e rasteve janë adoleshentë.

Vartësia nga këto substanca mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur

nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë ndërkaq një person që varet

psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë

emocionale pa përdorur drogë.

Egzistojnë faktorë të shumtë të cilët janë identifikuar që ndihmojnë të dallojnë ata që abuzojnë me

drogat nga ata që janë më pak vulnerabël në abuzim.

Faktorë të shoqëruar me potencial më të madh për abuzim drogash janë quajtur faktorë “të

rrezikut”, ndërsa ata të shoqëruar me potencial të ulët për abuzim janë quajtur faktorë “mbrojtës”.

Pamja klinike e këtyre pacientëve është tejet e vështirë dhe të njejtit duhet të trajtohen vazhdimisht

për të arritur rezultatet e dëshiruara duke ndihmuar tek kjo kategori përmes seancave psikologjike,

programeve parandaluese gjithnjë duke u mbështetur në mundësinë e kontrollimit të sjelljeve

impulsive të tyre. Komuna e Gjakovës nuk qëndron fare mire në këtë drejtim sepse numri i

përdoruesve është shumë shqetësuese sidomos tek mosha e adoleshentëve.

Page 33: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Përfundime

Abuzimi me drogën apo ndonjë substancë tjetër e cila mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e

secilit njeri pavarësisht moshës dhe gjinisë konsiderohet si një proces shumë i rëndësishëm i cili

kërkon kohë dhe trajtim të veçantë përshkak të ndjeshmërisë që mund të ketë pacienti dhe familja

gjithsesi. Objektivi primar i trajtimit është që personi me varësi, të pranojë që ka nevojë për

ndihmë.

Si për drogat të cilat sipas ligjeve në fuqi konsiderohen si të ligjshme gjithashtu edhe për ato të

jashtëligjshme, zhvillohet një proces mohimi i vetëadiktivëve të tyre. Konsumimi i substancave të

ndryshme në shekullin që po jetojmë është kthyer në një fenomen mjaft të rëndësishëm kjo për

faktin se tematika e këtij fenomeni shqetëson shumë njerëz, prindërit e adoleshentëve, personat

që vuajnë nga varësia e drogave, si dhe personat që njohin përdorues të drogave ose vartës

të saj.

Komuna e Gjakovës fatkeqësisht nuk qëndron mire në këtë drejtim sepse numri i personave me

sëmundje të varësisë nga dita në ditë po shënon rritje. Aktualisht Gjakova rradhitet e treta në

Kosovë ku të regjistruar brenda vitit 2019 që marrin trajtim ditor janë 90 persona, ndërkaq numri

i atyre që kërkojnë trajtim në ordinancat private është dukshëm më i madh.

Varësia shfaqet kur përdorimi i një substance bëhet i tepruar dhe si pasojë shfaqen efekte

negative brenda një afati kohor. Mund të ketë edhe një përdorim të vazhdueshëm, pa ndërprerje,

ose një përdorim me doza të larta vetëm gjatë fundjavës. Manifestimi karakteristik i varësisë është

dëshira për të konsumuar substanca psikoaktive, të ligjishme ose jo, edhe kur janë me recetë nga

mjeku janë shprehur disa nga 30 respodentët tanë të anketuar të cilët fillimisht e kanë konsumuar

drogën përmes cigareve.

Page 34: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Rekomandime

Mjekët dhe infermierët të cilët çdo ditë të punës së tyre trajtojnë raste nga më të ndryshmet lidhur

me sëmundjet e varësisë bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë sa më shumë mundësi dhe

metoda të reja të cilat synojnë parandalimin e sëmundjeve të varësisë e në rastin tonë konkretisht

të drogës, duhanit dhe alkoolit.

Statistikat e siguruara në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë dëshmojnë fakte interesante lidhur me

rastet e abuzimeve me substance të ndryshme të konsideruara si të ligjshme dhe të paligjshme.

Mjekët rekomandojnë:

Kontrollë të vazhdueshme të pacientëve abuzues

Ndërgjegjësim emocional

Komunikime të vazhdueshme me pacientin të cilat synojnë zgjidhje të problemeve sociale

Mbështetje akademike, veçanërisht në lexim

Fushata sensibilizuese për parandalimin e sëmundjeve të varësisë

Promovim i storjeve të cilat me vetëdëshirë janë larguar nga droga dhe tashmë bëjnë jetë

normale.

Page 35: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Literatura

Grupi i Punës i Raportit Kombëtar 2013 të Shqipërisë mbi Gjendjen e Drogës.

Osmani, K. Lutfiu, OJQ “PSIKOTERAPIA”, Prishtinë, 2003.

Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.16

R.B.Wallace, “Shëndet publik & mjekësi parandaluese”, TABERNAKUL, 2014.

C. Vasev, Hyrje ne çështje kriminale dhe toksimanise dhe të varshmërise, “Punime te

zgjedhura”, Beograd 1976.

Kandall SR. Substance and shadow: a history of women and addiction in the United

States-1850, to present. Cambridge, MA: Harvard University Press 1996.

L.Sokoli, “DROGA”, Onufri, Tiranë, 1999.

Nj. Shtino “Psikiatria Ligjore”, 2005.

O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike në planin ndërkombëtar,

Zbornik IKSI, Beograd 1974,

Prof. A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës” Prishtinë 1966,

R. Nurboja “Droga ne Kosovë-Stop”, Peje 1996.

Robert Fabijani, “Rruget e drogës” Rome date 06.07.1995.

S. Vranica, "Narkomania", Kosovë, viti 2003.

Schuckit, M. A. (2000). Drug and alcohol abuse (5. Ed.). Nueva York: Plenum.

Senay, E. (1998). Substance abuse disorders in clinical practice (2.ed). Nueva York:

W.W. Norton & Company.

Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE,

2006; Rose JE, 2004; Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006).

Page 37: - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit

Të dhënat e kandidates

Emri Edona

Mbiemri Thaqi

Nacionaliteti shqiptare

Shtetësia kosovare

Ditëlindja 15.05.1998

Gjinia femër

Numri personal 1240783521

Të dhënat kontaktuese

Telefoni 045 476828

Adresa Konferenca e Bunjajt

Email [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

ShMU “Mazllom Këpuska”

ShMLM. “Hysni Zajmi”

Universiteti “Fehmi Agani”

Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi e rregullt

Nr. ID 106306051