kuptimi mbi evidencen ekonomike · 2018. 10. 12. · deklarata e tvsh-së për qershor 2010 pritet...
TRANSCRIPT
KUPTIMI MBI EVIDENCEN
EKONOMIKE
Besart HAJRIZI
1. Llojet e bizneseve në Kosovë
Llojet e bizneseve që mund të regjistrohen në zyrën e regjistrimit të bizneseve në Kosovë:
1. Biznese Individuale
2. Ortakëri të përgjithshme
3. Ortakëri e kufizuar (komandite)
4. Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.)
5. Shoqëri aksionare (Sh.a.)
6. Kompani të huaj
Linqe
Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK)
http://www.arbk.org/
Administrata Tatimore e Kosovës
http://www.atk-ks.org/
Kuvendi i Kosovës
http://www.kuvendikosoves.org/
2. Obligimet ligjore
2.1 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
Librat dhe regjistrimet mbahen me shkrim ose në
formë elektronike të mjaftueshme për të përcaktuar
detyrimin tatimor.
2.1 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
Librat dhe regjistrimet minimale që duhet mbajtur nga bizneset me qarkullim vjetor bruto deri në 50,000 € janë:
⁻ Libri i blerjes (regjistrohen të gjitha blerjet ose deklaratat)
⁻ Libri i shitjes (regjistrohen të gjitha shitjet dhe deklaratat)
⁻ Libri i arkës (regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet në arkë)
⁻ Raportet bankare (regjitrimet e depozitave dhe tërheqjeve)
⁻ Kopjet e dokumenteve mbështetëse për hyrjet në libra
⁻ Regjistrimi i mallit
⁻ Libri i të punësuarve
2.1 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
Librat dhe regjistrimet minimale që duhet mbajtur nga bizneset me qarkullim vjetor bruto mbi 50,000 €, ose ato të cilat zgjedhin vullnetarisht të tatohen në baza reale janë:
⁻ Libri i blerjes (regjistrohen të gjitha blerjet ose deklaratat)
⁻ Libri i shitjes (regjistrohen të gjitha shitjet dhe deklaratat)
⁻ Libri i arkës (regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet në arkë)
⁻ Raportet bankare (regjistrimet e depozitave dhe tërheqjeve)
⁻ Llogaria Kryesore (bilanci hapës, shtimet në kapital, zhvleftësimi,
bilanci mbyllës)
⁻ Pasqyrat financiare dhe Bilancin e gjendjes
⁻ Kopjet e dokumenteve mbështetëse për hyrjet në libra
⁻ Regjistrimi i mallit
⁻ Libri i të punësuarve
2.1 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
Blerjet dhe shitjet për të cilat është lëshuar faturë duhet të futen në
librin e blerjeve apo shitjeve brenda 5 ditëve pas pranimit apo lëshimit
të faturës.
Blerjet apo shitjet me kesh duhet të regjistrohen në librat përkatës në
baza ditore, jo më larg se ditën pasardhëse.
2.1 Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
o Regjistrimet e veprimtarisë ekonomike bizneset mund ti mbajnë
në formë elektronike për aq sa ata mbajnë të gjithë librat,
regjistrimet dhe ditarët e kërkuar.
o Të gjitha shënimet duhet të ruhen në një periudhë 6 vjeçare
2.2 Regjistrimi i mallit (stokut)
o Pa marrë parasysh qarkullimin vjetor çdo tatimpagues duhet të
kryej regjistrimin e mallrave në fund të vitit kalendarik.
o Regjistrimi duhet të kryhet më ose para 10 Janarit të vitit vijues
Shënimet në regjistrimin e mallrave përfshijnë:
• Emërtimin e mallit
• Njësinë matëse
• Çmimin, dhe
• Vlerën
*Regjistrimi i mallit mbahet me çmimin e kostos
2.2 Regjistrimi i mallit (stokut)
Çmimi i kostos për mallrat e blera përfshinë:
• Çmimi i blerjes
• Transportimi dhe trajtimi I mallrave deri në vendin aktual
• Pagesa doganore dhe tatimet tjera të parimbursushme
• Shpenzimet tjera që i atribuohen drejtpërdrejt prodhimeve,
materialeve dhe shërbimeve të gatshme
• Zbritjet tregtare, uljet dhe pikat tjera
2.2 Regjistrimi i mallit (stokut)
Çmimi i kostos për mallrat e prodhuara apo përpunuara përfshinë:
• Kosoto e lëndës së parë
• Shpenzimet e lidhura drejtpërdrejt me njësit e prodhimit, si fuqia
punëtore
• Shpërndarja e shpenzimeve fikse ose variabile
• Shpenzimet tjera që mund ti shtohen kostos
2.3 Faturat tatimore
Fatura tatimore duhet të përmbajë elementet vijuese:
• Numrin serik të faturës
• Datën e lëshimit të faturës
• Emrin dhe adresën e shitësit
• Numrin fiskal të shitësit
• Numrin e regjistrimit të TVSH-së të shitësit
• Emrin dhe adresën e blerësit/klientit
• Numrin fiskal të blerësit/klientit
• Numrin e regjistrimit të TVSH-së të blerësit/klientit
2.4 Transaksionet mbi 500 €
Të gjitha transaksionet mes personave të tatueshëm që kalojnë
shumën 500 € duhet të kryhen përmes transfereve bankare.
“Shkëmbimi i transaksioneve” me vlerë më të lartë se 500 € është I
liruar nga kërkesa për transfer bankar përveç në rastet kur kërkohet
edhe ndonjë pagesë shtesë përveç shkëmbimit. Në këtë rast kjo shumë
duhet të kryhet me transfer bankarë.
2.4 Afatet e deklarimit
Afatet e deklarimeve janë si në vijim:
TVSH duhet deklaruar deri në fund të muajit vijues (me ligjin e ri deri
me datën 20 te muajit vijues)
2.5 Ndëshkimet
Ndëshkimet për mos-deklarim deri në afatin e paraparë janë 5% të shumës së detyrimit tatimor në atë deklaratë. Shembull: Deklarata e TVSH-së për Qershor 2010 pritet deri më 31 Korrik 2010. Nëse ekziston një shumë e detyrimit tatimor prej 100 €, ndëshkimi do të jetë 5 € (100*0.05) në muaj për 5 muajt e parë sa deklarata është vonuar. Ndëshkimi maksimal është 25% e detyrimit tatimor.
2.5 Ndëshkimet
Ndëshkimet për mos-pagesë deri në afatin e paraparë janë 1% të shumës së detyrimit tatimor në atë deklaratë. Ndëshkimi për mos-deklarim dhe mos-pagesë nuk ngarkohet në të njëjtën kohë. Ndëshkimet për mos-pagesë fillojnë të llogariten pasi të kaloj afati i llogaritjes së ndëshkimeve për mos-deklarim (5 muaj). Ndëshkimi maksimal për mos-pagesë është 12% e detyrimit tatimor (1 vit).
2.5 Ndëshkimet
Ndëshkimet për nën-deklarim dhe mbi-deklarim të rimbursimeve tatimore: Nëse shuma e nën-deklarimit ose mbi-deklarimit të rimbursimeve tatimore është 10% ose më pak, atëherë ndëshkimi llogaritet 15% në diferencën e shumave Nëse shuma është mbi 10% atëherë ndëshkimi llogaritet 25% mbi diferencën e shumave. Nëse nën-deklarimet ose mbi-deklarimet për rimbursime kanë qenë të qëllimshme, atëherë ndëshkimet llogariten 100%. Kjo mund të aplikohet vetëm kur një gjykatë penale ka vërtetuar se deklarimet e pavërteta janë bërë me qëllim
2.5 Ndëshkimet
Shembull: Ndëshkimet për shumat nën 10% Deklarata e TVSH-së është paraqitur dhe paguar me kohë në shumën 500 €, mirëpo ATK ka vërtetuar se obligimi është 540 €. Meqë ndryshimi është më i vogël se 10% atëherë kemi këtë llogaritje: Tatimi i deklaruar 500 € Tatimi i përcaktuar nga ATK 540 € Ndryshimi 40 € (<10%) Ndëshkimi 6 € (40*0.15)
2.5 Ndëshkimet
Shembull: Ndëshkimet për shumat mbi 10% Është dorëzuar deklarata për rimbursim në vlerën 20,000 €. ATK ka konstatuar se rimbursimi është 10,000 €. Rimbursimi i kërkuar 20,000 € Rimbursimi i përcaktuar nga ATK 10,000 € Ndryshimi 10,000 € (>10%) Ndëshkimi 2,500 € (10,000*0.25) Rimbursimi për tatimpaguesin 7,500 € (10,000 – 2,500 ndëshkimi)
2.5 Ndëshkimet Ndëshkimet për mos-krijimin dhe mos-mbajtjen e regjistrimeve:
Qarkullimi vjetor Ndëshkimi
deri 30,000 € 125 €
30,000 € – 200,000 € 250 €
200,000 € - 500,000 € 500 €
mbi 500,000 € 1,000 €
Ndëshkimet aplikohen në secilin rast kur tatimpaguesi është gjetur se nuk ka mbajtur librat dhe regjistrimet e kërkuara. Mirëpo ndëshkimi nuk mund të aplikohet më shumë se një herë në 30 ditë.
3. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
3. TVSH
o Tatimi mbi vlerën e shtuar është një tatim mbi konsumin
o Zbatohet në të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të bëra nga:
• Personat fizik
• Personat juridik
• Institucionet publike, qendrore dhe lokale
o Prodhuesit, shpërndarësit dhe shitësit kanë të drejtë të kërkojnë
kthimin e TVSH-së të paguar në blerjet e tyre.
3. TVSH
Kush duhet të regjistrohet për TVSH:
o Importuesit dhe Eksportuesit
o Bizneset me qarkullim mbi 50,000 € (deklaruesit e TVSH-së)
o Deklaruesit vullnetar të TVSH-së
3. TVSH
Normat e TVSH-së:
o Norma tatimore 16%
o Norma tatimore 0%
o Furrnizimet e përjashtuara
3. TVSH
Bazat e kontabilitetit
TVSH-ja llogaritet në baza akruale. Kjo nënkupton se obligimi për TVSH lind
kur njëra nga ngjarjet e mëposhtme ndodh e para:
• Kur lëshohet fatura,
• Kur mallrat dhe shërbimet janë të gatshme për blerësin,
• Kur pranohet dërgesa.
3. TVSH
Është e rëndësishme të theksohet se ju jeni obligues për TVSH në shitje të
mallrave dhe shërbimeve gjatë çdo periudhe tatimore edhe nëse ju nuk keni
arkëtuar tërësisht apo pjesërisht pagesën për disa furrnizime tuaja.
Kurse, TVSH-ja në lidhje me shpenzimet (TVSH e zbritshme) mund të zbritet
nëse keni marrë një faturë tatimore e cila në rastin e importeve është
deklarata e unifikuar doganore (DUD).
3.1 Si funksionon TVSH-ja ?
TVSH e zbritshme:
Ju do të paguani 16% TVSH në të gjitha blerjet e mallrave dhe shërbimeve
nga furnizuesit tuaj. Po ashtu ju do të paguani 16% edhe për të gjitha
importet tuaja. (Libri i Blerjeve)
Vlera e tatueshme TVSH e zbritshme Vlera Totale
10,000 € + 1,600 € = 11,600 €
3.1 Si funksionon TVSH-ja ?
TVSH e llogaritur:
Për cdo shitje të mallrave dhe shërbimeve ju obligoheni të arkëtoni 16%
TVSH nga konsumatori. (Libri i Shitjeve)
Vlera e tatueshme TVSH e llogaritur Vlera Totale
20,000 € + 3,200 € = 23,200 €
Eksportet janë poashtu furnizime të tatueshme por TVSH-ja në eksport është zero.
3.1 TVSH - Shembull
Vlera e tatueshme TVSH
TVSH e llogaritur 20,000.00 € 3,200.00 €
TVSH e zbritshme 10,000.00 € 1,600.00 €
TVSH për pagesë 10,000.00 € 1,600.00 €
1) Rasti kur tatimpaguesi paguan TVSH në fund të periudhës:
2) Rasti kur tatimpaguesi është në kreditim (tatim i paguar tepër): Vlera e tatueshme TVSH
TVSH e llogaritur 10,000.00 € 1,600.00 €
TVSH e zbritshme 20,000.00 € 3,200.00 €
TVSH për pagesë (10,000.00) € (1,600.00) €
3) Rasti kur tatimpaguesi është në barazim: Vlera e tatueshme TVSH
TVSH e llogaritur 10,000.00 € 1,600.00 €
TVSH e zbritshme 10,000.00 € 1,600.00 €
TVSH për pagesë 0.00 € 0.00 €
3.2 Koeficienti i TVSH
Nëse keni shitur një produkt në vlerë prej 46 € përfshirë edhe TVSH-në, sa është TVSH në atë çmim nëse shkalla e TVSH-së është 16% ?
1. 100 + __% / __%
2. 100 + 16% / 16%
3. 116 / 16 = 7.25
4. 46 / 7.25 = 6.34
ose 46 / 1.16 = 39.65 46 – 39.65 = 6.34
4. Dogana dhe akciza
Importuesit/eksportuesit dhe agjentët doganorë duhet të regjistrohen në zyrën e Doganave të Kosovës dhe të aplikojnë për certifikatë doganore. Dokumentet të cilat kërkohen për të marrë certifikatë doganore janë: o Certifikata e biznesit o Certifikata e TVSH-së o Informatat mbi biznesin duhet të jenë të vulosura dhe nënshkruara
(origjinale dhe 1 kopje) o Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit të pronarit o Pagesa në bankë 12.50 € + 1 € provizion bankar o Vula e biznesit (duhet ta keni me vete)
4. Dogana dhe akciza
Të gjitha mallrat të cilat janë destinuar vetëm për Kosovë i nënshtrohen tarifës doganore prej 10% me përjashtim të mallrave të cilat importohen nga: o Mali i Zi, me normë doganore 0% o Serbia, me normë doganore 0% o Shqipëria, me normë doganore 1%, dhe o Maqedonia, me normë doganore 1%
4. Dogana dhe akciza
Tatimi i normës së akcizës në Kosovë Akciza aplikohet në disa nga produktet të cilat i plotësojnë këto kushte:
• Janë të dëmshme për shëndetin e njeriut • Janë të dëmshme për mjedisin ku jetojmë • Janë të dëmshme për shoqërinë • Kanë volum konsumi masiv
Këto grupe mallrash janë:
• Duhani dhe nënproduktet e tij • Alkooli dhe pijet alkoolike • Nafta dhe nënproduktet e saj
Mirëpo, në Kosovë aplikohet akciza edhe për mallrat e ashtuquajtura luksoze siç janë: telefonat mobil, veturat, TV etj.
Aneksi A
5. TAP Të ardhurat bruto subjekt të tatimit mbi të ardhurat personale janë të ardhurat që janë pranuar nga këto burime: o Pagat o Qiratë o Përdorimi I pasurisë së paprekshme o Interesi, përveç interesit të liruar nga tatimi sipas ligjit o Fitimet kapitale, nga ngritja e vlerës së aksioneve o Fitimet kapitale nga shitja e pasurisë me këste o Fitimet nga Lojërat e Fatit o Pensionet e paguara nga punëdhënësi i mëparshëm o Veprimtaria afariste, bizneset me 50,000 € qarkullim ose më
pak, përveç nëse ato biznese kanë vendosur të tatohen në baza reale
5. TAP
Shkallët e tatimit (vjetore)
deri 960 0%
960 – 3000 4%
3000 – 5400 8%
mbi 5400 10%
5.1.1 Evidenca e punonjësve
Në bazë të legjislacionit në Kosovë, punëdhënësit janë të obliguar të
mbajnë një evidencë të të punësuarve sipas rregulloreve në fuqi.
Kjo evidencë duhet të ruhet për 3 vite pas mbylljes së biznesit.
5.1.1 Evidenca e punonjësve
Shembull: Kemi punësuar këta punëtorë: paga mujore Bejtullah Krasniqi 80 € Arben Shala 250 € Artan Gashi 450 € Saranda Dade 600 € Anita Berisha 700 €
5.1.1 Evidenca e punonjësve
Emri i biznesit X Trade
NRB 70458687
NRF 6005782047
Numri i TVSH 3006245
Vendi Prishtinë
Evidenca e punonjësve
Nr Emri dhe Mbiemri Kombësia ID Ditëlindja Adresa Pozita Data e fillimit
Data e ndërprerjes
1 Bejtullah Krasniqi Kosovar 1234567891 01.05.1977 Prishtine Drejtor 01.01.2009
2 Arben Shala Kosovar 1234567892 15.12.1978 Prizren Menaxher 01.01.2009
3 Artan Gashi Kosovar 1234567893 15.06.1979 Mitrovice Keshilltar 01.01.2009
4 Saranda Dade Kosovar 1234567894 15.08.1984 Peje IT 01.01.2009
5 Anita Berisha Kosovar 1234567895 15.05.1986 Ferizaj Financier 01.01.2009
Pronari
5.1.2 Tatimi në paga dhe kontributet pensionale
Shkallët e tatimit (mujore)
deri 80 € 0%
80 € – 250 € 4%
250 € – 450 € 8%
mbi 450 € 10%
5.1.2 Tatimi në paga dhe kontributet pensionale
Bejtullah Krasniqi Paga Bruto 80.00
Kontributi nga i punësuari 4.00 5%
Kontributi nga punëdhënësi 4.00 5%
Gjithsej kontributi pensional 8.00
Paga bruto 80.00
Kontributi nga i punësuarit 4.00
Paga e tatueshme 76.00
A B C = B - A D E = C X D G1 0.00 76.00 76.00 0% 0.00
Tatimi ne paga G1 0.00
5.1.2 Tatimi në paga dhe kontributet pensionale
Arben Shala Paga Bruto 250.00
Kontributi nga i punësuari 12.50 5%
Kontributi nga punëdhënësi 12.50 5%
Gjithsej kontributi pensional 25.00
Paga bruto 250.00
Kontributi nga i punësuarit 12.50
Paga e tatueshme 237.50
A B C = B - A D E = C X D G1 0.00 80.00 80.00 0% 0.00
G2 80.00 237.50 157.00 4% 6.30
Tatimi ne paga G1+G2 6.30
5.1.2 Tatimi në paga dhe kontributet pensionale
Artan Gashi Paga Bruto 450.00
Kontributi nga i punësuari 22.50 5%
Kontributi nga punëdhënësi 22.50 5%
Gjithsej kontributi pensional 45.00
Paga bruto 450.00
Kontributi nga i punësuarit 22.50
Paga e tatueshme 427.50
A B C = B - A D E = C X D G1 0.00 80.00 80.00 0% 0.00
G2 80.00 250.00 170.00 4% 6.80
G3 250.00 427.50 177.50 8% 14.20
Tatimi ne paga G1+G2 21.00
6. Të ardhurat tjera
6. Të ardhurat tjera
Të ardhurat tjera përfshijnë:
o Të ardhurat nga aktivitet afariste
o Të ardhurat nga qiratë
o Të ardhurat nga pasuria e paprekshme
o Të ardhurat nga interesi
o Të ardhurat nga lojrat e fatit, etj.
6. Të ardhurat tjera
Shpenzimet e lejuara:
o Shpenzimet e reprezentacionit (deri 2% të qarkullimit vjetor)
o Shpenzimet e borxhit të keq (6 muaj nga afati)
o Shpenzimet afariste të udhëtimit
o Zhvlerësimi (sipas kategorive)
o Shpenzimet e qirasë (10% nga të ardhurat bruto)
o Zbritjet për kontributet bamirëse (5% e të ardhurave të
tatueshme)
6.1 Zhverësimi Kategoria 1 (5%): Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore Kategoria 2 (20%): Automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pajisjet shtesë për kompjuter dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë, dhe bagëtitë të shfrytëzuara për prodhim dhe mbarështim Kategoria 3 (10%): Uzinat dhe makineria, inventari I hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanët, anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. Mollët, dardhat, arrat etj.
KONTABILITETI TATIMOR
LLOJET E BIZNESIT
1. BIZNESI INDIVIDUAL
(person fizik)
2. KORPORATË
(person juridik)
1.1. Biznesi Individual i vogël
Tatimi: kuota fikse ose 3% dhe 5%
TVSH: Nuk aplikohet
1.1.1 (0-5,000 €) Me kuotë fikse (37.50 € tatim dhe 23.40 pensionn I pronarit), dhe
1.1.2. (5,000 – 50,000 €) 3% ose 5% (tatim në qarkullim) dhe
1/3 e 3% ose 5% pension i pronarit
1.2. Biznesi Individual i vogël
Tatimi: sipas grupeve (0%, 4%, 8%
dhe 10%)
TVSH: 16%, 0% ose e liruar nga TVSH
2.1. Korporatë e vogël
Tatimi: kuota fikse ose 3% dhe 5%
TVSH: Nuk aplikohet
2.2. Korporatë e madhe
Tatimi: 10% (tatimi në fitim)
TVSH: 16%, 0% ose e liruar nga TVSH
1.2.1 (mbi 50,000 €) ose
1.2.2. (Deklarues vullnetar) 0%, 4%, 8% de 10% (tatim në fitim
sipas grupeve) dhe
1/10 e fitimit pension i pronarit
2.1.1 (0-5,000 €) Me kuotë fikse 37.50 € tatim,
dhe
2.1.2. (5,000 – 50,000 €) 3% ose 5% (tatim në qarkullim)
2.2.1 (mbi 50,000 €) ose
2.2.2. (Deklarues vullnetar) 10% (tatim në fitim)