kuvendi procesverbal drejton mbledhjen: niko peleshi ... · 4. shqyrtimi i projektligjit “për...

68
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:40 Drejton mbledhjen: Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri". (Komision dhënie mendimi) 2. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”. (Komision përgjegjës) 3. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”. (Komision dhënie mendimi) 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.05.2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar(Komision përgjegjës) 5. Shqyrtimi i projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 04.02.2008, “Për standardizimin”, i ndryshuar” (Komision dhënie mendimi) 6. Shqyrtimi i projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, i ndryshuar(Komision përgjegjës) 7. Shqyrtimi i projektligjit "Për aktivitetet e turizmit detar". (Komision përgjegjës) 8. Shqyrtimi i projektligjit “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” (Komision dhënie mendimi) *mbledhja u zhvillua me anë të mjeteve të komunikimit elektronik Cisco Webex

Upload: others

Post on 25-Jun-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:40

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e

konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri". (Komision dhënie mendimi)

2. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për

amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”. (Komision

përgjegjës)

3. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik arab për financimin

e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”. (Komision dhënie mendimi)

4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë

31.05.2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar” (Komision përgjegjës)

5. Shqyrtimi i projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë

04.02.2008, “Për standardizimin”, i ndryshuar” (Komision dhënie mendimi)

6. Shqyrtimi i projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë

20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, i ndryshuar” (Komision përgjegjës)

7. Shqyrtimi i projektligjit "Për aktivitetet e turizmit detar". (Komision përgjegjës)

8. Shqyrtimi i projektligjit “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” (Komision

dhënie mendimi)

*mbledhja u zhvillua me anë të mjeteve të komunikimit elektronik Cisco Webex

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

2

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Aurora Alimadhi – Zëvendësdrejtoreshë Ekzekutive e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Ermir Omari – Drejtor i Departamentit të Projekteve i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Vasilika Vjero - Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Ikonomi – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Tedi Bushaj – Përfaqësues i Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave dhe

Ekonomisë

Majlinda Hafizi - Drejtore e Politikave të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e

Financave dhe Ekonomisë

Borana Kalemi- perfaqesues nga Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Roland Kristo – Zëvendësministër i Bujqësisë:

Alban Mësonjësi – Drejtor Juridik në Ministrisë e Bujqësisë:

Blendi Klosi - Ministër i Mjedisit dhe Turizmit

Alban Mësonjësi - Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit

Klodiana Marika –Drejtor në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit:

Saimir Muçmataj – Drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Niko Kotonika – Përfaqësues i AMF-së

Violanda Theodhori – Përfaqësuese e AMF-së

Aida Serreqi – Përfaqësuese e AMF-së

Anxhela Dervishi – Përfaqësuese e AMF-së

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

3

HAPET MBLEDHJA

Niko Peleshi - Mirmëngjesi!

Fillojmë me mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese,Tregtisë dhe Mjedisit

të datës 21 prill, e programuarpër në orën 10:00, por ora është 10:41, 41 minuta me vonesë,

për shkak të axhendës edheme mbledhjet e komisioneve të tjera.Para nesh ishte Komisioni i

Ligjeve, kështu që fillojmë, pa humbur kohë.Sot do të jetë një ditëme një seancë të ngjeshur,

për shkak se kemi shtatë projektligje.

Fillojmë me projektligjin e parë, por ndërkohë, me shumë të drejtë, zoti Baraj na

kujtoi që para se të fillojmë mbledhjen, duhet të shprehim edhe në emrin tuaj, duke qenë se

jemi në publik, jemi live, dhimbjen që ndajmë me të gjithë artdashësit dhe me të gjithë

shqiptarët, për humbjen e një prej figurave tëartit skenik, Rikard Ljarja. Kështu që edhe në

emrin tuaj, dua ta ndaj këtu me të gjithë opinionin dhe të shpreh ngushëllimet për familjen

dhe për të gjithë artin shqiptar. Është një humbje e madhe e artit skenik. Janë figura të mëdha

që kanë bërë epokë dhe që për fat të keq, jeta,natyra, bën të sajën dhedalëngadalë, një plejadë

shumë e nderuar e artistëve është shuar, por do të ngelet në memorien e të gjithëshqiptarëve.

Tani fillojmë mbledhjen e komisionit me projektligjin e parë, që është projektligji

"Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës

Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe

lokale në Shqipëri". Relatore është zonja Eglantina Gjermeni. Nga Ministria e Infrastrukturës

kemi të ftuar?

Ndërsa nga Ministriae Financave kemi të ftuar zonjën Majlinda Hafizidhe zotin Tedi

Bushaj, dhe zëvendësministren, Belinda Ikonomi.

ZonjaGjermani, do të thoni disa fjalë për të prezantuar, apo t’jua kaloj fjalën

përfaqësuesve të ministrisë?

Eglantina Gjermeni – Mund të prezantohet dhe më pas flasim.

Niko Peleshi – Atëherë, nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ose nga Fondi

Shqiptar i Zhvillimit, kush dëshiron të prezantojë projektligjin?

Zonja Ikonomi, jeni këtu?

Belinda Ikonomi - Përshëndetje, zoti Kryetar!

Ilir Beqaj – Kryetar, mundem të flas për procedurë?

Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Pse jeni pa doreza, ju, sot?

Niko Peleshi – Nuk është në rregullore e detyrueshme që të mbahen dorezat.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

4

Ilir Beqaj – Mesazhi që jepni në publik? Ose mbajini duart poshtë.

Niko Peleshi – Ju kujtoj që jemi në publik dhe ju siguroj që këtu në Kuvend janë të

gjitha mjetet e nevojshme për dezifektimin dhe për ruajtjen, për të garantuar, edhe personelin,

edhe veten, në këto ambiente, ku nuk mungon asnjë masë nga çka kërkon Rregullorja edhe si

me thënë, Kodi Etik.

Zonja Ikonomi.

Belinda Ikonomi - Përshëndetje, zoti Kryetar!

Në fakt, kolegia Vasilika Vjero është duke u përpjekur të futet në komunikimin tonë,

për të referuar lidhur me këtë projektligj. Nëse mund të propozoj, le të kalojmë te projektligji

tjetër ose ndoshta specialistët përkatës, zoti Bushaj, mund të flasë për këtë projektligj. Kërkoj

ndjesë, pasi është kolegia Vjero që do ta bëjë prezantimin e këtij projektligji, pranë jush.

Niko Peleshi - Më falni, një minutë.

Po, zonja Gjermeni.

Eglantina Gjermeni – Të filloj me relacionin? Të vijoj me relacionin? Mund të flas

unë për projektligjin, deri sa zëvendësministrja të mund të lidhet?

Niko Peleshi – Dakord. Kështu, vazhdojmë me axhendën.

Zonja Ikonomi, ne do të vazhdojmë me axhendën, nëse lidhet më vonë

zëvendësministrja Vjero, ose zoti Bushaj, do të shtojë diçka, mbas prezantimitnga relatorja.

Mund të vazhdoni

Belinda Ikonomi - Faleminderit!

Eglantina Gjermeni – Faleminderit, kryetar!

Sot diskutojmë projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin

e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri". Qëllimi i këtij projekti është të na

ndihmojë për rehabilitimin dhe për mundësimin e tri segmenteve rrugore, në rrjetin rrugor

rajonal dhe vendor. Qëllimi kryesor, në fakt ështëtë përmirësohet lidhja mes rajoneve të

Shqipërisë dhe të japë një kontribut për zhvillimin ekonomik-social të këtyre zonave edhe për

mundësitë e shërbimeve sociale. Konkretisht, synohet të përmirësohet infrastruktura rrugore

dhe shërbimet përgjatë zonave bregdetare në Shëngjin- Velipojë, në Vlorë dhe nëzonën

lindore të Librazh- Bulqizë, duke synuar të forcojë zhvillimin e turizmit dhe të lehtësojë më

tej qarkullimin e mallrave dhe të turizmit. Ky projekt synon, kryesisht, lidhjen apo

ndërlidhjen e këtyre zonave duke synuar njëkohësisht edhe zhvillimin e turizmit nëpërmjet

krijimit dhe përmirësimit të aksesit drejt destinacioneve ekzistuese dhe të reja potenciale, të

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

5

turizmit. Ofrimi i lehtësirave cilësore të orientuara nga turizmi, për shembull, vende parkimi

për autobusë turistikë, pika me pamje piktoreske dhe sinjalistikë përgjatë këtyre rrugëve.

Projekti përbëhet nga këto pjesë: Pjesa A, është rehabilitimi dhe zgjerimi i segmentit

rrugor me gjatësi rreth 10,6 km, duke përshirë dy devijime të vogla mes qytetit të Vlorës dhe

Orikumit, përgjatë bregdetit jugor në Shqipëri. Pjesa B, rehabilitimi i segmentit rrugor me

gjatësi 13 km, mes Shëngjinit dhe Baks-Rrjoll në Velipojë, në bregdetin verior të Shqipërisë.

Pjesa C, ka mbikëqyrjene punimeve për pjesën A edhe B, ndërsa pjesa D, ka të bëjë me

përmirësimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor Zgosht- Ura e Çerenecit me gjatësi 47,1 km

dhe mbikëqyrja përkatëse e punimeve.

Në fakt, synohet që projekti të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit brenda katër

vjetëve. Përfituesit kryesorë pa dyshim do të jenë qytetarët e këtyre zonave dhe sigurimi i

aksesi tdrejt tregjeve, punëve dhe shërbimeve do të rrisë mundësitë ekonomike, por edhe

punësimin për qytetarët e këtyre zonave. Ndërkohë që duke u zhvilluar turizmi krijon më

shumë mundësi punësimi edhe nxitet zhvillimi ekonomik në këto zona. Bëhet fjalë për një

shumë 50 milionë dollarë, që BERZH-i do t’i japë Shqipërisë, në formën e huas. Këto

ndërhyrje vijnë në vijim dhe janë komplementare edhe me projektin e rrugëve lokale dhe

rajonale. Ka ndihmuar edhe Banka Botërore për vitet 2018-2022, pra edhe vazhdon të

ndihmojë. Ndërkohë që këto kosto projekti janë të ndara në dy transhe dhe mendoj se huaja

që ne kemi marrë nga BERZH-i është e leverdishme Kjo hua e akorduar ngaBERZH-i ka disa

terma. Shuma e huas është 50 milion dollarë, që ndahen në dy transhe, ndërkohë që interesi

është i bazuar në formën e referencës, sipas monedhës së kredisë, plus marzhin prej 1%,

maturimi bëhet fjalë për 15 vjet, duke përfshirë periudhën prej 4 vjetësh pa pagesë principali.

Kjo është një marrëveshje, bëhet fjalë për një hua, por për shkak të rëndësisë që ka,

konektiviteti, ndërlidhja mes zonave lokale, rajonale në Shqipëri, përmirësimi i

infrastrukturës nxit zhvillimin ekonomik edhe social në këto zona, kërkoj mbështetjen e të

gjithë kolegëve për ta miratuar këtë marrëveshje, duke nxitur Fondin Shqiptar të Zhvillimit të

vijojë puna, sepse pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi, besoj konektiviteti do të jetë

diçka që do të na duhet përgjatë gjithë zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Shumë faleminderit, zonja Gjermeni!

Ndërkohë, kemi edhe zonjën Aurora Alimadhi, si dhe zotin Emir Omari, që është

drejtor i Departamentit të Projekteve, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në qoftë se keni diçka

për tështuar...

Robert Bitri – Kam unë një pyetje.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

6

Niko Peleshi – Më fal.

Ta mbaroj fjalën, të lutem!

Në qoftë se ka diçka për tështuar në prezantim, Fondi ose përfaqësuesit e tjerë të

ministrisë, ju lutem, kërkoni fjalën.

Ndërkohë, mendohuni, se edhe zoti Bitri ka një pyetje.

Nëse do të keni nevojë të shtoni diçka në prezantimin e zonjës Gjermeni, do ta bëni

pasi të shtrojë pyetjen zoti Bitri.

Zoti Bitri, fjala për ju.

Robert Bitri – Zoti kryetar, unë e lexova projektligjin ose projektmarrëveshjen dhe

ajo që më bën përshtypje është një gjë, se kemi disa zona në Fier, ndërmjet Semanit dhe

Libofshës, të cilat, përveçse janë zona me prodhimtari bujqësore, janë edhe zona bregdetare

dhe kanë rreth 30 km bregdet, i cili nuk lidhet me asnjë rrugë. Me të vërtetë këtu thuhet për

turizëm dhe për bujqësi, por kush i plotëson më mirë këto kushte? Kush i ka parë këto kushte

sesi plotësohen nga zonat e ndryshme, ku ne kemi nevojë me të vërtetë për të investuar? Pra,

kemi më tepër popullsi, kemi më tepër zona të cilat kanë prodhime bujqësore dhe ajo që është

më kryesorja kanë 30 km bregdet, në të cilat zhvillimi i turizmit mund të bëhet shumë më

shpejt sesa zhvillimi i zonave malore turistike.

Niko Peleshi – Në rregull.

Faleminderit, zoti Bitri!

A ka pyetje të tjera, që tamarrin fjalën një herë e mirë përfaqësuesit e ministrive dhe

të Fondit, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të shtuar diçka në prezantim?

Zoti Çaçani, pastaj, zoti Beqaj.

Arlind Çaçani - Faleminderit, zoti Kryetar!

Faktikisht, unë kam një pyetje, sepse dëgjova që është edhe drejtori i projekteve aty.

Dua të pyes se në çfarë kriteresh dhe bazash zgjidhen këto projekte fituese dhe pse pikërisht

vetëm këto akse? Mund të ketë pasur edhe akse të tjerë...

Niko Peleshi – E qartë. Është, pak a shumë, e njëjtë me pyetjen e zotit Bitri. Pra, cila

është metodologjia, apo mbi çfarë kriteresh është bërë identifikimi i projekteve?

Arlind Çaçani –Ti e di shumë mirë: “Gjuha vete atje ku dhemb dhëmbi”.

Niko Peleshi –E qartë.

Zoti Beqaj, kërkuat fjalën?

Ilir Beqaj – Në fakt, kryetar, nuk është se kam pyetje, por dua të hap një diskutim pak

më të gjerë me kolegët e komisionit. Nuk kam ndonjë gjë konkrete me përfaqësuesit e

institucioneve, për vetë rangun politik që ata kanë.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

7

Unë besoj se ky projekt, ose kjo marrëveshje huaje ka qenë shumë e mirë para

pandemisë. Unë kam bindjen se Shqipëria pas pandemisë do të jetë një Shqipëri krejt tjetër,

kështu që, e para, dua ta diskutojmë bashkërisht. Ndaj një shqetësim, nuk është se kam

ndonjë zgjidhje, por të gjithë jemi të vetëdijshëm që financat publike të vendit do të vihen në

provë shumë të vështirë. Ndërkohë (mendoj unë), qoftë nevojat emergjente, qoftë modeli i

zhvillimit të vendit, do të duhet të rishikohet pas pandemisë, kështu që unë besoj se është e

parakohshme që në këtë moment udhëkryqi, ku jemi, të marrim vendim për 50 milionë euro,

për një gjë të menduar përpara pandemisë. Me të drejtë thuhet: “do të mbështesë turizmin”.

Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me turizmin në të ardhmen, të paktën, unë për fat të keq,

kam mendimin se në të ardhmen e afërt, turizmi do të jetë një nga sektorët që do të frenohet

më shumë se të gjithë.

Mua më vjen mirë që është vendosur financimi i aksit të rrugës që shkon nga Bulqiza

deri në Librazhd, sepse është një investimi filluar prej shumë, shumë vitesh, janë harxhuar nja

25 milion dollarë dhe ato mund të shkojnë kot, sepse rruga mund të prishet. Megjithatë, jam i

bindur se ne do të na duhet të rimendojmë gjithçka lidhur me ekonominë tonë, me prioritetet

tona dhe është e parakohshme që ne të marrim një vendim në këtë moment të paqartë për të

gjithë, që të marrim edhe 50 milion euro borxh të ri.

E dyta, në funksion të turizmit, ne kemi parë gjithë këto vite që kemi bërë investime,

të cilat nuk kanë qenë shumë eficiente, sepse nuk kanë qenë të gjitha të bashkëlidhura. Unë

edhe nëse vendosim të ecim me këtë kredi, do të doja të kishim këtu jo përfaqësues së

Ministrisë së Financave, por të Ministrisë së Infrastrukturës, të na thonë se bashkë me rrugën,

çfarë plani kanë për energjinë, çfarë plani kanë për ujin e pishëm, çfarë plani kanë për ujërat e

ndotura, të mund të na thonë se si këto tri akse rrugore mbivendosen në hartën e 100 mijë

fshatrave. Pra, në radhë të parë unë them, ju kërkoj dhe juve të reflektojmë, a është ky

momenti për të marrë borxh, për një gjë që e kishim menduar përpara? Në radhë të dytë, t’i

shohim në mënyrë, pak më të plotë ndërhyrjet sektoriale.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Po, zoti Pëllumbi.

Arben Pëllumbi - Në përgjithësi, në shumicën e gjërave dhe diskutimeve që kemi

bërë në këtë komision, unë kam qenë dakord me idetë që ka hedhur kolegu Beqaj, por sot,

duhet ta kundërshtoj.

Në fakt, ne ndodhemi në një moment të vështirë, por që është menaxhuar në mënyrën

më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të përfitoj, meqë është hera e parë që dalim edhe në

publik, të falenderoj të gjithë për punën e bërë nga institucionet përkatëse për menaxhimin e

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

8

kësaj situate dhe me vjen mirë që jemi nga vendet e para që po fillojmë fazën e dytë, pra atë

të rihapjes. Sigurisht, unë mendoj që ky projektligj vjen në kohën e duhur, për të dhënë një

mesazh, që, pavarësisht sesi do të jetë Shqipëria e së nesërmes apo bota e së nesërmes, ajo

gjithsesi do të jetë një Shqipëri dhe një botë normale, në të cilën njerëzit do të kenë nevojë të

lëvizin, do të kenë nevojë të shijojnë vendin e tyre, natyrën e tyre, bregdetin e tyre dhe

sigurisht do të bëjnë edhe pushime. Të gjitha akset e përmendura, të paktën dy prej tyre që i

njoh mjaft mirë, qoftë aksin Ujë i Ftohtë-Orikum, qoftë Shëngjin-Velipojë, janë dy akse që

kanë nevojë emergjente për ndërhyrje dhe për këtë arsye unë mendoj se është tamam

momenti që ne ta aprovojmë këtë kredi, ta aprovojmë këtë projekt. Sigurisht, ndoshta jam

dakord edhe me atë që tha, zoti Bitri, por duhet ta shikojmë diku tjetër, sepse dhe ajo është

një zonë që mund të këtë një prioritet dhe ka në prioritet të madh edhe në të ardhmen, por

këto projekte që kemi sot janë të rëndësishme, janë të nevojshme dhe unë mendoj që duhet ta

çojmë përpara këtë lloj projektligji.

Kam një pyetje për përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, meqë i kemi këtu, ka

lidhje me tarifën e angazhimit. Sigurisht kjo është një tarifë standarde që në përgjithësi është

po kjo, në të gjitha marrëveshjet, por meqenëse ne jemi në fazën e projekteve teknike, i kemi

gati dhe besoj që ndarjet e fondeve janë bërë, unë do të doja që Ministria e Financave të

merrte një angazhim të tillë në mënyrë që tarifa e angazhimit prej 0,5% në vit të sillte sa më

pak kosto për këto projekte.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!

Zoti Baraj e ka kërkuar fjalën.

Besnik Baraj – Shqetësimi që solli kolegu Beqaj për mua është racional, por për këtë

unë do të bëj një pyetje në adresë të ministrisë, meqenëse në këtë fazë ku jemi ne projektligjet

që vijnë në komision duhet të lidhen edhe me periudhën kritike që po kalojmë. Dua të di nga

ministria a janë rikonsideruar prioritetet e këtyre projektligjeve që po vijnë te ne? Me fjalë të

tjera, e keni marrë në konsideratë edhe shqetësimin që ngriti kolegu Beqaj? Pashë që e keni

konsideruar, por mendoni se ne duhet ta shqyrtojmë?

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Baraj!

Ka pyetje apo diskutime të tjera?

Në qoftë se nuk ka, fjalën e kanë përfaqësuesit e ministrisë.

Kush dëshiron të përgjigjet, zonja Ikonomi apo përfaqësuesit e Fondit?

Belinda Ikonomi – Do të kërkoja një sqarim nga zoti Bushaj në lidhje me pyetjen

teknike. Të lutem, Tedi!

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

9

Tedi Bushaj - Faleminderit, zoti kryetar!

Për sa u përket termave të huas mund të themi që janë termat më të mira dhe janë

parashikuar në kushtet standarde të BERZH-it.

Niko Peleshi – Nëse është e mundur hapeni kamerën, sepse dilni pa figurë.

Tedi Bushaj – Për sa u përket kushteve dhe termave të huas mund të themi që janë

ndër kushtet më të mira që parashikohen nga BERZH-i dhe kanë qenë tema në negociatat e

zhvilluara ndërmjet nesh dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për sa i përket sugjerimit të zotit deputet për tarifën e angazhimit, mund të themi që

kjo është e parashikuar në të gjitha marrëveshjet e huas që kemi me BERZH-in dhe jemi në

diskutime që kjo tarifë angazhimi të mos ndikojë më në rritjen e borxhit në të ardhmen.

Vetëm këtë mund të them për pjesën e tarifës së angazhimit, që deputeti e ngriti si shqetësim.

Për pjesën e maturimit mund të themi që është një marrëveshje me 15 vjet periudhë

maturimi duke përfshirë edhe grace period prej 4 vjetësh. Mund të themi që termat e kësaj

kredie janë ndër kushtet më të mira sot në treg.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Po për diskutimin e zotit Beqaj dhe që u vazhdua më tej nga zoti Baraj dhe zoti

Pëllumbi, të cilit po i bashkohem edhe unë, çfarë mund të thoni?

Pra, bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, rreth 50 milionë euro, të cilat po

alokohen në disa prioritete që kanë buruar nga një studim fizibilitetit i një kohe tjetër para

pandemisë. I takon qeverisë të vendosë se cilat do të jenë prioritetet e veta të mëpastajme.

Nuk besoj që qeveria ka pasur kohën të bëjë një rishikim të prioriteteve, por gjithsesi, duke ju

rikujtuar që na pret një kohë që mund të na kërkojë të rishikojmë prioritetet, ju i qëndroni

kësaj marrëveshjeje? Pra, e keni marrë në konsideratë këtë situatë të re të krijuar?

Tedi Bushaj – Patjetër. Ka pasur një rishikim të prioriteteve të qeverisë, por duke

marrë parasysh edhe angazhimet e mëparshme. Në rastin konkret kjo marrëveshje është

negociuar dhe është lidhur para situatës së pandemisë.

Niko Peleshi – E kuptoj. Po për sa i përket pyetjes së zotit Bitri dhe zotit Çaçani çfarë

mund të na thoni? Pra, cila ka qenë metodologjia dhe mbi cilat kritere është bërë identifikimi

i projekteve të përzgjedhura për financim nga kjo marrëveshje?

Belinda Ikonomi – Më fal, zoti kryetar, por dua të bëj një ndërhyrje në vijim të asaj

çfarë tha zoti Bushaj për sa u përket prioriteteve.

Niko Peleshi – Dakord, por ju lutem aktivizoni kamerën, zonja Ikonomi.

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

10

Belinda Ikonomi – Padyshim që sektorët për të cilët ne flasim janë prioritarë.

Faktikisht turizmi është një nga sektorët që do të ketë problematikën më të madhe përgjatë

këtij viti si pasojë e pandemisë. Padyshim që të dyja këto elemente të rëndësishme, turizmi si

sektor strategjik dhe pjesa e bujqësisë, janë prioritete të qeverisë dhe nuk janë ndikuar nga

situata e pandemisë. Pra, të gjitha rishikimet e buxhetit janë duke u vlerësuar, duke u parë,

por ky është një angazhim që mbetet pasi ne do të punojmë për çfarë vjen më pas. Ky është

një sektor që duhet të ketë akoma më shumë fokus nga ana e qeverisë shqiptare. Nënvizoj

faktin që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe nga ana e qeverisë po punohet për bërjen

e një plani për rimëkëmbjeje e ekonomisë.

Së fundi, kemi pasur një takim me të gjitha strukturat në Këshillin e Investimeve, ku

sektori i turizmit, sektori i energjisë dhe padyshim sektori i agrobiznesit janë sektorët

prioritarë tek të cilët qeveria do të shtojë edhe më shumë masat për të pasur një zhvillim të

mëtejshëm dhe për të mitiguar në një farë mënyre të gjithë problematikat që kanë dalë gjatë

kësaj periudhe.

Për pjesën e metodologjisë ndoshta mund të marrim një mendim nga Fondi Shqiptar i

Zhvillimit, i cili ka qenë në ndjekje dhe ka bërë të gjithë pjesën e studimit të fizibilitetit dhe

besoj që mund të ketë informacionin më të domosdoshëm për sa i përket metodologjisë dhe

kritereve që kanë çuar në përcaktimin e këtyre segmenteve.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Kush do të flasë nga Fondi, zonja Alimadhi apo zoti Omari?

Aurora Alimadhi – Faleminderit, zoti kryetar!

Si fillim po referoj dy pyetjet e adresuara nga dy zotërinjtë deputetë, zoti Bitri dhe

zoti Çaçani, të cilët adresuan pak a shumë të njëjtat çështje, pra, mbi çfarë kriteresh dhe

bazash janë përzgjedhur projektet objekt financimi nga kjo hua.

Unë dua të sjell në vëmendjen tuaj që rreth viteve 2016-2017 Fondi Shqiptar i

Zhvillimit, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe me BERZH-in, kanë iniciuar një proces

konsultimi me 62 bashki, të cilat kanë propozuar prioritetet e tyre për sa i përket pjesës së

konektivitetit të rrugëve lokale dhe rajonale. Mbi këtë bazë janë përcaktuar disa prej kritereve

themelore mbi të cilat është bërë edhe analiza nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në

bashkëpunim me dy institucionet ndërkombëtare financiare. Konkretisht janë konsideruar të

dhëna të tilla, si trafiku, potenciali i turizmit, potenciali i bujqësisë, numri i popullsisë

përfituese, aksesi, pra, situata aktuale që kjo popullsi kishte në akses, si dhe elementet e

potencialit të turizmit. Pra, të gjitha këto projekte i janë nënshtruar një pikëzimi dhe mbi

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

11

bazën e pikëve që ka përfituar çdo projekt është bërë edhe renditja e tyre. Sikurse e referoi

edhe zonja zëvendësministre, ky është një projekt komplementar me projektin e konektivitetit

të Bankës Botërore, i cili aktualisht është në zbatim.

Për sa i përket referimit që bëri zoti Bitri për zonën e Semanit dhe të Libofshës,

paraprakisht sqaroj se aktualisht zona bregdetare e Semanit dhe e Darzezës është në një

proces analize dhe përgatitjeje të një masterplani. Pra, pa dalë konkluzionet e masterplanit, që

do të na orientojë mbi qasjen e zhvillimit dhe nevojën e e konektivitetit, ne nuk mund të

planifikojmë fonde. Pra, presim të dalin të dhënat e masterplanit dhe më pas do të vlerësojmë

se më çfarë ndërhyrjesh do t’i shkojmë pas. Ky masterplan për programin e turizmit

financohet nga BERZH-i dhe BE-ja.

Megjithatë dua të sjell në vëmendjen e zotit Bitri që ne i kemi kushtuar një rëndësi

mjaft të madhe zonës së Myzeqesë dhe konkretisht kemi në proces disa projekte në zonën e

Divjakës. Është në proces zbatimi projekti i lagjes së Sotallarëve, që përfshin edhe

kanalizimet. Në zonën e Lushnjës është në proces zbatimi unaza bujqësore, që krijon

mundësinë e aksesit më lehtë në treg të fermerëve. Gjithashtu, kemi planifikuar, por ende e

kemi në studim, edhe një ndërhyrje të integruar në plazhin e Divjakës.

Për informacion tuaj, me programin e turizmit nga BERZH-i ne parashikojmë që të

financojmë edhe rrugën Roskovec - Poshnje, që do të bëj të mundur lidhjen e Fierit me

Beratin, që deri tani të gjithë e dimë që ajo përfaqëson një rrugë shumë problematike dhe ka

nevojë urgjente për ndërhyrje.

Unë e pranoj që vendi ynë ka jashtëzakonisht shumë prioritete, por duhet të na

mirëkuptoni, sepse në varësi të llojit të programit, të objektivave të programit dhe të kritereve

përcaktohen edhe zonat ku do të ndërhyhet. Siç ju referova, një program të ngjashëm e kemi

edhe me Bankën Botërore, e cila shtrihet në disa zona të tjera.

Po ashtu, nga fondet e buxhetit kemi programin e infrastrukturës vendore rajonale, që

ka identifikuar rrugë lokale dhe rajonale me prioritet, për të cilat kemi planifikuar financim.

Pra, kemi shumë programe në zbatim dhe në varësi të prioriteteve do të vlerësohet ndërhyrja.

Faleminderit!

Robert Bitri – Me leje, kryetar?

Niko Peleshi – Po, zoti Bitri. Më pas e ka fjalën zoti Çaçani.

Faleminderit, zonja Alimadhi!

Robert Bitri – Unë e dëgjova me shumë vëmendje zonjën dhe e di që po bëhet një

studim për zonën bregdetare Hoxharë-Seman, por ka një problem. Unë lexova këtu që ky

është një projekt i programit të qeverisë për vitet 2017 - 2021 dhe do të shkohet deri në vitin

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

12

2024. Pra, këto janë projekte, të cilave ne duhet t’u paraprijmë rrugët para se të fillojmë të

bëjmë atë që quhet turizëm masiv, turizmin elitar apo si do të vendoset nga studimi që do të

bëjmë.

Kjo zonë ka tre avantazhe

E para, kjo zonë ka popullsi më të madhe sesa Librazhdi dhe Peshkopia së bashku.

E dyta, ka një vijë bregdetare me gjatësi 30 kilometra. Ajo mbase nuk e di që Divjaka

është në zonën e Lushnjës dhe jo në Fier, por Fieri ka 35 kilometra vijë bregdetare komplet të

virgjër.

E treta, që është përsëri shumë e rëndësishme, nuk mund të diskutohet prodhimi

bujqësor i kësaj zone, e cila ka qenë hambar jo vetëm për Fierin, por edhe për të gjithë

Shqipërinë.

Kështu që, në të tria kriteret që ishin te qëllimi i këtij projekti unë nuk po gjej kriterin

që këtë zonë e kanë nxjerrë më pas sesa zona e Shkodrës, e Lezhës, e Vlorës apo edhe ndonjë

zonë tjetër. Ndërsa Shkodra, Lezha dhe Vlora kanë bregdet, Librazhdi dhe Peshkopia, duke

pasur turizëm malor, numri i turistëve malorë është aq i vogël sa zë as gjysmë hoteli në këtë

zonë të bregdetit.

Ky është mendimi im.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Bitri!

Po, zoti Çaçani.

Arlind Çaçani – Unë doja të dija kush i vendos këto kritere, sepse nëse kriteret

vendosen nga Fondi, në bazë të dy kritereve, trafikut dhe popullsisë, Kolonjës nuk i vjen

radha asnjëherë. Nëse kriteret i vendos Fondi, duhet të shikohet mundësia që të paktën të

përmirësohen ose të hiqen, sepse me këto kritere Kolonjës nuk i vjen radha asnjëherë të fitoje

ndonjë projekt, sepse nuk ka as trafik, por edhe për nga numri i popullsisë mund të jetë me

numrin më të ulët në republikë. Pra, kush i vendos kriteret, Fondi apo dikush tjetër?

Niko Peleshi – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Konomi, zoti Beqaj dhe pastaj zoti Musaj.

Ardit Konomi – Faleminderit!

Në vijim të diskutimit që hapi zoti Beqaj, unë dua të pyes pak për rastin e rrugës

Qukës – Qafë Plloçë, që ka filluar para 4-5 vjetëve. Në prezantimin e projektbuxhetit nga

ministrja në fillim të këtij viti u tha që është rënë dakord me kreditorin, Bankën Islamike për

Zhvillim apo Fondin Islamik për Zhvillim, diçka e tillë, për ta shtuar masën e kredisë,

ndryshe nuk përfundohen punimet e lotit të tretë që ka mbetur pa përfunduar.

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

13

Çfarë po bëhet me këtë rrugë, sepse është aks i filluar, që normalisht duhet të ishte në

krye të prioriteteve? Kantieret janë akoma të hapura, një pjesë e mirë punimeve të rrugës janë

bërë, por rrezikon të zhbëhen për shkak të kohëzgjatjes dhe gjendjes aktuale.

Niko Peleshi – Dua t’i bashkohem shqetësimit të zotit Konomi, jo vetëm se vijmë nga

e njëjta zonë elektorale, por siç e kemi thënë në komision dhe në diskutimet e tjera për

buxhetin, kjo është një çështje që duhet marrë me shumë seriozitet nga Ministria e

Infrastrukturës, sepse aksi Qukës- Qafë Plloçë ka përfunduar pothuajse në 70% të tij. Bëhet

fjalë për një aks që kalon edhe në lartësi deri mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Në qoftë se një kantier lihet i hapur, edhe për shkak të kushteve atmosferike, rrezikon

që dëmi të jetë shumë i madh. Pra, ai është një investim pa kthim, ndaj do ta bashkoja zërin

me zotin Konomi dhe për këtë kërkoj edhe mbështetjen e të gjithë anëtarëve të komisionit, që

t’i bëjmë edhe një apel tjetër Ministrisë së Financave apo të Infrastrukturës për ta riparë me

shumë seriozitet vazhdimin e rrugës Qukës – Qafë Plloçë. Është një rrugë me impakt të

jashtëzakonshëm për një zonë që ka më shumë se 10-12% të popullsisë, që është fusha e dytë

më e madhe bujqësore në vend, por është edhe aksi që na lidh ne me vendin fqinj, Greqinë,

portin e Selanikut e të tjera. Nuk ka më kuptim që tani t’i rikthehemi në themel impaktit dhe

fizibilitetit të kësaj rruge, sepse është një punë e filluar, por nuk mund të lihet në mes.

Jemi shumë dakord që të fillojmë investimet e reja, sepse çdo zonë ka nevojë për

investime, siç e thanë edhe kolegët parafolës, por nuk e di kush do ta marrë nesër barrën e

përgjegjësisë së amortizimit dhe dëmit që do të shkaktohet nëse kantieri për një aks të filluar

dhe të lënë në mes lihet i hapur.

Fjalën e ka zoti Beqaj, zoti Musaj dhe pastaj zoti Çaçani përsëri.

Ilir Beqaj – Kryetar, kam një gjë të vogël dhe dy gjëra më të mëdha, por po e nis

nga e vogla.

Jetojmë në një kohë, kur na kërkohet solidaritet në nivel botëror dhe nuk do të ishte e

udhës që të fillonim të bënim ndarje qarqesh apo zonash të Shqipërisë, sepse ato çfarë thatë ju

janë shumë të drejta, qoftë Qafë-Plloça kërkon para që të mos i çojmë dëm 400 milionë euro

deri tani, por Librazhd-Bulqizë është e vetmja copë e të gjithë pjesës lindore të Shqipërisë, që

fillon nga Leskoviku dhe mbaron deri në Bajram Curri e pashtruar me asfalt. Ndërsa për të

shkuar në Korçë, vërtet kjo shkurton Qukës-Qafë Plloça, por kemi një alternativë tjetër, ku

kemi investuar.

Dy gjëra kryesore: nuk bie dakord me Aurorën, kur thotë që Shqipëria ka shumë

prioritete. Në qoftë se qeveria e mendon kështu, e ka gabim, për mendimin tim, Shqipëria ka

shumë nevoja. Po të jenë shumë, nuk ka janë më prioritete.

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

14

Ndërsa gjëja më kryesore që kam, Berti, mos qesh, të lutem, është fakti që, përderisa

Aurora na tha që po bëhet një masterplan, atëherë aq më shumë kjo kredi sot duhet të ngrihet,

mendoj unë. Thotë që do të bëjë masterplanin e të gjithë vendit, atëherë këto të tria që janë

jashtë masterplanit, pse duhet të kalojnë këto?!

Faleminderit!

Niko Peleshi – Po, zoti Musaj.

Nimet Musaj – Duke dëgjuar edhe diskutimet e kolegëve, unë dua të pyes për zonën

nga ne vijmë, së bashku me deputetin Bitri: për 30 kilometra plazh, me një popullsi dhe me

një infrastrukturë për prodhimet bujqësore perfekte, nëse fermerët e asaj zone do të kishin

infrastrukturë të shkëlqyer, do të kishin të ardhura vërtet mbresëlënëse.

Lidhur me masterplanin, që e përmendi zoti Omari, dua të di: kur fillon dhe kur

mbaron edhe në zonën tonë?

E dyta, zotin Omari e dëgjova edhe për zonën e Roskovec-Poshnjë për atë

infrastrukturë që lë shumë për të dëshiruar, ka vite që është: a ka ndonjë afat kohor se kur nis

dhe kur duhet të mbarojë, sepse lë shumë për të dëshiruar?

E treta, zoti Beqaj e përmendi këtu dy-tri herë dhe kërkon, me të drejtë: a mund ta

votojmë ose a mund të marrim një vendim për propozimin e tij që në situatën ku ndodhet sot

vendi, çfarë mund të bëjmë?

Faleminderit!

Niko Peleshi – Po, zoti Çaçani... Të lutem, se kemi edhe tetë ligje të tjera.

Arlind Çaçani – Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim, edhe unë desha t’i

bashkohesha apelit tuaj, pra apelit të zotit Peleshi dhe të zotit Konomi, për aksin Qukës-Qafë

Plloçë, meqenëse ne vijmë nga e njëjta zonë dhe nuk ka ndasi ndërmjet opozitës dhe

maxhorancës kur bëhet fjalë për prioritete. Këtë apel desha të bëj pas fjalës suaj.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Dritan Bici – Zoti kryetar, desha fjalën.

Niko Peleshi – Po, zoti Bici, më falni!

Dritan Bici – Këtë marrëveshje e përshëndes dhe jam për ta miratuar. Banka

Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim... Më dëgjoni, zoti kryetar?

Niko Peleshi – Po, ju dëgjojmë.

Dritan Bici – Banka Botërore dhe Banka Islamike kanë investuar shumë në

infrastrukturën rrugore të vendit tonë. Por ky investim i BERZH-it është një investim që vihet

në dispozicion të përmirësimit të infrastrukturës për sa i përket turizmit.

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

15

Unë nuk jam dakord fare me disa parafolës, madje as me BERZH-in, sepse këto fonde

janë për infrastrukturë dhe nuk mund t’i përdorim në vende të tjera.

E dyta, ne e shikojmë ku është fluksi më i madh i turizmit: rruga nga Fieri deri në

Sarandë kërkon me të vërtetë zhvillim, sepse ka fluks të madh; e njëjta gjë edhe nga Tirana

deri në Lezhë ose edhe deri në Shkodër, por edhe rruga e Korçës është një zonë me zhvillim

shumë të madh (ajo Qafë-Plloçë, ajo rruga që ka ngelur aty përgjysmë). Nuk mund të

krahasohet zhvillimi i turizmit nga Librazhdi në Peshkopi me zhvillimin e turizmit që ka

marrë Korça.

Do të thosha që këto fonde duhet t’i kanalizojmë vërtet në zona që kanë krijuar

vetvetiu infrastrukturën e turizmit, siç e ka krijuar Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini dhe

Velipoja.

Për mendimin tim, qoftë për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore, qoftë

të ujit të pijshëm, investimet duhet të jenë kryesisht në këto zona, duke përfshirë edhe

Korçën, sepse turizmi në Korçë është pothuajse i barabartë me zonat që u përmendën, sepse

ka fluks turizmi gjatë gjithë kohës. Kështu që e mbështes marrëveshjen. Nuk ka të bëjë fare

me atë se çfarë do të ndodhë me koronavirusin, sepse, po ka ardhur fundi i botës, ne nuk e

ndalojmë dot, por ne do të punojmë për t’i zhvilluar këto drejtimet që kemi, drejtimet e

turizmit. Sepse, sikurse e thashë, BERZH-i nuk i ka sjellë këto fonde për të blerë miell dhe

ushqime, por i ka sjellë për infrastrukturë rrugore.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Bici!

E ka kërkuar ndonjë anëtar tjetër fjalën? Jo.

Ka ndonjë mendim, përgjigje apo koment nga ministria ose nga Fondi?

Po, zonja Alimadhi.

Aurora Alimadhi – Për sa u përket referimeve të bëra nga zoti Bici, sqaroj

paraprakisht që shembullin e Divjakës e solla për t’ju demonstruar rëndësinë që i kemi

kushtuar zonës bregdetare, sepse jam e qartë që nga pikëpamja gjeografike dhe nga ndarja

administrative përfaqësojnë dy zona të ndryshme.

Për sa i përket bregdetit të Fierit, dua t’ju sqaroj edhe një herë që e kemi në vëmendje

parësore, por pa dalë prioritetet nga masterplani, ne nuk mund të hedhim para. Sepse, në rast

se masterplani do të disponojë që në zonën bregdetare të Fierit do të ketë zhvillim të turizmit

elitar: hotel me pesë yje, patjetër që ky është një indikacion që do të na bëjë të analizojmë

nevojën e infrastrukturës lidhëse dhe të nevojave të tjera, të infrastrukturës tjetër publike, të

ujësjellësve, kanalizimeve e të tjera. Por në këtë moment, kur nuk kemi ende një qartësi se si

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

16

do të jetë e ardhmja, e afërt apo e largët, e zhvillimit të asaj zone, ne vlerësojmë që hedhja,

parashikimi, investimet në këtë moment nuk do të kenë efektivitet. Kjo është çështja, jo se

zona e Fierit përfaqëson zonë me rëndësi dhe me potencial shumë të lartë turistik.

Për sa i përket referimit që bëri zoti Beqaj, ka shumë të drejtë, Shqipëria ka shumë

nevojë, por sqarimi që bëra kishte të bënte me faktin që ne kemi edhe programe të tjera në

proces, të cilat financohen nga donatorë të huaj, por edhe programe që financohen nga

buxheti i shtetit dhe shumë nga këto prioritete të referuara nga ana juaj janë adresuar me

programe të tjera. Për shembull, referimi që bëri zoti Çaçani për sa i përket zonës së

Kolonjës, së Ersekës, për dijeninë e tij, e sqaroj që me programin e turizmit, që është në

negociata me BERZH-in, ne kemi parashikuar të financojmë rrugën Leskovik-Përmet, një

rrugë e cila deri tani, si të thuash, ka qenë një gangrenë, por ka një potencial shumë të madh

për shkak të ndërlidhjes që krijon me zonën e Ersekës, të Korçës dhe të Përmetit.

Pra, shumë nga çështjet administrohen me programe të tjera.

Niko Peleshi – Zonja Alimadhi, më falni, sa do të jetë fondi i financimit të këtij

projekti Leskovik-Ersekë?

Aurora Alimadhi – Ne tani, zoti kryetar, jemi duke bërë projektin, i cili po

financohet nga fondet e buxhetit, në mënyrë që të jetë gati në momentin kur do të negociohet

marrëveshja. Në fillim ishte parashikuar një ndërhyrje e lehtë, pra vetëm aty ku kishte nevoja

imediate: zgjerime, kuadrela e të tjera, por tani kemi vlerësuar të bëhej një ndërhyrje pak më

themelore.

Në fakt, ne japim informacion, por në këtë moment, pa dalë projekti, nuk mund t’ju

jap, sepse do t’ju dezinformoja.

Niko Peleshi – Shumë faleminderit!

Aurora Alimadhi – Faleminderit juve!

Robert Bitri – Po masterplan për zonën...

Arlind Çaçani – Më falni, një sqarim të vogël?

Niko Peleshi – Po, zoti Çaçani.

Arlind Çaçani – Bëhet fjalë për rrugën Ersekë-Leskovik, apo për Leskovik-Përmet?

Niko Peleshi – Leskovik-Ersekë kam përshtypjen, Aurora.

Aurora Alimadhi – Janë dy segmente: Ersekë-Leskovik dhe Çarshovë-Përmet, që i

përkasin rrugës Ersekë-Përmet.

Arlind Çaçani – Në rregull.

Aurora Alimadhi – Faleminderit!

Niko Peleshi – Zoti Bitri.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

17

Robert Bitri – Aurora...

Aurora Alimadhi – Po, urdhëroni.

Robert Bitri – Për zonën Librazhd-Peshkopi keni studim, a ka masterplan?

Aurora Alimadhi – Unë nuk jam eksperte e fushës, por di t’ju them që kadalë nevoja

e një masterplani për zonën bregdetare të Fierit pikërisht për faktin se jemi në një zonë të

paprekur. Ne kemi përgjegjësinë që të orientojmë zhvillimin. Është një iniciativë e Fondit

Shqiptar të Zhvillimit dhe ministrit të të Turizmit, si autoritet përgjegjës.

Robert Bitri – Aurora, meqenëse unë jam më i madh se ty në moshë, më dëgjo një

minutë.

Aurora Alimadhi – Po, urdhëroni.

Robert Bitri – Në vitin 1995 Banka Botërore ka pasur një studim për rrugët rurale në

rrethin e Fierit dhe unë kam qenë kryetar i rrethit në atë kohë, dhe zona e Semanit dhe e

Libofshës që në atë kohë nuk i kanë ndryshuar rrugët, pavarësisht se qeveria e tanishme dhe

kryetari i bashkisë është munduar të shfrytëzojë TAP-in për të përmirësuar rrugën e Semanit,

por edhe projekti i qeverisë “100 fshatrat” ka futur edhe Libofshën. Por logjika është: kjo

zonë me 30 kilometra bregdet dhe, në qoftë se ka gjë që sot duhet të jetë efektive, pavarësisht

se çfarë tha Beqaj, pas pandemisë, vetëm turizmi duhet të zhvillohet në Shqipëri. Më mirë se

turizmi bregdetar nuk e bën askush tjetër. I pari prioritet duhet të jetë turizmi bregdetar. 30

kilometrat e Fierit, që janë të virgjëra, që kanë prodhime bujqësore dhe që kanë popullsi të

dendur, qoftë për punësimet, qoftë për shërbimet, qoftë për të gjitha, të tria këto cilësi që Fieri

i plotëson ju, si qeveri, duhet t’i shikoni me përparësi, edhe më me përparësi sesa e keni parë

deri sot qytetin dhe Bashkinë e Fierit.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Zoti Bitri, shumë faleminderit!

Ju kujtoj që kemi edhe 7 projektligje të tjera. I kemi dhënë rëndësinë që i takon kësaj

marrëveshjeje, pa dyshim. Në qoftë se dikush ka diçka që duhet ta ngrejë, patjetër, mund ta

marrë fjalën.

Do t’i thosha zonjës Alimadhi që nuk i takon t’i adresojmë të gjitha problematikat,

sepse historia nuk fillon sot dhe nuk është Fondi Shqiptar i Zhvillimit... Ky fond është një

agjenci implementuese që bën, natyrisht, investime, bazuar edhe në analiza impakti apo në

masterplane zonale, por do t’ju kujtoja vetëm që në kohën e zonjës Gjermeni, kur ka qenë

ministre e Zhvillimit Urban, Shqipëria ka hartuar planin e përgjithshëm kombëtar të

zhvillimit, apo jo, zonja Gjermeni, si dhe planin e integruar ndersektorial të bregdetit. Kështu

që Shqipëria i ka disa dokumente shumë të rëndësishme zhvillimore. Patjetër që këto duhet të

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

18

përthyhen pastaj edhe në masterplane më të vogla, si ky që keni iniciuar ju, por linjat

kryesore janë.

Megjithatë, zonja Alimadhi e sqaroi shumë mirë që nuk është vetëm ky burim

financimi, por ka edhe burime të tjera, ka programe të tjera me institucione financiare

ndërkombëtare, me buxhetin e shtetit, që financojnë dhe komplementojnë njëri-tjetrin në

investime të infrastrukturës, të turizmit, të bujqësisë e të tjera. Kështu që të mos mendojmë se

ky është fillimi dhe fundi i mundësisë për investime dhe të mos e hapim shumë diskutimin

për nevojat që ka çdo qark.

Unë ju kërkoj ndjesë që përmenda rrugën Qukës-Qafë Plloçë pas zotit Konomi, por,

në fakt, jo më shumë si një nevojë të qarkut, por si një nevojë për të mos lënë rrugëve një

rrugë të filluar dhe që ka shkuar deri në 70% të saj, pra edhe si një ndjeshmëri qytetare

shqiptare, po të doni, edhe kombëtare, pra jo thjesht lokale dhe të qarkut.

Në qoftë se keni ndonjë kundërshtim, kalojmë në votimin në parim të projektligjit.

Kush është dakord në parim me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim për

financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Një votë abstenim.

Me një votë abstenim, ndërkohë që të tjerët janë të gjithë dakord, miratohet në parim.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Neni 1. Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Një votë

abstenim.

Miratohet neni 1 me një votë abstenim.

Neni 2. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Një votë abstenim.

Miratohet neni 2 me një votë abstenim.

Kush është dakord në tërësi me projektligjin? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Një votë

abstenim.

Miratohet edhe në tërësi me një abstenim projektligji.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

19

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së

Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab për financimin e projektit të

rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës””(Komision për dhënie mendimi)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Tedi Bushaj – Përfaqësues i Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave dhe

Ekonomisë

Aurora Alimadhi – Zëvendësdrejtoreshë Ekzekutive e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Ermir Omari – Drejtor i Departamentit të Projekteve i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

20

Niko Peleshi – Kalojmë te projektligji i dytë “Për ratifikimin e marrëveshjes për një

hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin

Ekonomik Arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”. Do

t’ju kujtoja që bëhet fjalë për një investim tashmë të filluar. Kështu që t’i kursejmë pak

diskutimet parimore. Ndjesë për këtë tërheqje vëmendjeje, është në të drejtën tuaj, gjithsesi,

por për eficiencë kohe, ju lutem, të ecim më shpejt, sepse bëhet fjalë për një teknikalitet për të

vazhduar financimin e një investimi që tashmë e ka nisur implementimin edhe fizikisht.

Kush e do fjalën për prezantimin e këtij projektligji? Relator është zoti Andrea Marto.

Zoti Andrea, do ta prezantoni ju, apo t’ua japim fjalën përfaqësuesve të ministrisë dhe

të Fondit?

Kush është? Ndjesë, relator nuk është zoti Marto, por është zoti Vullnet Sinaj! Zoti

Sinaj, do të thoni diçka?

Vullnet Sinaj – Po, patjetër.

Niko Peleshi – Urdhëroni.

Vullnet Sinaj – Në radhë të parë, ju falënderoj që më keni dhënë mundësinë të jem

relator për këtë projektligj, pasi bëhet fjalë për zonën ku unë jam deputet dhe që e përfaqësoj,

dhe është një nga zonat shumë e rëndësishme, por edhe pikë e dobët imja si deputet.

Atëherë, projektligji ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab për

financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës, propozuar nga Këshilli i

Ministrave.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është në cilësinë e

komisionit për dhënie mendimi. Projektligji mbështetet në nenet 32 dhe 33 të Rregullores së

Kuvendit.

Këshilli i Ministrave e ka propozuar projektligjin bazuar në nenet 78, 83 dhe 121 të

Kushtetutës, si dhe në nenin 17 të ligjit nr. 43 të vitit 2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare

në Republikën e Shqipërisë”.

Marrëveshja ka të bëjë me një hua shtesë prej 6,8 milionë dinarësh kuvajtianë dhe ka

të bëjë me zhvillimin e lotit të tretë të rrugës së Lumit të Vlorës, që është Ura e Laskos-

Qeparo, me një gjatësi prej 23,7 kilometrash.

Kjo marrëveshje ka si bazë marrëveshjen e mëparshme, e cila është ratifikuar me

ligjin nr. 50,/2016, datë 05.05.2016, që ka qenë marrëveshje bazë për këtë projekt, është

ratifikuar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik

Arab, në të cilën janë miratuar nga kjo marrëveshje 12 milionë dinarë kuvajtianë,por kjo ka

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

21

qenë një vlerë e caktuar sipas projektit të fizibilitetit. Edhe më pas kur është zhvilluar projekti

i saktë ka rezultuar se këta 12 milionë dinarë kuvajtian nuk kanë mjaftuar për të mbaruar të

tre lotet e rrugës së Lumit të Vlorës dhe si rezultat i kësaj është kërkuar një shtesë fondi, e

cila ka të bëjë me marrëveshjen që po diskutojmë sot për ta miratuar.

Do t’ju jap disa të dhëna. Në tërësi investimi për 74 kilometra rrugë është 58 milionë

dollarë amerikanë. Duke i kthyer të gjitha në dinarin kuvajtian, 12 milionë dhe 6,8 milionë

në dollarë amerikanë i bie rreth 58 milionë dollarë amerikanë, pra rreth 77% e investimit,

ndërsa 23% e tyre do të financohet nga shteti shqiptar që i bie rreth 11 milionë dollarë

amerikanë.

Interesi i kësaj huaje është 2% në vit dhe i shtohet një shtesë me rreth 0,5 që ka të të

bëjë me studimet administrative.

Pra, siç jua thashë të dhënat teknike të rrugës janë: gjatësia 74 kilometra, që përfshin

gjatësinë Vlorë-Peshkëpi-Qeparo, gjerësia totale e rrugës është 8,5 metra, korsia e asfaltuar

është 2 nga 3,5 metra, bankinë me çakull janë 2 nga 0,75m. Përgjatë kësaj rruge do të

ndërtohen rreth 20 ura, ku 15 janë ato që përfshijnë lotin e parë dhe të dytin, ndërsa 5 ura janë

të lotit të tretë. Ura më e madhe është ajo e Gjormit, që shkon rreth 90-100 metra. Standarti i

rrugës së Lumit të Vlorës, sipas manualit të projektimit shqiptar 2018, është standard S3, që i

ngjan asaj të rrugës Levan-Tepelenë, shpejtësia e lëvizjes do të jetë 60 km/orë dhe rrezja e

kthesave duhet të jetë më e madhe se 120 dhe pjerrësia jo më e madhe se 4 deri në 5%.

Projekti parashikon punime tokësore, shtesa, shtrim rrugësh, zgjerim traseje, asfaltim,

rrugë të reja, sinjalistika rrugore, trotuare dhe ndriçim, dhe aty ku rruga kalon nëpër fshatrat e

banuara insfrastrukturë për kullimin e ujërave.

Dua t’ju them disa arsye për rëndësinë e madhe që ka ky projekt. Ky projekt

zhvillohet përgjatë luginës së Shushicës ose luginës së Lumit të Vlorës, siç e ka marrë edhe

emrin, një luginë, e cila deri më sot ishte si një det i mbyllur dhe kjo gjë i ka kufizuar banorët

e kësaj zone për lidhjen e tyre me detin, si dhe nga vargmalet që ndodhen aty, si mali i Çikës,

Pogonicës, Bogoit, derisa shkon në Shushicë e zbret në Kaninë. Është një vargmal i tërë, i cili

e ka bllokuar qarkullimin e banorëve të kësaj zone në drejtim të bregdetit gjatë gjithë kësaj

kohe.

Këtu do t’ju përmendja një histori që tregojnë banorët. Para 110 vjetësh, kur Ismai

Qemali ka qenë në Labëri, kishte thënë se do të vinte koha kur këtu do të bëhej e mundur

hapja e një tuneli, duke u çarë mali, për të lidhur Labërinë me Bregdetin dhe në këtë mënyrë

banorëve të zonës do t’u krijohej mundësia të shkëmbenin produktet e tyre blegtorale dhe

bujqësore me zonën e bregdetit. Më në fund, pas 110 vjetësh, kësaj krahine iu dha mundësia

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

22

të lidhet me Bregdetin, si dhe mundësia ekonomike për të tregtuar në bregdetin e Himarës

produktet e saj bujqësore dhe blegtorale, por njëkohësisht i jep mundësi edhe zonës së

Himarës, e cila është një nga zonat turistike nga më të zhvilluarat e vendit tonë, të plotësojë

kërkesat ndaj turistëve me produkte bio të ardhura nga zona e Labërisë.

Njëkohësisht, zona e Labërisë nuk ka vetëm këto efekte apo rëndësi për zhvillimin,

por vetë ajo mbart në veten e saj një histori të lashtë, e cila fillon që në shekullin e pestë para

Krishtit me qytetin e Amantias, qytetin e Olimpies në Mavrovë, si dhe shumë objekte të artit

dhe kulturës së lashtë arkeologjike si Ura e Bratit, kisha Shën Kolli e Armenit, e cila është e

kohës së Bizantit, pa u ndarë ende kishat. Pra, kjo zonë me kulturën dhe historinë e saj ka

shumë resurse për t’u ofruar turistëve në mënyrë që ata ta vizitojnë.

Dua t’ju them, të nderuar kolegë, që me imagjinatën tuaj të mendoni një turist në

bregdet, i cili për 23 kilometra shkon nga turizmi bregdetar në turizmin malor.

Diçka tjetër me rëndësi është edhe fakti se banorëve të zonës për të shkuar në Himarë,

dua t’ju them se njësia administrative Horë-Vranisht është pjesë e Bashkisë së Himarës, u

duhen rreth 140 kilometra, sepse në fillim duhet të shkojnë në Vlorë e më pas në Himarë. Sa

u takon 23,7 kilometrave, për të cilat bëhet fjalë për këtë shtesë fondi nga Fondi Kuvajtian, i

cili, siç e thashë, është rreth 6 milionë e 800 mijë dinarë kuvajtian, banorët do të shkojnë në

qendrën e Bashkisë Himarë për rreth 10-15 minuta.

Rëndësinë më shumë këtij investimi ia shton edhe financimi i Bankës Botërore për

segmentin Bënçë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç. Me zhvillimin e segmentit Bënçë-Lekdush dhe

Gusmar-Kuç u jepet mundësia edhe banorëve të rreth 21 fshatrave të Tepelenës, si dhe atyre

që jetojnë në Tepelenë, të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me Bregdetin. Projekti për të cilin

jam duke folur, loti i tretë, përfshin edhe investimin e rrugës nga Ura e Laskos deri në fshatin

e Kuçit dhe këtu lidhet me rrugën e Gusmarit dhe në këtë mënyrë banorëve të Tepelenës dhe

të fshatrave që ndodhen në pjesën e Kurveleshit të sipërm u jepet mundësia të dalin

shkurtimisht në Bregdet nëpërmjet kësaj rruge.

Të nderuar kolegë, jua përmenda të gjitha këto për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka

kjo rrugë për banorët e kësaj zone, njëkohësisht edhe për vlerat e mëdha që do të ketë për

turizmim kombëtar dhe turistët e huaj. Gjithashtu, dua t’ju them se kjo është rruga më e

shkurtër për të dalë në bregdet. Pra, nëse nisesh nga Tirana për të shkuar në Qeparo me anë të

kësaj rruge do të mundësohet edhe ulja e kostove të transportit për individët, turistët dhe

mjetet e transportit.

Edhe ju vetë, të nderuar kolegë, do të keni mundësi që, kur të kaloni nëpër këtë rrugë,

të shihni një natyrë shumë të bukur dhe të veçantë, me lumin anash, jeshilllëk nga të dyja

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

23

anët, vargmale dhe pyje, të cilat i kam vizituar edhe vetë. Vetëm duke i dëgjuar këto fjalë të

ngjallet një kuriziotet i madh për ta vizituar këtë zonë. Njëkohësisht, dua t’ju them se turistët

që do ta vizitojnë këtë zonë do të kenë mundësi të vizitojnë qytetin e Amantias dhe në këtë

mënyrë do të njohin edhe historinë e vendit tonë. Nuk duhet ta harrojmë se kjo krahinë ka një

histori të lashtë, duke u përplasur me invazione nga më të ndryshmet dhe në ndonjë rast ka

pasur edhe humbje, duke qenë një popull i vogël, por në të njëjtën kohë ka edhe histori të

jashtëzakonshme, siç është lufta e Lumit të Vlorës e vitit 1920. Pra, turistët që do të vijnë

këtu do të kenë mundësi të mësojnë se si një krahinë e vogël ka arritur të mundë edhe një

perandori.

Të nderuar kolegë, diçka tjetër që dua t’ju them është edhe fakti se ndërmjet maleve të

Lumit të Vlorës dhe Bregdetit ka rrugë këmbësorësh, të cilat mund të kthehen në rrugë

turistike dhe turistët mund të kalojnë më këmbë nga zona e Labërisë drejt Bregdetit. Pra, i

gjithë ky investim ka një rëndësi të jashtëzakonshme si për zonën, por edhe për vendin.

Gjithashtu, dua t’ju jap edhe një informacion për situatën në të cilën ndodhet ky

investim. Loti i parë, që është bajpasi i Vlorës, ku kemi segmentin Peshkëpi-Gjorm prej 23,2

kilometrash ka përfunduar plotësisht dhe është ndaluar tek Ura e Gjormit, loti i dytë nga Ura

e Gjormit deri tek Ura e Laskos në Kuç është në punë e sipër, është kryer rreth 50% e

punimeve, por mund t’ju them me siguri se vitin tjetër, rreth muajve maj-qershor, do të kemi

mundësi të shkojmë në Kuç me rrugë të përfunduar. Loti i tretë, pasi sot po diskutojmë

financimin e kësaj marrëveshjeje që kemi me Fondin Kuvajtian për financimin e rreth 6,8

milionë dollarëve kuvajtian, është nga Ura e Laskos në Qeparo, një rrugë e re, e cila nuk ka

ekzistuar më parë, shumë e rëndësishme, e cila do t’i hap horizontin Labërisë, duke e lidhur

me Bregdetin.

Të nderuar kolegë, edhe si anëtar ndihmës i këtij komisioni, duke qenë deputet i kësaj

zone dua t’ju kërkoj personalisht mbështetjen me votë unanime sa i takon këtij financimi kaq

të rëndësishëm.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Vullnet Sinaj – Kam edhe diçka tjetër...

Niko Peleshi – Mos u zgjatni më shumë, ju lutem, pasi keni goxha kohë që e keni

marrë fjalën!

Vullnet Sinaj – Zoti kryetar, më lini ta mbaroj fjalën!

Niko Peleshi – Po,

Vullnet Sinaj – Kam edhe diçka të fundit. Në datën 15 nëntor të vitit 2017 kemi

miratur në parlament ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

24

Shqipërisë dhe Fondit Saudit për lotin e katërt, i cili ka të bëjë me rrugën nga Peshkëpia në

Selenicë dhe lidhja e saj me autostradën e Levanit. Dua t’i kërkoj, duke u nisur nga rëndësia

e madhe që ka loti i katërt, Fondit Shqiptar të Zhvillimit të na japë një informacion dhe të

shohë mundësinë e zhvillimit edhe për lotin e katërt.

Faleminderit dhe ju kërkoj ndjesë nëse e zgjata fjalën time më shumë sesa duhet!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Sinaj!

Ky është një projekt i filluar, një rrugë shumë e rëndësishme, e cila pa dyshim nuk

besoj se do të ketë diskutime, megjithatë çdo anëtar ka të drejtën e tij.

Fjalën e ka Aurora Alimadhi, për t’iu përgjigjur pyetjes së fundit që bëri zoti Sinaj. A

keni ndonjë ifnormacion se kur do të fillojë zbatimi i lotit të katërt?

Ju kërkoj ndjesë anëtarëve, pasi po dal pak nga projektligji!

Një përgjigje të shkurtër Aurora nëse e keni.

Aurora Alimadhi – Në fakt, zoti kryetar, në kuadër edhe të asaj që u referua edhe në

projektligjin e mëparshëm, vazhdimisht bëjmë analiza të prioriteteve, sigurisht edhe të

prioriteteve që ka qeveria, në mënyrë që projektet e parashikuara shumë vite më parë t’i

analizojmë sesa prioritare janë në momentin konkret kur fillon zbatimi dhe sa aktuale janë në

raport me ato të dhëna që janë përdorur për t’i përzgjedhur në një periudhë të caktuar kohore

të mëparshme. Aktualisht, për të qenë edhe transparent, jemi duke bërë një analizë sa i përket

lotit të katërt të Lumit të Vlorës. Sikurse rezulton, ishte parashikuar që nëpërmjet lotit të

katërt Peshkëpi-Selenicë-Kuç-Levan-Tepelenë, e cila përfaqësohet nga një gjatësi 16,4

kilometra, qëllimi kryesor i këtij segmenti ka qenë lidhja e dy rrugëve Levan-Tepelenë-

Gjirokastër me rrugën Vlorë-Sarandë, si dhe lidhja e rajonit të Tepelenës me bregdetin jugor.

Sikurse e referoi edhe zoti Sinaj, aktualisht kemi në zbatim me Bankën Botërore financimin e

dy segmenteve të rëndësishme Bënçë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç. Janë pikërisht këto dy

segmente që do të realizojnë lidhjen e zonës së Tepelenës dhe të fshatrave përreth saj me

rrugën e Lumit të Vlorës gjë që do të bëjë të mundur dhe daljen sa më shpejt në bregdet të

fshatrave të Tepelenës.

Fluksi që pritej për këtë segment të lotit të katërt mendohet se nuk do të jetë ai që ka

rezultuar në analizën fillestare, ajo e vitit 2016, ku është nënshkruar edhe marrëveshja e

financimit disa muaj më vonë në vitin 2017.

Për hir të së vërtetës, jemi në analizë e sipër për të vlerësuar nëse ky lot do të

financohet tërësisht apo do të dalë vetëm me ndërhyrje përmirësuese, por ende nuk ka një

konkluzion sa i takon lotit të kartë në kuptimin e vijueshmërisë së tij.

Faleminderit!

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

25

Niko Peleshi – Faleminderit, Aurora!

Nëse nuk ka ndonjë diskutim tjetër apo pyetje kalojmë në votim.

A jeni dakord?

Në rregull.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për një

hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin

Ekonomik Arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Ilir Beqaj – Kam pyetje, zoti kryetar!

Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – A mund të na japin një datë se kur mbaron e gjithë rruga e Lumit të

Vlorës, pasi me segmente, lote dhe shtesa ka gati 5 vjet? Nëse munden, do të doja një datë, në

mënyrë që ne si turistët të mund të shkojmë atje. E para.

E dyta, sa është nevoja për fondet për shpronësim që të mbarojë e gjithë rruga e Lumit

të Vlorës?

Faleminderit!

Niko Peleshi – Fjala për ju, Aurora.

Aurora Alimadhi – Sa i përket datës së përfundimit, zoti deputet, me ratifikimin e

marrëveshjes ne do të nënshkruajmë kontratën me zbatuesin e punimeve dhe parashikohet që

punimet të përfundojnë në maj të vitit 2022.

Sa i përket vlerës së shpronësimeve, ju kërkoj ndjesë, por nuk e kam këtë informacion

në mënyrë të saktë, sepse informacioni na përcillet në mënyrë periodike nga ARRSH-ja, por

rezervoj të drejtën që ta mar informacionin dhe t’jua përcjell menjëherë me e-mail brenda

ditës.

Niko Peleshi – Ju lutem sapo ta keni përcilljani me e-mail si zotit Beqaj dhe gjithë

anëtarëve të komisionit.

Aurora Alimadhi – Po, patjetër.

Niko Peleshi – A ka ndonjë merak, pyetje apo koment?

Nuk ka.

Vazhdojmë votimin në parim për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për një

hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik

arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Kush është dakord në parim? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet në parim.

Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

26

Miratohet.

Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Zoti Sinaj, zoti Leka dhe anëtarëve të tjerë, si dhe gjithë shqiptarëve ta gëzoni

vazhdimin...

Ilir Beqaj – Zoti kryetar, a mund të bëj një shpjegim vote?

Niko Peleshi – Urdhëroni. Shpjegimin e votës pro?

Ilir Beqaj - Po.

Unë votova pro jo vetëm se ma kërkoi Vullneti, por edhe për faktin se deputet i asaj

zone është edhe Kryeministri.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Me këtë e korigjuat edhe diskutimin e parë, i cili nuk ishte aq konformist.

Ilir Beqaj – Pse ju erdhi mesazhi që Beqaj nuk diskutoi mirë?

Niko Peleshi – Jo, ju dëgjova live.

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

27

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe

aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Belinda Ikonomi - Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave

Majlinda Hafizi – Drejtore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Borana Kalemi - Përfaqësuese e Drejtorisë së Politikave dhe të Zhvillimit Ekonomik

në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

28

Niko Peleshi - Kalojmë te çështja e tretë, projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6

shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të

Europës Qendrore”.

Relator i këtij projektligji është zoti Marto.

A do të bëni një prezantim?

Andrea Marto – Po, një prezantim të shkurtër.

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Marto,

Andrea Marto – Vendet anëtare të marrëveshjes CEFTA në përputhje me objektivat

politikë të Procesit të Berlinit dhe në përgjigje të nevojës për thellimin e mëtejshëm të

integrimit tregtar në rajon kanë negociuar protokollin shtesë 6, i cili synon liberalizimin e

mëtejshëm të tregtisë në shërbim. Sektori i shërbimeve luan një rol në rritje ne ekonominë

dhe tregtinë e palëve me potencial të madh, duke zhvilluar më tej tregtinë rajonale të

shërbimeve në mënyrë për të pasur përfitime reciproke. Shërbimet që parashikohen nga ky

protokoll përfshihen në aktivitetet që vijojnë: shërbimet ligjore, shërbimet financiare dhe të

kontabilitetit; shërbimet arkitekturore; planifikim urban; shërbimet e arkitekturës; të

gjelbërimit dhe imazhit; shërbime inxhinierike; shërbime inxhinierike të integruara; shërbime

kompjuterike dhe të ngjashme; shërbime marketingu; shërbime planifikimi dhe analize

teknike; shërbime të konsulencës shkencore dhe teknike; shërbime përkthimi; shërbime

mjedisore, si dhe instalimi dhe mirëmbajtja e makinerive dhe pajisjeve.

Duke qenë se Shqipëria është anëtare e OBT-së që prej vitit 2000 dhe ka detyrim të

saj miratimin e angazhimeve specifike që rrjedhin prej këtij anëtarësimi, si dhe për shkak të

angazhimit të liberalizimit të mëtejshëm të sektorëve që përfshihen në këtë protokollju ftojta

miratojmë atë. Po kështu, ftoj kolegët e tjerë të jenë sa më konstruktivë në shqyrtimin e

projektligjeve që vijojnë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Marto!

Përfaqësuesit e ministrisë, a duan të shtojnë diçka?

Belinda Ikonomi – Sikurse e përmendi edhe zoti Marku, kjo është një marrëveshje

shumë e rëndësishme në vazhdën e protokolleve të tjera të miratuara për tregtinë e mallrave

nga ana e CEFTA-s.

Doja vetëm të ndalesha në faktin që ky proces negocimi ka nisur që në vitin 2014 me

ngritjen e grupit negociator. Procedurat dhe negociatat përfunduan në vitin 2016, por

miratimi ose konsensusi i të gjithë anëtarëve të CEFTA-s u arrit vetëm përgjatë kryesimit të

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

29

Shqipërisë vitin e kaluar, në muajin dhjetor, ku u arrit dakordësia dhe materiali, të cilin e keni

sot përpara për ta ratifikuar.

Në fakt, është një element shumë i rëndësishëm, siç e përmendi edhe i nderuari

deputet, pjesa e vazhdimit të shërbimeve për t’u njohur në të gjithë rajonin, ku për herë të

parë do të kemi njohje me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën, të cilat, aktualisht, nuk janë në

OBT. Me këtë marrëveshje do të kemi shkëmbim të këtyre shërbimeve, por më e

rëndësishmja është se janë futur për herë të parë elemente të tregtisë së shërbimeve për të

cilat mendojmë se edhe në këtë situatë pandemie duhet të përbejnë një prioritet për t’i

zhvilluar më tej, pasi gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të zhvilluara as në Shqipëri, as në rajon.

Bazuar edhe në eksperiencën e vendeve të tjera, në situatën ku ndodhemi, duhet t’i

jepet një fokus i veçantë nga ana jonë dhe kjo përbën bazën për të vazhduar më tej me akte

dhe masa më konkrete, për të zhvilluar tregtinë elektronike në vendin tonë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Ikonomi!

A ka ndonjë pyetje? A ka diskutime? Nëse jo, kalojmë në votim.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të

marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës

Qendrore”. Kush është dakord në parim? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Neni 1. Kush është dakord në parim? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Kush është dakord në parim? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

30

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji "Për aktivitetet e turizmit detar". (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Alban Mësonjësi - Sekretar i Përgjithshëm i Turizmit dhe Mjedisit

Klodiana Marika - Drejtore në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

31

Niko Peleshi - Kalojmë në pikën 4 të rendit të ditës, që, në fakt, në rendin e ditës që

është shpërndarë me e-mail, është pika 7.

Meqenëse kemi zotin Klosi dhe të gjithë përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe

Turizmit në linjë, do t’ju propozoja ta kalojmë për disktutim tani, pas pikës së tretë. Bëhet

fjalë për projektligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”. Relatore e këtij projektligji është zonja

Gjermeni.

Të ftuar kemi zotin Klosi dhe stafin e tij.

Zonja Gjermeni, dëshironi ta prezantoni projektligjin?

Eglantina Gjermeni – Le të fillojë ministri dhe më pas do ta marr unë fjalën.

Niko Peleshi – Dakord.

Jeni në linjë zoti Klosi? Nuk është.

Zonja Gjermeni, a mund ta prezantoni ju projektligjin?

Eglantina Gjermeni – Patjetër!

Bëhet fjalë për një projektligj të ri “Për aktivitetet e turizmit detar”, që vjen nga

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kritereve

për aktivitetet e turizmit detar, llojet e mjeteve lundruese turistike dhe strukturën e nevojshme

për ushtrimin e tyre, si dhe përcaktimin e përgjegjësive institucionale për zhvillimin e këtyre

veprimtarive.

Doja të theksoja se në kuadrin e diversifikimit të turizmit për ta bërë Shqipërinë një

destinacion të preferuar turistik, ky projektligj është iniciuar nga kjo ministri pikërisht për të

pasur rregulla të qarta dhe të përcaktuara për turizmin detar, duke iu shtuar turizmit të diellit

dhe të rërës, për ta kthyer vërtet Shqipërinë në një destinacion turistik.

Megjithëse në periudhën në të cilën po jetojmë duket pak luks ky projektligj, apo

sikur nuk ka ardhur në momentin e duhur, dua të theksoj se ka rëndësinë e vet, pavarësisht se

në këtբ periudhë ka prioritete të tjera.

Mendoj se i gjithë projektligji ka nene që rregullojnë aktivitetet e turizmit detar,

përgjegjësitë e subjekteve për mënyrën e ofrimit të shërbimeve dhe, në rastet e

mosrespektimit të rregullave për ofrimin e shërbimeve, bën kategorizimin e mjeteve lunduese

për qëllime turistike dhe argëtuese, duke i ndarë në kroçiera, jahte dhe mjete të tjera të vogla

lundruese, parashikon mënyrën e përdorimit të tyre, përcakton rregullat për llojet e tjera të

mjeteve lundruese për hyrjen dhe qëndrimin në ujërat shqiptare dhe përcakton mënyrën,

kushtet, kriteret, afatet për hyrjen, daljen dhe qëndrimin në ujërat territoriale shqiptare të

mjeteve të lundrimit.

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

32

Mendoj se për aspekte të tjera mund të flasin edhe përfaqësuesit e ministrisë, por dua

të theksoj nevojën pse është hartuar ky projektligj, për të rregulluar realisht aktivitetet

specifike zbavitëse në kuadër të nismës që ka qeveria shqiptare për kthimin e Shqipërisë në

një atraksion turistik me potencial përfitues për sipërmarrjet në fushën e turizmit.

Realisht, ky është një nga llojet e turizmit që nuk ka pasur shumë vëmendje, ka

munguar infrastruktura ndër vite, kanë munguar burimet njerëzore, po kështu edhe

sipërmarrjet private nuk kanë qenë shumë të angazhuara në këtë lloj turizmi. Ka mbizotëruar

deri tani turizmi det dhe diell.

Mendoj se zhvillimi i këtij lloj turizmi do të krijojë mundësi më të mira për nxitjen e

sipërmarrjes vendase, mundësi punësimi për zonat ku do të realizohet dhe them që, ky

projektligj i ri, i cili është sektorial, krijon infrastrukturën njerëzore dhe teknologjinë e duhur

nëpërmjet së cilës përdoren ujërat e brendshme, lëvizjet, hyrjet, daljet në ujërat territoriale

nga mjetet lundruese turistike.

Ky projektligj mendoj se do të nxisë ekonominë për një zhvillim më të mirë të

investimeve. Gjithashtu, krijohen mundësi punësimi për sipërmarrjet turistike apo për

punonjës të tjerë në zonat që do të ndikohen.

Ajo që doja të vlerësoja është edhe pjesa e konceptimit që ka kaluar ky projektligj me

përfaqësues të ministrive, të institucioneve qeveritare, me Ministrinë e Brendshme dhe

Agjencinë Italiane për Zhvillim, por ndërkohë, do të doja një informacion më të hollësishëm

nga ministria rreth konsultimit për sipërmarrjet e agjencive turistike, njësive vendore apo

shoqatave që merren me këto çështje, sepse në relacion mungon informacioni i detajuar për

këtë gjë, nëse ka pasur konsultime me këto grupe, nëse kanë marrë komente dhe nëse ato janë

marrë në konsideratë.

Nga ana tjetër, doja të theksoja që një moment tjetër ndoshta përfaqësuesit e

ministrisë mund të na ndihmojnë me një informacion më të hollësishëm për institucionet

përkatëse, që kanë përgjegjësinë institucionale për zhvillimin e këtyre veprimtarive, për të

qenë më të saktë dhe më të qartë për projektligjin që kemi në duar.

Po kështu, për sa i përket inspektimit, ka informacion në këtë projektligj për

strukturën inspektuese, por duke qenë se në përgjithësi kemi një sërë inspektoratesh dhe në

fushën e turizmit mund të ketë mbivendosje të tyre, nga hartuesit e projektligjit do të doja një

informacion të saktë për strukturat inspektuese, se cilat do të jenë realisht kompetencat e tyre,

si dhe mbarëvajtja dhe kordinimi me inspektoratet e tjera për të mos pasur mbivendosje dhe

ngarkesë për biznesin vendas.

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

33

Mendoj se projektligji është i rëndësishëm dhe, pa dyshim, ka një impakt ekonomik

në zhvillimin e turizmit bregdetar. Ndërkohë që do të doja këtë informacion nga ministria, do

të kërkoja nga kolegët mbështetje për ta miratuar së bashku dhe për ta mbështetur ministrinë

edhe në këtë nismë të re.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Gjermeni!

Në linjë kemi zotin Klosi. Ju lutem, bëni një prezantim të projektligjit!

Blendi Klosi –Faleminderit!

Si gjithmonë, jeni shumë të sjellshëm me Ministrinë e Turizmit, kjo edhe për faktin

se, edhe gjatë diskutimit të gjatë që ndoqa para pak minutash, baza ishte tek turizmi dhe

infrastruktura.

Tashmë besoj se këtë filozofi të re të ministrisë e kemi ndarë me të gjithë kolegët e

komisionit, pasi nuk është hera e parë që flasim për të. Bëhet fjalë për të hapur detin si një

destinacion turistik në Shqipëri. Flasim shumë për turizëm, përpiqemi të ndërtojmë

infrastrukturën që do t’i shërbejë turizmit të tokës, por turizmin e detit e kemi pothuajse zero.

Në realitetin shqiptar ky dimension mungon fare. Për sa i përket mundësisë së ngritjes së një

destinacioni të veçantë në Liqenin e Shkodrës e deri në zonën e Sarandës, Shqipëria ka një

sërë mundësish për të ndërtuar marina, porte jahtesh dhe për ta mirëpritur këtë aktivitet.

Në kuadër të politikave që po bën qeveria për të shtuar infrastrukturën në këtë drejtim,

ndërmorëm iniciativën për të ngritur këtë projektligj, i cili është një projektligj në kuadër të të

gjitha politikave që ka shteti shqiptar për detin, pra është pjesë e Kodit Detar, pjesë e gjithë

filozofisë së lundrimit në Shqipëri, por që, natyrisht, në kuadër të turizmit ka nevojë për një

kapitull të ri, që nuk ka qenë i artikuluar në legjislacionin shqiptar.

Në këto kushte, vjen ideja e projektligjit të ri për turizmin detar, i cili bazohet në

faktin se bazat e konsultimeve që kemi bërë, janë të shumta. Për një muaj, në tetor të vitit

2019, ne nisëm bisedën me aktorët lokalë dhe më pas me ata ndërkombëtarë (meqë ishte

edhe një nga pyetjet e zonjën Gjermeni, të cilën e falënderoj për relacionin profesional që

përcolli për këtë projektligji), jemi konsultuar dhe kemi diskutuar që kemi shumë nevojë që

jo vetëm të bëjmë një destinacion të plotë për turizmin detar nëpërmjet këtij projektligji, që

është vetëm hapja e një kapitulli të madh ndërhyrjesh që duhen ndërmarrë... Si një paralele

me të është edhe projektligji që ka ardhur tashmë në parlament për eliminimin e TVSH-së së

jahteve në importimin dhe marrjen e flamurit shqiptar, që ta bëjë Shqipërinë atraktive për

këtë botë dhe këtë industri shumë të madhe.

Page 34: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

34

Për një informacion të detajuar për kolegët e nderuar të komisionit dhe më pas për të

gjithë publikun, sa i përket kësaj fushe të biznesit të turizmit, në vendet e Europës lundrojnë

rreth 6 milionë jahte dhe mjete lundruese të kënaqësisë dhe ka mbi 10 mijë marina në të

gjitha hapësirat e vendeve të BE-së, pra ka 10 mijë marina që kanë mbi 1 milion vende

ankorimi. Ne në Shqipëri, edhe pse kemi 30 vjet që e kemi hapur Shqipërinë në këtë

komunikim, kemi pothuajse zero vende ankorimi dhe pothuajse zero lundrim nga kjo pjesë

turizmi kaq shumë interesante dhe po ashtu të zhvilluar, që prodhon shumë vende pune dhe

shumë të ardhura për bregdetin shqiptar.

Në këto kushte vjen ky projektligj që kërkon ta bëjë Shqipërinë më atraktive në këtë

botë të industrisë së zhvillimit të turizmit.

Projektligji vjen si një punë e përbashkët e disa ministrive, ku ministria lider është ajo

e Turizmit, por në kuadër të politikave ka bashkërenduar dhe bashkëvepruar punën me

Ministrinë e Infrastrukturës, si ministria që përmban të gjithë boshtin e ndërtimit të filozofisë

së detit, që nga sporti detar, më pas edhe institucionet përkatëse (po përpiqem t’i përgjigjem

edhe pyetjes së zonjës Gjermeni me këtë shpjegim), kapiteneria e porteve edhe Regjistri

Detar Shqiptar, që janë dy institucionet që do të vazhdojnë të kenë po të njëjtin funksion,

ashtu siç e kanë edhe për të gjithë pjesën tjetër të detit, edhe për pjesën e marinës, në kuadër

të regjistrimit, nëse ata do të marrin flamur shqiptar dhe të kontrollit dhe menaxhimit të

situatës.

Ky projektligj vjen në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë

e Brendshme, duke njohur të gjithë dimensionin e sigurisë që ka të bëjë me detin shqiptar dhe

atë të mbrojtjes, që vjen nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet admiraliatit dhe të gjithë

sistemit të mbrojtjes detare. Edhe Ministria e Brendshme është shumë e rëndësishme në këtë

aspekt, pasi një nga gjërat që kërkon ky projektligj, që e tha edhe zonja Gjermeni, është

teknologjia e re që kërkohet të futet. Duke punuar edhe në kushtet e karantinës, do të

përpiqemi që shumë shpejt, ndoshta edhe para se ky ligj të miratohet në parlament, duke

përgatitur materialet bazë dhe procedurat, të kemi një sistem komunikimi online me të gjitha

mjetet e lundrimit, pasi në Shqipëri, një nga problematikat e mëdha që shohim në këtë aspekt

është se, pas moratoriumit tetëvjeçar 2005-2013 për detin shqiptar, vazhdojmë të kemi

struktura shumë të ngurta për sa i përket raportit me lundrueset (kemi kontrolle të

jashtëzakonshme nga Policia Kufitare dhe ajo e Rendit, nga strukturat e mbrojtjes detare të

Ministrisë së Mbrojtjes) dhe deti trajtohet ende me filozofinë e 50 vjetëve të kaluar dhe viteve

të tranzicionit në pjesën e moratoriumit, që është një armik, ndërkohë që ne mund ta

Page 35: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

35

shndërrojmë fare mirë në një prodhues shumë të mirë të ardhurash dhe kënaqësie për

ekonominë shqiptare.

Pra, brenda kësaj logjike, vjen ky projektligj së bashku me Ministrinë e Financave, që

ka një rol të rëndësishëm në këtë aspekt, si dhe me Ministrinë e Bujqësisë, si ministri

përgjegjëse për politikat e peshkimit, pra në një fashë tjetër të kënaqësisë së marinës apo

mjeteve lundruese. Ky projektligj përmbledh të gjitha elementet e industrisë së detit të

menaxhuara nga çdo faktor i industrisë së detit, të monitoruar nga çdo faktor i industrisë së

detit, por që hap një kapitull të ri për turizmin detar dhe për turizmin e kënaqësisë së detit. Ne

kemi bërë tashmë një listë me gjërat që duhet të bëjmë, me një analizë se çfarë ndodh në

rajon dhe në vendet e Mesdheut, për ta paraqitur Shqipërinë si një atraksion të ri, por siç e

thashë, si një atraksion që ka nevojë të jetë edhe konkurues. Ne kemi një industri kaq të

madhe dhe kushdo nga kolegët mund të bëjë një kërkim në celularin e tij dhe do të shikojë që

në Itali, në Kroaci, në Slloveni, në Mal të Zi dhe në Greqi ka shumë mjete lundruese edhe në

kohën e Coronës, ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë një zonë e vdekur.

Gjatë kësaj kohe ne kemi kemi bërë diçka, që ndoshta nuk ka marrë vëmendje

publike, që është komunikimi i vazhdueshëm me Admiraliatin e Londrës, pra të Britanisë së

Madhe, duke e hequr nga harta Shqipërinë si zonë rrezikshme e Luftës së Dytë Botërore për

mina. Kjo do të na ndihmojë këtë vit, në rast se do të ketë turizëm detar, pra nëse Corona nuk

do të na pengojë, të kemi shumë mjete që do t’i afrohen Shqipërisë dhe do të shijojnë

bukuritë e natyrës shqiptare. Deri në dhjetor të vitit të kaluar bregdeti shqiptar ishte me

rrezikshmëri nga minat e post Luftës së Dytë Botërore.

Për sa i përket projektligjit, ashtu siç e theksoi edhe zonja Gjermeni, ai kërkon

përcaktimin e rregullave dhe kritereve për aktivitetin e turizmit detar, pra kërkon ta definojë

më mirë dhe të krijojë hapësirat për llojet e mjetet lundruese turistike; kërkon të hapë një

kapitull të ri për sa i përket infrastrukturës dhe lehtësimit, sepse sot kemi edhe rregullat për

zhvillimin e kësaj industrie dhe përcaktimin e institucioneve përgjegjëse që, pak a shumë, i

përmenda, si dhe kordinimin ndërmjet tyre për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Të nderuar kolegë deputetë,

Ky projektligj është shumë i vonuar, sepse duhej të ishte me kohë aktiv.

Një nga pyetjet që shtrohet është: përse vjen në këtë kohë me Coronën? Megjithëse ky

projektligj është i përgatitur prej kohësh, ne e kemi shtyrë. Këto ditë e kaluam në qeveri dhe e

sollëm për ta votuar sa më shpejt në parlament, pasi mendojmë që është shumë e nevojshme

të ketë një alternativë plus me gjithë përpjekjet që po bën Ministria e Turizmit, qeveria

shqiptare dhe ju, të nderuar kolegë, pra të gjithë bashkë, në krijimin e mundësive të reja për të

Page 36: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

36

pasur biznes me turizmin në shqipëri, një alternativë më shumë, një mundësi komunikimi më

shumë në botën e turizmit.

Ne mendojmë se vështirësia më e madhe e sezonit turistik 2020 do të jetë komunikimi

nga ajri, ndërsa komunikimi nga deti dhe nga toka do të jetë më i lehtësuar. Në këtë kuadër,

plotësimi me shpejtësi i disa rregullave të reja në këtë aspekt, do të krijojë më shumë mundësi

për ekonominë turistike shqiptare, por edhe për ekonominë në tërësi, që të fillojmë të

mendojmë më shumë për detin.

Po ashtu, në kuadër të projektligjit të ri, që e kemi kaluar së bashku me Ministrinë e

Financave, i cili ka ardhur në parlament, por duhet të kalojë në komisione për t’u miratuar,

heqja e TVSH-së në importimin e jahteve do të bëjë të mundur regjistrimin që në fazën e parë

të disa qindra jahteve, që janë në rajonin tonë dhe presin këtë lehtësi fiskale, duke krijuar

kështu një flotë të re me flamur shqiptar, duke përmirësuar imazhin e flotës shqiptare dhe

njëkohësisht duke e bërë atraksion më të madh për industrinë e marinave, porteve e të tjera.

Pra, kjo është një përpjekje frontale për të krijuar një industri të re në Shqipëri, për të cilën

unë jam besimplotë që, duke hequr problematikat e Coronës, mund të marrë një zhvillim të

jashtëzakonshëm në periudhën e dy-tre vjetëve.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Ministër, për gjithë sqarimin dhe prezantimin e

detajuar të projektligjit!

A ka pyetje apo diskutime nga kolegët? Po, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Faleminderit!

Faleminderit ministrit dhe ekipit të tij!

Në fakt, në pamje të parë mund të duket si një projektligj pak i vonuar, në atë çfarë

vetë ministri parashtroi në zhvillimet 30-vjeçare, por, për mua, vjen si një gjë e re në një

moment jo të lehtë që po kalojmë dhe është një mënyrë se si mund të orjentohen sipërmarrësit

apo investitorët e ndryshëm, sidomos ata vendas, që mund ta kenë gjetur veten në këtë

periudhë me pamundësi idesh se ku mund të investojnë.

Së dyti, ndryshe nga çfarë kemi pasur gjithë këto vite, ky është një shans, sepse, si të

thuash, për herë të parë politika po bën një ligj që do të orjentojë zhvillimin. Ne, sidomos në

këto kohë, kemi bërë më shumë ligje për të rregullar zhvillimet e pakontrolluara që kishin

ndodhur në vend.

Së treti, ky dimension i ri i turizmit tonë, për mendimin tim, na ndihmon ta zgjerojmë

kalendarin turistik dhe të shkojmë drejt turizmit gjithëvjetor, por është një gjë e mirë edhe në

funksion të shfrytëzimit të potencialeve të fjetura që kemi në det dhe në industrinë e detit. Ne

Page 37: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

37

kemi qenë vend bregdetar dhe kjo është një mundësi që të fillojmë realisht të bëjmë një vend

detar.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Beqaj!

A ka pyetje apo diskutime të tjera?

Dua t’ju bëj me dije që, kur të kalojmë në shqyrtimin nen për nen, nga Komisioni i

Sigurisë, që është komision për dhënie mendimi, kemi një propozim. Bëhet fjalë për nenin 3

të projektligjit, te përkufizimet, pika 12/1, ku “Mjet lundrues i arrestuar” ka të njëjtin kuptim

sipas përcaktimeve të Konventës të Kombeve të Bashkuara “Për arrestimin e anijeve, 1999”,

të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.10035/2008. Kjo është pak e

parakohshme, por e thashë për ta pasur parasysh gjatë shqyrtimit nen për nen.

Ka kërkuar fjalën zonja Gjermeni. Po, zonja Gjermeni.

Eglantina Gjermeni – Zoti kryetar, faleminderit!

Falënderoj ministrin dhe ekipin e tij për të gjitha sqarimet dhe informacionet!

Përsëri kam një pyetje apo një shqetësim lidhur me inspektoratin. Duke qenë se në

përgjithësi kemi disa inspektorate, që inspektojnë në fusha të ndryshme, edhe në fushën e

turizmit, dua të jem e qartë për inspektoratin në këtë projektligj: cili do të jetë përgjegjës?

Cila do të jetë fusha e përgjegjësisë?

Si do të shmanget mbivendojsa e kompetencave me inspektoratet e tjera për të mos

rënduar biznesin? Këtu jam e paqartë nga projektligji dhe dua një informacion të shkurtër nga

përfaqësuesit e ministrisë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – A ka pyetje apo diskutime të tjera? Jo.

Atëherë, zoti Klosi, na jepni një përgjigje.

Blendi Klosi – Në fakt, do të jap përgjigje për të dyja, edhe për komentin tuaj, zoti

kryetar. Ne kemi rënë dakord me Komisonin e Sigurisë Kombëtare për ta dakordësuar atë

moment shpjegimi të konventës. Ky ishte një propozim i drejtë, ne e mirëpritëm dhe

bashkëpunuam, për të vendosur shpjegimin se çfarë do të thotë “arkëtimi i jahteve”, pra i

mjeteve lundruese.

Për sa i përket pyetjes së zonjës Gjermeni, ky ishte debati që duam të bëjmë më

shumë me këtë projektligj. Deti nuk ka përse të shikohet si një hapësirë tjetër në krahasim me

tokën. Pra, e gjithë logjika ka qenë që deti është parë shumë ndryshe nga toka.

Në kuadër dhe të pyetjes tuaj, zonja Gjermeni, shpjegimi vjen që deti është po i njëjtë

si toka. Pra, nëse ka të bëjë me inspektimet në fushën e turizmit, është inspektorati i turizmit

Page 38: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

38

ai që kryen monitorimin; nëse mjetet lundruese, ashtu si mjetet që ecin në tokë, kanë avari, që

kanë të bëjnë më mënyrën e funksionimit të mjetit, i monitoron Ministria e Infrastrukturës

nëpërmjet kapitenerisë së portit dhe nëpërmjet regjistrit detar, që kolaudon mjetet; nëse kanë

të bëjnë me problematikat e sistemit fiskal, janë institucionet e zyrës së tatimeve ato që i

kontrollojnë; nëse kanë të bëjnë me problematika që kanë lidhje me rendin publik, pra me

veprimtari ilegale, i monitoron Ministria e Mbrojtjes; në rast se kanë të bëjnë me shkelje të

territoreve dhe hapësirave detare dhe tokësore, i monitoron Ministria e Mbrojtjes; nëse kanë

të bëjë me problematikat e peshkimit, janë institucionet e Ministrisë së Bujqësisë ato që

menaxhojnë botën e peshkimit. Pra, nuk ka një inspektorat të caktuar ose një institucion të

caktuar që do të monitorojë detin në largësi.

Për të shkuar tek ajo që thatë edhe ju, për të pasur sa më pak kontrolle shtetërore në

këtë filozofi, edhe duke u shkëputur nga praktika e menaxhimit online të raportit ndërmjet

shtetit dhe institucioneve e operatorëve privatë, në këtë projekligj propozohet që komunikimi

me mjetet lundruese të jetë online, të jetë me një njësi të administruar “One-Stop-Shop”, të

menaxhuar si një pikë kontakti e vetme me këto mjete. Këtu mund jepen të gjitha

informacionet dhe mund të merren të gjitha lejet, dhe kontakti i mjetit me administratën

publike të jetë vetëm në rastet e shkeljeve të evidentuara.

Siç e thashë, ne duam të bëjmë një legjislacion konform rregullave të Bashkimit

Europian, një legjislacion i munguar sot në Shqipëri, por në të njëjtën kohë edhe një

legjilacion të monitoruar online, pra liberal ose me momente zero. Do të ishim shumë të

kënaqur nëse do të kishim kontakt zero me administratën në kontakt fizik, pra që të mos

kemi, atë që ju, me të drejtë, e thatë, një situatë jo të qartë dhe jo të qetë ndërmjet

administratës dhe kësaj bote të industrisë.

Nuk e di nëse iu përgjigja zonjës Gjermeni, por meqenëse m’u dha rasti, dua të

falënderoj zotin Beqaj për mënyrën e drejtë të trajtimit të dy projektligjeve, në varësi të

deputetëve të zonës bregdetare!

Niko Peleshi – Faleminderit!

A ka pyetje apo diskutime? Jo.

Atëherë, kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për aktivitetet e turizmit detar”.

Kush është dakord në parim? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet me të gjitha votat pro.

Kalojmë në votimin dhe shqyrtimin nen për nen.

Neni 1. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Page 39: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

39

Neni 2. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 3, me ndryshin e Komisionit të Sigurisë. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 4. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

(Neni 5 deri te neni 27 u miratuan me të njëjtën procedurë votimi)

Neni 28, “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas votimit në Fletorën Zyrtare”. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit “Për aktivitetet e turizmit detar”. Kush

është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Zoti Klosi, dhe gjithë anëtarët e komisionit, urime për këtë projektligj të ri!

Shpresojmë të kalojë sa më shpejt në seancën plenare ditën e enjte dhe t’i japim, siç e tha

edhe zoti Klosi, një dimension të ri turizmit në përgjithësi si sektor, konkretisht, turizmit

detar.

Faleminderit!

Zoti Klosi, a doni të thoni diçka?

Blendi Klosi – Jo. Thjesht dua të falënderoj anëtarët e komisionit për punën e tyre!

Besoj se nuk mund të ketë një ministër më fatlum se unë, që ka një bashkëpunim kaq të mirë

me një komision kaq profesional, si komisioni juaj!

Niko Peleshi – Edhe ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që ministria juaj është

kaq aktive dhe i trajton me shumë seriozitet të gjitha ftesat tona për pjesëmarrje në seancat e

Komisionit të Veprimtarive Prodhuese! Edhe stafi juaj, si zoti Kamenica dhe të tjerët, ka qenë

shumë bashkëpunues me ne. I falënderojmë dhe i urojmë punë të mbarë!

Blendi Klosi – Zoti kryetar, ky ligj që sapo kaluam është pjesë e modelit shqiptar të

turizmit që duam të ndërtojmë, pasi, realisht, Shqipëria ka nevojë për një model më të qartë

turizmi dhe turizmi i detit nuk mund të jetë pjesë e munguar e saj.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Do t’u kërkoj përfaqësuesve të ministrisë të mos largohen, sepse do të vazhdojmë me

projektligjin tjetër, si pikë e gjashtë e rendit të ditës.

Page 40: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

40

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.07.2006, “Për

mbrojtjen e biodiversitetit”, i ndryshuar”. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Blendi Klosi – Ministër i Mjedisit dhe Turizimit

Alban Mesonjësi – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit

Klodiana Marika – Drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit

Page 41: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

41

Niko Peleshi – Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 9587 datë 20.07.2006 “Për mbrojtejn e biodiversitetit”, i ndryshuar”. Ne jemi

komision përgjegjës dhe relator kemi zotin Besnik Baraj.

Zoti Baraj, a doni bëni një prezantim të projektligjit, apo t’ua kalojmë fjalën

përfaqësuesve të ministrisë për të bërë prezantimin e projektligjit?

Besnik Baraj – Meqenëse...

Besnik Baraj – Për të qenë sa më racionalë, mendoj se do të ishte më mirë që të

flisnin kolegët e ministrisë, meqenëse të gjithë e kanë relacionin përpara. Unë do të ndalem

vetëm në disa rezerva që kam, por pasi të bëjë relatimin përfaqësuesi i ministrisë.

Niko Peleshi – Atëherë, po ia kaloj fjalën përfaqësuesit të ministrisë ose zotit

Ministër, si ta çmoni ju.

Blendi Klosi – Ky projektligj ka të bëjë me një fushë të caktuar, ku natyrisht, zoti

Baraj, është më shumë ekspert se sa një pjesë e konsiderueshme e ministrisë. Unë do të doja

t’ia kaloja fjalën zonjës Marika, e cila është drejtoresha e Biodiversitetit të Mjedisit, në

mënyrë që të bëjë një prezantim më të plotë të pjesës teknike të këtij projektligji.

Gjithsesi, unë dua të them vetëm dy fjalë. Ky projektligji vjen si përpjekje për

vazhdimin e punës së madhe që po bën Ministria e Mjedisit në kuadër të kapitullit 27 dhe të

përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së.

Unë besoj se kolegët e kanë të qartë që kapitulli 27 është një ndër kapitujt më të

vështirë të negocimit me partnerët tanë europianë, prandaj sa më shumë projektligje të tilla që

të realizojmë, si ky që po diskutojmë sot, në përputhje me direktivat e BE-së dhe në përputhje

me konventat, siç është konventa përkatëse për të cilën kërkohet ky projektligj, besoj se do të

na ndihmojnë që të ecim përpara. Po ashtu, elementi, që vjen në kuadër të mbrojtjes, por edhe

përdorimit të florës dhe të faunës shqiptare, që në disa aspekte është realisht e

jashtëzakonshme, është përfshirja gjithmonë e më shumë e komunitetit në përfitimet që do të

vijnë nga ky projektligj.

Me lejen tuaj, zoti kryetar, dua t’ia kaloj fjalën zonjës Marika, e cila do të bëjë një

shpjegim më të plotë për sa i përket pikëpamjes teknike të këtij projektligji.

Niko Peleshi – Zonja Marika, afrohuni pak më shumë te mikrofoni kur të flisni, në

mënyrë që të kemi një audio më të mirë për të gjithë anëtarët e komisionit.

Klodiana Marika – Përshëndetje!

Page 42: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

42

Për ta vazhduar më tej fjalën e ministrit Klosi, mund të them se ky projektligj ose ky

propozim për biodiversitetin është parë në dy këndvështrime: së pari, në këndvështrimin

global në kuadër të zbatimit të konventës së biodiversitetit në Shqipëri dhe, së dyti, në

këndvështrimin e komunitetit europian për përputhshmërinë me rregulloren që ka nxjerrë

komuniteti europian pikërisht për pajtueshmërinë e Protokollit të Nagoya-s, që është pjesë e

Konventës së Biodiversitetit. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë projektligj, të cilin e kemi

shtruar para jush për diskutim dhe për miratim nuk është vetëm krijimi i një infrastrukture

ligjore, për faktin se mungonin disa elemente ligjore dhe rregullatore në ligjin e

biodiversitetit, të cilat do të bënin të mundur jo vetëm zbatimin e rregullores, por edhe të

Protokollit të Nagoya-s, por, njëkohësisht, për të përcaktuar qartë rolet dhe funksionet e

institucioneve, si dhe ndarjen e drejtë të përgjegjësive të tyre në kuadër të ndryshimeve të reja

institucionale. Në radhë të parë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është autoriteti kombëtar, i

cili është përgjegjës për zbatimin e konventës së biodiversitetit, pjesë e së cilës është edhe

Protokolli i Nagoya-s.

Protokolli i Nagoya-s, që është për aksesin dhe për ndarjen e drejtë dhe të barabartë të

përfitimeve ndaj burimeve gjenetike, është një e mirë për ne në aspektin e komunitetit për

faktin se në momentin kur në Shqipëri do të fillojnë aplikimet për përdorimin e burimeve

gjenetike, qoftë ato bimore apo shtazore, pra të florës apo të faunës, ne do të kemi mundësi

që, nëpërmjet kësaj baze ligjore, të përcaktojmë dokumentacionin që duhet për licencimin e

këtyre aktiviteteve për të pasur akses në burimet gjenetike. Njëkohësisht, komunitetet që do

të jetojnë në këto zona, të cilat zotërojnë, janë administratorë apo pronarë të këtyre burimeve

gjenetike, të kenë mundësi që të përfitojnë nga të mirat që do të vijnë nga këto biznese. Pra,

nëpërmjet këtij protokolli ne kemi futur dy terminologji apo dy definicione të reja, si: Prior

Informed Consent, që është një marrëveshje paraprake e miratuar, si dhe

Mutually Agreed Terms.Të dyja janë pjesë të protokollit dhe të rregullores. Për shembull, në

qoftë se ne duam që këtu të vijë një biznes dhe të përdorë burimet tona gjenetike për një fushë

me livandë apo për çajin e malit dhe më vonë do të vijë momenti që ai do t’i patentojë,

atëherë komuniteti, bashkia apo Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura jo vetëm do të

jenë të informuara, por, njëkohësisht, do të kenë të edhe drejtën e tyre të përfitimit.

Aspekti i dytë që rregullon ose që shtron ky propozim nuk është vetëm pjesa e

monitorimit, por edhe digjitalizimi i të dhënave për të gjitha pasuritë gjenetike që ne kemi.

Shpeshherë dëgjojmë në dokumentarë për farat e çajrave apo të bimëve mjekësore, të cilat

janë marrë nga Shqipëria që në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe ndodhen nëpër

laboratorë apo në banka të ndryshme gjenetike. Pikërisht ky projektligj, më pas edhe kuadri i

Page 43: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

43

akteve nënligjore, që do ta pasojnë këtë projektligj, do ta rregullojnë këtë proces, ku

Shqipëria do të jetë zot i materialeve, burimeve gjenetike të florës dhe të faunës, njëkohësisht

do të ketë të drejtën për të monitoruar ecurinë e këtyre produkteve kudo që ato të ndodhen

nëpër botë. Unë nuk dua të zgjatem më tej, sepse besoj se të gjithë ju e keni relacionin para.

Së fundi, do të ketë përfitime edhe në aspektin social, sepse, duke qenë se bizneset do

të ofrohen në Shqipëri për të kryer këto lloj aktivitetesh, si në aspektin e përfitimit privat,

ashtu edhe të kërkimit shkencor, do të ketë rritje të punësimit që janë edhe kosto jo të

drejtpërdrejta. Gjithashtu, do të ketë përfitime në mbrojtjen e mjedisit, sepse të gjitha këto

aktivitete do t’u nënshtrohen procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Njëkohësisht,

do të ketë një përfitim ligjore, sepse të gjitha subjektet do të jenë të monitoruara, pasi do të

krijohet një databazë, e cila do të jetë në nivel kombëtar, ashtu sic ekziston tashmë edhe në

nivelin botëror, pjesë e të cilit jemi edhe ne. Aty ju mund të shikoni se si janë të menaxhuara

burimet gjenetike, njëkohësisht edhe të gjitha subjektet, të cilat do të kenë mundësinë që ta

ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Shqipërisë.

Niko Peleshi – A mbaruat?

Klodiana Marika – Po, por në qoftë se keni pyetje...

Niko Peleshi – Zoti Baraj ka disa pyetje apo trajtime.

Zoti Baraj, fjala është për ju.

Besnik Baraj – Faleminderit, kryetar!

Unë dua të them se ky projektligj i afron më shumë se ligjet e tjera institucionet

shtetërore me institucionet akademike, kërkimore-shkencore. Ajo që më shqetëson mua nga

pikëpamja e zbatimit këtij ligji, por edhe në përvojën time kur kam punuar në Ministrinë e

Mjedisit, është se shpeshherë ndodh që të sigurohen kontakte me institucionet qendrore, të

cilat janë pika fokale për protokolle, konventa, por mbeten vetëm aq. Pra, nuk ndodh një

lidhje e ngushtë e institucioneve shkencore, të cilat mund të rrisin apo mund të bëjnë të

mundur zbatimin e këtyre projektligjeve, rritjen e përformancës së Shqipërisë. Shpeshherë në

institucionet shtetërore ndodh që ne dërgojmë dikë nga një drejtori apo një përfaqësues të

ministrisë jashtë shtetit dhe ngelet vetëm aq, pra këputet zinxhiri i zbatimit. Ky është

shqetësimi im, të cilin e shikoj të reflektuar edhe në ligj. Ndërkohë që institucionet shkencore

duhet të zënë një vend shumë të rëndësishëm në këtë projektligj, unë vë re se për institucionet

shkencore këtu flitet vetëm në tri rreshta (te ligji themeltar është neni 44/3, kurse këtu është

neni 11). Pra, për këto ndryshime flitet vetëm në tri rreshta dhe nuk është elaboruar fare

përgjegjësia, bashkëpunimi e të tjera gjëra, që për mua janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Më besoni, e ritheksoj edhe një herë, nga përvoja ime se ne shpeshherë mbetemi pa plotësuar

Page 44: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

44

shumë detyrime në nivel ndërkombëtar për marrëveshje, për protokolle apo për konventa,

pikërisht për faktin se ato nuk kanë shkuar në mënyrë kapilare atje ku duhet të ekzistojë

përgjegjësia dhe realisht këtu ministria shërben si një urë lidhëse. Ky është konstatimi i parë.

Së dyti, meqenëse ky ligj është i lidhur me pandeminë që po kalojmë ne sot, ngritja e

këtyre strukturave në nivel shkencor do të bënte të mundur që ene të kemi përgjigje shumë

më kompetente dhe shkencore në lidhje edhe me këtë problematikë. Pyetja ime është:

ministria, si një pikë fokale, a i ka kapacitetet sot për të menaxhuar këtë problematikë në një

kohë kur kjo vërtet ka karakter thellësisht shkencor? Këtu thuhet: “Ministria është autoriteti

për pajisjen me deklaratë të kërkimit shkencor për punimet gjenetike”. A mund ta realizojë

vetë ministria këtë? Sa njerëz do të punojnë për zbatimin e këtij projektligji në këtë ministri?

A kanë ata përvojën e duhur për të realizuar në mënyrë sa më cilësore zbatimin e kësaj? A ka

lidhje ministria me këto institucione shkencore? A ka bërë një inventarizimin të këtyre

kapaciteteve, sepse në Shqipëri ndodh rëndom që punohet në mënyrë fragmentare, pra të

palidhura institucionet apo grupet shkencore janë të pakoordinuara me njëri-tjetrin? Ministria

në këtë rast luan vërtet një rol shumë të rëndësishëm. A është konsultuar ministria me

institucionet shkencore? Këtu kam parasysh Universitetin Bujqësor, Fakultetin e Shkencave

të Natyrës; nuk e di nëse ka grupe kërkimore edhe universiteti i Shkodrës; kjo në mënyrë që

ata të njohin, të përfshihen dhe të marrin përgjegjësinë që u takon, në qoftë se duam që ky

projektligj të zbatohet. Ne kemi shumë projektligje, të cilat kanë mbetur në sirtarë, sepse jemi

palë, por nuk përgjigjemi, sikurse bëjnë vendet e tjera të rajonit lidhur me informacionin, të

dhënat e të tjera. Unë po marr vetëm një shembull, monitorimin e bregdetit shqiptar. Ne kemi

boshllëqe të jashtëzakonshme në lidhje me monitorimin e bregdetit shqiptar dhe indikatorët e

ndryshëm që ato të integrohen në vlerësimin në tërësi të Detit Mesdhe dhe zonave të

shqiptare.

Kaq kisha.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Baraj!

A ka pyetje të tjera nga anëtarët e komisionit, në mënyrë që t’i mbledhim të gjitha

pyetjet dhe t’ia kalojmë fjalën drejtoreshës së ministrisë për t’u përgjigjur? Meqenëse nuk ka

pyetje të tjera, kam unë një pyetje. A ka ministria informacion për burime gjenetike shqiptare

të ndodhura të konservuara, të ruajtura në banka gjenetike apo në institute jashtë Shqipërisë?

Së dyti, a ka Shqipëria materiale gjenetike apo burime gjenetike të ruajtura te bunkeri

global i farave në Norvegji?

Ju lutem, fjala për ju.

Klodiana Marika – Faleminderit, zoti kryetar!

Page 45: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

45

Lidhur me shqetësimet e zotit Baraj, të cilin e vlerësoj gjithmonë për faktin se e njeh

shumë mirë fushën e mjedisit dhe është gjithmonë mbështetës i të gjitha nismave tona, për sa

u takon institucioneve mund të them se ky projektligj i hap rrugën bashkëpunimit. Në

projektligj faktikisht janë përcaktuar në një kuadër mënyrat si duhet të aplikohet

dokumentacioni që duhet të plotësohet. Faktikisht ky dokumentacion nuk është shpikur nga

ne, por është pjesë e rregullores. Unë e thashë edhe në fillim se ky është një ligj rregullator

dhe aktet e tjera nënligjore do të përcaktojnë të gjitha dhe qartë se kush do të bëjë dhe çfarë.

Për sa i takon pjesës së konsultimit, mund të them se ne jo vetëm jemi konsultuar me

institucionet akademike, me bazën gjenetike të Universitetit Bujqësor, me Fakultetin e

Shkencave, por ata kanë qenë pjesë edhe tepërgatitjes apo të dhënies së komenteve për këtë

projektligj.

Lidhur me pyetjen e dytë për kapacitetet, pavarësisht ndryshimit të emërtesës së

strukturës së ministrisë (më parë ka qenë Drejtoria e Biodioversitetit dhe Zonave të

Mbrojtura, kurse tani është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Mjedisit), ekzistojnë

persona, të cilët merren me çështjet e biodiversitetit dhe që unë mendoj se kanë përvojën e

duhur për arsye se janë biologë në arsimin e tyre profesional. Megjithatë, për momentin ne

kemi thënë se ky projektligj nuk ka efekte financiare, për faktin se të gjitha boshllëqet për sa

u takon akteve nënligjore ne jemi duke i përgatitur me asistencën e Fondit Global për

Mjedisin, i cili administrohet nga PNUD-i. Më pas kur të gjitha këto akte nënligjore do të

bëhen të zbatueshme,sigurisht që do të kërkohet edhe shtimi i burimeve njerëzore si në

agjencitë monitoruese dhe inspektuese të çështjeve të mjedisit, ashtu edhe në administratën

publike që i takon pjesës së ministrisë përgjegjëse për mjedisin, që është Ministria e Turizmit

dhe Mjedisit.

Për sa i takon pyetjes suaj, kryetar, mund të them se ne kemi bankën tonë gjenetike të

bimëve, por, fatkeqësisht, nuk kemi një bankë gjenetike për sa i takon faunës, pra për pjesën e

kafshëve. Ndërkohë, nga kërkimet tona mund të them se në bankat gjenetike të vendeve të

ndryshme ekzistojnë materiale gjenetike të florës dhe të faunës së Shqipërisë. Unë përmenda

më parë Amerikën dhe Gjermaninë, por, patjetër që edhe në Norvegji duhet të ketë materiale

gjenetike të marra nga Shqipëria, të cilat janë koleksionuar. Pikërisht nëpërmjet këtij

projektligji ne bëjmë të mundur që këto koleksione të jenë në pronësi të shtetit shqiptar, dhe,

njëkohësisht, ne të kemi mundësi të gjurmojmë të gjithë përpuniminsi brenda zonës ku merret

materiali, ashtu edhe jashtë saj; të kemi një gjurmueshmëri dhe një monitorim jo vetëm të

aktiviteteve, por edhe të ecurisë së materialeve gjenetike.

Page 46: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

46

Niko Peleshi – Keni informacion apo jo nëse burimet gjenetike shqiptare ndodhen të

konservuara në banka të tjera jashtë Shqipërisë?

Klodiana Marika – Ne kemi informacion, por ato u takojnë periudhave të tjera.

Nuk kam informacion që këto materiale gjenetike të jenë marrë vitet e fundit. Unë iu

referova materialeve gjenetike, që janë grumbulluar gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Niko Peleshi – E kuptoj, por ky projektligj, kur të kthehet në ligj, a na jep ne të

drejtën t’i kërkojmë mbrapsht ato burime gjenetike, apo nuk e shtrin veprimin e tij?

Klodiana Marika – Jo, nuk e ka shtrirë veprimin në këtë drejtim, sepse kjo nuk është

e shprehur as në Rregulloren e Komunitetit Europian.

Niko Peleshi – E qartë.

Po në bankën globale, në Bunkerin Global të Farërave në Norvegji, ne ruajmë burimin

gjenetik?

Klodiana Marika – Faktikisht, nëse ju e mbani mend, ne kemi bërë dy vendime të

Këshillit të Ministrave, të cilat janë të miratuara, njëra për kërkimin biologjik dhe tjetra për

kërkimin shkencor, ku janë të parashikuara të gjitha dokumentacionet dhe lejet përkatëse, që

duhet të plotësojnë institucionet kërkimore-shkencore, veçanërisht ato të huaja, për të pasur

akses në zonat, që janë bartëse të materialit ose të burimit gjenetik.

Niko Peleshi – Dakord.

Për ta mbyllur fjalën time, dua të shpreh një konsideratë për Bankën Gjenetike

Shqiptare, me punën e së cilës jam njohur nga afër dhe do t’i ftoj anëtarët e komisionit që t’u

bëjmë një vizitë sapo të kalojë kjo situatë, sepse është një institucion pak në hije, por që bën

një punë të jashtëzakonshme; kanë rreth 4 mijë farëra të vjetra, të cilat i ruajnë dhe i

konservojnë me teknologji bashkëkohore. Në mos gaboj, janë mbështetur nga një projekt i

USAID-it dhe bëjnë një punë të lavdërueshme. Besoj se ky projektigj plotëson, si të thuash,

edhe kuadrin ligjor së bashku me atë institucional, në mënyrë që të trajtohet çështja e

burimeve gjenetike, e materialit gjenetik biologjik, që është diçka me shumë rëndësi. Siç e

thatë edhe ju, në periudha luftërash, një luftë është ajo që duket, një ekspertizë tjetër është ajo

e mbledhjes apo e vjeljes së materialit gjenetik. Këtë fushë ne nuk e njohim shumë, por do t’i

ftoj të gjithë anëtarët e komisionit, edhe për kurizitet, por edhe për shkak të fushës sonë të

aktivitetit, ta vizitojmë Bankën Gjenetike Shqiptare, që drejtohet nga zoti Fuat Elezi me

shumë profesionalistë.

A ka pyetje të tjera? Nëse nuk ka, do të kalojmë në votim.

Zoti Beqaj, dëshironi fjalën?

Ilir Beqaj – Po.

Page 47: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

47

Niko Peleshi – Urdhëroni!

Ilir Beqaj – Në mbështetje të kësaj që thatë, ndoshta ju vetë mund t’i drejtoheni, të

paktën, televizionit publik, që histori të tilla, në këto kohë, kur njerëzit po qendrojnë gjithë

kohën para televizorit, mund t’i ndajë edhe me publikun. Për shembull, Bankën e Farërave,

që thatë ju.

Niko Peleshi – E drejtë.

Do ta vëmë në vend këtë …

Ilir Beqaj – Këtë apo të tjera, çfarë mund të kemi në dispozicion të kësaj natyre.

Niko Peleshi – Është një kohë shumë e përshtatshme për t’u njohur edhe me

veprimtari, sepse jo vetëm në dukje, por edhe për hir të së vërtetës, ne nuk kemi shumë

institucione kërkimore-shkencore. Disa prej tyre, që kanë qenë të trashëguara, tani nuk janë

më. Kërkim-zhvillimi kërkon investime të mëdha dhe ne nuk jemi nga vendet më pararojë për

sa i përket kërkim-zhvillimit, nuk kemi pse ta fshehim, por kemi edhe institucione, si Banka

Gjenetike, që bëjnë një punë sipas standardeve bashkëkohore, shumë të lavdërueshme dhe

shumë të çmueshme, një punë që nuk ka të paguar dhe nuk mund të zëvendësohet nga asnjë

tjetër.

A ka dikush dëshirë të diskutojë apo të pyesë?

Urdhëroni, zoti Bici!

Roland Bici – Për këto që ju thatë për Bankën Gjenetike, por edhe për depozitimin e

specieve të egra, do të thosha se prodhimi i farërave, i fidanëve dhe ruajtja e tyre janë pjesë e

integritetit të një vendi. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nëse do t’ia lëmë vendin vetëm

importimit të farërave dhe fidanëve, do të thotë se kemi humbur integritetin dhe pavarësinë e

vendit tonë. Unë e mbështes këtë që thatë ju, është diçka shumë e rëndësishme, që garanton

integritetin dhe pavarësinë e vendit tonë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Bici!

Kjo është një fushë vërtet shumë interesante, për të cilën unë nuk dua t’ju lodh. Edhe

unë nuk kam shumë informacion, por më ka lidhur disi puna dhe detyrat e mëparshme me

këtë institucion dhe me këtë fushë.

Siç e premtova, do t’ju ftoj të planifikojmë një vizitë në Bankën Gjenetike dhe aty

mund të na lindin mendime dhe ide se si mund të japim edhe ne kontribut në këtë drejtim.

Unë kam pasur informacione, në pozicionin e mëparshëm, që ka institucione në botë,

pa i përmendur publikisht, që mund të kenë më shumë material gjenetik shqiptar sesa ne, të

cilin e kanë ruajtur. Nuk e di se si janë procedurat për ta rimarë, për ta kërkuar, me

Page 48: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

48

marrëveshje apo me konventa ndërkombëtare, por nëse ne do t’i kushtonim vëmendje, të

aksesonim ato institute, me të vërtet do të ishte një kontribut i çmuar për shkencën, për

kërkim-zhvillimin, por edhe për ekonominë shqiptare.

Për shembull, unë kam vizituar Bankën Gjenetike të Izraelit. Ata nuk ishin një

institucion i mbyllur dhe vetëm shkencor, por farërat e vjetra, të para 50, 70, por edhe 100

vjetëve, i vinin në dispozicion të operatorëve turistikë apo të gastronomisë. Shefat e

kuzhinave më të mira, të delikatesave, përdornin domaten e vjetër, të para 70 vjetëve, e

kultivonin në fermat e tyre dhe e servirnin si një delikatesë. Këto nuk mund të

komercializohen për t’u shitur si produkte në tregun e gjerë, por për delikatesa dhe për

përdorime më të kufizuara, janë me të vërtet fantastike.

Pra, ne mund të japim një kontribut për ta lidhur këtë institucion, siç është Banka

Gjenetike, me ekonominë, me turizmin, me agroturizmin, por le t’ia lëmë kohës, kur ta

vizitojmë këtë institucion. Do të ftojmë edhe ministrin Klosi, nëse dëshiron të vijë me ne.

Faleminderit për të gjitha diskutimet!

Besnik Baraj – Më falni, dua të bëj një koment të vogël!

Niko Peleshi – Po, zoti Baraj.

Besnik Baraj – Në relatimin e ministrisë thuhet se nuk ka kosto financiare. Do të

thosha se në shumicën e rasteve, kur themi se një projektligj nuk ka kosto financiare, ai ligj

ngelet aty ku është dhe nuk ka efekt në mënyrë kapilare. Pavarësisht se Ministria e Mjedisit

nuk është shpesh në vëmendje, kur vjen puna për burime finaciare të vetat, sepse ka shumë

nevoja. Do të ishtë mirë që të planifikojnë nëpërmjet buxhetit të shtetit ose projekteve të

ndryshme, në mënyrë që realisht ta luajnë atë rol, për të ngritur struktura të qëndrueshme me

njerëz kompetentë dhe më pas të realizojnë edhe bashkëpunimin me institucione shkencore,

dhe njëkohësisht rolin e pikës fokale që vuan ministria.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

nr. 9887, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, i ndryshuar”.

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për nen.

Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 2. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Page 49: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

49

Neni 3. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

( Neni 4 deri te neni 16 u miratuan me të njëjtën procedurë votimi)

Neni 17, ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit.

Kush është dakord në tërësi? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Falënderojmë ministrin dhe përfaqësuesit e ministrisë për prezencën, për sqarimet dhe

për detajet shterruese që na dhanë për këtë projektligj.

Vazhdojmë me pikën e katërt, sipas rendit fillestar, që tani është pika e gjashtë,

projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.64, datë 31.05.2012 “Për peshkimin”,

i ndryshuar”.

Zoti Besnik Baraj është relator.

Kemi të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural. Nuk e di

nëse janë present.

A kemi përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë prezent online?

Duhet të jetë zoti Roland Kristo, zëvendësministër? Nuk janë.

Ndërkohë që presim përfaqësuesit e Ministrisë të jenë në linjë, vazhdojmë më tej.

Page 50: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

50

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 9870, datë 04.02.2008, “Për

standardizimin”, i ndryshuar”. (Komision për dhenie mendimi)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave

Belinda Ikonomi – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave

Page 51: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

51

Niko Peleshi –Vazhdojmë me projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

9870, datë 04.02.2008, “Për standardizimin”, i ndryshuar”.

Relator është zoti Beqaj.

Kemi të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë zonjën zëvendësministre,

Vasilika Vjero.

Zoti Beqaj, dëshironi të bëni prezantimin e projektligjit?

Ilir Beqaj –Letë fillojë ministria.

Niko Peleshi – Dakord.

Zonja Vjero ose zonja Ikonomi, kush do ta bëjë prezantimin e projektligjit?

Belinda Ikonomi – Do të flas unë.

Faleminderit!

Para jush janë disa ndryshime në ligjin ekzistues “Për standardizimin”. Në mënyrë

specifike në projektligj janë propozuar disa ndryshime në drejtim të krijimit të infrastrukturës

institucionale për regjistrimin e operatorëve ekonomikë, që merren me fushën e tarifimit të

rrugëve, duke caktuar në mënyrë të tillë institucionin, që do të veprojë në nivel kombëtar për

pajisjen me numrin unik kombëtar të operatorëve ekonomikë, të cilët veprojnë në fushën e

mirëmbajtjes së rrugëve me pagesë.

Elementi i dytë i rëndësishëm është për t’i dhënë Drejtorisë së Përgjithshme të

Standardizimit përgjegjësinë për të vepruar si autoritet notifikues ose si pikë kontakti për të

gjitha çështjet e tregtisë ndaj CEFTA-s.

Për sa i përket pikës së parë, ndryshimet e projektligjit janë parë të domosdoshme,

pasi jemi në kushtet kur tregu i operimit të operatorëve ekonomikë në fushën e përdorimit të

rrugëve me pagesë kërkon patjetër qendrueshmëri, sepse ka mangësi ligjore, të

paparashikuara më parë. Pra, kërkohet ngritja e një institucioni, ngritja e regjistrit të

operatorëve dhe marrja e një numri unik kombëtar, gjë që ligji ekzistues, siç e thamë, nuk e

siguron dhe ka vakuum në këtë çështje.

Për sa më sipër, bazuar në disa standarde europiane, kjo lloj përgjegjësie i është

caktuar organeve të standardizimit dhe Organeve Kombëtare të Unizimit, si: Sllovenia, Italia,

Gjermania, Hungaria, që kryejnë këtë lloj misioni.

Për sa më sipër, ne propozojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit të kryejë

dhe të shërbejë si administratore kombëtare e regjistrimit për lëshuesit.

Gjithashtu, elementi i dytë, që duhet të përmendet lidhet me notifikimin e strukturave

të CEFTA-s për të gjitha projektrregulloret, udhëzimet, që lidhen me marrëdhëniet e tregtisë.

Page 52: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

52

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve, OBT-së, shërben si notifikuese për

sa i përket Organizatës Botërore të Tregtisë. Me këtë ndryshim ligjor ne bëjmë të mundur që

të shërbejmë si pikë kontakti unifikuese për strukturat e CEFTA-s.

Këto ishin pak a shumë ato që doja të thosha në vija të përgjithshme, por këtu kemi

edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Standardizimit, i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve specifike

dhe teknike.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Ikonomi!

A ka pyetje apo diskutime?

Kalojmë në votim.

Zoti Beqaj, urdhëroni!

Ilir Beqaj – Faleminderit!

Në fakt, siç e prezantoi edhe zëvendësministrja, ky projektligj vazhdon të ndihmojë

kuadrin tonë rregullator në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, konkretisht në fushën e

transportit. Më tej, përcakton se cili është autoriteti kompetent vendor që përfaqëson

Shqipërinë në këtë marrëdhënie, ku do të mbahet regjistri dixhital, siç edhe kërkohet nga

rregullat ndërkombëtare.

Siç e tha edhe zëvendësministrja, ne kemi zgjedhur modelin e standardizimit, që është

një model që nuk e kemi shpikur, por e kanë disa vende, që janë pjesë e së njejtës

marrëveshje.

Zëvendësministrja në fjalën e vet ishte e saktë, por kam diçka me relacionin, sepse

zotëria tha: “Tarifa e përdorimit të rrugës”, ndërsa në relacion, në versionin shqip përmendet

fjala “taksë”. Pra, është për nuancë përkthimi,për pozicion tarife apo takse?

Niko Peleshi – Po, zonja Ikonomi.

Belinda Ikonomi – E përmendëm standardin për pjesën e rrugëve me tarifim.

Për sa i përket se si është legjislacioni ynë, ndoshta është përcaktuar marrëveshje

takse. Mund të jetë, por nuk di ta argumentoj më tej.

Siç e përmendëm, termi është për rrugët me pagesë, pra pjesa tarifë ose taksë. Më pas

janë çështje të tjera. Nëse do të bëjmë një reflektim më pas, ndoshta do të japim sqarime në

një moment të dytë me e-mail në relacion, por e përmenda që janë standarde për rrugët me

pagesë.

Dhe aktualisht tarifat janë dhe këto lidhen me një shërbim të caktuar.

Niko Peleshi – A ka ndonjë pyetje apo diskutim tjetër?

Kalojmë në votim.

Page 53: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

53

Kush është dakord në parim me projekligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

nr. 9870, datë 04.02.2008, “Për standardizimin”, i ndryshuar”?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për nen.

Kush dakord me nenin 1?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kush dakord me nenin 2?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kush dakord me nenin 3?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

nr. 9870, datë 04.02.2008, “Për standardizimin”, i ndryshuar””.

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Falenderojmë zëvendësministrat e dy ministrive që ishin të pranishëm, të Ministrisë të

Financave dhe të Ekonomisë.

Page 54: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

54

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.05.2012, “Për

peshkimin”, i ndryshuar” (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Roland Kristo – Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë:

Alban Mësonjësi – Drejtor Juridik i Ministrisë së Bujqësisë:

Page 55: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

55

Niko Peleshi - Kalojmë te projektligji tjetër “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

nr. 64, datë 31.05.2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar”.

Ju rikujtoj se ne jemi komision përgjegjës. Zoti Baraj është relatori i këtij projektligji.

Kemi prezent zotin Roland Kristo, zëvëndësministër i Ministrisë së Bujqësisë.

Mirë se erdhët!

Nëse nuk keni kundërshtim, po ia kaloj fjalën zëvendësministrit, zotit Kristo.

Besnik Baraj – Të ndjekim të njëjtin model si zoti Beqaj, që të mos biem në

përsëritje.

Niko Peleshi – Dakord.

Urdhëroni, zoti Kristo!

Roland Kristo – Faleminderit!

Ky është një ndryshim që ne po bëjmë. Është një ndryshim që po shtyhet prej kohësh,

se është një kërkesë e kahershme e Komisionit Europian.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend, me përjashtim të Malit të Zi, i cili nuk e ka

përmbyllur numrin e anijeve të peshkimit. Këto ndryshime kanë për qëllim të mbyllin numrin

e anijeve të peshkimit tregtar profesional. Me këto ndryshime mundësohet që për peshkimin

tregtar artizanal vendimmarrja të bëhet në një fazë të dytë, në zbatim të planit të menaxhimit

dhe të zbatimit të peshkimit të miratuar nga ministri. Një pjesë e madhe e tyre zhvillojnë

aktivitete jo me kohë të plotë, sezonale, lidhur me fusha të tjera si për argëtim apo turizëm.

Projektligji vjen si detyrim i fundit i një rekomandimi të Komisionit Europian, që

është miratuar që në muajin nëntor të vitit të kaluar. Në fakt, menjëherë ne bëmë paraprakisht

mbledhjen e Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën, për të ditur se

çfarë qëndrimi do të mbajmë ndaj këtij rekomandimi.

Komisioni u shpreh dakord. Rekomandimi GFCM/42/2018/8 dhe rekomandimi

GFCM/43/2019/5, të miratuara në GFCM, kanë qenë të propozuar nga Komisioni Europian.

Edhe në takimin e nënkomitetit BE – Shqipëri në dhjetor 2019 nga ana e BE-së u kërkua

progresi në lidhje me implementimin e dy rekomandimeve të mësipërme.

Pas miratimit të këtij projektligji do të dalë pastaj projektligji, i cili do të vendosë

kuotat në lidhje me pikat e peshkimit, pra për çdo anije do të ketë një numër të caktuar ditësh

për peshkim.

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Baraj!

Besnik Baraj – Unë e shoh këtë ligj me dy probleme. Problemi i parë është

marrëdhënia e vendit tonë me fqinjët, pra që mbulojnë zona të pëbashkëta gjuetie, siç është

Page 56: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

56

Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe e shoh edhe në raport me vetë subjektet private që

operojnë në Shqipëri. Pra, janë këto dy elemente.

Elementi i parë, po të krahasojmë kapacitetet e flotës sonë me të Kroacisë dhe Italisë

(se Mali i Zi mund ta ketë të krahasueshme), edhe ne kur shkojmë për të negociuar me

partnerët tanë, duhet të kemi një informacion autentik, shkencor, bazuar në instituconet

shkencore, që ka patur dikur Shqipëria, që nuk e di nëse operojnë sot apo jo.

Në këto rrethana, në qoftë se ne nuk shkojmë me informacionet, monitorimet,

vlerësimet e rezervave, gjithmonë do të jemi inferiorë në raport me ta. Në qoftë se dikush e

dëmton rezervën biologjike të Detit Mesdhe, nuk është Shqipëria, janë këto vende që kanë

kapacitete, numër shumë të madh anijesh në raport me ne.

Në këtë rrethana ne mund të futemi inferiorë dhe mund të cenojmë mundësitë tona në

raport me këto vende, sidomos me Italinë dhe Kroacinë.

Në qoftë se ne do t’i ngrijmë sot këto kapacitete, pra numrin e anijeve etj., ne mund të

cënojmë mundësitë tona ekonomike etj.

E dyta, që ka të bëjë me subjektet në vend, duke i ngrirë që tani, a ka rrezik që ne të

krijojmë monopole në këtë drejtim dhe a mund të ndodhë që të penalizojmë subjekte të

caktuara, të cilat mund t’i kufizojmë, në një kohë që ata kanë bërë plane biznesi, kanë marrë

kredi nëpër banka dhe mund të shkojnë drejt një falimentimi, që do të ketë kosto sociale dhe

ekonomike për ta?

Ajo që më shqetëson mua është se, normalisht, ne duhej të kishim bërë një plan

menaxhimi peshkimi prej vitesh dhe mbi bazën e këtij plani, mbi bazën e informacionit

shkencor për rezervën biologjike që ka në detin tonë, ne pastaj të ndërtojmë edhe strategji.

Në rrethanat kur mungon ky plan menaxhimi për peshkimin, a mendoni se ne mund të

jemi të drejtë dhe të saktë në të gjitha qëndrimet ligjore që do të mbajmë pas këtyre

marrëveshjeve dhe pas kalimit të këtij projektligji?

Këto janë shqetësimet e mia.

Kam edhe diçka tjetër. Në relacion thuhet se s’ka pasur komente nga konsultimi me

publikun. Unë nuk mund ta besoj këtë ose s’mund të jetë reale, por nuk ka shkuar

informacioni te subjektet përkatëse, që janë mjaft të ndjeshme në raport me këto elemente,

sepse janë subjekte të përfshira drejtpërdrejt në këtë problematikë ligjore që ne jemi duke

miratuar.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Baraj!

A ka pyetje të tjera? Diskutime?

Urdhëroni, zoti Beqaj!

Page 57: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

57

Ilir Beqaj – Faleminderit!

Unë po e nis aty ku Besniku e mbylli. Unë nuk habitem që të mos ketë pasur vërejtje

dhe dua të më korrigjojë zëvendësministri, nëse supozimi im nuk është i saktë. Ajo që ndodhi

pengon zhvillimin e së ardhmes dhe këta që kanë sot varka ndoshta ndihen më mire, se do të

kenë më pak konkurrentë, sepse ky projektligj thotë se kjo është flota deri më sot, mbi 12m

dhe na vë një tavan që ne të mos të vazhdojmë t’i rrisim më anijet në mënyrë të

pakontrolluar. Prandaj nuk habitem që këta ekzistuesit sot të jenë të kënaqur, se po

garantohen që nuk po u hyn më njeri tjetër si konkurrent.

Nuk di a ka ndonjë korrigjim zëvendësministri në këtë supozim.

Besnik Baraj – Më falni, të bëj një ndërhyrje të vogël!

Këtu nuk thuhet që të ruhet kjo status quo. Një pjesë e tyre, edhe pse mund t’u hiqet e

drejta dhe, sigurisht, atyre u hiqet, unë nuk mund ta mendoj se mund të mos thonë asgjë.

Si jemi në raport me vendet? A është proporcionale kjo lloj shpërndarjeje në raport

me popullsinë, në raport me gjëra të tjera?

Ilir Beqaj – Mendoj se në këtë pikë përfaqësuesit e shtetit shqiptar në këtë forum të

përbashkët mbrojnë interesat tona. Natyrisht vendosin një kriter dhe besoj se ai kriter do të

jetë i zbatueshëm proporcionalisht midis gjitha vendeve anëtare.

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Pëllumbi!

Arben Pëllumbi – Të marrësh fjalën pas zotit Baraj dhe zotit Beqaj nuk është edhe aq

e lehtë. Unë do të bëj një pyetje: Sa e kemi sot numrin e varkave të peshkimit tregtare për

qëllime industriale? A është i mjaftueshëm ky numër për industrinë tonë të përpunimit të

peshkut, në raport me tavanin që duhet të na vendoset?

Kriteri për të cilin përcaktohet ky tavan ka të bëjë me popullsinë, me gjatësinë

gjeografike të bregdetit tonë apo mbi çfarë baze bëhet?

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Bitri!

Robert Bitri – Pyetja ime ka të bëjë me një problem të brendshëm, se, ndërsa në

marrëdhëniet me të huajt ne do të mundohemi të mbrojmë interesat tona, në marrëdhënie me

të brendshmit, në qoftë se personat që nuk i plotësojnë këto kushte (anija të jetë 9 m, të ketë

këtë tonazh, të ketë rrjetën nga prapa etj.) a do të sjellë pengesa në licencim? Në momentin që

shoqëritë tona të peshkimit mbarojnë licencimin, i cili mund të jetë 10-vjeçar, a do të ketë

pengesa që, kur të kërkojnë licencim të ri, të plotësojnë kushtet maksimale, të cilat

ekonomiksht peshkatarët tanë të vegjël nuk i kanë?

Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Kristo!

Roland Kristo – Faleminderit!

Page 58: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

58

Po i përgjigjem së pari zotit Baraj. Më vjen keq ta them, por resurset e peshkut në

detin Adriatik monitorohen në mënyrën më të rregullt dhe me ekspertizë shkencore. Ashtu siç

e keni në pjesët e ligjit, ashtu siç e keni edhe në VKM-në përkatëse, metodika e përdorur

është e unifikuar në të gjithë Mesdheun. Të dhënat ju i keni edhe në ralacion, se cilat janë

këto resurcse. Nuk është absolutisht e vërtetë se të dhënat tona nuk janë shkencoren dhe kjo

është në mënyrë kategorike.

Ka programe të financuara nga BE-ja. Të dhënat grumbullohen, përpunohen dhe dalin

rezultatet identike, rezultatet me një metodologji të njëjtë. Situata e peshkimit, natyrisht nuk

është përgjegjësia jonë që jemi në këtë situatë.

Ne jemi tre hapa prapa me këto lloj masash. Po ju jam një shembull, në Itali është

mbyllur që në vitit 1975, pra që nga ky vit nuk jepen më leje të reja. Në të gjitha vendet e BE-

së ka filluar programi tjetër, siç ka filluar edhe me Kroacinë, blerja e licencave. Ka një

formulë dhe reduktohet numri.

Ne, jo vetëm që nuk e kemi programin e blerjes së licencave, por ne e kemi akoma të

hapur. Në fakt, ne kemi mbledhur tërë vjetërsirat e botës, pjesa më e madhe. Ato anije, të

cilave u hiqej licenca në Itali, shiteshin për skrap dhe i kanë blerë shqiptarët dhe janë kthyer

në mjete lundrimi.

Nuk është e vërtetë absolutisht se do të bllokohen mjetet e lundrimit, por investimet

do të kalojnë nga mbledhja e mbeturinave të anijeve të vjetra në modernizimin ose

zëvendësimin e anijeje të vjetër me një të re (germa a e pikës 11).

Kapaciteti i peshkimit duhet të jetë i barabartë dhe në përputhje me gjendjen e

resursit. Rezultatet e gjendjes së resursit janë këto që janë, dhe nuk është se i kemi shkaktuar

ne, se ne jemi më të vonuarit.

Numri i anijeve varet kryesisht (nuk ka një numër të përcaktuar nga numri i popullsisë

apo nga vija bregdetare) nga siperfaqja, rreth 12 mijë km katror që i bie sipërfaqja, është

shumë e vogël dhe 90% e të gjithë këtyre anijeve që po flasim peshkojnë në ujërat

ndërkombëtare, peshkojnë tej 12-mijëshit dhe gjendja e resurseve është e tillë në të gjithë

Mesdheun. Flota jonë peshkon përpara Kroacisë, përpara Maltës, pëpara Greqisë, përpara

Italisë dhe situata është e tillë për të gjithë.

Në lidhje me subjektet, ne e mbyllim numrin, këta që kanë do ta marrin. Nga 5 vjet i

kemi bërë 10-vjeçare licencat.

Te përkufizimi në ligjin aktual ka pasur një fjalë “mund”, te neni 30, pra licenca mund

të rinovohet, gjë që mund të krijonte një farë keqkuptimi te ndonjë person i administratës,

kurse ajo që thotë ligji, është bërë i tillë përkufizimi pra, licenca automatikisht rinovohet.

Page 59: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

59

Kthehet drejtpërdrejt përgjigje. Atyre që e kanë sot, mjafton të jenë të regjistruar, të jenë të

pajisur me numër regjistri, është një numër specifik, sa të jetë jeta, sa ta kenë atë anije, sa të

duan ta mbajnë atë anije, nuk u hiqet leja. Leja u hiqet vetëm mbi bazën e një procedure

shumë të komplikuar që zgjat minimalisht 2-3 vjet si rezultat i shkeljeve. Ne kemi bërë një

modifikim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 407 dhe kemi vendosur sistemin e

pikëve të rënda. Po të shikojmë nenin 145 të ligjit “Për peshkim” se çfarë janë shkeljet e

rënda, ka edhe një procedurë se kur hiqet leja e peshkimit. Një anije peshkimi duhet që të

plotësojë brenda 3 vjetëve 90 pikë penalitete, pra është si puna e patentave më pikë.

Maksimumi i pikëve penalitet janë nga 6 pikë-12 pikë. Brenda 3 vjetëve duhet që anija të

plotësojë 90 pikë penalitete që t’i hiqet përfundimisht leja. Kjo është sipas rregullores

përkatëse nr. 1005/2008 të BE-së. Ne kemi përcaktuar më mirë që ai, që e ka lejen, nuk i

hiqet, por rinovohet automatikisht, vetëm me përjashtim të rasteve kur nuk do pronari i anijes

ta rinovojë. Me kërkesë të pronarit, me mbarimin e këtij afatit, leja rinovohet pas dorëzimit

më parë të kërkesës përkatëse nga pronari i anijes. Pra, leja rinovohet. Nuk ka asnjë lloj

diskutimi për rinovimin e lejes. Nuk mund të jetë objekt diskutimi.

Niko Peleshi – Kjo pikë është e qartë. Nuk e di nëse iu përgjigje pyetjes së zotit

Pëllumbi për numrin e varkave.

Roland Kristo – Numri i varkave aktive sot është 201. Numri i varkave joaktive dhe

aktive është 230. Ne kemi lënë një afat 3-mujor për të gjithë këtë që nga viti 2014, të cilët

nuk i kanë rinovuar lejet, i kanë anijet në kantier, i mbajnë në një formë apo në një tjetër, të

shprehin minimalisht se çfarë do të bëjnë me anijet e tyre, pra nëse do të vazhdojnë

aktivitetin.

Niko Peleshi – Kam një pyetje, përveç konformitetit me marrëveshjet ndërkombëtare

dhe me kërkesën e BE-së, me këtë projektligj sektori i peshkimit në Shqipëri çfarë përfiton

në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo nuk përfiton gjë?

Roland Kristo – Fillojnë të gjitha programet e mbështetjes që jep BE-ja. Ato

programe që filluan me Kroacinë. Këto janë programet e mbështetjes së rinovimit të flotës së

peshkimit. Nuk mundem që një anije peshkimi të blerë në Itali në karakatinë t’i jap

mbështetjen për ta bërë të re. Unë kam këtë flotë dhe kësaj flote t’ia risim bashkërisht

standardet, i rrisim eficiencën ekonomike, duke i ndërruar motorët, i rrisim sigurinë në port,

duke bërë investime në bordin e anijes së peshkimit. Kjo është mbështetja që BE-ja u ka

dhënë të gjitha vendeve, rasti i fundit është i Kroacisë.

Nuk ka pengesa.

Page 60: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

60

Ajo që kemi lënë është numri i peshkimit nën 12 metra, që janë anijet e peshkimit të

vogël artizanal.

Niko Peleshi – Dakord. A ka pyetje të tjera? Po, zoti Baraj. Më pas zoti Beqaj.

Besnik Baraj – BE-ja, kur janë miratuar ligje të kësaj natyre, ka adoptuar skema

kompensimi apo financimi. Ju a parashikoni që të adoptohen skema të tilla, apo mendoni, siç

pak a shumë e thatë, që nuk do të ketë falimentim dhe heqje të licencave?

Niko Peleshi – Zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Zoti Zëvendësministër, u shprehët së fundi se u keni dhënë, në mos

gaboj, 3 muaj afat, kur mbaron ky afat?

Roland Kristo – Me hyrjen në fuqi të ligjit.

Ilir Beqaj – Unë, zoti kryetar, do të propozoj që ta vonojmë hyrjen në fuqi të ligjit.

Pse? Besoj se sot sektori i peshkimit është një nga sektorët që e ka ndjerë më shumë situatën

e pazakontë që po kalojmë. Besoj se do ta kemi këtë situatë deri në fund të verës. Dikush sot

nuk peshkon me barkë të mirë apo jo të mirë, sepse nuk ka kërkesë për produktin e tyre.

Propozoj që, kur të vijë momenti i hyrjes në fuqi, të biem dakord bashkërisht a vlen

propozimi im, pastaj, në bashkëpunim me ministrinë, mund të gjejmë se cili mund të jetë

afati i hyrjes në fuqi, sepse sektori është i ngrirë për momentin.

Roland Kristo – Brenda 3 muajve dua nga pronarët e anijeve që të shprehin

vullnetin. “Nuk dua ta vënë anijen në punë. Do ta vë anijen në punë pas një vit e gjysmë”.

Ilir Beqaj – Edhe një herë të gjithë sipërmarrësit janë para të panjohurës, nuk mund

t’u kërkojmë atyre tani, kur nuk dinë se çfarë do të bëjnë, kur ne nuk e dimë se çfarë do të

ndodhë.

Roland Kristo – Lidhur me afatin që u është lënë që të shprehen për “po” ose “jo: e

bëjmë 6 muaj apo e lëmë më 1 janar...

Ilir Beqaj – Unë këtë po propozoj.

Roland Kristo – Ne duam të ulim burokracinë Një anije peshkimi sot do të paraqitet

para administratës 1 herë në 10 vjet dhe pastaj nuk do të ketë më punë.

Është qartësuar në mënyrën më të mirë që leja është e përhershme, përveç rasteve kur

pronari thotë: “Nuk dua më të merrem me peshim, nuk e dua më anijen”.

Ilir Beqai – Të mos i vëmë njerëzit para përgjigjeve në këto kohë të panjohura.

Roland Kristo – Nga 3- mujore, të bëhet 6-mujore.

Besnik Baraj – Edhe unë e mbështes propozimin e zotit Beqaj.

Niko Peleshi – Me propozimin e zotit Kristo që 3-mujori mund të bëhet 6 -mujor, a

jeni dakord?

Page 61: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

61

Ilir Beqaj – Dakord.

Besnik Baraj – Dakord.

Niko Peleshi – Po, zoti Bitri.

Robert Bitri - Ideja ime është që ligji nuk ka pse të vonohet, por ministrisë t’i vihet

detyrë që mendimin e tyre ta marrë pas 6 muajve, por ligji nuk pse të vonohet.

Ilir Beqaj – Atë po themi.

Niko Peleshi – Ka pyetje të tjera?

Arben Pëllumbi – E falënderoj zëvendësministrin për përgjigjen e pyetjeve! Kam

vetëm një moment, për të cilin kam ende një dyshim, mbyllja e këtij numri të anijeve sot, a

do të ketë ndikim në industrinë e përpunimit të peshkut, duke pasur parasysh edhe kullotat me

të cilat ne mundemi nesër të hyjmë në tregun europian? Mbyllja e numrit të anijeve do të na

ndikojë në rritjen e përpunueshmërisë së produkteve të detit?

Roland Kristo – Duhet të kemi parash që numri i anijeve të peshimit nuk është

indikator se sa peshk kapet në det. Indikatori se sa peshk kapet në det është kapaciteti i një

anijeje peshkimi. Sot, fatkeqësisht, kush ka investuar në peshkim, shumë pak ka investuar

duke blerë anije të reja. Pjesa më e madhe kanë blerë nga një karakatinë. Sot do të investohet

në modernizimin e anijeve të peshkimit. Pra, unë minimalisht po them, do të blihet një

ehollot i ri, që, në vend që ta shikojë peshkun 5 metra larg, do ta shikojë peshkun 5 milje larg

dhe koha që i duhet anijes për ta kapur atë peshk... Pra, të vijë vërdallë sa të gjejë peshkun

apo të shkojë direkt tek tufa e peshqve. Ajo që investohet sot është rritja e kapaciteteve të

peshkut. Këtë na e kërkon BE-ja. Kleçka qëndron që të vendoset kuota në lidhje me ditët, në

të cilat anijet do të peshkojnë në det. Ne duhet të përcaktojmë kuotat se sa ditë duhet të

peshkojnë anijet në det. Nuk mund të vendoset sistem kuotash, siç vendoset në Europën

Veriore, të cilat janë monospecifike, pra vetëm për një specie të caktuar, sepse peshkimi në

Mesdhe është peshkim që, kur nuk vendos dot kuotë merluci, çfarë do të bësh pastaj për

peshkimin e karkalecit, të barbunit?! Pra, nuk mund të vendoset e njëjta logjikë. BE-ja po

lufton tani për të futur në Mesdhe kuotat ditore. Të thotë: “Një anije ka 180 ditë në vit. Bëre

180 ditë peshkim, stop, mbylle anijen”. Kjo është pjesa e presionit tjetër që do të kemi mbi

kurriz.

Mirë ose keq, ne jemi të detyruar të ndjekim këtë logjikë, nëse këtë logjikë e mbajnë

Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria për sa i përket detit Adriatik, ose vende të tjera, se

nuk po marr vende të BE, sepse, atyre, kur thotë Komisioni, e bëjnë gjithashtu, puna është

negociatat që bëjmë ne.

Page 62: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

62

Pra, nuk është thjesht vetëm numri i anijeve. 1 anije që rri kot dhe del një ditë në vit,

krahas një anijeje që, me një përmirësim minimal të teknologjisë, mund të kapë 10- fishin,

besoj se ashtu... Pra, Nuk ndikon në asnjë formë dhe në asnjë përmasë në kapacitetet tona

peshkuese. Kjo është tjetër formë dhe bëhet nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë dhe do të

drejtohen drejt përmirësimit të flotës së peshkimit.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Kristo!

Ka pyetje të tjera? Po, zoti Konomi.

Ardit Konomi – Kam një pyetje të shkurtër për zëvendësministrin. Me amendimet e

këtij projektligji, a keni parashikuar ndonjë ndryshim, apo e keni konsideruar njëlloj

peshkimin detar me peshkimin liqenor?

Roland Kristo – Më falni, por nuk e dëgjova pyetjen, sepse erdhi zëri me ndërprerje.

Ardit Konomi – Në konsideratat tuaja, në këtë rast peshkimi liqenor trajtohet

njëlloj me peshkimin detar?

Roland Kristo – Jo, ky ndryshim është vetëm për peshkimin detar, po flasim për

peshkimin tregtar industrial, pra peshkimin mbi 12 metra në liqene dhe në bregdet. Në

bregdet është përjashtuar nga ndikimi i këtij ligji. Për peshkimin tregtar artizanal e kemi

zgjidhur nëpërmjet shoqatave të ndryshme, kemi vite që e kemi me numër...

Niko Peleshi – Zoti Kristo. e qartë. Të mos zgjatemi, se kemi edhe një projektligj

tjetër për të shqyrtuar me 244 nene.

Zoti Konomi, e morët përgjigjen, në rregull. Ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Kalojmë në votim. Kush është dakord në parim me projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 1, me ndryshimin që në pikën 9 afati 3-mujor të bëhet 6-mujor. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 2. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në miratimin në tërësi. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohet.

Falënderojmë zëvendësministrin për prezencën dhe për të gjitha sqarimet!

Punë të mbarë!

Page 63: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

63

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.04.2020, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” (Komision për dhenie

mendimi)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Andrea Marto, Ilir Beqaj, Ilir Ndraxhi,

Eglantina Gjermeni, Tatjana Nurce, Dritan Bici, Arlind Cacani, Robert Bitri, Nimet Musaj,

Halit Valteri, Ardit Konomi dhe Vullnet Sinaj.

Mungojnë:

Halil Jakimi, Lefter Koka, Kujtim Gjuzi, Rrahman Rraja dhe Gjetan Gjetani.

Të ftuar:

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Saimir Muçmataj – Drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Niko Kotonika – Përfaqësues i AMF-së

Violanda Theodhori – Përfaqësuese e AMF-së

Aida Serreqi – Përfaqësuese e AMF-së

Anxhela Dervishi – Përfaqësuese e AMF-së

Page 64: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

64

Niko Peleshi – Kalojmë në pikën e fundit të rendit të ditës të mbledhjes së sotme, që

është një projektligj voluminoz “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”. Ka 244 nene, që

janë nene teknike dhe më tepër do të na marrë kohë votimi nen për nen sesa diskutimet,

gjithsesi është në dorën tuaj.

Të ftuar kemi: zonjën Vasilika Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë,

zotin Saimir Muçmataj, drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Nga AMF-ja kemi zotin Niko Kotonika, Violanda Theodhori, Aida Serreqi dhe

Anxhela Dervishi.

Relator për këtë projektligj kemi zotin Arben Pëllumbi.

Zoti Pëllumbi, të procedojmë si me projektligjet e tjera, t’ia kalojmë fjalën

ministrisë.

Arben Pëllumbi – Desha të them diçka shkurtimisht, pastaj të flasin përfaqësuesit e

ministrisë, meqenëse edhe natyra e këtij projektligji është pak më ndryshe.

Niko Peleshi – Dakord, fjala është për ju.

Arben Pëllumbi – Faleminderit, zoti kryetar!

Nuk po ndalem në mënyrën e paraqitjes së këtij projektligji, pra që është në përputhje

me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit, por më lejoni të them shkurtimisht disa

gjëra.

Duke pasur parasysh që tregu i letrave me vlerë, obligacioneve dhe në përgjithësi

sektori i investimeve është një treg shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për rregullime e

përmirësime të vazhdueshme, për këtë arsye edhe Këshilli i Ministrave ka ardhur me këtë

propozim për projektligjin “Për sipërmarrjen e investimeve kolektive”.

Puna për hartimin e këtij projektligji ka filluar që në vitin 2016, me vënien në jetë të

projektit për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF-së, me fokus zhvillimin e tregut

të kapitaleve, me synim forcimin e kapaciteteve të vetë AMF-së në format e mbikëqyrjes së

saj.

Dëshiroj me fjalën time të përshëndes Bankën Botërore për të gjithë mbështetjen që

na ka dhënë vazhdimisht gjatë gjithë këtyre viteve, në mënyrë të veçantë si nismëtare e këtij

projekti, si dhe ekspertët e Cadogan Financial për ndihmën e madhe në mbështetje të AMF-

së.

Ky është një projektligj i ri, i strukturuar në 15 krerë dhe në 244 nene, duke

zëvendësuar ligjin e vitit 2009, që është ndryshuar në vitin 2016. Ai sjell një përafrim dhe

harmonizim pothuajse të plotë, ose në një pjesë të madhe të tij, me direktivat europiane.

Page 65: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

65

Dua të theksoj që në fillim se ky është një projektligj me karakter të theksuar

financiar. Ne, si Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, jemi

komision për dhënie mendimi. Gjykoj, ky është mendimi im, se duke qenë një projektligj i

tillë tipikisht financiar dhe me terminologji atipike edhe për ne, ngushtësisht teknike, që të

thellohemi në aspektet politike të tij dhe ndoshta mund të thelloheminë kushtet kur flitet për

tregtinë e produkteve të këtij projektligji. Gjithsesi, askush nuk na pengon të diskutojmë

gjerësisht. Përderisa edhe projektligji ka 244 nene, me siguri që brenda tij do të ketë vend për

të shtuar apo për të marrë sqarime të ndryshme.

E shoh të arsyeshme të theksoj se hartimi i këtij projektligji është shoqëruar me

komunikime të shumta nga përfaqësuesit e shoqërive administruese dhe të depozitave, që në

përgjithësi janë bankat e nivelit të dytë, në lidhje me problematikat që ata kanë konstatuar

gjatë zbatimit të ligjit aktual, që kemi sot, dhe shumë nga propozimet e tyre janë reflektuar.

Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe aktet ligjore në fushën e letrave me vlerë dhe

fondeve të investimeve të disa vendeve të Bashkimit Europian, të Britanisë së Madhe, të

Kroacisë dhe të Sllovenisë, duke pasur si qëllim pikërisht standardizimin e legjislacionit

vendës me këto vende anëtare të BE-së, të cilat kanë problematika të ngjashme në tregjet e

tyre financiare.

Besoj se përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe ata të AMF-së

do të hyjnë edhe më shumë në detaje, por unë do të doja të thosha dhe të veçoja, shkurtimisht,

disa nga risitë që sjell ky projektligj.

Ky projektligj sjell risi në drejtim të licencimit, që ka të bëjë si me përafrimin me

direktivat e BE-së, ashtu edhe me tipet e reja të fondeve. Sjell risi në drejtim të mbrojtjes së

investitorëve, duke i klasifikuar ata në profesionistë dhe në të kualifikuar. Këtu pastaj,

ndoshta do të kemi mundësinë të flasim më gjerësisht me ministrinë dhe me AMF-në. Po

ashtu edhe në drejtim të investimeve, duke shtuar disa kërkesa dhe ndryshime të reja në lidhje

me investime dhe huamarrje më të përshtatshme për vendin tonë.

Gjithashtu, ndryshime propozohen edhe në lidhje me mbylljen, shkrirjen apo

likuidimin, duke sjellë dispozita të reja në këtë projektligj. Po ashtu, kemi ndryshime edhe në

lidhje me kompetencat e AMF-së, të cilat kërkojnë një plotësim për të përmbushur kërkesat

europiane, si në ndërmarrjen e hetimeve, duke pasur parasysh krahasimin me atë të

inspektimeve, që janë bërë përpara për dënimet, kundërvajtjet, bashkëpunimin e

rregullatorëve vendës e ndërkombëtarë.

Page 66: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

66

Gjithashtu, do të doja të theksoja, në përfundim të fjalës sime, se janë shtuar

dispozitat edhe në lidhje me administrimin ndërkufitar dhe marketingun e sipërmarrjeve,

duke i përputhur këto me direktivat europiane.

Shkurtimisht, këto ishin disa nga pikat që doja të theksoja. Ju falënderoj për

vëmendjen! Tani po ua kaloj fjalën propozuesve të këtij projekti. Gjithashtu, do t’ju ftoja të

gjithëve që ta votojmë.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!

Zonja Vjero, keni diçka për të shtuar, apo të kalojmë tek pyetjet e anëtarëve, dhe ju të

shpreheni duke iu përgjigjur pyetjeve, nëse ka? Si preferoni?

Vasilika Vjero – Faleminderit, kryetar!

Në fakt, unë jam dakord me sugjerimin tuaj. Zoti Pëllumbi bëri një parashtrim shumë

të saktë të asaj çka propozohet në projektligj. Unë dua vetëm të shtoj diçka. Pranë komisionit

ka ardhur edhe një shtojcë, e cila lidhet me sugjerimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë,

kryesisht për teknikën legjislative dhe për shqipërimin e saktë të disa termave financiarë.

Njëkohësisht, janë reflektuar edhe orientimet e ardhura nga Drejtoria për

Parandalimin dhe Pastrimin e Parave. Për këtë arsye, projektligjit i janë bërë disa ndryshime,

pasi ne i kemi sjellë në komision.

Por kjo nuk pengon aspak diskutimin e sotëm të këtij projektligji dhe të gjithë debatin

që mund të lindë në lidhje me nene të caktuar apo edhe për projektligjin në tërësi.

Kështu që, unë thjesht po i shtoj diçka përshkrimit që bëri zotëria më përpara, e në

këtë mënyrë mund të vijojmë edhe me pyetje më konkrete lidhur me këtë projektligj. Këtu

ndodhen edhe përfaqësuesit e AMF-së, të cilët janë edhe institucioni përgjegjës për këtë

projektligj, që do të marrin edhe një rol tejet të rëndësishëm, pasi në këtë projektligj është

parashikuar një rol goxha i rritur, një prezencë goxha e shtuar e AMF-së dhe një rol i fuqizuar

i saj.

Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Vjero!

Sa u përket ndryshimeve që mund të kenë ardhur në projektligj, unë do t’u propozoja

anëtarëve të komisionit, që të mos merremi me pjesën e vështirë. Ne jemi komision për

dhënie mendimi, miratojmë projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi, pra projektligjin

fillestar që kemi, ndërsa më pas, nga komisioni përgjegjës, teknikalitetet apo ndryshimet e

ardhura nga institucionet e tjera, të merren parasysh dhe të trupëzohen në projektligj.

Kush ka pyetje nga anëtarët e komisionit? Në qoftë se nuk ka pyetje, kalojmë në

votimin në parim.

Page 67: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

67

Kush është dakord në parim me projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve

kolektive”?

Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet!

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për nen.

Meqenëse janë shumë nene, do të ecim me shpejtësi. Do t’ju lutesha që kush është

kundër apo kush abstenon, të më ndalojë në procesin e votimit. Pra, të kërkojë fjalën.

Neni 1.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet!

Neni 2.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet!

Neni 3.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet!

Neni 4.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet!

(Neni 5 deri te neni 243 u miratuan me të njëjtën procedurë votimi)

Neni 244.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet!

E hedhim në votim në tërësi projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”

Kush është dakord në tërësi?

Kundër? Kundër s’ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet edhe ky projektligj!

Ju falënderoj dhe ju kërkoj ndjesë, por s’kishim ç’bënim, u zgjatëm pak sot.

Ju njoftoj se ditën e nesërme komisioni nuk ka mbledhje, për shkak se është caktuar

grafiku dhe nuk ka orare për të gjitha komisionet. Ditën e enjte ka seancë. Për datën 30 prill

nuk jam i sigurt, po në çdo rast, në lidhje me projektligjet që ne kemi në grafik, do t’ju

njoftojmë për një datë tjetër, javën që vjen. Pra, deri në fund të javës nuk kemi më mbledhje.

Javën që vjen, të martën apo të mërkurën, kur të na caktohet edhe data nga administrimi i

grafikut, do t’ju njoftojmë.

Page 68: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 4. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë ... *mbledhja u zhvillua me anë

68

Shumë faleminderit edhe përfaqësuesve të ministrisë!

Zonja Vjero, faleminderit për prezencën dhe për sqarimet!

Ju uroj një ditë të këndshme në vazhdim!

Gjithë të mirat!

Mirupafshim!

MBYLLET MBLEDHJA