lendet djegese dhe mbrojtja ne pune

66
9. GAZRAT TEKNIKE DHE PAJISJET NËN PRESION Edhe puna me gazna teknike paraqet gjithnjë rrezik per personelin dhe si e tillë kerkon perkushtim dhe pergjegjesi për mbrojtjen në punë.Rast më të padeshirueshem është atëhere kur gazi është helmues ,I djegshem apo eksploziv. Veprimet të cilat duhen të ndermirren (në hapsirat e mbyllura) atëhere kur hetojmë eren e gazit janë: -të fiket çdo burim zjarri, -të hapen dyer e dritare, -të nderpritet furnizimi me gaz (të mbyllet ventili), -mos të perdoret drita e hapur, -mos të përdoret shkrepsa, -mos të lëshohet rryma elektrke , -mos të nxjerret priza elektrike nga rrjeti elektrik, -mos të kyqet zilja elektrike, -mos të pihet duhan, -drita mund të ndezet vetem kur nuk hetohet era e gazit, -mos u bazo vetem në mendimet tua por konsultohu edhe me tjeret, -të thirret personeli I autorizuar për gazna etj. OKSIGJENI – O 2 Të gjithë ata të cilet punojnë me oksigjen duhet të dijnë: -ti ken rrobat e pastra sidomos pa vajra sepse në kontakt me oksigjenin mund të vetndizen, -veglat e punës,elementet nderlidhëse dhe copat për pastrim duhet të jen të pastra dhe pa yndyrna dhe vajra, -pastrimi dhe çyndyrizimi I elementeve duhet të behet me tretje të veçanta dhe terja duhet bërë në ajer ose me azot, 1

Upload: mustaf-ameti

Post on 21-May-2015

5.029 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

9. GAZRAT TEKNIKE DHE PAJISJET NËN PRESION

Edhe puna me gazna teknike paraqet gjithnjë rrezik per personelin dhe si e tillë kerkon perkushtim dhe

pergjegjesi për mbrojtjen në punë.Rast më të padeshirueshem është atëhere kur gazi është helmues ,I djegshem apo

eksploziv.

Veprimet të cilat duhen të ndermirren (në hapsirat e mbyllura) atëhere kur hetojmë eren e gazit janë:

-të fiket çdo burim zjarri,

-të hapen dyer e dritare,

-të nderpritet furnizimi me gaz (të mbyllet ventili),

-mos të perdoret drita e hapur,

-mos të përdoret shkrepsa,

-mos të lëshohet rryma elektrke ,

-mos të nxjerret priza elektrike nga rrjeti elektrik,

-mos të kyqet zilja elektrike,

-mos të pihet duhan,

-drita mund të ndezet vetem kur nuk hetohet era e gazit,

-mos u bazo vetem në mendimet tua por konsultohu edhe me tjeret,

-të thirret personeli I autorizuar për gazna etj.

OKSIGJENI – O2

Të gjithë ata të cilet punojnë me oksigjen duhet të dijnë:

-ti ken rrobat e pastra sidomos pa vajra sepse në kontakt me oksigjenin mund të vetndizen,

-veglat e punës,elementet nderlidhëse dhe copat për pastrim duhet të jen të pastra dhe pa yndyrna dhe vajra,

-pastrimi dhe çyndyrizimi I elementeve duhet të behet me tretje të veçanta dhe terja duhet bërë në ajer ose me

azot,

-oksigjeni nuk guxon të ruhet në mediume ku ka materjale të cilat lehtë ndezen,eksplodojnë apo vetndezen,

-rezervoari për oksigjen të gaztë me presion mbi 1.bar dhe oksigjeni I lenget duhet të jet I paster dhe pa

materje ndezese,

-vendzbrazja e oksigjenit nuk duhet të jet nga materjet qe ndezen (asfalt etj.),duhet të jet pa fuga dhe

joporoz,

-gjatë perdorimit të oksigjenit të lenget duhet kushtuar rendësi mbrojtjes së fytyres (me syza) dhe duarve (me

dorëza)për shkak të temperaturave të ulta të cilat mund të shkaktojnë merdhirjen,

-oksigjeni I paster perdoret në medicine,zhytësa dhe për djegie të sotisfikuar,

-oksigjeni I paster nuk duhet të perdoret për pastrimin e materjeve nga goma,

1

-oksigjeni nuk guxon të përdoret në ato mediume ku perdoret ajri I komprimuar,gjatë punes me MDB,për pastrimin e

ashklave të drurit,për pastrimin e pluhurit (çfardo sidomos pluhurit të qymyrit) dhe të rrobave,

-oksigjeni nuk guxon të përdoret në zbrazjen e materjeve me presion,bartje pneumatike apo atestimin e enve

nen shtypje,

-në hapsirat punuese (prodhim, riparim,metalprerje, saldim,ngjitje etj.) ku ka mundësi qe të rritet koncentrimi

I oksigjenit duhet të ket sistem të ventilimit,

-në rast zjarri duhet perdorur pajisjet për fikjen e zjarrit ma materje të thata (CO2,azot etj.)të cilat duhen të

jen të testuara se paku një here në vit,

-gjatë punes me oksigjen ndalohet pirja e duhanit dhe perdorimi I flakes së hapur,

-rrobat e punës qe permbajnë oksigjen duhet të ndrrohen ose të ajrosen,

-hapsira në të cilen ruhen rrobat duhet të jenë në vendin ku rrymon ajri ashtuqe të ajrosen,

-armaturat të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të hapen/mbyllen ngadal,

-armaturat të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të testohen pas çdo pauze,

-armaturat dhe elementet tjera të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të pastrohen me ajër të ngrohtë,ujë të vluar ose

avull,

-pajisjet ,makinat dhe instrumentet matëse në sistemet e oksigjenit duhet të jen të posaqme (destinuese),

-kompresoret për punen me oksigjen duhet të evitojnë ndikimin e vajrave,

-nuk prerferohet qe të ndrrohen kompresoret dhe të punojnë me gazna të ndryshme,

-për izolim të pajisjeve dhe sistemit të oksigjenit (edhe rezervoarve) duhet perdorur materjalet qe nuk digjen (lesh

xhami,lesh minera,poliuretan etj.),

-ekzaminimi I rrjedhjes nepër sistemin e oksigjenit duhet bërë institucioni I autorizuar,

-nese fundrrohet vaj në sistemin e oksigjenit do të çfaqet një aromë e pakëndshme,

-pas çdo riparimi të sistemeve me oksigjen duhet larguar drurin I cili është perdorur eventualisht gjatë intervenimit

mekanik,

-mbushja/zbrazja e sistemit me oksigjen behet në mbikqyrje të personelit dhe me tabela njoftese për kujdes dhe

mosperdorim të zjarrit,

-oksigjeni medicinal duhet të mbushet bartet dhe ruhet me bombola të posaqme pa ndonjë aromë karakteristike,

-oksigjeni I gaztë gjatë frymmarrjes nuk ka ndonjë efekt të demshem pos veshtirësisë në ngopje me ajër,

-në rast të lendimeve në lekurë duhet të mbulohet varra me fasha sterile ashtuqe mos të bie në kontakt me oksigjen të

lenget ,të ndrrohet shpesh dhe mos të perdoren puder,vaj ose yndyrna për sherim,

-merdhirja eventuale e ndonje pjese të trupit nuk guxon te trajtohet me akull apo bore por të imobilizohet dhe të

vazhdoi mjekimi spitalor etj.

Objekti me të cilin është vendosur ena për oksigjen të lengët duhet të ketë tabelat e vërejtjës me këtë tekst:

- Stacioni për oksigjen të lëngët,

- Rrezik nga zjarri dhe eksplodimi,

- Ndalohet pirja e duhanit dhe përdorimi i flakës së hapur,

2

- Ndalohet puna me duarë rroba apo vegla të yndyrosura,

- Ndalohet prania e jopunëtorve,

- Përdorimi i mjetëve për mbrojtjen personale është i detyruar

Mbishkrimet në tabela duhet të jenë të dukshme dhe tabelat të vendosën në vendet të dukshme.

Hidrogjeni-H

Hidrogjeni është lendë djegëse qe ka perdorim të gjërë në teknik ,perdorimi I tij paraqet veshtirësi dhe

probleme për sigurinë në punë - pasiqe ka mundesi qe të rrjedhe nëpër të qarat e sistemit për efekt të vetive

difuzive.Për efekt të sigurisë në punë me hidrogjen duhet qe:

-gjithnjë të bëhet shiqimi vizuel I sistemit,

-të behet se paku një here gjatë ndrrimit shqyrtimi I rrjedhjes -shkalla e hermetizimit nëper vendet e

mundshme bile me fluska sapuni nese nuk ka mundësi tjera,

-të shifet dhe të evitohet mundesia e formimit të xhepave (lokalizimit) të hidrogjenit sidomos mbi tubacione

të sistemit të hidrogjenit apo edhe në hapsirat e mbyllura-duhet të ventilohen keto hapsira se paku me 5 ndrrime të

ajrit në orë ashtuqe të evitohet eksploziviteti,

-nuk lejohet qe tubacionet bartese të hidrogjenit të vendosen afer tubacioneve të oksigjenit,klorit dhe

acetilenit,

-duhet qe të evitohet krijimi eventual I elektricitetit static,

-mbushja ,ruajtja dhe transporti I hidrogjenit në bombola speciale të çelikut me 40.litra,6.m3 dhe presion deri

në 150.bar,

-deponimi I hidrogjenit do të behet në vende të posaqme ku parashef projektani dhe me lejen speciale të

inspeksionit shteteror,

-deponimi I hidrogjenit behet në hapsiratë hapura , me mbrojtje nga të reshurat dhe të ndara bombolat e

mbushura nga ato të zbraztat,

-deponija duhet ruajtur edhe nga shkarkimet elektrike dhe kontrolli vizuel duhet të jet permanent,

-deponitë e medhe (centralet me 12 ose 24 bombola) per konsumues të medhenjë ndertohen shtepiza me mure

të gjëra , me konstruksion kulmi të lehtë dhe të mbrojtura nga veprimi I diellit,

-rrjeti elektrik duhet të bëhet ashtuqe mbrojtja antieksplozive të jet primare,

-të vendosen shenjat e lajmërimit për rrezikun nga perdorimi I flakes,rreziku nga eksplodimi dhe ventilat të

hapen ngadal etj.

Monoksidi i karbonit -CO-

Edhe pse ka shumë dilemma lidhur me emertimin e ketij gazi si gaz teknik, është e arsyeshme qe të analizohet

si I tillë pasiqe në shumë vende – furrlartat jo vetem të metalurgjisë së rendë përdoret si lendë djegse sekondare pasiqe

lirohet sasi e madhe e këti gazi. Perdoret di lendë djegëse shtesë por për shkak të vetive të theksuara ngulfatëse

3

kriteret e perdorimit të tij janë shumë të theksuara. Në sasira t]ë vogla mund të çfaqet , sidomos kur djegia është jo e

plotë, të motorat me djegje te brendshme dhe kaldajat e ndryshme,CO është shumë helmues CO ne ajer shnderrohel

ne CO2. CO Ildhet me hemoglobinen e gjakut te njeriut dhe sulmon sistemin nervor dhe ate kardiovaskular .

Motorat me benzin lirojne deri ne 8% CO nga produklet e djegjes . Vlere te madhe te koncentrimit te tij ka

edhe ne tymln e duhamt.

Ky gaz mund të paraqitet edhe në garazha dhe tunele –një veturë me shpejtësi levizje rreth 50 km/h liron

0,025 m3/për çdo kilometer kurse një automjet transportues deri në 0,07.Në rastet kur levizja është e ngadalsuar (në

rastet kur bëhet ekzaminimi i automjretit në pajisjet e kontrollit teknik) për efekt trafikut apo perpjetëze lirimi I CO

mund të trefishohet.

Koncentrimi vellimor I monoksidit të karbonit(CO) mbi 1% ngulfatë.

Koncentrimi i CO është

-ne zonat me komumkacion normal -25 ppm (30 mg/m3)

-ne zonat me komunikacion intenziv- 50 ppm (60 mgjm3)

-ne zonat kur kemi gazra le djegies -3% (36 000 mg/m3) dhe

-ne mediumet ku pihet dahan mbi 50 mg/m3

Dioksidi I karbonit –CO2

Dioksidi I karbonit nuk është gaz helmues në koncentrime të vogla deri në koncentrimin 0,03%. Për vlera të

ndryshme të këtij koncentrimi themi se:

-kur rritet koncentrimi I dioksidit te karbonit në ajër njeriu nuk ndihet mire, bile në koncentrimi vellimor prej

1% çfaqet rritja e frymmarrjes ashtuqe të kompenzohet marrja e oksigjenit dhe si pasojë e qendrimit të gjatë kemi

kokëdhembje intensive,

-kur çfaqet rritja e koncentrimit të dioksidit të karbonit në 3% rritet frymmarrja deri në dyfish dhe si pasojë

çfaqet zvoglimi I të ndegjuarit,theksohet kokëdhëmbje,rritet tensioni I gjakut dhe pulsi,

-me rritje deri në 5%,frymmarrja veshtirësohet dhe pas gjysem ore çfaqen shenjat e helmimit-pra preferohet

perforcim I personelit të kontrollit ose operimit sidomos ne mediume kur nuk funksionon ventilimi,

-rritja e koncentrimit 5-10% çfaq aromen e ajrit sikurse uji I gazuar karbonik , e rritë kokëdhëmbjen , çfaqen

pengesa në të pamë,konfuzitet në sjellje dhe humbje e vetdijes,

-koncentrimi mbi 10% mund të sjellë gjendje komatike dhe vazhdimi I qendrimit në këtë medium mund të

sjell vdekjen,

-për efekt të peshes specifike të dioksidit të karbonit ma të madhe se e ajrit koncentrimi është më I theksuar

afer siperfaqes së tokes-pra kur një person e humb vetdijen dhe bije duhet sa më pare qe të largohet ose ngritet më

lartë,

-në depo ku deponohet dioksidi I karbonit duhet të kët gjithnjë bombolat e shpetimit me oksigjen ashtuqe në

hapsirat pa ventilim vizita duhet bërë me percjellës,

4

-mjetet personale të mbrojtje në punë (dorezat për mbrojtje nga merdhirja dhe kepucet speciale) duhet

perdorur në mediumet ku ka akull të thatë etj.

Acetileni –C2H2

Edhe acetileni si gaz teknik është lendë djegëse ku gjatë prodhimit,bartjes dhe shfrytëzimit duhet permbajtur disa

kritereve me të cilat veprojmë sigurt:

-gypat dhe elementet tjera të sistemit (baterive) të acetilenit nga bombola deri te ventili redukues kerkohet që të

testohen në presion 300.bar,

-pasiqe acetileni shumë lehtë ndezet gjithnjë duhet pas parasysh mundësinë e çfaqjes së flakes afer bomboles,

-qe të evitohet mundesia e eksplodimit në pajisjen më acetilen kerkohet qe projektanti gjatë dimnzionimit të

tubacioneve ta merr parasysh mundeinë e djegies sidomos kur tubat janë më gjërë dhe në mediumet e punës kerkohet

qe ventilimi të behet me 6.ndrrime të ajrit brenda ore,

-flaka e hapur është e rrezikshme siç paraqet rrezik edhe trupi me temperature të lartë-sidomos elektromotoret dhe

nderprersit e rrymes të punohen sipas kriterit antieksploziv,

-në sistemet e acetilenit zakonisht janë të instaluara pajisjet e ndaljes së flakes qoftë të thatë (kur diametri është I

madh ) apo edhe të lagët (kur diametric është I vogel),

-në sistemet bateri janë të vendosura poashtu edhe valvolat jokthyese,

-koncentrimi I acetilenit në ajër deri ne 5% nuk kandonjendikim esvident ne frymmarrje,

-për vlera te koncentrimit të acetilenit në ajër mbi 5% mund të çfaqen ngulqim sepse zvoglohet koncentrimi I ajrit,

-per koncentrimin 20% kemi çfaqjen e kokëdhembjes dhe frymmarrjen e veshtirësuar,

-kurse gjat koncentrimit 40% mund të krijoi mundësinë e humbjes së vetdijes dhe vdekjen.

Mediumet ftohese

Pos tjerave mediumet ftohëse përdoren edhe në klimatizimin e autmjeteve andaj mediumet ftohëse paraqesin

interesë për mbrojtjen në punë , pasiqe:

-të gjitha fluidet qe perdoren në tekniken e ftohjes paraqesin mundësinë e helmimit të organizmave të gjalla,

-është definuar saktësisht shkalla e mundësisë së veprimit të dëmshem për fluide ftohëse të ndryshme,sipas

koncentrimit maksimal të lejuar (KML),

-organet e frymmarrjes preferohen qe te mbrohen me maska të posaqme ose aparatura e posaqme me

oksigjen,

-për rastin e rrjedhjes së amonjkut duhet përdor syzat e posaqme ,

-për rastin e disa mediumeve ftohëse duhet të përdoren dorëzat e posaqme pasiqe ka mundësi qe të behet

djegia në lëkurë,

-ndikimet e mediumeve ftohëse të cilat dihen janë:

5

Nr.

Grupi

toksik

Koncentrimi

vellimor në

ajër %

veprimi

Koha e

veprimit emertimi

Formula

kimike verejtje

1 1 0.5-1.0 Vdekje 5 min Dioksidi I squfurit SO2

2 2 0.5-1.0 60 min Amonjak NH3

Metilbromid CH3Br

3 3 2.0-2.5 Vdekje ose

demtim

afatgjatë

1 orë Kloroform CHCl3

Tetraklor I karbonit CCl4

4 4 2.0-2.5 Veprim I

demshem

2 orë metilklorid CH3Cl

etilklorid C2H5Cl

5 4 Më shumë toksik se grupi 5 e më pak

se 4.

Freon 21 CHFCl2

Freon 113 C2F3Cl3

6 5 Deri 30 P veprim të

demshem

2 orë Dioksid karboni CO2

Freon 11 CFCl3

Freon 22 CHF2Cl

7 6 Mbi 20 Nuk ka

veprim

specifik

2 orë Freon 114 CF2Cl2

Freon 12 CF2Cl2

Freon 13 CF3Cl

Argoni dhe azoti

Gaznat teknike inerte kanë perdorim të gjërë në teknikë .Veporimi I mundshem I presionit të lartë gjatë

prodhimit ,bartjes apo deponiomit mund të paraqet rrezik.

Objekti në të cilin është e vendosur ena për azot të lëngët ose argon duhet të ketë tabelat e vërejtjes me këtë tekst:

- Stacioni për azot të lëngët,

- Rrezik nga zjarri dhe eksplodimi,

- Ndalohet prania e jopunëtorve,

- Përdorimi i mjetëve për mbrojtjen personale është i detyruar.

Mbishkrimet në tabela duhet të jenë të dukshme dhe tabelat të vendosën në vendet të dukshme.

10. LËNDET DJEGËSE DHE MBROJTJA NË PUNË

6

Lëndet djegëse konvencionale të cilat perdoren në kushtet tona janë:thengjilli,mazuti,nafta,benzini,gazi I

lëngët natyral (GLN-LPG),biovaji (vaji bimor) etj.dhe jokonvencionale : lëndet djegëse radioactive.

Krahas perparsive dhe aplikueshmerisë së domosdoshme të lëndve djegëse në përgjithësi,paraqiten veshtirësi

të shumta për punen dhe shfrytëzimin e sigurtë të tyre.

Thengjilli –nuk paraqet ndonjë vështirësi gjatë shfrytëzimit të tij nga aspekti I mbrojtjes në punë.Problem kryesor

është rrezatimi radioaktiv I cili nuk është I vogel dhe mundësia e vetndezjes së pluhurit të tij duke krijuar edhe

mundësitë e shperthimeve.

Druri – në aspektin e mbrojtjes në punë paraqet problem sidomos në ato makina ku behet perpunimi I mire I drurit

sepse mund të krijohet mundësia e shperthimeve –eksplozionit.Kjo do të thotë së në ket industri duhet kushtuar

randësi dhe perkushtim na domenin e sigurisë në punë.

Mazuti- nuk paraqet ndonjë vështirësi gjatë shfrytëzimit të tij nga aspekti I mbrojtjes në punë.

Nafta –ka përdorim të gjërë në MDB,për startimin e punës në TEC, e për nevoja tjera.

LËNDA DJEGËSE DIESEL - Karakteristikat sipas DIN: Shenja e shkurtuar-D1, D2,Koncentrimi i lejuar

maksimal në mg/m3 100,klasifikimi sipas sjelljes në zjarr -lëng i ndezëshëm, përmbajtja e materieve të

dëmshëm 0.5 – 1%, ,klasifikimi I zjarrit të ndezshem të materies-zjarrë pa prushë dhe ngjyra - lëng i pangjyrë

RREZIKU PËR SHENDET - Lëndet djegëse diesel shkaktoin helmime akute nëse thithen avujt e tyre me

koncentrime të mëdha . Në rast të përbirjës shfaqet kokëdhëmbja , marramendja dhe dobësia. Në rast të prekjes së

lëkurës së njeriut është i mundur irritimi i lëkurës. Në rast të thithjes së koncentrimeve më të medha të avullit dhe

përbirja e lëndës djegëse diesel, duhet kerkuar ndihmën e mjekut . Në rast të derdhjes së lëndës djegëse diesel nëpër

trup duhet larë ajo pjesë me sapun dhe ujë. Gjatë punës me lëndë djegëse diesel duhet patjetër të përdorën këpucët dhe

rrobat mbrojtës.

RREZIKU NGA ZJARRI -Lënda djegëse diesel është lëng i ndezshëm. Nuk ka rrezik të madh për shfaqjen e zjarrit

në kushtet normale të punës dhe kur temperatura e lëndës djegëse dhe e ambientit sillet nën 303K. Reziqet shfaqen

kryesisht për shkak të mundësisë së përmbajtjes së fraksioneve më të lehta në lëndën djegëse diesel . Përzierja e

avullit dhe lëngut të lëndës djegëse diesel mund të ndizet:

Me flakë të hapët, me hark elektrik, me thermi të shkuqur dhe shkëndi. Këtu duhet vërejtur se lënda djegëse diesel ka

nxehtësi të lartë volumetrike, kështu që edhe sasitë më të vogla , nëse ndizen , mund të jenë shumë të rrezikshme, në

rast se kryhet fikja e zjarrit në fillim të shfaqjes së tij. Gjatë djegies krijohet në masë të madhe tymi me çrast është i

vështirsuar shpëtimi i njerzëve dhe i pasurisë si dhe aksioni i fikjes së zjarrit. Në rastet e zjarrëve të vogla, lokale, në

fillim të shfaqjes së tyre, zjarrin e fikë puntori me aparatin doracak, ndërsa në rastin e zjarrit më të madh, duhen

njësitë e specializuara për këtë të zjarrfikësve.

7

RREZIKU NGA EKSPLODIMI - Avujt e lëndës djegëse diesel me ajrin (0.6-2.5%) japin përzierje eksplozive. Avujt

e lëndëve djegëse diesel janë më të randa se ajri. Rreziku më i madh nga eksplodimi shfaqet në temperaturën e

ambientit mbi 313K. Eksplodimi i përzierjes mund të nxitet: me flajë të hapët , hark elektrik, thërmi të shkuqur dhe

shkëndi.

Benzini –përdoret për MDB.Gjatë rafinimit të petroleumit si dhe gjatë transportit deri në deponim dhe deri te

konsumatori gjithnjë mund të çfaqen problerme të cilat kanë mundësi që të sjellin pasiguri në punë.

BENZINA PER MDB- karakteristikat sipas DIN: shenjat e shkurtuar-BM-98 , BM95, BM86, koncentrimi maksimal

i lejuar mg/m2 -300, klasifikimi sipas sjelljes në zjarr-lëng që ndizët dhe që digjet,-përmbajtja e materialeve të

dëmshme- 0.6gPB/100ml për BM-95 0.1%S,klasifikimi i zjarrit sipas llojit të materieve të ndezëshme-zjarr pa

prushë, zjarri nuk fiket me ujë me vrushkull të plotë , ngjyra- lëng i pa ngjyrë.

RREZIKU PËR JETË - Koncentrimet e larta të avullit të benzinës mund të sjellin deri te humbja e vetëdijes, koma

dhe vdekja. Shkaktar i kësaj është çrregullimi i punës së zemrës dhe organeve të frymarrjes. Në rastet më të lehta:

dehja, shpesh e përcjellur me halucinacione kohëshkurtëra.

Futja orale e sasisë nga 30-40ml sjellë deri te euforia, shqetësimi , konfuzioni, kokëdhëmbja dhe vjellja. Helmimet

kronike shprehen me kokëdhembje, marramendje, humbje të apetitit, neurozë,të mukozës së hundës, bronkëve etj.Vie

deri te ndryshimi i fotografisë së gjakut. Në rast të thithjes së sasive të mëdha të avullit dhe te përbirjes së benzinës ,

duhet kërkuar ndihmën e mjekut. Në rast të derrjedhjes së benzinës nëpër rroba dhe trup, rrobat duhet hequr dhe të

lahet pjesa e kontaminuar e trupit me ujë dhe sapun.Gjatë punës me benzinë motorikë duhet gjithsesi të shfrytëzohen

rrobat dhe këpucet mbrojtës.

RREZIKU NGA ZJARRI - Benzinamotorrike është lëng që ndizet lehtë dhe që digjet. Me rastin e djegies benzina

ngrohet në mbrendi, duke krijuar një shtresë hermetike e cila vazhdimisht rritet (70cm/h). Rreziku nga zjarri është

gjithmon prezent kur temperatura e lëndës djegëse sillet në mes 236-286K Përzieja e avullit dhe lëngut të benzinës

mund të ndizët me: flakë të hapët, hark elektrik, thërmi të shkuqur dhe shkëndi. Në rast të djegies më të gjatë të

benzinës, e cila krijon shtresën hermëtike, shpenzimi i mjeteve për fikjen e zjrrit dhe zgjatja e fikjes rritet. Gjatë

djegies shfaqet në masë të madhe tymi me çrast vështersohet shpëtimi i njerzve dhe pasurisë si aksioni i fikjes së

zjarrit.Në rastin e zjarrit të vogël lokal, në fillim të shfaqies së tij, zjarrin e fikë puntori me aparat doracak, ndërsa në

rastin e zjarreve më të mëdha, njësitë e specializuara për këtë qellim të specializuar.

RREZIKU NGA EKSPLODIMI- Avulli i benzinës me ajrin (1.0-5.0%) japin përzierje eksplozive. Avujt e benzinës

motorike janë më të rëndë se ajri .Rreziku nga eksplodimi lindë kur temperatura e ambientit është mbi 246K.

Eksplodimi i përzierjes mund të ngacmohet me: flakë të hapur, hark elektrik, thermi të shkuqur dhe shkëndi.

Biovaji-Vaji I bimve – paraqet edhe një hap drejtë shfrytëzimit ekologjik por edhe të sigurisë në punë nga

produktet e natyres.Prodhohet nga bimet – panxhari,luledielli etj. Shfrytëzohet për ngasje të automjteve dhe për

ngrohje.

8

GAZI I LËNGËT NATYROR –GLN (LIQUIEFIED PETROLEUM GAS- LPG) - është lendë djegëse qe ka

perdorim të gjërë në ato vende ku ka mundësi. GLN perdoret në industri ,automobilizem ,amvisni – për ngrohje dhe

kuzhinë. Përbërsi kryesor i tij është metani.

Nga aspekti I mbrojtjes në punë ,perdorimi I GLN paraqet veshtirësi në sigurin e personelit për shkak të

vetive : ngulfatëse (helmuese), lehtë të ndezshme dhe eksploduese (sidomos bartja dhe depozitimi).

Supozohet qe në botë sot ka afersisht 5 milion automjete të cilat punojnëme gaz të lënget natyror , çmimi i së ciles

lendë djegse është për gjysem ma lire sesa benzini, mirëmbajtja e ketyre automjeteve është shumë më e lire. Nga

aspekti ekologjik automjeti i cili punon me GLP ndotë më pak sepse:

-nuk liron shumë tym , plumb,grimca materjale (PM),pak okside të squfurit ,CO2 dhe hidrokarbure (CH)

-puna e motorit është ma e qetë dhe qendrushmeria e tij rritet afersisht per 35%,

-cilindrat e motorit ma pak konsumohen,

-rritet qendrushmeria e vajrave lubrifikuese,

-dyfishohet qendrushmeria e katalizatorit,

-produktet e djegies janë shumë ma pak ndotëse etj.

Me veti pothuajse te ngjajshme janë edhe të gjitha lëndet djegës:

-grupi S (gasi I rrjetit dhe kreking gasi),

-grupi N (gazi I tokes dhe gazi I naftës),

-grupi F (gaznat e lëngëta-propa,butan etj.) dhe

-gazrat e perzira 2 ose 3 –grupi I gazrave me ajër.

Sipas emertimit komercial gaznat teknike si lendë djegëse janë:

-gazi I furrave ( grotleni, gjeneratorik, I koksit,I thengjillit të gurit ,sauggas –i etj.)

-gazrat tjera (propani,butani,I vajit,I rrjetit komunal,metani,I tokes etj.).

10.1.SIGURIA GJATË PUNES ME LËNDË DJEGËSE

Prodhimi ,deponimi dhe ruajtja e lëndve djegëse paraqet shkallë rrezikut sipas normave duke filluar nga

prodhimi,vendzbrazja ,ruajtja dhe te konsumatori.

Udhëzime për punë mund të konsiderohen njësoj të rëndëshishme si për prodhimin ashtu edhe për punë në

instalimin e depos dhe në vendet e zbrazjes. Të gjitha punët mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të damshme, sepse

mund të ketë pasoja serioze në punë , e deri te humbja e jetës së puntorëve. Udhëzimet kanë të bëjnë me përdorimin e

veglave gjatë kryerjes se këtyre veprimeve.

Zonat e rrezikut nga shperthimi i zjarrit

9

Zona I përfshinë - brendin e rezervoarit, shahtin mbi hapjen hyrse të rezervoarit në të cilin janë vendosur kyqjet për

mbushje, automatin për mbushje, matësin e rrjedhjes, armaturen dhe paisjen tjetër e cila përben tërsin e aparatit për

mbushje.

Zona II përfshinë –

a) hapsirën rreth hapjes hyrese të rezervoarit nëntoksor, gypin për ajrosje dhe valvolen me rreze 3m të matur

horizontalisht dhe me lartësin 1m mbi shahtin gjegjës, valvolën dhe gypin për ajrosje të matur nga toka.

b) hapsiren e objektit për vendosjen e përsonelit të punësuar në të cilin mbahen lëngjet e ndezëshme të grupit të I , II

dhe III.

Zona III përfshinë - Hapsiren rreth terenit rrethues me gjërsi 5m horizontalisht nga skaji i zones II dhe me lartësi

0.5m matur nga toka.

a.Në Zonën II nuk guxojnë të gjinden hapjet e kanalizimit për largimin e fundrinave atmosferike, gropat dhe kanalet e

hapëta për kabllo dhe gypa.

b. Me përjashtim nga rregulloret e permendura, në zonat II dhe III lejohet hyrja dhe dalja e automjeteve pa mbledhësit

e shkendiave.

11. MATERJE TE RREZIKSHME

Materiet e rrezikshme janë ato materie te cilat para prodhimit, transportimit (te mbrendeshem), shfrytzimit

manipulimit jane shum te rrezikshme dhe te damshme per shendetin e njeriut, por edhe mund te shkaktojn dame ne te

mira materjale. Do te thotë ato mund ta dëmtojnë mesin jetsor dhe te punës, te gjitha këto materie ne te llojit dhe

grupeve mund te ndahen ne baze te normave ndërkombëtare te cilat baze rregullojnë përdorimin e tyre transportimin

dhe deponimin. Me këto rregullore dhe marrëveshje janë përfshi mase 50.000 materie te rrezikshme te cilat I ndajmë

ne 9 klasa dhe atë:

Klasa 1a Matjet eksplozive;

Klasa 1b lëndet për mbushje te materieve te rrezikshme;

Klasa 1c Mjetet për mbushje, lëndet e ndryshme;

Klasa 2 Gazrat e ndryshëm, ne gjendje te lënget dhe nën presion;

Klasa 3 Lëngjet e ndezshme;

Klasa 4.1 Materiet e ndezshme te ngurta;

Klasa 4.2 Materiet e vetndezshme;

Klasa 4.3 Materiet te cillat ne kontakt me ujin krijojn gazra te ndezshem;

Klasa 5.1 Materiet oksidues;

Klasa 5.2 Materiet peroksid okside;

Klasa 6.1 Helmet;

Klasa 6.2 Materiet helmues – ndotëse;

10

Klasa 7 Materiet radioaktive;

Klasa 8 Materiet korodive brejtëe;

Klasa 9 Materiet te tjera te rrezikshme;

Klasa 1-Materiet e forta kimike te cilat kane karakteristika veprime te jashtme (ramje apo ferkim) eksplozivet

kimike lirojnë energji ne formë nxëhsije apo gasra .Ne baze te shpejtisë me te pillen zhvillohet procesi dallohen

eksplozivet progresive (reaksioni është i jashtëm).Ne materiet eksplozive bëjnë pjesë - nitroceluloza, lënda e pare e

barutit, peroksidi benzoli, përzija e amonjumnitratit dhe amonjum kloridit, dinamiti, trinitrotoluolli etj.Ne lenden

mbushe materieve eksplozive hajn pjese shtypini për ndezje, municion për armatim luftarak, gjuetie etj.Ne mjetet për

ndezje hajn pjesë shkrepat sigurues ne baza kloratit te kaljumit dhe fosforit, shtapini ngadalshem, ndezsi elektrik pa

detonim.Mjetet eksplozive bëjnë pjesë mjetet piroteknike për lodra, si janë petardët, mjetet pluhurore, materie

raketore, materje ne form tymi etj.

Klasa 2-Gazrat ne ketë formë kanë temperaturën kritike ma te vogël se 50 C apo shtypje te avullit ma te

madhe se 3 bar. Materiet - gazrat ndezës lidhen me oksigjenin dhe ndizen ne prezencën burimit te ndezjes. Ne baze

kushteve te përpirjes këto gazra me oksigjenin ( ajrin) mund te eksplodojnë derisa koncentrimi i tyre është ne mes te

kufirit te lartë dhe te ulte te eksplozivitetit. Rreziku është ma madh deri sa kufiri i ulet i eksplozivitetit është ma i

vogel, deri sa intervali ne mes te kufirit te lartë dhe te ultë zgjerohet.Veprimi i famshëm i gazrave ne njeri varet prej

llojit se sa mund te jete helmues, frymëzënës, apo narkotik. pos keti veprimi ndoni prej gasrave ne gjendje te langet

ku mund te shkaktojn lendime për shkak te temperatures se ultë.

Klasa 3-Lëngjet e ndezshme janë lëngjet te cilat ne temperature prej 50 shkallesh shtypja e avujve është ma e

ulet se 3 bar, gjersa pika e ndezjes ma e vogël se 100 C.. Ne lëngjet e ndezshme hajn pjesë edhe materiet te cilat ne

temperaturën prej 15 C janë ne gjendje te lënget.Lëngjet e ndezshme lehte dhe shpejt avullohen gjersa avujt e tyre te

përbërë me ajrin lehte ndezën (apo edhe eksplodojnë) dhe nëse është prezent burimi i ndezjes (shkëndija elektrike, apo

për shkak te elektricitetit statik, lëndve të nxehtë, ndezja e cigare, flaka e hapur e te tjera).Avujt e lëngjeve te

ndezshme janë ma te rënd se ajri, do te thotë koncentrohen ne pjeset e poshtme te hapësirës mund te ndezën nga

burimi i ndezjes edhe nga nji largësi e konsiderueshme.Hapësira nga e cila bahet deponimi apo toçitja e landve te

langta te ndezshme mvarsisht nga shkalla e rrezikshmeris nga shkaktimi dhe zgjerimi zjarrit ndahen ne tri zona:

Zona I zona e madhe e rrezikshmëri,

Zona II zona e rritjes se rrezikshmeris dhe

Zona III zona rrezikshme.

Ne zonat e lartpërmendura nuk guxon te gjinde materja apo paimi i cili mund te shkaktoj zjarr apo mundon

zgjerim te njëjte.Ne këto zona është e ndaluar: Mbajtja e flakës se hapur,Te punohet me flakë te hapur (duke salduar

dhe te ngjashme),Pirja e duhanit,Te punohet me mjete te cilat shkaktojnë shkendia, Te vendosen përqus te ndryshëm

elektrik.

11

Ne zona te rrezikshme ne vende te dukshme me ligjet ne fuqi duhet dhe e obliguar është te vendosen shenjat e

rrezikut me përmbajtje nga pikat e larteshenura.Gjithashtu ne zona te rrezikut instalimet duhet te jen ne “EX”

instalim. Mjetet transportues, te cilat transportojnë lendet e lehtendezshme duhet apo te obliguar janë te bejn

përtokzimin gjat ngarkim shkarkimit, si dhe te vendos perfshisin ao terheqsin e shkendijave ne gypin fryers. Gjersa

puna e motorit dhe paimeve për nxemje te kabinës duhet te jete e ndërpre, pos nëse motori i mjetit transportues

nevojitet për ta future ne punë pompën apo te paimeve tjera për zbrazje.

Klasa 4- Materiet ndeze te forta janë ato materie te cilat kur janë ne gjendje te terur, mund lehte te ndezën ne

kontakt me flaken apo shendin (fosfori, celuloidi, nitroceluloza, fosfori i kuq etj). Materiet e vetndezshme ndezen ne

kontakt me ajrin apo ujin pa ndihme apo me burimet e ndezjes ( fosfori bardh dhe i zi, mbeturinat te hudhura

nitroceluloza, filmat, pamuku dhe lecka te perlyra).Materiet te cilat bin ne kontakt me ujin zhvillojnë krijon gazra te

ndezshëm e te njëjtët ndezen ne kontakt flaken dhe shkëndija.Këto materjale janë: Natriumi, kaliumi, kalciumi,

kalcium karbit, alkalin silici etj.me shembullin e reakcionit te kalcium karbidit me uji eshte shum eksploziv.

Klasa 5- Materiet oksidues ne kontakt me materie te tjera mund te shkaktoj zjarr (hloridi, përflorati,

përoksidet alkali, metalet dhe përzirjet e tyre).Peroksidet organike janë materie organike me shkallë te lartë oksidimit

te cilat mund te shkaktojnë shumë pasoja për shëndeti e njeriut dhe dëme tjera materiale. Numri i madh te peroksideve

organike janë te prirur për ngritjen e temperaturës pran te cilles mund te eksplodojnë. Për shkak te stabilitetit ndoni

nga to mund te deponohen dhe te transportohen ne temperature te ulte.

Klasa 6-Helmet janë materie sintetike, biologjike apo me prejardhje natyrore dhe preparate te prodhuar nga

këto materie te cilat futen ne organizmin e njeriut permes te kontaktit, mund te rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njeriut

si dhe te dëmshme për rrethinën. Helme llogariten materiet te cilat kur futen ne organizmin e njeriut me sasi te vogël

do te bëjnë ndryshime ne funksionet normale ne organizëm, apo vjen deri te dëmtimet e përkohshme apo te

vazhdueshme. Mvarsisht nga dozat e marrura ne organizem helmet ndahen ne kater grupe (I,II,III dhe IV). Ku ma

te rrezikshme janë helmet e gupes se I, ku nevojitet sasi shumë vogël te depertoi ne organizëm dhe te shkaktoj

vdekjen për shkak te helmimit. Helmimi mund te jetë akut- kur për kohe te shkurt ne organizëm merret sasi e

madhe e materieve helmues. Kur sasi te vogla futen ne organizëm për nji kohë te gjate te materieve helmues ato do te

ndikojnë ne mënyrë kronike. Disa nga materiet helmues mund te jenë eksplozive, te ndezshme apo oksidues, dhe si

te tilla mund te shkaktojnë zjarr, disa prej tyre mund te kenë edhe veti te brejtjes. Materjet helmuse jane ato materje

te cillat përhapin erë te pakandshme e cilla futet ne organizem ku përmbajn ne vete mikrroorganizma toksike për te

cillat dihet se mund te shkaktojn smundje ngjitse te njerzit dhe kafshet ( lekura e fresket apo e vjeter, hedhurinat pas

prodhimit, tutkalli, fekaljet dhe mbeturina te tjera).

Klasa 7- Materiet radioaktive janë ato materie te cilat përmban atome radioaktive. Radioaktivitet do te thotë

aftësi e nji trupi për te emitua rreze radioaktive , ky është nji proces ku ne te cilin trupi gjatë imitimit shkatërrohet.

12

Rr ezatim nga rrezet alfa (qendra e atomit te heljumit) neqofse keto rreze depertojn ne organizem shum jane te

rrezikshme per shendetin e njeriut. Rrezatimi nga rreze beta ( elektroni ) ka veprim te madh me mundesi te jonizimit

duke u futer ne trup per disa centimetra. Rrezatimi nga rrezet gama përbehet prej valve elektromagnetike me vale

shumë te shkurta këto rreze depërtoj neper trup por shkalla e jonizimit është shumë ma e vogël. Materiet radioaktive

janë ato materie me te cilat aktiviteti specifik kalon 74 bekerela (0,02 mikrokiri) për gram.

Klasa 8 -Materiet koreduse brejtese janë ato materje te cillat ne kontakt me materie tjeter apo organizma

shkaktojn ndryshime apo demtime. (acidi sulfurik, acidi azotik, bromi, natrium hloridi, hidroksidi, elementat

halogen) .Materiet koredive ne kontakt me organizmin e njeriut shkakton dëmtime te mdha ne lëkur, sy, organet e

frymarrjes pos kesaj, disa raste mund te shkaktojn temperature te madhe. Zhvillimit i gasrave dhe avujve, si dhe

shkaktim te zjarrit apo eksplozivit.Te nji numer i madh materjeve koreduse (acide dhe baza) koncentracioni ma i

vogel mund te shkaktoj pasoja te rrezikshme Neutralizimi i acideve bahet përms te bazave.

Klasa 9- Materiet tjera te rrezikshme janë ato materie te cilat gjate transportimit paraqesin rrezik dhe te cilat

nuk mund ti radhisim ne klasat e lartëshenura (azbesti, akulli that, materjet magnetike etj.) . Materiet rrezikshme

mund te llogariten lëndët e para prodhues materie dhe hedhurina - neqofëse kanë veti të atyre materjeve.

12. MBROJTJA NGA ZJARRI - PAJIMET PËR MBROJTJE NGA ZJARRI DHE TEMPËRATURA

Këto pajime kanë aplikim mbrojtjen e përsonelit të rrezikuar apo të ndoni sendi me vlerë nga zjarri e

gjithashtu nga temperature e jashtëmase.

Në keto grupe paimesh bëjnë pjesë: rroba mbrojtëse (të azbestit dhe tempeksi) dhe mbshtjellësit nga azbesti

apo tempeksi.

Rrobat nga azbesti-Rrobat e azbesti përbahen nga pantollanat, bluza, kapela, dorzat dhe qizmet. Rrobat e

azbestit mbrojn nga nxëhtësia duke ju falenderuar ngjyres se ndritshme e cilla zmbraps rrezatimin e rrezeve. është

konstatuar se me rroba te azbestit nuk mund te hyhet ne zjarr, por me to mund te punohet ne afersi te zjarrit, e

randesishme është edhe gjendja shendetsore e përsonit I cilli ka veshur

Rrobat mbrojtëse tempeks -Për dallim nga rrobate azbestit rrobat tmpeks janë punuar nga pelhura e thurur

shpesh ne vek, te lyra me ngjyr speciale të bardhë qe shkelqen apo janë te mveshura me foli speciale të

shkelqyshmëris së lartë. Këto rroba kanë aftësi ma te madhe për reflektimin e nxehtësis kurse sipërfaqja e lëmuar

siguron izolimin thuja të plotë. Me to mund te kalohet edhe nëpër zjarr dhe të qendrohet aty deri ne 20 sekonda . Me

këto rroba mund te punohet afer zjarrit me temperature deri 1500 C, dy tri metra larg kjo temperature zvoglohet prej

90- 95% andaj kjo temperature është durushme për zjarrfiks.

13

Mbshtjellsit e azbestit-Mbshtjellsit e azbestit ashtu edhe ato tempeks, kanë detyrë krysore të mbrojnë disa

sende nga zjarri gjatë shpetimit. Gjithashtu këta mbshtjells mund te përdoren edhe për mbulimin e përsonave qe I

nxjerrim nga zjarri .

12.1.APARATET E DORES PËR FIKJE TË ZJARRIT.

Aparatet e dores për fikje të zjarrit janë paime shum praktike te cilat sherbejn për shurje të zjarrit fillestar.

Pesha e qdo aparati veq e veq nuk mund të kaloj peshen mbi 20 kg. nese është I mbushur.

Këto aparate aktivizohen permes te shtypjes qe çdoher duhet të domionoj ne aparat apo shtypjes e cilla duhet

të mbretroj ne momentine e aktivizimit. Keto paime përdoren për mbrojtje nga zjarri ne puntori të ndryshme, depo,

si dhe objekte të ndryshme.

Sipas materjalit te cilin e bartin ne vetë aparatet për fikje këto aparate I ndajm në:

Aparate për fikje të lënget,

Aparate për fikje me shkumë,

Aparate për fikje të thatë,

Aparate përfikje me dioksid karboni, dhe

Aparate për fikje me tetraklor karboni

Aparatet për fikje të lëngët- Këto aparate sherbejnë për fikjen e të gjitha zjarreve qe janë ne fazen e pare

fillestare pos derivative të naftes, stabilimentet elektrike dhe materjeve qe ne kontaktë me uji zberthehen dhe formojn

gazra helmus, djegse apo eksploduse. Pos kësaj këto aparate nuk përdoren për fikje te zjarreve ne ato materje me të

cillat lengu I cilli del nga aparati mund të bëjë dëmë. Këto aparate ndahen në:Aparate te mbushura me uji bazik dhe

aparate te mbushura me uji të paster Nga ana e jashtme e enës gjinden dy dorza për bartje dhe veshëz për varje. Ne

brendi te enes gjindet gypi përqus gjysem rrethor I cilli është ngjitur për buzez dhe qon deri ne anen tjeter të enës.Ne

fytin e aparatit vendoset shportëza ne form site e plumbit e cilla sherben për vendosjen e ampules me thartinë.Për

mbushjen e ketyre aparateve sherben një qese sodë bikarboni dhe një ampulë e qelqt në të cillen gjindet e koncentruar

thartira sulforike. Ne rastë te përdorimit të aparatit, ate duhet tundur mire, të kthehet mbrapshtë ne menyrë qe meshusi

të jetë në anen e poshtme. Me tër aparatin I mshohet mshusit për ndonjië mjeti të forte. Keshtu keputet siguresa,

thehet ampula e qelqit, thartira sulforike përzihet me sodden bikarboni duke krijuar reaksioni kimik qe krijojnë gazra

te cillet shtynë (bejn presion) qe lengu të del nepër buzez.Meniher pas përdorimit aparatin duhet pastruar dhe mbushë.

Aparati dorës për fikje me shkum kimike- Me aparatin e shkumes kimike mund te fiken të gjitha zjarret pos

atyre të ne stabilimente elektrike. Përdoret posaqerisht për fikjen e lengjeve qe ndizen lehtë( benzina, vaj).Aparati I

dorës për fikje me shkum kimike përbahet nga pjeset e njejta, ku te njejtat vellime për mbushje, punohet nga I njejti

materjal si aparati për fikje të langet UK, me te vetmin dallim se ky ka nji enë të brendshme me vellim prej 1.51.

Aparati I dorës për fikje të thatë “C”-Aparati për fikje të that mund te përdoret për fikje të te gjitha zjarreve,

14

mandej edhe zjarret ne stabilimente elektrike me tension te lartë. Mase shpeshti përdoren për fikje të derivative te

langta qe ndizen lehtë dhe zjarreve ne bybloteka , muze etj.

Ne bazë te standaredeve ekzistuse aparatet për fikje te thatë kanë këto madhesi:C-1, C-2, C-3, C-6, C-9 dhe

C-12.

Numri pas shkronjes C tregon sasin e pluhrit për fikjene aparat.Punohet edhe aparate me mbushje prej 1,5 kg pluhur.

Mbushjet për këto aparate janë paqetime origjinale të pluhrit për fikje me pëshë të caktuar dhe dyoksidit të

komprimuar në bombolën e qelikt. Pluhuri për fikje të thatë nuk pranon lageshtinë por edhe nuk e përqon rrymën.

Pluhëri për fikje në sasi të caktuar hudhet ne enën e aparatit pastaj mbyllsi me bombollën me CO 2 te komprimuar

lidhur me enë. Para mbylljës se enes duhet vertetuar se a është ne rregull pllaka mbyllse e gomes. Në raste të

aktivizimit te aparatit veprohet sipas udhzimeve të prodhusit. Gazi me ndihmen e shtypjes hynë ne aparatë dhe e shtyn

pluhrin qe te del me shtypje nëper zorrën e gomës dhe nepër fishkallë deri ne vendin kun e e orjentojmë.

Me kete aparati mundë të fiken të gjitha zjarret, mandje edhe zjarret ne stabilimentet elektrike me tension të

lartë. Aparati CO2 përbahet nga : Bombolla e qelikt ne të cilen gjinden dioksidi I karbonit I komprimuar ne gjendje te

lëngët, ventillit për shtypje te madhe me ventill sigurus, zorres shtytse (përcjellse) të armiruar dhe fishkalles

ekspanzione Brenda bomboles se qelikt gjindet zorra vertikale e ne anen e jashtme zorra për bartje. Ne pjesen e

poshtme te aparatit gjindet hallka e metalit. Keta aparata te dores prodhohen me madhesi prej 1-6 kg. Mbushja e

aparatave me dioksid karboni kryhet ne ndermarrjet qe prodhojn gazra te komprimuar. Kur te perdoret aparati fiskaja

nxiret nga vendi I vetë dhe hapet ventilli ne bombolë. Dioksidi karbonit kalon nëpër gypin vertical me shtypje të lartë

e pastaj nëpër zorren përcjellëse ne fishkallë, nga e cilla del fisku I dioksidit të karbonit pjesrishtë I lëngët e pjesrisht

në form të pluhrit te bores e qe ka një temperature prej minus -79 C.

Haloni si mjet për fikje të zjarrit është paraqitur shum vonë dhe ka nji përvoj disa vjeqare. Haloni është gas I

cili ne bombollë është ne gjendje të langet nga se është I shtypur. Përbahet nga atomet e bromit, karbonit dhe florit,

andaj dhe shkurtesa “BrCF” janë simbolet e ketyre elementave kimike. Është mjaftë efikas ne fikjen thuja të gjtha

zjarreve. “BrCF” nuk përqon rrymën dhe për atë përdoret edhe për fikje të zjarreve ku ka rrym nenë tension deri ne

1000,000 volt, është mjaft efikas për shurje te zjarrit edhe ne paimet elektronike nuk le kurfar gjurme.Haloni mund te

përdoret aty ku përdoret edhe dioksidi I karbonit, por është shum ma efikas se ai. Aprati me halon mund te mbushet

ne bomboll prej 1,2,3,6 madje edhe 12 dhe 25 kg. Konstrukcioni është I njejt si të aparatet e tipit “C” ( me pluhur).

Ne enen e jashtme vendoset sasija e caktuar e BCF (haloni) I cili nxirret nga aparati me shtypjen e gazit inert

azotit.Haloni 1211 I cili nxirret nga aparati me shtypjen e gazit inert azotit. Haloni1211 nuk është toksik (helmus)

për njerz andaj dhe preferohet për përdorim.

12.2.MJETET PËR DOZIMETRI DHE DETEKCION

15

Kohes se fundit qdo her ma shum janë present gazërat ndezes ne industri këta gazra te përzir me ajrë bajn

përzirje eksplozive , aty ku ndodhen ne mes të zones se ulet dhe të lartë të eksplodimit , ku mund te ekzistoj ndoni

burim I temperatures ne afersi dhe ne ate vje deri të eksplodimi këta gazra janë pa ngjyrë shije dhe erë , prezenca e

tyre veshtir të zbulohet apo hetohet.

Zbulimi i hershem dhe me kohë I këtyre gazrav do të thotë mbrojtje e mesit të ambientit.

Mjetet për zbulimin e hershem te këtyre gazrave quhen detector të gazit apo eksplozimeter i cili regjistro gjdo

tejkalim kufirit të lejushemeris ne ajr apo atmosfer 20% të kufiri i fundit.

Eksplozimetri zbulon se a ka ardhe deri te tejkalimi i prezences se ketyre gazrav, dhe verteto se

koncentracioni gazit ne hapsir është ne mesin e kufirit të lartë dhe të ulet.

Metodat e detekcionit te gazit bahen principe te ndryshme kimike dhe fizike

Detekcioni I gazrav reagensav kimike,

“ djegjes katalitike,

“ ne bazë të sinjalizimit terrmik

“ “ principit gazrav defuziv

“ gjysem perqus elektrik.

Nga varshmerija e përdorimit eksplozimetrat ndahen:

Te levizshem për raste të shqyrtimit

Stacionar me sonda të detektimit

Detektoret me sonda funkcionojn ne shtepizë me pjesen e lartë të shtepizës ndodhet nji dalje qe mundson

cirkulim të ajrit, ky tip I detektorve është I lidhur me central dhe alarm, ne pjesen e saj të parë ndodhen, indikatoret

me dritë alarm dhe indikatoret me za alarm.Ne raste të detekcionit të gazrave janë të kyqur si drita dhe zeri, disa nga

mjetet për dozimetri dhe detekcion

Disa nga llojet e dozometrave të levizshem

Detektoret e tymit mund te jen:

16

a) lajmrusit jonizus te zjarrit te cillet reagojn ne prodhime te djegjes te cillet ndikojn ne ndryshimet jonizuse te

rrymave ne komoren radioactive te lajmrusit.

b) lajmrust optic te tymit te cillet reagojn nga produktet e djegjes te cillet qojn deri te apsorbimi apo shperndarja e

drites infra te kuqe.

c) lajmrusit e gasit, te cillet reagojn ne prodhimet e gasit qe vin nga djegja gjegjsisht temperatura.

d) lajmrusit e flakes te cillet reagojn rrezet e emitura prej flake. Neqofse fazat e vazhdimit mund te llogariten.

Neqofse ne fazen e zhvillimit te zjarrit mund te llogaritet me tymim ne fillim te zjarrit(ku zhvillimi tymit,

temperatures se vogel, rrezatim te flakes) shfrytzohen detektoret e tymit.

Ne qoftse ne faze e vazhdimit te zjarrit mund te llogarisim me shpejtsi te zhvillimit te zjarrit, (zhvillim ishpejt

I tymit, pak temperature dhe rrezatim te flakes) shfrytzohen detektoret e tymit terrmik dhe kombinimet e tyre.

Detektoret jonizus te tymit reagojn ne produkte jo te pashme te ndezjes, te cillet janë present te shumica e

zjarreve ne fazen fillestare, ku me kete mundson zbulimin e zjarrit ne fazen fillestare pa mbrri permasa te medha..

Detektori foto elektrik I drites, reagon ne produktet e djegjes ne madhesi 2 deri ne 20 milimetra (mikrrona)

posaqerisht janë te përshtatshemper zbulimin zjarret te cilat tymojn, te cillat ngadal zhvillohen. Punon ne princip te

detektimit grimcat reflektuse te drites, shembullin e zbulusit te drites. Pjeset e tymit depertojn ne detektor dhe

reflektojn driten I cilli bjen foto transmetus I cil percjell signal te posaqem.

Vvv

2.0.RREZIQET E PËRGJITHSHME, DËMTIMET DHE

MASAT MBROJTËSE NË HAPËSIRËN PUNUESE

Teknologjia bashkëkohore, automatizimi dhe modernizimi i proceseve prodhuese për çdo ditë e ndërrojnë qëllimin e

caktuar (destinimin) të punës së njeriut. Punëtori për kohë të njëjtë është i detyruar t’i kontrolloj në punë më shumë

makina, që shpejtë dhe në mënyrë precize të reagojë në sistemet ekzistuese komanduese. Do të thotë, prodhimtaria

moderne në njërën anë e lehtëson veprimtarinë nga aspekti i mundit fizik, ndërsa në anën tjetër, i rritet obligimi dhe

përgjegjësia, sepse në këtë situatë punëtori paraqitet si kontrollues i prodhimtarisë. Kualiteti dhe kuantiteti i

prodhimeve drejtpërdrejt varet nga profesioni dhe aftësive punuese të punëtorit i cili e kontrollon procesin

teknologjik. Në suaza të këtyre obligimeve dhe programit, duhet të mbahet aftësia punuese e punëtorit në nivelin me të

cilin realizohet efekti i programuar.

Në shëndetin dhe aftësive punuese të punëtorit në masë të madhe ndikojnë faktorët e hapësirës punuese. Këta faktorë

në relacionin NJERI-MAKINË lajmërohen si të lidhura prej të cilave shumë varet efekti i punës, përkatësisht ata

lajmërohen si faktor ergonomik të cilët drejtpërdrejt ndikojnë në aftësinë punuese, e me këtë në tërësinë e

prodhimtarisë. Kërkesat për kualitetin e prodhimtarisë më të madh mund të arrihet nëse, përpos tjerash, duhet pas

17

kujdes edhe në vlerën e faktorëve të cilët e kushtëzojnë konformitetin e hapësirës punuese në të cilën çdo ditë e më

tepër rritet kujdesi për kualitet.

Duhet pas parasysh edhe faktin se prodhimtaria bashkëkohore nga secili punëtorë kërkon personin komplet

(profesional, të shëndetshëm, kreativ ndaj punës, etj.), dhe se aftësia punuese e njeriut në prodhimtari krejtësisht nuk

varet nga hapësira punuese, veç edhe nga masës së mirë të hapësirës jetësore në përgjithësi (kushtet e banimit,

raporti në familje, pushimi dhe rekreacioni, etj.).

Procesi teknologjik dhe operacionet e punës ndikojnë në vlerat e faktorëve të hapësirës punuese dhe do të jenë burim

i rreziqeve dhe dëmeve. Për këtë arsye punëtori duhet ta njoh mirë procesin e punës dhe teknologjik edhe atë jo vetëm

në rrethin e veprimit, por edhe më gjerë. Njohja e procesit teknologjik nënkupton njohjen e: karakteristikën e

materialit, mjetet e punës dhe mënyrën punuese të regjimit të punës dhe teknologjik.

Pasi që se secila teknologji e punës ka specifikat e veta, është e nevojshme që me këto të njihen punëtorët, kuadri

teknologjik në organizatën punuese.

Faktorët që ndikojnë në gjendjen e hapësirës punuese në reparte janë: faktorët mikroklimatik, rrezatimi i nxehtësisë,

ndriçimi, zhurma, vibrimet, rrezatimi, gazrat, avulli, pluhuri toksik dhe interno, rreziqet mekanike, rreziku nga rryma,

etj. (figura 1).

1. MIKROKLIMA

Gjatë punës njeriu mund ta arrij efektin optimal, nëse e ndien vetën komod, përkatësisht, kur hapësira aty ku punon i

plotëson kushtet e caktuara klimatike i cili nuk do të shkaktojnë pakomoditet fizik ose psikik. Kur flitet për kushtet

klimatike të punës, në rend të parë mendohet klimën e punës, përkatësisht mikroklimën.

Me mikroklim nënkuptojmë gjendjen fizike dhe vetit e ajrit të atij ambienti të cilën e karakterizojnë këta faktor:

- temperatura e ajrit,

- lagështia relative e jarit,

- shpejtësia e rrymimit e ajrit.

18

Figura 1

Përpos këtyre faktorëve, në mikroklim ndikon edhe rrezatimi i nxehtësisë në hapësirën punuese.

Këta faktorë e kushtëzojnë mikroklimën në hapësirën e punës. Veprimi i tyre mund të jetë i dëmshëm më së tepërmi

duke u shfaqur bashkërisht, sepse këta faktorë janë të ndërlidhur në mes veti.

Ekziston vlera e caktuar e faktorëve e cila e kushtëzon që mikroklima varësisht nga zona të jetë e përshtatshme për

punë. Në atë zonë efekti i punës është më i madh, dhe quhet zona komfore.

Mikroklima mund të jetë në zonën jashtë zonës komfore. Kjo vërtetohet duke i hulumtua dhe analizuar faktorët, të

cilën e bënë ekipi profesional i institucionit.

Secila organizatë punuese është e obliguar ta bëjë hulumtimin periodik të mikroklimës në periodën e nxehtë dhe të

ftohtë.

Në bazë të kësaj, do të vijë deri te njohuria se a janë vlerat e faktorëve të cilat e kushtëzojnë mikroklimën në suaza të

kërkesave të Rregullores së masave të përgjithshme dhe normave të mbrojtjes në punë të objekteve të ndërtimtarisë të

dedikuara hapësirave punuese dhe ndihmëse, përkatësisht se mikroklima është në zonën komfore ose jashtë asaj zone

të periodës së nxehtë ose të ftohtë.

Tani në pika të shkurta do t’i përshkruajmë faktorët të cilët e kushtëzojnë mikroklimën.

Temperatura e ajrit

Vlera e temperaturës së ajrit në hapësirën punuese varet nga temperatura e jashtme, procesit teknologjik, trupave

nxehëse në repart, ajrimit, etj. Në periodat e ftohta, që puna të kryhet pa pengesë, temperatura e ajrit duhet të jetë:

prej 17 deri 22oC për të lehtat, prej 15 deri 17oC të mesmet dhe prej 13 deri 15oC për punët fizike të rënda. Në

periodat e nxehta temperatura e ajrit në hapësirën punuese duhet të jetë: prej 20 deri 28 oC për të lehtat, prej 22 deri

23oC të mesmet dhe prej 17 deri 20oC për punët fizike të rënda.

Vlerat e përmendura të temperaturës së ajrit mund të mbahen në cilën do periodë duke e kondicionuar ajrin. Por,

nëse temperatura e ajrit është mbi vlerat e kërkuar, do të vijë te ngrohja e ambientit të punës. Praktika ka treguar se

numri i lëndimeve rritet kur temperatura e ajrit është shumë e ulët ose shumë e lartë. Organizmi i punëtorit e ka

mundësin që në kufijtë e caktuar i përshtatet dhe i akordohet të disa vlerave jo normale të temperaturës në hapësirën

punese. Secili organizëm njëjtë nuk mund t’i përshtaten, dhe kjo më së tepërmi varet nga lodhja fizike të cilën e

kërkon puna e caktuar.

Posaçërisht puna vështirësohet aty ku rritet temperatura, sidomos te fonderitë, shkritoret, farkëtaret, etj., përkatësisht

aty ku ka burime të rrezatimit të nxehtësisë. Puna në hapësirën me temperaturë të lartë të ajrit e shpejton dhe e rritë

frekuencën e frymëmarrjes me të cilën shkakton rritjen e djersitjes së organizmit të punëtorit, e me këtë e humbë

sasinë e nevojshme të kripës dhe lëngjeve nga organizmi.

19

Nëse hapësira e punës është e tejngrohur dhe e ngopur (ngimë) me avull të ujit, atëherë dhënia e nxehtësisë dhe

këmbimi me rrethin është e pa mundur dhe mund të vij deri te goditja e nxehtësisë.

Në figurën 2 është treguar ndikimi në ndjenjat komode dhe gjendjen psikofizike të njeriut rritja e temperaturës së ajrit

në hapësirën punuese.

Figura 2

Aftësia punuese në shumë raste varet nga temperatura efektive, e kjo vartësi është treguar në figurën 3. Temperatura

efektive është e përshtatshme për paraqitjen gjendjen e nxehtësisë të ajrit të secilës hapësirë punuese, sepse ai i

përfshinë të dy faktorët që janë shumë të rëndësishëm për ndërrimin e gjendjes së hapësirës punuese.

Duhet pas parasysh se temperaturat e ulëta gjithashtu janë të pa përshtatshme për punë. Gjatë paraqitjes së gjatë të

temperaturës së ulët te punëtorët, mund të ndodhë deri te ngrirja e ndonjë pjese të organizmit të tij. Prezenca e tillë

paraqitet gjatë punës te ngurrëtat dhe në repartet tjera atje ku kërkon vetë procesi teknologjik.

Figura 3

20

Për mbrojtjen e punëtorëve në reparte ku është temperatura e lartë ose e ulët, përdoren rrobat mbrojtëse.

Detyra e rrobave mbrojtëse është që t’i mbrojnë nga ftohti ose nga nxehti, i ofron punëtorit komfor të caktuar.

Përdorimi i rrobave mbrojtëse nuk duhet të kenë ndikim negativ ndaj efikasitetit dhe manipulimit në punë. Roli i

rrobave mbrojtëse gjatë këmbimit të temperaturës të ajrit është treguar në figurën 4 edhe atë nën: a) përdorimi i

rrobave mbrojtëse në kushtet e temperaturës së ulët dhe b) përdorimi i rrobave mbrojtëse në kushtet e temperaturës

së lartë të ajrit.

Në figurën 4a) shihet se rrobat mbrojtëse në kushtet e temperaturës së ulët (puna në ngrirës, e të ngjashëm) e kanë

rolin e mbrojtjes së organizmit të punëtorit nga temperatura shumë e ulët e temperaturës së punës. Ku lakorja e

ndërrimit të temperaturës gjatë kalimit të nxehtësisë nëpër shtresën e rrobave do të rritet deri në temperaturën e

trupit (37oC), çka do të thotë se shtresa mbrojtëse e rrobave pengon rënien e shpejtë në ndikimin e saj në organizëm,

d.m.th. e mbron organizmin.

Figura 4

Në figurën 4b) situata është e kundërta, përkatësisht roli i rrobave të mbrojtjes ka rolin e mbrojtjes së organizmit nga

temperaturat e larta në vendin e punës. Sigurimi i temperaturës së nevojshme të ajrit në hapësirën punuese, e bënë që

rrobat mbrojtëse të mos përdoren, ku aftësia punuese e punëtorit do të jetë më e lartë.

Lagështia e ajrit

Lagështia e ajrit në hapësirën punuese ashtu edhe temperatura varen nga procesi teknologjik dhe nga kushtet e

jashtme meteorologjike. Për hapësirën punuese është me rëndësi lagështia relative ajrit. Vlera optimale e lagështisë

relative e ajrit, pa marr parasysh periodën gjatë vitit, është prej 40 deri 60%. Ajri me lagështi të tillë mundëson punë

të papenguar.

Lagështia e ajrit jashtë këtyre kufijve është e dëmshme për shëndetin e punëtorit dhe me te ai e zvogëlon aftësinë

punuese. Lagështia relative e lartë në hapësira punuese përcillet me temperaturë të ulët dhe sillen sëmundjet e

ndryshme. Në disa degë industriale, si për shembull në tekstil (në disa reparte), procesi teknologjik kërkon vlerën e

lartë të lagështisë së ajrit. Për shkak të dëmit nga lagështia në organizmin e njeriut, më se e nevojshme janë masat

21

mbrojtëse. Kjo do të arrihet me futjen e ajrit të thatë (në hapësirat e lagështa), zvogëlimin e kohës së punës në

ndërrim, automatizimin e prodhimtarisë e të ngjashëm.

Shpejtësia e rrymimit të ajrit

Rrymimi i ajrit në hapësirat punuese është faktor i rëndësishëm i mikroklimës, sepse ndikon në këmbimin e ajrit. Në

çdo hapësirë punuese është e domosdoshme të bëhet ndërrimi i ajrit që nuk është i pastër. Atmosfera punuese ndytët

për shkak të: procesit teknologjik, qëndrimi i gjatë i punëtorit në hapësirë, ajrosja, pluhuri dhe avullosja. Aftësia

punuese e njeriut në kushtet e tilla do të zvogëlohet, prandaj është e nevojshme që në atmosferën e punës të kemi ajër

sa më të pastër. Kjo arrihet me ventilimin natyror dhe artificial. Nën ndikimin e sistemit ventilues dhe temperaturës së

ajrit do të ndërrohet edhe shpejtësia e rrymimit të ajrit.

Është e dëshirueshme që shpejtësia e rrymimit të ajrit në vendet e punës nuk duhet ta kaloj 0.5 m/s. Kësaj vlere të

shpejtësisë më së lehti arrihet me ventilim artificial. Sa më mirë e kryer dhe e vendosur e ventilimit artificial do të

siguroj përzierje normale të ajrit, largimin e avullimeve të ndryshme dhe pluhurit, dhe futjen normale të ajrit të

freskët. Formimin e kushteve të punës të cilat i përgjigjen njeriut në masë të madhe varen nga zgjedhja e mirë e

shpejtësisë së rrymimit (figura 5).

Figura 5

Nëse shpejtësia e rrymimit të ajrit është mbi kufirin e lejuar, ajo do të ndikoj jo mirë në aftësinë punuese të punëtorit,

sepse vjen deri te ftohja jo e barabartë e pjesëve të trupit të njeriut. Në këto kushte shpesh vjen deri te sëmundje të

ndryshme (ishijazi, reuma, ftohja, etj.) dhe çrregullimi i adaptimit normal të njeriut. Më ndihmën e shpejtësisë së

rrymimit të ajrit mund të caktohet aftësia punuese në secilin vend të punës varësisht nga parametrat mikroklimatike.

Në këtë rast, së pari është e nevojshme të matet shpejtësinë e rrymimit të ajrit me katatermometrin.

22

Me katatermometrin praktikisht në vendin e punës caktohet sasia e nxehtësisë (H) në xhula (e reguar në shkallë K) të

cilin mundet që 1 cm2 e sipërfaqes e trupit të njeriut në një sekondë t’ia kthej ajrit për rreth. Në bazë të vlerës së K

Nga grafiku në figurën 6 përcaktohet aftësia punuese në atë vend të punës. Si shembull të përcaktimit të këtillë mund

të na shërbej rasti i kanali i fonderisë së furrës së lartë ku vlera e matur me katatermometrin është nga

grafiku pastaj shihet se në atë vend të punës gjatë një ndërrimi (8 orë) aftësia punuese do të jetë 62%. Çka do të thotë

se puna efektive gjatë një ndërrimi është orë, përkatësisht 5 orë. Për shkak të rritjes së kushteve jo të

mira mikroklimatike punëtori në vendin e punës do të jetë efektiv vetëm 5 orë gjatë një ndërrimi.

Ky shembull qartë tregon se sa kanë rëndësi dhe ndikim faktorët mikroklimatik në aftësinë punuese dhe se është e

nevojshme të kemi kujdes në problemin e rregullimit dhe të përshtatjes të parametrave mikroklimatik dhe fiziologjik të

mundësive të njeriut.

Ndërrimi i ajrit

Mënyra më e mirë e formimit të kushteve optimale të mikroklimës në hapësirat punuese është ndërrimi i ajrit.

Është tejet e nevojshme në industri ku proceset teknologjike janë burim i shkaktimit të vendit të punës së njeriut. Ajri i

cili futet në hapësirën punuese para së gjithash duhet të jetë i pastër dhe të ketë temperaturën e caktuar, varësisht nga

perioda vjetore, dhe në suaza të Rregullores.

Në fund, kujtojmë se veprimi kompleks i përnjëhershëm i parametrave të ndryshëm të mikroklimës edhe më tepër e

potencon veprimi e vetë jo të mirë në aftësinë e punëtorit. Por, gjatë formimit të rrethit të punës nuk duhet humbur

nga shikimi vepruesit tjerë ergonomik si që janë: ndriçimi, avullimet e ndryshme dëmtues të shëndetit, ajrosje, zhurma

dhe vibrimet e të ngjashëm.

Rrezatimi i nxehtësisë

23

Figura 6

Në aftësinë punuese të punëtorit në repartet e nxehta në masë të madhe ndikon faktori i mesit punues. Faktori direkt

që ndikon në mikroklim në rrethin e punës, në repartet e nxehta, është rrezatimi i nxehtësië, nën ndikimin e rrezatimit

të nxehtësisë do të ndërrohen edhe vlerat: e temperaturave, lagështisë relative, si dhe shpejtësia e rrymimit të ajrit në

rrethin e punës. Intensiteti i rritur i rrezatimit të nxehtësisë formon kushte jo të mira të mikroklimës, e cila ndikon jo

këndshëm në aftësitë punuese dhe në shëndet të punëtorit. Optimalizimi i faktorit të rrethit punues në repartet e

nxehta kërkon njohjen komplekse të problemit të rrezatimit të nxehtësisë dhe ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga

veprimi i tij i rrezikshëm dhe i dëmshëm (figura 7).

Çka është rrezatimi i nxehtësisë

Trupat e nxehtë të ngurtë deri në temperaturë të lartë të mjaftuar do të skuqen, përkatësisht fillojnë të emitojnë

ndriçim të dukshëm. Por, edhe gjatë temperaturave të ulëta ata emitojnë energjinë në formë të valëve të nxehta. Në të

vërtet, është e njohur mirë se dallimi në mes valëve të nxehta dhe të dukshme kushtëzohet vetëm me specificitetin e

aparateve fiziologjike të shqisës së tonë të dëgjimit dhe nuk do të kenë kurrfarë lidhje me natyrën e njërit dhe valës

tjetër.

Sasia e energjisë e cila ndahet në formë të valëve të nxehtësisë do të varet ashpër nga temperatura e trupit dhe

paraqet rrezatim të nxehtësisë.

Rrezet e nxehtësisë pa pengesë kalojnë nëpër ajrin e qetë dhe të lëvizshëm. Ata mund t’i shmangen rrymimit të ajrit.

Trupi i thithë, i dëbon ose i lëshon rrezet e nxehtësisë. Pjesa e dëbuar dhe e lëshuar e ruan rrezatimin derisa pjesa e

thithur gati në tërësi kalon në nxehtësi.

Burimi i rrezatimit të nxehtësisë në rrethinën e punës

Burimi i rrezatimit të nxehtësisë mund të ndahet në të lëvizshëm dhe jo të lëvizshëm, dhe të pa lëvizshmit mund të jenë

të hapur dhe të mbyllur.

Burimet jo të lëvizshëm i rrezatimit të nxehtësisë janë: furrat për përfitimin dhe shkrirjen e metaleve, furrat për

përfitimin e xhamit (qelqit), të gjitha operacionet dhe proceset te të cilët vjen deri te rritja e ndarjes së nxehtësisë.

24

Figura 7

Burimet e lëvizshëm të rrezatimit të nxehtësisë janë: detalet e derdhura të nxehta, prodhimet nga farkëtimi, llamarinat

e petëzuara, zgjyrë, etj.

Rrezatimi i nxehtësisë te burimet e hapura (burimi i nxehtësisë në formë të flakës) vepron pandërprerë me intensitet të

lartë nga ai burim. Në praktik gjithnjë është kujdesur që sipas mundësisë, burimi i hapur të transformohet në të

mbyllur. Në prodhimtari burimet më të shpeshta të rrezatimit ku sipas konstruksionit janë shumë të ndryshëm.

Intensiteti i rrezatimit të këtyre burimeve nuk është i njohur por spektri i rrezatimit është shumë kompleks.

Në figurën 8 në mënyrë skematike janë treguar disa nga burimet e rrezatimit të nxehtësisë në procesin e fitimit të

hekurit dhe çelikut.

Figura 8

Në kompleksin e tërësishëm të rrezatimit është e nevojshme të dallohen rrezatimet e drejtpërdrejta nga burimi primar

(nga masat metalike e tejnxehura dhe nxehura dhe flaka) dhe rrezatimi sekondar (nga muret e nxehura të furrave,

detaleve, pajisjeve dhe dyshemesë).

Disa nga këta burime të rrezatimit gjithmonë veprojnë në punëtor, si për shembull: prerja e metalit të nxehur,

farkëtimi dhe shtancimi, rrezatimi nga muret e furrave, armatura e metaleve, etj., si dhe lëshuara e kohëpaskohshme

dhe derdhja e metalit, hapja periodike e dyerve të furrës, etj.

Rrezatimi i nxehtësisë dallohet për kah intensiteti, hapësira, kohës së veprimit si nga kahja e rrjedhës së rrezatimit në

raport ndaj pozitës së trupit të punëtorit. Për shembull, nëse rrjedhja bazike e rrezatimit të nxehtësisë nga burimi

primar është i drejtuar kah gjoksi i punëtorit, atëherë rrjedha e rrezatimit sekondar mund të jetë i drejtuar me kahe të

kundërt. Rrethana e tillë mjaftë do ta komplikojë përpunimin konstruktiv të pajisjes mbrojtëse.

Në prodhimtari intensiteti maksimal i rrezatimit del nga rrezatimi jokontinual të furrave për nxehje dhe furrave për

shkrirje në momentin kur hapen dyert, gjatë kalimit të masave të skuqura nëpër kanale, gjatë zhvillimit të metaleve,

elektrolizës së aluminit dhe nga operacionet e ngjashëm.

25

Rrezatimet sekondare janë të përhershme nga detalet, dyshemesë dhe pajisjeve me më pak intensitet, sepse në ato

raste temperatura e sipërfaqes rrezatuese është më e vogël. Por edhe ky rrezatim nuk duhet të neglizhohet, sepse në

këto raste sipërfaqet rrezatuese janë shumë të mëdha, ndërsa vendi i punës është relativisht i përafërt me këto

sipërfaqe.

Transmetimi i nxehtësisë nga burimi i rrezatimit në punëtor

Transmetimi i nxehtësisë në njeri mund të bëhet në këto mënyra:

- me rrezatim (direkt),

- konveksion (thithjen dhe kontakti me ajrin e nxehtë),

- vënia në veprim e nxehtësisë (kontanti me detalin e nxehur).

Veprimet e dëmshme të rrezatimit të nxehtësisë në organizmin e punëtorit

Energjia e rrezatuar nga pjesa spektrale e nxehtësisë të cilën e thith sipërfaqja e trupit të njeriut (si dhe trupat tjerë)

kryesisht transformohet, në nxehtësi, ku pjesa e së cilës vepron në organizmin e njeriut.

Reaksioni i njeriut në rrezatimin e nxehtësisë është shumë subjektiv. Pikëpamjen që e ka bërë Koh (1957) janë

përcaktuar këto reagime mesatare të njeriut:

Tabela 1. Reaksioni i njeriut nga rrezatimi i nxehtësisë

Intensiteti i rrezatimit të

nxehtësisë

(4.1868 J/cm2min)

Reaksioni

0.09 – 0.14

0.29 – 0.38

1.43 – 3.30

4.30 – 8.17

Ndjeshmëria e vogël e nxehtësisë

Nxehtësia është e ndjeshme

Ndjehet përvilmi

Ndjehet dhimbja

26

Figura 9

Në vendin e punës punëtori është nën ndikimin më shumë ose më pakë në ngarkesën fizike varësisht nga procesi

teknologjik. Në organizmin e njeriut gjithnjë vepron procesi i produktit të nxehtësisë, rezultat i së cilës është formimi

së sasisë së caktuar të nxehtësisë e cila e mirëmban temperaturën e organzimit preh 38 deri në 37oC. Nxehtësia e

prodhuar varet nga lloji i punës dhe nga aktiviteti i punëtorit. Për shembull, në pozitën e qetësisë punëtori prodhon

293 kJ/h, gjatë kryerjes së punës së rënd fizike prodhon më tepër se 921 kJ/h, ndërsa gjatë kryerjes së punës së lehtë

fizike prodhon prej 418.6 deri në 502.42 kJ/h.

Në kushtet e prodhimtarisë ndikimi i energjisë së nxehtësisë do të ruhet para së gjithash gjendja e lëkurës së njeriut.

Ndjeshmëria e lëkurës së njeriut në rrezatimin e nxehtësisë caktohet në bazë të strukturës spektrale të burimit të

nxehtësisë, veprimi intensivë dhe zgjatja e saj në vendin e pjesës së lëkurës së rrezatuar dhe gjendjen funksionale të

organizmit.

Rritja e temperaturës në pjesët e rrezatuara të lëkurës do të jetë reaksioni i caktuar direkt të organizmit të njeriut në

veprimin e radiacionit të nxehtësisë. Intensivi minimal i rrezatimit të nxehtësisë e cila shkakton në ndjeshmërinë e

nxehtësisë është 1.55´10-3 J/cm2 min.

Ndjeshmëria e dhimbjes dhe e djegies, dhe ndjeshmëria e padurueshëm lajmërohet gjatë rritjes së temperaturës së

lëkurës deri në 46oC. Nëse rrezatimi vazhdon edhe më tej, mund të vijë deri te djegmja.

Në tabelën 2 është treguar koha e durueshme e veprimit të rrezatimit të nxehtësisë të intensiteteve të ndryshme, gjatë

temperaturës së burimit prej 800 deri 1600oC.

Tabela 2. Koja e durueshme veprimit të rrezatimit të nxehtësisë

Intensiteti i rrezatimit të

nxehtësisë 4.1868

J/cm2 min

2 3 4 5 7.5 10 12.5 15 17.5 20 25

Koha e durueshme në

sek.

150

– 30

5 39

– 5

9 27

– 3

8 12

– 2

7 6

– 15

5 –

11

4 –

8

3 –

7 3

– 6

1 –

5 1

- 3

PROVAT DHE PËRCAKTIMI I EFIKASITETIT TË MJETEVE MBROJTËSE TË STABILIMENTEVE

TERMOENERGJETIKE DHE HIDRAULIKE

27

I. HYRJE

Enët dhe stabilimentet, të cilat punojnë nën shtypje, mund të ndahen në dy grupe themelore dhe atë:

A. Enë të palëvizshme dhe stabilimente

B. Enë të lëvizshme

Në enë të palëvizshme dhe stabilimente bëjnë pjesë:

- Kaldaja e avullit

- Enët e avullit

28

- Tejngrohësit e avullit

- Ngrohësit e ujit

Në enë të lëvizshme bëjnë pjesë:

- Bocat

- Buret

- Enët

- Kaldajat e lëvizshme të avullit.

Definicioni i kuptimeve, karakteristikave e disa enëve dhe llojeve e ekzaminimeve, janë përcaktuar me Rregulloret

mbi normativat teknike dhe atë:

- Me Rregulloren mbi normat teknike për sendërtimin dhe përdorimin e kaldajave të avullit, enëve të

avullit/të shpallur në Fletoren zyrtare të RSFJ, numër 7/1957, përmirësimet janë dhënë në Fletoren zyrtare

të RSFJ numër 22/1957, ndrësa ndryshimet dhe plotësimet në Fletoren zyrtare të RSFJ numër 3/1958.

- Me Rregulloren mbi normat teknike për sendërtimin dhe përdorimin e enëve të lëvizshme e të mbyllura për

gazra të komprimuar të lëngët dhe nën shtypje të tretur/të shpallur në Fletoren zyrtare të RSFJ numër

6/1957, përmirësimet janë dhënë në Fletoren zyrtare të RSFJ numër 22/1957 ndërsa ndryshimet dhe

plotësimet ne Fletoren zyrtare të RSFJ numër 3/1958/.

Me dispozitat të këtyre normativave teknike ndër të tjera është përcaktuar se edhe çfarë me cilin emër të enës

dhe stabilimentit nënkuptohet.

A. ENËT E PALËVIZSHME DHE STABILIMENTEVE

A.1 KALDAJAT E AVULLIT

Me kaldaja të avullit nënkuptohet secila anë e mbyllur në të cilën zhvillohet avulli i ujit me shtypje mbi atë të

atmosferës.

Mirëpo dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin:

- kaldajave të vegjël të avullit tek të cilët produkti nga numri i atmosferëve të mbipresionit punues të lejuar

dhe numrit të litarëve të përmbajtjes punues të lejuar dhe numrit të litarëve të përmbajtjes së

gjithmbarshëm të kaldajes me avull nuk kalon 20, me kusht që këto kaldaja mund të jenë të furnizuara me

nga një valvul të sigurisë, me një tregues dhe monometër,

- kaldaja e avullit në të cilën mbishtypja nuk kalon 0.5 stimosfera, me kushtë që ekziston sigures e cila

nguron se mbi presionin maksimal lejuar mos të tejkalohet.

29

A.2 ENËT E AVULLIT

Më enë të avullit nënkuptohet ena hapësira e së cilës mbushet me avull të ujit ose avull nën shtypje të prodhuar jashtë

enës ose të mbetur nga përmbushja e enës për shkak të ndryshimeve kimike të rrethojës së enës mbizotëron ose mund

të zënë fill shtypja më e madhe se gjysma e atmosferës.

- dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin,

- enëve të hapura të ngrohjes indirekte me rrethojë të mbushur me avull të ujit, nëse përmbajtja (mbushja)

nuk është e lëngët dhe nuk bëhet e lëngët as në temperaturë tek e cila përmbajtja mund të ngrohet dhe nëse

shtypja e avullit në hapësirë të rrethojës nuk kalon 0.5 atmosfera.

A.4 NGROHËSIT R UJIT

Me ngrohës të ujit nënkuptohet ena e mbyllur në të cilën ngrohet uji në presion mbi atë atmosferik.

Mirëpo, dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin ngrohësve të ujit në të cilët mbi presion nuk kalon 0.5

atmosferik.

B. ENËT E LËVIZSHME

B.1 BOCAT

Me bocë nënkuptohet çfarëdo boce diametri i jashtëm i të cilave është më i vogël se 420 mm ndërsa gjatësia 2 m.

B.2 BURET

Me bure nënkuptohet çdo bure me masa të ndërtuara për rrokullisje, me përmasa të çfarëdoshme, të vëllimit prej 100

deri në 1000 litra.

B.3 ENËT

Më enë nënkuptohet çfarëdo ene me përmasa të çfarëdoshme e cila sendërtohet në automjet.

Mirëpo dispozitat e gazrave teknik nuk i përkasin.

- enëve për mbushje me shkrirje të amoniakut në një nënshtypje, nëse shkrirja nuk përmban më tepër se 35%

të amoniakut.

- enëve të vogla pa tegel, vëllimi i të cilëve nuk është më i madh se sa 220

B.4 KALDAJAT E LËVOZSHME TË AVULLIT

Ndonëse bëjnë pjesë në enët e lëvizshme dhe stabilimenteve definicioni i detyrave dhe përshkrimi i punëve për to janë

të përbashkëta me kaldajat e palëvizshme të avullit. Disa dallime, janë në formën e shmangies së disa punëve, ose

përmes të disa punëve specifike të cekura posaçërisht në material i cili i përgjigjet disa enëve dhe stabilimenteve.

30

C. LLOJET E KONTROLLAVE DHE EKZAMINIMET

Bazuar në kushtet me të cilat punojnë (presioni i rritur, temperatura e rritur, dëmtimet e mundura gjatë transportimit)

me normativë precizohet e tëra ajo që mund të parashihet tek sendërtimi si dhe gjatë eksploatimit në mënyrë që të

sigurohet kushtet e sigurta të punës. Këto kushte duhet t’i sigurojë prodhuesi dhe shfrytëzuesi ndërsa përcaktimin e

ekzistimit të këtyre e bëjnë institutet dhe inspektorati kompetent, gjatë kontrollimit.

Në varësi të kohës kur ato bëhen, dallojmë tri lloje të kontrollave:

- kontrollimi i parë, i cili bëhet pas sendërtimit të kryer ndërsa para lëshimit në eksploatim,

- kontrollimi i rregullt, i cili bëhet saktësisht në periudhat e caktuara kohore të cilat për secilin lloj të enëve

janë të përcaktuara me normativë.

- Kontrollimi jo i rregullt, i cili bëhet pas riparimit të vogël apo të madh si dhe gjatë zhvendosjes.

Sipas natyrës së vetë kontrollimi mund të përfshijë:

- ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimi i brendshëm,

- kontrollimi i jashtëm.

Për secilin lloj të enëve dhe secilën kontroll përshkruhet se çfarë përfshihet në kontrollim dhe ekzaminim, dhe se çfarë

procedimi duhet të ndërmerret gjatë kësaj.

II. DEFINICIONI I DETYRËS

A. PËR ENË TË PALËVIZSHME DHE STABILIMENTE

1. Kontrollimi i parë

Kontrollimi i parë përfshinë:

- ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimi i brendshëm,

- kontrollimi i jashtëm,

- kontrollimi i karakteristikave konstruktive dhe dokumentacionit.

Tek kaldajat e lëvizshme te avulli kontrollimi i jashtëm nuk është i obligueshëm përveç nëse gjatë kontrollimit të

brendshëm nuk vihet në dukje se a është e nevojshme bërja e ndryshimeve dhe përmirësimeve kështu që me

kontrollim të jashtëm konstatojmë se a janë bërë ato apo jo.

Kontrollimi i parë bëhet:

31

- pas sendërtimit (vendosjes) në vendin e eksploatimit dhe para lëshimit në punë,

- pas bërjes së rekonstruktimit e cila është bërë në bazë të lejes së organeve kompetente,

- pas në ndërrimit të vendit të punës.

2. Kontrollomi i rregullt

Kontrollimi i rregullt përfshinë:

- ekzaminimin me shtypjen e ujit të ftohët,

- kontrollimin e jashtëm,

- kontrollimin e brendshëm.

Këto kontrollime dhe ekzaminime bëhen gjatë periudhës së eksploatimit në afatet saktësisht të caktuar dhe atë.

- ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët me kontrollim të obligueshëm të brendshëm, një në gjatë vite,

- kontrollimi i brendshëm bëhet në çdo tri vit (një herë gjatë ekzaminimit në shtypje të ftohët, e një pa të,

radhazi).

Tek kaldaja e lokomobilëve të cilët përdoren vetëm për sjelljen e fryteve bujqësore, kontrollimi i brendshëm bëhet pas

12 viteve. Nëse dyshohet se ekziston ndonjë prishje e llamarinës në brendinë e kaldajes, ose nëse shfrytëzuesi këtë e

kërkon, shikimi i brendshëm bëhet edhe para kësaj kohe. Atëherë kur kaldaja i bënë 12 vite vjetërsie, kontrollimi i

brendshëmëhet për çdo tri vite, dhe gjatë çdo kontrollimi të dytë bëhet edhe ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët.

Gjatë kësaj duhet pasur kujdes se gjatë kontrollimit të brendshëm, të gjitha tubat e zjarrit duhet të nxirren në çdo 12

vite. Në rastin e nxjerrjes së këtyre tubave përnjëherë, duhet të bëhet kontrollimi i brendshëm.

3. Kontrollimi jo i rregullt

Kontrollimi jo i rregullt përfshinë:

- ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimin e brendshëm,

- si dhe kontrollimin e jashtëm në rastin kur në bazë të ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët ose gjatë

kontrollimit të brendshëm konstatohet se është e nevojshme që të bëhet ndonjë riparim i vogël ose

ndryshim në stabiliment apo ndërtesë, përkatësisht në impiantin e ndërtesës, pas së cilës nuk është e

nevojshme përsëritja e ekzaminimit me shtypje të ujit të ftohët. Kontrollimi i jashtëm mëketë rast paraqet

sprovimin e kryerjes së operimeve të cekura më parë.

Kontrollimi i jashtëm bëhet:

- para lëshimit në punë (repart) të stabilimentit i cili para kësaj ka qenë dy ose më shumë vite jashtë

përdorimit,

32

- kur stabilimenti ka qenë i flakëruar ose ka mbetur pa ujë, dhe me këtë rast një pjesë e tij është tejngrohur,

me ose pa dëmtime të dukshme të sipërfaqeve. Në këtë rast mund të kërkohet edhe ekzaminimi i materialit,

- nëse stabilimenti është dëmtuar dhe se janë bërë disa nga këto riparime,

a) ndryshimi i një pjese apo e tërë tuba e flakuesit, rrjedhimisht e një pjese tjetër diametri i së cilës është

edhe më i madh se 102 mm,

b) - ndryshimi mbi 15% të numrit të gjithmbarshëm të ankorave apo bulonave të plafonit,

- mbi 25% të numrit të gjithmbarshëm të tubave të ujëngrohjes,

- mbi 50% nga numri i gjithmbarshëm i tubave të tymit,

c) ndryshimi i një pjese të llamarinës së kaldajes, pavarësisht nga madhësia e saj,

d) ndryshimi i më së paku të 15 ribatinave të njërës apo tjetrës ose më së paku 25^ të numrit të

gjithmbarshëm të ribatinave në një tërësi,

e) nëse riparimi është bërë me saldim,

f) nëse në sipërfaqen e kaldajës janë vënë në dukje shtreresat, poret, gërvishtet dhe dëmtimet tjera. Në

këtë rast mund të kërkohet edhe kryerja e ekzaminimit të materialit.

Në rastin kur tek kaldaja e lëvizshme e avulli ndërrohet një mur i flakëruesit, një pjesë e llamarinës ose me saldim

bëhet riparimi i vendit të dëmtuar duhet të bëhet kontrollimi jo i rregullt.

B. PËR ENË TË LËVIZSHME

1. Kontrollimi i parë

- ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimin e brendshëm,

- kontrollimin e jashtëm,

- provën e karakteristikave konstruktive dhe të dokumentacionit.

Kontrollimi i parë bëhet para përdorimit të çdo ene të re të rivendosur (sendërtuar).

2. Kontrollimi i rregullt

Kontrollimi i rregullt përfshinë:

- ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimin e brendshëm,

- kontrollimin e jashtëm.

33

Ky kontrollom bëhet në afat saktësisht të caktuar ndërsa kërkesën për këtë e bënë shfrytëzuesi i enës. Ekzaminimi më

shtypje të ujit të ftohët dhe kontrollimi i brendshëm bëhen njëkohësisht. Afatet për kryrjen e këtij kontrolli janë për

çdo:

- 5 vit për enë të ndërtuar me çelik,

- 3 vit për enë të ndërtuara apo me çelik i legiruar,

- 2 vit për enë të cilat janë të dedikuara për mbushje me gazra agresiv (klori, hidrogjeni i kolorit, dyoksidi i

sumporit, fosgeni, azoti, tetraoksidi, hidrogjeni i Lumpurit, sluoridi i borit, gazi ndriçues, gazi i tokës,

thartira e sumporit etj.).

Enët për acetilen, si dhe të gjitha enët tjera janë të mbushura me masa poroze, i nënshtrohen kushteve të veçanta të

ekzaminimit.

3. Kontrollimi jo i rregullt

Kontrollimi jo i rregullt përfshinë:

- ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët,

- kontrollimin e brendshëm,

- kontrollimin e jashtëm,

Ky kontrollim bëhet sipas nevojës që paraqitet, jashtë afateve të caktuara kohore.

III. PËSHKRIMI I PROCEDIMEVE TË KONTROLLIMIT

A. PËR ENË TË PALËVIZSHME DHE STABILIMENTEVE

A.1 EKZAMINIMI ME SHTYPJE TË UJIT TË FTOHËT

Ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët bëhet me qëllim të vërtetimit mbi moslëshuarjen e enës dhe gjendjes së formës

së saj.

Gjatë ekzaminimit me shtypje të ujit të ftohët presioni provues duhet të jetë:

- – shtypja punuese, por më së paku 1 bara mbi te,

- – për stabilimente tek të cilat brendësia nuk është sa duhet e dukshme, por gjithashtu më së paku 1

mbi presioni punues,

- – për stabilimentet të cilët përbëhen prej tubave pa tegela, edhe nëse brendësia nuk është sa duhet e

dukshme. Kjo vlen edhe për kaldaja me koka të ribatinuara.

34

Tek kaldaja me presione të larta duhet të sprovohet se ngarkesës gjatë ekzaminimit nuk arrin kufirin tërheqjes së

materialit.

Kontrollimi me shtypje të ujit të ftohët matet me anë të manometrit kontrollues të organit te i cili bëhet kontrolla.

Presioni mbahet në atë nivel për kohë prej 5 minutash pas kësaj kohe ai bie në shtypjen e lejuar të presionit të ujit. Ky

presion mbahet në veprim aq gjatë deri sa të zgjatë koha e kontrollimit.

Ekzaminimi i suksesshëm nëse në stabilimentin e avullit nuk janë tregu çarjet, nëse nuk ka ndryshime të dukshme të

formës të cilat mbesin edhe pas ekzaminimit të përfunduar dhe nëse nuk është vënë në pah rrjedha.

Pikosja në tërsinë e llamarinës me ribatina, apo lëshimit në stilat e ujëtreguesëve dhe armaturës tjetër, të cilat nuk

pengojnë në mbajtjen e presionit, nuk ndikojnë në vlerësimin e ekzaminimeve.

Ekzaminimi gjatë të cilit në tegelat e salduar vërehet dukuria e pikosjes konsiderohet si i pasuksesshëm.

Pas eliminimit të gabimeve të vëna në dukje tek ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët i cili konsiderohet si i

pasuksesshëm, bëhet sërish ekzaminimi i njëjtë.

A.2 KONTROLLIMI I BRENDSHËM

Kontrollimi i brendshëm konsiderohet si i suksesshëm nëse në muret e stabilimentit nuk vëhen në dukje.

- shtresimi i materialit, gërvishtjet dhe çarjet,

- dëmtimet nga korrozioni i cili mund të rrezikon sigurinë,

- deformimet dhe dëmtimet tek të cilat është ardhur për shkak të tejngrohjes,

- dëmtimet e ribatinave, ankorave, bulonave të plafonit dhe pjesëve tjera,

- jo rregullsia me tegelat e salduar.

Mbas eliminimit të gabimeve të vëna në dukje gjatë kontrollimit të brendshëm i cili konsiderohet si jo i suksesshëm

shkohet në kontrollimin e sërishëm.

Gjatë bartjes së kontrollimit të brendshëm në veçanti i kushtohet kujdes gjendjes së mureve, ribatinave, ankorave,

bulonave të plafonit dhe lidhjeve tjera. Kontrollohet gjendja e tubave të flakruesit, tymit dhe atyre të ujit, gurit,

kaldajes, kanaleve të tymit, rrjetës furnizuese, tubave lidhëse ndërmjet kalas dhe ujëtreguesit. Gjithashtu konstatohet

qëndrueshmëria pjesëve tjera të kadajës si dhe vetive kimike dhe fizike të ujit furnizues.

A.3 KONTROLLIMI I JASHTËM

Kontrollimi i jashtëm llogaritet si i suksesshëm nëse në stabilimentin nuk vërehen:

- shtresimet e materialit, gërvishjet dhe çarjet,

- dëmtimeve nga korrozioni e cila mund të rrezikojë sigurinë,

35

- deformimet dhe paraqitja e poreve te disa elemente,

- pasaktësia, dëmtimet ose mungesa e armaturës e cila është e parashikuar,

- pasaktësia në tegelat e salduar.

Gjatë kontrollimit të jashtëm e cila bëhet gjatë kohës kur procesi është në punë (veprim) duhet pas kujdes në gjendjen

e kaldajës, mureve të kaldajës, furrës, gypave të avullit në kaldajë, funksionalitetin e aparateve furnizuese, aparatet

për kontrollin, nivel matësi i ujit, manometrat, valvulat siguruese, veglat për ndarjen e kaldajës prej gypave të avullit

të përbashkët, çeshmet për zbrazje dhe mënyra se si duhet të pastrohet kaldaja.

A.4 KONTROLLIMI I KARAKTERISTIKAVE KONSTRUKTIVE DHE TË DOKUMENTACIONIT

Kontrolli përbëhet në vërtetimin e argumenteve autentikë garantues dhe përbërjen e tyre.

Në shikim vihen këto dokumentacione:

1. Përshkrimin e stabilimentit e cila përfshinë:

- vendi dhe emri i fabrikës – prodhuesi, viti i ndërtimit, presioni më i larë i lejuar dhe numri i fabrikës,

- sistemi i stabilimentit, dimensionet kryesore dhe kapaciteti i garantuar,

- mënyra e lidhjes së disa detaleve të stabilimentit (ribatim, saldim),

- argumentet e kualiteti të materialit të përdorur,

- sipërfaqja nxehëse në të kaldajës me avull dhe të tejngrohësit e avullit, përkatësisht ngrohësit e ujit,

- sistemi dhe dimensioni i valvulave siguruese,

- përshkrimi dhe dimensionet kryesore të armaturës së mbetur,

- numri, sistemi dhe kapaciteti i pompave,

- qëllimi i stabilimentit.

2. Plani i stabilimentit, kaldaja stabile ose gjysmë stabile, ena e avullit, tejngrohësit e avullit dhe ngrohësit e ujit,

duhet të përmbajë të dhënat në bazë të të cilave mund të bëhet kontrolli siguria e mantelës së kaldatores dhe

detalet e kaldajës, lartësia më e ulët e nivelit të ujit në kaldajë, dhe sipërfaqja nxehëse e kalkuluar. Pos kësaj,

për kaldajat stabile duhet të jetë e vizatuar (ozid) dhe në mënyrë skematike e treguar rrjeta.

3. Plani i kaldajës me kazan stabil dhe jo stabil, tejngrohësit e avullit dhe ngrohësit ujit të shënuara me dimensione

të stabilimentit, trashësisë së mureve, me radhitje të dyerve dhe të dritareve, mënyra e mbulimit të

konstruksionit të kulmit dhe shënjimi i materialit të përdorur dhe pesha e nën kulmit Në planin e

kaldatores duhet të jetë i shënjuar pozita e kaldjes, furrës, oxhakut dhe stabilimentet për rreth.

36

Për objektet lëvizëse nuk janë të nevojshëm planet, por vetëm skicat me dimensionet kryesore.

4. Përshkrimi i llojit të rrymimit të ajrit, pasi që te rrymimi i ajrit me detyrim tregohet mënyra e fitimit të rrymimit

të ajrit.

5. Llogaritja e nxehtësisë me nënvizim të veçantë të ngarkesës së nxehtësisë së rrjetës dhe hapësirës së furrës,

temperaturës, presionit, përkatësisht depresionit në disa prej rrymimeve të ajrit.

Nëse hyrjet dhe dokumentacioni në tërësi i përgjigjen rregullave dhe dispozitave të ndërtimit dhe të përdorimit të

kaldajave me avull, enëve të avullit, tejnxehësit e avullit, dhe ngrohësit e ujit. Atëherë një kopje e materialit e

vërtetuar me zgjidhjen e saj i jepet pronarit në shfrytëzim. Ato vend shikime të cilat nuk i përgjigjen, i jepen të pa

vërtetuara me një shkresë në të cilën paraqiten vendet që nuk i plotësojnë kushtet me argumente.

Për kaldajat me avull të lëvizshme, jepet vetëm leja për përdorim, pasi të kryhet hulumtimi i parë i kaldajës së avullit

me presion të ujit të ftohët.

A.5 PËRGATITJA E STABILIMENTIT PËR KONTROLL

Para se të bëhet hulumtimi me presin të ujit ose para se të bëhet kontrolli i brendshëm i stabilimentit me avull duhet t’i

ndërpritet puna, sipas rregullave pajisja duhet edhe të ftohet, dhe pastaj duhet të pastrohet mirë nga vaska (gurëve) e

kaldatores, baltës, çagjat dhe galës. Nëse disa prej detaleve të rëndësishëm të stabilimentit nuk janë në shikim të

kontrolluesit (gjinden brenda) për shkak të murit ose të mantelës, duhet ose muri ose mantela pjesërisht ose e tëra të

largohen. Armatura e tërë duhet të pastrohet shumë mirë, muslluqet dhe valvula të përpunohen dhe të pastrohen. Gjatë

kontrollit me presion të ujit të ftohët ribatinat, kapakët dhe të ngjashëm duhet të jenë shumë mirë të mbyllur. Kazani

me anë të blindimit duhet të ndahet nga gypat e avullit, gypat e ujit dhe rrjetave lëshuese ndërsa te kazani me ndezje

me gaz duhet të ndahet edhe prej prurësit e gazit. Sipërfaqet e kaldatores para se të bëhet hulumtimi dhe shikimi nuk

guxohet të lyhen.

Gjatë kohës së kontrollit nuk është e lejuar të përdoren llambat e dritës me vajguri ose ndriçues me flak të hapur

(çelur).

A.6 REZULTATET E HULUMTIMIT

Nëse gjatë kohës së kontrollit vërtetohet se stabilimenti i avullit e rrezikon sigurinë, patjetër duhet t’i ndalet puna.

Vendimi mbi ndaljen e punës duhet të përmbaj arsyet e forta për ndërprerjes së punës dhe mënyra e veprimit rreth

stabilimentit.

Nëse gjatë kontrollimit konstatohet se stabilimenti është i mirë dhe është i aftë për punë të mëtutjeshëm me presion të

zbritur, e cila një herit kjo gjendje duhet të verifikohet dhe të konstatohet edhe në mënyrë matematikore. Puna e këtij

stabilimenti mund të lejohet me presion më të ulët, ku puna normale do ta ketë afatin më të shkurtër deri te kontrolli

vijues ose puna me presion më të ulët me afat të shkurtuar të kontrollit.

37

Kaldat stabile me vjetërsi më shumë se 25 vjet, si dhe te kazanat lokomobilskih e që janë më të vjetër se 40 vjet, gjatë

ndërprerjes së parë të punës duhet të bëhet kontrolli i jashtëzakonshëm, gjatë së cilës kohë mund të bëhet hulumtimi i

materialit.

A.7 DISA DISPOZITA TË NORMAVE TEKNIKE

Dispozitat teknike për ndërtimin dhe përdorimin e kaldajave me avull, enëve të avullit, tejngrohsit e avullit, ngrohësit

e ujit, përpos tjerash është e rregulluar edhe materia e cila i përket te:

1. Kaldaja me avull:

- lartësia e nivelit të ujit, kanalet e zjarrit dhe kufiri i zjarrit (neni 8),

- pajisja për furnizim (neni 9),

- mjeti për mbylljen dhe zbrazjen (neni 10).

- valvulat siguruese (neni 11),

- manometrat (neni 13),

- pllakat e kaldatores (neni 14),

- furra, kanali i tymit, oxhaku (neni 15 dhe 16),

- uji për furnizim (neni 17),

- vendi për kazanin e vogël, mesëm dhe të madh (neni 18 dhe 19),

- kaldajat me nxehje elektrike (neni 20),

- mbishkrimet dhe lajmërimet (neni 21).

2. Enët e avullit:

- përgatitjen e anës (neni 22),

- vendosja e enëve të avullit (neni 23).

3. Tejngrohësit e avullit:

- në armaturën e tejngrohësit (neni 24).

4. Ngrohësit e ujit:

- në vetë nxehëset (neni 25),

- në armaturë (neni 26).

- në ngasësin e ngrohësit të ujit (neni 27).

38

A.7.5 NORMATIVAT TEKNIKE

Është gjithashtu materie e rregulluar e cila i përket:

- materialit, konstruksionit dhe pjesëve (detaleve) të stabilimentit me avull (llamarina e kazanit, gypat e

kaldatores dhe tejngrohësit, si dhe gypat për ngrohjen e ujit, tuba e gypave dhe tuba e komoreve, ribatinat,

ankorat dhe zinxhirët,

- saldimeve (të gjitha dispozitat, normat e punëve të salduara, hulumtimin e vendeve të salduara me presion

të ujit të ftohët, kontrollin dhe matjen e detaleve të salduara: tamburin, tamburin për mbledhjen e avullit,

kontrolli dhe matja e saldimeve të rrafshëta dhe hulumtimi i kualitetit të saldimit),

- kontrolli i llogaritjes matematikore të kazanit dhe pjesëve të tij (tamburi i kazanit, dancat anësor të kazanit

të punuar me llamarinë të çeliktë, dancat e tamburit të kaldajave me gypa farktues, sipërfaqet e rrafshëta të

dancave jo të lidhur dhe pllakave të rrafshëta, pllakat e rrafshëta të shtrënguara, gypat e kaldajave dhe

gypat e tejngrohësit të avullit, gypat e flakëruesit me presion të jashtëm, gypat e rrafshët dhe valor katër

këndor, ankorimet, gypat ankorim dhe shtrëngues, bartësit zengji të plafonit të furrës),

- dispozitat tjera lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes (legjitimiteti i kaldatores, ndërrimi i shfrytëzuesit,

njoftimi i ndërrimeve dhe i dëmtimeve, eksplodimet dhe shërbimi i inspektorateve të kaldajave të avullit),

- dispozitat kaluese (të kaldajave dhe gypave tejngrohës, tubave të gypave, tubave të komorës, materialit të

ribatinave, materialit për ankorimit dhe zingjirëve, gypat pa tegel, fraktuesit, presuesit dhe të petëzuar të

pjesëve të tamburit të kaldajave si dhe vetë tamburit, dhe pjesë të tjera të kaldajës).

B. PËR ENË LËVIZËSE

B.1 PROVA ME UJË TË FTOHTË NËN PRESION

Prova me ujë të ftohtë nën presion bëhet me qëllim të përcaktimit të jo lëshueshëmrisë dhe dendjen e formës së tij.

Presioni provues është 1.5 herë (por jo më pakë se 5 më i madh se sa presioni i lejuar i mbushjes. Nëse nuk

hetohen edhe ato pengesa më të vogla ose ndonjë deformim i përhershëm i formës, atëherë ena konsiderohet e sigurt

për punë.

B.2 KONTROLLI I BRENDSHËM

Para se të bëhet kontrolli i brendshëm ena duhet shumë mirë të pastrohet edhe nga jashtë edhe nga brenda për t’u

pastruar nga të gjitha papastërtitë (yndyrërave) të mundshme (kjo nuk vlen për enët që mbushem me acetilen ose me

disogas). Gjithashtu gjatë kontrollit duhet kontrolluar gjendjen e sipërfaqeve të brendshme.

39

Nëse nuk ka tragje të shprehur (paraqitur) nga korrozioni dhe nga dëmtimet mekanike, ena konsiderohet e sigurt për

punë.

B.3 KONTROLLIMI I JASHTËM

Para se të bëhet kontrolli duhet të pastrohet nga jo papastërtitë dhe yndyrërat.

Gjatë kontrollimit bëhet kontrolla e gjendjes së sipërfaqeve të jashtme dhe plotësimin kushteve të përmendur në

B.4.11, B.4.12, B.4.13.

Nëse nuk janë të paraqitur traget e korrozionit, dëmtimeve mekanike. Ena konsiderohet e rregullt në bazë të

shikimeve.

B.4 KONTROLLIMI I KARAKTERISTIKAVE TË KONSTRUKSIONIT DHE DOKUMENTACIONIT

Kontrolla përbehet në përcaktimin autentik të garantit së dhënë e sipas nevojës edhe vërtetimi i trashësisë së mureve të

enës që janë dhënë përmes llogaritjes.

Në shikim (dukje) duhet të jenë këto dokumentacione:

- certifikatën e atestimit të saldatorit,

- dëshminë e shqyrtimit të materialit bazë,

- dëshminë e shqyrtimit të elektrodave,

- dëshminë e kryer të shqyrtimeve mekanike,

- dëshminë e kryer të kontrollit të saldimeve,

- dëshminë e kryer të ndriçimit të saldimeve,

- dëshminë e kryer të përpunimit termik.

Kontrollimi përfshin edhe:

- devijimet e madhësive konstruktive,

- devijimet e peshave të caktuara,

- ekzistimi i dredhjes së aksit kryesor,

- ekzistimi i pajisjeve të caktuara të enës,

- ekzistimi shenjave të caktuara në enë,

40

- kontrollimi i saktësisë së ngjyrosjes së enës.

TE SHIKIMI DHE KONTROLLIMI NË VEÇANTI DUHET TË KEMI KUJDES NË KËTO ELEMENTE:

B.4.1 Vërtetimin mbi atestin e saldatorit

Duhet të jetë kur kemi të bëjmë me enët e salduara. Për enët te të cilat presioni provues është më i madh se

, atesti i saldatorit duhet të më i vogël se 0.9.

B.4.2 Vërtetësinë mbi hulumtimin e materialit bazë

Kualiteti i materialit bazë për përpunimin e enëve me farktim dhe me saldim duhet ta kenë fortësinë në këputje prej

Zgjerimin në drejtimin tërthor duhet ta ketë në varësi të fortësisë në tërheqje me këto parametra

minimal:

Fortësia në tërheqje në Zgjatja në %

60 – 56

56 – 53

53 – 46

45

44

43

42

41 – 37

36

35

16

18

20

21

22

23

24

25

27

28

Hulmtimi i materialit bëhet në epruveta me gjatësi:

mm epruveta me prerje tërthore

epruveta cilindrike, ose

prerje të tjera tërthore (për epruvetën me prerje tërthore prej ).

Për përpunimin e enëve pa tegel mund të përdoret çeliku me fortësi të tërheqjes prej dhe të zgjatjes

prej

Si garancion i kualitetit të materialit shërben vërtetimi i institutit të autorizuar për hulumtimin e materialeve.

B.4.3 Dëshmia e hulumtimit të elektrodave

41

Elektrodat të cilat shfrytëzohen për saldim si dhe si material plotësues, duhet së pari t’i përgjigjet saldimit të materialit

bazë.

B.4.4 Dëshmia mbi kryerjen e hulumtimeve mekanike

Tek enët pa tegela nga secili grup prej 200 enëve të të njëjtit grup, ose nga secili grup që do të kishte me qenë më i

vogël 200 enë, pas përpunimit termik do të merret nga një enë për shqyrtim. Shqyrtimi përmban hulumtimin e

trashësisë së murit edhe atë në tri pika në drejtim për së gjati të prerjes vertikale të enës dhe hulumtimi në tërheqje dhe

në lakim. Prej secilës enë të caktuar për hulumtim merret nga një epruvetë për hulumtim në tërheqje për së gjati dhe

nga tri epruveta për hulumtim në lakim në drejtimin tërthor.

Te enët pa tegela me dimensione të mëdha (buretë ose enët për kamionë) edhe gjatë përpunimit nevojitet që në skajin

e hapur të cilindrit të prehet rreth i gjerë prej të cilës do të bëhet epruveta. Hulumtimi përbëhet në kontrollin e

trashësisë së murit dhe në hulumtimin e tërheqjes dhe lakimit. Për të gjithë enët pa tegel hulumtimi do të bëhet sipas

JUS C.A.4.005 dhe C.A.4.002.

Te enët e salduara hulumtimi i bëhet shtresës së salduar. Për enët e salduara te numri prej 150 copë të përgatitura pas

përpunimit termik, merret nga një enë për hulumtim. Hulumtimi i tillë përmban: nga një epruvetë hulumtohen në

tërheqje, lakim dhe në qëndrueshmëri.

Te enët e salduara me dimension më të madh (buretë ose enët për kamionë) edhe gjatë kohës së përpunimit në skajin e

hapur të cilindrit prehet rreth i gjerë pjesë për kah gjatësia, prej së cilës bëhet epruveta. Merret epruveta dhe bëhet

hulumtimi sipas propozimit të JUS ST3.051, CA4.002, CA4.005 përkatësisht CA4.004.

B.4.5 Vërtetësia mbi kryerjen e kontrollimin e shtresës së salduar

Vetit mekanike të shtresës së salduar duhet të kontrollohen në:

- hulumtimi i fortësisë së tërheqjes së salduar,

- hulumtimi në lakim,

- hulumtimi në qëndrueshmëri.

Aty ku merret mostra për provë për përpunimin e epruvetës e cila duhet të hulumtohet duhet të llogaritet në:

- epruveta duhet t’i shtrohet përpunimit të njëjtë termik sikur që i bëhet enës,

- numri i hulumtimeve duhet t’i përgjigjet numrit të elektrodave të përdorura,

- nëse punët e salduara i kanë kryer shumë saldues, duhet të merret mostra në atë grup të punëve të salduara

për secilin saldues,

- nëse kualiteti i elektrodave nuk është i njohur, është e obligueshme të bëhet hulumtimi i elektrodës.

42

B.4.6 Dëshmia e kryer mbi ndriçimin e shtresës së salduar

Përpos kontrollimit vetive mekanike të shtresës së salduar, gjithashtu duhet të shqyrtohet edhe ndriçimi me ndonjë

metodë bashkëkohore në të gjitha vendet e salduara. Për këtë duhet të kemi parasysh:

- tek tegelat normal të nxehur merret më pakë se 25% të gjatësisë së tërë të tegelit,

- tek tegelat të cilët punohen termikisht, merret më pakë se 30% të gjatësisë së tërë të tegelit

Nëse vërtetohen defektet, atëherë duhet të bëhet ndriçimi i tërë gjatësisë së shtresë së salduar. Të gjitha vendet me

defekte duhet të shpohen (bëhen kanale) dhe prapë të saldohen.

B.4.7 Dëshmia mbi kryerjen e përpunimit termik

Enët e reja pa tegela duhet që në furrat përkatëse duhet me kujdes të digjet (përvëlohen). Temperatura e përpunimit

termik duhet në mënyrë atomatike të kontrollohet me pajisje përmes treguesve të instrumenteve. Pas përpunimit

termik enët mund të ripërpunohen në atë mënyrë të mos vij deri te ngarkesat termike.

Prodhuesit e enëve kanë për obligim që përpos enës duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentacionin mbi shqyrtimin e

përpunimit termik. Përpos saj enët duhet të zhegohen me:

- shenjën “G” – enët e normalizuar, të cilat pas nxehjes ftohen në ajrin e lirë,

- shenja “V” – enët e fisnikëruara, të cilat pas nxehjes me ftohje të shpejtë fisnikërohen me lëshim plotësues,

- shenja “S” – enët që digjen në temperaturë prej 600 deri 650oC për ti larguar tërheqjet e brendshme. Kjo i

përgjigjet edhe te enët e salduara ku disa prej pjesëve kanë qenë në përpunim termik.

B.4.8 Devijimi i madhësive konstruktive

Devijimet e disa prej madhësive nuk guxojnë te jenë më të mëdha se:

- te tërheqja e brendshme prej – 5%

- tek diametri i jashtëm në kuptim të trajtës vezake prej %,

- tek muret e trasha prej – 10% dhe – 5%. Për enët me diametër nën 200 mm dhe enët për klor dhe të gazrave

agresive nuk lejohet devijimi prej trashësisë së lejuar të murit.

Trashësia e murit duhet të jetë sa më e rrafshët dhe gjatë presionit provues tërheqja në vendin më të dobët nuk duhet të

jetë më e madhe se 2/3 e tërheqjes në zgjatjen e garatuar, dhe për çeliqet e leguruar prej 3/4 e tërheqjes së lejuar në

kufijtë e zgjatjes.

B.4.9 Devijimi në peshën përgjegjëse

43

Devijimi në peshën përgjegjëse nuk guxon të jetë më e madhe se %.

B.4.10 Ekzistimi i përdredhjes përgjatë aksit kryesor

Lajmërimi i përdredhjes përgjatë aksit kryesor, poret, lëshuarjet, shtresimet e materialit dhe prerjet nuk duhet të

lajmërohen.

B.4.11 Ekziston parashikimi i pajisjeve të enës

Prej pajisjeve të enës duhet të ekzistojnë:

- së paku një valvul me filet të majtë për mbyllje te enët me gaz ndezës kurse për të tjerat me filet të djathtë,

- kapela mbrojtëse mbi secilën valvul për mbyllje, me një ose më shumë vrima siguruese.

B.4.12 Ekzistimi i parashikuar i shenjave në enë

Në secilën enë duhet të gjenden dy lloje të shenjave: të përgjithshme dhe të veçanta.

Shenjat e përgjithshme janë:

- emri dhe shenja e prodhuesit të enës,

- numri rendor i enës,

- viti i prodhimit,

- emri i gazit për të cilin është ndërtuar ena,

- pesha e enës (e pa ngjyrosur),

- vëllimi i enës,

- presioni provues,

- data e shqyrtimit (hulumtimit) të fundit,

- vula e organit i cili e ka bërë hulumtimin,

- vula e përpunimit termik (“G”, “V”, “S”) e cila vendoset pas numrit rendor të enës,

Shenjat e veçanta:

- presioni më i larët i lejuar i mbushjes (për gazrat e komprimuar),

- pesha më e larët e lejuar e mbushjes (për acetilenin e zbërthyer).

44

B.4.13 Vërtetimi i rregullsisë së ngjyrosjes së enës

Ngjyrosja e enës bëhet me qëllim të mbrojtjes së sipërfaqes së jashtme dhe për njohjen e enëve të llojeve të ndryshme

të gazrave.

Ngjyra bazë për të gjitha enët është e përhimë, ndërsa për aparatet zjarrfikëse të mbushur me është e kuqja.

Mbi ngjyrën bazë qitet shiriti i gjerë 1/5 e diametrit të enës ose bocës me ngjyrë të gazit e cila është mbushur, ku janë:

- e bardha – për acetilen,

- gjelbërta – për klor,

- e kuqja – për të gjitha gazrat e ndezshëm,

- e katërta – për oksigjen,

- e mbylltë e përhimë – për gazrat jo të ndezshëm.

Shiritit vendoset në mbi 2/3 e lartësisë së enës ose bocës dhe me të njëjtën ngjyrë ngjyroset edhe sipërfaqja sferike dhe

kapela e valvulës mbyllëse.

B.4.14 Dispozitat e veçanta për hulumtimin e enëve për acetilen

Të gjitha enët që mbushen me acetilen duhet të jetë pa tegela dhe të mbushur në mënyrë harmonike me masën poroze

dhe me acetilen. Enët e reja dhe të përdorura pas nxjerrjes së masës, prapë mund të përdoren por pas të gjitha

hulumtimeve, atëherë bëhet mbushja me masë të re.

Për masën duhet të ekzistojë dëshmia mbi hulumtimet e kryera nga të cilat shihet:

- se masa poroze është e formësuar ashtu që në secilën kohë pa vështirësi të vërtetohen: prezenca e të gjitha

elementeve të saja, a ekzistojnë shenja të ndarjes të përbërësve dhe se a kanë mbet të pa ndryshuara vetit

kime dhe fizike,

- se masa poroze nuk lëshohet në bashkim kimik me sipërfaqet e brendshme të mureve të enës,

- se masa poroze nuk hynë në bashkim kimik me acetonin dhe acetilenin,

- se masa poroze me prekje prekje me sipërfaqen metalike nuk guxon të shkaktojë shkëndit,

- se masa poroze me sigurim të lartë pengon zgjerimin eksplodues të zbërthimit të acetilenit, edhe në

temperatura të larta

Përpos të gjitha këtyre dëshmive duhet që gjatë hulumtimit të enëve duhet të ekzistoj edhe vërtetimi se ajo është

mbushur bash në atë vend që i përgjigjet dëshmisë së dhënë.

45

Para mbushjes së enës me masë të re, ose gjatë ndërrimit të masës, ena duhet të hulumtohet me presion të ujit të ftohët

deri në 60 bara.

Çdoherë gjatë heqjes (lirimit) së ventilit duhet të vërtetohet gjendja e masës poroze. Nëse përbërja e masës poroze nuk

arrin deri në fyt të bocës ose enës, boca duhet të rimbushet.

Para mbushjes së bocës duhet të kontrollohet pesha. Nëse pesha e enës prej 40 litra është më pakë se 1 kg ose më

shumë, ndërsa boca prej 5 litra për 0.2 kg ose më shumë, deri te pesha e nënvizuar në bocë, atëherë ajo duhet të

rimbushet me materien e caktuar (acetonin), e pastaj bëhet mbushja e bocës me gaz.

Nga secila seri e bocave të mbushura me masa poroze dhe lejimi në punë për një vit, duhet të bëhet hulumtimi i

masës:

- i një boce nga seria e caktuar pas dy vjetësh nga viti i lëshimit në punë,

- si dhe nga një bocë nga seria e dhënë pas katër vitesh nga data e hulumtimit të parë.

Nëse nuk dihet prejardhja e masës atëherë hulumtimi bëhet në çdo të pestën bocë prej atyre që janë në eksploatim.

Kontrolli i rregullt i bocave dhe enëve të cilat mbushen me acetilen bëhet në çdo pesë vite, prej momentit të parë të

mbushur me masën poroze.

Kontrolli përfshin sipërfaqen e jashtme, mbushjen me masë poroze dhe peshën e saj.

B.5 Ena llogaritet se është e përdorshme nëse rezultatet e kontrollit të jashtëm dhe të brendshëm janë të mira dhe

nëse e ka duruar (pranuar) hulumtimin provues. Për enët e tilla jepet leja për përdorim (shfrytëzim) dhe në vetë enën

shtypet vula dhe data e hulumtimit.

Për secilin gaz duhet të mbahet evidenca e veçantë e enëve, në të cilat evidentohet rezultati i kontrollit dhe i

hulumtimit.

46