mbrojtja e shkodrës dhe hasan riza pasha

46
1 Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHA nga Hamdi Ertuna Përktheu Sali Agaj Korrektoi Olsi Jazexhi Përgatiti: Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke Boton: Jehona Study Center, 2006 Botimi u ndihmua nga: Mehmet Vejsi Ishik dhe Fondacioni i Anadollit për Zhvillim, Tiranë

Upload: studime-orientale

Post on 08-Feb-2016

93 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHAnga Hamdi ErtunaPërktheu Sali AgajKorrektoi Olsi JazexhiPërgatiti: Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë TurkeBoton: Jehona Study Center, 2006Botimi u ndihmua nga: Mehmet Vejsi Ishik dhe Fondacioni i Anadollit për Zhvillim, Tiranë

TRANSCRIPT

Page 1: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

1

Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza

PASHA

nga Hamdi Ertuna

Përktheu Sali Agaj Korrektoi Olsi Jazexhi

Përgatiti: Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake

pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke

Boton: Jehona Study Center, 2006

Botimi u ndihmua nga:

Mehmet Vejsi Ishik dhe Fondacioni i Anadollit për Zhvillim, Tiranë

Page 2: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

2

Përmbajtja Parathënie...................................................... .......................................... Hyrje................................................................................. .........................

Pjesa e parë Vështrim i përgjithshëm i situatës dhe gjendjes politike para luftës së dytë ballkanike:

1. Vështrim i përgjithshëm mbi situatën para luftës ballkanike...........

2. Situata politike..................................................................................

Politika e jashtme...............................................................................

(1) Rëndësia politike e Shkodrës. Rusia, Italia, Austria dhe Mali i Zi dhe qëllimet e tyre kundrejt Shkodrës....................................... (2) Bashkimi i vendeve të Ballkanit përballë Shtetit Osman ........... Mardhëniet ndërmjet Shtetit Osman, Shteteve të Europës dhe vendeve fqinje............................................................................ Politika e brendshme...................................................................... (1) Vështrim i përgjithshëm i politikës së brendshme ..... (2) Malazezët.................................................................................. (3) Serbët ...................................................................................... (4) Shqiptarët .................................................................................. Pjesa e dytë

Lufta Ballkanike në zonën e Shkodrës, forcat turke, malazeze dhe serbe

1. Zona e Shkodrës.............................................................................

Gjeografia ushtarake e Shkodrës...................................................

Page 3: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

3

(1) Shtrirja gjeografike e tokave të Shkodrës, klima dhe rrugët...... (2) Rëndësia e qytetit strategjik të Shkodrës ................................... (3) Shpallja e mobilizimit të Shkodrës si vend strategjik ............... 2. Forcat osmane, malazeze dhe serbe.............................................. (1) Forcat osmane ............................................................................ (2) Forcat malazeze........................................................................... (3) Forcat serbe................................................................................

Pjesa tretë

Mbrojtja e Shkodrës në luftën ballkanike, beteja në rrethinat dhe në Kalanë e Shkodrës

I.- Betejat në rrethinat e Shkodrës ............................................

1. Ngjarjet para shpalljes së luftës dhe betejat në kufi............

a). Përplasjet në ndarjen e Selçës...................................... b). Ngjarjet që i përkasin përplasjes së Selçës....................

2. Shpallja e luftës dhe fillimi i sulmeve malazeze............... 3. Gjendja e forcave osmane gjatë sulmit malazez................... 4. Betejat në veriperëndim të Pejës ............................. 5. Betejat në zonën e Tashlicës.............................................. 6. Betejat në zonat e Akovës, Beranës, Gucisë dhe Pejës. 7. Betejat në zonën e Tuzit.....................................................

II.- Betejat për kalanë e Shkodrës (beteja për mbrojtjen e zonave strategjike të Shkodrës)...........................................................

II-1. Mbrojtja e zonave dhe vendeve strategjike të Shkodrës..... II-2. Betejat dhe rrethimi nga armiku i vendeve strategjike të Shkodrës

1). Beteja e parë e Shkodrës .......................................... (Sulmi i parë i Bardhanjorit)........................................ 2). Beteja e Kakarriqit.................................................... 3). Marshimi i serbëve drejt Adriatikut (beteja e Beltojës) 4). Beteja e Zadrimës........................................................

Page 4: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

4

5). Vdekja Hasan Riza Pashait .................................... 6). Beteja e dytë e Shkodrës (sulmi i dytë i Bardhanjorit dhe rrethimi i përgjithshëm)....................

7). Rrethimi i natës që bënë serbët në Bërdicë (beteja e Beltojës) 8). Ngjarjet e shkurtit që ndodhën në Shkodër.................... 9). Operacioni i Marsit 1913

(a) Përforcimet e reja të serbëve kundër Shkodrës dhe operacioni që bëri anija Hamidije në Detin Adriatik ........................... (b) Beteja e dytë e Taraboshit............................................ 10). Beteja e tretë e Shkodrës (Sulmi i Taraboshit)........ 11). Ngjarjet Prillit 1913.........................................................

II-3. Dorëzimi i Shkodrës dhe mendimet rreth mbrojtjes së saj............

1). Dorëzimi i Shkodrës .............................................. 2). Mendimet rreth mbrojtjes së Shkodrës..................

II-4. Shpërngulja e korpusit të ushtrisë në Stamboll............... II-5. Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Shkodrës

Pjesa e katërt

Gjenerali (Pashai) Hasan Riza 1. Biografia e Hasan Riza Pashait .................................... 2. Hasan Riza Pashai si Komandant.................................

Page 5: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

5

Parathënie e botimit në shqip Librat e shkruar nga autorë të ndryshëm mbi Luftën e Shkodrës, të shtynë të kërkosh dhe kuptosh të vërtetën e luftës që ndodhi në qytetin e Bushatllijve, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Fatkeqësisht historiografia shqiptare, e shkruar nga historianët komunistë, shpesh nuk është treguar e sinqertë në rrëfimet e saj mbi të vërtetat e mëdha të kombit tonë dhe në shumë raste është mbushur me tone përçmuese dhe shpërfillëse ndaj kombit turk dhe Perandorisë Osmane. Mbrojtja gjashtëmujore që i është bërë Qytetit të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më ka shtyrë prej kohësh të kërkoj dhe zbuloj të vërtetën e këtij rrethimi. Duke ditur se lufta e Shkodrës mund të rrëfehet më mirë nga vetë mbrojtësit e saj, sëbashku me një mikun tim turk, Mehmet Vejsi Ishik, që punonte për Fondacionin e Anadollit për Zhvillim në Tiranë, i hymë punës për të kuptuar se çfarë është shkruar nga autorët turq mbi këtë luftë. Dhe në vitin 2004 ne arritëm të gjejmë librin e shkruar nga Hamdi Ertuna në vitin 1986, titulluar Ishkodra Savunmasi ve Hasan Riza Pasha që në shqip përkthehet Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha. Libri Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha është një riprodhim i kujtimeve që ushtarakët turq kanë lënë për betejat që ata bënë për të mbrojtur Rumelinë, nga agresioni i monarkive ortodokse gjatë rënies së Perandorisë Osmane. Autori Hamdi Ertuna është mbështetur në librin e gjeneralit Fevzi Çakmak të botuar në Stamboll më 1924 me titull “Ngjarje të ndriçuara të Rumelisë Perendimore dhe Fronti

Perëndimor në Luftën Ballkanike” dhe librin e Abdurrahman Gyrmanit dhe Nafiz Koxhamanit, të botuar në Stamboll më 1933 me titull “Mbrojtja e Shkodrës në Luftën Ballkanike” ku betejat për Mbrojtjen e Shkodrën janë rrëfyer me ndershmëri nga veteranët turq. Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” botuar nga Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm Turk, është një libër me vlerë që shpjegon historikun e rrethimit të qytetit të Shkodrës gjatë luftës ballkanike dhe mbrojtjen që garnizoni shqiptaro turk i bëri atij. Në këtë libër rrëfehet sesi një garnizon turk i udhëhequr nga një komandant turk, pa logjistikën e duhur, i shkëputur nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke dhe në kundërshtim me direktivat e Shtetit të tyre, vendosi të mbronte një qytet, që tashmë nuk i përkiste më Perandorisë Osmane, por popullit shqiptar. Kjo rezistencë ka lënë mbresa të mëdha në mesin e shkodranëve, të cilët e kanë ruajtur në kujtesë brez pas brezi këtë ngjarje epike, të njohur nga të vjetrit si koha e muhaseres. Shkodranët e moshuar flasin deri në ditët tona, me admirim dhe respekt për komandantin turk, i cili arriti të bëhet i pavdekshëm sa për popullin e tij aq edhe atë shqiptar, duke mbrojtur me jetën e tij kryeqendrën e vilajetit më të madh të shqiptarisë. Lidhur me këtë studiuesi Ferid Hafizi, në librin e përkthyer prej tij “Rrethimi i Shkodrës (ditar i gruas së Konsullit austriak, Hortense von Zambaur)” thekson se:

është vetëm një nxitje, një shenjë për të na drejtuar vëmendjen te një njeri, vepra e të cilit i shërbeu aq shumë shpëtimit të qytetit tonë, Shkodrës mijëvjeçare dhe kombit tonë në ato çaste dramatike të Luftës Ballkanike 1912 te ai njeri të cilin e vrau plumbi i tradhtisë, por që veç ia rriti lavdinë, duke e vendosur në piedestalin e martirit, kurse në heshtjen mosmirënjohëse, është vetëm një zë, një thirrje për të na kujtuar borxhin

Page 6: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

6

që i kemi këtij burri të madh. Në kushtet e sotme e ndjejmë më thellë këtë borxh si një detyrim human dhe si peng nderi.

Dashuria që Hasan Riza Pasha dhe kombi turk tregoi për shqiptarët gjatë rrethimit të Shkodrës, nuk është i vetmi rast në historinë tonë të përbashkët kur turqit i kanë mbrojtur shqiptarët. Ata kanë bërë kështu edhe në Janinë, Vlorë dhe mbarë Ballkanin gjatë luftërave ballkanike. Lidhjet e sinqerta dhe dashamirëse ndërmjet popullit shqiptar dhe turk dolën në pah edhe gjatë ditëve të vështira për ne në 1997, kur klasa jonë politike i vuri zjarrin vendit që kërcënohej nga agresioni helen. Turqit qenë pranë nesh edhe gjatë fushtës së NATO-s në Kosovë më 1999, siç qenë në krahun tonë edhe në vitin 1389, kur me në krye sulltan Muratin dhe Bajazidin, thyen njëherë e përgjithmonë supremacinë serbe në Kosovë dhe ndanë me shqiptarët sundimin e Ballkanit për pesëqind vite me radhë. Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” rrëfen për qytetarët shqiptarë legjendën me të cilën ne duhet të krenohemi. Ajo legjendë zhvillohet në kryeqendrën e shqiptarisë, në Shkodër. Aty një komandant turk, me një grusht turqish dhe shqiptarësh, vendosën të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut për të mos lënë qytetin e shqiptarëve në duar të zgjedhës serbo ortodokse dhe imponojnë fuqive të mëdha që të pranojnë realitetin Shqipëri. Për kërkuesit e të vërtetës, ky libër ndihmon edhe në rivlerësimin historik të kryengritjeve të Malësisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë kohës së Luftës Ballkanike; duke i zhveshur këto kryengritje nga romantizmi dhe paragjykimet që ka shoqëruar historianët komunistë gjatë përshkrimit të tyre dhe treguar disa të vërteta edhe më të mëdha. Këtu vlen të përmendim atë që Hortense von Zambaur, thotë në librin që përmendëm më sipër (fq. 28):

14 Nëndor 1912: Bombardime, si ditën e djeshme. Të krishterët po bëhen gjithnjë e më nervozë dhe tashti po fillojnë të pendohen për intrigat e tyre me Malin e Zi. Mirë t’u bëhet; këto janë frytet e politikës së tyre.

Rrëfimet e luftës së muhaseres shkruesve të kësaj parathënie i ndërlidhen edhe me kujtimet e tyre personale. Apo më saktë me Latif Sokolin (rahmet i gjetë shpirti), i cili ashtu si shumë qytetarë të tjerë shkodranë, edhe pse ishte vetëm 13 vjeç është inkuadruar në formacionet e Taraboshit. Tregimet e tij për trimërinë e asqerëve turq, të ushqyerit me mish mushke, etj, që rrëfente deri vonë kanë qënë të pabesueshme. Latifi Sokoli i cili gjatë kësaj luftë është plagosur në bark, ashtu si shumë heronj të tjerë të heshtur të vegjëlisë së kombit tonë, jetën e kaloi ne thjeshtësi dhe harresë nga regjimet. Ashtu si edhe herojtë e tjerë, ai qendroi i paepur dhe me një urrejtje të thellë për komunistët, të cilët i quante kaurra dhe qafirë (fjalët më të fëlliqura për botëkuptimin e tij). I brumosur me mentalitetin shkodran të patriotizmit dhe burrnisë, ai mori pjesë edhe në Luftën e Koplikut më 1920 kundër serbëve. Por si për ironi të fatit, jetën e mbylli i pamartuar, roje në një çerdhe, duke banuar me qira në një bodrum duke vdekur ashtu si edhe Hasan Riza Pasha i legjendës shkodrane; i pafalenderuar dhe i pamirënjohur nga regjimet e prapa që shqiptarëve i u imponuan gjatë shekullit të XX-të. Olsi Jazexhi & Sali Agaj Në Tiranë, më korrik 2006

Page 7: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

7

Parathënie

Libri me titull “Mbrojtja e Shkodrës dhe Gjenerali (Pashai) Hasan Riza” përgatitur nga Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm, ka si qëllim t’i bëjë të ditur brezave të rinj betejat në rrethinat e Shkodrës gjatë luftës së dytë ballkanike dhe mbrojtja e kalasë së Shkodrës si dhe përmenden dhe luftëtarët që morën pjesë nën komandën e Hasan Riza Pashës. Kur analizojmë historinë e shekullit të XX-të shohim humbjen e luftës Ballkanike 1912-1913 e quajtur edhe si luftë e vështirë. Ajo ka mbetur në kujtesën e popullit turk si një ngjarje shumë e hidhur. Paçka se është i humbur, populli turk nuk nënvleftëson ndikimin që pati kjo dhe fitoret që arritën luftëtarët e vetë, gjë që krenon sot çdo qytetar turk. Nëqoftëse vlerësojmë karakterin e përgjithshëm të luftës vemë re trimërinë e ushtarakëve turq në mbrojtjen e kalave të Janinës, Edirnesë dhe të Shkodrës gjë kjo që të bën të ndjehesh krenar. Një grusht ushtarësh turq që kishin shkëputur të gjitha lidhjet me vendin e tyre mbronin kalanë e Shkodrës nga rrethimi i forcave serbo-malazeze. Megjithëse në faqet e historisë quhet humbje, kjo mbrojtje e kalasë bëhet shkas për shkrimin e një legjende për të cilën turqit edhe sot krenohen. Populli turk do të krenohet gjithmonë me mbrojtësit e Shkodrës me në krye komandantin e jashtëzakonshëm Gjeneralin (Pashain) Hasan Riza. Leximi i këtij libri është i dobishëm për të gjithë rininë turke dhe oficerët e rinj. Vepra është shkruar nga Hamdi Ertuna (tani në pension) dhe është kontrolluar teknikisht e studiuar nga Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm. Hamdi Köseoğlu Gjeneral Korpusi Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit te Përgjithshëm

Page 8: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

8

Hyrje Patjetër ka një të vërtetë që duhet përmendur se vendet armike kishin si qëllim dërgimin e turqve nga Europa në Azi. Veçanërisht qëllimi i drejtpërdrejtë i sulmit në pjesën europiane ishte të minimizojë prezencën e turqve në Europë. Për këtë arsye Lufta Ballkanike mund të përshkruhet kështu: Lufta Ballkanike ishte një rrëzim përfundimtar i prezencës sonë në Europë. Në fillim të vitit 1913, Perandoria Osmane përgjithësisht ishte e formuar mbi dy gadishuj të mëdhenj: Njëri i Anadollit dhe tjetri Gadishulli Ballkanik (e quajtur ndryshe Rumeli). Shtetet Ballkanike ishin të bashkuara në mendimin për të ndarë Rumelinë në mes tyre. Fuqitë e mëdha për të realizuar qëllimet e tyre në kurriz të Perandorisë Osmane pikërisht nga kjo pikë do të niseshin. Kjo ishte çështja që zinte vend, qoftë në luftrat me turqit, qoftë edhe në marrveshjet me ta. Këto zhvillime nganjëherë bëheshin të fshehta dhe nganjëherë të hapura. Këto njohuri të cilat janë shumë më të gjëra në vepra të tjera (sidomos në librin mbrojtja e Janinës dhe Esat Pasha në Luftrat Ballkanike) shpjegojnë në mënyrë të mjaftueshme gjatë gjithë historisë qëndrimet e Anglisë, Francës, Rusisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë...kundra Perandorisë Osmane. Kësisoj në një situatë të tillë është e domosdoshme të ndalemi seriozisht në çështjen se si duhej të veprohej për të mbrojtur atdheun. Për këtë arsye është mirë që të përqëndrohemi në periudhën para këtyre ngjarjeve sidomos para Luftës Ballkanike. Sido që të vlerësohen ngjarjet dhe luftrat si gjithnjë edhe në atë periudhë, kanë patur shkaqet dhe arsyet e tyre. Në të kaluarën, sidomos politika kombëtare e krijimit të shteteve është mbështetur në disa shtylla. Në këtë libër çështjeve që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Malin e Zi, u është dhënë një vend më i gjerë duke pasë parasysh edhe temat e historisë aktuale dhe duke menduar se duhen analizuar armiqësitë dhe lojrat politike mes shteteve. Në peridhën e Sulltanatit Osman sidomos periudhën e fundit të ekzistencës së tij, nuk mund të thuhet se kishte një politikë shtetërore të qartë dhe të mbështetur. Një Kryeministër ndiqte kursin e politikës gjermane, kurse një tjetër atë të politikës angleze. Mirëpo nga askush prej tyre nuk doli ajo që pritej dhe shpresohej. Në kohën që u ndoq politika gjermane ne u dëmtuam me të ashtuquajturën paqe trepalshe. Kështu Austria aneksoi Bosnje-Herzegovinën, ndërsa Italia, Libinë. Kjo tregoi që nuk kishte siguri në politikën e jashtme. Qeveria Osmane duke dashur që të kishte gjithnjë në vëmendje vendet armike, hoqi dorë nga vendet e largëta, madje ajo ishte e pa informuar edhe nga proçeset ballkanike që ishin në disfavorin tonë. Aq shumë e pa informuar ishte ajo saqë nuk ja vuri veshin as raporteve të shtypit të huaj. Lidhur me këtë çështje mund të themi se Qeveria Osmane ishte fare e papërgatitur .Bile kërkonte që dhe ata ushtarë aktivë që dispononte të çmobilizoheshin. Për fat të keq duke besuar që nuk do të kishte më luftë, ajo bënte atë që kërkonin armiqtë. Por e vërteta është se dhe në historinë e kohës sotme ka patur aq shumë marrdhënie miqësie të rreme saqë të gjithë vendet e prapambetura janë gjendur të papërgatitur. Për këtë arsye janë bërë të varur prej tyre. Jemi dëshmitar që gjatë sulmit të Anadollit, në kohën që Lloid Xhorxhi bënte bisedimet për paqe me delegacionin e Z. Beqir Sami që ndodhej në Londër, grekët shtonin përgatitjet për sulm ushtarak. Veçse Qeveria e sapo krijuar e Anadollit nuk u mashtrua dhe ashtu siç nuk u mashtura, fitorja e dytë e Inonysë ishte përgjigja e duhur për Lloid Xhorxhin. Shtetet e tjera me propogandat politike që ndiqnin humbën besimin në popull dhe e përçanë popullin e tyre. Me këtë rrugë që ndiqej dukej që në derë po trokiste një katastrofë. Filluan problemet ekonomike, sociale, politike dhe për më tepër humbi disiplina brenda forcave ushtarake dhe në arsim e më në fund bie shteti. Një ditë konsulli rus në Mitrovicë

Page 9: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

9

ngriti një gotë për nder të turqve në një mbrëmje të Konfederatës Ballkanike. Ky veprim qe si një dush i ftohtë. Kjo nuk u pa me sy të mirë. Por për fat të keq pas një kohe të shkurtër kur dhe politika gjermane u kthye kundër asaj turke, rusët e patën të lehtë pajtimin e Ballkanit. Ka një të vërtetë se shtetet nuk njohin miq, por interesa. Qofshin miq ose armiq shtetet mes tyre, kur kanë një interes madhor bëhen të paskrupullt. Mardhëniet mes tyre ndërtohen sipas ligjeve të natyrës dhe dashje pa dashje pas një periudhe historia e marrdhënieve kthehet sipas këtyre ligjeve. Drejtësia në mardhëniet mes shteteve vihet vetëm në rastet kur ka përputhje interesash ose forca të njëjta. Kur vende të caktuara janë të dobta, gjenden të papërgatitura ose kur copëtohen, bëhen pjesë e të tjerëve. Një fakt që nuk duhet harruar është se një copë merret më lehtë se një e tërë. Duhet përmendur se shkak për uzurpimin dhe shfrytëzimin janë pakujdesitë në të kaluarën dhe prapambetja. Perandoria Osmane që kishte provuar shijen e humbjes së parë më 1699 në Marveshjen e Karlofçës kishte marrë dhe një plagë të madhe nga Marveshja e Kyçyk Kajnarxhës në v. 1774. Pas kësaj fuqitë e mëdha, të vogla dhe grupet etnike merrnin hak duke e sulmuar vazhdimisht luanin e plagosur. Më në fund në mes të shekullit XIX Cari i Rusisë i quajtur ‘Njeriu i sëmurë’ u bë kryefjala për bisedimet mbi ndarjen e Perandorisë Osmane ndërmjet shteteve të tjera. Në kohën kur ndodhnin të gjitha këto drejtuesit e Perandorisë Osmane përpiqeshin të modernizonin ushtrinë dhe jo strukturat e shtetit. Perandoria Osmane bëhej pre e sulmeve të Anglisë, Francës, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe humbiste dita ditës pjesë nga tokat e veta. Dhe lufta e Ballkanit qe një nga sulmet e vendeve të sipërpërmendura. Natyrisht që fundi i Shtetit Osman ishte i qartë kohë më parë, për shkak të qeverisjes së dobët dhe mungesës së disiplinës.

Page 10: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

10

Pjesa e parë

Vështrim i përgjithshëm i situatës dhe gjendjes politike para luftës së dytë

ballkanike: 1.- Vështrim i përgjithshëm i situatës para luftës ballkanike Maqedonia zinte një vend të rëndësishëm në politikën e brendshme dhe të jashtme të Perandorisë Osmane. Kur thuhet Maqedoni është e pamundur të lihen pa përmendur dhe bullgarët, serbët dhe grekët. Në fund të shekullit të XIX-të filluan lëvizjet, të cilat në fillim të shekullit XX-të (1902-1903) ishin bërë çështje serioze në marrdhëniet ndërkombëtare të Perandorisë Osmane. Popujt që jetonin në Maqedoni ishin: turqit, bullgarët, serbët, vllehët (arumunët) dhe shqiptarët. Këta popuj kishin probleme mes tyre. Në të tre vilajetet Selanik, Manastir dhe Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë ishte myslimane. Gjithsesi pjesën e mbetur e përbënin bullgarët. Meqë kemi prekur temën e Maqedonisë duhet të përmendim dhe dy ngjarje të rëndësishme që i krijuan probleme Shtetit Osman. Më 11 Mars të 1870 kishat e Maqedonisë u ndanë nga Patriarkana e Fanarit të Stamboll duke krijuar një kishë kombëtare të pavarur. Me formimin e kësaj kishe në Maqedoni u përjetua një shqetësim i madh. Kishat greke dhe bullgare që të bënin për vete të krishterët e Maqedonisë u konfrontuan në mes tyre deri në gjakderdhje. Serbët dhe vllehët duke u frymëzuar nga këto zhvillime, filluan të formonin kishat e tyre kombëtare. Kështu që kontradikat e brendshme të fesë dhe ato ndërmjet grupeve etnike e ndezën çështjen e Maqedonisë. Në Marrveshjen e dytë të Shën Stefanit (Yeşilköy), Maqedonia i ishte dhënë Bullgarisë. Pas marrveshjes së Berlinit, Maqedonia mbeti përsëri nën Perandorinë Osmane. Kjo situatë ngacmoi ambicjet e Bullgarisë dhe bullgarët i vunë vetes si qëllim të bëheshin zotër të Maqedonisë; kështu vazhduan veprimtaritë e tyre subversive me të gjitha forcat. Në v. 1890 në Sofje u krijua Komiteti Qëndror Edirne – Maqedoni; me 1893 në Selanik u formua Organizata Revolucionare e Maqedonisë. Komiteti i Maqedonisë në 1902 nxiti rebelimin për pavarësi, duke krijuar trazira me anën e terrorit. Për të parandaluar të gjitha këto, Shteti Osman me miratimin e fuqive të mëdha u fut në Maqedoni për të ndryshuar diçka, por nuk mundi t’i bindte as bullgarët e as ballkanasit e tjerë. Rusia dhe Austria përgatitën një Memorandum me 21 shkurt 1903 dhe ja dhanë Qeverisë Osmane, e cila e pa të arsyeshme dhe e vuri në zbatim. Pavarësisht nga kjo trazirat vazhdonin. Shteteve të Ballkanit duke mos ju ardhur mirë e gjithë kjo filluan ta tepronin. Në këtë kohë u rrit vala e urrejtjes mes popujve. Në 25 Korrik të 1903 filloi të vepronte dhe Komiteti i Shpëtimit të të Krishterëve të Maqedonisë. Ata me një komunikatë ftonin popullin e krishterë maqedonas në një kryengritje masive. Kjo lëvizje u bë e ndjeshme në një kohë shumë të shkurtër dhe u bë shkak i situatave të përgjakshme në verën e vitit 1903 në Maqedoni. Kryengritja Ilin-Den që nisi më 2

Page 11: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

11

Gusht 1903 zgjati rreth tre muaj deri më 22 Tetor 1903. Pasi u shtyp kjo kryengritje, në këtë çështje u përfshinë dhe Rusia me Austrinë, të cilat hartuan Programin e Stabilitetit dhe ja besuan Shtetit Osman. Megjithëse kjo ndërhyrje siguroi një stabilitet kalimtar, nuk mundi të krijonte mirkuptimin e plotë mes feve, tarikateve dhe racave të ndryshme; fërkimet vazhdonin ende. Në këtë kohë qeveria me politikat e turqizimit në Maqedoni solli trazira të mëdha. Nga ana tjetër grekët po përdornin çdo mënyrë për të kompensuar nga humbja e v. 1897. Sulmi i Italisë kundër Trablugarpit u pa nga bullgarët si një mundësi shumë e mirë dhe në të njëjtën kohë u hodhën themelet për pajtimin bullgaro-serb. Marveshja që kishte si qëllim këtë pajtim kishte kohë që nuk realizohej. Rusia që përdorte një presion mbi të dy vendet dhe në veçanti Cari me peshën e tij personale bëri që të firmosej kjo Marrveshje më 13 Mars 1912. 2.- Situata politike

Politika e jashtme Kur flitet për luftën Ballkanike dhe betejat në zonën e Shkodrës dhe Kalanë e saj na vjen në mendje Mali i Zi sepse përgjithësisht betejat e kësaj zone kanë qenë me Malin e Zi. Betejat me serbët kanë qenë të kufizuara. Në marrveshjen e Berlinit të v. 1878 zonat që kishin një popullsi më shumicë shqiptare si Peja, Plava dhe Gucia i ishin dhënë Malit të Zi. Vetë shqiptarët duke mos dashur të rrinë nën sundimin malazez, nuk e pëlqyen lëvizjen e Qeverisë Osmane dhe u ngritën kundër saj. Për të marrë këto troje malazezët përdorën forcën kundër shqiptarve. Më 1879 filluan përleshjet mes malazezve dhe shqiptarëve. Malazezët duke mos ja dalë dot kundër shqiptarve ia ngarkuan përgjegjësinë Qeverisë Osmane dhe u bënë kërkesë shteteve që kishin firmosur marrveshjen e Berlinit. Bazuar në këtë kërkesë fuqitë e mëdha u mblodhën në Qershor të v. 1880 në Berlin. Në vend të Plavës dhe Gucisë vendosën t’i linin Malit të Zi, qytetin e Ulqinit deri në Bunë dhe këtë vendim ja komunikuan Qeverisë Osmane. Qeveria Osmane nuk e miratoi këtë zgjidhje. Duke ndodhur kështu shohim që në këtë çështje ndërhyn edhe Anglia. Për ta detyruar Shtetin Osman të pranojë këtë propozim dërgoi një flotë detare në bregdetin e Ulqinit. Malazezët duke marrë zemër nga ky qëndrim i anglezve sulmuan ushtarakisht Ulqinin, por nuk arritën ta merrnin. Anglia duke parë këtë ndërhyrje të pasuksesshme shtoi presionin ndaj Qeverisë Osmane dhe i komunikoi se do hynte në Izmir. Qeveria Osmane nuk mundi t’i rezistojë këtyre presioneve të vazhdueshme dhe i dorëzoi Malit të Zi, Ulqinin. Edhe pas kësaj malazezët nuk ndenjën rehat, por u bënë shkak i një përleshjeve të përgjakshme dhe i djegjes së disa fshatrave në kufi. Kështu Mali i Zi prishi të gjitha marrdhëniet me Shtetin Osman duke dhënë shkas për luftë.

Marrdhëniet mes shteteve ballkanike dhe politikat ballkanike të fuqive të mëdha (1878-1912)

Megjithse kemi folur për Luftën Ballkanike dhe përgatitësit e saj në pjesën e hyrjes, do të ishte me vend t’i përkushtoheshim dhe pak veprimtarive dhe propozimeve të fuqive të mëdha. Qëllimet kryesore të grekëve ishin turqit dhe tokat turke. Para luftës ballkanike, Greqia zotëronte një pjesë Thesalisë dhe po përpiqej të fuste plotësisht nën sundimin e saj Epirin dhe Maqedoninë. Grekët nuk ishin të kënaqur me ndryshimin e kufijve që u bë në marrveshjen e Berlinit. Kështu që nuk ndenjën rehat, por morën parasysh të fillonin luftën në v. 1897. Grekët

Page 12: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

12

me këtë lëvizje të tyre rrënuan ushtrinë e tyre përballë asaj osmane dhe u strehuan në gjirin e fuqive të mëdha siç ishte Rusia, duke marrë dhe guxim prej tyre. Ky fëmijë i përkëdhelur i Europës vazhdon të ketë të njëjtat qëllime. Duke vazhduar edhe më tej ata krijuan situata në Kretë dhe Maqedoni. Më 6 Tetor 1908 Greqia pati guximin dhe shpalli Kretën si pjesë të saj. Kurse Bullgarët kishin për qëllim të merrnin Thrakën e Maqedonisë dhe të gjithë Dobruxhan. Si qëllim parësor kishin të bashkonin Rumelinë Lindore me Principatën Bullgare (18 Shtator 1885). Pas qeverisjes së dytë, principata bullgare u shpall mbretëri. Serbët pasi fituan pavarësinë duke bashkuar edhe serbët e jugut kishin si qëllim formimin e Serbisë së Madhe. Me këtë qëllim duke shtënë në dorë Maqedoninë e më pas Shqipërinë ata synonin të lidheshin me malazezët me të cilët flisnin të njëjtën gjuhë, dhe më pas duke luftuar me Perandorin Austro-Hungareze të pushtonin Slloveninë, Bosnje-Hercegovinën e Kroacinë. Kështu që aneksimi i Bosnjes nga Austro-Hungaria i kish prishur qejfin Serbisë, aq sa po të mos kishte ndërhyrë Rusia mes Serbisë dhe Austro-Hungarisë do të kishte filluar lufta. Kur bëhej fjalë për fuqitë e mëdha si Italia, Rusia, Austro-Hungaria, Anglia; ato me politikat që ndiqnin donin ta përpinin Shtetin Osman ose ta shfrytëzonin atë sa të mundnin. Në rradhë të parë Rusia mendonte të bashkonte të gjithë sllavët nën drejtimin e vet. Pas kësaj ajo planifikonte që t’i përfshinte këta në atdhetarizmin rus dhe t’i bënte pjesë të tij. Pasi ta realizonte këtë planifikonte të shtinte në dorë trojet e tyre në Ballkan. Kur të mbaronin të gjitha këto donte të kthehej në një mbrojtës të ortodoksisë. Me anë të fesë të shtinte në dorë vendet e Ballkanit dhe më në fund qëllimi i saj, ishte të shtinte në dorë Ngushticën e Stambollit dhe të kalonte në detrat e ngrohta. Anglia gjithashtu i ndiqte me vëmendje politikat dhe ndërhyrjet që bënte Rusia. Sepse Rusia me të shtënë në dorë vendet Ballkanike do arrinte në Detin Mesdhe, gjë që do të ndikonte negativisht në sigurinë dhe tregtinë angleze në vendet e Mesdheut. Për këtë arsye Anglia ruante ekuilibrin në Ballkan dhe mbante në presion Shtetin Osman. Kurse Franca dhe Italia kërkonin të shtinin në dorë pjesë nga tokat e Shtetit Osman. Në veçanti Franca kontrollonte ekonominë osmane dhe përdorte intrigat për të realizuar qëllimet e saj. Në krahun tjetër të dy këto shtete mbështesnin në çdo drejtim vendet e Ballkanit. (1) Rëndësia politike e Shkodrës. Rusia, Italia, Austria dhe Mali i Zi dhe qëllimet e tyre kundrejt Shkodrës. Shkodra dhe rrethinat e saj që ndodhen në cepin perëndimor të Shqipërisë së Veriut ishte vendi që Rusia, Austria dhe Italia përpiqeshin ta kishin dhe popullsinë e saj nën pushtetin e tyre. Rusia që të mos i linte Austrisë Shqipërinë e Veriut, bënte lloj lloj ndërhyrjesh në favor të qeverive sllave dhe në dëm të çështjes shqiptare. Qëllimi kryesor i sllavëve të jugut ishin brigjet e Adriatikut të Shqipërisë. Me të vërtetë pushtimi sllav ishte qëllimi final. Grekët dhe mbretëritë sllave kishin projektuar ndarjen e Gadishullit Ballkanik sipas të ashtuquajturës marrveshje të pansllavizmit. Veçse qeveritë e vogla të Ballkanit nuk binin dakort për pjesët që do të merrnin. Politika austriake i nxiste këto mosmarrveshje. Pas marrveshjes trepalshe Rusi-Francë-Angli po realizohej një pushtim sllav, gjë që ishte një rrezik i madh për osmanllinjtë. Italia kërkonte ta merrte Shkodrën në rrugë politike. Italianët shfrytzonin fenë, injorancën dhe kryengritjet me armë për të arritur këtë qëllim. Ata përpiqeshin të fitonin zemrën e popullit edhe me anë të shkollave artistike dhe fushatën e ndihmës sociale që kishin filluar. Thënë ndryshe italianët duke i bërë gjërat në fshehtësi, donin ta siguronin pjesën e tyre pa luftë. Qeveria austriake kërkonte të përparonte me hir ose pahir drejt lindjes që të zbatonte politikat e saj. Ajo kishte vite që shpenzonte para për këtë punë. Kishte punuar me propogandën fetare dhe kishte ndërtuar kisha

Page 13: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

13

që nga qytetet e deri në fshatrat e thella malore. Paguante rrogat e priftërinjve dhe peshkopëve shqiptarë dhe i përdorte ata në shërbim të interesave austriake. (2) Bashkimi i vendeve të Ballkanit përballë Shtetit Osman Mali i Zi ishte një vend i varfër dhe malor. Ai nuk kishte asgjë dhe ishte gjithmonë në kërkim të një toke pjellore dhe natyre të pasur për të përmirësuar kushtet e jetesës. Prandaj i kishte vënë syrin Rrethinave të Shkodrës, Beranës, Pejës dhe Gjakovës. Kryengritjet kundër qeverisë për t’u ndarë nga administrata turke po shtoheshin çdo ditë. Paaftësia për t’i shtypur këto kryengritje me nizamët dhe ushtarët e mobilizuar, bëri që Shteti Osman të futej në një rrugë pa krye. Sipas këndvështrimit të qeverive ballkanike ngjarjet që ndodhën më 31 Mars patën lënë shumë në diskutim vijueshmërinë e Qeverisë Osmane. Duke qenë kështu ky ishte momenti më i volitshëm për vendet e Ballkanit t’i hidheshin presë. Qeveria Serbe kishte filluar përgatitjet. Siç e kemi përmendur dhe më lart me ndërhyrjen e Rusisë më 13 Mars 1912 Bullgaria dhe Serbia firmosën pajtimin mes tyre. Veçse ky pajtim kishte të regjistruar si kusht: ‘Angazhimin e të dy palëve për të mos ndërmarrë asnjë lloj sulmi në çfarëdo rasti të ndryshimit të statusit Ballkanik pa pyetur Rusinë...’. Pas dy muajsh këtë marveshje e firmosën Mali i Zi më 29 Prill 1912 dhe Greqia më 16 Maj 1912. Rusia nuk e kishte lajmëruar Francën dhe Anglinë për këtë marveshje. Austria dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishin marrë lajmin e këtyre zhvillimeve të fshehta. Që nga momenti që turqit kishin ardhur në Europë, mendimi i vetëm i europianve ishte t’i kalonin ata në krahun tjetër të ngushticave. Këto qëllime u vunë re shumë mirë pas luftës ruso - osmane 1877-1878. Kontradiktat dhe konkurenca mes tyre bëhej shkak që këto qëllime të mos realizoheshin. Për fat të keq ne nuk arritëm të përfitonim nga mosmarrveshjet e tyre. Në qoftë se do të përdornim mirë fërkimet dhe mosmarvshjet mes tyre mund të themi që nuk do ta kishim humbur Rumelinë. (3) Mardhëniet ndërmjet Shtetit Osman, Shteteve të Europës dhe vendeve fqinje. Kur ndodhi lufta Ballkanike më 1912 politika europiane ishte ndarë në dy grupe: grupi i Aleancës Trepalëshe dhe grupi i Marëveshjes Trepalëshe. Politika e Aleancës Trepalshe ku bënin pjesë Gjermania, Italia dhe Austria ishte të mbështeste faktin që Shteti Osman meritonte të fundosej dhe bazuar në këtë objektiv ndërtonte edhe marrdhëniet me Shtetin Osman. Austro-Hungaria nuk ishin dakort me fuqizimin e Shtetit Osman nëpërmjet reformave dhe eukilibrin që do arrihej pas kësaj në Ballkan. Politika Austriake përfitonte nga çdo mundësi qoftë nga vendet e Ballkanit qoftë dhe nga pozitat e saj në Adriatik. Për këtë arsye nga një anë ajo mundohej të tërhiqte bullgarët dhe nga ana tjetër të arrinte kalimin nëpër Shqipëri. Gjermania duke parë që ishte larg nga Shteti Osman dhe nuk do të përfitonte asgjë nga copëtimi i saj si dhe duke menduar që rivalet e saj mund të përfitonin nga kjo shihte si më të përshtatshëm moscopëtimin. Kurse Italia në këtë kohë ishte në gjendje lufte me Shtetin Osman. Ky shtet kishte frikë se me zbritjen e Austrisë drejt jugut, kjo e fundit do të merrte nën zotërim brigjet e Adriatikut në perëndim të Shqipërisë. Gjithashtu për hir të interesave të tyre edhe qeveritë sllave ishin kundër qëllimeve të Austrisë. Franca e përfshirë në Marrveshjen Trepalëshe (ku bënin pjesë Anglia, Rusia dhe Franca) siç kemi parë dhe më lart kishte interesa të veçanta në aspektin ekonomik. Por nuk mund të thuhej që nuk kërkonte edhe tokë, p.sh. Franca kishte kohë që i kish vënë syrin tokave osmane të zonës së Sirisë. Për depërtimin shpirtëror dhe për kërkesat ekonomike që ajo kishte arritur në atë zonë nuk njihte rival. Me politikat e fshehta që ndiqte, Franca hiqej sikur nuk luante asnjë rol në fatet e Shtetit Osman. Ndërsa qëndrimi i Anglisë ishte

Page 14: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

14

interesant. Pushtimi i Egjyptit, marrja në dorë e rrugës së Indisë dhe ndarja e Afrikës së Veriut mes saj dhe Francës kishte ndrequr mosmarrveshjet dhe rivalitetin mes tyre, nga ana tjetër mardhëniet e ftohta me Qeverinë Omane kishin ndryshuar. Por këtij vendi nuk mund t’i besoje kurrë. Ajo i kishte vënë syrin fort Irakut dhe Arabisë. Lidhja e vetme që kishte Anglia me osmanët ishte të pengoheshin rusët të dilnin në ngushticën e Bosforit. Përgatitja e këtyre për një pavarësi të brendshme dhe të jashtme, zgjerimi i veçorive dhe ligjërimi i elementëve të krishterë ishte politika që ndiqte Anglia prej shekujsh. Autonomia e Maqedonisë dhe zgjerimi i shteteve të vogla të Ballkanit kishte një rëndësi të veçantë për Rusinë dhe Austrinë. Politika lindore e Anglisë bashkë me Italinë ishte formimi i një Greqie të Madhe. Ndërsa qëllimi më kryesor i Rusisë ishte kalimi i flotës së saj në ngushticën e Bosforit, nga ana tjetër ajo donte të mos linte asnjë flotë tjetër të kalonte në këtë ngushticë. Një qëllim tjetër i Rusisë ishte të kalonte nga Irani, të zbriste Gjirin e Basrës, ndërsa në Ballkan të ishte e plotëfuqishme. Rusia që prej shekujsh kishte derdhur shumë gjak, qeveritë e Ballkanit i kishte bërë të ishin vulnerabël ndaj saj. Fakti që grekët ishin bërë zotër të Epirit i takonte së kaluarës. Duke hapur disa shkolla në Durrës dhe në Jug të Shqipërisë, grekët kërkonin të shtrinin gjuhën e tyre dhe të greqizonin shqiptarët e krishterë dhe në këtë pikë ata patën sukses. Politika e brendshme (1) Vështrim i përgjithshëm i politikës së brendshme

Perandoria Osmane mbeti shumë ngushtë pas kushteve të vështira që u detyrua të pranojë nga Marveshja e Berlinit. Prestigji i saj nuk kishte rënë vetëm në syrin e të huajve, por dhe në syrin e botës Islame. Pas fillimit të kryengritjes në 1902-1903 në Maqedoni, dobësimi i pushtetit të saj sa vinte e rritej. Edhe armenët me nxitjen e Rusisë filluan kryengritjet që nga v. 1890. Shteti osman e kishte punën pisk me ta. Si të mos mjaftonin këto, regjimi i egër i Abdylhamidit u bë shkak për fillimin e lëvizjes së xhonturqve që po bëhej dita ditës më e fuqishme. Gjendja e keqe ekonomike brenda Perandorisë po thellohej më shumë. Ata që drejtonin shtetin mbanin një qëndrim të gabuar e të pakuptueshëm. Shteti Osman përballej me shumë vështirësi, shkonte kundër rrymës dhe humbte shumë kohë me veprime të kota. Me vendimet e gabuara që merrte i shtonte orekset armiqve. Armiqësitë që ekzistonin prej kohësh midis vendeve të Ballkanit, arritën të ktheheshin në miqësi dhe kjo ndodhi sepse u bashkuan kundër Shtetit Osman. Më poshtë përmendim një vendim të gabuar të Qeverisë Osmane me pasoja të mëdha. Në këtë moment kritik ajo kishte ç’mobilizuar ushtrinë dhe kishte lënë rradhët e ushtrisë bosh. Ushtarët e armatosur që kishte në dispozicion përveç vendit të punës ishin shumë të shpërndarë dhe shumë të dobët për ti përballuar kryengritjes. Madje dhe ndihma logjistike në kohë lufte që ishte planifikuar të vinte nga Anadolli nuk mundi të vinte sepse forcat greke në Detin Egje ishin më të mëdha. Kjo do të thotë që nuk do të kishte transportim forcash apo logjistike nga Deti Egje. E vetmja rrugë që mbetej ishte me tren nëpërmjet Thrakës. Thënë hapur fati i ushtrisë në pjesën perëndimore ishte në dorë të Zotit. Si të mos mjaftonte kjo mes krerëve të ushtrisë kishte ende mosmarveshje. Oficerët mes tyre diskutonin nëse kishte mbaruar apo jo lufta me Italinë dhe nëse kryengritjet në Shqipëri dhe Jemen përbënin një problem të madh përsa i përket financës së dobët dhe pamundësisë për të bërë një luftë. Në veçanti marrja e ushtarakëve me politikë prishte disiplinën e ushtrisë dhe e bënte atë të merrte fund. Në këtë kohë kishte nga ata ushtarakë që thoshin se nuk donin të luftonin me vendet e Ballkanit bile kishte nga ata që e kishin vendosur këtë, me qëllimin të qëndronin sa më larg luftës. Dhe në qoftë se nuk mund të tërhiqeshin nga lufta ta zgjasnin fillimin a saj sa të ishte e mundur. Qeveria e mbetur nën ndikimin e oficerëve të

Page 15: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

15

saj që përpiqeshin të ndiqnin drejtimin e fuqive të mëdha, mbante nën presion vendet ballkanike. Krahas kësaj propozohej që Rumelia të jepej si kompesim, me kushtin që portet e Greqisë t’i bënin bllokadë Anglisë dhe Francës. Shteti Osman që nuk kishte besim tek vetja dhe kërkonte ndihmë nga të huajt, duke mos gjetur atë që priste mbeti i vetëm në këtë politikë. (2) Malazezët

Ata janë racë sllave dhe të fesë ortodokse. Bisedimet e osmanllinjve me malazezët filluan që në fillimet e shekullit e XV-të. Në atë kohë në krye të Shtetit Osman ishte Sulltan Murati II-të, ndërsa malazezët ishin nën urdhërat e dhespotit serb Stefan Llazareviç (v. 1430). Në kohën e Fatih Sulltan Mehmetit me 1479, Ivan Cërnojeviçi kishte zënë vendin e Llazareviçit dhe në të njëjtën kohë kishte shtënë në dorë Shkodrën, duke lënë pas dore punët e brendshme të Malit të Zi. Në 1514 kur Mali i Zi u shkëput nga Shkodra mori emrin Cërnagora (që në gjuhën sllave do të thotë Mali i Zi). Në shekullin e XVI-të Mali i Zi që ishte nën drejtimin e osmanllinjve drejtohej nga udhëheqësit fetarë. Në v. 1688 Mali i Zi u sulmua nga Venediku dhe u bë pjesë e tij. Pas kësaj në v. 1692 Flamurtari i Shkodrës, Sulejman Pasha sulmoi Malin e Zi, shkatërroi Cetinjen dhe e bëri pjesë të Perandorisë Osmane. Në fillim të shekullit të XVIII-të shihen mosmarveshje të theksuara midis Shtetit Osman dhe Malit të Zi. Në atë kohë ishte në krye të Rusisë ishte Car Pjetri, që nxiste vazhdimisht malazezët për rebelim. Në Cetinjë ishte hapur një konsullatë ruse. Me nxitjen e Rusisë dhe herë pas herë të Francës dhe Austrisë në Malin e Zi organizoheshin turbullira kundër sundimit osman. Në v. 1860 me nxitjen e Rusisë, ngritën krye herzegovinasit. Si gjithmonë këtë kryengritje e përkrahnin dhe malazezët. Por këtë herë forcat osmane i udhëhiqte një komandant shumë i zoti siç ishte Serdar Ekrem Ömer Lutfiu. Ky komandant i zoti e me vlera i shpartalloi malazezët në Rijekë dhe i detyroi të kërkonin paqe. Sipas marrveshjes së nënshkruar, malazezët nuk duhet të dilnin më jashtë kufijve të vet dhe nuk duhet të merrnin pjesë në kryengritjet përreth dhe do të linin të lirë kalimin në rrugën që lidhte Shkodrën me Herzegovinën. Në të njëjtën kohë populli malazez nuk do të pengonte ndërtimin e kullave të vrojtimit që do të ngrinin osmanët (31 Gusht 1862). Princ Nikolla në njërën anë firmoste marrveshjen, në anën tjetër duke gjetur përkrahje te Franca dhe Rusia nxiste kryengritjet. Me presionin e këtyre dy shteteve, Qeveria Osmane prishi kalatë që kishte filluar të ndërtonte në rrugën Shkodër - Herzegovinë. Në v. 1875 në Herzegovinë fillon një kryengritje tjetër. Në aparencë Rusia dhe Austria paralajmëronin princin malazez të mos përfshihej në këto kryengritje, por nën rrogoz e nxisnin dhe i jepnin zemër. Në v. 1876 Serbia i shpalli luftë Shtetit Osman, ku përfshi edhe Mali i Zi që kishte marveshje me Serbinë. Në fund të kësaj lufte Serbia pësoi disfatë dhe u detyrua të kërkonte armpushim. Mali i Zi mbeti i vetëm, prandaj në skenë u shfaqën fuqitë e mëdha që e detyruan Qeverinë Osmane të pushonte luftën. Fuqitë e mëdha të mbledhura në Stamboll i sugjeruan Qeverisë Osmane të dalë fitimtare nga kjo luftë, t’i linte Nikshiqin dhe zonën mbi Kolashin si shtet të pavarur të Malit të Zi. Qeveria Osmane duke mos e pranuar këtë pranoi disa lëshime që ishin në disfavor të saj, por pa i dhënë të drejtë Malit të Zi të ishte i pavarur. Delegatët në mbledhje nuk i pranuan këto propozime dhe kështu kjo mbledhje u mbyll pa rezultat. Pas kësaj Fuqitë e Mëdha u mblodhën në Londër dhe firmosën mes tyre protokollin e 31 Marsit 1877. Rusia informoi Qeverinë Osmane se në rast se nuk do të firmosej edhe prej saj ky protokoll, ky do të ishte një shkak për luftë ndermjet tyre dhe Perandorisë Osmane. Pas diskutmesh të shumta deputetët e Parlamentit Osman nuk i pranuan kushtet shumë të rënda të protokollit. Duke gjetur këtë pretekst rusët i shpallen luftë (1877-1878). Qëllimi i luftës së Rusisë ishte dendësimi i përleshjeve në kufirin me Malin e Zi. Natyrshëm që duke qënë se lufta e malazezëve tani ishte margjinale për osmanët, nuk arriheshin më rezultate pozitive prej tyre. Malazezët arritën më në fund të merrnin Nikshiqin, Podgoricën, Tivarin dhe Ulqinin. Lufta me rusët që zgjati përreth një vit bëri që ushtria Osmane të humbte në Lindje të Anadollit dhe

Page 16: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

16

përgjatë Tunës. Qeveria Osmane u detyrua të pranojë marrveshjen e Yeshilköy-t (Shën Stefan) me 3 Mars 1878. Sipas kësaj marveshje Shteti Osman duhet t’ia linte Bullgarisë Thraken dhe Maqedoninë, territoret në Rumeli të ndaheshin ne tre pjesë dhe ajo që ishte më e vështira të pranonte pavarësinë e Malit të Zi. Me ndërhyrjen e fuqive të mëdha dhe veçanërisht Anglisë në marveshjen e Berlinit me 13 Korrik 1878 u miratua përsëri pavarësia e Malit të Zi, ku kësaj principate iu la një pjesë e mirë deri në Portin e Tivarit ku futeshin dhe Piva e Nikshiqi, Kolashini, Podgorica, Shpuza, Plava dhe Gucia. Ulqini që ishte në duart e malazezëve kalonte përsëri në Shtetit Osman. Porti i Tivarit dhe të gjithë ujrat e Malit të Zi ishin të mbyllur për anijet e huaja luftarake. Kështu që pas 400 vjetësh nën drejtimin e Shtetit Osman, Mali i Zi arriti të bëhej një shtet i pavarur. (3) Serbët Serbia është një nga republikat jugosllave. Shtrihet në veri të Gadishullit Ballkanik ose në jug të Europës, me një sipërfaqe prej 55. 965 km katror. Ka një popullsi prej 4. 823. 000 banorësh dhe qendra e saj është Beogradi (para luftës Ballkanike ajo kishte 48.303 km katror dhe popullsia e saj ishte 2. 853. 659) Janë popull sllav që kanë ardhë në Ballkan në shekullin e VII-të. Në korespondencat e frankëve në vitin 822 përmenden si Sorabi. Serbët të cilët u vendosën në perëndim të Moravës, Dibrës, Drinit, Tarës dhe Pivas nuk mundën të krijonin shtet. Ata jetonin në fise dhe kishin shumë pak lidhje me njëri-tjetrin. Udhëhiqeshin nga kryetarët e fisit si nga ana politike ashtu dhe nga ana ushtarake. Këta kryetarë derdhën shumë gjak në luftë për të qenë mbi të tjerët. Përveç kësaj me vdekjen e kryetarit krijohej një problem i madh për faktin se stafetën nuk e merrte djali i tij por më i vjetri i fisit. Me gjithë paqet apo luftrat që bënte Serbia kohë pas kohe ajo arriti të shtinte në dorë dhe Maqedoninë. Bile në v. 1345 shohim që serbët dhe grekët morën emrin Çari. Më në fund del në skenë Perandoria Osmane. Herë herë serbët ose tokat që serbët pushtonin ngriheshin kundër Osmanllinjve. Serbia e cila zotëronte një pjesë të mirë të Maqedonisë dhe Bullgarisë me në krye Mbretin Llazar, kundërshtoi me armë taksat e vendosura nga Sulltan Murati I-rë, si rrjedhojë bile pushtoi edhe Nishin në v. 1436. Ai u ndalua në Polçenik nga ushtria osmane dhe nuk mundi të përparojë më tutje. Murati II-të i shpalli luftë Serbisë, kështu që të dy ushtritë u ndeshën më 15 Qershor 1439 në Kosovë. Megjithëse Murati II-të u vra, ushtria serbe doli e humbur nga kjo luftë. Llazari u kap rob dhe iu pre koka. Ky ishte një grusht vdekjeprurës për Serbinë. Pas kësaj humbje shteti serb mbijetoi dhe për 70 vjet të tjera. Pas pranimit të aleancës me Sulltan Bajazitin, në krye të Serbisë ishte djali i Llazarit, Stefan Lazaroviç. Pas kësaj Serbia ishte nën drejtimin e osmanllinjëve dhe mori pjesë në disa beteja si pjesë e ushtrisë osmane. Në kohën e Sulltan Sulejmanit ligjërisht tokat serbe iu bashkuan Bejlerbejllëkut të Rumelisë që kishte si qendër Sofjen. Në vitet 1800 në Serbi fillon ndërhyrja dhe ndihma e rusëve. Serbia që i kishte dalë nga duart për një farë kohe Shtetit Osman, në kohën që Europa merrej me Napoleonin ishte përsëri nën zotërimin turk. Në kohën e Milloshit më 6 Nëntor 1817 u quajt një mbretëri e lidhur me Perandorinë Osmane. Më 1830 Mahmuti II-të e njohu autonominë e Serbisë. Pas Luftës së Krimesë dhe fuqitë e mëdha njohën autonominë e Serbisë. Pas luftës ruso-turke, Serbia me mbështetjen e Austro-Hungarisë më 22 Gusht 1878 fitoi pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane. Serbia sulmonte vazhdimisht Shtetin Osman dhe firmosi një marveshje miqësie me Bullgarinë dhe luftë të përbashkët kundër turqve. Gjithashtu me 27 Shtator të 1912 firmosi një marveshje politike dhe ushtarake me Malin e Zi. Të tre këto shtete sëbashku me Greqinë i shpallën luftë Shtetit Osman, duke sulmuar njëkohësisht tokat osmane.

Page 17: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

17

(4) Shqiptarët

Shumica e historianëve nuk japin konkluzione konkrete për origjinën e saktë të shqiptarëve. Një pjesë mendon se të parët e tyre janë ilirët kurse një pjesë tjetër mendojnë se janë thrakasit. Në kohët e hershme ilirët krijuan shtetin e madh ilir. Para erës sonë Gjenerali i Romës Amelius Polus ua mori Epirin ilirëve dhe më vonë Roma vuri nën zotërim edhe Maqedoninë dhe Ilirinë. Në vitin 395 të Erës sonë kur Perandoria e Romës u nda në atë të Lindjes dhe Perëndimit kufiri mes të dyjave kalonte përmes Shqipërisë. Në këndvështrimin gjeografik Shqipëria është përballur shumë pak me pushtime nga shtetet barbare. Pas shekullit të VI ishte hera e parë që sllavët hynin në bisedime me këto vende. Avarët turq bënë një sulm në Shqipëri në v. 619, por nuk patën rezultat. Rreth fundit të shekullit të IX-të bullgarët që ishin sllavizuar vërshuan drejt Maqedonisë. Në v. 917 Car Simeoni pushtoi të gjithë Maqedoninë. Në periudhën e Bazilikës, Shqipëria ishte pjesë e Perndorisë Bizantine (v. 1019). Qendra e bizantinëve në këtë vend ishte qyteti me emrin Albanon. Pas formimit të Perandorisë Latine më 1204 u krijua Despotati i Epirit. Ky despotat mori dhe një pjesë të zonave ku jetonin shqiptarë. Perandori bizantin Andronikos III-të kërkoi ndihmë nga Emiri Umur Ajdinoglu për të shtënë në dorë Despotatin e Epirit (v. 1336). Emiri Umur dërgoi 2000 ushtarë. Këta i detyruan shqiptarët të shkonin drejt Maqedonisë dhe zaptuan Portin e Vlorës. Ishte hera e parë që shqiptarët përballeshin me turqit. Në v. 1340 Stefan Dushani pushtoi të gjithë Shqipërinë dhe e bashkoi atë me Vilajetin e Zetës. (Në ate kohë Zeta ishte nën drejtimin e Balshajve). Përpjekjet e para të shqiptarëve për pavarësi i përkasin kësaj periudhe. Në v. 1358 Karl Topia i hapi luftë Despotatit të Epirit dhe e fitoi betejën që u zhvillua buzë lumit Akheloos. Në v. 1360 në veri një princ tjetër i Balshajve formoi një principatë në Shkodër. Gjithashtu u formua edhe një principatë e tretë shqiptare në lindje të lumit Drin, në Dukagjin. Në v. 1385 Princi Thoma i Janinës u detyrua të pranonte vasalitetin e Sulltanit. Në v. 1387 topiasit kërkuan ndihmën e ushtrisë osmane kundër balshajve ku edhe e fituan luftën. Në v. 1389 në luftën e Kosovës shqiptarët mbajtën krahun e serbëve dhe luftuan kundër osmanllinjve. Pas kësaj humbje prijësat shqiptarë pranuan të ishin pjesë e Perandorisë Osmane, të jepnin taksat dhe të dërgonin ushtarë. Në Periudhën e Sulltan Bajazit (Jilldirimit – Vetëtimës, pas v. 1394) Shqipëria u lidh drejtpërdrejt me Perandoinë. Në këtë kohë turkmenët e Saruhanit u shpërngulën nga Anadolli dhe u vendosën në Shqipëri. Bashkë me këta emigrantë filloi të aplikohej dhe sistemi osman i Timarit. Drejtimi i vendit ju dha üçbejve që quheshin ndryshe ‘Flamurtarët e Shqipërisë’. Princat vendas hynë në kuadrin e timarit. Shumica e këtyre princave ishin të krishterë dhe me kalimin e kohës u kthyen në myslimanë. Në v. 1417-1419 Ballaban Beu pushtoi disa qytete në Veri të Shqipërisë. Aliu Beu që vinte nga familja e Aranitasve hyri në luftë kundër Jovan Kastriotit.∗ Për këtë arsye ky i fundit u detyrua të linte peng katër djemtë e tij tek qeveritarët osmanë. Pas shumë përpjekjesh në v. 1501 e gjithë Shqipëria ishte nën pushtetin osman. Pas krijimit të Shtetit Osman në vend, Shqipëria u nda në tetë flamuj (principata). Një pjesë e këtyre principatave mbeti nën sundimin e Bejlerbeut të Rumelisë, kurse pjesa tjetër nën Kapllan Pashën. Sipas Marveshjes së Berlinit një pjesë e tokave shqiptare mendohej t’i lihej grekëve dhe serbëve. Më në fund në v. 1912 statusi i Shqipërisë u ndryshua, shqiptarët fituan pavarësinë. Në v. 1912 filloi Lufta Ballkanike dhe kështu bullgarët, grekët, malazezët sulmuan territoret që i përkisnin Shtetit Osman. Deputeti shqiptar në parlamentin turk, Ismail Qemal Vlora erdhi nga Stambolli në Durrës, ku shpalli pavarësinë e Shqipërisë. U krijua një Qeveri dhe një Parlament i përkohshëm. Ai ia komunikoi këtë lajm fuqive të mëdha. Me 17 Dhjetor 1912 u arrit pavarësia zyrtare e vendit, ndërsa pavarësia de facto erdhi me 29 Korrik 1913 si rezultat i Marveshjes së

∗ Gjon Kastrioti

Page 18: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

18

Londrës që u arrit pas luftës ballkanike dhe ku Ismail Qemali dërgoi një delegacion që përfaqësonte shqiptarët. Pas kësaj osmanllinjtë nuk kishin më të drejta mbi Shqipërinë.

Pjesa e dytë Lufta Ballkanike në zonën e Shkodrës, forcat turke, malazeze dhe serbe

1. Zona e Shkodrës Duhet të kuptojmë me ndërgjegje të plotë rëndësinë që ka Perandoria Osmane dhe që sot ajo kujtohet shumë pak nga ne. Për këtë arsye do të ishte mirë t’i hidhnim një sy pozitës gjeografike, relievit, klimës, rrugëve dhe pak historisë e rëndësisë së Shkodrës.

Gjeografia ushtarake e Shkodrës (1) Shtrirja gjeografike e tokave të Shkodrës, klima dhe rrugët Shkodra është një qytet që shtrihet në veri të Shqipërisë buzë liqenit të Shkodrës, ndërsa në krah të saj kalon lumi Drin. Me një popullsi rreth 45000 banorësh ajo ka qenë një qendër fetare dhe tregtare. Kurse sot ajo ka prodhim tekstili, lëkurash, rafineri, etj. Për të duhet thënë edhe fakti që ajo ka qenë objekt sulmesh. Pas brigjeve të Adriatikut na vjen në mendje Liqeni i Shkodrës, pellgu i Drinit dhe zona e Jenipazarit e Malit të Zi. Në sipërfaqen e zonës së Shkodrës mund të përmendim: Alpet e Shqipërisë në juglindje dhe Mali i Rugovës në veri të Pejës; përrenjtë e thellë që ndaheshin nga pyje dhe male të thepisur si: malet e Shalës dhe Bogës. Në jug shtriheshin malet e Kallmetit, Velshës, Kakarriqit, Barbullushit dhe Rrencit. Përsa i përket fushave, në verilindje të Liqenit të Shkodrës gjatë liqenit të Hotit ndodhen fushat e Kastratit, Vrakës, Shtojit që kishin një gjerësi nga 4 deri në 8 km, kurse duke filluar nga veriu i liqenit të Shkodrës e deri në veri të Podgoricës shtriheshin fusha e Tuzit dhe e Podgoricës. Ndërsa disa fusha në zonën e Pejës nuk ndikonin për sulme ushtarake. Rrugët që Shkodra kishte në atë kohë sot nuk mund të quhen rrugë. Ato rrugë mund të kaloheshin me vështirësi nga mushkat. Kurse rrugët që ishin në fusha pa u ndarë mirë në një drejtim të caktuar priteshin nga kënetat. Rrugët e përshkrueshme ishin ato nga veriu i Pejës për në Shkodër dhe rruga që vinte nga Mali i Zi, që kalonin buzës liqenit. Mund të thuhet që Liqeni i Shkodrës ishte një ndër liqenet më të mëdhenj të Gadishullit Ballkanik. Shqipëria është kufitare me Jugosllavinë në këtë zonë në një gjatësi 50 km dhe gjerësi 14 km. Nga 370 km2 Shqipërisë i përkasin 148 km2. Vendet më të thella janë në pjesën jugore dhe thellësia arrin deri në 44 metra. Lindja dhe veriu ishin vende shkëmbore e moçale, shumë pak ishin ranorë. Gjijtë sa vinin dhe mbusheshin. Qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave bashkëpunojnë për të përmirësuar vijat e bregut të liqenit. Liqeni është gjashtë metra mbi nivelin e detit. Megjithëse lëvizja kryhej me varka dhe anije të vogla në kohë me erë kjo ishte shumë e vështirë. Uji i liqenit është i ëmbël dhe kishte shumë

Page 19: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

19

peshq, një pjesë e ujit rrjedh drejt Bunës. Në kohën kur turqit ishin këtu, pjesa më mëdhe e kufirit Osmano-Malazez kalonte në mes të liqenit. Provinca e Shkodrës ka një klimë shumë të ashpër. Popullsia e Shkodrës dhe Pejës ishte e gjitha shqiptare. Në Jenipazar dhe Tashlica shumica ishin boshnjakë. Që nga krijimi populli i kësaj zone ishte shumë guximtar dhe inatçi. Në qytete dhe provinca kishte shkolla tetëvjeçare. Nëpër fshatra kishte aq pak shkolla sa ishin të papërfillshme. Malësorët ishin të pashkolluar. Mes këtyre kishte shumë pak që dinin turqisht. Kurse në qytete dhe provinca shumica merrnin vesh turqisht. Shkodra ishte qendra ku Princi shqiptar Balsha me tre djemtë e tij formoi një shtet me 1360. Në kohën e Muratit I-rë osmanllinjtë i mundën balshajt dhe shtinë në dorë qytetin (1386). Murati I-rë që deshi të mbante mardhënie të mira me Vendeikun ia dha Shkodrën Venedikut. Koha kur Shkodra ra e gjitha nën drejtimin osman ishte periudha e Mehmetit II-të. Pas tre rrethimesh osmanllinjtë mundën ta shtinin në dorë Shkodrën dhe ta transformonin atë në një principatë. Në shekullin e XVIII-të Shkodra, e cila ishte e varur nga Rumelia drejtohej nga Mehmet Pasha Bushatlliu me djemtë e tij, që rridhnin nga fisi i Dukagjinasve. Sipas rregullores së Organizimit të Vilajetit, në v. 1867 Prizreni dhe Dibra ishin pjesë e Vilajetit të Shkodrës. (2) Rëndësia strategjike e qytetit të Shkodrës. Ashtu siç thuhet në pjesën e gjeografisë së Shkodrës megjithëse ekonomia, rrugët dhe burimet natyrore ishin në gjendje të mjerueshme ajo kishte një rëndësi të veçantë politike. Këtë zonë ushtritë serbe dhe malazeze e kishin si qëllim kryesor. Rusia përkrahte bashkimin e sllavëve të jugut, ndërsa nga krahu tjetër Austro-Hungaria përpiqej ta ndalonte me çdo kusht këtë proces dhe kjo gjë bënte që rëndësia e kësaj zone të shtohej edhe më shumë. Shkodra ishte zona që do të luante rolin më të rëndësishëm në gjëndjen e luftës me Malin e Zi. Që nga kohët e vjetra, Shkodra ishte nje qendër e rëndësishme politiko – kulturore dhe ekonomike. Qyteti kishte dalje dhe në detin Adriatik nëpërmjet Bunës dhe liqenit të Shkodrës. Përveç kësaj qyteti kishte nje lidhje me portin e Shëngjinit me nje rrugë të mirë. Këtu kryqëzoheshin rrugët që vinin nga Janina, Manastiri dhe Mali i Zi. Shkodra do ishte një bazë ushtarake për sulmin që do të kryhej nga Mali e Zi. Një pjesë e ushtrisë malazeze parashikohej të lëvizte nga Mali i Zi drejt linjës Tiranë-Durrës, një pjesë tjetër e saj në drejtimin Pejë-Gjakovë dhe një pjesë nga Serbia në drejtim te Detit Adriatik; lëvizje që do të ndikonin mbi Shkodrën. Shkodra bazë të fortë do të kishte Kalanë. Në kohë lufte dhe paqeje këtu kishte një divizion. Shkodra kishte aq forca sa të mbante të lidhur forcat malazeze për sa kohë vendet e Ballkanit përcaktonin frontet e luftës. (3) Shpallja e mobilizimit të Shkodrës si vend strategjiik Përforcimet megjithëse kishin filluar më 1910 nuk mund të quheshin shumë efektive. Delegacioni i udhëhequr nga Marshalli Fevzi Çakmak rradhiti frontet sipas rëndësisë 1. (Rajoni i Veriut), 2. (Rajoni i Lindjes), 3. Perëndimi (Rajoni i Taraboshit) 4. (Rajoni i Jugut). Taraboshi ishte një zonë që mund të mbrohej shumë lehtë për nga vetë relievi i thyer që kishte. Fillimisht përforcimet patën filluar nga ana veriore e qytetit. Kjo ishte një fushë mjaft e gjerë zjarri, pasi nga njëri krah ishte liqeni që lejonte të mbrohej efektivisht ky front.

Page 20: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

20

Përsa i përket Rajonit të 4 kishte rëndësi se me anë të tij bëhej lidhja me pjesën e mbrapme. Dhe në qoftë se armiku do të zaptonte këtë do të arrinte të kapte Kalanë. Kalaja drejtohej që këtej dhe mbrohej goxha mirë nga lumi Kir. Pak para shpalljes së luftës rajoni 1 ishte pozicionuar me dy bateri. Në Rajonin e 4 ishin ngritur katër garnizone që kishin krijuar një trekëndësh me tela me gjëmba ku askush nuk mund të kalonte. Frontet më të forta ishin të jugut e të veriut; për fat të keq ai i lindjes dhe perëndimit ishin lënë në harresë. Patjetër që në këtë gjendje Kalaja e Shkodrës ishte shumë e lehtë për tu sulmuar. Nga 21 garnizone që ishin planifikuar u krijuan 10 dhe nga 15 bateri u pozicionuan vetëm 8. Përveç këtyre ishin ngritur edhe disa baraka, linja dekovili dhe ujë i pijshëm në disa mini fronte. Pozicioni i Bardhanjorit u ngrit pas shpalljes së luftës. Pozicioni i Taraboshit u zgjerua dhe u përmirësua gjatë luftës. 2. Forcat osmane, malazeze dhe serbe

(1) Forcat osmane

Divizionet e Lindjes dhe Perëndimit ishin ngarkuar t’i bënin ballë vendeve të Ballkanit. Divizioni i Lindjes merrte pjesë në mbrojtjen e Shkodrës. Në frontin e Malit të Zi ishte formuar Korpusi i Shkodrës kundër malazezëve. Korpusin e formuan batalionet e rezervistëve të Tiranës, Akçahisarit (Krujës), Durrësit, Erzenit dhe Kavajës. Megjithëse në zonë shpeshherë dukej divizioni i 24, në kohë paqe prezenca e tij nuk ndjehej fare. Megjithëse divizioni i rezervistëve të Manastirit dhe batalionet e Dibrës ishin nën urdhrat e regjimentit, batalionet ishin kthyer nga Akçahisari në shtëpitë e tyre dhe vetëm oficerët erdhën në Shkodër. Pozicionet e luftimit u ndanë në zona të ndryshme këmbësorie dhe artilerie. Zona e Kirit, Setlerit, Kodra e Dervishit dhe Bërdica. Anijet e luftimit kishin një top 75 mm, një top 30 mm dhe dy topa 37,5 mm. Komandanti: Kolonel Sadiku Njësitë: Batalioni 3 i regjimentit 50 të këmbësorisë Batalioni I i regjimentit 51 të këmbësorisë Divizioni i pavarur 24 i forcave tokësore Komandanti: Koloneli i shtabit Hasan Rizai (Komandanti i Korpusit Hasan Rizai) Njësitë ushtarake Vendi Shtabi i divizionit të 24 Shkodër Batalioni i 24 i qitësve Shkodër Regjimenti i 70 i këmbësorisë Shkodër Batalioni i I në Tuz Regjimenti i 71 i këmbësorisë Shkodër Batalioni i II në Tuz Regjimenti i 72i këmbësorisë Tuz Regjimenti 24. i artilerisë së rëndë në fushë Shkodër Batalioni 1 i artilerisë së rëndë në fushë Shkodër Batalioni 13 i artilerisë në mal Shkodër Kompania kufitare e Shkodrës Shkodër

Page 21: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

21

Kompania e kufitare e Tuzit Tuz Kompania kufitare e Selçës Selçë Pjesa e I e Regjimentit të Kalorësisë Shkodër Kompania e 24 komunikacionit Shkodër Kompania e 24 e Xhenjos Shkodër Kompania e Bandës Shkodër Kompanitë e luftimit nuk janë paraqitur në kohën e formimit të Batalioneve sepse nuk ishin formuar. Regjimenti i 53 i këmbësorisë Batalioni i 3 (Batalioni 1 dhe 2 shtabit të këmbësorisë në Lezhë dhe 3 përdoreshin si batalionet e qitjes) Batalioni 2 dhe 3 i Regjimentit të këmbësorisë 54 Kompania 52 e armëve të rënda Batalioni i topave Veçanërisht Tiranë-Durrës, batalionet e rezervistëvë të Kosovës ishin duke formuar divizionin. Vendosja e këtij divizioni ishte Durrësi dhe mbikqyrte Shkodrën. Ky divizion kishte filluar të formohej nga Esat Pashë Toptani në zonën e Durrësit dhe po i dorëzohej Kolonel Sadikut. Rezervistët e divizionit të Elbasanit. Komandanti: Kolonel Xhemali Fushata e krijimit të divizionit të 21 Ky divizion ishte formuar nga regjimentet e Elbasanit, Tiranës, Beratit, Durrësit. Regjimenti i Durrësit kishte 4 batalione, kurse tre të tjerët kishin nga tre. Në krijimin e divizionit nuk kishte artileri. Të gjithë bashkimet e këtyre divizioneve do të kishin dhe përkrahjen e artilerisë së zonës së Shkodrës. Komandanti: Gjeneral Xhaviti Ky divizion përbëhej nga batalioni i qitjes, nga regjimentet e këmbësorisë 21, 61, 62, 63, regjimenti i 21 i artilerisë dhe njësitë ushtarake. Nën urdhrat e këtij divizioni ishin vecanërisht regjimenti i 1, 31, 59, të këmbësorisë me regjimentet 55, 56, të këmbësorisë, divizionet e 3 dhe të 5 që ishin dhënë nga korpusi dhe divizioni i artilerisë. Të gjitha forcat e zonës së Shkodrës dhe Pejës ishin nën urdhrat e Ferik Mahmut Hajretit. Armatimet e kalasë: 5 bateri artilerie 30 (rëndë) 2 bateri 12 cm kundërajrorësh 12 (rëndë) 1 bateri kundratank 6 (rëndë) 2 bateri artilerie malore 9 (rëndë) 3 bateri te shkretëtirës 12 ( lehtë) 2 bateri malore 10 ( lehtë) 15 bateri 79 Përvec këtyre kishte rreth 20 topa të prodhimit të vjetër qe kishin rrezen e gjuajtjes deri ne 2000 hapa (1500 m). Këta u përdoren njëkohësisht edhe për distancat më të afërta.

Page 22: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

22

Malazezët kishin 2 kundratankë 21 cm, 20 copë kundratankë dhe kundraajrorë 15 cm në një kohë që turqit nuk kishin asnjë top. Kundrejt 22 topave të lehtë që ne dispononim, armiku kishte një epërsi prej më shumë se 5 herë. Për shkak të ngjarjeve në Malësi frontet e artilerisë dhe këmbësorisë gjendeshin në Shkodër. Fronti i këmbësorisë kishte 12 000 arka me fishekë dhe 500 gjyle per çdo top. Kur bëhet fjalë për forcat turke duhet të kesh jetuar ato ditë ose duhet të kesh lexuar informacionet e funksionarëve të lartë të ushtrisë turke të asaj kohe. Këta komandantë tregojnë për vlerën e ushtrisë në luftë dhe për pikat e rëndësishme. Oficerët e para luftës së Ballkanit duke u përfshirë në politikë prishën rregullin dhe disiplinën në ushtri. Nga një ushtri e padisiplinuar nuk mund të prisje një sjellje serioze në luftë. Në krahun tjetër partitë politike nuk e linin të qetë ushtrinë. Në një kohë që para së gjithash oficerët e lartë të ushtrisë duhej të kryenin detyrën e tyre. Në përzgjedhjen, ngritjen e gradës dhe për qëndrimin në ushtri nuk kishim një rregull të përcaktuar për shëndetin. Ne nuk mundëm të shkëputeshim dot nga gradimet e vjetra për shkak të rezultateve të hidhura të eksperimenteve të modeleve europiane. Sigurisht që u penalizuam për taktikën që ndoqëm. Koloneli i graduar përpara shpalljes së luftës nga divizioni i xhandarmarise së Prevezës i bëri kërkesë Komandës së Korpusit të Shkodrës ditën e shpalljes së luftës ku shkruante “edhe pse nuk isha në gjendje të drejtoja këtë divizion ata më emëruan kolonel dhe më dërguan në krye të këtij divizioni. Jam gati të zbatoj çdo urdhër që më jepet kundër armikut. Veçse mos lejoni që ta çoj këtë batalion në gjakderdhje.” Ky kolonel kishte marë guximin dhe kishte dalë para komandantit dhe tregonte mosnjohje ndaj vetes. Por ata që nuk mund të riparonin tek vetja këto mangësi bëheshin shkak për fatkeqësi të paparashikuara. Përveç kësaj kohët më te vështira të luftës ishin ato kur në krye të disa batalioneve dashur pa dashur drejtimi i ishte dhënë nëntogerëve. Komandanti i regjimentit të rezervistëve të Tiranës duke mos pasur besim në vetvete kërkoi të dilte në pension. Në një ditë kur shpalljej mobilizimi, një kërkesë e tillë e një komandanti të regjimentit të ushtrisë ishte pasqyrimi i gjëndjes së ushtrisë. Askush nuk kishte aftësinë të disiplinonte ushtrinë dhe të ndalonte të këqiat që sillte politika. Ushtrinë e karakterizonte një neglizhencë dhe parregullsi e theksuar. Në përgjithësi veprimet kaloheshin nga një dorë në tjetrën. Nga lart poshtë urdhërohej ndërsa nga poshtë lart aplikoheshin miqësitë dhe ndërhyrjet. Në shumë vende paqeruajtësit ishin të paktë, disiplina dhe rregullorja kishin mangësi, repartet ishin të çoroditura dhe vepronin sipas mendjes së tyre. Kujdesi për ushtrinë kishte mbetur vetëm në letër: sigurimi i armatimit, fronteve, paisjeve dhe veshjeve, etj. ishte i varfër. Ushtria kështu nuk mund të fitonte një luftë. Vetëm tre muaj para mobilizimit për luftën ballkanike, partia në opozitë kompromentoi disa oficerë dhe disa prej ushtarakëve dolën në mal të armatosur për t’u hedhur në revoltë kundë qeverisë. Disa oficerë të Brigadës në periferi të Gjakovës iu bashkuan kryengritësve shqiptarë kundër qeverisë. Anarkia kishte arritur kulmin në Rumelinë Perëndimore. Të gjitha këto zhvillime i kishin dhënë armikut guxim. Për shëmbull komandanti i ushtrise malazeze, Serdar Janka Vukotiç pas largimit të turqve nga Shkodra tha: ‘midis shteteve fqinje të Ballkanit flitej për një sulm kundër shtetit osman. Por unë nuk kisha guxim për një gjë të tillë. Në shumë takime të bëra mes nesh dola kundër. Por kur pashë që dhe Isa Boletini kishte marrë në dorë situatën dhe kishte dalë në mal me oficerët e Gjakovës patjetër që pranova sulmin bashkë me shtetet fqinje kundër turqve.’ Me përshkrimin që u bë deri tani, dalin qartë se për mbrojtjen e Shkodrës sesa vlera pati si Komandant, Hasan Rizai i cili mori edhe gradën gjeneral. Kjo ka vërtetuar që komandantë të tillë me vlera si Hasan Rizai mund të bëjnë mrekullira. Të gjitha këto arrihen me përpjekje. Por si arriti Hasan Rizai ta manaxhojë situatën dhe të shkëlqejë si Komandant ?

Page 23: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

23

Arsimimi i Korpusit të Shkodrës.

Përpara emërimit të tij si Komandant i Divizionit të 24 të Shkodrës, Kolonel Hasan Rizai u emërua si Komandant i Korpusit të Shkodrës. Ai ishte Komandant i zoti, i ditur dhe serioz. Në Komandën e Divizionit, ishte hapur një qendër arsimi ku bënin kurs kompanitë që shërbenin jashtë Shkodrës. Ushtarët e Tuzit dhe ata të ardhur nga regjimentet e tjera ndenjën në Shkodër deri në përfundim të kursit nën drejtimin e oficerëve. Të gjithë fillestarët e divizioneve të 70, 71, u trajnuan nga komandantët e divizioneve të qitjes dhe regjimenteve. Për hir të kësaj disipline dhe programi mësimor Korpusi i Shkodrës i rezistoi për një kohë të gjatë armikut. Kjo rezistencë ishte aq e fortë sa serbëve iu shteruan forcat, kurse malazezët as që mund ta imagjinonin një gjë të tillë. Marshalli Fevzi Çakmak në faqen 458 të librit me titull “Pamja e ndriçuar e Rumelisë Perendimore” thoshte: Pas tërheqjes së serbve drejtimi i malazezëve ishte si mos më keq dhe për zaptimin e Shkodrës nuk kishte shpresë. Mbreti plak me politikën e tij plot intriga mundohej të shtinte në dorë Kalanë. Esat Pasha i jepte shpresë Mbretit Nikollë, duke patur egon të kalonte në krye të një Shqipërie të lirë me dëshirën për të bërë ç’ishte e mundur kundër urisë, varfërisë dhe sëmundjeve epidemike. Vetëm Hasan Rizai që ishte shpirti i Kalasë, mundi të përfitonte nga shpërndarja e malazezëve dhe dobësimi i serbëve dhe të ndryshonte fatin e mbrojtjes. Për sulmin që do të bëhej duhej koka e Hasan Rizait. Vrasja e tij ishte një fat i keq për mbrojtjen e Shkodrës. Si do që të jetë Hasan Rizai me njerëzit e tij bëri që emri i tij të shkruhej në faqet e historisë.

(2) Forcat Malazeze

Në kohë paqe në ushtrinë malazeze kishte një organizatë paraushtarake. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ishte mbreti. Ushtria në kohë paqe nuk funksiononte. Në kohë paqe ushtria përbëhej nga dy divizione mësimore këmbësorie të përbëra secila nga katër kompani, një bateri mësimore, një bateri malore, një skuadër kalorësish për mbrojtjen e mbretërisë, një kompani xhenjo. Vendi ishte ndarë në divizione dhe brigada. Në paqe vendosja ishte e tillë: Një divizion këmbësorie dhe një bateri malore në Cetinje Kompani xhenjoje, skuadër kalorësish në Cetinje Një divizion këmbësorie në Podgoricë Bateri mësimore në Nikshiq Rregullat e ushtrisë në Malin e Zi ishin: Mosha e ushtrisë ishte nga 18 deri në 62 vjeç. Të rinjtë e moshës 18 vjeç mereshin në ushtri për t’u trajnuar. Vitin e parë bënin shërbim 4 muaj (artilierët trajnoheshin 6 muaj). Pasi mbushnin 19 vjeç ata thërriteshin dhe trajnoheshin në ushtri. Meshkujt që mbushnin 20 vjeç mereshin rezervista. Çdo malazez merej ushtar për tu trajnuar një herë në 5 vjet. Në kohë lufte:

Page 24: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

24

Ushtria e Malit të Zi përbëhej nga divizioni (1, 2, 3, 4). Çdo divizion, përveç njërit, përbëhej nga tre brigada (divizioni 1: brigada 1, 2 dhe 3; divizioni 2: brigada 4, 5 dhe 6; divizioni 3: brigada 7, 8 dhe 9; divizioni 4; brigada 10 dhe 11). Veçanërisht këto divizione kishin një njësi kalorësish zbulues, një skuadër xhenjo si dhe si divizion artilerie kishte dy bateri katër dhe gjashtë topëshe dhe një divizion drejtues. Brigadat kishin një skuadër xhenjo, një skuadër kalorësish zbulimi, një skuadër ndërlidhje dhe një bateri malore. Çdo person kishte 120 fishekë për çdo armë. Çdo brigadë kishte 20000-30000 fishekë rezervë. Për çdo top llogariteshin 150-200 gjuajtje. Armët e këmbësorisë: pushkë ruse 7.62 mm pesëshe. Kompanitë e tjera jashtë ushtrisë dhe institucionet përdornin armë jo automatike të quajtura Berdan. Armët e artilerisë: topa të lehtë me kalibër 76.2 mm, topa me kalibër 70 mm model i 1904, topa me kalibër 87 mm. Kishte veçanërisht 40 topa të rëndë me kalibër nga 120 mm - 200 mm. Shteti malazez dispononte 100 topa, 44 mitrolozë, 40000 pushkë në 9 bateri të rënda, 6 bateri fushore dhe 11 bateri malore. Populli dhe ushtria ishin të trajnuar mirë dhe me moral të lartë. (3) Forcat serbe Në v. 1901 në Serbi u aprovua ligji i detyrimit ushtarak nga 21 vjeç deri në 46 vjeç. Periudha e shërbimit të këmbësorisë zgjaste 1.5 vjet. Përgjithësisht shërbimi usharak zgjaste 2 vjet. Nga mosha 18 deri 21 vjeç mbanin pushkë. Nga mosha 46 deri në 50 vjeç ishte mosha që organizoheshin paraushtarakët. Serbia ishte ndarë në pesë divizione. Këto divizione ishin: Morava, Drini, Tuna, Shumadije dhe Timoku. Në këmbësori nuk kishte brigadë efektive. Nuk ishte menduar që divizionet të mblidheshin në korpus. Po të llogarisim 1000 (persona) për një batalion ushtrie, 150 kompanitë kalorëse dhe 160 bateritë, rezultojnë: 140 batalione këmbësorie 140 000 njerëz 46 kompani kalorësish 6 900 “ 128 bateri 20 000 “ Njësitë e tjera 5 000 “ Gjithsej 171 900 “ Në qoftë se këtyre u shtojmë dhe 6 divizione të tjera të dyta që përbëhen nga 85 000 persona, atëherë forcat që do të luftonin për Serbinë arrinin 260 000 njerëz. Këmbësoria kishte pushkë 7 mm model 99. Shpejtësia e kësaj pushke ishte 700 m/s dhe shenja arrinte deri në 2000 m. Ushtarët mbanin 150 fishekë. Artileria fushore kishte kalibër 7.5, kurse ajo malore kishte kalibër 7 cm. Ushtria e artilerisë së rëndë kishte armë me kalibër 12 deri në 15 cm. Pozicionet nuk ishin shumë të forta, prandaj kishin vendosur disa bateri të reja.

Page 25: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

25

Pjesa e tretë

Mbrojtja e Shkodrës në luftën ballkanike, beteja në rrethinat dhe në

Kalanë e Shkodrës

I.- Betejat në rrethinat e Shkodrës

1. Ngjarjet para shpalljes së luftës dhe betejat në kufi

a). Përplasjet në ndarjen e Selcës

Më 29 Korrik 1912 malësorët me ndihmën e Malazezëve sulmuan postën e kompanisë së Selcës. Kompania ishte ndarë në postat e policisë së zonave kufitare. Mashtrimet dhe propagandat që bënin agjentët malazezë bënë që kompania të tërhiqej në Tuz dhe Guci. Megjithëse kishte patur përleshje ato ishin të papërfillshme. Për të shtypur kryengritjet, Komandanti i Tuzit më 9 Shtator të 1912 dërgoi në Deçan katër kompani këmbësorie dhe dy topa. Këto forca i bënë ballë malësorëve. Përleshja vazhdoi deri në orën 23.30. Mëngjesin tjetër përleshja mes dy palëve filloi në 05.40. Këto përleshje vazhduan deri 12 - 13 Shtator 1912 dhe ndërpriteshin gjithmonë natën. Siç u përmënd dhe më lart këto përleshje nxiteshin nga malazezët. 13 Shtatori ishte ditë Bajrami. Në mëngjesin e kësaj dite malësorët sulmuan deri në Plaçe, 3 – 4 km larg Tuzit. Këtë herë malazezët duke marë pjesë në sulm, mbështeten malësorët. Kjo betejë ishte shumë e përgjakshme. Nga çdo familje myslimane që morën pjesë në këtë betejë u vra një, madje më shumë se një person. Po atë ditë në mbrëmje Divizioni i 2 i këmbësorisë së 71 të Alajës i erdhi në ndihmë me anije nga liqeni i Shkodrës kompanive që ndodheshin në Tuz. Në postën e policisë se Planiçës sulmi vazhdonte. Edhe pse malazezët e morën në dorë kullën, divizioni 3 nën komandën e Nuriut, kapitenit të këmbësorisë 72 të Alajit arriti ta shtinte përsëri kullën në dorë. Edhe ushtarët e tjerë të entuziazmuar nga heroizmi i oficerëve të tyre morën pjesë në shumë beteja të ashpra. Në këto beteja dhanë jetën 2 oficerë dhe 93 ushtarë si dhe u plagosën 3 oficerë dhe 34 persona. Qëllimi i malazezëve në të gjithë këto beteja ishte për të futur panik në popullin, për të pezulluar mobilizimin dhe grumbullimin, për të penguar apo vonuar mobilizimin e forcave turke dhe në këtë formë për t’i dhënë epërsi operacionit te tyre ushtarak.

b). Ngjarjet që i përkasin përplasjes së Selcës

Qëllimet e malazezëve ishin të shpërngulnin kufijtë e postave turke dhe të mos kishin nëpër këmbë njësitë ushtarake malësore dhe turke dhe të kishin fushë të lirë veprimi. Përveç kësaj të

Page 26: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

26

shpërndanin ushtarët turq në Tuz dhe të zvogëlonin forcën e tyre dhe të pengonin vajtje -ardhjen nga Tuzi në Shkodër. Natyrisht që këto përleshje ishin shumë të përgjakshme. Mësohet që në këto përleshje humbën jetën 300 ushtarë dhe se spitali i Podgoricës ishte i mbushur me të plagosur. Dhe të plagosurit e malësorëve kuroheshin në Podgoricë. Nga pala turke kishte rreth 200 të plagosur. Malazezët nuk mund të qëndronin të qetë. Në fillim të Shtatorit thërritën malësorët e Grudës në Cetinje që t’i parashtronin disa kërkesa ambasadës osmane. Malazezët përveç malësorëve të Grudës, përdorën në të njëjtën kohë edhe malësorët nga zona e Semit dhe kërkuan që në bazë të marëveshjes që këta kishin me shtetin osman, turqit të zbraznin postat kufitare. Malazezët atë që nuk e arritën dot me forcë donin ta provonin duke manipuluar malësorët. Për këtë arsye mbreti i Malit të Zi thirri të ngarkuarin me punë turk të informonte Prefektin e Shkodrës, për të zbatuar këto kërkesa. Në lidhje me këtë turqit u përgjigjën se malësorët nuk ishin autoriteti që shpërngulte postat policore. Pasi mori këtë lajm Divizioni i rezervistëve të Shkodrës iu drejtua Tuzit nga liqeni më 19 Shtator 1912. Në këtë divizion morën pjesë edhe 200 vullnetarë myslimanë nga qyteti i Shkodrës. Një pjesë e divizioneve që lundronin për në Tuz u sulmuan në kanalin e Grabonicës më 29 Shtator 1912. Kafshët i zu frika dhe filluan t’u fundoseshin varkat. Një pjesë tjetër e varkave që ishin prapa u drejtuan për nga anijet. Ata që ishin para u vranë duke u prerë hundën dhe veshët. Një pjesë të ushtarëve i zunë dhe pasi i zhveshën i nisën mbrapsht. Kjo ngjarje kishte ndodhur me urdhrin e qeverisë malazeze dhe bëhej që të pengonin kalimin për në Tuz. Ky nuk ishte episodi i fundit që provokuan malazezët para se të shpallnin luftë. Gjithë këto sulme dhe kjo dhunë u bë shkak për fillimin e luftës. 2. Shpallja e luftës dhe fillimi i sulmeve malazeze Shteti malazez i shpalli luftë Shtetit Osman më 8 Tetor 1912. Kur ky njoftim erdhi në Komandën e Shkodrës më 9 Tetor 1912, malazezët e kishin kaluar kufirin nga jugu i liqenit të Shkodrës. Kodi që vinte nga kufiri i Kranjës informonte se në kodrat e Lisnit dhe Kozakut ishin vendosur nga tre divizione këmbësorie dhe nga një bateri. Kurse në një port në jug të Tivarit ndodheshin dy divizione këmbësorie dhe një kompani mitralozësh. Para shpalljes së luftës për shkak të kryengritjeve që ndodhën në Shqipëri në një farë mënyre njësitë ishin të përgatitura dhe në kohën e luftës ata mundën t’i bënin ballë sulmit malazez. Në këtë kohë Komandanti i Divizionit të Shkodrës Gjenerali (Pashai) Hasan Riza i dha Mahmut Qamilit detyrën e Komandantit të Zonës së Taraboshit. Me shpalljen e luftës ushtria e Malit të Zi e filloi sulmin në tre drejtime: në veri, jug dhe në qendër.

3. Gjendja e forcave osmane gjatë sulmit malazez

Forcat osmane nuk e patën shumë të lehtë ta parandalonin këtë sulm të menjëhershëm të armikut. Mbas shumë përpjekjesh arritën të kenë sukses. Një rol të madh në këtë sukses luajtën oficerët me vlerë si Kermedin Koxhaman, Nafiz Gürman, Abdurrahman Nafiz, të cilët ishin dhe bashkëpuntorët më të afërt të Hasan Rizait. Me shtypjen e kryengritjes së malësorëve disa ushtarë do të liroheshin nga ushtria dhe do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por me fillimin e luftës italo - turke u anullua lirimi i këtyre ushtarëve. U pa e arsyeshme që derisa ushtarët e rinj të mësonin mirë përdorimin e armës, të vjetrit duhet të rrinin aty. Këta ushtarë në fillim të v. 1912 përbënin pjesën më të madhe të njësive të Shkodrës. Ata u ngritën kundër këtij vendimi. Komandanti i Divizionit Hasan Riza, shkoi natën në vendodhjen e ushtrisë, mblodhi

Page 27: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

27

komandantët e këmbësorisë, por nuk mundi t’i bindë. Numri i njerëzve në njësi ishte i vogël dhe Pashia nuk kishte në dorë asnjë fuqi tjetër. Ishte e pamundur t’i bindje apo t’i frikësoje. Këta ushtarë ishin ata të cilët kishin marrë pjesë dhe në kryengritjen e 31 Marsit në Stamboll. Ata që bënin pjesë në divizionin e Antalijas kishin parë dhe kryengritje të ngjashme në Hixhaz dhe Jemen. Këta mund t’i sillte në rrugë vetëm dhuna. Ky rebelim me plot trazira zgjati një javë. Këto trazira sa vinin dhe shtoheshin dhe kundrejt tyre nuk mund të bëhej asgjë. Kur u pa që nuk pati zgjidhje tjetër ju dha në dorë libreza e lirimit nga ushtria dhe u lanë të lirë. Pajisjet dhe armët ju morën. Ditën që një pjesë e mirë e tyre dolën në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, iu zu pusi në Qafën e Pukës nën komandën e kapter Mustafa Agait, ku disa mbetën të plagosur, kurse pjesa tjetër u detyrua të kthehej në Shkodër. Udhëheqësit e tyre u kapën dhe u dënuan. Ata që u kthyen ishin rreth 3000 vetë. Me këta u formua një batalion dhe të premten e parë pas kësaj ngjarje Komandanti i Divizionit i bëri të gjithë ata të kërkonin falje.

4. Betejat në veriperëndim të Pejës Duke prekur këtë temë do të kemi mundësinë të njohim më mirë gjendjen e forcave osmane në atë kohë. Grupi i Pejës: Divizioni 21 bashkë me batalionet e mbetura bëheshin gjithsej 21 batalione. Këto njësi ishin të vendosura në zonën e Plavës, Gucisë, Pejës, Rugovës, Beranës dhe Akovës. Veçanërisht me krijimin e Korpusit të ushtrisë së Vardarit, në atë zonë qëndronin mbetjet e Tashlicës. Në Tashlica kishin mbetur 5000, në Akova 2450, në Berana 2900, Rugovë 1200, Pejë 2000, Plavë 2400 dhe Guci 2400 ushtarë. Pamë që në kohën e shpalljes së luftës njësitë e Pejës ishin të pamobilizuara. Për shkak të shumë kryengritjeve të njëpasnjëshme nuk kishte qenë e mundur të trajnoheshin ushtarët dhe të kishte disiplinë në ushtri. Divizioni 4 i Kolashinit i përbërë nga brigada e 9, 10, dhe 11, e gjeti ushtrinë osmane të papërgatitur dhe i shkaktoi asaj humbje.

5. Betejat në zonën e Tashlicës

Rezultatet e betejave të këtyre zonave ishin për të ardhur turp. Mjafton të lexosh mendimet e Marshallit Fevzi Çakmak në veprën me titull ‘Pamja e ndriçuar e Rumelisë Perëndimore’ ku thotë me drithërimë: “Një ushtri që kishte 5000 pushkë, 4 mitrolozë të rëndë, një njësi kalorësish dhe një bateri xhenjoje duke mbetur mes urdhrave që nuk përputheshin kërkuan mbrojtje nga Austria se nuk kishin fuqi ta bënin vetë këtë gjë, kundrejt 1000 ushtarëve malazezë.”

6. Betejat në zonat e Akovës, Beranës, Plavës dhe Gucisë

Forcat malazeze në fillim sulmuan Akovën dhe Beranën, ku forcat turke nën urdhërat e Kolonelit Abdurezak u tërhoqën nga Akova drejt Jenipazarit e më pas në Tergovishtë. Pasi dhe Plava ra në dorë të armikut, u tërhoqën edhe në Manastir e Deçan. Gjenerali Vukotiç me dy Brigada (10 batalione) mori në dorë Akovën dhe la dy batalione kundër Tashlicës më 11 Tetor 1912, dhe në të njëjtën kohë marshoi drejt Seniçës që ishte 35-40 kilometra në veriperëndim të Jenipazarit dhe kështu do të formonte kontakt të ri më serbët. Me pas ai sulmoi Beranën. Focat e Vukotiçit që erdhën nga Akova mbërritën për katër ditë në Berana. Në këtë kohë forcat malazeze nga jugu ngushtuan Beranën nga të dy krahët. Kështu që Berana ishte rrethuar nga jugu dhe

Page 28: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

28

veriu. Natën e 15/16 Tetorit 1912 njësitë u munduan të çanin rrethimin e më në fund arritën të shpëtonin. Kështu që edhe ky vend kishte rënë në dorën e malazezëve. Pas kësaj çarje shtetrrethimi u rigrupuan regjimenti i 63, 55 dhe batalioni 3 dhe 10, me gjashtë topa dhe skuadrën e mitralozëve në Tregovishtë. Malazezët pasi shtinë në dorë Akovën dhe Beranën armatosën të krishterët duke ia lënë në dorë mbrojtjen. Malazezët sulmuan më pas Plavën dhe Gucinë. Civilët u larguan më 21 Tetor 1912, kurse batalioni i ushtrisë në gjendje shumë të shpërndarë u tërhoq në Gjakovë. Rezervistët e divizionit të Prizrenit nuk arritën në kohë për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë. Me forcat që kishin u sulmua nga Manastiri i Deçanit për në Plavë më 22 Tetor 1912 u kap kodra e Mukrës, por pa arritur ndonjë sukses sepse edhe gjenerali Xhavit Mirliva ishte i plagosur. Megjithëse oficer Fatiu deshi të merrte drejtimin e divizionit, Xhavit Pasha nuk pranoi. 7. Betejat në zonën e Tuzit Kompania e kufirit të Selçës u tërhoq në Tuz dhe u inkuadrua në forcat turke të atjeshme. Komandanti i Tuzit dërgoi 4 kompani këmbësorie dhe dy topa që të shtypte kryengritësit e Deçiçit. Kjo njësi u përlesh ashpër me malësorët. Përleshja zgjati deri në orën 10.30 të mbrëmjes. Të nesërmen beteja filloi përsëri në orën 5.40. Këto përleshje vazhduan si dhe të tjerat (natën nuk luftohej) deri më 12 – 13 Shtator 1912. Mbrëmjen e 13 Shtatorit 1912 regjimenti i këmbësorisë 71 dhe dy kompanitë e divizionit të dytë të Shkodrës që erdhën me vapor nga liqeni iu erdhën në ndihmë reparteve të Tuzit. Pas 15 Shtatorit 1912 forcat e Tuzit ishin nën komandën e major Sadedinit. Këtu u vendos edhe Halili, komandant i regjimentit 72. Nga informacionet u vërtetua se forcat armike ndodheshin rreth fshatit Metagosh dhe sulmonin nga krahët, në zonën e Tuzit dhe Deçiçit. Meqë relievi i Vranjës ishte i hapur dhe jo i thyer ato ndoqën rrugën nga kodrat e Vuksanlikës përmbi Deçiç. Batalioni mbërriti në kodrën e Kynbetit thuajse në një kohë me kryengritësit. Distanca mes dy palëve ishte 5 – 10 m. Kjo përleshje ndodhi aq shpejtë saqë vija e dytë e luftimit nuk e arriti. Kurse kompania e 4 nuk u përfshi fare në këtë luftë të afërt. Kjo përleshje ishte shumë e përgjakshme dhe herë herë viheshin re tërheqje të ushtarëve, por oficerët u treguan guximtarë dhe i kthyen ata përsëri në sulm. Në këtë përlëshje batalioni humbi 93 ushtarë dhe 2 oficerë, kurse 3 oficerë dhe 34 ushtarë u plagosën. Këtë betejë e fitoi pala armike që ishte në kushte më të mira se forcat osmane.

II.- Betejat për Kalanë e Shkodrës (betejat për mbrojtjen e zonave strategjike të Shkodrës)

II-1. Mbrojtja e zonave dhe vendeve strategjike të Shkodrës Megjithëse e kemi prekur në faqet e mësipërme duhet të dimë forcat që ruanin pozicionet e Shkodrës. Në veri, pjesa mes liqenit të Shkodrës dhe Kirit u quajt zona e fushës; në lindje, pjesa mes Kirit dhe Drinit u quajt zona e Kirit; në jug, pjesa mes lumit Bunës dhe lumit Drin u quajt zona e Bërdicës; dhe në perëndim zona nga liqeni i Shkodrës në Bunë, e deri në malin e Taraboshit u quajt zona e Taraboshit.

Page 29: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

29

Veçanërisht duhet kujtuar që zona e kënetave në jug të Shkodrës, në pjesën e kodrave të Dervishit u quajt zona e kodrave të Dervishit dhe zona ku bashkohej Kiri me Drinin u quajt zona e pritave. Forcat e ruajtjes së këtyre zonave para betejës dhe të komandantët ishin si më poshtë: Zona e Fushës Komandanti: Komandanti i divizionit rezervë, oficer Sadiku (nga Tirana) Shefi i Shtabit: Kapiten Sherifi (nga Siria) Forcat: Regjimenti 70. bataljoni i 1. Batalioni 1 i regjimentit 51. Batalioni i rezervistëve të Tiranës Batalioni i rezervistëve të Dibrës Vullnetarët e Shkodrës (300 persona) Vullnetarët e Martaneshit (120 persona) Sanxhaku i Postribës (77 persona) Kompania e mitralozëve të regjimentit 52 6 topa 87 mm 4 topa 75 mm Kompania 24 e artilerisë Zona e Kirit Komandanti: Komandanti i divizionit të rezervistëve të Elbasanit, Kolonel

Xhemali Shefi i shtabit: Kapiten Asimi (boshnjak) Forcat: Batalioni 3 i regjimentit 54 Batalioni 3 i regjimentit 53 Batalioni 2 i regjimentit 71 Batalioni i rezervistëve të Lushnjes Batalioni i rezervistëve të Beratit 4 topa 120 mm 3 topa 75 mm 2 topa 75 mm 4 topa 80 mm Zona e Bërdicës: Komandanti: Komandanti i Divizionit të Shkodrës të Regjimentit të topave,

Kolonel Ibrahimi Shefi i Shtabit: Kapiten Nesimi (nga Kreta) Forcat: Batalioni 3 i regjimentit 50 Bataljoni 2 i regjimentit 54

Batalioni i rezervistëve të Elbasanit. Batalioni i rezervistëve të Devollit Vullnetarët e Pukes (500 persona) Xhandarmaria (100 persona) 1 top 75 mm 12 topa 87 mm 7 topa 75 mm

Page 30: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

30

Kompania e dytë e Batalionit të 6 Zona e Kodrës së Dervishit: Komandanti: Komandanti i Regjimentit të Durrësit, nënkoloneli Selim Forcat: Një kompani e batalionit të Kalasë Vullnetarët e Shkodrës 3 topa 80 mm Zona e Pritës Komandanti: Komandanti i batalionit të 13 të artilerisë major Selaudin Forcat: Batalioni i rezervistëvë të Peqinit Vullnetarët e Shkodrës 2 topa 120mm 2 topa 80mm Forcat e Korpusit Batalioni 24 i qitjes

Batalioni i 2. dhe 3. të regjimentit 70. dhe kompania e mitrolozëve Batalioni i 1. regjimentit 71. 3 topa të lehtë 1 top 75 mm Vaporët e flotës detare kishin dy mitrolozë dhe dy topa te rëndë

Mundësitë për të mobilizuar ushtrinë kanë qënë të vogla si dhe që kompanitë të viheshin në rregull në zonën e Shkodrës. Pas fillimit të luftës ndërrimi i vendeve të luftimit të kompanive sipas nevojës nga një zonë në tjetrën ka sjellë një rrëmujë të madhe II-2. Betejat dhe rrethimi nga armiku i vendeve strategjike të Shkodrës

1). Beteja e parë e Shkodrës (Sulmi i parë i Bardhanjorit) Kjo betejë quhet dhe beteja e fshatit Myselim. Më 29 Tetor 1912 malazezët, Divizioni i 3 me brigadat 7 dhe 8 sulmuan Kalanë nga pika e saj më e dobët që ishin kodrat e Bardhajt. Megjithëse në orët e para të sulmit ata u detyruan të tërhiqeshin ata arritën me sukses të zaptonin kodrat në perëndim të kalasë. Sulmi i ashpër që u bë si kundërpërgjigje kundër malazezëve më 30 Tetor 1912 i shkaktoi atyre shumë humbje. Ata u detyruan të linin dhe ato toka që kishin pushtuar. Beteja që zgjati dy ditë i shkaktoi malazezëve 1000 të vdekur. Në këtë kohë ranë rob një kapiten dhe tetë ushtarë malazezë. Turqit kishin shtënë në dorë dhe shumë armë. Humbjet e turqve ishin gjithsej të vdekur dhe plagosur 385 veta. Më 31 Tetor të 1912 pjesa lindore e Kirit u spastrua nga armiku. Ditët e mëpasshme ishin të mërzitshme për armiqtë.

Page 31: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

31

2). Beteja e Kakarriqit (4 - 7 Nëndor 1912)

Zona e Kakarriqit nëpërmjet qafës së Jugës është rreth 15 km larg Balldrenit dhe përshkohet nga një mal i lartë. Në veri gjenden kënetat e Drinit, në jug Këneta e Kakarriqit dhe liqeni i Balldrenit. Lëvizja nga perëndimi ishte e pamundur për shkak të kënetave. Në hyrje të stinës së dimrit rrugë - kalimet për në Malin e Kakarriqit ishin dy, njëri ishte nga Kukli dhe tjetri 4-5 km në perëndim të tij në Jush. Rruga nga Kukli ishte më e mirë se ajo e Jushit. Për të shkuar nga Barbullushi për në Jush duhet të kaloje një kënetë më gjerësi 2.5 km. Vendkalimi kishte thellësi më tepër se një metër dhe ishte 100 metra i gjatë. Vendndodhja armike ishte pranë kodrave me nr.394, 327 kurse forcat e tyre përbëheshin nga pesë batalione këmbësorie, dy topa dhe dy mitrolozë të rëndë. Rruga e furnizimit të armikut kalonte përmes kënetave në drejtim të Belajt dhe Luarzit me kallauz vendas. Koloneli dha urdhrin që duke e rrethuar armikun ta sulmonin nga të dy krahët në mëngjesin e 4 Nëntorit 1912. Kompanitë u ngjitën me shpejtësi në kodër. Beteja e kësaj dite qe aq e ashpër sa disa pjesë të territorit herë kalonin në njërin krah e herë në tjetrin. Nga batalioni i qitjes u plagosën 5 oficerë dhe 24 ushtarë, ndërsa 16 vetë u vranë. Kompanitë e kaluan natën e 4 - 5 Nëntorit në Zonën e Barbullushit. Megjithëse u tentua që të arrihej në shpatin perëndimor të Kuklit ushtarët e padisiplinuar bënë që ky plan të mos realizohej. Më 5 Nëntor 1912 armiku u sulmua dhe u kap kodra me nr. 327 dhe më pas kodra nr. 386. Pas orës 16.00 luftimet u ndezën më shumë dhe para perëndimit të diellit u vu re një batalion këmbësorie që vinte të përforconte armikun dhe u sulmua nga kodra 386 me topa. Deri në perëndim të diellit topat dhe mitrolozët hapnin zjarr derisa bënë që ky batalion të zhdukej. Në mëngjesin e 6 Nëntorit filluan përgatitjet për sulm, kurse nga armiku nuk u pa asnjë lëvizje. Pasi u shpërnda mjegulla forcat turke përveç tufave të lopëve dhe deleve nuk panë asnjë këmbë armiku. Armiku e kishte braktisur vendin e luftës. Gjatës ikjes kishin lënë pas armatime dhe kafshë transporti. Forcat që kishin ardhur nga Barbullushi me në krye Kapitenin e shtabit Keramedin nuk e pranuan faktin që armiqtë kishin braktisur fushën e betejës. Komanda malazeze e luftës së Kakarriqit përbëhej nga dy batalione këmbësorie dy mitrolozë dhe veç këtyre u kuptua që i erdhën si përforcime dhe dy batalione të tjera. Forcat armike u tërhoqën drejt Belajt më 6 Nëntor 1912. Në këtë betejë kishin vdekur 33, plagosur 33 ushtarë dhe 5 oficerë. Kurse në fushën e betejës u gjetën 100 të vrarë. Forcat turke që ishin mësuar me shpirtin luftarak hidheshin mbi armikun. Por për fat të keq zbulimin e kishin shumë të dobët dhe nuk kishin kuptuar që armiku ishte tërhequr.

3). Marshimi i serbëve drejt Adriatikut (beteja e Beltojës) Fillimi i sulmit të Bardhanjorit dhe Bërdicës nga malazezët, ishte për të përgatitur frontin e luftës kundër Shkodrës. Forcat serbe në këtë luftë ishin të ndara në dy divizione. Në të njëjtën kohë që luftonin në zonën Beltojës në frontin tjetër sulmonin bashkë më malazezët Kalanë e Shkodrës. Në librin e Milutin D. Lazaroviç thuhet: “Vetëm pas firmosjes së armëpushimit, malazezët i morën vesh përmasat e humbjeve që patën në zonën e Shkodrës. Sulmi i malazezëve u realizua në Rijak vetëm pas marrveshjes së dy kryekomandantëve të ushtrive serbe dhe malazeze më 20 Janar 1913.” “...Ishte gabim që njësitë e pozicioneve mbrojtëse turke të fortifikuara të sulmoheshin të papërgatitur. Të sulmohej kalaja e Bërdicës që ishte e pamundur të shtihej në dorë dhe batalionet të shpërndaheshin përpara telave me gjëmba.”

Page 32: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

32

Komandanti Malazez i këtyre njësive nuk e kishte imagjinuar se mund të humbiste pas shumë fitoreve që kishin patur deri atëherë. “Forcat e komanduara nga komandanti i regjimentit të Kirit vazhduan sulmin pa u lidhur me forcat e krahut të majtë dhe patën një humbje të frikshme përpara gardhit me tela në lokalitetin osman. ..” Këto rreshta janë rrëfyer me shumë dhimbje nga një armik pas fitores së turqve në betejën e Beltojës. 4). Beteja e Zadrimës Në këtë betejë morën pjesë forcat serbe dhe malazeze. Në fillim forcat serbe sulmuan njësitë e shkëputura turke, por forcat turke kundërsulmuan në ditët e fundit të Nëntorit të vitit 1912. Kur komandanti i njësisë turke mori vesh për përforcimet që po u vinin forcave serbe i kërkoi ndihmë Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë arsye batalioni 24 i qitjes, batalioni 1 dhe 2 i Regjimentit të 70, një bateri e shpejtë malore dhe nje kompani e artilerisë së rëndë (mitraloz) u nisën që me natë për ndihmë. Kjo forcë duke thyer rezistencën e dobët të armikut arriti që në Dhjetor të 1912 të pushtonte Mijetin. Më 16 Dhjetor 1912 me armatosjen e popullsisë, armiku nuk mundi t’i bëntë ballë sulmit turk dhe për këtë arsye më 16-18 Dhjetor, tre ditë pas përleshjes ata u tërhoqën në drejtim të Dragoshit – Kutrit. Në këtë betejë pala turke humbi gjithsej rreth 150 ushtarë. Ndërsa nga pala armike, duke përfshirë ata që u larguan dhe ata që u mbytën në ujra dhe moçale, humbën jetën rreth 600 ushtarë. Palës armike iu morën një sasi armësh dhe municionesh si dhe iu zunë rob 60 persona. Pala armike kishte sjellë me vete një sasi të mirë ushqimi të cilën gjatë largimit nuk arritën ta merrnin me vete dhe për pasojë kaloi në duar të turqve. Kjo gjë zgjati qëndresën e Kalasë edhe për një muaj më tepër. Nga kjo betejë morali i serbëve kishte rënë shume dhe për këtë arsye, nuk po i sulmonin më njësitë turke. Përforcimet e ardhura dhanë si rezultat këtë fitore. Postat policore turke mbetën të palëvizura rreth zonës së Bushatit. Të ndikuar nga kjo ngjarje, bullgarët i kërkuan Nazim Pashait të pranonte deklaratën e armëpushimit. Në mes të Dhjetorit, rreth zonës së Lezhës filluan sulmin kundër serbëve edhe malësorët duke iu shkaktuar atyre shumë humbje. Për këtë arsye dy batalionet serbe që luftonin në frontin e veriut u gjenden shumë keq. Malazezët më 28 Janar 1913 u tërhoqën drejt kodrës së Vezës që ndodhej 1.600 m larg kodrës së Fesatit. Ata nuk mundën ti bënin ballë armatimeve të forcave turke dhe të humbur u tërhoqën në kodrën e Sivrisë. Pozicionet nuk ishin të përshtatshme që forcat turke të qëndronin aty dhe për këtë arsye u kthyen në kodrën e Pususë. 5) Vdekja e Hasan Rizait Banesa e Hasan Rizait në qytet ruhej si në kohë luftë dhe në kohë paqe. Banesën Pashai e ndërroi vetëm pas sulmit malazez në Kakarriq. Tani banesa e tij ishte menjëherë pas formacioneve të ushtrisë. Më 27 Janar 1913 Pashai pati një çrregullim në stomak dhe u kthye në banesën e tij në qytet, këto ditë ai përpiqej të ngrinte shqiptarët katolikë në rrethina kundër serbëve dhe malazezëve. Shqiptarët ishin futur në rradhët e ushtrisë turke por të arrije ti mobilizoje ata kundër malazezëve ishte një punë e madhe. Për këtë gjë dha ndihmën e tij dhe Esat Pasha. Hasan

Page 33: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

33

Rizai u tregonte udhëheqësve katolikë për rrezikun që do t’i kanosej në rast se serbët do të fitonin. U thosh atyre se çdo gjë që bënte Qeveria Turke, e bënte në favor të shqiptarëve. Dhe shqiptarët e shikonin rrezikun që i kanosej kurse priftërinjtë kishin filluar ta shqyrtonin këtë çështje. Kryepeshkopi i Shkodrës në emër të Shqipërisë kërkonte nga Hasan Rizai garanci. Kryepeshkopi i Shkodrës u ul në bisedime me Hasan Rizain dhe vendosën mbi kushtet që Qeveria Osmane do të përpunonte në favor të shqiptarëve dhe që në kala në krah të flamurit osman të vihej flamuri shqiptar. Hasan Rizai pranoi, me kusht që të gjithë malësorët dhe shqiptarët katolikë t’i përdornin armët e tyre kundër serbëve dhe malazezëve. Detajet për këtë vendim u la të diskutoheshin në barakat e vendosuara në Kodrën e Dervishit. Pasi të bisedonte me priftin që do të vinte në shtëpinë e tij do të fillonin përgatitjet për kryengritjen kundër serbëve në Zadrimë dhe Nënshat. Hasan Rizai zbriti nga Kodra e Dervishit duke kontrolluar me shumë kujdes trupat, kështu erdhi më vonesë në shtëpi dhe zvogëloi kohëzgjatjen e bisedimeve. Dielli kishte perënduar. Pas pak kohësh erdhi nëntogeri i dërguar nga Esat Pashai dhe e pyeti nëse duhej që të vinte Esat Pasha me priftin atje apo duhet të prisnin Hasan Rizain? Hasan Rizai i tha Aburrahman Nazif Beut se do të vonohej një orë. Pas kësaj mori dhe nëntogerin e ardhur me vete dhe u nisën për në shtëpinë e Esat Pashës që ishte 150 m larg. Për këtë ai nuk lajmëroi asnjë nga rojet e veta megjithëse nuk e kishte zakon të dilte nga shtëpia i vetëm. Rojet i merrte gjithmonë rezervistë për të mos pakësuar numrin e luftëtarëve. Shtëpitë ishin përballë njëra tjetrës. Në orën 18.45 mes dy shtëpive u dëgjuan dy krisma dhe pak më vonë një tjetër. Rojet e Hasan Rizait dolën menjëherë jashtë. Mes dy shtëpive në errësirë ata panë Hasan Rizain në tokë të plagosur dhe me armën e tij të sapo nxjerrë nga brezi. E sollën në shtëpi dhe u fillua menjëherë mjekimi. Fjalët e para që tha ishin: “Më dolën dy tre vetë para dhe unë nuk munda ti shoh nga errësira. Njëri prej tyre pasi u afrua shumë afër shtiu dy herë kurse tjetri shtiu pasi unë kisha rënë në tokë.” Mjekimi i parë i plagës bëri që dhimbja të bëhej e padurueshme, por ai nuk e jepte veten. Bile bënte dhe ndonjë shaka me kapiten Qemalin që kishte humbur një dorë në luftën e Kakarriqit. I thoshte ”Qemal ti ke një plagë kurse unë tre dhe jam më trim se ti.” Pas pak erdhi Esat Pashai me sy të përlotur. Kur pa Esat Pashën e ftoi brenda dhe urdhëroi t’i bënin një kafe. Diskutimet u ashpërsuan, Hasan Rizai që po i dëgjonte nga dhoma tjetër dërgoi fjalë: “detyra e çdokujt është të mbrojë Kalanë dhe ushtrinë kurse kjo imja nuk është për t’u diskutuar, nëse vritem do të shkoj tek Allahu, dhe nesë mbetem i gjallë do të dal me ballin lart”. Ai mendonte se të tre plumbat i kishin hyrë në trup. Ai i tha njërit prej agallarëve të Shkodrës, miqve më të mirë të tij të mos e linte këtë gjak. Hasan Rizai bindte njerëzit që e vizitonin se duhet të luftonin për mbrojten e Kalasë së Shkodrës se për ndryshe nuk do të kishte tjetër shpëtim. Doktori që i rrinte pranë i bëri një morfinë që të qetësohej nga krizat. Ndërsa pasi u zgjua ai filloi të jepte direktivat për drejtimin e ushtrisë në frontin e luftës. Gjendja e tij qe kritike dhe ai tani po mendonte se kë do të ngarkonte me detyrën e komandantit të ushtrisë. Ai mendoi se Abdurrahman Nazifi duhej të firmoste për këtë post. Natyrisht që këto punë bëheshin vetëm nëse ai do të ishte gjallë. Para se të ndërronte jetë ai nxori disa persona nga dhoma e tij dhe thërriti Shefin e Shtabit, Keramedin Beun që t’i lexonte një Jasin. Sapo mbaroi Jasini, Hasan Rizai dha shpirt. Ora ishte 22.45 dhe ai kishte jetuar 7 orë i plagosur. Ai kishte dy plagë. Njëri plumb duke i shpuar veshkën dhe stomakun kishte kaluar katër gisht poshtë gjoksit në anën e majtë, kurse tjetri kishte hyrë në të njëjtën anë, por pak më poshtë. Hasan Rizai kishte vdekur pa ja lënë askujt komandën e ushtrisë. Abdurrahman Nazifi dhe Keramedini kishin debatuar për këtë temë, por më në fund vendosën që këtë detyrë t’ia linin Esat Pashës. Esat Pasha kërkoi prej këtyre të dyve që të bënin betimin se do të punonin dhe për të ashtu siç kishin punuar për Hasan Rizain. Keramedini mori përsipër të udhëhiqte drejpërdrejt ushtrinë. Këtu duhet të flasim pak për Esat Pashën. Ai ishte nga Tirana dhe rridhte nga familja e Toptanëve. Politika e Sultan Hamidit ishte të shtinte në dorë të parët e vendit dhe me anë të tyre të zotëronte Shqipërinë. Duke i dhënë këtyre

Page 34: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

34

njerëzish grada dhe pushtet, ai i lidhte ata pas vetes. Abdul Hamiti i dha atij gradën e Gjeneralit. Esati ishte i pashkolluar dhe nuk ishte ushtarak. Dinte të shkruante dhe këndonte pak turqisht. Që të arrinte të mbante pushtetin e tij shpesh përdorte forcën. Ishte shumë i pasur dhe i zgjuar. Ndiqte mënyrën e drejtimit të Sulltan Hamidit dhe ishte frikacak. Në kohën që në Tiranë filluan kryengritjet Hasan Rizai e mori prej andej dhe e solli në Shkodër. Nëse lufta do të zgjaste ai do të bëhej komandanti i Shkodrës. Esat Pashait nuk i pëlqeu ky titull dhe e quajti veten Komandanti i fronteve të lindjes dhe veriut të Shkodrës. Në kohën e luftës ai nuk donte të qëndronte në Shkodër, por kërkonte të shkonte të punonte në Tiranë për krijimin e një organizate dhe prej andej të ruante lidhjet me Shkodrën. Shkak për këtë ishte shmangia nga lufta që do të fillonte 28 Tetor 1912 në frontin e Kirit. Hasan Rizai e bindi të rrinte në Shkodër, por kjo gjë kishte shkaktuar një perde të ftohtë mes tyre, dhe kur bëhej fjalë për bisedime ata uleshin shpesh dhe bisedonin gjatë. Qëllimi i Esatit ishte të fitonte gradën e gjeneralit dhe të bëhej deputet i parlamentit, kurse qëllimi i Hasan Rizait ishte që Shkodra të fitonte luftën dhe pas saj ai do të ndihmonte Esatin të arrinte atë që donte. Esat Pasha ishte i dashurar me Stambollin dhe vendet e argëtimit që ndodheshin në të. Ai jetonte me ëndrrën e Stambollit. Shpresa e tij ishte edhe që të zotëronte Shqipërinë. Por shqiptarët myslimanë dhe katolikë ishin në krahun e Hasan Rizait. Biles njëri nga krerët drejtues të fesë katolike, në vend që të ishte kundër tij propozoi që me lejen e Qeverisë Osmane, Hasan Rizain t’a zgjidhnin princ të Shqipërisë. Esat Pashai për një moment mendoi se mund të arrihej armëpushimi. Ndërsa Hasan Rizai pak merrej me punët e shqiptarëve dhe më shumë preokupohej për dinjitetin dhe nderin e ushtarëve turq. Ajo që donte më tepër ai ishte që forcat turke të tërhiqeshin në Anadoll me nder. Kurse Esat Pashai nuk shihej si një kokë me vlerë për të drejtuar vendin. Esat Pashai frikësohej më tepër nga të rinjtë shqiptarë. Dhe ajo që e frikësonte më tepër i ra për pjesë ta hiqte, më 13 Qershor 1920 kur u vra në Paris nga Avni Rustemi. 6). Beteja e dytë e Shkodrës (Sulmi i dytë i Bardhanjorit dhe sulmi i përgjithshëm) Me 3 Shkurt 1913 divizioni i 2, 3 dhe 4, malazez ndodhej në krahun verior të Kalasë së Shkodrës dhe në frontin e Bardhanjorit. Divizioni 1 malazez në Tarabosh dhe ai serb në Bërdicë ishin gati për sulm. Më 7 Shkurt 1913 filluan bombardime të forta nga të dyja palët. Divizioni i dytë u fut në Bardhanjor. Brigada e Açiçit u fut në kodrën lindore të fshatit Myselim. Natën duke kaluar nga një shteg i hapur i rrethimit me tela ata zaptuan kodrën. Kurse katër brigadat e tjera hynë në Bardhanjor. Nga veriu sulmonte një brigadë me 5 batalione (2100 vetë). Nga lindja një brigadë më gjashtë batalione (2400 vetë). Nga juglindja një brigadë me tre batalione (1200 vetë). Nga jugu një brigadë me katër batalione (1600 vetë). Të arrije në Bardhanjoll nuk ishte shumë e lehtë dhe forcat nuk mundën të kalonin rrethimin me tela kështu që pas shumë humbjesh ata u vendosën pranë rrethimit. Të gjitha përpjekjet për të këputur telat dolën pa sukses. Zgjatja e luftës nuk ishte parashikuar dhe ushqimi nuk mjaftonte për të dy ditët që ushtarët ndenjën aty, gjë kjo që vështirësoi jetesën e ushtarëve. Megjithëse malazezëve ju erdhën përforcime dhe ata përparuan nuk arritën të thyenin turqit kështu që u detyruan të kthehen prapa. Kjo ishte një betejë shumë e përgjakshme dhe me humbje nga të dyja palët, por armiqtë kishin humbur dy herë e gjysmë më shumë njerëz sesa turqit. (7) Sulmi që serbët bënë natën në Bërdicë (Beteja e Beltojës) Serbët që më 5 Shkurt 1913 vinin nga jugu për në Bërdicë arritën që në 7 Shkurt 1913 të arrinin të shtinin në dorë zonën afër Bushatit. Batalioni 2, i Regjimentit 54 të këmbësorisë u bashkua

Page 35: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

35

pranë Zonës së Bërdicës. Në natën e 7 Shkurtit 1913 pati një luftim me topa nga të dy palët. Në këtë kohë u vu re një batalion serbësh që shkonte drejt Majës së Melgushës.kurse një batalion tjetër drejt Ashtës. Natën e 8 Shkurtit në zonën e Kishës së Beltojës, u dëgjuan zhurma dhe rënie bilbili, me të dëgjuar këtë vija e parë e luftës hapi zjarr, por kur nuk mori asnjë përgjigje nga armiku. E njëjta gjë ndodhi dhe nje herë tjetër po atë natë, vija e parë mori pozicion dhe ishte e gatshme për çdo lloj sulmi. Rreth orë 03.30 para rrethimit me tela u dëgjuan zëra (Rroftë Mbreti Petro). Armiku para se të sulmonte ndaloi para telit dhe e preu atë. Në këtë betejë forcat serbe hasën një rezistencë të madhe, ato i përkrahte dhe artileria.Vetëm bateria e 6 kishte dy topa dhe të gjithë të tjerët ishin mbledhur para telave për të sulmuar armikun. Forcat armike çanë katër vende rrethimi dhe arritën deri në kullën 7 dhe 8. Ata kishin çarë dhe tre vende të tjera mes kullës 8 dhe Kishës së Beltojës. Armiku e shtoi sulmin nga kullat 7 dhe 8. Errësira nuk linte që të shikoje mirë se ç’bënte armiku. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë shtohej presioni mbi armikun dhe sidomos në fushë ata kishin shumë humbje. Në të njëjtën kohë ata që kishin mbetur brenda zonës se kishës dhe shtëpive përreth u detyruan të dorëzoheshin. Ushtarët turq morën zemër dhe sulmonin gjithnjë e më shumë mbi armikun madje pa pasur nevojë të merrnin urdhër nga komandantët e tyre. Artileria gjithashtu i shkaktoi humbje të mëdha armikut. Pjesa tjetër rrethoi armikun nga mbrapa dhe e futën atë në mes ku nuk kishte më se ç’të bënte përveç se të dorëzohej. Përpjekjet e topave armik ishin të kota se ushtarët turq nuk po përmbaheshin më. Në 05.30 kompanitë e mbetura armike nuk dinin nga të arratiseshin më parë. Pas kësaj njësitë turke ishin shumë të lodhura dhe nuk mundën t’i ndiqnin. Nëse do të bëhej kjo Kalaja e Shkodrës mund të lidhej me pjesën tjetër të vendit. Në këtë betejë njësitë turke kishin humbur 41 persona dhe kishte 64 të plagosur. Kurse humbjet e serbëve ishin: sipas njoftimit zyrtar të ekipeve shëndetsore njoftohet se në fushë kishte 1379 të vrarë, katër prej tyre oficerë, 86 ishin të plagosur dhe 428 persona ishin kapur rob. Në fund të kësaj beteje janë mbledhur rreth 3000 armë. Ata që kishin rënë në humnera apo ishin mbytur nëpër moçale nuk përfshiheshin në këtë numërim. (8) Ngjarjet e Shkurtit që ndodhën në Shkodër Këto kohët e fundit vihej re se armiku po afrohej shumë në drejtim të pozicioneve mbrojtëse turke. Ata po shtonin përgatitjet për një sulm tjetër dhe po i afroheshin rrethimit me gjemba. Sidomos në mes të Shkurtit ata ishin afruar aq shumë sa që mund t’i hidhinin bomba dore njëri tjetrit. Malazezët nuk qëndronin kot ata po përgatisnin në fshtehtësi topat. Ata sulmonin shpesh herë me topa pozicionet turke. Në shumicën e rasteve përleshjet ndodhnin natën, në këto përleshje pala turke humbi 40 ushtarë ndër ta dhe një kapiten. Serbët ngrinin kurthe dhe çadra në majat e Bushatit dhe Ashtës. As bombardimet që serbët bënë me avionë nuk dhanë ndonjë rezultat. Në fund të Shkurtit serbët sulmuan pa rreshtur tre ditë dhe netë. Për të mos humbur njerëzit nga bombardimet ishin ngritur çadra që ruheshin. Në qytet u dogjën shumë shtëpi. Zjarrfikëset ushtarake arritën të shuanin zjarrin menjëherë. Përpjekjet që u bënë për të grumbulluar ushqime nga Durkijeti dhe Ashti dështuan. U arrit të grumbulloheshin shumë pak ushqime. (9) Operacioni i Marsit 1913 Shkodra bombardohej çdo ditë. Nga këto bombardime u dëmtuan konvikti i i ndihmave austriake dhe Manastiri Françeskan ku rrinin priftërinjtë. Në këtë kohë Qeveria Austriake ndërhyri politikisht për hir të disa shtetasve të palëve asnjëanëse që u vranë ose u plagosën aty. Malazezët megjithëse nuk kishin sulmuar prej katër ditësh më 16 Mars filluan sulmin përsëri. Në mes të Marsit një pjesë e mirë e divizionit të 1 të Bandirmasë me katër bateri të rënda (12 topa të

Page 36: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

36

lehtë 12cm) dhe katër topa (21cm) erdhën në Shëngjin dhe u vendosën në frontin e Bërdicës. Më 21 Mars u vërtetua kthimi i këtyre anijeve nga Skela e Semanit. Gjenerali i Shtabit të Ushtrisë Serbe Popoviç mori komandën e forcave serbe. Një forcë e barabartë me tre divizione dhe 16 bateri u vendosën në frontin jugor të Kalasë. Malazezët sulmuan dhe një herë mbi Shkodrën për krenarinë e tyre kombëtare. Përforcimet që kishin ardhur në një farë mënyre kishin zëvendësuar humbjet në sulmet e mëparshme.Veçanërisht kishin shtuar topat e rëndë. Përveç kësaj ata kishin vendosur të bënin dhe disa sulme të tjera. Divizioni i 2 nga krahu tjetër, në frontin e veriut ishte pozicionuar pranë Kalasë dhe kur t’i duhej të kalonte rrethimin e telave u ishte dhënë nga një thes me rërë dhe nga një deng bari. Për të qenë më të sigurtë nëse armiku kalonte telat me gjemba, ishin vendosur fuçi të mbushura me dhe dhe brenda tyre ishte derdhur 10 cm beton. Këtë herë malazezët kishin vendosur të zaptonin Taraboshin. Ata do të sulmonin fort nga frontet e jugut dhe veriut. Mendohej që ata të sulmonin dhe barrikadat e ngritura gjatë rrugës së Tuzit që ndodhej pranë vendosjes së frontit verior. Përforcimet e ardhura kishin bërë që serbët të mos përparonin. Moti me lagështirë i pranverës ju a vështirësonte dhe më tepër kalimet nëpër moçale. Serbët që kishin nxjerrë mësim nga humbjet në sulmin e Beltojës sulmonin me shumë maturi. Në frontin e Lushnjës vepronte Divizioni i 6 kurse një pjesë tjetër duhet të ishte e gatshme kundër çetave shqiptare. Komandanti serb kishte mundësi të merrte një vendim kundrejt çdo gjëje që mund të ndodhte. Për këtë do të merrte pjesë në luftë me topa të rëndë që të mund t’i neutralizonte topat turq në frontin e Bërdicës. a) Përforcimet e reja të serbëve kundër Shkodrës dhe sulmi që bëri anija Hamidije në Detin Adriatik

Në frontin jugor të Kalasë së Shkodrës u vunë re dhe makinat dhe avionët që serbët vunë në dispozicion të trupave të tyre. Forcat serbe që erdhën nga jugu u pozicionuan në zonën e Bërdicës përballë focave turke. Nga Shëngjini për në Durrës u nisën 16-17 anije kurse pranë malit të Kakarriqit ishte një kompani këmbësorie. E gjithë kjo tregonte një përgatitje serioze të armikut, duke pasur parasysh humbjen në sulmin e Bërdicës donte të hakmerrej kundër Shkodrës duke sjellë dhe një divizion tjetër me anije greke. Anija ushtarake Hamidije qe kishte dale nga ngushtica e Çanakkalesë (Galipolit) në Dhjetor, në 11/12 Mars 1913 hyri në Kanalin e Otrantos. Me 12 Mars iu afrua Durrësit, bombardoi ushtrinë serbe dhe po në të njëjtën ditë fundosi anijen greke që kishte sjellë përforcimet serbe. Pasi kreu detyrën e vet ajo u dërgua për në Iskenderie. Në fund të Marsit 1913 forcat osmane dhe armike përbëheshin si më poshtë:

- Forcat Osmane: Zona e Fushë përfshirë zona e Setlerve, 3900 pushkë dhe 22 topa Zona e Lumit përfshirë Kodra e Dervishit 3600 pushkë, 27 topa Zona e Bërdicës 1100 pushkë, 14 topa Zona e Taraboshit 3400 pushkë, 21 topa Rezervë 300 pushkë, 1 top (batalioni 3, i regjimentit 57 të

këmbësorisë) Gjithsej 12300 pushkë 85 topa Këtu nuk përfshihen topat e vjetër dhe ata të malit - Forcat Serbe: Divizionet e Drinës dhe Shumadijës (regjimenti i këmbësorisë 5, 6, 10, 11 dhe 17). Gjithësej ushtria serbe 19 batalione ,46 topa.

Page 37: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

37

- Focat Malazeze: Zona e Fushës dhe e Lumit: divizioni 2, 3, dhe 4. Zona e Fushës; 11 batalione këmësorie, 22 topa Zona e Lumit ; 25 batalione këmbësorie, 33 topa Zona e Taraboshit; 13 batalione këmbësorie, 38 topa Gjithsej forcat armike ishin: 40000 pushkë dhe 140 topa. Kështu që forcat armike kishin dy herë më shumë topa dhe tre here më shumë pushkë. (b) Beteja e dytë e Taraboshit

Armiku ishte gati për luftë në çdo drejtim më 31 Mars 1913. Veçanërisht për ta thyer moralin e popullsisë ata gjuanin me topa qytetin e Shkodrës. Nga këto gjuajtje u vranë 35 dhe u plagosën 64 persona. Mes të plagosurve ishte dhe konsulli anglez. Sulmi i armikut filloi 31 Mars 1913. Armiqtë në fillim sulmuan me topa pikat e rezistencës. Pasdite ata përparuan më këmbësori dhe u futën në pozicionet turke, bile ata zaptuan një pjesë të mirë të vijës së parë. Beteja ishte aq e fortë sa ia vlente të shikoje heroizmin e një grusht turqish sesi luftonin me të gjitha fuqitë e shpirtit, p.sh. në një rast kur njëri nga komandantët urdhëroi të gjuhej me mitroloz, një ushtar doli në fushë betejë dhe nuk e lëshoi mitralozin nga dora deri sa u vra. Armiku ishte shumë i përgatitur dhe u fut në vijën e parë të luftimit kështu që pas dy ditë luftimesh turqit u detyruan të linin vendin e luftimit. Në këtë betejë ishin vrarë një oficer dhe 60 ushtarë, u plagosën katër oficerë dhe 209 ushtarë kurse humbjet e armikut ishin 7 herë më të mëdha. (10) Beteja e tretë e Shkodrës (sulmi i Taraboshit) Më 31 Mars 1913 armiku filloi bombardime të fuqishme në Kodrën e Semerit dhe në Oblikë. Nga dreka filluan luftimet me topa në çdo front. Pas një ore u hodh në sulm dhe këmbësoria. Brigada 1 dhe 2 të armikut, erdhën nga veriu dhe perëndimi nga kodrat e Pususë dhe Fesatit. Sipas Gjeneral Mejr ndër forcat që vinin nga fusha u vranë 600 persona dhe ata u detyruan të ktheheshin mbrapa. Sulmi i here pas hershëm i Brigadës së 3 armike nuk dha ndonjë rezultat dhe ata pësuan shumë humbje dhe u kthyen mbrapa. Përsëri sipas Gjeneral Mejrit Brigada 1 dhe e 2 pasi humbën një pjesë të rëndësishme të ushtrisë nuk u bindën më për një sulm të ri. Batalionet e Cetinjës dhe Virpazarit kishin humbur një të tretën e tyre. Rreth këtyre zhvillimeve Kolonel Planmaç doli para trupave dhe bëri thirrje për flijim. 710 burra u mblodhën rreth tij. Planmaç me burrat e vet filloi t’i ngjitej kodrës, por luftëtarët turq e vranë atë dhe vetëm 55 vetë arritën të ktheheshin mbrapsht. Forcat që vinin nga perëndimi duke përfituar dhe nga Kodra e Pususë, zaptuan strehimet e dy skuadrave. Armiqtë u detyruan të tërhiqeshin nga fronti i Bardhanjorit pas sulmit të fortë të turqve. Armiqtë megjithëse kishin kaluar në krahun tjetër të telave u detyruan të ktheheshin prapa nga humbjet që iu shkaktoi ushtria turke. Turqit e shkatërruan një rrethim prej fuçiash të armikut, duke e goditur me topa. Sulmet e serbve në frontin e jugut nuk dhanë ndonjë rezultat. Kurse malazezët që patën mbetur në strehimet që kishin zaptuar u përpoqën gjithë natën për të ngritur barrikada. Humbjet e malazezëve ishte shumë herë më të mëdha se ato të turqve. Sipas Emanuelit kishin vdekur 2500 malazezë. Përgatitja e një sulmi të ri: Komandanti serb Popoviç kërkoi që Shkodra të dorëzohej dhe kur mori përgjigje negative filloi bombardime të fuqishme. Sipas Popoviçit Shkodra mund të zaptohej vetëm nga fronti i Bardhanjorit. Deri në këtë ditë në atë front ishin arritur shumë pak fitore dhe për këtë arsye 3 divizione malazeze (2, 3 dhe 4) kishin planifikuar të sulmonin me topa 12 cm. Fuqitë e mëdha

Page 38: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

38

ndërhynë që ky sulm të mos bëhej. Sulmi i katërt nuk u bë. Sipas gazetës së luftës së Kalasë, ditët e fundit armiku me topat 15 cm kishte shkatërruar urën e Bahçallëkut dhe me topat 21 kishte shkatërruar e vrarë shumë njerëz. (11) Ngjarjet e Prillit 1913 Në këtë periudhë Fuqitë e Mëdha diskutonin për konfliktin dhe vendosën që Shqipëria të ishte një vënd i pavarur dhe Shkodra të mbetej brenda kufinjve të saj, kurse Serbia dhe Mali i Zi u njoftua të mos derdhte gjak më kot. Vendimi theksonte se edhe në rast se ato do të mernin Shkodrën ishin të detyruar t’ia kthenin atë përsëri Shqipërisë. Austria i dërgoi një notë malazezëve duke ia bërë të qartë vendimin. Serbia nga ana tjetër u ngrit kundër Austrisë dhe e mbështetur nga Rusia shtuan mundësinë për një luftë të përgjithshme, por fuqitë e mëdha vendosën që ta përkulnin Malin e Zi dhe Serbinë me një demonstrim force në det. Fuqitë e mëdha me 10 Prill 1913 dërguan anijet e tyre në brigjet e Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit deri në grykëderdhjen e Drinit dhe kërkuan që të gjitha anijet e tjera të largoheshin nga këto brigje. Më pas forcat detare u shtrinë deri në Durrës. Në këtë mënyrë serbët dhe malazezët mbeteshin pa ushqime dhe përforcime. Transporti me rrugë tokësore ishte shumë i vështirë. Serbët e mbetur në një gjëndje të vështirë për të mos humbur edhe ato territore që kishin fituar në Maqedoni u detyruan të tërhiqeshin nga Shqipëria. Më 16 Prill 1913 serbët e kishin zbrazur frontin jugor të Shkodrës. Zona që kishin lënë mbeti e zbrazur për katër ditë por më pas dy brigada malazeze nga liqeni nëpëmjet Bunës u vendosën në Bërdicë. Pas tërheqjes së serbëve morali i malazezëve ishte përkeqësuar dhe ata i kishin humbur shpresat për të marrë Shkodrën. Mbreti plak mundohej me mënyrën e tij të shtinte në dorë kalanë. Pavarësisht dëshirës së Esat Pashës për një Shqipëri sovrane dhe dëshirës së Fuqive të Mëdha për evitimin e kësaj lufte, uria dhe sëmundjet infektive i jepnin shpresë Nikollës. Sipas njoftimit të Esat Pashës ushqimet e Shkodrës do të mjaftonin deri më 23 Prill dhe kjo do bëhej e mundur me grumbullimin e ushqimeve nga popullata. Për shkak të urisë vdiqën shumë njerëz, gjë që ishte shkas për revolta. Dorëzimi i pikave të fortifikuara nga ana e Esat Pashës tregonte më së miri qëllimin e tij të ulët. Ai me këtë, bëri që askush të mos e besonte më. Pas vdekjes së Hasan Rizait që ishte dhe shpirti i Kalasë nuk mund të pritej më gjë nga Esat Pasha.

II-3. Dorëzimi i Shkodrës dhe mendimet rreth mbrojtjes së saj 1). Dorëzimi i Shkodrës Pas 6 muajsh lufte heroike njësitë turke dhe populli i qytetit, të detyruar nga uria vendosën të dorëzoheshin. Më 20 Prill 1913 në komandën e ushtrisë malazeze u derguan njerëz. Kapitenët Abdurraman Nafizi dhe Keramedin Beu nën urdhërin e Esat Pashës i dërguan një propozim komandës malazeze. Qëndresa e fortë e kalasë në këtë kohë ishte për të dyja palët një gjakderdhje e kotë dhe se më e mirë për të dyja palët është mbërritja e oficerëve malazezë për bisedime në Shkodër. Një kapiten malazez i ardhur në skelën e Zogajt priti oficerët turq. Fillimisht i dërgoi ato tek Komandanti i Brigadës. Pasdreke erdhi Kryekomandanti Janko Vukotiç. Pas ardhjes së princit Danilo bisedimet filluan në vaporin me të cilin kishte mbërritur. Kushtet që ishin shkruar në shkresën e Esat Pashës u ndryshuan dhe u tha se ai duhet të pranonte të dorëzohej. Oficerët turq nuk e pranuan këtë duke nxjerrë si pretekst kompetencat e tyre të limituara. Pas kësaj princi ngarkoi gjeneralin Janko Vukotic dhe mikun e Esat Pashës, ish ambasadorin e Malit të Zi në Stamboll, Pjetër Plemenac për bisedime. Oficerët turq u kthyen natën në Shkodër me varkë. Të

Page 39: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

39

nesërmen në mëngjes Janko Vukotic, Pjetër Pelemenac dhe dy persona të tjerë erdhën në Shkodër me vapor. Këta kërkuan si kusht të parë dorëzimin e ushtrisë. Delegacionit të ardhur iu bë e ditur kundërshtimi ndaj këtij kushti dhe ky delegacion ngaqë nuk kishte të drejtë vendimmarrje premtoi se do të kthenin përgjigje të nesërmen dhe pas një ore u larguan. Me 22 Prill 1913 u hartua një marveshje e re dhe u dërgua në Shkodër. Propozimi që Esat Pashai dhe ushtria e tij të linte Shkodrën në të njëjtën kohë që malazezët do të hynin në qytet, ngjalli debat. Bisedimet u zgjatën. Esat Pashai mblodhi popullsinë e Shkodrës dhe i tregoi se ishin të detyruar të braktisnin qytetin. Në këtë kohë u tha se ata që donin mund t’i bashkoheshin ushtrisë. Debati vazhdoi deri vonë. Diskutimet që zgjatën deri vonë u shkruan në turqisht dhe frëngjisht. Kapiteni Keramedin shkoi në Mal të Zi për të firmosur marëveshjen. Për malazezët, marveshja u firmos nga princi Danilo ndërsa për mbrojtësit nga Esat Pasha. Keramedini u kthye në mëngjes në Shkodër. Kushtet e dorëzimit të Kalasë sipas marveshjes ishin:

1- Çdo ushtar apo rezervist bashkë me armën e tij, me rrobat dhe paisjet duhet të braktiste Shkodrën.

2- Cilido nga populli që kishte dëshirë të shkonte me ushtrinë mjaftonte të merrte rrobat dhe armën dhe ishte i lirë.

3- Asnjë shtetas osman që ishte brenda kalasë nuk do të përbuzej, në asnjë mënyrë nuk do shkeleshin të drejtat e njeriut. Askush që kishte qënë më parë në luftë nuk do të dënohëj. Qoftë mysliman apo i krishterë, askujt nuk do t’i cënohej besimi.

4- Njësitë mund të merrnin me vete çadra, qilimë, kazanë me kafshë apo me mjete të tjera. 5- Nënpunësit civilë dhe ushtarakë do të liheshin të lirë të shkonin me ushtrinë. 6- Në largimin e ushtrisë do të ishte prezent një gjeneral malazez sëbashku me disa oficerë. 7- Robtë serb do t’i dorëzoheshin Komandës së ushtrisë malazeze. Qoftë këtyre dhe

ushtarëve do t’u sigurohej një shërbim i mirë mjeksor. Një personel shëndetsor turk do të ngarkohej me mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Shpenzimet e spitalit do të përballoheshin nga qeveria osmane.

8- Të gjitha dosjet e dokumentave zyrtare e ushtarake dhe dosje të tjera që do të duheshin, do të merreshin nga Komanda e Korpusit Shkodër.

9- Te gjithë mitrolozët dhe topat do merreshin bashkë me vete. 10- Do të bashkëpunohej për të gjithë informacionin dhe komunikimin. 11- Ata që kishin ndihmuar Qeverinë Osmane gjatë luftës nuk do të penalizoheshin. 12- Të huajt apo ata që ishin arratisur nga Mali i Zi dhe ishin strehuar në Shkodër, sidhe ata

që ishin rreshtuar në krah të ushtrisë turke nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi. 13- Nëse do të kishte mundësi Qeveria e Malit të Zi do t’i jepte ushqime të mjaftueshme

luftëtarve. 14- Mjetet që ishin përdorur për mbrojtjen e Shkodrës do t’i dorëzoheshin Komandës së

ushtrisë malazeze. 15- Që nga ora 08.00 Taraboshi, Bardhanjori dhe Fusha e Gjadrit duhet të zbrazeshin.

Malazezët do të vendoseshin më 24 Prill 1913 në orën 11.00 në Kodrën e Fesatit dhe në Bardhanjol.

Kryekomandanti i Malit të Zi Nën prefekti i Shkodrës Princi Danielo Komandant i Korpusit Gjeneral Esat Pasha Firma Firma Po të studiohen kushtet e dorëzimit, në pikën e 6 është shkruar se një gjeneral dhe disa oficerë malazezë do të dilnin së bashku me ushtrinë. Kjo bëhej për të siguruar ushtarët turq.

Page 40: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

40

Para se të fillonte zbrazja e Kalasë së Shkodrës mes përfaqësuesve të popullit dhe Esat Pashës u bë një debat i fortë. Kjo ndodhi natën e 22 Prillit. Sipas marrveshjes pozicionet u zbrazën. Më 24 Prill 1913 malazezët hynë në qytet. Më 25 Princi Danielo erdhi në qytet dhe doli në kala. Ai u takua me Esat Pashën në Kala. Gjatë largimit Divizionin ushtarak të Shkodrës e drejtonte N/Kolonel Mahmut Kamili, kursë atë të rezervistëve Kolonel Xhemali. Myslimanët e zonës së Shkodrës dhe malësorët kishin bërë që ushtria të fryhej shumë. Divizionet u nisën me rradhë nga Bushati drejt jugut duke i dhënë lamtumirën 450 viteve të drejtimit turk. Një kapiten zviceran duke e parë Shkodrën me syrin e një të huaji, në kohën që malazezët hynë në Shkodër shkroi mendimet e tija për ushtarët turq. Kur hyra në shtabin e ushtrisë vura re 24 000 njerëz civilë e ushtarakë dhe topat që qëndronin buzë lumit të Kirit. Ushtarët që pashë këtu më lanë një përshtypjë të jashtëzakonshme. Shkova pranë këmbësorëve dhe pashë që çdo ushtar kishte një pushkë shumë të pastër. Shikoja që çdo ushtar kishte rroba të lara dhe jo të grisura. Mbaj mend që ushtarët malazezë rrinin ditë me rradhë me rroba të grisura kurse këta njerëz dhe aty ku i kishin të grisura i kishin qepur me kujdes. Vura re që malazezët mund të mësonin shumë gjëra nga armiqtë e tyre. Në orën 16.00 filloi marshimi. Ushtarët u përgatitën. Me pak fjalë çdo gjë u bë me rregull të fortë. Njësitë filluan marshimin duke kaluar para Esat Pashës. Ky kalim tregonte disiplinën që kishin këta ushtarë. Makina e fundit e ushtrisë e kaloi kodrën e Bërdicës në orën 18.00. 2). Mendimet rreth mbrojtjes së Shkodrës

Lidhur me këtë do të ishte më e përshtatshme të merreshin për bazë përshkrimi që i bën kësaj teme Marshalli Fevzi Çakmak, se sa ato të shkrimtarëve të dorës së dytë apo të tretë. Fevzi Çakmak në një konferencë në vitin 1924 u shpreh: “Për të fituar një muaj e gjysëm kohë në Projektin e Mobilizimit akoma pa ardhur mirë përforcimet filloi lufta. Llogaritë ishin bërë vetëm kundër Malit të Zi, por nga ana tjetër kundër Shkodrës luftuan edhe malësorët shqiptarë si dhe serbët. Veç këtyre projekti u realizua katër herë më shpejt se sa ishte planifikuar. Sipas kësaj llogarie urdhëri ishte zbatuar dhjetëfish. Një pikë e rëndësishme ishte armëpushimi dhe urdhëri që fuqitë e mëdha kishin dhënë për heqjen e rrethimit serb nga brigjet e Shqipërisë. Në një kohë kur ndodhnin të gjitha këto, për një moment u shfaq dhe dorëzimi i Shkodrës. Natyrisht kuptohej që këtu kishte gisht Esat Pasha. Gjëja më e pakët që mund të thuhej për të ishte se kishte drejtuar keq. Qëllimi i Esat Pashait ishte formimi i një shteti shqiptar dhe dalja në krye të tij. Megjithëse Esat Pasha desh të kalonte në krye të shtetit, ai nuk e kishte përgatitur mirë terrenin, kështu që nuk mundi të përfitonte....” Gjërat që ndodhën vërtetuan dyshimet e mëparshme. Për malazezët, Emanueli bëri të ditur që në rrethinat e Shkodrës kishin humbur jetën 13.000 ushtarë, ndërsa Majri bëri të ditur që kishin humbur një të tretën e gjithë forcave ushtarake. Nëse përfshihej dhe Tuzi, Ipeku dhe Berana humbjet arrinin deri në 15.000. Edhe Serbët në luftën që bënë në Adriatik dhe Shkodër humbën 4000 ushtarë. Sipas gazetës ushtarake të Kalasë nga pala turke të vrarë dhe të humbur ishin 1600 persona, 4000 persona të plagosur dhe 750 persona vdiqën për shkak të sëmundjeve, pra gjithsej 6350 persona. Sipas të dhënave të nxjerra nga Mahmut Hajret Pasha nga radhët e ushtrisë mbrojtëse më shumë humbje kishin pësuar turqit dhe fitorja e mbrojtjes së Shkodrës i përkiste palës turke. Armiqtë kryesorë të Turqisë që ishin malazezët në luftën që u bë në Rumeli morën një goditje shumë të fortë, gjë kjo që e gëzoi shume popullin shkodran. Gjatë luftës së parë botërore një numër i vogël myslimanësh boshnjakë ndërmjet Kotorrit e deri në malin e Lovçanit e bënë bënë principatën e vogël të Malit të Zi, në një gjendjë për të ardhur keq. Më vonë malazezët ranë nën kthetrat e sundimit serb. Malazezët mundën të qëndronin nën presionin e shteteve të mëdha vetëm tre javë dhe u detyruan të largoheshin nga Shkodra më 14 Maj 1913. Njësitë prej 1000 personash që kishin

Page 41: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

41

mbërritur me anije u vendosën nëpër vende të ndryshme. Kjo njësi do të qëndronte në Shkodër deri në rregullimin e situatës së Shqipërisë. Mbrojtësve të Shkodrës iu dha për të ngrënë deri në momentin e fundit 680 gr bukë, gjellë të ngrohtë dhe mish. Më pas rracioni i bukës zbriti deri në 430 gr. Në momentet e fundit të luftës së bashku me ushtarët ushqeheshin dhe 12000 banorë që ishin në gjëndje të mjeruar. Për këto arsye vdisnin 40 persona në ditë. Më 24 Prill 1913 nuk kishte mbetur më asgjë për të ngrënë. Kalaja ra për shkak të urisë. Në kala kishin mbetur 3000 arka me armë dhe një sasi municioni për topa. Luftëtarët që mbrojtën kalanë më heroizëm me 30 Prill 1913 arritën në Berat. Megjithëse një pjesë e ushqimeve ishin siguruar nga Serbia dhe Mali i Zi, ushtria përsëri ishte e uritur. Duket qartë se nëse ushtria e Kalasë së Janinës do të kishte marë masat e duhura beteja e tretë e Janinës do kishte përfunduar si beteja e Shkodrës me fitoren e turqve. Megjithëse vështirësitë në kalanë e Janinës ishin më të mëdha se në Shkodër edhe pse numri i mbrojtësve ishte më i madh. Vetëm që këtu municioni ishte i pakët. Nga krahasime të tilla është e natyrshme të dalë në pah se mbrojtja e Shkodrës ishte brilante.

II – 4. Shpërngulja e Korpusit në Stamboll

Me 7 Maj 1913 Esat Pasha nëpërmjet konsullatave të Italisë dhe Austrisë të ndodhura në Durrës arriti të hynte në kontakt me Stambollin dhe mori urdhërin që Korpusi të marshonte nga Durrësi në Stamboll. Sipas këtij urdhëri më 7 Maj 1913 u nis për në Durrës divizioni i 24 i Tiranës, Divizioni i parë i këmbësorisë së regjimentit të 70 që ndodhej në Selimije, Divizioni i parë i regjimentit 24 të artilerisë; Regjimenti përforcues i artilerisë së rëndë dhe divizioni morën rrugën drejt Shëngjinit. Në këtë kohë njësitë serbe, kishin boshatisur Durrësin ku edhe ishte vendosur qeveria shqiptare. Në këtë port kishte anijet e saj Austria. 7000 njerëz, 1000 kafshë, 3000 pushkë, 27 topa, 30 makina lufte dhe 50 makina të rënda u ngarkuan në vapor. Shpërngulja e korpusit u caktua në katër vaporët e vegjël përkatësisht me emrat Sejar, Mahmut Shevket, Zahir dhe Hilal. Meqenëse këta vaporë nuk ishin të mjaftueshëm më 6 Qershor 1913 u kërkuan edhe dy vaporë të tjerë. Më 7 Qershor 1913 erdhi në Durrës vapori Sejar në të cilin hipën Divizioni 24 i regjimentit të 70, Divizioni 24 i qitjes dhe Regjimenti 71 i regjimentit të mitrolozëve. Njësitë që u nisën për në Stamboll nëpërmjet detit, erdhën në skelën e Derinxhesë. Vetëm disa nënoficerë të Korpusit me origjinë shqiptare qëndruan në Shqipëri. Edhe Esat Pasha ishte një nga këta. Sundimit turk në tokat shqiptare që kishte zgjatur 450 vjet po i vinte fundi. Edhe Malazezët ashtu dhe siç ishte vendosur nga Fuqiotë e Mëdha nuk qëndruan gjatë në Shkodër. Meqenësë shtetet e fuqishme Europiane ishin përzier në këtë çështje, më 14 Maj 1913 Shkodra iu dorëzua shtetit shqiptar. Komanda e Përgjithshme turke u detyra që Korpusin e Shkodrës dhe ushtrinë e Garbit t’i përdorte kundër shteteve ballkanike. Njësitë që kishin arritur në Derinxhe pasi u mblodhën u nisën me tren për në Konja. Këtu ata u organizuan dhe njëherë. Nga këto njësi u krijua një Divizion i ri që përfshinte një Regjiment artilerie dhe dy këmbësorie, një batalion qitje, një xhenjo, një njësi mjeksore dhe një spital ambulant. Ky divizion u emërua si Divizioni 10 i Shkodrës. Divizioni 10 i Shkodrës në fillim të muajit Korrik 1913 filloi të shpërngulej për në Stamboll. Divizioni u përfshi në Korpusin 5 dhe më pas mori emrin Divizioni i parë i Shkodrës. Marveshja e paqes u mor përsipër dhe nga Korporata e parë. Në këtë mënyrë meqenëse Divizioni ishte i krijuar si pjesë e korporatës së parë doli nga lufta Ballkanike. Kur shtetet Ballkanike u përzien në Luftën e Parë Botërore, këto detashmente të ushtrisë turke luftuan në Çatalxha dhe në luftimet e tjera të zhvilluara në Edirne etj. kundër Bullgarisë. Në këtë mënyrë ata që mbanin peshën e heroizmit të luftërave të Shkodrës ishin një numër i vogël turqish që luftonin nga një front në tjetrin.

Page 42: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

42

II-5. Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Shkodrës Këtë çështje e ka përshkruar mirë Marshalli Fevzi Çakmak, kur thotë se Gjenerali i Armatës Abdurrahman Nafiz Gurman dhe Gjenerali i Korpusit Keramedin Koxhaman ishin ushtarakë me shumë vlerë. Ata ishin komandantë të forcave të armatosura turke që kishin marrë pjesë me heroizëm në shumë beteja dhe që po ashtu kishin patur dhe përjetime të dhimbshme. Ata kanë jetuar gjithë ditët e lumtura dhe të dhimbshme dhe na i kanë përcjellë me sinqeritetin më të madh dhe me zërin e ndërgjegjes. Marrja në konsideratë e pershkrimeve të tyre për hartimin e libri ka qënë udhëzuesi dhe mësuesi më i mirë. Në kohë paqe shumë herë organizimi dhe nevojat ushtarake zënë një vend të rëndësishëm, kohë kur lufta duket shumë larg. Por në kohë paqe njerëzit nuk imagjinojnë dot gjendjet e jashtëzakonshme, pasi njerëzit ne pergjithësi nuk e dëshirojnë këtë gjë. Të kundërshtosh këtë rrymë shoqërie, që është fillimi i një fatëkeqësie, është detyrë. Për shembull ushtria turke në Rumeli po të ishte treguar e kujdesshme në kohë paqe nuk do të kishte pësuar kaq dëmtime. Fitorja në luftë ishte një gjë e zakonshme për popullin turk. Për të fituar këtë luftë duhej një ushtri e përgatitur mirë. Për këtë duhej menduar që kur ishim në kohë paqe. Sidoqë të ishte puna ushtari nuk duhet të hidhej në sulm pa urdhrin e oficerit. Edhe atëherë kur askush nuk mund të ngrinte kokën nga plumbat, oficeri duhet të ishte i aftë të hidhet i pari në sulm. Oficeri duhet të kishte autoritet absolut mbi ushtarin dhe fjala e tij duhet të ishte e padiskutueshme. Oficerët përfaqësonin nderin e kombit. Oficerët trajnoheshin në mënyrë që të ishin njerëz të aftë të ndershëm dhe plot autoritet. Ata duhet të transmetonin urdhërat në mënyrë korrekte. Jo çdo i ri që kishte trup të mirë dhe aftësi fizike mund të ishte oficer. Familja dhe ambienti ku ai ishte rritur studiohej me kujdes. Studiohej edhe origjina dhe shoqëria e mirë. Dihet që lufta është e lodhshme dhe e bezdishme. Në kohë paqe duhet punuar për një kohë të gjatë me gjendjen shpirtërore të çdo ushtari. Vetëm një ushtri me oficerë të trajnuar mirë në këtë fushë mund të jetë e sukseshme.Kompanitë e krijuara në këtë menyrë nuk prishen kollaj. Një nga gabimet e para luftës janë dhe përgatitja e mobilizimit. Mobilizimi i ushtarëve nuk ishte në lartësinë e duhur, kështu që nuk mblidhej gjë tjetër veç një grumbulli njerëzish që nuk njihnin vlerën e luftës. Çështjet themelore të Mbrojtjes së Shkodrës

1. Njësia përbën ushtrinë, individi dhe kompania janë themelet e njësisë. Njësia do të jetë për çdokënd në plan të parë. Në çfarëdo grade qoftë, komandanti duhet të mendojë për mbarëvajtjen dhe nevojat që ka ushtria. 2. Rëndësi të madhe mbart dhe fakti që ushtria duhet të ketë një moral të lartë gjë që do të ndikonte në punën e saj. Të mëdhenjtë e ushtrisë duhet të kontrollojnë kompanitë dhe duhet t’i japin fund transferimeve zyrtare sipërfaqësore. Ushtria duhet të jetë krenare si për oficerin dhe ushtarin e saj, po ashtu dhe për komandantin dhe ushtarët. Njësitë ushtarake të Shkodrës treguan aftësi të mëdha, gjë kjo që është edhe forca themelore e betejës. 3. Forca e ushtrisë nuk varet nga numri i shumtë i elementëve të saj por nga niveli i tyre. 4. Njerëzit që janë të pavendosur e shohin luftën si një vështirësi dhe si një gjë që do të bezdiste gjithkënd. Këta elementë nuk e ndjejnë nevojën për të lëvizur nga vendi forcat e lë pastaj për të përgatitur njësinë gati për zjarr. Patjetër që këta njerëz janë shumë të rrezikshëm në luftë. Në qoftë se ata kanë grada të ulta ata infektojnë ata që kanë përreth, kur ata kanë grada të larta ndikimet e tyre negative bëhen më të mëdha. E bëjnë çdo gjë si të pamundur. Gjendja e këtyre njerëzve në komandë do të ishte një fatkeqësi. Për këtë arsye në kohë paqeje oficerët zgjidhen me kujdes.

Page 43: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

43

5. Komandanti duhet të ketë fituar besimin e ushtarëve të tij. Për këtë ai duhet të tregojë interes të madh ndaj nevojave më të vogla që kanë ushtarët e tij. Ai duhet të zbatojë me përpikmëri urdhërat e ardhura nga lart si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Shkurtimisht ai duhet të jetë një shembull personal në çdo drejtim. Ai duhet të jetë guximtar, me përvojë. Në këtë fushë Hasan Rizai ishte shembulli më i mirë me veprimet dhe lëvizjet e tij. Sekreti më i madh i komandimit të tij ishte të hynte në shpirtin dhe mendjen e atyre që kishte nën komandë. 6. Oficerët duhet të jenë guximtarë dhe me inisiativë të theksuar, kjo gjë duhet të ndodhë si në paqe dhe në kohë lufte. Ata duhet të jenë në gjendje të arrijnë të mbajnë ushtrinë nën fjalën e tyre dhe ushtria t’i admirojë e t’i shohë si të pazëvendësueshëm. Në rast se ushtria nuk është e tillë nuk i hyn në punë askujt dhe nuk do të ishte e aftë të përballej me luftën. 7. Bisedat profesionale janë një detyrim për oficerët. Një oficer që nuk e do në mënyrë të jashtzakonshme profesionin e vet nuk mund të suportojë shërbimet e ushtrisë, si në kohë lufte dhe paqe. Shërbimet e ushtrisë në kohë paqe nuk janë shumë të lehta dhe profesioni i një oficeri nuk është si të gjithë profesionet e tjera, ai do një përkushtim të veçantë dhe bart përgjegjësi të mëdha. Në kohët e trajnimeve ai duhet të jetë gjithë kohën jashtë me ushtarët si në të nxehtin përvëlues të verës ashtu dhe në të ftohtin e ngricës së dimrit. 8. Mbrojtja e Shkodrës pati edhe dëshpërimin e popullsisë nga dëmet që kishte pësuar qyteti në rrugicat e tij të ngushta dhe shtëpitë e vogla me bahçe, gjë që ulte moralin e saj. 9. Betejat e Shkodrës nxorën në pah këndvështrimin e gabuar të Europës se ushtria turke ishte e aftë vetëm në mbrojtje. Përveç sulmeve turqit vërtetuan se donin më shumë paqen. Gjithësesi oficerët e lartë dhe të ulët malazezë shpesh herë i thonin komandantëve turq “Ushtarët tuaj që sulmojnë nuk mund t’i ndalosh as me armë e as me top.” Trajnimi i regjimentit në divizionin ushtarak të Shkodrës kishte për bazë sulmin mbi armikun. Sistemi i trainimit përmirësohej në çdo mënyrë. Hasan Riza Pasha kishte futur në kokën e çdo oficeri moton “Sulmi mbi armikun ishte lëvizja më e mirë në një rast urgjent ose të pasigurt.” 10. Në këtë mbrojtje u kuptua shumë mirë që ishte e vështirë të mbahej në dorë një pararojë me bazë artilerie. 11. U vendos që artileria e rëndë do të përdorej aty ku do të kishte një rezultat të qartë. 12. Pa u shpërbërë pengesat dhe pa pasur një numër të mjaftueshëm topash, sulmet do të sillnin shumë humbje në njerëz dhe humbja ishte thuajse e sigurt. 13. Telat me gjemba ishin një barrierë shumë e rëndësishme vetëm se këto nuk e kryenin funksionin e tyre kur nga të dy palët qëlloheshin me armë. 14. Zona rreth telave me gjemba duhej të ndriçohej natën. 15. Ishte shumë e rëndësishme që në luftë komandantët të merrnin drejtimin e njësive që ata vetë kishin trajnuar. Këto njësi mund të jepnin maksimumin e tyre vetëm në rastet kur oficerët që kishin trajnuar këto njësi do të mernin drejtimin e tyre. 16. Një gjë që nuk duhet harruar është dhe fakti që në këtë luftë shumica e atyre që dhanë jetën ishin të rinj. 17. Është vënë re ndarja në mënyrë sistematike e mbrojtjes së Shkodrës. 18. Një rëndësi të veçantë në pozicionet e luftimit ka dhe sigurimi i ushqimit. Për të siguruar ushqimet për popullin dhe ushtarët duhet të sigurohej një burim.Veçse kjo punë duhej filluar që para luftës. 19. Për të mbrojtur popullin nga bombardimet duhej të bëheshin vendstrehime në një vend të përshtatshëm. Është e rëndësishme që në kohë paqe t’i mësohej popullit se si duhej të vepronte në rast bombardimi dhe sulmi. Kjo gjë duhej të merrej shumë seriozisht. Dhe si fjalë të fundit për të plotësuar veprën e Marshallit Fevzi Çakmak, njeri ky i respektuar nga vetë Ataturku vlen të përmendet konkluzioni i tij. “Që të arrijmë sukses në luftë duhet të marim për bazë dy gjëra: - Dituri sistematike dhe besim të patundur.

Page 44: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

44

- Suksesi gjëndet tek ata që kanë mall për të.

Pjesa e katërt

Hasan Riza Pasha

1. Biografia Origjina e Hasan Riza Pashait është nga komuna e Tosjas në vilajetin e Kastamonusë. Ai ka lindur në vitin 1871. Ishte i biri i Namik Pashait, prefekt i Bagdatit dhe Kastamonusë. Mendohet që shkollën fillore e ka kryer në Stamboll, shkollën tetëvjeçare ushtarake në Beshiktash dhe (1886 – 5 Qershor 1889) gjimnazin ushtarak në Bursa. Akademinë ushtarake e kreu në vitin 1889 – 1892. Në vitin 1895 mori pjesë në ushtri si kapiten i shtabit. Bashkëshortja e tij ishte Aishe Saibe, vajza e marshallit Mustafa Zeki. Ata kishin katër fëmijë. Në kohën kur u diplomua në akademinë ushtarake Hasan Rizai u mor si ndihmës nga mësuesi i shtabit Mahmut Muhtari. Me dëshirën e tij u atashua si i ngarkuari i Shtabit në luftën me Greqinë më 7 Tetor 1897. Me 21 Gusht 1898 u bë major dhe më 18 Prill 1899 u ngrit në gradën e nënkononelit. Në maj të vitit 1899 u nis për në Gjermani për të zgjeruar njohuritë e tija. Në atë kohë mori pjesë në regjimentin e XVI-të të këmbësorisë nën komandën e gjeneralit të shquar Hezler me gradën kapter. Pas një viti e gjysëm shërbimi duke u rritur një gradë ai mbeti përsëri në Meç. Hasan Riza Pasha admironte Hezlerin. Atëherë kur gjithkush donte të largohej nga disiplina në garnizonin e Meçit nën drejtimin e Hezlerit, ai la çdo argëtim për të qënë sa më pranë përfitimit nga Hezleri. Pasi shërbeu dhe për 6 muaj në Meç bashkë me shokët e tij turq u transferua në Shtabin e Përgjithshëm në Berlin. Në një kohë që vazhdonte Akademinë Ushtarake ndiqte dhe kurset e ndryshme të shtabit të përgjithshëm gjerman. Në vitin e fundit të Akademisë Ushtarake mori pjesë në provimet dhe shëtitjen 45 ditore të Shtabit. Duke qënë më i mirë provime se sa shokët e tjerë turq dhe gjermanë, në raportin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjerman me të drejtë thuhej se mund të drejtojë Shtabin e Përgjithshëm të Ushrisë Turke. Pasi shërbeu për 4 vjet në ushtrinë gjermane u kthye në Turqi. Qëkur ishte në Gjermani, më 11 Dhjetor 1901 u bë kolonel. Pasi u kthye nga Gjermania më datë 8 Prill 1903 u ngarkua me punë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe më 6 Gusht 1903 u be Gjeneral Brigade. Pa i ndërprerë marëdhëniet me Shtabin e Përgjithshëm më 31 Janar 1904 u emërua mësues i praktikës në Akademinë Ushtarake. Në 12 Shtator 1904 u përfshi në Kontrollin e Lartë të Ushtrisë dhe më pas, më 10 Dhjetor 1906 u ngrit në detyrë si gjeneral major. Me krijimin e Monarkisë Parlamentare u bë komandant i divizionit të XX-të të Erdines dhe më 26 Shtator 1908 kaloi në Shtabin e Përgjithshëm të asaj ushtrie. Në atë kohë komandanti i dytë i ushtrisë ishte Nazim Pasha. Me ardhjen e Qeverisë së Lidhjes dhe Zhvillimit u bë një rivlerësim i gradave. Grada e Hasan Riza Pashait u ul në nënkolonel (19 Gusht 1909). Më 4 Tetor 1909 dhe më pas më 21 Mars 1910 u ngrit përsëri në gradën e kolonelit. Pasi u emërua në Shtabin e Përgjithshëm bashkë me komandantin Nazim Pasha shkuan në Bagdad. Më 22 Qershor 1910 ai u

Page 45: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

45

emërua edhe komandanti i divizionit XI-të në Bagdad. Pas formimit të Organizatës së Ushtrisë Hasan Rizai u emërua në Shtabin e Kontrollit. Më 21 Mars 1911 Hasan Rizai dha dorëheqjen dhe u kthye në Stamboll. Më 23 Maj 1911 ai mori pjesë në Komisionin që u formua në përforcimin e portit të Izmirit dhe Selanikut dhe ngushticat e Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Me kryengritjen e malësorëve në vitin 1911 meqenëse Gjeneral Leitnant Abdulla Pasha u emërua Shef i Shtabit, Hasan Rizai dha dorëheqjen. Me 19 Korrik 1912 u emërua komandant i divizionit të XXIV-të në Shkodër. Në këtë kohë Qeveria Malazeze vendosi t’i jepte urdhërin Danillos. Pas heqjes nga detyra të prefektit të Shkodrës zotit Hajri, më datë 27 Mars 1912 u transferua në prefekturë. Si shpërblim për shërbimin që Hasan Rizai bëri në mbrojtjen e Shkodrës, Sulltani dha urdhrër që t’i rritej grada, duke u bërë kështu Gjeneral Leitnant. Për fatin e tij të keq, ai nuk e mori vesh gradimin e tij sepse atë mbrëmje, ky Komandant me vlera të jashtëzakonshme u vra. Kur u vra më 30 Janar 1913 ai ishte 42 vjec. Hasan Rizai ishte një njeri me trup mesatar, shpatullgjërë, me një lëkurë me ngjyrë të çelët dhe me një trup të shëndetshëm. Kishte mjekër të drejtë, buzë të holla, gojë të gjerë dhe sy tërheqës. Me gjithë këto cilësi burrërore të tij, ai besonte shumë dhe ishte shumë i përmbajtur, megjithëse familja i jetonte në Stamboll. Reagimi i Mahmut Shefqet Pashait Kur Ministri i Luftës Mahmut Shefqet mori vesh vrasjen e Hasan Rizait tha: “Të poshtërit vranë me të pabesë një hero të madh.” Është indinjuar ashpër dhe shprehur për të vepruar me forcë kundër Esat Pashait dhe më pas nuk është përmbajtur dhe ka filluar të qajë. Vetë Hasan Riza Pasha e dinte se kush e vrau por nuk donte që Mbrojtja e Shkodrës të përçahej.

2. Hasan Riza Pasha si Komandant i madh Hasan Rizai ishte një njeri guximtar dhe i donte shumë ata që ishin të tillë. Nëse dikush ishte guximtar Hasan Rizai e përkrahte dhe nuk ja vinte re të metat. Nëse dëgjonte se dikush ishte guximtar ai donte menjëherë t’a njihte atë. Mjaftonte të merrte vesh se dikush ishte frikacak dhe në çfarë do pozicioni të ishte ai mundohej t’a evitonte. Hasan Rizai ishte njeri serioz dhe i rreptë. Në jetën private ai ishte njeri që e pëlqente shakanë dhe fliste pa teklif, por nëse bëhej fjalë për detyrën ai shndërrohej në njeri tjetër. Nuk i falte neglizhencat. Ishte shumë i hapur si në fjalë dhe në punë. Atë që kishte e thosh në sy. Ata të cilët nuk e njihnin iu dukej fjalërëndë, por ai nuk mbante të fshehta. Nuk pëlqente thashethemet dhe në mundësinë e parë pëlqente të ballafaqonte gjërat. Në kohë paqe Hasan Rizai paradite gjendej në një njësi, pasdite në një tjetër. Nuk i pëlqente të merrej shumë me letra përveç atyre të rëndësishmeve. Për ata që donin t’a takonin gjente një kohë të përshtatshme ose po të qe nevoja edhe natën në shtëpinë e tij. Vetë merrej me njësitë, nëse e kërkonte ndokush e gjente atë në ndonjë nga njësitë. Ai dinte thuajse të gjithë emrat e ushtarëve. Pyeste ushtarët për letrat e tyre, disave dhe jua lexonte, qante hallet me ta ose i pyeste mbi vendet prej nga ata kishin ardhur. Shkurtimisht ai kishte fituar zemrat e të gjithë ushtarëve. Gëzohej kur shihte ushtarët të dilnin të larë e të pastër, sikur shihte fëmijët e vet. Në kohë lufte vizitonte çdo ditë të plagosurit. Ulej pranë atyre që njihte dhe dëgjonte histori lufte. Ulej pranë të plagosurve bisedonte dhe pinte ndonjë cigare me ta. Për ata që ishin shumë të sëmurë merrte ushqim nga jashtë ose e merrte atë nga shtëpia e tij. Ushtarët e plagosur prisnin me padurim të ktheheshin në njësi. Kishte shumë dhe nga ata që ishin plagosur mbi 5 herë. Rrinte për një kohë të gjatë në dhomat e oficerëvë të plagosur dhe qante hallet me ta. Shkonte pinte cigare dhe kafe në dhomat dhe çadrat e rreshterëve guximtarë.

Page 46: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

46

Thoshte se ndjehej krenar që ishte turk kur dëgjonte për trimëritë e oficerëve dhe ushtarëve. Oficeri që nuk ishte i aftë të zgjidhte nevojat dhe problemet e ushtarëve të tij nuk mund të formonte një skuadër të aftë për luftë. Trajnimi i ushtarëve nga çdo pikpamje do të thoshte sukses i sigurtë. Hasan Rizai njerëzit që donte më shumë i dërgonte në detyrat më të rrezikshme. Ai besonte se fama dhe krenaria që fitohej nga ky rrezik ishte në përpjestim të drejtë me të. Quhej fat që të ktheheshe i gjallë nga detyra . Hasan Rizai çdo gjë që kishte të bënte me detyrën e kthente në çështje nderi. Rrespektonte shumë eprorët e tij. Ai i ishte shumë i lidhur me Gjeneralin, Nazim Pasha. Nuk i pëlqente që ushtria të merrej më politikë. Duke marrë çdo gjë parasysh ai refuzonte çdo ftesë apo propozim që vinte nga politika. Atij i është dashur që ndonjëherë të ndërmarrë dhe veprime kundër qeverisë. “Unë jam betuar për të kryer këtë detyrë më së miri dhe do të ishte e pandershme nëse unë nuk do e kryeja atë siç duhet. Duke qenë dhe Prefekt dhe Komandant unë nuk do të lejoja qoftë dhe përpjekjen më të vogël që mund të bëhej kundër Qeverisë. Merrte përgjegjësinë për çdo urdhër që mund të kishte dhënë në mënyrë jo të drejtë. Për të gjitha këto arsye ai kishte fituar besimin e plotë të të gjithë njerzve që e ndiqnin. Në ditët e vështira të rrethimit të kalasë është dëgjuar të flitet shumë nga oficerët dhe ushtarët: ”Komandanti e ka menduar ” Hasan Rizai thoshte: “Të gjesh njeriun e duhur për punën e duhur është gjysma e punës.” Ishte shumë i vendosur dhe i prerë. Nuk mund t’i suportonte njerëzit që kundërshtonin fjalën e tij. Kur e kuptonte që e kishte gabim dinte të tërhiqej dhe të kërkonte falje. Ai merrej pa rreshtur me trajnimin e oficerëve të tij. Vërtetë ishte një njeri që zor mund t’i gjeje shok.

Burimet e informacionit 1. Arkiva e Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke 2. KARAL Enver Zija, Historia Osmane, Ankara, botim i TTK, 1962 3. ARMANOGLU Fahir; Historia Politike (1789-1960), Shtypshkronja Sevinç, Stamboll

1964 4. ESMER Shykri, Historia Politike, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Stamboll, 1944 5. DARKOT Besim, Enciklopedia Islame, Stamboll, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,

1955 6. Kryesia Shtabit të Përgjithshëm të Ushtirsë Turke, Lufta Ballkanike, Shtëpia Botuese e

Shtabit të Përgjithshëm, Ankara 1970 7. MAJDAN LAROUSSE, Shtypshkronja Sheshi, Stamboll 8. Kryesia Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Lufta e Ballkanike, Shtëpia Botuese e

Shtabit të Përgjithshëm, Ankara 1984 9. ÇAKMAK Fevzi, Ngjarje të ndriçuara të Rumelisë Perendimore dhe Fronti Perëndimor

në Luftën e Ballkanike, Shtëpia botuese e Akademisë Ushtarake, Stamboll 1924 10. GYRMAN Abdurrahman - Nafiz KOXHAMAN, Keramedin, Mbrojtja e Shkodrës në

Luftën e Ballkanike, Shtypshkronja Ushtarake, Stamboll 1933