lojërat olimpike

4
Lojërat Olimpike janë veprimtaria më e madhe sportive që organizohet në planetin tonë dhe në “Londër 2012”, që janë të 30-tat në radhë nga viti 1896, marrin pjesë 10 mijë e 500 sportistë, që përfaqësojnë 205 vende, ndër to është dhe Shqipëria, që përfaqësohet me 10 sportistë në pesë disiplina të ndryshme: peshëngritje, not, atletikë, qitje dhe xhudo. Nga 241 sportistë në vitin 1896, e që përfaqësonin 14 vende, tani në Londër 2012 marrin pjesë 10 500 atletë nga 205 vende. Më shumë se 13 mijë sportistë garojnë në Lojërat Verore dhe Dimërore, nga 33 sporte të ndryshme që përfshijnë afërsisht 400 disiplina sportive. Sipas rregullit, çdo disiplinë sportive ndan dhe medaljet olimpike: ari, argjendi dhe bronzi. Baroni francez Pier dë Kubertin themeloi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në vitin 1984. Në Lojërat Olimpike merrnin pjesë vetëm atletë profesionistë, por rritja e rëndësisë së masmedias krijoi edhe sponsorizimin dhe komercializimin e lojërave. Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekullit të 20-të dhe të 21-të ka pësuar disa ndryshime. Tani zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore si dhe Lojërat Paralimpike. Për shkak të dy Luftërave Botërore, Lojërat Olimpike nuk janë zhvilluar tri herë: në vitet 1916, 1940 dhe 1944.Organizmi i Lojërave ka shumë rituale dhe simbole, të ideuara enkas, si për flamurin dhe flakën olimpike, ashtu dhe ceremonitë hapëse dhe mbyllëse, që tashmë janë shndërruar në spektakle të vërteta. LOJËRAT E VJETRA : Lojërat e vjetra Olimpike janë zhvilluar në Olimpia të Greqisë, nga shekulli i 8-të përpara erës sonë deri në shekullin e 4-t të erës sonë. Lojërat zhvilloheshin midis përfaqësueseve të disa qytet-shteteve dhe mbretërive në Greqinë e Lashtë. Garat ishin kryesisht në atletikë, por edhe në garat e luftimit. Gjatë zhvillimit të garave, të gjitha konfliktet midis shteteve pjesëmarrëse shtyheshin deri në përfundim të tyre. Origjina e tyre është shndërruar në një legjendë, dhe një nga mitet më popullore identifikojnë Heraklesin dhe tw atin e tij, Zeusin, si iniciuesit e Lojërave. Si viti i themelimi të Lojërave Olimpike konsiderohet viti 776 para erës sonë, apo Jezu Krishtit dhe ato konsistonin në atletikë, pentatlon (vrapim, hedhje disku dhe shtize, mundje dhe kërcim). Për herë të fundit ato u zhvilluan në vitin 393 të erës sonë. LOJËRAT MODERNE : Përpjekja e parë për të ringjallur Lojërat e Punoi : KlarisaKaraboja Klasa : VI A

Upload: klarisa-klara

Post on 14-Feb-2017

1.118 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lojërat olimpike

Lojërat Olimpike janë veprimtaria më e madhe sportive që organizohet në planetin tonë dhe në “Londër 2012”, që janë të 30-tat në radhë nga viti 1896, marrin pjesë 10 mijë e 500 sportistë, që përfaqësojnë 205 vende, ndër to është dhe Shqipëria, që përfaqësohet me 10 sportistë në pesë disiplina të ndryshme: peshëngritje, not, atletikë, qitje dhe xhudo. Nga 241 sportistë në vitin 1896, e që përfaqësonin 14 vende, tani në Londër 2012 marrin pjesë 10 500 atletë nga 205 vende. Më shumë se 13 mijë sportistë garojnë në Lojërat Verore dhe Dimërore, nga 33 sporte të ndryshme që përfshijnë afërsisht 400 disiplina sportive. Sipas rregullit, çdo disiplinë sportive ndan dhe medaljet olimpike: ari, argjendi dhe bronzi. Baroni francez Pier dë Kubertin themeloi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në vitin 1984. Në Lojërat Olimpike merrnin pjesë vetëm atletë profesionistë, por rritja e rëndësisë së masmedias krijoi edhe sponsorizimin dhe komercializimin e lojërave. Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekullit të 20-të dhe të 21-të ka pësuar disa ndryshime. Tani zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore si dhe Lojërat Paralimpike. Për shkak të dy Luftërave Botërore, Lojërat Olimpike nuk janë zhvilluar tri herë: në vitet 1916, 1940 dhe 1944.Organizmi i Lojërave ka shumë rituale dhe simbole, të ideuara enkas, si për flamurin dhe flakën olimpike, ashtu dhe ceremonitë hapëse dhe mbyllëse, që tashmë janë shndërruar në spektakle të vërteta. LOJËRAT E VJETRA : Lojërat e vjetra Olimpike janë zhvilluar në Olimpia të Greqisë, nga shekulli i 8-të përpara erës sonë deri në shekullin e 4-t të erës sonë. Lojërat zhvilloheshin midis përfaqësueseve të disa qytet-shteteve dhe mbretërive në Greqinë e Lashtë. Garat ishin kryesisht në atletikë, por edhe në garat e luftimit. Gjatë zhvillimit të garave, të gjitha konfliktet midis shteteve pjesëmarrëse shtyheshin deri në përfundim të tyre. Origjina e tyre është shndërruar në një legjendë, dhe një nga mitet më popullore identifikojnë Heraklesin dhe tw atin e tij, Zeusin, si iniciuesit e Lojërave. Si viti i themelimi të Lojërave Olimpike konsiderohet viti 776 para erës sonë, apo Jezu Krishtit dhe ato konsistonin në atletikë, pentatlon (vrapim, hedhje disku dhe shtize, mundje dhe kërcim). Për herë të fundit ato u zhvilluan në vitin 393 të erës sonë. LOJËRAT MODERNE : Përpjekja e parë për të ringjallur Lojërat e vjetra Olimpike u bë në Francë, në vitin 1976, ndërkohë që në Angli, në vitin 1862 u zhvillua Festivali i Madh Olimpik, por që ishin amatore. Lojërat e para moderne Olimpike, të organizuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u zhvilluan në Athinë në vitin 1896, në stadiumin “Panathenaik”. Në të morën pjesë 14 vende dhe 241 sportistë, të cilët garuan në 43 disiplina sportive Sportistët me më shumë medalje : Notari amerikan Majkëll Felpsë është dhe sportisti që ka fituar më shumë medalje në Lojërat Olimpike. Deri tani (për periudhën 2004-2012) ai ka fituar 19 medalje në total, 15 prej tyre ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi. E dyta është sovjetikja Larisa Latinina, në gjimnastikë (1956-1964), me 18 medalje në total, por që ka fituar 9 të arta, 5 argjendi dhe 4 bronzi.

Punoi :Klarisa Karaboja Klasa :VI A

Page 2: Lojërat olimpike

10 momentet me te medha te lojerave olimpike :

1. Nadia Comaneci (Montreal 1976)Nadia Elena Comaneci është një gjimnaste rumune, fituese e pesë medaljeve olimpike ari dhe gjimnastja e parë që ka marrë maksimumin e pikëve në një ngjarje olimpike gjimnastike. Ajo mori dhjetë, por aq e pabesueshme ishte, sa mendoi se pikët lexonin 1.0, derisa kuptoi se kishte ndryshuar përgjithnjë sportin e saj. 10 pikë mori edhe gjashtë herë të tjera gjatë kursit të lojërave.2. Mark Spitz (Mynih 1972)Notari amerikan Mark Spitz mban rekordin për më shumë medalje të fituara në një olimpiadë të vetme, të cilin e theu në Lojërat Olimpike Verore në Mynih, Gjermani, në vitin 1972. Ai mbetet atleti i vetëm që ka fituar një medalje ari në çdo ngjarje që mori pjesë: shtatë ngjarje, shtatë medalje ari, shtatë rekorde botërore. Sot mban 9 medalje ari, një argjendi, një bronzi.3. Jesse Owens (Berlin 1936)James Cleveland “Jesse” Owens (1913 –1980) është atlet amerikan . Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin, Gjermani, ku mori famë ndërkombëtare duke fituar katër medalje ari, një në 100 metërsh, një në 200 metërsh, kërcimi i gjatë dhe si pjesë e skuadrës 4×100 metërsh. Katër medalje ari janë arritje e madhe, por t’i marrësh në Berlinin e Adolft Hitlerilt!4. Bob Beamon (Meksikë 1968)Kërcimi i gjatë i Beamon-it në një atmosferë të rrallë të stadiumit olimpik të Meksikës e lëvizi rekordin me 55 centimetra dhe e bëri Beamon-in, mashkullin e parë që ka kaluar 8.90 metërshin. Rekordi i tij rezistoi për 23 vite dhe ka lëvizur vetëm një herë në 40 vite. Kur komentatori njoftoi distancën, Beamon u shemb në gjunjë dhe vendosi duart në fytyrë.5. Abebe Bikila (Romë 1960)Bikila u bë afrikani i parë që fitoi medaljen olimpike të artë dhe këtë e bëri me stilin tipik afrikan. Ai garoi me këmbët e zbathura. Të njëjtin mendim kishte edhe në Tokio, në vitin 1964 dhe rriti rekordin e tij, por këtë radhë e bëri me këpucë. Abebe Bikila (1932-1973) është dy herë kampion olimpik nga Etiopia. Një stadiumi në Addis Ababa i është vënë emri i tij.6. Paavo Nurmi (Antwerp 1920, Paris 1924, Amsterdam, 1928)Nurmi fitoi nëntë medalje ari në pistën e distancës 1500 metra deri 10 mijë metra dhe fitoi 12 medalje olimpike në total. I vlerësuar si atleti më i madh i pistës në të gjitha kohërat, Nurmi do ta kishte rritur rekordin e tij në Los Anxhelos, por në atë kohë konsiderohej profesionist dhe kështu që nuk mund të merrte pjesë në lojërat e mëvonshme olimpike.7. Michael Johnson (Atlanta 1996)Michael Duane Johnson (lindur në 1967, në Dallas, Teksas) është vrapues i shpejtë amerikan që mban rekordet botërore në 200 metërsh, 400 metërsh dhe skuadrën 4×400 metërsh. Ai ka garuar 300 metërshin më të shpejtë të të gjitha kohërave, një ngjarje që nuk njihet nga “IAAF”. Ai ka fituar katër medalje ari olimpike dhe është kurorëzuar kampion botëror nëntë herë.8. Emil Zatopek (London 1952)Për pjesën më të madhe të njerëzve që kanë fituar 5 mijë metërshin dhe 10 mijë metërshin në finalet olimpike, do të ishte rast i mirë për të dalë në pension, por Emil vendosi të garojë edhe në maratonë. Kurrë më parë s’kishte garuar në një të tillë, por fitoi gjithsesi. Performanca e tij nuk ngjason me atë të asnjë atleti sot.9. Cathy Freeman (Sydney 2000)Catherine Astrid Salome Freeman (16 shkurt 1973) është një vrapuese e shpejtë nga Australia. Fitorja e Freeman-it në finalet e 400 metërshit në Sidni nuk do të konsiderohet kurrë një moment i parëndësishëm në atletikë. Ajo u bë kampione olimpike për 400 metërshin në Lojërat Olimpike të vitit 2000. Një piste garimi në Queensland ka marrë emrin e saj.10. Dick Fosbury (Mexico 1968)Emri Fosbury është i lidhur ngushtë me kërcimin në lartësi, pasi ai revolucionarizoi sportin me rënien e famshme. Ai fitoi medaljen e arit me një kërcim rekord olimpik në 2.24 metra, por më i rëndësishëm është fakti se ndryshoi përgjithnjë mënyrën se si atletët konkurrojnë në sportin e zgjedhur.

Punoi :Klarisa Karaboja Klasa :VI A

Page 3: Lojërat olimpike

Punoi :Klarisa Karaboja Klasa :VI A