m¸ lini t’u tregoj nj¸ sekret -...

12
MK-31-11-074-SQ-C 14 M¸ lini t’u tregoj nj¸ sekret p¸r ambientin Bashkimi Evropian

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

MK-31-11-074-SQ

-C14

M¸ lini t’u tregoj nj¸ sekret

p¸r ambientin

Bashkimi Evropian

1

Dhelpra Lilë po pushonte jashtë strofullit të saj në deponinë e mbeturinave të qytetit të Merlinit. Ishte mëngjes herët, dhe dielli po lindte. Papritmas ajo dëgjoi një zhurmë të lehtë. Ajo i curroi veshët. Çka mund të ishte? Ndonjë zog? Jo. Pastaj e dëgjoi përsëri. Dukej se vinte nga një dollap që dikush e kishte hedhur, fare pranë saj. Lila eci në majë të gishtërinjëve drejt tij. Dera e dollapit u hap pak dhe jashtë doli një shputë e vogël, që kishte të mbathur një këpucë. Pastaj edhe këmba. “Çka po ndodh?” Lila pyeti veten.

Bashkimi Evropian

Më lini t’u tregoj një sekretpër ambientin

Luksemburg: Zyra e botimeve të Bashkimit Evropian 2003 — 20 faqe. — 16.2 × 22.9 cmISBN 978-92-79-19657-7doi: 10.2770/26917

Komisioni Evropian Drejtoria Gjenerale për mjedisin jetësor Drejtoria Gjenerale për publikime dhe Komunikim – Publikime V-1049 Bruksel

Tekst: Benoît CoppéeIlustrime: Nicolas Viot

Teksti është përfunduar në gushtë të vitit 2002 më shumë informata për politikat lidhur me mjedisin jetësor mund të gjeni në internet faqen të DGJ për mjedis jetësorë në serverin Europa: http://ec.europa.eu/environment/

© Bashkimi Evropian, 2011 Riprodhimi është i lejuar vetëm nëse është tregohet burimi.

Shtypur në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

32

Lila i buzëqeshi atij me sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafe. “Do të ndihmoj unë”, tha ajo me butësi. Pastaj, ajo i hodhi një shikim dollapit. “Është një dollap i bukur”, tha ajo. “Pse prindërit e tu e kanë hedhur në mbeturina?”“Nëna ime thoshte se nuk ishte aq modern, kështu që Babai bleu një tjetër. Por, mua më pëlqen ky i vjetri. Është si një strofullë e rehatshme dhe desha të shtrihem në të vetëm edhe një herë. Duhet të më ketë zënë gjumi. Dhe më kanë hedhur edhe mua!” “Njerëzit e rritur janë pak të çuditshëm, apo jo”, tha Lila. Ajo ngriti njërën putër në drejtim të qytetit të Merlinit. Në ajrin mbi qytet ngrihej një mbulojë e hirtë e tymit. “A po e sheh tërë atë tym të tmerrshëm? Ai del nga fabrikat, ku njerëzit krijojnë gjëra. Shumë gjëra të padobishme që shpejt hidhen në mbeturina. Pse e bëjnë këtë gjë? Do të doja që ta ndalnin këtë gjë”. Lilës iu mbushën sytë me lotë. Tomi u ul pranë saj, ndërsa ajo u struk pranë tij. Ai i ndiente rrahjet e zemrës së saj.

Pastaj nga dollapi doli një çun i vogël. Dukej i humbur dhe dhelprës i erdhi keq për të. “Tungjatjeta: unë jam Lila”, i tha ajo. “Kush je ti?”“Unë... unë jam Tomi”, tha çuni. “Më....më zuri gjumi në këtë dollap. Pastaj... Ku jam unë?”“Je në deponinë e mbeturinave të qytetit të Merlinit", tha Lila. “Në mbeturina?” tha Tomi, i hutuar dhe duke shikuar përreth. “Ku, ku!? Nëna ime do të bëhet shumë merak! Si do ta gjej rrugën të shkoj në shtëpi?”

5

“Si mund të marrë frymë qyteti i Merlinit me tërë atë ndytësirë në ajër?” tha Lila. “Vetëm merri erë ujit të kësaj rrjedhe. Uaaah! Është sikur era e peshqve të ngordhur. Ku mbeti aroma e këndshme e luleve të egra? Jam e tmerruar nga ajo që po ndodh, Tom”. Dhelprat janë kafshë të ndjeshme. Dhe për më tepër, përherë kanë të drejtë. Lila u ngrit. “Eja”, tha ajo: “të shkojmë dhe të gjejmë mamanë tënde”. Deponia ishte e rrethuar me një rrethojë të lartë me tela. Lila mbajti rrugën drejt një vrime të vogël në rrethojë. Ishin gati të dilnin jashtë duke u zvarritur kur dhelpra nuhati një rrezik. “Kujdes!” thirri ajo: por ishte shumë vonë. Njeriu i cili e ruante deponinë po qëndronte aty. Lila u fsheh pas një lavatriçeje. Tomi u përpoq të shkonte pas saj, por mori në thua.Një palë duar të fuqishme e mbërthyen për krahësh dhe e ngritën përpjetë. “Çka po bën këtu? Rrugaç i vogël!” uluriti njeriu. “A nuk po e sheh shenjën? Tregon: MOS HYNI: TËRËSISHT PRIVATE”. Fytyra iu kishte skuqur dhe dukej shumë i zemëruar.

4

7

“Po, patjetër! Po!” u përgjigjën Lila dhe Tomi. U ulën dhe e shikonin njeriun duke pyetur veten se çfarë do të thoshte ai. Njeriu mori frymë thellë dhe filloi...“Nëse njerëzit nuk kanë kujdes se çka hedhin në mbeturina, atëherë uji, ajri dhe toka do të ndoten aq shumë sa që ne nuk do të mund të jetojmë më”.

“Më.... hodhën bashkë me mbeturinat”, tha Tomi. “Më duhet ta gjej nënën time. Ajo duhet të jetë bërë merak për mua”. Njeriu e lëshoi Tomin. Pastaj u ulë në lavatriçen e vjetër duke e shikuar me mirësi çunin, me pikëllim në sy. “Mos më thuaj që kanë filluar t’i hedhin në mbeturina edhe fëmijët!” tha ai. “Jo, ishte një rastësi”, u përgjigj Tomi. “Më zuri gjumi në dollap. Për besë po! Pastaj më gjeti shoqja ime dhelpër”.Lila doli nga vendi ku ishte fshehur. “Tungjatjeta”, tha ajo. “Dukesh i brengosur. Çka ka ndodhur?”

Njeriu humbi në mendime për një çast. Pastaj tha:“Dëgjo, kam diçka shumë të rëndësishme për t’u treguar. Diçka që ka rëndësi për tërë botën. Është një sekret i MADH, por për shkak se është kaq i rëndësishëm dua që t’ua tregoni të gjithëve. Të gjithëve! A më premtoni?”

6

98

Njeriu tundi kokën. “Nëse ne nuk bëjmë diçka për këtë, kjo mund të ndodhë. Ne TË GJITHË duhet t’i ndryshojmë sjelljet tona para se të jetë bërë shumë vonë”.

Për një minutë a dy, askush nuk foli. Lila mezi mund t’u besonte veshëve të saj. Tomi rrinte ulur dhe i vrenjtur. Pastaj njeriu vazhdoi: "Nëse duam të jemi të shëndetshëm, duhet të kemi një planet të shëndetshëm. Nëse Toka sëmuret, të gjithë ne sëmuremi!”“Po, e kuptoj”, tha Tomi. “Por...ahh, sikur ta dinte…

“Nuk mund të jetë e vërtetë!” tha Tomi. “Po, është”, tha njeriu. “Njerëzit hedhin në mbeturina gjithfarë gjërash. Makina, shishe, ilaçe, kuti ngjyrash, çdo gjë. Ata heqin qafe mbeturinat në çfarëdo mënyre. Por mbeturinat përmbajnë shumë gjëra të helmueshme. Gjëra shumë të rrezikshme. Dhe këto helme depërtojnë në tokën ku mbillet ushqimi ynë, në ajrin që e thithim dhe në ujin që e pimë. Dalëngadalë ne...”Ai u ndal, duke mos mundur ta thoshte atë fjalë të tmerrshme.“Do të thuash, se ne dalëngadalë po e mbysim vetëveten?” pyeti Tomi.

“Një vrimë?” pyeti Tomi, i brengosur. “Po. Nëse vazhdojmë t’i përdorim këto kanaçe spërkatëse vrima do të bëhet gjithnjë e më e madhe, dhe kështu do të kemi shumë rreze dhe dritë të dëmshme të diellit”. Lila u vrenjt. Tomi kishte rënë në mendime, duke i shikuar retë lart. Papritmas tha: “Në rregull! Po shkoj në shtëpi te nëna ime”. “Prit”, tha njeriu: “Kam edhe një sekret që dua t’ua tregoj”. “Jo! Jo! Kjo është mjaft!” thirri Lila. “Sekretet e tua po na tmerrojnë për vdekje! Ne duam të dëgjojmë për gjëra të bukura. Lule dhe... gjëra të tilla të bukura”.

11

Njeriu shikoi lart në qiell. Duart e tij po dridheshin. “Është edhe një sekret tjetër që dua t’ua tregoj”, tha. “Një sekret shumë të rëndësishëm e të madh. Diçka shumë e tmerrshme po ndodh sipër nesh, lart në qiell. Ju nuk mund ta shihni. Nuk mund ta nuhatni. Nuk mund ta prekni. Por kjo po ndodh dhe është shumë brengosëse”. “Çka është ajo?” pyetën Tomi dhe Lila. “Përreth Tokës, lart në qiell është një shtresë e gazit. Është një gaz që quhet ozon. Është shumë i rëndësishëm për ne. Ai lejon të depërtojë dritën e dobishme të diellit dhe e largon dritën e dëmshme të diellit – rrezet e dëmshme që përndryshe do të na bënin tmerrësisht të sëmurë. Shtresa e ozonit na mbron nga këto rreze. Por problemi është se ne po e prishim shtresën e ozonit. Ne po përdorim shumë kanaçe me spërkatës që përmbajnë gjëra që e shkatërrojnë ozonin. Kështu që tani shtresës së ozonit i është hapur një vrimë."

10

1312

Njeriu vuri dorën në supet e Tomit dhe tha:“Duhet të jesh i guximshëm që ta dëgjosh këtë”. “Po unë jam i guximshëm!” thirri Tomi. “Edhe unë!” tha Lila. “Në rregull” tha njeriu: “Ja sekreti i tretë. Duke e djegur naftën, gazin dhe benzinën, ne shkaktojmë shumë ndotje lart në ajër, dhe ndotja po e rrethon tërë tokën. Është sikur një serrë: nuk e lë nxehtësinë që të largohet nga Toka në hapësirë, kështu që planeti ynë dalëngadalë po ngrohet”. “Pra nuk do ta kemi aq ftohtë në dimër!” tha Lila, që dukej e kënaqur.

Njeriu u ngrit. “O Zot” tha ai. “Mendova se jeni mjaft të rritur për të dëgjuar disa sekrete të rëndësishme. Paskam gabuar. Më falni. Epo, mirë...”Ai kapi një gur dhe e hodhi në një pellg të madh. Guri bëri një spërkatje. Lila e shikoi Tomin dhe tha, gati duke pëshpëritur: “Ndoshta është më mirë ta dëgjojmë sekretin e fundit?”“Po, në rregull!” tha Tomi. “Në rregull, do ta dëgjoj këtë sekret. Dua ta mësoj këtë sekret, sepse dua të di gjithëçka! Por, të lutem, nxito”.

1514

“Por është e pamundur!” u shpreh Lila. “Nuk mund t’u kërkosh njerëzve që të mos ngasin automjete! Dhe atyre iu duhen të gjitha këto fabrika! O Zot...” “Jo!” u përgjegj Tomi. “Nuk jam për këtë! Duhet të gjindet një zgjidhje! Ne duhet të gjejmë rrugë të reja se si të punojnë fabrikat! Kur të rritem, unë do të shpik gjëra të reja. Do ta shpik një motor të ri për automjete që punojnë pa benzinë. Dhe ngrohje për shtëpi pa gaz apo naftë. Nesër do të shkoj në shkollë me bicikletë! Unë do të...” “VUUUM!! Zëri i Tomit papritmas u mbyt nga uturima e një veture që u fut në deponi me shpejtësi të madhe dhe duke u ndalur zvarrë në një re pluhuri.

“Ndoshta jo”, tha njeriu: “Por, kjo poashtu do të krijojë stuhi të tmerrshme. Mendo për sasitë e mëdha të akullit dhe të borës në Polin Verior dhe Polin Jugor. Nëse shkrihet dhe derdhet në det, niveli i detit do të ngrihet dhe shumë vende mund të përmbyten. Është shumë serioze”. “Atëherë ne duhet ta hapim serrën që nxehtësia të largohet!” tha Tomi. “Ne duhet ta ndalim djegien e tërë asaj nafte, gazi dhe benzine!”“Ke të drejtë”, tha njeriu.

1716

“Po: Lila dhe njeriu. Ata janë kujdesur për mua. Janë atje”. Tomi u kthye, por Lila dhe njeriu nuk po dukeshin askund. “Por, ata ishin atje”, tha Tomi. “Lila dhe unë, ne...”“Lila?”“Po, Dhelpra Lilë. Dhe njeriu që e ruan deponinë. Ku mund të kenë shkuar?”Askush nuk është këtu”, tha babai i Tomit. “Prapë është imagjinata jote!”“Por...”“Eja të shkojmë në shtëpi", tha nëna e tij.

Dy njerëz dolën jashtë dhe dy palë sy të goditur nga tmerri shikonin nëpër renë e pluhurit. “Tom? Tom! Ku je? Jam unë, nëna, i dashur TOM!”“Tom? Jemi ne! Babai jam!”“Oh BABA! NËNË! KËTU jam!”Tomi u hodh në krahët e nënës së tij. Babai i tij mezi mund të fliste nga gëzimi.“Nënë, Baba, dua që të njihesh me shokët e mi”. “Shokët e tu?”

1918

Tomi vuri krahët rreth qafës së babait dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Babai buzëqeshi. “Në rregull”, i tha.Pak minuta më pas ata ishin rrugës për në qytetin e Merlinit – mbi mbulojën e veturës ishte dollapi i parapëlqyer Tomit!Duke qëndruar në majë të deponisë së mbeturinave, Lila i shikonte me pikëllim tek largoheshin. Ndjehej sikur sapo e kishte humbur një mik.

20

“Mbaje veten, Lilë”, tha njeriu. “Tomit i duhej të na linte neve. Tani ai ka një punë të rëndësishme për ta bërë”. “Po, një punë shumë të rëndësishme”, u pajtua Lila. Ndërsa deponia e mbeturinave nuk shihej më. Tomi hodhi shikimin jashtë dhe ia nguli sytë qiellit. “Baba, nënë... A doni t’i mësoni tri sekrete?” pyeti ai. “Tri sekrete? Nisja, Tom. Po të dëgjojmë”.

Informata dhe broshura mbi Bashkimin Europian mund të merrni edhe nga:

Qendra Informative e Unionit EuropianM.H.Jasmin 52v1000 ShkupTel/faks. 02/3296-363Internet: www.euic.mkE-mail: [email protected]

Delegacioni i Bashkimit EvropianM.H.Jasmin 52v1000 ShkupТel. 02/3248 500Faks. 02/3248 501Internet: www.eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - GostivarBraca Ginovski 611230 GostivarTel./Faks. 042/218-167E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - KoçanRade Kratovçe 12300 KoçanTel. 033/279-554Faks. 033/279-962E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - Kumanovë11 Oktomvri bb1300 KumanovëTel./Faks. 031/475-800E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - KavadarMarshal Tito bb1430 KavadarTel./Faks. 043/416-107E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - Manastir1 Maj bb7000 ManastirTel./Faks. 047/234-234E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - VelesPanko Brashnar 11400 VelesTel. 043/232-406; lok. 226Faks. 043/232-966E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE - TetovëDervish Cara bb1200 TetovëTel. 070/548-576E-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së pranëBilbliotekës universitare Kombëtare“Shën Kliment Ohridski”Goce Delçev 61000 ShkupTel. 070/703-029, 02/3226-846Faks. 02/3226-846E-mail: [email protected]

UEi - ShkupFakulteti EkonomikUniversiteti Shën Kirili dhe MetodiKrste Misirkov bb1000 ShkupTel. 02/3286-835 Faks. 02/3118-701Internet: www.eccf.ukim.edu.mkE-mail: [email protected]

UEi - TetovëUniversiteti i Europës JuglindoreIlindenska bb1200 TetovëTel. 044/356-205 Faks. 044/356-001E-mail: [email protected]

UEi - ManastirFakulteti i Administrimit dhe Biznesittë sistemeve informative – ManastirPartizanska bb7000 ManastirTel. 047/259-923Faks. 047/259-917E-mail: [email protected]