maj, 2017smart s - specifike, m - të matshme, a - të arritshme, r - realiste, t- të përcaktuara...

50

Upload: others

Post on 20-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Maj, 2017

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave

Udhëzues praktik për organizatat e shoqërisë civile

2

Titulli: Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave Autori: Valon Feka Publikuar nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Ky udhëzues është hartuar në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 - Arsim për Integrim” (EU SIMRAES 2), mbështetur edhe nga projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim” (KEEN), që financohen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmbajtja e këtij udhëzuesi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë formë nuk paraqet pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

3

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

Përmbajtja e udhëzuesit

Shkurtesat 1. Hyrje

2. Përkufizimi i avokimit

3. Procesi avokues 3.1. Identifikimi i çështjes për avokim 3.1.1. Metodat për identifikimin e çështjes avokuese 3.1.2. Çka është vlerësimi i nevojave të komunitetit? 3.1.3. Zgjedhja e teknikës së vlerësimit të nevojave 3.1.4. Përdorimi i informatave ekzistuese 3.1.5. Përdorimi i informatave të reja 3.2. Qëllimi dhe rezultatet 3.3. Audienca e shënjestruar 3.4. Përpilimi i mesazhit 3.5. Kanalet e komunikimit 3.6. Ndërtimi i përkrahjes 3.7. Sigurimi i fondeve 3.8. Mbledhja e të dhënave 3.9. Qasja e kornizës logjike 3.10. Plani i aktiviteteve 3.11. Buxhetimi i fushatës avokuese 3.12. Zbatimi i fushatës avokuese 3.13. Monitorimi dhe vlerësimi 3.14. Përcaktimi i treguesve 3.15. Shembuj nga fushata të suksesshme avokuese

4. Mekanizmat e përfshirjes së OJQ-ve në proceset e vendimmarrjes 4.1. Mekanizmat e pjesëmarrjes së OJQ-ve në nivelin lokal 4.1.1. E drejta për t’u konsultuar 4.1.2. Kuvendi komunal 4.1.3. Komitetet konsultative komunale 4.1.4. Dëgjimet publike 4.1.5. Dëgjimet buxhetore 4.1.6. Iniciativat qytetare 4.1.7. E drejta për peticion 4.1.8. Referendumi 4.1.9. Largimi i kryetarit të komunës 4.2. Mekanizmat e pjesëmarrjes së OJQ-ve në nivelin qendror 4.2.1. Koncept-dokumentet 4.2.2. Mbledhjet e komisioneve të Kuvendit të Kosovës 4.2.3. Dëgjimet publike 4.2.4. Nisma legjislative

4

5. Cikli i politikave publike 5.1. Caktimi i agjendës 5.2. Hartimi 5.3.Vendimi 5.4. Zbatimi 5.5. Mbikëqyrja 5.6. Riformulimi FLETËT E PUNËS FLETË PUNE #1: Hapat në procesin avokues FLETË PUNE #2: Identifikimi i çështjes për avokim FLETË PUNE #3: Përcaktimi i qëllimit dhe rezultateve FLETË PUNE #4: Harta e fuqive FLETË PUNE #5. Plani i ngritjes së fondeve FLETË PUNE #6: Mostër e pyetësorit sasior FLETË PUNE #6a: Mostër e pyetësorit cilësor FLETË PUNE #7: Matrica e kornizës logjike FLETË PUNE #8: Shembull i buxhetit FLETË PUNE #9: Plani i veprimit për avokim FLETË PUNE #10: Mostër e treguesve

Shkurtesat

ATRC Advocacy Training and Resource CenterEU European UnionNDI National Democratic Institute - Instituti Nacional DemokratikOJQ Organizatat JoqeveritareOShC Organizatat e Shoqërisë CivileSMART S - specifike, M - të matshme, A - të arritshme, R - realiste, T- të përcaktuara në kohë

5

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

1. HyrjeKy udhëzues praktik është nismë në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 - Arsim për Integrim” (EU SIMRAES 2), i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në partneritet me 7 organizata tjera. Hartimit të këtij udhëzuesi i ka paraprirë zhvillimi dhe zbatimi i dy programeve të trajnimit për pjesëtarët e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve), njëri për ciklin e zhvillimit të politikave dhe tjetri për avokimin dhe monitorimin. Këto dy programe trajnimi janë ofruar përmes dy projekteve: “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim” (KEEN) dhe “Iniciativa e Kosovës për Integrim 2020” (KOSINT 2020), i cili zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me disa organizata tjera.

Ky udhëzues, sikurse edhe programet e trajnimit të shënuara më lart, është hartuar duke pasur për bazë misionin e OShC-ve, fushat në të cilat ato zhvillojnë aktivitete, si dhe duke marrë në konsideratë nivelin e informacionit dhe nevojën e tyre për fushata avokuese. Çështjet, temat dhe shembujt e përdorur në këtë udhëzues kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen OShC-të, gjatë punës së tyre të përditshme në Kosovë.

Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë njohuri më të avancuara mbi avokimin në përgjithësi, ciklin e politikave publike, si dhe mundësitë e përfshirjes së OShC-ve në proceset e ndryshme të krijimit të politikave, përmes strategjive dhe teknikave të ndryshme avokuese. Më saktësisht, udhëzuesi do të ndihmojë OShC-të që:

- të zhvillojnë kapacitetet e pjesëtarëve të tyre për avokim dhe për ciklin e politikave publike përmes qasjes së pjesëmarrjes, metodologjive të avancuara dhe studimit të rasteve;

- të zhvillojnë fushata avokimi përmes së cilave do të rrisin përfshirjen e tyre në procesin e hartimit të politikave publike;

- të rrisin kapacitetin e tyre për hartimin e planit të veprimit për avokim dhe për adresimin e nevojave të komuniteteve tek autoritet lokale dhe qendrore;

- të pajisen me informata të mjaftueshme për modelet e fushatave të suksesshme avokuese në Kosovë dhe më gjerë.

Përmbajtja e këtij udhëzuesi në pjesën e parë ofron njohuri teorike dhe informata të përgjithshme mbi avokimin dhe procesin avokues. Më tutje, udhëzuesi ofron njohuri për mekanizmat e pjesëmarrjes së OJQ-ve në vendimmarrje, në procesin e hartimit të politikave publike dhe ciklin e politikave publike. Këtu, paraqiten edhe disa raste për studim të fushatave avokuese të zhvilluara në Kosovë dhe më gjerë. Në fund, janë vendosur fletët e punës të cilat shërbejnë për punë grupore dhe si forma lehtësuese për organizim të trajnimeve.

6

7

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

2. Përkufizimi i avokimitNë literaturë mund të gjenden përkufizime të ndryshme sa i përket avokimit. Në vijim, ju prezantojmë disa prej tyre:

1. Avokimi është akt ose proces i përkrahjes së një synimi ose çështjeje të caktuar. Fushata për avokim përfshin një sërë aktivitetesh për të siguruar përkrahje për një qëllim ose çështje të caktuar. Avokojmë për qëllim ose çështje të caktuar sepse dëshirojmë:

- të ndërtojmë përkrahje për qëllimin ose çështjen, - të ndikojmë te të tjerët që ta përkrahin qëllimin ose çështjen, ose- të përpiqemi të ndikojmë ose të ndryshojmë legjislacionin përkatës që ka të bëjë me çështjen

për të cilën avokojmë1.

2. Avokimi është përkrahja publike e ndonjë ideje, aktiviteti ose besimi2 .

3. Avokimi është proces i cili përfshin një sërë veprimesh politike të zbatuara nga një grup i organizuar i qytetarëve me synim që të ndryshohen marrëdhëniet midis fuqive. Synimi i avokimit është që të arrihen ndryshime konkrete politike në dobi të palëve të prekura, të përfshira në proces. Këto ndryshime mund të ndodhin në sektorin publik ose privat. Avokimi efektiv zbatohet sipas planit strategjik dhe në suaza të arsyeshme kohore3.

4. Avokim do të thotë të bisedohet, të tërhiqet vëmendja e komunitetit për ndonjë çështje të rëndësishme dhe të caktohen bartësit e vendimeve për sjelljen e zgjidhjes. Avokimi paraqet bashkëpunim me njerëz dhe organizata tjera me qëllim që të arrihet një ndryshim i caktuar4. Nëse i përmbledhim përkufizimet, lirisht mund të themi se avokimi është:

- Ndërmarrje e veprimit konkret që ka për synim të shkaktojë ndryshim të caktuar (të ligjit, politikës, vendimit).

- Proces i ofrimit të argumenteve logjike, synimi i të cilave është që të ndikojnë në sjelljen e bartësve të funksioneve publike gjatë miratimit dhe zbatimit të ligjeve dhe të politikave publike, në mënyrë që vizioni i sotëm të bëhet realitet i ardhshëm.

- Aktivitet, synimi i të cilit është promovimi i të drejtave të njeriut në komunitet. - Vënie e problemit të caktuar në agjendë për zgjidhje, gjetje e zgjidhjes për të njëjtin, por edhe

rritje e përkrahjes për zgjidhje dhe për veprimet e nevojshme që të arrihet te zgjidhja.

Sikur mund të kuptohet, nuk ka përkufizim të vetëm dhe gjithëpërfshirës për avokim. I njëjti varet nga natyra e çështjes ose problemit për të cilin avokohet si dhe nga konteksti në të cilin ndodh avokimi.

1 Federata Ndërkombëtare për planifikim prindëror (IPPF Advocacy Guide 1995)2 Oxford Advanced Learner’s Dictionary3 Fondacioni Arias – Kosta Rika4 CEDPA: Cairo, Beijing and Beyond: A Handbook on Advocacy for Women Leaders

8

3. Procesi avokuesPavarësisht se cila do të jetë çështja e fushatës avokuese, organizatat dhe individët bartës të nismës avokuese do të duhej të kalonin në këta hapa:

HAPAT PËRSHKRIMIÇËSHTJA Problemi që kërkon veprim politik.

QËLLIMI DHE REZULTATET

Deklaratë për OBJEKTIVIN e përgjithshëm që doni të arrini.Rezultatet: Hapat drejt arritjes së qëllimit tuaj SMART - specifik, të matshëm, të arritshëm, realist, me afat kohor.

AUDIENCA E SHËNJESTRUAR

Vendimmarrësit tek të cilët tentoni të ndikoni që ta përkrahin çështjen tuaj, p.sh., parlamentarët, zyrtarët komunalë, zyrtarët qeveritarë, etj.

PËRPILIMI I MESAZHIT

Deklarata të përpiluara për audienca të ndryshme që e përkufizojnë çështjen, zgjidhjen e saj, si dhe përshkruajnë veprimet që duhet ndërmarrë për të arritur këtë zgjidhje.

KANALET E KOMUNIKIMIT

Mënyra e përcjelljes së mesazhit deri tek audienca e shënjestruar, p.sh. radio, TV, fletushka, konferenca për shtyp, takime, shfaqje teatrale, etj.

NDËRTIMI I PËRKRAHJES

Krijimi i aleancave me organizata ose individë që janë të vendosur ta përkrahin çështjen tuaj.

SIGURIMI I FONDEVE

Identifikimi dhe sigurimi i burimeve (mjeteve financiare, mjeteve tjera, vullnetarëve, hapësirës, etj) për të realizuar fushatën tuaj të avokimit.

ZBATIMI Kryerja e aktiviteteve të planifikuara për arritjen e objektivit tuaj të avokimit (plani i veprimit).

MBLEDHJA E TË DHËNAVE

Grumbullimi, analiza dhe përdorimi i informatave të duhura, cilësore dhe sasiore, të cilat përkrahin secilin hap të fushatës tuaj.

MONITORIMI DHE VLERËSIMI

Procesi i grumbullimit të informatave për të matur progresin e bërë drejt objektivit të fushatës tuaj të avokimit.Procesi i analizës së informatave për të përcaktuar nëse është arritur objektivi i avokimit.

3.1. Identifikimi i çështjes për avokim Shih fletë pune #1

Pasi të keni përgatitur një listë të hollësishme të çështjeve problematike në komunitetin tuaj, hapi i radhës është që të vlerësoni secilën çështje që keni identifikuar dhe të shqyrtoni të gjitha zgjidhjet e mundshme. Në këtë moment, përgjigjuni në këto dy pyetje: 1. Sa i rëndësishëm është problemi? 2. A ka programe apo shërbime ekzistuese apo të tilla që mund të krijohen për ta trajtuar problemin? Duke kombinuar përgjigjet në këto dy pyetje, mund të krijoni një listë të menaxhueshme të prioriteteve dhe të përqendroni veprimet tuaja në nevojat më të mëdha.

Sa i rëndësishëm është problemi?

Kriteret në vijim mund të përdoren për të ndihmuar në vlerësimin e rëndësisë së problemit.

– Mundësia e parandalimit: problemet që mund të parandalohen apo të zvogëlohen dukshëm duhet të kenë prioritet më të lartë sesa ato që nuk munden.

– Numri i personave që mund të preken nga problemi: në bazë të njohurive tuaja për komunitetin dhe informatat që keni mbledhur, konsideroni sa persona mund të jenë në rrezik si rezultat i

9

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

këtij problemi. Sa më i lartë numri i personave në rajonin tuaj që mund të ndikohen, aq më i madh dhe më urgjent është problemi.

– Numri i personave të prekur nga problemi: është me rëndësi të dihet se sa persona mund të jenë prekur, por kjo informatë duhet të kombinohet me llogaritjen e numrit të saktë të personave që tanimë janë prekur.

– Ashpërsia: një masë tjetër që nënvizon ndikimin e problemit është niveli në të cilin problemi kufizon njerëzit në zgjedhjet e tyre dhe në aftësitë e tyre që të jetojnë jetën e tyre ashtu si dëshirojnë. Nëse problemi kufizon ashpër zgjedhjet dhe pavarësinë e personave, ai duhet të konsiderohet më i rëndësishëm sesa problemet që kanë ndikim të vogël në jetën e përditshme të personave.

Në këtë fazë mund të përfshihet një gamë e gjerë e ofruesve të shërbimeve, ekspertëve dhe pjesëtarëve të komunitetit. Përpiloni një listë të programeve/shërbimeve të mundshme, iniciativave apo zgjidhjeve që mund të krijohen për të trajtuar nevojën. Qëllimi është identifikimi i atyre problemeve që kanë gjasë më të madhe për t’u zgjidhur. Filloni duke shikuar listën e programeve dhe shërbimeve që tanimë ekzistojnë në komunitetin tuaj. Përshtatni burimet e komunitetit dhe burimet njerëzore me problemet dhe nevojat që i keni identifikuar. Merrni parasysh efektshmërinë e programeve dhe shërbimeve që tanimë ekzistojnë. Bëni pyetje si: A ofrojnë këto programe rezultate efektive? A ka dyfishime të shërbimeve që ofrohen nga disa organizata dhe a ka mundësi të koordinimit dhe të integrimit të shërbimeve për të siguruar rezultate më të mira? A ka shërbime të mjaftueshme? A duhet të ndryshohen shërbimet ekzistuese apo të krijohen të reja?

3.1.1. Metodat për identifikimin e çështjes avokuese Shih fletë pune #2Çështjet me rëndësi për komunitetin mund të identifikohen saktë përmes vlerësimit të nevojave të komunitetit. Rëndësia e kryerjes së vlerësimit të nevojave mund të duket e qartë. Realiteti, megjithatë, mund të jetë shumë më sfidues. Ankesa e dëgjuar më së shpeshti në lidhje me një vlerësim të nevojave është:

“Ne tashmë e dimë se çfarë janë problemet.”

Sot, pothuajse çdo komunitet synon të arrijë rezultate më të mira në lidhje me trajtimin e çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet. Për t’i zgjidhur çështjet dhe sfidat e tilla, është e nevojshme që të gjitha palët e përfshira të kenë informacion të mjaftueshëm. Informacioni është çelësi për të kuptuar një komunitet Pos kësaj, posedimi i informacionit ua mundëson njerëzve të angazhohen në procesin e të mësuarit dhe të ndërtimit të konsensusit.

Komuniteti kërkon informacione të sakta dhe kuptimplota mbi të cilat do t’i bazojë përpjekjet e veta. Një nga hapat e parë që një komunitet duhet ndërmarrë është që të bëjë një vlerësim

“Vlerësimi i nevojave të komu-nitetit është proces i vazhdue-shëm dhe dinamik. Ai ndërmer-ret për të identifikuar fuqitë dhe nevojat e komunitetit, për të vendosur prioritetet e tij dhe për të lehtësuar planifikimin e përbashkët të aktiviteteve drejt përmirësimit të gjendjes së ko-munitetit.

10

të komunitetit për të pasur informacion në lidhje me nevojat dhe burimet e veta. Vlerësimi po ashtu ndihmon në mobilizimin e pjesëtarëve të komunitetit si dhe partnerëve kryesorë për të vepruar mbi bazën e informacioneve të mbledhura.

Një vlerësim i komunitetit mund të marrë shumë forma dhe duhet të individualizohet në bazë të nevojave dhe burimeve specifike në komunitet. OShC-të duhet ta krijojnë një model orientues, ta modifikojnë dhe përsosin atë, duke u bazuar në rrethanat specifike të atij komuniteti, disponueshmërinë e burimeve njerëzore dhe financiare, dhe afatet kohore të përcaktuara për përfundimin e aktiviteteve të vlerësimit.

Një vlerësim efektiv i komunitetit do të thotë që të dhënat nga ky vlerësim të shndërrohen në prioritete avokuese. Nëse ndaj këtyre prioriteteve nuk ka përkujdesje dhe përcjellje, komuniteti do të zhgënjehet dhe tërhiqet nga pjesëmarrja.

Baza organizative e cila zhvillohet në komunitet gjatë procesit të vlerësimit duhet të mbështetet dhe të kultivohet si një mjet me të cilin komuniteti në mënyrë më efikase mund të veprojë në emër të vet. Po ashtu, vlerësimi krijon një informacion bazë që duhet të përditësohet dhe të përdoret për të vlerësuar progresin e kushteve të komunitetit. Në këtë mënyrë, fundi i një vlerësimi të komunitetit gjithashtu paraqet një fillim. Me përfundimin e vlerësimit të nevojave të komunitetit, identifikohen të dhëna që i shërbejnë një procesi avokues ashtu që prioritetet e identifikuara përmes vlerësimit të nevojave të komunitetit të adresohen tek autoritetet përkatëse.

3.1.2. Çka është vlerësimi i nevojave të komunitetit?

Literatura sugjeron se vlerësimi i komunitetit është edhe produkt edhe proces. Produkti përfshin informatat mbi gjendjen e tanishme të komunitetit dhe kapacitetin e tij për të mbështetur dhe përmirësuar mirëqenien e pjesëtarëve të tij. Procesi është ai në të cilin pjesëtarët e komunitetit bashkërisht arrijnë kuptueshmëri të fuqisë dhe nevojave të komunitetit dhe në të cilin investojnë njohuritë e veta për të arritur ndryshimin. Vlerësimi i komunitetit siguron informacionin bazë për zhvillimin e programeve dhe iniciativave efektive për komunitetin. Ky informacion, më vonë, mund të përdoret për monitorimin e ndryshimeve në komunitet.

Ka disa arsye pse organizatat joqeveritare me bazë në komunitet duhet të sigurojnë informacion të saktë për nevojat e një komuniteti. Të gjitha komunitetet janë në një gjendje të vazhdueshme ndryshimi - me lindjen dhe vdekjen e qytetarëve, nëpërmjet lëvizjeve të njerëzve brenda dhe jashtë dhe përmes zhvillimit të çdo qytetari individual, por edhe bashkësisë së qytetarëve me kalimin e kohës. Si pasojë, ajo që dikur mund të ketë qenë një politikë apo program i përshtatshëm, sot mund të jetë i papërshtatshëm. Karakteri ose disponimi i një komuniteti mund të ketë shumë ndryshime si rezultat i një ndërveprimi ndryshimesh shoqërore, kulturore dhe ekonomike.

Nevojat e njerëzve në komunitete me rritje të shpejtë mund të jenë të mëdha. Burimet e qeverisjes vendore mund të jenë të kufizuara dhe kërkesat publike mund të jenë të larta. Kjo

“Vlerësimi i nevojave të komu-nitetit është edhe produkt edhe proces”

11

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

e bën qenësor përcaktimin e prioriteteve dhe planifikimin afatgjatë. Megjithatë, një planifikim dhe veprim i tillë nuk mund të kryhet në mënyrë efektive pa informacion të saktë dhe aktual për nevojat dhe preferencat e qytetarëve.

Vlerësimi i nevojave të komunitetit:

– mbledh informata për fuqitë, shqetësimet, nevojat dhe gjendjen e tanishme të komunitetit;– përqendrohet në pasuritë, burimet dhe aktivitetet lokale; – përqendrohet në mangësitë, pengesat dhe nevojat në paraqitje e sipër;– shqyrton komunitetin nga aspekte të shumëfishta;– përfshin partneritete me organizata dhe segmente tjera të komunitetit.

Qëllimi i vlerësimit të nevojave është që të identifikojë pasuritë e një komuniteti dhe të përcaktojë shqetësimet e mundshme me të cilat ai përballet. Një mënyrë e drejtpërdrejtë për të vlerësuar nevojat e një komuniteti është thjesht të pyesni banorët për mendimin e tyre rreth zhvillimit të shërbimeve brenda komunitetit, kënaqshmërinë e tyre me shërbime, dhe për cilat shërbime të veçanta ata kanë nevojë. Mendimet e tyre mund të përdoren në ndërtimin e një agjende që ka për qëllim ndryshimin e komunitetit. Pos kësaj, ky proces mund t’i ndihmojë organizatat me bazë komunitare që të ndërtojnë kapacitetin e tyre për t’u siguruar banorëve shërbime dhe mundësi zhvillimore.

3.1.3. Zgjedhja e teknikës së vlerësimit të nevojave

Vlerësimi i nevojave është proces i bazuar në të dhëna. Të dhënat përdoren për të identifikuar audiencën e synuar dhe për të siguruar një profil të plotë të saj, në mënyrë që programet të jenë të përshtatura për të. Në procesin e vlerësimit të nevojave përdoren dy lloje të të dhënave: të dhënat parësore, të cilat grumbullohen për një iniciativë të veçantë të vlerësimit të nevojave dhe të dhënat dytësore, të cilat tashmë ekzistojnë.

Informacioni që do të mbledhet do të ndikohet nga qëllimi i vlerësimit dhe nga mënyra se si komuniteti është përcaktuar. Në kryerjen e një vlerësimi të komunitetit, duhet të mbledhen informata mbi fuqitë dhe resurset, si dhe mbi nevojat e komunitetit. Gjithashtu, disa nga informacionet e mbledhura duhet të shërbejnë si të dhëna bazë të cilat me kalimin e kohës do të ndihmojnë në përcjelljen e kushteve të komunitetit. Në përgjithësi, literatura sugjeron se ka tri lloje të informatave që duhet të mbledhen:

- të dhënat statistikore, duke përfshirë informatat socio – demografike dhe statistikat mbi përdorimin e shërbimeve;

- perspektiva e banorëve dhe palëve tjera të interesuara nga komuniteti; dhe - burimet dhe asetet e komunitetit.

Cilësia e informacionit në lidhje me një komunitet është e nevojshme aq sa edhe teknika apo kombinimi i teknikave të përdorura. Teknikat e ndryshme të grumbullimit të informacionit janë të përshtatshme për nevoja të ndryshme. Analizoni situatën dhe çështjet më të rëndësishme që parashtrohen, dhe atëherë peshoni avantazhet dhe disavantazhet e disa teknikave. Udhëzimet e mëposhtme mund të jenë të dobishme në zgjedhjen e një ose një kombinimi teknikash të

12

ndryshme të vlerësimit të nevojave. Natyra e problemit: Ngushtoni fokusin e problemit. Nëse problemi nuk është i definuar mirë, hulumtimi mund të bëhet i pamenaxhueshëm. Përcaktoni problemin dhe vlerësoni menaxhueshmërinë e tij duke shtruar pyetjet në vijim:

– Çka dëshirojmë ose duhet të dimë? – Pse dëshirojmë ta dimë? – Si do të përdoren informatat? – Ku mund t’i gjejmë informatat e nevojshme për t’u përgjigjur në pyetjet tona? – Si mund t’i sigurojmë këto informata? – Cilat burime të informatave tashmë ekzistojnë në nivel lokal, rajonal ose qendror? – Si mund të organizohen, analizohen dhe prezantohen të dhënat e mbledhura? – Cilët persona dhe organizata duhet të jenë të përfshirë në mbledhjen e informatave? Pse? Si? Kostoja: Mundohuni të përcaktoni se sa do të nevojitet kohë, të holla, dhe burime tjera për të marrë informacionin e nevojshëm. Mendoni se sa para i keni në dispozicion, ose ku mund të sigurohet ndihma financiare. Gjithashtu, vlerësoni disponueshmërinë e burimeve njerëzore për planifikimin, hartimin, analizën dhe prezantimin e informacionit.

3.1.4. Përdorimi i informatave ekzistueseTë dhënat dytësore janë të dhëna që janë mbledhur për një audiencë të veçantë, pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me këtë audiencë. Analiza e të dhënave dytësore është e bazuar në nxjerrjen e përfundimeve nga statistikat. Ka një shumëllojshmëri të të dhënave statistikore në dispozicion që paraqesin karakteristika të rëndësishme për një komunitet. Këto statistika përshkruese mbledhen nga regjistrimi i popullsisë, raportet e policisë, shkollave dhe informatat nga spitali. Burime të tjera përfshijnë gazetat dhe fletushkat që tregojnë kushtet e komunitetit. Në tabelën vijuese, paraqiten përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të informatave ekzistuese.

Përparësitë MangësitëTë dhënat ekzistuese statistikore përdoren me kosto minimale

Të dhënat e komunitetit lokal janë shpesh të kufizuara dhe jo aktuale

Mund të gjenden relativisht shpejt Mostra mund të mos jetë e saktëJapin mundësinë për studimin e trendeve përgjatë kohës

Nuk marrin në konsideratë perceptimet e popullatës mbi nevojat

3.1.5. Përdorimi i informatave të reja Për të vlerësuar nevojat dhe shqetësimet e komunitetit, veçanërisht në kushtet e një ndryshimi të shpejtë që mund të vijë nga zhvillimi brenda një komuniteti, mund të jetë e nevojshme për të shkuar përtej informacionit ekzistues. Në këto raste, ka disa metoda për mbledhjen e informatave. Këtu hyjnë: observimet e pjesëmarrësve, anketat, fokus grupet, forumet e komunitetit, teknika Delphi dhe harta e resurseve. Çdo metodë ka përparësitë dhe mangësitë e saj, prandaj ju mund të zgjedhni të përdorni ndonjë apo të gjitha varësisht nga karakteristikat unike të komunitetit apo rajonit tuaj.

Një numër i metodave të ndryshme mund të përdoret për vlerësim të nevojave si: observi-met e pjesëmarrësve, anketat, fokus grupet, forumet e komu-nitetit, teknika Delphi dhe harta e resurseve.

13

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

Zgjedhni metodat që trajtojnë më së miri çështjet që kërkojnë përgjigje. Për shembull, anketat janë të dobishme për të mbledhur informata për problemet apo pikëpamjet individuale, përmes një pyetësori që zhvillohet ballë për ballë me të anketuarin. Forumet e komunitetit dhe fokus grupet janë të dobishme që grupet e komunitetit të diskutojnë mbi nevojat, fuqitë dhe rangimin e nevojave të tyre sipas prioritetit.

Përdorimi i më shumë se një metode për të mbledhur informata është më i besueshëm se çdo metodë ose burim në vetvete. Mbajeni mendjen të hapur dhe mos e kufizoni veten në një metodë vetëm pse ajo është e njohur për ju.

3.2. Qëllimi dhe rezultatetNga vlerësimi i nevojave kuptojmë përse çështja avokuese është e rëndësishme. Tani është momenti të përcaktojmë:

- Kujt i shërben fushata avokuese? - Çfarë do të arrijë fushata? - Përse duhet të zhvillohet ajo fushatë avokuese?

Sa i përket pyetjes: “Cili është qëllimi i fushatës avokuese?”- shkurtimisht mund të themi se: qëllimi shprehet përmes një fjalie, e cila përshkruan imazhin e një të ardhmeje të mundshme, e cila mund të arrihet nëse punohet për të. Qëllimi nuk përmend afatet kohore dhe aktivitetet e fushatës avokuese. Ai nuk duhet të ndryshojë gjatë periudhës së zbatimit të projektit, sepse ndryshimi i tij mund të sjellë ndryshime të konsiderueshme për të gjithë fushatën avokuese.

Projekt-idetë ndërtohen në bazë të nevojave, mungesës së burimeve apo rreth problemeve ekzistuese pa u përqendruar në hollësitë e tyre. Në fillim të punës, duhet të përqendroheni në detyrat konkrete përmes copëzimit të qëllimit në rezultat. Rezultatet rrjedhin prej qëllimit të projektit, ashtu që çdo rezultat formulohet me një frazë apo një fjali. Ato paraqesin qartësisht hapat nëpër të cilat duhet të kalojë fushata avokuese deri në fund të zbatimit të saj. Në mënyrë që të arrihet çdo rezultat, duhen renditur aktivitetet e fushatës avokuese në trajtën e një serie. Sa më i vogël të jetë numri i rezultateve të fushatës, aq më pak e komplikuar është pema e aktiviteteve të fushatës.

Një objektiv SMART (shihni fletë pune 2) mund të shndërrohet në aktivitete dhe arritje specifike. Sa më abstrakt të jetë një rezultat, aq më e vështirë do të jetë matja e suksesit të punës sonë. Menaxherët duhet të diskutojnë rezultatet e fushatës me të gjithë grupin e punës, grupet e synuara, partnerët dhe bashkëpunëtorët. Rezultatet duhet të jenë të kuptueshme dhe të pranueshme për ata që do të punojnë për arritjen e tyre.

Sa i përket treguesve të suksesit, është e rëndësishme të sqarojmë diçka rreth tyre. Treguesit e suksesit janë informata të vëzhgueshme, empirike dhe objektivisht të matshme që përbëjnë bazën për matjen e efektivitetit të punës së kryer. Ata janë parametrat e ndryshimit ose të

Objektivat duhet të jenë SMART

- Specifike- Të matshme- Të arritshme- Realiste- Të përcaktuara në kohë

14

matjes së rezultateve të arritura, që tregojnë se deri në çfarë niveli janë përmbushur objektivat. Treguesit e suksesit ndihmojnë në paraqitjen e një procesi transparent të vlerësimit për arritjen e projektit që në fillim të planifikimit të tij.

Treguesit e suksesit përcaktohen më lehtë për detyrat e matshme nga ana sasiore. Për shembull, është e lehtë të tregohet nëse janë dërguar apo jo 25 letra në adresa të ndryshme. Në anën tjetër, detyrat cilësore janë më të vështira për t’u matur. Kështu, për shembull, është më e vështirë të vlerësohet nëse letra është shkruar në cilësinë e duhur. Për disa nga treguesit e suksesit mund të diskutohet dhe bihet dakord partet e projektit.

3.3. Audienca e shënjestruar Shih fletë pune #3

Audienca e shënjestruar në kuadër të një fushate avokuese nënkupton vendimmarrësit tek të cilët tentohet të ndikohet me qëllim të përkrahjes së një çështjeje për të cilën avokohet. Në praktikë, audiencë e shënjestruar në shumicën e rasteve janë:

- kryetarët e komunave,- këshilltarët komunalë,- zyrtarët komunalë,- qeveria qendrore,- ministritë e qeverisë,- agjencitë qeveritare,- deputetët e parlamentit, etj.

Pra, meqë avokimi nënkupton ndryshimin e një qasjeje apo vendimi publik/politik, audienca e shënjestruar nënkupton individët që janë bartës të funksioneve në kuadër të institucioneve publike. Audienca e shënjestruar paraqet individët, nga vullneti dhe veprimet e të cilëve varet suksesi i një fushate avokuese.

Në kuadër të një fushate avokuese, audiencë e shënjestruar mund të konsiderohen edhe grupet apo individët, përkrahja e të cilëve do të na ndihmonte në arritjen e qëllimit të fushatës avokuese. Për këtë arsye, do të ishte mirë që, në procesin e identifikimit të audiencës tonë, të përcaktojmë edhe hartën e fuqive tona. Një model përmes së cilit do të bëhet kjo është paraqitur më poshtë:

15

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

3.4. Përpilimi i mesazhit Shih fletë pune #4

Suksesi i një fushate avokuese varet shumë nga mesazhi që u dërgohet audiencave të ndryshme. Është me rëndësi që mesazhi i komunikuar të mobilizojë komunitetin që të përkrahë fushatën avokuese dhe, në anën tjetër, që të bind bartësit e funksioneve publike të ndërmarrin veprime të cilat kërkohen nga grupi avokues. Mesazhi i një fushate avokuese duhet të jetë i shkurtër, i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Ai duhet të përmbledh çështjen për të cilën avokohet dhe të japë përgjigje për pyetjet në vazhdim:

1. Pse është e rëndësishme kjo fushatë avokuese?2. Kush janë të prekurit nga çështja për të cilën avokohet?3. Cilat do të jenë përfitimet nga suksesi i fushatës avokuese?Një mesazh i përpiluar mirë ndikon që grupit avokues t’i ofrohen koalicione nga grupe të ndryshme që mund të kenë dobi nga çështja avokuese. Përfundimisht, mesazhi i një fushate avokuese duhet të:

- përshtatet me interesat e audiencës; - të jetë bindës - jo vetëm që pikëpamja juaj të ketë arsye të shëndosha, por edhe se çështja

është e rëndësishme dhe ka nevojë për ndërhyrje nga personi që ju jeni duke takuar; - jetë konciz; - tregojë në mënyrë specifike veprimet që jeni duke kërkuar nga audienca; - përfshijë përgjigjet për pyetjet që ju parashikoni se do të parashtrohen.

3.5. Kanalet e komunikimit

Në një fushatë avokuese përzgjedhja e duhur e kanaleve të komunikimit duhet të jetë ndër hapat ku duhet më së shumti vëmendje. Kanalet e komunikimit pasqyrojnë mënyrën e përcjelljes së mesazhit deri te grupet e fokusit, p.sh. radio, TV, fletushka, konferenca për shtyp, takime, shfaqje teatrale, etj. Për secilën audiencë të identifikuar në kuadër të një fushate avokuese duhet të gjenden kanalet/mënyrat e përshtatshme të komunikimit. Ekzistojnë argumentet për dhe kundër këtyre metodave të komunikimit, përdorimi i të cilave varet nga nevojat dhe resurset e fushatës avokuese. Pasi t’i analizoni kanalet e komunikimit që i keni në dispozicion, mund të filloni të përgatisni planin tuaj të komunikimit duke ndërlidhur audiencat, mesazhet dhe kanalet e komunikimit.

Në kohët e sotme, përdorimi i medieve sociale në kuadër të një fushate avokuese është pothuajse vendimtar. Mediet sociale mund të shfrytëzohen qoftë nëse po përpiqeni të përfitoni përkrahës, të shtoni donacionet, të ndani tregimet e suksesit apo të rrjetëzoheni me organizatat e ngjashme, ngase për të gjitha këto aktivitete ekzistojnë mediet sociale përkatëse. Edhe pse shumica e organizatave e pranojnë se prezenca në internet dhe në mediet sociale është qenësore, gjetja e faqeve adekuate në fillim mund të duket mjaft e vështirë.

3.6. Ndërtimi i përkrahjes

Krijimi i aleancave me organizata tjera, grupe ose individë që janë të vendosur ta përkrahin

16

çështjen tuaj avokuese, është një prej detyrave kryesore të grupit nismëtar të fushatës avokuese. Sa më i madh të jetë grupi avokues, aq më shumë do të ketë shanse për të arritur rezultatet dhe qëllimin e fushatës avokuese. Pra, qëllimi i grupit fillestar të avokimit duhet të jetë të krijojë një rrjet avokimi. Rrjeti i avokimit nënkupton një grup individësh apo organizatash që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta për ndryshimin e politikave publike, ligjeve dhe programeve për një çështje të caktuar avokimi. Në vazhdim janë paraqitur disa kritere që përdoren për t’u bashkangjitur në një rrjet avokimi:

- Përputhje ndërmjet misionit të rrjetit dhe fokusit të OShC-së;-Udhëheqje e mirë dhe anëtarësi e larmishme;-Shanse për të pasur zë në procesin e vendimmarrjes;- Pritshmëri më të mëdha dhe kredibilitet.

Tashmë është e njohur se formimi dhe mbajtja e një rrjeti nuk është gjë e lehtë: ajo kërkon njohuri, ekspertizë dhe bashkëpunim për të pasur një rrjet funksional. Më poshtë janë paraqitur disa nga fazat dhe veprimet e mbajtjes së rrjetit:

A. Organizimi- Definoni role të qarta dhe të veçanta.- Vendosni një strukturë organizative të lirshme ose fluide (strukturat vertikale hierarkike nuk

krijojnë rrjet të fuqishëm).- Shkruani listën e ekspertizës dhe burimeve që posedoni.- Mbuloni zbrazëtirat duke rekrutuar anëtarë të rinj.- Krijoni një sistem të komunikimit.- Krijoni bazën e të dhënave të OShC-ve pjesëmarrëse në rrjet dhe anëtarëve.

B. Udhëheqja- Ndani rolet udhëheqëse.- Përcaktoni qëllime dhe rezultatet reale.- Ndajuni në nëngrupe punuese dhe merrni detyra sipas ekspertizës (të mos ketë tejngarkesë).- Bëni vendimmarrje me pjesëmarrje.- Mbajini anëtarët e motivuar, duke i vlerësuar dhe lavdëruar punën e tyre.

C. Takime/ dokumentacioni

- Takohuni vetëm kur duhet.- Përcaktoni një agjendë specifike dhe efektive; organizatori të ndërrohet me rotacion.- Mbani listën e pjesëmarrësve në takim dhe procesverbalin, dhe shpërndajeni atë pas takimit.- Shfrytëzoni shkathtësitë fasilituese të ndonjë anëtari të grupit për të arritur konsensus ose

zgjidhur konflikt.- Gjatë takimit, diskutoni haptas çështjet e vështira.- Mbani një libër shënimesh të rrjetit për të dokumentuar aktivitetet e rrjetit, vendimet, etj.Në fund, meqenëse rrjeti avokues mund të përbëhet prej shumë organizatave joqeveritare dhe grupeve të ndryshme të interesit, është e domosdoshme që rrjeti të strukturohet. Një model i rrjetit të strukturuar është prezantuar më poshtë:

17

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

3.7. Sigurimi i fondeve

“Plani juaj për ngritjen e fondeve mund të ketë një strategji të madhe, por në qoftë se nuk ka një plan veprimi që përcakton afatet dhe përgjegjësitë, kjo është vetëm një ëndërr në diell.”

Gail Perry

Ngritja e fondeve është proces i kërkimit dhe mbledhjes së mjeteve financiare apo ndihmave në forma tjera duke kërkuar donacione nga individët, bizneset, fondacionet bamirëse apo agjencitë qeveritare dhe zakonisht i referohet mbledhjes së fondeve nga organizatat joqeveritare. Ngritja e fondeve zhvillohet për shkak se OJQ-të nuk posedojnë burime të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve. Për këtë arsye, OJQ-të, gjatë procesit të ngritjes së fondeve, përveç mjeteve monetare kërkojnë edhe donacione në formë jo-monetare, siç janë: a) Kontributi human (puna vullnetare); b) Materiale/produkte të ndryshme; c) Shërbime të ndryshme që për realizimin e projektit do të kishin kosto monetare, kohore apo edhe të angazhimit human.

18

Procesi i ngritjes së fondeve duhet të jetë i planifikuar mirë dhe të përshkohet nga një qasje sistematike e kërkimit të fondeve. Në këtë aspekt, gjatë ngritjes së fondeve, organizatat joqeveritare duhet të kalojnë në këta hapa: 1. Identifikoni nevojën brenda organizatës tuaj për realizim të aktiviteteve; 2. Identifikoni dhe hulumtoni donatorët potencialë; 3. Zhvilloni mesazhin e ngritjes së fondeve - Mesazhi duhet të përmbajë arsyen se pse personi/organizata duhet të dhurojë; 4. Barazoni mesazhin e ngritjes së fondeve me arsyen e donatorit potencial për të dhuruar; 5. Në vazhdimësi pyesni për donacione - Askush nuk të jep nëse nuk ia kërkon; 6. Shprehni mirënjohjen - Hapi përfundimtar dhe me i rëndësishmi është të thuhet “faleminderit”. Është më lehtë të merren paratë për herë të dytë nga donatori nëse ai apo ajo e di që paratë janë shpenzuar mirë dhe që donacioni është çmuar.

Në literaturën që përdoret për të shpjeguar procesin e ngritjes së fondeve, autorë të ndryshëm kanë përshkruar disa rregulla të cilat duhet të zbatohen nga organizatat joqeveritare gjatë procesit të ngritjes së fondeve. Në këtë drejtim, përmenden këto nëntë rregulla të cilat duhet të përdoren gjatë ngritjes së fondeve:

1. Pos mjeteve financiare, nga kompanitë e ndryshme provoni të merrni si donacion shërbimet apo produktet të tyre, jo mjete financiare.

2. Nëse nuk mund t’i merrni produktet falas, merrni ato me zbritje.3. Mos provoni t’i realizoni të gjitha vetëm. Motivoni të tjerët që të jenë pjesë e ekipit për ngritje

të fondeve.4. Bëni një plan të veprimit. Filloni disa javë më herët dhe vini afatin e të gjithë hapave të

nevojshëm.5. Vendosni qëllimin e shumës që tentoni ta arrini. Jini realistë kur të vendosni shumën tentative.

Duke vendosur një qëllim realist, ju i ikni zhgënjimit që mund të vijë nga të priturat e larta.6. Mbani publike punën tuaj. Mënyra më e mirë që të arrini qëllimin është t’i tregoni të tjerëve

për punën tuaj.7. Vlerësoni! Mbani shënime për të gjitha aktivitetet, për ato që kanë shkuar mirë dhe ato që nuk

kanë shkuar mirë, për planifikim më të mirë në të ardhmen.8. Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Falënderoni të gjithë ata që janë angazhuar në

mbledhjen e fondeve, si dhe të gjithë ata që kanë dhënë fonde.9. Ruani gjithçka. Bëni transparente të gjitha aktivitetet dhe fondet tek ekipi i ngritjes së fondeve

dhe tek ata që kanë dhënë fonde.

Plani i ngritjes së fondeve mund të bëhet më i lehtë nëse organizatat joqeveritare hartojnë planin e veprimit, në të cilin vendosin këto elemente: qëllimet, strategjitë, fokus grupet, mesazhin dhe personat përgjegjës. Në planin e veprimit mund të paraqiten disa forma/ide për ngritjen e fondeve. Idetë më të shpeshta për ngritjen e fondeve janë këto: a) Aktivitete sipas kategorisë së audiencës - Konsideroni se kë e keni audiencë dhe, në bazë të saj, bëni edhe aktivitetet e ngritjes së fondeve; b) Ushqim - Njerëzit pëlqejnë ushqimin, kështu që ofroni ushqim të mirë dhe një çmim për të; c) Loja shpërblyese - Komunikoni drejt me pjesëmarrësit dhe jini transparentë me ta për të larguar paragjykimet; ç) Ngjarje sportive - Kur i planifikoni ato, sigurohuni që keni rregulla dhe procedura të përshtatshme; d) Ngjarje shoqërore - Ndeja, koncerte, teatro, karaoke, humor, etj; dh) Shitje shoqërore - Ankande, garderobë nga yjet, punëdore, etj.; e) Shërbime - Larje të veturave, pastrim të oborreve, etj.); ë) Joshje - Kërkim fondesh derë-më-derë, kërkim nga anëtarë të veçantë të shoqërisë, etj.

19

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

3.8. Mbledhja e të dhënave Shih fletë pune #5

Siç është përmendur edhe më lart, për mbledhjen e të dhënave mund të përdoren metoda të ndryshme. Në praktikë hasen dy lloje të metodave për mbledhjen e të dhënave: metoda sasiore, ku kryesisht përdoren anketat; si dhe metoda cilësore, në të cilën më së shumti përdoren grupet e fokusuara të diskutimit dhe intervistat e thelluara. Në kuadër të këtij udhëzuesi do të shtjellohen anketat dhe fokus grupet, si teknika për mbledhjen e të dhënave.

Anketat

Anketa është një metodë formale sistematike e mbledhjes së informatave nga një popullsi e përcaktuar brenda një zone të caktuar gjeografike. Anketat janë ndër metodat më të zakonshme dhe më të besueshme të mbledhjes së të dhënave për një fushatë avokuese. Anketat janë të suksesshme vetëm kur ato janë të disenjuara dhe të administruara me kujdes. Hapat kryesorë për kryerjen e një sondazhi janë si në vijim:

– zgjedhja e qasjes së anketës; – disenjimi i pyetësorit; – testimi i pyetësorit; – shpërndarja /administrimi i pyetësorit; – mbledhja e të dhënave; – analiza e të dhënave.

Instrumenti i hulumtimit duhet të fillojë me një deklaratë të qëllimit që shpërfaq arsyen pse ai është duke u bërë, kush është duke e zhvilluar dhe si do të përdoren informatat. Deklarata hyrëse duhet gjithashtu t’u sigurojë të anketuarve konfidencialitetin e përgjigjeve të tyre. Udhëzimet dhe pyetjet në anketë duhet të jenë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme. Pyetjet e anketës duhet të pasohen nga një shkallë vlerësimi në mënyrë që të jenë më të lehta, të konsumojnë më pak kohë për t’u përgjigjur, si dhe të mbledhen dhe analizohen më lehtë.

Nëse anketat janë mjetet kryesore të matjes së pikëpamjeve të komunitetit, të anketuarit duhet të zgjidhen duke përdorur teknikën e rastit duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë që disa segmente të popullsisë të mos përfshihen.

Grupet e fokusuara të diskutimit

Qëllimi i një fokus grupi është të shqyrtojë çështje duke nxitur mendime, anekdota, përvoja dhe përshtypje nga një grup njerëzish. Për të pasur sukses, duhet të merren parasysh disa faktorë. Grupet duhet të jetë mjaft të vogla ashtu që të gjithë të kenë mundësi për t’u shprehur, por mjaft të mëdha për të siguruar një shumëllojshmëri pikëpamjesh. Zakonisht nuk duhet të ketë më shumë se 8 deri në 12 pjesëmarrës në secilin grup. Secili fokus grup duhet të ketë një moderator të aftë dhe një përcjellës, të cilët duhet të jenë palë neutrale dhe duhet të perceptohen në këtë mënyrë nga ana e pjesëmarrësve.

Takimi i fokus grupit duhet të fillojë me njoftim të pjesëmarrësve, një deklaratë që përmbledh iniciativën (kush është duke e zhvilluar fokus grupin, pse është duke u mbledhur informacioni,

20

si do të përdoret ai dhe si të dhënat e mbledhura mund të jenë të dobishme për pjesëmarrësit e procesit dhe komunitetin), një përmbledhje të temave që do të diskutohen dhe rregullat bazë për diskutim. Është gjithashtu e rëndësishme të falënderohen pjesëmarrësit e fokus grupit që ofruan kohën dhe njohuritë e tyre.

Sa i përket pjesëmarrësve, duhet të bëhen përpjekje për të siguruar një përzierje përfaqësuese të banorëve dhe palëve tjera të interesuara të komunitetit. Për arsye se njohja e të tjerëve mund t’i bëjë disa më të mbyllur, pjesëmarrësit nuk duhet të njohin njëri-tjetrin. Ndonjëherë është e pamundur që të përfshihen vetëm të huajt në një grup, por së paku ata që punojnë së bashku dhe që janë miq të afërt nuk duhet të jenë në të njëjtin grup. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit në fokus grupe të veçanta duhet të zgjedhen në bazë të disa veçorive të përbashkëta. Suksesi i fokus grupeve nuk varet vetëm nga cilësia e pyetjeve, por edhe thellësia e përgjigjeve. Duhet të parashtrohen pyetje të hapura dhe udhëheqësi duhet të krijojë një hyrje me pyetje të përgjithshme para pyetjeve specifike.

3.9.Qasja e kornizës logjike Shih fletë pune #6 dhe #6a

Atëherë kur faza e analizës të jetë kryer me sukses dhe të jenë përcaktuar qëllimet dhe rezultet, metoda e kornizës logjike mundëson një plan të plotë dhe transparent, që gjithashtu përmban treguesit e monitorimit dhe vlerësimit dhe i merr parasysh faktorët e mjedisit të jashtëm të projektit. Vetë matrica mund të shihet si një qasje shumë e përshtatshme e strukturës së brendshme të projektit/fushatës avokuese. Matrica e kornizës logjike përbëhet nga katër rreshta dhe katër shtylla. Katër shtyllat tregojnë: logjikën e intervenimit, treguesit objektivisht të verifikueshëm, burimet e verifikimit dhe supozimet për logjikën e intervenimit në të katër nivelet e hierarkisë së objektivave.

21

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

Logjika e intervenimit Treguesitobjektivisht tëverifikueshëm

Burimet everifikimit Supozimet

Syni

mi i

rg

jiths

hëm

Qëlli

mi

Rezu

ltate

tAk

tivite

tet Aktiviteti 1

Aktiviteti 2...Aktiviteti N

Kontributi Buxheti

Në shtyllën e parë të kornizës logjike paraqitet logjika e intervenimit dhe hierarkia e objek-tivave. Niveli më i lartë i objektivave është synimi i përgjithshëm i projektit. Ky është rëndom synimi i zhvillimit apo i politikës së përgjithshme të cilës projekti vetëm i kontribuon, por që projekti vetë nuk mund ta arrijë. Qëllimi i projektit është ndryshimi që ndodh kur të arrihen rezultatet e projektit (ose obligimi që marrim për të arritur ndikimin e dëshiruar te përfituesit). Rezultatet janë produktet e dëshiruara të projektit që dalin nga aktivitetet (ose rruga që duhet ndjekur për kryerjen e obligimit që kemi marrë). Ndërsa, aktivitetet janë veprimet që ndërmer-ren për arritjen e rezultateve.

Shtylla e dytë e matricës së kornizës logjike i paraqet treguesit objektivisht të verifikueshëm në të gjitha nivelet e hierarkisë së objektivave (logjika e intervenimit). Me rëndësi është të gjenden tregues objektivisht të verifikueshëm për secilin synim të përgjithshëm, për qëllimin dhe për rezultatet, ashtu që të arrihet një konsensus ndërmjet të gjitha palëve për nivelin e suksesit të projektit. Në shtyllën e tretë vendosen burimet e verifikimit për secilin tregues objektivisht të verifikueshëm. Për disa tregues ekzistojnë dokumente apo shënime publike ku sigurohen të dhënat e nevojshme. Për të tjerët, duhet të përcaktohet mënyra dhe koha e mbledhjes së të dhënave. Shtylla e katërt i përmban supozimet për kontekstin e jashtëm të cilat janë formuluar gjatë përpilimit të logjikës së intervenimit.

22

3.10. Plani i aktiviteteve Shih fletë pune #7

Për realizimin e projektit, rëndom përdoret teknika e “gantogramit”. Gantogrami është një teknikë efikase që përdoret zakonisht për të dhënë pasqyrën e kohëzgjatjes, raporteve të ndërmjetme, përgjegjësive për detyrat e caktuara, si dhe fondeve të nevojshme për aktivitetet. Aktivitetet thjesht radhiten në një tabelë, me secilin aktivitet në krye të rreshtit. Në këtë mënyrë të thjeshtë, gantogrami i radhit të tëra aktivitetet dhe jep të dhëna për to. Përderisa korniza logjike përmend vetëm nga një aktivitet, plani i realizimit i zbërthen të gjitha nënaktivitetet që janë pjesë e një aktiviteti të përgjithshëm. “Pajisja e shkollave me kompjuterë dhe internet”, do të mund të zbërthehej në “përcaktimin e numrit të shkollave”, “sigurimin e lidhjeve telefonike në shkollat përkatëse”, “blerjen dhe shpërndarjen e kompjuterëve”, dhe “qasjen në programet e internetit dhe trajnimin për përdorimin e tyre“.

Shembull: Plani i aktiviteteve

AktivitetetViti 2014

Kontributi Buxheti Personi përgjegjësIV V VI VII VIII IX X XI XII

1.1.Formohen klubet rinore në 20 qytete

x 1 ekspert 700 € Personi X

1.2. Krijohet korniza ligjore për klubet rinore

x

x 2 ekspertë 2,000 € Personi X

1.3. Zhvillohet programi për pjesëmarrjen e të rinjve në vendim-marrjen komu-nale

x

2 ekspertë 2,000 € Personi Y

1.4. Trajno-hen anëtarët e klubeve rinore

x

x 3 trajnerë 2,500€ Personi Z

1.5 Organizo-hen aktivitete vetëdijesimi për pjesëmarrjen e të rinjve në poli-tikë-bërje

x

x

x

x

20,000 Personi N

23

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

3.11. Buxhetimi i fushatës avokuese

Buxheti i fushatës avokuese duhet të jetë adekuat për të arritur qëllimin dhe rezultatet e synuara. Linjat e buxhetit dhe parashikimet buxhetore për aktivitetet përkatëse duhet të jenë reale, ndërsa shpenzimet e propozuara do të duhej që parimisht të ndërlidhen me përmbajtjen e fushatës dhe jo të pasqyrojnë shpenzimet operative të organizatës. Në buxhet duhet të qartësohen detajet specifike për secilën linjë, për shembull, numri i ekspertëve shumëzuar me numrin e ditëve të punës, shumëzuar me pagesën ditore.

Buxheti i detajuar është kërkesë për çdo projekt-propozim që kërkon identifikimin e të gjitha veprimtarive që do të kryhen gjatë projektit si dhe të kostove përkatëse. Një nga pikënisjet kryesore për një buxhet të saktë është vendosja e çdo lloj kostoje në kategorinë të cilës i përket. Gjithashtu, gjatë hartimit të buxhetit, është mirë që seksionet e buxhetit të përputhen me ato të përfshira në projekt propozim, në mënyrë që buxheti të jetë i lehtë për t’u kuptuar. Buxheti i projektit është i ndarë të paktën në tri kategori:

a. Shpenzimet e personelit: Në kuadër të kësaj kategorie paraqiten kostot individuale për secilin person të angazhuar në projekt (menaxherin e projektit, koordinatorin, asistentët dhe personelin tjetër mbështetës). Paga e secilit person të angazhuar në projekt duhet të arsyetohet me angazhimin e tij/saj dhe përgjegjësitë e tij/saj konform objektivave specifike të projektit. Për secilin person të angazhuar në projekt, organizata ka obligim ligjor të paguajë tatimet dhe kontributet e përcaktuara me ligjet e vendit. Sa i përket linjës buxhetore për pagat, shifrat e paraqitura bruto duhet të përfshijnë tatimin në të ardhura personale dhe kontributet pensionale si dhe duhet të tregohet për secilën pozitë se sa kohë do të kalojë personi duke punuar në projekt (në formë përqindjeje).

b. Shpenzimet direkte të projektit: Te kjo kategori përfshihen të gjitha shpenzimet të cilat në mënyrë direkte kontribuojnë në përmbushjen e aktiviteteve të planifikuara në propozim. Kostot e paraqitura në këtë kategori duhet të jenë në harmoni me çmimet e tregut dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara. Organizatat zbatuese të projekteve duhet të sigurohen që buxheti te pjesa e shpenzimeve direkte të mos fokusohet në shpenzime konsumuese (ushqim, pije, koktej, etj.), përveç nëse një shpenzim i tillë arsyetohet me arritjen e objektivave të planifikuara.

c. Shpenzimet operative: Ndonëse shpenzimet operative nuk kanë lidhje direkte me përmbushjen e rezultateve të projektit, ato kontribuojnë në efektivitetin e projektit. Si të tilla, ato mundësojnë që aktivitetet të realizohen në mënyrë të suksesshme. Në këtë kategori përfshihen: hapësira e punës (qiraja e zyrës), në rast se natyra e projektit e kërkon, pajisjet teknike, shpenzimet e transportit të personelit gjatë zhvillimit të aktiviteteve direkte, shpenzimet e komunikimit, shpenzimet e pagesave bankare (transaksioneve), shërbimet publike (rryma, uji dhe mbeturinat), si dhe shpenzime tjera të nevojshme operative.

d. Shpenzimet tjera indirekte: Në këtë kategori përfshihen shpenzimet të cilat nuk janë direkte, por të cilat e ndihmojnë zhvillimin e objektivave, p.sh: publikimet, auditimi i jashtëm, vlerësimi i projektit, hulumtimet dhe shpenzimet tjera jodirekte.

24

e. Shpenzimet e paplanifikuara/kontigjente: Ndonëse shumë donatorë nuk parapëlqejnë financimin e buxheteve me shpenzime të paplanifikuara, organizatat joqeveritare kanë mundësinë që në buxhetet e projekteve të tyre të vendosin një kosto në formë të përqindjes totale të projektit. Kjo kosto duhet të përkthehet në përqindje të ulët e cila ndryshon nga 1%-5% dhe planifikohet për financimin e aktiviteteve shtesë për arritjen e objektivave të projektit (të cilat nuk janë të parashikuara në projekt propozim).

Çdo shpenzim paraqitet në një rresht më vete për të identifikuar çmimin për njësi, numrin e njësive dhe si janë shprehur ato (p.sh., në muaj/ditë, etj.) si dhe shpenzimin total. Në një kolonë të veçantë mund të futen shënime për elemente që nuk janë plotësisht të qarta. Në rast se shihet e udhës, mund të jepen hollësi të mëtejme në një shpjegim narrativ të buxhetit. Në shpenzime, nuk duhet harruar të përfshihen edhe kostot direkte të lidhura me veprimtaritë/produktet e projektit, si p.sh., shpenzimet për marrjen me qira të hapësirave për trajnime, konferenca, shujtat për të ftuarit, kostot e botimeve apo fushatave publicitare, etj.

Disa donatorë kërkojnë që të jepet përshkrim, të sqarohen dhe arsyetohen shpenzimet që janë përfshirë në tabelën buxhetore. Në këtë mënyrë, stafi i projektit duhet të bëjë përshkrim narrativ, në të cilin do t’i cekë të gjitha shpenzimet që kërkohen nga donatori, të japë arsyetimin për to dhe mënyrën se si do të shpenzohen.

Buxheti duhet të përfshijë edhe emrin e organizatës, titullin e projektit, kohëzgjatjen e tij, shumën totale të kërkuar dhe valutën në të cilën janë shprehur kostot.

3.12. Zbatimi i fushatës avokuese Shih fletë pune #8

Pasi të jenë analizuar elementet kryesore të fushatës avokuese (qëllimi, rezultatet, palët e in-teresuara, përpilimi i mesazhit, kostot, strategjitë dhe elementet tjera përcjellëse), është e do-mosdoshme vënia në jetë e planit të veprimit, i cili përmban aktivitetet konkrete që do të zhvil-lohen në një periudhë të caktuar kohore. Plani i veprimit paraqet kornizat e fushatës avokuese, por ai duhet të jetë fleksibil në mënyrë që të mund të rishikohet gjatë zhvillimit të fushatës.

Përcaktimi sa më i qartë dhe sa më i saktë i qëllimit dhe rezultateve të synuara është parakusht për identifikimin dhe planifikimin e aktiviteteve ose hapave në fushatë të avokimit. Aktivitetet e planifikuara në çdo fushatë avokimi duhet të drejtohen në arritjen e qëllimit dhe rezultateve të synuara.

Plani i aktiviteteve zhvillohet gjithmonë duke marrë parasysh shumë faktorë, si:

a. Cila është çështja për të cilën avokohet? b. Kush janë vendimmarrësit prej të cilëve pritet veprimi? c. Cilat janë informacionet ose faktet në dispozicion? ç. Cili është niveli i mbështetjes nga grupet e interesit dhe qytetarët?d. A janë të informuar qytetarët dhe vendimmarrësit për çështjen për të cilën avokon grupi?Aktivitetet e çdo fushate avokimi duhet të ndahen në faza, si:

25

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

1. Faza e hulumtimit/ gjetjes së informatave për problemin e identifikuar; 2. Faza e ndërgjegjësimit të opinionit dhe vendimmarrësve; 3. Faza e presionit, gjatë së cilës u bëhet presion i drejtpërdrejtë vendimmarrësve për

ndërmarrjen e veprimeve të caktuara për adresimin e çështjes; dhe4. Faza e monitorimit, gjatë së cilës zhvillohet një vlerësim i aktiviteteve dhe plani i aktiviteteve

modifikohet nëse është e nevojshme.

Gjatë planifikimit të aktiviteteve është me rëndësi të merret parasysh hierarkia e aktiviteteve të planifikuara, ose rangimi i tyre sipas prioritetit. Fushata duhet të fillojë me aktivitete të cilat vihen në funksion të informimit, edukimit dhe inkurajimit të qytetarëve, grupeve të interesit dhe vendimmarrësve me qëllim të rritjes së përkrahjes, kurse në përputhje me reagimin e vendimmarrësve disenjohen ose ridisenjohen aktivitetet tjera.

3.13. Monitorimi dhe vlerësimi Shih fletë pune #9

Dobësia kryesore e fushatave avokuese qëndron në faktin se monitorimi dhe vlerësimi i tyre neglizhohet, është jo i plotë ose sipërfaqësor. Në përgjithësi, organizatorët dhe menaxherët shfaqin më tepër shqetësim për gjetjen e fondeve sesa për zbatimin efektiv të fushatës sipas standardeve cilësore dhe me kosto të ulët. Ndaj, dëgjojmë shpesh të thuhet “Të gjejmë paratë njëherë, pastaj shohim…”. Menaxherët dhe organizatorët shpesh ndeshen me pyetje dhe sfida si nga brenda organizatës (anëtarët, personeli, bordi) ashtu dhe nga jashtë saj (përfituesit, vullnetarët, donatorët, partnerët dhe publiku në përgjithësi). Pyetjet më të shpeshta janë:

- A janë përdorur si duhet burimet? - A kanë dhënë përpjekjet tona rezultatet e duhura? - Rezultatet e arritura- a i arsyetojnë burimet e përdorura?;- A janë arritur parashikimet e përfituesve nga shërbimet e ofruara? - A janë rezultatet në harmoni me pritjet e përfituesve? - A janë shpenzuar si duhet paratë? - A janë shpenzuar paratë në përputhje me propozimin origjinal të fushatës?

Gjithsesi, përpara se të bëhet vlerësimi duhet bërë mbledhja sistematike e informacioneve të duhura, të cilat janë pjesë e procesit të monitorimit. Vlerësimi është shqyrtim sistematik dhe objektiv i një projekti, programi ose politike, të përfunduar apo në proces, dhe i strukturës, procesit të zbatimit të tij apo rezultateve përkatëse. Qëllimi i tij është që të përcaktojë rëndësinë dhe përmbushjen e objektivave, efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e projektit. Vlerësimi duhet të përmbajë informacion të vlefshëm dhe të besueshëm në mënyrë që të mundësojë përdorimin e përvojave të fituara në proceset vendimmarrëse të donatorëve dhe përfituesve të projektit.Në praktikë hasim disa tipe të monitorimit të fushatave avokuese:

A. Monitorimi i aktiviteteve – Monitorimi i aktiviteteve krahason kohën e planifikuar me kohën e shpenzuar për realizimin e një aktiviteti. Prandaj, në bazë të këtij monitorimi mund të vlerësojmë efikasitetin, pra se a do të mund t’i përmbahemi planit operativ.

26

B. Monitorimi i rezultateve – Monitorimi i rezultateve bazohet në treguesit e rezultateve. Treguesit paraqesin situatën e dëshiruar në kohë të caktuar ose në fund të periudhës së planifikimit.

C. Monitorimi i supozimeve - Derisa aktivitetet dhe rezultatet monitorohen relativisht me rregull, monitorimi i supozimeve dhe i rreziqeve bëhet shumë më rrallë. Analiza e rrezikut më së miri është të bëhet para nisjes së zbatimit, për të shmangur rreziqet e shkallës së lartë, respektivisht për të ridrejtuar fushatën e avokimit.

Ç. Monitorimi i ndikimit – Monitorimi i ndikimit ka të bëjë me efektshmërinë e projektit (a jemi dukë bërë diçka të dobishme), ndikimet tjera pozitive dhe të dëshiruara, efektet spontane që nuk janë të përfshira në kornizën logjike, si dhe me efektet negative (të padëshiruara).

3.14. Përcaktimi i treguesve

Përfaqësuesit e komunitetit do të jenë të interesuar në treguesit që përshkruajnë apo masin karakteristikat e veçanta, ngjarjet dhe faktorët që janë të rëndësishëm për planifikim, vendimmarrje dhe vlerësim. Para se të fillojnë, ata duhet të dinë saktësisht se çfarë duan. Ata së pari duhet t’u përgjigjen këtyre pyetjeve:

– Çka saktësisht dëshirojmë të dimë? – Pse dëshirojmë ta dimë? – Çka do të bëhet me informacionin kur e marrim?

Treguesit janë blloqe ndërtimi të vlerësimeve të nevojave të komunitetit. Ata masin gjendjen e komunitetit dhe përshkruajnë gjendjen e çështjeve me interes brenda një komuniteti. Për shembull, nëse çështja me interes është siguria në komunitet, një tregues do të jetë norma e krimit. Qëllimi i vlerësimit të nevojave të komunitetit është ta sintetizojë këtë informacion dhe të arsyetojë pse çdo tregues është i rëndësishëm dhe se si ka ndryshuar me kalimin e kohës. Treguesit sigurojnë informacion të rëndësishëm në lidhje me madhësinë e nevojave të caktuara, problemet shoqërore apo faktorët që kontribuojnë në to dhe performancën e përgjithshme të komunitetit në trajtimin e çështjeve, nevojave ose problemeve.

Informacionet në lidhje me llojet e mëposhtme të treguesve shoqërorë duhet të përfshihen në vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe mund të merren nga të dhënat mbi regjistrimet e popullsisë, statistikat e qeverisë, të dhënat publike, planifikimi lokal, etj.:

- Treguesit demografik: mosha, gjinia, gjuhët e folura. - Treguesit shoqëroro – ekonomik: shkalla e papunësisë, të ardhurat familjare, niveli i arsimimit.- Treguesit tjerë shoqëroro – ekonomik mund të përfshijnë: trendet e punësimit, banimit,

përqindja e popullsisë e cila mbështetet në asistencën sociale.

Tri fazat e procesit të vlerësimit

Monitorimi: mbledhja e të dhënave që lidhen me çështjen e marrë në konsideratë.

Rishikimi: strukturimi përinterpretimin e të dhënave

Vlerësimi: analiza dhe paraqit-ja e të dhënave

27

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

- Treguesit e shërbimeve: qasja në shërbimet shëndetësore dhe sociale. - Treguesit tjerë shoqërorë: sjellja në shoqëri dhe statusi shëndetësor që përfshin elemente

si: sëmundjet dhe vdekshmëria, shkalla e vetëvrasjeve, abuzimi me drogën, norma e krimit, statistikat e aksidenteve, nënat në punë, aktiviteti fizik, përdorimi i duhanit etj.

Për shembull, rreziqet dhe nevojat e komuniteteve dalin nga një bashkëveprim i ndërlikuar i faktorëve dinamik që përfshijnë karakteristika të shumta të individit (p.sh., aspektin biologjik, emocionet, personalitetin dhe njohjen) dhe nivele të shumta sociale (p.sh., kolegët, familja, shkolla, vendi i punës, si dhe politikat publike dhe sistemet ligjore që strukturojnë dhe ndikojnë në sjellje dhe veprime).

3.15. Shembuj nga fushata të suksesshme avokuese55 Shih fletë punë #10

Janë shumë raste dhe fushata të suksesshme avokuese të nisura nga një organizatë ose një grup organizatash në Kosovë. Në pamundësi që në këtë udhëzues të përmenden të gjitha, janë të prezantuara disa raste studimore që ilustrojnë strategji të ndryshme të avokimit që kanë për qëllim adresimin e çështjeve të ndryshme.

Peticioni kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike

Kushtetuta e Kosovës ka paraparë mundësinë e nismave legjislative edhe nga qytetarët përmes mbledhjes së 10,000 apo më shumë nënshkrimeve nga zgjedhësit e Kosovës. Një koalicion i organizatave të shoqërisë civile, për herë të parë në Kosovë, përdori mekanizmin e peticionit me 10,000 nënshkrime në fushatën kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike. Brenda një muaji, ky koalicion i organizatave, i prirë nga Lëvizja Fol 08, mblodhi 10529 nënshkrime nga qytetarë të cilët kundërshtonin kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 18.3%. Peticioni u nënshkrua në disa qendra të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Peticioni, më pas, iu dorëzua Kuvendit të Kosovës dhe disa institucioneve tjera relevante, duke përfshirë Zyrën për Rregullatorin e Energjisë dhe Institucionin e Avokatit të Popullit. Si rezultat i këtij presioni, Zyra e Rregullatorit vendosi që çmimi i energjisë të rritet vetëm për 2,5% dhe jo 18,9% siç ishte planifikuar.

Fushata kundër degradimit të Parkut të Gërmisë

Në fillim të vitit 2005, Kuvendi i Kosovës kishte nxjerrë një vendim për ndërtimin e Qendrës Protokolare Administrative në Parkun e Gërmisë. Vendimi në fjalë ishte marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Me iniciativë të Programit të shoqërisë civile të NDI (National Democratic Institute - Instituti Nacional Demokratik), u themelua një koalicion i përkohshëm i organizatave, individëve dhe partive politike të orientimit të gjelbër të quajtur: “Gërmia 2005”. Ky koalicion u pajtua që të fillojë fushatën kundër ndërtimit të objektit në fjalë. Gjatë fushatës së avokimit u organizuan disa aktivitete, si:

- hulumtim i gjithanshëm i dokumentacionit në lidhje me mënyrën e vendimmarrjes nga Kuvendi, procedurat që ishin ndjekur dhe leja ndërtimore që ishte dhënë;

- një numër konferencash për shtyp, të cilat synonin informimin e mirëfilltë të qytetarëve; - numër i madh i intervistave dhe artikujve në gazeta ditore dhe TV;

5 Pjesë të shkoqitura nga doracaku “Avokimi në Kosovë”, prodhim i kampanjës “Drejtësia dhe Qytetarët”

28

- takime me udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës për t’i bindur që vendimi për të ndërtuar qendrën ishte kundërligjor dhe si i tillë nuk duhej të ekzekutohej;

- mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarë në parkun e Gërmisë- vetëm brenda dy ditëve u mblodhën 2,500 nënshkrime nga qytetarët;

- organizimi i një marshi paqësor në Parkun e Gërmisë në të cilin marshuan në mënyrë paqësore një numër i organizatave partnere, individë etj. në brendi të Parkut të Gërmisë deri te vendi ku bëheshin punimet dhe aty mbollën disa fidanë të rinj në vendin ku kryheshin punimet në mënyrë simbolike duke përçuar mesazhin “Ndërkohë që ju shkatërroni, ne po mbjellim”;

- përgatitja dhe dorëzimi i dy padive, njëra në Gjykatën Komunale, kurse tjetra në Gjykatën Supreme, për të kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe shpalljen e vendimit të kundërligjshëm.

Si rezultat i presionit të ushtruar, Kuvendi i Kosovës mori vendim për pezullimin e punimeve dhe që nga viti 2005, punimet janë ndalur. Në fund të vitit 2009, Kuvendi i Kosovës propozoi tre milion euro për periudhën trevjeçare 2010-2011-2012 për finalizimin e ndërtimit. Koalicioni “Gërmia 2005”, u takua më pas me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit i dorëzoi dosjen me informacion për procedurat të cilat ishin shkelur me këtë rast dhe kërkoi që të hiqet ky planifikim buxhetor. Kur Kuvendi i Kosovës aprovoi buxhetin, nuk përfshiu 3 milion eurot e planifikuara për ndërtimin e Qendrës Protokolare Administrative.

Fushata për instalimin e semaforëve akustikë

Për shkak të vështirësive të shumta me të cilat personat e verbër ballafaqohen në rrugët e Pr-ishtinës, Shoqata e të Verbërve, me përkrahje nga ATRC/USAID, në vitin 2007-2008 filloi fush-atën e avokimit në Komunën e Prishtinës për vendosjen e semaforëve akustikë në udhëkryqet e Prishtinës. Në kuadër të fushatës u zhvilluan një numër i madh aktivitetesh të cilat orientohesh-in në ushtrimin e presionit në Komunën e Prishtinës për vendosjen e semaforëve, si: - hulumtimi i fakteve dhe statistikave për rastet e aksidenteve në trafik si pasojë e mospasjes së

semaforëve;- incizime në rrugë për vështirësitë që kanë personat e verbër në trafik;- takime me zyrtarë komunalë; - tryeza të rrumbullakëta dhe debate publike; - intervista në TV.

Si rezultat i presionit dhe aktiviteteve të zhvilluara nga shoqata e të verbërve, Komuna e Prishtinës vendosi semaforë akustikë në disa pika kryqëzimi. Shoqata nuk ka ndalur aktivitetin e saj vetëm me kaq, por ka vazhduar me presione ndaj komunës së Prishtinës për mirëmbajtjen dhe futjen në funksion të të gjithë semaforëve. Komuna e Prishtinës, në përputhje me kërkesën, ka ndarë mjete buxhetore për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e semaforëve akustikë në kryeqytet.

29

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

“Kur gjërat janë duke shkuar mirë, diçka do të shkojë keq. Kur mendoni se gjërat nuk mund të përkeqësohen, do të ndodh e kundërta. Kur gjërat duket se janë përmirësuar, keni harruar diçka”.

(Ligji i menaxhimit të projekteve)

30

4. Mekanizmat e përfshirjes së OJQ-ve në proceset e vendimmarrjes

Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile gjatë procesit të hartimit të politikave publike është qenësore në ndërtimin e një shteti demokratik dhe funksional. Organizatat e shoqërisë civile janë urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të vendimmarrjes lokale dhe qendrore. Përfshirja e tyre në kuadër të politikave publike garantohet me ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, rregulloret komunale si dhe aktet tjera nënligjore të aprovuara nga Qeveria e Kosovës dhe agjencitë tjera qeveritare. Bazuar në këtë, OJQ-të mund të përfshihen në hartimin e politikave si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

4.1. Mekanizmat e pjesëmarrjes së OJQ-ve në nivelin lokalKa një numër të mekanizmave të pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në nivelin komunal, shumica e të cilave janë përcaktuar në kuadër të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ligjeve tjera, udhëzimeve administrative, si dhe rregulloreve komunale. Duke u bazuar në këtë, ne kemi paraqitur disa nga këto mekanizma në vijim.

4.1.1. E drejta për t’u konsultuarUdhëzimi Administrativ 2008/09 për Transparencën në Komuna kërkon që të gjitha aktet normative, përfshirë rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës, duhet të kalojnë nëpër diskutime publike para miratimit të tyre. Konsultimi mund të përfshijë, për shembull, dëgjimet publike dhe konsultimet me grupet e interesit, gjë që vendoset nga organi komunal që propozon aktin në fjalë.

4.1.2. Kuvendi komunalTë gjitha mbledhjet e kuvendit komunal duhet të jenë të hapura për pjesëtarët nga publiku, të cilët duhet të lejohen të ndjekin dhe të marrin pjesë në këto mbledhje, në përputhje me rregulloren e punës së komunës përkatëse. Vetëm në situata të caktuara, kuvendi komunal mund të vendos të përjashtojë publikun nga mbledhjet e tij. Ato janë rastet kur:

a) mendohet se mbajtja e një takimi të hapur mund të shpie deri te një çrregullim publik apo dhunë;

b) takimi i hapur kërcënon të zbulojë informacione dhe dokumente, të cilat janë të klasifikuara si të besueshme sipas Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet Zyrtare;

c) kërcënon të zbulojë informacione të ndjeshme personale apo komerciale; ose ç) kërcënon të zbulojë informacione lidhur me procedurat gjyqësore të tanishme apo të

ardhshme.

4.1.3. Komitetet konsultative komunaleKëto komitete mund të themelohen nga kuvendi komunal me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, të kryejnë hulumtime dhe t’i japin mendime kuvendit komunal. Komunat mund të formojnë aq komitete sa nevojiten, ndërsa anëtarësia e tyre duhet të përfshijë qytetarë dhe përfaqësues të OJQ-ve.

31

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

4.1.4. Dëgjimet publikeNë dëgjime publike, qeveria komunale paraqet politikat e saj dhe fton publikun për komente dhe propozime. OJQ-të mund të ftohen për të kontribuar me prezantime me gojë dhe me shkrim. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale i detyron komunat që të mbajnë takime formale publike së paku dy herë në vit.

4.1.5. Dëgjimet buxhetoreNë përputhje me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, kuvendet komunale janë të detyruara të mbajnë dëgjime publike mbi projekt-buxhetin e tyre vjetor. Për shkak se buxheti komunal, në shumë mënyra, përcakton politikat komunale, pjesëmarrja e shoqërisë civile në mbledhje të tilla është vendimtare për të ndikuar në prioritetet e politikave komunale.

4.1.6. Iniciativat qytetareBanorët e komunës mund të propozojnë rregullore (në kuadër të kompetencave të komunave), për miratim nga kuvendi komunal ose për votim nga ana e qytetarëve. Rregullorja e propozuar duhet të nënshkruhet nga të paktën 15% e votuesve të komunës dhe t’i dërgohet kryesuesit të kuvendit komunal. Mëpastaj, kuvendi komunal është i obliguar që ta diskutojë atë brenda 60 ditëve.

4.1.7. E drejta për peticionSipas nenit 69 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, çdo person/qytetar apo organizatë me interes në komunë ka të drejtën e prezantimit të peticionit në kuvendin e komunës për çfarëdo çështje lidhur më përgjegjësitë dhe kompetencat e komunës. Kuvendi i komunës shqyrton peticionin në pajtim më statutin dhe rregulloren e punës.

4.1.8. ReferendumiQytetarët e komunës mund të kërkojnë që një rregullore e miratuar nga Kuvendi komunal të hidhet në referendum nga qytetarët. Referendumi konsiderohet të jetë metoda më e drejtpërdrejtë për përcaktimin e qëndrimeve të popullsisë për një çështje të veçantë të politikave publike dhe është mjet i fuqishëm për të ndikuar në vendimmarrje. Ai paraqet, megjithatë, një proces që merr kohë dhe energji, meqë kërkon që nënshkrimet e të paktën 10% të votuesve të regjistruar të komunës të mbledhen brenda tridhjetë ditësh pas miratimit të rregullores përkatëse. Duke qenë kështu, referendumi duhet të shfrytëzohet vetëm kur vendimet kyçe për të ardhmen e komunës janë në rrezik dhe kur një përpjekje e përbashkët e shoqërisë civile realisht mund të pritet.

4.1.9. Largimi i kryetarit të komunësE drejta për largimin e kryetarit të komunës nga detyra është mekanizëm i demokracisë lokale që mund të niset nga qytetarët. Nëpërmjet këtij mekanizmi, votuesit e regjistruar bëhen vendimmarrës. Kur 20% e votuesve të regjistruar në një komunë nënshkruajnë një nismë për të kërkuar largimin e kryetarit të komunës, komuna është e obliguar të mbajë referendum. Nëse shumica e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit të komunës, duhet të shpallen zgjedhje të reja për kryetar të komunës nga presidenti i Kosovës. Ashtu si referendumi, ky paraqet një mekanizëm pjesëmarrjeje që kërkon shumë resurse dhe duhet të shfrytëzohet vetëm në rrethana të skajshme, kur të jenë shterur të gjitha opsionet.

32

4.2. Mekanizmat e pjesëmarrjes së OJQ-ve në nivelin qendrorLigjet e Kosovës parashohin një numër të mekanizmave formalë nëpërmjet të cilave OJQ-të mund të marrin pjesë në vendimmarrje, si në degët ekzekutive ashtu edhe ato legjislative të qeverisjes qendrore. Në këtë pjesë përshkruhen disa nga mekanizmat më të rëndësishmëm.

4.2.1. Koncept-dokumentetKoncept-dokumenti është një dokument që përgatitet nga Qeveria e Kosovës para hartimit të një ligji të ri, plotësim-ndryshimeve në ligje apo vendimeve të rëndësishme të politikave. Ky dokument përcakton objektivat dhe karakteristikat kryesore të një propozimi të tillë të qeverisë. Qeveria është e detyruar t’i bëjë publike këto dokumente dhe të kërkojë komentet e OJQ-ve specifike që preken nga propozimi në fjalë. Qeveria gjithashtu duhet të sigurojë që ato OJQ të posedojnë informata të mjaftueshme dhe kohë për të ofruar të dhëna substanciale.

4.2.2. Mbledhjet e komisioneve të Kuvendit të KosovësMbledhjet e komisioneve të Kuvendit të Kosovës janë të hapura për publikun dhe madje mund të transmetohen përmes televizioneve. OJQ-të mund të ftohen për të prezantuar të dhëna, hartuar dokumente të rëndësishme, ose të kontribuojnë në këto mbledhje me njohuri të specializuara. Megjithatë, në fund të fundit, i mbetet komisionit të vendos nëse do që të konsultohet me OJQ-të dhe të marrë parasysh kontributin e tyre. Komisionet kryejnë pjesën më të madhe të punës në shqyrtimin e projektligjeve dhe propozimin e plotësim-ndryshimeve, prandaj avokimi në këto komisione mund të jetë shumë i dobishëm.

4.2.3. Dëgjimet publikeRregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës u lejon komisioneve që të mbajnë dëgjime publike me “ekspertë, organizata publike, përfaqësues të grupeve të interesave dhe persona të tjerë”, gjë që nënkupton përfshirjen e OJQ-ve. Për pjesëmarrje në një seancë të dëgjimit publik të Kuvendit të Kosovës kërkohet një ftesë publike, andaj OJQ-të duhet të kërkojnë që të ftohen. Nëse një OJQ nuk ka pranuar një ftesë për një dëgjim publik, ato mund të konsultohen me komisionin përkatës që të mbajnë seancën e dëgjimit publik.

OJQ-të mund të krijojnë një llogari në internet për t’u regjistruar në bazën e të dhënave të Kuvendit të Kosovës për organizatat e shoqërisë civile, nëpërmjet ueb faqes së Kuvendit të Kosovës. Kjo bazë e të dhënave menaxhohet nga Zyra e Kuvendit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun dhe i mundëson Kuvendit të Kosovës që të identifikojë pjesëmarrësit potencialë në dëgjime dhe konsultime me publikun. Organizatat e regjistruara gjithashtu marrin informata mbi punën e Kuvendit dhe ngjarjet e ardhshme relevante.

4.2.4. Nisma legjislativeNë nivelin qendror, Kushtetuta dhe Ligji për Iniciativa Legjislative u jep të gjithë qytetarëve të Kosovës (përfshirë OJQ-ve) të drejtën për t’i propozuar legjislacion (ligje të plota ose koncepte për një ligj) Kuvendit të Kosovës me mbledhjen e të paktën 10,000 nënshkrimeve dhe dorëzimin e tyre në Zyrën e Kuvendit për Propozime dhe Parashtresa. Një nismë e tillë duhet të përfshijë llojin e nismës legjislative dhe titullin e saj, si dhe emrin, mbiemrin, vendin e lindjes, nënshkrimin dhe datën e nënshkrimit, për secilin nënshkrues.

33

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

5. Cikli i politikave publikeJanë gjashtë hapa të ndryshëm të procesit politik të vendimmarrjes: caktimi i agjendës, hartimi i politikave, vendimmarrja, zbatimi i politikave, mbikëqyrja dhe riformulimi i politikave. Çdo hap ofron mundësi për ndërveprim midis OJQ-ve dhe autoriteteve publike.

5.1. Caktimi i agjendës

Qeveria përcakton agjendën legjislative për vitin pasardhës në fund të çdo viti, ndërsa bazuar në agjendën legjislative të Qeverisë, edhe Kuvendi përcakton agjendën e tij. Faza kur përgatitet agjenda legjislative nga Qeveria është një mundësi e mirë për OShC-të që të ndikojnë që projektligje me rëndësi për fushën e tyre të veprimit të futen në kalendarin e vitit të ardhshëm. Kjo agjendë përcakton vetëm nismat për projektligje, e jo edhe për politika tjera që nuk bartin në vete hartimin e ndonjë ligji të veçantë. Për këtë arsye, OShC-të duhet të shfrytëzojnë edhe mekanizma tjerë për ndikimin e agjendës qeveritare, siç janë ministritë, si dhe Zyrën Ligjore dhe Zyrën për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, apo edhe njësi tjera të autoriteteve publike, varësisht nga fusha e veprimit.

5.2. HartimiAutoritetet publike zakonisht kanë një sistem të organizuar të hartimit të politikave. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, hartimi i dokumenteve publike rregullohet me Rregulloren nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statutet e komunave, ndërsa cikli legjislativ gjithashtu edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Këtu OShC-të shpesh janë të përfshira në fusha si: identifikimi i problemeve, propozimi i zgjidhjeve, sjellja e provave për

34

opsionet e tyre të preferuara nëpërmjet intervistave apo kërkimeve/hulumtimeve. Organizimi i konsultimeve duhet të jetë element kyç në këtë hap, së bashku me format e ndryshme të dialogut për mbledhjen e ideve nga hisedarët kryesorë. Duke qenë se shumica e projektligjeve përgatiten nga Qeveria, rol kryesor në këtë proces ka Zyra Ligjore e Kryeministrit dhe Sekretariati Koordinues i Qeverisë. Këto njësi të Zyrës së Kryeministrit kanë mandat që të sigurojnë që dokumentet e politikave dhe legjislacionit të dorëzuara për aprovim në mbledhjen e Qeverisë të përmbushin standardet përkatëse dhe gjithashtu të sigurojnë që konsultimet me shoqërinë civile gjatë hartimit të politikave janë mbajtur.

5.3.VendimiFormat e vendimmarrjes politike ndryshojnë në bazë të kontekstit shtetëror/kombëtar dhe legjislacionit. Sidoqoftë, politikat publike në përgjithësi krijohen nga nivele të ndryshme të institucioneve: pushteti lokal (komunat) dhe pushteti qendror (Kuvendi dhe Qeveria). Në Kosovë, ligjet miratohen nga Kuvendi, aktet nënligjore nga ministritë apo Qeveria, ndërsa komunat miratojnë rregullore komunale brenda fushëveprimit të tyre. Draftet e legjislacionit dhe dokumentet tjera publike duhet të jenë të hapura për ide dhe pjesëmarrje të OShC-ve. Autoritetet publike duhet t’i vlerësojnë idetë dhe mendimet e ndryshme para se të marrin vendim. Megjithatë, fuqia përfundimtare është tek autoritetet publike.

5.4. ZbatimiPjesa më e madhe e punës së OShC-ve në hapat e mëparshëm mund të konsiderohet si përgatitje për të ndikuar në zbatim të politikave. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për të siguruar që rezultati i pritur të përmbushet. Qasja në informata të qarta dhe transparente është shumë e rëndësishme në këtë hap, sikurse edhe partneriteti aktiv. Në zbatimin e politikave dhe ligjeve të ndryshme përfshihen institucione, agjenci dhe organizata të ndryshme. Për këtë arsye, varësisht nga fusha të cilën e mbulon dokumenti i caktuar publik, institucionet të cilat mund të përfshijnë organizatat e shoqërisë civile në fazën e zbatimit, janë të ndryshme.

5.5. MbikëqyrjaNë këtë hap, roli i OShC-ve është mbikëqyrja dhe vlerësimi i rezultateve të politikave të zbatuara. Është e rëndësishme të ketë sistem efektiv dhe transparent të mbikëqyrjes për të siguruar që politika apo programi të arrijë qëllimin e caktuar.

5.6. RiformulimiDija e fituar nga vlerësimi i zbatimit të politikave, bashkë me nevojat e ndryshueshme në shoqëri, shpesh çojnë në riformulim të politikave. Riformulimi lejon inicimin e ciklit të ri të vendimmarrjes. Duke qenë se një pjesë e madhe e aktivitetit të shoqërisë civile në Kosovë përqendrohet në vlerësimin e politikave dhe ligjeve të caktuara, informatat që prodhohen nga shoqëria civile nëpërmjet hulumtimeve dhe raporteve të ndryshme mund të shërbejnë si burim shumë i dobishëm për autoritetet publike për të vlerësuar nëse një politikë/ligj ka nevojë të riformulohet.

35

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETËT E PUNËS

36

FLETË PUNE #1: Hapat në procesin avokues

Lloji i aktivitetit: Punë gruporeDetyra e ushtrimit: Renditja e hapave të avokimit

Audienca e shënjestruarVendimmarrësit tek të cilët tentoni të ndikoni, që ta përkrahin çështjen tuaj, p.sh. parlamentarët, zyrtarët komunalë, zyrtarët e qeverisë, etj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Qëllimi dhe rezultatet

Qëllimi:Deklaratë për rezultatin e përgjithshëm që doni të arrini.Rezultatet:Hapat drejt arritjes së qëllimit tuajSMART.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ndërtimi i përkrahjes Krijimi i aleancave me organizata, grupe ose individë që janë të vendosur ta përkrahin çështjen tuaj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Çështja Problemi që kërkon veprim politik.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sigurimi i fondeveIdentifikimi dhe sigurimi i burimeve (mjeteve financiare, mjeteve tjera, vullnetarëve, hapësirës, etj) për ta realizuar fushatën tuaj të avokimit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Përpilimi i mesazhitDeklarata të përpiluara për audienca të ndryshme, të cilat e përcaktojnë çështjen, zgjidhjen e saj dhe përshkruajnë veprimet që duhet ndërmarrë për ta arritur këtë zgjidhje.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Grumbullimi i të dhënave Grumbullimi, analiza dhe përdorimi i informatave të duhura, cilësore dhe sasiore, të cilat përkrahin secilin hap të fushatës tuaj.

Monitorimi dhe vlerësimi

Monitorimi:Procesi i grumbullimit të informatave për të matur progresin e bërë drejt qëllimit të fushatës tuaj të avokimit.Vlerësimi:Procesi i interpretimit dhe analizës së informatave për të përcaktuar nëse është arritur qëllimi i avokimit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kanalet e komunikimit Mënyra e përcjelljes së mesazhit deri te grupet e fokusit, p.sh. radio, TV, fletushka, konferenca për shtyp, takime, shfaqje teatrale, etj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Zbatimi (realizimi) Kryerja e aktiviteteve të planifikuara për arritjen e qëllimit tuaj të avokimit (plani i veprimit).

37

FLETË PUNE #2: Identifikimi i çështjes për avokim

Lloji i aktivitetit: Punë individuale- 15 minutaTema: Identifikimi i çështjes për avokimMjetet e nevojshme: Letra A4 dhe lapsaObjektivi: Identifikimi i çështjes/problematikës që do të trajtohet gjatë trajnimit/takimit të grupit punues

Hapi 1: Të zgjedhim një çështje për avokim. Në fleta A4, secili të shkruajë:

Hapi 2: Temat e propozuara të vendosen në një fletë të veçantë dhe të zgjedhet tema e cila ka më së shumti vota.

Hapi 3: Të identifikohen të dhënat shqetësuese dhe arsyet mbi temën e përzgjedhur.

38

FLETË PUNE #3: Përcaktimi i qëllimit dhe rezultateve Lloji i aktivitetit: Punë gruporeMjetet e nevojshme: Letra A4 dhe lapsa

Duke u bazuar në shembujt e mëposhtëm dhe në pjesën teorike të ofruar më lart, përcaktoni qëllimin dhe objektivat e fushatës tuaj avokuese.

Shembuj të përcaktimit të qëllimit:

1. “Ofrimi i qajes në një kujdes cilësor shëndetësor për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mundësia e pagesës”.

2. “Promovimi i një qeverisjeje të mirë në Kosovë përmes sigurimit të bashkëpunimit të mirë midis shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Kosovë”.

Shembuj të përcaktimit të rezultateve:

1. “Deri në 2015, të zvogëlohet numri i viktimave në aksidentet e trafikut nga 5500 në më pak se 4000 gjatë një viti.”

2. “Brenda dy viteve të ardhshme, të rritet përqindja e punësimit të femrave në administratën publike nga 30% në 40%.”

3. “Deri në tetor të vitit 2014, të hartohet Urdhëresa Administrative për Ligjin mbi Qasjen në Infor-mata Zyrtare.”

4. “Deri në vitin 2014, të mundësohet qasja për personat me nevoja të veçanta në së paku 50% të ndërtesave publike, nga 45% sa është tash.”

39

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETË PUNE #4 Harta e fuqive Lloji i aktivitetit: Punë gruporeObjektivi: Identifikimi i audiencës së shënjestruar

40

FLETË PUNE #5. Plani i ngritjes së fondeve Lloji i aktivitetit: Punë gruporeMjetet e nevojshme: Tabela e veprimit dhe lapsa

Qëllimet Strategjitë Grupet në fokus Mesazhi Organizata/per-

soni

41

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETË PUNE #6: Mostër e pyetësorit sasior

P1. Ju lutem na tregoni se cilat janë 5 shërbimet më të nevojshme rinore në fushat e mëposhtme? Fushat Përzgjedh 5 shërbimeUdhëzim dhe përkrahje për zhvillim të karrierësArsimim apo edukim joformal p.sh. trajnime

Informata, qasje në bibliotekë dhe materiale të shtypura

Qasje në shërbime shëndetësore (të posaçme për rini)

Qasje në sistem të sigurimit (sistem i sigurimeve i posaçme për rini)

Shërbime të punësimitLiri e lëvizjes (shpenzime të transportit)Sport dhe rekreacion

Përvoja ndërkombëtare dhe shkëmbim njohurish

Ambient të sigurt dhe paqësor

Tjetër________________________________ P2. A mund të na tregoni se a janë në dispozicion shërbimet e radhitura më poshtë në komunën tuaj?

Plotësisht Pjesërisht Aspak Nuk e di/PP

Udhëzim dhe përkrahje për zhvillim të karrierës 1 2 3 88Arsimim apo edukim joformal p.sh. trajnime 1 2 3 88Informata, qasje në bibliotekë dhe materiale të shtypura 1 2 3 88

Qasje në shërbime shëndetësore (të posaçme për rini) 1 2 3 88

Qasje në sistem të sigurimit (sistem i sigurimeve i posaçme për rini) 1 2 3 88

Shërbime të punësimit 1 2 3 88Liri e lëvizjes (shpenzime të transportit) 1 2 3 88Sport dhe rekreacion 1 2 3 88

Përvoja ndërkombëtare dhe shkëmbim njohurish 1 2 3 88

Ambient të sigurt dhe paqësor 1 2 3 88Tjetër________________________________ 1 2 3 88

42

P3. A keni dëgjuar ndonjëherë për Ligjin për Pjesëmarrje dhe Fuqizim të Rinisë? Po Jo Pa përgjigje

P4. Sa ka ndihmuar Ligji për Pjesëmarrje dhe Fuqizim të Rinisë në përmirësimin apo avancimin e pozitës së të rinjve në Kosovë? Shumë Deri diku Aspak Nuk e di Pa përgjigje

P5. A mund të na thuani ndonjë organizatë që ofron shërbime/aktivitete rinore në komunën tuaj? Po (Emri i Organizatës: ___________________) Jo Pa përgjigje

P5.a. Çfarë lloji të shërbimeve/aktiviteteve ofron kjo organizatë?

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

43

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETË PUNE #6a: Mostër e pyetësorit cilësor

1. Na tregoni për veten tuaj: (a) emrin; (b) në cilin qytet jetoni; (c) ekonomia familjare; dhe (ç) disa fjalë rreth vetes.

2. Çfarë bëni në kohën tuaj të lirë? A konsideroni se aktivitetet fizike janë relaksuese?

3. Çfarë janë disa gjëra që bëni me miqtë dhe familjarët tuaj gjatë kohës së lirë?

4. A përdorni ndonjë objekt publik apo program në qytetin/qytezën tuaj? Çka përdorni? Nëse jo - pse jo?

5. Çfarë hapa, nëse ka ndonjë, ndërmerrni për të qenë i shëndetshëm? a. Përmes aktivitetit fizik apo përzgjedhjes së ushqimit b. Si vendosni çfarë të hani në shtëpi?

6. A dilni ndonjëherë në restorante apo për ushqim të shpejtë? Si vendosni çfarë të hani jashtë shtëpisë? 7. Çka konsideroni se është ushqim i shëndetshëm? Cilat ushqime të shëndetshme i keni në dispozicion (në shtëpi dhe jashtë)? Cilat janë barrierat ndaj përzgjedhjes së ushqimit të shëndetshëm? Pse e hani këtë ushqim dhe i pini këto pije? a. Në bazë të çfarë informatash e përzgjedhni ushqimin? b. Ku i merrni informatat rreth ushqimit? A ka ndryshime që mund të bëhen në komunitetin tuaj për të ndihmuar njerëzit në përzgjedhjen më të mirë të ushqimit?

Përshkruaj disa aktivitete, detyra dhe përgjegjësi tjera që i ndërmerrni gjatë një dite të zakonshme?

44

FLETË PUNE #7: Matrica e kornizës logjike Lloji i aktivitetit: Punë gruporeMjetet e nevojshme: Formati i matricës dhe lapsa

Përshkrimi i Projektit

Indikatorë të arritshmërisë që verifikohen

lehtë

Burimi dhe metodat e veri-

fikimitSupozimet

Synimi i përg-jithshëm

Cili është ndikimi të cilin fushata

do ta prodhojë në shoqëri?

Cilët janë ind-ikatorët më të rëndësishëm

lidhur me syn-imin e përgjith-

shëm?

Cilat janë burimet për

informata lidhur me këta indika-

torë?

Cilët janë faktorët e jashtëm të cilët

nevojiten për synime të qën-

drueshme afatg-jate?

Qëllimi Cili është ndry-shimi që do të ar-rihet me fushatë?

Cilët indika-torë shpjegojnë thjesht se qël-limi i fushatës është arritur?

Cilat janë burimet infor-

mative që ekzis-tojnë apo mund

të mbledhen? Cilat janë meto-dat e kërkuara për t’i marrë

këto informata?

Cilët faktorë dhe kushte janë të nevojshme për të arritur qël-

limin (kushte të jashtme)?

RezultatetCilat janë rezu-ltatet e qarta të

parashikuara për arritjet e qëllimit?

Cilët janë ind-ikatorët që ma-sin deri në çfarë niveli aktivitetet kanë çuar në re-zultatet e pritu-ra të fushatës?

Cilat janë burimet për

informata lidhur me këta indika-

torë?

Cilat kushte të jashtme duhet të plotësohen për të arritur rezultatet

e duhura në kohë?

Aktivitetet

Cilat janë aktivi-tetet kryesore të cilat duhet nd-

jekur dhe në çfarë mënyre mund të

arrihen rezultatet e pritura?

Kontributet: Kostot:

Cilat parakushte janë të nevojshme

para se të fillojë aktiviteti?

Cilat janë kon-tributet e nev-ojshme për të realizuar këto aktivitete, p.sh.: stafi, veglat, fur-nizimet, etj.?

Cilat janë kostot e aktiviteteve?

45

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETË PUNE #8: Shembull i buxhetit

ID Kategoria Njësia Sasia Çmimi për njësi Shuma totale

1.0 Personeli

1.1 € -

€ -

1.2 € -

€ -

1.3 € -

€ -

1.4 € -

€ -

Shuma totale për personel të projektit € -

2.0 Shpenzimet e drejtpërdrejta të projektit 2.1 Aktiviteti 1

2.1.1 € -

€ -

2.1.2 € -

€ -

2.1.3 € -

€ -

Aktiviteti 1 total € -

2.2 Aktiviteti 2

2.2.1 € -

€ -

2.2.2 € -

€ -

2.2.3 € -

€ -

Aktiviteti 2 total € -

2.3 Aktiviteti 3

2.3.1 € -

€ -

2.3.2 € -

€ -

46

Aktiviteti 3 total € -

2.4 Aktiviteti 4

2.4.1 € -

€ -

2.4.2 € -

€ -

2.4.3 € -

€ -

Aktiviteti 4 total € -

2.5. Auditimi Shumë fikse 1 € -

€ -

2.6. Vlerësimi Shumë fikse 1 € -

€ -

Shuma totale e shpen-zimeve të drejtpërdrej-ta të projektit

3.0 Shpenzimet operative3.1 Qiraja e zyrës3.2 Komunikimi3.3 Transporti3.4 Shërbimet komunale3.5 Pagesat bankare

Shuma totale e shpen-zimeve operative €

- SHUMA TOTALE E PROJEKTIT € -

47

Avokimi dhe pjesëmarrja në hartimin e politikave - Udhëzues praktik për OShC-të

FLETË PUNE #9: Plani i veprimit për avokim Lloji i aktivitetit: Punë gruporeTema: Përpilimi i planit të veprimit për çështjen e identifikuarMjetet e nevojshme: Letra A4 dhe lapsaObjektivi: Ngritja e kapaciteteve të OJQ-ve për përpilimin e planit të veprimit për avokim

Veprimi/HapatÇfarë do të bëhet?

PërgjegjësitKush do ta bëjë këtë?

Afati kohorDita/Muaji

BurimetBurimet e disponueshmekyBurimet e nevojshme (financiare, njerëzore, etj)

Pengesat e mundshmeCilat organizata/ individë mund të rezistojnëSi?

Plani i KomunikimitKush është i përfshirë?Çfarë metoda?Sa shpesh?

Hapi 1: A.

B.

A.

B.

Hapi 2: A.

B.

A.

B.

Hapi 3: A.

B.

A.

B.

48

FLETË PUNE #10: Mostër e treguesve

Mbështetja

1. Përkrahja familjare – jeta familjare siguron nivel të lartë të dashurisë dhe përkrahjes. 2. Komunikimi pozitiv familjar – i riu/fëmija dhe prindërit e tij/saj komunikojnë pozitivisht dhe ai/ajo

me vullnet kërkon këshilla nga prindërit. 3. Marrëdhëniet me të rriturit tjerë - i riu/fëmija pranon përkrahje edhe nga të rriturit tjerë, përveç

prindërve të tij/saj. 4. Fqinjët e kujdesshëm - i riu/fëmija ka mbështetje dhe nga fqinjët. 5. Klima e përkujdesjes shkollore – shkolla siguron mjedis inkurajues dhe përkujdesës. 6. Përfshirja e prindërve në shkollim – prindërit në mënyrë aktive ndihmojnë të riun/fëmijën që të

arrijë sukses në shkollë.

Fuqizimi

1. Komuniteti i çmon të rinjtë - i riu/fëmija percepton se të rriturit në komunitet çmojnë të rinjtë/fëmijët.

2. Të rinjtë/fëmijët si resurse – të rinjtë/fëmijët përfshihen në vendimet në shtëpi dhe në komunitet. 3. Shërbim ndaj të tjerëve – i riu/fëmija ka mundësi që të ndihmojë të tjerët në komunitet. 4. Siguria – i riu/fëmija ndihet i sigurt në shtëpi, shkollë dhe lagje. Kufizimet dhe të priturat

1. Kufizimet e familjes – familja ka rregulla dhe pasoja të qarta dhe monitoron vendndodhjen e të riut/fëmijës.

2. Kufizimet e shkollës – shkolla siguron rregulla dhe pasoja të qarta. 3. Kufizimet e lagjes – fqinjët marrin përgjegjësinë për monitorimin e sjelljes së të riut/fëmijës. 4. Të rriturit si shembuj – prindërit dhe të rriturit tjerë janë shembuj të sjelljes së mirë. 5. Ndikimi pozitiv nga bashkëmoshatarët – sjellja e mirë e mikut më të mirë shërben si shembull i mirë

për të riun/fëmijën. 6. Të priturat e shumta – prindërit dhe arsimtarët inkurajojnë të riun/fëmijën që të ketë sukses.

Shfrytëzimi konstruktiv i kohës

1. Aktivitetet kreative – i riu/fëmija kalon tri deri në katër orë në javë në mësime apo ushtrime në muzikë, teatër apo arte tjera.

2. Programet për të rinj/fëmijë – i riu/fëmija shpenzon tri deri në katër orë në javë në sport, klube, apo organizime tjera në shkollë apo në komunitet.

3. Aktivitetet fetare – i riu/fëmija kalon një apo më shumë orë në javë në aktivitetet e ndonjë insti-tucioni fetar.

4. Koha në shtëpi – i riu është jashtë me miq “duke mos bërë asgjë të veçantë” dy apo më pak ditë në javë.