manual kultivimi - plgp.al · 4 1 hyrje centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli...

16
2020 CIANI (Centaurea cyanus L.) Manual kultivimi

Upload: others

Post on 22-Aug-2020

7 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

1

2020

CIANI (Centaurea cyanus L.)

Manual kultivimi

Page 2: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

2

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, me nr. kontrate me USAID: AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP).

Ky material u punua nga:Prof. Dr. Alban Ibraliu, Prof. As. Dr. Florenc Kutrolli, Dr. Gjon Gaspri - Organizata “Për Një Zhvillim Rural të Qëndrueshëm”.Erald Lamja - Ekspert i Zhvillimit Ekonomik Vendor, PLGP.

Foto e kopertinës nga: https://c.pxhere.com/. Paraqitja grafike nga Erald Lamja.

© E drejta e autorit nga Tetra Tech ARD. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Tiranë, 2020.

Adresa e Selisë së Tetra Tech: Tetra Tech 159 Bank Street, Suite 300, Burlington, VT 05401 Tel: 802 658-3890, Fax 802 658-4247 www.tetratech.com/intdev

Kontakti për Tetra Tech: Sarah Leddy Këshilltare/Menaxhere e lartë [email protected]

Kontakti për Projektin PLGP: Kevin McLaughlin Drejtor i Projektit PLGP [email protected]

Sqarim: Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Page 3: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

3

Përmbajtja:

1 Hyrje........................................................................................................................................4

1.1 Përshkrimi botanik............................................................................................................4

1.2 Përbërësit bimor dhe përdorimet e kësaj bime.........................................................5

2 Kultivimi....................................................................................................................................5

2.1 Toka dhe klima....................................................................................................................6

2.2 Qarkullimi bimor................................................................................................................7

2.3 Përgatitja e Tokës...............................................................................................................7

3 Shtimi - Mbjellja me farë dhe fidanë......................................................................................8

3.1 Mbjellja e cianit me farë...................................................................................................8

3.2 Prodhimi i fidanëve dhe mbjellja me fidanë.................................................................9

4 Agroteknika e zbatuar...........................................................................................................10

4.1 Plehërimi............................................................................................................................10

4.2 Ujitja..................................................................................................................................11

4.3 Kontrolli i barërave të këqija........................................................................................11

4.4 Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit......................................................................12

5 Vjelja dhe përpunimi pas vjeljes (Pasvjelja).......................................................................13

5.1 Vjelja..........................................................................................................................13

5.2 Përpunimi pas vjeljes (Pasvjelja)....................................................................................13

6 Vlerat ekonomike..................................................................................................................15

7 Literatura..................................................................................................................15

Page 4: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

4

1 Hyrje

Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite), e cila rritet në Shqipëri dhe Evropë. Ciani, me lulet e tij yll-si me ngjyrën të zakonshme blu të shkëlqyeshme (sepse ka dhe me lule me ngjyra të tjera, si të bardhe, rozë, kuqe, etj.), është një nga lulet më të mrekullueshme të egra, megjithëse në të kaluarën ajo shpesh rritej si një nga barërat e këqija në fushat me drithëra. Ciani përdoret si një bimë zbukuruese në kopshte dhe njihet si një “ndotës” në prodhimin e farës tek bimët e kultivuara në shumë pjesë të tjera të botës, përfshirë Amerikën e Veriut dhe pjesë të Australisë.

Ciani në vendin tonë takohet me shumicë në rrëzë të malit të Moravës, si: në Devoll, në Korçë, Pogradec, Peshkopi e gjetkë. Në natyrë ai rritet si bar i keq në tokat e mbjella me grurë, thekër dhe bimë të tjera bujqësore. Takohet kryesisht në lartësitë mbi 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa më rrallë në kullotat dimërore dhe ato sub-alpine. Vitet e fundit është kultivuar në vendin tonë në shumë zona, si Elbasan, Korçë, Pogradec, etj., si bimë mjekësore dhe prodhuar sipas metodës së prodhimit organik.

1.1 Përshkrimi botanik

Ciani është bimë njëvjeçare që i për-ket familjes Asteraceae. Një numër i madh i specieve nga kjo familje sot ap-likohen në Hortikulturë, industri, dhe disa prej tyre kanë një rol të rëndë-sishëm në jetën e përditshme (erëza, sallata, etj). Në të njëjtën kohë, disa prej tyre, duke përfshirë cianin, janë duke u përdorur si bimë mjekësore.

Bima e cianit është një bimë barish-tore me degëzime, që rritet në lartësi nga 40 deri 90 cm, me degëza të gjelbra në gri. Gjethet i ka të drejta me majuc. Gjethet e poshtme shpesh janë me të çara në formë fideri nga poshtë pjesërisht me fije. Gjethet janë hesh-tore, të gjata 1- 4 cm. Kaptina përm-ban shumë lule të vogla, të dendura, të rrethuara me lule zakonisht shterpë, të cilat kanë formë petalesh dhe kështu e tërë kaptina në aspektin e polenizimit vepron si një lule e vetme.

Bim

a e

ciani

t. Fo

to m

arrë

nga

: http

s://i.

pini

mg.

com

/

Page 5: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

5

Lulet gjuhësore janë më së shpeshti në ngjyrë blu intensive ose me lule ngjyra të bardhe, rozë, kuqe, etj, e prodhuar në lulesa kaptine me diametër 1,5-3 cm. Pigmenti blu është protocyanin. Bima e cianit zakonisht lulëzon gjithë verën dhe deri në fillim të vjeshtës.

1.2 Përbërësit bimor dhe përdorimet e kësaj bime

Ciani përmban lëndë ushqyese thelbësore që përfshijnë biotinën (vitaminë B7) dhe kalciumin. Ciani, gjithashtu, përmban dhe përbërës të tjerë aktivë si:

• Antocianet: Protocyanin, flavones

• Antioksidante: Ascorbic acid (vitamin C), folate

• Benzopyrone: Coumarin

• Polyacetylenes: Cuprene

• Polyphenols: Tannin

• Sesquiterpene lactones: Cnicin

Në formën e çajit, lulet përdoren për të trajtuar ethet, kapsllëkun, mbajtjen e ujit në organizëm dhe bllokimet e gjoksit. Çaji bimor i cianit mendohet se ndihmon në qetësimin e ulcerave të stomakut, ndërsa shpëlarja me çajin përdoret për të shpejtuar shërimin e plagëve në mishrat apo gjakderdhjen në gojë. Gratë e marrin atë për çrreg-ullime menstruale dhe infeksione vaginale të shkaktuara nga kërpudhat. Shumë njerëz e përdorin si komprese në sy në rastet e acarimit apo shqetësimeve të syve.

Çaji i cianit gjithashtu përdoret si një stimulues tonik, biter, apo si stimulant i mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Gjithashtu, çaji mund të jetë i mirë për përmirësimin e tretjes dhe përmbajtja e lartë me antioksiduese ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.

2 Kultivimi

Mbjellja e cianit realizohet në pranverë në të gjithë vendin, por në zonat malore preferohet të mbillet në vjeshtë sepse bimët ruhen mirë gjatë dimrit dhe vegjetacioni në pranverë është më i shpejtë dhe më i madh duke bërë të mundur dhe lulëzimin e hershëm në fund të pranverës deri në sezonin vijues.

E vetmja përkujdesje shumë e rëndësishme është të mos ketë bimë ose rrënjë të tjera, sepse ciani nuk është bimë e fortë në mbijetesë ose konkurrim me bimë të tjera. Do ishte mirë të vendosnim shkopinj mbajtës të arritshëm me lidhëse dhe në distanca të ngushta me cian që bimët të mos shtypen ose mos përthyhen nga era apo shiu, kjo ndihmon edhe procesin e korrjes si dhe rrit nivelin e higjienës.

Page 6: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

6

2.1 Toka dhe klima

Ciani rritet mirë në vende me ndriçim diellor të plotë dhe njëkohësisht në hije të pjesshme. Ciani rritet mirë në tokë mesatare pa plehërim shtesë ose plehërim bazë.

Megjithatë për një prodhim të kënaqshëm, toka duhet të jetë pjellore dhe e kulluar mirë. Testet e tokës janë

të domosdoshme para aplikimit të kultivimit. Edhe nëse ekziston një informacioni mbi tokat në zonë, gjithmonë është e domosdoshme të realizohen analizat e duhura për të përcaktuar pH, nivelet e lëndës organike dhe lëndëve ushqyese. Një tokë neutrale, me pH prej 6.0-6.5 është i përshtatshëm për një zhvillim të mirë të cianit.

Edhe pse mund të rritet në toka me përmbajtje të varfër të lëndëve ushqyese, për qëllime kultivimi kërkohen toka me nivele mesatare dhe të larta lëndësh ushqyese. Gjithashtu duhen përzgjedhur toka që ngrohen lehtë dhe janë të shkrifëta. Tokat

Frut

et e

cia

nit.

Foto

A. I

bral

iu.

Fush

ë m

e cia

n. Fo

to m

arrë

nga

: http

s://p

xher

e.co

m/

Page 7: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

7

duhet të kenë ajrim dhe kullim të mirë, me një shkallë të mjaftueshme lagështie, por jo tejet të lartë e të ndodhura në lugje, pasi rritet infeksioni nga hiri. Në zgjedhjen e tokës duhet verifikuar mundësia e ujitjes në mbjellje dhe gjatë sezonit të verës. Është pak e ndjeshme ndaj të ftohtit.

2.2 Qarkullimi bimor

Nuk rekomandohet ri mbjellja e cianit në vitin pasardhës. Zgjedhja e drejtë e para-bimës varet kryesisht nga veçoritë e tyre biologjike, në një shkallë të madhe nga për-katësia e llojit, nga periudha kur liron tokën (për të pasur kohë të mjaftueshme për kryerjen e masave të nevojshme agroteknike), në qoftë se është kulturë prashitëse ose kulturë me sipërfaqe mbuluese kultivimi.

Në përgjithësi, parabimë më të mira janë drithërat, bishtajoret për kokërr, perimet e ndryshme, zhardhokoret dhe bimët foragjere të cilat lirojnë tokën shpejt dhe japin mundësi për përgatitjen në kohë të tokës dhe për mbjellje në afat të farës ose fidanit.

Krahas karakteristikave të lules, kritere përzgjedhje të varietetit për prodhimin organ-ik janë edhe rezistenca ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

2.3 Përgatitja e tokës

Ciani preferon toka të pasura, por në fakt rritet në çdo lloj toke qofshin ato të varfra e të thata. Është një bimë pa pretendime, e cila lulëzon lehtë në toka ranore ose argjilore, në vende me diell apo pak të hijezuara. Ajo rritet si në toka të varfra ashtu dhe të pasura me lëndë ushqyese. Nuk rekomandohet të mbillet në dy sezone rresht cian sepse sjell rrezikun e sëmundjes. Kjo bimë nuk është e ndjeshme ndaj të ftohtit, kështu që kultivimi i saj mund të fillohet në fund të shkurtit apo në fillim të marsit.

Përpara mbjelljes, toka duhet të përgatitet me kujdes dhe një sistemim të mirë për të shmangur pellgjet ujore. Këshillohet një punim bazë në 30 - 35 cm thellësi, i ndjekur nga një punim i dytë 21 - 25 cm dhe i shoqëruar sipas nevojës me diskim/lesim/frezim. Varësisht nga tipi i tokës dhe faktorë të tjerë, punimi i thellë ndiqet nga punime të tjera sipërfaqësore pak para mbjelljes së farës ose mbjelljes së fidanëve si: diskimi dhe kultivimi, me qëllim shkriftimin, kthimin e pjesshëm, përzierjen e tokës, prerjen e barojave dhe përgatitjen eventuale të vllajave nese do të përgatiten fidanë. Nëse parcela që do të përdoret për mbjellje është tërësisht e infektuar me barëra të këqija, atëherë do të kërkojë një punim të thellë në gusht ose në fillim të shtatorit, që pjesa më e madhe e rrënjëve të barojave të priten, të përmbysen, të thahen dhe zhduken. Sa më i thellë punimi, aq më i madh është numri i barojave të zhdukura. Është përcaktuar se me thellimin e punimit në 30 - 35 cm, infeksioni nga barojat zvogëlohet 2 - 3 herë.

Page 8: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

8

3 Shtimi - Mbjellja me farë dhe fidanë

3.1 Mbjellja e cianit me farë

Në rastet e mbjelljes me farë, Toka duhet të përgatitet në mënyrë të tillë që në momen-tin e mbjelljes të jetë e shkriftuar imët, gjë kjo që garanton mbulimin normal të farës dhe mbirje më uniformë.

Afati më i mirë i mbjelljes është 20 shtator - 30 tetor duke përdorur 4-5 kg farë për ha. Mbjellja bëhet me rreshta me distancë 20-30 cm dhe brenda rreshtit fara hidhet zinxhir. Kjo mënyrë mbjellje mund të realizohet me makinat e mbjelljes së grurit (lloj makinash të tërhequra nga pendë) të përshtatshme për terrenet e thyera. Mjaft mirë realizohet mbjellja edhe me shpërndarje të farës me dorë. Në këtë rast fara përzihet me rërë (për lehtësi shpërndarje uniformë) në raport 1:10 (1 kg farë, 10 kg rërë) dhe hidhet në tokë me thellësi 0.5-1 cm, pastaj bëhet ngjeshja me dërrasë. Në të gjitha rastet, në tokat e pjerrëta bëhen vijat e mbledhjes së ujërave për të eliminuar gërry-erjen e tokës. Gjithashtu farat e cianit mund të mbillen drejtpërdrejtë në fushë herët në pranverë, në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.

Bima e Cianin toleron temperaturat e ulëta nga 0ºC deri -20ºC, dhe është më pak e ndjeshme ndaj ngricave, por gjatë pranverave të ftohta këshillohet që mbjellja të vo-nohet deri në gjysmën e marsit. Norma mesatare e farës gjatë mbjelljes luhatet në inter-valin 2.5- 5 kg/ha (në varësi të makinës mbjellëse dhe distancave të rreshtave). Nëse për mbjellje përdoret një makinë mbjellëse pneumatike, kjo normë mund të përgjysmohet. Farat kërkojnë lagështinë e duhur për të mbirë. Fuqia mbirëse e farave të mira luhatet nga 60-80% ndërsa sasia e bimëve që dalin mbi sipërfaqe shkon nga 40-60%.

Për shkak të madhësisë së vogël të farës, ciani duhet të mbillet në thellësi 0.5-1 cm. Në fushë të hapur, me temperatura deri 15ºC, fara mbin për 15 ditë, ndërsa në temperatu-ra prej 15-20ºC, janë të mjaftueshme 8-10 ditë. Nga fundi i marsit, bima është stabi-

lizuar plotësisht. Kjo është e rëndësishme për të vënë nën kontroll barojat. Pas mbirjes, nëse është e nevojshme, mund të ndërhyjmë me rrallim kur bimët kanë 3-5 gjethe. Hapësira e zakonshme midis bimëve në reshta është 12-25 cm. Hapësira midis rreshtave duhet të jetë 60-70 cm për të mundësuar përdorimin e moto kultivatorëve por edhe zhvillimin e mirë të kapti-nave lulore dhe shmangien e konkurrencës midis bimëve. Fa

rat e

cia

nit.

Foto

mar

rë n

ga: h

ttps:/

/pxh

ere.

com

/

Page 9: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

9

Nëse aplikohet mbjellje me rreshta të ngushtë, rekomandohet mbjellja e 3 deri 4 rreshtave pranë (rreth 20 cm) dhe një rresht larg (60-70 cm) për të mundësuar vjeljen. Rreshtat e mbjellë pranë do të frenojnë rritjen e barojave. Dendësia përfundimtare nuk duhet të jete më e madhe se 5-7 bimë/m2, ndryshe kaptinat lulore që përftohen do të jenë shumë të vogla dhe prodhimi do të jetë i ulët.

3.2 Prodhimi i fidanëve dhe mbjellja me fidanë

Fidanët prodhohen nga mbjellja e farave në farishte (në shtretër, në serra ose vllaja të mbuluara) gjatë muajit shkurt. Pa marrë parasysh mjedisin në të cilin kultivohet, përgatitja e fidanit është njëra nga hallkat më të rëndësishme të prodhimit të cianit.

Farishtet duhet të përgatiten me kujdes. Përgatitja e dherishtes bëhet duke marrë material nga sipërfaqe të pa prekur nga sëmundjet dhe barojat. Dherishtja përgatitet kështu: Merret një shtresë e dheut dhe përzihet në raport 1:1 me plehun organik të kompostuar mirë. Më pas, materiali sitet në sitë të imtë që të mënjanohen plisat e dheut dhe të fitohet strukturë sa më e mirë. Dherishtja e përgatitur në këtë mënyrë radhitet në lehë në shtresë prej 10-12 cm. Pas 4-5 ditësh kur dherishtja të ngrohet, mund të fillohet me mbjelljen e farave.

Temperatura e ajrit në shtretër duhet të mbahet në 20-22°C, ndërsa e dherishtes rreth 25°C. Në kushte të tilla fara duhet të mbijë për 5-6 ditë. Si rezultat i fermenti-mit intensiv të biongrohjes, do të formohen gazra të cilat mund t’i dëmtojnë fidanët, prandaj lehët duhet të ajrosen rregullisht. Deri në trapiantimin e fidanëve në fushë apo kubikë, temperatura në farishte mbahet në 18-22°C. Fidanët duhet të pastrohen nga barojat e këqija dhe të trajtohen me kujdes me ujë.

Trapiantimi i fidanëve në kubikë bëhet kur bimët e vogla do të kenë formuar dy gjethet e para. Fidanët mund të trapiantohen në kubikë me diametër 3-4 cm, të ujiten me sasi të vogël uji, e të vendosen drejtpërdrejt në lehë të ngrohta.

Është e preferuese që 2-3 ditët e para pas trapiantimit, fidanët të mbrohen nga nd-ikimi i drejtpërdrejtë i rrezeve të diellit me rrogoza apo materiale të ndryshme për hijezim. Temperatura nëpër shtretër duhet të mbahet në 18-25°C.

Duhet patur parasysh sa vijon: përdorimi i substrateve sterile (kompostot) për mbjell-je, sidomos të farave të sigurta, ngrohja në farishte derisa fidanët formojnë 2-3 gjethet e para të vërteta, përdorimi i kasetave plastike apo polisteroli, si dhe shfrytëzimi i dhomave të parambirjes, në të cilat ekzistojnë kushte të kontrolluara të lagështisë dhe temperaturës. Këto kushte bëjnë të mundur mbirje më uniformë të farave, rritje normale të fidanëve si dhe minimizohen mundësitë për prekje nga sëmundjet. Fidanët mund të jenë gati për mbjellje në fushë në mes të muajit mars.

Fidanët bëhet gati për 3-4 javë pas mbirjes. Në fazën e fidanit me 6 deri 8 gjethe bëhet mbjellja në arë. Hapësira e mbjelljes është 40x50 cm. Pas 2 radhësh duhen lënë të paktën 100 cm hapësirë për korrjen. Mbillen 4 bimë/m2.

Page 10: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

10

Për çdo 2 radhë bimësh të mbjella duhet vendosur si mbështetës një gardh nga ato që përdoren për lule, kastravecë ose për vatha, me kangjella në largësi 15 deri 20 cm dhe me gjerësi 120 cm, i cili mon-tohet vertikalisht në lartësi 60 - 70 cm. Zakonisht duhen 60 m gardh për 100 m katror. Në rrugët midis radhëve mund të shtrohet psh. kashtë në mënyrë që të mbahet vendi i lirë nga barërat e këqija.

Diçka për farën: Pesha e 1000 farave është 4 g. Farat e ruajnë af-tësinë mbirëse për 3 - 4 vjet nëse ruhen në kushte të përshtatshme në temperaturën 0-4ºC. Zgjedhja e farës cilësore dhe e kultivarit të përshtatshëm janë gjithashtu par-akushte shumë të rëndësishme

për prodhim të suksesshëm të fidanëve të cianit për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë nuk mund të përmirësohen në fazat e mëvonshme. Fara e cila përdoret për mbjellje duhet të ketë cilësi të mirë, e kontrolluar dhe të jetë prodhuar nga kompani të certifikuara. Kujtojmë se sipas rregullave të bujqësisë organike, materiali mbjellës (farat apo fidanët) duhet të ketë statusin organik dhe në pamundësi për të siguruar farë me statusin organik, mund të përdoret farë konvencionale e pa trajtuar (me pesticide, eti.) dhe jo OMGj.

4 Agroteknika e zbatuar

Për mbjelljen toka nevojitet të mos ketë rrënjë ose bimë të mëparshme dhe të jetë e shkrifët mirë. Pastaj të vendoset ciani. Do ishte mirë të vendosnim shkopinj mbajtës të arritshëm me lidhëse dhe në distanca të ngushta që bimët te mos shtypen ose mos përthyhen nga era apo shiu. Kjo ndihmon korrjen dhe rrit nivelin e higjienës.

4.1 Plehërimi

Ciani nuk ka nevojë për shumë lëndë ushqyese. Pra, të shmanget hedhje e plehrave kimike të mëdha. Nuk duhet të përdorim as pleh organik sepse ndikon në rritjen e bimës dhe pengon formimin e luleve, si dhe ndikon tek sëmundje, të cilat prekin dhe çojnë në dëmtim të bimës.

Fida

në të

cia

nit n

ë va

zo p

as tr

apia

ntim

it. Fo

to m

arrë

nga

: http

://w

ww.

uran

usxi

v.com

/

Page 11: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

11

Mjafton vetëm një ushqyerje me masë 8-12 kg/dy të një fosfori të theksuar ose të një përzierje biologjike gjatë kultivimit të cianit. Raporti i ushqyesve N:P:K duhet të jetë në raportet 0,30:0,15:0,35.

4.2 Ujitja

Uji me cilësi të mirë duhet të jetë i disponueshëm në sasi të mjaftueshme në varësi me nevojat gjatë kohës së zhvillimit. Përpara përdorimit, ujit i duhen bërë testimet e duhura për të përcaktuar pH dhe kripshmërinë (EC).

Ujitja duhet të kontrollohet dhe zbatohet sipas planit të ujitjes. Në fazën e zënies dhe para lulëzimit, bima është e ndjeshme ndaj mungesës së ujit. Uji, i cili përdoret për ujitje, duhet t’i përgjigjet kërkesave kombëtare dhe të standardit organik. Ujitja ose reshjet gjatë procesit të vjeljes dëmtojnë cilësinë e cianit.

Ujitja bëhet me rrjedhje, shi-hedhës ose me pika. Shi-hedhja është metodë efektive për ujit-jen në kushtet e nevojës për lagështi ajrore më të lartë për zhvillimin e bimës. Kjo metodë rekomandohet veçanërisht nëse mbjellja është bërë me fidanë. Me anë të kësaj metode, me norma ujitjeje të vogla, mund të arrihet njomje uniforme e tokës. Edhe ujitja me pika është shumë efektive dhe realizon një ujitje të qëndrueshme dhe uniforme të sipërfaqes së mbjellë. Ujitja kryhet si gjatë orëve të freskëta të ditës dhe atyre me temperatura të larta.

4.3 Kontrolli i barërave të këqja

Ashtu si me kulturat e tjera, ciani ndikohet nga konkurrenca e bimëve të këqija për lagështi, lëndë ushqyese dhe dritë, veçanërisht në periudhën pas mbirjes. Në prodhimin organik, masat mbrojtëse apo parandaluese ndaj barojave kanë një rëndësi shumë te madhe në rezultatin ekonomik të prodhimit të cianit. Ndër këto masa duhet të përmendet përdorimi i materialit mbjellës të pastër, përdorimi i plehut të stallës të kalbur mirë (sepse përmban më pak baroja me fuqi mbirëse) dhe zhdukja e barojave në vende të pa punueshme. Meg-jithatë, mbjellja në afatin optimal dhe, në rastin e trapiantimit të fidanëve, rritja e hershme e cianit do të frenojë zhvillimin e barojave. Ndërkaq, duhet të krijojmë kushte për mbirje të shpejtë e të njëtrajtshme të bimëve të cianit, mbjelljen në kohë dhe të drejtë të farërave ose fidanëve dhe zbatimin e drejtë të qarkullimeve bujqësore.

Në prodhimin organik nuk lejohet përdorimi i herbicideve kimike ndaj edhe metodat e vetme të drejtpërdrejta për luftimin e barojave janë ato fiziko-mekanike. Vendin kryesor në këto metoda e zë punimi i tokës, i cili i zhduk barojat, ose mulçërimi me kashtë apo plastmasë të errët.

Punimet para mbjelljes eliminojnë barojat e mbira. Lesimi i tokës në pranverë zhduk barojat e mbira të pranverës me sistem rrënjor pak të formuar. Pas mbjelljes së cianit, lesimi para dhe menjëherë pas mbirjes, gjithashtu çon në zhdukjen e barojave. Kultivimi i

Page 12: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

12

parë bëhet pak kohë pas mbirjes, duke bëre kujdes që të mos dëmtohen bimëzat. Krijo-het një mjedis i favorshëm ku ciani zhvillohet më shpejt, pa konkurrencë dhe degëzohet. Kultivimi i dytë mund të bëhet 20 deri 25 ditë më vonë. Duke zbatuar hapësira të gjera midis rreshtave, zakonisht 50 ose 70 cm, mund të përdoret kultivator ose moto kultiva-tor midis rreshtave dhe disa prashitje në rresht.

Një punim i thellë në vjeshtë, pas vjeljeve të stinës, zhduk të gjitha barojat e gjalla dhe që zhvillohen. Njëkohësisht, mbulohen thellë një numër i konsiderueshëm farërash të pambira, por me fuqi mbirëse, gjithashtu dhe organe vegjetative nëntokësore, ku pjesa më e madhe e tyre dëmtohet në këto kushte. Në rast se barojat në parcelën e mbjellë janë në sasi të madhe, është më mirë që toka të punohet dhe të mbillet nga e para, pasi shpen-zimet që do të nevojiten për pastrimin e tyre do të rrisin çmimin e produktit të final.

4.4 Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit

Në prodhimin organik duhet evituar përdorimi i pesticideve pasi është i ndaluar, por dhe në prodhimin e zakonshëm duhet gjithashtu evituar përdorimi i tyre, kështu që edhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit duhet të mbështetet në metodat agro-teknike (masa parandaluese/parambrojtëse), fizike e biologjike. Ndër metodat agroteknike, rëndësi të madhe ka zgjedhja e drejtë e parabimës pasi shumë dëmtues dhe sëmundje janë të përshtatur ndaj kulturave, që i përkasin të njëjtës familje. Nx-jerrja në kohë nga të mbjellat e bimëve të sëmura ose të prekura nga dëmtuesit dhe djegia e tyre parandalon infektimin e bimëve te tjera. Për këtë është e nevojshme te vrojtohet rregullisht për pastërtinë e të mbjellave dhe, njëkohësisht, të eliminohen barojat sepse zakonisht ato shërbejnë si burim për ushqim dhe si vend për dimërimin

Fidanë të cianit në fushë. Foto marrë nga: https://higgledygarden.com/

Page 13: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

13

e shumë llojeve të dëmtuesve dhe shkaktarëve të sëmundjeve. Po kështu, punimet e ndryshme të tokës, kanë rëndësi të veçantë për zhdukjen e shumë dëmtuesve dhe mikroorganizmave, të cilat dimërojnë në tokë.

Metodat biologjike bazohen ne krijimin e qëllimshëm të bashkëvepruesve kundër-shtarë dhe konkurrues midis dëmtuesve të bimëve dhe armiqve natyralë të këtyre parazitëve dhe insekteve.

Ndonjëherë, masat agroteknike dhe organizative janë të pamjaftueshme për zhdukjen e shpejtë dhe ndalimin e shtimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Midis sëmundjeve që paraqesin problem për cianin kujtojmë ato kriptogame të tilla si:

Rhizoctonia crocorum; Fusarium oxysporum; Vertilicum alboatrum; Sphaerothecafulig-inea dhe Alternaria - sëmundjet e gjetheve; Aphis fabae dhe Plodia interpunctella si parazit gjatë magazinimit. Kundër larvave mund të përdoren me efektivitet bioprepa-ratet Bt (Bacillus thurigiensis).

5 Vjelja dhe përpunimi pas vjeljes (Pasvjelja)

5.1 Vjelja

Lulet e cianit vilen gjatë muajve maj-korrik, por gjithmonë kur ato kanë çelur plotësisht. Vilet lulja së bashku me kupën ose vetëm petalet (vetëm pjesa blu e lules). Vjelja duhet të bëhet në kohë me diell dhe pasi të ketë kaluar vesa. Që nga fillimi i lulëzimit (për mbjelljen e vjeshtës lulëzimi ndodh në fund të majit deri në fillim të qershorit, kurse për mbjelljen e pranverës nga mesi qershorit deri në fund të korrikut, apo dhe në gusht në zonat e ftohta) bëhet këputja me dorë e kokave të luleve 2-3 herë në javë. Sasitë e luleve të zbehura janë të pavlefshme. Periudha e korrjes zgjat 8-10 javë. Lulëzimi është i vazhdueshëm, i përditshëm që nga fundi i majit dhe deri në fund të gushtit. Farat piqen në fund të gushtit deri në fillim të shtatorit. Vjelja mund të përsëritet çdo ditë, në përputhje me ritmin e lulëzimit. Nëse lulet vilen vazhdimisht, atëherë do të formohen lule të reja, më shumë se 50 lule për bimë. Mblidhet e tërë kaptina lulore, me diametër 1.5-3 cm, duke u këputur në rrëzë të lidhjes së saj, pa bishtin. Varësisht nga specifikimet e produktit, petalet mund të shkëputen nga kaptina. Vjelja e shpeshtë e luleve nxit formimin e luleve të reja tek bima e cianit. Një mbledhës mund të vjelë nga 10 deri në 20 kg lule në ditë.

5.2 Përpunimi pas vjeljes (Pasvjelja)

Direkt pas vjeljes së luleve është e domosdoshme hapja e tyre dhe jo mbajtja e ngjeshur, dhe sa më shpejt të kryhet një tharje e shpejtë. Për të shmangur zbardhjen e luleve ose petaleve, duhet bërë tharja në tunele të posaçme plastmasi ose në tharëse në temperaturë 40°C. Me këtë lloj tharjeje dhe në këtë temperaturë, petalet ruajnë cilësinë e ngjyrës për një kohë të gjatë dhe nuk zbardhen.

Page 14: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

14

Tharja duhet të kryhet menjëherë pas vjeljes për të eliminuar me shpejtësi vesën e mbetur në bimë, që kondenson nga frymëkëmbimi dhe uji i bimës, por edhe për të fiksuar ngjyrën. Më pas, temperatura ulet menjëherë në 35°C, për të mos denatyruar principet aktive. Raporti i tharjes është rreth 5 :1. Duhet të sigurohemi që lagështia e produktit të tharë është nën 10%, në të kundër ciani mund të kalbet brenda pak ditësh dhe njëkohësisht mund të preket nga dëmtuesit.

Në produktin e ruajtur në magazinë mund të hasim insekte, si Ptinus fur L., Lasio-derma serricorne L. dhe koleopterë të tjerë. Për luftimin e drejtpërdrejtë mund të përdoren bioinsekticide si Pyrethrin dhe Rotenon, azadiraktina dhe acide yndyrore (përbërje sapuni), vajin Neem ose përzierje insekticidesh.

Pas tharjes së plotë, prodhimi vendoset në thasë të pastër dhe përgatitet për dorëzim. Produkti i thatë thith lagështinë ajrore prandaj duhet të ambalazhohet menjëherë pas tharjes në thasë letre me shtresa dhe të etiketohet duke shënuar: Emrin e produktit, origjinën, vitin e vendin e prodhimit, statusin (kur është organik). Produkti për shitje të ketë këto karakteristika cilësore, kur kërkohet lulja së bashku me kupën e saj:Pamja fizike: Lule të çelura, së bashku me kupën, të thata, me bisht deri 0.5 cm; Ngjyra: Lulja të ketë ngjyrë blu, ndërsa kupa e gjelbër në gri me nuanca kafe; Nuk lejohen lule të mykura, të kalbura, të nxira, insekte të gjalla ose të ngordhura dhe papastërti të ndryshme; Lagështira: Jo më shumë se 14%; Pjesë të ndryshme të vetë bimës: Jo më shumë se 1%; Lule me ngjyrë jo normale: Jo më shumë se 3%; Lule të paçelura ose kupë me petale të rëna: Jo më shumë se 5%; Lëndë minerale: Jo më shumë se 0.5%.

Lule

të c

iani

t pas

thar

jes.

Foto

nga

: http

s://w

ww.

herb

who

lesa

lers

.com

/

Page 15: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

15

6 Vlerat ekonomike

Bazuar në treguesit e mësipërm dhe nga praktikat e deritanishme të kultivimit të cianit rezulton se, bazuar edhe në çmimet aktuale të grumbullimit, të cilat lëvizin nga 500-600 lekë/kg petalet. Rendimenti i kaptinave lulore të freskëta është rreth 5-6 t/ha, si shuma e të gjithë vjeljeve gjatë vitit. Prodhimi i luleve me kupë të thata në një hektar shkon 1-1.1 t/ha/vit.

Kostoja e prodhimit, që nënkupton totalin e shpenzimeve të përgjithshme të kul-tivuesit shkon nga 70.000 lekë deri në 100.000 lekë/ha sipas zonave dhe tokave.

Ndërsa të ardhurat mesatare vjetore nga prodhimi i marrë janë 500.000 - 600.000 lekë/ha. Këto shifra flasin për leverdinë ekonomike të kultivimit të kësaj bime në këto toka e zona, ku bimët e tjera nuk kanë këto rezultate.

6 Literatura

Ibraliu A., Fejzullahu, S. Materiali mësimor. kualifkimi: punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimeve mjekesore. Mbeshtetur nga APPK 2019.

VJELJA NË NATYRË E BIMËVE AROMATIKE Material Trajnimi. Albinspekt 2009.

Engjëll Skreli, Drini Imami. Studim për sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike. 2019.

Jane M. Bowles PhD. Guide to plant collection and identification. Edited and revised for the UWO Herbarium Workshop in Plant Collection and Identification, 2004.

European Herb Growers Association (EUROPAM) GACP Working Group. Practical Implemen-tation Guide to Good Agricultural and Wild Collection Practices (GACP)

Field Grown Cut Flowers. Nursery FACTSHEET. British Colombia. Ministry of Agriculture. 2015.

Centaurea cyanus – Cornflower. https://www.first-nature.com/flowers/centaurea-cyanus.php

Centaurea cyanus - L. Centaurea cyanus - L. https://pfaf.org/user/Plant.aspx?Latin-Name=Centaurea+cyanus

Centaurea cyanus, ‘Cornflower’ Seeds. https://www.seedaholic.com/centaurea-cyanus-corn-flower-wildflower-732.html

Kutrolli, F., Tiranë, 2010. Kultivimi dhe përpunimi i bimëve aromatike dhe mjekësore.

Kutrolli F., Tiranë, 2009. Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike për prodhim biologjik.

Kutrolli, F., Përgatitur për botim. Kultivimi, vjelja dhe përpunimi i Bimëve Mjekësore dhe Aro-matike. (Manual për njohjen, rritjen, vjeljen dhe përpunimin e tyre).

Page 16: Manual kultivimi - plgp.al · 4 1 Hyrje Centaurea cyanus, i njohur zakonisht si ciani apo kokoceli në shqip, është një bimë një vjeçare e familjes Asteraceae (shqip: Kompozite),

16

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP)