marrË dh Ënia mes mË nyr Ës sË divorcimit tË prindËrve … · 2019. 12. 3. · universiteti...

279
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI - PSIKOLOGJISË MARRËDHËNIA MES MËNYRËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE DHE NIVELIT TË ANKTHIT DHE AGRESIVITETIT TEK FËMIJËT Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga: Valbona TRESKA Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori KARAJ TIRANË, 2016

Upload: others

Post on 19-Aug-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI - PSIKOLOGJISË

MARRËDHËNIA MES MËNYRËS SË DIVORCIMIT

TË PRINDËRVE DHE NIVELIT TË ANKTHIT DHE

AGRESIVITETIT TEK FËMIJËT

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

nga:

Valbona TRESKA

Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori KARAJ

TIRANË, 2016

Page 2: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

DEKLARATË STATUORE Unë, Valbona Treska, nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se ky punim është shkruar prej

meje, nuk është prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është

botuar, i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë

person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe referuara.

Emri, Mbiemri _________________________

Firma _________________________

Page 3: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

ii

© Copyright Valbona TRESKA

Të gjitha të drejtat i rezervohen autores

2016

Page 4: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

iii

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI - PSIKOLOGJISË

MARRËDHËNIA MES MËNYRËS SË

DIVORCIMIT TË PRINDËRVE DHE NIVELIT TË

ANKTHIT DHE AGRESIVITETIT TEK FËMIJËT

Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore “Doktor”

nga:

Valbona TRESKA

Udhëheqësi shkencor Prof. Dr. Theodhori KARAJ Mbrohet më dt. ____/____/____ para jurisë:

1. __________________________________________________Kryetar jurie

2. __________________________________________________Anëtar

3. __________________________________________________Anëtar

4. __________________________________________________Anëtar

5. ____________________________________________________Anëtar

TIRANË, 2016

Page 5: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

iv

FALENDERIME

Realizimi i këtij disertacioni nuk do të bëhej i mundur, pa ndihmën e vyer të

1600 çifteve në proces për zgjidhje martese dhe fëmijëve të tyre të mitur, me të cilët

kam punuar gjatë 11 viteve karrierë si psikologe pranë gjykatave. Këto familje, edhe

pse në një prej periudhave më të vështira në jetë, sikundër është divorci, më ndihmuan

të kuptoj e mësoj si realizohet, në rrafshin psiko-emocional, një proces i tillë në

mjedisin shqiptar. Përvojat e vështira të këtyre familjeve do të ndihmojnë të tjerë

fëmijë, që divorcet mes prindërve të tyre, të mund t’i përjetojnë me më pak dhimbje, me

më pak vetëfajsim, me më pak paragjykim dhe me më pak presion e dhunë të ushtruar

ndaj tyre.

Ky disertacion nuk do të bëhej i mundur pa ndihmën e udhëheqësit shkencor

Prof. Dr. Theodhori Karaj, i cili ka qenë mbështetje dhe inspirim që në fillimet e

hershme të studimeve në psikologji, në fillimet e karrierës si psikologe, e më pas në

këtë punim.

Falenderoj familjen time për mbështetjen gjatë të gjithë këtyre viteve dhe,

veçanërisht, Darion dhe Tomasin, për kohën që u kam marrë gjatë realizimit të këtij

punimi.

Page 6: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

v

ABSTRAKT

Ky studim synoi të vlerësonte marrëdhënien mes mënyrës së divorcimit të

prindërve dhe nivelit të ankthit dhe nivelit të agresivitetit tek fëmijët e këtyre prindërve

në proces divorci. Vetë procesi i divorcit mes bashkëshortëve u kategorizua në dy

forma: proces divorci konfliktual dhe proces divorci jokonfliktual. Studimi u realizua

me çifte në proces të zgjidhjes së martesës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Në

të morën pjesë 50 familje, fëmijët e mitur të të cilave ishin objekt studimi lidhur me

nivelin e ankthit dhe agresivitetit që shfaqnin gjatë procesit ligjor të zgjidhjes së

martesës. Kampioni i zgjedhur ishte i qëllimshëm. 50 fëmijët pjesë e këtij studimi ishin

të moshës 8-16 vjeç. Analizimi i të dhënave u bë nëpërmjet programit kompjuterik IBM

SPSS-19. Niveli i ankthit të fëmijëve u mat nëpërmjet “Inventarit të Gjendjes-Tiparit të

Ankthit për fëmijë” (State-Trait Anxiety Inventory for Children “STAI-Ch”), ndërsa

niveli i agresivitetit u mat nëpërmjet “Shkallës së Agresivitetit për Fëmijë” (Children`s

Aggression Scale “CAS”).

Inventari i gjendjes dhe tiparit të ankthit për fëmijë përbëhej nga dy seksione.

Seksioni C1(Si jam tani), maste gjendjen e ankthit në momentin e realizimit të tij,

moment i cili përkonte me vetë periudhën e procesit të zgjidhjes ligjore të martesës.

Seksioni C2 (Si jam unë) maste tiparin e ankthit tek fëmijët pjesëmarrës në studim.

Inventari u plotësua nga 50 fëmijë. Shkalla e agresivitetit për fëmijë përbëhej nga dy

pjesë: në shkallën e agresivitetit për fëmijë të raportuar nga prindërit dhe shkallën e

agresivitetit për fëmijë të raportuar nga mësuesit. Në plotësimin e tyre morën pjesë 50

prindër dhe 50 mësues kujdestarë tëkampionit të 50 fëmijëve të marrë në studim. Në

përpunimin e të dhënave në shkallën matëse të agresivitetit, Alfa e Cronbach-ut rezultoi

të ishte .779 në CAS-Prindërit dhe .764 në CAS-Mësuesit. Në rezultatet e përftuara në

inventarin e gjendjes-tiparit të ankthit, Alfa e Cronbach-ut, si tregues i qёndrueshmёrisё

sё brendshme, në krahasimin e të dhënave mes C1 (Si jam tani) dhe C2 (Si jam unë)

rezultoi të ishte 0.84. Në përfundim të analizës së të dhënave gjetjet e studimit

evidentuan të kishte një marrëdhënie pozitive mes divorceve konfliktuale dhe nivelit më

të lartë të ankthit tek fëmijët si dhe të kishte një marrëdhënie pozitive mes divorceve

konfliktuale dhe nivelit të agresivitetit tek fëmijët.

Fjalët kyçe: divorc, fëmijë, ankth, agresivitet, Shqipëri.

Page 7: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

vi

ABSTRACT

This study aimed to assess the relations between the manner of parents divorce

and level of anxiety and level of aggressiveness at the children of parents in divorce

process. The divorce process itself between spouses was categorized in two forms:

conflicting divorce process and non-conflicting divorce process. The study was

conducted with couples in process of marriage dissolution at the Court of Judicial

District Tirana. 50 families participated in it, the minor of children of which were the

study object regarding the level of anxiety and aggressiveness they showed during the

legal process of marriage dissolution. The chosen sampling was intentional. The 50

children of this study were of the ages 8-16 years old. The data analysis was performed

through the computer program IBM SPSS-19. The children’s anxiety level was

measured by “State-Trait Anxiety Inventory for Children “STAI-Ch””, while the

aggressiveness level was measured through “Children`s Aggression Scale “CAS””.

The State-Trait Inventory for children consisted in two sessions. The C1 (How

I am now) session, measured the anxiety state at the moment it was conducted, a

moment which coincided with the period of the marriage legal dissolution process

itself. The C2 (How I am) session measured the anxiety trait at the children

participating in the study. The inventory was fulfilled by 50 children. The

aggressiveness scale for children consisted in two parts: the aggressiveness scale for

children reported by parents and the aggressiveness scale for children reported by

teachers. 50 parents and 50 custodian teachers of the 50 children who were taken in

study participated in their completion. In data processing in the aggressiveness

measuring scale, Alpha of Cronbach resulted to be: 779 in CAS-Parents and 764 in

CAS- Teachers. In the obtained results of the State- Trait Anxiety Inventory, the Alpha

of Cronbach, as internal sustainability indicator, in data comparison between C1(How I

am now) and C2 (How I am) resulted to be 0.84.

In termination of the data analysis, the study findings highlighted a positive

relation between conflicting divorces and high level of anxiety at children as well as a

positive relation between conflicting divorces and aggressiveness level at children.

Key words: divorce, children, anxiety, aggressiveness, Albania

Page 8: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

vii

TABELA E LËNDËS

KREU I ........................................................................................................................1

HYRJE NË STUDIM ................................................................................................. 1

1.1. PËRMBAJTJA DHE PARASHTRIMI I PROBLEMIT ........................................... 2

1.1.1. DIVORCI NË SHOQËRINË SHQIPTARE ......................................................................................... 3

1.1.2. SITUATA E MARTESAVE DHE DIVORCEVE NЁ SHQIPЁRI. LEGJISLACIONI NЁ FUQI ...... 6

1.2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT ..................................................................................... 14

1.2.1. PYETJET KËRKIMORE, TË CILAVE SYNON T’U PЁRGJIGJET KY STUDIM ....................... 16

1.3. PËRKUFIZIMI I TERMAVE ......................................................................................... 17

1.3.1. ÇFARË KUPTOJMË ME DIVORC ME KONFLIKT DHE DIVORC PA KONFLIKT? ............... 18

1.3.2. PËRKUFIZIMI I AGRESIVITETIT ................................................................................................. 20

1.3.3. PËRKUFIZIMI I ANKTHIT ............................................................................................................. 21

1.4. RЁNDЁSIA STUDIMIT MBI EFEKTET E DIVORCIT TEK FËMIJËT. ...... 23

KREU II .................................................................................................................... 25

SHQYRTIM I LITERATURËS ............................................................................. 25

2.1. DIVORCI ............................................................................................................................... 25

2.1.1. KONCEPTET MBI DIVORCIN ....................................................................................................... 25

2.1.2. KONCEPTE BASHKËKOHORE MBI INSTITUCIONIN E MARTESËS ..................................... 27

2.1.3. DIVORCI DHE GJINIA ................................................................................................................... 27

2.1.4. DIVORCI DHE FAKTORËT EKONOMIKË .................................................................................. 29

2.1.5. PASOJAT E DIVORCIT NË ASPEKTIN FINANCIAR DHE AKTUALITETI SHQIPTAR ......... 30

2.1.6. VARIABLAT E CIKLIT TË JETËS ................................................................................................. 33

2.2. LEGJISLACIONI SHQIPTAR MBI ZGJIDHJEN E MARTESЁS ................... 35

2.2.1. LEGJISLACIONI PËR TË DREJTAT E FËMIJËS.......................................................................... 35

2.2.2. GARANTIMI I INTERESIT MË TË LARTË TË FËMIJËS NË NJË PROCESI DIVORCI. .......... 39

2.2.3. PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE DHE ROLI I PSIKOLOGUT ...................................................... 41

2.3. EFEKTET E DIVORCIT TEK FËMIJËT: AGRESIVITETI ............................. 44

2.3.1. AGRESIVITETI TEK FËMIJËT NË PROCES DIVORCI .............................................................. 44

2.3.2. TEORI MBI ZHVILLIMIN E AGRESIVITETIT NË DIVORCIN ME KONFLIKT ...................... 46

2.3.3. ROLI I ATASHIMIT NË ZHVILLIMIN E AGRESIVITETIT TEK FËMIJËT ............................... 48

2.3.4. AGRESIVITETI DHE GJINIA ........................................................................................................ 50

2.4. EFEKTET E DIVORCIT TEK FËMIJËT: ANKTHI............................................. 52

2.4.1. TEORI MBI ANKTHIN ................................................................................................................... 52

2.4.2. KËNDVËSHTRIME PSIKOLOGJIKE MBI ANKTHIN ................................................................. 55

2.4.3. ROLI I ATASHIMIT NË ZHVILLIMIN E ANKTHIT .................................................................... 56

2.5. DIVORCI ME KONFLIKT ............................................................................................. 59

2.5.1. ÇFARË KUPTOJMË ME TERMIN DIVORC ME KONFLIKT? ................................................... 59

2.5.2. DIMENSIONET E DIVORCIT ........................................................................................................ 63

2.5.3. PRINDËRIMI PARAREL ................................................................................................................ 64

2.5.4. ANKTHI DHE AGRESIVITETI TEK PRINDËRIT NË PROCES DIVORCI. ............................... 66

2.6. ALIENIMI PRINDËROR ................................................................................................ 70

2.6.1. ÇFARË ËSHTË ALIENIMI PRINDËROR? ................................................................................... 70

2.6.2. DIVORCI ME KONFLIKT TË LARTË DHE ALIENIMI PRINDËROR ....................................... 74

2.7. RIPËRTËRITJA (RESILIENCE) .................................................................................. 76

2.7.1. PËRKUFIZIME MBI “RIPËRTËRITJEN” (RESILIENCE) ............................................... 76

2.7.2. EFEKTET E DIVORCIT TEK RIPËRTËRITJA (RESILIENCE) ....................................... 77

2.7.3. RIPËRTËRITJA (RESILIENCE) DHE ATASHIMI PRINDËROR ...................................... 80

Page 9: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

viii

2.7.4. ÇFARË ËSHTË NJË PËRSHTATJE E SUKSESSHME TEK FËMIJËT GJATË DIVORCIT? ..... 83

KREU III .................................................................................................................. 85

METODOLOGJIA .................................................................................................. 85

3.1. HYRJE NË METODOLOGJI ......................................................................................... 85

3.1.1. HIPOTEZAT E NGRITURA ............................................................................................................ 86

3.1.2. ETAPAT E KRYERJES SË STUDIMIT .......................................................................................... 88

3.1.3. ETIKA ............................................................................................................................................... 89

3.2. VARIABLAT ........................................................................................................................ 90

3.2.1. OPERACIONALIZIMI I VARIABLAVE ........................................................................................ 91

3.3. METODAT E PËRDORURA PËR PËRFTIMIN E REZULTATEVE. ............ 96

3.4. INSTRUMENTET MATËSE ......................................................................................... 97

3.4.1 INSTRUMENTI MATËS: INVENTARI I GJENDJES-TIPARIT TË ANKTHIT PËR FËMIJË .. 98

3.4.2. PILOTIMI I STAI-CH-IT ............................................................................................................ 100

3.4.3. ADMINISTRIMI I STAI-CH-IT ................................................................................................... 101

3.4.4. MBLEDHJA E TË DHËNAVE TË STAI-CH-IT ......................................................................... 102

3.4.5. BESUESHMËRIA DHE VLEFSHMËRIA E STAI-CH-IT ......................................................... 102

3.4.6. VLEFSHMЁRIA FAKTORIALE ................................................................................................... 103

3.4.7. VLEFSHMËRIA KONVERGJENTE ............................................................................................. 104

3.4.8. INSTRUMENTI MATËS SHKALLA E AGRESIONIT TE FËMIJËT (CAS) .......................... 104

3.4.9. PILOTIMI I CAS-IT ..................................................................................................................... 106

3.4.10. APLIKIMI I CAS-IT ..................................................................................................................... 107

3.4.11. ZBATIMI I CAS-IT NË KËRKIME SHKENCORE ................................................................... 108

3.4.12. ADMINISTRIMI DHE NXJERRJA E REZULTATEVE TË CAS-IT. ........................................ 108

3.4.13. BESUESHMËRIA DHE VLEFSHMËRIA E CAS-IT ................................................................. 110

3.4.14. VLEFSHMËRIA ............................................................................................................................. 112

3.4.15. KAMPIONI ..................................................................................................................................... 113

3.4.16. GRUPMOSHA E FËMIJËVE SUBJEKT STUDIMI ...................................................................... 114

3.4.17. PËRZGJEDHJA E KAMPIONIT NË PLOTËSIMIN E STAI-CH-IT ......................................... 116

3.4.18. PËRZGJEDHJA E KAMPIONIT NË PLOTËSIMIN E CAS ........................................................ 116

3.4.19. KOHA DHE VENDI I KRYERJES SË STUDIMIT ....................................................................... 117

3.4.20. MBLEDHJA DHE ANALIZA E TË DHËNAVE ........................................................................... 118

3.4.21. KUFIZIMET E STUDIMIT............................................................................................................. 119

KREU 4 ................................................................................................................... 123

REZULTATET E STUDIMIT ............................................................................. 123

4.1. HYRJE .................................................................................................................................. 123

4.2. KARAKTERISTIKAT DEMOGRAFIKE TЁ SUBJEKTEVE ......................... 125

4.2.1. STATISKTIKA PËRSHKRUESE E MOSHËS .............................................................................. 125

4.3.3. STATISTIKA PЁRSHKRUESE TЁ GJINISЁ ................................................................................ 126

4.3. REZULTATET E PЁRFTUARA NGA APLIKIMI I CAS .................................. 128

4.3.1. AGRESIVITETI VERBAL ............................................................................................................ 131

4.3.2. AGRESIVITETI KUNDËR OBJEKTEVE DHE KAFSHËVE ..................................................... 133

4.3.3. AGRESIVITETI FIZIK .................................................................................................................. 136

4.3.4. PËRDORIMI I ARMËVE .............................................................................................................. 144

4.3.5. AGRESIVITETI KUNDËR ANËTARËVE TË FAMILJES ......................................................... 147

4.3.6. AGRESIVITETI KUNDËR JOFAMILJARËVE ........................................................................... 149

4.3.7. AGRESIVITETI KUNDËR BASHKËMOSHATARËVE ............................................................. 151

4.3.8. AGRESIVITETI KUNDËR TË RRITURVE ................................................................................. 154

Page 10: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

ix

4.3.9. TREGUESI I PËRGJITHSHËM I AGRESIVITETIT ................................................................... 157

4.3.10. KRAHASIMI I TPA MIDIS GRUP-MOSHAVE ......................................................................... 159

4.3.11. ANALIZA PЁR GRUP-MOSHЁN E FЁMIJЁVE NGA 8 DERI NЁ 11 VJEÇ ............................. 160

4.3.12. ANALIZA PЁR GRUP-MOSHЁN E FЁMIJЁVE NGA 12 DERI NЁ16 VJEÇ ........................... 163

4.3.13. ANALIZA E TЁ DHЁNAVE SIPAS GJINISЁ ............................................................................... 165

4.4. REZULTATET E PЁRFTUARA INSTRUMENTIT (STAI-CH) .................... 171

4.4.1. ANALIZA E TË DHËNAVË STATISTIKORE PËR PYETËSORIN C-1 ................................... 173

4.4.2. ANALIZA E TË DHËNAVE STATISTIKORE PËR PYETËSORIN C-2 ................................... 175

4.4.3. ANALIZA E NIVELIT TE ANKTHIT SIPAS GRUP-MOSHËS DHE GJINISË ........................ 177

4.4.4. ANALIZA E TЁ DHЁNAVE SIPAS GJINISЁ .............................................................................. 181

KREU 5 ................................................................................................................... 185

DISKUTIME .......................................................................................................... 185

5.1. HYRJE .................................................................................................................................. 185

5.2. DISKUTIME LIDHUR ME GJETJET E PËRFTUARA NGA STAI-CH...... 187

5.2.1. SEKSIONI S-ANKTHI OSE C1 NЁ STAI-CH ......................................................................... 188

5.2.2. SEKSIONI T-ANKTHI OSE C2 NЁ STAI-CH ......................................................................... 189

5.2.3. DISKUTIME MBI TЁ DHЁNAT SIPAS MOSHЁS DHE GJINISË. ............................................. 191

5.2.4. DISKUTIME MBI HIPOTEZЁN 1. ............................................................................................... 193

5.3. DISKUTIME LIDHUR ME GJETJET E PЁRFTUARA NGA CAS ............... 195

5.3.1. AGRESIVITETI VERBAL ............................................................................................................. 196

5.3.2. AGRESIVITETI FIZIK .................................................................................................................. 197

5.3.3. AGRESIVITETI NDAJ BASHKЁMOSHATARЁVE. ................................................................... 198

5.3.4. AGRESIVITETI KUNDËR JO FAMILJARЁVE ........................................................................... 199

5.3.5. AGRESIVITETI NDAJ ANЁTARЁVE TЁ FAMILJES................................................................. 199

5.3.6. AGRESIVITETI NDAJ TЁ RRITURVE ........................................................................................ 200

5.3.7. AGRESIVITETI NDAJ OBJEKTEVE DHE KAFSHЁVE. ........................................................... 201

5.3.8. PЁRDORIMI I ARMЁVE ............................................................................................................... 202

5.3.9. DISKUTIME MBI TЁ DHЁNAT SIPAS MOSHЁS DHE GJINISË SIPAS CAS. ....................... 202

5.3.10. INDEKSI I PЁRGJITHSHЁM I AGRESIVITETIT ....................................................................... 204

5.3.11. DISKUTIME MBI HIPOTEZЁN 2. ............................................................................................... 205

5.4. PIKAT E FORTA TЁ KЁTIJ STUDIMI ................................................................... 208

5.5. PIKAT E DOBËTA TЁ KËTIJ STUDIMIT ............................................................. 211

KREU VI ................................................................................................................. 213

PЁRFUNDIME ....................................................................................................... 213

KREU VII ............................................................................................................... 221

REKOMANDIME ................................................................................................. 221

BIBLIOGRAFIA .................................................................................................... 224

Page 11: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

x

PASQYRA E TABELAVE

Tab. 2.1 Elementet që ndikojnë drejtpërdrejt në përjetemin e ankthit..............................58

Tab. 4.1. Analiza pёrshkruese e frekuencave tё moshёs..................................................125

Tab. 4.2. Analiza e testit Skewness pёr moshёn..............................................................126

Tab 4.3. Shpërndarja e moshave sipas gjinisë................................................................126

Tab. 4.4. Shpërndarja e moshave sipas mënyrës së divorcimit të prindërve...................127

Tab. 4.5. Besueshmёria e Statistikave.............................................................................129

Tab. 4.6. Korrelacioni i brendshёm i variableve sipas raportimit tё prindёrve................129

Tab. 4.7. Korrelacioni i brendshёm i variableve sipas raportimit tё mёsuesve...............130

Tab. 4.8. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Verbal................................................132

Tab. 4.9. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Verbal................132

Tab. 4.10. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Objekteve dhe Kafshëve........134

Tab. 4.11. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Objekteve dhe Kafshëve.........135

Tab. 4.12. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik të Iniciuar.................................137

Tab. 4.13. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar për Agresivitetin Fizik të Iniciuar................138

Tab. 4.14. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik të Provokuar.............................140

Tab. 4.15. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar për Agresivitetin Fizk të Provokuar.............141

Tab. 4.16. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik ..................................................142

Tab. 4.17. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Fizik..................143

Tab. 4.18. Të dhënat statistikore për Përdorimin e Armëve..............................................145

Tab. 4.19. Tё dhёnat e T-Testit për Përdorimin e Armëve................................................146

Tab. 4.20. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes............147

Tab. 4.21. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes..............148

Tab. 4.22. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Jo-Familjarëve.......................150

Tab. 4.23. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes..............150

Tab. 4.24. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Bashkëmoshatarëve...............152

Tab. 4.25. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Bashkëmoshatarëve.................152

Tab. 4.26. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër të Rriturve..............................154

Tab. 4.27. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar për Agresivitetin kundër të Rriturve............155

Tab. 4.28. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit...............157

Tab. 4.29. Tё dhёnat e T-Testit për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit.................158

Tab. 4.30. Tё dhёnat pёr pёrbёrsit e agresivitetit tek fёmijёt nga 8 deri nё 11 vjeç..........160

Tab. 4.31. Të dhënat për Treguesin e Agresivitetit pёr fёmijёt nga 8 deri nё 11 vjeç.......161

Tab. 4.32. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Treguesin e Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç.......................................161

Page 12: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

xi

Tab. 4.33. Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit tek fёmijёt e grup-

moshёs nga 12 deri nё 16 vjeç..........................................................................163

Tab. 4.34. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit pёr

fёmijёt e grup-moshёs nga12 deri nё 16 vjeç...................................................164

Tab. 4.35. Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit sipas gjinisё nё grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt..........................................165

Tab. 4.36. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit sipas

gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt...........166

Tab. 4.37. Tё dhёnat e T-Testit për Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit sipas

gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc konfliktual.........................167

Tab. 4.38. Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit sipas gjinisё nё grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt..........................................168

Tab. 4.39. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit sipas

gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt............169

Tab. 4.40. Tё dhёnat e T-Testit për Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit sipas

gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc jo-konfliktual ...................170

Tab. 4.41. Besueshmёria e Statistikave të STAI-Ch..........................................................172

Tab. 4.42. Korrelacioni i brendshёm i variableve midis dy pyetësorëve...........................172

Tab. 4.43. Të dhënat statistikore për Pyetësorin C-1.........................................................174

Tab. 4.44. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e nivelit të ankthit

të matur sipas Pyetësorit C-1 midis dy grupeve..............................................174

Tab. 4.45. Të dhënat statistikore për Pyetësorin C-2.........................................................176

Tab. 4.46 Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e nivelit të ankthit

të matur sipas Pyetësorit C-2 midis dy grupeve..............................................176

Tab. 4.47. Të dhënat statistikore për Nivelin e Ankthit pёr fёmijёt e grupmoshёs nga 8

deri nё 11 vjeç..................................................................................................178

Tab. 4.48. Tё dhёnat e T-Testit për krahasimin e mesatareve të nivelit të ankthit sipas

të dy pyetësorëve pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç...............................178

Tab. 4.49. Të dhënat statistikore për nivelin e Ankthit të matur sipas të dy pyetësorëve

pёr fёmijёt e grup-moshёs nga 12 deri nё 18 vjeç...........................................179

Tab. 4.50. Tё dhёnat e T-Testit për krahasimin e mesatareve të nivelit të ankthit sipas

të dy pyetësorëve pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç...............................180

Tab. 4.51. Të dhënat statistikore për nivelin e ankthit të matur nga të dy pyetësorët,

sipas gjinisё, për fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt.................181

Tab. 4.52. Tё dhёnat e T-Testit për nivelin e ankthit të matur sipas dy pyetësorëve,

sipas gjinisё, nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc konfliktual ..............182

Page 13: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

xii

Tab. 4.53. Të dhënat statistikore për nivelin e ankthit të matur nga të dy pyetësorët,

sipas gjinisё, për fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt..................183

Tab. 4.54. Tё dhёnat e T-Testit për nivelin e ankthit të matur nga të dy pyetësorët,

sipas gjinisё, për fёmijёt me prindёr nё divorc konfliktual..............................183

Page 14: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

xiii

PASQYRA E GRAFIKËVE

Graf. 1.1 Numri i divorceve në Tiranë sipas viteve....................................................

Graf. 4.1 Grafiku i shpёrndarjes sё moshёs..........................................................

Graf. 4.2 Agresiviteti verbal i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt..........

Graf. 4.3 Agresiviteti verbal i raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt..........

Graf. 4.4 Agresiviteti kundër i Objekteve dhe kafshëve nё divorcin pa konflikt......

Graf. 4.5 Agresiviteti kundër i Objekteve dhekafshёve nё divorcin me konflikt.....

Graf. 4.6 Agresiviteti Fizik i Iniciuar për fëmijët në divorcin me konflikt................

Graf. 4.7 Agresiviteti Fizik i Iniciuar për fëmijët në divorcin pa konflikt..............

Graf. 4.8 Agresiviteti Fizk i Provokuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt................

Graf. 4.9 Agresiviteti Fizik i Provokuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt.............

Graf. 4.10 Agresiviteti Fizik i pёr fёmijёt nё divorc me konflikt................................

Graf. 4.11 Agresiviteti Fizik për fёmijёt nё divorc pa konflikt.............................

Graf. 4.12 Pёrdorimi i armёve pёr fёmijёt nё divorc me konflikt.............................

Graf. 4.13 Pёrdorimi i armёve pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt...........................

Graf. 4.14 Agresiviteti ndaj anëtarëve tё familjes pёr fёmijёt nё divor me konflikt...

Graf. 4.15 Agresiviteti ndaj anëtarёve të familjes pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt...

Graf. 4.16 Agresiviteti ndaj jo-familjarëve pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt........

Graf. 4.17 Agresiviteti ndaj jo-familjarëve pёr fёmijёt nё divorc me konflikt........

Graf. 4.18 Agresiviteti ndaj moshatarëve pёr fёmijёt nё divorcin me konflikt......

Graf. 4.19 Agresiviteti ndaj moshatarëve pёr fёmijёt nё divorcin pa konflikt........

Graf. 4.20 Agresiviteti ndaj të rriturve pёr fёmijёt nё divorci me konflikt.................

Graf. 4.21 Agresiviteti ndaj tё rriturve pёr fёmijёt nё divorci pa konflikt..................

Graf. 4.22 Treguesi i Përgjithshëm i Agresivitetit pёr fёmijёt nё divorc me konflikt.

Graf. 4.23 Treguesi i Përgjithshëm i Agresivitetit pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt...

Graf. 4.25 Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-1 pёr fёmijёt nё divorc me konflikt......

Graf. 4.26 Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-1 pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt.......

Graf. 4.27 Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-2 pёr fёmijёt nё divorc me konflikt .....

Graf. 4.28 Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-2 pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt ......

8

125

131

131

134

134

137

137

139

139

142

142

144

144

147

147

149

149

151

151

154

154

156

156

173

173

175

175

Page 15: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e

agresivitetit tek fëmijët”

xiv

PASQYRA E SHTOJCAVE

Shtojca 1. Formular Njoftimi drejtuar Komisionerit për te Drejtën e

Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale……..……232

Shtojca 2. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, në lidhje me

numrin e çështjeve gjyqësore për zgjidhje martese dhe lënien e

fëmijëve të mitur për rritje dhe edukim …………………..….236

Shtojca 3. Leje e përdorimit me të drejta të plota të autorit, të instrumentit

matës “Gjendja dhe Tipari i Ankthit për Fëmijë”…………….237

Shtojca 4. Leje në origjinal për përkthimin dhe riprodhimin e 50 kopjeve për

formularët e instrumentit matës “Gjendja dhe Tipari i Ankthit për

Fëmijë”…………………………………………………………240

Shtojca 5. Vërtetimi i nënshkrimit të përkthimit nga spanjishtja në shqip, për

formularët e instrumentit matës “Gjendja dhe Tipari i Ankthit për

Fëmijë”…………………………………………………………245

Shtojca 6. Fatura në origjinal për blerjen materialeve të instrumentit “Shkalla e

Agresivitetit te Fëmijët”………………………………………..246

Shtojca 7. Faqja e parë në origjinal e Formularit Përmbledhës të Rezultateve –

Prindi………………………………………..…………………..249

Shtojca 8. Faqja e parë në origjinal e Formularit të Klasifikimit për

Prindin…………………………………………………………..252

Shtojca 9. Faqja e parë në origjinal e Formularit të Klasifikimit për

Mësuesin………………………………………………………...255

Shtojca 10. Faqja e parë në origjinal e Formularit Përmbledhës të Rezultatave –

Mësuesi………..…………………………………..……………258

Shtojca 11. Model Letër Miratimi për pjesëmarrjen në studim…..………….261

Page 16: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

xv

LISTA E SHKURTIMEVE

Në këtë studim është bërë përpjekje për të shmangur, sa më shumë të jetë e

mundur përdorimin e shkurtimeve, por disa herë, për shkak të përsëritjes së

vazhdueshme të termave, janë përdorur shkurtimet e mëposhtme:

STAI-Ch Instrumenti matës “Gjendja – Tipari i Ankthit për Fëmijë” (State –

Trait Anxiety Inventory for Children)

CAS Instrumenti matës “Shkalla e Ankthit tek Fëmijët” (Children Agression Scale)

CAS-P Formuari i “Shkallës së Ankthit tek Fëmijët” (Children Agression Scale), i plotësuar nga prindi

CAS-M Formuari i “Shkallës së Ankthit tek Fëmijët” (Children Agression Scale), i plotësuar nga mësuesi

KF Kodi i Familjes në fuqi, i vitit 2003

AV Agresiviteti Verbal

AOK Agresivteti ndaj Objekteve dhe Kafshëve

AF Agresiviteti Fizik

AFP Agresiviteti Fizik i Provokuar

AFI Agresiviteti Fizik i Iniciuar

AB Agresiviteti ndaj Bashkëmoshatarëve

ARr Agresiviteti ndaj të Rriturve

PA Përdorimi i Armëve

TPA Treguesi i Përgjithshëm i Agresivitetit

IPA Indeksi i Përgjithshëm i Agresivitetit ( njësoj si TPA)

Page 17: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

1

KREU I

HYRJE NË STUDIM

Në Shqipëri numri i divorceve nisi të rritej dukshëm pas viteve ’90. Nga kjo

rritje e numrit të divorceve rrodhën edhe një sërë problemesh, sociale dhe

psikologjike, për individët e përfshirë në këtë proces. Numri i lartë i zgjidhjeve të

martesave ka sjellë edhe një numër të madh fёmijësh, të cilët jetojnë vetëm me njërin

prej prindërve, dhe kanë përjetuar traumën e divorcit.

Gjatë një procesi divorci, dhe pas tij, familja gjendet përpara një çasti

riorganizimi të mënyrës së jetesës. Në pjesën më të madhe të rasteve nё vendin tonë,

prindërit, të angazhuar me këtë riorganizim, si dhe të përqëndruar së tepërmi tek

zemërimi mes njëri-tjetrit, nuk vënë re dhe nuk kujdesen për anën psiko-emocionale

të fëmijëve, të cilët përfshihen gjithashtu në periudhën e vështirë të zgjidhjes së

martesës. Kjo bën që fëmijët të jenë pjesa më e rrezikuar psikologjikisht gjatë kësaj

faze të jetës. Vlen të theksohet se, zgjidhja ligjore e martesës mes një çifti

bashkëshortësh në Shqipëri, nuk është një proces që kalon në qetësi dhe në

mirëkuptim nga të dyja palët, por bëhet shkak për periudha të gjata dhune e

konfliktesh, ku përfshihen jo vetëm partnerët, por edhe familjet e fiset e tyre

përkatëse.

Gjatë punës në këtë fushë, është vënë re, se pjesa më e madhe e zgjidhjes së

martesave, realizohen në një mjedis agresiv mes palëve. Tё pakta janё rastet ku

divorci realizohet në mënyrë të qetë e bashkëpunim nga të gjitha palët. Në këtë

këndvështrim, çdo psikolog klinicist kupton se përvoja të tilla, gjatë fëmijërisë,

ndikojnë në jetën e fëmijës, jo vetëm brenda kësaj periudhe kalimtare, por edhe më

pas.

Page 18: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

2

1.1. PËRMBAJTJA DHE PARASHTRIMI I PROBLEMIT

Në këtë kërkim shkencor, do të studiohet në veçanti se si pasqyrohet tek

fëmijët prishja e ekuilibrave, me të cilat përballet familja gjatë periudhës së zgjidhjes

ligjore të martesës. Studimi do të analizojë efektet psikologjike që ka mënyra e

divorcimit të prindërve tek fëmijët, duke u përqëndruar në veçanti tek ankthi dhe

agresiviteti.

Ndryshimi i dinamikave familjare, dhe veçanërisht divorci, vlerësohet se sjell

pasoja tek të gjithë anëtarët e familjes, duke filluar nga pasojat ekonomike, sociale, e

deri tek ato personale, por, shpesh herë, harrohen subjektet kryesore të përfshirë në

këtë dukuri: fëmijët. Pavarësisht moshёs, gjinisë, dhe klasave shoqërore, fëmijët

gjenden përballë situatave, në të cilat u duhet të pёrballojnё gjendje tё caktuara

emocionale dhe psikologjike, që divorci sjell pas, të tilla si: ankthi, pasiguria,

agresiviteti, e me rradhë. Komunikimi i dobët, problemet ekonomike dhe konfliktet

midis partnerëve, janë arsyet kryesore që shtyjnë një çift drejt divorcit, ndërkohë që

mëria, tensioni dhe inati midis tyre, mund të pёrcjellin tension, konflikt dhe zemëratë

edhe tek marrëdhënia prind-fëmijë.

Studimi ynë ka marrë shkas për hulumtimin e këtij problemi nisur nga disa

faktorë kryesorë:

Sё pari, rritja e numrit tё divorceve në Shqipëri gjatë dekadës së fundit,

bazuar në të dhënat e INSTAT-it. (Institutit të Statistikave)

Së dyti, përvoja dhe puna e përditshme si eksperte pranë gjykatave të vendit

me këtë kategori fëmijësh dhe përballja me problematikat dhe efektet, që sjell procesi

i divorcit, në rrafshin psiko-social dhe sjellor.

Së treti, analizimi i njё literature tё gjerё mbi efektet e mënyrës së divorcit, tё

cilat identifikojnё konfliktet mes prindërve, si vepruesin kryesor nё shkaktimin e

ankthit dhe agresivitetit tek fёmijёt.

Së katërti, nevoja për t’i shtuar studimeve në vend mbi divorcin, një studim

më të thelluar, i cili do të përpiqet të ndihmojë prindërit, specialistë të fushës si dhe

shoqërinë tonë në tërësi, të kuptojnë më shumë përvojat e këtij grupi fëmijësh e, për

rrjedhojë, të jenë të aftë të minimizojnë pasojat e divorcit.

Page 19: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

3

1.1.1. Divorci në shoqërinë shqiptare

Nё vijim, do tё përqëndrohemi nё njё paraqitje tё shkurtёr tё popullatёs dhe

gjendjes ekonomike dhe sociale nё Shqipёri, duke vlerësuar se si kanё ndikuar kёto

faktorё nё rritjen e numrit tё divorceve, çka ka sjellë si rezultat rritjen e numrit tё

fёmijёve tё gjendur nё situatё divorci. Po kështu, do të bëjmë një pasqyrim të

shkurtër të gjendjes aktuale të lidhjeve ligjore në martesë krahasuar me numrin e

zgjidhjeve ligjore të martesave. Sikundër do të shohim në vijim, ka një rënie të

dukshme të numrit të çifteve që lidhin martesë, ndërkohë që vlerësohet të ketë rritje

të kërkesave për divorc.

Republika e Shqipёrisё ёshtё njё shtet gjeografikisht i vendosur nё territorin e

Evropёs Juglindore me njё sipёrfaqe prej 28,784 km² dhe me njё popullsi prej 3.35

milionё banorё, prej tё cilёve mbi 700 mijё banojnё nё kryeqytetin Tiranё, ku

popullsia e fёmijёve nga mosha 0-19 vjeç arrin deri nё 42% tё numrit të përgjithshëm

tё popullsisё1.

Sipas tё dhёnave, duke iu referuar dy dekadave të fundit, popullsia e Shqipёrisё

ka njё rritje relativisht tё ngadaltё, e cila vlerёsohet të jetë pёr dy arsye: faktori i parё

ёshtё numri i lartё i emigracionit jashtё vendit dhe si faktor i dytё listohet rёnia e

vazhdueshme e numrit tё lindjeve2. Njё shembull konkret i kёsaj rёnieje daton nё

vitin 1990, ku nga 82 mijё lindje qё rezultojnё gjatё kёtij viti, numri shkoi nё 36 mijё

nё vitin 2008, duke bёrё kёshtu tё mundur njё rёnie prej 56%3.

Shqipёria ёshtё njё vend i cili ka qenё nё pjesёn mё tё madhe tё kohёs pjesё e

njё tranzicioni tё vazhdueshёm ekonomik, politik dhe psiko-social. Pas rёnies sё

regjimit komunist nё vitin 1990, lёvizjet e pakontrolluara si migracioni dhe

emigracioni, dhe ato demografike, papunёsia, braktisja e shkollёs, vdekshmёria

foshnjore si dhe varfёria, janё dukuri qё kanё ndikuar negativisht nё popullsinё

Shqiptare dhe zhvillimin e saj4. Pёr kёtё arsye, personat pёrgjegjёs qё punojnё nё

fushёn e zhvillimit social apo politikat sociale, e kanё patur tё vёshtirё tё mbledhin

informacionet e duhura mbi gjendjen sociale dhe ekonomike nё Shqipёri. 1UNICEF, Shqipёri,20 Dhejtor 2000 “Vlerësimi i Situatёs Sociale & Ekonomike nё Rajonet e Shqipёrisё”., f. 7,8. 2Galanxhi, E. Caushi N. Kasneci, A. Elezi, P. “Femra dhe Meshkuj nё Shqipёri” (2008), f.5 3Galanxhi, E. Caushi N. Kasneci,A. Elezi, P. “Femra dhe Meshkuj nё Shqipёri” (2008), f.5 4UNICEF, Shqipëri, 20 Djetor 2000, “Vlerësimi i Situatës Sociale & Ekonomike në Rajonet e

Shqipërisë”. f.4, 20.

Page 20: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

4

Gjithsesi, sipas raporteve dhe studimeve tё ndёrmarra, edhe pse me njё

sipёrfaqe tё vogёl, Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё tё varfёra nё Europё. Mbas

vitit 1992 u shёnua njё zhvillim nё rritjen ekonomike tё vendit, gjё e cila e bёri

Shqipёrinё tё cilёsohej si një nga nxёnёset model tё FMN5. Fatkeqёsisht, viti 1997

shёnoi njё rёnie tё ekonomisё Shqiptare, si pasojё e njё lufte civile, e cila zgjati disa

muaj. Aktualisht, niveli i papunёsisё shёnon njё nga problematikat kryesore nё vend

me njё shifёr prej 13% nё vitin 2008 6.

Shtresa mё e prekur e të papunёve nё Shqipёri është mosha e re, pasi mё shumё

se 55% e popullsisё sё varfёr, ёshtё nёn moshёn 25 vjeç, grupmoshё e cila pёrfshin

33% tё tё gjithё popullsisё7. Duke u nisur dhe duke reflektuar mbi këto shifra,

vlerësojmë se ato na shërbejnë si tregues i numrit tё lartё tё divorceve, veçanёrisht

tek moshat e reja, ku faktori ekonomik, luan njё rol kryesor nё prishjen e dinamikave

në familje.

Sipas statistikave zyrtare, nё vitin 1999, niveli i papunёsisё kapte shifrёn 18%

tё popullsisё, sipas moshёs sё punёs8. 15 vite më vonë konstatohet se kjo shifër

thuajse nuk ka pësuar ulje. Duke iu referuar shifrave të publikuara në Buletinin e

Tregut të Punës për vitin 2014, rezulton se niveli i papunësisë në vend është 17.4% e

popullsisë nga 15-64 vjeç9. Përsa u përket vendeve të zhvilluara të Europës apo

SHBA dhe numrit të lartë të divorceve në këto vende, mund themi se, divorci vjen

edhe si pasojë e emancipimit të shoqërisë dhe dëshirës për të vlerësuar dhe

respektuar më shumë hapësirën personale. Por, duke e parë në këndvështrimin e

problemeve ekonomike që sjell papunësia, padyshim që bëhet një asosacion edhe

mes saj dhe prishjes së dinamikave familjare. Një marrëdhënie jofunksionale, së cilës

i mbivendoset edhe kriza ekonomike, e përshpejton dukurinë e divorcit dhe nuk lë

hapësirë për të menduar për rrugëzgjidhje të mundshme me qëllim kapërcimin e

konflikteve në çift, pasi çështja kryesore e kësaj familjeje, është tashmë mbijetesa

dhe plotësimi i nevojave bazë ushqimore dhe të banimit.

5UNICEF, Shqipëri, 20 Dhjetor 2000,“Vlerësimi i Situatës Sociale & Ekonomike në Rajonet e Shqipërisë”. f. 5. 6Galanxhi, E. Caushi N. Kasneci A. Elezi, P. “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri” (2008). Instat. f.7 7Kushtet e jetesës dhe pabarazia në Shqipëri. Regjistrimi i popullësisë dhe i banesave 2001. Instat. http://www.instat.gov.al/media/169434/varferia_ne_shqiperi.pdf, f.8 8Kushtet e Jetesës dhe Pabarazia në Shqipëri. Regjistrimi i popullësisë dhe i banesave 2001. Instat. http://www.instat.gov.al/media/169434/varferia_ne_shqiperi.pdf. f.9 9 Buletini i tregut të punës. Shërbimi Kombëtar i Punësimit 2014, f.7

Page 21: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

5

Nё kёtё pikё, vlen tё theksohet se niveli i lartё i varfёrisё, nuk mund tё

identifikohet vetёm me pёrqindjen e papunёsisё, por edhe me ato familje qё janё tё

pёrjashtuara nga tё drejtat bazё dhe themelore pёr tё patur njё banesё, ushqim tё

mjaftueshёm apo ngrohje, veshmbathje, mundёsi për shёrbime kryesore shёndetёsore

dhe mundёsi pёr tu arsimuar, gjё qё bёn tё mundur pёr rreth 146.000 familje nё tё

gjithё vendin që tё jetojnё nё kushtet e varfёrisё.10

Duke vlerёsuar sa mё sipёr, duhet theksuar se fёmijёt, qё jetojnё nё familje me

njё prind, janё ata të cilёt kanё rrezikun më tё madh qё tё jetojnё nё kushte tё këqija

ekonomike, kushte tё cilat, si pasojё, bёjnё qё kёta fёmijё tё jenё mё tё prirur për tё

braktisur shkollёn, nё mёnyrё qё tё punojnё pёr tё siguruar tё ardhura. Identifikimi i

varfёrisё dhe kushteve tё vёshtira tё jetesёs gjatё jetёs nё çift, nuk janё i vetmi

shkaktar i divorceve. Gratё tё cilat vijnё nga njё background i varfёr ekonomik, janё

pikёrisht nёnat e ardhshme tё fёmijёve nё rrezik pёr të braktisur arsimimin e tyre, për

të rritur varfёrinë si dhe pёr pёrjashtim social.

Sipas njё studimi tё kryer, ka rezultuar se prindёrit e divorcuar, ose prindёrit e

vetёm, (nё veçanti nënat), shpesh ndeshen me vёshtirёsi ekonomike. Nёn kёto

kushte, fёmijёt e gjejnё veten nё situata ekonomike dhe sociale jo të mira, gjё e cila

rrit rrezikun pёr probleme me sjelljen. Kёrkime shkencore tё ndryshme na kanë

treguar se divorci çon nё ulje tё ekonomisё sё prindёrve, veçanёrisht pёr nёnёn, tё

ardhurat e së cilës në vitin e parё pas divorcit, bien nё 71% tё nivelit para ndarjes11.

Procesi i ndarjes dhe i rёnies sё nivelit ekonomik, mund tё çojё veçanërisht

gratё e prekura tё përjetojnё tё ashtuquajturin “depresion mёmёsor”, ku aftёsitё e

tyre tё pёrshtatjes me situatёn e re, janё tё ulёta, duke sjellë si rezultat probleme nё

sjelljen dhe pёrshtatjen e fёmijёs. Divorci rezulton të jetë një faktor domethënës për

një ndryshim të ndjeshëm nё ekonominё familjare, duke qenё se tё ardhurat mujore

ulen. Lidhur me këto ndryshime, fëmijëve u duhet shpeshherё të ndryshojnë

shkollën, kopështin, shtëpinë, apo edhe vetë qytetin, gjё e cila rrit nivelin e ankthit

dhe stresit tek fёmijёt e prekur.

Një tjetër dukuri, që ndodh rëndom në vendin tonë për shkak të kushteve të

vështira ekonomike dhe pamundësisë së prindit, me të cilin fëmija jeton, për të

10 UNICEF Shqipёri “Vlerёsim i situatёs sociale & ekonomike nё rajonet e Shqipёrisё.” 20 dhjetor 2000, f. 10. 11Averdijk, M. Malti, T, Ribeaud, D&Eisner, M.P. (2012). Parental separation on child agressive and

internalizing behavior: An event calendar analysis. Child Psychiatry and Human Developmet, f.6.

Page 22: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

6

plotësuar nevojat financiare, është edhe rikthimi për të jetuar në familjen e origjinës.

Ky ndryshim rrënjësor i stilit të jetesës, ndikon mirëqënien psiko-emocionale të

fëmijëve, të cilëve përveç përshtatjes me divorcin, u duhet të përshtaten edhe me

ndryshimin e kushteve fizike, por edhe sociale të jetesës.

1.1.2. Situata aktuale e martesave dhe divorceve nё Shqipёri. Legjislacioni

nё fuqi

Divorci është kthyer tashmë në një dukuri në realitetin shqiptar, ndryshe nga

periudha e viteve para '90, ku zgjidhja e martesës ishte tabu dhe jo në këto përmasa.

Ndonëse një vend me tradita fanatike ndaj martesёs, bërthama e shoqërisë,

familja, nuk mund të mos prekej nga ndryshimet e vrullshme të ndodhura në vend.

Vitet, që kanë pasuar pas përmbysjes së regjimit komunist, kanё qenё jo vetёm

tё rёndёsishme nё aspektin socio-ekonomik, por gjithashtu edhe nё ndryshimin e tё

dhёnave statisikore tё divorceve. Mosha mesatare e martesave ka pёsuar rritje gjatё

viteve. Nё vitin 2008, mosha mesatare e martesёs pёr femra ishte 23.3 vjeç, ndёrsa

pёr meshkujt 29 vjeç, në krahasim me vitet 1960 – 1970, ku mosha mesatare e

martesёs ishte dy vjet mё e ulёt12.

Nёse u referohemi tё dhёnave statistikore pёr martesat nga Open Data Albania,

e cila i pёrditёson tё dhёnat për numrin e martesave dhe tё divorceve nё bazë të

Regjistrit Kombёtar tё Gjendjes Civile, do të konstatojmë gjithashtu numrin në ulje

të martesave dhe të rritjes së divorceve gjatë 5 vjeçarit 2009-2014. Në harkun kohor

të pesё viteve nga 2009 deri nё vitin 2014, numri i martesave ka ardhur duke u ulur

me 0.4% me vitin pararendёs. Nё kёtё mёnyrё, nёse nё vitin 1990 shёnohen njёzet e

tetёmijё e nёntёqind e nёntёdhjetё e dy martesa, nё vitin 2014 shënohen njëzet e

tremijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë martesa.13 Nga kёto tё dhёna mund tё

arrijmё nё pёrfundimin se nё njё hark kohor prej njёzet e katër vitesh, numri i

martesave ka pёsuar njё rёnie prej 18%.

12Galanxhi, E. Caushi N. Kasneci A. Elezi, P. “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri”. (2008). Instat, f. 5 http://www.instat.gov.al/media/38723/femra_e_meshkuj_2008.pdf 13http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-Divorce-1990-2014

Page 23: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

7

Në raport të zhdrejtë me martesat, numri i divorceve ka pësuar rritje në këto

24 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin

1990, në katër mijë e dyqind e dyzet në vitin 2014.

Qarku me numrin më të lartë të martesave është ai i Tiranës, në të cilin, në

vitin 2014 janë kurorëzuar në martesë 5,880 çifte. Ky qark përbën 25% të totalit të

martesave të këtij viti.14

Në kushtet kur Tirana rezulton të realizojë numrin më të madh të martesave,

numri i divorceve vlerësohet të shkojë në përpjestim të drejtë me numrin e tyre, pra

sa më shumë martesa, aq më i lartë numri i divorceve. Kjo është gjithashtu një nga

arsyet e përqëndrimit të këtij studimi në Rrethin e Tiranës.

Këto dy tregues, pra, koeficienti bruto i martesës dhe koeficienti i divorcit,

tregojnë ndryshimin e sjelljes sociale në vendin tonë. Koeficienti bruto i martesës

është numri i martesave për 1.000 banorë në një vit të dhënë, ndërsa koeficienti i

divorcit është numri i divorceve për 100 martesa në një vit të dhënë15.

Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin

2014 ky tregues ishte 8.2. Ky koeficient përmban një përqindje të lartë gabimi për

shkak të metodologjisë përllogaritëse nga Instituti i Statistikave. Ndërsa numri i

martesave merret nga Regjistri Kombëtar, ku shënohen edhe martesa të shtetasve

shqiptarë jo banues në vend, popullsia llogaritet sipas Census-it të fundit, ku nuk

shënohen emigrantët banues në vende të huaja, ende me shtetësi shqiptare16.

Nga ana tjetër, koeficienti prej 17.8 divorce për njëqind martesa në vitin 2014

dëshmon për një etapë të re të modelit social të shoqërisë shqiptare. Në këtë vit për

çdo njëqind martesa që realizohen, tetëmbëdhjetë përfundojnë në divorce.17

Nё vijim po paraqesim njё tabelё pёrmbledhёse tё numrit tё divorceve tё

realizuar nё Gjykatёn e Rrethit Gjyqёsor Tiranё gjatё dekadёs sё fundit. Tё dhёnat

janё marrё nё faqen zyrtare tё Gjykatёs sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё18.

14http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-Divorce-1990-2014 15http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-Divorce-1990-2014

16http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-Divorce-1990-2014 17http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-Divorce-1990-2014 18www.gjykatatirana.gov.al

Page 24: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

8

Graf.1.1 Numri i divorceve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë sipas viteve

Duke vlerësuar se, pas viteve 1990, prirja e divorceve nisi të rritej, duke bërë

që të shtoheshin edhe problemet që shkaktoheshin prej tij, nga ligjvënësi u vlerësua

si i domosdoshëm ndryshimi i kodit të vjetër të familjes. Kodi i Ri i Familjes19 hyri

në fuqi në 08.05.2003 dhe solli një sërë risish në mënyrën e zgjidhjes së martesës,

sidomos kur përfshiheshin në të edhe fëmijë të mitur. Për herë të parë në këtë kod u

përfshi roli i punonjësit social dhe psikologut gjatë një zgjidhjeje martese.

Psikologu është eksperti që ka përgjegjësinë ligjore ekskluzive dhe detyrimin të

shprehë mendimin e tij mbi rastin e ndjekur për të gjitha çështjet e tjera familjare, të

cilat kanë në qendër të miturin, marrjen e tij në pyetje nga gjykata apo ndikimin e

mjedisit rrethues mbi psikikën, emocionet apo sjelljen dhe karakterin e tij. Mendimi i

psikologut do të jetësojë vullnetin dhe dëshirat e të miturit në përputhje me interesin

e tij më të lartë. Ky është edhe vetë thelbi i interesit të ligjvënësit, që kërkon të

mbrojë të miturin, duke respektuar interesin e tij për një jetesë normale dhe të

denjë.20

19Ligji Nr. 9062, datë 8.5.2003 “Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë”. 20Qёndra pёr nisma ligjore dhe qytetare dhe Civil rights defenders. “Raport. Roli i psikologut dhe punonjësit social në kuadrin e aksesit qytetar në organet e drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturve. (rasti i Shqipërisë)” Tiranё 2014, f.5

Page 25: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

9

Në parimet thelbësore të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë21,

parashikohet marrja në konsideratë parësore e interesit më të lartë të fëmijës nga

prindërit, organet kompetente dhe gjykata. Ky kod përcakton qartë edhe detyrat

konkrete për prindërit, shtetin dhe shoqërinë. Në këtë aspekt, si dhe në përputhje me

Konventën e OKB-së “Për të drejtat e Fëmijës” (neni 3), e ratifikuar nga Republika e

Shqipërisë, dhe me nenin 54/1 Kushtetutës së Shqipërisë, ligjvënësi shpreh të gjithë

gatishmërinë e tij për të realizuar këtë interes të të miturit përmes ndërthurjes së

mekanizmave ligjore.22

Neni 155 i Kodit Familjes shprehimisht përcakton se:

“... para se Gjykata të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar

lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së

vizitës ose të besuarit të fëmijës njërit bashkëshort, duhet të thërrasë një

psikolog ose punonjës social, i cili, para se të japë mendimin, duhet të

marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të familjes, kushtet në

të cilat jetojnë dhe ku është më e përshtatshme të jetojë fëmija. Në rast se

gjykata arrin në konkluzionin se fëmija, përkohësisht, duhet t’ i besohet

një personi të tretë ose një familjeje kujdestare duhet të marrë mendimin

e sektorit të ndihmës dhe shërbimeve sociale pranë bashkisë së vendit ku

zhvillohet gjykimi.”23

Ndërkohë që Neni 157 i Kodit të Familjes përcakton se:

“... gjyqtari, në këtë rast, merr në konsideratë: a. Marrëveshjen e bërë

ndërmjet ish-bashkëshortëve; b. Mendimin dhe ndjenjat e shprehura nga

fëmija i mitur, duke vlerësuar moshën dhe zhvillimin e tij; c. Mendimin e

21 Nenet 2 dhe 3 “Kodi i Familjes dhe ligjslacioni pёr birёsimet i Republikёs sё Shqipёrisё” Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare, Shtator 2012, f.9,10 22 Qёndra pёr nisma ligjore dhe qytetare dhe Civil Rights defenders. “Raport. Roli i psikologut dhe punonjësit social në kuadrin e aksesit qytetar në organet e drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturve. (rasti i Shqipërisë)” Tiranё 2014, f. 6 23 Neni 155 “Kodi i Familjes dhe ligjslacioni pёr birёsimet i Republikёs sё Shqipёrisё” Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare, Shtator 2012, f. 55

Page 26: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

10

psikologut ose të sektorit të shërbimeve sociale pranë bashkisë, pasi këta

të kenë dëgjuar fëmijën”.24

Sikundёr del qartё nё pah nga legjislacioni nё fuqi, Kodi i Familjes i vitit 2004,

dhe përfshirja e psikologut nё tё pёr çështjet familjare, bëri që specialistë të fushës të

gjendeshin më pranë problematikave familjare, si dhe të hulumtonin më në brendësi

efektet e divorcit në vend. Por ndonëse një sërë nenesh e kanë specifikuar kujdesin

dhe vëmendjen që prindërit duhet të ushtrojnë ndaj fëmijës, vërehet se jo gjithmonë

fëmijët janë në qendër të vëmendjes së prindërve të tyre. Specifikisht Kodi i Familjes

i Republikës së Shqipërisë parashikon në Nenin 3 se,

“... prindёrit kanё pёr detyrё dhe tё drejtё tё kujdesen pёr mirёrritjen,

zhvillimin, mirёqenien, edukimin dhe arsimimin e fёmijёve tё lindur nga

martesa ose jashtё martese. Shteti dhe shoqёria duhet t’u ofrojnё

familjeve mbёshtjen e nevojshme pёr tё mbajtur nё gjirin e tyre fёmijёt,

pёr tё parandaluar keqtrajtrimin e tyre, si dhe pёr tё ruajtur

qёndrueshmёrinё e familjes”25.

Nё kёtё mёnyrё, jo vetёm fёmijёt e lindur dhe rritur në një martesë të

shëndetëshme, por edhe ata të lindur jashtë martese, ose ata fëmijë që përjetojnë

divorcin, kanë dhe duhet të kenё të njëjta të drejta për të qenë nё kujdesin e prindërve

të tyre.

Ky aspekt i mirëqënies së fëmijëve duket se anashkalohet, në mënyrë të

ndërgjegjshme ose jo nga prindërit, gjatë një procesi divorci. Vetë procesi i divorcit

rezulton të realizohet nën një gjendje tensioni të lartë mes palëve, çka detyrimisht

prek edhe fëmijët e mitur.

Ndonëse ligjvënësi ka parashikuar edhe zgjidhjet e martesave me projekt-

marrëveshje, të pakta janë çiftet që arrijnë të realizojnë një proces të qetë për

zgjidhjen e martesës.

24Neni 157 “Kodi i Familjes dhe legjislacioni pёr birёsimet i Republikёs sё Shqipёrisё” Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare, Shtator 2012, f.56 25Kaftalli.V, Përnoca.A, “Kodi i Familjes i Republikёs sё Shqipёrisё”. Ribotim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare. Tetor 2004, f.8

Page 27: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

11

Sipas nenit 125 tё Kodit tё Familjes sё Republikёs sё Shqipёrisё, procesi i

zgjidhjes sё martesёs me projekt-marrëveshje mund të realizohet: “... kur

bashkёshortёt bien dakort pёr zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatёs pёr miratim,

sёbashku me kёrkesёn, edhe njё projekt-marrёveshje, qё rregullon pasojat e zgjidhjes

sё martesёs”26.

Fatkeqёsisht, jo gjithmonё procesi i zgjidhjes sё martesёs shkon siç ёshtё

pёrshkruar nё Nenin 125 të Kodit Familjes. Në pjesën më të madhe të rasteve

konflikti është i pashmangshëm. Për arsye, të cilat shkojnë, nga ato personale, në ato

familjare, apo të rrethanave të caktuara, bashkёshortёt kthehen nё armiq me njёri-

tjetrin, gjë qё i vёshtirёson akoma edhe më tepёr vendim-marrjet e divorcit.

Pjesa më e madhe e divorceve tё realizuara janё tё mbushura me mllef dhe

zemёrata, ku prindёrit konfliktohen nё sy tё fёmijёve, situatё e cila sjell imitim tё

sjelljes sё tyre jo pozitive nga vetë fёmijët.

1.1.3. Pasojat e divorcit tek fëmijë

Vlen për t`u theksuar se shumё prej çifteve, të cilët kanë konflikte nё martesёn

e tyre nё Shqipëri, jo domosdoshmёrisht i drejtohen gjykatёs si zgjidhje e problemit

tё tyre, pёrkundrazi, shumё prej kёtyre ndarjeve nuk bёhen përpara gjykatёs, por

bazuar në kodet zakonore në vend dhe në marrëveshjet gojore mes familjeve.

Veçimi i bashkëshortëve në Shqipëri bëhet pasi familja ka kaluar periudha të

gjata e të vështira mosmarrëveshjesh, pasi në mosmarrëveshjet mes çiftit kanë

ndërhyrë edhe familjet biologjike përkatëse dhe pasi situata ka degraduar në shumë

raste deri në dhunë të rëndë fizike mes bashkëshortëve. Për shkak të problemeve të

shumta socio-ekonomike të vendit, si dhe nivelit të ulët kulturor, është vënë re se

është e vështirë për secilin prej bashkëshortëve të mbajë larg fëmijët e të mos i bëjё

ata pjesë të problemit. Të gjendur në mes të konfliktit dhe pa përkrahje psiko-

emocionale, fëmijët vuajnë në heshtje pasojat e divorcit të prindërve.

Shumë studiues dhe ekspertë të fushës së psikologjisë kanë nxjerrë përfundime

për pasojat negative që sjell ndarja e prindërve. Ka rezultuar se fëmijët janë shumë të

ndjeshëm ndaj konfliktit, duke pasqyruar njё nivel tё lartё agresiviteti dhe mungesë

26Kaftalli V., Përnoca A. “Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë”. Ribotim i Qendrës sё Publikimeve Zyrtare. Tetor 2004 f.4.

Page 28: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

12

rehatie, si rezultat i situatёs në të cilën gjenden27. Kёto gjendje emocionale dhe sjellje

të fëmijëve janё tё pashmangshme nё njё situatё divorci, ku atyre u duhet, jo vetëm

të zgjedhin dhe tё ndajnё kohёn midis dy prindёrve, por edhe tё jenë pjesё e procesit

tё komplikuar të divorcit.

Efektet psikologjike qё divorci lё pas tek fёmijët janё tё shumta, por vёmendje

tё veçantë ndër këto efekte i jepet agresivitetit, pasi ai mund tё bёhet shkak apo

faktor pararendёs i njё mori sjelljesh tё ardhshme tek ta, njё ndёr të cilat ёshtё

“sjellja antisociale”:

“... sjellja antisociale pёrfshin atё sjellje e cila shkakton shqetёsim,

alarmim apo parehati tek njё apo më shumё persona, jo

domosdoshmërisht të të njëjtit mjedis familjar, ku bёn pjesё individi me

problemin antisocial28”.

Ndonëse ka shumë faktorë, që mund të konsiderohen si pasoja të divorcit, të

tilla si: rebelimi, mungesa e socializimit, depresioni, apo rënia e ndjeshme e

rezultateve në mësime, duke iu referuar studimeve të fushës, si dhe përvojës 11

vjeçare si psikologe në gjykata, faktori më i rëndësishëm dhe karakteristik i fëmijëve

është agresiviteti. Kjo dukuri prek në mënyrë të ndjeshme, jo vetëm fëmijët e moshës

shkollore, por edhe më të vegjëlit. Të qënit agresiv fizikisht dhe verbalisht

pasqyrohet dukshëm tek këta fëmijë, në mjediset familjare dhe sociale, ku ata

jetojnë29.

Sikurse u theksua mё sipёr, në vendin tonë divorcet shpesh herë janë të një

natyre jo fort paqësore dhe, si rrjedhojë, palët pёrballen me menaxhimin e gjendjeve

tё ndryshme konfliktuale, qё ata hasin gjatë këtij procesi. Veçanërisht dy vitet e para

pas veçimit të prindërve janë thelbësore pёr mirёqёnien e shёndetit mendor dhe fizik

tё fёmijёs. Ka rezultuar që ndarja i shton sjelljet negative që brendësojnë fëmijët

27Averdijk, M., Malti, T, Ribeaud, D. & Eisner, M.P. (2012). Parental separation on child agressive and internalizing behavior: An event calendar analysis. Child Psychiatry and Human Developmet. f.3 28Millie, A. (2006). Anti-Social Behavior. Concerns of Minority and Marginalized Londoners. Internet Journal of Criminology. http://www.internetjournalofcriminology.com/Millie%20-%20Anti-social%20Behaviour.pdf 29Treska,Valbona. (2015). “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 88

Page 29: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

13

veçanërisht në vitet e para30. Duke qenë se prindёrit janë figurat kryesore dhe

shёrbejnё si model tek më të vegjёlit e familjes, shpesh herë, sjellja e tyre rrezikon tё

injektojё tek fёmijёt konflikte, të cilat vijnë pikërisht si pasojë e këtij brendësimi

negativ që ata i bëjnë situatës në familje. Fëmijët mendojnë se janë pikërisht ata

arsyeja e ndarjes së prindërve dhe, si rezultat, pёrjetojnё nivele të larta ndjenjash faji,

të cilat u ulin vetëvlerësimin. Veçanërisht, kur prindёrit janё konfliktualë gjatё

divorcit, fёmijёt priren të vetëfajsohen, pasi shumё herё e pёrjetojnё dhe e

pёrvetёsojnё konfliktin sikur tё ishte faji i tyre, kryesisht nёse dёgjojnё tё pёrmendet

emri i tyre gjatё konfliktit31. Fëmijët përjetojnë gjithashtu mungesё pёrqendrimi,

izolim social, apo ndryshojnë mënyrën se si ata perceptojnë veten në marrëdhënie me

të tjerët.

Tё shumta janё efektet psikologjike dhe emocionale tek fёmijёt gjatё dhe pas

divorcit. Ndjenja si ankthi, depresioni apo pasiguria, mbizotёrojnё psikikёn e fёmijёs

dhe i bën ata të ndihen tё pasigurtë për ekzistencёn e tyre gjatё kёsaj periudhe. Njё

nga përjetimet e tyre më të shpeshta është ndjesia e të ndjerit si “të zënë në kurth”.

Gjatë kёtij pёrjetimi, fёmijёt ndiejnё se situata konfliktuale dhe stresuese midis dy

prindёrve ka pёrfshirё dhe vetё ata dhe kjo duket si njё rrugё pa dalje. Në lidhje me

këtë perceptim, autori i shumё artikujve mbi divorcin, Joan B. Kelly shprehet :

“... Mosmarrёveshjet e larta midis prindёrve kanё rezultuar tё jenё tё

lidhura me ndjesitё e fёmijës si i zёnё nё kurth dhe kjo ndjesi e tё ndjerit

si nё kurth, lidhet shumё me ndjesitё dhe përvojat e tij nё përshtatjen ndaj

situatave tё reja. Ndjesia e tё ndjerit nё kurth aktivizohet nga intonacioni i

zёrit qё prindi pёrdor nё momentin qё i bёn fёmijёs pyetje të bezdisshme,

i përcjell mesazhe tё caktuara pёr prindin tjetёr apo i kёrkon fёmijёs t’i

japё informacione mbi prindin tjetёr”32.

Në këto kushte, të ndjerë nën trysninë e inateve të secilës palë, fëmijët shpesh

pozicionohen dhe brendësojnë zemërimin e njërit prind ndaj prindit tjetër. Sindroma

30Averdijk, M., Malti, T., Ribeaud, D&Eisner, M.P. (2012). Parental separation on child agressive and internalizing behavior: An event calendar analysis. Child Psychiatry and Human Developmet, f.5 31Weatheral.D.T. “The Impact of Conflict/High-Conflict Divorce on Children”,f.1 http://webs.purduecal.edu/cftc/files/2012/01/psychoedtonye.pdf 32Kelly.B.Joan. (1993) “Current Research on children’s Postdivorce Adjustement". No Simple Answers. Volumi 31, Kap.1, f 29.

Page 30: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

14

e Alienimit Prindëror është një prej pasojave më të shpeshta, që haset tek fëmijët me

prindër në divorce konfliktuale, e që shkakton më pas rritje të nivelit të ankthit dhe

agresivitetit të tyre.

Duke qenë se nё Shqipёri vihet re njё mungesё e thelluar e shёrbimeve

profesionale, si terapia apo kёshillimi, pёr fёmijёt tё cilёt janё viktima tё divorcit,

shpesh herё kёto situata bёhen tё vёshtira pёr t`u menaxhuar. Nё mungesё tё kёtyre

shёrbimeve, dhe në mungesë të vëmendjes familjare, këta fëmijë lihen pas dore dhe

aspekti psikologjik dhe emocional kalon nё rёndёsi dytёsore tek ta, ndërkohë që

rёndёsinё primare e marrin konfliktet dhe zemёratat midis partnerёve, të ndjekur nga

çёshtje tё tjera si: ndarjet e pronёsive, caktimi i pensionit ushqimor për fëmijët, etj.

Duke marrё shkas nga ky realitet, vёmendja nё shkrimin e tezёs sё doktoratës u

përqëndrua pikёrisht nё derivatet (rrjedhojat) qё divorci sjell tek fёmijёt, nё nivel

psiko-emocional dhe sjellor, saktёsisht tek pasojat qё divorci sjell nё menaxhimin e

ankthit dhe agresivietit tek fёmijёt. Pёr kёtё arsye, nё kёtё studim do tё hulumtohet

nё mёnyrё shkencore, nёse mёnyra e divorcimit të prindёrve, sjell si pasojë ankth dhe

sjellje e mendime agresive tek fёmijёt të pёrfshirё nё divorc. Nisur nga kёrkime tё

tjera shkencore tё botuara, si dhe tё dhёna statistikore me kёtё temё,fёmijёt tё

gjendur nё situatё divorci priren tё kenё me tepёr probleme sociale, akademike si dhe

personale.

Page 31: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

15

1.2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Ky studim ka pёr qёllim tё zbulojë dhe analizojё pasojat dhe përvojat qё

fёmijёt e prindёrve tё divorcuar pёrjetojnё gjatё procesit të divorcit, duke i vënë

theksin përjetimit të ankthit dhe agresivitetit.

Në varësi të seksit, moshës së fëmijëve, apo mbështetjes familjare dhe sociale

që ata përjetojnë, gjendjet psiko-emocionale mund të jenë të ndryshme, por ka edhe

elemente të përbashkëta në përvojën e të gjithë fëmijëve, që kanë kaluar këtë krizë.

Parë nga ky këndvështrim, ky studim është përpjekur të shkojё në brendësi të

problemit e të prekë përjetimin psikologjik të këtyre fëmijëve.

Disa nga çështjet, që ky studim tenton të prekë, janë si më poshtë:

- Ndërgjegjësim mbi fenomenin e divorcit dhe ndikimet që ai ka në

psikologjinë e fëmijëve, të cilët përfshihen në divorc.

- Identifikim i mënyrave negative dhe stilit të divorcit, me qëllim që të

përmirësohet strategjia e tyre dhe të minimizohen pasojat negative të këtij procesi tek

fëmijët.

- Rritje e shërbimeve psiko-sociale ndaj fëmijëve të prekur nga ky fenomen, si

pasojë e njohjes më të thelluar të problematikave që ata shfaqin gjatë divorcit e që do

të dalin në pah nga paraqitja e këtij studimi.

Duke marrë në konsideratë të gjitha elementet e mësipërme, u vlerësua se

studimi në vijim, jo vetëm që është i rëndësishëm dhe i përshtatshëm për mjedisin

tonë, por do të jetë nxitës edhe për studime të tjera të detajuara në fushën e

psikologjisë, me qëllimin përfundimtar mbrotjen e shëndetit psikologjik të fëmijëve.

Siç u pёrmend edhe mё sipёr, njё faktor tjetёr i divorcit tek fёmijёt, krahas

agresivitetit, ёshtё edhe përjetimi i ankthit, i cili aktivizohet si rezultat i gjendjeve

dhe situatave stresuese. Në këto kushte, pyetja që shtrohet është: “A pёrjetojnё

fёmijёt nёn situata divorci nivele mё tё larta ankthi se fёmijёt e familjeve tё

padivorcuara?” Disa studime të bëra kanë kanë arritur në përfundimin se ka një

korrelacion të drejtë midis këtyre dy variablave. Një prej tyre është një studim i kryer

nёn programin Children of Intervention Project (CODIP), i cili pёrfshin 268 fёmijё tё

klasave tё katërta deri nё klasёn e gjashtё, 98 prej tё cilёve vinin nga familje tё

divorcuara dhe 170 nga familje tё padivorcuara. Fёmijёt pjesёmarrёs tё familjeve tё

divorcuara rezultuan me nivele mё tё larta ankthi, se sa fёmijёt nga familje tё

Page 32: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

16

padivorcuara. Gjithashtu, kёta fёmijё rezultuan me pjesëmarrje mё tё ulёt nё

veprimtari të ndryshme, apo ndërveprime me moshatarёt e tyre, se sa grupi i dytё33.

Ashtu si edhe agresiviteti, ankthi pёrbёn njё tregues tjetёr pёr pёrqёndrim tё ulёt dhe

rezultate tё dobёta konjitive tek kёta fёmijё.

Duke u bazuar në këto rezultate korrelacioni të drejtë mes divorcit dhe ankthit e

agresivitetit tek fëmijët, studimi ynë kërkon të hedhё dritë më specifikisht në lidhjen

që ekziston midis mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit dhe

agresivitetit tek fëmijët, duke e ngushtuar periudhën e studimit gjatë kohës së

procesit ligjor të zgjidhjes së martesës.

1.2.1. Pyetjet kërkimore, të cilave synon t’u pёrgjigjet ky studim

Duke pёrdorur metoda kёrkimore shkencore si: Inventari i Gjendjes dhe

Tiparit tё Ankthit pёr Fёmijёt (“State-Trait Anxiety Inventory for Children”, shkurt

STAI-CH), Shkalla e Agresivitetit tё Fёmijёve (“Children`s Aggression Scale”,

shkurt CAS), intervistat e thelluara me prindёrit në proces divorci dhe fёmijёt e tyre,

shqyrtimi i dosjeve gjyqёsore pёr kёto çёshtje, si dhe vizatimet e realizuara nga

fёmijёt, studimi ka pёr qёllim t`u pёrgjigjet pyetjeve:

1. A ndikon mënyra e divorcimit të prindërve (konfliktuale dhe jo-konfliktuale)

në rritjen e nivelit të ankthit tek fëmijët e çifteve, që janë pjesë e procesit tё

divorcit?

2. A ndikon mënyra e divorcimit të prindërve (konfliktuale dhe jo-konfliktuale)

në rritjen e nivelit të agresivitetit tek fëmijët e çifteve, që janë pjesë e procesit

tё divorcit?

Interesi primar i kёtij studimi përqëndrohet nё përvojën e tashme, qё fёmijёt

me prindër në proces divorci pёrjetojnё gjatë kësaj periudhe. Sipas pyetjeve të

ngritura, stili i divorcit dhe, veçanёrisht ato divorce qё shoqёrohen me konflikt dhe

mëri, rezultojnë të përcjellin emocione dhe sjellje të caktuara tek fёmijёt, të tilla si:

sjelljet antisociale, probleme me vetëvlerësimin, probleme me ndërveprimin,

agresivietin dhe ankthin.

33Jasinski, F.(2003). “The Impact of Divorce on Anxiety in Elementary-Aged Children” Univeristy of Wisconsin-Stout, f.7

Page 33: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

17

Studime tё hershme na kanё çuar nё pranimin e pёrgjithshёm tё konfliktit si njё

tregues i rezultateve negative tek fёmijёt. Konfliktet e shpeshta, brenda martesёs ose

gjatё divorcit, kanё rezultuar tё jenё tё lidhura me njё përshtatje psikologjike tё dobёt

tek fёmijёt34.

Pёr aq kohё sa interesi ynë primar nё kёtё studim ёshtё gjendja emocionale dhe

psikologjike e fёmijёve tё prindёrve nё proces divorci, nuk kemi ngritur asnjё

hipotezё mbi gjendjen aktuale dhe statusin emocional dhe psikologjik tё prindёrve, si

dhe, nuk kemi ngritur hipoteza mbi karakterin, personalitetin dhe stilin e tyre të

prindёrimit. Gjithsesi, sjellim në vëmendje se, në një studim, i cili ka në qëndër

fëmijët, nuk mund të anashkalohet plotësisht gjendja psikologjike e prindërve dhe

stili i tyre i prindërimit, pasi padyshim, që edhe për shkak të këtyre elementeve,

rrjedhin konfliktet në familje, duke u pasqyruar më pas në gjendjen dhe sjelljen e

fëmijëve.

Dukuri si: situata ekonomike, statusi shoqëror i familjes, ndikimi ose jo i

mjedisit social e familjar në vendimet e tyre, etj., do të shёrbejnё si tregues tё

mënyrës së kontrollimit të vetë procesit të divorcit nga ana e prindërve.

Pyetja që na lind natyrshëm nga e gjithë situata socio-ekonomike e Shqipërisë e

së cilës do të përpiqemi t’i japim shpjegim në vijim, pas përkufizimit të termave,

është: Sa e domosdoshme dhe e dobishme është ndёrmarrja e kёtij studimi në vendin

tonë?

34 Kelly. B.Joan. (1993) “Current Research on children’s Postdivorce Adjustement". No Simple Answers. Volumi 31, Kap.1, f. 29-49.

Page 34: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

18

1.3. PËRKUFIZIMI I TERMAVE

Ky studim merr në analizë sjelljen e dy variablave kryesore, Ankthin dhe

Agresivitetin, në varësi të dy variablave të tjera, që janë Mënyrat e Divorcimit, me

konflikt dhe pa konflikt, të analizuara këto tek fëmijët e moshës nga 8 deri në16 vjeç.

Mënyra e detajuar e definimit, dhe kategorizimit të të dhënave, sipas këtyre

variablave, është përcaktuar ne Kreun III, Metodologjia. Gjithsesi, në vijim është

dhënë përkufizimi dhe konteksti i përdorimit të termave, për secilën nga variablat e

mësipërme, duke iu referuar kryesisht literaturës dhe praktikës në terren.

1.3.1. Çfarë kuptojmë me termat divorc me konflikt dhe divorc pa

konflikt?

Çfarë është në vetvete divorci dhe çfarë mund të perceptojmë me termin

“divorce me konflikt” dhe “divorce pa konflikt” ? Duke e përkufizuar si term,

“... divorci përfshin prishjen e një kontrate martesore midis dy

partnerëve, sipas vendimit tё gjykatёs, bazuar në legjislacionin përkatës.

Divorcet ndahen në dy lloje: “a vinculo matrimoni”, i cili e fshin

përfundimisht lidhjen martesore dhe “a mensa et thoro”, i cili jo

gjithmonё i ndan të dyja palёt35.

Bazuar në literaturën botërore, shkrimet akademike dhe studimet e tjera të

fushës, “divorci me konflikt” mund të përkufizohet si:

“... njё divorc me konflikt tё lartё, që ndodh atёhere kur martesa

pёrfundon dhe lufta fillon. Shpesh fёmijёt pёrdoren padashur si pengje nё

kёto aksione kundrejt njёrit partner ndaj tjetrit, ndёrkohё qё

emocionalisht ndarja bёhet nё mёnyrё gati tё pёrgjakshme. Vetё fёmijёt

gjejnё mёnyra tё ndryshme për tu pёrballur me kёto situata, nё njё sistem

qё pёrfshin vetё ata dhe dy prindёr, tё cilёt absolutisht e pёrbuzin njёri-

tjetrin. Kjo ёshtё njё urrejtje qё vёshtirё tё lehtёsohet me kalimin e kohёs, 35The Lectric Law Library. Divorce. http://www.lectlaw.com/def/d187.htm

Page 35: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

19

pasi kёto ndjenja tё hidhura kanё tendencё tё rriten dhe tё skaliten, ndёrsa

vitet kalojnё”36.

Në një artikull shkencor, Revista Amerikane e Ligjit të Familjes citon lidhur

me konfliktin e lartë në familje:

“... Kjo është një situatë në të cilën, njëri prej prindërve të përfshirë në

konflikt, apo të dy së bashku, nuk munden dhe nuk do ta ndalin luftën e

tyre të martesës. Për shkak se konflikti i tyre vazhdon të dëmtojë

funksionimin e familjes, kërkohet ndërhyrja e sistemit gjyqësor” (Stacer

& Stemen, 2000, f. 242).37

Sipas Tonye D. Weatheral-it, ekspert për divorcet,

“... konflikti përkufizohet si një gjendje jo harmonike midis dy personave,

të cilët kanë vështirësi të kuptohen me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, një

divorc me nivel tё lartё konflikti, mund tё quhet ai i cili pёrfshin

agresivitet dhe armiqёsi tё lartë. Ndonjёherё, kёto konflikte vihen re

vetёm te njёra palё, por nё shumicёn e rasteve tё dyja palёt janё tё

pёrfshira38.

Lidhur me “divorcin pa konflikt”, është vështirë të mendosh se një çift

bashkëshortësh mund të ndahet paqësisht, pasi kanë patur kontradita me njëri-tjetrin.

Në Shqipëri nuk ka shifra apo studime të thelluara lidhur me mënyrën e

divorcimit të prindërve, por nga puna në terren konstatohet se, për shkak të

mentalitetit dhe kulturës, është e vështirë të realizohet një divorc krejt paqësor.

Duke mbajtur gjithmonë në vëmendje terrenin shqiptar, me divorc pa konflikt

është kuptuar, ajo mënyrë ndarjeje ligjore, e cila: realizohet në mjedise pa dhunë

fizike dhe verbale mes bashkëshortëve dhe fëmijëve; në të cilat bashkëshortët

36Livingston, Bob (2013) “How Children Cope with High Conflict Divorce: How are they harmed and what can parents do to help them?” http://www.mediate.com/articles/livingstone1.cfm 37 Rachel M. Livingston Adler Graduate School, March 2012 “Grief and High Conflict Divorce” In Partial Fulfillment of the Requirements of the Degree of Master of Psychology in Adlerian Counseling and Psychotherapy, f. 23 38Weatheral.D.T. “The impact of Conflict/High-Conflict on Children” 2002, f.1.

Page 36: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

20

vazhdojnë të ruajnë komunikimin mes tyre, edhe pas ndarjes fizike të bashkëshortëve

përpara se të ndërmerren hapat ligjore për zgjidhje martese; gjatë të cilave prindërit

vazhdojnë të bashkëprindërojnë, marrin vendime të përbashkëta për fëmijët,

ndihmojnë bashkarisht financiarisht për nevojat e tyre dhe ruajnë një plan të

përbashkët takimesh me fëmijët gjatë javës; gjatë së cilave bashkëshortët nuk kanë

konflikt në lidhje me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore dhe gjatë së

cilave bashkëshortët zgjidhin me mirëkuptim pasojat e regjimit pasuror të vënë gjatë

martesës.

1.3.2. Përkufizimi i agresivitetit

Nё kёtё studim agresiviteti do tё pёrkufizohet si njё kategori sjelljesh qё

kёrcёnon ose shkakton dёm fizik ose psikologjik tek vetja dhe tё tjerёt39. Shumё

disiplina akademike dhe psikologjike janё marrё me agresivitetin, por sё fundmi do

tё veçonim disiplinёn e Psikopatologjisё Zhvilluese, e cila pёrmban dhe analizon

termat kyç tё aspekteve tё ndryshme tё temperamentit dhe veçanёrisht, atё tё

agresivitetit. Sipas kёsaj disipline, mjedisi familjar ku dikush bёn pjesё, sёbashku me

elementёt e karakterit individual, shёrbejnё si faktorё nё zhvillimin e

psikopatologjive. Njё spekter i gjerё faktorёsh janё lidhur me zhvillimin dhe

theksimin apo pёrkeqёsimin e sjelljes agresive:

“... faktorё tё ndryshёm si temperamenti i fёmijёs, faktorёt socio-

demografikë, ndryshimi dhe përshtatja e prindёrve me kёto faktorё, nё

lidhje me fёmijёn, si dhe stili i tyre i prindёrimit, nё kontekstin e

mirёqёnies së pёrgjithshme tё funksionimit brenda njё familje, bёjnë tё

mundur zhvillimin pozitiv apo negativ psikologjik tё fёmijёs40.

Nёse duam tё pёrkufizojmё agresivitetin nё nivele tё temperamentit, kjo do tё

na ndihmonte mё tepёr pёr tё parё njё lidhje tё mundshme midis shenjave tё para tё 39The development of aggressive behavior in children and young people: implications of social policy. Police provision and further research. http://www.community.nsw.gov.au/docswr/_assets/main/documents/aggression_discussionpaper.pdf 40The development of aggressive behavior in children and young people: implications of social policy. Police provision and further research. .http://www.community.nsw.gov.au/docswr/_assets/main/documents/aggression_discussionpaper.pdf

Page 37: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

21

agresivitetit tek fёmijёt dhe sjelljes sё tyre tё ardhshme antisociale, si dhe dukurisё sё

ripёrtёritjes (resilience), pёrse disa fёmijё reagojnё me agresivitet kundrejt disa

situatave tё caktuara dhe disa tё tjerё jo. Mund tё themi se:“...agresiviteti është tipar i

personalitetit, është një karakteristikë e psikologjisë, është një mënyrë dalluese e

sjelljes, me natyrë pak a shumë të përhershme, për shkak të prirjeve natyrale të

individit, të ndryshuara nga përvoja”41.

Agresiviteti ka dy mёnyra pёrfaqёsimi: verbal dhe jo verbal. Agresiviteti verbal

pёrfshin forma tё ndryshme tё manipulimit psikologjik, si shantazhi, dhuna

psikologjike, forma tё ndryshme presioni, kёrcënimet, etj., ndёrsa agresiviteti jo

verbal pёrfshin pёrdorimin e forcёs fizike.

1.3.3.Përkufizimi i ankthit

Ankthi mund të përkufizohet si një gjendje e padëshiruar dhe e pakëndshme, e

cila karakterizohet nga përdorimi i një fjale të vetme “nervozitet”42 .

Sipas Freud-it (1936), ankthi është një gjendje, e cila sinjalizon njё situatë të

rrezikshme, qoftë ajo e perceptuar nga personi, apo një rrezik real. Ai dalloi midis dy

formave tё ankthit; ankthin objektiv dhe ankthin neurotik, të cilat përkufizohen nëse

ankthi ka një natyrë reale, e cila vjen nga realiteti i jashtëm, apo nëse vjen nga

impulse të brëndshme. Ankthi objektiv ka një shënjestër nga realiteti i jashtëm, ku

personi reagon me një kompleksitet tё lartë emocionesh, në pritje të një rreziku nga

jashtë.

Rollo May-i (1950) e përkufizon ankthin si një reagim ndaj një tronditjeje ose

rreziku të perceptuar ndaj disa vlerave që individi i ka të rëndësishme apo thelbësore

për ekzistencën e tij si individ. Sipas May-it, stimujt, të cilët provokojnë ankth, janë

më tepër të mësuar, se sa si rrjedhojë e impulseve.

Ankthi është përkufizuar si një gjendje, e cila mund të shkaktohet si pasojë e

marrëdhënieve ndёrpersonale. Ankthi perceptohet si një gjendje emocionale e

41Miranda– Salazar, A., Montes- Torres, S. “Funcionamiento familiar y agresividad en un grupo de menores infractores recluidas”. Cituar nga: Treska, Valbona (2015). “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 88 42 Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3. No.2, f. 49.

Page 38: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

22

padëshirueshme, e cila është e karakterizuar nga ndjenja emocionale subjektive

tensioni të vlerësimit të situatës, shqetësimi, si dhe nga aktivizimi i sistemit nervor

autonom, që mund ta gjejmë nё formё mё të qëndrueshme, veçanërisht nё përdorimin

e saj në literaturën e shëndetit mendor43.

Ndjenjat e ankthit vijnë si pasojë e natyrës së marrëdhënieve që individi ka dhe

krijon me të tjerët. Pra, nëse këto marrëdhënie janë të mbushura me tension, stres,

mosmarrëveshje apo agresivitet, atëherë individi përjeton me ankth situata të

ngjashme me këto, apo do t`u përgjigjet me të njëjtën mënyrё situatave të reja nё

jetën e tij.

43 Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f. 50

Page 39: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

23

1.4. RЁNDЁSIA E KËTIJ STUDIMI MBI EFEKTET E DIVORCIT TEK

FËMIJËT NË SHQIPËRI.

Në një vend si Shqipëria, ku varfëria dhe papunësia janë ende në nivele

alarmante, ku sistemi shëndetësor dhe arsimor shfaqin probleme të dukshme, ku

kriminaliteti dhe, veçanërisht, dhuna në familje kanë pësuar rritje, prej disave do të

vlerësohej i tepërt një studim mbi efektet e divorcit tek fëmijët.

Parë në këndvështrimin e psikologes me një përvojë 11 vjeçare në këtë fushë, u

vlerësua se, duhet të krijohet një këndvështrim më i gjerë, për të kuptuar se të gjitha

problemet që u përmendën më sipër, janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.

Çdo specialist i fushës e kupton rëndësinë e shëndetit psiko-emocional në

zhvillimin e individit. Gjatë punës 11 vjeçare pranë gjykatave në vend, kam patur

mundësinë të punoj dhe të studioj mbi 1600 raste në proces për zgjidhje martese me

fëmijë të mitur. E gjithë përvoja e fituar dhe materiali i mbledhur gjatë kësaj kohe

nga intervistat e thelluara me fëmijët, seancat e këshillimit, vëzhgimet, testet,

vizatimet, apo metodat e tjera të vlerësimit të përdorura gjatë rasteve, përbëjnë një

bazë të gjerë për nxitjen në përgatitjen e kësaj teze shkencore.

Në Shqipëri, deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë studim për efektet

psikologjike të divorcit tek fëmijët e aq më pak për mënyrën, se si ndikon lloji i

divorcimit të prindërve në shëndetin mendor të fëmijëve.

Marrja në konsideratë e këtyre fakteve, dëshira për t`i shtuar literaturës

psikologjike në vendin tonë edhe një studim të thelluar mbi efektet e mënyrës së

zgjidhjes së martesës, si dhe lidhja e drejtpërdrejtë që ka shëndeti dhe mirëqënia

psiko-emocionale në veprimtarinë e përditshme socio-punësore të individit, shtynë

në përzgjedhjen e kësaj teme.

Bazuar në humultimet personale në vend dhe kërkimet e bëra, ka rezultuar se

në shumë shkrime akademike dhe kërkime shkencore, të cilat janë bërë mbi dukurinë

e divorcit, është prekur pak, për të thënë mos thënë aspak, pasoja që divoci sjell tek

fëmijët dhe, veçanërisht, si i nxit divorci ndjenja të tilla, si ankthi apo agresiviteti, tek

ta.

Duke qenë se dukuria e divorcit ka qenë në rritje vitet e fundit në Shqipëri, ajo

përbën në këtë mënyrë, jo vetëm një problem social, por ndikon në mirëqenien psiko-

sociale tek fëmijët. Si e tillë, kjo dukuri kërkon një vëmendje të madhe nga

Page 40: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

24

autoritetet përkatëse që merren me këtë çështje. Veçanërisht profesionistët që merren

me çështje të mirëqënies dhe shëndetit mendor, duhet të hedhin vëmendjen tek ky

realitet, në mënyrë që jo vetëm të parandalojnë kaosin dhe konfliktin që kjo dukuri

sjell në marrëdhëniet personale dhe ndërpersonale të individit, por edhe në problemet

që sjell tek fëmijët pjesë të këtij divorci.

Fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë dhe ata që bëjnë të mundur zhvillim e saj.

Në këto kushte, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar rrethanave, mënyrës së rritjes

dhe zhvillimit të tyre. Problematikat në familje dhe në mjedisin social, si dhe të

gjithë faktorët e riskut, që ndikojnë në formimin e personalitetit, apo shfaqjen e

çrregullimeve në moshën e rritur, meritojnë vemendjen e parë nga e gjithë shoqëria.

I gjithë komuniteti duhet të shfaqet i vëmendshëm për t`i dhënë prioritet strukturës së

familjes. Familja, si bërthama e shoqërisë, duhet të jetë një mjedis i shëndetshëm dhe

të sigurojë qëndrueshmëri dhe harmoni për të gjithë pjestarët, veçanërisht fëmijët.

Duke paraqitur një studim cilësor, i cili do të analizojë dhe përshkruajë me

detaje një ambient, në të cilin fëmijët ndihen nën trysni, të lënë pas dore, të alienuar

apo të keqpërdorur, ashtu siç ndodh në disa raste në familjet, të cilat përjetojnë

divorc, ndërgjegjësimi për këtë çështje duhet të rritet, duke sjellë si rezualtat

parandalimin e dukurive negative gjatë procesit të divorcit. Parandalimi i sjelljeve,

qëndrimeve dhe perceptimeve negative, të cilat rrisin nivelin e traumës tek fëmijët,

është një nga synimet themelore të këtij studimi.

Page 41: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

25

KREU II

SHQYRTIM I LITERATURËS

2.1. DIVORCI

2.1.1. Konceptet mbi divorcin

Martesa është një institucion i hershëm, që është zhvilluar së bashku me

shoqërinë. Koncepti për të ka ndryshuar në varësi të zhvillimit të shoqërisë. Forma

aktuale në shoqëritë e zhvilluara, monogamia, apo, siç thuhet ndryshe, zgjedhja për

të patur vetëm një partner, erdhi si një zëvendësim i konceptit më të hershëm, ku

individët ishin më shumë të prirur drejt poligamisë.

Sigurisht që ky realitet u shoqërua edhe me anёn tjetёr të monedhës, e cila

ёshtё ndarja. Instikti dhe dëshira për të patur marrëdhënie me më shumë se një

partner, gërshetuar edhe me një sërë faktorësh, nxorri në pah një problem social, i cili

tashmë nuk është një dukuri e izoluar e kohës: divorcin.

Me rritjen e kёrkesave ekonomike dhe zhvillimin e normave shoqёrore,

martesa monogamike, si njё tregues i moralit tё shёndoshё të një shoqërie, ёshtё parё

si zgjidhje e duhur pёr njerёzimin, pёr shkak se ofron njё sёrё pёrfitimesh dhe të

mirash, të tilla si:rritja e fёmijёve nё njё mjedis tё shёndoshё, zhvillimi i ekonomisё

nёpёrmjet bashkimit të pёrfitimeve ekonomike, mbështetje reciproke në realizimin e

qëllimeve, etj.

Gjithësesi, nёsё hedhim gjithashtu njё sy nё historinё e zhvillimit shoqëror, do

tё shohim se shumё martesa janё bёrё pёr arsye të ruajtjes së pasurisë apo pushtetit.

Në këtë mёnyrё, martesa gjatё gjithё historisё sё qytetërimit, dhe jo vetёm, ka qenё

edhe njё çёshtje paraje, pushteti, si dhe mbijetese. Si rrjedhojë e interesave dhe

pёrfitimeve, personale dhe sociale, qё sjell, si dhe duke u gёrshetuar me njё sёrё

faktorёsh tё evolucionit socio-psikologjik tё shoqёrive tё qytetëruara, martesa, si

institucion, mori epërsi ndaj dukurisë së dashurisë, e cila konsiderohej një realitet i

kohërave mё tё hershme.

Page 42: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

26

Akti i vitit 1857 për Çështjet e Martesës, ishte ligji i parë mbi divorcin me

zbatim të përgjithshëm44. Që prej kësaj kohe, kërkesat për divorc kanë pësuar rritje,

duke bërë që shumë vende të botës të ndryshojnë legjislacionet në fuqi e të njohin

divorcin.

Me rritjen e këtij fenomeni morën hov edhe një sërë studimesh, të cilat

përfshijnë shifra, statistika, apo i futen në brendësi dukurisë, dhe kërkojnë të hedhin

dritë mbi shkaqet dhe pasojat e divorcit.

Divorci është një ngjarje komplekse, e cila mund të shihet nga këndvështrime

të ndryshme45. Duke u nisur nga këndvështrimi i kërkimeve që janë bërë në shkencat

sociale, përqëndrimi kryesor ka të bëjë me zhvillimin strukturor të parashikimeve që

shtyjnë në prishjen e martesave, të tilla si: shtresat sociale, racat dhe mosha përkatëse

në martesat e para. Kërkimet shkencore në fushën e psikologjisë përqëndrohen tek

përmasat e konflikteve, në ndërveprimin martesor (si për shembull, në menaxhimin e

konflikteve), apo në identifikim e karakteristikave personale, siç janë karakteri

antisocial apo impakti negativ kronik46.

Divorci ka tërhequr një vëmendje të veçantë, sidomos vitet e fundit, për shkak

të rritjes që ka pësuar kryesisht mbas viteve 1960. Liberalizimi i kulturës dhe i

mendimit të lirë dhe i sjelljes që karakterizonin kryesisht shumë prej ideologjive të

viteve `60, (duke patur këtu parasysh lëvizjet si: Hippie, Baby Boomers, apo The beat

Generation,) bëri që martesa në vetvete të ndryshonte shumë nga përmbajtja e saj

klasike. Sipas Lisa Parkinson-it, autore e librit Separation, Divorce and Families

(1987),

“... numri i divorceve në Angli dhe në Uells u rrit midis viteve 1960 dhe

1980 dhe numri i çifteve, të cilët u divorcuan në vitin 1970, ishte tre herë

mëi lartë se numri i të divorcuarve në dekadën e mëparshme. Kjo rritje e

44Cambrige Family LawPractice. A brief history of divorce, 2012, http://www.cflp.co.uk/a-brief-history-of-divorce/ 45Amato.R.P. (2003). Peoples Reasoning for Divorcing. Gender, Social Class, the Life Course, and Adjustemnt. The Pensilvenia State University. Journal of Family Issues. Vol, 24. No, 5. f.602. 46 Amato.R.P. (2003). Peoples Reasoning for Divorcing. Gender, Social Class, the Life Course, and Adjustemnt. The Pensilvenia State University. Journal of Family Issues. Vol, 24. No, 5. f.603.

Page 43: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

27

menjëhershme u ekuilibrua paksa në fund të viteve `70, por përsëri kjo

prirje mbeti mjaft e lartë”47.

2.1.2. Koncepte bashkëkohore mbi institucionin e martesës

Sikundër theksuam më sipër, së bashku me revolucionin e mendimit dhe

veprimit, institucioni i martesës pati gjithashtu shumë ndryshime. Filluan të

praktikoheshin koncepte të reja si: bashkëjetesa. Përsëri, edhe pse pjesë e këtyre

ndryshimeve, shumë individë vazhdojnë të parapëlqejnë martesën, si institucion, mbi

stilet e tjera të qëndrimit së bashku. Martesa, si institucion, mbetet shumë popullore

dhe përvojat e divorceve nuk përkufizojnë domosdoshmërisht individët që nuk

martohen sërish48. Në këtë mënyrë, edhe pse kanë kaluar një përvojë divorci të

mëparshme, shumë prej individëve të divorcuar kanë rizgjedhur të martohen sërish,

duke bërë që martesa të mbetet sërisht një nga institucionet më të respektuara dhe të

lakmuara. Rreth 80% e personave të divorcuar nën moshën 30 vjeçare rimartohen

sërish brenda pesë vjetëve, edhe pse rimartesat në vetvete janë më pak të

qëndrueshme sesa martesat e mëparshme. Statistikisht ato janë me të priruara që të

përfundojnë në divorc, në krahasim me martesat e para të ndodhura në mosha të

njëjta49.

Vlen për t`u përmendur se në të kaluarën, kur një fëmijë humbte një prind,

ishin rastet kur kjo vinte më shumë për shkak të vdekjes së njërit prej prindërve, se sa

prej divorcit, ashtu sic shkruan edhe Paul R. Amato (1994):

“… në të kaluarën, vdekja ishte më e prirur që të ndante një familje, se sa

ishte divorci. Rreth ndërrimit të shekullit, në Shtetet e Bashkuara, rreth

25% e fëmijëve përjetonin vdekjen e një prindi para moshës 15 vjeç,

krahasuar me 7% apo 8% të cilët përjetonin ndarjen e prindërve”50.

47 Parkinsnon, L. (1987). “Separation, Divorce and Familie”s. British Association of Social Workers. Published by Macmillan Education LTD. f.1. 48 Parkinsnon,L.(1987).“Separation, Divorce and Families”. British Association of Social Workers. Published by Macmillan Education LTD. f.1-2. 49 Parkinsnon, L. (1987). “Separation, Divorce and Families”. British Association of Social Workers. Published by Macmillan Education LTD. f.3. 50 Amato, R.P. (1994). “Life – Span Adjustment of Children to Their Parents Divorce”. The Future of Children. Childen and Divorce. Vol.4. No. 1. f.143.

Page 44: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

28

Në këtë mënyrë, ndryshimet dhe pikëpamjet mbi strukturën familjare dhe çfarë

e përbën atë, kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Gjithsesi, norma për një jetë

bashkëshortore të shëndetshme, është parë gjithnjë nga një këndvshtrim moral, ku

partnerët, të cilët qëndrojnë së bashku, dhe i bëjnë ballë divorcit, tregojnë moral më

të shëndetshëm në një nivel shoqëror. Ja se çfarë shton më tej Lisa Parkinson-i për

këtë këndvështrim:

“… ne edhe mund t’u përmbahemi ideve tradicionale rreth prindërimit,

pasi ato përmbajnë një bërthamë sigurie në një shoqëri që ndryshon

vazhdimisht dhe është e pasigurtë”51.

Fenomeni i divorcit nuk prek vetëm bërthamën familjare, por edhe personat që

bëjnë pjesë në të. Në fakt, divorci shihet si një fenomen multidisiplinor, i cili ndikon

dhe prek shtresa të ndryshme, si ato socio-ekonomike, kulturore, fetare e të tjera, në

shoqërinë ku ai bën pjesë. Një nga shkrimtarët e parë, i cili e pa divorcin si një proces

kompleks psiko-social dhe ligjor ishte Bohannan-i (1970), i cili identifikoi gjashtë

dimensione, apo të ashtuquajtura “stacione” të përjetimit tëdivorcit. Ato janë:

“… emocionale, ligjore, ekonomike, prindërore, komunitare, dhe psikike

(psikologjike). Çiftet, të cilët janë në proces divorci, mund të hasin

probleme në të gjitha këto fusha në të njëjtën kohë dhe konflikti mund të

shpërthejë me shpejtësi, nga një fushë në tjetrën”52.

2.1.3. Divorci dhe Gjinia

Krahasuar me meshkujt, femrat rezultojnë ta kontrollojnë marrëdhënien më

tepër se ta. Ato bëhen gjithashtu më të ndërgjegjshme për problemet në martesë, më

herët se sa meshkujt, dhe janë më të prirura që të hapin argumente mbi problematika

të mundshme në marrëdhënie, më shumë se meshkujt. Nga ana tjetër, meshkujt

51 Parkinsnon, L. (1987). “Separation, Divorce and Families”. British Association of Social Workers. Published by Macmillan Education LTD, f. 3. 52 Parkinsnon, L. (1987). Separation, Divorce and Families. British Association of Social workers. Published by Macmillan Education LTD, f. 14.

Page 45: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

29

shfaqin më shumë prirje për tu shmangur nga diskutime që kanë të bëjnëme

problematikat në marrëdhënie. Për këtë arsye ndoshta, femrat janë më të prirura, që

të nisin divorcin më shumë se sa meshkujt53. Sipas këtij argumenti, shumë kërkues

shkencorë i kanë bazuar kërkimet e tyre në një këndvështrim gjinor, duke

dokumentuar ndryshime midis meshkujve dhe femrave në termat e divorcit. Bazuar

në këto fakte, ka rezultuar se gratë japin gjithashtu më shumë informacion, përsa i

përket shkaqeve të divorcit se meshkujt. Përsa u përket shkaqeve që i shtyjnë në

divorc, femrat rezultojnë t`u referohen më tepër shkaqeve emocionale dhe

ndërpersonale, si përshembull: ndjenja palumturie, mospërputhje, mangësi në

karakterin e bashkëshortëve dhe mungesë afeksioni apo dashurie, ndërkohë që burrat

raportojnë si shkaqe të divorcit faktorë të jashtëm, si përshembull: probleme me

punën, apo, në shumicën e rasteve, nuk janë në gjendje të identifikojnë arsyet që

çojnë në divorc54. Por, në kërkime më të vona, ka rezultuar se edhe arsimi i mirë dhe

ekonomia e bollshme mund të çojë në konflikt, për aq kohë sa pritshmëritë e njërit

partner për tjetrin, janë më të larta55.

2.1.4. Divorci dhe faktorët ekonomikë

Përveç ndryshimeve gjinore, të cilat çojnë në divorc, vëmëndje e veçantë i

është dhënë edhe faktorëve të tjerë, siç janë të ardhurat apo edukimi. Studime të

mëparshme kanë raportuar se të ardhurat apo edukimi i mirë e lehtësojnë procesin

martesor. Edukimi ofron një mundësi për një komunikim më të mirë dhe, si

rrjedhojë, ofron më tepër lehtësira për të zgjidhur konfliktet. Gjithsesi, shumë

studime kanë dalë në përfundimin se statusi ekonomik është i lidhur ngushtë me

divorcin. Kitson-i (1992) argumentoi se,

“… individët me status të lartë socio-ekonomik ishin më të prirur që të

ankoheshin për mungesë komunikimi, ndryshime në interesa apo vlera, jo

përputhshmëri, dhe vetëpërqëndrim të lartë në veten e tyre, përkundrejt 53 Amato. R. P. & Previti. D.(2003). Peoples Reasoning for Divorce. Genderv Social Class, the Lif Course, and Adjustment. Journal of Family Issues. Vol. 24, No. 5. f. 605. 54 Amato. R. P. & Previti. D.(2003). Peoples Reasoning for Divorce. Genderv Social Class, the Life Course, and Adjustment. Journal of Family Issues. Vol. 24, No. 5, f. 603. 55 Amato. R. P. & Previti. D.(2003). Peoples Reasoning for Divorce. Genderv Social Class, the Lif Course, and Adjustment. Journal of Family Issues. Vol. 24, No. 5, f. 606.

Page 46: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

30

partnerit tjetër. Në të kundërt, individët me status socio – ekonomik më të

ulët, raportuan si shkaqe divorci: abuzimin fizik, neglezhim të detyrave

dhe nevojave familjare, kumarin, probleme financiare dhe probleme

ekonomike”56.

R. P. Amato , duke cituar Goode-n (1956), raportoi se,

“… divorcet me status të lartë socio-ekonomik, kishin prirje të raportonin

konflikte përsa i përket problemeve të personalitetit dhe konflikte mbi

vlerat e përbashkëta. Në të kundërt, familjet me status socio-ekonomik të

ulët, raportonin mungesë mbështetjeje ekonomike nga bashkëshortët e

mëparshëm. Këto rezultate tregojnë se, në momentin që statusi socio–

ekonomik është i lartë, individët janë më të prirur që të raportojnë

arsyetim instrumental57 dhe janë më pak të prirur të raportojnë arsyetime

ekpresiviteti dhe konflikte në marrëdhënie”58.

2.1.5. Pasojat e divorcit në aspektin financiar të familjes dhe aktualiteti

shqiptar

Divorci është një periudhë me ngarkesa jo vetëm në aspektin psikologjik për

palët në proces dhe fëmijët e mitur, por edhe për mënyrën se si ndryshon ndonjëherë

rrënjësisht stili i jetesës së bashkëshortëve të divorcuar. Stresi dhe ndryshimet që

divorci sjell në familje, pasqyrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rënien e të

ardhurave ekonomike të partnerëve. Sikundër kemi cituar më sipër në këtë studim,

një ndër të mirat e martesës konsiderohet edhe bashkimi i të ardhuarve financiare, me

qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike. Bazuar në këto të dhëna, divorci dhe

prishja e dinamikave të familjes, ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në uljen e të

ardhurave, duke bërë tashmë të qartë se divorci e rrit mundësinë e rrezikut ndaj

56 Amato. R. P. (1995). Issues in Measuring the Effects of Divorce in Children. Family Assesement. Buros, Nebraska Series of Measurement and Testing. f.205. 57 Arsyetim instrumental: “Është një mënyrë të menduari dhe të vepruari që identifikon problemet dhe punon për ti dhënë zgjidhje këtyre problemeve” https://en.wikipedia.org/wiki/Instrumental_rationality 58 Amato. R. P. (1995). Issues in Measuring the Effects of Divorce in Children. Family Assesement. Buros-Nebraska Series of Measurement and Testing. f.205.

Page 47: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

31

varfërisë për një masë të gjërë prindërish dhe fëmijët e tyre. Duke qenë se në pjesën

më të madhe të rasteve janë nënat ato që kanë edhe kujdestarinë e fëmijëve, studimet

tregojnë se të ardhurat financiare të tyre bien ndjeshëm, duke bërë që ato shpesh të

prekin pragun e varfërisë pas realizimit të zgjidhjes ligjore të martesës.

Rotterman-i (2007), bazuar në një studim të bërë nga vetë ai, argumentoi se:

“… brenda dy vjetësh mbas një ndarje apo divorci, 43% e grave pësuan një rënie në

të ardhurat e tyre ekonomike të familjes, krahasuar me 15% të të ardhurave të

meshkujve”59.

Ky rezultat tregon qartë se gratë janë më të prekura se ish-bashkëshortët e tyre

nga ndarja : “… në kontrast, vetëm 29% e meshkujve dhe 9% e grave kanë pësuar

një rritje të ekonomisë së tyre pas ndarjes”60.

Treska. V, në studimin e vitit 2011 me titull « Tendencat e divorceve dhe

shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shiptare », të realizuar me 150 çifte nëproces

divorci, ka rezultuar se: “... 58% e grave që janë në proces divorci, janë veçuar nga

bashkëshorti pa asnjë përfitim financiar të marrë nga martesa. Ato janë larguar nga

shtëpia vetëm me fëmijët”61.

Këto shifra të vitit 2011 nuk vlerësohet që të kenë ndryshuar në mënyrë të

ndjeshme as gjatë këtyre viteve, si pasojë e të dhënave të siguruara nga puna

konkrete me këto çifte.

Ndonëse ndryshimet në shoqëri, lëvizja e lirë dhe mundësia për punësim janë

rritur gjatë dekadave të fundit edhe për femrat, sërish rezultatet e studimeve tregojnë

për një diferencë ende të dukshme mes femrave dhe meshkujve. Duke e parë në

këndvështrimin psikologjik, është e qartë që mundësitë e pakta fianciare që nëna

përjeton pas divorcit, ndikojnë edhe në gjendjen e saj psiko-emocionale, duke

shfaqur gjithashtu ndikim edhe në stilin e prindërimit. Vështirësitë ekomomike

shtojnë trysninë në familje dhe rrisin në këtë mënyrë edhe nivelin e ankthit tek

fëmijët. Një ndër elementet e rëndësishme në përkeqësimin e të ardhuarave

financiare është edhe mosdhënia e kontributit ushqimor të njërit prej prindërve ndaj

fëmijëve, të cilët vendosen nën kujdestarinë e prindit tjetër.

59 Ambert. M. A. (2009). “Divorce: Facts, Causes, and Consequnces”. The Vanier Institute of the Family. Contemporary Family Trends. f. 17 60 Po aty., f. 17 61Treska, Valbona (2012) “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, Aktet, Revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. V, Nr.4, f. 593.

Page 48: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

32

Sipas asaj që Alan J.Hawkins-i, dhe Tamara A.Fackrell-i citojnë në librin e tyre

për çiftet në prag divorci,

“... afërsisht një në pesë gra bie në varfëri, si pasojë e divorcit. Tre në

katër nëna nuk e marrin të plotë nga ish-bashkëshortët pagesën financiare

për rritjen e fëmijëve. Shumë burra përjetojnë një rënie të standartit të

tyre të jetesës në vitet pas divorcit si dhe, varur nga rrethanat, humbjet e

tyre mund të arrijnë në 10%-40% të të ardhurave”62.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me ndihmën financiare që kryesisht

baballarët duhet t’u japin fëmijëve gjatë procesit të divorcit dhe pas tij, për të

plotësuar nevojat e tyre të përditshme për rritje dhe edukim. Sjellim në vëmendje se

në rastet e zgjidhjes së martesave, në dhënien e vendimit përfundimtar, gjykata

vendos përgjithësisht që fëmijët t`i lihen për rritje dhe edukim nënës. Po kështu, nisur

nga kultura dhe traditat në vend, si dhe duke vlerësuar një stil ende të varfër

prindërimi të baballarëve, është pikërisht nëna, ajo që merr përsipër rritjen e

fëmijëve. Mungesa e korrektësisë në dhënien e pensionit ushqimor apo kontributit

financiar është bërë disa herë pjesë e kronikave të lajmeve, apo të ndonjë emisioni

sporadik në media, për të tërhequr vëmendjen qytetare, por ende nuk ka shifra

konkrete, të cilave mund t`u referohemi për të krahasuar nivelin e të ardhurave

financiare të nënës gjatë dhe pas martese, si dhe shifra se deri në çfarë shkalle

rezulton të jetë mosdhënia e pensionit ushqimor të prindit, me të cilët fëmijët nuk

jetojnë. Gjithsesi, nisur nga puna në terren dhe eksperienca 11 vjeçare me këtë

kategori, konstatohet se kryesisht baballarët i shmangin në mënyrë të hapur

kontributet financiare për fëmijët. Duke patur parasysh mjedisin, në shumë raste

agresiv, në të cilin realizohet zgjidhja e martesës në vend, një pjesë e

konsiderueshme e tyre shprehen qartë se nuk japin e nuk do të japin në vijim

kontribut financiar për fëmijët e tyre. Ky grup baballarësh keqpercepton se ky

kontribut do të shkojë si ndihmë ndaj ish-bashkëshortes e jo ndaj vetë fëmijëve.

Duke u vendosur shpesh në “pozita lufte” ndaj ish-bashkëshortes, ata e kanë të

62 Alan J.Hawkins PhD, dhe Tamara A.Fackrell, J.D., (2009) “Shold I keep trying to wark it out”, A Guidebook for Individuals and Couples at the Crossroads of Divorce(And Before), f.110.

Page 49: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

33

vështirë, apo gati të pamundur, të perceptojnë se në këtë mënyrë ndëshkojnë

drejtpërdrejt fëmijët.

Të ndodhur në këto situata vështirësish ekonomike, apo më tepër, neglizhence

të hapur në disa raste të vetë prindërve për të ndihmuar financiarisht për nevojat e

tyre, fëmijët priren të përjetojnë edhe më negativisht divorcin, të shfaqin nivel më të

lartë ankthi dhe agresiviteti, mbyllje në vetvete, rënie në mësime, etj.

2.1.6. Variablat e ciklit të jetës

Njё fenomen tjetёr mjaft i rёndёsishёm, i cili mund tё na vijё nё ndihmё kur

bёjmё njё kёrkim mbi arsyet apo shkaqet qё shtyjnё çiftet drejt divorcit, ёshtё dhe

teoria e Variablave tё Ciklit të Jetës, i autorit Glen H. Elder (1994). Variablat e

ciklit të jetës i referohen ngjarjes së martesës në përputhje me kohën dhe momentin

kur ajo ndodh. Kjo teori i jep rëndësi moshës se kur ndodh martesa, zgjatjen e

ndodhive tё rёndёsishme nё jetё, dhe praninë e fëmijëve.63. Glen H. Elder-i ёshtё

autori i një prej studimeve mё tё rёndёsishme të shtrirё në kohё, të quajtur “The

Great Depression Study” (Studimi i Depresionit tё Madh). Nё librin e tij me po të

njёjtin titull, The Great Depression, ai ka pёr subjekte të kërkimit tё tij 167 individë,

të lindur midis viteve 1920-21, të cilët kishin ndjekur të njëjtën shkollë të Oakland,

Kaliforni gjatë viteve 1960. Në këtё studim, ai kombinoi teori tё ndryshme, tё marra

si nga këndvështrimet historike, psikologjike, ashtu edhe ato sociale, duke ndjekur

kёshtu perspektivën e pёrkufizuar si “Cikli i Jetës”64.

Teoria e “Ciklit tё Jetës” shpjegon në mënyrë të hollësishme se si shumё-

llojshmёria e faktorëve të ndryshëm në jetë, si ato ekonomiko-socialo-kulturore, etj.,

mund të ndikojё në zgjedhjet që individët bëjnë më vonë gjatё jetës, tё tilla si

martesa apo divorci. Shpeshherë kjo teori merret në konsideratё në studime të

ndryshme, që përfshijnë ciklin e jetës, në mënyrë që të shpjegojë me efikasitet se si

ngjarje të caktuara, që mund t`i kenë ndodhur individitnё tё kaluarёn e tij, mund të

kenё efekt tek zgjedhja e tij për divorc. Për këtë arsye, studimi i mëposhtëm shpjegon

me detaje se si marrёdhëniet e hershme me kujdestarët e parë, si dhe mёnyra e rritjes

dhe përvojat që individi përjeton, ndikojnё në zgjedhjet që ai bën në të ardhmen.

63 Elder. H.G. (1998). “Children of the Great Depression”. 25th Anniversary Edition. f.1. 64 Elder. H.G. (1998). “Children of the Great Depression”. 25th Anniversary Edition. f.1.

Page 50: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

34

“National Longitudinal Survey of Youth 1979” (NLSY `79) ka nxjerrë në pah

se individët, të cilët martohen në një moshë të re, janë më të prirur për divorc. Ky

studim, i bërë me persona të lindur gjatë viteve 1957 – 1964, vëzhgon motivet e

martesave dhe divorceve për një kohë të gjatë, deri në moshën 46 vjeçare. Studimi

përqëndrohet në ndryshimet në martesë dhekalimin nё divorc, bazuar në arritjet

profesionale dhe moshën e martesës. Rreth 85% e këtyre individëve raportuan se

kishin hyrё nё martesё deri në moshën 46 vjeçare. Martesa kishte ndodhur rreth

moshës 28 vjeç dhe pak martesa kishin ndodhura rreth moshës 35 vjeç apo më tepër.

Afërisht rreth 42 % e martesave tё ndodhura midis moshës 15 – 46 vjeç, përfunduan

në divorc rreth moshës 46 vjeç65.

Në veçanti, femrat ishin ato, të cilat ishin martuar në moshë mё të re se sa

meshkujt, dhe ishin pikërisht ato, të cilat kishin nisur divorcin. Meshkujt dhe femrat,

të cilët kishin një diplomë universitare, kishin prirjen për tu martuar më vonë,

krahasuar me grupin, i cili kishe më pak vite shkollimi. Gjithashtu, numri i martesave

nё studimin e sipёrcituar rezultoi tё ishte më i lartë tek grupi me nivel mё tё lartё

arsimor, se sa tek grupi i pjesёmarrёsve nё studim me nivel arsimor mё tё ulёt.

Meshkujt, të cilët kishin një diplomë universitare, ishin më të prirur për martesë, se

sa meshkujt pa një diplomë universitare. Gjithashtu, shancet për divorc ishin më të

ulëta për ata individë, pjesё e studimit, tё cilёt raportuan nivel mё tё lartё arsimor66.

65 U.S BUREAU OF LABOR STATISTICS. (2013). “Marriage and Divorce: Patterns by Age, Gender, Race and Educational Attainement”. Monthly Labor Reviw, f.1. 66 U.S BUREAU OF LABOR STATISTICS. (2013). “Marriage and Divorce: Patterns by Age, Gender, Race and Educational Attainement”. Monthly Labor Reviw, f.2.

Page 51: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

35

2.2. LEGJISLACIONI SHQIPTAR MBI ZGJIDHJEN E MARTESЁS

2.2.1. Legjislacioni për të drejtat e fëmijës

Legjislacioni në lidhje me familjen ka ndjekur të njëjtin zhvillim historik si e

gjithë shoqёria shqiptare. Para dhe gjatë pushtimit osman, marrëdhëniet familjare

rregulloheshin sipas të drejtës zakonore ose sipas besimit fetar. Vlen të përmenden

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe ai i Skënderbeut, si disa nga burimet e të drejtës

zakonore, në të cilat gjenden rregulla të përgjithshme për mënyrën e funksionimit të

familjes dhe pozitën e burrit dhe gruas në shoqëri. Hyrja në fuqi e Kodit Civil të

Mbretërisë së Zogut, më 1 prill 192967, shënon fillesat e legjislacionit shqiptar në

fushën e së drejtës familjare. Ky Kod, i cili u hartua bazuar mbi legjislacionin më të

përparuar të asaj kohe, për herë të parë përcaktonte dispozita që rregullonin

martesën, divorcin, kujdestarinë, ligjshmërinë e fëmijëve, etj. Edhe pse pasqyronte

realitetin dhe mendësinë e kohës, ky kod solli shumë elemente të reja në frymën e

zhvillimit modern të marrëdhënieve familjare. Për herë të parë u ndalua me ligj

poligamia dhe kërkesa për divorc nuk ishte më një e drejtë që i njihej vetëm burrit.

Kodi Civil i Zogut mbeti në fuqi deri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe

çlirimit të vendit nga pushtimi. Me mbarimin e luftës dhe vendosjen e regjimit

komunist në Shqipëri, u abrogua legjislacioni i vjetër dhe lindi nevoja e rregullimeve

të reja ligjore, që pasqyronin realitetin e ri shoqëror. Ligjin nr. 61, datë 17.05.1945,

“Mbi abrogimin e dispozitave të vëna gjatë okupacionit dhe mbi vlerën juridike të

dispozitave ligjore të vëna para datës 07.04.1939” dhe Dekret-ligji nr. 392,

dt.25.01.1947, shfuqizuan dispozitat e Kodit Civil të Zogut, përfshirë dhe ato që

rregullonin marrëdhëniet familjare.

Kushtetua e Republikës së Shqipërisë, e miratuar në 14 mars 1946, vendosi

parimet e reja mbi të cilat do të funksiononte shteti shqiptar, dhe, pa dyshim, kjo do

të pasqyrohej edhe dispozitat mbi të cilat do të rregulloheshin nё vazhdim

marrёdhëniet familjare dhe ato martesore. Në zbatim të kësaj fryme, ligji “Mbi

67Kodi Civil 1929, Mbretnia Shqiptare - Ministria e Drejtësisë. Shtëpia botuese: Papirus, prill 2010

Page 52: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

36

martesën” nr. 601, datë 18.05.1948, vendosi parime të reja si: parimi i barazisë së

burrit me gruan, të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, kushtet e vlefshmërisë së

martesës, mënyrat e zgjidhjes së saj, etj. E drejta familjare, mori formën e Kodit të

Familjes në vitin 1965, i cili u miratua me ligjin nr. 4020, datë 23.06.1965. Është e

kuptueshme që ky kod reflektonte parimet politike të klasës udhëheqëse në vend dhe

e shihte familjen si bërthamën dhe bazën kryesore të ndërtimit të shoqërisë mbi

parimet e moralit komunist68. Pavarësisht kësaj, ky kod rregullonte në mënyrë më të

hollësishme mënyrën e zgjidhjes së martesës përpara gjykatës, duke vendosur, në

mënyrë jo të drejtpërdrejt, parimin e mbrojtjes së interesave të fëmijës, si çështje

parësore, në rastin e zgjidhjes së martesës. Për herë të parë sanksionohej me ligj se

gjykata, gjatë shqyrtimit të çështjes, duhej të merrte në konsideratë edhe mendimin e

fëmijës, nëse ky kishte mbushur 10 vjeç, gjithmonë në rastet kur prindërit nuk

merreshin vesh për mënyrën e rritjes dhe edukimit të fëmijëve pas zgjidhjes së

martesës ose nëse marrëveshja e tyre nuk çmohej nga gjykata se ishte në interesin e

fëmijës. Neni 59 i këtij ligji parashikonte se:

“.. me vendimin e shkurorëzimit gjykata zgjidh edhe çështjen se cilit

prind do t’i besohen fëmijët për rritje dhe edukim. Kur prindërit nuk

merren vesh për këtë çështje, ose kur marrëveshja e tyre nuk pajtohet me

interesat e fëmijëve, gjykata, pasi merr dhe mendimin e fëmijëve, kur

këta kanë mbushur moshën dhjetë vjeç, vendos nëse të gjithë fëmijët do

të mbeten pranë njërit prind ose disa do të mbeten pranë nënës dhe disa

pranë atit. Për shkaqe të arsyeshme gjykata mund të vendosë që të gjithë

fëmijët ti besohen një personi të tretë, kur ky e pranon, ose një

institucioni shtetëror. Gjykata mund t’ia besojë fëmijët edhe atij prindi që

ka qenë fajtor për zgjidhjen e martesës, në rast se kjo është në interesin e

fëmijëve.”69

Edhe me hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Familjes, të miratuar me Ligjin nr.

6599, datë 29.06.1982, nëpërmjet të cilit u thellua ndikimi ideologjik mbi

legjislacionin familjar, që e shihte tashmë familjen si qelizën e ndërtimit të shoqërisë

68Neni 2, (1965) “Mbi Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë”, Shtëpia Botuese 'Naim Frashëri', 1965 69 “Mbi Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë”, Shtëpia Botuese 'Naim Frashëri', 1965

Page 53: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

37

socialiste në funksion të ruajtjes së pushtetit të Partisë së Punës së Shqipërisë70, si e

vetmja forcë politike që udhëhiqte vendin, u ruajtën të pandryshuara dispozitat mbi

zgjidhjen e martesës dhe detyrimin e gjykatës për të dëgjuar në gjykim fëmijën mbi

10 vjeç, kur çmohej se gjatë gjykimit prekej interesi i fëmijës71. Vlen të theksohet se

mënyra e trajtimit të martesës, si bazë dhe qelizë e ndërtimit të rendit të ri shoqëror,

solli si pasojë që zgjidhja e saj të shihej moralisht si shfaqje e dënueshme dhe që nuk

përputhej me vlerat e shoqërisë të rrënjosura nga pushteti i kohës. Fenomeni i

divorcit ishte i rrallë, shpesh i dënueshëm, shihej si shfaqje e huaj për rregjimin dhe

justifikohej vetëm për shkaqe të rënda. Kjo mënyrë e trajtimit të fenomenit të

divorcit solli ulje të ndjeshme të zgjidhjes së martesave ligjore gjatë kësaj periudhe.

Pas viteve ‘90, me vendosjen e sistemit demokratik në vendin tonë,

legjislacioni shqiptar mbi divorcin u përpunua dhe mori karakter mё specifik lidhur

me tё drejtat dhe detyrimet ndaj fёmijёve, duke kulmuar me Kodin e ri tё Familjes, të

miratuar me ligjin nr. 9062, datë 08.05.2003. Ky kod rregullon mënyrën e

funksionimit të familjes dhe rregullimin ligjërisht të marrdhënieve martesore, bazuar

mbi parimet demokratike të shoqërive më të zhvilluara të kohës, si dhe mbi parimet

bazë të sanksionuara në legjislacionin ndërkombëtar, duke pasqyruar garantimin e të

drejtave të njerut të njohura ndërkombëtarisht dhe duke shpallur mbrojtjen e interesit

më të lartë të fëmijës, si parim bazë që duhet të ndiqet në çdo procedurë, që ka lidhje

me të miturit. Në këtë kod gjejnë pasqyrim të drejtpërdrejtë parimet e sanksionara në

Konventën e OKB-së “Për të drejtat e Fëmijës”, miratuar dhe hapur për nënshkrim,

për ratifikim dhe për aderim, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën

44/25 të datёs 20 nëntor 1989, e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në

shkurt 1992, sipas të cilës, në çdo procedurë të ndjekur, interesi mё i lartё i fëmijës

duhet të jetё konsideratё parёsore.

Në nenin 3.1 tё saj përcaktohet se:

“... në të gjitha veprimet që kanë tё bёjnё me fёmijёn, të marra qoftё nga

institucionet publike ose private të mirёqenies shoqërore, nga gjykatat,

70 Neni 4, (1982)“Kodi i Familjes i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, Shtëpia Botuese 'Naim Frashëri' 71 Neni 97, (1982),“Kodi i Familjes i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, Shtëpia Botuese 'Naim Frashëri'.

Page 54: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

38

autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi mё i lartё i

fëmijës duhet të jetё konsideratё parёsore”.

Ky parim, i mbrojtur në vendin tonё edhe në nivel kushtetues72, është

sanksionuar në nenin 6 tё Kodit të Familjes73, sipas të cilit:

“... në çdo procedurë që i përket të miturit, ai ka të drejtë të dëgjohet në

përputhje me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar, duke ruajtur të

drejtën që i japin dispozitat e veçanta që garantojnë ndërhyrjen dhe

dhënien e pëlqimit nga ana e tij. Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet,

kërkesa e tij nuk mund të rrëzohet, përveç se për shkaqe të rënda dhe me

një vendim tepër të motivuar. I mituri mund të dëgjohet vetë, nëpërmjet

një avokati ose një personi të zgjedhur prej tij. Në çdo procedurë që i

përket të miturit, prania e psikologut është e detyrueshme, për të vlerësuar

thëniet e të miturit, në përputhje me zhvillimin mendor dhe situatën e tij

sociale”.

Siç shihet nga përmbajtja e këtij neni, risia kryesore që solli ky kod, është rritja

e nivelit profesional të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, duke vendosur

praninë e detyrueshme të psikologut në çdo procedurë që i përket të miturit. Në të

njëjtën frymë, Kodi i Familjes, në nenin 155 të tij, përcakton që gjykata, përpara se të

shprehet me një vendim të përkohshëm apo përfundimtar për çështje, që lidhen me

interesin e fëmijes, ka detyrimin të thërrasë një psikolog ose punonjës social, i cili

merr kontakt dhe jep vlerësimin mbi të ardhmen e të miturit74. Pikërisht, me

vendosjen e psikologut në rolin e ekspertit profesionist në çështjet familjare dhe të të

miturve, Kodi i Ri i Familjes ka vendosur tashmë garanci të nivelit më të lartë për

mbarëvajtjen dhe respektimin e të drejtave të të miturit, duke zbatuar në praktikë

parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar.

72Neni 54.1, (2003), Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare. 73 “Kodi i Familjes dhe legjislacioni për birësimet i Republikës së Shqipërisë” (2007), Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare. 74 “Kodi i Familjes dhe legjislacioni për birësimet i Republikës së Shqipërisë”, Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, 2007.

Page 55: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

39

2.2.2. Garantimi i interesit më të lartë të fëmijës gjatë dhe pas një procesi

divorci.

Sa më të vegjël të jenë fëmijët në momentin e divorcit, aq më shumë rritet

mundësia për problematika në jetën e tyre. Edhe pse një pjesë e fëmijëve me prindër

të divorcuar apo të ndarë nuk përjetojnë apo shfaqin probleme serioze me zhvillimin

e tyre, përsëri kursi i tyre i jetës ndikohet nga ky proces negativ. Mbi të gjitha,

divorci përbën një tranzicion mjaft intesiv emocional dhe, siç e përkufizojnë Kelly

dhe Emery, kjo gjendje mund tё krijojë: “....ndjenja trishtimi, mërzie, shqetësim, dhe

pendesë, të cilat ndikojnë në gjëndjen e tyre sociale dhe psikologjike”75.

Fëmijët, të cilët kanë qënë pjesë e procesit të divocit, përjetojnë gjendjet e

listuara më poshtë:

Vuajtje nga depresioni, ankthi dhe probleme të tjera emocionale,

Shfaqin probleme me sjelljen që përfshijnë hiperaktivitet, agresivitet,

konflikte dhe armiqësi,

Kanë tendencë të zhvillojnë sjellje kriminale në moshë të re,

Kanë rezultate të dobëta në shkollë dhe kanë prirjen për të braktisur shkollën

më herët gjatë jetës,

Përjetojnë më shumë probleme me marrëdhëniet, si pasojë e shembullit të

marrë nga marrëdhënia midis prindërve të tyre76.

Fëmijët e mitur, prindërit e të cilëve janë divorcuar ose veçuar mes tyre, gjatë

moshës së rritur shfaqin shqetësimet e mëposhtme:

Kanë fëmijë jashtë martese më shpesh se sa fëmijët e prindërve të

padivorcuar,

Kanë nivel arsimor më të ulët,

Kanë më shumë vështirësi në punësim dhe kanë nivel më të ulët ekonomik,

Kanë më shumë probleme gjatë martesave të tyre dhe kanë numër më të lartë

divorcesh.

Raportojnë më shumë mungesë kontakti me babain e tyre dhe si pasojë

raportojnë një fëmijëri të palumtur77.

75 Ambert. M.A. (2009). Divorce: Facts, Causes, and Consequnces. The Vanier Institute of the Family. Contemporary Family Trends, f.17 76 Po aty, f.17-18.

Page 56: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

40

Për të mbrojtur këta fëmijë nga divorci, si dhe për të vënë prindërit përpara

përgjegjësisë dhe përmirësimit të stilit të prindërimit, Kodi i Familjes në vitin 2003

futi disa koncepte të reja lidhur me kujdesin e prindërve ndaj fëmijës. Kështu, në

nenin 378 të tij, përcaktohet në mënyrë më të hollësishme pozicioni i prindit ndaj

fëmijës, detyrat dhe të drejtat e tij. Për herë të parë në ligjislacionin shqiptar është

futur si parim ligjor koncepti i mirërritjes, edukimit, dhe arsimimit, të cilat gjithashtu

janë të përfshira si të drejta në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Në një çështje

për zgjidhje martese, është e domosdoshme që ky parim të vëzhgohet në kuadrin e

shqyrtimit të aftësive prindërore të prindërve dhe rezultatet përkatëse, së bashku me

cilësi të karakterit psikologjik, të cilat duhet të përbëjnë bazën mbi të cilat do të

mbështetet dhe do të artikulohet mbrojtja, duke patur ndikim edhe në analizën e

gjyqtarit, në lidhje me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore pas zgjidhjes

së martesës, përkatësisht në lidhje me faktin se cilit prindi do t’i lihet për rritje dhe

edukim fëmija79.

Nisur nga ky parim i interesit më të lartë të fëmijës, gjykata, edhe nëpërmjet

psikologut, hulumton lidhur me mundësitë për rritje të shëndetshme që ofron njëri

apo tjetri prind.

Pas hyrjes në fuqi të Kodit të Ri të Familjes në vitin 2003, vetë gjyqtarët të cilët

punonin pranë seksioneve familjare në gjykatat e shkallës së parë në vend, e patën të

vështirë në mendësi të përqafonin dhe kuptonin këto parime të reja. Ndryshe nga

ç`ishte vepruar më parë, ku interesi i fëmijës shihej apriori pranë nënës, një sërë

elemetesh të tjera nisën të vlerësoheshin si pasojë e zbatimit të ligjit. Gjithsesi,

ndonëse Kodi i Familjes80 përcaktonte qartë se duhet të shihej interesi më i lartë i

fëmijës për lënien e tij për rritje dhe edukim pranë njërit prind, gjë të cilën e

garantonte edhe puna e psikologut si ekspert në çështje, sërish prania e psikologut

nuk gjeti zbatim tek e gjithë praktika gjyqësore. Një pjesë e gjyqtarëve vazhduan

ende për disa kohë të mos e vlerësonin praninë e psikologut në proces, duke mos e

parë si domosdoshmëri. Rreth vitit 2006 pozicioni i psikologut nisi të forcohej, duke

77 Ambert. M.A. (2009). “Divorce: Facts, Causes, and Consequnces”. The Vanier Institute of the Family. Contemporary Family Trends, f.18-19. 78Neni 3 “Kodi i Familjes dhe ligjslacioni pёr birёsimet i Republikёs sё Shqipёrisё” Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare, Shtator 2012, f. 10 79 Manual Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit. Për Avokatë. Tiranë, 2011. f.47. 80 Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare.

Page 57: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

41

nxjerrë gjithmonë e më shumë në pah mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës, parë

në këndvështrimin psikologjik, si dhe duke futur terma të rinj në fjalorin gjyqësor, të

tilla si “atashimi prind-fëmijë”, e disa kohë me vonë edhe “stilin e prindërimit”, apo

“alienimin prindëror”.

Në një vend post diktatorial si Shqipëria, jo vetëm me tradita dhe zakone të

ngurta, por edhe me stil të ngurtë prindërimi, apo mendësi të vjetëruara, të cilat nuk

nxisnin zhvillimin e një fëmije të lirë e të pavurur, roli i psikologut ishte pëcaktues

në zbatimin e ligjit dhe orientimin e gjyqtarëve drejt interesit më të lartë të fëmijës

për mirërritje dhe zhvillim të shëndetshëm, si dhe krijimin e një mjedisi të qetë

familjar për të.

Edhe ligjvënësi i ka dhënë përparësi qëllimit të garantimit të mirërritjes së

fëmijës, kur në nenin 5 të Kodit Familjes përcakton se: “... çdo fëmijë, për një

zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis

familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi”81.

Pra, e drejta për t’u rritur në një ambient familjar është e domosdoshme për

rritjen e fëmijës dhe, si e tillë, është e drejtë për subjektin fëmijë dhe detyrim për të

gjithë të rriturit dhe shtetin që kujdesen për të, në funksion të garantimit të

mirëzhvillimit të personalitetit të të miturit.

2.2.3. Përgjegjësia prindërore dhe roli i psikologut

Përgjegjësia prindërore është një term i ri i futur në KF82, i cili përbën

evolucion në lidhje me mënyrën si si trajtohen marrëdhëniet prind-fëmijë. Neni 215 i

Kodit të Familjes83 përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave, që kanë për qëllim të

sigurojnë mirëqënien emocionale, sociale dhe materiale tëfëmijës, duke u kujdesur

për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritje, edukim,

arsim, përfaqësim ligjor dhe administrimin e pasurive të tij. Në këtë mënyrë,

ligjvënësi tregon rolin e prindit tek fëmija, rol i cili përbën në thelb

domosdoshmërinë për të marrë përsipër detyrime dhe, në mënyrë respektive me to,

81“Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë” (2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, f.9 82“Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë” (2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare. 83“Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë”(2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, f.72.

Page 58: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

42

për të përftuar të drejta, në lidhje me marrëdhënien natyrale dhe juridike mes vetë

prindit dhe fëmijës.

Po në këtë këndvështrim, Manuali mbi “Zbatimin e Kodit Familjes”përcakton:

“... pushteti që prindërit kanë mbi fëmijën, buron nga detyrimi i tyre për

tu kujdesur për ta gjatëperiudhës së fëmijërisë. Ata duhet të informojnë

mendjen dhe të qeverisin veprime të fëmijëve të tyre akoma të parritur,

derisa arsyeja të gjejë vend në mëndjen e fëmijës dhe t’i ndihmojë ata për

të kapërcyer këtë gjëndje. Kjo është ajo që fëmijët duan dhe prindërit janë

të detyruar t’ua japin”84.

Ky përcaktim ofron një tjetër mënyrë mendimi, e cila u largohet mënyrave

tradicionale të mendimit mbi një familje, si dhe ul rolin e babit si figurë kryesore dhe

mbizotëruese. Duke iu larguar tabuve të të menduarit se babai është shtylla e shtëpisë

dhe nëna është ajo që përkujdeset fizikisht për shtëpinë dhe të vegjëlit, kodi citon

gjithashtu se të dy prindërit kanë të drejta, detyrime dhe duhet të ushtrojnë

bashkarisht përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve të mitur.

Në nenin 220 të Kodit Familjes sanksionohet se:

“… përgjegjësia prindërore u përket dhe ushtrohet së bashku nga të dy

prindërit, në lidhje me fëmijën e lindur gjatë marteses së tyre ose të lindur

jashtë martese, nëse është njohur nga të dy prindërit”85.

Këto të drejta vendosin prindin, jo vetëm në pozitën e të ushtruarit të

profesionit të tyre si prindër biologjikë, por edhe për të ushtruar në mënyrë të

barabartë mes tyre këtë rol për fëmijën. Ky barazim gjinor bën të mundur që prindërit

të shmangin çfarëdolloj diferencimi bazuar në gjininë e tyre, përkatësinë etnike,

origjinën, etj. Në të njëjtën kohë, kodi parashikon që fëmija ka të drejtë të mbajë

marrëdhënie vetjake me persona të gjinisë. Sipas nenit 219 të KF, parashikohet

detyrimi i prindërve për të mos penguar fëmijën të ketë marrëdhënie vetjake më

gjyshërit e tij, në përjashtim të rasteve të rënda. Në këtë rast, edhe pse divorci mund

84 Manual Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.55. 85“Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë” (2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, f.73.

Page 59: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

43

të jetë mbushur me mëri dhe konflikte, përsëri prindërit duhet t`i lejojnë fëmijët të

shohin dhe takojnë gjyshërit e tyre86.

Gjatë realizimit të një zgjidhje martese, roli i psikologut, sikundër cituam më

sipër, është përcaktues dhe ndikon drejtpërdrejtënë vendimin e gjykatës, lidhur me

mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore ndaj fëmijëve të mitur, lënien e tyre

për rritje dhe edukim njërit prind, dhe mënyrën e takimit të fëmijëve me prindin

tjetër.

Në lidhje me vendimarrjen se, cilit nga prindërit duhet t`i lihet fëmija për rritje

dhe edukim, gjykata duhet të garantojë përmbushjen e parashikimit ligjor të nenit

155 të KF, për investimin e psikologut, si edhe punonjësit social, për të marrë

mendimin e fëmijës, i cili parashikon:

“... para se gjykata të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar

lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së

vizitës, ose të besuarit e fëmijës njërit bashkëshort, duhet të thërrasë një

psikolog ose punonjës social, i cili para se të japë mendimin duhet të

marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të fëmijës, kushtet në të

cilat ata jetojnë dhe ku është më e përshtatshme që të jetojë fëmija87”.

Në këto pozita, veçanërisht në rastet kur prindërit janë të konfliktuar, dhe një

ndër arsyet e konfliktit është pikërisht lënia e fëmijëve për rritje dhe edukim njërit

prej tyre, psikologu ka një detyrë të vështirë, si nga ana profesionale, ashtu edhe në

aspektin emocional, për shkak të ngarkesës së lartë që transmetojnë të tilla raste.

Veçanërisht në zgjidhjet e martesave me konflikt, ku tensioni është më i shtuar,

fëmijëve u kërkohet shpesh, nga vetë prindërit, që të pozicionohen me njërin prej tyre

dhe të braktisin prindin tjetër. Situata e ngarkuar në familje, presionet e ushtruara

nga njëri prind ndaj prindit tjetër, si dhe shtrirja e konfliktit përtej familjes së vogël

biologjike, bën që shpesh fëmijët të përjetojnë dhe të jenë pjesë e alienimit prindëror.

86 Manual Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.113. 87“Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë” (2004) Ribotim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, Neni 155, paragrafi 1, f.54.

Page 60: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

44

2.3. EFEKTET E DIVORCIT TEK FËMIJËT: AGRESIVITETI

2.3.1. Agresiviteti tek fëmijët në proces divorci

Divorci, si një ndryshim i gjithë stilit të jetesës, shoqërohet me një sërë

efektesh tek të gjitha palët që e përjetojnë, veçanërisht te fëmijët. Njerëzit, të cilët u

përmbahen vlerave tradicionale të familjes,besojnë se një familje e përbërë nga dy

prindër është e domosdoshme për të promovuar zhvillimin e fëmijës dhe procesin e

tyre në socializim88. Në të njëjtën kohë, teori bashkëkohore mbi përbërjen e

familjeve mendojnë që familjet jo tradicionale, me një prind të vetëm, janë shpesh

herë produktive. Shumë akademikë kanë treguar se këto tipe familjesh, pra të përbëra

nga një prind, mund të shërbejnë si faktor pozitiv për zhvillimin e fëmijëve. Por,

edhe pse ka fakte pro dhe kundër efekteve të divorcit tek fëmijët, në vitet e fundit,

janë dhënë arsye të forta në lidhje me marrëdhënien midis tij dhe shkaktimit të

ndjenjave negative tek fëmijët, si pasojë ndryshimit të jetesës dhe dinamikave të

familjes. Efektet negative të divorcit renditen nga ato fizike, ekonomike, dhe

përfundojnë tek ato psikologjike:

“ … divorci sjell shumë sfida për fëmijët, sidomos tek fëmijët në moshë

të vogël. Fëmijët parashkollorë, si edhe ata në shkollë fillore, ka më

shumë mundësi ta ndiejnë më shumë emocionalisht humbjen e familjes,

dhe e përjetojnë atë me trishtim dhe të qara, ndërsa të tjerë, në moshë pak

më të rritur, ka më shumëmundësi që ta përjetojnë këtë ndryshim me

zemëratë dhe inat, dhe tëpërdorin mjete të ndryshme zbutëse për të

rregulluar ndjenjën e vetë-vlerësimit”89.

Tiparet më afektive që ndikojnë te fëmijët nën proces divorci janë veçanërisht

dy:

1. Rritja e nivelit të ankthit, si dhe

88 Amato. R. P.. “Issues in Measuring the Effects of Divorce in Children”. Family Assesement. Buros-Nebraska Series of Measurement and Testing, 1995, f.205, f. 5. 89 Stahl. M.,P. “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families”. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Issue, Numri 3, 1999, f. 2.

Page 61: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

45

2. Zhvillimi i agresivitetit.

Në mënyrë që të shohim më gjërësisht se si këto dy elemente të gjendjes

emocionale dhe sjelljes ndikojnë tek fëmijët, le të bëjmë një shtjellim paraprak mbi

disa nga termat krysore të përdorura në këtë studim si : Çfarë kuptojmë me

agresivitetin, përkufizimet e tij dhe se si agresiviteti zhvillohet dhe ndikon tek fëmijët

në proces divorci. E njëjta procedurë do ndiqet edhe për ankthin, duke bërë kështu të

mundur të japim një panoramë më të gjerë mbi termat e përdorur në këtë studim.

Sipas Craig A. Anderson-it dhe Brad J. Bushman-it nga departamenti i

pskologjisë së Iowa State University,

“ …agresiviteti njerëzor është çdo sjellje drejtuar drejt një individi tjetër,

i cili ka për qëllim të menjëhershëm ose jo, të shkaktojë keq tek të tjerët.

Në vazhdimësi agresori duhet të besojë që viktima është e motivuar ta

shmangë këtë sjellje”90.

Shumë akademikë besojnë se agresiviteti është i lidhur ngushtë me fenomenin

e dhunës dhe dhuna në vetvete përkufizohet si agresivitet, i cili ka si qëllim të tij

dëmin ekstrem.

Çdo dhunë është agresivitet, por shumë sjellje agresive nuk janë dhunë, p.sh.

një fëmijë që shtyn një fëmijë tjetër nga biçikleta nuk përkufizohet si një veprim

agresiviteti, por një veprim dhune91. Kemi dy lloje agresiviteti; Agresivitet Irritues

(ose zemërues) si edhe Agresivitet Instrumental. Agresiviteti irritues ka qënë

historikisht i përkufizuar si ai, i cili është impulsiv (i pamenduar), i udhëhequr nga

inati, që ka për qëllim të bëjë dëm tek personi i shënjestruar dhe vjen si përgjigje e

një provokimi të menduar. Nga ana tjetër, agresiviteti instrumental është ai, i cili ka

për qëllim të arrijë qëllime të tjera, përveçse t’i shkaktojë dëm viktimës, dhe ka për

qëllim të qënit provokues, më shumë se sa reagues92.

90 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa. f.28. 91 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa, f. 29. 92 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa, f. 29.

Page 62: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

46

2.3.2. Teori mbi zhvillimin e agresivitetit tek fëmijët si pasojë e divorcit

me konflikt

Duke qënë se agresiviteti është një dukuri shumë e pranishme në shkencën e

psikologjisë dhe jo vetëm, shumë akademikë dhe profesionistë të shëndetit mendor e

analizojnë dhe përkufizojnë agresivitetin në bazë të disa teorive të ndryshme. Disa

nga këto teori kryesore mbi agresivitetin përfshijnë neoasosacionin konjitiv, imitimin

social, ndërveprimin social dhe teorinë e skriptit93. Profesionistët e shëndetit mendor,

që merren kryesisht me fëmijë nën proces divorci, si punonjësit social apo

psikologët, u duhet shpeshtë ndeshen me teoritë e mësipërme të agresivitetit, në

mënyrë që të kenë një kuadër më të gjërë të situatës ku fëmija gjendet gjatë kohës që

është në trajtim psikologjik. Për këtë arsye mendojmë që është e nevojshme të japim

një përmbledhje të shkurtër të teorive specifike të agresivitetit, të përmendura më

sipër.

Teoria Konjitive e Neoasosacionit nënkupton atë, që mendimet agresive,

emocionet, dhe prirjet e sjelljes, janë të lidhura së bashku në memorie94. Berkowitz-i

(1989, 1990, 1993) ka nënvizuar se ngjarje agresive të tilla si: ndrydhja, zhurmat e

larta, temperaturat e parehatshme dhe erërat e pakëndshme, prodhojnë pasoja

negative95. Këto pasoja negative, të shkaktuara nga përvoja të pakëndshme, nxisin

mendime të ndryshme, kujtime dhe reagime motorike të ekspresivitetit, të cilat janë

të lidhura me reagimin e ashtuquajtur “fight or flight” (lufto ose ik)96.

Nga ana tjetër, “Teoria e Imitimit të Sjelljes Sociale” e Bandura-s, Mischel-it e

të tjerë, argumentojnë se “…individët e përftojnë sjelljen agresive në të njëjtën

mënyrë se si ata përftojnë forma të tjera komplekse të sjelljes, ose nga një vëzhgim i

drejtpërdrejt i sjelljes së të tjerëve, apo nga përvojat e drejtpërdrejta që ata kanë”97.

Teoria e Skriptite propozuar nga Huesman-i (1986, 1998), argumenton se,

93 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa. f. 27. 94 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa. f.29-30. 95 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa. f.30 96 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f.29-30. 97 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f.31.

Page 63: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

47

“… fëmijët e vëzhgojnë, shohin, dhunën në media dhe në këtë mënyrë,

ata e mësojnë dhunën në të njëjtën mënyrë se si një aktor mëson tekstin

(scriptin) ose skenarin gjatë një shfaqje. Gjatë mësimit të këtij teksti

(scripti), fëmija ndërrmerr një rol, i cili përdoret si një sjellje udhëzuese

për të ardhmen”.

Teoria Transferuese (Zillman 1983) vë në dukje se kundërpërgjigjia me

agresivitet ndaj një ngjarje rritet me kalimin e kohës, nga një ngjarje tek tjetra. Në

këtë mënyrë, nëse dy ngjarje që provokojnë agresivitet ndodhin në një hark kohor

afër me njëra-tjetrën, atëhere individi ka mundësi që agresivitetin, nga ngjarja e parë,

të mund ta transferojë tek ngjarja e dytë.

Dhe së fundmi, Teoria e Ndërveprimit Social e interpreton sjelljen agresive si

një sjellje të ndikuar nga shoqëria, e cila udhëhiqet nga nivele më të larta motivimi

dhe ka qëllime ultimatumi në vetvete. Sipas kësaj teorie, edhe sjellja më zemëruese

mund të ketë në vetvete një shpjegim racional pas saj98.

Kërkimet shkencore mbi agresivitetin kanë natyra të ndryshme. Disa prej tyre

kanë studiuar shkaqet e ndryshme të provokimit të agresivitetit tek individët, si edhe

ndryshimet gjinore për sa i përket agresivitetit. Të studiosh zhvillimin e agresivitetit

në dhe gjatë fëmijërisë apo adoleshencës, është shumë e rëndësishme, pasi sjelljet

agresive janë të lidhura me shumë pasoja problematike si: kriminaliteti, përdorimi i

substancave, sjelljet kriminale dhe sjellje të tjera të mosfunksionimit psikologjik99.

Studimi i sjelljes agresive tek fëmijët bën të mundur që të kemi një parashikim për sa

i përket funksionimit të këtyre fëmijëve në të ardhmen. Si Karina Weichold-i, ashtu

edhe Bonnie L. Barber-i, shprehen:

“… të qenit agresiv në fëmijëri dhe në adoleshencë, është e lidhur

ngushtë me zhvillime afatgjata negative dhe me një parashikim pesimist

98 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f.32. 99 Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). “Introduction to Biopsychological Approaches to Studying the Development of Agression. Newsletter”, No1, Serial N. 51. f. 1.

Page 64: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

48

për sa i përket sjelljes së ardhshme si i rritur dhe mirëqënies

psikologjike”100.

Siç u përmend edhe më sipër, shumë shkolla akademike dhe shumë

profesionistë të fushës së shëndetit mendor, e analizojnë agresivitetin në terma

multifunksionalë dhe dinamikë, që do të thotë se shkaqet e agresivitetit tek fëmijët

mund të jenë të shumëllojshme, si: biologjike, sociale, e të tjera. Një lidhje

paradoksale, e pazakontë, është vënë re midis hormonit kryesor të stresit, kortisolit,

dhe sjelljes agresive101. Gjithsesi, shumë prej këtyre studiuesve të fushës, besojnë se

shkaqet kryesore për zhvillimin e agresivitetit tek fëmijët, janë shkaqet sociale.

Mendimi kryesor është se, prirjet kryesore për agresivitet, merren në kontekstin

social, i cili inkurajon dhe ushqen individin102. Ka shumë situata traumatike, në të

cilat personat e gjejnë veten gjatë jetës së tyre, që bëjnë të mundur aktivizimin e

agresivitetit tek ata, p.sh. në rastet kur një fëmijë është dëshmitar i vazhdueshëm i

dhunës në familje. Sigurisht që, në këtë rast, ne mund të themi që konteksti social

triumfon kundrejt prirjeve biologjike për zhvillimin e agresivitetit tek këta fëmijë.

Situata, si ajo e divorcit, janë shembuj konkretë se si mund të nxitet zhvillimi i

agresivitetit tek fëmijët. Duke qënë se shpeshherë fëmijët e gjejnë veten pjesë te

dhunës psikologjike dhe fizike, që familjarët e tyre ushtrojnë, ata e kanë më të lartë

prirjen për të zhvilluar agresivitet. Në lidhje me këtë, E. Mavis Hetherington-i, autori

i librit “Child Psychology”, jep këtë përkufizim: “… Familja, ashtu siç kemi thënë,

është ambienti i parë social i fëmijës”103.

Në këtë mënyrë, nëse shtrohet pyetja: A kanë prindërit rol në shkaktimin e

agresivitetit tek fëmijët? Atëherë përgjigja është “Po”, veçanërisht kur familja haset

me faktorë të jashtëm stresues.

100 Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). “Introduction to Biopsychological Approaches to Studying the Development of Agression. Newsletter”, No1, Serial N. 51.f.1. 101 Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). “Introduction to Biopsychological Approaches to Studying the Development of Agression”. Newsletter, No1, Serial N. 51.f. 7. 102 Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). “Introduction to Biopsychological Approaches to Studying the Development of Agression. Newsletter”, No1, Serial N. 51.f.2. 103 Hetherington, M .E. & Parke, D. R. (1999). “Child Psychology. A Contemporary Viewpoint”. McGraw-Hill Companies, Inc. 5th Edition, f 655.

Page 65: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

49

2.3.3. Roli i atashimit në zhvillimin e agresivitetit tek fëmijët

Një nga teoritë kryesore që është marrë me ndikimin e situatave, elementeve

apo ngjarjeve të caktuara negative tek fëmijët, është Teoria e Atashimit, e cila

përkufizohet si lidhja e afeksionit që fëmijët zhvillojnë me ata që kujdesen për ta dhe

mënyrën se si fëmijët e organizojnë sjelljen e tyre ndaj këtyre individëve. Fëmijët i

përdorin këta njerëz, jo vetëm si një bazë nga ku ata eksplorojnë, por edhe kur

kthehen në çaste pasigurie dhe stresi104. Gjatë viteve të para të jetës, fëmijët presin

t`u përmbushen jo vetëm nevojat fiziologjike, por edhe ato psiko-emocionale. John

Bowlby, teoriceni kryesor mbi teorinë e atashimit, argumenton se,

“ … atashimi duhet kuptuar në terma të natyrës përshtatëse që ai

përmbush. Kjo do të thotë se mbijetesa e të sapolindurve varet plotësisht

nga kujdesi dhe vëmendja e kujdestarëve të tyre kryesorë. Duke qënë se

të sapolindurit kanë një kuriozitet të lartë për të zbuluar botën rreth tyre,

atashimi jep mundësinë e një peshoreje ku fëmija ndihet i sigurt,

ndërkohë që zbulon botën e panjohur përreth”105.

Bowlby ka përcaktuar më tej se, fëmijët, të cilët përjetojnë atashim të sigurt,

janë ata të cilët ndihen më të sigurtë kur përballen me botën përreth106.

Edhe pse mendohet se disa forma të pasigurta atashimi (veçanërisht atashimi i

paorganizuar) midis prindërve dhe fëmijëve, janë të lidhura me sjellje agresive në

moshat 5 dhe 7 vjeç, studiues të tjerë mendojnë se,

“ …kur atashimi i pasigurtë kombinohet me faktorë të tjerë risku, atëherë

fëmija është në rrezik për të zhvilluar agresivitet dhe sjellje të tjera

problematike të lidhura me agresivitetin”107.

104 Cobb. N. J. (2001). “The Child. Infants and Children”. Mayfiled Publishing Comapany. Mountain View, California. London, Toronto, f. 215. 105 Cobb. N. J. (2001). “The Child. Infants and Children”. Mayfiled Publishing Comapany. Mountain View, California. London, Toronto, f. 216-217. 106 Fahlberg. I. V. (1991). “A Child’s Journey Through Placement. British Agencies for Adoption and Fostering”. 11 Southwark Street. Llondon, SEI, IRQ, f. 15. 107 Hetherington M.E. & Parke, D. R. (1999). “Child Psychology. A Contemporary Viewpoint”. McGraw-Hill Companies, Inc. 5th Edition, f. 655.

Page 66: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

50

Për më shumë informacion mbi teoritë e përmendura më sipër shërben

përmendja e një studimim, i bërë me 4,269 meshkuj në Danimarkë, të cilët ishin

përkufizuar me probleme të lindjes, kombinuar me refuzim nga ana e nënës (p.sh

shtatzëni e padëshiruar, përpjekje për aborte e të tjera). U parashikua që adoleshentët

do tё përfshiheshin nё krime të dhunshme gjatë kohës që ata do ishin ndёrmjet

moshës 17 – 19 vjeç. 40% e shkelësve të ligjit tё rinj nё moshё u bёnё ata meshkuj,

të cilët kishin përjetuar të dy faktorët e riskut të përmendur më sipër, ndërkohë që

vetëm 20% e atyre, të cilët përjetuan vetëm një faktor risku, u bënë të dhunshëm dhe

shkelёn ligjet108.

2.3.4. Agresiviteti dhe Gjinia

Ekziston njё ndryshim gjinor pёrsa i pёrket shprehjes tё agresivitetit sipas tё

cilit, meshkujt janё mё tё prirur se femrat për tё qenё agresivë. Sipas Kelly Joan-it,

“... krahasuar me fёmijёt e prindёrve tё padivorcuar, fёmijёt me prindёr tё

divorcuar, dhe veçanёrisht djemtё mё shumё se vajzat, shfaqin mё shumё

sjellje agresive dhe sjellje antisociale, kanё mё shumё vёshtrёsi nё

marrёdhёnie me moshatarёt e tyre, janё mё pak tё bindur ndaj figurave

autoritare dhe shfaqin mё shumё probleme nё shkollё”109.

Fëmijët meshkuj shfaqin një agresivitet të hapur fizik ose verbal, që drejtohet

qartësisht drejt një objektivi. Fëmijët femra zakonisht praktikojnë agresivitetin

racional (i quajtur ndryshe edhe agresivitet i fshehur, jo i drejtpërdrejtë, ose

psikologjik). Ky lloj agresiviteti, pak më i butë, bazohet në dëmtimin ose në

kërcënimin për të dëmtuar marrëdhëniet, famën ose mirëqënien psikologjike. Ai

108Raine, A. (2002). “The Interaction of Biological and and Social Measures in the Explanation of the Antisocial and Violent Behavior”. Department of Psychology, University of California, f. 24 109Kelly.B.Joan. (1993) “Current Research on children’s Postdivorce Adjustement". No Simple Answers. Volumi 31, Kap.1, f.29-49.

Page 67: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

51

mund të bazohet në thashetheme, vënien e nofkave, në armiqësim apo në përjashtim

të dikujt nga një grup110.

Sa më sipër, agresiviteti bëhet më specifik kur i referohemi gjinisë, dhe djemtë

vlerësohet se janë më të prirur për të qenë agresivë, por studimet shpeshherë kanë

treguar të njëjtat rezultate tek të dyja gjinitë. Gjithsesi, fenomeni i provokimit ka

dallim rrënjësor për mënyrën se si dy gjinitë reagojnë ndaj agresivitetit fizik, apo se

si specifika të ndryshme provokimi, ndikojnë ndryshe në agresivitetin tek femrat dhe

tek meshkujt111. Gjithashtu femrat ndryshojnë nga meshkujt për mënyrën se si ato e

shprehin agresivitetin. Meshkujt parapëlqejnë agresivitet të drejtpërdrejtë, ndryshe

nga femrat, të cilat parapëlqejnë agresivitet jo të drejtpërdrejtë112. Ky dallim vjen për

shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës, si dhe të ndryshimeve biologjike që

djemtë dhe vajzat kanë mes tyre.

Gjithsesi, nuk mund të lemë pa përmendur edhe faktorin “kulturë” në lidhje me

reagimet e femrave dhe meshkujve.

Ndonëse sipas INSTAT-it në të dhënat e publikuara për vitin 2014 në vendin

tonë rezultojnë të jenë rreth 24.000 mijë meshkuj më shumë se femra113. Kjo

diferencë nuk është i vetmi shkak për të perceptuar një shoqëri si maskiliste. Në

kulturën tonë, ndonëse disa modele kanë nisur të ndryshojnë pas vitit 1990, sërish

sundon prirja e krijimit të familjeve patriarkale, ku burri sundon jo vetëm mbi

bashkëshorten, por edhe mbi fëmijët. Të tilla modele, jo vetëm që nuk ndihmojnë në

zbutjen dhe zvogëlimin e agresivitetit në komunitet, por përkundrazi, thellojnë

dukshëm mënyrën dhe formën e të shprehurit të këtij agersiviteti mes femrave dhe

meshkujve. Duke u bazuar në teoritë dhe studimet e sipërcituara, ku theksuam se

meshkujt kanë prirje që të shfaqin agresivitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të

themi se kemi një përputhje tipike me modelin shqiptar. Në vendin tonë, mashkulli

është ai që e ka të ligjëruar në aspektin moral shprehjen e agresivitetit, ndërkohë që

femra shfaqet e përulur ndaj këtij reagimi. Ky është edhe modeli që fëmijët e rritur

110Annie, A. “La buena Crianza” (3a. ed.). México: Norma, 2000, f. 155. Cituar nga: Treska, V. (2015), “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 95 111 Bettencourt & Miller.(1996). Tek Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”, Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f. 35. 112 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”, Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f. 35. 113http://www.panorama.com.al/instat-thellohet-raporti-i-meshkujve/

Page 68: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

52

në këto familje trashëgojnë, duke mbartur të njëjtat mënyra funksionimi nga familja e

tyre e origjinës, në familjen e re të krijuar.

Padyshim që më të riskuar ndaj modeleve të agresivitetit janë fëmijët e

familjeve, në të cilat stili tradicional i funksionimit të familjes ndërthuret me

konflikte të shtuara, që shkojnë në një numër të konsiderueshëm rastesh në dhunë

fizike të ushtruar nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, përpara se të merret vendimi

për divorc.

Treska V., në studimin e vitit 2011, të titulluar “Tendencat e divorceve dhe

shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, realizuar me 150 çifte në proces

divorci në Gjykatën e Tiranës, 51% të të cilave ishin femra të moshës 22-48 vjeç, ka

konstatuar se: “... 39% e grave në proçes divorci raportuan se mbi to ishte ushtruar

dhunë e rëndë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti apo familjarë të tij gjatë

periudhës së martesës”.

A.Ç raportoi gjatë intervistës se kishte vuajtur nga uria e ishte lëne pa

ndihma financiare nga i shoqi dhe familja e tij në tre javët e para pas lindjes së

djalit. “Nuk kisha bukë të haja. Disa ditë e kam shtyrë vetëm me një tas ullinj që më

kishte sjellë mamaja” – pohon ajo. Gjatë kësaj kohe ka patur edhe episode dhune të

rënda fizike, ushtruar nga bashkëshorti, që e kanë çuar deri në humbjen e ndjenjave.

N.N kur doli nga materniteti me të bijën e sapolindur, u la të jetonte në

papafingon e shtëpisë pa asnjë ndihmë ushqimore e financiare nga familja e të

shoqit, i cili në atë kohë punonte në emigracion. N. N. tregon:“Kisha një lavaman në

dhomë, ndërsa për nevojat personale përdorja një kovë, sepse nuk më linin të

përdorja tualetin. Kam grisur e kam përdorur bluzat e mia si pelena për vajzën për

disa ditë, deri sa erdhën më morën familjarët e mi nga Pogradeci.”114

Të tilla deklarime ndeshen çdo ditë gjatë punës me këtë kategori familjesh, çka

bën të kuptosh se modeli që u ofrohet të miturve të familjes, që nesёr do të jenë të

rritur, është pikërisht ai i dhunës dhe agresivitetit.

114 Treska, Valbona (2012) “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, Aktet, Revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. V, Nr.4, f. 593.

Page 69: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

53

2.4. EFEKTET E DIVORCIT TEK FËMIJËT: ANKTHI

2.4.1. Teori mbi Ankthin

Çrregullimet e ankthit përbёjnё njё nga elementet më shqetësuese pёr

shoqërinё tonё. Edhe pse shumё filozofë, duke filluar nga Aristoteli e deri tek

filozofët dhe terapistët ekzistencialë, si Soren Kierkegard-i, kanë dhënë teori të

ndryshme mbi anthin, Sigmund Freud-i, psikoanalisti i famshëm vienez i shekullit të

XX-të, ishte ai, i cili bёri të mundur përdorimin e kёtij termi nё gjuhën e shëndetit

mendor. Që nga konceptualizimi i Freud-it për neurozën e ankthit në vitin 1894, si

një sindromë të moderuar klinike, ankthi është matur nën kontekstin e teorive

psikologjike115. Ankthi mund të përkufizohet si një gjendje e padëshiruar dhe e

pakëndshme, e cila karakterizohet nga përdorimi i një fjale të vetme “nervozitet”116 .

Sipas Freud-it (1936), ankthi është një gjendje, e cila sinjalizon njё situatë të

rrezikshme, qoftë ajo e perceptuar nga personi, apo një rrezik real. Ai dalloi midis dy

formave tё ankthit; ankthin objektiv dhe ankthin neurotik, të cilat përkufizohen nëse

ankthi ka një natyrë reale, e cila vjen nga realiteti i jashtëm, apo nëse vjen nga

impulse të brëndshme. Ankthi objektiv ka një shënjestër nga realiteti i jashtëm, ku

personi reagon me një kompleksitet tё lartë emocionesh, në pritje të një rreziku nga

jashtë. Në ankthin neurotik përfshihen reagime fiziologjike dhe ndjenja pasigurie.

Burimi i ankthit neurotik është i brendshëm dhe nuk është i perceptuar në nivel të së

ndërgjegjshmes, pasi burimi i tij është i shtypur, i frenuar117.

“Në vazhdimësi të teorisë së Freud-it mbi ankthin, Rollo May-i (1950) e

përkufizon ankthin si një reagim ndaj një tronditjeje ose rreziku të perceptuar ndaj

disa vlerave që individi i ka të rëndësishme apo thelbësore për ekzistencën e tij si

individ. Sipas May-it, stimujt, të cilët provokojnë ankth, janë më tepër të mësuar, se

sa si rrjedhojë e impulseve. Përveç teorive të Freud-it dhe May-it, ankthi është

115 Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research, Vol.3, No.2, f. 49. 116 Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3. No.2, f. 49. 117 Sigmund, F. (1936) in Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD, USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f. 49-50.

Page 70: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

54

përkufizuar si një gjendje, e cila mund të shkaktohet si pasojë e marrëdhënieve

ndёrpersonale. Sipas Harry Stuck Sullivan-it (1953), psikiatër amerikan dhe

kontribues nё psikologjinë e marrëdhënieve ndёrpersonale, ankthi vjen si pasojë e

marrëdhënieve multidimensionale që ne kemi me persona të rëndësishëm në jetën

tonë, p.sh., nëse lidhja e ngushtë midis foshnjës dhe nënës ka përmbajtje dhe tensione

ankthi, të cilat janë të pranishme tek nëna, ky ankth pёrcillet edhe tek foshnja”118. Në

momentin që niveli i ankthit rritet, individi e humb kontrollin mbi realitetin dhe i

kufizon ose i harron tё gjitha mundёsitё e daljes nga kjo situatë.

Të gjitha teoritë e lartpërmendura kanë qënë me shumë ndikim në zhvillimin e

teorive mbi ankthin dhe origjinën e tij. Sot, teorinё e Freud-it, ku ankthi perceptohet

si një gjendje emocionale e padëshirueshme, e cila është e karakterizuar nga ndjenja

emocionale subjektive tensioni të vlerësimit të situatës, shqetësimi, si dhe nga

aktivizimi i sistemit nervor autonom, mund ta gjejmë nё formё mё të qëndrueshme,

veçanërisht nё përdorimin e saj në literaturën e shëndetit mendor119. Siç mund tё

shohim, teoritë psikologjike bashkёkohore mbi ankthin, mbështesin një dimension tё

gjerë fiziologjik, emocional, dhe psikologjik, mbi origjinën dhe pasojat e ankthit tek

individi.

Shumë analistë dhe psikologë të shëndetit mendor, si Sigmund Freud-i apo

Rollo May-i, kanё besuar se ndjenjat e ankthit vijnë si pasojë e natyrës së

marrëdhënieve që individi ka dhe krijon me të tjerët. Pra, nëse këto marrëdhënie janë

të mbushura me tension, stres, mosmarrëveshje apo agresivitet, atëherë individi

përjeton me ankth situata të ngjashme me këto, apo do t`u përgjigjet me të njëjtën

mënyrё situatave të reja nё jetën e tij. Bazuar në këtë teori, mund të themi që ankthi e

ka origjinën e tij që nga fëmijëria, ku individi ështё më i prirur të ketë nivele të larta

ankthi. Shumë kërkime shkencore dhe studime janë bërë, në mёnyrë që të shihet me

mё shumё hollësi, ndikimi dhe faktorёt që bëjnë të mundur praninë e ankthit tek

fëmijët. Një nga instrumentet matëse më të suksesshme për nivelin e ankthit tek

fëmijët është State Versus Trait Anxiety, e prezantuar nga Catell-i dhe Scheier-i

(1958), tё cilёt propozuan se mënyra se si individët u përgjigjen situatave stresuese,

118 Sullivan tek Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f.50. 119 Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f. 50

Page 71: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

55

është individuale dhe subjektive, bazuar në rrethanat, përvojat dhe karakterin e çdo

individi120.

Një tjetër instrument matës mbi gjendjen e ankthit tek fëmijët është State-Trait

Inventory (shkurt STAI) Form Y-1 and Y-2, i dizenjuar nё vitin 1973 nga Charles

Donald Spielberg, njё psikolog klinik. STAI është një vlerësim vetë-raportues, i cili

mat ankthin tek fëmijët. Ky inventar pёrmban dy shkallё matёse: Formёn 1, e cila

shfaq simptomat e pёrkohshme (p.sh., unë ndihem i mёrzitur), dhe Formën 2, e cila

mat simptomat kronike (p.sh., unё kam mendime shqetёsuese). Tё gjitha format

pёrmbajnё secila nga 20 çёshtje dhe fёmija orientohet që tё zgjedhё njё prej katёr

pёrgjigjeve, e cila pёrshkruan mё mirё mёnyrёn se si ai ndihet nё pёrgjithёsi, apo si

ndihet nё atё çast të jetës121.

Njё pёrshkrim mё i gjerё i kёsaj shkalle matёse do tё bёhet nё kreun vijues.

2.4.2 Këndvështrime psikologjike mbi ankthin

Problemet psikologjike dhe menaxhimi i tyre, tek tё rriturit apo fёmijёt, kanë

marrë pak vëmëndje nё vendin tonё. Autorё dhe studiues tё ndryshёm kanё arritur në

përfundimin se ankthi nё fёmijёri ështё njё ndёr elementet kryesore në zhvillimin e

psikopatologjive të ardhshme tek të rriturit. Han-i, Hae-Ra-i, autori i “Measuring

Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, shprehet se: “...

ankthi në veçanti ka qënë i diskutuar dhe i njohur nga një numër i madh kërkuesish si

një nga treguesit kryesorë të mospërshtatjes psikologjike në sëmundjet kronike tek

fëmijët”122.

Sikundёr dihet, teoritë aktuale sugjerojnë se ankthi luan një rol kyç në

zhvillimin e emocioneve negative123. Edhe pse mendohet se ekziston një prirje e

120 Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2.f 51 121 Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature” The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2.f. 51. 122 Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD, USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f. 49. 123 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998). “The Development of Anxiety : The Role of Control in the Early Environment”, The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21. f.3.

Page 72: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

56

brendshme, e cila bën të mundur përjetimin e ankthit, përsëri rëndësi i jepet natyrës

dhe mënyrës së përjetimit të përvojave të para në jetën e një fëmije.

Ankthi është i lidhur fort, jo vetëm me emocionet negative, por edhe me

depresionin. Ashtu siç Bruce. F. Chorpita dhe David H. Barlo-ja sugjerojnë në

artikullin e tyre të botuar në “Psychological Bulletin”, njё numёr i madh tё dhёnash

tё raportuara tregojnё se ankthi mund të jetë një element përbërës i zakonshëm midis

sëmundjeve të ankthit dhe sëmundjeve të depresionit124. Bazuar në teoritë e disa

akademikëve tё ndryshëm në lidhje me përkufizime mbi ankthin, ky i fundit

pёrkufizohet si një gjendje e Sistemit Nervor Qendror, e karakterizuar nga veprimtari

të Sistemit Bllokues të Sjelljes. Në anën tjetër, Sistemi Bllokues i Sjelljes

përkufizohet si një funksion i trurit, i cili përfshin zonën septale, hipokampusin dhe

qarkun e Papezit. Rezultatet e kёtij sistemi merren si prova tё emocionit të ankthit125.

Në këtë mënyrë ne mund të themi që ankthi dhe depresioni janë koomorbite me

njëra-tjetrën, duke e çuar kështu ankthin nё vijën e parë si shkaktuesi kryesor i shumë

shqetësimeve emocionale ose ndjenjave. Siç shtohet më tej në artikull: “... rastet e

sëmundjeve të ankthit pa depresion janë shpeshherë të pranishme, por rastet e

depresionit pa praninë e ndjenjave të ankthit janë relativisht të rralla”126.

Nga teoritë sugjeruese rezulton se ankthi ka një lidhje të ngushtë me fenomenin

e kontrollit. Në këtë mënyrë, mund të arrijmë në përfundimin se, në periudha

divorcesh, ku shumë prej sjelljeve dhe situatave janë të paqarta, fëmijët mund të

ndjejnë humbjen e kontrollit dhe, si rrjedhojë, ankthi është i pashmangshëm për ta127.

2.4.3. Roli i atashimit në zhvillimin e ankthit

124 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998), “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”. The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21. f.3. 125 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998), “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”. The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21, f.3. 126 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998), “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”. The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21, f.4. 127 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998), “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”. The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21, f.5.

Page 73: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

57

Në mënyrë që tё shohim mё nga afër sesi procesi i divorcit ndikon tek fëmijët

në rritjen e nivelit të ankthit, duhet të kemi parasysh dinamikat familjare, ku koncepti

i atashimit është gjithmonë i pranishëm. Shumë studiues mendojnë se teoria e

atashimit shërben si një urë midis kontrollit dhe ankthit. Siç shprehen autorët, “një

ekzaminim i teorisë së atashimit mund të shërbejë si një urë, që do të thotë se teoria e

atashimit përfshin në mënyrë të nënkuptuar zhvillimin e një stili konjitiv tё

karakterizuar nga siguria”128. Siç kemi përmendur dhe më sipër, stili i atashimit

nënkupton praninë e prindit, si një rol kryesor në krijimin e njё mjedisi tё sigurtё tek

fëmija. Veçanërisht fëmijët e vegjël përjetojnë shumë vështirësi si pasojë e atashimit

të pasigurtё. Ashtu siç shprehet më tej për këtë çështje Philip M. Sthal-i “…fëmijët

parashkollorë janë në një rrezik të lartë shtypjeje kur atashimi është ankthioz dhe ata

nuk mund ta kuptojnë dot konfliktin e prindërve tё tyre”129. Një shkëputje në këtë

proces mund të çojë fëmijën në përjetimin e një procesi atashimi të pasigurtë. Një

fëmijë i shkëputur nga objekti i atashimit, mund të bëhet, si rezultat, ankthioz dhe tё

protestojё në mënyrё këmbëngulёse pёr ribashkim. Nëse kjo marrëdhënie është e

çrregullt si p.sh., nëpërmjet ndarjeve përsëritëse të fëmijës nga nëna ose kujdestari

kryesor, një karakterstikë që mund të vihet re është zhvillimi i të ashtuquajturit

“atashim i pasigurtë”, duke u bërë në këtë mënyrë i varur dhe i paaftё për tu

përshtatur nё mjedisin përreth tij130.

Nё vendin tonё, sikundёr kemi folur edhe pёr agresivitetin e shfaqur tё

fёmijёve me familje nё proces divorci, nuk ka tё dhёna dhe studime, tё cilave mund

t`u referohemi pёr tё bёrё krahasime. Ajo çka dimё me siguri ёshtё fakti se, shtimi i

rasteve tё zgjidhjeve ligjore tё martesave, sjell ndryshime nё marrёdhёniet personale

dhe ndёrpersonale dhe, duke qenё njё ngjarje me ngjyrim negativ, vetё divorci dhe

pasojat që rrjedhin prej tij, sjellin shtim tё ngarkesёs psiko-emocionale tek fёmijёt e,

si rrjedhim, edhe rritjen e anthit tek ky grup risku.

128 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998). “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”, The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21. f.11. 129 Stahl. M.,P. (1999). “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families” Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Isuue, Numri 3, f.6. 130 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998). “The Development of Anxiety: The Role of Control in the Early Environment”, The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21, f.11.

Page 74: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

58

Nё prishjen e dinamikave familjare dhe ndikimin qё divorci ka nё marrёdhёniet

atashuese tё fёmijёs me secilin prej prindёrve, ka edhe njё sёrё elementesh, tё cilёt

janё tregues tё prishjes sё kёtyre ekuilibrave dhe vlerёsohet se shkojnё nё përpjestim

tё drejtё me pёrjetimin e ankthit tek fёmijёt. Nё studimin e sipёrcituar, kёto

elemente, tё cilat kanё ndikim tё drejtёpёrdrejtё nё pёrjetimin e ankthit, vlerёsohet tё

jenё ato të përshkruara në tabelën 2.1.

Tab.2.1Elementet që ndikojnë drejtpërdrejt në përjetemin e ankthit.

1. Episode tё vazhdueshme dhune fizike dhe psiko-emocionale qё

pёrfshijnё edhe fёmijёn/ёt.

2. Mungesё komunikimi mes prindёrve.

3. Alienim prindёror.

4. Mjedis agresiv familjar pёr njёrin prind.

5. Qёndrimi i mjedisit social mbi divorcin.

6. Zgjatje të procedurave pёr divorcin ligjor.

7. Ndryshim i menjёhershёm i strukturёs familjare.

8. Fёmija/ёt si pёrçues të mesazheve mes prindёrve gjatё periudhёs sё

divorcit ligjor.

9. Ndryshimi i mjedisit social.

10. Mungesё bashkёpunimi nё lidhje me ushtrimin e pёrgjegjёsisё

prindёrore 131

Nё studimin me titull “Efektet e divorcit tek fëmijët shqiptarë. Përjetimi i

ankthit”, thuhet se: “Stresi dhe ankthi i pёrjetuar nga fёmijёt e kёtyre çifteve

ndikohet gjithashtu nga fakti se vetё periudha e divorcit ligjor zgjat mesatarisht 7

muaj në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndёrkohё qё mund tё shkojё edhe deri nё disa

vite, duke pёrfshirё tё gjitha shkallёt e gjykimit.

Kjo do tё thotё se fёmijёt e kёtyre çifteve gjenden nё njё situatё tё

paqëndrueshme familjare, ekonomike e sociale gjatё kёsaj periudhe, çka ndikon

dukshёm në mirёqёnien e tyre psikologjike”132.

131 Treska, Valbona (2013), “Effects of divorce on children. Experiencing anxiety”, Aktet, Journal of Institute Alb-Shkenca, Vol. VI, Nr.3, f. 279. 132 Treska, Valbona (2013), “Effects of divorce on children. Experiencing anxiety”, Aktet, Journal of Institute Alb-Shkenca, Vol. VI, Nr.3, f. 277.

Page 75: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

59

2.5. DIVORCI ME KONFLIKT

2.5.1. Çfarë kuptojmë me termin divorc me konflikt?

Konflikti, apo mosmarrëveshja, është në vetvete një dukuri mjaft subjektive.

Kjo do të thotë se është vështirë të përkufizosh çfarë do tё thotë konflikt, për aq kohё

sa rrethanat ku zhvillohet një konflikt janё gjithmonë subjektive, tё nxitura nga arsye

të cilat ndryshojnë, nga njëra situatë tek tjetra. Për këtë arsye, shumë studiues e kanë

patur të vёshtirё të kenё një përkufizim të saktë se çfarë do të thotë divorc me

konflikt apo divorc pa konflikt. Edhe pse mbeten për tu vlerësuar rrethanat në të cilat

një konflikt merr formë, sidomos nё situatё divorci, është pothuajse e pamundur tё

pёrkufizosh se cili është shkaku dhe pasoja. Kjo pasi, shpeshherё, situatat

konfliktuale vijnё si pasojë e situatës së divorcit në vetvete, gjë që e bën të vështirë të

përkufizosh arsyet, duke mbajtur nё konsideratёse se nё shumë raste, konflikti vjen i

induktuar vetëm nga ana e njërit partner. Ashtu siç argumenton Jannet R. Johnnston-i

në artikullin e saj: “Në shumë kërkime shkencore të hershme ka qenë e pamundur të

bëje njё dallim midis llojeve të ndryshme të konflikteve. Konfliktet midis partnerëve

apo prindërve kanë qenë thjesht të barazuara me divorcin, ose me matje tё ndryshme

të pakënaqësisё midis çifteve, qëndrimeve armiqësore dhe të agresivitetit fizik. Ky

dështim për të dalluar midis llojeve të ndryshme të konfliktit e ka turbulluar debatin

se deri në çfarë mase, lloje të ndryshme të divorceve me konflikt, janë normale dhe

funksionale, dhe deri në çfarë mase ato sinjalizojnë për një patologji, dhe nuk janë

funksionale për fëmijët”133.

Edhe pse divorcet me konflikt janë të vështira për tu identifikuar, një

përkufizim dhe një shpjegim do të ishte i nevojshëm, veçanërisht kur duam të shohim

se si divorci me konflikt shkakton agresivitet dhe ankth tek fëmijёt, të cilët janë pjesë

e tij.

Nё artikullin e tij tё titulluar “How Children Cope With High Conflict Divorce:

How are they harmed and what can parents do to help them”, Livingston-i shprehet

se:

133 Johson R J High Conflict Divorce (1994) Vol 4 No 1, f.165-166

Page 76: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

60

“... njё divorc me konflikt tё lartё ndodh atёhere kur martesa pёrfundon

dhe lufta fillon. Shpesh fёmijёt pёrdoren padashur si pengje nё kёto

aksione të njёrit partner ndaj tjetrit, ndёrkohё qё emocionalisht ndarja

bёhet nё mёnyrё gati tё pёrgjakshme. Vetё fёmijёt gjejnё mёnyra tё

ndryshme pë tu pёrballur me kёto situata, nё njё sistem qё pёrfshin vetё

ata dhe dy prindёr, tё cilёt e pёrbuzin njёri-tjetrin në mënyrë absolute.

Kjo ёshtё njё urrejtje qё vёshtirё tё lehtёsohet me kalimin e kohёs, pasi

kёto ndjenja tё hidhura kanё prirje tё rriten dhe tё skaliten ndёrsa vitet

kalojnё”134.

Mё tej ai arsyeton se:

“... fёmijёt ekspozohen ndaj njё breshёrie fjalёsh, ngjarjesh dhe

mendimesh dhe ata nuk janё tё pёrgatitur pёr tu pёrballur me kёtë situatё

nё mёnyrё tё shёndetshme. Ata duan tё kёnaqin secilin prej prindёrve,

por e kanё tё vёshtirё ta bёjnё kёtё pёr njё periudhё tё gjatё kohe, çka bёn

qё tё vetvendosen karshi formave pёrshtatёse afatshkurtra. Me fjalё tё

tjera, ata mёsojnё t`u thonё prindёrve pikёrisht atё që secili prej prindёrve

dёshiron tё dёgjojё. Kёto deklarata mund tё ndryshojnё tёrёsisht nga

çfarë ai beson dhe mendon realisht, por, nё mёnyrё qё tё shmangë

konfliktin e zgjatur nё kohё, vetё fёmija del nga rruga e tij, pёr tё

shmangur konfliktin prindёror”135.

Dr. Mark Banschick-i, njё terapeut i specializuar nё fushёn e divorceve,

veçanёrisht atyre me karakter konfliktual, i pёrkufizon kёto lloje divorcesh si

“divorce malinje”, duke e krahasuar njё situatё tё tillё me zhvillimin e njё kanceri nё

trupin e njeriut.136

Nё kёto divorce malinje, partnerёt pёrpiqen tё ndajnё jo vetёm kujdestarinё e

fёmijёve, por edhe pjestimin e pasurisё bashkёshortore, apo tё tjera, gjë që ndodh

134Livingston, Bob (2013) “How Children Cope with High Conflict Divorce: How are they harmed and what can parents do to help them?” http://www.mediate.com/articles/livingstone1.cfm 135Livingston, Bob (2013) “How Children Cope with High Conflict Divorce: How are they harmed and what can parents do to help them?” http://www.mediate.com/articles/livingstone1.cfm 136http://divorcesupport.about.com/od/angerandconflict/a/What-Is-A-High-Conflict-Or-Malignant-Divorce.htm

Page 77: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

61

nёn njё tension dhe zemёrim tё shtuar ndaj njёri-tjetrit, tension i cili nuk dёmton

vetёm ata, por edhe fёmijёt e pёrfshirё nё konflikt.

Kressel-i nё (1980) nё analizimin qё i bёn nёntё rasteve tё pёrfunduara tё

ndёrmjetёsimit, shquan katёr modele tё dallueshme, me anё tё tё cilave çiftet shkonin

drejt vendimit pёr divorc. Kёto modele ishin: modeli i ngatёrruar, autik, i

drejtpёrdrejtё dhe i paangazhuar pёr marrjen e vendimit pёr divorc. Nga ana tjetёr

ky klasifikim ёshtё bazuar nё tre dimensione tё ndёrlidhura, tё cilat janё: shkalla e

ambivalencёs drejt marrёdhёnies, frekuenca dhe hapja e komunikimit rreth divorcit,

si alternativë pёr pёrfundimin e marrёdhёnies, si dhe niveli i konfliktit nё tё cilin

merret ky vendim. Niveli shumë i lartё i konfliktit, komunikimi dhe ambivalenca

rreth vendimit pёr realizimin e divorcit, nxorrёn nё pah modelin e ngatёrruar,

nëpërmjet tё cilit çiftet shkojnё drejt procesit tё divorcit. Palёt, që pёrfshiheshin nё

debate pro dhe kundёr divorcit, ishin shpesh tё hidhur me njёri-tjetrin dhe, mё pas,

sёrisht ndryshonin mendjen e tyre. Ata ishin tё paaftё ta linin marrёdhёnien “tё

ikte”137.

Njё ndёr veçantitё e divorceve nё Shqipёri ёshtё pikёrisht natyra e fortё

konfliktuale me tё cilёn realizohen zgjidhjet e martesave. Sikundёr kemi theksuar mё

parё, trashëgimia zakonore dhe kulturore, nuk ndihmojnë nё realizimin e njё divorci

tё paqtё mes çiftit dhe familjeve pёrkatёse.

Nё studimin me titull “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike

tek çiftet shqiptare”, me 150 çifte nё proces divorci nё Gjykatёn e Rrethit Gjyqёsor

Tiranё, ka rezultuar se: “69.2% e divorceve me kërkesë padi vlerësohen si divorce

konfliktuale apo të dhunshme, ku përveç bashkëshortëve në proçes, konflikti

përhapet edhe tek fëmija/ët apo mjediset familjare të secilit prej bashkëshortëve.”

Problematika e të bërit pjesë të konfliktit familjet përkatëse ka rezultuar në shifra të

larta gjatë këtij studimi. Në 57.2% të divorceve konfliktuale familjet bëhen pjesë e

konfliktit138.

Nisur nga kёto tё dhёna, si dhe njё baze tё dhёnash personale me rreth 1600

raste nё proces divorci, natyra e konfliktit dhe shkalla e tij mes palёve nё proces,

ёshtё lehtёsisht e prekshme, jo vetёm nga profesionistё tё fushёs, por edhe nga aktorё

137 Glen A. Gilmour (2004), “High-conflict Separation and Divorce: Options for Consideration”, Presented to: Family, Children and Youth Section Department of Justice Canada, f.17 138 Treska, Valbona (2012) “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, Aktet, Revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. V, Nr.4, f. 592

Page 78: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

62

tё tjerё, tё cilёt pёrfshihen nё zgjidhjen ligjore tё martesёs apo veçimin e palёve pa

arritur nё divorc ligjor.

Rastet e konflikteve mes bashkёshortёve, tё cilёt çojnё deri nё vrasje mes tyre

apo edhe tё familjarёve, janё jo pak herё pjesё e medias audio-vizive dhe shtypit tё

shkruar.

Kёshtu, “Në korrik të vitit 2002 ditën e shpalljes së vendimit të zgjidhjes së

martesës me bashkëshorten nga Gjykata e Tiranës, Roland Cama qëllon për vdekje

vjehrrin, bashkëshorten dhe le të plagosur rëndë vjehrrën. Ai vetvritet pak minuta më

pas. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së çiftit, i cili në atë kohë ishte vetëm 3

vjeç 139”.

Nё arkivёn e shkruar tё lajmeve gjen gjithashtu: “25.03.2005, Artan Pango

qëllon me 4 plumba pistolete gruan dhe tre veten, vdes nё spital.

TIRANË- Shuhet një familje brenda dhjetë minutash. Pango e ka mbiemrin

tragjedia e djeshme. Një 35-vjeçar me origjinë nga Fieri qëllon me katër plumba ish-

bashkëshorten, ndërsa tri plumbat e fundit të karikatorit të pistoletës i zbraz mbi

veten e tij. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të dhjetë minutave, rreth orës 15.30

të ditës së djeshme, disa metra prapa fabrikës së tullave "Edil Centro", në Laprakë,

kur Artan Pango vjen i xhindosur nga një lokal i lagjes, zihet, bërtet me të madhe

dhe qëllon ish-gruan, 29-vjeçare, Jolanda Dedëndreaj, duke i sjellë asaj vdekjen e

menjëhershme. Nga vetë fjalët e të afërmve të vajzës me origjinë nga Tropoja,

mësohet se si motiv për këtë vrasje të dyfishtë ka shërbyer divorci i 13 ditëve më parë

në Gjykatën e Tiranës, kur Jolanda deklaroi para gjykatësit se, "...nuk e duroj dot më

praninë e tij në shtëpi. Dua të ndahem menjëherë nga ky njeri që më ka marrë

shpirtin”140.

Tё tilla raste nuk kanё nevojё pёr asnjё inventar matёs apo koment, pёr tё

kuptuar shkallёn e konfliktit mes palёve. Nga përvoja e njё pune tё gjatё ndёr vite me

kёtё grup njerёzish, vlerёsohet dhe konstatohet se pak gjёra kanё ndryshuar nё thelb

nё divorcin me konflikt qё njё çift realizon, nga viti 2004, kur Kodi i Familjes i

Republikёs sё Shqipёrisё ndryshoi dhe kёto problematika u bёnё mё tё prekshme pёr

psikologun, deri mё sot.

139 Treska, Valbona (2012) “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, Aktet, Revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. V, Nr.4, f. 590 140http://www.arkivalajmeve.com/Vret-gruan-dhe-veten-13-dite-pas-divorcit.147753/

Page 79: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

63

2.5.2. Dimensionet e Divorcit

Pёr tё kuptuar mё mirё divorcin dhe mёnyrёn se si ai ndikon tek secili prej

partnerёve, si dhe mёnyrёn se si merret vendimi, po paraqesim nё vazhdim një

përmbledhje mbi dimensionet e divorceve me konflikt.

Janё pёrcaktuar tri dimensione tё tij:

1. Dimensioni « Domain » është dimensioni i parë i divorceve me konflikt.

Përkufizimi i tij u referohet divorceve, të cilat kanë mosmarrëveshje mbi një

gamë të gjërë problemesh gjatё divorcit, si përshembull: mbёshtetja

financiare, ndarja e pronave, e drejta mbi fëmijët dhe kontakti me ta, apo

vlerat dhe metodat në rritjen e tyre.

2. Dimensioni « Taktik » i referohet mënyrës informale që zgjedhin çiftet e

divorcuara, në mënyrë që të shmangin njëri–tjetrin dhe problemet. Ai mund

t`u referohet gjithashtu mënyrave me të cilat divorci zgjidhet nëpërmjet

marrëveshjes, meditimit apo arbitrimit nëpërmjet gjykatёs.

3. Së fundmi, dimensioni « Sjellor» (Attitudinal), i referohet sasisë së ndjenjave

negative apo armiqësisë tё drejtuar nga palët divorcuese njëri-tjetrit. Kjo

armiqёsi mund të jetë e mbuluar ose e shfaqur hapur.

Sikundёr cituam edhe më sipër, është e vështirë të përcaktosh llojet e

konflikteve nё procese divorci, për aq kohë sa niveli apo natyra e konfliktit mund tё

ndryshojë nga njëri çift në tjetrin apo nga njëri partner në tjetrin. Kjo do të thotë se

shpesh herё konflikti perceptohet sikur vjen vetëm nga njёri partner dhe jo nga

personi i përfshirë. Siç shkruhet edhe nё artikullin rreth konflikteve tё divorcit:

“Njëra palë mund të pёrfshijё mënyra të ndryshme konfliktesh (p.sh., njёra palë

mund tё jetё shmangëse, ndërkohё që pala tjetër mund tëjetë nxitëse për konflikt),

dhe njёra palë mund tё shfaqë më shumë armiqësi se sa pala tjetër”141.

Vlen tё përmendet se pjesa më e madhe e konflikteve fillojnë nё periudhën e

procesit të ndarjes dhe shumë prej tyre zgjasin deri në mbarim të procesit të divorcit.

Kjo tregon se vetë procesi i divorcit në vetvete ka elemente katalizatori për

konfliktet, për aq kohë sa vetё procesi është mjaft angazhues dhe stresues për

personat e përfshirë.

141 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 166

Page 80: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

64

Aspekte tё tjera, që duhen mbajtur nё konsideratё kur analizohet natyra e

konfliktit, janё: faktori gjinor (nëse konflikti i transmetuar nga nëna është i njëjtë me

atëtëtransmetuar nga babai), faktorët ekonomikë, mosha e fëmijëve, ndryshimet

kulturore midis çiftit, e me rradhë. Për të gjitha këto variabla të përmendura më sipër,

kërkimet akademike dhe shkencore mbi divorcet me konflikt apo pa konflikt janë

akoma në proces. Kërkimet shkencore mbi divorcin janë akoma nё fillimet e tyre, me

gjithë përpjekjet për t`i bërë të gjitha këto dallime, si dhe pёr t`iu pёrgjigjur këtyre

pyetjeve tё vlefshme142.

2.5.3. Prindërimi Pararel

Si pasojë e divorcit dhe marrëveshjeve ligjore ose personale, qё realizohen pёr

konkretizimin e tij, ekzistojnë shumë lloje të mёnyrёs sё ushtrimit tё pёrgjegjёsisё

prindёrore ndaj fёmijёve.

Ndёr mёnyrat e prindёrimit, më i suksesshmi midis tyre, është i ashtuquajturi

“prindërimi pararel”, i cili përfshin përpjekjen e pindërve pёr komunikim, si dhe

koordinimin e praktikave tё tyre të prindërimit, nëpërmjet marrëveshjeve për

vizitat143. Qëllimi i prindërimit pararel është që të zvogëlojë nivelin e konfliktit dhe

të sigurojë që detyrat e prindërimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve të plotësohen nga tё dy

prindërit144.

Janë identifikuar tri lloje bashkëprindёrimi nё një studim të bërë nga Maçoby

dhe Mnookin-i, tё cilat janё: Prindërimi Bashkëpunues (29%), Prindërimi Impenjativ

(41%), dhe Prindërimi Konfliktual (24%). Këto stile prindërimi u identifikuan nё një

studim rreth 3-4 vite pas divorcit145. Sipas studimit nё fjalё, gjatë periudhës 3-vjeçare

pas zgjidhjes sё martesёs, ishte e vështirё për çiftet që të ishin bashkëpunues dhe

konflikti tek ta ishte më i pranishëm.

Faktorë të tjerë, të lidhur me praninë e konfliktit gjatё divorcit, janë edhe numri

i fëmijëve, si edhe mosha e tyre. Familjet me fëmijë të vegjël janë më të prirur tё

kenë konflikt të lartë mes bashkёshortёve, nё lidhje me mënyrat e prindёrimit tё 142 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 166 143 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 166 144 Stahl. M. P (1999). “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families”. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Isuue, Numri 3, f. 4. 145 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 167

Page 81: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

65

secilit, si dhe priren tё kenё konflikte ligjore nё nivel mё tё lartё. Po kёshtu, familjet

më të mëdha në numër, rezultuan me më shumë konflikt bashkёpunues se sa familjet

me një fëmijë të vetëm146.

Gjetjet, të cilat tregojnë se një pjesë e madhe e konfliktit vjen si pasojë e

besimit të njërës palë se prindi tjetër nuk është i aftë të jetë një prind i mirë dhe se

praktikat e tij/saj të prindërimit nuk janë efikase dhe pozitive për fëmijën, janё mё tё

shpeshta. Këto vёzhgime u analizuan hollësisht gjatë një studimi tё vonë nga

« California Stateway Study », i realizuar nga Depner dhe kolegët e saj, në mbi 1,669

seanca ndёrmjetёsuese nga gjyqe familjare, nё një grup që përfshinte 93% tё gjithë

personave që kishin kujdestarinё e fёmijёve dhe mundësi takimi brenda

ndёrmjetёsimit dy javor. Në këto seanca u vunë re shumë shqetësime mbi praktikat e

prindërimit të ish-bashkëshortit, të cilat përfshinin: abuzime nё formёn e neglizhimit

tё fëmijës (38%), abuzimit fizik ndaj fëmijës (18%), abuzimit seksual (8%) dhe

rrëmbimit tё fëmijës (6%). Shqetësimet më të mëdha shfaqeshin nё lidhje me

rrezikun e ekspozimit të fëmijës ndaj prindit tjetër, i cili mund tё paraqiste probleme

me varёsinё ndaj substancave (36%) apo veprimtaritë kriminale (7%)147.

Ndarja në vetvete apo largësia fizike me partnerin, bën të mundur gjithashtu

uljen e nivelit tё agresivitetit midis tyre. Në një kampion krahasues tё 60 rasteve të

marra nga një kampion mё i përgjithshëm i rasteve të divorceve, në të cilatçiftet ishin

ndarë për më shumë se dy vjet, agresiviteti fizik ishte 36 herë më i ulët se sa në rastet

e referuara nё seancat gjyqёsore qё kёto çifte kishin realizuar148.

2.5.4. Ankthi dhe agresiviteti, jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek prindërit

në proces divorci.

Faktorë, të cilët provokojnë situatё agresiviteti, janë edhe ato, ku niveli i lartë i

emocionalitetit dhe deformimeve të karakterit, shkaktojnё probleme nё funksionimin

ditor tё individit. Në këtë rast, vlen për tu marrë në konsideratë natyra e

çrrregullimeve të karakterit që individët e përfshirë në divorc kanë, qoftë si rezultat i

situatës stresuese të divorcit, ose jo.

146 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 168 147Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 168 148Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 169

Page 82: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

66

Nga tё dhёnat e siguruara nё studimet lidhur me pёrjetimin e divorcit nga palёt

e pёrfshira nё proces, del nё pah se kёta individё shpesh herë përjetojnë nivele të

larta ankthi dhe probleme temperamenti, por gjithsesi niveli i keqfunksionimit

emocional dhe i shqetësimeve të karakterit te individët e përfshirë në divorce me

konflikt të lartë është studiuar shumë pak deri mё tani. Vëzhgimet e hershme klinike

sugjerojnё se ky grup është i prirur të ketë psikopatologji të lartë, çrregullime

personaliteti dhe probleme tё abuzimit ndaj substancave149.

Philip M. Stal-i, autori i librit « Complex Isuues in Child Custody

Evaluations », shpjegon se shumë procese gjyqёsore tё realizuara pёr divorce me

konflikt të lartë tregojnё se, të paktën njëri prind, shfaq sjellje të larta narciziste,

obsesivo-kompulsive, histronike, paranoide apo shfaq karakteristika tё çrregullimit

borderline tё personalitetit150.

Në vitin 1989, Schaefer-i raportoi një studim katër vjeçar tё 83 prindërve, tё

cilёve u ishin besuar fёmijёt pёr rritje dhe edukim, ½ e të cilëve ishin nëna dhe ½

ishin baballarë. U vu re se rreth 50% e rezultateve të tyre, të nxjerra me « Brief

Symptom Inventory (BSI) », treguan njё panoramë klinike më të varfër se mesatarja.

Në këtë pikë, pyetja kryesore që ngrihet, dhe kjo ndoshta mund tё shërbejё për pyetje

të tjera shkencore në vazhdimësi, është: A ёshtё manifestimi i psikopatologjisë pjesë

e pёshtjellimeve emocionale dhe tipologjisë së karakterit të këtyre individëve apo

vjen si rezultat i situatës së divorcit dhe i gjithë çështjeve ligjore të përfshira në të,

apo ndoshta prindërit, të cilët kanë prirje të kenë një divorc me nivel të lartë

konflikti, zotёrojnё temperament psikopatologjik? Kjo pyetje gjen vështirësi për

përgjigje për aq kohë sa, në situata të larta stresi, është e vështirë të përcaktosh nëse

një individ shfaq simptoma patologjie si rrjedhojё e karakterit apo këto simptoma

janë rezultat i situatave ku individi gjendet151.

Ndoshta një kërkim shkencor i ardhshëm mund të jetë me mjaft vlerë për të

qartësuar më tej kёtё çёshtje dhe t`i japë përgjigje pyetjes së sapongritur.

Nё kёto kushte, duke marrë shkas nga pyetja më sipër, por edhe nga studimet e

realizuara deri mё tani pёr temperamentin psikopatologjik, mund të themi se shumë

prej aspekteve karakteriale si edhe emocionale të individëve, të cilët janë në proces

149 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 169 150 Stahl. M.,P. (1999). “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families”. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Isuue, Numri 3, f. 8. 151 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 169

Page 83: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

67

divorci, ndikohen nga shumë aspekte të divocit, tё tilla si stresi që ai shkakton si

pasojë e situatave të ndryshme ku secila palë ndodhet. Parё nё kёtё kёndvёshtrim,

autori i artikullit « High conflict divorce », Janet, R. Jonson-i shprehet se:

“… në një nivel individual, konfliktet e gjeneruara nga divorci duke

marrё nё konsideratё: poshtërimin, që vjen si pasojë e refuzimit,

dhimbjen, qё vjen si pasojë e humbjes, dhe të gjithë paaftësinë që ndihet

si rezultat i ndryshimeve të papritura, janё elemente tё cilat ndёrveprojnё

me vulnerabilitetin e strukturёs sё karakterit tё disa individёve nё divorc,

duke i bërë ata pjesë të zemëratёs dhe problematikave të njёpasnjёshme.

Në nivel ndёrveprues, kombinimi i dinamikave shkatërruese tё

partnerëve, tё cilat janë në funksion të këtyre konflikteve intrapsikike,

historia e mëparshme e martesës dhe prania e ekperiencës traumatike

gjatë ndarjes, bëjnë të mundur qё partnerët të zhvillojnë këndvështrime

negative dhe të polarizuara të njëri - tjetrit”152.

Philip, M. Stal-i shkruan më tej për këtë çështje:

“… shumë prindër janë të polarizuar, duke e parë veten e tyre si shumë të

mirë dhe partnerin tjetër si shumë të keq. Këta prindër përqëndrohen tek

karakteristikat negative tё partnerit tjetër, të cilat i përforcojnë këto

mendime negative që ata kanë për partnerin, duke bёrё nё kёtё mёnyrё qё

tё trajtojnë çdo konflikt të ri si një verifikim tё perceptimit se sa i vështirë

dhe negativ është partneri tjetër. Këta prindër përjetojnë fajësim kronik

kundrejt palës tjetër, duke patur pak njohuri mbi rolin e tyre në konflikt.

Në shumicën e rasteve ata përjetojnë pak empati për sa i përket ndikimit

të këtij konflikti tek fëmijët e tyre. Ndihen të vetëjustifikuar, duke besuar

se veprimet e tyre janë më të mirat për fëmijët. Pavarësisht se shumë

profesionistë tё përfshirë nё çёshtjet e divorcit, mundohen të

152 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 169

Page 84: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

68

përqëndrohen tek fëmijët, karakteristikat e sipёrcituara, vazhdojnё tё rrinë

të përqëndruara tek konflikti ”153 .

Të gjendur ngushtë në këto rrethana, jo vetëm prindërit, por edhe fëmijët, e

gjejnë veten në një situatë tё mbёrthyer nga presioni i lartë dhe mosmarrëveshjet.

Shumë prej këtyre partnerëve e kanё të pamundur t`i ulin konfliktet, për aq kohë sa

ata e perceptojnë paqen si dobësi. Ata motivohen nga frika se ndoshta komunikimi i

mirё mund të merret si një moment dobësie dhe partneri tjetër mund ta përdorë kёtё

si përparësi sulmi. Në këto rrethana, shumë prej këtyre prindërve e rrisin nivelin e

konfliktit, kur çështja vjen tek kujdestaria e fëmijës. Prindërit me karakteristika

narciziste, mund ta marrin humbjen e kujdestarisё së fëmijës si një goditje personale

për vetёvlerësimin. Për këtë arsye, ata kanë frikë nga humbja e kontrollit dhe, si

rrjedhojë, ndihen të depresuar dhe të braktisur. Nga ana tjetër, prindërit me

karakteristika tё personalitetit borderline, e kanë të nevojshme që të kenë fëmijën

nën kujdes, pёr tё ruajtuar nё kёtё mёnyrё kaosin e tyre të brendshëm dhe inatin154.

Të gjitha dinamikat e përmendura më sipër, në lidhje me keqfunksionimin

midis partnerëve, si pasojë e procesit divorcit ose jo, sjellin rezultate mjaft negative

në nivel emocional tek fëmijët. Marrëdhëniet keqfunksionale në familje, të cilat janё

produkt i konflikteve ndёrprindërore dhe intrapsikike, dhe veçanërisht shqetësimet në

marrëdhënien prind-fëmijë, mund të çojnë në një simptomatologji emocionale dhe të

sjelljes tek fëmijët (veçanërisht tek fëmijët më të vegjël dhe djemtë)155.

Duke qenë kështu, vëmendja zhvendoset tek mirëqënia psiko – sociale e

fëmijëve nё proces divorci. Në mënyrë që të kuptojmë këtë, duhet të shohim më nga

afër se në çfarë rrethanash fëmijët ndikohen nga divorci me konflikt dhe në çfarë

mënyrash ata janë të disavantazhuar nga moshatarët e tyre156.

Janë bërë një numër i lartë kërkimesh dhe studimesh në mënyrë që tё shihet se

si situatat stresuese dhe të vështira të divorceve ndikojnë në mirëqënien psikologjike

të fëmijёve të përfshirë nё to. Rëndësia e këtyre studimeve duhet të shtrihet në

153 Stahl, M.P. (1999). Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Isuue, Numri 3, f. 10. 154 Stahl. M.,P. (1999). “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families”. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Isuue, Numri 3, f. 12. 155 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f. 670-171. 156 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f. 171.

Page 85: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

69

efektet afatgjata që divorci mbart tek fëmijët. Studimet kanë treguar se konflikti

midis partnerëve gjatë procesit të divorcit shoqërohet me më shumё probleme në

sjelljen e fëmijëve, me vështirësi emocionale, dhe ulje në përformancën sociale të

këtyre fëmijëve, krahasuar me familjet pa konflikt157.

Këndvështrimet e studimeve në lidhje me efektet e divorcit tek fëmijët kanë

ndryshuar me kohën. Kërkimet shkencore të hershme kanë argumentuar se ndarja e

prindërve dhe divorci kanё vetëm një ndikim me afat të shkurtër tek mirëqënia e

fëmijëve dhe se kanë prirje të zhduken me kalimin e kohёs, ndёrkohё qё, kërkime tё

tjera të mëtejshme kanë treguar se situata stresuese, dhe lloji i marrëdhënies së

prindërve para martesës, mund të ndikojë tek fëmijët për njё kohë më të gjatë,

sidomos në rastet kur dhuna apo abuzimi emocional ka vazhduar edhe pas divorcit158.

Siç e kemi përmendur edhe më sipër, studimet tregojnë gjithashtu se djemtë kanë më

shumë tendencё të shfaqin probleme tё sjelljes, nё krahasim me vajzat, të cilat

shfaqin më shume probleme dhe shqetësime emocionale.

Në aspektin e treguesve të simptomatologjisë, studimet kanë treguar se fëmijët

të cilët janë më të ekspozuar ndaj agresivitetit midis prindërve, shfaqin intensitet mё

tё lartё simptomash, nё krahasim me ata fëmijë, të cilët nuk përjetojnё agresivitet

midis prindërve. Simptomatologjitё janё veçanërisht më të pranishme tek fëmijët, tё

cilët janë të abuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë159.

157 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 172 158 “The Well Being of Children Following Parental Separation and Divorce Reseach Consortium. Literature Review, f.2. 159 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce” Vol. 4, No 1, f. 172

Page 86: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

70

2.6. ALIENIMI PRINDËROR

2.6.1. Çfarë është Alienimi Prindëror?

Gardner (1985) ishte i pari që përdori termin « Sindroma e alienimit

prindëror », i cili i referohet një grupi të caktuar sjelljesh dhe qëndrimesh, ku

simptomat e sjelljes dhe ato emocionale janë vëzhguar midis prindërve dhe fëmijëve

të tyre160. Një pjesë e mirë e fëmijëve, të përfshirë në çeshtjet e zgjidhjes së

martesave, formojnë aleanca hakmarrëse, të cilat Wallerstein-i, Johnson-i dhe

kolegët e tyre i kanë quajtur “Aleanca prindërore” ose “Sindroma Medea”, ndërkohë

që Gardner-i i cilësoi këto qëndrime dhe sjellje si “Sindroma e alienimit prindëror”.

Sipas konceptit të hedhur nga Gardner-i, Sindroma e alientimit prindëror përfshin

shumë më tepër se sa thjesht një shplarje të mendjes (sygjestionim i fortë). Ai

përfshin faktorë të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm brenda prindit “të

preferuar” nga fëmija, të cilat kontribuojnë në ndikimin prindëror të alienimit të

fëmijës. Për më tepër, dhe kjo është mjaft e rëndësishme, përfshin faktorë që lindin

tek fëmija në mënyrë të pavarur nga ndikimi prindëror, të cilat ushqejnë zhvillimin e

kësaj sindrome. Gardner-i shton më tej se fëmija bëhet i fiksuar me urrejtjen ndaj

prindit të alienuar. Kjo urrejtje bëhet e natyrshme dhe fëmija mund edhe të justifikojë

alienimin si pasojë e “zënkave të parëndësishme” me prindin “e urryer”.161

Sindroma e alienimit prindëror është më e pranishme në rastet kur procesi i

martesës përmban nivel të lartë konflikti, ku palët nuk kanë arritur të gjejnë

rrugëzgjidhje të përbashkëta lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë

prindërore ndaj fëmijëve, ku inati dhe zemërimi i bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit

nuk i lë vend arsyetimit racional, apo në rastet kur vendimi për zgjidhje martese është

i njëanshëm dhe pala tjetër, e gjendur e papërgatitur për këtë ndryshim, përpiqet të

hakmerret, duke keqpërdorur fëmijët. Thuajse të gjitha zgjidhjet e martesave me

konflikt kanë elemente të theksuara të alienimit prindëror dhe jo vetëm. Këtu kemi

parasysh rastet ku alienimi nuk vihet re vetëm ndaj prindit të alienuar, por shkon më

tej, duke përfshirë edhe familjen e tij, apo rrethin shoqëror.

160 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”, E sponsorizuar nga American Counseling Association, f. 2. 161 Manual “Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit”. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.313.

Page 87: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

71

Në këto raste, prindërit bëhen aq shumë argumentues, sa që metoda si

meditimi, apo përdorimi i alternativave multidimensionale, janë pothuajse të

pamundura. Të gjithë profesionistët, të cilët përballen me familje të veçuara, apo në

proces zgjidhje martese, kanë vërejtur fëmijë, të cilët nuk janë të gatshëm të

shpenzojnë kohën e tyre me të dy prindërit në mënyrë të barabartë, ose nuk pranojnë

të bëjnë një gjë të tillë. Pra, me fjalë të tjera, kanë një prind të preferuar më shumë se

tjetrin. Për disa fëmijë, ky është një reagim i përkohshëm i procesit të dhimbshëm të

ndarjes. Për të tjerë është një reagim i përkohshëm, që zgjat për shkak të

marrëdhënies konfliktuale apo abuzive që kanë patur me një prind apo me të dy para

apo gjatë ndarjes162. Në këtë mënyrë, është normale për fëmijët që të jenë indiferentë

dhe të ftohtë ndaj prindërve të tyre.

Disa nga faktorët që ndikojnë dhe që lidhen me marrëdhënien ndërprindërore

tek Sindroma e Alienimit Prindëror, janë:

Fëmija gjëndet në mes të një konflikti intensiv ndërprindëror.

Konflikti prindëror vazhdon edhe pas ndarjes.

Faktorë që lidhen me prindin alienues:

Stili tolerant i prindërimit, i ngrohtë, por me pak rregulla apo kufizime,

ndërkohë që prindi tjetër i alienuar ka një stil më autoritar dhe më të ashpër.

Prindi e përjeton ndarjen si një braktisje të plotë.

Programim, qëndrime dhe besime negative ndaj prindit tjetër.

Histori sjelljesh abuzive, si abuzim emocional, fizik apo edhe seksual të

fëmijës apo partnerit gjatë marrëdhënies.163

Ka patur shumë argumente midis profesionistëve të shëndetit mendor dhe ata

ligjorë, nëse kjo gjëndje, në të cilën prindërit e gjejnë veten gjatë divorcit, përmban

simptomat e një psikopatologjie deri në atë nivel sa të klasifikohet në kategorinë e

një sindrome. Shumë studiues kanë shpenzuar kohë të konsiderueshme në studimet e

tyre për të parë më gjërësisht se çfarë ndodh midis marrëdhënies së një prindi dhe

fëmijëve të tyre, kur alienimi ështe i pranishëm. Sipas Kelly-t dhe Johnson-it (2001),

një fëmijë i alienuar është ai, i cili, në mënyrë të vazhdueshme dhe të hapur, shpreh

dhe përsërit ndjenja negative të paarsyetuara dhe mosbesim, si përshembull: inat,

162 Manual “Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit”. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.315. 163 Manual “Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit”. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.317.

Page 88: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

72

urrejtje, mospranim, dhe frikë, kundrejt njërit prind apo të dyve, të cilat janë në

mospërputhje me ndjenjat dhe përvojat e mëparshme të këtyre fëmijëve ndaj prindit

në fjalë164. Eddy (2010) këmbënguli që të bëhet dallimi midis Sindromës së

Alienimit Prindëror dhe Prindërimit Paralel, sepse Sindroma e Alienimit Prindëror ka

tendencë të shfaqë më shumë sjellje vetëfajësimi dhe gjykim të dobët165.

Shumë profesionistë argumentojnë se procesi i alienimit mund të ndodhë tek

prindërit edhe si pasojë e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve, në mënyrë që t`u

besohet kujdestaria e fëmijëve, duke viktimizuar veten e tyre. Kjo mund të bëhet

edhe nga ana e partnerëve abuzivë, në mënyrë që të mbrojnë veten nga akuzat e

dhunës psikologjike dhe fizike që ata mund të kenë ushtruar166.

Alienimi prindëror shfaqet në forma të ndryshme tek fëmijët. Wallerstain-i e

përshkruan kështu ndikimin që ai ka në jetën e fëmijëve të alienuar :

“… nëse njëri apo të dy prindërit shfaqin modelin Medea të sjelljes, kjo

ka ndikim në sjelljen e mëvonshme të fëmijëve. Disa rriten me ndërgjegje

të deformuar, sepse kanë mësuar se si t’i manipulojnë njerëzit si rrjedhojë

e sjelljeve të prindërve të tyre. Disa të tjerë rriten me nje ndjenjë të madhe

zemërimi, për shkak se e kanë kuptuar që janë përdorur si armë. Disa

fëmijë të tjerë rriten me ndjenjën e fajit, vetë-vlerësim të ulët dhe gjendje

të përsëritura depresive, ndërsa disa të tjerë dëshirojnë në mënyrë të

dëshpëruar për të shpëtuar njërin nga prindërit dhe vuajnë kur kuptojnë se

nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë. Disa fëmijë të tjerë krijojnë ndjenja

neverie për të dy prindërit. Të gjithë fëmijët, viktimë e këtij fenomeni,

ndiejnë se askush nuk shfaq një përkujdesje të vërtetë për nevojat e tyre.

Ata e dinë se janë kthyer thjesht në një zgjatim të zemërimit të prindërve

të tyre”167

164 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”. E sponsorizuar nga American Counseling Association. Vistas Online. f. 3. 165 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”. E sponsorizuar nga American Counseling Association. Vistas Online, f. 3. 166 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”. E sponsorizuar nga American Counseling Association. Vistas Online. f. 5. 167 Manual Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.319.

Page 89: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

73

Alienimi prindëror mund të shmanget me ndihmën e profesionistëve të

shëndetit mendor edhe pse, shpeshherë, kjo është një punë mjaft e vështirë, pasi nuk

ka mjete dhe instrumente të duhura për të matur alienimin prindëror dhe efektin që ai

mbart tek fëmijët apo tek personat e prekur. Duhet theksuar se, edhe pse

konsiderohet si një sindromë, sindroma e alienimit prindëror nuk njihet dhe nuk

ekziston në Manualin Statistikor dhe Diagnostikues të Çrregullimeve Mendore

(DSM-IV) dhe profesionistë të shëndetit mendor nuk pajtohen me mendimin se ky

fenomen i plotëson kriteret për të qenë një sindromë psikiatrike168.

2.6.2. Divorci me konflikt të lartë dhe alienimi prindëror

Siç u përmend edhe më sipër, fëmijët, të cilët përjetojnë alienim prindëror,

shpesh herë tregojnë ndjenja frike, mërzie, inati dhe armiqësie. Ata mund të

përjetojnë gjithashtu ndjenja të pështjelluara apo dhimbje, por pjesën më të madhe të

kohës e fshehin këtë nga të tjerët përreth tyre. Kur fëmijët rrethohen nga prindër, të

cilët vuajnë nga alienimi prindëror, ata shfaqin vështirësi në çështje si vendim-marrja

dhe shprehja e emocioneve. Për këtë arsye, profesionistët e shëndetit mendor

përballen me një sfidë shumë të madhe kur punojnë më këta fëmijë, pasi u duhet që

të thyejnë çdo pengesë emocionale, që këta fëmijë kanë vendosur më parë me

prindërit e tyre169. Moore (2013) diskuton aspektet e dëmit emocional që shkaktohet

tek këta fëmijë apo prindër, nëse këshilluesit nuk janë të familjarizuar me dinamikat

e divorceve me konflikt të lartë. Kjo vjen si pasojë e faktit se fëmijët, në shumicën e

rasteve, nuk tregojnë shumë nga dinamikat e ndodhura në familjen e tyre, ndërkohë

që shumë prindër, nuk pranojnët`i bëjnë të ditur këshilluesit se ata janë në proces

divorci. Duke qenë në mes të një situate, e cila ka mungesë transparence dhe

informacioni, këshilluesi mund të dështojë në dhënien e ndihmës së duhur tek këto

familje, duke bërë që fëmija të ndihet më i alienuar dhe, si rrjedhojë, të përforcojë më

tej alienimin prindëror në familjen e tij.

168 Manual Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me Çështjet për të Miturit. Për Avokatë. Tiranë, 2011, f.311 169 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”. E sponsorizuar nga American Counseling Association. Vistas Online, f. 7.

Page 90: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

74

Treska. V, në studimin e vitit 2011, me titull : « Lufta në familje gjatë divorcit.

Fëmijët dhe alienimi prindëror », në të cilin janë analizuar historitë personale të 60

çifteve në proces divorci në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe janë vlerësuar

nga afër 83 të mitur, është konstatuar se nga 60 historitë e divorcit në proces, të

marra në këtë studim, në 43.3% të tyre u hasën elemente të alienimit prindëror të

moderuar dhe të rëndë170. Në studim u vu re gjithashtu se, sipas rezultateve të

përftuara, në rastet e alienimit prindëror të konstatuar, 42.8% e tyre ishin fëmijë të

moshës parashkollore dhe në 35.7% të rasteve fëmijët e alienuar janë adoleshentë ose

në fillim të adoleshencës.

Vërehet se ka një prirje të madhe për të hasur më shumë elemente të alienimit

të moderuar dhe të rëndë tek parashkollorët. Dëmtimi, që i bëhet në këtë rast

marrëdhënies fëmijë - prind i shënjestruar, është më i madh, duke marrë parasysh

këtu se jemi ende në vitet e para të ndërtimit të marrëdhënies atashuese”171.

Në lidhje me prindin, i cili shfaqet më shpesh alienues, rezultatet e studimit në

fjalë arritën në përfundimin se, në 39.2% të kampionit, prindi alienues ishte nëna

dhe, rrjedhimisht, prindi i shënjestruar ishte babai, ndërsa në 32.1% prindi alienues

ishte babai dhe, rrjedhimisht, prindi i shënjestruar nëna. Gjatë analizës së rezultateve

doli gjithashtu në pah se në 28.5% të rasteve të marra në shqyrtim, të dy prindërit

shfaqeshin alienues në të njëjtën kohë dhe të dy bashkëshortët ishin përgjegjës të

dëmtimit të marrëdhënies atashuese të fëmijës me secilin prej tyre”172.

Format e alienimit të prindërve janë të ndryshme, por qëllimi final është

gjithmonë ai i dëmtimit të marrëdhënies së fëmijës me prindin e shënjestruar:

Forma më e rëndë e shfaqur e alienimit prindëror është sjellja mospranuese

sistematike që vetë fëmija/ët i bëjnë prindit të shënjestruar. Në 39% të rasteve të

alienimit fëmijët shfaqnin mospranim, ankth dhe mungesë dëshire për të kontaktuar

me prindin tjetër, duke e perceptuar si prind të keq:“.... Adela 15 vjeç jo vetëm

170Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 507 171Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 507 172Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 508

Page 91: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

75

përsëriste të njëjtat fjalë negative për të ëmën, sikundër i ati, por dhe intonacioni i

zërit mes tyre ishte i njëjtë gjatë këtyre pohimeve.”173

Sipas rezultateve të nxjerra nga studimi, vërehet se alienimi prindëror ndodh

gjithashtu nën trysninë edhe të familjarëve, veçanërisht të gjyshërve të secilës palë.

Konteksti ynë kulturor, ku divorci mes dy bashkëshortëve vazhdon të jetë

divorc mes dy familjeve, përfshin në luftën për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore

edhe këta aktorë.

Dëshira për të qenë fitimtarë në luftën gjatë divorcit, dëshira e ndërgjegjshme

dhe e pandërgjegjshme për të dëmtuar sa më shumë psikologjikisht palën tjetër,

vlerësohet të jenë ndër faktorët kryesorë të sjelljes alienuese të familjarëve.

Vlerësohet gjithashtu se mjedisi i vogël fizik ndikon në transmetimin e

drejtpërdrejt tek fëmija të të gjitha emocioneve dhe opinioneve negative të familjes

mbi prindin e shënjestruar174.

“...Fëmijët të cilët kanë vuajtur efektet e alienimit prindëror në fëmijërinë

e tyre, kanë prirje të kenë probleme në marrëdhëniet që krijojnë në moshë

të rritur, veçanërisht nëse nuk kanë marrë asnjë ndihmë për gjendjen e

tyre gjatë fëmijërisë. Ndjenjat e alinenimit të pranishme tek një fëmijë,

mund të shkaktojnë ndjenja me nivele të larta inati dhe zemërimi, të cilat

lënë vend për ndjenja të tjera negative të tilla si paqëndrueshmëri

emocionale, shpërthime të papritura, inat, si dhe sjellje të tjera jo të

shëndetshme”175.

173Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 508 174 Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 508 175 Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”. E sponsorizuar nga American Counseling Association. Vistas Online, f. 5.

Page 92: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

76

2.7. RIPËRTËRITJA (RESILIENCE)

2.7.1. Përkufizime mbi “Ripërtëritjen” (Resilience)

Resilience përkufizohet si një dukuri universale. Kryesisht resilience i

referohet përshtatjes pozitive apo aftësisë për të ruajtur apo për të rifituar mirëqënien

e shëndetit mendor, pa përjetuar ndryshime apo lëkundje176. Bazuar në kërkime

bashkëkohore akademike, përkufizimet mbi Resilience-n kanë patur zhvillime të

ndryshme, duke u zbatuar në fusha si psikologjia, psikiatria, sociologjia, si dhe në

disiplinat biologjike. Përveç kësaj, e gjitha pyetja shtrohet nëse Resilience është një

element biologjik, apo një faktor, i cili merr formë si pasojë e një ngjarjeje stresuese.

Një përkufizim i ngushtë e përcakton Resilience-n si një karakteristikë personale, e

cila aktivizohet pas përjetimit të një episodi të shkurtër traumatik177.

Në fillimet e tyre, kërkimet shkencore mbi Resilience-n përqëndroheshin tek

ndryshimet psikologjike dhe « asetet » e karakterit tek fëmijët, të tilla si : funksioni

intelektual apo përzgjedhja e pikave të forta dhe të dobëta të individit. Kërkimet

bashkëkohore hedhin një tjetër dritë mbi këtë fenomen, duke u marrë edhe me

ngjarje specifike në jetën e një fëmije, të cilat mund të shtyjnë në divorc, të tilla si:

prindërimi negativ, varfëria, mungesa e strehimit, luftërat, sëmundjet fizike, etj.

Gjithmonë e më shpesh, vëmendja ndaj këtij fenomeni është zhvendosur në

kontributin e sistemeve të tilla si: sistemi i familjes dhe ai shoqëror, shërbimet,

grupet dhe bashkësitë. Këto sisteme ndihmojnë individët që të përshtaten me

ndryshimet e papritura në jetën e tyre178.

176 Herrman H., Stewart E.D., Diaz-Granados M, DPhil B. L. E., Jackson B., Yuen T., (2001),“What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie”,Vol 56, no 5. f.259. 177 Herrman H., Stewart E.D., Diaz-Granados M, DPhil B. L. E., Jackson B., Yuen T., (2001). “What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie »,Vol 56, no 5. f.259. 178 Herrman H., Stewart E.D., Diaz-Granados M, DPhil B. L. E., Jackson B., Yuen T., (2001), “What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie”,Vol 56, no 5. f.259.

Page 93: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

77

2.7.2. Efektet e divorcit tek Ripërtëritja (Resilience)

Veçanërisht tek fëmijët, Resilience përkufizohet si një përshtatje pozitive apo e

mirë ndaj një stresi të lartë kundrejt rrethanave stresuese. Fëmijët Resiliente kanë

mësuar se si të presin dhe si të përshtaten me vështirësitë në jetën e tyre179.

Dukë qënë se divorci është një realitet i mbushur me ndryshime mjaft të mëdha

në jetën dhe psikologjinë e personave që e përjetojnë atë, fëmijët janë ata, të cilët

ndikohen drejtpërsëdrejti nga ky fenomen. Kërkimet shkencore tregojnë se

marrëdhënia midis divorcit dhe mirëqënies së fëmijëve nuk është një faktor i izoluar,

i ndikuar vetëm nga situatat kur ndodh divorci. Në fakt, dëmet e shkaktuara nga

divorci zgjasin për një kohë më të gjatë dhe kanë efekt negativ tek fëmijët180.

Por, pavarësisht se gjatë jetës fëmijët përjetojnë një sërë situatash stresuese,

divorci përbën një nga shkaktuesit me të lartë të stresit tek ta. Sipas Joanne Pedro-

Carroll-it, dhe Sheryl H. Jones, autorët e artikullit« Fostering Children’s Resilience

After Divorce », nga perspektiva e një fëmije, divorci i prindërve është një prej

ndryshimeve më të padëshirueshme në jetë për vetë fëmijën181. Edhe pse në shumë

raste divorci shërben si zgjidhje e shumë konflikteve në marrëdhënie, përsëri

fëmijëve u duhet të përjetojnë dhe të jenë pjesë e shumë ndryshimeve të padëshiruara

dhe të papritura, në të cilat ata ndihen të pafuqishëm. Ndonëse ndryshimet në

temperament dhe situatat, në të cilat ndodh divorci, ndryshojnë nga njëri fëmijë tek

tjetri, nga studimet e bëra, rezulton se ata përjetojnë stres të konsiderueshëm. Pra,

edhe pse ka shumëllojshmëri për mënyrën se si fëmijët reagojnë ndaj divorcit, përsëri

fëmijët e përjetojnë në mënyrë negative realitetin ndaj tij. Mërzi, ankth, inat, ndjenja

faji, pështjellim, konflikte besimi si edhe mall për prindin e munguar, janë reagimet e

para tek këta fëmijë182.

179 Betty J.A (1997), “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”, Fort Hays State University Summer, f. 6 180 “The Well Being of Children Following Parental Separation and Divorce” Reseach Consortium. Literature Reviw, f. 2. 181 Pedro-Carroll, (2001), Hetherington, Stanley-Hagan, & Anderson, (1989), Oppawsky, (1991), Clulow, 1990 in Pedro-Carroll. J., & Jones. H. Sh. Fostreing Childre`s Resilience After Divorce. “A Play-based Preventive Intervention toFoster Children’s Resilience in the Aftermath of Divorce”. Children’s Institute, University of Rochester f.3. 182 Pedro-Carroll, (2001), Hetherington, Stanley-Hagan, & Anderson, (1989), Oppawsky, (1991), Clulow, 1990 in Pedro-Carroll. J., & Jones. H. Sh. Fostreing Childre`s Resilience After Divorce. “A Play-based Preventive Intervention toFoster Children’s Resilience in the Aftermath of Divorce”. Children’s Institute, University of Rochester, f.4.

Page 94: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

78

Siç u përmend edhe me sipër, kur jepet vlerësimi i gjendjes emocionale dhe

psikologjike tek fëmijët me prindër të divorcuar, duhen marrë parasysh një kategori

faktorësh. Faktorët individualë janë ato më të rëndësishëm kur shtrohet pyetja: Përse

disa fëmijë e përjetojnë me më shumë vështirësi ndarjen e prindërve të tyre se fëmijët

e tjerë, edhe pse rrethanat e divorcit janë të ngjashme? Në mënyrë që të kemi një

këndvështrim më të qartë mbi këtë pyetje, le të japim një tablo më konkrete mbi

natyrën dhe ndryshimet e faktorëve individualë dhe karakterin tek fëmijët, dhe të

shohim se si përbërja unike e këtyre elementëve ndikon në përjetimin e vetë fëmijëve

ndaj divorcit.

Sipas Hetherington-it, ekzistojnë dy faktorë, të cilët janë thelbësorë tek një

fëmijë gjatë procesit të përshtatjes me ndarjen e prindërve të tyre. I pari ka të bëjë me

temperamentin e fëmijës dhe i dyti me zhvillimin e tij në momentin që ndodh ndarja.

Fëmijët, që kanë temperament më të qetë, që janë të përgjegjshëm dhe që kanë

ndjeshmëri shoqërore, janë ata të cilët e përjetojnë më pozitivisht divorcin. Nga ana

tjetër, edhe mosha e zhvillimit të fëmijës gjatë prishjes martesore, sjell dallim në

përjetimin e divorcit. Studimet kanë treguar se fëmijët parashkollorë e përjetojnë me

më shumë vështirësi ndarjen, se sa fëmijët më të rritur. Sa më të vegjël të jenë

fëmijët, aq më i papjekur është sistemi i tyre konjitiv dhe formimi emocional,

elemente të cilat e bëjnë mjaft të vështirë për ta që të kuptojnë situatën ku

ndodhen183.

Përshtatja me ndryshimet e papritura në jetën e një individi, mund të jetë mjaft

sfidues për ta. Studimet kanë identifikuar gjithashtu një sërë faktorësh individualë

lidhur me cilësinë e përshtatjes së fëmijëve ndaj divorcit184. Ndjenja vetë-fajësimi,

keqkuptime, dhe cilësimet e papërshtatshme, rrisin rrezikshmërinë e vështirësive tek

këta fëmijë. Në këtë mënyrë, masat parandaluese, të cilat përqëndrohen në zhvillimin

e cilësive përshtatëse, sqarimin e paqartësive, dhe dhënia e cilësimeve të caktuara

problemeve të prindërve, kanë sjellë përshtatshmëri më të lartë tek fëmijët. Ata kanë

nevojë të përshtaten me situatën pas divorcit, gjë e cila kërkon shumë mund dhe

183 Costa – Nunes. A.R., & Lamela. J.P.V.D., & Figueiredo. C. F. B., (2009),“Psychosocial Adjustment and Physical Health in Children of Divorce”. Journal de Pedatria, f.387. 184 Pedro-Carroll. J., & Jones. H. Sh. “Fostreing Children`s Resilience After Divorce. A Play-based Preventive Intervention toFoster Children’s Resilience in the Aftermath of Divorce”. Children’s Institute, University of Rochester, f.4-5

Page 95: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

79

përpjekje nga ana e tyre. Për këtë arsye, është e rëndësishme që tek fëmija të

inkurajohet i ashtuquajturi « mendimi pozitiv » dhe të rritet aftësia për zgjidhjet e

problemeve, aftësi të cilat zhvillojnë Resilience-n (Ripërtëritjen) tek fëmijët.

Faktorët zhvillues të një fëmije luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm në mënyrën

se si ata e përjetojnë divorcin. Përveç ndikimit të faktorëve të karakterit, mosha e

fëmijës si edhe niveli konjitiv, emocional, apo fizik i tyre, janë faktorë për tu marrë

në konsideratë. Fazat e zhvillimit ndikojnë dukshëm në varësinë e fëmijës ndaj

prindërve dhe miqve të tij, perceptimeve të tij ndaj ndryshimeve në familje, ndikojnë

në strategjitë e tyre përshtatëse dhe mekanizmat mbrojtës185. Kërkues akademikë si

Wallerstein-i dhe Kelly (1980), kanë vënë në dukje se efektet e para të divorcit

ndikojnë drejtpërsëdrejti tek zhvillimi i fëmijëve. Një numër i lartë studimesh ka

treguar se zhvillimi i fëmijëve është i lidhur me reagimin që vjen si pasojë e

ndarjes186.

Gjithsesi, këto studime janë shpeshherë kontradiktore, pasi përkufizimi i

Resilience-s bazohet në moshën dhe zhvillimin e fëmijës në periudhën që ajo ndodh.

Për këtë arsye, studime mbi Resilience-n e fëmijëve përqëndrohen në kompetencat

rreth një faze specifike zhvillimi, duke përfshirë në të ndikimin edukues, zhvillues

dhe emocional të fëmijës187.

2.7.3. Ripërtëritja (Resilience) dhe atashimi prindëror

Siç kemi përshkruar edhe më sipër në këtë studim, zhvillimi pozitiv i fëmijëve

ështëi lidhur ngushtë me marrëdhënien që ata kanë me kujdestarët e tyre primarë,

veçanërisht me nënën. Në këtë mënyrë, studimet e përmendura më sipër citojnë se

fëmijët u përgjigjen ose pasqyrojnë në shumicën e kohës reagimin emocional të

prindërve, ose kujdestarëve kryesorë të tyre188. Shumë studiues të tjerë mendojnë se

reagimi emocional i fëmijëve ndjek linjën e përshkruar nga historiku dhe përvojat e

185 Pedro-Carroll. J., & Jones. H. Sh. “Fostreing Children`s Resilience After Divorce.A Play-based Preventive Intervention to Foster Children’s Resilience in the Aftermath of Divorce”, Children’s Institute, University of Rochester, f.9. 186 Betty.J.A. (1997), “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Intervention”, Fort Hays State University Summer, f. 5. 187 Herrman. H., Stewart.E.D., Diaz-Granados. M., DPhil. B. L. E., Jackson. B. Yuen. T. (2001), « What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie », Vol 56, no 5. f.259. 188 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”. Fort Hays State University Summer, f. 6.

Page 96: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

80

divorcit, për aq kohë sa prindërit i përcjellin, në mënyrë verbale ose jo, emocionin

dhe mesazhet e tyre tek fëmija. Bazuar mbi të dhëna konkrete studimesh mbi efektet

e divorcit, ka rezultuar se fëmijët parashkollorë, (mosha tre deri në pesë vjeç), kanë

pak njohuri mbi situatën në familje për shkak të zhvillimit të tyre konjitiv. Ata

shpeshherë ndihen të frikësuar dhe të pasigurtë, përjetojnë makthe dhe ëndrra të

këqija, dhe bëjnë prapa në sjellje më fëmijërore. Fëmijët shkollorë, të cilët kanë

zhvillim më të lartë konjitiv dhe emocional, e shohin më konkretisht situatën.

Fëmijët e moshës 6 deri në 8 vjeç e percpetojnë gjithë situatën e divorcit si të

ndodhte për shkak të tyre dhe, si rrjedhojë, përjetojnë më shumë ndjenja faji, duke

besuar se divorci vjen si pasojë e fajit të tyre (p.sh.nëse unë nuk do isha i keq, babi

nuk do të kishte ikur). Fëmijët e kësaj moshe shpeshherë kanë besime të pabazuara,

se familja do të bashkohet sërish. Mosha 9 deri në 12 vjeç është koha kur fëmijët

zhvillohen më shpejt dhe drejtohen tek prindërit e tyre për mbështetje dhe siguri. Në

këtë moshë ata priren të inatosen më shumën daj prindit, të cilin ata fajësojnë për

divorcin. Në këtë rast ata marrin ndonjëherë rol mbështetës dhe mbrojtës ndaj

prindërve të tyre, duke u shqetësuar për problemet që ata kanë. Për shkak të

shqetësimeve të përjetuara gjatë kësaj faze, këta fëmijë shfaqin më shumë

simptomatologji somatike, përfshirje në sjellje problematike (si përdorim

substancash, vjedhje, apo marrëdhënie seksuale të hershme), apo përjetojnë rënie në

nivelin e tyre mësimor189.

Ashtu siçka vënë në dukje edhe Zinsmeister-i (1996) në një nga studimet e tij,

fëmijët e ekspozuar ndaj divorcit ishin dy herë më të prirur të përsërisnin vitin

shkollor dhe pesë herë më të prirur të përjashtoheshin nga shkolla190.

Studime të hershme të bëra në këtë fushë kanë sugjeruar se djemtë, më shumë

se vajzat, janë dhjetë herë më shumë të prirur të përjetojnë trauma si pasojë e

divorcit gjatë zhvillimit të tyre. Këto studime tregojnë se djemtë kanë më shumë

probleme me shkollën dhe përshtatjen se vajzat191. Gjithashtu, ato identifikuan të

ashtuquajturin “efektin e fjetur” tek vajzat, një problem i cili bëhet më i dukshëm në

189 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State University Summer.f.9. 190 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State University Summer.f.11. 191 Corcoran. O.K. (1997). “Psychological and emotional Aspects of Divorce”. f.3.

Page 97: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

81

kohën që vajzat hynë në moshën madhore192. Në një studim të bërë nga Wallerstein-i

(1984), dy e treta e të gjithë fëmijëve pjesëmarrës, treguan shenja stresi, dhe gjysma

e tyre kanë vazhduar të jenë të dërrmuar nga divorci gjatë gjithë jetës së tyre. Pesë

vjet më vonë, mbi një e treta e fëmijëve, të cilët morën pjesë në studim, ishin ende të

prekur nga divorci, (madje edhe më shumë sesa ishin të prekur në fillim), dhe një e

treta e tyre vazhdonin të përjetonin shqetësime psikologjike. Pas një dekade, një

numër mjaft i lartë prej tyre vazhduan të ishin të inatosur me prindërit lidhur me

divorcin, 45% e këtyre fëmijëve u paraqitën mirë, 14% kishin sukses në disa fusha

duke dështuar në të tjera, dhe 41% ishin ende duke u paraqitur dobët në të gjitha

fushat e jetës së tyre. Fëmijët e grupi të fundit po hynin në moshë madhore të

shqetësuar, të parritur, me vetë-vlerësim të ulur, duke u bërë burra edhe gra mjaft të

inatosur193.

Në lidhje me çështje si depresioni, apo probleme të tjera emocionale, shumë

prej tyre ndiejnë dhimbje mbi fëmijërinë e tyre dhe frikë mbi vetë martesën dhe

fëmijët që do të kenë në të ardhmen. Rreth një e treta e grupit kishin shumë pak ose

aspak ambicie mbi dhjetë-vjeçarin e tyre të ardhshëm. Shumë prej tyre shprehnin një

ndjesi pafuqie, nevoje, si edhe cënueshmërie, ndërsa tjetër një pjesë e mirë prej tyre,

edhe pse në moshë madhore, e identifikonin divorcin e prindërve si faktor kryesor

ndikues në jetën e tyre194.

Siç kemi përmendur edhe më sipër, divorci përbën shkakun e dytë të lartë pas

vdekjes, të humbjes së njërit prind tek fëmijët. Të zënë ngushtë midis ankthit

ekzistencial dhe frikës ndaj të ardhmes, shumë prej pyetjeve që fëmijët i bëjnë vetes

janë: Kush do të kujdeset për mua? A do të ngelem vetëm? Ku do të jetoj? A do të

jem në gjendje të jem sërisht me të dy prindërit? Çfarëdo të ndodhë me mua nëse do

të sëmurem? A do të jetoj sërisht në të njëjtën shtëpi? Kush do më ushqejë? A do të

jem me vëllezërit dhe motrat e mia?

Sipas Sak-ut (1978) këto janë frikërat e para të braktisjes tek fëmijët195. Kur

një fëmijë lihet në mes të një situate të mbushur me pasiguri, ai ndihet i pafuqishëm,

192 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State University Summer.f.10. 193 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State University Summer.f.10. 194 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer.pp.10. 195 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer.pp.11.

Page 98: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

82

i ndrydhur dhe i inatosur. Mënyra më e mirë për fëmijën, që të zbrazë këto ndjenja,

është nëpërmjet shprehjes së drejtpërdrejtë të agresivitetit dhe shkatërrimit196. Disa

nga simptomat e fëmijëve nën stresin e divorcit janë: pagjumësi, lodhje mendore,

përgjumje gjatë ditës, dobësim të muskujve, lodhje fizike, mungesë oreksi, dhimbje

stomaku, shprehi të trishtë në fytyrë, si dhe kanë prirje më të lartë për të marrë

sëmundje infektive.

Duke patur parasysh gjithë rrethanat e mësipërme që shtyjnë një fëmijë në

përjetime negative ndaj divorcit, ne mund të mendojmë që të gjithë fëmijët reagojnë

me simptomatologji negative emocionale dhe fizike ndaj divorcit. Në fakt, një pjesë

e fëmijëve nuk reagojnë në mënyrë negative ndaj fenomenit të divorcit të prindërve

të tyre dhe ky ndryshim shpjegohet nga faktori i Resilience-s që është i pranishëm tek

këta fëmijë.

2.7.4. Çfarë është një përshtatje e suksesshme tek fëmijët me prindër në

divorc?

Në mënyrë që të kuptojmë se si fëmijët me prindër në proces divorci bëhen të

cënueshëm kur përjetojnë situate stresuese, duhet të kuptojmë elementët që bëjnë një

fëmijë të cënueshëm dhe resilient197. Sipas Werner (1992), Resilience është

përkufizuar si:“… aftësia e fëmijëve të cilët, edhe pse janë të ekspozuar ndaj

ngjarjeve stresuese të konsiderueshme në jetën e tyre, nuk dështojnë në shkollë, nuk

abuzojnë me substancat, nuk kanë probleme me shëndetin e tyre mendor apo

kriminaliten, pra, nuk kanë probleme me ata faktorë, të cilët përbëjnë rrezik të lartë

për tu përjetuar nga fëmijët”198.

Fëmijët, të cilët janë resiliente, kanë prirjen që të shmangin, të minimizojnë

dhe të kapërcejnë frikën dhe dështimin, të cilat vijnë si pasojë e agjentëve stresues.

Edhe pse mendohet se faktori i Resilience-s shpeshherë mund të ketë origjinë

biologjike, studiuesit kanë identifikuar pesë kategori kryesore të aftësive tek

individët, të cilat i kanë ndihmuar ata të jenë më resiliente. 196 Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer.pp.11 197 Betty .J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer, f.14. 198 Werner (1922) tek Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer.f.14.

Page 99: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

83

1. Kompetencat sociale apo shfaqja e sjelljeve pro-sociale. Këto kompetenca

rrisin aftësinë e fëmijëve për të gjetur dhe mbajtur marrëdhënie të

shëndetshme me të tjerët.

2. Aftësi të mirëzhvilluara për të zgjidhur problemet. Është aftësia për të dalluar

ndikimet sociale në mjedisin përreth për të bërë më pas zgjedhje rreth këtyre

ndikimeve.

3. Pavarësia. Aftësia e të paturit njohuri mbi identitetin dhe vlerat, mbi

vetëvlerësimin dhe vetëzotësinë.

4. Ndjenja, besimi fetar apo besime të tjera shpirtërore. Aftësia e të paturit të

një sistemi besimesh të palëkundura.

5. Ide afatgjata për të ardhmen. Sipas Sullivan-it, një dozë pozitiviteti dhe

mendimi optimist është i domosdoshëm tek fëmijët për aq kohë sa ndjenjat

nuk shkaktohen nga ngjarjet, por nga zakonet e të menduarit, të cilat mund të

ndryshohen199.

Edhe pse i përmendëm më parë, le të shohim më specifikisht se cilat janë disa

nga burimet e resilience-s.

1. Faktorët personalë. Tek këta faktorë bëjnë pjesë karakteristikat e

personalitetit si: të qenit i hapur, socializimi dhe bashkëpunimi. Brenda

këtyre faktorëve personal bëjnë pjesë: ruajtja e qetësisë së brendshme, të

qenit i përkryer, vetëvlerësimi, kuptimi konjitiv, si dhe optimizmi. Të gjithë

këta faktorë ndihmojnë në pranimin e Resilience-s.

Në anën tjetër, në kërkime shkencore të hershme janë vlerësuar karakteristika

të tjera të domosdoshme për Resilience-n. Funksioni intelektual, fleksibiliteti

konjitiv, atashimi social, vetëkuptimet pozitive, përshtatshmëritë aktive dhe shpresa,

janë karakteristika të shoqëruara me Resilience-n200.

2. Faktorët gjenetikë. Kërkimet mbi burimet e faktorëve gjenetikë në praninë

e Resilince-s tek fëmijët kanë qenë të shumta. Bazuar në disa kërkime në

fushën e biologjisë dhe gjenetikës në sektorin e Resilience-s, ka rezultuar se

jetesa në mjedise dhe kushte të vështira në vitet e para të jetës, mund të

199 Seligman (1996) tek Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School Interevention”.Fort Hays State university Summer, f.15. 200 Herrman. H, Stewart.E.D. , Diaz-Granados. M., DPhil. B. L. E., Jackson. B. Yuen. T. (2001). “What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie”,Vol 56, no 5. f.260.

Page 100: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

84

ndikojë në zhvillimin e strukturave të trurit dhe sistemin neurobiologjik.

Ndryshimet, si pasojë e stilit të jetesës, mund të çojnë në ndryshime të

masës së trurit, lidhjen midis neuroneve, ndjeshmërinë e receptorëve, si dhe

në sintezën dhe zgjimin e neurotransmetuesve. Këto ndryshime

psikologjike, mund të çojnë në psikopatologji të hershme dhe të

pashmangshme. Gjithashtu, ndryshimet në strukturën e trurit mund të ulin

aftësinë për ndjeshmëri emocionale apo për zbutjen e emocioneve, duke

ndikuar në këtë mënyrë, në Resilience-n ndaj ndryshimeve. Si përforcim i

kësaj teorie, një studim i bërë me elektro-encefalogramë (EEG) me fëmijët

e keqtrajtuar dhe ata të pakeqtrajtuar, studiuesit vlerësuan se kishte

përputhshmëri në aktivitetin e EEG kundrejt Resilience-s, gjendjes së

keqtrajtimit dhe gjinisë201.

3. Faktorët mjedisorë dhe sistemikë. Këta faktorë ndikojnë në marrëdhënien e

Resilience-s me mbështetjen sociale në një nivel mikromjedisor, në të cilin

përfshihen familja dhe miqtë. Një prindërim pozitiv, si përshembull:

prindër jo abuzivë, jo depresivë, apo që nuk abuzojnë me substacat, së

bashku me praninë e një mjedisi mbështetës, sjellin si rezultat më pak

probleme në sjellje tek fëmijët dhe mirëqënie psiko-sociale mëpozitive. Në

një nivel makro, faktorët e bashkësisë ku fëmija bën pjesë, si përshembull:

shkolla të mira, shërbime në bashkësi, prania e idealizmit dhe besimit fetar,

faktorët kulturorë, mundësitë për veprimtari sportive dhe artistike, si dhe

mosekspozimi në veprimtari dhune, kontribuojnë pozitivisht tek

Resilience202.

Elementi i fundit si burim i Resilience-s, është bashkëpunimi midis faktorëve

personalë, gjenetikë dhe mjedisorë. Akualisht vërehet një interes në rritje përsa i

përket dinamikave dhe modeleve ndërvepruese të Resilience-s ku ndërthuren të tre

faktorët së bashku, ndërkohë që paraqitet një koncept mbi Resilience-n.

201 Herrman. H., Stewart.E.D. , Diaz-Granados. M., DPhil. B. L. E., Jackson. B. Yuen. T. (2001). « What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie »,Vol. 56, No. 5. f.260. 202 Herrman. H., Stewart.E.D. , Diaz-Granados. M., DPhil. B. L. E., Jackson. B. Yuen. T. (2001). « What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie »,Vol. 56, No. 5. f.260.

Page 101: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

85

KREU III

METODOLOGJIA

3.1. HYRJE NË METODOLOGJI

Qëllimi i këtij kreu është përshkrimi dhe analiza e hollësishme e metodologjisë

së përdorur në realizimin e këtij studimi, si dhe analiza e të dhënave të marra nga

puna në terren. Në këtë kre do të përshkruhen në mënyrë të hollësishme metodat e

kërkimit të përdorura në këtë studim, mënyra dhe arsyet përse u përzgjodhën këto

metoda, variablat që do të merren në shqyrtim, si u përzgjodh kampioni, si u

përzgjodhën instrumentet matëse dhe si u zbatuan, si dhe mënyra se si u realizua

analiza dhe përpunimi i të dhënave.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është përshkrimi dhe studimi i marrëdhënies

mes mënyrës së divorcimit të prindërve, mënyrë e cila përfshin divorc me konflikt

dhe divorc pa konflikt, dhe zhvillimit të ankthit dhe agresivitetit tek fëmijët me

prindër në proces divorci, ose siç përkufizohet në legjislacionin shqiptar në “procesin

e zgjidhjes së martesës”. Ky kre do të përfshijë gjithashtu shkurtimisht qëllimin e

studimit dhe hipotezat e ngritura, duke specifikuar se përse ne mendojmë se hipotezat

e ngritura qëndrojnë tek këta dy grupe fëmijësh.

Për të bërë të mundur këtë studim, na është nevojitur të bëjmë fillimisht një

ndarje mes grupit të bashkëshortëve që realizonin zgjidhjen e martesës, të cilësuar

me konflikt, dhe ata që realizonin zgjidhjen e martesës pa konflikt. Ky ishte edhe

hapi i parë për të bërë më pas të mundur realizimin e matjeve kryesore, pra gjetjen e

një marrëdhënieje të mundshme midis zhvillimit të agresivitetit dhe ankthit tek

fëmijët, si pasojë e mënyrës së divorcit të prindërve.

Po kështu, jemi përpjekur të analizojmë arsyet e kësaj lidhjeje të mundshme

mes mënyrës së divorcit dhe nivelit të ankthit dhe agresivitetit të fëmijëve, të secilit

prej grupeve përkatëse, çka do të na ndihmonte më pas, për të nxjerrë përfundimet

nga ky studim, por dhe rekomandimet që do të jepen për këto grupe fëmijësh në risk.

Page 102: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

86

3.1.1. Hipotezat e ngritura

Hipotezat janë ngritur në bazë të dy elementeve të rëndësishme: të literaturës

dhe studimeve të mëparshme të ndërmarra në këtë fushë, si dhe në bazë të përvojës

personale me këta grupe prindërish dhe fëmijësh.

Sikundër kemi cituar edhe më parë, literatura botërore dhe studimet e kryera

kanë nxjerrë shpesh në pah rëndësinë e mjedisit familjar në zhvillimin e fëmijës, e

veçanërisht në zhvillimin e psikopatologjive të mundshme, apo ndikimin që vetë

mjedisi familjar ka në ndjenja dhe sjellje të veçanta, sikundër janë: vetëvlerësimi,

përqëndrimi, marrëdhëniet sociale, ankthi, motivimi, apo agresiviteti.

M. P. Stahl-i citon se:

“… divorci sjell shumë sfida për fëmijët, sidomos tek fëmijët në moshë të

vogël. Fëmijët parashkollorë si edhe ata në shkollë fillore kanë më shumë

mundësi që ta ndiejnë më shumë emocionalisht humbjen e familjes dhe e

përjetojnë atë me trishtim dhe të qara, ndërsa të tjerë, në moshë pak më të

rritur, kanë më shumë mundësi që ta përjetojnë këtë ndryshim me

zemëratë dhe inat dhe të përdorin mjete të ndryshme modifikuese për të

rregulluar ndjenjën e vetëvlerësimit203”

Përfundime të tilla nga studiuesit kanë bërë të qartë se e gjithë periudha e

divorcit që familja kalon është e vështirë, duke marrë në konsideratë që shumë

dinamika të familjes dëmtohen.

Jo vetëm këto të dhëna empirike, por edhe përvoja personale në terren, ka

nxjerrë vazhdimisht në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes prindërve, në zbutjen e

traumës së divorcit tek fëmijët. Duke e patur të pamundur të përfshihen në një studim

të vetëm të gjitha ndryshimet që fëmijët shfaqin si pasojë e divorcit të prindërve, u

vlerësua që të ishin dy faktorët, të cilët do të merreshin në studim dhe do të

analizoheshin në lidhje me mënyrën e divorcimit të prindërve: ankthi dhe

agresiviteti.

203Stahl. M.,P. (1999). “Personality Traits of Parents and Developmental Needs of Children in High-Conflict Families”. Academi of Certified Family Law Specialists Newsletter. Winter Issue, Numri 3, f. 2.

Page 103: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

87

Duke marrë në konsideratë këto faktorë u ngritën hipotezat e mëposhtme:

1. H1: Fëmijët e prindërve, në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më

të lartë ankthi se fëmijët e prindërve, në proces divorci jo konfliktual.

2. H2: Fëmijët e prindërve, në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më

të lartë agresiviteti se fëmijët e prindërve në proces divorci jo

konfliktual.

Për të testuar këto dy hipoteza, u përdorën dy instrumente matëse:

“Inventari i Gjendjes-Tiparit të Ankthit për fëmijë” (State - Trait Inventory

for Children, referuar gjatë studimit si STAI-Ch), i cili është një instrument për

matjen e ankthit tek fëmijët, si dhe

“Shkalla e Agresivitetit për Fëmijë” (Children's Aggression Scale, referuar

gjatë studimit si CAS), i cili është një instrument që mat shkallën e agresivitetit tek

fëmijët.

Në mënyrë që të rritej vlefshmëria dhe besueshmëria e gjetjeve, të gjithë

pjesëmarrësit në studim kanë qenë raste të studimit të thelluar gjatë procesit gjyqësor

të divorcit të tyre, lidhur me çështjen e lënies së fëmijëve për rritje dhe edukim. Pra,

secili prej fëmijëve dhe prindërve pjesëmarrës, ka qenë pjesë e intervistave të

thelluara, vëzhgimeve dhe metodave të tjera për vlerësimin psikologjik të tyre,

sikundër janë metodat projektive të vizatimit tek fëmijët apo pyetësori i stilit të

prindërimit të realizuar me prindërit. Po kështu, është realizuar edhe shqyrtimi i

secilës prej dosjeve gjyqësore të këtyre familjeve, të cilat ishin në proces divorci në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

3.1.2. Etapat e kryerjes së studimit

Hapat e parë të këtij studimi u hodhën me identifikimin e problemit. Që në vitet

e para të ushtrimit të profesionit të psikologes pranë gjykatave të rretheve në vend,

studiuesja ka vënë re ndryshime në paraqitjen dhe nivelin e problematikave tek

fëmijët, prindërit e të cilëve ishin në konflikte të theksuara gjatë procesit të divorcit.

Ky ndryshim i konstatuar gjatë punës në terren, mori formë shkencore në bazë të

Page 104: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

88

hulumtimit të literaturës, studimeve botërore dhe të dhënave empirike të

akademikëve dhe studiuesve të fushës jashtë vendit tonë, lidhur me efektet e divorcit

tek fëmijët. Ngritja e hipotezave, u realizua në bazë edhe të këtyre gjetjeve

shkencore.

Duke qenë se Shqipëria është një vend me karakteristika dukshëm të ndryshme

me vendet e tjera të Europës, apo edhe më gjerë, realizimi i një studimi të tillë ishte i

vështirë, jo vetëm për shkak të logjistikës dhe infrastrukturës, por mbi të gjitha për

mentalitetin dhe begraund-in kulturor që ka popullata. Vetë fjala “divorc” në

Shqipëri përmban ngjyrim negativ dhe përfshin nivel të lartë paragjykimi. Shoqëria

jonë ende nuk është e hapur ndaj këtij fenomeni, çfarë, sikundër do të sqarohet më

poshtë, bëri veçanërisht të vështirë përkufizimin e variablave “divorc me konflikt”

dhe “divorc pa konflikt”.

Pas ngritjes së hipotezave dhe shqyrtimit të literaturës, u vijua me përzgjedhjen

e instrumenteve matëse, të cilët, siç do të analizohen në vijim, janë vlerësuar që të

jenë në përshtatje të plotë me studimin në fjalë.

Zbatimi i tyre është realizuar në një periudhë 3 mujore (nëntor-dhjetor 2015-

janar 2016). Mbledhja e të dhënave, përpunimi dhe analizimi i tyre është realizuar

me ndihmën e një grupi vullnetarësh, të cilët ishin gjithashtu të interesuar për gjetjet

e këtij studimi në fushën e divorceve.

Përfundimet dhe rekomandimet, duke marrë në shqyrtim marrëdhënien mes

variablave, morën formë pas analizimit të të dhënave.

3.1.3. Etika

Gjatë realizimit të këtij studimi është mbajtur gjithmonë në konsideratë etika e

studiuesit dhe etika e psikologut.

Asnjë prej pjesëmarrësve në studim nuk është dëmtuar në asnjë lloj mënyre.

Ata nuk janë detyruar të jenë pjesë e studimit. Secili prej tyre është njohur me

qëllimin e pjesëmarrjes në studim, në bazë të një Letre Miratimi, në të cilën ishte i

përcaktuar qartë motivi i kërkesës ndaj tyre për bashkëpunim. Janë përdorur tri

modele letrash miratimi. Konkretisht:

Letër miratimi, e nënshkruar nga prindi dhe studiuesja, që fëmija të ishte

pjesë e studimit e të plotësonte instrumentin matës të ankthit (STAI-Ch).

Page 105: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

89

Letër miratimi, e nënshkruar nga prindi dhe studiuesja, që vetë prindi të ishte

pjesë e studimit e të plotësonte instrumentin matës të agresivitetit (CAS).

Letër miratimi, e nënshkruar nga mësuesi/ja e fëmijës dhe studiuesja, që

mësuesi/ja të ishte pjesë e studimit e të plotësonte instrumentin matës të agresivitetit

(CAS), për subjektin fëmijë që ishte pjesë e studimit.

Gjatë studimit është ruajtur fshehtësia dhe është siguruar mbrojtja e të dhënave

personale të pjesëmarrësve në respektim të ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për

Mbrojtjen e të Dhënave Personale", (i ndryshuar)204. Për këtë qëllim janë marrë masa

për plotësimin e Formularit të Njoftimit drejtuar Komisionerit për të Drejtën e

Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale protokolluar me nr. 143 prot., datë

05.02.2016.

Është shmangur përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm, diskriminues apo

agresiv, jo vetëm ndaj pjesëmarrësve në studim, por edhe në shkrimin e këtij studimi.

Çdo lloj komunikimi lidhur me këtë studim është bërë me transparencë dhe

sinqeritet.

Të dy instrumentet matëse të përdorura në këtë studim, State-Trait Inventory

for Children (STAI-CH) dhe Children's Aggression Scale (CAS), janë nën

përdorimin, administrimin, shumëfishimin dhe të drejtën e përkthimit të tyre nga

studiuesja, me të drejta të plota të autorit, sipas të gjithë legjislacionit në fuqi në

vendet e tyre të origjinës dhe në mbështetje të plotë të legjislacionit për të drejtën e

autorit në Shqipëri.

204 Fletorja Zyrtare e Republikёs sё Shqipёrisё (3 shtator 2012), Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare Nr.116, f. 6679.

Page 106: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

90

3.2. VARIABLAT

Marrëdhëniet mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e

agresivitetit tek fëmijët, është një studim korrelacional, i cili përpiqet të zbulojë në

mënyrë shkencore, nëse ka lidhje, pozitive apo negative, mes mënyrës së divorcit dhe

nivelit të ankthit dhe agresivitetit tek fëmijët.

Variablat e marra në shqyrtim në këtë studim nuk janë manipuluar. Ato janë

matur ashtu siç janë raportuar, dhe më pas është studiuar dhe analizuar lidhja mes

tyre. Duke qenë se variablat janë baza e studimit shkencor, kemi analizuar dhe

interpretuar me kujdes vlerat e secilit variabël, në mënyrë që të nxirrnim në pah se si

fenomenet lidheshin mes tyre.

3.2.1. Operacionalizimi i variablave

3.2.1.1. Mënyra e divorcimit

Në këtë studim, mënyra e divorcit, si variabёl nominal, është marrë i ndarë në

dy nivele kryesore, 1) me konflikt 2) pa konflikt. Këto nivele janë operacionalizuar,

duke patur në konsideratë literaturën përkatëse, si dhe mjedisin konkret ku është

realizuar studimi.

A) Divorci me konflikt

Çfarë kuptojmë me divorc me konflikt?

Sjellim në vëmendje se ndarja mes këtyre variablave, divorc me / pa konflikt,

ka qenë shumë e vështirë të realizohet. Për këtë të bërë këtë ndarje, është mbështetur

së pari në përvojën profesionale ndër vite dhe vëzhgimet e këtyre kategorive.

Bazuar në literaturën botërore, shkrimet akademike dhe studimet e tjera të

fushës, divorci me konflikt mund të përkufizohet si:

“... njё divorc me konflikt tё lartё, që ndodh atёhere kur martesa

pёrfundon dhe lufta fillon. Shpesh fёmijёt pёrdoren pa dashur si pengje

nё kёto aksione kundrejt njёrit partner ndaj tjetrit, ndёrkohё qё

emocionalisht ndarja bёhet nё mёnyrё gati tё pёrgjakshme. Vetё fёmijёt

Page 107: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

91

gjejnё mёnyra tё ndryshme për tu pёrballur me kёto situata, nё njё sistem

qё pёrfshin vetё ata dhe dy prindёr, tё cilёt absolutisht e pёrbuzin njёri-

tjetrin. Kjo ёshtё njё urrejtje qё vёshtirё tё lehtёsohet me kalimin e kohёs,

pasi kёto ndjenja tё hidhura kanё tendencё tё rriten dhe tё skaliten, ndёrsa

vitet kalojnё”205.

Në një artikull shkencor Revista Amerikane e Ligjit të Familjes, citon lidhur

me konfliktin e lartë në familje:

“... Kjo është një situatë në të cilën, njëri prej prindërve të përfshirë në

konflikt, apo të dy së bashku, nuk munden dhe nuk do ta ndalin luftën e

tyre të martesës. Për shkak se konflikti i tyre vazhdon të dëmtojë

funksionimin e familjes, kërkohet ndërhyrja e sistemit gjyqësor” (Stacer

& Stemen, 2000, f. 242).206

Në mjedisin shqiptar, pothuajse të gjitha divorcet konsiderohen me konflikt, në

kuptimin që pak divorce rrjedhin paqësisht, pa përfshirë edhe fëmijët, apo persona të

tjerë të familjes. Në këtë këndvështrim, në studimin me titull “Tendencat e divorceve

dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, V.Treska del në përfundimin se

në studimin e ndërmarrë prej saj rezulton se 69.2% e divorceve me kërkesë padi

kualifikohen si divorce konfliktuale apo të dhunshme, ku përveç bashkëshortëve në

proces, konflikti gjeneron edhe tek fëmija/ët apo mjediset familjare të secilit prej

bashkëshortëve.

Duke u bazuar në literaturën botërore dhe më specifikisht në mjedisin shqiptar

ku ndodhin divorcet, me termin divorc me konflikt do të kuptojmë:

Divorce, që realizohen në mjedise dhune të vazhdueshme fizike të partnerëve

ndaj njëri-tjetrit dhe vetë fëmijëve apo të afërmve.

205Livingston, Bob (2013) “How Children Cope with High Conflict Divorce: How are they harmed and what can parents do to help them?” http://www.mediate.com/articles/livingstone1.cfm 206 Rachel M. Livingston Adler Graduate School, March 2012 “Grief and High Conflict Divorce” In Partial Fulfillment of the Requirements of the Degree of Master of Psychology in Adlerian Counseling and Psychotherapy, f. 23

Page 108: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

92

Divorce, të cilat janë paraprirë nga kërkesa e njërit prej bashkëshortëve për

lëshimin e menjëhershëm të Urdhërit të Mbrojtjes apo të Urdhërit të Mbrojtjes nga

gjykata kompetente.

Divorce, të cilat realizohen me tension dhe dhunë të shprehur psikologjike, të

tilla si: kërcënime, fyerje, fjalor vulgar dhe denigrues, dhe kanosje.

Divorce, ku bashkëshortët nuk kanë më komunikim mes tyre, e ku percjellja e

mesazheve bëhet kryesisht nga fëmijët, apo persona të tjerë të familjes.

Divorce, gjatë të cilave, prindi me të cilin fëmijët nuk jetojnë, e zhvesh veten

nga përgjegjësitë financiare për rritjen e fëmijëve.

Divorce, gjatë së cilave, fëmijët keqpërdoren në luftën e bashkëshortëve

kundër njëri-tjetrit.

B) Divorci pa konflikt

Çfarë kuptojmë me divorc pa konflikt?

Është vështirë të mendosh se një çift bashkëshortësh mund të ndahet edhe

paqësisht, pasi kanë patur kontradita me njëri-tjetrin, por faktet tregojnë se, aktualisht

në botë, e veçanërisht në SHBA dhe Kanada, po rritet gjithmonë e më tepër numri i

atyre që quhen “divorce miqësore”.

Ashtu siç kemi cituar më sipër në këtë studim, në Shqipëri nuk ka shifra apo

studime të thelluara lidhur me mënyrën e divorcimit të prindërve, por nga puna në

terren konstatohet se, për vetë mentalitetin dhe kulturën tonë, është e vështirë të

shkohet në një divorc krejt paqësor dhe pa konflikt. Duke mbajtur gjithmonë në

vëmendje terrenin shqiptar, me divorc pa konflikt do të kuptojmë:

Divorce që realizohen në mjedise pa dhunë fizike dhe verbale mes

bashkëshortëve dhe fëmijëve.

Divorce në të cilat bashkëshortët vazhdojnë të ruajnë komunikimin mes tyre

edhe pas veçimit207.

Divorce gjatë të cilave prindërit vazhdojnë të bashkëprindërojnë, marrin

vendime të përbashkëta për fëmijët, ndihmojnë bashkarisht financiarisht për nevojat

e tyre dhe ruajnë një plan të përbashkët takimesh me fëmijët gjatë javës.

207 Shënim.Me veçim do të kuptojmë ndarjen fizike të bashkëshortëve përpara se të ndërmerren hapat ligjore për zgjidhje martese.

Page 109: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

93

Divorce, gjatë së cilave bashkëshortët nuk kanë konflikt në lidhje me

mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore.

Divorce, gjatë së cilave bashkëshortët zgjidhin me mirëkuptim pasojat e

regjimit pasuror të vënë gjatë martesës.

Për të bërë një ndarje mes dy grupeve dhe për të përzgjedhur kampionin që do

të merrej në studim, u realizuan fillimisht intervista gjysёm tё strukturuara, tё cilat u

bazuan nё 7 kritere kryesore lidhur me mënyrën e divorcimit të palëve në proces për

zgjidhjen e martesës, kritere tё cilat janё mbajtur nё konsideratё pёr tё bёrё mё pas

pёrzgjedhjen e pastёr tё rasteve.

Në intervistat gjysёm tё strukturuara për të operacionalizuar këtë variabël, u

mbajtën parasysh kriteret e mëposhtme, pohimi ose jo, i të cilëve, ndikon në

përcaktimin e llojit të divorcit:

1. Dhuna (fizike/ verbale) mes bashkëshortit/es para dhe gjatë procesit të

zgjidhjes së martesës.

2. Kërkimi nga njëri prej bashkëshortëve për lëshimin e Urdhërit të Mbrotjes,

për vete apo fëmijët, ndaj bashkëshortit/es tjetër në gjykatë, para dhe gjatë

procesit të zgjidhjes së martesës.

3. Ruajtja e komunikimit para dhe gjatë procesit të zgjidhjes së martesës.

4. Mënyra e kontributit të përbashkët në lidhje me nevojat financiare të

fëmijëve, para dhe gjatë procesit të zgjidhjes së martesës.

5. Marrëveshja për një plan takimesh me fëmijët gjatë javës, para dhe pas

procesit të zgjidhjes së martesës.

6. Arritja e një marrëveshjese cilit prej prindërve do t’i lihen fëmijët për rritje

dhe edukim,para dhe gjatë procesit të zgjidhjes së martesës.

7. Arritja e një marrëveshje,para ose gjatë procesit të zgjidhjes së martesës, për

mënyrën se si do të pjestohet pasuria bashkëshortore.

Intervistat gjysёm tё strukturuara janё realizuar me 122 çifte në proces për

zgjidhjen e martesës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Të gjithë çiftet kanë

patur fëmijë të mitur nga 7 deri në 17 vjeç. Intervistat janё realizuar me të dy

bashkëshortët, në mënyrë që të rritej vlefshmëria dhe besueshmëria e raportimit.

Të gjitha çiftet kanё qenё pjesё e vlerёsimit të thelluar tё studiueses, e cila ka

qenë gjithashtu edhe eksperte psikologe, e thërritur në çështje nga Gjykata e Rrethit

Page 110: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

94

Gjyqësor Tiranë, lidhur me objekt gjykimin: zgjidhje martese, lënie e fëmijëve të

mitur për rritje dhe edukim.

Realizimi i intervistave të thelluara, vëzhgimi, intervistat me fëmijët e mitur, si

dhe metoda të tjera të vlerësimit të tyre psikologjik, kanë ndikuar gjithashtu në rritjen

e vlefshmërisë dhe besueshmërisë së përgjigjeve që vetë bashkëshortët kanë

raportuar në intervista, për të bërë më pas një ndarje të qartë mes dy grupeve të

prindërve, në divorc me konflikt dhe pa konflikt.

Periudha e realizimit të intervistave ka qenë Korrik 2015- Nëntor 2015.

Intervistat janё realizuar nё njё periudhё tё ngjeshur kohore, pasi ёshtё mbajtur nё

konsideratё periudha mesatare kohore e zgjidhjes sё martesёs nё gjykatё, qё shkon nё

4 muaj qё prej ngritjes sё padisё apo depozitimit tё kёrkesёs.

Nga rezultatet e përftuara nga intervistat gjysёm tё strukturuara, rezultoi se: 68

çifte bashkёshortёsh kategorizoheshin nё divorcet me konflikt, 29 nё divorce pa

konflikt dhe pjesa e mbetur prej 25 çiftesh kishin njё mёnyrё mikse divorci. Tё

gjithё çiftet e pёrfshirё nё intervista ishin prindёr tё fёmijёve 7 - 17 vjeç. Nga grupet

e krijuara u bё sёrish njё pёrzgjedhje vetёm e çifteve me fёmijё tё moshёs 8-16 vjeç

dhe prej pjesёs sё mbetur u bё nё mёnyrё rastёsore pёrzgjedhja e 50 çifteve tё

bashkёshortёve, fёmijёt e tё cilёve do tё ishin pjesё tё studimit.

Përkatësisht u përzgjodhën 25 çifte bashkëshortësh që kategorizoheshin në

mënyrën e divorcimit me konflikt dhe 25 çifte bashkëshortësh që kategorizoheshin

në mënyrën e divorcimit pa konflikt.

Kampioni i pёrzgjedhur ishte i qëllimshëm dhe lejonte mundësinë për të

realizuar vëzhgime, intervista të thelluara, si dhe shqyrtimin e materialeve në dosjen

gjyqësore lidhur me kampionin objekt studimi.

3.2.1.2. Ankthi dhe agresiviteti si variabla

Në këtë studim qëllimi kryesor është të kuptojmë nëse ka një marrëdhënie

pozitive apo negative mes mënyrës së divorcit dhe ankthit e agresivitetit tek fëmijët.

Siç kemi cituar edhe më parë, në literaturën shkencore, ankthi përkufizohet si:

...një reagim ndaj një tronditjeje ose rreziku të perceptuar, ndaj disa vlerave, që

individi i ka të rëndësishme apo thelbësore për ekzistencën e tij si individ. Sipas

Page 111: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

95

May-it, stimujt, të cilët provokojnë ankth, janë më tepër të mësuar, se sa si rrjedhojë

e impulseve.

Përveç teorive të Freud-it dhe May-it, ankthi është përkufizuar si një gjendje, e

cila mund të shkaktohet si pasojë e marrëdhënieve ndёrpersonale. Sipas Harry Stuck

Sullivan-it (1953), psikiatër Amerikan dhe kontribues nё psikologjinë e

marrëdhënieve ndёrpersonale: “... ankthi vjen si pasojë e marrëdhënieve

multidimensionale që ne kemi me persona të rëndësishëm në jetën tonë”208.

Duke u nisur nga ky përkufizim, si dhe një sërë teorish të paraqitura në

kapitullin pararendës, kemi synuar të masim nivelin e ankthit tek fëmijët 8 - 16 vjeç,

e të shohim nëse ka një korrelacion të drejtë ose jo, mes nivelit të tij dhe mënyrës së

divorcit të prindërve.

Po kështu, duke u bazuar në literaturën shkencore mbi agresivitetin, ndër

përkufizimet më përfaqësuese gjejmë:

“... agresiviteti njerëzor është çdo sjellje drejtuar drejt një individi tjetër, i

cili ka për qëllim, të menjëhershëm ose jo, të shkaktojë dëm tek të tjerët.

Në vazhdimësi agresori duhet të besojë se viktima është i motivuar ta

shmangë këtë sjellje”209.

Bazuar në instrumentet matëse të përdorura, ky studim synon të masë nivelin e

agresivitetit të ushtruar dhe iniciuar nga vetë personi, duke përfshirë atë fizik dhe

verbal, agresivitet, i cili ka për qëllim që të shkaktojë dëm tek të tjerët. Rezultatet do

të bazohen në matjet që do të bëhen me grupmoshën 8-16 vjeç, për të dy grupet e

fëmijëve, ata me prindër në proces divorci konfliktual dhe ata me prindër në proces

divorci jokonfliktual.

208Sullivan tek Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f.50. 209Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). “Human Agression”. Department of Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa. f.28

Page 112: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

96

3.3. METODAT SHKENCORE TË PËRDORURA PËR PËRFTIMIN E

REZULTATEVE.

Për të patur rezultate të vlefshme e të besueshme, u vlerësua si e nevojshme

edhe përdorimi i:

Intervistave të thelluara dhe studimit të secilit rast të marrë në shqyrtim.

Vëzhgimeve të vetë fëmijëve si edhe marrëdhënies prind- fëmijë.

Shqyrtimit të dosjes gjyqësore të secilës familje, pjesë e këtij studimi.

Me një pjesë të fëmijëve, kryesisht ata të moshës 8-12 vjeç, është përdorur

edhe vizatimi si metodë vlerësuese projektive, në lidhje me ankthin dhe agresivitetin,

që këta fëmijë përjetojnë. Njohja në thellësi me rastin ka qenë e domosdoshme, me

qëllim që të bëhej edhe një krahasim, lidhur me vërtetësinë e përgjigjeve të secilit

subjekt pjesëmarrës në studim, në plotësimin e inventarëve matës.

Page 113: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

97

3.4. INSTRUMENTET MATËSE

Dy instrumentet matëse të përdorura në këtë kërkim shkencor janë “Inventari i

Gjendjes-Tiparit të Ankthit për fëmijë” - State-Trait Inventory for Children (STAI-

CH) dhe “Shkalla e Agresivitetit për Fëmijë” - Children's Aggression Scale (CAS).

Qëllimi kryesor për përzgjedhjen dhe vendosjen e përdorimit të tyre erdhi për një

sërë motivesh.

Së pari, interesi i këtij kërkimi ishte gjetja e përfundimeve për sa i përket

nivelit të ankthit dhe agresivitetit tek fëmjët me prindër në proces divorci. Në mënyrë

që të matet niveli i ankthit dhe agresivitetit, nevojiteshin dy teste specifike, të cilat do

të bënin të mundur qëllimin në fjalë. Pas një kërkimi mjaft të thelluar për të siguruar

testet që përdoren për qëllimin më sipër, arritëm në përfundimin se ishte e pamundur

ekzistenca e instrumenteve për matjen e ankthit dhe agresivitetit tek fëmjët në gjuhën

shqipe, për shkak të mungesës të standartizimit. Fatkeqësisht, në Shqipëri vihet re një

mungesë e lartë e instrumentave matëse psikologjike, ndërkohë që është konstatuar

se dhe ato pak instrumente matëse që janë në shqip, kanë mungesë vlefshmërie dhe

besueshmërie. Duke qënë se një pjesë e mirë e tyre ekzistojnë vetëm në gjuhë të huaj,

u vendos që instrumentet matëse të administruara në këtë kërkim, të porositeshin në

faqet zyrtare specifike të instrumenteve në fjalë, hollësitë e të cilave janë renditur më

poshtë:

3.4.1 Instrumenti matës i ankthit: Inventari i Gjendjes-Tiparit të Ankthit

për Fëmijë (State - Trait Inventory for Children, STAI-Ch)

Inventari i Gjendjes-Tiparit të Ankthit për fëmijë (State - Trait Inventory for

Children, STAI-Ch) është një instrument matës i përgatitur nga Charles. D.

Spielberg-u, C.D. Edwards-i, J.Monturi & R. Lushene, në vitin 1973. State-Trait

Anxiety Inventory for Children (STAI-Ch) është një instrument i cili ka patur dhe ka

për qëllim parësor matjen e nivelit të ankthit tek fëmijët në moshë shkolle.

STAI-Ch është i ndërtuar në atë mënyrë ku pyetjet matëse vetëraportuese janë

të përpunuara me qëllim që të masin dy koncepte të ndryshme të ankthit: gjendjen e

Page 114: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

98

ankthit (S - Ankthi) dhe tiparet e ankthit (T - Ankthi)210. Pra me fjalë të tjera, njëri

grup pyetjesh mat nëse ankthi i përjetuar nga fëmija është pjesë e karakterit të tij, apo

i aktivizuar nga një ngjarje e caktuar, si për shembull, divorci, dhe së dyti, grupi i

dytë i pyetjeve mat tiparet apo karakteristikat e ankthit, si për shembull, si shfaqet

ankthi tek fëmijët subjekt kërkimi, cila është natyra e ankthit dhe mënyra e shfaqjes

tek ta.

Testi përbëhet nga 20 pyetje vetëraportuese për secilin sektor, me 2 sektorë

pyetjesh në total. Shkalla matëse e ankthit S-Ankthi konsiston në 20 pyetje të cilat

pyesin fëmijët se si ata ndihen në këtë çast specifik, duke iu referuar si çast specifik

pikërisht periudhës së këtij procesi divorci. Shembulli më poshtë:

“Në këtë çast”: ☐Jam shumë i qetë ☐Jam i qetë ☐Nuk jam i qetë211.

Në anën tjetër shkalla matëse T-Ankthi konsiston në 20 pyetje të tjera, të

cilave subjektet duhet t`u përgjigjen për faktin se si ata ndihen në përgjithësi.

Shembulli më poshtë:

“Shqetësohem se bëj gabime” ☐Gati kurrë ☐Ndonjëherë ☐Shpeshherë212.

Shkalla matëse e STAI-Ch S-Ankthi dhe T-Ankthi janë të printuara në krahun

e kundërt të testeve. Shkalla matëse S-Ankthi është e koduar me C-1 dhe shkalla

matëse T-Ankthi është e koduar me C-2. Shkalla matëse e STAI-Ch S–Ankthi, është

e ndërtuar që të masë nivele dhe gjëndje kalimtare ankthi, të cilat përkufizohen si

subjektive, ndjesi përjetimi të ndërgjegjshme rreth mirëkuptimit, tensionit,

shqetësimit, të cilat ndryshojnë dhe varen nga intensiteti, gjatë një periudhe të

caktuar kohore. Në anën tjetër, shkalla matëse e T-Ankthi mat ndryshimet

individuale rreth përjetimit të ankthit. Me fjalë të tjera, Ankthi-T mat ndryshimet e

karakterit dhe të personalitetit midis fëmijëve në mënyrën se si ata e përjetojnë

ankthin. Fëmijët, të cilët shfaqin rezultate më të larta në kategorinë T-Ankthi, kanë

210 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., www.mindgarden.com ff. 1. 211 Spielberg. D. Ch. (1970). Pyetësor “SI NDIHEM TANI” STAIC Formulari C-1. Për përdorim vetëm nga Valbona Treska. Mind Garden, Inc. 8 Nëntor 2015. 212 Spielberg. D. Ch. (1970). Pyetësor . STAI-Ch Formulari C-2. Për përdorim vetëm nga Valbona Treska. Mind Garden, Inc. 8 Nëntor 2015.

Page 115: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

99

prirje që t`u përgjigjen me pikë më të larta situatave me rrezik të paraqitura në S –

Ankth, në krahasim me fëmijët që shfaqin rezultate më të ulta në T – Ankth213.

Pikëzimet e larta në shkallën matëse të S-Ankthi janë më të pranishme tek

fëmijët, të cilët janë të ekspozuar kundrejt faktorëve stresues. Në përgjithësi, fëmijët

të cilët kanë rezultate të larta në përjetimin e T-Ankthit, i përjetojnë rritjet në

shkallën matëse S-Ankthi më shpesh dhe me më shumë intensitet, se sa fëmijët me

rezultate të ulta në shkallën matëse T-Ankth. Kjo ndodh, pasi ata përkufizojnë një

kategori më të lartë situatash si kërcënuese, apo të rrezikshme. Në situatat në të cilat

përjetohet dështim, apo situatat në të cilat matet aftësia personale, ka një rritje të lartë

të nivelit matës të T-Ankthi. Gjithsesi, nuk është e sigurtë nëse fëmijët me nivel të

lartë rezultatesh në T-Ankth, do të shfaqin ndryshime të përbashkëta me fëmijët e

tjerë në shkallën S-Ankthi, pasi kjo ndryshon në përputhje me masën, deri ku një

fëmijë e quan të rrezikshme një situate, e cila, sigurisht, është e ndikuar nga përvojat

unike në jetën një fëmije214.

Edhe pse i projektuar fillimisht për tu përdorur vetëm me fëmijë të moshës 6

deri në 12 vjeç, është këshilluar që versioni i fëmijëve i testit STAI-Ch mund të jetë

më i përshtatshëm për adoleshentë. Për këtë arsye, ky test është përshtatur edhe për

adoleshentët deri në moshën 16 vjeç. Instrumenti kryesor dhe fillestar i STAI-Ch

është State-Trait Anxiety Inventory (STAI), i cili mat nivelin e ankthit tek

adoleshentët dhe të rriturit, dhe të dy instrumentet janë të njëjtë me njëri-tjetrin në

koncept dhe strukturë. STAI-Ch mund të përdoret gjithashtu edhe me fëmijë në

moshë më të vogёl se 9 vjeç, të cilët performojnë ose shfaqin aftësi mesatare në

lexim dhe shkrim.215

3.4.2. Pilotimi i STAI-Ch-it

Pasi u pёrkthye nga pёrkthyes zyrtarё tё njohur nga Ministria e Drejtёsisё, ky

instrument u pilotua me 100 nxёnёs tё moshave nga 6-17 vjeç nё dy shkolla tё

kryeqytetit: nё shkollёn 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe nё shkollёn e mesme 213 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., www.mindgarden.com f. 1. 214 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., f. 1. 215 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; and Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., f. 1.

Page 116: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

100

“Sami Frashёri”, pёrkatёsisht me 60 nxёnёs nёatё 9-vjeçare dhe me 40 nё atё tё

mesme. Pёrzgjedhja e nxёnёsve u bё nё mёnyrё rastёsore. Kampioni pёr pilotim prej

100 fёmijёsh, tё moshёs 6-17 vjeç, u vlerёsua tё ishte i mjaftueshёm pёr tё

identifikuar problemet qё mund tё shfaqte testi pas pёrkthimit.

Pilotimi i testit u realizua nё periudhёn nёntor 2015. U implementuan tё gjitha

hapat e realizimit tё tij qё nga fillimi nё mbarim, sipas udhёzimeve tё manualit tё

STAI-Ch.

Qёllimi i pilotimit ishte tё vlerёsonte dhe maste nё praktikё, kohёn qё i duhej

çdonjёrit prej pjesёmarrёsve, tё plotёsonte instrumentin, vёshtirёsinё ose jo pёr tё

kuptuar pyetjet si dhe pёr tё vlerёsuar vlefshmёrinё dhe besueshmёrinё e tij. Të

dhënat e përftuara nga pilotimi do të analizohen gjerësisht më poshtë.

Gjatё studimit, nuk u konstatuan probleme tё rёndёsishme me instrumentin

matёs tё pёrdorur.

3.4.3. Administrimi i STAI-Ch-it

STAI-Ch-i është një instrument matës i vetë – administrueshëm, i cili nuk ka

asnjë kufizim kohor të parapërcaktuar për plotësimin e tij. Instrumenti mund të

shpërndahet qoftë individualisht, qoftë në grup. Gjatё pilotimit tё tij, fëmijët kërkuan

mesatarisht 8 deri në 14 minuta kohë për të plotësuar të dyja shkallët matëse S-

Ankthi dhe T-Ankthi. Kjo kohё e administrimit, ishte nё pёrputhje edhe me manualin

e administrimit tё instrumentit, i cili parashikonte njё kohё prej 8-12 minutash pёr

plotёsim.

Për sa i përket vlefshmërisë së tij, ky test ka hasur probleme për sa i përket

emërtimit të ankthit dhe përdorimit të tij si shprehi gjatë administrimit të testit, duke

qënë se vetë përmendja e fjalës “ankth” në një mënyrë të shpeshtë, rrit përjetimin e

subjektit ndaj ankthit. Për këtë arsye, administruesi nuk duhet ta përdorë fjalën

“ankth” gjatë administrimit të tij, por të kufizohet në shprehi të cilat i referohen

“mënyrës se si ndihet subjekti”216.

Bazuar në këto kërkesa të administrimit të STAI-Ch-it, u shpjegua dhe referua e

saktë çdo grup pyetjesh pёr fёmijёt, si gjatё fazёs sё pilotimit, ashtu edhe gjatё fazёs

216 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., f. 2-3.

Page 117: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

101

sё studimit. Gjithashtu, ёshtё treguar vëmendje e veçantë pёr fëmijët, të cilët

shfaqnin vështirësi në lexim, shkrim, si edhe ata që vinin nga një shtresë e caktuar

socio-ekonomike, duke u përpjekur t’u krijohej hapësira e duhur për të ngritur pyetje

si dhe për të qenë të gatshëm që t`u përgjigjen këtyre pyetjeve.

Gjatё fazёs sё pilotimit, instrumenti ёshtё administruar nga njё grup prej 3

vullnetarësh tё trajnuar paraprakisht pёr administrimin e tij nё bazё tё Manualit tё

STAI-Ch.

Pas pёrfundimit tё fazёs sё pilotimit dhe vlerёsimit tё qёndrueshmёrisё sё

brendshme tё instrumentit, vlefshmёrisё dhe besueshmёrisё sё tij, u vijua me fazёn e

plotёsimin e tij nga fёmijёt subjekt tё kёtij studimi.Të gjithë testet e plotësuara nga

pjesёmarrёsit nё kёtё studim, janë administruar nga studiuesja për të bërë gjatë

plotësimit të tyre edhe verifikime lidhur me koherencën e informacionit të përftuar

gjatë intervistave të thelluara dhe vëzhgimeve me fëmijët, si dhe plotësimit të STAI-

Ch.

Duke u bazuar në manualin e administrimit të STAI-Ch, në të cilin i jepet një

rëndësi e veçantë mjedisit ku administrohet STAI-Ch, gjatë administrimit është

mbajtur parasysh që ky mjedis të jetë i qetë dhe në kushte të duhura temperature.

Kërkime mbi administrimin e STAI-t me adoleshentë dhe të rritur kanë dalë në

përfundimin se rezultatet në shkallën matëse T-Ankthi janë shumë të ndjeshme dhe,

si rrjedhojë, të ndikuara nga mjedisi apo kushtet nën të cilat është administruar

testi217. Administratorja e testit të këtij kërkimi është munduar t’u përgjigjet

kërkesave të STAI-Ch duke e bërë të mundur administrimin në kushte të rehatshme

zyre. Mbas përfundimit të çdo testi u sigurua nga ana e administratores që çdo kutizë

pyetjesh të ishte plotësuar dhe që testi të ishte i vlefshëm.

3.4.4. Mbledhja e të dhënave të STAI-Ch-it

Fëmijët iu përgjigjen pyetjeve të paraqitura në instrumentin STAI-Ch, duke

zgjedhur një nga alternativat e paraqitura, të cilat iu përshtateshin më tepër

qëndrimeve dhe gjendjeve të tyre emocionale. Në thelb, çdo pyetje STAI-Ch ka një

vlerë matëse 3, vlerat e të cilës janë 1, 2, 3, sipas vlerës korresponduese për secilën

217 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual, Instrument, an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., f. 3.

Page 118: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

102

nga tre alternativat e përcaktuara për çdo pyetje. Në këtë mënyrë, të dyja vlerat

matëse për STAI-Ch S-Ankthi dhe T-Ankthi mund të ndryshojnë nga një minimum

20 pikësh, deri në një maksimum prej 60 pikësh. Termat kyçe në gjysmën e pyetjeve

janë përfaqësuese për praninë e ankthit (p.,sh i shqetësuar, nervoz), ndërsa, në

gjysmën tjetër, termat kyç pasqyrojnë mungesën e ankthit (p.sh. i qetë, i kënaqur).

3.4.5. Besueshmëria dhe vlefshmëria e STAI-Ch-it

Studime mbi besueshmërinë e STAI-Ch-it kanë raportuar egzistencën e

qëndrueshmërisë së brëndshme të Alpha-s së Cronbach-ut, e cila ka rezultuar

gjithmonë e lartë. Disa rezultate të përmbledhura mbi besueshmërinë e STAI-Ch janë

marrë edhe nga një studim mbi një grup të përbërë nga studentë, pacientё të spitaleve

psikiatrike, grupe etnike të ndryshme, pacientë, të cilët raportuan dhimbje fizike,

prindër të fëmijëve të vegjël, si edhe popullata të përgjithshme. Koeficenti i

besueshmërisë së brëndshme (Alpha ose K-R20) për STAI-Ch raportoi

qëndrueshmëri të brëndshme tek subjektet në studim të cilët ishin nën kushte stresi,

edhe pse kjo nuk është shpeshëherë e qëndrushme218 .

Nё pilotimin e instrumentit pёrpara aplikimit tё tij nё studim, korrelacioni total

i pyetjeve rezultoi tё ishte 0.51 për shkallën matëse të gjëndjes së ankthit, dhe nga

0.41 tek 0.70, për shkallën matëse të karakteristikës së ankthit.

Siç mund të pritet nga formulimi bazë i STAI-Ch, rezultatet e karakteristikave

të ankthit janë në përgjithësi më të qëndrueshme se rezultatet e gjendjes sё ankthit219.

Vlefshmëria e përmbajtjes të STAI-Ch është kryer edhe nga Okun, i cili konstatoi që

STAI-Ch mbulonte 5 nga 8 simptoma për ankthin e përgjithsuar në DSM-4220.

3.4.6. Vlefshmёria faktoriale

218 Spielberger. H.V.(1968, 1977). The State-Trait Anxiety Inventory. http://www.mindgarden.com/ f.3. 219 Spielberger. H.V.(1968, 1977). The State-Trait Anxiety Inventory. http://www.mindgarden.com/ f.3. 220 Spielberger. H. V.(1968, 1977). The State-Trait Anxiety Inventory. http://www.mindgarden.com/ f.3.

Page 119: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

103

Edhe pse karakteristikat dhe gjendja e ankthit janё paraqitur si dy elemente të

veçuara, ato janë në të vërtetë dy konstrukte të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe

studimet kanë komentuar mbi marrёdhënien empirike mes kёtyre dy pjesёve të STAI-

Ch. Gjatё pilotimit, ndёrlidhja midis gjendjes dhe karakteristikave nё shkallën

matëse të ankthit, pra midis STAI-Ch-C1 dhe STAI-Ch-C2, rezultuan nga 0.8 deri në

0.9, dhe ishin të ndryshme nga një grup në tjetrin.

Karakteristika e ankthit mund të parashikojë gjëndjen e ankthit më shumë tek

meshkujt, sesa te femrat (0.44 deri në 0.55)221.

Analiza faktoriale është bërë me të dhënat e studimit dhe përshkruhet tek Kreu

IV, Rezultatet.

3.4.7. Vlefshmëria konvergjente

STAI-Ch është zhvilluar në atë mënyrë që të ofrojë matje operacionale të

gjendjes dhe natyrës së ankthit. Prova për vlefshmërinë konvergjente të shkallës së

STAI-Ch T-Ankthi është e treguar nëpërmjet marrëdhënies midis dy instrumenteve

matëse më të përdorura tek fëmijët që janë Children's Manifest Anxiety Scale

(Castaneda, et al., 1956) and the General Anxiety Scale for Children (Sarason, et al,

1960). Në një grup prej 75 fëmijësh, shkalla e STAI-Ch T-Ankthi-t u ndërlidh me nje

rezultat prej .75 me CMAS dhe .63 me GASC (Platzek, 1970)222.

Nё pilotimin e kёtij instrumenti nё Shqipёri nuk ёshtё e mundur realizimi i

provёs pёr vlefshmёrinё konvergjente tё STAI-Ch, pasi nuk ka instrumente tё tjera tё

standartizuara nё vend lidhur me matjen e ankthit tek fёmijёt, me tё cilёt mund tё

bёjmё krahasime pёr rezultatet e pёrftuara nga STAI-Ch.

Nё kёto kushte, i jemi referuar mё sipёr vetёm vlefshmёrisё konvergjente tё

STAI-Ch, realizuar nё vendin e tij tё origjinёs.

221Spielberger.H.V.(1968,1977).The State-Trait Anxiety Inventory, http://www.mindgarden.com/ f.4. 222 Spielberger. D. CH. (1973). State Trait Anxiety Inventory for ChildrenTM. Sampler Set. Manual; Instrument; an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., www.mindgarden.com f. 13.

Page 120: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

104

3.4.8. Instrumenti matës i agresivitetit Shkalla e Agresionit te Fëmijët -

Children's Aggression Scale (CAS)

Children's Aggression Scale (CAS) është instrumenti i dytë matës i përdorur në

këtë kërkim. Qëllimi i këtij instrumenti është të masë nivelin e agresivitetit tek

fëmijët me prindër në proces divorci apo me prindër të divorcuar. Arsyeja përse

agresiviteti bëhet shpeshherë shkak studimi është, pasi agresviteti, kur është i

pranishëm në fëmijëri (edhe pse agresiviteti në fëmijëri është një karakteristikë sa e

qëndrueshme, aq edhe e lëkundshme), mund të shërbejë si një faktor parashikues për

sjellje të ardhshme kriminale, sjellje antisociale, varësi ndaj substancave si dhe

probleme psiko-somatike tek këta fëmijë223.

Një arsye tjetër që përbën problem gjatë matjes së agresivitetit, është fakti se,

agresiviteti është një fenomen, i cili është i vështirë të matet në një mënyrë subjektive

ose vetë – raportuese, për arsye se, shpeshherë, individët nuk kanë dëshirë të

shprehin sjelljen e tyre agresive ose, në raste të tjera, ata nuk janë në gjendje të

dallojnë këtë sjellje tek personi i tyre, apo edhe për shkak të mekanizmave mbrojtëse

të përdorura në nivel të pandërgjegjshëm. Sipas Rowell Huesemann-it dhe kolegëve

të tij, agresiviteti ka qenë gjithmonë një fenomen mjaft i kërkuar në studimet

shkencore, për arsyen e vetme, se ai mund të identifikohet nëpërmjet vëzhgimit. Një

nga metodat më popullore pë të matur agresivitetin tek fëmijët janë teknikat e

ashtuquajtura “peer nominations”, procedurë e cila ka përparësinë e të ofruarit

këndvështrime të ndryshme nga një numër i ndryshëm vëzhguesish224. Për këtë arsye

CAS-i është projektuar në këtë mënyrë. Ky projektim, i cili përfshin vlerësimin e

agresivitetit tek fëmijët nga grupet e tjera, është mjaft domethënës, për aq kohë sa

mat agresivitetin e fëmijës, jo vetëm nga prindi, por edhe nga mësuesi, duke qënë se

fëmija mund të shfaqë agresivitet në shkollë, dhe jo në shtëpi, dhe e kundërta. Për

këtë arsye, administrimi i CAS-it është i ndarë për tu administruar nga dy grupe.

Grupi i parë është administruar me prindin në proces divorci, me të cilin fëmija

jeton, dhe grupi i dytë është administruar me mësuesit kujdestarë të këtyre fëmijëve.

223 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. Children’s Aggression Scale. Professional Manual. f. 1. 224L. Rowell Huesmann, Leonard D. Eron, Nancy G. Guerra, and Victoria B. Crawshaw. (1994). “Measuring Children's Aggression With Teachers' Predictions of Peer Nominations”. Psychological Assessment 1994, Vol. 6, No. 4, f.329.

Page 121: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

105

Të kesh njohuri se ku ndodh agresiviteti, dhe se ku fëmija e shfaq agresivitetin,

mund të jetë me mjaft përfitim për kërkuesit, për aq kohë sa i ndihmon ata në

ndërtimin e një plani trajtues më efikas, i cili u përgjigjet nevojave të subjektit

pikërisht në mjedisin ku ndodh agresiviteti225.

CAS-i ofron katër shkallë matëse të agresivitetit, së bashku me shkallë matëse

të ndryshme, të cilat janë projektuar të masin pesë përbërës të ndryshëm të

agresiviteti. Shumë prej shkallëve matëse të përpunuara për të matur probleme me

sjelljen, të cilat plotësohen nga prindërit dhe mësuesit, konsistojnë në shprehi

përshkruese, të ndjekura nga një shkallë matëse Likert, ku informatori (p., sh prindi

ose mësuesi) tregon dendurinë subjektive të tij/saj për secilën pyetje. Vlerësimi

shtrihet në një frekuencë prej aspak apo asnjëherë që shkon në shumë, shumë shpesh,

duke përfunduar në pothuajse asnjëherë.

Shembull pyetjeje për prindin:

“Gjatë vitit të kalar, sa shpesh fëmija juaj ka qëlluar ose u ka bërtitur fëmijëve

të tjerë që jetojnë në shtëpi?”

0.-kurrë; 1.-një herë në muaj: 2.-dy herë në javë apo më pak; 3.-dy deri në tri

herë në muaj; 4.- shumicën e ditëve226;

Shembull pyetjeje për mësuesin:

“Gjatë vitit të kalar, sa shpesh nxënësi juaj ka qëlluar ose u ka bërtitur

fëmijëve të tjerë?

0.-kurrë; 1.-një herë në muaj; 2.-dy herë në javë apo më pak; 3.-dy deri në tri

herë në muaj; 4.- shumicën e ditëve.

Këto njësi matëse i ofrojnë plotësuesit të formularit një formë subjektive

matëse rreth gjendjes së fëmijës në lidhje me ndryshimet e humorit, sjelljes së tij në

shtëpi dhe shkollë dhe dendurinë e kësaj sjelljeje, si edhe natyrën e sjelljes, nëse bie

në kategorinë kronike apo, nëse, fëmija ka shfaqur raste apo episode të izoluara

sjelljesh agresive227. Gjithashtu CAS-i mat agresivitetin tek fëmijët në dimensione të

ndryshme si, agresiviteti i drejtuar apo i pësuar nga motrat dhe vëllezërit apo dhe

225 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. Children’s Aggression Scale. Professional Manual. f. 5-6. 226 CAS. (2008).Prindi Formular Përmbledhës i Rezultateve. Autorë: Halperin.J. dhe McKay.E.K. të gjitha të drejat eksluzive për t`u përdorur nga Valbona Treska. 227 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. Children’s Aggression Scale. Professional Manual, f. 5-6.

Page 122: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

106

llojet e ndryshme të shënjestrës së agresivitetit, si agresivitet ndaj kafshëve,

objekteve, individëve e të tjera.

3.4.9. Pilotimi i CAS-it

Pasi u pёrkthye nё shqip nga pёrkthyes zyrtarё tё gjuhёs angleze, u pёrkthyen

gjithashtu edhe materialet e tjera ndihmёse nё funksion tё instrumentit, tё tilla si:

Prindi Formular Pёrmbledhёs i Rezultateve dhe Mёsuesi Formular Pёrmbledhёs i

Rezultateve, tё cilat shёrbenin si mjet pёr llogaritjen e pikёve, pёr secilёn shkallё tё

instrumentit, bazuar nё moshёn e secilit prej fёmijёve. Pas pёrkthimit, instrumenti u

formatua dhe u shtyp nё shtypshkronjё, me qёllim qё tё ishte nё tё njёjtat standarte

me instrumentin e origjinёs.

CAS-i u pilotua me 100 prindёr dhe 100 mёsues tё shpёrndarё nё dy shkolla tё

kryeqytetit: nё shkollёn 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe nё shkollёn e mesme

“Sami Frashёri”, pёrkatёsisht me 50 mёsuese dhe me 50 prindёr (nёna dhe babai) tё

tё njёjtit fёmijё nё shkollёn 9-vjeçare dhe 50 mёsues dhe 50 prindёr nё shkollёn e

mesme. Pёrzgjedhja e fёmijёve, qё do tё ishin objekt i vlerёsimit tё agresivitetit

nёpёrmjet CAS, u bё nё mёnyrё rastёsore. U pёrzgjodhёn 50 fёmijё pёr tё qenё

objekt i vlerёsimit. Secili fёmijё u vlerёsua nga tё dy prindёrit dhe dy mёsues tё cilёt

kishin njohuri pёr sjelljen e tij. Kampioni pёr pilotim prej 100 prindёrish dhe 100

mёsuesish pёr 50 fёmijё objekt vlerёsimi, u vlerёsua tё ishte i mjaftueshёm pёr tё

identifikuar problemet qё mund tё shfaqte testi pas pёrkthimit.

Pilotimi i testit u realizua nё periudhёn nёntor 2015. U implementuan tё

gjitha hapat e realizimit tё tij, qё nga fillimi nё mbarim, sipas udhёzimeve tё

manualit tё CAS.

Qёllimi i pilotimit ishte tё vlerёsonte dhe maste nё praktikё, kohёn qё i duhej

çdonjёrit prej pjesёmarrёsve, tё plotёsonte instrumentin, vёshtirёsinё ose jo pёr tё

kuptuar pyetjet si dhe pёr tё vlerёsuar vlefshmёrinё dhe besueshmёrinё e tij. Të

dhënat e pilotimit do të pasqyrohen në vazhdim të studimit.

Gjatё studimit, nuk u konstatuan probleme tё rёndёsishme me instrumentin

matёs tё pёrdorur.

Page 123: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

107

3.4.10. Aplikimi i CAS-it

CAS është projektuar për të qenë një test matës i kuptueshëm dhe, në të njëjtën

kohë, i mirëllogaritur dhe psikometrisht i qartë, gjatë matjes së agresivitetit tek

fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç, por që e dallon agresivitetin nga sjelljet

kriminale apo antisociale. CAS është i përshtatshëm për tu përdorur në një hapësirë

të lartë kërkimesh shkencore, në situata klinike, në hapësira edukuese, si edhe në

kërkime të thelluara. Aplikimi i CAS bëhet i mundur nëpërmjet; a) aftësisë së tij për

të vlerësuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme sjelljet agresive të përjetuara

nga prindërit dhe mësuesit; b) shfaqjes së vetive psikometrike të forta dhe të dhënave

normative që përfshijnë komunitetin, si edhe të dhënave klinike; c) aftësisë së tij për

tu plotësuar dhe përfunduar brenda 10 minutave; d) formatit të tij laps dhe letër, i cili

mund të administrohet lehtësisht në zyrë; e) programit të tij të avancuar të mbledhjes

së rezultateve228.

3.4.11. Zbatimi i CAS-it në kërkime shkencore

CAS mund të përdoret si një instrument matës mjaft i vlefshëm për studime

shkencore në shkallë të vogla dhe të mëdha. Si një mënyrë matëse “Screening

Measure229”, CAS mund të jetë një mjet mjaft i vlefshëm në pranimin dhe

përjashtimin e pjesëmarrësve potencialë për agresivitet. Në varësi të natyrës së

studimit, një klinicist mund të përdorë CAS-in për të pëzgjedhur të rinj, të cilët

shfaqin një sjellje të vazhdueshme në lidhje me agresivitetin fizik. Karakterizimi i

target grupit gjatë zbatimit të CAS-it mund të përfshijë grupe individësh, të cilët janë

të diagnostikuar ose jo nga diagnoza psikiatrike.

228 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. “Children’s Aggression Scale. Professional Manual”. f.7 229Shënim.Matja nëpërmjet metodës së klasifikimit të të një grupi individësh për ti dalluar ata nga një grup tjetër individësh me një problematikë të caktuar.

Page 124: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

108

3.4.12. Administrimi dhe nxjerrja e rezultateve të CAS-it.

a) Kërkesat profesionale

Në mënyrë që të mbahet një linjë etike profesionale pune, Standard for

Education and Psychological Testing, për administrimin, mbledhjen e rezultateve

dhe interpretimin e CAS-it, kërkon ose a) Një trajnim profesional në fushën e

psikologjisë ose në një fushë të ngjashme ose b) Liçencë ose çertifikatë nga një

agjenci apo organizatë, që kryen trajnim të përshtatshëm, dhe me përvojë, në

përdorimin e testeve psikologjike në mënyrë etike dhe kompetente.

Në administrimin dhe interpretimin e rezultateve gjatë këtij studimi është

përmbushur kriteri A i kërkuar nga Standard for Education and Psychological

Testing.

b) Përzgjedhja e vlerësuesve

CAS-Prindi: CAS-P është projektuar në mënyrë që të plotësohet nga prindi,

kujdestari, prindi adoptues, apo prindi, që ka kujdestarinë e fëmijës. Edhe pse mund

të jetë ideale të kesh të dhëna nga të dy prindërit, kjo nuk mund të jetë gjithmonë e

suksesshme pasi, kur është e nevojshme për të bërë një zgjedhje, është e

parapëlqyeshme mbledhja e të dhënave nga një person, që ka patur kontakt më të

shpeshtë dhe intensiv me fëmijën.

Gjatё pilotimit tё instrumentit u vu rёndёsi qё, secili nga prindёrit e fёmijёs, tё

plotёsonte formularin, pёr aq kohё sa qёllimi i plotёsimit tё tij, ishte tё maste

konsistencёn e pyetjeve, kuptueshmёrinё, kohёn e plotёsimit, vlefshmёrinё dhe

besueshmёrinё e tij.

Pas pilotimit tё instrumentit, në këtë studim është përzgjedhur si vlerësues i

fëmijës, prindi me të cilin ai jeton dhe kujdeset për nevojat e tij psiko-socio-

emocionale dhe financiare, pas veçimit të bashkëshortëve mes tyre, për shkak të

konflikteve në familje.

CAS-Mësuesi: CAS-M është i projektuar në mënyrë që të plotësohet nga

mësuesi i fëmijës, i cili e ka njohur atë si rezultat i kontaktit me të në shkollë apo në

Page 125: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

109

çfarëdo lloj mjedisi ndërlidhës, me një minimum prej të paktën katër javësh njohje,

gjatë së cilave duhet të ketë kontakt ditor (5 ditë në javë).

Në këtë studim është përzgjedhur si vlerësues i fëmijës mësuesi/ja kujdestare e

tij, si personi, i cili ka më shumë informacion lidhur me sjelljen dhe qëndrimet e

fëmijës subjekt studimi.

c) Materialet e testit

Po paraqesim më poshtë materialet e CAS-it:

Manuli Profesional i CAS-it,

Formulari matës i CAS-Prindit (CAS-P),

Formulari/profili i përmbledhjeve të rezultateve të CAS-Prindi-t (CAS-P);

Formulari matës i CAS-Mësuesi-t (CAS-M),

Profili/formulari i të dhënave i mësuesve, CAS-Mësuesi (CAS-M).

d) Nxjerrja e rezultateve tё CAS-it.

Të dy formularët matës përfshijnë vlera individuale, variante përgjigjesh dhe

hapësira për tu plotësuar me informacione demografike. Çdo formular matës ka një

lidhje përkuese me të dhënat e Profilit/Formularit të zbatuar, i cili zbatohet në

plotësimin e përgjigjeve me dorë dhe lejon një hapësirë për të mbledhur të dhënat e

informuesit.

Çdo pёrgjigje e dhёnё nga raportuesi pёrkon me njё vlerё numerike tё caktuar,

e cila shёnohet, e mё pas mblidhet manualisht, me vlerat e tjera tё pёrftuara nga tё

gjitha pёrgjigjet e dhёna. Çdo shifёr e llogaritur sipas kategorive pёrkatёse tё

instrumentit, pёrkon me njё vlerё tё caktuar nё Manualin e CAS-it, vlerё e cila ёshtё

nё pёrputhje me moshёn dhe gjininё e fёmijёs objekt studimi.

Treguesi i pёrgjithshёm i agresivitetit, llogaritet nё bazё tё vlerave tё pёrftuara

nga shuma e agresivitetit verbal, agresivitetit kundёr objekteve dhe kafshёve,

agresivitetit fizik, dhe pёrdorimit tё armёve.

Pra, shprehur nё simbole TPA= AV+AOK+AF+PA.

Page 126: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

110

Nё kёtё mёnyrё mund tё masim nё vlerё numerike dhe mё pas tё krahasojmё, jo

vetëm Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit, por edhe secilin prej komponentёve

pёrbёrёs tё tij.

3.4.13. Besueshmëria dhe vlefshmëria e CAS-it

a) Besueshmëria

Besueshmëria i referohet qëndrueshmërisë së rezultateve të dala nga një

instrument matës dhe pasqyron masën deri ku ndodh problematika, apo nëse ka një

gabim në matjen e problematikës. Ka disa lloje aftësish që janë të rëndësishme për

matjen e instrumenteve si CAS-i. Këto përfshijnë: a) Qëndrueshmërinë e brendshme

b) Besueshmëria e ndërlidhur230.

b) Qëndrueshmëria e brëndshme e CAS-it

Konsistenca apo Qëndrueshmeria e Testit pasqyron masën deri ku të gjitha

shkallët e pyetjeve masin të njëjtin konstrukt apo qëllim. Të dhënat statistikore më të

përdorura për të vlerësuar qëndrueshmërinë e brendshme është koeficienti Alpha i

Cronbach’s (1951).

Gjatë pilotimit u përllogarit koeficienti i Alpha-s për shkallët matëse të CAS-P-

it dhe CAS-M-it, për secilin komponent të matur. Për koeficientin Alpha-s të CAS-P-

it, ky koeficient varioi nga .55 pёr agresionin fizik tё filluar, deri në .85 pёr

agresivitetin kundrejt bashkëmoshatarëve.

Koeficientet e Alpha-s për CAS-P të indeksit të përgjithshëm të agresionit ishin

të larta brënda katër komponentëve përbërës dhe varionin nga .87 deri në .91.

Edhe nё shkallёn matёse CAS-M u vunё re rezultate të ngjashme, pasi

koeficienti Alpha shkon deri në .56 nё lidhje me seksionin e pyetjeve tё agresivitet

kundrejt objekteve dhe kafshëve, ndёrkohё qё shkon deri në .88 nё seksionin e

pyetjeve tё agresivitetit verbal pёr të gjithë grupin.

230 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. Children’s Aggression Scale. Professional Manual.f.45

Page 127: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

111

Sikundёr pritej edhe nga analiza e manualit tё CAS-it dhe rezultatateve tё tjera

tё pёrftuara pёr besueshmёrinё e brendshme tё CAS-it, koeficienti i Alpha-s për

shkallën matëse të agresivitetit kundër kafshëve dhe objekteve doli i ulёt. Koeficienti

i ulёt i Alpha-s për këtë komponent nuk është i papritur duke konsideruar që të katër

pyetjet masin dy konstrukte të kontrollit të zemërimit dhe agresivitetin kundrejt

kafshëve231.

Për komponentin Përdorimi i Armëve nuk u llogarit ky koeficient, për shkak të

raportimit në vlerën 0, gjatë pilotimit.

c) Besueshmëria e ndërlidhur

Besueshmëria e ndërlidhur është masa ku dy vëzhgues/vlerësues të pavarur,

masin të njëjtin individ në mënyrë të njëjtë. Specifikisht kjo masë e qëndrueshmërisë

jep një vlerësim të qëndrueshmërisë së matësit gjatë llogaritjes. Nё pilotimin e kryer

për të matur besueshmërinë e vlerësuesit për grupet prind-prind dhe mësues-mësues,

besueshmëria e brendshme ishte e lartë dhe shkoi nё .91 pёr tё dhёnat prind-prind

dhe .83 për të dhënat mësues – mësues, ndёrkohё qё besueshmëria e krahasimit të të

dhënave prind - mësues ishte mё e ulët. Ka disa shpjegime për këtë diferencë,

sikundёr pasqyrohen edhe nё manualin e CAS. Së pari, fëmijët sillen në mënyrë të

ndryshme në ambjente të ndryshme dhe të matësh sjelljen e një fëmije brenda

konteksteve të ndryshme, zakonisht rezulton në të dhëna të ulëta ndaj ndërlidhjes së

brendshme të subjekteve të testit. Së dyti, pyetjet matëse nuk janë të njëjta në të dy

matësit dhe si rezultat ishte e pritur prania e disa ndryshimeve brenda shkallëve

matëse.

3.4.14. Vlefshmëria

Vlefshmëria i referohet masës se deri ku një test mat atë që ka për qëllim të

masë. Ka metoda të ndryshme për investigimin e një testi. Specifikisht vlefshmëria e

CAS-P-it dhe CAS-M-it do të konsiderohet më poshtë bazuar në termat përkatëse

mbi: a) Ndërlidhjen e shkallës matëse të CAS-it dhe nëngrupet e tij, b) Analizën

231 Halperin.M.J. & McKay. E. K. (2008). CAS. Children’s Aggression Scale. Professional Manual. f.46

Page 128: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

112

bashkëlidhëse të marrëdhënies së të dhënave midis CAS-P dhe CAS-M, dhe të dhënat

mbi matjet rreth sjelljeve të tjera;c) Aftësinë e CAS-P dhe CAS-M në lidhje me

mënyrën korrekte se si i dallojnë nivelet e ndryshme të agresivitetit.

Nё pilotimin e kёtij instrumenti nё Shqipёri nuk ёshtё e mundur realizimi i

provёs pёr ndërlidhjen e shkallëve matëse, pasi grupi i fëmijëve që u përdorën gjatë

pilotimit, ishte homogjen.Në këtë mënyrë nuk mund të bëhej ndërlidhja krahasimore

me një grup tjetër të ndryshëm. Nё kёto kushte, është marrë e mirëqënë vlefshmëria

strukturore e konfirmuar ne Manualin e CAS-it. Ky është një kufizim i pilotimit të

realizuar për këtë instrument.

Gjithësesi, në përpunimin e të dhënave të studimit, lidhur me këtë element,

kemi përftuar rezultate të vlefshme, pasi u krijuan dy grupe, të ndryshëm nga njëri –

tjetri, të cilët rezultuan të jepnin të dhëna të ndërlidhura, siç do të shpjegohet ne

Kreun IV, Rezultatet.

3.4.14.1 Vlefshmëria konvergjente

Një metodë tjetër për vlerësimin e vlefshmërisë së një testi është ekzaminimi i

marrëdhënies midis shkallëve matëse të tij dhe shkallëve ekzistuese matëse, të cilat

vlerësojnë të njëjtën përbërje (vlefshmëria konvergjente). Kjo bëhet e mundur duke

vlerësuar natyrën e marrëdhënieve. Në një studim të ndërmarrë për të matur

vlefshmërinë konvergjente, u zgjodhën për tu ekzaminuar shumë matje mbi sjelljen

dhe tiparet specifike të sjelljes, për të dalluar midis vlefshmërisë të CAS-P-it dhe

CAS-M-it. Në analizën e sjelljeve agresive te fëmijët dhe përshtatjes së tyre

emocionale, u përfshinë shkallë matëse të cilat analizonin inatin, agresivitetin dhe

probleme të shprehura nëpërmjet sjelljes. Siç pritej, u arritën ndërlidhje mesatare

pozitive për të dyja testet, CAS-P dhe CAS-M rreth sjelljes së shfaqur, inatit,

agresivitetit, bulling-ut, dhe shkallës matëse të Përshtatjes Negative Sociale të CAB-

it. Gjithsesi, një përjashtim ishte shkalla matëse e përdorimit të armëve të CAS-it, për

shkak të mungesës së variablave midis grupit të zgjedhur në komunitet për matjen e

kësaj shkalle, çka solli korrelacione të ulëta në këtë shkallë.

Nё pilotimin e kёtij instrumenti nё Shqipёri nuk ёshtё e mundur realizimi i

provёs pёr vlefshmёrinё konvergjente tё CAS, pasi nuk ka instrumente tё tjera tё

standartizuara nё vend lidhur me matjen e agresivitetit tek fёmijёt, me tё cilёt mund

Page 129: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

113

tё bёjmё krahasime pёr rezultatet e pёrftuara nga CAS-i.

Nё kёto kushte, i jemi referuar mё sipёr vetёm vlefshmёrisё konvergjente tё

CAS-it realizuar nё vendin e tij tё origjinёs.

3.4.15. Kampioni

Kampioni i përzgjedhur për studim është kampion konvenience dhe me gjykim,

i cili u përqëndrua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Përzgjedhja e Tiranës u

bë, pasi në këtë gjykatë realizohet gjatë vitit numri më i madh i zgjidhjes së

martesave në vend. Për shkak të popullsisë heterogjene që jeton në kryeqytet, kjo

gjykatë është një përfaqësuese e mirë e çifteve në proces divorci të ardhur nga

kultura, zakone dhe formime të ndryshme arsimore.

Përzgjedhja e kampionit u bë në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë ku

N= 786 çifte në proces divorci me fëmijë të mitur. Kampioni i marrë në studim ishte

n=50 çifte në proces divorci. Për të bërë një krahasim të balancuar mes kategorizimit

të dy grupeve të marra në shqyrtim, atyre me divorc me konflikt dhe atyre me divorc

pa konflikt, u ruajt një numër i balancuar me 25 familje për secilën kategori. 50

familjet, që u përzgjodhën për të qenë pjesë e këtij studimi, ishin pjesa më

përfaqësuese e grupit prej 122 familjesh në proces divorci, të cilat u bënë gjithashtu

pjesë e përzgjedhjes me konveniencë nga numri 786 në total i familjeve në proces

divorci me fëmijë të mitur, që u regjistruan në periudhën janar – nëntor 2015 në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të 50 familjet ishin pjesë e studimit të thelluar lidhur me kërkesën që ata kishin

paraqitur pranë gjykatës me objekt gjykimi “Zgjidhje martese, lënie e fëmijës së

mitur për rritje dhe edukim”.

Në përzgjedhjen e grupeve me 25 familje, pra 25 familje me proces divorci me

konflikt dhe 25 familje në proces divorci pa konflikt, u ruajt gjithashtu e balancuar

mosha e fëmijëve dhe seksi i tyre.

Page 130: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

114

3.4.16. Grupmosha e fëmijëve subjekt studimi

Ka një sërë arsyesh përse target grupi kryesor për këtë studim janë fëmijët nga

mosha 8 deri në 16 vjeç. Së pari, sjellim në vëmendje se përkufizimi i problemeve të

sjelljes është i vështirë të identifikohet dhe emërtohet për fëmijët parashkollë.

Për arsye të ndryshme ka rezultuar mjaft e vështirë, për shumë kërkues dhe

studiues, sidomos atyre të sjelljes, që të kenë përfundime konkrete mbi sjelljen e

fëmijëve, veçanërisht kur këto sjellje janë të komplikuara dhe të stimuluara nga një

sërë faktoresh të pranishëm në ambientin ku ata jetojnë. Për shkak të zhvillimit të

tyre të kufizuar, mungesës së përvojave, si edhe zhvillimit të ulët konjitiv dhe

emocional, është e vështirë për fëmijët parashkollorë që të përcaktojnë, identifikojnë

dhe emërtojnë, ndjenjat e tyre dhe gjendje të caktuara emocionale. Freud-i e ka

përcaktuar moshën e fëmijëve deri në 6 vjeç si një moshë ku fëmijët veprojnë në një

gjendje të plotë primitive dhe instiktive, e cila udhëhiqet nga dëshirat dhe konfliktet e

ID-it, nën këto kushte, i mbërthyer midis konflikteve dhe vështirësive për të

përcaktuar se çfarë është mirë dhe çfarë është gabim.

Fëmijët parashkollorë e kanë të pamundur, në pjesën më të mirë të rasteve që të

përcaktojnë me fjali konkrete së çfarë mendojnë ata për një ndjesi konkrete, për aq

kohë sa gjendja e tyre emocionale është në tranzicion dhe ndryshime të

vazhdueshme. Në raste kur këta fëmijë gjenden përpara përballimit të situatave mjaft

të komplikuara, ku faktorët stresues janë mjaft të lartë, sikundër është situata e

divorcit, aftësia e tyre për të gjykuar dhe për të emërtuar emocionet e veta është mjaft

e ulët. Për këtë arsye, është e domosdoshme në raste të tilla, kur fëmija është më pak

se 6 vjeç, prania dhe ndihma e një profesionisti në shëndetin mendor, një psikolog

ose punonjës social, që mund ta ndihmojë fëmijën gjatë këtij rrugëtimi.

Sigurisht, duke marrë shkas nga çfarë kemi përmendur më sipër mbi

përkufizimet që fëmijët hasin, ndërkohë që emërtojnë emocionet e tyre, shpeshherë

roli i psikologut nga profesionistët e shëndetit mendor nuk përmbushet siç duhet, për

aq kohë sa ata bëjnë gabime gjatë punës, sikundër mund të jetë gabimi i “sugjerimit”.

Sugjerimi është një term mjaft i përdorur në profesionin e psikologut dhe të atij të

terapistit. Me termin “sugjerim” përkufizohet procesi, gjatë së cilit, një profesionist i

sugjeron një ide, mendim apo fantazi të paqenë individit në terapi. Ky quhet

sugjerim, për aq kohë sa vjen vetëm nga profesionisti dhe subjekti në fjalë nuk e ka

Page 131: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

115

të tijin këtë mendim. Fatkeqësisht, procesi i sugjerimit ndodh më shpesh tek individët

në terapi, të cilët janë konfuzë për shkak të një traume që kanë kaluar apo kur janë të

paaftë konjitivisht dhe emocionalisht për të kuptuar situatën ku ndodhen. Në këtë

këndvështrim teorik, mund të shohim se si fëmijë të gjendur në një proces divorci

dhe të zënë ngushtë në një situatë të komplikuar, mund të jenë shpesh të cënueshëm

nga fenomeni i sugjerimit.

Ashtu siç e ka përshkruar Campbell-i (2002), “... përkufizimi “sëmundje”

përdoret mjaft rastësisht dhe në një mënyrë të kufizuar në këtë grup moshë, pasi ai ka

hasur disa probleme për sa i përket vlefshmërisë së këtij përkufizimi”232. Prova për

qëndrueshmërinë, për të dhëna të sakta dhe logjikë parashikuese, tek fëmijët

parashkollorë nuk është e fortë, veçanërisht tek fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Koomorbiditeti është mjaft i lartë dhe ekzistojnë një mori problemesh përsa i përket

përkufizimit të sjelles “normale” dhe “jo normale” në këtë moshë. Për shkak të

këtyre paqartësive, shumë studime të bëra me fëmijët nga mosha 0 deri në 7 vjeç

përdorin metoda dimensionale për të përkufizuar dhe matur problemet me sjelljen tek

kjo grupmoshë233. Një nga vështirësitë kryesore për përcaktimin e gjendjes

emocionale tek këta fëmijë, është fakti se ata janë ende në një proces zhvillimi mjaft

të shpejtë. Duhet mbajtur në konsideratë se kur përfshihen fëmijët në studim, dhe

veçanërisht në studime të cilat përfshijnë fenomene delikate, si ajo e sjelljes, duhet të

marrim parasysh fazat e zhvillimit dhe ndikimin e tyre tek këta fëmijë. Sipas Daniel

S. Shaw-it dhe Frances Gardner-it, është e rëndësishme të identifikojmë dhe

pranojmë rritjen e shpejtë që ndodh nga lindja deri në moshën 7 vjeç234.

3.4.17. Përzgjedhja e kampionit në plotësimin e STAI-Ch-it

Në 50 familjet në proces divorci të cilat u klasifikuan me proces divorci

konfliktual dhe jo konfliktual, u përzgjodhën fëmijë të moshës nga 8-16 vjeç. Në to u

përfshinë fëmijë të secilës moshë nga 8-16 dhe u ruajt i balancuar raporti meshkuj-

femra në përbërjen e secilit grup.

232 Campbell (2002) tek Shaw S.D. & Gardner. F. (2008). “Behavioral Problems of Infancy and Preschool Children (0–5)”. f. 882. 233 Campbell (2002) tek Shaw S.D. & Gardner. F. (2008). “Behavioral Problems of Infancy and Preschool Children (0–5)”. f. 882. 234 Campbell (2002) tek Shaw S.D. & Gardner. F. (2008). “Behavioral Problems of Infancy and Preschool Children (0–5)”. f. 883.

Page 132: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

116

Në grupin e parë të divorceve me konflikt në plotësimin e STAI-Ch n = 25, nga

të cilët 13 djem dhe 12 vajza, të moshës 8-16 vjeç.

Në grupin e dytë të divorceve pa konflikt në plotësimin e STAI-Ch n = 25, nga

të cilët 12 djem dhe 13 vajza të moshës 8-16 vjeç.

Secila moshë është përfaqësuar në të dy grupet nga të dy gjinitë, kështu p.sh. në

divorcin pa konflikt është marrë në studim edhe fëmijë mashkull edhe fëmijë femër

të së njëjtës moshë. Ky ekuilibër është ruajtur në mënyrë që në analizën e të dhënave

të bëhej edhe një dallim mes dy gjinive për secilën moshë.

Mosha e përzgjedhur e fëmijëve për të vetëraportuar në ISTA-Ch lidhur me

ankthin, fillimisht u mendua të shkonte nga 6-16 vjeç. Në pilotimin e instrumentit u

konstatua se fëmijët 6 dhe 7 vjeç e kishin të vështirë të kuptonin një pjesë të

pohimeve në pyetësor. Bazuar edhe në literaturën shkencore mbi zhvillimin e kësaj

grupmoshe, këta fëmijë u zëvendësuan me të tjerë fëmijë në shtrirjen moshore 8-16

vjeç për të dy grupet e marra në shqyrtim.

3.4.18. Përzgjedhja e kampionit në plotësimin e CAS

Në plotësimin e CAS morën pjesë 50 prindër dhe 50 mësues. Përzgjedhja e

kampionit u bë vetëm në bazë të kriterit fillestar të ndarjes së familjeve në proces

divorci në dy grupe G1= proces divorci me konflikt dhe G2= proces divorci pa

konflikt. Duke u bazuar në këtë ndarje G1n=25 prindër dhe G2n=25 prindër.

Nuk u ruajt i balancuar raporti i prindërve meshkuj dhe prindërve femra, si dhe

mosha e tyre në përzgjedhjen e kampionit, dhe nuk u ruajt as balancimi në gjini dhe

moshë, në përzgjedhjen e kampionit të mësueseve. Kjo për arsye se në matjen e

agresivitetit, subjekti për të cilin matet ky agresivitet, janë vetë fëmijët e secilit prej

grupeve të marra në shqyrtim. Në këtë mënyrë, plotësimi i pyetësorit nga prindër

meshkuj apo femra, nga mësuese meshkuj apo femra, si dhe mosha e tyre, janë

elemente të cilët nuk ndikojnë në agresivitetin, që shfaq fëmija subjekt i studimit.

Duke qenë se plotësimi i CAS u realizua nga vetëm njëri prej prindërve të

fëmijës subjekt studimi, përzgjedhja e vetë prindit u bë mbi kriterin e afrimitetit dhe

kujdesit të përditshëm të prindit ndaj tij. Pra, u përzgjodh për të plotësuar

instrumentin CAS, prindi me të cilin fëmija jetonte gjatë realizimit të CAS-it dhe

detyrimisht gjatë vetë procesit të zgjidhjes së martesës. Ky kriter u mbajt në

Page 133: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

117

konsideratë, pasi prindi me të cilin fëmija jetonte, njihte më mirë përditshmërinë e

fëmijës, mënyrën e tij të reagimit dhe ndërveprimit. Kjo përzgjedhje u realizua edhe

në bazë të udhëzimeve të manualit CAS për përzgjedhjen e prindit që e plotëson

formularin për fëmijën subjekt studimi.

Përzgjedhja e mësuesve u bë vetëm në bazë të kriterit të të qënit mësues/se

kujdestare e fëmijës subjekt studimi. Pra, për çdo fëmijë subjekt studimi agresiviteti i

tij u mat nëpërmjet plotësimit të CAS nga prindi dhe mësuesi i tij/saj kujdestare.

Përfundimisht, kampioni i plotësimit të CAS-it u përbë nga:

G1n= 25 prindër +25 mësuese, ku qëllimi ishte matja e agresivitetit të 25

fëmijëve me prindër në proces divorci konfliktual.

G2n = 25 prindër +25 mësues, ku qëllimi ishte matja e agresivitetit të 25

fëmijëve me prindër në proces divorci jokonfliktual.

3.4.19. Koha dhe vendi i kryerjes së studimit

Studimi i thelluar i rasteve, intervistat, vëzhgimet, shqyrtimi i dosjeve

gjyqësore dhe plotësimet e instrumenteve matëse CAS dhe STAI-Ch, janë realizuar në

periudhën tetor 2015 – janar 2016, me subjekte, të cilat ishin pjesë e procesit për

zgjidhje martese në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Të gjithë pjesëmarrësit në

studim, të përbërë nga fëmijë dhe prindër, janë intervistuar, vëzhguar dhe kanë

plotësuar instrumentet CAS dhe STAI-Ch në zyrën e studiueses.

Fëmijët kanë qëndruar vetëm me studiuesen në ambjentet e zyrës dhe nuk kanë

qenë nën ndikimin e prindërve gjatë plotësimit të CAS-it. Në këtë mënyrë jemi

përpjekur të minimizojmë variablat situacionale, pra ndikimet e faktorëve të jashtëm,

në rezultatet e përftuara nga plotësimi i instrumenteve.

Janë ruajtur kushtet fizike të plotësimit të instrumentit matës nga vetë

subjektet. Vendi i plotësimit të instrumenteve ka patur ndriçim të mirë, kushte fizike

komode, temperatura e dhomës ka qenë e pandryshuar dhe plotësimi i instrumenteve

është realizuar në orare të përshtatshme, brenda orarit zyrtar të punës.

Një pjesë e plotësimit të instrumenteve matëse nga mësuesit është realizuar në

zyrën e studiueses dhe një pjesë në ambjentet e punës të gjithësecilit prej tyre.

Plotësimi i instrumenteve matëse, edhe për to, është realizuar në orare të

Page 134: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

118

përshtatshme si dhe në mjedise të rehatshme, ku nuk ka patur ndërhyrje nga zhurmat

e jashtme e ku mësuesi është ndjerë i qetë për të qenë pjesë e studimit.

3.4.20. Mbledhja dhe analiza e të dhënave

Të dhënat e përftuara për këtë studim u realizuan nëpërmjet intervistave të

thelluara të realizuara me fëmijët dhe prindërit e tyre në proces divorci. Informacioni

i marrë gjatë intervistave u shënua në skeda përkatëse për secilin subjekt të studimit,

duke u shoqëruar gjithashtu me shënimet mbi vëzhgimet, si dhe vizatimet e fëmijëve

nën 12 vjeç.

Intervistat e thelluara mbi grupimin e rasteve të mënyrës së divorcit të

bashkëshortëve në G1 =divorc me konflikt dhe G2 = divorc pa konflikt, ishin në

formë të shkruar dhe tё dhёnat u pёrftuan nga rekordet e secilit çift nё divorc, bazuar

nё kriteret pёr katagorizimin e tyre nё grupin nё divorc me konflikt, apo nё atё me

divorc pa konflikt.

Të dhëna të vlerësuara të nevojshme në secilën prej dosjeve gjyqësore u

mbajtën gjithashtu shënim dhe u skeduan për secilin rast.

Pyetësorët në formë të shkruar u përdorën si bazë të dhënash themelore lidhur

me matjen e ankthit dhe agresivitetit, të plotësuara nga fëmijët, prindërit dhe

mësueset.

U realizua mbledhja e të dhënave primare: të dhënave të mbledhura nëpërmjet

instrumeteve matëse, vëzhgimeve, intervistave të thelluara.

U realizua mbledhja e të dhënave sekondare: kërkime të dhënash të tjera të

përftuara, si pasojë e të dhënave primare, me qëllim përftimin e të dhënave

përfundimtare mbi korrelacionin e drejtë apo të zhdrejtë të marrëdhënies mes

mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit dhe agresivitetit tek fëmijët.

Faza e përpunimit dhe analizimit të të dhënave u bë nëpërmjet:

1. Kontrollit logjik të të dhënave me anë të të cilit u vërtetua tërësia,

qëndrueshmëria dhe lexueshmëria e të dhënave, ndërkohë që u bë përgatitja

për bartjen e tyre në kompjuter.

2. Kodimi i të dhënave

3. Bartja e të dhënave në kompjuter

4. Analiza statistikore e të dhënave

Page 135: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

119

Kodimi u realizua me anë të shënjimit me numra të variablave, si dhe u

përcaktua qartë indeksi i kodeve. Të gjithë variablat dhe përgjigjet u koduan me

numra.

Bartja e të dhënave u bë direkt në kompjuter. Të dhënat u paraqiten me tabela.

Në kreun në vijim do të bëhet analiza e tyre në mënyrë statistikore dhe analitike.

Për përpunimin e të dhënave u përdor programi kompjuterik IBM SPSS 19.

3.4.21. Kufizimet e studimit

Kufizimet e studimit janë ato karakteristika apo elemente të metodologjisë, të

cilat nuk u përputhën dhe, si rrjedhojë, ndikuan në interpretimet e studimit të

kërkimit në fjalë. Është e rëndësishme të njohësh dhe identifikosh kufizimet e

studimit për aq kohë sa ky proces të ndihmon në përcaktimin e projektimit të procesit

të punës së zgjedhur për studimin si dhe në vlefshmërinë e punës së bërë.

Çdo studim ka kufizimet e tij pikërisht për arsyen se teoria fillestare e hedhur

për studimin është marrë nga një përgjithësim i caktuar mbi popullatën apo subjektin

në fjalë. Ky përgjithësim bën që, shpesh herë, grupit apo kampionit të zgjedhur për

studim, t`i jepen atribute të cilat ai grup nuk i ka, për arsyen se gjatë studimit ky grup

rrezikon të bëhet pjesë e grupit të përgjithësuar.

Në rastin e këtij studimi, kufizimet e tij kryesore janë vlerësuar dhe identifikuar

të jenë:

1. Instrumentet e përdorura, konkretisht STAI – Ch dhe CAS:

Këto instrumente janë identifikuar nga literatura shkencore dhe studime të

mëparshme të fushës. Për të dy instrumentet janë kontaktuar on-line administruesit e

tyre zyrtarë në faqet e tyre zyrtare specifike. Blerja e këtyre instrumenteve u krye në

metodën on-line dhe dërgesa e tyre u bë me postë. Instrumentet erdhën të shoqëruara

sëbashku me manualin përkatës të secilit prej tyre, të dy në gjuhën e tyre origjinale.

Procesi i dytë përfshiu pështatjen e instrumenteve në gjuhën shqipe. Pasi u përkthyen

nga dy përkthyes të liçencuar, u vlerësua me imtësi, nëse pyetjet dhe përmbajtja e

tekstit përmbushte qëllimin. Përzgjedhja e këtyre dy instrumenteve u bë, pasi të dyja

instrumentet në fjalë, janë të përshtatshme për tu përdorur në kultura të ndryshme

dhe jo vetëm në vendet e tyre të origjinës. Duke qënë se pyetjet nuk janë specifike

Page 136: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

120

për kulturën ku ato bëjnë pjesë, përshtatshmëria e tyre ishte pozitive për kulturën

shqiptare.

Gjithsesi, edhe pse u pilotuan përpara se të fillonte procesi i plotësimit të tyre

për subjektet e këtij studimi, mungesa e standartizimit të këtyre instrumenteve në

Shqipëri, përbën një nga kufizimet kryesore të studimit.

2. Ndryshimet kulturore nga vendi i origjinës së instrumenteve me vendin

tonë, si pjesë e mungesës së standartizimit:

P.sh, një nga pyetjet e testit ishte: “Gjatë vitit të kaluar sa shpesh fëmija juaj ka

tallur, ngacmuar apo shqetësuar ndonjë kafshë shtëpiake apo ndonjë kafshë tjetër”.

Pyetja tjetër pasohet nga “Sa shpesh fëmija juaj ka plagosur apo tortuar ndonjë

kafshë shtëpiake apo kafshë tjetër?”

Sjellim në vëmendje se këto pyetje mund të jenë mjaft të vlefshme në një

kulturë ku kafshët respektohen dhe kanë të drejtat e tyre legjitime për mbrojtje, por

në një kulturë si ajo e Shqipërisë, ku kafshët në rrugë keqtrajtohen shpeshherë pa

shkak, ku ne jemi shpesh dëshmitarë të kësaj dhune, pra, në një vend ku lëvizjet

qytetare për mbrojtjen e kafshëve mungojnë, e ku mungon kultura qytetare lidhur me

këtë fenomen, fëmija mund të hasë vështirësi të kuptojë pyetjen dhe t`i japë

rëndësinë e duhur, çka sjell si rrjedhojë mungesën e një përgjigjeje të saktë nga një

pjesë e tyre.

3. Përkthimi i instrumenteve:

Përkthimi i instrumenteve, është një element tjetër që mund të ndikojë

negativisht progresin e mbarëvajtjes së studimit. Procesi kur një test kalon në

përkthim, bën që testi të humbasë në disa raste një pjesë të kuptimit të tij origjinal

edhe pse përshtatshmëria e testit mund të jetë e lartë.

4. Mungesa e kërkimeve të tjera të ngjashme në vend:

Gjatë gjithë historisë së shkencës së kërkimit shkencor, një nga fenomenet

kryesore të mbarëvajtjes dhe suksesit të një studimi, është krahasimi gjatë

kombinimit të rezultateve të studimit në fjalë, me studime të tjera të bëra më parë,

mbi fenomenin e interesuar. Sipas Alfred A. Bartoluçi and William B. Hillegass,

autorët e artikullit “Overview, Strengths, and Limitations of Systematic Reviews and

Page 137: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

121

Meta-Analyses”, Karl Pearson vendosi në vitin 1904 teknikën e parë të identifikimit

të të dhënave, e cila quhet Data Pooling’ metodë e cila ekzaminon lidhjen midis

koeficienteve korrelativë midis studimeve235.

Nisur nga ky këndvështrim, gjetjet e këtij studimi nuk mund të krahasohen me

gjetje të mëparshme shkencore në vend për fenomenin e divorvcit dhe lidhjen e tij

me ankthin dhe agresivitetin tek fëmijët.

5. Mungesa e normave nё popullatёn e pёrgjithshme mbi ankthin dhe

agresivitetin.

6. Kampioni i vogël:

Numri i përzgjedhur për kampion, i cili konsiston në 50 fëmijë, nuk është një

kampion përgjithësues për të gjithë fëmijët që shfaqin elemente ankthi apo

agresiviteti si pasojë e divorcit tek prindërit e tyre. Duke qënë se numri i divorceve

është 786 gjatë periudhës në studim, numri 50 është një tregues jo fort i lartë për të

tipizuar praninë e agresivitetit dhe ankthit tek fëmijët, edhe pse është bërë kujdes që

fëmijët e përzgjedhur të jenë 25 me divorc pa konflikt dhe 25 me divorc me konflikt,

në mënyrë që të ishtin të pranishme hipotezat.

7. Mungesa e kulturës për plotësimin e formularëve:

Gjithashtu kufizim tjetër përbën dhe faktori i plotësimit të formularit tek

subjektet. Nga vëzhgimet personale, ka rezultuar që në Shqipëri ka një mungesë të

theksuar kulture për plotësimin e formularëve dhe shumë individë pyesin njëri-

tjetrin se si ta plotësojnë një pyetësor, edhe kur pyetjet janë personale. Kjo mund të

sjellë besueshmëri të ulët në test, për aq kohë sa disa individë, mund t’i kenë

plotësuar formularët pa u kushtuar shumë vëmendje, apo të gjendur nën presionin e

turpit apo pengesës për të shprehur ndjesi, që ata i konsiderojnë personale.

8. Mungesa e literaturës mbi divorcet pa konflikt:

Ndonëse jemi përpjekur të gjejmë literaturë apo studime shkencore rreth

divorceve pa konflikt, ka rezultuar e vështirë gjetja e teorive apo e përkufizimeve

lidhur me këto lloj divorcesh. Duke qenë se studiuesit dhe ekspertë të fushës

përpiqen të gjejnë efektet negative të fenomenit të divorcit tek fëmijët, rezulton se

235Bartoluçi. A. A. Bartoluçi dhe Hillegass .W. B. (2010). “Overview, Strengths, and Limitations of Systematic Reviews and Meta-Analyses”. Department of Biostatistics, School of Public Health, University of Alabama at Birmingham. f. 17.

Page 138: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

122

kërkimet shkencore rreth divorcit pa konflikt nuk shfaqin interes, për aq kohë sa

funksionimi social dhe emocional i individit nuk preket thellësisht. Ndodhur në këto

kushte, operacionalizimi i variablit divorc pa konflikt është bazuar në literaturën e

pakët dhe më së shumti në kontekstin shqiptar ku është realizuar kërkimi, gjë që

përbën një tjetër kufizim të këtij studimi.

Page 139: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

123

KREU 4

REZULTATET E STUDIMIT

4.1. HYRJE

Ky kre do tё paraqesё tё detajuar tё gjitha tё dhёnat e pёrftuara nga zbatimi i

instrumenteve matёse tё agresivitetit Children's Aggression Scale(CAS) dhe ankthit

State - Trait Inventory for Children(STAI-Ch).

Nё kёtё studim janё pёrdorur dy inventarёt matёs tё mёsipёrm pёr tё matur

ankthin dhe agresivitetin tek fёmijёt e moshёs 8-16 vjeç, nё mёnyrё tё pavarur nga

njёri-tjetri, ndaj baza e tё dhёnave tё pёrftuara ishte e gjerё dhe e larmishme.

Pёrpunimi i bazёs sё tё dhёnave u realizua me programin IBM-SPSS-19. Pёr tё dyja

grupet e fёmijёve tё marrё nё shqyrtim, janё analizuar dhe janë paraqitur nё tabela

dhe grafikё matjet pёr secilin instrument. Pёr tё bёrё njё paraqitje sa mё tё plotё tё

rezultateve, nё pjesёn mё tё madhe tё tabelave dhe grafikёve do tё paraqiten tё

krahasuara tё dhёnat pёr tё dyja grupet e fёmijёve, G1 (fёmijёt me prindёr nё proces

divorci me konflikt) dhe G2 (fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt). Pёr

çdo tё dhёnё tё pёrftuar, pёr tё bёrё krahasimin mes grupeve, do tё paraqiten nё

tabelё edhe pёrllogaritjet statistikore pёr vlerёsimin e krahasueshmёrisё dhe

vlefshmёrisё sё tё dhёnave.

Sё pari do tё merren nё analizё tё dhёnat e pёrftuara nёpёrmjet aplikimit të

instrumentit matёs CAS.

Nёpёrmjet kёtij instrumenti bёhet e mundur matja nё vlera numerike

krahasuese, jo vetёm e Treguesit të Pёrgjithshёm të Agresivititetit pёr çdo fёmijё, por

edhe elementet pёrbёrёse qё shёrbejnё pёr matjen e tij: Agresiviteti Verbal,

Agresiviteti kundrejt Objekteve dhe Kafshёve, Pёrdorimi i Armёve, si dhe

Agresiviteti Fizik. Njёkohёsisht maten nё vlera numerike krahasuese edhe dy

nёnkomponentet e Agresivitetit Fizik: Agresiviteti Fizik i Iniciuar dhe Agresiviteti

Fizik i Provokuar. Kёto tё dhёna janё mbledhur mbi bazёn e raportimeve nga dy

burime pёr tё njёjtin fёmijё, tё prindit dhe tё mёsuesit, tё cilёt, jo rrallё, raportojnё nё

Page 140: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

124

mёnyra tё ndryshme. Në këtë mënyrë, krahasimi i vlerave bёhet duke u bazuar mbi

llojin e raportuesit dhe mbi llojin e divorcit, nё tё cilin janё pёrfshirё prindёrit e çdo

fёmije. Konkretisht, të dhënat janё grupuar sipas llojit tё divorcit, me ose pa konflikt,

pёr çdo fёmijё, bazuar nё pёrgjigjet e plotёsuara nё shkallën matëse. Matjet janё bёrё

tё mundura nёpёrmjet tabelave tё vlerave tё pёrftuara nga Manuali i CAS-it. Më pas u

mat niveli i agresivitetit pёr tё gjithё elementet pёrbёrёse tё ankthit tё shpjeguara mё

sipёr dhe mё pas u pёrllogaritёn tё dhёnat pёr Treguesin e Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit. Kjo matje ёshtё bёrё, si duke u bazuar nё të dhënat sipas raportimit të

marrё nga prindi, ashtu dhe sipas raportimit të marrё nga mёsuesi, nё mёnyrë tё

veçuar nga njёri – tjetri.

Qёllimi i analizёs ёshtё krahasimi i nivelit mesatar tё Totalit tё Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit pёr fёmijёt nё divorcin me konflikt, me nivelin mesatar tё Totalit tё

Pёrgjithshёm tё Agresivitetit pёr fёmijёt nё divorcin pa konflikt, si pёr tё dhёnat e

raportuara nga prindi, ashtu dhe pёr tё dhёnat e raportuara nga mёsuesit. Nёpёrmjet

kёtij instrumenti kemi pёrftuar tё dhёna edhe pёr tё gjithё pёrbёrësit e agresivitetit, tё

cilat janё nё njё marrëdhёnie korrelative relativisht të lartë me nivelin e pёrgjithshёm

tё agresivitetit, ndaj ёshtё bёrё i mundur edhe krahasimi i vlerave mesatare pёr

secilin nga kёto komponente dhe janë shpjeguar nё mёnyrё pёrshkruese tё dhёnat e

pёrftuara dhe vlefshmёria e besueshmёria e këtyre krahasimeve për secilin nga

komponentët.

Duke qenё se fёmijёt janё tё grup-moshave dhe gjinive tё ndryshme, ёshtё bёrё

edhe kategorizimi i fёmijёve sipas grup-moshave, siç do tё shpjegohet nё vijim, dhe

krahasimi i nivelit tё agresivitetit pёr secilёn grup-moshё, tё kategorizuar sipas

gjinisё.

Nё tё njёjtёn mёnyrё do tё analizohen edhe tё dhёnat e pёrftuara nga

instrumenti matёs STAI-Ch. Pasi tё evidentohen vlerat numerike krahasuese tё nivelit

tё ankthit tё matur sipas pyetёsorёve C1 dhe C2 pёr çdo fёmijё, do tё bёhet krahasimi

i mesatares sё ankthit, sipas secilit pyetёsor, bazuar nё ndarjen e fёmijёve sipas llojit

tё divorcit. Nё çdo rast, ёshtё verifikuar vlefshmёria dhe besueshmёria e secilёs prej

analizave krahasuese.

Page 141: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

125

4.2. KARAKTERISTIKAT DEMOGRAFIKE TЁ SUBJEKTEVE

Pёr tё dy instrumentet e pёrdorura gjatё kёtij studimi, u mor i njёjti grup

kampioni fёmijёsh dhe u vlerёsua ankthi dhe agresiviteti nё vlera numerika pёr

secilin prej tyre. Numri nё total i fёmijёve objekt studimi është: n = 50 = (G1+G2).

Tё dyja instrumentet nё fjalё u pёrdorёn tek tё njёjtët fёmijё, duke nxjerrё tё dhёna tё

agresivitetit dhe ankthit pёr secilin prej tyre. Fёmijёt u kategorizuan nё dy grupe:

G1= 25 fёmijё me prindёr nё proces divorci nё konflikt

G2= 25 fёmijё mё prindёr nёproces divorci pa konflikt

4.2.1. Statisktika përshkruese e moshës

Nё kёtё studim morёn pjesё gjithsej 50 fёmijё tё moshave nga 8-16 vjeç. Tek tё

dy grupet e fёmijёve me prindër në proces divorci me konflikt dhe pa konflikt u ruajt

njё shpёrndarje e njёtrajtëshme moshore. Mё poshtё paraqitet nё mёnyrё tabelare

(Tab. 4.1) dhe grafike (Graf. 4.1) analiza statistikore e shpёrndarjes sё moshave pёr

fёmijёt objekt studimi.

Graf 4.1 Grafiku i shpёrndarjes

sё moshёs

Tab. 4.1. Analiza pёrshkruese e frekuencave tё moshёs

Mosha Frekuenca Përqindja Përqindja

e vlefshme

Përqindja

akumulative

8 6 .4 12.0 12.0

9 6 .4 12.0 24.0

10 6 .4 12.0 36.0

11 5 .3 10.0 46.0

12 6 .4 12.0 58.0

13 6 .4 12.0 70.0

14 5 .3 10.0 80.0

15 5 .3 10.0 90.0

16 5 .3 10.0 100.0

Total 50 100.0 100.0

Page 142: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

126

Siç shihet, pёr secilёn nga moshat, grupi i fёmijёve tё zgjedhur pёr studim

ёshtё pothuajse i njёjtё, duke garantuar njё shpёrndarje simetrike. Kjo evidentohet

edhe nga analiza statistikore e kryer sipas testit Skewness, vlera e tё cilit, e matur nё

rastin konkret nёpёrmjet programit SPSS-19 dhe e pasqyruar në Tab.4.2, ёshtё 0.73.

Kjo vlerë është mё e vogёl se 1, e cila është vlera kritike e testit Skewness, gjё qё

tregon një shpёrndarje tё rregullt tё numrit tё fёmijёve nё varёsi tё moshёs.

Tab. 4.2. Analiza e testit Skewness pёr moshёn

Skewness

N Minimumi Maksimumi Statistika Gabimi Standart

50 8 16 .073 .337

4.3.3. Statistika pёrshkruese tё gjinisё

Nё 50 fёmijёt qё kanё marrё pjesё nё studim ёshtё pёrpjekur tё ruhet i

balancuar edhe raporti meshkuj - femra, siç tregohet në Tab.4.3. Ruajtja e kёtij

raporti ka bёrё tё mundur qё tё realizohen edhe krahasime domethёnёse midis dy

gjinive lidhur me ankthin dhe agresivitetin. Numri i fёmijёve meshkuj objekt studimi

nё tё dyja grupet nё karahasim, tek divorcet me konflikt dhe pa konflikt, ёshtё: G1

(13 meshkuj) + G2 (11 meshkuj) = 24 meshkuj. Pra, nё total 24 meshkuj pjesёmarrёs

nё studim. Numri i fёmijёve femra objekt studimi nё tё dyja grupet nё krahasim, pra

tek divorcet me konflikt dhe pa konflikt ёshtё; G1 (12 femra) + G2 (14 femra) = 26

femra. Pra, nё total 26 femra.

Tab 4.3. Shpërndarja e moshave sipas gjinisë

Gjinia Mosha

Total 8 9 10 11 12 13 14 15 16

Meshkuj 2 2 4 3 2 3 3 3 2 24

Femra 4 4 2 2 4 3 2 2 3 26

Total 6 6 6 5 6 6 5 5 5 50

Page 143: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

127

Tabela nё vijim tregon shpёrndarjen e moshave sipas mёnyrёs sё divorcimit tё

prindёrve. Kjo tabelё (Tab.4.4), tregon se si janё shpёrndarё fёmijёt sipas moshave,

tё grupuar sipas mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve. Bazuar mbi kёtё shpёrndarje,

bёhet i mundur edhe kategorizimi i fёmijёve, pёr qёllime krahasimore tё nivelit tё

agresivitetit dhe ankthit, bazuar nё grup-moshat e ndryshme. Pёr qëllimet e kёtij

studimi, janё grupuar fёmijёt e grup-moshёs 8 vjeç deri nё 11 vjeç, duke i veçuar nga

ata tё moshёs 12 vjeç deri në 16 vjeç.

Tab. 4.4. Shpërndarja e moshave sipas mënyrës së divorcimit të prindërve.

Mënyra e

divorcit

Mosha

Total 8 9 10 11 12 13 14 15 16

Pa konflikt 2 4 3 2 3 3 2 3 3 25

Me konflikt 4 2 3 3 3 3 3 2 2 25

Total 6 6 6 5 6 6 5 5 5 50

Ndarja sipas grup-moshave ёshtё bёrё për faktin se karakteristikat e secilёs prej

kёtyre grup-moshave janё tё ndryshme, ndaj edhe pikёzimi i pёrgjigjeve tё dhёna,

bazuar nё Manualin e CAS-it, ёshtё i ndryshёm pёr tё njёjtёn pёrgjigje, nё varёsi tё

kёtyre grup-moshave. E njёjta logjikё grupimi ёshtё pёrdorur edhe te STAI-Ch.

Page 144: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

128

4.3. REZULTATET E PЁRFTUARA NGA APLIKIMI I INSTRUMENTIT

MATËS TЁ AGRESIVITETIT - CHILDREN'S AGGRESSION SCALE (CAS)

Qёllimi i CAS-it ёshtё tё masё Indeksin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

Instrumenti CAS u realizua me prindёr dhe mёsues tё fёmijёve me prindёr nё proces

divorci. Siç kemi shpjeguar nё Kreun III “Metodologjia”, pёr tё matur agresivitetin e

tё njёjtit fёmijё, instrumenti i ndarё nё dy pjesё, CAS-P (prindi) dhe CAS-M

(mësuesi), u pёrdor pёr tё dalё nё rezultate tё krahasueshme tё agresivitetit, tё

shprehur mes dy grupeve tё fёmijёve tё marrё nё studim. Pёr tё patur tё dhёnat

numerike pёr secilin fёmijё nё Indeksin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, e pёr tё bёrё

mё pas dallimet dhe krahasimet mes divorcit me konflikt dhe atij pa konflikt, janё

matur e krahasuar fillimisht tё dhёnat nё vlera numerike tё pёrftuara pёr secilin

komponent tё instrumentit, nё varёsi tё raportuesit, mёsuesit ose prindit, pёr tё njёjtin

fёmijё. Nёpёrmjet programit SPSS-19 janё realizuar T-testet pёr çdo tё dhёnё tё

pёrftuar, pёr tё kuptuar nёse krahasimi midis mesatereve statistikore tё secilit grup

ёshtё ose jo domethёnёs statistikisht, pra, nёse kёto tё dhёna mund tё pёrgjithёsohen

ose jo nё popullsi.

Pёr tё matur vlerёn kritike tё T-test,ёshtё referuar nё çdo rast tek tabela e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t- sё236. Nё rastet e analizave statistikore pёr 50

subjekte, kjo vlerë duhet tё jetё mё e madhe se 1.672, pёr tё garantuar vlefshmёrinё e

krahasimit dhe besueshmёrinё e pёrgjithësimit. Gjithashtu ka rezultuar se krahasimi i

tё dhënave për secilin element pёrbёrёs të agresivitetit, ёshtё i mundur dhe i

vlefshёm pёr studimin.

U arrit në këtë përfundim, pasi lidhja korrelative midis vetё variablave, si dhe

me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, ёshtё e lartё, dhe analiza e

besueshmёrisё, e matur nёpёrmjet analizёs sё Alfёs sё Cronbach-ut (Tab.4. 5), tregon

pёr qёndrueshmёri tё lartё tё tё dhёnave tё matura pёr çdo variabёl dhe korrelacion tё

drejtё tё këtyre komponentëve me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

236 https://www.easycalculation.com/statistics/t-distribution-critical-value-table.php

Page 145: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

129

Tab. 4.5. Besueshmёria e Statistikave

Alfa e Cronbach-ut

Alfa e Cronbach-ut sipas tё

dhёnave tё standartizuara

Numri i

variablave

Tё raportuar nga

prindёrit .779 .945 11

Tё raportuar nga

mёsuesit .764 .855 9

Alfa e Cronbach-ut, si tregues i qёndrueshmёrisё sё brendshme, e llogaritur me

programin SPSS-19, ёshtё shumё afёr numrit 1, që është vlera maksimale që mund të

marrë ky koeficient dhe mbi vlerën 0.7. Kjo tregon njё raport tё vlefshёm dhe tё

qёndrueshёm midis variablave. Nga analiza e korrelacionit tё secilit variabёl me

Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, rezulton se i vetmi variabёl qё nuk ёshtё

nё raport korrelativ me variablat e tjera, ёshtё vetёm PA (Pёrdorimi i Armёve), vlerat

e tё cilit janё shumё afёr vlerёs 0. (Tab. 4.6) Kjo vihet re nё krahasimin e

korrelacionit tё brendshёm tё variablave tё raportuara nga prindёrit (Tab. 4.6), në të

cilën nuk janë pasqyruar vlerat korrelative të përbërësit PA. Sa mё afёr vlerёs 1 tё

jenё tё dhёnat nё tabelё, aq mё shumё janё korrelative variablat me njёri – tjetrin.

Tab. 4.6. Korrelacioni i brendshёm i variablave sipas raportimit tё prindёrve

AV AOK AF AFP AFI AAF AJF AB ARR IPA

AV 1.00 .787 .760 .673 .796 .762 .707 .679 .652 .860

AOK .787 1.000 .606 .480 .683 .569 .481 .456 .498 .795

AF .760 .606 1.000 .854 .941 .782 .714 .692 .758 .874

AFP .673 .480 .854 1.000 .798 .665 .665 .585 .745 .788

AFI .796 .683 .941 .798 1.000 .777 .710 .701 .774 .846

AAF .762 .569 .782 .665 .777 1.000 .783 .879 .798 .729

AJF .707 .481 .714 .665 .710 .783 1.000 .854 .746 .615

AB .679 .456 .692 .585 .701 .879 .854 1.000 .662 .602

ARR .652 .498 .758 .745 .774 .798 .746 .662 1.000 .691

IPA .860 .795 .874 .788 .846 .729 .615 .602 .691 1.000

Page 146: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

130

Ndёrsa nё krahasimin e korrelacionit tё brendshёm tё variablave tё raportuara

nga mёsuesit (Tab. 4.7), vihet re njё rёnie e ndjeshme e korrelacionit tё brendshёm tё

variablave me njёri-tjetrin, por ruhet korrelacioni relativisht i lartё i secilit prej tyre

me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

Edhe nё kёtё rast vёrehet se tё dhёnat e variablit PA (Pёrdorimi i armёve) nuk

janё korrelative me treguesit e variablave tё tjera dhe janё pak korrelative edhe me

Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

Nё vijim ёshtё bёrё krahasimi i tё dhёnava statistikore pёr çdo variabёl.

Tab. 4.7. Korrelacioni i brendshёm i variablave sipas raportimit tё mёsuesve

AV AOK AF PA AFP AFI AB ARR IPA

AV 1.000 .470 .538 .330 .508 .589 .533 .276 .807

AOK .470 1.000 .322 -.006 .353 .384 .462 .092 .581

AF .538 .322 1.000 .292 .780 .712 .556 .219 .769

PA .330 -.006 .292 1.000 .378 .072 -.185 -.056 .432

AFP .508 .353 .780 .378 1.000 .488 .535 .169 .708

AFI .589 .384 .712 .072 .488 1.000 .588 .063 .617

AB .533 .462 .556 -.185 .535 .588 1.000 .164 .559

ARR .276 .092 .219 -.056 .169 .063 .164 1.000 .180

IPA .807 .581 .769 .432 .708 .617 .559 .180 1.000

4.3.1. Agresiviteti Verbal

Agresiviteti Verbal ёshtё njё element pёrbёrёs i rёndёsishёm, nё korrelacion

tё drejtё me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit. Ky seksion i instrumentit

pёrqёndrohet tek incidentet gjatё tё cilave fёmija ka shfaqur agresivitet nё formё tё

shprehur, nёpёrmjet pёrdorimit tё fjalёve me karakter agresiv.

Nё kёtё instrument, ky pёrbёres matet nё njё seksion tё posaçёm, duke u

pёrllogaritur si vlerё numerike e veçuar dhe mё pas shёrben pёr llogaritjen e

Treguesit tё Pёrgjithshёm tё Agresivitetit. Pasi agresiviteti verbal ёshtё pёrllogaritur

Page 147: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

131

pёr secilin prej fёmijёve, janё pёrpunuar tё dhёnat e pёrftuara nё programin SPSS-

19, pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё varёsi tё raportuesit (CAS-Prind

dhe CAS-Mësues). Mё pas ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci

me konflikt, nga grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё agresivitetit verbal pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё grafikёt e

mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 2 tregon shpёrndarjen e nivelit tё agresivitetit verbal

tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndersa Graf. 3 tregon

shpёrndarjen e nivelit tё agresivitetit verbal tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci

pa konflikt. Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit verbal të raportuara

pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt janё nё tёrёsinё e tyre mё tё

larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf.4.2 Agresiviteti verbal i raportuar pёr Graf. 4.3 Agresiviteti verbal i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt. fёmijёt nё divorc pa konflikt.

Gjithashtu, vёrehet se kjo diferencё ёshtё mё e theksuar nё rastet kur raportohet

nga prindi, sesa nё rastet kur raportohet nga mёsuesi.

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, e realizuar nёpёrmjet programit

SPSS-19, pasqyrohet nё tabelёn e mёposhtme (Tab. 4.8), ku tregohet mesatarja e

nivelit të agresivitetit verbal, e matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart

dhe mesataren e gabimit standart.

Page 148: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

132

Tab.4.8.Të dhënat statistikore për Agresivitetin Verbal

Agresiviteti Verbal

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar

ngaprindi

Me konflikt 25 581.60 247.1 49.4

Pa konflikt 25 396.80 172.7 34.5

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 189.00 107.0 21.4

Pa konflikt 25 112.80 77.6 15.5

Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Agresivitetit Verbal nё

grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 581.6, ёshtё dukshёm mё e lartё

se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 396.8.

Gjithashtu, edhe nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e Agresivitetit Verbal

nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 189.0, ёshtёmё e lartё se sa e

grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 112.8.

Pas pёrpunimit tё rezultateve rezulton se vlera e T-test (tab. 4.9) ёshtё mё e

lartё se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat

statistikore me 50 subjekte. Vlera kritike pёr kёtё lloj analize ёshtё t = 1.6772,

ndёrkohё qё, nё tabelёn e mёposhtme, vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё

realizuar pёr raportimin nga prindёrit ёshtё t = 3.064, ndёrsa pёr raportimin nga

mёsuesit ёshtё t = 2.881. Kёto vlera tё t-sё shfaqin dukshёm vlefshmёrinё statistikore

tё krahasimit të mesatares se Agresivitetit Verbal pёr dy grupet e marra nё studim, si

pjesё pёrbёrёse e Treguesit te Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, dhe eleminojnё

hipotezёn null.

Tab. 4.9. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Verbal

Agresiviteti Verbal Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

I raportuar nga prindi 3.064 48 .004

I raportuar nga

mësuesi 2.881 48 .006

Page 149: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

133

Grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci konfliktual shfaq njё mesatare tё

agresivitet verbal mё tё lartё se grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci

jokonfliktual, duke u bazuar si në raportimet e prindёrve, ashtu dhe në raportimet e

mёsuesve.

Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.004 dhe CAS-Mësues =

0.006, janë nё vlera mё tё vogla se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr vlefshmёrinё e

krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë. Kjotregon se, hipoteza

null nё kёtё rast pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs.

4.3.2. Agresiviteti kundër Objekteve dhe Kafshëve

Agresiviteti kundër Objekteve dhe Kafshëve ёshtё gjithashtu njё element

pёrbёrёs i rёndёsishёm i Treguesit të Pёrgjithshёm tё Agresivitetit. Ky seksion i

instrumentit pёrqёndrohet tek incidentet gjatё tё cilave fёmija ka shfaqur agresivitet

të dukshëm ndaj objekteve fizike apo ndaj kafshëve.

Nё kёtё instrument, ky pёrbёrës matet nё seksionin e dytë, duke u pёrllogaritur

si vlerё numerike më vete, që i shtohet përbërësve të tjerë pёr matjen e Treguesit tё

Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

Agresiviteti kundër Objekteve dhe Kafshëve ёshtё pёrllogaritur pёr secilin

prej fёmijёve dhe janё pёrpunuar tё dhёnat e pёrftuara pёr tё nxjerrё mesataren

statistikore, tё matur nё varёsi tё raportuesit (CAS-Prind dhe CAS-Mësues). Mё pas

ёshtё krahasuar kjo mesatare per grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me

konflikt, me mesataren e grupit të fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё agresivitetit kundrejt objekteve dhe kafshëve pёr çdo fёmijё

pasqyrohen nё grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.4 tregon shёrndarjen e

nivelit tё agresivitetit kundër objekteve dhe kafshëve tek fёmijёt me prindёr nё

proces divorci me konflikt, ndersa Graf. 4.5 tregon shpёrndarjen e nivelit tё këtij lloj

agresiviteti tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Nga ana vizuale nuk

mund të bëhet një krahasim domethënës i këtyre vlera, pasi të dhënat në grafikun që

paraqet femijët me prindër në proces divorci me konflikt janë shumë çrregullta dhe

me diapazon më të lartë shpërndarje se të dhënat që paraqet grafiku i fëmijëvë me

prindër në proces divorci me konflikt.

Page 150: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

134

Graf. 4.4 Agresiviteti kundër i Objekteve dhe Graf. 4.5 Agresiviteti kundër Objekteve dhe kafshёve nё divorcin me konflikt kafshëve nё divorcin pa konflikt

Në këto kushte krahasimi i mesatares së këtyre të dhënave eshtë bërë nëpërmjet

programit SPSS-19, për të arritur në një përfundim të besueshëm.

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, e realizuar nёpёrmjet programit

SPSS-19, pasqyrohet nё tabelёn e mёposhtme (Tab. 4.10), ku tregohet mesatarja e

nivelit të agresivitetit kundër objekteve dhe kafshëve, e matur pёr çdo grup, sё

bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit standart:

Tab.4.10. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Objekteve dhe Kafshëve

Agresiviteti

kundër

Objekteve dhe

Kafshëve

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 172.56 114.344 22.869

Pa konflikt 25 153.36 84.584 16.917

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 47.16 43.486 8.697

Pa konflikt 25 30.20 32.450 6.490

Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e agresivitetit nё grupin e

fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 172., ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё

Page 151: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

135

fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 153.4. Edhe nё raportimin nga mёsuesit,

mesatarja e Agresiviteti kundër Objekteve dhe Kafshëve nё grupin e fёmijёve tё llojit

tё divorcit me konflikt = 47.1, ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e

divorcit pa konflikt = 30.2.

Këto rezultate krahasimore u pёrpunuan në programin SPSS-19 për të matur

domethënien statistikore të këtij krahasimi. Siç pasqyrohet edhe në Tab. 4.11, vlera e

t-së sipas T-testit të kryer, është në të dy rastet, mё e ulët se vlera e t-së nё tabelёn e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte, që siç e

kemi përmendur pёr kёtё lloj analize ёshtё t = 1.6772. Vlera e t-sё pёr analizёn

krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit, e pёrllogaritur nёpёrmjet

programit SPSS, ёshtё = 0.675, ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё = 1.563.

Kёto vlera tё t-sё tregojnë se ky krahasim është i vlefshëm vetëm për grupin e

fëmijëve në studim, por nuk është statistikisht domethënës, ndaj për këtë komponent

të Agresivitetit të Përgjithshëm, të marrë në mënyrë të veçantë, nuk mund të arrihet

në përfundime përgjithësuese.

Tab. 4.11. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Objekteve dhe Kafshëve

Agresiviteti kundër

Objekteve dhe Kafshëve Vlera e t-sё Diferenca e lirisё

Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi .675 48 .503

I raportuar nga mësuesi 1.563 48 .125

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.503 dhe CAS-Mësues

= 0.125, janë nё vlera mё tё mëdha se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr vlefshmёrinё

e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, gjë që tregon se

hipoteza null nё kёtё rast nuk mund të pёrjashtohet dhe krahasimi për këtë

komponent i kryer mbi këtë kampion fëmijësh, nuk mund të përgjithësohet.

Gjithsesi, mbetet lidhja korrelative midis Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit

dhe Agresivitetit kundër Objekteve dhe Kafshëve, e cila vërtetohet edhe për

kampionin në studim.

Page 152: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

136

4.3.3. Agresiviteti Fizik

Agresiviteti Fizik si element i rёndёsishёm përbërës i Treguesit të

Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, matet si shumë e dy nën-përbërësve tё tjerë:

Agresivitetit Fizik të Iniciuar dhe Agresivitetit Fizik të Provokuar, të cilët maten në

seksione të veçanta të instrumentit dhe pёrqёndrohen tek incidentet gjatё tё cilave

fёmija është përfshirë në situata konfliktuale fizike, duke i iniciuar ato, apo duke

qenë i provokuar nga të tjerët.

Të dy këta nën-përbërës maten në vlera numerike, dhe më pas, shuma e tyre

matvlerën e Agresivitetit Fizik.Krahasimi i të dhënave të përftuara për të dy këta

nën-përbërës është domethënës për të parë nëse krahasimisht, fëmijët me prindër ne

proces divorci me konflikt janë më të prirur për tu përfshirë në konflikt fizik, sesa

fëmijët me prindër në proces divorci pa konflikt.

Për këtë arsye, është bërë edhe krahasimi i të dhënave të përftuara nga matja e

këtyre nën-përbërësve, si më poshë:

4.3.3.1 Agresiviteti Fizik i Iniciuar

Pasi është vepruar si për të gjithë përbërësit e tjerë, duke matur të dhënat në

vlera numerike, nëpërmjet seksionit te veçantë të instrumentit për këtë nën-përbërës,

këto të dhëna janë grupuar sipas llojit të divorcit në të cilin janë përfshirë prindërit e

fëmijëve, e më pas, mesataret e çdo grupimi janë krahasuar. Për të verifikuar

domethënien statistikore të krahasimit, është kryer t-testi dhe është marrë në analizë

rezultati.

Matjet e nivelit tё Agresivitetit Fizik të Inciuar pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё

grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.6 tregon shёrndarjen e nivelit tё tij tek

fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.7 tregon

shpёrndarjen e këtij lloj agresiviteti tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa

konflikt.

Page 153: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

137

Graf. 4.6 Agresiviteti Fizik i Iniciuar i Graf.4.7 Agresiviteti Fizik i Iniciuar i raportuar për fëmijët në divorcin me raportuarpër fëmijët në divorcin pa konflikt konflikt

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit verbal tё raportuara pёr

fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt janё dukshëm mё tё larta se ato tё

raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Kjo diferencё ёshtё

dukshëm mё e theksuar nё rastet kur raportohet nga prindi, sesa nё rastet kur

raportohet nga mёsuesi.

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.12), ku tregohet mesatarja e nivelit të agresivitetit fizik te

iniciuar, e matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e

gabimit standart. Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Agresivitetit

Fizik tëIniciuar nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 246.3, ёshtё

shumë mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 128.6.

Tab.4.12. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik të Iniciuar

Agresiviteti

Fizik i

Iniciuar

Lloji i divorcit Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 246.32 201.565 40.313

Pa konflikt 25 128.64 84.755 16.951

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 44.64 41.779 8.356

Pa konflikt 25 34.20 26.875 5.375

Page 154: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

138

Edhe nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e Agresivitetit Fizik të Iniciuar nё

grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 44.6 ёshtёmё e lartё se sa e grupit

tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt, ku kjo mesatare = 34.2. Kjo tabelë tregon

se fëmijët e grupit të parë kanë një mesatare agresiviteti fizik të iniciuar më të lartë se

ata të grupit të dytë.

Nga të dhëna që pasqyrohet në Tab. 4.13, rezulton se për raportimin nga

prindërit, vlera e t-së ёshtё mё e lartё se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё

vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte = 1.6772, ndërkohë që

për raportimin e marrë nga mësuesit, vlera e t-së është më e vogël. Konkretisht,

vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit, e

pёrllogaritur nёpёrmjet programit SPSS, ёshtё = 2.691, ndёrsa pёr raportimin nga

mёsuesit ёshtё = 1.051. Vlera e t-sё në rastin e të dhënave të matura sipas raportimit

nga prindi tregon se krahasimi i mesatares së agresivitetit fizik të iniciuar, është

statistikisht domethënës dhe i besueshëm për të përgjithësuar përfundimet e arritura,

ndërsa për të dhënat e marra nga raportimet e mësuesve, vlera statistikore e

krahasimit nuk është domethënëse, por krahasimi kufizohet vetëm tek kampioni i

fëmijëve i marrë në studim.

Tab. 4.13. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Fizik të Iniciuar

Agresiviteti Fizik i

Iniciuar Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

I raportuar nga prindi 2.691 48 .010

I raportuar nga mësuesi 1.051 48 .299

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.01 dhe CAS-Mësues

= 0.299, tregojnë se në rastin e raportimit nga prindi, për të cilin vlera domethёnёse e

T-Testit është më e vogël 0.05, si vlerë kritike pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё

dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, krahasimi i të dhënave është i vlefshëm

dhe i besueshëm për qëllimin e studimit, ndërsa në rastin e raportimit nga mësuesi,

nuk është i vlefshëm statistikisht ndaj, nëse i referohemi këtij burimi raportimi për

këtë lloj agresiviteti, hipoteza null nuk pёrjashtohet dhe krahasimi mbetet i vlefshëm

vetëm brenda kuadrit të grupit të fëmijëve të marrë si kampion. Diferenca e

Page 155: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

139

besueshmërisë së këtyre dy burimeve të raportimit është shpjeguar gjerësisht tek

kufizimet e këtij studim.

4.3.3.2. Agresiviteti Fizik i Provokuar

Si nën-përbërës i Agresivitetit Fizik, Agresiviteti Fizik i Provokuar, është

matur në vlera numerike, nëpërmjet seksionit te veçantë që zë në instrument, për çdo

fëmijë. Këto të dhëna janë grupuar sipas llojit të divorcit në të cilin janë përfshirë

prindërit e fëmijëve, janë përllogaritur mesataret e çdo grupimi dhe janë krahasuar

midis tyre. Për të verifikuar domethënien statistikore të krahasimit, është kryer t-testi

dhe është marrë në analizë rezultati.

Matjet e nivelit tё Agresivitetit Fizik të Provokuar pёr çdo fёmijё pasqyrohen

nё grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.8 tregon shёrndarjen e nivelit tё tij tek

grupi i fëmijëve me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.9 tregon

shpёrndarjen e tij tek grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Vёrehet se vlerat e agresivitetit verbal te raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё

proces divorci me konflikt janё dukshëm mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt

me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf. 4.8 Agresiviteti Fizk i Provokuar i Graf. 4.9 Agresiviteti Fizik i Provokuar i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt

Page 156: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

140

Kjo diferencё ёshtё shumë mё e theksuar, si në nё rastet kur raportohet nga

prindi, ashtu edhe nё rastet kur raportohet nga mёsuesi.

Analiza krahasimore e të dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.14), ku tregohet mesatarja e nivelit te agresivitetit fizik të

iniciuar, e matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e

gabimit standart. Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Agresivitetit

Fizik të Provokuar, nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 286.6,

ёshtё dukshëm mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt =

144.6. Edhe nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e Agresivitetit Fizik të

Provokuar nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 44.6 ёshtё mё e

lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 34.2.

Tab.4.14. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik të Provokuar.

Agresiviteti Fizik

i Provokuar

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 286.56 188.856 37.771

Pa konflikt 25 144.64 78.169 15.634

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 58.36 12.516 2.503

Pa konflikt 25 54.88 9.230 1.846

Të dhëna e analizuaratё T-testit pasqyrohen në Tab. 4.15. Rezulton se për

raportimin nga prindërit, vlera e t-së ёshtё mё e lartё se vlera e t-së nё tabelёn e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte =

1.6772, ndërsa për raportimin e marrë nga mësuesit, vlera e t-së është më e vogël.

Konkretisht, vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga

prindёrit, e pёrllogaritur nёpёrmjet programit SPSS, ёshtё = 3.472, ndёrsa pёr

raportimin nga mёsuesit ёshtё = 1.119. Vlera e t-sё në rastin e të dhënave të matura

sipas raportimit nga prindi tregon se krahasimi i mesatares së agresivitetit fizik të

provokuar është statistikisht domethënës dhe i besueshëm, ndërsa për të dhënat e

marra nga raportimet e mësuesve, vlera statistikore e krahasimit nuk është

domethënëse.

Page 157: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

141

Tab. 4.15. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Fizk të

Provokuar.

Agresiviteti Fizik i

Provokuar Vlera e t-së Diferenca e lirisё

Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 3.472 48 .001

I raportuar nga mësuesi 1.119 48 .269

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.001 dhe CAS-Mësues

= 0.269, tregojnë se në rastin e raportimit nga prindi, për të cilin vlera domethёnёse e

T-Testit është më e vogël 0.05, si vlerë kritike pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё

dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, krahasimi i të dhënave është i vlefshëm

për qëllimin e studimit, ndërsa në rastin e raportimit nga mësuesi, nuk është i

vlefshëm statistikisht ndaj, nëse i referohemi vetëm këtij burimi raportimi, për këtë

lloj agresiviteti hipoteza null nuk pёrjashtohet. Edhe në këtë rast, diferencat në

raportim janë me efekte të ndryshme, siç është shpjeguar gjerësisht tek kufizimet e

këtij studim.

Pasi kemi analizuar të dy këta përbërës, le të marrim në analizë të dhënat e

përftuara për Agresivitetin Fizik, si shumë përbërëse e tyre. Pasi është bërë llogaritja

e pikëzimit të tij për secilin fëmijë, janë grupuar këta të fundit sipas llojit të divorcit,

dhe më pas është matur mesatarja statistikore sipas të dy grupimeve.

Matjet e nivelit tё Agresivitetit Fizik pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё grafikёt e

mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.10 tregon shёrndarjen e nivelit tё tij tek grupi i

fëmijëve me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.11 tregon

shpёrndarjen e tij tek grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Vёrehet se vlerat e agresivitetit verbal tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё

proces divorci me konflikt janё pak mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me

prindёr nё proces divorci pa konflikt. Kjo diferencё ёshtё pothuajse e njëjtë, si në nё

rastet kur raportohet nga prindi, ashtu edhe nё rastet kur raportohet nga mёsuesi.

Page 158: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

142

Graf. 4.10 Agresiviteti Fizik i i raportuar Graf. 4.11 Agresiviteti Fizik i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt për fёmijёt nё divorc pa konflikt

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.16), ku tregohet mesatarja e nivelit tё agresivitetit fizik, e matur

pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit standart. Nё

raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Agresivitetit Fizik të Provokuar, nё

grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 143.8, ёshtё mё e lartё se sa e

grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 119.0. Edhe nё raportimin nga

mёsuesit, mesatarja e Agresivitetit Fizik nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me

konflikt = 119.5 ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa

konflikt = 115.6.

Tab.4.16. Të dhënat statistikore për Agresivitetin Fizik

Agresiviteti

Fizik

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 143.84 33.267 6.653

Pa konflikt 25 119.04 17.834 3.567

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 119.40 22.929 4.586

Pa konflikt 25 115.60 16.810 3.362

Page 159: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

143

Analiza e T-testit për krahasimin statistikor të mësipërm, pasqyrohet nё Tab.

4.17. Rezulton se për raportimin nga prindërit, vlera e t-së ёshtё mё e lartё se vlera e

t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50

subjekte = 1.6772, ndërsa për raportimin e marrë nga mësuesit, vlera e t-së është

shumë më e vogël. Konkretisht, vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr

raportimin nga prindёrit ёshtё = 3.285, ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё =

0.668. Vlera et-sё në rastin e të dhënave të matura sipas raportimit nga prindi tregon

se krahasimi i mesatares së agresivitetit fizik të provokuar është statistikisht

domethënës dhe i besueshëm, nëse i referohemi vetëm këtij burimi, ndërsa për të

dhënat e marra nga raportimet e mësuesve, vlera statistikore e krahasimit nuk është

domethënëse.

Tab. 4.17. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin Fizik

Agresiviteti Fizik Vlera e t-së Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 3.285 48 .002

I raportuar nga mësuesi .668 48 .507

Vlerat domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.002 dhe CAS-Mësues =

0.507, tregojnë se në rastin e raportimit nga prindi, për të cilin vlera domethёnёse e

T-Testit është më e vogël 0.05, krahasimi i të dhënave është i vlefshëm , ndërsa në

rastin e raportimit nga mësuesi, nuk është i vlefshëm statistikisht. Kjo do të thotë se,

nëse u referohemi të dhënave të raportuara nga prindërit mund të arrihet në

përfundime pёrgjithësuese, ndërsa nëse u referohemi, si burim i raportimit nga

mësuesi, për këtë lloj agresiviteti hipoteza null nuk pёrjashtohet dhe krahasimi

mbetet i vlefshëm vetëm kur agresiviteti raportohet nga prindёrit.

Ky është i njëjti përfundim i arritur në të dy nën-përbërësit e Agresivitetit

Fizik, që tregon korrelacionin e lartë të të dhënave të mbledhura e të përpunuara për

këtë studim si dhe të variablave të instrumentit të përdorur.

Page 160: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

144

4.3.4. Përdorimi i Armëve

Përdorimi i Armëve ёshtё njëri prej përbërësve me më pak lidhje korrelative

me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit. Ky seksion i instrumentit pёrqёndrohet

tek incidentet gjatё tё cilave fёmija ka përdorur armë të llojeve të ndryshme,

përfshirë armët e ftohta.

Ky përbёrës matet duke u pёrllogaritur si vlerё numerike më vete, që i shtohet

përbërësve të tjerë pёr matjen e Treguesit tё Pёrgjithshёm tё Agresivitetit. Përdorimi

i Armëve ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej fёmijёve dhe janё pёrpunuar tё dhёnat e

pёrftuara nё programin SPSS-19 pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё

varёsi tё raportuesit (CAS-Prind dhe CAS-Mësues). Mё pas ёshtё krahasuar kjo

mesatare pёr grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, me

mesataren e grupit të fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё përdorimit të armëve pasqyrohen nё grafikёt e mёposhtёm,

nga tё cilët Graf. 4.12 tregon shpёrndarjen e pёrdorimit tё armёve tek fёmijёt me

prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.13 tregon shpёrndarjen e

pёrdorimit tё armёve tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf. 4.12 Pёrdorimi i armёve i raportuar Graf. 4.13 Pёrdorimi i armёve i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt

Siç vihet re lehtësisht, janë raportuar të dhëna për përdorimin e armëve vetëm

për tre fëmijë, nga 50 fëmijë që përbëjnë kampionin. Kjo tregon se përdorimi i

Page 161: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

145

armëve është i rrallë tek të gjithë fëmijët, pavarësisht se të tre fëmijët, për të cilët

janë raportuar të dhëna, bëjnë pjesë të grupimi i fëmijëve me prindër në proces

divorci me konflikt. Ky fakt mund të jetë edhe rastësor, për aq kohë sa frekuenca e

këtij raportimi është fare e vogël. Kjo gjë rezulton edhe nga analizimi i krahasimit të

të dhënave mes dy grupeve, të bërë nëpërmjet programit SPSS-19, që pasqyrohet në

Tab. 4.18.

Tab.4.18.Të dhënat statistikore për Përdorimin e Armëve

Përdorimi i

Armëve

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar

ngaprindi

Me konflikt 25 16.56 51.954 10.391

Pa konflikt 25 .00 .000 .000

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 4.04 20.200 4.040

Pa konflikt 25 .00 .000 .000

Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e përdorimit të armëve nё

grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 16.6, ёshtё mё e lartё se sa e

grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 0. Edhe nё raportimin nga

mёsuesit, mesatarja e përdorimit të armëve nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit

me konflikt = 4.04, ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa

konflikt = 30.2.

Pas pёrpunimit, asnjë prej krahasimeve të mësipërme nuk rezulton statistikisht

domethënës. Siç pasqyrohet edhe në Tab. 4.19, vlera e t-së sipas T-testit tё kryer,

është në të dy rastet, mё e ulët se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave

kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte që, siç e kemi përmendur pёr

kёtё lloj analize, ёshtё t = 1.6772. Vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar

pёr raportimin nga prindёrit, ёshtё t = 1.594, ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit

ёshtё t = 1.000.

Kёto vlera tё t-sё tregojnë se ky krahasim nuk është statistikisht domethënës,

ndaj diferenca midis mesatareve të dy grupimeve nuk mund të përgjithësohet.

Page 162: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

146

Tab. 4.19.Tё dhёnat e T-Testit për Përdorimin e Armëve

Përdorimi i Armëve Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 1.594 48 .118

I raportuar nga mësuesi 1.000 48 .322

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.118 dhe CAS-

Mësues = 0.322, janë nё vlera mё tё mëdha se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr

vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, gjë që

tregon se hipoteza null nё kёtё rast nuk mund të pёrjashtohet dhe krahasimi për këtë

komponent i kryer mbi këtë kampion fëmijësh, nuk ka vlera përgjithësuese.

4.3.5. Agresiviteti kundër Anëtarëve të Familjes

Agresiviteti kundër Anëtarëve të Familjes ёshtё njё element që pёrqёndrohet

tek incidentet gjatё tё cilave fёmija e shfaq agresivitetin e tij brenda familjes,

kundrejt anëtarëve te saj.

Të dhënat për këtë lloj agresiviteti maten vetëm të raportuara nga prindërit.

Pasi janë nxjerrë të dhënat për çdo fëmijë, janё pёrpunuar tё dhёnat nё programin

SPSS-19 pёr tё nxjerrё mesataren statistikore. Mё pas ёshtё veçuar grupi i fёmijёve

me prindёr nё proces divorci me konflikt, nga grupi i fёmijёve me prindёr nё proces

divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё agresivitetit kundër anëtarëve të familjes pёr çdo fёmijё

pasqyrohen nё grafikët e mёsipërm, nga tё cilët Graf. 4.14 tregon shёrndarjen e

nivelit tё agresivitetit kundёr anёtarёve tё familjes tek fёmijёt me prindёr nё proces

divorci me konflikt, ndёrsa Graf. 4.15 tregon shpёrndarjen e nivelit tё agresivitetit

kundёr anёtarёve tё familjes tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Nё

mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit kundër anëtarëve të familjes tё

raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt kanë një shpërndarje

vlerash mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa

konflikt.

Page 163: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

147

Graf.4.14 Agresiviteti kundër anëtarëve tё Graf. 4.15 Agresiviteti kundër anëtarёve të familjes i raportuar pёr fёmijёt nё divorc familjes i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt. pa konflikt.

Analiza krahasimore e të dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.20), ku tregohet mesatarja e nivelit të këtij lloj agresiviteti, e

matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit

standart.

Mesatarja e Agresiviteti kundër Anëtarëve të Familjes nё grupin e fёmijёve tё

llojit tё divorcit me konflikt = 12.3, ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё

llojin e divorcit pa konflikt = 8.96.

Tab.4.20. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes

Agresiviteti

kundër anëtarëve

të familjes

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 12.32 8.040 1.608

Pa konflikt 25 8.96 3.634 .727

Pas pёrpunimit tё tё dhënave rezulton se vlera e T-test (tab. 4.21) ёshtё mё e

lartё se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat

Page 164: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

148

statistikore me 50 subjekte. Vlera kritike ёshtё t = 1.6772, ndёrkohё qёnё tabelёn e

mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga

prindёrit ёshtё t = 1.904. Kjo vlerë e t-sё, mbi vlerën kritike, tregon vlefshmёrinё

statistikore tё krahasimit tё mesatares së këtij lloj komponenti pёr dy grupet e marra

nё studim.

Grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci konfliktual shfaq njё mesatare tё

agresivitet kundrejt anëtarëve të familjes mё tё lartё se grupi i fёmijёve me prindёr

nё proces divorci jokonfliktual.

Tab. 4.21. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes

Agresiviteti kundër

Anëtarëve të Familjes Vlera e t-sё Diferenca e lirisё

Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 1.904 48 .043

Vlera Domethёnёse e këtij testi = 0.043 është mё e vogël se 0.05 (vlera kritike

pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë). Kjo

tregon se hipoteza null nё kёtё rast pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht

domethёnёs dhe i vlefshëm për studimin.

4.3.6. Agresiviteti kundër Jo-Familjarëve

Agresiviteti kundër Jo-Familjarëve matet duke u përqëndruar tek incidentet

gjatё tё cilave fёmija e shfaq agresivitetin e tij jashtë familjes, kundrejt personave tё

tjerë jo-familjarë. Të dhënat për këtë lloj agresiviteti maten vetëm të raportuara nga

prindërit.

Të dhënat e matura për çdo fëmijë janё pёrpunuar pёr tё nxjerrё mesataren

statistikore. Mё pas ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci me

konflikt, nga grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё agresivitetit kundër jo-familjarëve pёr çdo fёmijё pasqyrohen

nё grafikët e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.16 tregon shёrndarjen e nivelit tё këtij

përbërësi të agresivitetit tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndёrsa

Page 165: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

149

Graf. 4.17 tregon shpёrndarjen e nivelit tё tij tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci

pa konflikt.

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit kundër Jo-Familjarëve tё

raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt kanë një shpërhapje

vlerash mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa

konflikt.

Graf. 4.16 Agresiviteti kundër jo-familjarëve Graf. 4.17 Agresiviteti kundër jo-familjarëve i i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.22), ku tregohet mesatarja e nivelit të këtij lloj agresiviteti, e

matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit

standart. Mesatarja e Agresiviteti kundër Jo-Familjarёve nё grupin e fёmijёve tё

llojit tё divorcit me konflikt = 5.72, ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё

llojin e divorcit pa konflikt = 4.88.

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlera e T-test (tab. 4.23) ёshtё mё e

ulët se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat

statistikore me 50 subjekte. Vlera kritike ёshtё t = 1.6772, ndёrkohё qё nё tabelёn e

mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga

prindёrit, e pёrllogaritur nёpёrmjet programit SPSS, ёshtё = 0.824.

Page 166: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

150

Tab.4.22.Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Jo-Familjarëve

Agresiviteti

kundër Jo-

Familjarёve

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 5.72 4.383 .877

Pa konflikt 25 4.88 2.603 .521

Kjo vlerë e t-sё, nën vlerën kritike, tregon se ky krahasim nuk është

domethënës statistikisht dhe nuk mund të përgjithësohet përtej kampionit të marrë në

studim.

Tab. 4.23. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Anëtarëve të Familjes

Agresiviteti kundër

Anëtarëve të Familjes Vlera e t-sё Diferenca e lirisё

Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi .824 48 .414

Vlera Domethёnёse e këtij testi = 0.414 është mё e madhe se 0.05. Kjo tregon

se hipoteza null nё kёtё rast nuk mund të pёrjashtohet. Përfundimi se agresiviteti

kundër Jo-familjarëve në grupin e fëmijëve me prindër në proces divorci me konflikt

është mesatarisht më i lartë se në grupin e fëmijëve në proces divorci pa konflikt nuk

mund të përgjithësohet.

4.3.7. Agresiviteti kundër bashkëmoshatarëve

Agresiviteti kundër bashkëmoshatarëve matet në një seksion të veçantë të

instrumentit CAS, duke u përqëndruar tek incidentet gjatё tё cilave fёmija e shfaq

agresivitetin e tij vetëm kundrejt bashkëmoshatarëve. Të dhënat për këtë komponent

Page 167: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

151

maten të raportuara si nga prindërit, ashtu dhe nga mesuesit. Të dhënat e matura për

çdo fëmijë janё pёrpunuar pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, bazuar në të dhënat

nga dy burimet e raportimit si më sipër. Mё pas ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me

prindёr nё proces divorci me konflikt, nga grupi i fёmijёve me prindёr nё proces

divorci pa konflikt dhe janë krahasuar mesataret e të dhënave për çdo grupim.

Matjet e nivelit tё agresivitetit kundër bashkëmoshatarëve pёr çdo fёmijё

pasqyrohen nё grafikët e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.18 tregon shёrndarjen e

nivelit tё tij tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndersa Graf. 4.19

tregon shpёrndarjen e nivelit për këtë komponent tek fёmijёt me prindёr nё proces

divorci pa konflikt.

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit kundër bashkëmoshatarëve

tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt kanë një

shpërhapje vlerash mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces

divorci pa konflikt.

Graf. 4.18 Agresiviteti kundër bashkë - Graf. 4.19 Agresiviteti kundër bashkë – moshatarëve pёr fёmijёt nё divorcin moshatarëve pёr fёmijёt nё divorcin me konflikt pa konflikt

Analizimi i krahasimit të të dhënave mes dy grupeve, të bërë nëpërmjet

programit SPSS-19 pasqyrohet ne Tab. 4.24.

Page 168: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

152

Tab.4.24. Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër Bashkëmoshatarëve

Agresiviteti kundër

Bashkemoshatarëve

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 13.12 8.633 1.727

Pa konflikt 25 10.80 4.062 .812

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 4.84 4.089 .818

Pa konflikt 25 4.00 2.661 .532

Nё raportimin nga prindёrit, rezulton se mesatarja e agresivitetit kundër

bashkëmoshatarëve nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 13.1,

ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 10.8. Edhe

nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e këtij përbërësi të agresivitetit për grupin e

fëmijëve në llojin e divorcit me konflikt = 4.84, ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё

fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 4.00, por të pёrpunuara në programin

SPSS-19 për të matur domethënien statistikore të këtij krahasimi, asnjë prej

krahasimeve të mësipërme nuk rezulton statistikisht domethënës. Siç pasqyrohet

edhe në Tab. 4.25, vlera e t-së sipas T-testit të kryer, është në të dy rastet mё e ulët

se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat

statistikore me 50 subjekte, që pёr kёtё lloj analize ёshtё t = 1.6772.

Tab. 4.25. Tё dhёnat e T-Testit për Agresivitetin kundër Bashkëmoshatarëve

Agresiviteti kundër

Bashkëmoshatarëve Vlera e t-sё Diferenca e lirisё

Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 1.216 48 .230

I raportuar nga mësuesi .861 48 .394

Vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit,

e pёrllogaritur nёpёrmjet programit SPSS, ёshtё = 1.216, ndёrsa pёr raportimin nga

mёsuesit ёshtё = 0.861. Kёto vlera tё t-sё tregojnë se ky krahasim nuk është

Page 169: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

153

statistikisht domethënës, ndaj diferenca midis mesatareve të dy grupimeve mund të

jetë edhe rastësore dhe nuk mund të përgjithësohet.

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.230 dhe CAS-Mësues

= 0.394, janë nё vlera mё tё mëdha se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr vlefshmёrinё

e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, gjë që tregon se

hipoteza null nё kёtё rast nuk mund të pёrjashtohet dhe krahasimi për këtë

komponent i kryer mbi këtë kampion fëmijësh, nuk ka vlera përgjithësuese.

4.3.8. Agresiviteti kundër të Rriturve

Agresiviteti kundër të rriturve matet duke u bazuar tek incidentet gjatё tё cilave

fёmija i mitur ka shfaqur agresivitet kundrejt tё rriturve në moshë madhore, si kur

këta janë pjesëtarë të familjes, ashtu dhe kur janë persona jashtë familjes.

Nё kёtё instrument, ky përbёrës matet nё njё seksion tё veçantë, duke u

pёrllogaritur si vlerё numerike. Pasi ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej fёmijёve, janё

pёrpunuar tё dhёnat e pёrftuara pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё

varёsi tё raportuesit (CAS-Prind dhe CAS-Mësues).

Mё pas ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt,

nga grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Matjet e nivelit tё

agresivitetit kundër më të rriturve pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё grafikёt e

mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.20 tregon shёrndarjen e nivelit tё tij tek fёmijёt me

prindёr nё proces divorci me konflikt, ndersa Graf. 4.21 tek fёmijёt me prindёr nё

proces divorci pa konflikt.

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e agresivitetit kundër të rriturve tё

raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt janё dukshëm mё tё

larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Gjithashtu, vёrehet se kjo diferencё ёshtё dukshёm e theksuar nё rastet kur

raportohet nga prindi, sesa nё rastet kur raportohet nga mёsuesi.

Page 170: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

154

Graf. 4.20 Agresiviteti kundër të rriturve Graf. 4.21 Agresiviteti kundër tё rriturve i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me i raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt konflikt

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.26), ku tregohet mesatarja e nivelit te agresivitetit kundër të

rriturve, e matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e

gabimit standart. Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Agresivitetit

kundër tё rriturve nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 4.80, ёshtё

mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 2.72.

Tab.4.26.Të dhënat statistikore për Agresivitetin kundër të Rriturve

Agresiviteti

kundër të

rriturve

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 4.80 3.786 .757

Pa konflikt 25 2.72 1.720 .344

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 .80 1.708 .342

Pa konflikt 25 .20 .500 .100

Page 171: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

155

Gjithashtu, edhe nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e Agresiviteti kundër të

Rriturve nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 0.80, ёshtё mё e lartё

se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 0.20.

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (tab. 4.27) për të dy

krahasimet janë mё te larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte. Vlera kritike ёshtё t = 1.6772,

ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar

pёr raportimin nga prindёrit ёshtё = 2.501, ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё

= 1.686. Kёto vlera tё t-sё shfaqin dukshёm vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit tё

mesatares sё Agresivitetit kundër të Rriturve pёr dy grupet e marra nё studim dhe

eleminojnё hipotezёn null.

Tab. 4.27.Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Agresivitetin kundër të

Rriturve

Agresiviteti kundёr tё

Rriturve Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

I raportuar nga prindi 2.501 48 .016

I raportuar nga mësuesi 1.686 48 .048

Grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci konfliktual shfaq njё mesatare tё

agresivitetit kundër të rriturve mё tё lartё se grupi i fёmijёve me prindёr nё proces

divorci jokonfliktual, duke u bazuar si në raportimet e prindёrve, ashtu dhe në

raportimet e mёsuesve.

Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.016 dhe CAS-Mësues =

0.048, janë vlera mё tё vogla se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr vlefshmёrinё e

krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë. Kjo tregon se hipoteza

null nё kёtё rast pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund

të përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve tё marrë në studim.

Page 172: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

156

4.3.9. Treguesi i Përgjithshëm i Agresivitetit

Matja dhe krahasimi i të dhënave për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit

është qëllimi kryesor i këtij studimi. Siç shpjeguam, ai matet si shumë e disa

variablave të cilat i analizuam më sipër. Pasi ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej

fёmijёve, janё pёrpunuar tё dhёnat pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё

varёsi tё raportuesit (CAS-Prind dhe CAS-Mësues). Mё pas ёshtё veçuar grupi i

fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, nga grupi i fёmijёve me prindёr

nё proces divorci pa konflikt.

Matjet e nivelit tё Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit pёr çdo fёmijё

pasqyrohet nё grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.22 tregon shёrndarjen e

nivelit tё tij tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.23

tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e Treguesit të Pergjithshëm të Agresivitetit

te raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt janё mё tё larta se

ato tё raportuara pёr fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf. 4.22 Treguesi i Përgjithshëm Graf. 4.23 Treguesi i Përgjithshëm i i Agresivitetit raportuar pёr fёmijёt nё divorc Agresivitetit i raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt me konflikt

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.28), ku tregohet mesatarja e nivelit te Treguesit të Përgjithshëm

Page 173: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

157

të Agresivitetit, e matur pёr çdo grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren

e gabimit standart.

Nё raportimin nga prindi, rezulton se mesatarja e Treguesit të Përgjithshëm të

Agresivitetit nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 284.0, ёshtё mё e

lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 237.5.

Edhe nё raportimin nga mёsuesit, mesatarja e Treguesit të Përgjithshëm të

Agresivitetit nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me konflikt = 239.4, ёshtёmё e

lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt = 214.3.

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (Tab. 4.29) për të dy

krahasimet janë mё tё larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte.

Tab.4.28. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit

Treguesi i

Përgjithshëm i

Agresivitetit

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 25 284.04 54.330 10.866

Pa konflikt 25 237.52 31.192 6.238

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 25 239.36 35.701 7.140

Pa konflikt 25 214.28 19.400 3.880

Vlera kritike ёshtё t = 1.6772, ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё

pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit ёshtё = 3.713,

ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё = 3.086. Kёto vlera tё t-sё shfaqin dukshёm

vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit të mesatares se Treguesit të Përgjithshëm të

Agresivitetit pёr dy grupet e marra nё studim dhe eleminojnё hipotezёn null.Grupi i

fёmijёve me prindёr nё proces divorci konfliktual shfaq njё mesatare tё Treguesit të

Përgjithshëm të Agresivitetit mё tё lartё se grupi i fёmijёve me prindёr nё proces

divorci jokonfliktual, duke u bazuar si në raportimet e prindёrve, ashtu dhe në

raportimet e mёsuesve.

Page 174: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

158

Tab. 4.29. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Treguesin e Përgjithshëm të

Agresivitetit

Agresiviteti Verbal Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 3.713 48 .001

I raportuar nga

mësuesi

3.086 48 .003

Edhe vlerat domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.001 dhe CAS-Mësues

= 0.003, janë vlera mё tё vogla se 0.05. Kjo tregon se hipoteza null nё kёtё rast

pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund të përgjithësohet

përtej kampionit të fëmijëve tё marrë në studim, duke vërtetuar hipotezën e ngritur.

Siç u shpjegua nё pjesёn hyrёse tё kёtij kreu, pёrpunimi i tё dhёnave pёr çdo

fёmijё dhe kategorizimi i fёmijёve mbi bazёn e disa variablave, si mosha, gjina, lloji

i divorcit nё tё cilin janё pёrfshirё prindёrit, jep mundёsinё qё tё bёhen krahasime tё

nivelit tё agresivitetit edhe midis grup-moshave, apo gjinive, nё varёsi tё llojit tё

divorcit ne tё cilin janё pёrfshirё prindёrit.

4.3.10. Krahasimi i Treguesit tё Përgjitshëm tё Agresivitetit midis grup-

moshave

Mёnyra se si e pёrjetojnё divorcin fёmijёt ndikohet edhe nga mosha e tyre, pasi

nё varёsi tё saj, perceptimi i pasojave tё divorcit pёr fёmjёt ёshtё i ndryshёm. Pёr tё

matur dhe krahasuar nivelin e agresivitetit tek secila grup-moshё, u kategorizuan

fёmijёt nё dy grupe: 1. Fёmijёt me moshё nga 8 deri nё 11 vjeç dhe 2. Fёmijёt me

moshё nga 12 deri nё 16 vjeç.

Arsyet pёr ndarjen e fёmijёve sipas kёtyre grup-moshave janё analizuar

gjerёsisht mё sipёr dhe bazohen mbi ndryshimet e karakteristikave tё fёmijёve nё

kёto grup-mosha, tё cilat reflektohen edhe me koeficiente tё ndryshme matjeje tё

nivelit tё agresivitetit nё Manualin e CAS-it. Pasi ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej

fёmijёve niveli i agresivitetit pёr çdo pёrbёrёs tё tё tij, ёshtё matur edhe Treguesi i

Page 175: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

159

Pёrgjithshёm i Agresivitetit. Janё grupuar fёmijёt sipas grup-moshave dhe ёshtё bёrё

krahasimi i mesatares se çdo grupimi, nё varёsi tё llojit tё divorcit nё tё cilin janё

pёrfshirё prindёrit. Tё dhёnat e pёrftuara nё programin SPSS-19 janё pёrdorur pёr tё

nxjerrё diferencёn e mesatareve dhe pёr tё matur besueshmёrinё dhe vlefshmёrinё e

krahasimit.

4.3.11. Analiza e tё dhёnave pёr grup-moshёn e fёmijёve nga 8 deri nё 11

vjeç

Fillimisht janё matur dhe krahasuar tё dhёnat pёr secilin pёrbёrёs qё ndikon nё

vlerёn e Treguesit tё Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, pёr tё evidentuar se cilёt janё ata

pёrbёrёs qё kanё dallime mё tё qenёsishme dhe qё ndikojnё mё shumё tek Treguesi i

Pёrgjithshёm. Tab. 4.30 tregon mesataret e nivelit tё agresivitetit pёr tё katёrt

komponentёt qё ndikojnё drejtpёrdrejt nё nivelin e Treguesit të Përgjithshёm të

Agresivitetit pёr fёmijёt e kesaj grup-moshe, sё bashku me gabimin standart,

devijimin standart dhe mesataren e gabimit standart tё matur ne programin SPSS-19.

Siç ёshtё shpjeguar edhe nё Kreun III “Metodologjia”, si dhe nё fillim tё kёtij

kreu, Treguesi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit matet bazuar nё shumёn e koeficienteve

tё katёr komponenteve kryesore: Agresivitetit Verbal, Agresivitetit kundёr Objekteve

dhe Kafshёve, Agresivitetit Fizik dhe Pёrdorimit tё Armёve. Kёta pёrbёrёs janё nё

korrelacion tё drejtё me Treguesin e Pёrgjithshёm dhe matja e ndikimit tё secilit prej

tyre nё rezultatin e pёrgjithshёm ka vlera praktike studimore.

Nga analiza e krahasimit mund tё arrihet nё pёrfundime tё rёndёsishme edhe

pёr cilёsinё e raportimit pёr secilën nga kёto komponente. Nga diferenca e

mesatareve pёr çdo pёrbёrës, rezulton se si nё raportimet nga prindёrit, ashtu dhe nё

raportimet nga mёsuesit, mesataret e nivelit tё agresivitetit rezultojne mё tё larta nё

grupin e fёmijёve me prindёr pё proces divorci me konflikt, se sa në grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Keto diferenca janё mё tё

shprehura nё krahasimin e mesatareve tё Agresivitetit Verbal dhe atij Fizik, se sa nё

krahasimin e mesatareve të Agresivitetit kundёr Objekteve dhe Kafshёve dhe

Pёrdorimit tё Armёve. Gjithashtu, diferencat e mesatareve tё tё dhёnave tё raportuara

nga prindёrit, janё mё tё larta se sa ato tё raportuara nga mёsuesit.

Page 176: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

160

Tab. 4.30.Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrsit e agresivitetit tek fёmijёt e grup-moshёs nga 8 deri nё 11 vjeç

Pёrbёrёsi Raportuesi Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Agresiviteti Verbal

Prindi Me konflikt 12 517.50 193.858 55.962

Pa konflikt 11 410.90 219.484 69.407

Mёsuesi Me konflikt 12 155.50 106.413 30.719

Pa konflikt 11 132.50 94.505 29.885

Agresiviteti kundёr

Objekteve dhe Kafshёve

Prindi Me konflikt 12 175.75 74.336 21.459

Pa konflikt 11 140.10 97.390 30.797

Mёsuesi Me konflikt 12 45.50 38.313 11.060

Pa konflikt 11 19.80 29.355 9.283

Agresiviteti Fizik

Prindi Me konflikt 12 144.83 21.464 6.196

Pa konflikt 11 128.70 20.380 6.445

Mёsuesi Me konflikt 12 115.00 15.794 4.559

Pa konflikt 11 110.00 19.131 6.050

Pёrdorimi i Armёve

Prindi Me konflikt 12 19.33 66.973 19.333

Pa konflikt 11 .00 .000 .000

Mёsuesi Me konflikt 12 .00 .000 .000

Pa konflikt 11 .00 .000 .000

Mё pas ёshtё matur Treguesi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit pёr kёtё grup-moshё

dhe ёshtё bёrё krahasimi i mesatares sё kёtij treguesi, nё varёsi tё llojit tё divorcit. Tё

dhёnat pasqyrohen ne Tab. 31. Rezulton se mesatarja statistikore e kёtij treguesi,

ёshtё mё e lartё nё grupin e fёmijёve tё kategorizuar nё llojin e divorcit me konflikt,

se sa e fёmijёve tё kategorizuar nё llojin e divorcit pa konflikt, si pёr tё dhёnat e

mbledhura sipas raportimit nga prindёrit, ashtu dhe pёr tё dhёnat e mbledhura sipas

raportimit nga mёsuesit.

Page 177: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

161

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (Tab. 4.32) për të dy

krahasimet janë mё te larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 23 subjekte.

Tab.4.31. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit pёr

fёmijёt e grup-moshёs nga 8 deri nё 11 vjeç

Treguesi i

Pёrgjithshёm i

Agresivitetit

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 12 279.25 37.441 10.808

Pa konflikt 11 246.60 38.584 12.201

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 12 230.92 29.758 8.590

Pa konflikt 11 211.90 21.748 6.877

Vlera kritike ёshtё t = 1.714, ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё

pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit ёshtё = 2.009,

ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё = 1.779. Kёto vlera tё t-sё tregojnё

vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit të mesatares se Treguesit të Përgjithshëm të

Agresivitetit pёr kёtё grup-moshepёr dy kategoritё e marra nё studim dhe eleminojnё

hipotezёn nul.

Tab. 4.32.Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Treguesin e Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç

Treguesi i Pёrgjithshёm

i Agresivitetit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

I raportuar nga prindi 2.009 20 .038

I raportuar nga mësuesi 1.779 20 .048

Grupi i fёmijёve tё kёsaj grup-moshe me prindёr nё proces divorci konfliktual

shfaq njё mesatare tё Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit mё tё lartё se grupi i

Page 178: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

162

fёmijёve me prindёr nё proces divorci jo-konfliktual, duke u bazuar si në raportimet

e prindёrve, ashtu dhe në raportimet e mёsuesve. Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij

testi për CAS-Prind = 0.038 dhe CAS-Mësues = 0.048, janë vlera mё tё vogla se 0.05,

e cila ёshtё vlera kritike pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 %

të besueshmërisë. Kjo tregon se krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund të

përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve të marrë në studim.

4.3.12. Analiza e tё dhёnave pёr grup-moshёn e fёmijёve nga 12 deri nё16

vjeç

Ashtu dhe si pёr grup-moshёn e mёsipёrme, fillimisht janё matur dhe krahasuar

tё dhёnat pёr secilin pёrbёrёs qё ndikon nё vlerёn e Treguesit tё Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit, pёr tё evidentuar se cilёt janё ata pёrbёrёs qё kanё dallime mё tё

qenёsishme dhe qё ndikojnё mё shumё tek Treguesi i Pёrgjithshёm.

Tab. 4.33 tregon mesataret e nivelit tё agresivitetit pёr tё katёrt komponentet qё

ndikojnё drejtpёrdrejtё nё nivelin e Treguesit te Përgjithshёm te Agresivitetit pёr

fёmijёt e kesaj grup-moshe, sё bashku me gabimin standart, devijimin standart dhe

mesataren e gabimit standart.

Nga diferenca e mesatareve tё katёr komponenteve kryesore: Agresivitetit

Verbal, Agresivitetit kundёr Objekteve dhe Kafshёve, Agresivitetit Fizik dhe

Pёrdorimit tё Armёve pёr çdo pёrbёrës, rezulton se si nё raportimet nga prindёrit,

ashtu dhe nё raportimet nga mёsuesit, mesataret e nivelit tё agresivitetit janë mё tё

larta nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, se sa nё grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Keto diferenca janё mё tё shprehura nё krahasimin e mesatareve tё

Agresivitetit Verbal dhe atij Fizik, se sa nё krahasimin e mesatareve te Agresivitetit

kundёr Objekteve dhe Kafshёve dhe Pёrdorimit tё Armёve. Gjithashtu, diferencat e

mesatareve tё tё dhёnave tё raportuara nga prindёrit, janё mё tё larta se sa ato tё

raportuara nga mёsuesit.

Rezulton se mesatarja statistikore e kёtij treguesi, ёshtё mё e lartё nё grupin e

fёmijёve tё kategorizuar nё llojin e divorcit me konflikt, se sa e fёmijёve tё

kategorizuar nё llojin e divorcit pa konflikt, si pёr tё dhёnat e mbledhura sipas

Page 179: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

163

raportimit nga prindёrit, ashtu dhe pёr tё dhёnat e mbledhura sipas raportimit nga

mёsuesit.

Tab. 4.33. Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit tek fёmijёt e

grup-moshёs nga 12 deri nё 16 vjeç

Pёrbёrёsi Raportuesi Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Agresiviteti Verbal

Prindi Me konflikt 14 640.77 282.537 78.362

Pa konflikt 13 372.29 133.461 35.669

Mёsuesi Me konflikt 14 219.92 101.876 28.255

Pa konflikt 13 94.36 63.210 16.894

Agresiviteti kundёr

Objekteve dhe Kafshёve

Prindi Me konflikt 14 201.92 138.340 38.369

Pa konflikt 13 130.86 70.707 18.897

Mёsuesi Me konflikt 14 48.69 49.308 13.675

Pa konflikt 13 37.14 34.767 9.292

Agresiviteti Fizik

Prindi Me konflikt 14 142.92 42.299 11.732

Pa konflikt 13 110.57 10.653 2.847

Mёsuesi Me konflikt 14 128.08 25.552 7.087

Pa konflikt 13 117.00 15.865 4.240

Pёrdorimi i Armёve

Prindi Me konflikt 14 14.00 35.665 9.892

Pa konflikt 13 .00 .000 .000

Mёsuesi Me konflikt 14 7.77 28.012 7.769

Pa konflikt 13 .00 .000 .000

Mё pas ёshtё matur Treguesi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit pёr kёtё grup-moshe

dhe ёshtё bёrё krahasimi i mesatares sё kёtij treguesi, nё varёsi tё llojit tё divorcit. Tё

dhёnat pasqyrohen në Tab. 34. Pas pёrpunimit tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test

(Tab. 4.32) për të dyja krahasimet janë mё te larta se vlera e t-së nё tabelёn e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 27 subjekte. Vlera

kritike ёshtё t = 1.708, ndёrkohё qё nё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn

krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit ёshtё = 3.142, ndёrsa pёr

Page 180: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

164

raportimin nga mёsuesit ёshtё = 2.595. Kёto vlera tё t-sё tregojnё vlefshmёrinё

statistikore tё krahasimit të mesatares së Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit

pёr kёtё grupmoshё.

Tab.4.34.Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit

pёr fёmijёt e grup-moshёs nga12 deri nё 16 vjeç

Treguesi i

Pёrgjithshёm i

Agresivitetit

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Me konflikt 14 288.46 67.635 18.758

Pa konflikt 13 228.43 22.599 6.040

I raportuar nga

mësuesi

Me konflikt 14 247.15 40.004 11.095

Pa konflikt 13 216.29 18.902 5.052

4.3.13. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё

Duke qёnё se mёnyra e mbledhjes dhe pёrpunimit tё tё dhёnave mundёson qё

tё bёhet krahasimi i tyre edhe sipas gjinsё, ёshtё vlerёsuar si e dobishme edhe

krahasimi i vlerave tё agresivitetit midis fёmijёve meshkuj dhe fёmijёve femra,

brenda secilit prej grupimeve tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt

dhe grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

4.3.13.1. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci me konflikt

Brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt janё

ndarё dy nёn-grupime sipas gjinise dhe janë matur dhe krahasuar tё dhёnat pёr

secilin pёrbёrёs qё ndikon nё vlerёn e Treguesit tё Pёrgjithshёm tё Agresivitetit,

(Tab. 4.35): Agresivitetit Verbal, Agresivitetit kundёr Objekteve dhe Kafshёve,

Page 181: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

165

Agresivitetit Fizik dhe Pёrdorimi i Armёve. Pёr çdo pёrbёrës, rezulton se nё grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, si nё raportimet nga prindёrit,

ashtu edhe nё raportimet nga mёsuesit, mesataret e nivelit tё agresivitetit pёr djemtё

rezultojnë mё tё larta se pёr vajzat.

Tab. 4.35.Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit sipas gjinisё nё

grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt

Pёrbёrёsi Raportuesi Gjinia Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja

e Gabimit

Standart

Agresiviteti Verbal

Prindi

Meshkuj 13 735.85 234.134 64.937

Femra 13 414.50 122.083 35.242

Mёsuesi Meshkuj 13 225.38 109.287 30.311

Femra 13 149.58 93.335 26.943

Agresiviteti kundёr

Objekteve dhe

Kafshёve

Prindi

Meshkuj 13 232.69 97.876 27.146

Femra 13 107.42 95.776 27.648

Mёsuesi Meshkuj 13 64.92 46.015 12.762

Femra 13 27.92 32.236 9.306

Agresiviteti Fizik

Prindi

Meshkuj 13 167.08 27.500 7.627

Femra 13 118.67 16.132 4.657

Mёsuesi Meshkuj 13 128.38 25.431 7.053

Femra 13 109.67 15.582 4.498

Pёrdorimi i Armёve

Prindi

Meshkuj 13 31.85 69.792 19.357

Femra 13 .00 .000 .000

Mёsuesi Meshkuj 13 7.77 28.012 7.769

Femra 13 .00 .000 .000

Page 182: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

166

Diferencat e mesatareve tё tё dhёnave tё raportuara nga prindёrit, janё mё tё

larta se sa ato tё raportuara nga mёsuesit. Mё pas ёshtё matur Treguesi i

Pёrgjithshёm i Agresivitetit dhe ёshtё bёrё krahasimi i mesatares sёtij, nё varёsi tё

gjinisё, brenda grupit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt. Tё

dhёnat pasqyrohen në Tab. 4.36 dhe rezulton se mesatarja statistikore, ёshtё mё e

lartё nё grupin e fёmijёve tё kategorizuar nё llojin e divorcit me konflikt, se sa e

fёmijёve tё kategorizuar nё llojin e divorcit pa konflikt, si pёr tё dhёnat e mbledhura

sipas raportimit nga prindёrit, ashtu dhe pёr tё dhёnat e mbledhura sipas raportimit

nga mёsuesit.

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (Tab. 4.37) për të dyja

krahasimet janë mё tё larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 26 subjekte. Vlera kritike ёshtё t = 1.710, ndёrkohё

qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr

raportimin nga prindёrit ёshtё = 5.171, ndёrsa pёr raportimin nga mёsuesit ёshtё =

3.413.

Tab.4.36.Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit

sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt

Treguesi i

Pёrgjithshёm i

Agresivitetit

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Meshkuj 13 321.54 47.544 13.186

Femra 13 243.42 22.633 6.534

I raportuar nga

mësuesi

Meshkuj 13 258.85 37.418 10.378

Femra 13 218.25 17.848 5.152

Kёto vlera tё t-sё tregojnё vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit tё mesatares

sё Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit midis gjinive brenda grupimit.

Page 183: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

167

Tab. 4.37. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Treguesin e Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc konfliktual

Treguesi i Pёrgjithshёm

i Agresivitetit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

I raportuar nga prindi 5.171 23 .000

I raportuar nga mësuesi 3.413 23 .002

Grupi i djemve brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci

konfliktual, shfaq njё mesatare tё Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit mё tё

lartё se grupi i vajzave, duke u bazuar si në raportimet e prindёrve, ashtu dhe në

raportimet e mёsuesve. Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind =

0.000 dhe CAS-Mësues = 0.002, janë vlera mё tё vogla se 0.05, e cila ёshtё vlera

kritike pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë.

Kjo tregon se krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund të përgjithësohet

përtej kampionit të fëmijëve të marrë në studim.

4.3.13.2. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci pa konflikt

Sa mё sipёr, brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa

konflikt janё ndarё dy nёngrupime sipas gjinisё dhe janё matur dhe krahasuar tё

dhёnat pёr secilin pёrbёrёs qё ndikon nё vlerёn e Treguesit tё Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit: Agresivitetit Verbal, Agresivitetit kundёr Objekteve dhe Kafshёve,

Agresivitetit Fizik dhe Pёrdorimit të Armёve. (Tab. 4.38). Pёr çdo pёrbёrёs, rezulton

se nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt, si nё raportimet nga

prindёrit, ashtu dhe nё raportimet nga mёsuesit, mesataret e nivelit tё agresivitetit pёr

djemtё rezultojnë mё tё larta se pёr vajzat. Këto diferenca janё tё shprehura nё

krahasimin e tё gjitha komponenteve pёrbёrёse tё Treguesit tё Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit. Diferencat e mesatareve tё tё dhёnave tё raportuara nga prindёrit, janё

mё tё larta se sa ato tё raportuara nga mёsuesit. Mё pas ёshtё matur Treguesi i

Pёrgjithshёm i Agresivitetit dhe ёshtё bёrё krahasimi i mesatares sё kёtij treguesi, nё

varёsi tё gjinisё, brenda grupit të fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Tё dhёnat pasqyrohen nё Tab. 4.38 dhe rezulton se mesatarja statistikore pёr tё gjitha

Page 184: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

168

komponentet, pёrjashtuar pёrdorimin e Armёve qё ёshtё nё vlerёn 0 pёr tё dy rastet,

ёshtё mё e lartё pёr djemtё sesa pёr vajzat, si pёr tё dhёnat e mbledhura sipas

raportimit nga prindёrit, ashtu dhe pёr tё dhёnat e mbledhura sipas raportimit nga

mёsuesit. Tab. 4.38. Tё dhёnat statistikore pёr pёrbёrësit e agresivitetit sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt

Pёrbёrёsi Raportuesi Gjinia Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Agresiviteti Verbal

Prindi

Meshkuj 11 545.80 139.177 44.012

Femra 13 275.93 75.770 20.250

Mёsuesi Meshkuj 11 131.80 64.201 20.302

Femra 13 94.86 85.823 22.937

Agresiviteti kundёr

Objekteve dhe

Kafshёve

Prindi

Meshkuj 11 214.40 51.855 16.398

Femra 13 102.79 70.659 18.884

Mёsuesi Meshkuj 11 22.20 25.871 8.181

Femra 13 35.43 37.395 9.994

Agresiviteti

Fizik

Prindi

Meshkuj 11 126.20 21.852 6.910

Femra 13 112.36 11.486 3.070

Mёsuesi Meshkuj 11 118.50 10.288 3.253

Femra 13 114.50 20.650 5.519

Pёrdorimi i Armёve

Prindi

Meshkuj 11 .00 .000a .000

Femra 13 .00 .000a .000

Mёsuesi Meshkuj 11 .00 .000a .000

Femra 13 .00 .000a .000

Page 185: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

169

Nё Tab. 4.37 janё pasqyruar rezultatet e T-Test pёr tё dy krahasimet, nё varёsi

tё burimit tё raportimit dhe janё krahasuar me vlerёn kritike tё t-së nё tabelёn e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 24 subjekte. Vlera

kritike ёshtё t = 1.717, ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn

krahasimore tё realizuar pёr raportimin nga prindёrit ёshtё = 5.298, ndёrsa pёr

raportimin nga mёsuesit ёshtё = 0.357.

Tab.4.39. Të dhënat statistikore për Treguesin e Përgjithshëm të Agresivitetit sipas

gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt

Treguesi i

Pёrgjithshёm i

Agresivitetit

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

I raportuar nga

prindi

Meshkuj 11 262.80 25.754 8.144

Femra 13 216.86 16.829 4.498

I raportuar nga

mësuesi

Meshkuj 11 216.20 13.685 4.328

Femra 13 213.21 23.658 6.323

Kёto vlera tё t-sё pёr pёr tё dhёnat e marra nga prindёrit tregojnё vlefshmёrinё

statistikore tё krahasimit tё mesatares së Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit

midis gjinive brenda grupimit, ndёrsa tё dhёnat e marra nga mёsuesit nuk kanё vlera

pёrgjithёsuese krahasimore.

Grupi i djemve, brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci jo

konfliktual, shfaq njё mesatare tё Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit mё tё

lartё se grupi i vajzave, duke u bazuar si në raportimet e prindёrve, ashtu dhe në

raportimet e mёsuesve.

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për CAS-Prind = 0.000 dhe CAS-

Mësues = 0.7424, tё krahasuara me vlerёn 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr

vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë, tregon se

krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs vetёm pёr raportimin nga prindёrit dhe

Page 186: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

170

mund të përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve tё marrë në studim vetёm pёr tё

dhёnat e marra nga ky burim.

Tab. 4.40. Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për Treguesin e

Pёrgjithshёm tё Agresivitetit sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me prindёr nё

divorc jokonfliktual

Treguesi i

Pёrgjithshёm i

Agresivitetit

Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

I raportuar nga prindi 5.298 22 .000

I raportuar nga mësuesi .357 22 .724

Page 187: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

171

4.4. REZULTATET E PЁRFTUARA NGA APLIKIMI I INSTRUMENTIT

MATËS: INVENTARI GJENDJA – TIPARI I ANKTHIT PËR FËMIJË

(STAI-CH)

Qёllimi i STAI-Ch ёshtё tё masё ankthin tek fëmijët, bazuar mbi vetëraportimet

e tyre. Sikundёr kemi shpjeguar nё Kreu III “Metodologjia”, pёr tё matur ankthin,

janë plotësuar nga fëmijët dy pyetësorë. Pyetësori C-1, që synon të masë nivelin e

ankthit për gjendjen aktuale të fëmijës dhe Pyetësori C-2, që synon të masë nivelin e

ankthit të fëmijës në përgjithësi.

Në bazë të përgjigjeve të dhëna, për çdo njërën prej tyre është shënuar

vlerësimi për çdo formular, sipas Manualit te STAI-Ch. Është matur rezultati në

vlerë numerike për çdo fëmijë, për secilin pyetësor. Më pas janë grupuar fëmijët në

varësi të llojit të divorcit në të cilin janë përfshirë prindërit dhe janë matur mesataret

statistikore për çdo grup fëmijësh, me qëllim krahasimin e tyre.

Nёpёrmjet programit SPSS-19 janё realizuar T-testet pёr çdo tё dhёnё tё

pёrftuar, pёr tё kuptuar nёse krahasimi midis mesatareve statistikore tё secilit grup

ёshtё ose jo domethёnёs statistikisht, pra, nёse kёto tё dhёna mund tё pёrgjithёsohen

ose jo nё popullsi. Pёr tё matur vlerёn kritike tё T-test, ёshtё referuar nё çdo rast tek

tabela e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t- sё237. Nё rastet e analizave statistikore

pёr 50 subjekte kjo vlerë duhet tё jetё mё e madhe se 1.672, pёr tё garantuar

vlefshmёrinё e krahasimit dhe besueshmёrinё e pёrgjithësimit.

Duke patur parasysh, lidhjen që ka gjendja e ankthit për secilin fëmijë, e matur

si në përgjithësi, ashtu dhe në një moment të vetëm, u bë dhe analiza e korrelacionit

midis të dhënave të përftuara nga të dyja testet.

E matur nёpёrmjet analizёs sё Alfёs sё Cronbach-ut (Tab.4. 41), vlera e Alfës =

0.844 tregon pёr korrelacion tё drejtё tё të dy këtyre përbërësve si dhe qёndrueshmёri

e besueshmëri të lartë tё tё dhёnave tё matura. Alfa e Cronbach-ut, në rastin konkret,

e llogaritur me programin SPSS-19, ёshtё mbi vlerën 0.7, që është vlera kritike, mbi

të cilën qëndrueshmëria e brendshme konsiderohet e lartë, dhe është afёr numrit 1, që

është vlera maksimale që mund të marrë ky koeficient. Kjo tregon njё raport tё

vlefshёm dhe tё qёndrueshёm midis variablave.

237 https://www.easycalculation.com/statistics/t-distribution-critical-value-table.php

Page 188: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

172

Tab. 4.41. Besueshmёria e Statistikave të STAI-Ch

Alfa e Cronbach-ut Alfa e Cronbach-ut sipas tё

dhёnave tё standartizuara

Numri i

variablave

.844 .850 2

Kjo vihet re edhe nё krahasimin e korrelacionit tё vetë variablave (Tab. 4.42).

Sa mё afёr vlerёs 1 tё jetё treguesi i korrelativitetit, aq më shumë variablat lidhen me

njëri-tjetrin nё tabelё, aq mё shumё janё korrelative variablat me njёri – tjetrin.

Tab. 4.42. Korrelacioni i brendshёm i variablave midis dy pyetësorëve

Pyetësori C1 Pyetësori C2

Pyetësori C1 1.000 .738

Pyetësori C2 .738 1.000

Të dhënat e mësipërme, tregojnë se niveli i ankthit të gjendjes momentale dhe

ai i përgjitshëm janë në korrelacion të drejtë tek çdo fëmijë dhe se qëndrueshmëria e

brendshme e instrumentit është e lartë.

4.4.1. Analiza e të dhënavë statistikore për Pyetësorin C-1

Matja dhe krahasimi i të dhënave për nivelin e Ankthit të fëmijëve, gjatë

procesit te divorcit të prindërve të tyre, është një tjetër qëllim kryesor i këtij studimi.

Siç shpjeguam, ai matet nëpërmjet dy pyetësorëve, të cilët janë edhe të krahasueshëm

më njëri-tjëtrin.Pasi ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej fёmijёve rezultati i Pyetësorit

C-1,ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, nga

grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.Mё pas janё pёrpunuar tё

Page 189: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

173

dhёnat pёr tё nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё varёsi tё çdo grupimi dhe

janë krahasuar mes tyre.

Matjet e nivelit tё ankthit sipas Pyetësorit C-1 pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё

grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.22 tregon shёrndarjen e nivelit tё tij tek

fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.23 tek fёmijёt me

prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e ankthit, të raportuara pёr fёmijёt me

prindёr nё proces divorci me konflikt, janё mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt

me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf. 4.25 Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-1 Graf. 4.26Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-1 i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt i raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt

Analiza krahasimore e të dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.43), ku tregohet mesatarja e nivelit te ankthit, e matur pёr çdo

grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit standart.

Mesatarja e Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit nё grupin e fёmijёve tё

llojit tё divorcit me konflikt është 46.19, dhe ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё

fёmijёve nё llojin e divorcit pa konflikt, e cila është 34.29. Duke patur parasysh se

shkalla matëse varion nga minimumi 20 deri në 60 pikë, diferenca e mësipërme e

mesatareve është e lartë.

Page 190: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

174

Tab.4.43. Të dhënat statistikore për Pyetësorin C-1

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-1

Me konflikt 26 46.19 7.767 1.523

Pa konflikt 24 34.29 4.486 .916

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlera e T-test (Tab. 4.44) për

krahasimin e mësipërm është mё e lartë se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё

vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte. Vlera kritike ёshtё t =

1.6772, ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore

eshtë= 6.561. Kjo vlerë e t-sё tregon dukshёm vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit

të mesatares së nivelit të ankthit sipas Pyetësorit C-1, pёr dy grupet e marra nё

studim.

Tab. 4.44.Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e nivelit të

ankthit të matur sipas Pyetësorit C-1 midis dy grupeve

Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

Pyetësori C-1 6.561 48 .000

Edhe vlera domethёnёse e këtij testi = 0.000, është mё e vogël se 0.05. Kjo

tregon se hipoteza null nё kёtё rast pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht

domethёnёs dhe mund të përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve tё marrë në

studim, duke vërtetuar hipotezën e ngritur.

4.4.2. Analiza e të dhënave statistikore për Pyetësorin C-2

Pyetësori C-2 ka qëllim të masë nivelin e përgjithshëm të ankthit të çdo fëmije,

bazuar në karakteristikat e tij individuale.

Page 191: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

175

Rezultati i Pyetësorit C-2ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej fёmijёve,më pas

ёshtё veçuar grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt, nga grupi i

fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt. Janё pёrpunuar tё dhёnat pёr tё

nxjerrё mesataren statistikore, tё matur nё varёsi tё çdo grupimi dhe janë krahasuar

mes tyre.

Matjet e nivelit tё ankthit sipas Pyetësorit C-2pёr çdo fёmijё pasqyrohen nё

grafikёt e mёposhtёm, nga tё cilët Graf. 4.27 tregon shpёrndarjen e nivelit tё tij tek

fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ndërsa Graf. 4.28 tek fёmijёt me

prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Graf. 4.27Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-2 Graf. 4.28Niveli i ankthit sipas pyetësorit C-2 i raportuar pёr fёmijёt nё divorc me konflikt i raportuar pёr fёmijёt nё divorc pa konflikt

Nё mёnyrё vizuale vёrehet se vlerat e ankthit të raportuara pёr fёmijёt me

prindёr nё proces divorci me konflikt janё mё tё larta se ato tё raportuara pёr fёmijёt

me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Analiza krahasimore e dhёnave tё mёsipёrme, pasqyrohet nё tabelёn e

mёposhtme (Tab. 4.45), ku tregohet mesatarja e nivelit të ankthit, e matur pёr çdo

grup, sё bashku me devijimin standart dhe mesataren e gabimit standart. Mesatarja e

Treguesit të Përgjithshëm të Agresivitetit nё grupin e fёmijёve tё llojit tё divorcit me

konflikt është 41.42, dhe ёshtё mё e lartё se sa e grupit tё fёmijёve nё llojin e divorcit

pa konflikt, e cila është 32.08.

Page 192: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

176

Tab.4.45. Të dhënat statistikore për Pyetësorin C-2

Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-2

Me konflikt 41.42 6.777 1.329 1.523

Pa konflikt 32.08 4.889 .998 .916

Duke patur parasysh se shkalla matëse për nivelin e ankthit për këtë Pyetësor

varion nga minimumi 20 deri në maksimumi 60 pikë, diferenca e mësipërme e

mesatareve është e lartë.

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave në programin SPSS-19 rezulton se vlera e T-test

(Tab. 4.46) për krahasimin e mësipërm është mё e lartë se vlera e t-së nё tabelёn e

shpёrndarjes sё vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 50 subjekte. Vlera

kritike ёshtё t = 1.6772, ndёrkohё qё nё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr

analizёn krahasimore eshtë = 5.547.

Tab. 4.46 Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e nivelit të

ankthit të matur sipas Pyetësorit C-2 midis dy grupeve

Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

Pyetësori C-2 5.547 48 .000

Kjo vlerë e t-sё tregon dukshёm vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit te

mesatares se nivelit të ankthit sipas Pyetësorit C-2, pёr dy grupet e marra nё studim.

Edhe vlera domethёnёse e këtij testi = 0.000, është mё e vogël se 0.05. Kjo

tregon se hipoteza null nё kёtё rast pёrjashtohet dhe krahasimi ёshtё statistikisht

domethёnёs dhe mund të përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve tё marrë në

studim.

Page 193: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

177

4.4.3. Analiza statistikore e nivelit te Ankthit sipas grup-moshës dhe

gjinisë

Pёrpunimi i tё dhёnave pёr çdo fёmijё dhe kategorizimi i fёmijёve mbi bazёn e

disa variablave, si mosha, gjinia, lloji i divorcit nё tё cilin janё pёrfshirё prindёrit,

bën të mundur qё tё bёhen krahasime tё nivelit tё ankthit edhe midis grup-moshave,

apo gjinive, nё varёsi tё llojit tё divorcit në tё cilin janё pёrfshirё prindёrit.

4.4.3.1. Krahasimi i Treguesit tё Përgjithshëm tё Ankthit midis

grup-moshave

Mёnyra se si e pёrjetojnё divorcin fёmijёt ndikohet edhe nga mosha e tyre, pasi

nё varёsi tё saj, perceptimi i pasojave tё divorcit pёr fёmjёt ёshtё i ndryshёm.

Pёr tё matur dhe krahasuar nivelin e ankthit tek secila grup-moshё, u

kategorizuan fёmijёt nё dy grupe: 1. Fёmijёt me moshё nga 8 deri nё 11 vjeç 2.

Fёmijёt me moshё nga 12 deri nё 16 vjeç.

Arsyet pёr ndarjen e fёmijёve sipas kёtyre grup-moshave janё analizuar

gjerёsisht mё sipёr dhe bazohen mbi ndryshimet e karakteristikave tё fёmijёve nё

kёto grup-mosha. Pasi ёshtё pёrllogaritur pёr secilin prej fёmijёve niveli i ankthit,

janё grupuar fёmijёt sipas grupmoshave dhe ёshtё bёrё krahasimi i mesatares së çdo

grupimi, nё varёsi tё llojit tё divorcit nё tё cilin janё pёrfshirё prindёrit. Tё dhёnat e

pёrftuara nё programin SPSS-19 janё pёrdorur pёr tё nxjerrё diferencёn e mesatareve

dhe pёr tё matur besueshmёrinё dhe vlefshmёrinё e krahasimit.

4.4.3.2. Analiza e tё dhёnave pёr grup-moshёn e fёmijёve nga 8

deri nё 11 vjeç

Fillimisht janё matur dhe krahasuar tё dhёnat pёr secilin fëmijë dhe pasi janë

veçuar fëmijët e grup-moshës nga 8 deri në 11 vjeç, është bërë krahasimi i mesatares

se nivelit të ankthit, bazuar në të dy pyetësorët. Të dhënat janë pasqyruar në Tab.

4.47.

Page 194: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

178

Tab.4.47.Të dhënat statistikore për Nivelin e Ankthit pёr fёmijёt e grupmoshёs nga 8

deri nё 11 vjeç

Niveli i Ankthit Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-1 Me konflikt 12 42.71 6.082 1.625

Pa konflikt 11 34.15 4.964 1.377

Pyetësori C-2 Me konflikt 12 40.93 7.711 2.061

Pa konflikt 11 32.85 4.279 1.187

Rezulton se mesatarja e ankthit për grupin e fëmijëve me prindër në proces

divorci me konflikt, e matur sipas të dy pyetësorëve, është dukshëm më e lartë se

mesatarja e e ankthit për grupin e fëmjëve me prindër në proces divorci pa konflikt.

Konkretisht, për Pyetësorin C-1 mesatarja e nivelit të ankthit është 42.71 për grupin e

parë dhe 34.15 për grupin e dytë, ndërsa për Pyetësorin C-2 mesataret janë 40.93 dhe

32.85 për çdo grupim.

Tab. 4.48.Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e mesatareve të

nivelit të ankthit sipas të dy pyetësorëve pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç

Niveli i Ankthit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

Pyetësori C-1 3.988 25 .001

Pyetësori C-2 3.330 25 .003

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (Tab. 4.48) për të dy

krahasimet janë mё te larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 23 subjekte. Vlera kritike ёshtё t = 1.714, ndёrkohё

qё nё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr

Pyetësorin C-1 ёshtё = 3.988, ndёrsa pёr Pyetësorin C-2 ёshtё = 3.330. Kёto vlera tё

t-sё tregojnё vlefshmёrinё statistikore tё krahasimit të mesatareve të ankthit sipas

secilit pyetësor pёr kёtё grup-moshё, pёr dy kategoritё e marra nё studim.

Page 195: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

179

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për Pyetësorin C-1 = 0.001 dhe për

Pyetësorin C-2 = 0.003, janë vlera mё tё vogla se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr

vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë.

Kjo tregon se krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund të

përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve të marrë në studim.

4.3.3. Analiza e tё dhёnave pёr grupmoshёn e fёmijёve nga 12 deri nё16

vjeç

Ashtu dhe si pёr grupmoshёn e mёsipёrme, fillimisht janё matur dhe krahasuar

tё dhёnat pёr secilin fëmijë dhe pasi janë veçuar fëmijët e grup-moshës nga 8 deri në

11 vjeç, është bërë krahasimi i mesatares se nivelit të ankthit, bazuar në të dy

pyetësorët. Të dhënat krahasimore paraqiten në Tab. 4.49.

Tab. 4.49.Të dhënat statistikore për nivelin e Ankthit të matur sipas të dy pyetësorëve

pёr fёmijёt e grupmoshёs nga 12 deri nё 18 vjeç

Niveli i Ankthit Lloji i

divorcit

Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-1 Me konflikt 13 49.17 7.309 2.110

Pa konflikt 14 34.17 4.019 1.160

Pyetësori C-2 Me konflikt 13 41.75 5.512 1.591

Pa konflikt 14 31.17 5.340 1.542

Rezulton se mesatarja e ankthit për grupin e fëmijëve me prindër në proces

divorci me konflikt, e matur sipas të dy pyetësorëve, është dukshëm më e lartë se

mesatarja e e ankthit për grupin e fëmjëve me prindër në proces divorci pa konflikt.

Konkretisht, për Pyetësorin C-1 mesatarja e nivelit të ankthit është 49.17 për

grupin e fëmijëve të kategorizuar në llojin e divorcit me konflikt dhe 34.17 për

grupin tjetër, ndërsa për Pyetësorin C-2 mesataret janë 41.745 ndhe 31.17 për çdo

grupim.

Page 196: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

180

Pas pёrpunimit tё tё dhёnave rezulton se vlerat e T-test (Tab. 4.50) për të dy

krahasimet janë mё të larta se vlera e t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike

tё t-sё pёr analizat statistikore me 27 subjekte.

Tab. 4.50.Tё dhёnat e T-Testit tё analizuar nё SPSS për krahasimin e mesatareve të

nivelit të ankthit sipas të dy pyetësorëve pёr grup-moshёn nga 8 deri nё 11 vjeç

Niveli i Ankthit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera domethёnёse

Pyetësori C-1 6.229 22 .000

Pyetësori C-2 4.777 22 .000

Vlera kritike ёshtё t = 1.708, ndёrkohё qёnё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё

pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr Pyetësorin C-1 ёshtё = 6.229, ndёrsa pёr

Pyetësorin C-2 ёshtё = 4.777. Kёto vlera tё t-sё tregojnё vlefshmёrinё statistikore tё

krahasimit te mesatareve të ankthit sipas secilit pyetësor pёr kёtё grup-moshё, pёr dy

kategoritё e marra nё studim.

Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për Pyetësorin C-1 = 0.000 dhe për

Pyetësorin C-2 = 0.000, janë vlera mё tё vogla se 0.05, e cila ёshtё vlera kritike pёr

vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë.

Kjo tregon se krahasimi ёshtё statistikisht domethёnёs dhe mund të

përgjithësohet përtej kampionit të fëmijëve të marrë në studim.

4.4.4. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё

Mёnyra e mbledhjes dhe pёrpunimit tё tё dhёnave mundёson qё tё bёhet

krahasimi i mesatareve të nivelit të ankthit edhe duke i nëngrupuar fёmijёt sipas

gjinisё, meshkuj dhe femra, brenda secilit prej grupimeve tё fёmijёve me prindёr nё

proces divorci me konflikt dhe grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa

konflikt.

Page 197: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

181

4.4.4.1. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci me konflikt

Brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt janё

ndarё dy nёngrupime, sipas gjinisë dhe janë matur dhe krahasuar tё dhёnat e

përftuara nga secili pyetësor pёr secilin prej tyre, siç pasqyrohet nё Tab. 4.51.

Tab.4.51. Të dhënat statistikore për nivelin e ankthit të matur sipas të dy pyetësorëve,

sipas gjinisё, nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt

Niveli i Ankthit Gjinia Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-1

Meshkuj 13 51.17 5.859 1.691

Femra 13 41.93 6.673 1.784

Pyetësori C-2

Meshkuj 13 44.58 5.125 1.479

Femra 13 38.71 6.999 1.871

Rezulton se mesatarja e nivelit të ankthit tek fëmijët meshkuj është më e lartë

se mesatarja e ankthit tek fëmijët femra, si për të dhënat e përftuara nga Pyetësori C-

1, ashtu dhe për të dhënat e përftuara nga Pyetësori C-2. Për Pyetësorin C-1

mesataret e nivelit të ankthit janë përkatësisht 51.17 për djemte dhe 41.93 për vajzat,

ndërsa për Pyetësorin C-2 ato janë 44.58 për djemte dhe 38.71 për vajzat.

Nё Tab. 4.52 janё pasqyruar rezultat e T-Test pёr tё dy krahasimet, nё varёsi tё

pyetësorit, dhe janё krahasuar me vlerёn kritike tё t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё

vlerave kritike tё t-sё pёr analizat statistikore me 26 subjekte.

Vlera kritike ёshtё t = 1.710, ndёrkohё qё nё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё

pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr Pyetësorin C-1 ёshtё = 3.720, ndёrsa pёr

Pyetësorin C-2 ёshtё = 2.402.

Page 198: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

182

Tab. 4.52. Tё dhёnat e T-Testit për nivelin e ankthit të matur sipas dy

pyetësorëve, sipas gjinisё, nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc

konfliktual

Niveli i ankthit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

Pyetësori C-1 3.720 24 .001

Pyetësori C-2 2.402 24 .024

Siç shihet, krahasuar me vlerën kritike, të dy vlerat e t-së që përftohen nga

analiza e krahasimeve janë më të larta, çfarë tregon për vlefshmërinë statistikore të të

dhënave krahasuese. Edhe Vlerat Domethёnёse tё këtij testi për Pyetësori C-1 =

0.001 dhe Pyetësorin C-2 = 0.024, tё krahasuara me vlerёn 0.05, e cila ёshtё vlera

kritike pёr vlefshmёrinё e krahasimit tё tё dhёnave në nivelin 95 % të besueshmërisë,

tregon se krahasimi sipas gjinive brenda këtij grupimi ёshtё statistikisht domethёnёs.

4.4.4.2. Analiza e tё dhёnave sipas gjinisё nё grupin e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci pa konflikt

Brenda grupimit tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt, janё

ndarё dy nёn-grupime, sipas gjinisë, meshkuj dhe femra, dhe janë matur dhe

krahasuar mesataret e tё dhёnave të përftuara nga secili pyetësor pёr secilin prej tyre,

siç pasqyrohet nё Tab. 4.53.

Rezulton se mesatarja e nivelit të ankthit tek fëmijët meshkuj është më e lartë

se mesatarja e ankthit tek fëmijët femra, si për të dhënat e përftuara nga Pyetësori C-

1, ashtu dhe për të dhenat e përftuara nga Pyetësori C-2.

Për Pyetësorin C-1 mesataret e nivelit të ankthit janë përkatësisht 38.08 për

djemtë dhe 31.15 për vajzat, ndërsa për Pyetësorin C-2 mesataret janë 33.77 për

djemtë dhe 30.69 për vajzat.

Page 199: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

183

Tab.4.53. Të dhënat statistikore për nivelin e ankthit të matur sipas të dy pyetësorëve,

sipas gjinisё, nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt

Niveli i Ankthit Gjinia Numri i

fëmijëve

Mesatarja

statistikore

Devijimi

Standart

Mesatarja e

Gabimit

Standart

Pyetësori C-1

Meshkuj 11 38.08 3.989 1.106

Femra 13 31.15 2.968 .823

Pyetësori C-2

Meshkuj 11 33.77 5.310 1.473

Femra 13 30.69 3.816 1.058

Nё Tab. 4.54 janё pasqyruar rezultat e T-Testet, nё varёsi tё pyetësorit, dhe

janё krahasuar me vlerёn kritike tё t-së nё tabelёn e shpёrndarjes sё vlerave kritike tё

t-sё pёr analizat statistikore me 24 subjekte.

Tab. 4.54. Tё dhёnat e T-Testit për nivelin e ankthit të matur sipas dy

pyetësorëve, sipas gjinisё, nё grupin e fёmijёve me prindёr nё divorc

konfliktual

Niveli i ankthit Vlera e t-sё Diferenca e lirisё Vlera

domethёnёse

Pyetësori C-1 5.021 24 .000

Pyetësori C-2 1.697 24 .103

Vlera kritike ёshtё t = 1.717, ndёrkohё qё nё tabelёn e mёposhtme vlera e t-sё

pёr analizёn krahasimore tё realizuar pёr Pyetësorin C-1 ёshtё = 5.021, ndёrsa pёr

Pyetësorin C-2 ёshtё = 1.697. Krahasuar me vlerën kritike, vetëm vlera et-se për

pyetësorin C-1 është më e madhe se vlera kritike, ndërsa vlera e t-se për Pyetësorin

C-2 është më e vogël. Kjo tregon se krahasimi është statistikisht domethenës dhe

mund të përgjithësohet vetëm për krahasimin e të dhënave që masin vlera aktuale të

Page 200: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

184

ankthit, ndërsa të dhënat që matin nivelin e ankthit në përgjithësi, në varësi të

karakteristikave individuale, nuk japin krahasime përgjithësuese.

Page 201: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

185

KREU 5

DISKUTIME

5.1. HYRJE

Ky studim pati pёr qёllim tё maste dhe analizonte se, si mёnyra e divorcimit tё

prindёrve, ndikonte nё pёrjetimin e ankthit dhe agresivitetit tek fёmijёt. Fёmijёt me

prindёr nё divorc, tё marrё nё shqyrtim, u ndanё sipas llojit tё divorceve nё dy grupe;

nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt dhe grupin e fёmijёve

me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Duke u bazuar nё njё metodologji tё mirёpёrcaktuar e tё mbёshtetur nё

instrumente specifike pёr matjen e ankthit dhe agresivitetit, studimi pati si qёllim tё

vlerёsonte nёse hipotezat e ngritura nё fillim tё tij qёndronin ose jo.

Fillimisht, hipotezat e ngritura u bazuan vetёm nё literaturёn pёrkatёse pёr

ankthin dhe agresivitetin tek fёmijёt nё divorc, si dhe nё përvojёn nё terren me kёto

grupe fёmijёsh. Tё dhёnat e pёrftuara nga përdorimi i instumenteve Inventari

Gjendja – Tipari i Ankthit për Fëmijë (State-Trait Inventory for Children STAI-

Ch) dhe Shkalla e Agresivitetit për Fëmijë (Children's Aggression Scale CAS),

nxorrёn nё pah, nga njëra anë, se tё dyja hipotezat e ngritura qёndronin dhe, nga ana

tjetër, se ka njё marrёdhёnie pozitive mes mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe

nivelit tё ankthit tek fёmijёt, si dhe njё marrёdhёnie pozitive mes mёnyrёs sё

divorcimit tё prindёrve dhe nivelit tё agresivitetit tek fёmijёt.

Tё dyja hipotezat e ngritura nё fillim tё kёtij studimi u vёrtetuan nё tёrёsinё e

tyre, nё bazё tё rezultateve tё paraqitura nё kreun e rezultateve.

Konkretisht rezultoi se:

H1: Fëmijët e prindërve në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të

lartë ankthi, se fëmijët e prindërve në proces divorci jo konfliktual.

H2: Fëmijët e prindërve në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të

lartë agresiviteti, se fëmijët e prindërve në proces divorci jo konfliktual.

Page 202: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

186

U konstatua se, ndonёse karahasimi i tё dhёnave tё pёrftuara nga variablat del

statistikisht domethёnës pёr tё dy instrumentet e pёrdorura, (CAS-i dhe STAI-Ch-i),

nё disa raste diferenca e mesatareve mes variablave nuk ёshtё aq e shprehur nё

krahasim me variabla tё tjera. Nё kёtё rast kemi parasysh se, nё vlerat e pёrftuara nё

instrumentin e CAS-it pёr prindёrit (CAS-P), vёrehet njё diferencё e dukshme mes

mesatares sё totalit tё agresivitetit, të matur tek fёmijёt me konflikt, nё krahasim me

mesataren e totalit tё agresivitetit, tё matur tek femijёt me prindёr nё divorc pa

konflikt. Pra, mesatarja e diferencёs sё agresivitetit, pёr tё dyja grupet e fёmijёve (me

konflikt - pa konflikt), del nё vlerё shumё mё tё lartё kur raportohet nga prindёrit,

ndёrkohё qё nuk rezulton nё vlerё kaq tё dukshme kur u raportua nga mёsuesit.

Nё vijim do tё marrim nё shqyrtim dhe do tё diskutojmё tё gjitha gjetjet e kёtij

studimi, pёr tё kuptuar mё mirё mbёshtetjen e hipotezave tё ngritura nёpёrmjet

rezultateve empirike.

Studimi u bazua nё njё shpёrndarje simetrike tё moshave tё fёmijёve

pjesёmarrёs nё tё, shpёrndarje e cila sipas testit tё Skewness-it rezultoi tё ishte nё

vlerёn 0.73, rezultat i cili, duke qenё mё i vogёl se 1.0, garanton njё shpёrndarje

simetrike, çka ndihmon nё vёrtetimin e hipotezave tё ngritura.

Po kёshtu, edhe shpёrndarja gjinore simetrike nё tё dy grupet e krahasuara (me

konflikt pa konflikt) na ndihmoi tё pёrftonim rezultate krahasuese mes grupeve,

bazuar edhe nё gjininё e fёmijёve, duke mbёshtetur nё kёtё mёnyrё edhe teoritё e

marra nё shqyrtim nё kreun e shqyrtimit tё literaturёs, mes ndryshimeve gjinore tё

djemve e vajzave lidhur me pёrjetimin e procesit tё divorcit tё prindёrve.

Page 203: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

187

5.2. DISKUTIME LIDHUR ME GJETJET E PËRFTUARA NGA INVENTARI

GJENDJA – TIPARI I ANKTHIT PËR FËMIJË (STAI-CH)

Ndryshe nga instrumenti CAS pёr matjen e agresivitetit tek fёmijёt, i cili u

raportua nga prindёrit dhe mёsuesit, STAI-Ch u vetёraportua nga fёmijёt.

Agresiviteti ёshtё njё karakteristikё, e cila nuk mund tё vetёraportohet, pёr shkak tё

tendencёs sё individit pёr tё minimizuar sjelljen agresive dhe pёr tё maksimalizuar

sjelljen jo agresive, çka do tё sillte padyshim tё dhёna tё pasakta dhe joreale.

Nga ana tjetёr, ankthi ёshtё njё gjendje lehtёsisht e vetёraportueshme, aq mё

shumё nё kushtet e njё instrumenti matёs, i cili u kuptua dhe u plotёsua lehtёsisht

nga fёmijёt, siç ishte STAI-Ch-i. Ashtu si kemi sqaruar nё kreun “Metodologjia”,

STAI-Ch-i ёshtё njё instrument i ndarё nё dy seksione, konkretisht nё: C1 ose S-

Ankthi (seksioni qё tregon se si fёmija ndihet në atë moment – si jam tani) dhe C2

ose T-Ankthi (seksioni qё tregon karakteristika tё karakterit dhe personalitetit tё

fёmijёve pёr mёnyrёn se si ata e pёrjetojnё ankthin - Si jam unё).

Instrumenti i pёrdorur me fёmijё tё moshёs 8-16 vjeç, rezultoi tё prodhonte tё

dhёna, tё cilat nxorrёn nё pёrfundim vlera statistikisht domethёnёse, pёr tё bёrё

krahasimin mes nivelit tё ankthit pёr secilin seksion tё STAI-Ch-it tek tё dy grupet e

fёmijёve tё marrё nё studim.

5.2.1. Seksioni S-Ankthi ose C1 nё STAI-Ch

Ashtu siç kemi sqaruar, seksioni i parё u bazua nё nxjerrjen e rezultateve pёr

nivelin e ankthit tё fёmijёs, lidhur me momentin kur fёmija e plotёson kёtё

instrument.

Duke qenё se fёmijёt e plotёsuan kёtё seksion gjatё periudhёs sё procesit ligjor

tё divorcit, vetё situata ku ata gjendeshin ishte e ndryshme pёr ta, e cila, duke u

bazuar nё literaturё dhe kёrkime tё tjera mbi efektet e divorcit tek fёmijёt, vlerёsohet

si njё situatё qё rrit nivelin e stresit dhe detyrimisht edhe tё ankthit tek fёmijёt.

Ajo çfarë u mor nё konsideratё nё seksionin C1 (apo S-Ankthi), ishte diferenca

e mesatareve tё pёrftuara mes dy grupeve tё fёmijёve, pёr tё cilёt patёm konkretisht

kёto vlera: pёr G1 ( grupi i fёmijёve me prindёr nё divorc me konflikt) G1 = 46.19

dhe për G2 (grupi fёmijёve me prindёr nё divorc pa konflikt) G2 = 34.29. Vlera e T-

Page 204: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

188

Testi rezultoi t = 6.561. Nё kushtet kur na paraqiten kёto shifra, me njё vlerё mjaft tё

konsiderueshme tё T-Testi, dalim nё pёrfundimin se tek grupi i fёmijёve me prindёr

nё proces divorci me konflikt, shfaqet nivel mё i lartё ankthi gjatё realizimit tё

procesit gjyqёsor, sesa tek grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Gjithsesi, ajo çka vihet re nё tё dy grupet, ёshtё niveli mё i lartё i ankthit tek tё

gjithё fёmijёt objekt studimi. Nё njё shkallё matёse me pikavarazh nga 20-60 pikё,

ku 20 pikё tregojnё se nuk kemi ankth, ndёrkohё qё 60 pikё tregojnё ankthin nё

nivelin mё tё lartё tё tij, pёrsёri vlera prej 34.29 pikёsh qё kemi pёrftuar nga shkalla

matёse pёr G2, shfaq tendencё rritjeje tё ankthit.

Ky studim pati si qёllim qё tё masё vetёm diferencën e shkallёs së ankthit tek

dy grupet e fёmijёve pjesёmarrёs tё studimit dhe jo tё pёrcaktojё nivelin e ankthit tek

secili grup. Nё kёto kushte dalim nё pёrfundimin se: “Fёmijёt me prindёr nё proces

divorci me konflikt shfaqin nivel mё tё lartё ankthi se fёmijёt me prindёr nё proces

divorci pa konflikt, lidhur me kёtё periudhё specifike tё jetёs sё tyre, sikundёr ёshtё

procesi i zgjidhjes sё martesёs mes prindёrve”.

Ajo çka vlen tё analizohet gjithashtu, ёshtё niveli i ankthit mes dy seksioneve

tё STAI-Ch-it, pёr tё kuptuar se si e pёrjetojnё fёmijёt procesin e divorcit.

Mё poshtё po paraqesim diferencёn mes dy grupeve lidhur me C2-in ose T-

Ankthi-in ( Si jam unё).

5.2.2. Seksioni T-Ankthi ose C2 nё STAI-Ch

Seksioni i dytё i STAI-Ch-it bazohet nё matje rreth ndryshimeve individuale nё

përjetimin e ankthit. Pra, T - Ankthi mati ndryshimet e karakterit dhe të personalitetit

midis fëmijëve, në mënyrën se si ata e përjetonin ankthin nё pёrgjithёsi, jo vetёm

duke u fokusuar nё njё periudhё specifike tё jetёs.

U konstatua se kishte njё diferencё tё dukshme nё mesataret e tё dy grupeve tё

marrё nё studim. Nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt,

mesatarja e pёrftuar e pikavarazhit rezultoi tё ishte: G1=41.42, ndёrsa mesatarja e

grupit tё fёmijёve nё proces divorci pa konflikt rezultoi tё ishte: G2= 32.08. Siç edhe

konstatohet, kemi njё diferencё prej afёr 9 pikёsh mes dy grupeve, çka bёri qё tё

pёrftohej njё vlerё e T-Testit prej 5.547, dmth t = 5.547. Kёto rezultate tregojnё se,

pёrfundimin e nxjerrё, mund ta pёrgjithёsojmё nё popullatё.

Page 205: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

189

Ndonёse kjo pjesё e STAI-Ch (Si jam unё), nuk lidhet drejtpёrdrejt me nivelin e

ankthit nё momentin kur plotёsohet shkalla matёse (Si jam nё kёtё moment), tё dy

seksionet janё ngushtёsisht tё lidhur mes tyre, sikundёr kemi sqaruar nё kreun

“Metodologjia”. Ajo që bie nё sy nga tё dhёnat e pёrftuara ёshtё afёrsia nё vlerat

mesatare pёr tё dy grupet nё C1 dhe C2.

Pra, nёse analizojmё fёmijёt e grupit tё parё (me prindёr nё proces divorci

konfliktual), shihet se kemi pёrftuar vlera tё pёrafёrta nё mesatare nё tё dy seksionet

e STAI-Ch-it, ku C1= 46.19 dhe C2= 41.42.

Ёshtё konstatuar se nё familjet tё cilat hyjnё nё njё proces divorci me konflikt,

dinamikat familjare kanё qenё prej kohёsh të dёmtuara dhe, vetё bashkёshortёt, apo

edhe familjarёt, prej kohёsh nuk kanё arritur qё tё gjejnё dot mirёkuptim mes tyre.

Nё proceset e divorcit me konflikt vetё fёmijёt vuajnё prej shumë vitesh

mosmarrёveshjet e prindёrve, tё cilat siç kemi shpjeguar mё sipёr, shkojnё nё pjesёn

mё tё madhe tё rasteve nё dhunё tё rёndё fizike dhe psikologjike, tё ushtruar mes

bashkëshortёve apo dhe ndaj fёmijёve. Nё kushtet kur kёta fёmijё prej vitesh

pёrjetojnё situata tё tilla, rezultatet mё tё larta qё pёrftojmё edhe nё C2, pra, nё

karakteristikat e personalitetit tё fёmijёve lidhur me ankthin, pёr mёnyrёn se si ata i

pёrjetojnё situatat, vlerёsohet se janё nё pёrputhje me vlerat e pёrftuara pёr kёtё grup

nё C1 S-Ankthi. Nё kёtё aspekt vlerёsohet se situatat e vazhdueshme tё konflikteve

tё pёrjetuara nё familje, kanё ndikuar drejtpёrdrejt nё rritjen dhe formimin e

fёmijёve, duke bёrё qё tё kenё karakter mё ankthioz e padyshim tё pёrjetojnё nivel

mё tё rritur ankthi, situata këto qё kanё ngarkesё tё lartё emocionale, siç është ёshtё

nё rastin e kёtij studimi, procesi i zgjidhjes ligjore tё martesёs.

E njёjta situatё paraqitet edhe pёr grupin e dytё tё fёmijёve tё marrё nё

shqyrtim, atё tё me prindёr nё proces divorci jokonfliktual. Pra, vlerat e pёrftuara nё

C1 dhe C2 pёrputhen me njёra-tjetrёn, ndonёse kemi njё prirje tё lehtё pёr rritje tё

ankthit gjatё procesit tё zgjidhjes sё martesёs pёr kёta fёmijё me njё mesatare prej

rreth 2 pikёsh tё C1 (Si jam tani) kundrejt C2 (Si jam unё). Kёshtu, C = 34.29 dhe C2

= 32.08.

Edhe vlerat e pёrftuara nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa

konflikt, rezultojnё tё shfaqin njё nivel nё ngritje tё pёrjetimit tё ankthit, pasi nё njё

shkallё matёse nga 20–60 pikё tё STAI-Ch, rezultojnё se kanё njё pikavarazh nё

vlerat e mesit tё shkallёs matёse. Kjo tregon se edhe ky grup fёmijёsh, shfaq nivel tё

Page 206: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

190

rritur tё ankthit jo vetёm si pjesё e karakterit, por edhe me prirje tё lehtё pёr tu rritur

gjatё realizimit tё procesit tё zgjidhjes sё martesёs. `

5.2.3. Diskutime lidhur me tё dhёnat e pёrftuara sipas kategorizimit nё

moshё dhe gjini tё instrumentit STAI-Ch.

Gjatё pёrpunimit tё tё dhёnave u konstatuan tё dhёna interesante lidhur me

rezultatet e nxjerra nё bazё tё ndarjes nё grupmosha tё fёmijёve nё plotёsimin e dy

seksioneve tё STAI-Ch-it, ndonёse kjo pikё nuk ishte pjesё e hipotezёs sё ngritur.

Ashtu siç u theksua edhe nё kreun e mёparshёm, ndarja e fёmijёve sipas

grupmoshave, mori shkas nga pikёzimi i ndryshёm nё manualin CAS pёr fёmijёt nёn

11 vjeç dhe mbi 12 vjeç.

Nё pёrpunimin e STAI-Ch-it nё tёrёsi, rezultoi se pёrftuam tё dhёna statistikisht

domethёnёse nё krahasimin e tё dy grupeve tё fёmijёve tё ndarё me prindёr nё

proces divorci me konflikt dhe me prindёr nё proces divorci pa konflikt, por edhe kur

i ndamё fёmijёt nё grupmosha tё ndryshme, pёrftuam gjithashtu tё dhёna statistikisht

domethёnёse.

Nё vetёraportimin qё fёmijёt e moshёs 8-11vjeç bёnë lidhur me seksionin e

parё tё STAI- Ch-it (Si ndihem tani), pёrftuam mesataren 42.71, pёr fёmijёt e Grupit

1 (me prindёr nё proces divorci me konflikt), pra G1 = 42.71, ndёrsa pёr fëmijët e

Grupit 2 ( fёmijё me prindёr nё proces divorci pa konflikt) mesatarja ishte G2 =

34.15. Vlerat ishin statistikisht domethёnёse dhe mund tё pёrgjithёsoheshin nё

popullsi pasi t= 3.988.

Pra, edhe nё rastin e grupimit tё fёmijёve me moshë nёn/mbi 11 vjeç, rezultoi

se fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt nga 8-11 vjeç pёrjetonin nivel

mё tё lartё tё ankthit gjatё procesit tё zgjidhjes sё martesёs sesa ata nga 8-11 vjeç me

prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Tё njёjtin rezultat domethёnёs pёrftuam edhe nё seksionin e dytё tё STAI-Ch

nё seksionin “Si jam unё” ku sёrish mesatarja statistikore mes grupeve, na dha njё T-

Testi domethёnёs t= 3.330.

Edhe nё grupimin e dytё tё fёmijёve, pra, tek fёmijёt 12-16 vjeç, sёrish

pёrftuam rezultate statistikisht domethёnёse pёr secilin prej seksioneve tё STAI-Ch

Page 207: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

191

nё krahasimin e fёmijёve me prindёr nё divorc me konflikt me ata me prindёr nё

divorc pa konflikt.

Kёshtu nё C1 (Si ndihem tani), mesatarja statistikore e G1= 49.17 dhe G2 =

34.17 me njё vlerё tё T - Score prej t = 6.229.

Nё C2 G1 = 41.75 dhe G2 = 31.17 me njё vlerё domethënëse tё T - Score =

4.777.

Kёto rezultate na tregojnё se, edhe tё marrё nё grupe tё veçanta sipas moshёs,

sёrisht kemi ndryshime të rëndësishme nё pёrjetimin e ankthit tek fёmijёt e marrё nё

studim. Pra fёmijёt me prindёr nё proces divorci konfliktual nёn 11 vjeç dhe mbi 12

vjeç, rezultojnё tё shfaqin nivel mё tё lartё ankthi se fёmijёt e tё njёjtave grupmosha

nё grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Gjatё pёrpunimit tё tё dhёnave, pёrftuam edhe njё gjetje tё re, e cila nuk ishte

parashikuar gjatё ngritjes sё hipotezave. Kjo kishte të bënte me faktin se djemtё gjatё

procesit tё divorcit, shfaqeshin mё ankthiozë sesa vajzat. Ky pёrfundim rezultoi tё

ishte domethёnёs pёr tё dyja seksionet e STAI-Ch-it. Nё seksionin C1 (Si ndihem

tani) T-Testi rezultoi nё diferencё shumё tё konsiderueshme mes grupit tё djemve

dhe vajzave me prindёr nё proces divorci me konflikt t = 5.021, ndёrkohё qё nё

seksionin C2 (Si jam unё) rezultoi sёrisht njё vlerё domethёnёse mes dy gjinive pёr

grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt. Pra, djemtё paraqesin

nivel mё tё lartё ankthi edhe nё kёtё seksion.

Diferencё statistikisht domethёnёse rezultoi edhe nё ankthin mё tё lartё tё

pёrjetuar nga fёmijёt meshkuj nё krahasim me ato femra edhe nё grupin e divorceve

pa konflikt nё C1 ku t= 5.021. Ndёrkohё qё nё seksionin e dytё tёSTAI-Ch-it, pra, nё

C2 t = 1.697. Kjo vlerё nuk ishte statistikisht domethёnёse, duke iu referuar vlerёs

kritike tё t= 1.7247 sipas tabelёs sё llogaritjes së T-Testi-t pёr 20 subjekte.

Diferenca kaq e lartё e pёrjetimit tё ankthit mes kёtyre dy gjinive, vlerёsohet se

mund tё vijё edhe si pasojё e pёrfshirjes mё sё shumti tё djemve nё procesin e

divorcit, lidhur me konfliktin rreth lёnies sё fёmijёs pёr rritje dhe edukim. Nga puna

nё terren me rastet konkrete rezulton se konflikti i prindёrve, për faktin se cili prej

tyre do tё kujdeset pёr fёmijёn, nёse fёmija ёshtё i seksit mashkull, ёshtё mё i

shpeshtё. Baballarёt e kanё mё tё lehtё tё bien dakort qё fёmija tё qёndrojё me nёnёn

pas zgjidhjes sё martesёs, nёse ёshtё e seksit femёr. Kjo mund tё jetё njё ndёr arsyet

e shumta nga i cili rrjedh ky rezultat. Gjithsesi, vlerёsohet se studimet e thelluara nё

Page 208: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

192

vazhdim do tё mund tё pёrcaktojnё shkencёrisht kёtё lidhje mes ankthit tё pёrjetuar

nё nivel mё tё lartё tek djemtё sesa tek vajzat.

5.2.4. Diskutime mbi hipotezёn 1.

H1: Fëmijët e prindërve në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të

lartë ankthi, se fëmijët e prindërve në proces divorci jo konfliktual.

Hipoteza e parё e ngritur e kёtij studimi, ishte tё matej dhe tё arrihej nё

pёrfundime shkencore, lidhur me nivelin mё tё lartё tё ankthit tek fёmijёt me prindёr

nё proces divorci konfliktual sesa ata me prindёr nё proces divorci jokonfliktual.

Vetё procesi i divorcit, vlerësohet se rrit nivelin e ankthit dhe stresit te palёt nё

proces. Gjatё punёs nё terren ёshtё konstatuar se, edhe nё çiftet tё cilat paraqiten para

gjykatёs me projekt-marrёveshje tё pёrbashkёt lidhur me zgjidhjen e martesёs dhe

pasojave tё saj, vetё pjesёmarrja nё proces, sjell ngarkesё tё lartё emocionale e cila

pёrkthehet nё gjendje mё tё lartё ankthi tek individёt. Vetё gjykata, si institucion,

krijon gjendje mё tё ngarkuar emocionale, jo vetёm nё momentin e pёrballjes, por

edhe gjatё periudhёs sё pёrgatitjes pёr tё hyrё nё njё proces gjyqёsor. Nisur nga ky

kёndvёshtrim, tё qёnit pjesё e njё procesi konfliktual divorci, proces i cili do tё

pёrfundojё jo vetёm nё ndarjen ligjore nga bashkёshorti/ja, por edhe nё ndryshimin

de jure dhe de facto tё tё gjithё stilit tё jetesёs, bёn qё kjo situatё tё pёrjetohet nga

palёt me ngarkesё tё theksuar emocionale. Kjo ngarkesё, padyshim qё transmetohet

nga prindёrit edhe tek fёmijёt, veçanёrisht kur pjesё e konfliktit tё procesit bёhet

pikёrisht vendimi qё gjykata do tё japё lidhur me lёnien e fёmijёs pёr rritje dhe

edukim njёrit prej prindёrve.

Sipas Frojdit (1936), “... ankthi është një gjendje, e cila sinjalizon njё situatë të

rrezikshme, qoftë ajo e perceptuar nga personi, apo një rrezik real”.238 Bazuar nё

teorinё e Frojdit, apo nё teori tё tjera tё zhvilluar mё pas sikundёr ёshtё ajo e Rollo

May-it (1950), e cila e përkufizon ankthin si një reagim ndaj një tronditjeje ose

rreziku të perceptuar ndaj disa vlerave që individi i ka të rëndësishme apo thelbësore

238Sigmund, F. (1936) in Han, Hae-Ra. (2009). Loc.cit

Page 209: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

193

për ekzistencën e tij si individ239, mund tё themi se, vetё divorci ёshtё njё rrezik i

perceptuar, por edhe real, lidhur me ndryshimet qё individi do tё hasё nё stilin e

jetesёs pas kёtij procesi. Ky rrezik pёrceptohet jo vetёm nga tё rriturit, por edhe nga

fёmijёt, tё cilёt shpesh duhet tё pozicionohen me njёrin prej prindёrve. Ata hasin

vёshtirёsi nё kontaktet dhe qёndrimet sistematike me secilin prej tyre gjatё realizimit

tё divorcit pёr shkak tё konflikteve qё nёna dhe babai kanё mes tyre, ndiejnё

neglizhimin dhe refuzimin e prindit me tё cilin ata nuk jetojnё, apo edhe

mospёrkrahjen lidhur me detyrimet financiare tё njёrit prind nё plotёsimin e

nevojave tё tyre tё pёrditshme.

Gjendur nё situata tё tilla rreziku, nёn presionin e situatёs sё zemёrimit tё

prindёrve me njёri-tjetrin, ata perceptojnё qartё se mjedisi familjar, vendi i cili duhet

t’u krijonte rehati dhe siguri psiko-emocionale, aktualisht u shkakton gjendje shumё

tё ngarkuar psikologjike, me pasojё nivel tё lartё ankthi.

Nga tё dhёnat e pёrftuara nё STAI-Ch rezultoi se, konflikti mes bashkёshortёve

gjatё procesit tё divorcit, ndikon thellёsisht në pёrjetimin e ankthit tek fёmijёt. Kёto

pёrfundime, bazohen edhe nё teoritё bashkёkohore mbi ankthin. Teoritё mbi ankthin

theksojnё se:“... ankthi ka një lidhje të ngushtë me fenomenin e kontrollit. Në këtë

mënyrë, mund të arrijmë në përfundimin se në periudha divorcesh, ku shumë prej

sjelljeve dhe situatave janë të paqarta, fëmijët mund të ndjejnë humbjen e kontrollit

dhe si rrjedhojë ankthi është i pashmangshëm për ta”240. Kjo do tё thotё se fёmijёt e

kёtyre çifteve, gjenden nё njё situatё tё paqëndrueshme familjare, ekonomike e

sociale gjatё kёsaj periudhe, çka ndikon dukshёm në mirёqёnien e tyre

psikologjike”241.

Bazuar nё kёto kёndvёshtrime teorike, si dhe nё studimet e mёparshme tё

ndёrmarra pёr divorcin nё tё cilat ka rezultuar se: “... konflikti midis partnerëve gjatë

procesit të divorcit, shoqërohet me më shumё probleme në sjelljen e fëmijëve, me

vështirësi emocionale, dhe ulje në përformancën sociale të këtyre fëmijëve,

krahasuar me familjet pa konflikt”242, rezulton se:

Tё dhёnat e pёrftuara nё kёtё studim, shkojnё nё korrelacion tё drejtё me

teoritё, studimet dhe të dhënat e mёparshme empirike nё kёtё fushё.

239Sullivan tek Han. Hae-Ra. (2009). Loc. cit 240 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998) Loc.cit 241 Treska, Valbona (2013), Loc.cit 242 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f 172

Page 210: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

194

Pёrfundimisht, nё kushtet kur tё dyja pjesёt pёrbёrёse tё STAI-Ch-it, pra C1 (Si

jam tani) dhe C2 (Si jam unё) rezultojnё se shfaqin secila krahasime tё vlerave tё

pёrftuara tё cilat janё statistikisht domethёnёse, hipoteza e ngritur ku H1: Fëmijët e

prindërve në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të lartë ankthi, se

fëmijët e prindërve në proces divorci jo konfliktual, u vёrtetua.

Page 211: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

195

5.3. DISKUTIME LIDHUR ME GJETJET E PЁRFTUARA NGA

INSTRUMENTI SHKALLA E AGRESIVITETIT PËR FËMIJË (CAS)

CAS rezultoi se ishte njё instrument i kuptueshёm nga prindёrit dhe mёsuesit

dhe se mati qartё nivelin e agresivitetit tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci. I

ndёrtuar nё seksione të veçanta, si pёr prindёrit ashtu edhe pёr mёsuesit, nё

pёrfundim, ai dha rezultate statistikisht domethёnёse pёr tё dyja grupet e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci tё marrё nё shqyrtim.

5.3.1. Agresiviteti verbal

Nё lidhje me Agresivitetin Verbal tё raportuar nga prindёrit, nga analiza e tё

dhёnave rezultoi se, mesatarja statistikore e nivelit tё kёtij lloj agresiviteti të matur

tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci me konflikt, ishte mё e lartё se mesatarja e

kёtij lloj agresiviteti, të matur tek fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt.

Nga analiza krahasuese e T-Testit tё realizuar pёr prindёrit, rezultoi qё ky krahasim

ёshtё statistikisht domethёnës, pra, qё ky krahasim, i bёrё tek ky kampion fёmijёsh

ёshtё i pёrgjithsueshёm dhe vёrteton se, mёnyra e divorcimit tё prindёrve ka lidhje

domethёnёse me agresivitetin verbal tё shprehur nga fёmijёt, duke e marrё

agresivitetin verbal si pjesё pёrbёrёse korrelative tё Treguesit tё Pёrgjithshёm tё

Agresivitetit. Nё rastin konkret, vlera t-sё e nxjerrё nga t-Testi, si tregues i

vlefshmёrisë së analizёs krahasuese tё mёsipёrme, ёshte 3.064, pra mё e madhe se

vlera kritike e t = 1.6 pёr analizat krahasuese me 50 subjekte tё pёrzgjedhura.

Vlerёsohet se nё njё mjedis agresiv verbal mes dy bashkёshortёve, por edhe

fizik, siç kemi sqaruar nё fillim tё kёtij kapitulli, fёmijёt jo vetёm qё janё mё tё

riskuar tё modelojnё sjelljen e tё rriturve nё familje, por e bёjnё pjesё tё sjelljes dhe

karakterit tё tyre kёtё agresivitet verbal dhe e shprehin kёtё jo vetёm brenda familjes,

por edhe nё mjedisin shkollor.

Rezultati i agresivitetit verbal tё raportuar nga mёsuesit del gjithashtu

statistikisht domethёnёs e mund tё pёrgjithёsohet tek popullata pasi vlera t = 2.881.

Nё kёto kushte vlerёsohet se tё dy raportimet e prindit dhe mёsuesit pёr tё

njёjtin fёmijё pёrputhen mes tyre dhe nxjerrin vlera tё pёrafёrta, ndёrkohё qё rezultoi

se nё disa prej seksioneve tё CAS vlerat e pёrftuara nga mёsuesit dhe prindёrit kishin

Page 212: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

196

diferenca tё mёdha mes tyre dhe nёse vlerat e prindёrve dilnin statistikisht

domethёnёse, ato tё pёrftuara nga mёsuesit nuk dilnin statistikisht domethёnёse.

5.3.2. Agresiviteti fizik

Nё seksionin e agresivitetit fizik vёrejmё se, ka njё diferencё tё dukshme mes

fёmijёve me prindёr nё proces divorci konfliktual, nё krahasim me ata me prindёr nё

proces divorci jo konfliktual, kur ky agresivitet raportohet nga prindёrit. Vlera e t-së

qё kemi pёrftuar nё kёtё rast, nё krahasimin e rezultateve, ёshtё statistikisht

domethёnёse pasi t = 3.285. Ndёrkohё qё nga raportimi i agresivitetit fizik nga

mёsuesit t = .668, çka bёn qё nё kёtё rast tё mund tё mos pёrgjithёsojmё dot

rezultatin pёr tё dy grupet e fёmijёve tё marrё nё shqyrtim.

Ndodhur pёrpara kёtij fakti ngrihet pyetja: A bёn kuptim qё i njёjti fёmijё tё

shfaqet fizikisht agresiv nё familje ndёrkohё qё shfaqet i qetё nё shkollё? Bazuar nё

literaturёn shkencore dhe artikujt nё fushёn e psikologjisё, vlerёsohet se “po”. Njё

fёmijё mund tё ketё sjellje tё ndryshme nё shtёpi dhe nё shkollё, por nё rastin e

rezultateve qё pёrftojmё nga CAS-i, del nё pah se fёmijёt qё kanё qenё objekt

studimi, reagojnё thuajse tё gjithё ndryshe nё shtёpi e në shkollё, nёse marrim nё

konsideratё rezultatet e raportuara nga mёsuesit.

Nisur nga këto rezultate, vlerёsohet se pёrfundimi i nxjerrё nga mёsuesit pёr

rastin nё fjalё, nuk mund tё jetё rezultat i rastёsisё dhe tё 50 fёmijёt e marrё nё

studim, tё dalin me vlera tё pёrafёrta pёr agresivitetin fizik tё raportuar nga mёsuesit.

Ndёrkohё qё shfaqet njё vlerё e diferencёs sё mesatareve mes grupeve me konflikt

dhe pa konflikt shumё e shprehur tek prindёrit, thuajse nuk kemi fare diferencё

mesatare mes grupeve tё fёmijёve tё raportuar nga mёsuesit.

Shihet se ky rezultat i pёrftuar, vjen si pasojё e disa arsyeve qё vlerёsohen tё

qenёsishme nё kёtё krahasim.

Sё pari, ashtu siç ёshtё cituar tek kufizimet e studimit, mёsuesit jo gjithmonё e

raportojnё agresivitetin fizik tё fёmijёve. Ky mosraportim vlerёsohet se vjen:

1. Si pasojё e dёshirёs sё mёsuesve pёr tё mos paraqitur nxёnёs “problematikё”

nё klasёn e tyre kujdestare.

Page 213: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

197

Nga puna 11 vjeçare pranё shkollёs sё mesme “Sami Frashёri” dhe shkollёs 9-

Vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, ёshtё konstatuar se, mёsuesit kanё njё prirje tё theksuar

pёr tё minimizuar sjelljen antisociale tё nxёnёsve, me qёllim qё tё mos vihen nё

qendër të vëmendjes sё drejtorisё sё shkollёs lidhur me individё me sjellje

problematike nё klasat e tyre. Nё kёtё aspekt, vlerёsohet se pёr mёsuesit, mund tё

jetё kthyer tashmё nё njё mёnyrё normale sjelljeje ky minimizim i problemeve, duke

e shfaqur kёtё perceptim edhe nё njё pyetёsor tё thjeshtё siç ёshtё plotёsimi i CAS-it.

Ata shpesh,pёrpiqen tё krijojnё idenё se “ne edukojmё dhe mёsojmё nxёnёs me

sjellje shumё tё mirё e qё do tё bёhen qytetarё tё denjё”.

Sjellim nё vёmendje se padyshim, tё gjitha diskutimet e mёsipёrme nuk kanё

bazё shkencore, pra nuk janё tё provuara shkencёrisht e nuk kemi tё dhёna empirike,

por kёto diskutime e tё tjera nё vijim marrin pikёrisht shkas nga pёrfundimet qё kemi

paraqitur nё kreun e rezulatateve.

2. Njё tjetёr arsye e cila mund tё ketё çuar nё kёtё diferencё kaq tё dukshme tё

rezultateve tё agresivitetit fizik tё fёmijёve shprehur nё shtёpi dhe nё shkollё,

vlerёsohet se është edhe lidhja e ngushtë dhe besimi i prindit raportues me

administruesen e instrumentit, nё kёtё rast studiuesen. Siç ёshtё theksuar nё kreun

“Metodologjia”, rastet e pёrzgjedhura tё prindёrve pёr plotёsimin e CAS-P-it kanё

ardhur si rezultat i njohjes sё thelluar tё rastit, pasi nё tё njёjtёn periudhё me

raportimet e prindёrve, fёmijёve dhe mёsuesve, realizohej nё gjykatё edhe procesi i

zgjidhjes sё martesёs mes bashkёshortёve, proces nё tё cilin studiuesja ishte nё rolin

e ekspertes sё caktuar nga gjykata lidhur me lёnien e fёmijёve pёr rritje dhe edukim

njёrit prej prindёrve. Nё kushtet e kёtij konfidencialiteti, shihet se pёr prindёrit është

mё e thjeshtё tё raportojnё sjelljen agresive tё fёmijёs, nё krahasim me mёsuesit. Po

kёshtu, besueshmёria e informacionit qё jep vetё prindi, ёshtё mё i lartё nё krahasim

me besueshmёrisё e informacionit qё jep mёsuesi.

5.3.3. Agresiviteti ndaj bashkёmoshatarёve.

Vёrehet se kemi njё diferencё tё dukshme nё agresivitetin e fёmijёve tё shfaqur

ndaj bashkёmoshatarëve nё CAS-P (prindi) kur krahasojmё dy grupet nё studim G1

dhe G2.

Page 214: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

198

Fёmijёt e prindёrve nё proces divorci konfliktual, raportohet se shfaqin

agresivitet dukshёm mё tё shtuar ndaj bashkёmoshatёrve se fёmijёt e prindёrve nё

proces divorci jo konfliktual, kur ky raportim bёhet nga prindёrit.

Ndёrkohё qё, paraqiten vlera mё tё ulëta nё agresivitetin ndaj

bashkёmoshatarёve tё raportuar nga mёsuesit, konkretisht mesatarja e pikёzimit tek

CAS-P-i pёr fёmijёt nё proces divorci me konflikt ёshtё 13.12, ndёrsa tek fёmijёt nё

proces divorci pa konflikt është 10.80, ndёrkohё qё nё CAS-M (mёsuesi) mesatarja

llogaritet tё jetё 4.84 pёr fёmijёt nё proces divorci me konflikt dhe 4.00 tek fёmijёt

nё proces divorci pa konflikt. Edhe pse vlerat e tyre dalin tё ndryshme mes CAS-P-it

ku t = 1.216 dhe CAS-M-it ku t = .861, pёrsёri tё dhёnat nuk dalin statistikisht

domethёnёse e nuk mund tё pёrgjithёsohen pёr tё dy raportuesit.

Vlerёsojmё se, edhe pse raportimi i prindёrve, bazuar nё arsyetimet e

mёparshme, mund tё jetё mё i besueshёm se ai i mёsuesve, mund tё ndodhё qё

prindёrit tё mos kenё informacion tё mjaftueshёm pёr sjelljen e fёmijёs jashtё

shtёpisё.

Nё kёtё seksion pёr tё patur njё raportim tё drejtё dhe tё dhёna konkrete,

ndoshta do tё na ndihmonin edhe intervistat gjysёm tё strukturuara me

bashkёmoshatarёt, pёr tё kuptuar sjelljen e fёmijёs ndaj tyre, pasi vetё fёmija,

sikundёr kemi cituar mё sipёr kёtij vlerёsimi, nuk mund tё vetёraportojё sjelljen

agresive.

5.3.4. Agresiviteti kundër jo familjarёve

E njёjta situatё paraqitet edhe nё seksionin e raportuar nё CAS-P-in(prindi)

lidhur me sjelljen e fёmijёve ndaj jofamiljarёve.

Diferenca e mesatareve mes grupit G1 tё fёmijёve me prindёr nё proces divorci

konfliktual, paraqitet mё e lartё se diferenca e mesatareve e fёmijёve me prindёr nё

proces divorci jokonfliktual, pra e G2. Konkretisht mesatarja G1 = 5.72 dhe

mesatarja G2 = 4.88. Por ndonёse kemi kёtё mesatare tё dukshme nё vlera, t-ja del

nё nivel tё ulёt t = .824, çka bёn qё tё mos i pёrgjithёsojmё dot tё dhёnat nё

popullatё.

Page 215: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

199

Mendojmё se kёto tё dhёna shkencore qё kemi pёrftuar, rezultojnё tё jenё tё

tilla bazuar edhe nё mungesёn e informacionit qё vetё prindёrit kanё në lidhje me

sjelljen e fёmijёs jashtё familjes.

5.3.5. Agresiviteti ndaj anёtarёve tё familjes

Agresiviteti ndaj familjarёve i raportuar nga prindёrit pёr grupin e fёmijёve me

prindёr nё proces divorci konfliktual, shfaqet mё i lartё se agresiviteti ndaj

familjarёve i raportuar nga prindёrit pёr grupin e fёmijёve me prindёr nё proces

divorci jokonfliktual.

Diferenca e mesatareve nga vlerat e pёrftuara ështё 12.32 pёr G1 dhe 8.96 pёr

G2, duke sjellё nё kёtё mёnyrё edhe vlera statistikisht domethёnёse pёr vlerёn e t =

1.904.

Seksioni i CAS-P-it i agresivitetit ndaj anёtarёve tё familjes, vlerёsohet si njё

prej terreneve mё tё njohura tё prindёrve pёr fёmijёt. Ndёr elementet qё prindёrit

veçojnё pёr ndryshime tё sjelljes sё fёmijёve lidhur me agresivitetin edhe gjatё

intervistave tё thelluara individuale, ёshtё pikёrisht reagimi i tyre kundrejt

pjesëtarёve tё tjerё tё familjes, kryesisht motrave dhe vёllezёrve.

Nё kёtё kuandёr, zё vend Teoria e Imitimit të Sjelljes Sociale e Bandura-s, e

cila citon se:“... fёmijёt e pёrftojnё sjelljen nga një vëzhgim i drejtpërdrejtë i sjelljes

së të tjerëve, ose nga përvojat e drejtpërdrejta që ata kanë243”. Fёmijёt e prindёrve nё

proces divorci konfliktual nё Shqipёri, janё fёmijё tё cilёt kryesisht, rriten nё mjedise

agresive dhe tё dhunshme pёr disa vjet, pёrpara se prindёrit tё vendosin tё realizojnё

zgjidhjen e martesёs. Nisur edhe nga kultura jonё, ku mё i forti (kryesisht babai)

ushtron dhunё mbi mё tё dobëtin (kryesisht nёnёn), vetё fёmijёt krijojnë si modele

sjellje tё tilla, duke u bёrё nё shumё raste viktima tё agresivitetit tё vёllezёrve dhe

motrave mё tё mёdhenj e duke viktimizuar nё shumё raste motrat dhe vёllezёrit mё

tё vegjёl.

Nё plotёsimin e CAS-it nga prindёrit, ky seksion merrё vlerё shkencore jo

vetёm pёr shkak tё vlerёs sё t-së, por edhe pasi pёrgjigjet e dhёna paraqiten nё

pёrputhje me informacionin e marrё nga intervistat e thelluara me ta.

243Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002) Loc.cit

Page 216: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

200

5.3.6. Agresiviteti ndaj tё rriturve

Rezulton se kemi tё dhёna statistikisht domethёnёse pёr agresivitetin e

fёmijёve ndaj tё rriturve, kur raportohet nga prindi dhe statistikisht domethёnёse kur

raportohet nga mёsuesi. Vetё prindёrit raportojnё diferenca tё dukshme mes dy

grupeve tё fёmijёve tё marrё nё shqyrtim, duke nxjerrё nё pikavarazh mё tё lartё

agresivitetin te fёmijёt e prindёrve nё proces divorci konfliktual.

Konkretisht mesatarja statistikore e reportimit tё prindёrve CAS-P ёshtё G1 =

4.80 dhe mesatarja statistikore e G2 = 2.72, ku t = 2.501 nё CAS-P. Mesatarja

statistikore e raportimit tё mёsuesve nё CAS-M ёshtё G1 = .80, nё krahasim me

mesataren statistikore tё G2 = .20, e ku vlera e t = 1.686.

Ashtu siç kemi arsyetuar edhe mё sipёr kёtij kreu, njё ndёr arsyet qё mendohet

se vlerat e marra nga mёsuesit edhe pse janё statistikisht domethёnёse, janё mё tё

ulta se ato tё prindёrve, ёshtё se vetё mёsuesit parapëlqejnë tё minimizojnё

informacionin me pёrmbajtje negative pёr fёmijёn objekt studimi.

Vlerёsohet gjithashtu se nё kёtё seksion tё CAS-it, nё pёrgjigjet e mёsuesve

ndikon edhe sjellja agresive mё e kontrolluar qё fёmijёt shfaqin nё shkollё nё

krahasim me sjelljen agresive nё shtёpi. Nё ambjentet familjare, gjatё periudhёs sё

njё procesi divorci por edhe mё parё, fёmija e ka mё tё lehtё tё shfaqё prirjen e tij

agresive, pasi vetё ambjenti familjar rezulton tё shfaqё nё tё shumtёn e rasteve, tё

njёjtёn sjellje qё shfaq fёmija, duke shёrbyer si model pёr kёtё fёmijё.

Sё dyti, ambjenti familjar ku fёmija e shfaq kёtё sjellje, ka mё shumё prirje tё

justifikojё sjelljen e fёmijёs pasi ёshtё nё brendёsi tё asaj çka po ndodh dhe

ndryshimit tё dinamikave familjare, ndryshe nga ambjenti i shkollёs, i cili nuk e

justifikon, por dёnon sjelljen e tij e qё shpesh nuk ka dijeni pёr mbarёvajtjen e

marrёdhёnieve mes prindёrve tё fёmijёs. Nga ana tjetёr, vetё fёmija ia toleron mё

shumё vetes tё shfaqet agresiv ndaj tё rriturve nё njё mjedis i cili ёshtё agresiv e ku

tё gjithё mund tё shfaqen agresivё me tё gjithё, sikundёr ёshtё familja. Pёrveç kёsaj,

nё ambjentin e familjes, fёmija ndihet i zemёruar pёr atё qё po ndodh, duke ua

hedhur nё shumё raste fajin, prindёrve. Ndodhur nё kёto kushte zemёrimi, duke u

stimuluar nga njё mjedis jo i qetё familjar, ai ёshtё i prirur mё sё shumti tё shfaqet

agresiv nё familje me tё rriturit, ndryshe nga ambjenti i shkollёs, tё cilin ai nuk e

konsideron fajtor pёr problemet mes prindёrve tё tij.

Page 217: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

201

5.3.7. Agresiviteti ndaj objekteve dhe kafshёve

Nё plotёsimin e CAS-it si nga prindёrit ashtu edhe nga mёsuesit, ky ёshtё njё

seksion qё nuk na jep tё dhёna tё mjaftueshme pёr tё bёrё deduksione, apo pёr t’i

pёrgjithёsuar tё dhёnat e pёrftuara si pasojё e njё vlere tё ulёt tё t-së si nё CAS-P ku t

= .675 ashtu edhe nё CAS-M ku t = .675. Nёse u referohemi pёrgjigjeve tё dhёna,

konstatohet se kёto vlera kanё dalё kryesisht nga raportimi i agresivitetit tё fёmijёve

ndaj objekteve dhe shumё pak ndaj kafshёve. Ashtu siç kemi cituar nё pjesёn e

kufizimeve tё kёtij studimi, nё raportimin e njё elementi agresiviteti ndikon edhe

pёrthyerja nё kulturёn shqiptare e kёtij elementi. Parё nё kёtё kёndvёshtrim,

raportimi i agresivitetit ndaj kafshёve ka qenё shumё i ulёt, pasi vetё pjesёmarrёsit

nё studim, nё kёtё rast mёsuesit dhe prindёrit, nuk e perceptojnё si pjesё agresiviteti

ngacmimin ndaj kafshёve dhe nuk shfaqen nё shumё raste as tё vёmendshёm pёr tё

kuptuar kёtё lloj agresiviteti tё fёmijёve, ndryshe me çka ndodh me agresivitetin e

shprehur ndaj individёve.

5.3.8. Pёrdorimi i armёve

Nё tё gjithё përdorimin e instrumentit tё matjes sё agresivitetit CAS, ky ёshtё

seksioni qё kemi pёrftuar vlerёn 0, pёr 47 fёmijё subjekt studimi, pra mungesёn e

plotё tё pёrdorimit tё armёve. Vetёm pёr 3 prej tyre ёshtё raportuar nga prindёrit se

kanё mbajtur 1 ose 2 herё biçak ose thika tё vogla tё konsideruara si armё tё ftohta

nё Kodin Penal tё Republikёs sё Shqipёrisё. Nё njёrin prej rasteve, pёrftuam tё

njёjtin rezultat pёr tё njёjtin fёmijё si nё raportimin e prindit, ashtu edhe nё

raportimin e mёsuesit. Tё tre rastet e raportuara klasifikoheshin tek grupi i fёmijёve

me prindёr nё proces divorci konfliktual. Tё dhёnat qё kemi pёrftuar nuk rezultojnё

tё jenё statistikisht domethёnёse pёr asnjёrin grup tё raportuesve prind dhe mёsues.

Ky rezultat ishte i pritshёm pasi nё bazё tё manualit tё CAS-it, por edhe tё

pilotimit tё instrumentit, rezultoi se ky ishte njё seksion, i cili nuk ndёrlidhej mirё me

seksionet e tjera tё CAS-it.

Page 218: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

202

5.3.9. Diskutime lidhur me tё dhёnat e pёrftuara sipas kategorizimit nё

moshё dhe gjini tё instrumentit CAS.

Vёrejmё se kemi pёrftuar tё dhёna domethёnёse edhe nё Indeksin e

Pёrgjithshёm tё Agresivitetit të ndarё sipas grup-moshave. Kёshtu, nё kategorizimin

e fёmijёve nga 8 - 11 vjeç tek divorcet me konflikt, nё raportimin e agresivitetit tё

bёrё nga prindёrit, mesatarja statistikore ёshtё CAS-P = 279.25, ndёrsa nё raportimin

e bёrё nga mёsuesit CAS-P = 230.92, ndёrkohё qё mesatarja e raportuar pёr tё njёjtin

grup fёmijёsh nё divorcet pa konflikt rezulton CAS-P = 246.60 dhe CAS-M = 211.90.

Pёr tё dy raportimet e bёra kemi pёrftuar vlera statistikisht domedhёnёse, pasi nё

CAS-P t = 2.009 dhe nё CAS-M t = 1.679.

Tё njёjtёn situatё shohim edhe nё grupimin tjetёr tё moshёs nga 12-16 vjeç tё

fёmijёve, pёr tё dy grupet e marra nё shqyrtim (me konflikt dhe pa konflikt). Tek

CAS-P-i mesatarja = 288.46 pёr grupin e fёmijёve mbi 12 vjeç me prindёr nё proces

me konflikt dhe pёr CAS-M-in, mesatarja = 247.15, po nё grupin e fёmijёve me

prindёr nё divorc me konflikt ku t-ja merr vlerë t= 3.142 nё krahasimin e tё dhёnave

mes dy grupeve tё fёmijёve të raportuar nga prindёrit dhe t=2.595 nё raportimin pёr

tё dy grupet e fёmijёve nga mёsuesit.

Tё dhёnat tregojnё se ashtu si te IPA (Indeksi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit qё

do tё shohim nё vazhdim), agresiviteti ka rezultuar tё jetё nё nivel mё tё lartё tek

grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt edhe nёse bёjmё

kategorizim tё moshave.

Lidhur me tё dhёnat qё kemi pёrftuar, duke pёrdorur si variabёl gjininё e

fёmijёve, rezulton se kemi njё nivel mё tё shprehur tё agresivitetit tek meshkujt sesa

tek femrat. Nё kёtё rast diferenca e shprehur mes agresivitetit mё tё lartё tё djemve

se vajzave, ёshtё e dukshme tek tё dy grupet e marrё nё studim dhe jo vetёm nё

grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt.

Tё dyja grupet e pjesёmarrёsve tё raportimit tё agresivitetit, si mёsuesit ashtu

edhe prindёrit, tregojnё diferenca tё theksuara mes dy gjinive nё shprehjen e

agresivitetit. Vlera e T-Testi e pёrftuar nga prindёrit pёr agresivitet mё tё shprehur tё

djemve nё krahasim me vajzat shkon nё t =5.171 nё CAS- P dhe t = 3.413 nё CAS-M.

Kjo ёshtё njё e dhёnё qё u pёrftua gjatё pёrpunimit tё rezultateve edhe pse nuk ishte

pjesё e hipotezёs sё studimit.

Page 219: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

203

Gjithsesi u vlerёsua se kjo e dhёnё shkon nё lidhje tё drejtё edhe me teoritё

rreth agresivitetit dhe gjinisё tё cilat janё diskutuar nё Kreun II “Shqyrtimi i

Literaturёs”.

“Femrat ndryshojnë nga meshkujt për mënyrën se si ato e shprehin

agresivitetin. Meshkujt parapëlqejnë agresivitet të drejtpërdrejtë, ndryshe

nga femrat, të cilat parapëlqejnë agresivitet jo të drejtpërdrejtë”244.

Rezultati statistikisht domethёnёs i pёrftuar pёr agresivitet mё tё lartё tё

shprehur tek meshkujt se tek femrat, shkon gjithashtu nё lidhje tё drejtё edhe me

arsyetimet dhe shpjegimet e dhёna nё po tё njёjtin kre lidhur me prirjen e shoqёrisё

shqiptare për tё qenë njё shoqёri maskiliste, çka favorizon shprehjen e agresivietit tek

meshkujt dhe ndrydh shprehjen e agresivitetit tek femrat.

5.3.10. Indeksi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit

Ndonёse mё sipёr kemi marrё dhe analizuar tё veçanta tё gjitha seksionet e

CAS, duke bёrё arsyetime, duke ngritur hipoteza tё tjera e duke bёrё deduksione mbi

rezultatet e arritura, ajo çka shfaq interes pёr mbёshtetjen e Hipotezёs 1, është

pikёrisht, rezultati i Indeksit tё Pёrgjithshёm tё Agresivitetit.

Duket qartё se kemi njё diferencё tё shprehur nё mesataren e agresivitetit tё

raportuar pёr tё dy grupet e fёmijёve si nga prindёrit ashtu edhe nga mёsuesit.

Pёrkthyer nё vlera, tek CAS-P rezulton se diferenca e mesatareve mes dy grupeve me

prindёr nё proces divorci me konflikt ёshtё 284.04 nё krahasim me fёmijёt me

prindёr nё proces divorci pa konflikt ku mesatarja ёshtё 237.52. Vlera e T-Testi

shkon nё t = 3.713, pra njё vlerё e cila ёshtё statistikisht e vlefshme duke ju referuar

vlerёs kritike tё T-Testi = 1.6772

Vlera qё kemi pёrftuar nё rezultate shkencore pёr tё gjithё seksionet e CAS-it tё

raportuar nga prindёrit, pёrkthehet nё njё tё dhёnё shkencore tё mbёshtetur nё tё

dhёna tё qarta, lidhur me ndryshimin mes dy grupeve tё fёmijёve tё raportuar nga

prindёrit.

244 Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). Loc.cit

Page 220: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

204

Vetё prindёrit e kёtyre fёmijёve, janё tё aftё tё bёjnё diferencёn mes sjelljes sё

fёmijёve duke nxjerrё nё pah se: “... Po, fёmijёt qё gjenden nё procese divorci

konfliktuale tё prindёrve tё tyre, kanё pёrjetime mё tё forta emocionale, shqetёsohen

dhe ndryshojnё negativisht sjelljen e tyre, kanё ndryshime tё dukshme nё

agresivitetin e shprehur ndaj personave tё familjes, duke pёrfshirё kёtu tё rriturit dhe

fёmijёt e tjerё tё familjes, shfaqin agresivitet verbal dhe fizik mё tё lartё, çka do thotё

se, kemi nё total nivel mё tё lartё tё agresivitetit tё tyre, nё krahasim me grupin e

fёmijёve me prindёr nё proces divorci jokonfliktual.

Ky ishte njё rezultat i pritshёm qё nё ngritjen e hipotezёs, ndonёse, përpara

pёrpunimit tё rezultateve, parashikuam se indeksi i pёrgjithshёm i agresivitetit mes

dy grupeve tё fёmijёve raportuar nga prindёrit do tё ishte mё i dukshёm, pra u

mendua se do tё kishim njё vlerё tё T-Testit shumё mё tё lartё mes dy grupeve.

Po kёshtu nё CAS-in e raportuar nga mёsuesit, vёrehet se ka njё diferencё tё

theksuar mes dy grupeve tё fёmijёve tё marrё nё kёtё studim.

Tek shkalla matёse e CAS-M-it rezulton se diferenca e mesatareve mes dy

grupeve me prindёr nё proces divorci me konflikt ёshtё 239.36 nё krahasim me

fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt ku është 214.28. Vlera e T-Testi

shkon nё t = 3.086, pra njё vlerё e cila ёshtё statistikisht e vlefshme duke ju referuar

vlerёs kritike tё T-Testit = 1.6772.

Nё kёtё mёnyrё, nё inventarin matёs CAS-M-i konstatohet se kemi tё dhёna të

mjaftueshme pёr tё konkluduar nё vёrtetimin e hipotezёs se, fёmijёt e prindёrve nё

proces divorci konfliktual, shfaqin nivel mё tё lartё agresiviteti se fёmijёt e prindёrve

nё proces divorci jokonfliktual.

5.3.11. Diskutime mbi hipotezёn 2.

H2: Fëmijët e prindërve në proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të

lartë agresiviteti, se fëmijët e prindërve në proces divorci jo konfliktual.

Qё nё fillimin e kёtij studimi kemi ngritur hipotezёn lidhur me nivelin mё tё

lartё tё agresivitetit tek fёmijёt mё prindёr nё proces divorci konfliktual, pasi pёr

Page 221: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

205

shkak tё praktikёs sё punёs nё terren, agresiviteti mё i lartё ka qenё njё rezultat i

prekshёm çdo ditё tek ky grup fёmijёsh.

Përdorimi i CAS tek tё dy kategoritё e fёmijёve na ofroi gjithashtu tё dhёna

empirike tё cilat vёrtetuan hipotezёn.

Duke vlerёsuar studimet e bёra nё vend lidhur me fenomenin e dhunёs nё

familje, shkolla apo në mjedisin social, ku konstatohet nivel i lartё dhune i ushtruar si

ndaj fёmijёve ashtu edhe mes tё rriturve, ёshtё e lehtё tё bёjmё njё krahasim mes

kёsaj dhune dhe nivelit tё lartё tё agresivitetit qё individёt nё vendin tonё shfaqin,

pёr aq kohё sa,“... dhuna në vetvete përkufizohet si agresivitet, i cili ka si qëllim të tij

dëmin ekstrem. Çdo dhunë është agresivitet, por shumë sjellje agresive nuk janë

dhunë” 245. Nisur nga ky kёndvёshtrim, vlerёsohet se fёmijёt nё vend janё tё

ekspozuar dhe bёhen pre e agresivitetit, por edhe shfaqen agresivё ndaj tё tjerёve.

Nё kushtet kur kemi kёto prirje agresiviteti, padyshim qё edhe vetё mjedisi ku

fёmijёt bёjnё pjesё, nxit dhe ndikon nё rritjen e nivelit tё tij.

Shumë studiues të fushës, besojnë se shkaqet kryesore për zhvillimin e

agresivitetit tek fëmijët, janë shkaqet sociale. Mendimi kryesor është se, “prirjet

kryesore për agresivitet, merren në kontekstin social, i cili inkurajon dhe ushqen

individin” 246.

Nё rastin konkret, konkludohet se agresiviteti ёshtё nё nivel mё tё lartё tek ata

fёmijё tё cilёt kanё njё mjedis konfliktual, ku vetё agresiviteti mes prindёrve, apo

mes familjeve tё tё dy prindёrve ёshtё i pranishëm. Kёta fёmijё duket se jo vetёm qё

modelojnё sjelljen e mё tё rriturve siç e shpjegon Teoria e Imitimit të Sjelljes Sociale

e Bandura-s, Mischel-it e të tjerë247, por nisin ta brendёsojnё kёtё mёnyrё sjelljeje

duke bёrё qё “përvojat e pakëndshme tё nxisin mendime të ndryshme, kujtime dhe

reagime motorike të ekspresivitetit, të cilat janë të lidhura me reagimin e ashtuquajtur

“fight or flight” (lufto ose ik)248

Fёmijёt e kёtyre prindёrve e kanё tё vёshtirё tё menaxhojnё emocionet nё

situata tё vёshtira, duke perceptuar se alternativa e vetme e mundshme ёshtё, tё

shfaqesh agresiv ndaj mё tё dobtit, por jo vetёm. Prindёrit, si njё model kryesor nё

rritjen dhe zhvillimin e fёmijёs, si dhe nё tё mёsuarit e tij, lidhur me menaxhimin e

245Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002). Loc.cit 246Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). Loc. cit 247Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002) Loc.cit 248Anderson, A. Craig. & Bushman.J. B. (2002) Loc.cit

Page 222: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

206

emocioneve, nuk shfaqen tё aftё, gjatё njё procesi divorci konfliktual, që tё mёsojnё

fёmijёt e tyre tё reagojnё qetёsisht nё situata tensioni. Kjo ndodh pёr faktin se ata

vetё, jo vetёm gjatё procesit tё divorcit, por, prej vitesh, e kanё patur tё vёshtirё tё

shfaqen tё qetё e racionalë nё gjendje stresi. Nё kёto kushte fёmija, duke u gjendur jo

vetёm nё mes tё njё situate traumatike siç ёshtё divorci, por mbi tё gjitha nё njё

situatё ku prindёrit e kanё tё vёshtirё tё ruajnё qetёsinё, nisin tё shfaqen mё agresivё

siç u vёrtetua edhe nё kёtё studim.

Ashtu siç nënvizon Stahl. M.P.,

“ … divorci sjell shumë sfida për fëmijët, sidomos tek fëmijët në moshë

të vogël. Fëmijët parashkollorë si edhe ata në shkollë fillore, kanë më

shumë mundësi ta ndiejnë më shumë emocionalisht humbjen e familjes

dhe e përjetojnë atë me trishtim dhe të qara, ndërsa të tjerë në moshë pak

më të rritur kanë më shumë mundësi që ta përjetojnë këtë ndryshim me

zemëratë dhe inat dhe të përdorin mjete të ndryshme zbutëse për të

rregulluar ndjenjën e vetë-vlerësimit249”.

Edhe tё dhёnat e tё pёrftuara nga ky studim, rezultuan pikёrisht nё pёrjetimin

dhe shfaqjen negative tё fёmijёve kundrejt fenomenit tё divorcit, duke reaguar me

agresivitet.

Sjellim nё vёmendje se studimi i realizuar u përqëndrua nё periudhёn

mesatarisht 4 mujore tё procesit sё zgjidhjes sё martesёs nё Gjykatёn e Shkallёs sё

Parё. Matjet pёr fёmijёt u bёnё, duke iu referuar kёsaj periudhe, por sikundёr ёshtё

shfaqur nё njё pjesё tё vogёl tё seksioneve tё shkallёs matёse, pёr tё bёrё njё dallim

mes agresivitetit tani dhe atij tё disa muajve mё parё, rezulton se vetё fёmijёt, kanë

nisur tё shfaqin sjellje agresive qё pёrpara realizimit tё divorcit, gjatё periudhave qё

përkonin me prishjen e dinamikave nё familje.

Edhe pse pati ndryshim tё dukshëm mes dy grupeve tё marra nё shqyrtim,

mund tё thuhet se edhe fёmijёt e prindёrve nё proces divorci jo konfliktual shfaqen

gjithashtu agresivё nё ambjentin e tyre nё familje si dhe nё atё shkollor e social,

ndonёse jo nё atё nivel me fёmijёt nё divorce konfliktuale.

249Stahl. M.,P (1999) Loc.cit

Page 223: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

207

Sipas tё dhёnave nё IPA-M (Indeksi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit) raportuar

nga mёsuesi, agresiviteti i shprehur i fёmijёs pёr shkak tё mjedisit konfliktual mes

prindёrve, vlerёsohet se ështё mё i lartё pёr kёtё grup fёmijёsh, edhe nё mjediset

shkollore.

Fakti se vetё mёsuesit janё gjithashtu tё aftё tё bёjnё kёto dallime nё sjelljen e

fёmijёs, tregoi qartё se,ka ndryshim nё nivelin e agresivitetit mes dy grupeve tё

marra nё shqyrtim. Të ndodhur nё njё situatё ngarkese tё fortё psiko-emocionale,

lidhur me ndryshimin e dinamikave nё familje dhe gjendjen traumatike ku

ndodhenshpesh, fёmijёt bёhen mё të cënueshëm karshi reagimeve agresive si nё

mjedisin shkollor ashtu edhe në atё social. Tё mёsuar me modele agresiviteti nё

familje, ku pёrfshihet kryesisht agresiviteti verbal dhe ai fizik, ata janё mё tё prirur tё

reagojnё nё tё njёjtёn mёnyrё edhe nё shkollё.

Ndonёse raportimet e mёsuesve pёr arsyet qё kemi pёrmendur gjatё kёtij

punimi, nё disa raste nuk pёrputhen me ato tё prindёrve, sёrish nёse i referohemi

rezultatit pёrfundimtar tё agresivitetit tё raportuar prej tyre sipas IPA-s, vёrёhet

lehtёsisht diferenca mes grupeve lidhur me shprehjen e kёtij agresiviteti.

Nё kushtet kur tё dy pjesёt pёrbёrёse tё CAS-it, pra CAS-P-i dhe CAS-M-i

rezultojnё tё shfaqin secila krahasime tё vlerave tё pёrftuara, tё cilat janё statistikisht

domethёnёse, hipoteza e ngritur H2 sipas së cilës : Fëmijët e prindërve në proces

divorci konfliktual, shfaqin nivel më të lartë agresiviteti, se fëmijët e prindërve

në proces divorci jo konfliktual, u vёrtetua.

Page 224: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

208

5.4. PIKAT E FORTA TЁ KЁTIJ STUDIMI

Nё Shqipёri tё dhёnat rreth divorceve janё përqëndruar mё sё shumti nё vlera

statistikore rreth numrit tё divorceve apo shkaqeve sociale dhe ekonomike qё çojnё

nё njё zgjidhje martese. Emisionet telelevizive, kronikat e lajmeve apo edhe shtypi i

shkruar, përqëndrohen gjithashtu nё prirjen nё rritje tё divorceve, pa hyrё nё thellёsi

tё problemit pёr tё kuptuar efektet qё rrjedhin prej tij tek tё miturit, si pjesё e

familjeve nё divorc.

Po kёshtu, vetё shkenca e psikologjisё e cila ёshtё njё shkencё qё nisi tё

zbatohej pas viteve `90, ёshtё relativisht e re pёr të ndёrmarrë studime longitudinale

tё thelluara nё fushёn e divorceve. Këtij fakti i bashkangjitet edhe integrimi i

vonshëm i ekspertit psikolog pranё gjykatave nё vitin 2003 me hyrjen nё fuqi tё

Kodit tё Ri tё Familjes250, çka ka ndikuar qё efektet e divorcit tek fёmijёt nё Shqipёri

tё kenё njё fillesё shumё tё vonshme vlerёsimi.

1. Ky studim ёshtё i pari studim i thelluar mbi efektet e divorcit tek fёmijёt

dhe i pari nё llojin e tij, i cili bёn njё kategorizim tё mёnyrёs sё divorcit tё

prindёrve tё ndarё nё divorc me konflikt dhe divorc pa konflikt bazuar nё

kontekstin shqiptar.

2. Hipotezat e kёtij studimi janё formuluar nё bazё tё njё reflektimi disa

vjeçar tё studiueses për familjet nё proces divorci. Mbi 1600 rastet e marra

nё shqyrtim tё thelluar gjatё viteve, kanё ndihmuar gjithashtu nё

pёrpunimin e metodologjisё, dhe diskutimin e rezultateve tё pritshme tё

studimit.

3. Nё tё u matёn dhe u pёrftuan tё dhёna shkencore pёr dy komponentё tё

efekteve tё fёmijёve qё rrjedhin nga situata e divorcit nё familje siç janё;

ankthi dhe agresiviteti.

4. U pёrdorёn dy instrumente tё njohura shkencore nё lidhje me matjen e

ankthit dhe agresivitetit, përkatësisht: Inventari Gjendja – Tipari i Ankthit

250Kodi i Familjes (2003) Loc.cit.

Page 225: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

209

për Fëmijë (STAI-Ch) dhe Shkalla e Agresivitetit për Fëmijë (CAS). Tё dy

instrumentet u pёrdorёn sipas tё gjithё ligjeve nё fuqi tё sё drejtёs sё autorit

nё vendet e origjinёs dhe nё Shqipёri. Ata u pёrkthyen dhe u pёrshtatёn nga

pёrkthyesë zyrtarë tё Ministrisё sё Drejtёsisё sё Republikёs sё Shqipёrisё,

duke minimizuar nё kёtё mёnyrё deformimet e instrumenteve gjatё

pёrkthimit.

5. Tё dyja instrumentet u formatuan dhe u riprodhuan nё mёnyrё identike me

instrumentet origjinale, duke minimizuar kёshtu përqindjen e gabimit nё

pёrllogaritjen pёrfundimtare tё pikёzimit.

6. Nё përdorimin e instrumentit CAS u matёn disa elemente përbërëse tё

veçanta tё agresivitetit tё tilla si; agresiviteti fizik, verbal, agresiviteti

kundrejt bashkёmoshatarёve, kundrejt familjarёve dhe jo familjarёve,

kundrejt objekteve dhe kafshёve etj, tё cilat nё bazё tё tё dhёnave tё

pёrftuara shёrbejnё si nxitje pёr studime tё mёtejshme.

7. Nё përdorimin e STAI-Ch-it ankthi u mat i ndarё nё dy seksione nё C1- “Si

ndihem tani” dhe nё C2- “Si jam unё”, tё dhёnat e pёrftuara prej tё cilave

mund të shёrbejnё si nxitje pёr studime tё mёtejshme. Tё dhёnat e

pёrftuara ndihmojnё gjithashtu tё kuptojmё ndryshimet dhe ngjashmёritё e

gjendjes sё ankthit tё ndarё sipas kёtyre dy komponentёve.

8. Nё përdorimin e CAS-it u pёrfshinё nё matjen e agresivitetit tё fёmijёve

edhe mёsues, duke bёrё nё kёtё mёnyrё, jo vetёm qё tё dalim nga familja e

tё kemi edhe njё element tjetёr nё matjen e agresivitetit tё fёmijёve, por dhe

tё kemi njё këndvështrim tё ri tё raportimit tё agresivitetit ndaj tyre.

9. Nёpёrmjet kёtij studimi u pёrftuan larmishmёri tё dhёnash, statistikisht

domethёnёse pёr ankthin dhe agresivitetin bazuar nё ndarjen sipas gjinive

dhe moshёs sё fёmijёve objekt studimi. Kёto tё dhёna shёrbejnё gjithashtu

si nxitje pёr studime tё mёtejshme mё tё thelluara.

Page 226: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

210

10. Ky studim ёshtё realizuar nё njё periudhё specifike tё jetёs sё fёmijёve dhe

familjes nё tёrёsi siç ёshtё periudha e procesit ligjor tё zgjidhjes sё

martesёs pranё gjykatёs dhe vendosjes së lёnies sё fёmijёs/ve pёr edukim,

njёrit prej prindёrve. Nё kёtё aspekt ky studim sjell njё risi jo vetёm nё

fushёn e studimeve dhe në literaturёn shkencore nё vend, por edhe nё

fushёn e studimeve botёrore lidhur me efektet e procesit tё divorcit tek

fёmijёt.

Page 227: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

211

5.5. PIKAT E DOBËTA TЁ KËTIJ STUDIMIT

Ky studim pati vёshtirёsitё e tij nё realizim, si pёr faktin e terrenit tё pashkelur

nё vend lidhur me studime tё tilla, ashtu edhe pёr vёshtirёsitё nё infrastrukturё pёr

realizimin e tij, apo nё mentalitetin e vetё pjesёmarrёsve nё studim pёr tё qenё tё

hapur ndaj plotёsimit tё instrumenteve.

Tё gjitha vёshtirёsitё e hasura, padyshim qё pёrkthehen edhe nё pika tё dobëta

tё studimit qё kanё ndikuar nё mёnyrё tё tёrthortё edhe në rezultatet e pёrftuara.

Gjatё realizimit tё tij u konstatua se:

1. Studimi ishte i pari nё llojin e tij, çka pengon nё krahasimin e rezultateve

dhe gjetjeve pёr tё rritur besueshmёrinё dhe vlefshmёrinё e tij nё tёrёsi.

Ndonёse ёshtё bёrё karahasim i rezultateve me studime tё tjera tё

ndёrmarra nё vende tё Europёs apo SH.B.A-së, vlen tё theksohet se shpesh,

krahasimi i rezultateve tona me rezultatet e vendeve tё tjera, ёshtё i

ndryshёm pёr shkak tё konteksit shqiptar dhe veçantive tё karakteristikave

tё kulturёs sonё.

Nё kёtё kuadёr, edhe ndarja e dy kategorive tё divorcit me konflikt dhe pa

konflikt, ёshtё realizuar e bazuar pak nё literaturёn e huaj, pasi kriteret nё

ndarjen e dy kategorive kanё qenё kritere specifike pёr kontekstin shqiptar.

Edhe pse pas hartimit tё kёtyre kritereve ёshtё njё pёrvojё e gjatё pune me

fёmijёt nё proces divorci, nuk ka patur asnjё kriter tё ngjashёm, tё cilit

mund t’i referoheshim pёr ndarjen e divorcit nё kёto dy kategori nё vend.

Nё kёtё aspekt moskrahasimi me studime tё tjera tё ngjashme nё vend, apo

tё dhёna tё tjera shkencore, ёshtё njё pikё e dobёt e kёtij studimi.

2. Instrumentet e pёrdorura, ndonёse u pёrkthyhen, pёrshtatёn dhe u pilotuan

pёrpara përdorimit tё tyre nё studim, nuk ishin tё standartizuara nё

kontekstin shqiptar. Mosstandartizimi i tyre, bёn qё ndoshta tё kemi

pёrftuar nё disa raste, tё dhёna tё cilat do tё ishin tё ndryshme, nёse STAI-

Ch-i dhe CAS-i do tё ishin tё standartizuara nё vend.

Page 228: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

212

3. Njё pikё tjetёr e dobёt e kёtij studimi mbetet kampioni i vogёl, i cili ndikon

nё pёrgjithёsimin e rezultateve mbi nivelin e ankthit dhe agresivitetit tek

pupullata. Ky kampion i vogёl, duke u gёrshetuar gjithashtu edhe me

pёrzgjedhjen jorastёsore tё familjeve nё proces divorci, por duke pёrdorur

metodёn e konveniencёs nё pёrzgjedhjen e tij, ndikon nё pёrfundimet e

studimit, duke u cilёsuar si njё pikё e dobёt e studimit tё ndёrmarrё.

4. Studimi u realizua vetёm me kampion tё pёrzgjedhur nё Gjykatёn e Rrethit

Gjyqёsor Tiranё dhe nuk u shtri nё Gjykatat e Shkallёs sё Parё nё vend.

Shtrirja e studimit vetёm nё Gjykatёn e Tiranёs kufizon rezultatet.

5. Po kёshtu, ndonёse njё pjesё e proceseve tё zgjidhjes sё martesёs marrin

formё tё prerё qё nё shkallёn e parё tё gjykimit, njё pjesё e tyre ankimohen

dhe gjykimi vazhdon edhe nё Gjykatёn e Shkallёs sё Dytё (Gjykata e

Apelit). Pёr rrjedhojё, kohёzgjatja e procesit mund tё zgjasё mё shumё se

sa mesatarja prej 4 muajsh qё shkon njё proces zgjidhje martese nё

Gjykatёn e Shkallёs sё Parё. Nё kёtё studim nuk janё analizuar dhe marrё

nё shqyrtim kёto raste. Fёmijёt e kёtyre familjeve lodhen pёr shkak tё kёsaj

zvarritjeje tё procesit, kohёzgjatje e cila mund tё ndikojё nё njё nivel mё tё

lartё ankthi dhe agresiviteti tek ta, çka mund tё kishte sjellё rezultate tё

tjera nё studim.

6. Mosha e fёmijёve pjesёmarrёs nё studim ishte 8-16 vjeç. Nё tё nuk u

pёrftuan rezultate pёr fёmijё tё njё moshe mё tё vogёl se 8 vjeç apo pёr

fёmijё nga 16-18 vjeç, tё cilёt janё gjithashtu pjesё e procesit tё zgjidhjes sё

martesёs mes prindёrve tё tyre. Kufizimi i moshёs pёrbёn njё nga pikat e

dobëta tё kёtij studimi.

Page 229: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

213

KREU VI

PЁRFUNDIME

Numri nё rritje i divorceve gjatё dekadёs sё fundit, solli edhe njё sёrё

problemesh sociale qё rrodhën nga prishja e ekuilibrave nё familje.

Nisur nga puna e pёrditshme nё terren me kёtё grup prindёrish dhe fёmijёsh, u

vlerёsua tё ndёrmerrej ky studim i thelluar, pёr tё parё nga afёr efektet qё shkaktonte

ky fenomen tek fёmijёt nё konstekstin shqiptar.

Ndonёse studime tё tjera tё ngjashme janё realizuar gjatё kёtyre viteve nё

vende tё ndryshme, nё Shqipёri studime tё tilla tё thelluara janё ende tё parealizuara.

Nisur nga kjo mungesё e plotё e studimeve tё tilla nё vend, ka qenё e vёshtirё tё

realizohej ky studim, pa rrjedhur prej tij edhe njё sёrё kufizimesh, tё cilёt detyrimisht

kanё ndikuar nё mёnyrё direkte dhe indirekte nё nxjerrjen pёrfundimtare tё

rezultateve.

Ka qenё gjithashtu e vёshtirё tё punohej me instrumente tё pastandartizuara e

tё importuara nga kultura tё tjera shumё tё ndryshme nё perceptime dhe zakone nga

ajo shqiptare. Ndonёse divorcet janё ngjarje të njohura dhe të studiuara botёrisht,

duke u nisur nga specifikat e traditave tona, shpesh herё ёshtё shumё e vёshtirё tё

dilet nё tё njёjtat konkluzione dhe pёrfundime si studimet e tjera botёrore. Nё kёtё

aspekt, përvoja e pёrditshme ka qenё ndihma dhe literatura mё e madhe, pёr tё

kuptuar se si funksionon njё familje shqiptare, e cila ёshtё nё proces pёr zgjidhje

martese.

Nё kёtё studim ka qenё gjithashtu e vёshtirё tё bёhet njё ndarje e mёnyrave tё

divorcimit tё prindёrve, duke i kategorizuar nё familje nё proces divorci me konflikt

dhe nё familje nё proces divorci pa konflikt. Çdokush, pjesё e kёsaj shoqёrie, ёshtё i

aftё tё perceptojё se sa e vёshtirё ёshtё nё kontekstin shqiptar ndarja e

bashkёshortёve pa sherr e shamatё, pa pёrfshirё fёmijёt, pa pёrfshirё familjet

biologjike e madje edhe ambjentin social ku jetojnё e punojnё.

Bashkёshortёt qё divorcohen nёn konflikt tё ashpёr mes tyre, qё pasi janё

pёrplasur e dhunuar fizikisht nё prani tё fёmijёve, bashkëshortët të cilët kanё

pёrfunduar shpesh nё ambjentet e policisё, bashkёshortёt tё cilёt e pёrcjellin

konfliktin edhe nё korridorret e gjykatёs ku vazhdojnё tё godasin njëri-tjetrin e të

Page 230: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

214

kёrcёnohen edhe me jetё mes tyre, bashkёshortёt tё cilёt përballen dhe gjakosen edhe

nё zyrёn e psikologes gjatё procedurave pёr vlerёsimin psikologjik, janё aq shumё tё

acaruar mes tyre, saqё as nuk kuptojnё se ç`po ndodh mё fёmijёt e tyre nё rrafshin

psiko-emocional. Kjo bёri qё shpesh herё, ashtu siç ёshtё pasqyruar nё Kreun e

Rezultateve, tё pёrftonim tё dhёna qё nuk ishin domethёnёse statistikisht, jo sepse

sjelljet agresive tё fёmijёve nuk janё të pranishme, por se shpesh prindёrit janё aq

shumë tё përqëndruar nё veten e tyre, saqё nuk kanё sy e vesh tё shikojnё e dёgjojnё

se çfarё bёn fёmija.

Mёsuesit si pjesё e raportuesve lidhur me matjen e agresivitetit tek fёmijёt me

prindёr nё proces divorci, u vlerёsua se minimizonin, nё disa raste me vullnet tё

plotё, sjelljen agresive tё fёmijёve, duke bёrё gjithashtu tё pёrftonim rezultate

statistikisht jodomethёnёse lidhur me aspekte tё veçanta tё agresivitetit.

Nё njё terren tё tillё, ku mёsuesit kanё frikёn se paragjykohen e kritikohen pёr

punёn jo tё mirё qё kryejnё, nёse raportojnë se kanё nё klasat e tyre kujdestare

nxёnёs me sjellje agresive, ku prindёrit kanё frikёn se mos paragjykohen e kritikohen

pёr stil jo tё mirё prindёrimi, ku njё pjesё e mёsuesve dhe prindёrve nuk janё tё aftё

tё kuptojnё realisht sjelljen agresive, por e barazojnё agresivitetin vetёm nё goditje tё

rёnda fizike, ёshtё e vёshtirё tё pёrftosh tё dhёna tё sakta, apo të përftosh atё

pritshmёri baze tё dhёnash, me tё cilёn u nis ky studim.

Nё tё vёrtetё vetёparagjykimi, vetёkriticizmi dhe vetёfajsimi si dhe kompleksi i

prindёrve dhe mёsuesve pёr tё mos dhёnё nё disa raste rezultatet nё trajtёn e tyre

fillestare, por pёr t’i manipuluar me dashje e padashje tё dhёnat rreth sjelljes agresive

tё fёmijёs, si edhe mosperceptimi i qartё i kёtyre sjelljeve si agresive nga ana e tyre,

siç e theksuam mё parё, bёri qё instrumenti i agresivitetit të përdorur (CAS), tё

pёrftonte tё dhёna tё cilat nё disa raste nuk pёrputhen me realitetin e sjelljeve

agresive tё fёmijёve qё tё gjithё jetojmё dhe prekim çdo ditё nё vendin tonë.

Duke qenё se tё rriturit e kuptojnё dhe perceptojnё mё qartё qёllimin e

plotёsimit tё inventarёve dhe studimit nё tёrёsi, ata kanё mё shumё prirje qё tё

manipulojnë apo të minimizojnё rezultatet negative. Nga ana tjetёr, fёmijёt kanё

prirje tё shprehen dhe plotёsojnё pyetёsorёt apo shkallёt matёse, ashtu siç realisht

ndihen, pa patur ndjenja vetёkriticizmi pёr atё çka po raportojnё.

Parё nё kёtё kёndvёshtrim, arrijmë në përfundimin se, instrumenti i matjes dhe

i vlerёsimit tё ankthit (STAI-Ch), i cili u vetёraportua nga fёmijёt, prodhoi në tërësi

Page 231: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

215

rezultate mё pak tё kontestueshme, duke shkuar, nё mё tё shumtёn e rasteve, nё

korrelacion tё drejtё me pritshmёritё e ngritura nё fillim tё kёtij studimi, si dhe duke

prodhur tё dhёna qё pёrputhen thuajse plotёsisht me punёn konkrete nё terren.

Nga ana tjetёr, instrumenti i matjes dhe vlerёsimit tё agresivitetit (CAS) i

plotёsuar nga mёsuesit dhe prindёrit, nё disa raste nuk pati pёrputhshmёri me

praktikёn e pёrditshme dhe vlerёsimin nga afёr tё kёtyre fёmijёve.

Gjithsesi, me gjithё sfidat me tё cilat ky studim u pёrball, duke pёrfshirё kёtu

faktorё tё jashtёm dhe tё brendshёm tё individёve pjesёmarrёs nё studim, arriti tё

prodhonte rezultate, tё cilat u mbёshtetёn shkencёrisht dhe mund tё pёrgjithёsohen

nё popullsi.

Le tё shohim mё specifikisht qёllimet dhe vёrtetimin e hipotezave tё ngritura

nё kёtё studim.

Ky studim pati pёr qёllim tё futej nё brendёsi tё efekteve qё shkakton fenomeni

i divorcit tek fёmijёt shqiptarё, duke u bazuar nё aspekte kryesore tё tyre siç janё;

ankthi dhe agresiviteti.

Qёllimi i tij ishte tё vlerёsonte marrёdhёnien mes mёnyrёs sё divorcimit tё

prindёrve dhe nivelit tё ankthit dhe agresivitetit tek fёmijёt, gjatë periudhës së

realizimit të procesit ligjor të zgjidhjes së martesës.

Hipotezat e ngritura dhe paraqitja e problemit morën shkas nga puna në terren

me familjet në divorc. Studimi u realizua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe

të dhënat u mblodhën në periudhën Korrik 2015 - Janar 2016. Në të morën pjesë 50

fëmijë, 50 prindër dhe 50 mësues. Përzgjedhja e tyre u bë në bazë të konveniencës në

përzgjedhjen e kampionit. Studimi u bazua në të dhëna të përftuara nga intervistat e

thelluara me familjet e këtyre fëmijëve në proces divorci, duke përfshirë intervista

me prindërit dhe vetë fëmijët, u bazua në vëzhgimet e realizuara, në shqyrtimin e

dosjeve gjyqësore si dhe informacioneve të tjera të marra për fëmijët objekt studimi,

nëpërmjet metoda vlerësuese projektive.

Për të matur ankthin dhe agresivitetin e për të përftuar të dhëna shkencore në

vërtetimin e hipotezave u përdorën Shkalla Matëse e Ankthit “State-Trait Anxiety

Inventory for Children”, (STAI-CH), dhe Shkalla e Agresivitetit tё Fёmijёve

“Children`s Aggression Scale”,(CAS).

Page 232: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

216

Shkalla matëse e ankthi CAS ishte një instrument vetëraportues, i cili u përdor

me 50 fëmijët me prindër në proces divorci. Shkalla matëse CAS e agresivitetit ishte

një instrument në të cilin prindi dhe mësuesi raportuan për sjelljen e fëmijës

nëpërmjet dy seksioneve të veçanta të CAS-it, CAS-Prindi dhe CAS-Mësuesi.

Përpara se të bëhej plotësimi i instrumenteve, u bë një ndarje në dy kategori e

fëmijëve dhe familjeve objekt studimi në proces divorci, që do të ishin pjesë e

studimit, duke i klasifikuar në grupin e fëmijëve me prindër në proces divorci me

konflikt dhe në grupin e fëmijëve me prindër në process divorci pa konflikt.

Kategorizimi i tyre u bë në bazë të 7 kritereve kryesore që u mbajtën në konsideratë

gjatë realizimit të intervistave gjysëm të strukturuara me ta, me qëllim kategorizimin

në grupin në proces divorci me konflikt dhe grupin në proces divorci pa konflikt.

Secili grup u përbë nga 25 fëmijë të moshës 8-16 vjeç. U ruajt e balancuar mosha dhe

gjinia e fëmijëve pjesëmarrës në secilin grup. Shpërndarja moshore sipas testit

Skewness ishte 0.73, pra mё e vogёl se 1, e cila është vlera kritike e testit Skewness,

gjë që tregon një shpёrndarje tё rregullt tё numrit tё fёmijёve nё varёsi tё moshёs.

Shpërndarja e gjinive në studim ka qenë gjithashtu e balancuar, duke patur 24 fëmijë

meshkuj 26 fëmijë femra.

Instrumentet CAS dhe STAI-Ch u përdorën në bazë të të gjithë rregullave për të

drejtën e autorit. Ato u përkthyen, përshtatën dhe u riprodhuan në mënyrë identike si

instrumentet e origjinës dhe u pilotuan me një grup përfaqësues përpara mbledhjes

së të dhënave për studim.

Instrumenti CAS u pilotua me 100 prindёr dhe 100 mёsues tё shpёrndarё nё dy

shkolla tё kryeqytetit, nё shkollёn 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe nё shkollёn e

mesme “Sami Frashёri”, pёrkatёsisht 50 mёsuese dhe 50 prindёr (nёna+babai) tё tё

njёjtit fёmijё nё shkollёn 9-vjeçare dhe 50 mёsues dhe 50 prindёr nё shkollёn e

mesme. Nё pilotimin e kryer për të matur besueshmërinë e vlerësuesit për grupet e

prind-prind dhe mësues-mësues, qëndrueshmëria e brendshme ishte e lartë dhe shkoi

nё .91 pёr tё dhёnat prind-prind dhe .83 për të dhënat mësues – mësues, ndёrkohё qё

besueshmëria e prind-mësues ishte mё e ulët.

Instrumenti STAI-Ch u pilotua me 100 nxёnёs tё moshave nga 6-17 vjeç nё dy

shkolla tё kryeqytetit, nё shkollёn 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe nё shkollёn e

mesme “Sami Frashёri”, pёrkatёsisht 60 nxёnёs nё atё 9-vjeçare dhe 40 nё atё tё

Page 233: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

217

mesme. Pёrzgjedhja e nxёnёsve u bё nё mёnyrё rastёsore. Kampioni pёr pilotim prej

100 fёmijёsh u përbë nga fëmijë të moshës 6-17 vjeç.

Nё pilotimin e instrumentit pёrpara aplikimit tё tij nё studim, korrelacioni total

i pyetjeve rezultoi tё ishte 0.51 për shkallën matëse të gjendjes së ankthit (C1 Si jam

tani), dhe nga 0.41 tek 0.70 për shkallën matëse të karakteristikës së ankthit (C2 Si

jam unë). Pilotimi i instrumenteve u realizua në periudhën nëntor 2015.

Pas pilotimit të instrumenteve u vijua me mbledhjen e të dhënave nga kampioni

i përzgjedhur për studim. Të dhënat u mblodhën në periudhën nëntor 2015 – janar

2016. Pёrpunimi i bazёs sё tё dhёnave u realizua me programin IBM-SPSS-19.

Në rezultatet e përftuara nga aplikimi i CAS në kampionin e përzgjedhur, Alfa

e Cronbach-ut, si tregues i qёndrueshmёrisё sё brendshme, e llogaritur me programin

SPSS-19, ishte shumё afёr numrit 1, që ishte vlera maksimale që mund të merrte ky

koeficient si dhe ishte mbi vlerën 0.7 që ishte vlera kritike e Alfës. Kjo tregoi njё

raport tё vlefshёm dhe tё qёndrueshёm midis variablave. Nga analiza e korrelacionit

tё secilit variabёl me Treguesin e Pёrgjithshёm tё Agresivitetit, rezultoi se i vetmi

variabёl qё nuk ishte nё raport korrelativ me variablat e tjera, ishte vetёm PA

(Pёrdorimi i Armёve), vlerat e tё cilit ishin shumё afёr vlerёs 0. Korrelacioni i

variablave varioi nga 0.67 deri 0.86 për të dhënat e përftuara nga prindërit dhe nga

0.47 deri në 0.87 për të dhënat e raportuara nga mësuesit.

Në përpunimin e të dhënave Alfa e Cronbach-ut rezultoi të ishte .779 në CAS-

Prindërit dhe .764 në CAS-Mësuesit.

Në rezultatet e përftuara nga aplikimi i STAI-Ch në kampionin e përzgjedhur,

Alfa e Cronbach-ut, si tregues i qёndrueshmёrisё sё brendshme, në krahasimin e të

dhënave mes C1 (Si jam tani) dhe C2 (Si jam unë) e llogaritur me programin SPSS-

19 rezultoi të ishte 0.84. Kjo vlerë ishte shumё afёr numrit 1, që është vlera

maksimale që mund të marrë ky koeficient si dhe ishte mbi vlerën 0.7 që ishte vlera

kritike e Alfës. Kjo tregoi njё raport tё vlefshёm dhe tё qёndrueshёm midis

variablave të STAI-Ch.

Në përfundim të përpunimit të rezultateve të detajuara të STAI-Ch në Kreun

IV, në bazë të diferencave në vlera u realizua krahasimi mes dy grupeve të fëmijëve

Page 234: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

218

të ndarë në: 1.Fëmijë me prindër në proces divorci konfliktual dhe 2. Fëmijë me

prindër në proces divorci jokonfliktual. Bazuar në rezultatet e përftuaraajo çka u mor

nё konsideratё nё seksionin C1 (Si jam tani), ishte diferenca e mesatareve tё

pёrftuara mes dy grupeve tё fёmijёve pёr tё cilёt patёm konkretisht kёto vlera: pёr

G1 ( grupi i fёmijёve me prindёr nё divorc me konflikt) G1 = 46.19 dhe për G2

(grupi fёmijёve me prindёr nё divorc pa konflikt) G2 = 34.29. Vlera e t-testi rezultoi

t = 6.561. Nё kushtet kur na u paraqiten kёto shifra, me njё vlerё mjaft tё

konsiderueshme tё t-testi, dolëm nё pёrfundimin se tek grupi i fёmijёve me prindёr

nё proces divorci me konflikt, shfaqet nivel mё i lartё ankthi gjatё realizimit tё

procesit gjyqёsor të divorcit, sesa tek grupi i fёmijёve me prindёr nё proces divorci

pa konflikt.

Seksioni i dytё i STAI-Ch (C2 Si jam unë) bazohej nё matje rreth ndryshimeve

individuale nё përjetimin e ankthit. Ai mati ndryshimet e karakterit dhe të

personalitetit midis fëmijëve në mënyrën se si ata e përjetonin ankthin nё pёrgjithёsi,

jo vetёm duke u përqëndruar nё njё periudhё specifike tё jetёs.

Bazuar nё tё dhёnat e pёrftuara, u konstatua se kishte njё diferencё tё dukshme

nё mesataret e tё dy grupeve tё marra nё studim. Nё grupin e fёmijёve me prindёr nё

proces divorci me konflikt, mesatarja e pёrftuar e pikavarazhit rezultoi tё ishte:

G1=41.42, ndёrsa mesatarja e grupit tё fёmijёve nё proces divorci pa konflikt

rezultoi tё ishte: G2= 32.08. Siç edhe u konstatua, patëm njё diferencё prej afёr 9

pikёsh mes dy grupeve, çka bёri qё tё pёrftohej njё vlerё domethënëse e e T-Testi-it

ku t = 5.547. Kёto rezultate treguan se pёrfundimin e nxjerrё, mund ta pёrgjithёsojmё

nё popullatё.

Gjatё pёrpunimit tё tё dhёnave, pёrftuam edhe njё gjetje tё re, e cila nuk ishte

parashikuar gjatё ngritjes sё hipotezave. Kjo kishte të bënte me faktin se djemtё gjatё

procesit tё divorcit, shfaqeshin mё ankthiozë sesa vajzat. Ky pёrfundim rezultoi tё

ishte domethёnёs pёr tё dyja seksionet e STAI-Ch-it. Nё seksionin C1 (Si jam tani) T-

Testi rezultoi nё diferencё shumё tё konsiderueshme mes grupit tё djemve dhe

vajzave me prindёr nё proces divorci me konflikt ku t = 5.021, ndёrkohё qё nё

seksionin C2 (Si jam unё) rezultoi sёrisht njё vlerё domethёnёse mes dy gjinive pёr

grupin e fёmijёve me prindёr nё proces divorci me konflikt. Pra rezultoi se, djemtё

paraqesin nivel mё tё lartё ankthi edhe nё kёtё seksion.

Page 235: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

219

Diferencё statistikisht domethёnёse rezultoi edhe nё ankthin mё tё lartё tё

pёrjetuar nga fёmijёt meshkuj nё krahasim me ato femra edhe nё grupin e divorceve

pa konflikt nё C1 ku t= 5.021. Ndёrkohё qё nё seksionin e dytё tё STAI-Ch-it, pra, nё

C2 t = 1.697. Kjo vlerё nuk ishte statistikisht domethёnёse, duke iu referuar vlerёs

kritike tё t= 1.7247, sipas tabelёs sё llogaritjes së t-testi-t pёr 20 subjekte.

Nga tё dhёnat e pёrftuara nё STAI-Ch rezultoi se, konflikti mes bashkёshortёve

gjatё procesit tё divorcit, ndikon thellёsisht në pёrjetimin e ankthit tek fёmijёt. Kёto

pёrfundime u bazuan edhe nё teoritё bashkёkohore mbi ankthin dhe ishin nё

korrelacion tё drejtё edhe me studimet dhe të dhënat e mёparshme empirike nё kёtё

fushё.

Këto të dhëna vërtetuan hipotezën e parë se: Fëmijët e prindërve në proces

divorci konfliktual, shfaqin nivel më të lartë ankthi, se fëmijët e prindërve në proces

divorci jo konfliktual.

Në përfundim të përpunimit të rezultateve të detajuara të CAS-it në Kreun IV,

në bazë të diferencave në vlera, u realizua krahasimi mes dy grupeve të fëmijëve të

ndarë në: 1.Fëmijë me prindër në proces divorci konfliktual dhe 2. Fëmijë me prindër

në proces divorci jokonfliktual. Në bazë të rezultateve patëm njё diferencё tё

shprehur nё mesataren e agresivitetit tё raportuar pёr tё dy grupet e fёmijёve si nga

prindёrit ashtu edhe nga mёsuesit. Pёrkthyer nё vlera, tek CAS-P-i rezultoi se

diferenca e mesatareve mes dy grupeve me prindёr nё proces divorci me konflikt

ishte 284.04 nё krahasim me fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt ku

mesatarja ishte 237.52. Vlera e T-Testi shkoi nё t = 3.713, pra njё vlerё e cila ishte

statistikisht e vlefshme.

Nё shkallën matёse tëCAS-M-it rezultoi se diferenca e mesatareve mes dy

grupeve me prindёr nё proces divorci me konflikt ishte239.36 nё krahasim me

fёmijёt me prindёr nё proces divorci pa konflikt ku ishte214.28. Vlera e T-Testi

shkoi nё t = 3.086, pra njё vlerё e cila ishte statistikisht e vlefshme.

U arrit në përfundimin se, agresiviteti ishte nё nivel mё tё lartё tek ata fёmijё tё

cilёt gjendeshin njё mjedis konfliktual, ku vetё agresiviteti mes prindёrve, apo mes

familjeve tё tё dy prindёrve ishte i pranishëm. Edhe pse pati ndryshim tё dukshëm

mes dy grupeve tё marra nё shqyrtim, u arrit në përfundimin se edhe fёmijёt e

prindёrve nё proces divorci jo konfliktual shfaqen gjithashtu agresivё nё ambjentin e

Page 236: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

220

tyre nё familje si dhe nё atё shkollor e social, ndonёse jo nё atё nivel me fёmijёt nё

divorce konfliktuale.

Sipas tё dhёnave nё IPA-M-it (Indeksi i Pёrgjithshёm i Agresivitetit) të

raportuar nga mёsuesit, agresiviteti i shprehur i fёmijёs pёr shkak tё mjedisit

konfliktual mes prindёrve, u pa se ishte mё i lartё pёr kёtё grup fёmijёsh, edhe nё

mjediset shkollore.

Tё dyja pjesёt pёrbёrёse tё CAS-it, pra CAS-P-i dhe CAS-M-i rezultuan tё

shfaqnin secila krahasime tё vlerave tё pёrftuara, tё cilat ishin statistikisht

domethёnёse. Këto të dhëna vërtetuan hipotezën e dytë se: Fëmijët e prindërve në

proces divorci konfliktual, shfaqin nivel më të lartë agresiviteti, se fëmijët e

prindërve në proces divorci jo konfliktual.

Të gjitha gjetjet e përftuara arritën në përfundimin se: marrëdhënia

konfliktuale mes bashkëshortëve gjatë realizimit të procesit ligjor të zgjidhjes së

martesës, ndikon në rritjen e nivelit të ankthit dhe agresivitetit tek fëmijët e moshës

8-16 vjeç.

Page 237: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

221

KREU VII

REKOMANDIME

Rezultatet që u përftuan në studim, ato të pritshme, si dhe rezultate të tjera, të

cilat nuk ishin pjesë e hipotezave të ngritura, çojnë në një bazë të gjerë

rekomandimesh, me qëllim përmirësimin e situatës aktuale të divorceve me konflikt

në vend dhe minimizimin e pasojave të tyre tek fëmijët.

Rekomandime për përmirësimin e situatës

1. Rekomandohet të realizohet ndërgjegjësim masiv i familjes, lidhur me pasojat

e divorcit tek fëmijët. Ashtu si fushatat e ndryshme që realizohen për

ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me mbrotjen e shëndetit, për

sensibilizimin kundër drogës e duhanit, për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve

jetim, apo të ngjashme me to, duhet të realizohet më shumë punë

sensibilizuese nga organet kompetente, përfshirë këtu institucionet e

përkujdesjes sociale në pushtetin qëndror dhe vendor. Duhet të realizohen

fushatat sensibilizuese në nivel mediatik, nga organizatat jofitimpriurëse, si

dhe në shkolla, si institucione edukative, për të bërë të ditur pasojat që sjell

divorci. Ky rekomandim vjen pasi vlerësohet se nuk bëhet punë e

mjaftueshme për të kuptuar gjenezën e problemeve që paraqesin fëmijët në

aspektin psikologjik dhe sjellor.

2. Duhet të ngrihen qendra të edukimit të familjes, qëndra të terapisë në çift, jo

vetëm me qëllimin për të parandaluar divorcin, por për të zbutur dhe

minimizuar konfliktet në çift, edhe kur bashkëshortët vendosin të realizojnë

zgjidhjen ligjore të martesës.

3. Duhet të rishikohet dhe rritet mbështetja socio-ekonomike e familjeve me një

prind. Ky rekomandim vjen pasi vlerësohet se, në vendin tonë, pjesa më e

madhe e konflikte derivojnë si pasojë e problemeve financiare, që shkaktohen

nga prishja e ekuilibrave në familje. Rekomandohet që mbështetja e familjeve

Page 238: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

222

me një prind të realizohet në nivel legjislativ, administrativ, dhe të përkujdesit

të drejtëpërdrejtë të specialistëve të shëndetit mendor, që janë në kontakt me

këto familje.

4. Duhet të rritet vëmendja ndaj fëmijëve në proces divorci nga shërbimi

psikologjik në shkolla, pasi konstatohet se puna e psikologut shkollor është

ende shumë e vakët lidhur me këtë grup fëmijësh.

5. Duhet të rritet dhe përmirësohet roli i policisë, si instiutucioni i parë shtetëror

në të cilin familjet me konflikt të larët dhe dhunë drejtohen për të marrë

ndihmë. Ky rekomandim vjen pasi vlerësohet se ky istitucion, në disa raste,

nuk ndërhyn në kohë për dhunën e ushtruar në familje apo nuk raporton rastet

në institucionet e tjera përkatëse, me qëllim minimizimin e pasojave negative

tek vetë pjestarët e familjes, e veçanërisht tek fëmijët.

6. Duhet të përmirësohet roli i psikologut ligjor, si specialist i fushës, i cili ka

përballje të drejtëpërdrejtë me familjet në proces divorci me fëmijë të mitur.

Vetë psikologu duhet të jetë i aftë të njohë dhe kuptojë psikologjinë e

fëmijës, sipas stadit të zhvillimit moshor. Duhet të jetë i aftë të njohë dhe

kuptojë nivelin e konfliktit në familje, të njohë dhe të kuptojë “alienimin

prindëror”, sjellet e fëmijës që derivojnë nga këto konflikte, me qëllim

mbrotjen e interesit më të lartë të fëmijës.

7. Duhet të realizohen trajnime për gjyqtarët e seksioneve familjare të gjykatave,

me qëllim që të rritet niveli i njohurive lidhur me psikologjinë e fëmijëve,

konceptet e dhunës në familje, stilet e prindërimit, pasojat e divorcit tek

fëmijët, pasojat e vetë procesit të zgjidhjes ligjore tek fëmijët, grafikun e

takimeve të fëmijës me secilin prind, me qëllim përmirësimin e cilësisë së

vendimarrjes lidhur me lënien e fëmijës për rritje dhe edukim njërit prej

prindërve.

Page 239: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

223

8. Duhet të rritet niveli profesional i avokatëve në trajtimin e rasteve të

zgjidhjeve të martesave me fëmijë të mitur, për të garantuar mbrotjen e

interesit më të lartë të fëmijëve të mitur të përfshirë në proces.

Rekomandime për studime të mëtejshme

1. Rekomandohet të realizohen studime longitudinale, me kampion më

përfaqësues dhe të shtrira në më shumë gjykata të shkallës së parë dhe apelit

në vend, me qëllim që të përftohen rezultate më përfaqësuese në popullatë e

të merren masa për parandalimin dhe minimizimin e efekteve negative të

divorcit tek fëmijët, konkretisht tek ankthi dhe agresiviteti si pasojë e

konfliktit në familje.

2. Rekomandohen të standartizohen instrumente matëse, me qëllim matjen e

nivelit të ankthit dhe agresivitet tek fëmijët, jo vetëm me prindër në procesin

e zgjidhjes së martesës, por me qëllim matjen e ankthit dhe agresivitetit edhe

në situata të tjera të vështira gjatë jetës, që ndikojnë psikologjinë e fëmijëve.

3. Rekomandohet të realizohen studime më të thelluara lidhur me matjen dhe

kategorizimin e llojit të divorcit si “divorc me konflikt” dhe “divorc pa

konflikt”.

4. Rekomandohet të realizohen studime me kampion të gjerë për matjen e

agresisivitet tek fëmijët, me qëllim për të patur një pasqyrë të përgjithëshme

të shpërndërjes së nivelit të ankthit dhe agresivitet tek fëmijët dhe krahasimin

e nivelit të ankthit dhe agresivitetit me fëmijë në situtata të vështira të jetës,

siç është edhe procesi i divorcit.

5. Rekomandohet të realizohen studime të mëtejshme mbi alienimin prindëror,

stilet e prindërimit dhe përdorimin e pretendimeve të rreme nga njëri prind

karshi prindit tjetër, me qëllim lënien e fëmijës për rritje dhe edukim pranë tij

pas zgjidhjes së martesës.

Page 240: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

224

BIBLIOGRAFIA

Bibliografia e Cituar:

Alan J. Hawkins Ph. D. and Tamara A.Fackrell, J. D., (2009) “Shold I keep trying to

wark it out”, A Guidebook for Individuals and Couples at the Crossroads of Divorce (And Before), f.110.

Amato R. P. (1994) “Life – Span Adjustment of Children to Their Parents Divorce”. The Future of Children. Childen and Divorce. Vol.4. No. 1. f.143, 205, 603, 605, 606.

Ambert M. A. (2009) “Divorce: Facts, Causes, and Consequnces”. The Vanier

Institute of the Family; Contemporary Family Trends. f. 17 – 19. Anderson A. Craig. & Bushman J. B. (2002), “Human Agression”; Department of

Psychology, Iowa State University, Ames, Iowa; f. 27 – 35. Annie A. (2000) “La buena Crianza” (3a. ed.). México: Norma, f. 155, cituar nga:

Treska, V. (2015), Treska “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 95

Averdijk, M. Malti, T, Ribeaud, D & Eisner, M. P., Child Psychiatry and Human

Developmet, (2012) Parental separation on child agressive and internalizing behavior: An event calendar analysis. f. 6.

Averdijk, M., Malti, T, Ribeaud, D. & Eisner, M.P. (2012) Parental separation on

child agressive and internalizing behavior: An event calendar analysis. Child Psychiatry and Human Developmet. f. 3, 5.

Bartoluçi. A. A. Bartoluçi dhe Hillegass W. B. (2010) “Overview, Strengths, and

Limitations of Systematic Reviews and Meta-Analyses”; Department of Biostatistics, School of Public Health, University of Alabama at Birmingham. f. 17.

Bettencourt & Miller (1996). Tek Anderson, A. Craig. & Bushman J. B. (2002)

“Human Agression”, Department of Psychology, Iowa state University, Ames, Iowa. f. 35.

Betty J. A. (1997) “Effects of Divorce on Children, Traits of Resiliency and School

Interention”, Fort Hays State University Summer, f. 5 - 14. Shërbimi Kombëtar i Punësimit (2014) “Buletini i tregut të punës”, 2014, f. 7 Campbell (2002) tek Shaw S.D. & Gardner. F. (2008). “Behavioral Problems of

Infancy and Preschool Children (0–5)”. f. 882 – 883.

Page 241: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

225

Halperin J. and McKay E. K. (2008), CAS, Prindi Formular Përmbledhës i

Rezultateve, f. 1 Chorpita, F.B & Barlow, H. D. (1998), “The Development of Anxiety: The Role of

Control in the Early Environment”. The American Psychological Association. Psychological Bulletin, Vol. 124, No. 1, 3-21., f. 3 – 5, 11.

Cobb. N. J. (2001) “The Child. Infants and Children”. Mayfiled Publishing

Comapany. Mountain View, California. London, Toronto, f. 215 - 217. Corcoran. O.K. (1997) “Psychological and emotional Aspects of Divorce”. f. 3. Costa – Nunes A. R., & Lamela J. P. V. D., & Figueiredo. C. F. B., (2009)

“Psychosocial Adjustment and Physical Health in Children of Divorce”, Journal de Pedatria, f. 387.

Elder H. G. (1998) “Children of the Great Depression”. 25th Anniversary Edition; f.

1. Fahlberg I. V. (1991) “A Child’s Journey Through Placement. British Agencies for

Adoption and Fostering”, 11 Southwark Street. Llondon, SEI, IRQ, f. 15. Fletorja Zyrtare e Republikёs sё Shqipёrisё Nr.116 (3 shtator 2012), Botim i Qёndrёs

sё Publikimeve Zyrtare, f. 6679. Glen A. Gilmour (2004) “High-conflict Separation and Divorce: Options for

Consideration”, Presented to: Family, Children and Youth Section Department of Justice Canada, f. 17

Halperin M. J. & Mc Kay. E. K. (2008), “Children’s Aggression Scale. Professional

Manual”. f. 1 – 7, 45 – 46 Han Hae-Ra (2009) “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of

the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3. No.2, f. 49 - 51.

Herrman H., Stewart E. D., Diaz-Granados M. D. Phil, B. L. E., Jackson B., Yuen T.,

(2001), “What is Resilience? La Revue canadienne de psychiatrie”, Vol 56, no 5. f. 259 - 260.

Hetherington M. E. & Parke, D. R. (1999) “Child Psychology. A Contemporary

Viewpoint”. McGraw-Hill Companies, Inc. 5th Edition, f. 655. Jasinski, F. (2003) “The Impact of Divorce on Anxiety in Elementary-Aged Children”

Univeristy of Wisconsin-Stout, f.7 Johson, R. J. (1994) “High Conflict Divorce”, Vol. 4, No. 1, f. 165 – 172, 670-671.

Page 242: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

226

Kaftalli V., Përnoca A. (2004) “Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë”, ribotim i Qendrës sё Publikimeve Zyrtare. Tetor 2004, f.4, 8.

Kelly. B. Joan. (1993) “Current Research on children’s Postdivorce Adjustement".

No Simple Answers. Volumi 31, Kap.1, f. 29-49. “Kodi i Familjes dhe legjislacioni pёr birёsimet i Republikёs sё Shqipёrisё” (2012),

Botim i Qёndrёs sё Publikimeve Zyrtare, Shtator 2012, f. 9 – 56. “Kodi i Familjes i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (1982), Shtëpia

Botuese 'Naim Frashëri', f. 4, 43. “Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë” (2004) Ribotim i Qëndrës së

Publikimeve Zyrtare, f. 9 – 73. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, (2003), Botim i Qendrës së Publikimeve

Zyrtare, Neni 54.1, f. 31. L. Rowell Huesmann, Leonard D. Eron, Nancy G. Guerra, and Victoria B.

Crawshaw. (1994). “Measuring Children's Aggression With Teachers' Predictions of Peer Nominations”. Psychological Assessment 1994, Vol. 6, No. 4, f.329.

Manual “Mbi Zbatimin e Kodit Të Familjes dhe Legjislacionit Civil në Lidhje me

Çështjet për të Miturit” (2011), Për Avokatë, f. 47 – 55, 113, 313 - 317. Mbi Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë”, 1965, Shtëpia Botuese 'Naim

Frashëri', f. 4, 36. Miranda– Salazar, A., Montes- Torres, S. “Funcionamiento familiar y agresividad en

un grupo de menores infractores recluidas”, cituar nga: Treska, Valbona (2015). “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 88

Ordway. A. & Ouzts. R. (2013). “The Mirror Without a Face: The Assesment of

Parental Alienation Among Children of High – Conflict Divorces”, E sponsorizuar nga American Counseling Association, f. 2 – 7

Parkinsnon, L. (1987). “Separation, Divorce and Familie”s. British Association of

Social Workers. Published by Macmillan Education LTD. f.1 – 3, 14 Pedro-Carroll, (2001), Hetherington, Stanley-Hagan, & Anderson, (1989),

Oppawsky, (1991), Clulow, 1990 in Pedro-Carroll. J., & Jones. H. Sh. Fostreing Childre`s Resilience After Divorce. “A Play-based Preventive Intervention toFoster Children’s Resilience in the Aftermath of Divorce”. Children’s Institute, University of Rochester f. 3 – 5, 9.

Page 243: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

227

Qёndra pёr nisma ligjore dhe qytetare dhe Civil Rights Defenders (2014) “Raport. Roli i psikologut dhe punonjësit social në kuadrin e aksesit qytetar në organet e drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturve. (rasti i Shqipërisë)”, f. 5 - 6

Rachel M. Livingston Adler Graduate School, (2012) “Grief and High Conflict

Divorce” In Partial Fulfillment of the Requirements of the Degree of Master of Psychology in Adlerian Counseling and Psychotherapy, f. 23 – 24.

Seligman (1996) tek Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of

Resiliency and School Interevention”.Fort Hays State university Summer, f. 15.

Sigmund, F. (1936) in Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A

Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD, USA. Asian Nursing Research., Vol.3, No.2, f. 49-50.

Spielberger. D. CH. (1973) State Trait Anxiety Inventory for Children, Sampler Set.

Manual; Instrument: an Scoring Guide. Published by Mind Garden, Inc., f. 1 - 3.

Stahl, M.P. (1999). Personality Traits of Parents and Developmental Needs of

Children in High-Conflict Families. Academy of Certified Family Law Specialists Newsletter, Winter Isue, Numri 3, f. 2 - 12.

Sullivan tek Han. Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A

Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3.No.2, f.50.

Treska, Valbona (2011), “Family conflicts during divorce: children and parental

alienation”, Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, The II-nd International scientific conference, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, f. 507 – 508.

Treska, Valbona (2012) “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek

çiftet shqiptare”, Aktet, Revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. V, Nr.4, f. 590 - 593.

Treska, Valbona (2013), “Effects of divorce on children. Experiencing anxiety”,

Aktet, Journal of Institute Alb-Shkenca, Vol. VI, Nr.3, f. 277 - 279. Treska,Valbona. (2015). “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe

sjelljes agresive tё fёmijёve”, The Heritage, Revistё periodike, Nr.14, Universiteti Ndёrkombёtar i Strugёs, f. 88.

Page 244: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

228

U. S. BUREAU OF LABOR STATISTICS (2013). “Marriage and Divorce: Patterns by Age, Gender, Race and Educational Attainement”. Monthly Labor Reviw, f. 1 - 2.

UNICEF Shqipёri “Vlerёsim i situatёs sociale & ekonomike nё rajonet e Shqipёrisё.”

20 dhjetor 2000, f. 4 - 10, 20. Werner (1922) tek Betty.J.A. (1997). “Effects of Divorce on Children, Traits of

Resiliency and School Interention”.Fort Hays State university Summer.f.14.

Wichild, K. & Barber, L. B. (2007). “Introduction to Biopsychological Approaches

to Studying the Development of Agression. Newsletter”, No1, Serial N. 51. f. 1 – 2, 7.

Web-grafia Cambrige Family Law Practice., A brief history of divorce, 2012 http://www.cflp.co.uk/a-brief-history-of-divorce/ Galanxhi, E. Caushi N. Kasneci A. Elezi, P. “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri”.

(2008). Instat, f. 5- 7 http://www.instat.gov.al/media/38723/femra_e_meshkuj_2008.pdf

http://divorcesupport.about.com/od/angerandconflict/a/What-Is-A-High-Conflict-Or-

Malignant-Divorce.htm http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1446/titull/Tregues-statistikor-per-Martesa-dhe-

Divorce-1990-2014 www.gjykatatirana.gov.al http://www.arkivalajmeve.com/Vret-gruan-dhe-veten-13-dite-pas-divorcit.147753/ http://www.panorama.com.al/instat-thellohet-raporti-i-meshkujve/ https://en.wikipedia.org/wiki/Instrumental_rationality https://www.easycalculation.com/statistics/t-distribution-critical-value-table.php Kushtet e jetesës dhe pabarazia në Shqipëri. Regjistrimi i popullësisë dhe i banesave

2001. Instat. http://www.instat.gov.al/media/169434/varferia_ne_shqiperi.pdf, f.8 - 9

Page 245: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

229

Livingston, Bob (2013) “How Children Cope with High Conflict Divorce: How are they harmed and what can parents do to help them?” http://www.mediate.com/articles/livingstone1.cfm

Millie, A. (2006). Anti-Social Behavior. Concerns of Minority and Marginalized

Londoners. Internet Journal of Criminology http://www.internetjournalofcriminology.com/Millie%20%20Antisocia%20Behaviour.pdf

Police provision and further research.

http://www.community.nsw.gov.au/docswr/_assets/main/documents/aggression_discussionpaper.pdf

Spielberger. H. V.(1968, 1977). The State-Trait Anxiety Inventory.

http://www.mindgarden.com/ f. 3 - 4 The development of aggressive behavior in children and young people: implications

of social policy. Police provision and further research: http://www.community.nsw.gov.au/docswr/_assets/main/documents/aggression_discussionpaper.pdf

The Lectric Law Library. Divorce: http://www.lectlaw.com/def/d187.htm Weatheral. D. T. (2002) “The Impact of Conflict / High-Conflict Divorce on

Children”, f. 1 http://webs.purduecal.edu/cftc/files/2012/01/psychoedtonye.pdf

Bibliografia e Konsultuar Ahrons, C. (1994) .The Good Divorce. Harper Perennial: New York. Ahrons, Constance. (1998) The Good Divorce. Harper Perennial: New York. Bane, Mary Jo. (1976). Marital Disruption and the Lives of Children. Journal of

Social Issues. Bosley, WadeR. (1970). Child Support--Protecting the Child's Interests. Family Law

Quarterly Boyan, S.B. (2003) Cooperative Parenting and Divorce “Shielding You Child from

Conflict” A Parent Guide toEffective Co-Parenting. Active Parenting Publishers: Atlanta.

Page 246: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

“Marrëdhënia mes mënyrës së divorcimit të prindërve dhe nivelit të ankthit e agresivitetit tek fëmijët”

230

Camara, K., and G. Resnick. (1989). Styles of Conflict Resolution and Cooperation between Divorced Parents: Effects on Child Behavior and Adjustment." American Journal of Orthopsychiatry.

Cameron, Nancy. (2004) Collaborative Practice: Deepening the Dialogue. The

Continuing Legal EducationSociety of British Columbia. Elizabeth Marquardt, Between Two Worlds: The Inner Lives of Children of Divorce

(New York: Crown Publishers, September 2005) Folberg, J. (1991). Joint Custody & Shared Parenting.The Guilford Press: New

York. Gardner, George E. (1956). Separation of the Parents and the Emotional Life of the

Child. Mental Hygene. Kelly, J. B. and Wallerstein, J. S. (1976). “Effects of Parental Divorce--Experiences

of the Child in Early Latency," American Journal of Orthopsychiatry. Kelly, J., and J. Wallerstein. (1977)."Part-Time Parent, Part-Time Child: Visiting

After Divorce." Journal of Clinical Child Psychology. “Kodi Civil 1929, Mbretnia Shqiptare” - Ministria e Drejtësisë. Shtëpia botuese:

Papirus, prill 2010 Krementz, J. (1994) How It Feels When Parents Divorce. Alfred A. Knopf,

Inc.: New York Landis, Judson T. (1960). The Trauma of Children When Parents Divorce. Marriage

and Family Living. Morrison, D., and M. Coiro.(1999). Parental Conflict and Marital Disruption: Do

Children Benefit When High-Conflict Marriages are Dissolved? Journal of Marriage and the Family.

Paul R. Amato and Alan Booth, A Generation at Risk: Growing Up in an Era of

Family Upheaval (Cambridge: Harvard University Press, 1997). Rogers, F. (1996) . Let’s Talk About It: Divorce. G.P. Putnam’s Sons: New York Sara McLanahan and Gary Sandefur, (1994) Growing Up with a Single Parent: What

Hurts, What Helps (Cambridge: Harvard University Press, 1994). Stahl, P., Ph.D. (2007) Parenting After Divorce. Impact Publishers, Inc.: California. Tesler, Pauline H., M. A., J. D., and Thompson, Peggy, Ph.D. (2006). Collaborative

Divorce “The Revolutionary New Way to Restructure Your Family, Resolve Legal Issues and Move on with Your Life” Regan Books and Imprint of HarperCollins Publishers.

Page 247: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

231

SHTOJCAT

Page 248: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

232

Shtojca 1. Formular Njoftimi drejtuar Komisionerit për te Drejtën e Informimit

dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Page 249: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

233

Page 250: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

234

Page 251: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

235

Page 252: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

236

Shtojca 2. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, në lidhje me numrin

e çështjeve gjyqësore për zgjidhje martese dhe lënien e fëmijëve të

mitur për rritje dhe edukim për periudhën janar – nëntor 2015

Page 253: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

237

Shtojca 3. Leje e përdorimit me të drejta të plota të autorit, të instrumentit matës

“Gjendja dhe Tipari i Ankthit për Fëmijë”, vetëm për qëllim të

studimit shkencor, për Valbona Treska, së bashku me përkthimin në

shqip dhe vërtetimin e nënshkrimit të përkthyeses zyrtare.

Page 254: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

238

Page 255: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

239

Page 256: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

240

Shtojca 4. Leje në origjinal për përkthimin dhe riprodhimin e 50 kopjeve për

formularët e instrumentit matës “Gjendja dhe Tipari i Ankthit për

Fëmijë”, për Valbona Treska, së bashku me përkthimin shqip dhe

vërtëtimin e nënshkrimit të përkthyeses zyrtare.

Page 257: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

241

Page 258: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

242

Page 259: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

243

Page 260: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

244

Page 261: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

245

Shtojca 5. Vërtetimi i nënshkrimit të përkthimit nga spanjishtja në shqip, për

formularët e instrumentit matës “Gjendja dhe Tipari i Ankthit për

Fëmijë”.

Page 262: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

246

Shtojca 6. Fatura në origjinal për blerjen materialeve të instrumentit “Shkalla e Agresivitetit te Fëmijët”, të përbërë nga Manual i Përdorimit,

Formularët e Pikëzimit dhe Formularët e Rezultateve për Prindin edhe

Mësuesin, së bashku me përkthimin në shqip dhe vërtetimin e

nënshkrimit të përkthyeses zyrtare.

Page 263: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

247

Page 264: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

248

Page 265: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

249

Shtojca 7. Faqja e parë në origjinal e Formularit Përmbledhës të Rezultateve –

Prindi, përkthimi në shqip dh vërtetimi i nënshkrimit të përkthyeses

zyrtare.

Page 266: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

250

Page 267: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

251

Page 268: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

252

Shtojca 8. Faqja e parë në origjinal e Formularit të Klasifikimit për Prindin, së

bashku me faqen e pare të përkthimit në shqip dhe vërtetimin e

nënshkrimit të përkthyeses zyrtare.

Page 269: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

253

Page 270: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

254

Page 271: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

255

Shtojca 9. Faqja e parë në origjinal e Formularit të Klasifikimit për Mësuesin, së

bashku me faqen e pare të përkthimit në shqip dhe vërtetimi i

nënshkrimit të përkthyeses zyrtare.

Page 272: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

256

Page 273: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

257

Page 274: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

258

Shtojca 10. Faqja e parë në origjinal e Formularit Përmbledhës të Rezultatave –

Mësuesi, përkthimi në shqip dhe vërtetimi i nënshkrimit të përkthyesit

zyrtar

Page 275: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

259

Page 276: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

260

Page 277: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

261

Shtojca 11 Modelet e Letrës së Miratimit për pjesëmarrjen në studim të lëshuar

nga prindërit dhe mësuesit e fëmijëve të mitur

Page 278: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

262

Page 279: MARRË DH ËNIA MES MË NYR ËS SË DIVORCIMIT TË PRINDËRVE … · 2019. 12. 3. · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i pedagogji - psikologjisË

263