metoda kerkimore kerkimi shqip

5
VI. MBLEDHJA E TE DHENAVE Ka 2 tipe te dhenash ( ne kuptimin e atyre qe te mbeten te shkruara ) Objektive dhe te prodhuara Kur themi gjurme objektive – jane ato cka mbetet nga praktikat e mepareshme te kerkimit Shembull : o Dokumente zyrtare –arshivat publike ne formen e teksteve apo te te dhenave numerike ( p.sh. statistika shkollore ) o shtypi o dokumenta te shperndare apo te shitur o dokumenta personale : disa persona ruajne dokumenta personale privat, proces verbale,… o ikonografia ku nenkuptohen vizatime, gravura, tablo o kinemaja, radio, shtypi ,televizioni. o Tradita gojore - tregime , perralla proverba. Gjurmet e prodhuara : ndryshojne sipas menyres se si mblidhen .Ne shkencat e edukimit e ne pedagogji gjurmet e prodhuara mund te jene ose te llojit te observimit ne terren ose pyetsore apo intervista. _______________________________________________________________ ____Observimi ne terren : 1. Observime leter-laps 2. Observime te regjistruara 3. Observime te filmuara Cdo observim ka anet e tij te mira e te keqia Avantazh Te metat permiresim Flete –laps I shpejte e i gatshem per perdorim Kodazh i veshtire , merr parasysh vetem disa Shume kodazhe disa kodazhe te thjeshta Perktheu D.Minxolli , janar 2005 1 1

Upload: vi-do

Post on 06-Dec-2015

26 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Anne Rodi

TRANSCRIPT

Les observations

PAGE 2

VI. MBLEDHJA E TE DHENAVE Ka 2 tipe te dhenash ( ne kuptimin e atyre qe te mbeten te shkruara ) Objektive dhe te prodhuara

Kur themi gjurme objektive jane ato cka mbetet nga praktikat e mepareshme te kerkimit

Shembull: Dokumente zyrtare arshivat publike ne formen e teksteve apo te te dhenave numerike ( p.sh. statistika shkollore ) shtypi dokumenta te shperndare apo te shitur

dokumenta personale: disa persona ruajne dokumenta personale privat, proces verbale, ikonografia ku nenkuptohen vizatime, gravura, tablo

kinemaja, radio, shtypi ,televizioni. Tradita gojore - tregime , perralla proverba.

Gjurmet e prodhuara: ndryshojne sipas menyres se si mblidhen .Ne shkencat e edukimit e ne pedagogji gjurmet e prodhuara mund te jene ose te llojit te observimit ne terren ose pyetsore apo intervista.___________________________________________________________________Observimi ne terren : 1. Observime leter-laps

2. Observime te regjistruara

3. Observime te filmuara

Cdo observim ka anet e tij te mira e te keqia AvantazhTe metat permiresim

Flete laps I shpejte e i gatshem per perdorim Kodazh i veshtire , merr parasysh vetem disa ngjarje Shume kodazhe disa kodazhe te thjeshta

regjistrimMerren parasysh aspekte verbale e paraverbale Mungese e gjesteve veshtiresi identifikimi kur ka shume bashkebisedues

Protokol manual i veprimeve bashke- egzistence e shume treguesve

Film Merren parasysh pothuajse te gjitha aspektetShume informacion, vonese ne transkriptimVendim mbi gjurme te rendesishme ose jo

Le journal d'itinrance : (per kerkimin -veprim)

Eshte nje instrument i vecante per cdo aktor -kerkues.

Sipas Barbier ai kalon neper tre faza :

1. shenimet zhgarravine -kerkuesi shkruan cfare te doje gjate veprimit.

2. shenimet e perpunuara- ndertohen sipas zhgarravinave sapo qe kerkuesi nuk eshte me nje aktor direkt dhe qe ai tani do ti komunikoje kete permbajtje dikujt tjeter.

3. shenimet e komentuara -kerkuesi ja jep per te lexuar apo ekspozon nje fragment te shenimeve te perpunuara nje publiku dhe degjon reaksionet e tij. Shenime te tilla nuk jane tamam individuale;mund te jene kolektive, te bera nga te gjithe pjesemarresit ne kerkimin aksion.

Por ne te gjitha rastet ai perben gjithmone nje pikenisje , nje menyre per te mbledhur njgjarjet.

___________________________________________________________________ Pyetsori :

Eshte nje instrument ne sherbim te kerkimit sasior , por duhet thene se nuk eshte i vetmi.

Qellimi dhe perkufizimi

Pyetsoret jane nje mjet qe sherbejne njeherazi per te marre te dhena te tipit sasior dhe cilesor.

Tipi i pyetsorit varet nga hipoteza fillestare.

Perben ne kete menyre nje pike finale te nje reflektimi teorik , por eshte ne te njejten kohe dhe pika fillestare e observimit empirik qe ndjek. . Ne kete menyre cdo pyetje do te gjeje kuptimin : Ne raport me hipotezen e fillimit me qellim qe te konfirmohet ajo ose te thuhet se nuk eshte ajo qe pritej. Ne raport me objektivat qe jane fiksuar.

Ne raport me qellimin e projektuar te kerkimit. Fazat e cdo kerkimi te bere nepermjet pyetsorit jane sipas kesaj radhe.

1. formulimi i pyetsorit2. caktimi i echantillon (grupi qe zgjidhet ), i cili do te plotesoje pyetsorin.

3. Grumbullimi i kujdeseshem i te dhenave 4. Analiza dhe trajtimi i te dhenave Formulimi i pyetjeve Pyetjet e mbyllura : ato ju paraqesin personave shume pergjigje te mundeshme, qe ne asnje rast nuk duhet te jene me kuptim te dyfishte dhe duhet te kuptohen lehte .

Dikotomike ose multikotomike (shume pergjigje te mundeshme ) Ne formen e nje klasifikimi hierarkik( klasifikim i pyetjeve sipas rendesise se tyre.

Ne formen numerike (te japesh nje vlere numerike si pergjigje). Pyetjet e hapura : pergjigja nuk eshte e parashikuar I pyeturi mund te shprehet pak a shume lirisht.

Forma duhet te jete lehtesisht e kuptueshme.

Forma nuk duhet te jete me 2 kuptime dhe as te mos jete e tille qe te lere vend per interpretime te tjera. Pyetjet gjysem te hapura: ketu behet fjale per nje kombinim te dy varianteve te para. Shkallet : ato perdoren zakonisht per te matur sjelljet apo praktikat apo per frekuencat. Pyetjet skenar: ato propozojne situata te ndryshme po te mundeshme ne lidhje me nje teme dhe i kerkohet sejcilit subjekt te marre nje pozicion apo te komentoje cdo situate te propozuar. Intervistat Histori jete : pjese autobiografike , pergjigje sipas pyetjeve

Les journaux de bords nje lloj ditari i disa mesuesve qe pranojne te tregojne cfare ka ndodhur ne klasat e tyre me kete apo kete femije .

Intervista gjysem e drejtuar ( e lire dhe e drejtuar njekohesisht )Kerkuesi ne kete rast ka ne koke nje seri pyetjesh, temash,te cilat ai do ti trajtoje me bashkebiseduesin e tij.

Por cilido qofte tipi i bashkebisedimit jane 3 lloj sjelljesh qe duhen adoptuar:

1. kerkuesi duhet te tregoje qarte temen dhe objektivat e kerkimit 2. kerkuesi duhet te respektoje ritmin e te shprehurit e te menduarit te atij qe tregon

Kur ai pushon kerkuesi duhet te beje pyetje nisur nga pergjigjet e mepareshme ne menyre qe bashkebisedimi te vazhdoje sipas mendimit te informatorit pa patur nderprerje te menjehereshme te tematikes. Ne asnje rast nuk duhen ngritur kurthe me qellim qe te mos krijohet mosbesim apo konfrontim.3. kerkuesi duhet te kete nje sjellje me frymen e pajtimit dhe empatike. Perktheu D.Minxolli , janar 2005 2