migrimi i romëve a mund të maksimizojmë...

55
1 Qëndra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale (QSES) Rruga “Mihal Duri”, P. 60/1/5, Tiranë Tel/Fax: 355 4 2225316; E-mail: [email protected] Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë përfitimet e tij? Kampingu i romëve shqiptarë në Votanikos të Athinës, 2012 Tiranë, Shtator 2012

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

1

Qëndra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale (QSES) Rruga “Mihal Duri”, P. 60/1/5, Tiranë

Tel/Fax: 355 4 2225316; E-mail: [email protected]

Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë përfitimet e tij?

Kampingu i romëve shqiptarë në Votanikos të Athinës, 2012

Tiranë, Shtator 2012

Page 2: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

2

Përmbajtja Falënderime Shkurtesat Përmbledhje ekzekutive

1. Hyrje

2. Një vështrim i shkurtër historik

2.1. Dy grupe të ndryshme 2.2. Diversiteti i romëve

3. Objektivat dhe metodologjia

3.1. Objektivat 3.2. Metodologjia 4. Migrimi

4.1. Migrimi i brendshëm i romëve 4.2. Migrimi ndërkombëtar i romëve 4.2.1. Migrimi afat-shkurtër 4.2.2. Migrimi afat-shkurtër në Greqi 4.2.3. Migrimi afat-shkurtër në Kosovë 4.3. Migrimi afat-gjatë 4.3.1. Fazat e migrimit 4.3.2. Kush migron? 4.3.3. Shkaqet e migrimit 4.3.4. Punësimi 4.3.5. Të ardhurat, shpenzimet dhe kursimet 4.3.6. Kushtet e jetesës 4.3.7. Shëndeti 4.3.8. Arsimimi i fëmijëve 4.3.9. Kapitali social 4.3.10. Remitancat 4.4. Migrimi potencial i romëve 4.5. Ndikimi i krizës ekonomike 5. Rekomandime

Bibliografia

Page 3: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

3

Lista e figurave Figura 1. Viti i përvojës së parë të migrimit, migrimit aktual dhe legalizimit në vendin pritës. Figura 2. Shkaqet kryesore të migrimit të romëve. Figura 3. Arësyet kryesore të migrimit të romëve dhe shqiptarëve. Figura 4. Sektorët e punësimit të migrantëve romë, sipas gjinisë. Figura 5. Punësimi i romëve sipas sektorëve dhe nivelit arsimor (në përqindje). Figura 6. Objektivat kryesore të kursimit. Figura 7. Vendi ku ju jetoni banohet kryesisht nga ... Figura 8. Kontaktet e romëve me popullsinë vendase. Figura 9. Vizitat në Shqipëri. Figura 10. Përdorimi i remitancave të migrantëve romë. Figura 11. Shkaqet e migrimit potencial. Figura 12. Arësyet e zgjedhjes së vendit të migrimit. Figura 13. Aspektet ku migrantët romë i kanë ndjerë më shumë pasojat e krizës ekonomike.

Lista e tabelave Tabela 1. Popullsia rome në 2011 sipas qarqeve. Tabela 2. Vetë-përcaktimi i kushteve socio-ekonomike në 2003 dhe 2011. Tabela 3. Treguesit e të ardhurave, shpenzimeve dhe kursimeve të familjeve rome dhe shqiptare në Greqi (në EURO). Tabela 4. Niveli i kontakteve me popullsinë vendase dhe disa tregues të kushteve të jetesës, nivelit të kursimit dhe përfitimit të shërbimeve. Tabela 5. Remitancat e familjeve rome dhe shqiptare në Greqi (në EURO). Tabela 6. Krahasimi i kohëzgjatjes të migrimit të romëve me të egjiptianëve (në %). Tabela 7. Strategjitë më të rëndësishme për të përballuar pasojat e krizës ekonomike në vendin e migrimit.

Page 4: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

4

Falënderime Falënderime të sinqerta dëshirojmë t’u drejtojmë shumë personave që ndihmuan për realizimin e këtij studimi. Së pari, një falënderim të veçantë u drejtojmë përfaqësuesve të komunitetit rom, të cilët ndihmuan në konceptimin dhe morrën pjesë në realizimin e anketave, intervistave dhe fokus-grupeve në vendbanimet rome në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Dëshirojmë të falënderojmë veçanërisht disa përfaqësues formalë dhe informalë të këtij komuniteti, si: Ilmi Ademi (Durrës), Majko Majko (Delvinë), Skënder Veliu (Tiranë) dhe Arben Kosturi (Korçë), të cilët ndihmuan në procesin e anketimit dhe intervistimit. Shpresojmë sinqerisht që gjetjet dhe konkluzionet e këtij studimi do të çojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e komuniteteve të tyre. Mirënjohje të veçantë i drejtojmë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre financiare, pa të cilat nuk do të ishte e mundur realizimi i këtij studimi. Falënderime dhe vlerësime i drejtohen veçanërisht Dritan Nelaj, nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për ndihmën e tij të vazhdueshme dhe të pakursyer në të gjitha fazat e studimit, duke filluar nga puna në terren deri në përfundimin e raportit. Falënderime shkojnë edhe për Mirlinda Bushati (UNICEF) dhe Mirjeta Ramizi (OSBE), të cilat bënë komente dhe vlerësime të vyera që u pasqyruan në raport. Mbledhja e të dhënave sasiore dhe cilësore u realizua nga një grup studentësh të shkencave sociale, bashkëpuntorë të Qendrës së Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore (QSES), midis të cilëve kishte edhe romë. Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ekipin që monitoroi procesin, hodhi të dhënat sasiore e cilësore dhe analizoi të dhënat: Daniel Jaçe, Eralba Cela, Egest Gjokuta, Eleina Qirici, Skënder Duka, Sejdin Cekani dhe Nadire Xhaxho. Falënderime shkojnë edhe për Genc Berberi dhe Reshit Sinakolin për mbështetjen dhe logjistikën. Autorët Ilir Gedeshi, Juna Miluka

Page 5: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

5

Shkurtesat CESS Qëndra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore. ECRI Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës. ERRC Këshilli Evropian për të Drejtat e Romëve. ETF Fondacioni Evropian për Trainime. HH Household/Njësi familjare. INSTAT Instituti i Statistikave. IOM Organizata Ndërkombëtare e Migracionit. MPCSShB Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. NGO Organizata Jo Fitim Prurëse. OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. OSFA Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

REF Fondi i Arsimit për Romët. UN Kombet e Bashkuara. UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. UNICEF Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara. WB Banka Botërore.

Page 6: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

6

1. Hyrje Gjatë dy dekadave të fundit, fenomeni i migrimit ka qenë në thelb të ndryshimeve ekonomike, politike e sociale që ndodhin në Shqipëri. Në fund të vitit 2011, rreth 1.4 milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali1. Një numër më i vogël janë shpërndarë në vende të ndryshme europiane (Angli, Gjermani, etj), si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi. Ndërkaq, më shumë se 20% e popullsisë kanë migruar brenda vendit2. Migrimi e ka kthyer Shqipërinë në një ‘vend në lëvizje’, sipas karakterizimit të Carletto et al3. ose sipas shprehjes së Russell King4, në një 'lloj laboratori për të studiuar proceset e reja migratore’. Brenda rrjedhës së përgjithshme të migrimit nga Shqipëria, përfshihen edhe grupet e ndryshme etnike, si grekët, vllehët, maqedonasit, malazezët dhe romët5. Secili prej tyre ka një model dhe eksperiencë të veçantë të migrimit ndërkombëtar. Migrimi në vendin e origjinës i ka ndihmuar disa nga këto grupet të përmirësojnë standardet e tyre të jetesës, siç ka ndodhur me etninë greke, vllehe, maqedonase dhe malazeze. Lehtësia për të marrë viza hyrëse, njohja e gjuhës dhe lidhjet familjare në vendin e origjinës, kanë bërë që këto grupe të gëzojnë më shumë privilegje nga migrimi6. Ndërsa migrimi ndërkombëtar i romëve dhe egjiptianëve rezulton, thjesht, në mbijetesën e tyre afat-shkurtër dhe në zbutjen e varfërisë ekstreme. Por ai nuk ka mundur ti nxjerrë ato jashtë ciklit të varfërisë dhe përjashtimit social. Rrjedhimisht shtrohet pyetja: Ku ndryshon migrimi i romëve - migrimi i më të varfërve të të varfërve - nga ai i grupeve të tjera etnike që jetojnë në Shqipëri? Dhe krahas saj: Cilat janë shkaqet dhe intensiteti i këtij migrimi? Cili është raporti i ndërsjellë i migrimit me varfërinë? Çfarë roli luajnë remitancat për zbutjen e varfërisë së familjeve të tyre? A do të kthehen migrantët romë si pasojë e krizës ekonomike? A mund të maksimizohen përfitimet dhe të minimizohen pasojat negative të këtij migrimi? Dhe së fundi, çfarë konkluzionesh praktike duhet të nxjerrim? Këto janë disa pyetje që ky studim synon t’u përgjigjet. I organizuar në disa pjesë kryesore, ky studim pasohet me konkluzione dhe sugjerime për politika të ndryshme zhvillimore. Pjesa e parë përshkruan origjinën dhe karakteristikat e romëve në Shqipëri, fiset (me dallimet midis tyre) që i përbëjnë dhe ndikimin që ka patur tek romët tranzicioni passocialist. Pjesa e dytë shpjegon metodologjinë dhe burimin e të 1. World Bank, Migration and Remittances Factbook, 2011. 2. World Bank, Albania, Urban Growth, Migration and Poverty Reduction. A Poverty Assessment. Report No. 40071-AL, Washington, 2007. 3. Carletto, G., Davis, B. Stampini, M., Zezza, A., A Country on the Move: International Migration in the Post-Communist Albania in: International Migration Review, Volume 40/4, pp. 767-785, 2006. 4. King, R., Albania as a laboratory for the study of migration and development in Journal of Southern Europe and the Balkans, Volume 7, No 2, pp. 133-155, 2005. 5. Vullnetari, J., Albanian Migration and Development: State of the Art Review, IMISCOE Working Paper No. 18, 2007. 6. De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002; Gëdeshi I., Jorgoni. E., Social Impact of Emigration and Rural-Urban Migration in Central and Eastern Europe. Albania, 2012.

Page 7: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

7

dhënave. E treta përshkruan fenomenin e migrimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të romëve në Shqipëri, shkaqet, intensitetin dhe karakteristikat. Ajo analizon kushtet e jetesës, të ardhurat nga punësimi, kursimet, remitancat dhe përdorimin e tyre. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe ndikimit të krizës ekonomike te migrantët romë dhe pasojat që rrjedhin prej saj. Ndërsa pjesa e fundit konkludon dhe jep disa sugjerime se si të maksimizojmë përfitimet nga migrimi.

2. Një vështrim i shkurtër historik Në territorin e Shqipërisë, krahas shqiptarëve, banojnë edhe disa grupe të tjera etnike, si vllehët, grekët, maqedonasit, malazezët, romët dhe egjiptianët. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1989, të dhënat tregonin se grupet etnike përfaqësonin rreth 2% të popullsisë7, por këtu nuk përfshiheshin romët. Në tetor 2011 në Shqipëri u realizua Censusi i popullsisë, i cili për herë të parë përfshiu pyetje lidhur me etninë. Pavarësisht se rezultatet e Censusit 2011 lidhur me grupet etnike janë bërë publike, madhësia e tyre përbën ende një çështje debati dhe kundërshtimi nga palët e interesuara. Kështu, të dhënat e Censusit 2011 tregojnë se popullsia rome në Shqipëri ishte 8.301 persona8. Ndërkaq, një studim i UNICEF-it, i realizuar thuajse në të njëjtën kohë me Censusin, tregoi se popullsia rome në Shqipëri ishte 14.564 persona e shpërndarë në 3.139 familje9 (tabela 1). Një botim i fundit i UNDP (2012), i cili bazohet në vlerësimet e shoqatës rome “Amaro Drom”, pohon se në Shqipëri jetojnë 40.478 romë10. Shifra e këtij vlerësimi ndryshon dukshëm nga dy të parat, por njëkohësisht është shumë më e vogël se vlerësimet e mëparshme të shoqatave rome që shkonin nga 120.000 deri 150.000 persona. Rrjedhimisht ekziston një konfuzion lidhur me shifrat e popullsisë rome në Shqipëri. Tabela 1. Popullsia rome në 2011 sipas qarqeve

Nr Qarku Popullsia rome sipas ‘Roma Mapping’ 2011

Popullsia rome sipas Censusit 2011

Diferenca midis dy burimeve

1 Berat 958 202 756 2 Dibër 99 92 7 3 Durrës 1703 940 763 4 Elbasan 1265 1064 201 5 Fier 2969 1640 1329 6 Gjirokastër 397 91 306 7 Korcë 2199 1005 1194 8 Kukës 64 45 19 9 Lezhë 338 187 151

10 Shkodër 443 382 61

7. Vjetari statistikor 1990, Tirana 1991. 8. INSTAT., Shqipëria. Rezultatet Paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, Dhjetor 2012. 9. Gëdeshi I., Jorgoni E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. 10 Ivanov, A., Kling, J. & Kagin, J., “Integrated household surveys among Roma populations: one possible approach to sampling used in the UNDP-World Bank-EC Regional Roma Survey 2011.” Roma Inclusion Working Paper. Bratislava: UNDP, 2012.

Page 8: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

8

11 Tiranë 3270 2371 899 12 Vlorë 859 282 577

Totali 14.564 8.301 6.263 Burimi: UNICEF., Mapping Roma Children in Albania. 2012; INSTAT., Albania. Population and Housing Census 2011. Main Results. 2013.

Ndërkaq, nga një këndvështrim tjetër analize, një studim i Bankës Botërore (2002) për varfërinë11, i bazuar në teknika sasiore e cilësore, i ndan etnitë që jetojnë në Shqipëri në dy grupe të mëdha: ata që jetojnë më mirë se shqiptarët etnikë dhe ata që janë më keq. Romët dhe egjiptianët bëjnë pjesë në grupin e dytë. Romët, një komunitet i diversifikuar njerëzish që jetojnë në Europë, në Amerikë, në Azi dhe në Afrikë, sipas Cahn, kanë të përbashkët origjinën historike, gjuhën dhe kulturën12. Gjatë shekujve, pavarësisht diskriminimit, racizmit dhe orvatjeve për asimilim, romët kanë mundur të ruajnë identitetin e tyre. Në ndryshim nga grupet e tjera etnike, ato nuk kanë një atdhe historik, nuk kanë përfaqësi diplomatike apo marrëveshje bilaterale për mbështetje dhe shkëmbime kulturore dhe ekonomike afatgjata. Bazuar në burime historike, antropologjike dhe gjuhësore, romët e kanë prejardhjen nga India Veriore. Studimet tregojnë se gjuha e tyre, gjuha romani, është një gjuhë indiane, e afërt me sanskritishten, nga e cila rrjedh, ashtu si gjuhët që fliten aktualisht në veri të Indisë: si hindi, bengali, panjabi, gujrati, etj13. Romët migruan me valë të njëpasnjëshme nga pjesa veriore e Indisë në drejtim të Evropës, duke filluar nga shekulli i IX e.s.14 deri në shekullin e XIV. Pavarësisht se nuk dihen shkaqet e këtij migrimi, rrugët e shtegtimit duket se janë të njohura. Dokumentat e pakta historike dhe evidencat gjuhësore tregojnë se romët erdhën përmes Persisë dhe Kaukazit, përmes Perandorisë Bizantine në Ballkan dhe që andej u shpërndanë në vendet e tjera të Europës15. Disa familje rome, sipas burimeve kroate, duhet të kenë ardhur në Ballkan rreth shekullit të XIV16 dhe janë vendosur në territorin shqiptar rreth shekullit XV17. Gjatë periudhës së Perandorisë Otomane, romët, ashtu si dhe shumica e popullsisë shqiptare, u konvertuan, kryesisht për arësye ekonomike, në fenë islame. Në qoftë se në

11. De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002. 12. Cahn, C., ed, “Roma Rights: Race, Justice, and Strategies for Equality” New York: The International Debate Education Association, 2002; Silverman C., Prosecution and Politicization: Roma (Gypsies) of Eastern Europe. Cultural Survival 19 (2), 1995. 13. Liegeois J-P., Roms et Tsiganes, La Decouverte, Paris 2009. 14. Silverman C., Prosecution and Politicization: Roma (Gypsies) of Eastern Europe. Cultural Survival 19 (2), 1995. 15. Ringold D., Orenstein A. M., Wilkens E., Roma in an Expanding Europe: Breaking the Poverty Cycle, A World Bank Study, Washington D.C., 2003. 16. Kolsti J., Albanian Gypsies: The Silent Survivors, in Crowe and Kolsti eds., The Gypsies in Eastern Europe, Armonk, New York: Sharpe, 1991. 17. Koinova M., Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania, Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME), 2000.

Page 9: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

9

principatat e Moldavisë dhe Vllahisë romët tregtoheshin si skllevër, ndërsa në Perandorinë Austriake dhe Mbretërinë Hungareze nxitej asimilimi me forcë i tyre, romët në Ballkanin Perëndimor - megjithëse trajtoheshin si popullsi e “klasës së dytë” - bashkëjetuan në paqe me grupet e tjera etnike dhe mund t’i kalonin lirisht kufijtë. Koinova e shpjegon këtë me faktin se romët ishin vetëm një nga minoritetet e shumta të shtypura në periferi të Perandorisë Otomane18. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u shoqërua me një trajtim relativisht më të mirë të romëve19, megjithëse hendeku social midis popullsisë rome dhe jorome vazhdoi të ekzistonte20. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, thuajse gjysmë milioni romë nga vende të ndryshme të Europës u ekzekutuan ose u vranë në kampet naziste të përqëndrimit21. Në Shqipëri, trajtimi i romëve ishte relativisht më i mirë se në vendet fqinje dhe nuk ka pasur kampe përqëndrimi apo spastrim etnik22. Ndërkohë, disa romë morën pjesë aktivisht, përkrah partizanëve, në Luftën Nacional-Clirimtare23. Në periudhën socialiste (1945-1990), romët patën përmirësime të dukshme në strehim, arsimim, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale. Ashtu si dhe shqiptarët, romët gëzonin punësimin e plotë, pavarësisht se një pjesë e tyre punonin si puntorë të pakualifikuar24. Në fshatra, ata punonin në bujqësi dhe blegtori. Ndërsa në qytete, romët punonin në ndërtim, në shërbimet publike dhe artizanat25. Veç kësaj, kur aktivitetet ekonomike private – sidomos pas Kushtetutës të vitit 1976 - dënoheshin me ligj, shumë romë e vazhduan tregtinë e vogël26, e cila përfshinte shitblerjen e kuajve, të artikujve të artizanatit dhe të produkteve të tjera që ata i blinin në qytet dhe i shisnin në fshat e anasjelltas, duke luajtur rolin e ndërmjetësit midis zonave urbane dhe rurale27. Pjesëmarrja në këto aktivitete informale u siguronte të ardhura suplementare dhe i privilegjonte në krahasim me grupet e tjera. Rrjedhimisht, statusi i tyre relativ kundrejt popullsisë shqiptare erdhi duke u përmirësuar.

18. Koinova M., Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania, Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME), 2000. 19. ERRC., Një rast i panjohur. Romët në Shqipëri. 1997. 20. Koinova M., Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania, Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME), 2000. 21. Ringold D., Orenstein A. M., Wilkens E., Roma in an Expanding Europe: Breaking the Poverty Cycle, A World Bank Study, Washington D.C., 2003. 22. Po aty, f. 3 23. Plasari, N., Ballvora, Sh., Politique et strategie dans la lutte antifasciste de liberation nationale du people albanais (1939-1944). Studia Albanica, Vol. 2, 1975; Pollo, S., Buda, A., et al., eds. Historia e popullit Shqiptar. Universiteti i Tiranës, 1965. 24. Fonseca I., Among the Gypsies, The New Yorker, 25 September 1995. 25. Taho B., Document on the Situation of Roma in Albania, 2002. 26. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005. 27. Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania. 1990s. A draft paper provided by the authors.

Page 10: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

10

Gjatë periudhës së tranzicionit passocialist, romët, - si pasojë e kolapsit dhe mbylljes së ndërmarrjeve shtetërore, karakterit të njëanshëm profesional të tyre, arsimimit të ulët dhe diskriminimit - kaluan nga një mirëqënie relative në një varfëri ekstreme. Ata janë aktualisht grupi etnik më i varfër dhe më i margjinalizuar në Shqipëri28. Studimet kanë treguar se niveli i varfërisë së tyre është më i lartë se tek shqiptarët dhe kjo gjendje ka ardhur duke u përkeqësuar29. Ndonëse historikisht popullsia rome ka qenë më e varfër në Shqipëri, rënia e nivelit të jetesës gjatë tranzicionit passocialist ishte shumë më e shpejtë se për disa grupe të tjera të popullsisë. Kjo ka krijuar një rreth vicioz, i cili riprodhon analfabetizmin dhe nivelin e ulët arsimor midis romëve, çka e thellon edhe më shumë margjinalizimin e tyre në shoqëri. 2.1. Dy grupe të ndryshme Krahas romëve, në Shqipëri jetojnë edhe egjiptianët, të cilët pretendojnë se kanë origjinë kopte dhe kanë ardhur në Ballkan (dhe në Shqipëri) nga Egjipti i Lashtë rreth shekujve IV-V p.e.s.30 Krahas emrit egjiptianë ose ballkano-egjiptianë që përdorim sot, Hasluck shkruan se ata njihen edhe me emrin magjypë në Shkodër, evgjitë në Korçë dhe Berat, dhe jevgj31 në Elbasan32. Ndërkaq, historianët dhe antropologët që studiojnë çështjet e romëve, ngulmojnë se ata dhe egjiptianët kanë migruar nga India Veriperëndimore dhe kanë të njëjtën trashëgimi etnike. Ndoshta duke migruar më parë se të tjerët dhe nën ndikimin shumë-shekullor të popullsisë në shumicë, egjiptianët e kanë humbur gjuhën dhe kulturën e tyre33. Pavarësisht nga kjo, egjiptianët pretendojnë se janë tërësisht të ndryshëm nga romët dhe e bazojnë identitetin e tyre etnik në disa karakteristika të tjera kulturore. Carol Silverman, një studiuese e njohur e çështjeve rome/egjiptiane, jep edhe një arsye tjetër. Ajo thotë: “(…) si është e mundur që këto dy grupe etnike divergojnë, ndërkohë që origjina e tyre është e njëjtë? Gjatë gjithë historisë, romët kanë qenë objekt i diskriminimit të vazhdueshëm dhe, për pasojë, ata e kanë distancuar veten nga të qenit romë nëpërmjet një varg procesesh të ndryshme etnike të zhvilluar në kohë. Në këtë logjikë, mundet që gjatë sundimit të perandorisë osmane, që karakterizohej nga një nivel i lartë fleksibiliteti lidhur me identifikimin etnik dhe gjuhësor (ajo që kishte rëndësi ishte feja), egjiptianët u asimiluan nga pikëpamja gjuhësore dhe zhvilluan një identitet tjetër, si një mënyrë për t’u ngjitur në hierarkinë shoqërore. (…)”34.

28. De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002. 29. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 30. ECRI (European Commission Against Racism and Intolerance)., “EU Support for Roma Communities in Central and Eastern Europe,” Enlargement Briefing, Brussels, 2002. 31

. Këto emra vendorë janë përdorur historikisht për t’iu referuar egjiptianëve si komunitete inferiore. Kjo është

arsyeja pse sot në të kuptuarit e përgjithshëm këta emra konsiderohen si fyes për komunitetin në fjalë dhe, si

rezultat, përdorimi i tyre duhet të shmanget. 32. Hasluck M., The Gypsies of Albania, Journal of the Gypsy Lore Society, 17 (2): 49-61, 1938. 33. Berxoli A., Minorities in Albania, Tirana 2005. 34. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005.

Page 11: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

11

Pavarësisht nga origjina (ose jo) e përbashkët, të dy grupet aktualisht dallojnë nga njëri-tjetri35 dhe për rrjedhojë kanë zhvilluar identitete të ndryshme. Egjiptianët nuk e flasin gjuhën romani, kanë si profesion dallues punimin e hekurit dhe muzikën, si dhe kanë një besim fetar sinkretik (që përfshin pjesë të ndryshme të islamit, ordodoksisë dhe animizmit)36. Në ndryshim nga romët, egjiptianët kanë qenë sedentarë dhe zakonisht jetonin në “lagje të veçanta”, afër qendrës së qyteteve ose fshatrave të mëdha, që shpesh merrnin edhe emrin e tyre37. Në krahasim me romët, ata ishin më të integruar në shoqërinë shqiptare. Josef Swire shkruante se burrat punonin si “hamej ose kovaçë” dhe bënin punë që shqiptarët nuk i parapëlqenin, kurse gratë “punonin si shërbëtore” në shtëpitë e të pasurve38. Ndërsa Stuart Mann theksonte se “shumë nga fëmijët e tyre shkonin në shkollë”. Në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, Margaret Hasluck dallonte qartë dy grupe që, sipas dokumenteve turke, jetonin në Shqipëri përpara vitit 1604, ata “që jetojnë në çadra dhe flasin romani si gjuhë të tyre, si dhe sedentarët që jetojnë në shtëpi ose kasolle dhe e kanë harruar gjuhën romani”. Ajo vlerësonte se në Shqipëri të dy grupet kishin një popullsi të përgjithshme prej “rreth 20.000 vetësh”, nga të cilët “vetëm 2.000 ishin ende nomadë”39. Veshjet e grave, traditat gojore, organizimi social dhe mënyra e jetesës janë krejtësisht të ndryshme midis romëve dhe egjiptianëve. Të dy grupet përgjithësisht kanë kontakte të pakta sociale dhe martesat midis tyre janë të rralla. Hasluck shkruan se “nomadët i shohin sedentarët si inferiorë dhe kurrë nuk ua japin vajzat e tyre. Por ndonjëherë marrin ndonjë vajzë prej tyre”40. Ndërkaq, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vlerësimin e egjiptianëve ndaj romëve. Mann shkruante se egjiptianët vlerësojnë se ata qëndrojnë “më lart se romët” dhe “mohojnë me forcë çdo lidhje” me ta41. Shqiptarët, nga ana e tyre, i kanë identifikuar romët dhe egjiptianët si grupe të varfëra dhe kjo karakteristikë shpesh ka zbehur diferencat midis tyre. Mann shkruante se romët dhe egjiptianët jetojnë si komunitete në lagje të varfra dhe të veçuar nga shqiptarët42. Ndërsa Courthiades dhe Duka theksojnë se shumë shqiptarë i fusin romët dhe egjiptianët në kategorinë “dorë e zezë”, për t’i dalluar nga “dora e bardhë”, që përdoret për të karakterizuar shqiptarët dhe grupet e tjera etnike43. Historikisht, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe romëve kanë qenë të ftohta, por në ndryshim nga shumë vende të tjera të Europës, midis tyre nuk ka pasur konflikte dhe persekutime raciale. Romët në Shqipëri njihen me emra të ndryshëm. Në veri të vendit, ata 35. ECRI (European Commission Against Racism and Intolerance)., “EU Support for Roma Communities in Central and Eastern Europe,” Enlargement Briefing, Brussels, 2002. 36. Syncretism – Sintezë e elementëve të dy ose më shumë kulturave, veçanërisht besimeve fetare dhe praktikave rituale (American Anthropological Association). 37. A. T., Magjypet e Shkodres, Revista Leka, Nr. 7, 1943; Milaj J., Raca shqiptare, Tiranë 1943. 38. Swire J., King Zog’s Albania. 1937. 39. Hasluck M., The Gypsies of Albania, Journal of the Gypsy Lore Society, 17 (2): 49-61, 1938. 40. Po aty. 41. Mann S. E., Albanian Romani, Journal of the Gypsy Lore Society, Vol. XII, No. 1, 1933. 42. Po aty, f. 3. 43. Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania. 1990s. A draft paper provided by the authors.

Page 12: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

12

njihen me emrin gabelë, në jug si arixhinj dhe në Juglindje (Korçë, etj) si kurbatë4445. Pavarësisht nga emërtimet, romët kanë luajtur një rol jo pak të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Ashtu si në periudhën otomane, ata kanë krijuar prodhimet e artizanatit dhe kanë zhvilluar traditat muzikore aq të pëlqyera nga shqiptarët etnikë. Ata kanë shërbyer edhe si ndërmjetës të rëndësishëm midis tregjeve urbane e rurale. 2.2. Diversiteti i romëve Romët janë të organizuar në grupe ose fise që mund të dallohen nga njëri-tjetri nga koha dhe rruga e ardhjes së tyre në Shqipëri, nga profesionet socio-ekonomike, nga mënyra e jetesës dhe zakonet, nga dialektet gjuhësore, etj. Ato janë meçkarët, karbuxhinjtë, cergarët (rupane dhe skodrara), bamillët dhe kurtofët46, të cilët formojnë, sipas shprehjes së Liegeois-it, një mozaik grupesh të diversifikuara47. Meçkarët janë fisi i dytë më i madh rom, më i integruari dhe i vendosur prej shekujsh në Shqipëri. Ata përfaqësojnë rreth 32% të romëve dhe ishin vendosur kryesisht në fushën e Myzeqesë (në fshatrat Levan, Mbrostar, Baltëz, Moravë, Lapardha, etj). Aktualisht, ata gjenden në rrethet Fier, Lushnjë, Vlorë, Berat, Tiranë dhe Durrës. Meçkarët janë marrë tradicionalisht me bujqësi e blegtori48, një profesion që ndeshet rrallë te romët në Ballkan. Courthiade dhe Duka vërejnë se në gjuhën e tyre ka huazime të shumta të fjalëve dhe dialekteve të ndryshme të gjuhës shqipe, çka tregon se ata janë endur për një kohë të gjatë nëpër Shqipëri, para se të nguliteshin në vendbanimet aktuale49. Karbuxhinjtë (të vetëquajtur erli50) janë fisi më i madh dhe përfaqësojnë rreth 51% të romëve. Ata migruan nga Turqia dhe Greqia në Shqipëri gjatë shkëmbimit të popullsive në vitet ‘20 të shekullit të kaluar midis Turqisë dhe Greqisë51. Courthiade dhe Duka vërejnë se gjuha e tyre është arkaike dhe ka më shumë huazime të turqishtes se sa të shqipes. Ndërsa Mann thekson se dialekti i tyre është i afërt me atë të romëve të Follorinës dhe Selanikut52. Të vendosur kryesisht në rrethin e Korçës, më pas ata migruan në drejtimin Pogradec, Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë. Profesionet e tyre tradicionale kanë qenë

44. Marsel Courthiade fjalës gabel i jep kuptimin “i huaj” (foreigner), ndërsa emërtimin kurbat e lidh me fjalën turke kurbet, dmth emigrim. 45

. Këto emra vendorë janë përdorur historikisht për t’iu referuar romëve si komunitete inferiore. Kjo është arsyeja

pse sot në të kuptuarit e përgjithshëm këta emra konsiderohen si fyes për komunitetin në fjalë dhe, si rezultat,

përdorimi i tyre duhet të shmanget. 46. Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania; De Soto H., Gëdeshi I., Dimensions of Romani Poverty in Albania, Roma Rights, Number 1, 2002, Qurterly Journal of the European Roma Rights Center, Budapest, Hungary; Barjaba K., Recent Implications of Inter-Ethnic Relations in Albania, Anthropological Journal on European Cultures, Vol. 4, Number 1, 1995. 47. Liegeois J-P., Tsiganes, La Decouverte, Paris 1983. 48. Milaj J., Raca shqiptare, Tiranë 1943. 49. Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania. 1990s. A draft paper provided by the authors. 50. Fjala “Erli” vjen nga turqishtja dhe do të thotë “banor vendas” ose “jonomad”. 51. Hasluck M., The Gypsies of Albania, Journal of the Gypsy Lore Society, 17 (2): 49-61, 1938. 52. Mann S. E., Albanian Romani, Journal of the Gypsy Lore Society, Vol. XII, No. 1, 1933.

Page 13: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

13

shitblerja e kuajve, punimet e artizanatit dhe kryesisht punimet e thuprës. Ata përfaqësonin një grup tregtarësh të vegjël. Courthiade dhe Duka theksojnë se nëngrupe të karbuxhinjve janë edhe romët e quajtur stravali të Rrapishtës dhe romët vakërde të Gjirokastrës dhe Beratit. Këta të fundit migruan nga Greqia në Gjirokastër në vitin 1944 dhe mbetën në Shqipëri pas mbylljes së kufijve. Meçkarët dhe karbuxhinjtë ishin edhe muzikantë popullorë që merrnin pjesë në dasma dhe në ceremoni të tjera. Cergarët migruan nga Mali i Zi dhe Serbia dhe u vendosën në Shkodër gjatë viteve ’20 për t’u shpëtuar sulmeve të jugosllavëve53. Burrat merreshin kryesisht me shitblerjen e kuajve, kurse gratë me hedhje falli54. Aktualisht ata gjenden në Tiranë dhe Durrës. Ndërsa cergarët e Shqipërisë së Mesme migruan në Shqipëri në fillim të shekullit XX nga Turqia përmes Maqedonisë. Ata merreshin me shitjen e kuajve, me prodhime artistike dhe artikuj prej bakri (kazanë rakie, kusi, gjyma, shosha, qebapë, etj), që i shisnin nëpër fshatra. Bamillët janë një grup i vogël romësh, të cilët erdhën nga Janina (Greqi) në vitet 1945-1946, bashkë me refugjatët çamë dhe janë vendosur kryesisht në Zinxhiraj të Gjirokastrës dhe në Levan të Fierit. Ata ishin teneqepunues dhe bënin qebapë, kusi dhe kazanë rakie, profesion që e kanë ruajtur deri në ditët tona. Ndërsa kurtofët erdhën në vitet 30’ të shekullit të kaluar nga Manastiri i Maqedonisë dhe u vendosën në rrethin e Fierit. Disa prej tyre vazhduan të ishin gjysmënomadë edhe gjatë periudhës socialiste. Profesionet e tyre ishin tregtia e vogël dhe artizanati. Courthiade dhe Duka vlerësojnë se shumica e tyre kanë migruar në Greqi në vitet e para të tranzicionit55. Tradicionalisht, romët kanë qenë nomadë, por duke filluar nga vitet ‘30 të shekullit XX, shumica e fiseve të tyre u kthyen gradualisht në gjysmënomadë ose tërësisht sedentarë56. Nomadizmi dhe mobiliteti i tyre shumë shekullor ka patur funksion ekonomik, ka qenë pjesërisht strukturor dhe koniunkturor57. Romët u vendosën përfundimisht në vendbanime të qëndrueshme gjatë viteve 1960-1970. 3. Objektivat dhe metodologjia 3.1. Objektivat Objektivi kryesor i studimit ishte vlerësimi i migrimit të romëve nga Shqipëria dhe hartimi i një dokumenti me rekomandime specifike, në mënyrë që të maksimizojë përfitimet e tij. Ndërsa objektivat specifikë ishin:

53. Kolsti J., Albanian Gypsies: The Silent Survivors, in Crowe and Kolsti eds., The Gypsies in Eastern Europe, Armonk, New York: Sharpe, 1991. 54. Taho B., Document on the Situation of Roma in Albania, 2002; A.T., Magjypët e Shkodrës, Revista Leka, N. 7, 1943. 55. Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania. 1990s. A draft paper provided by the authors. 56. Hasluck M., The Gypsies of Albania, Journal of the Gypsy Lore Society, 17 (2): 49-61, 1938. 57. Liegeois J-P., Roms et Tsiganes, La Decouverte, Paris 2009.

Page 14: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

14

1) Të vlerësojë migrimin e romëve, shkaqet, llojet e punësimit, kushtet e jetesës, kursimet dhe remitancat, ndikimin e krizës ekonomike, dëshirën për rikthim etj;

2) Të krahasojë migrimin e romëve me migrimin e grupeve të tjera etnike nga Shqipëria;

3) Të analizojë raportin midis varfërisë dhe migrimit; 4) Të identifikojë problemet e krijuara nga migrimi i anëtarëve të familjes; 5) Të identifikojë masat që duhen marrë nga aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë për të

minimizuar pasojat negative të migrimit dhe për të maksimizuar ato pozitive. 3.2. Metodologjia

Nga pikëpamja metodologjike, ky studim bazohet në disa teknika kërkimore, sasiore dhe cilësore. Këto teknika përfshijnë:

o shqyrtimin e literaturës ekzistuese; o anketimin socio-ekonomik të familjeve rome në vendin e migrimit (kryesisht

në Greqi); o intervistat gjysmë të strukturuara me migrantë romë dhe pjestarë të

familjeve të tyre në Shqipëri; o diskutimet në grupe fokusimi; o intervistat me ekspertë dhe përfaqësues të NGO-ve rome; o organizimin e një workshopi ku u diskutuan gjetjet e studimit.

Secila nga këto teknika u përdor për të siguruar informacion dhe për të plotësuar e verifikuar rezultatet e të tjerave. Ekipi studimor. Ekipi studimor përbëhej nga kërkues dhe anketues me përvojë të mëparshme në fushën e shkencave sociale. Disa nga anketuesit i përkisnin komunitetit rom, flisnin gjuhën romani dhe krijonin marrëdhënie besimi me të anketuarit. Para fillimit të field-work, ekipi studimor diskutoi gjatë një trajnimi dyditor lidhur me anketën, qëllimin e studimit dhe metodologjinë e kërkimit. Draft-anketa u testua në disa familje rome dhe disa elemente të saj u rishikuan ose u ndryshuan. Desk review. Ekipi studimor rishikoi të gjithë literaturën e botuar për romët. Kjo literaturë, që jepet si aneks te bibliografia, përfshin studime dhe vlerësime të WB, UNDP, UNICEF, ERRC, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), REF, etj. mbi gjendjen e romëve në Shqipëri dhe në vende të tjera të Europës Qendrore e Lindore. Veç kësaj, u shfrytëzua edhe literatura lidhur me migrimin e romëve nga vende të ndryshme të Europës. Anketa socio-ekonomike me familjet (HH). Ekipi studimor realizoi, nëpërmjet projektit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, 95 anketa socio-ekonomike me familjet e migrantëve romë, kryesisht në Greqi (Janinë, Athinë, Selanik, Follorinë, Lehena) dhe disa në Itali. Anketa përmbante 80 pyetje dhe siguroi informacion sasior lidhur me vendin dhe historinë e migrimit, punësimin, të ardhurat, shpenzimet e kursimet e familjes në vendin e

Page 15: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

15

migrimit, remitancat dhe përdorimin e tyre, kushtet e jetesës (banesa dhe infrastruktura), arsimimin dhe shërbimet sociale, kapitalin social dhe ndikimin e krizës ekonomike. Anketimi i një familjeje zgjati mesatarisht 25 minuta. Përzgjedhja e familjeve rome ishte e rastit. Në çdo familje u përzgjodh një person për t’u anketuar, i aftë për të dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm. Të gjitha të dhënat sasiore u hodhën në programin SPSS, u kontrolluan dhe u përpunuan nga një staticien. Anketimi u realizua me familjet rome që e pranonin identitetin e tyre. Anketimi kishte edhe kufizimet e veta, që përcaktoheshin nga burimet financiare dhe koha e kufizuar. Rrjedhimisht, numri i anketave është i vogël dhe anketimi nuk mundi të shtrihej në shumë zona. Disa familje rome, kryesisht në kampingjet e Athinës dhe Selanikut, nuk pranuan të anketoheshin, me pretekstin se të dhënat mund të bëheshin publike. Një vështirësi tjetër ishte gjetja e familjeve rome që banonin të shpërndara në qytetet e mëdha (si në Athinë dhe Selanik). Ekipi studimor analizoi edhe të dhënat sasiore për migrimin potencial të realizuara nga një anketë e UNDP58 në vitin 2011 me 1.200 familje rome në rrethet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Fushë Krujë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Pogradec, Korçë, Bilisht, Lushnje, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë. Këto të dhëna u krahasuan me rezultatet e një anketë tjetër me 1.000 persona për migrimin potencial të shqiptarëve, realizuara në vitin 2007 nga një projekt i CESS me ETF59. Ndërsa të ardhurat, shpenzimet, kursimet dhe remitancat e familjeve rome u krahasuan me të dhënat e një ankete që CESS realizoi me migrantët shqiptarë në bashkëpunim me IOM, UNDP dhe WB në vitin 200960. Intervista gjysmë të strukturuara me migrantë romë. Nëpërmjet projektit të OSFA më shumë se 90 intervista u realizuan me migrantë romë (burra, gra dhe fëmijë) në Greqi dhe Itali. Intervistat synonin të siguronin informacion lidhur me shkaqet e migrimit, format e punësimit, kushtet e jetesës, shkallën e integrimit në vendin pritës, nivelin e remitancave dhe të kursimeve, ndikimin e krizës ekonomike në të ardhurat e familjes dhe dëshirën për rikthim në Shqipëri. Pjesë nga intervistat janë pasqyruar në raport, për t’i dhënë atij një karakter më human dhe më bindës. Emrat e cituar në studim janë të ndryshuar për të ruajtur anonimatin. Të gjitha intervistat janë regjistruar dhe transkriptuar. Intervista gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupe me pjesëtarë të familjeve të migrantëve romë. Ekipi studimor, nëpërmjet projektit të OSFA, realizoi më shumë se 110 intervista dhe 9 FG me pjesëtarë të familjeve rome në Shqipëri, të cilat kanë migrantë. Ekipi studimor i intervistoi këta persona lidhur me shkaqet e migrimit, remitancat dhe përdorimin e tyre, investimet, mundësinë e rikthimit të migrantëve, etj. Krahas tyre, ekipi 58. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 59. European Training Foundation., The contribution of human resources development to migration policy in Albania, 2008. 60. IOM., UNDP., WB., Global Crisis and Migration – Monitoring a Key Transmission Channel for the Albanian Economy, Tirana, 2010.

Page 16: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

16

studimor realizoi intervista edhe me përfaqësues të NGO rome, zyrtarë të pushtetit lokal dhe ekspertë të migrimit. Të gjitha intervistat janë regjistruar dhe transkriptuar. Diskutime në grupe fokusi. Ekipi studimor, nëpërmjet pyetjeve gjysmë të strukturuara, lehtësoi diskutimet në 15 grupe fokusi në Greqi. Në secilin prej tyre morën pjesë 7 deri në 12 persona të moshave, gjinive, profesioneve dhe niveleve të ndryshme arsimore e socio-ekonomike. Këto grupe fokusi lejuan diskutime të gjera dhe të hapura dhe siguruan informacion cilësor lidhur me gjendjen socio-ekonomike dhe nevojat e komunitetit. Të gjitha diskutimet në grupet e fokusit janë regjistruar dhe transkriptuar. 4. Migrimi Kur filloi tranzicioni passocialist romët filluan të migrojnë brenda dhe jashtë vendit, në afat të shkurtër dhe të gjatë. Migrimi është një nga mekanizmat kryesorë për zbutjen e varfërisë dhe përjashtimit social të shumë familjeve rome. Ai është një nga faktorët primarë që dallon një familje ‘shumë të varfër’ nga një familje e ‘varfër’61. Tipi dhe format e migrimit të romëve, siç do të shohim, kanë ndryshuar gjatë dekadës së dytë të migrimit. Megjithatë migrimi nuk ka sjellur përfitime afat-gjata për shumë familje rome. 4.1. Migrimi i brendshëm i romëve Migrimi ka qenë një konstante në historinë e romëve, ashtu siç e përshkruan edhe simboli i rrotës në flamurin e tyre. Në Shqipëri, edhe pas vendosjes së romëve në vendbanime të qëndrueshme gjatë periudhës së socializmit, ata kanë migruar. Romët që jetonin në fshatrat rreth Delvinës u zhvendosën në qytet. Familje të tjera kanë lëvizur nga fshati në fshat, nga fshati në qytet dhe anasjelltas. Trajektorja e lëvizjes së tyre ishte nga zonat me të ardhura të ulëta drejt zonave me të ardhura më të larta. Ilmiu, nga fshati Xhafzotaj, tregon odisenë e familjes së tij: “Gjyshi im ka lindur në Libofshë të Fierit dhe ka ardhur në zonën e Shijakut. Prej andej kemi shkuar në Tiranë dhe nga Tirana kemi vajtur në vendin e quajtur Ura e Zezë në Fushë-Krujë. Aty kemi jetuar të stabilizuar familjarisht, nëpër kasolle, jo me çadra, dhe merreshim të gjithë me muzikë. Në vitin 1960 erdhën dhe kërkuan gjyshin për të punuar si profesionist për estradën e Sukthit. Gjyshin tim e kërkonin të gjithë, sepse ai ishte i dëgjuar për muzikë. Ata erdhën dhe e morën gjyshin me gjithë familje dhe ne u vendosëm në Xhafzotaj. Pastaj u stabilizuam këtu.” Të dhënat e anketës tregojnë se në vitet e para të tranzicionit passocialist, 17.2% e romëve - nën ndikimin e faktorëve ekonomikë dhe socialë ose nën shtytjen e popullsisë në shumicë - ndryshuan vendbanimin. Kështu, romët nga fshati Halil migruan në Fushë-Krujë, nga qyteti i Beratit shkuan në Elbasan, nga qytetet e tjera në Tiranë, etj. Ky migrim ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë 10 viteve të fundit. Sipas anketës, 30.3% e romëve kanë migruar në Tiranë, Shkodër, Milot, Kukës, Peshkopi, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet,

61. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005; De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002.

Page 17: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

17

Himarë, etj. Shumë prej familjeve jetojnë aktualisht në kampingje, pa infrastrukturën e nevojshme dhe në kushte shumë të vështira socio-ekonomike. Të tjerë lëvizin brenda rrethit, nga fshati në qytet ose nga fshati në fshat. Rrjedhimisht, romët po shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe e kanë ndryshuar hartën e vendndodhjeve të tyre62. Të tjerë migrojnë përkohësisht, gjatë periudhës së pranverës dhe verës, duke qëndruar në kampingje të përkohshme. Të tillë gjenden në Beltojë (Shkodër), Ura e Drojës (Mamurras), Ura e Farkës (Tiranë), në Golem, në Shkozet, afër NISH Tullës dhe pranë portit në Durrës, në Vrion (Sarandë), në hyrje të Ersekës dhe në Sulzotaj (Divjakë). Pavarësisht se mobiliteti vërehet në të gjitha vendbanimet rome, vatrat kryesore të tij janë Fushë-Kruja, Kthesa e Ariut, Tirana, Rrapishta në Elbasan, fshati Gosë në Kavajë, fshati Rrom në Fier, Peqini, Cërriku, Berati, Rrogozhina dhe më pak Bilishti, Korça, etj. Në momentin e anketimit, romë të Fushë-Krujës gjendeshin në Shkodër, Beltojë, Ura e Drojës, Kukës, Peshkopi, Milot, Ura e Dajlanit, Vrion të Sarandës, etj. Romë nga Rrapishta e Elbasanit gjendeshin në Shkodër, Fushë Alie dhe Shupenzë të Peshkopisë, Farkë dhe Shkozë të Tiranës, Shkozet të Durrësit, Sarandë, Qafë e Vishës në Himarë, etj. Ndërsa romë nga Bilishti i ndeshëm gjatë periudhës së verës në Shkozet të Durrësit, në Ersekë, etj. Pyetjet që shtrohen janë të shumta. Pse është rritur mobiliteti i popullsisë gjatë viteve të fundit, sidomos nga disa xhepa të caktuar, dhe kush janë forcat shtytëse? Çfarë ndikimi kanë këto procese në aspektet e kushteve të jetesës, arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve? A do të vazhdojnë këto lëvizje të popullsisë në të ardhmen apo janë thjesht procese sporadike dhe të lidhura ndoshta me një rikthim në mënyrën e tyre “tradicionale” apo nomade të jetesës? Dhe, natyrisht, çfarë konkluzionesh praktike duhet të nxjerrim? Të dhënat empirike tregojnë se papunësia, të ardhurat e ulëta dhe varfëria janë shtytësit kryesorë të procesit të migrimit të brendshëm. Thuajse gjysma e romëve të anketuar janë të papunë dhe kjo papunësi është afatgjatë63. Në mungesë të punës në sektorin formal, ata punojnë në sektorin informal, ku tregtia e rrobave të përdorura, punët e rastit, muzika, mbledhja e kanaçeve dhe lypja kanë qenë burimet kryesore të të ardhurave të tyre. Që nga viti 1991, tregtia e rrobave të përdorura, sidomos për karbuxhinjtë dhe cergarët, që nga tradita janë tregtarë të vegjël, ka qenë burimi kryesor i të ardhurave familjare. Ndërkaq, që në vitin 2005, disa studiues paralajmëronin se “këto të ardhura janë në rënie” dhe nëse “nuk zhvillohen alternativa të qendrueshme mirëqenia e tyre ekonomike do të jetë e rrezikuar”64. Viteve të fundit, burimet e të ardhurave të shumë familjeve nga tregtia e rrobave të përdorura janë zvogëluar ose kanë shteruar si pasojë e rënies së kërkesës dhe rritjes së konkurrencës. Skënderi, një tregtar nga Durrësi, shpjegon shkaqet e kësaj gjendjeje: “Ne romët tradicionalisht jemi marrë me tregti, si ajo e rrobave të përdorura, rrobave të reja, këpucëve, metrazheve, etj. Por ka disa vjet që tregtia është në rënie të

62. Gëdeshi I., Jorgoni E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. 63. Gëdeshi I., Miluka J.,., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 64. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005.

Page 18: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

18

vazhdueshme, sepse fuqia blerëse është ulur. Para disa vitesh, unë bëja një xhiro rreth 12-15.000 lekë në ditë, kurse tani vetëm 2.000 lekë në ditë. (...) Ka zona, si në Elbasan, Fushë-Krujë, etj ku tregtia e rrobave të përdorura ka rënë fare dhe romët po e braktisin për t’u marrë me mbledhjen e kanaçeve. (...) Gjendja ka shkuar në fund, është përkeqësuar”. Ndërsa Pranvera nga Fushë-Kruja, tregon për komunitetin e saj: “Që kur filloi tranzicioni, të gjithë ne filluam të merremi me tregtinë e rrobave të përdorura, çka ishte burimi kryesor i të ardhurave në komunitetin tonë. Unë dilja në treg bashkë me dy djemtë e mi. (...) Ndërsa tani vetëm dy familje nga komuniteti merren me tregtinë e rrobave të përdorura, ndërsa unë kam muaj që nuk kam dalë në treg. (...) Djemtë në Fushë-Krujë merren tani me grumbullimin e hekurave dhe të kanaçeve”. Edhe të dhënat e anketës tregojnë se ka një zhvendosje në rritje të burimeve të punës informale nga tregtia e rrobave të përdorura në grumbullimin e hekurishteve dhe kanaçeve. Aktualisht, 42% e romëve merren me grumbullimin e tyre65, ndërsa 40% e familjeve rome deklarojnë se ai përbën burimin kryesor të të ardhurave familjare66. Ademi, një lider informal rom, i ndan mbledhësit e kanaçeve dhe hekurishteve në dy grupe: ata që kanë motoçikleta dhe ata që kërkojnë në kazanët e plehrave. Të parët kanë të ardhura më të larta, ndërsa të dytët thjesht mbijetojnë. Ndërkaq, ky proces shoqërohet me një dekualifikim të plotë të fuqisë puntore (i cili demotivon edhe arsimimin), humbje të elementëve të dinjitetit njerëzor dhe sjell një izolim e segregim të komunitetit. Grumbullimi i hekurishteve shumë shpejt mund të arrijë limitet e veta. Nga njëra anë ai varet nga fluktacioni i çmimit të metaleve në tregun ndërkombëtar dhe rezervat e skrapit në Shqipëri. Ndërsa nga ana tjetër, ai mund të përballet me formalizimin fiktiv, pa pjesmarrjen e romëve, të zinxhirit të procesit të riciklimit, çka mund të nxjerrë jashtë këtij sektori dhe të

çojë në varfëri ekstreme shumë familje rome. Zvogëlimi i të ardhurave shprehet në rritjen e nivelit të varfërisë për grupe e shtresa të caktuara. Të dhënat empirike tregojnë se varfëria është më e lartë në Fushë-Krujë, Rrapishtë, Kthesa e Ariut, Shkozë, fshatin Rrom, në Uznovë të Beratit, etj., çka shpjegon edhe intensitetin e lartë të migrimit të brendshëm nga këto zona67. Ndërkaq, rritja e numrit të romëve që përfshihen në grumbullimin e hekurishteve dhe të kanaçeve rrit konkurrencën dhe, në kushtet e burimeve të kufizuara, zvogëlon të ardhurat e familjeve. Në këto kushte, shumë romë zgjedhin migrimin në qytete të tjera, ku burimet janë më të mëdha ose konkurrenca është më e vogël. Arbeni, një rom nga Tirana, që ka migruar në Peshkopi, shpjegon: “Këtu ka më tepër punë dhe nuk ka shumë konkurrencë si në Tiranë ...”. Por ka edhe arsye të tjera pse romët migrojnë. Avniu nga Elbasani, që jeton prej disa vitesh në Shkodër, thotë: “Unë jam nga Elbasani dhe çdo ditë mbledh kanaçe, hekura dhe bateri. Ndërsa gruaja lyp në qytet. Në Elbasan nuk ka çfarë të mbledhësh, kurse 65. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 66 Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., “Dekada e romëve dhe situata e romëve në Shqipëri, 2012”, Tiranë 2013 67. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012.

Page 19: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

19

këtu ka punë. Në Elbasan më vinte zor të punoja me hekura dhe rrija në shtëpi. Kurse këtu nuk më njeh njeri dhe dal për të punuar“. Ndërsa Donika nga Bilishti, që ka migruar me familjen në Ersekë, jep edhe një arsye tjetër: “U larguam se kishim shumë borxhe nëpër dyqane dhe askush nuk na jepte më. Këtu punojmë gjithë ditën nëpër fshatra, grumbullojmë hekurishte. Kur të mbledhim ca para, aq sa për të shlyer borxhet, do të kthehemi përsëri”. Në shumë nga vendbanimet e reja, romët jetojnë në kampingje që përbëhen nga çadra ose kasolle të vendosura kryesisht buzë lumenjve. Madhësia e kampingjeve ndryshon sipas zonave. Në Tiranë (Shkozë, Farkë, etj) dhe Shkodër, kampingjet janë të mëdha dhe përbëhen nga 20 deri në 50 çadra/kasolle. Në Kukës, Peshkopi, Shupenzë, Beltojë, Vrion, etj, ato përbëhen nga 10 deri në 20 çadra/kasolle. Ndërsa në Fushë Alie, Qafë e Vishës, Ersekë etj, nga 2 deri në 5 çadra. Në disa vendbanime të tjera, si në Sarandë dhe në Milot, romët kanë ngritur çadra në ish magazina të braktisura, duke u paguar qira pronarëve të tyre. Në vendbanimet e vogla, romët shpesh janë pjesëtarë të një familjeje ose të një fisi. Në Beltojë, Halimi, një cergar nga Kulla, thotë: “Këtu ne jemi një gjak. Kam tetë kalamaj këtu. Kam edhe dhëndrin. Jam një familje e madhe këtu”. Ndërsa në vendbanimet e mëdha familjet janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Të gjithë jetojnë kryesisht me të ardhurat nga grumbullimi dhe shitja e sendeve metalike, plastmasës dhe bidonëve. Ndërsa gratë dhe fëmijët e vegjël lypin.

Tendenca e migrimit të brendshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe familjet rome do të shtrihen dhe në zona të tjera. Migrimi i brendshëm është një coping mechanism, ndoshta më i rëndësishmi, në përballimin e varfërisë. Nga njëra anë, migrimi i ndihmon romët të mbijetojnë në afat të shkurtër. Ndërsa, nga ana tjetër ai ka pasoja negative për familjet dhe sidomos për fëmijët. Ai prek shkollimin e tyre, shëndetin dhe sigurinë ekonomike68. Mundësitë e tyre të punësimit do të vazhdojnë të mbeten të kufizuara në punë të pakualifikuara, me pasiguri të lartë dhe të ardhura të ulëta. Rrjedhimisht, edhe në të ardhmen, romët do të vazhdojnë të mbeten të kapur në kurthin e varfërisë.

4.2. Migrimi ndërkombëtar i romëve Romët shqiptarë nisën të migrojnë që kur filloi tranzicioni drejt ekonomisë së tregut. Migrimi ndërkombëtar është afat-shkurtër dhe afat-gjatë. 4.2.1. Migrimi afat-shkurtër Migrimi afat-shkurtër realizohet kryesisht në drejtim të Greqisë dhe Kosovës. Përgjithësisht në Greqi migrojnë romët nga jugu i Shqipërisë dhe që disponojnë një kapital human, financiar dhe social. Shumë prej tyre migrojnë me viza pune dhe bëjnë punë sezonale në bujqësi. Ndërsa në drejtim të Kosovës migrojnë romët që nuk i disponojnë këto kapitale. Ata merren me lypje ose grumbullojnë dhe shesin hekurishte. Migrimi afat-

68. Një studim i UNICEF-it (2012) tregoi se në kampingjet e Shkodrës, Beltojës, Kukësit, Peshkopisë, Shupenzës, Fushë Ali (Peshkopi), Ura e Farkës (Tiranë), Vrionit (Delvinë), Gjirokastrës (Tregu i shumicës), Qafë e Vishës (Himarë), etj., 85 deri 100% e fëmijëve romë të grup-moshës 8 deri 18 vjeç nuk shkojnë në shkollë dhe 72.5% e tyre janë analfabetë.

Page 20: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

20

shkurtër i diversifikon burimet e të ardhurave dhe mund të zbusë varfërinë ekstreme, por është i paaftë ti nxjerrë familjet rome jashtë ciklit të varfërisë. 4.2.2. Migrimi afat-shkurtër në Greqi

Individë ose familje rome kryesisht nga rrethet e jugut të Shqipërisë migrojnë ligjërisht, me viza pune sezonale ose turistike, në Greqi. Sipas anketës së UNDP69, thuajse 80% e romëve që kanë një eksperiencë migrimi kanë qënë në migrim afat-shkurtër në Greqi. Ata punojnë kryesisht në punët e stinës në bujqësi. Romë nga fshatrat/qytetet e Bilishtit, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit, Lushnjes, Delvinës, etj migrojnë me viza pune sezonale70 dhe punojnë në vjeljen e duhanit, pambukut, fasules, ullirit, domateve, pjeshkëve dhe mollëve, kryesisht në zonat kufitare, por edhe më larg71. Fatmiri, një lider informal rom nga Bilishti, tregon për djalin e tij: “Unë kam djalin emigrant sezonal në Greqi. Ai është i edukuar dhe puntor, prandaj pronari ku ai punon e merr herë pas here në telefon dhe i thotë ‘hajde se kemi punë’. (...) Cdo vit, nga Bilishti shkojnë rreth 10-15 romë dhe punojnë në bujqësi. Disa mbledhin pjeshkët, disa venë në vjeljen e duhanit bashkë me gratë. Pra 6 muaj rrinë në Shqipëri dhe 6 muaj në Greqi. Marrin 25 Euro ditën (...)”. Puna sezonale në bujqësi është shumë intensive dhe shpesh përfshin të gjithë familjen. Këtë eksperiencë tregon edhe Astriti, një djalë 17 vjeçar nga fshati Sovjan i Korçës: “Prindërit kanë dy javë që kanë shkuar në Greqi, bashkë me të dy motrat. Janë në Katerini, ku do të rrijnë deri sa të përfundojë sezoni i duhanit. Unë nuk ika se nuk kisha pasaportë. (...) Ata punojnë të gjithë në vjeljen e duhanit dhe marrin 30 Euro dita. Ata shkojnë çdo vit. Vjet ndenjën 4 muaj...”. Të tjerë migrojnë me viza turistike, por gjetja e punës shpesh nuk është e garantuar dhe paga është më e ulët. Arbeni, një rom nga fshati Nartë i Vlorës, tregon: “Prindërit e mi kanë dy javë që kanë shkuar në Kallamata të Greqisë për të punuar në vjeljen e ullinjve. Rrinë në shtëpinë e xhaxhait që është migrant prej vitesh në Greqi. Por deri tani nuk kanë gjetur punë...”. Disa romë nga Delvina migrojnë në Lehena për vjeljen e agrumeve. Kujtimi, një migrant rom afat-gjatë, thotë: “Vijnë dhe punojnë 15-20 ditë dhe ikin. Erdhën në kohën e portokalleve nja 10 veta dhe u kthyen prapë. Në ditë merrnin 20 Euro, pra marrin 300-400 Euro”. Karbuxhinj nga Elbasani, Pogradeci e Korça migrojnë me viza turistike 3 mujore dhe bëjnë punë të rastit në sektorin informal. Hasani, një rom nga Elbasani, tregon: “Unë kam ardhur me vizë turistike 3 mujore që të punoj. Sipas rregullave duhet të rrish tre muaj këtu e tre muaj në Shqipëri. Por po më kapi policia që punoj mua më kthen pastaj. Unë do mbledh hekura këto tre muaj dhe kur vjen data e skadencës së vizës iki në Shqipëri dhe filloj biznesin në Elbasan deri sa të më vijë prapë dita për të ardhur këtej. Unë punoj në të zezë këtu (...) Punoj që të ushqej dy fëmijët dhe gruan”. Të njëjtën histori tregon edhe Rizai, një

69 Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 70 Në Greqi këto viza pune mund të zgjaten deri në 6 muaj dhe të jenë shumë-hyrëse. 71 Vullnetari J., Beyond ‘Choice or Force’: Roma Mobility in Albania and the Mixed Migration Paradigm. Journal of Ethnic and Migration Studies, 38 (8). pp. 1305-1321. ISSN 1369-183X, 2012.

Page 21: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

21

rom nga Maliqi në Selanik, i cili thotë: “Nëpër plehra kërkoj ndonjë hekur, atlete ose ndonjë rrobë. Fukarenj jemi ne. (...) Unë do të iki këto ditë. Por për rrobat unë dua një makinë dhe shoferi deri në Maliq më kërkon 1 milionë lekë. Unë kam atlete, këpucë, këmishë, pra çfarë të jenë i marrim nëpër plehrat dhe i shesim atje pastaj. (...) Me këto që kam mbledhur unë a do fitoj nja 200 mijë lekë72 apo jo, na ha transporti. (...) Unë kam pasaportën me vizë tremujore. Por po më zuri policia do më fusë brenda, sepse nuk lejohet që të punoj se kam ardhur si turist unë këtu”. Migrimi sezonal ose afat-shkurtër ka rëndësi sepse i diversifikon dhe i shton burimet e të ardhurave të familjeve rome. Përparimi nga fshati Terovë i Korçës tregon: “Kur kthehemi nga migrimi në Greqi dalim dhe shesim rroba të përdorura fshatrave. Kemi dhe tokat dhe mbjellim ndonjë fasule... Punojmë ndonjëherë edhe tek fshatarët e tjerë”. Në disa raste, remitancat nga migrimi sezonal janë burimi kryesor i të ardhurave të familjes, çka krijon një varësi ndaj tij. Këtë thekson edhe Hekurani nga fshati Zvezdë i Korçës, i cili i ka djemtë në Greqi: “Mua më shkojnë të tre djemtë. Por mbaron puna atje dhe vijnë përsëri këtu. Cfarë do bëjnë atje? Këtu jetojnë me ato paratë që kanë mbledhur andej. I hanë dimrit ato dhe shkojnë prapë pastaj”. 4.2.3. Migrimi afat-shkurtër në Kosovë Familje të tjera, kryesisht nga Elbasani, Rrogozhina, Peqini, Driza, Fushë-Kruja, Tirana, etj, të cilat janë pajisur me pasaporta dhe mund të financojnë udhëtimin, shkojnë në migrim afat-shkurtër në Kosovë. Sipas anketës së UNDP73, 6.6% e romëve që kanë një eksperiencë migrimi kanë qënë në migrim afat-shkurtër në Kosovë. Secili nga anëtarët e familjes ka një punë specifike në destinacionin e ri, e cila është manuale si pasojë e nivelit shumë të ulët të arsimimit. Burrat merren kryesisht me grumbullimin dhe shitjen e hekurishteve, ndërsa gratë dhe fëmijët lypin. Këtë eksperiencë tregon edhe Arbeni: “Unë kam qënë në Prizren dhe mblidhja gjithë ditën hekurishte dhe çfarë të më dilte përpara. Merrja 5 deri 10 Euro ditën. Por kishte ditë që nuk merrja gjë. Isha me familjen, me gruan dhe fëmijët. Ato lypnin”. 4.3. Migrimi afat-gjatë Ekziston një lidhje midis migrimit afatshkurtër dhe atij afatgjatë. Të dhënat e anketës tregojnë se thuajse 42% e romëve kishin migruar disa herë dhe për periudha të shkurtra kohore përpara se të vendoseshin përfundimisht në vendin pritës. Nëpërmjet migrimit afatshkurtër ose sezonal romët krijuan lidhje sociale me grekët për punësimin e tyre. Përsëritja e ciklit i forcoi këto rrjete sociale, rriti informacionin dhe eksperiencën e migrantëve, duke e bërë ciklin pasardhës të migrimit edhe më të suksesshëm. Kështu komuniteti rom në Zinxhiraj fillimisht migronte legalisht çdo vit në afat të shkurtër në

72. Në të gjitha intervistat romët flasin me lekë të vjetra. Për ti konvertuar në lekët e sotme ato duhen pjestuar me 10. 73. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012.

Page 22: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

22

Greqi, derisa krijoi kushtet për migrim afatgjatë. Romët e Delvinës migronin për punë sezonale në bujqësi, derisa u vendosën përfundimisht në vitin 1997. Ndërkaq, anketa e UNDP me familjet rome në Shqipëri tregon se 79.3% e romëve kanë migruar në Greqi, 17.2% në Itali dhe 3.5% në Francë, Angli dhe Gjermani74. Përgjithësisht romët nga Shqipëria Jugore dhe Qendrore migrojnë në Greqi, ndërsa një pjesë e atyre nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Fieri, etj migrojnë në Itali. Greqia ishte vendi i preferuar i migrimit për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësisë së kalimit ilegal të kufirit, kostos së ulët të transportit e të jetesës dhe mundësive të punësimit në sektorin informal. Avniu, një rom nga Elbasani, që ka migruar në Athinë, shpjegon: “Këtu në Greqi nuk të kërkon njeri as licencë dhe as gjë tjetër për të punuar për skrap, kurse në Itali nuk ta merr njeri skrapin pa patur autorizimin e atij që e ke marrë. (...) në Itali, po nuk pate licencë, nuk punon dot.” Rrjetet sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e migrimit, sepse ato kanë ndihmuar për strehimin, ushqimin dhe punësimin e migrantit, duke ulur koston dhe duke zvogëluar rreziqet e tij. Pavarësisht se nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare, fenomeni i migrimit ndërkombëtar afatgjatë është shumë i përhapur në disa vendbanime rome të Shqipërisë Jugore dhe Qendrore, si në Xarë, Delvinë, Zinxhiraj të Gjirokastrës, Moravë, Levan, Grabian, Baltëz, Llakatund, Novoselë etj., ku 30 deri 60% e familjeve kanë migruar. Në vjeshtë të vitit 2011, në Zinxhiraj të Gjirokastrës, për shembull, banonin rreth 56 familje rome75, ndërsa rreth 82 familje të tjera, të migruara nga kjo zonë, banonin në disa kampingje në periferi të qytetit të Janinës në Greqi. 4.3.1. Fazat e migrimit Migrimi i romëve është zhvilluar në tri faza (figura 1). Faza e parë (1990-1995), lidhet me përmbysjen e sistemit socialist, hapjen e menjëhershme të kufijve të vendit dhe reformave ekonomike drastike të tranzicionit. Këto reforma u shoqëruan me një papunësi masive për romët, që në disa vendbanime arrinte në 80-90%76. Sipas anketës me migrantët, thuajse 19% e romëve migruan ilegalisht gjatë kësaj periudhe. Kapitali social me romët në Greqi luajti një rol të rëndësishëm për gjetjen e punës, strehimit dhe sigurisë, meqenëse policia greke kurrë nuk kërkonte për migrantë ilegalë në vendbanimet rome77. Bashkimi, një rom nga Kthesa e Ariut, tregon përvojën e migrimit të tij në Greqi: “Fillimisht u njoha me kryetarin e lagjes që ishte rom (grek - shënimi ynë) dhe ishte shumë njeri i mirë. (...) Mua më pa që isha familjar dhe më ndihmoi duke më gjetur shtëpi dhe punë...”.

74. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 75. Gëdeshi I., Jorgoni E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. 76. De Soto H., Gëdeshi I., Dimensions of Romani Poverty in Albania, Roma Rights, Number 1, 2002, Quarterly Journal of the European Roma Rights Center, Budapest, Hungary. 77. Mavrommatis G., Roma in Public Education, National Focal Point for Greece, ANTIGONE, Information&Documentation Centre, November 2004.

Page 23: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

23

Figura 1. Viti i përvojës së parë të migrimit, migrimit aktual dhe legalizimit në vendin pritës

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Faza e dytë (1996-2001) lidhet me rrëzimin e firmave piramidale në fund të vitit 1996 dhe me kaosin politik, ekonomik e social që u shkaktua. Thuajse 65% e romëve migruan gjatë kësaj periudhe. Fatmiri, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, tregon: “Ne migronim çdo vit me viza të rregullta që i merrnim nga konsullata greke në Gjirokastër. Punonim 2-3 muaj në behar këtej (në Greqi-shënimi ynë) dhe në dimër ktheheshim në Shqipëri. (...) Prashitje, në domate punonim, në bujqësi dhe ktheheshim pastaj në Gjirokastër dhe hanim paratë që kishim mbledhur këtej. Por kur u bë lufta në vitin 1997, ne që atëherë ndenjëm këtej pastaj, se kishim frikë dhe për fëmijët.” Ndërsa faza e tretë (2002-2010), lidhet edhe me përkeqësimin e gjendjes ekonomike e sociale të familjeve rome. Sipas anketës, thuajse 16% e romëve kanë migruar gjatë kësaj faze.

Migrimi i romëve fillimisht ka qenë ilegal, ndërsa legalizimi ka ndodhur kryesisht midis viteve 1998-2002 (figura 1). Aktualisht, 91% e romëve të anketuar janë të legalizuar në vendin e migrimit dhe 99% e tyre kanë realizuar edhe bashkimin familjar. Thuajse 84% e romëve deklarojnë se flasin “rrjedhshëm” dhe “mirë” gjuhën e vendit të migrimit.

4.3.2. Kush migron? Të dhënat empirike tregojnë se migrantët romë janë kryesisht të rinj, me moshë mesatare rreth 24 vjeç kur migruan (por rreth 22 vjeç kur migruan për herë të parë). Thuajse 67% e migrantëve të anketuar, me moshë 30 vjeç e lart, ishin të arsimuar (40% e tyre me arsim 8

Page 24: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

24

vjeçar). Anketa e UNDP78 tregon se migrantët romë në Itali janë kryesisht nga pjesa perëndimore e vendit. Kurse ata në Greqi janë kryesisht nga pjesa jugore dhe qendrore e vendit.

Mosha mesatare e popullsisë rome në migrim është 23.7 vjeç79. Popullsia mbi 60 vjeç përfaqëson 1.5% të migrantëve romë (nga 5.7% që janë në Shqipëri80). Ndërkaq, 44.9% e romëve i përkasin popullsisë aktive të grupmoshës 18 deri 45 vjeç.

4.3.3. Shkaqet e migrimit

Të dhënat empirike tregojnë se faktorët ekonomikë, të tillë si papunësia (45.4%) dhe përmirësimi i standardeve të jetesës (25.9%) janë nxitësit kryesorë të procesit të migrimit ndërkombëtar. Të dy këta faktorë ekonomikë përfaqësojnë rreth 71% të shkaqeve kryesore të migrimit të romëve nga Shqipëria. Në fillim të viteve 90’, si pasojë e mbylljes së ndërmarrjeve shtetërore dhe shpërbërjes së kooperativave/fermave bujqësore, diskriminimit dhe nivelit të ulët profesional, niveli i papunësisë së romëve arrinte deri në 80-90%81. Edhe sot, thuajse 50% e romëve të anketuar janë të papunë dhe kjo papunësi është afatgjatë82. Rrjedhimisht, me fillimin e tranzicionit passocialist romët kaluan nga një mirëqenie relative në një varfëri ekstreme. Në fillim të viteve 2000, një studim i Bankës Botërore - duke u bazuar në vetëvlerësimet e familjeve rome për të plotësuar nevojat e tyre materiale – arrinte në përfundimin se 75% e romëve bënin pjesë në grupin “shumë të varfër”83. Ky nivel i varfërisë ishte shumë më i lartë se te popullsia në shumicë dhe në këtë periudhë vlerësohej në 28%84. Thuajse 10 vjet më vonë, një studim i UNDP85 tregoi se ky nivel i varfërisë nuk është zvogëluar (tabela 2), ndërsa hendeku me popullsinë në shumicë është rritur86. Rrjedhimisht, migrimi i romëve është së pari i motivuar ekonomikisht – është një formë e “survival migration”. Ai është mekanizmi kryesor për të përballuar varfërinë ekstreme të familjes.

78 Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 79 Mosha mesatare e popullsisë rome në Shqipëri në vitin 2011 ishte 25.6 vjec (UNICEF, 2012). 80 Gëdeshi I., Jorgoni E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. 81 De Soto H., Gëdeshi I., Dimensions of Romani Poverty in Albania, Roma Rights, Number 1, 2002, Quarterly Journal of the European Roma Rights Center, Budapest, Hungary. 82 Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. Ndërkaq, një studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i realizuar në fund të vitit 2012 me një kampion prej 900 familje rome tregoi se 42% e romëve janë të papunë, ndërsa 14% të tjerë (kryesisht gra) shprehen se janë shtëpijake (për më shumë informacion shiko: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., “Dekada e romëve dhe situata e romëve në Shqipëri, 2012”, Tiranë 2013). 83. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005. 84. De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002. 85. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 86. Thuajse në të njëtat konkluzione arrin edhe një studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Sipas studimit 63.3% e familjeve rome bëjnë pjesë në grupin “shumë të varfër” dhe 9.6% janë të “varfër” (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., “Dekada e romëve dhe situata e romëve në Shqipëri, 2012”, Tiranë 2013).

Page 25: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

25

Tabela 2. Vetëpërcaktimi i kushteve socio-ekonomike në 2003 dhe 2011 (në %) Vlerësimi i kushteve socio-ekonomike 2003 2011 Kategoria socio-ekonomike

Nuk kemi as për t’u ushqyer 40 27.3 Shumë i varfër Kemi aq para sa për të mbajtur frymën gjallë 35 50.4 Shumë i varfër Kemi para për ushqim, por jo për veshmbathje 7 6.1 I varfër Kemi mjaftueshëm para sa për të plotësuar nevojat kryesore

14 14 Jo të varfër

Kemi mjaftueshëm para dhe mund të kursejmë 4 2.1 Relativisht në gjendje të mirë

Totali 100 100 Burimi: UNDP., Anketa me familjet rome, 2011

Krahas faktorëve ekonomikë, që janë nxitësit kryesorë të procesit të migrimit, romët theksojnë edhe “frikën nga konfliktet civile” (9.2%), që lidhet me kaosin politik e social të vitit 1997 dhe ngjarjet që e pasuan (figura 2). Intensiteti i migrimit të romëve tregon se kurba kulmon në vitet 1997 - 2001. Veç kësaj, këto ngjarje e kthyen migrimin e romëve nga afatshkurtër në afatgjatë dhe nga individual në familjar. Avniu, një rom nga fshati Shkallë i Sarandës, tregon: “Në Greqi unë kisha ardhur dhe më parë. Që nga viti 1993 vija me intervale. Kurse kur filloi lufta në vitin 1997, kufirin e kishim afër dhe ikëm familjarisht se dhe na kërcënuan. Kishim frikë se morën armë dhe fëmijët”.

Figura 2. Shkaqet kryesore të migrimit të romëve

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Është e njohur se në Shqipëri faktorët ekonomikë mbizotërojnë edhe në migrimin e popullsisë në shumicë. Pyetja që shtrohet është se ku ndryshon migrimi i romëve? Për këtë qëllim ne krahasuam të dhënat e anketës me një anketë tjetër të realizuar nga CESS në vitet

Page 26: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

26

2006 - 2007 me 1.000 migrantë afatgjatë të kthyer në vendlindje87. Krahasimi i shkaqeve të migrimit të romëve me ato të popullsisë në shumicë tregoi se “papunësia”, “frika nga konfliktet civile” dhe “mungesa e perspektivës në Shqipëri” janë shumë më të pranishme tek të parët (figura 3). Ndërsa faktorë të tillë, si: puna nuk është e kënaqshme, mbrojtja sociale, arsimimi individual ose financimi i arsimit të fëmijëve, aventura, etj (megjithëse të papërfillshme edhe tek shqiptarët) nuk janë aspak të pranishme tek romët. Arsyeja e migrimit të ‘më të varfërve e të varfërve’ - po të përdorim një shprehje të De Soto et al.88 – në krahasim me popullsinë në shumicë është papunësia dhe frika nga konfliktet civile.

Ndërkaq, diskriminimi i romëve, siç do të shohim, ekziston edhe në vendet e migrimit. Vullnetari (2012) thekson se migrantët romë në Greqi përballen me një diskriminim të trefishtë: si romë, si shqiptarë dhe si ekstrakomunitarë89. Në shumë raste migrantët romë përpiqen të fshehin identitetin e tyre. Mimoza, një rome që punon në Firence të Italisë, tregon: “Gratë rome nga Shqipëria punojnë dhe nëpër shtëpia, kujdesen për kalamajtë, i çojnë dhe i marrin nëpër kopshte, por e thashë që ato nuk e japin veten se janë rome. (...) Edhe unë vetë nuk e kam dhënë veten se jam rome”.

Figura 3. Arsyet kryesore të migrimit të romëve dhe popullsisë në shumicë

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

87. European Training Foundation., The contribution of human resources development to migration policy in Albania, 2008. 88. De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002. 89. Vullnetari J., Beyond ‘Choice or Force’: Roma Mobility in Albania and the Mixed Migration Paradigm. Journal of Ethnic and Migration Studies, 38 (8). pp. 1305-1321. ISSN 1369-183X, 2012.

Page 27: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

27

4.3.4. Punësimi Sektorët kryesorë të punësimit të romëve në Greqi janë mbledhja e hekurishteve (36%), bujqësia (30%), shërbimet (12%), ndërtimi (8%), përkujdesja shtëpiake (7%) dhe mbledhja e rrobave të përdorura (5%). Thuajse 64% e romëve punojnë në sektorin informal. Të dhënat e anketës tregojnë se midis romëve ekziston një ndarje e punës sipas gjinisë (figura 4), ndonëse më e zbutur në krahasim me popullsinë në shumicë. Burrat romë punojnë kryesisht në mbledhje hekurishtesh (40%), bujqësi (32.2%) dhe ndërtim (11.3%). Ndërsa gratë punojnë në mbledhje hekurishtesh (23.3%), bujqësi (21.7%), përkujdesje shtëpiake (20%) dhe grumbullim rrobash të përdorura (11.7%). Figura 4. Sektorët e punësimit të migrantëve romë, sipas gjinisë

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Ekziston një ndarje e punës edhe sipas fiseve rome. Meçkarët dhe romët e Delvinës, të cilët gjatë periudhës socialiste ishin me profesion bujq, punojnë kryesisht në bujqësi. Shpesh të gjithë pjesëtarët e familjes punojnë bashkërisht në fushë. Bujqësia jep të ardhura të vogla, por të qëndrueshme. Shumë nga romët janë të punësuar nga fermerët grekë për periudha të gjata. Disa të tjerë dalin çdo ditë në sheshin “Omonia”90 të fshatit për të gjetur punë. Bujari, një rom nga Levani, tregon gjithashtu eksperiencën e tij: “Këtu merremi me bujqësi, kur ka punë shkojmë e punojmë, kur s’ka, rrimë. Për të gjetur punë dalim tek sheshi atje, 90. Një shesh në qytet ose fshat ku zakonisht mblidhen punëkërkuesit me pagë ditore për të takuar punëmarrësit. Këtë emër e ka marrë nga sheshi me të njëjtin emër në Athinë ku mblidhen çdo ditë migrantët punëkërkues shqiptarë në pritje të punëmarrësve.

Page 28: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

28

dalim për ditë që në orën gjashtë e gjysmë dhe presim deri në orën tetë e pastaj ikim po nuk erdhi njeri. (...) Dita e punës shkon nga 20-25 Euro, nga halli do pranosh edhe me 20 Euro”.

Romët nga Zinxhiraj i Gjirokastrës punonin për mbledhjen e hekurishteve në Janinë dhe gjatë periudhës maj-shtator punonin në shërbimet ndaj kulturave të ndryshme në bujqësi. Karbuxhinjtë nga Elbasani, Pogradeci dhe Korça merreshin kryesisht me grumbullimin e hekurishteve dhe të rrobave të përdorura në Athinë e Selanik. Skënderi, një rom nga Elbasani, që jeton në kampingun e Votanikos të Athinës, tregon punën e tij të përditshme: “Unë ngrihem herët në mëngjes, kur vete ora pesë e gjysmë e zgjoj dhe nusen. Dalim nëpër kazanë nga ora gjashtë. Dal me nusen, djalin dhe gocën dhe mbledhim hekura dhe gjëra të tjera nëpër kazanë tërë ditën deri nga ora dy-tre. Por ka dhe raste që kthehemi në orën 9 të darkës se nuk ka shumë punë. (...) Shkojmë shumë larg, deri në 4-5 km largësi, por dhe më larg. Shkojmë ndonjëherë deri në Pire (...) Hekurat i mbledhim nëpër kazanë, i mbajmë nëpër karroca dore dhe pastaj i shesim”. Ndërsa Hekurani, një lider informal rom në Selanik, tregon: “Ne romët nga Elbasani merremi kryesisht me skrap dhe mbledhim rrobat e përdorura, këto dy gjëra bëjmë ne. Një pakicë punon në ndërtim. (...) Rrobat e përdorura i marrim te kazani ku i hedh greku. Ata nuk i vënë brenda te kazani, por i lënë aty jashtë për fukarenjtë. Ne dalim me karroca dhe i marrim. Pra mbushim karrocat dhe vijmë në shtëpi. Pastaj mbushim me to thasë të mëdhenj dhe i çojmë në Elbasan për t’i shitur, aty tek tregu para stadiumit”. Ndërsa Erveheja, një grua rome nga Elbasani, shpjegon: “Më përpara grekët i lanin rrobat, i hekurosnin dhe i nxirrnin në qeska dhe ne i merrnim (...). Ishin rroba të pastra. Kurse tani ndodh e kundërta. Meqë ra kjo kriza e madhe, tani grekët dhe ato pesë rroba që kanë ua japin njerëzve të tyre (...) ose i shpien në kishë. Rrobat ne i shesim në Shqipëri, ua dërgojmë njerëzve tanë atje. Ca i marrin me shumicë e ca me pakicë, më parë shiteshin por tani nuk ka punë (...)”. Cergarët e Fierit, të cilët më parë lypnin ose merreshin me grumbullimin e rrobave të përdorura, kanë kaluar në grumbullimin e hekurave. Romë të tjerë, më të arsimuar dhe që zotërojnë profesione, punojnë në ndërtim, shërbime, etj. Arbeni, një rom nga fshati Rrëmbec i Korçës, i migruar në Follorinë, tregon: “Në Greqi migrova që në fillim të vitit 1991. (...) Unë e kisha zanatin që në Shqipëri, isha murator me kategori të 7-të, isha usta. Në Shqipëri 6 klasë kam bërë... Fillova punë menjëherë këtu si murator. Edhe djemtë këtë zanat kanë mësuar nga unë. Punën e merrnim vetë.” Ekziston një ndarje edhe sipas vendit të migrimit. Në krahasim me Greqinë, burrat romë të migruar në Itali punojnë kryesisht në ndërtim, shërbime, mbledhje hekurishtesh, etj. Ndërsa gratë rome punojnë kryesisht në përkujdesje shtëpiake (pastrim shtëpish, përkujdesje ndaj të moshuarve, etj). Sipas intervistave, shumica e tyre punon në sektorin formal. Bukuria, një grua rome e migruar në Firence të Italisë, tregon: “Gratë rome nga Shqipëria punojnë dhe nëpër shtëpia, kujdesen për kalamajtë, i çojnë dhe i marrin nëpër kopshte. Ato punojnë me 6 Euro ora dhe janë dhe me sigurime. (...) Ndërsa për burrat ndërtimi është më shumë. Ata punojnë o murator ose ndihmës, shpien llaç e tulla. Rroga më e madhe e tyre është jo më shumë se 1.200 Euro në muaj”.

Page 29: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

29

Arsimimi ka luajtur një rol të rëndësishëm për punësimin dhe përmirësimin e statusit social të migrantëve romë. Mavrommatis91 vëren se të gjithë romët shqiptarë që migruan në Greqi në fillim të viteve 90’, në ndryshim nga romët grekë92, kishin arsim 8-vjeçar. Ata u punësuan fillimisht nga romët grekë dhe punonin në ndërtim ose si ndihmës në aktivitete tregtare. Progresivisht ata u integruan në shoqërinë dhe ekonominë greke, u legalizuan dhe filluan të punonin për sipërmarrësit jo romë ose të krijojnë bizneset e tyre. Veç kësaj, ata u larguan nga vendbanimet rome dhe filluan të vetidentifikohen si migrantë shqiptarë93. Figura 5. Punësimi i romëve sipas sektorëve dhe nivelit arsimor (në përqindje)

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012 Anketa tregon se ekziston një korrelacion i fortë midis nivelit arsimor dhe sektorit të punësimit. 88% e atyre që merren me grumbullimin e hekurishteve janë të paarsimuar. Në bujqësi, 52% janë të paarsimuar dhe 48% kanë arsim fillor dhe sekondar. Ndërsa 50% e atyre që merren me përkujdesje shtëpiake janë më arsim 9-vjeçar ose të mesëm (figura 5). Ndërkaq, një krahasim i të dhënave të anketës me studimin e De Soto et al94. tregon se vitet e fundit ka ndodhur një zhvendosje e punësimit nga ndërtimi, bujqësia dhe grumbullimi i rrobave të përdorura drejt grumbullimit të hekurishteve. Emini, një rom nga Levani, tregon: “Pjesa më e madhe e romëve punon me hekura dhe kanaçe (...). Më parë, nga vitet 91. Mavrommatis G., Roma in Public Education, National Focal Point for Greece, ANTIGONE, Information&Documentation Centre, November 2004. 92. Sipas vlerësimeve, në mesin e viteve 90’, 60-80% e romëve grekë të grup-moshës 18 deri 50 vjeç ishin analfabetë. 93

. Mavrommatis G., Roma in Public Education, National Focal Point for Greece, ANTIGONE, Information&Documentation Centre, November 2004. 94. De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005.

Page 30: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

30

1993 - 1994, rrihej më shumë Selaniku. Kurse tani janë në Athinë më shumë, se u hap një pikë grumbullimi mbetjesh e madhe dhe janë grumbulluar shumë atje.” Edhe të dhënat e anketës tregojnë se rreth 44% e migrantëve romë e kanë ndryshuar punësimin fillestar duke kaluar nga bujqësia dhe ndërtimi në grumbullimin e hekurishteve. Rrjedhimisht një numër gjithnjë e më i madh romësh punon në sektorin informal95. Ky ndryshim i llojit dhe tipit të punësimit pa dyshim shoqërohet me një ulje të kualifikimit të tyre, rritje të stresit emocional dhe rrjedhimisht prek sigurinë ekonomike afat-gjatë të shumë familjeve rome. Kjo zhvendosje e punësimit shoqërohet edhe me një përkeqësim të kushteve të jetesës të familjeve rome. Të dhënat sasiore tregojnë se 74% e romëve që kanë si burim kryesor të ardhurash grumbullimin e hekurishteve jetojnë me çadra/barraka në kampingje, ku shpesh - siç do të shohim – mungon edhe infrastruktura elementare. Në të kundërtën, 80% e romëve që sigurojnë të ardhurat nga bujqësia, ndërtimi, shërbimet dhe manufaktura jetojnë në shtëpi (të thjeshta ose të vjetra). Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë zhvendosje të punësimit janë kriza në sektorin e ndërtimit, konkurrenca në bujqësi, flukset e reja të migrantëve me një nivel më të ulët arsimor e profesional dhe rritja e çmimit të skrapit. Agimi, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, jep një arsye tjetër: “Unë këtu kam ardhur që në vitin 1997 me gjithë familjen. Punonim në bujqësi si me domaten, me prashitjen, etj. Që nga 1997 deri në 2006 kemi punuar në bujqësi. Kurse nga 2006 e deri më sot kaluam me hekura të vjetra, se nuk kishte punë më në bujqësi. Erdhën në atë kohë dhe bullgarët, rumunët dhe pakistanezët dhe ne shqiptarët ngelëm pastaj ...”. Ndërsa Kujtimi, një rom nga Elbasani, tregon: “Romët kur erdhën në fillim dilnin e lypnin. Pra ka qenë lypja në fillim. Hekurin çunat kanë filluar nga viti 2000 që ta mbledhin. (...) Romët nuk ia dilnin dot me lypje më, se i kapnin dhe i nxirrnin nëpër gjyqe pastaj”. Ndërkaq, rritja e çmimit të skrapit në fillim të viteve 2000 e favorizoi këtë zhvendosje të punësimit. Të dhënat e anketës tregojnë se asnjë nga romët në migrim nuk ka kryer ndonjë trainim profesional ose trainim në vendin e punës. Rrjedhimisht edhe në perspektivë, shumica e romëve, do të vazhdojnë të bëjnë punë të pakualifikuara, kryesisht në sektorin informal, dhe të paguara pak. 4.3.5. Të ardhurat, shpenzimet dhe kursimet Burimet kryesore të të ardhurave të familjes rome vijnë nga puna në sektorin informal (64%). Madhësia mesatare e familjes rome është 4.9 anëtarë (pak më e madhe se mesatarja në vendlindje, që është 4.6 anëtarë96) dhe mesatarisht 1.8 persona – kryesisht burri dhe gruaja - sigurojnë të ardhura. Të ardhurat mesatare mujore të familjes rome janë 838 euro dhe rreth 84% e tyre përdoren për shpenzime të përditshme. Burimi kryesor i të ardhurave në familje është bashkëshorti, i cili siguron rreth 58% të të ardhurave familjare.

95

Të dhënat e anketës tregojnë se 100% e romëve që mbledhin hekurishte punojnë në sektorin informal, nga 33% për ata që merren me bujqësi dhe ndërtim. 96. Gëdeshi I., Jorgoni. E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012.

Page 31: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

31

Shpenzimet mesatare të familjes rome, sipas anketës, janë 701 euro në muaj. Këto shpenzime bëhen kryesisht për ushqim, veshmbathje dhe strehim. Romët që banojnë në kampingje paguajnë rreth 50 euro në muaj qira për tokën ku është vendosur kasollja. Ndërsa në fshatra qiraja e shtëpive shkon 150-250 euro në muaj. Shumë migrantë romë ankohen se në kushtet e krizës ekonomike dhe zvoglimit të të ardhurave qiraja është bërë e papërballueshme. Thuajse 56% e romëve të anketuar shprehen se paguajnë kontribute shoqërore për të përfituar pension pleqërie. Të dhënat e anketës tregojnë se më shumë se 2/3 e tyre punojnë në sektorë të formalizuar, si në bujqësi, ndërtim, shërbime dhe manufakturë. Pjesa tjetër kontribuon vullnetarisht, nëpërmjet plotësimit të dokumentave të leje qëndrimit. Por shumë prej migrantëve nuk kanë informacionin e duhur dhe nuk e dinë në se do ta përfitojnë atë, çka shkakton stres dhe pasiguri për të ardhmen. Ndërkaq, thellimi i krizës ekonomike në Greqi dhe ulja e të ardhurave e zvogëlon mundësinë e migrantëve për të kontribuar vullnetarisht në sistemin e sigurimeve sociale. Këtë e shpreh në një intervistë edhe Astriti, një rom në Janinë: “Deri më sot unë kam paguar gjysmën e kontributit, por tani nuk ka më para. Edhe ato që paguam shkojnë për qeverinë”. Pavarësisht se kursimet janë një nga objektivat kryesore të migrimit97, 52% e familjeve rome në Greqi nuk kanë mundur të kursejnë gjatë vitit 2011. Familjet që kursejnë, pohojnë se gjatë vitit 2011 kanë kursyer mesatarisht 3.586 Euro. Këto kursime janë zvogëluar gjatë vitit 2011, si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike. Të dhënat tregojnë se rreth 96% e familjeve rome kanë kursyer më pak në krahasim me 2010. Madhësia e kursimeve të familjes rome përcaktohet nga kohëzgjatja e migrimit, sektori i punësimit, numri i anëtarëve të familjes që punojnë, numri i pjesëtarëve, etj. Besniku, një rom nga Delvina, që jeton në Lehena, thotë: “Ka familje që i kanë 100 mijë Euro në bankë, por dhe po s’i kanë 100 mijë Eurot, kanë 80-90 mijë Euro, këto i kanë të sigurta nëpër banka. Edhe në Shqipëri kanë para nëpër banka”. Një krahasim i treguesve financiarë të familjeve rome dhe shqiptare në Greqi (tabela 3) tregon se të ardhurat e familjes rome janë 2.26 herë më të vogla se ato të familjes shqiptare. Kjo është rezultat i të ardhurave të vogla nga puna e pakualifikuar kryesisht në sektorin informal. Ndërsa shpenzimet janë 1.87 herë më të vogla se ato të familjes shqiptare. Në qoftë se shikojmë shpenzimet mesatare për një pjesëtar të familjes rome, ato janë 143 euro ose rreth 2.9 herë më të ulëta se ato të një pjesëtari të familjes shqiptare. Rrjedhimisht, edhe kursimet e familjes migrante rome janë 4.3 herë më të vogla se ato të një familjeje të popullsisë në shumicë.

97. de Zwager N., Gressmann W., Gëdeshi I., Market Analysis: Albania – Maximising the Development-Impact of Migration-related Financial Flows and Investment to Albania, Vienna, August 2010.

Page 32: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

32

Tabela 3. Treguesit e të ardhurave, shpenzimeve dhe kursimeve të familjeve rome dhe shqiptare në Greqi (në EURO)

Nr Treguesit Romë (2012)

Shqiptarë (2009)

1 Mesatarja mujore e të ardhurave të familjes 838 1.897 2 Mesatarja mujore e shpenzimeve të familjes 701 1.310 3 Mesatarja mujore e kursimeve të familjes 137 587 4 Mesatarja vjetore e kursimeve të familjes 1.644 7.044 5 Madhësia mesatare e familjes 4.9 3.2 6 Numri mesatar i personave që sigurojnë të

ardhura 1.78 1.8

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012; IOM., UNDP., WB., Global Crisis and Migration – Monitoring a Key Transmission Channel for the Albanian Economy, Tirana, 2010 Shënim: Këto të dhëna duhen interpretuar me kujdes. Të dhënat për migrantët shqiptarë janë marrë nga një anketë e realizuar në dhjetor 2009, kur pasojat e krizës në ekonominë greke sapo kishin filluar të ndiheshin. Në vitin 2012, të ardhurat, shpenzimet dhe kursimet e familjeve shqiptare në Greqi natyrshëm duhet të jenë më të vogla.

Objektivat kryesore të kursimit të familjes rome (figura 6) janë blerja ose ndërtimi i një shtëpie në vendlindje, blerja e mallrave të përdorimit afatgjatë, financimi i ceremonive familjare (dasma, etj), investimet në bujqësi dhe në biznes. Namiku, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, që punon në Janinë, shpjegon: “Kursimet i dua për shtëpinë dhe për ndonjë dasmë. Martova 4 fëmijë, por kam dhe tre të tjerë (...) Shtëpia është kryesore, se do mblidhesh në shtëpinë tënde, do plakesh, aty do rrish.” Të tjerë thonë se dëshirojnë t’i kenë ato për në raste nevoje. Bujari, një rom nga Pogradeci, thotë: “Po që t’i kemi në një rast nevoje. Kur kemi një fëmijë të sëmurë apo për ndonjë hall tjetër. Pra, për një ditë të mirë dhe një ditë të keqe.” Disa të tjerë, që kanë qenë të suksesshëm në migrim dhe kanë përfituar një profesion, dëshirojnë edhe të investojnë në vendlindje. Arbeni, një rom nga Delvina në Lehena, thotë: “Me kursimet në radhë të parë do bëja shtëpinë dhe pastaj do blija tokë që ta punoja atë, atë që dimë këtu, pra të bëjmë një serë dhe të punojmë.”

Page 33: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

33

Figura 6. Objektivat kryesore të kursimit të familjes rome në migrim

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

4.3.6. Kushtet e jetesës Shumë nga familjet rome në migrim, kryesisht në Greqi, jetojnë në kushte të vështira dhe shpesh më të vështira se në Shqipëri98. Kushtet e banimit Të dhënat tregojnë se 38% e romëve të anketuar në Greqi banojnë në kasolle, 21% në shtëpi të vjetra dhe 41% në shtëpi të thjeshta. Romët që banojnë në kasolle janë të vendosur në kampingje, ku mungon infrastruktura e nevojshme. Shumë nga kasollet janë ndërtuar me dërrasa/kompensata, kanate dritaresh e copa çadrash. Thuajse 63% e familjeve të anketuara, që kanë mesatarisht 4.9 persona, banojnë në 1-2 dhoma. Në Janinë, kampingjet e romëve janë vendosur në periferi të aeroportit të qytetit dhe pranë impiantit të përpunimit të ujërave të zeza. Skënderi, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, tregon: “Ne paguajmë nga 50 Euro në muaj për tokën. Çdo barakë paguan nga 50 Euro në muaj këtu. (...) Po qe se vjen i zoti i tokës dhe nuk ke ta paguash qiranë për tokën, ai të thotë ‘prish barakën dhe ik’ pastaj. (...) Kanë ikur nja 4-5 familje këtu, se nuk kishin para për të paguar qiranë e tokës.” Agimi, një rom tjetër, ankohet se prej andej mund t’i zbojë edhe policia. “Këtu është impianti i përpunimit të ujërave të zeza, nga vjen edhe era e keqe. Ata na thonë do ikni se mos merrni dhe ndonjë sëmundje.” Ndërsa kampingu i Votanikos në periferi të Athinës është vendosur pranë qendrës së madhe të grumbullimit të plehrave. Rastet e përzënies së familjeve rome nga vendbanimi pa iu ofruar kompensim ose alternativa strehimi, nuk janë të pakta. Në korrik 2005, rreth 70 familje rome që jetonin në 98. Abdikeeva A and MRG partners., Roma Poverty and the Roma National Strategies: The Cases of Albania, Greece and Serbia © Minority Rights Group International, September 2005.

Page 34: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

34

Votanikos të Athinës u përzunë me forcë, pa u lajmëruar më parë dhe pa iu dhënë një alternativë strehimi99. Në qershor 2007, rreth 100 familje rome u dëbuan nga Votanikosi i Athinës100, çka solli edhe reagimin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, disa romë, të punësuar në bujqësi ose që punojnë në profesione të ndryshme në qytet, kanë mundur t’i përmirësojnë gradualisht kushtet e banimit. Naimi, një rom nga Delvina, tregon rastin e tij: “Kur erdhëm në 1997, në fillim kemi ndenjur në çadra plastmase (...). Bëheshim rreth 30 çadra këtu. Në vitin 1999 kishim një shtëpi të vjetër dhe më tepër jetonim pa drita atje. Pastaj, aty nga vitet 2001-2002 kapëm këtë shtëpinë ku banojmë sot. Paguajmë 250 Euro qira në muaj.” Por problemi i pagesës së qirasë vështirësohet për shumë familje rome në kushtet e krizës dhe të zvogëlimit të të ardhurave. Infrastruktura Ekzistenca e elementeve bazë të infrastrukturës për jetën e përditshme - të tilla si uji i pijshëm, kanalizimet e ujërave të zeza, banjat brenda shtëpisë, energjia elektrike dhe rrugët - është një tregues për matjen e kushteve të jetesës. Të dhënat e anketës tregojnë se thuajse 18% e familjeve rome në Greqi nuk kanë lidhje me rrjetin e energjisë elektrike, 16% nuk kanë ujë të pijshëm, 43% nuk kanë kanalizime të ujërave të zeza dhe 43% kanë banjë jashtë shtëpisë/kasolles. Ndërsa në shumë nga kampingjet mungojnë rrugët e asfaltuara dhe familjet rome jetojnë në mes të baltës. Mungesa e këtyre elementeve bazë të infrastrukturës së përditshme shkakton probleme shëndetësore, pengon shumë familje rome të ruajnë higjienën personale dhe vështirëson frekuentimin e shkollës për fëmijët. Në kampingun e Vetanikokorfeos, në mes të Athinës, ku banojnë disa dhjetëra familje rome nga Elbasani, mungon uji i pijshëm, energjia elektrike dhe kanalizimet. Bujari, një lider informal rom, thotë: “Kampi këtu është krijuar para 15 vjetësh dhe të gjithë jemi romë nga Elbasanit. Këtu ne jemi pa ujë. Nuk na sjell njeri ujin këtu, ndaj ne, me motorë, shkojmë dhe e mbushim vetë (...). Nuk kemi fare energji elektrike dhe me gjenerator jemi këtu. Banjat i kemi ndërtuar vetë me dy dërrasa. Ne këtu vuajmë, si qentë jetojmë.” 4.3.7. Shëndeti Mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira të jetesës në kampingje rrezikojnë seriozisht gjendjen shëndetësore të familjeve rome dhe sidomos të grave shtatzëna dhe të fëmijëve. Pavarësisht se kushtet shëndetësore të familjeve rome nuk janë objekt i këtij studimi, ne po japim disa detaje nga informacioni që rezulton nga intervistat. Një krahasimin me romët grekë që jetojnë në kampingje dhe në kushte të njëjta me romët nga Shqipëria, mund të dalë më mirë në pah gjendja e tyre. Dy kërkues perëndimorë, që jetuan

99. Abdikeeva A and MRG partners., Roma Poverty and the Roma National Strategies: The Cases of Albania, Greece and Serbia © Minority Rights Group International, September 2005. 100. International Centre for Legal Protection of Human Rights (INTERIGHTS) against Greece, Complaint, 28 March 2008.

Page 35: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

35

për rreth dy muaj me romët grekë101, duke përshkruar kushtet e vështira të jetesës së atyre që jetojnë në barakat e kampingjeve, shkruajnë: “Në të vërtetë, thuajse 90% e romëve që banojnë në kampingje kanë hepatit dhe vuajnë nga sëmundje të tjera që rezultojnë nga kushtet jo sanitare dhe të vështira ku ata jetojnë dhe 60 nga 1000 fëmijë romë vdesin para se të mbushin 1 vjeç.” Ndërkaq, gjendja e romëve shqiptarë është akoma më e vështirë. Pavarësisht se 78% e të anketuarve shprehen se marrin shërbim në qendrat shëndetësore, këto nuk janë falas. Mungesa e sigurimeve sociale është një nga faktorët kryesorë që i pengon romët të frekuentojnë qendrat shëndetësore. Suloja, një rom nga Gjirokastra, thotë: “Kush ka sigurime shkon te mjeku i familjes; kur s’ke këtu, do të shkosh në Shqipëri pastaj të vizitohesh. Unë gruan e operova në Shqipëri dhe atje e kam akoma me gjithë fëmijët, se nuk kisha para për ta operuar këtu.” Sipas intervistave, shumë prindër romë, sidomos ata që jetojnë në kampingje dhe nuk kanë mundësi të paguajnë, i çojnë në urgjencën e spitalit fëmijët kur sëmuren. Shpëtimi, një rom nga Rrapishta, që jeton në njërin nga kapingjet e Athinës, thotë: “Në spital i çojmë fëmijët kur sëmuren. Nuk paguhet, por vetëm presin një kupon 5 Euro dhe bëjnë analizat dhe vizitat. Pastaj, kur ai të jep recetën, ilaçet i marrim me paratë tona. Po dhe kur të shkosh prapë, i njëjti veprim është me mundësitë tona. Por ndonjëherë dhe paguajmë, se nuk mund të lëmë fëmijën e sëmurë.” Ndërkaq, shumë familje rome, ngaqë jetojnë në zona periferike, janë larg qendrave shëndetësore. Vjollca, një grua rome në një nga kampingjet në periferi të Janinës, thotë: “Shkojmë në urgjencën e spitalit në Janinë ne për t’u vizituar, se këtu nuk ka qendër shëndetësore. Kur sëmuren fëmijët, atje i çojmë (...). Këtu nuk ka mjek pediatër që ta çojmë fëmijën, vetëm në spital është mjeku.” Të dhënat cilësore tregojnë se në shumë raste mungon kontrolli për gratë shtatzëna dhe numri i vizitave të tyre para dhe pas lindjes është i ulët. Pamundësia për të paguar dhe niveli i ulët arsimor janë shkaqet kryesore. Hasani, një prind nga Elbasani, ankohet se vajza e tij “nuk ka bërë asnjë kontroll tani që është shtatzënë”. Ndërsa Meleqja, një rome nga Driza, që jeton në njërin nga kampingjet e Athinës, thotë: “Këtu gratë shkojnë dy herë para lindjes për vizitë te mjeku (...). Kurse te mjeku për fëmijët, pas lindjes shkojnë vetëm kur fëmija sëmuret. Mjeku këtu është larg.” Shumë gra rome qëndrojnë vetëm një natë në maternitet dhe largohen, në mënyrë që të mos paguajnë për shërbimin. Vaksinimi i fëmijëve, sidomos në kampingjet e romëve, është një çështje tjetër shqetësuese. Xhevrija, një rome në Selanik, justifikohet: “Ne për fëmijët tanë nuk i kemi bërë, se duan para këtu këta. Për një fëmijë është 20 Euro një vaksinë, por ato bëhen disa dhe ne nuk na del. Ndaj, ku i bëjmë e ku nuk i bëjmë vaksinat për fëmijët.”

4.3.8. Arsimimi i fëmijëve

101. Rinne C., Eslildsen J., The situation of Roma in Greece, 2004.

Page 36: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

36

Niveli arsimor i fëmijëve romë në migrim (kryesisht në Greqi) është i ulët. Të dhënat e anketës tregojnë se 43% e fëmijëve të grup-moshës 7 deri 18 vjeç janë analfabetë. Kjo përqindje është më e lartë se mesatarja në Shqipëri, që në vitin 2011 llogaritej në 36.4%102. Ndërkaq, vetëm 33% e fëmijëve romë të grup-moshës 7 deri 18 vjeç frekuentojnë shkollën, nga rreth 35% në Shqipëri103. Pengesat për arsimimin e fëmijëve Prindërit romë rendisin disa shkaqe që lidhen kryesisht me varfërinë. Vështirësia për të blerë librat dhe artikujt shkollorë, mungesa e rrobave të përshtatshme, kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e infrastrukturës, kontributi që duhet të japin për rritjen e të ardhurave të familjes, përkujdesja ndaj motrave dhe vëllezërve më të vegjël, etj., janë disa nga pengesat kryesore për arsimimin e fëmijëve. Pengesa më e madhe për arsimimin e fëmijëve romë është varfëria. Shumë familje nuk mund ta përballojnë blerjen e librave, të artikujve shkollorë dhe të veshjeve të përshtatshme për fëmijët e tyre. Erveheja, një grua rome nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, që jeton në një nga kampingjet pranë Janinës, thotë: “Fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë. Nga lagjja vetëm nja dy fëmijë shkojnë. Ja, të dua ta çoj djalin në shkollë, por me se ta paguaj? Unë s’kam para për të paguar librat.” Të njëjtën gjë pohon edhe Sadetja, një rome nga Rrapishta e Elbasanit, që jeton në Selanik: “Vajza është 8 vjeçe, por nuk ka shkuar në shkollë se nuk kemi para ta çojmë atë. Ajo do të hajë, do librat, të vishet, por ne nuk kemi mundësi ta dërgojmë me shkollë.” Fëmijë të tjerë duhet të kontribuojnë në të ardhurat e familjes duke punuar përkrah prindërve të tyre. Esati, një rom nga Levani, që ka migruar në Lehena, thotë: “Unë punoj bashkë me djalin, i cili është 15 vjeç, kurse gruaja punon me vajzën, e cila është 17 vjeçe. (...) Djalin e kisha në shkollë, por kur u rritën, nuk kisha leverdi t’i çoja se u bënë krahë pune për ne. Djali ka bërë 6 klasë shkollë, kurse vajza 5 klasë shkollë. Unë desha që fëmijët të bënin shkollë, por (...) kur erdha këtu kishte punë dhe punojmë të katër tani.” Kushtet e vështira të jetesës në të cilat jetojnë shumë fëmijë – sidomos ata që jetojnë në kampingje dhe në çadra - e bën të vështirë ndjekjen e shkollës dhe përgatitjen e detyrave të shtëpisë. Suloja, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, që jeton në një nga kampingjet në periferi të Janinës, thotë: “Më parë vinin në shkollë, por këtu është baltë dhe bëhen pis ata. Ku do shkojnë ashtu në shkollë?” Migrimi sezonal është një pengesë tjetër për arsimimin e fëmijëve. Disa familje migrojnë gjatë vitit për arsye ekonomike. Kujtimi, një rom nga Gjirokastra, thotë: “Në shkollë i pranojnë, por ne nuk rrimë në një vend (...). Ne sot jemi këtu, nesër jemi në një vend tjetër, nuk kemi vend të përhershëm.” Skenderi, një rom tjetër nga Gjirokastra, plotëson: “Nga muaji maj deri në shtator ne punojmë në Lamia dhe në Farzalla, tani fillon prashitja e domates, pastaj rrimë një muaj dhe fillon domatja, pastaj fillon rrushi, pastaj fillon ulliri dhe

102

Gëdeshi I., Jorgoni. E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. 103

Gëdeshi I., Jorgoni. E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012.

Page 37: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

37

ne jemi prapë në Lamia dhe këtu vijmë në janar, kur s’ka punë atje. Ne këtu fillojmë me hekurat pastaj.” Në disa vendbanime informale rome, shkollat janë larg dhe kjo është një pengesë për frekuentimin e saj. Zihniu, një rom nga Gjirokastra, thotë: “Po kur s’ka shkollë afër, si mund t’i lësh fëmijët të shkojnë vetëm në shkollë, se këtu është shumë larg, ndaj dhe ngelesh pa shkollë.” Të njëjtën gjë thekson edhe Vjollca, një rome që banon në pikën e grumbullimit të plehrave në Athinë: “Në komunitetin tonë ca fëmijë shkojnë e ca jo, sepse kanë frikë se i shtypin makinat.” Arsimi parashkollor Arsimi parashkollor është i domosdoshëm për arsimimin e fëmijëve romë, sepse ato përshtaten më mirë me mjedisin e shkollës dhe kanë më pak vështirësi për përvetësimin e mësimeve. Ndërkaq, të dhënat e anketës tregojnë se arsimi parashkollor frekuentohet në Greqi vetëm nga 19% e fëmijëve romë të moshës 3 deri 6 vjeç. Ky frekuentim është shumë më i lartë në qytetet dhe fshatrat ku familjet rome janë të integruara. Ndërsa në kampingjet rome në Athinë, Janinë dhe Selanik thuajse asnjë nga fëmijët nuk e frekuenton kopshtin. Ndërkaq, asnjë nga fëmijët romë nuk e frekuenton çerdhen. Martesat në moshë të re Martesat në moshë të re janë një fenomen i përhapur në disa vendbanime dhe sidomos midis romëve të fisit Karbuxh dhe Cergar që jetojnë në kampingje. Sipas anketës 35% e vajzave të grup-moshës 14 deri 17 vjeç janë të martuara104. Izolimi dhe faktorët ekonomikë e sociale ndikojnë në martesat në moshë të hershme, sidomos në disa fise rome. Regjistrimi i fëmijëve Ndërsa 6.1% e fëmijëve të grup-moshës 0 deri 18 vjeç janë të paregjistruar në gjendjen civile (por 13.2% të grup-moshës 0 deri 7 vjeç). Një gjysh nga Elbasani që jeton në një kamping të Athinës, thotë: “Unë fëmijët i kam të rregjistruar, kurse nipërit dhe mbesat i kam të pa rregjistruar. Vajza e madhe ka katër fëmijë dhe i ka të parregjistruar në Shqipëri, por dhe këtu. (...) Të katër janë të parregjistruar, sepse ikin fshehurazi nga spitali. Nuk kanë 1000 Euro për të paguar (...) Unë këtu nuk marr dot një letër për lindjen e fëmijës, sepse spitali të kërkon paratë. Ndaj detyrohen gratë tona dhe largohen duke i marrë fshehtas fëmijët nga materniteti ku lindin”. Astriti, një rom nga Zinxhiraj i Gjirokastrës që jeton në një nga kampingjet pranë Janinës, tregon: “Unë djalin e kam të pa regjistruar. Vajti 16 vjeç ai. Ka lindur në fushë, në domatet, atje ku punonte gruaja. Pasi lindi ajo ne nuk shkuam në spital dhe unë djalin e kam të parregjistruar dhe sot e kësaj dite. (...) Unë shkoj për ta regjistruar djalin në Shqipëri dhe

104. Në Shqipëri, sipas ligjit, mosha minimale për martesë është 18 vjeç, si për vajzat ashtu edhe për djemtë. Martesat e vajzave rome nën këtë moshë nuk janë të lidhura në bazë të ligjit.

Page 38: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

38

më thonë që dua një shënim nga greku që është lindur andej. Po ku ta gjej? Gruaja nuk ka shkuar në spital. Ndërsa në Greqi do 700 Euro që të zë avokat për gjyqin. Por unë nuk kam lekë për këtë”. 4.3.9. Kapitali shoqëror Studimet105 tregojnë se romët janë të pasur në kapital shoqëror konjitiv106 dhe të varfër në kapital shoqëror strukturor107. Këto forma të kapitalit shoqëror i ndihmojnë romët të përballojnë varfërinë dhe përjashtimin social. Procesi i migrimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, siç do të shohim, bazohet thuajse në të gjitha fazat e tij (nga nisja tek rikthimi) tek kapitali social konjitiv. Figura 7. Vendi ku ju jetoni banohet kryesisht nga ...

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Thuajse 57% e familjeve rome banojnë pranë njëri tjetrit duke krijuar komunitete thuajse homogjene (figura 7). Në shumë raste këto komunitete vijnë nga i njëjti vendbanim në Shqipëri. Në vendbanimet rome në periferi të Janinës (Perame, Kria, Anatoli, Katzika, etj) thuajse të gjithë ishin të ardhur nga Zinxhiraj i Gjirokastrës. Në Lehena romët ishin të ardhur kryesisht nga Delvina. Në vendbanimet Aspropyrgos dhe Vartholomio të Athinës romët ishin nga Elbasani. Në disa vendbanime në Selanik romët ishin nga Korça, Elbasani, Pogradeci dhe Maliqi. Ato i ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin në vendin e punës ose në vende publike, të tilla si sheshe, bar-kafe, etj. Gimi, një rom që punon në Lehena, tregon: “Ne dalim çdo mëngjes për punë në këtë shesh (...) Kur nuk ka punë vajzat dhe gratë bisedojnë me njëra tjetrën ndonjë një orë e gjysëm dhe shkojnë nëpër shtëpi. Kurse burrat deri në orën nëntë e gjysëm e kalojnë nëpër lokale, luajnë me letra dhe pinë ndonjë kafe ose

105. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012; De Soto H., Beddies S., Gedeshi I., and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005. 106. Kapitali social konjitiv u referohet normave, vlerave dhe qëndrimeve që drejtojnë sjelljen. 107. Kapitali social strukturor u referohet shoqatave dhe rrjeteve formale ose joformale që lehtësojnë veprimin kolektiv.

Page 39: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

39

birrë”. Këto kontakte sociale përforcohen nga vizitat reciproke në shtëpi. Shumë prej tyre kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Lindita, një rome nga fshati Mersin pranë Lehenas, tregon: “Ne takohemi shpesh me njëri-tjetrin. Këtu kam motrën, kunatën dhe krushkun. Një herë në javë shkoj në Lehena se kam vajzën atje. Shkoj dhe tek vëllezërit, po në Lehena. Kurse me gratë e tjera takohemi tek tregu kur shkojmë”. Solidariteti dhe besimi midis tyre i ndihmon në gjetjen e punës, strehimit, shkëmbimin e informacionit, etj. Në vendin e migrimit romët kanë kontakte edhe me popullsinë vendase. Thuajse 42% e romëve banojnë në zona ku shumica e popullsisë është vendase. Këto kontakte i kanë ndihmuar në ndryshimin e mentalitetit dhe të mënyrës së jetesës. Astriti, një rom në Follorinë, tregon: “Njeriu kur del nga një qytet në tjetrin diçka fiton si psh. kulturën, sjelljen, ... Por ne kemi dhe traditat tona dhe nuk i harrojmë. Por që të bëjmë ato gabime që bëri babai jonë që na martuan të vegjël dhe na lanë pa shkollë unë këto gabime nuk i bëj. Unë vetë u martova i vogël 16 vjeç, gruaja ishte dhe ajo aq, 16 vjeçe. Ndaj dhe unë për vajzat nuk dua që ato të martohen të vogla, por të mbarojnë shkollën dhe pastaj ta zgjedhin vetë”. Figura 8. Kontaktet e romëve me popullsinë vendase

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Rreth 45% e romëve, kryesisht ata që kanë profesione, - që punojnë në bujqësi, në ndërtim, në shërbime ose që punojnë në manufakturë, - shprehen se kanë kontakte “shumë të shpeshta” dhe “të shpeshta” me popullsinë lokale. Ky nivel i lartë i kapitalit social me popullsinë lokale – elementët thelbësorë të të cilit janë besimi dhe solidariteti - ka përfitimet e tij. Avniu, një rom nga Delvina që jeton në Lehena, tregon për kontaktet e shpeshta dhe marrdhëniet e mira me popullsinë vendase: “Unë jam rritur me ata dhe i kam si vëllezër, jo si pronarë. Shkojmë edhe për vizita ... Unë kam biseduar, se ata kanë disa vegla të vjetra dhe më ndihmojnë po qe se kthehem në Shqipëri”. Edhe Arbeni, një rom nga Korça, i migruar në Follorinë, thekson të njëjtën gjë: “Këtu kam shumë shokë. Edhe me

Page 40: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

40

romët grekë kam, por jo shumë marrëdhënie. Më shumë kam me grekët, shkojmë nëpër shtëpia, nëpër klube, bëjmë vizita për pashkët, mblidhemi të gjithë”. Ky besim dhe solidaritet me popullsinë vendase i ndihmon romët edhe në gjetjen e vendit të punës, lehtësimin e transaksioneve të biznesit, përfitimin e shërbimeve, etj. Drita, një rome nga Korça që jeton në Firence, tregon për gratë rome: “Punët i gjejnë me anë shoqërie .... Kanë shoqëri me gratë italiane dhe ato dalin garant. Edhe mua (...) ato do të ma gjejnë punën, se thonë që e njohim ne këtë grua”. Niveli i këtyre kontakteve mund të shpjegojë edhe dallimet midis familjeve rome në kushtet e jetesës, nivelin e të ardhurave dhe përfitimin e shërbimeve. Për këtë qëllim ne i grupuam familjet rome, sipas nivelit të kontakteve me popullsinë vendase, në tre grupe dhe pamë aftësinë e tyre për të kursyer, cilësinë e banimit (e bashkë me të edhe të infrastrukturës) dhe përfitimin e disa shërbimeve (arsimin). Të dhënat tregojnë se familjet që kanë kontakte “shumë të shpeshta” dhe “të shpeshta” me popullsinë vendase, kanë më shumë mundësi të kursejnë nga të ardhurat e tyre, të jetojnë në banesa më të mira dhe me infrastrukturën e nevojshme, ndërsa një përqindje më e lartë e fëmijëve të tyre ndjekin shkollën dhe kopshtin (tabela 4).

Tabela 4. Niveli i kontakteve me popullsinë vendase dhe disa tregues të kushteve të jetesës, nivelit të kursimit dhe përfitimit të shërbimeve

Nr Niveli kontakteve me popullsine vendase

Kanë mundësi

të kursejnë

Tipi banimit (jetojnë në barraka pa infrastrukturën

e duhur)

Arsimimi i fëmijëve 6-18

vjeç (ndjekin shkollën)

Ndjekin kopshtin

(3 – 6 vjeç)

1 “Shumë të shpeshta“ dhe „të shpeshta“ 60% 19% 46% 25%

2 „As të shpeshta dhe as të rralla“ 50% 50% 21% 17%

3 „Të rralla“ ose „asnjë kontakt“ 32% 53% 31% 14%

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012 Në fillim të viteve 90’ shumë romë që migruan në Greqi përfituan nga solidariteti me romët grekë për të gjetur punë dhe strehim. Aktualisht, pavarësisht se midis romëve nga Shqipëria dhe romëve grekë ka edhe martesa, marrdhëniet midis tyre duken të largëta. Një lider informal rom nga Elbasani, i cili jeton në Aspropyrgos të Athinës, shprehet: “Me romët grekë ne kemi një përshëndetje. Ata e dinë që ne jemi romë. Në vitet 1991-1992 edhe na kanë ndihmuar, kurse tani ata janë në krizë për vete. Ne në fillim edhe kemi ndënjur nëpër shtëpitë e tyre, derisa u ambientuam si emigrantë këtu. Sepse ne tani paguajmë qera (...) Ata na kanë mbajtur, kjo ka qendruar më parë kur unë erdha këtu nuk dija se ku të përplasesha dhe unë isha i detyruar që do rrija pas atij. Do ikte ai për punë do ikja dhe unë (...)”. Të dhënat e anketës tregojnë se 91% e migrantëve romë mbajnë kontakte me familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre në Shqipëri. Këto kontakte realizohen kryesisht nëpërmjet bisedave telefonike dhe vizitave në vendlindje. Thuajse 83% e tyre flasin nëpërmjet celularit 2 deri 4 herë gjatë muajit me të afërmit në Shqipëri. Këto kanale komunikimi u shërbejnë jo vetëm nevojave emocionale, por edhe informimit për gjendjen ekonomike e

Page 41: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

41

sociale në Shqipëri. Enveri tregon: “Nga biseda me vëllezërit unë mësoj për ndërmarrjet që janë hapur në Delvinë (...). Ata më tregojnë edhe për degët e bankave greke në Delvinë dhe interesat bankare (...)”. Ruajtja e këtyre kontakteve forcon solidaritetin dhe lehtëson ndihmën që migrantët u japin të afërmve të tyre në Shqipëri. Flutra, një grua rome nga Delvina, tregon: “Vëllai im është në Delvinë dhe është i varfër. Kur morrëm vesh që ai u sëmur ... ne shkuam në spitalin e Gjirokastrës. Jemi 6 motra dhe dhamë gjak për të. Ne i dhamë edhe nga 100 Euro secila”. Figura 9. Vizitat në Shqipëri

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012

Krahas komunikimit me pjestarët e familjes, miqtë dhe të afërmit në vendlindje romët informohen edhe nëpërmjet mass-medias për çka ndodh në Shqipëri. Fatjoni, një rom që jeton në Athinë, thotë: “Edhe televizionin shqiptar e ndjek dhe marr vesh se ç’bëhet në Shqipëri. (...) Ne lajmet e Tiranës i ndjekim të gjitha. Çfarë bëhet në Tiranë ne i marrim vesh, i shohim në televizor të gjitha, çfarë thuhet për gjithë vendin ne i ndjekim”. Romët janë të pasur në kapital shoqëror konjinktiv, - i cili i ndihmon në të gjithë ciklin e migrimit, - por të varfër në forma të kapitalit shoqëror strukturor, të tilla si shoqatat formale dhe informale ose rrjetet, të cilat lehtësojnë dhe nxisin veprimin kolektiv. Aktualisht asnjë nga NGO rome që veprojnë në Shqipëri nuk ka degë në vendbanimet kryesore rome në Greqi ose Itali108. Ndërsa ndonjë tentativë për krijimin e ndonjë shoqate rome në migrim ka mbetur jo-rezultative. Krahas kësaj, edhe shoqatat e migrantëve të popullsisë në shumicë – pavarësisht nga ndonjë tentativë - nuk kanë vendosur lidhje me komunitetet rome. Rrjedhimisht komunitetit rom në migrim i mungon një organizim, i aftë që të shprehë dhe mbrojë interesat e tij. Në afat të shkurtër, qeveria shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare duhet të inkurajojnë krijimin e shoqatave rome në migrim, ashtu si dhe forcimin e besimit midis tyre dhe komuniteteve rome. Ndërsa në afat të gjatë, duhen krijuar dhe forcuar lidhjet midis

108

. Intervistë me Z. Skënder Veliu, president i shoqatës rome „Amarodrom“.

Page 42: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

42

shoqatave rome në migrim me ato në Shqipëri, ashtu si dhe me shoqatat e migrantëve të popullsisë në shumicë dhe me ato rome të vendit pritës. Kjo formë e kapitalit shoqëror është e domosdoshme për të ndihmuar romët që të shprehin nevojat dhe të mbrojnë interesat e tyre në vendin e migrimit, ashtu si dhe për të nxitur veprimin kolektiv. 4.3.10. Remitancat Vetëm 32.6% e familjeve rome dërgojnë remitanca, nëpërmjet rrugëve informale (71%) dhe formale (29%), tek të afërmit e tyre. Ata i sjellin vetë (42%), i dërgojnë me shokët (29%) ose i dërgojnë nëpërmjet agjensive Western Union (26%) dhe Money Gram (3%). Disa të tjerë i dërgojnë nëpërmjet bankave ose i sjellin me shoferët e autobuzave kundrejt një shpërblimi. Estrefi, një prind rom nga Bilishti, tregon eksperiencën me djalin e tij migrant në Greqi: “Djali m’i dërgonte me shokët paratë. Kur duhej ndonjëherë me të shpejtë, i dërgonte me Western Unionin ose me shoferin e autobuzit, të cilit në bazë të parave të dërguara i jepnim dhe atij 5 ose 10 Euro”. Thuajse 74% e migrantëve që dërgojnë remitanca i dërgojnë këto para me këste, në shuma të vogla, 2 deri 4 herë në vit. Ndërkaq, 77% e migrantëve u a dërgojnë “prindërve”, 16% “motrave dhe vëllezërve” dhe 3% “fëmijëve” të tyre. Madhësia mesatare e remitancave (425 Euro në vit) është e vogël dhe reflekton të ardhurat e pakta të migrantëve romë. Ato përfaqësojnë 3.1% të të ardhurave mesatare vjetore të familjeve rome që dërgojnë remitanca. Reshiti, një i moshuar nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, ankohet: “Unë jam plak dhe jam vetëm me gruan, se fëmijët i kam në Greqi prej 10 vjetësh. Nuk pyesin fare për ne pleqtë, se dhe ata atje nëpër kazanë hanë. Rrinë në Janinë atje”. Ndërsa, Arjani, një ish migrant nga fshati Vloçisht i Korçës, tregon: “Dërgoja brenda mundësive, por shumë pak, një diçka e vogël, por nën 500 Euro. I sillja kur vija vetë ose i dërgoja me shokë. Ata i kishin për nevojat familjare, se për të investuar nuk ka mundësi, por me kursime si pleq që janë ...”. Tabela 5. Remitancat e familjeve rome dhe shqiptare në Greqi (në EURO)

Nr Treguesit Romë (2012)

Shqiptarë (2009)

1 Përqindja e familjeve që dërgojnë remitanca 32.6% 72.9% 2 Remitancat vjetore e familjeve që dërgojnë (në Euro) 425 2095 3 Raporti i remitancave ndaj të ardhurave vjetore të familjes 3.1% 9.2%

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë, 2012; IOM., UNDP., WB., Global Crisis and Migration – Monitoring a Key Transmission Channel for the Albanian Economy, 2010.

Në krahasim me popullsinë në shumicë romët dërgojnë më pak remitanca, ndërsa madhësia mesatare e tyre është më e vogël. Këto remitanca përfaqësojnë 3.1% të të ardhurave vjetore të familjes për romët, kundrejt 9.2% për popullsinë në shumicë (Tabela 5).

Page 43: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

43

Kriza ekonomike, sidomos në Greqi, i ka zvogluar dukshëm remitancat e migrantëve. Kështu 32.5% e romëve thonë se kanë dërguar më pak remitanca gjatë vitit 2011 në krahasim me 2010. Xhevria, një nënë nga Xhafzotaj që ka disa djem migrantë në Greqi dhe Itali, ankohet: “Ka nja 6 muaj që nuk më kanë dërguar asnjë lek. Nuk kanë punë dhe janë një tufë në familje, i madhi është 5 veta, i vogli 4 veta. Cfarë të bëjnë?!”. Figura 10. Përdorimi i remitancave të migrantëve romë

Burimi: UNDP., Anketa me familjet rome, 2011 Sipas anketës së UNDP109 me familjet e migrantëve në Shqipëri, pjesa më e madhe e remitancave përdoret për të plotësuar nevojat e konsumit të përditshëm (50.2%) të familjeve (ushqim, veshmbathje), për të përmirësuar kushtet e jetesës (blerja e orendive shtëpijake) (11.3%) dhe për shëndetin (10.8%). Përtej këtyre nevojave, ato përdoren për kursime (10.4%), për ndërtim ose blerje shtëpie (5.2%) dhe arsimim (4.8%). Vetëm disa familje i përdorin remitancat për investime në aktivitete biznesi (3.9%). Ky përdorim i remitancave të migracionit zbut, në afat të shkurtër, varfërinë ekstreme të shumë familjeve rome që i përfitojnë, por duke mos krijuar vende të reja pune, ai rrjedhimisht forcon, në afat të gjatë, varfërinë dhe përjashtimin social. 4.4. Migrimi potencial i romëve Migrimi i romëve në Evropë është kthyer sot në një çështje politike madhore, të debatueshme, ndërsa studime të shumta janë porositur nga organizmat ndërkombëtare për të parë tendencat e këtij fenomeni110. Pavarësisht se nuk ka të dhëna sasiore, shumë vende

109

. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 110. Liegeois J-P., Roms et Tsiganes, La Decouverte, Paris 2009

Page 44: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

44

të BE kanë frikë sot nga një “invazion i romëve” nga vendet e Ballkanit111. Po çfarë thonë të dhënat lidhur me romët në Shqipëri? Anketa e UNDP112 tregoi se migrimi potencial i romëve është më i ulët se ai i popullsisë në shumicë. Sipas të dhënave vetëm 30.9% e romëve, të grup moshës 18 deri 40 vjeç, dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria. Dëshira për migrim është më e lartë për meshkujt (40.3%), më të arsimuarit, të varfërit dhe kulmon për grup-moshat 31-35 vjeç. Kjo dëshirë është më e ulët në krahasim me popullsinë mazhoritare, e cila në vitin 2007 llogaritej në 44%113. Kjo shpjegohet, nga njëra anë, me krizën ekonomike që përjetojnë vendet fqinje, e sidomos Greqia. Ndërsa nga ana tjetër me kapitalin e pakët human, social e financiar që disponojnë familjet rome. Artani, një lider informal rom nga Baltëza, thotë: “Kohët e fundit ka rënë kjo lloj dëshire, nuk është rritur, por po bie dhe kjo vjen nga kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë. Plus që dhe këta që kanë ikur para 10-15 vjetësh kanë filluar të mendojnë për t’u kthyer, plus që ka dhe që janë kthyer, një numër i vogël është ai. Me çfarë po shikoj drejt asaj është, se në Greqi po falimenton çdo gjë”. Skënderi, një lider informal nga Llakatundi, thotë: “Të rinjtë duan të migrojnë, por e kanë si hobi, për turizëm, se për punë e kanë të qartë se nuk ka. Po të kishte punë, prindërit do merrnin lekë borxh dhe do t’i çonin. Por nuk kanë dëshirë, sepse nuk ka punë andej”. Migrimi potencial shpreh një tendencë, realizimi i së cilës kushtëzohet nga kapitali human, financiar dhe social që zotëron individi që e shpreh këtë dëshirë. De Soto et al., (2002) në një studim për varfërinë në Shqipëri, theksojnë se më të varfërit e të varfërve nuk kanë mundësi për të migruar114. Rrjedhimisht, pavarësisht nga dëshira që shprehin romët për migrim ndërkombëtar, pyetjet që shtrohen janë: A i kanë romët kushtet për të migruar? Domethënë, a janë ata të aftë të financojnë udhëtimin e tyre jashtë vendit? A kanë ata një informacion të mjaftueshëm për vendin e migrimit? Dhe, a i disponojnë ata dokumentat e nevojshme (pasaportë biometrike, etj)? Apo kjo është thjesht një dëshirë që motivohet nga varfëria dhe kushtet e vështira në të cilat jetojnë? Për këtë qëllim, kemi ndërtuar një tregues për të matur ‘prirjen për të migruar’, që bazohet në aftësinë për të financuar udhëtimin jashtë vendit, informacionin që ata kanë për vendin e migrimit, zotërimin e dokumenteve të nevojshme dhe nëse planifikojnë të migrojnë brenda 6 muajve apo 2 viteve të ardhshme. Sipas këtij treguesi vetëm 9.5% e romëve kanë mundësi të migrojnë.

111. Mile S., L’immigration des Roms en France – entre prejuge, craintes et chances. Le Courrier des Balkans, 3 Fevrier 2005. 112. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012. 113. European Training Foundation., The contribution of human resources development to migration policy in Albania, 2008. 114. De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002.

Page 45: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

45

Figura 11. Shkaqet e migrimit potencial

Burimi: UNDP., Anketa me familjet rome, 2011 Një karakteristikë e migrimit të romëve, në krahasim me egjiptianët dhe me popullsinë në shumicë, është se shumica e tyre dëshirojnë të migrojnë në afat të shkurtër (tabela 6). Një karakteristikë tjetër e migrimit të romëve është se rreth 81% e tyre dëshirojnë të migrojnë së bashku me familjet e tyre. Tabela 6. Krahasimi i kohëzgjatjes të migrimit të romëve me të egjiptianëve (në %)

Nr Grupi < 1 vit 1-2 vjet 3-5 vjet 5-10 vjet > 10 vjet Përgjithmonë 1 Romët 45.3 22.1 14.9 2.8 5.0 9.9 2 Egjiptianët 12.2 14 15.8 3.6 30.3 24

Burimi: UNDP., Anketa me familjet rome, 2011

Të dhënat cilësore tregojnë se romët janë të informuar lidhur me migrimin, mundësitë e punësimit, etj. Burimet kryesore të informacionit për migrimin janë ‘familja dhe shokët në vendin e migrimit’, ‘televizioni dhe radio’ dhe ‘familja dhe shokët në Shqipëri’ (figura 3). Disa prej tyre kanë qënë migrantë ose kanë bërë vizita tek të afërmit e tyre në vendin e preferuar të migrimit. Fadili, një rom nga Levani, tregon eksperiencën e tij: “Në Greqi vajta si turist ... Në Janinë ndejta 3 ditë kurse në Athinë 4 ditë. Ishte e kotë të rrija atje, ndaj dhe u ktheva. Ka që shkojnë, por nuk ka punë, është bërë si Shqipëria dhe Greqia. Njësoj, nuk ke ku të vesh”.

Vendet e preferuara të migrimit janë vendet fqinje, Greqia (73.5%) dhe Italia (15.7%). Disa të tjerë dëshirojnë të migrojnë në një vend tjetër të BE (10.5%). Arsyet e përzgjedhjes së këtyre vendeve lidhen me mundësitë më të mira të punësimit dhe të të ardhurave, koston e

Page 46: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

46

jetesës, ekzistencën e rrjeteve sociale, njohjen e gjuhës dhe të vendit, si dhe mundësitë e kursimit. Figura 12. Arësyet e zgjedhjes së vendit të migrimit

Burimi: UNDP., Anketa me familjet rome, 2011 Rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e vendit të migrimit, sepse ato sigurojnë informacion lidhur me mundësitë e punësimit, ndihmojnë në strehimin dhe ushqimin, duke ulur koston dhe duke zvogluar rreziqet e migrimit. Arjani, një ish migrant në Greqi, tregon eksperiencën e tij: “Unë shkova në Selanik sepse kisha vjehrin dhe vjehrën atje, kisha një bazë dhe një shtëpi. Atje m’u dha mundësia e punës. Edhe të tjerët po ashtu nga mundësia e punës. Kur s’kanë patur punë më kanë marrë në telefon dhe i kam gjetur unë një punë. Dhe kështu, për këtë arsye, janë në Selanik. Jemi kushërinj me njëri-tjetrin, djem xhaxhai dhe djem hallash. Pra kemi tërhequr njëri-tjetrin sipas mundësive”. Romët dëshirojnë të punojnë në punë të pakualifikuara në vendin e migrimit, të tilla si mbledhja e hekurishteve dhe rrobave të përdorura, bujqësia, ndërtimi, përkujdesja shtëpiake dhe lypja. Nga njëra anë kjo shpreh nivelin shumë të ulët profesional dhe arsimor, ndërsa nga ana tjetër riprodhon punën që ata bëjnë në Shqipëri. Një studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2012) tregoi se 81.2% e romëve në Shqipëri nuk zotërojnë asnjë profesion115. Ndërkaq, ekziston një korrelacion i fortë midis gjinisë dhe sektorit të punësimit. Meshkujt dëshirojnë më shumë të punojnë në mbledhjen e hekurishteve, bujqësi dhe ndërtim. Ndërsa femrat dëshirojnë të punojnë në mbledhjen e rrobave të përdorura, shërbime, përkujdesje shtëpijake dhe lypje.

115

. Fondacioni Soros., Dekada e romëve dhe situata e romëve në Shqipëri - 2012”, Tiranë 2013.

Page 47: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

47

Thuajse 50% e migrantëve potencialë romë shprehen se një trajnim paraprak do t’i ndihmonte për gjetjen e një pune në vendin ku migrojnë. Ndërkaq, 69% e romëve thonë se dëshirojnë të marrin pjesë në trajnime të tilla. Ky trainim mund të ishte profesional (76%) dhe për gjuhën (21%). 4.5. Ndikimi i krizës ekonomike Kriza ekonomike, sidomos në Greqi, ka ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike-sociale të familjeve migrante rome. Sipas anketës, ndikimi i krizës është ndjerë kryesisht në: ‘zvogëlimin e të ardhurave personale ose familjare mujore’ (44%), ‘zvogëlimin e të ardhurave nga punët e rastit ose informale’ (32%), ‘shkurtimi i ditëve/orëve të punës’ (14%) dhe ‘humbjen e vendit të punës’ (7%). Vetëm 0.8% e të anketuarve shprehen se familjet e tyre ‘nuk janë prekur nga pasojat e krizës ekonomike’ (figura 13). Figura 13. Aspektet ku migrantët romë i kanë ndjerë më shumë pasojat e krizës ekonomike

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë

Zvogëlimi i të ardhurave mujore të familjes së migrantit ndodh për disa arsye: e para, janë zvogëluar ditët ose orët e punës. Sipas intervistave, ky shkurtim i ditëve/orëve të punës është i dukshëm në të gjithë sektorët ku punojnë romët. Arbeni, një rom nga Levani, në Athinë, tregon: “Unë jam emigrant në Athinë dhe punoj shofer, por puna ka rënë... Për shembull, unë merrja 1.000 euro në muaj, por tani më kanë prerë ditët e punës, si të shtunat dhe të dielat ose orët jashtë orarit...”. Ndërsa Petriti, një migrant që punon në bujqësi, thotë: “Për të gjetur punë dalim te sheshi. Dalim përditë që në orën 6.30 dhe presim deri në orën tetë e pastaj ikim po nuk erdhi njeri. Muajin e kaluar as 7 ditë pune nuk bëra, po aq dhe në janar, kurse tani në mars kam bërë nja 4 ditë pune.” Një arsye tjetër është ulja e çmimit të orës/ditës së punës, çka i pakëson edhe më shumë të ardhurat e migrantëve. Këtë gjë konfirmon edhe Agimi, një migrant që punon prej vitesh në sektorin e bujqësisë në Greqi, kur thotë: “Puna është ndërprerë këtu dhe pagesa e punës ka rënë shumë nga 30 Euro, për shembull, në 15-20 Euro. Krahas ndikimit të krizës, kjo ra edhe

Page 48: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

48

sepse ka ardhur pakistanezi, bullgari dhe e marrin edhe për 10 Euro punën”. Romë të tjerë kanë humbur vendin e punës dhe nuk përfitojnë pagesë papunësie. Edhe romët që punojnë në sektorin informal ose bëjnë punë të rastit ankohen për rënien e shpejtë të të ardhurave. Agimi, një rom në Selanik, që mbledh hekurishte, thotë: “Para 4-5 vjetësh nuk kemi pasur problem për skrapin. Mund të bëje 2 km rrugë dhe e mbushje mjetin. Kurse tani grumbullimi i skrapit ka rënë shumë. Kjo rënie ka ardhur se janë futur afrikanët dhe pakistanezët dhe ata punojnë edhe me karroca supermarketi për mbledhjen e skrapit.”

Migrantët romë u pyetën edhe për strategjitë më të rëndësishme nëpërmjet të cilave familjet e tyre mund të përballonin në të ardhmen ndikimin e krizës ekonomike (tabela 7). Shumica zgjodhi si strategji primare ‘kthimin në Shqipëri’ (63.8%). Si strategji dytësore u zgjodh ‘gjetja e një pune të dytë për të kompensuar uljen e të ardhurave’ (38.5%) dhe ‘ulja e shpenzimeve familjare në vendin e migrimit’ (26.9%). Ndërsa ‘paksimi i remitancave për familjen, prindërit dhe të afërmit’ (33.3%) në Shqipëri u zgjodh vetëm si strategji terciare.

Tabela 7. Strategjitë më të rëndësishme për të përballuar pasojat e krizës ekonomike në vendin e migrimit

Nr Përgjigjet Primare Sekondare Terciare

1 Ulja e shpenzimeve familjare në vendin e migrimit 26.6 26.9 8.3 2 Gjetja e një pune të dytë ose punë jashtë orarit 7.4 38.5 16.7 3 Përdorimi i kursimeve për të përballuar jetesën deri në

gjetjen e një pune tjetër 2.1 15.4 16.7

4 Paksimi i remitancave për familjen/prindërit/të afërmit në Shqipëri

0 7.7 33.3

5 Kthimi në Shqipëri i të gjithë familjes 63.8 11.5 25 Totali 100 100 100

Burimi: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., Anketa me migrantët romë. Kthimi në Shqipëri i migrantëve lidhet me arsye ekonomike. Në një intervistë, Bujari, një migrant rom nga Korça, shpjegon: “Edhe për kthimin arsyeja është e thjeshtë. Sa të prek kursimet këtu, jetoj më mirë në shtëpinë time në Shqipëri. Po bëjmë avash-avash 5-6 muaj pa punë. Pra, sa të rrimë këtu, vemë në shtëpinë tonë dhe merremi me ato punët që jemi marrë gjithmonë. Familja do rrijë në shtëpi dhe nuk paguaj as qira, as gjë.” Thuajse 65% e migrantëve që mendojnë të kthehen thonë se kjo mund të ndodhë në një periudhë 1-vjeçare dhe rreth 26% brenda 6 muajve të ardhshëm. Fakti që shumë nga migrantët romë theksojnë se mund të kthehen brenda një viti tregon se ata kanë një qëndrim “wait and see”, çka e bën të vështirë parashikimin se si do të veprojnë në të ardhmen. Megjithatë, dy faktorë do të ndikojnë në perspektivë për rikthimin e migrantëve romë. E para është se sa e thellë dhe e shtrirë në kohë do të jetë kriza ekonomike në Greqi dhe në sektorët ku punojnë migrantët romë. Ndërsa faktori tjetër është evoluimi i gjendjes ekonomike e sociale në Shqipëri.

Page 49: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

49

Të dhënat tregojnë se rreth 98% e atyre që kanë si strategji “kthimin në Shqipëri”, dëshirojnë të kthehen në vendbanimin e mëparshëm. Ndërkaq, një rikthim masiv i romëve mund të krijojë disa probleme socio-ekonomike në zona të caktuara, sidomos për strehimin, infrastrukturën, punësimin, shkollimin dhe shërbimet e tjera sociale. Disa shembuj mund ta ilustrojnë këtë pohim. Kështu, thuajse 51% e migrantëve romë shprehen se në vendlindje nuk kanë banesë se ku të jetojnë dhe se në shumë nga vendbanimet e tyre mungon edhe infrastruktura elementare. Agimi, një migrant nga Zinxhiraj i Gjirokastrës, ankohet: “Atje nuk kemi shtëpi, na janë prishur shtëpitë. Ato duan të paktën nja 4-5 milionë lekë për t’u ndërtuar tani”. Ndërsa Astriti, një rom nga Delvina, thotë: “Me gjendjen që është mendojmë që të kthehemi, se nuk kemi para të paguajmë qiranë, dritat, ujin etj. Por ne mendojmë që ku do t’i çojmë fëmijët? Dhëndri dhe djali janë pa shtëpi, unë vetë kam një hyrje të vogël me dy dhoma në Delvinë. Ku t’i çojmë fëmijët?”. Të dhënat e anketës tregojnë se 43% e fëmijëve romë të grup-moshës 7 deri 18 vjeç janë analfabetë dhe shumë prej tyre nuk dinë të flasin shqip, çka do ta vështirësonte shkollimin e tyre. Ndërsa, lidhur me punësimin, dy janë skenarët e pasojave që mund të ketë kthimi i migrantëve romë. Skenari i parë është se kthimi i migrantëve, sidomos i atyre që për shkak të punës së pakualifikuar dhe në sektorin informal nuk kanë kapitale financiare dhe humane, mund të rrisë presionin në tregun e punës. Në mungesë të vendeve të punës, shumë romë - kryesisht në zonat urbane - do t’i drejtohen sektorit informal, sidomos grumbullimit të hekurishteve, duke çuar në uljen e të ardhurave të familjeve që punojnë në këtë sektor. Kjo do të çonte në rritjen e nivelit të varfërisë dhe të pasigurisë të shumë familjeve rome116. Skenari i dytë, ndonëse përfshin një pjesë të vogël të romëve, është më optimist dhe lidhet me transferimin për në vendlindje të kapitaleve financiare, humane dhe sociale të përfituara në vendin e migrimit. Të dhënat e anketës tregojnë se rreth 16% e migrantëve romë thonë se do të investojnë kursimet e tyre për hapjen e një biznesi, kryesisht në tregtinë e vogël (58%) dhe në bujqësi (21%). Investimi i këtyre kapitaleve do të krijonte vende të reja pune, në radhë të parë për vetë pjesëtarët e familjeve rome. Përvojat e mëparshme në Shqipëri tregojnë se disa migrantë të kthyer kanë hapur biznese të vogla, kryesisht në sektorin e shërbimeve. Agimi, një drejtor shkolle në Bisht-Kamzë, tregon: “Ne kemi një rast këtu poshtë që ka hapur një piceri, romë janë. Ata janë tre vëllezër që kanë hapur picerinë (...). Këta kanë bërë prokopi, sepse kanë punuar atje (...) kanë qenë në një baxho. Ai ka ardhur këtu, ka ngritur dhe një baxho të vogël dhe picerinë dhe është kthyer familjarisht nga Italia.” Migrantë të tjerë kanë fituar shprehi, aftësi e profesione të reja në vendin e migrimit dhe kanë ndryshuar mentalitetin e tyre. Arjani, një migrant i sapokthyer, tregon: “Nga puna që kam bërë në Greqi kam mundur të rris fëmijët e mi dhe të ndihmoj familjen brenda mundësive. Kam marrë zanate të ndryshme kudo ku kam punuar, si në

116

. Një studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë tregoi se edhe ky sektor ndodhet para shumë të papriturave. Një nga këto është edhe rregullimi dhe formalizimi i këtij sektori, cka rrezikon të nxjerrë jashtë veprimtarisë ekonomike një numër të madh të familjeve rome, të cilat kanë si burim kryesor jetese grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme (Fondacioni Soros., Dekada e romëve dhe situata e romëve në Shqipëri - 2012”, Tiranë 2013.)

Page 50: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

50

blegtori dhe në ndërtim. Por zanati që kam marrë është ai në ndërtim. (...) Kam përfituar mentalitetin, kulturën, logjikën, nga të gjitha anët. Kam shkuar që në moshën 16 vjeç dhe kam jetuar 14 vjet atje. Kemi kuptuar shumë gjëra jashtë...” Por ky skenar ka si parakusht ekzistencën e një mjedisi të favorshëm ekonomik, social dhe institucional në Shqipëri. Ai mund të favorizohet nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese të bizneseve të migrantëve, programeve të trajnimit në mbështetje të bizneseve të tyre, programeve të mikrokredisë në zonat rurale, krijimit të agjencive të konsulencës për investimet, krijimit ose forcimit të agjencive të punësimit, etj. Rekomandime Romët duhen ndihmuar në të gjitha fazat e ciklit të migrimit (nga nisja deri tek rikthimi në vendlindje), në mënyrë që ata të arrijnë sa më shpejt objektivat e tyre. Kjo ndihmë duhet të synojë daljen e tyre nga cikli i varfërisë. Trajnimi profesional, gjuhësor dhe kulturor i romëve në vendlindje (duke mbajtur parasysh edhe kërkesat e tregut të punës të vendit pritës) do të ndihmonte edhe për punësimin, rritjen e të ardhurave dhe integrimin e shpejtë të tyre në vendin e migrimit. Sipas anketës, pjesa më e madhe e migrantëve potencialë parapëlqejnë një trajnim profesional, gjuhësor dhe kulturor. Është e nevojshme që migrantët potencialë romë të marrin sa më shumë informacion për vendin e migrimit para nisjes. Ndërkaq, MPCSSHB duhet të vendosë kuota edhe për përfshirjen e pjesëtarëve të komuniteteve rome në skemat e ndryshme të punësimit sezonal jashtë vendit. Kjo do të nxiste kualifikimin profesional të tyre dhe do të ulte varfërinë e shumë familjeve. Pavarësisht se treguesi i migrimit potencial të romëve është i vogël, autoritetet lokale, NGO-të rome dhe institucione të specializuara duhet të bëjnë fushata informimi në vendbanimet rome lidhur me mundësitë dhe rreziqet e migrimit, punësimin, kanalet formale të transferimit të remitancave, etj. Nga njëra anë kjo do të shmangte kërkesat për azil117 në vendet e BE-së dhe, nga ana tjetër, do të lehtësonte ciklin e migrimit dhe të rikthimit. Ambasadat dhe konsullatat shqiptare, kryesisht në Greqi dhe Itali, duhet të interesohen për kushtet e jetesës dhe problemet e migrantëve romë, sidomos të atyre që jetojnë në kampingje e baraka. Në këto vendbanime ka raste të shumta të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet lokale (përzënie me forcë nga vendbanimet pa u lajmëruar më parë dhe pa iu dhënë një alternativë strehimi; largim me forcë nga vendi118, etj), fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile (të vendlindjes ose të vendit pritës), raste të trafikimit të

117. Në korrik 2012, për shembull, 40 romë nga Shqipëria u vendosën në qytetin e vogël Albi, pranë Tulusës, dhe kërkuan azil në Francë. 118. Sipas AEDH (L’Association Européenne pour la défense des droits de l’Homme), 400 romë shqiptarë u përzunë nga Greqia në vitin 2012.

Page 51: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

51

grave dhe fëmijëve, etj. Personeli i ambasadave dhe konsullatave shqiptare në këto vende duhet të bëjë vizita të shpeshta në këto vendbanime dhe të bisedojnë me familjet rome. Ata duhet t’i informojnë edhe për të drejtat e tyre lidhur me punësimin, strehimin, shkollimin, sigurimet sociale, shëndetin, etj. Shumë migrantë romë nuk janë përfshirë në skemat e pensioneve shtetërore që kontribuojnë në sigurinë e tyre ekonomike afat-gjatë. Fushata sensibilizimi duhen organizuar nëpërmjet NGO rome, konsullatave, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, etj. – në vendet e migrimit dhe pranë familjeve të tyre në vendlindje – në mënyrë që migrantët romë të përfshihen edhe në skemat vullnetare të pensioneve në Shqipëri. NGO-të rome në Shqipëri duhet të krijojnë degë të tyre në vendbanimet rome në Greqi dhe Itali. Nëpërmjet tyre ato duhet t’i informojnë dhe t’i ndihmojnë familjet rome lidhur me të drejtat e tyre, regjistrimin e fëmijëve, shkollimin, rikthimin në vendlindje, organizimin kolektiv në mbrojtjen e interesave të tyre, etj. Organizatat ndërkombëtare duhet të financojnë disa studime specifike në vendbanimet rome në vendet e migrimit lidhur me arsimimin e fëmijëve, kushtet e jetesës dhe të punësimit, shëndetin, mbrojtjen e të drejtave, etj. Mbi bazën e gjetjeve duhen ndërmarrë edhe masa specifike, si për shembull, mësues për tu mësuar gjuhën shqipe fëmijëve romë, libra shkollorë falas, etj. Romët përgjithësisht migrojnë me familjen. Megjithatë shumë prej tyre kanë lënë në vendlindje prindërit119, të cilët jetojnë të vetmuar, të braktisur dhe në kushtet e një varfërie të skajshme (shumë prej tyre nuk kanë pensione ose burime alternative të ardhurash)120. Ndërkaq, në Shqipëri nuk ka tradita të shërbimeve sociale për të moshuarit. Një nga politikat do të ishte rishikimi i ‘ndihmës ekonomike’, që duhet të jepet pavarësisht se sa pjesëtarë të familjes janë në migrim ndërkombëtar. Veç kësaj, autoritetet lokale - nëpërmjet ekipeve mjekësore të lëvizshme - duhet të përkujdesen për shëndetin e tyre. Një rëndësi e veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve që ata lënë pas, të cilët shpesh jetojnë me gjyshërit në kushtet e stresit psikologjik, varfërisë dhe të kujdesit të pakët121. Në këto kushte, gjyshërit nuk mund t’ua plotësojnë fëmijëve nevojat ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe sociale. Rrjedhimisht NGO-të rome, shkollat, qendrat shëndetësore, autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare, etj, duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë fëmijëve të lënë pas. Në disa rrethe të vendit (Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj) autoritetet lokale, në kushtet e thellimit të krizës ekonomike e financiare në Greqi, duhet të përgatiten për mundësinë e 119. Gëdeshi I., Jorgoni. E., Social Impact of Emigration and Rural-Urban Migration in Central and Eastern Europe. Albania, 2012. 120. De Soto et al., (2002) duke trajtuar fenomenin e migrimit shqiptar i quan të moshuarit e lënë pas “pensionistë jetimë”. Në rastin e romëve, të cilët nuk përfitojnë pensione, kemi të bëjmë me “të moshuar jetimë”. 121. Gëdeshi I., Gjokuta E., Migrant Cities Research, British Council in Albania. 2008.

Page 52: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

52

një rikthimi masiv të romëve. Në këtë rast do të kishim një rritje të kërkesave për shërbime sociale (shkollimi i fëmijëve, përmirësimi i infrastrukturës, kujdesi shëndetësor, ndihma ekonomike, etj). Migrantët romë që kthehen në vendlindje dhe zotërojnë kapitale financiare, humane e sociale duhen nxitur, orientuar dhe ndihmuar për të investuar në ekonominë lokale. Sipas anketës 9.5% e migrantëve kanë investuar në të shkuarën në Shqipëri. Ndërsa 59% dëshirojnë të investojnë në të ardhmen (pas përfundimit të krizës)122 kryesisht në shërbime (tregti e vogël) (53%), bujqësi (35%) dhe pasuri të palujtshme (11%). Autoritetet lokale duhet t’i nxisin dhe ndihmojnë nëpërmjet përfshirjes në skemat e kreditimit, trajnimit profesional, orientimit të biznesit, etj. Një rrugë tjetër do të ishte edhe gjetja e skemave për kreditimin dhe bashkimin e kursimeve të disa migrantëve romë dhe investimin e tyre në aktivitete prodhuese të përbashkëta. Ndërkaq, qeveria dhe autoritetet lokale duhet të mendojë edhe për punësimin e romëve të pakualifikuar që kthehen në vendlindje, në mënyrë që të ulë presionet mbi tregun e punës dhe shërbimet sociale. Krijimi i bizneseve sociale mund të jetë një zgjidhje123.

122. Migrantët romë nëpërmjet anketës u pyetën: A planifikoni të filloni ose zgjeroni një investim tuajin në Shqipëri në të ardhmen (pas përfundimit të krizës ekonomike)? 123. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians Communities in Albania, UNDP, 2012.

Page 53: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

53

BIBLIOGRAFIA

Abdikeeva A and MRG partners., Roma Poverty and the Roma National Strategies: The Cases of Albania, Greece and Serbia © Minority Rights Group International, September 2005.

A.T., Magjypët e Shkodrës, Revista Leka, Nr. 7, 1943. Barjaba K., Recent Implications of Inter-Ethnic Relations in Albania,

Anthropological Journal on European Cultures, Vol. 4, Number 1, 1995. Berxoli A., Minorities in Albania, Tirana 2005. Cahn, C., ed, “Roma Rights: Race, Justice, and Strategies for Equality” New York: The

International Debate Education Association, 2002. Cahn, C., Chirico, D., Mc Donald C., Mohacsi V., Proc T., Szkely A., Roma in the

educational system of Central and Eastern Europe, in the Roma Resource Book, Open Society Institute-Institute for Educational Policy, Budapest, 1999.

Carletto, G., Davis, B. Stampini, M., Zezza, A., A Country on the Move: International Migration in the Post-Communist Albania in: International Migration Review, Volume 40/4, pp. 767-785, 2006.

Courthiade M., Duka J., A Social and historical profile of the Rroms in Albania. 1990s. A draft paper provided by the authors.

CRS., Project “Roma Participation in Local Elections 2007”, Successful Roma Model of Political Representation, Tirana May 2007.

De Soto H., Gordon P., Gëdeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002.

De Soto H., Gëdeshi I., Dimensions of Romani Poverty in Albania, Roma Rights, Number 1, 2002, Qurterly Journal of the European Roma Rights Center, Budapest, Hungary.

De Soto H., Beddies S., Gëdeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005.

de Zwager N., Gressmann W., Gëdeshi I., Market Analysis: Albania – Maximising the Development-Impact of Migration-related Financial Flows and Investment to Albania, Vienna, August 2010.

Duka R., Studim i politikave për minoritetet dhe strategjitë e financimit në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 2007.

ECRI (European Commission Against Racism and Intolerance). 2002. “EU Support for Roma Communities in Central and Eastern Europe,” Enlargement Briefing, Brussels.

ERRC., Një rast i panjohur. Romët në Shqipëri. 1997. ERRC Submission to the Joint CEDAW-CRC General Recommendation /Comment on

Harmful Practices: Child Marriages among Roma, 9 September 2011. European Training Foundation., The contribution of human resources

development to migration policy in Albania, 2008. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë., “Dekada e romëve dhe situata e

romëve në Shqipëri, 2012”, Tiranë 2013. Fonseca I., Among the Gypsies, The New Yorker, 25 September 1995.

Page 54: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

54

Gëdeshi I., Gjokuta E., Migrant Cities Research, British Council in Albania. 2008. Gëdeshi I., Jorgoni. E., Social Impact of Emigration and Rural-Urban Migration in

Central and Eastern Europe. Albania, 2012. Gëdeshi I., Jorgoni E., Mapping Roma Children in Albania, UNICEF, 2012. Gëdeshi I., Miluka J., Needs Assessment Study on Roma and Egyptians

Communities in Albania, UNDP, 2012. Government of Albania., National Strategy for improving Roma living conditions,

2003. Hasluck M., The Gypsies of Albania, Journal of the Gypsy Lore Society, 17 (2): 49-61,

1938. INSTAT., Popullsia e Shqipërisë në 2001, Tiranë, 2002. INSTAT., Vjetari Statistikor, 1993-2001, Tiranë 2003. INSTAT., Shqiperia. Rezultatet Paraprake te Censusit te Popullsise dhe Banesave

2011, Dhjetor 2011. IOM., UNDP., WB., Global Crisis and Migration – Monitoring a Key Transmission

Channel for the Albanian Economy, 2010. Ivanov, A., Kling, J. & Kagin, J., “Integrated household surveys among Roma

populations: one possible approach to sampling used in the UNDP-World Bank-EC Regional Roma Survey 2011.” Roma Inclusion Working Paper. Bratislava: UNDP, 2012.

Liegeois J-P., Tsiganes, La Decouverte, Paris 1983. Liegeois J-P., Roms et Tsiganes, La Decouverte, Paris 2009. King, R., Albania as a laboratory for the study of migration and development in

Journal of Southern Europe and the Balkans, Volume 7, No 2, pp. 133-155, 2005. Koinova M., Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania, Center for

Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME), 2000.

Kolsti J., Albanian Gypsies: The Silent Survivors, in Crowe and Kolsti eds., The Gypsies in Eastern Europe, Armonk, New York: Sharpe, 1991.

Mann S. E., Albanian Romani, Journal of the Gypsy Lore Society, Vol. XII, No. 1, 1933 Milaj J., Raca shqiptare, Tiranë 1943. Mile S., L’immigration des Roms en France – entre prejuge, craintes et chances. Le

Courrier des Balkans, 3 Fevrier 2005. Nieuwendijk M., The Roma minority of Albania and transformative participation,

ISS, The Hague, The Netherlands, December 2006. Plasari, N., Ballvora, Sh., Politique et strategie dans la lutte antifasciste de

liberation nationale du people albanais (1939-1944). Studia Albanica, Vol. 2, 1975. Pollo, S., Buda, A., et al., eds. Historia e popullit Shqiptar. Universiteti i Tiranës,

1965. Ringold D., Orenstein A. M., Wilkens E., Roma in an Expanding Europe: Breaking

the Poverty Cycle, A World Bank Study, Washington D.C., 2003. Rinne C., Eslildsen J., The situation of Roma in Greece, 2004.

Page 55: Migrimi i romëve A mund të maksimizojmë …cessalbania.al/wp-content/uploads/2017/02/Roma-migration...milionë shqiptarë ose rreth 1/3 e popullsisë shqiptare vlerësohej se jetonin

55

Save the Children., Inclusive Quality Pre-Primary and Primary Education for Roma/Egyptian Children, 2010.

Silverman C., Prosecution and Politicization: Roma (Gypsies) of Eastern Europe. Cultural Survival 19 (2), 1995

Swire J., King Zog’s Albania. 1937 Taho B., Document on the Situation of Roma in Albania, 2002 Tarnovschi D (Editor)., Roma from Romania, Bulgaria, Italy and Spain between

Social Inclusion and Migration: Comparative Study. Soros Foundation, Romania, 2012

UNDP., The socio-economic situation of Roma in Albania, 2005 UNDP., Avoiding the Dependency Trap. The Roma in Central and Eastern Europe.

Bratislava, 2002 UNICEF., Gjendja e Fëmijëve të Shqipërisë 2006, Tiranë 2007 Vullnetari J., Beyond ‘Choice or Force’: Roma Mobility in Albania and the Mixed

Migration Paradigm. Journal of Ethnic and Migration Studies, 38 (8). pp. 1305-1321. ISSN 1369-183X, 2012.

World Bank., Albania, Urban Growth, Migration and Poverty Reduction. A Poverty Assessment. Report No. 40071-AL, Washington, 2007.

World Bank., Migration and Remittances Factbook, 2011.