mineralet druze

16
MINIERA TREPÇA 01.10.20 12 MINERALET E TREPÇES Mineralet druze Autor:XHEVDET TAHIRI x Page 1

Upload: xhevdet-tahiri

Post on 04-Aug-2015

538 views

Category:

Education


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mineralet druze

MINIERA TREPÇA

01.10.2012

MINERALET E TREPÇESMineralet druzeAutor:XHEVDET TAHIRI

x Page 1

Page 2: Mineralet druze

MINERALET E TREPÇES (MINERALET DRUZE)

Trupi xeheror i minieres Trepça nga shikimi gjeologjik dhe ai mineralogjik është shumë interesant. Ai lidhet gjologjikisht me kanalin e mineraleve vullkanilke i cili është hapë në një fokus magnetik të përqëndrimit të metaleve dhe është zbrazuar tërsisht.

- Karakteristikat e mineraleve të minierës Trepça janë një pasuri e rrallë e kristaleve të bukura dhe interesante që mund të gjinden diku në botë.

- Kristalet dhe kristalet druze gjinden në zgavrat e vogla dhe të mëdha në muret e gëlqerorëve, ku ato ndodhin si rezultat I kristalizimit në kushte të përshtatshme të përqëndrimit të presionit dhe temperaturës, gjithëashtu në kohë mjaftë të gjatë dhe hapsirë të lirë, i cili i ka mundësuar zgjërimin e pa penguar dhe rritjen në Kristal. Shumica e këtyre zgavrve janë shumë të ndryshme, nga të çara shumë të vogla dhe deri tek shpellat kristalore, të mbuluara me kristale madhështore të larta me disa metra.

Mineralet e minierës Trepça shfaqen në katër hapsira, kanë një koleksion të jashtëzakonshëm të kristaleve të bukura dhe të mëdha të shoqruara me kristalet Pirotina, Piriti, Bameiti, Marmatiti, Dollomiti, si dhe më të pëlqyerit Vivianiti dhe Lludllomiti.

Koleksioni i mineraleve të Trepçes nuk ofron vetëm shikimin e kristaleve të trupit xeheror, por prezenton përgjithësisht gjeologjin e mineraleve të historisë së Trepçes dhe mardhënjet e saj në gjeologjin e mineraleve të kushteve mjedisore.

Përveq kristaleve të bukura dhe të vlefshme të minierës Trepça shkëmbinjët hasen në xeherorë dhe minerale karakteristike.

x Page 2

Page 3: Mineralet druze

MINERALET

1. Psudomorfoza e piritit nga pirotina.

- Këto psudomorfoza janë karakteristik e shtrirjes së trupit në hapsirë dhe gjinden mjaftë mirë të zhvilluara në punishtet P58 dhe P90, si dhe në tjera punishte.Këto zgavra kristalore kanë qenë të mbushura me druze elegante të këtyre pseudomorfozave.

Ekonomikisht është shumë interesant nga i cili fitohet një koncentrat i pirotinës dhe piritit nga të cilët fitohet acidi sulforik dhe mbeturinat artificiale.

2. Pirotina F 1-x S

Është minerali më interesant në minierën Trepça, tregon një prirje të veqant që paraqet në kristalet e mëdha me pllaka heksagonale. Për shkak të madhësis dhe formës prerëse të tij është një ndër kristalet më të mira të cilat gjinden në botë.

x Page 3

Page 4: Mineralet druze

3. Galeniti PbS

Është sulfide i plumbit, shumë shpesh është i shoqëruar me kristalet si: marmatitin, piritin, burnonitin si dhe kalkopiritin.

Galeniti i pastërt mund të përmbajë deri 90% plumb.

Sfaleriti ZnS

Është sulfid i zingut, në formën e kristaleve të bukura dhe të mëdha, shpesh janë krijim i kristaleve të minierës Trepça. Ata janë të errët – ngjyrë e zezë dhe me shkëlqim të fortë të diamantit i mbuluar me kalcit të bardhë, me rodokrozit ngjyrë të kuqe trandafili. Japë një kontrast të mrekullueshëm të ngjyrave, ekonomikisht i vlefshëm për dhënjen e koncentratit të zingut nga i cili nxirret kandiumi.

x Page 4

Page 5: Mineralet druze

Piriti – FeS2

Është sulfid i hekurit, në formën e kristaleve të bukura, është në formë të kubeve, karaktërizohet me një shkëlqim të madhë, janë krijuar me efekte të mrekullueshme të ngjyrave, të cilat tregohen në ngjyra ari në të verdhë, kuqe,roze, nuanca të kaltërta dhe të gjelbërta.

Ekonomikisht është interesant për përfitimin e plehrave artificiale.

Para këtyre katër mineraleve kemi edhe 12 minerale që janë prezent në pregnozën e mineraleve të minierës Trepça, e ato janë: Arsenopiriti, kalkopiriti, Xhemsoniti, Plumoziti, dhe të tjera.

x Page 5

Page 6: Mineralet druze

Plumoziti Pb2Sb2S5

Plumoziti është sulfid i antimonit dhe plumbit.

Një ndër mineralet e minierës Trepça, plumoziti paraqetet si krijimi ma i bukur i mineraleve në botë. Nga shikimi ai është shumë i zakonshëm dhe i bukur, shpesh në formë tufë delikate flokësh.

x Page 6

Page 7: Mineralet druze

MINERLET PËRCJELLËSE

1. KUARCI – SiO 2

Shumë shpesh lajmërohet në mineralet e bukura druze nëpër punishtet e të gjitha horizonteve.madhësia e disave varijojnë nga kristalet më të bukura në forma të gjilpërave me gjatësi disa centimetra dhe trashësi deri në 10cm. në krye të tyre janë shpeshë të pastërt(çartë) si uji,të ndërtuar si një mal me kristale.

x Page 7

Page 8: Mineralet druze

2. KALCITI – CaCO 3

Është karbonati më i shpeshtë, i cili gjindet në sasi të madhe në të gjitha kristalet druze të minierës Trepça. Është minerali më i ri ndër mineralet përcjellëse dhe gjithashtu shtrihet në të gjitha mineralet dhe xehet e minierës.

3. DOLLOMITI-Ca Mg(CO3)2

Ky mineral është karakterizuar nga kristalet jashtëzakonisht të bukura dhe të zhvilluara me një përsosshmëri të madhe.

Kristalet e vogla janë me një madhësi 1-3cm, janë të shpeshë shoqëruara në grupe të mira. Kristalet janë karakterizuara nga një sipërfaqe ideale e rrafshët. Me ngjyra të bardha, shumë shpeshtë janë të mbuluara me një shtresë të hollë kalciti në formën e kurorave.

x Page 8

Page 9: Mineralet druze

Një sasi e kristaleve të dollomitit nuk mbetet homogjen, por është i shoqëruar me kalcit.

Dollomitet e minierës Trepça nuk i përgjigjen teorisë së përbërjes së mineraleve, por përmbajnë më shumë ose më pak sasi të manganit ose hekurit I cili kalon në ankerit.

- Ankeriti.- Ca(Fe,Mg,Mn)(CO 3)2 – si mineral i ri mund të gjindet nëpër shumë punishte të minierës Trepça. Karakteristike është ngjyra e tij e kaftë.

Ankeriti është një mineral karbonat i kalciumit, hekurit, magnezit dhe manganit, në formën rombohedrale me formulën Ca(Fe,Mg,Mn)(CO3)2. Nga përbërja është i lidhur ngusht me dollomitin, por ndryshon nga përbërja e magnezit zavendësuar me sasi të ndryshme të hekurit dhe magnezit.

x Page 9

Page 10: Mineralet druze

4. RODOKROZITI.-MnCO 3

Krahas kalcitit është më i shpeshti tek mineralet druze në mes mineraleve përcjellëse.

- Ka ngjyrë të lehtë roze. Rodokroziti i minierës Trepça asnjëherë nuk është i pastërt sepse pjesërisht është i zavendësuar me Ca dhe Fe. Veqanarisht përmbajtja e hekurit mund të rritet ashtu që minerali të merrë ngjyrë të lehtë kafe, atëherë do të kemi oligonit i pasuruar me hekur.

5. ARAGONITI.-CaCO 3

Është mineral shumë i shpeshët, përcjellës në minierën Trepça i cili paraqitet në kristale shumë të bukura i ngjajshëm me kuarcin.

x Page 10

Page 11: Mineralet druze

6. BARITI.-BaSO 4

Në minierën Trepça është një mineral i rrallë.

7. GIPSI.-CaSO 4 x 2H2O

Zakonisht paraqitet në shumë horizonte të minierës Trepça. Si krijim i ri sekondar është mjaft i përhapur, por nga sasia është i kufizuar.

x Page 11

Page 12: Mineralet druze

- VIVIANITI.-Fe 3(PO4)2 8H2O

Zakonisht paraqitet në disa horizonte të minierës Trepça.

Minerali vivianit është një fosfat hekuri. Vivianiti shpesh është gjetur në brendësi të predhave fosile, errësohet në ekspozimin ndaj oksigjenit.

Është i formuar si kristal shumë estetik me ngjyra të ashpërta. Minerali vivianit është emëruar nga mineralologu anglez John Henry Vivian (1785 – 1855) i cili e ka zbuluar këtë mineral në Cornwall.

Ngjyrat: jeshile në të gjelbërt e errët,gjelbërt – kaltërt,blu, vjollce – blu, rrallë herë ngjyrë vjollce ose shumë ngjyrësh.

- LUDLAMITI.- (Fe,Mn,Mg) 3 (PO4)2 4H2O

Është përshkruar për herë të parë në vitin 1877 nga mineralologu anglez Henry Ludlam (1824 – 1880), është gjetur në minierën e vjetër wheal Jane në Cornwall. Kjo minierë

x Page 12

Page 13: Mineralet druze

ishte djegur dhe ishte e mbyllur për tri dekada, pasi ishte rihapur është gjetur ky mineral.

Ka shkëliqim qelqi, ngjyrë të tejdukshme jeshile e lehtë.

Është një mineral fosfat klasik, egzemplarët e Ludlamitit janë jashtëzakonisht të bukura.

- STALAKTITI

Në minierën Trepça është shumë i përhapur.

x Page 13

Page 14: Mineralet druze

Stalaktitet kanë një shumëllojshmëri të formave, formohen nga depozitimi i karbonat kalciumit dhe mineraleve të tjera. Formimi i stalaktiteve më konkret është shkak i ndryshimeve kimike se sa te forma natyrore në shpellat gëlqerore dhe është si rezultat i pranisë së oksidit të kalciumit.

Stalaktitet formohen nga rrjedhja e ngadalët e ujit nëpër gëlqeror.

Me fat! Drejtuesi i përgatitjes teknike

ing.dip. i xehetarisë XHEVDET TAHIRI

x Page 14