n botim i “nacional group” viti vi botimit nr. 276 16-23...

24
CMYK nacional Gazetë javore, letrare, kulturore, politike Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë e-mail: [email protected] Nga FRANK SHKRELI Nga Dr. ROVENA VATA N ga premtimi për libër të hapur, për buku- rkrijim autor-lexues-ro- mancier autori shkruan shpenguar dhe qartë për hapjet ndaj jetës dhe botës, duke na dhënë detajet artistike dhe estetike të këtij romani. Në kon- ceptin e së bukurës dhe estetikës shkrimtari i këtij romani “ndërton”. Pagëzimi i konceptit kërkon një shije posaçërisht filozofike që... Nga Prof. Dr. GJOVALIN SHKURTAJ Q ysh nga viti i largët 1966, kur jam diplo- muar dhe kam filluar punë e deri në ditën e sotme, kam dhënë shumë interv- ista. Ka pasur raste që, për arsye punësh e ngarkesash, të them edhe “jo”, por kur më merr në telefon ose kur më shkruan në e-mail Fran Gjoka, edhe po të jem pa nge apo i zënë me ndonjë detyrë me rëndësi, nuk mënoj t’i përgjigjem dhe, sa herë më ka kërkuar të shkruaj për probleme të shqipes standarde apo për ngjarje e data... Bashkëkrijimi autor-lexues- romancier Gazetaria e mirë dhe qytetari cilësor Faqe 10 Faqe 16 50 LEKË Drejtor: Mujë Buçpapaj www.radionacional.al Ideja për të bërë dashuri ETNIA IME Festimi i ditëlindjes Magjistarja e trentë HARKU DHE LIRA Arti i motivimit në sporte E ditoria L FAQE 6 FAQE 21 FAQE 5 FAQE 9 FAQE 7 FAQE 11 Poezi nga ALICIA SUSKIN OSTRIKER Esse nga ISTRIVA GAVA Poezi nga FERIK FERRA Tregim satirik nga ILIAZ BOBAJ Tregim nga BURHANEDIN XHEMAILI Poezi nga MIRASH MARTINOVIç BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI VI BOTIMIT NR. 276 16-23 NËNTOR, 2014 ÇMIMI 50 LEKË / 0,50 EURO 50 LEKË Mrekullia e natyrës shqiptare QENDRA KOMBËTARE E ARTIT DHE KULTURËS “NACIONAL” ORGANIZOI KONFERENCËN STUDIMORE MBI VEPRËN E ALBANOLOGUT NIKO STYLOS Elez Biberaj - Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes Publikohet libri i ri i studiuesit të njohur faqe 3 Revista “Oglinda literara”, boton poetin shqiptar Mujë Buçpapaj vlerësohet në shtypin letrar të Rumanisë faqe 20 Si i shpëtoi Dizdari spiunazhit malazes Lexoni në faqen 5 ZBULOHET FJALIMI I NASUF BEG DIZDARIT NË VARRIMIN E ISA BOLETINIT, NË PODGORICË “Hershmëria e shkrimit të gjuhës shqipe” dhe libri për “Abedin Dinon” www.eurosig.al Tel fiks: 042 238-899/999

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

CMYK

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranëe-mail: [email protected]

Nga FRANK SHKRELI

Nga Dr. RovENA vATA

Nga premtimi për libër të hapur, për buku-

rkrijim autor-lexues-ro-mancier autori shkruan shpenguar dhe qartë për hapjet ndaj jetës dhe botës, duke na dhënë detajet artistike dhe estetike të këtij romani. Në kon-ceptin e së bukurës dhe estetikës shkrimtari i këtij romani “ndërton”. Pagëzimi i konceptit kërkon një shije posaçërisht filozofike që...

Nga Prof. Dr. GjovALIN SHKuRTAj

Qysh nga viti i largët 1966, kur jam diplo-

muar dhe kam filluar punë e deri në ditën e sotme, kam dhënë shumë interv-ista. Ka pasur raste që, për arsye punësh e ngarkesash, të them edhe “jo”, por kur më merr në telefon ose kur më shkruan në e-mail Fran Gjoka, edhe po të jem pa nge apo i zënë me ndonjë detyrë me rëndësi, nuk mënoj t’i përgjigjem dhe, sa herë më ka kërkuar të shkruaj për probleme të shqipes standarde apo për ngjarje e data...

Bashkëkrijimi autor-lexues-

romancier

Gazetaria e mirë dhe qytetari cilësor

Faqe 10

Faqe 16

50 lekë

Drejtor: Mujë Buçpapajww

w.ra

diona

ciona

l.al

Ideja për të bërë dashuri

ETNIA IME

Festimi i ditëlindjes

Magjistarja e trentë

HARKU DHE LIRA

Arti i motivimit në sporte

EditoriaL

FAq

E 6

FAq

E 21

FAq

E 5

FAq

E 9

FAq

E 7

FAq

E 11

Poezi nga ALIcIA SuSKIN oSTRIKER

Esse nga ISTRIvA GAvA

Poezi nga FERIK FERRA

Tregim satirik nga ILIAZ BoBAj

Tregim nga BuRHANEDIN XHEMAILI

Poezi nga MIRASH MARTINovIç

BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 276 16-23 NëNTor, 2014 ÇMIMI 50 lekë / 0,50 euro

50 lekë

Mrekullia e natyrës shqiptare

Qendra Kombëtare e artit dhe Kulturës “nacional” organizoi Konferencën studimore mbi veprën e albanologut niKo stylos

Elez Biberaj - Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes

Publikohet libri i ri i studiuesit të njohur

faqe 3

Revista “Oglinda literara”, boton poetin shqiptar

Mujë Buçpapaj vlerësohet në shtypin letrar të Rumanisë

faqe 20

Si i shpëtoi Dizdari spiunazhit malazes

Lexoni në faqen 5

ZbuLohet FjaLimi i NasuF beg DiZDarit Në varrimiN e isa boLetiNit, Në PoDgoricë

“Hershmëria e shkrimit të gjuhës shqipe” dhe

libri për “Abedin Dinon”

www.eurosig.alTel �ks: 042 238-899/999

E Diel, 16 nëntor 2014

2 ••• kulturë

Nga Keze Kozeta Zylo

Në restorantin Li Greci's Staaten në Staten Island, New York u organizua nga qendra e

mediave televizive, një drekë festive e përvitshme për çmimin "Nova 2014". Bordi i mediave tel-evizive në Staten Island nën drejtimin e z.Harold Wagner drejtor ekzekutiv i Bordit për çdo vit organizon dhe inkurajon të gjithë producentët dhe bashkëpunëtorët e tyre për programet që në kanale të ndryshme televizive shfaqin para pub-likut. Disa producentë të TV të ndryshme amer-

Radio Evropa e Lirë - Uashingtoni uron Ramën dhe Vuçiqin

Shtetet e Bashkuara kanë uruar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë për “hapjen

e kapitullit të ri” në marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. “Shtetet e Bash-kuara urojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për vizitën e parë të një kryemi-nistri shqiptar në Beograd, në gati 70 vjet”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki. Uashingtoni, siç thuhet, mirëpret “angazhimin e ndërsjellë që kanë treguar këta liderë, duke hapur kapitill të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis ven-deve të tyre”. Rama ka qëndruar në Serbi më 10 dhe 11 nëntor.Ai është përplasur me homologun serb rreth Kosovës. Rama ka thënë se pavarësia e saj është një realitet i pamohueshëm, ndërsa Vuçiq e ka konsid-eruar këtë si provokim.

George W. Bush boton librin kushtuar babait të tij “41: A Portrait of My Father

Vetë George W. Bush nuk është shumë publik. Ndryshe nga ish-presidentë

si Bill Clinton dhe Jimmy Carter, ai ka preferuar një jetë familjare, me një aktivi-tet humanitar pa bujë e të patrumbetuar në media dhe me pasionin e tij të ri pikturën. Edhe intervistat mbeten të rralla. Arsyeja se pse e dha këtë intervistë që jepet e plotë sot është se ka botuar një libër kushtuar babait të tij “41: A Portrait of My Father” (41: Një Protret i Babait Tim). 41 sepse Presidenti George H W Bush ishte presidenti i 41-të që nga pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tregon se sa e rëndë kishte qenë për të, të shihte në 1992 se si Bill Clinton fitoi kundër babait të tij.“Kur njerëzit kritikojnë tim atë, të cilin e admiroj shumë, shpesh nuk reagoj mirë dhe është diçka që vërtet, vërtet që më prek”, tha ai. “Kur më kritikonin mua, nuk më digjte kurrë aq shumë.”

Romela Begaj kampione e botës në peshëngritje

Pas triumfit të Daniel Godellit në 171 kg, stilin e shkëputjes, është shënu-

ar te enjten e shkuar edhe një sukses nga shqiptarët në këtë sport. Është peshëngritës-ja Romela Begaj, e cila ka triumfuar në kam-pionatin që po mbahet në Kazakistan.Begaj ka fituar pasi ngriti 113 kg në shkëputje, duke i mposhtur kështu konkurrentet e saj.

Nga Xhemal Sefa*

Në kuadrin e shkëmbimeve të për-vitëshme kulturore e artistike, me atë marëdhënie dhe bashkëpunim, në “bin-

jakëzimin” e qytetit të Durrësit dhe të Ulqinit, me atë lidhje të thellë, që buron nga thellësitë e shekujve me etnitetin dhe gjithshka që na bash-kon, me gjakun dhe gjuhën tonë të përbashkët, bukurinë e së cilës patëm fatin ta shijojmëedhe në atë performancë dinjitoze teatrore të shfaqjes amatore shembullore “Servantes dhe Dulçinea”, që u shfaq nga trupa amatore e Ulqinit për art-dashësit durrësakë, kaluam një natë festive dhe pas shfaqjes të gjithë si spektatorë “trokitëm gotat” me miqtë nga Ulqini si bashkëqytetarë durrësakë e ulqinakë.

Spektakli nën drejtimin e regjisorit Munib Abazi është vepër e përbashkët e skenaristes Flutur Mustafa dhe bashkéskenaristit Jenuz Abazi (dramatizuesit apo përshtatësit për skenë), skenografinë e Agron Ujkashit, formulimi muz-ikor nga Ardian Hajdaraga e kostumografia Jet-mira Hoxha, me materialin letrar “Servantes dhe Dulçinea” shkruar nga Mustafa Canka.

Përmbajtja e dramës, fabula e saj, me të gjitha ngjarjet që e përshkojnë, i përkasin historisë, madje është krijuar duke u mbështetur në leg-jendën e famshme të Servantesit, krijuesit të njërës prej kryeveprave të letërsisë spanjolle e botërore “Don Kishotit”, që kapet rob në atë kohë nga Kapedani i Ulqinit Arnaut Mami. E meg-jithëse ajo i përket një sistemi shoqëror të her-shëm e të tejshkuar, i flet shumë mirë të sotmes, për marëdhëniet shoqërore, për mënyrën e jetesës, ligjet, doket e zakonet, e përmbi të gjitha për virtytet njerëzore si mikpritjen, besën e bujarinë: bujarinë e mikpritjes shqiptare dhe konkretisht të trevës së bukur shqiptare të Ulqinit, ku janë vendosur ngjarjet dhe ku sht-jellohet i gjithë veprimi skenik i dramës, duke himnizuar e vënë “në piedestal” dashurinë.

Skena e dashurisë së Servantesit – Servet dhe të Fatimes – Dulçinea ndër më të arrirat e shfaq-jes, për nga vendosja mizanskenale e regjisë së Munib Abazit, në skenografinë funksionale të Agron Ujkashit edhe pse në rrethana të tjera e tekst të ndryshëm, të shëmbëllen me skenën e

qendra e mediave televizive në Staten Island nominon për çmimin "NovA 2014 Tv Alba Life", New York

ikane fituan çmimet në kategori të ndryshme si emisionet për shëndetin, sportin, kulturën, fenë, fëmijët, të rinjtë, shkollën, etj. Bashkëpunëtorët e TV Alba Life u ndjenë krenar si shqiptarë që në kategorinë "Children Aktivities", "Youth Cat-egory" përkthyer në "aktivitetet e fëmijëve dhe të rinjve" bordi i qendrës së mediave e kishte nomin-uar z.Qemal Zylo si producent për çmimin Nova 2014 midis dy konkurrueseve të tjerë, producentë amerikanë, për shfaqjen e emisioneve të ndrys-hme me profesionalizëm dhe kulturë.

11 Nëntor, 2014, Staten Island, New York

Shfaqet në Durrës “Servantes dhe Dulçinea”, nga trupa amatore e Ulqinit“Spektakli nën drejtimin e regjisorit Munib Abazi është vepër e përbashkët e skenaristes

Flutur Mustafa dhe bashkéskenaristit Jenuz Abazi, skenografinë e Agron Ujkashit, formulimi muzikor nga Ardian Hajdaraga e kostumografia Jetmira Hoxha, etj.”

famshme të Romeos poshtë ballkonit: “C’ dritë feks nëatë dritare?...” dhe sikur ndjen gjithashtu edhe përpëlitjet e zemrës së dashuruar të Xhu-lietës: “Ah Romeo, Romeo... Përse ke emrin Romeo?...” në tragjedinë më të famshme për dashurinë të Shekspirit të madh; falë interpreti-mit mjaft të mirë të Muho Uruçit dhe të Flutur Mustafës të dashurisë së tyre rinore, të pastër e të dlirë, që ishte si “qershia mbi tortë” në këtë shfaqje të bukur amatore e shembullore.

Shfaqja, që nga skena e parë masive statike e deri në fund me “happy-end”-in e famshëm, fundin e lumtur, trumfin e dashurisë; ishte ndërtuar nga ana kompozicionale në mënyrë të tillë që vazhdimësia e veprimit skenik real-izohej nëpërmjet Beqir Tallallit, që i ishte besuar aktorit Jenuz Abazi , detyrë që u krye mjaft mirë nga ana e tij, falë të tjerave edhe nga të dhënat e tij vokale shumë të mira. Kapedani i Ulqinit në interpretimin e aktorit Atif Hasan-aga mishëroi tiparet më të mira njerëzore. Ai ishte jo vetëm një kapedan i madh i detit por edhe një njeri i madh, që duke i kapërcyer të gjitha pengesat e vështirësitë, e çon deri në fund qëllimin e tij human ndaj njeriut të mirë,

robit fisnik Servantes. Në shfaqje goditen e fshikullohen edhe

zakone e qëndrime të prapambetura e patri-arkale ndaj dashurisë, që për fat të keq jo rrallë ndeshen edhe sot. Në skenën e shtëpisë ato paraqiten mjaft bukur e qartë në interpretimin shumë të mirë të aktorit Shefqet Luca në rolin e Mehmet Begut, madje shpërthimi i tij dramatik, që meritoi me të drejtë duartokitjet e spekta-torëve gjatëinterpretimit ishte pika më kulmore e spektaklit, në atë të aktores Barbana Drago në rolin e nanës së Dulçineas dhe të vëllait të vogël Xhemal Peroviq “që ruan” motrën nga dashuria, gjë që krijoi humor të këndshëm në sallë. Edhe pjesëmarrësit e tjerë në shfaqje Osman Leskovci, Sakib Lika, Samir Ismaili, Alo Peroviq, Bashkim Ala, Edina Mustafiq, Albana Kurti, Eldin Kurti dhe Suad Bejtja dhanë një ndihmesë të mirë në realizimin e kësaj shfaqje të bukur amatore shembullore, që u kompletua më së miri edhe nga komponentët teknikë si ndriçimi, muzika, dekori e kostumografia, që të futnin menjëherë jo vetëm në vendet e veprimit skenik, por edhe në atmosferën e përgjithëshme të shfaqjes.

*Ish aktor i teatrit “A. Moisiu”

E Diel, 16 nëntor 2014

3libri i ri •••

Nga FRANK SHKRELI

Ditët e fundit më ra në dorë libri më i ri i Dr. Elez

Biberajt, botuar kohët e fundit nga Instituti i Studimeve Ndërkom-bëtare në Tiranë. Libri i titulluar, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”, është një përmbledhje e 15 shkrimeve, kumtesave ose fjalimeve më me rëndësi që Elezi ka botuar ose që ka paraqitur në seanca të ndryshme, në qarqet qeveritare ose akdemike mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, gjatë tri dekadave të fundit. Dr. Elez Biberaj është i njohur mirë si në botën perëndi-more ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan për veprimtarinë e tij të palodhshme në qarqet akademike amerikane dhe falë punës së tij të gazetarit prej më shumë se tri dekadash, filimisht si Shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe tani si Drejtor i VOA-s për Euroazinë. Elezi, siç ve në dukje edhe Profesor Nikolla Pano në parathënjen e librit të ri, ka gëzuar dhe gëzon, “një reputacion të merituar nga vëzhguesit dhe analistët më të respektuar të botës për zhvillimet e periudhës komuniste dhe paskomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë.” Këtë reputacion Dr. Biberaj e ka fituar si përfundim i botimeve të tre librave dhe një numri të madh artikujsh dhe prezantimesh mbi zhvillimet në trojet shqiptare, përfshirë edhe 16 artikujt dhe kumtesat për-faqsuese më të rëndësishme të Dr. Biberajt, që pëmblidhen në librin që u botua kohët e fundit në Tiranë.

Artikujt dhe prezantimet e përmbledhura në këtë libër trajtojnë tema, çështje dhe lëvizje të zhvillimeve të tranzicionit paskomunist në trojet shqiptare, një tranzicion ky që deri tani siç dihet është treguar tepër të vështirë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë – por edhe në trojet e tjera shqiptare -- probleme këto dhe sfida, kryesisht të shkaktuara nga konfliktet ndërpartiake të klasës politike. Dr. Biberaj i cilëson këto vështirsi si probleme të rritjes, siç e thotë shpesh autori. Elezi, megjithëse është realist mbi problemet e pa mohueshme dhe sfidat e mëdha të tranzicionit postkomunistm të cilat përballen shqiptarët, në shkrimet e tija, në kumtesat si dhe në bisedat private me të huajt, sidomos në qarqet e qeverisë amerikane dhe me akademikë dhe ekspertë të tjerë, ai mbetet përgjithmonë optimist për zhvillimet shqiptare në përgjithësi, ndaj siç duket edhe titulli i librit të tij të ri, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”.

Meriton të vihet në dukje se kur Dr. Biberaj shkruante disa prej këtyre artikujve të botuar në këtë libër dhe kur ai ftohej të mbante ref-erate mbi gjëndjen e shqiptarëve në Ballkan, duhet patur parasyshë se ai ishte ndër të pakët ekspertë të punëve shqiptare në përgjithësi, por në veçanti ishte ndër të rrallët, nodhat i vemti, që e paraqiste çështjen shqiptare nga një kënd-vështrim i trekëndshit Tiranë-Prishtinë-Shkup, shpesh duke shkaktuar edhe shqetsime tek dëgjuesit, të cilët ndodhte që disa prej tyre të cilësonin deklaratat e Elez Biberajt si nxitëse të nacionalizmit shqiptar. Por këto qëndrime nuk e shqetësuan kurrë shumë Elezin. Këtë vlerësim bën edhe profesori i nderuar dhe gjithashtu një kontribues me merita të mëdha ndaj çështjeve shqiptare në botën akademike këtu në Shtetet e Bashkuara, Profesori shqiptaro-amerikan, Nikolla Pano, në parathënjen që i bën librit të posa botuar të Dr. Biberaj, kur thotë se, “Një nga karakteristikat dalluese të shkrimeve të Elez Biberajt është se ato përshkohen me atë që kar-akterizohet si një qasje panshqiptare, pa i dhënë

Elez Biberaj - Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes

ndonjë kuptim përçmues këtij termi.” Me këtë dua të them”, vazhdon Profesor Pano, “se ai nuk i trajton zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë në një vakum. Përkundrazi,” pohon Nik Pano, “Ai i sheh ato në kontekstin e evoluimit të situat-ave brenda bashkësisë ballkanike shqiptare, që është rezultat i faktorëve të tillë si rënia e sistemit komunist, shpërbërja e Federatës Jugosllave dhe vështirësitë e tranzicionit paskomunist”, shkruan Profesor Pano.

Ky pohim vërtetohet nga shkrimet dhe kum-tesat e pëmbledhura në librin më të ri të Dr. Elez Biberaj, ndër të cilët dallohen titujt, siç janë: “Kosova: beteja për njohje”, “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe çështja e Kosovës”, “Shqipëria pas Hoxhës: dilemat e ndryshimit”, “Shqipëria dhe shqiptarët në periudhën pasko-muniste”, “Çështja kombëtare shqiptare: rruga e vështirë drejt autonomisë, shkëputjes dhe pavarësisë”, “Kosova: rasti për një zgjidhje jetë gjatë e të qëndrueshme”, “Kosova: lindja e një shteti të ri” e ashtu me radhë, duke e përmbyl-lur librin me kumtesën të cilën Dr. Biberaj e paraqiti para Kongresit amerikan në lidhje me sfidat demokratike dhe perspektivat politike të Shqipërisë para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri qershorin e vitit të kaluar, duke thënë se “Shqipëria është një vend në një udhëkryq të rëndësishëm, që vërtitet midis përplasjeve politike destabilizuese dhe aspiratave për mirëqenien kombëtare, konsoli-dimin e demokracisë dhe integrimin europian.” Dr. Biberaj në këtë kumtesë para disa ligjvensve amerikanë tha në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar se, “Zgjedhjet iu ofrojnë aktorëve të politikës shqiptare një mundësi për të tejkaluar qasjen e zakonshme që i sheh ato si një lojë ku ka vetëm fitues dhe të humbur, për të dëshmuar se ato synojnë konsolidimin e demokracisë dhe për të riinstitucionalizuar politikën demokra-tike. Nëse i jepet fund paralizës politike dhe lojërave të rrezikshme, që kanë karakterizuar katër vitet e fundit”, shkruan ai, ”kjo do të çliron-te potencialin e madh që kanë shqiptarët dhe do të hapte rrugën për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Ky është jo vetëm optimizmi që e dallon Elezin për të ardhmen, por edhe shpresa e tij për Shqipërinë dhe për Shqiptarët, por nga ana tjetër ai shkruan zgjedhjet në vetevet nuk janë një zgjidhje. Në lidhje me këtë, ai shkruan se, “Vetëm zgjedhjet, edhe sikur të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare, nuk janë shpëtim për demok-ratizmin e Shqipërisë. Qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje do të ballafaqohet me sfida të vështira dhe nuk mund të zhytet në debate të

zgjatura paszgjedhore.”, ka shkruar ai duke iu referuar zgjedhjeve të vitit që kaloi në Shqipëri.

Kjo deklaratë e Elezit, ose më mirë të themi ky paralajmërim profetik mbi situatën politike në Shqipëri atëherë dhe sot, duket tani fatkeq-sisht si një profeci e realitetit për situatën e stërgjatur dhe të rrezikshme politike në Repub-likën e Kosovës, ku si rezultat i grindjeve dhe i mos bashkpunimit politik midis palëve, ende nuk janë krijuar inistitucionet e reja qeveritare madje edhe pesë muajë pasi u mbajtën zgjedh-jet, ndonëse edhe në përgjithësi ato u mbajtën në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Edhe pse kushtet nuk kanë qenë të favorshme për lindjen e një brezi të ri udhëheqë-sish, Shqipëria ka një brez të ri, të arsimuar dhe dinamik, që priret të mendojë në një kontekst perëndimor e demokratik dhe është i gatshëm të ngrihet në pozita me ndikim. Shqiptarët e zakonshëm kanë treguar një angazhim të thellë për integrimin në BE dhe e shohin demokracinë si formën e tyre të preferuar të qeverisjes”, ka kumtuar Dr. Elez Biberaj në Kongresin amerikan pak më shumë se një vit më parë, fjalim ky që përfshihet në librin “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimkëmbjes” të autorit Biberaj.

Mesazhi i kësaj kumtese të Elezit para Kon-gresit amerikan një vit më parë, si dhe mesazhi i shkrimeve të tjera të përmbledhura në këtë libër mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, madje mund të them i të gjitha shkrimeve, kumtesave dhe intervistave të Elez Biberaj, për të cilat unë kam njohuri, -- është se ai beson me gjithë qenjen e tij se Shqipëria, Kosova dhe të gjithë shqiptarët, kanë, “aftësinë për të thelluar reformat demokra-tike dhe për të rivendosur besimin e publikut te procesi politik. Por në mënyrë që të rigjallërojnë demokracinë dhe të shtyjnë përpara aspiratat demokratike të vendit, elitat politike shqiptare duhet të bëjnë shumë më tepër për të vendosur sundimin e ligjit, për të fuqizuar institucionet

jo partiake, për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar perceptimin e përhapur se politikanët janë pasuruar në kurriz të qytetarit të thjeshtë”, shkruan Dr. Elez Biberaj.

Jam i detyruar të rrëfej se me Elezin jemi njohur si studentë nga bankat e një kolegji të vogël në Bronks të Nju Jorkut që në vitin 1972 dhe kemi mbetur kolegë dhe miq të ngushtë pasi na ka lidhur puna dhe interesimi i përbashkët për fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Fati e bëri që eventualisht të punonim së bashku pranë Zërit të Amerikës për vite me rradhë dhe si i tillë mund të them se kam nderin të pohoj se kam lexuar pothuaj çdo gjë ka shkruar Elezi. Për më tepër, kam qenë i pranishëm në pothuaj të gjitha prezantimet e tija në qarqet e qever-isë amerikane, në Kongresin e SHBA-ave, në mjedise akademike dhe të atyre që në Amerikë i karakterizojnë si “think tanks”, jo vetëm në Washington por edhe në mbledhjet akdemike që mbaheshin anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, në kuadër të konferencave vjetore mbi çështjet e ish-vendeve komunsite të Europës Lindore dhe të Bashkimit Sovjetik. Andaj mund të pohoj se në këtë libër dhe gjatë gjithë karierës së tij 30-vjeçare, Elez Biberaj i ka kushtuar jetën e vet profesionale dhe mund të them edhe jetën private, një misioni të trefishët, për realizimin e të cilit nuk pushojë kurrë: Shëmbjes së komu-nizmit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe më në fund integrimit të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike, aty ku e ka vendin e vet, në rresht me kombet e përparuara perën-dimore. Ndoshta, si kolegë dhe miq që jemi, dikush mund të më kritikojë për komentet e mia në lidhje me këtë vepër dhe për veprimtarinë e Elez Biberaj në përgjithësi, por megjithëkëtë, unë i bashkohem vlerësimit të Profesorit Nik Pano, i cili shkruan se, “Ekspertiza e Dr. Biber-ajt në çështjet shqiptare dhe të Ballkanit është vlerësuar më tej brenda Zërit të Amerikës, nga agjencitë e tjera qeveritare, nga qendrat stu-dimore, prestigjioze, joqeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia akademike. Ai është intervistuar dhe konsultuar nga qendra kryesore mediatike në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë shtetit gjatë periudhave të krizës në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan Pano. “Këto lidhje të ndërsjellëta i kanë mundësuar Elezit të ngrejë lart vetëdijen e kolegëve në qeveri, akademi, media dhe publikun amerikan, në lidhje me sfidat me të cilat është përballur dhe përballet Shqipëria, Kosova dhe popullsia shqiptare në Ballkan, si dhe për të ndikuar mbi pikëpamjet e tyre”, thekson profesori shqiptaro-amerikan Nik Pano. Pasi kam qenë dëshmitar i afërt i kësaj veprimtarie të Dr. Elez Biberaj për të cilën pohon profesori, unë jo vetëm që jam plotësisht dakort me vlersimin e punës së Elezit nga Profe-sori i nderuar dhe mik i përbashkët, Nik Pano, por dua të shtoj se në të gjithë këtë veprimtari Elezi ka treguar dashurinë e tij prej atdhetari për Shqipërinë dhe për Shqiptarët kudo, por edhe për vendin e adaptuar ku ne të gjithë gjetëm strehimin, lirinë dhe mbështetjen për të jetuar të lirë po se po, por edhe për të realizuar ëndërrat tona dhe në këtë proces për të ndihmuar sado pak drejtë të mires së përbashkët për shqiptarët kudo. Elez Biberaj, si ndoshta si ansjë tjetër, e ka realizuar këtë ëndërrë. Për më tepër, Elez Biberaj e ka zhvilluar dhe e vazhdon veprimtarinë e tij për të mirën e përbashkët duke iu shmangur shfaqjeve të bujshme dhe duke e treguar veten me vepra të mbara dhe të frutshme, siç është libri i fundit i tij, “Shqipëria dhe Shqiptarët në Udhën e Rimëkëmbjes”. Për këto dhe merita të tjera, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani i ka akorduar Dr. Biberajt Medal-jen, Nderi i Kombit, duke iu shtuar Medaljes së Mirënjohjes që i akordoi atij një vit më parë edhe ish-Presidenti Bamir Topi.

E Diel, 16 nëntor 2014

4 ••• dossier

Nga Kabil Bushati

Nasuf Tahir Dizdari u lind ne Shkodër në një familje të

njohur qytetare në vitin 1857. Shtëpinë e kishte lagjen e njohur Parrucë që i kishin dhënë famë Kazazët e Jukajt. Në këtë lagje kishin trojet e veta edhe Dizdarët. Në peri-udhën në fjalë, Shkodra i ngjante një kështjelle te bukur ku në të katër anët vërtiteshin kulturat e ndryshme euro-aziatike. Ishte koha kur Bushat-lijte kishin rënë nga sundimi dhe Shkodra kishte mbetë si varka pa busull. Ndikimi osman kishte lënë gjurmë për vete dhe bënte përpjekje që të mos shqitej, ndikimi venecian nuk binte më poshte, pastaj vinte ndikimi austro-hungarez dhe sërbo-malazez. Të gjitha këto ndikime e kishin bërë Shkodrën si një konglomerat kulturash që konkurronin se cila të ia kalonte shoqes.

Themeluesi i kësaj sage famoze në Shkoder njihet Nasuf Beg Dizdari i parë që ra dëshmorë i Luftës së Shpuzës per mbrojtjen e atëdhuet nga foracat malazeze. Është interesant fakti se si u vra Nasuf Dizdari i pare. Ky ishte vëlla gishtash (probatin) me Dasho Shkrelin. Të dy morën pjesë në Luften e Shpuzës në vitin 1835, por në sektor të ndryshëm te frontit. Kur Nasufi niset për të ardhë në shtëpi, pasi kishte mbruar lufta në krahun e tij, merr vesh se ishte vra Dasho Shkreli me të vellanë e tij, Selon. Nasufi kthehet edhe një herë në luftë sepse siç thoshte ai në atë kohë, nuk i duhej gja jeta pa vëllain e gishtit (probatinin). Pas një qëndrese heroike, duke luftuar si luan edhe Nasuf Dizari i parë vritet duke la me gjak tokat shqiptare.

Pastaj saga vijon me të birin, Tahir Dizdarin, që kryente funksionet e dizdarit te kalase, nje rol diku i barabarte me komandantin e gardes së sotme. Në atë kohë ishte vënë në tryezë për zgjidhje Lidhja e Prizrenit, ku kryetar i saj për Shkodrën ishte Daut Efendi Boriçi. Valiu ther-ret në guvernaturë me urgjencë Tahir Dizadarin dhe e urdhëron të vrasë pas shpine ose të hiqte qafet në ndonjë mënyrë tjetër Daut Efendinë se po i nxirrte telashe hyqymetit. Tahiri e refuzon ketë kategorikisht, ndërsa Daut Efendinë për ta larguar nga Shqipëria, e transferojnë (internojnë) në Liban, duke i shpetuar jetën. Ndërsa Tahir Dizdarin e internojne ne Bosnjë sepse refuzoi urdherin për zhdukjen e Daut Efendi Boriçit. Këtë të mirë që i bëri Tahir Dizdari nuk e harroi Daut Efendija. Më vonë me t’u kthyer nga Libani, për të ia shperblye nderën Tahirit, Daut Efendija i jep mbesën për grua, vajzën e motrës, Nurije Jukën për djalin, Nasufin. Kështu pra lidhin miqesi të përjetshme me njëri tjetrin. Shënojmë se në Shkodër ka qenë adet që nëse ka qenë i përmendur gjyshi, emrin e tij e ka marre nipi.

Nasufi, mësimet e para i ndoqi në mejtepin Ruzhdije Asqerie të qytetit të lindjes, pastaj në kolegjin Saverian ku më pas do të futej edhe gjuha turke në programin mësimor. Meqë gjend-ja ekonomike e familjes ishte e mirë, dërgohet për t’u shkolluar dhe edukuar më pas, në Vjenë e Stamboll, qytete këto famoze për kohën, ku pajiset me kulturë të gjerë e të gjithanëshme, e njihet si zotërues i talentuar gjuhësh të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklor-in e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës

në nënprefekturën eLezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit e më vonë kryepërkthyesit i Kon-sullatës Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do kryente deri në mbarimin eLuftës. I Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Meqë është rasti konsulli von Kral, i mori flokët vajzës së Nasufit, duke u bërë kështu kumbarë sipas zakonit shkodran.

Që në vitin 1897 botohet tek “Albania” e Konicës në Bruksel Historia e Bushatlijvet të Shkodrës. Më 1899 tek «Albania»nxirret «Jeta e Karamahmut Pashës» e nënshkruarN.B.D (Nasuf Beg Dizdari). Botohet në shqip edhe në frëngjisht.

Do ta paraqiste në një këndvështrim patriotik ku ngjarjet e ngjeshura rrjedhin të komplikuara.

Kriza ekonomike e politike e Perandorisë Osmane ia thelluan dhe pashalleqet dhe ai t’ua paraqesë Karamahmutin lexuesve si një nga më të fuqishmit e kohës, duke sjellë fakte dhe argumente të përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aftësitë e tija administrative në zgjidhjen e kërkesave dhe të ruajtjes së dinjitetit të shtetasve, do të forcojëKanunin e Lekësdhe Usullin e Malësisë. Për vrasjen e Karamahmutit shkruan mes tjerash: «Nji e zezë për vendin t’onë, kur ka mbetë Karamahmud Pashë Bushatlliu si me pa humë tanë Rumelia”. Historia e tërhoqi lexuesin saqë disa prej tyre i shkruan Albania-s duke kërkuar se pse nuk “u shtyp artikulla me të ndodhunat e Shqypnisë”. Kështu në nr. 5 të kësaj gazete të v. 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin se në numrin e ardhshëm do të botohej “Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi” rreth ndo-dhive që rrethoninOso Kukënnë tre numra (6, 7, 8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D. Nasuf Beg Dizdari ka meritën e pa kontestueshme se për herë të parë në Historinë e Shqipërisë shkruajti Historinë e Bushatlijve të Shkodrës së paku nga literature që na serviret deri me sot. Dhe të gjitha këto i botoi ne dy gjuhë shqip dhe frëngjisht në numrat në vazhdim te “Albania” e Faik Konicës një nga revistat më serioze të kohës, koleksioni i së ciles ndodhet sot në muzeun e Shkodrës i dhuruar me testament nga Arshi Pipa.

Me propozimin e ImzotJak Serrqit, xhaxhai i babait të Alfred Serreqit, drejtuar Selisë së Shen-jtë me 23 gusht 1913 dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacionin “për kontributin e dhanë në ruejtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi”, shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të Hyrr-jetit, Nasuf Beg Dizadari ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin turk dhe merr pjesë në diskutimin për të drejtat e komunitetit katolik të Shkodrës. Kjo u bë shkak për dekorimin e tij nga Selia e Shenjtë.

Nasuf Begu do të punonte me pasion në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me rubrikat “Letra nga Shkodra” e në gjuhësi “Të përfouluna të hershëm shqip”. Do të vazhdojë edhe si korrespondent i “Drita” tëShahin Kolonjësnë rubrikën “Letra nga Shkodra” me pseudonimet N. , N. Shkodrani, N. Muhamedani(1904-1908). Pastaj të gazetës «Vllaznia» e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917 ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës e Hamz Kazazit.

Me rastin e varrimit në Podgoricë tëIsa Boletinitmban fjalimin e rastit:Isa Boletini është vrarë vetë i shtatë në Podgoricë nga forcat serbo-malazeze, pikërisht në 23 janar të vitit 1916.

Në atë moment ai është vrarë së bashku me dy djemtë e tij, dy nipat dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë. Varrimi i tij në atë kohë është kthyer në një demostrimi kombëtar. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë. Ishin me mijra shqiptarët e ardhur nga të gjitha zonat e Kosovës, dhe nga trojet shqiptare të Malit të Zi, si nga Tuzi, Podgorica, Ulqini etj, të cilët morën pjesë në këtë varrim. Vrasja e pabesë ia ndërpreu Isait jetën në kulmin e veprimtarisë luftarake e diplomatike, ishte vetëm 52 vjeçar.

Nasuf Beg Didzari, që ndodhej i internuar në Podgoricë në atë kohë dhe ishte mik i ngushtë me Isa Boletinin do të mbante një fjalim mbi varrin e tij. Fjalët e zjarrta të Nasufit do të ush-tonin në varrezat e Podgoricës:

“O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar “podgoriçan” në këto çaste për të folun këto pak fjalë n’emën të të syrgjynosunve”…

Fjalimi tepër i guximshëm i Nasuf Begut bëri bujë në tërë shqiptarët e Malit të Zi dhe erdhi fjala edhe në Shkodër. Spiunazhi malazes e vuri në shënjestër Nasufin dhe e piketoi për ta vrarë, por edhe ketu i erdhi në ndihmë miku i tij i ngushtë, shoku i shkolles jasht shtetit, nga Samrishi i Dajçit të Bregut të Bunës, Halil Zyber Krasniqi. Në fshehtësi të plotë ai erdhi dhe e mori Nasufin me barkë dhe kaloi Bunën e erdhi në Shqipëri, ku e mbajti për disa ditë në shtëpi të tij incognito. Pastaj e çoi me barke në Ulqin ku gjeti një anije dhe u nis përkohësisht në Itali.

Pra siç e akcentuam më siper;Nasuf Dizdari është një figurë e njohur e Rilindjes Kombëtare, bashkëkohës, mik i ngushte dhe bashkëpunëtor i Faik Konicës. Mund ta themi pa frikë se ai ka qenë publicist, folklorist, si dhe historian. Në revistën e njohur “Albania” të Konicës të datës 15 mars 1897, Nasuf Dizdari ka botuar studimin “Jeta e Kara Mahmut Pashë Shkodranit” dhe të gjithë Bushatlijvet të tjerë. Për figurën e Nasuf Dizdarit është shkruar pak dhe ai meriton që

të shkruhet për të shumë, sepse pak kujt i ka ra në mend për të. Nasuf Dizdari jetoi 82 vjet dhe mbylli sytë përgjithnjë në 1940. Ai la si vazhdues të denjë në fushën e filologjisë birin e tij, Tahir Nasuf Dizdari. Nasuf Dizdari ka arkivin e tij, ku midis të tjerave përfshihen dhe letra me Nopçen dhe Teodor Ipenin si dhe shumë letra me Konicën. Ajo që është më interesante për jetën e tij është se kur ai u bë drejtor i Muzeut Nacional të Shqipërisë, Konica i dërgoi një letër plot superlative, ku ai çmon kulturen e gjere te Nasufit. Letra është si më poshtë: “Zotit Nasuf Dizdarit, drejtorit të Muzeut Nacional të Shqipërisë, I dashur Zot!

Edhe në kohë të Sulltan Hamitit, edhe më pastaj kur rrëmbyen fuqinë Xhon-Turqit, jeni sjellë si shqiptar i mirë. Më keni ndjerë për të përhapur revistën ALBANIA në Shkodër, edhe nuk harroj shërbimin që i bëtë atëherë Shqipërisë. Sikur të kishit kërkuar një porosi kur kisha miq në guvernë, do t’isha lutur të ju jepnin një punë në zyrë të prefekturës Shkodrës. Po mësoj se guverna jonë, e ndezur me një zell të bukur për vjetërinë klasike, vendosi të themelojë një muze të kombit, edhe ju emëroj ju si drejtor. Dhe Zotëria Juaj, pa një pa dy, e pranuat këtë emërim. S’dija që merreshit me arkeologjinë edhe me filologjinë klasike; ju lutem të më falni, edhe të pritnin urimet e mia.

Besoj që tani po merrni masat për të nisur punë, edhe që për s’afërmi do të filloni të çani dherat për të zbuluar gjëra të vjetëra. Është afër mëndsh se keni studjuar librat që rrëfejnë si duhet rrëmuar dheu për antikat, e veçanti librin e Morgan-it, 1) Jacques de Morgan: “Les recherches arche-ologiques, leur but et leurs procedues”. (Paris 1906) - Se nga padija e drejtorëve dhe nga moskujdesi i punëtorëve muzetë janë plot me perëndi pa këmbë, me perëndesha pa krahë, me filozofë pa kokë dhe me poetë të thyer.

S’kam dyshim që vendi i parë i zbulimeve t’uaja do të jetë Pojana, afër Vlorës. Si e dini më mirë nga mua, Pojana e sotme quhej Apollonia në kohë të romanëve. Është e tepërt të ju kujtoj që ky qytet (se ahere ish ky qytet, dhe qytet me rëndësi të veçantë) kishte një famë të madhe si qendër kulture…. etj etj.

Nga sa sipër kuptojmë se sa respekt kishte Konica i Madh për Nasuf Begun. Në letrën e tij Konica bën një profeci arkeologjike. Ai profeti-zon se në Pojan, në Apoloninë e vjetër mundet të gjendet nga arkeologët një kopje e skulpturës së Athinasë së Fidias, mbase dhe një përsëritje besnike e Zeusit po të Fidias. Profecia e Konicës u vërtetua plotësisht. Pikërisht në Apoloni është gjetur një replikë e Athinasë së Fidias. Pikërisht ky subjekt përbën dhe argumentimin e mëposh-tëm të këtij shkrimi.

Më 1923-1924 është drejtor i “Shpresa Kombëtare” që dilte në Shkodër si gazetë e për-javshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urti poli-tike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Problemet kryesore dhe kombëtare dilnin në faqjen e parë dhe të dytë, të tretën dhe të katërtën problemet kulturore, kronika enciklopedike, jetë njerëzish të mëdhenj në veçanti, të pranishme në çdo numër, fjalë të urta, aforizma, etj.

Vdiq ne vitin 1940 në Shkodër. Nasuf Beg Dizdari la shtatë fëmijë djem: Tahiri, Qemali, Hamdija, Mit’hati, Ramizi, Enveri dhe Njazia. Gjithashtu la edhe dy vajza: Fatimen dhe Sani-jen. Pra e la shtëpinë plot dhe vijon të jetë plot edhe sot e kësaj dite me nipa dhe mbesa

Zbulohet fjalimi i Nasuf Beg Dizdarit në varrimin e Isa Boletinit, në Podgoricë

Si i shpëtoi Dizdari spiunazhit malazes që e vuri në shënjestër Nasufin për ta vrarë

“O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së

gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar “podgoriçan” në këto çaste për të folun këto pak fjalë n’emën të të syrgjynosunve”...

Nasuf beg Dizdari

E Diel, 16 nëntor 2014

5poezi •••

Çfarë nuk mund të kujtosh,çfarë nuk mund të dish

—për Abigail-in Kur ishe dy vjeç shpesh thoshitUnë mund ta bëj të gjithën, pastaj kur ishit tri vjeçJu kishit inatosje, në esencëSepse donit të ktheheshit te vogëlushi që qetë më parë,Dhe në të njëjtën kohë të ishit i rritur.Qe e çuditshme,Qe një mini-hutesePër adoleshencën, që të gënjen brenda trupitTani që je gati nëntë vjeç,Si një fëmijë i dyfishtë, një engjëll,Apo i huaj, nuk e dimë se cila është,Fuqiplotë, inteligjent, dhe i çuditshëm,Tek luaje me telekomandat.Shkrepje fatale sysh, kërkesa pa negociataSi shkumat e një koke duke u derdhur nga gryka e një gote,Që fuqizohet dhe rritet.Kur lexoni vështrimi të kalon nëpërmes syveTë vibron kur praktikoni në piano,Rrobat prej pambuku të varen në raftSi konspiratorë, që valëzojnë në erën e lehtë.Ne të shikojmë tek përkulesh nga brenda, flokëtTë hidhen përmbi fytyrë si një duvak që fsheh çdo gjëQë është më mirë të mos e dinë të tjerët,Ju zgjatni kokën duke dëgjuarZgjuarsinë e melankolisë kryeneçe të zërit.Ja ku vjen karvani i evgjitëve,xhing-e-ling, shitësi i akulloreve,Mjaft gëzim dhe mjerim nëpër rrugë.Ne do të bënim çdo gjë për ty,I ëmbli, por ne nuk mund të bëjmë asgjë—Ju duhet t’i bëni të gjitha vetë.    

Psalm  Unë nuk jam më lirikenuk do i bie harpëspër kënaqësinë tënde Nuk do të bëjzhurmë gazmore tek ti, as nukdo të dëshpërohem por e di që e pinivajtimin, njësoj,si verën kështu e topitur e përsërisju më lënduatunë ju urrej i tërheq sytë nga kodrinatnuk do të vras për tynuk do iu dua më kurrë vetëm nëse më lutesh  

Dritë normale  Drita normale asnjëherë nuk vret ndonjë gjë.Kur e rrezatoj dashurinë drejt tejeMos u zhyt. Nuk është prej plumbash.Mos u mundo të shtiresh si Super-njeriu.Nuk është prej kriptoni. Ajo që drita normale dëshiron dhe ëndërronGjatë fluturimit është se si e përballonNjë objekt: çdo foton e imagjinon këtëAshtu siç imagjinojmë ne portat, që hapen ngadalëkur fluturojmë drejt tyre, në kopshte,

Nga ALIcIA SuSKIN oSTRIKER

Përktheu: GjEKë MARINAj   

Alicia Suskin Ostriker është një emër i rëndësishëm në poezinë dhe kritikën e sotme Amerikane. Libri i saj me poezi të zgjedhura The Little Space, 1968-

1989, (University of Pittsburgh Press, 1998) arriti gjer në finale të çmimit Lenore Marshall Poetry Prize. Ajo ka botuar një numër të konsiderueshëm veprash të gjin-ive të ndryshme letrare për të cilat është nderuar me këto çmime: Paterson Poetry Award and, San Francisco State Poetry Center Award dhe William Carlos Williams Award. Krijimtaria e saj ka parë dritën e botimin në gati çdo revistë letrare serioze të Amerikës.

 lulëkuqet dhe bozhuret duke e zgjeruar gojën.Ajo që faktikisht ndodh tek drita:Godet një sipërfaqe, ca copëza bëjnë rikoshetëDhe vazhdojnë rrugën, disa janë të thithuraDhe kthehen në dritë, vetëm kaq. Ashtu është zakonisht. Por disa ecinE flakërojnë përbrenda shpellës së kuriozitetitQë është lulishtja e dritës, antiteza e dritës,Dhe prej një imazhi.

Nganjëherë një objekt godetAty ku ka sy, do t’i shohim.Ëndrrat e ndritura të saj.  

Ideja për të bërë dashuri Ideja për të bërë dashuri si të fusësh gjuhënNë lulen e tjetrit dhe t’i lëpishNektarin tek po të lëpijnë edhe ty neve

Na pëlqen kjo sepse gjithmonë prodhojmëNektar dhe kur dikush futë një gjuhë të bërë bishtBrenda nesh dhe merr një pikël në majë të gjuhës dhe

E përpinë atë ne prodhojmë prapë nektar neMund të bëjmë prapë nga nektari ynë dheMbetemi gjithmonë të etshëm për nektarin e të tjerëve.  

Azil: Gjykata tek Vila d’Avray Jeshile e ullinjtë aty ku një lumëRrjedh ngrohtë në dritën e diellit, Kafe e ullinjtë ku një lis bën hijeRrëzohet përtej rrjedhës, Pluhuri i nxehtë bie lehtëGjysmë i dukshëm mbi hije, Një brushë e ngarkuar me blerim pyllnajeSi krem torte në një thikë, Përkëdhelë pasurinë në basmePara e mbrapa, mbrapa e para. Lumi është i heshtur,Sorrat popullojnë gjethnajën e largët, Përtej këtyre kodrinave të lartaJu mbron piktori.  

Requiem-i i Faure-s Fusha e shtrirë e gjoksit tëndZgjatet si një  lëkurë daulleje Njëherë këtu ishte një shtrat detiPastaj një moçal, guaskat dhe fosilet Shtrirë të dërmuara në formën e tyre lulesëPa u munduar më të marrin frymë çmendurisht Pa kërkuar më ndihmë e të tjerëveDhe një drenushë ecën drejt teje, një bukuri Harraqe te sikleti, ajo ecënlehtë përgjatë gjoks tënd, Ndalohet, dora e saj kthehetNë mirësinë e qafës së lëshuar, Vështrimi i saj rrëzohet nëpërmes syve të tyNdërsa dhimbja bëhet më therëse Thotë diçkaGjithmonë duhet vdekur Dhe ti do të dëshiroje të qëndrojeI mbajtur në atë vështrim, i palëvizshëm I pa pyetur, duke e lënë çdo gjëqë do të  ndodh, të ndodhin.

Përktheu nga orgjinali në anglisht, Gjekë Marinaj

Ideja për të bërë dashuri

E Diel, 16 nëntor 2014

6 ••• prozë

Të afërmit filluan të vinin njeri pas tjetrit. I pari erdhi kunati im, së bashku me të shoqen dhe vajzën e tyre dyvjeçare. Pa

zënë vend mirë ata, ia mbrriti im vëlla me të shoqen dhe dy fëmijtë e tyre. Pastaj me radhë:x-haxhai im me të shoqen, motra e gruas me të shoqin, ime motër me të shoqin dhe vajzën e tyre pesëvjeçare, kushëriri im i parë me të shoqen, tezja ime me të birin dhe të shoqin, xhaxhai i gruas me të shoqen. I fundit erdhi vjehrri me vjehrrën.

- Ç’është kjo festë kaq e madhe?- më pyeti xhaxhai i gruas, kur pa të ftuarit e tjerë, që kishin mbushur shtëpinë.

- Sot mbush plot pesëdhjetë vjeç dhe desha ta festojmë së bashku me të afërmit e mi, - e sqarova duke buzëqeshur.

- Për të tilla gjëra nuk ta ha qeni shkopin ty, - ma ktheu, duke tundur kokën në mënyrë kup-timplote. – Këto raste i gjuan si sazexhiu dasmat.

Ndërhyri ime shoqe:-E kemi pritur me kënaqësi të veçantë këtë

ditë. Le të gëzojmë të gjithë së bashku, se na hëngri ankthi dhe stresi, sidomos në këtë kohë krize. Veç kësaj festat na mbledhin së bashku, na afrojnë më pranë me njeri-tjetrin.

-Edhe ne e pritëm me shumë kënaqësi këtë ftesë. Të gjithë kemi nevojë për pak hare dhe gëzim, -shtoi xhaxhai i gruas dhe eci para nëpër koridor.

Tryeza e madhe ishte shtruar në ballkonin e madh, nën këmbët e të cilit është kopshti ynë i bukur me bar të gjelbër, shkurre të mirëmba-jtura dhe lule shumëngjyrëshe. I rrethuar bukur, veçanërisht në pranverë ai i ngjan një copëze parajse dhe kushdo që vjen tek ne, kënaqet me këtë mjedis të hijshëm.

Të gjithë të afërmit zunë vendet e tyre dhe tryeza po mbushej me llojlloj gatimesh e pijesh, të përgatitura me kohë. Ime shoqe kishte një javë që merrej me përgatitjen e kësaj feste. Fluturonte nga gëzimi.

-Dua të ketë edhe qumësht dallëndysheje për festën tënde, -më thoshte, duke më buzëqeshur si atëherë kur sapo kishim filluar të duheshim dhe nxitonte sa andej-këtej.

Fillimisht secili nga të ftuarit bisedonte në qejf të vet, por dalngadalë në tryezë u vu një rregull i heshtur. Natyrisht prisnin t’i mirëseard-hja, për të më uruar për ditëlindjen.

Por pikërisht në çastin kur ra qetësia dhe pritej fillimi i drekës, të ftuarit vunë re se në shtëpinë përballë ballkonit tonë dëgjoheshin biseda me zë të lartë.

-Po këta ç’kanë?- më pyeti vëllai i gruas. -Ç’ke me ta! Sa herë ndodhen në shtëpi së

bashku, zihen e grihen me orë të tëra. -Përse?-Oh, zihen e grihen për partitë. Njeri është

me “Demokracinë e lirë”, tjetri me “Socialistët e rinj’’.

Të ftuarit tanë kishin heshtur dhe dëgjonin me vëmendje.

Ndërkohë në shtëpinë përballë u ngritën tonet e zërit:

-Jo po do jemi si ju demokratët, parti mafiozësh...

Heshtjen e theu im vëlla:-Edhe kush flet për mafiozë, pa le... E ndërpreu vëllai i gruas sime:-Sa për atë nuk ke ç’i thua, ka aq të drejtë sa... -E përse ka të drejtë?U hodh xhaxhai im:-Për atë që i akuzon si mafiozë. Janë mafiozë

e shkuar mafiozëve. E ndërpreu xhaxhai i gruas sime:-Më avash fjalët, se po të marrin përpara si

lumi i turbullt shkarpat e thata. Xhaxhait tim i erdhi në ndihmë e shoqja:-Ti kij mendjen për vete, se mos të hedhin

në ndonjë baltovinë, pa atij nuk i ndotet lehtë këpuca.

Ishte radha e së shoqes së xhaxhait të gruas t’i dilte në krah të shoqit:

-Meqë nuk i ndotet atij këpuca, atëhere kij mendjen ti se mos të ndoten këpucët e tua.

Ime shoqe e pa që po trashej biseda dhe ma bëri me shenjë të merrja gotën.

Bëra ashtu siç më tha, rrëmbeva gotën dhe u ngrita në këmbë.

Më ndërpreu i shoqi i motrës së gruas. -Këtu kemi ardhur për të ngrënë, për të pirë

e për të bërë qejf. Nuk kemi ardhur as për të marrë leksione për Mafien e as për të mësuar se si ndoten këpucët.

E shoqja e xhaxhait tim iu përgjigj atypëraty:-Jo po kemi ardhur për t’u bërë xurxull si ti. -Kështu është kjo botë, disa e gjejnë kën-

aqësinë tek gota, disa gjetkë, -ia ktheu tjetri në çast.

Xhaxhai im u ngrit në këmbë dhe i kërkoi shpiegim:

-Ç’deshe të thuash me ato fjalë?-Hesht mor ti, brumbull, se nuk ta dëgjoj dot

zukamën!-qe përgjigjja. Ndërsa biseda përsheshej, unë dhe ime shoqe

bënim gjithshka që të qetësonim gjendjen. I lutëm të fillonim festën.

Tashmë nuk dëgjoheshin më bisedat nga shtëpia përballë, për arsyen e thjeshtë se të ftuarit tanë thërrisnin më fort se ata.

Edhe fëmijtë e të ftuarve tanë i kishin lënë lodrat dhe bisedat dhe dëgjonin me vëmendje të madhe debatin e të rriturve.

Kushëriri im i parë thirri nga ana tjetër e tryezës:

-Festa do të vazhdojë vetëm nëqoftëse yt vëlla do na kërkojë falje për ato që tha për partinë tonë.

E shoqja e tij e tërhiqte nga mënga e xhaketës që të ulej, por nuk qe e mundur.

Im vëlla nuk ia përtoi:-Nuk e sheh, u dashka të kërkoj edhe falje për

partinë e jeshilëve!-Më mirë parti jeshilësh, sesa parti mafiozësh

si ju! Së bashku me atë kryemfiozin, që kini në krye.

Xhaxhai i gruas u ngrit në këmbë i revoltuar. -Para se të zësh në gojë emrin e tij, duhet të

lashë gojën shtatë herë!Pastaj m’u drejtua mua. -As ne nuk pranojmë të fillojmë festën, pa na

kërkuar falje për fyerjen që i bënë partisë sonë dhe udhëheqësit të saj të madh.

-As ne, -tha shkurt xhaxhai i gruas. Ndërhyri përsëri e shoqja e këtij të fundit. -Në radhë të parë të më kërkojnë falje mua,

për fyerjen që më bënë. Përgjigjen ia dha i shoqi i saj. -Hesht, moj ti! Këta na fyejnë sheshit gjithë

partinë tonë, së bashku me udhëheqësin e saj, kurse ti dashke të të kërkojnë falje se të fyen ty! Një njeri i vetëm nuk është as sa një pikë uji në oqean para një partie të tërë.

E shoqja e vështroi shtrembër dhe përdrodhi buzët.

U duk sikur po fashitej pakëz debati i fuqishëm, prandaj përfitova nga rasti, rrëmbeva gotën dhe nisa ta trokas me të ftuarit tanë.

-Me kë tallesh ti, -ma ktheu xhaxhai i gruas. -Neve na fyejnë para syve të tu në shtëpinë tënde, ndërsa ti më rri si ata butakët kur i nxjerrin nga uji!

-Po ju nuk më lini as të ngre gotën dhe t’iu them:’’Gëzuar!’’.

-Se s’je i aftë për të organizuar as ditëlind-jen tënde. U bëre pesëdhjetë vjeç dhe mbete si karabush, -plotësoi i shoqi i tezes sime. -Çohu. Lindita, të ikim!-urdhëroi të shoqen, e zuri nga dora dhe u drejtuan për nga dera.

-Partitë e mundura, morën rrugën e kthim-it, -tha i shoqi i motrës së gruas sime, duke e shoqëruar me një buzëqeshje ironike çiftin që sapo u largua.

-Ja që nuk janë të gjithë me partinë e pijan-ecëve, si ti, - i tha e shoqja e xhaxhait tim.

-E kemi ndërruar emrin e saj, zonjë. Quhet partia e pijetarëve. Në statutin e partisë sonë ka vetëm një nen:ta bëjmë atdhenë rrush e kumbul-la, -ia ktheu tjetri duke buzëqeshur.

-Ik more, karagjoz!- shfryu e shoqja e xhax-hait tim.

-Karagjoz thuaji tët shoqi!, -ia pagoi në çast e shoqja e pijetarit, domethënë motra e gruas sime, e cila deri në ato çaste rrinte e heshtur si një statu-jë. Rrëmbeu të shoqin nga dora dhe u gjendën tek dera. Ai, pijetari, të cilin dukej sikur nuk e shkulte dot asnjë stuhi fjalësh prej tryezës, iu bind së shoqes si një fëmijë i njomë nënës së vet.

-Iku edhe partia e pijanecëve, -tha qetësisht xhaxhai im.

-Tani është radha juaj, - i tha xhaxhai i gruas sime.

Xhaxhai im, i cili kishte mbetur me gotë në dorë, m’u drejtua mua:

-Ne vijmë për të festuar ditëlindjen tënde, ndërsa njerëzit e gruas sate në fillim na fyejnë partinë tonë, pastaj udhëheqësin e saj të ndritur, kurse tani na zbojnë nga shtëpia jote dhe ti hesht si një memec. Turp e faqja e zezë! Ç’ më rri si hu gardhi!

Hodhi gotën e mbushur mbi tryezë, e cila u derdh nëpër pjata dhe u largua së bashku me të shoqen.

-Na la shëndetin edhe partia e jeshilëve, -tha xhaxhai i gruas sime.

- Po lëmë juve, partinë e mafiozëve të hani e të pini, -plotësoi vëllai i gruas sime.

Ndërkohë nga ana tjetër e tryezës kishte plasur debati midis njerëzve të mi dhe atyre të gruas sime. Shkak u bënë fjalët e xhaxhait tim, që tha pak më parë.

Secili fis tregonte me fakte historike, se ishte më i fisëm se tjetri. Po kështu edhe partitë ku aderonin ata, ndryshonin si dita me natën. Aq më tepër udhëheqësit e tyre, të cilët duhet të hynin në listën e njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë.

Aq i rrëmbyer ishte debati ndërmjet tyre, sa nuk mund të kapje asnjë shprehje të plotë.

Dëgjova vetëm xhaxhanë e gruas sime, që i tha kushëririt tim të parë:

-Mbylle gojën ti, mor kec i shtirë!Në debat e sipër, xhaxhai i gruas sime, për-

plasi gotën e mbushur që mbante në dorë mbi tryezën e shtruar, e cila u thye dhe u bë copë e çikë. Pjatat e mbushura me llojlloj ushqimesh, u mbushën me thërmija xhamash.

Kushëriri im i parë iu përgjigj me të njëjtën monedhë. E përplasi edhe ai gotën e vet, por më fort se i pari, e cila u thërrmua mbi tryezën e shtruar, duke thyer edhe tri-katër gota të tjera.

-S’ke turp!, -më tha duke u larguar. -Nuk the asnjë fjalë të vetme në mbrojtje të fisit tonë! Më mirë shko e vish fustanin e sat shoqeje!

Të tjerët e ndoqën pas, duke thirrur me sa kishin në kokë.

Ndërkohë ata të shtëpisë përballë, të cilët na ndihmuan fillimisht për të nisur debatin tonë, kishin heshtur dhe kishin dalë në ballkon, duke na ndjekur me kërshëri të veçantë.

Duke dalë prej portës, xhaxhai i gruas sime më tërhoqi vëmendjen:

-Fajtori i kësaj rrëmuje je ti, sepse nuk di të mbash qëndrim as ndaj një partie e as ndaj tjetrës. Aq më tepër për prijësin legjendar të partisë sonë. Ti nuk je as mish, as peshk!

Dhe doli duke më tundur kokën me keqard-hje.

U larguan me ngut edhe ata që kishin mbetur. Edhe derën e jashtme e lanë të hapur.

Mbeta vetëm me time shoqe, e cila për të fshehur një lot që i rridhte tatëposhtë nëpër shpatijen e faqes, uli kokën dhe filloi të mblidhte pjatat e paprekura.

FESTIMI I DITËLINDJES

Tregim satirik

Nga ILIAZ BoBAj

E Diel, 16 nëntor 2014

7prozë •••

Atë ditë të paharruar vetëtonte dhe mur-muronte pa ndërprerë, por nuk binte shi...?! Ndërkohë, kur doli fërfëllima

e frikshme me pluhur ngjyrë hiri, u mbësht-jell rreth trupit tim, dhe në ikje më ra syve...!! Sytë më thernin sikur t’mi shponte dikush me gjilpërë, ndërsa flokët e mia nuk u mbushën me pluhur por me pendla të zeza të korbave që bënin hata në qiellin e mrrolur...?! Pastaj u përpoqa të strehohem në ndonjë vend të sigurtë, mirëpo nuk më dëgjuan këmbët e ngatërru-ara, prandaj mbeta fillikat vetëm në rrugën e vetmuar... Në gjendje shqetësimi, e pashë se vinte me tërbim një hije e errët, sikur të kishin rënë retë e zeza nga qielli, apo sikur të vinin me fërfëllimë të frikshme zogjtë e tërbuar...?! Pastaj, pasi kaloi furtuna pështjelluese, rraptima e shiut e trazoi lumin e shpresave tona nga shtrati i vet, dhe hyri nëpër çdo shtëpi duke bërë rrëmujë e rrëmet derisa u shterr qielli...

Dolëm me frikë e trishtim te sheshi i fshatit, por nuk kuptuam çfarë mallkimi na kishte prekur në hise...!! Kur arriti imami i fshatit te sheshi, ia zgurdulluam sytë për të kuptuar të vërtetën reale, por, ai, pa vrarë mendjen, tha: “Unë, si besimtar i madh i Zotit, po ju them se e lëshuam rru-gën e tij, sikur që po e lëshon lumi shtratin e vet, prandaj Zoti po na sprov-on kështu...!!” Ndërsa pleqtë e fshatit, njëzëri mërmëritën: “Zoti ka bë emër kështu»

Sapo u ndalë rraptima e shiut, na befasoi mbi urë magjistarja e trentë, që ishte më e përfolura nga gjithë banorët e fshatit për punët djallëzore... Ajo ishte në gjendje të mjerueshme, ndërsa turma e fshatarëve kur u afruan te ura e lumit njëzëri kënduan me zë të lartë, duke e përsërit-ur refre-nin: “Digju, digju, se mjaft na dogje!!” Lumi kishte marrë me veti njërën pjesë të urës,

ndërsa në pjesën tjetër ku kishte ngelur magjis-tarja e trentë kishte rënë shumë afër përçuesi elektrik... Ajo kërkonte ndihmë, por të shkretës kurrkush nuk shkonte për t’i ndihmuar, sepse niveli i ujit rritej aq shpejt, saqë gati ishte për të hypur mbi urë...!! Ndërkohë, sapo u përhap lajmi se po digjej magjistarja, dolën me vrap edhe të rinjtë dhe të rejat që ishin çmendur nga magjitë e saja...!! Kur e panë flakën e rrymës elektrike mbi trupin e saj, u çliruan tërësisht nga shtrëngimi i

magjive të zeza... Magjistarja kishte arritur t’i bëjë pikë e

pesë të rinjtë e të rejat, dhe t’i ndajë nuset e reja nga burrat qysh në fillim të nusërisë...!! Nga kjo lemeri, kishin shkuar tek hoxhallarët më në zë, për t’ju shkruar hajmali...!! Edhe në teqe kishin shkuar, por më kot... Magjitë e zeza të magjistares së trentë e kishin kryer punën e vet si është më keq, prandaj kishin frikë të rinjtë dhe të rejat të martohen, sepse i trenonte

magjistarja me magjitë e bëra qysh në natën e parë të martesës, saqë disa i nxirrte cullak nga dhoma dhe i shëtiste në rrugën kryesore të fshatit, si është më keq... Kështu, një ditë, ishte përhapur lajmi se “pa thirrë hoxha i sabahit, haxhinjtë e fshatit e kishin parë cullak nusen e djalit të duqanxhiut në rrugën kryesore dhe ishin tmerruar nga ajo pamje, ndërsa njëri prej tyre në shpejtësi e kishte zhveshur xhemperen dhe, ia kishte dhënë nuses për t’i mbuluar gjin-jtë dhe kofshët e zverdhura..!!”

Kur e dëgjova këtë ndodhi të vërtetë nga haxhinjtë, e besova tregimin për fqiun tim që u sëmurë në natën e parë të martesës...!! Një javë nuk i doli nuses përpara, meqë i dukej me pamje të shtrigës...?! Të shkretin e çuan te hoxha i fshatit‚ por nuk i doli ilaçi... E çuan në teqe, në kishë; e çuan edhe te mjeku‚ por nuk i doli ilaçi...?! Pas shtatë ditëve e shtatë netëve, ia largoi magjitë e zeza një njeri i largët që shkruante hajmali... Ky njeri kishte përjetuar të njëjtin fat; në natën e parë, kur kishte hyrë dhëndër, ishte trembur keq nga nusja që ishte tjetërsuar në shtrigë, prandaj kishte kërcyer nga dritarja për të mbetur tërë jetën i gjymtë...!! Në gjendje të tillë e kishin rrëmbyer xhindet e natës, e kishin rrahur mirë dhe i kishin dhënë për detyrë që t’u shkruaj hajmali nevojtarëve, por pa të holla...

Pasi u shërua fqiu im, e donte nusen, familjen, por për fat të keq rrinte krejt mbyllur...?! Vetëm një orë flinte me nusen‚ pastaj dilte në dhomën tjetër dhe mbyllej me çelës, ndërkaq ditën rrinte me anëtarët e familjes, por nuk dilte në mëhallë, as në rrugë kur mblidheshin moshatarët e vet...

Pas shtatë vjetëve për herë të parë doli nga shtëpia, dhe kur e pa magjistaren e trentë që po digjej nga flaka e rrymës, u çlirua tërësisht nga magjitë e zeza, dhe nga frika që të flejë me nusen...!!

Magjistarja e trentë

Tregim nga BuRHANEDIN XHEMAILI

Sonte, nuk do të qaj! – tha dhe... ia plasi vajit! Ndonëse kishte menduar se kishte mbled-hur forcë sa duhet dhe se nuk do të jepej

më, megjithatë e tradhtoi vetvetja. E dënesur ishte, po aq sa edhe netëve të tjera. Ndoshta edhe më tepër! Sa herë që hëna me dritën e saj, prekte butësisht vetëm njërën pjesë të shtratit, fotografia e burrit të ndjerë, më tepër i rrinte mbi gjoksin e bujshëm, sesa në komodinën e vendosur kah ana e saj e shtratit.

Vdekja e hershme e të shoqit, e bëri atë edhe nënë edhe babë, për fëmijën e saj të vetëm. Jeta e rëndë, ku edhe të punësuarit mezi gjallëronin, e sfidonte skajshmërisht. Morali i vyshkur i sho-qërisë ka kohë që e kishte zverdhur edhe fuqinë e diplomës së saj, dëshmi e profesionalizmit, e mbiemri nuk i shërbente për hiqgjë, pasi nuk ishte në mesin e atyre që rëndonin peshë në këtë kohë. Një kohë kjo, që ajo më së miri e përshkru-ante, kur diploma i refuzohej për punë, e gjoksi ia siguronte atë, duke i cituar vargjet e një poeti të saj të preferuar, “...është koha e çakejve...është bota e maskarenjve....”

E, kur sytë krua zunë e iu shteruan, e bëri të njëjtin veprim që e bënte shpeshherë kohëve të fundit, sa që tanimë mund të thuhej se iu kishte shndërrua në rutinë. Pasqyra e madhe në dhomë, përthekonte komplet trupin e saj sirenë.

Gishtërinjtë e saj të gjatë, që ishin tregues për duar punëtore, ngadalë zbërthenin kopsat e mëndafshta të këmishës së natës, e cila duke iu valëvitur nëpër trup, sikur i bindej një muz-ikaliteti të orkestruar enkas për situata të tilla, e që e shoqëronte atë pëlhurë të ndjeshme, përg-jatë tërë rrugëtimit deri sa binte në tokë. E njëjta skenë, paralel luhej edhe në pasqyrë, derisa për-

Gjoksi i mallkuar!

Tregim nga MuHAMET HALILI

Por, t’i lironte gjokset nga ato sutjena, që kishte kohë që i mbante, për së paku 2 numra më të vegjël, ishte njësoj sikur të lirohej luani i uritur nga kafazi, pasi shpërthenin vrullshëm duke ndjekur trajektoren e ç’rregullt të përcaktu-ar nga madhësia e tyre dhe dukeshin në pasqyrë, mu sikur uji kur trazohej nga ndonjë guralec kur hidhet në të, dhe krijohen pastaj tundime valore rrathë-rrathë, të cilave u nevojiten disa sekonda kohë, për t’u zhbërë, e për t’u qetësuar.

Edhe një natë me dhimbje, pas një ditë të pafat. Në fakt, dita ishte me fat po ta lexonim për kah rezultati i kërkuar, pasi puna gjendej, por ai rezultat, i arritur në atë mënyrë, e prod-honte pastaj kafshatën që s‘kapërdihej për të!

Asistente e dytë e Presidentit! Ishte kjo puna që i kishin ofruar sot. Dhe, mund ta niste që nga e hëna. Jo që nevojitej ky staf, por sapo e panë, e vlerësuan imazh të mirë për të qenë pjesë e takimeve zyrtare të Presidentit, atëherë kur ai takohej me delegacione që i vinin në vizitë, apo edhe ta merrte me vete në vizitat jashtë vendit...

I vendosi shuplakat e dorës mbi pasqyrë. Me mendje i vendosi ato mbi mallkim, në përpjekje për ta mbuluar atë, së paku për pak kohë. Por, sakaq besimi në Perëndinë, që i forcohej dita ditës edhe më shumë, bëri që ta ndjente gjok-sin tani si bekim, andaj ngadalë u largua nga pasqyra dhe shkoi e u shtri në shtrat, për t’ia dhuruar këtë bekim hënës.

Ndriçimin e saj kishte kohë që e shihte të përgjysmuar, por ishte pikërisht hëna që i jepte më së shumti forcë të besonte në fuqinë hyjnore dhe në një jetë të dëlirë, pasurinë më të madhe që do t’ia linte trashëgim të bijës.

para iu shfaqnin ato që do t’i ëndërronin çdo femër që do të synonte të bëhej top modele, por ja që për të, ishin bërë mallkim!

Një imazh i përsosur i një sute shtathedhur, i jepte shpirt edhe pasqyrës, e cila sikur trazohej

dhe bëhej e padurueshme nga fakti që sutjenat vazhdonin të ishin vija e fundit e mbrojtjes që rezistonin ende. Edhe ato do të duhej ta ngrit-nin flamurin e bardhë e të binin, që të ndodhte mrekullia!

E Diel, 16 nëntor 2014

8 ••• poezi

Etja Me gurin Cerber n’qafëLodhet etja pas Kroit t’BardhëDhe gjen gjithnji Kroin e Kuq 

Nji lughije M’duhet nji lughije,Bar a lule,Gjeth i njomëKu ta përplas shkamin temPa kërkue ndjesë. T’ngulem atje,T’fleAndrrën e livadhit t’paprekun. Përroit t’vogël t’gjumit,Turbullirës s’amël,Mos t’shoh si drujzohem,Gurzohem,Paqes t’heshtun. Mos t’më shohin dreqnit e parajsës,Brinat e engjëjve...

M’duhet nji lughije, hijeKëndelljesh,Bisqe aromash,Valë që lajnë përherë ranën. 

Ti hap herë pas here

 Ti hap herë pas here derën e harresës,Për t’më kujtue gjithnji ekzistencën e zanave,Shtatore t’ngrime Adamësh,Metë pa gojë prej teje.

Ka ngri tash lëvizja nëpër arteriet e qytetit,Zhurmat dhe grimcat e pluhnit pezull

kanë metë...

Gjethja e shkëputme prej degës ka shtangë,Si goja e djalit që qeshi,Meti haptë.

Tullat nuk shkuen tek muri,As ranë prej tij,Plumat e vdekjes metën n’ajër.

Vetëm ti je para meje,Heshta jote m’ka shpue edhe kur t’kam harrue.Vjen t’më përmendësh se jam ende n’jetëI aftë t’thithem prej teje.

I shituem prej syve n’pikë t’drekës,Mesnatës,Ti je mëngjesi jem,Darka jeme e vorfun. 

Nji qerreNji qerre n’pasqyrën e syve,Qiejve t’dridhshëmSi gjethet e plepishtes buzë rrugës.

Zbardhja e beftë e dhamit t’dhimjesMes kremit t’fjalëve.Nji qerreN’pikë t’drekës së shtrime plazheve

përvëluese.

Loja e përjetshme e ujit me bregun,Sulm e tërheqje,Rrota e fatitN’dorën e ngashnjimit t’fmijës,Fanitja e muzgutN’mëngjezin e qelqtë, t’thërmuem prej erës.

Nji qerre,Shtegtim i krojeve n’andrrënE shkretinës.Rikthimi i fluturimitN’pullazin e vjetër,Ylli që bie,Shuhet ngadalëBrenda meje.Pa kalorës, pa kuaj, nji qerre... Hija e brinave t’qeve, shatërvanë avulli,Lërimi,Mjellja,Kallijtë e shpresësN’shtregull. Oborri me pemë,Pragu,Gjurmt e ngrime t’hanës shtegut t’ballit.

Nji qerre,Gurve me myshk t’Drinit,Vetmisë t’shelgjeve,Cicërima t’tremuna pa zanafillë... Nji qerre kur thyhet, thonë,Gjendet udha.Uudhaaa, mrekulli e zotit,Po çfarë duhet udha, zot, pa qerren?! 

Prajshëm e pjerrtë Prajshëm e pjerrtë, tymnajës t’plumtëHapsina gri kullon,Rrjedhin përrojtë e lodhun prej vetvetesPellgje,Farka vetimash...

Mumrimë e zgjatun qiejve t’zotit,Pikëpjekja jonë e avullt sosetEnde pa le, qerpikut tandPo shkas i kristaltë... 

Motra jeme N’majë t’malit, motra jeme,Mu n’kikël-Borë e papranueme,Rreze dielli që rrshet n’akull.

Mjegulla e mërzisë u mshtillet gurëve,I ban t’përhimtë.

Rrufeja plakë kullotë grykat,Pjell rrufetë e reja... Pranë prekjes t’engjllitPa qenë MoisiuMund t’flasë kushdo me zotin.

Eja në jug Daniela sonteTi do t’i prekësh të gjithaTy askushEja, disku i hënës shkëlqenDerdh dritë të çuditshmeKrateret e detrat lëmimi i mbushEja, e qeshura jote i zbeh çuditëAjo na përqafon të gjithëveAtë dikush ...

Jug, 10 gusht 2014

Ky perëndim vere në Manastir

Brigjeve me rërë vetmuar mjellmë e uriturShkëmbinjtë si aedë të verbër pa gaforetCilit breg zbarkojnë meduzat, oktapodëtDet i shterurRërë e krehur guackashZëra të veshur me boshësiCilët sy nyjëtojnë në të fshehtat e detitKufizat ujore zvogëlohen në retinëGjallesa ha gjallesënKjo stinë atë stinë.Një shkumëz u shtrajtua mbi fytyrën e një vajze Shkumoi e pafajshme Gruan me flatra të BuzzatitButësisht kjo përndezje shteri fjalëtCa xhinglamingla plazhi nën cadra u rrëmbyenMe klithmat deti aktronTrofete e tepërta kthenDeti ndjell befasisht telasheI mirë mbetet deti, jo në lajmeMisionarët e Manastirit gjirin e zbresin vonëHije dishepujsh murgjish për tu pikëzuar OshoTamburet e reve si suname projektohenDeti brenda vetes pa demone.Pres të bëhem rërë me fytyren e erës në lëvizjeS’di sa milje vijojnë për në tempullin timE lodhshme një parafjalë një e përpjetë një e tatëpjetëCila kolombër më ndjek fati im?...

Sarandë, verë 2014

NjeriuNjëqind të jetuara ka njeriudhe asnjërën të tijënSofokliu përditë përsërit për tëatë thënien e tij të vjetërNjeriu i cuditshëm dhe ti njeri i cuditshëmi ardhur prej baltës e ujitprej evolucionit të kafshësapo prej puthjesNjeriu me ligjet e HamurabitNjeriu me mendësi transhumanitarePasfausti që rrëfehet e pëlqenPërçka përtej mua s’më bëhet vonëDuke pyetur natyrën njeriun pyesNjeriun e hapur me materien prej eteriNjeriun që kalimin e energjisë me materie frenonTë alterojë madhësinë tokësore e të kontrol-lojë stinëtTë udhëheqë në univers me një lundricë e më pas të shkaktojë përplasje planeteshNjeriu një sferë një erë në lëvizjeNjë kërkëllimë pa fund një shenjë aperceptimi Motiv euforik një tharm që s’kuptohetNjeriu klithmë e Ulërimës tek MunchNjë like argëtues i amerikanëve

të ndalur në Los Angeles autostrada 105tej harqeve të një ure ku vetëvaretnjë fatkeq i orës që kalonZbavitja e tyre shenjë e skenë absurdee fundit të njeriutE. Munch me telajo do të hedhë tjetër britmëMe furinë e tingujveAi më afron njeriun dhe këngën e Borgesit të verbër:Jam i vetmi njeri mbi tokë e ndoshtanuk ka as tokë e as këmbë njeriu.

Durrës, mars 2014

Mbi trupa heshtja spërkat

Deti është bibliotekëMeduzat bërë cadërCilin lum të pi me etjeTë kryej një imazh si të Dantes

Mo Yan përtyp me BretkosatTi ndjek parashikimin e motitZbuloj që jam në anën tjetërGjithçkabërës me hapin e Xhojsit

Meduzat e ngrefën vallëzimin Si një idil shkrepi shiuE lëmë lojën e shahut barazimSi në vargje Borges me Rumiun

Spërkatja e rërës dha afshSensual e shtriu montazhinMbi trupa heshtja spërkatQielli me detin rëndë flasin.

Sarandë, verë 2014

Vala një imazh një mbytje e pjesshme

Ditët në Sarandë janë gjinjQyteti me to nis lakimetTej Qelqera e ankoruarMe dënesat e jahteve delfinë

Fle e bubullin ky detNë mushkri e në gjymtyrëPërhapet avulli i frymësMbasditja vjen e fshin

Turistë norvegjezë endenSi në census të OnhezmitFle e bubullin ky detNë Lëkurës a në yje jemi

Vala një imazh një mbytje e pjesshmeDuhmë plazme afshi e së qeshurësDorë përkëdhelëse gjumëndjellëseËndërr e zhveshur imazh mjegulle.

Sarandë, verë 2014

vjeshtë a fillim dimniNga IZET DuRAKu

Eja në jug Daniela sonteNga NAFIZ AGALLIu

E Diel, 16 nëntor 2014

9poezi •••

Frika nga barbarët Mund të lajmërohen në çdo çastTë fillojnë me shkatërrimin eQyteteve MundTë dalin ngaLëkurat e ujkutTë mbjellin vdekjen Ata askundNuk kanë shkuar Ata janë aty! Edhe kur të na bëhëtSe nuk janëSe janë zhdukurPërgjithmonë.  Do të paraqitenT’i heqin maskatT’i  tregojnë fytyrat Ishte leht derisaBota ishte e ndarëNë grekë dhe barbarë Derisa dihejKush ishin barbarët dhe kush grekët.  SotNga sëciliMundë të zbres barbari.  Frikësohem nga barbarëtEdhe kur jam i sigurtëSe nuk janë Ata janë atyMes neshFlejnë Në çastin kur besojmëSe janë zhdukur.  Ata do tëZgjohen

Castel Nuovo, 20 prill 2014  

DanajtEdhe kur dhurata të sjellinRuaju nga danajt Mos iu beso! Edhe kur të zbukurojnëMe diademaEdhe kur fjalë të mjalta flasin Ruaju nga ta! Kur të ofrojnë nektar dheAmbroziaMos i merr kupat e tyre.  Në to ka helm! Kurrë mos u besoDanajveNëse nuk është kali i drunjtë Do të jetë ndonjë gjësend tjetërTë cilën do ta shpikin

Me të cilën do ta shkatërrojnëQytetin

Mbaj mend Danajt janë të njejtëDanajt nuk ndërrojnë!

Castel Nuovo, 19 prill 2014  

Ksenofoni Dikund në largësi, dëgjohet zëri i tijMë është dashur të ikë nga Kolona - qyteti

im i lindjes, nga bregu i largët i Azisë së VogëlPara se ta pushtonin Persianët. Dhe ta

marrë fatin e emigrantit. Fatin e hidhur, më duhet të them.  Eleja u bë kolonia e re të cilën  e formuanBashkëvendasit e mi.  Jeta ime nuk u ndal në te. Kam bredhur nëpër

Greqi gjashtëdhjetë e shtatë vjet.  Edhe tash, në të nëntëdhjetin vit ende

bredhë, duke recituar HomerinDhe vargjet e mija.  Jam shndërruar në një rapsod të njohur-Njerëzia më pret në tregje-më ka duartrokiturDuke brohoritur emrin tim.  Së shpejti do ta hedhë shkopin. Dhe të

shkoj në Had, në mes hijeveTë refugjatëve nga Kolona.  Ja se si e kalova jetën.  E, çfarë është jeta?-pyes për të saten herë. Bredhje e shkurtër!- e marr gjithmonë

të njejtënPërgjigje.

Castel Nuovo, 21 prill 2014     

Të shkruarit në zallë 

(Çeslav Milloshit) Çfarë mund të bëjmë me Poezinë? Ta ndër-

rojmë jetën? Kam frikë se, jo. Të shkruash shkronjat në zallë, e mëgjithatë të besosh.

T’i dëgjosh zërat në rerë. Të mahnitem  me fjalet. Të kthehesh pas asaj që ka kaluar dhe të besosh se mund ta kthesh.

Mëgjithatë, të shkruash në zallë, duke besuar në atë që shkruan. Mëgjithatë!

 ‘Edhe nëse dallga i merr shkronjat Tuaja. Të shkruash, të luftosh me valet. Të luftosh

me oqeanin, duke besuar se do të vjen vala tjetër, t’i kthejë kokërrat e zallit, që i ka gëlltitur edhe shkronjat që i ke shkruar e të cilat ndonjë valë e mëparshme t’i ka marrë.

 Të shkruash nëpër zallë dhe të besosh se do

ta mundesh Oqeanin. Kam gjetur, përfundimisht përgjigjen, në

pyetjen: Çfarë është poezia?Dhe a duhet shkruar ate.

Castel Nuovo 25 prill 2014   

Zogjtë Këta zogj të cilët unë i dëgjoj sot, më 27 prill

të vitit 2014, sigurisht se do t’i ketë dëgjuar Arist-ofani - në të njejtën ditë të vitit 415. Ata ndoshta ia kanë dhënë idenë që të shkruaj ZOGJTË.

 I ka dëgjuar edhe më parë, Sumeri i panjohur, në

agim të historisë. I ka dëgjuar sigurisht edhe venda-si  i tij Lulu, mjek, emri  i të cilit është gjetur në një pllakë argjili. E vetme gjë e tij që është ruajtur.

 Edhe mbreti Gilgamesh, derisa e ka paraqi-tur kontestin para eprorëve të qytetit të tij. Kur për një çast është ndalur ka thënë :Dëgjoni atë zog se si këndon.

Ky është një shenj i mirë!Kënga e zogut është e përhershme! Gjoja se

Homeri ka thënë me një rast, në Itakë, pasiqë ishte kthyer pas  bredhjeve të shumta.

 I mahnitur me këngën e bilbilit. Këta zogj të njejtë, në të vërtetë paraardhësit

e tyre, i kanë dëgjuar të deleguarit të cilët kanë shkuar nga Kishi në Uruk-që të ofrojnë zgjidhje paqësore të kontestit.

 Edhe Agamemnoni i ka dëgjuar me entuz-

iazëm, në një mengjes të hershëm në lëndinën trojane, kur zëshëm ishte  penduar që kishte shkuar në Trojë.

Atë mengjes, lutjet ua drejtoj zogjve e jo zotërave, siç bënte deri atëherë.

Castel Nuovo 27 prill 2014

Mirash Martinoviq, shkrimtar malazez, i njohur në hapësirat e gjëra rajonale me tema antike dhe pejsazhet e harruara të Malit të Zi, të cilave u dedikohen romanet e ti: Rrugët

e Prevalises (i botuar edhe në Itali) `Disa kapituj të këtij libri janë përkthyer edhe në gjuhën hebreike, botuar në disa revista izraelite, Hapja e Agruviumit, romanin Teuta, që përjetoi disa ribotime dhe sipas të cilit  është bërë shfaqja ndërkombëtare teatrore në regjinë e Slobodan Milatoviqit. Ëndrrat për Doken është libri i katërt, kurse Qytetet antike / ëndrrat dhe fatet- Zagreb 2012, libri i pestë nga cikli i tij antik.

Më parë, Mirash Martinoviqi ka botuar romanet: Heretiku, Urtakët babilonas dhe Dita e fundit e Eskilit, i cili se shpejti do të botohet në Tiranë, tek “Onufri”.

Shtëpia botuese Koha e Prishtinës e ka botuar romanin “Teuta” në gjuhen shqipe, të përkthyer nga  Zenun Rexhepi. Në letërsi ka debytuar me librin e poezisë “Miti për Qershinë” (1974, për të cilën e kishte marrë shpërblimin letrar Lazar Vuçkoviq).

Romani Harfistja nga Ura (2013) është botuar në Çaçak’. Anali i paparë (2010) është libri i parë  prej  pesë librash  të ciklit me titullin “Toka e pazbuluar”, që e përbëjnë: Të folurit e mbretërve (2011),Të folurit e tokës (2013), Pëshpëritje me kujtesën (2014) dhe libri Harku dhe lira që është i  gatshëm për botim. Martinoviqi është anëtar i PEN malazez dhe i Amës Malazeze. Është fitues i Shpërblimit të Tetorit të qytetit Herceg Novi, ku edhe punon e jeton.

HARKU DHE LIRANga MIRASH MARTINovIç

(nga origjinali, gjuha malazeze i shqipëroi Smajl Smaka)

E Diel, 16 nëntor 2014

10 ••• studim

Nga Dr. RovENA vATA-albanologe

(vijon nga numri i kaluar)

Nga premtimi për libër të hapur, për bukurkrijim

autor-lexues-romancier autori shkruan shpen-guar dhe qartë për hapjet ndaj jetës dhe botës, duke na dhënë detajet artistike dhe estetike të këtij romani. Në konceptin e së bukurës dhe estetikës shkrimtari i këtij romani “ndërton”. Pagëzimi i konceptit kërkon një shije posaçërisht filozofike që, e dhunshme ose e nënkuptueshme, themelon, brenda gjuhës, një gjuhë filozofike, jo vetëm fjalorin e saj, por edhe një sintaksë të aftë të kapë sublimen ose bukurinë më të lartë.

Koncepti dhe pritshmëria për letërsinë e së ardhmes sipas autorit gjendet në fjalën dhe të shprehurit bukur dhe saktë të saj. Të shkurarit si proces është një nga sfidat për çdo krijues, studi-ues dhe intelektual të letrave shqipe dhe jo vetëm. Arti i fjalës së shkuar trashëgohet ndër breza si ADN-ja shprehet autori, ky art sa vjen e përsoset nga shprehet dhe pasuria e gjerë gjuhësore.

“Çdo lloj gjëjë dhe t’i ulërij botës me krenari se është një hiç në sytë e mi, vetëm dhe vetëm se kam gjetur universin tek ti”, f. 233.

Romani dallohet qartazi për aforizma filozofike të mishëruara me lëndë letrare dhe artistike si në rastet: “Ndryshimi ndërmjet një druri dhe një budallai, është se ky i fundit nuk mund të gdhendet.”, f. 248.

“Problemi me njerëzit është se ata ëndërrojnë vetëm për gjërat që nuk i kanë. S’mund të ëndër-rosh për atë që e ke! E di pse? Sepse ti e ke atë! Gjithë këto kohë, ti, çdo gjë që të rrethon e ke shndërruar si diçka normale”., f. 55.

“Gjithçka është energji. Të ndjesh, të men-dosh, të veprosh, të shohësh, të nuhatësh, të prekësh, të shijosh, të lexosh, të ecësh, të notosh, të punosh.. pra të jetosh, është energji”., f. 56.

“Mendimi, është froni mbretëror ku sundon shpirti”, f. 57. “Nëse ke vullnetin, i ke të gjitha”., f. 58. “Pislliku as nuk rregullohet, as nuk zbukuro-het, pislliku pastrohet”., f. 59. ‘’Të dish çfarë dinë të gjithë, do të thotë se di asgjë!’’ f. 101“Historia shkruhet nga fitimtarët”, f. 63.

“Duke vëzhguar shiun që pikon, errësirën që ndricohet nga rrufetë, kupton se edhe drita të verbon! Kjo ndoshta është një ndër arsyet se pse universi ynë është i errët..njeriun nuk e përballon dor dritën”…, f. 68. ‘’Nëse një lider në një vend dëshirontë vendosë paqen, do të ishte shumë e vështirë për të, tëqëndronte më shumë kohë si drejtues në atë vend.’’ f. 230. Perceptimi i së bukurës së shkrimtarit përgjatë veprës “Loja e Fituar” del në 3 forma:

1. Estetike Rasti i parë: “Ti ke vrarë talentin! Më saktë,

dembelizmi yt është përpjekur të vrasë talentin. Nëse nuk do ta kishte bërë, të siguroj se do ta kishe gjetur veten, ashtu porsi unë”, f. 218.

Rasti i dytë: “Ti ke frikën e bukurisë, gjë e cila vazhdimisht në ndryshim. Nuk e di në të kam thënë se ajo që e bën dikë të bukur është mendja...prandaj dhe ti je kryevepër për mua!, f. 221”.

2. Filozofike Rasti i parë: “E kush e njeh më mirë të

vërtetën, sesa mashtruesi më i madh?-ia ktheva me krenari”, f. 160

Rasti i dytë: “Hakmarrja më e mirë, ishte padyshim të shëtisje duke buzëqeshur në sytë që kërkonin të të shqyenin”, f. 161.

3. Morale Rasti i parë: “Ne të gjithë e njohim simbo-

lin e qenit…besnikërinë, dhe e përdorim në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme me dredhinë. Qeni si qen për njeriun, është besnik, kurse nje-riun si qen për njeriun, është dredharak! Çfarë morali! Morali mund të mos jetë i keq, por pikëpamja mbi të po, dhe si rrjedhojë, shihet edhe morali si i keq”, f. 120”.

Rasti i dytë: “Moralet, në të vërtetë nuk ekzistojnë, por jo se nuk duhet të ekzistojnë. Disa, janë aq kaq striktë me këto moralet, sa nuk e meritojnë as të vdesin! Diskutuam edhe për raste që kishin prodhuar moralet e shoqërisë. Më pështirosej pa masë kur mësoja histori nga vetë jeta e tij, produkt i moraleve dhe injorancës njerëzore”, f. 138.

Shkrimtari gjithnjë e më shpesh mediton për kuptimin e jetës dhe për misionin e saj, ku shfaq pikëpamjet e tij, estetike dhe filozofike, mbi jetën, njeriun, shoqërinë. Tiparet më të rëndë-sishme që na ndërton shkrimtari me portretet e personazheve, tregojnë natyrën e shkrimit të tij “të shkruarit me koncepte filozofike”.

Personazhet e tij janë pasqyrë e një kuptimi të ri të jetës, të cilët për të arritur këtë kuptim të ri nisen nga këto rrugë:

FuTuRIZMI“Një zhurmë vrastare më shpoi thellë në

zemër! Ashtu, pa vetëdije godita duke hipoti-zuartingullin e tmerrshëm që po më tërhiqte nga paqja”, f. 9.

ARTI“Ti e di shumë mirë që mua arti më fal paqen

dhe më shkëput nga kjo botë e shurdhët dhe e zhurmshme”, f. 15.

jETA“Jetës nuk i intereson nëse je njeri i mirë apo

i keq, me ngjyrë ose jo, i ditur apo injorant, pasanik a varfanjak, me shkollë apo pa shkollë, me fat ose pa fat, sepse pasi ke jetuar, pasi vetë jeta të ka testuar, çdo njeri do të jetë i aftë të predikojë filozofinë e tij”, f. 35.

SISTEMI ToTALITAR“Regjimi manipulonte çdo të vërtetë, e trans-

formonte dhe përpiqej sa më shumë ta përsëriste materialin që kërkonin, pasi ishte mënyra më e mirë që masa ta besonte. Shpesh i thoja se kjo larja e trurit, ndoshta ekziston edhe në ditët e sotme. Ndoshta është më esofistikuar, dhe njerëzit nuk e kuptojnë”, f. 50.

“LIGjI”“Ligji i Xhunglës” na shoqëron që nga

momenti i parë dhe deri tek i fundit. Duhet të përgatitesh për beteja! Duhet të përgatitesh sepse luani nuk është më mbret i kafshëve..tashmë, njeriu është mbreti i kafshëve! Është fatalitet misioni i njerëzve për të qenë njerëz”, f. 66.

LIRIA“Kur të ndihesh keq, të shohësh se s’është dhe

aq kollaj t’ia hedhësh, atëherë do kuptosh vërtetë përgjegjësitë që ke marrë.”, f. 110.

ILuZIoNI“I krijohet një iluzion ku sheh se nofka u

jepet vetëm njerëzve të mëdhenj, ose atyre, që

me anë te hileve dhe dredhive, arrijnë të çajnë në jetë”, f. 118.

E vëRTETA“Të kërkoj të falur që t’u hoqa si lexues i

madh, por m’u desh të përdorja gënjeshtrën për të arritur tek e vërteta. Në çdo gjë që flas me ty, më intereson vetëm e vërteta, më beso”, f. 209.

BoTA “Bota, bir, ka formën e një lëmshi të mbushur

plot me mistere, ose çfarëdolloj gjëje që ne të ashtuquajturit do t’i emërtonim. Aq sa e urrejmë, ne, po aq e duam atë. Bota, bir, do të shkatërrohet kur gjithçka të vihet në një vijë të drejtë”, f. 236.

DASHuRIA “Dashuria ka bërë që të krijoheshin jetët,

dhe po ajo i mban ato në një vijë lineare që ka formën e infinitit. Por, nëse futemi në thellësi të saj, njerëzimi dhe feja e tij do të mësojë misteret më të mëdha, që nga koha e krijimit”, f. 238.

FILoZoFIA“Brenda njeriut, ka një numër të ngjashëm

sekretesh që përngjet me infinitin. Nëse arrin të notojë në këtë thellësi, do të njohë ndjenjat që bëjnë të jetosh parajsën në ferr, gurin filozofik dhe gjithë studimin e errësirës’, f. 238.

SHTETI“Morali, bir, krijohet nga pikëpamja.

Pikëpamja krijohet nga rrethi, ndërsa rrethi formohet nga qeveria. Pra, çdo gjë krijohet nga qeveria:, f. 249.

HIPoKRIZIA“Fituesi është përzgjedhur me kohë, para

se të zhvillohej zgjedhja. Dhe në shtet, ashtu porsi në modeling, fituesi është lolojai dorës së padukshme, i cili mundëson çdo kënaqësi dhe bindet totalisht me vullnetin e drejtuesit, në rastin tonë, të stilistit. Drejtuesi përgatiste dhe planifikonte çdo gjë në prapaskenë, duke na krijuar iluzionin se po jetonim vërtet realitetin. Shumica aty, besonin se jetonin ëndrrën, pasi jam i sigurt se ende nuk e kanë kuptuar se janë

pjesë e një makthi”, f. 251.B) Analiza narratologjike e romanit “Lojë

e fituar”Përkufizimi për narratologjinë: Narratologjia

është degë e studimit të letërsisë, që merret me analizën e tregimtarisë, të teknikave tregimtare në rrafshin diakronik dhe sinkronik, me fomrat e të treguarit, llojet e tregimtarit dhe teknika të tjera të përdorura gjatë të treguarit.

Koncepti “tregimtari” vjen nga latinishtja narras-me tregu. Narratologia është dija mbi tregimtarinë. Ajo lidhet me procesin e të rrë-fyerit që nga përrallat e deri te proza letrare. Me tregimtari kemi parashtrimin e ngjarjeve të vërteta ose të trilluara, të cilat tregohen duke realizuar kalimin nga një tregimtar te një i tregimtuar.

Narrativa përbëhet nga një seri ngjarjesh, të cilat tregohen gjatë procesit të të treguar-it (ligjërimit). Këto ngjarje janë përzgjedhur nga një rregullator, sipas një rendi të veçantë. Tregimtaria përfshin tregime ngjarjesh me gjatësi të ndryshme nga një fjali derinë një periudhë apo tekst.

Tregimtari: është ai që merr përsipër të tregojë një fabul të cakuar nëpërmjet një subjekti të zgjedhur nga ai vetë. Duke patur liri në ngjarjen që tregon dhe në shkallën e pjesëmarrjes së tij, varet edhe mënyra e

tregimit dhe llojet e tregimtarit.Vepra letrare, është “para së gjithash vepër

e ligjërimit”. Struktura narrative organizohet mbi kombinimin formal të sistemit të gjuhës, rezultat i të cilave janë tekstet letrare. Raportet që këto tekste vendosin me receptuesin (lex-uesin) apo me autorin, me kohën apo sho-qërinë ku këto tekstet ekzistojnë, lehtësojnë kuptimin e “literaritetit”, domethënies së tyre, “atë që një vepër e bën letrare”. Studiuesi Zherar Zhenet pohon se: “Rrëfimi është riprezantimi i një ngjarjeje, ose i një vargu ngjarjesh, reale a fiktive, me anën e ligjërimit, e në mënyrë të veçantë, me ligjërimin e shkruar”.

Tregimtari i romanit është omnisient (i gjithëdijshëm), i cili depërton thellë në men-dime dhe karakterizimet e personazhit. Është një rrëfimtar që pretendon se di gjithçka. Ai e di se ç’mendojnë personazhet, madje di edhe ç’do të ndodhë në një të ardhme.

“S’duhet të jesh i thellë, pasi rastis që mbyten, dhe shihesh si fajtor mbas andej! Ajo që doja të thoja, thelbi i gjithë bisedës, është se: nëse njeriu i nënshtrohet vullnetit, mund të shndërrohet, le të themi në Zot, por nëse nuk e mposht, ai mund të degradohet deri në stadin e kafshës më të keqe”, f. 64.

Kultura e së kaluarës nuk është vetëm kujtesë e njerëzimit, por jetë e jona e varrosur dhe studi-mi i saj çon drejt një skene të njohjes, një zbulimi në të cilin shohim jo jetët tona të kaluara, por formën e plotë kulturore të jetës sonë të sotme.

Rruga që ka përshkruar njeriu në përpjekjet për të gjetur mënyrat më efikase të mbrojtjes së vetes dhe tjetrit, përbën një nga momentet më intere-sante dhe impresionuese të këtij shtjellimi letrar.

Qysh në kohët më të lashta faraonike, pavarë-sisht si janë quajtur mënyrat e veprimit të tyre, janë dashur gjithmonë grupe njerëzish, që të merren me kontrollin e zbatimit të normave dhe ligjeve të shoqërisë.

Romani është fund e majë një përftesë imag-jinative e besueshme, por edhe e lexueshme, sig-urisht e mbeshtetur mbase edhe në ngjarje reale, e cila mund të ndodhte në cilindo qytet dhe në cilindo vend të botës, ndaj nuk e ka parë me vend ta përmend qytetin ku merr udhë subjekti.

Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar”, të shkrimtarit(2)

Nga premtimi për libër të hapur, për bashkëkrijim autor-lexues-romancier

E Diel, 16 nëntor 2014

11prozë •••

Nga Istriva Gava

Sportisti dhe traineri sportiv. Janë bërë shumë studime  për ndryshimet në

personalitet midis sportistëve dhe jospor-tistëve, në një përpjekje për të identifikuar cilësitë që kontribuojnë për një paraqitje të suksesshme sportive. Në tërësi, kjo ka qënë një detyrë tejet e vështirë dhe ende nuk është arritur që të gjenden shumë të dhëna të rëndësishme. Në përgjithësi, siç mund të tregohet, sportistët e suksesshëm priren drejt të qenit ngulmues, të motivuar nga faktorë të jashtëm dominues, me vetëbesim dhe kanë nevojë të madhe për arritje. Mung-

esa e profileve të përcaktuara qartë të per-sonalitetit të sportistëve të suksesshëm,  ka të ngjarë që të jetë e lidhur me faktin se ka një shumellojshmëri kaq të madhe sportesh dhe suksesi varet nga ndryshore të shumta, të ndryshme nga thjesht personaliteti.  Spor-tisti i suksesshëm është një person i suk-sesshëm,  që zotëron aftësinë për të qenë i mirë në sporte dhe ka pasur motivimin e duhur dhe përvojë të suksesshme. Disa stimuj për t’i motivuar sportistët që të paraqiten mirë, duke përfshirë plotësimin e nevojave të tyre për pavarësi, “pushtet”, sukses, agre-sivitet, stres  (eksitim), shoqërim dhe përsos-mëri. Traineri i suksesshëm është ai që mund

t’i motivojë  atletët për të shfaqur paraqitjen e tyre më të mirë. Një teknikë relativisht e re për trainerët është që t’i ndihmojnë sportistët të mësojnë sesi t’i vëzhgojnë nive-let e veta të nxitjes emocionale nëpërmjet bioinformacionit dhe të vënë nën kontroll nxitjen tej mase dhe ankthin. Sportisti i suk-sesshëm duhet të jetë i motivuar në mënyrë të brendshme dhe jo i varur nga traineri që t’ia përforcojë motivimin. Nevojitet që traineri të inkurajojë shpirtin e skuadrës dhe kohezionin. Theksi duhet të vihet te suksesi i individit si person dhe jo vetëm tek fitorja. Këto strategji janë shpesh të suksesshme në krijimin e një skuadre që fiton.

DY BOTËNga DEA KoKA, Gjimnaziste, Tiranë

...Vajzen e zuri gjumi. Babai hapi sytë...... Në gjithë vorbullen e nderlikuar të mendimeve, në mendjen e tij mbizoteronte vetem një i tillë. Sa here perpiqej ta fshihte, ta mohonte, ta gelltiste me gjithë ndergjegjien e vrare dhe te kuqte qe i kish hipur ne fytyre, ajo ide fikse, e ngulitur tashme ne koken, qe peshonte me shume se cdo here tjeter, kapercente te gjithe forcen e vullnetit dhe qen-dronte mbi vete qenien e tij. Kishin kaluar ore te tera qe rropatej per te gjetur nje te vertete qe do t’i deshmonte se cdo parashikim i meparshem ish i sakte. Dhe s’kish nevoje per vertetime te tjera; mjaftonte qe ajo capkenja e vogel ta pranonte vete, te merrte persiper fajin dhe te rrefehej para tij si para nje prifti, per nje pastrim shpirteror. Larja e mekateve, ne kete rast do te ishte e dyfishte; vajza do te hapte zemren para te atit dhe vete ky i fundit do te bindte veten se kish pasur te drejte. Se tek e fundit, gjithcka behej per pak drejtesi. Nje doze e munguar sinqeriteti nga ana e vajzes kish sjelle kete gjendje te cekuilibruar ne boten e brendshme te tij. Dhe te kujt? Te atij qe i kishte falur jeten, ndoshta dhe me shume. Deshira per te caktuar fajtorin nuk ishte asgje ne krahasim me prirjen, deri diku dhe biologjike, per t’i mbushur mendjen asaj qe genjeshtra nuk eshte e mire ne nje marredhenie. Pervecse konsumonte edhe fijet me te holla qe e mbanin kete marredhenie ne kembe, ajo merrte pak nga te dy, duke sjelle gradualisht  transformim te karakterit, te vete personit. Mosnjohja e njeri-tjetrit do te ishte pasoja me pak e rende; mosnjohja e vetvetes do te ishte shkaterrimtare. E pikerisht ketij shkaterrimi i druhej dhe ai. Tashme e kishte futur veten ne nje te tille labirint, qe po i thithte edhe me te voglen energji, duke e lene me mendjen e mbushur plot e perplot me propabilitete, pritshmeri dhe paradokse, dhe me zemer te boshatisur..... Nderkohe qe stermundonte veten per te marre nje zgjidhje, qe ne fakt nuk ishte ne doren e tij, vajza rrotullohej ne shtrat. Me siguri enderronte, shetiste neper skutat ku nuk mund te qendronte kur ishte zgjuar; ecte e vraponte si nje adoleshent i dehur per te jetuar, per te shijuar frytet e cdo gjeje qe e rrethon. Ishte e magjepsur pas domethenies se kesaj aventure qe quhet “jete”, e sa me shume orvatej per te arritur thelbin e vertete te saj, aq me shume i largohej marredhenieve njerezore. Ne guasken e vet, aty ku ndihej e sigurt dhe jo inferiore, mendonte se kishte takuar paqen e munguar gjate gjithe kohes se femijerise. Me nje hap gjigand ajo kish kapercyer pragjet e pashkelura me pare, kish rrezuar gardhet, muret qe e rrrethonin e i zinin frymen. Shtepia, qe per te dikur kishte qene nje hapesire e pamate, tani i dukej e ngushte, mbytese. Kerkonte t’i perkiste nje bote tjeter, edhe pse nuk kishte guxim per te hedhur hapin final drejt saj. I afrohej me hapa te vegjel, milimetrike; i sillej rreth e perqark, majtas, djathtas, po nuk e prekte dot. Zgjaste doren pertej pengesave. Kerkonte me doemos te kthente pamundesite ne mundesi, endrrat ne realitet, friken ne force. E ardhmja i premtonte shume gjera, po ishte ajo dreq e kaluare qe e kish kapur per kembesh. Pale e tashm-ja...... aq e ngjitur ishte sa i ngjallte neveri. Dhe dukej se kish mbetur midis dy boteve; te shkuares, ku dora e te atit ishte ekzaltimi me i madh shpirteror qe njihte njerezimi, dhe te ardhmes, ku ky njerezim do te njihte nje tjeter ekstaze, nje tjeter kenaqesi. Koha do te rridhte, ngjarjet do te rrokulliseshin, vitet ca me shume. Moscekja e botes se re i sillte ankth, shqetesim. Mendimi se do te mbetej ne ate gjendje i rrenqethte mishte. Dyzimi shpirteror ishte i pashmangshem, kur behej fjale per ceshtje kaq kritike, sic ishte fati i saj. Ne kete dyzim shfaqeshin me mijera copeza kujtimesh, ku mbi cdo gje qendronte figura aterore. A ishte me te vertete ai heroi qe do ta shpetonte nga gropat thithese, nga dragojte, nga greminat? A ishte ai qe do ta rrembente ne fluturim e siper dhe ta conte lart e me lart, aty ku ajo mund te thithte, me ne fund, ajrin e lirise? Te mbushte shpirtin me nje frymemarrje dhe te mos kerkonte tjeter fat. Te hiqte dore nga planet afatgjata dhe t’i jepej momentit. Te vleresonte castin, si te ish i fundit. Te hidhte hapat e sigurt, pa u nxituar. Te ngjiste shkallet e jetes duke u mbeshtetur ne ate dore, e cila gjate gjithe kohes qe ajo enderronte, i perkedhelte fytyren e i shpupuriste floket.... Lidhja e tyre nuk ishte fizike. Me shume se nje shtrengim duarsh, ajo ishte nje trajektore qe te conte ne qender te sistemit te ndjesive, per te hyre ne zemrat e njeri-tjetrit. Trokisnin te qete ne pritje te nje pergjigjjeje...... Vajza kapsiti syte. Babane e zuri gjumi.......

nga vangjush ziko

Viktoria hapi fjalorin, shfletoi enciklopedinë, që kanë marrë me vete fëmija. Kërkon kuptimin e fjalës emigrim. Kudo që kërkoi, vërtitej rreth

së njëjtës gjë, largimi i njerëzve nga vendi i tyre në një vend tjetër për të punuar dhe për të jetuar. Emigrim. Mërgim. Kurbet. Këtë fjalë të fundit ajo e pëlqeu sepse i kujton kurbetët dhe kurbatkat, që në libra dhe gazeta i quajnë ciganë apo romë. Kurbetët…

Kur kujton këta, i dalin përpara sysh ca çadëre të ngritura buzë lumit të qytetit të saj, që rrjedh mespërmes fushës. Prindërit i thoshin se ata ishin kurbetët. Ata i ngrenë çadrat buzë ujit, ku rriten shel-gjishtet e dendura. Me degët e holla të këtyre, me purtekat ata thurin kanistra edhe shporta. Kur kishte shkuar andej një herë tjetër, çadëret e tyre nuk qenë më. As kurbetët. Kështu e kanë ata, i kishte thënë i ati, lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Mbledhin çadëret dhe nisen për udhë. Viktoria po çuditet me veten e saj. Ç’i erdhë ndër mend këto kujtime këtu në Kanada! Ajo po kërkon kuptimin e fjalës emigrim. Ç’i mbinë në mendje kurbetët! Qeshi me vete. Mos u bënë dhe fëmijët tanë si kurbetët!? Mblodhë valicat dhe u nisën për të kërkuar një vend ku të gjenin punë. O Zot, më fal që po i ul kështu fëmijët! Ata ishin me shkollë, me zanat, me kamje, me shtëpi, jo me çadëre dhe…

Viktoria ndjen një shqetësim në gjoks. Një dridhje të brendshme. Sikur i shkoi korrent në trup. U ngrit. Lau fytyrën. Vuri xhezven në zjarr dhe bëri një kafe. Kafeja sikur e mblodhi. Librat i kishte harruar më një

anë. Kurbetët nuk i harronte dot. I ati i pat thënë se kurbetët nuk kishin varre. I var-

rosnin të vdekurit buzë lumit dhe iknin më tutje, pa vënë as ndonjë gur apo shenjë tjetër përsipër. Ajo u drodh nga këto kujtime. Qoftë larg! Këtu ka varreza dhe për kurbetllinjtë. Edhe televizori tregon ca vende të bukura plot gjelbërim dhe lule, me kryqe dhe me gurë të skalitur. Me demek, mos u merakosni se para-jsën e kini të siguruar.

M’u bëfshi kurban, m’u bëfshi!-foli me zë të lartë dhe e mblodhi veten. Sa budallaqe që bëhej! Fëmijët këtu kanë shtëpi, kanë punë. Atë e mbajnë në pëllëmbë të dorës. Kurbetët dhe kurbatkat, ata qofshin! Mbesa vete në shkollë. Vishet për bukuri. Frigoriferi është plot. Uji dhe drita nuk rreshtin. Makina në dera…

Por përsëri kurbetët nuk i hiqen nga mendja. Fundja edhe ata nuk e kishin keq. Kërkonin të rronin. Për bukën e gojës dhe për jetën e fëmijëve endeshin. E mira nuk të vjen duke ndenjur.

Kurbeti është rruga për të jetuar më mirë njeriu. Po mos punove dhe po mos brodhe, nuk mbushen shportat dhe frioriferët. E përmblodhi, më në fund, gjykimin e saj përfundimtar për këtë fjalë. Këtë nuk ia thoshin librat. Ia thoshte jeta.

Shyqyr, o Zot, që ka edhe kurbet se ç’do të bënte njeriu i shkretë në këtë botë me halle shumë! U kujtua që kishte përmbysur filxhanin e kafesë. E mori me kujdes dhe e pa. Tërë anët e filxhanit ishin të pikturuara me lulka dhe me figura lloje-lloje. Ajo nuk i lexonte dot. E vuri më një anë në dollap. Sot pasdite do t’i vinte Nushi. Ajo di t’i lexojë mirë filxhanët.

Arti i motivimit në sporte

Kurbeti dhe kurbetët Nga romanca “Borëbardha flokëthinjur”

E Diel, 16 nëntor 2014

12 ••• intervistë

CMYK

Bisedoi: Agim Bajrami

Piktori Ndue Pepa është një ndër emrat më të lakuar

të artit kurbinas dhe më gjerë. Mjeshtër prej disa dekadash i penelit dhe kolorit por edhe një artist me kulturë të thellë ai të imponohet vetvetiu.

Autor i qindra portreteve, peisazheve dhe tabllove kompozicionale punimet e tij janë vlerësuar dhe vazhdojnë të vlerësohen si nga kri-tika jonë ashtu dhe nga ajo e huaj. Mbas Dubait ai sapo u kthye nga Abu Dabi me ekspozitën e tij tepër të suksesshme. Në qendër të puni-meve të tij autori vendos temën e qëndresës së kombit tonë në shekuj e vazhdimësi, Rozafën, eposin e kreshnikëve etj. Por ajo që autori e ka më përzemër këto kohët e fundit është tema e bashkëjetesës dhe harmonisë mes qytetërimeve dhe regjioneve fetare. Për këtë shkak studio-ja e tij private pranë pallatit të kulturës në Laç është vazhdimisht me kolegë piktorë dhe poetë. Përveç pikturës Ndueja lëvron herë pas here edhe poezinë. Shumë prej tyre ai i ka përm-bledhur edhe në një vëllim të suksesshëm, ku filozofia e jetës dhe ngjyrat e shpirtit arrijnë të krijojnë një pikturë prej fjalësh.

Flet për gazetën “Nacional” piktori Ndue Pepa

Artisti kurbinas që flet me poezi

të mos ia qëllojë as në të ardhmen. Arti nuk është shkencë, as profesion utilitar. Nuk është materie, nuk mund ta përdorësh. Prej tij merr ndjesi. Sa më i talentuar është artisti aq është dhe fuqia emocionale që trasmeton vepra e tij. Megjithatë, ndoshta, mund të mos e definojmë dot artin si të tillë.

- Vëmë re se studioja juaj është e mbushur me punime që trajtojnë temën e bashkëjetesës mes besimeve dhe religjioneve të ndryshme. E shqetësojnë një artist si ju këto tema?

- Në të vërtetë, këtu jeton një popull antik. Harmonia, në çdo aspekt të bashkjetesës, ka ekzistuar herët, shumë më herët se të dalin dal-limet racore, fetare e ideologjike. Të gjitha përp-jekjet, ndoshta qëllimkëqija, nuk ia kanë arritur ta prishin këtë mrekulli që jeton në ADN-në e tij. Në peisazhet-kompozime të mijat i gjen këto objekte kulti, jo si qëllim për ta vënë këtë harmoni në dukje, por ato janë aty si çdo shtëpi shqiptare; të hapura për të gjithë.

Këto shtëpi pikërisht se janë gjithmonë të hapura janë dhe të bukura.

- Cilat janë përmasat e reales dhe surreales në pikturën tuaj?’

- Po në fakt, siç e thamë më sipër, nuk ekzis-ton realizmi apo surrealizmi pasi jane krijime të estetëve nga shek XIX e këtej dhe tashmë kanë filluar ta humbasin kuptimin. Krijimi, si vetë kuptimi thelbësor i kësaj fjale na çliron vetiu prej këtyre kufizimeve. Në një vepër të krijuar me tension poetik e me talent ka gjithçka për tu përjetuar prej shikuesit përveç fotografisë “banale” të natyrës. Mendja e artisit nuk ka aspak nevojë për të ndenjur në” rrafshin horizontal”. Ajo udhëton dhe lëviz mrekullisht kudo në çdo grimcë kuantike të universit.

- Sapo jeni kthyer nga një ekspozitë që e keni hapur në Dubai. Si u prit atje ajo?

- Në Emiratet Arabe u ekspozova fillimisht në galerinë “Artissima Art Gallery” Dubai, me ftesë të menaxheres së artit pranë kësaj galerie zj. Aurela Cuku, një shqiptare e suksesshme me origjinë nga Shkodra. Pastaj ajo u kujdes për vijimin e ekspozitave në Emirate të tjera si: Abu Dhabi, Fujairah dhe së fundmi në “American Uni-versity of Fine Arts” (Sharjah). Pati interes dhe u pasqyrua edhe në shtypin e vendeve të Gjirit Persik. Për këtë aktivitet ka shfaqur interes edhe revista prestigjoze amerikane New York Times. Dubai është mrekullia e arkitekturës futuriste, një materializim gati perfekt i fantazisë.

- A ekziston më termi artist periferie dhe artist metropoli? Ç’mendim keni për këtë?

- Në një botë që sa vjen e zvogëlohet prej “Përmbytjes së Madhe” me informacion, termi “metropol” e “periferi” s’kanë më kuptim. Dy qendra ka sot që komandojnë: Uashingtoni e Brukseli, për shkak të fuqisë ekonomike dhe ush-tarake. Po me artin apo mendimin njerëzor në përgjithësi ç’ka të bëjë kjo? Mendja është e lirë të mendojë dhe të krijojë kudo qoftë. Por, nëse, arti hidhet në treg si mall, e jo si krijimtari artitsike i nënshtrohet aspektit ekonomik atëherë merr rol parësor metropoli. Rasti i ekspozitës sime në Dubai e vërteton këtë. Në aspektin e krijimit artistik nuk ka tashmë ndonjë dallim të tillë.

- Ç’plane keni për të ardhmen?- Po përgatitem për një ekspozitë në Tiranë në

Universitetin “Polis” . Të shohim ç’do të ndodhë më vonë. Ndoshta ekspozoj përsëri jashtë, kësaj radhe në Europë.

Ishte kënaqësi që ndamë bashkë këtë bisedë.

Ndonëse për një artist si ai gjuha e artit është më e preferuara, ne po tentojmë ta bëjmë të njohur paksa edhe për lexuesit

- Ju jeni një nga piktorët e njohur të zonës së Kurbinit dhe më gjerë. Kur ka filluar bash-këbisedimi juaj me pikturën?

- Në moshë fare të vogël kam filluar të habitem me gjithçka që më ka rrethuar duke më shtyrë që në vetminë fëminore t’i përkthej në skica shumë tregime që lexoja, rrëfime apo legjenda, të vizatoja dhe të zhgarravitja të gjitha hapësirat boshe nëpër librat e shkollës. (me pasoja kjo, apo jo!)

Më vonë ne liceun artistik u lëshova një herë e përgjithmonë në krahët e asaj mrekullie që quajmë art. Edhe sot ndodhem këtu, në këtë botë të magjepsur dhe nuk po di, s’po mundem dhe në të vërtetë s’po dua të dal.

- Cilat rryma apo shkolla pëlqeni?- Në rrafshin estetik tashmë, në epokën post

moderne, rrymat kanë filluar ta humbasin rolin e tyre. Të paktën, sipas mendimit tim, arti ka një udhë krejtësisht të vetën për të ndjekur.

Më shumë do ta quaja eksperiencë individ-uale, edhe pse individi është pjesë e trupit sho-qëror. Filozofia shpjegon gjithçka por gjithmonë pas faktit të kryer. Të kanalizosh krijimtarinë artistike nëpër rryma duket gati-gati, një mision që nuk u arrit në shekullin e kaluar, dhe ka gjasa

E Diel, 16 nëntor 2014

13

CMYK

E Diel, 16 nëntor 2014

14 •••poezi

nacionalPoetë shqiptarë në

Uratë nga Papa Françesku

Nga KEZE KoZETA ZYLo Misionari i Krishtit,Do ulesh ne gjunjë në tokën time,Si dikur Shën Pali në Iliri,Me kryqin e shenjtë në gji.Do puthësh ballin e zjarrtë të maleve,Dhe s’është çudi mund të magjepsesh,Nga bukuria e tyre,Dhe dashuria si magmë e nxehtë,E bashkëjetesës plot harmoni,E cila ka mbirë si lule e egër në botën shkëmb,Paksa të frikshme...Do ecësh bulevardit tim,Dhe sytë do të ngrijnë në 40 martirët,Që duken sikur kanë zbritur si ëngjëj

nga qielli,Të vrarë dhe varur nga diktatura djall!Ndërsa zogjtë mund të kthehen në vajtojca,Si vajtojcat labe apo të Iliadës,Helena, Andromaka, Hekuba kur vajtonin

Hektorin e vrarë,Nga Akili që e zvarriti rrugëve pas qerres së

nga dhënjimtarit.Një lutje e përshpirtshme do të mbahet

ndër fytyra të pikëlluara,Dhe një dritë hyjnore do të bjerë mbi

popullin e varfër dhe fisnik,Uratë nga Papa Françesku me vështrim

prej Zoti.20 shtator, 2014

Staten Island, New York

Ismail Kadare, një kulm i pa arritshëm

Nga LuAN çIPI Për poetët, i frymëzuar, shpesh jam ulur e

kam shkruar.Po, sot deklaroj me bindje, fjalë, që s’i merr

dot reja:“Mbi shkrimtarët Shqiptarë, ndër vite

shpallur të shquar,Në krye qëndron dritëndezur, i pa arritshëm,

Kadareja!. Romancier e novelist, tregimtar, kritik, poet,Qindra libra, nëpër rafte, njëra tjetrën

duke shtyrë,Shpërndarë qiejve me avion, me anije

përmbi det,Kush i ka dhe i lexon, do shpërbëhet në fytyrë: Ngjarje t’rralla, emocione, tragjedi e komedi,Dashuri, ankth e pasion, besë, tradhti e çudi,Mirëkuptim, atdhetari, këshilla dhe porosi,Politikë e histori, mbarë e prapë - filozofi; Shqipja dhe leksiku i pasur, fjalëformime

të selitur,Gjuha, mjeshtëri më vete, art që tërheq

si magnet.E merr librin ta lexosh, sytë ngelen pas tij,

ngjitur,Ik o gjumë, ik o ëndërr! Si një tjetër botë

të ngjet!? Nuk jam veç unë, Shqiptari, i ngjizur

në Gjirokastër,Po, njësoj dhe Kosovari, Vlorë, Tetovë e

Mallakastër,Kështu thonë në Francë e Spanjë,

në Amerikë e HolandëDyzetepesë gjuhë të botës, flasin si

në një komandë. Fluturojnë titujt qiejve, mbushet Malua

me lavdi:AkademiknëFrancë, Nder i Kombit

në Shqipëri,“Princi i Asturias” në Spanjë, “Lerici Pea”

në Itali,Çmimi i Madh “Man Booker”,

mbi krye bukur i ri. Të gjithë njëzëri kërkojmë, një të drejtë

që i takon:Ismaili si shkrimtar, “Çmimin Nobel”

e meriton!Ky Forum i Madhërishëm, në se Kadarenë

e çmonEdhe vetë më shumë nderohet, lartësohet

e ndriçon.

I bekumuni detNga FLuTuR MuSTAFA

T´du kur je ma i egërSe amëlsina Jote ka mjaftuMe ma marrë zemrënTash du ta shof f´tyrën tjetër TanenAt´ f´tyrë që askush s´ta njefE unë e di si Ti merr frymë…Val´t e Tuja përplasi egërsisht n´muDhe nxirre prej meje ankthin e pritjesTë dashnisë t´vonume…Bashk´puno me hanënM´tradh´to qoft nevojaMyti n´zemrën Tane t´zezëDetar´tQë n´thell´sinë TaneMe qiri kërkojnë dashniMos lejo ta gjejnëDet, myti!…O, ma mirë mu t´m´kishe myt´Mu, që dashni kërkovaN´errësinë e kobshme TanenEdhe e gjetaMa mirë ta kishe fundosëThithë n´thell´siSa zhyta vedin e s´kam si t´dale kurrë ma n´bregun Tant´ankorohem…Unë AnijezezaQë sa anej-kënej e bartT´urrejT´urrejI urrumun je n´mes të dashunve!Det, emnin mos ma thirrIsha Sirena JoteVetëm ´ Jotja…E TiÇ´bane?!…U hodhe n´përqafim t´Laurës t´BunësE prej Bunës ma s´pakti tradh´ti kam pritëI mallkumun (mos) qofsh Det…

Po po, ka njerëz!Nga ZEqIR LuSHAj

…!Po po,ka jo pak njerëz(nga të dyja gjinitë)që e duan (vetem) në ëndërr dashurinë. Kaq të paditur(a) janësa kur e shikojnë perballëtremben të shastisur(a)sikur… marrin arratinë! Çudi !! Mbase(më shumë se të tjerët)ne (gjoks-rrahuritë) poetëttrembem nga e verteta E quajmë dashuriidealenqë zhgarravisim neper letra!! E,(që të mos perifrazoj Askënd),me sa duket …,NE,(jo veç letra-nxirësitë)e duam jetë-vdekjensi ADOLOSHENTË! Fjala e LirëNuk pranon zullum:-Shoh të tjerët te Vetja,Te të tjerët jam (dhe) Unë. -Albani, Vjeshtë e Parë, 2014

ZgjimNga FERIDE PAPLEKA

Tek unë flinte një det,Flinte një det me valë.

E zgjoi një erë në vjeshtë,Një erë dhe vrull dhe fllad.

Pastaj valët vërshuan,Më zunë, s’më lanë të dal.Dhe shpirtin ma trazuan,Me këngë, me shpresë, me vaj.

Hiret e tuaNga BASIR BuSHAKASHI

Me hiret e tuaSeç më le pa mend.Bukuria joteBukuri që dhemb...

Ç’bukuri hyjnore!Si nëpër legjendëMe vetulla harkuarQiellit m’ngre përpjetë...

Buzëve të purpurta

Derdh nektar e mjaltëE ëmbël si flladiNëpër pyje të lartë...

Si dallgë e bardhëQë hareshëm rrjedhLëndinëz e blertëPlot lule e gjeth...

Nëpër sytë e tuPaqe e dashuriLumi unë i lumi,Që të kam mike ty...!

Në prehër të idilësNga HYSEN KëqIKu

Nuk shteron malli për gërshetat Hijetë në obeliskun e Grivesit

Si loti do të pikë

Andej prapa kodrave të humbura nga njegulla e treturShoh ëndrrën e shprishur

Flakë mojluan me emrin tëndë të ngrohtë

Ruaje mallin në ashkun brenda grushtit të mbyllur

Ruajetë lutë edhe reja e rrezevehyjnore e amshimit

E Diel, 16 nëntor 2014

15poezi •••

Vizitoni gazeten nacional online: www. gazeta-nacional. com

dhe faqen në facebook të kësaj gazete: nacionalalbania@yahoo. com

Këndon laureshaNga IBRAHIM GANI

Shfryn thëllimi therës,Deti shkumëzon,Kënga e laureshës,Dimrin e tërbon.

Gjemon dimri i ashpër :- Shih,mos je nxituar,Sythi sheh në shpargër ,Ende s’është zgjuar

- Ta dish kënga ime,Sythin më shpejt zgjon,Ditët plot thëllime,Një nga një shkurton.

Kodra Laç 1978

Në kërkim të mallkimit

Nga SKENDER R. HoXHA

Shtigjeve të mia eci mejtueshëmMe një deng kujtimesh të trishtaJam udhëtar rebel i padëgjueshëm Me erën e terrin ngrysem në lajthishta…

Në gjethe pylli bëj gjumë ëmbëlsishtZogjtë e natës më nanurisin melodisht.Kur molisem në kërkim të mallkimitBeatriçja më rrëfen rrugën e kthimit!

(Shtator 2012, Pejë)

VjeshtëNga SKENDER RuSI

Orët kërcejnë sikur të jenë ketra,Mbi degët e bredhit të kohës!Mbi boçet që bien pengohet vjeshta,Dhe unë për ta ngritur, i jap dorën!Pranë saj, nuk di si u gjenda!Dhe ky ishte vetëm një çast!Lumenj të verdhë krijoi vjeshta,Shtrydhi shpirtin e saj delikat!Orët kërcejnë sikur të jenë ketra,Por edhe minutat,gjithashtu!Si një mundësi e bukur erdhi vjeshtaQë unë të vdes me të këtu!

23 shtator 2011

Muzgu i funditNga Aulona Goxhaj

Mbyll sytë e lodhur, buzët e mpirae mendimet për ty dua t’i largoj,mbrëmjen e ngrohtë që atë ditë radua ta hedh tutje, ty mos të të kujtoj

Të harrosh një ditë s’është e vështirë

nga kalendari veç një numër fshin...të harrosh një stinë qenka një torturësikur të fshish nga qielli gjithë yjësinë.

Një ditë do të mbyll sytë e ty do të të lë jashtë,buzët do t’i mbyll pas fjalëve që të thashënjë ditë dhe mendimet për ty do t’i harrojnjë muzg do bjerë e ty do të të largoj.

Rri me muaNga SHAHBAZE vISHAj

FolThuaj diçkaThuaj të duaKështu siç jeMos u trembRri me mua

Edhe pse të lagin shiratE të rrahin dallgëtNë trungun e lumit timMbille pak gëzimNë dritare shkruajeEmrin dashuri.

Mas hapat e miNga BILALL MALIqI

Në xhamat e djersiturIlustroj dhembjet Mas hapat e miNë relievin e prerë Ofshamat i numërojE i peshoj në peshore malli Shtrihem qetë në ëndërrNë skenë të përlotur E në ballë bardhplisiShkrova fjalën bashkim…

Me tyNga ILIAZ BoBAj

Sa çel mëngjezi bëhem tjetër,s’më mban shtëpia kurrsesi,më merr nxitimi më nxjerr jashtë,e di,pas portës më pret ti.

Midis vetmisë e shkove natën,duke dihatur ankth e shpresë,e gjithë në pritje e shndërruar,gjersa të vijë sërish mëngjez.

Dita është jona:një parajsë,që s’mund të na i prekë njeri,në dehje rrojmë të dy bashkë,sa të vijë mbrëmja përsëri.

Aty pas portës sapo mbrrijmë,

ti shndrrohesh,pritje bëhesh prapë,unë brenda hyj,ku tjetra pret,ta shkoj me të natën e gjatë.

Dyzuar si në një legjendë,jetoj me këtë rregullsi,me tjetrën shkoj natën e zezë,ditën e artë e shkoj me ty.

Buzëqeshje Nga GRESA RADoNIqI

Pse fshihesh pas lotëvekërkon një shkas për të mos qenë.

Një arsye koti për të mos ekzistuar Ku ishe atëherë kur duhej të ishe?!

E marrë egoiste u tregove Përsëri fshihesh pas lotëve.

Nuselala Nga jAK PERPALI

Nuselala qafëshkruar Shpesh ka lodruar me mua

Dhe më ka shtrydhur fruta të egër Në gojë.

PeizazhNga SAMI MILLoSHI

Kryqi në majë të malit,shkambi, pishatrana, Deti.

Deti, rana, pishat,shkambi, kryqi në majë,Majë kryqit - Gjergj Fishta,

Të dielaveNga Albana Mylyshi

Të dielave miqtë e mii kërkoni Zotit t’ju falë, e i flisni jo për atoqë bëtë dje e pardje,por për ato që do të bëni nesër e pasnesër,e deri sa të vdisni…

Vjeshtë, 2001

Pastaj le të rrjedhë rrjedhames lakesave me katarakte të etura

Të ta fal dhurimin e blozuar nga skëterra e stërnxirë

në maje gjethi tok më pikën e shiut si loti do të pike.

Letra e funditNga BEKRI S. MuRSELAj

Rrugëve të qytetit do të shkojë gjithmonëAskush nuk e diCilin po kërkojNë turmë njerëzish Qyteti ndjenMungesë rrugëve të tijPër atë që ishte aty gjithnjë Letra e funditVazhdon shpalosjen eFatit timQyteti kërkonHijen tuajRrugëve të tijËndrra të kërkonNë lojën e saj Dikur mbushet letra...Nga kujtimi ytI largët që çdo hapMë afër shpirtit të vetmuar.

E Diel, 16 nëntor 2014

16 ••• studim

Nga Dr. KoSTA PAPA

Pjesmarrja e Niko Stylos në letrat shqipe, në fjalën shqipe, në kulturën shqipe është historike, është shumë e rëndësishme. Fushat të cilat prek ai,

studion apo përpunon materiale; këndvështrimi i tij për problemet që trajton janë studjuar pak për arsye se studjuesit e këtyre fushave janë të paktë, qoftë të huaj e qoftë të kombësisë shqiptare. Kështu, në këtë aspekt ai bëhet kollonë e forte për nxjerrjen në dritën e të vërtetave që mbartin arkivat; të të fshehtave të historisë, si pellazgolog, etruskolog, heraldikolog, ballkanolog, bizantolog, albanolog etj. Bëhet kollonë e fort për të sprapsur mashtrimet e më shumë se 200 vjetëve të fundit që kanë bërë fqinjët, studjuesit e priftërinjtë e tyre për të ndryshuar e vjedhur faktet historike të kul-turës shqipe, duke i paraqitur ato si helene apo sllave. Qartësimin e këtyre vjedhjeve e bënë vetëm një stud-jues, dhe ky është Niko Stylo. Niko Stylo ka dhe një gur të fort përvec vlerave të studimeve të tij, ka orgjinën dhe shkollën e tij. Niko Stylo, ky prevezian i lindur, rritur e shkolluar aty, ka akumuluar që në fëmini dëshmi të historisë, ka përjetuar fakte të historisë, ka gjurmuar e studjuar arkivat dhe faktet, e përmes shkollës që stud-joi; në përballje për vlerat e ka më të kollajt të nxjerr gënjeshtrat, të përgënjeshtroj uzurpatorët e vjedhësit e historisë, të ballafaqoj të vërtetat e mbuluara qëllimisht, ti zbuloj ato nga errësira e tua përplas fqinjëve tanë në fytyrë. Këtë e bënë jo vetëm në shërbim të historisë, por e thërret përbrenda gjaku i tij, orgjina e tij, që ai aq thjeshtë por dhe aq magjikshëm e ka shpalosur.

Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Qysh nga viti i largët 1966, kur jam diplomuar dhe kam filluar punë e deri në ditën e sotme, kam dhënë shumë intervista. Ka pasur raste

që, për arsye punësh e ngarkesash, të them edhe “jo”, por kur më merr në telefon ose kur më shkruan në e-mail Fran Gjoka, edhe po të jem pa nge apo i zënë me ndonjë detyrë me rëndësi, nuk mënoj t’i përgjigjem dhe, sa herë më ka kërkuar të shkruaj për probleme të shqipes standarde apo për ngjarje e data me rëndësi të madhe kulturore, arsimore e shken-core kombëtare, ndonëse edhe mund të kem pasur “oferta” nga gazetarë të tjerë, Franit i kam thënë dhe i them gjithnjë “po”. Dhe kjo e ka edhe “pse-në” e vet.Si thonë francezët “noblesse oblige” (bujaria të detyron), Fran Gjoka është nga Lezha dhe ai vend, sikundër e kam shprehur edhe herë të tjera, lidhet me kujtimet e mia të hershme e fillestare të punës si mësues në Shënkollë të Bregut të Matës.Atje, madje, në pranverë të vitit 1968, kam dhënë edhe intervistën time të parë dhe kam shkruar artikujt e parë në shtypin shkencor dhe në shtypin e kohës. Një ditë prej ditësh, erdhi në shkollën tonë një gazetar i Radio-Tiranës, Agim Papaproko dhe, mbaj mend se kam folur disa minuta për mikrofonin e tij të “Uher”-it për punën që kisha nisur të bëja si mësues i gjuhës me nxënësit e klasës së tetë, të cilët i aktivizoja dhe i mësoja se si të mblidh-nin fjalë të vjetra, emra vendesh, tregime, legjenda, këngë etj. Kjo u pëlqente jo vetëm nxënësve, por edhe drejtuesve të Arsimit në rrethin e Lezhës, sepse ishte edhe koha, kur, në kuadrin e nismës së arsimtarëve të Kolonjës e të Mirditës, kërkohej që mësuesit të punonin kundër “zakoneve parapnike”, të shkonin në zonat më të thella dhe sidomos të mblidhnin fjalë të rralla. Ishte pikërisht “vlaga” e Aksionit Kombëtar të fjalës së rrallë, që e drejtonte Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.Emisioni në Radio-Tirana pati vlerë dhe u folën “fjalë të mira” për mua e për shkollën e Shënkollit. Madje, disa javë më vonë, do të botoja

edhe një shkrim te revista “Horizonti” me titullin “Me gjuhëtarët dhe folkloristët e vegjël të Bregut të Matës” dhe tregoja aty për atë nismë “shkencore” që bëja në Bregun e Matës. Aty përmendja, ndër të tjera, vlerat e asaj zone për studimet gjuhësore dhe më gjerë, si vendi, ku qysh në fillim të shekullit XX, në vitin 1910-1911 kishte bërë kërkime etnografike e arkeologjike edhe baroni i shquar Franc Nopça, etnolog dhe arkeolog i njohur i asaj kohe. Dikush do të më pyeste tashti: “Ç’hyn Fran Gjoka, këtu?” Përgjigjja ime është kjo: në ato vite, Fran Gjoka ishte nxënës dhe, sigurisht, si shumë të tjerë, vajza e djem të etur për dije, me siguri, kur më shihte mua që endesha derë më derë në Ishull të Lezhës e në Ishull të Shëngjinit, duke mbledhur fjalë e shprehje nga goja e burrave të vjetër dhe e plakave të krahinës, gjithmonë në sho-qërinë e arsimtarëve të atjeshëm, si Ndue Lala, Gjokë Preçi, Gjergj Cungu, ndonjëherë edhe me drejtues të Seksionit të Arsimit, si: inspektori i zones, Rexhë Lohja, apo drejtori i Gjimnazit “Hydajet Lezha”, Mark Vuji, me siguri nxitej dhe, në mos tjetër, ëndërronte që një ditë të bëhej edhe ai i njohur, njeri i lapsit dhe i gazetave. Të mos harrojmë se në ato vite, tashmë të largëta, por jo të harrueshme, të dilje në gazetë si autor shkrimesh ishte njësoj si të merrje ndonjë dekoratë a medalje të lartë. Dhe për ta “mbyllur” këtë parantezë, po tregoj edhe një fakt nga jeta ime. Disa javë mbasi kisha filluar punën si punonjës shkencor në Tiranë, në dhjetor të 1967-ës, mbasi kisha marrë pjesë si “i dërguar” nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letër-sisë, shkrova edhe një artikull në gazetën kryesore të kohës, ku flisja për sesionin shkencor të arsimtarëve të Lezhës dhe ai artikull i thjeshtë, kishte dy elemente, që nuk mund të mos i mbaj mend, por ato po i theksoj, sepse kanë të bëjnë sidomos me punën e gazetarit e rolin e fjalës së shkruar në gazetë. Së pari, aty nën-shkruaja, duke vënë poshtë emrit tim edhe vendin e punës: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe ky ishte edhe një “falëmeshëndet” për kolegët e mi të Bregut të Matës e më gjerë pra, që ta dinin se unë, nga

Shënkolli i vogël dhe gati i harruar, kisha “fluturuar” në kryeqytet e në qendrën më të rëndësishme të studi-meve albanologjike që kishte Shqipëria. Së dyti, në atë artikull, ndonëse edhe ashtu të shkurtër e të mbyllur në “kornizat” e kohës, kisha përmendur me emra disa nga mësuesët që mbajtën kumtesa dhe kjo kishte ngjallur gëzim e reagime shumë të mira në rrethet shoqërore e miqësore të arsimtarëve të Lezhës. Dhe kështu vijmë te “morali” i rrëfimit tim. Të shkruash për dikë në gazetë sot, duket (dhe është) gjë e lehtë. Edhe në mos e botofshin gazetat, kushdo e lëshon në facebook, por në atë kohë ishte përgjegjësi e madhe. Emri në gazetë o të ngrinte në qiell, o të fuste shtatë pash nën dhè.Gazeta ka qenë si “bishti i lahutës” në kohën e Gjergj Fishtës.Po edhe sot, fjala e gazetarëve të vërtetë ka vlerë, peshë e fuqi.Të tillë (me peshë e forcë paraqitëse) e ka penën edhe Fran Gjoka, padyshim, njëri nga emrat e njohur të gazetarisë shqiptare. Ai dallohet nga gazetarët e rëndomtë, sepse, nga njëra anë, është i profilizuar kryesisht në drejtimin e arsimit, të kulturës e të shkencës, sidomos të shkencave sho-qërore, po edhe nga karakteri e temperamenti, Fran Gjoka gjakon të jetë jo “shkrues” për të bërë zhurmë, por njeri i gazetarisë që lë gjurmë. Dhe pa fije droje se e teproj, shpreh bindjen se, ashtu sikundër është vënë re edhe nga kolegët e tij të gazetarisë shqiptare, që e njohin prej vitesh, si: Viron Kona, Qazim Dushku, Murat Gecaj, Ili Kanini, Vjollca Spaho, Bardhyl Xhama etj., te Fran Gjoka dhe dhjetëra artikujt e tij të botuar në “Mësuesi” dhe në organe të tjera, si: “Republika”, “Telegraf ”, “Tirana Observer”, “Lissalba” etj., spikat synimi për të shkruar “me dorë në zemër”. Me këtë cilësim kam parasysh dhe dëshiroj të theksoj se Fran Gjoka, edhe si gazetar, mbetet ashtu si rrënjët e tij (dhe tonat), si malësor i Malsësisë së Madhe, i zbritur në denjat e fushat e buta të Lezhës, por kjo nuk e ka thyer aspak cilësinë e pavdirë të malësorit të vërtetë, që mishërohet në thënien urtake “Rri shtrembët e fol drejt!” Dhe Fran Gjoka, mesa kam mundur ta njoh nga sa ka shkruar ai në këto 40 vjet të karrierës së tij si

gazetar, kam bindjen se ai gjithmonë niset nga e mira, nga dëshira e lëvdueshme për t’u bërë jehonë ngjarjeve dhe figurave me rëndësi kombëtare, qoftë në fushën e arsimit, qoftë të shkencës dhe të lëmijeve të tjera.

Si gjuhëtar e profesor titullar i lëndëve të alban-ologjisë, më takon të pohoj edhe një cilësit tjetër të Fran Gjokës: punën e madhe studimore paraprake që ai kryen para se të hartojë pyetjet për intervistat që më ka drejtuar mua personalisht, po edhe kolegëve të tjerë.

Fran Gjoka, jo vetëm di të pyesë, po edhe i tëhollon pyetjet aq imtë e në përputhje me trajtimet e ndihme-sat e secilit prej të intervistuarve, duke mos lënë asnjë çështje të errët apo dukuri të pasqaruara kënaqshëm.

Në peridhën tashmë 47-vjeçare si mësimdhënës e studiues, po edhe si drejtor departamenti e në funk-sione të tjera që kam kryer, më ka takuar të jap shumë intervista dhe kam njohur shumë gazetarë. E ndiej për peng nderimi të them se Fran Gjoka dhe Gjekë Gjonaj, një tjetër gazetar me origjinë nga Malësia e Madhe, që jeton e punon në Ulqin, janë dy gazetarët me të cilët jam njohur gjatë intervistimeve, por me kalimin e viteve, jemi bërë edhe miq.

E kam për nder ta kem mik dhe sigurisht, duke qenë se është aq i zoti, aq fisnik dhe dashamirë, duke i përfunduar këta rreshta, nuk mund të mos shpreh edhe drojën time të sinqertë se, ndoshta, nuk kam ditur t’ia përmend të gjitha cilësitë e ndihmesat e vyera të tij. Fran Gjoka është gazetar i mirë, është qytetar cilësor dhe atdhetar shqiptar me zemër të madhe, është lezhjan e malësor. Zëri i tij vjen i këndshëm dhe bashkohet me atë të emrave më në zë të penave me origjinë nga trevat veriperëndimore, që kanë gravituar me kohë në qytetin e Lezhës, si Gjovalin Gjeloshi, Rrok Lelçaj etj.

Qoftë edhe më tej, kështu si e njoh unë dhe si e njohin dhe e vlerësojnë të gjithë kolegët, miqtë dhe dashamirët e tij të shumtë në Lezhë, në Tiranë dhe deri në diasporat shqiptare, tekdo mbërrijnë e lexohen gazeta e revista e shkruara ose “on-line”, në të cilat dalin aq dendur e me hijeshinë e përhershme etike e ligjërimore shkrimet dhe intervista e Fran Gjokës.

Stylo ka sprapsur mashtrimet e më shumë se 200 vjetëve të fundit që kanë bërë fqinjët për shqiptarët

Studjuesi Niko Stylos dhe bashkkohësia “Niko Styllo, ky prevezian i lindur, rritur e shkolluar aty, prej disa muajsh në gazetën ‘Nacional’, në kohën e duhur përmes shkrimeve për toponimet shqipe në Shqipërinë e Poshtme e të Jugut –në Camëri, Toskërinë Lindore, në Rumelinë e Poshtme, në Attikë e More, Niko Styllo i parapriu politikës e diplomacisë shqiptare që të tregoheshin të

kujdesshëm në marrveshjen me Greqinë për toponimet e shkrimin në pasaport—sepse problematika e toponimeve shqipe në Greqinë e sotme shkon dhe më tej kodeve ndërkombëtare për arsye të specifikave nacionale të orgjinuara që nga lashtësia me vijueshmëri pellazgo-iliro-epirote-shqipe.”

Po aq e rëndësishme sa studimet e veprat e Niko Stylos, është bashkkohësia e tij. Niko Stylon e kemi mes nesh. Ai është një studjues i palodhur, këmbngulës e bashkkohor që përdor metodologji e teknikë moderne në shpalosjen e dëshmive dhe përballjen e fakteve. Niko Stylo nuk merret me politikë, e as nuk merret me kufij. Ai është një studjues potencial që për disa vite me rradhë me dorë magjike, me një penë të fortë na ka zgjuar në skutat e errëta të fakteve të fshehura e na ka celur rrugët e gjetjes së dëshmive dhe të zbardhjes së historisë e të vërtetave. Prej disa vitesh me eleganc në disa gazeta të shtypit të ditës, me artikuj të mbushur me element të pakundërshtueshëm troket fuqishëm dhe furishëm të ndryshoj shumë gjëra në bashkkohësinë tonë, në mentalitetin politik e diplomatik, në opinionin publik. Prej disa muajsh në gazetën ‘Nacional’, në kohën e duhur përmes shkrimeve për toponimet shqipe në Shqipërinë e Poshtme e të Jugut –në Camëri, Toskërinë Lindore, në Rumelinë e Poshtme, në Attikë e More, Niko Stylo i parapriu politikës e diplomacisë shqiptare që të tregoheshin të kujdesshëm në marrveshjen me Greqinë për toponimet e shkrimin në pasaport—sepse problematika e toponimeve shqipe në Greqinë e sotme shkon dhe më tej kodeve ndërkombëtare për arsye të specifikave nacionale të orgjinuara që nga lashtësia me vijueshmëri pellazgo-iliro-epirote-shqipe. Më shumë se sa marrja për bazë e shembujve të tjerë si rasti i mar-rveshjes Greqi-Turqi si rast i ngjashëm dhe mbështetja tek e drejta ndërkombëtare është e rëndësishme, duhet marr parasysh ajo që nënvizon Niko Stylo në shkrimet në ‘Nacional’ por dhe në veprat e tij:--duhet marr par-

asysh burrimi orgjinar i emrave të toponimeve dhe e drejta historike, mbështetur dhe në traditën—të drejtën zakonore e të drejtën etnike shqiptare.

Shkrimet e Niko Stylos i jipnin faktet diplomatëve e politikanëve shqiptarë që të mos nxitojnë e të mos gabojnë, por politikanët e diplomatët tanë, vazhdo-jnë të veprojnë si nënpunës, si rrogëtarë thjeshtë për kohëzgjatjen e mbajtjes së karrigeve e jo për zgjidhjen e duhur. Të gjithë jemi të interesuar për zgjidhjen e shpejt të problemit të toponimeve në pasaportat e emigrantëve, por jo për një zgjidhje diletante por mbështetur tek e drejta dhe tek e vërteta e pa shman-gur aspektin nacional të emërtimeve të toponimeve, pa neglizhuar karakterin etnik të problemit, që me aq shumë argumente e shpjegonte Niko Stylo në shkrimet e fundit në gazetën ‘Nacional’. Por politika e diplomacia jonë vazhdon të gaboj në marrvesh-jet me fqinjët. Prej vitesh me disa vepra Niko Stylo troket fuqishëm e ngulmon të na sqaroj hollësishëm në atë që shkruan e argumenton. Është i sigurt, ka siguruar plot dëshmi, fakte, argumente e nuk ndry-shon, është stoik e i palëkundur por progresiv duke shtuar të dhëna të reja, përpiqet të na e jap neve, të na e përcjell, të na e kaloj në logjikën e brendësinë tonë—atë që ai e ka të qartë e që po bëhet e qartë si drita e diellit—Lashtësinë e orgjinës e kulturës shqipe si të parën kulturë të Europës; vazhdimësinë pellaz-go-iliro-epirote-shqiptare; hershmërinë e shkrimit të shqipes që në shekujt e mjegullt dhe njësimin gjuhësor të alfabeteve tosk, epirot, shqip si vijueshmëri e të njëjtës gjuhë dhe të njëjtës etni që nga pellazgët. Men-

dimi dhe argumenti i Niko Stylos nuk ndryshon por vec kthjellohet e përparon. Nryshojnë vetëm librat, veprat që shtohen e që ai nxjerr në dritë për ti cuar tek lexuesi, për të shtuar gurët historik të kombit të cilit i përkasin. Puna e Niko Stylos duhet vlerësuar. Deri tani studimet dhe veprat e tij i ka vlerësuar lexuesi, publiku, pasi nga veprat e qarkulluara është vështirë të gjesh në treg. Por vepra e tij duhet vlerësuar nga shteti, nga institucionet kombëtare, që studimet e tij të bëhen pjesë e niveleve shkollore, pjesë e kulikulës, pjesë e dijeve kombëtare, pjesë e ndërgjegjes kom-bëtare. E quaj të vonuar e pajustifikim nëse shteti nuk i ka dhënë akoma shtetësinë shqiptare studjuesit të palodhur Niko Stylo, vazhdues, bashkkohës e bashk-studjues me të paharuarin Aristidh P. Kola.

Shteti shqiptar duhet ta kishte bërë që para disa vitesh këtë(nuk ka rëndësi nëse e ka kërkuar apo jo studjuesi i famshëm këtë gjë). Këto janë veprime që i bënë shteti e duhet ti bëj. Për punën e madhe stidimore që ka kryer deri tani e për atë që vazhdon të sjell në dritë e atë që do vazhdoj i duhen akorduar medaljet e titujt kulturor e kombëtar më të lart që jepen në Shqipëri e Kosovë, këtij kolosi që përmes punës së tij kërkimore nëpër arkivat e botës po na zbardh faqe të errëta e të panjohura të historisë e kulturës shqipe. Për këtë kon-tribut të madh, të dukshëm e të pakontestueshëm, që të gjithëve na bënë të ndjehemi krenar si shqiptarë dhe personalisht studjuesin e shkrimtarin Niko Stylo dua ta falenderoj. I dhëntë zoti shëndet, mendje e penë të fortë për të na sjell në dritë vepra të tjera.

Tiranë 10-12 Nëntor 2014

Gjoka një gazetar i mirë dhe qytetar cilësor

Fran Gjoka-gazetar i ditur dhe fjalëbukur“Fran Gjoka është gazetar i mirë, është qytetar cilësor dhe atdhetar shqiptar me zemër të madhe, është lezhjan e malësor. Zëri i tij vjen i këndshëm dhe bashkohet me

atë të emrave më në zë të penave me origjinë nga trevat veriperëndimore, që kanë gravituar me kohë në qytetin e Lezhës, si Gjovalin Gjeloshi, Rrok Lelçaj etj”

E Diel, 16 nëntor 2014

17poezi •••

Varka e Izmirit O det, ç’është dhimbja jote, pse je i pikëllimtë?Të tuat dallgë nuk qeshin, gjoksin e ke të ftohtë,më dukesh si i ngrirë, i akullt, i qefintë,i dhimbshmi zë i nënës, mos zemrën ta helmoi?

U bëre varr i dhimbshëm, ke mbjellë vdekje dhe zjarrdhe pse je vetëm det, loto ti pashterrim,të ftohtit lotë të nënës, zemrën mëdysh ta çajnë,kur sheh ca sy të dhimbshëm, që kthehen në burim.

Jo, kurrë, ti, det i helmët, s’duhesh vaditur gjak,s’të shkon, jo, kurrsesi, të lësh të tillë kujtim,më parë sesa t’i merrje, veç sytë të hidhje pak,viktimat dhe mëkatin të sillje në mendim!

Ti e përpive “Varkën’’, me tinguj agonie,vetëm një çast më parë,viktimat qenë të qeshur,fatkeqët, nuk e dinin, se ç’fund prej hidhësie,

Dallgët e detit, kurrë, vrrullin të mos ta ulindhe ato të torturohen, si gjokset me dënesëdhe pse i gjithëfuqishëm, të ashprat valë ta zbutin,të ngjethen porsi zërat, të mos shpresojnë harresë!

Izmiri i brengosur,rreptaz do të gjykojë,do bien me akuza, kudo zilet e zisë,i rëndi tmerr dhe zërat do të të nënështrojnë,yjet shohin të keqen, do jenë sytë e dëshmisë.

Ka shi, qielli vajton fatkeqësinë e rëndë,Izmiri, parajsa,tashmë është një varrezë,dëshira dhe hareja, shumë zemra kanë lënë,tani rendin me lot në fushëdhimbjen e zezë.

Me dëshirë, hare, me vrap që s’njeh shterrim,ku shkojnë dëshirat e zemrës, tani që më s’ jini?Mos bashkë me pavdekësinë, humbni në pështjellim,apo mbeteni udhëtarë të përhershëm të yllit?

Vajto, loti është fresk për babanë fatkeq,ngrohet flakë e zemrës e atyre që deshi pa cak,ngushëllohet, kur vajton nënë e cfilitur keq,kush njeh ndarjen, për lotët nuk pyet aspak!

Nënë, mos pyet për tët bir, goja të merr frikë,të mos të të thonë:mjerë ti, ta sjellin të mbytur,mos vajto atë që qe e shkruar, varrin përgatit,rrëmbe shtratin e vdekjes, është e birit të ikur!

Kur nëna sheh të birin në ëndërr të vijë i fishkur, pikëlluar,e puth, e përqafon, do ta ngrohë me frymë ritmike,e pyet: ku u vonove, ku kishe mërguar,i ledhaton duart e zbehta, spazmatike.

Nënë, është shumë i ashpër ky qefin i ftohtë,nuk vuaj dot vetëm, të jem pranë jush dua,kudo që të jem, më vjen dallgë e fortë,përse më braktisët, më jipni puthjen tuaj!

Atëherë nëna mundohet ta mbushë me gëzim,por më kot lodhet e mjera nënë, më kot,ai lëviz i zymtë, i lë fatkeqësinë,të birin mbyt deti, ti mbytesh në lotë.

Njeriu, fatkeqi, është si të mos jetë,mbijetesë e tij e ashpër, fundi tmerr e frikë,e zvarris fati i zi, aty në pritë e pret,vuan, qënie fisnike, rrugon në pështjellim.

Prindër, vëllezër, të afërm, të gjeni ngushëllim,kërkon guxim të madh, kur dhimbja është e thellë,në botë, sa të jetoni, e kini detyrim,mos ndjeni para kohe mundimin si në ferr!

E shenjtë është dhimbja juaj, por dhe jeta vet,e shenjtë është për njerinë, mbi trupin që lëviz,nëpër prita pasionesh, lartohet si një shenjt,kthehet në shenjë virtyti, si engjëll n’ himnizim.

Ajo nuk duhej kurrsesi të vdiste

Izmir, s’ je vendi im, po për ty heq e vuaj,ti mik më bëre shumë dhe pse ndenja kaq pakdhe nëse imi fat s’ më çon në dhe të huaj,me zemër do të të dua, bekim do të të jap!

Tërmet në HioHio pushoi së jetuari, Hio po jep shpirt, e mbulojnë lotë, në vend të freskisë së majit pranveror,vdekja e pikëllimtë, e ftohtë, e shtrëngon në fyt,nuk e stolis, si herët e tjera, shkëlqimi diellor.

Si nuk mëshiron vdekja kaq trupa të copëtuar?Si nuk mëshiron ajo psherëtimat në zemra?Si nuk mëshiron aspak syçka të lotuar,vogëlushë të përgjakur, që thërrasin si qengja?

Hio, ishull krenar, Hio, me aq gëzim sa ti,nëse zgjohesh, çfarë do të shohësh? Të tuat spazma,të bënë humnerë, të shkretuan,ty, e detit krenari,të këputin shpirtin, të tronditet zemra.

Ti mos vdis, Hioja im, flitë e tu mjaftojnë,mjaftojnë kaq lotë, ikjet diku larg!Çdo tjetër vdekja, përderisa kaq fëmijë të njomë,i varrosi në gjoksin tënd të lyer me gjak?

Do shohësh në portet e tu anije, në pyetje do harrohesh:cila stuhi e rreptë i solli ato tek ti?Veç nëse sheh gjoksin tënd,atëherë do tmerroheshdhe do psherëtish:e mjera, mbyta fëmijtë e mi!

Unë, nënë e dhembshur, të bëhem fëmijëvrasës?Fëmijve të mi të dashur, jetën t’u mohoj?Ah, ç’nëmë, ç’gjëmë, çfarë vit i zi vrasës!Mbytëm, vëlla det, nuk dua të shpëtoj!

Përse të shpëtoj, ç’të shoh, trupa të shkretuar,të vijë dimri e pranvera e përherë të kem zi?Përse të shoh dhimbshëm syçka të lotuardhe në vend të gjoksit nusëror, të kem zambakë për varrim?

Tërmet,nuk je njeri, të të ngre akuzë,ndryshe do thoshja shumë e do shihje ç’ mëkat,shfryve mallkimin, zemëratën tënde të rëndë,një ishull hareplotë, e ktheve në varrezë të pamatë!

Sa e sa shpirtra braktisën trupat e dashur,të hijshme,nën rënojat mjerane, pa varre dhe kujtesë!Dhe tani rendin fantazma, fantazma të dhimbshme,pasi para kohe, fillin e jetës u preve në mes.

Ku t’i gjejnë të afërmit, nënat t’i përqafojnë,fëmijtë miturakë, të zemrës zbukurime?Bilbilë të tillë jetimë, më nuk do ligjërojnë,do t’i hanë krimbat, gjarpërinjtë me kafshime!

O ftkeqësi,vuajtje, për nënat ç’dhimbje,ç’britma,ç’rënkime, mbushin ajrin e trishtë!Ç’ kujë, psherëtima, për baballarët ç’tronditje,të sjell koha dhe moti, të sjell ditë e zymtë!

Pusho muza ime e përvajshme, pusho, s’mundem më,të përshkruaj viktima, trupa të shkretuar!Skena të dhimbshme, të hidhta, përse t’iu lë,në kujtesë, të afërmve, në sytë e lotuar?

Ti,Zot i gjithëfuqishëm, që gjithshka mirë e di,njerëzve dhe shpezëve u jep ushqim e me ajër freskon,zemrave që dhembin, ti u jep pak lehtësi,jep lindjen e shpirtit, njerzit i shpëton!

Pas vitesh e kohësh, gjithshka rregullon,zbon natën me ditë, hidhërimin me gëzim,ti që linde gjithshka, gjithshka e përmirëson,ti di t’i thuash nënës fjalë për ngushëllim!

Mëshirë,o Zot i dhembshur, Hion tënd të brengosur,jetimët e tu të ankuar, me sy mbushur me lotë,mëshirë, dhe, nëse fajtoi, lotin e ftohur,kaq trupa fatkeqë, të shkojnë në tjetrën botë

ElegjiEngjëll i kësaj bote, pse të të mbyllen sytë?Gëzimin që kanë zogjtë, pse mos ta cicërish?Ti, që tashmë ke vdekur, me qefin mbuluar,ti lulëzimi, hareja, e fishkur, vetmuar?

Ti dielli i agimit, hënëz edhe yll,Ti shkëlqim i zemrës, pëllumb i hirësisë;Ah,vdekje, ajo nuk duhej kurrsesi të vdiste,në ballin e saj rinor, kurorë duhej të kishte.

Do rendë dielli përherë, përgjigje s’do japë kurrë,pasi syçkat e tu të ëmbël, ëmbëlsisht t’i puthë.Dhe hëna e zbehtë, një qënie porsi ti,në tokë nuk do përgjigjet, do rendë me pikëllim.

Do vijë sërish pranvera, vera edhe dimripor ti nuk do vish kurrë, o ylli i virtytit,të shohësh dy sytë, ditë, natë si lotojnë,pamjen tënde të trishtë, e ujitin me lotë.

Të shohësh zemrën në mort, zemërën e reshkur,që fle në dhimbjen tënde, përherë aty e ngjeshur.Shoqen e dashur e le në tokën e helmuar,tani nëpër qiej, je e lirë, e çliruar.

M’u dogj ky gjoksi im dhe zemra më vajton,përherë vajtimin tënd kërkon ta thotë me lotë,dhe vajtimi i zefirit, zërin do të kërkojë,pa mundur kurrsesi prej gjumit të të zgjojë.

Miqtë do të kërkojnë, do psallë jotja rini,në varrin tënd të hidhur, do të sjellin lulëri,do thonë: «Mike jetime, o ti mike e vdekur,lulezë e bardhë hareje aty në varr e fjetur,

Si nuk zgjohesh nga gjumi, si s’vjen të na kërkosh,përse rininë tënde nuk vjen të na i dhurosh,në vend që gjoksi yt të ketë zambakë me vesë,të ketë tokën mbulim, veriun për vajtesë?

Trupi yt ka vdekur, por veçse shpirti yt,si afsh do flatrojë ëmbël në tjetrën jetë që nis».Këto do të të thonë me vajë, ah, ti e vdekur,e vetme je në varr,e ndarë, fillikat mbetur!

Mike të përshëndes, me shpresë, besimplotë,që të shoh në qiej, ndërsa të pashë në tokë.O Zot, nuk do takohen shpirtrat e dashuruar,

Nga ABEDIN PASHA DINo, Rodos, 1894

Botohen për herë të parë në shqip poezitë e ish Ministrit të Jashtëm të Perandorisë

Osmane, botuar në Rodos me 1894

Përgatiti për botim: NIKo STYLoSPërktheu: ILIAZ BoBAj

abed

in P

asha

Din

o

E Diel, 16 nëntor 2014

18 ••• prozë

Te Syri i kaltër

Tregim nga HAjDAR MALLAKu

Po i bënin hapat e fundit për të arritur te burimi Syri i kaltër.Vështrimet e tyre së pari shkonin më larg, atje ku përballë tyre

shtrihej Mali i Gjërë që zbriste tatëpjetë në të rrumbullakët si ballë i stolisur nuseje.Vazhdonte një kodrinë me një harkore të lehtë si teh brisku, që e priste horizontin dhe i ngjante vetullës. Në rënie përreth rrapët shekullorë renditeshin si çerpikë që nuk ishin mbyllur qëkur dhe linin të shihej pjesa e rrumbullakët e zhveshur nga bimët, që, nga shkëmbinjtë e bardhë, i ngja-nin kokërdhokut të syrit. Dhe qe, ata u gjendën pranë burimit. Horizonti ish rrudhur dhe kish ardhur në një pikë që i ngjante bebes së syrit. Një vorbull uji ngjyrë blu në të zezë ku gufonin në rrathë vrushkuj uji me sumbulla të bardha, fryrë me ajrin që i përcillte. Thuase krejt ai ujë shkërmoçej në pika të veçanta që silleshin rro-tull si ashklat e drurit që i nxjerr një turjelë që shpon. E pastaj, pastaj shkriheshin në rrathë koncentrikë dhe humbnin në një sfond të kaltër, mbretëri besnike e qiellit përmbi.

- Hë burrë, ç’u bë?- i tha Altina të sho-qit.-Ende po vrapon pas syve të kaltër ?!

-Nuk janë dy sy, por është një, tha Dreni. Vërtet unë kam një turbullim magjik, herë-herë një frikë të ngrohtë dhe herë të tjera bëj një med-itim misterioz.

-E, po të ishin dy, ç’do të bëje, më thuaj? -Po të ishin dy, unë do të fundosësha dy herë

në ta, thellë deri në zemër dhe do ta kuptoja hallin e tyre. Kështu do të fundosem vetëm një herë. Desha të të thoja se po të ishin dy, ne fare s’do të vinim këtu. Ajo vajzë do të ishte gjallë atëherë, do të kish jetuar si shoqet e saj, do të ishte plakur dhe vdekur e nuk do të ish ekspozuar amshueshëm këtu, në këtë burim.

- E kujton se për sytë e zi, si i kam unë, janë kënduar këngë ?

- Sytë e zi i kanë shumë vajza, ndërsa me të kaltër janë të rralla. Për këto të fundit janë krijuar dhe legjenda. Madje - madje po vëren se ai sy është metamorfizuar në burim, si është ky këtu para nesh.

- Po, po, ju meshkujt mashtroheni edhe pas syrit në legjendë se lëre pas syve të një vajze të gjallë.

-Si duket po më xhelozon, ë ?-Jo, aspak. Ty s’të lë të hysh në legjendë. Mos

e trazo veten. Kthehu e m’i puth të dy sytë!Drenit iu kujtuata ta vë në provë edhe më

xhelozinë e saj. E mori për krahu, e vendosi para tij, buzë pellgut të ujit, e puthi “ncuk” në buzë dhe i tha:

-Vendosu në vijë me Syrin e kaltër, ta bëj një foto e t’i krahasoj sytë e tu me Syrin e kaltër. Guxo t’i heqësh syzet!

- Nuk i heq dot. Unë fotografohem për qejfin tim. Burimi le të fotografohet pranë meje.

Kur arriti vapa e drekës, vendi u mbush me vizitorë. Djemtë çapkënë kërcenin nga rrethoja krejt afër vorbullës së burimit, ndërsa vajzat laheshin afër bregut, në cektinë. Dikudh tjetër i lante sytë për shëndet, ndërsa një çift që do të martoheshin i ndërruan unazat, si shenjë besnikërie, pastërtie fizike dhe shpirtërore. Një çift tjetër i martuar m’u bë se patën grindje. Dja-loshi ia hoqi zyzet dhe ia puthi vetëm njërin sy. Ajo ia mshoi dorës, më pak për ta qortuar pse e bënte në mënyrë publike puthjen e më shumë pse puthja e njërit sy po ia kujtonte Syrin e kaltër që, ku ta di, ai po e mendonte.

“- Kë po e puth ti, sytë e mi apo Syrin e kaltër?”- u dëgjua të ketë thënë gruaja.

I shoqi heshti...-Duhet të kesh durim ,- i tha Dreni Altinës.

Në të kaluarën e largët njerëzit e zhvilluan së pari imagjinatën e pastaj mendjen. E unë së pari po e zhvilloj mendjen e pastaj imagjinatën. Edhe koha moderne mund të krijojë legjenda duke e gërshetuar modernen me klasikën. Unë e di se ky burim ekziston qëkur është krijuar bota. Kam dëgjuar edhe legjenda për krijimin e tij. Po ja se më pëlqen kjo legjendë që ma do mendja dhe ti

vlerësoje. Që të lirohemi që të dy nga ky ngërç ku hymë pa nevojë, ta rrëfej zbrazjen në jetë të legjendës për burimin Syri i kaltër.

-Dren, ku do të dalësh me këto fjalë s’e di, po thuaje...

-“Në fshatin Krongj, dikur fshat i madh dhe i pasur, që atë kohë sot nuk e prek historia, lindi një vajzë që vuri vulë në kohë. Ishte bijë e derës Llambi, e njohur krahas dyerve princërore të Gjinokastrës dhe Onhezmit (sot Saranda). Kur i hapi sytë dhe e pa botën, e ëma, Sara, u habit dhe tha: ”Me këta sy të kaltër e magjikë do ta trazojë botën. Paska lindur me emër të vet” dhe ia vuri emrin Synë. Kur u rrit vajza, gjithçka nga bukuria e saj mbeti në hijen e syve të kaltër, edhe pse po ta përshkruaje portretin e saj fizik duhej ta praroje me ar çdo pjesë të trupit të saj e lëre më portretin shpirtëror, me të folmen mjaltë, me buzëqeshjen diell, me butësinë e një skofijareje që s’mund të vlerësohet. Kur po merrte ujë në krua, që rridhte me grat dhe si duket banorët e fshatit Krongj i kishin dhënë emrin fshatit si thirrje dhe lutje Zotit për të pasur një krua që do t’ ua shuante etjen, hipur në kalë të bardhë e përcjellë me shembëllanë, u afrua dhe kërkoi ujë, Mirani. Kur ia ktheu bucelën Synës, iu duk se piu nga shpirti i saj dhe humbi në sytë e kaltër si një detar që i është prishur barka dhe ka mbetur në mes të oqeanit. Edhe vajza e depërtoi me shikim, i zgjati duartë me llërë të përvjelura, të bardha si borë bjeshke; e mori bucelën dhe e mbylli e turpëruar shikimin në vetvete, poshtë te këmbët.

Humbën që të dy në sytë e njëri-tjetrit.Vajzën e takoi dhe herë të tjera, e pëlqeu, e kuptoi se e kujt bijë ishte. Po përgatitej ta kërkonte dorën e saj dhe ta fejonte. Edhe babai, edhe nëna e saj nuk i shtinë sy të keq as familjes, as djalit dhe çdo gjë do të shkonte rrugës së uruar, po të mos e kish prerë në mes këtë rrugë Kris Dhëmbi, i

ardhur andej nga vinin bajlozët e detit, nga jugu i Onhezmit. Posejdoni, Zot i luftës, e trazoi detin me sfurk trerrembësh, solli një furtunë të madhe dhe e përplasi në breg këtë dragua të së keqës si ta kish përplasur një gjarpër helmues. Endej ky me plot zullumqarë rrugëve, delte për gjah andej nga Mali i Gjërë dhe nga mali i Sopotit, e uzurponte kroin e vetëm dhe i linte banorët pa ujë, dhe ajo më e keqja, i rrëmbente vajzat duke përlyer nderin familjar që ishte vlerë mbi vlerat. Fati i keq deshi që e pa një herë Synën dhe i vuri shenjën. Jo se e pëlqeu këtë vajzë (nuk kishte nder dhe shije djaloshi), por më tepër për ta vënë dhunën në majat e lavdisë. Kish kuptuar që djali që e donte, Mirani, ishte trim dhe do ta vënte në sprovë fuqinë e tij. E shfrytëzoi rastin kur ky nuk ishte në shtëpi (ndodhej me trimat e tjerë në një luftë dhe nuk qe kthyer gjatë sa qenë përhapur fjalë se ishte vrarë), bëri trysni ndër më monstruozet, kërcënime se do ta digjte krejt familjen dhe dashur e padashur familja e pranuan fejesën në heshtje. Edhe vajza e pa ku kish përfunduar, e pati frikë më të keqën dhe iu shtrua një përbindëshi mizor. Dikë mund ta nënshtrosh vetëm duke u nënshtruar. Ëndrra rinore i plasi si bombë ndër duar dhe e shembi. Tri ditët e fundit, kur duhej të bëhej dasma, fam-keqi Kris e mori vajzën, që e mbante peng, në shenjë të një përdhune dhe po shetiste në hijet e rrapëve të Krongjit. Mirani ish kthyer nga lufta. Me dhembje në shpirt kuptoi se vajza e dashur e tij ishte fejuar. Nuk i kish kuptuar ende rrethanat e kësaj ngjarjeje që kish ndodhur dhe kur po kalonte andej kah kroi, u gjend ballë për ballë me Krisin, që në shenjë provokimi e shtrëngoi fort për krahu vajzën dhe e tërhoq nga vetja. Dikund, prapa tij, kalëronin dhjetëra zullumqarë të kamufluar. Mirani nuk e kish pasur të fejuar vajzën, i druante pabesisë së zullumçarëve, se do

ta vrisnin pas shpine si njerëz pa etikë dyluftimi, nuk ndërmori asgjë dhe vetëm do të kalonte përskaj tyre në rrugë për Gjinokastër. Synën e tradhëtoi vetja, e ktheu kokën kah Mirani dhe ia shkrepi syrin. I bëri shenjë me tre gishtërinj dhe krejt këto ishin kumte: “Në je burrë, eja më merr! Martohem edhe tri ditë”. Se pse e bëri këtë me naivitet, nuk e themi ne, po e thot dashuria. Sado që ta fshehësh, ajo shpërthen dhe duket. Ishte çasti i fundit i takimit me të para martese. Kris Dhëmbi e pa, u xhindos i tëri. Nuk foli as nuk reagoi aty. Erdhi dhe u fry si një shkëmb që i vë dinamitin dhe pasi i është ndezur fitili, aku-mulon gaz dhe e plas një stenë të tërë graniti. Kur e ktheu nga vetja, e pa që i kishin dalë lotët. E kuptoi pse. Xhelozia me arrogancë u zbrazën në mënyrën më mizore. E goditi me grusht në syrin e majtë, me gishtin e madh si teh çekani, me tërë fuqinë që e kishte. Këtë e fiksoi për një djallëzi që ai e kish dëgjuar se syri i majtë i takonte të dashurit. O tmerr! O Zot ! Syri i plasi dhe i doli kokërdhok, e zbrazi tërë lëngun e së fundi filloi t’i rridhte gjak. Vajzën nuk e ktheu në shtëpi te prindërit, as nuk e la të lirë. Ajo më s’pati çka të humb. Mund ta humbte edhe syrin tjetër, por tash nuk kishte asgjë vlerë te ajo. Ia zbrazi në sy se nuk e donte. “As e vdekur mos çofsha jotja!- i tha..” Klithmat e dhimbjes dhe dhunës e shponin errësirën. Bisha-njeri e tërhoqi zvarrë, e goditi, e poshtëroi dhe si kulm i së keqës s’diti ç’të bënte më. Iu kujtua ajo që s’ish bërë nga askush dhe e hodhi në shpellë.

Qau syri për syrin. Qau syri për jetën. Qau syri për dashurinë që u sublimua në një baladë të paparë.Tërë natën, deri sa dha shpirt, lotët e njërit sy e mbushën atë shpellë dhe në mëngjes ndodhi mrekullia. Shpërtheu ujët në një burim të paparë që ia ka lakmi bota. Vajza humbi mis-tershëm.

Mirani e kërkoi në shtëpi dhe nuk e gjeti. Mendoi se kishte dhe dy ditë deri te martesa dhe mos e kish kthyer atje. Por, jo! E kërkoi andej kah e kish parë të shetiste dhe prapë nuk e gjeti. Kaloi rrugës pranë shpellës dhe pa një burim me veçanti marramendëse. Ai burim i ngjante një syri dhe ky e njohu. Kush më mirë se zemra e të dashurit i zbërthen misteriozitetet. Ishte syri i Synës. U përul dhe qau. Lotët e tij u tretën me ata të burimit në shtratin lumor praruar me rreze dielli.

Me këtë burim Syna i dha shpirt jetës me ujë të bollshëm, ndërsa syrin ia dhuroi kujtimit për dashurinë, natyrës harmonisë marramendëse që ka syri, ndërsa qiellit kaltërsinë, simbolikë e besnikërisë bashkëshortore.

Krisin më në fund e hëngri dhëmbi i mëkatit të vet, u vra nga dora e Miranit, që e shpëtoi fshatin nga e keqja.

Mbrëmjeve Miranin e shihje të qëndrojë pranë burimit e të qante, veshur me pelerinë krahëve që i fërfërinte. Ajo kishte qarë për të nën tokë shtatë palë dheu, e ky mbi tokë kur nuk e vërente askush. S’donte t’ua prishte dëfrimin vizitorëve që vinin në qifte, e ky vinte vetëm. Qante edhe për fajin që nuk veproi me kohë ta shpëtonte Synën. Uronte, uronte që burimin ta vizitonin të lumturit e botës. Nuk u martua më, luftoi denjësisht për atdhe deri në pleqëri dhe vdiç një mëngjes herët buzë Syrit të kaltër, si eremit i përvuajtur, me besimin e bazuar që do ta takonte në amshim.. Varrin e kish lënë amanet të mos ia bënin publik”.

Kur e mbaroi rrëfimin, Altinës i shpëtuan lotët.

-Ma bëj edhe një foto, Dren! Dua t’i vë sytë e mi në vijë me Syrin e kaltër. Unë po fotografo-hem tash pranë burimit. Pa syze. I përulem asaj vajze që jeton amshueshëm dhe i thërret qiftet e reja në vizitë. Thuase ngjallet dhe kënaqet me lumturinë e të gjithë atyre që e lidhin jetën me besnikëri. I përulem Syrit të kaltër!

- Kur ta bëj fotografinë, eja të t’i puth të dy sytë!- i tha Dreni. E meriton...

Prizren, 2014

E Diel, 16 nëntor 2014

19poezi •••

Orfeut të muzeqesëFazlli Halitit

Me yje ballin – prush agimet në sqetullMe sy të dheztë – zgalem nëpër Muzeqe, dhe – Një hap para vetes – ëndrrat – mbi një vetullTë diellojnë vargjet mbi të bukurin dhé

Që ta ruajti plagën – shpirtin e kristaltë “Mbaje n’mend shigjetën n’ballë kush ta drejtoi”Deshën të shfatëzojnë palaçotë zemërbaltëS’ia dolën dot horrat një lëngatë i harroi, sa –

Bukuri të ka këngëtimi me fanar në dorë Lulet e orkideve po i gdhel amësimi, se – Motivet i gjurmove – fërfëllizës i përkorëPalcës së dhembjes – gof – grafullon frymëzimi, që –

Pena e artë rrugën pa ujem kur se mbaroiVargje me bukë po të hash – poet të ka hijeNë metafora i magjepsur – Euterpi ty të tfilloiUjëvarës së pashterrur – korife i një breznie.

E enjte, 9 tetor 2014

Ardhmëria e zjarritQerim Ujkanit

Para lindjes tënde zefir bulëzoj amshimiE tej nga fryjnë urrejtjet yt gjysh hullinatTi la rehen në Nokshiq – ujitur nga mallëngjimiU nis në mërgim me përrallat e votrës, martinat

Imazh i besës – poema e shqetësuar trand deteTingujt e vendlindjes sharkisë përjetë u bën pronë Pagëzimet i zgjodhi rrësku – spektret n’antisoneteNjë amanet tha: “nipërit do i vendos në Pejën tonë!”

Nëpër sogje, moteve në fis lindi një djalë Qerim Babai kryelart dhe mbarë shtëpia u mbush gjallëriNga lartësia e tokës – hija e këputur – nisi ngalltimDrejt shtigjeve Diellore – krijohet një bukuri, se –

Poeti përballë erërave me penë bëhej m’i zjarrtëMe vargjet reflekse të skalitura – gërryer thellëFjalët e rubinta rrëmbyer Orfeut –vlerëson arti, ose – Nga purpur’i poezisë së zgjedhur ndërtoi kështjellë.

E hënë, 13/14 tetor 2014

ProtonizmiGjekë Marinajt

Dole prej kuarteve tua si Elioti prej KuarteveTë veta, ullirin e paqes e mbolle në vendin demokratikKur të titëron kënga, gjurmon akademive t’arteveI gjenë akordet e telave qiellorë – protonizmik!

Mbi flatra ylberet i bartin – burishëm prarohenDhe nga zemra jote tufa e bardhë e pëllumbave flatron Galakset e reja në vargje po të shndërrohen, e – Shtigjeve të pjerrta paepur Etninë po e madhëron, -

Me diellin e paqes, me perlat e fjalëve artistikeGuximshëm po ndërton edhe një Statujë të lirisë- Kraharorit’ kanë shpërthyer lulet e këngëve lirikeDhe në ty qarkullon gjaku – panteonit të ardhmërisë Mikrokonizmi i ndjenjës së hollë është me rëndësiPër qëndresën mbinjerëzore – Magji ngjyrash të ndrituraDuke endur dashuri – Nëna të ka lindur n’Arbëri,Albatros krahshtrirë kapto majet më të ngritura.

E mërkurë, 15 tetor 2014

Mos e ndërro këngën tënde

Skënder Buçpapajt

I pasionuar motive qëmton si kripën e HimajaleveËshtë mirë të këndosh, i urtë dhe i qetë prore, se – Njerëzit nuk janë njerëz, pse rrënkojnë thirravajeVargjet e tua të tejdukshme janë organo nëntokësore

Metaforat vezullojnë në diell kupolave të arkadaveValbona shelgjishteve valëargjendt pa frerë gjarpëronNgjyrat këndojnë ngrohtë, si floçkat e baladave, dhe Bukuria e Tplanit me magji të ngjall, zemra rrezon

Gjaku yt i zgjuar ndrit, rrësk i furishëm troketMbi majë të Shkëlzenit trishtilat të shendojnëNënë e shenjtë me shenjtëri – uruar – të thërretMashtrimet e vonuara shtrezet le t’i përvëlojnë

Po të shoh urave t’guximshme shpesh duke dalëMe tët bir Prizrenin, në sprova jeni të gatuarLindja e vetmja shpresë nga të erdhi ajo fjalë, e – Ruan gjurmën e fytyrës sate me ballë të diellzuar.

E enjte, 16 tetor 2014

Duarzgjatur në dy brigje

Kate Xukaros, lindi në fshatin Çivita të Kozencës në Kalabri

Ti poete e fisit të lashtë, që po këndoj për TyA mund t’i numëroj ninëzat e mallit, tëra ëndrratI sheh për të Bukurën Moré, nga dy brigjet me syNisesh me lundër – premtimet i ndeh dhe zgjëndrrat

Të shtrohet sofra e mirëseardhjes me anemofile Dhe të punon pa ndalë astralja e bukurisë sateMidis të zezës dhe agimeve të gjejmë në trëndafileNefertite ndërto tempuj erosian në monopate

Dhe loti t’është i ëmshtë dhe i gjelbërt si bariKur i sheh vallet e arbëreshit të këngëve vjeshtore

Ti moj lulëkuqe syartë ktheja azurin, e janari – Të oshtin e kumbon me kitara pranverore

Përtej detit të qetë muzat në ty janë trazuar Me vargjet tua diellnajë – je duke përndriturDheun e të parëve e pangirë strallit e ke kërkuarKate Xukaro flaka e fjalës kur s’ka për të venitur.

E shtunë, 18 tetor 2014

Albatrosi i palodhurPoetit kroato-arbëresh

Tomislav Marijan Bilosniç, Zarë

S’ka gjë në këtë botë që se ka çikur pena joteSi tigër arbëresh Velebitit ia ndeze zjarrin e dritësMe liburnët po lundron me zell deteve kaq moteJe bërë arkeolog, arbëresh’i gëzohet rritës, e –

Fjala e bukur nga Dalmacia sillet rrotull n’universBilosniç mos harro kemi të përbashkët gjuhën tonë, seBajroni na çmoi lartë pa folur asnjëherë tersVeprat e tua i flasin botës – duke bërë jehonë

Që ilirët e lashtë me dafina – edukuan njerëzinë Dhe pasardhësit e tyre s’do të zhduken në tërësiKodërvarreve dhe në pllaka ne e gjejmë gjuhësinëJo! S’ka zhdukje nëse yjtë, hëna dhe dielli bëhen hi!

Këndo Tomislav – ag e terr – në çdo derë të shtëpisëKëndo për Ilirinë me fakte – me kujdes të rrallë, o – Simbol i Arbëreshëve: i artit, poezisë dhe pjekurisë, i Këngëve t’arta lirike dhe epike me zërin e gjallë.

E shtunë, 18/19 tetor 2014

Zjarri i pashuarMuhamet Mufakut, me origjinë nga fshati Dobërllukë, Vushtri Kosovë,

ka lindur në Damask

Prej zemrës, e prej syri të këputet ndoj’ lotFushës së Mëllenjave të parët kur ia kthyen shpinënPërtej Detit të Bardhë ëndërruan stinët me gëzimplotAtje vërenin me kujdes, felahët s’ua ndienin dhimbën

Për arnautët e ardhur ikur nga sllavët të skllavëruarMe zemër të pastër s’kishin marrë të zezat asignataIbn Kosova n’agim nisi punën në largësi të mjegulluarO, nënë e dashur pa strehë fëmijët të mos m’i zënë nata

Dy lagje të Damaskut – Suk Sarugja dhe al-Muhaxherin – Shekujve lindën krijues që shkruan periudhave vështirëAta vazhdimisht kërkuan trungun e tyre, por kur arlekinUrtësia dhe zgjuarsia i bënte të etshëm për dije, të pangirë

“Lulja e Kosovës është më e këndshmja e botësPoeti Abdulatif Arnauti, ndaj gjithë botës i ka thënëNga uji i kroit të fshatit tim fëmiria rrodhi gotës, lot – Dhe lulja në zemër më ka zënë megjithë rrënjë”

E premte, 17/18 tetor 2014

Fjala e paepur në shtreza

Naim Kelmendit

Nyjes së Gordiut fjala e zjarrtë kuptimin ia gjetAlbanoi ta tregon udhëtimin për detin e mbarë, dhe Të shpie në Kepin e Shpresës së Mirë përsëri në detNë një ishull të panjohur – ngashëri – hapin e parë

Pse ashtu Pandorë më nxjerr nga shtegu në shtegÇ’të bëjë me dhembjen – qiellit shndërrisin meteorëKështjella e vargjeve është ngulitur shkëmb në bregI këndove rrëmetit të nderuar me zemër në dorë

- Unë jam Naimi, sipas hirësisë e imja poezi – Po e nis dita fillimin, të pret një ferman i vjetërHapësirat e gjithësisë kanë shpresë e ndiesi, e – Godet fjala Satanain (gang) në fytyrën tjetër

Me lotë e kaplon lebetia eklipsin e diellitMe vdekje kundër vdekjes – përballë me vdekjeShqiptari vdes duke kënduar në kupë të qiellitS’gjendet kohë për të folur, gurët në lëmekje.

E diel, 19/20 tetor 2014. Në Shkup

Më shitoj fjala tepër e fortëNga MuSTAFA SPAHIu

E Diel, 16 nëntor 2014

20 ••• prozë

Ata po vinin një e nga një. Të lodhur e të rrëgjuar. Kishte dhe syresh që vinin vetë i dytë, kup-

tohet, thjeshtë me gratë. Duke mbajtur njeri-tjetrin për krahu, me gajret, se xhenazeja ishte në katin e katërt dhe pesë vëllezërit e dy motrat, tashmë jo më pak se shtatëdhjetëvjeçarë, vetëm në morte i kishin gjasat më të mëdha për t’u takuar me njeri-tjetrin.

E para erdhi Nurija, hallë Nurka, grua e paburrë që kur s’mbahej mend, ndaj dhe, që kur s’mbahej mend, në veshjet e saj ishte stamposur vetëm e zeza.

- Po ikin degët e gjethet e po mbe-temi vetëm ne zgërbonjat!- dëgjoi ai si nëpër tym zërin-gërrhimë të saj. - Xhan-xhin njeri në dasma, kapul në morte! Qaj e qesh! Qaj për evlatin që ikën e s’vjen më, qesh për evlatët që i sheh edhe një herë! - vazhdonte ankimi i saj i përvajshëm për vëllezërit që i takonte vetëm nëpër morte.

Ai ishte i kapitur dhe kishte ndjesinë që dikush duhej t’ia mbante qepallat ngritur me dorë, mënyra e vetme që ato të mos e zhytnin në një gjumë anestezik. Se nuk i thonë shaka që i vetëm të përballosh një ceremo-ni të tërë mortore. Që nga amanetet dhe grahmat e fundit të hallës së vogël në spital, e deri tek shoqëria e varri-meve, kurorat, shpalljet nëpër mure, telefonatat, lokali i darkës mortore e menyja e tij (patjetër duhet hallvë në drekën mortore!), paratë, sqarimet e ngushëllimet, si, qysh, kur, pse, korba hallë! Gjithçka i rrotullohej në gjumin-makth dhe vetëm zëri i hallës së madhe, hallë Nurkës, e kandisi të ngrihej nga divani. Ja, tani filluan të vijnë, mendoi. Si gjithnjë, e para është hallë Nurka.

- Hë, mor, bir? U lodhe, a i shkretë! Vetëm ti po u gjendesh zgërbonjave. - tha ajo duke e rrokur në qafë. - A do t’i vinë të pjellët motërzezës që t’ia hedhin atë dorë dhe?!

- S’e di, po të gjithë janë lajmëruar. Deri tani, vetëm ai i vogli ka ardhur.

Zhurmat në shtëpi kishin zënë të shtoheshin. Ai pa kohëmatësin. Edhe dy orë nga varrimi. Hallë Nurka fshinte papushim sytë e skuqur dhe belbëzonte fjalë pa kuptim. Sigur-isht, luste të vinin tre fëmijët e tjerë të motrës së vogël që t’ia shtinin atë

dorë dhe. Por njëkohësisht qan edhe për dy të sajët, mendoi ai. Na janë shpërndarë si zogjtë e korbit, vajtonte ajo shpesh. I hëngri greku e talani. E nisën nga trahanaja dhe po e bitisin nga tahmaja. Dhe niste e kujtonte ca këngë të vjetra mërgimi:

Qani, nëna, sa të shëmbi,Mundimi i djemve që bëniU vate për dhjamë qëni!Ndërkohë, në dhomë po futeshin

vëllezërit e tjerë, xhaxhallarët e tij. Tek rrinin pa folur, ashtu ulur ku të mund-nin, ai ndjeu vërtetë dhimbje për ta. Sa janë plakur! Vërtetë pleq, i tha vetes, sikur t’i shihte për herë të parë në atë gjendje. Dhe janë vetëm. Kjo ishte më uluritëse. Plot fëmijë, nipër e mbesa dhe vetëm. Si murgj. Ndërsa ata, kus-hurinjtë e tij, njëri pas tjetrit, të gjithë kishin çarë ferrën. Ja, halla e vogël, iku e vetme edhe pse ka katër fëmijë!

- A i janë lajmëruar të gjithë fëmijët?- pyeti me diplomaci xhaxhai i madh, duke e shmangur pyetjen e rëndë: “Si nuk i kanë ardhur fëmijët...?!”

Ata të gjithë mendojnë të njëjtën gjë, i tha vetes ai: Po kur të nisem unë për në atë botë, a do të vinë vallë? Apo, “s’kam bërë dokumentet“, “s’kam të drejtë kthimi“, ”Amerika është larg e kushton qimet e kokës“, “pronari s’dëgjon nga ai vesh“…?!

- Dobaren, të jenë mirë për vete! – ndjeu ai zërin e xhaxhait të parafundit, i cili gjithashtu i kishte të dy vajzat jashtë.

- Mirëzeza! – ia priti rreptë e thatë hallë Nurka, e cila, si më e madhja ndër ta, kishte të drejtë t’i priste drutë shkurt. – U prish njeriu, more evlatër! Ata të katërtit e baftëzezës Rukije, nuk mund ta pleqëronin me njëri-tjetrin që të mbetej njëri këtu sa të ishte gjallë e ëma? Apo ata të mitë, ata të tutë, o Sami, edhe të tutë, o Gani… Më thoni, cilin nga ju nuk e ha kjo plagë? Men-duan për bythën e tyre e u shkulën me gra e kalamaj! Vetëm ti, Dilo, i ke çunat këtu dhe të gëzon shpirti. - i tha ajo babait të tij, ndërkohë, duke i hedhur krahun mbi sup, shtoi ato fjalë të rënda e plot sarkazëm që ai do t’i mbante mend gjatë: Dëgjomëni mua! Mbajeni mirë me këtë çun, se ky do të na përcjellë të gjithëve! Kur të vinë ata tanët, në se vinë, drejt e tek varrezat do t’i mbajnë makinat.

Fjalët ishin të rënda dhe këtë e vërtetonte heshtja që u bë edhe më e rëndë. Më e rëndë se një heshtje morti. Ata e ndjenin se në ato fjalë të motrës së madhe ishin fshehur tërë brengat e tyre. E ndjenin tek kortezhet që sa vinte e shkurtoheshin. Tek tele-fonatat që rralloheshin.

M’i ki kujdes pleqtë! Shko e shihi ndonjëherë, i pati thënë para disa viteve, para se të ikte në Itali, njëri prej kushurinjve.Edhe ti, i kishte thënë ai. S’mjaftuan ata dy të tjerët? Don që të ikin nga kjo jetë si kukudhë! Ç’thua, e kish kundërshtuar tjetri. Unë mendoj për fëmijët e mi. Lëri pordhët, s’kish duruar më ai. Se mos po vdisje për bukë këtu. Edhe biznes me para të madhe kishe! Më thua t’i kem kujdes sa për të larë gojën para fisit. Edhe po të mos isha unë, rrezik se do t’i thoje pronarit të shoqërisë së varrimeve për kujdes! Por mos te te haje barra! Kjo sëmundja jote është kthyer në epidemi tashmë!

- Ah, ç’mirëzeza, ç’mirëzeza! – u dëgjua sërish monologu i hallë Nurkës. – Ku i latë nënat, a derëzes? Ç’hall ju preu mespërmes? - vazhdon-te ajo në të sajën copëra këngësh të vjetra, ku nuk mungonin edhe sajime të vetat. - Eh, të gjorat, sa duruan. Gojëkyçurat s’ju mallkuan!

Atij po i dukej vetja si një sipër-marrës varrimesh. Një detyrë që sapo e kishte marrë zyrtarisht. Mirë kur të ikin një e nga një, mendoi, po tani ata janë gjallë! Me të gjallët duhet të merresh përditë dhe shih sa janë! Për herë të parë ai e ndjeu se i mori vërtetë inat kushurinjtë e vet të shumtë.

- Kam një lëmsh në zemër, s’di kujt t’i ankohem… - u ndje sërish zëri fillikat i hallë Nurkës. - Mirëzeza… ç’mirëzeza…?!

…Edhe pas disa ditësh atij do t’i ushtonte në vesh zëri-gërrhimë i saj, deri sa, një pasdite të vonë, ai zë u bë njësh me zërin e tij:

Kam një lëmsh në zemër,S’di kujt t’i ankohem,Pleqtë janë të verbër,Yjet po rrallohen!

Asgjë dot s’e mbanDertin tim në botë,Veç gjumi përjetshëmNë të lashtën tokë!

Oglinda literara”, (Pasqyra letrare), revistë e kulturës, civilizimit dhe qën-

drimeve, del nën mburojën e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe është pjesë e Asociacionit të Publikimeve Letrare dhe Editorëve të Rumanisë, si dhe e Associaszi-one della Stampa Estera të Italisë. Revista respektive botohet nga Shoqata Kultu-rore “Duliu Zamfirescu” në Fokshan, me përkrahjen e Këshillit të Rrethit Vrançea. Oglinda literara del në një tirazh të shtypur prej 5.000 ekzemplarësh me shpërndarje të gjerë librarinë e Muzeut të Letërsisë Rumunes dhe në të gjitha qendrat rumune,

duke qenë e shfletuar nga 10.000 vetë në Internet (www.oglindaliterara.ro). Kry-erdaktor i kësaj tribune të famshme është shkrimtari Gheorghe Neagu. Në përkthim të Baki Ymerit, në kuadrin e rubrikës Tra-duceri (Përkthime), në numrin më të ri të kësaj reviste prezantohet edhe poeti Mujo Buçpapaj me shënime bibliografike dhe me poezitë “Fitore e padukshme”, “Porteti i erës” dhe “Më të mirit gjithmonë shkojnë.” Përndryshe, fragmente lirike nga libri i M. Buçpapaj që e pa dritën e botimit në gjuhën rumune, janë prezentuar edhe në revistën Confluente literare etj. (Redaksia).

I njëzetetreti! Tregim nga MuHAMET HALILI

Dielli përcëllues sikur përcillte porosinë tek të gjithë qytetarët se beteja me të, e kujtdo qoftë, në një arenë të hapur, ishte e destinuar në humbje

akoma pa filluar. Andaj, nëse nuk e kishin patjetër, më mirë të qëndronin në shtëpi, apo të kërkohej ndonjë vend i freskët, pishinë, kafene, apo edhe parku i qytetit, hijet e atyre drunjve të paktë në të, sesa t’i ekspozoheshin kësaj vape. Temperaturës së lartë u duhej shmangur veçmas mosha e shtyrë pasi imuniteti i tyre i dobët mund të bënte që ata ta qonin fare lehtë flamurin e bardhë karshi rrezeve pingule të diellit, që veç kishte arrit zenitin. Si për inat, dhjetëra burra e gra, të një moshe më të shtyrë, ia kishin “zënë derën” një filiale banke, duke iu ekspozuar hapur të nxehtit të një dite tipike verore, në këtë muaj të grunajës. Turma e krijuar nga ta, kishte bllokuar dhe trotuarin dhe dukej si një masë protestuese. Por, kalimtarë të tjerë ishin mësuar me këtë pamje që ishte bërë rregull që shihej së paku dy herë në muaj, kur shpërndaheshin pensionet dhe ndihmat sociale. Para turmës qëndronte një roje, punonjës banke, me çehre kanuni, që mundohej t’i disiplinonte pleqtë, ngase, sipas tij, ishin tejet të padurueshëm dhe nuk mbanin dot rendin. Ishte data njëzetetre, kur në kontot e tyre dilnin pen-sionet. Askush nuk e kishte durimin për të lënë një ditë tjetër të vizitonte bankën dhe të tërhiqte djersën e dikurshme, ndonëse nuk ishte edhe ndonjë shpagim. Por, më mirë pak se hiq, ishte ngushëllimi që ia bënin vetes këta të gjorë, që në kalendarët e tyre, datën njëzetetre të çdo muaji e kishin shenjëzuar në atë mënyrë, sa për t’u rënë përherë në sy, që assesi të mos harrojnë se pikërisht në këtë datë duhet vizituar bankën. E, një loke trupshkurtër, thatanike dhe paksa e kërrusur, që dukej se pritja me orë të tëra, në një mot të tillë, e kishte mposhtur, ishte ulur galuc mes turmës. Me bërryla në gjunjë, e me duar që kishin përthekuar kokën, mundohej t’i jepte vetes gajret. Herë-herë, nxirrte një mindil nga xhepi e i fshinte djersët, deri sa nga xhepi tjetër nxirrte një shishe xhami të koka kollës, të mbushur me ujë, për të quar ndonjë gllënjkë, sa për të mos ju tharë fyti! Ndërsa, nuk harronte asnjëherë të pyeste për radhën. Për punëtorët e bankës ishte ditë e zakonshme pune. Kishin orarin e tyre që duhet mbajtur dhe vazhdonin me rutinë si edhe ditëve të tjera, derisa atyre jashtë nuk u pritej. Ishte një situatë e bezdisshme që ngarkohej edhe më, nga zhurma e padurueshme e automjeteve, disa prej të cilëve, në përpjekje për t’iu liruar rruga, ngase dukej se u ngutej, u dëgjohej buria pa nevojë. Për një çast, masa u trazua! Nuk kishte të bënte me respektim radhësh, apo ndonjë pakënaqësi në raport me bankën. Dikush ishte alivanosur! U dëgjuan thirrjet për ndihmë. Dikush kërkoi sa më shumë hapësirë për të alivanosurën, e dikush lypi edhe ujë për ta këndellë atë. Ishte kjo lokja thatanike, që nuk qëndronte më galuc! Kishte rënë përtokë. Shihej se ishte plakë e pastër, një zonjë e kujdesshme, pasi edhe pozitën e trupit, në tokën e pluhurosur, e kishte në atë mënyrë sikur kur shtrihej kujdesshëm në shtrat, pa dashtë të rrudhos jorganin, mbulesën a jastëkun! Tani më, në mesin e turmës u panë edhe të tjerë që nuk ishin pensionistë, në përpjekje për të ndihmuar, e dikush e ndali edhe një veturë civile, e cila e mori loken për t’u nisur me të shpejtë në drejtim të emergjencës. Radha para bankës u krijua sërish. Tani përveç që pritnin lejen e rojës për të hyrë brenda, nga dy e tre, pritnin edhe ndonjë lajm nga Spitali. Sakaq, njëri nga ata që kishte shkuar me loken në emergjencë erdhi sërish para bankës. Porsa e panë, të gjithë përmes shikimit sikur shprehën interesimin për të mësuar për gjendjen e saj, pa pas nevojë t’ia parasht-ronin pyetjen. Edhe përgjigjja u erdhi me mimikë. Fatkeqësisht mohimi përmes kokës, e pastaj edhe ulja e shikimit përdhe, ishin tregues të qartë se lokja nuk ia doli! E, nga goja e atij që kishte qenë me të, dolën si puhizë e lehtë fjalët, “Lokja foli pak. Krejt çfarë tha ishin fjalët se i duhej ai dreq pensioni, pasi nipi i saj e kishte datëlindjen sot!”. Shumica u mallëngjyen! Dikujt i piku dhe loti, pavarësisht se nuk njiheshin me loken. Tërë kjo vapë paralajmëronte se edhe qielli do të pikonte lot! Pasdite, mund të pritej shi. Natyrisht, një shi veror, që pastaj për pak kohë, nuk do të merrej fare vesh që kishte rënë. Jeta rutinë do të vazhdonte tutje, e i njëzetetreti i muajit të ardhshëm do të vinte edhe pa loken plakë!...

Mujë Buçpapaj në shtypin letrar të RumanisëRevista “Oglinda literara”, “Pasqyra letrare”, që del nën mburojën e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë boton poezi nga Buçpapaj

MIRËZEZATregim nga FATMIR MuSAI

E Diel, 16 nëntor 2014

21poezi •••

Flamuri Porsi fleta e Ejllit t’ZotitPo rrehë flamuri i Shqypnisë.                                                    Fishta

Çajnë plagëtshekujt e Prometeut,kohët,mëndafshin e gjakut. Në rrethinat e vdekjeskulari i zgjedhësmbi çdo lëkurë të mbetur,në troje. Rrjedhin ditë e natësytë e lirisë,ferrin e dimritqë s’ka të mbaruar. Hapin krahët e qiellitfletët e Shqiponjës,majën e shtizavenga majat në majë.Bretkun e dritës kuq e zi,fshehin hekur e plumba,brezat shlodhin fletët e engjëjvepetkut të temperuar në gjak.

Tiranë, 28 nëntor 2010

KombiKombi, mjalti që rrjedh në gjuhën e nënës,kombi, trëndafili i gjakut midis shpatës

e plumbit,kombi, mishi i gurit në shpirtin e qiellit,kombi, besa e lidhur në rrjedhat e ditës. Kombi, gjahu i pëlqyer nga thikat e kohës,kombi, kafshatë e ngjyer në njelmin e lotit,kombi, durim i shtyer tej cakut të ferrit,kombi, brilant i këputur në lotët e mërgimit. Kombi, bardhësi e rrëmbyer në majat

e kreshtës,kombi, bukuri e grabitur në qiellin e vajzave,kombi, kërthndezje e rimtë n’durimin e

Prometheut. Kombi, tjetër gur peshe mbi shpinën e Anteut,kombi, gjithë kohrat kërkoi ku gjindej liria,kombi, i rrallti metal që s`e bren përjetësia.

Tiranë, 12.09. 2004

GentianaMajës së Veleçikutshtrinë hënën mbi borë rrezja e floririt,shtëllunga nate nëpër këmbët e malit,mbetur mbi rrafsh gjuhë të vogla flakenë buzët e djajveqë përqeshin vorrin e grabitjes,duke lodhur klithmatnë shkretëtirën e hapësirës ilire. Nata ngjiret pellgjeve të butame dhimbjen e ujite sytë e kthyer prapapër të ndjekur vijën e gjakut,që vazhdon të rrjedhë plagëvetë palidhura me myshkun e lules,tash mbetur atje largnë malet e fushat ilirepër kohrat që do të bijnëbrezat t’ardhmes ,në rrjedhën e gushës së përjetësisë,trëndafilin e gjakutplagëve të pafundme t’Ilirisë.

Tiranë, 25 shkurt 2007

LiriLiri, trëndafila gjaku nëpër deje,liri, shtrat ku prehen kockat e hapsirës,liri, fli e gjetur n’kosën e një preje,liri, vetëm emër n’rërën e shkretëtirës. Liri, gjah i shqyer n’lic të dashurisë,liri, kokërr ligji brilant i lëmuar,liri, ëndërr jete n’qelinë e selvisë,liri, n’shpella t’vdekjes hyrje e ndaluar. Liri, shtyje dritën deri në humnerë,liri, merrma shpirtin burgosma në erë,liri, shtoji rrezet nëpër sytë e bjerrë.

Liri, prekim qiellin gjasme gjëra mrekujsh,liri, shtrydhin jetën në ëndërra dishepujsh,liri, që s’të kapim nëpër britma shekujsh.

Tiranë, 31 gusht 2007

Natë ilireMbi Tarabosh shuen muzgu flakë e hire,në terr përzihen të butat rreze hane,e mbi liqe veç nji lundricë ardianeheshtjen ia përkëdhel natës ilire. 

Qyteti fle i ndem në myshqe e fire,lëkundet mbi shpinë të ujnave, ia kande,malet të ulen shesh mbi zaje ranepresin si në andërr agimin e endire. Rozafa përmbi ujna feks kësaj nate,lëpin me vravashka valët e prarueme,valët që çohen shpejt si maja shpate. Mandej ngadalë me duert e saj të irnueme,të bardhët gjinj letshëm i qet prej tisit,që t’ia thëthijnë me et pinjojt e fisit.

1954

Dialog në Lugjet e Verdha

Nëm ashtin hanë, afromi rrezet syshqë kobin ta gërmoj me duert e mia,zambaku shpirt tash njom kopshtin e natëspër mue s’ka ag se diellin ma kanë çjerrë,e vajin e nanës qyqet e kanë ngjirrë.

Ashtin ,o hanë afromi orë e zana,t’i çojmë pahirë rrgallet në curra e maja,i dalë Omeri t’çetoj n’krajli e lugje,lotët t’i fshehin nëpër degë e hala,le të treten bulat përmbi vllaj t’blerimit,

hyjzit mbi petka t’ia mbërthejnë këtij trimi.

O ashti i hanës, oh, zgjeroje vorrinse s’dahem djalit për pa mu shkim drita,rrahen Omeri e nana rijnë nën pisha.Mos gjetshi paqë, o ju Lugjet e Verdha.kur troku i Mujit e i Agve të bjerë mbi maledo të çohen ahat me i përshkue e pyjetnën kambë patkoj me u vu hanën e yjet.

Çohu Ajkunë se s’luan hana prej vendit,zambakun tonë e shtriftë dielli ndër rreze,sa nana kanë qa djemt lulishten kosae vdekjes nata me mantelin hedhun,ka për të mbulu mbi gropa t’atdhmënisë.

Sa nana do të qajnë djemt, o rreze e bukur,sa trëndafilë çajnë dhëmbët e lukunisëe amanetin tonë të përjetshëm le t’ia varimgjerdan mbi gushë e qafë rrezes s’lirisë.

Tiranë, 14 prill 2003

Nata pa agim Vdesin mejdanet në trëndafila t’plagëve,argjendi ngrinë në gurrë rrjedhën e gushës,në burg të myllit ndryhet pushi i diellit,agimin nata vret me ardhje t’fundit.

Qiellin e syve të vashave t’Jutbinës,nuk do ta lidhin n’varg inxhitë e lotvee mbi mëndafshin e kurbave të bardhaduart e t’ardhmes do të vjelin bukurinë.

Balozit n’sy ia thamë rrezet e dritës,pishat e malit në vravashka ndezunterrin e shpirtit netëve do t’ia djegine mbi këto kulla që po i le, o motër,nip stërnipat n’lahutat e malësisë,do t’ia thonë kangës së Gjergj Elez Alisë.

Tiranë, 28 nëntor 2006

LahutaFlakët përcjellin në fyt t’vravashkës natënmbi balkua të avujve tingujt ngrijnë me dritë,lëkurë e hark prej gojës s’pellazgut zëri.

Lëndinave t‘Jutbinës bredh Muji me Agët,t’banë e përjetshme prej qafës diellit ardhur,n’genin ilir mbin rrënja e gurit jetën.

Ajkuna gërryen me tehun e rrezeve të hënës,në kupë t’lahutës varrin e Omerit,të gjallë me e qitë për me e çetue me zana.

Prej gurrave t’argjentit vjen Tanusha,yje e ylberë veshë kurmi i dashurisë,e hije lisat shtrijnë deri n’Krajli.

Nuk ndalet gjoku i Gjergj Elez Alisë,me thundrat zhytë në gjakun e Balozit,mejdanët nëpër kohëra i stolisë.

Mbushur kupa e lahutës me qumësht t’Rozafës,

vocrrakët thithin knellin e ardhmërisë,pas vijnë stuhitë themele e mure ngjitë.

Njat Kapitolit mbrrin Pirro i Epirit,legjionet fikin dritën e lavdisë,i idhët triumfi nëpër shekuj ngjitë.

Në diell e hënë po ngrin frotë e Azisë,shpirti merr arratinë udhëve të qiellit,kur ndesh në Skënderbeun e lavdinë.

Mbledhur kupë e lahutës për teli e harku,gjaku kullon mbi velin që hedh nata,coptuar trojet, mjergull po i bjen drita.

Tiranë, janar 2002

ETNIA IME

cikël poetik nga FERIK FERRA

rene

mag

ritte

, “m

idni

ght m

arria

ge”,

1926

E Diel, 16 nëntor 2014

22 ••• poezi

Më kotMë kot më fshiheshUnë do të të shohNë mos në rrugëNë ëndërr domozdo

Puthja e lipsaritPuthmë, puthmë...lermë të të puthNuk kam puthur kurrënjë grua kaq të bukurO Zot... çfar po ndodhnuk paskam vdekur?Po ndjej se mund të puth një gruapo ndjej vërtetLermë të lutem...lermë të të puthI lumtur të bëhet një lipsarNë dorë mbante një shishe uiskiqë përkëdhelej andej këndejFliste fjalë të bukura për gruan kërcente, recitonte vargjenga i dehuri HeminguejMe vështrimet e shpirtit përkëdhelte trupin

tim...hapte krahët si meridianëdhe lutej...eja me muambështetu në përqafimin timJu se dini cdo të thotë kjo për një lipsar si unëDo dua të rroj mbas kësajtë rroj shumë...do rroj vetëm për tydo lutem për ty...lermë...lermë të të puthTërë jetën në netët e mia të kallkanosuranga të ftohtit mbi syshoh vetëm një ëndërrsikur puth një grua...ja kështu si tyMe këtë fustan jeshil dhe sytë kaq të kaltër...

që buisin tani...e mbaj mënddhe këtë mëndafsh që luan me lëkurën tënde...

lermë...lermë të të puth...lermë të të gjej tyty...që nuk di skoma në të kam gjeturDhe kthehej të humbte në kërcimme përplasjet e fuqishme të thembrës në

tokë...u ngjanin puthjeve obsesive...prej malli...të përsosura

nga buzë të tendosuraHapa derën...hyra në shtëpi pa zhurmë, kisha

frikë mos trembja lutjet e tij...kërcimin...zërin e tij të bukur

Kam qarë dhe kam kërcyer në dyshemenë e dhomës pa asnjë orendi...i kisha nxjerrë jashtë...jashtë dhe ajrin...gjithë jetën time ...gjithë puth-jet e mia...kërceja ...recitoja e dehur ...si Ai

Ishte tronditur kujtesa imembi fytyrë vizatoja hije dëshirashjetë të dhuruara keq...ndjeja se sa isha kthyer

nga një funeral ku kërcehej...këndohejKu shkohej jo për të vdekurinpor për te lindurin nga vdekjaI mbylla sytë ...dhe në atë errësirë të trishtë

nate ai ende përgjërohej...lutejLermë...Lermë të të puth

Para nënës dhe kafesPara nënës dhe kafesgjithmonë shkoja e bukurFlokët krehur plot kujdesvendosja gruan e lumtur mbi takattë nisej...dhe me dredhinë e bijësnën një rrip të hollë shtërngoja dhimbjet në bel

Sa shumë e doje ti këtë moment(unë sa e doja)Në sytë e tu boj kafe shihja cdo ngjyrë...të

gjitha perënditëNë duart ...numëroja gjithë dashuritëgishtat e tu të lodhur numërojaMe mallin dhe kafet nëpër duarkuptonim sekretin e ikjes shpejt të kohëspjestuar me nënën...bijën...gruanKafja ishte si një tokë e butëku ti dhe unë ecnim duke prekur. ..zbutur dhimbjet e njerzveEh...! Sikur të shiheshim prapëdhe më e bukur do të bëheshaNga pikëllimi që kam për tynë avuj lotësh më kthehen avujt e kafesë. ..sa

herë që e pi vetëmi kam në grykë...dhe rrëzohem shkundem si

një vjeshtëZgjohu nënë...jam unë, po të pres(thonë se s’ ngrihesh dot...thonë se paske vdekur)O Zot ..nuk është e vërtetëMe një re në duar po ti nis avujt e kafesëQë nga Los Angeles për në Korcën tonëZgjohu nënë...zgjohu ...është mëngjes...!!!

Kam parë syKam parë hapësira sysh(kam parë sy)nuk ngjajnë me qiellin as me detinSi dy satelitë të dështuar mbetur në fytyrëNuk hedhin vështrime ...ngjarjeperpendikular flenë me dyshimetSyve të tillëcuditshëm rrinë dhe qerpikëttë gatshëm për kurthePrej retinës së vogëldistanca të mëdha frikepërcjellin imagjinataveLotë nuk nxjerrin kurrëdinë vetëm gurë të pikojnëme fotosferën e çjerëthurin mjegulla t blu(Kështu ndodh me ta ...nonsense)Kanë gjetur mënyrën më të cuditshme për

të shikuarnga vdekja e dritësNuk shikojmë dot asgjë të vërtetëAh...! sikur të paktën të shihnin qiellUmë kam parë sy të tillë dhe kam thënë:Sa fatkeqe shqisat e tjera të fytyrësQë bashkëjetojnë në një fytyrë me ta

Endërr ishte...???E zemëruar më rri nataKur humbas rrugët më nuk më fletU lodha së ecuri në ëndër me një burrëMë duket nga gjestet do të jetë poetNuk flasim (në fillim unë kam ca si turp)Tërë kohën vetëm recitoj rrugëveUlemi të pimë ndonjë kafe Të dyve na pëlqenAtje i shoh vetëm sytëNën hijen e dy vetullaveDhe me mëndje i mat perimetrin e buzëve

Fshehur mbledh avujt e kafeve(pak më shumë ato të tijtë)Gjithë format sipër nesh të reveNë shtëpi i rruaj në një gogëlBesoj në gjykimin prej lartësiveNë gjykimin e densitetit të vogëlNganjëherë eci mbi shkrimePor trembem mos e shkel dikuSe atje me duket i kam parë këto buzëKëta sy të cuditshëm të tijNë një nga ëndrat mu duk se donimU puthëm pak në cep të buzëvePastaj të trembur u zgjuam bërtitëm...mëkat...!!!U shndruam në forma..në pikaSi pluhur në kurrizin gungac të rrugëveMos e lamë për më vonëApo unë e dija unë se ëndrat e zgjedhinvetë natën kur do dashurohenE di cfar bëra një natëE pashë ëndrën dhe me sytë e mi Dhe dy sytë e tij i vura afërU bëmë katërNgrita shpejt një perëndi të reju luta të na mbante me hatërDhe u puthëm më në fundU puthëm gjatë sa një shekullKur u zgjuam nuk ishim më në tokëNë qiell kishim fjetur...mbërthyer në gjokset

e njëri tjetritAh...mos bëra gabim që fola kaq hapurDhe ti Reshida nuk dii të gënjesh aq sa të

devijosh një ënder...???

HaikuC’ëndër panë gjijtë e mi mbrëmëTë nisen diku larg duanU ngritën si dy pëllumba të bardhë

E turpëruar nga tyFundi im u zgjatMbuloi gjunjët

Të dehur të dyNë një karrigePyesim...ku je...???

Gjithmonë shkoj në funeraleTi them vdekjesDo vonohem

Me fustan plot luleRri pres castin Kur mbyllet lule akshami

Mu kujtua një puthjeS’ di pse u ngritaShkova te kuti e postës

Asnjë kokër shege Nuk del dot jashtëPa prishur virgjërinë

Shkunda gjithë shtëpinëSe gjeta dotMendimin që humba dje

Rrethuar nga zogjMë pyesinTi pse nuk fluturon

Gji bredharak i gruasNë rrugën midisBurrat bien e s, ngrihen dot

Eci mbi dëborëPizhamet e mia të ngrohtaPrishin virgjërinë

Pagjumësi e natësUl këmishën e mëndafshetPyet pse nuk flejnë gjijtë

Një zë midis tokës e qiejveShënime për poezinë e Reshida Çobës

Nga HAMIT ALIAj

Çdo njeri që vjen në këtë jetë, poezinë e parë e dëgjon nga buzët e një gruaje. Është ninulla

që këndojnë nënat tek djepat. Po kur kjo këngë gruaje bëhet përditë e më e zëshme në poezinë e një vendi, kjo është fatlume për një letërsi. Poezia shqipe, tashmë e ka arritur pjekurinë e saj, dhe zëri i gruas, bujshëm po lulëzon në të duke thyer tabu, duke sjellë të pathëna të ndrydhura në shekuj, duke e pasuruar këtë poezi me botën më të mistershme: atë të shpir-tit femëror. Midis tokës e qiejve, atje ku është shtëpia e përjetëshme e poezisë , poezisë sonë i vijnë shumë zëra edhe të poeteve gra shqiptare që jetojnë në mërgim, në Zvicër, Itali, Gjermani. Greqi, Amerikë . Një nga këta zëra që nëpërmes botimeve në gazeta të ndryshme shqiptare dhe në libra, po tërheq dukshëm vëmendjen e lex-uesit është edhe ai i poetes shqiptaro-amerikane Reshida Çoba. Më 1 nëntor 2014, në Miçigan të SHBA, ajo u vlerësua me çmimin e parë në konkursin për letërsinë e komunitetit shqiptar në Amerikë. Reshida Çoba është një zë ndrys-he. Në poezinë e saj ka liri, thyerje të skajshme tabushë, shpallje e hapur e pa komplekse e botës së brendshme e ndjesive të gruas. Jo rastësisht edhe librin e saj e titullon thjesht: “Unë gruaja R”. Përtej temave të njohura që të imponon të jet-uarit në dhera larg mëmëdheut, R. Çoba, merret me temat delikate të ndjesive dhe trazimeve të gruas si qënie universale, pa kufinj hartash e kohësh. E dyzuar mes dy realitetesh hapsinore e kohore, ajo jeton në të njëjtën orë natën edhe ditën: mbrëmja në Los Anxhelos ku jeton është mëngjes në Shqipëri, dhe anasjelltas. Një fat jo fort i lakmuar, për çdo poet, por sidoqoftë një metaforë e madhe. Në një intervistë kur gaze-tari e pyet për mallin për Korçën, vendlindjen e saj, për nënën, miqësitë etj dhe i thonë: A të mungon Atdheu, ajo përgjigjet: “Më duket sikur po më pyesni: A ke Atdhe!” Si profetë, Rilindasit shpikën fjalën Mëmëdhe, për vendin e tyre, fjalë që s’e ka asnjë gjuhë e botës, fjalë në të cilën janë dy gjërat e shenjta të njeriut: Mëma dhe Dheu. Dhë këto dy shënjtëri jetojnë në poetët shqiptarë në emigracion, shprehen bukurisht edhe në poezinë e Reshida Çobes. Por një risi tjetër që sjell ajo në poezinë tonë është lëvrimi i një lloj hajku, një e dy vargësh, siç e ka vënë re Nasho Jorgaqi në një shkrim të tijin Ky lloj letrar që don përqëndrim të lartë intelektual e ndijësor, paraqet vështirësi, sepse ka në vetvete rrezikun e rënies në sentencë , por poetja sukseshëm deri tani e ka përballuar këtë dhe ka sjellë një metaforë brilante në publikimet e saj. Ajo këngëton botën e gruas, luan me hapësira e kohe deri në rreziqet e paragjykimit, për mendësitë e mësuara me tabu. I pëlqen të luajë edhe me veten e vet si qënie: copëzon emrin e vet Reshida në Re, shi, diell, shkëput pjesë nga qënia si femër, i quan pëllumba ato dhe i nis qiejve në hapësirat tejoqeanike, sig-urisht drejt tokës së premtuar: Mëmëdheut. Është thënë metaforikisht se poezia është një fe. Po çdo fe ka zotin e vet. Zoti i fesë -poezi, është Dashuria. E Reshida Çoba i falet këtij Zoti, i thur hymne atij. Dhe në shekullin modern, me këta zëra femërorë që vijnë në poezinë tonë, s’mund të ndodhë si në baladat tona që murosin gratë në themele urash e kal-ashë për t’i mbajtur muret në këmbë. Fundja, Safo, poetesha e dashurisë para më shumë se dy mijë e sa vjetëve, a ishte ballkanase?! Edhe pse e paragjykuar në kohën e vet, ajo mbetet simboli i madh, pikërisht në përkushtimin e saj ndaj perëndeshës së shekujve: Dashurisë.

Reshida Çoba, fituese e çmimit të parë për poezi në “Ditët e letërsisë shqipe”, SHBA

Endërr ishte...?

E Diel, 16 nëntor 2014

23info •••

Filmi “Azemi”, më 27 nëntor në Kino ABc

Filmi “Azemi”, vjen pre-mierë në Kino ABC

më 27 nëntor të këtij viti, dhe realizatorët presin shikueshmëri, derisa thonë se do të shfaqet edhe në vende të tjera. Filmi është mbështetur dhe realizuar nga AMOL TV, por njëri prej realiza-torëve, Rrahman Fetahu, thotë për KosovaPress se nuk kanë patur përkrah-jen financiare të Qendrës Kinematografike të Kosovës e as të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkundër kërk-esave të vazhdueshme.Ky film është xhiruar nëpër vise të ndryshme të Kosovës dhe trajton luftën e fundit në Kosovë. Real-izatorët i premtojnë pub-likut se do të shohin një film ndryshe nga ato që janë mësuar të shohin nga regjisorë tjerë shqiptarë.

Pas shfaqjeve evropiane, filmi “Bota” me premierë vendore

Pas shfaqjeve të suksesshme evro-

piane në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi “Bota” me regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, do ta ketë premierën vendore në Shqipëri të enjten.Filmi që është bashkëprodhim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, pati premierën në festivalin Karlovy Vary të Çekisë, ku edhe mori çmimin Fedora për filmin më të mirë në kategorinë “East of the West”.Në film luajnë aktorët: Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli dhe Guljem Rado.

Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës “Nacional” organizoi Konferencën studimore mbi veprën e albanologut Niko Stylos

“Hershmëria e shkrimit të gjuhës shqipe” dhe

libri për “Abedin Dinon”

Shoqata “Për Mbrojtjen e Vlerave të Durrësit”, e përfaqësuar nga z. Bashkim Kadiu, znj. Teuta

Kalakula, z. Fatos Tartari, znj. Ada Spiru dhe z. Agron Fama, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, nisi sot veprimtarinë e saj, duke nderuar disa familje të atyre të rinjve durrsakë, të cilët kontribuan e sakri-fikuan jetët e tyre në emër të idealeve patriotike me ënrrën e një vendi të lirë. Gjatë ditës së sotme, u kryen nga kjo përfaqësi vizita-homazhe pranë disa nga familjet e atyre djemve durrsakë që rrëmbyen armët pa ngurim duke luftuar kurndër okupatorit.

Shoqata shpreh mirënjohje të thellë për kon-tributet dhe jetët e sakrifikuara të qindra të rinjve durrsakë, të cilët me shpritin e mbushur nga ndjenjat patriotike e zemrat plot atdhedashuri, luftuan për t’i dhënë Durrësit këtë ditë lirie të një rëndësie të veçantë historike, ditën e 14 Nëntor-it. Familjet e dëshmorit Met Hasa, dhe të grupit të të rinjve durrsakë, pjesë e të cilit qenë edhe Petraq Laku, Tom Gjiri, vëllezërit Skënder e Hysen Çela, të ndjera krenare për veprën e familjarëve të tyre, u shprehën të vlerësuara nga Shoqata që mbron dhe nderon vlerat e qytetit tonë.

Aktiviteti i sotëm nisi me nderimin e familjes së dëshmorit më të ri që njohu lufta nacional-çlir-imtare, atë të dëshmorit Met Hasa, në atë kohë vetëm 14-vjeç. Një fëmijë, pushka të cilën ai mbante në

krah ishte më e gjatë se ai vetë, brenda vetes ishte një burrë i madh. Përpara veprës historike të këtij fëmije-burrë e madhështisë së Met Hasës, përulet një qytet i tërë. Familjarët e intelektualit me një shpirt fisnik qytetar, Petraq Lakut, e kujtojnë atë si një i ri i mbushur me ndjenja patriotizmi të trashëguara edhe nga babai i tij, nolisti Fan Laku, ndjenja të cilat e çuan të bëhej pjesë e lëvizjes antifashiste dhe e grupit të të rinjve durrsakë. Duke i ndenjur gjithnjë besnik idealeve të tij, falë dijeve, ndershmërisë e dashurisë për durrsakët e tij, arriti të lërë mbresa të fuqishme në kujtesën e popullit të Durrësit. I riu Tom Gjiri, shok ideali me Nako Spiron e Aleksandër Gogën (emrin e të cilit ne nderim ia ka kaluar të birit, Alek-sandër Gjirit), një futbollist i suksesshëm në Itali e Francë, ndërpret karrierën dhe kthehet në atdhe për t’iu bashkuar forcave të luftës nacional-çlirimtare.

Vëllezërit Skënder dhe Hysen Çela, pjesë e grupit të rinisë intelektuale durrsake, u nderuan sot për pjesëmarrjen dhe kontributet e tyre në luftën nacional-çlirimtare dhe për qëndrimin e tyre dinji-toz të pas luftës. Skënderi, një durrsak i pushkatuar me grupin e të rinjve, ende sot pa varr. Hyseni, pas një jetë të egër por gjithnjë në shërbim të shoqërisë me dijet e tij, nderohet mbas viteve ’90 me titullin e lartë “Mësues i popullit”.

Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures “Nacional” dhe gazeta “nacional” organizuan të shtunën me

15 nëntor prezentimin e krijimtarisë së albanaologut të shquar Niko Styllos. Në program ishte paraqitja e studimit “Hershmeria e shkrimit të gjuhës shqipe” dhe libri “Abedin Dino dhe Dinot e tjerë”. “Ligjerata nga albanologu dhe studjuesi i mirënjohur mbajt në sallen e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, prej ores 11.00 – 13.00, me pjesëmarrjen e vetë autorit, por edhe të shumë studjuesve, akademikëve, studentëve shkrimtarëve dhe dashamirësve të gjuhës shqipe.”

Pjesë të këtij studimi të rëndësishëm, i cili ndryshon me 20 shekuj hershmerinë e shkrimit të gjuhës shqipe, janë botuar për disa numra me radhë në gazetën kom-bëtare “Nacional” dhe ka patur interesin më të madh nga lexuesit dhe opinion. Në vazhdim të kësaj vep-rimtarie ishte edhe prezentimi i librit të ri të studjuesit të mirënjohur Niko Styllos, për shqiptarin e famshëm Abedin Dino, ish-ministër i Jashtëm i Perendorisë Osmane, poet dhe atdhetar i njohur.

Libri është sjellë në shqip nga përkthyesi i shquar Iliaz Bobaj, i cili ishte përseri i pranishëm në këtë veprimtari. “Abedin Dino” është një libër me shumë të dhëna të reja për historinë tonë dhe se do të ketë shumë interes, sidomos për studjuesit shqiptarë dhe botën akademike në tërësi.Rreth këtij libri foli dre-jtori i gazetes “Nacional” poeti dhe studjuesi i njohur Mujë Buçpapaj, i cili trajtoi vendin e Abedin Dinos ne poezine tonë te Rilindjes Kombëtare.Ai çmoi punën e jashtëzakonshme të Niko Stillos në përgatitjen e librit si dhe vlerësoi lart përkthyesin Iliaz Bobaj.

Kritiku Ahmet Mehmeti u ndal ne vecorite e librit. Pasardhësi i familjes Dino, Boris Dino i cili kishte ardhur nga Franca posacërisht nga Franca për këtë veprimtari i falenderoi autoret e librit dhe organizatorët e veprimtarisë.

Shkrimtari Enver Kushi trajtoi rëndësinë e poe-zisë së A. Dinos për letërsinë shqipe të kohës. Prof. Dr. Bashkim Kucuku foli për rëndësinë e librit për Dinot në historinë moderne shqipe. Prof. Laurent Bica Trajtoi te rejat e librit te Dinove ne historine e Shqiperise. Perk-thyesi i mirenjohur Iliaz Bobaj foli per punen e tij në sjelljen ne shqip te librit me poezi te Dinos dhe punen ne terseri me studjuesin Niko Stillo. Stjuesja Eva Brinja u ndaj ne trajtimin e vepres shkencore te Niko Stillos duke cmuar lart punen e tij. Brinja kritikoi institucionet shtetërore që nuk mbeshtesin studjuesin per botimin e kekrimeve te tij per historine e shqipërisë.

Pershendeti veprimtarine kryetari i shoqatës Çameria zoti Ardian Tana, i cili cmoi vepren e zotit Styllo si dhe punen e shkelqyer te Qendres së Pavarur “Nacional” dhe gazetes Nacional, posacërisht të zototi Mujë Buc-papaj drejtor I kësaj gazete. Ne vijim deputeti çam Tahir Muhedini vlerësoi punen kërkimore në fushë të shqipes të zotit Stillo dhe sjelljen në Tiranë të vepres së figurës së shquar të Çamerisë dhe gjitha trojeve Shqiptare Abedin Dino.Ai tha se duhet mbeshtetur Qendra Nacional dhe zoti Bucpapaj ne organizimin e veprimtarive te tilla.

Në fund albanologu, studjuesi dhe shkrimtari Niko Stillos falenderoi organizatorët e Qendres Nacional, dis-kutantët dhe të pranishmit për ato çfarë thanë për dy veprat e tij më të reja. Ai kërkoi mbeshtetje për botimin e librave të tjerë të cilat presin për t’u publikuar për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme. Ai vlerësoi posaçërisht bashkëpunimin me Gazetën “Nacional” dhe Qendren “Nacional”, te drejtuara nga zoti Bucpapaj, duke deklaruar se ishte i prekur dhe emocionuar nga organ-izimi perfekt i veprimtarisë. Veprimtaria u organizua edhe me mbeshtetjen e kompanisë së njohur të sigurimve Eurosig, e cila u pershendet nga organizatorët dhe të pranishmit, si një kompani me kontribute të përhershme në mbeshtetje të artit dhe kulturës tonë Kombëtare.

Shkrimtari Ismail Kadare nderohet me çmimin “Jeronim De Rada”

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nderua sot me çmimin special “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të

te librit “Tirana 2014”. Gjatë ceremonisë së organizuar në Panairin e librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, amba-sadori italian, Gaianni, tha se “është kënaqësi e veçantë e nder i madh për mua të jap çmimin e parë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare”. Ambasadori Gajani theksoi se është bukur të bashkosh dy shkrimtarë të mëdhenj që kanë dhënë shumë për vendin e tyre. Shkrimtari i madh Ismail Kadare u shpreh se “jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rlindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe, që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur”.

Nderohet me dekoratën “Nderi i Kombit” Sulejman Delvina

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës ne Delvinë, Presidenti i Republikës,

Bujar Nishani, vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” Sulejman Delvinën (pas vdekjes) me motivacionin: “Si patriot dhe politikan i shquar i kombit shqiptar, një ndër themeluesit dhe drejtuesit e shtetit shqiptar që në krijimin e tij, me ndikim në qarqet ndërkombëtare në mbrojtje të interesave kombëtare.”

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Disa gazetarë nga shtetet anëtare të BE-së vizituan Shqipërinë, ku u takuan me zyrtarë të lartë, gazetarë

shqiptarë dhe u njohën me situatën në vend. Udhëtimi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Zgjerimin si pjesë e programit të komunikimit të kësaj strukture.

Bashkia Berat i akordon titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), Xhanfize Kekos

Qytetar Nderi” (pas vdekjes) është titulli që Këshilli Bashkiak i Beratit ka akorduar për regjisoren parë

shqiptare, Xhanfize Keko. Ky vendim është dhënë për faktin se përveç kontributit të saj si regjisore, kryesisht e filmave artistikë për fëmijë që edhe sot janë mjaft të pëlqyer, por edhe sepse 37 vite më parë filmi për fëmijë “Tomka dhe shokët e tij”, është xhiruar në qytetin e Beratit. Ky film, prodhim i kinostudios Shqipëria e Re i vitit 1977 i regjisores Keko, skenari nga Nasho Jorgaqi dhe me muzikë të Ferdi-nand Dedës, në vitin 1978 në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë ka fituar Çmimin Special.

Nderohen pasardhësit e të rënëve për liri Shoqata “Për Mbrojtjen e Vlerave të Durrësit”, kryen veprimtari me rastin e 70-vjetorit të çlirimit

CMYK