nË kËtË numËr për lexuesit nga peter clavelle, drejtori i ... · • hartohen plane biznesi...

12
projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp) Vol. 1 Nr. 2 Qershor 2013 Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Për lexuesit NË KËTË NUMËR veprimtari të fundit të projektit plGp Trajnohen këshilltarë vendorë në 9 njësi vendore partnere të projektit Kryhen vizita studimore në Kamëz e Elbasan me përfaqësues nga qarqet Lezhë e Shkodër të Programit DLDP për administrimin e taksave vendore Organizohet fushatë ndërgjegjësimi për taksat vendore në Paskuqan Kryhen trajnime për administrimin e taksave në Sarandë dhe Tiranë Organizohen tryeza të rrumbullakëta në Berat me përfaqësues nga 7 NJQV për administrimin e taksave vendore Identifikohen ndërhyrjet TIK në 15 njësitë vendore partnere të Projektit Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkup- timi me Agjencinë Kombëtare për Shoqëritë e Informacionit Bashkëpunohet me Assist Impact për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit të Partneritetit Publik-Privat për bash- kitë Korçë, Berat dhe Fier Organizohen seminare për partnerite- tin publik-privat për njësitë vendore Krijohen 15 Komisione Këshillimore Qytetare Vendore me rreth 300 qyte- tarë, ku 4 prej tyre janë zyrtarizuar tashmë me marrëveshjet përkatëse Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe Korçës Po hartohen modele të marrëveshjeve të ofrimit të shërbimit në bashkëpun- im me Entin Rregullator të Ujit Vazhdon ndihma për Planet e Detaju- ara Vendore për Lushnjen dhe Beratin Miratohen nga KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) Planet e Përgjithshme Ven- dore të Territorit për 5 njësi vendore partnere të Projektit PLGP Këshilltarë vendorë trajnohen në çësh- tje të planifikimit vendor të territorit Vazhdon asistenca për bashkitë Vlorë dhe Kukës për përgatitjen e Planeve të Përgjithshme Vendore të territorit Vazhdon asistenca për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për zbatimin e planit të saj të veprimit. Projekti 5-vjeçar i Planifikimit dhe Qe- verisjes Vendore (PLGP) filloi në janar 2012. Jemi të kënaqur me progresin që është bërë në forcimin e qeverisjes ven- dore dhe në promovimin e parimeve dhe praktikave të decentralizimit. Gjith- sesi, jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen NJQV-të në Shqipëri. Kërkesa për shërbime publike vazhdon të jetë më e madhe se burimet që janë në dispozicion për këto shërbime. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, PLGP do të jetë e përgatitur për të përshpejtuar aktivitetet në ndihmë të qeverisë shqip- tare, njësive të qeverisjes vendore dhe aktorëve kryesorë për të çuar përpara reformat e decentralizimit. Do të nevojiten përpjekje të përbash- këta, veçanërisht në fushën e decen- tralizimit fiskal. Për të ecur përpara me reformat e decentralizimit dhe për të arritur konsensusin e nevojshëm, është e rëndësishme që të ndërmerret një dialog gjithëpërfshirës dhe i pandër - prerë mes përfaqësuesve të qeverisjes qendrore dhe vendore. Vetëm atëherë do të ndalet përkeqësimi i të ardhurave të NJQV-ve, do të përmirësohen shërbi- met dhe do të bëhen në mënyrë trans- parente dhe të barabartë transfertat ndërqeveritare. Projekti PLGP do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e kuadrit ligjor dhe për përmirësimin e (Vijon në faqen 2) nga Peter Clavelle, Drejtori i Projektit PLGP Për lexuesit...................................................1 Trajnimi i këshilltarëve vendorë ...................2 Vizita studimore për taksat vendore........3 Fushatë ndërgjegjësimi për taksat në Paskuqan..................................................3 Ndërtimi i kapaciteteve për administrimin e taksave....................................................3 Mbështetje me teknologji të informacionit 4 AKSHI e PLGP bashkëpunojnë për zhvillimin TIK.............................................4 Mbështetja e Projektit PLGP për PPP ..........5 Trajnime për partneritetin publik-privat.......5 Legjislacioni për PPP-të...............................5 Projektet PPP dhe asistenca teknike...........5 Komisione këshillimore qytetare në bashkitë partnere të Projektit PLGP ..........6 Kuçova, 15 vjet angazhim civil.....................6 Plane biznesi për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës dhe të Korçës..............7 Hartimi i një modeli marrëveshjeje të ofrimit të shërbimit ujësjellës-kanalizime...............7 Asistencë për planet e detajuara vendore.....8 Ndryshimet në Ligjin “Për Planifikimin e Territorit” ....................................................8 Njësitë partnere të PLGP me plane të miratuara të territorit..................................9 Trajnim për këshilltarët vendorë për planifikimin e territorit.................................9 Trajnim i NJQV për planet e territorit..........9 Mbështetje AKPT-së për planin e veprimit...9 Njësitë vendore partnere të PLGP në Facebook të USAID/Shqipëri.....................10 Konferenca “Rigjenerimi Urban” Sarandë...10 Dita Ndërkombëtare e Tokës në Patos......10 Botimet e Projektit PLGP ...........................11 Veprimtaritë në vazhdim...........................11 USAID në Facebook..................................12 Nisma “VEPRO TANI” .................................12

Upload: others

Post on 25-Feb-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

1

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)Vol. 1 • Nr. 2 • Qershor 2013

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Për lexuesitNË KËTË NUMËR

veprimtari të fundit të projektit plGp

• Trajnohen këshilltarë vendorë në 9 njësi vendore partnere të projektit

• Kryhen vizita studimore në Kamëz e Elbasan me përfaqësues nga qarqet Lezhë e Shkodër të Programit DLDP për administrimin e taksave vendore

• Organizohet fushatë ndërgjegjësimi për taksat vendore në Paskuqan

• Kryhen trajnime për administrimin e taksave në Sarandë dhe Tiranë

• Organizohen tryeza të rrumbullakëta në Berat me përfaqësues nga 7 NJQV për administrimin e taksave vendore

• Identifikohen ndërhyrjet TIK në 15 njësitë vendore partnere të Projektit

• Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkup-

timi me Agjencinë Kombëtare për Shoqëritë e Informacionit

• Bashkëpunohet me Assist Impact për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit të Partneritetit Publik-Privat për bash-kitë Korçë, Berat dhe Fier

• Organizohen seminare për partnerite-tin publik-privat për njësitë vendore

• Krijohen 15 Komisione Këshillimore Qytetare Vendore me rreth 300 qyte-tarë, ku 4 prej tyre janë zyrtarizuar tashmë me marrëveshjet përkatëse

• Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe Korçës

• Po hartohen modele të marrëveshjeve

të ofrimit të shërbimit në bashkëpun-im me Entin Rregullator të Ujit

• Vazhdon ndihma për Planet e Detaju-ara Vendore për Lushnjen dhe Beratin

• Miratohen nga KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) Planet e Përgjithshme Ven-dore të Territorit për 5 njësi vendore partnere të Projektit PLGP

• Këshilltarë vendorë trajnohen në çësh-tje të planifikimit vendor të territorit

• Vazhdon asistenca për bashkitë Vlorë dhe Kukës për përgatitjen e Planeve të Përgjithshme Vendore të territorit

• Vazhdon asistenca për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për zbatimin e planit të saj të veprimit.

Projekti 5-vjeçar i Planifikimit dhe Qe-verisjes Vendore (PLGP) filloi në janar 2012. Jemi të kënaqur me progresin që është bërë në forcimin e qeverisjes ven-dore dhe në promovimin e parimeve dhe praktikave të decentralizimit. Gjith-sesi, jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen NJQV-të në Shqipëri.

Kërkesa për shërbime publike vazhdon të jetë më e madhe se burimet që janë në dispozicion për këto shërbime. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, PLGP do të jetë e përgatitur për të përshpejtuar aktivitetet në ndihmë të qeverisë shqip-tare, njësive të qeverisjes vendore dhe aktorëve kryesorë për të çuar përpara reformat e decentralizimit.

Do të nevojiten përpjekje të përbash-këta, veçanërisht në fushën e decen-tralizimit fiskal. Për të ecur përpara me reformat e decentralizimit dhe për të arritur konsensusin e nevojshëm, është e rëndësishme që të ndërmerret një dialog gjithëpërfshirës dhe i pandër-prerë mes përfaqësuesve të qeverisjes qendrore dhe vendore. Vetëm atëherë do të ndalet përkeqësimi i të ardhurave të NJQV-ve, do të përmirësohen shërbi-met dhe do të bëhen në mënyrë trans-parente dhe të barabartë transfertat ndërqeveritare.

Projekti PLGP do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e kuadrit ligjor dhe për përmirësimin e

(Vijon në faqen 2)

nga Peter Clavelle, Drejtori i Projektit PLGPPër lexuesit...................................................1Trajnimi i këshilltarëve vendorë ...................2Vizita studimore për taksat vendore........3Fushatë ndërgjegjësimi për taksat në Paskuqan..................................................3Ndërtimi i kapaciteteve për administrimin e taksave....................................................3Mbështetje me teknologji të informacionit 4AKSHI e PLGP bashkëpunojnë për zhvillimin TIK.............................................4Mbështetja e Projektit PLGP për PPP..........5Trajnime për partneritetin publik-privat.......5Legjislacioni për PPP-të...............................5Projektet PPP dhe asistenca teknike...........5Komisione këshillimore qytetare në bashkitë partnere të Projektit PLGP..........6Kuçova, 15 vjet angazhim civil.....................6Plane biznesi për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës dhe të Korçës..............7Hartimi i një modeli marrëveshjeje të ofrimit të shërbimit ujësjellës-kanalizime...............7Asistencë për planet e detajuara vendore.....8Ndryshimet në Ligjin “Për Planifikimin e Territorit”....................................................8Njësitë partnere të PLGP me plane të miratuara të territorit..................................9Trajnim për këshilltarët vendorë për planifikimin e territorit.................................9Trajnim i NJQV për planet e territorit..........9Mbështetje AKPT-së për planin e veprimit...9Njësitë vendore partnere të PLGP në Facebook të USAID/Shqipëri.....................10Konferenca “Rigjenerimi Urban” Sarandë...10Dita Ndërkombëtare e Tokës në Patos......10Botimet e Projektit PLGP...........................11Veprimtaritë në vazhdim...........................11USAID në Facebook..................................12Nisma “VEPRO TANI”.................................12

Page 2: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

2

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

gjendjes financiare të NJQV-ve. Projekti do të angazhohet në konsultime të gjera me aktorët kryesorë në nivel kombëtar e vendor. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë për arritjen e reformave të va-zhdueshme të decentralizimit dhe për forcimin e qeverisjes vendore. Presim me padurim të vazhdojmë punën me ju.

Ja disa nga aktivitetet kryesore të Pro-jektit PLGP në muajt e ardhshëm::

• Krijimi i një platforme për dialog. PLGP është përgatitur të mundë-sojë dhe mbështesë një dialog gjithëpërfshirës dhe të ndihmojë në arritjen e konsensusit të përbashkët për çështje të rëndësisë strategjike për NJQV-të

• Shqyrtimi i Ligjit për Financat Vendore. PLGP do të ndihmojë në shqyrtimin e kuadrit ligjor për finan-cat e qeverisjes vendore dhe në për-caktimin e kërkesave, përgjegjësive dhe transfertave nga qeveria qen-drore tek ato vendore.

• Politika e taksës së biznesit të vogël (TBV). Duke pasur parasysh mbështetjen e gjerë për reformimin e TBV-së, PLGP do të përgatisë një dokument politikash për vlerësimin e ndikimit dhe implikimeve të refor-mës së TBV-së te NJQV dhe do të ofrojë rekomandime për politikat e së ardhmes.

• Krijimi i granteve. PLGP do të mbështesë përpjekjet për sigurimin e formulave dhe shpërndarjen e granteve të pakushtëzuara dhe që fondet e zhvillimit rajonal të jenë më transparente dhe të parashikue-shme dhe të bazuara në parimet e proporcionalitetit, paanshmërisë e barazisë.

• Ngritja e kapaciteteve. PLGP do të vazhdojë të japë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për stafet e këshillat vendore të 17 NJQV partnere për çështje si forcimi i qe-verisjes, përmirësimi i mbledhjes së taksave, rritja e të ardhurave nga burimet e veta, administrimi më i mirë i pronave vendore, dhe për-mirësimi i shërbimeve vendore.

• Zbatimi i taksës së pasurisë së paluajtshme. PLGP evidenton se taksa e pasurisë së patundshme është një burim i madh i pashfrytë-zuar të ardhurash për NJQV-të. Projekti do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të taksapaguesve vendorë për taksën e pasurisë dhe në zbatimin e sistemeve efikase për vjeljen e kësaj takse.

• Partneritetet publik-privat. PLGP do të vazhdojë të mbështesë për-pjekjet për rritjen e partneriteteve publike-private duke nxitur kështu zhvillimin ekonomik vendor dhe për-mirësimin e shërbimeve vendore.

• Zbatimi i zgjidhjeve TIK. PLGP do të zhvillojë edhe më tej infrastruk-turën TIK dhe e-qeverisjen në NJQV partnere për të siguruar cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve interaktive.

• Asistencë për ndërmarrjet ujësjel-lës-kanalizime. PLGP do të ofrojë trajnime dhe asistencë teknike për ndërmarrjet UK në NJQV-të part-nere për të siguruar shërbim cilësor e financiarisht të qëndrueshëm të furnizimit me ujë e kanalizime duke pasur parasysh kërkesat mjedisore.

• planifikimi i territorit. PLGP do të vazhdojë të mbështesë NJQV-të dhe AKPT për planifikim më të mirë të territorit dhe menaxhimin e rritjes dhe zhvillimit urban e rajonal dhe për zbatimin e plotë të Ligjit “Për pl-anifikimin e territorit”.

• Angazhimi civil. PLGP, duke u ba-zuar në ngritjen e komisioneve këshillimore qytetare në NJQV-të partnere, do të vazhdojë të japë asis-tencë për rritjen e angazhimit civil. Do të evidentohen e përhapen prak-tikat më të mira që do të shërbejnë si model për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen vendore.

Projekti mirëpret vazhdimin e bashkë-punimit dhe angazhimit tuaj në punën tonë të përbashkët për forcimin e qe-verisjes vendore. Lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për asistencë.

Foto

: PLG

P

Pamje nga trajnimet organizuar me këshilltarët vendorë në bashkitë Fier (foto majtas), Kamëz (foto djathtas) dhe Patos (foto poshtë)

KËSHILLAT VENDORE

Pas përgatitjes së Manualit për Këshilltarët e Bashkive dhe Komunave, në muajt mars dhe prill 2013, Projekti PLGP organizoi seanca trajnimi me këshilltarë vendorë në nëntë njësi vendore partnere, ku përfshihen Vora, Paskuqani, Berati, Kuçova, Lushnja, Fieri, Vlora, Patosi dhe Elbasani. Projekti PLGP trajnoi 180 këshilltarë vendorë në aspekte të ndryshme që lidhen me punën zyrtare dhe përgjegjësitë e tyre. Këshilltarët vendorë u angazhuan me ekspertët e Projektit, trajnimet e të cilit shërbyen edhe si forume diskutimi për problematikën e qeverisjes vendore si dhe për thellimin e njohurive në fusha specifike të punës së këshillave vendorë.

Reagimi nga pjesëmarrësit dhe komentet e tyre ishin mjaft pozitive. Këshilltarët vendorë shprehën kërkesën dhe dëshirën për trajnime të mëtejshme në lidhje me Manualin për Këshilltarët e Bashkive dhe Komunave si dhe për çështje të qeverisjes vendore. Në muajt e ardh-shëm Projekti PLGP do të vazhdojë të trajnojë këshilltarët vendorë të njësive të tjera partnere të projektit.

Trajnimi i këshilltarëve vendorë

(Vijon nga faqja 1)

Page 3: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

3

Ndërtimi i kapaciteteve për administrimin e taksave

Gjatë muajve shkurt dhe mars 2013 Pro-jekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Ven-dore (PLGP) organizoi seanca trajnimi me administratën tatimore të bashkive të Sarandës dhe Tiranës. Edhe në Berat u realizuan tryeza të rrumbullakëta për administratën tatimore vendore.

Seanca e trajnimit në Sarandë u ndoq nga 18 përfaqësues të drejtorive të tak-save dhe drejtorive të tjera në bashki. Grupi i pranishëm diskutoi në lidhje me përmirësimet e nevojshme për sistemin e taksave vendore, ndryshimet e mund-shme në legjislacionin tatimor, sistemin e faturimit dhe mbledhjen e taksave, me fokus të veçantë në taksën e pasu-risë, që është një taksë e rëndësishme për NJQV-të.

Në Tiranë, Projekti PLGP organizoi dy seanca trajnimi një-ditore me 50 zyrtarë të taksave vendore në lidhje me admin-istrimin tatimor vendor dhe për Kodin e Etikës. Së bashku me ekspertin e tak-save nga Projekti PLGP u përfshinë në këtë organizimin dhe realizimin e trajni-meve edhe specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave.

Tryeza e tretë rajonale për administri-min e taksave vendore u organizua në Berat me pjesëmarrjen aktive të 23 zyr-tarëve tatimore nga shtatë njësitë ven-dore partnere të Projektit PLGP.

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Fushatë ndërgjegjësimi për taksat në Paskuqan

NJQV-të varen nga fondet që vijnë nga taksat për të gjeneruar të ardhurat dhe për të ofruar shërbimet publike. Në bashkëpunim me Shoqatën për Integ-rimin e Zonave Informale (SHIZI), OJQ që ushtron veprimtarinë e saj edhe në Paskuqan, Projekti PLGP ndihmoi Ko-munën Paskuqan për të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për pagimin e taksave. Po ashtu, Projekti mbështeti drejtorinë e taksave të Komunës në për-gatitjen e paketës fiskale në konsultim me qytetarët dhe bizneset vendore.

Fushata e ndërgjegjësimit filloi në mua-jin mars me qëllim sensibilizimin e tak-sapaguesve për respektimin e ligjeve për taksat vendore. Në këtë veprimtari morën pjesë 35 vetë, përfshirë person-elin e komunës, anëtarët e komisionit këshillimor qytetar, gra e të rinj. Ata u prezantuan me informacion për tak-sat vendore dhe tarifat e ujit, të cilat ndikojnë në të ardhurat e Komunës. Autoritetet vendore ofruan një hartë të zonave në nevojë për ndërhyrje me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të mbledhjes së taksave. U përgatit infor-macion specifik për taksat vendore dhe u përgatitën fletëpalosje nga PLGP, që u shpërndanë në zonë nga pjesëmarrësit. Fletëpalosje e broshura u shpërndanë në çdo shtëpi nga studentët që banojnë në atë zonë, të organizuar nga SHIZI.

Foto

: PLG

P

Vizita studimore për çështjet e taksave vendore

Projekti PLGP vazhdon të bashkëpuno-jë me projekte të tjera zhvillmi në për-pjekje për të forcuar qeverisjen vendore në Shqipëri. Në bashkëpunim me Pro-gramin e Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor (DLDP), të financuar nga Zyra Zvicerane e Bashkëpunimit, zyrtarë nga rajonet e Shkodrës dhe Lezhës vizituan bashkitë partnere të Projektit PLGP, Ka-mëz dhe Elbasan. Në grupin nga rajonet e Shkodrës dhe Lezhës bënin pjesë 25 përfaqësues nga 11 NJQV partnere të Projektit DLDP, këshillat rajonalë të Le-zhës dhe Shkodrës, Qarkut dhe Zyrës së Prefektit të Shkodrës.

Në Kamëz, Drejtori i Drejtorisë së Tak-save bëri një prezantim të administrim-it të taksave vendore në bashki, duke ndarë përvojën dhe praktikat më të mira në mbledhjen e taksave dhe poli-tikat tatimore vendore. U vizitua edhe Zyra me Një Ndalesë në këtë bashki.

Në Elbasan, Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, u uroi mirëseardhjen delega-cionit dhe diskutoi në lidhje me admin-istrimin nga Bashkia të taksës së pasu-risë së paluajtshme dhe përdorimin e një agjenti tatimor.

Përfaqësuesit nga NJQV-të partnere të Programit DLDP ndanë përvojat e tyre me hartimin e buxhetit dhe përgatitjen e paketës fiskale.

ADMINISTRIMI I TAKSAVE VENDORE

Ballina e fletëpalosjeve përgatitur për taksat vendore

Pamje nga trajnimi organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë

Pamje nga vizita studimore në Bashkinë e Elbasanit (foto sipër) dhe Bashkinë Kamëz (foto poshtë) për taksat vendore

Foto

: PLG

P

Pamje nga trajnimi për taksat vendore në Sarandë

Foto

: PLG

P

Page 4: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

4

akshi e plGp bashkëpunojnë për zhvillimin tik

Agjencia Kombëtare për Shoqëritë e Informacionit (AKSHI), një institucion shtetëror i krijuar për të përcaktuar standardet për zhvillimin informacionit dhe komunikimit elektronik, dhe Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi në 17 maj 2013.

Detyrat kryesore për t’u kryer bashkërisht nga palët nënsh-kruese përfshijnë zhvillimin e një platforme të teknologjisë së informacionit që do t’iu bëhet e disponueshme e NJQV-ve partnere të Projektit PLGP; përdorimi i ekspertizës dhe burimeve të mundshme të infrastrukturës së AKSHI-t për të ofruar shërbime më të mira TIK për qytetarët dhe bizneset me anë të portalit e-Albania, hostimin dhe ruajtjen e të dhë-nave, si dhe shërbimet e rikuperimit në rast avarie; shërbime të përbashkëta të konsulencës teknike dhe ligjore në fushën e teknologjisë së informacionit; dhe lidhjen e portalit të shërbi-meve elektronike të NJQV-ve me Platformën e Interoperabil-itetit në administrim nga AKSHI.

PLGP do të ofrojë asistencë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe tra-jnime në vendin e punës për 15 bashkitë partnere për një sërë çështjesh të menaxhimit dhe qeverisjes, me synim sigurimin e parashikueshmërisë, saktësisë dhe transparencës së vep-rimtarive të qeverisë vendore.

Ky bashkëpunim do të rrisë transparencën e punës së NJQV-ve. Shërbimet elektronike do të ndihmojnë t’i bëjnë qytetarët më të ndërgjegjshëm ndaj funksionimit të qeverisjes ven-dore, të drejtave dhe detyrave të tyre dhe për rritjen e pjesë-marrjes në vendimmarrje vendore.

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

teknoloGjia e informaCionit dhe komunikimit

Mbështetje përmes teknologjisë së informacionit

PLGP po ndërmerr veprimtari që kanë në fokus teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) për të përmirësuar profesionalizmin operativ të administratës së qeverisë ven-dore. Projekti do të prodhojë instrumente dhe zgjidhje për të hartuar programe të qeverisjes elektronike (e-qeverisje) në bashkitë partnere.

Pas një vlerësimi paraprak, Projekti PLGP përgatiti plane ndërhyrjeje të hartuara posa-çërisht për secilën bashki, sipas gjendjes dhe kërkesave specifike të çdo njësie vendore. Qëllimi kryesor është të hartohen instru-mente TIK për të përmirësuar transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Fuqizimi financiar i NJQV-ve është po ashtu një hallkë e rëndësishme e decentralizimit ven-dor. Me synim ofrimin e shërbimeve më të mirë për qytetarët, Projekti po punon në sistemet e mëposhtme TIK:

• Sisteme informative financiare vendore për të mundësuar administrim më të mirë financiar dhe fiskal;

• Instrumente softuer të qeverisjes elektronike për të mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve dhe ndërveprimi me njësitë vendore;

• Softuer për Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Ujësjellësit për të përmirësuar administrimin dhe komunikimin me anë të një sistemi të informacionit dhe faturimit të ujit.

PLGP po planifikon punë edhe në nivel të qeverisjes qendrore për të ndërtuar procedurat dhe mekanizmat me qëllim që t’i japë njësive të qeverisjes vendore të dhënat e nevojshme që mbahen nga sistemet kombëtare të informacionit.

Projekti do të synojë të përmirësojë integrimin mes siste-meve kombëtare dhe vendore të informacionit në lidhje me ofrimin e shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset në bashkitë partnere.

Projekti PLGP synon të përmirësojë integrimin

mes sistemeve kom-bëtare dhe vendore të informacionit në lidhje me ofrimin e shërbime-ve online për qytetarët

dhe bizneset.

Drejtori i Projektit PLGP, Peter Clavelle, (majtas) dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Endri Hasa, duke nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit

Foto

: PLG

P

Page 5: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

5

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

mbështetja e projektit plGp për ppp

Partneritetet publike-private (PPP) ofrojnë një mundësi për NJQV-të për të marrë financime private me qëllim përmirësi-min e cilësisë dhe efikasitetit të infrastrukturës dhe shërbi-meve publike. Për këto lloj sipërmarrjesh, PLGP ka përqen-druar përpjekjet e veta në tre drejtime kryesore:

- Hartimi i legjislacionit dhe i politikave – zyrtarë të qe-verisë qendrore dhe vendore e pranojnë se nevojiten ndryshime në legjislacion për të përmirësuar mjedisin që mundëson PPP-të në Shqipëri. Duke qenë se kjo është një nga fushat ku të dy nivelet e qeverisjes bien dakord për nevojën për përmirësime, Projekti PLGP po punon të lehtësojë diskutimet në këtë drejtim dhe si pjesë e për-pjekjeve për decentralizimin.

- Trajnim i përgjithshëm dhe asistencë teknike – PLGP po asiston NJQV-të partnere dhe jo-partnere me anë të tra-jnimeve të përgjithshme dhe botimet për konceptet bazë, proceset dhe legjislacionin në fuqi të PPP-ve.

- asistencë teknike për projekte specifike – PLGP po pu-non me NJQV-të partnere në projekte specifike PPP duke ofruar burime të brendshme teknike e duke bashkëpunuar me projekte të tjera të USAID-it dhe/ose donatorë të tjerë.

partneriteti puBlik-privat (ppp)

Trajnime për partneritetin publik-privat

Në fillim të këtij viti, PLGP organizoi dy seminare për part-neritetin publik-privat (PPP) për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet në nivel vendor. Në seminarin e parë që u organi-zua në janar 2013 morën pjesë mbi 30 përfaqësues nga njësitë vendore partnere të Projektit PLGP. Në këtë seminar pjesë-marrësit u njohën me bazat e PPP-ve për infrastrukturën dhe shërbimet publike. Aty u prezantuan edhe programe të financuara në mbështetje të nismave PPP në nivel vendor. Në këtë takim u nis edhe një diskutim tematik mbi nevojën për përmirësimin e legjislacionit ekzistues dhe/ose hartimin e një kuadri ligjor specifik për PPP-të e reja.

Në seminarin e dytë, të organizuar në muajin prill, morën pjesë 35 përfaqësues të njësive vendore dhe organizatave vendore që punojnë në fushën e PPP-ve në Shqipëri. Ky seminar mundësoi që pjesëmarrësit të vinin në një emërues të përbashkët për përkufizimin dhe arsyetimin në lidhje me format e PPP-ve, të kuptonin zgjedhjen e projekteve efikase dhe të mësonin më shumë për procesin e PPP-ve. Në seminar u shqyrtuan disa raste të ndryshme studimore nga përvoja e huaj dhe shqiptare, mësimet përkatëse dhe sfidat praktike për administrimin e PPP-ve në Shqipëri.

Legjislacioni për PPP

Në prill 2013 Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) i para-qiti Projektit PLGP Projekt-Ligjin për Koncesionet dhe Part-neritetet Publike-Private (PPP). Ky projektligj u hartua në shkurt të vitit 2013 me financim të Bashkimit Evropian në kuadër të Programit SIGMA. Me kërkesë të Dhomës Ameri-kane të Tregtisë, Projekti PLGP shqyrtoi projektligjin për ndi-kimet që do të ketë ky i fundit në veprimtarinë e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Projektligji u miratua nga Këshi-lli i Ministrave dhe u paraqit për shqyrtim e diskutim në Komi-sionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe u miratua nga Parlamenti shqiptar në 25 prill 2013. Ligji ndikon drejtpërdrejtë në aftësinë e NJQV-ve për të hyrë në marrëveshje koncesionare ose PPP-je dhe heq disa nga pengesat e imponuara nga ligji i mëparshëm i koncesioneve, të tilla si detyrimi për të marrë një vendim të Këshillit të Ministrave para ndërmarrjes së një nisme të tillë. Ligji përcakton edhe hapat dhe procedurat për t’u ndjekur kur ndërmerren nisma PPP, përfshirë këtu edhe përgatitjen e stu-dimeve të fizibilitetit.

Edhe pse ligji i ri krijon më shumë mundësi për NJQV-të, në procesin paraprak të hartimit dhe miratimit të tij nuk pati konsultime zyrtare të nevojshme me aktorët kryesorë, veça-nërisht NJQV-të, qoftë individualisht apo nëpërmjet shoqa-tave të njësive të qeverisjes vendore.

Projektet PPP dhe asistenca teknike

Në janar të vitit 2013 Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP) bashkëpunoi me organizatën e krijuar para pak vitesh, Assist Impact, të financuar nga USAID, për harti-min e një programi PPP në mbështetje të bashkive partnere. Në kuadër të programit të financuar nga USAID, Ndërtimi i Kapaciteteve Njerëzore dhe Institucionale në Shqipëri, orga-nizata Assist Impact kërkoi propozime nga shoqata lokale për

të punuar me tre NJQV me qëllim hartimin e studimeve të fizibilitetit për projekte të vogla PPP dhe në varësi të rezultateve të studimit të fizibilitetit të bënte prokurimin dhe lidhjen e kontratave për këto pro-jekte PPP.

Në muajin mars, organizata Assist Impact dhe Projekti PLGP përfun-duan vlerësimin e propozimeve për projektet. Tre organizata, Agjencia Rajonale e Zhvillimit Korçë, Insti-

tuti i Kërkimeve Urbane (URI) dhe organizata Co-Plan, u zgjo-dhën për të punuar me bashkitë partnere të Korçës, Beratit dhe Fierit për projekte PPP që lidhen me parkimin publik, riciklimin e mbetjeve urbane dhe ndriçimin publik.

Studimet e fizibilitetit pritet të përfundojnë dhe të prezanto-hen te këshillat vendore të këtyre njësive vendore partnere në korrik të vitit 2013. Pas kësaj faze, pritet të vazhdohet me prokurimin dhe lidhjen e kontratave për zbatimin e projek-teve PPP të propozuara, të cilat duhet të përfundojnë në mars të vitit 2014.

Bashkia Fier është ndër të parat që po ndërmerr një projekt PPP për ndriçimin publik me ndihmën e Projektit PLGP

Page 6: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

6

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Në 15 njësi të qeverisjes vendore janë ngritur komisione këshillimore qytetare (KKQV), si mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e angazhimit qytetar dhe nxitjen e kontributit nga poshtë prej qytetarëve tek qeverisja vendore. Këto komisione sjellin zërin e komunitetit dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Ato ofrojnë këshilla dhe rekomandime të paanshme për kryetarin e bashkisë dhe këshillin vendor.

Rreth 300 qytetarë vullnetarë janë bërë pjesë e komisioneve këshillimore qytetare që nga krijimi i tyre. Këta qytetarë përfaqësojnë grupime e shtresa të ndryshme social-ekonomike e shoqërore. Anëtarë të këtyre komisioneve janë gra, të rinj, pakica kombëtare dhe aktivistë nga organizata, biznese, universitete e media lokale. KKQV do të ofrojnë idetë e tyre për përmirësimin e qeverisjes përmes pjesëmarrjes së tyre për çështje që lidhen me buxhetimin, paketat fiskale dhe projektet të zhvillimit vendor.

Që nga muaji nëntor 2012 deri në muajin maj 2013, Projekti PLGP ka organizuar takime për krijimin e KKQV-ve në secilën bashki partnere duke diskutuar strategji të ardhshme për rritjen e angazhimit qytetar dhe forcimin e ndërveprimit mes qeverisë vendore dhe qytetarëve. PLGP ka marrë kërkesa nga

bashki të tjera për të krijuar këto komisione në njësi vendore që nuk janë partnerë të Projektit PLGP. Një rast i tillë është Bashkia e Burrelit, e cila gjithashtu është mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës së SHBA-ve.

KKQV veprojnë në bazë të një rregulloreje të brendshme që përcakton rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Çdo komision ka një koordinator të zgjedhur për të lehtësuar funksionimin e grupit dhe bashkëpunimin me qeverinë vendore. Në disa bashki këto komisione janë mbledhur disa herë për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë këtu shërbimet publike, strategjitë për zhvillimin ekonomik vendor dhe përgatitjen e buxhetit. KKQV në bashkitë e Kuçovës, Sarandës, Patosit dhe Vorës janë zyrtarizuar me anë të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis këtyre komisioneve dhe kryetarëve të bashkive.

KKQV-të do të jenë një ndihmë në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së veprimtarisë së njësisë vendore. PLGP do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen aktive të qytetarëve duke u ofruar këtyre komisioneve trajnime për organizim dhe drejtim me anë të metodave të përparuara të pjesëmarrjes. Po ashtu, në muajt e fundit të vitit 2013 do të mbahet një konferencë për angazhimin civil.

komisione këshillimore qytetare në bashkitë partnere të projektit plGp

Kuçova festoi 15-vjetorin e Komisionit të saj Këshillimor Qytetar Vendor. Ky përvjetor është tregues i angazhimit të fortë të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe në procesin e përcaktimit të përparësive. KKQV e Kuçovës u krijua në vitin 1997 me mbështetjen e USAID-it, dy vjet para miratimit të Ligjit organik “Për Organizimin dhe Funksionimin e qeverisjes vendore”, i cili i detyron njësitë vendore të rrisin transparencën e veprimtarisë së tyre duke informuar e përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes.

Që nga ai vit, bashkia është konsultuar me qytetarët për çështjet, si buxheti, paketa fiskale, planifikimi strategjik për zhvillimin ekonomik, plani urban, dhe ofrimi i shërbimeve. Këshilli Bashkiak është takuar rregullisht me qytetarët për të shqyrtuar punën e bashkisë dhe mënyrat e përmirësimit të punës së saj në të ardhmen. Për të festuar 15 vjetorin e angazhimit civil, Kryetari i Bashkisë,

z. Bardhyl Gjyzeli organizoi një ceremoni pritjeje me kryetarë e përfaqësues të bashkive fqinje, institucioneve vendore e rajonale, anëtarë të këshillit bashkiak dhe komisionit qytetar. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, z. Jim Barnhart, përgëzoi bashkinë dhe qytetarët e Kuçovës për angazhimin e tyre për një qeverisje vendore sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

PLGP po përdor këtë përvojë të angazhimit civil duke evi-dentuar sukseset e deritanishme të Kuçovës dhe duke e përdorur atë si praktikë model për ta përhapur edhe në njësitë e tjera vendore partnere të Projektit. Në procesin e krijimit të KKQV-ve, Kuçova shërbeu si shembull për bashkitë e tjera. Komisioni këshi-llimor qytetar i Kuçovës u mblodh me anëtarë të rinj duke përbërë kështu grupin e parë që institucionalizohet me anë të një marrëveshjeje me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti.

Kuçova, 15 vjet angazhim civil

anGaZhimi Civil

Foto

: PLG

P

Pamje nga takimet e komisioneve këshillimore qytetare në (nga e majta në të djathtë) Kashar, Kamëz, Berat, Vlorë dhe Fier.

Foto

: PLG

P

Stenda e komisioneve qytetare në vite në Bashkinë Kuçovë

Page 7: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

7

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Projekti PLGP hartoi një plan 5-vjeçar biznesi për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës. Janë realizuar disa takime me drejtuesit e ndërmarrjes për përgatitjen e këtij plani. Fokusi kryesor i këtyre takimeve ishte kryerja e një analize të plotë të personelit dhe parashikimeve përkatëse, një parashikim të detajuar të buxhetit të funksionimit dhe mirëmbajtjes, një analizë e kërkesës për ujë dhe parashikimi i nevojave për të ardhura. Plani i biznesit iu paraqit për shqyrtim Këshillit Mbikëqyrës. Duke qenë se sipas performancës teknike dhe financiare Ndërmarrja e Ujësjellësit të Vlorës nuk është e qëndrueshme nga pikëpamja e biznesit, ekspertët e Projektit PLGP diskutuan me drejtuesit e Bashkisë së Vlorës në lidhje me konstatimet dhe problematikën kryesore. Në këtë takim u evidentua angazhimi i palëve dhe planet e veprimit për të përmirësuar situatën e ndërmarrjes së ujësjellësit në të ardhmen e afërt.

Më 26 mars 2013 Projekti PLGP dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit Vlorë organizuan një seminar për Planin e Biznesit me pjesëmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës, Kryetarit të Bashkisë, përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit dhe drejtues të lartë të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Vlorës. Në këtë takim u prezantua plani i biznesit, i cili u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Vlorë. Ky takim u konsiderua si sukses duke qenë se në takim pati diskutime tematike dhe problematike mes palëve, diskutime që përbënin në fakt bazën për veprimet që duhet të ndërmerren në të ardhmen për të vënë në zbatim planin 5-vjeçar të biznesit.

Edhe për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Korçës është hartuar një plan 5-vjeçar biznesi. Edhe pse nga pikëpamja teknike

dhe financiare, Ndërmarrja e Korçës është ndërmarrja me funksionimin më të mirë të shërbimit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Shqipëri, ishte e nevojshme të hartohej një plan biznesit për të evidentuar fushat që kanë nevojë për përmirësim për sa i përket treguesve të punës së kësaj ndërmarrjeje. Në bashkëpunim me drejtuesit dhe punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Korçës, plani i biznesit iu paraqit për miratim Këshillit Mbikëqyrës në një seminar të mbajtur në 21 mars 2013. Në këtë seminar morën pjesë edhe përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit, i cili ishte i përfshirë në procesin e hartimit të planit të biznesit dhe është përgjegjës për miratimin e tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellësit në Shqipëri.

Plane biznesi për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës dhe të Korçës

Në përpjekjet e vazhdueshme për të ecur me reformat në sektorin e ujit, Projekti PLGP po i jep mbështetje Entit Rregullator të Ujit (ERU) në hartimin e një modeli të Marrëveshjes së Ofrimit të Shërbimit, si kontratë ligjore midis ndërmarrjes së ujësjellësit dhe njësive të qeverisjes vendore.

Kjo nismë do të përmbushë një kërkesë të parashikuar në Strategjinë e Sektorit të Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2011.

Ekspertët e Projektit PLGP organizuan një tryezë të rrumbullakët me aktorët kryesorë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe që të kuptohet sa më mirë koncepti dhe struktura e Marrëveshjes së Ofrimit të Shërbimit. Kjo draft marrëveshje u hartua si model tip për katër kontrata që i përkasin shërbimeve të ndryshme të ofruara:

• blerje uji me shumicë; • operimi i një sistemi vendor të mbledhjes së ujërave të

zeza nga një kompani rajonale;

• shërbime të trajtimit të ujërave të zeza nga një kompani rajonale;

• operimi i një sistemi të shpërndarjes së ujit të pijshëm nga një kompani rajonale.

Në modelin e propozuar merren në konsideratë kërkesat e Strategjisë së Sektorit të Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimit, strategji që nxit bashkimin e ndërmarrjeve të ujësjellësit në të ardhmen e afërt.

Me miratimin e modeleve nga grupi i punës, ekspertët e Projektit PLGP në bashkëpunim të ngushtë me Entin Rregullator të Ujit do të zgjedhin bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellësit për të pilotuar marrëveshjet e ofrimit të shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve.

Hartimi i një modeli marrëveshjeje të ofrimit të shërbimit ujësjellës-kanalizime

ndërmarrjet ujësjellës-kanaliZime

Foto

: Val

u A

dd M

anag

emen

t

Eksperti i Projektit PLGP, Ndriçim Shani, (në këmbë) prezanton Planin 5-vjeçar të Biznesit për Ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime Vlorë në Bashkinë e këtij qyteti.

Page 8: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

8

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Një nga veprimtaritë kryesore të ndërmarra nga Komponenti IV i Projektit PLGP është trajnimi i NJQV-ve për përgatitjen dhe zbatimin e instrumenteve të menaxhimit të tokës. Që nga janari i këtij viti, PLGP ka siguruar mbështetje për bashkitë e Lushnjes dhe Beratit në përgatitjen e instrumenteve të zhvillimit të tokës – si për planet e detajuara vendore ashtu edhe për rregulloret e kontrollit të zhvillimit – për vënien në zbatim të planeve të përgjithshme vendore të territorit.

Në Bashkinë e Lushnjes, ekspertët e Projekti PLGP kanë punuar ngushtësisht me stafin vendor në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në përgatitjen e planit të detajuar vendor për Lagjen “18 tetori”. Është ngritur një bazë të dhënash dhe mbi këtë informacion është përgatitur analiza për këtë zonë si dhe janë evidentuar problemet krye-sore që duhet të trajtohen nga plani i detajuar vendor.

Në fazën e tretë e procesit përfshihet përgatitja e koncepteve bazë për zhvillimin e zonës. Janë organizuar dy seanca dëgjimore me publikun nga Bashkia Lushnje. Në seancën e parë qytetarët u informuan për këtë nismë, ndërsa në seancën e dytë morën pjesë mbi 35 vetë në diskutime që lidheshin me

propozimet konceptuale për zhvillimin e zonës. Së shpejti, Bashkia do të organizojë një tjetër seancë dëgjimore me publikun për të finalizuar propozimin me banorët para se ta kalojë atë për miratim te Kryetari i Bashkisë.

Bashkia e Beratit po ndih-mohet në përgatitjen e planeve të detajuara ven-dore dhe të Rregullores së Kontrollit të Zhvillimit. Stafi i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Projektit PLGP po punon për hartimin e dy planeve të detajuara vendore në lagjen “30 vjetori”. Është ngritur baza e të dhënave dhe është përgatitur analiza.

Në takimin e parë të seancës dëgjimore publike morën pjesë mbi 40 banorë të lagjes, të cilët folën për problemet e ndryshme me të cilat përballet lagja e tyre. Ky proces do të pasohet nga përgatitja e konceptit për zhvillimin e zonës dhe nga seanca të tjera dëgjimore publike.

Projekti PLGP dhe stafi i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Beratit kanë hartuar edhe Rregulloren e Kontrollit të Zhvillimit pas një sërë takimesh me përfaqësuesit e Institutit të Monumenteve të Kulturës duke qenë se Berati është qytet që mbrohet nga UNESCO.

Asistencë për planet e detajuara vendore

PLANIFIKIMI I TERRITORIT

Ligji Nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit” është ndryshuar 6 herë që nga miratimi i tij në 2009. Në fillim u ndryshua për të shtyrë datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe më pas për të reflektuar interesat e aktorëve kryesorë me kalimin e kohës. Ndryshimet janë bërë edhe në aktet nënligjore të planifikimit të territorit për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Ndryshimi më i rëndësishëm (amendamenti më i fundit) u bë me Ligjin Nr. 110/2013, të miratuar nga Parlamenti në 1 prill 2013 dhe më pas me ndryshimet e Rregullores Nr. 312 për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 481 dhe Rregulloren Nr. 314 për VKM Nr. 502.

Ekspertët e planifikimit kanë shprehur shqetësimet e më-poshtme në lidhje me amendamentin e fundit:

1. Ky amendament nuk u përgatit me një proces të hapur e transparent. Duke qenë se planifikimi hapësinor është kryesisht përgjegjësi e pushtetit vendor (e ndarë mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore sipas kompetencave qeverisëse të territorit), kryetarët e bashkive dhe për-faqësuesit e tjerë të autoriteteve vendore duhet të ishin ftuar dhe të përfshiheshin në procesin e vendimmarrjes.

2. Amendamenti sjell mbi 50 nene, nga të cilat vetëm 36 janë të reja. Dokumenti nuk ka vazhdimësi, gjë që sjell paqartësi, sepse për të njëjtat koncepte janë përdorur fjalë dhe përkufizime të ndryshme. Arsyetimi i ndryshimeve dhe nenet e reja mbeten të paqarta.

3. Duke synuar të trajtohen nevoja të caktuara, rishikimet janë bërë në mënyrë të fragmentuar. Kjo përqasje kon-tribuon në interpretime të ndryshme dhe krijon boshllëqe në pjesët e tjera të ligjit që nuk u ndryshuan.

4. Qëllimet e përgjithshme të ligjit nuk janë përmirësuar me këtë amendament. Janë hequr nga ligji praktikat më të mira, të tilla si zhvillimi sipas zonës dhe jo zhvillimi sipas parcelës; janë futur konceptet e vjetra si “planifikimi i zonës me përdorim rezidencial (banimi)” në vend të “planifikimit dhe zhvillimit të zonës me përdorim të përzier”.

Çështja më kritike mbetet tendenca për të ndryshuar ligjin, ndërkohë që ai nuk është zbatuar ende. Ky problem ka sjellë dhe mund të sjellë vonesa të tjera në zbatimin e këtij ligji, gjë që mund të nxisë zhvillime të tjera të paligjshme apo ndalimin e atyre të ligjshme.

ndryshimet në ligjin “për planifikimin e territorit”

Foto

: Co-

PLA

N

Seanca dëgjimore publike e parë në Bashkinë Berat për planin e detajuar vendor

Foto

: Co-

PLA

N

Një banore e Bashkisë Vorë vështron hartat e planit vendor të territorit

Page 9: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

9

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Gjatë periudhës prill-dhjetor 2012, Projekti PLGP së bashku me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit asistuan 11 bashki për të përshtatur planet e tyre të territorit sipas rregulloreve të miratuara në vitin 2011. Dhjetë bashki paraqitën planet e tyre të përgjithshme vendore të territorit në Takimin Kombëtar të Planifikimit të Territorit, të organizuar nga PLGP dhe AKPT në 14 nëntor 2012.

Pas shqyrtimit nga AKPT, pesë nga këto plane iu paraqitën

Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për miratim përfun-dimtar. Bashkitë e Beratit dhe Kamzës morën miratimin e planeve të tyre në 20 dhjetor 2012, ndërsa planet e bashkive Durrës, Fier dhe Vorë u miratuan në 10 maj 2013.

Nga miratimi i këtyre planeve pritet të krijohen mundësi për rregullimin e zhvillimit të tokës që do të realizohet në këto bashki dhe të rritet potenciali për zhvillim të përgjithshëm ekonomik në vend.

njësitë partnere të plGp me plane të miratuar të territorit

PLANIFIKIMI I TERRITORIT

PLGP po ofron trajnime për çështje të planifikimit të territorit gjatë vitit 2013. Këto trajtime organizohen në katër paketa që përbëhen nga: 1) trajnimi i përgjithshëm për planifikimin e territorit për këshilltarët e NJQV-ve partnere të Projektit dhe trajnim për personelin e drejtorive vendore të planifikimit urban; 2) Procedurat e Lejeve dhe Zhvillimit të Tokës; 3) Planet e detajuara vendore dhe instrumentet e planifikimit; dhe 4) Sistemi GIS dhe Regjistri i Planifikimit.

Paketa e parë e trajnimit u realizua me 35 këshilltarë vendorë në 18 prill 2013. Qëllimi i këtij seminari ishte t’u bënte prezent

këshilltarëve vendorë rolin e tyre në praktikat e planifikimit të territorit sipas Ligjit Nr. 10119, datë 23,04,2009, “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për rritjen e përgjegjësisë së tyre ndaj qytetarëve dhe qytetit të tyre.

Këshilltarët vendorë që morën pjesë në këtë seminar treguan angazhimin e tyre të lartë me anë të diskutimeve të çështjeve që u prezantuan dhe duke evidentuar shqetësimet e tyre. Ata ngritën disa pyetje dhe shumë prej këshilltarëve shprehën nevojën për trajnime të tjera të kësaj natyre.

trajnim për këshilltarët vendorë për planifikimin e territorit

Pas Takimit Kombëtar të Planifikimit të mbajtur në nëntor 2012, dy bashki të tjera, Vlora dhe Kukësi, shprehën interesin e tyre për t’u asistuar nga Projekti PLGP dhe AKPT për shqyrtimin e planeve territoriale të përgjithshme vendore me qëllim harmonizimin e tyre me kërkesat e Ligjit për Planifikimin e Territorit. Në periudhën dhjetor 2012 deri në fund të muajit prill 2013 u realizuan pesë seanca asistence. Këto dy bashki do të dorëzojnë dokumentacionin e tyre final pas shqyrtimit nga AKPT për miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit. PLGP do të ndihmojë edhe Bashkinë e Sarandës në përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit.

Në 22 dhe 23 maj 2013 ekspertë të PLGP vizituan qytetin e Sarandës ku u takuan me Kryetarin e Bashkisë dhe stafin e Drejtorisë së Planifikimit Urban. Me këtë rast, Bashkia i paraqiti Projektit PLGP dokumentin e politikave të planifikimit të territorit. Ekspertët e projektit e shqyrtuan dokumentin dhe bënë komente për të e më pas ia dorëzuan atë Bashkisë për punë të mëtejshme. Gjatë periudhës në vazhdim ekspertët e projektit do të ndihmojnë Bashkinë e Sarandës në përgatitjen e Termave të Referencës për kontraktimin e studios që do të përgatisë Planin si dhe për përgatitjen e listës së të dhënave minimale të nevojshme për studimin bazë.

Trajnimi i bashkive të tjera për planet e territorit

Gjatë gjithë gjysmës së parë të vitit 2013 PLGP ka vazhduar mbështetjen për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) në zbatimin e Planit të Veprimit që u hartua në maj të vitit 2012. Në kuadër të tij, PLGP ka ndihmuar AKPT-në të përgatisë si më poshtë vijon:

• Rregulloren e brendshme. Ky dokument përmban:

o Përkufizimin e përgjegjësive për drejtoritë, sektorët dhe punonjësit

o Procedurat dhe shpërndarjen e punës brenda agjencisë

o Procedurat për komunikimin e brendshëm

• Kodin etik dhe praktikën e brendshme etike

• Përshkrimet e punës për personelin e AKPT-së. Ky dokument përmban një përshkrim të hollësishëm për të 31 punonjësit e agjencisë.

• Analizën e brendshme institucionale. Ky dokument shtje-llon metodologjinë që duhet të përdorë AKPT për të kryer rregullisht çdo vit analizën institucionale. Analiza e parë institucionale e AKPT-së u krye në qershor 2012 si pjesë e Deklaratës së Detajuar të Politikës së Programit dhe Parashikimit të Buxhetit për Periudhën 2012-202 (ku edhe kjo e fundit u përgatit me ndihmën e Projektit PLGP).

• Projekt-udhëzime për Kuadrin Konceptual të Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit. Ky dokument u hartua sipas kërkesave të Ligjit Nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, (i cili thotë se “ngarkohet Këshilli i Ministrave të fillojë hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar (PPK) jo më vonë se 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe ta miratojë atë jo më vonë se dy vjet nga data e hyrjes në fuqi me efekte të plota të këtij ligji”).

Mbështetje AKPT-së për zbatimin e planit të veprimit

Page 10: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

10

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Në periudhën prill-maj 2013, në faqen e USAID-it në Facebook, u zhvillua fushata “Të njohim bashkitë!”, ku USAID/Shqipëri pasqyroi punën që po bën me qe-veritë vendore në të gjithë vendin.

Për 3 javë rresht njësitë vendore partnere të Projektit PLGP u prezantuan përmes kësaj medieje të rëndë-sishme sociale në lidhje me veprimtaritë që këto njësi vendore kanë realizuar apo do të ndërmarrin në bash-këpunim me projektin e USAID-it.

Vizitorëve të faqes iu kërkua të jepnin mendimet e tyre përmes pyetjeve si “Si mendoni? Cili është prob-lemi më urgjent, që kërkon zgjidhje më të shpejtë, në lidhje me qeverisjen vendore?” Faqet e bashkive u viz-ituan nga shumë lexues ku disa bënë edhe komente. Ja disa nga reagimet e lexuesve:

TË NJOHIM BASHKITË

Ardenal Ferhati: Problemi me urgjent është decentral-izimi, shkëputja një herë e mirë nga pushteti qendror, i cili në fakt është kontrolluesi i vërtetë i tyre, dhe e dyta padrejtësia me këshilltarët, të cilët janë njerëz të paaftë për të bërë punën e tyre si duhet. Është e nevojshme që të shkëputen fijet e politikës në këto instanca.

olgert Boxhufi: Të lajnë rrugët. Taksat t’i bëjnë publike zë për zë dhe të bëjnë transparencë për çdo investim. Me kaq çdo gjë rregullohet.

Yllka Kuçi: Projekte dhe mundësi për të rinjtë, të cilët po i mbajnë diplomat nëpër sirtarë dhe po ju myken nga kjo lloj metode punësimi ku i afti rri dhe i paafti punon. Rinia është e ardhmja e këtij vendi dhe si e tillë vendi i punës duhet merituar drejt dhe jo me korrupsionin që po e çon ketë vend drejt rrënimit.

Jetmir Braha: Mbështetja me fonde për projekte konkrete në dobi të qytetarëve. Fondet të jepen në forme kredie pa interes dhe vetëm për çështje bazë si arsimi, ujësjellësit dhe kanalizimet, pastrimi i mbeturi-nave stok të ngurta, etj. Dhe çdo projekt të monitorohet nga USAID.

njësitë vendore partnere të plGp në facebook të usaid/shqipëri

Me nismë nga anëtarët e Komisionit Këshillimor Qytetar, banorët dhe nxënësit e Patosit së bashku më bashkinë organizuan në 22 prill ditën e pastrimit në kuadër të festimeve për Ditën ndërkombëtare të Tokës. Me këtë rast ata bënë pastrimin e qytetit duke lyer trungjet e pemëve dhe duke mbledhur mbeturi-nat. U organizua një ekspozitë me piktura e vizatime të fëmijëve për këtë temë. Po ashtu, në prani të Drej-torit të USAID/Shqipëri, z. Jim Barnhart, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Bashkisë Patos dhe KKQV-së ku evidentohej partneriteti për të ardh-men dhe institucionalizohej ky komision.

Dita Ndërkombëtare e Tokës në Patos

Më 12 prill, Bashkia Sarandë mbajti, për herë të dytë, Konferencën “Rigjenerimi Urban” me fokus kryesor në zhvillimin e turizmit dhe planifikimin e qytetit. Eksper-ti ndërkombëtar i Projektit PLGP, Angelo D’Urso, bëri një prezantim mbi rëndësinë e planifikimit territoriale të hartuar e projektuar mirë për zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike.

konferenca “rigjenerimi urban” në sarandë

Foto

: Bas

hkia

Sar

andë

Eksperti i Projektit PLGP, Angelo D’Urso, (në foltore) duke folur në konferencë

Foto

: PLG

P

Pamje nga veprimtaritë e Ditës Ndërkombëtare të Tokës në Patos

Pamje nga faqja e USAID/Shqipëri në Facebook me titull “Të njohim bashkitë!”

Page 11: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

11

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Botimet e projektit plGp

Gjatë dy viteve të para të punës së tij, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka realizuar botimet e mëposhtme:1. Dokument Studimor për Decentralizimin Fis-

kal ofron një përmbledhje të përgjithshme të situatës aktuale dhe masave të mundshme që duhen ndërmarrë nga hartuesit e politikave për të ecur përpara me decentralizimin si dhe për të nxitur arritjen e dialogut dhe kon-sensusit mes niveleve qendrore e vendore për hapat e mëtejshëm që duhen zbatuar me qëllim va-zhdimin e përpjekjeve për decen-tralizimin fiskal në Shqipëri.

2. Raporte të situatës aktuale mbi:– Të ardhurat e veta vendore– Huamarrjen e qeverisjes vendore– Administrimin e pronave vendore– Planifikimin e territorit

3. Partneriteti Publik-Privat në infrastrukturën dhe shërbimet publike është një botim që synon të ofrojë kuptimin bazë të koncepteve dhe proces-eve PPP, arsyet për të marrë parasysh PPP si dhe

• Organizimi i tryezave rajonale me NJQV-të për të diskutuar kriteret e propozuara të Fondit të Zhvil-limit Rajonal

• Asistencë NJQV-ve në përgatitjen e planeve të ve-primit për përmirësimin e burimeve financiare dhe zbatimin e veprimeve për decentralizimin fiskal

• Studimi i implikimeve të reformës së Taksës së Bi-znesit të Vogël te njësitë e qeverisjes vendore

• Realizimi i një kontrate për ndërhyrje të TIK në NJQV-të partnere

• Zbatimi i sistemeve pilot TIK në 2-4 bashki partnere• Vlerësimi i studimeve të fizibilitetit për projektet

të partneritetit publik-privat dhe asistencë me pre-zantimet tek këshillat vendorë përkatës

• Vazhdimi i trajnimit me këshilltarët vendorë për ro-let dhe përgjegjësitë e tyre

• Formalizimi i Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore të ngritura në NJQV-të partnere

• Hartimi dhe prezantimi i planit të biznesit për Ndër-marrjen e Ujësjellësit të Elbasanit

• Vlerësimi i situatës aktuale të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Patosit dhe zgjidhjeve alternative të

propozuara për përmirësimin e performancës• Asistencë për bashkitë Vlorë, Lushnje dhe Berat në

përgatitjen e planeve të detajuara vendore• Asistencë për Bashkinë e Sarandës në përgatitjen e

Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit• Finalizimi në bashkëpunim me AKPT-në i programit

të asistencës për bashkitë Vlorë dhe Kukës në rishi-kimin e planeve të tyre të territorit

• Diskutimi i draftit Manualit të Planifikimit Përf-shirës me Pjesëmarrje me bashkitë dhe grupet e caktuara të interesit

• Organizimi i trajnimeve për sistemin GIS, lejet dhe planet e detajuara vendore

• Asistencë AKPT-së për përfundimin e termave të referencës për hartimin e kuadrit konceptuar për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit

• Përditësimi i Dokumentit Studimor për Decentral-izimin Fiskal (tetor 2012)

• Trajnimi i vullnetarëve të paqes për metodologjitë e përparuara të pjesëmarrjes

• Organizimi i një konference për praktikat më të mira në angazhimin qytetar

Veprimtaritë në vazhdim

llojeve të ndryshme të tyre. Në botim bëhet edhe një analizë e formave të lejuara PPP sipas legjis-lacionit aktual dhe përshkruhet një proces tipik i kryerjes së praktikës së PPP-ve. Ai ofron disa përfundime e rekomandime për statusin e PPP-ve përfshirë nevojën për të hartuar legjislacion specifik të PPP-ve. Botimi iu prezan-tua NJQV-ve në një seminar në janar 2013.

4. Manuali për këshilltarët e bash-kive dhe komunave. Ekspertët e PLGP kanë për-gatitur një manual për këshilltarët vendorë, që do të shërbejë si burim i vlefshëm informacioni për zyrtarët e qeverisjes ven-dore, duke u ofruar praktikat më të mira kombëtare dhe vendore për t’u zbatuar në punë. Manuali shërben si udhëzues për njësitë e qeverisjes vendore e qendrore, për kryetarët e bashkive, stafin administrativ vendor, si dhe të in-teresuarve në çështjet vendore në Shqipëri.

plGp në fokus

Page 12: NË KËTË NUMËR Për lexuesit nga Peter Clavelle, Drejtori i ... · • Hartohen plane biznesi 5-vjeçare për ndërmarrjet e ujësjellësit të Vlorës dhe ... mës së TBV-së

12

projekti i planifikimit dhe qeverisjes vendore (plGp)

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

USAID në Facebook

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka hapur kohët e fundit një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga Projekti PLGP në 15 bashkitë e tij partnere si dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në mbarë vendin.

www.facebook.com/Albania.USAID

Nisma “VEPRO Tani” e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara inkurajon qytetarët shqiptarë të bëjnë përpjekje që të dëgjohet zëri i tyre. Përfshihu, informohu dhe VEPRO Tani!A jeni në kërkim të ideve dhe mënyrave të rritjes së ndërgjegjësimit për arritjet në bash-kinë tuaj? A keni dëshirë të promovoni apo të evidentoni partneritetin me organizata lokale apo grupe qytetarësh? Faqja në Facebook e Nismës “VEPRO Tani” e Ambasadës së ShBA-ve (http://www.facebook.com/Albanians.ACTNow) përditësohet rregullisht me historitë e shq-

iptarëve që sjellin ndryshim në komunitetet e tyre në partneritet me njësitë e qeverisjes vendore. Pëlqejeni këtë faqe dhe na dërgoni historitë tuaja!

NË FOKUS

nisma “vepro tani”

faqja e projektit plGp në internet

Kjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e Projektit PLGP dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe infor-macione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit si dhe shtjellohen kom-ponentët kryesorë të PLGP-së. Vizitorët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë adresë janë të rejat, histori suksesi dhe lidhje tek adresat në internet të partnerëve vendas e të huaj të Projektit PLGP.