ne prag te marteses

12
Në prag të martesës Prej begatisë dhe nderimirt që Allahu ju ka bërë bijve të Ademit, është se për ta ka bërë ligj martesën dhe Allahu e bëri këtë prej begative të Tij ndaj robve të Tij. Allahu thotë: Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. (rra’d 38) Islami ka inkurajuar në martesë dhe ka nxitur në të, duke e llogarit njërën prej argumenteve të Allahut. Allahu thotë: Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (rrum 21). Në prag të martesës Zgjedhja e burrit musliman. Islami nxitë në një gjë të tillë, (që) të zgjedhet një burrë i cili ka moral dhe fe të mirë dhe që është i ndershëm. Thotë Allahu në Kuran: “ e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) (huxhurat 13)‘‘ Po ashtu Allahu thotë: Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.( Nur 32). Mos u mashtro dhe mos u mburr me pasuri apo me pozit apo diçka tjetër, por të jesh e kujdesshme motër, e të zgjedhësh atë i cili ka fe të mirë dhe moral të lartë. Bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut: “ Nëse ju vjen dikush që ja pëlqeni moralin dhe fenë e tij martojeni se nëse nuk e bëni një gjë do të ndodhë sprova dhe shkatrrim në tokë.( Termidhiu). Kujdes që mos ta martosh atë burrë që bënë zina (kurvëri). Allahu ka thënë: (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u

Upload: anyla

Post on 15-Nov-2014

135 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ne prag te marteses

Në prag të martesës

Prej begatisë dhe nderimirt që Allahu ju ka bërë bijve të Ademit, është se për ta ka bërë ligj martesën dhe Allahu e bëri këtë prej begative të Tij ndaj robve  të Tij. Allahu thotë: Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. (rra’d 38)

Islami ka inkurajuar në martesë dhe ka nxitur në të, duke e llogarit njërën prej argumenteve të Allahut. Allahu thotë: Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (rrum 21).

Në prag të martesës

 

Zgjedhja e  burrit musliman. Islami nxitë në një gjë të tillë, (që) të zgjedhet një burrë i cili ka moral dhe fe të mirë dhe që është i ndershëm. Thotë Allahu në Kuran: “ e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) (huxhurat 13)‘‘ Po ashtu Allahu thotë: Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.( Nur 32). Mos u mashtro dhe mos u mburr me pasuri apo me pozit apo diçka tjetër, por të jesh e kujdesshme motër, e të zgjedhësh atë i cili ka fe të mirë dhe moral të lartë. Bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut: “ Nëse ju vjen dikush që ja pëlqeni moralin dhe fenë e tij martojeni se nëse nuk e bëni një gjë do të ndodhë sprova dhe shkatrrim në tokë.( Termidhiu). Kujdes që mos ta martosh atë burrë  që bënë zina (kurvëri). Allahu ka thënë: (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. (Nur 2) Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.( Nur 3). Ka thënë Ibnu Kethiri: Është e ndaluar zinaja dhe martesa me lavire, ose të martohet  gruaja e ndershme me burrat jo të ndershëm.

Është mirë që të zgjedhësh atë burrë i cili është kërkues i diturisë, sepse kjo lehtëson mirëkuptimin dhe  ndihmën reciproke në devotshmëri, në punë të mira, në urdhërimin në punë të mira dhe ndalimin nga punët e këqija. Në këtë, ke shembull të mirë, nënat e besimtarëve dhe grat e selefëve .

Ki kujdes që martesa mos të bëhet me ata,me të cilët e ke të ndaluar të martohesh, qoftë ajo ndalesë prej afërsisë apo ndalesë prej qumshtit apo diçka tjetër.

 

Page 2: Ne prag te marteses

Periudha e fejesës 

Disa nga vajzat hezitojnë shumë në marrjen e vendimit për martesë dhe kërkojnë prej atij që kërkon fejesën e saj, që të mendoj një kohë. Kështu vajza fillon të peshoj të mirat dhe të kqijat, anët pozitive dhe ato negative. Një gjë e tillë do të ishte e mirë sikur mos të tejkalonte kufijt ky mendim, derisa kjo çështje të zgjatet dhe të teprohet. Nëse pytet apo kërkohet që të shpejtojë procedurën arsyetohet me atë se ende po mendon. Ky veprim nuk është i pëlqyeshëm. Prandaj merrë një kohë të caktuar, fal namazin istihara dhe lexoje duanë ashtu siç na ka mësuar i Dërguari i Allahut. Nuk i bie pishmanit ai i cili ka kërkuar  ndihmë prej Allahut dhe është kosulltuar me të tjerët, pastaj lute Allahun që te jap rezultat në të.

Përgatiti pikat për të cilat dëshiron të bisedosh kur të takohesh me atë që dëshiron të fejohesh.

Përgatitu shpirtërisht për këtë takim. Mos prezento në takim gjerësa mendja jote është e angazhuar me diçka tjetër, ose nëse je e sëmuar dhe largoju takimit kur ti je me të përmuajshmet nëse  ato të mundojnë.

Preferohet që të shikosh në të fejuarin tënd  gjatë takimit. Por, duhet të jesh  shumë e kujdesshme  që mos tejkalosh kufijt e sheriatit. Kujdes që të (mos)vetmohesh me të  apo t´ia japësh dorën dhe po ashtu kujdesu për mbulesën sipas sheriatit.

Disa  familje  në ditën e fejesës, bëjnë një gazmend të përzier me burra e gra dhe hyn i fejuari tek e fejuara dhe ajo është e zbukuruar edhe pse ajo e ka të mbuluar kokën e saj. Ulet afër saj ose ja vendos ndonjë unaz apo zingjir. Një gjë  e tillë nuk është e lejuar sipas sheriatit, sepse  burri ende nuk ka akt kurorëzimi. Ki kujdes në këtë gjë motër dhe mos u bë prej atyre që i lehtësojnë  gjërat. Ki kujdes që  të mos dalësh shumë pas takimit të parë me të fejuarin para se  ta bësh aktin e kurorëzimit, ose bisedën  e tepërt me të qoftë edhe përmes telefonit. Kjo nga frika që të bëhesh pastaj pesimiste apo të mos i kontrollosh ndjenjat e tua. Mos harro se atë të cilën e don Allahu prej teje dhe me të cilën ti je dalluar prej burrave është turpi. Për këtë, kur dëshirojnë të tregojnë për turpin e dikujt i thuhet ’’është më i turpshëm se sa virgjëresha nën  petkun e saj’’. Ndërsa petku i turpit zbulohet nëse e tepron në gjëra.

Preferohet të bëhet ndonjë kontroll te ndonjë mjeke para martesës që të mbrosh dhe të evitosh atë që ke mundësi ta evitosh.

 

Prej të drejtave tuaja para martesës

 

Lejen për martesë duhet ta jep përgjegjësi yt, ndërsa  e drejta e jote është ta pranosh atë apo ta refuzosh. Ka thënë i Derguari i Allahut: ” nuk martohet  e veja gjersa  ajo të urdhëroj ndërsa  nuk martohet virgjëresha gjersa të kërkohet leja prej sajë. I thanë: O i Dërguari i Allahut e si është leja e saj? Tha: heshtja e saj”. Përgjegjësi i vajzës, sa i përket të vejës, urdhërohet me të ndërsa  tek virgjëresha mjafton vetëm leja. Por ki kujdes që mos t’ia dorëzosh veten ndjenjave tua të pa matura dhe zgjedhe burrin e mirë që është i zbukuruar me moral të lartë.

Nuk i lejohet përgjegjësit tënd që të pengojë martesën me argument  të plotësimit të studimit të fakultetit, apo marrjen e diplomës, apo vendin e punës. Ka mundësi të bashkohen dy çështjet nëse ti dëshiron dhe kjo është një gjë e lehtë për ty. Mos harro

Page 3: Ne prag te marteses

motër se  detyra e jote dhe puna e jote më e madhe është shtëpija e burrit tëndë dhe edukimi i fëmijeve.

Dije se shokët e Pejgamberit ishin shumë të kujdesshëm që të gjejnë një njeri  të mirë për vajzat e tyre apo motrat e tyre. ?Mos mendo se përgjegjësi yt të zgjedh ndonjë mallë të pa vlerë, kurrsesi.

Kujdes, mos kushtëzo martesën  me burrin që ai të shkurorzojë gruan e tij nëse ai është i martuar. Ka thënë i Dërguari i Allahut:” nuk i lejohet femrës të kërkoj shkurorzimin e motrës (prej fesë) së saj që të marr fatin e saj, por asaj i takon ajo e cila është caktuar për të.

 

 

Bazat e martesës së vërtetë

 

Përgjegjësi-Nga e Ebu Musa se i Dërguari i Allahut ka thënë: Nuk ka martesë përveç me lejën e përgjegjësit ( Ebu Davudi).

Dy dëshmitar- Nga  fjala e të Dërguarit të Allahut: Nuk ka martesë përveçëse me  lejën e përgjegjësit dhe dy dëshmitar të drejtë. (Ibën Hibani).

Mehri – Islami ka  obligar mehrin dhe e ka bë atë dhuratë për nder të gruas. Thotë Allahu: Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë,( Nisa 4). Islami ka  nxitë që mehri mos të jetë i lartë. Ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Martesa më e mirë është ajo e cila është më e lehtë“. Pra, ki kujdes që të mos bësh gara në shtrejtimin e mehrit.

 

Nata e martesës

 

Të  kujdesesh mirë për natën e martesës që ajo të jetë sipas islamit, pa gjëra të ndaluara. Dhe ki kujdes në përzirjen e grave me burra që nuk e lejon sheriati, me  preteks sa ata janë familja ime. Ulja e dhëndrrit me nusën përballë grave. Mos të ulesh me këngëtarët apo me muzikantët, apo lëshimi i ndonjë kasete me muzik.

Lejohet  publikimi i martesës me defe dhe këngë që janë të lejuara, nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Ajo që ndanë mes  haramit dhe hallallit është defi dhe zëri“.

Ki kujdes prej  traditave dhe dokeve të ndaluara, si vendosja e unazës nga burri në dorën e gruas. Sepse ky është  zakon i të krishterëve të cilët e kanë prej qështjeve të beisimit. Sikur që duhet të kesh kujdes që mos të jesh prej atyre e cila harxhon pa masë në veshjen e natës së martesës, apo t‘i përgjasosh me zbukurim ndonjë pabesimtareje.

 

Nata e dhëndrisë

Page 4: Ne prag te marteses

Lexo për artin e jetës martesore islame të cilat janë  të shkruar në librat që flasin për këtë çështje.

Mos i ndëgjo ato gra apo shoqe të cilat dëshirojnë të friksojnë nga kjo natë. Mos të jesh prej atyre e cila shlefton  libra apo revista të cilat flasin për  marrëdhënje

jasht udhëzimit islam. Pyet për atë që të intereson për këtë natë. Pyete atë, në të cilën ke besim,  prej të

afërmeve tu,  që të qetësohesh dhe të dish si të sillesh me burrin tënd. Dije se kjo natë është shumë e rëndësishme për ty dhe për burrin tënd.

Zbukurohu  dhe parfumosu për burrin tënd. Pregatite vetën për të. Kujdes shkuljen e vetullave apo shkurtimin e flokve në form të burrave. Të gjitha këto janë të ndaluara me sheriat.

Më së miri është që në fillim të hyj me ty nëna jote apo nëna e burrit tënd apo dikush tjetër derisa të qetësohesh dhe ta largohet vetmija jote.

Fali dy reqate namaz pas burrit tënd. Në këtë namaz  duhesh të  tregosh se kjo martesë e cila po fillon nuk është vetëm knaqësia intime, por  ky fillim njëherësh është edhe një obligim i fesë, një obligim i lindjes së fëmijeve dhe i shtimit të muslimanëve dhe të ndihmës në fenë e Allahut.

Po, turpi është prej imanit por mos e tepro sepse kjo bënë që të humb dashuria. Zgjedhi shprehjet e mira dhe bëhu e butë. Kujdes që mos ta rëndosh burrin me ndonjë

fjalë apo ndonjë sjellje e cila prek burrërin e tij. Kujdes ndaj disa traditave dhe adeteve, sikur që  është tradit që të tregohet para të

tjerve virgjërimi yt. Ndërprej këtë dhe mos ju trego të tjerve për këtë.

 

 

Obligimet e gruas ndaj burrit

Sheriati ka nxitur në rrespketimin e burrit dhe kënaqësinë e tij,  me kusht që (ky rrespekt) mos të të çojë ty në mëkat ndaj Allahut. Ky njëherit është edhe obligimi më i madhë  që ka gruaja ndaj burrit. Ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Nëse gruaja i fal pesë kohët, agjëron  ramazanin, e ruan nderin e saj  dhe  rrespekton burrin e saj i thuhet asaj ditën e gjykimit: Hy në xhennet prej cilës derë të xhennetit që don“.( sahih ibën Hiban). Bëhu robëreshë për burrin tënd, ai të bëhet rob për ty.

Kujdes, mos lejo që të mos i përgjigjesh burrit tënd, nëse ai kërkon ndonjë nevojë prej teje, e sidomos  kërkesën e nevojës  martesore. Mos ju arsyeto me arsye të pajustifikueshme. Një gjë të tillë e ka ndaluar Allahu. Thotë i Dërguari i Allahut:“ Nëse burri e thrret gruan e tij në shtrat dhe gruaja e refuzon dhe burri flen i hidhëruar, gruan do ta mallokjn melaiket derisa të zgjohet“( Buhariu).

Bëhu e dashur,  e butë, e rrespketueshme, gjersa të ndiej burri yt qetësi dhe rahati. Allahu thotë në Kuran: Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.( Rrum 21). Kujdesu për kohën e gjumit të  tij, ushqimin e tij. Mos e tepro në kërkesat e shtëpisë dhe mos u mërzit nga musafiërt e burrit. Sepse ka mundësi që ky të jetë shkak që burri të largohet  nga ti dhe nga shtëpija. Duro për të gjitha se do të shpërblehesh tek Allahu.

Zbukurou me kohola (mjet zbukurimi që përdoret për lyrjen e syve) sepse është zbukurimi më i mirë. Kujdesu për pastërti. Zbukurohu dhe pafurmosu me parfume të mira për burrin tëndë.

Page 5: Ne prag te marteses

Përgatite veten tënde për të dhe dije se kjo e tërheq  burrin tëndë dhe  e ndihmon atë në uljen e shiqimit në haram. Por mos e tepro shumë aq sa burri të kaloj tërë kohën e tij para  teje. I është thënë të Dërguarit të Allahut:“ Cilat gra janë më të mirat? Tha: Ajo e cila  kur shiqon në të  të gëzon, të rrespekton nëse e urdhëron dhe nuk vepron me veten dhe pasurin e saj atë që ti e urren.( Ebu Davudi).

Kujdesi dhe shërbimi i burrit është oblgimi për ty. E para prej këtyre është shërbimi në shtëpi dhe gjërat që ndërlidhen me shtëpi, si edukimi i fëmijëve, përgatitja  e ushqimit, e shtratit dhe gjërave tjera. Merr shembull në këtë, vajzën e Pejgamberit a.s dhe vajzën e  Ebu Bekrit.

Duhet që të ruash fshehtësitë e burrit tënd, e në veçanti ajo që ndodh mes juve kur jeni te vetmuar dhe çështjet që janë të  veçanta mes çiftit bashkëshortorë. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Njerzit më te kqinjë tek Allahu ditën e gjyikimit janë ata të cilët bëjnë mardhënje me gratë e tyre dhe pastaj  përhapin fshehtësinë e tyre“.( Muslimi). Publikimi i fshehtësive të burrit e kundërshton rrespektimin dhe kënaqësinë e burrit.

Ruaje veten tënde dhe nderin tënd kur burri yt nuk është prezent. Kujdes që mos ta humbësh nderin dhe vlerën tënde. Allahu thotë: Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës.( Nisa 34). Do të thotë se ato e rrespektojnë Allahun dhe i rresepektojnë burrat e tyre edhe kur ata nuk janë prezent.

Kujdes nga xhelozia e tepruar, sepse ajo ka mundesi të shkaktoj shkuorëzimin. Largohu nga pytjet e shumta që shpiejnë në dyshim. Mos u bë prej atyre që kontrollojnë xhepat dhe përgjojnë fjalët.

Është prej obligimeve tua ndaj burrit, që të banosh në atë vendbanim që ai ka zgjedhur për jetesë. Nëse nuk ndëgjon në këtë, ka mundësi të llogaritesh prej atyre që nuk e rrespektojnë fjalën e burrit.

Prej oblgimeve që ke ndaj burrit është edhe gjidhënja dhe  përkujdesja për fëmijtë e tij. Bëje këtë duke e llogaritur si ibadet tek Allahu dhe  të kesh në të nijet të pastër, që të  përfitosh prej këtij ibadeti. Ka thënë Allahu: Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota.( Bekare 233).

Bëhu besnike në pasurin e burrit tënd dhe atë që ai e len në shtëpi prej parave, mall apo diç tjetër. Nuk të lejohet ty që të sillesh me atë pasuri, në atë formë që nuk e kënaqë burrin tënd. I Dërguari i Allahut thotë:“ Dhe gruaja është përgjegjëse dhe kujdestare në shtëpin e burrit të sajë“. Mos nxjerr prej pasurisë së tij përveqëse me lejën e tij. Nga Abdullah b. Amr b. As se i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Nuk lejohet që gruaja të jep diçka përveqëse më lejën e burrit të saj. (Ebu Davudi)

Mos i lejo askujt që të hyjë në shtëpinë e tij, përveç se me lejën e tij. Nga Ebu Hurejre  transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Nuk i lejohet gruas të agjëroj në prezencën e burrit, përveçëse me lejën e tij, dhe nuk i lejohet të fut ndokënd mbrenda, përveçëse me lejën e tij (Muttefekun Alejhi). Kuptimi i këtij hadithi është që, gruaja mos të lejoj të hyj mbrenda, atë të cilin e urren burri i saj, pa marr parasysh se a është ai burrë apo është grua. Është e ditur se në islam nuk lejohet të futesh në shtëpinë e dikujt përveq me lejën e pronarit të shtëpisë.

Kërko leje prej tij në agjërimin vullnetar nëse ai është prezent e nuk është udhëtar. Nga fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Nuk i lejohet gruas të agjëroj kur burri është prezent, përvçëse me lejën e tij (muttefekun alejhi).

Mos dil prej shtëpisë,  përveç me lejën  e tij, dhe mos dil përveç se me nevojë ose për ndonjë dobi të sheriatit, dhe adhuroje Allahun me fjalën e Tij: Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme ( ahzab 33).

Page 6: Ne prag te marteses

Mbuloj gabimet dhe gjërat e imta si dhe gjërat e pa qëllimta sepse çdo bir i Ademit është gabimtar. Ndërsa më i miri është ai i cili pendohet. Kujdes qortimin e tepërt për arsye se ajo shkakton hidhërimin.

Largoje vazhdimsinë në dialog në momentet e hidhrimit të burrit. Është më mirë që të mos ndërhysh në këtë moment. Ndëgjoje mirë derisa ai të qetësohet pastaj kuptoje atë.

Mundohu  që të largohesh nga tërë ajo e cila e hidhron burrin tënd,  në mënyrë që ta kënaqësh Allahun. Mos harro se burri yt është xhenneti yt apo zjarri yt. Shpejto dhe mundohu në kënaqësinë e tij me  format e sheriatit. Thotë i Dërguari i Allahut:“ Gratë e juaja prej banorve të xhennetit janë: Të dashurat, që lindin, ajo e cila kur hidhërohet burri i saj vjen dhe ja vendos dorën e saj në dorën e tij dhe i thotë nuk do të shijoj gjum derisa ti  të jesh i knaqur“.

Bëhu e sinqert me të, në veçanti në atë që ka ndodhë në  mosprezencën e tij. Largohu nga gënjeshtra sepse nëse një herë ndodhë që mos ta thuash të vërtetën ai pastaj humb besimin në ty. Pastaj nëse humb besimi atëherë prishen mardhënjet.

Të marrësh pjesë në gëzimet dhe në pikllimet e burrit dhe kjo është njëra ndër shkaqet kryesore që shton dashurinë. Pjesëmarrja  jote në gëzimet e burrit  shton edhe më shumë gëzimin e tij. Ndërsa pjesëmarrja  jote në pikëllimet e tij ia lehëtson sprovën atij. Nëse Sprova shpërnahet me të tjerët ajo zvogëlohet. Qëndro afër burrit tënd në çdo situatë, forcoje atë  me durim dhe ndihmoje atë me ndonjë mendim të mirë.

Nderoje familjen e burrit tënd, e në veçanti  prindërit e tij. Ky është një moral i mirë sikur që ata janë në moshën dhe në pozitën e prindërve tu. Po ashtu nderimi dhe rrespektimi i prindërve të burrit është edhe respektim dhe nderim i burrit. Ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Nuk është prej neve ai i cili nuk e nderon të madhin dhe nuk e mëshiron të voglin dhe që nuk ja din hakin dijetarit( Ahmed).

Të jesh e kënaqur dhe falënderuse ndaj burrit, i cili  të sjell  ty ushqimin veshëmbathjen dhe  gjëra tjera që ai ka mundësi të t‘i sjellë. Largohu prej mohimit të të mirave të tij ndaj teje, sepse kjo është prej shkaqeve  që të fut në zjarr. Ka thënë i Dërguari i Allahut:“ e kam parë zjarrin dhe pash që shumica  prej banorve të zjarrit ishin gra sepse mohojnë. I‘u është thënë: O i Dërguari i Allahut  a e mohojn Allahun?. Tha mohojnë burrin e tyre dhe të mirat e tij. Sikur tërë kohën ti bësh mirë njërës prej tyre pastaj nëse ajo sheh diçka në ty thotë: Kurr  nuk kam pa të mira prej teje.“

Gruaja e mirë duhet që mos të kërkojë prej burrit shkurorëzim pa asnjë arsye. Ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Cila do gra që kërkon prje burrit  shkurorzim pa asnjë arsye, e ka haram erën e xhenetit.

Nëse nuk ke nevojë për ndonjë punë mos puno. Mos shiqo në ata që thonë se gruaja në shtëpinë e vet është e vetmuar dhe e izoluar. Ky është një shiqim i kotë dhe një gjë e cila e kundërshton realitetin. Ti në shtëpinë tënde ke punën më të madhe dhe më të shenjtë dhe jep një mesazh shumë të lartë, e ai është, sjellja e jote me burrin tëndë dhe ndërtimi i burrave dhe përgatitja e nënave të  mira në të ardhmen.

 

Këto janë të drëjtat e tua, mësoj mirë

 

Mehri- ajo është një dhënje të cilën Allahu e ka bërë obligim që të jepet ty, jo në zëvendësim të diçkahit. Allahu thotë: “Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë (Nisa 4). Andaj nuk ka të drejtë që burri të të detyroj, që të hargjosh diçka prej asaj pasurie, përveç nëse ti dëshiron të bësh diçka prej vetës tënde.

Page 7: Ne prag te marteses

Sikur  që sheriati ka ndaluar çdo njeri cilido qoftë  ai,  të veproj diçka me mehrin tënd,

pa lejen tënde të plotë dhe pajtimin tënd. Allahu thotë në Kuran:“ e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.( Nisa 4). don të thotë pa detyrim.

Shpenzimi- Për këtë Allahu tregon në  Kuran:“ Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.( Nisa 34). Ky shpenzim, që burri duhet ta bëjë ndaj teje, përfshin ushqimin, veshëmbathjen, banimin. Të gjitha këto janë obligime që burri ka ndaj teje, edhe nëse ti je e pasur. Po ashtu ka obligim që fëmijët e tu ti ushqej me hallall. Por gruaja duhet të ket kujdes që mos ta ngarkoi burrin me atë që nuk  ka mundësi ta realizoj.

Është obligim i burrit që  të jetë gjeloz ndaj teje dhe të ruaj nga çdo gjë e cila të mundon ty. Të ruaj nga shqimi i keq apo nga fjala e keqe. Dije se gruaja është thesari më i çmuar që duhet ta ruaj njeriu.

Sjellja e tij në formën më të mir- Ka thënë Allahu:“ Çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato, bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni“.( Nisa 19) Prej sjelljes së mir është që të prodhoj (përdorë)fjalë të mira me ty, mos të jetë i vrazhdë dhe ta prish fytyrën e tij pa  asnjë mëkat para gruas. Prej sjelljes së mir është që të ketë drejtësi nga burri nëse ka më shumë gra se ty. Nga fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Kush ka dy gra dhe anon kah njëra prej tyre do të vie në ditën e gjykimit duke u tërheq nga gjuha e tij zhagas“( Termidhiu). Prej  sjelljes së mirë është që ta nderojë familjen tënde me vizita, thirrjen e tyre në manifestime, bamirësia ndaj tyre. Prej sjelljes së mirë është shërimi yt, nëse ty të kaplon ndonjë smundje dhe përsonalisht të kujdeset për ty nëse atij kjo i vije e lehtë, apo të autorizojë dikë që të kujdeset për ty gjatë sëmundjes tënde.

Nuk të lejohet ty të  rrespektosh burrin në atë, të cilën nuk e ke të lejuar. Duhet që  ta kundrështosh atë në këtë rast, psh nëse ai kërkon prej teje, që në kohën e menstruacioneve apo në kohën e lehonis, apo jo në vendin  e duhur, të bëj mardhënje. Ose kur je duke agjëruar agjërim  obligativ siç është ramazani. I Dërguari i Allahut ka thënë:“ nuk ka rrespektim të njeriut në mëkatin ndaj Allahut. Por rrespektimi duhet të jet në të mira“( Buhariu)

Nëse burri yt devijon nga e vërteta ke obligim që ta këshillosh. Ndërsa nëse ai vazhdon, është obligim i yti që ta kundërshtosh në këtë rast. Nuk i lejohet muslimanes të qëndroi nën kurorën e pabesimtarit.

Gjithashtu e ka të ndaluar burri që të distancojë ty me qëllim. Ai është i obliguar që  të kryej obligimin ndaj teje në atë që ti ke nevojë.

Është obligim i burrit që të ruaj ty nga zjarri i xhehennemit duke të të mësuar dhe

edukuar. Bazuar në fjalën e Allahut: O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.( Tahrim 6). Ka thënë Aliu ( Allahu qoftë i knaçur me të):“ Mësojani vetës suaj dhe familjes suaj  të mirën dhe edukoni ata“. Ka thënë Alusi: Me këtë ajet është argumentuar se njeriu duhet që ti mësojë ato gjëra që janë prej obligimeve dhe t‘ia mësojë ato familjes së tij. Nëse burri yt nuk e kryen këtë obligim, duhet të dalësh prej shtëpisë dhe të mësosh bazat e fesë tënde. Nga fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Kërkimi i dituris është obligim për çdo musliman“.

Nuk ka të drejtë burri që të ndaloj nga obligimet e fesë siç është thirrja në fenë e Allahut, ndihmën tënde në fenë e Allahut. Nuk ka të drejtë  burri të ndalojë nga kjo me pretekst se ti je grua, apo të thuhet se obligimi yt primar është shtëpija dhe fëmijët.

Page 8: Ne prag te marteses

Përkujto fjalën e Pejgamberit :“ Gratë janë të barabarta me burrat“. Por kujdes që ti peshosh gjërat mirë që të mos jesh prej atyre që nuk kujdesen për shtëpi me pretekst të punës në islam.

 

 

Përfundimi

 

Ky ishte një vështrim i përgjithshëm për martesën në islam. Nuk kemi pasur për qëllim këtu të shtjellojmë çështjet me të cilat nuk janë të  pajtuar juristët islam. Por, qëllimi ka qenë ti jipet një vështrim parësor për çdo vajzë e cila dëshiron martesë. Qëllimi ishte po ashtu që të largojmë injorancën e femrës sa i përket këtij kapitulli të jetës, e që është martesa. Qëllimi ishte që ajo të nisë një rrugë drejtë, një jetë bashkëshortore të shkëlqyer dhe me rezultat. Allahu e di qëllimin. Allahu ju bekoftë juve dhe mbi ju të vie bekimi dhe ju bashkoftë gjithmonë në çdo të mirë.