nikolla madzirov abdurahim ashiku vesel hoxha ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/tetor2010.pdf ·...

16
cyan magenta yellow black 1 DEBAT: Ç’ËSHTË FQINJI?! Mosnjohja Ura mbi varre PORTRET Mbreti i kurorëzuar i valles popullore dibrane Nga: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 9 BOTIME Një libër me vlera teorike dhe praktike Nga: VESEL HOXHA - 11 Nga: NIKOLLA MADZIROV- FAQE 4 GAZETË E PAVARUR. NR. 10 (54). TETOR 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 Nga: AGRON TUFA T ë gjithë të japim kontributin tonë, që vlerat që mbart Dibra të mos harrohen. Që vërtet Dibra të ecë para, duhet që ato dibranë që kanë mundësi ekonomike të investojnë në Dibër. Pushteti vendor dhe të zgjedhurit duhet të punojnë dhe lobojnë fuqimisht që Dibra të jetë në axhendën e Qeverisë për zhvillimin e saj. R ruga e Arbërit është diskutuar shumë herët në qarqet intelektuale dibrane, qoftë edhe për emrin që mban, qoftë edhe për vlerat dhe rëndësinë ekonomike që ka. Është diskutuar e para nga këto rrugë që janë ndërtuar dhe po ndërtohen dhe siç duket do të përfundojë e fundit. Përfundimi i kësaj rruge do t’i jepte një frymëmarrje më të madhe Dibrës, një zhvillim ekonomik të gjithanshëm. Atëherë dhe vetëm atëherë dibranët nuk do ta braktisnin Dibrën. Jam i bindur se një ditë do të përfundojë dhe uroj që të jetë sa më e afërt ajo ditë. Ta duam e të mos harrojmë vendlindjen! Intervistë me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja FAQE 3 Dibra pret teatrin, Peshkopia folklorin Përfundoi në qytetin e Dibrës festivali i nëntë “Teatri Shqiptar në Maqedoni - Dibra 2010”, ndërsa në Peshkopi më 29-30 tetor u zhvillua edicioni i 16-të i Odës Dibrane. NDERIM “Nderi i Kombit” për Baba Fejzë Bulqizën FAQE 2 VENDLINDJA Homeshi Nga: SHEMSI MANJANI - FAQE 10 MUZIKË Kompozitori i tangos shqiptare, Muharrem Xhediku FAQE 13 BOTIME Një modernist që akoma nuk është kuptuar Historia si ndriçim I dashuruar marrëzisht pas dashurisë Urime “Tribuna e Kohës”! FAQE 12 - 13 ÇMIMET E ODËS DIBRANE SHKA "Jehona e malësisë së Sharrit", Tetovë - Valle brez pas brezi, grupi i burrave SHKA "Goca e Tivarit", Gostivar - Melodi me kavaj, Rizvan Jonuzi Ansambli "Visaret e Krrabës" - Grupit për ritualin dhe këngëtarit Muharem Bakalli Ansamblit "Kemajl Azizi" Viti, Kosovë - Grupit për valle me motive të Karadakut. SHKA "Burimet e Sharrit", Tetovë - Këngë për Gjylestanen Ansamblit folklorik të Komunës Dajç dhe Ana e Malit në bashkëpunim me Qendren Kulturore Shkodër - Potpuri këngësh dasme si dhe Gjovalin Dakës çmimi i karrieres. SHKA "Jahi Hasani" Çegran, Gostivar -Valle burrash, luajtur nga Sulejman Selimi dhe grupi. Grupi polifonik "Zëri i bilbilit", Sarandë - Burri im portë më portë - kënduar nga Veli Çaushi dhe Marsela Gurma. Dhe grupi më mirë me kriteret e festivalit u shpall An- sambli "Bajram Curri" nga Romaja e Hasit, Prizren, Kosovë. ÇMIMET E “TEATRIT SHQIPTAR NË MAQEDONI” Shfaqja më e mirë që fitoi çmimin “Sulejman Pitarka” , u shpall “ Sonte nuk jam vetëm”- Teatri i Babës – Prishtinë me regji të Enver Petrovci, regjisori më i mirë u shpall Drita Begolli, për shfaqjen “Natën e mirë nënë”, Teatri “Dodo- na” - Prishtinë, aktorë më të mirë që fituan çmimin “Qemal Ajdini” u shpallën Niada Saliasi, dhe Ilir Tafa, për rolet në shfaqjen “Sonte nuk jam vetëm, Teatri i Babës – Prishtinë

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

cyan magenta yellow black 1

DEBAT: Ç’ËSHTË FQINJI?!

Mosnjohja

Ura mbi varre

PORTRET

Mbreti i kurorëzuari valles populloredibraneNga: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 9

BOTIME

Një libër mevlera teorikedhe praktikeNga: VESEL HOXHA - 11Nga: NIKOLLA MADZIROV- FAQE 4

GAZETË E PAVARUR. NR. 10 (54). TETOR 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO

Market KENLaprakë, Tiranë

Tel: +355 4 22 50 480Cel. 068 20 36 394

Nga: AGRON TUFA

Të gjithë të japim kontributin tonë, që vlerat që mbartDibra të mos harrohen. Që vërtet Dibra të ecë para,

duhet që ato dibranë që kanë mundësi ekonomike tëinvestojnë në Dibër. Pushteti vendor dhe të zgjedhurit duhettë punojnë dhe lobojnë fuqimisht që Dibra të jetë nëaxhendën e Qeverisë për zhvillimin e saj.

Rruga e Arbërit është diskutuar shumë herët në qarqetintelektuale dibrane, qoftë edhe për emrin që mban,

qoftë edhe për vlerat dhe rëndësinë ekonomike që ka. Ështëdiskutuar e para nga këto rrugë që janë ndërtuar dhe pondërtohen dhe siç duket do të përfundojë e fundit.Përfundimi i kësaj rruge do t’i jepte një frymëmarrje më tëmadhe Dibrës, një zhvillim ekonomik të gjithanshëm.Atëherë dhe vetëm atëherë dibranët nuk do ta braktisninDibrën. Jam i bindur se një ditë do të përfundojë dhe urojqë të jetë sa më e afërt ajo ditë.

Ta duam e të mos harrojmë vendlindjen!Intervistë me Kryetarin e GjykatësKushtetuese, z. Bashkim Dedja

FAQE 3

Dibra pret teatrin, Peshkopia folklorinPërfundoi në qytetin e Dibrës festivali i nëntë “Teatri Shqiptar në Maqedoni - Dibra2010”, ndërsa në Peshkopi më 29-30 tetor u zhvillua edicioni i 16-të i Odës Dibrane.

NDERIM

“Nderi iKombit” përBaba FejzëBulqizën

FAQE 2

VENDLINDJA

HomeshiNga: SHEMSI MANJANI - FAQE 10

MUZIKË

Kompozitori itangos shqiptare,MuharremXhediku

FAQE 13

BOTIME

Një modernistqë akoma nukështë kuptuar

Historia sindriçim

I dashuruarmarrëzisht pasdashurisë

Urime “Tribunae Kohës”!

FAQE 12 - 13

ÇMIMET E ODËS DIBRANE SHKA "Jehona e malësisë së Sharrit", Tetovë - Vallebrez pas brezi, grupi i burrave

SHKA "Goca e Tivarit", Gostivar - Melodi me kavaj,Rizvan Jonuzi

Ansambli "Visaret e Krrabës" - Grupit për ritualin dhekëngëtarit Muharem Bakalli

Ansamblit "Kemajl Azizi" Viti, Kosovë - Grupit për valleme motive të Karadakut.

SHKA "Burimet e Sharrit", Tetovë - Këngë për Gjylestanen Ansamblit folklorik të Komunës Dajç dhe Ana e Malitnë bashkëpunim me Qendren Kulturore Shkodër -Potpuri këngësh dasme si dhe Gjovalin Dakës çmimi ikarrieres.

SHKA "Jahi Hasani" Çegran, Gostivar -Valle burrash,luajtur nga Sulejman Selimi dhe grupi.

Grupi polifonik "Zëri i bilbilit", Sarandë - Burri im portë mëportë - kënduar nga Veli Çaushi dhe Marsela Gurma.

Dhe grupi më mirë me kriteret e festivalit u shpall An-sambli "Bajram Curri" nga Romaja e Hasit, Prizren,Kosovë.

ÇMIMET E “TEATRIT SHQIPTAR NË MAQEDONI”Shfaqja më e mirë që fitoi çmimin “Sulejman Pitarka” , ushpall “ Sonte nuk jam vetëm”- Teatri i Babës – Prishtinëme regji të Enver Petrovci, regjisori më i mirë u shpall DritaBegolli, për shfaqjen “Natën e mirë nënë”, Teatri “Dodo-na” - Prishtinë, aktorë më të mirë që fituan çmimin “QemalAjdini” u shpallën Niada Saliasi, dhe Ilir Tafa, për rolet nëshfaqjen “Sonte nuk jam vetëm, Teatri i Babës – Prishtinë

Page 2: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

2 - Tetor 201054nr.

DREJTOR:Rakip Suli

KËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Kontribuan për këtë numër:Nikolla MADZIROVAgron TUFARexhep TORTEAbdurahim ASHIKUShemsi MANJANIVesel HOXHABeqir SINAEdmond ZHULALIHalil RAMASakip CAMIIlir SPATAFatmir TERZIUYlli MOLLAAlbert ZHOLIShehat Rasim CAMIEralda SKARRAGrehans UKASaimir SHATKU, etj.

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

nderimPosta eGazetë e pavarur.Nr. 10 (54). 1 - 31 Tetor 2010

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj,Xhemail ALI PECI,Vesel Hoxha, Selman Meziu,Xhelal Roçi, Abdurahim Ashiku, etj,se shkrimet e tyre, për arsye vendinuk janë botuar në këtë numër.Ato do të botohen në numrat e ardhs-hëm të gazetës “Rruga e Arbërit”.

Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri mëdatë 20 të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.JU LUTEMI, QË SHKRIMET QËVIJNË PËRMES EMAILIT, TË KENËPATJETËR ZANOREN “Ë”.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës.

Redaksia ju kërkon falje lexuesvepër daljen me vonesë të këtij numri,për arsye teknike.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

Presidenti i Republikës, Prof. Dr.Bamir Topi, vizitoi të premten e fun-

dit të Tetorit qytetin e Bulqizës, ku de-kori me Urdhrin “Nderi i Kombit” BabaFejze Bulqizën (pas vdekjes) si dhe zh-villoi një takim me drejteus lokalë, mi-natorë dhe qytetarë të Bulqizës. Ai ish-te i shoqëruar gjatë kësaj vizite ngaanëtarë të Kabinetit dhe u prit nga Krye-tari i Bashkisë, Roland Keta, këshilltarëbashkiakë, Prefekti i Qarkut të Dibrës,Xhafer Seitit, deputetët Selami Xhepa,Jemin Gjana dhe Sherefedin Shehu, kry-etarët e bashkive të Peshkopisë, Burrelite Klosit, kryetarët e komunave Zerqan,Fushë-Bulqizë dhe Martanesh, përfaqë-sues të strukturave vendore, klerikë, ish-deputetë të zonës, personalitete të jetëskulturore e intelektuale, etj.

Në fillim të kësaj vizite pune, Krye-tari i Shtetit zhvilloi një takim në Bash-kinë e Bulqizës, me Kreun e kësaj bash-kie, zotin Roland Keta dhe me push-tetarë vendorë, të cilët, pasi i uruanmirëseardhjen Presidentit të Repub-likës, e njohën me sfidat, problemet eprojektet e së ardhmes së këtij qyteti tëthellë verilindor. Kreu i shtetit u kushtoivëmendje të veçantë çështjeve të ren-dit e të zhvillimit ekonomik, arsimor,shëndetësor dhe kulturor të qytetit.Duke vënë në pah faktin që Bulqizavazhdon të ruajë e të trashëgojë karak-teristikat e traditat e vyera shqiptare,Kryetari i Shtetit theksoi se “vjen meshumë dëshirë në këtë zonë për tanderuar atë dhe simbolin e bektash-izmit, Baba Fejze Bulqizën.”

Më tej, Presidenti Topi i shoqëruarnga Kryetari i Bashkisë, Roland Keta dheDrejtori i Minierës së kromit të Bulqizës,Medat Zogu zhvilloi në sallën embledhjeve të Këshillit Bashkiak njëtakim të veçantë me drejtues teknikëdhe përfaqësues të minatorëve, të cilëtinformuan rreth situatës dhe kushtevetë punës në minierë.

Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kreu iShtetit theksoi se “Jam këtu edhe për t’utakuar e bashkëbiseduar me autoritetetdhe për t’ju shprehur mbështetjen timemaksimale. Që nga hera e fundit kurkam ardhur këtu për fatkeqësitë qëndodhën në minierë, shoh se kapërmirësim të situatës dhe se ekzistongatishmëria për progres. Apeli im ështëqë të mos harrohen familjet e kolegëvetuaj që kanë humbur jetën në minierë.Ka solidaritet institucional dhe njerëzor,por duhet bërë më shumë e në vazh-dimësi!”

Presidenti Topi gjatë homazheve në Bustin e Baba Fejze Bulqizës. Foto. Lekë Hoti

Urdhëri “Nderi i Kombit”për Baba Fejzë Bulqizën

Më pas, Kreu i shtetit, i shoqëruarnga anëtarë të Kabinetit, drejtues e për-faqësues të pushtetit vendor dhe nëprani të mjaft qytetarëve të Bulqizës,vendosi një kurorë me lule te busti iBaba Fejze Bulqizës, në shenjë respek-ti e nderimi të veçantë për veprën e tijtë paharruar atdhetare.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr.Bamir Topi dekoroi me Urdhrin “Nderii Kombit”, Baba Fejze Bulqizën (pasvdekjes), me motivacionin: “Veprimtari shquar i rezistencës anti-osmane, njëndër pionierët e Lëvizjes Kombëtare,me kontribute në hapjen e shkollavenë gjuhën shqipe”.

Ceremonia e dekorimit u zhvilluagjatë një takimi që pati Presidenti Topime intelektualë, deputetë e autoritetetë pushtetit vendor, si dhe klerikë e per-sonalitete në sallën e Qendrës së Kul-turës të qytetit.

Në fillim të ceremonisë së posaçmetë organizuar nga Bashkia e Bulqizësdhe Kryegjyshata Botërore e Bektash-injve, në emër të intelektualëve të qy-tetit dhe përfaqësuesve të pushtetitlokal përshëndeti Kryetari i Bashkisë,Roland Keta, i cili vlerësoi lart vizitën eKreu i Shtetit në qytetin e Bulqizës dhevuri në dukje rëndësinë që marrin viz-ita të tilla për qytetarët e saj. Pas tij emori fjalën deputeti i zonës SelamiXhepa dhe në emër të Bashkësisë sëBektashinjve, përshëndeti Baba Ismailinga Teqeja e Bllacës, i cili pasi mori nëdorëzim dekoratën, falenderoi Kreun eShtetit që i dha vendin e merituar simb-olit të bektashinjve, Baba Fejze Bul-qizës, pasi ai ka derdhur djersë e gjakdhe e meriton të jetë “Nder i Kombit”.

Presidenti Topi, në fjalën e mbajturme këtë rast, u shpreh: “Për mua ështënjë moment shumë emocionues, njëmoment shumë i gëzuar që ndodhemkëtu midis jush sot, me një motiv tëveçantë, për të nderuar një figurë qëdo ta konsideroja për vitet që ai ka jetu-ar, në kohën kur ai ka jetuar, në fillimete largëta në fillim të shekullit të XIX-të,një figurë të jashtëzakonshme, i cilikurrsesi nuk mund të ketë përmasalokale. Baba Fejzë Bulqiza na motivoitë gjithëve, na motivoi për të bash-këpunuar me të gjithë autoritetet ven-dore të Qarkut të Dibrës, të cilët, nëunison, në një mendim shprehëndëshirën për ta përkujtuar Baba Fejzën,për t’i dhënë atij ndoshta atë që ai e kamerituar prej kohësh. Dhe jo rastësishtsot ne jemi të gjithë këtu. Nuk do të

doja kurrë që ritualin e nderimit, të de-korimit të kësaj figure shumë të madhe,jo vetëm për Qarkun e Dibrës ta bëjanë Tiranë. Jo, dëshiroja ta bëja këtu,sepse ky është minimumi i nderit që nemund t’i bëjmë kësaj figure patriotike,historike, fetare, që është patjetër njëpikë referimi shumë e rëndësishme përtë gjithë ne. Kjo është arsyeja që jamsot këtu për ta ndarë së bashku me jukëtë gëzim të jashtëzakonshëm”.

Më tej në fjalën e tij, Presidenti thase “sot, në kohët moderne vërtet nemund të flasim, kemi arsye të krenohe-mi për shumë gjëra që kemi arritur.Kemi arsye të krenohemi për mbijetesëne kombit dhe të popullit shqiptar. Kemiarsye të krenohemi, sepse në ditët tonajanë rikthyer shumë gjëra që i kishimlënë gjatë rrugës shpeshherë tragjike tëhistorisë sonë, pra sot ne kemi një ril-indje të vërtetë në të gjitha aspektet tëShqipërisë, por edhe të kombit shqiptarnë përgjithësi. Sot kemi një realitet të ri,Shqipëria sot është një vend jo i harru-ar, është një vend i nderuar. Shqipëriasot është një vend i NATO-s. Shqipëriasot është një vend që ecën në mënyrëtë pandalshme drejt integrimit në Bash-kimin Evropian. Sot ne kemi komodite-tin të flasim, të diskutojmë, të debatojmëpër të tashmen dhe për ta ardhmentonë. Por, përfytyroni të dashur miq,një figurë të tillë që ne sapo e pamë tëilustruar shumë bukur në këtë doku-mentar, që ka lindur në vitin 1803, qëzhvilloi aktivitetin e vet në një periudhëshumë të trazuar të historisë shqiptare,një mendje e cila iluminoi shumë mend-je të tjera, një njeri i motivuar, që edhenë ato vite të shkonte të arsimohej, tëbënte shkollën, të bënte arsimin e lartë,për një patriot, i cili diti të kthehej dhe ukthye pikërisht aty ku lindi. U kthye jopër komoditet, por u kthye për t’i kthy-er borxhin familjes së tij, trevës që elindi dhe gjithë Shqipërisë. Jo pa arsyeai erdhi jo vetëm për të predikuar fenë.Ju e dini që është një thënie e famshmeqë ka mbetur lapidar dhe vjen ngabektashizmi që “pa atdhe nuk ka fe”.Kjo është një thënie që është bërë enjohur dhe është përvetësuar nga tëgjitha fetë. Kjo është arsyeja që fetë sotnë Shqipëri janë në harmoni, janë nëharmoni jo vetëm në kohët moderne,por kanë qenë në harmoni në sajë tëmendjeve të ndritura, të iluminuara,patriote sikurse ka qenë edhe Baba Fe-jze. Kjo është arsyeja që ai nuk u morvetëm me fenë, por u mor edhe me af-

rimin e njerëzve, u mor edhe me ar-simimin. Dhe besoj që është një ngaqendrat që, ndonëse fillimisht arsimi urealizua me germat arabe, ai diti të sh-konte në sintoni me kohën dhe të fusëgermat latine dhe të aspirojë për një tëardhme, e cila në fakt nuk u gëzua ngaai, por gëzohet nga brezat që jo vetëmai la pas, por breza që dinë ta vlerë-sojnë figurën e Baba Fejzes, dinë tavlerësojnë, dinë t’i referohen, dinë tëkrenohen me figurën e Baba Fejzes dhenuk ka nderim më të madh për atë fig-urë që të mbledhë kaq shumë njerëzsot pikërisht në Bulqizë, vërtet në njësallë, por jam i bindur dhe shumë tëtjerë që janë atje, në rrugë, por dheshumë të tjerë që nuk janë këtu, por qëdinë ta vlerësojnë dhe të krenohen mefigurën e Baba Fejzes. Unë shoh sotpjesëmarrjen e të gjithë autoritetevelokale të Qarku të Dibrës. Kam nderintë përshëndes edhe kryetarin e Dibrëssë Madhe, sepse tregon që dashuria,respekti për Baba Fejzen, por edhe përbaballarë të tjerë, për Sheh Mustafën,Sheh Sulën dhe të tjerë, është një respe-kt që vjen jo sepse ata janë thjeshtpredikues të fesë, por sepse ata kanëditur që të ngrenë me besimin e tyre, mepredikimin e tyre në radhë të parë vlerate patriotizmit. Unë e quaj të rëndësishmetë rikthej momente të historisë, por juatë histori e dini ndoshta më mirë seunë, për të gjitha ato vlera që kanë pa-sur patriotë të kësaj treve, për të gjithëato beteja, të cilat padyshim që bënë tëmundur që ne të vijmë në këtë ditë qëjemi sot. Unë dëshiroj në mënyrë tëveçantë t’ju falënderoj, t’ju falënderoj,sepse ju dini të vlerësoni historinë ekësaj treve. E kam parë këtë tek të gjithë,tek qytetari më i thjeshtë, tek pushtetarivendor, tek deputetët e nderuar të kësajzone, të gjithë së bashku shumë solidarpër t’iu referuar historisë, për ta vlerë-suar, për t’ju vlerësuar juve dhe për tëvlerësuar mbi të gjitha të ardhmen ekësaj treve, e cila sigurisht që ka tra-ditën, por ka edhe të ardhmen.

Baba Fejze, sikurse e tha i nderuarBaba Dede Reshat Bardhi, nuk i takonvetëm kësaj treve. Ai, me figurën e tij, eprojektoi atë figurë tek e gjithë Sh-qipëria, unë do të thoja tek i gjithë ko-mbi. Kjo është arsyeja që motivimi imishte, tashmë i realizuar, që Baba FejzeBulqiza të nderohet me titullin e lartë“Nderi i Komit” duke u futur kështu nëlistën e njerëzve më të nderuar të këtijkombi me histori të madhe dhe me njëperspektivë shumë të qartë”, përfundoifjalën e tij me këtë rast, Presidenti i Re-publikës.

Presidenti i Republikës,Prof. Dr. Bamir Topi: BabaFejze, nuk i takon vetëmkësaj treve. Ai projektoiatë figurë tek e gjithëShqipëria, tek i gjithëkombi. Kjo është arsyejaqë motivimi im ishte,tashmë i realizuar, qëBaba Fejze Bulqiza tënderohet me titullin elartë “Nderi i Komit” dukeu futur kështu në listën enjerëzve më të nderuar tëkëtij kombi me histori tëmadhe dhe me një perspe-ktivë shumë të qartë”

Page 3: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 354nr.

intervistëTë gjithë të japim kontributin tonë që vlerat që mbart Dibra të mos harrohen. Që vërtet Dibra të ecë para,

duhet që ato dibranë që kanë mundësi ekonomike, të investojnë në Dibër. Pushteti vendor dhe të zgjedhu-rit, duhet të punojnë dhe lobojnë fuqimisht, që Dibra të jetë në axhendën e Qeverisë për zhvillimin e saj.

Ta duam e të mos harrojmë vendlindjen!

Presidenti Topi duke i dorëzuar z. Bashkim Dedja dekretin e emërimit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Foto. Lekë Hoti

Intervistë me Kryetarine Gjykatës Kushtetuese,z. Bashkim Dedja

DETYRA

Si e pritët emërimin në krye tëgjykatës kushtetuese?

Ishte një surprizë për mua, ashtusiç ishte surprizë edhe zgjedhja sianëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ven-dosa pas një periudhe të gjatë kon-sultimesh me Presidentin, që ngakorriku deri në muajin shtator, kohëedhe kur u dekretova. Është padyshimnjë vlerësim i madh që më bëhet,qoftë nga Presidenti i Republikës,qoftë nga Parlamenti. Në komisio-nin e ligjeve emri im kaloi me una-nimitet nga të gjitha palët. Dhe unëgarantoi që këtë besim që kanë përmua, do ta justifikoi me profesion-alizëm, duke zbatuar Kushtetutëndhe ligjet.

A ndikon sot politika në gjykatattona?

Nuk besoj se ndikon, pasi mënyrae përzgjedhjeve të gjyqtarëve nësistemin gjyqësor bëhet nga një In-stitucion, i cili nuk është në varësitë politikës, siç është Këshilli i Lartëi Drejtësisë. Pastaj vetë gjyqtarët nukmund ta lidhin fatin e tyre me poli-tikën ku dihet se ato janë të depoli-tizuar me ligj ku dhe u ndalohetpjesëmarrja në veprimtari politike.

Në gjykatën që ju drejtoni a dotë ndikojë politika?

E kam përsëritur disa herë dhe poe them prap: Politika nuk do tëndikojë aspak në vendimet që domarrë Gjykata Kushtetuese. Gjyqtarika për detyrë të zbatojë vetëm Kush-tetutën dhe ligjin, pavarësisht se cilëtjanë palët.

FËMIJËRIA, RINIADHE FAMILJA

Çfarë kujtoni nga fëmijëria?Çfarë të thuash për fëmijërinë e

brezit tim. Një fëmijëri që nuk mundta quajmë të bukur në ato vite. Njëfëmijëri jo e qetë, e trazuar. Jam rri-tur në një familje të madhe, pormjaft kompakte. Ishim tetë fëmijë,pesë motra e tre vëllezër. Unë jam ishtati. Dy prindërit e mi ishin punë-tor por me shumë mund dhe sakrifi-ca të mëdha arrita të arsimohesha.Prindërit e mi ishin arsimdashës, porkushtet e vështira ekonomike në atëkohë nuk bënë të mundur arsimim-in e të gjithë fëmijëve. Në përgjithë-si kjo ishte gjendja e familjeve sh-qiptare në ato vite.

Cilat ishin pasionet dhe dëshiratnë këtë moshë?

Në moshën e vogël unë kam qenëshumë i dhënë pas lojërave të ndry-shme, por dhe pas pajisjeve mekan-ike, që ishin të pakta atëherë. Nukmund të them se kisha në atë moshëndonjë pasion të veçantë apo dëshirëqë të zgjidhja profesionin e jetës.

Kush është Bashkim Dedja?Bashkim Dedja u lind më 13 mars 1970 në fshatin

Katund i Ri të Luznisë. Në vitin 1993 mbaronme nota shumë të mira fakultetin juridik. Deri nëvitin 1996 ka punuar si gjyqtar pranë gjykatës sërrethit gjyqësor Tiranë. Në vitet 1996-1998 gjyqtarpranë gjykatës së apelit Tiranë dhe 1998-2010 gjyqtarpranë gjykatës së apelit Durrës.

Më 25 maj të këtij viti u zgjodh anëtar i GjykatësKushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe më 23shtator 2010, Parlamenti miratoi kandidaturën e tijsi Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar edhe punën sipedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë dhe nëShkollën e Magjistraturës, në lëndët “E drejta pe-nale” dhe “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”.

Ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin eKodit të Punës, ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit

të Procedurës Penale e Procedurës Civile si dhe anëtar iKomisionit të Mbrojtjes dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtë-sisë.

Është kualifikuar në Strasburg, për Pronësinë Intelek-tuale në Varshavë për Kodin e Procedurës Penale, nëSirakuza për krimin e organizuar, në Athinë për Mar-rëdhëniet Konstitucionale midis pushteteve, shtetevedhe të drejtave të minoriteteve, në Kajro për të miturit,familjen dhe të drejtat pasurore, në Tartu (Estoni) përshkrimin dhe arsyetimin ligjor, si dhe kurse të organi-zuara nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Shkol-la e Magjistraturës, fondacione të ndryshme shqiptaredhe të huaja në ndihmë të drejtësisë shqiptare.

Është i martuar me znj. Sonila dhe ka një djalë,Andin, 3 vjeç. Është njohës i mirë i gjuhës angleze.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Rruga e Ar-bërit” ai flet për detyrën e re, familjen dhe vendlindjen.

Më tërhiqte leximi i librave të ndry-shëm artistik dhe studimeve his-torike. Librat e Gaqo Bushakës si dheromanet “Mehmet Imcaku”, “Tëmjerët”, “Tre shokë”, “Ushtari i mirëShvejk”, “Don Kishoti i Mançes”, etji kujtoj edhe sot. Por, krahas lex-imit, kam qenë shumë i dhënë edhepas muzikës. Kam marrë pjesë nëfestivalet zonale që zhvilloheshinatëherë. Unë u bija instrumentevetradicionalë të zonës si çiftelia, pipë-za, fyelli e vonë nisa të mësoj dhefizarmonikën. Muzika tek unë vintee trashëguar nga babai, Osman Ded-ja, i cili ka qenë një muzikant i njo-hur në ato vite.

Po rinia juaj si erdhi?Kam kryer gjimnazin në qytetin

e Peshkopisë në vitet 1984-1988.Është një periudhë kohe që nuk har-rohet lehtë nga askush, ku dhe unënuk bëj përjashtim nga vitet e gjim-nazit, të cilat janë vërtet vite shumëtë bukura e kur i kujtojmë kur tako-hemi rrallë me shokët na ngjallinemocione. Ende mbaj kontakte tëvazhdueshme me ato shokë dhe sho-qe që u ulëm në bangot e shkollës

së mesme. Shumica kanë mbaruaruniversitetin, një pjesë e mirë janëemigrant jashtë vendit si shumica eshqiptarëve, dikush është në punëkëtu. Të gjithë kanë krijuar familjete tyre por ne ende mbajmë kontakteme njëri-tjetrin.

Pas mbarimit të gjimnazit, edhepse me nota të mira, mua nuk mëdoli e drejta e studimit. U detyrovaqë të punoj pranë NdërmarrjesGjeologjike Mat në Batër – Mar-tanesh për një vit. Ruaj shumë kuj-time të bukura nga kjo periudhë mesgjeologëve në malet e Martaneshitdhe ende nuk i kam shkëputur lidh-jet me gjeologët e dikurshëm qëpunova atëherë. Ishte vërtet një për-vojë e vecantë për mua. Duart mubënë për herë të parë me kallo... Nëvitin 1989 erdhën dy bursa në Pesh-kopi, ku njëra ishte për qytet dhetjetra për në fshat. Dhe kështu, nëvitin 1989, u gjenda në auditoret eFakultetit të Drejtësisë, të cilin embarova në vitin 1993 me rezultateshumë të mira.

Profesioni ishte zgjedhja eprindërve apo dëshira juaj?

Prindërit e mi asnjëherë nuk mëkanë ndërhyrë në zgjedhjen që bëja.Ato ishin njerëz që e donin sh-kollën, por siç thashë edhe më lart,kushtet e vështira ekonomike në atëkohë ua ndrydhnin dëshirat dhe ën-drrat për të shkolluar të gjithë fëm-ijët.

Zgjedhja nuk ishte as në dorëntime. Ajo erdhi natyrshëm, se edhee drejta e studimit erdhi e tillë, përdrejtësi. Por edhe drejtësia ishte njëranga dëshirat e mia. Me kalimin ekohës më shumë më është forcuardashuria për zgjedhjen që kam bërë,për profesionin që kam.

Si u njohët me bashkëshorten?Në fillim njohja erdhi mes miqsh

të ngushtë, por më vonë lindi ajo qëquhet dashuri dhe ne të dy shumëshpejt u gjendëm në dasmën e bukurtradicionale shqiptare. Sot bash-këshortja ime, Sonila, është ar-simtare, e diplomuar për bio-kimidhe kemi një djalë Andin, 3 vjeç.

A e ndihmoni bashkëshorten nëpunët e shtëpisë?

Megjithëse sot jam shumë i an-

gazhuar, pasi puna është e tillë,them se gjej kohë që të kaloi çastepranë familjes. Dhe kur kam kohë tëlirë edhe gatuaj vetë me plot dëshirë.Më pëlqen të qëndroi pranë kuzhinësduke ndihmuar kështu dhe gruan porduke provuar dhe veten se sa i zotijam të gatuaj. Them tashmë se e kamkaluar këtë provë ndoshta dhe përdisa që e kanë ende të vështirë.

VENDLINDJA

Ju jeni shumë i lidhur mevendlindjen. Kur keni qënë për herëtë fundit në Luzni? Çfarë ju bën për-shtypje kur shkoni atje?

Jam mjaft i lidhur me vendlind-jen time, e cila është një zonë evarfër, por me njerëz mjaft të zg-juar, punëtor dhe bujarë. Nëvendlindje shkoi shpesh se kammallë për atë vend të bukur, ku ulinda dhe kalova vitet më të bukuratë jetës time. Kam qënë në Luzni paranjë jave. Atje ende kam nënën time,vëllain, të cilët shkoi dhe i shikojshpesh. Ajo është përshtatur me atëklimë të bukur që ka Dibra.

Mendoni se shteti ka investuarmjaftueshëm në Dibër?

Është fakt se shteti nuk ka inves-tuar sa duhet në Dibër, megjithësevitet e fundit sikur ka filluar të ndje-het pak dora e shtetit, por jo në atëmasë sa Dibra dhe dibranët sot kanënevojë. Duhet bërë më shumë nëinfrastrukturë, hapjen e vendeve tëpunës me qëllim që dibranët të mose braktisin Dibrën, siç po ndodh rën-dom vitet e fundit.

Ç’mund të na thoni për projek-tin e Rrugës së Arbërit?

Rruga e Arbërit është diskutuarshumë herët në qarqet intelektualedibrane, qoftë edhe për emrin qëmban, qoftë edhe për vlerat dherëndësinë ekonomike që ka. Ështëdiskutuar e para nga këto rrugë qëjanë ndërtuar dhe po ndërtohen dhesiç duket do të përfundojë e fundit.Përfundimi i kësaj rruge do t’i jeptenjë frymëmarrje më të madhe Dibrës,një zhvillim ekonomik të gjithan-shëm. Atëherë dhe vetëm atëherëdibranët nuk do ta braktisnin Dibrën.Jam i bindur se një ditë do të për-fundojë dhe uroj që të jetë sa më eafërt ajo ditë.

Cili është mesazhi i BashkimDedjas për lexuesit dhe dibranët nga-do që ndodhen?

Ta duam Dibrën, të mos e har-rojmë kurrë vendlindjen tonë tëmrekullueshme. Vend me tradita,njerëz të zgjuar, punëtor e shumëbujarë. Vend me resurse që ende nuknjihen sa duhet. Si dibranë, të gjithëtë japim kontributin tonë që këtovlera që mbart Dibra të mos harro-hen. Që vërtet Dibra të ecë para,duhet që ato dibranë që kanë mundë-si ekonomike, të investojnë nëDibër. Pushteti vendor dhe tëzgjedhurit, duhet të punojnë dhelobojnë fuqimisht, që Dibra të jetënë axhendën e Qeverisë për zhvil-limin e saj.

Bisedoi: SHAQIR SKARRA

Page 4: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

4 - Tetor 201054nr.

debat

Për opinione dhe komente mund të na shkruani në adresën: “[email protected]”. Tel. 00355 4 22 33 283.OPINIONET DHE KOMENTET E BOTUARA NUK SHPREHIN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E REDAKSISË

Poetët Agron Tufa dhe Nikola Madzirov nga Maqedonia, në një takimmbi perceptimin ballkanas mbi fqinjin, kush është tjetri. Një ngatemat më të preferuara për intelektualët dhe shkrimtarët e sotëm

Ç’është fqinji!?

Nga: NIKOLLA MADZIROV

Hera e parë që vij në Shqipëri, edhe psejemi fqinj. Kuptohet se urat mes nesh

duhet të ndryshonin përmes kufirit, bie da-kord me Tufën për paragjykimet që kemi.Sepse në Ballkan jemi mësuar që t’itrashëgojmë p.sh unazat e vjetra të familjesose sahatet etj. Pse të mos trashëgojmë nëkëtë rast dhe paragjykimet!? Natyrisht, nukmund të fillojmë nga zeroja, sepse edhe dukemos lëvizur, duke mos qenë endacakë, ne iakemi dalë të ndërrojmë vendet, shtetet kujetojmë. Do t’ju flas për paradoksin, edhepse mendoj se jetojmë në një vend, i ciliështë themeluar nga paradoksi. Jetoj nëMaqedoni që është vendi më i vogël i ish-Jugosllavisë, mirëpo për shkak të emrit siproblem me Greqinë që tani duan të na vënëemrin Maqedonia Veriore; nga jugu tëshndërrohet në veri. Nga ana tjetër jemi pjesëe Ballkanit Perëndimor dhe, natyrisht, eEvropës Lindore. Ka vetëm dy mënyra për tazbërthyer këtë lëmsh: ose ti nuk i përket as-një drejtimi, ose je në mes të gjithçkaje.Diçka tjetër, kur isha në Amerikë, më duhejtë shpjegoja që jam evropian, dhe kur shkojnë Evropë duhet ta shpjegoj këtë. Paradoksitjetër është kur varrosen të afërmit tanë, ne ivarrosim me fytyrë të kthyer nga Lindja, mirë-po fytyrat tona ndërkohë i kemi kthyer ngaPerëndimi! Me gjithë këto paradokse për njënjeri që ka qenë vetëm 18 vjeç kur u ndërru-an sistemet, në atë kohë konsiderohesha ipërgjegjshëm para shtetit, vendit, pasi nukisha më adoleshent. Mirëpo mendoj se rëniae sistemit ishte pikë nistore për gjithë brezintonë se sa për moshën time. (...)

Mendoj se është në thelbin e qenies sonëfakti se nuk shkruajmë! Kemi një traditë orale,i themi gjërat, po nuk i shkruajmë praktik-isht. Është ëndrra e postmodernizmit se si tëeliminohet autori, të vritet. Ne më shpeshmendojmë se si të harrojmë më shumë se tëfalim. Ne presim të vdesim me breza që të

MosnjohjaNga: AGRON TUFA

E para gjë që konstatoj nga të gjithë popujte Ballkanit është paragjykimi; si e vetmja

gjë që e kemi gratis, nuk po flas për jetën etyre private ose sapo të dalësh jashtë pragut tështëpisë. Por flas për një dimension më tëmadh të këtij paragjykimi. Për njerëz që nukkanë takuar kurrë një serb, kroat, maqedonasetj. dhe apriori në imagjinatën e tyre, krijohetnjë historiografi vizatimesh mitologjike pra de-monizojnë pafundësisht trajta tip antropomor-fe, demonologjike të kundërshtarit, fqinjit. Tëgjitha këto përfytyrime i ushqejnë legjendat,gojëdhënat, histori e shtrembëruar, pamundë-sia dhe paaftësia për ta njohur dhe dëshiruar ekomunikuar realisht me letërsinë. Mosnjohjaështë premisa e fortë e vetme e paragjykimit.Tani dihet që popujt e Ballkanit kanë shumëtë përbashkëta. Sepse, nëse flasim për një tiphomos ballcanicus, pra për një tipologji dhekarakter ballkanik, kjo nuk është shprehje nëhava, klishe, për arsye se ekzistojnë shtresa tëpërbashkëta të miteve, supersticionit, eposevedhe kulturës burimore të përbashkët; që kanëformësuar së bashku me fatin e përbashkëthistorik një tipologji të përafërt të karakterit.(...)

Ajo që më vjen habi është se kam pasurgjithmonë kureshtje të di si është poezia pop-ullore e popujve të Ballkanit, si është poeziaepike e popujve të ndryshëm të Ballkanit, siështë letërsia, çfarë trajektore ka ndjekur kjoletërsi, sigurisht dhe aspektet e tjera qofshinkëto të mitologjisë, religjionit apo historisë.Në pjesën më të madhe e kemi pasur të pam-undur dhe para njohjes jemi mësuar meparagjykimin. Një herë u dhashë pas një hobi:doja të dija përse në Shqipëri ka sensiblitetetë gjera popullore dhe krahinore për një këngëtë caktuar. Më bëri përshtypje kënga e Rex-hës. U mundova të kërkoj se çfarë harte ka, sishtrihet kjo? Dhe ishte e pashmangshme kërki-mi në youtube, dhe arrita deri në Bujanoc,Ulqin, Tivar etj dhe shihja se si diçka ndrys-honte mbi subjektin, instrumentet muzikoredhe kishte shtrirje deri në malësitë e ulëta tëShijakut. Pse e thashë këtë? Në një nga këtokërkime ndesha me një variant të kënduar ngaNexhmije Pagarusha bashkë me një këngëtarserb, Jordan Nikoviç. Sigurisht një udhëtim imërzitshëm. Pagarusha dhe Nikoviç, një real-izim i çuditshëm i këngës. Po aty, në faqe tëtjera të youtube, ishin këngë të tjera të këndu-ar nga kjo dyshe. Pashë se këngët nuk ishin nëshqip, po në serbisht. U përpoqa të kaplogjikën, ishte një grup që quhej “Bozhuret eKosovës”. Jam habitur se në gjithë repertorine këngëve ato ishin patriotike, mbase dhe legji-time vetëm nga pikëpamja e Kosovës si etniserbe, duke iu referuar mitit të Fushë-Kosovës,

të vitit ’39. Por unë nuk kërkoja një gjë tëtillë, por të vjetër mundësisht më lirike përtë prekur atë që e quajta plazma e supersti-cionit popullor. Por, fatkeqësisht, nuk arritat’i gjej. Kjo shërben gjithsesi për këtokundërvënie edhe në një kërkim të thjeshtë.Nuk e them se ekzistojnë me tepricë dhe nëkëngët tona patriotike nuk gjendet aroma exhubletave që digjen nga dyfeqet apo tablonga epizmi. Pavarësisht se ka një konstruktmë të përbashkët qoftë si histori, në historitëe bashkëjetesës së gjatë, madje të përbashkëtedhe në sundim, por dhe të një farë lirie rel-ative, asnjëherë nuk kam komunikuar drejt-përsëdrejti që ta njohim njëri-tjetrin, në kon-takt më të drejtpërdrejtë Unë besoj se kjoutopi edhe në ish-Jugosllavinë e Titos, bartdiçka të stërnjohur megjithëse qe një komu-nikim i madh mes popujve, bart në thelbdiçka të sëmurë që vetvetiu provokonte njëfarë kundërvënie, dhe një dëshirë për të mosdëgjuar, për të mos u bërë pjesëtarë, për tarefuzuar atë pikë. Tjetër që më bën të habitemnë situatën e sotme bashkëkohore, letërsitëdhe artet e këtyre popujve të Ballkanit, fqin-jëve, vazhdon të mos njihet prej mureve, osemë saktë muret e ngritur prej diktaturave vazh-dojnë të ekzistojnë në mentalitetet e njerëzvedhe ato dihet nuk i shembin dot, as milo-sheviçët, as enveristët, as politikanët e sotëm.Mjerisht jo. Ne kemi murin e madh shqiptarnë mes, të pashmangshëm. Nuk dimë çfarëpoetësh, çfarë revistash, aktivitetesh kultur-ore ekzistojnë... Ne e njohim fqinjin tonëduke u nisur nga anglishtja, gjermanishtja,frengjishtja dhe habitemi duke lexuar njëpoet maqedonas, serb apo bullgar nga gjuhëtë huaja dhe themi sa mirë është ta përkthe-jmë. Ndërmarrim të realizojmë përkthimine përkthimit, pa iu drejtuar një përkthimiorigjinal, ku një pjesë shumë e mirë shqiptarejeton me gjuhën maqedonase apo serbe. Këtonjohje na prezantojnë me shumë aksidentedhe keqkuptime. Do të ishte me vend që përpërkthimin e poezisë të citoja përkthyesintonë të Homerit, Gjon Shllaku, se kur vjenpuna për të përkthyer gjëra delikate, nësepërkthimi bëhet nga gjuha e dytë, është njëlloj si me la të linjtat në një vend që i kanëla të tjerët para teje. Pikërisht njohja, kampërshtypjen se realizohet përmes këtyreujërave.

Ura mbi varrembërrija paqja, ndërkohë që do ishte më ethjeshtë nëse do të falnim. Derriada thotë sevetëm gjërat, të cilat nuk mund harrohen, nukmund të falen. Ne më shpesh flasim për brak-tisjen se të jetuarit, pothuaj çdo person këtuka emigruar. Edhe shtëpia jonë nuk koncepto-het si fizike, që ndërtohet në një territor fizik,por më shumë si diçka imagjinare që ne emarrim me vete kudo që shkojmë. Ky ështëmomenti që kultura ndihmon për ta ndryshuarkëtë pasiguri të të perceptuarit. Në fjalorin eanglishtes ka një folje që po përdoret shpesh;ballkanizmi, të ballkanizuarit ; e cila do tëthotë praktikisht ta ndash të tërën në shumëpjesë të vogla, ta thyesh, ta copëtosh. Ura evërtetë është ajo që ndërtohet mbi lumenj,ndërkohë që ura kulturore shumë shpesh ndër-tohet mbi varre të hapura dhe luftëra. Tashmëpo flas për ish-Jugosllavinë, pas rreth 20vjetësh pezullimi, pushimi, ne, tashmë kemifilluar ta përkthejmë sërish njëri-tjetrin. Sepseheshtja zgjati më shumë se sa lufta. Sepseheshtja zgjati më shumë se sa ulërimat. Dhejanë këto fondacione që na kanë ndihmuar qëtë përkthejmë e të komunikojmë njëri metjetrin, që t’i dëgjojmë zërat tanë përmes njëmediumi. Është momenti për të bërë të kup-tohet thënia; që një djathë i mirë lokal, tradi-cional do arrinte njohjen botërisht. Nuk karëndësi sa të ndryshme janë gjuhët që neflasim në këtë rajon, me të cilat në krijojmë,sepse identiteti në të vërtetë ka të bëjë mëshumë me të qenit identik. Ndërkohë që nepërpiqemi aq shumë për të qenë ndryshe.Ndoshta këto përkthime mund të ndihmojnëpër të gjetur identitetin tonë të përbashkët. Biedakord me Heidegerin, kur thotë se gjuha ësh-të shtëpia e qenies sonë, dhe njerëzit, të cilëtshkruajnë, janë roje të kësaj shtëpie, të qeniessonë. Kam arritur të njoh poezinë shqiptarepërmes një antologjie në anglisht, sërish nepërdorim gjuhët. Pikërisht për shkak barrierës,për shkak të varreve ende të pambyllura nevena duhen urat. Po do të dëshiroja që urat nënjë moment të zhdukeshin.

AGRON TUFA: Ne kemi murin emadh shqiptar në mes, tëpashmangshëm. Nuk dimë çfarëpoetësh, çfarë revistash,aktivitetesh kulturore ekzistojnë...Ne e njohim fqinjin tonë duke unisur nga anglishtja, gjermanishtja,frengjishtja dhe habitemi dukelexuar një poet maqedonas, serbapo bullgar nga gjuhë të huaja dhethemi sa mirë është ta përkthejmë.

NIKOLLA MADZIROV:... Në Ballkan jemi mësuar që t’itrashëgojmë p.sh unazat e vjetra tëfamiljes ose sahatet etj. Pse të mostrashëgojmë në këtë rast dheparagjykimet!? Natyrisht, nukmund të fillojmë nga zeroja, sepseedhe duke mos lëvizur, duke mosqenë endacakë, ne ia kemi dalë tëndërrojmë vendet, shtetet kujetojmë...

...Kam arritur të njoh poezinëshqiptare përmes një antologjie nëanglisht, sërish ne përdorim gjuhët.Pikërisht për shkak barrierës, përshkak të varreve ende tëpambyllura neve na duhen urat.Po do të dëshiroja që urat në njëmoment të zhdukeshin.

Në foto: Agron Tufa, Nikolla Madzirov (në mes) dhe AzemQazimi duke lexuar së bashku poezitë e tyre për publikun në

librarinë “E përshtatshme” në Tiranë. Foto. B.Karoshi

Page 5: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 554nr.

festivali

S h k r u a j s h q e t ë s i m i n t ë n d : < r r u g a e a r b e r i t @ g m a i l . c o m >

Fundi i tetorit kishte ruajtur përOdën Dibrane dy dite të ngrohta

dhe me të ndritshmet e pothuajse setë gjitha ditët tjera të muajt me shie të ftohta. Dekorit të vjeshtës tash-më të shtruar anë e mbanë luginëssë Drinit, nga brigjet e lumit, ko-drave e maleve, mbi ahet e dushqe,e mbi bliret emblematik në sheti-toren Elez Isufi, iu shtua edhe de-kori shumengjyres i kostumeve temiqve festivaliste te Odes Dibrane,qe vijne anë e mbane hapsirave sh-qiptare, nga Kosova Mali i Zi eMaqedonia, kudo ku flitet, këndohete kërcehet shqip. Shungullimi i lo-drave e trazoi ajrin e pasditës së 29tetorit në shetitoren e qytetit, dukepërhapur ngado lajmin e mirseardhjesnë çdo vatër dibrane. Tashmë pas 16vitesh, Oda Dibrane është një sta-cion ku takohen e përterinë miqësine njohjet vjetra, lidhin e krijojnëmiqësi e njohje të reja të miqëve tëOdës, ardhur anë e mbanë trojeveshqiptare.

Të parët që erdhen ishin artistëtnga Kosova, Tetova e Gostivari.

Drejtori i festivalit Veli Vranicihapi natën e parë të festivalit dukeju uruar mirëseardhjen të gjithe gru-peve e të pranishmëve në sallën embushur plotë. Zoti Vranici renditinë fjalen e tij edhe arritjet e këtijviti kulturor nga Qendra Kulturore ebashkisë Peshkopi. Por, krahas ar-ritjeve të mëdha qe renditi z.Vraniqi,ai kujtoi me respekt edhe dy humb-jet të mëdha, siç i quajti ai, mung-esën e Shaban Xhajkut, valltarit tëtalentuar, shpallur mbret i vallesshqiptare, me kontribute të mëdhanë organizimin e Odës Dibrane,koreograf , etnolog, etj., si dhe hum-bjen e Ymer Seferit, njërit nga kri-juesit dhe drejtuesit të orkestres sëteatrit të estrades së Peshkopisë, vir-tuozit të fizarmonikës, krijuesit dheinterpretuesit të aq shumë këngëvee melodive duke i dhënë vulen etalentit të tij muzikës së kultivuar nëDibër. Kujtimin e Shaban Xhajkutdhe Ymer Sefrit të pranishmit në sallëe nderuan me duartrokitje të gjatatë ngritur në këmbë. Ishte një mo-ment, i cili bëri që të përloteshinshumë nga ata që kishin njohurYmerin e Shabanin. Etnologia, pro-fesore Aferdita Onuzi, i ka të shum-ta kujtimet si për Shabanin dheYmerin dhe nuk rresht se kujtuaribashkëpunimet e shumta që ka pa-tur me ta edhe në kuadrin e për-gatitjes së Odës Dibrane. Ishte mer-akli dhe i pa lodhur për çdo detaj të

16 vjet Oda DibraneNë fund, juria e festivalit nderoi me çmimin e Grupit më tw mirë, me kriteret e festivalit, Ansamb-lin "Bajram Curri" nga Romaja e Hasit, Prizren, Kosovë. Gjithashtu, u nderuan me cmime edheSHKA "Jehona e malësisë së Sharrit", Tetovë - Valle brez pas brezi, grupi i burrave; SHKA "Goca eTivarit", Gostivar - Melodi me kavaj, Rizvan Jonuzi; Ansambli "Visaret e Krrabës" - Grupit përritualin dhe këngëtarit Muharem Bakalli; Ansamblit "Kemajl Azizi" Viti, Kosovë - Grupit për valleme motive të Karadakut.; SHKA "Burimet e Sharrit", Tetovë - Këngë për Gjylestanen; Ansamblitfolklorik të Komunës Dajç dhe Ana e Malit në bashkëpunim me Qendren Kulturore Shkodër -Potpuri këngësh dasme si dhe Gjovalin Dakës çmimi i karrieres; SHKA "Jahi Hasani" Çegran,Gostivar -Valle burrash, luajtur nga Sulejman Selimi dhe grupi; Grupi polifonik "Zëri i bilbilit",Sarandë - Burri im portë më portë - kënduar nga Veli Çaushi dhe Marsela Gurma.

veshjes e paraqitjes skenike të çdoartisti nga cepi i shamisë e deri nëvagun e opingës. Shumë kujtimekanë për Ymerin e e Shabanin edheprof.Agron Xhangolli, Arjan Avazi,Alush Hamidi e shumë bashkëpunë-torë e miq të Odës Dibrane ndër vite.Ato ishin dy simbole të Odës Di-brane, në të gjithë kuptimin e fjalës.

E veçanta e festivalit në natën eparë ishte edhe prezantimi mjesh-tëror i Ina Meres, vajzës së artistitBehar Mera, e cili me hijeshinë dheelokuencën e saj, krijonte artmosferëpër të gjitha grupet dhe interpretues-it, duke zgjedhur e evidentuar parapublikut vlerat me të spikatura të artittë secilit grup e interpretues.

Natën e parë të Odës e hapi gru-pi “Sharri Këndon” nga Tetova, pjes-marrës në Odën Dibrane në të gjithavitet, me një larmi e nivel të lartëinterpretimi, duke mbajtur një peshëtë madhe në këtë festival. E veçantae ketij grupi këtë vit ishte harmoniz-imi i brezave, duke sjellë valltarë ekëngëtarë edhe nga moshat e vogla.Me pas vazhduan grupet Goca eGostivarit, etj.

Në natën e dytë erdhën në

konkurim grupi “Burimet e Sharrit”Tetovë me “Alegori Tetovare”,“Këngë për Gjylestanen” dhe “Lojrapopullore”. Më pas, Ansambli folk-lorik i Komunës Dajç dhe Ana eMalit në bashkëpunim me Qendrëne Kulturës “Pjetër Gaci”, Shkodërsollën valle me motive malësie,potpuri këngësh dasme, imitime fs-hati, këngë humoristike dhe vallefestive.

Ndërsa grupi “Jahi Hasani” ngaGostivari në interpretim melodi in-strumentale, këngë djepi, valle bur-rash, ritin e “Këndimi i bletes”, këngëburimore folklorike dhe këngëpolifonike.

Grupi polifonik “Zëri i bilbilit”,Sarandë solli këngët “Tej e perketejo me ate rreze”, “O moj e vogël-o”,“Vajta në mulli, nuk gjeta sira”,“Burri im portë më portë”, “Ah njëvajzë me kaçurrela”, “Kam një hallmor djalë” si dhe melodi me longere fyell

Ansambli i Këngëve dhe Valleve,”Bajram Curri” nga Romaja e HasitPrizren paraqitet në këtë natë valleme instrumenta të vjetër frymorë,ritin e kanagjeqit, lojën e kapuçëve

dhe këngën e kapuçeve, ardhja e lo-drave, kërcimi i vjehrrës me një djalëqë ka babë e nanë, shkuarja e krush-qeve për marrjen e nuses, kërcimi igrave të dasmës, ardhja e krushqeveme nuse, ceremoniali inuses,përcjellje me këngët e nuses,kërcimi i burrave e grave me motivehasjane, etj.

Në fund, juria e festivalit nderoime çmimin e Grupit më të mirë, mekriteret e festivalit, Ansamblin "Ba-jram Curri" nga Romaja e Hasit,

Prizren, Kosovë.Gjithashtu, u nderuan me cmime

edhe SHKA "Jehona e malësisë sëSharrit", Tetovë - Valle brez pas brezi,grupi i burrave; SHKA "Goca e Ti-varit", Gostivar - Melodi me kavaj,Rizvan Jonuzi; Ansambli "Visaret eKrrabës" - Grupit për ritualin dhekëngëtarit Muharem Bakalli; Ansam-blit "Kemajl Azizi" Viti, Kosovë -Grupit për valle me motive tëKaradakut.; SHKA "Burimet e Shar-rit", Tetovë - Këngë për Gjylestanen;Ansamblit folklorik të KomunësDajç dhe Ana e Malit në bash-këpunim me Qendren Kulturore Sh-kodër - Potpuri këngësh dasme si dheGjovalin Dakës çmimi i karrieres;SHKA "Jahi Hasani" Çegran, Gosti-var -Valle burrash, luajtur nga Sulej-man Selimi dhe grupi; Grupi polifon-ik "Zëri i bilbilit", Sarandë - Burriim portë më portë - kënduar nga VeliÇaushi dhe Marsela Gurma.

Siç është bërë traditë, në ditën edytë të festivalit pati manifestime nësheshin kryesor të qytetit, ku grupetpjesëmarrëse prezantuan veshjet etyre tradicionale, nën muzikën eveglave muzikore tradicionale.Gjithashtu, në ditën e dytë, u hapedhe Muzeu Historik i Rrethit, i ciliiu nënshtrua një rikonstruksioni gjatëkëtij viti.

Festivali Oda Dibrane u organi-zua nga Qendra Kulturore Peshkopi,me mbështetjen e Ministrisë së Kul-turës, Rinisë dhe Sporteve. BashkisëPeshkopi si dhe u mbështet finan-ciarisht edhe nga disa biznese si“Risku” shpk, “Murati B.A.” shpk,“Panelli Import-Export” shpk, Bar“Piazza”, Hotelet “Veri”, “Korabi”,“Brazili” si dhe “M&B - Botime dheStudio Grafike”, e cila përgatitiposterat, ftesat dhe diplomat e edi-cionit të 16- të Odës Dibrane.

GREHANS UKA

Page 6: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

6 - Tetor 201054nr.

veprimtari

www.rrugaearberit .como n l i n e Tel. (04) 22 33 283. E-mail : rrugaearber it@gmail .com.

Në ambientet e UET (UniversitetitEuropian të Tiranës) u çel ek-

spozita me karikatura të person-azheve të jetës politike të ideuara dherealizuara nga Mjeshtri i Madh i Ar-tit dhe i Skenës, Prof. Bujar Kapexh-iu. Në këtë veprimtari krahas art-dashësve të shumtë, kritikëve të ar-tit, politikanëve etj., merrte pjesë njëpërfaqësi e Shoqatës Bashkësia Di-brane me kryetarin, Z. Faruk Boro-va, N/Kryetari Z. Avni Ndreu, si dheanëtarët e kryesisë, Prof. Dr. ArianKadiu dhe Saimir Shatku. Pas fjalëshyrëse që mbajti Z. Bujar Kapexhiu,ku falënderoi vizitorët për pjesëmar-rjen e tyre në këtë ekspozitë dhe isiguroi ata me fjalët plot humor se:“Tërë jetën politika më ka ndjekurpas, dhe unë sot e tutje nuk do t’indahem këmba-këmbës!”, pas këty-re fjalëve gazmore salla u shpërtheunë gaz. Në fund të fjalës së tij Z.Kapexhiu falënderoi edhe një hereorganizatorët e ekspozitës, si dhe iuroi pjesëmarrësit se “mirëpres men-dimin tuaj duke buzëqeshur”. Ek-spozita e Prof. Bujar Kapexhiut ish-te e ndarë në dy pjesë: Në rreshtin e

Çelet ekspozita me karikaturatë personazheve politikeMjeshtri i madh i artit dhe i skenës shqiptare, Prof. Bujar Kapexhiu

parë të saj ishin renditur karikaturatme personazhe në bardhë e zi, të cilatkanë shërbyer si ilustrim librash, qëi përkasin periudhës para viteve 90’.Ndërsa në rreshtin e dytë të saj/pje-sa e dytë ishin renditur kryesishtkarikaturat pas viteve 90’, pra pasvendosjes së demokracisë në Sh-qipëri. Çdo karikaturë është një ve-

për arti, theksoi Z. Kapexhiu, e përnjë politikan do të thotë ta vlerësoshatë, duke i kushtuar një vepër arti.Në fund të ekspozitës pas marrjes sëautografeve nga ana e piktorit, Z.Bujar Kapexhiu, anëtarët e SHBD-sëpozuan së bashku me karikaturistindibran.

Korresp. “Rruga e Arbërit”

Këndi i shoqataveMBI FRYMËN E BASHKËPUNIMIT…

Takim ndërmjet kryetarit të Shoqatës Bashkësia DibraneDr. Faruk Borova me kryetarin e Shoqatës Lidhja e Intelektualëve

Dibranë Prof. Nuri Abdiu.

Më dt. 28 shtator 2010, në kuadrin e bashkëpunimin mes shoqatavedibrane, u organizua një takim mes z. Faruk Borova dhe Profesor

Nuri Abdiu, përkatësisht kryetarë të shoqatave Bashkësia Dibrane dheLidhja e Intelektualëve Dibranë. Në këtë takim tepër të dëshiruar nga tëdyja palët u konsiderua si tepër i rëndësishëm për perspektivën dibrane(kulturore, ekonomike, sidhe të traditave dibrane)bashkëpunimi më inten-siv në aktivitete të për-bashkëta, që nderojnë jovetëm Dibrën e Madhe,por dhe figurat dhe in-telektualët dibranë, qëkanë kontribuar përforcimin dhe konsolidi-min e shtetit dhe të kul-turës shqiptare.

Ndër të tjera Prof. inderuar Nuri Abdiu evuri theksin e tij tek një pjesëmarrje më e gjerë e komunitetit dibran, nëveprimtaritë kulturore dhe argëtuese të dy shoqatave dibrane në vendintonë. Ai theksoi se: “Është tepër e rëndësishme për të qenë të bashkuar,dhe për të çuar mesazhin dhe frymën e bashkëpunimit jo vetëm mesdibranëve por dhe ndërmjet komuniteteve dibrane që jetojnë në Dibrëne Madhe, por dhe ato dibranë që kanë vite dhe janë vendosur në Sh-qipëri.” theksoi kryetari i LID-në Prof. Nuri Abdiu.

Ndër të tjera Dr. Faruk Borova, i komentoi Z. Nuri Abdiu, ndryshimete reja që janë bërë në strukturat drejtuese të shoqatës “Bashkësia Di-brane”. Ne jemi munduar që të realizojmë një gërshetim dhe ndërthurjebrezash, duke vendosur anëtarë të rinj në shoqatën “Bashkësia Dibrane”.Kjo me synimin se të dyja brezat kanë se ç’marrin dhe japin me njëri-tjetrin për qëllimet e shoqatës, theksoi Z. Borova.

Në emër të kryesisë së SHBD-ne, Dr. Faruk Borova i dorëzoi Prof.Nuri Abdiut, njëherësh dhe kryetar i LID-ne ftesën e bashkëpunimit dhetë frymës së aktiviteteve të përbashkëta, ku të dyja shoqatat duhet tëkontribuojnë.

Kryetari, Prof. Abdiu e mirëpriti këtë ftesë duke evidentuar dhe komu-nikimin e saj dhe tek anëtarët e kryesisë së LID-në. “E mirëpresim ftesëntuaj si një dëshirë të madhe për të kontribuar për Dibrën, qytetarët e sajdhe të gjithë ato intelektualë që u përpoqën për të, dhe kurrë nuk eharuan vendlindjen dhe origjinën e tyre”, theksoi Z. Nuri Abdiu.

ZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS SË KRYESISË SËSHOQATËS BASHKËSIA DIBRANE

Ditën e Hënë, më dt. 25 Tetor 2010, u mblodh Kryesia e ShoqatësBashkësia Dibrane.

Të pranishëm në këtë mbledhje të radhës ishin anëtarët e Kryesisë sëShoqatës Bashkësia Dibrane, si dhe një grup ideatorësh për organizimine një aktivitetit përkujtimor për figurën e patriotit dhe dijetarit dibran,Said Najdeni. Ky aktivitet do të zhvillohet me rastin e 28 Nëntorit, nëqytetin e Dibrës së Madhe, ku dhe shoqatës Bashkësia Dibrane i erdhinjë ftesë për pjesëmarrje nga ana e organizatorëve të këtij aktiviteti.

Kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, Dr. Faruk Borova drejtoi dis-kutimin e Kryesisë së SHBD, duke shprehur edhe konsideratat më të lartapër rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili pritet të zhvillohet në Dibër tëMadhe. “Do të jemi pranë jush, dhe do t’ju mbështesim ngushtësisht nëkëtë veprimtari kushtuar dijetarit dhe patriotit dibran, Said Najdeni...”,theksoi në diskutimin e tij, kryetari i SHBD-së, Z. Borova. Më pas disku-tuan edhe anëtarët e tjerë të SHBD, ku u fol rreth Statutit të shoqatës.Kjo mbledhje pati si tematikë kryesore të saj miratimin e kalendarit tëaktiviteteve të SHBD për periudhën kohore Nëndor 2010-Korrik 2011.

Ndër të tjera diskutuan në mbledhje edhe anëtarët e kryesisë si: Prof.Dr. Arian Kadiu, ku foli mbi veprimtaritë e botimeve në kuadrin e sho-qatës, Z. Luan Pustina, mbi programin ekonomiko-social të promovimittë vlerave të qarkut të Dibrës, si dhe Z. Islam Sharofi, mbi vlerat promo-vuese të figurave dhe personaliteteve dibrane.

Mexhit Capa, pronar i Banjave tëDibrës së madhe - Capa, në

takimin me gazetarët më 15 tetor2010, me rastin e gjashtë vjetorit tëprivatizimit të këtyre banjave, thek-soi se,” për gjashtë vitet kaluara nëmodernizimin e këtyre banjave kemiinvestuar 3,5 milonë euro. Këto in-vestime janë bërë në rinovimin dhezgjerimin e objekteve hotelierike, tëpishinave në Banjën e Banishtit dheBanjën e Kosovrastit, si edhe nëndërtimin e një pishine të re nëBanjën e Banishtit dhe ndërtimin epoligonit sportiv prej 1240 metra ka-trorë në Banjën e Kosovrastit. Punajonë e deritashme është kurorëzuar meshtimin e klientëve që vijnë nga Sh-qipëria, Kosova, Maqedonia, si edhenga vendet evropiane duke përfshirëedhe vendet Skandinave dhe nga Aus-tralia. Aktualisht të gjitha kapacitetetjanë të prenetuara gjer më 10 nën-tor. Uji termomineral nga më cilë-sorët në Evropë e më gjerë dhe tejetefektiv në shërimin e një game të gjerësëmundjesh, balta mjekuese, person-eli i kualifikuar mjekësor, pajisjet enevojshme bashkëkohore, trajtimi dhemikpritja e ngrohtë, kanë bërë qëndërsa në vitin 2004 kishim gjith-sej 38 mijë buajtje, këtij viti kemi 78mijë buajtje. Banjat e Dibrës janë

Gjashtë vite privatizimi të Banjavetë Dibrës së Madhe - Capa

ndër banjat më të mira në Maqedonidhe rajon. Vëmendje të posaçme poi kushtojmë edhe shkollimit tëkuadrove”.

I pyetur për realizimin e Projektittë Qeverisë së Maqedonisë me të ci-lin pensionistëve me pensione min-imale, për herë të parë u mundësuaqëndrim 7 ditor falas në Banjat e Di-brës së Madhe , pronari Mexhit Capa,shtoi se, “ ky projekt ishte shumë isuksesshëm, i mirëseardhur dhe sepensionistët mbetën tejet të kënaqur,gjë që e vërtetojnë me shkrimet etyre në librin e përshtypjeve. Qeveriae Maqedonisë me këto para të akord-uara mbi bazën e këtij projekti nandihmoi që të investojmë edhe mëshumë në zgjerimin dhe përmirë-simin e kushteve banjore e hote-lierike. Përkundër kësaj ndihme tëQeverisë së Maqedonisë për përmirë-simin e kapaciteteve tona, por për fattë keq disa mediume po mundohenta me dezinformata ta keqinterpre-tojnë këtë ndihmë të Qeverisë”.

I pyetur për planet e Banjave tëDibrës së madhe në të ardhmen, pr-onari Capa, tha se, “Banjat e Dibrëssë Madhe janë objekti më i suk-sesshëm ekonomik në Dibër të Mad-he dhe Maqedoni. Këto banja veçnumrit të madh të të punësuarve që

gjithnjë është në rritje, ndihmojnëedhe subjektet tjera ekonomike,nëpërmjet blerjes së artikujve ush-qimorë e të ndryshëm për nevojat ebanjave. Numri i madh i klientëvenë banjat , duke blerë artikuj të ndry-shëm gjithashtu e gjallëron shitjennëpër dyqanet e Dibrës së Madhe .Këtu duhet përmndur edhe an-gazhimin e taksistëve dibranë duke ishëtitur klientët në vizita në Ohërdhe në objektet e ndryshme kultur-ore e historike përreth Dibrës”.

Duke folur për planet në të ardh-men Capa, tha se , “ Në vitet eardhshme kemi në plan të ndërtojnënjë hotel në Banjën e Banishtit dhenjë në Banjën e Kosovrastit sipaskushteve më bashkëkohore, tha nëfund Pronari Mexhit Capa.

Rexhep TORTE

Page 7: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 754nr.

reportazheDy reportazhe te “Top-Channel” që sjellin në vëmendje dy nga zonat me shumë resurse turistikee ekonomikë shqiptare, por që janë lënë krejtësisht pas dore nga qeveritë e Tiranës dhe Shkupit

E mbetur përtej kufijve, kjo krahinëështë përfolur aq shpesh saqë

shumëkush beson se tek madhështia eemrit të saj, në mungesë të një Dibre tëvogël, qëndrojnë të gjitha, përfshikujtesën e një të kaluare historike.

“Dibra me krenari përmendet përnjë fakt shumë historik, këtu Skënder-beu ka mundur të mbajë Kuvendin eparë mes shqiptarëve në 1443. Qelizae parë e çështjes kombëtare, e historisësë Skëndërbeut, të gjithë historisë sëshqiptarëve fillon me kuvendin qëSkënderbeu mban në Dibër”, theksonRruzhdi Lala.

E nisëm këtë udhëtim në Dibrën eMadhe me faktin që na bëri më shumëpërshtypje dhe me pamjet që ofronKodra e Bejlerëve, që njihet në kohërate hershme si e banuar nga fisnikët ven-das. Në ditët e sotme Dibra është endarë në dy pjesë, në Dibrën e Vjetërdhe atë të Re. E përmendur që në vitet168 para Krishtit, Dibranët i referohenrilindjes për atë që sot konsiderohetDibra e vërtetë.

“Ashtu siç e ka cilësuar një ndër ril-indasit tanë, Jusif Bageri, Dibra është

Një perlë e tipit alpin, me pyje tëdendur e të errët halorë, me 10

fshatrat e saj të vendosura në pllaja elugina, aty ku syri nuk është inevojshëm të zgjedhë, sepse natyra tëofron “më të bukurën”, dikur një motivkartolinash tashmë e harruar në vet-minë e saj, nga Lura këtë herë, me ka-merën e Pasdites tonë, do të kryejmënjë udhëtim për rizbulimin e saj.

Rajoni i Lurës, ndodhet 1080 metrambi nivelin e detit, një zonë kundërthuren në mënyrë dramatike ma-let e larta dhe livadhet e gjera. Me njëpopullsi prej 2100 banorësh, vendi i“kullave me çati të kuqe” me rrethinat etij, është parajsa e pikniqeve dhe ini-ciativave ekskursioniste.

“Këtu jemi në Fushë-Lurë, pas mejeështë Kreshpa e qytetit, ndërsa në krahtë djathtë ndodhen Livadhet e Gjarit”,tregon Llesh Doçi.

Në këtë zonë të bekuar me peiza-zhe mahnitëse, ku të trondit bluja ethellë e liqeneve dhe gjelbërimi i përher-shëm i pyjeve, aroma e rrëshirës sëpishave dhe shkëlqimi i fortë i borësalpine, jetohet në mënyrë idilike. Ban-orët, edhe pse të varfër, duken të qetë.Ata janë blegtorë dhe pemëtarë të njo-hur. Në këtë zonë të paprekur ende ngamarrëzia e zhvillimit, prodhohetqumësht nga tufat e shumta të bagëtisë,fruta të ëmbla dhe mjaltë lulesh të egra.

“Ka patur lëvizje demografike, mëshumë drejt Tiranës, sesa drejt vendevetë tjera si Anglia apo Italia”, shprehetDoçi.

Edhe ata që kanë mbetur në Lurëose janë kthyer përsëri, mundohen tëshfrytëzojnë resurset e vendit të fam-shëm, ujërat e tij të pastra dhe ajrin eshëndetshëm.

Në këtë rezervat të vogël rritet troftë,përveçse një investimi privat, aktivitetinë fjalë, bën të mundur që kjo zonë,edhe pse larg “detit”, të shijojë produk-tet e tij, në një formë tjetër.

Lura e 14 liqeneve

Të gjithë kanë dëgjuarpër Lurën, por të paktëjanë ata që kanë shi-juar mrekullitë e saj.

Mes pyllit të gjelbëruar gjejmëndërtesën e ish-turizmit të vjetër. Faik eSabrie Buci ushtrojnë në këtë “objekt”40 vjeçar turizmin familjar. Kushdo qëdëshiron të shijojë Lurën, me panora-mat e saj, udhëtimin atraktiv dhe ush-qimin e pasur, mund të gjejë strehë nëbujtina të vogla familjare të ngjashmeme këtë.

“Ushqimet më të preferuara janë fli-ja, mishi i qengjit në hell”, mirëmbajtë-si Faik Buci.

Kjo është shtëpia e Mexhit Skanaj, evogël dhe e ngrohtë për të përballuarnjë tjetër dimër që është në prag. Nëçdo cep ndihet dora e zonjës së sh-

tëpisë, Sulbies, punët e saj të dorës ekanë kthyer këtë banesë, në një “kthinëtë vogël” të pasionit të trashëguarfemëror të luranëve.

“Bëj çentro, rrugica me grep, triko,çorape, të gjitha për vajzat që i kam tëmartuara, për dhuratë, jo për shitje”,thotë Subie Skanaj.

Jeta e banorit të Lurës është tërë-sisht e lidhur me pyllin, tokën dhe sh-tëpinë, nje simbiozë e natyrshme qëndeshet në zona të veçanta të rajonit. Kjo është arsyeja që në Lurë gjejmëedhe kafshë të rralla, disa prej të cilavenë rrezik zhdukjeje. Ky për shembullështë një shqarth, kafshë që bën pjesë

në familjen e ketrit.“Rritet në zonat më të largëta të Ahut

dhe Bredhit, origjinale ka lëkurën,dhëmbët dhe thonjtë”, shprehet Mex-hit Skanaj.

Po shkojmë në kullën e Bibe Doçit.Plaku energjik prej natyre të tregon sederi në vitet ‘60-të, brenda mureve tësaj kanë jetuar 30 frymë. Më pasanëtarët e familjes së madhe u shpërn-danë, por Biba dhe gruaja e tij Dila, tëfejuar që në djep, u lidhën pas saj. Përvlerat e saj arkitekturore, shtëpia shumë-vjeçare ka marre një çmim të veçantë,ndërsa objekti edhe sot ruan pamjen editës kur u ndërtua.

“Ndërtesa është shumë vjeçare, pota shikosh nga jashtë guri që është për-dorur në qoshet e saj, nuk ndeshet nëndërtimet e tjera”, tregon Bibe Doçi.

Për Lurën mungon një guidë turis-tike e prezantimit të saj të vërtetë, por18 kilometra larg saj, mes pyllit me ahe,pishë e dushkë, gjejmë “liqenet e fam-shme”. Një kompleks i ndërlikuarkarstik, ku 7 prej tyre, më të famshmitjanë përmendur gjithmonë në Shqipëripër bukuritë e tyre. Në të vërtetë, liq-enet e Lurës janë 14, por 7 liqenet etjerë, ata të panjohurit, kanë mbetur tëtillë ende edhe sot për shkak të mung-esës së një rruge të thjeshtë e të vogëlqë do t’u jepte atyre jetë.

Fenomenin e “Liqenit të luleve” endeshim edhe në këtë vend. Prej vitit’82 vetëvetiu kjo sipërfaqe është mbu-luar nga zambakët e ujit, me gjethen nëformë zemre dhe lulen e bardhë që endeshim vetëm në periudhën e majit.Vendasit i referohen gojdhënës për tëshpjeguar dukurinë.

“Një grup vashëzash për të mos rënënë dorë të Krajlit, u hodhën në liqene,prej atëherë në këto sipërfaqe ushfaqen”, shprehet Doçi.

Të takosh vizitorë mes këtyre ma-leve, në një ditë vjeshte si kjo, konsdi-derohet gjë e rrallë. Këta janë turistë tëardhur nga Polonia, disa prej tyre thonëse e kanë shkelur Shqipërinë shumëherë, vetëm dy prej tyre e kanë për herëtë parë udhëtimin nëpër malet sh-qiptare. Mbresat kanë qenë aq të fortasaqë kanë vendosur të kthehen përsëri.

“Ne kemi takuar njerëz të mirë, jemitë lumtur se shqiptarët janë shumë tëdashur. Në male kemi gjetur shumëkërpudha, janë të mëdha dhe të shum-ta. Jemi për herë të parë dhe do të vijmëpërsëri, sepse është vendi më i bukurqë kemi parë në Europë, krahasuar meBullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë,malet janë të mrekullueshme, ushqimiështë i mirë dhe njerëzit shumë të mirëkrahasuar me Serbinë diferenca ështëe madhe”, thotë një turist.

Ky inkursion i shpejtë vjeshtor nëLurën e famshme, por të lënë pas dore,ishte vetëm një sinjal kujtese. Për këtëzonë magjepsëse që fshihet në zemërtë maleve të larta dhe pyjeve të den-dura të veriut shqiptar.

NË DIBËR TË MADHE

Dibra është kërthiza e ShqipërisëNë mendjen tonë,shqiptarëve të Shqipërisë,krijohet menjëherë njëasosacion i çuditshëmsa herë dëgjojmë tëpërmendet Dibra e Madhe

kërthiza e Shqipërisë sepse shumica epopullsisë shqiptare, pavarësisht ngaështë, është dashur të kalojë në qytetine Dibrës”, vazhdon Lala.

Dibra e vjetër përmban objektet mëtë rëndësishme historike dhe kulturore. Hamami, nje monument me vlera his-toriko-monumentale falë strukturës ar-kitektonike, quhet “bukuroshe e qy-tetit”. Vendi i “shtatë minareve” ku mëe vjetra është ajo e “xhamisëmbretërore” banohet vetëm nga 104

ortodoksë. E goditur prej shumë viteshnga emigracioni, këtë vit qyteti i vjetërka pritur studentët me hapjen e Univer-sitetit të tij. “Startuam me fakultetin perterapi-fizikale, i cili është i vetmi i këtijlloji në trojet shqiptare. Studentët nëDibër mund të bëjnë pjesën praktikeme pajisje moderne që janë të niveliteuropian”, shprehet Argëtim Fida.

Qyteti ka qenë udhëkryqi kryesornëpër të cilin kalonte edhe Via Egnatia.Në mesjetë njihet si qendër e rëndësishme

qytetare. Por nga mesi i shekullit të 19-tëme 250 dyqane dhe me më shumë se 8mijë banorë, Dibra konsiderohej si njëqendër e rëndësishme. Zhvillmet politikenë Ballkan bënë që ky vend të humbisterëndësinë e vet, ndërkohë që sot venda-sit, përmes fjalës të bëjnë të ditur traditënzakonore të Dibrës.

“Çdo shtëpi dibrane, çdo familje,çdo fis ose çdo mëhallë dibrane duhettë kishte specifikat e veta, të veçohejpër një virtyt në mënyrë që të jetontenë Dibër, përndryshe nuk do trajtohejsi dibrane”, tregon Lala.

Këtë “fanatizëm pozitiv” e ndeshimnë qendër të qytetit, tek ndërtesa 154vjecare e fisit të Erebarajve, një pjesë etrungut të familjes së regjisorit të njohurshqiptar, Gëzim Erebara. Në vitin 1976 Ibrahim Erebara, pronari i ndërtesës fil-loi ta rikontruktonte atë. Kjo banesë,përvecse e përfshirë në guidën turistike,“tavani” dhe “dritarja” e saj, prej shtetitmaqedon, përdoret si emblemë në kartë-monedhën 100 denarëshe...duketreguar vlerat e saj universale:

“Babai si merakli e rregulloi ngabrenda shtëpinë, por tavani nuk është“prekur”, vetëm është mirëmbajtur. Tëgjitha i ka bërë se kishte dëshirë, nukka pasur subvencione nga shteti”, thotëMexhait Erebara, djali i regjisorit Gë-zim Erebara.

Në këtë vend mes malesh, 900 me-tra mbi nivelin e detit gjenden Lixhajt e

Banishtes, një pasuri natyrore e vetmenë këtë rajon. Vendasit thonë se kjopikë kurimi ka filluar të ndërtohej nëvitin 1947 dhe ka përfunduar në vitin1951. Deri në fillim të viteve ‘80 ketoambiente janë përdorur vetëm ngaudhëheqësit e ish-Jugosllavisë.

Por qytetaria dibrane i falet kulturëssë hershme. Duke rastisur në ditët eFestivalit të Teatrove në Dibër, mësojmëse shfaqja e parë në skenë është vënënë vitin 1941 dhe në këtë “ngjizje” tëhershme teatrore merr kuptim ky inter-esim, ndërsa në një prej netëve të Edi-cionit të 9-të, pritet të ngjitet në skenëteatri “Dodona” i Prishtinës me pjesën“Natën e Mirë nënë” Regjisorja eshfaqjes Drita Begolli vjen per here tepare ne Diber, edhe pse rrenjet e bash-keshortit te saj i ka nga ky vend. Impre-sionet e saj per kete qytet jane “artis-tike” dhe “njerezore”:

“Më pëlqeu qyteti, publiku, njerëz-it. Fëmijët e mi kanë origjinë dibrane,janë stërnipat e Jusuf Pashë Dibrës dhekjo është një arsye më tepër të vij nëkëtë qytet. Qyteti i Dibrës më ka pëlqy-er jashtëzakonisht shumë.”

Të ngulitur në shekuj, dibranët equajnë qytetin e tyre “provincë” qëvazhdon të “jetojë agoninë”, ndërsa nenga Dibra duam të marrim me vete“fjalën e mirë”, mikpritjen dhe “qyteta-rinë” e vendasve që jetojnë mes 9malesh.

Page 8: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

8 - Tetor 201054nr.

cyan magenta yellow black

Dibër e Madhe - PërfundoiFestivali i nëntë “Teatri Shqiptarnë Maqedoni - Dibra 2010” kulturë

Më 18 tetor 2010 filloi Festivalii nëntë “Teatri Shqiptar në

Maqedoni-Dibra 2010”, ku marrinpjesë shtatë trupa teatrore shqiptarenga Shqipëria, Kosova dhe Maqe-donia. Abdilaqim Ademi, z/v kryem-inistër i Maqedonisë, duke e dek-laruar të hapur këtë festival, theksoise, “Kam nderim që marr pjesë nëhapjen e këtij festivali teatror, ngjar-je kjo e rëndësishme për ngritjen ejetës kulturore jo vetëm në vendintonë, por në përgjithësi edhe në ra-jon. Dihet mirë nga e kaluara his-torike se pikërisht ky rajon ishte vatëre kulturës së lindjes së shfaqjeveteatrore, që argumentohet edhe meamfiteatrot e shumtë që ekzistojnëderi në ditët e sotme. Teatri paraqetnjë ndër shtyllat kryesore të ngritjeskulturore të shoqërisë. Edhe ky Festi-val ka për synim gjallërimin e jetëskulturore , jo vetëm në Dibër të Mad-he , por edhe për qytetet përreth.Qeveria e Maqedonisë , përkatësishtMinistria e Kulturës duke e diturrëndësinë universale të këtij festivali,e pa të udhës ta përkrah këtë festivalme vlera artistike, kulturore e ko-mbëtare. Edhe në të ardhmen do të

Edicioni i nëntë i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra

2010” që zgjati nga 18- 21 tetor nëDibër të Madhe, ku morrën pjesëtrupa teatrore nga Maqedonia, Sh-qipëria dhe Kosova, qe festë kultur-ore për tërë artdashësit dibranë dhemysafirët pjesëmarrës. Secili art-dashës do ta kishte dëshiruar të jetënë sallën e madhe të Qendrës përKulturë në Dibër të Madhe në këtëeveniment kulturor, ku u shfaqën 7shfaqje.

Ky festival përfundoi me Teatrine Akademisë së Arteve-Tiranë, meshfaqjen “Vejanët” të Aqif Muçol-lit, me regjisor Milto Kutali, dheaktorët Valdrin Hasani e Daniel Xhu-li, të cilët dhanë.mesazhin se duhetta duam botën e femrës, bukurinë,etikën dhe estetikën e saj të mrekul-lueshme, sepse femra është gjithç-ka. Shfaqje përshëndetëse e këtij fes-tivali ishte “Hashameti” , adaptim i“Hamletit” nga Ahmet Jakupi meregjisor, Elmir Sejfullai me aktorBurhan Amiti - ArNel Produksion

Më të mirë u shpallën kosovarët

Shfaqja më e mirë që fitoiçmimin “Sulejman Pitarka”, u shpall “ Sonte nuk jamvetëm”- Teatri i Babës –Prishtinë me regji të EnverPetrovci, regjisori më imirë u shpall Drita Begol-li, për shfaqjen “Natën emirë nënë”, Teatri “Dodo-na” - Prishtinë, aktorë mëtë mirë që fituan çmimin“Qemal Ajdini” u shpallënNiada Saliasi, dhe IlirTafa, për rolet në shfaqjen“Sonte nuk jam vetëm,Teatri i Babës – Prishtinë

Tetovë. Juria e përbërë nga AhmetJakupi- Shkup, kryetar dhe anëtarëtDonald Hasani- Tiranë dhe ErmalLokaj - Prishtinë.

Kryetari i jurisë gjatë shpalljes sëfituesve, vlerësoi lartë vlerat e këtijfestivali, duke shtuar se ndërsa qyte-tet e tjera shqiptare përjetojnë krizëpubliku, Dibra gjihmonë e ka sallënpërplot me shikues.

Juria me vendim unanim shfaqjenovatore të festivalit e shpallishfaqjen “Vdekja dhe Vasha” të Te-atrit Kombtar të Prishtinës, meregjisor Fatos Berisha, aktori më emirë protagoniste u shpallm RoziKostani, për rolin në shfaqjen , më evërtetë se e vërteta”, Teatri i Metro-pilit - Tiranë, Aktori më i mirë jo-protagonist u shpall Valdrin Hasanipër rolin e Brutit në shfaqjen “Ve-janët”, Akademia e Arteve - Tiranë,aktorëë të mirë u shpallën NiasaSaliasi dhe Ilir Tafa, për rolet nëshfaqjen “Sonte nuk jam vetëm” -Teatri i Babës - Prishtinë, regjisorimë i mirë u shpall Drita Begolli, përshfaqjen “Natën e mirë nënë” - Te-atri “Dodona” - Prishtinë, shfaqja mëe mirë u shpall “Sonte nuk jamvetëm“, Teatri i Babës - Prishtinë.

Rafiz Haliti, nënkruetar i Parla-mentit Të Maqedonisë, duke i për-shëndetur të pranishmit, u shpreh se,“Jam shumë i respektuar për ftesën

dhe pjesëmarrjen time në këtë festi-val të dramës shqipe. Përzemërsishte përshëndes publikun e mrekul-lueshëm dibran. Subjekti politik iBDI-së në nivel lokal e qëndror dotë angazhohet tu japë mbështetjeorganizatorëve të festivalit që ky fes-tival në Dibër të Madhe ku mblid-hen vlerat e tërë trojeve shqiptare nëbashkimin shpirtëror e kulturor, tazen vendin e merituar” , tha Haliti.

Ylber Nuredini, drejtor i festivalitfalenderoi Abdilaqim Ademin, zv/kryeministrin e Maqedonisë, Minis-trinë e Kulturës së Maqedonisë,Argëtim Fidën, kryetarin e Komunëssë Dibra e Madhe për ndihmën fi-nanciare dhe të gjitha ata që ndih-muan këtë festival.

Argëtim Fida, kryetar i komunëssë Dibra e Madhe , theksoi se , « Përgëzoj drejtorin e Festivalit përangazhimin dhe kontaktet e tij viteme radhë me trupat e teatrit nga tëgjitha trojet etnike. Viti i arshëm dotë jetë vit jubilar . Pushteti vendordo të jep maksimunim dhe ashtu siçdeklaruan z. Abdilaqim Ademi dhez. Rafiz Haliti, ky festival do ta ketëmbeshtetjen e tyre. Le të jetë kjo of-ertë edhe për subjektet ekonomiketë qytetit se përgatitjet për vitin ju-bilar do të fillojnë që sonte me tru-pat e teatrove dhe donatorët e mund-shëm. Në këtë festival fituese ishin

të gjitha trupat teatrore, sepsenëpërmjet prezentimit të vlerave tëtyre edhe ne na dhënë kënaqësinë eduhur, gjë që edhe spektatori dibrane dëshmoi me përshëndetjet plotenthuzizëm dhe me ngrohtësinëmaksimale. Ju mirëpresim në edicio-nin e dhjetë duke i dëshiruar jetë tëgjatë këtij festivali ».

Fituesve të çmimeve iu dorëzuanmirënjohje, skulptura artizanale dhe

të holla.Gjatë dorëzimit të çmimeve ak-

torët e regjisorët shprehën fjalëmiradije e falenderuese për publikundhe festivalin dibran.

Pikë e ndritur e këtij festivali ish-te maestro Pajazit Murtishi, artistmërgimtar në SHBA-të, i cili memonologun e tij « Motra Çamëri »,enthuziazmoi publikun.

Rexhep TORTE

Teatri i Metropolit, Tiranë

Fituesit e Festivalit me kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe

Festivali solli vlera të shumta kulturore skenike

jemi të hapur për bashkëpunim tëndërsjellë për ngjarje me rëndësi përkulturën dhe artin në përgjithësi.Dëshiroj që ky Festival të vazhdojëedhe në të ardhmen që qyteti i Di-brës të madhe të bëhet simbol i rua-jtjes së artit e kulturës. Ne do të an-gazhohemi që në të ardhmen ky fes-tival plotësisht të jetë nën ombrellëne shtëtit, përkatësisht të finansohetme mjete nga buxheti shtëtëror”.

Argëtim Fida,kryetar i komunësDibra e Madhe , duke përshëndeturtë pranishmit, mes tyre edhe, z/v

kryeministrin Abdilaqim Ademi, z.Ilir Krosi, kryetarin e Bashkisë sëPeshkopisë dhe z. Luljeta Marku,deputete, tha se :” Ju dëshirojmirëseardhje tërë drejtorëve të tru-pave teatrore, regjisorëve e aktorëve.Viti 2010 do të mbahet mend edhepër festivalin dhe për atë se Dibra eMadhe u bë qytet universitar. Ky ësh-të vit i krizës globale dhe nuk mundtë sillemi jashtë asaj që po ndodhnë tëë botën. Kjo është reflektuaredhe te na. Unë falenderoj z/vkryeministrin Abdilaqim Ademi për

angazhimin e tij në ndarjen e parëtë parave për festivalin në Buxhetinshtetëror. Besoj që edicioni i dhjetëdo të jetë spektakular dhe unëshpresoj që definitivisht Qeveria dheMinistria e Kulturës e Maqedonisëdo nga viti i ardhshëm , kur ështëedhe dhjetë vjetori i këtij Festivali,do të marrin përsipër gjithmonë këtëfestival ta mbajnë nën ombrellën eaktiviteteve kulturore shtetërore ».

Ylber Nuredinin, drejtor i Festi-valit, u shpreh se, « Falenderoj z.Abdilaqin Ademi që u përpoq tënxjerr mjetet nga Ministria e Kul-turës, falenderoj z. Argëtim Fida,kryetarin e Komunës së Dibrës përmbështetjen materiale e morale, z.Artim Spahiu, drejtorin e Qendrëspër Kulturë- Dibër për mbështetjene tij, dhe z. Gazmend Skara, pronarine « Hisari Turist » dhe Entin parash-kollor « Breshia » për transportin etrupave teatrore Dibër e Madhe -Strugë e anasjelltas, sepse në Dibërtë Madhe aktualisht nuk kishte ka-pacitete hotelierike për flejtje.

Pas kësaj në skenë u paraqit Teat-ri i Metropolit - Tiranë me shfaqjen« Më e vërtetë se e vërteta » nga Mar-

cial Courcier, me regji të Rozi Ko-stanit. Aktorët Lulzim Beqja në roline Xhulios, Neritan Liçaj në rolin eFrançeskos, dhe Luli Bitri rolin eKloes, robotit, në mënyrë tejet profe-sioniste dhanë mesazhin te publiku,se ne nuk duhet të përpiqemi të kri-jojmë njerëz robot, por duhet tangremë dinjitetin njerëzor. Nuk kaasgjë më të vërtetë se ne njerëzit dhenuk duhet të përpiqemi që dashurinëe vërtetë ta gjejmë diku tjetër, sepseajo qëndron brënda nesh, brenda ko-munikimit njerëzor.

Ndërkaq në ora 22 të kësajmbrëmje para publikut dibran u para-qit edhe Teatri Kombëtar i Kosovës-Prishtinë me shfaqjen « Vdekja dhevasha » të Ariel Dorfman me regji tëFatos Berishës. Aktorët Yllka Gashinë rolin e Paulinës, Shkumbin Istrefinë rolin e Eraldos dhe Luan Jaha nërolin e doktor Mirandos, nëpërmjetaktrimit mahnitës, shprehën dramëne rëndë psikike të një femre të dhunu-ar e torturuar nga një pushtet diktato-rial, e cila më në fund e fal torturues-in, por vetëm kur ai me gojën e vetpranon se ka bërë torturën.

R.TORTE

w w w . r r u g a e a r b e r i t . c o m

Page 9: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 954nr.

cyan magenta yellow black

portretMbreti i kurorëzuar i vallespopullore dibrane

Një mesazh malli e dashuriepër Shaban Xhajkun

Nga: ABDURAHIM ASHIKU

Emigracioni nga fugu siç fuget faranë toka djerrë; toka vendëse, toka

të huaja.Unë ika për tu fugë farë, e për tu

tharë bimë në tokë të huaj...Ai mbeti në Dibër për tu bërë

MBRET i njërës prej vlerave më tëmëdha të folklorit dibran, VallesPopullore Dibrane.

Kisha vite që nuk e kisha takuar,që nuk kisha qëndruar në këmbë përtë pirë një kafe në atë qoshkun engushtë plot zhurmë e tym duhanitë vendpunës së përbashkët.

Kisha vite që nuk isha ngjitur metë maleve të Pratit, Lurës, Sllatinës,Kalasë së Dodës...në ato udhëtimetveshur në të gjelbër e ngarkuar mepajime...

Kohë të vështira, kohë miqësishtë mëdha që nuk i shkul asnjë mjet ikohëve moderne përveç mjetit prim-itiv të ...vdekjes.

E “takova” në vitin 2007. E tako-va në Lushnjë në njërin prej udhëti-meve të mia në shoqëri të grupit labtë rapsodit emigrant Kastriot Lek-dushi.

E takova në një fletëpalosje bot-im i Bashkisë së Lushnjës, në njëfotografi poshtë së cilës shkruhej seai ishte MBRET i Valles PopulloreShqiptare, MBRET i shpallur një vitmë parë në festivalin tradicional tëValles Tipologjike, festival i cili zh-villohet çdo vit në sheshin qendrortë Lushnjës.

U emocionova, u gëzova siçmund të gëzohet një njeri për njëshok, për një vëlla, për një mik tëshpirtit. E mora fletëpalosjen për tëma marrë (për ta parë) e për të mos epasur kurrë pjesë të relikteve të mijanë emigracion.

Një vit më vonë, po në të njëjtinfestival do ta takoja fizikisht. Do tibëja edhe një fotografi. Do të çmall-esha për disa orë në një lokal të gjerënë bregdet, në plazhin e Divjakës.Tashmë në shoqëri me të, krah tij,ishte një MBRET tjetër i posa shpal-lur i Valles Popullore Dibrane, një

djalë i ri që atë vit mbaronte stu-dimet në Akademinë e Arteve, Be-smir Aga...

Më pas, një ftesë nga Tuzi i Malittë zi në adresë të grupit lab të Kastri-ot Lekdushit, ideja e përbashkët përformimin e një grupi artistik në përm-bajtje dhe me emrin “Na bashkoiisoja dhe çiftelia” më ktheu tekshoku im i vjetër, tek Shaban Xhajku.

Veli Vraniçi tek bisedonim nëplazhin e Golemit ku ai vjen çdo vitme familje, ma ngrohu idenë, mëdha edhe numrin e celularit të Sha-banit. Veçse më tha se Shabani kaqenë i sëmurë, ka pas disa problememe zemrën...

U lidha me të. Ai u lidh me dyshokët e tij, me Rifat Rokën e njo-hur të artit mbi telat e çiftelisë dheme Xhaferr Shinin që nxirte nëpërm-

jet frymës së shpirtit dhe dridhjevetë gishtave magjitë e fyellit. U lidhedhe me MBRETIN e ri të valles Di-brane, me Besmir Agën...

Një skuadër e tërë mbretërish qëdo ta lakmonte kushdo...

Më njoftuan se do të jenë pjesë egrupit, pa asnjë lloj shpërblimi, medëshirën dhe dashurinë e njeriut tëartit, të atij artit popullor që nuk enxjerr pazareve të rrugëve të ngushtatë biznesit.

Kur u takuam në Laprakë nëmëngjesin e 22 gushtit 2009 për tëmarrë rrugën drejt Tuzit në Mal tëZi, më tha në vesh, tek përqafo-heshim, “Erdha për ty...”

E ndjeva veten të nderuar si asn-jëherë në jetën time...

Në Vitojë, një vend i bukur nëTuz, midis një pëllëmbe natyrore ku

nga çdo gisht rridhte uji i ftohtë qëvinte nga shkrirja e dëborës në bjesh-kët e Shqipërisë fare pranë kufirit,jetova çaste të mrekullueshme qënuk do ti harroj kurrë.

Isha në mes dy Mbretërish të Vall-es Popullore Dibrane, mes ShabanXhajkut dhe Besmir Agës, Mbretër-ish të shpallur publikisht.

Isha edhe midis dy Mbretërish tëInstrumenteve Popullore Dibrane,Mbretër të pashpallur, Rifat Rokëstë Çiftelisë dhe Xhaferr Shinit të Fy-ellit.

Të pranishmit u mahnitën ngaçiftelia dhe fyelli në duart dhe shpir-tin e Shabanit, Rifatit dhe Xhaferrit...

Por mbi të gjitha u mahnitën kurShabani do të sillte në skenë vallene tij, “Vallen Shaban Xhajku” tëDibrës dhe Besmiri do të sillte vallen“Osman Taga” të Jugut.

Fotografitë që fiksova me apara-tin tim amator janë një vlerë e kujtimi paçmueshme në arkivin tim, njëpjesë të cilën (do të doja të gjithë)po i përcjell në nderim të ShabanXhajkut.

Nga Tuzi do të largoheshim natën,për të arritur në Tiranë në të gdhirëtë 23 gushtit 2009.

Shabani nuk pranoi të pushojnëpak orë në odën e shtruar me kujdespër katër vetë nga Erieta, nusja edjalit. Nuk donte ti zgjonte në atëorë gjumi të thellë mëngjesor...

...E pritëm dritën e mëngjesit ti-ranas duke pirë kafe në një lokal tekZogu i Zi për tu përqafuar e uruarnjeri tjetrin në udhëtime rrugëve kuna ka fugë jeta...

* * *

Në gusht të këtij viti, në bregde-tin e Malit të Robit, ku tashmë push-oj në një shtëpizë të përbashkët mefëmijët e mi, takova Veli Vraniçin.E pyeta për Shabanin. Më tha se njëditë më parë kishte ikur për në Pesh-kopi. Më erdhi keq që nuk e takovatë pinim një kafe e ti thosha dy fjalëzemre për nderin që më bëri një vitmë parë, mua dhe grupit “Na bash-koi Isoja dhe Çiftelia”

Shaban Xhajku ishte dhe mbetetnjë MBRET jo vetëm i valles Dibranepor edhe i shpirtit popullor të asajtreve të lashtë të truallit shqiptar.

Nga larg i propozoj Bashkisë sëPeshkopisë që ta shpallë QytetarNderi dhe një rruge të qytetit ti japëemrin “Rruga Shaban Xhajku”.

E meriton. Ai i dha artit të kër-cimit në Dibër një emër të madh,emrin “Vallja e Shaban Xhajkut”,emër që atë e ka bërë artistikisht tëPavdekshëm.

Shënim: Tek i tregoja Kastriot Le-kdushit të këngës labe në emigracionikjen e Shaban Xhajkut, pashë timbusheshin sytë me lot.

Shaban Xhajku i kishte hyrë nëshpirt. Mu lut që ti përcillja, bashkëme lotët e mi, ngushëllime familjesdhe të afërmve, shokëve dhe miqve,në Dibër e kudo ku janë.

Po e përcjell ngushëllimin dhedhimbjen e gjerë për të nëpër të gjithamjetet e mundshme të informacion-it...

Athinë, 25 tetor 2010

Page 10: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

10 - Tetor 201054nr.

Nga: SHEMSI MANJANI

Homeshi është një nga fshatrat më të mëdhenj, më të bukur e më të begatë të

Grykës së Vogël e më gjërë. Eshtë fshat metradita patriotike e arsimdashëse, ndër më tëshquarit në rrethin e Dibrës, fshat që në viteka nxjerrë kuadro të shumtë për të gjithë sek-torët, duke filluar që para çlirimit. Në këtovlerësime të çojnë kushtet natyrore të vendn-dodhjes së tij, rrethana e merita të shumta tëbanorëve në vite. Nuk janë vlerësime vetëmnga unë, nostalgji për vendlindjen apo home-shas të tjerë, por dhe nga shumë individë qëkanë njohur këtë fshat, nga shumë që kanëpasur marëdhënje miqësore, akoma më shumënga ata që kanë njohur dhe trashëgiminë përt’u admiruar.

Fshati ndodhet në pjesën lindore të Dibrës,përballë Dibrës së Madhe. Rruga nacionaleTiranë-Peshkopi i kalon përmes. Eshtë afërsisht3 kilometra larg nga Shupenza, sot komunë qëpërfshin 12 fshatra. Rrethohet nga fshatratBoçevë, Okshatinë, Kovashicë. Në lindje endan nga Gjorica lumi Zall që derdhet në Dri-nin e Zi. Ky i fundit, në një pjesë të mirë tëteritorit, përbën edhe kufirin me Maqedoninë,kufi që na ndan me fshatrat e Dibrës së Mad-he, qytet që duket qartë nga Homeshi me gjithëbukurinë e tij.

Homeshi është fshat me mal e fushë, mekushte shumë favorizuese për zhvillimin ebujqësisë e blegtorisë. Ujërat e bollshme i vijnësi kurorë rreth e rrutull duke plotësuar nevo-jat, jo vetëm të tij, por dhe të gjithë fshatraveqë e rrethojnë. Frutikultura prej vitesh njeh njëzhvillim të paparë. Janë të përmendur si pyjeplantacionet e gështenjave të Homeshit si nëasnjë fshat tjetër, prodhimi i arrave, mollëve,qershive, rrushit kumbullave e tjerë. Përmen-det për prodhimin e misrit, grurit, foragjereve,zarzavateve e tjerë. Blegtoria ka kushte për njëzhvillim të mirë, sidomos në mbarështimin elopës, dhisë e deles. Mali e fusha plotësojnëmë së miri të gjitha nevojat e fshatarëve. Krye-sorja, banorët e fshatit, gra e burra, janë tëlidhur me punën, duke shfrytëzuar të gjithaburimet për jetesë e rritje të mirëqenies së tyre.Kujdes kanë bërë që në të kaluarën për rua-jtjen e tokës bujqësore.

Eshtë fshat me popullsi të shpërndarë nëkatër lagje. Manjanët e Epërm, në perëndim,pranë kodrave e malit të Homeshit, Manjanëte Poshtëm, në lindje, vend fushor ku kalondhe rruga nacionale Tiranë-Peshkopi, Demet,në qendër (Mizinë) e në jug, Ruset, në veri.Më në veri të Ruseve, në një zonë disi tëveçantë, të quajtur Rrafsha e Okshatinës, ësh-të krijuar më vonë një lagje me fise të ndry-shme, të ardhur në vite nga fshatra të zonës ezona të tjera, ardhje që kanë vazhduar e vazh-

dojnë.Manjanët e Epërm, dikur me 20 shtëpi, është

lagja më e bukur dhe më e begatë e fshatit.Eshtë më pranë malit, ka dhe toka të rafshtapër mbjellje. Eshtë më pranë ujërave të ftohtëe të bollshëm. Me kushte shumë të mira përzhvillimin e blegtorisë, me një frutikulturë eprodhime bujqësore të përmendura. Për këtokushte, ajrin, ujërat, pemët e gjelbërimin, meshtëpi afër njëra-tjetrës, në dy anët e një vijeme ujë të ftohtë që kalon përmes, është kon-sideruar si lagje turistike e zonës.

Fisi më i hershëm në Homesh njihet Merx-hja të cilit nuk i dihet prejardhja. pastaj Jova-net, Demet, Ruset, Manjanët e tjerë. Dihetme siguri se Manjanët kanë prejardhje ngaMati, nuk dihet koha e shpërnguljes. Manjan-ët, si fis i madh, kanë pasur mbiemra të ndry-shëm sipas afërsisë. Shumica u unifikuan membiemrin e sotëm Manjani. Kështu kujtohenedhe sot mbiemrat Rama, Hasani, Beqiri,Xhepa, Hoxha etj. Sipas studiuesit të fiseve tëHomeshit, Mendu Dema, deri më sot ky fshatka njohur 51 fise. Përveç Manjanëve, Demevee Ruseve, përmenden fisi i Veliajve (fis ivjetër), Lurdhet, Domazeti, Kaza, Jakimi, Rudie dhjetra fise të tjera të ardhura nga viti në vitpër kushte më të mira jetese.

Homeshasit në vite u shquan si patriotë dukee bërë fshatin e tyre të përmendur në Dibër nëshumë drejtime. Me këto ka lidhje fakti qëHomeshi, qysh në vitet ‘20, qe nënprefekturëe më komunë, qendër e disa fshatrave. Qen-dra e fshatit, në Mizinë, pranë shtëpive tëDemeve, qe e bukur, me shkollë nga më tëbukurat e kohës, sidomos me zyrat e nënprefek-turës e më vonë komunës. Pazari i Homeshit,një herë në javë, qe më i madhi e më i frekuen-tuari. (Tri pazare kishte në të dy Dibrat, iHomeshit, i Peshkopisë dhe i Dibrës së Mad-he). Aty vinin gjithë gollobordasit, zerqana-sit, bulqizakët, maqellarasit e nga Dibra eMadhe. Të moshuarit kujtojnë dyqanet e ndër-tuara ngjit me njëri tjetrin, afro tridhjetë, kuj-tojnë pjesët e pazarit, tregtimin e blegtorisë,mishit, drithrave etj, të sistemuar sipas sek-torëve me një organizim të përsosur.

Nga Homeshi përmenden shumë patriotë.Mete Dema - siç shkruan shkrimtari HakiStërmilli - u shqua në Oborrin e Ali PashëTepelenës. Ai konsiderohej ndër kryetarët mëaktiv të kohës kundër osmanëve. Po kështuHazizi, i biri, si drejtues i Grykës së Vogëlkundër Hajredin Pashës. Të përmendura janënë historinë e Shqipërisë dy betejat e Home-shit, ajo te Meja e Kalasë, në lindje të fshatit,kundër Hajredin Pashës, më 1844, dhe kuv-endi te “Gropa e Ukut”, rrëzë malit, në vitin1912, ku morën pjesë mijëra vetë nga KatërMalet e Dibrës, Gryka e Vogël, Gryka e Mad-he, Bulqiza e Luznia. Patrioti i shquar home-

shas Mersim Dema, qëndroi në krye të rezis-tencës dibrane deri sa u vra në vitin 1915. Aidha një kontribut të shquar edhe në përhapjene arsimit shqip në zonën e Homeshit, lidhurngushtë me patriotët e kombit, Dervish Hima,Josif Bageri, Jashar Erebara, Sahit Najdeni.Mersim Dema bëri të mundur hapjen e sh-kollës së parë në gjuhën shqipe në shtëpinë etij, më 14 mars 1894. Ai organizoi tërheqjene librave shqip nga Dibra e Madhe, të ardhurpër në këtë qytet nga kolonitë shqiptare tëmërgimit të Stambollit, Sofjes, Bukureshtit etj.Mersim Demës i përket merita kryesore në atëperiudhë. Eshtë kjo arsyeja që vendosja e bustittë tij këtë verë në Shupenzë u mirëprit ngabanorët e zonës. Homeshasit e donin bustinnë fshatin e tyre, në fshatin e tij. Përmendenshumë homeshas që dhanë jetën në luftëkundër armiqve. Gjatë përpjekjeve me serbët,në vitet 1912-1920 ranë në fushat e betejësRustem Lami, Shem Hoxha, Hysen Dema,Habe Dema, etj. Gjatë periudhës së LuftësNacionalçlirimtare, ranë dëshmorë homesha-sit Rifat e Ramiz Manjani, pati disa të plago-sur e pjesëmarrës aktivë në luftë.

Duke folur për kontributet e homeshasvepër fshatin e tyre, për hir të së vërtetës, nukduhet të lemë pa përmendur faktin se për ar-ritjet e Homeshit para çlirimit, meritë eveçantë u takon disa kuadrove të fisit të De-meve, interesimit të vazhdueshëm të tyre.Dine e Shaqir Dema luftuan kundër turqve eserbëve si drejtues çetash. Në kohën e Zogutishin majorë rezervë me shumë influence tembreti. Demet e Homeshit, si pari e Dibrës,kanë rolin e tyre të pamohueshëm. Populli iHomeshit, të gjitha fiset, me marëdhënieshumë të mira midis tyre, i deshën dhe i res-pektonin, shumë kishin lidhur miqësi me ta.Vetem nga fisi i Manjanëve u lidhën me Demet15 miqësira. Me indinjatë u prit nga populli iHomeshit e i zonës, në vitet 1945-1946, tra-jtimi mizor deri në pushkatime, burgime einternime nga fisi i Demeve, vetëm për faktinse 2-3 prej tyre, në rrethana të caktuara, u bash-kuan me armikun. Prej tyre u vranë brenda ejashtë fshatit 10 vetë, Elezi, Abdullai, Iljazi,Ramadani, Ismaili, Shefkiu, Imeri, Ahmeti,Dinja, Hamdiu. Ky i fundit ishte oficer meZogun e Italinë, dhe në vitin 1943 u bashkuame forcat partizane. Pati funksione të larta derinë shtabin suprem të ushtrisë partizane nëMaqedoni. U vra në mënyrë enigmatike.

Siç thamë në fillim, nga Homeshi kanë dalëshumë kuadro, më shumë se nga çdo fshattjetër në Dibër. Që para vitit 1940 u përgatitëndisa oficerë, teknikë, agronomë, veterinerë etj,një pjesë jashtë vendit. Në vitet ‘30 mbaruannormalen e Elbasanit homeshasit Hidër eHamit Manjani, ndër mësuesit e parë me ar-sim pedagogjik në Dibër. Pas çlirimit, në vitin

1946, pesë nga nxënësit e tyre, homeshasitRiza, Shemsi e Lutfi Manjani, Mendu e RemziDema, u dërguan në unike e pedagogjike, dukeu bërë si ata, si dikur para çlirimit, mësuesit eparë në Dibër me arsim pedagogjik pas çlirim-it. Deri në ditët e sotme nga Homeshi kanëdalë afro 60 arsimtarë, mbi 20 janë Manjanë,shumë janë edhe nga Demet, Ruset e fise tëtjera, rast i veçantë në Dibër dhe më gjërë sinumër arsimtarësh nga një fshat. Afro 50%janë me arsim të lartë. Shumë prej tyre kanëdrejtuar shkolla 7-8 vjeçare e të mesme në zonae në qytetin e Peshkopisë, ose qenë edhe ins-pektorë në seksion të arsimit e shef i seksionittë arsimit, kulturës e fiskulturës së rrethit. Për-mendim si kuadro drejtuese në arsim home-shasit: Hidër e Hamit Manjani, Osman Turja,Riza e Shemsi Manjani, Ahmet Tomja, Xhe-vat Jella, Bajram Hoxha, Vladimir Dema,Xhelal Manjani, Latif Xheka, Bardhyl Manjani,Naim Turja. Mësues të dalluar Lutfi Manjani,Mendu Dema, Xhetan Manjani, vëllezërit La-tif e Avni Dema, Mehdi Dema, Shefqet Rusie tjerë. Hamdie Beqiri u tregua e sukseshmee me integritet në detyrat e ngarkuara si më-suese e inspektore e arsimit, deri dhe në pos-tin më të lartë të ekzekutivit, prefekte e qarkuttë Dibrës, në legjislaturën e fundit kandidatepër deputete në Kuvendin Popullor. Të për-mendur janë oficerët homeshas me poste eme grada të larta ushtarake, Bardhul e LatifManjani, inxhinieri i nëndetëseve SkënderManjani që u përgatit në BS. Mbi 10 mjekë edentistë u përgatitën vitet e fundit. Inxhini-erët e minierave e gjeologët Jashar Dema, Fat-mir Beqiri, Esat Manjani, Mustafa Manjani,me shumë kontribute në këtë sektor, sidomosnë minierën e Bulqizës. Petrit Turja, si dyvëllezrit në arsim, pasi mbaroi Institutin e Lartëtë Arteve, pati sukses si aktor në estradën eteatrin e rrethit të Dibrës.

Nga Manjanët e Homeshit dolën sportistëtë shquar që përfaqësuan me dinjitet rrethinpër disa vite në aktivitetet kombëtare, në njërast deri edhe kampione bote. Ndër më tëshquarit, në disa lloj sporti, Ramiz Manjani,Lutfi, Shemsi e Riza Manjani. Teuta Manjani,mjeshtre në sportin e shahut, dy vjet (1978-1979) Kampione Kombëtare për femra. Mire-la Manjani, emigrante në Greqi, KampioneBote në hedhjen e shtizës në vitin 1999 nëSpanjë, në sportin e atletikës që e quajnë“Mbretëresha e sporteve”. Kjo bijë e Home-shit përfaqëson krenarinë dhe lavdinë më tëmadhe sportive, kampione bote, rast i papërsëritur deri më sot. Fatkeqësisht pak ështëfolur, shkruar apo bërë pë të. Me këtë të fun-dit ka lidhje emigrimi i saj në Greqi e daljakampione për Greqinë. Gazetari i mirënjohursportiv Ismet Bellova, në librin e tij, enciklo-pedi për sportin dibran, “Dibra sportive” dotë shkruante: “Sa për sportin, Homeshi mundtë quhet pa drojtje “Fshat sportiv”… Manjan-ët përfaqsojnë një nga trungjet më të mëd-henj të Homeshit e njëkohësisht një “Dinastisportive” më vehte e me emra tepër të spika-tur… Mbi gjthëçka ata kanë mbetur njerëz mevirtyte e cilësi të larta, të nderuar, të respek-tuar si në profesionin e tyre ashtu edhe nësport… (faqe 23-24)

Pas viteve ‘90, edhe në Homesh ndodhënndryshime të mëdha. Dy lagje, Manjanët eDemet janë zvogluar. Shumë familje janë lar-guar nëpër qytete të Shqipërisë, shumica nëDurrës e Tiranë ose jashtë vendit. Në fillim,vetëm në Lezhë shkuan tetë familje. Në fshatka pasur ndryshime të vazhdueshme de-mografike. Edhe janë larguar por edhe kanëardhur familje të ndryshme. Sot (viti 2010)Homeshi ka 300 familje me 1543 frymë. Mi-grimi dhe emigrimi, i nderuar lexues i shkrimit,nuk shprehin mohimin e vendlindjes, po janëaspiratë për jetë më të mirë, plotësim idëshirave e synimeve të fëmijëve etj. Ata sho-qërohen me nostalgji të përjetëshme, medëshirë e kënaqësi për të qenë atje me mendjee fizikisht në çdo kohë e rrethanë.

Homeshi është fshatme mal e fushë,me kushte shumëfavorizuese përzhvillimin e bujqë-sisë e blegtorisë.Ujërat e bollshme ivijnë si kurorë rrethe rrutull dukeplotësuar nevojat,jo vetëm të tij, pordhe të gjithë fsha-trave që e rrethojnë.Frutikultura prejvitesh njeh njëzhvillim të paparë.

HomeshiHomeshi

vendlindjaFoto: Shpëtim Cami

Page 11: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 1154nr.

botime

Nga: VESEL HOXHA*

Libri më i fundit i Pro.Dr. Bashkim Lleshit,“Shkëmbinjtë dhe mineralet industrialë (jo

metalorë) të Shqipërisë”, përbën një prurje tëre në shkencat gjeologjike, në fushën e stu-dimit dhe njohjes së mëtejshme të minera-leve jo metalorë të vendit tonë.

Nevojat në rritje që ka sot në botë për min-erale jo metalore, mundësitë që janë krijuarpër tu futur ata në qarkullim ekonomik, ekanë shtyrë profesor Lleshin të dalë para lex-uesve me një libër të ri shkencor, me syniminpër tu ardhur në ndihmë specialistëve gjeologë(studentëve të Fakultetit të Gjeologjisë dhe tëMinierave, në degën e mineraleve të dobish-me të ngurta), e jo gjeolog, disertantëve, bi-znesmenëve, pushtetit qendror e lokal etj., tëcilët janë të interesuar që këto pasuri të dobish-me, të futen në qarkullim ekonomik, dukendikuar sadopak në përparimin e kësaj apoasaj krahine, dhe të vendit në tërësi.

Nëpër faqet e librit në fjalë janë bërë për-pjekje serioze për të pasqyruar gjithë kontrib-utin e gjeologëve të Shqipërisë, duke sistemuare përgjithësuar rezultatet e punës së madhekërkuese e zbuluese të kryer nga të gjitha in-stitucionet gjeologjike të vendit tonë. Pas lib-rit me titull: “Vendburimet e mineraleve tëdobishme jometalore dhe kërkimi i tyre”(1995) i profesor Agim Tërshanës (i cili e kapër nder të thotë se e kam origjinën e hershmenga krahina e Çidhnës, nga fshati Kodër Leshe),njërit prej studiuesve më të mirë të këtyremineraleve në vendin tonë, libri i profesorLleshit është një tjetër kontribut i madh mevlera teorike e praktike, i cili është i orientuarkryesisht në arritjet dhe zhvillimin e shkencësshqiptare në këtë lëmi, gjatë dekadave të fun-dit.

Shkëmbinjtë dhe mineralet industrialë (tëthirrur ndryshe mineralet jo metalorë, osemineralet e dobishme jo metalore) përbëjnënjë pasuri të madhe kombëtare, e cila ka lua-jtur dhe do të luaj një rol të rëndësishëm nëfuqizimin e ekonomisë Shqiptare sot dhe nëtë ardhmen.

Autori nënvizon se ndër lëndet e para in-dustriale, më shumë se 50 vendburime dheobjekte olivinitesh, magneziti, bariti, feldsh-patesh, albitofiresh, xhami vullkanik, asbesti,pirofiliti, gurë talku dhe fluorite, ndonëse janëzbuluar në sasi të konsiderueshme rezervashqë i kalojnë qindra milion ton, shumë pakose aspak janë vënë në qarkullim ekonomik.

Shumë lëndë të para kimike dhe teknike, sifosforitet, gjipset dhe anhidritet, bojërat edheut etj. janë pothuajse të fjetura, edhe psenatyra na i ka falur në sasi të konsiderueshme.

Shumë vendburime e shfaqje argjilash,kaolinash etj. kanë gjetur përdorim në shumëfabrika tullash e tjegullash, tuba gres, në fab-rika çimentosh, në prodhim tullash refraktare(tulla shamot), pjesërisht në porcelanikën ar-tistike dhe komunitare.

Autori gjithashtu nënvizon se më shume se60 vendburime dhe objekte gëlqerorësh janëpërdorur si lëndë e parë në ndërtim dhe in-frastrukturë për prodhimin e çimentos,gëlqeres, inerteve karbonatike si rërë e çakëlldhe në shumë degë të tjera të industrisë dhebujqësisë.

Mbi 17 vendburime dhe objekte dolo-mitesh, mergelesh, trepelesh; mbi 30 vend-burime dhe objekte travertinash, rërash ezhavoresh karbonatik; rreth 90 vendburimegurësh veshës dekorativ karbonatik dhe ofioli-tik, bazalte etj. të cilët shumë pak janë vënënë shërbim të ekonomisë kombëtare. Objektee vendburime të mëdha të kuarcit, kuarciteve,ranorëve e rërave kuarcore janë zbuluar por,shume pak janë përdorur në industrinë e qel-qit, atë abrazive etj. Autori i librit tërheq vë-mendjen në shfrytëzimin pa kriter të inerteve

Një libër me vlera teorike dhe praktike

lumore afër qendrave të mëdha të banimit, tëcilat kanë shkaktuar dëmtime serioze në mje-dis dhe ekonomi, në një kohë kur shumë vend-burime të tilla inertësh lumore apo rëre e çakël-li karbonatik, që nuk dëmtojnë mjedisin, rrinëtë fjetura.

Unë do të nënvizoja se me hapjen e rrugëvetë reja, mundësi për futje në qarkullimekonomik do të kenë më shumë mineralet jometalore, kjo ndoshta edhe për disa arsye qëdo të përpiqem të rendis më poshtë.

Në shumë vende të botes, sidomos në atotë industrializuara, vihet re një epërsi në nxjer-rjen e mineraleve jo metalore ndaj atyre met-alore. Vetë zhvillimi i kësaj dege të gjeologjisë,si dhe i teknologjisë, lidhet ngushtë me zhvil-limin e përgjithshëm shoqëror, ekonomik eindustrial të çdo shteti apo rajoni në veçanti.

Ndër shkaqet kryesore që e bëjnë fushën ekërkimit, të nxjerrjes e të përpunimit të lëndëvetë para jo metalore, të zërë një vend të duk-shëm në ekonominë e çdo shteti të përparuar,janë: mungesa e metalit dhe nevoja e zëvendë-simit të tij; zbatimi i metodave kimike të për-punimit të lëndëve të para jometalore; arritjete mëdha në fushën e pasurimit e tëteknologjisë së tyre; shtimi së tepërmi i nevo-jave të bujqësisë për plehrat minerale; rritjame ritme të shpejta i ndërtimeve industriale

dhe civile; zhvillimi i teknikës bërthamorereaktive; satelitëve etj..

Sot ka kërkesa të shumta për materiale zjar-rduruese, lëndë të lehta ndërtimi etj. që syn-ojnë të zëvendësojnë prodhimet metalore meato qeramike, plastike e të përziera. Në tërësishpenzimet për vënien në përdorim të min-eraleve jo metalore janë me të vogla dhe sjell-in më pak probleme të karakterit metalurgjike të ruajtjes së mjedisit.

Organizimi i punës për vlerësimin e për-dorimin e rezervave minerale jo metalore syn-on drejt një studimi dhe trajtimi ndërdisipli-nor. Qarku i kërkimeve ndërdisiplinore kon-ceptohet në këtë mënyrë: në krye qëndrongjeologjia që përcakton vendburimet, vijoninxhinieria minerare që përcakton mënyrën eshfrytëzimit dhe koston e nxjerrjes, me pasvjen trajtimi teknologjik për gjetjen e mënyraveme efektive të punimit e të përpunimit tëmineralit, vijon inxhinieria kimike e cila mer-ret me përpunimin e prodhimeve për kërkesate industrisë, ku me këtë të fundit lidhet ngushtësektori i kërkimeve shkencore, i cili studionfushat ku mund të përdoret lënda apo lëndët epara dhe drejtimet e tjera të reja të mund-shme të përdorimit, vijon sektori i tregtisë icili gërsheton mendimin teknik me atëekonomik, përcakton çmimet dhe vendet për

eksport, madhësinë e prodhimit etj.Me sa shtjelluam më sipër për lexuesin

deshëm të sqaronim kalvarin e punëve për tufutur në qarkullim ekonomik minerali i dobish-ëm dhe, me së fundmi e gjithë kjo punë merrfrymëmarrje të thellë kur infrastruktura ështëefektive siç shpresohet në ndërtimin dhepërmirësimin e rrugëve në vendin tonë dhe nëveçanti asaj të Arbërit, do të afrojnë investi-toret me mineralin.

Rrethi i Dibrës është i pasur me mineraleindustriale ku veçojmë azbestin, pirofilitin,olivinitet, ultrabazikët e serpentinizuar etj.; meminerale si lëndë të parë teknike ku veçojmëargjilat, kuarcitet, shkëmbinjtë silicor, sh-këmbinjtë karbonatik, gjipsin, anhidritin etj.;me minerale si lëndë e parë kimike ku mundtë përmendim squfurin, krypërat minerale,bojërat e dheut etj.; me minerale si lëndë eparë për materiale ndërtimi ku mund tëveçojmë rërat, zhavorret, gurët e ndërtimit,gurët veshës dekorativë, shkëmbinjtë mbu-lues me karakter pllakor, shkëmbinjtë përpetrorurgji (bazaltet- diabazet, andezito- ba-zaltet etj.), minerale të cilat janë të trajtuaranë faqet e librit në fjalë dhe të shoqëruara meshumë material ilustrativ.

Në faqet e librit në fjalë profesor Lleshi ësh-të përpjekur për të pasqyruar kontributin e tëgjithë gjeologëve të Shqipërisë, duke sistemuare përgjithësuar rezultatet e punës së madhe tëkryer në të gjitha ndërmarrjet gjeologjike tëvendit tonë, nga Tropoja, Kukësi, Puka, Ru-biku e Shkodra, në Peshkopi, Bulqizë e Bur-rel, duke vazhduar në Tiranë, Librazhd, Po-gradec, Korçë e Gjirokastër, si dhe ka pasqyruardisa nga rilevimet gjeologjike në shkallë 1: 25000 të gjeologëve të Institutit të Naftës e Gazitne Fier të cilët, ngjatë trajtimit të ndërtimitgjeologjik të shesheve që kanë rilevuar, kanëvlerësuar edhe mineralet jo metalore. Me tëdrejtë autori nënvizon dhe veçon punën emadhe të bërë nga ish ndërmarrja gjeologjikee Tiranës në drejtim të studimit dhe konkreti-zimit te zbulimeve të mineraleve të dobish-me jo metalore të Shqipërisë, në dallim ngandërmarrjet e tjera të cilat si detyrë themelorekanë patur mineralet metalore si kromin,bakrin, hekur nikelin, hekurin pa nikel, nike-lin silikat, boksidet etj.

Modestia dhe korrektësia që e karakterizonprofesor Lleshin ka bërë që në faqet e librit tëmos ketë ngelur pa u nënvizuar ajo që përbënkontribut të kolegëve, falë përgjithësimeve tëbëra prej tij.

Ajo çka ia rrit më tepër vlerat librit, ështëpasqyrimi në faqet e tij i shumë materialeveilustruese si harta, fotografi, tabela analizashetj. të cilat janë produkt i drejtpërdrejt i punëssë tij, kjo falë faktin se në shumicën e vend-burimeve dhe objekteve të mineraleve jo met-alore të Shqipërisë që përshkruhen, analizo-hen e përgjithësohen në shkallë vendi, profe-sor Lleshi ka patur rastin të punojë vetë nëterren.

* Autori i shkrimit është anëtar i SenatitAkademik të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kush është Prof. Dr. Bashkim Lleshi?Ka lindur në fshatin Zogjaj të Dibres (sot rrethi i

Bulqizës) me 10 Dhjetor të vitit 1945. Shkollen emesme e kreu në Tiranë në vitet 1959 - 1961 dhe, nëqytetin e Prrenjasit në vitet 1961 - 1963 me rezultatetë shkëlqyera. Ka kryer studimet e larta me rezultateshumë të mira në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Mini-erave në vitet 1963 - 1968 ku, u diplomua inxhiniergjeolog për minerale të dobishme të ngurta. Në Ndër-marrjen Gjeologjike të Bulqizës ka punuar si Inxhini-er gjeolog në zonën e Lurës në vitet 1969 - 1971,kryegjeolog në vitet 1971 - 1973 dhe inxhinier gjeolognë vendburimin e Bulqizës në vitet 1973 - 1976. Kadhënë kontribut të rëndësishem në hapjen e perspek-tivës për mineralin e kromit në masivet e Lurës dhe tëBulqizës, ka kryer projekte, studime e raporte të pun-imeve të kërkim-zbulimit dhe përgjithësimit që kanëçuar në gjetjen e objekteve të reja dhe shtimin e rezer-vave në vendburimet ekzistuese, në atë të Bulqizës,duke dhënë një kontribut shkencor për problemet emagmatizmit dhe ligjësive të përhapjes së kromit,sidomos në zonën Bulqizë – Batër - Theken. Në vitet1971 - 1973 ka drejtuar këshillin shkencor të ndër-marrjes. Në vitin 1977 ka punuar Përgjegjes i Sek-sionit të Industrisë në KE të KP te rrethit Diber, Pesh-kopi. Prej vitit 1978 deri në vitin 1984 ka punuarDrejtor i Institutit të Gjeologjisë dhe Minierave dukemarrë pjesë njëkohësisht në tema të rëndësishme tëprognozes së kromit në masivet e Lurës dhe Shebeni-kut, zv. kryetar i grupit të hartës gjeologjike të Sh-qipërisë në shkallë 1: 200 000, duke dhënë kontributkonkret në ndërtimin gjeologjik, strukturën dhe met-alogjeninë e Albanideve në kuadrin e përpilimit tëhartave gjeologjike dhe metalogjenike të Shqipërisë.Këto studime janë shprehur në trajte studimesh,raportesh gjeologjike, artikuj shkencore, referate,kumtesa etj. të miratuara në këshillat shkencore eteknike përkatese me vlerë shkencore dhe bashkëko-hore. Në vitet 1978 - 1984 ka drejtuar Këshillin Sh-kencor të Institutit duke analizuar e miratuar studimetë rëndësishme si ato të hartës gjeologjike 1:200.000,studime të prognozës së kromit, bakrit, qymyrgurit,të metodikes së kërkim-zbulimit, studime të ndry-shme etj. Periudha në fjalë ka qenë përiudha ku janëkryer më shumë se çdo periudhe tjetër studime tërëndësishme dhe me vlera shkencore e praktike ngaInstituti i Gjeologjise dhe i Minierave. Në vitin 1983mbron gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” nëfushën e gjeologjisë, me temen: “Studim mbindërtimin gjeologjik dhe mineralmbajtjen e masivitultrabazik të Lurës”. Në Prill të vitit 1995, mbështe-tur në aktivitetin shkencor në fushën e gjeologjisëKomisioni i Kualifikimit Shkencor i ka akorduar titul-lin shkencor “Mjeshter Kërkimesh” (As.Profesor) dhenë Dhjetor të vitit 2001 titullin shkencor “DrejtuesKërkimesh” (Profesor). Ka qenë anëtar i KomisionitShtetëror të Rezervave në vitet 1974 - 1985, anëtar iKeshillit Teknik të Ministrisë në vitet 1978 - 1985,anëtar i redaksise së Buletinit të Shkencave Gjeologjike,në vitet 1978 - 1985 dhe anëtar i Këshillit Shkencor tëFakultetit në vitet 1983 - 1986. Nga viti 1985 e deri nëvitin 1990 punon në Ndërmarrjen Gjeologjike të Ti-

ranës, si inxhinier gjeolog duke drejtuar punimet erilevimit në shkalle 1:10.000 të rajonit të Martaneshitdhe punimet e kërkim-zbulimit në vendburimin eKrastës së Rë për mineralet e çmuara të platinoideveme dhe pa sulfure. Në vitet 1990-1991 ka punuarDrejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike dhe nga viti 1992e në vazhdim inxhinier gjeolog me problemet e min-eraleve të çmuar, gurët veshës dekorative, materialet endërtimit, problemet e mjedisit etj. Nga 01 tetori ivitit 1998 deri me 15 maj 1999 kam punuar Drejtor iPërgjithshem i Albkromit dhe nga 16 maji e në vazh-dim gjeolog në Degën Rajonale të Tiranës. Në prill tëvitit 1998 është pranuar anëtar aktiv i Akademisë sëShkencave të New Yorkut. Ka dhënë një kontribut tërëndësishëm në drejtim të perspektives për mineralete çmuar (platinoide etj.) në masivin ultrabazik të Bul-qizës, duke përcaktuar sheshet perspektive për kërkimnë të ardhmen. Ka kryer mjaft projekte, relacione,studime e raporte gjeologjike për platinoidet duke bash-këpunuar me Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave dheInstitucione Ndërkombëtare, kryesisht Franceze, dukerealizuar studime, botime e referime të përbashkëta.Ka kryer një sërë punimesh individuale ose në bash-këpunim, referime në simpoziume brenda dhe jashtëvendit. Eshtë autor kryesor i mjaft projekteve të kërkim- zbulimit të kromit, mineraleve të çmuar e gurëveveshës dekorativë, materialeve të ndërtimit, mjedisit,rrezikut gjeologjik etj., i studimeve e raporteve tëkërkim-zbulimit në këto fusha. Ka kryer një sërë reçen-zash, oponencash, artikuj të ndryshëm dhe emisionenë radio e televizion, ka udhëhequr diplomante, kadhënë leksione në kurset pasuniversitare etj.

Mbështetur në veprimtarinë e tij kërkimore - sh-kencore 39 vjeçare ka drejtuar e vazhdon të drejtojëgrupe studimore duke realizuar raporte shkencorevendburimesh për të gjitha mineralet e dobishme tëngurta, për probleme të gjeologjisë regjionale, të mje-disit e rrezikut gjeologjik si dhe, ka përgatitur mbajture botuar referate e kumtesa në aktivitete shkencorebrenda e jashte vendit, ku mund të përmendim 41Projekte dhe 34 studime e raporte shkencore të kërkimzbulimit të mineraleve të dobishme magmatike, sedi-mentare, të gjeologjisë regjionale, rrezikut gjeologjikdhe mjedisit. Ka publikuar 35 studime për mineraline kromit, platinoideve, gurëve veshës dekorative ematerialeve të ndërtimit, gjeologjisë regjionale, rrez-ikut gjeologjik e mjedisit, 43 referate e kumtesa tëmbajtura në Konferenca e Simpoziume brenda e jash-të shtetit dhe 33 artikuj shkencore për problemet emineraleve të dobishme dhe gjeologjisë regjionale,mjedisit etj. të botuara në Buletinin e ShkencaveGjeologjike etj. nga të cilat 22 në buletine jashtë ven-dit.

Për aktivitetin dhe punën e kryer është nderuarvazhdimisht me çertifikata e fletë nderi të shumta ngaish Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikes sëShqipërisë, është dekoruar me Medaljen për Punë tëShquar në Miniera e Gjeologji me nr. 5249 date 28.12. 1974 dhe me Urdhërin për Punë të Shquar nëMiniera e Gjeologji të Klasit të III - te me nr. 7320 date20. 07. 1989.

Ajo çka ia rrit më tepër vlerat librit, është pasqyrimi në faqet e tiji shumë materialeve ilustruese si harta, fotografi, tabela analizash

etj. të cilat janë produkt i drejtpërdrejt i punës së tij në terren.

Page 12: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

12 - Tetor 201054nr.

kritikë

Nga: Shehat Rasim Cami

Të shkruash për Uke Camin, duhet ta kesh njohur personalisht.

Duhet të kesh biseduar, ta kesh dëg-juar, ta kesh “ngacmuar” nga pak dhepërsëri mendoj se nuk e ke njohurmirë. Ata të cilët kaluan një jetë mëatë njeri, që jetuan të mirat e të kë-qijat bashkë, që e respektonin dhe irespektonte në pjesën më të madhetë jetës nuk e kanë kuptuar.

Kam pasur shumë raste të qëndrojme Uke Camin. Si është njeriu! E simund të mendosh se e ke njohur njënjeri, që një sistem i tërë shtetërorduke e njohur mirë Uke Camin, përmendimin tim , e izoloi në fshatin etij duke e kornizuar në gjithçka. Thonëse për kontributin në Luftën Nacio-nal- Çlirimtare i kishin thënë: ur-dhëro një pension dhe hesht... Po,hesht. E tmerrshme! E dimë ne se mekë e për kë do flasësh.

E Ukja, më mirë se kushdo e dintekëtë gjë. Ai nuk bëhej dot vegla e tyre,ai i thoshte gjërat siç i mendonte vetë,duke u mbështetur në ideologjinë ekohës. Por ato ishin mendime të pas-tra e moderne, ishin thjesht mendimete tij, ishin krejt njerëzore, por të pa-kapërdishme për njerëzit me pushtet.E këta janë elemente, që po të stu-diohen, duhen interpretime të veçan-ta sipas këndvështrimeve të sotme.Nryshime tradicionale, të pasuruarame elemente bashkëkohore. Ky ështënjë element tjetër efi-kas që mixhë Ukjakërkonte ta vinte nëjetë. Krijimi i cere-monive të shpeshta nëformë kokteji. Formakëto mjaft qytetare aii organizonte që në atëkohë , e që sot i gjennë gjithë botën mod-erne.

Koha kalon egjërat në horizontqartësohen. “Njeriuështë gjithnjë në njësituatë të caktuar. Aimund të veprojë që të ndërrojë situ-atën mirëpo ka situata që janë nëesencë të pandryshueshme, madjeedhe kur manifestimi i tyre merrpamje tjetër, edhe kur pushteti i tyrefshihet pas. E çfarë duhet të bëjë ? :duhet të vdesë, duhet të vuajë, du-het të luftojë, t`i nënshtrohet rastitapo të ndërlikset në mënyrë të pash-mangshme me fajin?” -do të citontedikur Alija Izetbegoviq. Këto reshtamë çojnë tek Uke Abdulla Cami.

Duhet të ishe i shkolluar ta kup-toje këtë njeri. Këtë e pranojnë tëgjithë bashkëkohësit e tij. Ai nuk ish-te fshatar, e megjithatë jetonte nëfshat dhe shkruante në fshat. Tëflasësh për fshatin duhet të kesh jet-uar atje. Fshatarët përgjithësisht kanëpak kohë të merren me letrat, oseaspak. Ndaj dhe nuk e kuptonin.Ukja lexonte dhe shkruante, poredhe bisedonte. Njerëzit kur e dëg-jonin shpeshherë pyesnin njeri-tjetrin: si tha? Dhe duhet të ishte njëintelektual që ta përkthente. Kjo

Një modernist qëakoma nuk është kuptuar

ndodhte shpesh nëpër takime tëndryshme. Ukja ishte i muhabetitdhe i penës por dhe i punës.

Më kujtohet si sot. Një rast gëzi-mi të mbledhur në një dhomë bur-rash shumë njerëz. Unë bëja yzmet(shërbim). Në dhomë ishte Esat Camidhe i zoti i shtëpisë Xhelal Cami.Muhabeti ishte i ndezur. Në derë u

pa mixha Uke. Duke ukërrusur sepse ishte trupi gjatë e kollos, hyribrenda dhe u ul në njëqoshe, aty ku i takontesipas zakonit. Në dhomëra një heshtje. Ukja tha:”Kur u afrova tek dera dëg-jova shumë zhurmë, dhei thashë këtij vocit (ekishte fjalën për mua) sepaska plasur muhabeti ,prandaj dhe hyra me njëfrymë brënda, por po mëbën përshtypje kjo qetë-si” dhe u mbështet pas

jastëkut që i rrinte pas shpinës. Dho-ma ishte me shilte e lëkura dhe tëgjithë njerëzit ishin ulur këmbëkryq.Pas një heshtje të shkurtër foli BilbilDumani, që në këtë rast ishte daja iXhelal Camit. Duke iu drejtuar Ukesai tha: “Po a nuk e merr vesh o Uke?Nuk na e mban asnjërit. Se ti o Uke,e ke edhe me të vendit edhe me sh-kollë, prandaj s’dimë nga t`ianisim.” Por shpejt muhabeti nisi evazhdoi me lezet për shumë gjatë.Një gjë të bënte përshtypje. Asn-jëherë në dhomë nuk kishte debatmidis vetë vllazërisë. Bënin një ngac-min sa për të hapur muhabetin dhegjithçka ishte në respekt të miqve.Njerëzit shkonin shpesh tek Ukja. Ekur bisedonin me të, ai i bënte qëata të ndjeheshin vërtet të lirë. Tëtillë e bënte bisedën Ukja. Një shpirtqë kërkonte të shpërthente, por qëprap mbyllej në kafaz.

Çdo dite ai ecte. Kështu e kishteorganizuar jetën. Një ditë shkonte nëViçisht, pastaj një jave mbyllej, shk-

ruante, lexonte, meditonte e pastajdilte prap. Kalonte Manin e Zi të Jas-harit në Kodrën e Jamishtes e zbristenë Livadh të Ristes. Atje ulej, push-onte e bisedonte me veten, po po,bisedonte me gjethet , me barin, meujin e kristaltë e përsëri ngrihej. Idukej sikur ishte rrëfyer, sikur i kishtethënë ato që kishte në shpirt. E kthe-hej në shtëpi, e përsëri lexonte e shk-ruante. Mendja me shkon tek studi-mi i Sabri Hamitit për Poradecin, kurai rrëfehej me madhështinë e liqenit.Por le të kthehemi përsëri tek Ukja.Përgjithësisht njerëzit e zhvilluar nukkuptohen nga brezi që jetojnë, sepseata janë shumë më lartë. Janë disaelemente që e vërtëtojnë këtë. Fjali-met e tij duhet të komentoheshin ngaintelektualë për një pjesë të gjërë tëshoqërisë . Meditimi. Dashuria përfamiljen (përpjekja me cdo çmim përtë shkolluar fëmijët). Përpjekja për tëndryshuar elemente tradicionale meelemente moderne. Njerëz të tillë edinë se çfarë ka pas horizontit. E këtanjerëz i binden fatit, përpiqen të je-tojnë me të gjitha aspektet e tij. Kyishte Uke Cami.

Këta pak rreshta që shkrova përmixhen tim s‘janë asgjë nga ajo qëunë njoh rreth tij. Kam shumë kuj-time, që me ndihmën e zotit domundohem t’i shkruaj. Por unë dojat’ju kërkoj edhe dicka. Mos e hum-bim traditen e tyre. Sot më shumëse kurrë është e kuptueshme ajo qëprindërit tanë kaluan. Ajo që kaloimixha Uke , është pjesë e kësaj his-torie. Që ta kuptosh mirëfilli jetëntënde në këtë tokë, do të thotë tëfillosh të bësh përpjekje pa ambicienqë të përfshihet e të pushtohet cdogjë, por të jesh gati të pranosh ko-hën dhe vendin tek ke lindur. E de-vocioni është shtegdalja e vetmenjerëzore e dinjitoze nga absurdi ijetës, shteg pa rebelim, pa dësh-përim, pa nihilizëm, pa vetëvrasje.Është ndjenja heroike, shpirti heroik,i heroit tonë që e bëri detyrën e vetduke pranuar fatin e tij.

E Ukja, më mirë sekushdo e dinte këtëgjë. Ai nuk bëhej dotvegla e tyre, ai ithoshte gjërat siç imendonte vetë, dukeu mbështetur nëideologjinë e kohës.Por ato ishin men-dime të pastra emoderne, ishinthjesht mendimet etij, ishin krejt njerë-zore, por të pa-kapërdishme përnjerëzit me pushtet.

Në mënyrë të veçantë, në diasporën shqiptare, emri i autorit EugenShehu tashmë është i njohur. I kujdesshëm deri në detaje, për të

qëmtuar historinë e krejt trojeve tona etnike, Shehu përcjell përtej nar-racionit, edhe emocionet e një periudhe relevante të Shqipërisë, siçishte ajo e monarkisë. Brenda këtij narracioni marrin jetë situata his-torike, të cilat deri më sot janë të anatemuara apo të lëna qëllimisht nëharresë. Me këtë rast, dokumentacioni i shumtë (sidomos ai i marrëprej arkivave shtetërore) jo vetëm që hedh dritë mbi ngjarje e person-azhe të dorës së parë, në lëvizjen monarkiste, por shërben edhe nësendërtimin e përfytyrimeve dhe ideve të reja rreth tyre.

Të bën përshtypje fakti që ndonëse Eugen Shehu është prej vitesh njëazilant politik në Zvicër, nuk është shkëputur për asnjë çast nga histo-ria, ngjarjet, kulmet e trevave etnike shqiptare. Ai jeton me këto ngjarjedhe përpiqet që historinë e mbyllur në bodrumet e arkivave ta shpërn-darjë në ndriçim, në ditët e sotme kur atdhetaria sa vjen e zbehet ngavetëdija jonë, kinse po futemi nëpër rrjedhat e jetës evropiane. Ai men-don përkundrazi që në këto zhvillime të fundit, evidentimi i periudhëssë monarkisë jo vetëm na nderon, por edhe na kujton se dikur kemiqenë shumë afër gjeografikisht dhe mendërisht me Evropën.

Lexuesi i nderuar i gazetës sonë ka rastin të bëhet me dije se në këtëlibër janë sjellë me dokumentacion të plotë, por edhe me ndjenjë, jetadhe vepra e disa prej burrave në zë të trevës sonë, të tillë si: AgushLuma, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Tahir Prençi, Zenel Shehu etj. Vep-rimtaria e tyre atdhetare dhe luftarake është parë e lidhur ngushtë jovetëm me aspiratën e monarkisë, por me vetë aspiratën e madhe tëlirisë së Shqipërisë, prosperitet dhe ardhmërinë së saj. Pena mjesh-tërore e Shehut, ka mundur të vizatojë detaje të bukur edhe përmesvrazhdësisë së situatave që sjell në kujtesë.

“Monarkia shqiptare” mund të cilësohet si e para vepër fondamen-tale e njërës prej periudhave të rëndësishme të historisë së kombit tonë.Përpjekje të mëparshme sigurisht që ka pasur, por çdo ekspoze ka qenëfragmentare dhe ndofta pa analiza të mirëfillta. Unë mendoj se libri nëfjalë jo vetëm do të gjejë lexuesin e vet të nderuar, por mund t’i shërbe-jë edhe historisë “zyrtare”, duke sjellë në kujtesë ngjarje apo figura qëi bëjnë nder jo vetëm monarkisë shqiptare, por krejt historisë sonë.Ndërkaq, Shehu vjen më i plotë në rrëfimet e veta të mbrame. Stilinarrativ ndërthuret organikisht me emocionet dhe jo rrallë tablotë janëtë gjalla, të lëvizshme, gjë e cila të ndihmon në konceptimin e materi-alit voluminoz. Mendoj se shpreh mendimin edhe të disa miqve tëmij, të bashkuar në idenë se historiografia zyrtare shqiptare, vlen tëndalet me mirënjohje, përpara autorëve të diasporës, të cilët me kon-tributin e tyre, mbajnë të ndezur flakët e atdhetarizmit bashkëkohor.

YLLI MOLLA

Historia si ndriçim

Pas veprave tësuksesshme“Memorialepërgjysmë dhe“Maqedoniashqiptare”autori EugenShehu vjen merrëfime përMonarkinëShqiptare.

merrkopjentënde

Page 13: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 1354nr.

botime të reja

Gazetari dhe poeti i talentuar Kujtim Boriçi, me inisiativën e tij tëfundit të botimit të revistës “Tribuna e Kohës” i ka shtuar vlerave të

tij edhe një dimension tjetër. Me një ndihmesë të inxhinierit dhedashamirësit të kulturës dhe medias, Eduart Abazi, Boriçi, shton në kul-turën shqiptare edhe një gur tëshenjtë e të çmuar. Në faqet ekësaj reviste që flet me një pastër-ti linguistike, por që rrezaton menjë kulturë tejet të lartë, gjen emraqë janë të përmasave Kombëtare.Figura si Nexhmedin Zajmi, qëgjejnë emrin dhe vendin e meritu-ar në këtë revistë, natyrshëm e bënkëtë paraqitje dhe prezantim, jothjesht një projekt, por një arsyemë shumë në gjurmimin e përkush-timin e pandalshëm të talentitBoriçi. Më kujtohet një vlerësim ipoetit Luan Xhuli, pak kohë mëparë për Boriçin, që e cilësonte,jo vetëm një ish-ushtarak model,një njeri të përsosur, por edhe njëkrijues të suksesshëm. Ai me mjaftnga botimet e tij të arrira dhe tëlexueshme, në mjaft fusha ka treguar dhe paraqitur vlera. Një nga miqtëe tij të gazetarisë, Aleko Likaj, shprehet qartë kur thotë se Kujtimi ështëi gjithanshëm dhe i sinqertë në letrat e tij, ai është një krijues me vlera.I shfaqur hershëm në letrat shqipe, si krijues, por edhe si një mediator ilexueshëm, Boriçi na jep një shembull fantastik të njeriut që vë në plantë parë kulturën dhe integrimin. Numri i parë i revistës “Tribuna e Ko-hës”, është model jo vetëm për nga përzgjedhja e materialit, por dhe ngaparaqitja grafike bashkëkohore. Urime dhe rrugë të mbarë revistës “Tri-buna e Kohës”.

FATMIR TERZIUShkrimtar e pedagog, Londër

“Biblioteka e Inxhinierit të Rrugëve” përfaqësohet në numrin 02 me këtë Manual, i cilipërshkruan masat për identifikim e dëmtimeve në mbulesat rrugore të asfaltuara dhemonitorimin e tyre, ku përfshihen edhe masat inxhinierike për eliminimin e defekteve.Zgjerimi i shpejtë i rrjetit rrugor me rrugë moderne të kategorive të larta, bën të domos-doshme një mirëmbajtje të standardeve bashkëkohore. Në këtë manual, duke u bazuaredhe në teknikën italiane, i paraqiten inxhinierëve të fushës së administrimit dhe mirëm-bajtjes së rrugëve njohuritë bazë dhe më të domosdoshme.

Urime dhe punë të mbarë“Tribuna e Kohës”!

Forma e të krijuarit poezi të poetes Adelina Dardha ,dallohet për ngarealiteti i mëvetësishëm poetik dhe në realitetin e vlerës poetike.

Zgjerimi i tematikës e lidh tema-tikën kuptimore në mënyrë organ-ike, pasi llojshmëria është krijuarnga autorja me mjaft mjeshtëri dhepërpikmëri.Para së gjithash poeziae saj ka një realitet plot e përplotme implikacione, iluzione që lid-hen ngushtë me tema patriotike,atdhetare dhe realitetin shqiptardhe atë mërgimtar.Në poezinë eAdelinës, vërejmë qartë interes-imin e saj me tendencë për të dësh-muar ekzistencën e njerëzve tëthjeshtë të kohës.Këtë process ajoarrin ta nxjerrë me realitet, sepsepërqëndrimi i vëmëndshëm i au-tores bën që ajo të hetojë vargun esaj dhe të prekë situatë të caktuarakohor gjer në realitetin aktual tëkohës. Poezia e Adelinës priretdrejt surprizave të një poeteje kre-jtësisht të pavarur dhe aspakndikuese nga subjekti njeri.Ajondikimet e rralla i përcjell vetëm me shpjegime poetike që i ndërtonpërmes kombinimit të imazheve, ku sejcili mbart në vetvete një mesazhtë qartë sikurse që e shohim në poezinë “Tirana ime” Këtu flitet për njëpoezi tejet frymëzuese të një kategorie poetike me vlerë artistike, që nëkëtë rast poetja dëshmon dhe identifikohet me vlera të larta poetike,pasi ajo insiston për drejtësi, harmoni, sinqeritet, unitet dhe vlerë poet-ike të standardeve të kohës.Ky libër është një përpjekje serioze e poetes,është një e vërtetë reale dhe domethënëse, ku ajo dëshmon dhe lufton seme punë dhe mund të nxirret një peozi e denjë me vlerë dhe qëndruesh-mëri, me vizion të qartë mbi krijimin poetiko-artistik.Libri i parë i sajështë një besim në vetvete për të hyrë realisht në falangën e poetëvepremtues, por duke e ditur në mënyrë koshiente, vështirësinë e bukur tëartit poetik.

ALBERT ZHOLIShkrimtar, publicist

Një libër poetik me vleradhe me nje vizion të qartë

I dashuruar marrëzisht pas dashurisëShënime për librin poetik “Shpirti bredharak” të autorit Xhelal Luca

Poezia për poetin është një brengëbashkëudhëtare gjatë gjithë jetës së

tij. Kështu ka ndodhur edhe me poetinXhelal Luca. Ka shkruar, ka botuar, kahedhur shënime në fletore, ka rishkru-ar, ka fshirë, ka koregjuar dhe ja më nëfund vendos që të dalë para lexuesitme shpirtin e tij bredharak. Pa pretend-uar se do të arrijë majat që në librin eparë, por me një modesti të tepruar dhendrojtje fisnike ai paraqitet para lexuesitme një poezi krejt origjinale që do takishin zili edhe poetë me emër dhe mefamë.

Pjesën dërmuese të vëllimit të tij epërbëjnë poezitë dhe motivet e dashu-risë. Kjo dashuri e pastër dhe e bukur sivendlindja e tij rrëzë Korabit dhe buzëDrinit ka akumuluar në shprtin e poet-it, është pjekur dhe është bërë edhe mëe qenësishme. Kur po lexoja poezitë edashurisë të këtij vëllimi, mu kujtua njëpromovim i një libri poetik në vitin1975. Poeti dhe miku im korçar AgronAgolli ishte merakosur nga një kritikë enjë besniku partiak, se vëllimi i tij nukkishte partishmëri, por vetëm vjershadashurie. Ishte ndërhyrja e poetit dhekryetarit të Lidhjes së ShkrimtarëveDritëro Agolli që e shpëtoi në atë kohëmikun tim. –E ç’të keqe ka sikur 100%e librit të jetë me poezi dashurie, ndë-rhyri Dritëroi. Pas kësaj ndërhyrjeje tëgjithë e ndërruan kursin e diskutimevedhe e lëvduan librin që me të vërtetëkishte lirika të bukura.

E bëra këtë krahasim sepse edhepjesa dërmuese e vëllimit poetik tëXhelalit është me poezi dashurie. Poez-itë e tij tanimë nuk kanë autocensurëdhe tingëllojnë shumë njerëzore dheme vlagë të dheut të vendlindjes. Poe-zia e tij njerëzore shpaloset edhe tekpoezia “Urime për 26 vjetorin” , poeziqë ja kushton vajzës së tij Elsës:

“O ElsaO meteorAh, sikur të të puthjaSikur të të prekja me dorëNë këtë 26 vjetor.O ElsaO margaritarLumturia e rinisë sime

E larë përjetësisht në ar.Në dy shekuj shkelëshNë dy shekuj pafsh vetëm agime !

Vetëm një prind që ka vajzën 26vjeçare larg atdheut, që i djeg shpirtipër të, e kupton dhe ndjen urimin epoetit, ndonëse me fjalë të thjeshta, porme fjalë zemre.

Veprimet e ndyra të politikës aktu-ale shqiptare si vjedhja e votave, dem-agogjitë pa fund etj autori i ka denonc-uar artistikisht me poezinë sa sarka-zmë aq edhe ironike me titullin “Vo-timet”. Politikën e sotme gjynahqare aie krahasaon me një grua putanë qëdëfrehet me të gjithë fshatin dhe prapëkërkon referendum për pastërtinë e sajmorale:

“Sania u dëfrye me të gjithë fshatinDhe bëri një çunKërkoi, por s’ja gjeti të atinDhe shpalli referendum.Ca nga halli, ca nga inatiPor votoi gjithë njerëziaU sigurua komisioniSe nuk do të hapet kutiaDhe doli:“Jo” kurvar i gjithë fshati“Po “ e virgjër Sania.

Po kështu edhe tek poezia “Pazari iditës” poeti denoncon me forcë:

“Një politikan thotë:Jemi në krizëTjetri: harrojeni krizënNe s’dimë ç’të themiKur uria na shpërdredh kërthizën.”

Dashuria për gruan, për vajzën qëdashuroi në rini, për femrën e bukurdibrane është në qendër të librit. Nëpoezinë “Muzg e agim” ai shkruan:

“Kur dielli të përflakë në vegimeUnë jam përlyer në buzët e tuaDhe rendim në muzgje e agimePërkundshëm në rrokjetTë dua, të dua, të dua.”

Ndërsa në poezinë tjetër “Klithma eshpirtit” ai i drejtohet të dashurës:

“Për sa petale çel pranveraHape kraharorin, të derdhem në para-jsëGjithë arit të botës i bie vleraKur kupën e dashurisë me fund do tëzbraz.”

Ndërsa poezinë “Gushëbardha hire-plot” me plot gojën do ta quaja perlë tëpoezive të tij me burim popullor:

“Moj mes-holla një përçikTa pashë diellin nën qerpikTa pashë ylberin në shpirtVetë më grishe, ndaj më prit.Moj mes-holla shtatselviÇ’u gremisa në ato gjiI përvëluar në zjarmiNë këtë natë veç unë dhe ti.”

Poezitë e dashurisë dhe vargjet ebukura janë të shumta, por poeti nukshkruan vetëm për dashurinë për va-jzën por edhe për dashurinë përvendlindjen, për Kosovën dhe figurat esaj patriotike. E në këtë plan libri merrnjë dimension të gjërë dhe frymëmar-rje të plotë. Dhe në fund do ta mbylljakëtë reçensë me poezinë “Epitafi im”që është njëkohësisht edhe kredoja eautorit:

Në epitafin timMbi një gur të ziShkruani florishëmDha e kurrë s’u ngop me dashuri.”

SAKIP CAMI,poet dhe publicist

Page 14: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

14 - Tetor 201054nr.

a art&kulturë

Nga: EDMOND ZHULALI

Harresa, ky pluhur i rëndë i ndërgjegjes njerëzore, si një dëborë e qetëdimri i mbulon ngadalë male, fusha, maja, gropa, lisa…. Ndoshta shumë

e shumë vazhdojnë të rrinë të mbuluar, mbase dhe përjetësisht, por fati, herëpas here, e fshin këtë pluhur të pamëshirshëm, duke zbuluar atë që e kemipasur pranë dhe shpesh nuk e kemi vlerësuar…Një jetë e vështirë, e ashpër,plot vuajtje, rrjedhë e një kohe të vështirë. E ndoshta përballimi i saj i ka rrënjëttek Xhet dhe Dik kreshniku, pasardhësit e tij dhe të një fisi që mori mbiemrinXhediku. Xhedikët të shtrirë në Nezhë dhe Sohodoll i dhanë shumë burraDibrës dhe qëndresës së saj historike shekullore. Këta burra ishin trima dhe tëmençur duke e vënë jetën e tyre në shërbim të vendit. Këto rrënjë të forta embajtën Muharremin. Xhedikun e ri, të rritur pa babë që në moshën dy vjeçare.Hajredini, babai i Muharremit u vra në luftë kundër serbëve. Në shtëpinë e tij,pranë pushkës varej dhe çiftelia. Nuk ka si të jetë ndryshe në zonën e Zall-Dardhës, aty ku kënga e lufta kanë ecur bashkë në vite. Kjo zonë e rrallë nëtradita kulturore u bë një shkollë e madhe për të, të cilën e mori nga këngët qënënë Sudja ia këndoi që në djep. Varfëria e madhe, koha e vështirë e detyroiMuharremin të studionte në strehën vorfnore në Tiranë. E tek lexoi jetën e tijnga autorët e këtij libri, përshkrimi plot ndjenjë e realizëm më fut në jetënpaksa dhe të habitshme që ndjek fati i tij. E shoh atë të gjallë, të hedhur nëbrigjet e kohës, veshur me shpirtin e papërkulur të artistit ndaj padrejtësive, nëarrratisjet e herë pas hershme, e shoh duke luajtur në kitarën e tij, në Konser-vatorin e Bolonjës, në burgun e Prishtinës, e shoh së bashku më Jelicën e tij tëdashur në krahët e luftës. Gjithë këto ngjarje të mëdha në pak vite, në një rinitë vrullshme, Muharremi u burrërua, u formua si njeri i fortë me karakter, porkrahas vlerave njerëzore, personaliteti i tij shfaqi një talent të madh, të prek-shëm nga të gjithë. Çlirimi i vendit e gjeti të rraskapitur nga vuajtjet e shumta sinjë ndër muzikantët e paktë profesionistë të kohës. Ai zotëronte një kulturë tëmadhe, ishte njohës i disa gjuhëve të huaja. Muzika ishte një ndër dshuritëmë të mëdha të tij, një dashuri që e frymëzonte kudo në çdo hap të jetës.Biografia e familjes, një ndër standardet kryesore të kohës, e bëri të shikohej sijo shumë i besueshëm për sistemin, por falë talentit të tij ai gjeti ato mundësi tëpakta për të lënë mjaft vepra muzikore. Kur isha në fillimet e mia muzikore,dëgjoja shpesh nëpër ambiente të mbyllura të këndoheshin shqip disa këngëaspak të linjës “politike” të kohës dhe mendoja se ishin këngë të përkthyeranga muzika botërore. Shumë vonë e kam mësuar se autori i tyre ishte shqiptardhe për më tepër dibran. Gjithmonë kam menduar, vallë si do të ishte këngashqiptare sot sikur të mos goditej Festivali i 11-të i Këngës në RTSH? Kur dëgjoirealizimet muzikore të viteve “50-70, ndryshimi në mes këngës shqiptare dheasaj botërore ka qenë i vogël dhe kjo falë disa muzikantëve si MuharremXhediku që sillnin një kulturë perëndimore. Por nuk mund të ndodhte ndry-she, këngët e dashura të Muharem Xhedikut do të vinin duke u harruar dhezëvëndësuar me këngët e “jetës së re”, me një krijimtari të sforcuar, të au-toçenseruar nga vetë artistët. Duke studiuar krijimtarinë e Muharrem Xhedikut,shikojmë një stil të qartë muzikor, siç është p. sh tango, të cilën ai e me aqpasion. Dhe pikërisht këtu mendoi se është dhe dëmi më i madh që iu bëkëngës shqiptare në sistemin komunist, mungesa e stileve muzikore. Nuk patimë tango, rumbo, pop, rock, etj, por në festivalet pas vitit 1971 kitarat ufshehën pas perdes, si më ka thënë dikur muzikanti i madh Ferdinand Dedja.Ky besoi është një tregues se pse shumë këngë të Muharrem Xhedikut nuktransmetoheshin dhe filloi dalngadalë t’i mbulonte pluhuri i harresës. Muhar-remi shkroi këngë të muzikës së lehtë, popullore, operete, pantonima, dukena dhënë një fizionomi të një kompozitori të formuar dhe me vizion. E po tëdëgjojmë këngët e tij, ndonëse janë regjistruar shumë kohë më parë, ato vijnëplot emocion, freski dhe origjinalitet. Ato janë interpretuar nga këngëtarët mëtë mirë të kohës si Pjetër Gjergji, Hysen Pelingu, Pavlina Nika, Anita Take ederi tek baritone i famshëm Ramiz Kovaçi. Por unë do të veçoja dy këngë tëmrekullueshme: ”Cuca e Radomirës” e cila vjen deri në ditët e sotme si njëkëngë me shumë vlera. Ajo është një këngë tipike që hodhi bazat e muzikës sëre qytetare dibrane që do të zhvillohej me shumë vrull në vitet në vazhdim.Kjo këngë tashmë ka marrë një qytetari kombëtare. Një tjetër këngë e mrekul-lueshme është kënga “Falmi sytë e shkruar”. Një poezi e ndjerë që shtrihetplot pasion mbi një melodi të rrallë që ka tronditur sa e sa zemra. Një këngë qëburon nga frymëzimi i një dashurie të madhe në një shpirt të madh. Ky shpirtI frymëzuar u end një jetë tejet të vështirë. Por krijimtaria e tij ishte dashuria mëe madhe që ia qetësoi sadopak dhimbjet. Duart e Halil Ramës dhe SakipCamit ndoshta u pluhurosën për ca kohë duke rëmuar në fletët e kohës, porato rizgjuan një shpirt të madh, rizgjuan zemrat e shumë adhuruesve të Mu-harrem Xhedikut, u hodhën dritë mbi një dritë…

Dritë mbi një dritëFizionomia e një kompozitori të formuar dhe me vizion

Kompozitori i tangos shqiptare,Muharrem XhedikuNga: HALIL RAMA

SAKIP CAMI

PËRSE U HARRUA?Kompozitori Muharrem Xhediku

është një kompozitor që i përket gjen-eratës së artistëve të viteve 40-60, porai është pak i njohur, për shkak të vde-kjes së tij të parakohëshme dhe përshkak të heshtjes që u mbajt ndaj fig-urës së tij nga qarqet kulturore të ko-hës.

NGA PORTO PALERMONË DIBËR TË MADHE

Shpresat e djaloshit për të gjeturndonjë punë, për të mbajtur vehten dhetë jëmën ishin të pakta. Vëllai i tij Zene-li, në gjendje të sëmurë mezi mbantefëmijët e tij. Muharremi ishte në kulmine moshës, 22 vjeç, për punë dhe për tërealizuar ëndërrën e tij të kahershme,muzikën. Dëshira për tu bërë muzi-kant, i qëndrontë brenda shpirtit të tijprej artisti. Kërkoi punë dhe gjeti në njëndërmarrje botore si përkthyes, porvetëm për 6 muaj. Hapi vetë një zyrëpërkthimi , por nuk e lejuan të punonteas 6 muaj. Gjendja e vështirëekonomike, papunësia shoqërohejedhe me një hasmëri apo përndjekjenga kleri katolik për dokumentat erreme që kishte paraqitur dhe përlargimin nga shërbimi i fesë katolike.

Në këto kushte largohet nga Tiranapër në Dibër të Madhe, ku hap një zyrëpërkthimi dhe një dyqan të vogël sicigareshitës. Pas 6 muajsh e merr veshHalil Alia se Muharremi ishte në Dibërtë Madhe dhe shkon ta takojë. Muhar-remi ishte nipi i Nel Alisë, por Neli meHalilin nuk shkonin mirë. Halili i pro-pozon që të lëmë hasmëritë mënjanëdhe të bashkëpunojnë. Ai i premtoiedhe për grada dhe ofiqe të larta, porMuharremi nuk pranoi. Ai vinte nga ita-lia dhe e njihte në thelb fashizimin Ital-ian. Vendimi i Muharremit ishte i pre-rë: “Unë i shërbej vetëm atdheut tim.”.Kam edhe një dëshirë timen personaleqë të merrem me muzikë. Dhe Halilime kapadaillëk i kishte thënë:” E pra tinuk qenke xhedik, por ahengxhi.”

Në Dibër të Madhe Muharremilidhët me shokët që kishte patur në in-tërnim, në Porto Palermo. Ata e këshil-luan që të shfrytëzonte aftësitë e tij përgjuhë të huaja dhe të futej në një zyrështetërore, por Muharremi nuk kishtenjeri që të futej garant për të.

DASHURIA ME JELICËNJelica. Një emër, një dashuri, një

ëndërr, një këngë, një shpresë, një gë-zim, një hidhërim, një vuajtje, një femërjo si të gjitha femrat, një vajzë e veçantëqë ja ngriti peshë zemrën që në mo-mentin që e pa për herë të parë.

Pikërisht atëhere kur shpresat ishinndërprerë, u shfaq ajo, Jelica vajzamalazeze. Ajo ishte e bija e kryegard-ianit të burgut. Ajo hynte e dilte në kamppër të takuar të jatin. Ishte vetëm 16vjeçe dhe babai e kishte dritë të syrit.

Një ditë u takuan rastësisht në obor-rin e kampit Jelica, malazezja 16vjeçare, e bija e komandantit të kampitdhe Muharremi, i burgosuri shqiptar,që nuk pajtohej me asnjë regjim e pa-drejtësi.

Muharremi, ky muzikant i lindur qëprodhonte dashuri me sy, me zemër,me buzë, me këngë, me kitarën që s’endante asnjëherë e tërhoqi si një mag-net vajzën e bukur si ylli. Shikoni këtë

fotografi ku Muharremi ka dalë si parti-zan bashkë me Jelicën dhe do tëbindesh se me me çfarë perrije kishtehasur muzikanti dhe partizanti shqiptari shkolluar në Konservatorin Italian. Jel-ica kishte ballë të gjërë, sy të shkruar,trup të hedhur. Ishte një bust i gjallë ipërgatitur nga dora e Zotit dhe e skulp-torit më të mirë të botës. Jo më pakishte Muharremi, që mbi të gjitha ishteshumë tërheqës në në kontaktin e parëdhe nuk mund ti bëje ballë tërheqjesndaj tij. Kështu ndodhi edhe me Jelicën.Sapo e pa Muharremin, i rrahu fortzemra, kraharori sa nuk doli nga ven-di, truri ju bllokua nga dashuria.

Çdo ditë nuk mund të kalonte pa utakuar, pa u parë. Muharremi për këtëvajzë të bukur që më vonë do të bëhejgruaja e tij kompozoi këngën e fam-shme “Jelica”.

VLERAT MUZIKORE QË NALA TRASHËGIM

Gjithsesi ai do të mbetet njëri ngababallarët e kultivimit të muzikës së le-htë shqiptare.

Pas çlirimit atij ju besua krijimi i fi-larmonisë shqiptare. Ai ka punuar sidrejtues në korin e ushtrisë, është drej-tori i parë i filarmonisë shqiptare,megjithese nuk përmendet. Ai ka shër-byer edhe si pedagog në shkollën eparë të muzikës në Tiranë. Njëherëshju kushtua kompozimeve të këngëvetë muzikës së lehtë dhe të përpunimittë këngëve burimore duke u bërë njëndër kompozitorët më të adhuruar tëkohës. Ka marrë pjesë në koncertet dhefestivalet e kohës me ansamblin ekëngëve dhe të valleve popullore bren-da dhe jashtë vendit.

E veçanta e kompozimit të tij ishtese ai i shkruante vetë tekstet dhe i ko-mpozonte mbi bazën e tabanit tonëkombëtar. Këngët si “Falmi syte e shk-ru”, “Engjëllushes”, “Matura” “Jelica”etj kanë mbetur edhe sot në kujtesën easaj gjenerate si motivet më të bukuraqë i këndonin me pasion dashurisë.Është me të vërtetë kënaqësi kur dëg-jon sot nga goja e rokerit AleksandërGjoka këngën e riorkestruar “Falmi sytëe shkru”. Teksa dëgjon këtë këngë hitnë ato vite, hit edhe sot, bindesh përmotivin, muzikalitetin, koloritin dheintonacionin e mrekullueshëm tëkëngëve të kompozitorit të pavdekshëmMuharrem Xhediku, që vjen nga vendii artistëve sikurse është quajtur me tëdrejtë Zall Dardha e Dibrës.

Krahas muzikës së lehtë ai kompo-

zoi edhe këngë popullore si: “Cuca eRadomirës”, “Hajde shpirt se erdh pran-vera”, “Te kroni” etj. Mrekullohesh kurdëgjon nga Eranda Libohova këngën“Cuca Radomirës”.

Xhediku është kompozitori i parë qësolli me profesionalizëm ritmet e muz-ikës së lehtë e sidomos të tangos nëShqipëri. Ai shkroi dhe kompozoi nëtë gjitha gjinitë e muzikës, jo vetëmkëngë, por edhe romanca, pjesë përkoncerte, suita orkestrale, opereta,muzikë vallzimi etj. Tangot e tij kën-dohen dhe kërcehen edhe sot.

Kam dëgjuar në original këngët eherëhme të Muharrem Xhedikut dhejam impresionuar. Kur dëgjon Artistine popullit Ramiz Kovaçi tek kënga“Bareshë e malit” shoqëruar në pianonga Margarita Kristidhi, të duket vehtjasikur je pranë burimeve të malit dhemes cicërimave të zogjve. Një mrekullimuzikore që të jep natyrë dhe dashurihyjnore. E veçantë të duket edhe kën-ga “Kur më zbret bregut”, kënduar ngaPranvera Baçe, këngëtare e grupit artis-tik të Korçës.

Me plot humor , por edhe me nd-jenjë kënga e pleshtit , interpretuar ngaartisti Hysen Pelingu. Kënga “Matura”ose “Unë për ty nuk do të shkruaj” nëato vite hymn i tangos shqiptare inter-pretohet me ndjenjë dhe pathos ngaAnita Take. Mjaft interesant inerpretimii Gaqo dhe Luiza Çakos në këngën “Edua jetën” nën dirixhimin e Nesti Uçit.Dueti Anita Take dhe Xhavit Xhepatingëllon shumë bukur tek kënga “Teburimi”. Muzika e vallzimit si në këngëashtu edhe si orkestrale tek kënga “Nëparkun e qytetit” të bën të vallzosh dhetë këndosh së bashku me Anita Taken.Zëri i Pjetër Gjergjit tek kënga “Lisi plak”(Shkruamë të vërtetën) tingëllon si bil-bil mali. Dhe më tej dueti Pjetër dheFloringa Gjergji tek kënga popullore eXhedikut “N’at” livadh” duket sikur metë vërtetë valëzon nëpër livadhet dhelëndinat shqiptare të bukura dhe tëpafundme. Të befason zëri i ëmbël iXhavit Xhepës tek kënga “Ja bilbililigjëron” (Çelin lulet), një zë melodioz ipadëgjuar në ditët e sotme, një zë që tëkënaq shpirtin dhe të sugjestionon.Duetet Pjetër Gjergji dhe Anita Takevazhdojnë me këngët “Ndarja nuk nandan” dhe “Të pres”, këngë karakteris-tike të tangos shqiptare të Xhedikut.

Hysen Pelingu shpërthen fuqishëmme lirizmin e tij karakteristik tek kënga“Cuca e Radomirës”, një mrekulli ekëngës popullore dibrane. Ndërsa Vik-tori Xhomo tek kënga “Do ta gris çarça-fin” paraqitet si një artiste e kompletu-ar e kohës. Dhe në majë të këngëve tëtangos shqiptare dhe të Xhedikut qën-drojnë këngët “Vashës sime”(Vajzëëngjëllore) dhe “Falmi sytë e shkru” tëkënduara nga Pjetër Gjergji.Ne Jelicën

Muharrem Xhediku

Page 15: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

Tetor 2010 - 1554nr.

festimet

“Të njohësh atë,- thoshte IndiraGandi,- do të thotë të kuptosh për-vujtësinë absolute, të hetosh në fu-qinë e butësisë, farën edashurisë”…Por kush ishte NënëTereza?

Nënë Tereza- një emër, një sim-bol për zemërgjerësinë dhe dashur-inë ndaj tjetrit. Derisa ishte endegjallë para saj u përkulën qeveritarë,intelektualë, artistë, njerëz të tëgjitha racave e kombeve. Në vitin1979, kur mori çmimin Nobel përPaqe, e gjithë bota mësoi se NënëTereza ishte shqiptare. Por Shqipëriaheshte… Republika Popullore So-cialiste e Shqipërisë nuk i kishtedhënë vizë nobelistes së ardhshmeas sa për të parë nënën e saj që je-tonte në Tiranë, as për të marrë pjesënë varrimin e saj, as... për të parëvarrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë

Nga: BEQIR SINA, New York

STATEN ISLAND NY : Jehona e 28 Nëntorit- Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë,megjithse ka edhe një muaj - ka filluar të nd-jehet kudo në mjediset shqiptare në Shtetet eBashkuara të Amerikës. Përgatitjet, për t’a fes-tuar me madhështi këtë festë, i sheh kudo nëqendrat më të banuara, aty ku ka më shumëShqiptaro -Amerikanë. Pra, në shumicën eqyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës,ku edhe ka më shumë organizata e shoqata,kisha e xhami, të cliat njoftoin se kanë filluarpërgatitjet për këtë festë.

Pikërishtë, për këtë qëllim, të djelën pas-dite në Institutin që mbanë emrin e Heroit tonëKombëtarë - ”Gjergj Kastriot Skanderbeg” nëStaten Island, me president z.Rrape Rruci, dheku tani ndodhet edhe salla e Akademisë Sh-qiptaro Amerikane e Shkencave, u realizua njëtakim, me qëllim parpërgatijen për ngritjen eflamurit në zemër të Nju Jorkut. Në parkunkombëtar Bowling Green Batery Park – NewYork, përballë ndërtesës së Qendrës Botëroretë Financës,

Prof. Dr. Skender Kodra PhD. kryetari i Ak-ademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane,me qendër në New-York, (e themeluar 15 vjetmë parë), u foli anëtarve të kryesisë së kësajakademie dhe ka raportuar për punë e bërë deritash nga ASHSHK-ja.

Ai i bëri një retrospektivë të shkrutër tëgjitha ngjarjeve dhe evnimenteteve tëbëra kësaj akademie, për këtë vitë. Më pas aiftoi në diskutim anëtarët e akademisë lidhurme përgatijete që po bënë Akademia e Sh-kencave Shqiptaro-Amerikane, së bashku meshoqata e organizatat e tjera për ngritjen eflamurit tonë kombëtar në shtizën e madhe,krha flamurit të SHBA-ës, të vendosur në nëparkun kombëtar Bowling Green Batery Park– New York. “Mbasi, siç tha kryetari i ASHS-HK-ës, professor Kodra, kjo Akademi kanëmarrë lejen zyrtare nga New York City De-partment of Parks & Recreation dhe zyra

Tre dibranë u bënë krenariajonë kombëtareNë shembullin e dibranëve Shqiptarët e Amerikës më 28 Nëntor dotë ngrejnë flamurin kuqezi në zemër të Nju Jorkut

e parkut kombëtar Bowling Green BateryPark në New York.

Në takimin e mbajtur të dijelën në StatenIsland, folën edhe nënkryetari i kësaj Akade-mie, dr. Adem Harxhi, sekretari i përgjithëshëmProf. Dr. Agron Fico, skenografi Astrit Tota(piktor), poetja Eleonora Koka -Gjoka , të cilëtpropozuan të kërkohet një takim më izgjeruar për ngritjen e flamurit edhe me për-faqësues nga shoqatat dhe organizatat e tjeratë komunitetit. Instituti që mbanë emrin eHeroit tonë Kombëtarë - ”Gjergj KastriotSkanderbeg” në Staten Island, tha presidenti isaj z.Rrape Rruci, i ka dyert e hapura për çdoaktivitet me karakter kombëtar ndaj ai ështëpjesë e kësaj veprimtarie”.

“Akademia Shqiptaro Amerikane e Shken-cave, sekretari i përgjithëshëm Prof. Dr.Agron Fico dhe skenografi Astrit Tota (pik-tor) , në emër të Akademisë, i dhuruan pres-identit të Institutit - ”Gjergj KastriotSkanderbeg” në Staten Island, zoti Rape Ruci:“Albumin e pasqyruar edhe me foto për ng-ritjen e monumenteve të Skënderbeut në vendetë ndryshme, të pasqyruara me dashuri ngaautori i saj me banim në Gjenevë, Z. AstritLeka; së bashku me disa materiale të shkrua-jtura dhe variante projektet bocetash përMonumentin “Gj. K. Skenderbeut me Kalë”nga Artisti i shquar Shqiptar, piktori merenome Naxhi Bakalli

Ndërkaq, parkun kombëtar Bowling GreenBatery Park – New York, përballë ndërtesës sëQendrës Botërore të Financës, është duke zh-villuar një traditë e krijuar këto dekadat e fun-dit në komunitet. Kjo për vetë faktin se vep-rimtaria është ndjekur me një akt tjetër atd-hetar, të shqiptarve të Amerikës, piërishtë treguar 11 vjetë më parë, kur nga tre emigrantëtë vjetër dibranë, nga Gani Nesimi, Halili dheSamiu, që më 1999, po në Bowling GreenPark, ngritën flamurin shqiptar, flamurin ku-qezi me shkabën dy krenare, me nismën e tyre,që edhe pse u hoq shpejtë nga autoritetet evendit( me kundërshtinë e disa emigrantëve

grekë dhe serbë në Nju Jork), e vendosenpërsëri në këtë shesh .

Mbas tyre dy aktivistët e komunitetit edhekëta qytetar dibranë në SHBA-ës, DashamirAlla dhe biznesmeni i sukseshem Ylber Pilku,duke ndjekur rrugën e bashkë qytetarve të tyretjetër po në Bowling Green Park, kanë dhënëshembullin e tyre në ngritëjen flamurin sh-qiptar, me nismën e tyre.

Kjo traditë tashmë në Nju Jork, është bërënjë gjest simbol krenarie, e shqiptarve këtu nëNju Jork, teksa për më shumë se 10 ditë nështizën përkrah flamurit të SHBA-ës, u valëvitëlart, si një zë i fuqishëm shqiptar qëbënë thirrje për, krenari, dinjitet kombëtar, nëmes të Nju Jorkut. Thirrje për drejtësi, barazidhe të drejtat si të gjitha komunitetet e tjerë,edhe për flamurin tonë kombëtar. Kjo traditëme rastin e 28 Nëntorit - Dita e Flamurit dhePavarësisë së Shqipërisë, dekadën e fundit pondiqet përveç mbrëmjeve festive edhe me ng-ritjen e flamurit kuqezi në disa vendbanimeshqiptare në Boston, Uster, Stamford, dheUarebery.

Tre dibranë, tre emigrantë të vjetër GaniNesimi, Halili dhe Samiu, u bënë krenariajonë kombëtare në SHBA.

Flamuri Kombetar kuq e zi valevitet krenarne Manhattan

Elegji përMaliq BitrinNga: ILIR SPATA

Ke ikun larg, o mik i dashunKu s‘të arrin nji përqafim.Mbi trup një mal me dhè të lagëtErrsin‘ e vdekjes që të përpin.Unë trazoj viteve ca thëngjijMbledh xixa malli nga çdo kujtim.

Ti dot s‘e prite këtë vitin tjetër,U ndave jetës në dhjetor.Mbetun diku një breng‘ e vjetërNjë shpresë u shue si meteor.Nga pak të ngriu lubi e egërNgrohtësi e jetës u kthye në borë.

Ke ikun, mik, atje ku s‘ktheheshKu ngrin çdo gja e bahet gur.Vec kaçurrelat ballit derdhenNë valëza krrelash si dikur.Thellësi qielli, sytë të errenNgrin kaltërisa si lumë mbi zhur.

Na ike shpejt ashtu si flladiNuk prite gjatë të bahesh erë.Dhjetori malet sapo zbardhiE dimri prapë na erdh në derë.Mbi Kodër ti nji grumbull dheuMbi kokë veriu qan paprerë.

Ke ikur larg, i dashun mik,Kur krah‘t e fjalës s‘të arrijnëNji breng‘ e mbetun na bren çdo ditëNdërsa kujtimet më përpijnë.Kam mall, më djeg, të të shoh prapëE akujt rrotull krejt t‘i shkrijmë.

E në ke ikun për të tjerëtPër mue je ashtu i riMe sytë e kaltër si liqenE kaçurrelat përmbi sy.Po ti mbi Kodër gjë nuk ndjenVeç lisat grinden në Veri.

ESE NGA TALENTE TE REJA

Nënë Tereza e shqiptarëveas kur fama e saj kishte marrë dhenënë të katër anët e botës deri në fillimtë viteve ’90. Shqiptarja trupvogëlishte kthyer në një legjendë të gjallë.

Nënë Terezën, Ronal Regan eshihte si “heroinën e kohës sonë”...Nënë Tereza lutet për një botë të re:“Është detyra e çdokujt t’i ndërrojëstrukturat, por nuk do te jemi të aftëpër këtë derisa mos t’i ndërrojmëzemrat tona”. Për këtë arsye Peresde Kuelar e ka quajtur “gruaja më efuqishme e botës. Ajo është Kombete Bashkuara. Ajo është paqja nëbotë...” Fjalët e Nënë Terezës ishingjithmonë për dashurinë, paqen,lumturinë:”Une jem shum(e) tuj ulut(e) per ju, qe dashnija e Zotit t(e)mbush(e) zemrat e juaja dhe gjith(e)boten”.

Siç dihet, në të gjitha trojet sh-qiptare, po ashtu në të gjithë botën

anw e mbanë, viti 2010 u shpall si viti i Nënë Terezës, dukeshënuar kështu përvjetorin e lindjes së kësaj muurgeshe tëthjeshtë të Kishës katolike, por bijë të madhe të kombit sh-qiptar dhe kësaj nëne të të gjithë njerëzimit, që me të drejtekonsiderohet si “Nderi i kishës” dhe “Krenaria e Kombit”. Ndër-sa puna e saj tejkalonte kufinjtë fetarë e etnikë, me veprat e sajajo tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve botërorë për këtë moriedhe çmimin NOBEL,hera e parë për historinë e kombit tonë.Sot kombi shqiptar me të drejtë duhet te jetë krenar për NënëTerezën. Megjithë këtë, atëherë dhe sot, Nënë Tereza ishtedhe mbetet simboli i vetive më të mira të kombit shqiptar.Ajo është imazhi i vërtetë i shqiptarëve, pasaporta e tyre ane embanë botës. Nënë Tereza është kryevepra më e madhe qëshqiptarët i kanë dhënë njerëzimit botëror. Kemi plot të drejtëpra që si komb të jemi krenar për Nënë Terezën. Sipas Presi-dentit të Shqipërisë, Zotit Bamir Topi,”kemi mëse të drejtë tëkrenohemi për shqiptarësinë e saj dhe të identifikohemi nëbotë si të sajët dhe ta quajmë me plot gojë e krenari atë sitonën”. Por besoj se përkujtimi më i mirë dhe përmendorjamë mbresë lënëse për Nënë Terezën do të ishte kryerja e atyreqë ajo i cilësonte “si akte të vogla të dashurisë”, me përkush-tim për atdheun e kombin tonë e veçanërisht për njëri-tjetrin…kështu pra, LE TË NDËRTOJMË NJË SHQIPËRI TËDENJË PËR TRASHËGIMINË QË NA LA PASURI NËNË TERE-ZA!!!

ERALDA SKARRA

Page 16: NIKOLLA MADZIROV ABDURAHIM ASHIKU VESEL HOXHA Ta …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Tetor2010.pdf · në gjuhën shqipe”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë një takimi që pati

16 - Tetor 201054nr.

cyan magenta yellow black

reklamë

- Jeni në kërkim të një banese sa më tërehatshme e në një zonë të qetë, tëbukur, larg zhurmave e ndotjeve tëmëdha?

- Ju duhet ndonjë dyqan për të hapurbiznesin tuaj?.

- Ju nevojiten ambiente për zyra?- Doni komplekse dyqanesh dhe shërbimesh?- Shërbime bankare dhe klinika shëndetsore?- Parkinge- Kënde lojrash për fëmijët tuaj- Hapësira të gjelbërta dhe mjedise tepër

çlodhëse

Moskërkonishumë! Të gjitha këto ju’asiguron vetëmKompleksi i madh“Infinit Plus” Sipërfaqe ndërti-mi 100 mijë metrakatrorë . Sipërfaqe gjelbëri-mi 58 mijë metrakatrorë . Hyrje 1+1, 2+1,3+1. Dyqane, parkinge,zyra, banka, ko-mplekse shër-bimesh. Të gjitha këto dotë ndërtohen falënjë investimi prej40 milion euro

Adresa:Paskuqan 1000metra larg ngastacioni i trenit

Kompleksi“Infinit Plus”është larg jushvetëm njëtelefonatë.

Telefono tani që tëjesh me fat:068 20 80 517