njohja dhe vetvlerësimi tek adoleshentët

7
Si të Sillemi me Adoleshentët 2011 1 ADOLESHENCA Adoleshenca është periudha jetësore mes fëmijërisë dhe jetës së të rriturit. Nga pikpamja kronologjike, ajo mund të përfshijë moshat nga 12 deri në 22 vjec, edhe pse është e vështirë të identifikohet anagrafikisht, për shkak të karakteristikave të shoqërisë në të cilën jetojmë. Në mënyrë pothuajse ironike mund të përcaktohet fillimi i saj, por jo mbarimi, duke qënë se për arësye të ndryshme sidomos ekonomike, qëndrimi i “fëmijëve” pranë prindërve zgjatet, dhe në të njëjtën formë dhe varësia ndaj tyre, dhe finalizimi me hyrjen në boten e të rriturve, bëhet gjithnjë e më i ngadalshëm.. Shpesh herë janë vetë prindërit që pengojnë rritjen dhe largimin e fëmijëve, të cilët i konsiderojnë përjjetësisht “t ë vegjël”. Adoleshenca, karakterizohet nga një sërë ndryshimesh ne sfera të ndryshme, të cilat përfshijnë të riun dhe shpesh, shpërbëjnë familjen. Seksualiteti Në planin seksual, adoleshenti braktis trupin prej fëmije për një prej të rrituri, duke arritur maturimin riprodhues. Për disa prej tyre kjo mund të ketë pasoja komplekse sepse i bën të ndjehen të pafuqishëm përballë “shtrëngatës hormonale”, tipike e kësaj moshe. Në fakt përpjekjet për të kontrolluar impulset seksuale, krijojnë stres dhe ankth tek adoleshenti. Disa mund të reagojnë duke u përpjekur të fshehin seksualitetin e tyre, për të zgjatur sa më tepër fëmijërinë, ndërsa të tjerë, në ekstrem, mund të kenë reagime prej ekzibicionisti, me sjellje dhe veshje prej të “rrituri”, për t’u ndjerë të tillë. Në fakt, seksualiteti e trëmb dhe njëkohësisht e kuriozon adoleshentin. Komunikimi intim me shokun ose shoqen e ngushtë shfaqet dhe fizikisht. Të ecurit dorë për dorë, është tipike për vajzat, ndërsa për djemtë, sjelljet janë më agresive. Për disa adoleshentë, problemi i seksualitetit është më i theksuar m.q.se, jetojnë me frikën e të qënit homoseksualë, ose të paaftë për të patur raporte normale. Kjo deri në shfaqjen e figurës së të dashirit/dashurës, me të cilin/cilën, lindin ndjenjat dhe kontaktet e para, më tepër, për t’i provuar vehtes aftësitë personale, Për këtë arësye raportet e para janë zhgënjyese, sepse adoleshentët nuk janë akoma të aftë si emotivisht ashtu dhe fizikisht, për shkak të paqëndrueshmërisë, papjekurisë, etj. Miqësia Në këtë periudhë, miqtë janë thelbësorë. Ato nuk janë më shokët e lojës por personat me të cilët adoleshentët mund të rrëfehen dhe të konfrontohen.Figura e shokut/shoqes së zëmrës fiton një rëndësi të madhe e cila i jep siguri adoleshentit, si një shembull për t’u imituar, si një model për krijimin e identitetit personal. Duke qënë tashmë adoleshenti më i clirët në lëvizje, është më i aftë të spostohet dhe të zgjedhë vetë shoqërinë e cila nuk kufizohet vetëm brënda shokëve të klasës ose fqinjëve, por

Upload: edlira-grabova

Post on 25-Apr-2015

2.137 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

1

ADOLESHENCA

Adoleshenca është periudha jetësore mes fëmijërisë dhe jetës së të rriturit. Nga pikpamja kronologjike,

ajo mund të përfshijë moshat nga 12 deri në 22 vjec, edhe pse është e vështirë të identifikohet

anagrafikisht, për shkak të karakteristikave të shoqërisë në të cilën jetojmë. Në mënyrë pothuajse

ironike mund të përcaktohet fillimi i saj, por jo mbarimi, duke qënë se për arësye të ndryshme sidomos

ekonomike, qëndrimi i “fëmijëve” pranë prindërve zgjatet, dhe në të njëjtën formë dhe varësia ndaj

tyre, dhe finalizimi me hyrjen në boten e të rriturve, bëhet gjithnjë e më i ngadalshëm.. Shpesh herë

janë vetë prindërit që pengojnë rritjen dhe largimin e fëmijëve, të cilët i konsiderojnë përjjetësisht “të

vegjël”.

Adoleshenca, karakterizohet nga një sërë ndryshimesh ne sfera të ndryshme, të cilat përfshijnë të riun

dhe shpesh, shpërbëjnë familjen.

Seksualiteti

Në planin seksual, adoleshenti braktis trupin prej fëmije për një prej të rrituri, duke arritur maturimin

riprodhues. Për disa prej tyre kjo mund të ketë pasoja komplekse sepse i bën të ndjehen të pafuqishëm

përballë “shtrëngatës hormonale”, tipike e kësaj moshe. Në fakt përpjekjet për të kontrolluar impulset

seksuale, krijojnë stres dhe ankth tek adoleshenti. Disa mund të reagojnë duke u përpjekur të fshehin

seksualitetin e tyre, për të zgjatur sa më tepër fëmijërinë, ndërsa të tjerë, në ekstrem, mund të kenë

reagime prej ekzibicionisti, me sjellje dhe veshje prej të “rrituri”, për t’u ndjerë të tillë. Në fakt,

seksualiteti e trëmb dhe njëkohësisht e kuriozon adoleshentin. Komunikimi intim me shokun ose

shoqen e ngushtë shfaqet dhe fizikisht. Të ecurit dorë për dorë, është tipike për vajzat, ndërsa për

djemtë, sjelljet janë më agresive.

Për disa adoleshentë, problemi i seksualitetit është më i theksuar m.q.se, jetojnë me frikën e të qënit

homoseksualë, ose të paaftë për të patur raporte normale. Kjo deri në shfaqjen e figurës së të

dashirit/dashurës, me të cilin/cilën, lindin ndjenjat dhe kontaktet e para, më tepër, për t’i provuar vehtes

aftësitë personale, Për këtë arësye raportet e para janë zhgënjyese, sepse adoleshentët nuk janë akoma

të aftë si emotivisht ashtu dhe fizikisht, për shkak të paqëndrueshmërisë, papjekurisë, etj.

Miqësia

Në këtë periudhë, miqtë janë thelbësorë. Ato nuk janë më shokët e lojës por personat me të cilët

adoleshentët mund të rrëfehen dhe të konfrontohen.Figura e shokut/shoqes së zëmrës fiton një rëndësi

të madhe e cila i jep siguri adoleshentit, si një shembull për t’u imituar, si një model për krijimin e

identitetit personal. Duke qënë tashmë adoleshenti më i clirët në lëvizje, është më i aftë të spostohet

dhe të zgjedhë vetë shoqërinë e cila nuk kufizohet vetëm brënda shokëve të klasës ose fqinjëve, por

Page 2: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

2

persona që ndeshen në ambiente nga më të ndryshmet. Ekzigjenca për të qënë pjesë e një grupi

bashkëmoshatarësh për të kaluar kohën e lirë, tashmë është primare. Në këtë mënyrë, lindin grupet

informale të cilet dallohen nga ato formale. (klasa, skuadra sportive) sepse nuk menxhohen nga të

rriturit, kështu që zgjaten orët jashtë shtëpisë me miq të qëndrueshëm me të cilët ndahen eksperiencat

dhe suporti.

Të qënët pjesë e një grupi, forcon autostimën me ndjesitë e të qënët të fortë dhe jo vetëm. Të jesh pjesë

e një grupi do të thotë të kesh identitet dhe kuptim si pjestar i tij. Megjithatë, përvec avantazheve të të

qënit pjesë e një grupi ekzistojnë, si për cdo fenomen edhe anët negative, ose anët e “errëta”.

Përkatësia ndaj grupit i bën adoleshentët të ndjehen të mbrojtur dhe për këtë të fuqishëm, faktorë këto

që mund t’i shtyejnë drejt veprimeve në kundërshtim me principet; kjo për të mos kundërshtuar grupin

dhe për të mos ngelur vetëm.

Familja

Ndryshimet adoleshenciale shfaqen në brëndësi të e kontekstit familjar. Adoleshenti, në këtë periudhë,

ka dy eksigjenca në kundërshtim me njëra-tjetrën, nga njëra anë ndjen nevojën për të qënë i mbrojtur

nga familja dhe dëshiron të qëndrojë fëmijë; nga ana tjetër, dëshiron të distancohet dhe të fitojë

autonominë. Familja, duhet të përballojë detyrën e vështirë të vendosjes së ekuilibrit, të negocimit të

distancave interpersonale duke u adaptuar sipas eksigjencave të adoleshentit, gjithnjë duke pyetur

vehten..A jam duke vepruar drejt? Dhe është me të vërtëtë e vështirë, pasi shpesh herë prindërit nuk

dinë se si të sillen, argument ky të cilin do ta diskutojmë më gjërësisht në vijim të kapitullit. M.gj.t.

duke iu rikthyer temës mund të themi se në thelb, prindërit janë të vetëdijshëm që fëmija po rritet, por

akoma nuk duan ta pranojnë. Frika ndaj kërkesave autonome dhe ndryshimi i ndaj një ekuilibri që ka

funksionuar për shumë kohë, mund të jenë disa nga arësyet. Prindi duhet të tregohet aq fleksibëlsa të

mirëpresë kërkesat për mbrojtje dhe autonomi të fëmijës për ta ndihmuar në eksplorimin e

individualitetit pa u ndjerë i vetmuar. Bashkëshortëve tanimë i duhet të bëjnë një “bilanc” të vetvehtes

si prindër, bashkëshortë dhe profesionistë. Adoleshenca e fëmijëve i rikthen prindërit në adoleshencën

e tyre me të gjitha koloritet, ndjenjat dëshirat...gabimet. Sipas disa studimeve, është provuar që

prindërit e një adoleshenti jetojnë një martesë në krizë, subjekt stresi për paaftësinë e të qënit prindër,

kjo edhe për faktin se nuk ndahen me objektivitet detyrat ndërmjet njëri-tjetrit. Nga ana tjetër,

adoleshenti nuk bën dhe aq për të rivendosur harmoninë familjare m.q.se, është gjithnjë në kërkim të

konfliktit dhe vë në diskutim idetë dhe vlerat e prindërve. Këto kontraste, i japin mundësinë

adoleshentit të njohëmë mirë vetvehten, të konfrontojë mendimet e veta dhe të imponojë respektin ndaj

pikpamjeve të tjetrit. Gjithashtu, nëpërmjet konfliktit, adoleshenti, mëson disa aftësi sociale si aftësinë

e të dëgjuarit, komunikimin, negocimin, të cilat do të jenë të domosdoshme për jetën dhe relatat në të

ardhmen.

Identiteti

Adoleshenca pervec ndryshimit të strukturës trupore karakterizohet nga përcaktimi i identitetit.

Dalëngadalë, adoleshenti braktis konceptin mbi vetvehten ndërtuar ngaprindërit për ta zëvendësuar me

vlerësimin e dhënë nga bashkëmoshatarët, për të cilët, janë të rëndësishme, pamja fizike, tërheqja

seksuale, inteligjenca etj. Adoileshenti mund të ndjehet jo shumë i vlerësuar në disa drejtime dhe kjo

mund të krijojë, ankth, frustrim, ose sjellje kompensuese, duke u përpjekur të realizohet në sferat ku

nuk ndjehet i aftë. Shpesh herë, prindërit janë të nxitur për të qënë hiperprotektivë, duke rrezikuar që

adoleshenti të kundërshtojë në mënyrë të tepruar të rriturit. Krijimi i identitetit personal është një

Page 3: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

3

procedurë që zgjat prej vitesh dhe që ndërtohet përmes eksperimentimit të identifikimit.

Eksperimentimi konsiston në interpretimin e roleve të ndryshme, duke u identifikuar nëpërmjet tyre.

Në të njëjtën kohë duke patur mundësi për të njohur persona të ndryshëm,, adoleshenti mund t’i

observojë, të magjepset dhe t’i imitojë. Eksperimintimi dhe identifikimi mundësojnë një personalitet

me shumë fytyra, të cilat ai mund t’i përdorë suipas ambientit në të cilin ndodhet. P.sh. një djalë që në

shtëpi mund të jetë i edukuar dhe i rezervuar, në shkollë mund të jetë i pa disiplinuar, faktor ky që

shpesh here cudit prindërit. Përmes eksperimentimit dhe identifikimit, adoleshenti mund të njohë

vetvehten, vecmas nga të tjerët; mund të konfrontojë aftësitë dhe limitet personale. Identiteti

përfundimtar është frut i zgjedhjeve dhe sintezave të disa roleve të eksperimentuara të cilat sjellin në

mënyrë të paevitueshme humbjen e shumë mundësive të tjera.

Njohja

Hyrja në botën adoleshenciale, sjell dhe perfeksionimin e aftësive të të arsyetuarit në mënyrë abstrakte,

duke vlerësuar mundësi të ndryshme dhe pasojat e një zgjedhjeje. Këto mundësi janë të pranishme edhe

gjatë zhvillimit të fëmijës, përpara moshës dhjetë vjecare, por pas moshës dymbëdhjetë vjecare, personi

fillon të ndërgjegjësohet për potencialin që zotëron, e vlerëson dhe reflekton mbi të. Kapaciteti për të

reflektuar mbi mendimin personal dhe atë të të tjerëve, i lejon të riut, të marrë në konsideratë mendime

të ndryshme nga të vetat dhe relatat ndryshojnë, duke e kapërcyer fazën egocentrike të periudhës

fëmijërore. Suseset në fushën njohëse, si p.sh rezultatet shkollore, i lejojnë të riut të rrisë

vetëvlerësimin. Aftësia për të menduar sipas Aftësia për të menduar sipas mundësive të ndryshme,

mundëson zhvillimin e pikpamjeve kritike të adoleshentit ndaj realitetit, duke imagjinuar zgjidhje

jetësore idealiste. Shpesh herë, këto mundësi nuk koincidopjnë me projektet e figurave referuese, por

përmes këtyre aftësive të të menduarit zhvillohet individualiteti personal. Të menduarit abstrakt, i jep të

riut mundësinë projektimit të projekteve të ardhshme, dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme, sic

janë zgjedhja e shkollës dhe e punës. Maturimi i individit është një proces që zgjat gjithë jetën dhe nuk

përfundon me përfundimin e adoleshencës. Janë eksperienca te përditshme dhe ato të jashtëzakonshmet

të cilat kontribuojnë në zhvillimin afektiv dhe shoqëror. Në fakt bëhet fjalë për një proces të ngadaltë,

mbi të cilin mund të ndalemi dhe të reflektojmë, ndryshe nga adoleshenca, ku ndryshimet janë shumë

dhe ndodhin jashtëzakonisht shpejt.

Seksualiteti

Karakteristika thelbësore e adoleshencës, është transformimi trupor që përfshin kalimin nga trupi i

fëmijës tek i rrituri. Ky transformim, ndryshon raportet me prindërit dhe bashkëmoshatarët e seksit

tjetër. Autoerotizmi, është një tjetër fenomen i kësaj periudhe, i cili kundërshtohet nga shumë

edukatorë, për faktin se rrezikon raportet dyshe, duke krijuar një farë izolimi. Të tjerë e përkrahin, si

një fenomen për t’u siguruar mbi identitetin personal seksual. Ndërsa gjykimi i adoleshentëve, varion

në bazë të vlerave dhe ambientit kulturor në të cilin janë rritur, duke e përcaktuar si akt normal ose

imoral. Ekzigjenca për t’u rritur, përfshin adoleshentët në lidhje sentimentale të cilat janë një mënyrë,

për të plotësuar nevojën për afeksion apo thjesht clirim i energjive. Mënyra për të konsideruar një

raport hetero-seksual, mbi të gjitha, varet nga vlerat që secili i atribuon raportit mashkull-femër.

Akoma, sot, vërehet që adoleshentët kanë akoma një vizion stereotip të seksualitetit, ku djemtë

kërkojnë lidhje jo impenjative, me gratifikim të menjëhershëm ndërsa vajzat lidhje të qëndrueshme

dhe romantike.Megjithtë, shpesh herë, stereotipet, në të vërtetë janë larg realitetit, m.q.se, zgjedhjet e

gjithsecilit, variojnë siopas prespektivës së secilit dhe presionit të moshatatëve. P.sh, shumë

adoleshentë, kanë një hapësirë veprimi të kufizuar, në vecanti vajzat, të cilat për arësye etnie apo

Page 4: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

4

besimi janë shumë të kontrolluara nga familja. Nga ana tjetër, qëndrojnë adoleshentët që kanë rapote të

parakohshme për shkak të presionit të grupit. Gjithashtu, adoleshentët e sotëm perceptojnë mesazhe

kontradiktore mbi seksin ku; televizioni, publiciteti, shtypi dhe bashkëmoshatarët nxisin permisivitetin,

ndërsa; prindërit dhe edukatorët inkurajojnë kujdesin dhe frenimin. Adoleshenti, tashmë ka arritur

maturimin biologjik por nga pikpamja sociologjike ai konsiderohet akoma një qytetar drejt formimit të

përgjithshëm ( si në planin shkollor, ashtu dhe kur fillon integrimi në punë). Si rrjedhojë, m.gj.se i riu,

edhe pse është i aftë të shprehë seksualitetin e tij, nuk është i gatshëm të përfshihet në një raport

martesor, sepse nuk është i gatshëm për një përgjeqësi të tillë.

Mundësia e zgjedhjes së partnerit në mënyrë të vetëdijshme dhe eksperimentimi i një lidhjeje të

qëndrueshme shfaq një sërë avantazhesh si : afrimitetin me personin e zhgjedhur me të cilin mund të

ndash mendimet, të qënit i mbështetur në castet e vështira dhe i inkurajuar drejt vetëvlerësimit. Mbi të

gjitha, e rëndësishme është, gjetja e ekuilibrit mes ngrohtësisë dhe seksualitetit. Në rastin kur i riu nuk

mund të zgjedhë lirisht por ndjehet i diktuar nga familja, mund të tentojë drejt agresivitetit duke qënë i

paaftë për të marrë përgjegjësi dhe si rrjedhim të mos ndjehet i vlerësuar. Në të kundërt, permisiviteti i

tepruar mund t’i krijojë adoleshentit idenë e partnerit si dicka “njëpërdorimshe” e të pa vlerë që mund

të merret me forcë. Ky lloj vizioni ka si rezultat, sjelljen joshëse të vajzës dhe përgjegjen e

detyrueshme të djalit sipas llogjikës personale. Një tjetër pasojë e dhimbshme gjatë adoleshencës është

dhe zbulimi i homoseksualitetit, i cili sipas vlerave, kulturave apo diagnozave klinike, klasifikohet herë

si sëmundje, herë si zgjedhje personale dhe herë si faktor biologjik. Por pavarësisht nga identiteti, e

rëndësishme është që mbi gjithcka t’i drejtohemi ndjenjës humane dhe të lëmë mënjanë paragjykimet,

në trajtimin e këtyre rasteve

Zhvillimi Fizik

Adoleshenca karakterizohet nga kalimi fiziologjik i fëmijës tek i rrituri.Kjo fazë quhet pubertet,

karakterizohet nga rritje e menjëhershme dhe konseguencat e saj, janë si më poshtë:

- Rritja e gjatësisë; mund të variojë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë centimetër, për djemtë dhe

nga gjashtë deri në njëmbëdhjetë centimetër për vajzat. Gjatësia fillon të rritet nga mosha dhjetë

–gjashtëmbëdhjetë vjec për djemtë dhe nga tetë deri në katërmbëdhjetë për vajzat. Pas

kulminacionit të rritjes, subjektet vazhdojnë të rriten, me ritëm të ngadalësuar deri në moshën

tetëmbëdhjetë vjec.

- Rritja e peshës; manifestohet pas ritjes së staturës dhe në përfundim adoleshenti ka dyfishin e

peshës që kishte në fillim të fazës së rritjes.zhvillimi i muskujve dhe koclave sjell dhe shtimin e

masës së dhjamosur.

- Zhvillimi i organeve gjenitale; tek meshkujt fillon në moshën katëmbëdhjetë deri në

shtatëmbëdhjetë vjec. Tek femrat, zhvillohen organet gjenitale dhe riprodhuese.

- Zhvillimi i karakteristikave seksuale; tek meshkujt konsiston në mbullimin e qimeve në gjithë

trupin, zgjerimin e laringut dhe zgjatjen e kordave vokale me rrjedhojë zbritjen e tingullit te

Page 5: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

5

zerit deri në një oktavë. Tek femrat karakteristike janë rrumbullakësia e bacinit, rritja e gjoksit,

rrtija e qimeve në zonat pubike e ashelare, etj.

Në vëndet e induatrializuara, është vënë re një përshpejtim i ritmit të zhvillimit të fëmijëve, tek

adoleshentët që në krahasim me shekujt e kaluar. P.sh, gjatësia e adoleshentëve të moshës

gjashtëmbëdhjetë vjec, është dhjetë centimetra më superiore se gjatësia e adoleshentëve të shekullit të

kaluar.Gjithashtu, është vërejtur një zhvillim i parakohshëm seksual në krahasim me vëndët e pa

zhvilluara. Gjithsesi supozohet se ky fenomen nuk do të evulojë pambarimisht, pasi janë verejtur fazat

e ndalimit në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore.

Influenca Psikollogjike në zhvillimin seksual; Rritja trupore në moshën adoleshenciale nuk

interpretohet nga të gjithë në të njëjtën mënyrë. Një faktor influencues në jetë është momenti në të cilin

ndodh zhvillimi. Subjekte të ndryshëm ndikojnë që zhvillimi të mos ndodhë në të njëjtën mënyrë tek të

gjithë, sepse Brenda grupit ka individë që rriten para kohe në krahasim me të tjerët. Ja disa nga

ndryshimet dhe pasojat:

- Meshkujt janë të vantazhuar nga zhvillimi I parakohshëm, m.q.se kjo I lejon të kenë një

popullaritet më të madh tek bashkëmoshatarët dhe përgjegjësinë e rolit të lidërit, ndërsa një

zhvillim I mëvonshëm sjell pakënaqësi ndaj trupit, më pak besim, më pak popullaritet.

- Femrat janë të zvantazhuara nga puberteti I parakohshëm, sepse duke u ndjerë të rritura,

perceptohen të tilla edhe në grupet e adoleshentëve më të mëdhenj. Si pasojë, vajzat mund të

fitojnë sjellje devijuese ku mungojnë mjetet njohëse për të vlerësuar ssituatat në raport me

vajzat më të rritura. Sipas disa kërkimeve, vajzat me zhvillim të parakohshëm, braktisin

shkollën, konsumojnë alkool ose duhan, më tepër në krahasim me bashkëmoshataret. Kur ato

arrijnë moshën njëaet e pesë vjecare, nuk kanë sjellje devijuese në rapport me vajzat e moshës

së tyre, por përjetojnë pasojat e sjelljeve të tyre të mëparshme, p.sh. janë më pak të shkolluara,

etj.

Procesi I rritjes, djeg shumë energji të cilat mund të përdoreshin në aktivitete të tjera. Rënia e

rendimentit shkollor në këtë periudhë nuk përbën shqetësim, sidomos nëse rritja ndodh gjatë kalimit

nga shkolla tetëvjecare në shkollën e mesme. Kalimi në shkollën e mesme, është në vetvehte një proces

stresues i cili i bashkangjitet procesit të vështirë të rritjes. Nga ana tjetër identiteti përcakton

diskriminimin e detyrave mashkullore dhe femërore, duke përndjekur dëshira dhe aspirata që janë

tipike të gjinisë. Në europën veriorë ku barazia mes burrit dhe gruas është efektive, kjo

domosdo9shmëri është me e vogël. Në kultura të tjera, si e jona, ku barazia gjinore nuk është arritur

akoma, vajzat gëzojnë një gamë të gjërë zgjedhjesh në krahasim me djemtë si p.sh. mund të veshin

veshje mëshkullore, studiojnë, etj. Nga ana e djemve, vërehet një disponibilitet fleksibiliteti ndaj

prerogativave femërore, sic është joshja pasive.

Puberteti përbën një periudhë të vështirë dhe për ta kapërcyer nevojiten mjete njohëse dhe etike, jo

gjithnjë të disponueshme, nëse zhvillimi ndodh në periudhë të parakohshme. Rëndësi të madhe ushtron

ambienti familjar i cili ndihmon adoleshentin të pranojë ndryshimin. Në plan sekondar qëndrojnë

nashkëmoshatarët, burim konfrontimi dhe ndihme për të reaguar sic duhet ndaj provokimeve, si p.sh

përgjegjet ndaj frazave keqëdashëse. Adoleshentët që nuk kanë mundësi rë frekuentojnë

bashkëmoshatatrët, p.sh..për arësye të integrimit në punë, në një botë të rriturish, mund të kenë

vështirësi në periudhën e rritjes.

Page 6: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

6

Si të Sillemi me Adoleshentët

Adoleshenca fillon në periudhën e pubertëtit, duke vazhduar pak a shumë , deri në moshën 30 vjec.

Adoleshenca është një fenomen social-kulturor më tepër se biologjik. Sjellja psikollogjike

adoleshenciale, qëndron e pa prekur deri në momentin që individi arrin autonominë. Nëse në shoqërinë,

primitive, rritja dhe riprodhimi bazoheshin në faktorë biologjikë, në një shoqëri komplekse si ajo në të

cilën jetojmë sot, ligjet përcaktuese, janë krejt të ndryshme nga ato që dikton natyra. Karakteristikë

kryesore e adoleshentëve, janë ritualet e vecanta, vëndet e takimit, shenjat njohëse ose dalluese. Këto

sjellje, kanë për qëllim ndërtimin e një identiteti personal të sigurt, dhe në të njëjtën kohë të ndryshëm

nga prindërit. Solidariteti mes të rinjve, është zakonisht mjaft i fortë dhe një faktor determinues në

zgjedhjet e tyre. Në të kundërt, nëse këto zgjedhje do të diktoheshin nga familja do të ishin të

dhimbshme, sidomos nëse do të sillnin dhe ndarjen nga mbrojtja e saj. Edhe kur nuk është e

nevojshme, të rinjtë parapëlqejnë klandestinitetin (fshehtësinë), duke u munduar të shprehin vetvehten

në ambiente ku familja nuk ka akses. Kjo hapësirë, e përcaktuar, “private”, i krijon atyre mundësinë të

ridimensionojnë personalitetin e tyre, duke u konfrontuar dhe njëkohësisht mirëkuptuar me njëri-tjetrin.

Mbi të gjitha, nuk ndjehen të paragjykuar nga të rriturit. Në fakt, jo gjithnjë është e thjeshtë për të

rriturin të krijojë një raport sintonie me adoleshentin, dhe nëse i rrituri dëshiron që ky raport të

funksionojë dhe të mos vërë në lëvizje mekanizmat kundërshtues tek adoleshenti, duhet të punojë në

radhë të parë me vetvehten.

Dy nga sjelljet e gabuara më të zakonshme, janë:

Nënvlerësimi i adoleshentit duke e trajtuar si i paaftë, një formë autarktizmi shkaktuar nga

ankthi

Të qënit bashkëpunëtor i adoleshentit. Adoleshenti nuk i do të rriturit që sillen si “fëmijë”, dhe

në përgjithësi, i shikon këto figura si patetike, duke u distancuar prej tyre.

Adoleshenti ka një nevojë jetike për t’u ndjerë normal, si të gjithë bashkëmoshatarët..

Detyrat Kryesore të prindit janë:

1. T’I ndihmojë sa më tepër në shkëputjen prej tyre, duke mos I bërë të ndjehen në faj për këtë

arësye

2. T’I ushqejë sa më tepër siguri vetvehte

3. Dhënia e një informacioni të detajuar, sidomos mbi jetën seksuale

Page 7: Njohja dhe Vetvlerësimi tek Adoleshentët

Si të Sillemi me Adoleshentët 2011

7

Ja disa nga teknikat e komunikimit:

1. Arsyetimi dhe qartësia, në mënyrë që adoleshenti të arësyetoje edhe me vetvehten duke u

ridimensionuar me objektivitet. Jo shpesh, adoleshentët japin llogari për veprimet e tyre dhe reflektojnë

mbi pasojat.

2. Zgjidhja e problemeve duke bashkëpunuar. Dhënia e eksperiencës personale duke i ofruar

adoleshentit zgjidhje realiste dhe pragmatike, gjithnjë duke parë brënda vehtes,duke arsyetuar, duke

studiuar ambientin.

3. Ndihma në marrjen e përgjegjësive, duke vënë në praktikë hipotezat më të realizueshme.

Normalisht, është mirë që vëmendja e adoleshentit të tërhiqet me pyetje të tillë si “Ti si mendon se

mund të veprosh?”; “Ku do të arrish me....”, etj.

4. Modestia në vënd të idealizimit të vetvehtes. Adoleshenti mun të kuptojë më mirë vehten nëse do të

gjrjë forcën për të zgjidhur vështirësitë vetë dhe në mënyrë efikase. Është e gabuar t’i imponohemi

atyre si “Modele Përsosmërie”, duke marrë si shembull reagimet tona në situate të caktuara.

5. Rritja e vetëvlerësimit, duke i spjeguar adoleshentit se zgjidhja është tek ai dhe se zotëron aftësitë

për të arritur atë që dëshiron.