okb- ja - reformat ne këshillin e sigurimit

12
Universiteti Mbretëror Iliria Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri IV Lënda: Praktika Diplomatike Bartës të Lëndës: Ambasador,Prof. Bashkim Rama Mr. Ass. Bardhok Bashota Detyra: ESE Tema: OKB - Organizata e Kombeve të Bashkuara ( Reformat e propozuara në Këshillin e Sigurimit ) Studenti: Bahri Gashi D 50 – 10009, data e dorëzimit 16.04.2009

Upload: bahri-gashi

Post on 15-Nov-2014

123 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Universiteti Mbretëror IliriaFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2008/2009Semestri IV

Lënda: Praktika Diplomatike

Bartës të Lëndës:

Ambasador,Prof. Bashkim Rama

Mr. Ass. Bardhok Bashota

Detyra: ESE

Tema:

OKB - Organizata e Kombeve të Bashkuara

( Reformat e propozuara në Këshillin e Sigurimit )

Studenti: Bahri Gashi D 50 – 10009,

data e dorëzimit 16.04.2009

----------------------------------------------------------------------------------------------

Page 2: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Kronologji e shkurtër rreth themelimit të Kombeve të Bashkuara (1941-

1945)

Duke pas rasasysh periudhat gjatë dy Luftërat Botërore që kanë sjellë për

njerëzimin vuajtje të pathëna dhe për një gjysmë shekulli u kanë kushtuar jetën më tepër

se 100 milionë njerëzve. Baballarët e themelimit të Kombeve të Bashkuara dhe hartuesit

e Kartës i mbushte dëshira e thellë për paqe dhe bindja, që pas përfundimit të Luftës së

Dytë Botërore duhej të garantonin bashkarisht një rend qëndrueshëm dhe të paqe

botërore. Por në fakt cilat ishin rrethanat, ku dhe kur u krijua OKB-ja?

Në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945 Roosevelt, Churchill dhe Stalini ranë më në

fund dakord në lidhje me pikat e fundit të diskutueshme. Këtu bëhej fjalë veçanërisht për

mënyrën e të votuarit në komunitetin më të fuqishëm të organizatës së ardhshme,

Këshillit të Sigurimit. Me kërkesë të Bashkimit Sovjetik anëtarëve të përhershëm - BS,

SHBA, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës - iu akordua e drejta e vetos në të gjitha

çështjet e rëndësishme. Për veprimtarinë e organizatës kjo rezultoi të ishte paralizuese për

një kohë të gjatë. Por pa këtë lëshim nuk do të kishte qenë e mundur rënia dakord.

Edhe para mbarimit të luftës, katër Fuqitë e Mëdha u bënë thirrje të gjitha

shteteve, të cilat deri në atë moment kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të

Bashkuara, të vinin në San Francisko dhe të prezantonin projekt-statutin e tyre. Gjatë

Konferencës, e cila zgjati gjithsej nga prilli deri në qershor 1945, 50 shtete pjesëmarrëse

sollën më shumë se 1000 ndryshime edhe pse koncepti i 'policëve të botës' nuk mundi të

realizohej në versionin e tij të parë, shtetet e vogla dhe të mesme nuk ia dolën dot

gjithsesi të shfuqizonin pozicionin e privilegjur të Fuqive të Mëdha. Megjithatë,

pjesëmarrësit e pranuan unanimisht Kartën në datën 26 qershor 1945. Si anëtar i 51-të

themelues nënshkroi Polonia, e cila nuk kishte mundur të merrte pjesë më parë.

Organizata mori emrin e Kombeve të Bashkuara (United Nations Organization - UNO),

dhe, pasi kontrata u ratifikua nga numri i duhur i shteteve, ajo hyri në fuqi në datën 24

tetor 1945. "

Page 3: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Uniteti i Fuqive të Mëdha, aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërua gjatë

ndarjes së plaçkës së luftës - e bashkë me të edhe për atë botë, që OKB-ja duhej ta

mishëronte dhe mbronte institucionalisht. Nëse deri në vitin 1947 Kombet e Bashkuara

shënuan edhe një sërë suksesesh, ndër të tjera tërheqja e Bashkimit Sovjetik nga Irani,

rregullimi i çështjes së Triestes dhe heqja e trupave britaniko-franceze nga Libani dhe

Siria, jo më vonë se 1947 kjo vllazëri e dikurshme armësh mes fuqive perëndimore dhe

Bashkimit Sovjetik u shndërrua në një konflikt, i cili sikurse dihet do të karakterizonte 40

vitet e ardhshme marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara.

Në vijim paraqiten kundërshtitë për pushtet politik dhe ideologji mes dy blloqeve

dominuan më pas debatet dhe bisedimet në të gjitha komitetet e Kombeve të Bashkuara,

por natyrisht para së gjithash në Këshillin e Sigurimit. Funksioni paqe-garantues i

organizatës praktikisht ishte në fund të tij, madje shumë më tepër: 'Fuqitë e Mëdha paqe-

dashëse', të cilat me statut mbanin përgjegjësinë kryesore për paqen, filluan vetë shumë

shpejt, që në luftën e tyre për zona influence të shkelnin paqen në mënyrën më të

rrezikshme të mundshme. Po ashtu edhe bllokada e Këshillit të Sigurimit, e filluar përmes

Luftës së Ftohtë, nuk duhet të çojë në përfundimin, se katër dekadat e para qenë një kohë

e humbur për Kombet e Bashkuara dhe se historia e tyre fillon vetëm me përmbysjet

epokale të viteve 1989/90. Një vlerësim i tillë do t'i injoronte rezultatet e kësaj organizate

botërore në fushën e të drejtave të njeriut, të zhvillimit të mëtejshëm të së drejtës

ndërkombëtare apo të çkolonializimit. Në fakt Kapitulli VII i Kartës së Kombeve të

Bashkuara nuk mund të gjejë zbatim si thelbi i sistemit të sigurisë kolektive, e megjjithatë

organizata gjeti sektorë të tjerë kyçë të aktivitetit të saj. Megjithë bllokadën - ose më mirë

për shkak të saj - u arrit të ndërmerreshin pozicione orientuese, të cilat karakterizuan

fytyrën e sotme të OKB-së si forum unikat për probleme globale.

Page 4: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

(Shpjegimi i rrethanave aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare)

Duke pas parasysh qëllimin e themlimit të OKB-së, si dhe parimet fundamentale të

saj në barazinë; sovranitet; pavarësia; tërëia tokësore; si dhe detyrimet që dalin janë

elemente apo vlera që prej formimit e gjer më sot e kanë zhvilluar raportin në

marrëdhëniet ndërkombëtare, madje edhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit, me

mekanizmat e saj të njohur si Asamblea e Përgjithshme; Këshilli i Sigurimit; Këshilli

Ekonomik dhe Social; Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë dhe Sekretariati janë padyshim

aspekte të rëndësishme për funksionimin e OKB-së. Por shtrohet pyetja, cilat janë

rrethanat aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Në fakt duke u njohur faktet që kronologjike që OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit

në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare është më i fuqishmi ndër organet kryesore të

organizatës botërore. Sipas Kartës së OKB-së (neni 24) ai mban edhe përgjegjësinë

kryesore për përmbushjen e detyrës më të rëndësishme të organizatës, garantimin e paqes

botërore dhe sigurisë ndërkombëtare. Kompetencat, që i njihen atij në këtë kontekst

aktualisht, bëjnë që Këshilli i Sigurimit, në fushën e politikës ndërkombëtare, të jetë një

komitet unikal.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është një vend ku është folur shumë dhe ku janë

marr vendime të rëndësishme në lidhje me Kosovën. Pas mbarimit të luftës në 1999 e deri

në zgjidhjen e statusit ka pasur disa herë në vit mbledhje në lidhje me Kosovën ku zyrtar

të ndryshëm, përpos atyre kosovar, kanë raportuar për gjendjen në Kosovë. Rezoluta më e

rëndësishme e këtij këshilli në lidhje me Kosovën është Rezoluta 1244 nga viti 1999.

Duke patur dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete permanente dhe 10

shtete të zgjedhura. Ka 5 shtete permanente dhe këto janë: ShBA, Franca, Britania e

Madhe, Kina dhe Rusia. 10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një dy vjeçare. Një

nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova

dhe Shqipëria sipas OKB-së.

Page 5: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Shumë është përfolur për zgjerimin e shteteve permanente, por asnjë marrëveshje

nuk është arritur. Shtetet që duan ulëse permanente në këtë këshill janë: Gjermania, Italia,

Brazili, India, Japonia dhe kërkesa edhe për një shtet mysliman pa përcaktuar se cilin,

dhe një shtet afrikan. Vendimet në lidhje më çështje proceduriale kërkojnë miratimin e

nëntë anëtarëve. Për të gjitha çështjet e tjera është një pengesë shtesë, pasi duhet të japin

miratimin e tyre të gjithë anëtarët e përhershëm. Kështu, Kina, Franca, Britania e Madhe,

Rusia dhe SHBA kanë të drejtën e vetos. Ky pozicion i privilegjuar i pesë anëtarëve të

përhershëm përbën edhe veçorinë qendrore të sistemit të Kombeve të Bashkuara, i cili

bashkon parime të ndryshme bazë në vetvete: Nga njëra anë barazinë e shteteve sovrane

në Asamblenë e Përgjithshme ("Një vend – një votë "), nga ana tjetër pesë shtete, të cilat

formojnë një kryesi drejtuese në koncptin e koncertit evropian të Fuqive të Mëdha të shek

XIX.

Intrepretimi juridiko - politik i kompetencave të Këshillit të Sigurimit

Në paragrafin e parë të nenit 24 të Kartës së OKB-së thuhet: "Për të garantuar

një veprim të shpejtë dhe të efektshëm të Kombeve të Bashkuara anëtarët e tyre ia

kalojnë Këshillit të Sigurimit të garantuar një veprim të shpejtë dhe të efektshëm të

Kombeve të Bashkuara anëtarët e tyre ia kalojnë Këshillit të Sigurimit përgjegjësinë

kryesore për ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombtare si dhe njohin faktin,

që Këshilli i Sigurimit gjatë realizimit të detyrimeve, që rrjedhin nga kjo përgjegjësi,

vepron në emrin e Kombeve të Bashkuara." Por se si paraqiten në veçanti këto

kompetenca të shumanëshme, këtë e tregon fragmenti i mëposhtëm:

Këshilli i Sigurismit"me qëllim zgjidhjen paqësore të konflikteve (Kapitulli i VI i

Kartës), mund të marrë në shqyrtim çdo situatë (neni 34), dhe të japë rekomandime në

çdo stadt të një konflikti me qëllim mbylljen paqësore të tij (neni 36). Në kuptimin e

kapitullit të VI roli i Këshillit të Sigurimit kufizohet me këshillimin ose moderimin.

Ndërsa Kapitulli VII i Kartës rregullon ushtrimin e imponimit nëpërmjet Këshillit të

Sigurimit. Këtu ai duhet të përcaktojë sipas nenit 39, nëse një situatë e caktuar paraqet një

kërcënim ose shkelje të paqes apo një veprim agresiv. Nëse Këshilli i Sigurimit mbërrin

Page 6: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

në një konstatim të tillë, atëherë ai mund të rekomandojë masa të përshtatshmë për

dhënien fund kësaj situate. Por ai mund të marrë edhe masa për realizimin e detyrueshëm

të vendimeve të tij. Sikurse parashikohet në nenin 41 këtu mund të bëhet fjalë për një

procedurë disashkallëshe për realizimin e sanksioneve joushtarake – para së gjithash

ekonomike -, dhe sipas nenit 42 ai mund të urdhërojë edhe marrjen e masave ushtarake

për vendosjen me forcë të paqes. Sipas nenit 25 të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të

Bashkuara duhet të pranojnë dhe zbatojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit. Pozicioni i

veçantë i Këshillit të Sigurimit shprehet edhe në kompetencat e tij brenda organizatës,

nëpërmjet të cilave një seri vendimesh të rëndësishme, para së gjithash të Asamblesë së

Përgjithshme, lidhen mnë mënyrë të detyrueshmë me votën paraprirëse të Këshillit. Kjo

ka të bëjë, para së gjithash më pranimin ose përjashtimin e anëtarëve si dhe zgjedhjen e

Sekretarit të Përgjithshëm dhe të gjykatësve të Gjykatës ndërkombëtare."

Reforrmat e propozuara në Këshillin e Sigurimit

Pyetja; A duhet të ketë reforma? Përgjigjja; gjithsesi PO, si:

Pasi që në raportet ndërkombëtare kanë ndrruar edhe raportet mes shteteve dhe

fuqive të tyre si në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak, madje edhe demodrafik,

mund të themi se është e rëndësishme të fillojnë një sërë reformash të gjera në të gjitha

makanizmat e OKB-së , por në veqanti dhe me shpejtësi në Këshillin e Sigurimit, Një

plan për të përmirësuar Këshillin e Sigurimit i këshilluar nga Brazili në vitin 1992, do t’i

jepte vende të përhershme, por pa fuqi vetoje, Japonisë, Gjermanisë, Indisë, Brazilit,

Nigerisë, Egjiptit dhe ndoshta disa të tjerëve, duke e zgjëruar Këshillin deri me 25

anëtarë. Ky plan nuk u përkrah në vitet 1990-ta.

Disa mund të ruaj mendimin se formuala aktuale që prej 50 vjetësh mund të jetë

akoma funksionale në OKB-në, por pyetja është se vendet e tjera sa kan dryshuar që prej

atyre viteve dhe cila në fakt sot është rritja e tyre në të aspektet e lartëpërmendura.

Ndryshime në përfaqsim në KS, pa dyshim se duhej rrespektuar nëse për qëllim kanë

funksionomin dhe jo bllokimin e rezolutave dhe formave të tjera të këtij Këshilli suprem

të OKB- së, ne mund ti paraqesim saktësisht argumentet se pse duhej ndryshuar raporti i

të drejtës së antarësimit të përhershëm kundrejt 5 shteteve ekzistuese.

Page 7: OKB- ja - Reformat ne Këshillin e Sigurimit

Janë disa aspekte thelbësore dhe kritere parimore që ruajn kohezionin që ne i

rekomandojmë dhe bëjnë të domosdoshme ndryshimin e këtyre raporteve në KS.

Fillimisht po të merret kriteri ekomonik i zhvillimit na paraqiten (Japonia dhe

Gjermania), po të shihet kriteri i demogeafisë së popullsisë me automatizëm paraqitet

(India), edhe në kpndvështrimin e kriterit religjioz vie (Indonezia Egjipti Nigeria), pastaj

kriteri rajonal (Brazili) etj. Pra me fjalë të tjera këto janë argumente mjaftë domethënëse

për ti paraqitur lidhur me domosdoshmërinë e riformatimit të KS.

Konkluzion

Si përfundim me rastin e shtjellimit - analizimin e shkaqeve në këndvështrimin

mbi ndryshimet e këshilluara që na paraqiten si tërësi dhe domosdoshmëri në këtë

përkufizim, por edhe reformat administrative në përgjithësi, mund të konkludojmë se ato

janë si të tilla të domosdoshme. Në fakt të disa prej tyre të filluara Boutros-Ghali, ndonse

më tutje për ti vazhduar në mandatin e tij Kofi Anan duke i pakësuar me buxhetet dhe

shkurtuar vendet e punës. Idea për një ristrukturim të nëpunësve të administratës së OKB-

në në përgjithësi ishte dhe vazhdon të jet i domosdoshëm. Gjithashtu plani i Brazilit për

barazpeshimin me vendet si Japonia, Gjermania, India, Brazili, Nigeria dhe Egjipti për

shkak të specifikave të tyre sot në raportet ndërkombëtare do të duhej të respektohen

ndryshimet që kanë ndodhur në këto vende. Mirpo këto ndryshime nuk kan gjetur

gadishmërinë e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, sepse do të zvoglonte

fuqinë e pesë anëtarëve të përhershëm, gjë që me të drejtë konsoderohet padrejtësi ndaj

vendve të sipërpërmendura.

Së fundi konkludimi ynë do të ishte vetdijësimi për një gadishmëri fleksibile në KS.

Ajo duhet të ndodhte si ndryshim ekskluzivisht në KS, e cila do të përcillej edhe me

ndryshimin e Kartës së OKB-së, gjë që do të duhej futur një lëvizje e tërë mekanizmash

për ta funksionalizuar dhe realizuar këtë domosdoshmëri që pa tatjetër duhet të ndodhë si

një nevojë dhe ndryshim i efektshëm në Këshillin e Sigurimit.

Fund.