organ qendror i ministrisë së mbrojtjes · pdf file2 mbrojtja / nr. 4 gusht 2013...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr. 8 Mbrojtja marrëveshja Nënshkruhet marrëveshja “Për Statusin e anëtarëve të FA të Republikës së Shqipërisë dhe të FS së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive”

Upload: trancong

Post on 06-Feb-2018

254 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 81-të i botimitNr. 8

Mbrojtja

marrëveshjaNënshkruhet marrëveshja “Për Statusin e anëtarëve të FA të Republikës së Shqipërisë dhe të FS së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive”

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 2

P ë rmba j t j anumri 8

FORCAT SPECIALE

TERRORIzmI E mEdIA

q.gj.h.

kuLTuRë

24

42

47

50

Përgatitja dhe mbështetja e FS gjatë operacioneve të përbashkëta

Rëndësia e komunikimit për terrorizmin dhe kuptimin e tij

Një civil që krenaron Forcat e Armatosura

“Shqiptarët ndodhen në themel të qytetërimit europian”

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: albert HitoaLiaj

Gazetarë: Bejdo MaLo

alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona shimaj Mako

Graphic Designer:afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

STAFI

6 nATO

Aftësia e plotë opera-cionale e FSK, tregon progres të qëndrueshëmRasmussen vlerëson arritjen e Kapacitetit të plotë Operacional të Forcës së Sigurisë të Kosovës

20

Vështrim historik mbi misionet paqe-ruajtëse të OKB-sëMisioni i parë paqeruajtës i OKB-së ishte një ekip vëzh-gues i vendosur në Lindjen e Mesme në vitin 1948...

9 dIE

PAqE-RuAjTëSIT

SPECIALE

Pas 16 vitesh, Delegacioni Italian i Ekspertëve, ngre “spirancën”Ministri Imami priti shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Italisë,vizitë e realizuar me rastin e përfundimit të misionit...

30

Përballë sfidës së pashmangshme për të qenë institucion elitarAFA është një institucion arsimor i cili mund të krahaso-het me ato të shteteve të tjera, madje duke ndjerë edhe ...

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 3

editorial

Për ata të cilët flasin për luftë, në çdo nivel, citimi i strategut prusian Carl von Clausewitz është pothu-ajse një kërkesë, një zakon ose një refleks i kush-tëzuar. Dhe kështu, më shpejt ose më vonë, në të

gjitha fjalimet apo shkrime që prekin çështjet e luftës thënia e famshme, “Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera” gjendet në çdo shkrim apo analizë në revistën Mbrojtja, gazeta Ushtria apo revistën shkencore Ushtarake, kjo e fun-dit e botuar nga KDS. Nuk po them se pjesa më e madhe e citimeve nga ana e ushtarakëve apo civilëve është jashtë kontekstit, por në të shumtën e rasteve është gabim në kontekst. Përmbysja e koncepteve të Clausewitz, atëherë, do të thotë që të projektojmë modelin e gjeneralit prusian, të ri-interpretuar pa shqetësime filologjike në dritën e disa hipotezave teorike “të forta” në historinë botërore deri në zhvillimet gjeopolitike, sociale dhe teknologjike të shekullit të njëzetë është një humbje kohe dhe boje. Megjithatë ka katër mënyra për të lexuar “Artin e luftës” së von Clause-witz pa dalë nga konteksti dhe pa qenë nevoja e saktësi-meve. E para mënyra e të lexuarit është e historianëve që studiojnë qëllimet e Autorit, duke e futur në kontekstin e epokës në të cilët u zhvilluan konceptet; e dyta sër-ish e nxitur nga historianët heton ndikimet e mëpasme të teorive të tij, mënyrat e ndryshme të perceptimeve dhe aplikimit në praktikë; e treta mënyra është e atyre që kërkojnë frymëzim nga rreshtat e librave të tij për një reflektim apo përçapje në temat e aktualitetit, për shem-bull duke kërkuar themelet e një doktrine të re ushtarake kundër terrorizmit ndërkombëtar; dhe në fund e katërta mënyra është e atyre që kërkojnë të përkthejnë mendimet e von Clausewitz, me ambicien për të shpjeguar atë që me të vërtetë von Clausewitz mendonte në librat e tij.Dua të theksoj se ka shumë mënyra përdorimi të tek-stit, dhe se secili prej tyre e shikojnë si të përshtatshme për nevojat e këtij provimi, në transformimin e luftës në shekullin XXI, që tani është qendra e debatit të politikës ndërkombëtare. Kësisoj historiani, politologu, filozofi, ko-mentatori apo edhe vëzhguesi i rastësishëm, për të mos përmendur ushtarakët kanë përballë një botë post-Vest-falieane, ku ka ndryshuar lufta dhe mënyra sesi duhet t’i përgjigjemi kërcënimeve që paraqet kjo botë. Dhe kritikët e von Clausewitz gjithmonë kanë dyshuar për aftësitë e tij për të kuptuar botën post-Vestfalieane, pra, pas sistemit të ndërtuar me Paqen e Vestfalisë, ku lufta ishte problemi i shteteve dhe qeverive.Sot arti i Luftës së von Clausewitz nuk hyn dhe aq në punë. Argumenti që kam është se për shembull terrorizmi, me

matrikuj të ndryshëm, që shfaqet dhe zhduket sa herë pa lënë gjurmë, është një “luftë” pa rregulla. Rregullat i për-dorin shtetet dhe qeveritë, ndërsa terrorizmi si aktor është pa rregulla. Ne kemi sot 130 përkufizime të terrorizmit. As-njëra prej tyre nuk ka një unanimitet. Disa prej tyre janë tautologji (terrorizmi kërkon të bëjë terror), disa të tjera janë implicite e të tjera eksplicite. Por të gjithë janë dakord se, terrorizmi bashkëvepron mbi objektiva politikë, me për-dorimin e paligjshme të dhunës dhe ofendon pa dallim një popullsi. Por, duke filluar që nga luftë dhe guerilje, jo çdo dhunë varet nga terrorizmi, që shpesh ka qëllon mbi civilë, mediatikisht si të “pafajshëm”, një kapërcim të gjithë për të dhënë një gjykim moral mbi terrorizmin, pa e shpjeguar (se edhe luftërat qëllojnë viktima civilë). Sot rëndësia e ter-rorizmit nuk vlen nga numri i viktimave që sjell – në shumë raste konfliktet apo luftërat bëjnë më shumë viktima, pa sjellë shumë reagime - por nga fakti që fillimi i saj në shkallë globale bën të mundur hyrjen në një epokat tjetër të luftës apo të armiqësisë. Terrorizmi global nuk ka të bëjë më me partizanin tradicional. Në kundërshtim me guerilierin ai nuk kërkon të mar-rë pushtetin, ose të kontrollojë fizikisht një territor si bazë logjis-tike ose zonë rekrutimi. Ai bën një luftë asimetrike, ku kompjuter a telefon kanë më shumë rëndësi sesa armë apo municione. Duke goditur shpesh ushtarakë dhe civilë, për të hapur një golle në konceptin “ e rezistencës pa kryetar”, pra pa pasur një kontroll vertikal dhe të një komande të centralizuar (Al Kaeda është vetëm një markë terrorizmi), që fshin të gjitha dallimet e një lufte tradicionale, klasike. Pra, arti i luftës së von Clausewitz nuk është i përshtatshëm për shpjegimin e aktualitetit.

Kundër Clausewitz

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 4

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z. Arben Ima-mi dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kos-ovës, z. Agim Çeku nënshkruan në Prizren, në datën 1 korrik 2013, marrëveshjen mid-

is Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës “Për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të për-kohshëm në territorin e shteteve respektive”. Kjo mar-rëveshje rregullon procedurat e hyrje–daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës.Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prizren. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA shqiptare, gjeneralmajor Xhemal

“Çështja e sigurisë Kosovë-Shqipëri, për ne një dhe e pandarë”

bashkëpunimi

Gjunkshi, komandanti i FSK, gjenerallejtënant Kadri Kas-trati, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucio-neve përkatëse.Ministri i FSK, z. Agim Çeku, pasi ka përshëndetur fir-mosjen e këtij dokumenti, u shpreh se : “Sot u arrit një marrëveshje e rëndësishme mes shqiptarëve. Me minis-trin Imami, mikun tim, nënshkruam marrëveshjen SOFA, e cila rregullon procedurat e hyrje–daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe kompetencat dhe juridiksionet përkatëse. Kjo është një marrëveshje që i ka munguar dy vendeve tona, ajo është kulmi i bashkëpunimit shumë dinamik dhe shumë të frytshëm që e kemi pasur me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura dhe personal-isht me z. Imami gjatë këtyre 4 viteve, një marrëveshje

Nënshkruhet marrëveshja “Për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës

gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive”

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 5

bashkëpunimi

kjo që e kemi iniciuar të dy bashkërisht”.Duke u ndalur në vizitën e fundit që po zhvillonte, z. Imami në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, ministri Çeku theksoi se: “Ky është një rast shumë i mirë për ta falënderuar ministrin Imami për mbështetjen që i ka dhënë FSK si një prioritet të punës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes, sëbashku me FA”, nga ku edhe i dorëzoi ministrit Imami dekoratën e mirënjohjes për të gjithë angazhimin e tij në këto vite për FSK.Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, pasi ka falënderuar të pranishmit dhe në veçanti ministrin Çeku në këtë ceremoni, u shpreh: “Është një kënaqësi e veçantë, madje një nder, privilegj që vizitën time të fun-dit jashtë Republikës së Shqipërisë ta zhvilloj pikërisht në Kosovë. Këto katër vjet kanë qenë të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes, për FA dhe FSK dhe besoj se zhvil-limet kanë qenë të rëndësishme dhe bashkëpunimi ka qenë

i shkëlqyer, nga ku kjo marrëveshje kurorëzon shumë për-pjekje dhe rrit shkallët e bashkëpunimit, por ajo çka është më e rëndësishme është standardi i NATO. Për Repub-likën e Shqipërisë, çështja e sigurisë Kosovë – Shqipëri ka qenë për ne një dhe e pandarë por kjo çështje sigurie në kuadrin e sigurisë së NATO bëhet akoma më e fuqishme duke i dhënë vendeve tona shansin për të ecur përpara në rrugën e integrimit dhe zhvillimit në mënyrë që këto dy vende dhe kombi shqiptar të jetë një komb i civilizuar. Shqipëria është një vend i NATO, Kosova një vend part-ner dhe nesër do të jetë pjesë e NATO. Jam krenar që në këto katër vite, që janë vitet e para të anëtarësisë së Shqipërisë në NATO, ne kemi bërë gjithçka për të shkuar drejt këtyre qëllimeve dhe objektivave”. Në fund të fjalës së tij, ministri Imami ka falënderuar edhe njëherë palën kosovare për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ku theksoi se ky bashkëpunim do të forcohet më shumë në të ardhmen.Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Republikës së Kosovës kanë nego-ciuar për hartimin e kësaj marrëveshjeje, e cila do të lehtësojë procedurat e kalimit dhe të qëndrimit të për-kohshëm të forcave ushtarake reciproke në territorin e dy shteteve. Duke qenë se Republika e Shqipërisë është vend anëtar i NATO dhe Republika e Kosovës është pjesë e PfP, NATO, hartimi i këtij drafti u është referuar dis-pozitave të marrëveshjes midis palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut lidhur me statusin e forcave të tyre (NATO, SOFA). Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë njëkohësisht procedurat e hyrjes dhe daljes dhe të qëndrimit të përkohshëm të personelit të Forcave të Armatosura në territorin respektiv të shteteve tona, si dhe të përcaktojë statusin e këtyre forcave duke respektuar, mbi të gjitha, legjislacionin e brendshëm të shtetit pritës. Qëndrimi i përkohshëm në territorin e shtetit pritës bëhet për qëllim stërvitjeje të përbashkët, trajnimi, kalimi tranzit dhe në rastet e operacioneve të dhënies së ndihmës humanitare apo ato të kërkim-shpëtimit dhe aspekte të tjera të bash-këpunimit ushtarak.

Burimi: mod.gov.al

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 6

Këshilli i Atlantikut të Veriut de-klaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur aftësinë e saj të plotë operacionale dhe

është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të caktuara për të brenda mandatit të saj, sipas standardeve të dizenjuara nga NATO. “I përgëzoj të gjithë anëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës për arritjen e këtij hapi. Falënderoj ushtarakët e KFOR-it për atë që kanë bërë në ndërtimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Misioni i Forcës së Sigurisë të Kosovës mbetet ai që ka qenë dhe më parë: Kryerja e operacioneve të mbrojtjes civile dhe ndihma e auto-riteteve civile në përgjigje të katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Aleanca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe këshilla nëpërmjet një ekipi ndërlidhës e këshillues të NATO-s. Misioni i KFOR-it mbetet gjithash-tu pandryshuar: Të sigurojë një mjedis të qetë e të sig-urt për të gjithë njerëzit e komunitetet në Kosovë. Ne do të vazhdojmë ta përmbushim këtë mision në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara. E ardhmja e Ball-kanit Perëndimor gjendet tek dialogu dhe pajtimi. Prandaj, inkurajoj pjesëtarët e të gjithë komuniteteve në Kosovë të marrin në konsideratë bashkimin me Forcën e Sigurisë të Kosovës, për të siguruar se ajo do të vazhdojë të bëhet një forcë e vërtetë shumetnike dhe përfaqësuese”- është shprehur Rasmusen.

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë e vetë-qëndrueshmeProgresi në Kosovë vazhdon me ritëm të qëndrueshëm dhe aftësia e plotë operacionale e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është një ilustrim tjetër i kësaj. Ndërkohë që situata e përgjithshme e sigurisë në ter-ren është përmirësuar, kjo forcë e armatosur lehtë,

nato

përgjegjëse për operacionet e mbrojtjes civile dhe ndih-mës ndaj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastro-fave natyrore dhe emergjencave të tjera, tashmë është trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Deklarata e aftësive të plota operacionale më 9 korrik 2013, nga këshilli i Atlantikut të Veriut do të thotë se FSK është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të caktuara për të brenda mandatit të saj. FSK do të kryejë funk-sione sigurie jo-ushtarake që nuk janë të përshtatshme për policinë. Në terma më konkretë, kjo forcë me një personel prej afërsisht 2.200 personash, do të mer-ret me operacionet e kërkim-shpëtimit, asgjësimin e lëndëve plasëse, kontrollimin e pastrimin e materieve të rrezikshme, me operacionet kundër zjarrit si dhe me de-tyra të tjera të ndihmës humanitare.Rekrutimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar që në vitin 2009, kur NATO kishte rënë dakord (në qer-shor të vitit 2008) për të zbatuar detyrat e reja, përveç atyre për të cilat ishte rënë dakord nën Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244. Këto detyra të reja përf-shinin shpërbërjen e trupave mbrojtëse të Kosovës si dhe krijimin e FSK dhe të një strukture civile për ta mbikëqyrur atë.

Aftësia e plotë operacionale e FSK, tregon progres të qëndrueshëm

Rasmussen vlerëson arritjen e Kapacitetit të plotë Operacional të Forcës së Sigurisë të Kosovës

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 7

nato Roli i NATO-s në krijimin e FSK ka qenë dyfish: Ka ndi-hmuar në formimin e saj duke rekrutuar, trajnuar dhe ka krijuar një organizatë civile për të mbikëqyrur e kontrol-luar FSK. Njëri nga qëllimet kryesorë ishte inkurajimi i të gjitha pakicave që të regjistroheshin, kështu që vëmend-je e veçantë iu dha kryerjes së procesit të rekrutimit në dy gjuhë: Shqip dhe serbisht. Rezultati ishte një forcë shumetnike, profesionale, vullnetare, e cila duhet të va-zhdojë të mbetet një burim i stabilitetit rajonal. Pas shpalljes së deklaratës për aftësi të plota operacio-nale, NATO do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK nëpërmjet ekipit ndërlidhës e këshillues të saj, i përbërë nga një përzierje me rreth 30 personel ushtarak dhe civil, që do të ndihmojnë me zhvillimin profesional të FSK, duke ofruar këshilla dhe mbështetje në një sërë fushash si ngritja e kapaciteteve, trajnimi dhe lidershipi.

Deklaratë nga Rasmussen rreth progresit në Ballkanin Perëndimor “Me rastin që Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Europian më 1 korrik, unë përgëzoj qeverinë e popullin kroat për këtë hap të rëndësishëm në kompletimin e një Europe, e cila është e tërë, e lirë dhe në paqe. Kroacia është një aleate e çmuar e NATO-s dhe një model i integrimit të suksesshëm euroatlantik për të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë, e mirëpres vendimin e Bashkimit Eu-ropian për të hapur bisedimet e pranimit me Serbinë dhe për të filluar negociatat e një marrëveshjeje sta-bilizimi dhe asociimi me Kosovën. Këto vendime tregoj-në se sa shumë mund të arrihet nëpërmjet reformave dhe dialogut. Unë mezi pres për zbatimin konsekuent të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Euro-pian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. KFORI do të vazhdojë të luajë rolin e tij duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës. Kjo është një pe-riudhë me mundësi mjaft të mëdha për të gjithë rajonin. Unë i inkurajoj të gjithë udhëheqësit e komunitetet të vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik”.

Këshilli i Atlantikut të Veriut viziton NATO-nSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Ras-mussen, këshilli i Atlantikut të Veriut dhe ambasadorë të partnerëve kontribuues në KFOR vizituan KFOR-in më 3 korrik për t’i treguar mbështetje të vazhdueshme ko-mandantit të KFOR-it, gjeneralit Halbauer dhe trupave të tij si dhe angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në një të ardhme më të mirë për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm u takua me z. Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë vendore si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Rasmussen përshëndeti marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjatë vizitës, Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe për-faqësuesit e kombeve kontribuuese në KFOR u takuan gjithashtu me Hashim Thaçin për një shkëmbim pikë-pamjesh. Ata u takuan edhe me përfaqësues të organi-zatave joqeveritare në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm udhëhoqi gjithashtu një vizitë të Këshillit së Atlantikut të Veriut në Patriarkanën e Pe-jës, një vend i trashëgimisë ortodokse serbe në perën-dim të Kosovës. Ai u prit nga peshkopi Teodosiej, mad-hori i Pejës, Ali Berisha dhe nënkoloneli Hajdaraj Gani, zëvendëskomandant rajonal i policisë së Kosovës. Ras-mussen përsëriti angazhimin e tij për sigurinë e manas-tirit dhe komunitetit të tij fetar dhe theksoi progresin e arritur në procesin e kalimit të përgjegjësisë në ruajtjen e siteve të veçanta të trashëgimisë kulturore dhe fe-tare në Kosovë.

Rasmussen dhe Thaçi në konferencë për shtypKryeministri i Republikës së Kosovvës, z. Hashim Thaçi, zhvilloi një takim më 3 korrik, në selinë qendrore të KFOR-it, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, An-ders Fogh Rasmussen. Në takim është biseduar për zh-villimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri Thaçi po ashtu, pas këtij takimi, mori pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s. Kryeministri i Repub-likës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u deklaruan para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në këtë konferencë, Rasmussen u shpreh: “Është një kënaqësi që vizitoj Prishtinën edhe një herë, së bashku me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe përfaqësuesit e vendeve kontribuues në KFOR, që nuk janë pjesë e NATO-s dhe jam i lumtur që gjendem këtu në një kohë të tillë shpresëdhënëse. NATO ka një interes jetik në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja që nga viti 1999 ne kemi dislokuar mi-jëra trupa në Kosovë për të ruajtur një mjedis të sig-urt për të gjithë njerëzit këtu, siç është mandatuar nga Kombet e Bashkuara. Sot, pata rastin të falën-

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 8

deroj komandantin e KFOR-it, gjeneralin Halbauer dhe të gjithë burrat e gratë nën komandën e tij për pro-fesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj misionit tonë. Kjo është një periudhë mundësish të mëdha për Kosovën dhe këtë rajon. I inkurajoj të gjithë liderët dhe njerëzit nga të gjitha komunitetet që të vazhdojnë në rrugën e pajtimit dhe dialogut, sepse të gjithë e dimë se kjo është rruga për sigurinë dhe prosperitetin afat-gjatë. Kjo është arsyeja pse e mirëpres marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogra-dit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin qe do të zhvillohet për ta zbatuar atë. Ky është një hap shumë i rëndë-sishëm dhe i përgëzoj të gjithë ata që ndihmuan në lidhje me këtë, duke përfshirë udhëheqësit këtu në Prishtinë, Beograd dhe në Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje ofron shpresën e një jete dhe të ardhmeje më të mirë për njerëzit në të gjithë rajonin. Kjo është jetike për të siguruar se marrëveshja është zbatuar në mënyrë të rregullt dhe se shpresa është përmbushur. E ard-hmja e këtij rajoni qëndron në rrugën përpara dhe në lëvizjen më pranë integrimit europian. Sot, ne shohim se institucionet vendore janë gjithnjë e më të aftë dhe e mirëpresim këtë. NATO dhe partnerët tanë të KFOR-it do të vazhdojnë të garantojnë siguri këtu. Ne do të mbetemi të gatshëm të merremi me ndonjë përpjekje që mund të minojë progresin e bërë e do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me institucionet vendore, Bash-kimin Europian, Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, për të ndihmuar zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, shumetnike dhe paqësore, sepse nga paqja e siguria këtu do të përfitojnë të gjithë në rajon dhe kjo do të na çojë më pranë qëllimit tonë: Një Europë e tërë, e lirë dhe në paqe”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Në fjalën e tij në këtë konferencë, z. Hashim Thaçi u shpreh: “Paraprakisht shfrytëzoj rastin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të falënderoj NATO-n dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbështetur Kosovën dhe vazhdojnë të mbështesin Kosovën dhe popullin e saj. Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar si faktor i rëndë-sishëm i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe këtë e ka dëshmuar edhe me bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me KFOR-in si dhe ju falënderoj edhe juve për kon-tributin dhe përkushtimin e juaj personal.

Po ashtu, ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, Kosova vazhdon në rrugën e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve edhe me Serbinë dhe këtu kemi arritur progres dhe marrëveshjen historike që kemi arritur në Bruksel në mes meje dhe kryemin-istrit të Serbisë, Ivica Daçiq, marrëveshje kjo e lehtë-suar nga Baronesha Ashton. Me këtë marrëveshje ne kemi përmbyllur një shekull konfliktesh, luftërash në mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje kemi hapur kapitullin e së ardhmes së përbashkët dhe kemi përmbyllur kapitullin e së kaluarës së hidhur. Më pas, z. Thaçi falënderoi personalisht Sekretarin e Përgjith-shëm për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij procesi më herët, gjatë negociatave edhe sot, por që do të japë edhe në ardhmen në procesin e implementimit. Më tej, ai vazhdoi: “Suksesi i arritur në dialog, dhe me miratimin e planit të implementimit të marrëveshjes duhet të jetë i qëndrueshëm. Si në Kosovë, që jemi të përkushtuar ta implementojmë marrëveshjen, po ashtu edhe Serbia duhet të vazhdojë të implementojë mar-rëveshjen. Unë dua t’iu falënderoj për përkushtimin tuaj dhe mbështetjen që ia keni dhënë kësaj marrëveshje, i nderu-ari Sekretar. Ne vlerësojmë shumë vendimin e fundit në Bruksel ku Kos-ovës iu dha në mënyrë meritore drita e gjelbër, për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit. Kjo është mjaft e rëndësishme për ne si vend dhe qytetarë, sepse Kosova ndan vizionin e NATO-s për një të ardhme, ku Ballkani Perëndimor është i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi duke ndërtuar institucionet tona të sigurisë, për të na dhënë neve kapacitetet që e bëjnë Kosovën një sukses të përbashkët, Kosovën e re, europiane dhe shumetnike. Ne dëshirojmë të jetojmë, punojmë dhe bashkëpunojmë me të gjithë rajonin, për një të ardhme të përbashkët për një vizion të përbashkët në strukturat euroatlantike. Suksesi ynë është suksesi i NATO-s dhe ky sukses do të ndihmonte edhe NATO-n të përmbushte vizionin e së ardhmes euroatlantike për Ballkanin Perëndimor.

Alba MusarajBurimi i nato.int

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 9

Paraditen e datës 26 korrik, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, priti në një takim të veçantë shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Republikës së Italisë, admi-ral Luigi Binelli Mantelli, i cili në krye të një delegacioni

të nivelit të lartë ushtarak italian zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunim-it në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona fqinje, si edhe pjesëmarrja në ceremoninë e mbylljes me sukses të plotë të misionit të Delegacionit Italian të Ekspertëve në vendin tonë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasa-dori i Republikës së Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani. Min-istri i Mbrojtjes Imami, pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë, admiral Luigi Binelli Mantellit dhe delegacionit të lartë ush-tarak italian, ka vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe ka theksuar se jemi të vendo-sur të vazhdojmë në këtë rrugë duke ruajtur dimensionin europian. “Këto 20 vjet, ka nënvizuar Imami, Shqipëria ka bërë gjithçka për paqen, duke krijuar marrëdhënie shumë të mira me vendet anëtare të NATO dhe vendet partnere. Edhe pse tranzicioni ka qenë i vështirë ne vendosëm të bëjmë një ndryshim për Forcat e Armatosura, duke i dhënë një pamje të re atyre si dhe duke i modernizuar ato”. Në muajin shta-tor, ka nënvizuar z. Imami, do të jemi në opozitë, duke vazh-duar kontributin tonë për progresin e mëtejshëm të vendit. Vend të veçantë në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, bashkëpunim i cili u fuqizua sidomos me vendosjen në vendin tonë të Delegacionit Italian të Ek-spertëve në vitin 1997. Ministri Imami ka vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Forcave të Armatosura të Italisë për FA shqiptare në rrugën e tyre drejt integ-rimit të plotë në strukturat e NATO, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me Forcat e Armatosura ital-iane në Afganistan. Më tej, dy bashkëbiseduesit kanë folur dhe diskutuar për situatën në rajonin tonë, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, etj. Në këtë kontekst, ministri Imami ka theksuar se Shqipëria ka dhënë dhe do të vijojë të jap ndihmesën e saj për konsolidi-

die

min e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në insti-tucionet dhe organizmat ndërkombëtare, si dhe mbështet marrëveshjen e fundit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, admiral Luigi Binelli Mantelli, falënderoi ministrin e Mbrojtjes Imami për pritjen që i rezervoi, si dhe vlerësoi arritjet e shënuara në rrugën e reformimit dhe modernizimit të FA Shqiptare. Admiral Mantelli ka nënvizuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, duke u ndalur sidomos në bash-këpunimin në operacionet e ISAF në Afganistan dhe në ato të Bashkimit Europian në të cilat kemi marrë pjesë. Admiral Luigi Binelli Mantelli ka nënvizuar veçanërisht kontributin e dhënë nga Delegacioni Italian i Ekspertëve, mision i cili për 16 vjet rresht ka shërbyer këtu në Shqipëri. Ky mision ka qenë shumë i rëndësishëm sepse jo vetëm i ka shërbyer

Pas 16 vitesh, Delegacioni Italian i Ekspertëve, ngre “spirancën”

Ministri i Mbrojtjes Imami priti shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Italisë,vizitë e realizuar me rastin e përfundimit të misioni të

Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE) në vendin tonë

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 10

forcimit dhe konsolidimit të FA shqiptare, por edhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ai është shprehur gjithashtu se Italia dhe FA italiane do të va-zhdojnë të mbështesin edhe në të ardhmen Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura në rrugën drejt integrimit të plotë në strukturat Euroatlantike. Më herët, shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, admiral Luigi Binelli Mantelli, është pritur me Truproje Nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Pas takimit që zhvilluan dy ushtarakët më të lartë të dy vendeve tona, agjenda ka vijuar me takimin midis dy delegacioneve ushtarake të kryesuar përkatësisht nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, admiral Luigi Binelli Man-telli dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi. Me këtë rast, për delegacionin e lartë ushtarak italian nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes, kolonel Nazmi Cahani, u bë një pr-ezantim i shkurtër për rrugën e transformimit dhe të mod-ernizimit, anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO të Forcave të Armatosura shqiptare.

Përfundon misioni i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE) në vendin tonëNë rezidencën e ambasadorit të Italisë në Tiranë, u zhvillua në datën 26 korrik 2013 ceremonia e përmbylljes së aktivitetit 16-vjeçar të Delegacionit Italian të Ekspertëve në Shqipëri (DIE). Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Gjunkshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj Arta Musaraj, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, etj. Ndërsa nga pala italiane ishin të pranishëm: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Mbrojtjes italiane, admiral Luigi Binelli Mantelli, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, efektivë të Delegacioni Italianë të Ekspertëve në Tira-në, etj. Ceremoninë e hapi ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, ndërsa më pas ka përshënde-tur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Mbrojtjes italiane, ad-miral Luigi Binelli Mantelli. Admiral Mantelli vlerësoi me nota shumë pozitive marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ushtrive tona, lidhjet me traditat dhe historinë, duke veçuar sidomos figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënder-beu, poetin dhe shkrimtarin Jeronim De Rada, etj. Admi-ral Mantelli është ndalur sidomos në rolin dhe kontributin e vyer që ka dhënë në këto 16 vjet DIE në Shqipëri, për punën dhe kontributin e drejtuesve dhe efektivave të saj, për bash-këpunimin e frytshëm të tyre me drejtuesit dhe ushtarakët e FA shqiptare, duke theksuar në fund se: “me kënaqësi mund të themi se tashmë ky mision u përmbush me sukses të plotë”. Duke marrë fjalën në ceremoninë e përfundimit të mi-sionit të DIE në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Imami u shpreh se: “jemi në një moment ceremonial të rëndësishëm, mbyl-lim një fazë të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Italisë”. Me këtë rast, z. Imami ka falënderuar DIE që për gati 16 vjet ka ushtruar veprimtarinë e saj këtu në Shqipëri dhe ka qenë një bashkudhëtare në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në integrimin e plotë të Forcave tona të Armatosura në këtë Aleancë. Ai ka falënderuar gjithashtu drejtuesit e këtij misioni ndër vite dhe veçanërisht komandant Pellegri-nin, i cili kryeson aktualisht këtë delegacion. Duke u ndalur në momentin e përfundimit të këtij misioni, ministri Imami u shpreh: “Tashmë ne kemi një Shqipëri më stabile, shumë më të qëndrueshme dhe jemi të gjithë të lumtur për këtë. Ky është një kontribut i qytetarëve shqiptarë, është kontribut i

të gjithë neve, padyshim edhe i miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë, ku Italia ka një rol të veçantë. Vendi ynë tashmë është me i sigurt se asnjëherë, ai është anëtar i Aleancës më të madhe në botë, NATO”. Më tej, ministri Imami ka nënvizuar ndihmën dhe kontributin e dhënë ndër vite nga misioni i DIE, që nga ato më të domosdoshmet dhe urgjentet dhe deri tek ndihma më të profilizuara dhe të shtrira në të gjitha fushat e mbrojtjes. “Edhe në të ardhmen do të vijojë një bashkëpunim akoma më i thellë, më i rëndësishëm dhe më strategjik midis dy ushtrive tona, si dy ushtri që qëndrojnë në barazi dhe din-jitet të plotë në NATO”, - ka shprehur bindjen e tij, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. Në fund të ceremonisë, min-istri i Mbrojtjes Imami u dorëzoi medalje “Për Shërbime të Shquara” personelit të DIE për kontributin e çmuar të dhënë në mbështetjen teknike, stërvitore dhe organizative të pla-neve të zhvillimit të FA shqiptare dhe përshtatjen e tyre me standardet e NATO. Ndërsa komandanti i DIE, kapiten i rangut të parë, Massimo Pellegrini i dorëzoi ministrit Imami një dhuratë në formë pllakate në kujtim të misionit prej 16 vjetësh bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga mbrojtja italiane nëpërmjet DIE në Shqipëri. Delegacioni Italian i Ekspertëve u krijua më 28 gusht të vitit 1997, pas firmosjes së një protokolli të posaçëm ministerial dypalësh, si shprehje dhe përgjigje e qeverisë italiane ndaj nevojave për mbështetje të Shqipërisë dhe në veçanti të Forcave të saj të Armatosura, të cilat në atë kohë kalonin një gjendje të vështirë shkaktuar nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Delegacioni në organikën e tij ushtarake gjitharmëshe, mori detyrën për të mbështetur FA shqiptare në procesin e përshtatjes të strukturave të saj me standardet perëndimore dhe me mod-elin e NATO. DIE si element koordinues i mbrojtjes italiane në Shqipëri ka qenë një model konkret dhe efikas bashkëpunimi midis FA të dy vendeve, duke i dhënë jetë një forme bash-këpunimi direkte e cila nga asistencë e mirëfilltë, u transfor-mua gjatë viteve në një organizëm bashkëpunimi që përfshiu të gjithë personelin e FA shqiptare, në sektorë dhe shërbime të ndryshme si ai i shëndetësisë ushtarake, i shërbimit meteo-rologjik, kërkim-shpëtimin, xhenios, për Forcat Detare, Forcat Ajrore, mbrojtjen civile, etj. Ky bashkëpunim ka mundësuar deri edhe në pjesëmarrjen e ushtarakëve shqiptarë në misione të shumta të tipit Peace Support Operations (PSO), të cilat janë kurorëzuar në janar 2008, me inkuadrimin e një kompanie të FA shqiptare në Afganistan dhe me hyrjen e Shqipërisë në NATO në vitin 2009. Përfundimi i misionit të DIE në Shqipëri për-bën një moment domethënës të progresit, të zhvillimit të mbrojtjes shqiptare në NATO dhe gjithashtu të një evoluimi pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe italo-shqiptare. Burimi: mod.gov.al

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 11

Në përfundim të projektit studimor për “Vetëvlerësimin Gjinor në FA”, paraditen e datës 24 korrik 2013, në Qendrën e Kul-turës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes,

u zhvillua konferenca për prezantimin dhe dorëzimin e raportit final, përgatitur nga grupi që punoi për mbled-hjen dhe përpunimin e informacionit. Në këtë takim ishte e pranishme zëvendësministrja e Mbrojtjes, prof. dr. Arta Musaraj, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë. Pjesë-marrës në këtë takim ishin gjithashtu partnerë dhe mbështetësit kryesorë të këtij projekti, përfaqësues të UN Women dhe Qendrës për Kontrollin Demokra-tik në Forcat e Armatosura (DCAF), në Gjenevë. Ta-kimi përmbyllës i këtij projekti synon të paraqesë në

Prezantohet raporti për “Vetëvlerësimin Gjinor në FA”

kronika

mënyrë të përmbledhur gjetjet dhe rekomandimet për ecurinë e procesit të integrimit dhe barazisë gjinore në Forcat e Armatosura, mbështetur në një plan konkret veprimi për të ardhmen. “Mbrojtja shqiptare është sot e përmbushur në objektivat e veta të ba-razisë gjinore të krahasuar me sisteme analoge në rajon. Nga përpjesa e grave në FA shqiptare 21% e tyre janë oficere dhe 19% nënoficere, 10% ushtarë profesionistë duke kapur një përqindje 26% të totalit të burimeve njerëzore të mbrojtjes shqiptare. Janë bërë përparime të rëndësishme në përfaqësimin e femrave në funksione treguese vendimmarrëse, nga 9% që ka qenë në vitin 2011, tani kemi 15% femra në këto funksione. Me përmbushjen e këtij procesi, Shqipëria bëhet vendi i dytë anëtar i NATO pas Holan-dës, që realizon suksesshëm këtë arritje. Kjo është

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 12

një dëshmi më shumë e maturisë dhe e kompetencës së fituar, e Mbrojtjes Shqiptare si anëtare e denjë e NATO dhe e standardeve të arritura prej saj përmes një menaxhimi efektiv dhe efiçent të resurseve të veta”, - ka nënvizuar, znj. Musaraj, në fjalën e saj. Pro-jektit studimor për “Vetëvlerësimin Gjinor në Forcat e Armatosura” është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e UN Women dhe “Qendrës për Kon-trollin Demokratik në Forcat e Armatosura” (DCAF). Realizimi i këtij projekti dhe finalizimi me një raport përfundimtar ka shërbyer si një instrument për të matur përgjegjshmërinë dhe rezultatet në fushën e barazisë gjinore, parë në këndvështrimin e të drejtave të individit, femra dhe meshkuj, dhe do të shërbejë si një bazë fillestare për diskutime dhe planifikime të mëtejshme politikash.

Ministri i Mbrojtjes Imami dekoron tre ekspertë amerikanë të kompanisë CUBICMinistri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ka dekoruar në datën 03 korrik 2013, tre ekspertë amerikanë: kolo-nel (R) Louis L. Boros, kolonel (R) Calvin L. Peterson dhe kolonel (R) Gregory A. Cannata, të cilët që nga viti 2007 punojnë si përfaqësues të kompanisë CUBIC pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Në ceremoninë e orga-nizuar me këtë rast mori pjesë: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, gjeneralë dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, etj. Pasi u bë një pr-ezantim i shkurtër i punës dhe veprimtarisë së tre ekspertëve amerikanë, ministri i Mbrojtjes Imami u dorëzoi atyre medaljen “Për Shërbime të Shquara” me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet ekspertizës dhe këshillimit për reformimin e Mbrojtjes dhe zhvillimin e FA Shqiptare”. Më pas, ministri Imami, duke vlerësuar kontributin e tyre theksoi: “Është një nder dhe privilegj për mua që kemi punuar së bashku për disa objektiva, reforma dhe standarde, të cilat ishin të domosdoshme për anëtarësimin në 2009 të

vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sig-urisht, në radhë të parë falënderoj Departamentin Amerikan të Mbrojtjes që na ka siguruar në vijimësi këshillim dhe mbështetje”. Kolonel (R) Louis L. Boros, njëkohësisht shefi i CUBIC, në emër edhe të kolegëve të tij, ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes Imami për vlerësimin që i bëri punës dhe kontributit të tyre. Ai ka theksuar gjithashtu se në punën tonë kemi qenë të mbështetur nga një staf shqiptar i shkëlqyer dhe se kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë për ta, pasi CUBIC u përfshi në një mision kritik dhe shumë të vështirë, por që Shqipëria po e realizon shumë mirë. “Ju jeni duke u bërë një aleat i çmuar brenda NATO dhe reputacioni juaj sa vjen dhe rritet. Shumë falemind-erit për medaljet dhe ne i vlerësojmë ato si inkurajim për punën tonë në të ardhmen”, - ka përfunduar z. Boros.

Niset me mision në Afganistan kontingjenti “Eagle-7”Në Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr, është zhvilluar ceremonia e nisjes së kontingjentit “Eagle-7” mision “COMBAT” në Kandahar, Afganistan, i cili për-bëhet nga 50 trupa të kompanisë së Aksioneve Spe-ciale Ajrore. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, atasheu ushtarak i SHBA në vendin tonë, Glenn Brown, gjeneralë, drejtorë dhe ush-tarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, familjarë dhe të afërm të pjesëtarëve të kontingjentit “Eagle-7” , etj. Pas fjalës së hapjes që mbajti komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, të pranishmit në cere-moni i përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Duke iu drejtuar tru-pave paqeruajtëse, gjeneralmajor Gjunkshi u shpreh: “Ju jeni ambasadorë të Shqipërisë në Afganistanin e largët. Ju jeni figura dhe personifikimi i atdheut, ju jeni mbajtësit më dinjitoz të flamurit tonë kombëtar. Ju jeni shokët e komandant Feti Voglit, dëshmorit tonë

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 13

që i shërbeu misionit deri në vetëmohim. Për të gjitha këto arsye, ju duhet të jeni shumëfish të kujdesshëm dhe po kaq dinjitoz”, - është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi. Në përfundim të ceremonisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i dorëzoi flamurin kombëtar, komandantit të kontingjen-tit “Eagle-7”, major Pali Dakolli.

Kthehet në atdhe kontingjenti i 12-të paqeruajtës që shërbeu në Herat, AfganistanNë orët e para të mëngjesit të 27 korrikut, është kthyer në atdhe kontingjenti i 12-të paqeruajtës që shërbeu me sukses për një periudhe gjashtë mujore në Herat, Afganistan. Në pritjen e organizuar me këtë rast në Aeroportin “Nënë Tereza”, morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralma-jor Zyber Dushku, komandantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse, drejtoret e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe famil-jarë të ushtarakëve që u kthyen nga misioni. E veçanta e kësaj ceremonie ishte pjesëmarrja e shefit të Shtabit të Mbrojtjes Italiane, admiral Luigi Binelli Mantelli, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ras-tin e përfundimit të misionit të Delegacionit Italian të Ekspertëve. Të pranishmit në ceremoni i përshëndeti komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Du-shku, i cili pasi falënderoi paqeruajtësit për realizimin me sukses të misionit, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre viteve ndërmjet kontingjenteve të FA dhe atyre italiane, të cilat kanë shërbyer së bashku në Herat, në kuadër të ISAF. Më pas e ka marrë fjalën shefi i Shtabit të Mbrojtjes Italiane, admiral Luigi Binelli Mantelli, i cili ndër të tjera falënderoi gjeneral Gjunk-shin për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë ceremoni shumë mbresëlënëse. “Dëshiroj të shpreh falënderimet e Forcave të Armatosura italiane për punën e jashtëza-konshme dhe profesionalizmin e treguar nga të gjitha

kontingjentet shqiptare në misionin e përbashkët në Af-ganistanin e largët. Falë angazhimit tuaj, ju keni arritur të përmbushni dy objektiva madhore: stabilizimin e situ-atës së sigurisë në Afganistan dhe rritjen e dinjitetit të kombit tuaj në arenën ndërkombëtare”, - ka vlerësuar admiral Mantelli. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij përshën-detëse ka uruar trupat paqeruajtëse për realizimin me sukses të misionit të ngarkuar. “Ju e përfunduat me sukses këtë mision përkrah forcave ushtarake italiane, çka përbën për ne një siguri e garanci më të madhe si edhe një privilegj për ta falënderuar sot në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegun tim, i cili na ka nderuar me pr-ezencën e tij në pritjen tuaj sot”, - është shprehur ndër të tjera, gjeneral Gjunkshi.

Forcat Ajrore shpëtojnë turistët kroatë të bllokuar në malin e JezercësMe kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjen-cave Civile, në datën 04 korrik 2013 në orën 15.00, helikopteri tip “COUGAR” i Forcave Ajrore u nis në flu-turim në drejtim të Alpeve, në malin e Jezercës, për të bërë evakuimin e shatë turistëve kroatë të bllokuar prej disa orësh. Helikopteri “COUGAR” i drejtuar nga piloti nënkolonel Altin Lame dhe piloti instruktor francez ma-jor Thierry Solignac, së bashku me ekuipazhin arritën në malin e Jezercës, ku pas kërkimesh në këtë rajon bënë të mundur gjetjen e të shtatë turistëve kroatë, gjashtë prej të cilëve ishin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një i dëmtuar në krah. Helikopteri “COUGAR” ka transportuar turistin e plagosur në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Prezantohen në detyrat funksionale gjeneralët e rinj të Forcave të ArmatosuraShefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, me ceremoni të veçanta ka prezan-tuar paraditen e datës 09 korrik 2013 komandantët

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 14

e rinj të Forcës Ajrore, Brigadës së Mbështetjes Ra-jonale dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ceremonia e parë është zhvilluar në Komandën e Forcës Ajrore ku gjeneralma-jor Gjunkshi prezantoi komandantin e ri të kësaj struk-ture të rëndësishme të FA të Shqipërisë, gjeneral brigade Frederik Beltoja, i cili pak ditë më parë me dekret të Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani i është dhënë grada gjeneral brigade. Një atmosferë festive ka vijuar edhe në ambientet e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, ku gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi ka prezantuar komandantin e ri të kësaj njësie ush-tarake, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa. Ceremonia e zhvilluar në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes ka shënuar mbylljen e prezantimeve të drejtuesve më të rinj të strukturave të FARSH. Këtu gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi ka prezantuar drejtorin e Përgjithshëm, gjeneral brigade Ylber Dogjani. Të tre gjeneralët e rinj kanë siguruar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për një angazhim mak-simal në kryerjen e detyrave të rëndësishme që ata kanë marrë dhe se strukturat dhe efektivat që ata do të drejtojnë do të përmbushin me nder të gjitha detyrat që do t’i ngarkohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA.

Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për 6-mujorin e parë të vitit 2013Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvil-lua në datën 10 korrik 2013, analiza 6-mujore mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandantëve të forcave kryesore dhe një-sive autonome, si dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Drejtori i Drejtorisë Operacionale dhe Stërvitjes në SHPFA, kolonel Edit-son Zarka paraqiti para të pranishmëve një rezyme të realizimit të aktiviteteve kryesore gjatë kësaj peri-udhe, ecurisë së stërvitjeve, misioneve paqeruajtëse, kapaciteteve të forcës, STANAG, planeve të arsimimit dhe kualifikimit, angazhimeve në mbështetje të komu-nitetit, etj. Më pas, analiza ka vijuar me prezantimin nga ana e komandantëve të forcave kryesore të arritjeve dhe mangësive të hasura këtë gjysmë viti. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat, si në atë opera-cionale dhe stërvitore, ashtu edhe në atë doktrinare dhe strategjike. Një vend të veçantë në analizë iu kushtua edhe prioriteteve të punës së strukturave të FA për gjashtë mujorin e dytë të vitit, të tilla si: zbatimi i planit të in-tegrimit të plotë në NATO, përmirësimi i bazës ligjore në FA, përgatitja e planeve operacionale, stërvitore dhe arsimore për vitet 2014-2015, etj.

Përfundoi Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Komandës dhe Shtabit të PërgjithshëmParaditen e datës 11 korrik 2013, në Komandën e

Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e diplo-mimit të kursantëve që përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm për vitin akademik 2012-2013 në Aka-deminë e Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ko-mandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, përfaqësues të CUBIC, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, drej-torë dhe autoritete të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, famil-jarë të diplomuarve, etj. Duke evidentuar rolin dhe punën e Akademisë së Forcave të Armatosura, si in-stitucioni i arsimit të lartë ushtarak, gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi: “Konstatoj me kënaqësi që në vitin akademik që sapo po mbyllet, Akademia e Forcave të Armatosura ka bërë një punë të lavdërueshme, duke sjellë një shndërrim të madh e të prekshëm në cilësi, standarde, disiplinën shkencore dhe në performancën e saj. Në auditorët e kësaj akademie janë arsimuar dhe kualifikuar gjatë këtij viti afro 800 pjesëmarrës në kurset institucionale e funksionale, kurset e gjuhëve të huaja, si dhe në kurset e masterit profesional, masterit shkencor dhe shkollës së doktoraturës, gjë e cila ka përbërë një sfidë të fortë, të cilën akademia e përballoi me sukses duke i dhënë këtij institucio-ni vlerën dhe vendin që i takon për nga misioni dhe rëndësia që ka për FA”. Në përfundim të ceremonisë, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, znj. Arta Musaraj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shpërndanë diplomat për disa nga kursantët që përfunduan studimet në kurset e lartpërmendura.

SHSHP i FA, gjeneralmajor Gjunkshi, vizitë zyrtare në BritaniShefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka marrë pjesë në datën 18 korrik 2013 në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të shefit të Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe. Gjeneral Sir David Richards, pas tre viteve në krye të Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën gjeneral Sir Nicholas Houghton. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast në “Horse Guards Parade” në Londër, merrnin pjesë krerët më të lartë të mbrojtjes së vendeve të NATO, të ftuar të shumtë nga vendet partnere dhe aleate, si dhe përfaqësues të tre shërbimeve të Forcave të Ar-matosura të Britanisë së Madhe. Gjatë detyrës së tij si kreu më i lartë i Forcave të Armatosura britanike, gjeneral Richards ka shënuar suksese të mëdha, të tilla si operacionet ushtarake nga ajri në Libi gjatë vitit 2011, mbështetja me trupa për sigu-rimin e Lojërave Olimpike të Londrës në vitin 2012, si dhe mbështetja e vazhdueshme e ISAF, ku Britania e Madhe është kontribuesja e dytë më e madhe me trupa, pas SHBA.

Burimi: mod.gov.al/ aaf.mil.al

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 15

Flet për revistën “Mbrojtja”, komandanti i Bazës Ajrore, Farkë, nënkolonel Altin Lama, duke dhënë një skicë të punës e të prioriteteve të bazës. Modernizimi dhe per-soneli janë pikat kyç në të cilën shfaqen ndryshimet që po bëhen.

I nderuar komandant i Bazës Ajrore Farkë, nënkolo-nel Altin Lama, synimi parësor i punës tuaj është ruajtja e aftësisë operacionale të teknikës dhe për-gatitjes së pilotëve të rinj. A mund të thoni për re-vistën “Mbrojtja”, në cilën fazë të punës ndodhet momentalisht personeli i Bazës Ajrore të Farkës?

Personeli fluturues i Bazës Ajrore Farkë stër-vitet dhe trajnohet në bazë të programeve stërvitore të ndërtuara në bazë të aftësive dhe nivelit të çdo piloti. Aktualisht po punohet

me pilotët e kalimit në helikopterët BO 105, AB 205, pilotët e përzgjedhur për të fluturuar në helikopterët

Modernizimi dhe trajnimi i personelit, siguri për sukses

AS 532 AL (COUGAR) dhe ruajtjen e aftësive opera-cionale për pilotët operacionalë. Krahas rifillimit të programeve stërvitore për pilotët e grupeve të kalim-it në bashkëpunim me Komandën e Forcës Ajrore dhe asistencën e specialistëve francezë të atashuar në Bazën Ajrore të Farkës, po punohet për përmirësimin e këtyre programeve duke pasur si referencë stan-dardet e NATO/ICAO. Me synim arritjen e objektivave afatshkurtër dhe afatmesëm stërvitja e ekuipazheve fluturuese do të kalojë ne fazat e mëposhtme.• Trajnimi bazik për pilotët e rinj.• Trajnimi VFR ditën dhe natën për pilotët operacio-nalë• Trajnimi IFR në Angli.• Trajnimi për operacionet e kërkim shpëtimit (SAR) në Angli.• Trajnimi i pilotëve dhe instruktorëve për helikopterët e rinj pranë kompanisë EUROCOPTER.• Trajnimi i avancuar ditën dhe natën (IFR dhe NVG) për pilotët operacionalë që do të shërbejnë në he-likopterët e rinj.Për arritjen e këtyre objektivave vlen të theksohet

forca ajrore

INTERVISToI: LAVDRIM LITA

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 16

mbështetja që po jep në çdo hap Komanda e Forcës Ajrore, Shtabi i Përgjithshëm dhe asistenca me tra-jnues nga Forcat e Armatosura Franceze.

Nënkolonel Lama, analiza 6 mujore e FA rezultoi me përmbushje objektivash dhe konstatim sfidash të reja të punës suaj. Çfarë do bëni më mirë dhe më shumë për të arritur orët e fluturimit të kërkuara sipas standardeve të NATO-s?

Arritja e realizimit të orëve të fluturimit të kërkuara sipas standardeve të NATO-s është një sfidë e vërtetë që kërkon: • Planëzim dhe shfrytëzim të kujdesshëm të resur-seve në dispozicion• Përcaktim dhe mbështetje të prioriteteve Prioritet në planet e stërvitjes ajrore mbeten pilotët e rinj dhe grupi i përzgjedhur për helikopterët COU-GAR. Vëmendja e Bazës Ajrore Farkë gjatë gjashtë mujorit të dytë do të përqendrohet në përmirësimin e aftësive tekniko-profesionale të pilotëve, në zhvillimin e misioneve stërvitore me helikopterë të vetmuar, formacione helikopterësh, në operacionet e kombin-uara e të përbashkëta si dhe në ato humanitare e civile. Gjithashtu me prioritet do të punohet për real-izimin e fluturimeve natën dhe në kushte të vështira atmosferike

Ju komandant mbaj mend të keni thëne se që të funksionojnë të gjitha punët në harmoni, duhet që të investohet puna e efektivimit të bazës. Ju lutem a mund ta shtjelloni më gjerë këtë koncept?

Që të ngrihet një mjet ajror në fluturim ka një numër të madh hallkash të për-gatitjes dhe mbështetjes që vihen në lëvizje. Funk-sionimi dhe suksesi i një baze ajrore kërkon një an-gazhim dhe përgjegjshmëri maksimale nga çdo efektiv i bazës. Shpreh bindjen se efektivat e kësaj baze duke u udhëhequr nga pro-fesionalizmi dhe qëllimi i përmbushjes së misionit të caktuar, do t`i realizojnë me sukses të gjitha objek-tivat që u janë përcaktuar.

Përdorimi i helikopterëve COUGAR i ka dhëne një di-mension tjetër peshës së FA dhe më saktë pilotëve të bazës së Farkës. Si është gatishmëria dhe përgatitja profesionale e pilotëve gjatë 24 orëve,

30 ditëve dhe 365 ditëve të vitit?

Baza Ajrore Farkë po zhvillohet e modernizohet si në teknikë, ashtu edhe në pajisje. Personeli që do të për-dorë këtë teknikë është në proces trajnimi dhe cer-tifikimi sipas standardeve të NATO-s. Helikopterët COUGAR janë nga më modernët, të cilët operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike ditën dhe natën, në misione të kërkim shpëtimit (SAR), apo në operacione në mbështetje të Forcave Tokësore dhe Detare bren-da dhe jashtë vendit, në mbështetje të kërkesave të pushtetit vendor dhe lokal, si dhe të aviacionit civil. Teknologjia e re dhe trajnimi i personelit jashtë vendit (Francë, Angli) do të rrisë ndjeshëm cilësinë e shër-bimeve që mbulon Baza Ajrore e Farkës në kuadër të angazhimit në misione brenda vendit dhe në kuadër të NATO-s në të ardhmen.

Pilotët e Bazës Ajrore të Farkës kanë qenë në lartësinë e duhur në dy momente emergjente kërkim-shpëtimi ( SAR). Si u ndjetë ju dhe komanda e FA nga shpëtimi i turistëve kroatë dhe çek muajin e fundit?

Historia e këtij reparti është një histori suksesi në shërbim të realizimit të misionit dhe në mbështetje të popullsisë civile në rastet e emergjencave të ndry-shme dhe në misionet e kërkim shpëtimit. Rastet e fundit treguan edhe një herë devotshmëri të lartë në kryerjen e misioneve të vështira që kryejnë pilotët e Bazës Ajrore Farkë, ku gjithmonë kanë treguar se kanë qenë shembull në zbatimin e detyrave, si dhe në ndjenjën e tyre humane për të rrezikuar jetën në ndihmë të komunitetit.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 17

Rolet dhe misionet e “force providers” dhe “force users”

pErspEktiVa amErikanE

Koncepti i “Force Providers/Force Users” është i mirë pranuar në NATO, por ndër-kohë është një koncept i ri në Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FARSH). Ky ar-

tikull synon eliminimin e çfarëdo keqkuptimi apo kon-fuzioni për sa i përket këtyre roleve dhe funksioneve të rëndësishme.

Ristrukturimet e vazhdueshme të FARSH-it gjatë të gjithë dekadës së fundit nuk janë kufizuar vetëm me ndryshime në strukturë, por gjithashtu përfshijnë futjen e koncepteve dhe ideve të reja për sa i përket operacioneve, stërvitjes, gatishmërisë së luftimit dhe ajo që është më e rëndësishme, ndër-marrëdhëniet e komandimit dhe kontrollit në FARSH! Me ristrukturimin e fundit të miratuar nga Presidenti i Republikës në vitin 2012, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (SHSHP), Qendrës së

Bashkuar Operacionale (QBO), Shtabit të Përgjith-shëm (SHP) dhe Force Providers (komandantëve të forcave kryesore) iu caktuan role dhe misione të reja të rëndësishme. Kuptimi i këtyre roleve dhe mi-sioneve është thelbësor për një integrim të vërtetë të FARSH në NATO.

Në mënyrë specifike:SHSHP mbetet komandanti më i lartë ushtarak

në FARSH dhe të gjitha njësitë ushtarake të FAR-SH (me përjashtim të të ashtuquajturave ‘njësi që raportojnë drejtpërdrejt’ Ministrit të Mbrojtjes) mbeten në vartësi të tij për planifikimin, stërvitjen dhe alokimin e burimeve dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, për operacionet. Megjithatë, ndryshe nga më parë kur kishte vetëm përgjegjësi planifikimi strategjik për Forcat e Armatosura, SHSHP tani gjithashtu merr komandën dhe kontrollin strategjik të forcave të FARSH të dislokuara në Shqipëri. (Forcat e dislokuara jashtë Shqipërisë në përgjithë-si i bashkangjiten komandave të koalicionit dhe nuk janë më nën autoritetin komandues të SHSHP me përjashtim të çështjeve administrative). SHSHP

Ky artikull është i katërti i një serie artiku-jsh nga Ekipi Amerikan i Modernizimit të

Mbrojtjes (Cubic) mbi spektrin e koncepteve, parimeve, metodologjive dhe proceseve të integ-rimit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Trak-tatit të Atlantikut Verior (NATO). Objektivi i këtyre artikujve është të krijojë një kuptim më të mirë të koncepteve, çështjeve parimore, kërkesave dhe problemeve thelbësore të këtij integrimi.

PHD Louis L. Boros

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 18

i përbën forcat operacionale nga të gjitha njësitë e FARSH për të krijuar Grup Batalionet (Një Grup Batalion është në përgjithësi i përbërë nga një njësi bërthamë i shtuar nga module të tjera të kapac-iteteve të bashkangjitur përkohësisht dhe përcak-tohet për të kryer detyra bazuar në mision) sipas nevojave dhe të përcaktuar për të kryer misione dhe detyra specifike. Ai gjithashtu përcakton dhe emëron komandantin operacional të Grup Batalionit, i cili i ra-porton atij nëpërmjet QBO-së.

QBO është qendra e komandimit dhe kontrollit operacional strategjik e FARSH. Ajo operon me kohë të plotë (24/7/365) dhe është një qendër e mbled-hjes, analizës dhe shpërndarjes së informacionit që mbështet funksionet e komandimit dhe kontrollit operacional strategjik të SHSHP. QBO ka detyra si administrative ashtu edhe operacionale. SHSHP e përdor QBO-në për të kaluar direktivat dhe urdhrat e komandimit dhe kontrollit operacional strategjik dhe gjithashtu merr raporte ditore administrative dhe opracionale nëpërmjet QBO-së.

SHSHP i delegon autoritetin Komandantit të QBO-së për të nxjerrë urdhra dhe direktiva dhe për të kërkuar raporte dhe informacione në emër të tij. Kur QBO flet, e bën këtë në emër të dhe me zërin e SHSHP!

Shtabi i Përgjithshëm (SHP) i FARSH mbështet SHSHP në ekzekutimin e planifikimit strategjik, bërjen e politikave dhe në zbatimin e detyrave, dhe gjithashtu operon me delegimin e autoritetit nga SHSHP. SHP nuk ka autoritet në vetvete për të urdhëruar apo për të kërkuar bindje. Në emër të SHSHP, SHP zhvillon dhe përhap politikat dhe direktivat strategjike dhe admin-istrative dhe alokon, cakton dhe shpërndan burimet (para, personel, furnizime, pajisje, municione, etj.) për të përmbushur nevojat operacionale të FARSH.

Megjithatë, është tejet e rëndësishme që elemen-tet e SHP (stafi i ‘J’-ve) të operojnë në koordinim të ngushtë së bashku dhe me një qëllim të përbashkët. Rrjedhimisht, J3 e SHP konsiderohet si ‘primus inter pares’, apo si i pari midis të barabartëve në shtab dhe është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të të gjithë ‘J’-ve të tjerë në emër të SHSHP për të sigu-ruar zhvillimin e politikave dhe drejtimeve koherente.

Komandantët e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore; komandantët e Brigadës Logjsitike, Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes; dhe komandantët e njësive autonome (Policia Ushtar-ake, etj.) kanë përgjegjësi shumë të rëndësishme komandimi, administra-tive dhe stërvitjeje si Force Providers. SHSHP, i mbështetur nga SHP dhe QBO ka përgjegjësitë e Force User. Këto funksione diskutohen më poshtë.

Rolet dhe Funksionet e Force Provider/Force UserTë gjitha njësitë ushtarake i nënshtrohen një cikli

shumë vjeçar krijimi, gatishmërie operacionale, çmo-bilizimi, dhe ripërtëritjeje. Asnjë ushtri nuk mund të mbajë të gjitha njësitë e saj në gatishmëri të plotë në çdo kohë. Rrjedhimisht, çdo vit, bazuar në kërke-sat dhe planet operacionale të parashikuara për për-dorimin e FARSH, J3 e SHP ka përgjegjësinë për të përcaktuar prioritetin e gatishmërisë operacionale që kërkohet nga çdo njësi e FARSH. Ky përcaktim më pas ndikon alokimin e burimeve (para, njerëz, furnizime, pajisje, municione, etj.) njësive të FARSH bazuar në urdhrat dhe udhëzimet e SHP në emër të SHSHP.

Si Force Providers, komandantët e Forcave Tokë-sore, Detare dhe Ajrore; komandantët e Brigadës Logjsitike, Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes; dhe koman-dantët e njësive autonome (Policia Ushtarake, etj.) kanë përgjegjësinë kryesore të stërvitjes, pajisjes dhe sigurimit të forcave për t’u përdorur nga Force User (SHSHP apo forcat e koalicionit). Ata analizojnë rregullisht statusin e gatishmërisë së njësisë, me-naxhimin e burimeve dhe drejtojnë kryerjen e stër-vitjes së duhur për të siguruar që njësitë vartëse të arrijnë nivelet e gatishmërisë operacionale të përcak-tuara nga J3 e SHP.

Gatishmëria operacionale përcaktohet nga një përllogaritje komplekse e individëve dhe aftësive kolek-tive (të njësisë) bazuar në Detyrat/Gjendjen/Stan-dardet e lidhura me misionin; statusin, disponuesh-mërinë dhe përdorshmërinë e pajisjeve individuale dhe të njësisë; dhe disponueshmërinë e furnizimeve të nevojshme (ushqim, karburant, ushqim, etj) [Përlloga-ritjet e Gatishmërisë janë tema e një artikulli tjetër të kësaj serie]. Kërkesat për personel dhe pajisje përcaktohen nga Tabela e Organizimit dhe Pajisjeve e njësisë. Rrjedhimisht përcaktimi i saktë dhe realist i statusit të gatishmërisë së njësisë formon bazën e punës së Force Provider për të stërvitur, pajisur dhe siguruar forca të gatshme. Në të njëjtën kohë, Sta-tusi i Gatishmërisë së Njësisë i raportohet rregullist SHSHP nëpërmjet QBO-së dhe J3 të SHP për të

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 19

mundësuar një analizë strategjike të kërkesave për burime.

Ne konceptin e “Force Provider/Force User”, kur njësitë dislokohen për operacione (ndryshe nga sa ndodh për stërvitje), SHSHP, në autoritetin e tij si komandant i përgjithshëm operacional, urdhëron/drej-ton që njësitë të bëhen gati për t’u përdorur. Në këtë pikë, disa gjëra ndodhin:

Së pari, SHSHP përcakton Komandantin Opera-cional (zakonisht të Grup Batalionit). Grup Batalionet zakonisht formohen me një njësi bërthamë, e zmad-huar nga modulet/detashmentet e kapaciteteve. Në përgjithësi, Komandanti Operacional, (ndryshe si Force User) është komandanti i njësisë bërthamë. Duke pasur parasysh përmasën dhe strukturën e FARSH, njësitë që dislokohen në përgjithësi formohen në një Grup Batalion.

Së dyti, SHSHP urdhëron Force Providers t’i sig-urojë njësitë e përcaktuara Grup Batalionit. Force Providers më pas zyrtarisht urdhërojnë këto njësi që t’i raportojnë për detyrë Komandantit Operacional të caktuar. SHSHP, si komandant i përgjithshëm strat-egjik, është përgjegjës për detajimin dhe specifikimin e marrëdhënieve të komandimit dhe kontrollit. Këtë gjë e bën nëpërmjet Planit të Operacioneve i cili për-cakton strukturën e forcës që dislokohet dhe ndërmar-rëdhëniet e komandimit dhe kontrollit. (Shikoni udhëzue-sin e NATO-s për përgatitjen e Planit të Operacioneve). Njësia që dislokohet shkëputet nga struktura/njësia mëmë dhe i bashkangjitet njësisë së përcaktuar.

Në këtë pikë, Force Provider nuk ka më autoritet komandues mbi njësinë e dislokuar. Megjithatë, Force Provider nuk humbet plotësisht kontaktin me njësinë e shkëputur. Ana administrative (posta, shënime, infor-macione, etj.) vazhdojnë drejt njësisë së shkëputur derisa ajo kthehet. Për më tepër, njësia mëmë do të vazhdojë të mbështesë njësinë e shkëputur me pjesë këmbimi e të tjera sipas nevojës për t’u siguruar që njësia të mbetet operacionale. Kjo është veçanërisht e vërtetë me njësi që kanë nevojë për pajisje dhe rrje-dhimisht nevoja të specializuara.

Së treti, njësia e dislokuar i raporton Komandantit Operacional të përcaktuar për detyrë. Më pas, ko-mandanti i njësisë së dislokuar bën çdo përpjekje për

t’u familjarizuar me stafin e Komandantit Operacional dhe metodat e tij të operimit. Të gjitha linjat e ko-munikimeve administrative dhe operacionale krijohen. Çdo problem i identifikohet menjëherë Komandantit Operacional për të marrë një zgjidhje. Njësitë e dis-lokuara mbeten nën komandën e Komandantit Opera-cional deri në momentin që urdhërohen të kthehen në komandat e tyre mëmë.

Ministri i Mbrojtjes, SHSHP, Komandantët Krye-sorë dhe komandantët në çdo nivel mbështeten në një qarkullim të informacionit i cili rrjedh nga vartësit në drejtimin lart, dhe mbi urdhra, direktiva dhe informa-cion administrativ i cili rrjedh nga shtabet e larta frejt vartësve poshtë. Është thelbësore që informa-cioni që transmetohet në të dyja drejtimet të jetë i saktë dhe në kohë. Mënyra më e mirë për të sigu-ruar këtë gjë është që të krijohet një sistem i cili përdor metodologji të standardizuar të raportimit nëpërmjet zhvillimit të Procedurave Standarde të Operimit (PSO). Kjo do të thotë që shumica e in-formacionit raportohet në përputhje me një for-mat standard. Në rastin kur ky format nuk mund të përdoret, informacioni kalohet në mënyrën më efektive të mundshme. Të gjithë oficerët në FAR-SH duhet ta mësojnë si ta bëjnë këtë gjë si diçka të natyrshme!

Për të përmbledhur, Force Providers janë përgjegjës për stërvitjen, pajisjen dhe përgatitjen e forcave për dislokim. Ata nuk i komandojnë këto forca kur janë të dislokuara. SHSHP, i asistuar nga QBO dhe Shtabi i Përgjithshëm, vepron si Force User dhe drejton dislokimin, lëvizjet dhe aktivitetet luftarake/operacionale të forcave. QBO përmbush rolin e syve, veshëve dhe gojës operacionale për SHSHP, dhe urdhrat/direktivat e nxjerra nga QBO kanë të njëjtën forcë sikur ato urdhra/direktiva të jepeshin direkt nga SHSHP personalisht. QBO ve-pron si qendra operacionale e FARSH në kohë paqeje dhe lufte. Force Providers dhe Komandantët Opera-cionalë të njësive të dislokuara i raportojnë drejt-përdrejt QBO-së (dhe shtabeve të komandave aleate sipas nevojës), në përputhje me PSO-të. Raportimi i saktë dhe në kohë i gatishmërisë siguron alokimin optimal të burimeve në të gjithë FARSH-in.

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 20

Misioni i parë paqeruajtës i OKB-së ishte një ekip vëzhgues i vendosur në Lindjen e Mesme në vitin 1948, pas Luftës Arabo-Izraelite. Misioni është autorizuar zyrtar-

isht më 29 maj, 1948. Kjo datë është përdorur si një ditë përkujtimore për të gjithë paqeruajtësit e OKB-së, të cilët kanë humbur jetën e tyre dhe njihet si Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bash-kuara. Vëzhguesit OKB-së u vendosën në kufirin e In-disë dhe Pakistanit, në një mision të quajtur (UNMO-GIP) në vitin 1949, pas Luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1947. OKB-ja në vitin 1950 është përballur me një nga sfidat më të mëdha të saj pas luftës midis dy Kor-eve. Bashkimi Sovjetik i asaj kohe vendosi veton në KS dhe kundërshtoi me protestë ndihmën për mbrojtjen e Koresë së Jugut. Forcat e Kombeve të Bashkuara zhvendosën forcat e Koresë së Veriut nga territori i Koresë së Jugut, paraleli 38. Megjithatë armëpushimin e deklaruar deri në vitin 1953, forcat e OKB mbetën aty deri në vitin 1967, kur forcat e Amerikane dhe ato koreane jugore vendosën kufirin midis dy Koreve që është edhe sot. Në vitin 1956, kemi përdorimin e të ashtuquajturës “Forcë e Urgjencës”. Ky term u përpu-nua nga diplomati kanadez Lester Pearson, që më vonë u bë Kryeministër i Kanadasë. Ai sugjeroi që forcat e OKB-së të jenë të paarmatosura ose personeli ush-tarak i tyre të jetë i armatosur lehtë në zonat ku palët ndërluftuese kishin nevojë për një palë neutrale për të vëzhguar procesin e paqes. Pearson mori çmimin Nobël për paqe në vitin 1957, për punën e tij në krijimin e këtyre operacioneve paqeruajtëse. UNEF ishte i pari operacion zyrtar paqeruajtës i OKB-së sipas idesë së Pearson me anëtarë kanadezë në kufirin Egjipt-Izra-el, që vazhdoi deri në vitin 1962. Shumica e forcave paqeruajtëse të OKB-së, që nga viti 1956, duke përf-shirë ato të quajtur vëzhgues apo misione të tjerë, kanë qenë të paarmatosur ose armatosur lehtë, sipas

paQE-ruaJtësitVështrim historik mbi misionet

paqe-ruajtëse të OKB-sëidesë së Pearson. Gjatë Luftës së Ftohtë, tensionet në Këshillin e Sigurimit e bënë të vështirë që OKB të marrë veprime për të zbatuar masat paqeruajtëse në vende dhe rajone që lidheshin me përhapjen dhe kon-trollin e lëvizjeve të majta dhe revolucionare. Meqenëse disa konflikte ishin mjaft të ndara nga Lufta e Ftohtë, për të arritur konsensus për mbështetjen e misioneve paqeruajtëse në këto vende, ka qenë e vështirë marrja e një vendimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Forca paqeruajtëse e OKB-së në Qipro (misioni UNIFICYP) që u vendos në vitin 1964, u përpoq për t’i dhënë fund konfliktit në mes grekëve dhe turqve në ishull dhe për të parandaluar një konflikt më të gjerë midis anëtarëve të NATO-s, Turqisë dhe Greqisë. Ndërkohë, një vit më pas, misioni vëzhgues (UNIPOP) u vendos në vitin 1965 në kufirin Indi-Pakistan pas armëpushimit të tyre të re-alizuar këtë vit. Ky mision pati mjaft vështirësi në zgjid-hjen e konfliktit midis grupeve ideologjike. Megjithatë, misioni filloi vetëm pasi ndërhyri në mënyrë të njëan-shme SHBA në një luftë civile në mes fraksioneve të majta dhe konservatore. SHBA ishte e konsoliduar në idenë e saj dhe ftoi një fuqi të Organizatës së Shteteve

KoLoNELE MANUSHAqE SHEHU

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 21

paQE-ruaJtësitAmerikane (e dominuar nga trupat e SHBA-se) për të mbajtur paqen. Misioni ishte miratuar kryesisht për shkak se amerikanët e paraqitën atë si fakt i kryer dhe për shkak se misioni i OKB-së nuk ishte një forcë paqeruajtëse e plotë. Ajo përfshinte vetëm dy vëzh-gues në çdo kohë dhe ia la operacionin paqeruajtëse një tjetër organizate ndërkombëtare. Kjo ishte hera e parë që OKB-së veproi në këtë mënyrë. OKB-ja ka zhvilluar edhe dy programe shkolonizimi gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 1960, OKB dërgoi misionin (ONUC), për të ndi-hmuar në lehtësimin e shkolonizimin e Kongos nga kon-trolli belg. Ky mision qëndroi deri në vitin 1964 për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e shpërbërjes së vendit gjatë Krizës së Kongos.

Misioni i OKB-së i quajtur (UNSF) në vitet 1962-1963 në perëndim të Guinesë së re shërbeu për të ruajtur ligjin dhe rendin, ndërsa Guinesë iu hoq kontrolli Holandez. Lindja e Mesme, ku luftëtarët nuk ishin në përgjithësi në një linjë me superfuqitë apo ideologjitë e tyre, ishte vendndodhja kryesore e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së. Operacioni (UNOGIL) që filloi në vitin 1958, ishte i autorizuar për të siguruar se nuk kishte asnjë infiltrim të paligjshëm të personelit dhe furnizimit të armëve përtej kufirit libanez, kryesisht nga UAR. Disa vjet më vonë, misioni i quajtur (UNY-OM) i autorizuar në vitin 1963, u përpoq t’i jepte fund Luftës Civile në Jemen të mbështetur nga rivalët ra-jonalë Egjipti dhe Arabia Saudite. OKB-ja ka autorizuar gjatë viteve 1970, edhe disa misione paqeruajtëse në përpjekje për të qetësuar konfliktin Arabo-Izraelit, mi-sionin (UNEF II), në vitin 1973 në lartësitë Golan, mi-sionin (UNDOF) në vitin 1974 me përfundimin e Luftës së YOM KIPPUR dhe në Liban, misioni (UNIFIL) në vitin 1978 pas konfliktit të Libanit të Jugut. Misioni (UNII-MOG) i autorizuar në vitin 1980, nga OKB kishte për qëllim të mbikëqyrë tërheqjen e trupave në kufi të njohur ndërkombëtarisht ndërmjet Irakut dhe Iranit, pas gati tetë vjet luftë në mes të këtyre vendeve. Operacioni (MINIGUA) u zhvillua me helikopterë “Bell 212” në vitin 1998 në Guatemalë. Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe krijimin e Federatës Ruse, në mënyrë drastike kësaj

Federate iu ul fuqia ushtarake dhe ekonomike. Në vitin 1991 në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik ishin krijuar 15 shtete të pavarura. Konfliktet e para filluan në dy republikat ish sovjetike, si në Gjeorgji dhe lufta civile në Taxhikistan. Për këtë OKB autorizoi misionet ONOMIG dhe UNMOT në këto vende. OKB synon të bëhet një organizatë e paqes botërore dhe të bëjë më shumë për të inkurajuar vendosjen e paqes në fund të konflikteve nëpër botë me misione paqeruajtëse. Për këtë qëllim në vitin 1992 në OKB u krijua Departamenti për Op-eracionet Paqeruajtëse. Një numër i konsiderueshëm i misioneve u projektuan për t’i dhënë fund luftërave civile në të cilën palët konkurruese kishin qenë të spon-sorizuar nga lojtarët e Luftës së Ftohtë. Misionet (UN-AVEM I dhe II) në Angola u projektuan për t’u dhënë fund luftimeve mes rebelëve, anti-komuniste dhe ko-munistë në pushtet. Misionet e OKB-së në Mozambik ndihmuan në zgjidhjen e konflikteve midis grupeve rivale të majta duke i dhënë fund luftës civile në këtë vend. OKB-ja nëpërmjet misioneve (UNAMIC) dhe pastaj (UN-TAC) në Kamboxhia, për herë të parë mori kontrollin e gjithë shtetit në emër të saj me qëllim organizimin e zgjedhjeve të para dhe zgjedhjen e një qeverie legjitime. Po kështu mund të përmendim misionet e OKB-së në Amerikën Qendrore ku ishin përfshirë pesë shtete si El Salvadori, Guatemala, Kosta Rika, Nikaragua dhe Hon-durasi. Lëvizjet guerile në këto pesë shtete në mënyrë të ndryshme komuniste dhe jo komuniste i dhanë OKB-së mundësinë të ndërmjetësojë marrëveshjet e paqes në vitin 1990. Një forcë paqeruajtëse e OKB-së është autorizuar në El Salvador në vitin 1991, për të verifikuar armëpushimin midis forcave socialiste dhe qeverisë. Misioni (MINUGUA) në vitin 1996 në Guate-mala verifikoi armëpushimin midis forcave të majta dhe qeverisë konservatore. OKB ndërhyri në vitin 2000 në Etiopi dhe Eritrea me misionin (UNMEE) që u autorizua për të monitoruar ndërprerjen e luftimeve pas Luftës Eritre-Etiopi. OKB-ja zhvendosi vëmendjen e saj në vitin 1990, mbi genocidin dhe spastrimin etnik. Luftërat civile në Ruanda dhe shpërbërja e ish Jugosllavisë ishin raste të mizorive të mëdha që u shoqëruan me dhunë

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 22

etnike. Ajo ka dërguar në ish Jugosllavi tetë misione paqeruajtëse të quajtura (UNPROFOR), (UNCRO), (UN-PREDEP), (UNMIBH), (UNTAES), (UNMOP), (UNPSG) dhe UNMIG), ndërsa në Ruanda janë dërguar misionet (UNAMIR) dhe (UNOMUR). Konfliktet civile vazhduan në shumë shtete të globit pas ndërprerjes së Luftës së Ftohtë. Kështu mund të përmendim kolapsin në Somali ku OKB autorizoi misionet (UNOSOM) dhe (UNITAF) të cilat me gjithë përpjekjet e tyre për paqe e stabilitet nuk mundën të sjellin zbutjen e efektit të urisë në këtë vend. Operacioni (UNOMIL) në Liberi gjatë Luftës së Parë Civile i autorizuar në shtator 1993 ishte për të ruajtur marrëveshjen e paqes në vend. Me gjithë këtë ndërhyrje dy grupet rebelë në Liberi nxitën Luftën e Dytë Cilive në vitin 2003 ku OKB nëpërmjet misionit të saj (UNMIL) të dërguar për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe vazhdon të ndihmojë në reformën e sigurimit kombëtar. Në Haiti në vitin 1991, dhuna e brendshme ka qenë nxitje për misionin e OKB-së në Haiti të quajtur (UNMIH). Tre misione, të quajtura (UNSMIH), (UNTMIH) dhe (MIPONUH) janë organizuar në 1996 dhe 1997, u autorizuan në këtë vend me qëllim reformimin, trajnimin dhe ndihmën e policisë vendase në periudhën e trazirave politike dhe stabilizimin e vendit. OKB dërgoi në Haiti në vitin 2004 misionin (MINUSTAH) për të ndihmuar në stabilizimin e vendit pas largimit të Presidentit. OKB nëpërmjet misionit (UNMIS) ndoqi zbatimin e armëpushimit ndërmjet forcave rebele dhe qeverisë sudaneze në Sudan. Misioni tjetër në Darfur i quajtur (UNAMID) ishte për të ndërmjetësuar armë-pushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe grupeve re-bele ndërsa në vitin 2007, për të minimizuar dhunën ndërmjet civilëve dhe për të parandaluar ndërhyrjen e shpërndarjes së ndihmës në lidhje me dhunën në Darfur. OKB gjithashtu ka organizuar misione paqeruajtëse që kanë pasur për qëllim dhënien fund të luftërave civile në Republikën Qendrore të Afrikës në vitin 1998 të quaj-tur (MINURCA), për të mbikëqyrur çarmatimin e grupe-ve rivale, si dhe për të ndihmuar me trajnimin e policisë të re kombëtare dhe drejtimin e zgjedhjeve. Misioni u zgjerua pas zgjedhjeve të suksesshme për të ndihmuar

në sigurimin e stabilitetit të mëtejshëm. Misionet e OKB-së (UNOMSIL) dhe (UNAMSIL) në Sierra Leone në vitin 1999, kanë ndihmuar qeverinë e këtij vendi pas një grushti shteti. OKB monitoroi armëpushimin pas Luftës së Dytë të Kongos në vitin 1999, në Republikën Demokratike të Kongos dhe vazhdon të operojë në këtë vend për shkak të dhunës së vazhdueshme. OKB dër-goi një mision në Burundi në vitin 2004 për ndjekjen e marrëveshjes së armëpushimit me përfundimin e luftës civile në këtë vend. Paqeruajtësit e OKB-së janë për-dorur edhe për të mbikëqyrur lëvizjet për pavarësi dhe krijimin e shteteve të reja. Misioni (UNTAG) në Namibi mbikëqyri tërheqjen e Afrikës së Jugut dhe zgjedhjen e një qeverie të re në këtë vend në vitin 1989. Misoni i OKB-së i quajtur (MINURSO) në vitin 1991, në Marok kishte si qëllim zbatimin e armëpushimit dhe zhvillimin referendumit të planifikuar nga Maroku në lidhje me ra-jonin e Saharasë Perëndimore. Mosmarrëveshjet pen-guan referendumin, dhe ky vend vazhdon të monitoro-het nga misioni i OKB-së. OKB ndërhyri me misionin e saj (UNTAET) në Timorin Lindor në vitin 1999, pas zhvillimit të një referendumi ku u votua për pavarësi nga Indonezia me qëllim ndalimin e dhunës nga forcat anti-pavarësi në këtë vend. OKB vazhdon të monitorojë situatën në këtë vend nëpërmjet një misioni asistence të quajtur (UNMIT), që nga viti 2006.

OKB-ja ka pasur edhe kritikë e dështime. Shtetet anëtare në shumë raste, kanë treguar mosdashje për të arritur ose zbatuar rezolutat e Këshillit të Sigurim-it, një çështje që buron nga vetë natyra OKB-së. OKB, nga disa shtete dhe aktorë të tjerë globalë dhe rajonalë shihet thjesht si një shoqatë e 192 vendeve anëtare të cilët duhet të arrijnë konsensus, po jo si një organizatë e pavarur. Mosmarrëveshjet në Këshillin e Sigurimit për veprim ushtarak dhe ndërhyrje kanë treguar se në disa raste OKB ka dështuar si për shembull:

• në parandalimin e Genocidi në Ruanda në vitin 1994,

• në mos arritjen e sigurimit të ndihmës humanitare dhe për mos ndërhyrje në Luftën e Dytë të Kongos.

• në mos ndërhyrjen në masakrën e Srebrenicës në

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 23

vitin 1995 për të mbrojtur refugjatët e pastrehë që u justifikua duke mos patur autorizimin për të përdorur forcën.

• në dështimin për të ofruar ushqim për njerëzit në uri në Somali.

• në dështimin për të zbatuar dispozitat e rezolutat e Këshillit të Sigurimit lidhur me konfliktin Izrael- Palestinë.

• në dështimin e vazhdueshëm për të parandaluar genocidin apo të dhënë ndihmë në Darfur.

Paqeruajtësit e OKB-së janë akuzuar gjithashtu për përdhunimin e fëmijëve, abuzim seksual dhe nxitjen e prostitucionit gjatë misioneve paqeruajtëse të ndryshme, duke filluar në vitin 2003, në Kongo apo në Haiti, në Liberi, në Sudan, në Burundi dhe në Côte d’Ivoire.

OKB-ja ka ndërmarrë hapa drejt reformimit të operacioneve të saj në përgjigje të kritikave, veça-

nërisht për rastet e abuzimit seksual nga paqerua-jtësit. Një analizë e tillë është bërë në vitin 2008 nga OKB. Problemet e sigurisë janë bërë me kohë fusha e përgjegjësisë e institucioneve prestigjoze, elitave intelektuale të çdo kombi. Bota në asnjë rast nuk ka qenë e sigurt për shtete të vogla dhe të mesme. Kjo ishte më e theksuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, gjatë rivalitetit të superfuqive, gjatë konf-likteve ideologjike dhe përplasjeve ndërmjet tyre për pasuri minerale apo për luftën kundër terrorizmit në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Historia ka dëshmuar se fuqitë e mëdha e kanë shumë të lehtë të manipulojnë shtetet e vogla dhe të dobëta si nga ana ekonomike edhe nga ajo politike. Për këtë qëllim operacionet e paqeruajtëse marrin një rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm.

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 24

Përgatitja dhe mbështetja e FS gjatë operacioneve të përbashkëta

forcat SPeciale

KoLoNEL DRITAN DEMIRAj

Forcat e Operacioneve Speciale kërkojnë stër-vitje, pajisje dhe mbështetje që të jenë të për-shtatura me kërkesat specifike të misioneve dhe të jenë mjaft elastike për t’iu përgjigjur

parametrave të kërkuara për detyrë. Karakteri Joint i Forcave Speciale kërkon organizime për mbështetje gjatë gjithë llojeve të shërbimeve dhe thekson mbështetjen e kërkuar të jashtëzakonshme, të përher-shme dhe të vazhdueshme për të mbështetur opera-cionet, që shpesh janë të pavarura dhe në distancë të largët. Për më tepër, Forcat Speciale duhet të jetë në gjendje të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e siste-meve të mbështetjes kombëtare siç janë teknologjitë e ndryshme dhe të telekomunikacionit.

Përgjegjësitë e stërvitjes së forcave specialeForcat Speciale kërkojnë një kombinim të stër-

vitjeve bazë të ushtrisë dhe stërvitje në specialitete të veçanta, për të fituar af-tësitë e kërkuara deri në nivel profesional. Specifikat e stërvitjes të tyre, përfshijnë të dyja pjesët, atë individu-ale të stërvitjes dhe kolek-tive të të gjithë njësisë, për të garantuar maksimumin e gatishmërisë. Shumë af-tësi të tyre, mund të hum-basin lehtë prandaj duhet që gjatë gjithë kohës këto forca të stërviten rregullisht. Përgjegjësitë e Stërvitjes për Forcat Speciale janë të renditura si më poshtë.

Brigada e Stërvitjes Bazë Bonavi dhe Shkolla e Trupës

janë fillimisht përgjegjës për të gjitha stërvitjet, af-tësitë individuale ushtarake bazë dhe edukimin profe-sional ushtarak për personelin e programuar për t’iu bashkangjitur Forcave Speciale, pa ardhur akoma në repart.Pastaj me t’u regjistruar dhe kaluar testin 3 javor pranues në kursin e Forcave Speciale, përgjegjës për përgatitjen e këtyre forcave, është vetë dega e Stërvitjes S3 në repart dhe grupi i instruktorëve të Kurseve të Forcave Speciale (kursi i Forcave Speciale 12 mujor, luftimit të afërt, snajperit, parashutës, zhytjes së luftimit, zbulimit, xhenios, negocimit, alpin-izmit dhe luftës në terrene alpine, operacioneve spe-ciale, shoqërimit të personaliteteve, etj). Meqenëse misionet që kryejnë Forcat Speciale kërkojnë pers-onel me aftësi të veçanta si: Operacionet, Zbulimi, Armatimi dhe snajperët, Ndihma e shpejtë, Eksplozi-vat dhe Komunikimi, mund të pranohen në kursin e Forcave Speciale dhe personel i cili dhe pse është civil dhe sapo ka mbaruar Universitetin me rezultate të mira, mund të përzgjidhen si kandidatë potencialë për

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 25

Forcat Speciale, të cilët pasi kanë përfunduar kursin bazë të stërvitjes, regjistrohen në kursin e Forcave Speciale. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është e ngarkuar sipas ligjit në fuqi për të bërë programet dhe nëpërmjet Shkollës së Trupës të bëjë të mundur stër-vitjen individuale dhe të sigurojë ndërveprueshmërinë me forcat konvencionale si dhe me efektivat e tjerë të Forcave Speciale. Komandantët e Forcave zhvilloj-në stërvitje të përbashkëta, të cilat koordinohen nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, janë të mbështetura dhe të monitoruara nga Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes (TRADOC). Stërvitje të tilla i mësojnë dhe edukojnë Forcave Speciale kushtet në të cilat mund të veprojnë dhe se si duhet të koordinohen me forcat e tjera. Për më tepër, këto stërvitje ndër-tojnë dhe ri-forcojnë orientimin rajonal të kërkuar për të mbështetur planin e fushatave. Ky orientim bëhet duke përfshirë gjuhën dhe familjarizimin kulturor, punë intensive dhe buxhet të lartë, që mund të marrë vite përgatitjeje për njësinë e Forcave Speciale që do të arrijë kapacitetet e plota.

Mbështetja me zbulim e forcave specialePër planëzimin, kryerjen dhe zhvillimin e kurseve

të veprimit të Operacioneve Speciale, është shumë e rëndësishme që në identifikimin e objektivave të mer-ren të gjitha burimet e zbulimit, të përshtatshme, të detajuara dhe në kohë. Aftësia për t’u ndërlidhur me sistemet e inteligjencës kombëtare dhe në teatër, është thelbësore për suksesin e misionit të Forcave Speciale. Kryerja e misionit të Forcave Speciale mund të varet dhe nga të dhënat e fundit të zbulimit të ofruara nga agjenci qeveritare të tjera (ISA, MIA). Komanda e Bashkuar e Task Forcës së Operacioneve Speciale, kur formohet duhet të ketë të njëjtën ndër-thurje po ashtu.

Natyra e shumë objektivave dhe taktikave të Forcave të Operacioneve Speciale kërkon mbështetje zbulimi që është zakonisht më e detajuar se ajo që nevojitet në operacionet konvencionale. Forcat Spe-ciale, shpesh kërkojnë të dhëna zbulimi që t’i shmangen forcave armike, pavarësisht madhësisë apo përbërjes, i cili është i kundërt në krahasim me informacionin që kërkojnë forcat konvencionale për tu ndeshur me ar-mikun. Mbështetja me zbulim për Forcat e Operacio-neve Speciale në Operacionet Ushtarake të ndryshme nga lufta, kërkojnë një fokusim të gjerë të funksioneve të inteligjencës standarde. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë kryerjes së operacioneve të Stërvitjes së Ushtrive të Huaja (FID). Zbulimi duhet të përmbajë aspekte të lidhura me institucionet kulturore, ekono-mike, informative, politike dhe marrëdhënieve ndërm-jet tyre, ashtu si dhe aspekte të forcave tona dhe të armikut dhe të dhënave specifike për objektivat.

Mbështetja meteorologjike e forcave specialeMbështetja dhe shërbimi meteorologjik është kritik

për suksesin e misionit të Forcave Speciale. Nga pla-nëzimi fillestar deri tek ekzekutimi, të dhënat e zbu-

limit mjedisor duhet të përfshihen në procesin e ven-dim marrjes. Një rrethanë e vetme, mund të shtyjë kursin e veprimit ose mund ta bëjë atë të pamundur. Një studim i përgjithshëm i klimës, hidrografisë, një parashikim i motit për zonën e operacionit, mund t’i ofrojë komandantit informacionin e duhur për të zgjedhur hapësirën më të mirë të mundshme për ekzekutimin e mbështetjen e misionit. Fuqimisht ven-dimi i ekzekutimit, mund të kthehet në shfrytëzimin e të dhënave të kohës dhe kushteve për të ofruar mbu-lim për operacionet ose shmangien e kushteve mje-disore që pengojnë zhvillimin e operacionit. Gjithsesi këto vendime shpesh kërkojnë finesë dhe gjykime për t’u siguruar që sistemi i armëve punon afër limiteve të tyre dhe nuk i tejkalon ato. Me rritjen e sigurisë në kapacitetet e hapësirës, Komandanti i Forcave Spe-ciale duhet të jetë vazhdimisht i informuar në lidhje me efektet e hapësirës së operacionit. Mbështetja meteorologjike, mund të ofrojë informacion që mund të lejojë Komandantin e Forcave Speciale të planëzojë për mundësinë e humbjes së një ose më shumë të sistemeve të komunikimit.

Mbështetja logjistike e forcave specialeKomandanti i Komandës së Operacioneve Speciale

përcakton kërkesat logjistike për Forcat Speciale në teatër për komandantin epror. Mbështetja logjis-tike për njësitë e Forcave Speciale mund të ofrohen nëpërmjet një ose më shumë nga shërbimet në vijim. Ky shërbim do t’i ofrohet Forcave Speciale në teatër nëpërmjet komponentëve të infrastrukturës logjistike të njësisë amerikane ose të NATO-s ku reparti jonë është i atashuar.

a. Shërbimet e Mbështetjes. Mbështetja logjis-tike e njësive të Forcave Speciale është përgjegjësi kombëtare, duke përjashtuar në të kundërt kur janë nënshkruar marrëveshje ose direktiva për mbështetje nga reparte të tjera (Siç është marrëveshja e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me qeverinë e SHBA−së për misionet jashtë në luftën kundër ter-rorizmit). Kjo përgjegjësi ekziston pavarësisht nëse njësitë e Operacioneve Speciale kalojnë në vartësi

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 26

“eagle 7”Niset me mision

kontigjenti i ri i BFS-së

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 27

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 28

...të një Task Force ose të një force tjetër. Mbështet-ja logjistike për Forcat Speciale përfshin mbështetjen dhe plotësimin e të gjithë klaseve të pajisjeve, mirëm-bajtja, transporti, ambienteve të punës, jetesës dhe shërbimeve të tjera të nevojshme.

b. Mbështetja në teatër Joint. Pjesa më e madhe e misioneve të Forcave Speciale kërkojnë planëzim dhe ekzekutim logjistik Joint. Organizimet Logjistike Joint (JLSG) mund të përdoren gjithashtu kur mbështetja me shërbime normale nuk mund të plotësojë kërke-sat. Forcat speciale zakonisht kërkojnë organizime jo standarde kur veprojnë në zona gjeografikisht të ndara nga infrastruktura e mbështetjes me shërbime të teatrit. Komandanti i teatrit dhe komandantët e shërbimeve logjistike në koordinim me komandën e Op-eracioneve Speciale janë përgjegjës për sigurimin që sistemet e mbështetjes përkatëse të Forcave Spe-ciale janë të zhvilluara dhe të siguruara.

c. Mbështetja e pazakonshme e Operacioneve Speciale. Shërbimet dhe pajisjet, materialet, furniz-imet e pazakonta të Operacioneve Speciale janë të përcaktuar si ato njësi dhe shërbime të kërkuara për mbështetjen e misionit të Forcave Speciale, të cilat janë jashtë spektrit të kërkesave konvencionale.

C4 - komandimi, kontrolli, komunikimi dhe mbë-shtetja me sisteme kompjuterike për forcat speciale

a. Komandimi, kontrolli, komunikimi dhe mbështetja me kompjuter (C4) për Forcat Speciale duhet të jetë globale (në nivel strategjik), e sigurtë dhe bashkër-isht e ndërveprueshme. Duhet të jetë elastike kështu që mund të “përshtatet” për çdo mision dhe duhet t’i shtojë vlerat e kapaciteteve të luftimit opera-cional të Forcave Speciale. Sistemet e C4 duhet të mbështesin në shkallë të plotë Operacionet Speciale në të gjithë botën. Forcat Speciale duhet të jenë të afta të komunikojnë në çdo vend dhe në çdo kohë, duke shfrytëzuar aftësitë kombëtare në maksimumin e mundshëm. Njësitë operacionale të Forcave Spe-ciale duhet të ketë një varietet metodash komunikimi, raportimi, burimesh në dispozicion, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike. Sistemet e C4 asnjëherë nuk duhet të komprometojnë njësinë operacionale të Forcave Speciale në terren, ajër apo në det.

b. Mbështetja e C4 për Forcat Speciale konsis-ton në një shumëllojshmëri të madhe të sistemeve, proçedurave, personelit, pajisje të ndryshme dhe në nivele të ndryshme nga nivelet kombëtare deri tek nivelet e njësisë dhe operatorit. Sistemet C4 duhet të mbështesin në mënyrë kolektive të gjithë funksio-net. Misionet e Forcave Speciale normalisht kontrol-lohet nga nivelet e ulëta që mund të përmbushin koor-dinimin e duhur, ndonëse konsiderata politike mund të kërkojnë kontroll në nivele të larta kombëtare. Për të ofruar kontrollin e nevojshëm, sistemet C4 të Forcave Speciale duhet të ofrojnë lidhje të pashkëputur nga nivelet e ulëta tek ato të larta.

c. Sistemet C4 të Forcave Speciale duhet të jenë të ndërveprueshme me njëri tjetrin me forcat konven-cionale, me burimet kombëtare, me aleatët dhe me

vendet pritëse.

Mbështetja për operacionet psikologjike dhe MCU për forcat specialeKomanda e Operacioneve Speciale në teatër

dorëzon kërkesa për Operacione Psikologjike dhe mbështetje me MCU tek komandanti epror që mbështet. Ai vlerëson dhe miraton të gjitha kërkesat për Operacione Psikologjike dhe mbështetje me MCU dhe i dorëzon ato tek shtabi Joint për nxjerrjen e urdhrit ose si një pjesë e përgjithshme e planit opera-cional. Operacionet Psikologjike dhe mbështetja me MCU, mund të ofrohet për Komandën e Operacioneve Speciale në teatër, bazuar në kërkesat e misionit, mundësitë dhe prioritetet e nxjerra nga komandanti i Task Forcës Joint. Mbështetja e MCU dhe Operacio-neve Speciale i ofron Komandantit të Forcave Speciale dhe homologëve vendas aftësinë për të motivuar dhe mobilizuar segmente të rëndësishme të popullatës për të rritur shansin dhe probabilitetin e suksesit të misionit.

Mbështetja e marrëdhënieve me publikun për forcat specialeNdjeshmëria politike e shumë Operacioneve Spe-

ciale, veçanërisht në kohë paqe, detyron që udhëz-imet për marrëdhëniet civilo-ushtarake të përpikta dhe të plota të zhvillohen gjatë shkallëve të planëz-imit operacional dhe të aprovohen për përdorim të mëvonshëm në shumicën e operacioneve. Planëzimi

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 29

i Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake duhet të reflektojë saktësisht objektivin e misionit tek audienca vendase së bashku me përpjekjet e përgjithshme të Operacio-neve Psikologjike dhe me kërkesat e sigurimit të opera-cionit të shkallës taktike e strategjike. Komandanti që ka autoritetin operacional duhet të zhvillojë udhëzimet e propozuara në koordinim me komandat mbështetëse dhe agjencitë qeveritare si të përshtatshme, përpara dërgimit të udhëzimeve tek Shefi i Kabinetit të Minis-trit të Mbrojtjes për aprovim.

Mbështetja ligjore për forcat specialeMisionet e Forcave të Operacioneve Speciale va-

zhdimisht përfshijnë një grup të veçantë të çështjeve komplekse. Ligjet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, VKM-të e Qeverisë, rregullat e angazhimit (ROE) ndikojnë në aktivitet e Forcave Speciale. Këto udhëzime bëhen veçanërisht të rëndësishme gjatë op-eracioneve sensitive në kohë paqe kur ligjet ndërkom-bëtare, kombëtare, traktatet e marrëveshjet politike, mund të ndikojnë në planëzimin dhe kryerjen e mis-ionit. Komandantët duhet të bëjnë kontrollin ligjor të vendimeve gjatë të gjitha niveleve të planëzimit dhe kryerjes së misioneve të Forcave Speciale, duke përf-shirë dhe rregullat e angazhimit në teatër.

Mbështetja me kamera luftimi për forcat specialeKamera luftarake ofron prodhime dokumentare me

video që mbështesin Operacionet Psikologjike dhe mi-sione operacionale të tjera. Shumë grupe që mbësh-tesin Operacionet Speciale janë veçanërisht të pajisur me kapacitete transmetimi të imazheve dixhitale dhe pajisje të shikimit natën. Kamera e luftimit i siguron

që më parë kamerave të armëve, imazhe të proçesu-ara për teatrin për tu përdorur në nivel kombëtar. Im-azhet e kamerës së luftimit përdoren për t’i treguar aleatëve, kundërshtarëve, dhe popullatës civile, efek-tin e Operacioneve të Forcave Speciale dhe kundër dizinformimit të armikut me evidenca të regjistruara.

Mbështetje mjekësore për forcat specialeMbështetja mjekësore e Forcave Speciale kara-

kterizohet nga një strukturë e thjeshtë dhe një numër i kufizuar i personelit mjekësor me aftësi të larta mjekësore. Personeli mjekësor i Forcave Spe-ciale ofron trajtime emergjente dhe nivelin bazë të kujdesit mjekësor në nivelin e grupit (Roli 1) direkt në fushën e betejës. Mbështetja mjekësore e ofruar për Forcat Speciale në zonën e operacionit është e planëzuar dhe e zhvilluar nga kirurgët dhe personeli mjekësor i Forcave Speciale nga niveli i kompanisë deri tek niveli i njësisë. Parashikimi i mbështetjes mjekësore përtej këtyre kapaciteteve varet në tërësinë e planëzimit të mëparshëm, kështu që mbulimi i shërbimit mjekësor konvencional mund të zgjerohet për të mbuluar mungesën e kapac-iteteve të brendshme ose të plotësojë kërkesat për asete mjekësore shtesë (p.sh mbështetje për trauma të avancuara, ndërhyrje kirurgjikale në or-ganet e brendshme, evakuimet e menjëhershme dhe logjistika mjekësore) bëhen në spitalin më të afërt (Role 3). Disa operacione, gjithashtu mund të kërkojnë kërkesa sigurie të veçanta, si psh: Të rregullohen që të mos komprometohen emrat e per-sonelit të Forcave Speciale ose kur futen në sistemin mjekësor konvencional.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 30

Përballë sfidës së pashmangshme për të qenë institucion elitar

S P e c i a l e

ALBERT HIToALIAj

Platoni thoshte: “Ka tre kategori njerëzish – ata që dashurojnë mençurinë, ata që dashurojnë nderin dhe ata që dashurojnë përfitimin”. AFA është një institucion ku

qartësisht mund të kultivohen dy kategoritë e para…më të rëndësishmet e një ushtrie

Akademia e Forcave të Armatosura (AFA), është institucioni me i lartë i arsimimit ushtarak në vendin tonë, institucion unik i cili për një pe-riudhë 55 vjeçare ka luajtur dhe luan një rol

parësor në përgatitjen dhe kualifikimin e ushtarakëve dhe civilëve të së gjithë niveleve të komandimit e të drejtimit në strukturat e Forcave tona të Armatosura, profesionistë që përballojnë sfidat e kohës, atdhetarë të përkushtuar, njerëz të sakrificës dhe një vlerë e çmuar e arsimit të lartë kombëtar dhe e shoqërisë shqiptare. AFA është një institucion arsimor i cili mund të kraha-sohet me ato të shteteve të tjera, madje duke ndjerë edhe një ndjenjë kënaqësie, pasi tashmë ajo e ka kaluar gjysmën e shekullit jetë. Mbase nuk janë shumë, kraha-

suar me shtetet e zhvilluara, por nuk janë pak, kraha-suar me pjesën më të madhe të shteteve. Që nga kohët e Platonit, kur lindi akademia si koncept, u deshën shekuj që të arrihej te akademitë e para ushtarake. Natyrisht që në Europën koloniale dhe të luftërave të brendshme, shtetet që kishin përparësinë e përdorimit të ushtrive si instrumente fuqizimi e pasurimi do të ishin edhe ato shtete që do ta shihnin të nevojshme arsimimin e njerëzve të tyre në drejtimin ushtarak. Një institucion i tillë, akademia ushtarake e parë, njihet të jetë hapur në Lisbonë të Portugalisë, në vitin 1641 nën emrin “Aula da Artilharia” dhe përgatiste oficerët portugezë me njohuri të përparuara në fushën e artilerisë e të ush-trisë. Mund të përmendet edhe Akademia Mbretërore e Savoias në Itali e hapur ca më pas, në vitin 1678; Akademia Mbretërore e Shën Petersburgut e vitit 1698 etj. Duke filluar nga shekulli i 16-të shtete të ndryshëm

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 31

>> >> >>Personeli i kualifikuar AFA-së, përgjigjja për arritjet e rezultatet

Akademia “jonë”, ka eksperiencë e vite sa për t’u pasur lakmi

AFA, rishikimi i programeve mësimore, përparësi kryesore

SFIDA E AFA-së

>>

filluan të hapin akademi ushtarake ku përgatiteshin të rinjtë aristokratë për tu bërë shtetarë e ushtarakë. Ky është edhe shekulli kur fillon transformimi i rendit ndërkombëtar, lind koncepti i shtet-kombit dhe lind edhe arsyeja shtetërore. Këto zhvillime janë ndoshta edhe shtysa kryesore që akademitë ushtarake filluan të shto-heshin e të konsolidoheshin, edhe pse disa prej tyre me kalimin e viteve u shkrinë apo u shndërruan në kolegje. Ndërkohë, duhet theksuar fakti se ndërtimi i akademive ushtarake kishte thellësisht tipare ushtarake – theksim i nevojshëm që të na sjellë ndër mend transformimin e bërë aktualisht në sferën e mbrojtjes e të sigurisë. Nëse do të flisnim për shqiptarët e atyre shekujve si në Eu-ropën Perëndimore, por edhe në Orient, nën Perandori-në Osmane, do të duhej shumë. Por, mund të themi pa asnjë dyshim se ka pasur shumë shqiptarë si në Lindje edhe në Perëndim që kanë shkëlqyer në artin ushtarak, pavarësisht se si ishte lloji e natyra e shërbimeve të tyre ushtarake. Një pjesë e tyre, thuajse të panjohur në Shqipëri, mbahen si emrat më të njohur kalorësiakë në Europë (kontingjente të stradiotëve apo të detarëve). Sot akademitë ushtarake, nuk shërbejnë më thjesht për arsimimin tipik ushtarak, pasi vetë çështjet e sigurisë janë më komplekse sesa lufta konvencionale. Tashmë, në botë, institucionet arsimore ushtarake të larta janë në gjendje të ndërtojnë analiza sigurie që u vlejnë të gjithë sektorëve shtetërorë, pasi koncepti i sigurisë që pas viteve ’90 është transformuar rrënjësisht. Këto insti-tucione nuk përgatisin vetëm ushtarakë të aftë, por përgatisin individë të aftë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës, gjeo-strategjisë, strat-egjisë, drejtimit etj. Pra rrezja e tyre është e madhe dhe gjithë-përfshirja e dimensioneve të reja si en-ergjia, mjedisi, shoqëria, ligji etj brenda dimensionit të sigurisë, ka bërë që larmia e degëzimeve të kërkojë ide të reja e transformime të këtyre institucioneve. Pa dashur të zgjatem e të largohem nga boshti krye-sor i shkrimit tonë, solla në vëmendje këto pak infor-macione, vetëm për faktin se AFA është një institucion (ashtu si homologët në NATO) në një fazë transformi-mi konceptual që e imponon koha. AFA sot mban mbi shpinë 55 vite jetë dhe një linjë të gjatë pune të re-spektuar, brez pas brezi. Kjo eksperiencë dhe jetëg-jatësi e bën atë një prej institucioneve më prestigjiozë të hapësirës shqiptare, një institucion dinjitoz e të vlefshëm për të marrë përsipër sfida të mëdha. Ajo që lind si “përplasje” e pashmangshme në momentin ak-tual është fakti i pamohueshëm që AFA ndodhet për-para një sfide. Kjo sfidë mund të thuhet me dy fjalë: marrja e skeptrit të institucionit kryesor kombëtar në sferën e sigurisë. Kur them kombëtar nënkuptoj angazhimin që duhet pasur për arsimimin e të gjithë

shqiptarëve në trojet etnike; kur them institucion kryesor, kam parasysh një AFA e cila të ketë pozicionin kryesor në koordinimin e arsimit e analizës në fushën e sigurisë në të gjithë kurorën institucionale. Që AFA të arrijë të fitojë këtë sfidë, duhet që të ketë ambicien e vetë-krijimit si institucion nga i cili të burojnë ide e rekomandime për fushën e sigurisë që do të jenë të vlefshme që nga niveli më i lartë shtetëror e deri të nivelet e ndryshme të shoqërisë civile. Natyrisht që ky informacion mund të bëhet nëpërmjet të gjithë spek-trit e instrumenteve që ajo ka në dispozicion si p.sh bashkëpunimet, konferencat, programet arsimore,

etj. Ajo që vihet re është se nëpërmjet programeve arsimore, pjesëmarrjes, interesit që kanë nga bota shqiptare, interesit të shtuar te civilët, fushave të reja që po hulumtohen, etj, AFA ka filluar të përballet në njëfarë mënyre më këtë sfidë. Në pikëshikimin tim, kjo përballje është e pashmangshme. Mbetet vetëm që AFA të marrë atë të drejtë që i takon dhe të shtojë në maksimum “kuajt e fuqisë”. Gjasat duken pozitive. Ky pozitivitet vjen nga nevoja që sjell koha dhe nga eksperienca që ka në supe AFA – mbetet veç, veprimi. Më poshtë po sjellim një panoramë të përgjithshme të punës së AFA, me qëllim që mendimi pozitiv për transformimin e madh dhe për projektimin si insti-tucion elitar brenda hapësirës shqiptare e pse jo edhe me ambicie rajonale, të mos mbetet një mendim, por të shndërrohet në një veprim i cili i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar. AFA, ka tagrin dhe fuqinë për të qenë një institucion elitar. Duhet vetëm, trajtuar si i tillë, dhe pjesa tjetër është thjesht rrugëtim në kohë.

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 32

Personeli i kualifikuar AFA-së, përgjigjja për arritjet e rezultatet

influEncat

Në intervistën e mëposhtme me komandantin/rektorin e AFA, kolonel. Dr. Agim Sula sjel-lim një pamje të përgjithshme të punës së kryer në vitin e shkuar akademik. Nisur nga

kjo paraqitje dhe nga ky ritëm pune gjejmë shkas, që të zgjerohemi më tej duke dhënë një informacion më të de-tajuar të AFA, të këtij institucioni i cili përbën një kolonë të fuqishme të arsimimit ushtarak në veçanti e të ar-simit shqiptar në tërësi.

Para pak kohe, u diplomuan akademistët e fundit. Në këtë eveniment të rëndësishëm për Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për të gjithë sistemin e arsimimit ushtarak shqiptar, sa ishte numri i atyre që u diplomuan?Është e vërtetë se kjo ceremoni diplomimi ishte më e rëndësishmja që është mbajtur tani së fundi dhe ajo pasqyroi punën dhe arritjet tona të përbashkëta. Në këtë ceremoni u diplomuan 22 akademistë të cilët për-funduan me sukses Kursin e Lartë të Oficerit, kurs i cili në sistemin tonë të arsimimit ushtarak përfaqëson nivelin më të lartë të programit në fushën e operacio-nale dhe të sigurisë, ndërsa në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e Kolonelit; dhe 42 akademistë të cilët përfunduan me sukses Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm, kurs i cili përbën nivelin më të lartë të programeve të përgatitjes profesionale të ushtarakëve në fushat operacionale dhe në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e Nënkolonelit.

Të diplomuarit e të dy kurseve janë pjesëtarë nga të gjitha llojet e strukturave të FA, pjesëtarë të FSK si dhe të Gardës së Republikës. A mund të dimë diçka më të hollësishme në lidhje me numrin e ushtarakëve tanë të diplomuar?Me të diplomuarit në ditën e sotme, numri i përgjith-shëm i ushtarakëve dhe civilëve që kanë kryer studime

dhe kualifikime institucionale dhe funksionale, kurse akademike master profesional, master shkencorë, shkollën e doktoraturës si dhe kurse të gjuhëve të huaja në këtë vit akademik në AFA, shkon në rreth 800 vetë. Ky numër pasqyron dinamikën dhe kapac-itetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA.

Sa e gjerë është gama e programeve dhe standardeve arsimore të AFA?Programet që zhvillon sot, në AFA , janë programe të të tre cikleve të arsimimit të lartë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes. Duke qenë se AFA, është institucion i

Intervistë me komandantin/rektorin e AFA, kolonel. Dr. Agim SULA

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 33

influEncat

>>

akredituar për këto cikle studimi, edhe programet plotë-sojnë standardet me cilësorë të arsimimit, trajnimit dhe kualifikimit në vendin tonë, dhe nga ana tjetër, ato janë programe të përafërta me standardet e kolegjeve te vendeve të NATO-s. Për arsimimin e të diplomuarve, është angazhuar një staf dhe personel akademik, i kuali-fikuar dhe me eksperiencë të drejtuar nga Dekanët, shefat e Departamenteve dhe Këshilli i Profesorëve. Akademistët plotësuan cilësisht të gjitha standardet e programeve akademike. Këtij stafi në këto auditorë gjatë këtij viti ju shtuan në lektime edhe profesorë nga SHBA, Qendra Marshall, Akademia e Drejtimit Ham-burg, Gjermani, Instituti i Studimeve Strategjike Itali, Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s në Romë, kompania ameri-kane CUBIC, profesorë nga Kosova. Ftesave të AFA ju përgjigjen gjithashtu edhe Ambasadori i BE në Tiranë si dhe ambasadorë të vendeve të NATO-s, si ato të SHBA-së, të Francës, Kroacisë, dhe Kosovës. Kjo prani, dha mundësinë që akademistët të njihen me arritjet më të mira perëndimore, por edhe me ten-dencat e zhvillimit rajonal e më gjerë. Gjithashtu dha mundësinë që edhe vete institucioni të pasqyroje ima-zhin më të mirë të FA. Vlen të thekso-het se plotësimi me sukses i programit akademik, ka pasur mbështetjen e përhershme dhe kujdesin e veçantë të së gjithë strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes.

Ndoshta do të ishte në interes të lexuesit, duke parë që tashmë ka përfunduar plotësisht një vit akade-mik dhe pas pak fillon tjetri, se, cilat janë arritjet e AFA në vitin që lamë pas?Besoj se arritjet kanë qenë të kon-siderueshme dhe të prekshme. Do të përmend disa prej sukseseve të AFA

në këtë vit. Disa prej tyre unë do t’i rendisja kështu:Zhvillimin me sukses të kurseve institucionalë të 2 Kurseve Themelor të Oficerit të Shtabit, Kursit të Ko-mandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kursit të Lartë të Oficerit, Kursit të Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes, Kursit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, të disa kurseve OMLT/AMA, të kurseve në gjuhët angleze, frënge, gjer-mane, italiane, turke dhe greke, kurseve “Master Pro-fesional”, “Master Shkencorë” dhe të shkollës së “Dok-toraturës” në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes;Kryerjen e disa stërvitjeve, përfshirë ato komando shtabi me kurset institucionale, ku do të përmend në mënyrë të veçantë stërvitjet “Preza 12” dhe “Preza 13” në Qendrën e Simulimeve, ku u aplikua për herë të parë stërvitja me Kompjuter me sistemin e përparuar “J-Cats”;Zhvillimin e katër konferencave shkencore, ku veçoj zhvil-limin për herë të parë në akademi të konferencës shken-core ndërkombëtare “10 vjet shtet shqiptar-100 vjet FA”, në të cilën referuan studiues nga institute shken-core të Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Turqisë Kosovës si dhe të Institutit shqiptar të Historisë;

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 34

Përgatitjen e raportit të brendshëm vlerësues të pro-gramit të doktoraturës si dhe të programit të oficerit të ri në bashkëpunim me Gardën e New Jersey në SHBA dhe Zyrën amerikane të ODC në Ministrinë e mbrojtjes si dhe dërgimin e tyre për akreditim në Agjencinë e Akreditimit Kombëtar;Zhvillimin e disa veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar , të FA dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe të 55 vjetorit të krijimit të AFA, në të cilat spikatën parada, konferencat shkencore, botimet dhe përgatitja e një filmi për veprimtarinë e akademisë;Konsolidimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Uni-versitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Institutin e Historisë, Universitetin e Durrësit, Universitetin “Iliria”, lidhja e marrëveshjes me universitetin e Vlorës, si dhe institucione të ndryshme arsimore brenda vendit;Zgjerimi i bashkëpunimit me Qendrën Marshall, Akade-minë e Drejtimit Hamburg, Gjermani, Institutin e Stu-dimeve Strategjike Itali, Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s në Romë, FSK; Aplikimin e “Gest Spiker” me lektorë nga Strukturat e FA, Agjencia e Akreditimit dhe institucione të tjera shtetërore që veprojnë në fushën e sigurisë; Realizoi me cilësi detyrën së i përcaktuar nga SHSHP të FA për ripunimin e të gjitha programeve të saj duke u mbështetur në programin e konciorciumit të akademive dhe kolegjeve ushtarake të NATO-s, si dhe në mësimet e nxjerra nga operacionet ndërkombëtare ku kontingjen-tet e Forcave tona të Armatosura marrin pjesë; Është punuar për promovimin e personelit akademik në tituj e grada shkencore si dhe për vlerësimin e shkallë-zuar me notë dhe me pikë sipas rezultateve dhe perfor-mancës, etj.Të gjitha këto arritje e kanë rritur institucionin në cilësi e standarde, duke i dhënë vlerën që i takon si qendër e

arsimit, kualifikimit, kërkimit, gjenerimit të ideve e men-dimit shkencor, duke e vendosur akademinë në qendër reformimit të Forcave të Armatosura. Por, gjatë vitit akademik jemi ndeshur edhe me të meta e dobësi, që lid-hen kryesisht me zbatimin e në kohë të detyrave, kapjen në kohë të informacionit të ditës, subjektivizmin në vlerësim dhe unifikimin e procedurave standarde. I kemi kapërcyer me përpjekjet dhe mirëkuptimin e të gjithëve, duke mos harruar se ato do të jenë përsëri objekt i pu-nës sonë për ecjen përpara.

Duke qenë se në këtë pasqyrë të shkurtër përmendët një listë arritjesh, atëherë detyrimisht që mendja e kujtdo shkon te personat që e kanë realizuar këtë volum pune. Cilët do të evidentonit lidhur më këtë?Po, është e vërtetë që ka pasur një sërë personash që kanë kontribuuar për realizimin e të gjitha arritjeve që përmenda. Nuk do të doja thjesht të evidentoja, por do të doja të falënderoja të gjithë ata persona që kanë punuar për këtë gjë. Më duket më e përshtatshme fjala falënderim pasi shpesh herë kanë punuar me një serioz-itet vërtet të rrallë gjatë të gjithë aktiviteteve të lart-përmendura etj. Dëshiroj të falënderoj së pari, të gjithë akademistët e këtyre kurseve, për punën e palodhur në realizimin me sukses dhe cilësi të lartë të programit mësimor, por edhe për disiplinën dhe përkushtimin e treguar në të gjitha veprimtaritë shkencore dhe aktivitetet e zhvil-luara me rastin e 100 vjetorin e krijimit të shtetit shq-iptar dhe të Forcave të Armatosura, si dhe të 55 vje-torit të krijimit të AFA. Ata kanë tashmë mundësinë që të dërgojnë në strukturat nga vijnë eksperiencën unike të fituar në akademi, formimin e ri dhe idetë e reja për të reflektuar ndryshimet e nevojshme në përgatitjen e strukturave të FA në përputhje me ndryshimet që koha

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 35>>

kërkon. Me këtë rast, një falënderim më i veçantë shkon për akademistët nga FSK dhe Garda e Republikës. Ata sollën në akademi eksperiencën e tyre më të mirë dhe morën prej saj një bagazh të ri cilësor akademik, të cilin besojmë që do ta reflektojnë më së miri në interes të njësive të tyre. Gjithashtu falënderoj gjithë stafin aka-demik, mësimdhënës dhe mbështetës, të brendshëm dhe të jashtëm, për përkushtimin, profesionalizmin, cilësinë dhe përgjegjësinë e kryerjes së detyrimeve të procesit mësimor. Merita kryesore e rezultateve dhe arritjeve i takon kryesisht këtij personeli. Kam rastin të falënderoj komandën e KDS për drejtimin me vizion dhe mbështetjen e pakursyer. Falënderim për të gjitha ko-mandat e forcave dhe atyre mbështetëse, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mendimet e dhëna për përmirësimin e programeve dhe kurrikulës. Një falënder-im i veçantë për përfaqësuesit e kompanisë amerikane CUBIC në Qendrën e Simulimit për përkrahjen e dhënë për zhvillimin e stërvitjeve me kompjuter por edhe në

Gjunkshi: Akademia, për 55 vjet ka transmetuar vlera

Flet shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

AFA paraqitet sot jo vetëm si një nga institucionet më të hershme të ar-simimit të lartë në vendin tonë, por tashmë edhe si një institucion simbol më një mision të veçantë. Kjo periudhë 55-vjeçare mund të konsiderohet me të vërtetë periudhë e nderuar, për vlerat që ka transmetuar dhe për angazhimet që ajo mbart. Për këtë duhet të jemi krenarë të gjithë. Në këtë rast përshëndes të gjithë stafin që ka punuar dhe punon në këtë institu-cion. Ata janë pjesë dhe aktorë të së gjithë kësaj rruge historike. Programet që zhvillohet në AFA janë në standarde dhe në harmoni të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë, për rrjedhim edhe ekuivalente me programet që zhvillohen për këtë nivel në institucionet e tjera pas-universitare të vendit tonë. Ato janë njëkohësisht edhe të krahasueshme me institucionet res-pektive të vendeve të NATO-s. Sot FA janë të angazhuara pothuajse në të gjitha operacionet e Aleancës, si dhe në strukturat politike, ushtarake e operacionale. Ky angazhim, si asnjëherë më parë mbart jo vetëm peshën e përgjegjësisë, por edhe vlerën e eksperiencës. Akademia e Forcave të Armatosura përpiqet të jetë në nivelin e këtyre angazhimeve. Ky jubile, është në të njëjtën kohë edhe një ndalesë për gjithë brezat që kanë kontribuar në këtë institucion. Përshëndetje dhe respekt për të gjithë ta.

VLERËSIMI

Hoxha: Akademia, e njehsuar me kolegjet e NATO-s

Flet komandanti i KDS-së, gjeneral-brigade Bardhyl Hoxha

Akademia e FA është institucioni më i lartë i arsimimit ushtarak dhe një nga institucionet më të rëndësishme në Komandën e Doktrinave. Ajo realizon arsimimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil për të gjitha nivelet e lidershipit në FA dhe institucionet e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë rrugës së saj AFA ka pësuar ndryshime të jashtëzakon-shme, si në reformimin konceptual, ashtu edhe atë strukturor, duke bërë të mundur standardizimin dhe njësimin e saj me institucionet e arsimit të larte kombëtar dhe ato të akademive dhe kolegjeve homologe të vendeve të NATO-s. Krahas procesit mësimor, Akademia zhvillon dhe jep nje kontribut të vyer në fushën e kërkimit shkencor. Ajo është gjithmonë prezent nëpërmjet seminareve, konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke trajtuar çështje të rëndësishme në fushën e sig-urisë dhe mbrojtjes. Akademia e FA ka një bashkëpunim të shkëlqyer me strukturat e tjera te Komandës së Doktrinave, përmes së cilit po re-alizohet një sistem i integruar i arsimimit dhe kualifikimit të personelit ushtarak. Ajo ka qenë gjithmonë në vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, jo vetëm të Komandantit të Doktrinave, por edhe të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

përmirësimin e programeve dhe standardeve në fushën operacionale. Falënderim për Zyrën amerikane të ODC, për ndihmën e dhënë për thellimin e bashkëpunimit me gardën e New Jersey në përgatitjen e programit të oficerit të ri. Falënderim për të gjithë atashetë ush-tarakë të vendeve aleate dhe mike në vendin tonë për bashkëpunimin e ndërsjellët. Falënderim të sinqertë për MASH, e cila ka treguar gatishmëri, mirëkuptim dhe vull-net të vazhdueshëm për zhvillimin dhe konsolidimin ligjor dhe shkencor të AFA si një institucion i Arsimit të Lartë Publik. Rezultat i kësaj mbështetje janë miratimi i pro-grameve të ciklit të dytë dhe të tretë. Falënderime të veçanta edhe për strukturat e SHP, strukturave të MM, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Ministrin e Mbrojtje si dhe institucionet civile shtetërore, për kujdesin, vë-mendjen e treguar dhe mbështetjen e dhënë AFA.

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 36

Akademia “jonë”, ka eksperiencë e vite sa për t’u pasur lakmi

përVoJa

Një nga arritjet më të mëdha në fushën e zhvil-limit të arsimit ushtarak ishte krijimi, forcimi dhe zgjerimi i arsimit të lartë ushtarak. Në vitin 1958, në qytetin e Tiranës, me vendim

të Këshillit të Ministrave u formua Shkolla e Lartë Ush-tarake. Kjo shkollë funksionoi fillimisht me një program mësimor 3-vjeçar. Në vitin 1962, institucioni u emërtua Akademia Ushtarake dhe oficerët konsideroheshin me arsim të lartë ushtarak, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 385, datë 28 tetor 1961. Kjo Akademi u krijua si një institucion shtetëror, në varësi të Minis-trisë së Mbrojtjes, me status të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Akademia ishte institucion i lartë mësi-mor-edukativ e shkencor që shërbente për kualifikimin e kuadrove të lartë të ushtrisë. Pedagogët e parë, apo siç quheshin në atë kohë“instruktorët” ishin: Ferik Hado, Elami Hado, Niko Dulaku, Veip Aliaj, Hysni Rusi, Dhimitër

Ndrenika, Skënder Isaku etj. Kursi i parë përbëhej nga oficerë me nivele të ndryshme arsimore. Kështu që u parashikua përgatitja e oficerit në dy nivele. Në nivelin e parë përfshiheshin lëndë të formimit të përgjithshëm, si shkencat e natyrës, ndërsa në nivelin e dytë zhvillohej programi i përbërë nga lëndët profesionale. Fillimisht, Akademia kishte tri katedra: gjitharmëshe, artileri tokë-sore e kundërajrore dhe formimi i përgjithshëm. Nga viti 1974 në programet e Akademisë u përfshinë temat e nivelit të brigadës dhe të korpusit, që synonte të përm-bushte një objektiv për të përgatitur oficerë të aftë, të nivelit taktiko-operativ. Programi ndërthurej me stër-vitje komando-shtabi, dalje në terren, si dhe pjesëmarrje në stërvitje me trupa që organizoheshin në vitet 1970-1980 në Ushtrinë Shqiptare. Në vitet ’80-të, Akademia ndërmori ndryshime të reja cilësore në pikëpamje të or-ganizimit dhe të përmbajtjes së programeve mësimore

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 37

përVoJa

>>

e studimore-shkencore. Kjo u pasqyrua ndjeshëm në procesin e mësimdhënies dhe në formimin profesional të akademistëve. Në Akademi u përfshinë dhe oficerë të FLD, të Aviacionit dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Akademia ishte njëherësh dhe një insti-tucion studimor-shkencor, mision i dhënë nga ministri i Mbrojtjes në Urdhrin nr. 00303, datë 1 gusht 1973, ku thuhet “...të organizohet puna ushtarake-shkencore dhe të krijohet në akademi një bërthamë shkencore”. Kështu, në këtë periudhë u krijua sektori i studimeve shkencore ushtarake. Një pjesë e këtyre studimeve janë botuar dhe publikuar në vend. Shumë punonjës shkencor e pedagogë u përfshinë në kualifikimin shkencor pasuni-versitar me mbrojtje të disertacioneve, duke fituar gra-da shkencore. Në vitin 1973, Akademisë ju dha e drejta për dhënien e gradave shkencore për kuadrot e ush-tarakë. Në vitin 1975 Akademia Ushtarake u cilësua nga Këshilli i Ministrave institucioni i vetëm për kualifikimin e kuadrove të Ushtrisë, ndërsa në vitet ’90-të iu dha e drejta e propozimeve për tituj shkencorë, si “Profesor i Asociuar”, “Profesor” dhe “Drejtues i Kërkimeve Shken-core”. Kështu Akademia u bë një qendër studimore-shkencore e përpunimit të mendimit shkencor ushtarak. Nga viti 1984 e deri sot, në Akademinë e Mbrojtjes janë mbrojtur mbi 130 doktoratura nga kuadro të fushave të ndryshme, shumica e të cilëve pedagogë e punonjës shkencorë të saj, midis tyre dhe “Profesorë të Asoci-uar” e “Profesorë”. Gjatë viteve 1970-1990, në Aka-demi u zhvilluan veprimtari mësimore-pedagogjike dhe studimore-shkencore që lidheshin me përgatitjen e pro-grameve të reja mësimore, metodika, rregullore luftimi, tekste mësimore, bazë materiale-didaktike. Janë orga-nizuar sesione, konferenca e simpoziume shkencore dhe

është realizuar një numër botimesh cilësorë dokumen-tare për historinë ushtarake dhe artin ushtarak të peri-udhave të ndryshme. Vend të rëndësishëm zënë numri i konsiderueshëm titujsh, artikujsh shkencorë e studime të shumta. Ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90-të u reflektuan dhe në FA, të cilat ju nënsh-truan një reformimi të plotë. Në këtë proces u përfshi dhe Akademia Ushtarake, si qendër formimi dhe kualifi-kimi të oficerëve për ecurinë në detyra dhe në grada më të larta. Ky proces kompleks dhe i rëndësishëm u gër-shetua dhe me shkollimin e kualifikimin e oficerëve e të një numri oficerësh në shkolla dhe akademitë e vendeve të NATO-s dhe në SHBA. Më 4 prill 1995, në Akademi u çel për herë të parë Kolegji i Mbrojtjes. Në këtë kolegj u përgatitën dhe u kualifikuan ushtarakë të lartë e civilë, si deputetë, politikanë e gazetarë, me synim formimin e koncepteve bashkëkohore mbi komponentët e njësuar teorikë e metodologjikë të sigurisë e të mbrojtjes. Aka-demia vlerësohet si një nga qendrat më të rëndësishme kombëtare të përpunimit të ideve dhe të politikave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Me Vendim nr. 30, datë 04.08.1995 të Komisionit të Kualifikimit Shken-cor pranë Këshillit të Ministrave, Akademia e Mbrojtjes konsiderohet SHPU në Fushën Ushtarake të Mbrojtjes. Në këtë kuadër, në mbështetje edhe të VKM nr. 445, datë 14.08.1995 “Për arsimimin e oficerëve pranë Aka-demive Ushtarake”, në vitin 1998 u rihap Kursi i Shtabit të Përgjithshëm në sistemin 2-vjeçar. Po këtë vit, Aka-demia u pranua anëtare me të drejta të plota në Kon-sorciumin e Akademive të Mbrojtjes dhe të instituteve

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 38

të studimit e sigurimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe PfP. Nga data 5 Shkurt 2011 e në vijim, mbështetur në VKM, nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Akreditimit, nr. 90, datë 03.09.2010 vi-jon cikli i dytë i studimeve, “Master i Shkencave” (Part Time) në “Studime në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes”. Nga data 28 prill 2011 e në vijim, mbështetur në VKM, nr. 9741, datë 21.05.2007, ”Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar vijon cikli i tretë i studimeve, “Doktoraturë” në fushën e Sigurisë e Mbrojtjes. Nga data 04.11.2011 e në vijim, mbështetur në VKM, nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Akreditimit, nr. 53, datë 09.11.2009 vi-jon cikli i dytë i studimeve, “Master Profesional” (Part Time) në “Studime në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes”. Akademia ka vijueshmëri dhe përputhje të plotë me poli-tikën e re të arsimimit të FA sipas formatit perëndimor, duke qenë pjesë e ndryshimeve dhe transformimeve të FA. Ajo bashkëpunon me institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit, si: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Universitetin e Tiranës, Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Universitetin e Durrësit, Universitetin Evropi-an të Tiranës, Universitetin “Illyria”, Qendrën “Franklin”, Qendrën “Hapësirë”, Qendrën “Marshall”, në Gjermani, Qendrën e Studimeve të Larta të Mbrojtjes (CASD) në Romë, Akademinë e Drejtimit të Hamburgut, si dhe akademitë e kolegjet e vendeve anëtare të NATO-s. Në këto vite në Akademi kanë lektuar si pjesë e procesit mësimor profesorë e ushtarakë të lartë nga vendi ynë e nga vende të ndryshme si: SHBA, Gjermani, Angli, Itali, Greqi, Turqi, Maqedoni, Rumani, Bullgari, etj. Deri në 30 shtator 2012, Akademia funksionoi si një strukturë e arsimimit dhe kualifikimit pasuniversitar me katër depar-tamente: Departamenti i Strategjisë dhe Sigurisë Kom-bëtare, Departamenti i Operacioneve, Departamenti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Menaxhimit të Mbrojtjes dhe Udhëheqjes Ushtarake; si dhe dy qendra: Qendra e Doktrinave dhe e Manualeve si dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja. Në Qendrën e Gjuhëve të Huaja një-

kohësisht zhvillohen programe të gjuhëve të huaja sipas standardeve të NATO-s në gjuhët: anglisht, gjerman-isht, italisht, frëngjisht, greqisht dhe turqisht.

Akademia e Forcave të Armatosura, sotNë zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 7458, datë 11.05.2012 “Struktura Or-ganizative e FA të RSH”, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” nga data 1 tetor 2012, mori emrin Akademia e Forcave të Armatosura dhe përbëhet nga 2 fakultete dhe një qendër, përkatësisht:1. Fakulteti i Arsimimit të Përgjithshëm, (ish Akademia Ushtarake “Skënderbej”).2. Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes, (ish Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”).3. Qendra e Gjuhëve të Huaja.

Struktura e Akademisë së Forcave të ArmatosuraStruktura e AFA-së funksionon sipas kërkesave të stan-dardeve të ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Shq-ipërisë. Po ashtu, bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë, në AFA funksionon Senati Akademik edhe Këshilli i Profesorëve. Kurset institucionale që zhvillohen në AFAAkademia e Forcave të Armatosura përmbush misionin e saj nëpërmjet realizimit të kurseve të mëposhtme:Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit (KTHOSH) i cili është kursi bazë për arsimimin e oficerëve të shtabit. Kursi është i detyrueshëm për të gjithë oficerët me gradën Kapiten dhe është parakusht për marrjen e gradës Major (3-muaj).Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) i cili frekuentohet nga oficerët që mbajnë gradën Major dhe është parakusht për marrjen e gradës Nënkolonel (1-vit).Kursi i Lartë i Oficerit (KLO), ky kurs është vazhdim i Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe frekuentohet nga oficerë që mbajnë gradën Nënkolonel dhe civilë. Ai është parakusht për marrjen e gradës Kol-onel (1-vit).Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM) Më datë 17. 09. 2007 u hap Kursi i Lartë për Siguri-në dhe Mbrojtjen. Kjo ishte një iniciativë në kuadër të Kartës së Adriatikut. Ai është institucion për edukimin e drejtuesve ushtarakë me grada të larta dhe civilë në poste drejtuese nga vendi ynë, të A-3 dhe vendeve të tjera të Rajonit. Ai ka për mision të zhvillojë koncepte bashkëkohore për sigurinë rajonale, mbrojtjen kolektive, lidhjen dhe ndikimin e ndërsjellët të tyre në zhvillimet evropiane e më gjerë, duke krijuar hapësira për vlerësim dhe nxjerrje përfundimesh nga pjesëmarrësit në kurs për rolin e ekspertit në çështjet rajonale. Ky kurs frekuento-het nga ushtarakë të lartë dhe autoritete të larta civile, vendas dhe të huaj. Në këtë kurs japin leksione person-alitete ushtarake, politike dhe shkencore nga vendi dhe nga institucione të vendeve të NATO-s dhe ato part-nere. Fushat e programit janë: marrëdhëniet ndërkom-bëtare, gjeopolitikën, menaxhimin e krizave, ligjin human-itar ndërkombëtar, konfliktet e armatosura, lufta kundër terrorizmit etj. Kursi zhvillohet në gjuhën angleze dhe zgjat tre muaj. Në vitin 2008 dhe 2010 u rihap përsëri ky kurs me të njëjtin status. Më 10 Shtator 2012 u hap Kursi i Katërt i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes me pjesë-

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 39

marrës nga Kroacia, Gjeorgjia, Greqia, Kosova dhe Shq-ipëria. Ky kurs rajonal u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mbrojtjes, Zotit Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dhe Komandantit të KDS, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha. Falë bashkëpunimit, ky kurs pati dhe asistencën e partnerëve tanë ndërkombëtar si Instituti për Studimet në Fushën e Mbrojtjes (CASD) në Romë (Itali), Marshall Center (Gjermani), Instituti i Studimeve Globale në Romë (Itali) si dhe institucioneve ndërkombëtare të vendosura në vendin tonë. Në KLSM-12 lektuan profesorë vendas dhe të huaj si: Prof. James Wither, Prof Tamir Sinai, Dr. Valbona Zeneli (Qendra Marshall), Drejtori i Institutit të Studimeve Globale Dr. Nicola Pedde, Kolonel Dr. IG. Ralf Scholz (Aka-demia e Drejtimit Hamburg), Dr. Luis L. Boros (Shef i CU-BIC SHBA), Dr. Xhejmali Ademaj (Kosovë). Gjithashtu, kanë qenë të ftuar si lektorë nderi ambasadori i BE në Tiranë, ambasadorja e Francës, ambasadori i Kroacisë, Ministri i FSK, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ dhe ish presidentë të Republikës. Pjesëmarrësit e KLSM-12 u pritën në ta-kime të veçanta nga personalitete të larta të vendit dhe të huaj gjatë vizitave që kanë zhvilluar në zbatim të pro-gramit akademik. Vlen të përmendim takimin me Minis-trin e Mbrojtjes, Zotin A. Imami, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Zotin Bajram Rexhepaj, me Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë, gjenerallejtënant Arne Barn Dalhaug, Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Bojan Pograjc etj. Tashmë KLSM është në procesin e akredit-imit nga Komanda e Aleancës për Transformim në Norfolk SHBA dhe statusi aktual i kursit është “NATO LISTED”.Stërvitjet e planëzimitNë zbatim të programit mësimor i është kushtuar një rëndësi e veçantë edhe stërvitjeve të planëzimit. Madje, drejtpërsëdrejti programi i KTHOSH-it u ndryshua në për-puthje me stërvitjen përkatëse “Preza 13-1”. Stërvitje

të tjera me kurset insti-tucionalë të zhvilluar në këtë gjashtëmujor janë: Stërvitja e Planëzimit “Forca e Përbashkët në Operacionin Mbrojtës VELEÇIKU-13” me KLO në muajin mars, Stërvitja e Planëzimit “Br.K në Op-eracionin Mbrojtës” me KKSHP në muajin prill, Ushtrim praktik Opera-cionet COIN, me një situ-atë taktike dhe stërvitja e Asistuar me Kompjut-er “Preza 2013-1” me KTHOSH në muajin prill, Stërvitja e Planëz-imit “Brigada e Këmbë-sorisë në Operacionin Mësymës” me KKSHP në muajin prill, Ushtrimi praktik “Formulimi i SSK”

me KLO në muajin maj, Stërvitja e Planëzimit për Opera-cionet e Mbështetjes së Paqes e koduar “Crazy Leopard 2013” me KLO në muajin maj, Stërvitje Planëzimi “BrMN në OMP” me KKSHP në muajin maj, Ushtrim praktik për Emergjencat Civile me KLO në qershor, Stërvitje Planëzimi “BrMR në Operacionet e Emergjencat Civile sipas koncep-tit të NATO-s” në qershor. Më datë 26-28 qershor 2013 u zhvillua Stërvitja Komando-shtabi dyshkallëshe me pjesë-marrjen e KLO dhe KKSHP sipas standardeve të NATO-s. Por le të ndalemi te risia që solli Stërvitja koduar “Crazy Leopard 2013” me KLO, kjo stërvitje pati vlerat e veta dhe evidentoi disa dukuri të cilat duhen përgjithësuar në stërvitjet e ardhshme:Gjatë zhvillimit të kësaj stërvitje, ishte risi zhvillimi i pro-cesit të planëzimit të një operacioni të Mbështetjes së Paqes në gjuhën Angleze, bazuar në AJP-5 “Doktrina e Përbashkët e Aleancës për Planëzimin Operacional”. Kjo tregoi se Kursi i Lartë i Oficerit ndjek me vëmendje dhe kontribuon në procesin e standardizimit të proce-durave të FA-së me ato të NATO-s, gjë që i shërben procesit të Integrimit të plotë në Aleancë. Përzgjed-hja e temave të duhura për modulin, leksionet dhe seminaret, diskutimet interaktive në to, reflektuan njohuritë e marra nga kursantët në stërvitjen e planëzimit të këtij operacioni. Metoda e përdorur nga Kursi i Lartë i Oficerit për organizmin dhe zhvil-limin e procesit të planëzimit të operacionit, ku pas çdo hapi dhe faze të procesit të planëzimit u zhvil-lua “after action review”, tregoi se formoi një shtab që vetë-korrigjohet vazhdimisht. Një gjë e tillë u vu re edhe në aplikimin e mendimit kritik gjatë gjithë procesit. Procesi i planëzimit ishte i suksesshëm edhe për faktin se mbi 90% e efektivit të KLO kanë përvojë pune në shtabet e Komandave kryesore të NATO-s, shtabet e Operacioneve të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, ose në operacione luftarake dhe jo-luftarake të drejtuara nga NATO.

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 40

AFA, rishikimi i programeve mësimore, përparësi kryesore

ndryshimi

Rishikimi i programeve mësimore është parë me përparësi për t’i paraprirë sa më mirë kurseve pasardhës. Për këtë u planëzuan disa herë dis-kutime të programeve e kurrikulave brenda de-

partamenteve, midis vetë Departamenteve dhe më gjerë. Risia e këtij viti ishte se në diskutime morën pjesë drejt-përsëdrejti Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Komandanti i KDS, Komandanti i ANO-së, Komandanti i SHT, Drejtorë të SHP dhe G-3/7 i KDS. Paneli ishte i hapur dhe deba-tet ishin shumë konstruktive dhe mirëkuptuese. Ndry-shimet në kurrikula dhe përqindje ishin të argumentuara dhe morën dakortësinë maksimale nga pjesëmarrësit. Mbi këtë bazë u hartuan dhe ngarkesat mësimore për vitin mësimor 2013-2014.

Veprimtaritë shkencore kryesore në vitin akademik 2012-2013Gjatë vitit 2012 në AFA u organizuan dhe disa konfer-enca shkencore. Kjo ishte në vazhdën e konferencave të vitit të shkuar për gjeopolitikën dhe lidershipin. Kështu, mund të përmendim konferencën me temë: “Pranvera arabe, konflikti më i ri në arenën ndërkombëtare”, e cila u organizua në mjediset e AFA më 28 shkurt 2012. Kjo konferencë u zhvillua në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Radio Televizionin Publik Shq-iptar. Ideja për organizimin e saj lindi gjatë diskutimeve që u bënë në modulin përkatës ku u trajtuan luftërat dhe konfliktet lokale, zhvilluar nga Departamenti i Strategjisë dhe Historisë. Duke parë rëndësinë e këtyre zhvillimeve, afërsinë e rajonit ku zhvilloheshin ngjarjet, format e reja të shpërthimit të revoltave popullore etj., akademistët e KLO në bashkëpunim me Departamentin e Strategjisë morën iniciativën për t’u thelluar më tej, në këndvësh-trimin e një analize gjeopolitike të këtyre ngjarjeve. Kon-ferenca u zhvillua në dy panele, të cilat u drejtuan nga komandanti i AFA dhe shefi i Departamentit të Strat-egjisë. Gjithashtu, më 10 tetor dhe 4 dhjetor 2012, në auditorin e KDS, në kuadrin e aktiviteteve me ras-tin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Akademia e Forcave

të Armatosura nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mbrojtjes, Zotit Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dhe Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “100 vjet shtet shqiptar - 100 vjet FA”. Kjo konferencë ishte e konceptuar në dy seanca: seanca e parë“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mjedisi ndërkombëtar” dhe seanca e dytë “Siguria në hapësirën shqiptare, Forcat e Armatosura dhe mendimi ushtarak shqiptar në 100 vjet pavarësi”. Në të dy seancat u mbajtën 22 kumtesa, me pjesëmarrjen e stafit tonë pedagogjik, akademikëve, studiuesve të huaj, vendas, të trevave shqiptare dhe të përfaqësuesve më të lartë të MM dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Kumtesat mbuluan periudhën 100-vjeçare të shtetit shqiptar dhe iu bënë jehonë jo vetëm arritjeve në fushën e FA por edhe në fushën e historisë e dhe të çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Vlen të theksojmë gjeografinë e gjerë të institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse si: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë në Tiranë, Instituti i Historisë Ushtarake në Potsdam Gjermani, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë në Akademinë e Mbrojtjes në Vjenë, Akademia e Paqes dhe Sigurisë në Europë në Vjenë, Zyra e Historisë Ushtarake në Romë, Qendra e Studimeve Strategjike në Stamboll, etj.

Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë dhe puna kërkimore – shkencorePuna kërkimore-shkencore ka qenë pjesë e pandarë e misionit, detyrave dhe përgjegjësive të Akademisë së Forcave të Armatosura. Fakultetet, njësitë bazë mësimore-shkencore dhe stafi pedagogjik, krahas pro-cesit të mësimdhënies janë marrë edhe me veprimtari kërkimore, në përputhje me direktivën e Mbrojtjes dhe Detyrat Vjetore të Komandantit të Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes. Një nga detyrat parësore të

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 41

AFA (Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes) ka qenë për-gatitja e raportit të vlerësimit të brendshëm sipas kritereve të standardeve shtetërore për programin e studimit të Ciklit të Tretë. Në këtë kuadër është mba-jtur një kontakt i vazhdueshëm me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), Ministria e Arsimit, për të përcaktuar nga ana e tyre grupin e vlerësimit të jashtëm, në vijim të përfundimit të procedurave të akreditimit të këtij cikli studimi deri në zyrtarizimin e plotë nga MASH-i. Ky është një ve-prim i nevojshëm që do të bëjë të mundur regjistrim-in e diplomës në regjistrin themeltar të diplomave pranë MASH-it dhe do t’i hapë rrugën normalitetit të përfundimit të mbrojtjes së temave dhe pajisjen me diplomën përkatëse të gradës shkencore “Dok-tor”. Njëherazi është kërkuar nga udhëheqësit e dok-torantëve që të bëjnë vlerësimin e ecurisë kërkimore shkencore dhe të plotësojnë dosjet e tyre personale, duke motivuar doktorantët e tjerë që të plotësojnë detyrimet e tyre brenda afateve ligjore. Po ashtu ka filluar prezantimi i disertacioneve nëpër njësitë bazë mësimore shkencore të atyre aplikantëve, që kanë plotësuar kërkesat ligjore. Vazhdon puna për t’i nxitur gjithë kandidatët që të realizojnë krijimin dhe kërkimin shkencor brenda afateve të kërkuar nga institucioni. Temat po hidhen ‘online’ në departamentet e atashuar për të vjelë mendimin oponent të personelit akademik si dhe për të shmangur çdo formë plagjiature. Aktualisht AFA është në valën e punës për konsolidimin e programeve mësimore, si të atyre institucionale dhe të programeve të Ciklit të Dytë. Këtë na e dikton përvoja 4-vjeçare e zbatim-it të programeve master, të cilët kërkojnë një konsolidim të mëtejshëm të kurrikulës mësimore, raporte më të drejta lëndore midis departamenteve, një rishikim të krediteve dhe shpërndarje më të drejtë të struk-turës së krediteve. Është në vijimësi sistemimi i të gjitha temave studimore që janë aplikuar në cik-let e ndryshme të studimit, përfshi edhe temat e doktoraturës nga viti 1982 deri në vitin 2011, më qëllim që të shmangen përsëritjet dhe të përcak-tohen tema të pa-trajtuara ndonjëherë. Madje, për këtë qëllim, këtë vit është bashkëpunuar edhe me Komandat e Forcave, Drejtoritë e SHP dhe struktura të tjera të sigurisë.

Integrimi dhe bashkëpunimiAFA mban një peshë të konsiderueshme në integ-rimin e vendit në Aleancën Euroatlantike. Përgatitja e oficerit të ri me horizont e njohuri, të oficerit mul-tinacional të vendeve të NATO-s, me dije të thella të kërkesave të integrimit, sidomos të objektivave të partneritetit, të dokumenteve të Planit të Veprimit (MAP), të Procesit të Planifikimit dhe rishikimit të PfP, (PARP) dhe Programit Individual të Partneritetit (IPP), janë disa nga synimet e punës së institucion-it, të hapjes dhe përfshirjes aktive të AFA në pro-ceset e integrimit. Pas viteve 1990 Akademia u hap me vendet mike. Në këto vite, në të kanë lektuar profesorë e ushtarakë të lartë nga vende të ndry-shme si: Qendra Marshall, akademitë homologe të Turqisë, Rumanisë, Holandës, Belgjikës, Kroacisë, SHBA, Greqisë, Italisë e sidomos me Akademinë e Drejtimit të Hamburgut në të gjitha fushat, kuali-fikim, specializim dhe mbështetje midis tyre. Në vi-tin 1998 AFA është bërë anëtare me të drejta të plota e konsorciumit të Akademive të Mbrojtjes dhe të Instituteve të Studimit e Sigurimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe Pfp. AFA është portë e hapur për ata që kontribuojnë dhe bashkëpunojnë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për inte-grim. Në AFA kanë dhënë kontributin e tyre disa lek-tore të jashtëm, (nga vendi dhe të huaj), ekspertë të fushave të ndryshme të programit mësimor, si: “Planifi-kimi dhe zhvillimi i FA 2003-2010”; “Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake”; “Veprimtari diplomatike ushtarake”, “Struk-tura e Sigurisë Rajonale”, “Probleme të gjeopolitikës së Ballkanit”, “Karta e Adriatikut, nismë e përshpejtimit për integrim në NATO”, “NATO dhe konceptimi i ri strategjik”, “Globalizmi dhe Siguria”, “Probleme të Integrimit të Shq-ipërisë në NATO”, “Situata dhe Konflikti”, “Strategjia kombëtare ushtarake”, “Mjedisi në ushtri”, “Marrëd-hëniet ndërkombëtare”, “Italia dhe Ballkani perëndimor”, “Politika e Jashtme e RSH”, “Terrorizmi-sfidë e kohës”, “In-stitucionet ndërkombëtare të sigurisë”, “Probleme finan-ciare në Shqipëri”, “Menaxhimi i burimeve njerëzore”, “Pozita kushtetuese e FA të RSH”, etj. Bashkëpunimi me Universitetet e vendit, Akademinë e Shkencave kanë qenë dhe mbeten prioritet i veprimtarisë së Akademisë.

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 42

tErrorizmi dhE mEdiaRëndësia e komunikimit për

terrorizmin dhe kuptimin e tij

Përtej subjektivitetit të aktorëve, tashmë është e pashmangshme lidhja midis luftës dhe komunikimit dhe akoma më tepër e ko-munikimit dhe terrorizmit; Një lloj simbioze

që ushqehet e zhvillohet nëpërmjet një ndërveprimi reciprok. Sociologu kanadez, Marshall McLuhan ka thënë: “Terrorizmi është një mënyrë komunikimi. Pa komunikim, nuk do të kishte terrorizëm”. Terror-izmi me të cilin duhet të përballemi është global, fetar, që vjen nga një tjetër kulturë. Ky terrorizëm ka ditur të tregojë një kompetencë të madhe në ndërtimin e ngjarjeve spektakolare mediatike, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e mediave dhe të teknologjive së reja të informacionit dhe ko-munikacionit si mjete terrori. Në fakt, terroristët që nga fillimi kanë synuar të marrin rezonancë mak-simale të mundshme nga veprat e tyre, akti nuk kryhet aq shumë për atë që përmban në vetvete, për efektet që provokon, por sepse mediat flasin për të dhe ajo kthehet në një detonator propagan-distik të ideologjisë. Shpirti i terrorizmit qëndron në nevojën për të njohur ekzistencën e tij, pretendimet ndaj autoriteteve të krijuar, objektivat strategjikë e taktikë edhe ideologjinë referuese. Pa të, një grup terrorist nuk mund t’i tregojë shtetit dhe opinionit publik sukseset e veta dhe nuk ka vizibilitetin e duhur për t’ju drejtuar masave dhe për të rritur aftësinë e rekrutimit së ndjekësve të rinj. Në thelb, akti terror-ist paraqet një lloj perde rreth së cilës “terroristët duan një numër të madh njerëzish që shikon, jo një numër të madh njerëzish që vdesin”.

Komunikimi i terroritMbi bazën e një mekanizmi të komunikimit, çdo kërcënim i ri zë një rol të rëndësishëm në lajme,

Marshall McLuhan: “Terrorizmi është një mënyrë komunikimi. Pa komunikim, nuk do të kishte terrorizëm”

DAVID BASTIANI

gazeta, internet, duke u bërë pjesë e jetës sonë të përditshme e duke ushqyer frikën e ankthin tonë. Mediat, në fakt, në garantimin e informacionit falë mundësisë për të shfrytëzuar teknologjitë e reja të transmetimit satelitor dhe dixhital, janë në gjendje të arrijnë në çdo cep të planetit duke përcjellë me-sazhe e imazhe terrori, por rreziku më i madh në krahasim me të shkuarën është se teknologji të tilla janë më të shpejta, ekonomike dhe të afta për të përmbushur kërkesat e gjithë-pranimit. Pra, pikër-isht instrumentet e informacionit dhe komunikimit, bëhen arma kryesore në duart e terroristëve për të zbatuar shantazhe politike dhe ideologjike e për të destabilizuar shoqërinë tonë. Sipas përkufizimit

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 43

të Departamentit së Mbrojtjes amerikane, “kon-siderohet terrorist përdorimi i llogaritur i dhunës ose kërcënimi i përdorimit të forcës për të rrën-josur frikë, kundër individëve apo pronës me qëllim për të frikësuar qeveritë ose shoqëritë në ndjekje të objektivave politikë, fetarë ose ideologjikë”. Akti terrorist karakterizohet nga kërcënime të krijuar nga ngjarjet befasuese. Jo rastësisht fjala “ter-rorizëm” i referohet atij fenomeni që synon “të terrorizojë”, prandaj aktet terroriste, duke i dhënë jetë ngjarjeve të paparashikuara prodhojnë lajmin më perfekt. Siç pohonte Umberto Ecco, “industria e lajmit ka nevojë për gjeste të jashtëzakonshme dhe i promovon ato; prodhuesit e këtyre gjesteve kanë nevojë për industrinë e lajmit në mënyrë që ajo t’i japë kuptim veprimeve të tyre”. Në këtë mënyrë, terrorizmi transformohet në tjetër; një projekt i vërtetë politik, një terrorizëm që është gjithnjë e më shumë përfaqëson vetveten dhe që shfrytëzon mjetet e komunikimit për të gjeneruar terror e shkaktuar frikë.

Brenda lajmitStrategjia komunikuese që përdorin terroristët inspirohet kryesisht tek nevojat e kulturës sonë. Shumëfishimi i mediave realizohet nëpërmjet kri-jimit të një hapësire heterogjene të aftë për integ-rimin e formateve të ndryshëm si imazhet, tingujt, testet dhe videot. Dëshira e menjëhershme mani-festohet nëpërmjet tentativës për t’i ofruar publi-kut eksperienca reale dhe transparente në të cilat mjeti i komunikimit zhduket duke i mundësuar atij që komunikon të hyjë në kontakt të drejtpërdrejtë me opinionin publik. Teknika e përdorur nga pro-gramet televizivë të bazuar në xhirimet “live” është një mashtrim që përdor televizioni për të kënaqur dëshirën e publikut, që mesa duket është i pangopur për lajme të menjëhershëm. Kultura bashkëkohore dëshiron në të njëjtën kohë të shumëfishojë mediat e saj dhe të eliminojë çdo gjurmë ndërmjetësimi:

Idealisht do të eliminojë mediat e saj në të njëjtin moment në të cilin i shumëfishon, “gjithçka men-jëherë”. Këto janë kriteret tek të cilët struktur-ohet veprimi komunikues i terroristëve: Vendosja e një dialogu të menjëhershëm me palën tjetër dhe njëkohësisht shfrytëzimi i raportit multime-dial të garantuar nga përdorimi i webit dhe tele-vizionit. Nëpërmjet këtij mekanizmi, organizatat e mëdha subversive mund të maksimizojnë efektet e dëshiruar, qoftë në terma vizibiliteti, qoftë në terma paniku e alarmi të përhapur: Opinioni publik gjendet në kontakt të drejtpërdrejtë me imazhet e atentateve, të vuajtjes, së terrorit dhe në këtë mënyrë, i percepton ato kërcënime shumë më afër dhe shumë më shqetësues. Dhimbja e të tjerëve bëhet ankthi e dëshpërimi ynë edhe sepse për-faqësimi i atyre fatkeqësive bie direkt në shtëpitë e në përvojat tona të përditshme.

Terrori është në ajërVetë karakteristikat strukturore të televizionit përbëjnë mjetin ideal për përhapjen e menjëher-shme, të plotë, të arritshme të ngjarjeve, me një përmbajtje shumë të lartë emocionale, të tilla si ato të krijuara nga terrorizmi. Aktet terroriste, në fakt, kombinojnë në një mënyrë të drejtë kriteret e lajmeve dhe atë të kriticitetit. Lajmi, në fakt, sigurohet nga paparashikueshmëria e ngjarjes, e cila përbën “conditio sine qua non”, derisa në vet-vete ngjarja mund të konsiderohet një lajm, kritikë, ose niveli i vëmendjes që tregon publiku ndaj ng-jarjes. Për gati tridhjetë vjet, qeveritë perëndimore përpiqen të ushtrojnë një lloj “censure” ndaj medi-ave përmes një veprimi të prerë apo duke të futur filtra në lidhjen që ekziston mes terrorizmit dhe televizionit, me subjekt mediat e tjera, të akuzuara se i bëjnë interesante dhe të normalizojnë atë që ata paraqesin duke përfshirë edhe krimet terror-iste. Transmetuesit ndërkombëtarë si CNN dhe Al Jazeera, faktikisht, nuk lejojnë përhapjen e imazhit

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 44

në të gjithë botën, duke kontribuar në përsëritjen e efekteve të njëjtë për të rritur fushëveprimin, por edhe ata bëhen mjete shumë të fuqishëm përmes të cilëve grupet subversive komunikojnë me botën institucionale dhe me publikun. Efekti që kërkohet, duke praktikuar këtë lloj censurë të mediave, është mos lejimi i tyre të raportojnë ngjarjet, në për-puthje me politikën zyrtare të informacionit duke publikuar lajme të “zbutura”, në mënyrë që të go-dasin direkt motivet e terroristëve, të zvogëlojë spektaklin e realitetit të tyre duke fituar shikuesh-mëri dhe jehonë në shoqëri. Politikat e miratuara nga qeveritë nuk janë të gjitha të barabarta: Në to nga njëra anë gjejmë modelin amerikan, bazuar në preferencën për një “vetë-rregullim” të medi-ave, nga ana tjetër modeli europian, i prirur për ndërhyrjet censorë nga institucionet politike dhe administrative.

Neo-versioniNeo-terrorizmi ka qenë në gjendje të shfrytëzojë potencialin bashkëkohor të mediave, madje edhe përmes përdorimit të internetit: Webi, në fakt, lejon jo vetëm shpërndarjen e çdo materiali komu-nikues, në mbarë botën, por edhe të gjitha ima-zhet, që për mundësi mirësjelljeje, nuk mund (ose të paktën nuk duhet) të transmetohen në ekranet televizive tradicionale (P.sh, ekzekutimet, pengjet, prerja e kokës, trupat e coptuar, gjymtimet, etj). Prandaj organizatat subversive, janë në kushtet e menaxhimit të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e rrjeteve televizive, një hapësirë dhe një mjet që të bëhet më shumë spektakolar dhe i fuqishëm. Inter-neti është një mjet i madh për qëllimet e terror-izmit: është karakterizuar për mungesë të rregul-lave, mundësinë e një navigimi anonim, potencialin e madh të përdoruesve dhe rrjedhjen e shpejtë të informacionit së bashku me aftësitë e tij për “glo-balizim”, përtej të gjithë kufijve fizikë apo kultur-

orë. Më shumë se një mjet komunikimi, është një botë virtuale ku mund të takohesh, të konsolidosh lidhjet ekzistuese ose të krijosh një të re, por edhe të krijosh rrjete klandestine terroriste dhe të bësh propagandë. Mjafton të themi që, në versionin e sotëm me internet rezulton të jetë platforma më e privilegjuar nga neo-terrorizmi, jo vetëm për qël-lime të rekrutimit por, mbi të gjitha, për qëllime operacionale. Procedura e përdorur nga terrorizmi strategjik përfshin tri faza. Nga shfaqja makabre (e horrorit), përmes përhapjes së lirë të regjistrimeve që regjistrojnë vdekjet live, trajtimin e audiencës nëpërmjet përhapjes së deformuar qëllimisht të in-formacionit dhe rekrutimin praktikuar nga forume, chat, blogs, duke i tërhequr me mesazhe të kodu-ara mbi rrjet ose tekste të fshehura prapa imazhit të një vendi të parëndësishëm: Gjithçka ndodh në një mjedis të paprekshëm, gjë që pengon kontak-tin e drejtpërdrejtë dhe, për pasojë, gjurmuesh-mërinë e komunikimit. Një shembull shqetësues është manuali on-line që mund të shkarkohet “Arti i rekrutimit”. Analiza e manualit na ofron masat e rëndësisë së propagandës dhe ndërrimit të ak-tiviteteve së nevojshëm për ringjalljen e të rinjve myslimanë, ndjenjën e përkatësisë dhe dëshirën për të luftuar. Gjithashtu edhe indoktrinimi dhe trajnimi operativ i militantëve kalon nëpër web: Revista online propaganduese dhe ushtarake; qen-dra studimore, të cilat ofrojnë analiza të situatave mbi të drejtat politike dhe sociale të vendeve të sulmuara; manual për të mësuar teknikat e sul-mit; programe të udhëzimeve fizike, trajnime se si të mblidhen paratë e nevojshme për të financuar qelizat terroriste. Kështu që, terroristët mund të ngatërrohen me miliona mesazhe të shkëmbyera brenda web-chatit, grupeve lajmeve, forumeve. Në zonat private virtuale, mund të shkojnë pa u vënë re duke vënë në përdorim gjuhë të tjera përveç gjuhës angleze, ruse, arabe, kineze, gjuhë të për-

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 45

punuara automatikisht, përdorimi i shprehjeve dhe zhargoneve në shkëmbimin e informacionit, teknologji informacioni me referenca të njohura vetëm për ata që komunikojnë. E gjithë kjo çon në një rritje të kapacitetit imitues të terroristëve, të cilët mund të lëvizin të pa-shqetësuar brenda in-deve sociale dhe të godasin në mënyrë anonime: Të ashtuquajturat “qelizat e përgjumura”. Paaftësia për të kontrolluar sasinë e madhe të të dhënave që ngarkohen në faqet ditore në dispozicion në in-ternet dhe, rrjedhimisht, mundësia që diçka mund t’i shmanget kontrollit, terrorizon shoqërinë që në vitet e fundit, ka investuar në biznesin e shkëm-bimin e të dhënave. Në këtë drejtim, FBI ka lëshuar një thirrje për tender, 19 janar 2012, për zhvillimin e një software që u lejon atyre të kontrollojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Facebook, Twitter dhe në shumë rrjetet sociale, në mënyrë që të gjejnë çdo fjalë kyçe që lidhet me terrorizmin dhe me krime të tjera shtetërore.

Konsensusi “i shtrënguar”Një tjetër formë komunikimi, ndoshta më pak e konsideruar dhe e njohur, së cilës i drejtohet neo-terrorizmi, është ajo e ideuar, e planifikuar dhe e realizuar nëpërmjet veprimeve dhe aktiviteteve ter-roriste, të kryera në mënyrë indirekte kundër popul-latës civile, për të marrë pëlqimin e komunitetit lokal. Masakrat e civilëve në Afganistan janë shtuar për të pestin vit rresht dhe talebanët vrasin më shumë civilë se sa amerikanët dhe NATO së bashku, kryesisht gjatë sulmeve vetëvrasës dhe sulmeve me bomba të telekomanduara. Rezultati është praktik dhe propagandistik në të njëjtën kohë. Në fakt, akti terrorist përmes përdorimit të veprimit me përm-bajtje të lartë emocionale lejon arritjen e objekti-vave të mëdha nga pikëpamja psikologjike. Ngjarja tragjike bëhet një mundësi e përshtatshme për të sjellë panik e alarm, për të tronditur e ngjallur ndi-

kim emocional tek viktimat dhe një ndjenjë pafuqie, frike e pasigurie tek popullata lokale. Frika dhe ank-thi jo vetëm transmetohen shpejt, por komuniteti lokal mund t’i kufizojë vetëm nëpërmjet “gjunjëzim-it” të dëshirës dhe njohjes së autoritetit të tyre. Kështu, ndërsa mediat, nëpërmjet përhapjes së informacionit dhe spektaklit të ngjarjes dhe efek-teve të saj, bëhen kasa e rezonancës së ideologjisë të terrorizmit, akti i dhunshëm i konsumuar mbi popullsinë, në zbatimin e tij aktual, të papërpunuar e të përgjakshëm, materializon atë ndjenjë frike, shqetësimi që përndryshe do të mbetej vetëm një përfaqësim mendor. Një konsensus i kërkuar dhe i arrirë, ai i neo-terroristëve, thekson dobësinë e popullsisë civile lokale; dobësi e lidhur natyrisht me përmbushjen e kërkesave primare, për shembull siguria, mbijetesa. Në mënyrë natyrale, perceptimi i brishtësisë dhe kërcënimi konkret i sigurisë dhe i komunitetit në të cilin jetojnë, bind vetë popullsinë se vetëm duke mbështetur e duke u pajtuar me kauzën terroriste mund të garantojnë mbijetesën. Rebelët, në këtë mënyrë, kanë mundësi të afir-mojnë fuqinë e autoritetin e tyre dhe të demon-strojnë se janë në gjendje të ndikojnë në situatën politike në vend, pavarësisht prezencës së një force ushtarake dhe të një qeverie të mundshme. Një fushatë e vërtetë elektorale, ajo e kryer nga neo-terrorizmi kundrejt popullsisë, ka qëllim të marrë miratimin e mbështetjen e popullsisë ven-dase përmes përkuljes dhe skllavërisë së detyruar të lirisë së mendimit e të zgjedhjes. Nuk kemi më ndjekje të konsensusit nëpërmjet përvetësimit të zemrave e mendjeve; mbështetja përkundrazi, ar-rihet nëpërmjet shkatërrimit të zemrave për “të shtrydhur” mendjet.

“Ndërmjetësimi” i komunikimitKompleksiteti i fenomenit të terrorizmit konkreti-zohet në aftësinë për të përfshirë aspekte të ndry-

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 46

shme: Dimensioni politik, ekonomik, social, kulturor dhe komunikues kanë tendencë të shkrihen, duke shkaktuar efekte destabilizues. Në këtë gërshet-im faktorësh heterogjenë, pikërisht mjetet e ko-munikimit masiv, simbolet e progresit, bëhen një armë shumë e fuqishme në dispozicion të grupeve subversive dhe transformohen në një instrument të përshtatshëm për të maksimizuar objektivat e vetë organizatave. Pra, sektorët e ndryshëm të komunikimit dhe të informacionit duhet të kërkojnë një ndërveprim konstant me qëllim evitimin e garës për përhapjen e lajmeve dhe të imazheve sensacio-nalë që bëjnë lojën e terroristëve, duke u ofruar atyre një platformë të panevojshme publicitare. Nuk duhen përhapur imazhe tronditës që dhunoj-në privatësinë e dinjitetit njerëzor të viktimave apo që kontribuojnë për efektet e dëshiruar të vrasësve dhe nuk duhet rënduar situata nëpërm-jet lajmeve e komenteve që rrisin tensionin social dhe urrejtjen ideologjike. “Black out-i informativ” nuk është një çështje që ka lidhje me censurën. Hapja e një debati me lex-uesit ose telespektatorët, duke i shpjeguar atyre se çfarë arrihet duke publikuar ose jo tekste, lajme dhe imazhe të terroristëve dhe diskutimi mbi efek-tet që këto zgjedhje kanë mbi shoqërinë do të shkaktonin në opinionin publik një ndërgjegjësim të realitetit, një vetëdije të domosdoshme për të kufizuar ose eliminuar atë formë manipulimi direkt mbi opinionin publik, pasues i mbi-ekspoz-imit të lajmeve, fakteve dhe vetë mediave. Paralelisht, duhet kërkuar bashkëpunimi me forcat e rendit për të luftuar përhapjen e mesa-zheve dhe imazheve në internet nga ana e terror-istëve. Përdorimi i internetit i krijon terroristëve

mundësinë e një forumi alternativ edhe pa ndërm-jetësimin e gazetarisë. Efikasiteti dhe vizibiliteti i një mesazhi ose një videoje të lançuar nëpërmjet uebit nga një grup terrorist shumëfishohen nëse eksesi tek opinioni publik është i menjëhershëm dhe nëse ai grup ka mundësinë të komunikojë pa ndërmjetësime. Pasoja është shpërthimi i të ashtuquajturës “netwars” (lufta e internetit), që nuk kanë më si objekt burime ose territore, por informacionin dhe aftësinë për të tërhequr vë-mendjen e opinionit publik. Mjaft iniciativa janë ndërmarrë me qëllim kufizimin e terrorizmit në internet. Përfaqësuesit e vendeve anëtarë të or-ganizatës kanë shkëmbyer eksperienca mbi efika-sitetin e masave ligjore ekzistuese relative për përdorimin e internetit për qëllime terroriste në fusha të tilla si ato të propagandës dhe nxitjes, rekrutimit, organizimit të akteve terroriste, fi-nancimit të terrorizmit dhe sulmeve direkt të rrjetit dhe sistemeve të informacionit. Përgjigja censuruese nëpërmjet mbylljes së siteve, denon-cimi i përgjegjësve deri në arrestim deri më sot nuk ka dhënë frytet e duhura. Disponueshmëria e platformave të ndryshme informative e kufizon përgjigjen censuruese. Sitet e anuluara të uebit materializohen menjëherë më pas, në një tjetër shtet e formë, por me të njëjtën përmbajtje. Prandaj, nuk besohet se errësimi i siteve mund të përbëjë zgjidhjen e problemit të përdorimit të internetit nga ana e neo-terroristëve që kërkon një kujdes e monitorim të vazhdueshëm të rrjetit dhe në veçanti të forumeve të diskutimeve dhe revistave on-line. Për shembull, “Inspire” është emri i një reviste të re on-line në gjuhën angleze e Al-Kaedës dhe në brendësi të saj spikasin artikuj me tituj “Si të ndërtosh një bombë në kuzhinë”, “Informacione shërbimesh për të dërguar e mar-rë mesazhe të kriptuar terroristë” e “Reportazh rreth luftës midis maleve”. Duhet një pasqyrim më i kujdesshëm nga ana e qeverive dhe të gjithë sho-qërisë në lidhje me përdorimin e mjeteve të komu-nikimit masiv në modernitet, duke qenë se grupet terroriste gjejnë tek këto instrumente mjete të përkryer për përhapjen e mesazheve të tyre dhe për plotësimin e efekteve simbolike, psikologjike e sociale, përveç materialeve së veprimeve të tyre. Duhet një përpjekje unanime që identifikon kundër-masat dhe realizimi i ndonjë forme parandaluese duke kërkuar instrumente shumë-disiplinorë që shqyrtojnë përmbajtjen, për parandalimin dhe shtypjen e terror-izmit së brendshëm e ndërkombëtar si dhe kontrollin e dëmeve të shkaktuar prej tyre. Këto instrumente tendosin inteligjencën, kontributin e qytetarëve dhe organizatave private, një përcaktim antiterrorist i ekuilibruar e koherent, konventat dhe protokollet ndërkombëtare, diplomacia, bashkëpunimi dypalësh e shumëpalësh midis shteteve, roli i duhur i forcave të armatosura, operacionet speciale si dhe një ndjesh-mëri dhe vëmendje e domosdoshme e sektorëve të ndryshëm së komunikimit, në mënyrë që të shmangin përhapjen e imazheve sensacionalë e tronditës duke kontribuar kështu në amplifikimin e efekteve.

Përgatiti: Alba Musaraj

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 47

Një civil që krenaron Forcat e Armatosura

q.gj.h.

Janë të shumtë civilët që ndër vite punojnë e kontribuojnë në Forcat tona të Armatosura. Në profesione dhe në sektorë të ndryshëm, doemos edhe me kualitete e kontribute të ndryshme.

Shkruesi i këtyre radhëve pati kënaqësinë të ndiqte mbrojtjen e Doktoraturës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në UT, më 01.07.2013, prej pedagogut të gjuhës angleze në Qendrën e Gjuhëve të Huaja pranë KDS, Jaup Zenuni. Mbrojtja e doktoraturës nga ana e një pjesëtari të personelit të AFA-së në Universitetin publik të Tiranës, përbën një ngjarje që tregon për kual-itetet që ka Qendra e Gjuhëve të Huaja dhe Akademia e Forcave tona të Armatosura. Në mijërat e oficerëve dhe nënoficerëve që ndër vite kanë zhvilluar kurse të niveleve të ndryshme të gjuhës angleze, padyshim që ka lënë vulën me punën e tij edhe pedagogu tanimë Doktor i Shkencave Jaup Zenuni. Të gjithë ne jemi njohur me angazhimet intelektuale e profesionale të pedagogut Jaup Zenuni në faqet e Revistës Ushtarake para më shumë se një viti, në temën e tij të preferuar “Stanagu 6001” në gjuhën angleze. Juria e ngritur me vendim të Dekanit Nr.138, dt.26.06.2013, përbëhej nga: Prof. As. Dr.Elida Tabaku, shefe e Departamentit të Gjuhës Angleze, kryetare e jurise. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, oponent, Prof. As. Dr. Daniela Tamo oponente, Prof. As. Dr. Artur Sula, Shef i Departamentit të Gjuhës Italiane, anëtar, Prof. As. Dr. Esmeralda Kromidha anëtare.

Mësimdhënia dhe mësimnxëniaE gjithë lënda e punimit të paraqitur denjësisht nga ana e zotit Zenuni, ishte produkt i një studimi të gjatë, të paktën aq vite sa në programin e anglishtes që zh-villohet në FA, është në zbatim Stanagu 6001. Ishte përvoja në mënsimdhënie dhe përfundimet e studimit shumëvjeçar për mësimnxënien, burimi, frymëzimi, pse jo edhe tehu e konkluzioni i studimit. Në korpu-sin teorik mbi fenomenin “washback” autori trajton

NgA KoLoNEL DEDë PRENgA

çështje të tilla si: Baza teorike e “washback”- ut e cila, si nënçështje, përfshin metamorfozën e studimit mbi këtë dukuri, qasjet e ndryshme teorike dhe evolu-imin e terminologjisë që lidhet me impaktin e testeve në Gjuhë të Huaj. Çështje tjetër është ajo që merret me këndvështrimet e ndryshme teorike mbi fenomenin e “washback”-ut ku trajtohen kontributet e autorëve të ndryshëm për përkufizimin e “washback”-ut, mod-elet e ndryshme për studimin e “washback”-ut dhe di-mensionet e “washback”-ut. Çështja e fundit e këtij korpusi është “washback”-u dhe impakti si elementë të rëndësishëm të testimit në Gjuhën e Huaj ku, si nënçështje, përfshihen parimet dhe fazat e zhvillimit të testimit dhe probleme të përdorimit të testimit. Kjo trajtesë teorike është përdorur si pikë reference gjatë analizës së materialit empirik në kapitujt dy, tre dhe katër. Pastaj studimi vazhdon me ndikimin e Pro-vimit të Maturës Shtetërore mbi mësimdhënien dhe mësimnxënien. Këtu analizohet ky ndikim mbi mësimd-hënien dhe nxirren përfundime mbi efektin “washback” të krijuar nga ky provim mbi mësimdhënien, mbi punën e mësuesve të Gjuhës Angleze në shkollat e mesme,

Dr. jaup Zenuni

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 48

mbi përmbajtjen e mësimdhënies dhe aspekte të tjera. Si nënçështje të tjera ishin: -Të dhënat demografike mbi mësuesit e përfshirë në studim; -qëndrimi i më-suesve të Gjuhës Angleze ndaj PMSH-së; -perceptimi i mësuesve të Gjuhës Angleze për PMSH-në; -“wash-back”- u i PMSH-së mbi mësimdhënien; -“washback”- u i PMSH-së mbi testet dhe “kuizz”-et e klasës; -efekti “washback” në përgatitjen e nxënësve për PMSH-në; -kualifikimi i mësuesve të Gjuhës Angleze në shkollat e mesme dhe “washback”-u i PMSH-së; si edhe rëndësia e njohjes së KPERGJ-së nga ana e mësuesve të Gjuhës Angleze. Pjesa e tretë vëmendjen kryesore e përqëndron tek efekti “washback” i PMSH–së mbi mësimnxënien, si pjesë e rastit të parë studimor. Autori trajton aspekte të tilla si: -Perceptimi i nxënësve të shkollave të mesme për PMSH-në; -“washback“-u i PMSH-së mbi përmba-jtjen dhe mënyrën e mësimnxënies; -përgatitja e nxë-nësve për PMSH – në, si dhe aspekte të efektit “wash-back“; -njohja e standardeve të KPERGJ-së nga ana e nxënësve si burim për “washback“ pozitiv dhe mendime të nxënësve për përmirësimin e PMSH-së në Gjuhën Angleze. Në pjesën e fundit të këtij punimi, trajto-het rasti i dytë studimor për ndikimin e testit STANAG 6001 mbi kurrikulën e Gjuhës Angleze në QGJH. Pas hy-rjes, e cila parashtron një trajtesë të shkrurtër teorike të raportit kurrikulë-“ëashback“, jepen të dhënat de-mografike mbi pedagogët dhe kursantët e QGJH-së që morën pjesë në studim dhe më pas vazhdohet me analizën e materialit empirik, duke rrokur këto çështje: “Washback”-u i testit STANAG 6001 mbi kurrikulën e synuar në QGJH; “washback”-u i testit STANAG 6001 mbi kurrikulën e zbatuar në QGJH, e cila zbërthehet në nënçështjen “Mendime të pedagogëve të QGJH-së mbi kurrikulën e Gjuhës Angleze” dhe në nënçështjen “Mendime të kursantëve për ndikimin e testit STAN-AG 6001 mbi kurrikulën në QGJH”. Një çështje tjetër e këtij kapitulli është “Washback”-u i testit STANAG 6001 mbi mësimdhënien e Gjuhës Angleze në QGJH, e cila rrok aspekte të metodave të mësimdhënies, të ndikimit të testit STANAG mbi përmbajtjen e mësim-

dhënies dhe materialet që përdoren për mësim, në vlerësimin e kursantëve dhe të përdorimit jo të drejtë të këtij testi. Secili kapitull përmban përfundime për çështjet që studjon dhe në mbyllje punimi përmban për-fundime dhe rekomandime në formë të përgjithësuar prej secilit kapitull, theksohen problematikat dhe jepen rekomandime për secilin rast studimor.

Rekomandim, Shtetit!Jaup Zenuni doli përpara jurisë jo thjesht me qëllimin për të mbrojtur gradën e lartë shkencore, e as bazuar vetëm në përvojën e tij në FA. Në hyrjen e punimit të paraqitur, autori theksoi:“Washback”- u si fenomen krahas mësimdhënies dhe mësimnxënies ka ndikim të fuqishëm edhe mbi kurri-kulën e Gjuhës Angleze. Madeus (1988) shprehet se: “…është testimi, jo kurrikula zyrtare, që gjithnjë e më shumë përcakton se çfarë jepet në mësim; si jepet, çfarë mësohet nga nxënësit dhe si mësohet”. Autorë të ndryshëm kanë nënvizuar se në shumë raste, kur autoritetet duan të ndryshojnë kurrikulën e synuar, apo të reformojnë arsimimin në Gjuhën e Huaj, he-dhin në përdorim teste të reja. Një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në vendin tonë me futjen në provimet e Maturës Shtetërore (PMSH) të Gjuhës Angleze dhe me futjen e testit STANAG 6001 në Qendrën e Gjuhëve të Huaja të Akademisë së Forcave të Arma-tosura. Hapa të tillë, sikundër do të pasqyrohet edhe në këtë studim, kanë prodhuar “washback” sistemik pozitiv, por nga ana tjetër janë shoqëruar edhe me një sërë efektesh negative mbi mësimdhënien, mbi mësim-nxënien dhe mbi kurrikulën e zbatuar”... Synimi bazë i studimit nuk ishte thjesht evidentimi i dukurive që lidhen me efektin “washback” të PMSH-së dhe testit STANAG 6001, por propozimi i disa rekomandimeve që do t’u vinin në ndihmë: Autoriteteve të Ministrisë së Arsimit e të Shkencës dhe Akademisë së Forcave të Armatosura; Drejtorive Arsimore Rajonale në Qarqe, Zyrave Arsimore në rrethe, drejtorive të shkollave, mësuesve të Gjuhës Angleze dhe nxënësve në shkol-

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 49

lat e mesme, pedagogëve dhe kursantëve në kurset e Gjuhës Angleze në QGJH. Zgjedhja e punimit në këtë aspekt të Gjuhësisë së Aplikuar nuk ishte rastësore. Ajo kishte si bazë dëshirën e autorit për të thelluar punën e filluar gjatë studimeve për gradën “Master” si në plan teorik, ashtu edhe në terren praktik. Fenomeni “washback” është kompleks dhe dinamik. Ai varet nga shumë faktorë, procese dhe aktorë si: Statusi i testit, përmbajtja dhe formati i tij, statusi i lëndës që testo-het, faktorët social-ekonomikë dhe gjeografikë, mësue-si, nxënësi, prindërit, drejtuesit dhe politikëbërësit. Duke patur parasysh këtë kompleksitet dhe faktin që studimi i “washback”-ut të testeve në Gjuhën e Huaj në vendin tonë është thuajse një “terren djerrë”, ky punim përbën një përpjekje për të dalë me disa për-fundime mbi “washback”-un e krijuar nga PMSH-ja dhe testi STANAG 6001. Të dyja provimet e sipërpëmen-dura kanë një jetëgjatësi thuajse të njëjtë. PMSH-ja në Gjuhën Angleze u fut për herë të parë në vendin tonë në vitin 2006, kurse testi STANAG 6001 në vitin 2005. Pra kanë kaluar 7-8 vjet nga përdorimi i tyre dhe lind e nevojshme të studjohet se çfarë “washback”-u kanë prodhuar ato, i çfarë natyre dhe intensiteti është ai, cilët janë aspektet dhe aktorët e prekur më shumë, si edhe për të dhënë disa ide se çfarë duhet bërë që të kryhen përmirësimet e nevojshme në hartimin e këtyre testeve; në përmbajtjen dhe formatin e tyre; në rregullat e administrimit; në kriteret dhe meka-nizmat e vlerësimit; në mësimdhënie (si në përm-bajtje, ashtu edhe në metodë); në mësimnxënien e nxënësve; në bashkëveprimin e aktorëve për të kryer rregullimet e duhura kurrikulare; në vjeljen e mendim-it të mësuesve, pedagogëve, nxënësve e kursantëve për ecurinë e këtyre testeve dhe për aspekte të tjera që preken nga efekti “washback”. Në përfun-dim të mbrojtjes Juria e vlerësoi dizertacionin me 99 pikë nga 100 të mundshme, pra “shumë mirë”. Si nga oponentët, ashtu dhe nga anëtarët e komisionit, punimi u vlerësua për origjinalitetin, për gjetjet inte-resante në fushën e didaktikës që lidhen me ndikimin e dy testeve të rëndësishme si Provimi i Maturës Shtetërore dhe Testi STANAG 6001. Mbi bazën e

një analize të hollësishme të materialit empirik të grumbulluar nga shkollat e mesme të vendit dhe nga Qendra e Gjuhëve të Huaja punimi arriti në disa përfundime të rëndësishme. U vlerësua rigoroziteti shkencor me të cilin ishte realizuar punimi, si dhe shfrytëzimi i një korpusi të gjërë teorik për realiz-imin e tij. Oponentët theksuan se ky punim mund të shërbejë si referencë për të gjithë ata mësues dhe studjues që duan të thellohen në fushën e testimit në gjuhën angleze. Ata theksuan gjithashtu se për-fundimet dhe rekomandimet e bëra nga autori kanë vlerë për punën e të gjitha institucioneve që mer-ren me arsimimin në gjuhën angleze si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Drejtoritë Arsimore në Qarqe dhe rrethe, drejtoritë e shkollave dhe më-suesit e gjuhës angleze; për Qendrën e Gjuhëve të Huaja në AFA dhe për pedagogët e gjuhës angleze në këtë institucion... Personalisht, nuk më sugjestionuan vlerësimet e Komisionit dhe të Oponencës. Pasi nuk e njoha aty ku kisha shkuar në emër të KDS-së, Doktorin e Shkencave, zotin Jaup. Përkundrazi, janë vite të tëra që ne si Forcë e Armatosur jemi njohur me punën e tij pedagogjike dhe krijuese. Dikur, kur na jepte leksione të gjata në anglisht për çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, shikoja sesi përpiqej që përmes atyre që thoshte të ishte gjithë përf-shirës, madje arrinte të jepte mesazhe të fuqishme e shumëplanëshe, për ç`ka është bërë, nuk është bërë, e ç`duhet të bëhet tek ne në këtë fushë. Nervi kombëtar i intelektualit, e ka natyrshëm vendin në personalitetin e tij. Ndoshta vlera më e madhe e punimit, përveç koherencës, është se ai është me këmbë në tokë, në realitetin që ne përjetojmë, në re-alitetin shqiptar. Çdo shkrim e punim që realizohet në të gjitha nivelet e arsimit të këtij vendi, e për çfarë-do teme qoftë, nëse ka këtë, pikërisht mbështetjen në realitetin tonë dhe zgjidhjet e rekomandimet i jep bazuar në të, doemos që ka vlera aplikative. Të tjerat lloje “punime” që rekomandojnë se si duhet të veprojë....Franca, Gjermania apo Anglia, mbeten aty ku u thanë, dëgjuar nga askushi!...

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 50

“Shqiptarët ndodhen në themel të qytetërimit europian”

kulturë

Më poshtë do të shohim në mënyrë të pjesshme një vlerësim mbi vlerat e rajonit të Ballkanit, i bërë nga profesori amerikan i shkencave politike, Richard Far-kas, i cili ka një sfond të pasur profesional në fusha të ndryshme si studime ndërkombëtare, shkenca poli-tike etj. Pjesa e mëposhtme, e shkëputur nga libri i tij, “Demokratizimi i Ballkanit (2007)”, synon që të japë ato vlera të Ballkanit të cilat shpesh herë harrohen. Vlerat për të cilat ai flet, vijnë që nga bota e lashtë dhe kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Europës. Shq-iptarët janë pjesë e këtij ndikimi. Ja se si e përshkruan Farkas, Ballkanin dhe rolin shqiptar:

“Por së pari, pak fjalë për disa nga elementët e neglizhuar, por pozitivë, të së kaluarës së rajonit. Çdo epokë ka mirëbërësit dhe demonët e vet, dhe ka pasur përvoja të

cilat mund të vileshin si kontribuuese për një proces demokratizimi. Në vijim, një inventar i shpejtë dhe pa dyshim më pak se gjithëpërfshirës, i këtyre vlerave dhe mekanizmave. Trashëgimia ilire që shtrihet sipas pre-tendimeve në territorin gjeografik nën diskutim, mund të shihet në mënyra mjaft pozitive. Pellazgët e lashtë dhe civilizimi ilir që pasoi ata, ishin rrënjosur thellë gjerë e gjatë Ballkanit, shumë më përpara se popujt sllavë ose turq të ishin pjesë e pikturës. Prova mund të gjenden që nga shekulli i dhjetë para erës sonë. Këta ishin njerëz të orientuar drejt detit të cilët e provuan që janë detarë të aftë. Shërbimet praktike për zhvillim tregtar dhe politik u shoqëruan me një kapacitet të jashtëzakonshëm për përhapjen e kulturës dhe të vlerave ilire. Fiset e ndry-shme ilire ishin banorët e parë të vendosur në hapësirën që ne sot e quajmë Ballkan, Greqi dhe Itali. Pellazgët ishin përgjegjës për përhapjen e një alfabeti për shumë më tej se sa Mesdheu Qendror dhe përtej bregdetit, në Europën kontinentale. Ata mësuan shumë popuj të mëvonshëm se si të ndërtonin mure dhe si të “punonin” metalet. Udhëheqësi pellazgjik Thot (Ati i Madh), thuhet se ka sunduar Egjiptin dhe i jepet merita e mëtejshme, se i ka bërë të njohur filozofinë Moisiut, Pitagorës dhe

Integrimi euro-atlantik i shqiptarëve duhet të shihet si ri-integrim i një popullsie të lashtë e plot vlera, në gjirin e popujve europianë

Platonit. Emrat e popujve pasardhës të tyre, ne i njohim mirë nga historia: Ilirët, Etruskët dhe Trakët. Herodoti pohonte se Pellazgët ishin athinasit origjinalë. Si një tregues i zhvillimit social dhe kulturor, gjuha na shërben duke na siguruar një trajektore të dallueshme. Ilirët e nxorën emrin e tyre nga fjala lir që do të thoshte “i lirë” ose “vend i njerëzve të lirë.” Rrënja e kësaj fjale mund të gjendet në gjuhën etruske, italiane, latine, frënge, angleze, spanjolle, rumune dhe portugeze. Fiset ilire u përhapën në të gjithë pellgun e Mesdheut dhe në veri e në lindje, aq lart sa lumi Danub. Emrat oshtijnë tejpërtej historisë: Etruskët (tru), Danuii (ndan), Venetë (at-dheu / ven(d)-etër), Pishinë (vendi i ujit të pijshëm), Mesap (në mes / mes-hap), Lydianë dhe Italikë. Fjala ilire për vendin gjendet në gjuhën shqipe, latinisht, italisht, frëngjisht, anglisht, rumanisht dhe hungarisht. Fjala për anije (ania) është e dallueshme në gjuhën shqipe, etruske, san-skritishte, hebraike, perse, latine, italiane, spanjo-lle, portugeze, rumune dhe angleze. Të gjitha fjalët dhe vendet me prapashtesën “ona” kanë origjinë pel-lazgjike. Afërdita në ilirisht ka domethënien “vajzat e vogla të lindura herët në mëngjes”. “Çelt” (bëhet fjalë për Keltët, Celtët) do të thotë natyrë e çelur; “bal-ta” do të thotë baltë. Thelbi i këtyre pikëpamjeve nuk është për të debatuar ndonjë nga pohimet e veçanta. Këto tregojnë se shoqëritë vendase ishin me rëndësi historike e kulturore, duke u bërë paraardhëse për idetë bashkëkohore. Ata ishin në pararojë të zhvil-limit politik dhe ekonomik. Tipar brilant i shoqërisë ilire ishte sistemi i edukimit. Ashtu si Europa e shekullit të 19-të dhe Amerika e shekulli të 20-të, që u bënë des-tinacione të zgjedhura nga elita dhe elita aspiruese në ato epoka, në botën e Mesdheut për mijëra vjet, per-sona të tillë morën rrugën e tyre drejt Ballkanit. Ata e bënë këtë që të rrisnin nivelet e tyre kulturore, të përparonin në edukimin e tyre zyrtar dhe të krijonin mar-rëdhënie tregtare. Shembuj të njohur përfshijnë Julius Caesar, Augustus Oktavian dhe legjionet e udhëheqësve osmanë. Vetë ilirët u ngjitën në pozita pushteti të pa-masë –mes tyre Diokleciani (255 -313 p.K), Konstandini

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

nr. 4 gusht 2013 / Mbrojtja 51

i Madh (274-337 p.K) dhe Justiniani i Madh (482-565 p.K). Theksi mbi edukimin dhe gjuhën reflektohet në fjalën moderne shqipe që ata përdorin për të përshkruar veten e tyre – “Shqip” – e cila fjalë për fjalë do të thotë “shq-iptim i mirë”ose”folës në gjuhë origjinale.” Këto shoqëri lulëzuan nga tregtia dhe fama. Ato gjithashtu zhvilluan një pirateri rekord në detin Adriatik. Në shekullin e tretë para Krishtit, sistemi u lëvdua me një drejtuese femër, dhe gjatë erës së saj, me një unitet e ndikimi të madh, grave u ishin dhënë të drejta “të barabarta” dhe një qasje e vërtetë ndaj arsimimit. Në terma relative, dhe në kontekst, ajo ishte shoqëria e përndritur e atyre ditëve. Këto janë fije të thjeshta të historisë për të cilën popu-jt e Ballkanit mund, por rrallë e bëjnë, të krenohen. Fundi i kthjelltësisë së tyre erdhi në vitin 168 p.e.s, kur ilirët dhe maqedonasit luftuan dhe humbën kundër romakëve. Roma e ndau në tri pjesë Ilirinë dhe grupet nuk u bashkuar kurrë më përsëri. Shumë elita ilire u lidhën me Venecian, ku gjurmë të kulturës ilire mund të gjenden ende, veçanërisht në kulturën detare. Ilirët që u gjendën nën atë pjesë të Ballkanit të sunduar nga otomanët, nuk e patën të vështirë që ta tregonin veten si udhëheqës të denjë. Jo më pak se tridhjetë e gjashtë vezirë të mëdhenj (kryeministrat osmanë) ishin trashëgimtarë të ilirëve. Pikëpamja e theksuar këtu, është se shoqëritë ilire ndoshta përligjin njohjen si populli origjinal i Ballkanit (të paktën në pikëpamjen e organizimit shoqëror), energjia dhe arritjet e të cilit duhet të qëndrojnë krah për krah me ato romakëve, sllavëve, osmanëve, venedikasve dhe francezëve që erdhën radhazi më vonë. Përvojat romake në Ballkan tregojnë se ata kishin një vlerësim të qëndrueshëm për natyrën e avancuar të disa prej aspekteve të jetës dhe organizimit të Ballkanit. Romakët sollën një sistem ushtarak e qeverisës të organizuar detajisht në Ballkan dhe gjetkë. Meqë ata i afronin “popujt e tjerë”, romakët fillimisht ofronin marrëveshje aleance, e nëse refuzohej, ata vijonin me pushtimin e popull-sisë. Imazhet dhe fuqia romake projektoheshin nga

“legjionet” e Romës. Civiliz-imi romak ka pasur dëshminë e mjaft kronikave, por është e vlefshme që të vihet re se ata ishin më shumë të aftë në manifestimin e kulturës së lartë, se sa ç’ishin në krijimin e saj. Ata thithën shumë nga ajo që hasën kulturalisht dhe shtu-an një risi politike shumë inte-resante: ndërtonin vazhdimisht vendbanime të dubluara. Ndodhte që të ndërtohej një vendbanim për popullsinë civile dhe një i dytë aty pranë, vetëm për kontingjen-tin ushtarak. Këto ishin shumë të pavarura dhe mbaheshin me qëllim të ndara veç e veç. Men-dimi politik ishte se civilët dhe idetë e sjelljet e tyre do të in-fektonin ushtarakët nëse lejo-hej që të përziheshin. Disiplina ushtarake ishte supreme dhe vendbanimet e ndara, ishin një mënyrë që të ruhej kjo disipli-në. Kontrolli i Ballkanit prej ro-

makëve u plotësua me marrjen e qytet-shtetit të Raguzës (Dubrovniku i sotëm). Ai qëndroi si i fun-dit qytet-shtet i pavarur, deri në pushtimin e tij nga Roma. Sllavët, në grupe të ndryshëm të veg-jël, por në mënyrë të vazhdueshme, depërtuan në Ballkan nga veriu. Shumica e rrëfimeve historike tregojnë se ata ishin “bujq” nga Galicia, Ukraina, apo Polonia. Ishin vreshtarë dhe gjuetarë, por një popullsi aspak e përparuar teknikisht ose nga ana kulturore. Ata ishin popullsi fshatare, e shtyrë drejt jugut nga nevoja për ushqim dhe kushte të favorshme klimaterike. Ishin padyshim një popullsi e thjeshtë me një gjuhë pak të zhvilluar dhe pa organizim ushtarak. Gjithashtu, ishin pak të or-ganizuar politikisht dhe me interesa të pakta për tregti. Duke pasur parasysh kush dhe çfarë ishin, ata manovruan rreth shoqërive të mirë-organi-zuara si Hungarezët dhe gjetën boshllëqe territo-riale në pjesë të ndryshme të Ballkanit. Në lindje rusët dhe rusët e Kievit (sllavë të tjerë) ishin duke u përballur me grupet turke, në dhe përreth Bull-garisë dhe Beogradit. Të dyja këto u bënë pjesë e kufirit sllav. Ata përfituan nga fakti i të qenit në rrugën kryesore të Kryqëzatave nga Europa Perën-dimore drejt tokave të Mesdheut lindor...”

Këto ishin disa nga mendimet e profesor Richard Farkas, në lidhje me vlerën dhe zhvillimet historike shekullore të rajonit tonë. Padyshim që Shqipëria dhe trashëgimia e saj historike antike dhe e erës sonë, për-bën një vlerë themelore për qytetërimin europian. Kjo vlerë e padiskutueshme, është edhe arsyeja që prof. Farkas të bëjë këtë vlerësim i cili e sheh rajonin jo si një burim problematike, por si një burim civilizimi. Shqiptarët kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në këtë të fundit. Për këtë arsye, integrimi euro-atlantik i shqiptarëve duhet të shihet si integrimi i një popullsie të lashtë e plot vlera, në gjirin e popujve europianë.

Përgatiti: Albert Hitoaliaj

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes · PDF file2 Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 Përmbajtja numri 8 FORCAT SPECIALE TERRORIzmI E mEdIA q.gj.h. kuLTuRë 24 42 47 50 Përgatitja dhe

Mbrojtja / nr. 4 gusht 2013 52

Ligjshmëria detaredetarët, ajrorët dhe specialët në një stërvitje të përbashkët në gjirin e radhimës

Foto: Shefqet Kërcelli