organizatat ndËrkombËtare -...

53
ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE Pjesa I (parë)

Upload: phungdiep

Post on 30-Jan-2018

239 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Pjesa I (parë)

C' janë organizatat ndërkombëtare? • Organizatat ndërkombëtare janë një formë

institucionale te cili referohet në një sistem formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbart një formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune, emblema, logo, një staf, një hierarki administrative etj.

• Gjithashtu organizatat ndërkombëtare janë bashkësi e përhershmë me karakter qeveritar ose jo qeveritar të krijuar mbi bazë të një marrëveshje ndërkombëtare me qëllim bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të parashikuara në ato dokumente.

• Nga ky përkufizim del që organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e shteteve,

• Pra themelues te organizatave ndërkombetare janë shtetet sovrane në rastin kur organizatat janë shtetërore dhe ato krijohen bazuar në një traktat ndërkombëtar.

• Gjithashtu veprimtaria e tyre është e shtrirë brënda kompetencave që janë përcaktuar në marrëveshje.

• Organizatat ndërkombëtare janë klasifikuar në dy kategori kryesore: A. Organizata ndërqeveritare (IGO) dhe

B. Organizatat jo qeveritare (INGO).

o Një organizatë ndërqeveritare (IGO) është një organizatë e përbërë kryesisht nga shtete sovrane shpesh të referuara si shtetet anëtare, ose organizata të tjera ndërqeveritare.

o Organizatat ndërqeveritare janë quajtur shpesh organizatat ndërkombëtare, edhe pse ky term mund të përfshijë edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare të tilla si organizatat ndërkombëtare jo-fitimprurëse (OJQ) ose korporatat multinacionale

Ne baze te shtrierjes gjeografike dhe anetaresise ato ndahene:

• Organizatat klasifikohen mbi bazë të shtrirjes gjeografike dhe antarësisë.

• Në këtë klasifikim kemi dy tipe organizatash ato globale dhe rajonale.

• Organizata rajonale mbledh ne vetvete vende të një mjedisi të ngjashëm për të zgjidhur probleme me të cilat nuk mund të merreshin në nivel kombëtar dhe që do të trajtoheshin në mënyrë ineficente nga insitucionet më të gjëra.

• Organizata rajonale ka në përbërje një numër të kufizuar antarësh shumë prej të cilëve janë afër gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht të ngjashëm.

• Kjo do të sillte në një mënyrë siguri kundër kërcënimeve të jashtme.

• Ndërkoh organizatat globale kanë në përbërje të tyre shtete nga anembanë botës.

• Ato përbëjnë bazën për sigurinë kolektive për cështjen e paqes dhe prosperitetit.

Qëllimet dhe objektivat e organizatatvendërkombëtare

• janë shpesh të shumëfishta dhe në interes të publikut, por ato mund të jenë krijuar për një qëllim të veçantë.

• Organizatat ndërkombëtare i përshkruajnë dhe i përcaktojnë qëllimet e tyre në statutet ose dokumente të tjera themeluese.

• Por ndodh dhe që organizatat kanë dhe qëllime të tjera përvec atyre të përcaktuara në status.

• Ajo cka i dallon dy llojet kryesore të organizatave është që organizatat ndërqeveritare janë organizata ndërkombëtare, anëtare të të cilave janë shtetet.

• Ndërsa organizatat jo qeveritare janë shoqatat që përbehen nga anëtarë të tillë si individë ashtu dhe grupe.

• Ato janë organizata transnacionale të përbëra nga qytetarë privatë që mbajnë një status konsultativ.

• Ato përfshijnë shoqata profesionale, fondacione, korporata multinacionale ose grupe aktive ndërkombëtare të veçanta në shtete të ndryshme që bashkohen së bashku për të punuar në lidhje me interesa të përbashkëta.

• OJQ-të kryejnë një sërë funksionesh. • Ato japin informacion dhe ekspertizë teknike për qeveritë

dhe organizatat ndërkombëtare (të tilla si agjencitë e specializuara të OKB-së) çështjet të ndryshme ndërkombëtare.

• Ato mund të ofrojnë ndihmë humanitare lehtësim dhe zhvillim (p.sh., Kryqi i Kuq, Oxfam, dhe CARE).

• OJQ-të gjithashtu mund të monitorojnë të drejtat e njeriut apo zbatimin e rregulloreve mjedisore (p.sh., Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Amnesty International, Human Rights Watch, dhe Transparency International).

• Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare kanë luajtur role qendrore në fushatat globale kundër skllavërisë, tregtisë në fildishit, gjueti balenash, e në fushata sensibilizuese kundër dhunes së ushtruar ndaj grave.

• Edhe organizatat ndërqeveritare si OKB, Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), etj, lujnë rol të rëndësishëm në cështje të ndryshme globale.

• Konkretisht funksionet e këtyre organizatave konsistojne së pari mënyrën e bashkëpunimit.

• Në përmjet organizatave qeveritare shtetet hyjnë në ndërveprime dhe bashkë veprime të rregullta midis tyre.

• Shumë organizata të tjera përpunojnë procedura për të vendosur rregulla dhe për të zgjidhur mosmarrveshje.

• Organizata të tjera si Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) kryejnë veprimtari operacionale që veprojnë për të zgjidhur probleme madhore ndërkombë tare të tilla si pabarazia ekonomike, përhapja e armëve, sëmundjet infective etj.

• Organizatat ndërkombëtare mund të përdoren dhe si instrumente nga ana e shteteve në lidhje me politikën e tyre të jashtme.

• Roli i tyre si instrument përbën rolin më të përhapur të organizatave.

• Në këtë rast organizatat ndërkombëtare janë instrumente të politikave të qeverive individuale, mjete për diplomacinë e një numri shtetesh të kufizuar dhe sovrane.

• Nëse do ta ilustronim me një shembull për këtë rol do të përmendnim Organizatën e Kombeve të Bashkuara e cila u përdor si instrument gjatë Luftës së ftohtë për të realizuar diplomacinë e saj.

Organizatat deri në themelimin e OKB-së

• Para themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ekzistonin shumë organizata ndërkombëtare, që ishin bazë për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar në formë multilaterale.

• Organizatat ndërkombëtare themelohen që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pikërisht nga viti 1865 kur u themelua – Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit,

– në vitin 1875 u formua Unioni Postal Botëror,

– në vitin 1878 Organizata Meteorologjike Botërore dhe

– në vitin 1890 u firmos Konventa për bartjen e mallit me komunikacion hekurudhor.

• Qëllimi i të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare ishte zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në formë multilaterale për çështjet që ishin objekt i veprimtarisë së përhershme të tyre

• Në periudhën midis dy luftërave botërore po ashtu u themelua një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, nga të cilat posaçërisht dallohen:– Lidhja e Kombeve,

– Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe

– Oda Tregtare Ndërkombëtare

• Nga të gjitha këto organizata, të themeluara në periudhën midis dy luftërave botërore, përkah rëndësia dallohet Lidhja e Kombeve ose siç quhet edhe ndryshe Liga e kombeve.

• Kjo organizatë u themelua më 14 shkurt të vitit 1919 me seli në Gjenevë.

• Në kohën kur ajo ishte më e fortë, në radhët e veta kishte 60 vende anëtare.

• Parimet kryesore, që u aprovuan nga vendet anëtare të kësaj organizate dhe në bazë të të cilave duhej të realizohej bashkëpunimi ndërkombëtar, ishin:

• respektimi i pavarësisë dhe integritetit territorial të vendeve të botës;

• zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare në mënyrë paqësore etj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)

• Vendimi për themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u muar në takimin e përbashkët të Ruzveltit, Çerçilit dhe Stalinit më 11 shkurt të vitit 1945 në Jalltë, ku njëkohësisht u vendos edhe mbajtja e Konferencës në San Francisko, më 25 prill të vitit 1945.

• Në Konferencën e San Franciskos u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe u miratua Karta e OKB-së, të cilën e firmosën 51 vende. Sot kjo organizatë përfshinë 186 vende, me një tendencë të përhershme të rritjes së këtij numri.

Qëllimet dhe parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë theksuar në nenin 1 të Kartës, dhe ato janë:

• Të ruajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim të ndërmarrin masa kolektive të përshtatshme për pengimin dhe për evitimin e tërë asaj, që rrezikon paqën dhe për pengimin e agresionit ose të çrregullimeve të tjera të paqës

• Të zhvillojë marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve të bazuara në respektimin e parimeve të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve, si dhe me qëllim të forcimit të paqes në botë të ndërmarrë masa tjera të përshtatshme.

• Të realizojë bashkëpunimin ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare të natyrës ekonomike, shoqërore, kulturore dhe humanitare, duke përkrahur dhe duke zhvilluar respektimin ndaj të drejtave të njeriut dhe ndaj lirisë elementare për të gjithë, pa marrë parasysh racën, gjininë, gjuhën ose fenë; dhe

• Të jetë qendër ku do të harmonizohen qëndrimet e kombeve drejt realizimit të këtyre qëllimeve të përbashkëta.

Organet kryesore të kësaj Organizate

→Kuvendi i Përgjithshëm,

→Këshilli i Sigurimit,

→Këshilli Ekonomik dhe Social,

→Këshilli i Kujdestarisë,

→Gjyqi Ndërkombëtar i të Drejtës dhe

→Sekretariati.

• Për këtë fushë posaçërisht është i rëndësishëm Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC), i cili shqyrton çështjet ekonomike dhe sociale në botë.

• Ky Këshill qëllimet e veta i realizon nëpërmjet komiteteve (Komiteti ekonomik, Komiteti social, Komiteti koordinues, Komiteti i ndihmës teknike dhe Komiteti i organizatave joqeveritare), komisioneve (Komisioni i statistikës, Komisioni i popullsisë, Komisioni social, Komisioni për të drejtat e njeriut, Komisioni për të drejtat e gruas, Komisioni për mjetet narkotike dhe Komisioni i tregtisë ndërkombëtare të lëndëve të para) dhe komisioneve ekonomike rajonale (Komisioni ekonomik për Evropë, Komisioni ekonomik për Amerikë Latine, Komisioni ekonomik për Azi dhe Lindje të Largmedhe Komisioni ekonomik për Afrikë

• Në nenin 57 të Kartës është paraparë mundësia e themelimit të agjencive të specializuara të OKB-së.

• Mbi kete baze u themelua një numër i madh i agjencive të tilla.

• Organizatat ndërkombëtare të themeluara para OKB-së morën statusin e agjencive të specializuara, kurse ndër të rejat duhet përmendur:

⃝Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me afilacionet e veta,

⃝Marrëveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregtia (Organizata Botërore e Tregtisë),

⃝Konferenca e KB për Tregti dhe Zhvillim, Organizata Ndërkombëtare për Ushqim dhe Bujqësi etj.

Agjencitë e Specializuara të KB dheOrganizatat ndërkombëtare financiare

• Ideja e formimit të organizatave ndërkombëtarefinanciare të karakterit universal, anëtarë të tecilave do të ishin shtete, e të cilat do t’i zgjedhinçështjet e stabilitetit monetar, është iniciuar nëvitet e tridhjeta të Shekullit XX, me daljen nëskenë të krizës së njohur botërore financiare.

• Mirëpo, përpjekjet e para nuk kanë pasur sukses.

• Megjithëse nuk u themeluan organizatat e këtillandërkombëtare, ishte themeluar banka e posaçme, anëtarë të së cilës u bënë bankatqendrore të disa shteteve.

Roli i Organizatave nderkombetare finanaciare• Organizatat ndërkombëtare financiare anëtarë të së

cilëve janë shtetet, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillimose Banka Botërore janë themeluar më vonë, nëvitin 1944 nën ndikimin e rrethanave tani më tereja.

• Qëllimet themelore të formimit të këtyreinstitucioneve ndërkombëtare financiare kanëqenë:

afirmimi i stabilitetit financiar;rindërtimi i vendeve të rrënuara në Luftën e DytëBotërore;Zgjerimi i sistemit tregtar me tregti të hapur – lirë dheme qasje në treg për të gjitha vendet.

• Shkenca e të drejtës biznesore ndërkombëtare, tradicionalisht e studion

Fondin monetar ndërkombëtar (FMN) dhe

Banka botërore (BB)

si institucione ndërkombëtare financiare tëkarakterit universal.

• FMN dhe BB kryejnë funksione të ndryshme porkomplementare në marrëdhënie ndërkombëtarefinanciare.

Fondi monetar ndërkombëtar (FMN)• FMN është organizatë ndërkombëtare financiare e

karakterit universal me seli në Uashington.

• Kjo organizatë promovon:

– bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, përkrahekspansionin e tregtisë ndërkombëtare,

– promovon stabilitetin e kursit dhe eviton çrregullimetpër shkak të jo stabilitetit të marrëdhënieve në mes tëvalutave.

• Kontrata mbi themelimin e FMN (1944).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

• është një institucion ndërkombëtar ithemeluar më 22 Korrik 1944 në konferencëne Breton Woods, që sot ka 188 vende anëtare.

• Roli i FMN është të

nxisë bashkëpunimin monetar ndërkombëtar,

të garantojë qëndrueshmërinë financiare,

të lehtësojë shkëmbimet ndërkombëtare,

të kontribojë për një nivel të lartë punësimi,

qëndrueshmëri ekonomike dhe ulje të varfërisë”.

FMN ka për funksion të sigurojë

qëndrueshmërinë e sistemit monetarndërkombëtar,

të mbështesë bashkëpunimim monetar global dherritjen ekonomike, dhe

menaxhojë krizat monetare dhe financiare.

Për këtë ai u jep kredi vendeve që janë në vështirësifinanciare duke vënë si kusht për organizmatqeveritare të vendit, qëndrueshmërinë e sistemit tëtij financiar (bankat, tregjet financiare) dhe/oseekuilibrimin e flukseve te shkëmbimeve të tregëtisënderkombëtare me vendet e tjera.

• FMN vepron kryesisht duke dhënë hua financiare tëkushtëzuara dhe këshillime vendeve anëtare qëndodhen në vështirësi ekonomike.

• Kushtëzimet përfshijne zbatimin e reformaveekonomike që synojnë në mënyrë të përgjithshmetë përmirësojnë menaxhimin e financave publikedhe të arrijnë një rritje ekonomike të ekulibruar përnjë periudhë afatgjatë.

• Ndërhyrja e Fondit bëhet e domosdoshme nëkushtet kur vendi nuk mund të rimbursojë mëkreditorët e vet, ose nuk mund të paguajëshpenzimet e veta të zakonshme.

• Po ashtu FMN mbikqyr sistemin monetar dhefinanciar boteror si dhe situatën makroekonomikedhe politikat përkatëse të vendeve anetare

• Burimet e mjeteve financiare të FMN – së janëdepozitimet (derdhjet) – kuotat (kuotat quhendepozitimet e shteteve anëtare).

• Me rregulla të FMN, është paraparë që qëllimi idhënies së mjeteve të jetë dhënia e kredive tëpërkohshme shteteve anëtarë të cilat FMN – së, iaparaqesin vështirësitë e veta rreth pagesës sëimportit dhe borxheve të jashtme.

• Mirëpo, FMN kushtëzon që ato shtete të pranojnëqë të bëjnë reforma të caktuara të brendshme nëmënyrë që ta korrigjojnë debalansin (joproporcionalitetin) që është thelbi (esenca) iproblemit nga i cili krijohen vështirësitë me pagesa.

• Marrëdhënia juridike në mes të FMN – së dheshtetit anëtar, sipas natyrës juridike nuk ështëmënyra punës si kredi klasike.

• Fjala është për aranzhmanin financiar i cili shprehetnë këmbimin e një mase parash me një tjetër.

• Kur lidhet kontrata e aranzhmanit në mes të FMN –së, në një anë dhe anëtarëve të tij (shtetit tëcaktuar) në anën tjetër, anëtari me valutë të vet ne të vërtetë e blen valutën e fortë nga FMN – ja e pastaj me te, e blen valutën vet.

• Në këtë mënyrë shtetit anëtarë valuta e fortë ishërben si balans me të cilën e paguan mallin oseshërbimet e blera.

BANKA BOTËRORE (BB)• (BB) grupon dy institucione ndërkombëtareI. Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BIRD) dheII. Shoqatën ndërkombëtare të zhvillimit (IDA), të krijuara për të luftuar varfërinë duke dhënë ndihma,

financime dhe këshilla për shtetet që janë në vështirësi.Grupi i Bankës Botërore është në vetvehte i përbërë prej pesëinstitucioneve.Selia e saj është në Washington. Presidenti zgjidhet për 5 vjet prej Këshillit të Administratorëve tëBankës, me një mandat të rinovueshëm. Sipas një rregulle të pranuar në heshtje, Drejtori i FMN caktohetprej qeverive evropiane, ndërsa presidenti i BB caktohet prejqeverisë amerikane, meqënëse Shtetet e Bashkuara janëaksioneri kryesor i BB. Ajo bën pjesë në institucionet e specializuara të sistemit tëOrganizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo është krijuar në 27 dhjetor 1945 me emrin e Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillimpas nënshkrimit të marrëveshjes Bretton Woods.

BB ka qënë krijuar fillimisht për të ndihmuarEvropën dhe Japoninë për rindërtimin e tyre, tënesërmen e luftës së dytë botërore.

Por me lëvizjen e dekolonializimit të vitevegjashtëdhjetë, ajo fiksoi një objektiv suplementar, atë të inkurajimit të rritjes ekonomike të vendeveafrikane, aziatike dhe të Amerikës latine në rrugën e zhvillimit.

Pas viteve 1990 ajo filloi të financojë edhe vendetqë sapo dolën nga sistemi komunist. Shqipëria ështëbërë anëtare e BB qysh prej 15 tetorit të vitit 1991

Objektivat e BB kanë ndryshuar në vite.

Kohët e fundit ajo e ka vënë theksin mbireduktimin e varfërisë.

Ajo favorizon krijimin e ndërrmarjeve shumë tëvogla.

Ajo ka mbështetur idenë që uji i pijshëm, edukimidhe zhvillimi i qëndrueshëm janë faktorët kyesorëtë rritjes ekonomike dhe kanë filluar të investojnëmasivisht në projekte të tilla.

Në përgjigje të kritikave, sidomos të atyre të bëranga organizatat jo qeveritare, BB ka adaptuar njësërë politikash në favor të mbrojtjes së mjedisitdhe të aspekteve të ndryshme sociale.

Gruopacioni Banka Botërore• Grupacioni Banka Botërore (World Bank Group) ose

Banka Botërore, në të vërtetë është kombinimi ipesë institucioneve të veçanta:

IBRD (Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim);IDA (Asociacioni ndërkombëtar për zhvillim –International Finance Corporation);FIC (Korporata ndërkombëtare financiare – International Finance Corporation);MIGA (Agjencioni ndërkombëtar për sigurimin e investimeve – Multilaterals Investment Guarantee Agency);CISID (Qendra ndërkombëtare për zgjedhjen e kontestevefinanciare – International center for settiment of investment Disputes);

Me qëllim studimi, shkenca juridike të gjithakëto institucione i ndan në dy grupe.

Grupin e parë e përbëjnë:• Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BRRD) dhe• Asociacioni ndërkombëtar për zhvillim (IDA). Është paraparë që këto të dy institucionet tu japin kredi

ndërmarrjeve në pronësi shtetërore ose ndërmarrjeve private të cilat kanë gananca shtetërore për projekte dhe programeqë kanë të bëjnë më zhvillimin e mëtejmë të tyre.

Grupin e dytë e përbëjnë:• institucionet tjera (FIC, MIGA dhe CISID) që kanë për qëllim që çdo njëra në mënyrë të vet të nxisin

investime në zhvillimin e sektorit privat. Çdo njëra nga këto subjekte ka ne vete subjektivitet të veçantë

dhe të gjitha së bashku e përbejnë Grupacionin e BankësBotërore ose shkurtë – Banka Botërore (BB).

Banka Ndërkombëtare për rindërtim dhezhvillim (IBRD)

është institucioni më i vjetër i Bankës Botërore. Është themeluar në vitin 1944. Deri me sot ia ka ndryshuar funksionet. Pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur për qëllim rindërtimin

e shteteve të rrënuara nga lufta. Më vonë është orientuar në rikonstruimin e vendeve në

zhvillim (në koloni të dikurshme). Në fillim e ka ndihmuar zhvillimin e sektorit privat por më

vonë më shumë është orientuar në dhënien e kredivesektorëve shtetëror meqë shtetet janë në gjendje tëudhëheqin investimet e mëdha më mirë dhe në mënyrëme efektive se sa subjekte të tjera.

Në organet e IBRD – së e drejta e vetos së anëtarëve ështëe lidhur ne raport me lartësinë (shumën) e deponimeve.

• Në mes të Bankës Botërore IBRD dhe FonditMonetar ndërkombëtar FMN ekzistojnëngjashmëri por edhe dallime.

Ngjashmëritë janë:

anëtarë të te dy organizatave janë shtetet;

të dyja janë institucione me karakter multilateral;

qëllim i tyre është zgjedhja e problemeveekonomike;

ne te dyja vendimmarrja është e bazuar në votimi cili varet nga vëllimi i pjesëmarrjes (kuotës) nëbankë.

Dallimet kanë të bëjnë me

qëllimin e themelimit dhe me mjetet të cilat realizohenqëllimet e këtyre dy institucioneve.

IBRD është bankë investuese – ndërmjetësuese në mes tëinstitucionit i cili blen fletobligacione dhe vendeve nëzhvillim të cilat i huazojnë mjetet nga IBRD – ja.

(FMN) menaxhon me mjete financiare (valuta) tëgrupuara nga të cilat anëtarëve të vet u jep shuma tëcaktuara, por që në rend të parë funksionin si institucion icili mbikëqyrë sistemin monetar ndërkombëtar.

IBRD – ja, si bankë investuese ka funksionin financiarmultilateral duke u dhënë kredi vendeve për të cilat, sipasmendimit të tij, i plotësojnë kushtet e caktuara.

Mjetet për aktivitetin e vet FMN – ja i siguron nga kuotate anëtarëve të vet.

Korporata ndërkombëtare financiare (IFC)• është formuar në vitin 1956.

• Qëllimi i IFC – së është që të siguroj ngritjen e vendeve tëzhvilluara me financim të sektorit privat dhe të japndihmë e këshilla shteteve dhe ndërmarrjeve nëbashkëpunim me investitorët privat.

• IFC jap huana dhe financon ndërmarrje të ndryshme dhekështu fiton pjesë të këtyre ndërmarrjeve.

• Këtë e arrin duke dhënë kredia afatgjata sipas kushteve tëtregut dhe përfitim të pjesës (aksioneve) në ndërmarrjetprivate.

• Me rastin e formimit të IFC – së si pjesë e BB ështëmenduar që pjesëmarrja e IFC – së në projekte konkretetë veprojë si nxitës e investitorëve të tjerë që të hyjnë nëatë projekt.

Agjencioni multilateral për sigurinë e investimeve (MIGA)

• është formuar në vitin 1988 dhe si i tillë ështëinstitucioni i fundit i themeluar e që bënë pjesë nëGrupacionin Banka Botërore.

• Ky agjencion mbështet investimet direkte në vendetme zhvillim.

• Këtë e bënë në atë mënyrë që siguron garancikundër rrezikut (ndikimit) politik (jo komercial) i cilido t’i shkaktonte dëm investitorit.

• Investitorët, kur sigurojnë mbrojtjen e MIGA – t, janë me të gatshëm për të investuar në vende tëcilat, sipas mendimit të vet investuesit, nuk janëmjaft të sigurta për të investuar në projekte.

Qendra ndërkombëtare për zgjedhje tëkontesteve investuese (ICSID)

• është themeluar në vitin 1966 me kontratëndërkombëtare që të sigurojë një forum për zgjedhjen e kontesteve në mes investitorëve të huaj dhe të venditnikoqir – pritës nëpërmjet ndërmjetësimeve osearbitrazheve.

• Selia e Qendrës është në lokalet e Bankës Ndërkombëtarepër Ndërtim dhe Zhvillim.

• Kryetari i kësaj banke, sipas pozitës, është edhe Kryetar iKëshillit administrativ të Qendrës por pa të drejtë vote.

• Objektivat e Qendrës janë mundësimi i shtimit të vëllimittë investimeve të huaja duke themeluar nj arbitrazh tëposaçme për zgjedhjen e kontesteve të krijuara me investime të jashtme.

• Qendra zgjedh konteste në mes të investitorëvetë huaj dhe shteteve në të cilat bëheninvestime, me kusht që shteti nacionalitetin e tëcilit e ka investitori i huaj dhe shteti në të cilinjanë bërë investime, të jenë kontraktuese tëKonventës së ICSID – së.

• Shtetet nuk janë të obliguara që t’i shfrytëzojnëshërbimet e ICSID – së për procedurë të pajtimitdhe arbitrazhit, por kur i pranojnë ato, nukmund të dalin nga procedura duke u thirr nëimunitet gjyqësor nga ushtrimi i procedurësgjyqësore.

Agjencioni ndërkombëtar për zhvillim (IDA)

• është formuar në të njëjtën kohë me IBRD –në dhe është mbështetëse e bankës së IBRD –së.

• Aktivitetin e vet e orienton kah vendet e varfra.

• Sipas akteve të themelimit, IDA jep huana pa kamatë dhe bën shërbime të tjera në vendet e pazhvilluara.

• Mjetet ky institucion i merr nga vendet e zhvilluara.

BANKA NDËRKOMBËTARE PËR NIVELIME (BIS)

• Banka ndërkombëtare për nivelime (barazime) BIS (Bank for International Settlement)

• është organizatë ndërkombëtare për avancimin e bashkëpunimit të bankave qendrore të shteteve dheiniciativave ndërkombëtare financiare e themeluarnë formë banke ne seli në Bazel.

• Anëtarët e kësaj banke janë bankat qendrore tështeteve të ndryshme. Për këtë thuhet se BIS – iështë “klubi” i bankave qendrore. Këto banka i kanë86% të kapitalit të BIS – it.

• Pjesën tjetër e posedojnë aksionarët privat të cilëtnuk kanë të drejtë të asistojnë e as të votojnë nëkuvendet e BIS – it.

• BIS është themeluar në Konferencën e Hagës nëvitin 1930 me qëllim të kryerjes (ekzekutimit) mëtë lehtë të reperacionave (dëmshpërblimeve) gjermane pas Luftës së Parë Botërore.

• Qëllimet të tjera kanë qenë paraqitja e bankës sibankë qendrore e anëtarëve të vet dhe promovimii bashkëpunimit të bankës qendrore të shteteve.

• Misioni themelor i BIS – it ka përfunduar pas Luftëssë Dytë Botërore.

• Në konferencën e Bretton Woods – it në vitin1944, kur edhe është themeluar FMN dhe BB, është shqyrtuar likuidimi i BIS – it.

• Mirëpo, në vend të ndërprerjes së veprimtarisë si ikëtillë, ka fituar funksione të reja.

Funksionet e BIS – it janë:• Bashkëpunimi ndërkombëtar monetar dhe financiar. Bankat

qendrore janë anëtar të BIS – it dhe takohen çdo muaj për tëshqyrtuar çështje më rëndësi për politikën bankare dheekonomike;

• Ofron shërbime të llojllojshme për bankat qendrore nëmenaxhimin e rezervave të tyre të jashtme dhe paraqitje nëcilësinë e përfaqësuesit për lehtësime në aplikimin e kontratave ndërkombëtare;

• Themelon trupa (komitete, organe) të veçanta të cilat kanëformuluar standarde të procedurave bankare në fusha (lëmë) të ndryshme. – Më i rëndësishmi është Komiteti për Monitorim (Mbikëqyrje) i

formuar në vitin 1974 i njohur si Komiteti i Bazelit.– Ai formulon standarde të pranueshme të veprimtarisë

ndërkombëtare bankare. Në tërë botën bankat i aplikojnëstandardet e sjelljes dhe udhëzuesit të cilët i ka hartuar Komiteti.

ORGANIZATA E USHQIMIT DHE BUJQËSISË (FAO)

• është një agjenci e specializuar e K.B. që çon nëpërpjekjet ndërkombëtare për të mundur urinë.

• Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe vendet nëzhvillim.

• FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendettakohen si të barabartë për të negociuar marrëveshjedhe debat politik.

• FAO është gjithashtu një burim i dijes dheinformacionit, si dhe ndihmon vendet në zhvillim dhevendet në tranzicion për përmirësimin dhemodernizimin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinëushqimore" për të gjithë.

• FAO është themeluar më 16 tetor 1945, në Quebec City, Quebec, Kanada.

• Në vitin 1951, selinë e saj u zhvendosnga Washington, DC, Shtetet e Bashkuara në Romë, Itali.

• Agjencia drejtohet nga Konferenca e KombeveAnëtare, e cila mblidhet çdo dy vjet për tëshqyrtuar punën e kryer nga organizata dhe tëmiratojë një Program të Punës dhe të Buxhetit përperiudhën e ardhshme dy-vjeçare.

• Konferenca zgjedh një këshill prej 49 shteteveanëtare (që shërbejnë një periudhë tre-vjeçare me rotacion) që vepron si një organ i përkohshëmqeverisës, gjithashtu zgjidhet edhe Drejtorit ipërgjithshëm, që drejton agjencinë.

ORGANIZATA E AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR (ICAO)

• Organizata e Aviacionit Civil Nderkombetar (The

International Civil Aviation Organization “ICAO”), kodifikon principetdhe teknikat e navigimit ajror nderkombetar dhekujdeset per planifikimin dhe zhvillimin e transportitnderkombetar per te bere nje rritje te sigurte dhe terregullt te ketij transporti.

• Zyrat qendrore jane te lokalizuara ne QuartierInternational of Montreal, Canada.

• Keshilli i ICAO adopton standartet dhe praktikat e rekomanduara qe i perkasin navigimit ajror, parandalon nderhyrjet e paligjshme gjate ketijprocesi dhe ndihmon ne procedurat e kalimit tekufijve per aviacionin civil nderkombetar.

• Gjithashtu ICAO percakton protokollet qe iperkasin hetimeve te aksidenteve ajrore tendjekura nga autoritetet per sigurine ajrore ne shtetet qe kane firmosur Konventen e AviacionitCivil

• qe ndryshe njihet si Konventa e Chigago-s Pikerisht ICAO i ka dhene aeroportit te Kukesitkodin “LAKU” dhe e ka percaktuar ate si aeroportte klasit C.

• Me 12 maj te vitit 1990, ICAO adoptoi skemen e asaj kohe per klasifikimin e hapesirave ajrore. Klasat jane te percaktuara sakte persa i perketrregullave te fluturimit dhe bashkeveprimitndermjet aeroplanit dhe Kontrollit te TrafikutAjror (Air Traffic Control “ATC”).

• Ndarja: Duke mbajtur nje distance minimalendermjet dy aeroplaneve ose ndermjet aeroplanitme terrenin per te evituar perplasjet, normalishtduke I kerkuar aeroplanit qe te fluturoje ne nivelete caktuara, duke i drejtuar ne drejtime te tjera, ose duke menaxhuar shpejtesine e fluturimit.

• Leje per vepruar: Leja e dhene nga Kontrolli I Trafikut Ajror (ATC) per nje aeroplan per teproceduar sipas rregullave qe permban kjo e fundit.

• Informacioni i Trafikut: Informacion qe jepet ngaKontrolli I Trafikut Ajror

Organizata Botërore e Punës (ILO)• ILO eshte formuar pas luftes se parë Botrore ne kuader

te liges se popujve .Pas Luftes II Botrore fiton statusin e instutucionit te OKB-se me seli ne Gjeneve.

• Qellimi i org. eshte qe me marrveshje nderkombëtaretë sigurojë kushte më të mira të punes dhe pozite me te mire te punëtorëve.

• Organi me i larte i saj eshte konferenca e pergjithshmee cila bjen rekomandime: bashkimin e lire ne sindikata, kohzgjatja e punes dhe caktimin e meditjeve minimale mbrojtja e grave ne pune dhe pengimi i punes se femijeve te mitur,te drejta ne pushim dhe mbrojtje shendetsore.

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)

• Organizata Ndërkombëtare Detare(InternationalMaritimeOrganization - IMO) ështëKombet e Bashkuara janë përgjegjëse për sigurinëe lundrimit detar dhe parandalimin e ndotjesdetare nga anijet, një agjenci e specializuar, me seli në Londër.

• Organizata u themelua në 6 janar 1959, e njohurdikur si "organizatë ndërqeveritare KonsultativDetare", në maj 1982 për emrin e tij të tashme, deri në tetor të vitit 2006, më shumë se 167 anëtarë të plotë.

• IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare - IMO) është e Kombeve të Bashkuara përgjegjës përsigurinë e lundrimit detar dhe parandalimin e ndotjes detare nga anijet,

• një agjenci e specializuar, OrganizataNdërkombëtare Detare është një Qeveritëkontribuar dhe industrisë kombëtare të anijeve përtë përmirësuar sigurinë detare dhe parandalimin e ndotjes detare detar dhe bashkëpunimi teknik nëorganizatat ndërkombëtare.

• Me seli në Londër. Organizata u themelua në 6 janar 1959, e njohur dikur si "organizatëndërqeveritare Konsultativ Detare", në maj 1982 për emrin e tij të tashme, ekzistuese 170 anëtarë tëplotë dhe tre anëtarë të asociuar. (Shtator 2012

ORGANIZATA BOTERORE PER PRONESI INTELEKTUALE• Organizata Botërore për mbrojtjen e pronës intelektuale = World

intellectual Property Organization mbron të drejtat e krijuesve në tërëbotën- të drejtën e autorit. Duke siguruar stabilitetin e tregut për tregtime prodhime intelektuale, WIPO e avancon tregtinë e këtillëndërkombëtare.

– Kujdeset për më se njëzetenjë kontrata multilaterale të cilat e rregullojnëaspektin juridik dhe administrativ të pronës intelektuale. Kryesisht iushtron këto veprimtari;

– I unifikon rregullat e legjislacioneve nacionale mbi pronën intelektuale;– Ofron shërbime për mbrojtje ndërkombëtare të pronës intelektuale;– Këmben informacione dhe ofron ndihmë në këtë lëmi për vendet në

zhvillim;– Lehtëson zgjedhjen e kontesteve rreth kësaj pune nëpërmes qendrës së

vetë të veçantë të arbitrazhit;– Angazhohet në drejtim të zhvillimit të teknologjisë informative e cila

mundëson mbajtjen dhe shfrytëzimin e të dhënave mbi pronënintelektuale.

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT

• Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnëapo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhemësimi;

• sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve teBashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende tëndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtëambientit të përditshëm personal, për një periudhë prejminimumi një nate por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi itij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila tëpërfitojë ekonomikisht.

• Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe tëafërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.