perfitimet e nje ditari profesional!

10
Përfitimet e një ditari profesional!

Upload: sfida-biznesi

Post on 02-Aug-2015

491 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet e një ditari profesional!

Page 2: Perfitimet e nje ditari profesional!

Sfida e ngarkesës në punë!

Ngarkesa e madhe dhe e vazhdueshme në punë ka mjaft aspekte negative që nuk karakterizohen vetëm nga simptoma e stresit dhe lodhjes së vazhdueshme por edhe nga: • mungesa e përqendrimit, • humbja e durimit, • kujtesa e sforcuar – thuajse harresë e vazhdueshme, • çorientim prioritetesh, • mungesë planifikimi, • harxhim hemoragjik energjish etj.

Page 3: Perfitimet e nje ditari profesional!

Mbani një ditar!

Secila prej simptomave dhe efekteve të përmendura janë jo vetëm të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por rrjedhimisht dëmtojnë efikasitetin tonë në punë.

Ndaj, dëshiroj t’ju sugjeroj një “terapi” apo “praktikë”, e cila kam bindjen do t’ju ndihmojë të ripërtërini një pjesë të mirë të pasojave të ngarkesës që përjetoni si profesionist.

• Sugjerimi është mjaft i thjeshtë: mbani një ditar!

• Më lejoni t’ju sfidoj që ta provoni vetëm për një javë.

Page 4: Perfitimet e nje ditari profesional!

Formati i ditarit!

Formati dhe përmbajtja është plotësisht në dorën tuaj pasi është/dhe duhet të mbetet vetëm për ju. Nëse ky sugjerim i thjeshtë nuk ju nxit sa duhet, atëherë më lejoni t’ju tregoj për të paktën tre prej përfitimeve direkte që do të keni nga ky proces i hedhjes së mendimeve tuaja në letër (fizike apo dixhitale)!

Page 5: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet: Reflektimi

Kur jeni shumë të ngarkuar me punë është praktikisht e keni të pamundur që të gjeni kohën e mjaftueshme për të reflektuar mbi ato që bëni rregullisht, që fundja mund të jenë edhe thjesht punë rutinë. Por gjesti i hedhjes/përshkrimit të asaj që ju bëni çdo ditë në letër ju detyron të ndaloni mjaftueshëm për t’i dhënë kohë mendjes tuaj të reflektojë dhe të përqendrohet në atë që po shkruani. Rrjedhimisht, ju do jeni në gjendje që të kuptoni dhe madje të gjeni zgjidhje më praktike për punët dhe nevojat e përditshme të punës.

Page 6: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet: Kujtesa

Kujtesa afatshkurtër – Në punën time të përditshme shpesh më duhet të takohem dhe njihem me njerëz të rinj. Rrjedhimisht, e kam praktikisht të pamundur që të mbaj mend çdo emër apo detaj. Por, fakti që në fund të ditës apo edhe disa herë gjatë ditës, e detyroj veten që të shënoj emrat, detajet, ngjarjet, etj. në ditarin tim, më lejon që të sforcohem të kujtoj detajet, emrat, ngjarjet dhe gjërat e tjera të cilat zakonisht mund t’i harroja brenda pak minutash.

Page 7: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet: Kujtesa

Kujtesa afatgjatë – nuk përpiqem të mbaj mend çdo gjë, madje, nuk synoj ta bëj këtë pasi ka mjaft detaje dhe aspekte të ditës me të cilat nuk ia vlen ta ngarkosh kot mendjen. Ndaj, mbajtja shënim e detajeve të ditës, qoftë edhe thjesht të përmbledhura si një listë gjërash që kam bërë, më lejon që t’i referohem më me lehtësi atyre detajeve në të ardhmen.

Page 8: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet: Planifikimi

Një nga “surprizat” më të këndshme dhe praktike për mua ishte dhe mbetet ndikimi pozitiv që mbajtja e një ditari ka pasur mbi aftësinë time për të planifikuar ditën, javën dhe më gjatë, të punës. Rezultati është i drejtpërdrejtë për sa i përket efektit pozitiv që ka reflektimi dhe kujtimi i detajeve të ditës së punës mbi aftësinë për ta planifikuar më mirë ditën e nesërme apo edhe vetë javën apo muajin.

Page 9: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfitimet: Planifikimi

Fakti që ti e “detyron” mendjen të reflektojë mbi ndodhitë e ditës të bën të kuptosh më mirë se sa i suksesshëm ke qenë dhe rrjedhimisht vjen edhe nevoja që të përmirësohesh ditën apo javën në vazhdim duke bërë të njëjtën gjë që mund ta kesh bërë me qindra herë më parë. Rrjedhimisht, je në gjendje që të planifikosh më mirë: • Kohën tënde; • Energjitë që do të duhen; • Burimet dhe mjetet që do të nevojiten etj.

Page 10: Perfitimet e nje ditari profesional!

Përfundimi

Ky shkrim është kryesisht i bazuar mbi eksperiencat dhe reflektimet që unë kam bërë mbi jetën dhe punën time nëpërmjet mbajtjes së një ditari, por jam i qartë që nuk është gjithëpërfshirës, ndaj mirëpres pa druajtje të gjitha këshillat dhe sugjerimet tuaja pasi besoj se është me interes mjaft të gjerë.

Autor: Elvis Plaku Konsulent për marketingun & komunikimin dixhital

http://SfidaBiznesi.com