praktika te mira ne mbledhjen e bma puke - agro-puka te mira ne mbledhjen e bma... · studim mbi...

96
Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë 1 PRAKTIKA TE MIRA NE MBLEDHJEN E BIMESISE MJEKESORE E AROMATIKE NATYRORE PER SIGURIMIN E QENDRUESHMERISE TE TYRE NE ZONEN E PUKES M a n u a l në ndihmë të mbledhësve, grumbulluesve, ekspertëve e trainerëve të bimëve mjekësore e aromatike të Shoqatës AgroPuka Përgatitur: As. Prof. Dr. Florenc KUTROLLI Agr. Jak UKAJ Tiranë, Tetor 2008

Upload: buidang

Post on 06-Feb-2018

431 views

Category:

Documents


22 download

TRANSCRIPT

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

1

PRAKTIKA TE MIRA NE MBLEDHJEN

E BIMESISE MJEKESORE E AROMATIKE NATYRORE PER SIGURIMIN E QENDRUESHMERISE TE TYRE

NE ZONEN E PUKES

M a n u a l në ndihmë të mbledhësve, grumbulluesve, ekspertëve e trainerëve të bimëve mjekësore e

aromatike të Shoqatës AgroPuka

Përgatitur:

As. Prof. Dr. Florenc KUTROLLI Agr. Jak UKAJ

Tiranë, Tetor 2008

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

2

PPËËRRMMBBAAJJTTJJAA::

1. PROBLEME TE PERGJITHESHME ................................................................................ 4

1. Hyrje …………………………………………………………………………………………………………4 2. Biodiversiteti dhe resurset genetike ………………………………………………………………………4 3. Mbi qëndrueshmërinë e bimëve ……………………………………………………………………………5 4. Konvertimi i prodhimeve natyrore në biologjike ………………………………………………………6 5. Historia e përdorimit të bimëve mjekësore …………………………………………………………… 7 6. Përdorimit i bimëve natyrore nga njeriu … …………………………………………………………… 8 7. Rëndësia e bimëve spontane për zonën …… ……………………………………………………………9 8. Pjesët/organet e bimës që mblidhen …………………………………………………………………….10

2. MBLEDHJA/VJELJA E GRUMBULLIMI I BIMEVE ................................................. 13

1. Mbledhësit/vjelësit e bimëve …………………………………………………………………………… 13 2. Kujdesi nga rreziqet ………………………………………………………………………………………14 3. Kriteret e mbledhjes së bimëve …………………………………………………………………………14 4. Koha e mbledhjes/vjeljes …… ……………………………………………………………………………16 5. Mënyra e mbledhjes ………….…………………………………………………………………………… 17 6. Vjelja sipas organeve të bimëve …………………………………………………………………………17 7. Procesi i mbledhjes.. .………………………………………………………………………………………20 8. Teknika e mbledhjes ...……………………………………………………………………………………20 9. Transporti mbas vjeljes .…………………………………………………………………………………21 10. Zgjedhja e vendit të përpunimit . ...………………………………………………………………………21 11. Përpunimi paraprak mbas vjeljes ...……………………………………………………………………22 12. Tharja ……………………………………………………………………………………………………22 13. Përpunimi dhe trajtimi mbas tharjes … …………………………………………………………………23 14. Përzjerrja dhe miksimi i produktit ...……………………………………………………………………24 15. Amballazhim ………………………………………………………………………………………………24 16. Etiketimi ……………………………………………………………………………………………………26 17. Ruajtja në magazinë ………………………………………………………………………………………26 18. Prodhimi paralel dhe shmangia e ndotjes ……………………………………………………………28 19. Dokumentimi ………………………………………………………………………………………………28

3. KULTIVIMI I BIMEVE MJEKESORE .......................................................................... 29

1. Vlerësim për kultivimin i bimëve ……………………………………………………………………… 29 2. Koncepte për kultivimin e bimëve ………………………………………………………………………30 3. Kushtet e kërkesat për kultivim……………………………………………………………………………31 4. Mënyrat e shtimit …………………………………………………………………………………………32 5. Shumëzimi i disa specieve bimore ………………………………………………………………………33

4. MARKETINGU I BIMEVE MJEKESORE DHE AROMATIKE ................................ 35 1. Rrugët e kalimit të bimëve për tek konsumatori ……………………………………………………… 35

2. Disa nga problemet e marketingut ………………………………………………………………………36

5. STUDIM MBI BIMET MJEKESORE E AROMATIKE TE RRETHIT TE PUKES DHE MUNDESITE E KULTIVIMIT TE TYRE ..................................................................... 38

1. Hyrje …………………………………………………………………………………………………………38 2. Metodika e studimit …………………………………………………………………………………………38 3. Rezultatet e studimit. ........... ………………………………………………………………………………39 4. Klasifikimi i tokave të rrethit ………………………………………………………………………………40 5. Gjendja e specieve bimore …………………………………………………………………………………40

A. Zona bimore e ahut ………………………………………………………………………………41 1. Tokat e pishës së zezë ...…………………………………………………………………………41 2. Tokat e ahut ..................…………………………………………………………………………41

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

3

3. Tokat e bimësisë së përzierë (ahut dhe pishës së zezë)………………………………………41 4. Tokat e bredhit të bardhë ………………………………………………………………………41 5. Tokat e dëllinjës së zezë.…………………………………………………………………………41 B. Zona bimore e dushqeve …………………………………………………………………………42 1. Tokat e bungës ....…………………………………………………………………………………42 2 Tokat e qarrit të bardhë ….……………………………………………………………………42 3 Tokat e bimësisë së përzierë..……………………………………………………………………42 4 Tokat e boshtrës …………………………………………………………………………………42 5 Tokat e shqemës …………………………………………………………………………………42 6 Tokat e shkozës ……………………………………………………………………………………42 7 Tokat e ulëzës ..……………………………………………………………………………………43 8 Tokat e dëllinjës së kuqe ...………………………………………………………………………43 C. Zona bimore e makjes….…………………………………………………………………………43

6. Ekosistemi i tokave të kultivuara ...………………………………………………………………………43 1. Tokat e murrme pyjore...…………………………………………………………………………44 2. Tokat e kafenjta …………….……………………………………………………………………44 3. Tokat e kafenjta dhe livadhire të kafejta .........………………………………………………44

7. Sasia e bimëve që mund të grumbullohen ……………………………………………………………44 8. Dëmtimi i bimëve mjekësore dhe ruajtja e ekosistemit. ..………………………………………………46 9. Disa të dhëna mbi kultivimin e bimëve në rreth ………………………………………………………48

1. Përvoja e deritanishme e kultivimit ……………………………………………………………48 2. Epërsitë e kultivimit të bimëve në rreth ………………………………………………………48 3. Efektiviteti ekonomik i kultivimit të bimëve ....………………………………………………49 4. Kushtet e ekosistemit të rrethit për kultivim …………………………………………………49 5. Potencialet eko-pedollogjikë të rrethit ………… ……………………………………………50 6. Hapsirat tokësore potenciale për shfrytëzim ...………………………………………………50

9. Konkluzione …………………………………………………………………………………………………51

6. SPECIET KRYESORE TE RRETHIT ............................................................................. 54

1. Vendndodhja e bimëve sipas zonave …………………………………………………………………………54 2. Përshkrim i specieve kryesore ………………………………………………………………………………56

1 Timus …………………………………………………………………………………………………………56 2. Sherebela ……………………………………………………………………………………………………56 3. Trumëza ……………………………………………………………………………………………………57 4. Rigoni ……… ………………………………………………………………………………………………57 5. Mendra … ……………………………………………………………………………………………………58 6. Kamomili … …………………………………………………………………………………………………58 7. Borziloku …………………………………………………………………………………………………… 59 8. Teukla ……… ………………………………………………………………………………………………59 9. Melisa .…………… …………………………………………………………………………………………59 10. Barpezmi, mijëfletëshi ……………………………………………………………………………………59 11. Boronica … ………………………………………………………………………………………………60 12. Dëllinja e zezë ……………………………………………………………………………………………60 13. Bredhi i bardhë ……………………………………………………………………………………………61 14. Murrizi…………… ………………………………………………………………………………………… 61 15. Mjedra…………… ………………………………………………………………………………………… 61 16. Bliri ...…………………… ………………………………………………………………………………61 17. Rozmarina ... ………………………………………………………………………………………………61

3. Fotografi të specieve kryesore .......………………………………………………………………………62-92 4. Lista e specieve bimëve mjeksore e aromatike të rrethit …………………………………………………93 Shënim: Teksi është përgatitur:

Kapitujt I, II, III, VI nga F. Kutrolli. Kapitulli V nga J. Ukaj. Kapitulli IV në bashkëautorësi nga F. Kutrolli dhe J. Ukaj Redaktimi i përgjithshëm nga F. Kutrolli.

Konsulent J. Ukaj. Fotografitë: F. Kutrolli Ndihmuan: Ekspertët e Shoqatave BioAdria dhe AgroPuka

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

4

Kap. I - PROBLEME TE PERGJITHESHME 1. Hyrje Zona e Pukës ndodhet në pjesën veriore të vendit. Rrethi ka rreth 34 mijë banorë me 8 komuna, prej të cilëve 24 mijë (afro 2/3) banojnë në zonën rurale, me një indeks zhvillimi nga më të ultat. Burimet kryesore ekonomike të saj janë bujqësia e blektoria dhe më pas vijnë shërbimet, transporti, tregëtia, pylltaria e ndërtimi. Megjithëse një territor i vogël, në rrethin e Pukës për meritë të relievit e të kushteve klimatike e tokësore, mundësohet një rritje e shumë bimëve spontane autoktone. Në këtë rreth gjenden shumë bimë mjekësore e aromatike, të cilat përbëjnë një pasuri dhe që duan trajtim të drejtë për të siguruar qëndrueshmëri të tyre. Me grumbullimin e përpunimin e tyre ka një traditë disa vjeçare në rreth, duke u marrë shumë punonjës nga pothuajse të gjithë zonat e rrethit. Deri në vitet ’90 me grumbullimin merreshin ndërmarrjet shtetërore, të cilat më pas bënin përpunimin në vend ose i eksportonin. Sot grumbullimi e tregëtimi i tyre bëhet nga privatët, nga individë apo shoqëri tregëtare e përpunuese. Duhet thënë se disa bimë, për shkak të punës jo të kujdesëshme e pa kriter, janë dëmtuar, duke arritur të futen në listën e specieve të rrezikuara për tu zhdukur. Për ti ardhur në ndihmë personave të përfshirë në procesin e grumbullimit të bimëve mjekësore e aromatike, për të marrë produkte biologjike me cilësi më të lartë, për të mbrojtur ambjentin e ekosistemin, për të siguruar efektivitet sa më të madh e të qëndrueshëm të këtyre bimëve që grumbullohen, po botohet ky manual i financuar nga Shoqata AgroPuka.

2. Biodiversiteti dhe resurset genetike Me Biodiversitet kuptohet larmia e madhe, gati e pafund e tipareve sasiore e cilësore, që përfshihen brenda një specie ashtu dhe ndërmjet specieve të bimëve e kafshëve. Resursi (burimi, pasuria) genetik përbëhet nga tërësia e këtij biodiversiteti të trashëgueshëm. Në resursin genetik të bimëve përfshihet e gjithë bimësia, si e egër, spontane apo e kultivuar, me tiparet e tyre të trashëgueshme. Në natyrë janë rreth 265 mijë specie bimore, ku rreth 7 mijë janë kultivuar apo seleksionuar për ushqim. Nga këto vetëm 20 specie japin 19 % të prodhimit ushqimor botëror dhe vetëm 3 (gruri, misri e orizi) japin më shumë se ½ e prodhimit ushqimor botëror. Biodiversiteti i bimëve përbën bazën e ekzistencës së vetë njeriut, i cili këtë e ka përdorur që në lindjen e shoqërisë njerëzore, duke u rritur roli i tyre. Aktualisht 93 % e dietës humane përbëhet nga burimet bimore. Nga ato sigurohet lëndë e parë për ushqime, medikamente dhe energji. Ato ndikojnë në ekosistem, pra në ruajtjen e klimës, të ajrit, në mbrojtjen e tokës nga erozioni, të ujit, të bilancit kimik të tokës, etj. Kjo kërkon njohje shkencore të këtyre resurseve dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie nga gjithë shoqëria, por veçanërisht nga ata që e prekin këtë biodiversitet. Resurset genetike bimore përbëhen nga dy grupe të mëdha që janë: bimësia e egër (ose spontane) dhe ajo e domestikuar. Bimësia e egër përfshin paraardhësit ose të afërmit e specieve të kultivuara. Ato japin rendiment të ulët, por dallohen nga tipare të dobishme, si qëndrueshmëria ndaj streseve klimatike, sëmundjeve, etj. Bimësia e domestikuar nënkupton bimët e kultivuara, që i janë larguar në rrjedhën e evolucionit formave bimore paraardhëse. Shqipëria si vend Ballkanik mesdhetar, por dhe për larminë e relievit, të klimës, etj ka dy veçori. Së pari, ka një bimësi të pasur me shumë specie të egra e kultivarë primitivë. Flora e Shqipërisë përbëhet nga 3,250 specie, ku mbi 300 janë bimë aromatike e mjekësore. Me këtë larmi konsiderohemi vend i pasur me shumëllojshmëri të gjërë të resurseve gjenetike bimore.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

5

Së dyti, që lidhet me cilësinë, flora jonë dallohet për përmbajtjen e lartë të lëndëve aromatizuese dhe farmakologjike.

3. Mbi qëndrueshmërinë e bimëve

Bimët spontane autoktone janë produkt i natyrës, por ato janë dhe pasuri kombëtare. Popullsia e zonës që jeton aty ka të drejtë ti mbledhë, por njëkohësisht dhe detyrë të mos i dëmtojë, përkundrazi ti shtojë individët e çdo specie bimore. Biodiversiteti është pjesë dhe duhet të trajtohet si trashëgimi bio-kulturore e vendit e krijuar në shekuj. Përdorimi i keq i bimësisë, me synim vetëm fitimin maksimal, çon në zvogëlim të individëve apo në erozionin (gërryerje, ulje, pakësim) genetik, bile në zhdukjen totale të biodiversitetit. Duke marrë shkas nga përvoja e përfituar gjatë këtyre viteve, nga gjendja e sotme e bimësisë së specieve spontane, mbështetur nga studimet e vrojtimet e drejtpërdrejta në terren, nxirren disa konkluzione. Erozioni gjenetik, për të cilën konstatohet në çdo zonë, ka përmasa që duhet të merret në konsideratë dhe në këtë rreth. Në zonën e ulët, nga ndryshimet e destinacionit të sipërfaqes tokësore, të cilat janë futur nën kultura bujqësore apo në ndërtime, nuk ndeshen bimë mjekësore e aromatike. Por dhe në zonat më të larta, vërehet një erozion, e ardhur kjo për disa arësye: së pari sepse për një kohë relativisht të gjatë nuk është punuar me vizion për të ardhmen, por është vjeljë me shfarosje e pa menduar për prespektivën. Sigurisht që ka dhe arësye të tjera, si dëmtimi nga zjarret, që prek e zhduk të gjitha bimët, etj. Kështu, për dëmtime të konsideruara mund të përmenden disa oaze të rritjes së çajit të malit (mali i Tomorrit, Mali i gjerë, etj), e të sherebelit (malet e Tërpanit, Gjadrit, Selcës, etj), si rezultat i vjeljes me shkulje të bimëve, pa i lënë mundësi të shtohet. Mbështetur në informacionet e siguruara dhe në gjendjen reale të bimëve spontane mjekësore e aromatike, gjykojmë se botimi i këtij manuali do ti shërbejë mundësisë së ruajtjes e shtimit të tyre, krahas asaj të grumbullimit e përpunimit sa më të mirë, që të merren produkte të cilësisë së lartë. Vjelja e bimëve spontane natyrore në mënyrë të pa kontrolluar, pa një plan studimi, pa u mbështetur në legjistacion apo në rregullat e qëndrueshmërisë, sjell dëmtim serioz të popullatave natyrale të specieve me interes.

BioAdria

Qëndrueshmëria në Bujq. Bio

Ekologjik Ekonomik

Social

Investime të ulëta

Prodhim i mirë dhe konstant

Reduktim i varfërisë

Përdorimi më i mirë i resurseve natyrale

Ekosistem i balancuar

Jo ndotje

Pjedhori e lartëe tokës

Biodiversitet

Administim miqësor i kafshve

Cilësi e lartë produkti

Balancë gjinore

Tregëti e ndershme

Kushte të mira pune

Vlera të shtuara

Ekonomikisht me shanse të mira

Kënaq nevojat lokale

Garanton furnizim ushqim

Nga reziku që ekziston se gjatë grumbullimit shkaktohen dëmtime, është e detyrueshme të zbatohen rregulla të qarta për ti ruajtur dhe përdorur me objektiv që të mos dëmtohen. Një nga sistemet që merr parasysh interesat e përgjithëshme, që siguron një vijueshmëri të

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

6

specieve dhe të individëve, të ruajtjes së biodiversitetit, të burimeve natyrore, duke synuar që ambjenti dhe produkti i grumbulluar të jetë i pastër, etj., është sistemi i qëndrueshmërisë.

Të sigurosh qëndrueshmërinë e bimëve të lira në natyrë që grumbullohen kupton së pari që të grumbulliohen bimët (apo organe të bimëve) në atë shkallë që garanton ripërtëritjen e specieve në masë të barabartë me rritjen natyrale të tyre, pra që nuk shkakton dëmtim të ripërtëritjes së specieve, por njëkohësisht nuk shkakton dëmtim të mjedisit e biodiversitetit të zonës (tokës, ujit, ajrit, bimësisë, etj) ku rriten këto bimë, që siguron cilësinë e kërkuar të produkteve të grumbulluara, që siguron punonjësit në aspektin shëndetësor e financiar, etj.

Për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre bimëve, duhet të vihen në ekuilibër interesi tregëtar dhe ruajtja e bimësisë, pra të ketë një balancë midis interesit të momentit dh të prespektivës, pra mbledhja sot dhe ruajtja e këtyre burimeve të qëndrueshme nesër e në vazhdim. Sigurisht që hartimi i një strategjie zonale harmonizohet me strategjinë kombëtare për ruajtjen e përdorimin e resurseve gjenetike në shkallë vendi. Në krye të programit vendosen ekspertët dhe kërkuesit shkencorë, të vlerësuar e të mbështetur për ruajtje e shtim të diversitetit. Në praktikë mbledhësit e bimëve dhe grumbulluesit e tyre duhet të zbatojnë programin që siguron qëndrueshmërisë e bimëve dhe të biodiversitetit. E rëndësishme është të njihet si mbidhen këto bimë, por dhe të ketë një program teknik të qartë për grumbullimin, ruajtjen e shtimin në përputhje me kërkesat e tyre biologjike. Kjo do të thotë që mbledhësit e thjeshtë e grumbulluesit/tregëtarët e bimëve të mbledhura të zbatojnë një program që merr parasysh parandalimin apo minimizimin e erozionit gjenetik, që siguron vazhdimësinë e species me të njëjtin intensitet, pse jo dhe në numur të shtuar.

4. Konvertimi i prodhimeve natyrale në biologjike Konvertimi i prodhimeve natyrore si prodhime biologjike është plotësisht e mundur. Sqarojmë se prodhimet natyrore nuk janë asnjëherë të njëvlefshme me prodhimet biologjike. Vetëm kur prodhimet natyrore ndjekin një sërë rregullash, që lidhen me qëndrueshëmërinë e higjenën e bimëve spontane që grumbullon, mund të konvertohen në biologjike. Që një prodhim natyror të kalojë në prodhim biologjik do të thotë: Të mbledhësh vetëm bimët apo pjesët e përcaktuara të bimëve të nevojëshme, që siguron ripërtëritjen e këtyre bimëve, duke ruajtur një gjendje të njëjtë të bimëve ekzistuese, bile të sigurosh shtim të tyre, të mbështetur në një sistem masash e veprimesh që kanë ndikim pozitiv, që fillon me marrjen e një leje të mbështetur nga një studim i gjendjes së bimëve, pa shkaktuar dëmtim të bimëve të tjera dhe të mjedisit ku rriten bimët, të mos dëmtosh ekosistemin dhe florën e faunën, të mos dëmtosh burimet e tjera të natyrës, si tokën, ajrin, burimet ujore e energjitike, etj., të punosh për ruajtjen e cilësisë, të marrësh produkt me cilësi të lartë e të pastër higjenik, të grumbullosh e punosh në zona të pastëra e të mos ndotësh mjedisin gjatë procesit të punës, të krijosh kushte pune të shëndetëshme dhe pa dëmtuar grumbulluesit e përpunuesit, të kesh njohuritë e nevojëshme për bimët e produktet që do grumbullohen, të sigurosh që punonjësit të kenë përgatitje e kualifikim, informacion teknik e ligjor për bimësinë e produktet që grumbullojnë, të kenë lejën e të plotësojnë kushtet ligjore, me detyra të përcaktuara për sasitë, kohën e mënyrat e mbledhjes, grumbullimit e përpunimnit, që të merret cilësi maksimale pa dëmtuar bimësinë tjetër, të ruhet mjedisi nga ndotja apo dëmtimi i ekosistemit, të mbledhësh në kohën e duhur e në sasinë e përcaktuar, pa përdorur mjete që dëmtojnë bimët apo pjesët e mbetura nga mbledhja, kryerja e transportit dhe përpunimit sa më shpejt të produkteve dhe në raport me tipin e bimës, që të merret material cilësor, gjatë tharjes e përpunimit të mos përdoren preparate kimike që nuk janë të

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

7

lejuara, të mbash një dokumentacion që bën gjurmimin e produktit dhe të praktikave që përdoren, të mbash produktin e pastër e të ruash vlerën maksimale në çdo proces nga mbledhja e deri në konsumim, të bësh etiketimin e produktit për konsumatorin, e në fund ti nënshtrohesh procesit të inspektimit e çertifikimit nga një trupë e njohur. Pra ta kthesh një produkt në biologjik do të thotë të punosh sipas një standarti nëpërmjet metodave të lejuara biologjike dhe ti rritësh vlerën atij. 5. Historia e përdorimit të bimëve mjeksësore Shumë njerës mendojnë se ka qenë shkenca ajo që ka zbuluar vetitë shëruese të bimëve. Përkundrazi, historia tregon se njeriu para se të prodhonte veglat e para prej guri, kur ende banonte nëpër shpella, bile edhe para se të përdorte lëkurën e kafshëve për veshje, i detyruar nga nevojat dhe duke qenë në kontakte të drejpërdrejtë me natyrën, filloi të njihte vetitë shëruese të bimëve dhe ti përdorte ato në dobi të tij. Me vonë, vetive shëruese të bimëve, ai u veshi një rol magjik. Historia e përdorimit të këtyre bimëve daton që në lashtësi, duke filluar nga Babilonasit që filluan të kurojnë një sërë sëmundjesh dhe e plagësh; vazhdon në Mesapotami ku bimët mjeksore dhe erëzat ishin objekt i shkëmbimit tregëtar; zhvillohet nga mjekët grekë (që jo vetem i njihnin shumë mirë bimët mjeksore, por edhe i kultivuan ato në kopshtet e tyre) duke e ngritur lart këtë degë që nga Hipokrati, i cili konsiderohet babai i mjekësisë, e deri tek nxënësi i tij të shquar Erofidi, që ka shkruar “Të gjitha bimët, bile edhe ato që i shkelim me këmbë dhe i injorojmë, mund të kenë veti të çmueshme shëruse”; vazhdon në Egjipt ku janë gjetur shumë papiruse, në të cilat përshkruhet me hollësi mënyra e pregatitjes së preparateve për shërimin e sëmundjeve; historia flet se ka vazhduar me Romakët që i trashëguan njohuritë e fituara nga Babilonasit, Egjiptianët dhe Grekërit në fushën e përdorimit të bimëve mjeksore, ku këto njohuri ata i çuan aq përpara sa e kthyen Romën në një qendër botërore të njohjes dhe përdorimit të bimëve mjeksore. Plini në librin e tij “Historia e natyrës” përmbledh të gjitha njohuritë e kohës për vetitë kuruese të bimëve. Mjekët e shquar romakë, kultivonin në kopshtijet e tyre një numër shumë të madh bimësh mjeksore. Padona, që jetoi një shekull pas Krishtit në librin e tij “Lënda e mjekësisë”, që nga shkenca është konsideruar për shekuj e shekuj si “bibla” e mjekësisë dhe e farmakologjisë, përshkruan mbi 200 receta për mënyrën e nxerrjes së drogave nga bimët.

Ilirët kanë qenë të njohur në fushën e mjekësisë dhe të përdorimit të bimëve. Kështu, mbreti i fundit i Ilirisë, Genti, ka zbuluar vetitë shëruese të sanzës, zbulim ky që është njohur edhe nga Teofrati dhe Hipokrati. Dhe pikërisht për nder të mbretit Ilir këtë bimë e kanë quajtur gentiana. Në mesjetë në oborret e shumë manastireve, kultivoheshin nga murgjërit shumë bimë mjekësore që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve dhe plagëve. Në Dyrrahun (Durrësin) antik, në shekullin e VI para erës sonë, ka jetuar një mjek i dëgjuar, Fillonid Dyrrahemi, që ka shkruar për bimët mjekësore, mënyrën e përgatitjes dhe sëmundjet që kuronin ato. Në Pukë janë përdorur prej shekuj e shekujsh ekstrate bimorë për shërimin e plagëve dhe sëmundjeve të ndryshme. Më të famshmit në këtë fushë kanë qënë mjekët e Karmës, fama e të cilëve ka qënë e përhapur në të gjithë trevan veriore. Disa prej bimëve vazhdohet akoma të përdoren në mjekësinë popullore për mjekim apo shërim plagësh. Në rreth ka disa bimë mjekësore dhe aromatike, të cilat grumbullohen jo vetëm për tregëti, por dhe për konsum vetjak në mjekësinë popullore.

Edhe sot e kësaj ditë, megjithë përparimin e madh të shkencës dhe teknikës, shumë veti kuruese të bimëve mbeten ende të panjohura. Nga ana tjetër vlera e ilaçeve sintetike (të përfituara në rrugë kimike) gradualisht po zbehet, duke ja lënë vendin atyre natyrale, të

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

8

përgatitura nga bimët. Interesi për prodhimin e medikamnteve nga bimët, po rritet gjithënjë e më shumë, pasi këto produkte nuk lenë asnjë mbetje e nuk kanë anjë pasojë mbi shëndetin e njeriut. 6. Përdorimi i bimëve natyrore nga njeriu Bimët mjekësore e aromatike natyrore janë drurët, shkurret, shkurrëzat, bimët barishtore dhe kërpudhat, që rriten spontanisht në gjendje të lirë, të cilave u grumbullohen organet mbi dhe nëntokësore, si: sythat, lulet, gjethet, frutat, farërat, kërcelli, lëvorja, rrënjët dhe rizomat, që përdoren: në farmaceutikë për qëllime terapeutike, në kozmetikë e parfumeri dhe si produkte ushqimore në guzhinë e industrinë ushqimore me cilësi të veçanta organo-leptike. Dallimi midis bimëve mjekësore dhe atyre aromatike, është ajo e bërë sipas formulimit që: Bimët mjekësore janë ato që përmbajnë substancë, të cilat mund të shërbejnë për qëllime kurative (terapeutike) dhe janë paardhëset e molekulave farmaceutike; ndërsa bimët aromatike janë ato që përmbajnë substancë që u japin ushqimeve cilësi organo-leptike të veçanta dhe/ose që mund të përdoren në sektorë të tjerë të industrisë (pije, kozmetikë, parfumeri). Bimët mjekësore e aromatike janë përdorur që në lashtësi për përmirësimin e mirëqënies së njeriut, luftimin e sëmundjeve, ruajtjes dhe dhënies së shijes ushqimeve, në prodhimin e parfumeve, likernave, reçernalave, ngjyruesve ushqimor, insekticideve, etj. Shkrimet e vjetra dëshmojnë për përdorimin e bimëve në mjekësi. Të dhënat tregojnë se Lulebasani (Hypericum perforatum) është përdorur nga babilonasit për shërimin e plagëve të shkaktuara nga djegia. Çaji kinez (Comellia sinenssis) është përdorur në Kinë si mjet shërues 3743 vjet para Krishtit. Në Indi kanabisi (Canabis sp) është përdorur si ilaç shërues për të pakësuar dhimbjet rreth 3000 vjet më parë. Në Kretë të Greqisë është zbuluar një terrakot, ku është vizatuar lulekuqja (Papaver rhoeas) rreth l400 vjet para erës sonë. Në vitin l872 në Egjipt është gjetur një papirus 20 m i gjatë, në të cilin janë përshkruar receta të hollësishme për pregatitjen e drogave, e veçanërisht për fëmijët që nuk i zen gjumi (nga bima e lulekuqes). Lakra (Brasicca sp) e përzier me mjaltin është përdorur nga Hipokrati për të shëruar kolitin. Tamelgjaku (Chelidonium majus) ka qenë një ndër bimët më famoze që është përdorur në fitoterapinë antike. Përshkrimi i saj i plotë është bërë vetëm në shekullin e 15 nga mjeku dhe botanisti gjerman Jakob Teodori. Gështenja e kalit (Aesculus hippocastanum) është përdorur në mesjetë si shërues plagësh. Nga Teofrati mëllaga mjeksore (Althea officinalis) është përdorur për herë të parë për shërimin e plagëve, ndërsa kungulli i egër (Ecabalium elaterium) është përdorur kundër të vjellave. Shega (Punica granatum) është zbuluar në varret e Egjiptianëve dhe është përdorur nga faraoni Tutomusi i I rë, 1547 vjet para Krishtit. Frutat e kësaj bime janë gjetur edhe në varrin e Ramsesit të I, ll65 vjet para Krishtit. Në Egjipt shega është përdorur kundër parazitëve të zorreve, si diuretik dhe kundër hemoragjive. Mareja (Arbutus unedo) e përshkruar nga Plini është përdorur si diuretik dhe si shërues i rrugëve urinare. Sanza (Gentiana lutea) është përdorur nga Ilirët dhe grekërit kundër kafshimit të gjarpërit, sëmundjeve të stomakut dhe mëlçisë. Sherebela (Salvia officinalis) është e njohur që në antikit dhe është përdorur gjerësisht si erëz, në parfumeri, si shërues plagësh dhe si qetësues për dhimbjen e dhëmballave. Luleshtrudhja (Fragaria vesca) është e njohur që në antikit, është cituar për herë të parë nga Virgjili e është përdorur si ilaç për të rritur pjellshmërin e grave, kundër artriteve e reumatizmit. Frutat e shtogut (Sambrucus nigra) janë përdorur nga Teofrati si diuretik dhe kundër parazitëve të zorrëve. Vosa (Sorbus sp) është përdorur në lashtësi dhe në mesjetë për të shëruar kolitin. Likurita (Glyeyrrhiza glabra), njihej nga Teofrati dhe rekomandohej si ilaç shumë i mirë kundër ulçërës së stomakut dhe etheve. Në Romën e vjetër jonxha (Medicago sativa) e përshkruar për herë të parë nga Columela është përdorur si antihemoragjike. Që në antikitet farat e linit (Linum

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

9

usitatissum) janë përdorur për shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Ruta (Ruta graveolens) është përshkruar për herë të parë nga Plini dhe rekomandohej për luftimin e parazitëve të zorrëve. Lulegotëza (Digitalis purpurea) rekomandohej nga Plini për të luftuar sëmundjet e zemrës. Shtara (Veratum album) është përdorur që në lashtësi për të luftuar zgjebën. Recetat mbi përdorimin e hudhrës (Allium sativa) datojnë rreth 2400 vjet para Krishtit. Ajo është përdorur si dizenfektues, kundër krimbave të zorrëve, kundër arteriosklerozës dhe si stimulant i tretjes së ushqimit. Shfrytëzimi i bimëve në mjekësi daton që në kohën e lashta. Deri në shek XIX e fillim i shek XX bimët ishin lënda e parë për përfitimin e medikamenteve. Me futjen e industrisë roli i tyre u zbeh. Sot nga farmaceutika ka një prirje drejt produkteve natyrale, prandaj përsëri po marrin përhapje preparatet me bazë bimore, sidomos produktet e çertifikuara biologjike.

Në mënyrë të përmbledhur bimët spontane të grumbulluara përdoren nga njeriu në: - Farmaceutikë: Për përgatirjen e shumë preparateve bimore humane e shtazore. Në industrinë mjekësore ato shquhen si veprues fitoterapik: me veti tretëse (digestive), me veprim antiseptik, diuretik, lehtësues i dhimbjeve të barkut (çarminative), si qetësues (sedative), stimulues, qetësues ekspektorant (kundër gëlbazës), pastrues (depurativ), antihelmim (parazitëve të zorrëve), kundër bronkitit, laringiteve, kollës, gastritit, diaresë, humbjes së oreksit, disinfektant, aromatizues, etj. - Kozmetikë: Në përgatitjen e shumë kremrave, sapunëve, pluhurave, pomadave, parfumeve, pastave të rojes, detergjenteve, etj. - Industrinë ushqimore: Si ushqim direkt që përdoren për ngrënie (gështenja, lajthia, thana, etj), apo si lëndë e parë e përpunuar (për çajra, shurupe, pije, komposto, etj), apo si shtesa (erëza) në produkte të tjera, si në ushqime të gatuara, në yndyrëra, në pije, ëmbëlsira, salca, etj, për përmirësimin e shijes, aromës, ngjyrës, qëndrueshmërisë në ruajtje, etj. - Industrinë përpunuese: Si lëndë e parë për përpunim industrial, si shelgu i bardhë e shqema, si lëndë shumë e mirë për përgatitjen e sendeve apo orendive për ambjente shtëpiake apo për dru zjarri.

Pas. Nr. 1: Përdorimi i bimëve mjekësore dhe aromatike kryesore

EMRI SHKENCOR EMRI SHQIP PERDORIMI NE Juniperus comunis L. Dëllenja e zezë Mjeksi + Aromatikë Matricaria chamomilla L. Kamomili Mjeksi+Çaj+Parfumer+Kozmetikë Mentha piperita L. Mendra Mjeksi + Aromatikë Ocidium basilikum L. Borziloku Mjeksi+Aromatikë+Parfumeri Origanum vulgare L. Rigoni Mjeksi + Aromatikë Rosmarinus officinalis L. Rozmarina Mjeksi + Aromatikë Salvia officinalis L. Sherebela Mjeksi+Aromatikë+ Kozmetikë Satureja Montana L. Trumza Mjeksi + Aromatikë Melisa officinalis L. Melisa Çaj + Mjekësi+ Kozmetikë Timus vulgaris L. Bari i zhumbricës Mjeksi + Aromatikë+ Kozmatikë Vaccinium myrtillus L. Boronica Mjeksi + Aromatikë

7. Rëndësia e bimëve spontane për zonën

Bimët spontane që rriten në hapsirën gjeografike të zonës kanë rëndësi në disa aspekte, sepse ato:

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

10

• Janë krejt të lira në natyrë, rriten pothuajse pa kosto ose me kosto minimale mirëmbajtje, sepse shfrytëzojnë kryesisht terrene të lira dhe kushtet klimatiko-tokësore.

• Marrin pjesë në biodiversitet, në krijimin e hapsirave të gjelbëra dhe të pejsazhit panoramik, por dhe në ruajtjen e ekosistemit.

• Janë burrime të vet-ripërtëritëshme të natyrës. • Janë burime natyrale për prodhime humanitare të shëndetit dhe ushqyese. • Janë burime të konsiderueshme financiare për ekonominë dhe familjet private të

zonës. • Me këto bimë aktivizohen burime njerëzore e degë të tjera të ekonomisë (transport,

biznes, prodhues, etj). • Janë bimë që kthehen në produkt biologjik me pak ose aspak kosto shtesë, por vetëm

me përkujdesje e zbatim të normave që përcakton sistemi biologjik. 8. Pjesët/organet e bimës që mblidhen Bimëve mjekësore e aromatike natyrore u grumbullohen organet mbi dhe nëntokësore të tyre, që janë sythat, lulet, gjethet, frutat, farërat, kërcelli, lëvorja, rrënjët dhe rizomat, të cilat përpunohen e përdoren në farmaceutikë, në kozmetikë e parfumeri ose përdoren direkt si produkte ushqimore në guzhinë e industrinë ushqimore, për cilësitë e veçanta terapeutike e organo-leptike që kanë. Çdo bimë ka karakteristikat e vlerat e veta biologjike. Mbështetur nga veçoritë anatomike dhe të përbërjes biokimike të organeve, pjesët që përdoren janë:

- Pjesët nëntokësore të bimës: Rrënjët (Luleshurdha -Taraxacum officinale, Valeriana-Valeriana officinalis) Bulbet, rizoma dhe zhardhoku (salepi, xhirokulli, etj).

Lëvore (majtas) dhe rrënjë (djathhtas) të thara të bimëve mjekësore - Pjesët mbitokësore të bimës: Këtu përfshihen pjesë të veçuara, grup organesh apo gjithë pjesa e bimës, si në rastet e më poshtme:

Pjesë vegjetative: Gjethe (sherebela, aguliçja, hithëra, mëllaga e zezë, pelini, etj), kërcej, lëvore (thana, bredhi i bardhë, lisi, shelgu, etj).

Pjesët riprodhuese: Lule (kamomili, mëllaga), petalet (tëndafili, lule kuqja), fruti (thana, murizi, luleshtrydhja, manat, trëndafili i egër), fara apo poleni (Pisha e bardhë dhe e zezë).

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

11

Shumë funksionale: Gjethe dhe lule (sherebela), gjethet dhe lëvoret (mështekna e bardhë), gjethet dhe frutat (boronica, manaferra e egër, mani i zi, mjedëra), gjethet dhe lulet (mëllaga e zezë), gjethet dhe degëzat e reja pas lulëzimit (sherebala), bima me gjethe e lule (nenexhiku, rigoni), lulet dhe rizoma (arnika-Arnica Montana L.), lulet në lulëzim dhe fryti i pjekur (shtogu i zi), lulet me gjethe, frutat dhe farat (murrizi).

Produkte bimore të thara: 1. Lule, 2. Gjethe dhe lule, 3. Gjethe, 4. Bima me kërcell, gjethe e lule, 5. Petale, 6. Fruta Më poshtë jepen disa nga bimët dhe pjesët e tyre që mblidhen e përdoren.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

12

BIMET KRYESORE TE RRETHIT DHE PJESET QE GRUMBULLOHEN

a- Për gjethe, kërcej, lule, zhardhokë, etj Pas. Nr. 2

EMRI SHQIP

EMRI BOTANIK

PJESET QE MBLIDHEN

Aguliçja Primula veris L. Gjethet, lulet dhe rrënjët Bliri Tilia cordata Mill. Lulet në brakte (Pa çelur ½ e bimës) Hithëra Urtica dioica L. Gjethet, rrënja dhe farat Lulebasani Hypericum perforatum L. Vilet në lulëzim, me një pjesë të

kërcellit Luleshurdha, lule dylli

Taraxacum officinale Weber Gjethet dhe rrënjët gjatë vegjetacionit para ose në lulëzim

Manushaqe Viola odorata L. Lulet dhe rrënja Melisa, bari i bletës Melissa officinalis L. Vilet gjithë bima Mijë fletëshi Achillea milefollium L. Bima e rrënja Nenexhiku, mendëra

Mentha piperita L. Vilen gjethet disa herë, në lulëzim bima me gjethe e lule

Pelini Artemisia absinithium L. Gjethet e majat e bimëve në lulëzim Rigoni Origanum vulgare L. Mblidhet pjesa e sipërme në fazën e

lulëzimit Sherebala Salvia officinalis L. Gjethet dhe degëzat e reja pas lulëzimit

Shtogu i zi Sambucus nigra L. Lulet në lulëzim dhe fruti i pjekur kur piqet

Shtrapëra Capsula bursa-pastoris L. Mblidhet gjithë bima në lulëzim Trumëza Satureja Montana L. Gjethet mbas lulëzimit Thundërmushka Tussilago farfara L. Lulet (pranverë) dhe gjethet në maj-

gusht Lisra, Zhumbrica Thymus serpyllum L. Lulet në fillim të lulëzimit pa dëmtuar

degëzat

b- Për fruta Pas. Nr. 3

EMRI SHQIP

EMRI BOTANIK PJESET QE MBLIDHEN

Boronica Vaccinium mytillus L. Gjethet dhe frutat Dëllinja e zezë Juniperus communis L. Sythet dhe frutat Luleshtrydhe Fragola vesca L. Rrënjët, lulet dhe fruti Manaferra e egër Rubus fruticosus L. Gjethet dhe frutat Mani i zi Morus nigra L. Frutat dhe gjethet Mjedëra Rubus idaeus L. Gjethet në lulëzim dhe frutat e pjekur Murrizi Crataegus monogyna Jacq. Lulet me gjethe, frutat dhe farat Thana Cornus mas L. Fruti, gjethet dhe lëvorja

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

13

Për sejcilën bimë që para mbledhjes është e nevojëshme të dihet organi që përdoret, me qëllim që të përcaktohet pjesa që do mblidhet dhe për rrjedhojë të përcaktohet koha e mbledhjes, mënyra e pastrimit dhe e përpunimit të tyre mëpas, etj.

Kap. II - MBLEDHJA (VJELJA) E BIMEVE

Mbledhja apo vjelja e bimëve spontane nuk është punë e lehtë, sepse proceset pothuajse bëhen me dorë, përsëriten shumë herë, lëvizet në sipërfaqe të mëdha (në male, pyje, etj), punohet me organe të vogla të bimëve (lulet, gjethet, frutat, lulet), aktivizohen shumë persona, etj. Ajo nuk është punë e thjeshtë, pasi ka të bëje me qënie bimore, si dhe me ekosistemin e biodiversitetin e natyrës, kërkohet higjenë e pastërti, etj. Kërkohen shumë njerëz me përvojë dhe njohje të bimësisë që të mbledhin në kohën e madhësinë e duhur, me cilësi, pa dëmtuar pjesët e mbledhura e bimët që mbetet. Për të mos krijuar dëmtim të florës së zonës mblidhen vetëm ato bimë ose pjesë të bimës që janë të nevojshme për përdorim. Pra mbledhja është punë që drejtohet teknikisht, që mbështetet në parime e rregulla dhe që duhet të kontrollohet, me qëllim që të grumbullohen bimët e duhura e të sigurohet produkt me cilësi të lartë, por dhe të ruhet qëndrueshmëria e tyre.

1. Mbledhësit / vjelësit e bimëve Bimët mbidhen në natyrë nga persona të zonës që quhen mbledhës apo vjelës. Jo çdo person mund të jetë mbledhës i bimëve spontane mjekësore e aromatike. Për të ka disa kritere, që së pari lidhen me gjendjen fizike e shëndetësore të tyre dhe së dyti me përgatitjen e kualifikimin teknik. Në aspektin e sigurisë, personat e procesit të mbledhjës e përpunimit duhet të përzgjidhen:

• Të mos përfshihen në këto procese me risk, fëmijët, nënët shtatëzëna dhe të sëmurët me alergji, me plagë, etj.

• Përjashtohen personat me sëmundje ngjitëse infektive, të cilët mund të jenë përhapës të sëmundjes, prandaj ata nuk duhet të jenë në kontakt me materialet bimore.

Për të gjithë personat e përfshirë në proces si për të gjithë grumbulluesit e përpunuesit, duhet të sigurohet mirëqënie e trajtim ekonomik. Kjo ka të bëjë me aspektin human të procesit. Mbledhësit duhet të jenë të njohur nga personi që ua merr apo ua grumbullon produktin e mbledhur, duke u identifikuar me një kod (kodi i mbledhësit), i veçantë për gjithsejcilin. Para fillimit të mbledhjes vjelësit trajnon nga ekspertë të shoqatave apo të tregëtarëve. Vetëm kur ata të kenë trajnimin e nevojshëm dhe të kenë eksperiencë për të përmbushur kërkesat e standartit, futen në procesin e mbledhjes. Sigurisht që më pas ata supervizohen duke i kontrolluar gjatë procesit të mbledhjes e përpunimit. Mbledhësit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset, prandaj ata udhëzohen, që:

Të njohin reziqet që mund tu paraqitet me terrenin apo vetë përmbajtjen e bimëve. Të njohin e ta identifikojnë bimën apo bimët që do mbledhin, të njohin karakteristikat

e veçoritë e produktit që do mbledhin, kërkesat që ka për mënyrën, kohën, sasinë e mjetet e mbledhjes, kërkesat e kushtet pas vjeljes, si teknikat e përpunimit (pastrimit, tharjes), të ruajtjes e magazinimit dhe deri në amballazhim e paketim të produktit.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

14

Të njohin teknikat e parimet e mbledhjes për ruajtjen e biodiversitetit të qëndrueshëm, për mbrojtjen e mjedisit, për ruajtjen e pastër nga ana higjenike, apo ndotësa të tjerë, për udhëzimet e legjistacionin e fushës e për mbrojtjen e llojeve, për procedurat e dokumentimit, për cilësinë, etj.

2. Kujdesi nga reziqet Meqënëse në mbledhjen e bimëve punohet në sipërfaqe të mëdha, në zona malore me rëpira e shkëmbinj, me territor të thyer e me reziqe, shpesh zona të panjohura, punojnë punonjës me mosha të ndryshme, (kryesisht gra e të rinj), shpesh në kushte ekstreme ndriçimi, siç mund të jetë herët në mëngjes, kërkohet të tregohet kujdes që të shmanget çdo rezik, pa rezikuar jetën e njerëzve. Për të shmangur problemin e rezikimit të jetës së njerëzve, punonjësit që mbledhin bimët në terren njoftohen paraprakisht për reziqet dhe masat për ti eleminuar ato. Ata duhet të njohin territorin dhe trainohen për të gjithë reziqet e mundëshme që mund tu paraqiten gjatë mbledhjes së bimëve. Disa nga përkujdesjet për punonjësit gjatë procesit të mbledhjes së bimëve spontane në terren:

• Kujdesi në zona të rezikshme nga mina. • Kujdesi në zona që paraqesin rezik të relievit, nga rëshqitja në pjerësi, rëzimi nga

lartësi apo nga pemë të larta. • Kujdesi në zona të ndotura me lëndë të rezikshme, që paraqesin rezik për punonjësit

dhe produktet që do mblidhen. • Kujdesi nga “armiqtë” e natyrës, si shkure e ferra dhe kafshë të rezikshme. • Kujdesi nga bimët që kanë përmbajtje alkaloide, pra që paraqiten helmuese, si

Lotzonja (lule shëngjergji, purrigjarpëri-Convallaria majalis L.). • Mbledhësit dhe përpunuesit duhet të mbrohen nga kontakti me materialin bimor

helmues, me veshje mbrojtëse të posaçme. • Në rast helmimi të kërkohet menjëherë ndihma e mjekut. • Gjatë punës të mos kryhen veprime me ushqimin ose duhanin, kruarje të syve dhe

pjesëve delikate të trupit, mjekime plagësh, etj sepse duar janë të papastëra dhe mund të kenë substanca të rezikëshme.

• Mbas pune duart pastrohen me sapun e me ujë të nxehtë.

3. Kriteret e mbledhjes së bimëve Mbledhja e bimëve nuk është një proces i thjeshtë, që mund të thuhet “haj të dalim nga mali e të mbledhim ca bimë”. Procesi i mbledhjes drejtohet nga kritere e norma teknike e ligjore, të cilat duhet të njihen nga subjektet e mbledhjes e grumbullimit në terren. Mbledhja e bimëve mbështetet në këto katër kritere që lidhen me: a- Probleme të biologjisë së bimëve

Bimët mjeksore janë qënie të florës, që shumëzohen e shtohen të lira në natyrë, që vet-ripërtërien çdo vit sipas cikleve të tyre biologjike, por të kondicionuara nga kushtet atmosferike dhe ndërhyrjet e njeriut. Mbledhësi, pavarësisht nga kujdesi, nëpërmjet vjeljeve

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

15

ndërhyn në jetën e ciklet e shumëzimit të bimëve. Kur ndërhyrja është pa kriter, kur nuk tregohet kujdes, pra kur mblidhet pa kufizim, ose shkulen të gjitha bimët në vend që të vilet vetëm organi i duhur i saj, mund të pengojë ose ndërpresë jetën e ciklet e shumëzimit, me pasojë shkatërimin e krejt bimësisë dhe humbjen e specieve në atë zonë. KJO KERKON:

• Të njihen kërkesat për rritjen e bimëve (Kushtet klimatike e tokësore, mënyra e rritjes e bioritmi, ndikimi i kushteve klimatike mbi bimësinë, etj)

• Të njihen veçoritë biologjike, si jetëgjatësia (cikli një apo shumë vjeçare), tipi i bimësisë (barishore, kaçubore apo drunore), mënyrat e shumëzimit (me farë, me kërcej, me rrënjë, etj), koha e shumëzimit, etj.

Njohuritë e mësipërme shërbejnë për të përcaktuar parimet e teknikat e mbledhjes të bimëve apo të organeve të veçanta të tyre. b- Probleme që lidhen me veçoritë e produktit që vilet

Mbledhësit e bimëve duhet të dijnë veçoritë e qëllimin e produktit që vilet, e konkretisht: • Të dijë pjesët që përdoren në përpunim dhe ato që do mblidhen, në raport me bimën. • Të dijë kohën apo fazën kur përmbajtja e lëndës është maksimale. • Të dijë kushtet teknike të mbledhjes, të transportit, ruajtjes, tharjes, përpunimit,

paketimit, etj. c- Probleme të legjistacionit të vendit dhe konventat

Ashtu si në botë që ekzistojnë ligje e konventa dhe në vendin tonë ekziston një legjistacion mbi bimët mjekësore, mjedisin, ekologjinë, etj. Prandaj para procesit të grumbullimit të kërkohet e të njihen legjistacionet aktuale, që përcaktojnë rregullat, që lidhen me bimët e lejuara, kohën, vendin, sasinë, etj për mbledhjen e tyre. Në vendin tonë ka një dispozitë ligjore për bimët mjekësore, Ligji Nr. 7722, datë 15. 06. 1993: “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e taniferre natyrore”, e shoqëruar nga “Rregullat teknike për vjeljen e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” dhe “Rregullat teknike për ruajtjen në magazinë të prodhimeve të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere”. Gjithashtu është shpallur lista e bimëve që rezikohen të zhduken, që quhet Libri i kuq i bimëve të rezikuara. Për mbrojtjen e bimëve që rezikohen nga shdukja është Vendimi i KM Nr. 804, datë 4. 12. 2003 “Për miratimin e listës së specieve të florës shqiptare, që vihen në mbrojtje”. Për prodhimet biologjike, ekziston një ligj. Nr. 9199, datë 26. 02. 2004, “Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregëtimin e produkteve “Bio”. Shkelja e legjistacionit ka pasoja mbi prespektivën e bimëve, diversitetin, ekologjinë, panoramën, strategjinë dhe për ekonominë e zonës. Për të siguruar qëndrueshmëri të bimësisë e për të bërë çertifikimin e produktit kërkohet:

• Vjelja të mbështetet në një plan studim të gjendjes së bimëve të bërë për zonën ku do bëhet grumbullimi. Kjo bëhet nga ekspertët e fushës, në kuadrin e ndonjë projekti ose nga institucione shkencore e shtetërore. Studimi përcakton speciet e sasitë e tyre që ndodhen në zonë apo në sejcilin komunë e fshat, bimët e rezikuara, etj.

• Mbi bazën e studimit kërkohet dhe merret leja shtetërore për grumbullim, duke e detajuar me një planifikim të grumbullimeve për çdo bimë, duke zbatuar një sistem të qëndrueshëm të bimëve spontane, miqësor ndaj ambientit dhe shoqërisht i pranueshëm.

• Për një qëndrueshmëri të sigurtë plani i grumbullimit ndahet mbi bazë njësish grumbulluesish më të vogla, që sasitë e mbledhura nga ata të mos jenë më të mëdha

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

16

se kapacitet e përcaktuara në studim, që të bëhet e mundur ruajtja e specieve në sasi të tillë që ato të mos rezikojnë shdukjen.

• Bimët që janë në shkatërim, pra në listën e kuqe, që mbrohen në konventa ndërkombëtare (CITES), kërkohet leja e veçantë.

• Roli i grumbulluesit është shumë i rëndësishëm në qëndrueshmërinë e prodhimit. Për këtë Shoqëritë tregëtare, shoqatat e grumbullimit dhe organet shtetërore të ruajtjes së pyjeve, mjedisit e biodiversitetit, duhet të caktojnë mbikqyrës për ndjekjen e verifikimin e sasive të grumbulluara sipas llojeve dhe të zbatimit të legjistacionit për sigurimin e qëndrueshmërisë. Kontrollohet mënyra e grumbullimit që të mos shkaktohet dëmtim i mjedisit ku rriten bimët, duke garantuar kushte optimale për ripërtëritjen e bimëve të llojeve të grumbulluara.

d – Probleme të Standartit të prodhimit biologjik

Çertifikimi si produkte biologjike i bimëve spontane i jep një vlerë e një shans më të madh produktit në treg dhe i siguron një çmim më të lartë. Pra çertifikimi si “Produkt biologjik” është një cilësi, që i shton produktit vlerë shëndetësore e tregëtare, me ndikim pozitiv ekonomik. Bimët spontane, duke qënë se janë rritur në zona natyrale e relativisht të pastra, kërkohet vetëm pak kujdes në zbatimin e legjistacionit e të standartit, që produkti të çertifikohet si biologjik. Kalimi në bio synon rritje të cilësive e të vlerës të produktit, qëndrueshmërisë së prodhimit dhe ruajtjes së ambjentit e biodiversitetit. Çertifikimi bëhet sipas standartit të vendit ku përpunohet apo konsumohet produkti i mbledhur. Meqënëse këto bimë në shumicën e rasteve do jenë produkt për eksport, çertifikimi detyrimisht kërkohet të jetë sipas standartit të vendit ku eksportohet. Në vendet e komunitetit europian kërkohet çertifikata sipas rregullores së BE, në vende të ndryshme, si Zvicra, ShBA, Japonia, etj, kërkojnë çertifikata sipas standarteve të tyre. Në vendin tonë ekziston një standart shtetëror shqiptar si dhe standarti privat i shoqatës Bioadria. Produkti mund të çertifikohet sipas disa standarteve, për të patur shanse për tu eksportuar në disa vende. Në këtë rast ato mund të çertifikohen sipas standartit të vendit ku eksportohet, por njëkohësisht dhe sipas standartit shtetëror shqiptar apo standartit privat të Bioadria-s. Çertifikimi realizohet nga trupa private apo shtetërore, mbi bazën e inspektimeve dhe të standartit që kërkohet. Ato në vendin tonë mund të realizohen nga trupa shqiptare e inspektimit Albinspekt. Kjo trupë aktualisht inspekton sipas disa standarteve të vendit e të huaja, me të njëjtën vlerë të çertifikatës së lëshuar nga ajo, me kosto më të ulët e duke realizuar një komunikim shumë të lehtë se trupat e huaja që mund të thëriten për çertifikim. 4. Koha e mbledhjes / vjeljes Koha apo momenti i mbledhjes së bimëve natyrore përcaktohet si nga faktorët biologjikë të bimës (koha biologjike), ashtu dhe nga kushtet atmosferike (koha meteorologjike). Kështu mbledhja e bimëve, pra fillimi e vazhdimi i procesit, përcaktohet nga këto faktorë: - Karakteristikat biologjike të bimës që do mblidhet: Kjo do të thotë se mbledhja bëhet kur: - Eshtë zhvilluar mirë e dukshëm pjesa që do vilet. Psh lulet mblidhen pas çeljes së tyre (kryesisht në maj-qershor-korrik), gjethet e kërcejtë pas daljes e rritjes (kryesisht në qershor-korrik-gusht), frutat e farat mbas formimit e pjekjes teknike apo botanike (kryesisht në gusht-shtator). - Organet që përdoren kanë përmbajtje të lartë të lëndës që nxirret nga ato: pra kur kanë cilësinë më të mirë të mundëshme për substancën që përdoret. Prandaj fillimi i sezonit jepet i

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

17

miratuar nga shoqata ose shoqëria tregëtare. Lulet mblidhen në fillim të lulëzimit dhe jo kur janë vyshkur, lëvoret në pranverë herrët, frutat kur janë pjekur, etj. - Kushtet atmosferike: Mbledhja bëhet në kushtet më të mira të mundëshme meteorologjike. Për pjesët vegjetative dhe riprodhuese kërkohet së pari mot i mirë, duke shmangur vesën, reshjet e lagështinë ajrore të lartë. Për disa pjesë si petalet kërkohet kohë e freskët (pra herët në mëngjes ose në mbrëmje) që të mos vyshken, ndërsa për frutat pranohen dhe ditë të ngrohta. 5. Mënyra e mbledhjes Mënyra e mbledhjes përcaktohet nga organi apo pjesa e bimës që nevojitet dhe nga tipi i bimës. Mbledhja apo vjejlja e bimëve apo organeve të bimëve bëhet në këto mënyra: - Mbledhja me dore: Për të mbledhur lulet, frutat, gjethet, etj. - Mbledhja me mjete: Për të mbledhur pjesët nëntokësore, si rrënjë, zhardhokë e rizoma, përdoret shati, beli, capa, etj. Për pjesët e rëndësishme mbitokësore, si konuset e rritjes, kërcej, degë e lulesa, përdoren gërshërë, thika, drapër, krëhëra, etj, për prerjen me kujdes të tyre. Për të ruajtur prodhimin e ardhshëm kërkohet:

• Mbledhja të bëhet individualisht (një nga një) për çdo bimë. • Të mos bëhet shkulje e plotë e bimëve, kur duhen vjelë vetëm pjesët e bimës. • Të mos bëhet thyerje, shqyerje e pjesës së mbetur të bimës, apo sharimi zinxhir. • Ndalohet vjelja duke goditur me shkop (veç dëllinjave). • Të mos përdoren pajisje për ngjitje në pemë që dëmtojnë trungun, si mjetet me

goxhdë, zinxhirë, etj. 6. Vjelja sipas organeve të bimëve Mbledhja e organeve të veçanta të bimëve, e përcaktuar nga “Rregullat teknike për vjeljen e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” (Ligji Nr. 7722, datë 15. 06. 1993), bëhet sipas këtyre rregullave kryesore: Sythat: Grumbullimi i tyre bëhet:

• Në pranverë herët, kur bima ka shfaqur shënjat e para të rifillimit të aktivitetit vjetor, por para se të hapen luspat që mbulojnë sythat.

• Vetëm të degëve anësore në drurë me moshë mbi 7 vjet. • Duke i këputur me dorë, e jo prerja apo këputja e degëve.

Lulet: Grumbullimi i tyre bëhet sipas këtyre kritereve kryesore:

- Kur kanë arritur çeljen në masë 50-60 %, duke i këputur një nga një ose me mjete të posaçme në formë krehëri.

- Nuk grumbullohen në kohë me lagështi, por pas vesës në mëngjes, në kohë të thatë e mundësisht me diell.

- Lulet grumbullohen të plota, me gjithë organet e tyre, duke i këputur me bisht jo më të gjatë se 2 cm.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

18

- Lulet e drurëve të lartë (si bliri, akacia, gështenja, etj) grumbullohen duke i prerë me gërshërë të vendosur në majë të një shkopi të gjatë.

- Lulet që këputen me vështirësi, si psh lulet e shtogut, grumbullohen duke i prerë me gërshërë veshulet dhe shkoqia bëhet pas tharjes.

- Lulet e kullumbrisë grumbullohen me shkundje, duke vendosur poshtë degëve një copë e duke i goditur lehtë pa i thyer apo dëmtuara, vetëm sa të bien lulet.

- Lulet e bimëve barishtore, që rriten në masë e nuk janë shumë të degëzuara, si kamomili, grumbullohen me dorë ose me krehër të posaçëm.

- Tek ato bimë që grumbullohen vetëm petalet, si tek ciani, lulekuqia, luledielli, etj, ndalohet këputja e gjithë lules. Petalet kapen lehtë e nuk shrëngohen me gishta, sepse ato dëmtohen lehtë e prishet ngjyra.

- Lulet e sapo grumbulluara hidhen në arka kartoni, në shporta ose në ambalazh tjetër të përshtatshëm dhe çdo 2-3 orë hapen e ajrosen.

- Brenda ditës transportohen në vende të hijezuara, ku hapen në shtresa 2-3 cm dhe herë pas here përzihen deri sa të thahen.

Gjethet: Grumbullimi i tyre bëhet:

• Kur kanë arritur pjekurinë, duke i vjelë me dorë ose duke i prerë me gërshërë. Gjethet e vogla, të papjekura dhe një pjesë e gjetheve në çdo degë nuk mblidhen, që të lejohet zhvillimi i mëtejshëm i bimës.

• Nuk përdoret prerja e degëve për të grumbulluar gjethet (me përjashtim të rasteve kur teknikisht bëhet cungimi i bimëve).

• Gjethet e porsa grumbulluara hapen çdo 2-3 orë për ajrosje e transportohen në vendin e tharjes brenda ditës. Ato vendosen në shtresa të holla dhe përzihen deri sa të thahen sipas kërkesave teknike.

Po japim disa raste specifike: - Sherebela grumbullohet duke i korrur me gërshërë buqetat e vitit në vazhdim, në gjatësi të tillë që të përmbajë jo mbi tetë gjethe. Koha më e mirë për grumbullimin e sherebelës është pak para lulëzimit apo sapo të fillojë lulëzimi i degës kryesore. Mund të merren dy korrje, e para në verë (jo para mesit të qershorit) dhe e dyta në vjeshtë (shtator-tetor). Nuk duhet prerje rrafsh me tokën ose shkulja e bimës për të marrë gjethet. - Gjethet e shqemës e të cemodellit mblidhen duke i këputur me dorë një e nga një ose priten bashkë me bisqet njëvjeçare, me gjatësi deri 25 cm. Mbledhja si rregull fillon në korrik dhe vazhdon deri në shtator, duar-duar duke filluar me gjethet e poshtëme, të cilat janë më të pjekura, e pastaj vazhdohet më lart deri në shtator. Frutat: Koha e grumbullimit të frutave ndryshon sipas specieve bimore, të kushteve klimatike e kërkesave të tregut. Kështu:

• Frutat e mishta (kokrat e boronicës, të dëllinjave, të shtogut, etj) mblidhen pasi të jenë pjekur.

• Frutat e bimëve që nuk bien nga dega (kokrat e murrizit, etj) mblidhen kur janë pjekur plotësisht, duke e shtyrë vjeljen më vonë.

• Kokrat e trëndafilit të egër, vilen kur kanë marrë ngjyrë të kuqe në vishnjë dhe vazhdon deri sa kokra të jetë e fortë e të mos jetë zbutur.

Mënyra e grumbullimit përcaktohet nga tipi i bimës. Kështu:

• Në përgjithësi frutat grumbullohen duke i vjelë me dorë.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

19

• Disa bimë, si dëllinja, grumbullimi bëhet me shkundje të lehtë, pa dëmtuar bimën e të mos hidhen poshtë kokrat e papjekura, të cilat do të japin prodhim vitin e ardhshëm.

• Ndalohet shkundja me shkop, prerja e degëve apo shkulja për të mbledhur frutat. • Frutat e shkundura të mos bien në tokë, prandaj të përdoren rrjeta ose copa. • Frutat e rëna në tokë mblidhen menjëherë, pa i lënë të kalben nga rënia e shirave, që

të mos dëmtohet cilësia. • Kokrat e gështenjës së egër vilen pasi të bien nga pema. • Frutat e shtogut vilen duke i prerë me gërshërë veshulet e duke i tharë, pastaj shkoqen. • Kokrat e boronicës grumbullohen me dorë ose me mbledhës në formë krehëri. Të mos

shkulet bima për të mbledhur kokrat ose gjethet. • Për vanalidhin, të cilit i mbidhet zhguali, vjelja bëhet në dy faza: e para, fillon në

korrik dhe vazhdon deri në mes të gushtit. Prodhimi i kësaj periudhe bie vetë nga degët, prandaj ai vilet në tokë i rrëzuar. Faza e dytë fillon në shtator e vazhdon deri në nëntor, ku vjelja fillon pas hapjes së zhguajve dhe rënies së lenteve. Pjesët që nuk bien vetë, rrëzohen nga degët me lëkundje, jo me goditje me shkop. Që të mos dëmtohet cilësia, zhgualli i rënë në tokë duhet mbledhur me njëherë, pa e lënë të kalbet nga rënia e shirave.

Kërcelli ose bima e tërë (pa rrënjë): Grumbullimi i tyre bëhet sipas këtyre kritereve kryesore:

• Bimët barishtore që nuk u drunjëzohet kërcelli, grumbullohen duke i prerë disa cm mbi sipërfaqen e tokës në mënyrë që prodhimi të mos përzihet me papastërti. Po kështu priten dhe bimët që formojnë buqeta gjethesh mbi sipërfaqen e tokës.

• Bimët barishtore shumëvjeçare grumbullohen duke i prerë mbi pikën e degëzimit të kërcellit me qëllim rigjenerimi.

• Vjelja bëhet në kohë pa lagështi. • Çaji i malit vilet duke zgjedhur bimët që kanë çelur të paktën 1/3 e luleve, duke prerë

bimët. Nuk vilen kërcej të palulëzuar, që lihen për të siguruar prodhimin e mëvonshëm, ripërtëritjen dhe zhvillimin e bimës.

• Ndalohet shkulja e bimëve barishtore kur atyre u grumbullohen rrënjët ose rizomat. Lëvorja: Grumbullimi i lëvoreve bëhet sipas këtyre kritereve kryesore:

• Mblidhet në drurët e rinj ose nga degët. Lëvorja duhet të jetë e lëmuar, me shkëlqim, pa pjesë drusore, pa alga, pa myshqe e pa kërpudha dhe pa njolla të zeza e myk në pjesën e brendëshme.

• Vilet në pranverë kur në drurë lëngjet qarkullojnë vrullshëm e deri në formimin e gjetheve të para, sepse lëvorja hiqet me lehtësi.

• Pjesët e shkurreve dhe të drurëve, prej të cilave merret lëvorja, priten me thikë në formë rrethi, në largësi 10-15 cm njëra nga tjetra, pastaj bëhet një prerje gjatësore dhe me majën e thikës hiqet lëvorja në formë brezash me gjatësi 10 cm e gjërësi sa më të madhe.

Rrënjët, rizomat dhe zhardhokët: Grumbullimi i tyre bëhet sipas këtyre kritereve kryesore:

• Këto mblidhen në pranverë herët ose në vjeshtë vonë, kur bima është në qetësi e nuk ka lëvizje të lëngjeve. Për nxjerrje përdoren mjete, si shata, kazma, beli, etj.

• Larja e pastrimi i bimëve helmuese (psh shtara) nuk bëhet në një vend me bimët e tjera ose në vende ku mund të pihet ujë nga blektoria.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

20

7. Proçesi i mbledhjes Për të siguruar cilësinë e produktit që mblidhet ndiqen rregullat e mëposhtëme:

Të mblidhen produkte të pastra plotësisht nga ndotësa të ndryshëm fizikë e kimikë. Mbledhja të kryhet në zona të pandotura ose në largësi të caktuar nga burrimet e ndotjes (që janë rrugët, industria përpunuese apo prodhuese, vendbanimet, zonat e depozitimit të plehrave apo ndotësve të ndryshëm, zonat bujqësore të ndotura, etj). Largësia përcaktohet në bazë të kushteve, duke u konsultuar me trupën e inspektimit.

Të mos mblidhen pjesët e dëmtuara mekanikisht, apo të prekura nga sëmundjet. Të mos lëndohen, shtypen, a vriten gjatë vjeljes, sidomos lulet dhe gjethet që janë

shumë delikate. Pjesët e mbledhura të bimës nuk lihen në konkakt të drejtpërdrejtë me tokën. Materialet e grumbulluara depozitohen në thasë, arka, shporta, etj të pastra, ku

mundësisht thasët të jenë të rinj. Produkti i vjelë e i grumbulluar gjatë ditës nuk lihet në diell, por në hije deri sa të

çohen tek vendi i përpunimit. Për disa bimë, si trumëza, lisra, gjethet e boronicës, lihen disa orë në diell, që të

humbasin lagështinë dhe pastaj vendosen në vendet e përpunimit e tharjes së mëtejshme.

8. Teknika e mbledhjes Në procesin e mbledhjes punohet jo vetëm për cilësinë e sasinë e grumbulluar, por mendohet dhe për prespektivën, me qëllim që jeta e tyre të vazhdojë, pse jo dhe të shtohet numuri i tyre kur është e mundur. Kjo do të thotë që duhet të jetë e qartë se cilët bimë apo organe të bimëve do mbeten të paprekura mbas mbledhjes. Asnjëherë të mos mendohet të lihen ato bimë që nuk arrihen të mblidhen, nga pakujdesia apo pamundësia, por të “zgjidhen” bimët që do lihen pa mbledhur sipas disa kritereve të paracaktuara. Për të siguruar qëndrueshmëri të mirë të bimëve zbatohen këto rregulla nga gjithësejcili mbledhës:

• Të mbidhet pjesa e përdorëshme dhe jo pjesë të tjera të bimëve që mbeten. • Të mblidhen bimët e kërkuara, që produkti të jetë homogjen, pra jo bimë të llojeve të

tjera. • Të mos bëhet shkulje e plotë e bimës, në rastet kur kërkohet një organ i saj. • Të mbidhet vetëm ajo pjesë e bimëve apo e organeve të asaj bime, që nuk cënon

vazhdimin e riprodhimit. Pra pjesa e mbetur mbas këtij procesi të sigurojë vazhdimin e jetës së tyre në të njëjtën numur individësh apo zhvillim.

Pika e fundit kërkon që të mbidhet vetëm një pjesë e individëve apo e organeve të bimëve. Pjesa që do vilet varion nga tipi e mënyra e shtimit të sejcilës specie, e lidhur me biologjinë e kulturave. Kur mbidhet e gjithë bima, ose organet riprodhuese, ose pjesët jetike (rrënjët, lëvorja, etj) kuptohet se rrezikohet jeta e bimës apo e species, prandaj në këto raste mblidhen vetëm 30 % e bimëve dhe lihen të paprekura 70 % e tyre. Në rast se pjesa e vjelë rritet ose vjelja bëhet totale, pra kur nuk mbetet asnjë pjesë e bimes apo individ, apo kur pjesa e mbetur nuk rripërtërihet dot mbas vjeljes, rezikohet seriozisht dëmtimi i kulturës. Në funksion të këtij qëllimi këshillohet këto rregulla biologjike të detyrueshme për mbledhjen e bimëve sipas organeve të bimës:

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

21

Rrënjët e zhardhokët - Lihen pa vjelë 70 % e bimëve të zonës, pra që nuk duhet të preken.

Gjethet - Lihen pa vjelë 70 % e gjetheve të bimës. Lule - Lihen pa vjelë 30 % e luleve të çdo bime dhe 20 % e gjithë bimëve

nuk duhet të preken, Fara - Lihen pa vjelë 30 % për ripërtëritje, Fruta - Lihen pa vjelë 20 % për ripërtëritje.

- Për bimët apo pjesët e bimëve që lihen pa vjelë, të bëhet shpërndarje uniforme e individëve (pra jo vjelje zinxhir) dhe të lihen bimët që kanë aftësi ripërtërritje (jo bimët e prekura, më të dobëta, etj).

9. Transporti mbas vjeljes Pjesët e mbledhura duke qënë se janë shkëputur nga trupi i bimës dhe janë të njoma kërkojnë përkujdesje mbas vjeljes sepse dëmtohen lehtë. Shumë e rëndësishme kjo, sidomos për lulet apo pjesë të tjera delikate të bimës. Për këtë produkti i vjelë:

• Transportohet menjëherë brenda ditës në vendin e përpunimit. • Transportohet në kushte të thata e të pastra. • Nuk ngjishet e nuk vendoset në shtresa të larta, me qëllim që të mos dëmtohet gjatë

transportit. • Kur nuk është i mundur transporti i shpejtë, lihen në hije në shtresa të holla, që të mos

shtypen apo të mos ndizen nga proceset e kalbjes, si produkte të freskëta bimore sepse ato përmbajnë shumë ujë.

10. Zgjedhja e vendit të përpunimit Produkti i sapo vjelë çohet sa më shpejt në vendin e përpunimit, ku zakonisht është një magazinë. Vendi i përpunimit e depozitimit të bimëve duhet të sigurojë dy kushte: atë të përpunimit sipas parametrave dhe të ruajtjes nga ndotjet. Për këtë magazina e përpunimit të bimëve zgjedhet e tillë që:

- Magazina e përpunimit të ketë madhësi të mjaftueshme, që ti përgjigjet kapaciteteve të produkteve të vjela.

- Të plotësojë parametrat për përpunim: të jetë e ndriçuar, e ajrosur, e thatë e pa lagështi, jo në vende të ulta, e mbrojtur nga ndotësa të ndryshëm e nga dëmtuesit, minjtë, kafshët shtëpiake, etj.

- Ambjenti, si dhe materialet apo pajisjet e brendëshme të jenë të pastra, pa ndotës kimikë apo dhe nga materiale bimore të mëparëshme, pa ndryshqe, etj.

- Të njihet historia e ambjenteve, apo e materialeve e pajisjeve të brendëshme të saj dhe të mos lejojë që produkti të ndotet nga jashtë.

- Në produktet biologjike ndalohet si masë mbrojtëse përdorimi i pesticideve apo produkteve kimike. Mbrojtja nga dëmtuesit të bëhet vetëm me masa mekanike, me ndihmën e dyerve, rrjetave për insektet, apo ndarje të tjera. Ajo mund të disinfektohet me gëlqere. Për çdo masë të marrë për mbrojtjen dhe produktet e përdorura duhet të dokumentohet.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

22

11. Përpunimi paraprak pas vjeljes

Pjesët e mbledhura, duke qënë se janë shkëputur nga trupi i bimës dhe si produkte të freskëta që përmbajnë shumë ujë, kërkojnë menjëherë përpunim mbas vjeljes sepse dëmtohen lehtë. Përpunimi që i bëhet përcaktohet nga organi i bimës. Për lulet apo pjesë të tjera delikate të bimës është shumë e rëndësishme një kujdes i veçantë. Përpunimi paraprak bëhet sa më shpejt që është e mundur, sepse ai ndihmon procesin e përpunimit të mëtejshëm, si atë të tharjes, të distilimit, etj.

Përpunimi paraprak konsiston në këto veprime: • Bimët e vjelura menjëherë hiqen nga thasët e mbledhjes, duke i vendosur në hije dhe

të pa ekspozuara në diell (përjashto rrënjët që duan diell) e të mbrohen nga lagështia. • Bimët e mbledhura pastrohen nga mbeturina të ndryshme, apo nga pjesët e tepërta të

këputura gjatë vjeljes (bishta, kërcej, etj). • Rrënjët mbas mbledhjes pastrohen e lahen me ujë dhe priten në copa, ndërsa gjethet,

lulet, etj nuk duhet të lagen, përkundrazi duhet menjëherë të thahen. • Vetëm mbas këtyre proceseve ato vendosen në vendin e përpunimit. • Në magazinë të vendosen e të mbahen kosha të shënuar për hedhjen e mbeturinave

bimore, të cilët boshatisen e pastrohen përditë. 12. Tharja Vetëm mbas këtyre proceseve paraprake, produktet e nevojëshme që do përdoren apo tregëtohen, vendosen në vendin e përpunimit. Përpunimi i mëtejshëm varet nga tipi i produktit që do përpunohet apo nga kërkesat e tregut. Mbledhësve u jepet teknika e tharjes që nevojitet për produktet e vjelura, duke përcaktuar kushtet e kohën e proceseve. Përpunimi i bimëve mund të jetë me tharje, me distilim e shtryllje, apo me ngrirje të produktit. Për shumicën e bimëve që u vilen lulet, gjethet, rrënjët, lëvorja apo disa fruta përdoret tharja e tyre. Vetëm për disa bimë, si sherebela, lisra, melisa dhe menta, bëhet distilimi për nxjerrjen e esencave, në destilatorë specifik sipas species bimore. Procesi më i zakonëshëm për ruajtje të shumë produkteve bimore është tharja. Tharja e produkteve të freskëta bëhet që të ulet metabolizmi e të mos zhvillohen bakteret dhe kërpullat, të cilat shkaktojnë prishjen, kalbien apo mykjen. Tharja është procesi i largimit të lagështisë së brendëshme të produktit. Në shumicën e bimëve apo organeve të tyre mbas procesit të tharjes lagështia e produktit të tharë të jetë nën 14 ºC dhe e njëtrajtëshme. Procesi e kushtet e tharjes përcaktohet nga tipi i bimës apo organet botanike të vjela. Disa nga rregullat bazë që produkti mos dëmtohet gjatë tharjes:

• Pjesët e buta, si gjethe e lule, zakonisht vendosen në vende të ajrosura, në hije, pa u lagur.

• Bimët vendosen mbi pjesë të pastra drase, kartona, rogoza, rrjeta inoksi apo shtresa betoni dhe jo në tokë.

• Bimët vendosen në shtresa të holla për të siguruar qarkullim të mirë të ajrit. • Produkti përzihen me kujdes dhe kontrollohet që të mos dëmtohet, të mos nxihet, por

të marrin ngjyrën e të arrijë lagështinë e duhur. • Të mos teprohet me tharjen sepse bimët në proceset e më pasme, psh gjatë paketimit e

transportit, dëmtohen duke u thërmuar e coptuar. Pjesët e buta, si gjethe e lule, zakonisht bëhet në vende të ngritura e të ajrosura mirë, në hije, pa u lagur.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

23

Ka dy mënyra tharje:

• Tharja natyrale: Ky proces bëhet në kushte klimatike natyrale: në hije e në temperaturë normale të ambjentit, ku thahen kryesisht lulet, gjethet e kërcejtë; ndërsa në diell thahen frutat, rrënjët e tuberet. Kërkohet të shmangen temperaturat shumë të larta dhe të ftohta në tharjen natyrale. Nuk bëhet tharje e drejtpërdrejtë e materialeve në tokë ose të ekspozuara në diell për organet delikate. Kornizat ku janë vendosur bimët të jenë të ngritura mbi 25 cm nga toka, që të mos ndikojë në tharje.

• Tharja artificiale: Bëhet në tharëse apo makineri speciale. Zakonisht kjo është e rëndësishme të bëhen për petalet e lulet, apo pjesë që duhet ti ruhet ngjyra origjinale, ose dhe kur kërkohet shpejtësi tharje për të ruajtur lëndët esenciale. Ruajtja e ngjyrës bëhet kur produktet bimore thahen në temperaturë 45 ºC, të shoqëruara dhe në kushte të tjera si ventilim, vendosja mbi drasë, në shtresa të holla, etj. Si lëndë djegëse gjatë tharjes të kufizohet përdorimi i gazit butan, propan ose gazit natyror.

Tharës artificial për frutat dhe lulet 13. Përpunimi dhe trajtimi pas tharjes Përpunimi i produkteve mbas tharjes bëhet për qëllime të ndryshme, si për ta bërë atë më të imët, sepse në formë të tillë ai përdoret në çajra, etj, për ti ulur volumin, për të bërë paketimin, etj. Trajtimi mund të bëhet për arësye që lidhen me cilësinë, ruajtjen, me aromatizimin, etj. Proceset mbas tharjes së bimëve janë: copëtimi, grirja, thërmimi, pastrimi i kërcejve apo organeve të tjera, sitja, etj.

Produkt i përpunuar (i tharë, pastruar, thërmuar e situr)

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

24

Këto procese bëhen kur është e përcaktuar në teknikën e tyre, gjithëmonë duke ruajtur e rritur vlerën e cilësinë e produktit që përpunohet. Përpunuesit dhe trajtuesit kanë të paracaktuara proceset e përpunimit, duke zbatuar kushtet e përgjithëshme:

• Gjatë përpunimit të ruhet cilësia dhe higjena e produktit. • Kur ka disa produkte merren masa për të parandaluar ndotjen midis produkteve, apo

nga ndotësit e papastërtitë. Kryhet nëse është e nevojshme pastrimi i mjeteve, paisjeve ose ndërtesave.

14. Përzjerrja apo miksimi i produktit Përzierja apo miksimi i produktit bëhet nga mbledhësit, grumbulluesit apo tregëtarët, për uniformizim të gjithë materialit gjendje, vetëm kur garantohet se produkti i përzier është homogjen, pra me të njëjtën tregues e cilësi si para përzierjes. Një proces i tillë dokumentohet nga përzierësi. Përzierja e produkteve bëhet kur produktet janë të të njëjtit specie, të të njëjtit organ, që kanë të njëjtin cilësi, lagështi, mënyrë përpunimi, vjetërsi, standart, por që ndryshojnë nga tregues jo të rëndësishëm, si mbledhësi, koha e vjeljes, etj. Para përzierjes materialet shifen në të gjithë parametrat e treguesit që kanë, dhe vetëm kur gjykohet se ky proces nuk bën ulje të cilësisë të kontigjentit tjetër, por vetëm uniformizim, ai bëhet në kohë e momentin e përshtashëm që produkti i përzierë të mos copëtohet apo thërmohet, të mos turbullohet e precipitohet, etj pasoja negative. Kur kërkohet që sasia e një zone të caktuar të tregëtohet më vehte, sepse paraqet vlera të ndryshme nga ato të zonave të tjera, prodhimi mbahet veças dhe nuk përziet me atë të zonave të tjera. Këto produkte përbëjnë atë që quhet “produkte tipike”, që mund të mbrohen si të tilla nëpërmjet çertifikimeve. Kujdes gjatë përzierjeve:

• Nuk duhet të përziehen produktet biologjike me ato jo-bio, ose produketet e çertifikuara me ato të zakonëshme. Bile, të gjithë produktet bio jo vetëm të jenë të identifikueshme qartë si të tilla, por në magazina e në transport të jenë larg, pa mundësi kontakti dhe ndotje të mundshme nga produktet konvencionale, gjatë të gjithë procesit.

15. Ambalazhimi Pas tharjes produkti që mund të jetë rifuxho ambalazhohet apo paketohet. Ambalaxhimi bëhet për të lehtësuar transportin, por dhe që produkti të ruhet i pastër, të mos dëmtohet nga agjentët fizikë (drita, temperatura e lagështia), nga dëmtuesit si insektet, brejtësit, kafshët, etj. Amballazhimi është i mirë atëhere kur:

• Siguron produktin të ruhet i pastër, të mos dëmtohet nga agjentët fizikë (drita, temperatura e lagështia) dhe nga dëmtuesit si insektet, brejtësit, kafshët, etj.

• Sasia e mallit që futet në paketim parcaktohet sipas tipit të produktit e kërkesave të tregut (kur ka).

• Siguron që përmbajtjes brenda amballazhit nuk përziet me produkte të tjera (pra të sigurojë mbyllje) dhe nuk dëmton produktin gjatë magazinimi e transportit.

Tipi i amballazhimit që përdoret:

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

25

• Tipi e lloji i amballaxhit përcaktohet sipas natyrës e cilësive të bimës apo sipas produktit, por dhe sipas kërkesave të tregut.

• Cilësia e amballazhit të jenë e përshtatshme për tipin e produktit, duke e siguruar atë që të mos dëmtohet nga vetë materiali i amballazhimit (nga djersitja, aroma, zbërthimi kimik, etj).

• Amballazhimi bëhet duke e paketuar në: thasë, qese letre a karton, arka, etj, të gjitha të pastëra, të thata e mundësisht të reja. Kujdes nga përdorimi i përsëritur i amballazhit, sidomos i thasëve.

Gjatë procesit të amballazhimit:

• Të mos bëhet shtypje e masës së thatë të bimëve. Mund të kërkohet presim ose thërmim para paketimit për produktet që kërkohen të himta (trumëza, lisra, sherebela), ku para këtij procesi bëhet pastrimi i kërcejve të bimës, duke lënë vetëm gjethet e tyre të thërmuara.

• Në ambalazhim futet vetëm produkti i pastër, i padëmtuar, duke e pastruar nga sende apo bimë të tjera. Për këtë i gjithë materiali bimor i përpunuar kontrollohet dhe kalohet në sita për të eleminuar produktet nën standart ose trupa të huaj. Sitat e pastrimit mbahen të pastrëra mbas çdo përdorimi.

• Paketimi i pjesëve të thara bëhet në mëngjes pasi të ftohen e të kenë pak lagështi që të mos thërmohen.

Paketime të ndryshme të bimëve

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

26

Amballazhi mbyllet (me qepje, ngjitje, lidhje, etj), duke e shtrënguar mirë, që produkti të mos jetë i lirë. I gjithë materiali i amballazhuar sistemohet sipas rregullave të përcaktuara në magazinim. Produktet e nxjerra nga shtryllja, zjerrja apo distilimi, që janë në formë lëngu, vendosen në enë, ku më të preferuara janë ato prej qelqi. Ky amballazh para përdorimit pastrohet e thahet dhe pas mbushjes mbyllen hermetikisht, për të ndërprerë kontaktin me ajrin. 16. Etiketimi

Për çdo produkt, pavarësisht nga sasia, mënyra e amballaxhimit apo paketimi, vendndodhja, cilësia, etj., vendosen etiketa mbi amballazh kur është i paketuar apo brenda produktit kur ai është rifuxho (i pa amballazhuar), me qëllim që të bëhet njohja dhe gjurmimi i produktit. Etiketimi është kërkesë e një marketingu të mirë të produktit, por dhe kërkesë ligjore e tregëtisë apo e standartit, që i shërben blerësit apo konsumatorit të fundit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm që lidhet me produktin, si përmbajtja, origjina, lagështia, etj. Në etiketë vendosen dhe logot apo shënjat e prodhuesve, përpunuesve, apo shënja të veçanta që tregojnë origjinën, ruajtjen, çertifikimin, etj. Kriteri bazë i etiketimit është: të bëhet gjurmimi i produktit, prandaj:

• Për shumë arsye është mirë që produkti që në fazën e grumbullimit të etiketohet nga çdo mbledhës. Në fazën e grumbullimit të ruhet sipas zonave, fshatrave apo grup fermerësh.

• Në çdo kontigjent të grumbulluar, përpunuar e të amballazhuar bëhet gjurmimi i produktit i detajuar për çdo proces që të bëhet maksimalizimi i gjurmëve.

• Në çdo proces etiketa duhet ta shoqërojë produktin, bile ajo duhet pasuruar duke i shtuar detaje kur mbi të ka përpunime, shtesa, përzierje, etj.

• Për sasi të caktuara kur në magazina ka produkte me cilësi të ndryshme shënohen me tabelë produktet sipas cilësive, përveç masave të sigurta të ndarjes së tyre.

Përmbajtja e cilësia e etiketës janë:

• Etiketat për qëllimin e vet duhet të përmbajnë informacion të mjaftueshëm për blerësin apo konsumatorin, si emrin e bimës, sasinë, cilësinë, vitin e mbledhjes, vendin apo fermerin, shtesa që mund të jenë përdorur gjatë përpunimit dhe sqarime të tjera që mund ti kërkojë blerësi.

• Materiali i amballazhuar duhet të përmbajë informacionin e kërkuar nga legjistacioni i vendit dhe apo kërkesa të blerësve.

• Etiketa në vetvehte duhet të jetë e pastër, jo me lëndë kimike të ndaluara. • Etiketa vendoset brenda dhe jashtë amballazhit, kjo e fundit e mbërthyer mirë mbas

amballazhit dhe e vendosur në një vend të dukshëm. Për produktet biologjike:

• Produktet bio duhet të jenë të identifikueshme qartë me etiketa e tabela në magazinë. • Për ndarjen e cilësive, sidomos për produktet biologjike e konvencionale, përdoren

etiketa me ngjyra të ndryshme dhe në rastin e produktit biologjik shënohen në fatura, ditar dhe etiketë fjala “biologjike”.

17. Ruajtja në magazinë Produkti i paketuar deri sa të shitet magazinohet. Për magazinim të kihen parasysh kushtet që produktit ti ruhet vlera e të mos dëmtohen nga faktorë klimatikë e faktorë të tjerë me risk.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

27

Konkretisht magazinat e ruajtjes të jenë: Të pastra nga pluhurat e kimikatet, të ajrosura ose të ventiluara, të thara, pa lagështi,

kushtet e temperaturës të luhaten pak, me hapësirën e ndriçimin e nevojshëm, por që rrezet e diellit të mos bien direkt mbi produkt.

Pa mundësi ndotje nga ndotësa të jashtëm kimikë, si pesticide, bojra, plehra kimike, etj dhe pa rrezik nga dëmtuesit, merimangat, etj.

Pa rezik përmbytje, nga zjarri, bagëtia e kafshët shtëpiake, etj.

E rëndësishme është që produkti që magazinohet të të vendoset e ruhet mirë, prandaj: Vendosja e produktit në magazina bëhet e sistemuar, jo direkt në dysheme, por mbi

paleta ose vende të ngritura nga dyshemeja. Thasët apo produktet vendosen në shtresa (lartësi) të vogla, jo në shtresa apo sasi të

mëdha (4-7 copë), që të mos dëmtohen produktet nga vet pesha e tyre. Thasët vendosen larg nga muret anësore (rreth 50 cm) dhe ambjenteve të tjera, që të

mos marrin lagështi dhe të ajrosen lirshëm nga gjithë anët. Malli në magazinë sistemohet në mënyrë që të lihen rrugë kalimi për të kontrolluar

gjendjen dhe për të kryer manipulime të nevojëshme.

Magazimini i prodhimeve të thara e amballazhuara

Kur malli qëndron për një kohë të gjatë në magazinë, në mënyrë periodike, çdo muaj bëhet lëvizje e tij me qëllim ajrosje, duke i shvendosur thasët e fundit përsipër dhe anasjelltas.

Në mënyrë periodike, sidomos për produktet higroskopike, që thithin lagështirinë e ambjentit, si rrënja e sansanit, gramit, shpatores, lëvorja e drunakuqit, etj, bëhen kontrolle mbi gjendjen cilësore.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

28

Merren masa për mos prekjen e produkteve nga dëmtuesit, nga zjarri, etj. Të mos përdoren fumigantë, sidomos fosfororganikët (fostoksina), por vetëm ato të

lejuara nga standarti, kryesisht masat mekanike. Në magazinë të mbahen jo mbi një vit sepse bie cilësia e produktit. Ndërsa tek

shpatorja përdoren rizomat, që përdoren pas vitit të tretë, mbasi rritet përmbajtja e lëndëve aromatike.

18. Prodhimi paralel dhe shmangia e ndotjes Në praktikë ndodh shpesh që një operator të grumbullojë apo të ketë në magazinë produkte me disa cilësi, të çertifikuara, apo produkte nga zona të ndryshme. Në disa shtete, psh standarti i produkteve biologjike të vendit, apo ai i komunitetit europian, e lejon prodhimin paralel, por sipas disa kushteve. Për këtë duhet të kuptojmë termat: Prodhimi i ndarë dhe prodhimi paralel është ai lloj prodhimi ku vetëm një pjesë e fermës ose njësisë së përpunimit është çertifikuar sipas një standarti, si psh (a) produkt biologjik e pjesa tjetër e njësisë mund të jetë (b) jo-biologjike, (c) bio në kalim ose (d) biologjike por jo e çertifikuar. Prodhimi i ndarë dhe prodhimi paralel në sistemin biologjik duhet të ketë parasysh këto probleme:

• Nëse e gjithë njësia nuk është kaluar në bio, pjesët bio dhe konvencionale të saj duhet të jenë të ndara në mënyrë të qartë e të vazhdueshme.

• Operatori duhet të theksojë qartësisht në planin e tij kohën dhe masat e kalimit të të gjithë njësisë, në një afat të caktuar kohe.

• Prodhimi në të njëjtën kohë, i të njëjtës bimë, në statusin bio dhe jo-bio, është i lejuar (në disa standarte) vetëm në rastet kur ky prodhim realizohet në një mënyrë që lejon ndarjen e qartë dhe të vazhdueshme të të gjitha produkteve të reklamuara si të çertifikuara ose të çertifikueshme si bio.

• Materialet e ndaluara duhet të ruhen në vende të ndara nga vendi ku produktet biologjike trajtohen, derisa e gjithë njësia të kalojë në bio.

Shmangia e ndotjes: Operatori duhet të përdorë të gjitha masat, që përfshijnë pengesa mekanike e fizike, izolime në hapsira të sigurta, eleminime të produkteve që mund të ndotin, etj. Krahas këshillohet të përdoren:

• Pengesat dhe zonat tampon (të ndërmjetme) për të shmangur ndotjen potenciale dhe të kufizojë ndotësit e produkteve biologjike.

• Për materialet sintetike mbuluese, mulçëruesit, mbulesat, rrjetat dhe mbështjellëset, lejohen vetëm kur ato janë me bazë polietileni dhe polipropileni ose polikarbonate. Ato duhet të hiqen nga toka pas përdorimit dhe nuk duhet të digjen në tokë.

• Të gjitha pajisjet e mjetet e punës dhe të përpunimit që vijnë nga sistemet konvencionale bujqësore, përpunuese apo industriale, duhet të pastrohen me kujdes për të eliminuar materialet potencialisht ndotëse, përpara se të përdoren në zonat e menaxhuara biologjikisht. Eshtë mirë që këto mjete të përdoren fillimisht në produktet biologjike e më pas për produktet e tjera jo bio.

19. Dokumentimi Të gjitha proceset dhe praktikat që kryhen nga mbledhësi, grumbulluesi ashtu dhe tregëtari, që lidhen me produktin e që ndikojnë në cilësinë e tij, dokumentohen. Dokumentimi është

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

29

praktikë që i shërben transparencës së punës e sigurisë së produktit, që i shërben konsumatorit. Parimi është që dokumenti ndjek çdo proces e në çdo subjekt ku kalon apo përpunohet produkti. Prandaj:

• Për çdo sasi produkti të vjelë apo të grumbulluar të dokumentohet lloji, sasia, data e vendi i grumbullimit.

• Nga shoqëritë tregëtare e përpunuese dokumentohen të dhënat e mësipërme, duke shtuar grumbulluesin e identifikuar me një kod (kodi i grumbulluesit), vendndodhja gjeografike e zonës, duke e përshkruar e identifikuar saktë në hartë, vendoset cilësia e produktit (veçanërisht për produktet biologjike e konvencionale) si dhe tregues apo rrethana të tjera që ndikojnë në cilësi, si klima, toka, etj.

• Identifikohen rrethanat e jashtëzakonëshme gjatë periudhës së rritjes së bimëve, apo grumbullimit e përpunimit, siç janë kushtet e motit, sëmundjet, dëmtuesit, etj., të cilat mund të kenë ndikuar në cilësinë e përbërjen kimike të produktit bimor.

• Shënohen të gjitha masat, procese teknike e trajtimet, përbërës të ndryshëm biologjikë e kimike të përdorura në gjithë hapat nga grumbullimi deri në paketim.

• Grumbulluesi duhet të ketë lejën e grumbullimit, studimin për gjendjen e bimëve, listat e mbledhësve sipas zonave, të shënuara në një hartë (me shkallë 1:25,000), kontratat apo marrëveshjet me mbledhësit e zonës, udhëzime apo materiale kualifikuese për mbledhësit, dokumentacion mbi kontrollet e ushtruara tek mbledhësit, dokumentacionin që mund ti kenë lënë organe të ndryshme shtetërore apo të inspektimeve të mëparëshme.

• Dokumentat e blerjes e të shitjes (faturat) së produkteve apo sendeve të tjera të nevojshme për përdorim në proces, apo / dhe rregjistrin e shkruar ku identifikohet origjina, natyra e sasia e lëndëve të para të blera dhe ditarin e përpunimit e të dokumentimit të lëvizjeve sipas sasive.

Kap. III - KULTIVIMI I BIMEVE MJEKËSORE 1. Vlerësim për kultivimin e bimëve Njeriu në stade të ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror, sa më shumë i ka njohur e vlerësuar cilësitë e bimëve, aq më tepër ka rritur përdorimin e tyre. Kjo ka bërë që shumë bimë, pra ato që i kanë shërbyer më shumë ti domestikojë e ti ketë kultura në kultivim. Bimët mjekësore e aromatike natyrore, kanë patur rëndësi të kufizuar ekonomike, në krahasim me bimët bujqësore të kultivuara, pasi janë mbledhur në mënyrë të kufizuar në zonat e pakultivuara. Përdorimi i madh në industrinë farmaceutike, ushqimore dhe kozmetike i këtyre bimëve, kërkon që të rritet prodhimi i tyre. Prandaj në disa zona ka filluar dhe kultivimi i tyre, duke rritur prodhimet e të ardhurat, e duke siguruar sasi të nevojshme, të pavarura nga natyra. Për disa bimë të ralla kjo është më se e nevojëshme, pasi nuk përballon kërkesat nga tregu. Mbjellja e rritja e bimëve mjekësore e aromartike si bimët bujqësore rrit prodhimin e tyre në nivelet që kërkon tregu, por dhe bën që bimët spontane të ndjehen të “qeta”, duke arritur që të shtohen të lira, sepse ato nuk dëmtohen nga vjelja, që ndonjëherë kjo bëhet pa kriter. Sqarojmë se tipat, format bimore apo materialet autoktone dallohen për një përshtatshmëri ndaj kushteve ku janë diferencuar, por dhe për cilësitë që përdoren. Ato zotërojnë cilësi të

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

30

vlefshme, sidomos në drejtim të përshtatjes, si rezistenca ndaj thatësirës, nxehtësisë, kanë cikël të shkurtër vegjetativ, por dhe përmbajtje të lartë të proteinave apo lëndëve apo substancave të tjerë që ato dallohen e u përdoren. Varietetet e përmirësuar dallohen për homogjenitet të lartë, por kanë bazë genetike të ngushtë. Kjo i bën ato më të predispozuara të preken nga sëmundje dhe streset e mjedisit. 2. Koncepte për kultivimin e bimëve Kur futesh në konceptin e kultivimit të bimëve, futesh automatikisht në bujqësi. E rëndësishme me këtë rast është të futesh në bujqësinë shkencore dhe jo në bujqësinë e mbijetesës. Kultivimi në mënyrë empirike nuk sjell efektivitet, prandaj kjo zhvillohet e realizohet duke u mbështetur në kritere shkencore. Kjo do të thotë se kultivimi kërkon hartimin e teknikave të rritjes e zgjidhjen e shumë probleme që nga zgjedhja e seleksionimi i varieteteve të përmirësuar e deri në paketim e magazinim, sepse ato japin më shumë prodhim e bëhen kultura intensive.

Mbi bazën e sasive të produktit që do kontraktohet kërkon të sigurohen: - Njohuritë mbi biologjinë e kërkesat e bimëve, teknikat e rritjes, që nga prodhimi i fidanave e deri në vjelje. Njohja e biologjisë dhe e kërkesave që bimët kanë, është detyrë e ekspertëve që do i këshillojnë fermerët.

Pregatitja e fidanave në farishte

- Më pas përcaktohen sipërfaqet që nevojiten për të prodhuar sasitë e kërkuara, duke zgjedhur zonat e tipet e tokës së duhur për kultivim, ku këto të jenë sa më afër atyre ku rriten në natyrë të lira.

Mbjellja e kryerja e shërbimeve (ujitja) në fushë e bimëve

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

31

- Sigurimi i materialeve mbjellëse, duke përcaktuar varietetet e përcaktuara dhe njohja e veçorive të tyre. Disa kompani ndërkombëtare që kanë filluar të nxisin rritjen e këtyre bimëve kanë sjellë vetë farat, sepse kanë një përvojë të filluar që më parë dhe kultivimi bëhet në toka bujqësore, ku pa dyshim merren prodhime bruto më të larta, por jo cilësisht me ato tregues të përmbajtjes. Kur materialet e mjelljes do merren ato të vendit, puna për sigurimin e tyre fillon një vit përpara, duke caktuar zonat ku do merren, sasitë, manyrat e përpunimit dhe të ruajtjes. Në kuadrin e kultivimit të bimëve, janë zbatuar disa projekte, në shumë zona e rrethe, e me shumë bimë mjekësore e aromatike. Në këto programe janë përfshirë shumë punonjës e është përfituar një përvojë e mirë dhe janë marrë rezuktate të mira në prodhim e në cilësi.

Pamje nga vjelja e bimëve mjekësore të kultivuara

Për të arritur rezultate në kultivim duhet të punohet në disa drejtime: - Të ruhen e përmirësohen speciet autoktone, që rriten të lira në natyrë. - Të hartohen dhe të përmirësohen teknologjitë e kultivimit të tyre. - Të monitorohen teknikat e kultivimit, për tu përshatur bimët më mirë me kushtet tokësore e klimatike të zonave, duke bërë rajonizimin në sajë të këtyre kushteve dhe cilësive të bimëve. - Të nxitet prodhimi i qëndrueshëm i bimëve dhe prodhimi biologjik, për të marrë produkte cilësore. - Të sigurohet cilësia e siguria e produkteve dhe mbrojtja e bimëve nga sëmundjet e dëmtuesit. - Të nxitet kërkimi shkencor, për ti paraprirë problemeve, që mund të lindin dhe për të rritur eficiencën e punës që do bëhet.

3. Kushtet e kërkesat për kultivim

Për kultivim të bimëve mjekësore është e nevojëshme të njihen veçoritë biologjike të species e specifikat që ka varieteti që do kultivohet. Mbi bazën e tyre dhe të veçorive të zonës hartohen parametrat teknologjike që do zbatohen. Për këtë të njihen:

- Cikli vegjetativ: Të njihet specia në se është bimë një apo shumë vjeçare, të përcaktohet periudha e mbirjes, e vegjetacionit, lulëzimit, frutifikimit apo pjekjen e frutave a farave.

- Kushtet e kërkesat për rritje: Këtu përfshihen kërkesat për temperaturë, ndriçim, lagështi, cilësi të tokës e nevojat për ushqime. Çdo specie ka disa pragje të temperaturës për mbirrje, rritja normale, kufijtë ekstremë të rritjes (minimale e maksimale) dhe ato të dëmtimit. Kërkesat për ujë: nevoja për sasi sipas vegjetacionit, periudhat kritike. Ka kërkesa për tokën: si strukturë, përbërje mekanike, thellësi të tabanit, pjellorinë, etj.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

32

Mbi bazën e këtyre kërkesave përcaktohet programi i mbjelljeve, si mënyra e shtimit, afati i mbjelljes së farës apo e copave vegjetative e afati i mbjelljes në fushë (në vendin e rritjes), përcaktohen tokat ku do kultivohet, gjithashtu lidhet me sigurimin e imputeve të nevojëshme, si ujë, ushqime, mjete pune, etj. Në zgjedhjen e tokës është shumë e rëndësishme që toka ku do kultivohet të jetë në atë zonë ku bima rritet në kushte natyrale, përfshirë këtu lartësinë mbi nivelin e detit, ekspozicionin ndaj rezatimit, tipin e tokës, pjellorinë, strukturën, etj.

- Masa vegjetative e bimëve dhe raportet midis pjesëve të ndryshme të bimës: Të njihen masa vegjetative që formon bima, biorritmi dhe kushtet kur ajo vegjeton apo rrit lulëzimin, frutifikimin, etj. Kjo përcakton dëndësinë e mbjelljes, me qëllim që të merret maksimumi i produktit të nevojshëm në njësinë e sipërfaqes, të padëmtuar nga sëmundjet. Po gjithashtu përcaktohet volumi i punës, si numuri i bimëve që do përgatiten e mbillen, sasia e materialeve mbjellës (fara, copa, etj) e farishteve, etj.

- Armiqtë natyrore: Sëmundjet dhe dëmtuesit që e rezikojnë prekjen nga farishtja e deri në vjelje. Kjo përcakton programin e masat mbrojtëse dhe preparatet.

- Treguesit e prodhimit të bimëve: duke ditur se sa prodhohet nga një bimë ose njësi sipërfaqe e produktit llogaritet sipërfaqia që do mbillet, që të sigurohet efektivitet e realizim i sasive të kontaktuara.

- Standarti i prodhimit të bimëve: Shpesh produktet bimore tregëtohen sipas disa standarteve. Për këtë duhet të zbatohet ai standart që kërkohet nga blerësi. Si një standart më i lartë qëndron ai i produktit biologjik, ku përcaktohen disa norma që lidhen me: - Inputet e përdorura, ku përjashtohen lëndët kimike të sintezës (plehra kimike e pesticide) dhe vendosen norma mbi përdorimin e tyre, si për azotin, fosforin, bakrin, etj; - Përdorimin vetëm të burimeve natyrale, pa dëmtuar ekosistemin e biodiversitetin, etj; - Të ruhen e përmirësohen kushtet e higjenës të tokës, ujit, ajrit, të mjeteve, etj; - Të zbatohen qarkullimet bujqësor e parimet e manaxhimit të tokës e bimëve; - Të kryhet inspektimi i procesit të prodhimit përçertifikimin e produktit.

4. Mënyrat e shtimit

Bimët në natyrë shtohen në mënyrë agamike (me copa, rrizoma, rrënjë, kërcej) dhe në mënyrë gamike (me fara). Disa specie bimore mund të shtohen vetëm në një nga rrugët e mësipërme, por tek shumica e bimëve shtimi me bëhet në dy a më shumë mënyra, si kombinim i rrugës agamike me atë gamike. Psh për speciet e familjes Laminaceae (Timus, Salvia, Satureja, Rozmarina, Rigoni, Mendra e Borziloku) dhe të familjes Asteraceae (Kamomili), që karakterizohen nga një sistem alogamik i riprodhimit, duke shfaqur pjalmimin entomofil, procedura e shtimit zbatohet në varësi të veçorive të këtyre specieve. Mënyra e shtimit përcakton që të hartohet plani dhe metodikat për ruajtjen e shtimin e tyre. Mënyra e shtimit me farë siguron diversitet më të lartë të individëve, sesa në mënyrën agamike me copa, rrizoma, etj., kjo për shkak të cilësive të këtyre organeve. Për riprodhimin me farë kërkohet që një vit para të sigurohet materiali mbjellës, por dhe të ngrihen farishtet e nevojëshme. Kur për disa specie fara mungon, sepse mund të jetë vetëshpërndarë në natyrë, shumëzimi bëhet në rrugën agamike. Shumë prej këtyre bimëve, përveç borzilokut dhe kamomilit, mund të shtohen dhe nëpërmjet bisqeve (agamike). Sigurisht që për specie të caktuara ka veçori specifike, për marrjen e materialit mbjellës, të përgatitjes për mbjellje, etj. Kështu tek boronica është e nevojëshme të mblidhen frutat e pjekur, për dëllinjën zgjidhen frutat e vitit të dytë e të vendosura në pjesën bazale të degëve frutore, sepse vetëm ato japin fara vitale dhe kjo mbin pas një viti mbjellje.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

33

5. Shumëzimi i disa specieve bimore

Lisra, timusi apo bari i zhumbricës (Thymus vulgaris L.): Shtimi bëhet në pranverë me copa, por si bimë autogamike, bëhet dhe më farë, duke përdorur 1 gr farë/m2. Farat e saj duhet të jenë të reja, sepse në vitin e dytë ato humbasin fuqinë mbirëse. Mbledhja e frutave (akeneve) bëhet nga fillimi i verës. Në Pukë, në Kqir e Iballë, ka dy vjet që kjo bimë është kultivuar në sipërfaqe dy dyn, duke mbjellë lisrën spontane dhe atë të kultivuar, duke e shumëzuar me farë në farishte në fillim të prillit e fidani mbillet në fushë në fillim shtatorit dhe me copa të rrënjëzuar direkt në tokë në fund të prillit-fillim i majit ose në shtator. Prodhimi vazhdon të vilet, duke u rripërtërirë vetë.

Salvia (Salvia officinalis L.): Shtimi bëhet në mënyrë seksuale me farë (gamike), duke përdorur akenet, por dhe në mënyrë agamike, nëpërmjet copave rrënjore (këmbëza) ose copa të bimës. Kur shtohet me copa është mirë të merret pjesa e drunjëzuar mirë, vendosen në shtrat për rrënjëzim e mëpas trapiantohen në fushë në fund të pranverës. Vjelja e akeneve të pjekur për shumëzim bëhet gjatë verës, nga qershori deri në gusht, por ato mblidhen menjëherë sepse bien nga bima sapo piqen. Në Pukë dhe Kaftall është kultivuar prej katër vjetësh, në sipërfaqe 3-4 dyn, duke e shtuar me farë në farishte në fillim të prillit e fidani është mbjellë në fushë në fillim të shtatorit. Prodhimi vazhdon të vilet, duke u rripërtërirë vetë.

Trumëza (Satureja montana L.): Shtohet me copa (këmbëza) ose në mënyrë gamike, duke përdorur akene. Shtimi agamik bëhet vonë në dimër, pas rivegjetacionit. Në zonën e Pukës kjo bimë është mbjellë me copa të rrënjëzuar gjatë prillit ose në shtator, në sipërfaqe 1 ha në Qelëz. Prodhimi vazhdon të vilet, duke u vet-rripërtërirë.

Rozmarina (Rozmarinus officinalis L.): Shtimi bëhet kryesisht me pjesë të bimës, me copa dhe lastar ose me këmbëza, sepse ajo ka rrënjë adventive, të cilat rriten shpejt sapo copat vendoden në tokë. Dhe shtimi me farë mund të bëhet, për të rritur variacionin gjenetik.

Rigoni (Origanum vulgare L.): Si specie kryesisht alogamike shtohet shumë lehtë me anë të copave të rrënjëzuara në periudhën e qetësisë dimërore. Mund të shtohet dhe me fidana të akeneve të vjela, duke përdorur lulëri të pjekura plotësisht në verë. Eshtë mbjellë në Pukë, Blerim dhe Korthpul, në sipërfaqe 4-5 dyn, prej katër vitesh, duke e mbjellë me farë në farishte në fillim të prillit e fidanin në fushë në fillim të shtatorit, ndërsa kur është shtuar me copa të rrënjëzuara mbjellja është bërë në shtator. Prodhimi vazhdon të vilet, duke u rripërtërirë vetë.

Mendërza, Mendra ose nenexhiku (Mentha piperita L.): Shtohet në mënyrë agamike, duke përdorur stolonet që rriten gjatë vitit ose me kërcej me rrënjë. Stolonet zgjidhen me gjatësi mbi 15 cm, për të formuar rrënjë të mjaftueshme. Materiali për shtim merret në vjeshtë ose në fillim të pranverës, ku në rastin e fundit të bëhet mulçërimi i tokës ku bëhet rrënjëzimi, sidomos në zonat e ftohta, që të mbrohen stolonet nga i ftohti. Sigurisht që dhe shtimi në rrugë gamike, duke përdorur fara që mblidhen në fund të verës-fillim i vjeshtës. Nuk është përdorur në praktikën e gjërë të rrethit, vetëm në kopshtije familjare duke u shumëzuar me kambëza, në pranverë. Prodhimi vazhdon të vilet, duke u rripërtërirë vetë.

Kamomili (Chamomilla recucita L.): Shtohet me fara (akene) të vjela nga lulet në fund të verës përpara shpërndarjes natyrale. Nuk është aplikuar deri tani në praktikën e gjërë të rrethit.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

34

Boronica (Vaccinium myrtillus L.): Shtohet me lehtësi me farë dhe me mënyrën vegjetative. Vetëm duhet kujdes që frutat të vilen të pjekura plotësisht, kur janë me ngjyrë të zezë në të purpurtë dhe tu hiqet tuli i frutit e të pastrohet nga çdo gjurmë papastërtie. Kjo është shtuar në Iballë prej katër vjetësh në mënyre vegjetative, me këmbëza të rrënjëzuara, në sipërfaqe 1 ha, duke e mbjellë në shtator e prodhimi filloi në vitin e dytë mbas mbjelljes, vazhdon të vilet, duke u rripërtërirë vetë.

Dëllinja e zezë (Juniperus communis L.): Shtohet me anë të farës, këto të fundit nxirren nga nga frutat e vitit të kaluar që ndodhen në pjesët e mëposhtëme të degëve. Mund të shtohet dhe në rrugë agamike, por është shumë e vështirë të bëhen prerje rrënjësh. Nuk është mbjellë deri tani në rrethin e Pukës.

Borziloku (Ocimum basilicum L.): Shtohet me lehtësi me akene, të cilat mbidhen në farishte. Mbjellja në fushë bëhet duar - duar nga pranvera deri në verë. Nuk është mbjellë deri tani në rrethin e Pukës.

Për speciet që shumëzohen me vështirësi apo për të shumëzuar individë të përzgjedhur mund të bëhet shumëzimi in-vitro, pra shumëzimi në laborator, në terrene ushqyese dhe kushte të mira. Sigurisht që ajo kërkon laborator e pajisj e një staf të përgatitur. Më poshtë jepen cikli vegjetativ e mënyrat e shtimit të disa bimëve: Cikli vegjetativ dhe mënyrat e shtimit të disa bimëve Pas. Nr. 4

EMRI SHQIP CIKLI VEGJETATIV DHE MENYRA E SHTIMIT Dëllenja e zezë Shkure, shumë vjeçare, frutat janë 2 vjecare.

Shtohet me farë, por dhe në mënyrë agamike (ka vështirë në prerjen e rrënjëve).

Kamomili Bimë barishtore, një vjecare. Lulëzon në maj-shtator. Shtohet me akenet.

Mendra Bimë barishtore, shumë vjeçare. Lulëzon në gusht-shtator. Shtohet në mënyrë agamike (stolone), me copa rrënjë në pranverë dhe me fara.

Borziloku Bimë barishtore, një vjeçare, lulëzon në qershor-tetor. Shtohet më lehtë me akene në pranverë deri në verë.

Rigoni Bimë shumëvjecar, lulëzon në verë (qershor-shtator). Specie alogamike (më lehtë shtohet me copa të rrënjëzuar në qetësinë dimërore) dhe me akene.

Rozmarina Bimë shkurore, shumë vjeçare, përherë e gjelbër, lulëzon 2 herë (në pranverë e në fund të verës). Shumëzohet me pjesë të bimës, si copa, lastarë, me këmbëza (se ka rrënjë adventive) dhe me farë.

Sherebela Bimë shumë vjeçare. Lulëzon Maj-Korrik. Shumëzohet me akene (gamike) dhe me copa të bimës ose të rrënjëve (agamike).

Trumza Bimë gjysëm kaçubore, shumë vjeçare. Lulëzimi në mes të verës. Shumëzohet në mënyrë gamike (me akene) dhe agamike (me copa të bimës vonë në dimër).

Çaj mali Bimë barishtore, shumë vjeçare, shtohet me farë. Lisra, Bari i zhumbricës

Bimë shumë vjeçare. Jeton 4-5 vjet, lulëzimi në Maj-Korrik. Shumëzohet me copa, që mbillen në pranverë dhe me farë.

Boronica Bimë kaçubore, shumëvjeçare. Shtohet me kambëza e me farë.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

35

Kap. IV - MARKETINGU I BIMEVE MJEKESORE E AROMATIKE

Rrugët e kalimit të bimëve për tek konsumatori Bimët mjekësore e aromatike, pasi mblidhen në terren nga individët e zonës, thahen ose përpunohen në mënyra të ndyshme nga vetë mbledhësit. Produktete e mësipërme, më pas kalojnë në kanalet e tregut në këto dy mënyra: Së pari: Një sasi shumë e madhe bimësh, kur ato janë mbledhur për qëllime tregëtare, çohen e dorëzohen (shiten) tek grumbulluesit, që janë subjekte tregëtare apo përpunues privatë. Sasia e këtyre produkteve që thith ky kanal i tregut është shumë i madh dhe është ky treg që shkakton probleme në qëndrueshmërinë e bimëve, sepse kërkesa shumë e madhe bën që të mblidhen bimë deri në kufijtë e shdukjes së tyre. Këta grumbullues bëjnë një përpunim të thjeshtë dhe amballazhim, për tja kaluar subjekteve të tjera tregëtare e përpunuese, në vend apo eksport.

Bimë mjekësorë nga rrethi i Pukës

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

36

Produktet që grumbullohen për tregëtim, pa dyshim që dalin nga zona e rrethi ku janë grumbulluar, për shkak të teknikave e mjeteve që kërkon përpunimi apo nxjerrja e substancave mjekësore. Bimë të tilla që mblidhen e tregëtohen në Pukë janë: sherebela, trumëza, lisra, lulet e frutat e shtogut, frutat e gjethet e boronicës, etj. Ato kalojnë nga mbledhësi i thjeshtë, tek grumbulluesi i fshatit apo i komunës, e më pas tek grumbulluesi i madh i rrethit apo grumbulluesi i zonës. Kalimi në disa duar, shoqërohet me përpunime e paketime të thjeshta. Shumica eksportohen jashtë vendit, e më pas shpërndahen në çdo skaj të globit. Një pjesë e produkteve mund të kalojnë në përpunim në ndërmarje të tjera të vendit. Vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre “kthehen” në zonë, tashmë në formë të përpunuar, si medikament, si preparat kozmetike, etj. Për tre kultura, vendi ynë, dallohet për prodhim në nivel botëror, siç është e sherebela, trumëza e rozmarina, ku dy të parat janë prezent në Pukë. Ato eksportohen në shumë vende të tjera, nga europa deri në amerikë, nga ku përpunohen e prodhohen produkte që shiten në gjithë botën. Së dyti: Disa bimë që mblidhen në zonë mbeten në vetë individët familjarë, ku këta të fundit i kanë për konsum apo përpunim familjar. Sasia e këtyre produkteve që vetëkonsumohen është shumë i vogël dhe është ky treg që nuk shkakton probleme në qëndrueshmërinë e bimëve, sepse kërkesa shumë e vogël dhe për nevojat e veta, bën që të mblidhen bimë nën kufijtë e gjendjes së tyre, por dhe gjatë grumbullimit individi vepron që të ketë këtë produkt dhe në vitin tjetër, pra bën një sigurim të vetqëndrueshëm të tyre. Si të tilla këto produkte të grumbulluara për vehte konsumohen nga vetë familja ose kalojnë në tregun lokal, ku shiten si produkte të thjeshta apo të përpunuara. Për konsum familjar dhe tregun e brendëshëm të zonës janë shumë produkte bimore. Për konsum vetjak në sasi më të mëdha janë rigoni i kuq dhe frutat e boronicës e thanës. Produktet për vehte përdoren si çajra (Rigoni i kuq, lulet e blirit, lulet e shtogut), reçelëra (Mana ferra, luleshtrydhja e egër), erëza (Rigoni, trumëza, lisra), bimë kurruese në mjekësinë popullore për sëmundje të njohura nga banorët (Dëllinja e zezë dhe e kuqe, boronica, bari i pezmit). Produktet e bimëve mjekësore e aromatike ndeshen në çdo familje, në formë të thjeshtë, si çajra, fruta të thata, apo të përpunuara, në formën e produkteve mjekësore, kozmetikë apo si pije apo ushqim në guzhinë (frutat e manaferrës, luleshtrydhes, thanës, çikorre e egër, hithra, etj). Produktet kryesore të këtyre bimëve në familje janë erëzat e bimët aromatike dhe nënproduktet e tyre, që janë: vajrat esenciale, rrëshirat, substancat e koncentruara apo në gjendje të thatë apo të përpunuar, që kanë substanca të hillura (biter), alkaloide, glukoside, sapunina, tanina, ngjitësa, vitaminat, etj.

Disa nga problemet e marketingut

Paketimi i produkteve që konsumohen brenda zonës, është i thjeshtë: Produktet e thata (erëza, lule, bimë, gjethe, etj) paketohen kryesisht me letër apo qese, ndërsa pijet e produktet ushqimore vendosen në enë qelqi, si kavanoza, shishe, etj. Kjo përvojë është futur nga projekti i AgroPukës. Preferenca e konsumatorëve për të zgjedhur produkte të paketuara e të amballazhuara, apo dhe të përpunuara, përbëjnë një prirje pozitive në kërkesat e nënprodukteve të tilla. Në lokal është më e preferuar një çaj kamomili, menthe, etj, i bluar e i paketuar në qese të pastër, me etiketë dhe e futur në një kuti me specifikimet përkatëse se sa një çaj i mbajtur thjesht në tufa apo në një qese. Etiketimi i disa produketeve të përpunuara në zonë ka bërë që disa prej tyre të fitojnë një emër dhe të njihen si produkte të zonës. Në drejtim të etiketimit të produkteve të tregëtuara në zonë, ka ndihmuar Shoqata AgroPuka, ku për prodhimet e anëtarëve të shoqatës, ka përgatitur një etiketë ku shënohet logoja e kësaj shoqate.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

37

Përpunimi brenda rrethit për momentin bëhet vetëm për disa produkte ushqimore, si tharja e disa frutave (mollë, kumbulla, etj), e reçelave dhe shurupeve (shurup thane, etj). Vetëm në një zonë (Luf-Qerrët) prodhohen disa lloje reçelrash. Disa nga këto reçelëra apo shurupe kanë dalë dhe jashtë rrethit, ashtu si mjalti i kësaj zone. Mundësia që jep përpunimi rrit dhe marketingun e tyre. Psh nga 600 specie bimore në botë pregatiten apo prodhohen rreth 10,000 artikuj të tregut, të grupuara në barna farmaceutike, në kozmetikë e makiazhe, në linjën e ushqimeve dhe dietetikëve. Standarti i produkteve të zonës, duke qënë se ato thahen në natyrë e përpunohen thjesh pranë ambjenteve familjare, është akoma në nivel, që i përgjigjet vetëm konsumatorit vendas. Kështu produktet për tregëti grumbullohen vetëm nga subjekte vendase dhe jo të huaja. Sigurisht që këtu ndikon dhe sasia e vogël që ka rrethi, në raport me kërkesat e një kompanie të huaj. Pothuajse asnjë produkt nuk përgatitet sipas ndonjë standarti të njohur ndërkombëtar apo biologjik. Mundësitë janë që disa zona e produkte të çertifikohen si produkte biologjike. Cilësia e produkteve të mbledhura është e një niveli të lartë për shkak të origjinës. Shija e vlera e tyre është natyrale. Për produktet e përpunuara ruhen disa parametra, ku cilësia dhe higjena përbëjnë një përparësi për marketingun. Shumë produkte ruhen mirë në kushte të zonës, por jo në ambjente ftohëse e rregjim të kontrolluar. Për ruajtjen e cilësisë bëhet pastrimi në mënyrë periodike i atyre që mund të prishen, nxihen, myken, kalben, etj. Këto produkte shiten brenda sezoneve të tyre të ruajtjes, kryesisht në periudhën vjeshtë-dimër dhe në sezonin e verës janë shitur. Seleksionimi i produkteve të sapo mbledhura bëhet që në fazën e parë të mbledhjes së tyre. Vetëm në sajë të seleksinimit korekt e ndarjes në cilësi bëhet kalimi i produkteve nga familjarët tek grumbulluesit dhe këta tek tregëtarët e mëdhënj. Siguria ushqimore e produkteve të mbledhura, meqënëse vijnë nga zona të pasta dhe për këto bimë ka kujdes i bën ato të kërkuara. Në bimët natyrale nuk përdoren preparate e pesticide, e kjo i jep një siguri atyre. Sigurisht që rritja e volumit të tyre dhe kultivimi që mund të bëhet, ku mund të përdoren impute, kërkon që siguria të rritet, që nga produktet që mblidhen, në mënyrat e përpunimit apo mjetet e pajisjet që përdoren e deri tek kushtet e ruajtjes. Vendosja e produkteve të përpunuara (reçelit, frutave të thata, etj) në ene qelqi ose qese plastike, kujdesi për mbyllje e ruajtje, i ka bërë ato të ruajnë një cilësi e siguri për konsumatorin.

Produkte të bimëve mjekësore të Pukës në panaire Promocioni për produktet e reja sapo ka filluar. Disa prej produkteve të rrethit janë çuar në panaire brenda vendit (Panairet në Tiranë) dhe jashtë vendit (në Bari-Itali, maj 2008, etj). Nëpërmjet njësisë së marketingut të Shoqatës BioAdria po punohet për promovimin në njësi të Tiranës.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

38

Kap. IV - STUDIM MBI BIMET MJEKESORE E AROMATIKE TE RRETHIT TE PUKES DHE MUNDESITE E KULTIVIMIT TE TYRE

Hyrje Për ti ardhur në ndihmë mbledhësve dhe grumbulluesve të bimëve të rrethit, kryhen studime për të përcaktuar bimët që rriten në natyrë, shtrirjen e tyre, kapacitetet e prodhimit dhe disa mundësi për kultivim në këtë rreth. Përpjekjet e para për të përcaktuar mbulesën gjeobotanike janë bërë në vitet 1986-1993. Nevojat e mëdha që ka tregu për këto produkte bënë që ato të ndërmeret ky studim i mbështetur shkencërisht. Ndërsa vlera e ilaçeve sintetike (të përfituara në rrugë kimike) gradualisht po zbehet, duke ja lënë vendin atyre natyrale, të përgatitura nga bimët.

Metodika e studimit

Për të vlerësuar mbulesën bimore dhe bimët mjekësor të rrethit të Pukës, por dhe kapacitet që mund të grumbullohen, është punuar sipas një metode e vlerësimit shkencor e kryer nga grupi i ekspertëve të rrethit me specialistin Jak Ukaj. Studimi është bërë gjatë vitit 2002 dhe një pjesë e studimit, sidomos rilevimi i disa zonave të thella, ka vazhduar në vitin 2006. Të dhënat janë krahasuar me rilevimin gjeobotanik të mbulesës bimore të bërë më parë nga ky autor në vitet l986-l993. Rilevimi u bë në vendet tipike, aty ku fitocenozat shprehen qartë. Përcaktimi i ekzemplarëve u bë me numurim. Sipërfaqja provë ishte: Për bimët drunore 100 m², për shkurret 25 m² dhe për bimësinë barishtore 2 m². Në vendin e përcaktuar u morrën këto të dhëna: vendi i rilevimit, lartësia mbi nivelin e detit, pjerrësia në përqindje si dhe kundrejtimi. Në vendin e rilevuar, u bë vëzhgimi i profilit të tokës, ku në shumicën e rasteve u hap një profil, apo kjo u bë në bregun e prroskave, përrenjve, brrakave apo rrugëve atomobilistike e atyre pyjore. Për karakteristikat e tokave u regjistruan: trashësia e tabanit, e horizontit, përmbajtja e gurëve, struktura, përshkueshmëria, thellësia e depërtimit të rrënjëve, ngjyra dhe përbërja grimcometrike. Përcaktimi i mëtejshëm i llojeve bimore të sjellura nga ekspeditat u bë në laborator.

Për bimësinë, përveç specieve bimore u nxorën edhe një sërë treguesish analitik si sasia, mbulesa, forma jetësore dhe fenofazat e bimëve, si më poshtë:

Sasia: U regjistruan sasitë e të gjitha llojeve të një fitocenoze të caktuar. Vlerësimi sasior për çdo specie u bë sipas sistemit 5 ballësh të Hultit: 1. Me bimësi shumë të rrallë. 2. Me bimësi me pakicë. 3. Me bimësi të zakonshëm. 4. Me bimësi me shumicë. 5. Me bimësi me shumicë të madhe.

Mbulesa: Kjo shpreh sipërfaqen e tokës të mbuluar nga pjesa mbitokësore e një specie të caktuar. Mbulesa varet nga numuri i individëve për njësi të sipërfaqes si dhe nga mbulesa projektive që formon specia bimore. Ky tregues u vlerësua sipas Hultit me sistemin 5 ballësh. 1. Specia bimore mbulon më pak se 1/16 e sipërfaqes provë. 2. Specia bimore mbulon me pake se 1/16-1/8 e sipërfaqes provë. 3. Specia bimore mbulon me pake se 1/8-1/4 e sipërfaqes provë. 4. Specia bimore mbulon me pake se ¼ - 1/2 e sipërfaqes provë. 5. Specia bimore mbulon mbi l/2 e sipërfaqes provë.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

39

Forma jetësore: Ky tregues lidhet me formën e rritjes së bimëve dhe me pamjen e përgjithëshme të tyre. Klasifikimi bazohet në lartësinë e vendosjes së sytheve prodhues në raport me sipërfaqen e tokës. Përcaktimi i formës jetësore u bë në bazë të klasifikimit të Raunkerit: 1. Fanorifite (F): Këtu futen bimët që i kanë sythet shumë lart mbi sipërfaqen e tokës, si drurët dhe shkurret. 2. Kamerifite (K): Në këtë grupe futën bimët që i kanë sythet 25 cm mbi sipërfaqen e tokës, ku bën pjesë shkurrzat. 3. Hemikriptofite (H): Në këtë grup bëjnë pjesë ato bimë që i kanë sythet mbi sipërfaqen e tokës. Këtu futen bimët barishtore. 4. Geofitet (G): Këtu futen bimët që i kanë sythet të futura brenda në tokë, ndërsa pjesa mbitoksore në kushte të pa favorshme thahet. 5. Neofite (T): Në këtë grup futen bimët njëvjeçare, rrallë disa dyvjeçare, që periudhat jo të favorshme i kalojnë në gjendje fare. Spektri biollogjik: Shpreh raportin (në përqindje), që zenë llojet e veçanta mbi totalin ose numrin e përgjithshëm të bimësisë. Kjo është nxjerrë veçmas për drurët, shkurret dhe bimësinë barishtore, duke u bazuar tek sipërfaqet provë. Fazat fenollogjike. Për speciet bimore në momentin e rilevimit është shënuar faza fenollogjike e saj, duke shënuar treguesit e më poshtëm: - Vegjetacioni: W - Gonxhimi: O - Lulezimi: 0/ - Mbarimi i lulezimit: C - Fillimi i frutifikimit: + - Fara të pjekura qe kane rene për tokë: ++# - Tharja e masës mbitokësore: $

Klasifikimi i mbulesës bimore e tokësore të rrethit të Pukës

Klasifikimi u bë në bazë të këtyre treguesve: Për bimësinë drunore edifikatore (dominante): lartësia, trashësia e trungjeve, gjerësia, rritja mesatare vjetore, gjendja shëndetësore, etj. Për zonën gjeografike: lartësia mbi nivelin e detit, veprimi i erave, kundrejtimi etj. Për tokën: Shkëmbi tokëformues, cilësitë morfollogjike e fizike si trashësia e tabanit, trashësia e horizonteve, përshkueshmëria e tokës, ngjyra, përbërja grimcometrike, ngjeshmëria dhe përmbajtja e gurëve. Në klasifikim u morën në konsideratë edhe dekori, si akumulimi i humusit, koncentracioni i oksideve të hekurit, të aluminit, të silicit, të oksideve të lëndëve organike, të karbonateve, të oksideve të hekurit, të aluminit, të silicit, të argjilës, të gipsit dhe klorit. Rezultatet e studimit Duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara gjatë ekspeditave e rilevimeve, u arritën disa rezultate mbi tokat, bimësinë, gjendjen e përvojën e deritanishme të rrethit. Ja disa nga rezulattet e studimit:

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

40

Klasifikimi i tokave të rrethit:

Duke u bazuar në disa studime të kryera më parë dhe në ato që u parashtruan mësipër, tokat e rrethit janë klasifikuar si më poshtmë: Pas. Nr. 5 Klasifikimi i tokave të Pukës

ZONA BIMORE TIPI I TOKES A Zona bimore e

ahut (me shtrirje në lartësi 900-1900 m)

1 Tokat e pishës së zezë (Pinus nigra)

2 Tokat e ahut (Fagus selvatica)3 Tokat e pishës dhe të ahut (Pinus nigra + Fagus

silvatika) 4 Tokat e bredhit të bardhë (Abies alba) 5 Tokat e dëllinjës së zezë (Juniperus communis)

B Zona bimore e dushqeve (me shtrirje në lartësi 300-900 m)

1 Tokat e bungut (Q. sessiliflora)2 Tokat e qarrit të bardhë (Querkus cerris) 3 Tokat e bimësisë së përzirë të bunges (Q.

sessiliflora), të frashërit (Fraxinus ornus), të ulzës (A. tarataricum) dhe dëllinjës së kuqe (J. oxycedrys)

4 Tokat e boshtrës (F. europea)5 Tokat e shqemës (Rhus coriria)6 Tokat e shkozës (Carpinus sp)7 Tokat e ulzës (Acer tarataricum)8 Tokat e dëllinjës së kuqe (Juniperus oxicedrys)

C Zona bimore e makjes (me shtrirje në lartësi 200-300 m)

1 Tokat e maresë (A. unedum) e të qarrit maxhip (Q. trojana)

2 Tokat e shqopës (Erica arborea)

Sipërfaqet më të mëdha të rrethit i ze zona e ahut dhe e pishës me 43,800 ha (49 %), më pas ajo e dushqeve me 37,250 ha (41.7 %). Pas tyre vijnë tokat e punueshme me 5,500 ha (6.15 %) e kullotat me 2,500 ha (2.8 %). Ndërsa zona e makjes zë vetëm 310 ha (0.35 %). Sipërfaqet për sejcilën zonë bimore jepen në pasqyrën më poshtë:

Pas. Nr. 6: Klasifikimi i sipërfaqeve tokësore në bazë të ekosistemeve bimore

Nr Emërtimi Sipërfaqia Në % ndaj totalit të sip.

1. Zona bimore e ahut dhe pishës 43,800 ha 49 % 2. Zona bimore e dushqeve 37,250 ha 41.7 % 3. Zona bimore e makjes 310 ha 0.35 % 4. Kullotat 2,500 ha 2.8 % 5. Tokat e punushme 5,500 ha 6.15 %

Gjendja e specieve bimore Duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga rilevime gjeobotanike të ekosistemeveve bimore, po japim më poshtë të dhëna të shkurtëra për praninë e specieve (llojeve) dhe sasive të bimëve mjekësore që rriten sipas zonave bimore dhe tipit të tokave,.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

41

A. Zona bimore e ahut 1. Tokat e pishës së zezë (Pinus nigra): Pisha nuk e hijezon shumë tokën dhe mes drurëve të saj ka gjithnjë hapësira, ku bimët dritëdashëse mund të zhvillohen normalisht. Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrys), lisra (Thymus sp), luleshtrydha (Fragaria vesca), teukla (Tecrium chamaedrys L), thuepula (Lotus corniculattus), trumëza (Satureja montana), rigoni (Origanum vulgaris), boronica e zezë (Vaccinum myrtillus), mendëza (Mentha sp), dëllinja e zezë (Juniperus communis), lulebostani mjeksor (Sanguisorba officinalis), lulegjaku (Hypericum perforatum), çikoria (Çikoria intybus). Ka shumë bimë të tjera mjekësore që gjenden në këto toka, por prania e tyre është në sasi shumë të vogël. Në këtë ekosistem gjenden edhe manaferra (Rubus sp), mjedra (Rubus idoeus), trandafili (Rosa canina). 2. Tokat e ahut (Fagus selvatica) Bimësia në tokat e ahut zhvillohet shumë mirë, në vendet pak të hijezuara, në lirishtet, në lëndinat dhe në sipërfaqet ku bimësia drunore është prerë. Kur bimësia e ahut është shumë e zhvillur, pra hijezon plotësisht tokën, bimët e mësipërme zhvillohen shumë pak. Për këto toka, del se janë të pranishme me shumicë këto bimë mjekësore dhe aromatike: Lisra (Thymus serpillus), (Thymus striatus), boronica (V. myrtillus), lushtrudha (F. vesca), menta (Mentha sp), gjethedelli heshtak (Plantago lenacelata), të ukla (T. chamaedrys), primula (Primula officinalis), lulebasani mjeksor (S. officinalis), karrota e egër (Daucus carota), shtara (Veratrum lobelianum), barpezmi (Achilla millefolium), trumëza (S. montana), dëllinja e zezë (J. communis) dhe mjedra (Rubus ideaus). Ka dhe shumë bimë të tjera që gjenden me pakicë në këto toka, të cilat nuk po i përmendim. 3. Tokat e bimësisë së përzierë të ahut dhe pishës (Fagus + Pinus) Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Dëllinja e zezë (J. communis), boronica (V. myrtillus), lisra (Thymus sp), luleshtrydhia (F. vesca), primula (P. officinalis), thuepula (Lotus corniculatus), karrota e egër (D. caraota), teukla (T. cchamaedrys), bari i pezmit (Achilla millefolium) dhe lulegjaku (Hypericum perforatum). Ka edhe mbi 70 bimë të tjera mjekësore që takohen fare rrallë dhe nga pikpamja ekonomike e mbledhjes dhe tregëtimit të tyre janë të parëndësishme. 4. Tokat e bimësisë së bredhit të bardhë (Abies alba) Këto toka në shkallë rrethi kanë një shtrirje të kufizuar. Ato janë të pasura me këto bimë mjekësore dhe aromatike: Bredhi i bardhë (Abies alba), lisra (Thymus sp), boronica (V. myrtillus), luleshtrydhja (F. vesca), teukla (T. chamaedrys), mentha (Mentha sp), gjethedelli heshtak (Plantago lanacelatum), lulegjaku (Hypericum perforatum), primula (Primula officinalis), etj. 5. Tokat e dellinjës së zezë (Juniperus communis): Këto janë toka të cekta, të varfra, gurishtore dhe në shumën e rasteve të eroduara. Në to më me shumicë rriten këto bimë mjekësore dhe aromatike: Lisra (Thymus sp), teukla (T. chamaedrys), kulmaku me gjemba (Onionis spinosa), bari i pezmit (Achillea millefolium), lulebostani mjekësor (Sanguisorba officinalis) dhe dëllinja e zezë (Juniperus comunis). Masa vegjetative e bimëve është e vogël dhe prodhimtaria e masës së thatë në këto toka është e kufizuar.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

42

B. Zona bimore e dushqeve 1. Tokat e bungës (Quercus sessiliflora) Tokat e ekosistemit të bungut janë të shëndeshme, të thella, të pasura me humus dhe lendë ushqyese, prandaj bimësia drunore dhe barishtore zhvillohet shumë mirë. Në vendet e pa hijezuara bimësia barishtore zhvillohet shumë mirë. Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore dhe aromatike: Rrenja (Quercus robur), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrys), trumëza (Satureja montana), lisra (Thymus sp), primula (Primula officinalis), hithra (Ortica dioica), lulegjaku (Hypericum perforatum), mendërza (Mentha sp), luleshtrydhja (Fragaria vesca), kulmaku me gjemba (Onionis spinosa), karrota e egër (Daucus carrota), Thuepula (Lotus corniculatus) dhe teukla (T. chamaedrys). Në këto toka gjenden me pakicë, pra nuk kanë rëndësi ekonomike, por që pasurojnë së tepërmi diversitetin edhe 110 specie të tjera mjekësore e aromatike. 2. Tokat e qarrit të bardhë (Quercus cerris) Këto toka kanë përhapje të kufizuar. Ndodhen në brezin e fundit të dushqeve. Janë toka të thella dhe lehtësisht të pasura me humus e lëndë ushqyese. Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Lisra (Thymus sp.). trumëza (Satureja montana), lulegjaku (Hypericum perforatum), lulebostani mjekesor (Sanguisorba officinalis) dhe dëllinja e kuqe (Juniperus comunis).

3. Tokat e bimësisë së përzierë Këto toka në krahasim me pyjet e thjeshta të bungut janë më të pasura me bimë mjekësore dhe aromatike. Në këtë ekosistem janë të pranishme këto bimë: Frashëri i bardhë (Fraxinus ornus), dëllinja e kuqe (J. oxycedrys), trumëza (S. montana), lisra (Thymus sp), çikoria (C. intybus), gjethedelli heshtak (P. lenecelatum), karrota (D. carrota), trandafili i egër (Rosa canina), thuepula (L. corniculatus), lulegjaku (Hypericum perforatum), shpatorja e zbehtë (Iris pallida), xhirokulli (Colichicum atumanale), teukla (T. chamaedrys) dhe lajthia (Coryllus avellana). Në hapsirën mes bimëve, në lirishtat dhe livadhet, bimësia zhvillohet mirë dhe jep një masë vegjetative të kënaqshme. 4. Tokat e boshtrës (Forsicia europea) Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Frashëri (F. ornus), dëllinja e kuqe (J. oxycedrys), lisra (Thymus sp), trumëza (S. montana), aguliqja mjekësore (P. officinalis), teukla (T. chamaedrys), fieri i gurit (Asplenium trichomanes) dhe fieri i korijeve (Adianntum capillus-venersis). Në këto toka gjenden edhe bimë të tjera mjekësore dhe aromatike, por prania e tyre është shumë e rrallë. 5. Tokat e shqemës (Rhus coriaria) Rezulton se këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore dhe aromatike: Frashëri (F. ornus), dëllinja e kuqe (J. oxycedrys), trumëza (S. montana), lisera (Thymus sp) dhe teukla (T. chamaedrys). 6. Tokat e shkozës (Carpinus sp) Duke u bazuar në të dhënat e rilevimit gjeobotanike del se këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore dhe aromatike: Shkoza e bardhë (Carpinuus betulis), lisera (Thymus sp), trumëza (S. montana), lulegjaku

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

43

(H. perforatum), thuepula (L. corniculatus), lulebasani mjekësore (Sanguisoraba officinalis), teukla (T. chamaedrys) dhe shpendra (Helloborus odorrus). 7. Tokat e ulëzës (Acer tarataricum). Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Molla e egër (Malus silvestris), dëllinja e kuqe (J. oxycedrys), trumëza (S. montana), lisera (Thymus sp), teukla (T. chamaedrus), luleshtrydha (F. vesca), menta (Menta sp), gjethedelli i mesëm (Plantago media), kulmaku me gjemba (Onionis spinosa), etj. 8. Tokat e dëllinjës së kuqe (Juniperus oxycedrys) Janë toka të cekta, të gëryerra, gurishtore dhe të varfra. Ato janë të pasura me këto bimë mjekësore dhe aromatike: Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrys), trumëza (S. montana), lisera (Thymus sp), thuepula (Lotus corniculatus) dhe kulmaku me gjemba (Onionis spinosa). Bimët mjekësore në këto toka japim një masë të kufizuar bimore dhe vuajnë nga thatësira.

Bimët që takohen me pakicë në ekosistemin e pyjeve të ahut dhe bungut: Në këto toka ndeshen në sasi të vogla këto bimë mjekësore dhe aromatike: Alchemilla vulgaris (alkemila), Antennaria dioica (antenaria), Anthylis vulneraria, Anthoxonthum oderatum, Pimpinell anisum (anisi), Juglans regia (Arra) (me shumicë), Ceterach officinarum (bare gjarpëri), Melissa officinalis, Teecrium polium (bar majaselli), Dictamus albus (bar uze), Lythrum saliceria (bargjaku shelgor), Leonorus cardiaca (bishtluani i zemrës), Tilia argenta, Tilia cordata, Tilia platpyllos, Vaccinum uliginosum, Paeonia officinalis (bozhurja mjekësore), Convolvulus arvensis (dredhja e arave), Asplenium ardianatum-nigrum (fieri i zi i krojeve), Asplenium trichomanes (fieri me qime), Dryppteris filix-mas (fier mashkulli), Eunonymus europea (fishkakuqi), Colutea arborescen (fishkekartha), Aesculus hippocastanum, Stilibium marianum (gjembgomari), Ephedra distachya, Valeriana officinalis, Vitis vinifera, Asarum europaeum, Zizyphus jujuba (hidia), Hyssopus officinalis, Laminium purpureum, Solanum dulcamamara, Solannum nigrum, Juniperus sabina, Armeniaca vulgarris, Tanacetum vulgaris (karapieli), Arum maculetatum (këlkaza), Equisetum arvense (këputja e arave), Centaurea Cyanus (kokokceli), Anethum graveolens, Cyndon dactyllon (grami), Clematis vitalba (kulpëra), Prunus spinosa (kullumria), Cuscuta europea (kuskuta), Rumex sp, Salvia sclarea, Marus nigra, Viola odorata, Althaea rosea (mëllaga e butë), Malva sylvestris, Betulla Alba, Cretaegus monogyna, Galium sp, Artemisia absinthium (pelini), Artemisia vulgaris, Populus trumula (plepi i egër), Populus nigra (plepi i zi), Senecio vulgaris, Humulus Iupulus, Capsella bursa pastoris, Carlina acaulis (ushujza pa kërcell), Viscum album, Sorbus aucuparia, Ranunculus ager (zhabina).

C. Zona bimore e makjes: Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Sherebela (Salvia officinalis), trumëza (S. montana), frashëri (F. ornus), shkoza (Carpinus betulis), mareja (Arbutus unedum), lisera (Thymus sp), etj.

Ekosistemi i tokave të kultivuara: Rrethi i Pukës, në vitin l990 kishte rreth 5,500 ha tokë të punushme. Sot nga kjo tokë kultivohen rreth 3,000 ha dhe pjesa e tjetër është djerr. Kjo sipërfaqe përbëhet nga këto tipe tokash:

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

44

1. Tokat e murrme pyjore

Ato janë të formuara nën ndikimin e pyjeve të pishës, të ahut, të bredhit, të panjës dhe të dëllinjës së zezë. Zhvillohen mbi formacione ultrabazike, sedimentare, karbonatike dhe mbi cipa të kuqe të altërnimit. Ato zenë rreth 10 % të tokës së punuar. Këto toka janë mesatarisht të thella, të përshkushme, me strukturë korrizore, ranore ose rano-lymore, të mesme në humus, të mesme në azot, të pasura në potas dhe të varfëra në fosfor. Reaksioni i tretësirës tokësor është acide. Komplekesi thithës i tokës është i shpëlarë nga bazat.

2. Tokat e kafenjta Këto toka shtrihen në malet e ulëta dhe në terrenet e thyera. Zhvillohen nën ndikimin e pyjeve të dushqeve dhe më pak të frashërit e të shkozës. Këto toka shtrihen mbi shkëmbinj ultrabazik, sendimentar, gabror, acid dhe diabazë. Këto toka zenë 56 % të tokës së punushme. Janë toka mesatrisht të thella, me horizont humusor të cekët, pak gurishtore, ranore ose rano-lymore, të varfëra me humus, mesatarisht të pasura në potas dhe azot dhe të varfëra në fosfor. Janë toka acide.

3. Tokat e kafenjta livadhore dhe livadhore të kafenjta Këto toka shtrihen në përgjithësi në rrafshe dhe në terrene pak të pjerrëta. Ato zenë rreth 36 % të tokës së punueshme. Janë toka të thella, me horizont humusor të trashë, të përshkueshme, të ajrosura, jo gurishtore, të pasura me humus, azot, potas dhe të mesme me fosfor. Kanë strukturë granulore-kokrizore të qëndrushme ndaj shpëlarjes nga uji. Janë përgjithësisht me acidetet të dobët dhe në disa raste edhe neutrale. Janë toka që shtrihen nën ujë dhe që mund të bëhen punime të mekanizueshme. Këto toka janë të pasura me këto bimë mjekësore: Gështenja (Castanea sativa), qershia (Cerasum avium), shelgu (Salix fragilis), Salix purpurea, Rubus fruticosa, Rubus caesius, Alnus Grultinosa, Sambrucus nigra, Sambrucus ebulus, Cornus mas, Hypericum perforatum, Cydonia oblanga (ftoi), Trifolium pratensis, Meliolotus alba, Juglas regi, Taraxacum officinalis, Tussilago farfara, Achillea millefolium, Plantago sp., Melisa officinalis, Verbena officinalis, etj.

Sasia e bimëve që mund të grumbullohen Sasia e bimëve mjekësore dhe aromatike kryesore që gjenden në bazë të studimit, sipas zonave është si më poshtë:

Pas. Nr. 7 Sasia e bimëve në zonën bimore të ahut Nr

Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

Nr

Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

1 Vaccinum myrtillus (boronica e zezë)

6.2 13 Mentha sp (menta) 2.3

2 Primula officinalis (aguliçia mjekësore)

3.8 14 Salvia glutinosa 1.6

3 Fragaria vesca (lushtrydha) 5.2 15 Achilla milliefolium (barpezama) 3.94 Thymus sp (lisera) 158.4 16 Veratrum lobelianum (shtara) 2.8 5 Sanguisorba officinalis 5.1 17 Daucus carrota (karrota e egër) 4.6

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

45

(lulebostani mjekesor) 6 T. chamaedrys (teukla) 59.2 18 Onionis spinosa (kulmakthi me

xhemba) 4.6

7 Juniperus communis (dëllinja e zezë)

1.2 19 Abies alba (bredhi i bardhë) 3458

8 Juniperus oxycedrys (dëllinja e kuqe)

6.5 20 Rubus sp (manaferrrat)

39.5

9 Cikoria intybus (çikoria) 4.8 21 Rubus ideus (mjedra) 6.2 10

Lotus corniculatus (thuepula) 4.4 22 Rosa canina (trandafili i egër) 1.1

11

Satureja montana (trumëza) 7.8 23 Plantago sp (gjethedelli) 2.3

12

Origanum vulgaris (rigoni i kuq)

1.2

Pas. Nr. 8 Sasia e bimëve në zonën bimore të dushqeve Nr

Specia Sasia lëndë e thatë (ton)

Nr Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

1 Fraxinus sp 6,8784 13 Onionis spinosa 15.2 2 Juniperus oxycedrys 318.7 14 Plantago sp 7.4 3 Satureja montana 216.6 15 Daucus carrota 4.2 4 Primula officinalis 9.6 16 Colichium autumanalis 0.1 5 Symhym officinalis 0.4 17 Iris sp 0.6 6 Thymus sp 58.6 18 Asplenium trichomans 0.12 7 Hypericum perforatum 9.0 19 Çikoria intybus l.6 8 Mentha sp 2.8 20 Coryllus avellana 264.5 9 Fragaria vesca l.2 21 Achilla millefolium 7.8 10 Vaccinum, myrtillus 0.5 22 Carpinus betulla 3245 11 Lotus corniculatus 5.7 23 Rubus sp 143 12 T. chamaedrys 84.5 24 Rosa canina 2.4

Sasia e bimëve mjekësore në zonën bimore të makjes: Pas. Nr. 9

Nr

Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

1 Juniperus oxycedrys 29.4 2 Satureja montana 12.4 3 Thymus sp 7.5 4 Salvia officinalis 12.8 5 Fraxinus sp 187.6 6 Arbutus unedum 7.3

Sasia e bimëve mjekësore në ekosistemin e tokave të kultivuara: Pas. Nr. 10

Nr

Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

Nr

Specia

Sasia lëndë e thatë (ton)

1 Equisetum arvensis 5 9 Sambrucus nigra 6.8 2 Malus silvestris 6 10 Juglans regia 234.5

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

46

3 Rubus ulminifolorus 75 11 Urtica dioica 23.8 4 Tilia cordata 6.3 12 Castanea sativa 567.8 5 Rosa canina 4.5 13 Alnus glutinosa 870.6 6 Coruns mas 25.5 14 Plantago sp 7.2 7 Coryllus avellana 18.4 15 Cerasum avium 27.3 8 Sambrucus ebulus 6.7 16

Në këtë ekosistem gjendën edhe 130 bimë të tjera mjekësore dhe aromatike, por sasia e tyre është e vogël dhe shtrihen në një territor shumë të madh, gjë që vështirëson së tepërmi grumbullimin e tyre. Dëmtimi i bimëve mjekësore dhe ruajtja e ekosistemit Gjatë vitit 2007 janë djegur mbi 30,000 ha me pyje pishe, ahu, lisi dhe pyje të përziera, ku së bashku me bimësinë drunore është zhdukur edhe flora barishtore dhe ajo gjysëm shkurrore. Dëme të pariparueshme janë shkaktuar tek boronica (Vaccinum myrtillus), rigoni (Origanum vulgaris), manaferrat (Rubus sp), lulegjaku (H. perforatum), etj. Në kushte natyrale ripërtëritja e një pjese të kësaj bimësie natyrore i duhen jo më pak se 10 vjet. Mbledhja e përvitëshme dhe pa asnjë kriter e sherebelës (Salvia officinalis), në Karm, Koman, Murg, Shenkoll dhe Levrush ka çuar në pakësimin së tepërmi të numurit të bimëve për njësi të sipërfaqes si dhe pamundesinë e bimëve për tu riprodhuar me farë (pasi mblidhet e gjithë masa mbitokësore), duke i mohuar mundësinë e ripërtritjes natyrale. Trumëza (Satureja montata) po rrezikon të zhduket, pranë qendrave të banuara, aty ku vjelja e saj është bërë çdo vit. Dëmtime më të mëdha kanë pësuar parcelat dhe shpatet me trumëz në fshatrat Qerret i Vogël, Shënkoll, Karme, Dush, Koman dhe Levrushk. Rigoni i kuq, si pasojë e mbledhjes se përvitëshme, rrezikon të zhduket në Tuçe, Levrushk, Koman, Iballë, Mezi dhe Srriqe. Xhirokulli është paksuar në masë të ndjeshme në Mërtur, Koman, Bërsihe, Iballë, etj, si pasojë e mbledhjes pa kriter. Dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe lulegjaku (H. perforatum), si pasojë e mbledhjes pa kriter dhe e djegjes së pyjeve. Grumbullimi i bimëve në kushtet natyrore bëhet nga persona të pakualifikuar, shpeshhere ata i shkulin megjithë rrenjë, duke zhdukur plotësissht bimën, si tek shpatorja (Iris sp), xherokulli (Colchium attumanale) dhe kjo ka bërë të mundur që brenda pak viteve të zhduken thuajse plotësisht sipërfaqet natyrale me shpatore në Buzhal, Koman dhe Mërtur. Kositja më se dy herë e masës ajrore të bimës siç veprohet tek sherebela, jo vetëm bimët nuk kanë mundësi të lëshojnë fara, por ato nuk depozitojnë lendët të mjaftueshme rezerve për të kaluar dimrin dhe për të rifilluar vegjetacionin në pranverë. Kositja (vjelja e pjesës mbitokësore) të bimëve bëhet çdo vit, kështu që bimëve nuk u lihet asgjë edhe një vit kohë për të lëshuar farë. Pas. Nr.11: Dinamika e numrit të bimëve në vartësi të mënyrës së vjeljes gjatë vitëve 2001-2006

Nr

Vendi i provës

Specia bimore

Sip. e pavjelë Sip. e vjelë në mënyrë: Bimësia në fund të provës (Në % ndaj fillimit)

Rritja në % e nr të bimëve

Intensive Të kontrolluar Bimësia në fund të provës (Në % ndaj fillimit)

Ulja në % e nr të bimëve

Bimësia në fund të provës (Në % ndaj fillimit)

Ulja në % e nr të bimëve

1 Murg S. officinalis 103.4 +3.4 87.7 - 12.3 94.3 -5.72 Shënkoll S. officinalis 103.1 +3.1 89.3 -10.7 95.2 -4.8

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

47

3 Qerret i Vogel S. montana 101.3 +1.3 92.8 -7.2 97.2 -2.84 Murg S. montana 101.1 +1.1 94.4 -5.6 98.2 -1.85 Murg O. vulgaris 101.5 +1.5 93.1 - 6.9 95.8 -4.26 Murg Iris sp 121.1 +21.1 4.8 - 95.2 61.6 -38.47 Iball Iris sp 100.7 +0.7 24.7 -75.3 71.8 -28.2

Shënim: Numuri i bimëve në fillim të provës është marrë për çdo specie e zonë 100 %. Në fund të provës janë bërë numurimet dhe janë bërë llogaritjet në % të kësaj bimësie. Të dhënat e mësipërme janë nxjerrë nga numërimi i përvitshëm i bimëve për speciet e marra në studim. Pranë çdo bimë, që nga viti i parë e deri në fund të studimit është vendosur një shkop. Numëri i bimëve është bërë dy herë në vit, herët në pranverë me rifillimin e vegjetacionit dhe në vjeshtë, në momentin e rrëzimit të gjetheve për bimësinë drunore. Sipërfaqja provë ishtë e njëjtë për të gjitha bimët, 100m². Toka ishte tipike për specien bimore dhe instalimi i bimësisë ishte i lartë dhe uniform. Zhvillimi i specieve të marra në studime ishte i mirë ose shumë i mirë. Nga të dhënat e studimit rezulton se në kushtet e vjeljes intensive, ashtu siç e bëjnë sot fermerët (mbledhësit e bimëve mjekësore), në të gjitha speciet bimore jo vetëm ndodh pakësimi i numrit, por pas shumë vitesh rrezikohen të zhduken vetë bimët duke u zevëndësuar me specie të tjera më pak të dobishme ose duke lenë sipërfaqen tokësore të çveshur. Humbja është e ndryshme në bimë të ndryshme, kjo është në vartësi të mënyrës së mbledhjes. Kështu shpatores i vilen rizomat, xherokulli bulbet, kështu atyre iu zhduket jo vetëm pjesa mbitokësore, por edhe ajo nëntokësore, pra e gjithë bima. Sherebela vilet dy herë në vit, kështu bimët jo vetëm nuk arrijnë të lëshojnë fara, por as të grumbullojnë lendët e nevojshme ushqyese për të rifilluar vegjetacionin në pranverë. Tek shpatorja dhe xhirokulli vjelja e pakontrolluar dhe e përvitshme çon detyrimisht në zhdukjen e bimësisë (deri 95.2 %) dhe në ngastër mbeten vetëm bimët e dobëta me rizoma të pazhvilluara. E njëjta gjë ndodh edhe tek xherokulli. Jo vetëm vjelja pa kriter, por edhe ajo e kontrolluar, çon në humbjen e numrit të bimëve, në pakësimin e tyre për njësi të sipërfaqes, pra në zhdukjen e biodiversitet. Në kushtet naturale (pa i vjelur), ku njeriu nuk ndërhyn kemi një rritje të numërit të bimëve, por në % shumë më të ulët se zhdukja. Shumica e bimëve të marra në studime si sherebela, trumëza, rigoni dhe shpatorja shtohen me ripërtërritje vegjetative. Kërcenjtë e rënë në kontak me tokën, kur ajo ka lagështi normale, rrënjëzojnë, duke dhënë origjinën e një bimë të re, e cila pas 2-3 vjetësh mund të shkëputet nga bima nënë. Bimët e reja të lindura nga mbirja e farave janë më të pakta dhe kapin jo më shumë se 15-20 % të numrit të bimëve. Edhe shpatorja shtohet në mënyrë vegjetative, duke formuar zgjatime të rizomave nëntokësore, të cilat japin orgjinë bimës së re. Xherokulli shtohet vetëm me fara. Në shtimin e ulët të numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes ndikon konkurenca e bimësisë natyrale të pranishme, kushtet e motit, kushtet tokësore dhe shkalla e mbulimit të tokës nga bimësia. Në tokat ku mbulesa barishtore e drunore është e lartë, % e instalimit të bimës është e ulet. Një pjesë e bimëve të mbira në vjeshtë nga fara e sherebelës, rigonit, trumëzës e xherokullit zhduken nga ngricat e dimrit. Studimet tregojnë se në kushtet natyrore të rrethit të Pukës, gjenden një numër shumë i madh varietetesh, popullatash, klonesh të bimëve mjekësore të krijuara spontanisht nga farat e marra nga kryqëzimi i lirë dhe nga shtimi vegjetativ. Këto ndryshojnë shumë njëra nga tjetra nga përshtashmëria ndaj kushteve tokësore e klimatike, nga koha e lulëzimit, nga masa vegjetative, nga qëndrushmëria ndaj sëmundjeve dhe insekteve dhe nga % e vajrave esenciale, substacave aromatike dhe përbërjes kimike. Nga një studim i bërë në një sipërfaqe 25 ha në Iballë (Nikzan, Vije e Sedemes, Shal, Kuje i Magarit) janë gjetur 42 varietete boronice dhe 12 luleshtrydhesh. Nga këto janë veçuar 4 varietete boronice dhe 2 luleshtrydhe, të cilat japin një rendiment 6.4 here me të lartë se mesataja e krahasuar me ngastra natyrale. Kërkohet jo vetëm të ruhet numri i bimësisë për njësi të sipërfaqes, por edhe biodiveristeti i varieteteve për sejcilën specie bimore.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

48

Disa të dhëna mbi kultivimin në rreth

Përvoja e deritanishme e kultivimit

Para vitit l990 në Pukë është bërë vetëm grumbullimi i bimëve mjekësore dhe aromatike në natyrë. Grumbullimi ishte shumë intensiv dhe përfshin gjithë rrethin. Vitët e fundit, sidomos pas 1985 pati një prodhimit të grumbullau, për shkak të dëmtimit, çfarosjes dhe zhdukjes së bimësisë natyrale. Për këtë është parë si alternativë e mundëshme kultivimi i tyre. Prova mbi mundësinë e kultivimit të bimëve mjekësore në Pukë kanë filluar nga viti 2000 – 2007, ku janë bërë disa prova duke mbjellur sipërfaqe të vogla. Provat kanë pasur qëllim testues. Kështu janë mbjellur: Sherebela (Salvia officinalis) në Pukë (në lartësin 850 m mbi nivlin e detit) 0.05 dy, në Korthpule 0.015 dy, në Kaftalle 1 dy; Bari i pezmit (Achillea millefolim) në Korthpule 0.25 dy; lisra e kultivuar (Thymus vulgaris) në Iballë 1 dy; Rigoni kuq (O. vulgaris) në Sakat 1 dyn; rigoni i bardhë (Origanum majorana) në Pukë 0.2 dy; dhe trumëza (Saturea montana) në Dedaj 1 dyn. Nga këto testime rezulton se sherebela shkon deri në 850 m mbi nivelin e detit dhe zhvillohet pa vështirësi edhe në toka me formacion tokëformues jo karbonatike dhe me reaksion dobësishtë acid, me kusht që këto të jenë të kulluara dhe jo të rënda. Kur ujitet sherebela vilet 3 herë duke dhe një rendiment mbi 35 kv /ha masë të thatë. Në lartësi mbi 800 m, në fshatin Flet gjendet një grumbull natyral sherebele, me gjendje shëndetësore shumë të mirë, në toka të cekta, acide, të varfera mbi shkëmbinj sedimetar. Speciet bimore të vëna në kultivim kanë dhënë një rendiment shumë të lartë, rigoni i bardhë 27 Kv/ha, rigoni i kuq 24 kv/ha, bari i pezmit 21.5 kv/ha, trumëza l5/kv ha, lisra e kultivuar 22.7 kv/ha.

Epërsitë e kultivimit të bimëve në rreth

Kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike ndaj atyre të grumbulluara në natyrë kanë këto epërsi: - Rritet rendimenti për njësi të sipërfaqes. - Përmirësohet cilësia higjenike. - Krijohen lehtësira në grumbullim, ulet kosto e mbledhjes dhe e transportit, sepse gjenden të përqëndruara në territore më të vogla. - Në kushtet e kultivimit, lehtësohet së tepërmi manipulimi, tharja dhe pastrimi i tyre. - Prodhimtaria e bimëve në vite ka luhatje më të vogla, pasi faktorët agroteknikë janë më të kontrolluara nga ana e njëriut. - Mbrohen bimët natyrale nga zhdukja, pasi interesi ekonomik i njërëzve përqëndrohet tek bimët e kultivuara. - Bimët e kultivuara kalojnë të njëtën fazë vegjetative në të njëtën kohë, ndryshe nga ato natyrale, kështu mbledhja dhe manipulimi i tyre bëhet në të njëjtën kohë. - Në kushtet e kultivimit, ka mundësi të zgjidhen varietete, popullata, ekotipe ose klone, të cilat kanë përqendimin maksimal të substancave kimike, duke i eleminuar ato të padëshirueshmet, gjë që nuk mund të realizohet kur bimët mblidhen në natyrë. - Kur kultivohen disa bimë që përdoren nga kafshët si ushqim, mund të mbrohen lehtë nga ato. - Si pasojë e mbledhjes pa kriter sot në shkallë botërore 25 bimë mjekësore dhe aromatike janë shpallur të rrezikuara, si të tilla mundet të përmendim gentinana dhe aranikën për kushtet tona.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

49

Efektiviteti ekonomik i kultivimit të bimëve:

Gjatë përvojës së kultivimit të bimëve mjekësore e aromatike në rrethin e Pukës, janë ndjekur disa tregues ekonomikë dhe financiarë. Më poshtë jepen disa të dhëna të realizuara për 4 vitet e para të kultivimit: Pas. Nr. 12: Efektiviteti ekonomik i kultivimit të bimëve mjekësore e aromatike për 1 ha sipërfaqe:

Nr

Specia bimore

Kosto (për mbjellje e mirëmbajtje) për 4 vite: (000 lek)

Prodhimi për 3 vite (kv)

Çmimi mes i shitjes (lek/kg)

Të ardhura nga shitja (000 lek)

Fitimi neto (000 lek)

1 Salvia officinalis 490 90 100 9,000 410 2 Thymus vulgaris 490 84 100 8,400 350 3 Origanum majorana 370 69 100 6,900 320 4 Melisa officinalis 480 84 80 6,700 192

Në zërin e parë kosto e mbjelljes, përfshin punimin e tokës, plehrimin, sistemimin, vlerën e fidanit, shërbimet agroteknike të katër viteve, si ujitje, prashitje, etj, si dhe shpenzimet e nevojëshme që bëhen vitin e dytë, të tretë dhe të katërt për vjelje e përpunim. Prodhimi përfshin periudhën e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt, pas mbjelljes. Vitin e parë, po kur mbjellja bëhej me fidan herët në pranverë mundet të merret në vjeshtë një prodhim i ulët. Kur mbjellja bëhej me fidan në vjeshtë, atëhere prodhimi fillonte të merrej vetëm vitin e dytë. Nga të dhënat del se vitin e katërt pas mbjelljes bimët mjekësore dhe aromatike, jo vetëm shlyejnë shpenzimet, por sigurojnë edhe një fitim të kënaqshëm.Vitin e 5 fitimi rritet, pasi kosto e mirëmbajtjes së një ha lëviz nga 25-30 mijë lek dhe pjesa e tjetër e të ardhurave të realizuara është fitim neto. Në kushtet e kultivimit rendimenti i masës së thatë tek bimët mjekësore dhe aromatike disa herë më i lartë se në kushtet natyrale. Kështu në ekosistemin e tokave të makjes në Pukë gjenden rrethe l2.8 ton masë e thatë sherebele. Por kjo është e shpërndarë në një hapësirë që kap l23 ha, në vende të thepisura shkembore, në shpate, lugina, kreshta, larg rrugëve atomobilistike, bile edhe këmbësore. Dhe për shkak të terrenit të thyer, të largët, vështirësive në transport vetëm një sasi shumë e vogël vilet. Kjo sasi sigurohet nga 3.8 ha tokë e kultivuar e nën ujë dhe 5.5 ha mbi ujë. Vjelja e bimëve në kushtet e kultivimit bëhet në masën 100 %. Kosto për kg masë të thatë të bimëve mjekësore të vëna në kultivim është më e ultë se ajo e grumbulluar në natyrë.

Kushtet e ekosistemit të rrethit për kultivim

Ekosistemi i rrethit të Pukës në gjithë hapsirën e tij gjeografike, plotëson disa kushte paraprake për produkte biologjike, sepse në tërësi është i pastër dhe i favorshëm për kultivimin e bimëve mjekësore. Ja disa përaparësi që ekzistojnë: 1. Nuk ka ujra të ndotura. 2. Tokat nuk janë të ndotura me mbeturinat industriale. 3. Tokat ku mendohen të kultivohen bimët mjekësore dhe aromatike nuk janë plehruar me plehra kimike që prej 18 vjetësh. Pra janë ekollogjikisht të pastërta dhe mundet të kalohet në kultivimin e bimëve bio. 4. Zhvillimi i sëmundjeve dhe i insekteve për një sërë shkaqesh që dihen në Pukë është shumë më i kufizuar, kështu nuk lind nevoja e përdorimit të pesticideve për mbrojtjen e bimëve, duke u rritur cilësia dhe ulur kostua e prodhimit.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

50

Potencalet eko-pedollogjikë të rrethit

Në Pukë gjenden kushte të përshtashme në raport me kërkesat e bimëve për kultivimin e një numri shumë të madh bimësh mjekësore dhe aromatike. Kështu: Ka toka të thella, të përshkueshme, të kulluara, me strukturë, me përmbajtje të ndryshme të lendëve ushqyese, në të cilat mundet të kultivohen bimë nga më të ndryshmet. Ka një regjim ujor të mjafrueeshëm. Sasia e rreshjeve vjetore, lagështira atmosferike janë të favorshme për kultivimin e një numri të madh speciesh. Në kohën e vjeljeve të bimëve mjekësore (në priudhën e verës në Pukë) nuk ka shira gjë që favorizon së tepërmi % e lartë të vajrave eterike tek bimët, por edhe mundesia e tharjes së tyre. Temperaturat e ajrit, rrezatimi i bollshëm diellor, numri i madh i ditëve me diell, mungesa e erave të forta, rrit % e vajrave eterike tek bimët. Duke zgjedhur pozicionet gjeografike e ato pedologjike, që janë më afër kërkesave të species, mund të fitohet dhe në cilësinë e produktit. Nga përvoja është vërejtur se vajrat eterike që nxirren nga Corriandrum sativa, Thymus vulgaris, Melisa officinalis të kultivuara në zonën e ftohët janë shumë më të larta se kur këto bimë mbillen në zonën e ulët. Kështu mentoli i nxjerrur nga mentha e kultivuar në zonën e lartë është shumë cilësor se ai që nxirret nga kjo bimë kur kultivohet në zonën fushore. Hapsirat tokësore potenciale për shfrytëzim Nga 5,500 ha toka të punushme, në vitin 1990, janë refuzuar të merren në pronësi nga fermerët 2,500 ha tokë. Arsyeja themelore ishte se ato gjendeshin mbi ujë. Ndryshe nga bujqit e tjerë të Shqipërisë, para kolektivizimit Pukjanët kultivonin vetëm tokat e ujitëshme. Kështu në vitin l970, para fillimit të aksionit për hapjen e tokave të reja 97 % e fondit të tokës së punushme në Pukë ishtë nën ujë. Potencalet tokësore për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike në rrethin e Pukës janë të mëdha. Ato grupohen në tre kategori:

a. Toka djerr të rrefuzuara nga fermerët për tu marrë në pronësi Sipërfaqja e tyre llogarit rreth 2,500 ha. Këto toka shtrihen mbi ujë. Pjesa dërmuese e tyre gjenden në masive nga 20-150 ha. Të tilla mundet të përmendim tokat e ish-Ndërmarrjes Bujqësore ”Puka“, në Qerret, Lepurthi (Lufe), Vroptina (Gomsiqe), Verrishta (Korthpule), Vreshti, (Kaftalle), Shpajdeni (Qelëz), Vreshti (Koderbojë), Fusha e Qarrit (Bushat), Fusha e Iballës (Iballë), Treshja (Bugjon), Pojat (Fierëz), Tokat e reja (Sakat), etj. Një pjesë e këtyre tokave, janë të thella, të papërdurara, jo gushtore, shtrihen në pjerrësi të ëmbla dhe janë të mekanizushme. Vite më parë me financimin e shoqatës Agropuka, është ngritur një eksperiment në Shpajden Qelz, mbi kultivimin e këtyre tokave me bimë mjekësore dhe aromatike. Nga të dhenat 5 vjeçare ka rezultuar, se në këto toka shkon shumë mirë, lisera e kultivuar, shpatorja, trumëza, lisra atokton, teukla, melisa dhe sherebela.

b. Tokat e lëna djerr në fshatrat e shpopulluara Sipërfaqja e tyre llogaritet rreth 500 ha, ku më me shumicë gjenden në Flet, Sakat, Kulumri, Xathe, Srriqe, Berishë, Meretur, Iballë dhe Aprripe guri. Janë toka pjellore, shtrihen në rrafshe të ëmbla, janë nën ujë. U përkasin tipit pedologjik Livadhore të Kafenjta.

c. Tokat e larta, livadhet, kullotat, pyjet e djegura dhe tokat pranë staneve verore Sipërfaqja e tyre shkon mbi 1 mijë ha. Janë toka me pjellori të lartë, të përshtashme për bimë të qëndrueshme ndaj ngricave dhe të ftohtit.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

51

Konkluzione

Mbi klasifikimin e mbulesës bimore:

1. Mbulesa bimore e rrethit të Pukës i përket tre zonave bimore, brenda të cilave përfshihet një numër i madh ekosistemesh bimore, të cilat klasifikohen si më poshtë: a) zona bimore e makjes me 310 ha: përfshin tokat e qarrit maxhip (Q. troiana), të maresë (A. unedum) dhe të shqopës (E. arborea). b) Zona bimore e dushqeve (Quercus sp) me 37250 ha: përfshin tokat e bungut (Q. sessiliflora), të qarrit të bardhe (Q. cerris), të pyjeve të përzira (Q. sessiliflora, F. ornus, A. tartaricum, J. oxycedrys), të shqemës (R. coriaria), të Ulëzëz (A. Tartaricum), të shkozës (Carpinus sp), të boshtrës (F. eropea) dhe të dëllinjës së kuqe (J. oxycedrys). c) Zona bimore e ahut (Fagus sp) me 5500 ha përfshin këto toka: të pishës së zezë (Pinus nigra), të ahut (F. selvatica), të pyjeve të përzira (Pinus dhe Fagus), (Abies alba) dhe të dëllinjës se zezë (Juniperus communis). Brenda zonave të mësipërme përfshihen: ç) Ekosistemi i tokave të punueshme me 5500 ha, që shtrihet në tre zonat bimore të lartpërmendura. d) Kullotat me 2500 ha, që shtrihen në zonën bimore të dushqeve dhe të ahut. Në lartësi ndodhen dhe sipërfaqet shkëmbore në sasi të konsiderueshme. Mbi florën bimore:

2. Flora bimore dhe në veçanti speciet e bimëve mjekësore e aromatike janë të shumta. Rrethi i Pukës është shumë i pasur me llojshmëri bimore, kjo shpjegohet, me thyeshmërin e madhe të rilevit, me ndryshueshmërinë e madhe tokësore e klimatike, me lartësitë e ndryshme mbi nivelin e detit si dhe me shumëlloshmërinë e theksuar të formacioneve shkëmbformuese. Në rrethin gjenden rreth 187 bimë mjekësore dhe aromatike, ndonëse disa takohen me pakicë dhe të rajonizuara në vende me sipërfaqe të kufizuar, të cilat nuk kanë rëndësi ekonomike. Sipas zonave gjendet kjo bimësi: - Në zonën bimore të ahut gjenden më me shumice 23 bimë mjekësore dhe aromatike. Bimët që mund të mblidhen mbi 5 ton në vit janë: bredhi i bardhe 3458 ton, lisra 158.4 ton, teuka 59,2 ton, manaferra 39 ton, boronica 6.2 ton, lulegjaku 5.1 ton, dëllinja e zezë 6.5 ton dhe mjedra 6.2 ton.. - Në zonën bimore të dushqeve takohen më me shumicë 24 bimë mjekësore dhe aromatike. Në sasi të mëdha gjendet frashëri 68784 ton (gjethe), dëllinja e kuqe 318.7 ton (fruta), trumëza 216.6 ton, lisera 58.6 ton, teukla 84.5 ton, lajthia (gjethe) 3245 ton, manaferra 143 ton, shkoza e bardhe 3245 ton dhe kulmaku me gjemba 15.2 ton. - Në zonën bimore të makjes më me shumicë gjenden dëllinja e kuqe 29.4 ton, trumëza 12.4 ton dhe sherebela 12.8 ton. - Në ekosistemin e tokave të kultivuara gjenden në sasi më të medha 15 bimë mjekësore dhe aromatike. Mbi sasinë 10 ton janë: manaferra 75 ton, verriu 870 ton, qershia 27.5 ton, arra (gjethe) 234.5 ton, gështënja 567.8 ton, hithra 23.8 ton, lajthia (gjethe)18.4 ton dhe thana (fruta) 25.5 ton. Mbi vështirësitë e terrenit në mbledhjen e bimëve:

3. Terreni i rrethit të Pukës është shumë i thyer e painfrastrukturë. Bimët mjekësore dhe aromatike gjenden në masive pyjore, në shpate malesh, në kreshta, lugina, pllaja, livadhe e pyje, të cilat gjenden jo më pak se 2-4 orë larg qendrave të banuara, rrugëve atomobilistike,

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

52

bile disa nuk lidhen as me rrugë këmbësore. Një bimë ndonëse mundet të gjendet me shumicë, për shkak të shpërndarjes në një terren të gjërë me sipërfaqe të thyer e vështirëson mbledhjen e saj së tepërmi. Kjo rrit koston e vjeljes në natyrë dhe vështirëson manipulimin dhe tharjen (bimët e njoma pas vjeljes e gjatë transportit menjëherë fillojnë fermentimin) duke humbur cilësitë e tyre. P.sh në zonën e makjes mund të grumbullohen sipas studimit rreth 12.8 ton sherebelë (masë e thatë), por kjo gjendet në një sipërfaqe prej 123 ha. Kjo kuptohet sa e vështirë bëhet nga punonjësit vjelja e saj në natyrë, që nuk mundet. Për të siguruar këtë sasi, në koditat e kultivimit nevojitën 3.8 ha, kur toka është e ujitëshme ose 5.5 ha mbi ujë. Dhe vjelja e saj në kushtet e kultivimit bëhet 100 % dhe mundësia e tharjes dhe e manipulimit bëhet më e lehtë. Mbi dëmtimin e bimëve në natyrë:

4. Të dhënat eksperimentale 5 vjeçare tregojnë se bimët në natyrë dëmtohen, si kur vilen në mënyrë intensive ashtu edhe të kontrolluar. Sasia në % e bimëve të humbura (zhdukura) është në vartësi të shumë faktorëve dhe kjo lëviz nga 5.6 % për trumezën (që vilen gjethet e kercenjtë) deri në 95.2 % për shpatoren (të cilës i vilen rizomat). Ndërsa rigjenerimi i bimëve në natyrë bëhet më me vështirësi . Pra kërkohet medomos të ruhet diverirsteti i specieve bimore, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha, si sherebela, rigoni i kuq, shpatorja, trumëza, melisa, etj, duke e lejuar të rigjenerohet bimësia natyrale dhe të frenohet erozioni i tokës. Mbi kultivimin: Prodhimi dhe efektiviteti: 5. Vitet e fundit në Pukë janë bërë disa prova dhe testime mbi kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Provat janë bërë në sipërfaqe të kufizuar me specie dhe në kushte eko-pedollogjike të ndryshme. Nga të dhënat rezulton se në kushtet e kultivimit sherebela ka dhënë 35 kv/ha masë të thatë, rigoni i bardhe 27 kv/ha, rigoni i kuq 24 kv/ha, bari i pezmit 21.5 kv/ha e lisra 22.7 kv/ha. Nga llogaritjet e bëra del se kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike ekonomikisht është i leverdisshëm. Kështu melisa, rigoni, lisra e kultivuar dhe sherebela, në fund të vitit të 4 të mbjelljes dhe të tretit të vjeljes, jo vetëm që shlyejnë vetëveten, por siguruan një fitim që varion nga nga 192,000 lek tek melisa deri në 410,000 lek tek sherebela. Bimët e mësipërme janë shumë vjeçare dhe me një kujdes të vogël shfrytëzimi i tyre mundet të bëhet mbi 12 vjet. Kjo do të sillte shumë të ardhura familjeve të zonës, duke zbutur varfërinë, duke punësuar të papunët dhe duke ulur shpopullimin e zonës. 6. Puka zotëron resurse të mëdha për kultivimin e bimëve mjekësore. Këto janë 2,500 ha toka djerr të refuzuara nga fermerët për tu marrur në pronësi, 500 ha toka të kthyara livadhe brenda fshatare si rezultat i lëvizjes së popullsisë fshatare drejt qendrave urbane dhe 1,000 ha toka në lartësi. Kushtet eko-pedollogjike të rrethit mundësojnë kultivimin e një numuri të madh bimësh mjekësore dhe aromatike cilësore dhe të pandotura. Mbi disa masa për qëndrueshmërinë:

7. Të bëhen ndërhyrje rigjeneruese në disa masive ku bimët mjekësore dhe aromatike janë të rrezikuara nga zhdukja. Në këto masive të kryhen ndërhyrje antigërryse për të mbrojtur tokën, të bëhen pastrim gurësh e shkurresh të padobishme, të ndalohet vjelja e bimëve që kanë patur erozion, të bëhen plotësim boshllëqesh me fidana të prodhuar në fidanishte, si dhe mbjellje farash direkt në vendin e përhershem.

8. Të trajnohen mbledhësit dhe grumbulluesit, që të ndërgjegjësohen për ruajtjen e qëndrueshme të bimëve mjekësore dhe aromatike, si pasuri e paçmushme për të tashmen dhe të ardhmen.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

53

9. Të trajnohen fermerët dhe bujqit që të kalohet nga grumbullimi spontan i bimëve në natyrë në kultivimin e tyre, si mundësi që të ripërtërihen speciet e dëmtuara.

10. Sistemi i kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Pukë të kalohet në produkte biologjike, me synime që të mos ndotet ambienti, të mënjanohet rritja e kostos nga përdorimi i plehrave kimike dhe pesticideve dhe të merren produkte cilësore të kërkushme në tregun e jashtëm. Mbi kërkimin shkencor:

11. Të ngrihet një parcelë koleksioni me të gjitha bimët mjekësore dhe aromatike të rrethit me synime ruajtjen, njohjen dhe propogandimin tek fermerët, mbledhësit, grumbulluesit, nxënësit dhe mësuesit e biologjisë, për vlera e tyre.

12. Të ngrihen parcela për prodhim fare (me bimë nënë), për sherebelin, rigonin e bardhë dhe lisrën. Kjo sipërfaqe llogarit të jetë nga 1-1.5 ha për të plotësuar nevojat e rrethit.

13. Të ngrihet një fidanishte me sipërfaqe prej 4-5 dyn dhe një serrë diellore me sipërfaqe 1 dyn për të prodhuar fidanë të bimëve mjekësore dhe aromatike, për të plotësuar nevojat e familjeve për konsum vetjak.

14. Të ngrihet një ngastër koleksioni, për të krahasuar dhe testuar varietet autokton me varietet e huaja të sherebelës, boronicës, rigonit, melises e trumëzës, për të mundësuar kultivimin e më të mirëve.

15. Të bëhet rajonizimi i bimëve mjekësore dhe aromatike në përputhje me cilësitë e tokës, kushtet klimatike dhe vecoritë biologjike të bimës. Në një fshat të mos mbillet me shumë se 2 bimë, për të specializuar fermerët dhe për të lehtësuar tregtarët e grumbullimit të bimëve mjekësore.

16. Me fillimin e kultivimit të programohen ndërtime, si hangarë e magazina për tharjen dhe manipulimin e bimëve, për të rritur cilësinë, për të shmangur kalbjen e fermentimin e tyre nga lagështia e shirat. 17. Fidanishtja, serra, ngastra e prodhimit të farave, ngastra e koleksinit të ngrihet në Pukë, për ti dhënë qëndrushmëri procesit të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike në rrethin e Pukës. Mbi hartim projektesh dhe subvencione:

18. Të kërkohen projekte për rrethin, që brenda një periudhe 3-4 vjeçare të mbidhent një sipërfaqe prej 45-60 ha me bimë mjekësore e aromatike, si sherebela, lisra e kultivuar dhe rigoni i bardhë, të cilët iu përshtaten shumë mirë kushteve eko-pedollogjike, japin rendiment të lartë, janë me fitim dhe kërkohen në tregun e huaj.

19. Fermerët të ndihmohen nga projekte ose të subvencionohen për shpenzimet e bëra në vitin e parë për mbjellje (si punimi i tokës, kostua e fidanit, mbjellja dhe shërbimet), pasi këto bimë japin prodhime vitin e dytë dhe fermerët nuk e kanë mundësinë finaciare për investime fillestare. Përveç këtyre kultivimi është një fushë e re, e cila ka të ardhme, por është e panjohur nga fermerët.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

54

Kap. VI - SPECIET KRYESORE TE RRETHIT Në rreth rriten rreth 300 specie bimore natyrore, prej të cilave 187 janë bimë mjekësore e aromatike, ku 127 prej tyre janë në masë të konsideruar sipas listës në fund të librit. 1. Vendndodhja e bimëve sipas zonave Më poshtë jepen zonat ku rriten në natyrë të lirë disa prej bimëve kryesore të rrethit. ZONAT KU RRITEN BIMET KRYESORE TE RRETHIT

a- Për gjethe, kërcej, lule, zhardhokë, etj Pas. Nr. 13

NR

EMRI BOTANIK

EMRI SHQIP

ZONA KU RRITET BIMESIA

1 Achillea milefollium L.

Mijë fletëshi Zona e ahut, e kullotave alpine, në livadhe me bar e vende të thata. E përhapur në gjithë rrethin e Pukës.

2 Artemisia absinithium L.

Pelin Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: Në vende me bar, gurrishtore dhe e kultivuar. Në rreth e përhapur kryesisht në Qerret, Qelëz, Lajthizë.

3 Capsula bursa-pastoris L.

Shtrapëra Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: Në vende me bar buzë rrugëve, si bimë e rrallë, që nuk është dominuese në raport me speciet e tjera. E përhapur në gjithë rrethin e Pukës.

4 Hypericum perforatum L.

Lulebasani Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, nga zona e ulët deri në atë subalpine: Në vende me bar buzë rrugëve, në livadhe, kullota, etj. Në rreth e përhapur kryesisht në Iballë, Tërbun, Munellë.

5 Melissa officinalis L.

Melisa, bari i bletës

Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut: Në gjerdhe e shkurre me hije. Në rreth e përhapur kryesisht në Kaptall, Kqir, Dedaj, Bushat.

6 Mentha sp L. Nenexhiku, mendër

Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut: Gjendet buzë përrenjeve, brakave dhe në livadhet me lagështi, e përhapur në rreth kryesisht në zonën e Iballës, Qelës, Fierës, etj.

7 Origanum vulgare L.

Rigoni Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: takohet në pyje, shkurre, vende barishtore, shkëmbinj. Në rreth e përhapur kryesisht në Lëburushk, Koman, Tuç, Arst-miliska, etj.

8 Primula veris L.

Aguliçja Zona e ahut e të lisit: Në kullota, pyje e shkurre. Në rreth e përhapur kryesisht në Tërbun, Munellë, Kunorë-dardhë, etj.

9 Salvia officinalis L.

Sherebala Zona e dushkut: Në shpesh në substrate të thata e shkëmbore, në thellësi të vendit deri në lartësitë 1,200 m, veçanërisht në Shkodër, Lezhë, Krujë, Berat, Përmet, Kolonjë, Gjirokastër. Në Pukë gjendet në Karmë, Koman, Mërtur, Aprib, etj.

10 Sambucus nigra L.

Shtogu i zi Zona e dushkut: në gjerdhe në vende të banuara, pyje e shkurre, por në sasi të pakta. E përhapur në gjithë rrethin e Pukës, por kryesisht në tokat e kultivuara, në

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

55

mezhda e buzë prenjëve e brakave. 11 Satureja

Montana L. Trumza Shpate gurishtore, kullota të thata, lartësi 0-1,500 m,

veçanërisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Krujë, Librazhd, Tepelenë, martanesh, etj. Në Pukë gjendet në mallet e Karanit, Karmës, Qerretit të vogël, Dush, Berish, etj.

12 Taraxacum officinale Web.

Luleshurdhja, lule dylli

Zona e dushkut, e ahut: Në livadhe e vende me bar. Me shumicë në rreth gjendet në mallet e Iballës, Dardhas, Tuçit, Tërbunit, etj.

13 Thymus serpyllum L.

Lisra, Zhumbrica

Zona e shkurreve mesdhetare. Gjendet në pyjet e dushkut dhe të ahut, në toka të degraduara. Në rreth gjendet në malet e Iballës, Dardhas, Tuçit, Tërbunit, etj.

14 Tilia cordata Mill.

Bliri Zona e shkurreve, e dushkut: në pyje e shkurre, në shpate. Me shumicë në rreth gjendet në malet e Buzhalës, Mërtur, Berish, Aprip, etj.

15 Tussilago farfara L.

Thundërmushka

Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: Në vende e skarpate me lagështi. Në Pukë gjendet kudo, por e kufizuar, pranë ngastrave të kultivuara.

16 Urtica dioica L.

Hithëra Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: Pranë banesave, gërmadha e kullota, në vende të pasura me humus, e me azot. E përhapur në gjithë rrethin e Pukës.

17 Viola odorata L.

Manushaqe Zona e shkurreve mesdhetare, e dushkut, e ahut: Në vende e toka të thata, pranë ferrave e shkurreve. E përhapur në gjithë rrethin e Pukës, por e kufizuar.

b- Për fruta Pas. Nr. 14

NR

EMRI BOTANIK

EMRI SHQIP

ZONA KU RRITET BIMESIA

1 Vaccinium mytillus L.

Boronica Në pyjet e pishës e ahut: Në toka të zakonëshme, në veri dhe pjesën e mesme të vendit. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-dardhë, etj.

2 Juniperus communis L.

Dëllinja e zezë

Në zonën e dushkut dhe ahut: Ndeshet kudo, në pjesën veriore dhe të mesme të vendit, në zonat malore. Në Pukë gjendet me pakicë, takohet në Munellë dhe në mallet e Iballës.

3 Fragola vesca L.

Luleshtrydhe Ritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-dardhë, etj.

4 Rubus fruticosus L.

Manaferra e egër

Në zonën e shkurreve mesdhetare, e Dushkut, e më pak të ahut. Gjendet përreth ngastrave të kultivuara. Në Pukë gjendet me shumicë në gjithë zonat.

5 Morus nigra L. Mani i zi Në zonën e dushkut, rritet në toka të varfëra e skeletike të thata. Në Pukë ka përhapje të kufizuar.

6 Rubus idaeus L.

Mjedëra Në zonën e kullotave alpine, pyjet e ahut e të pishës. Rritet në tokat ku rritet Boronica. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-dardhë, etj.

7 Crataegus monogyna Jacq.

Murrizi Në zonën e shkurreve mesdhetare e pyjeve të dushkut. Në Pukë gjendet kudo, është e rradhë, kryesisht pranë ngastrave të kultivuara.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

56

8 Cornus mas L. Thana Në zonën e dushkut, deri në lartësinë 1100 m. Në Pukë formon masive në Dedaj, Lajthizë, Bushat, Kqirë, etj.

2. Përshkrimi i specieve kryesore Për të ndihmuar në njohjen e bimëve, po japim disa prej karakteristikave më kryesore të tyre: Timusi apo bari i zhumbricës (Thymus vulgaris L.):

Eshtë bimë shumëvjecare, gjysëmkaçubore, me lartësi 20-60 cm, me kërcej shumë të degëzuar zvarritës, që drunjëzohen pas 4-5 vjetësh, me maja të degëve që rrinë përpjetë. Ka gjethe të vogla, të përkundrejta, me formë shtizë, me ngjyrë të gjelbër në të hirtë, me bisht të shkurtër. Lulet janë të vogla, tubolare, me ngjyrë trëndafili, në të kuqe-të purpurtë, të grupuara në lulëri në këllëfin e gjethes në majën e disqeve të kërcejve. Lulëzimi ndodh nga maji deri në korrik. Fruti është katërfarësh. Eshtë e përhapur në kullotat barishtore të zonës së ulët, si dhe në brezin e kullotave verore dhe në zonën e dushkut.

Timusi i paketuar për konsum Përdoren gjethet dhe lulet e thata, të shkoqura. Vjelja bëhet kur bima ka aromën e vetë bimës, ngjyrën e gjelbër të gjetheve dhe lulet violet të çelura. Kërcejtë korren me drapër (jo shkulje të bimës), duke e futur në thasë me ngjeshje të lehtë. Gjatë tharjes pastrohet nga kërcejtë e copëtuar dhe lëndët e huaja. Tharja bëhet duke thërmuar, pastaj sitet me diametër 4 mm. Sherebela, apo salvia (Salvia officinalis L.): Eshtë bimë shumëvjecare, gjysëmkaçubore, me lartësi 50-60 cm, e pushëzuar, me kërcej drejkëndësh dhe të degëzuar. Kërcejtë e rinj, që dalin nga rrënjët, janë me push të argjëntë, ndërsa kur vjerërohen bëhen të murrmë. Gjethet i ka në formë vezake deri heshtake, të përkundrejta, të zgjatura, me ngjyrë hiri, të shndritëshme, erë të këndëshme, me shije të hidhur. Lulet janë të mëdha, me ngjyrë vjollcë, deri në blu-trëndafili, rrallë të bardha, të grupuara në vile (kalli i rremë). Lulëzimi ndodh në verë (maj-korrik). Fruti është tetraaken. Eshtë e shpërndarë kryesisht në mesdhe, buzë Adriatikut, në terrene ranore e vende shkëmbore.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

57

Sherebela e paketuar për konsum Përdoren gjithë pjesët (mbitokësore) të bimës, kërcelli, gjethet dhe lulet e thata. Mblidhet buqeta e vegjetacionit në vazhdim. Cilësia më e mirë është ajo e vegjetacionit të parë, që ndodh në fund të qershorit deri në fund të korrikut, ndaj vegjetacionit të dytë që ndodh në shtator-tetor. Momenti më i mirë i korrjes është pak përpara ose sapo të ketë filluar lulëzimi i degës kryesore, duke e prerë me thikë, pa dëmtuar pjesën e vitit të kaluar. Tharja bëhet në ambjente të izoluara, larg produkteve apo lëndëve të tjera. Kur thahet plotësisht produkti merr ngjyrë të gjelbër deri në gri-argjendi. Trumëza (Satureja montana L.): Eshtë bimë gjysëmkaçubore, shumëvjeçare, me lartësi 40-60 cm, me rrënjë boshtore të forta, me kërcej të drejtë, me katër gjoshe, të pushëzuar dhe me degë të drejta. Gjethet janë të përkundrejta, me formë shtizë e të rrudhosura, pa bisht, 7-8 cm të gjata, në anë lehtësisht të dhëmbëzuar, të gjelbëra pak të shkëlqyeshme. Lulet janë tubolare, me ngjyrë të bardhë-në vjollcë ose trëndafili, të grupuara nga 5-10 lule të vendosura në sqetullën e gjetheve. Lulëzimi ndodh nga maji deri në korrik. Fruti është tetraaken. Eshtë bimë mesdhetare, parapëlqen tokat gëlqerore, të djellëzuara në zonat malore. Mblidhen majat e lulëzuara, ku pas tharjes përdoren gjethet dhe lulet e thata të shkoqura e të situra deri në 3 mm e të pastruara nga bishtat, copat e lëndët e huaja. Vjelja bëhet duke e korur me drapër me gjatësi të copave 10-15 cm, kur bima është në lulëzim të plotë, në qershor-shtator. Gjatë grumbullimit nuk preken 30 % e bimëve. Produkti thahet në hije, ku më pas shkoqen gjethet me lulet me anë të shufrave të drurit, më pas bëhet pastrimi e veçimi i kërcejve me dorë. Në fund kalohet në shosha e në sita. Rigoni (Origanum vulgare L.): Eshtë bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcej të drejtë, me lartësi rreth 50 cm, pak e degëzuar, me pak qime në kërcell, mbi nervaturë dhe në anët e gjethes. Gjethet janë të përkundrejta, me formë ovale, të dhëmbëzuara, me bisht të shkurtër 0.5 cm,. Lulet janë të vogla, të grumbulluara në lulëri në formë ombrelle, me ngjyrë të kuqeremtë në rozë. Lulëzimi ndodh në verë, midis muajve qershor-shtator. Fruti është tetraaken. Parapëlqen

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

58

tokat gëlqerore, të thata, të ngrohta, të djellëzuara, në kodrina e në zonat malore deri në lartësitë 1600 m mbi nivelin e detit.

Rigoni i paketuar për konsum Përdoret pjesa mbitokësore e bimës, gjethet dhe lulet si bimë barishtore kur mblidhet, por më shumë tregëtohen lulet e gjethet e thara të shkoqura nga kërcelli. Vjelja bëhet në kohën e lulëzimit, kryesisht gjatë korrikut. Bima pritet 5-10 cm mbi sipërfaqen e tokës, duke treguar kujdes të mos shkulen rrënjët, pa dëmtuar prodhimin e ardhshëm. Kur tregëtohet si bimë, vjelja bëhet gjysëm e lulëzuar, e pa formuar farë, duke e prerë me kërcell me gjatësi 20-30 cm. Kur tregëtohet i shkoqur, sitet me diametër 0.5 mm. Mendra, Mendërza ose nenexhiku (Mentha piperita L.): Eshtë bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi rreth 50-60 cm, e pajisur me rizoma fibroze të degëzuara që formojnë stolone. Bima është me kërcell katërkëndor të drejtë, të degëzuar. Gjethet janë të përkundrejta, shtizore dhe të dhëmbëzuara. Lulet i ka me ngjyrë të bardhë dhe vjollcë në trëndafil, të grumbulluara në kalli. Lulëzimi ndodh në muaj gusht-shtator. Fruti është tetraaken, i përbërë nga 4 akene të vegjël. Përdoren gjethet, degët dhe lulëria.

Mentha e paketuar për konsum Kamomili (Chamomilla recucita L.): Eshtë bimë barishtore njëvjeçare, me një kërcell të butë, të lëmuar që degëzohet, me lartësi rreth 50-60 cm. Gjethet janë pa bisht, çiftpendore, kërcelli është kaçube e përbërë nga shumë degë anësore. Lulet i ka të grupuara në obrellë me petale të bardha dhe kokë të verdhë, që qëndron mbi një bisht me lule hermafrodite. Lulëzimi ndodh në periudhën nga maji deri në shtator, ku shpesh lulëzon dy herë në vit. Fruti është aken shumë i vogël.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

59

Përdoret lulëria e kamomilit, që grumbullohet me dorë nga maji deri në mes të korrikut. Lulja vilet mbas 3-5 ditë mbas lulëzimit të plotë, në kohë të thatë e me diell. Amballazhohet në qese beze. Borziloku (Ocimum basilicum L.): Eshtë bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell katërkëndor, të degëzuar, me lartësi 20-40 cm. Gjethet janë të përkundrejta, me bishta të shkurtër, të lëmuar, në formë ovale shtizore, me ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë. Lulet janë të zbardhura, të grupuara nga 6-10 lulëri në formë kalliri. Lulëzimi ndodh nga qershori deri në tetor. Fruti është aken, që përdoret si farë. Përdoret bima me degë, gjethe e lulëri, në industrinë ushqimore, në parfumeri dhe në farmaceutikë. Teukla, teukër (Teucrium chamadaedrys): Eshtë bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet si shkure e vogël, me degë të drunjëzuara në bazë, me lartësi deri 20-30 cm. Gjethet janë të vogla, formë rombi, me push të imët, të ndërkëmbyera, pothuajse pa bisht, të dhëmbëzuara, me ngjyrë jeshile e mbyllur. Lulet janë të purpurta deri të bardha, që çelin në korrik-shtator, në dy sqetullat e gjetheve. Ajo rritet kudo në livadhe, në ranishte, në tokë, në zonën e dushkut deri në lartësinë 1800 m. Vjelja bëhet në korrik-shtator, kur ndodhet në lulëzim. Përdoret kërcelli me gjethe e lule, ose vetëm lulet, ku vjelja bëhet gjatë verës. Vjelja bëhet në periudhën e lulëzimit, duke marrë majat e lulëzuara e pjesërisht me gonxhe, duke i prerë me kërcell me gjatësi 10-15 cm. Melisa, bari bletës, milca (Melissa officinalis): Eshtë bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi deri 80 cm. Kërcejtë i ka të drejtuar lart, me prerje katërkëndore, shumë të degëzuar. Gjethet janë të përkundrejta, të thjeshta, të dhëmbëzuara anash, të mbuluara me push në të dy anët, me aromë si të limonit. Lulet janë të të bardha deri pak rozë, që çelin në qershor-gusht. Fruti është tetraaken, vezake me ngjyrë të murme. Ajo rritet kudo në livadhe, kullota e korije, në ledhe, buzë kanaleve ujitëse, në tokë të pasura, në zonën e dushkut, deri në lartësinë 1500 m. Vjelja bëhet në qershor-gusht, kur ndodhet në lulëzim. Duke patur kërkesa në treg, ka paraqitur interes dhe janë bërë kultivime të saj në disa njësi. Përdoret pjesa mbitokësore (majat e lulëzuara: lulet me gjethe), ose vetëm lulet e gjethet, të pastruara nga kërcelli. Vjelja bëhet në periudhën e lulëzimit gjatë verës, ndërsa vetëm gjethet mund të grumbullohen para, gjatë dhe pas lulëzimit. Mbledhja bëhet në ditë kur ska diell, në ditë të freskëta, me mjergull, pasi ndodh avullimi i esencave që ka bima. Barpezmi mijëfletësh, bishtamith, bar i pezmit (Achillea millefolium.): Eshtë bimë barishtore shumëvjecare, me kërcell të drejtë e të hollë, me gjatësi deri 80 cm, i degëzuar në majë me fije të vogla. Gjethet i ka të vogla, me ngjyrë të gjelbër në hiri, pa bisht, në formë vezake të zgjatur, të renditura në radhë përgjatë kërcellit dyfish pendore, të ndara në dy ose tre pjesë. Lulet janë të bardha, si kokra të vogla, 3-5 mm, të bashkuara dhe të degëzuara në kaptina. Ajo rritet në livadhe dhe në pyje e pjesë shkëmbore, në toka të tipit gëlqerore të thata e pak lagështi.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

60

Barpezmi i paketuar për konsum Përdoret kërcelli me gjethe e lule, ose vetëm lulet. Mbledhja bëhet me drapër ose gërshërë, në periudhën e verës, në qershor-korrik, kur kanë çelur lulet, por jo të farëzuara, me aromën karakteristike të bimës. Gjatë grumbullimit nuk preken 30 % e luleve dhe 20 % e bimëve. Tharja bëhet në hije, e amballazhimi në thasë beze ose letre, duke e ruajtur nga lagështia. Boronica (Vaccinium myrtillus L.):

Eshtë bimë kaçubere e vogël, me gjethe që bien, me kërcej të hollë shumë të degëzuar, që zvarriten dhe rriten përpjetë në formë gardhi, me lartësi 20-60 cm. Gjethet janë ovale, të ngushta, pak të dhëmbëzuara në anë. Lulet janë të vetmuara, boshtore, me ngjyrë të bardhë ose trëndafil të hapur. Fruti është kokër sferike, me ngjyrë të zezë, tulore, me lëng me ngjyrë të kuqe trëndafili të errët, që ka brenda shumë farëra të vogla të verdha, pa aromë, pa shije, lehtësisht e thartë. Bima lulëzon në maj-qershor dhe fruti piqet në fund të verës-fillim i vjeshtës. Rritet në pyje halorë dhe gjetherënës, në kullota dhe zona malore. Përdoren frutat e saj (në korrik-gusht) për përgatitjen e lëngjeve dhe reçelit, por dhe gjethet (në maj-qershor) Dëllinja e zezë (Juniperus communis L.):

Eshtë bimë shkure, kaçube shumë e degëzuar në bazë, me lartësi 1-2 m. Gjethet janë të ngushta, me majë të mprehtë, të vendosura në treshe, 1-2 cm të gjata. Eshtë bimë dioike, me lule të ndara. Fruti është rushk, që përfaqsohet nga një kokër me ngjyrë të errët, me madhësi 5-8 mm, që piqet në vjeshtën e vitit të dytë, pra vetëm pas 2 vjetësh, për këtë arësye në vjeshtë ka fruta të pjekura (të vitit të dytë) dhe të papjekura (ato të vitit në vijon). Gjendet në pyje të pishës jo të dëndur dhe pyje të mështeknës, në male, në vende gurishore, toka të pakultivuara e të thata. Përdoren frutat e saj të pjekur për esenca në mjekësi dhe industrinë ushqimore. Frutat mblidhen kur janë të rrumbullakta, të ndritëshme, mbi 4 mm, me ngjyrë blu të errët ose violet e thellë, në periudhën shtator-dhjetor dhe në shkurt, duke e goditur bimën me shkop, pasi të jetë shtruar në tokë një çarçaf, që kokrat të mos bien në tokë. Kokrat e grumbulluara vendosen për tu tharë në shtresa të holla, me trashësi 1-2 cm, në vende të mbrojtura e të ajrosura, duke i përzier vazhdimisht çdo 4-5 orë me krëhër druri, duke bërë pastrimin nga gjethet, kërcejtë e kokrat e prishura. Tharja bëhet deri sa lagështia të ulet në 20 %, duke i amballazhuar në thasë bezeje.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

61

Bredhi i bardhë (Abies alba Mill.):

Eshtë dru i lartë, që shkon deri 40 m e diametër 2 m, me kurorë në formë piramide ose cilindrike. Gjethet i ka në formë hale janë të vendosura në një krëhër, në majë të mprehtë dhe në bazë më të holla, ku në fund përfundojnë ovale. Rritet në pyje të përzier me dru ahu, dëllinjë dhe pishë e bardhë, në toka të thella e të pasura. Për vjelje përdoren gërshërë, daltë, shkallë e mjete të tjera. Të mos përdoren mjete për ngjitje që dëmtojnë, si zinxhirë e gozhdë se dëmtohet druri. Pjesët që mblidhen janë sythat në prill, lëvorja e halat gjatë gjithë vitit Murrizi (Crataegus monogyna L.):

Eshtë bimë shkurore apo dru u vogël me lartësi deri 4 m, me degëzuar gjëmbor. Gjethet janë të ndara, të dhëmbëzuara në skaje. Lulet janë të bardha, paksa trëndafili, që lulëzon nga maji deri në qershor. Frutat janë të kuqe, në formë molle, por të vogla, deri në 1 cm, ushqyese, me një bërthamë. Ajo rritet në vende gurore e të thata, në livadhe kodrinore dhe në shpate me diell, deri në lartësinë 1500 m. Përdoren lulet (që mblidhen në prill-maj), gjethet (që mblidhen në pranverë deri në korrik) dhe frutat e pjekur (që vilen në qershor-korrik). Mjedra (Rubus ideaus L.):

Eshtë shkure, me lartësi 1-1.5 m, që gjendet rëndom në lartësi 800-1800 m. Bima ka gjethe të këmbyera tek pendore, me 3-7 gjethëza. Lulet i ka shumë të vogla, me ngjyrë të bardhë. Lulëzimi ndodh në maj-qershor. Fruti është një frut me ngjyrë të kuqe në pjekje, aromatik, që piqet në korrik-gusht. Përdoren gjethet me bishtin natyral, që mblidhen në qershor-gusht. Bliri (Tilia cordata Mill.):

Eshtë dru i lartë deri 25 m, gjetherënës, dekorativ, me simetri të thjeshtë. Gjethet i ka të mëdha, të rrumbullakta në formë zemre, që përfundon me majë të mprehtë, me bisht të gjatë, të këmbyera. Lulet i ka në brakte, mbi një bisht të përbashkët, të bardha deri të verdha, që lulëzojnë në qershor-korrik, me erë të këndëshme. Rritet në shpatet e pyjeve malore, me lartësi deri 1000 m, në parqe, në shtëpi e rrugë si i kultivuar. Bliri jeton gjatë. Vjelja bëhet me dorë ose përdoren gërshërë, pa thyerje apo këputje degësh. Të mos përdoren mjete për ngjitje që dëmtojnë, si zinxhirë e gozhdë se dëmtohet druri. Pjesët që shfrytëzohen janë lulet së bashku me braktet. Ato grumbudhohen në lulëzim kur lulja është e verdhë deri në krem e braktja është jeshile në të verdhë. Periudha e mbledhjes është qershor-korriku, kur kanë lulëzuar 2/3 e gonxheve. Vjelja bëhet me dorë ose gërshërë, duke përdorur shkallë, pa prerë degë ose goditur me shkop ato. Gjatë vjeljes lihen 30 % e luleve në pemë, për ripërtëritje dhe për bletarinë. Tharja e produkteve të vjela bëhet në hije, duke ruajtur ngjyrën e verdhë në të gjelbër të çelur. Tharja bëhet mbi shtroje beze dhe jo plastmase. Rozmarina (Rozmarinus officinalis L.): Eshtë një shkurre, përherë e gjelbër, me lartësi 1 m, shumë e degëzuar, me degë të drejta. Gjethe të holla e të gjata, me shumë aromë. Lulëzon deri dy herë në vit, e para në pranverë dhe e dyta në fund të verës-fillim i vjeshtës. Fruti është tetraaken. Përdoren degët me gjethet.

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

62

1

Lisra, Zhumbrica

Timusi, Zhubrica Emëri shqip: Timusi, Zhumbrica Emri shkencor: Thymus serpyllum L. Gjinia: Thymus Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

63

2

Sherebela, Salvia Emëri shqip: Sherebela, Salvia Emri shkencor: Salvia officinalis L. Gjinia: Salvia Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

64

3

Trumza Emëri shqip: Trumza Emri shkencor: Satureja montana L. Gjinia: Satureja Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

65

4

Rigoni Rigoni në vazo

Rigoni Emëri shqip: Rigoni Emri shkencor: Origanum vulgare L. Gjinia: Origanum Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

66

5

Mendra, Mendërza, nenxhiku - Mentha piperita Emëri shqip: Mendra, Mendërza, nenxhiku Emri shkencor: Mentha piperita L. Gjinia: Mentha Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

67

6

Kamomili

Emëri shqip: Kamomili matrikaria Emri shkencor: Matricaria recutita aurea L Gjinia: Matricaria Familja: Asteraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

68

7

Borziloku Emëri shqip: Borziloku Emri shkencor: Ocimum basilicum L. Gjinia: Ocimum Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

69

8

Teukël Emëri shqip: Teukël Emri shkencor: Teucrium chamaedrys L. Gjinia: Teucrium Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

70

9

Melissa officinalis Emëri shqip: Melisa Emri shkencor: Melissa officinalis Gjinia: Melissa Familja: Lamiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

71

10

Barpezmi, Njëmijëgjethëshi-Achilea millefolium Emëri shqip: Njëmijëgjethëshi Emri shkencor: Achillea millefolium L. Gjinia: Achillea Familja: Asteraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

72

11

Boronica

Boronica-Vaccinium sp Emëri shqip: Boronica Emri shkencor: Vaccinium myrtillus L. Gjinia: VacciniumVaccinium Familja: Ericaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

73

12

Dëllinja e zezë

Dëllinja e zezë Emëri shqip: Dëllinja e zezë Emri shkencor: Juniperus communis L. Gjinia: Juniperus Familja: Cupressaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

74

13

Bredhi i bardhë Emëri shqip: Bredhi i bardhë Emri shkencor: Abies alba mill. Gjinia: Abies Familja: Pinaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

75

14

Murrizi Emëri shqip: Murrizi Emri shkencor: Crataegus monogyna Jacq. Gjinia: Crataegus Familja: Rosaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

76

15

Mjedëra Emëri shqip: Mjedëra Emri shkencor: Rubus idaeus L. Gjinia: Rubus Familja: Rosaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

77

16

Bliri

Bliri-Tilia cordata Emëri shqip: Bliri Emri shkencor: Tilia cordata Mill. Gjinia: Tilia Familja: Malvaceae - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -- - - - -

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

78

Aguliçja Aguliçja

Emëri shqip: Aguliçja Emri shkencor: Primula veris Gjinia: Primula Familja: Primulaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

79

Lulebasani Lulebasani

Emëri shqip: Lulebasani Emri shkencor: Hypericum perforatum L. Gjinia: Hypericum Familja: Clusiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

80

Lule shurdha-Taraxacum officinale Ëeber Emëri shqip: Lule shurdha Emri shkencor: Taraxacum officinale F.H. Ëigg Gjinia: Taraxacum Familja: Asteraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

81

Pelin Emëri shqip: Pelin Emri shkencor: Artemisia absinthium L. Gjinia: Artemisia Familja: Asteraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

82

Shtogu i zi Emëri shqip: Shtogu i zi Emri shkencor: Sambucus nigra L. Gjinia: Sambucus Familja: Adoxaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

83

Thundërmushka Emëri shqip: Thundërmushka Emri shkencor: Tussilago farfara L. Gjinia: Tussilago Familja: Asteraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

84

Manaferra

Emëri shqip: Manaferra Emri shkencor: Rubus arcticus L. Gjinia: Rubus Familja: Rosaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

85

Mani i zi

Emëri shqip: Mani i zi Emri shkencor: Morus nigra L. Gjinia: Morus Familja: Moraceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

86

Thana Emëri shqip: Thana Emri shkencor: Cornus mas Gjinia: Cornus Familja: Cornaceae

Hithra – Urtica Emëri shqip: Hithra Emri shkencor: Urtica dioica L. Gjinia: Urtica Familja: Urticaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

87

Emëri shqip: Kullumbria Emri shkencor: Prunus spinosa L. Gjinia: Prunus Familja: Rosaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

88

Mëllaga e egër – Malva sylvestris Emëri shqip: Mëllaga e egër Emri shkencor: Malva sylvestris L. Gjinia: Malva Familja: Malvaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

89

Molla e egër- Malus sylvestris Emëri shqip: Molla e egër Emri shkencor: Malus sylvestris mill. Gjinia: Malus Familja: Rosaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

90

Netulla, duhani i egër, llapushe Emëri shqip: Emri shkencor: Verbascum phlomoides Familja: Scrophulariaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

91

Anethum graveolens L. Emëri shqip: Emri shkencor: Anethum graveolens L. Gjinia: Anethum s Familja: Apiaceae

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

92

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

93

3. Lista e plotë e bimëve mjekësore që gjenden në rrethin e Pukës Bimët mjekësore dhe aromatike që gjenden në rrethin e Pukës, të mbështëtura nga studimi përbëhet nga rreth 127 specie. Ato janë renditur më poshtë sipas alfabetit në emërimin latinisht dhe në krah emëri në shqip.

Pas. Nr. 15: Lista e bimëve në Pukë (Latinisht- shqip)

Nr Emëri 1 Abies alba (Bredhi i bardhë) 2 Acer tarataricum (Ulza) 3 Achillea millefolium (Mijëfletëshi, Bari i pezmit) 4 Adianntum capillus-venersis (Fieri i korijeve) 5 Aesculus hippocastanum (Gështenja e egër) 6 Alchemilla vulgaris (Alkemila) 7 Alnus grutinosa (Verri i zi) 8 Althaea rosea (Mëllaga e butë), 9 Anethum graveolens (Kopra)

10 Antennaria dioica (Antenaria) 11 Anthoxonthum odoratum (Thekra e egër) 12 Anthylis vulneraria (Antili shërues) 13 Arbutus unedum (Mareja) 14 Armeniaca vulgaris (Armenika) 15 Artemisia absinithium (Pelini) 16 Artemisia vulgaris (Pelini) 17 Arum maculetatum (Këlkaza) 18 Asarum europaeum (Kapedani i europës) 19 Asplenium ardianatum-nigruam (Fieri i zi i krojeve) 20 Asplenium trichomanes (Fieri i gurit) 21 Asplenium trichomanes (Fieri me qime) 22 Betulla alba (Mështekna e bardhë) 23 Capsella bursa pastoris (Shtrapëra, trasta e bariut) 24 Carlina acaulis (Ushujza pa kërcelle, karolina, kulaçgomari) 25 Carpinus betulis (Shkoza e bardhë) 26 Castanea sativa (Gështenja) 27 Centaurea cyanus (Ciani, kokokceli) 28 Cerasum avium (Qershia) 29 Ceterach officinarum (Bar gjarpëri) 30 Cichorium intybus (Çikoria) 31 Clematis vitalba (Kulpëra) 32 Colchicum automnalie (Xherokulli, koçikum) 33 Colutea arborescen (Fishkekartha) 34 Convolvulus arvensis (Dredhja e arave) 35 Cornus mas (Thana) 36 Coryllus avellana (Lajthia) 37 Cretaegus monogyna (Murrizi)

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

94

38 Cuscuta europea (Kuskuta) 39 Cydonia oblanga (Ftoi) 40 Cyndon dactyllon (Grami) 41 Daucus carrota (Karrota e egër) 42 Dictamus albus (Bar uze) 43 Dryppteris filix-mas (Fier mashkulli) 44 Ephedra distachya (Gjunjëz) 45 Equisetum arvense (Këputja e arave, bishtkali) 46 Erica arborea (Shqopa) 47 Eunonymus europea (Fshikakuqi) 48 Fagus silvatic (Ahu) 49 Forsicia europea (Boshtra) 50 Fragaria vesca (Luleshtrydhja ) 51 Fraxinus ornus (Frashëri i bardhë) 52 Galium aparine (Rrodhja, ngjitësja) 53 Helloborus odorrus (Shpendra) 54 Humulus Iupulus (Kulpra e egër) 55 Hypericum perforatum (Lulegjaku, Lulebasani) 56 Hyssopus officinalis (Hisopi mjekësor) 57 Iris pallida (Shpatorja e zbehtë) 58 Iris sp. (Shpatorja) 59 Juglans regia (Arra) 60 Juniperus communis (Dëllinja e zezë) 61 Juniperus oxycedrys (Dëllinja e kuqe) 62 Juniperus sabina (Sobina) 63 Laminium purpureum (Hithëbuta e purpurt) 64 Leonorus cardiaca (Bishtluani i zemrës) 65 Lotus corniculatus (Thuepula) 66 Lythrum saliceria (Bargjaku shelgor) 67 Malus silvestris (Molla e egër) 68 Malva sylvestris (Mëllaga e zezë) 69 Marus nigra (Mani i zi) 70 Melilotus alba (Grunamadhi, jonxha e egër) 71 Melissa officinalis (Melisa, Bari i bletës) 72 Mentha sp (Mendërza, nenexhiku) 73 Onionis spinosa (Kulmaku me gjemba, gjuhënuse) 74 Origanum majorana (Rigoni i bardhë) 75 Origanum vulgare (Rigoni kuq) 76 Ortica dioica (Hithra) 77 Paeonia officinalis (Bozhurja mjeksore) 78 Pimpinell anisum (Anisi) 79 Pinus nigra (Pisha e zezë) 80 Plantago lenecelatum (Gjethedelli heshtak)

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

95

81 Plantago media (Gjethedelli i mesëm) 82 Plantago sp. (Gjethe delli, bishtmiu) 83 Populus nigra (Plepi i zi) 84 Populus tremula (Plepi i egër) 85 Primula officinalis (Aguliçja, Primula, lule pranvere) 86 Prunus spinosa (Kullumria) 87 Quercus cerris (Qarri i bardhë) 88 Quercus robur (Rrënja) 89 Quercus sessiliflora (Bunga) 90 Querkus trojana (Qarri maxhip) 91 Ranunculus ager (Zhabina) 92 Rhus coriria (Shqema) 93 Rosa canina (Trandafili i egër) 94 Rubus fruticosa (Manaferra) 95 Rubus idaeus (Mjedrra) 96 Rumex sp, (Lëpjeta) 97 Salix fragilis (Shelgu) 98 Salix purpurea (Shelgu i purpurtë) 99 Salvia officinalis (Sherebela)

100 Salvia sclarea (Shëngjin) 101 Sambucus nigra (Shtogu i zi) 102 Sambukus elbus (Qingla, Shtogu) 103 Sanguisoraba officinalis (Lulebostani mjeksor) 104 Saturea montana (Trumëza) 105 Senecio vulgaris (Pulith) 106 Solanum dulcamara (Idhnaqi, rrush qeni i vogël) 107 Solanum nigrum (Rush qeni) 108 Sorbus aucuparia (Vodhe) 109 Stilibium marianum (Gjemb gomari) 110 Tanacetum vulgaris (Karapieli, krizantema) 111 Taraxacum officinalis (Lule shurdha, lule dylli) 112 Teucrium chamaedrys (Teukla, çaj i egër, bargjarpëri)) 113 Teucrium polium (Bar majasëlli) 114 Thymus sp (Lisra, lisna, zhumrica) 115 Thymus vulgaris (Lisra e kultivuar) 116 Tilia argenta (Bliri i egër) 117 Tilia cordata (Bliri) 118 Tilia platphyllos (Bliri gjethe gjërë) 119 Trifolium pratense (Tërfili) 120 Tussilago farfara (Thundërmushka) 121 Vaccinum uliginosum-myrtillus (Boronica) 122 Valeriana officinalis (Valeriana) 123 Verbeus officinalis (Sporisi mjekësor)

Praktika të mira në mbledhjen e bimëve mjekësore e aromatike natyrore Pukë

96

124 Viola odorata (Manushaqja, vjollca) 125 Viscum album (Vjeshtulla, nishull) 126 Vitis vinifera (Hardhia) 127 Zizyphus jujuba (Hidia)

Literatura:

- Bimët mjekësore dhe aromatike (Manual për Grumbulluesit mbështetur mbi parimet e prodhimit organik). E. Kullaj, F. Liçaj. - Vjelja dhe grumbullimi i bimëve mjekësore të Dibrës (Manual për vjelësit, grumbulluesit dhe blerësit e bimëve mjekësore dhe aromatike, mbështetur në parimet e vjeljes së qëndrueshme, ruajtjes së ekosistemit dhe prodhimit organik e jo organik). Zyber Gjoni. - Bimët mjekësore (Doracak për grumbulluesit sipas principeve të prodhimit organik). Prishtinë, 2007. - Kontribute për probleme të koleksionimit dhe ruajtjes së gjermoplazmës dhe kërkimit bujqësor. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Tiranë, 2005. - Vlerësimi dhe koleksionim i gjermoplazmës së bimëve aromatike e mjekësore (2003-2005). M. Hyso, A. Shehu, P. Çobaj. Tiranë, 2003. - Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregëtimin e produkteve “bio”. Ligj nr 91999 datë 26. 02. 2004. - Bimët mjekësore. A. Mehmeti, E. Sherifi, A. Demaj. Prishtinë, 2007. - Rregullat teknike për vjeljen e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore. Ligji Nr. 7722, datë 15. 06. 1993 ”Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”.

Fund Tiranë, 21. 11. 2008