kuvendi procesverbal drejton mbledhjen: enver roshi

26
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 13.10.2020, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Enver Roshi - kryetar i Komisionit (Procesverbali është zbardhur me diktofon) Rendi i ditës: Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, anëtarët e komisionit zhvillojnë një vizitë monitoruese në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe në shërbimin e mamografisë. Marrin pjesë: Enver Roshi, Klodiana Spahiu, Arben Kamami, Edlira Bode, Ilir Pendavinji, Adelina Rista, Ardiana Jaku, Majlinda Halilaj, Koçi Tahiri, Amra Barova dhe Edmond Stojku. Mungojnë: Klotilda Bushka, Roland Xhelilaj, Almira Xhembulla, Florenc Spaho, Ervis Meço dhe Halil Jakimi. Të ftuar: Astrit Beci - Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik Leon Kaza - Drejtori i Spitalit të Lezhës Egli Dashi - Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Zoje Zefaj drejtoreshë e Shërbimit Parësor Shëndetësor Gjokë Jaku Prefekt i Lezhës Alfred Imeraj drejtor i Institutit të Sigurimit Shtetëror Miranda Veliaj përfaqësuese e OSBE-

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.10.2020, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Enver Roshi - kryetar i Komisionit

(Procesverbali është zbardhur me diktofon)

Rendi i ditës:

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, anëtarët e komisionit

zhvillojnë një vizitë monitoruese në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe në shërbimin e

mamografisë.

Marrin pjesë:

Enver Roshi, Klodiana Spahiu, Arben Kamami, Edlira Bode, Ilir Pendavinji,

Adelina Rista, Ardiana Jaku, Majlinda Halilaj, Koçi Tahiri, Amra Barova dhe Edmond

Stojku.

Mungojnë:

Klotilda Bushka, Roland Xhelilaj, Almira Xhembulla, Florenc Spaho, Ervis Meço

dhe Halil Jakimi.

Të ftuar:

Astrit Beci - Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik

Leon Kaza - Drejtori i Spitalit të Lezhës

Egli Dashi - Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Zoje Zefaj – drejtoreshë e Shërbimit Parësor Shëndetësor

Gjokë Jaku – Prefekt i Lezhës

Alfred Imeraj – drejtor i Institutit të Sigurimit Shtetëror

Miranda Veliaj – përfaqësuese e OSBE-së

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

2

HAPET MBLEDHJA

Enver Roshi – Mirëmëngjesi të gjithëve!

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbledhjen e radhës sot e

bën në prefekturën e Lezhës, më saktë në Njësinë e Kujdesit Vendor dhe Shëndetësor në

Spitalin Rajonal të Lezhës me këtë rend të ditës: “Për ecurinë e punës dhe progresin në një

vit pas ofrimit të shërbimit të mamografisë në spitalin rajonal të Lezhës” në kuadër të

muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kontrollin e zbatimit të akteve normative,

që Kuvendi ka miratuar në përgjigje të masave të marra ndaj pandemisë COVID-19

veçanërisht ato që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin publik në rajonin e

Lezhës.

Të ftuar këtu kemi të gjithë deputetët e Komisionit për Punën dhe Çështjet Sociale

dhe Shëndetësinë, kemi deputetët e zonës së qarkut të Lezhës, zonja Adriana Jaku, zonja

Lindita Nikolla, drejtori Rajonal i Shëndetit Publik, doktor Astrit Beci, drejtor i Njësisë së

Kujdesit Shëndetësor të Lezhës, doktoreshë, Zoje Zefaj, drejtorin e Spitalit të Lezhës,

doktor Leon Kaza, drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zoti, Egli

Dashi, drejtori i Shërbimit Parësor Publik, prefektin Gjoke Jaku, drejtor i Institutit të

Sigurimit Shtetëror, Alfred Imeraj, përfaqësues i Inspektoratit.

Siç dihet muaji tetor është muaji i luftës kudër kancerit, tashmë sëmundjet kronike

janë shkaktaret kryesore të humbjes së jetës në Shqipëri dhe janë përgjegjëse për rreth 88

% të vdekjeve në Shqipëri, ku pjesën me të madhe, rreth 85% e marrin sëmundjet

kardiovaskulare, 18% e marrin sëmundjet tumorale dhe pjesën tjetër e kanë aksidentet

rrugore. Muaji tetor është veçanërisht muaji i luftës kundër kancerit gjirit.

Kanceri i gjirit në pjesën e mirë të vendeve të zhvilluara si Amerikë dhe Perëndim,

nuk quhet më kancer, por sëmundje kronike, kjo për shkak të diagnostikimit në kohë të

kancerit të gjirit, nëpërmjet ekos dhe mamografisë. Unë kam qenë dëshmitar në Institutin

Kombëtar të Shëndetit në Amerikë, në Bethesda, ku u kualifikova prej dy muajsh dhe kam

parë nga afër punën që bëhej dhe idetë që jepeshin për diagnostikimin në kohë të kancerit

të gjirit. Mund t’ju them edhe një gjë që e kam bërë shpeshherë debat, që në Amerikë nuk

shpenzohen para për vetekzaminimin e kancerit të gjirit, sepse kuptohet që vetekzaminimi

është një fazë shumë e vonë, pra kur kanceri kapet me dorë do të thotë që kanceri ka marrë

dhenë dhe kjo ka zhvilluar teori dhe praktika të tjera mjekësore, që bëjnë që politika të

fokusohet më shumë te mamografia, ekoja dhe grupet në risk në drejtim të diagnostikimit

të hershëm, siç është mamografia pas moshës 40 vjeç, ekoja dhe mamografia në një vit,

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

3

apo në dy vjet sipas kategorisë së personave dhe kontingjenteve të tyre. Ajo që është për

t’u shqetësuar në Shqipëri është se mbi tri të katërtat e rasteve që janë me kancer gjiri kapen

në stadin e tretë dhe të katërt. Vetëm ¼-ta e këtyre rasteve vijnë në faza të hershme të saj

dhe fitojnë shumë jetëgjatësinë e tyre. Kjo është dhe rezerva që ne, si profesionistë të

shëndetit publik duhet të mundohemi që edhe këto ¾-at e grave, të cilat vijnë vonë, t’i

kapim në fazat e para të zhvillimit të kancerit. Ana tjetër është cilësia e jetës, që kanë këto

gra, gjithsesi është bërë shumë në Shqipëri jo vetëm më diagnostikim, por edhe në trajtimin

e të sëmurëve. Dikur herceptina ishte e vështirë për t’u gjendur, sot herceptina është

siguruar për gjithë të sëmurët që vuajnë nga kancerit i gjirit. Ne do të dëshironim që gratë

shqiptare të vuajnë sa më pak dhe ato që vuanin ta kapnin shpejt dhe të jetonin si gjithë të

tjerat jetën e tyre të përditshme. Jemi të lumtur tashmë që Lezha ka mamografinë e vet

dhe se kjo mamografi i ka dhënë një ndihmë të madhe komunitetit të Lezhës, por dhe të

gjithë rajonit të saj dhe do ta shohim nga afër këtë.

Nga ana tjetër, duam të shohim edhe se si aktet normative të qeverisë shqiptare, që

nga shpallja e pandemisë më 9 mars e këtej, me mbylljen e përgjithshme, por edhe me

hapjen e saj në qershor, kanë ecur, si është bashkëpunimi institucional, mes Inspektoratit

Shtetëror Shëndetësor këtu në Lezhë me spitalin, mjekun e familjes, policinë, por edhe

prefekti, që është në krye të gjithë kësaj dhe që përgjigjet për të gjithë mbarëvajtjen e

ligjeve. Pasnesër do të hyjnë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-it në

vendin tonë. Përpara së gjithash duhet të falënderojmë OSBE-në për mundësinë që na dha

të vijmë këtu në Lezhë, por edhe për takime të tjera që kemi zhvilluar në kuadër të OSBE-

së në rajonin e Elbasanit dhe të Korçës në muajin dhjetor, ku zhvilluam një vizitë për të

parë se si shkon nga afër zbatimi i ligjshmërisë nga ana e Kuvendit në terren dhe për të

parë problematikat që kanë fëmijët, spitalet zonale dhe rajonale në lidhje me check up-in

që qeveria tashmë e ka futur prej disa vjetësh. Nga kjo vizitë që zhvilluam atje, nxorëm

shumë problematika që mund t’u vijnë në ndihmë komunitetit dhe qeverisë për të

përmirësuar më tej punën e tyre. Kjo vizitë sot që po zhvillojmë është në kuadër të

kontrollit parlamentar që zhvillon Komisioni i Shëndetësisë për të parë nga afër

problematikat, për të ndihmuar edhe për të dhënë mesazhet tona se si mund të forcojmë

bashkëpunimin tonë parlament-qeveri, por edhe si komision i Shëndetësisë për të

përmirësuar ndonjë ligj apo akt normativ që ka nxjerrë qeveria.

Unë nuk dua të zgjatem më tepër, por do t’ia jap fjalën prefektit për të thënë diçka

sesi kanë ecur këto akte normative, çfarë problematikash ka në rajonin e Lezhës; çfarë

mund të japim ne si qeveri, si Kuvend, si Komision i Shëndetësisë, si deputetë të Kuvendit

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

4

të Shqipërisë në ndihmë të shëndetit të qytetarëve, të popullatës, por edhe në ndihmë të

Lezhës.

Gjokë Jaku – Faleminderit!

Së pari, më lejoni të falënderoj shumë sinqerisht të gjithë anëtarët e komisionit që

kanë ardhur sot dhe që zgjodhën qarkun e Lezhës për këtë takim të këtij niveli, natyrisht,

me mbështetjen e OSBE-së!

Më vjen mirë që kjo ditë është pranë të gjitha shërbimeve apo strukturave spitalore

dhe shëndetësore në Lezhë. Do të më vinte mirë që trupa parlamentare e organizuar nëpër

komisione të ishte më intensive në territor, në terren, sidomos në këtë periudhë kur

qeverisë shqiptare, për shkak të rrethanave të situatës së pandemisë, i është dashur të

prodhojë disa akte normative që rregullojnë jetën sociale, shoqërore, të kornizojnë, në

njëfarë mënyrë të vërë nën kontroll situatën e rrezikshme të kësaj pandemie, natyrisht, kjo

është puna juaj, meqenëse dikur në të shkuarën kam pasur një eksperiencë parlamentare...

Jemi në Lezhë, nuk më takon të flas me terma teknikë, sepse nuk jam i fushës, jam larg

profesionit apo misionit tuaj në kuadrin e komisionit parlamentar, por di të them që kjo

periudhë, sidomos periudha e pandemisë, nuk kam pse përjashtoj edhe situatën e tërmetit

dhe posttërmetit, na bëri të matim edhe klimën e bashkëpunimit dhe njëfarë solidariteti jo

vetëm njerëzor, por edhe institucional të të gjitha strukturave tona për ta monitoruar mirë

situatën. Për fatin tonë të mirë, në rajonin tonë, pavarësisht se hyjmë te rajonet e prekura

fort, por me një numër të vogël të viktimave, është një fakt që dua ta theksoj: në krye të

këtyre strukturave shëndetësore janë kryesisht specialistët më të mirë, pa dyshim. Për

rrjedhojë, edhe bashkëpunimi me ta, me këto struktura, me drejtuesit ka qenë vërtet në

shkallën më të mirë të mundshme. Në kuadrin e task forcës që drejton prefekti apo të shtabit

të emergjencave, se janë misione ku ligji përcakton rolin e prefektit, e ky bashkëpunim e

ka bërë shumë herë më të lehtë e të thjeshtë jo vetëm monitorimin, por edhe ndërlidhjen

mes shtabit të emergjencës, strukturave të task forcës dhe strukturave shëndetësore në

tërësinë e tyre. Këtë situatë as e njihnin, as e kishim imagjinuar ndonjëherë, të paktën

brezi ynë, por mendoj se gjatë rrugës na është dashur të adaptohemi, të rikuperopjmë

ndonjë gjë, ndonjë sjellje tonën në lidhje me forcimin e masave për të qenë në koherencë

të plotë edhe me aktet e qeverisë që bënë të mundur administrimin e jetës sociale,

shoqërore, ekonomike në këtë situatë pandemie. Për fatin tonë të mirë, ka një periudhë kur

shërbimi spitalor në Lezhë është në fokusin e qeverisë shqiptare. Duhet ta themi më zë të

fortë që investimet në sektorin e shëndetësisë në tërësinë e tyre në Lezhë janë të një niveli

mjaft të mirë, pasi riorganizimi strukturor me sjelljen e maternitetit në kompleksin spitalor

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

5

rajonal, mendoj se përbën një risi ose, minimumi, i grupon të gjitha shërbimet bazë brenda

një kompleksi spitalor.

Ndryshimi është jashtëzakonisht i dukshëm dhe kjo jo vetëm në qasjen e qeverisë

ndaj shëndetësisë në tërësi dhe specifikisht në rajonin tonë, por ajo që përcjell trupa

shëndetësore, si dhe qasja e opinionit dh publikut me shërbimin spitalor.

Sigurisht jemi në rrugë të mirë, të mbarë. Ndryshimet janë të matshme, të

prekshme, të dukshme. Gjykoj se edhe ky takim sot i shërben punës sonë dhe besoj se biem

dakord me faktin që në periferi ose jashtë Tiranës sensibilitetet janë më të mëdha, kur një

grup parlamentar është atje në territor, komunikon. Meqenëse kemi edhe përfaqësues të

Ministrisë së Shëndetësisë unë besoj se duhet të ketë bërë ndonjë punë më tepër për ta bërë

publike për mediet (nuk po them për PR-në e komisionit parlamentar), sepse këto janë

aktiviteti, të cilat, sigurisht, kanë sensibilitet.

Ju uroj punë të mbarë! Ju uroj ditë të mbarë dhe qëndrim të mirë në Lezhë!

Faleminderit!

Enver Roshi – Faleminderit, zoti prefekt!

Unë doja të thosha se ne kemi qenë vazhdimisht nën një presion pozitiv nga

Adriana për të vizituar Lezhën. Ka disa muaj, ndoshta që nga viti i kaluar, ky presion

pozitiv ka ardhur gjithmonë në rritje, njëkohësisht edhe nga kolegët e tjerë, si dhe dëshira

e madhe e OSBE-së për të na ndihmuar në këtë nismë, që është pritur me shumë kënaqësi

edhe nga deputetët e Komisionit të Shëndetësisë.

Ne e shohim Lezhën si rajon që ka një qytetari të veçantë në Shqipëri në drejtim të

implementimit të ligjeve, rregullave dhe normave, Lezha, përveçse ka nxjerrë shumë

intelektualë, mbase korifenj të intelektualëve shqiptarë, është edhe një pasuri e madhe

shpirtërore, prandaj ne vijmë me shumë kënaqësi këtu.

Unë doja të dija nga drejtuesit e njësisë vendore këtu në Lezhë se si ka qenë trendi

i të sëmurëve me Covid. Sa janë shtruar? Sa është numri i vdekjeve?

Më parë Adriana ka një prezantim të shkurtër.

Urdhëroni!

Adriana Jaku – Faleminderit, kryetar!

Shumë faleminderit të gjithë anëtarëve dhe kolegëve të Komisionit të Shëndetësisë

se, më në fund, u bëmë që të jemi bashkë në Lezhë!

Në fakt, siç edhe ju e thatë, kjo vizitë është planifikuar me kohë, që në Korçë, kur

hartuam kalendarin e punës, por për efekt të situatave që erdhën më pas ishte e pamundur

dhe ja ku jemi tani.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

6

Përveçse ne mblidhemi dhe diskutojmë ligjet e ndryshme, gjithashtu kemi edhe

përgjegjësi për të kontrolluar se si ato zbatohen në terren, por përveç kësaj në fund të këtij

takimi ne do të dalim me një raport, të cilin do t’ia paraqesim Ministrisë së Shëndetësisë,

pra nuk vijmë këtu thjesht për të pyetur apo për të dëgjuar nga ju, drejtues vendorë, se si

ka ecur puna për këto dy çështje për të cilat do të diskutojmë sot në Lezhë, gjithashtu edhe

për të referuar në Ministrinë e Shëndetësisë se çfarë duhet bërë më mirë.

Jam shumë dakord me atë çka prefekti cilësoi, që në fakt, përpara se ne të bëjmë

ligjet duhet të shohim terrenin. Unë besoj se në komisione diskutohet dhe secili prej nesh

mundohet të përcjellë shqetësimet që ka hasur nga terreni nga vijmë (ne vijmë nga zona të

ndryshme, Shkodra, Korça, Elbasani, Tirana) dhe secili prej nesh mundohet të sjellë

inputin e zonës së vet, por, pa diskutim, është shumë e drejtë që duhet të jemi më shpesh

në terren.

Nisur nga kjo, kam një gjë edhe për komisionin, për sa kohë ne angazhohemi të

jemi diku, është mirë që atë angazhim, të cilin e kemi konfirmuar, ta çojmë deri në fund,

në mënyrë që njerëzit që përgatiten për të na pritur, të ndihen edhe të vlerësuar, sepse është

një ditë pune që shkon në dispozicion të komisionit.

Lezha si bashki ka kaluar dy sfida shumë të rënda: e para ishte me tërmentin dhe e

dyta ishte me pandeminë, që, në fakt, ishte për të gjithë.

Nuk dua të lë pa përmendur tërmetin, sepse Shëngjini ishte një prej pikave që

mblodhi më shumë se 1100 individë, të cilët kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësore

dhe për koordinim të institucioneve.

Së pari, unë dua të falënderoj qoftë Kujdesin Vendor Shëndetësor, njësinë vendore,

qoftë fondin, në lidhje me shërbimet dhe dedikimin që kanë pasur në atë fazë të vështirë.

Në fakt, nuk kanë qenë vetëm banorë të Lezhës, por kanë qenë edhe banorë të Krujës, e pa

diskutim edhe të Kurbinit.

Kështu që, jam shumë mirënjohëse për koordinimin e punës dhe për gjithë

shërbimin që ju u keni dhënë atyre individëve, pa përmendur pastaj çështjen e pandemisë,

e cila patjetër që kishte nevojë për koordinim, dhe me gjithë sfidat e veta, si një gjë e

panjohur, i bëri bashkë njerëzit. Unë kam qenë në kontakt si me drejtoreshën, si me

drejtorin e fondit, ashtu edhe me drejtorin e spitalit, kur rastet raportoheshin, për të kuptuar

më shumë se ku duhet përqendruar vëmendja dhe në lidhje me çfarë duhet ndihmuar.

Strukturat kanë qenë shumë gati, gjë për të cilën u jam mirënjohëse, dhe kjo tregon se kemi

vënë në krye njerëz që dinë ta bëjnë punën.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

7

Kthehemi te mamografia, që është një prej çështjeve që do të diskutojmë, për të

cilën do të raportojë qoftë drejtoresha, qoftë drejtori i spitalit.

Prej më se një viti, ndoshta një vit, drejtor, aparati i mamografisë është instaluar në

spitalin e Lezhës, gjë që do të thotë se shërbimi ofrohet gjatë 12 muajve të vitit. Gjithsesi,

duhet thënë se vëmendja ndaj kryerjes së këtij ekzaminimi nuk ka munguar as më përpara,

kur mamografia nuk ka qenë. Në fakt, Lezha është spitali i njëmbëdhjetë që u pajis me

mamografi. Le të themi se duhej të qe pajisur më përpara, po për arsye të një ngatërrese

përfundoi kështu siç përfundoi, por kjo nuk do të thotë se nuk ka munguar vëmendja.

Mamografia e lëvizshme ka qenë prezent këtu, duke ofruar shërbime edhe në zona rurale,

ku gratë e kanë më të vështirë ardhjen, grumbullimin, qoftë edhe në thyerjen e mentalitetit

për të kryer një ekzaminim të tillë.

Besoj se doktoresha do të na tregojë më shumë detaje nëpërmjet shifrave.

Gjithashtu, kemi shkuar pranë kompanive, fasoneve të ndryshme, ku ka shumë gra të cilat,

së paku kanë shprehur falënderime, që brenda orarit të punës kanë mundësi ta kryejnë këtë

ekzaminim.

Ndoshta për t’u shtuar diçka atyre që tha profesori, po lexoja pak, dhe një gjë që

më vrau veshin ishte që çdo 29 sekonda, një grua në botë diagnostikohet me kancer gjiri.

Këtë e them vazhdimisht, sa herë që takojmë gratë me doktoreshën. Pra, brenda një minute,

dy gra në botë e kanë këtë sëmundje në trupin e tyre.

Aq më tepër ne, që jemi komision, i cili ka në fokus çështjet e shëndetit publik, do

të duhet ta kthejmë fort vëmendjen te kjo sëmundje. Jo se kjo nuk është bërë, por asnjëherë

nuk është keq të flasim sa i takon thyerjes së mentalitetit, si dhe mënyrë se si duhet të

organizohemi, që të arrijmë edhe tek ato gra që është e pamundur të arrihen, që të marrin

rekomandimin te mjeku dhe të ndjekin gjithë ciklin e kryerjes së këtij diagnostikimi apo

edhe të tjera që vijnë pas kësaj.

Në fakt, kryetar, me lejen tuaj, unë do të doja t’ua jepja fjalën drejtuesve vendorë,

që ata të paraqesin perspektivën e tyre në lidhje me mënyrën se si kanë shkuar këto dy

çështje, qoftë ajo e mamografisë, depistimi dhe çfarë kanë nxjerrë si rezultat, qoftë në lidhje

me koordinimin e punës mes institucioneve, veçanërisht pasi parlamenti filloi të nxirrte

aktet normative për efekt të pandemisë që pushtoi vendin.

Shumë faleminderit!

Enver Roshi – Faleminderit!

Tani fjalë për doktoreshë Zojën, e cila është drejtoresha e Njësisë Vendore të

Kujdesit të Shëndetësor.

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

8

Zoje Zefaj – Përshëndetje të gjithëve!

Faleminderit për këtë takim të organizuar në rrethin e Lezhës. Që prej tre vjetësh,

unë jam drejtoreshë e Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor, Lezhë. Jam mjeke me

profesion.

Gjatë këtyre tre vjetëve, në lidhje me shërbimin e mamografisë është ofruar

mamografia e lëvizshme, sipas një grafiku të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik e

nga Ministria ne Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Janë kryer mamografi afër

vendbanimeve, sipas planifikimi në të gjitha njësitë e komunave, si komunat Shënkoll,

Shëngjin, Balldren e në qytetin e Lezhës, deri me ardhjen e mamografisë, e cila është

instaluar në spitalin rajonal

Sipas një grafiku të caktuar dhe sipas një protokolli që favorizon luftën kundër

kacerit të gjirit, gjatë kësaj kohe janë planifikuar ato gra, të cilat kanë më shumë faktorë

risku, pra ato të moshës mbi 50 vjeç.

Planifikimi është bërë nga mjeku i familjes, kanë bërë ekzaminimin sipas

përgjigjeve të ekzaminimit imazherik ose nga konfirmimi i mjekut imazherist të institutit,

janë marrë përgjigjet dhe u janë referuar mjekëve të familjes, të cilët sipas problematikave

i kanë adresuar më pas për një konsultë te mjeku onkolog. Gjatë vitit të kaluar janë

ekzaminuar rreth 80 gra vetëm gjatë periudhës tetor, me memografinë e lëvizshme.

Enver Roshi – 80 gra kanë qenë...

Zoje Sefaj – 80 vetëm gjatë muajit tetor.

Jo, është bërë depistimimi i tyre, pra fushata e depistimit, nga mamografia e

lëvizshme, vjet nga ky kontingjent, pra nga rreth 80 gra janë diagnostikuar me kancerin e

gjirit 3 persona, por numri që ka dalë gjatë vitit të kaluar mund të jetë edhe më i lartë për

arsye se këto persona janë ekzaminuar edhe gjatë muajve të tjerë dhe jo vetëm gjatë muajit

tetor. Statistikën më të saktë e ka drejtori i fondit, pasi ato referohen nga mjeku i familjes

dhe sipas stadit të kancerit referohen në mënyrë që të marrin trajtimin edhe nga mjeku

onkolog.

Enver Roshi – Ju po flisni vetëm për qytetin e Lezhës?

Zoje Sefaj – Po, vetëm në qytetin e Lezhës, pa Kurbinin dhe Mirditën. Ndoshta

drejtori mund t’i ketë statistikat për të gjithë qarkun.

Në lidhje me situatën e pandemisë, dua t’ju them se që me fillimin e kësaj situate

janë bërë rreth 2 mijë tamponë, të cilat janë dërguar për ekzaminim në ISHP. Nga këto 2

mijë tamponë kemi 351 raste pozitive, 12 vdekje dhe rreth 10 shtrime në spital. Sa i takon

situatës së fillimit të shkollës, ka pasur një ecuri shumë të mirë, pasi të gjitha shkollat i

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

9

kanë marrë masat mbrojtëse, si pajisja me termometër, si dhe të gjithë strukturën e

nevojshme sipas protokollit të COVID-it. Kemi pasur vetëm 3 mësues të infektuar, të cilët

kanë qenë para fillimit të shkollës dhe tani nuk ka më, ndërsa nxënës vetëm 1 dhe aktualisht

kemi vetëm 1 mësuese, e cila ka rezultuar pozitive, në një shkollë jopublike.

Enver Roshi – Faleminderit!

Zoje Sefaj – Faleminderit juve!

Nëse ka ndonjë pyetje tjetër, jam e gatshme t’ju përgjigjem.

Enver Roshi – Mamografia e lëvizshme ka qenë vetëm në Lezhë apo edhe në

Kurbin?

Zoje Sefaj – Ka qenë edhe në Kurbin, por unë po flas vetëm për rrethin e Lezhës.

Kurbini ka një statistikë më vete, sepse, sipas një plani që ka bërë Instituti në bashkëpunim

me Ministrinë e Shëndetësisë, është dërguar si në Kurbin, në Mirditë dhe në Lezhë. Me

ardhjen e mamografisë në spitalin e Lezhës ka nisur puna për bërjen e mamografive, ku

me fillimin e muajit tetor janë bërë rreth 60 mamografi dhe vazhdojnë të bëhen na 10 në

ditë, kjo vetëm si fushatë për muajin tetor, ndërsa rastet që janë të planifikuara ose për të

cilat mund të ketë ndonjë indikacion për mamografi apo për vizitë plus depistimit që

vazhdon në spital.

Enver Roshi – Faleminderit!

Zoje Sefaj – Faleminderit!

Enver Roshi – Do të doja që në fillim të flisnin drejtorët dhe më pas specialistët.

Fjalën e ka Leon Kaza, drejtor i spitalit të Lezhës.

Leon Kaza – Përshëndetje!

Po qëndroj pak te problemi i mamografisë. Është e vërtetë, ashtu siç edhe u tha më

lart, po bëhet gati 1 vit që në spitalin rajonal të Lezhës është instaluar aparatura e

mamografisë, por nuk mendoj se ky është viti mbi të cilin ne duhet të bazohemi në statistika

për numrin e ekzaminimit të mamografive të kryera, natyrisht edhe për shkak të specifikave

që ky vit paraqet. Mamografia nuk është një ekzaminim, të cilin ne duhet ta kryejmë kur

kemi një problem të caktuar, pasi ai bëhet për efekt diagnoze, por dëshira dhe strategjia

jonë ka qenë ose është orientuar që të kryejmë një depistim të të gjithë popullatës së

targetuar, pra të bëjmë një program screening dhe jo t’i drejtohemi diagnostimit të hershëm

të patologjisë.

Ky vit nuk ka qenë viti më i mirë në mënyrë që ne ta kryenim këtë funksion për

vetë problematikat që kemi pasur me ekzaminimet ambulatore. Shifrat e ekzaminimeve të

mamografive të kryera këtë vit nuk janë shumë të larta, por, natyrisht, ngaqë muaji tetor

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

10

është një muaj më i fokusuar në drejtim të shëndetit të gruas dhe të kancerit të gjirit,

ndërgjegjësimi dhe shifrat janë më të larta. Po ndalem pak te numrat, pasi ato thonë shumë,

pavarësisht se nuk ka ndonjë zë, janë shumë të zëshme në ato që flasin. Rajoni i Lezhës

është një rajon më incidencë të lartë të dy patologjive, të cilat cenojnë rëndë shëndetin e

gruas, qoftë të kancerit të gjirit, qoftë të kancerit të qafës së mitrës, kështu që ne jemi rajoni

i parë sa i përket incidencës së kancerit të qafës së mitrës, sipas të dhënave të Institutit të

Shëndetit Publik, ndërkohë që jemi ndër qarqet e para në Republikë sa i përket incidencës

së kancerit të gjirit. Në vitin 2012 kemi pasur 30 raste të reja të diagnostikuara. Deri sot,

në dijeninë time, janë rreth 19 raste të reja të kancerit të gjirit. Megjithatë, duhet t’i shohim

me njëfarë dyshimi shifrat që jepen, qoftë edhe ato nga ana institucionale, pasi shumë

pacientë mund të diagnostikohen dhe ne nuk kemi një feetback se ku ata trajtohen. Ka

pacientë, të cilët e marrin jashtë strukturave tona spitalore, qoftë publike, qoftë private,

mund të trajtohen edhe në shtete të tjera. Kështu që shifrat gjithmonë duhen parë me njëfarë

dyshimi, pasi mendoj se janë më të larta se ajo që ne shohim në praktikën tonë të

përditshme.

Gjithsesi, strategjia jonë ose ideja jonë, kur jemi pajisur në fillim me aparat

mamografie, nuk ka qenë thjesht diagnostikimi i hershëm, që është patjetër një nga faktorët

kryesorë që ndikon në mbijetesë, por edhe sa i përket prognozës në lidhje me cilësinë e

jetës, më tepër ka pasur një skemë, një përpjesëtim të të gjithë popullatës së targetuar, të

organizuar në bazë popullate në grupmoshat e përcaktuara. Nuk ia kemi dalë në këtë

drejtim, mendoj bazuar në situatat që kemi kaluar ose po vazhdojmë të përjetojmë për të

cilat të gjithë ne jemi koshientë.

Sa i përket situatës COVID në spitalin rajonal të Lezhës, bazuar në aktet normative

të dala dhe strategjinë e përpunuar nga institucioni epror, kemi marrë masat e duhura për

të bërë ndryshimet e duhura për të përballuar problematikën e krijuar nga COVID-i. Këto

masa kanë të bëjnë me ndryshime infrastrukturore sa i përket krijimit të zonave të sigurisë

ose fluksit të pacientëve, të cilët orientoheshin për të kryer ekzaminimet fillestare në

spitalin tonë, krijimin e ambienteve, të cilat mund të na nevojiten për të trajtuar të sëmurë

me COVID, nëse do të paraqitej një situatë e tillë, pajisja me aparatura shtesë

biomjekësore, të cilat janë të nevojshme për mbështetjen respiratore për rastet, që do të

trajtohen në spitalin tonë.

Natyrisht, një rëndësi jashtëzakonisht të madhe i është kushtuar mbrojtjes së

personelit shëndetësor. Për asnjë moment në asnjë rast në spitalin tonë nuk kanë munguar

pajisjet e mbrojtjes personale, qoftë nga ndihma që na ka ardhur nga Ministria e

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

11

Shëndetësisë, por edhe nga donatorë të ndryshëm, të cilët do t’i falënderoj, sepse na kanë

ndenjur pranë në këtë kohë të vështirë. Koha e vështirë përcakton se kush janë miqtë e

vërtetë dhe ne kemi pasur shumë miq në këtë periudhë. E them me shumë kënaqësi, këtë e

kam shprehur edhe herë të tjera, që sot në spitalin tonë kemi stokun e nevojshëm dhe të

mjaftueshëm me materiale të mbrojtjes personale për stafin mjekësor, që është në përballje

me patologjinë në fjalë.

Po ashtu janë marrë të gjitha masat sa i përket kryerjes së dezinfektimeve, sipas

protokolleve e standardeve dhe mendoj se situata deri tani ka qenë nën kontroll.

Mbetemi të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat që na përcakton nevoja, si dhe

strategjitë që përpilohen nga komisioni në ministri, pasi mendoj se spitali është i gatshëm

të kryejë detyrat e tij në çdo kohë.

Enver Roshi – Fjalën e ka drejtori i Fondit të Detyrueshëm për masat dhe

implementimin e tyre në rajonin e Lezhës, pra situatën që kaluam edhe për tërmetin edhe

për COVID-in.

Egli Dashi- Faleminderit!

Të nderuar anëtarë të komisionit dhe përfaqësues të OSBE-së, ju falënderoj për

prezencën tuaj në qytetin e Lezhës, një vit pas fillimit të mamografisë! Vlerësoj faktin që

për herë të parë Komisioni i Shëndetësisë vjen në Lezhë, së bashku me prezencën e OSBE-

së.

Ky është simbol i ndërgjegjësimit të të gjithë femrave shqiptare dhe gjej rastin t’u

bëj thirrje që të bëjnë mamografinë, pasi diagnostikimi i hershëm mbron jetë!

Në rajonin e Lezhës, në rang drejtorie rajonale, në vitin 2018 kemi 1087 të sëmurë

kronikë, në vitin 2019 kemi pasur 1075. Gjysma e këtyre shifrave janë vetëm në rrethin e

Lezhës, ndërsa të tjerat në Mirditë dhe në Kurbin. Nga këto, 51 raste të reja kanë marrë

mjekim me rimbursim në qarkun Lezhë për herë të parë. Këto janë në bazë të shifrave që

marrin mjekim në drejtorinë tonë, por ka edhe nga ata që marrin mjekim në QSUT dhe, siç

tha edhe drejtori i spitalit, edhe në spitale private ose jashtë shtetit, që ne nuk e kemi një

shifër të saktë.

Lezha, siç e tha edhe zonja deputete, Ardiana, kaloi dy vështirësi të mëdha,

tërmetin, ku Lezha u dëmtua bashkë me Krujën dhe Durrësin, dy rrethet, dhe më pak

Tirana. Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë midis prefekturës, bashkisë dhe

instancave shëndetësore në Lezhë, duke sjellë mjekim dhe furnizime me medikamente për

mbi 1100 banorë, që erdhën te strukturat akomoduese në Shëngjin. Kemi pasur shumë

vështirësi me mjekët e familjes, pasi shumica prej tyre u mjekonin me ilaçe me rimbursim,

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

12

tërheqjen e kartelave mjekësore nga qytetet e tjera, koordinimin, kishte ambulanca të

prishura, të shkatërruara, por me një bashkëpunim shumë të mirë dhe me mbështetjen edhe

të doktor Astritit, zotit prefekt dhe të të gjithëve, besoj se e kemi kaluar me sukses. Për

medikamentet që kemi pasur nevojë na kanë ndihmuar shumë edhe farmacitë e qarkut

Lezhë, pavarësisht se na erdhën edhe shumë donatorë dhe qeveria shqiptare.

Pandemia ishte një fatkeqësi globale dhe sipas udhëzimeve të qeverisë dhe

Ministrisë së Shëndetësisë kemi punuar mbi 80% e drejtorisë nga shtëpia dhe 20% në zyrë

ose në terren. Kemi bërë shpërndarjen e medikamenteve mjekë-farmaci-pacient, që

pacientët mbi 65 të mos dalin nga shtëpia, vetë personalisht kam shkuar edhe në terren,

edhe aty ku nuk ka qenë e mundur, në zonat e thella të Mirditës.

Nuk mund të rri pa përmendur se nuk kemi pasur koordinim të mirë me Drejtorinë

e Policisë, mua personalisht më kanë ndaluar 2-3 herë me makinë duke shpërndarë ilaçe.

Këto probleme kanë ndodhur.

Besoj se Lezha drejtohet nga përfaqësues të mirë dhe shpresoj ta kalojmë edhe këtë

fatkeqësi.

Ju falënderoj të gjithëve!

Enver Roshi – Faleminderit!

Kuptohet që të gjitha fatkeqësitë përballohen me qasje multisektoriale. Të gjithë

sektorët janë në një urdhër dhe në një frymë. Ne si opozitë kemi kërkuar në parlament që

të jemi në një zë të vetëm. Këtë ia kemi kërkuar edhe opozitës jashtë, që të jemi në një zë

në drejtim të sfidave, që janë emergjenca kombëtare, për të mos çorientuar njerëzit dhe

publikun. Duhet që të jemi në një vijë të vetme. Ajo që ka përgjegjësinë kryesore është

qeveria, por qeveria duhet ndihmuar në aspektin e zbatimit të akteve normative. Ky është

një kontribut i madh, që sjell e gjithë shoqëria civile, të gjithë njerëzit, të gjithë sektorët,

ministritë apo drejtoritë përkatëse të rajonit të Lezhës.

Doja të theksoja edhe të gjithë ndihmën që ju keni dhënë, sidomos për moshat e

treta mbi 65 vjeç, që ata të mos dalin për të mos u prekur nga COVID-i. Tani jemi në fazën

e gripit sezonal dhe ne duam që dhënia e medikamenteve me recetë të vazhdojë, me numrin

që u është dhënë kur kishim lock doën-in në periudhën mars-maj, që ata të mos dalin dhe

të mos ekspozohen nga një grip i zakonshëm, sepse një grip i zakonshëm, plus COVID do

të ishte fatale për këtë grupmoshë. Kjo do të çonte që i gjithë sistemi shëndetësor ta

përballojë me sukses krizën e pandemisë.

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

13

Desha t’ia jap fjalën përfaqësuesit të Inspektoratit, zotit Alfred, për të na treguar se

si janë zbatuar këto akte normative nga Inspektorati, çfarë problemesh ka pasur dhe si

mund të vijmë në ndihmë ne si komision parlamentar.

Alfred Imeraj – Sot Kryeinspektorja e Republikës, zonja Vjollca Braho, bashkë

me drejtoreshën e qarkut Lezhë, janë në inspektim me grupet e inspektimit të inspektorëve

për parandalimin dhe monitorimin e situatës për problematikën e dalë nga pandemia

COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale e qarkut Lezhë, nga marsi i vitit

2020 e deri sot punën e tij e ka përqendruar në inspektimin e të gjitha subjekteve fizike,

juridike, publike e të tjerë për marrjen e masave në zbatim të akteve normative, të

miratuara nga qeveria shqiptare, si dhe urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 10516 monitorime në qarkun Lezhë,

duke përfshirë Bashkinë Lezhë, Bashkinë Kurbin dhe Bashkinë Mirditë. Janë bërë 101

inspektime ndaj subjekteve të ndryshme fizike dhe juridike që kanë ushtruar aktivitetin, të

cilat i kanë lejuar aktet normative të miratuara nga qeveria. Për ato subjekte që nuk kanë

marrë masat e duhura për zbatimin e protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale janë marrë masa administrative me gjobë, duke filluar nga 1 milion deri

në 3 milionë, sipas shkeljes së konstatuar. Gjithashtu, janë marrë edhe vendime për mbyllje

të aktivitetit ndaj dy subjekteve. Gjatë gjithë periudhës është punuar edhe ditëve të shtunë

dhe të diele me orar të zgjatur. Një rëndësi të veçantë ka pasur inspektorati ynë, i cili ka

bashkëpunuar edhe me institucionet e tjera të qarkut Lezhë, edhe në kuadrin e urdhrit të

prefektit të qarkut Lezhë, të ngritur si task forcë, ku ka bashkëpunuar me Inspektoratin e

Punës, me Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit në raste të

veçanta.

Me fillimin e viti të ri shkollor inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor,

dega rajonale e qarkut Lezhë, kanë kryer të gjithë verifikimin dhe monitorimin e të gjitha

kopshteve dhe çerdheve publike dhe jopublike, si dhe të shkollave në qarkun e Lezhës.

Pjesa më e madhe e këtyre kanë qenë brenda protokolleve të miratuara nga Ministria e

Shëndetësisë. Në disa shkolla është parë që nuk ka pasur dhoma të veçanta për raste të

veçanta, por edhe këta e kanë përmirësuar.

Problematika ka pasur në lidhje me mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura

nga subjektet juridike që ushtrojnë aktivitet, si dhe për persona fizikë, të cilët ndodheshin

në kafene apo vende të tjera të mbyllura, ndaj të cilëve ne, si inspektorat, kemi marrë masat

e duhura ligjore, duke marrë masa administrative edhe ndaj subjektit, por edhe ndaj

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

14

personit fizik, sipas aktit normativ të miratuar nga qeveria. Grupet e inspektimit vazhdojnë

edhe gjatë ditëve të shtuna dhe të diela, edhe jashtë orarit zyrtar, për monitorimin dhe

mbajtjen nën kontroll të situatës dhe informimin në kohë rekord për çdolloj problematike

të konstatuar.

Enver Roshi - Si janë pritur aktet normative dhe a ka pasur problematika lidhur

me këto?

Alfred Imeraj - Problematikat kanë qenë lidhur me gjobën, ku ne, si Inspektorat,

kemi hasur vështirësi, pasi ka qenë shumë e vështirë marrja e kartës së identitetit, ku ka

shkaktuar konflikt mes Inspektorit dhe personit fizik, i cili nuk ka qenë me maskë në

ambientin e mbyllur.

Ndërsa, lidhur me subjektet juridike, në përgjithësi ata kanë zbatuar pikat e

protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe aktet normative të qeverisë.

Enver Roshi - Faleminderit!

A ka pyetje nga kolegët për prezantimin e bërë? Sa është numri i personelit.

Alfred Imeraj - 15 veta.

Enver Roshi - Çfarë formimi kanë?

Alfred Imeraj - Inspektorët janë të fushë së mjekësisë.

Edlira Bode - Unë po e nis direkt me falënderimin për Ardianën.

Faleminderit që na ftove dhe që na solle këtu!

Unë ndihem shumë mirë që kam ardhur në Lezhë. Nuk mbaj mend ta kem parë

Lezhën herë tjetër dhe më vjen keq që nuk na ndihmoi koha të kishim bërë, njëkohësisht,

me punën edhe një shëtitje për t’u prezantuar më mirë me qytetin tuaj, por besoj se do të

na sjellësh herë tjetër, Ardiana.

Ju falënderoj të gjithëve që prezantuat punën tuaj; e vlerësoj shumë. Po bëj pak

krahasimin me gjërat që bëjmë ne në Korçë. Unë jam deputete e qarkut Korçës, jam mjeke

në profesion, kështu që më erdhi mirë që dëgjova edhe përvojën e një spitali të një qarku

tjetër dhe të një institucioni tjetër.

Në lidhje me detyrën që ne si deputetë kemi ardhur të kryejmë këtu Lezhë, doja të

kisha pak më shumë informacion për ato që ju prezantuat. Prefekti tha që kanë ecur shumë

mirë investimet në qarkun tuaj. Urime! Uroj që ato investime të përkthehen në shërbime

më të mira për qytetarët; patjetër që po, sepse ju do të tregoni të gjithë përkushtimin dhe

kujdesin e nevojshëm. Drejtoresha, folëm për mamografinë e lëvizshme që shkonte pranë

grave, ndërkohë që tani kemi një mamografi fikse në spitalin e Lezhës. Kjo mamografi

fikse është vetmja që shërben në të gjithë qarkun, apo ju e keni të lëvizshmen herë pas here

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

15

me grafikë, siç ishte më përpara? Tani, nëse memamografinë e lëvizshme ne shkonim në

Kurbin dhe në Mirditë, me vendosjen e mamografisë në spital, Kurbini dhe Mirdita duhet

të vijnë këtu të bëjnë mamografinë?

Zoje Zefaj – Jo, mamografia e lëvizshme ka qenë e planifikuar në fillim të muajt

tetor në Mirditë. Nuk ka ardhur vetëm në rrethin e Lezhës. Kurbini dhe Mirdita janë të

përfshira në grafik për të ofruar mamografinë e lëvizshme afër vendbanimit, në kuadër të

muajit tetor të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Më pas, sipas ankesave apo

problematikave, mund të rekomandohen gratë e gjithë qarkut të Lezhës për ekzaminim dhe

mamografi në spitalin rajonal të Lezhës.

Edlira Bode – Ju thatë se keni depistuar 80 gra tetorin e kaluar dhe nga këto 3

rezultuan që kishin kancer gjiri. Në cilin stad është diagnostikuar, në qoftë se e keni këtë

informacionin?

Zoje Zefaj – Ne i disponojmë si raste dhe, më konkretisht, i ndjek mjeku i

familjes, por di që ato kanë marrë mjekim.

(Diskutime pa mikrofon.)

Nga ky kontingjent prej 80 grash, u diagnostikuan 3 që bënë ndërhyrjen kirurgjikale

dhe, realisht, vazhdojmë mjekimin, kurse për pjesën tjetër nuk kam informacion, sepse

statistikën i dha drejtori i Fondit, pasi ka të gjitha ekzaminimet edhe jashtë këtij depistimi.

Thjesht unë kam depistimin nga mamografia e lëvizshme, pasi leximi është bërë nga mjekë

në institut, pra kanë kaluar te ne, kanë kaluar te mjeku i familjes dhe nga ky kontingjent di

që janë 3 gra të diagnostikuara vjet, të cilat vazhdojnë të kenë mjekim pas ndërhyrjes.

Edlira Bode – Drejtor, me rritjen e mundësive për të bërë më shumë mamografi,

statistikisht, a kemi arritur që ta diagnostikojmë në stade më të hershme kancerit e gjirit te

gratë? Jo tani, por, pasi të largohemi që këtu, ju do të keni mundësi të na dërgoni një

material me shkrim për të gjitha paqartësitë që mund të kemi, se, duke mos qenë të

përgatitur për pyetjet që po bëjmë, jo detyrimisht duhet të na jepni përgjigje në moment.

Ajo që unë dua të di më vonë, që më pas të përgatisim një raport, është që ne këtë investim,

me sjelljen e mamografisë në Lezhë, me shtimin e mamografive që bëjmë, me rritjen e

ndërgjegjësimit që detyrimisht sjell në mënyrë të natyrshme kjo gjë, a arrijmë të kemi më

shumë diagnostikime në stade më të hershme apo kemi ngelur?

Doktor Astriti, e kemi të mbuluar territorin me mjekë apo kemi mungesa?

Astrit Beci – Në Lezhë kemi pak mungesa, pastaj, në qoftë se flasim në territorin

e Veriut, kemi problematika. Problematikat lidhen me mjekët e rinj dhe me numrin e madh

të mjekëve pensionistë që po mbajmë në sistem. Në total kemi 28 pensionistë në rajonin e

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

16

Veriut që punojnë ende dhe kemi një numër të reduktuar mjekësh të rinj që vijnë, por ata

që vijnë qëndrojnë për një periudhë shumë të shkurtër, 3 deri në 6 muaj, e vazhdojnë për

specializime. Tani, me hapjen e kuotave të specializimit, në veçanti në Itali, në Francë dhe

në Gjermani, shumë prej tyre aplikojnë direkt e shkojnë pranë këtyre vendeve. Kështu që,

realisht, po marr Shkodrën si shembull. Në qoftë se vjet u paraqitën 12, nga këto 12

qëndruan 4, ikën 8. Fatkeqësisht, ky është trendi.

Mjekun më të vjetër e nxorëm vjet në pension në moshën 84-vjeçare. Pra, deri në

moshën 84-vjeçare, Mesur Hako vazhdonte të punonte në një zonë si Komani.

Kemi zona të zbuluara, siç është Dukagjini, në një zonë të thellë të Mirditës apo në

zona ku numri i mjekëve duhet të jetë 2-3 për qendër shëndetësore dhe mbulohet vetëm

nga 1 mjek.

Edhe në Lezhë kemi 8 mjekë pensionistë në sistem, të cilët punojnë kryesisht nëpër

qendra shëndetësore periferike të themi.

Kjo është situata.

Edlira Bode – Mendoni që një trajtim më i mirë financiar do t’i mbante mjekët në

punë...

(Diskutime pa mikrofon.)

Astrit Beci – Mendoj që mund të ketë ardhur një moment që Shqipëria të mendojë

edhe për një fakultet të dytë mjekësie, sepse nuk mendoj që një fakultet...

Edlira Bode – Ne nuk prodhojmë sa duhet.

Astrit Beci – Po, kjo është e para.

Vende si Kroacia, Serbia apo Sllovenia në rajon, kanë numër fakultetesh për

banorë, aq sa ne mund të na takonin edhe 3 universitete mjekësie. Fatkeqësisht, ne

vazhdojmë vetëm me një, por patjetër që rroga ndikon pozitivisht, nuk diskutohet.

Edlira Bode – Drejtor, a është Lezha nga ato spitalet ku është decentralizuar

trajtimi me kimioterapi? Pra, a bëhet trajtimi i kancerit të gjirit dhe të kolin-kimioterapive

në Lezhë?

Leon Kaza – Aktualisht ne jemi në fazën e trajnimit të personelit infermieror dhe

jemi në kuadrin e lidhjeve të kontratave me operatorët farmaceutikë për ta ofruar dhe për

ta kryer trajtimin me kimioterapi në spitalin tonë. Pra, jemi në hapat e fundit të lidhjes së

kontratës dhe trajtimin e pacientëve.

Edlira Bode – Po në lidhje me kujdesin paliativ?

Leon Kaza – Patjetër, e kemi repartin e kujdesit paliativ prej vitesh dhe ofrojmë

shërbim...

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

17

Do të doja të ndërhyja pak te çështja e mamografisë, e cila është një çështje

strategjish që do ta ndajmë që në fillim. Prandaj thashë që statistikat nuk janë me ne.

Në qoftë se ne do të nisemi nga prerogativa e do të themi: sa mamografi, sa

ekzaminime kemi kryer, sa raste kemi diagnostikuar dhe a ia ka vlejtur nga ana ekonomike

tashmë që këtë investim e kemi bërë, duhet të dimë se për çfarë sistemi shëndetësor po

flasim, cilës shtrese sociale po i drejtohemi dhe çfarë strategjie kemi vendosur që në krye

të herës. Në qoftë se kemi raste që ne i kapim në stade të avancuara të sëmundjes dhe vetë

sistemi shëndetësor nuk është aq i fortë, ne do të shkojmë për diagnostikim të hershëm. Do

të shkojmë me këtë strategji zhvillimi.

Në qoftë se ne kemi një sistem shumë të fortë shëndetësor, i kemi edhe pajisjet të

shpërndara në territor, si dhe burimet njerëzore për t’i lexuar dhe për të dhënë raportimet

ose referimet e duhura për këto pajisje, atëherë do të shkojmë për depistim, se ne këtë kemi

dashur të arrijmë, depistimin e organizuar në target grup në popullatë. Nuk ia kemi dalë

këtë vit për arsyet që sapo përmendëm.

Kështu që nuk besoj se është rasti të diskutojmë në shifra, në statistika për

ekzaminime dhe se sa kemi kapur, sepse nuk ka qenë ky qëllimi ynë fillestar. Qëllimi ynë

fillestar ka qenë targetimi i grupit, i të gjithë popullatës së grave mbi moshën 50-vjeçare

për ta kryer tek të gjitha ato në bashkëpunim me Njësinë e Kujdesit Shëndetësor, pasi nuk

mendoj se do të arrijmë rezultat për tetorin ose duke bërë disa raste në ditë. Nuk mund t’ia

dalim, madje nuk ia del asnjë sistem. Kështu që depistimin do ta bëjmë vetëm kur ta kemi

të organizuar në target grup në popullatë, ku e gjithë popullata përfshihet ose është i

kapilarizuar si shërbim.

Ndërkohë, në qoftë se do të bëjmë 80, do të bëjmë 100 dhe do të kapim një rast, ai

rast do të kapej gjithsesi, por do të kapej ndoshta në një fazë pak më të avancuar, por do të

kapej gjithsesi. Mendojmë që ky vit, por ne jemi në fazën fillestare ka qenë sfida jonë dhe

me rastin e instalimit të mamografisë në spital ne e kemi shënjestruar këtë sfidë që në fillim

dhe kemi thënë që do të bëjmë depistimin e të gjithë popullatës, se vetëm kështu do të kemi

një feedback, do të arrijmë atë që dëshirojmë të arrijmë.

Mendoj që në asnjë vend nuk i kemi këto shifra që të na mbështesin shumë, sepse

ne mund ta kemi aparaturën, por popullata nuk paraqitet. Kjo do të thotë që nuk morëm

rezultatin që deshëm të arrijmë. Ne mund ta kemi aparaturën, por mund të

mbidiagnostikojmë; mund të dërgojmë gra në moshën 30-vjeçare për të bërë mamografi.

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

18

Ne mund ta kemi aparaturën, por ndryshe e lexon imazheristi i spitalit të Lezhës

dhe ndryshe e lexon imazheristi i spitalit të Korçës. Do të na duhet që të kem një protokoll

gjithëpërfshirës që të arrijmë një rezultat që të themi se ky ishte një investim që ia vlejti.

Edlira Bode – Një sekondë, dua ta di në terma mjekësorë sa kemi arritur t’i kapim

më herët, nuk e kam fare tek ekonomia, por sa për Korçën nuk mund të bëjmë krahasime

me Lezhën, sepse ky vit ishte me një tipologji të tillë që nuk mund të bëjmë krahasime.

Ndërkohë, për vitet e mëparshme, qëkur në Korçë ka funksionuar mamografia, edhe që

kur ka filluar ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit, aty bëhet fiks ajo që thatë

ju, depistimi. Pra, ka një grafik të caktuar me grupe interesi, me gra sipas qendrave të

ndryshmeve të punës, ndërmarrjeve me radhë, gjatë gjithë vitit jo vetëm në tetor.

Enver Roshi – Pikërisht.

Edlira Bode - Që shkojnë aty të programuara dhe bëjnë mamografinë, është fiks

depistim. Pastaj edhe një gjë, në Korçë bëhet për moshat e reja, ku nuk është planifikuar

mamografia, ekografia e gjirit. E bëni ju këtu eko gjiri?

Leon Kaza – Po, patjetër.

Astrit Beci – Sa radiologë keni në Korçë?

Leon Kaza – Kemi dy ekografi në shërbimin ambulator, pra dy aparatura.

Astrit Beci – Janë radioskopi apo radiografi?

Leon Kaza - Imzheristët i përdorin.

Edlira Bode - Ju falënderoj shumë!

Enver Roshi - Na iku prefektit, por besoj se doktor Astriti do t’ia ngrejë

shqetësimin, edhe Adriana që është këtu. Unë shikoj një problem këtu në spitalin rajonal

të Lezhës, një spital me aktivitet shumë të madh, por që ka ngushtica shumë të mëdha

hapësirash. Ne, kur hymë sot atje, ishte shumë vështirë.

Duhet të gjeni një mundësi dhe nuk e di sesi, ndoshta them unë tani, me ardhjen e

maternitetit këtu, duhet të ketë edhe një godinë poshtë, që duhet të marrë disa shërbime, që

të lirohet ngarkesa e spitalit. Kjo vlen për të ardhmen, por kam frikë se e harroj dhe e thashë

tani.

Adriana Jaku – Kryetar, neva na duhet të lobojmë pak, kur të na vijë buxheti edhe

për pajisjet e materniteti të ri. Më takon mua, por dua meqenëse e hape vetë këtë muhabet,

se tani na vjen buxheti.

Enver Roshi – Patjetër. Disa organizime që do të bëhen janë këtu, ndoshta janë

edhe me kosto shumë të ulët, pra organizimi i një sërë shërbimesh. Nga kjo gjë, këtu bie

pesha, ngarkesa, se poliklinika është shumë e mbingarkuar me njerëz , por edhe me...

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

19

Ndoshta poliklinika duhet të dalë nga ky spital, të ketë spital në një vend tjetër dhe

të bjerë ngarkesa e spitalit, që spitali të ketë më shumë hapësirë, më shumë frymëmarrje.

Ne hymë, por thjesht për të treguar një rast të rëndomtë, lë makinën, por një urgjencë këtu

do ta ketë shumë të vështirë të menaxhohet të rrotullohet për të dhënë ndihmën e vet.

Gjithsesi, ky ishte thjesht një sugjerim. Ju mbajeni shënim edhe ne do ta mbajmë

shënim, për t’i ardhur në ndihmë.

Ndoshta Leoni e ka ngritur këtë shqetësim, por ne e ngremë ndryshe këtu.

Leon Kaza – Po, ne i kemi dërguar propozimet tona, pasi dyshonim që kjo është

problematika kryesore për mirëfunksionim e shërbimit në spitalin rajonal të Lezhës.

Gjithashtu, ne kemi të gatshme edhe disa opsione të mundshme sesi ne mund ta

dekonxhestionojmë fluksin e pacientëve në territorin e spitalit, në mënyrë që të arrijmë ta

bëjmë më të askesueshënm shërbimin edhe për sa i përket territorit, që do të ishte qoftë

lëvizja e poliklinikës, ashtu siç ju me shumë të drejtë e cilësoni, qoftë lëvizja e këtyre

ambienteve ku jemi ne aktualisht, pasi territori ku gjendet sot shërbimi i obstretikë-

gjinekologjisë, materniteti po themi, që është në një zonë qendrore të qytetit, do të ishte

shumë mirë që përsëri t’i mbetet shërbimit shëndetësor.

Enver Roshi – Doktor Arbeni, fjala për ju.

Arben Kamami – Ju falënderoj për pritjen!

Kam kënaqësinë të jem sot në Lezhë, kisha shumë vite pa ardhur dhe më pëlqen e

gjithë kjo zonë, duke filluar nga Laçi e sipër, sepse është një zonë mjaft e bukur dhe pak

e njohur për njerëzit që banojnë poshtë Tiranës.

Falënderoj prefektin dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve, nuk mund të lë pa

falënderuar Dianën dhe OSBE-në, që u bënë shkaku që jemi këtu sot! Po e nis me Astritin,

meqë kemi njohje të vjetër dhe për mënyrën se si e dha përgjigjen për universitetet e reja

mjekësore. Në qoftë se ka pasur një gabim organizimi në Shqipëri, ka qenë krijimi i

Universitetit Mjekësor. Fakulteti i Mjekësisë ka qenë një mrekulli, ndërsa universiteti

mjekësor i sotëm është një dështim total, që u bë politikisht, u bë një zgjedhje politike e

atyre viteve, që Astriti e di shumë mirë.

Nga ana tjetër, ka dy fakultete mjekësie, është fakulteti i mjekësisë i QSUT-së dhe

fakulteti i mjekësisë pranë Zonjë së Këshillit të Mirë, që është privat. Realisht nuk mendoj

që Shqipëria ka kapacitete intelektuale të mjaftueshme, për të krijuar universitete

mjekësore të tjera. Unë jam nga Elbasani, kemi një eksperiencë shumë negative në Elbasan.

Në kohën kur u krijua Instituti i Lartë Pedagogjik, paraardhësi i universitetit të sotëm,

kishte rreth 5 degë në vitet ‘70-ë, deri në vitet ’90-ë ka funksionuar me 5 degë, dhe me

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

20

nivele shumë të mira, dhe kapacitete shumë të mira, dhe studentët që kanë mbaruar në atë

kohë Institutin e Lartë Pedagogjik kanë qenë me rezultatet shumë-shumë të larta, kanë qenë

vazhduesit e denjë të asaj shkolle pedagogjike. Ndërkohë, mbas vitit 1990, nga institut u

shndërrua në universitet duke u zmadhuar pafundësisht. Ju i dini shumë mirë fjalët që

thuhen sot për Universitetin e Elbasanit, që ka ... (nuk kuptohet). Nuk duhet të bëjmë të

njëjtin gabim që u bë në fillim të viteve ‘90, me zmadhimin pa fund të universiteteve. Ky

është mendimi im personal, jo politik.

Jam mjek klinicist. Kam punuar rreth 30 vjet pranë klinikës së sëmundjeve të

brendshme në Spitalin e Elbasanit. Kam pasur një eksperiencë, që nuk do ta harroj kurrë,

në përballimin e një shpërthimi epidemik të kolerës në fund të vitit ‘94, në vjeshtë, ku kemi

pasur rreth 60 raste.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo, ishte në Peqin, Elbasan, Papër.

Ditët e para ishin një tmerr i vërtetë, ku patëm 12 vdekje për rreth 36 orë, duke

pasur parasysh edhe refuzimin e personelit mjekësor dhe infermieror për të shërbyer.

(Diskutime pa mikrofon)

Kam dy pyetje për drejtorin e spitalit dhe drejtuesin e Fondit.

Në një situatë hipotetike të vazhdimit të pandemisë dhe të rëndimit të situatës, a

është në gjendje spitali i Lezhës, me kapacitetet njerëzore dhe spitalore që disponon, ta

përballojë? Për sa i përket pyetjes për drejtuesin e Fondit (jepni mendimin tuaj, sepse do të

keni edhe mendimet e drejtuesve në Tiranë), a mundet Fondi brenda kësaj periudhe, pa

kaluar limitin e parave, që të përballojë një rimbursim të preparateve për mjekimin e të

sëmurëve me Covid në shtëpi? Këto pyetje i kam më shumë personale si mjek dhe jo

politike.

Faleminderit!

Leon Kaza - ... (Nuk dëgjohet) Në qoftë se do të duam të mbajmë standarde shumë

të larta, edhe unë kam objeksionet e mia nëse ne aktualisht i plotësojmë të gjitha kriteret

për të ofruar shërbim.

Duke njohur infrastrukturën dhe situatën, nëse do të bëhet një statifikim i

përfshirjes së spitaleve rajonale, unë nuk do ta shikoja spitalin e Lezhës në linjën e parë të

përfshirjes. Nëse situata do të jetë precipituese, të tilla që do të kërkojnë përfshirjen edhe

të institucioneve të tjera shëndetësore, patjetër që ne do ta kryejmë. Unë mendoj që duhet

të ketë një statifikim të spitaleve rajonale, të cilat duhet të përfshihen së pari në trajtimin e

pacientëve me Covid, me zona të dedikuara. Pra, mendoj që spitali ynë ndoshta nuk do të

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

21

ishte tek të parët në momentin e parë, por patjetër që ne ne jemi të gatshëm të përfshihemi

sipas nevojës.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Kjo ka të bëjë edhe me burimet njerëzore, të cilat ne i kemi në dispozicion.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ne kemi pneumologë, reanimatorë, infeksionistë. Jemi të plotësuar për një nivel jo

shumë të lartë, por me këta specialistë.

Egli Dashi – Nëse ecim me këtë trend, siç jemi edhe sot, ne i kemi kapacitetet e

nevojshme.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Astrit Beci – Fillimisht do të doja të falenderoja drejtorin, Leonin, për mënyrën e

trajtimit të problematikave të spitalit.

Ne jemi në Lezhë, e cila ka pasur një traditë goxha të madhe me Obstetrikë-

Gjinekologji në veçanti, në raport me shërbimet e tjera spitalore. Në Lezhë kanë shërbyer

për vite doktor Zef Zefi, doktor Gjergji Theollosi, për t’u ndjekur më pas nga doktor Zef

Delinë, nga doktor Petraqi, Pjetri dhe doktor Leoni.

Të gjitha këto plejada kanë pasur, si të thuash, një shkollë edhe brenda institucionit.

Më vjen mirë që, në këtë fushë, doktori ka qenë persistent në kërkesat e tij, çka reflektohet

edhe në vendosjen e një prioriteti, siç ishte ndërtimi i maternitetit të ri. Siç do ta shikoni

më vonë, është një shërbim dinjitoz, me hapësirat e nevojshme të duhura. Nëse sigurohen

edhe pajisjet, do t’i japë një tjetër rëndësi spitalit rajonal të Lezhës për këtë shërbim, në të

gjithë zonën. Njëkohësisht, është edhe insistimi dhe marrja e mamografisë, nga e

lëvizshme. Mund të themi se në veri, kabineti i mamografisë së Lezhës është pa dyshim

më i miri.

Do të përfitoj nga rasti për t’i thënë drejtorit që t’ia përcjellë edhe Mond Zefit

falënderimet për punën e përkushtuar që bën!

Për sa i përket pyetjes së doktoreshës, për të pasur një krahasim ndërmjet ekove të

gjirit për gratë deri në moshën 40 vjeç, për të vazhduar me mamografitë, do të thosha se

relacioni dhe numrat na vijnë vetëm nga mamografitë dhe jo nga pjesa e parë. Nëse ka

diçka për t’u përmirësuar, do të ishte nevoja e referimit të rasteve për mamografi nga mjeku

i familjes në fshatra, ardhja në mënyrë të planifikuar, për të mos pasur ngarkesa dhe të

shikohet mundësia, siç e pamë në Shkodër, për të cilën foli edhe ministrja, që të punohet

me dy turne, sepse shikojmë që ka hapësirë për të kryer vizita me një numër më të madh

personash dhe për të pasur të tjera shifra.

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

22

Për sa i takon asaj që ju shtruat me të drejtë për sipërfaqet, mendoj se do të ishte në

nderin e kësaj tavoline të bënim një sugjerim, duke përfituar edhe nga njerëzit e pushtetit

lokal, që ndërtesave, të cilët lezhianët i kujtojnë me nostalgji, si ndërtesa e maternitetit të

Lezhës, t’u krijohet mundësia për dhënien e shërbimeve ambulatore apo ndërtesa të jetë

sërish pronë e shëndetësisë, dhe jo të lëshohet me inventar, sepse shpeshherë, ministri të

ndryshme lobojnë për qëllime të ndryshme dhe ne humbasim terren në sipërfaqe. Ajo

godinë është e vendosur në një pozicion shumë qendror. Nëse do ta keni parë rrugën, është

malore dhe duhet të kesh një mjet për të ardhur, ndërkohë që qyteti është i vendosur poshtë.

Një poliklinikë serioze, në qendër të qytetit, do të lehtësonte dhe nuk do të lejonte njerëzit

të shkëmbeheshin. Kjo do të krijonte mundësinë që në spital të ishin të spitalizuarit dhe

poshtë të bëheshin shërbimet ambulatore.

Për sa i takon asaj që po thoshte doktor Beni për pjesën e rimbursimit, mendoj se

fondi ka kapacitetin për ta mbuluar, por duhet të jetë më e saktë skema e trajtimit, pasi një

nga problematikat më të mëdha që ne hasim, dhe një ndër shkaqet e vdekjes, është që duke

aktivizuar shumë mirë mjekun e familjes, pra duke e aktivizuar sot për sot, dhe duke pasur

shumë kapacitete, po i mbajnë rastet më shumë sesa duhet, dhe momenti i dërgimit në

spital i këtyre rasteve nga mjeku i familjes në drejtim të spitaleve, është në momente me

një oksigjenim të ulur apo me parametra të tjerë, çka bën që asistenca në Tiranë..., pra janë

24-48 orë vendimtare për pacientin, që duhet të jetë e ndarë shumë mirë në nivel protokollar

për mënyrën që duhet dërguar në Tiranë dhe në rrethe të tjera.

Për sa i përket përballimit të situatës nga spitalet rajonale, personalisht do të isha

për përfshirjen e spitaleve rajonale aty ku kapacitetet janë dhe ku numrat lejojnë të jepet

një shërbim, kryesisht në reanimacion, në lartësinë e këtij shërbimi, mendoj unë.

Nëse më lejoni, kam dy pyetje për inspektoratin.

E para, sa e keni ndjekur dezinfektimin e institucioneve gjatë kohës së pandemisë?

Domethënë, a janë dezinfektuar institucionet? Kam idenë që më shumë, kur shkon puna te

monitorimi, monitorohen mjediset e tjera dhe jo institucionet shtetërore. Domethënë, sa

është ndjekur nga inspektorati procesi i dezinfektimit të institucioneve shtetërore?

(Nuk dëgjohet)

Person - E di që nuk ju pëlqen, por kjo është e vërtetë.

Astrit Beci – E dyta, për shërbimin stomatologjik, sa inspektoni me pajiset që bëjnë

dezinfektimin dhe sterilizimin e aparaturave?

(Nuk dëgjohet)

Të ndaloni dasmat, e di, e keni bërë shkëlqyeshëm atë pjesë.

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

23

(Nuk dëgjohet)

Alfred Imeraj – (Nuk dëgjohet)...dhe në situatën e pandemisë janë bërë inspektime

dhe monitorime. Gjatë kësaj periudhe janë bërë 10 516 monitorime dhe 101 inspektime.

Edlira Bode – Çfarë keni monitoruar? Monitorime për...

Alfred Imeraj – Monitorime në zbatim të akteve normative dhe të urdhrave të

Ministrisë së Drejtësisë. Pra, për shkollat, për institucionet publike...

Edlira Bode – Kam një pyetje, doktor Alfredi: a janë dezinfektuar apo jo

institucionet? A i keni parë ju?

Alfred Imeraj – Patjetër, madje janë mbajtur edhe procedura ligjore online për

inspektimin, janë 101...

Po 6 personat që janë shtuar në detyrë, me çfarë detyre janë ngarkuar?

(Nuk dëgjohet) ...ata nuk kanë të drejtë, sepse Inspektorati Qendror, që është pranë

Këshillit të Ministrave... Pra, do të pajisen në kartën e inspektorit dhe, sipas ligjit “Për

inspektimet në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për organizmin dhe funksionimin e

inspektoratit”, do të dalin në databazë me numër personal dhe me datë. Momentalisht e

gjithë procedura e inspektoratit është online dhe nuk e kanë dokumentin me numër

personal, siç është karta e identitetit, por kanë vetëm numrin personal të kartës së

inspektoratit që jepet për inspektor i të gjithë Republikës... (Nuk dëgjohet). Pra, ata thjesht

kanë qenë mbështetës të punonjësve tanë, por nuk ka të drejtën e mbajtjes së procedurave

ligjore në subjekte, për shkak se nuk janë varësi e drejtpërdrejtë e Inspektoratit Shtetëror

Shëndetësor.

Edlira Bode – Si ka qenë bashkëpunimi juaj me policinë, se dëgjova drejtorin që

pati ankesa në drejtim të Policisë së Shteti?

Alfred Imeraj – Ne në datën 12 mars i kemi çuar shkresë të veçantë drejtorit të

policisë së qarkut bashkë me listën e të gjithë punonjësve që janë në gatishmëri të

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, si dhe targën e mjetit e të mjeteve personale që do të

lëvizin gjatë gjithë periudhës. Inspektorati ka lëvizur edhe në mars, edhe në prill...

Edlira Bode – I keni shoqëruar ju, apo jo domosdoshmërish?

Alfred Imeraj – Po jua them unë zonjë.

Ne kemi pasur një periudhë aspak të mirë, pozitive, bashkëpunimi dhe

bashkëveprimi me Policinë e Shtetit, kryesisht ka qenë periudha e parë mars-prill. Ne kemi

pasur një reagim të fortë ndaj drejtuesve të policisë së qarkut, drejtorit, shefit të qarkullimit

rrugor, kur ishte ajo historia e aplikimit online për lejet e qarkullimit të mjeteve e kështu

me radhë. Të them të drejtën, personalisht, nuk e fsheh edhe para jush, se ishte një pisllëk

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

24

i shfaqur dhe jo underground, me drejtuesit policisë, të cilët kanë marrë edhe çmim, flas

për ata që ishin. Pra, nuk është se ka munguar bashkëpunimi, por ne kemi pasur edhe

histori të tjera të pista, sigurisht, me ata të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, kemi pasur ngjarje

edhe me zyrën e emergjencës që është pranë prefektit, por histori banale të drejtuesve të

policisë që ...

(Nuk dëgjohet)

Edlira Bode – Pyetja që unë i bëra profesorit ishte nëse ekipi i Inspektoratit

Shtetëror Shëndetësor do të shkojë të kontrollojë, pra ju dilni nga zyra me një plan pune,

nuk është se shkoni rastësisht çfarë ju del përpara ...

(Nuk dëgjohet)

A e keni detyrimin të jeni të shoqëruar nga policia, apo shkoni vetëm ju? Në cilat

raste e thërrisni policinë? A keni pasur raste kur ju është dashur të thërrisni policinë dhe a

ju ka ardhur në ndihmë?

Alfred Imeraj – Ne nuk kemi pasur raste të tilla të kërkojmë bashkëpunimin e

policisë, por bashkëpunimin me policinë e kemi kërkuar që të mos pengojnë mjetet

personale për lëvizjen qoftë në të gjithë qarkun.

(Diskutime pa mikrofon)

Alfred Imeraj – Zotëria nuk është titullar, nuk është drejtuesi, kështu që

përgjigjet duhet t’i jepte drejtuesi dhe të mos e ngarkojmë më shumë zotërinë më shumë...

(Diskutime pa mikrofon.)

Enver Roshi – Po, Amra.

Amra Barova – Meqenëse po i rikthehemi pak edhe pjesës së “Tetorit rozë”,

kam një pyetje për drejtoren e njësisë vendore. Nga pjesa e mamografisë së lëvizshme, që

është bërë depistimi në zonat e thella, sa keni pasur një feedback, pra gra dhe zonja që kanë

bërë kontrollin e mamografisë së lëvizshme, janë rikthyer edhe një herë për një rikontroll

në mamografinë qendrore të Spitalit të Lezhës.

E dyta, në këtë periudhë të tetorit rozë, unë po flas që nga ana e njësisë vendore në

Shkodër shikoj çdo ditë vajza që punojnë aty dhe ndërgjegjësojnë ose japin informacione

të nevojshme për luftën e kancerit të gjirit. Po ju si drejtori aktualisht, a dilni në terren për

ndërgjegjësimin e grave në qytetin e Lezhës?

Zoje Zefaj – Po, është sektori i promocionit, i cili në bashkëpunim edhe me

punonjësit socialë pranë sektorit të kujdesit të shërbimit parësor, çdo ditë organizojnë

takime me grupe të ndryshme për të dhënë mesazhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

25

Gjatë muajit tetor me mbështetjen e qendrës shëndetësore janë organizuar disa

takime në disa njësi administrative me grupe të vogla grash. Po ashtu, janë planifikuar edhe

takime të tjera deri në fund të muajit, për 10 njësitë administrative përfshirë edhe qytetin,

por edhe institucione si fasoneri, rrobaqepësi apo edhe Euro Fish, për të rritur

ndërgjegjësimin te këto gra që të bëjnë një diagnostikim dhe një depistim sa më të hershëm

të kancerit të gjirit, pasi është më e lehtë të parandalosh sesa të mjekosh.

Të gjitha aktivitetet hidhen te faqja e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Lezhë,

po ashtu të gjitha informacionit i dërgohen operatorit sipas procedurave që kemi.

Enver Roshi – Faleminderit!

A ka pyetje të tjera? Nuk ka. Në mbyllje të këtij takimi, dua të nxjerr në pah disa

problematika, që dolën në aspektin e bashkëpunimit midis institucioneve, veçanërisht me

policinë, gjë që prefekti e theksoi qartë.

Ajo që dua të them në lidhje me mbrojtjen kundër kancerit, është që njësia

statistikore duhet të ketë një database për të gjitha gratë që bëjnë mamografi dhe eko.

Kujtoj që sistemi i referimit, i cili është mjeku i familjes, duhet të funksionojë më së miri

për ta “krehur” vazhdimisht dhe për të pasur një koordinim me spitalin, për planifikimet e

duhura të rasteve që kanë nevojë për mamografi. Pra, ato të shkojnë në spital dhe të bëjnë

mamografinë.

Gjithsesi, bashkëpunimi është i mirë dhe rezultatet tregojnë vetë punën. Por për

doktor Astritin, drejtorin Rajonal të Shëndetit Publik, doktor Leonin, drejtorin e spitalit të

Lezhës, doktoreshë Zonjën, doktor Eglin, drejtorin e Fondit, por edhe për Insperkoriatin

me në krye prefektin, si përfaqësues i qeverisë së këtij rajoni, mbetet edhe shumë punë për

t’u bërë, për t’i sjellë në një vijë institucionet.

Unë dua të falënderoj OSBE-në për mundësinë që na dhanë të vijmë këtu,

Ardjanën, por edhe deputetët, të cilët e pritën me kënaqësi vizitën në Lezhë. Faleminderit

për mikpritjen dhe shpresojmë të shihemi së shpejti në Lezhë!

Po, Mira, nga OSBE-ja.

Miranda Veliaj – Edhe unë dua të falënderoj komisionin, por edhe gjithë kolegët

përfaqësues të institucioneve vendore të prefekturës dhe zotin Beci, i cili është mik i vjetër.

Kemi bashkëpunuar kur ka qenë deputet, dhe kemi organizuar edhe aktivitetet e deputetëve

në rrethe.

Ne nuk futemi në tematikë, ne qëndrojmë thjesht te pjesa e procedurave, sepse

dikush mund të pyes përse OSBE-ja me Komisionin e Shëndetësisë? Ne thjesht

mbështesim komisionet parlamentare që të kenë mundësi të dalin, sidomos në kushtet e

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Enver Roshi

26

situatës së krijuar, për të marrë një informacion sa më afër bazës ose rajoneve, siç ne i

quajmë.

Prandaj, dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe ta mbaroni me sukses vizitën dhe pjesën

e modaliteteve. Për vizitën në spital, siç e keni vendosur për të respektuar rregullat e

COVID-it, duhet ta kemi të limituar, prandaj kryetari do të vendosë se si do të shkohet.

Enver Roshi – Takimin tjetër e kemi në Shkodër.

Mbledhja mbyllet.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA