prishtinë shkurt 2019 pikëpamjet e shprehura në këtë dokument … · 2019. 2. 20. ·...

25
Pulsi Publik XV shkurt 2019 Përpiluar nga UNDP në Kosovë Ekipi i Projektit Pulsi Publik Prishtinë shkurt 2019 Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë ato të të anketuarve të anketës dhe nuk i paraqesin domosdoshmërisht as pikëpamjet e UNDP-së e as ato të USAID-it

Upload: others

Post on 27-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Pulsi Publik XV

    shkurt 2019

    Përpiluar nga UNDP në Kosovë – Ekipi i Projektit Pulsi Publik

    Prishtinë

    shkurt 2019

    Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë ato të të anketuarve të anketës dhe nuk i

    paraqesin domosdoshmërisht as pikëpamjet e UNDP-së e as ato të USAID-it

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 1

    Përmbajtja Përmbledhje ekzekutive ..................................................................................................................... 3

    Treguesit kyç të Pulsit Publik ............................................................................................................ 5

    Performanca e institucioneve kyçe në Kosovë .............................................................................. 5

    Drejtimi politik i Kosovës .............................................................................................................. 6

    Siguria personale ............................................................................................................................ 8

    Indekset e Demokratizimit dhe Besueshmërisë Ekonomike .......................................................... 9

    Problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht ...................................................... 12

    Rekrutimi në baza meritore në sektorin publik dhe privat ........................................................... 14

    Korrupsioni në shkallë të gjerë .................................................................................................... 15

    Votimi .......................................................................................................................................... 17

    Mjedisi ......................................................................................................................................... 19

    Metodologjia .................................................................................................................................... 23

    Peshimi i totaleve të popullsisë .................................................................................................... 23

    Llogaritja e Indekseve .................................................................................................................. 24

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 2

    Lista e figurave Figura 1. Kënaqshmëria e qytetarëve me drejtimin politik të Kosovës ............................................. 7

    Figura 2. Përqindja e të anketuarve që do t’u bashkoheshin protestave politike ............................... 8

    Figura 3. Perceptimi i të anketuarve ndaj sigurisë ............................................................................. 8

    Figura 4. Indekset e demokratizimit dhe besueshmërisë ekonomike ................................................ 9

    Figura 5. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik të Kosovës ............................................ 12

    Figura 6. Perceptimet mbi problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht ............... 13

    Figura 7. Perceptimet mbi meritokracinë në sigurimin e punësimit në sektorin publik .................. 14

    Figura 8. Perceptimet mbi meritokracinë në sigurimin e punësimit në sektorin privat kundrejt

    sektorit publik .................................................................................................................................. 15

    Figura 9. Arsyet e të anketuarve për vlerësimin e tyre mbi shtrirjen e korrupsionit në Kosovë ..... 16

    Figura 10. Perceptimet mbi aftësinë e të anketuarve për të bërë ndryshime përmes votimit .......... 17

    Figura 11. Prirja për votim e të anketuarve bazuar në etnicitetin e tyre .......................................... 18

    Figura 12. Ndërgjegjësimi i të anketuarve në lidhje me kërcënimet e mundshme mjedisore për

    shëndetin e tyre ................................................................................................................................ 19

    Figura 13. Ndërgjegjësimi i të anketuarve në lidhje me kërcënimet e mundshme mjedisore për

    shëndetin e tyre duke u bazuar në etnicitetin e tyre ......................................................................... 20

    Figura 14. Njohuritë e të anketuarve në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të

    shëndetshëm dhe të pastër ................................................................................................................ 21

    Figura 15. Njohuritë e të anketuarve në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të

    shëndetshëm dhe të pastër duke u bazuar në etnicitetin e tyre ........................................................ 22

    Lista e tabelave Tabela 1. Kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore

    në Kosovë........................................................................................................................................... 6

    Tabela 2. Analiza e trendeve të komponenteve të ID-së ................................................................. 11

    Tabela 3. Analiza e trendeve të komponenteve të IBE-së ............................................................... 12

    Tabela 4. Perceptimet mbi prevalencën e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet publike

    dhe ndërkombëtare në Kosovë ......................................................................................................... 16

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 3

    Përmbledhje ekzekutive Përmbledhjet e Pulsit Publik ofrojnë një pasqyrë të një llojllojshmërie të treguesve të matur përmes

    anketave të Pulsit Publik. Këto anketa mbledhin të dhëna për perceptimet e qytetarëve mbi

    performancën institucionale në Kosovë1 duke u përqendruar tek çështjet politike, ekonomike,

    çështjet e sigurisë dhe ato zhvillimore. Kjo përmbledhje e Pulsit Publik i hulumton këta tregues

    duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në nëntor 2018, dhe kryesisht i krahason ato me të dhënat

    e mbledhura në maj 2018 dhe tetor 2017. Kjo përmbledhje e ndjek strukturën e njëjtë sikur

    përmbledhjet e mëparshme të Pulsit Publik dhe e shqyrton situatën socio-ekonomike në zhvillim

    në Kosovë. Përveç treguesve të zakonshëm kyç, kjo përmbledhje shqyrton për herë të parë

    mendimet e kosovarëve mbi mjedisin dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut. Disa nga gjetjet

    kyçe në lidhje me secilin tregues të mbuluar në këtë botim të Pulsit Publik janë përmbledhur më

    poshtë.

    Rreth një e treta e të anketuarve (36 për qind), mesatarisht, u deklaruan të kënaqur me punën e

    institucioneve kyçe në Kosovë në nëntor 2018, krahasuar me 32.5 për qind në maj 2018. Tre

    institucionet që prijnë janë Gjykatat, Prokuroria dhe Kryetari i Kuvendit, dhe performancat e tyre

    kanë patur rritjen më të lartë të kënaqshmërisë së qytetarëve në krahasim me muajin maj 2018.

    Megjithatë, 50 për qind e të anketuarve u deklaruan ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me

    drejtimin aktual politik të Kosovës. Në përputhje me pakënaqësinë e rritur të të anketuarve me

    drejtimin politik të Kosovës në krahasim me muajin tetor 2017, në nëntor 2018 qytetarët u

    deklaruan se ishin më të vullnetshëm për t’iu bashkangjitur protestave politike se sa që kishin qenë

    në tetor 2017. Sa u përket proceseve demokratike dhe ekonomike, si Indeksi i Demokratizimit

    ashtu edhe ai i Besueshmërisë Ekonomike janë aktualisht nën mesatare. Këto vlera tregojnë se

    afërsisht gjysma e popullsisë nuk i sheh proceset demokratike në Kosovë nën dritën pozitive, dhe

    as për ekonominë nuk ka pikëpamje pozitive. Sa i përket sigurisë personale, shumica e të

    anketuarve (71 për qind) ndjehen të sigurt kur dalin në rrugë, duke treguar nivelin më të lartë të

    sigurisë të regjistruar nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2013.

    Sikurse në maj 2018, të anketuarit e konsiderojnë papunësinë (29.4 për qind), korrupsionin (13.4

    për qind) dhe varfërinë (8.6 për qind) si tre çështjet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova.

    Në mënyrë të veçantë, mesatarisht një e katërta e të anketuarve (25 për qind) pohuan që e

    perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe

    ndërkombëtare në Kosovë. Shumica e kosovarëve (68.8 për qind) besojnë se faktorët jo meritorë,

    si lidhjet familjare, ryshfetet, aleancat partiake, miqtë dhe, në një masë më të vogël, pamja dhe

    gjinia, janë faktorët më të rëndësishëm në sigurimin e punësimit në sektorin publik. Sa u përket

    qëndrimeve ndaj votimit, 34 për qind e të anketuarve besojnë se vota e tyre mund ta ndryshojë

    situatën në Kosovë (krahasuar me 32 për qind në maj 2018), ndërkohë që 46 për qind pohuan se

    nuk e besojnë këtë (krahasuar me 43 për qind në maj 2018). Të dhënat e zbërthyera sipas etnicitetit

    1 Referencat për Kosovën do të kuptohen në kontekstin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999).

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 4

    tregojnë se shqiptarët e Kosovës kanë më shumë gjasa të votojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore

    (72 për qind), pasuar nga pjesëtarë të komuniteteve të tjera etnike (turqit e Kosovës, boshnjakët e

    Kosovës, goranët e Kosovës, dhe RAE (romë, ashkali dhe egjiptian) (60 për qind) dhe serbët e

    Kosovës (21 për qind). Së fundmi, shumica e të anketuarve (mbi 70 për qind) kanë njohuri të pakta

    apo mesatare mbi ndikimin e çështjeve të mundshme mjedisore në shëndetin e tyre dhe të drejtën e

    tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Treguesit kyç të Pulsit Publik Përmes Anketës së Pulsit Publik të muajit nëntor 2018 është mbledhur një sasi e konsiderueshme

    e të dhënave, por në këtë përmbledhje përshkruhen dhe diskutohen vetëm treguesit kyç. Këta

    tregues përfshijnë perceptimet e të anketuarve mbi performancën e institucioneve kyçe në

    Kosovë, drejtimin politik të vendit, sigurinë personale, Indekset e Demokratizimit dhe të

    Besueshmërisë Ekonomike, problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht,

    rekrutimin në baza meritore si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, korrupsionin në

    shkallë të gjerë, votimin dhe mjedisin. Të dhëna shtesë të siguruara përmes anketës së Pulsit

    Publik do të jenë të disponueshme përmes Platformës së Vizualizimit të të Dhënave.

    Performanca e institucioneve kyçe në Kosovë

    Rezultatet e Anketës së Pulsit Publik të muajit nëntor 2018 tregojnë se mesatarisht 36 për qind e

    qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve kyçe në Kosovë, krahasuar me 32.5 për

    qind në maj 2018 dhe 36 për qind në tetor 2017. Gjetjet tregojnë një rritje të kënaqshmërisë së

    qytetarëve me punën e secilit institucion kyç, me përjashtim të punës së Presidentit, për të cilin

    vlerësimi u ul me më pak se 1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin maj 2018. Pavarësisht kësaj,

    niveli i kënaqshmërisë me punën e Presidentit mbetet më e lartë në raport me institucionet e

    tjera.

    Tre institucionet që prijnë janë Gjykatat, Prokuroria dhe Kryetari i Kuvendit, dhe performancat e

    tyre kanë patur rritjen më të lartë të kënaqshmërisë së qytetarëve në krahasim me muajin maj

    2018. Pas një rënieje nga tetori 2017 deri në maj 2018, nivelet e kënaqshmërisë në lidhje me

    punën e gjyqësorit (si me gjykatat ashtu dhe me prokurorinë) u rritën me 6.6 pikë përqindjeje

    (nga 31.2 për qind në maj 2018 në 37.8 për qind në nëntor 2018) dhe respektivisht 5.4 pikë

    përqindjeje (nga 29.9 për qind në maj 2018 në 35.3 për qind në nëntor 2018), duke arritur nivelet

    më të larta të regjistruara ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik. Në mënyrë të ngjashme, është

    regjistruar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje (nga 31.5 për qind në maj 2018 në 36.3 për qind në

    nëntor 2018) në kënaqshmërinë e të anketuarve me punën e Kryetarit të Kuvendit, siç tregohet në

    Tabela 1.

    Edhe kënaqshmëria e qytetarëve me punën e ekzekutivit (të përbërë nga qeveria dhe

    kryeministri) dhe me punën e Kuvendit wshtw rritur në krahasim me muajin maj 2018. Nivelet e

    kënaqshmërisë me punën e qeverisë dhe atë të Kryeministrit u rritën me 1.3 dhe 1.9 pikë

    përqindjeje, respektivisht duke arritur në 31.3 dhe 35.1 për qind. Në mënyrë të ngjashme,

    kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Kuvendit u rrit me 3.2 pikë përqindjeje nga maji 2018

    (32.9 për qind) deri në nëntor 2018 (36.1 për qind).

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 6

    Tabela 1. Kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë

    Pri-10 Nën-10 Qer-11 Tet-12 Pri-13 Pri-14 Nën-14 Mars-18 Shta-15 Pri-16 Tet-16 Tet-17 Maj-18 Nën-18 Trendi

    Qeveria 29.2% 25.1% 32.6% 27.2% 27.0% 44.2% 19.3% 18.1% 17.3% 17.8% 20.2% 32.4% 30.0% 31.3%

    Kryeministri 36.4% 30.7% 37.6% 27.3% 30.4% 48.5% 34.1% 23.6% 14.6% 18.3% 19.7% 42.3% 33.2% 35.1%

    Kuvendi 34.1% 32.1% 41.0% 32.1% 32.3% 46.5% 16.1% 19.3% 19.9% 17.3% 18.9% 31.7% 32.9% 36.1%

    Kryetari i Kuvendit 36.0% 33.3% 60.9% 44.7% 45.8% 57.8% 23.3% 20.1% 19.8% 24.3% 24.9% 36.0% 31.5% 36.3%

    Kënaqshmëria me

    PresidentinPresidenti 54.9% 30.8% 54.1% 47.1% 45.1% 48.8% 40.7% 30.2% 30.4% 45.7% 25.5% 37.6% 39.1% 38.4%

    Gjykata 27.2% 18.5% 26.9% 24.3% 16.7% 37.5% 22.8% 17.2% 13.9% 18.4% 22.1% 36.9% 31.2% 37.8%

    Prokuroria 26.9% 15.1% 20.0% 15.0% 17.7% 38.1% 21.0% 17.0% 12.8% 16.9% 16.3% 33.1% 29.9% 35.3%

    Treguesit politikë

    Kënaqshmëria me

    ekzekutivin

    Kënaqshmëria me

    legjislativin

    Kënaqshmëria me

    gjyqësorin

    Drejtimi politik i Kosovës

    Derisa rreth 36 për qind e të anketuarve, mesatarisht, pohuan se ishin të kënaqur me punën e

    institucioneve kyçe, vetëm 13.5 për qind e të anketuarve deklaruan se janë të kënaqur ose shumë

    të kënaqur me drejtimin politik që ka marrë Kosova. Gjysma e të anketuarve (50.08 për qind) u

    deklaruan ose si të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

    Kjo shifër përfaqëson një rënie prej pothuajse 0.5 pikë përqindjeje në pakënaqësi krahasuar me

    muajin maj 2018, por një rritje prej 7 pikë përqindjeje në pakënaqësi krahasuar me muajin tetor

    2017, siç ilustrohet në Figura 1. Afërsisht një e treta e të gjithë të anketuarve (36.4 për qind)

    deklaruan se kanë pikëpamje neutrale (as të kënaqur dhe as të pakënaqur) në lidhje me drejtimin

    politik të Kosovës.

    Kur analizohen të njëjtat të dhëna përgjatë linjave gjinore, rezultatet tregojnë se derisa 14.8 për

    qind e meshkujve pohuan se ishin ose të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin politik të

    Kosovës, 11.8 për qind e grave deklaruan të njëjtin nivel kënaqshmërie. Megjithatë, dallimi i

    kënaqshmërisë në mesin e anëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike është shumë më i madh.

    Të dhënat e zbërthyera sipas etnicitetit tregojnë se derisa 13.5 për qind e shqiptarëve të Kosovës

    dhe 20.6 për qind e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike në Kosovë deklaruan se janë ose

    të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës, vetëm 5.69 për qind e serbëve

    të Kosovës ndjehen në të njëjtën mënyrë. Në të vërtetë, serbët e Kosovës raportuan nivelet më të

    larta të pakënaqësisë në krahasim me anëtarët e komuniteteve të tjera etnike. Konkretisht, ata

    janë me 8.15 pikë përqindjeje më të pakënaqur me drejtimin politik të Kosovës sesa shqiptarët e

    Kosovës, dhe 14.6 pikë përqindjeje më të pakënaqur sesa anëtarët e komuniteteve të tjera etnike.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Figura 1. Kënaqshmëria e qytetarëve me drejtimin politik të Kosovës

    Në përputhje me pakënaqësinë e shtuar të të anketuarve me drejtimin politik të Kosovës në

    krahasim me muajin tetor 2017, gjetjet tregojnë se qytetarët ishin më të vullnetshëm për t’iu

    bashkangjitur protestave politike në nëntor 2018 sesa që kishin qenë në tetor të vitit 2017.

    Konkretisht, pothuajse 40 për qind e kosovarëve pohuan se do t’u bashkoheshin protestave

    publike të organizuara për arsye politike në nëntor 2018. Ky numër përfaqëson një rritje prej 3.3

    pikë përqindjeje në vullnetin e tyre për ta bërë këtë, krahasuar me muajin tetor 2017, siç tregohet

    në Figura 2. Kur u analizuan këto gjetje përgjatë linjave etnike, u konstatua se shqiptarët e

    Kosovës raportojnë se janë më shumë se 10 herë më të prirur për t'iu bashkangjitur protestave

    politike (41 për qind) sesa serbët e Kosovës (4 për qind). Ky është një zbulim veçanërisht i

    rëndësishëm, sepse pavarësisht niveleve më të larta të pakënaqësisë me drejtimin aktual politik të

    Kosovës në krahasim me shqiptarët e Kosovës, serbët e Kosovës janë ende më pak të prirur për

    t'iu bashkangjitur protestave politike. Anëtarët e komuniteteve të tjera etnike deklaruan se janë

    pothuajse aq të vullnetshëm sa shqiptarët e Kosovës për të protestuar për arsye politike (39 për

    qind).

    Një trend i rëndësishëm është rënia e vazhdueshme e përqindjes së serbëve të Kosovës të

    vullnetshëm për t'iu bashkangjitur protestave politike gjatë këtyre viteve të fundit. Përqindja e

    serbëve të Kosovës që deklaruan se ishin të vullnetshëm të protestonin për arsye politike në

    nëntor 2018 (4 për qind) përfaqëson një rënie prej 2 pikë përqindjeje në vullnetin e tyre për të

    protestuar krahasuar me vitin 2017 (6 për qind), dhe një rënie prej 36 pikë përqindjeje nga viti

    2016 (40 për qind).

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 8

    Figura 2. Përqindja e të anketuarve që do t’u bashkoheshin protestave politike

    Siguria personale

    Duke pasur si objektiv matjen e sigurisë personale, të anketuarit u pyetën nëse ndjehen të sigurt

    apo të pasigurt kur dalin në rrugë në aspektin e dhunës dhe krimit të mundshëm. Gjetjet tregojnë

    se afërsisht 71 për qind e të anketuarve ndjehen të sigurt, duke arritur nivelin më të lartë të

    sigurisë të regjistruar nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2013, siç ilustrohet në Figura 3.

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë një ndryshim të vogël në perceptimin e sigurisë në

    mes të burrave dhe grave, me 61 për qind të meshkujve dhe 59 për qind të grave që kanë

    raportuar se ndjehen të sigurt kur dalin në rrugë. Megjithatë, ekziston një dallim shumë më i

    madh në sigurinë e perceptuar mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike. Ndërkohë që

    72 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe 61 për qind e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera

    etnike raportuan se ndjehen të sigurt nga dhuna dhe krimi potencial kur dalin në rrugë, vetëm

    10.4 për qind e serbëve të Kosovës pohuan se ndjehen njësoj (krahasuar me 4.8 për qind në maj

    2018 dhe 17.6 për qind në tetor 2017).

    Figura 3. Perceptimi i të anketuarve ndaj sigurisë

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 9

    Indekset e Demokratizimit dhe Besueshmërisë Ekonomike2

    Indeksi i Demokratizimit (ID) është vlerë e vazhdueshme e cila shkon në shkallë prej 0 deri në 3,

    ku rezultati prej 0 do të thotë se asnjë nga të anketuarit nuk mendon se demokratizimi është në

    rrugën e duhur, ndërkaq rezultati prej 3 do të thotë se të gjithë të anketuarit pajtohen plotësisht se

    demokratizimi është në rrugën e duhur. Gjetjet nga anketa e Pulsi Publik e muajit nëntor 2018

    tregojnë që rezultati i ID-së është aktualisht 1.49, siç tregohet në Figura 4. Derisa ky numër

    përfaqëson vlerën më të lartë të ID-së së regjistruar ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik, duke

    qenë vetëm pak nën vlerën mesatare (1.5), kjo nënkupton se afërsisht gjysma e popullsisë nuk ka

    pikëpamje pozitive mbi proceset demokratike në Kosovë.

    Në mënyrë të ngjashme, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) është një matje e

    vazhdueshme me vlera që shkojnë në shkallë prej 0 deri në 3, ku shkalla prej 0 deri në 1.5 tregon

    një vlerësim të pafavorshëm të gjendjes ekonomike nga shumica e popullsisë, kurse shkalla prej

    1.5 deri në 3 tregon një vlerësim të favorshëm nga shumica e popullsisë. Të dhënat e anketës së

    Pulsit Publik të muajit nëntor 2018 tregojnë se IBE-ja është 1.4, duke përfaqësuar një rritje prej

    0.03 nga tetori 2017, por një rënie prej 0.02 nga maji 2018, siç ilustrohet në Figura 4. Kjo vlerë e

    IBE-së tregon se shumica e popullsisë në Kosovë nuk ka pikëpamje pozitive as mbi ekonominë.

    Figura 4. Indekset e Demokratizimit dhe Besueshmërisë Ekonomike

    Për t’i vlerësuar arsyet e rezultateve aktuale të indekseve të ID-së dhe IBE-së, u shqyrtuan

    përbërësit e secilit indeks. ID-ja është i përbërë nga nëntë komponente të matura përmes pyetjeve

    që u janë parashtruar të anketuarve, siç tregohet në Tabela 2. Të anketuarit kishin mundësi t'u

    përgjigjeshin këtyre pyetjeve me "Po, plotësisht", "Po, kryesisht", "Jo dhe aq", ose "Aspak".

    Tabela 2 tregon përqindjen e të anketuarve që u përgjigjën me "Po, kryesisht" ose "Po,

    plotësisht" në nëntë pyetjet që u janë parashtruar. Për të përcaktuar se cilët tregues ndikuan në

    rritjen e ID-së së matur në nëntor 2018, të dhënat nga Anketa aktuale e Pulsit Publik u krahasuan

    me ato që ishin mbledhur në të kaluarën.

    Gjetjet tregojnë se çdo komponente e ID-së e listuar në Tabela 2 ka patur rritje pozitive nga tetori

    2017, çka nënkupton se një përqindje më e lartë e qytetarëve kanë mendime pozitive mbi fushat

    2 Shih seksionin "Llogaritja e Indekseve" në faqen 22 për më shumë informacione mbi llogaritjen e Indekseve të

    Demokratizimit dhe Besueshmërisë Ekonomike.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 10

    e ndryshme të demokracisë në Kosovë. Treguesit e vetëm që kanë pësuar rënie nga maji 2018

    janë ata që lidhen me pyetjen nëse komunat dhe qeveria qendrore punojnë sipas prioriteteve të

    qytetarëve të Kosovës. Këta dy tregues kanë pësuar rënie me 1 përkatësisht 2.4 pikë përqindjeje,

    çka do të thotë se krahasuar me muajin maj 2018 të anketuarit janë më pak të bindur se këto

    institucione po punojnë sipas prioriteteve të tyre. Treguesi me rritjen më të madhe, krahasuar me

    muajin maj 2018 dhe muajin tetor 2017, është ai që mat përqindjen e qytetarëve të cilët pajtohen

    se në Kosovë janë vendosur procese demokratike që po ecin në drejtimin e duhur (57.2 për qind

    në nëntor 2018 krahasuar me 46.9 për qind në maj 2018 dhe 29.7 për qind në tetor 2017).

    Nga të gjithë treguesit e listuar, qytetarët duket se janë më të kënaqur me natyrën demokratike të

    Kushtetutës, ligjet në fuqi, dhe respektimin e të drejtave të njeriut (60.5 për qind e të anketuarve,

    krahasuar me 53.4 për qind në maj 2018 dhe 41.4 për qind në tetor 2017). Ndërkohë që përqindja

    e të anketuarve që pajtohen kryesisht ose plotësisht që komunat dhe qeveria qendrore po punojnë

    sipas prioriteteve të qytetarëve kosovarë (respektivisht 49.2 dhe 37.5 për qind) është më e lartë se

    ajo e muajit tetor 2017 (përkatësisht 34 dhe 24.7 për qind), të dy treguesit kanë përjetuar një

    rënie të lehtë nga maji 2018 (respektivisht 50.2 dhe 39.9 për qind), siç u përmend më parë. Vlen

    të përmendet se shumica e të anketuarve serbë të Kosovës (57.1 për qind e më shumë, varësisht

    nga pyetja) janë përgjigjur vazhdimisht me "Aspak" ndaj çdo pyetjeje të listuar në Tabela 2,

    ndërkohë që përgjigjet e shqiptarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike

    në Kosovë ishin më të ndryshme.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Tabela 2. Analiza e trendeve të komponenteve të ID-së

    Po Kryesisht dhe Po plotësisht Nov-10 Jun-11 Nën-11 Pri-12 Tet-12 Pri-13 Pri-14 Nën-14 Mars-18 Shta-15 Pri-16 Tet-16 Tet-17 maj 2018 Nën-18 Trendi

    A janë zgjedhjet në Kosovë

    demokratike dhe në përputhje me

    standardet ndërkombëtare?

    31.0% 29.3% 23.1% 17.0% 16.2% 15.0% 36.4% 34.0% 26.2% 23.0% 30.3% 28.0% 44.6% 50.9% 53.7%

    A e monitorin Kuvendi performancën

    e qeverisë?20.7% 20.7% 19.4% 16.7% 17.7% 17.5% 28.5% 21.5% 21.2% 21.8% 26.6% 30.8% 36.1% 46.7% 48.3%

    A është sistemi i gjyqësorit në

    Kosovë i pavarur në vendimet e tij?13.2% 15.6% 11.3% 12.3% 15.7% 10.6% 24.8% 16.0% 13.6% 17.6% 21.0% 21.6% 31.2% 43.6% 46.0%

    A gëzon media në Kosovë lirinë e

    shprehjes?29.2% 33.9% 33.3% 34.7% 37.3% 24.6% 45.4% 39.6% 35.5% 46.5% 47.3% 42.3% 52.5% 52.8% 59.1%

    A shërben Shoqëria Civile në

    Kosovë si monitorues i sinqertë i

    zhvillimeve demokratike në Kosovë?

    22.6% 18.9% 20.3% 19.0% 24.4% 18.3% 28.8% 21.3% 19.5% 23.1% 32.1% 30.1% 34.3% 48.3% 57.5%

    A funksionon qeverisja juaj lokale

    (komunale) sipas prioriteteve të

    qytetarëve të Kosovës?

    27.7% 26.7% 29.0% 25.7% 27.3% 26.1% 32.6% 29.5% 23.3% 27.2% 28.9% 30.4% 34.0% 50.2% 49.2%

    A funksionon qeverisa e Kosovës

    sipas prioriteteve të qytetarëve të

    Kosovës?

    14.3% 16.1% 14.6% 12.9% 15.3% 16.4% 26.4% 18.2% 11.8% 15.5% 18.9% 17.9% 24.7% 39.9% 37.5%

    A janë kushtetuta e Kosovës dhe

    ligjet në fuqi demokratike dhe a i

    respektojnë të drejtat e njeriut?

    32.6% 27.9% 26.5% 25.9% 26.0% 33.0% 35.3% 24.2% 23.5% 19.8% 31.7% 31.8% 41.4% 53.4% 60.5%

    Pavarësisht nga politika e

    përditshme dhe me vështrimin drejt

    të ardhmes, a pranoni se proceset

    demokratike në Kosovë janë

    vendosur dhe po shkojnë në

    drejtimin e duhur?

    25.6% 24.5% 17.9% 18.1% 18.6% 23.0% 33.0% 19.5% 17.3% 15.4% 23.1% 23.8% 29.7% 46.9% 57.2%

    Ngjashëm me ID-në, për të përcaktuar se cilat komponente ndikuan në rënien e IBE-së, të dhënat

    aktuale u krahasuan me ato që ishin mbledhur në të kaluarën. Të anketuarve iu parashtruan katër

    pyetje, të cilat janë të listuara në Tabela 3, dhe ata kishin mundësi të përgjigjeshin me "I

    favorshëm", "As i favorshëm as i pafavorshëm", "I pafavorshëm" ose "Nuk e di".

    Tabela 3 tregon përqindjen e të anketuarve që kanë dhënë përgjigje "I favorshëm" në të katër

    pyetjet që u janë parashtruar. Rezultatet tregojnë se pritshmëritë e kosovarëve për të hyrat totale

    të familjeve të tyre gjashtë muaj nga sot (19 për qind), vlerësimi i tyre për kushtet aktuale të

    biznesit (17 për qind) dhe për kushtet aktuale të punësimit (16 për qind) janë më pak të

    favorshme sot sesa në maj 2018 dhe tetor 2017. Për dallim, komponenti në lidhje me pritshmëritë

    për kushtet e punësimit gjashtë muaj nga sot, ishte i vetmi që ka patur rritje nga muaji tetor 2017.

    Kjo vlerë u rrit nga 18.7 në 23.3 për qind, duke arritur kështu vlerën më të lartë të regjistruar

    ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik, çka tregon optimizëm të shtuar në lidhje me mundësitë e

    punësimit në Kosovë.

    Përveç përgjigjeve "I favorshëm", rezultatet treguan se nga muaji maj 2018 deri në nëntor 2018

    ka rritje të qëndrueshme në përqindjen e të anketuarve që kanë dhënë përgjigje "As i favorshëm

    as i pafavorshëm" në lidhje me të gjitha komponentet e IBE-së, një rritje në përqindjen e atyre që

    kanë dhënë përgjigje "I pafavorshëm" në lidhje me 40 për qind të komponenteve të IBE-së, dhe

    rënie në përqindjen e të anketuarve që pohuan se "nuk e dinë”. Një kombinim i këtyre

    ndryshimeve gjatë kësaj periudhe çoi në rënien e IBE-së, duke nënkuptuar se shumica e

    popullsisë nuk kanë pikëpamje pozitive për ekonominë në Kosovë.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 12

    Tabela 3. Analiza e trendeve të komponenteve të IBE-së

    I favorshëmNov-10 Jun-11 Nën-11 Pri-12 Tet-12 Pri-13 Pri-14 Nën-14 Mars-18 Shta-15 Pri-16

    Tet-16 Tet-17 maj 2018 Nën-18Trendi

    Cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me

    të ardhurat totale të familjes suaj gjashtë

    muaj nga sot

    16.8% 12.1% 8.5% 9.9% 9.6% 7.6% 17.0% 19.7% 15.1% 15.9% 23.4% 18.0% 22.4% 19.9% 18.8%

    Cili është vlerësimi juaj i kushteve

    aktuale të biznesit10.7% 9.7% 6.0% 7.9% 6.7% 4.8% 11.6% 8.8% 8.1% 8.3% 14.4% 13.1% 17.9% 18.5% 16.7%

    Cili është vlerësimi juaj për gjendjen

    aktuale të punësimit?4.0% 3.3% 3.8% 3.4% 3.8% 5.1% 9.2% 7.7% 5.0% 6.8% 10.3% 7.7% 17.1% 15.4% 15.9%

    Cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me

    kushtet e punësimit gjashtë muaj nga

    sot

    14.3% 12.4% 8.0% 7.6% 7.4% 6.4% 13.7% 7.3% 6.0% 8.0% 14.0% 10.7% 18.7% 17.8% 23.3%

    Të anketuarit u pyetën edhe për nivelet e tyre të kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik që ka

    marrë Kosova, ku 12 për qind e tyre pohuan se ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur, siç

    tregohet në Figura 5. Dyzet e shtatë për qind e të anketuarve deklaruan se janë të pakënaqur ose

    shumë të pakënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës, ndërkohë që pjesa tjetër ishin neutral.

    Të dhënat e zbërthyera sipas etnicitetit tregojnë se përqindja e serbëve të Kosovës të pakënaqur

    (52 për qind) është më e lartë sesa ajo e shqiptarëve të Kosovës (47 për qind) dhe e pjesëtarëve të

    komuniteteve tjera etnike në Kosovë (44 për qind).

    Figura 5. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik të Kosovës

    Problemet kryesore me të cilat përballet Kosova aktualisht

    Më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve deklaruan se çështjet më të mëdha me të cilat

    ballafaqohet Kosova janë të lidhura me korrupsionin dhe kushtet socio-ekonomike. Sipas tyre,

    papunësia (29.4 krahasuar me 39.6 për qind në 2017), korrupsioni (13.4 krahasuar me 16.7 për

    qind në 2017) dhe varfëria (8.6 krahasuar me 9.4 për qind në vitin 2017) janë tre problemet më të

    mëdha me të cilat Kosova po përballet aktualisht. Me përjashtim të vitit 2017, papunësia,

    korrupsioni dhe varfëria vazhdimisht kanë qenë tre çështjet më të përmendura në përmbledhjet e

    Pulsit Publik gjatë viteve të fundit. Gjetjet poashtu tregojnë se rreth 6 për qind e të anketuarve e

    konsiderojnë krimin e organizuar si çështje kryesore, ndërkohë që rreth 4 për qind dhe 3 për qind

    e kosovarëve, i përmendin shërbimet shëndetësore respektivisht arsimin si shqetësimet më

    prioritare. Tre për qind e të anketuarve pohuan gjithashtu se ndotja e mjedisit është një çështje

    kryesore me të cilën ballafaqohet Kosova në këtë moment.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 13

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë nuk tregojnë dallime në mes të opinioneve të burrave dhe

    atyre të grave në lidhje me problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova, por ndryshe

    qëndron çështja me të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike. Derisa shqiptarët e Kosovës

    dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera etnike në Kosovë përmendën tre çështjet e njëjta më

    prioritare (papunësia, korrupsioni dhe varfëria), serbët e Kosovës pohuan se papunësia (19.4 për

    qind), krimi i organizuar (10.9 për qind) dhe siguria (9.5 për qind) janë tre çështjet më të mëdha

    në Kosovë në nëntor 2018.

    Figura 6. Perceptimet mbi problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 14

    Rekrutimi në baza meritore në sektorin publik dhe privat

    Numri i të anketuarve që mendojnë se rekrutimi në sektorin publik bazohet në faktorët jo

    meritorë, ka rënë me 10 pikë përqindjeje nga tetori 2017, siç është ilustruar në Figura 7.

    Megjithatë, shumica e kosovarëve (68.8 për qind) ende besojnë se faktorët jo meritorë, si lidhjet

    familjare, ryshfetet, aleancat partiake, miqtë dhe, në një masë më të vogël, pamja dhe gjinia, janë

    faktorët më të rëndësishëm në sigurimin e punësimit në sektorin publik. Duke qenë se sektori

    publik është punëdhënësi më i madh në Kosovë, ky nivel skepticizmi në lidhje me punësimin në

    baza meritore mund të shpjegojë pjesërisht pse 23.3 për qind e të anketuarve janë optimistë për

    gjetjen e punësimit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. (Tabela 3). Tridhjetë e një për qind e të

    anketuarve pohuan se përvoja profesionale, arsimimi dhe trajnimet profesionale janë faktorë të

    rëndësishëm për gjetjen e një vendi të punës në sektorin publik.

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë nuk tregojnë praktikisht asnjë ndryshim në mes të

    opinioneve të burrave dhe të grave në lidhje me punësimin në baza meritore, por ndryshe

    qëndron çështja me të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike. Ndërkohë që 29.8 për qind e

    shqiptarëve të Kosovës dhe 32.7 për qind e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike në Kosovë

    deklaruan se përvoja profesionale, arsimimi dhe trajnimet profesionale janë faktorë të

    rëndësishëm për gjetjen e një vendi të punës në sektorin publik, të njëjtën gjë e pohuan një

    përqindje më e madhe e serbëve të Kosovës (41.7 për qind).

    Figura 7. Perceptimet mbi meritokracinë në sigurimin e punësimit në sektorin publik

    Shumica e kosovarëve mbeten skeptik sa i përket punësimit të bazuar në merita edhe në sektorin

    privat. Megjithatë, gjetjet tregojnë se perceptimet për punësimin mbi baza meritore në sektorin

    privat janë 5 pikë përqindjeje më pozitive sesa ato për sektorin publik, siç tregohet në Figura 8.

    Konkretisht, 36 për qind e të anketuarve (krahasuar me 29 për qind në maj 2018 dhe 34 për qind

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 15

    në tetor 2017) pohuan se përvoja profesionale, arsimimi dhe aftësimi profesional janë të

    rëndësishëm për sigurimin e punësimit në sektorin privat.

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se 36 për qind e burrave dhe 32 për qind e grave

    mendojnë se për t’u punësuar në sektorin privat faktorët e bazuar në merita janë më të

    rëndësishëm se faktorët që nuk bazohen në merita. Përveç kësaj, derisa 36 për qind e shqiptarëve

    të Kosovës deklaruan se përvoja profesionale, arsimimi dhe trajnimet profesional janë të

    rëndësishme për ta gjetur një vend pune në sektorin privat, të njëjtin mendim e kanë 33 për qind

    e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike në Kosovë dhe 29 për qind e serbëve të Kosovës.

    Figura 8. Perceptimet mbi meritokracinë në sigurimin e punësimit në sektorin privat kundrejt sektorit publik

    Korrupsioni në shkallë të gjerë

    Mesatarisht, një e katërta e të anketuarve (25 për qind) pohuan se mendojnë që korrupsioni në

    shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Kjo

    vlerë paraqet një rënie prej 6 pikë përqindjeje në nivelet e perceptuara të korrupsionit në shkallë

    të gjerë nga muaji maj 2018 (31 për qind, mesatarisht), por një rritje prej 5 pikë përqindjeje nga

    tetori 2017 (20 për qind, mesatarisht), siç tregohet në Tabela 4.

    Perceptimet e korrupsionit në shkallë të gjerë ndryshonin nga një përqindje e ulët prej 10.7 për

    qind e të anketuarve që pohuan se është i përhapur në organizatat ndërkombëtare, deri në nivelin

    e lartë prej 31.4 për qind të të anketuarve që pohuan se është i përhapur në dogana. Ndërkohë që

    nivelet e perceptimeve aktuale të korrupsionit në shkallë të gjerë në secilin institucion të listuar

    në Tabela 4 janë zvogëluar në krahasim me muaji maj 2018, ndryshimet më të mëdha në

    perceptime janë vërejtur në institucionet vijuese: organizatat ndërkombëtare (10.7 për qind

    krahasuar me 24.5 për qind në maj), gjykatat (29.1 për qind krahasuar me 38.6 për qind në maj),

    dhe policia e EULEX-it (20.9 për qind krahasuar me 29.9 për qind në maj). Në përgjithësi, tre

    institucionet kryesore me më pak korrupsion të perceptuar në shkallë të gjerë janë organizatat

    ndërkombëtare, institucionet arsimore dhe policia e EULEX-it.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 16

    Tabela 4. Perceptimet mbi praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet publike dhe ndërkombëtare në

    Kosovë

    Nën-10 Qer-11 Nën-11 Pri-12 Tet-12 Pri-13 Pri-14 Nën-14 Mars-18 Shta-15 Pri-16 Tet-16 Tet-17 maj 2018 Nën-18 Trendi

    Shëndetësia (spitalet dhe

    qendrat e mjekësisë

    familjare)

    47.9% 40.7% 49.8% 43.3% 51.6% 50.4% 40.4% 56.2% 52.6% 51.5% 37.9% 49.7% 25.5% 32.5% 25.7%

    KEDS 52.4% 47.9% 61.2% 47.8% 53.8% 48.8% 24.4% 39.1% 44.7% 35.6% 31.1% 31.4% 20.5% 33.0% 31.3%

    Gjykatat 49.7% 41.6% 55.6% 44.5% 47.5% 56.4% 32.2% 42.1% 42.9% 46.9% 42.3% 49.3% 24.9% 38.6% 29.1%

    Doganat 45.1% 42.3% 53.7% 43.2% 49.9% 58.9% 22.5% 33.4% 38.7% 41.3% 32.3% 45.2% 22.7% 39.1% 31.4%

    Administrata

    qendrore/qeveria 47.5% 41.4% 43.3% 39.5% 35.7% 46.1% 24.0% 37.5% 38.5% 36.0% 36.6% 49.2% 30.7% 34.7% 28.4%

    AKP (Agjencia Kosovare e

    Privatizimit) 52.0% 40.5% 51.9% 49.4% 46.4% 48.7% 24.6% 34.8% 37.1% 38.3% 39.2% 45.7% 24.9% 34.5% 29.8%

    Komunat (qeverisja lokale) 32.9% 30.4% 31.9% 30.1% 32.2% 38.9% 20.6% 33.2% 33.8% 28.6% 30.0% 40.2% 25.5% 29.0% 26.4%

    Policia e EULEX-it

    (CIVPOL) 22.9% 26.2% 27.1% 28.3% 28.7% 38.3% 11.1% 16.5% 32.2% 35.2% 28.8% 34.1% 20.9% 29.9% 20.9%

    Arsimi (shkollat,

    Universiteti) 14.4% 13.1% 17.3% 26.2% 23.5% 31.6% 13.0% 24.3% 29.3% 29.0% 17.5% 31.0% 16.3% 26.2% 19.9%

    ATK (Administrata Tatimore

    e Kosovës) 24.9% 36.5% 38.1% 33.6% 42.5% 16.5% 28.0% 28.1% 25.0% 18.2% 32.5% 17.4% 28.9% 25.4%

    PTK 34.0% 32.4% 46.6% 41.8% 45.1% 41.4% 15.4% 21.3% 25.9% 25.2% 18.4% 29.6% 17.0% 27.8% 25.6%

    Bankat 14.4% 14.9% 22.0% 20.5% 22.8% 37.5% 12.0% 17.0% 24.3% 23.3% 23.1% 24.4% 13.1% 27.3% 26.1%

    Organizatat ndërkombëtare 14.7% 12.3% 20.3% 19.3% 20.8% 24.8% 10.8% 16.2% 20.4% 22.9% 16.0% 28.0% 10.8% 24.5% 10.7%

    Policia e Kosovës (PK) 15.2% 15.5% 19.5% 19.4% 28.0% 30.3% 11.5% 16.1% 20.4% 19.0% 13.6% 21.1% 14.9% 25.7% 21.6%

    Të anketuarit u pyetën në lidhje me arsyet e vlerësimit të shkallës së korrupsionit për të kuptuar

    se çfarë i formëson perceptimet e tyre mbi praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në

    institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Rezultatet tregojnë se shumica e të

    anketuarve (60.9 për qind) i kanë formuar mendimet e tyre përmes mediave të shkruara dhe

    elektronike, siç ilustrohet në Figura 9. Rreth 26 për qind e të anketuarve deklaruan se bisedat me

    të afërmit dhe miqtë e kanë formuar bazën e mendimeve të tyre në lidhje me shtrirjen e

    korrupsionit. Pothuajse 7 për qind e të anketuarve deklaruan se i kanë formuar mendimet e tyre

    në bazë të përvojave të tyre personale, në të vërtetë u janë kërkuar para, dhurata apo favore të

    tjera për të marrë shërbime të caktuara. Pjesa tjetër (rreth 6 për qind) ose kishin arsye të tjera,

    nuk e dinin, ose nuk iu përgjigjën pyetjes.

    Figura 9. Arsyet e të anketuarve për vlerësimin e tyre mbi shtrirjen e korrupsionit në Kosovë

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 17

    Votimi

    Opinionet publike mbi votimin janë të rëndësishme për t’a kuptuar klimën aktuale politike, dhe

    gjetjet tregojnë se të anketuarit janë kryesisht pesimist në lidhje me ndikimin e votës së tyre në

    situatën në Kosovë. Kur u pyetën "A mendoni se vota juaj mund ta ndryshojë situatën në

    Kosovë?", 34 për qind e të anketuarve deklaruan se mendojnë që po (krahasuar me 32 për qind

    në muajin maj 2018), ndërkohë që 46 për qind pohuan se nuk mendojnë kështu (krahasuar me 43

    për qind në maj 2018) Këto vlera përfaqësojnë një rritje si në perceptimet pozitive ashtu edhe në

    ato negative në lidhje me mundësinë e të anketuarve për të bërë ndryshime përmes votës.

    Përqindja e të anketuarve që pohuan se nuk e dinë nëse vota e tyre ka ndonjë ndikim është e

    njëjtë me atë të muajit maj 2018 (19 për qind), por ka patur rënie në përqindjen e të anketuarve

    që refuzojnë t'i përgjigjen pyetjes. Konkretisht, 1 për qind e të anketuarve refuzuan t'i përgjigjen

    pyetjes, në krahasim me 6 për qind në maj 2018.

    Këto gjetje u analizuan edhe në bazë etnike dhe gjinore. Siç paraqitet në Figura 10, rezultatet

    tregojnë se 35.9 për qind e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se vota e tyre mund ta ndryshojë

    situatën në Kosovë, por vetëm 0.47 për qind e serbëve të Kosovës dhe 19.6 për qind e

    pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë. Ndërkohë që rreth

    45 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike nuk

    mendojnë se vota i tyre mund t’a ndryshojë situatën në Kosovë, shumica e serbëve të Kosovës

    (61.5 për qind) janë pesimistë për fuqinë e votës së tyre.

    Kishte një ndryshim shumë më të vogël në mes të opinioneve të burrave dhe atyre të grave në

    lidhje me këtë pyetje. Derisa 28.7 për qind e burrave pohuan se vota e tyre mund ta ndryshojë

    situatën në Kosovë, 26.8 për qind e grave raportuan se e mendojnë të njëjtën gjë.

    Figura 10. Perceptimet e të anketuarve mbi mundësinë për të bërë ndryshime përmes votimit

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 18

    Të anketuarit u pyetën edhe për gjasat që ata të votojnë, dhe gjetjet tregojnë se shumica e tyre

    (69 për qind) do të votojnë për një parti të caktuar politike në zgjedhjet e ardhshme qendrore

    (krahasuar me 63 për qind në maj 2018 dhe 71 për qind në tetor 2017), siç tregohet në Figura 11.

    Njëmbëdhjetë për qind e të anketuarve pohuan se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme

    qendrore, gjë që e përfaqëson një rënie prej gati 4 pikë përqindjeje nga maji 2018 (14.8 për qind),

    por edhe një rritje prej rreth 3 pikë përqindjeje nga tetori 2017 (7.9 për qind).

    Të dhënat e zbërthyera sipas etnicitetit tregojnë se shqiptarët e Kosovës kanë më shumë gjasa të

    votojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore (72 për qind), pasuar nga pjesëtarët e komuniteteve

    tjera etnike (60 për qind) dhe serbët e Kosovës (21 për qind). Rezultatet tregojnë se serbët e

    Kosovës kanë më shumë gjasa të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore sesa anëtarët e

    komuniteteve tjera etnike. Konkretisht, serbët e Kosovës kanë 14 pikë përqindjeje më shumë

    gjasa të mos votojnë sesa shqiptarët e Kosovës, dhe 15 pikë përqindjeje më shumë sesa anëtarët e

    komuniteteve të tjera etnike, siç tregohet në Figura 11. Kjo gjetje është domethënëse duke marrë

    parasysh se serbët e Kosovës janë me 8.15 pikë përqindjeje më të pakënaqur me drejtimin politik

    të Kosovës sesa shqiptarët e Kosovës, dhe 14.6 pikë përqindjeje më të pakënaqur sesa anëtarët e

    komuniteteve të tjera etnike. Kjo situatë nënkupton se pakënaqësia e tyre me drejtimin politik të

    Kosovës nuk ndikon në prirjen e tyre për të votuar. Serbët e Kosovës përfaqësojnë edhe pjesën

    më të madhe të të anketuarve që pohuan se nuk kanë preferenca politike (23 për qind), ashtu si

    edhe pjesën më të madhe të të anketuarve që refuzuan t'i përgjigjen pyetjes (31 për qind).

    Figura 11. Prirja për votim e të anketuarve bazuar në etnicitetin e tyre

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 19

    Mjedisi

    Ndërkohë që çështjet mjedisore po kthehen në shqetësim publik së fundmi në Kosovë, ky botim i

    anketës së Pulsit Publik ka përfshirë disa pyetje mbi temën e mjedisit dhe efektin e tij në

    shëndetin e njeriut. Së pari, të anketuarit u pyetën për shkallën e vetëdijesimit të tyre në lidhje

    me kërcënimet e mundshme mjedisore ndaj shëndetit të tyre dhe të familjeve të tyre. Rreth 39

    për qind e të anketuarve deklaruan se dinë shumë pak për këtë temë, ndërkohë që rreth 37 për

    qind pohuan se kanë njohuri mesatare mbi këtë temë. Ndërkohë që një pakicë prej 7 për qind e të

    anketuarve deklaruan se dinë shumë për këtë çështje, më shumë se dyfishi i individëve (16 për

    qind) pohuan se nuk kanë njohuri për këtë temë, siç tregohet në Figura 12.

    Figura 12. Ndërgjegjësimi i të anketuarve në lidhje me kërcënimet e mundshme mjedisore për shëndetin e tyre

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë nuk tregojnë dallime të dukshme ndërmjet përgjigjeve të

    burrave dhe atyre të grave në lidhje me këtë pyetje. Megjithatë, të dhënat e zbërthyera sipas

    përkatësisë etnike tregojnë se 8 për qind e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike dhe 15 për

    qind e shqiptarëve të Kosovës nuk kanë njohuri për këtë temë, ndërkohë që e njëjta gjë u pohua

    nga një pjesë më e madhe e serbëve të Kosovës (45 për qind). Sidoqoftë, serbët e Kosovës

    përbëjnë pjesën më të madhe të të anketuarve që pohuan se kishin shumë njohuri për këtë temë

    (7.6 për qind). Përveç kësaj, të anketuarit nga komunitetet e tjera etnike përfaqësojnë edhe pjesën

    më të madhe të të anketuarve që raportuan se dinë pak për këtë temë (56.8 për qind) ashtu edhe

    pjesën më të vogël të të anketuarve të cilët pohuan se dinë shumë për këtë temë (0.5), siç

    tregohet në Figura 13.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 20

    Figura 13. Ndërgjegjësimi i të anketuarve në lidhje me kërcënimet e mundshme mjedisore për shëndetin e tyre duke

    u bazuar në etnicitetin e tyre

    Së dyti, qytetarët u pyetën për njohuritë e tyre në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një

    mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Shumica e të anketuarve (70.6 për qind) pohuan se kanë ose

    njohuri të pakta, ose mesatare për këtë temë, ndërkohë që 18 për qind e tyre deklaruan se nuk

    kanë njohuri për këtë çështje. Për dallim, një pakicë prej 11.3 për qind e të anketuarve pohuan se

    kishin shumë njohuri për të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të

    pastër, siç ilustrohet në Figura 14.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 21

    Figura 14. Njohuritë e të anketuarve në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të

    pastër

    Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë nuk tregojnë dallime të dukshme ndërmjet përgjigjeve të

    burrave dhe atyre të grave në lidhje me këtë pyetje. Megjithatë, kur analizohen të dhënat në baza

    etnike, rezultatet tregojnë se serbët e Kosovës përfaqësojnë pjesën më të madhe të të anketuarve

    që deklaruan se nuk kanë njohuri për këtë temë (46.9 për qind); pjesëtarët e komuniteteve të tjera

    etnike përbëjnë pjesën më të madhe të të anketuarve që pohuan se dinë shumë pak për këtë temë

    (46.7 për qind); dhe shqiptarët e Kosovës përfaqësojnë pjesën më të madhe të të anketuarve që

    deklaruan se kanë njohuri mesatare për këtë temë (39.3 për qind), të pasuar nga afër nga

    pjesëtarët e komuniteteve tjera etnike (39.2 për qind) siç tregohet në Figura 15.

    Duke marrë parasysh përgjigjet në të dyja pyetjet e lidhura me mjedisin, mund të konkludohet se

    shumica e të anketuarve kanë njohuri të pakta apo mesatare mbi efektet e mundshme

    shëndetësore të çështjeve mjedisore dhe të drejtën e tyre për një mjedis të pastër dhe të

    shëndetshëm.

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 22

    Figura 15. Njohuritë e të anketuarve në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të

    pastër duke u bazuar në etnicitetin e tyre

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Metodologjia Gjetjet e paraqitura në këtë përmbledhje janë bazuar në anketën në të cilën u anketuan 1,306

    qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Në mostër janë përfshirë të dyja gjinitë, meshkuj

    dhe femra nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke i mbuluar edhe zonat urbane edhe

    ato rurale. Konkretisht, mostra ka përfshirë 896 shqiptarë të Kosovës, 211 serbë të Kosovës dhe

    199 pjesëtarë të pakicave jo-serbe të Kosovës, pra nga komunitetet e turqve të Kosovës,

    boshnjakëve të Kosovës, goranëve të Kosovës, dhe nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

    (RAE). Anketa u krye në bazë të mostrimit me probabilitet rastësor në etapa të shumëfishta, dhe

    është bërë në nëntor 2018. Mostra është përfaqësuese e ekonomive familjare në Kosovë.

    Peshimi i totaleve të popullsisë

    Anketat e Pulsit Publik marrin mostra më të mëdha të pakicave në mënyrë që të dhënat të mund

    të zbërthehen sipas përkatësisë etnike. Megjithatë kur bëhen llogaritjet për vlerat totale, ekipi bën

    peshimin e të dhënave sipas shifrave aktuale të popullatës. Që nga viti 2002, janë përdorur

    përqindjet e mëposhtme për peshimin e totaleve të popullsisë:

    • Shqiptarë të Kosovës: 88 për qind;

    • Serbë të Kosovës: 6 për qind;

    • Etnicitete të tjera të Kosovës (turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës

    dhe komunitetet RAE): 6 për qind.

    Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë dhe të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të

    Kosovës, përbërja etnike aktuale në Kosovë është siç vijon:

    Përkatësia etnike Gjithsej popullsia Përqindja e popullsisë totale

    Shqiptar të Kosovës 1,616,869 92.93

    Serb të Kosovës 25,532 1.47

    Turq të Kosovës 18,738 1.08

    Boshnjak të Kosovës 27,533 1,58

    Goran të Kosovës 10,265 0.59

    Romë 8,824 0.51

    Ashkali 15,436 0.89

    Egjiptian 11,524 0.66

    Tjetër 2.352 0.14

    Gjithsej 1,771,073 100.00

    Nëse do të ndiqeshin këto shifra për anketat e Pulsit Publik, peshimi do të ishte si më poshtë:

  • PËRMBLEDHJA E PULSIT PUBLIK shkurt 2019

    Faqe | 24

    ● Shqiptarë të Kosovës: 93 për qind;

    ● Serbë të Kosovës: 2 për qind;

    ● Etnicitete të tjera të Kosovës (turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës dhe

    komunitetet RAE): 5 për qind.

    Megjithatë, duke pasur parasysh se serbët në pjesën veriore të Kosovës nuk morën pjesë në

    regjistrimin e popullsisë, së bashku me vlerësimin e përgjithshëm se shkalla e pjesëmarrjes së

    serbëve në pjesën tjetër të Kosovës është më e ulët, u vlerësua se duhet t’i shtojmë edhe 34,000

    serbë të tjerë të Kosovës, duke arritur në numrin total prej 59,532. Ky veprim gjithashtu rriti

    popullsinë e përgjithshme të Kosovës në 1,771,073. Kur merren parasysh këto ndryshime,

    peshimi në Anketat e Pulsit Publik është bërë si në vijim:

    ● Shqiptarë të Kosovës: 92 për qind;

    ● Serbë të Kosovës: 4 për qind;

    ● Etnicitete të tjera të Kosovës (turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës dhe

    komunitetet RAE): 4 për qind.

    Llogaritja e Indekseve

    Indeksi i Demokratizimit është një mesatare e kombinuar, e bazuar në nivelin e pajtimit apo

    mospajtimit të të anketuarve në lidhje me zhvillimet e proceseve të mëposhtme në Kosovë:

    shkalla e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, monitorimi i Kuvendit, performanca e

    institucioneve qendrore, pavarësia e sistemit gjyqësor, liria e shprehjes dhe mediave, ekzistenca e

    një shoqërie civile mbikëqyrëse në Kosovë, Kushtetuta dhe ligjet e bazuara në të drejtat e njeriut,

    dhe nëse qeveritë lokale punojnë në përputhje me prioritetet e qytetarëve. Indeksi është vlerë e

    vazhdueshme e cila shkon në shkallë prej 0 deri në 3, ku rezultati prej 0 do të thotë që asnjë nga

    të anketuarit nuk konsideron që demokratizimi është në rrugën e duhur, ndërkaq rezultati prej 3

    do të thotë që të gjithë të anketuarit pajtohen plotësisht se demokratizimi është në rrugën e duhur.

    Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike është një mesatare e kombinuar, e cila llogaritet në bazë të

    vlerësimit të të anketuarve mbi kushtet e favorshme ose të pafavorshme ekonomike në Kosovë.

    Konkretisht, të anketuarit i vlerësojnë kushtet në vijim: pritshmëritë në lidhje me të hyrat totale

    të familjeve të tyre, kushtet e punësimit për gjashtë muajt e ardhshëm, dhe vlerësimin e kushteve

    aktuale të biznesit dhe të punësimit. Në mënyrë të ngjashme, Indeksi i Besueshmërisë

    Ekonomike është një matje e vazhdueshme me vlera që shkojnë në shkallë prej 0 deri në 3, ku

    shkalla prej 0 deri në 1.5 tregon një vlerësim të pafavorshëm të gjendjes ekonomike nga shumica

    e popullsisë, kurse shkalla prej 1.5 deri në 3 tregon një vlerësim të favorshëm nga shumica e

    popullsisë.