përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme...

31
Banka Botërore Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme nga ndryshimi i klimës Parashikimet për ndryshimin e klimës, për Shqipërinë Prill 2009

Upload: others

Post on 04-Mar-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Banka Botërore

Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme nga ndryshimi i klimës

Parashikimet për ndryshimin e klimës, për Shqipërinë Prill 2009

Page 2: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Raport për Jane Ebinger Banka Botërore, 1818 H Street, NW, Washington, DC, 20433 SHBA Numri i brendshëm WB001/Albania climate

Menaxher Projekti Dr Richenda Connell Miratoi John Firth “Acclimatise” Hexgreave Hall Farnsfield Newark Nottinghamshire NG22 8LS Mbretëria e Bashkuar T: +44 (0) 7909 840731 PE: [email protected] I: www.acclimatise.uk.com Këtë raport e hartoi “Acclimatise” (emri tregtar i shoqërisë “Climate Risk Management Limited”), për Bankën Botërore. © Copyright “Acclimatise” dhe “Climate Risk Management Limited” 2009

Page 3: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Përmbledhje Ekzekutive

Në këtë raport paraqiten parashikimet për ndryshimin e klimës, për Shqipërinë, për vitet dymijenjëzet, dymijepesëdhjetë dhe dymijetetëdhjetë. Parashikimet janë marrë nga nëntë prej modeleve klimaterike botërore më të përditësuara, të cilët përdoren në Raportin e Katërt të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC AR4), për një sërë situatash të ndryshme të çlirimeve të gazeve serrë.

Raporti është përpiluar në mënyrë të atillë që të plotësojë punën studimore të kryer deri tani në Shqipëri, e cila ka trajtuar prirjet e vëzhguara të kushteve klimaterike gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX dhe parashikimet klimaterike për të ardhmen, nga një numër i vogël modelesh klimaterike.

Në tabelën e mëposhtme jepen parashikimet për Shqipërinë, për dhjetëvjeçarët 2020 dhe 2050.

Gama e ndryshimeve të parashikuara, në krahasim me situatën bazë në 1961-1990 (a)

Dekada 2020 Dekada 2050

Ndryshorja e klimës Vera Dimri Vera Dimri

Temperatura

(oC)

Më e nxehtë

+1,3 deri në +1,7

Më i nxehtë

+0,5 deri në +1,1

Më e nxehtë

+1,9 deri në +3,5

Më i nxehtë

+1,1 deri në +2,1

Reshjet (b)

(mm/ditë)

Më e thatë

-0,15 deri në 0,0

(-0,45 deri në +0,2) (b)

Miks

-0,25 deri në 0,0

(-0,2 deri në +0,45) (b)

Më e thatë

-0,35 deri në -0,05

(-0,45 deri në +0,05) (b)

Miks

-0,25 deri në +0,05

(-0,45 deri në +0,25) (b)

Shpejtësia e erës (c)

(ms-1)

Shumë pak ndryshim

0,0 deri në +0,1

Shumë pak ndryshim

-0,05 deri në 0,0

Shumë pak ndryshim

+0,05 deri në +0,1

Shumë pak ndryshim

0,0 deri në +0,05

Lagështia relative (d)

(%)

Me më pak lagështirë

-6 deri në -2

Shumë pak ndryshim

-1 deri në 0

Me më pak lagështirë

-10 deri në -5

Shumë pak ndryshim

-1 deri në 0

Vrenjtësira

(%)

Me më pak re

-5 deri në -2

Shumë pak ndryshim

-2 deri në 0

Me më pak re

-8 deri në -6

Shumë pak ndryshim

-3 deri në 0

Temperatura në sipërfaqen e detit (d)

(oC)

Më e ngrohtë

+0,9 deri në +1,1

Më e ngrohtë

+0,5 deri në +0,9

Më e ngrohtë

+1,3 deri në +2,1

Më e ngrohtë

+0,9 deri në +1,7

Ngritja e nivelit të detit

(cm)

Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund të shkaktojnë një rritje prej 18 deri në 59 cm të niveleve globale të detit, deri në dekadën 2090, krahasuar me periudhën bazë 1980-1999.

Pas botimit të AR4, një numër gjithnjë e në rritje shkencëtarësh kanë deklaruar se parashikimet e shprehura në AR4 ka të ngjarë të jenë të vogla në krahasim

i

Page 4: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

me realitetin.

Ka pasiguri të konsiderueshme sa u takon parashikimeve të rritjes së nivelit të detit në bregdetin shqiptar, për shkak të proceseve në vend, siç është rënia dhe rritja e nivelit të tokës në stere.

Shënime:

(a) Nëse nuk thuhet ndryshe, parashikimet e paraqitura janë shifra mesatare që mbulojnë 9 modele klimaterike, të përfshira në 3 skenarë të çlirimeve të gazeve serrë.

(b) Shifrat në kllapa, janë parashikimet që mbulojnë 9 modele klimaterike, të përfshirë në 1 skenar të vetëm të çlirimeve të gazeve serrë.

(c) Parashikimet për shpejtësinë e erës janë tejet të pasigurta. Është marrë në shqyrtim vetëm 1 skenar i çlirimeve të gazeve serrë.

(d) Për lagështinë relative dhe temperaturën e sipërfaqes së ujit të detit, janë marrë në shqyrtim 2 skenarë të çlirimeve të gazeve.

Pasiguritë në lidhje me parashikimet Shumica e modeleve të klimës globale hartohen në një rezolucion hapësinor (2,5o x 2,5o është tipik) të tillë që nuk jep hollësi të mjaftueshme për të bërë një analizë cilësore të rrezikun dhe për të hartuar plane për përshtatjen në vendet e vogla.

Për më tepër, modelet globale të klimës nuk përputhen me njëri tjetrin, sa i takon Shqipërisë. Për parashikimet e ndryshimeve të temperaturës, nëntë modelet përputhen mirë dhe, të gjithë, tregojnë rritje të temperaturave në Shqipëri, gjatë dekadave në Shqipëri. Mirëpo, modelet përputhen më pak, sa u takon parashikimeve të ndryshimeve të reshjeve, lagështisë relative dhe vrenjtësirave. Parashikimet e ndryshimeve të shpejtësisë së erës në të ardhmen janë tejet të pasigurta.

Edhe përqendrimet e ardhshme të gazeve serrë në atmosferë janë të pasigurta, kështu që ky raport ofron parashikime të mbështetura në një gamë skenarësh të çlirimeve të gazeve serrë, për të kuptuar më mirë ndikimin e tyre. Sigurisht, edhe ndryshueshmëria natyrore do të vazhdojë të jetë një tipar i klimës së Shqipërisë. Sikurse edhe në të shkruarën, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të vijnë periudha më të ngrohta dhe më të ftohta, si edhe periudha me më shumë shira dhe me më pak shira. Në çdo vit apo stinë, kjo luhatje mund t’u shtohet apo t’u zbritet pasojave të ndryshimit të klimës të shkaktuar nga aktiviteti i njeriut.

Në bazë të analizës të kryer në këtë raport, është e qartë se Shqipëria do të përfitojë nga investimi shtesë për përpunimin e modeleve globale të klimës në një shkallë më të vogël, çka do të ndihmonte më shumë në planifikimin e baseneve lumore.

ii

Page 5: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Tryeza e lëndës

1. Hyrje ........................................................................................................................... 1

1.1 Të dhënat e paraqitura në këtë raport .................................................................................. 3

2. Të dhënat, metodat dhe pasiguritë ............................................................................. 3

3. Prirjet kryesore të ngrohjes globale ............................................................................. 5

4. Ndryshimet e parashikuara për Evropën Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë ........... 5

4.1 Temperatura .................................................................................................................... 5

4.2 Reshjet ............................................................................................................................. 6

4.3 Shpejtësia e erës .............................................................................................................. 8

4.4 Lagështia relative............................................................................................................. 8

4.5 Vrenjtësira........................................................................................................................ 8

4.6 Temperatura në sipërfaqen e detit ................................................................................... 9

4.7 Ngritja e nivelit të detit..................................................................................................... 9

5. Bibliografi ................................................................................................................... 9

Shtojca A1. Skenarët e çlirimeve të gazeve

……………………………………………………. 39

Lista e shkurtimeve

CMIP3 Projekti Ndërkrahasues i Modeleve 3

DHJSH Nga dhjetori deri në shkurt

MGK Modeli global i klimës, ose modeli i qarkullimit të përgjithshëm

GFDL Laboratori i Dinamikave Likuide Gjeofizike, SHBA

HadRM3P Një version i modelit të klimës rajonale të “Qendrës Hadley të Zyrës Meteorologjike” të Mbretërisë së Bashkuar

IHM Instituti Hidrometeorologjik, Universiteti Politeknik i Tiranës (tani IUM)

IPCC AR4 Raporti i Katërt Vlerësues i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës

IEUM Instituti i Energjetikës, Ujit dhe Mjedisit, Universiteti Teknik i Tiranës (ish-IHM)

QKG Nga qershori deri në gusht

MPM Nga marsi deri në maj

NCEP Qendrat Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit, SHBA

Page 6: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

SHTN Nga shtatori deri në nëntor

SRES Raporti i Posaçëm për Skenarët e Çlirimeve të Gazeve

TSD Temperatura në sipërfaqen e detit

PKKB Programi Kërkimor për Klimën Botërore

Page 7: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

1. Hyrje Në këtë raport parashtrohen ndryshimet e parashikuara të klimës për Shqipërinë dhe Evropën Juglindore në dekadat 2020, 2050 dhe 2080, duke dhënë ndryshimet e mesatareve vjetore dhe ndryshimet për katër stinët standard (nga dhjetori deri në shkurt, nga marsi deri në maj, nga qershori deri në gusht dhe nga shtatori deri në nëntor).

Sipas marrëveshjes me Bankën Botërore, ky raport është përpiluar për të plotësuar, dhe jo për të përsëritur, analizat e klimës për Shqipërinë, të cilat janë publikuar më parë. Raportet dhe prezantimet kryesore të botuara janë hartuar nga Dr Eglantina Bruçi, ish-punonjëse në IHM/IUM, tani punonjëse pranë UNDP, dhe janë si më poshtë:

• Luhatjet e vëzhguara dhe prirjet e klimës në Shqipëri (Bruçi, 2008). Në këtë raport jepen të dhëna për kushtet e vëzhguara klimaterike, të mbështetura në të dhënat e regjistruara në stacionet meteorologjike dhe hidrologjike në Shqipëri, kryesisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ky raport është burimi më i mirë i informacionit për kushtet e vëzhguara klimaterike të Shqipërisë. Ndryshoret klimaterike të mbuluara në të janë temperatura, reshjet, rrezatimi diellor, ditët me diell, era, prurjet dhe reshjet ekstreme (shirat e dendur, erërat e forta, thellësia e dëborës, përmbytjet, thatësira dhe zjarret në pyje).

• Parashikimet për ndryshimin e klimës për Evropën Juglindore (Bruçi, 2007). Ky raport jep parashikime për ndryshimet e mesatareve vjetore të temperaturës dhe reshjeve për dekadën 2080 në rezolucionin hapësinor 5o x 5o, nga modeli i klimës i Qendrës Hadley të Zyrës Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, për një gamë të tjerë skenarësh të çlirimeve të gazeve serrë. Ai jep edhe parashikime të ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve mesatare vjetore dhe stinore për dekadën 2080, me të njëjtin rezolucion, nga katër modele klimaterike, për skenarin A2 të çlirimeve1, si edhe parashikime për dekadën 2080 nga njëri prej modeleve rajonale të klimës, HadRM3P, me një rezolucion hapësinor 50km x 50km.

• Ndryshimet e pritura dhe luhatjet e klimës në Shqipëri (Bruçi, 2009). Ky prezantim, i paraqitur në seminarin e Bankës Botërore më 10 mars 2009, ofron të dhëna të vëzhguara për klimën, të paraqitura në Komunikatën e Parë Kombëtare të Shqipërisë për Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (Islami dhe të tjerë, 2002), si edhe parashikime për ndryshimin e klimës, të nxjerra nga Komunikata e Dytë Kombëtare e Shqipërisë, që pritet të botohet më vonë në 2009. Kjo e fundit përshkruan ndryshimet e parashikuara në temperaturën dhe reshjet për vitin 2025, 2050 dhe 2100.

Krahas këtyre, një raporti i hartuar nga Voynov dhe Hancock (2007) përshkruan ndryshueshmërinë e motit në Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, të mbështetur në analizat e një modeli 17-vjeçar të klimës globale, të realizuar nga Laboratori i Dinamikave Likuide Gjeofizike (GFDL), me rezolucion hapësinor 2,5o x 2,5o. Duke përdorur këto të dhëna, ai shikon ndryshueshmërinë e temperaturës dhe reshjeve në periudha 3 deri në 10-ditore. Ai paraqet edhe analizat e ndryshueshmërisë në të dhënat e prurjeve, mbështetur në të dhënat nga analizat e NCEP (Qendrat Kombëtare për Parashikim Mjedisor), me rezolucion hapësinor 1,9° x 1,9°, si edhe disa informacione për ngjarjet ekstreme të erës dhe thatësirës.

1 Shih Aneksin A për përshkrime të skenarëve të çlirimeve të gazeve

1

Page 8: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Në bazë të punës sa më lart dhe përmes diskutimeve me Dr. Bruçin, është menduar se analiza jonë do të shtonte vlerë përmes paraqitjes së produkteve nga një gamë më e gjerë e modeleve më të përditësuar të përdorur në Raportin e Katërt Vlerësues të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC AR4, Meehl dhe të tjerë, 2007), për një gamë skenarësh të çlirimeve të gazeve serrë.

Mirëpo, është e qartë se Shqipëria do të përfitonte nga investimi shtesë për përpunimin e modeleve globale të klimës, të cilët zakonisht funksionojnë me një rezolucion hapësinor 2,5o x 2,5o, në një shkallë më të vogël, çka do të ndihmonte më shumë në planifikimin e baseneve lumore.

2

Page 9: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

1.1 Të dhënat e paraqitura në këtë raport Ndryshimi i klimës në të ardhmen, për botën apo për rajone të caktuara, vlerësohet nga modelet e klimës. Këto modele përfshijnë përbërje të ndryshueshme gazoze atmosferike, të cilët vijnë si rezultat i çlirimeve të gazeve serrë dhe të çlirimeve të tjera. Duke qenë se këto çlirimeve nuk mund të njihen nga parimet e para, është rënë dakord dhe përdoren globalisht disa skenarë të mundshëm të çlirimeve të gazeve, të cilët quhen skenarët SRES (Raporti i Posaçëm për Skenarët e Çlirimeve të Gazeve) (Nakićenović dhe Swart, 2000).

Shumica e modeleve të klimës globale hartohen në një rezolucion hapësinor (2,5o x 2,5o është tipik) të tillë që nuk jep hollësi të mjaftueshme për të bërë një analizë të rrezikut dhe për të hartuar plane për përshtatjen në vendet e vogla. Rrjedhimisht, janë hartuar metoda për ta përpunuar informacionin klimaterik në një rezolucion më të vogël, edhe pse këto modele janë aplikuar vetëm në një numër të vogël vendesh dhe shpesh japin rezultate vetëm për fundin e shekullit. Në mungesë të punës së bashkërenduar për të përpunuar informacionin klimaterik në një rezolucion më të vogël për Shqipërinë, modelet globale, kur studiohen në shkallë rajonale, ofrojnë orientimin më të mirë, tani për tani, për kushtet klimaterike të ardhshme të Shqipërisë.

Në këtë raport, të dhënat nga nëntë modele globale klimaterike (MGK) që janë pjesë e IPCC AR4 janë vlerësuar edhe për Shqipërinë. Janë dhënë parashikime të ndryshimeve të ndryshoreve të mëposhtme klimaterike:

• Temperatura,

• Reshjet,

• Shpejtësia e erës,

• Lagështia relative,

• Vrenjtësira,

• Temperatura në sipërfaqen e detit,

• Ngritja e nivelit të detit.

Së bashku me informacionin për kushtet e vëzhguara klimaterike në Shqipëri (Bruçi, 2008), ato ndihmojnë të ofrojnë një orientim për kushtet e ardhshme klimaterike që do të predominojnë në vend dhe që do të prekin sektorin energjetik.

2. Të dhënat, metodat dhe pasiguritë Gjatë vitit 2007 doli IPCC AR4. Si pjesë e kësaj pune, u krijua një paketë ndërkombëtare e bashkërenduar modelesh klimaterike, në kuadër të Programit Kërkimor të Klimës Botërore (PKKB), çka ka sjellë një paketë të dhënash që quhet “Projekti i Ndërkrahasimit të Modeleve 3” (CMIP3).

Këtë paketë të dhënash e përbëjnë rreth 22 modele klimaterike, por disa prej tyre janë përsëritje të versioneve shumë të ngjashme të të njëjtit model. Për këtë raport, janë përzgjedhur 9 modele të pavarur. Këto modele janë:

1. CGCM3.1 nga Qendra Kanadeze për Modelimin dhe Analizën e Klimës – http://www.cccma.bc.ec.gc.ca/eng_index.shtml

2. CM3 nga qendra franceze “Centre National de Recherches Météorologique” –http://www.cnrm.meteo.fr/gmme/

3

Page 10: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

3. Modeli i Klimës i Brezit 3.0 nga Organizata Kërkimore Shkencore dhe Industriale Australiane – http://www.csiro.au/science/EMM.html

4. CM2 nga Laboratori i Dinamikave Likuide Gjeofizike i SHBA-ve – http://www.gfdl.noaa.gov/research/climate/

5. ECHAM5 nga Instituti Gjerman i Meteorologjisë “Max Planck” – http://www.mpimet.mpg.de/en/home.html

6. GCCM2.3.2a nga Instituti Kërkimor Meteorologjik Japonez – http://www.mrijma.go.jp/Dep/cl/cl.html

7. Modeli i Klimës nga Instituti Meteorologjik Gjerman i universitetit “Rheinische Friedrich-Wilhelms Universität”, Bon – http://www.meteo.uni-bonn.de/index.en.html

8. CCSM3 nga Qendra Kombëtare për Punën Kërkimore Atmosferike e SHBA-ve – http://www.ccsm.ucar.edu/

9. HadCM3 nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar – http://www.metoffice.gov.uk/research/hadleycentre/index.html.

Rezultatet nga këto 9 modele janë të ndërlidhur në një rrjet të përbashkët dhe rezultatet e paraqitura në këtë raport mbështeten kryesisht në një mesatare të nëntë modeleve. Për reshjet, kemi paraqitur edhe rezultatet nga modele të veçanta të klimës, për të parë sa mirë përputhen me njëri tjetrin këto modele.

Në të gjithë rastet, paraqiten diferencat midis periudhës kohore në të ardhmen (dekadat 2020, 2050 ose 2080) dhe periudhës bazë 1961-1990.

Në interpretimin e rezultateve të kësaj analize, është e rëndësishme të jesh në dijeni të pasigurive të përfshira në bërjen e këtyre parashikimeve. Modelet e klimës janë e vetmja qasje që mund të përdoret për bërjen e parashikimeve, mirëpo, përkundër përmirësimeve të vazhdueshme, modelet kanë kufizimet e tyre dhe kundërshtohen sidomos kur përdoren për të bërë parashikime të hollësishme rajonale dhe kombëtare. Faktorë të tjerë, përfshirë edhe përqendrimet e ardhshme të gazeve serrë atmosferike, i shtojnë pasiguritë në këto parashikime. Janë bërë përpjekje për t’i trajtuar këto pasiguri, por duhet mbajtur parasysh se nuk mund të thuhet asgjë definitive në lidhje me klimat e së ardhmes, pa pasur pasiguri në to.

Tre burimet e përhershme të pasigurisë që shoqërojnë parashikimet e paraqitura në këtë raport janë:

Përqendrimet e ardhshme të gazeve serrë atmosferike janë të papërcaktuar për arsye të ndryshme, sidomos për faktin se çlirimet e ardhshme do të varen nga një sërë masash ndërkombëtare, kombëtare dhe individuale. Në këtë analizë, janë paraqitur vlerësime për tre skenarë SRES të çlirimeve të gazeve, për të mbuluar një gamë të ardhmesh të mundshme. Tre skenarët janë:

1. SRES A2 – një skenar çlirimesh “mesatare-të larta” që sjell si rezultat një ndryshim të temperaturës globale ~3,4°C deri në vitin 2100,

2. SRES A1B – një skenar më mesatar i çlirimeve që jep një ndryshim të temperaturës globale ~2,8°C deri në vitin 2100,

3. SRES B1 – një skenar “i ulët” i çlirimeve që jep një ndryshim të temperaturës globale ~1,8°C deri në vitin 2100.

Këto quhen në këtë raport si skenarët “mesatare-të larta”, “mesatar” dhe “i ulët”. Për hollësi të mëtejshme në lidhje me këta skenarë, shih Shtojcën A.

4

Page 11: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Ndryshimi i klimës rajonale është më pak i modeluar dhe i kuptuar se ndryshimi global. Njëri prej kufizimeve të modeleve ekzistuese klimaterike është pamundësia relative e tyre për të dhënë hollësi në shkallën rajonale, në krahasim me mundësinë e tyre në shkallë globale; IPCC e ka njohur këtë fushë si fushë parësore për punën e vazhduar kërkimore.

Luhatjet natyrore klimaterike do të vazhdojnë të jenë një tipar i cili e ndërlikon interpretimin e ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Asnjë ngjarje klimaterike, e shkuar apo e ardhshme qoftë, nuk mund t’i ngarkohet me plot siguri ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Luhatjet natyrore klimaterike do të vazhdojnë ta ndërlikojnë interpretimin. Sikurse edhe në të shkruarën, në të ardhmen do të vazhdojnë të vijnë periudha më të ngrohta dhe më të ftohta, si edhe periudha me më shumë shira dhe me më pak shira. Një klimë e përgjithshme më e thatë në të ardhmen nuk do të thotë se nuk do të ndodhin ngjarje me reshje të forta, dhe, po kështu, një klimë me më shumë shira nuk do të thotë medoemos se reshjet shtesë do të vijnë në ngjarje ekstreme apo se nuk do të ketë thatësirë. Në të shkuarën ka pasur prirje shumëvjeçare të ngrohjes apo ftohjes së klimës apo të shtimit apo pakësimit të reshjeve, dhe ky do të vazhdojë të jetë një tipar edhe në të ardhmen.

3. Prirjet kryesore të ngrohjes globale Për t’i dhënë një kontekst më të gjerë këtij raporti, më poshtë jepet një përmbledhje e prirjeve globale:

• Ngrohja e sistemit klimaterik global është e sigurt, me rritje të temperaturave mesatare globale afro 0,8ºC qysh prej fundit të shekullit XIX dhe me rritje të tyre rreth 0,2ºC/dekadë gjatë 25 vjetëve të fundit.

• Ka “shumë të ngjarë” (probabilitet >90%) që çlirimet e gazeve serrë të shkaktuar nga njeriu kanë shkaktuar pjesën më të madhe të rritjes së vëzhguar të temperaturës globale qysh prej mesit të shekullit XX.

• Globalisht, secili prej 12 viteve më të nxehtë të regjistruar deri tani kanë qenë pas vitit 1990.

4. Ndryshimet e parashikuara për Evropën Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë

Në bazë të MKG që përshkruhet në Seksionin 2, më poshtë parashikimet e ndryshimeve të ndryshoreve klimaterike në Evropën Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë.

4.1 Temperatura Ndryshimet e temperaturës për mesataren e nëntë modeleve CMIP3 jepen në Figurat 1-5 për periudhat vjetore dhe për periudhat qershor deri në gusht (QKG), dhjetor deri në shkurt (DHJSH), mars deri në maj (MPM) dhe shtator deri në nëntor (SHTN), përkatësisht.

Ngrohja është e dukshme në të gjitha dekadat dhe për të gjithë skenarët. Më e madhja është ngrohja mesatare vjetore (përafërsisht 4,5oC) në dekadën 2080 dhe për skenarin mesatar-të lartë. Ngrohja është më e ulët në dekadën 2020, kur përqendrimet e gazeve serrë nuk janë shumë më të larta se tani. Diferencat midis ngrohjes në tre skenarët SRES janë të papërfillshme për dekadën 2020, mirëpo ato janë të dukshme dhe të konsiderueshme duke filluar, të paktën, nga dekada 2050 e tutje.

Ngrohja është më e madhe në periudhën qershor deri në gusht dhe më e ulët në periudhën dhjetor deri në shkurt dhe mars deri në maj. Në periudhën qershor deri në gusht, ngrohja është më shumë

5

Page 12: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

se 5oC në Evropën Juglindore deri në dekadën 2080 në skenarin e çlirimeve mesatare-të larta, ku Shqipëria shënon boshtin midis ngrohjes së lartë në veri dhe ngrohjes më të moderuar në Mesdhe në jug. Në të gjitha stinët, ngrohja e parashikuar për dekadën 2080 në skenarin e çlirimeve të ulëta është e ngjashme me ngrohjen e paraqitur për dekadën 2050 në dy skenarët e tjerë. Kjo tregon qartë përfitimet e pakësimit të çlirimeve.

Vlera e ngrohjes që paraqitet në Figurat 1-5 ka shumë të ngjarë të jetë më pak se ngrohja që do të ndodhë në të vërtetë. Modelet globale, në përgjithësi, e zvogëlojnë sipërfaqen e tokës në këtë pjesë të Mesdheut dhe e rrisin sipërfaqen mbi oqean. Ngrohja e oqeaneve, në përgjithësi, është më e vogël se ngrohja e steresë. Modelet rajonale, të cilët janë më shumë në gjendje të tregojnë kufijtë midis tokës dhe detit, vuajnë më shumë nga ky problem.

Në përgjithësi, komponentët më të konsiderueshëm të rritjeve të parashikuara të temperaturave janë ato për periudhën qershor deri në gusht. Vera në Shqipëri që tani është e nxehtë, me vlera shumë të larta të avullimit, periudhave të vapës së skajshme apo rreziqeve të zjarreve të pakontrolluara. Një verë që është 5oC më e nxehtë se periudhat e tanishme të vapës së skajshme do të krijonin rreziqe shumë të rënda.

Për krahasim, parashikimet e modeluara mbi periudhën bazë 1961-1990 jepen në Figurën 29, megjithëse, sikurse vërehet në Seksionin 1, të dhënat e vëzhguara në periudhën bazë për Shqipërinë (Bruçi, 2008), përbëjnë përshkrimin më të mirë të mundshëm të kushteve në periudhën bazë.

4.2 Reshjet Ndryshimet e reshjeve për mesataren e nëntë modeleve CMIP3 jepen në Figurat 6-10 për periudhat vjetore dhe për periudhat qershor deri në gusht (QKG), dhjetor deri në shkurt (DHJSH), mars deri në maj (MPM) dhe shtator deri në nëntor (SHTN), përkatësisht. Rezultatet tregojnë një prirje koherente nga ana hapësinore dhe një prirje të moderuar deri në të fuqishme në drejtim të pakësimit të reshjeve në gjithë rajonin. Po të marrin dekadat 2050 dhe 2080, së bashku, vetëm një skenar (ai i ulët) dhe një stinë (DHJSH) tregon një rritje të moderuar të reshjeve. Për të gjitha stinët dhe skenarët e tjerë në këto dekada ka një pakësim të reshjeve, gjë e cila është veçanërisht e dukshme në periudhën qershor deri në gusht në dekadën 2080. Ky pakësim i reshjeve, që është rreth 25% i reshjeve mesatare të vëzhguara deri në dekadën 2080, i shoqëruar me një rritje të shënuar të temperaturës, siç vërehet në seksionin më lart, e përforcon zbulimin ndaj pakësimit të prurjeve të ujit, shtimit të zjarreve dhe periudhave me vapë të skajshme. Disa prej këtyre ndryshimeve, për shembull gjendje më e thatë e lagështisë së dheut, ndikojnë në sistemin e klimës për të rritur nxehjen, në këtë rast, përmes pakësimit të ndikimit ftohës të ngrohtësisë latente dhe përmes rritjes së flukseve të nxehtësisë që kalojnë nga sipërfaqja në drejtim të atmosferës.

Në dekadën 2020, gjatë stinëve kalimtare (mars deri në maj dhe shtator deri në nëntor) parashikimet mesatare tregojnë një rritje të moderuar të reshjeve në skenarët mesatar-të lartë dhe mesatar. Dimri dhe vera për këtë dekadë tregojnë pakësim të reshjeve për të gjithë skenarët.

Në përgjithësi, reshjet mbulohen dobët nga modelet e klimës. Procesi i reshjeve ndodh në shkallë shumë më të vogla se rrjeta e modelit dhe ky proces lipset të përpunohet me më shumë parametra. Si rezultat i modeleve që përdorin skema me parametra të ndryshme, vlerësimet e reshjeve të modeleve ndryshojnë shumë nga njëri model në tjetrin. Megjithatë, Mesdheu lindor është një rajon për të cilin shumica e modeleve globale nxjerrin një rezultat të ngjashëm, i cili thotë se do të ketë pakësim të reshjeve gjatë shekullit XXI.

Kështu, edhe pse besimi për parashikimet për reshjet, në përgjithësi, është i ulët, rajoni i Evropës Juglindore përbën një lloj përjashtimi. Rënia e madhe jonormale shërben si një mekanizëm kyç për moderimin e prodhimit të reshjeve në këtë rajon. Në thelb, rajoni bëhet shumë më subtropikal.

6

Page 13: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Për një krahasim me parashikimet për të ardhmen, parashikimet për reshjet të modeluara mbi periudhën bazë 1961-1990 jepen në Figurën 30, megjithëse, sikurse vërehet në Seksionin 1, të dhënat e vëzhguara në periudhën bazë për Shqipërinë (Bruçi, 2008), përbëjnë përshkrimin më të mirë të mundshëm të kushteve në periudhën bazë.

Për ta kuptuar më mirë përputhjen midis modeleve të klimës, Figurat 11-14 tregojnë parashikimet për reshjet për 9 modelet e veçanta (në vend të mesatares së paraqitur në një vend) për verën e dekadës 2020, dimrin e dekadës 2020, verën e dekadës 2050 dhe dimrin e dekadës 2050, përkatësisht. Tabela 1 jep një përmbledhje të shenjës së ndryshimit për këto parashikime për Shqipërinë. Vera parashikohet të ketë më pak reshje në dekadën 2020 nga 6 modele, që përbëjnë shumicën e 9 modeleve, ku 1 model tregon që vera do të ketë më shumë reshje ndërsa 2 modelet e tjera tregojnë një sinjal miks. Asnjëri prej modelet nuk parashikon një verë me më shumë reshje në dekadën 2050, ku 8 nga 9 modele tregojnë që vera do të ketë më shumë reshje ndërsa një model tregon një sinjal miks.

Ndryshimi i reshjeve gjatë dimrit është më pak i sigurt dhe deri në dekadën 2020, 4 nga 9 modelet tregojnë se do të ketë më pak reshje gjatë dimrit, 3 modele tregojnë se do të ketë më shumë reshje gjatë dimrit, ndërsa 1 model jep një sinjal miks. Një situatë e ngjashme shihet edhe për dekadën 2050, ku 5 nga 9 modelet tregojnë se dimri do të jetë me më pak reshje, ndërsa 4 modele tregojnë se dimri do të ketë më shumë reshje.

Një qasje për të vlerësuar cilësinë e modeleve të klimës është të krahasohen simulimet e modeleve për shekullin XX me kushtet e vëzhguara klimaterike gjatë të njëjtës periudhë. Ato modele që kanë rezultatet më të mira, domethënë që i janë afruar më shumë faktit sa u takon kushteve klimaterike të shekullit XX, kanë më shumë të ngjarë të jenë të besueshëm në lidhje me parashikimet e tyre për ndryshimet e ardhshme.

7

Page 14: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Tabela 1: Përmbledhje e ndryshimit të parashikuara të reshjeve për Shqipërinë (krahasuar me periudhën bazë 1961-1990) sipas numrit të modeleve të klimës globale

Prirja e parashikimit të ardhshëm krahasuar me periudhën bazë

Dekada 2020 Vera

Dekada 2020 Dimri

Dekada 2050 Vera

Dekada 2050 Dimri

Me pak reshje 6 4 8 5

Me shumë reshje 1 3 0 4

Miks 2 2 1 0

Mesatarja e përbashkët

Me pak reshje Me pak reshje Me pak reshje Me pak reshje

4.3 Shpejtësia e erës Ndryshimet e shpejtësisë së erës për dekadat 2020, 2050 dhe 2080 jepen në Figurat 15-17, përkatësisht, për skenarin e çlirimeve mesatare-të larta. Në tërësi, pamja që del për shpejtësinë e erës është e ndërlikuar dhe ndryshimeve të parashikuara për këtë ndryshore duhet t’i jepet një besim i ulët. Nuk ka asnjë përgjigje të thjeshtë, shumë-stinore apo shumë-dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj, në dekadën 2080, ka një ulje të lehtë të parashikuar për shpejtësinë e erës, për vitin në tërësi dhe për periudhat qershor deri në gusht, dhjetor deri në shkurt dhe, sidomos, shtator deri në nëntor. Për dekadën 2050, shpejtësia e erës parashikohet të rritet për vitin në tërësi dhe për periudhat qershor deri në gusht, dhjetor deri në shkurt dhe mars deri në maj, dhe të zvogëlohet gjatë periudhës shtator deri në nëntor. Një arsye e mundshme për mungesën e qartësisë sa i takon shpejtësisë së erës është se modelet e ndryshme të klimës kanë prirjen për t’i vendosur qendrat e sistemeve të trysnisë në vende disi të ndryshme, çka çon në dallime jo lineare në strukturën e hollësishme të sistemeve të erës midis modeleve.

4.4 Lagështia relative Ndryshimet e lagështisë relative për mesataren vjetore dhe për periudhat qershor deri në gusht, dhjetor deri në shkurt, mars deri në maj dhe shtator deri në nëntor, jepen në Figurat 18-22, përkatësisht. E marrë gjatë vitit në tërësi, lagështia relative bie diçka në të tri dekadat. Rënia e lagështisë duket më qartë gjatë verës, e shoqëruar kjo me pakësimin e shirave në këtë stinë. Mekanizmi i pakësimit të lagështisë lidhet me rritjen e kohëzgjatjes së qarkullimit të ajrit të thatë troposferik mbi një pjesë të madhe të Mesdheut.

4.5 Vrenjtësira Ndryshimet e mbulimit me re për mesataren vjetore dhe për periudhat qershor deri në gusht dhe dhjetor deri në shkurt, jepen në Figurat 23-25, përkatësisht. Mbulimi me re pakësohet në të gjitha

8

Page 15: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

stinët, të gjithë skenarët dhe të gjitha dekadat, por është më e shënuar (i afrohet 10%) në verën e dekadës 2080, në lidhje ndryshimet e raportuara për reshjet dhe lagështinë relative.

4.6 Temperatura në sipërfaqen e detit Ndryshimet e temperaturës në sipërfaqen e detit (TSD) për mesataren vjetore dhe për periudhat qershor deri në gusht dhe dhjetor deri në shkurt, jepen në Figurat 26-28, përkatësisht. Temperaturat e sipërfaqes së detit në gjithë Mesdheun lindor rritet në të gjitha stinët, dekadat dhe skenarët. Deri në dekadën 2080, në skenarin mesatar-të lartë, TSD do të jetë rritur me më shumë se 3oC. Ngrohja është më e madhe gjatë verës, kur fluksi i nxehtësisë nga atmosfera në drejtim të oqeanit është maksimale. Ngrohja gjatë dekadës 2020 është diku te 1oC dhe i afrohet vlerës 2oC deri në dekadën 2050, me përjashtim të skenarit me çlirime të ulëta, ku, edhe këtu, ngrohja maksimale është gjatë verës.

Fusha oqeanike që jepet në Figurat 26-28 tregon se disa sipërfaqe stereje janë paraqitur si oqean në modelet e klimës globale. Në thelb, çdo katror 2,5o x 2,5o duhet të caktohet në modelin e klimës ose si “stere” ose si “oqean”, në varësi të faktit nëse në atë katror ka më shumë stere apo ujë. Rrjeta stere-oqean nuk haset në secilin model dhe, për pasojë, informacioni i këtyre figurave duhet të interpretohet me kujdes. Në disa modele, elementet e katrorit janë në formën e oqeanit, në të tjerë elementet janë në formën e steresë. Ndërlidhja me një rrjet të përbashkët dhe procesi i nxjerrjes së mesatares në bazë të saj, rrjedhimisht, çon në pasoja të cilat nuk janë të thjeshta për t’u identifikuar.

4.7 Ngritja e nivelit të detit Modelet e klimës globale ofrojnë bazën për vlerësimin e ngritjes globale të nivelit të detit, si rezultat i bymimit termik të oqeaneve dhe i shkrirjes së akullit. Në nivel rajonal dhe lokal, niveli i detit preket nga proceset atmosferike, oqeanografike dhe gjeologjike, siç është ngritja apo rënia e tokës.

Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund të shkaktojnë një rritje prej 18 deri në 59 cm të niveleve globale të detit, deri në dekadën 2090, krahasuar me periudhën bazë 1980-1999. Megjithatë, pas botimit të AR4, një numër gjithnjë e në rritje shkencëtarësh kanë deklaruar se parashikimet e shprehura në AR4 ka të ngjarë të jenë të vogla në krahasim me realitetin.

Prirjet e nivelit të detit nga 21 regjistrimet më të gjata në kohë (>35 vjet) janë më të vogla në Mesdhe (0,3 ± 0,4 deri në -0,7 ± 0,3 mm vit−1) se në pikat fqinjë në Atlantik (1,6 ± 0,5 deri në -1,9 ± 0,5 mm vit−1) për periudhën 1960–2000 (Marcos dhe Tsimplis, 2008a). Prirjet dhjetëvjeçare në Mesdhe nuk përputhen gjithmonë me vlerat globale, sidomos për dekadën 1990, kohë gjatë së cilës Mesdheu ka treguar rritje të nivelit të detit prej deri në 5 mm vit−1 në krahasim me mesataren globale (Marcos dhe Tsimplis, 2008a). Analiza e 12 modeleve të përgjithshme të qarkullimit të oqeanet, për shekullin XXI, në Mesdhe (Marcos dhe Tsimplis 2008b) ka theksuar pasiguritë e mëdha në interpretimin e ndryshimeve në nivel lokal.

5. Bibliografi Bruçi, E. (2007). Parashikimi për ndryshimin e klimës për Evropën Juglindore. IHM, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë, Shqipëri.

9

Page 16: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Bruçi, E. (2008). Luhatjet dhe prirjet e klimës në Shqipëri. IUM, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë, Shqipëri.

Bruçi, E. (2009). Ndryshimet e pritura dhe luhatjet e klimës në Shqipëri. Prezantim në seminarin e Bankës Botërore "Rreziqet klimaterike dhe prekshmëria e sektorit energjetik të Shqipërisë", 10 mars 2009, Tiranë, Shqipëri.

Islami, B., Kamberi, M., Demiraj, E., Fida, E. (2002). Komunikata e Parë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë për Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimin Klimaterik (UNFCCC). Ministria e Mjedisit, Republika e Shqipërisë.

Marcos, M., Tsimplis, M.N., (2008a). Prirjet e nivelit të detit në bregdet në Evropën Juglindore. Buletini Gjeofizik Ndërkombëtar, 175, 70-82.

Marcos, M., Tsimplis, M.N., (2008b). Krahasimi i rezultateve të AOGCM në Detin Mesdhe gjatë shekullit XXI. Buletini i Studimeve Gjeofizike – Oqeanet, 113, C12028.

Meehl, G.A., T.F. Stocker, W.D. Collins, P. Friedlingstein, A.T. Gaye, J.M. Gregory, A. Kitoh, R. Knutti, J.M. Murphy, A. Noda, S.C.B. Raper, I.G. Watterson, A.J. Weaver dhe Z.-C. Zhao. (2007). Parashikimet për Klimën Globale. Në: Ndryshimi i Klimës 2007: Baza e shkencës fizike. Kontributi i Grupit I të Punës për Raportin e Katërt Vlerësues të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës [Solomon, S., D. Qin, M. Manning, Z. Chen, M. Marquis, K.B. Averyt, M. Tignor dhe H.L. Miller (redaktorë)]. Shtëpia botuese “Cambridge University Press”, Kembrixh, Mbretëria e Bashkëuar, dhe Nju Jork, SHBA.

Nakićenović, N., dhe R. Swart (redaktorë). (2000). Raporti i Posaçëm për Skenarët e Çlirimeve të Gazeve. Raport i Posaçëm i Grupit III të Punës të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës. Shtëpia botuese “Cambridge University Press”, Kembrixh, Mbretëria e Bashkëuar, dhe Nju Jork, SHBA, faqe 599.

Voynov, A. dhe Hancock, L. (2007). Dokument mbi rrezikun klimaterik – moti i ndryshueshëm dhe moti ekstrem në Evropë dhe Azinë Qendrore. Aneks për rrezikun klimaterik, mbi vendet e Evropën Lindore dhe Azia Qendrore. Dokument i brendshëm pune i Bankës Botërore.

10

Page 17: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 1: Ndryshimet e parashikuara të temperaturave vjetore të sipërfaqes (oC) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

11

Page 18: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 2: Ndryshimet e parashikuara të temperaturave gjatë periudhës qershor deri në gusht të sipërfaqes (oC) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

12

Page 19: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

13

Figura 3: Ndryshimet e parashikuara të temperaturave gjatë periudhës dhjetor deri në shkurt të sipërfaqes (oC) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

Page 20: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 4: Ndryshimet e parashikuara të temperaturave gjatë periudhës mars deri në maj të sipërfaqes (oC) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

14

Page 21: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 5: Ndryshimet e parashikuara të temperaturave gjatë periudhës shtator deri në nëntor të sipërfaqes (oC) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

15

Page 22: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

16

Figura 6: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve vjetore (mm/ditë) nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

Page 23: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 7: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës qershor deri në gusht nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

17

Page 24: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 8: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës dhjetor deri në shkurt nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

18

Page 25: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

19

Figura 9: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës mars deri në maj nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

Page 26: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

20

Figura 10: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës shtator deri në nëntor nga mesatarja e periudhës 1961-1990 si mesatare e nxjerrë nga 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 (majtas), 2050 (në mes) dhe 2080 (djathtas) për skenarin mesatar-të lartë (lart), skenarin mesatar (në mes) dhe skenarin e ulët (poshtë).

Page 27: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

21

Figura 11: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës qershor deri në gusht nga mesatarja e periudhës 1961-1990 për 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 për skenarin mesatar-të lartë.

Page 28: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

22

Figura 12: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës dhjetor deri në shkurt nga mesatarja e periudhës 1961-1990 për 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2020 për skenarin mesatar-të lartë.

Page 29: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

Figura 13: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës qershor deri në gusht nga mesatarja e periudhës 1961-1990 për 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2050 për skenarin mesatar-të lartë.

23

Page 30: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund

24

Figura 14: Ndryshimi i parashikuar i reshjeve (mm/ditë) gjatë periudhës dhjetor deri në shkurt nga mesatarja e periudhës 1961-1990 për 9 modelet e klimës globale IPCC AR4 për dekadën 2050 për skenarin mesatar-të lartë.

Page 31: Përshtatja e infrastrukturës energjetike të prekshme …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/...Sipas IPCC AR4, bymimi termik i oqeaneve dhe shkrirja e akullit mund