puna e denje: industrine e fasoneve ne shqiperi -...
TRANSCRIPT
Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
EU-level initiatives on
Brie�ng #39
Autor: Gjergji Filipi dhe Blerina Balla
Hyrja 21. Industria e Fasoneve 32. Te Drejtat ne Pune 53. Mbrojtja Sociale 84. Sindikatat 95. Te Drejtat e Grave 116. Rasti Studimor: Realiteti Në Një Fabrikë Këpucësh 127. Konkluzione dhe Rekomandime 13Referencat 18
Ky publikim është prodhuar me assistencën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjergjësi e autorit dhe nuk përfaqëson mendimet e Bashkimit EuropianPublikuar në tetor 2011
Instituti AGENDA eshte nje tink tank i pavarur, i organizuar në formën e një OJQ-je, e themeluar në vitin 2006, i cili sjell në treg gjetjet, kerkime dhe analiza për të mundësuar një kuptim më të mirë të politikave publike. AGENDA prodhon dhe publikon periodikish analiza per te ndihmuar ne krijimin e nje debati konstruktiv publik në lidhje me Qeverisjen e Mirë, Integrimit Evropian, dhe Politikat e Zhvillimit Ekonomik dhe Social. Për më shumë informacione:www.agendainstitute.org
Palma Center punon mbi principet e Olof Palma për demokraci, për paqe dhe për të drejtat e njeriut. Ne bashkëpunojmë me njerëz dhe organizata në të gjithë botën , në vende si Brazili, Burma, Afrika Jugore, Palestina, Moldavia. Për më shumë informacione: http://www.palmecenter.org
SOLIDAR lobon në Bashkimin Evropian dhe Institucionet Ndërkombëtare në tre fusha kryesore: bashkëpunim ndërkombëtar, edukim dhe çështje sociale. Solidar është një rrjet Evropian prej 56 organizatash jo qeveritare të cilat punojnë për të zhvilluar drejtësinë sociale në Evropë dhe në botë. Për më shumë informacione: http://www.solidar.org
Në shkurt te vitit 2011, një program dy vjeçar i quajtur " Rrjeti Ballkanik i Punes së Denjë -Vendosja e Barazisë dhe Solidariteti në zemër të integrimit në BE ", e lancuar nga Olof Palme International Center (Suedi), SOLIDAR (Belgjikë), Instituti AGENDA (Shqipëri), Center for Democracy Foundation (Serbi), CLARD (Kosovë), STBIH (Commerce Trade Union në Bosnie Herzegovinë), Progress Institute for Social-Democracy (Maqedoni) dhe Progetto Sviluppo CGIL (Itali). Projekti është mbështetur gjithashtu nga bashkëpunëtorë kombëtare si dhe nga International Trade Union Confederation/Pan-European Regional Council (PERC)(PERC). Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve të sindikatave, të institutive kërkimore dhe të OJF-ve për të promovuar Punën e Denjë si dhe cilësi në punën e ofruar në Ballkan duke zhvilluar një rrjete kombëtare dhe rajonale, duke krijuar advokime të përbashkëta dhe fushata publike, duke formuluar propozime për politika dhe duke monitoruar zbatimin e legjislacionit socio-ekonomik te Bashkimit Europian. Për të lexuar më shumë në lidhje me këtë projek mund të vizitoni faqen e internetit: http://www.solidar.org
1 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Shkurtime dhe akronim
BSPSH: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
EC: Komisioni Evropian
EU: Bashkimi Evropian
ILO: Organizata Ndëkombëtare e Punës
IMF: Fondi Monetar Ndërkombëtar
INSTAT: Instituti i Statistikave
ISB: Institute I Studimeve Bashkëkohore
KSSH: Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
Përmbledhja
Qëllimi i këtij rasti studimor ka qenë për të vlerësuar gjendjen aktuale në Shqipëri, lidhur me zbatimin e
objektivave të punës së denjë duke pare në mënyrë specifike industrinë tekstile dhe të këpucëve.
Gjithashtu, nxjerrja e konkluzione dhe rekomandime për formulimin e politikave të reja për përmirësimin e
situatës. Ky studim është përgatitur në bazë të shqyrtimit të literaturës, nga grumbullimi i të dhënave nga
sindikatat dhe nga intervistat e bëra me punëtorët. Sektori i tekstilive dhe i këpucëve është perzgjedhur
për disa arsye: së pari ky sektor punëson një numër të konsiderueshëm puntorësh, ka një përqindje
shume të lartë femrash të punësuara dhe karakterizohet nga një numër i madh i punëtorëve të
paregjistruar. Për të arritur këtë qëllimin, studimi në rradhë të parë paraqet gjendjen sociale - ekonomike
në vend dhe në sektorin e fasonëve. Më pas ky studmin vlerëson elemente të ndryshme të Punës së
Denjë: si mbrojtja sociale, funksionimi i sindikatave dhe të drejtat e grave me qëllim identifikimin e
mangësive. Së fundi, rekomandimet përmbajnë aktivitete të shumta që duhet të ndërmerren nga palët e
ndryshme për të siguruar një progres të mëtejshëm dhe plotësim më të mirë të objektivave të punës së
denjë.
2 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Hyrja
Puna e denjë është një koncept i formuluar nga organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe mbështetet në
legjislacionin e punës, tek sindikatat dhe organizatat e tjera të shoqëerisë civile. Ky koncept unifikon sasinë e punëes
sëe ofruar (dmth numrin e vendeve të punës) me cilësinë e saj (kushtet e punes). Katër Objektivat kryesore të Punës
së Denjë janë krijimi i vendeve të punës, respektimi i të drejtave të punëtorëve, shtrirja e mbrojtjes sociale dhe
promovimi i dialogut social. Aktualisht puna e denjë pranohet si rrugëdalja nga varfëria për miliona njerëz.
Stabiliteti makroekonomik i arritur në vitin 2000 u
ndoq nga përmirësimë i ndjeshëm i indikatorve
ekonomikë në Shqipëri. Rritja ekonomike ishte
mbi 5% deri në 2008 ( Fondi Monetar
Ndërkombëtar, 2011). Ky zhvillim ekonomik ka
çuar në zvogëlimin e varferisë në vënd dhe në
përmirësimin e kushteve te jetesës. Gjithësesi,
ky zhvillim ekonomik nuk u shoqërua me krijimin
respektiv të vëndeve të punës duke lënë
Shqipërinë si një ndër vendet më të varfëra
midis grupit të vëndeve që aspirojnë të
integrohen në Bashkimin Evropian, me të
ardhura për frymë prej 2661 euro/frymë
(Eurostat,2011). Fondi Monetar Ndërkombëtar
parashikoi një rritje të moderuar të PBB
(Productit të Brëndshëm Brudo) me rreth 2,8%
për 2009 dhe me rreth 2,3% për 2010 i cili ka
sjellë pasoja direkte në përmbushjen e
objektivave të punës së denjë (IMF,2010).
Duke e krahasuar me vende e BE, Shqipëria
është një vend me një popullsi retativisht të re,
me moshë mesatare 32,8 vjeç ( 32,3 për
meshkujt 33,3 për femrat). Shkalla e punësimit
në vënd është parashikuar rreth 53,4% në 2009,
respektivisht 64,3 % e përbëjnë meshkujt dhe
43,6% e përbëjnë femrat ( INSTAT, 2009).
Grafiku 1 i cili paraqet shkallën e punësimit në
Shqipëri nga 2000 deri në 2009 tregon që
shkalla e punësimit të femrave nuk ka ndryshur
gjatë kësaj periudhe dhe konfirmon ekzistecën e
hendekut midis meshkujve dhe femrave.
Grafiku 1: Shkalla e Punësimit për 2000-2009
Burimi: INSTAT: Albanian Labour Force Survey, 2009
Grafiku që vjen pas tregon që shkalla e
punësimit në Shqipëri është e përafërt me
shkallën e punësimit në vendet e tjera të rajonit
(Grafiku 2), gjithashtu edhe për sa i përket
femrave.
Grafiku 2: Shkalla e Punësimit në Rajon për 2009
Burimi: Eurostat: Population and Social Conditions, 2011
Në vitin 2009, shkalla e papunësisë të regjistruar
ishte në nivelin 13,75% (INSTAT) ku niveli i
papunesisë te femrat ishte vlerësuar pak më i
lartë rreth 15,9% në krahasim me shkallën e
meshkujve prej 12,2 % . Sipas INSTAT, femrat
kanë një rrezik më të lartë për të qenë të
papuna, sidomos ato nën 30 vjeç.
3 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
1. Industria e Fasoneve
Industria e fasonevë përfaqëson një pjesë të
sektorit privat jo-bujqësor dhe përbën pjesën
më të madhe të eksportit në vend. Ne fakt kjo
industri është dhe një nga industritë më të
suksesshme në vend ku dhe komanitë e vogla
po forcohen dhe poshdërrohen në kompani të
mëdha.
Grafiku 3: Eksporti sipas Grupmallrave për 2010
Burimi: Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes.
Buletini Tregetar 2010
Në bazë të të dhënave të marra nga Dhoma
Shqiptare e Fasonëve, në vitin 2010, industria e
tekstileve dhe e këpucëve përfaqsonte 36% të
totalit të eksporteve dhe numëronte rreth 540
ndërmarrje në rang vendi (Grafiku 3). Përveç
kësaj, sektori i tekstilit dhe këpucëve është i
vetmi sektor në Shqipëri me një bilanc tregtar
pozitiv ku suficiti tregtar ka qenë vazhdimisht në
rritje gjatë viteve. (Grafiku 4)
Grafiku 4: Performance e Eksportit midis 1993-2008
Burimi: INSTAT: Treguesit Ekonomike: Tregtia e Jashtme
Për më tepër, sipas Shërbimit Kombëtar të
Punësimit, ky sektor punëson rreth 100,000
punonjës nga të cilët 91,7% janë gra dhe vajza
(kryesisht midis moshës 20 - 34 vjeç). Në
tabelën e mëposhtme janë paraqitur shifrat e të
punësuarve tek sektori privat jo-bujqësor. Duke
krahasur këtë shifër me të punësuarit tek
industria e fasonëve, mund të konkludojmë se
industria e fasonëve punëson rreth 2 / 5 e të
gjithë të punësuarve në sektorin privat jo-
bujqësor.
Tabela 1: Eksporti sipas Grupmallrave për 2010
Burimi: INSTAT:Rezultate nga Anketa e Forcave të Punës
në 2009 & Forca e Punës, Tremujori i dyte 2011
Pavarsisht volumit të madh që kjo industri zë në
totalin e eksportit, përmasat e saj në terma reale
në ekonomi janë modeste. Kjo vjen kryesisht për
shkak të vlerës së ulët të shtuar nga firmat
Shqiptare dhe nga presioni i lartë i ushtruar nga
konkurrenca jashtë vendit për të mbajtur poshtë
çmimet e kontratave dhe kostot e punëtorve. 1 Si
rezultat i krizës ekonomike globale dhe të
ekspozimit të lartë ndaj tregjeve evropiane,
zvogëlimi i kërkesës për mallrat e këtij sektori çoi
në një rënie prej 10.4% të regjimit të përpunimit
aktiv të eksporteve (material porosites për ri-
eksport) nga 2009 deri ne 2010 (Dhoma e
Fasonëve në Shqipëri), si dhe në një reduktim të
ndjeshëm të numrit të punonjësve dhe në një
pezullimin të aktiviteteve nga shumë ndërmarrje.
Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Punës
së BSPSH2 shkalla aktuale e punëtorëve të
paregjistruar në këtë industri është vlerësuar në
rreth 40%. Duke pasur parasysh rëndësinë e
sektorit dhe numrin e madh të punëtorëve që u
1 Faktoret kyc te suksesit te sektorit te tekstileve dhe
kepuceve jane largesia e vogel me tregjet Evropian, kostoja e ulet e puntoreve, dhe kostoja e ulet e operimit ne Shqiperi ( UNDP&EU,2005). 2 BSPSH eshte formuar ne 1991 dhe ka rreth 86 000 antare
pa perfshire antaret e federates se pensioneve.
2008 2009 2010
Forca Punetore 1.115.562 1.042.618 1.059.199
Te Punesuar 974.067 899.278 915.981
A. Ne Sektorin Publik
166.543 166.250 166.600
B. Ne Sektorin Privat jo Buqesor
238.975 236.838 242.717
C. Ne Sekton Privat Buqesor
569.000 496.000 506.000
4 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
mungon mbrojtja e duher siç është përcaktuara
nga ILO përfshirja e të gjithë aktorëve të interesit
është e nevojshme për të përmirësuar situatën
në lidhje me Punën e Denjë.
5 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
2.Te Drejtat ne Pune
Nisur nga fakti që Shqipëria në prill 2009
depozitoi kërkesën për statusin e vendit kandidat
në BE (Bashkimi Evropian), qeveria dhe
parlamenti kanë rritur më shumë përpjekjet e
tyre drejt përmbushjes së kritereve politike dhe
ekonomike, (pjesë e proçesit të integrimit në BE)
sesa në fokusimin e axhendës sociale. Në
opinionin e Komisionit Europian (KE) për
aplikimin e Shqipërise si anëtare e Bashkimit
Europian në 2010, përmendet qartë se Shqipëria
duhet të bejë përpjekje të mëdha për të zbatuar
legjislacionit Europian, sidomos në lidhje me
kapitullin 19 mbi "Politikat Sociale dhe të
Punësimit".
Kutia 1: Legjislacioni i cili Garanton të Drejtat në Punë në
Shqipëri
Disa nga ligjet kryesore të cilat Shqipëria ende
duhet të përmirësojë janë:
Ligji i Punës
Ligji mbi Shëndetin dhe Sigurinë në
Punë
Ligji për Tregtarët dhe Shoqerit
Tregtare
Ligji i mos diskriminimit dhe trajtimit t
njejtë midis burrave dhe grave
Në bazë të informacionit të grumbullar nga
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
(BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave të
Shqipërisë (KSSH), punëtorët në këtë sektor
përballen me kushte të vështira të punës sepse
vetem disa fabrika respektojnë dhe përmbushin
detyrimet e përcaktuara në Kodin e Punës.
Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë është
miratuar në mënyrë që të përafrojë këtë të fundit
me legjislacionin e BE. Është miratuar
amendimi i tij i cili do të ndërmerret në
bashkëpunim me ekspertët e ILO-s. Të dy
sindikatat kanë përgatitur propozimet e tyre në
lidhje me ndryshimet për Kodin e Punës duke
kërkuar:
ndryshimin e ligjeve dhe neneve të veçanta
në të cilat vihet re kufizime në lidhje me
zbatimin e kartës Sociale Europiane për
informimin dhe konsultimin neni 32/1;
ndryshimin e neneve 141 dhe 143 të cilat
lejojnë shkarkimin pa specifikuar ndonjë
arsye apo motiv por vetëm duke respektuar
një periudhë njoftimi prej 1 deri në 3 muaj të
përcaktuara në nenin 143 të Kodit të Punës;
riformulimin e neneve 146 / 3 dhe 144 për
heqjen e tarifave të kërkes-padive gjyqësore
në çështje që lidhen me të drejtat e punës
për të lehtësuar mbrojtjen e të drejtave të
punëtorve;
heqjen e paqartësive në lidhje me
ligjshmërinë e grevës së përgjithshme dhe në
kundërshtim me lesgjislacionin në fuqi: Neni
197 / 8;
riformulimin e termave juridike mbi lirinë e
organizimit Kapitullit XVI, letër A, nenet
Legjislacioni i cili mbështet të drejtat e punëtoreve kryesisht përbehet prej :
Konventave të ILO-s të ratifikuara prej shtetit
Shqiptar, mbi “Të drejtat themelore të punës”
(konventat 29, 87 98, 100, 105, 111, 138,
182),
“Kodi i Punës” në Republikën e Shqipërisë i
cili po i nënshtrohet një serë ndryshimesh
Ligjit për Sigurimet Shoqërore në
Republikën e Shqipërisë dhe akteve
nënligjore të tij,
Ligjit për Nxitjen e Punësimit dhe
programeve për nxitjen e punësimit dhe
formimit profesional (Strategjia e Punësimit
nxjerrë nga Ministria e Punës Çështjeve
Sociale dhe Shanseve të Barabarta për vitet
2007-2013),
Ligjit per Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i
cili është miratuar prej dy vjetësh, por ende
nuk janë shpallur aktet nënligjore për vënien
në punë të tij,
Ligjit për Falimentimin e Ndërmarjeve,
Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare
(nenet 19, 20, 21) i paimplementuar nga
2008 për faktin se ka shume mangësi ligjore
dhe krijon konflikte sociale midis sindikatve
dhe organizatave të punedhënësit.
6 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
178,179 dhe180, si dhe nene të tjerë si 124 /
2148, 169, 197 / 7.
Një çështje tjetër është zbatimi i dobët i Kodit të
Punës. Për shembull: punëtorët konfirmojnë se
pagesat për oraret e zgjatura, të përcaktuar
edhe në Kodin e Punës, madje edhe në
kontratat individuale të punëtorëve, nuk jepen në
bazë të tarifave të përshtatshme apo mund edhe
të mos jepen fare.
Përveç kësaj, BSPSH ka rekomanduar të
ndërmeren ndryshmet e duhura në ligjin për
sigurinë e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
në Republikën e Shqipërisë (nr 10 383), pasi ky
ligj nuk përmban asnjë dispozitë në lidhje me
burrat dhe gratë që kanë mbushur moshën për
pension, por nuk kanë plotësuar vitet e punës të
kërkuar në ligj.
Siç është përmendur edhe më sipër, kriza
ekonomike globale ka një ndikim të
drejtëperdrejtë tek kostoja e jetesës dhe ka
zvogëluar mundësitë për gjetjen e një pune e
cila përmbush objektivat e Punës se Denjë duke
sjellë:
Reduktim të kontratave
Kontrata të reja me kushte më pak të
favorshme
Përfundim të kontratave ekzistuese
Vështirësi në lidhjen e kontratave të reja
Në Ballkanin Perëndimor, paga minimale
përfaqëson një përqindje të ulët të të ardhurave
mesatare (Kohl, 2009, p.55) dhe për më tepër
në bazë të Tabelës 2 mund të shikohet që në
vitin 2009 Shqipëria kishte edhe rrogën minimale
më të ulët në raport me vendet e tjera të rajonit.
Në publikimin e titulluar " Një Vlerësim i Shpejtë i
Ndikimit të Krizës Ekonomike Globale në
Industrine e Këpucëve dhe Tekstileve në
Shqipëri" përmendet që pagat në sektorin e
tekstileve dhe këpucëve janë ndër më të ulëtat
në Shqipëri (ISB, 2010, p.46) dhe janë të
pamjaftueshme për të garantuar një jetë të
denjë.
Shtetet Vlera e Pagës Minimale
në Euro
Shqipëri 138
Bosnie-Hercegovinë 159
Kroaci 381
Maqedoni -
Mali I Zi -
Serbi 159
Tabela 2: Paga Minimale në Balkanin Perëndimor në 2009
(Euro) Burimi: Friedrich Ebert Stiftung, 2009. Shënim: Jo
Pagese Minimale Statutore për Maqedonine dhe Malin e Zi
Zhvillimi i këtij sektori është i varur kryesisht nga
pagat e ulta dhe me krahun e pakualifikuar të
punës. Sindikatat kanë qenë në mëdyshje për të
kërkuar paga më të larta nga frika e
shpërnguljes së aktiviteve dhe kapitaleve për
vende me kosto më të ulta. Më 12 korrik 2011,
Këshilli Kombëtar i Punës miratoi rritjen e pagës
minimale në shkallë vendi nga 19,000 (€ 138)
në 20.000 lekë (143 euro) dhe pagesa për
oraret e zgjatura të punës u rrit në 115 lekë (82
cent) në orë. Sindikatat besojnë se qeveria
duhet të rrisë pagën minimale në 22,000 Lekë /
muaj (157 euro). Gjatë takimit të fundit të
Këshillit Kombëtar të Punës, Dhoma Kombëtare
të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve kërkoi
që ndryshimet në ligjin “Për miratimin e niveleve
të tarifës doganore“ që janë duke u diskutuar në
komisionet parlamentare, të përfshijnë edhe
heqjen e tarfiës doganore prej 10%. Propozimi
ishte i mirëpritur dhe miratuar. Të tilla lehtësira
fiskale në fakt mund të sigurojnë një mundësi të
re për sindikatat për të negociuar pagën
minimale për sektorin e këpucëve dhe tekstileve.
Së fundi, shumë pak ndërmarrje janë kontrolluar
dhe inspektuar nga inspektoriati i shtetit,
pavarsisht denoncimeve të shumta të
sindikatave në organet përkatëse shtetërore si
Inspektorati i Punës. Përveç kësaj, raportet nuk
janë bërë publike edhe në raste të njohura të
shkeljeve të ligjit për mbrojtjen sociale. Kjo vjen
kryesisht për shkak të mungesës së
kapaciteteve të Inspektoratit të Punës dhe
legjislacionit të pa qartë që rregullon fuksionimin
e ketij të fundit. Për shembull, struktura e
Inspektoratit është i bazuar në 12 Drejtori
Rajonale, por në të gjitha këto drejtori mungojnë
7 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
pajisjet e nevojshme. Më tej, deri tani vetëm një
nga 24 zyrat lokale të planifikuara është ngritur
plotësisht. Sipas sindikatave, numri i
inspektorëve është shumë i ulët duke e krahuar
me shtrirjen gjeografike që duhet të mbulojnë
dhe me numrin e fabrikave që ata duhet të
mbikëqyrin. Në vitin 2008, numri i përgjithshëm i
inspektorëve ishte 90 i cili është i
pamjaftueshëm që të kryejnë detyrat e tyre në
540 fabrika, madje ky numër është i vogël edhe
në raport me vendet e tjera në rajon. Kjo tregon
se ka një nevojë urgjente për të rritur burimet
njerëzore, fizike dhe financiare në Inspektoratin
Shtetëror të Punës.
Tabela 3: Numri i Inspektoreve në Balkanin Perëndimor Burimi: ILO, Labour Inspection Data Set
Një tjetër çështje që është ngritur nga sindikatat
është mungesa e transparencës në punën e
Inspektoratit Shtetëror të Punës. Pavarësisht
kërkesave të shpeshta për të qënë pjesë dhe
për të monitoruar procesin e inspektimit,
inspektorati nuk ka qenë i gatshëm të përfshijë
sindikatat në këtë aktivitet.
Përveç kësaj, nenit 12 në Ligjin mbi
Inspektoratin e Punës ende i mungon një
Vendim i Këshillit të Ministrave i nevojshëm për
rregullimin e bashkëpunimit me ministritë, me
institucione të tjera shtetërore, punëmarrësit dhe
me punëdhenësit, dhe nëse mënyrat e
bashkëpunimit të mëparshem do vazhdojnë të
ekzistojnë apo jo.
Aktualisht Inspektoriati i Punës është shumë i
dobët, nuk ka personel të mjaftueshëm dhe
fuqinë të vendosë sanksione, siç tregohet nga
shumë pak raste të sanksioneve te
konsiderueshme duke e krahasuar me numrim e
lartë të shkeljeve të vrojtuara. Megjithatë, duhet
përmendur se kohët e fundit për shkak të
kontrolleve të shpeshta nga Autoriteti Tatimor
Shtetëror, disa përmirësime të vogla mund të
vërehen.
Shtetet Numri i Total te
Inspektoreve
Shqiperi ne 2008 95
Maqedoni ne 2008 102
Mali I Zi ne 2007 41
Kroaci ne 2008 215
Bosnie Hercegovine ne 2007 590
8 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
3. Mbrojtja Sociale
Punësimi duhet të garantojë mbrojtjen sociale të
punëtorëve, duke siguruar Sigurimet Shoqërore
dhe të ardhura të mjaftueshme. Shpesh kjo nuk
ndodh në industrinë e veshjeve dhe këpucëve
sepse shumë shpesh ndërmarrjet deklarojnë
numrër më të vogël të punënusuarish se ç’kanë
në të vërtetë për të shmangur detyrimet ligjore.
Për shkak të kushteve të vështira të punës
shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore
(shumë vuajnë nga aksidentet në punë dhe
dhimbje koke për shkak të substancave kimike
të përdorura nëpër fabrika). Ky problem bëhet
akoma më i rëndësishëm pasi punëtorët kanë
vështirësi në marrjen e kujdesit të përshtashëm
shëndetësor (zakonisht këto puntorë janë të
detyruar që të mbulojnë të gjitha shpenzimet
mjekësore nga xhepi i tyre). Në shumë raste,
leja e lindjes nuk është e paguar dhe gratë
largohen nga puna e tyre pa marrë përfitimet që
ata kanë të drejtë në përputhje me Kodin e
Punës. Përveç kësaj, Ligji për Sigurinë dhe
Shëndetin në punë të miratuar ne vitin 2008 i
mungojnë ende 6 nga 9 Vendimet e Këshillit të
Ministrave të nevojshëm për rregullimin e
zbatimit të plotë tëe këtij ligji.
Gjithashtu, sistemi i pensioneve në Shqipëri nuk
garanton mbrojtje sociale për të njëjtat arsye siç
përshkruhet më sipër3. Për më tepër, mbulimi i
sistemit të pensioneve është shumë i ulët në
krahasim me standardet e BE. Kjo zvogëlon
iniciativën për të kërkuar një punë të rregullt
(EC, 2010, p.85). Përfitimet e marra janë
zvogëluar edhe nga inflacioni i lartë i cili ka çuar
në zhvlerësimin e vlerës reale. Në qoftë se
situata nuk përmirësohet duke rritur pensionet
në proporcion me kontributet dhe nevojat,
informaliteti do të vazhdojë të mbetet i lartë.
Gjithashtu sektori është i varur nga ecuria,
tendencat dhe konkurrencës së vendeve te tjera.
Për shkak të konkurrencës globale firmat janë
duke u larguar nga vendi, duke ndërprerë
kontratat dhe duke larguar puntorët, pa
3 Kontributet e paguara dhe benefitet e marra kane krijuar
nje incentive per shmangije.
përmbushjen e detyrimeve monetare të
vendosura në kontratën e punës. Instrumentet
ekzistuese ligjore në dispozicion të punëtorëve
në rast të shkeljes së të drejtave të tyre janë të
kufizuara. Për këtë arsye, formimi dhe zbatimi i
dispozitave të Kodit te Punës në lidhje me
themelimin e Gjykatës së Punës është një
çështje që duhet të theksohet më shumë, jo
vetëm nga ana e sindikatave, por edhe nga
aktorë të tjerë të përfshirë në promovimin e
Axhendës së Punës së Denjë në Shqipëri.
9 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
4. Sindikatat
Dialogu social është një nga shtyllat qëndrore të
Axhendës së Punës së Denjë. Në disa vende
dialogu social ka qenë i vështirë për ty zhvilluar,
për tu pranuar dhe për tu kuptuar sepse ai
influencohet nga e kaluara politike, sociale,
ligjore dhe kulturore e vendit. Sindikatat kanë një
rol kyç në promovimin e dialogut social, duke
qenë se ata janë të lidhura direkt me kushtet e
punës dhe me mbrojtjen e të drejtave të
punëtorëve.
Në Shqipëri, dialogu social në nivel ndërmarrje
është më pak i zhvilluar pasi si organizatat e
punëdhënësve dhe ato të punëmarresve nuk
janë të organizuara mirë. Kjo është veçanërisht
e vërtetë në industrinë e veshjeve dhe
këpucëve, në të cilën ndodhen 5 organizata
punëdhënësish dhe ky është shumë e vështirë
për të sjellë të gjithë partnerët së bashku. Në
nivel kombëtar, dialogun social është i rregulluar
nga Këshilli Kombëtar i Punës, por sindikatat
kanë pasur shumë vëretje në lidhje me
mbledhjet e këtij këshilli, me pikat e axhendës
dhe vendimet e tij duke përmendur shpesh herë
se ato janë fiktive. Kjo tregon një mospërfillje të
sindikatave e cila rezulton në një dialog social
shumë të kufizuar në Shqipëri.
Në shumë raste, përfaqësuesit e punëdhënësve
kanë akuzuar vetë sindikatat, për mos
organizimin e tyre në këtë sektor (gjatë një
takimi të organizuar nga ILO) për shkak të
problemeve të tyre të brendshme. Por në
Shqipëri sindikatat janë ende jo shume të forta
dhe mungesa e tyre në shumë fabrika
kontribuon në nivele të ulta në përmbushjen e
objektivave të Punes së Denjë në sektorin e
fasoneve. Liria e organizimit dhe e drejta e
marrëveshjeve kolektive janë të përcaktuara në
konventat e ILO-s numër 87 dhe 98 të ratifikuara
nga Shqipëria dhe të parashikuara me ligj në
Kodin e Punës. Pavarësisht ekzistences së
kësaj bazë ligjore, ndërmarrjet janë ende shumë
armiqësore ndaj sindikatave të cilat bëjnë
përpjekeje për të forcuar pozicionin e tyre dhe
ato e shohin këtë të fundit si një pengesë për
menaxhimin e lirshëm të marrëdhënieve me
punëtorët. Për shembull, duke qenë një biznes i
bazuar në lëndën e parë të importuar,
punëdhenesit i druhen edhe aleancave të
mundëshme midis sindikatave në Shqiperi dhe
atyre të vendeve nga vjen lenda e parë, duke ju
trembur konsolidimit të lojtarëve vendas.
Punëdhënësit gjithashtu përpiqen të shmangin
marrëveshjet kolektive sepse këto të fundit
gatantojnë një zbatim më të mirë të detyrimeve
ligjore sesa kontratat individuale. Numri i
fabrikave të cilat përdorin marrëveshje kolektive
në këtë sektor është rreth 100 nga 540 fabrika
që janë gjithsej e cila tregon gjithashtu se niveli i
sindikalizimit është shumë i ulët në sektorin e
fasonëve. Një tjetër çështje që dy organizatat
sindikale raportojnë është gjykimi i çështjeve që
lidhen me shkeljen e të drejtave të punëtorëve
nga gjykatat civile. Gjykimi i tyre është shumë i
ngadaltë dhe ky proçes mund të zgjasë deri në
tre vjet për shkak të mbingarkesës së këtyre
gjykatave.
Nga informacionet e marra prane sindikatave,
rezultojne te anetaresuar prane tyre ne sektoret
e fasoneve, rreth 20 mije anetare. Kjo shifer
duhet konsideruar me shume rezerva sepse per
te arritur tek shifra reale e te anetaresuarve,
duhet qe numrit total te te anetaresuarve t’i
zbresim numrin e anetareve qe sindikatat
rendom i quajne “anetare virtuale”. Keta jane
anetare qe nuk paguajne kuotizacionet e
anetaresimit ne organizate, por qe sindikatat i
numerojne si te mireqene. Sipas te dhenave
konfidenciale numri i te anetaresuarve reale
eshte rreth 9,000-10,000 anetare, pra as sa 1/10
e fuqise punetore te ketij sektori.Anterate e
sindukatave jane perqendruar kryesisht ne
ndermarrjet e medha te cilat kane nje number te
konsiderueshem punetoresh.
Në ndërrmarjet në të cilat sindikatat janë të
pranishëm, punëtorët tregojnë se ka pasur një
ndikim pozitiv mbi kushtet e tyre të punës.
Përveç kësaj, në këto ndërmarrje, dialogu social
ka qenë i suksesshëm dhe funksional, dhe
10 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
marrëveshja kolektive është nënshkruar duke
përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës, duke
ndihmuar në rritjen e të ardhurave dhe duke
garantuar një mbrojtje më të mirë sociale.
Megjithatë, për shkak të kërcënimeve për
pushim nga puna dhe pushimeve reale të
realizuara, përpjekjet për të rritur anëtarësimin e
puntorëve në sektorin e tekstileve dhe këpucëve
ka prodhuar pak rezultate. Për të përmirësuar
situatën, sindikatat kanë përdorur një lloj tjetër
strategjie. Për t’u futur nëpër ndërmarrje, ato
janë përpjekur për të bërë një lloj marrëveshje
paraprake me pronarët nëpërmjet njohjeve të
ndërsjellta (ndërmjetësve), por kjo ka rezultuar
me një lloj varësie totale të organizatës
sindikale. Si pasojë, vetë organizatat sindikale
nuk janë në gjendje të mbrojnë ashtu sic duhet
të drejtat dhe liritë e anëtarëve të tyre dhe të
punëtorëve në tërësi. Gjithashtu kjo lloj varësie
çon në krijimin e një opinioni publik negativ si
pjesë e aferave korruptive duke ulur kredibilitetin
e tyre.
Gjithashtu duhet vënë në dukje se dy partitë
politike në vend kanë një ndikim shumë të fortë
në sindikata, duke formuar një lloj varësie midis
tyre. Si rezultat i polarizimin te situatës politike
në Shqipëri, marrëdhëniet midis dy sindikatave
BSPSH dhe KSSH është përkeqësuar dhe
mosmarrëveshjet e tyre kanë rrezikuar seriozisht
sindikalizimin në tërësi duke copëzuar dhe
dobësaur sindikatat, dhe duke penguar zhvillim
e partneritetit social në vend. Përveç kësaj,
brenda sindikatave, janë vënë re disa
marrëdhënie klanore te cilat nuk mund të
konsiderohen ndryshe përveçse forma të
përfaqësimit të interesave të ngushta. Këta
faktorë kanë sjellë një përkeqësim të imazhit të
sindikatave në shoqëri. Në fakt, anketat
konfirmojnë se publiku nuk i percepton sindikatat
si aktorë të aftë për të gjeneruar përfitime
sociale. Në fakt, ka një refuzim të plotë të rolit
dhe misionit te tyre (deri në sjellje anti-
sindikaliste në disa sektorë privat).
11 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
5. Te Drejtat e Grave
Një nga tiparet më të rëndësishme të pabarazisë
gjinore është punësimi i grave dhe përqëndrimi i
tyre në sektorë ku kërkohet kualifikim i ulët. Në
2009 sektori i këpucëve dhe tekstileve në
Shqipëri ka punësuar rreth 23,7%4 të totalit të
femrave të punësuara në shkallë vendi. Puna e
grave në këtë sektor sjell të ardhura të ulta duke
krijuar një hendek në cilësinë e punësimit midis
burrave dhe grave. Kjo pabarazi gjinore në
tregun e punës është përforcuar edhe nga
simbolet dhe imazhet që ekzistojnë në shoqëri
dhe tek pronarët e fabrikave që gratë dhe vajzat
janë forca puntore të duhura për të punuar nëpër
fabrika sepse ato përfaqësojnë simbolin e
bindjes dhe të nënshtrimit. Për më tëpër fabrikat
janë konsideruar si një vend i sigurtë për gra dhe
vajza të reja pavarsisht kushteve të vështira të
punës. Këto norma sociale ekonomike të cilat
tregojnë se çfarë është e përshtashme dhe çfarë
jo jane duke i privuar grate dhe vajzat te
vazhdojne shkollimin e tyre në shkollat
nëntëvjecare, të mesme dhe nëe të lartë.
Në grafikun 5 të paraqitur mëposht tregohet
shkalla e punësimit të femrave sipas nivelit
arsimor. Në bazë të të dhënave, vihet re se
vetëm 72,2% e femrave që kanë mbaruar
shkollën e lartë dhe 46,8% e tyre pa këtë arsim,
janë të punësuara. Pra në Shqipëëi edukimi i
gruas është lidhur drejtpërdrejtë me gjenden e
saj ekonomike dhe ai ofron mundësi më të larta
për të gjetur punë. Në vrojtimin e meshkujve kjo
disbalance nuk shfaqet. Për më tepër, të dhënat
tregojnë që femrat e pa kualifikuara në Shqipëri
kanë vështirësi të madhe për të gjetur vende
pune. Për më tepër hendeku gjinor i pagesës
është shumë i lartë kur niveli i edukimit është i
ulët dhe diskriminimi në tregun e punës është
edhe më i lartë (Miluka& Groën, 2010). Arsye të
tjera të këtij hendeku janë segmentizimi në
vendin e punës, eksperienca dhe kujdesi për
4 Ne 2009 shkalla e punësimit të grave ishte 43% dhe numri
total i të punësuarve ishte 899 273. Nga kjo mund të nxjerrim që 386 687 gra janë te punësuara në 2009. Industria e fasoneve ka punësuar rreth 91 700 gra e cila përfaqëson rreth 23,7 % të të gjitha grave të punësuara.
fëmijët. Megjithëse ka një mungesë të theksuar
të statisktikave për të llogaritur hendekun e
pagave midis burrave dhe grave për çdo sektor
në Shqipëri, në sektorin privat jo buqësor është
përllogaritur që vetëm 17% femra kanë
pozicione drejtuese (SRC & INSTAT, p.10). Ky
është një rezultat i mundësive të ulta për tu
edukuar.
Grafiku 5: Shkalla e Punësimit dhe niveli arsimor, Femrat
2008 Burimi: AFP:INSTAT,2008
Në veçanti tranzicioni ka influencuar negativisht
statusin ekonomik të grave dhe ka zvogëluar
mundësitë e tyre për të gjetur vende pune në
sektorë të tjerë të ekonomisë. Ky pozicion i
dobët përballë punëdhenësve ka nënkuptuar që
gratë nuk janë gati të ngrejnë asnjë pretendim
për kushte pune më të mira, sigurime shoqërore,
ose rritje page etj.
12 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
6. Rasti Studimor: Realiteti Në Një Fabrikë Këpucësh
Kjo pjese e studimit eshte bazuar ne raste
konkrete te punetoreve ne nje dege e
decentralizuar e nje tjeter fabrike meme ne Itali.
Aktualisht kjo fabrike numeron rreth 1,300 te
punesuar nga te cilet vetem rreth 150 punonjes
jane burra, pjesa tjeter pra rreth 90% jane gra
dhe vajza. Paga minimale (bruto) qe nje
punetore i thjeshte merr ne kete fabrike eshte
22,000 Leke ne muaj. Paga ndryshon ne varesi
te pozicionit te punes. Gjithsesi punetori i
intervistuar shprehet se kjo page eshte me te
vertete qesharake dhe mese e pamundur per te
plotesuar nevojat e jeteses. Ne fillimet e
aktivitetit te saj, nje grup punetoresh tentuan te
organizonin nga brenda ngritjen e sindikates.
Per te parandaluar kete, punetoret u promovuan
me ngritje ne detyre deri ne pregjegjeses reparti,
qe ne vlere ekonomike do te thoshte paga
shume me te larta. Por edhe ne vitet qe pasuan
nuk u be asnje perpjekje as nga brenda por as
edhe nga jashte nga ana e organizatave
sindikale per te qene prezente ne fabrike. Nje i
intervistuari tregon se eshte i punesuar prej rreth
10 vitesh dhe kontrata individuale qe ai ka
firmosur qe ne fillim te marredhenies nuk ka
ndryshuar ne termat e saj permbajtesor. Madje
ai nuk eshte i sigurte nese ajo kontrate eshte e
vlefshme edhe ne momentin e intervistes.
Ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune, ne
pamje te pare duket sikur kjo fabrike ka siguruar
diçka, por po te hysh ne brendesi te çeshtjeve te
sigurise, dalin ne pah shume probleme. Fabrika
ka siguruar prezencen e dy mjekeve te cilet jane
te punesuar part-time, vetem ne dy turnet e para
vetem me nga dy ore per secilin turn. Ne turnin e
trete nuk ka sherbim mjekesor. Anazilat
periodike jane kerkuar per te pare sasine e
helmeve ne gjak, dhe rezultatet kane dale
problematike ku punetore kane rezultuar me
anomali ne gjak madje edhe me leuçemi per
shkak te substanca kancerogjene. Pavaresisht
kesja gjendje , e vetmja nderhyrje e bere per te
permisuar gjendjen e punes eshte zvendesimi i
sistemit te ventilimit me nje me te madh.
Ne kete fabrike ka nje person te ngarkuar
posaçerisht me rregullat e sigurimit teknik dhe
shendetesor. Gjithsesi, ne shume raste ekziston
nje neglizhence nga ana punetoreve per
perdorimin e mjeteve ndihmese siç jane maska,
kufjet ndaj zhurmave te larta apo dorezat sepse
ato nuk ajne te informuar sic duhet rreth riskut
qe ekziston. Here pas here, fabrike eshte
kontrolluar nga ente shteterore siç eshte enti i
Shendetit Publik, i cili edhe pse ka evidentuar
probleme, nuk ka marre asnje mase
ndeshkimore per shkak te korrupsionit.
Persa i perket barazise se pages se grave me
ate te burrave, ne kete fabrike nuk ka ndonje
rast specifik i cili mund te permendet. Ajo qe
vlen te permendet, eshte se here pas here ka
patur raste te ngacmimeve seksuale ne pune.
Ne disa raste, drejtuesit e larte te fabrikes kane
vepruar duke marre masa me pushim nga puna
te personave pergjegjes, por ka ndodhur qe
edhe i kane anashkaluar ato. Megjithate raste te
denoncuara publikisht apo prane organeve
kompetente nuk ka patur dhe gjithmone eshte
tentuar te zgjidhen nepermjet rrugeve te tjera.
Prej disa vitesh kjo fabrike nuk puneson me
vajza nen moshen e lejuar per pune, kjo si
pasoje e shtrengimeve dhe masave ligjore te
ndermarra nga shteti. Aktualisht ne kete fabrike
mosha me e re eshte 18 vjeç, dhe me e madhe
eshte ne prag pensioni.
Kjo fabrike Fillimisht kjo fabrike numeronte rreth
150 punetore ku shumica e tyre dominohesh
nga punetore gra dhe vajza. Ketu vlen te
permendet se nje pjese e punetoreve te reja
ishin nen moshen e lejuar per pune. Rrogat
mesatare, duke ju referuar asaj kohe ishin rreth
6,000 – 7,000 Lek. Diçka qe bie ne sy qe ne
fillim te aktivitetit te kesaj fabrike eshte se te
gjithe punetoret qe punonin aty, ishin te
regjistruar ne menyre te rregullt dhe u
paguheshin sigurimet shoqerore dhe
shendetesore gje qe vazhdon ende edhe sot.
13 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
7. Konkluzione dhe Rekomandime
Pavarësisht strategjive të ndryshme të lançuara
në lidhje me parimet dhe të drejtat themelore në
punë, me promovimin e punësimit dhe
mundësive të barabarta per të ardhurat për
burrat dhe gratë, me shtrirjen e mbrojtjes sociale
dhe me promovimin e dialogut social, të cilat
janë shtyllat kryesore të Punës së Denjë të
promovuara nga Organizata Ndërkombëtare e
Punes (ILO), realizimi i këtyre parimeve mbetet
ende i vështire. Sic u paraqit gjatë studimit,
punëtoret në këtë industri:
- Përballen me pagesë të ulët
- Punojnë në kushte të vështira
- Kanë nevojë për sigurime shoqërore të
përshtatshme
- Kanë nevojë për përfaqesim të fortë
- Janë shumë shpesh të pa regjistruar
Duke e formuluar ndryshe, ky rast studimor
identifikon deficite të shumta në respektimin
objektiv të punes së denjë në sektorin e
tekstileve dhe të këpuceve e cila mund dhe
duhet të trajtohet në bashkëpunim me aktorët e
ndryshëm. Në pjesën qe vijon është bërë një
përmbledhje e konkluzioneve dhe janë
propozuar një seri rekomandimesh.
Karakteristikat e Sindikatave në Shqipëri
Në përgjithësi, ky studim tregoi se sindikatat
janë shumë të fragmentuara dhe të pafuqishme
dhe si rrjedhojë kjo pengon mundësinë për të
pasur një përfaqësim të fortë të punonjësve. Nuk
kanë munguar mundësite për bashkëpunim
midis tyre - për shëmbull, gjatë hartimit të
kërkesave të përbashkëta ne fushën politike,
ekonomike dhe sociale, për promovimin e një
dialogu social tripalësh funksional në nivel
kombëtar dhe pozicionimi i përbashkët i
shoqatave përkatese të degëve për negociatat
e marrëveshjeve kolektive. Por ky bashkëpunim
është bërë për të siguruar mbulimin e medias
dhe në kuadrin e mbulimeve mediatike,
ndërsa në praktikë bashkëpunimi asnjëherë
nuk është arritur për shkak të lidhjeve të ngushta
ose varësisë së tyre tek dy partitë e mëdha
politike në vend. Mospërputhja e pikëpamjeve
konceptuale dhe politike mes dy sindikatave
ka penguar jo vetëm bashkëpunimin në rrafsh
konfederatash, por edhe midis organizatave të
tyre më të vogla të bazës. Si rezultat, dialogu
social është përkeqësuar si në nivel
ndërmarrjesh ashtu edhe në nivel kombëtar.
Një pike kyce është krijimi i marëdhënieve solide
dhe konkrete me punëtorët duke rritur
pjesëmarrjen e tyre në të gjithë strukturat e
sindikatave dhe në procesin e vendimarrjes.
Aktivitete të vecanta, si ofrimi i opinioneve
juridike puntorëve, duhet të ndërmerren në
ndërmarrje ku kontakti me punëtorët është
mohuar. Gjithashtu është i rëndësishëm forcimi i
të gjitha formave të asocimit në sindikatë të të
rinjve dhe grave nëpërmjet programeve të
përshtatshme. Në të njëjtën kohë sindikatat
duhet të zhvillojnë aktivitete të veçanta me
qëllim rritjen e pjesëmarrjes së punëtorëve në
jetën sociale.Për të demonstruar rëndësinë e
tyre për publikun, ata duhet të shkojnë përtej
funksionit të tyre kryesor në kuadër të
negociatave kolektive dhe të merren me tema të
gjëra. Në ditët e sotme, kjo është mjaft e
vështirë për shkak se sindikatat nuk kanë
kapacitete si rrjedhojë të mungesës së
personelit të përshtatshëm (p.sh. një staf i
kualifikuar është i vështirë për t’u mbajtur për
shkak të kostos së lartë) dhe për shkak të
mungesës së burimeve financiare për të kryer
kërkime, të cilat mund të ndihmonin në zhvillimin
e strategjive të caktuara.
Së fundi, sindikata duhet të vazhdojë të
mbështesë formimin e marrëveshjeve kolektive
në nivel sektorial5 e cila do të garantojë kushte
në punë dhe shpërblime të krahasueshme për
punë të njëjta dhe ato duhet të vazhdojnë të
kërkojnë ndryshimin e metejshëm në Kodin e
5 Sindikatat mbeshtesin me force unifikimin e kontratave
kolektive dhe pagave minimale sipas profesioneve, per pasoje dhe gjithe ndryshimet e nevojshme ne kodin e punes.
14 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Punës në lidhje me pagën minimale. Kjo do të
ndihmojë në rritjen e njohjes rreth rolit dhe
legjitimitetit të sindikatave dhe kjo mund të
ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve të
vërteta industriale në Shqipëri. Kjo gjithashtu do
të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjatë të
sindikatave.
Sindikatat dhe lidhjet e tyre të jashtme
Në një vend me një shkallë papunësie të lartë,
ku informaliteti në ekonomi është cështje e
vazhdueshme, ku administrata shtetërore
kontrollon ecurinë e ekonomisë dhe dialogut
social dhe ku shoqëria civile është e pazhvilluar,
sindikatat duhet të kishin pozicionuar vetëveten
si aktori kyc në cështje që lidhen drejtëpërdrejtë
ose jo me gjëndjen e punëtoreve. Në fakt, vetëm
një bashkëpunim real i të gjithë aktorëve,
(institucioneve shtetërore, sindikatave,
organizatave të punëdhënesve, OJF-ve të
interesit, mediave etj) mund të bëjnë të mundur
fuqizimin e strategjive për ta sjellë Punën e
Denjë jo vetëm në brëndësi të sektorit të
fasoneve, por edhe në çdo sektor tjetër në
Shqipëri.
Përsa i përket bashkëpunimit të Sindikatave me
Shoqerinë Civile, duhet thënë se është thuajse
inekzistente. Kjo vjen si pasojë e mungesës së
kapaciteteve dhe dëshirës të sindikatave për t’u
angazhuar në bashkëpunim me OJF-të e
ndryshme dhe për të shkëmbyer praktika dhe
eksperienca të mira. Për një kohë të gjatë,
sindikatat kanë privuar aktorë të tjerë që të
influencojnë sadopak në aspektet e Punës së
Denjë duke krijuar një formë monopoli për cdo
lloj cështje që ka të bëjë me mbrojtjen e
punëtoreve. Nga ana tjetër shoqëria civile nuk
ka treguar ndonjë interes të larte në lidhje me
cështjen e agendës së Punës së Denjë përvec
implementimit të disa projekteve mbi punën
informale, shfrytëzimin e punës së grave,
pagave të ulta, punën e rënde të vajzave te reja.
Sipas sindikatave, media i ka portretizuar
negativisht sindikatat. Në shumë raste nuk
e theksojnë esencën e problemit që ato ngrejnë
ose thjesht i transmetojnë këto lajme gjatë
orareve me pak shikueshmeri. Edhe pse
marrëdhënia është e pazhvilluar, diskutimi
tregon se komunikimi duhet të ërmirësohet duke
përdorur mjete të ndryshme të tilla si
fletëpalosje, postera dhe faqet e internetit. Për
më tepër, sindikatat duhet të përpiqen për të
zhvilluar një strategji e cila do t’i ndihmojë
sindikatat për të përmirësuar marrëdhëniet e
tyre të përgjithshme me mediat. Për shembull
një strategji konkrete për të tërhequr mediat e
fuqishme mund të zhvillohet në bashkëpunim të
ngushtë me shoqërine civile, me grupet e
interesit, me organizatat e punëdhënësve dhe
institucionet shtetërore.
Një hallkë e rëndësishme e cila duhet
medoemos të konsolidohet është bashkëpunimi i
organizatave sindikale me organizatat e
punëdhënësve për të forcuar dialogun dypalësh.
Pavarësisht faktit se disa organizata
punëmarrësish kanë kapacitete më të mëdha,
ato janë po aq të copëzuara dhe jo
bashkëpunuese me njëra-tjetrën ashtu si edhe
organizatat sindikale. Gjithsesi, një bashkëpunim
i frytshëm mes këtyre aktorëve do të sillte
përmiresim të situatës së fabrikave dhe
punëtorëve në këtë sektor dhe me mundësi për
zhvillimin e marrëdhenieve industriale ne vend.
Rekomandimet për Sindikatat
Tarifa e paguar nga punëtorët për sindikatat
nuk duhet të mblidhen vetëm përmes
punëdhënësit, por sindikatat duhet të
përfshihen në këtë proces. Më tej, sindikatat
duhet t’u mundësojnë punëtorëve për të
marrë pjesë në të gjitha nivelet e organizimit
të sindikatave në mënyrë që të rrisin nivelin
e brendshëm të demokracisë.
Fokusi i dialogut social dhe marrëveshjet
kolektive nuk duhet të jenë vetëm në lidhje
me rritjen e pagës por edhe për reduktimin e
kohës së punës jashtë orarit dhe në
përmirësimin e kushteve të punës.
Strategjitë duhet të formulohen në
bashkëpunim me aktorë të tjerë si media,
shoqëria civile, institute kërkimore dhe
15 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
universitete. Ky bashkëpunim mund të
ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të
sindikatave.
Për të përmirësuar imazhin e tyre në
opinionin e publikut, sindikatat duhet të
përpiqen të organizojnë rregullisht" jour fixe"
(p.sh. çdo tre muaj) ku të përfshihen së
bashku KSSH dhe BSPSH. Në këto
evenimente, duhet të paraqitet puna e tyre
në çështjet me interes të gjërë të publikut
(duke përfshirë edhe të drejtat e femrave),
duke treguar vlerën e tyre. Përveç kësaj do
të ishte e dobishme të organizohen aktivitete
të ndryshme për të rritur informacionin e
publiku te gjerë, që rrisin vetëdijen, sidomos
kur bëhet fjalë për punëtorët dhe të drejtat e
tyre.
Për të rritur rolin e gruas në shoqëri (në
drejtim të pavarësisë së tyre ekonomike,
marrjen pjesë në vendimarrje dhe rritjen e
pjesëmarrjes së tyre) do të ishte shumë e
dëshirueshme nëse sindikatat dhe
organizatat jo-qeveritare, te cilat punojnë për
të drejtat e grave, do të ndanin më shumë
eksperiencën dhe ekspertizën me njëra-
tjetrën, duke bashkëpunuar më shumë.
Sindikatat duhet të kërkojnë zbatimin e
dispozitave të veçanta për krijimin e
Gjykatave të Punës siç përcaktohet në
Kodin e Punës.
Rekomandime për Qeverinë Shqiptare
Së pari, Qeveria duhet të ndryshojë
perceptimin e saj se sindikatat janë aktorë të
parëndësishëm dhe se ato mund të jenë
lehtësisht të anashkalueshëm. Për të arritur
këtë, Qeveria duhet të promovojë dhe
mbështesë rolin e sindikatave si partnerë
duke i dhënë përgjegjësi sindikatave për
çështje që prekin direkt ose indirekt interesat
e punëtorëve. Përveç kësaj, qeveria duhet
të luajë një rol aktiv në mbrojtjen e
sindikatave nga abuzimet e organizatave të
punëdhënësve.
Së dyti, ajo duhet të zvogëlojë numrin
minimal të punonjësve të nevojshëm për të
formuar një organizatë bazë brenda një
kompanie, nën 20 punetorë, duke ndryshuar
Kodin e Punës. Kjo do të rrisë përfaqësimin
e punonjësve në ndërmarrjet e vogla.
Se treti, përveç kësaj, sipas sindikatave,
drafti përfundimtar për ndryshimin e Kodit të
Punës të Republikes së Shqipërisë duhet të
rishikohet me qëllim që të pengojë largimin
e padrejtë nga puna të punëtorëve. Barra e
provës duhet të jetë përgjegjësi e
punëdhënësit dhe jo e punëtorëve. Më tej,
duhet të futet një dispozitë e cila do të
rimarrë në punë punonjësit e mëparshëm në
rastet e shkarkimit të padrejtë nga puna.
Gjithashtu, nenet 141 dhe 143 duhet të
përfshijnë një dispozitë shtesë sipas së cilës
punëdhënësi është i detyruar të japë një
shpjegim të arsyetuar për shkarkimin nga
puna - edhe në rastin kur është respektuar
periudha e njoftimit sipas ligjit përkates.
Së katërti, Qeveria duhet të krijojë Gjykatën
e Punës siç përcaktohet në Kodin e Punës
të Republikes së Shqipërisë prej vitit 2003
dhe Qeveria duhet të sigurojë funksionimin
efikas të Gjykatave të arbitrazhit që
shqyrtojnë cështje me shkelje të të drejtave
sindikale.
Së pesti, është i rëndësishëm themelimi i
Këshillit Ekonomik dhe Social si një organ i
pavarur konsultativ, si një forum për të
promovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile
në jetën ekonomike dhe sociale dhe për të
zhvilluar dialogun civil në vënd.
Së gjashti, në lidhje me votat e Këshillit
Kombëtar të Punës duhet të bëhet një
ndryshim i rëndësishëm duke i dhënë dy
konfederatave sindikale fuqinë e vetos. Kjo
do të parandalojë që vendimet të cilat
ndikojnë drejtpërdrejtë tek të drejtat e
punëtorëve të merren pa patur mundësinë e
sindikatave për të ndërhyrë.
16 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Lidhur me këtë, qeveria nuk duhet të kalojë
asnjë ligj që ndikon tek të drejtat e
punëtorëve pa u konsultuar me Këshillin
Kombëtar të Punës. Përveç kësaj, qeveria
nuk duhet të ndryshojë ose të përgatisë ligje
pa diskutuar draftin së pari me të gjitha palët
e interesit, sidomos me sindikatat si
përfaqësues ligjor të punëtoreve. Ky
rekomandim është si rezultat i problemeve
ligjore të identifikuara në Ligjin për Shoqëritë
Tregtare dhe Tregtisë, sidomos në lidhje me
nenet 19, 20 dhe 21 që përcaktojnë
funksionimin dhe përgjegjësitë e Këshillit të
punëdhënësit. Ky ligj nuk është diskutuar
asnjëherë në Këshillin Kombëtar të Punës.
Me pak fjalë, kjo duhet të bëhet një praktikë
e zakonshme që institucionet shtetërore të
konsultohen me sindikatat për projektligjet
para se të dërgohen për miratim në
parlament.
Së shtati, bashkëpunimi midis institucioneve
që veprojnë në fushën e sigurisë dhe
shëndetit në punë duhet të përkrahen më
tepër në mënyrë që të krijohet një sistem për
shkëmbimin e informacionit.
Së teti, inspektoriatet e shtetit duhet të
forcohen duke siguruar kushte më të mira
në punë, duke rritur bashkëpunimin e tyre
me autoritetet e tjera, duke siguruar trajnim
adekuat si dhe duke realizuar menaxhime
efektive dhe organizime strukturore të tyre.
Për të luftuar rrjedhjen e vazhdueshme të
informacionit (në industrinë e fasoneve
pronarët e fabrikave janë të informuar
paraprakisht për mbërritjen e inspektorëve
atë dite), një metodë e pune e re duhet të
përcaktohet.
Përveç kësaj, Këshilli i Ministrave duhet të
nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur VKM-
të që rregullojnë zbatimin e ligjit për
inspektoriatin e punës dhe ligjin për sigurinë
dhe shëndetin në punë.
Së fundmi, Qeveria Shqiptare duhet të
mbështesë grumbullimin e të dhënave sipas
moshës dhe gjinisë në mënyrë që të
përllogaritet hendeku gjinor në pagesa, duke
shfaqur më mirë pabarazinë gjinore në
tregun shqiptar të punës. Për këtë qëllim,
duhet të krijohet nga Instituti i Statistikave
(INSTAT) një bazë të dhënash, që do të
ndihmojnë në identifikimin e faktorëve që
shkaktojnë formimin e këtij hendeku dhe që
do të ndihmojë në formulimin e politikave më
të përshtatshme për parandalimin e këtij lloj
diskriminimi. Për më tepër, qeveria duhet të
përmirësojë sistemin e informacionit për
shpërndarjen e statistikave zyrtare, sepse
përditësimi i rregullt mund të jetë një
instrument i rëndësishëm për të përmirësuar
deficitin e tregut të punës.
Bashkimi Evropian
Integrimi i ardhshëm i Shqipërisë në
Bashkimin Evropian nuk do të arrihet pa
përmbushjen e standarteve sociale dhe
ekonomike të BE. Për të arritur këtë qëllim
dhe për të përmbushur objektivat e Punës
së Denjë, aktorët e BE-së duhet të kenë
vëmendje të vazhdueshme për politikat që
synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
në Shqipëri.
Duke implementuar për herë të parë
projektin me titull “Rrjeti Ballkanik i Punës së
Denje”, përvojat si dhe eksperiencat që janë
ndarë midis sindikatave dhe shoqërive civile
siç janë OJF-të si dhe instituteve kërkimore
për çështjet qe lidhen me sektorin e
fasoneve. BE-ja duhet të vazhdojë nxitjen e
partneriteve të ngjashme socio-ekonomike
nëpërmjet kërkimeve dhe monitorimeve të
përbashkëta, nëpërmjet bashkëpunimit
midis ogranizatave joqeveritare dhe
sindikatave si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes
në dialogun social.
Përveç kësaj, Civil Soceity Facility i BE-së
duhet të promovojë krijimin e observatorëve
sociale të përbërë prej organizatave
joqeveritare, grupe ekspertësh dhe partnerë
socialë që do të monitorojnë zbatimin e
politikave ndërkombëtare.
17 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Më tej, BE-ja duhet të sigurojë më shumë
ndihmë teknike dhe financiare për të
mbështetur zbatimin e Axhendës së Punës
së Denjë, si mund të jetë ndihma për
ngritjen e kapaciteteve të inspektoriatit të
punës.
Përveç kësaj, BE-ja mund të ndihmojë në
formimin e Këshillit Ekonomik dhe Social
duke ndarë praktikat më të mira dhe
përvojat nga vendet anëtare dhe shtytje për
themelimin e Gjykatës së Punës dhe të
gjykatave të veçanta të arbitrazhit.
Në rastin e Shqipërisë, një dialog i mirëfilltë
dhe konstruktiv në nivel kombëtar duhet të
përkrahet nga BE-ja, si e vetmja qasje
kuptimplotë drejt progresit të përgjithshëm
në vend, duke përfshirë realizimin e
Axhendës së Punës së Denjë.
18 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Referencat Albanian Center For International Trade &Open Society Foundation of Albania, (2010), Social
Dimensions of the global crisis in Albania: The fason Industry as a case study,pp.1-24.
A Comparative Analysis of Labour Market Development During Transition in Central and East European
Countries, with a Focus on Albania,
http://siteresources.worldbank.org/ALBANIAEXTN/Resources/AGjipali_A_Comparative_Analysis_Labor_
Market_Development_During_Transition_Central_East_Europe_Countries_focus_Albania.pdf
Barrett,K.N. (2007) , Gender Dimensions of the Albanian Labor Market: A study of Existing Information.
Gaps and Needs, USAID,pp.1-40.
Dhoma Kombetare e Prodhuesve te Veshjeve dhe Kepuceve. Fasoni dhe qeverite (prezantim i Dhomes
Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve dhe Kepuceve ne Keshillin Kombetar te Punes Korrik 2010)
European Commission, Directorate-General for Economic and Financial Affairs and the Vienna Institute
for International Economic Studies (2008): Adjustment capacity of labour markets of the Western Balkan
countries (Countries studies, Volume II), Economic Papers 346, November 2008
European Commission (2010): Commission Opinion on Albania’s application for membership of the
European Union (Commission Staff Working Document) Brussels, 9 November 2010, SEC (2010) 1335
Eurostat, 2011,Candidate and Potential Candidate Countries: Population and Social Conditions, 2011
edition,KS-30-10-627-EN-C, available at http://epp.eurostat.ec.europa.eu/cache/ITY_OFFPUB/KS-30-10-
627/EN/KS-30-10-627-EN.PDF (retrieved on 10 July 2011).
Gender Alliance for Development Center & Albanian Women Empowerment network, (June 2010),
Shadow Report on the Implementation of the CEDAW Convention in Albania.
International Labour Office, Decent Work Country Programme Albania 2008-2010, available at
http://www.ilo.org/public/english/bureau/program/dwcp/download/albania.pdf
ILO, Labour Administration and Inpection Programme, Labour Inspection Data, Set, available at
http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_dialogue/---
lab_admin/documents/resourcelist/wcms_141485.pdf
International Monetary Fund, “Albania-2010 Article IV Consultation, Preliminary Conclusions of the
Mission”, 10 March 2010, available at http://www.imf.org/external/np/ms/2010/031010.htm ( retrieved on
14.06.2011).
INSTAT(2009), Rezultat e Forces se Punes ne 2009, Available at
http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/Rezultate%20AFP%202009.pdf
INSTAT(2009),Women and Men in Albania, pp.1-35 available at
http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/publikime/2010/Femra%20e%20meshkuj%202008.pdf
INSTAT(2010), Tregu i Punes 2008,INSTAT,pp.1-38.
http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/publikime/2010/Tregu%20i%20Punes%202008.pdf
INSTAT(2010), Treguesit Ekonomikë: Tregtia e Jashtme ,Tabelat, available at http://www.instat.gov.al/
INSTAT(2011),FORCAT E PUNËS TREMUJORI I DYTË 2011, available at http://www.instat.gov.al/
Kohl,H., “Social Dialogue, workers’ rights and freedom of Association in the Western Balkans: A survey
after a first round of empirical research”, Berlin: Fried rich Ebert Stiftung, Shtator 2009.
Kohl,H., “Freedom of association ,employees’ rights and social dialogue in Central and Eastern Europe
and the Western Balkans”, Berlin: Fried rich Ebert Stiftung, September 2009.
Mano, Minella,“Labour Relations and Social Dialogue in Albania in 2009”, Tirana: Friedrich Ebert Stiftung,
Janar 2010.
Miluka, J.& Grown,C.(2010), “Not Just Education: Gender Wage Gap in the Albania labour Markets
Through Occupational Segregation, work experience and Child Care”, World Bank International
Conference on Poverty and Social Inclusion in the Western Balkans, Brussels.
19 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi
Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes. Buletini Tregetare 2010
http://www.mete.gov.al/mat.php?idm=1162&l=a
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Miratohet Rritja e Pages minimale ne
Masen e 20 ,ije lekeve ne muaj, 12 July 2011, available at
http://www.mpcs.gov.al/zedhenesi/6-njoftime-per-shtyp/611-ministri-ksera-therret-mbledhjen-e-keshillit-
kombetar-te-punes (retrieved on 15.07.2011).
Social Research Center & INSTAT (2006), “Women and Children in Albania : Double Dividend of Gender
Equality”, The state of Albania’s Children 2007, Tirane.
Telo,I. & Ziso,K.& Doci,N., Levizja Sindikale ne Shqiperi dhe Permisimi i Saj, Tirane: Instituti I Studimeve
Sindikale ,2003.
Telo,I.&Hana,L.&Bollano,P.,Korrupsioni Ulet Nepermjet Kontratave Kolektive te Punes,Tirane:Bashkimi I
Sindikatave te Pavarura te Shqiperise,2007.
UNDP& EU(2005), Albania Shoe and Leather Sector: New inward investment Opportunities, Trade
Liberalization and Promotion Program,pp.1-41.
United Nations Development Programme (2010), National Human Development Report: Capacity
Development and Integration with the European Union, available at
http://hdr.undp.org/en/reports/national/europethecis/albania/Albania_NHDR_2010.pdf
World Bank, Albania Country Brief 2010, available at
http://www.worldbank.org.al/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,menuPK:301
421~pagePK:141132~piPK:141107~theSitePK:301412,00.html
Ymeri,S.&Hoxha,A.&Agolli,M.&Jorgoni,E.,2010,Rapid Assessment of the Impact of the Global Economic
Crisis on the Apparel and Footwear Industry in Albania, Institute of Contempary Studies.
Internet Sources:
Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, available at www.bspsh.org.al
Dhoma e Fasoneve te Shqiperise (C.F.A), available at www.albania-textile.com
INSTAT, available at www.instat.gov.al
Konfederta e Sindikatave te Shqiperise, available at www.kssh.org