punim diplome · 2020. 12. 28. · punim diplome tema: kujdesi infermieror te meningjiti ... këto...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË INFERMIERI E PËRGJITHSHME PUNIM DIPLOME TEMA: KUJDESI INFERMIEROR TE MENINGJITI Kandidatja: Mentori: Manuella Lleshaj Prof. Asoc. Dr.Haxhi Kamberi Gjakovë, Dhjetor 2020

Upload: others

Post on 31-Jan-2021

189 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    INFERMIERI E PËRGJITHSHME

    PUNIM DIPLOME

    TEMA: KUJDESI INFERMIEROR TE MENINGJITI

    Kandidatja: Mentori:

    Manuella Lleshaj Prof. Asoc. Dr.Haxhi Kamberi

    Gjakovë, Dhjetor 2020

  • 2

    Punimi im me titullin “ Kujdesi infermieror te meningjiti“ është realizuar në Universitetin e

    Gjakovës.

    -Punimi është realizuar dhe punuar nën udhëheqjen e Prof. Haxhi Kamberi

    -Fakulteti i Mjekësisë, Dega Infermieri

    -Mentori: Prof.Asoc.Dr Haxhi Kamberi

    -Punimi përfshinë :

    Faqe :36

    Figura: 10

    Tabela:6

  • 3

    Deklarata e kandidates

    Unë, Manuella Lleshaj studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i

    Mjekësisë, Drejtimi-infermieri deklaroj se punimi i Diplomës me titullin “Kujdesi infermieror

    te Meningjiti“ është punimi im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kam

    shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

  • 4

    Falënderimet

    Në rend të parë falënderoj familjen time për mbështetjen që më kanë dhuruar deri më sot dhe

    Zotin për shëndetin. Në veqanti e falënderoj mentorin tim, Prof. Asoc.Dr. Haxhi Kamberi për

    mbështetjen, inkurajimin dhe udhëzimet e vleshme për realizimin e këtij punimi

    Po ashtu edhe një falënderim shumë i madh dhe me shumë dashuri dhe rrespekt të pafund

    shkon edhe për të gjithë profesorët e tjerë dhe asistentet, të cilëve i jam falënderuese shumë

    për ligjeratat, motivimin, rrespektin, edukaten, fjalët e mira dhe për gjdo pytje që ju kemi bërë

    nuk keni hezituar të na përgjigjeni.

    Njëherit jam e gëzuar që po diplomoj por edhe e mërzitur që po i jap fund këtij Universiteti,

    sepse kam kaluar shumë mirë me të gjithë ju profesorët, që për mua përveq që ishit profesorët

    e mi , ishit edhe si prindërit e dytë po ashtu shoqërinë time të zemrës që i dua shumë i falënderoj

    që gjithmonë do të mbetën në mendje dhe në zemër.

    Unë jam me fat dhe falënderuese që kam qenë pjesë e këtij Universiteti dhe gjithmonë do të

    mbeteni si ndër Profesorët më të mirë që kam takuar.

  • 5

    Përmbajtja:

    Abstrakti..................................................................................................................

    Hyrje........................................................................................................................

    Qëllimi, metodologjia..............................................................................................

    KAPITULLI I

    1. Sistemi nervor......................................................................................

    1.1 Ndërtimi i trurit.....................................................................................

    1.2 Ndërtimi i meningjeve............................................................................

    KAPITULLI II

    1.3 Etiologjia..............................................................................................

    1.4 Prognoza..............................................................................................

    1.5 Meningjiti bakterial.............................................................................

    1.6 Meningjiti viral......................................................................................

    1.7 Meningjiti tuberkular..............................................................................

    KAPITULLI III

    2. Veqoritë klinike...................................................................................

    2.1 Patologjia.............................................................................................

    2.2 Pasojat neurologjike............................................................................

    2.3 Parandalimi..........................................................................................

    2.4 Diagnoza................................................................................................

    2.5 Mjekimi ................................................................................................

    KAPITULLI IV

    3. Kujdesi infermieror..............................................................................

    3.1 Kujdesi infermieror tek fëmijet me meningjit...........................................

    Rezultatet...................................................................................................................

    Diskutimi..................................................................................................................

    Përfundimi...............................................................................................................

    Rezyme.......................................................................................................................

    Summary.....................................................................................................................

    Referencat.................................................................................................................

    CV e shkurtër e kandidates................................................................................

    7

    8

    9

    10

    11

    12

    13

    14

    15

    16

    17

    18

    19

    20

    21

    22

    23

    24

    25

    26

    27

    28

    30

    34

    35

    36

  • 6

    Lista e shkurtesave

    CSF-(lëngu cerebro-spinal)

    CT-(Temografia kompjuterizuese)

    MRI-(Rezonanca magnetike)

    EKG-( Elektro-kardio-grafi)

    TBM-(Meningjiti tuberkular)

    SNQ-(Sistemi Nervor-Qendror)

    OBSH-(Organizata Botërore e Shëndetësisë)

    HIV-(Humano-Imuno-Deficenca)

    CDE-(Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)

    LCM-(Chorimeningitis lymphocytic)

    SHBA(Shtete e Bashkuara Të Amerikës)

    FM-( Fakulteti i Mjekësië)

  • 7

    Abstrakti

    Meningjiti është një infeksion serioz i meningjeve, membranave që mbulojnë trurin dhe palcën

    kurrizore,është një sëmundje shkatërruese dhe mbetet një sfidë e madhe e shëndetit publik.

    Sëmundja mund të shkaktohet nga shumë patogjen të ndryshëm duke përfshirë bakteret,

    kërpudhat ose viruset, por barra më e lartë globale shihet me meningjit bakterialMos trajtimi i

    meningjitit mund të jetë kërcnues për jetën në qoftëse nuk trajtohet dhe ka një normë të lartë

    të vdekshmëris.Vonesa në trajtimin e meningjitit dërgon në një prognozë negative.Me gati

    4100 raste dhe 500 vdekje që ndodhin çdo vit në Shtetet e Bashkuara, meningjiti bakterial

    vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë; incidenca vjetore

    në Shtetet e Bashkuara është 1.33 raste për 100,000 popullsi.

    Ashtu siq edhe raportohet tek rezultatet e hulumtimeve shkencore ,mund te shihet qart se

    Meningjiti eshte nje semundje qe prek te gjitha moshat e nje hulumtim qe eshte realizuar ne

    SHBA raportohet se edhe nje numer i femijeve 1-23 muajsh prek nga meningjiti akut .

    Studimi i bërë në Shqipëri ne janar te viti 2009 thekson se kjo sëmundje ka nje mortalitet të

    rënd e që gjinia mashkullore është më e prekur se ajo femrore duke përfshirë moshen 51-60.

    Fjalët kyqe: meningjiti, bakteriet, vaksinimi, parandalimi, kujdesi infermieror.

  • 8

    Hyrje

    Meningjiti është një infeksion serioz i meningjeve, membranave që mbulojnë trurin dhe

    palcën kurrizore, është një sëmundje shkatërruese dhe mbetet një sfidë e madhe në shëndetin

    publik. Shkaqet e meningjitit klasifikohen gjerësisht si infektive(bakteriale, virale, kërpudhore)

    dhe jo infektive (të lidhura me kancer, lupus eritematoz sistemik, medikamente, trauma në

    kokë dhe operacioni i trurit). Llojet më të zakonshme të meningjitit janë meningjiti

    piogjenik(bakterial) meningjiti viral dhe meningjiti tuberkular(TBM). Patogjenët bakterial më

    të zakonshëm janë :

    Streptococcus pneumoniae, Neisseria meningitidis (meningokoku), Haemophilus influenzae,

    Listeria monocytogenes dhe Staphylococcus aureus. Meningjiti tuberkuloz shkaktohet nga

    Mycobacterium tuberculosis. Midis infeksioneve virale, organizmat shkaktarë të zakonshëm

    përfshijnë enterovirusin (veçanërisht virusin Coxsackie) dhe virusin Herpes simplex.

    Meningjiti Tuberkular u përshkrua për herë të parë nga mjeku Edinburg Sir Robert Whyt në

    një raport pas vdekjes që u shfaq në vitin 1768. Përhapja e meningjitit u regjistrua për herë të

    parë në Gjenev në vitin 1805. Në Afrikë shpërthimi i parë u përshkrua në vitin 1840. Epidemit

    Afrikane u bënë shumë më të zakonshëm në shekullin e 20-të. E para e madhe u raportua në

    Nigeri dha Ganë në vitet 1905-1908. Në raportet e hershme një numër i madh i njerzëve vdiqën

    nga sëmundja. Dëshmija e parë që lidhi infeksionin bakterial si një shkak i meningjitit u shkrua

    nga bakteriologjia austriake Anton Vaykselbaum i cili përshkroi bakteriet meningokoksike në

    vitin 1887. Heinrich Quincke(1842-1922) e shfrytëzoj teknikën e punktimit lumbar (1891)për

    të siguruar një analizë të lëngut cerbro-spinal. Ndërsa William Mestrezat(1883-1929)dhe

    H.Hauston Merrit (1902-1979) përpiluan seri të mëdha të profileve (CSF) në meningjitin.

    Organizmat të cilët shkaktojnë meningjitin janë identifikuar në fund të shekulli 19-të, duke

    përfshirë : Streptococcus pneumoniae, Neisseria meningitidis, Haemophilus influenza. Në fund

    të shekullit 19-të shumë simptoma të gjendjes u përshkruan. Simptomat e meningjitit u

    përshkruan në vitin 1884 nga mjeku rus Vladmir Kening(1840-1917), në 1899 dhe nga mjeku

    polak Jozef Brudzinks (1874-1917) shenjat u quajtën kështu shenja e Kering dhe Brudzinksi

    përkatësisht në vitin( 1882 dhe 1909).Në vitin 1944, pencilina u raportua për herë të parë se

    ishte efektive në meningjit. Trajtimi i parë i suksesshëm i meningjitit filloi me futjen e terapisë

    serumale për meningjitin meningokoksik nga Georg Jochman(1874-1915) në Gjermani dhe

    Simon Flexner(1863-1946) në Amerikë.

  • 9

    Qëllimi i punimit:

    Qëllimi i këtij punimi është të paraqes gjendjen shëndetësore të pacienteve të cilët vuajn nga

    meningjiti dhe njëherit të paraqes edhe statistika të cilat lidhen direkt me meningjitin e po ashtu

    edhe kujdesin infermieror.

    Objektivat :

    • Njohja me sëmundjen e meningjitit

    • Kujdesi infermieror tek te sëmurit me meningjit

    Metodologjia e punës:

    Për realizimin e këtijë punimi është përdorur rishkim i literatures, kemi shfrytëzuar libra të

    ndryshme nga biblioteka e fakultetit dhe biblioteka e qytetit, jan marrë të dhëna edhe nga

    burime te ndryshme të internetit, si punime shkencore dhe te dhena qe kanë të bëjnë me

    sëmundjen e meningjitit.

  • 10

    KAPITULLI I

    1. Sistemi nervor

    Sistemi nervore është tërësia e organeve të diferencimit të lartë, të cilat sigurojnë marrjen dhe

    transmetimin e impulseve nervore që vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm i organizmit.

    Nga pikëpamja morfologjike ndahet në dy pjesë :

    Sistemi nervor qendror:(SNQ) ku bën pjesë truri dhe palca kurrizit.

    Sistemi nervor periferik:(SNP) ku bëjnë pjesë nervat spinale dhe kranial.

    Esenca e funksionit të sistemit nervor është aftësia e pranimit dhe e përcjelljes së impulsive.

    Ngacmimet vijnë nëpërmjet organeve të specializuara që janë receptorët, prej këtej përcillen në

    sistemin nervor, që i përcjell më pas në periferi, në organe të posaqme (efektorë) siq janë

    muskujt dhe gjendrat.

    Në aspektin funksional sistemi nervor ndahet në somatik dhe vegjetativ.

    Sistemi somatik -bën lidhjen e organizmit me mjedisin rrethues. Është sistem që vepron

    nën ndikimin e vullnetit dhe vetëdijes së njeriut.

    Sistemi nervor vegjetativ - së bashku me atë endokrin rregullojnë dhe koordinojnë

    funksionet e brendshme të organizmit (metabolizmin, punën e zemrës, frymëmarrjen, tretjen).

    Është i pavullnetshëm, funksionon jashtë ndërgjegjes sonë. Sistemi nervor vepron nëpërmjet

    një numri të madh refleksesh.

    Harku reflektor -përbëhet të paktën nga dy neurone, nga të cilët njëri është i lidhur me

    sipërfaqe senbsibël (p.sh me lëkurën ) tjetri mbaron në muskul. Shpesh herë në përberje të

    harkut reflektor hyn dhe neuroni i tretë ndërmjetës që shërben si stacion transmetues nga

    rruga sensitive në atë motorre.

    Sistemi nervor nga ana funksionale përbëhet prej tri lloje elementesh:

    1 . Receptori - që transformon energjinë e ngacmimit të jashtëm në proces nervor, aferent.

    2 . Konduktori përques- ky është neuroni i ndërmjetëm ose asociativ, që bën kalimin e

    impulsit nga neuroni aferent në atë eferent. Ky quhet neuroni mbyllës.

    3 . Neuroni eferent - kryen reaksionin përgjegjës, motorr ose sekretor. Quhet neuron efektor.

    Ky përqon eksitimin nervor nga qendra në periferi.

    Receptorët i gjejmë në sipërfaqe të jashtme të trupit, fusha eksteroceptivefusha në sipërfaqe

    të brendshme të trupit (fusha interoceptive ). Në trashësinë e mureve të trupit

    (fushaproprioceptive)ku bëjnë pjesë muskujt, kockat, ligamentet.

  • 11

    Sistemi nervor somatik- inervon muskulaturën skelektike dhe të disa brendësirave (gjuha,

    laringu, faringu) Sistemi nervor vegjetativ inervon organet e brendshme. Ai ndahet në sistemin

    nervor Simpatik dhe Parasimpatik.

    1.1 Ndërtimi i trurit

    Truri është pjesë e SNQ gjendet në brendi të kafkës dhe përbëhet prej strukturave që gjenden

    në kafkë:

    Truri i madh - është organi më i madh dhe më i rëndësishëm sepse ai kontrollon tërë

    aktivitetin e vullnetshëm dhe një pjesë të madhe të aktivitetit të pavullnetshëm të trupit, përveq

    kësaj është edhe qendër e aktivitetit mental.

    Truri i vogël - merr pjesë në mbajtjen e baraspeshës dhe udhëheq me lëvizjet e trurit.

    Trungu trunor- është i përbërë prej trurit të mesëm, urës dhe trurit të zgjatur, ku gjenden

    qendrat që rregullojnë funksionet jetësore si dhe funksionet e bërthamave të numrit më të

    madh të nervave kranial (të kafkës).

    Telencephalon- Është pjesa fundore, pjesa më e madhe dhe më e dukshme e trurit. Përbën

    80% të masës së trurit dhe është përgjegjës për funksionet më të larta nervore (kujtesa dhe

    logjika). Përbëhet nga dy hemisfera (hemispherium dexter et sinster), të ndara nga njëra tjetra

    jo plotësisht, nga një brazdë me drejtim sagital-fissura meterhemispherica.

    Diencephalon- (Truri i ndërmjetëm)-Gjendet ndërmjet trurit të mesëm dhe trurit fundor, i

    mbuluar prej tij dhe kryesisht nga trupi kallzor dhe fornix. Përbëhet prej dy pjesë

    talamencephalon dhe hypothalamus, hapësira e brendshme e tij është ventrikuli i tretë.

    Talamencephalon përbëhet nga talamet optike: epitalamus dhe metatalamus.

    Truri i mesëm-(Mesencephaloni)-shtrihet ndërmjet urës dhe trurit të ndërmjetëm. Në të

    dallojmë tri pjesë: Pjesën ventrale të përbërë nga këmbëzat e trurit, Pjesën dorsale nga qatia

    e trurit të mesëm (Lamina quadrigemina), Ujësellësi i Silvit.

  • 12

    1.2 Ndërtimi i meningeve(cipat e trurit)

    Truri dhe palca e kurrizit, mbulohen nga disa cipa të quajtura meninge. Këto janë dura mater,

    arachnoidea dhe piamater.

    Duramater-është cipa e jashtme e fortë e trurit në të dallojmë faqen e jashtme të saj, të lidhur

    me periostin e kockave, veqanërisht me kockat e bazës. Duramater lëshon disa zgjatime midis

    pjesëve të ndryshme të trurit.Këto janë:

    1.Faix cerebri-ndërmjet dy hemisferave të trurit të madh.

    2.Falx cerebelli-zgjatimi i cili shtrihet ndërmjet hemisferave të trurit të vogël.

    3.Tentorium- cerebelli, ndërmjet trurit të vogël dhe lobeve oksipitale të trurit të madh.

    4.Diaphragma -sellae e cila rrethon hipofizën.

    Arachnoidea-është cipa e mesme me duramatër kufizon spatium subdurale. Faqja e

    brendshme e saj sheh trurin, ku lidhet me piamater. Midis tyre gjendet hapsira subaraknoidale,

    e cila në disa vende, thellohet dhe formon cisterna. Arachnoidea, vazhdon gjithashtu edhe në

    medulla spinalis dhe formon arachnoidea spinalis. Me duren e palcës së kurrizit, lidhet në

    vendin e daljes së nervave spinal me piamater me anën e ligamenta denticulata.

    Piamater-është shtresa e cila aktualisht prek trurin dhe palcen kurrizore quhet Piamater. Lidhet

    mirë me trurin dhe araknoiden lidhet në nivelin gureve dhe brazdave. Poshtë vazhdon me

    piamater spinalis, e cila ngjitet mirë me palcen e kurrizit. Ndërmjet piamater dhe elementëve

    nervor zgjatimet e qelizave të neuroglis formojnë një shtresë të hollë ndarëse që ka lidhje

    strukturore me sipërfaqen e brendëshme të piamater. Piamater ndërtohet nga ind lidhor shumë

    i pasur me fije kolagjeni, fije elastike dhe enë gjaku. Për shkak të vaskularizimit të bollshëm

    piamater quhet edhe meninx vasculosa. Nga jashtë piamater mbulohet nga epitel një shtresor i

    sheshtë .

    Fig,cipat e trurit të paraqitura ne foto

  • 13

    Kapitulli II

    2.1 Meningjiti

    Meningjiti është një infeksion serioz i meningjeve, membranave që mbulojnë trurin dhe

    palcën kurrizore, është një sëmundje shkatërruese dhe mbetet një sfidë e madhe në

    shëndetin publik. Etiologjia e meningjitit rrjedh nga shumë lloje të bakterieve por ndër më

    të shpeshta që hasim janë p.sh më të shpeshta: Streptococcus pneumoniae, Neisseria

    meningitis, Streptokoket e grupit B dhe Haemophilusi influenza tipi B. Shkaktarët e tjerë të

    meningjiti: janë viruset, kërpudhat, parazitet, HIV mund të shkaktojë meningjit pa mikrobe

    dhe drogat etj. Shkaqet virale si Herpes virus,Virusi i Nilit Perëndimor, Enteroviruset dhe

    Virusi chorimeningitis lymphocytic(LCM).

    Pachymeningitis-Karakterizohet nga prania e qelbit të bollshëm, pachymeningitis më shpesh

    rezulton nga një infeksion bakterial (zakonisht streptokoksike) që është lokalizuar në duramater.

    Organizmat më shpesh fitojnë një qasje në meningjit nëpërmjet një defekti të kafkës p.sh, një

    frakturë në kafkë ose përhapja nga një infeksion i sinuseve paranazale ose osteomielit.

    Haemophilus influenzae meningjit-H-influenzae është një, gram-negative kokobacil i vogël

    që është gjetur shpesh si pjesë e florës normale në traktin e sipërm respirator. Mikroorganizmi

    mund të përhapet nga një individ tek një tjetër në pikat ajrore ose me kontakt të drejtpërdrejtë

    me sekrecione. Meningjiti është manifestimi më i rëndë akut i infeksionit sistemik me

    H.Influenzae Izolimi i H. influenzae në të rriturit sugjeron praninë e çrregullimeve bazë

    mjekësore, të tilla si : sinuset paranazale, otitis media, alkoolizmi, rrjedhje LCS pas traumave

    të kokës, asplenia funksionale ose anatomike, hipogamaglobulinemia

    Meningjiti kriptokoksik(cryptococcosis) –Në shumicën e rasteve, meningjiti kriptokoksik

    shkaktohet nga kërpudhat Cryptococcus neoformans. Kjo kërpudh gjendet në tokë në të gjithë

    botën. Cryptococcus gati gjithashtu mund të shkaktojë meningjit. Ky lloj meningjiti nuk

    përhapet nga personi në person. Zakonisht, ajo përhapet përmes qarkullimit të gjakut në tru.

    Neisseria meningitis(meningokoku)-është një bakter kryesor i cili shkakton meningjitin

    bakterial. Zakonisht ky lloj bakterie shkakton një infeksion të sipërm të rrugëve të

    fymëmarrjës, por mund të shkaktojnë meningjitin meningokoksik kur ato hyn në qarkullimin e

    gjakut është një infeksion shumë ngjitës që prek veqanërisht adoleshentët dhe të rriturit të

    rinjë, si dhe mund të shkaktoj epidemi lokale në shkolla, konvikte, kolegje, dhe baza ushtarake

    Streptococcus pneumoniae(pneumokoku)-ky është bakter i zakonshëm i meningjitit

    bakterial tek foshnjet, fëmijet e vegjël dhe të rriturit.

    Listeria monocytogenes(listeria)-ky lloj bakterie gjendët në djathrat e pasterizuar, hot dog në

    mishra. Të porsalindurit gratë shtatëzëna të rriturit, të moshuarit dhe njerëz me sistem të dobët

  • 14

    imunitar normalisht që janë më të predispozuar, listeria mund të kalojë barrieren e placentës

    dhe infeksionet në fund të shtatëzanisë mund të jenë fatale për foshnjën.

    2.2 Prognoza

    Meningjiti, veqanërisht i cili shkaktohet nga bakteriet, është një gjendje kërcnuese për jetën

    dhe ka nevojë për trajtim urgjent. Komplikimet janë më të zakonshme pas meningjitit bakterial

    dhe shumë të rradha pas meningjitit viral. Komplikimet me meningjitin mund të jenë të

    përkohshme ose të përhershme.

    Komplikimet e meningjitit : përfshinë rreth një e katërta e njerzëve me sëmundje

    meningokoksike mund të zhvillojnë septicemi ose infeksion të rrjedhjes së gjakut dhe të

    zhvillojnë disa komplikime. Probleme me të folurit dhe shikimin, mund të kenë humbje të

    plotë ose të pjesshme të shikimit. Mund të kenë gangren nëse ka septikemi për shkak të

    meningjitit e cila dërgon në prodhimin e toksinave në trup që vret indet e shëndetshme

    sidomos të gishtërinjëve ose në gjymtyrë. Sëmundjet mendore dhe problemet si depresioni,

    dobësia e ankthit dhe lodhja mund të zbulohen si një ndërlikim i meningjitit.

    Komplikimet e meningjitit tek fëmjët-kur të porsalindurit preken, egziston rreziku i paralizës

    cerebrale. Kjo dërgon në një sërë simptomash që ndikojnë në lëvizjen dhe kordinimin, shumë

    fëmijë me meningjit mund të zhvillojnë epilepsi që dërgon në kriza të përsëritura .

    Fëmijët pas një periudhe meningjiti mund të vuajnë nga ankthi kur lihen vetëm, zhillojnë

    gjumë të trazuar, agresivitet ose nervozizëm mankth, dhe zhvillojnë zemërim etj.

    Prognoza e meningjiti bakterial

    Meningjiti bakterial i patrajtuar është pothuajse gjithmonë fatal. Me trajtimin rreziku i vdekjës

    zvogëlohet. Në të porsalindurit rreziku me trajtim është 20% deri në 30%, tek fëmijët më të

    rritur është 2% me trajtim. Rreziku i vdekjës është i lartë për të rriturit edhe me trajtim nga

    19 deri në 37%. Shumë të rritur mund të zhvillojnë aftësi të kufizuara si, shurdhim(14%) dhe

    humbja e kujtesës(10%)

    Prognoza e meningjitit tuberkular

    Varet kryesisht nga statusi neurologjik në kohën e paraqitjes dhe fillimi i trajtimit nga koha në

    trajtim. Ndërsa rrjedha e TBM në përgjithësi nuk është aq e shpejtë ose e plotë sa meningjiti

    për shkak të baktereve piogjene, trajtimi empirik duhet të fillojë sa më shpejt që dyshohet për

    diagnozën, pasi çdo vonesë në trajtim mund të përkeqësojë rezultatin. Seri të ndryshme rastesh

    tregojnë një shkallë të vdekshmërisë prej 7% –65% në vendet e zhvilluara, dhe deri në 69% në

    zonat e pazhvilluara. Rreziku i vdekshmërisë është më i lartë tek ata me sëmundje shoqëruese,

  • 15

    përfshirje të rëndë neurologjike gjatë pranimit, përparim të shpejtë të sëmundjes dhe moshë të

    avancuar ose shumë të re. Pasojat neurologjike ndodhin në deri në 50% të të mbijetuarve.

    2.3 Meningjiti Bakterial

    Është një urgjencë mjekësore që duhet të trajtohet dhe diagnostifikohet shpejt, është fatale

    në 10% deri 40% Kjo formë ndodh kur bakteret patogjene hyjnë në hapësirën subarahnoidale

    dhe shkaktojnë një përgjigje inflamatore piogjene. Është forma më e rëndë që ka pasoja

    vdekjeprurëse për jetën. Periudha e inkubacionit varion nga 2-10 ditë. Pothuajse të gjitha

    infeksionet bakteriale të meningjeve hyjnë në sistemin nervor pasi kanë pushtuar dhe infektuar

    një rajon tjetër të trupit dhe më pas përhapen me zgjatim lokal, si nga sinuset, ose përmes gjakut,

    si në septicemi. Organizmat fitojnë akses në hapësirat ventriculosubarachnoid dhe lëngun

    cerebrospinal ku ato shkaktojnë acarim të indeve të ndara nga lëngu.

    a(Streptococcus pneumoniae) b(Neisseria meningitidis) c(Haemophilus influenzae

    Faktorët e rrezikut janë. Defekte që rrisin rrezikun e sëmundjeve invazive Infeksionet virale,

    ngjarjet e mëparshme si: sëmundjet kronike mjekësore, përdorimi kortikosteroideve dhe pirja e

    duhanit aktiv ose pasiv kushtet e jetesës, siç është vërejtur në konvikte, kolegje (ata që jetojnë

    në konvikte janë në rrezik më të lartë) dhe objektet ushtarake.

    Pasojat e zakonshme neurologjike të meningjiti bakterial

    Deficite Frekuenca e përafërt

    Humbja e dëgjimit 15-30

    Dëmtimet parenkimale 5-30

    Paaftësi në të mësuar 5-20

    https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fwww.researchgate.net%2Ffigure%2FNeisseria-meningitidis-Arrow-in-Cerebrospinal-Fluid-Grams-stain-1000-The_fig1_12002460&psig=AOvVaw3khdrzPwjEaFFFDG7l3hJJ&ust=1600531186193000&source=images&cd=vfe&ved=0CA0QjhxqFwoTCNja4buJ8-sCFQAAAAAdAAAAABAJ

  • 16

    Qrregullimet shtrënguese 5

    Verbim kortikal 5

    Shembja cerbrale 3-20

    Hidrocefalus 2-3

    Palca cerebrale 5-10

    2.4 Meningjiti viral

    Meningjiti viral është një infeksion i cili ndodhë më së shumti tek fëmijët nën 5 vjet, ndodhë

    kur disa viruse sulmojnë meningjitet (cipat) të cilat janë inde që e mbështjellin dhe mbrojnë

    trurin dhe palcen kurrizore meningjitet jan të vendosura në 3 shtresa, shtresa e cila e prek trurin

    quhet Piamater, shtresa e mesme arachoidea shtresa e jashtme njëkohësishtë më e forta

    duramater. Lëngu cerebro spinal i cili gjithashtu mbron trurin dhe palcen kurrizore lundron në

    mes meningjeve dhe mbi sipërfaqen e trurit. Meningjiti viral zakonisht largohet vetë. Shumica

    e rasteve në Shtete e Bashkuara shkaktohen nga një grup virusesh, virusi i cili më së shpeshti

    shkakton meningjitin viral quhet Enterovirusi.Tjera viruse janë:

    Virus i Nilit Perëndimor

    Mumps virus nga familja Paramyxovirus

    Measles virus (Rubella)

    Virus i herpesit simplex

    Viruset e tjera që mbarten nga insektet siq janë mushkonjat dhe rriqrat.Viruset që shkaktojnë

    meningjitin mund të shpërndahen me kafshimin e insektit të infektuar. Sidoqoftë dy mënyrat

    më të zakonshme që virusen shpërndahen bëhen nëpërmjet kontaktimit fekal e cila mund të

    ndodhë kur duart nuk janë të palara pas përdorimit të tualetit, ose gjatë ndërrimit të pelenave,

    dhe përmes kontaktit me lëngjet e trupit nga një person i infektuar përmes teshtitjes, kollitjes

    sapo të hy brenda trupit virusi bën kopjen e të vetës së tij dhe kalojnë në qarkullimin e

    gjakut.Viruset me ndihmen e qarkullimit të gjakut udhëtojnë dhe kalojnë në tru, kur e kalojnë

    kufirin në mes qarkullimit të gjakut dhe trurit dhe kalojnë në lëngun cerebro-spinal.Viruset

    shpërndahen në lëngun cerebro-spinal dhe infektojnë qelizat e meningjeve, meningjet ndezen,

    ndërsa sistemi imunitar fillon luftën kundër infeksioneve.

    Faktoret e rrezikut

    Personat më të predispozuar që ta marrin meningjitin viral janë foshnjat dhe njerëzit me sistem

    imun të dobët këta persona kanë një rrezik të lartë për infeksion të rënd.

  • 17

    Faktorët që mund të nxisin rrezikun janë :

    Personat me kushte të dobëta ekonomike

    Mosha kryesisht fëmijët të moshes 5 vjeqare.

    Personat me imunitet të dobët.

    Sëmundjet e rënda, sëmundje të cilat e dobësojnë sistemin imunitar dhe të rrezikojnë rrezikun

    e meningjitit p.sh kimioterapia, transplantet e organeve apo të palcës kockore.

    2.5 Meningjiti tuberkular

    (TBM) shkaktohet nga Mycobacterium tuberculosis është forma më e zakonshme e

    tuberkulozit të sistemit nervor qendror (SNQ). TBM shoqërohet me një frekuencë të lartë të

    pasojave neurologjike dhe vdekshmërisë nëse nuk trajtohet menjëherë.

    TBM është e rrallë në vendet e zhvilluara me rreth 100 deri në 150 raste që ndodhin çdo vit në

    SH.B.A. Përfshirja e SNQ me meningjit tuberkular, shkaktohet nga shpërthimi të një gungë

    në hapësiren subaranoidale. Meningjiti tuberkular duhet të konsiderohet me anë të

    diagnozës diferenciale me meningjit pa mikrobe.

    Simptomat e kohëzgjatjes janë më shumë se 5 ditë, me paraliza kraniale nervore. Nëse

    meningjiti tuberkular është i dyshuar, duhet të fillohet në mënyr emperike terapia

    antituberkulare me ose pa steroid. Meningjiti i tuberkulozit(TBM)-është shpesh vdekjeprurës,

    gjithmonë i vështir për tu trajtuar dhe një kërcnim i veqantë për fëmijët e vegjël. Mund të lërë

    të mbijetuar me dëmtime të trurit për gjithë jetën.

    Faktorët rriskues mund të jenë:

    •Kequshqyja HIV Kanceri.

    •Konsumimi i alkoolit të tepërt.

    •Ndryshime dhe dëmtime në sistemin imunitar.

    •Tuberkulozi pulmunar, AIDS.

  • 18

    Të dhënat tipike të lëngut cerebro-spinal(CSF) në meningjitin tuberkular.

    Presioni i hapjes 180-300mm H2O

    Leukocitet në CSF 50-300qeliza mm, zakonisht

    limfocite

    Glukoza e CSF-së 45mg,Dl

    Proteina në CSF 50-200 mg,dL

    Ngjyrimi pozitiv i CSF-së 8%-29%

    Kulturë pozitive e CSF-së 25%-70%

    Të dhënat tipike të lëngut cerebro-spinal(CSF) në meningjitin tuberkularë. Për shkak të

    popullatës së vogël të mikroorganizmave tuberkularë në CSF, identifikimi i shtameve specifike

    është i vështirë, në shumë seri 25% e mostrave kanë ngjyrim pozitiv. Një studim zbuloi një

    shkallë të ngjyrimit pozitiv prej 86% duke përdorur testime të shumta. Kultura fals-negative

    të CSF-së janë gjithashtu të shpeshta te pacientët me meningjit tuberkularë, dhe madje edhe

    me katër mostra të CSF-së, pothuajse 20% e pacientëve kanë vazhdimisht kultura negative të

    CSF-së.

  • 19

    KAPITULLI III

    Simptomat

    Meningjiti është më i përhapur te pacientët të cilët shfaqin ethet, treshe klasike, dhembje koke

    dhe qafë të ngrirë, e cila është e pranishme në 80% të pacientëve. Shenjat dhe simptomat e tjera

    ndodhin më pak dhe pacientët të cilët shfaqin dhembje koke dhe duke shfaqur status mendor

    të alternuar duhet të ekzaminiohen me kujdes për të evidentuar irritimet

    meningale(meningjizmi shenjat e Kering, shenjat Brudzinksi ose të dyjat)

    Meningjiti bakterial mund të shfaqet te pacientët, në të cilët diagnoza mjekësore nuk është e

    qartë. Kjo është shumë e vërtetë te fëmijët e vegjël dhe më të mëdhenjët, te fëmijët nën 2 vjeq,

    shenjat pezmatuese meningeale shfaqen shpeshherë dhe prezantimi mjekësor i zakonshëm

    përfshinë ethe dhe status mendor (irritime letargji) që janë prezente në më shumë se 90% të

    pacientëve. I krahasueshëm, në pacientë më të vjetër, ethet mund të jenë minimale dhe

    ndryshimet e statusit mendor mund të jenë simptomat më të dukshme. Në pacientët që

    dyshohen për meningitis, lëkura duhet të egzaminohet me kujdes për rashin e lëkurës purpurik

    ose petekial karakteristik për N.meningitis. Të dhënat e tjera të marra nga historia dhe

    ekzaminimet fizike mund të ndihmojnë në diagnozën e diferencuar të meningjitit.

    Meningjiti bakterial i pa trajtuar është karakterizuar nga humbja e shpeshtë e vetëdijës, e cila

    zakonisht është e lidhur me shenja të tjera neurologjike përfshirë shtrëngimet dhe deficiti

    fokal, që dërgon në koma dhe vdekje. Zgjatja e ndryshimeve të statusit mendor me koma të

    thellë, si rast më ekstrem, siguron një indikacion mjekësor të personalizimit të sëmundjes.

    Pacientët që kanë rënë në koma kanë një ritëm vdekje të lartë (më shumë se 50%). Ndërlikimet

    sistemike në procesin e infektimit përfshinë shokun septik, koagulimi intravaskular të

    ekzaminuar (veqanërisht me infeksione nga meningokoku ) dhe sindromën e distresit akut

    respirator.

    Shenjat e zakonshme dhe simptomat në meningjitin .

    Meningjiti

    Të rriturit Dhembje koke

    Temperaturë e lartë

    Dhembje qafe dhe

    Kurrizi

    Qafë e ngrir

    Meningizëm

    Nauze dhe të vjella

    Shenjat e Kering

    Shenjat e Brudzinks

    Fotofobia

    Letargji ose koma

    Marrje mendësh

  • 20

    Dhembje koke të

    përzira me të vjella

    Foshnjat

    Temperaturë e lartë

    Irritet

    Letargji

    Refuzim ushqimi

    Të qara të

    vazhdueshme

    Gjumë i tepruar

    Ushqyerje e dobët

    Të vjella

    Bulging fontanelles

    Konvulsione

    Opsitonus

    Marramendje e

    quditshme

    3.1 Patologjia

    Të dhënat e rëndësishme patologjike te pacientët me meningjit përfshijnë:

    • Inflamacion të hapësirës subarakonike

    • Përfshirje të inflamacionit të vaskulaturës cerebrale

    • Dëmtime parenkimale të trurit

    Inflamacioni i hapësirës subaraknoike shfaqet si një kullim në ngjyrë gri dhe të verdhë në

    jeshile duke mbuluar bazat dhe pjesën e mysët të trurit. Kullimi konsiston në predominacë

    granulocitesh dhe në meningjitin bakterial akut dhe një miks limfocitesh, magrofagësh dhe

    granolocite në format kronike dhe subakute të meningjitit. Në sipërfaqe të trurit, përfshirja e

    vaskulaturës është e shpesh e shfaqur mikroskopike.

    Ekzaminimet histologjike shfaqin infiltrimin e mureve të enëve nga inflamcioni i qelizave

    me trombocite konsekutive të lumenit të enëve. Përfshirja e vaskulare është më e dukshme në

    meningjitin bakterial akut, por është parë edhe në atë kronik, veqanërisht në meningjitin

    tuberkular. Inflamacioni gjithashtu përfshin veshin e brendshëm, i cili është një hyrje forcuese

    drejt kanalit koklear, duke lidhur hapësirën subrakonidale me hapësirën endolimfatike.

    Efekti toksik i pezmatimit të qelizave të qimeve në veshin e brendshëm, i cili mund të jenë

    shkaktar të uljes së dëgjimit, që lidhet me meningjitin bakterial. Dëmtimet e parenkinës së trurit

    janë evidentuar nga prania e edemës së trurit (përfshirë shenjat e shembjeve cerbrale) në

    zonat e infarktit cerbral e rezultuar nga ishemia dhe ndryshimet historike. Humbja e neuroneve

    është e lidhur me një reaksion të shënuar të astrociteve dhe mikroglisë.

  • 21

    Përveq dëmtimeve të korteksit, dëmtimi i neuroneve është evidentuar në dentate gyrus te

    hipokampusit te pacientët drejt vdekjes nga meningjiti, dhe dëmtimi i hipokampusit është për

    më tepër i sugjeruar nga rënja e vëllimit hipokampal te pacientët që i shpëtojnë meningjitit.

    Duke i dhënë një funksion hipokampusit, dëmtimi i strukturave mund të shfaqë substratin

    për deficite në memorje dhe në të mësuarit te të mbijetuarit nga meningjiti. Zgjatja dhe

    lokalizimi i humbjes së neuroneve, përcakton tipin e rrjedhimeve neurologjike të rezultuara

    nga meningjiti etj.

    3.6 Pasojat neurologjike

    Pasojat neurologjike pas meningjitit bakterial përfshijnë:

    ➢ Dëmtimet e dëgjimit.

    ➢ Vonimet mendore.

    ➢ Deficitet fokale sensomotor .

    ➢ Epilepsi dhe

    ➢ Verbim kortikal .

    Vëzhgimet prapavepruese të të mbijetuarve nga meningjiti bakterial, i cili prek aftësinë e tyre

    për të punuar, përkatësisht 31% dhe 24% të kujdesit të raportuar dhe deficitit të memories. Tre

    studime që janë bërë në SHBA të fundit kanë gjetur dëmtime funksionale domethënëse te të

    mbijetuarit me meningjit bakterial.

    Reth 1584 fëmijë i kanë mbijetuar meningjitit bakterial gjatë viti të parë të jetës. Janë rritur

    dhjetëfish rreziqet e paaftësive të moderuara të ashpëra, përfshirë vështirësitë në të mësuar

    dhe problemet në sjellje, paaftësi neurolevizëse, qrregullimet shtrënguese dhe deficitet në të

    dëgjuar.

    Pneumoniae ishe i lidhur me një ritëm të lartë të paaftësive se infeksioni i H.influenzae ose

    N.meningjiti në një studim të dytë. Shumë nga deficitet e indentifikuara për 7 vjet vazhdonin

    12 vjet pas meningjitit bakterial, me 9% të pacientëve që shfaqnin dëmtime neurologjike,

    intelektuale, auditoriale dhe 30% kanë pasur më pak paaftësi e krahasuar me 11% e kontrollit.

    Pastaj në studimin e 3-të, 16 nga 22 pacientët e rritur kanë simptoma neurologjike dhe

    psikopatologjike tre vjet pas fazës akute të meningjitit bakterial. Shpejtësia e procesit konjuktiv

    dhe performancës psikolëvizëse, funksionet përqendruese dhe memorizuese ishin reduktuar te

    pacientët të krahasuar me kontrollin.Përsëri pasojat ishin veqanërisht të prononcuara te

    pacientët pas shkaktimit të meningjitit bakterial dhe strep-pneumoniae.

  • 22

    Transmetim:

    ✓ Bakteriet që shkaktojnë meningjitin trasmetohen nga :

    ✓ Personi në person

    ✓ Përmes pikave të sekrecioneve të frymëmarrjes

    ✓ Përmes kontaktit të ngushtë të tilla si

    ✓ Puthja

    ✓ Teshtitja

    ✓ Kollitja mbi tjetrin

    ✓ Jetesa ne lagje të afërta me një person të infektuar

    ✓ Ndarjes së enëve të ngrënjës

    ✓ Ndërmjet furqës së dhëmbëve etj

    Periudha e mesatare e inkubacionit është 4 ditë por mund të shkojë deri në 10 ditë

    3.6 Parandalim

    Hapat që mund të ndihmojnë në parandalimin e meningjitit janë:

    Ta bëjmë pastrimin e duarve larja e kujdesshme e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes

    së mikrobeve.

    Ti mësojmë fëmijët të pastrojnë duart shpesh, sidomos para ngrënies dhe pas përdorimit të

    tualetit, kalimit të kohës në një vend publik të mbushur me njerëz ose përkëdheljeve të kafshëve.

    Ti tregojmë se si ti pastrojnë duart e tyre. Të praktikojmë higjenën e mirë.

    Të mos ndajm pije, ushqime, enë ushqimore, balsam buzësh ose furça dhëmbësh me askënd

    tjetër. Ti mësojmë fëmijët dhe adoleshentët të shmangin ndarjen e këtyre artikujve.

    Të qëndrojmë të shëndetshmë.

  • 23

    Ta mbajmë sistemin imunitar duke pushuar mjaftueshëm, duke ushtruar rregullisht dhe duke

    ngrënë një dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe drithëra.

    Ta mbulojmë gojën. Kur kemi nevojë të kollitemi ose të teshtimë të sigurohemi që të mbulojmë

    gojën dhe hundën mirë.

    Grat shtatëzëna duhet të kenë kujdes, me ushqimin ti shmangni djathrat e bërë nga qumështi i

    papasterizuar, dhe ti zgjidhim djathërat që etiketohen qartë se bëhen me qumësht pasterizuar.

    Vaksinimet

    Disa forma të meningjitit bakterial janë të parandalueshme me vaksinat e mëposhtme:

    Vaksina e Haemophilus influenzae tip b (Hib).

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e

    Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë këtë vaksinë për fëmijët që fillojnë në moshën rreth 2

    muajsh. Vaksina rekomandohet gjithashtu për disa të rritur, përfshirë ata që kanë sëmundje të

    qelizave drapër ose AIDS dhe ata që nuk kanë shpretkë.

    Vaksina e konjuguar pneumokoksike (PCV13).

    Kjo vaksinë gjithashtu është pjesë e OBSH-së dhe CDC-së rekomanduar orarin rutinë të

    vaksinimit për fëmijët më të vegjël se 2 vjet. Doza shtesë rekomandohen për fëmijët midis

    moshës 2 dhe 5 që janë në rrezik të lartë të sëmundjes pneumokokale, përfshirë fëmijët që kanë

    sëmundje kronike të zemrës ose mushkërive ose kancer.

    Vaksina e polisakaridit pneumokoksik (PPSV23).

    Fëmijët dhe të rriturit që kanë nevojë për mbrojtje nga bakteret pneumokokale mund të marrin

    këtë vaksinë. CDC rekomandon vaksinën PPSV23 për të gjithë të rriturit më të vjetër se 65 vjeç,

    për të rriturit më të rinj dhe fëmijët e moshës 2 vjeç e lart që kanë sistem të dobët imunitar ose

    sëmundje kronike të tilla si sëmundje të zemrës, diabet ose anemi të qelizave drapër, dhe për

    këdo që nuk ka shpretkë.

    Vaksina e konjuguar e meningokokut. CDC

    rekomandon që një dozë e vetme t’u jepet fëmijëve nga mosha 11 deri në 12 vjeç, me një goditje

    përforcuese të dhënë në moshën 16 vjeç. Nëse vaksina jepet për herë të parë midis moshës 13

    dhe 15 vjeç, përforcuesi rekomandohet midis moshës 16 dhe 18 vjeç. Nëse i pari goditja jepet

    në moshën 16 vjeç ose më shumë, nuk është e nevojshme ndonjë përforcues.

    Kjo vaksinë mund t’u jepet edhe fëmijëve midis moshave 2 muaj dhe 10 vjeç që janë në rrezik

    të lartë të meningjitit bakterial ose që janë ekspozuar ndaj dikujt me sëmundje. Është përdorur

    gjithashtu për të vaksinuar njerëz të shëndetshëm, por të pavaksinuar më parë, të cilët kanë qenë

    të ekspozuar në shpërthime.

  • 24

    3.5 Diagnoza

    Diagnoza e meningjitit është me rëndësi zbulimi (diagnostifikim), i hershëm, në mënyrë që

    dhe shërimi të jetë më i lehtë. Bëhet identifikimi i mikrooganizmav patogjen me anë të

    analizave të gjakut të cilat tregojnë vlerat e qelizave të bardha të gjakut (Leukocitev) e cila

    rritja e tyre tregon infeksion.Gjaku komplet, Elektrolitet në serum, Azotemia ose kreatinina

    dhe profili i mëlqis.

    a) Pastaj testet e ndryshme si :

    b) Nasopharynx, sekrecionet respiratore dhe kultura e urinës

    c) Testimi i sifilisit

    d) Testimi serum prokalcitonin

    e) Punksionin lumbar dhe analiza e LSC(lëngu cerebro spinal).

    f) Neuroimazhet (CT) e kokës dhe MRI e trurit

    Marrja e lëngut cerbrospinal është themeli i diagnozës p.sh nëpërmjet:

    Punktimit lumbar

    Bëhet duke e pozicionuar pacientin zakonisht duhet të jetë shtrirë anash. Skanimi i CSF-së

    dhe MRI rekomandohet para bërjes së punktimit lumbar. Mostrat e CSF ekzaminohen për

    praninë dhe llojet e qelizav të bardha (leukocitev), qelizat e kuqe të gjakut, përmbajtjen e

    proteinave, dhe nivelin e glukozës. Ngjyrosja me gram e mostrës mund të demostroj bakteriet

    në meningjitin bakterial (60% të rasteve ). Pastaj duhet të interpretohet te pacientët te cilët

    dyshohen për meningjit, fillimisht përjashtohet nga të dhënat klinike ose nga pamja e skanerit

    të kokës(CT) masa e dëmtimit që mund të dërgoj drejt herenis cerebrale. Diagnoza e meningjiti

    bakterial vendoset nga kultura e kampionit LSC është testi kryesor për meningjitin dhe është

    i rëndësishëm për të dalluar një shkak viral dhe bakterial, futet gjilpëra e vogël në pjesen

    lumbare të kurrizit dhe merret një sasi e vogël Lëngu cerebro spinal tregonë pranin e

    bakterieve që do të thotë infeksion bakterial apo viral. Lëngu LSC merret me anë të Punktimit

    lumbar duke hequr nje sasi të lëngut cerebrospinal në sasi prej 10-15ml.

    Në meningjitin –bakterial lëngu ndryshon nga bakterial në viral p.sh lëngu bakterial ka

    presion shumë të lartë përshkak të pranis së bakterieve është i turbullt dhe ka nuanca me

    ngjyra të ndryshme në varsi të bakterit patogjen. Nëpërmjet ekzaminimit makroskopik

    evidentohet një numër shumë i madh të qelizave, proteinat janë të rritura dhe glukoza është

    e ulur.

  • 25

    Në meningjitin-viral dallojmë: lëngun, presionin, ngjyren, sasin presioni i LCS është i shtuar

    por nuk është i turbullt, është likid serioz. Në rastin e meningjitit-tuberkuloz pamja e lëngut

    është e qartë, gjatë ekzaminimit makroskopik vërehet një numër të limfociteve Glukoza është

    e ulur. Teknikat e shumta laboratorike bëjnë të mundur mbjelljen e likuorit në terene të

    ndryshme apo teste serologjike të cilat bëjnë të mundur zbulimin e shkaktarit patogjen.

    3.6 Mjekimi

    Mos trajtimi i meningjitit mund të jetë kërcnues për jetën në qoftëse nuk trajtohet dhe ka një

    normë të lartë të vdekshmëris.Vonesa në trajtimin e meningjitit dërgon në një prognozë

    negative. Trajtimi medikamentoz i meningjitit bëhet me Antibiotik të spektërit të gjër.

    Antibiotikët e rekomanduar për trajtimin e meningjitit bakterial në bazë të mikroorganimave.

    Mikroorganizmi Antibiotiku

    Haemophilus influenzae tipi b Cefalosporinë e gjeneratës së tretë

    Neisseria meningitidis Pencilinë G ose ampicilinë

    Streptococcus pneumoniae Ceftriakson plus Vankomicinë

    Pseudomonas aeruginosa Cefepimë

    Staphyloccus aureus

    (meticilinë e ndjeshme)

    Oksacilinë

    S,aureus(metilcilinë rezistentë) Vankomicinë

    Stafilokokët koagulazë-negativë Vankomicinë

    Listeria monocytogenes Ampicilinë(plus aminoglukozid)

    Enterobacteriaceae Cefalosporinë e gjeneratës së tretë

    Streptoccous agalactiae Pencilin G ose ampicilinë

    (plus aminoglukozid)

  • 26

    Antibiotikët e rekomanduar për trajtimin e meningjitit bakterial në bazë të mikroorganizmav.

    Cefalosporinat e gjeneratës së tretë përfshijnë cefotaksimën ose ceftriaksonin. Për

    meningjitin e shkaktuar nga stafilokokët koagulazë –negative rifampina i shtohet

    vankomicinës, nëse nuk ka përmirsime pas 48 orësh terapi. Për atë që shkaktohet nga

    Enterobacteriaceae, përdoret cefepima nëse dyshohet apo vërtetohet Psedumonas aeruginosa.

    Terapia antimikrobike emperike për meningjitin bakterial.

    Preparati antimikrobik

    Të porsalindurit Ampicilinë plus cefotaksimë

    Foshnjat dhe fëmijët Cefotaksimë apo ceftriakson

    plus vankomicinë

    Të rriturit (15-50) vjeq Cefalosporinë e gjenereatës së tretë

    Plus vankomicinë

    Të rriturit më të moshuar Cefalosporinë e gjeneratës së tretë

    (ceftriaksion) plus ampicilinë

    Procedura neurokirurgjikale

    Gjendja e imunokompromentuar

    Cefepimë plus vankomicinë

    Ampicilinë plus cefalosporinë e

    Gjeneratë së tretë

    Gjendja neutropenike Ceftazidimë plus ampicilinë

  • 27

    KAPITULLI IV

    KUJDESI INFERMIEROR

    4.1 Vlersimi infermieror

    Procesi i kujdesit infermieror konsiston në vlerësimin infermieror të pacientit, në diagnozën

    infermierore, identifikimin e qëllimeve, planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e kujdesjeve

    infermierore. Mbledhja e të dhënave është etapa e parë e kujdesit infermieror, kjo mbledhje

    informacionesh realizohet pranë pacientit, ose nga ndonjë pjestar i familjes së tij në rast se

    pacienti nuk mund të përgjigjet.

    Të gjitha të dhënat që ne marrim na orjentojnë drejt një plani kujdesi. Merret anamneza e

    pacientit për të mësuar më shumë detaje për sëmundjen si:emri, mbiemri, mosha, gjina,

    ditëlindja, profesioni, pyetet për sëmundjet e mëparshme, sëmundjet trashëguese dhe se a e ka

    pasur ndonjë pjestar i familjes këtë sëmundje në këtë rast meningjitin.

    Bëhët vlersimi fizik i pacientit. Po ashtu marrim të dhëna edhe nga kartela mjekësore, e cila

    është një burim informacionesh që na ndihmon për gjendjen e pacientit, ekzaminimin klinik,

    terapin dhe informacione tjera të nevojshme. Në vlersimin e pacientit veprimtaria fokusohet

    në grumbullimin e informacionit rreth pacientit, familjes me qëllim që të realizohet mbledhja

    e të dhënave.

    Pra të dhënat mblidhen duke e përdorur intervistën, ekzaminimin fizik, rezultatet laboratorike

    dhe të dhënat tjera. Faza e vlersimit të pacientit është një fazë e qëndrueshme e cila siguron

    një kujdes të vazhdueshëm dhe efikas për pacientet me meningjit etj.

    Diagnoza infermierore:

    Nga diagnoza infermierore e zakonshme që indentifikohen për një pacient me meningjit janë:

    Dhembje koke të përcjella me të vjella dhe qafë të ngrirë si pasojë e sëmundjes

    Status mendor të rënduar (alternuar)

    Ethe te shpeshta

    Humbje të vetëdijes

    Infeksion i mundshëm lidhur me prishjen e tërsis anatomike të lëkurës

    Ushqyrje e dobët

    Përceptim sensorik i dëmtuar si pasoj e presionit në zonën e prekur në tru

    Mungesë të aktivitetev ditore si pasoj e lodhjes dhe gjendjes .

    Temperatur e lartë si pasoj e infeksionit

    Munges e njohurive mbi sëmundjen lidhur me mungesën e informacioneve

    Pasiguri ankth lidhur me trajtimin dhe rrezikun e vdekjes etj

  • 28

    Ndërhyrja infermierore

    Pasi është kryer vlersimi infermieror, janë mbledhur të gjitha të dhënat është kryer vlersimi

    analizuar dhe është vendosur diagnoza infermierore, pastaj fillojmë me ndërhyrjen

    infermierore me bashkpunim me mjekun. Në rastin e fazës akute, ndërhyrja infermierore për

    pacientin e shtruar është shumë e rëndësishme. Disa ndërhyrje të rëndësishme të infermierisë

    për pacientin e infektuar me meningjit tregohen si më poshtë. Fillimisht në pacientët e sëmurë

    në këtë sëmundje bëhet vlersimi i shenjave vitale si:

    1.Bëhet matja e presionit arterial

    2.Matja e frekuencës së pulsit me anë të palimit

    3.Matja e temperaturës sepse në këtë sëmundje është paraqitur temperatura

    4.Bëhet matja respiracionit me anë të inspektimit të gjoksit dhe abdomenit

    Pacienti duhet të vendoset në një dhomë të ajrosur mirë, pa dritë dhe zhurmë të tepruar,

    kryesisht ambienti në të cilën qendron pacienti duhet të jetë i qet. Pozita e shtratit është

    shumë me rëndësi në mënyr që ta ulim presionin kranial ngrihet pozita e shtratit për30º.

    Kujdesemi për aksesin periferik venoz në mënyr që të shmangen infeksionet lokale. Lëngjet

    intravenoze duhet të jepen për të parandaluar dehidrimin, për të mbajtur ushqimin dhe për të

    administruar medikamentet intravenoze.

    Dhembjet akute të lidhura me dhembje koke të forta, ethe, dhembje qafe, dhembje muskujsh

    duhet të lehtësohen nga Analgjezikët p.sh Paracetamol, por si gjithmonë me rekomandim të

    mjekut. Bëhet monitorimi i vazhdueshëm me kujdes i shenjave vitale dhe mbahet shënim për

    qdo ndryshim në vlera. Dhënja e oksigjenit duhet të bëhet nëse është e nevojshme.

    Bëhet monitorimi i ngushtë i pacientit sepse mund të ekzistoj rreziku për lëndim që lidhet me

    konvulsion, shqetësim dhe çorientim (për shkak të acarimit meningeal) duhet të lehtësohet nga

    medikamentet qetësuese dhe relaksuese të trurit si fenobarbitoni, diazepami. (i gjithë mjekimi

    duhet të jepet sipas këshillës së mjekut).

    Në qoftëse pacienti është në gjendje të rënd menjëher monitorohet, bëhet intubimi dhe

    ventilimi mekanik, monitorohet presioni venozë qendrorë PVC( kjo bëhet për monitorimin e

    gjendjes së shokut, për insuficencen respiratore dhe kardiake ).Vendoset EKG-ja bëhet

    vendosja e pulsoksimetrit. Monitorohet marrja dhe dhënja e lëngjeve që merr pacienti pasi që

    është shumë e rëndesishme. Bëhet monitorimi i dhënjes së lëngjeve intravenoze, duke pasur

    shumë kujdes në doza pasi mund të shkaktoj edem crebrale.

    Kujdesemi për higjenën e pacientit, higjenën orale, kavitetin oral ngjyrën e lëkurës

    përkujdesemi për lëkurën në parandalimin e infeksioneve të mundshme. Këshillojm pacientin

    ta bëjë larjen e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Gjatë monitorimit të

  • 29

    respiracionit duhet të observojm edhe simptoma si: kollë alternime të lëvizjes së krahrorit

    ndryshime në ngjyren e lëkurës etj.

    Kujdesi infermieror tek fëmijët me meningjit

    Së pari bëhet vlersimi i gjendjes fiziologjike, përfshirë shenjat vitale dhe nivelin e vetëdijes.

    Menjanimi i shkaktarit jepen antibiotik sa më parë që të jetë e mundur, menjëher sapo fëmija

    të pranohet në spital. Merren analizat si p.sh kultura rinofaringeale sipas nevojes. Vendosja

    dhe ruajtja e paisjeve të nevojshme për dhënien e medikamentev. Infermieria vendos

    perfuzionin iv mbikqyr perfuzionin , llojin e solucionit, shpejtësin ,numrin e pikave -min dhe

    sasin që do të jepet.

    Ruhet rruga e hapur intra-venoze, imobilizohet vendi i punktimit, ndërrohet perfuzioni dhe

    paisjet e tjera sipas rregullores së spitalit mbikqyret fëmija për shenja të inflamacionit në

    vendin e punktimit dhe përgjatë venës. Vlersimi i gjendjes neurologjike, observohen shenjat

    jetësore, shenjat neurlogjike dhe nivelin e vetëdijes.

    Zbulimi i shenjave të hershme të ndërlikimit observohen shenja që tregojnë për praninë e

    mundshme të ndërlikimeve si kolaps ose shok me origjinën vaskulare, rritje të presionit

    intrakranial, vështirësi respiratore, ndryshim i gjendjes së vetëdijes, koagulim intravaskular,

    sigurim i një hidratimi të mir.

    Rregullohen marrjet e lëngjeve sipas udhëzimit të mjekut duke shtuar ose pakësuar sasin e

    lëngjeve në varësi të gjendjes së fëmijes. Fëmijës në gjendje stupori nuk i jepet asgjë nga goja,

    por mund të pijne fillimisht ujë. Maten rregullisht marrjet dhe nxerrjet për të përcaktuar

    ndryshimet që tregojnë një gjendje të mundshme shoku ose grumbullimin e lëngjeve si p.sh

    një edeme cerebrale. Peshohet fëmija qdo ditë sigurimi i ushqyrjes. Jepen ushqimet sipas

    këshillave ose rekomandimit të mjekut ose të dietologut, në fillim asgjë nga goja ose vetëm

    lëngje e më pas sipas tolerances dhe moshës. Pastaj nxit fëmijen të kryej aktivitete fizike dhe

    qëndrojme bashkë me të.

    Dhe normalishit i japim mbështetje emocionale për prindërit i japim informacione për sjelljet,

    shenjat neurologjike të fëmijes, shpjegohen ekzaminimet diagnostifikuese dhe trajtimet dhe

    i japim rekomandime kur fëmija ka konvulsione. Kur fëmija ka humbje të dëgjimit këshillohet

    të takohet me një mjek specialist ORL dhe logopediste etj

  • 30

    Rezultatet

    Incidenca e meningjitit ndryshon në varësi të agjentit specifik etiologjik, si dhe së bashku me

    burimet mjekësore të një kombi.

    Me gati 4100 raste dhe 500 vdekje që ndodhin çdo vit në Shtetet e Bashkuara, meningjiti

    bakterial vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë;

    incidenca vjetore në Shtetet e Bashkuara është 1.33 raste për 100,000 popullsi.

    Incidenca e meningjitit bakterial neonatal është 0.25-1 rast për 1000 lindje të gjalla.

    Për më tepër, incidenca është 0.15 raste për 1000 lindje të plota dhe 2.5 raste për 1000 lindje të

    parakohshme.

    Meningiti shkakton afërsisht 4 raste për 100,000 fëmijë të moshës 1-23 muajsh.

    Rreziku i meningjitit sekondar është 1% për kontaktet familjare dhe 0.1% për kontaktet ditore.

    Shkalla e meningjitit të shkaktuar nga S pneumoniae është 6.5 raste për 100,000 fëmijë të

    moshës 1-23 muajsh.

    Të sapolindurit janë në rrezik më të lartë për meningjit bakterial akut.

    Pas muajit të parë të jetës, piku i incidencës është tek foshnjat e moshës 3-8 muajsh.

    Nje hulumtim qe eshte realizuar ne Shqiperi raporton qe gjinia e seksit mashkull ne mes te

    moshes 51-60 eshte me e prekur se gjina e seksit femer .Kjo semundje raporton nje mortalitet

    te rend .

  • 31

    Diskutimi

    Incidenca e meningjitit ndryshon në varësi të agjentit specifik, etiologjik si dhe së bashku me

    burimet mjekësore të një kombi. Me gati 4100 raste dhe 500 vdekje që ndodhin qdo vit në

    Shtetet e Bashkuara Të Amerikës, meningjiti bakterial vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm

    i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë incidenca vjetore në Shtetet e Bashkuar është 1.33 raste

    për 100,000 popullsi. Incidenca e meningjitit bakterial neonatal është 0.25-1 rast për 1000 mij

    lindje të gjalla. Për më tepër, incidenca është 0.15 raste për 1000 lindje të plota dhe 2.5 raste

    për 1000 lindje të parakoshme.

    Meningjiti shkakton afërsisht 4 raste për 100,000 fëmijë të moshës 1-23 muajsh. Rreziku i

    meningjitit sekondar është 1% për kontaktet familjare dhe 0.1% për kontaktet ditore. Shkalla

    e meningjitit të shkaktuar nga S pneumoniae është 6.5 raste për 100,000 fëmijë të moshës 1-

    23 muajsh. Të porsalindurit janë në rrezik më të lartë për meningjitin bakterial akut. Pas muajit

    të parë të jetës, piku i incidencës është tek foshnjat e moshes 3-8 muajsh. Një hulumtim që është

    realizuar në Shqipëri raporton që gjina mashkullore në mes moshes 51-60 është më e prekur se

    gjinia femërore. Kjo sëmundje raporton një mortalitet të rënd.

    Në një studim vëzhgimi i kryer në një qendër të kujdesit terciar ku ishin përfshirë gjithsej 147

    pacient që dyshoheshin se kanë meningjit .Llojet e zakonshme të meningjitit në studim kishin

    qenë aseptike(39%) tuberkuloze(28%) piogjenike(28%)kërpudhore(3%) dhe të tjera(2%

    )Triada klasike e dhembjes së kokës me ethe, ngurtësi të qafës dhe alternime mendore u pa në

    26% të pacientëve dhe 83% kishin të paktën 2 nga këto 4 simptoma. Incidenca e krizave u gjet

    të ishte 63% në prani të meningjitit aseptik. Përmirësimi i dukshëm klinik ishte parë në 89% të

    pacientëve që vuajnë nga meningjiti aseptik. Sipas këtij studimi me meningjit aseptik u gjet të

    ishte tipi mbizotërues midis të gjithave varieteteve të ndryshme të meningjitit. Një incidenc e

    rritur e meningjitit ishte parë tek pacientët me diabet mellitus. Incidenca e krizave ishte më e

    lartë tek meningjiti viral-aseptik dhe se trajtimi emperik i dhënë në shumicën e rasteve ishte

    ceftriaksioni, dhe si përfundim zbuluan se meningjiti viral-aseptik, meningjiti tuberkular dhe

    piogjenik kishte incidencën më të lartë, dhe kulturat e CSF të pacientëve shpesh ishin gjetur

    negative për shkak të përdorimit të antibiotikëve emperik parashtrimit në spital.

    Studimet në mbarë popullatën kanë treguar se meningjiti viral është më i zakonshëm me një

    incidencë prej 10.9 për 100.000 popullsi. Në Brazil, shkalla e meningjitit bakterial është më e

    lartë në 45.8 për 100.000 popullsi në vit. Afrika Sub-sahariane është pllakosur nga epidemit

    e mëdha të meningjitit meningokoksik për më shumë se një shekull dhe se ky rajonë është

    etiketuar si“ rrip meningjiti“. Në atë zonë ishte hasur një normë incidence midis 100-800

  • 32

    rastesh për 100.000 popullsi dhe se rastet ishin shkaktuar kryesisht nga grupi i

    meningokokeve.Epidemia më e madhe e regjistruar ndonjëherë kishte përfshirë të gjithë

    rajonin në vitin1996-1997, duke shkaktuar infeksion afërsisht 250,000 raste duke rezultuar

    gati në 25.000 vdekje. Me gjithëse meningjiti është një sëmundje e njohur në shumë vende

    shkalla e saktë e incidencës së saj është e panjohur, megjithatë, në dekadën nga 1990 deri në

    2010, një shifër e vlerësuar globale prej afërsisht 420,000 vdekjesh ishin shoqëruar me

    meningjit bakterial, ndodh në rrethë 3% për 100.000 popullsi qdo vit në vendet perëndimor

    Përfundimi Me rishikimin e bërë të literaturës në këtë punim erdhëm në përfundim se :

    • Meningjiti prek të gjitha moshat

    • Sipas një studimi të bërë në SHBA gjina mashkullore është me shumë e prekur dhe se

    cdo vitë në këtë vend ndodhin deri ne 5000 vdekje.

    • Një numer i konsideruar i fëmijevë të moshes 23 muajsh janë të prekur nga meningjiti

    bakterial .

    • Meningjiti viral është me i zakonshëm .

    • Kujdesi infermieror luan një rol të veqant në mjekimin dhe shërimin e mëningjitit .

  • 33

    Rezyme

    Hyrje: Meningjiti është një infeksion serioz i meningjeve membranave që mbulojnë trurin dhe

    palcën kurrizore, është sëmundje shkatërruese dhe mbetet një sfid e madhe në shëndetin

    publik. Shkaqet e meningjitit klasifikohen në infektive si bakteriale, virale, kërpudhore dhe jo

    infektive të lidhura me kancer, lupus eritematoz sistemik, medikamente të shkaktuara, trauma

    në kokë dhe operacioni i trurit.

    Llojet më të zakonshme të meningjitit janë meningjiti piogjenik (bakterial) meningjit viral dhe

    meningjit tuberkuloz(TBM) mos trajtimi i meningjiti mund të jetë kërcnues për jetën në qoftëse

    nuk trajtohet ka një normë të lartë të vdekshmërisë dhe se vonesa në trajtimin e meningjitit

    dërgon në një prognozë negative.

    Hipokrati ishte personi i parë që përshkroi meningjitin. Përhapja e meningjiti u regjistrua për

    herë të parë në Gjenev në vitin 1805. Ndërsa në Afrikë shpërthimi i parë u përshkrua në vitin

    1840. Epidemit Afrikane u bënë shumë më të zakonshme në shekullin 20 e para e madhe u

    raportua në Nigeri dhe Ganë në vitet 1905-1908 dhe një numër i madh i njerzëve vdiqën nga

    sëmundja.

    Qëllimi : i këtij punim është të paraqes kujdesin infermieror tek pacientet që vuajn nga

    meningjiti.

    Metodologjia e punës: Në realizim të këtij punimi është përdorur metoda ndërmjet rishikimit

    të literaturave, literatura është shfrytëzuar në Biblotekën e Universitetit të Gjakovës Fehmi

    Agani dhe në burimet e internetit në faqe të ndryshme shkencore.

    Rezultatet : vene në pah se meningjiti është sëmundje që i prek të gjitha moshat por qe sipas

    një studimi të bërë më të rezikuara janë gjina mashkullore ,ndekaq një studim tjetër sqaron se

    fëmijët e moshës 23 muajsh janë prekur nga mëningjiti .Studimet e bëra në SHBA raportojnë

    se mbrenda vitit vdesin me shumë se 5000 persona si pasojë e mëningjitit

  • 34

    Summary

    Introduction: Meningitis is a serious infection of the meninges membranes that cover the brain

    and spinal cord, is a devastating disease and remains a major public health challenge. Causes

    of meningitis are classified into infectious as bacterial: viral, fungal and non-infectious

    associated cancer, systemic lupus erythematosus, medications induced, head trauma, and brain

    surgery. The most common types of meningitis are pyogenic (bacterial) meningitis, viral

    meningitis, and tuberculous meningitis (TBM). Untreated meningitis can be life-threatening if

    left untreated has a high mortality rate and delays in treating meningitis lead to a negative

    prognosis.

    Hippocrates as the first person to describe meningitis. The spread of meningitis as first recorded

    in Geneva in 1805. in Africa the first outbreak as described in 1840. The African epidemic

    became much more common in the first 20 th century. large numbers are reported in Nigeria

    and Gana in the years 1905-1908 and large numbers of people died from the disease.

    Purpose: of this paper is to present the level of nursing care in patients suffering from

    meningitis.

    Working methodology: In the realization of this paper, the method betëeen the literature revieë

    ëas used, the literature ëas used in the Library of the University of Gjakova Fehmi Agani and

    in the internet resources in various scientific pages. Statistical data ëere also obtained at the Isa

    Grezda Hospital in Gjakova.

    Results: Meningitis is a disease that affects all ages but according to a study made more risky

    are male, while another study explains that children aged 23 months are affected by meningitis.

    Studies done in the US report that more than 5,000 people die during the year as a result of

    meningitis

  • 35

    Referencat

    1. Anatomia normale e njeriut pjesa e parë tiran, 2001 Prof.Dr.Sofika Qamirani, Prof.

    Dr.Drita Totozani.

    2. Sëmundjet infektive JONATHAN COHEN, WILLIAM G. POWDERLY, vëllimi 1

    3. Universiteti i Tiranës Fakulteti i mjekësisë –INFERMIERSTIKA NË SPECIALITET

    Tiranë, 2005 E.peka L.Neqaj.E Rustami. D.Bego. A.Imani-Lelcqaj,M.Qela.A.Dervishi

    V.Zanaj V.Mane.

    4. Universiteti i Tiranës Fakultetit i Infermierisë Etleva Kika, Rudina Duzha, Valbona

    Alliu Xhaxhiu Tiranë, 2007 bazat e infermieristikës.

    5. https:/www.new s-medical.net/health/History-of-Meningitis.aspx-

    6. https://www.who.int/health-topics/meningitis#tab=tab_1

    7. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/meningitis/symptoms-causes/syc-

    20350508

    8. https://www .new s-medical.net/health/Meningitis-Prognosis.aspx https://www.new s-

    medical.net/health/Meningitis-

    Prognosis.aspxhttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3335590/

    9. https://www .who.int/health-topics/meningitis#tab=tab_1

    10. 15.The Royal Children’s Hospital Clinical Practice Guideline: Meningitis – Encephalitis (state-

    wide). Accessed 20/7/2018 from

    https://www.rch.org.au/clinicalguide/guideline_index/Meningitis_Guideline/

    11. The Royal Children’s Hospital Clinical Practice Guideline: Fluid Management in Meningitis.

    Accessed 20/7/2018 from

    https://www.rch.org.au/clinicalguide/guideline_index/Fluid_Management_in_Meningitis/

    12. The Royal Children’s Hospital Kids Health Info Fact Sheet: Meningitis. Accessed 20/7/208

    from https://www.rch.org.au/kidsinfo/fact_sheets/Meningitis/

    13. National Institute for Health and Care Institute. (2018) Bacterial meningitis and meningococcal

    septicaemia in under 16s: recognition, diagnosis and management. Retrieved from:

    https://www.nice.org.uk/guidance/cg102.

    14. .Swanson, D. (2015) Meningitis. Pediatrics in Review, 35(12), 514-524. doi: 10.1542/pir.36-12-

    20.https://ww.who.int/csr/resources/publications/meningitis/whoemcbac983.pdf

    https://www.news-medical.net/health/History-of-Meningitis.aspx-https://www.who.int/health-topics/meningitis#tab=tab_1https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/meningitis/symptoms-causes/syc-20350508https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/meningitis/symptoms-causes/syc-20350508https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3335590/

  • 36

    CV-e e kandidates

    Informatat personale

    Emri(Emri i prindërit)Mbiemri Manuella Skender Lleshaj

    Datëlindja 27.10.1998

    Gjinia Femër

    Nr.Personal 1243137175

    Të dhënat kontaktuese

    Nr.tel 043994206

    E.mail [email protected]

    Të dhënat e kualifikimit

    Shkolla fillore Don Shtjefen Kurti

    Shkolla e mesme e Lartë Hysni Zajmi

    Universiteti Universiteti “Fehmi Agani``-Gjakovë

    Fakultetit Fakulteti i mjekësis

    Programi Infermieri

    Statusi E rregullt

    Nr.ID 170306056

    mailto:[email protected]