punim diplome etnografi e tË folurit nË rrethin e … · të shqipërisë dhe përgjithësisht...

39
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‟FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E TROPOJËS MENTORI: KANDIDATJA: Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Entela Dushi GJAKOVË, 2017

Upload: others

Post on 18-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‟FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E TROPOJËS

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Entela Dushi

GJAKOVË, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

ABSTRAKT

Në këtë temë diplome do të trajtohet situata gjuhësore e Rrethit të Tropojës, një

përvojë e kryer e akteve të të folurit e ndërlidhur me elementet kulturore e shoqërore,

që manifestohen në sjelljen dhe interpretimin e jetës sociale.

Vitet e fundit në kuadrin e zhvillimeve të shumta kulturore, ekonomike, politike

të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet

gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi, gjuhë-etni dhe ndikimet nga faktorët jashtëgjuhësorë në

ndryshimet e zhvillimet ligjërimore me gojë e me shkrim, kanë bërë të domosdoshme

shqyrtime e hulumtime konkrete në boshtin sociolinguitik duke kaluar në emërtimin

‟etnografi e të folurit”.

Krahina e Tropojës vjen mjaft e pasur në dukuri e mënyra të thëni, që kanë një

bosht të caktuar etnografik dhe një interesim gjithnjë e më lart për larminë e

variacioneve gjuhësore të shpalosura ndër vite e dekada në ceremoni kulturore apo

situata të veҫanta jetësore.

Fjalët kyҫe: të folurit, ceremonitë kulturore, varianti krahinor, Malësia e Gjakovës, Rrethi i Tropojës

Page 3: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

PËRMBAJTJA E LËNDËS

Hyrje.........................................................................................................................................4

Kreu I

1.1. Vështrim i rrethanave shoqërore-historike.......................................................................5

1.2. Vështrim gjeografik i Malësisë së Gjakovës......................................................................6

1.3. Ngjarje dhe figura të lavdishme të Malësisë së Gjakovës.................................................7

1.4. Fisi si faktor i ndarjes krahinore.........................................................................................8

Kreu II

2.1. Gjuha dhe kultura në arealet gjuhësore dhe gjeografike................................................10

2.2. Etnokultura popullore si trashëgimi e së kaluarës dhe nevojë e së ardhmes................11

Kreu III

3.1. Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e Tropojës.........................................................13

3.2. Besimi fetar si ndryshor etnolinguistik............................................................................14

3.3. Etnografia e të folurit të Tropojës në Rrethin e Malësisë së Gjakovës...........................16

Kreu IV

Doket, zakonet dhe gjuha

4.1. Fjalë të urta.......................................................................................................................17

4.2. Me rastin e lindjes............................................................................................................18

4.3. Fejesa...............................................................................................................................21

4.4. Kanagjeҫi...........................................................................................................................23

4.5. Dasma...............................................................................................................................25

4.6. Dita e divanit të nuses......................................................................................................28

Kreu V

Ceremoni e rite rreth vdekjes

5.1. Zakone dhe besime të varrimit........................................................................................30

5.2. Gjëma e burrave e vajtimi i grave....................................................................................34

Përfundim................................................................................................................................37

Literatura.................................................................................................................................38

Page 4: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Hyrje

Punimin e kemi shtjelluar të ndarë në pesë kapituj në të cilët kemi të bëjmë me etnografinë e të

folurit në Rrethin e Tropojës.

Metodat që do të përdorim në këtë punim janë metoda e analizës dhe e hulumtimit.

Kjo fushë studimore zgjerohet prej disa kohëve të sociolinguistikës, duke prekur sidomos

aspektet etnolinguistike, prurjet e larmitë e variacioneve që shfaqen me vlera të burimeve

leksikore në hapësirat shqiptare.

Etnografia gjuhësore në këtë zonë ka përparuar dhe është zhvilluar me trajta normative

Nga periudha të caktuara me gjendjen e saj sot. Dallimet gjuhësore te brezi i vjetër me format e

mirëfillta dialektore vendase, tanimë te brezi i ri janë unifikuar në kahun e një shqipeje më të

kuptueshme e të njëjtë me atë të kohërave të tjera të Shqipërisë ku mbizotëron standardi gjuhësor

normativ. Për shembull, për një urim martese dikur thuhej ‟Për hajr, e past përpjek

Zoti në nafakë të vet” kurse sot “Urime martesa”, ‟Të trashëgohet çifti”.

Të folurit dhe larmia gjuhësore e një krahine të veçantë paraqet një tërësi trajtash dhe

varietetesh të të folurit, që konsiderohen të mirëqëna nga pjesëmarrës që ‟banojnë” në një

kulturë.

Sjellja kulturore dhe etnografia e komunikimit në Malësinë e Gjakovës paraqitet me trajta deri

vonë shumë ruajtëse (konservative).

.

4

Page 5: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

I

1.1.Vështrim i rrethanave shoqërore-historike

Hulumtimet historike, arkeologjike, etnografike dhe gjuhësore nxjerrin në pah se kjo

trevë shqiptare, që sot njihet me emërtimin “Rrethi i Tropojës”, ka qenë prej mijëra vjeçarësh

pjesë e pandarë dhe vijim i Dardanisë, i Kosovës së sotme. Ajo deri në vitin 1913, kur Shqipëria

u copëtua me vendimet mizore të Konferencës së Londrës, komunikonte dhe kishte lidhje të

drejtpërdrejta farefisnore, ekonomike dhe kulturore me Kosovën, veçanërisht me Gjakovën dhe

rrethinat e saj. Ndaj dhe është quajtur historikisht Malësia e Gjakovës.1

Ky emërtim përfshin edhe vise të Kosovës, ku disa fshatra si Botusha, Kosharja etj., janë

vijim i fisit të Gashit. Tropoja edhe me dokumentet e regjistrimet të popullsisë nga austro

hungarezët në vitin 1917 dhe ato të shtetit shqiptar me 1923 quhej ‟Malësia e Gjakovës”. Para

fillimit të Luftës së Dytë Botërore Tropoja së bashku me Hasin e Kukësin ishin pjesë përbërëse

të Prefekturës së Kosovës, që ishte një ndër dhjetë zonat administrative të Shqipërisë së

atëhershme.2

Ndërsa mënjanimi i këtij emërtimi (M. e Gj.) zë fill me ndarjen e re administrative dhe

zhvendosjen e qendrës së kësaj krahine nga Bujani në fshatin Tropojë, në vitin 1925, duke e

quajtur asokohe “Nënprefektura e Tropojës”. Tropoja u çlirua nga pushtuesit në vitin 1944.

Pas vitit 1948, si një periudhë fillestare e regjimit komunist në Shqipëri, u shtua izolimi i dy

pjesëve të ndara të Malësisë së Gjakovës, kjo edhe për faktin se Kosova mbeti nën shtypjen e

serbëve për shumë dekada me radhë.3

Emri “Rrethi i Tropojës” lidhet kushtimisht me fshatin Tropojë, i cili ishte qendra

administrative e rrethit nga viti 1925-1952, nga ku dhe u shpërngul kjo qendër në fshatin

Kolgecaj, sot qyteti i Bajram Currit. Sot rrethi i Tropojës është një nga njësitë administrative të

Qarkut të Kuksit dhe një nga 36 rrethet e Republikës së Shqipërisë.

1 Ibrahim Kadri Malaj, Malësia e Gjakovës, Tiranë, 2007, f. 15. 2 Bernard Cotaj, Marenglem Kosmai, Historia e shqiptarëve, Tiranë, 2011, f. 114. 3 Ibrahim Kadri Malaj, Malësia e Gjakovës, Tiranë, 2007, f. 18. /5

Page 6: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

1.2. Vështrim gjeografik i Malësisë së Gjakovës

Malësia e Gjakovës ka një shtrirje të gjerë e të larmishme, me bukuri të rralla

natyrore, me bjeshkë magjepsëse, peizazhe të madhërishme. Sipërfaqja e kësaj krahine brenda

Republikës së Shqipërisë është 1043 km². Ndërsa ndarja administrative e saj përfshin qytetin

Bajram Curr si qendër të rrethit, shtatë komuna, përkatësisht: Bujan, Fierzë, Lekbibaj, Llugoj,

Margegaj, Pac e Tropojë, të cilin për ta dalluar nga emërtimi si rreth, e thërrasin dhe Tropoja e

vjetër.

Malësia e Gjakovës gjendet në verilindje të Shqipërisë. Kufizohet në verilindje me

Republikën e Kosovës, në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me

Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër e Pukë).

Natyra e ka gatuar këtë trevë si një kështjellë madhështore, me qafa e gryka të thella

malesh, sikurse janë: Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, e Luzhës, e Kolçit, e Agnit, e Valbonës etj.

Me majet e maleve: të Shkelzenit, të Jerzercës, Majës së Hekurave, Kollatës, Grykës së Hapët, së

Gjarpërit e shumë të tjera prej të cilave burojnë: lumi i Valbonës, lumi i Goshit, lumi i Tropojës e

i Mërturit. Klima karakterizohet prej ndryshimesh të ndjeshme. Dimri zakonisht është i ftohtë

dhe me reshje bore. Vera në ultësira është e nxehtë, ndërsa në lartësi të bjeshkëve është e freskët

dhe me rryma ajri të lëvizshme. Stinët këtu ruhen “të gjalla” gjatë gjithë vitit. Në dimër, kur

bora mbulon tokën, lumi i Valbonës e i Mërturit rrjedhin zhurmshëm me kaltërsinë e tyre, ndërsa

në verë larat e borës në bjeshkë dhe në majat e larta të maleve gjallojnë si vatra “qëndrese” të

dimrit të shkuar.

Bimësia në Rrethin e Tropojës dallohet për larminë e saj ku përhapje të gjerë kanë

dushqet e shkurret, sidomos bungu, qarri, frashri, shkoza, dëllinja dhe bushi. Kjo trevë shquhet

për brezin e madh të gështenjave, të cilat formojnë masivin më të madh në Ballkan, Dushajt deri

në Botushë e më gjerë. Ndërsa në lartësi të maleve e të bjeshkëve rriten drurët alpin: pisha,

bredhi, ahu, pamja etj.

Në pyjet e larta rriten dhe gjallojnë shpendë dhe kafshë të egra të shumëllojshme si:

arinjtë, ujqërit, dhitë e egra, lepujt, kaprojtë, dhelprat, derrat e egër, pëllumbat, çafkat, shqiponjat

etj.

Tropoja ka edhe pasuri të shumta nëntokësore si: krom, bokside, mermere etj. Ekonomia e kësaj

ane është relativisht e mirë. Industria është kufizuar kryesisht me nxjerrjen e kromit dhe /6

Page 7: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

prodhimin e energjisë elektrike.

Bujqësia dhe blegtoria kanë një nivel mesatar, që plotësojnë vetëm nevojat familjare, pra

kryesisht kanë rendimente të ulëta, për shkak të sipërfaqeve shumë të vogla të tokave bujqësore.

1.3. Ngjarje dhe figura të lavdishme të Malësisë së Gjakovës

Kjo trevë ka një histori të përmendur me ngjarje heroike dhe figura të lavdishme, si dhe

një folklor mjaft të pasur. Studiues të ndryshëm e kanë quajtur atë si truall të ‟Ciklit të

Kreshnikëve” për faktin se këtu është gjetur lënda kryesore dhe në disa varante e tij, duke vënë

në dukje edhe emrat e vendeve ku zhvillohen ngjarjet dhe veprimet e këtij eposi, si: Lugjet e

Verdha, Bjeshkët e Nemuna, Klysyra apo emri i heroi kryesor të tij, Mujës, të prejardhur prej

foljes muj, mund, mposht, i cili përdoret edhe sot si emër vetjak nga banorët e kësaj ane.

Por në ecurinë historike të dekadave e shekujve me radhë Malësia e Gjakovës i ka falur e flijuar

në luftë për liri dhe mbrojtje të trojeve amtare me dhjetëra e qindra kryetrima e luftëtarë të fiseve

të ndryshme.

Përmendim fisin e Shipshanit të Gashit, si një ndër fiset kryesore e më të organizuara në

luftërat që ka zhvilluar Malësia e Gjakovës kundër forcave ushtarake të Malit të Zi apo të

okupatorit turk në Kosovë. Luftëtarët e fiseve të ndryshme të Malësisë së Gjakovës në maj të

vitit 1845, rreth 8000 luftëtarë të vetëarmatosur të udhëhequr nga figura të lavdishme e heroike

të bijve të kësaj krahine si Binak Alija e Sokol Rama nga Krasniqja, Haxhi Bajraktari nga Gashi,

Sylejman Abaz Custaj, Din Bajram Bajraktari e Ibër Ali Neza nga Shipshani e shumë prijësa të

tjerë, i thyen forcat turke në Qafë të Morinës e të Prushit. Hynë edhe në qytetin e Gjakovës dhe e

detyruan garnizonin armik prej 35000 forcash, që komandohej nga Maxharr Pasha, të largohej

nga qyteti i Gjakovës, por edhe prej shumë qyteteve të tjera.

Po ashtu, një luftë e përgjakshme e bijve të kësaj krahine u zhvillua në vitin 1862 kundër

pashait turk Reshat Pashës, i cili kërkonte dorëzimin e Shaqir Currit (babait të Bajram Currit), që

kishte ardhur nga Gjakova pas luftës së bërë me turqit. Lufta e zhvilluar në të dyja anët e

Valbonës pati jehonë të madhe. Nën kushtrimin e kësaj lufte e gjejmë thirrjen për gatishmëri e

pjesëmarrje edhe në vargjet popullore:

…Qaj Tarçuki i Mehmet Ramës /7

Page 8: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Fjalë i çon Mark Lulit të Shalës

Bjerëm mbrapa o daja i babës

Se më kan ngre topat në stom të arës

Stomit t’arës e n’shteg t’oborrit

Me çart kullat e Mic Sokolit

Se kur të çarten kullat tona

Plot me gjak dirgjet Valbona.

Armiku gjakatar serbo-malazez vazhdonte sulmet e pabesa kundër popullit të Malësisë së

Gjakovës, duke shkaktuar dëme në njerëz e materiale në gjithë krahinën, që nga

Shipshani deri në Nikaj-Mërtur e nga Shtatë Grykat deri në Bytyç. Për këtë epika

historike thotë:

“Moj Malësi mjeshtre e plumbit

Tri here të erdhi era e shkrumit.”

“Malësia u dogj e u poq

Porse pushkën nuk e hoq”.

1.4. Fisi si faktor i ndarjes krahinore

Të flasësh për nëndarjet krahinore të secilës njësi etnografike, do të thotë të njohësh mirë

të kaluarën historike të saj me të cilën lind dhe zhvillohet ajo njësi.

Sikundër ishin të njohura dhe nënndarjet krahinore përgjithësisht ndër shqiptarë, në

varshmëri të elementeve gjeografike, siç ishin format relievore aluviale, prej nga edhe merrnin

emrin krahinat apo edhe fushat, në popull zuri vend edhe ndarja sipas fisit.

Edhe krahina e Malësisë së Gjakovës paraqet një pjesë të rëndësishme historike,

etnokulturore që në komunikimin mes krahinat e tjera më të mëdha se vetë, Rrafshin e

Dukagjinit së bashku me Lekninë, Malësitë dhe Fushat perëndimore në shek. e kaluar formonin

makrokrahinën veriore të popullit shqiptar-Gegërinë, e cila e shkrirë me Toskërinë, që përbëhej

gjithashtu nga një grup krahinash jugore, kontribuohen në zhvillimin kombëtar të popullit

shqiptar.

Duke u ndalur në njësinë etnografike të Rrethit të Gjakovës, nga pikëpamja etnologjike, /8

Page 9: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

megjithëse ruhet ndarja në gjashtë fise, përkatësisht: Gash, Krasniq, Bytyç, Berishë e brigjeve,

Nikaj e Mërtur, Malësia e Gjakovës përbën përgjithësisht një njësi të vetme.

Nikajt mbahen si të një gjaku me Krasniqasit. I pari i tyre, Nikë Shiqi ka qenë vëlla me

Meksh Shiqin, pasardhës të të cilit janë Kolmekshajt, Hysenmekshajt e Makajt si dhe Gec

Shiqin, të parin e Kolgecajve. Përkimi i emrave dhe i mbiemrave të Krasniqve me ata të besimit

katolik, ruhet edhe sot në Nikaj si në toponimet: Mark<Mark+aj, Dojan<Ndoj+an (me rënie të n

-së nistore). Po ashtu te toponimet e tjera si: Lekurtaj< Lek+Kurti+aj, Geghysen<Gegë+Hysen

vëllazëri), Palaj<Pal+aj, Pepnikaj<Pep+Nik+aj, Nikoçaj<Nik+Koç+aj etj. Gjithashtu Mërturi dhe

Berisha e Brigjeve janë të një gjaku, degëzime të Berishës së vendit, Pukë.

Faktori kryesor që ka çuar në kryqëzimin e gjakut dhe afrinë e racës kanë qenë martesat

ndërmjet fiseve.

Së fundi përmbajtja e emrit fis ka ndryshuar thelbësisht. Dikur ai pasqyronte lidhjet e

afërta të gjakut deri në 5-6 breza. Pra, nga kjo pikëpamje ai përfaqësonte një vëllazëri të gjerë,

një farefis të madh.

Ndaj nisur nga ky koncept, deri para 3-4 dhjetëvjeçarësh nuk bëheshin martesa

brenda fisit, ndonëse lidhjet e dikurshme të gjakut ishin larguar deri në 10-12 breza a më shumë.

Shtrirja tokësore e fisit i ishte përshtatur ndarjes administrative osmane, duke u quajtur dhe

bajrak dhe që kishte organizimin e vet qeverisës, siç ishin kuvendi i popullit, oxhaqet, bajraktari.

Ndërkaq sot janë tejkaluar këto nocione dhe zakone kanunore e krahinore, martesat janë shtrirë

gjerësisht brenda fiseve.

Tanimë ndarjet administrative nuk përputhen me shtrirjen tokësore të tyre dhe qeverisja

bëhet nga organet e pushtetit vendor, sipas kritereve të organizimit të shtetit të sotëm ligjor.

Pra, për rrjedhojë dhe emërtimi fis tashmë është një koncept, që pothuajse i përket historisë, një

koncept etnologjik.

/9

Page 10: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

II

2.1. Gjuha dhe kultura në arealet gjuhësore dhe gjeografike

Gjuha, kultura dhe të menduarit janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre. Gjuha është

mjeti kryesor i formësimit të mendimit njerëzor, kushti i domosdoshëm për krijimin dhe

zhvillimin e kulturës së një kombi.

Gjuha është shenjë e rëndësishme që e dallon një popull nga një tjetër. Nga ana tjetër

duhet thënë se me një kuptim të veçantë, gjuha e popullit është pjesë e pandashme e etnokulturës

së tij.

Gjuha shqipe është pasardhëse direkte e gjuhës iliro-trake, që ka qenë gjuha më e

vjetër e Gadishullit Ballkanik pas dyndjes arjane në drejtim të Evropës. Si gjuhë e folur, shqipja,

gjuha si njësi më e lartë dhe më e madhe gjuhësore, sipas A. Martinesë, M. Kortelacos etj.,

kalohet nëpër këto shkallëzime: dialekt, nëndialekt, pastaj të folmet e kahinave dhe qyteteve të

ndryshme apo të fshatrave, që gjithashtu përbëhen nga të folmet e fiseve apo familjeve të

veçanta, deri tek pjesa më e vogël dhe e pandashme më tej: idiolekti ose e folmja e individit të

veçantë.

Gjuha priret të jetë e hapur ndaj larmisë dhe ndryshueshmërisë të pafundme të të folurit.

Ajo me mekanizmin e saj të folur ndryshon sipas krahinave. Ndryshime të tjera gjuhësore varen

dhe kushtëzohen nga faktorë shoqërorë, si p.sh.: sipas moshës së folësit, sipas gjinisë, që në

studimet sociolinguistike dhe etnolinguistike vijnë me termin ‟gjuha e grave” apo ‟gjuha e

meshkujve”, sipas shkallës arsimore, sipas vendit dhe kohës, sipas bashkëbiseduesit apo

përkatësive dhe besimeve fetare.

Për pasojë, ndonëse i përkasin të njëjtës krahinë dhe të njëjtës së folme, midis folësve ka

edhe disa dallime, sidomos në etnografinë e të folurit. Përhapja e fjalëve krahinore dhe dialektore

në të folmet e shqipes është shumë më e ndërlikuar dhe nuk mund të paraqitet me ndarje e kufij

të prerë.

Në këtë aspekt ishte e nevojshme që gjuhëtarët të studionin në përgjithësi dhe në veçanti

kulturën popullore dhe materiale të popullit në territore e ndarje të ndryshme gjeografike. Kush

më mirë se Eqrem Çabej do të shpjegonte lidhjen e ngushtë mes dukurive gjuhësore dhe

etnografinë e kulturës popullore me studimin e tij: Disa apekte të kulturës popullore shqiptare në

vështrim gjuhësor. /10

Page 11: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Pra gjuha dhe kultura, gjuha dhe mendësia, gjuha dhe shtresimet shoqërore

kanë nje lidhje ndërvarësie mes tyre, nga ku arealet gjuhësore i përgjigjen arealeve gjeografike.

Nga ky studim asnjë veçori nuk duhet përjashtuar, përderisa gjithçka ka mundësi të ndikojë apo

të përcaktojë edhe sadopak sjelljen gjuhësore. Materiali i mbledhur nëpërmjet hulumtimit

në terren, anketimeve apo pyetësorëve të bërë nga etnologët apo etnografët, në fusha dhe aspekte

të ndryshme të jetës së një bashkëfolësi, e ka të mirën, se sjell material të larmishëm dhe

elemente të mbledhura nga goja e njerëzve të gjallë në mënyrë sa më të natyrshme dhe të plotë.

Dëshmitë për një pasuri të madhe gjuhësore me karakter kulturor dhe që përfshin disa

sfera dhe aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, i hasim në doket, zakonet, traditat dhe kulturën

tonë etnike.

2.2. Etnokultura popullore si trashëgimi e së kaluarës dhe nevojë e së ardhmes

Me begatinë e larminë e saj të madhe të mjeteve shprehëse, gjuha e traditës, gjuha e

folklorit na jep mundësi të njohim më thellë gjuhën tonë, të vështrojmë më në thellësi se cilat

janë tiparet e saj autentike të disa veçorive gjuhësore nëpërmjet formave të shprehjes artistike, që

nga lindja e deri te vdekja, që nga kënga popullore e deri te fjalët dhe shprehjet e ndryshme

uruese apo mallkuese, si dhe një prurje e vazhdueshme nga shprehjet e shkujdesura dhe lëshimet

e të folurit të përditshëm dhe spontan. Kultura shpirtërore, që buron nga një traditë kombëtare

ose mbikrahinore, sipas Mahir Domit sjell një gjuhë më të qëndrueshme, më të ngulët se

ligjërimin e përditshëm aktual dhe ruan fakte që hedhin dritë në historinë e traditës dhe kulturës

shqiptare në tërësi dhe në veçanti sjell fjalë dhe trajta të ruajtura nëpër të folme të ndryshme, të

cilat japin mundësi për krijimin e një korpusi gjuhësor me vlerë te veçantë për rindërtimin e për

krahasimin e frazave të kaluara të gjuhës sonë deri në ndyshimin e bërë në ditët e sotme.

Dijetarët e mëdhenj theksojnë se: “E tashmja e ka prejardhjen nga trashëgimitë e së kaluarës

dhe e ardhmja do të delë nga e tashmja.”

Këtu nuk është fjala për të ruajtur marrëdhënie shoqërore të vjetruara patriarkale me ligjet që i

konfirmonin ato, por është fjala për të përshatur elemente të veçanta, që mund të përkojnë /11

Page 12: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

me ligjet e rregullat e një shoqërie demokratike e bashkëkohore. Mjediset me natyrë

etnologjike janë shumë të kërkuara sot në botë; ato i shfrytëzon dhe turizmi për qëllimet e tij.

Njohja e traditave popullore të së kaluarës e të së tashmes, nuk është thjesht një

kuriozitet, por është një nevojë jetike, që i shërben të tashmes e të ardhmes. Me rastin e popullit

shqiptar, pa njohur të drejtën dokësore që ka vepruar në malësitë tona në shekuj, pa njohur jetën

e psikologjinë e popullsisë fshatare, juristët nuk mund të hartojnë ligje moderne të përshtatshme

në përkim me natyrën e traditat e vjetra të popullit tonë.

Çdo popull, ndër ta edhe populli ynë, e ndjen të nevojshme studimin e traditave të së

kaluarës, si trashëgimi e qëndresës, vitalitetit e forcës krijuese të tij në rrjedhë të shekujve.

Kultura e re kombëtare ka nevojë të domosdoshme për mbështetje në traditat e së kaluarës, si një

forcë kohezioni të identitetit kombëtar, si rrugë për ekuilibër social e për të ecur përpara në

zhvillim e në mirëqënie.

Ka virtytet e doket popullore, që përshtaten me çdo kohë, pra dhe në popullin tonë mund

t’i përshtatim e t’i shërbejmë shoqërisë bashkëkohore, si besa, burrëria, nderi, atdhedashuria,

mikpritja dhe humaniteti në raste nevoje e fatkeqësish si rregullim i brendshëm në marrëdhëniet

shoqërore dhe trashëgimisë kulturore, kombëtare në përgjithësi.

/12

Page 13: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

III

3.1. Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e Tropojës

E folmja e Malësisë së Gjakovës flitet në një hapësirë të gjerë gjuhësore. Ajo

është në fqinjësi me të folmen e Kosovës, të Rrethit të Hasit, të Pukës e të Malësisë së Madhe.

Shquhet me tipare të dallueshme me larminë dialektore të gjuhës shqipe.

Ligjërime visesh të ngushta apo dukuri të saj janë bërë tema studimi nga albanologë e

gjuhëtarë shqipatarë e të huaj, si : Eqrem Çabej, A. Xhuvani, Qemal Haxhihasani, Emil Lafe,

Maksimilian Lambetzi, Jorgji Gjinari, Xheladin Gosturani etj.

Gjatë gjurmimeve e hulumtimeve shumëvjeçare që janë bërë në të gjitha fshatrat e

Malësisë së Gjakovës, është vjelë e përpunuar një lëndë e pasur leksikore për disa mijëra fjalësh

të pabotuara.

Pjesa dërrmuese e fjalëve janë të brumit të shqipes, çka përbëjnë një gurrë të freskët për

pasurimin e gjuhës letrare kombëtare, shfrytëzimin e shumë prej tyre në letërsinë artistike e

publicistikë, si dhe për studime gjuhësore-dialektore. Ato plotësojnë mungesa në fjalore të

shqipes së sotme për fjalë antonimike e burimore dhe njëkohësisht kjo lëndë leksikore shpalos

një sinonimi të larmishme me fjalë të figurshme, me ngjyresa emocionale, me fjalëkrijime të

zhdërvjellta e të shumëkuptimshme.

Kjo e folme karakterizohet nga prirja konservuese për të ruajtur veçoritë e trashëguara

dhe nga prirja afruese dhe njësuese me gjuhën letrare.

Ndër veçoritë e trashëguara përmendim:

a) Ruajtjen e a-së hundore në vend të ë-së, e cila përgjithësisht nuk shqiptohet fare ose

zëvendësohet me /e/;

b) Përdorimi i n-së së parotacizuar në vend të r-së;

c) Shqiptimi me timbër të zbutur i grupit të bashkëtingëlloreve /nd/ e /ng/, si dhe reduktimi i

togut /mb/ në /m/.

Ndërkaq prirja afruese me gjuhën letrare të njësuar shfaqet:

a) Shndërrimi i (g-së) në (gj) te një kategori fjalësh dhe shqiptimi i këtij grupi

bashkëtingëllorësh në pajtim me normën e përgjithshme, si: i gate-i gjatë, gobë-gjobë,

gu-gju, guni-gjuni etj.

/13

Page 14: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

b) Shqiptimi i /q-së/ sipas normës letrare dhe jo i zbutur në një varg fjalësh si: qumësht,

qeveri, qytetërim, qofte, quhem etj.

E folmja në fjalë spikat për një leksik të pasur, karakteristik, të gjallë dhe me përdorim

aktiv, që nuk haset në gjuhën letrare. Ai ështe kryesisht i brumit të shqipes dhe shpalos visare të

çmuara për pasurimin e gjuhës letrare me fjalë të reja, për pasurimin e sinonimisë e

antonimisë së saj, si dhe për hulumtime dialektologjike dhe gjuhësore në tërësi.

3.2. Besimi fetar si ndryshor etnolinguistik

Në Shqipëri shumëkund ka edhe katunde e krahina me besime të ndryshme fetare. Edhe

Malësia e Gjakovës, pjesë e Shqipërisë, ka besimet e veta fetare. Në këtë krahinë popullsia

përbëhet nga dy besime.

Popullsia e besimit katolik dhe popullsia me besim islam. Këto dy bashkësi fetare,

përgjatë bashkëjetesës së tyre në këto vise kanë mirëkuptuar dhe nderuar besimet e secilës palë.

Por në të njëjtën bashkësi gjuhësore vihen re dallime gjuhësore sipas besimeve fetare. Pra midis

folësve , ndonëse i përkasin të njëjtës krahinë dhe të njëjtës së folme nga pikëpamja

dialektologjike, ka edhe disa dallime sidomos në etnografinë e të folurit. P.sh. për një njeri që

nuk rron më, folësi i besimit islam do të thotë për të : Rahmet pastë!, ndërsa për një të besimit

katolik thuhet: Pastë dritë! ose Dritë pastë!; me një perifrazë tjetër: Dritë i bâftë

shpirti!. Gjithashtu edhe për fjalën falem ka një theksim fetar, si: po shkoj në xhami me u fal

ndër myslimanë apo të falemi Mari ndër katolikë. Katolikët nuk thonë falem në kishë , por:

i lutem Zotit, shkoj në kishë me u lut ose e lus Zotin. Pra, fjala falem vërehet më dendur ndër

malësorët e besimit mysliman.

Ndër besimtarët katolikë dhe myslimanë vërehen dallime edhe në formulime gjuhësore të /14

Page 15: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

tilla si urime, mallkime, betime që përmbajnë emrat e shenjtorëve dhe të Zotit, si: Pasha Zotin,

për Zotin, për të lumen Zot, për të lumen Zoj, pasha Zojen e Bekuome, pasha të lumen Jezu

Krisht etj. Nga ana tjetër në besimin mysliman kemi urime a betime që përmbajnë fjalët:

Allah, Perëndi , p.sh. Pasha Allahun, pasha Kuranin, pasha din e iman , pasha Qaben,

pasha profetin Muhamed etj.

Një tipar dallues në përdorimin gjuhësor të bashkësisë myslimane janë edhe format e

fjalëve me prejardhje turko-arabe, çka vërehet dukshëm në disa prej përshëndetjeve, si: Selam

m’u bâ - u bëj të fala; alekum selam ; selam alekum .

Në mjediset me fe islame spikatet dhe përdorimi në turqisht i ditës së premte, e cila gati

gjithandej thuhet “e xhuma” (nesër është e xhuma, ditën e xhuma etj).

Katolikët përdorin fjalën ferr-i (skëterrë), parriz-i (parajsë), kurse myslimanët:

xhehenem-i (skëterrë), xhenet-i (parajsë).

Po ashtu si eufemizëm në anët tona dhe jo vetëm ndër myslimanët në vend të emrit të të vdekurit

përdoret “rahmetlia”( ai që past rahmet), ndërsa ndër katolikët përdoret termi : “njespasti” (ai që

past ndjesë). Te krishterët ndezin qirinj për raste festash, si përkushtim ndaj Zotit a shenjtorëve,

që ata t’u vijnë në ndihmë gjatë lutjeve, së këndejmi betimi i zonës Nikaj-Mërtur, që banohet

vetëm nga besimtarë të krishterë betohen me këso lloj shprehjesh gjuhësore: pasha qirin e Shën

Kollit, më vraftë qiri e Zoja e Mërturit etj.

Por malësorët e kësaj krahine të Nikaj-Mërturët, shquhen për një denduri formulimesh a

trajtash gjuhësore për sa i përket mallkimeve mjaft të përfolura nga brezat paraardhës. P.sh.:

“Handreq tokën”, “Hamdrej mundimin”, “Hamdrej të gjallët”, “Hamdrej çka paça m’lun enaje”,

“Mos i paça tre djem, në pa të rreje!”, “Mos i gjetsha ata djel, kur të shkoj te shpija” etj.

Këto mallkime ose vetëmallkime kaq të rënda, të shëmtuara e ndjellakeqe bëheshin më

shumë në të folmën e burrave. Formula të tjera të mallkimeve drejtuar vetvetes:

“Mos i paça këta sy”, “Me plaqin dy sytë e ballit”, “E paça me qafë kët gur në këtë dynje dhe me

atë dynje”, “Më vraftë reja ditën për diell” etj.

Mallkimet në ligjërime të grave të kësaj zone kufizohen në vetvete si shprehje vetëmohimi të

femrës shqiptare. P.sh. “Mos më çelt drita”, “Më hangërt dreqi natën e vorrit”, “Mu thaftë

prehni, në kosha ka të rrej”, “Thefsh qafën”, “U bafsh truç”, etj.

Ndërsa për fjalën (varr) nga kjo krahinë kemi dy formulime antonimike që paraqiten një herë si

mallkim (nemë) dhe një herë si urim; mallkim –“Mos të lashtë vorri mren” /15

Page 16: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

urim; -“T’u baft vorri tyrbe”.

Nga ana tjetër vërehet qartë një dukuri dalluese në sistemin fonetik të së folmes, ndër

katolikë e myslimanë;

a) Pjesa katolike i shqipton grupet e moçme kl, gl si kj, g-j.

Pjesa muslimane i shqipton këto grupe përkatësisht ‘q’ e ‘gj’ ; qaj, i gjat, sqep, sqetëll.

b) Pjesa katolike nuk i dallon qartë fonemat q, gj nga ç, xh. Katolikët shqiptojnë më q

fjalët ku ka ç p.sh. ( qelsi-çelësi, me qil derën – me çil derën, qaj-çaj, qikë-çikë, u

qova-u çova etj). Po ashtu anasjelltas për rastet ku ka q katolikët i shqiptojnë me ç ,

fjalë si; fuçi-fuqi, I fuqishëm- i fuqishëm, ç̕ kemi-q̕ kemi, çafa-qafa etj.

Pra vërehet se në etnografinë e të folurit ka dallime të theksuara që veçojnë një bashkësi nga një

tjetër, nga tregues të përkatësisë fetare.

3.3. Etnografia e të folurit të Tropojës në Rrethin e Malësisë së Gjakovës

Treva jonë, e lidhur edhe me të tjerat, është një nga ato që e kanë popullsinë më të vjetër

Në Gadishullin Ballkanik. E si e tillë, historia e ka vënë para provash të vështira, të cilat i ka

kaluar me sukses, duke u bërë kështu si gur themeli i qendrës e autoktonisë, Malësisë së

Gjakovës.

Për vetë natyrën që ka treva jonë, është nga më të rrallat dhe ndër më të përmendurat për

pasurinë e larminë e traditave dhe kulturës popullore, për doket, zakonet e tropojanëve në

rrjedhën e historisë, edhe pse deri në njëfarë mase, jo fort e plotësuar në dokumenetet e

shkruara.4 Kështu në kujtesën e traditave e mënyrën e jetesës së trevës sonë, forcojnë

ndërgjegjen se edhe sikur të gërmojnë shtatë pash nën dhe, gjithçka do të jetë autoktone

shqiptare.

Tropojanët gjithmonë i ka karakterizuar krenaria, besnikëria, trimëria, mikpritja dhe

4 Ibrahim Kadri Malaj, Tradita etnokulturore në Tropojë, Tiranë, 2010, f. 6. /16

Page 17: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

thjeshtësia në dasma, miqësi, në bjeshkë e vërri, në mejdane. Që në krijimin njerëzor e deri në

ditët e sotme, lufta për të jetuar ka qenë përparësi e çdo individi, familjeje, fisi e më gjer. Edhe

në këtë trevë mënyrore e jetesës është zhvilluar, duke bërë ndryshime thelbësore në periudha të

ndryshme historike, që nga ajo primitive në të kaluarën e deri në atë moderne, të ditëve të

sotme.5

IV

Doket, zakonet dhe gjuha

4.1. Fjalë të urta

Shpia ãsht si teqja.

Shpia e babës shitet lirë.

Shpisë burri i ndreq murin, gruja ia shton nurin.

Kujt iu rrit menja, kapërceu lumën e u myt në prrua.

I ligu as të falë, as të vret.

Veza nuk e mëson pulën.

S'ia kallxon djali babës megjtë.

Pushka do zemër.

E din luga çka ka vegshi.

Shpia e madhe mshef ni budall.

Trego me kan rri, t'kallxoj se kush je.

Për një plesht s'djeget jargani.

5Po aty, f. 11. /17

Page 18: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Fjala ma e ranë se plumi.

Kush flen me qenë, zgjohet me pleshta.

Mos e dvet se të kallxon vetë.

Një bark bukë s'të man gjallë.

Ni herë në 40 vjet bjen fati ka dera.

Shtrij kamt sa ki jorganin.

Dardha e ka bishtin mrapa.

Dardha nën dardhë bje.

Ҫka t'mjellsh, do t'korrsh.

Po u çove me nerva, ulesh me dame.

Natës shihja hanën, nusjes shihja nanën.

Ufulla e fortë e kap edhe enën e vet.

Dy duar për një krye.

Mã mirë me dit se me pas.

Besnik bëhu, besë mos zi.

4.2. Me rastin e lindjes

Lindja në traditën zakonore familjare shqiptare përherë është çmuar si një ngjarje e

rëndësishme jetësore. Dhe nisur nga ky trajtim që kishte, u krijuan rite e ceremoni të ndryshme

mbi shtresime të zakonshme të lashta, që ngriti tradita popullore qysh prej kohës së krijimit të

familjes monogame.6

Ceremonitë familjare përcillen, përveç tjerash, edhe me një gjuhë të veçantë, specifike, e

cila përveç anës së ndryshme leksikore, paraqiten edhe me ngjyrime të veçanta emocionale të

fjalëve dhe shprehjeve.7

Ngritja e trashëgimisë në kult ishte një ndër faktorët që në traditën shqiptare ndikoi në

trajtimin e pabarabartë apo diskriminues të gjinisë së fëmijëve që në lindje, e shpeshherë gjatë

gjithë jetës.8

6 Ukë Xhemaj, Etnokultura shqiptare në Podgur, Prishtinë, 2003, f. 169.

7 Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f. 317. /18

Page 19: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Me lindjen e djalit, që konsiderohej si trashëgimtar i familjes dhe mbiemrit, kërciste

pushka e jepet myzhdja (sihariq-lajm i gëzueshëm), ndërsa rastet kur lindte vajzë, përcilleshin

me heshtje.

Në gëzimin e madh të lindjes së një mashkulli në familje, i cili shihet si trashëgimtar, si

krah pune dhe si shtyllë e shtëpisë urimet janë nga më entuziastet dhe të shumëllojshme, si:

qoftë me jetë të gjatë, u baftë plak me mjekërr, u baftë hise e madhe, u baftë një katun pej tij

baftë si mali me borë, u baftë mahallë, keq mos paste në ymër t'vet etj.

Ndërsa për lindjen e vajzës, ndonëse më pak entuziastë, njerëzit përdorin këto urime:

koftë me ymër e me fat, paste fat e nafakë, ishalla e përkun vllaun, mos u mërzit për çikë, ishalla

edhe me djalë etj. Sipas atyre zakoneve vajza konsiderohej rob për derë të huaj ̋ ose thënë

ndryshe çika len n'shpi t'huj, e shkon n'shpi të vet ̋.

Tanimë këto paragjykime janë zbehur, madje janë zhdukur pothuajse krejtësisht, dhe

epërsia e lindjes së djalit ndaj vajzave nuk vihet re edhe aq, përveç në rastet kur familja është

bekuar me disa vajza syresh dhe lindja e një djali do të ishte e shumëkërkuar dhe e shumëpritur.

Ndërkaq në cilkin e zakoneve të lindjes, vend të veçantë në këtë mes zënë edhe këngët

e djepit ose ninullat. Këto janë këngë me të cilat nënat vënë në gjumë foshnjat.

Ninullat janë krijuar gjithmonë nga gratë, dhe në njëfarë mënyre ato shprehin psikologjinë e tyre

si nëna, por edhe filozofinë e tyre si gra.9 Në to vihet re domosodo dashuria e tyre për fëmijët.

Ato duan që fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm, por edhe të mirë, të drejtë, punëtorë, të

dashur e guximtarë.

Nënat përmes ninullave shprehin urimet, bekimet dhe dëshirat e tyre për fëmijët, p.sh.

Nim e nim sheqer në letër

U bafsh biro plak me mjekërr

Nim e nim pëllum em leu

m'u bafsh bir si Skënderbeu

8 Ukë Xhemaj, vep. cit., f. 172.

9 Gjergj Zheji, Folklori shqiptar, Tiranë, 1998, f. 65. /19

Page 20: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Dëgjohen edhe këto shprehje: more djalë, more flori/kingji nanës, nina ni, /nina nana

djepin me sanë (bar i thatë) /ti u rritsh me babë e nanë/nina nana djepin me dushk/u bafsh nuse

me treqind krushq.

Në rastet kur foshnja qan shumë, përderisa nëna e përkund djepin, thotë: Ҫ'po i këndon o

djali gjumit, nina nana nana o/si vida që i këndon pëllumit, nina nana nana o//Ҫ'po i këndon o

djali djepit, nina nana nana o/sikur pëllumi n'rrem të plepit, nina nana nana o.̋.

Rast të veçantë te ninullat kemi kur nëna i lutet gjumit që të ia kthejë asaj prapë fëmijën:

/hajde kadal-kadale/hajde çikën me ma marr/a pe merr ti shumë a pak?/nuk ta la veç dy

sahat/ma merr vrap e ma bje prapë/mos e mbaj, veç dy sahat/sa t'i bin shtati rahat!/.10

Duhet thënë se për nënat shqiptare fëmijët janë më të çmuar se gjithçka, ideali i jetës së

tyre, prandaj këngët e djepit, si për vajzat si për djemtë, këndoheshin njëjtë, me po atë dashuri.

Në dashurinë e saj nuk ka dallim, për atë, si vajza si djali, janë njësoj. Kjo është dëshmia që jep

zemra e saj në këngë.11

Të knon nana kangë pa nda,

Ti m'u bafsh malsore n'za!

Ti m'u rritsh si kto bjeshkë

shpirti e fati të buzëqeshtë

S'paska gja, o ma shyhret

Me rritë çikën nana e vet.12

Ose:

Nina nana, flej moj bi

Ti m'u bafsh o për lakmi

Paç nafak e ndriçofsh si hana

Ty të rritshin baba e nana

10

Po aty, f. 66. 11

Po aty, f. 66. 12

Instituti Albanologjik i Prishtinës, Ninulla, Prishtinë, 1982, f. 170. /20

Page 21: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Nana bij-o, të don shum

Flej se shpejt rritesh në gjum!

4.3. Fejesa

Fejesa është akti i parë për nisjen e jetës në trashëgimi. Është një moment jetësor për të

cilin shumëherë fillojnë të mendojnë prindërit, ndoshta edhe para lindjes së fëmijëve. Këtë e

dëshmojnë fejesat e bëra para lindjes fejesat në bark ̋, ose më vonë fejesat në djep ̋,13që tashmë

janë gjë e kaluar.

Në Tropojë, ashtu sikurse edhe në shumicën trevave shqiptare, dy të rinj janë fejuar

përmes një ndërmjetësi i quajtur mësit, shkues. Mësiti dërgohej te filan miku për të ia kërkuar

dorën e vajzës për ndonjë mik tjetër. Familja e vajzës pastaj interesohet për atë shtëpi, që po ia

kërkonte vajzën e tij për nuse. Gjëja më e rëndësishme ka qenë morali dhe nderi i asaj familjeje,

pastaj pasuria e virtytet e tjera, që duhej t'i kishte çdo shtëpi shqiptari si besën, punën, burrërinë,

mikpritjen etj.

Në Malësinë e Gjakovës në këtë akt të të lypurit të një vajze për nuse, kërkuesi nuk

shkonte i vetëm. Ai merrte edhe dy a më shumë burra të tjerë, ndër të cilët ishte edhe ndonjë i

afërm i mikut. Veprohej kështu me qëllim për ta bindur mikun me dhënien e vajzës. Mësiti

troksite në atë derë dy, tri a më shumë herë, derisa miku binte apo nuk binte dakord. Nga

këto takime nëse miku bindej për të ia dhënë vajzën, i thoshte kërkuesit: Punt e mira bahen

kadal he burrë, brenda kësaj apo asaj date të çoj fjalë për po, ose jo.˝ Mirëpo, në rast se babai i

vajzës nuk pajtohej për një gjë të tillë, që në takimin e parë i lajmëron: Zoti të neroftë more

burrë, po niher s'e kam nërmen me dhãn kërkun˝ ose me fjalë të tjera i thoshte: Zoti ju çoftë në

hajr ty dhe ata, se te un nuk keni gjã.˝.

Kur miku e miraton kërkesën për atë fejesë, i çonte fjalë familjes së djalit dhe i thoshte:

Eja kur të duash për problemin që kemi folur.˝.14 Pas marrjes së përgjigjes pozitive, miqtë e

pinin kafen e vogël˝ dhe e caktonin datën e miqësisë së madhe (kafja e madhe). Në çdo fejesë

13

Ukë Xhemaj, Etnokultura shqiptare në Podgur (monografi etnologjike), Prishtinë, 2003, f. 175. 14

Ibrahim Kadri Malaj, Tradita etnokulturore e Tropojës (studim), Tiranë, 2010, f. 82. /21

Page 22: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

bëheshin dy miqësi. E para në shtëpinë e vajzës, kurse e dyta në atë të djalit. Sipas nivelit

ekonomik numri i tyre ishte 5-7 ose deri në 10 veta.

Dhëndri nuk merrte pjesë asnjëherë në këto miqësi. I zoti i shtëpisë ose më i moshuari i të

pranishmëve nga ana e vajzës, merrte filxhanin e vet dhe u thoshte miqve: I pafshë hajrin çikës

time dhe miqësia na shkoftë mbarë! ̋ i pari i miqve përgjigjej: Hajr paçi more miq dhe u

trashëgofshin fëmijët tanë! ̋

Në aktin e miqësisë gratë e shtëpisë e bëjnë gati shejën e çikës ̋, në ditët tona janë

dhuratat për familjen e dhëndrit.

Po ashtu, si në shumicën e rasteve në krahina të ndryshme shqiptare15, akti i të bërit përhajër

kryhet në mëngjes, sipas besimit që: Më mirë sherri i sabahut, se hajri i akshamit. ̋.

Lajmi i fejesës në shtëpinë e djalit shpeshherë është përcjellë me krisma pushkësh dhe

ceremoni të mëdha festive. Pas miqësisë në shtëpinë e djalit (dhëndrit), të dy prindërit e të

fejuarve caktonin datën e kthimit të miqësisë (vizitës). Kjo quhej: Me çue dorën e çikës˝.

Edhe kjo miqësi organizohej si ajo e para, me të njëjtat përgatitje. Të fejuarit nuk i lejonin të

takoheshin njëri me tjetrin në asnjë rast.

Në aktin e të bërit përhajr të vjazës (kafja e madhe) miku linte një sasi të hollash në

tabakun e kafesë dhe me këtë rast bëhej përhajër. Edhe një herë shtrëngohen të dy palët për të

nisur një miqësi, që u bë me dëshirë. Miqësi për të cilën thuhet: Miku mikut i get 40 vjet

përpara˝, si për të mirë, si për të keq.

Tani fejesat bashkëkohore kanë ndryshuar mjaft. Ceremonia e e gazmendit organizohet e

përbashkët për të dy familjet. Banketi zgjat disa orë dhe shoqërohet me muzikë dhe

shumëllojshmëri ushqimesh.

Disa nga urimet që jepeshin për raste fejese janë: Për hajr fejesën e djalit; Për hajr që e

dhe çikën; Ishalla të përpjek Zoti me nafakë të hajrit; Me hajr e me baft (fat); Pastë nafakë të

bardhë; Me kãm të hajrit; Mos ja bajsh dertin etj.

Për fejesat që bëheshin me kohë, qarkullonin koncepte të vjetruara dhe patriarkale.

Jetonte pikëpamja e epërsisë gjinore të burrit ndaj gruas,16ku si relikte të këtyre raporteve flasin

ende thënie të traditës, që ruhen në kujtesën e brezit të moshuar. Po veçojmë disa nga ato: S'ka

burrë të keq˝, Burri më i keq vlen shtatë gra˝, Gruaja është kosh e burri farë˝, Burrit s'i shihet

15 Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë; Etnografi e të folurit në Rahovec dhe rrethinë, Prishtinë, 2016,

f. 319. 16

Ukë Xhemaj, Etnokultura shqiptare në Podgur, Prishtinë, 2003, f. 175. /22

Page 23: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

çehrja, po burrnia˝. Kjo e fundit përdoret në kuptimin që burri s'shikohej se si ishte nga pamja

fizike, madje edhe nëse ishte me të meta, dhe ai kishte të drejtën për t'u martuar si gjithë të tjerët

që ishin të shëndoshë.

4.4. Kanagjeçi

Kanagjeçi për vajzën që do të bëhet nuse është çasti tepër emocional, sa i lumtur aq edhe

mallëngjyes, për faktin se është nata e fundit e vajzërisë në shtëpinë e prindërve të saj. Si rregull,

vajza nuk duhej të dinte asgjë për ditën e martesës, atë ditë kur do të bëhej kanagjeçi.

Prandaj ajo disa ditë largohej nga shtëpia te të afërmit e saj për të larguar vëmendjen dhe për të

pushuar.

Pasi e marrin vajzën nga ku ishte e thirrur në odë nga babai ose vëllai i madh, i jepej

lajmi se do të bëhej nuse. Ajo ia plaste të qarit me zë të lartë, madje këtë veprim e priste me

një piskamë˝, me dënesje. Shoqet dhe të afërmit i rrinin gjithnjë pranë.

Kanagjeçi fillonte me mbledhjen e bijave dhe përfundonte me nisjen e vajzës për në

shtëpinë e burrit. Për dallim nga disa faza të kanagjeçit, ngjitja e kanës˝ paraqet një ceremoni të

veçantë, ritual që shoqërohet me këndime të ndryshme të grupit të vajzave, në këtë cikël ritualesh

si në një faze të iniciocionit.17

Ngjitja e kanës (ngjyrosjes së flokëve) përcillej e kënduar nga kori i vajzave me varget:

Ta ngjesim kanën me pika-pika/sonte je bajrak nër çika

Ta ngjesim kanën me pika të kuqe/nesër je o bajrak nër nuse

Pas këtij këndimi, vajza shtonte me vaj oj-oj-oj. Prapë vazhdonin të tjerat:

Ta ngjesim kanën me pika të mëdha/tash je hi bajrak nër gra

…oj-oj-oj

Kur këndohej me këto fjalë, vajza përmallohej shumë për çikninë dhe për largimin nga

familja. Jo vetëm ajo, por edhe të pranishmit emocionoheshin pa masë dhe duke u përcjellë me

vaj nga të gjithë, sidomos nga bashkëmoshtataret e nuses.

Kemi këto vargje:

Kaj moj çikë e kaj me mall/se po t'vjen burri me t'marr

Ҫa pat baba që t'përzuni/shtrati vogël nuk na zuni

17

Ukë Xhemaj, vep. cit., f. 182. /23

Page 24: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Vajza përcillte këndët me të qara oj-oj-oj. Kur duan që vajza të qetësohet nga vaji, i këndohet me

shaka dhe të qeshura për familjen e burrit:

More mik t'u djegt pojata/qysh s'na prune kan për plaka

More mik t'u djegt koliba/qysh s'na prune kan për bija

More mik turit si mushkë/mere qitja ni barrë dushk

Mos e hangërt miki dushkin/hiqja frenin e jepja fushën

Kur vajza që do të martohet nuk e ka babën gjallë, i këndohet kështu:

Kaj çiko me kry n'përzore

Ty po t'nin baba nër vorre18

Ky është ndër momentet më kulmore prekëse për të gjithë të pranishmit.

Për ndryshimin e madh në jetën e një vajze që po bëhet martohet, për kujdesin,

serozitetin, maturinë dhe pjekurinë e madhe që vajza duhet të tregojë në shtëpinë e re ku ka

shkuar. Këngëtaret e përcjellin me anë të një porosie apo këshille, që nëna i jep vajzës ne jetën që

po e fillon, si në vargjet:

Dera huj moj bija ime/ashtë ni derë e rãn

Ditë e natë moj bija ime/ki me nejt në kamë

Aferim a të lumtë dora/kurkush s'ka me t'than19

Dhe kështu fazë pas faze përcillet me vargje e melodi defash e tupanash riti tradicional i

kanagjeçeve të zhvilluara në Tropojë në kohët e mëparshme. |Kuptohet që momenti kulmor i

kësaj ceremonie familjare është marrja e nuses, që shoqërohet me këngë nga më të ndryshmet,

nga ato me përmbajtje përmalluese e deri tek ato me përmbajtje fyese apo tallëse për palën e

krushqve:

Kaj moj bi e kaj me lot/se po t'len sefaja sot

Kaj moj çikë e kaj me mall/ty po t'pret bajraki n'zall!

Paloje shamijen, shtine nër t'shtrume

Kur t'bin huji nanës/kaj me lot t'përulun20

18

Tregoi Hyrë Nimani, 86 vjeçe. 19

Subjektet: Xufë Hajdari 65 vjeçe, Hyrë Nimani 86 vjeçe, Rushë Brahimi 71 vjeçe, Nishahe Imeraj 70 vjeçe (Tropojë,

Pac, Zogaj). 20

Instituti Albanologjik i Prishtinës, Tradita kulturore e Hasit, Prishtinë, 2007, f. 23. /24

Page 25: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Po ashtu ky moment përcillet edhe me disa adete (zakone) krahinore nga nxjerrja e vajzës

nga shtëpia e babës deri te makina ose kali i nuses, që është përdorur në kohërat më të vjetra.

Pasi e nxjerrin nusen nga shtëpia dy nga meshkujt e shtëpisë së saj (babai me vëllezërit ose

mixha), në shkallët ose korridorin e shtëpisë gratë e thyejnë një enë për sy të keq˝ kundër syrit të

keq dhe përpara çdo hapi që hedh nusja drejt makinës, njerëzit e shtëpisë hedhin raki gjatë gjithë

rrugës. Kjo gjë bëhet për arsyen që të shkojë mbarë rruga e krushqve, por edhe për të djegur˝

syrin e keq në rrugën e jetës së çiftit të ri.

Urimet që jepeshin pas përcjelljes së vajzës janë të ndryshme, si: me hajr e u trashëgoftë,

ju priftë mare mos i bajsh dert, pastë kamën e marë e u baftë rahat, i priftë e mbara me shnet e

lezet, Zoti e pastë përpjek në nafakë të vet, e gëzoftë nafakën e vet etj.

Në Malësinë e Gjakovës kur krushqit vinin për të marrë nusen me makina, ato makina

zbukuroheshin me qilimat më të bukur të çejzit të nuses, me shami të holla shumëngjyrëshe të

lidhura në cep, por sidomos makina e nuses bënte dallim nga të tjerat, si më e zbukuruara me

qilimin e sexhaden më të bukur.

Vajzës i thonin të afërmit ngreje kãmën zhag˝ në kuptimin që tërhiqe këmbën zvarrë për

t'u martuar menjëherë vajzat e tjera beqare, motrat ose kushërirat, që ishin të moshës së rritur,

por që ende s'u kish dal nafaka˝. Gjatë nisjes, nëse nusja kthen kokën prapa nga shtëpia e saj,

mendohej që fëmijët e saj do t'u ngjanin dajëve. Prandaj shpehherë është porositur vajza që të

mos kthejë kohën pas, se fëmija duhet t'i ngjajë trollit˝ (truallit) ku ka lindur.21

4.5 Dasma

Dasma është spektakli kryesor që populli ka krijuar gjatë shekujve. Asnjë ceremoni tjetër

pagane apo fetare e hareshme apo e përmotshme, zbavitëse apo heroike, nuk i afrohet asaj. Janë

këto një pjesë e konstatimeve kaq të goditura të I. Kadaresë në librin e tij Autografia e popullit

në vargje ,22në lidhje me dasmën shqiptare, si një ndër ceremonitë më kulminante në jetën e

njeriut.

21

Ibrahim Kadri Malaj, vep. cit., f. 88. 22

Gjergj Zheji, Folklori shqiptar, Tiranë, 1998, f. 75. /25

Page 26: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Pas përgatitjes së çejzit të vajzës së fejuar caktohej ndarja e ditës së nuses, p.sh. shtrohej

pyetja: A ja ke da ditën nuses?/Po, ja kom da ditën, sot dy javë. Në këtë takim, përveç që do të

merrej nusja, përcaktohej edhe pjekja˝ (vendi i takimit të krushqve me pjekaxhinjtë). Kështu,

pasi është përcaktuar çdo gjë midis miqve, familja e dhëndrit përgatitet për bërjen e dasmës.

Dasma në Malësinë e Gjakovës23 gjithnjë është organizuar në mënyrë të përsosur duke bashkuar

të afërmit, miqtë, dashamirësit, bijat me nipa e mbesa, njerëz të cilët e bëjnë dasmën më të bukur.

Njerëzit ndiejnë kënaqësi, krijojnë afrimitet midis njëri-tjetrit dhe lindin mbresa e kujtime të

pashlyeshme në mendjet e zemrat e tyre.

Dy-tri ditë para dasmës vinin bijat me fëmijë. Krushqit mblidheshin në ditën e caktuar në

mbrëmje. Pasi priteshin me nderime nga i zoti i shtëpisë, u shpërndahej duhan, pinin kafe dhe

shtrohej draka; pa raki në ato zona ku ishin myslimanë.

Gjatë gjithë natës fetohej si nga burrat ashtu edhe nga gratë; tupani dhe dajret nuk pushonin së

rëni dhe dasma shoqërohej edhe me lojëra popullore argëtuese. Më e preferuara prej lojërave

ishte ajo me kapuçë. Të nesërmen krushqit niseshin për rrugë dhe me të mbërritur në vendin e

pjekjes˝ prisnin pjekaxhinjtë, që ishin vendosur në lëndinë apo nën ndonjë hije lisi.24

Pas rreth dy orësh qëndrim në pjekje, nusja duhej bërë për udhë. Babai ose ndonjë i afërm

i nuses, i drejtohej në emër të të parit të krushqve: O miq! Ne jemi gati me gjithçka, sa të doni

rrimë e kur të doni shpërndaheni.˝. I pari i krushqve, me të gjithë krushqit, menjëherë ngriheshin

në këmbë dhe thonin: Na koftë përhajr dhe e përjetshme qoftë kjo miqësi!˝. Pjekaxhinjtë

rreshtoheshin dhe krushqit, sipas radhitjes, kalonin duke u dhënë dorën për t'u përshëndetur dhe

niseshin.

Në rrethin e Tropojës ka qenë që nusja para se të nisej për rrugë, të ia varte në tupan një palë

çorape prej leshi, që i kishte bërë për tupanxhitë. Ky zakon respektohej në të gjitha dasmat.

Pas kësaj, krushqit të qeshur e të gëzuar udhëtonin drejt shtëpisë duke kënduar dhe shtënë me

pushkë, ndërkohë që tupanxhiu nuk pushonte së rëni lodrës gjatë tërë rrugës.

Dhëndri gjithmonë priste në shtëpi dhe nuk ishte zakon që të shkonte për ta marrë nusen.

Me të mbërritur nusja në oborrin e shtëpisë së burrit, mblidheshin të gjithë dasmorët. Nuses dhe

krushqve u hidhej oriz të përzier me grurë. Mandej nuses i vihej në prehër një fëmijë i vogël

(zakonisht djalë), me qëllim dhe me idenë se ajo do të lindë djalë.

23

brahim Kadri Malaj, f. 90 24

Myftar Memija, Dasma e Malësisë së Gjakovës; Etnografia shqiptare I, Tiranë, 1962, f. 284-286. /26

Page 27: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Nusja i jep një dhuratë djalit, që mund të jetë një palë çorape. Tani me rastin e hyrjes së

nuses në oborr këndohen këngë me defa e me lloj-lloj vargjesh për bukurinë e nuses, për

lavdërimin e shtëpisë ku ma mbërritur, për shpenzimet e shumta që janë bërë dasmë, për çejz

(pajë):

Kapërceva jazin/m'ra sahati n'ujë

Mori nusja e vllaut/synin mos ma luj

Synin mos ma luj/synin most rem

M'i ka vllau i motrës treqin copa dhen

Kur këngëtarët duan që nuses t'i kujtojnë familjen dhe gjininë e saj, për ta përmalluar atë, i

këndohen këto vargje:

Mori nuse, rrezja e hanës/amanet çka i le nanës

Ja lashë vllaznit dhe babën

Për çdo nadje me ja pjek kafen

Por grupit të këngëtarëve nuk i shpëton nusja kur ata duan ta këndojnë në mënyrë ironike, ku

përmenden harxhimet e saj për ta bërë gati çejzin. Me këtë rast kemi këto vargje:

Byrem nuse, bukë a langë

Ke lyp tir e kllopodan (mantel i qëndisur me tel ari)

Kur t'bjen huji i djathit

çil arkën e vrashit

Kur t'bjen huji i psheshit

tirr furkën e leshit

Kur t'bjen huji i tlynit

Kqyr lirat e synit25

Duke ditur se në njëfarë kohe kishte kërkesa nga babai i vajzës për të bërë sa më shumë

çejz, kjo edhe më shumë bëhej për opinion sesa për nevojë. Pyetjet që bëheshin pas çdo dasme

ishti: Sa kuaj të ngarkuar me çejz pate?˝, A pruni fare çejzi?˝etj. Nëse koha ka qenë e makinave

thuhej: Sa valixhe me çejz pruni?˝etj.

Periudha nga fejesa në martesë ishte një kohë me punë shumë intensive dhe zgjaste me

vite. Duke qenë se në ato kohëra nuk kishte mallra e as treg, në Malësinë e Gjakovës gjithçka

25

Tregoi Nishahe Imeraj, 70 vjeçe. /27

Page 28: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

punohej me dorë. Lënda e parë për çejzin e nuses ishte leshi i deleve dhe punimet me dorë

bëheshin me vek, me kërrabëza dhe ato pastaj qëndiseshin me punime të ndryshme.

Nusja, e lodhur nga rruga, duhej të shoqërohej në dhomën e saj. Pas këtij çasti ruhet një

zakon i lashtë i traditës popullore, si relikt mjaft i modifikuar, që është ena me sherbet me të cilin

nusja tri here radhazi i lag gishtërinjtë dhe prek dyrekun e derës së shtëpisë. Kjo bëhet për arsye

që nusja të vijë e ëmbël dhe të sjellë harmoni në shtëpinë e robit˝:

Nusja jonë si lis me rrema

me dur t'amla futet mrena

na ngjye dyr e na ngjye dyrek

vjen melaqe e me bollek

Ky zakon tashmë është kthyer në një traditë le të themi dhe në formë të varianteve të

shumta. Vazhdon të mbijetojë në shumë krahina të banuara me shqiptarë, p.sh. e hasim te

shqiptarët e Greqisë, në Malësi të Madhe, Myzeqe, Elbasan, Rogovë, Drenicë, në Rrafshin e

Kosovës, Berat, Skrapar, Malësi e Krujës etj.26 Pasi nusja futej në odë (qilar), gjendte një djalë të

vogël. Ai fëmijë sipas zakonit duhet t'i kishte të dy prindërit. Ky zakon përdorej me qëllimin e

vetëm që nusja të lindte së pari djalë dhe të rritej me të dy prindërit.

Dhe hyrja e dhëndrit në dhomë përbën një rit më vete, që përcillet nga disa elemente e

doke të vjetra patriarkale siç ishte rrahja˝ e dhëndrit me shkelma e grushta nga burra e djem të

farefisit para se të hynte në dhomën e nuses. Së pari duvakun e nuses e hiqte dhëndri dhe vetëm

atë herë dy të rinjtë janë njohur për herë të parë. Festa dhe argëtimi vazhdonte gjatë gjithë natës

me këngë e valle, lojëra e të ngrëna e të pira të bollshme.

4.6. Dita e divanit të nuses

Të nesërmen e dasmës, që në Malësinë e Gjakovës është quajtur dita e divanit˝27 të

nuses, oda e burrave që ishte më e madhja e shtëpisë, lëshohej për gra. Burrat shkonin në tjetër

vend ose në bahçe kur moti ishte i mirë.

Në odën e madhe hapej çejzi i nuses rreth e përqark saj. Teshat e shtrojës ekspozoheshin

në oborr ose në korridor, pra aty ku mund të shiheshin më mirë. Një nga gratë e familjes u

26

Ukë Xhemaj, Etnokultura shqiptare në Podgur, Prishtinë, 2003, f. 185. 27

M. Memia, Dasma e Malësisë së Gjakovës, Etnografia shqip I, Tiranë, 1962, f. 295. /28

Page 29: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

shpjegonte atyre që vinin për vizitë punën e nuses dhe të falat e përgatitura nga nusja për secilin

pjesëtar të familjes së burrit.

Nusja në ditën e divanit˝ qëndronte në këmbë gatitur në ballin kryesor të dhomës me

shami në kokë. Ҫdo vizitor që vinte për të uruar dhe për ta parë nusen, shoqëruesja e nuses ia

zbulonte fytyrën dhe nusja gjithnjë në pozicion gatitur˝28 qëndronte me sy të paluar. Gruaja

shoqëruese herë pas here e ulte nusen në stol, por sapo dikush futej në odë, ajo e ngrinte në

këmbë, madje edhe për fëmijët.

Vizitoret dhe gratë që vinin këtë ditë, uronin në mënyra të ndyshme për martesën e djalit,

bukurinë e nuses apo të kanurët˝ e nuses (punimin me duar të çejzit). Veçojmë disa nga

shprehjet: pastë ardhë nusja me kãmë t'hajrit; mashallah, mos e paftë syni keq; i lumshin durt e

arta për çejzin, që e ka pru; e paska shkru hanën e diellit etj. Shprehja e fundit thuhet kur grave u

pëlqen fort paja e nuses e paraqitur përmes luleve e ngjyrave, formave e figurave nga më të

ndryshmet, llojeve të punimit artizanal e shumëllojshmëria e qëndisur e cohave të ndryshme, që

nga shtrojat, mbulesat e ndryshme, çentot a tantellat, çilimat e sexhadet e shumë gjëra të tjera që

i kompletojnë kërkesat e nuses.

Pasdite krushqit shpërndaheshin dhe dasma përfundonte. Në këtë kohë nusja hyn ndër

rob˝,29do të thotë se fillon të njihet me mjedisin rrethues, me pjesëtarët e familjes, bijat, nipat e

mbesat, të cilët nuk janë larguar ende nga shtëpia.

Pasi nusja ka ndërruar rrobat e nusërisë, së pari si adet në Malësinë e Gjakovës ka qenë

që ajo të piqte kafe dhe të gostiste me tabaka në dorë të gjithë pjesëtarët e shtëpisë, nga i madhi e

deri te më i vogli. Më pas ajo, së bashku me gratë e tjera të shtëpisë, angazhohej në punët e

shtëpisë. Edhe tani, si rrjedhim i një jete të re dhe moderne, ka kaluar koha e dasmave të mëdha

tradicionale me doke e zakone të ngelura nga një fazë më e hershme e shoqërisë shqiptare,

mirëpo përsëri ndriçime të tyre që vijnë herë pas here nëpërmjet artit, kanë një fuqi tronditëse.

Do të përmbledhim vlerësimin se ceremonia e dasmës, me elementet e ruajtura si traditë

zakonore, shpreh mishërimin e jetës si dëshmi e kohës dhe e kushteve historike të zhvillimit të

kulturës shpirtërore dhe të popullit shqiptar.

28

Po aty, f. 295. 29

Ibrahim Kadri Malaj, vep. cit., f. 98. /29

Page 30: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

V

Ceremoni e rite rreth vdekjes

5.1. Zakone dhe besime të varrimit

Vdekja është një ngjarje tronditëse për njeriun. Përpara misterit të saj njeriu e ndjen veten

të pafuqishëm dhe instiktivisht përpiqet të zbutë ashpërsinë e saj duke e shtyrë sa më larg që të

jetë e mundur. Pavarësisht se në popull ekziston shprehja ‟exhelin e kem ma afër se këmishën në

trup”, besimi popullor e ruan traditën për vdekjen si një gjë të shkruar,30 së cilës nuk duhet t’i

përtosh, por ta presësh si një dukuri normale që ka jeta, si fazë në të cilën duhet të kalojë çdo

njeri.

Megjithatë duhet pohuar se sidomos në zonat tona veriore, si rezultat i një filozofie tepër

pranë natyrës, vërtet një qëndrim stoik përballë saj, pranimi i saj si një dukuri që ka ligjet e

forcën e saj, përballë së cilës njeriu nuk ka se s’bën dot tjetër, veçse të nënshtrohet. Në këtë

kuptim, ka ndikimin e vet edhe besimi, se vdekja nuk është gjë tjetër veçse një ‟ ndërmjetë”, pra

një vazhdimësi e jetës me ‟ botën tjetër”.

Pa marrë parasysh shuarjen e jetës së një personi, populli dallon vdekjen prej vdekjes

prej rasti në rast, pra vdekjen natyrore, populli e ka pritur si gjë normale dhe vdekjen që nuk

duhet mërzit . Vdekja e cila nuk të len marre, len veni për gajret po ashtu vdekja kur s’të ka vra

dikush të jep forcë e sabër (durim), sado e madhe qoftë dhimbja pa të afërmin. E në rastet kur

njeriu është flijuar për atdhe, ajo është nga llojet e vdekjeve, që përpos dhembjes së madhe

shpirtërore, të krijon ndjenjën e krenarisë dhe vetëdijen për sakrificën ndaj atdheut në nevojë, që

në traditën zakonore shqiptare është mjaft e lashtë, i cili lidhet me kultin e Tokës mëmë31 fli ose

dëshmor i së cilës bie personi. Mbi këtë lloj vdekjesh kemi një sërë fjalësh apo shprehjesh

frazeologjike që në traditën popullore janë ruajtur në edukimin e familjes patriotike. Vdekja ma

e mirë për burrin asht ajo pë atdhe’’pushka për liri’’ bëhet fjalë për luftën, mbi lirinë e atdheut,

dhe kundër luftës mes patriotëve e bashkëatdhetarëve të një kombi.

Zakonet e traditat për të vdekurit ndryshojnë nga një krahinë në tjetrën, ndryshojnë

edhe në mes popullsisë në besime të ndryshme fetare. Me gjithë ndryshimet në zakone e tradita

30

Shih: U.Xhemaj, vep. cit., f. 191. 31

Po aty, f. 192. /30

Page 31: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

këto rite kanë edhe gjëna të njëllojta, që zbatohen në raste të tilla vdekjesh, sidomos në Krahinën

e Malësisë së Gjakovës.

Lajmi për vdekjen e pjëstarit të familjes fillon me vaj të grave të shtëpisë. Mblidhen të

gjithë meshkujt e shtëpisë dhe kushërinjtë për të marrë masa në organizimin ose më mirë të

ceremonisë së varrimit të të vdekurit. Së pari caktohet dita dhe ora e varrimit. Bëhet lista emërore

e atyre që duken të njoftohen për të marrë pjesë në varrim, brenda fshatit, fisit por edhe në fise të

tjera njoftohen miqtë, bijat, nipat, mbesat si edhe të afërmit e miqve. Në fillim njoftohen fqinjët

me këto shprehje: Hajdeni në shtëpi se na ka dekë x˝. Ata përgjigjen : Zoti na lashtë shnosh,

shëndosh me tjerëve, e mos u mërzit . Po me këto shprehje njoftohen miqtë, ose lajmërimi për

vdekjen jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë me fjalët: Kemi selamin nga i zoti i shtëpisë ( xy ) me

ardhur me shti në dhe…se i ka dekë thotë lajmësi. ‘’ Zoti ju lashtë shëndoshë e ju shtoftë

gajretin’’ i përgjigjen miqtë lajmësit. 32 Dikur kanë shkuar më këmbë, apo me kalë për t’i

lajmëruar miqtë e dashamirët, ndërsa tani kjo bëhet përmes telefonit. Lajmi në fshat jepet në çdo

lagje dhe i kërkohet njërit prej atyre që t’i lajmërojë të tjerët përreth. Po qe se nuk i shkonte lajmi

ndonjë miku a dashamiri, ai nuk merrte pjesë në varrim, edhe sikur të mësonte rastësisht lajmin,

për fatkeqësinë që kishte ndodhur.33

Përgatitjen e ‘’xhenazes’’ ( kufomës ) e bën hoxha, e nëse është femër, me të mirret

hoxhenica. Kjo mënyrë kryhet të besimtarët myslimanë. Pas larjes, kufoma vendosej në një

dhomë të freskët në një shtrat tek , në mes të odës. Përreth tij vendoseshin stola ku ulen gratë. Te

koka e tij ulen të afërmit e ngushtë, si: nëna, gruaja, motrat e vajzat. Te koka ulet edhe vajtorja e

cila fillonte vajtimin dhe të gjitha gratë e tjera e shoqërojnë me të qara.

Hapet e pamja e cila organizohet veçmas te burrat, e veçmas te gratë. Te burrat caktohen

ata që presin për kryeshëndoshë dhe të tjerët marrin vende përkatëse, më hyrje në dhomë, në

oborr a paradhomë. 34 Të gjithë pjesëmarrësit priten nga i zoti i shtëpisë e meshkujt e fisit. Sapo

të ulen, të ngarkuarit për duhan shpërndajnë cigaret apo duhanin me të dredhur, të tjerët ua

ndezin.

Pastaj, të ardhurit bëjnë ngushllime me radhë. Duke i thirrur në emër të zotit të shtëpisë:

‘’A u mërzitët për këtë vdekje? Ai përgjigjet:’’Për Zotin u mërzitëm!

32

Sejdi Dida , Gjurmime Etnogjuhësore në Krahinën e Hasit, Has, 2008, f. 100. 33

Shih: I. K. Malaj, vep. cit., f. 103. 34

F. Dulaj, E folmja e R.., Prishtinë, 2016, f. 333. /31

Page 32: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Atëherë miku apo vizitori i thotë: ’’Zoti të lashtë shëndoshë, të ruajtë me kë ke…’’ !

Ai ose ata të shtëpisë përgjigjen: ‘’Me ty e me miq, Zoti na lashtë shëndoshë, e jua kthefshim

në gëzime’’ !

Edhe fjalët ngushëlluese kanë njëfarë shkallëzimi sipas moshës së atij që ka vdekur, por

edhe sipas rrethanave e motiveve të tjera.35 Zakonisht kur vdes një burrë në moshë të re pune dhe

lë familjen pas, fjalët ngushëlluese do të ishin: Bani gajret burra , Zoti ju lashtë shëndoshë!, Zoti

ju përpjekt n’xhenet!, Edhe për t’mir mas sodit, Zoti ju dhashtë kivet!˝.

Kur njeriu është shumë i sëmurë apo pritej të vdiste ose i vdekuri ishte i moshuar,

ngushëllimi formulohet më lehtë: ‘’Për t’mirë mas sodit , Zoti u ruejt çka ini, shyqyr që u ka lan

mrapa! Ose edhe me thjesht: ‘’ U past lanë nafakën!

Për ata që i kishte vdekur gruaja: ‘’ Zoti të lashtë shnosh, e të gëzoftë apet (përsëri).

Për fëmijët: ‘’ I paç me jetë t’gatë e mos të roftët’a harrosh.. ( pra mos paç të keqe më të madhe,

po mbetesh me kaq). ‘’ Mos u mërzit, i paç tjert, t’i rujt Zoti tjert ;

Ora e varrimit zbatohej me shumë përpikmëri. Zakoni i besimtarëve myslimanë ishte që

para varrimit të mos japin kafe për askënd. I vdekuri mos të mbahej më shumë se 24 orë pa u

varrosur.

Ndërsa, i vdekuri në popullsinë e besimit katolik mbahej në shtëpi për dy ditë rresht pa

u varrosur. Kjo me qëllim që t’u jepnin mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë të marrin pjesë

për t'i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre. Pjesëmarrja në raste vdekjeje në popullsinë

e besimit katolik është shumë e madhe, masive, burra e gra.

Ndryshe nga besimtarët myslimanë, të cilët nuk qesin (shpërndajnë) kafe ose nuk

shtrojnë bukë para se të varroset i vdekuri, besimtarët katolikë menjëherë sapo të vdes njeriu,

organizojnë shpërndarjen e kafesë dhe cilido pjesëmarrës n.q.s do, e kryen pamjen që në atë

çast. Gjithashtu, është për t’u përmendur edhe dallimi në njoftimin ose lajmin e vdekjes në

mes dy besimeve.

Katolikët njoftimin ose lajmin e vdekjes e përhapnin me zë. Lajmëtarët ishin të

zgjedhur për zërin e tyre të fuqishëm e kumbues, duke shkuar në fshatra dhe hipnin në kodra

mbizotëruese, që zëri i tyre të mbulonte gjithë atë zonë dhe qitnin zërin (lajmin) duke i thirrur

35

Gjovalin Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, Tiranë, 2010, f. 63. /32

Page 33: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

një personi të caktuar që më parë më atë zonë për të marrë lajmet. Personi i caktuar sapo mësonte

ngjarjen nëpërmjet zërit, i cili dallohej nga zërat e tjerë nga një intonacion i veçantë i të thirrurit,

dhe i cili quhej ‘’zë-vdekjeje’’,36 njoftonte tërë fshatin e vet dhe të ngarkuarit e tjerë.

Ky organizim që është përdorur që në kohët më të vjetra në zonat e fiseve Nikaj-Mërtur

dhe gjithë zonat e besimit katolik, bënte të mundur përhapjen e lajmeve me shpejtësi dhe me

përgjegjësi të plotë. Ky lloj lajmërimi bëhej edhe kur jepej kushtrimi në rastet e përballjes me

pushtues.37 I vdekuri i besimit katolik vishej me rroba të reja, karakteristike për zonën përkatëse.

Pjesa më e madhe e burrave rrobat i siguronte shumë kohë më parë dhe këto rroba quheshin:

‘’rrobat e vdekjes’’38, të cilat ruheshin të paprekura në arkat e rrobave të asaj kohe dhe as që

mund t’i jepeshin përkohësisht askujt. Përveç kësaj, kur në ato kohëra kishte mungesë kafeje,

shumë nga burrat e moshuar blinin nga 1kg kafe ose më shumë se aq, të cilën e ruanin pa ia

diktuar të tjerët për t’iu gjetur ditën e vdekjes.

Pas varrimit, pjesëmarrësit ktheheshin në shtëpinë ku ishte bërë gati dreka (qelimja).

Pas buke shpërndaheshin kafetë, por atë ditë si rregull nuk kryhej e pamja (nuk i linin lekët).

Marrja pjesë në varrim nuk quhet e pame. Pas dy-tri ditësh miqtë organizoheshin në grupe

deri në 10 veta për të shkuar me pa (për ngushëllim).

Pamja në Malësinë e Gjakovës ka zgjatur disa ditë ose disa javë dhe thuajse çdo ditë

ata të shtëpisë edhe disa kushërinj qëndronin në pritje të miqve. Tanimë në kohët e sotme

disa gjëra kanë ndryshuar dhe njerëzit e largët, pjesa më e madhe e tyre, e kryejnë ‘’të pamët’’

që ditën e varrimit, sepse edhe kafja ka filluar të shpërndahet pothuaj se në të gjitha familjet.

Si ditë përkujtimore të zisë kanë qenë të shtatat, d. m. th, e shtata ditë pas vdekjes, kur

organizohej një drekë. Vazhdon me të dyzetat pas vdekjes, pra e 40-ta ditë pas vdekjes, e cila

përkujtohet me një bashkim e drekë.

Kurse njëvjetori i vdekjes është përkujtimi i fundit që u hap rrugë dasmave e

festimeve.

36

Shih: I. K. Malaj, vep. cit., f. 107. 37

Po aty, f. 108. 38

Po aty, f. 108. /33

Page 34: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Për një vit familja që ka pasur vdekje në shtëpi nuk festonte festa dhe nuk bënte dasma. Edhe

n. q. s. martonte dikë në familje, nuk thirrte këngëtarë për të kënduar ose dajrexhinj apo

instrumentistë. Por jo vetëm shtëpia e të ndjerit, por edhe dikush nga fisi, të afërmit apo fqinjtë,

nëse do të organizonin një aheng, më parë merrnin leje nga shtëpia ku ka ndodhur fatkeqësia, në

mënyrë që mos ta rëndonin (mos ta ngucnin), meqënëse nëse nuk ka kaluar një vit.

5.2. Gjëma e burrave e vajtimi i grave

Zakonet e vjetra kanë qenë, dhe jo vetëm te ne, por edhe kudo gjetkë, që i vdekuri të vajtohet

me zë me një lloj të kënduari të përvajshëm. Është e kuptueshme se dhembja që shkakton vdekja

të kërkojë shfryrje, të kërkojë lehtësim shpirtëror dhe këtë gjë shqiptari e ka arritur me anë të

gjëmave’’( në Veri) dhe vajtimeve me ‘’ligje’’ (në Jug).39

Gjëma e burrave është një nga ritet pagane më rrënqethëse, që është bërë në popullsinë

katolike të veriut. Gjëmëtarët janë burra të spikatur të zonës. Njerëz me përvojë, me zë piskamë

që dinë të lëvizin së bashku si një kor. Janë njerëz seriozë, që me gjëmën e tyre të mallëngjejnë,

të rrënqethin, të trishtojnë, por edhe të japin forcë.

Gratë e fshatit që merrnin pjesë në mortin e asaj familjeje, për t’i ardhur sadopak në ndihmë,

çonin nga një bukë misri të pjekur në çerep dhe një pshere djathi, dikush çonte një vedër (enë e

madhe druri) me kos, etj.

Vajtorja, grua me përvojë, radhit në vargje fjalët prekëse e mallëngjyese, fjalët e së cilës

shoqëroheshin nga gratë që e rrethonin të vdekurin me të qara me zë:

‘’Oh, Oo! Ho, ho’’! Vajtorja zakonisht ishte grua e moshuar dhe e dëgjuar për zë kënge.

Fillonte kështu:

‘’ More… O more bir…

Për me dek a ish mir…

Vargjet shqiptohen dy e nga dy pa ndërprerje. Pastaj kënga ndërpritej dhe në formë kori

për 7-8 herë përsëritej pasthirrma ‘’ Haj-haj-haj’’e ndonjëherë kur vargjet ishin shumë prekëse

thirrej me të madhe, po me kor: ‘’ Ku Kuu…’’ .

39

Gjergj Zheji, Folklori shqiptar, Tiranë, 1998, f. 78. /34

Page 35: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Pastaj vazhdonte:

‘’Kur të shkosh bir n’at dynja

Shum e njerin ke me pa.

Ke me pa babën ma t'vjetër.

Ke me pa babën me mjekërr.

ka me t’vet për robt e shpisë

Ka me t’vet për tan t’kojshisë’’ ( Naile Ngjeçi, 85 vjeç )

Kur vdiste djalë i ri dhe i fejuar:

‘’Qysh u dave bir prej nanës?

Pse bre bir po rrin idhnue?

Nanën tande ku don me e lanë

Po nuse zezën qe e le zanë?

Motrën tande e veshe n’zi

Ku po e len babën n’pleqni.

(Fatime Dauti, 79 vjeç)

Gjamat e vajet janë pa dyshim nga forma e tyre e përgjithshme të vjetra të folklorit tonë .

P. sh. Një nënë që ngre me forcë mallkimin e saj të tmerrshëm, mbasi me vrasjen e bijës së saj

është shkelur kanuni që nuk lejon kurrë të vritet një femër. Ajo mallkon: ‘’Helm mu baftë, po uji

i Cenit, i raftë pika të tanë vendit, kurr mos pastë as dritë, as diell/gjithherë ndejtë tuj njheun

fill!˝

Nëna e porosit bijën që kur ta pyesin ata të botës tjetër se si po jetojnë në atdhe, ajo:

‘’Babë e vllazën e kushrij

m’i merr n’gryk-o njika nji

m’u kallzo si shkojmë na jetën

shndoshë e mirë- me dishrue dekën.˝ 40

Gjamat dhe vajet na japin një pasqyrë psikologjike të malësorëve, na flasin për filozofinë

e tyre, për etikën e tyre, për vlerësimin e madh që ata kanë për ndjenjat njerëzore.

40

Shih: Gjergj Zheji, vep. cit., f. 79. /35

Page 36: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Gjama e burrave fillonte kur burrat e të gjithë fshatrave përreth mblidheshin para shtëpisë

së të vdekurit, me qëllim për të ngushëlluar familjarët për fatkeqësinë. Numri i gjëmëtarëve

ndryshonte nga fshati në fshat, nga fisi në fis, nga e të vdekurit etj. Zakonisht numri i tyre arrinte

7-10, 10-20 veta etj. Kur dilnin përballë shtëpisë që kishte ndodhur vdekja, burrat e gjëmës

rreshtoheshin me fytyrë në drejtim të të vdekurit, hiqnin kapuçët (qeleshet) nga koka dhe i futnin

në brez, vendosnin dy duart në ije (në mes) dhe fillonin gjëmën.41

Njëri nga ata u printe në bërjen e gjëmës duke thirrur: ‘’O i mjeri unë (vëlla, kushërij,

mik, kumbar apo çfarëdo lidhje kishin më të). Gjatë këtij rituali gjëmëtarët i binin me grushta

gjoksit të vet dhe me thonj gërvishnin fytyrën. Ky lloj rituali vazhdonte sa herë që bëhej gjëmë,

gjatë udhëtimit si dhe rreth të vdekurit nga gjëmëtarët e fshatit, të fshatrave të tjerë apo të çdo

grupi gjëmëtarësh që merrnin pjesë në ngushëllimin e familjes që kishte vdekjen në shtëpi.

Gjëma e burrave ishte aq e fuqishme, kumbuese, rrënqethëse, trishtuese, por edhe prekëse e

dinjitoze, saqë duket për të gjithë ata që e dëgjojnë në gjëmën, sikur janë pjesëtarë të kësaj

jehone marramendëse42

Në çastin e futjes së gjëmëtarëve në oborr, i vdekuri lihet nga ato që e rrethonin dhe

vendin e tyre e zënë gjëmëtarët, të cilët vazhdojnë gjëmën dhe pas disa minutave përulen në

gjunjë pranë të vdekurit, me dorën e majtë të vendosur pas shpine dhe me të djathtën, mbi

gjoksin e të vdekurit, të përkulur me kokë mbi të, duke dihatur (gjëmuar) he-he-he për një kohë

të shkurtër. Pastaj burrat që u qëndrojnë prapa krahëve të tyre i kapin për supesh dhe i ngrejnë

nga kufoma. Pasi gjëmëtarët ngriten në këmbë, vendosin kapuçët në kokë dhe u drejtohen

njerëzve të shtëpisë duke u dhënë dorën e duke u thënë: ‘’Paçi baftin’’!. Të shtëpisë përgjigjen:

‘’Baft e nafakë paçi’’!43

Gjëma e burrave është bërë vetëm për burrat, kurse për fëmijët e për femrat nuk bëhej

gjëmë. Në rast se varrimi bëhet pranë kishës, prifti drejton ceremoninë në vendin e caktuar duke

thënë: ‘’Ej, drita e pambarueshme, jepja Zot pushimin e pasosun. Pushofsh në paqe…’’! Të

pranishmit përsërisin fjalët e priftit dhe në fund thonë ‘’Amen, ashtu qoftë’’!

I vdekuri dërgohet në varrezat e lagjes apo të fshatit, të fisit të tij, dhe nuk lejohet që të

varroset në varreza të huaja sipas zakoneve kanunore.

41

Shih: Ibrahim. K. Malaj, vep. cit., f. 110 42

Po aty, f. 110. 43

Po aty; vep. cit., f. 111. /36

Page 37: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet se çdo fis ka varrezat e veta, që duhet të

respektohen nga të gjithë. ‘’ Në vorre të një vllaznie a të një fisi s’hin i dekuni ai vrami i vllaznis

a fisit tjetër’’44 Gjithashtu në Kanun hasim edhe zakone të tjera të vjetra, ashtu si gjejmë një

respektim dhe solidaritet të mbarë fisit për familjen e përzitur.

Kanuni i Maleve nuk lejon që t’i shkarkohet kujt trazim mbi trazim.45

Po ashtu ‘’ligjet’’ kanunore kanë përjashtuar ose liruar nga obligimi i kryerjes së punëve, për

një javë rresht familjen e goditur fatkeqësia.

Përfundim

Pra, etnografia e pasur e të folurit me rite e zakone, me tradita e kulturë tropojane, është

ruajtur më së shumti në ritual të vdekjes, megjithatë duhet theksuar se me kalimin e dekadave,

pothuajse më gjithë traditat etnokulturore, Krahina e Malësisë së Gjakovës ka pësuar ndryshime.

Së fundi, nuk dëgjohet për gjëmat e dikurshme, apo për dasmat e gjata me ditë e javë të tëra, që

tashmë organizohet bashkarisht me pjesëmarjen e të dy palëve të miqve dhe që kryhen me një

ditë apo me dy ditë më së shumti. Këto lloj ndryshimesh; të modernuara në kohët e sotme,

janë bërë pjesë e gjithë trojeve dhe etnisë mbarë kombëtare.

Megjithëkëtë, duke studiuar mënyrën e të jetuarit të trevës sonë në të kaluarën e saj, duke

u ndalur në çdo gjurmë të jetës, që nga lindja e deri në vdekje shpalosen dhe evidentohen shumë

cilësi e tipare të jetës së kësaj krahine veriore dhe edukon brezat në vazhdim që sa më tepër të

njohim këto tradita të së kaluarës tone, aq më mirë do të forcohet ndërgjegja historike se gjithçka

ka ekzistuar ka qenë autoktone shqiptare.

44

Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë, 1999, f. 32. 45

Po aty, f. 109. /37

Page 38: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Kjo e folme ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë dekadave të fundit, duke shfaqur

prirje dhe tipare të reja nga ndikimi i gjuhës letrare, i qëndrimeve dhe i jetesës së folësve në

mjedise të tjera gjuhësore.

Mirëpo, Malësia e Gjakovës në veçoritë kryesore tashmë shfaqet si njësi etnike dhe

etnografike, ndaj është e udhës që edhe në boshtin sociolinguistik të shihet dhe të merret në

shqyrtim etnografia e të folurit, që faktikisht kjo qasje teknike i përket një disipline

shkencore, e cila te ne, është relativisht e re.

Literatura

ANTARC, Zona funksionale Tropojë, Analizë, Tiranë, 2015.

ASHE, RPS të Shqipërisë, Dialektologjia shqiptare IV, Tiranë, 1982.

Cotaj Bernard, Kosmai Marenglen, Historia e shqiptarëve, Tiranë, 2011.

Dida Sejdi, Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit, Has, 2008.

Dulaj Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016.

Gjeçovi Shtjefën, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë, 1999.

Gjinari Jorgji, Dialektologjia shqiptare III, Tiranë, 1975.

Gosturani Xheladin, E folmja e Çeremit dhe Valbonës (Rrethi i Tropojës), Tiranë, 1975.

Instituti Albanologjik i Prishtinës, Ninulla, Prishtinë, 1982.

Logu Lulzim, Neçaj Gjon, Vendlindja ime Tropoja, Tiranë, 2008.

Lushaj Ali, Shipshani i Malësisë së Gjakovës, Tiranë, 1999.

Malaj Ibrahim, Besimet fetare në Tropojë, Tiranë, 2010.

Malaj Ibrahim, Tropoja në breza, Tiranë, 2003.

Malaj Kadri, Tradita etnokulturore në Tropojë, Tiranë, 2010.

Memia Myftar, Dasma e Malësisë së Gjakovës (Etnografia shqiptare I), Tiranë, 1962.

Memia Myftar, Historia e shkruar me gjak dhe e përjetësuar me këngë, Tiranë, 1970.

Shkurtaj Gjovalin, Etnografi e të folurit të shqipes, Tiranë, 2010. /38

Page 39: PUNIM DIPLOME ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË RRETHIN E … · të Shqipërisë dhe përgjithësisht dhe të hapësirave shqiptare në Ballkan, marrëdhëniet gjuhë-shoqëri, gjuhë-mendësi,

Tirta Mark, Etnologjia e përgjithshme, GEER, Tiranë, 2001.

USHT, Etnografia shqiptare IV, Tiranë,1972.

Xhemaj Ukë, Etnokultura shqiptare në Podgur, Prishtinë, 2003.

Xhemaj Ukë, Monografi etnologjike, Prishtinë, 2003.

Zheji Gjergj, Folklori shqiptar, Tiranë, 1998.

/39