punim diplome...fazat e procesit të kujdesit infermieror----- 12 3.1. procesi i kujdesit...

26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANIFAKULTETI I MJEKËSISË GJAKOVË PROGRAMI: INFERMIERI Punim Diplome STUDIM RASTI NË MENAXHIMIN E DHIMBJES TE PACIENTI KIRURGJIK MENTOR: PUNOI: PROF. ASS.DR. FATON HOXHA HAXHI MUSHKOLAJ GJAKOVË, 2020

Upload: others

Post on 27-Nov-2020

234 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË – GJAKOVË

PROGRAMI: INFERMIERI

Punim Diplome

STUDIM RASTI NË MENAXHIMIN E DHIMBJES TE

PACIENTI KIRURGJIK

MENTOR: PUNOI:

PROF. ASS.DR. FATON HOXHA HAXHI MUSHKOLAJ

GJAKOVË, 2020

Page 2: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

2

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Haxhi Mushkolaj, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar: “Studim rasti në menaxhimin

e dhimbjes te pacienti kirurgjik”, e llojit të studimit: rishikim i literaturës, është punim origjinal i

imi dhe është përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimit janë të renditura në

referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në këshillat për

përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Page 3: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

3

FALËNDERIM

Me këtë rast dua të falënderoj mentorin tim, Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha, për të gjitha vërejtjet dhe

sygjerimet e dhëna gjatë punës dhe mundit tim për përfundimin e këtij punimi diplome.

Gjithashtu falënderoj edhe të gjithë stafin pranë Fakultetit të Mjekësisë, dega Infermieri, të

Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë të cilët kontribuan në ngritjen time profesionale.

Gjithashtu dua të falënderoj edhe familjen time e cila nuk kursej asgjë për të më dal në përkrahje

gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Gjithashtu falënderoj edhe kolegët për të gjithë përkrahjen morale gjatë tërë kësaj kohe.

Page 4: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

4

PËRMBAJTJA

DEKLARATA E KANDIDATIT-------------------------------------------------------------- 2

FALËNDERIM---------------------------------------------------------------------------------- 3

PËRMBAJTJA----------------------------------------------------------------------------------- 4

Abstrakt------------------------------------------------------------------------------------------- 5

Shkurtesat---------------------------------------------------------------------------------------- 5

1. Hyrje-------------------------------------------------------------------------------------------- 6

1.1. Dhimbja-definicioni---------------------------------------------------------------- 6

1.2. Llojet e dhimbjeve----------------------------------------------------------------- 7

1.2.1. Dhimbje nociceptive---------------------------------------------------------- 7

1.2.2. Dhimbje inflamatore---------------------------------------------------------- 8

1.2.3. Dhimbjet neuropatike--------------------------------------------------------- 9

1.2.4. Dhimbjet funksionale--------------------------------------------------------- 9

1.2.5. Dhimbjet pasoperative--------------------------------------------------------- 9

2. Faktorët që lidhen me kohëzgjatjen e dhimbjes pas operacionit--------------------- 11

3. Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror---------------------------------------------------- 12

3.1. Procesi i kujdesit infermieror----------------------------------------------------------- 13

3.2. Prezantim rasti---------------------------------------------------------------------------- 14

3.2.1.Të dhënat aktuale----------------------------------------------------------------------- 13

3.2.2.Të dhënat historike---------------------------------------------------------------------- 15

3.3. Prioritetet infermierore dhe rekomandimet-------------------------------------------- 16

3.4. Përkujdesja dhe përgaditja e pacientit para operacionit---------------------------- 17

4. Diskutimi ----------------------------------------------------------------------------------- 20

5. Përfundimi---------------------------------------------------------------------------------- - 24

Rezyme------------------------------------------------------------------------------------------- 24

Summary----------------------------------------------------------------------------------------- 24

Literatura----------------------------------------------------------------------------------------- 25

Page 5: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

5

Abstrakt

Hyrje: Dhimbja pas operacionit është një problem i rëndësishëm klinik. Edhe pse dhimbja është

pjesë e përvojës pas operacionit që mund të parashikohet, trajtimi i papërshtatshëm i dhimbjes

mund të ketë pasoja të konsiderueshme. Dhimbja pas operacionit e patrajtuar mund të shkaktojë

ndryshime klinike dhe psikologjike që rrisin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, si dhe kostot,

dhe përveç kësaj ulin cilësinë e jetës së pacientëve.

Qëllimi:qëllimi i këtij punimi është të bëhej një rishikim sistematik i literaturës mbi faktorët që

lidhen me dhimbjen pas operacionit dhe përdorimin e analgjetikëve në operacion.

Metodat: Rishikim sistematik i literaturës në MEDLINE dhe CINAHL.

Kemi një prezantim rasti të pacientit të trajtuar kirurgjikisht dhe menagjimit të dhimbjes, në

Spitalin Regjional “Isa Grezda”, Reparti Kirurgjisë në Gjakovë.

Përfundim: Rezultatet e këtij rishikimi sistematik treguan se intensiteti i dhimbjes duhet të matet

shpesh pas operacionit, dhe më vonë çdo ditë, derisa dhimbja të ndalet, duke përdoruur për evaluim

dhe vlerësim një shkallë numerike të përdoret për të vlerësuar intensitetin e dhimbjes.

Shkurtesat

COX-2 (cyclooxygenase-2, COX-2, an enzyme responsible for inflammation and pain)(.

NSAID (Nonsteroidal anti-inflammatory drugs) Barna jo steroid antiinflamatorë

Page 6: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

6

1. Hyrje

1.1. Dhimbja – definicioni

Dhimbja-Një ndjesi e pakëndshme trupore e lokalizuar ose e përgjithësuar ose kompleksi i ndjesive

që shkaktojnë shqetësime fizike të buta deri te rënda dhe shqetësime emocionale dhe zakonisht

rezultojnë nga çrregullime trupore (siç janë dëmtimi ose sëmundja).1

Vëmendje e kujdesshme për lehtësimin e simptomave është baza e kujdesit për të sëmurin.

Shqetësimet eklipsohen nga prania e dhimbjes së pakontrolluar, nauzesë, konstipacionit dhe

simptomave të tjera të sëmundjes së avancuar. Trajtimi optimal kërkon vlerësim të kujdesshëm të

faktorëve kontribues të çdo simptome.

Dhimbjet llogariten ndër përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbëjnë ndër shkaqet më të

shpeshta për të trokitur tek mjeku familjar. Dhimbja është ndjesia e pakëndshme e cila është e

pranishme në vende të dëmtuara etj.

“Shoqata Ndërkombëtare për Studimet mbi Dhimbjen” e përcakton atë si: “një ndijim të

pakëndshëm dhe një eksperiencë emocionale që lidhet me dëmtime te forta, aktuale të indeve të

dëmtuara dhe përshkruhet në kohën e dëmtimit”.

Trajtimi i dhimbjes paraqet një problem prioritar të shëndetit publik në gjithë botën. OBSH

rekomandon prej kohësh dhënien e një trajtimi të dhimbjes, që të jetë në të njëjtën kohë i shpejtë

dhe efikas duke shpresuar që një të ardhme në një kuadër më të përgjithshëm të mund tu garantohet

të gjithë të sëmurëve një asistencë e mjaftueshme gjatë fazave të avancuara të sëmundjeve.

Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të mëdha për mjekun dhe për të gjithë

personelin shëndetësor, veçanërisht për të sëmurët në fazën më të avansuar dhe terminale të

sëmundjes, duke patur parasysh situatën e vështirë qoftë për pacientin ashtu edhe për familjen. Për

të aplikuar rregullën bazë të mjekësisë paliative (qetësuese), “shëro sa të mundesh, kujdesu

gjithmonë”, duhet të bëhet i mundur përdorimi i të gjitha “armëve” në dispozicion me qëllim që të

arrihet lehtësimi sa më i mirë i mundur i vujtjeve nga dhimbjet dhe nga simptomat e tjera që

karakterizojnë fazën përfundimtare të jetës.2

1Schëartz H. M., “Traktat i Diagnozës Mjekësore”, 2010 fq. 477 2Fallon M., Hanks G. ABC of palliative care, botimi II, 2006. Blackëell Publishing Massachusetts, USA.

Page 7: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

7

1.2.Llojet e dhimbjeve

Megjithëse dhimbja zakonisht konsiderohet si një përvojë unike shqisore, ekzistojnë disa lloje të

ndryshme të dhimbjes:

1.2.1. Dhimbjet Nociceptive

Nëse nuk ka një shkak të njohur për dhimbjen, me shumë gjasa, mjekut i duhen shumë

informacione mbi dhimbjen për të kuptuar më shumë mbi shkakun e saj. Këto informacione mund

të jenë në lidhje me lokalizmin e dhimbjes, intensitetin dhe frekuencën. Mjeku juaj do duhet të

përcaktoj nëse dhimbja është nociceptive apo neuropatike (dhimbje nervore), ose të dyja. Shpesh

është e vështirë për të bërë diferencimin sepse praktikisht, të gjitha dhimbjet transmetohen

nëpërmjet nervave. Dëmtimet në indet e trupit si muskujtë, tendinat, ligamentet etj. shkaktojnë

dhimbje nociceptive. Receptorët nervor pranë indit të dëmtuar, të quajtur nociceptorë,

transmetojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Kjo lloj dhimbje përshkruhet si e mprehtë, e fortë dhe/ose

pulsuese. Është lloji më i zakonshëm i dhimbjes dhe shkaktohet nga stimuj (të vërtetë ose

kërcënues) të receptorëve të dhimbjes që gjenden në lëkurë dhe organet e brendshme. Në dhimbje

nociceptive, sistemi nervor senzorik normalisht funksionon, ndryshe nga funksioni i tij jonormal

që shihet në dhimbjen neuropatike.3

Përvoja shqisore e dhimbjes akute të shkaktuar nga stimuj të dëmshëm ndërmjetësohet nga një

sistem i specializuar ndijor me prag të lartë. Ky sistem shtrihet nga periferia përmes palcës

kurrizore, trurit dhe talamusit deri në korteksin cerebral, ku perceptohen shqisat. Për të parandaluar

dëmtimin e indeve, njerëzit mësojnë të shoqërojnë disa lloje të stimujve me një rrezik që duhet të

shmanget nëse është e mundur. Kjo krijohet duke shoqëruar stimuj të dëmshëm me një ndjenjë të

fortë dhe të pakëndshme, domethënë një ndjenjë dhimbjeje. Prandaj, ndjesia e dhimbjes duhet të

jetë mjaft e fortë për të kërkuar vëmendje të menjëhershme.4

Sistemi i dhimbjes nociceptive është një pajisje paralajmëruese e hershme, një sistem alarmi që

njofton praninë e një stimuli potencialisht të dëmshëm. Në këtë drejtim, dhimbja nociceptive është

e dobishme dhe thelbësore për mbijetesën. Prandaj, dhimbja nociceptive duhet të kontrollohet

3Al-Chaer ED, Traub RJ. Biological basis of visceral pain: recent development. Pain 2002; 96:2212-25 4Cervero F, Laird JMA. Visceral pain. Lancet 1999; 353:2145-8

Page 8: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

8

vetëm në situata të veçanta klinike, të tilla si dhimbja pas operacionit ose dëmtimi i indeve pas

traumës. Më e rëndësishmja, sistemi nociceptive nuk duhet të jetë me aftësi të kufizuara në mënyrë

kronike, pasi kjo do të rezultojë në një humbje të funksionit mbrojtës që mund të çojë në dëmtim

të menjëhershëm të indeve, duke përfshirë shkatërrimin e nyjeve, humbjen e gishtave të këmbëve

dhe ulcerat e shkaktuara nga presioni. Dhembja nociceptive, pra, është një ndjesi fiziologjike

jetësore. Mungesa e aftësisë për të ndjerë dhimbje te pacientët me pandjeshmëri kongjenitale ndaj

dhimbjes shkakton humbjen e neuroneve shqisore me prag të lartë dhe zvogëlon jetëgjatësinë.5

1.2.2. Dhimbjet Inflamatore

Ky term është hasur nga fillimi i shekullit të kaluar, pasi nuk kemi të bëjmë me një term

inflamatore siç pretendohej në fillesat e saj, nuk është sëmundje autoimune - siç është pjesa më e

madhe e patologjive që mjekët reumatologë i trajtojnë - por është një sëmundje e karakterit

neurologjik. Epiqendra fillon pikërisht nga sistemi nervor qendror dhe pastaj simptomat shfaqen

në periferinë e organizmit. Nëse dëmtimi i indeve ndodh pavarësisht një sistemi mbrojtës

nociceptiv, ndryshimet e domosdoshme të trupit nga mbrojtja kundër stimujve janë të dëmshëm

në promovimin e shërimit të indeve të dëmtuara. Gjatë dhimbjes inflamatore, ndjeshmëria është

rritur, ku rezultati është te parandalimi i kontaktit me pjesën e dëmtuar të trupit dhe te parandalimi

i lëvizjes të pjesës së dëmtuar të trupit derisa të përfundojë riparimi i indeve - në këtë mënyrë trupi

zvogëlon degradimin e mëtutjeshëm të pjesës së dëmtuar të trupit. Dhimbja inflamatore zakonisht

zvogëlohet pasi dëmtimi dhe përgjigjja inflamatore zvogëlohet. Prandaj, është e nevojshme të

trajtoni në mënyrë aktive dhimbjen inflamatore pas operacionit, si dhe në pacientët me sëmundje

inflamatore, duke bllokuar kështu procesin e alarmit nociceptiv. Në këtë mënyrë, ndjeshmëria ndaj

dhimbjes te këta pacientë normalizohet.6

5 Miranda, C., et al., Novel pathogenic mechanisms of congenital insensitivity to pain ëith anhidrosis genetic disorder

unveiled by functional analysis of neurotrophic tyrosine receptor kinase type 1/nerve groëth factor receptor mutations.

J Biol Chem, 2002. 277(8): p. 6455-62. 6Po aty, Miranda, C., et al.

Page 9: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

9

1.2.3. Dhimbjet Neuropatike

Dhimbja neuropatike është dhimbje që vjen nga dëmtimi i një pjese të sistemit nervor që

transmeton informacionin shqisor në tru. Është e vështirë të trajtohet për shkak të ashpërsisë,

kohëzgjatjes dhe rezistencës ndaj qetësuesve të thjeshtë. Disa studime kanë sugjeruar që

oxcarbazepinet, kur jepet vetëm, mund të zvogëlojë dhimbjen e shkaktuar nga dëmtimi i nervit.

1.2.4. Dhimbjet Funksionale

Është e qartë se sëmundshmëria e zakonshme psikologjike në pacientët me kushte funksionale të

dhimbjes viscerale dhe kuptimi i këtyre fakteve është thelbësore për menaxhimin optimal të këtyre

çrregullimeve. Ajo çfarë nuk është e qartë është se sa është shkaku i këtij komorbideti dhe çfarë

është efekti. Megjithatë, njohja e këtyre simptomeve çon në shumë pasoja të paqëllimshme duke

përfshirë stigmatizimit që ky sindrom është sindromi “nga koka”, duke hedhur poshtë vuajtjen e

pacientit, si dhe mungesën në një qasje të organizuar për zhvillimin e barnave. Mbetet shumë për

të mësuar në lidhje me marrëdhëniet komplekse mes të “trurit të madh” në kokë dhe në “trurin e

vogël” në zorrë dhe është një patologji që mund të çojë në ndryshime të tjetrit. Hulumtimet në këtë

fushë mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme qasjen klinike dhe trajtimin e këtyre

çrregullimeve.

1.2.5. Dhimbjet Pasoperatore

Dhimbjet akute janë një përgjigje e dhimbjeve normale, e parashikueshme fiziologjike ndaj një

stimuli mekanik, kimik ose temperaturë të shkaktuar nga procedurat kirurgjikale, dëmtimi ose

sëmundja akute. Dhimbja akute pas operacionit shkaktohet nga dëmtimi i indeve lokale, nga prerja

kirurgjikale (prerje përfshinë procedurën e prerjes së mukozës ose lëkurës, e cila krijon një hapje,

që shërben për trajtimin e patologjisë konkrete), si dhe dëmtimin nervor që çon në dhimbje

neuropatike. Trajtimi jo adekuat pas operacionit mund të ndikojë në funksionimin e dobësuar të

pothuajse të gjitha sistemeve të organeve dhe rrit ndjeshëm sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë

pas operacionit.

Mekanizmat neurobiologjikë janë përgjegjës për lloje të ndryshme të dhimbjeve, dhe po zbulohen

gjithnjë e më shumë në detaje të mekanizmat fiziologjikë të dhimbjes, duke siguruar pasqyrë se

si faktorë të ndryshëm etiologjikë që prodhojnë lloje të ndryshme të dhimbjes tek pacientët. Kohët

Page 10: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

10

e fundit, terapia e synuar ndaj një lloji të veçantë të dhimbjes pritet që përjetohet nga secili pacient

në mënyrë individuale.7

Dhimbja mund të jetë adaptive dhe e keqe. Dhimbjet adaptive kontribuojnë në mbijetesë në një

mënyrë që mbron trupin nga dëmtimi ose promovon shërimin nëse dëmtimi tashmë ndodh.

Përkundrazi, dhimbja maladaptive është një shprehje e ngjarjeve patologjike në sistemin nervor -

është dhimbja si sëmundje. Dhimbja adaptive është nociceptive dhe inflamatore, dhe dhimbja

maladaptive është neuropatike dhe funksionale.8

Njohuritë për fiziologjinë dhe trajtimin e dhimbjeve pas operacionit janë përmirësuar vitet e fundit.

Rezultatet e hulumtimeve themelore kanë treguar se dëmtimi i indeve shkakton ndryshime në

përgjigjen e sistemit nervor: sensibilizimi periferik çon në një ulje të pragut të përgjigjes

nociceptore, dhe sensibilizimi qëndror rrit eksitueshmërinë e neuroneve kurrizore.9 Si pasojë,

intensiteti i stimujve të nevojshëm për të shkaktuar dhimbje, mbivendosje ndaj stimujve

(hiperalgesia) dhe përhapja e ndjeshmërisë së tepruar në indet jo të dëmtuara (hiperalgesia

sekondare) janë zvogëluar.10

Megjithë përparimeve në mjekësi dhe disponueshmërinë e ilaçeve, dhimbja pas operacionit mbetet

një problem klinik i rëndësishëm. Edhe pse dhimbja është pjesë e përvojës pas operacionit që mund

të parashikohet, trajtimi i papërshtatshëm i dhimbjes është i zakonshëm dhe mund të ketë pasoja

të konsiderueshme. Dhimbja pas operacionit e patrajtuar mund të shkaktojë ndryshime klinike dhe

psikologjike që rrisin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, si dhe kostot, dhe përveç kësaj ulin

cilësinë e jetës së pacientëve.11

Rezultatet klinike negative që vijnë nga menaxhimi joefektiv i dhimbjes postoperatore përfshijnë

trombozë të thellë të venave, emboli pulmonare, ishemi koronare, infarkt miokardi, pneumoni,

shërim më të keq të plagëve, pagjumësi dhe demoralizim të pacientit.12

7Giamberardino MA. Recent and forggoten aspects of visceral pain. Eur J Pain 1999; 3;77-92 8McMahon SB, Dimitrieva N, Koltzenberg M. Visceral pain. Br J Anaesth 1995; 75:132-44 9 Kristin, N., et al., Vitreoretinal surgery: pre-emptive analgesia. Br J Ophthalmol, 2001. 85(11): p. 1328-31. 10 Ëoolf, C.J. and M.S. Chong, Preemptive analgesia--treating postoperative pain by preventing the establishment of

central sensitization. Anesth Analg, 1993. 77(2): p. 362-79. 11 Carr, D.B. and L.C. Goudas, Acute pain. Lancet, 1999. 353(9169): p. 2051-8. 12 Tëersky, R., D. Fishman, and P. Homel, Ëhat happens after discharge? Return hospital visits after ambulatory

surgery. Anesth Analg, 1997. 84(2): p. 319-324.

Page 11: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

11

Të gjitha këto ndërlikime shoqërohen me implikime mjekësore siç janë qëndrimi i zgjatur në spital,

ri-shtrimi në spital dhe pakënaqësia e pacientit nga kujdesi i ofruar shëndetësor.

Për më tepër, trajtimi i dhimbjes kronike që zhvillohet pas dhimbjes akute fillestare paraqet një

barrë të konsiderueshme financiare për sistemin e kujdesit shëndetësor.13

Kërkimet që vlerësojnë dhimbjen në spitale janë kryer rregullisht që nga vitet 1960 dhe janë botuar

rregullisht në literaturën shkencore. Rezultatet tregojnë rregullisht se dhimbja është trajtuar jo

mjaftueshëm.14 Hulumtimet e fundit tregojnë se 75% e pacientëve vuajnë dhimbje pas operacionit

kirurgjik, me sa më shumë që 30% e pacientëve vuajnë nga dhimbje të moderuar ose shumë të

fortë pas operacionit.15 Parandalimi dhe zbutja efektive e dhimbjes mund të përmirësojë rezultatet

klinike, të parandalojë komplikimet klinike, të mundësojë kursime shëndetësore dhe të përmirësojë

cilësinë e jetës së pacientëve. Për më tepër, Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes

(IASP) ka shpallur terapinë e duhur të dhimbjes një të drejtë themelore të njeriut.16

2. Faktorët që lidhen me kohëzgjatjen e dhimbjes pas operacionit

Janë hetuar një sërë faktorësh për të përcaktuar se cilët nga këta shoqërohen në mënyrë të pavarur

me një gjasë të shtuar që dhimbja te pacientët të zgjasë më gjatë pas operacionit. Në analizat e

bëra, kohëzgjatja e dhimbjes pas operacionit u shpreh si numri i matjeve në të cilat ekzistonte

dhimbja. Kur u analizuan faktorët që lidhen me kohëzgjatjen e dhimbjes pas operacionit, një numër

i variablave ishin domethënës në nivelin univariante: mosha, intensiteti i dhimbjes para

operacionit, lloji i ndërhyrjes, vlerësimi i vetë shëndetit, marrja e terapisë para operacionit, lloji i

anestezisë, ankthi.

Një korrelacion i rëndësishëm pozitiv u gjet midis intensitetit të dhimbjes para operacionit dhe

kohëzgjatjes së dhimbjes pas operacionit.

13 Cousins, M.J., I. Poëer, and G. Smith, 1996 Labat lecture: pain--a persistent problem. Reg Anesth Pain Med, 2000.

25(1): p. 6-21. 14 Benhamou, D., et al., Postoperative Analgesic THerapy Observational Survey (PATHOS): a practice pattern study

in 7 central/southern European countries. Pain, 2008. 136(1-2): p. 134-41. 15 Apfelbaum, J.L., et al., Postoperative pain experience: results from a national survey suggest postoperative pain

continues to be undermanaged. Anesth Analg, 2003. 97(2): p. 534-40, table of contents. 16 Brennan, F., D.B. Carr, and M. Cousins, Pain management: a fundamental human right. Anesth Analg, 2007. 105(1):

p. 205-21.

Page 12: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

12

Pacientët që i nënshtroheshin një operacioni të madh kishin një kohëzgjatje dukshëm më të gjatë

të dhimbjes pas operacionit, krahasuar me ata që kryen një operacion të vogël.

Pacientët të cilët, sipas gjykimit të tyre, kishin gjendje më të keqe shëndetësore, kishin kohëzgjatje

të konsiderueshme më të gjatë të dhimbjeve pas operacionit.

Pacientët që nuk morën ndonjë paramjekim para operacionit kishin një kohëzgjatje më të gjatë të

dhimbjes pas operacionit sesa ata që morën një terapi të tillë.

Pacientët e operuar nën anestezi të përgjithshme kishin një kohëzgjatje të konsiderueshme më të

gjatë të dhimbjes pas operacionit sesa pacientët të operuar nën anestezi lokale.

Pacientët që morën analgjetikë pas operacionit kishin një kohëzgjatje dukshëm më të gjatë të

dhimbjes pas operacionit sesa ata që nuk morën analgjetikë pas operacionit.

Pacientët që kishin një nivel më të lartë intenziteti të dhimbjes, kishin një kohëzgjatje më të gjatë

të dhimbjes pas operacionit. 17

3. FAZAT E PROCESIT TË KUJDESIT INFERMIEROR

Plani i kujdesit infermieror përfshinë dokumentimin me shkrim të procesit infermieror që përdoret

për të zgjedhur një apo më shumë probleme të pacientit. Plani i kujdesit infermieror konsiston në

diagnozën infermierore me karakteristikat e saj (të dhënat subjektive dhe objektive që e mbështesin

diagnozën), faktorët që kanë lidhje me të apo faktorët e rrezikut, qëllimet/caqet e pritura si dhe

intervenimi infermieror, që kryhet nëpërmjet disa shkallëve të procesit infermieror:

• Vlerësimi (mblidhen të dhënat nga dosja mjekësore dhe vlerësimi fizik i pacientit).

• Diagnoza infermierore (bëhet një listë e vlerësimit të të dhënave jo fiziologjike, krahasojmë

të dhënat e vlerësuara si jo fiziologjike në diagnozë të mundshme infermierore, vendosim

cilën diagnozë infermierore të përdorim).

• Planifikimi (shkruajmë qëllimet, përfundimet e matshme dhe intervenimet).

• Implementimi (inicojmë planin e kujdesit).

• Evaluimi (përcaktojmë nëse qëllimet/përfundimet janë arritur).

17Po aty, Brennan, F., D.B. Carr, and M. Cousins, 2007. 105 (1): p. 222.

Page 13: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

13

3.1. Procesi i kujdesit infermieror

Është një procedurë që ndërtohet nga vetë i sëmuri dhe zbatohet nga infermieria dhe ekipi i

kujdesit. Përfshinë një përkujdesje infermierore për individët, familjet dhe komunitetin. Ka për

qëllim sigurimin e një kujdesi gjithpërfshirës që nga ana edukative, psikologjike dhe sigurisht

sigurimi i një gjendje stabile dhe të duhur klinike mbi një pacient.

Të gjitha këto realizohen përmes:

1.Vlerësimit infermieror

2.Diagnozës infermierore

3.Planifikimit infermieror

4.Zbatimit infermieror

5.Evaluimit.

3.2. Prezantim i rastit

3.2.1. Të dhënat aktuale

Pacientja M.H e gjinisë femërore (mosha 15 vjeç), lajmërohet në orët e pasditës në Spitalin

Regjional “Isa Grezda” me dhimbje të forta dhe të shpeshta në abdomen, duke e bërë dhimbjen

edhe më të madhe.

Dhimbjet kanë filluar në pjesën e sipërme të barkut, janë përcjellur me mundime dhe vjellje.

Dhimbjet me kohën janë lokalizuar në pjesën e poshtme të djathtë të abdomenit.

Intenziteti i tyre (dhimbjeve) është në rritje e sipër, është valë – valë, ka karakter shtrëngues dhe

therrës.

Përsëritet në cikle, me shtim të intenzitetit.

Vlerësimi infermieror

Të dhënat objektive. Që nga ardhja e pacientit në instucionin shëndetësor gjegjësisht në repartin e

kirurgjisë vërehet se pacienti ka dhimbje të barkut dhe ndihet i lodhur dhe i plogësht. Këto përcillen

me djersitje, ethe dhe të dridhura me temperaturë të ulët trupore.

Të dhënat subjektive

Page 14: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

14

Vështirësi në qëndrim të drejtë.

Distension i barkut.

Humbje oreksi.

Kapsllëk ose diarre dhe të vjella.

Temperaturë e ulët trupore.

Rrahje e shpeshtë e zemrës.

Figura 1. Shkalla numerike e dhimbjes

Bëhet vlerësimi i dhimbjes te pacientja e jonë përmes disa shkallëve të vlerësimit, atij të Shkallës

numerike dhe Shkallëstë të vlerësimit të dhimbjes sipas fytyrës të pacientes. Vlerësimi para

operacionit (Appendectomia) ka qenë në numrin 7 nga shkalla numërike 1 – 10.

Figura 2. Shkalla e vlerësimit të dhimbjes sipas fytyrës-Ëong-Baker-it.

Sipas shkallës së vlerësimit të dhimbjes sipas fytyrës, Ëong-Baker-it, te pacientja e jonë është

vlersuar me numër 3, i/e thyer më shumë.

Page 15: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

15

3.2.2. Të dhënat historike

Pacientja konfirmon se ajo asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje kirurgjike dhe se vetëm babai

i saj prej historisë familjare figuron si një pacient me ndërhyrje kirurgjike kohë me parë.

Diagnoza infermierore

❖ Përkeqësimi gjatë ecjes apo qëndrimit në këmbë të pacientit para operacionit.

❖ Nausea që pas fillimit të ndjesisë së dhimbjeve në pjesën abdominale.

❖ Ankth dhe shqetësim për shkak të ndërhyrjes kirurgjike, pas vizitës të kirurgut se duhet

operuar, për dyshime në Appendicitis acuta.

❖ Aroma e gojës dhe gjuhë e shtresuar dhe e vrazhdë.

❖ Skuqje në fytyrë për shkak të temperaturës trupore shkak i infeksionit. (temp. 37.80C)

❖ Humbje e oreksit.

❖ Frika para operimit dhe frika pas operimit për shkak të shqetësimit të saj.

Planifikimi infermieror

❖ Vlerësimi dhe menagjimi i vazhdueshëm i dhimbjeve, para dhe pas operacionit.

❖ Vlerësimi i gjendjes postoperative.

❖ Aplikimi i masave udhëzuese ndaj gjendjes dhe aktiviteteve të kufizuara, ndërrimi i

pozicionit të pacientit, pas operacionit edhe udhëzimet pas lëshimit në shtëpi.

❖ Menagjimi i dhimbjes, temperaturës, etheve, skuqjeve, pastrimit dhe kurimit të plagës.

❖ Menagjimi i funksioneve vitale.

❖ Menagjimi i stresit postoperator.

❖ Njohja e pacientit rreth gjendjes dhe ekzaminimeve të kujdesit të ofruar.

Zbatimi

❖ Sigurimi i besimit të pacientit gjatë kohës së ofrimit të kujdesin infermieror, para dhe pas

operacionit.

❖ Shpjegimi i procedurave operatore dhe përgaditja për operim, pregaditja fizike dhe psiqike.

Page 16: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

16

❖ Krijimi i ambientit sa më të rehatshëm për pacientin para dhe pas operimit.

❖ Aktivizimi sa më i shpejtë i pacientes, me ndërrimi i pozicioneve të saja n shtrat dhe jashtë

saj (aktivizimi nga shtrati, ushtrimet e respiracionit), duke pasur kujdes për mos dëmtim të

plagës operatore.

❖ Pastrimi i vazhdueshëm i plagës operatore .

❖ Reduktimi i dhimbjeve, me analgjetikë.

❖ Trajtimi individual dhe ruajtja e privatësisë së pacientit.

❖ Monitorimi i shenjave vitale.

Evaluimi

❖ Evaluimi i gjendjes të përgjithshme të pacientes.

❖ Evaluimi i gjendjes lokale, të plages pasoperatore në raport me dhimbjen.

Pacientja jonë pas verifikimit të diagnozës së saktë kirurgjike, para operacionit është trajtuar me

analgjetikë sol. Paracetamol i.v. Menjëherë pas operacionit është trajtuar me analgjetikë amp.

Diclofen 75 mg .iv. në infuzione, mandej i.m. sipas nevojës. Është bërë shpesh matja e intenzitetit

të dhimbjes sipas mostrave të lartëcekura, Shkalla numerike e dhimbjes dhe Shkallës së

vlerësimit të dhimbjes sipas fytyrës dhe është bërë evaluimi i gjendjes tijë dhe tretmani adekuat.

3.3. Prioritetet infermierore dhe rekomandimet

Prioritet i infermieres rreth këtij rasti të lartë përmendur kuptohet se është menagjimii dhimbjes

para dhe pas operacionit, parandalimi i zhvillimit të infeksionit apo komplikimeve të plagës

operatore që mund të jenë edhe më serioze siq është edhe Sepsa gjë që shkaktohet sëmundja bazë

që operohet, nga mos trajtimi adekuat i plagës përfshirë pastrimin. Duke rekomanduar një rehati

dhe një menagjim mbi dhimbjet tek pacienti arrihet një mirëkuptim infermier-pacient, që

ndërlidhet dhe me gjendjen psiqike dhe emocionale të pacientit pas operimit. Për një kujdes dhe

një përgjegjësi e cila ushtrohet në mënyrë të duhur mund të rrezultojmë në një shëndet të plotë dhe

mirëqenje shpirtërore tek çdo individ të shtruar në spital.

Page 17: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

17

3.4. Përkujdesja dhe përgaditja e pacientit para operacionit

Vizita e pacientit në ambiente ambulantore, konsulta dhe vlerësimi i pacientit të shtruar në spital

nga departamenti i emergjencës.

Që prej takimit të parë të pacientit me kirurgun bëhet rishikimi i anamnezës klinike dhe testeve

laboratorike e hulumtuese mbi diagnozën e pacientit. Qasja në përballjen e parë me pacientin që

do nënshtrohet në një ndërhyrje kirurgjike dhe takimi i parë me familjarët e tij duhet të jetë e atillë

që si mjeku dhe infermieri të ofrojë atmosferë besimi dhe të krijoj një urë komunikimi të lirshëm

me konfidencë të lartë me sjellje profesionale infermierore dhe mjeksore.18 Pasi bëhet

vendimmarrja për operacion duhet të caktohen disa qështje rreth adresimit të kohës dhe vendit të

operimit, lloji i anestezisë si dhe përgaditja para operacionit. Gjithashtu sigurohet se pacienti të

mos ushqehet 8 orë para operimit19. Këto janë pika për vlerësimin e riskut që marrin në konsideratë

periudhën afër operacionit (periudha e operacionit dhe 48 orë pas operacionit) ashtu edhe

periudhën e vonshme pas operacionit (deri në 30 ditë) dhe kërkojnë të indetifikojnë faktorët që

mund të ndikojnë në semundshmërinë e pacientit gjatë kësaj periudhe. Infermieria kirurgjike që

ushtron kujdesin paraoperatorë njëherit sigurohet se ka përvojë që mirret me këtë përgjegjësi mbi

përkujdesjen operatore mbi pacientët. Përgjegjësia dhe kujdesi i infermieres për pacientin duhet të

jetë profesionale dhe në nivel të lartë, nga ajo varet pikësëpari përgaditja emocionale dhe

psikologjike e pacientit deri tek përgaditja dhe grumbullimi i të dhënave diagnostike rreth gjendjes

shëndetsore të cilat duhet të shkruhen dhe rishikohen.

Personeli infermieror e vlerëson gjendjen preoperatore dhe synon të informohet:

➢ si e përjeton pacienti fazën perioperatore.

➢ sa është i përgaditur të përballojë intervenimin dhe sa është në gjendje të mobilizojë gjithë

aftësitë e veta për të përballur ndërhyrjen kirurgjikale.

➢ preferencat e tij në lidhje me asistencën postoperatore.

➢ nevojën e tij për përkujdesje infermieristike.

18 Sabiston, “Trakti I Kirurgjisë” Bazat biologjike të praktikave kirurgjikale modern, Kapitulli 12 Parimet e Kirurgjisë

para operacionit dhe ato te operimit. Leigh neumayer dhe Daniel Vargo. Pergaditja e pacientit për operacion. 19 Sëierzeëski. SJ. III, M.D. http://ëëë.healthcommunities.com/before-aftersurgery/preoperative-procedures-

surgery.shtml

Page 18: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

18

Faktorët që duhet të rishikohen para operacionit nga infermierja dhe mjeku.20

Mosha:

Edhe pse mosha është raportuar si faktor i pavarur për vdekshmërinë pas operacionit, ajo mund të

paraqes mundësinë e përballimit të sëmundshmërive që do I nënshtrohen trajtimit në mënyrë

kirurgjikale. Testimi para operacionit bazohet në materialet që janë mbledhur nga anamneza e

pacientit, historia e tij familjare mbi operacionet dhe egzaminimi objektiv. Tek pacientët me moshë

më të vjetër iu duhet treguar se duhet të nënshtrohen procedurave të caktuara si EKG, radiografiae

krahërorit, nivelet e glukozës, gjaku komplet, nivelet e kreatininës, uresë, etj.

Gjendja nutricionale:

Pjesë e anamnezës së pacientit është edhe rënja në peshë brenda një periudhe gjashtmujorëshe për

rreth 10% ose brenda muajit per 5%. Shkalla e keq ushqyeshmërisë llogaritet në dukshmërinë e

rënjes në peshë, gjetjeve në egzaminimin fizik dhe vlerësimin e proteinave plazmatike. Duhet të

bëhet rishikimi i nivelit të albuminës, transferinës.

Agjërimi para operacionit:

“Ndërprerja e ushqyerjes nga goja pas mesnate” është rregull standard që lidhet me reduktimin e

volumit të aciditetit dhe përmbajtjeve të stomakut gjatë procedurës kirurgjikale të planifikuara

ndërsa te rastet urgjente me indikacion vital, duhet menjëherë të futet në sallën e operacionit.

Periudha postoperatore

Gjendja e pacientit pas operimit mund të quhet si një gjendje e parashikuar për shkak se organizmi

i tij ka pësuar një ndërhyrje, me ndryshime mbi organizimin e tij. Ethet mund të jenë ndërlikimet

e para dhe të zakonshme që i paraqiten një pacienti, për shkak të një reagimi proinflamator ndaj

dëmtimit të indeve të lëkurës dhe anestezionit.

20 Sabiston, “Trakti I Kirurgjisë” Bazat biologjike të praktikave kirurgjikale moderne, Kapitulli 12 Parimet e Kirurgjisë

para operacionit dhe ato te operimit. Leigh neumayer dhe Daniel Vargo.

Page 19: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

19

Hematomat njihen si shkaqet më të njohura jo infektive të etheve dhe ndërlikimeve tjera që i

paraqiten pacientit postoperativ.

Mund të përfshihen sëmundjet venoze tromboembolike, infarkti i miokardit, iskemia viscerale, të

cilat mund të shkaktojnë ethe në mungesë të infeksionit por paraqitje të inflamacionit.

Periudha post operatore për shumë pacient përcillet me siklet pas anestezisë. Përcillet me dhimbje

lokale, me nauze apo edhe me shqetësime psikologjike. Shkalla e dhimbjes së përjetuar ndihmon

infermierët dhe mjekët në vlerësimin e gjendjes së tij dhe medikamenteve që duhen ordinuar të

merren. Kjo fazë ka të bëjë me transferimin e pacientit në reaminacion që pas përfundimit të

operacionit, transferim i tillë që bëhet me kujdes të lartë duke mos e lëvizur shumë pacientin.

Kujdes i kushtohet edhe plagës së operuar në mënyrë që ti shmangemi dëmtimeve të saj.

Pozicionimi i pacientit duhet të jetë adekuat ashtu që ai të ndihet sa më komod dhe gjatë kohës kur

procedurat në vazhdim mbi plagë të jenë më të lehta, që nga drenimi apo pastrimi i plagës.

Dallojmë dy faza të kujdesit të të sëmurit:

❖ Faza e parë që është pas përfundimit të operacionit dhe anestezionit.

Në këtë fazë bëhet përciellja e shenjave vitale,

kontrolli i vazhdueshëm i frekuencës të respiracionin,

kontrolli i urinimin,

drenimi,

sonda nazogastrike,

barnat si dhe analizat laboratorike mbi gjendjen e përgjithshme të pacientit.

❖ Faza e dytë fillon nga zgjimi i plotë prej anestezionit dhe zgjatë deri në vendosjen dhe

vlerësimin e rregullt të të gjitha funksioneve jetësore të një pacienti.

Ka një vijueshmëri të njejtë si në fazën e parë por me një shtim të masave plotësuese.

Pas kontrolleve dhe adaptimit të pacientit më intervenimet infermierore tek ai pas operimit

bëhet edhe vlerësimi i dhimbjeve sipas shkallët analoge vizuale, verbale ose numerike.

Morfina (10 mg. i.m ose 3-5mg. i.v)21 është e duhur për largimin e dhimbjeve.

21Prpić, I. me bashkëpunëtorët, “Kirurgjia” për studentët e mjeksisë” Fq. 42-44

Page 20: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

20

Ipen edhe analgjetikë të tjerë si: Paracetamoli, Diklofenati, Trodoni, etj.

DISKUTIMI

Dhimbja akute fillon me dëmtimin e lëkurës ose të strukturave më të thella. Algogjenët, të

prodhuar ose të çliruar lokalisht stimulojnë nociceptorët periferik. Sinjali përhapet gjatë fibrave

nociceptore në bririn dorsal të shtyllës kurrizore ose në rastin e nervave kranialë, në nukleuset

sensore. Rregullimi, përforcimi ose dobësimi i sinjalit, mund të ndodhin përpara se sinjali të

transmetohet në zonat specifike të dhimbjes, në tru dhe në korteksin cerebral. Reflekset lindin gjatë

gjithë rrugës së dhimbjes, duke çuar në përgjigje që mund të jenë të dobishme (p.sh., tërheqje nga

një stimul i dëmshëm) ose të dëmshme (p.sh., shkarkim i sistemit simpatik që shkakton ndryshime

neuroendokrine, karakteristike të përgjigjes ndaj stresit) për organizmin e dëmtuar. Një nga

përgjigjet reflektore e cila lidhet me traumën ose kirurgjinë është shtimi i tonusit muskulor dhe

spazma e lokalizuar të cilat rrisin konsumin e oksigjenit dhe prodhimin e acidit laktik.

Çdo pjesë e veçantë e rrugëve të dhimbjes (periferike, shtylla kurrizore, truri dhe korteksi cerebral)

mund të ndikojë për të zvogëluar ose eleminuar sinjalin nociceptiv.22

Kur hartohet një plan trajtimi është e rëndësishme të kuptohen karakteristikat e procesit

patologjik, që është përgjegjës për dhimbjen e pacientit.

Mund të jenë të pranishme dëmtime të panjohura ose patologji, përgjegjëse për dhimbjen akute.

Nganjëherë dhimbja nuk ka të bëjë fare me problemin akut të tanishëm të pacientët me probleme

themelore me dhimbje kronike. Duhet të lokalizohet dhimbja.

Çdo pacient duhet pyetur që të përpiqet të përcaktojë intesitetin e dhimbjes së tij apo të saj

duke përdorur shkallët analoge vizuale, verbale ose numerike. Me këto sisteme matëse çdo pacient

i shërben kontrollit vetjak të tij dhe përgjigja ndaj trajtimit matet më mirë si ndryshim nga vlera

fillestare.

Dhimbja dhe diskomforti mund të shkaktohen gjithashtu nga paisjet monitoruese dhe

terapeutike (kateterët, drenat, tubat tubat endotrakeale) kujdesi i zakonshëm infermieror (p.sh.,

aspirimi i rrugëve ajrore, terapia fizike, ndërrimet e fashave) si dhe nga imobiliteti i zgjatur.

Dhimbja e palehtësuar mund të kontribuojë në gjumin e papërshtatshëm duke shkaktuar lodhje të

madhe dhe çorientim. Dhimbja mund të kontribuojë në disfunksion pulmonar përmes mbrojtjes

22 Irëin RS, Rippe MJ, et all, Mjekësia e Kujdesit Intenziv, fq. 212

Page 21: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

21

muskulore të lokalizuar rreth zonës së dhimbjes dhe një rigiditeti të përgjithshëm muskulor që

kufizon lëvizjen e murit të kraharorit dhe të diafragmes. Analgjezia e efekteshme ka tendencën të

pakësojë ndërlikimet pulmonare te pacientët postoperatorë.23

Ndërhyrjet jofarmakologjike që përfshijnë kujdesin në pozicionimin e duhur të pacientit,

stabilizimin e frakturave dhe eliminimin e stimulimit acarues fizik (p.sh., pozicionimin e duhur të

tubit të ventilimit për të shmangur tërheqjen në tubin endotrakeal) janë të rëndësishme për të ruajtur

rehatinë e pacientit. Studimet kanë sugjeruar përdorimin e sukseshëm të stimulimit transkutan

elektrik të nervit në trajtimin e dhimbjes postoperatore dhimbjes që shoqëron frakturat e brinjëve

dhe të dhimbjes nga djegia.

Për të siguruar analgjezi të përshtatshme te pacientët e sëmurë në gjendje kritike për jetën,

mund të përdoren klasa të ndryshme medikamentesh.

Medikamente antiinflamatore josteroide (NSAIDs) pengojnë në prodhimin e prostaglandinave; ato

mund të pakësojnë përgjigjen inflamatore ndaj traumes ose kirurgjisë duke ulur kështu

inflamacionin nociceptiv; gjithashtu ato mund të shtojnë analgjezinë kur përdoren të kombinuara

me opioide.

Ketorolak trometamina (Toradol) është parë se është i efektshëm në reduktimin e nevojes për

opioide pas kirurgjisë madhore, pa shkaktuar frenim të qendrës respiratore kur përdoret i

kombinuar me bllokaden epidurale ai përmirëson gjithashtu dhimbjen e gjoksit dhe të shpatulles

pas kirugjisë torakale.

Roli i frenuesve më selektivë të COX-2 te pacientet me gjendje kritike për jetën, mbetët i panjohur.

Preparatet frenuese selektive të COX-2 shkaktojnë më pak irritim gastrointenstinal me përdorimin

për kohë të gjatë sesa NSAID tradicionale. Fillimi i ngadaltë i veprimit të disa preparateve mund

të zvogëlojë dobinë e tyre për menaxhimin e dhimbjes akute.

23 Po aty, Irëin RS, Rippe MJ.

Page 22: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

22

Për pacientët te të cilët janë kundërindikuar NSAID, acetaminofeni mund të paraqes një alternativë

të mirë. Në kombinim me një opioid, acetaminofeni prodhon një efekt më të madh analgjezik sesa

opioidi i përdorur i vetëm në doza më të larta. Duhet të tregohet kujdes për të shmangur dozat e

tepruara dhe mundësisht hepatotoksike sidomos te pacientët me anamnezë të rëndësishme të

konsumit të alkoolit apo një gjendje të keqe nutricionale.24

Malek et al. raporton për marrjen e analgjetikëve te 93% të pacientëve (236 pacientë) vetëm

ditën e parë, pra ditën e procedurës, dhe 98% e pacientëve kanë marrë vetëm një dozë

analgjetikësh.25

24 Po aty, Irëin RS, Rippe MJ. 25 Malek, J. Ševčik, P., me bashkëpunëtorë. Postoperative Pain Management: Evidence-Based Tools and Technique

for Nursing Professionals by Yvonne M. D’Arcy, MS, CRNP, CNS is published by HCPro, Inc.

Page 23: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

23

PËRFUNDIMI:

Dhimbja pas operacionit është një problem i rëndësishëm klinik i cili duhet të planifikohet të

menagjohet te secili pacient që kërkon trajtim kirurgjik të sëmundjeve të ndryshme kirurgjike.

Trajtimi i përshtatshëm i dhimbjes pas operatore e ulë kohëzgjatjen e sëmundshmërinë dhe

vdekshmërisë të pacientit të operuar, e bënë më të shkurtër kohën e revitalizimit dhe të kthimit të

saj/ tij në jetë të përditshme në familje, shoqëri dhe në punë.

Menagjimi i mirë i dhimbjes ulë koston e shpenzimeve, ditët e qëndrimit në spital dhe të

mungesave në vendin e punës.

Matja e shpeshtë e sistematike e intensitetit të dhimbjes, duke përdorur për evaluim dhe vlerësim

një shkallë numerike që përdoret për të vlerësuar intensitetin e dhimbjes, jep mundësinë më të lehtë

të menagjimit dhe më efikas të dhimbjes pasoperatore.

Page 24: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

24

Rezyme

Punimi i Diplomës me titull “ Studim rasti në menaxhimin e dhimbjes te pacienti kirurgjik” i

realizuar në Universitetin publik në Gjakovë, “Fehmi Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, Dega

Infermieri. Në këtë punim është përdorur metodologjia e llojit të rishqyrtimit të literaturës. Punimi

përmbledhet në pesë kapituj , të ndarë në nënkapituj, dhe dy figura. Në tërësi ka 26 faqe. Kapitulli

1 përmban nënkapitullin1: Definicioni i dhimbjes, nënkapitullion 2: Llojet e dhimbjes; Kapitullin

2: Faktorët që lidhen me kohëzgjatjen e dhimbjes pas operacionit; Kapitullin 3: Fazat e procesit të

kujdesit infermierorme me këto nënkapituj 3.1: Procesi i kujdesit infermieror; nënkapitullin 3.2:

Prezantim i rastit; Nënkapitulli 3.3: Prioritetet infermierore dhe rekomandimet dhe nënkapitullin

3.4: Përkujdesja dhe përgaditja e pacientit para operacionit. Kapitullin 4: Diskutimi dhe Kapitullin

5: Përfundimi

Summary

Diploma thesis titled “Case Study in Pain Management in Surgical Patient” conducted at Public

University in Gjakova, “Fehmi Agani”, Faculty of Medicine, Nursing Branch. The literature

revieë type methodology ëas used in this paper. The paper is summarized in five chapters,

divided into sub-chapters, and tëo figures. There are 26 pages in total. Chapter 1 contains

Subchapter 1: Definition of Pain, Subchapter 2: Types of Pain; Chapter 2: Factors Related to the

Duration of Postoperative Pain; Chapter 3: Phases of the Nursing Care Process ëith these

Subchapters 3.1: Nursing Care Process; subchapter 3.2: Case presentation; Subchapter 3.3:

Nursing Priorities and Recommendations and Subchapter 3.4: Patient Care and Preparation

Before Surgery. Chapter 4: Discussion and Chapter 5: Conclusion

Page 25: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

25

LITERATURA

1. Schëartz H. M., “Traktat i Diagnozës Mjekësore”, 2010 fq. 477

2. Fallon M. & Hanks G. (editore). ABC of palliative care, botimi II, 2006. Blackëell

Publishing Massachusetts, USA.

3. Al-Chaer ED, Traub RJ. Biological basis of visceral pain: recent development. Pain 2002;

96:2212-25

4. Cervero F, Laird JMA. Visceral pain. Lancet 1999; 353:2145-8

5. Miranda, C., et al., Novel pathogenic mechanisms of congenital insensitivity to pain ëith

anhidrosis genetic disorder unveiled by functional analysis of neurotrophic tyrosine

receptor kinase type 1/nerve groëth factor receptor mutations. J Biol Chem, 2002. 277(8):

p. 6455-62.

6. Giamberardino MA. Recent and forggoten aspects of visceral pain. Eur J Pain 1999; 3;77-

92

7. McMahon SB, Dimitrieva N, Koltzenberg M. Visceral pain. Br J Anaesth 1995; 75:132-

44

8. Kristin, N., et al., Vitreoretinal surgery: pre-emptive analgesia. Br J Ophthalmol, 2001.

85(11): p. 1328-31.

9. Ëoolf, C.J. and M.S. Chong, Preemptive analgesia--treating postoperative pain by

preventing the establishment of central sensitization. Anesth Analg, 1993. 77(2): p. 362-

79.

10. Carr, D.B. and L.C. Goudas, Acute pain. Lancet, 1999. 353(9169): p. 2051-8.

11. Tëersky, R., D. Fishman, and P. Homel, Ëhat happens after discharge? Return hospital

visits after ambulatory surgery. Anesth Analg, 1997. 84(2): p. 319-324.

12. Cousins, M.J., I. Poëer, and G. Smith, 1996 Labat lecture: pain--a persistent problem. Reg

Anesth Pain Med, 2000. 25(1): p. 6-21.

13. Benhamou, D., et al., Postoperative Analgesic THerapy Observational Survey (PATHOS):

a practice pattern study in 7 central/southern European countries. Pain, 2008. 136(1-2): p.

134-41.

14. Apfelbaum, J.L., et al., Postoperative pain experience: results from a national survey

suggest postoperative pain continues to be undermanaged. Anesth Analg, 2003. 97(2): p.

534-40, table of contents.

15. Brennan, F., D.B. Carr, and M. Cousins, Pain management: a fundamental human right.

Anesth Analg, 2007. 105(1): p. 205-21.

16. Sabiston, “Trakti I Kirurgjisë” Bazat biologjike të praktikave kirurgjikale modern,

Kapitulli 12 Parimet e Kirurgjisë para operacionit dhe ato te operimit. Leigh neumayer dhe

Daniel Vargo. Pergaditja e pacientit për operacion.

17. Sëierzeëski. SJ. III, M.D. http://ëëë.healthcommunities.com/before-

aftersurgery/preoperative-procedures-surgery.shtml

18. Sabiston, “Trakti I Kirurgjisë” Bazat biologjike të praktikave kirurgjikale moderne,

Kapitulli 12 Parimet e Kirurgjisë para operacionit dhe ato te operimit. Leigh neumayer dhe

Daniel Vargo.

19. Prpić, I. me bashkëpunëtorët, “Kirurgjia” për studentët e mjeksisë” Fq. 42-44

20. Irëin RS, Rippe MJ, et all, Mjekësia e Kujdesit Intenziv, fq. 212

Page 26: Punim Diplome...Fazat e procesit të Kujdesit Infermieror----- 12 3.1. Procesi i kujdesit infermieror----- 13 ... Menaxhimi i dhimbjes është aktualisht një prej sfidave më të

26

21. Malek, J. Ševčik, P., me bashkëpunëtorë. Postoperative Pain Management: Evidence-

Based Tools and Technique for Nursing Professionals by Yvonne M. D’Arcy, MS, CRNP,

CNS is published by HCPro, Inc.