punim diplome - edukimi.uni-gjk.org« hakaj.pdf · në letërsinë shqipe gjergj fishta zë vend...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Heroi epik në poemën Lahuta e Malcis të Gjergj Fishtës Mentor: Kandidatja: : Prof.ass.dr. Nexhmije Kastrati Elitë Hakaj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

376 views

Category:

Documents


15 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Heroi epik në poemën Lahuta e Malcis

të Gjergj Fishtës

Mentor: Kandidatja: :

Prof.ass.dr. Nexhmije Kastrati Elitë Hakaj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

2

Falënderim

Së pari e falënderoj familjen, të cilëve iu kam munguar në kohën që duhej të kaloja me ta

dhe të cilët në asnjë moment nuk u ndalën së inkurajuari dhe së ndihmuari për ta arritur këtë ditë.

Gjithashtu, dëshiroj të shpreh falënderim të veçantë për profesoreshën e respektuar Nexhmije Kstrati,

për ideimin e kësaj teme, këshillat, përkrahjen dhe inkurajimin e dhënë pa rezervë, në mënyrë të

vazhdueshme profesionale dhe morale.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

3

Përmbajtja

Abstrakti...............................................................................................................................4

Hyrje.....................................................................................................................................5

KAPITULLI I

Lahuta e Malcisë, kryevepra e Gjergj Fishtës.........................................................6

KAPITULLI II

Lahuta e Malcis......................................................................................................11

2.1.Eposi shqiptar....................................................................................................14

2.2. Poema epiko-lirike...........................................................................................15

2.2.1. Osman Agë Kuka...............................................................................15

2.2.2. Tringa................................................................................................17

KAPITULLI III

Figurat e përrallave popullore shqiptare.................................................................19

3.1. Zana......................................................................................................20

3.2. Kuçedra................................................................................................22

3.3. Lugati...................................................................................................23

3.4. Shtriga..................................................................................................23

3.5. Bjeshkët...............................................................................................23

3.6. Zana e Madhe (Episodi i Tringës).......................................................24

KAPITULLI IV

Heroi epik në poemën e Fishtës........................................................................... 25

KAPITULLI V

Fishta i ndikuar nga folklori shqiptar dhe moderniteti...................................... ..29

Përfundim .........................................................................................................................33

Literatura...........................................................................................................................34

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

4

Abstrakti

Më anë të këtij punimi do të analizoj veprën „Lahuta e Malcis“ të autorit Gjergj Fishta, më

saktësisht do të flas për heroin epik në këtë vepër.

Përveç heroit epik, kjo vepër përmban thuajse gjithë historinë e Shqipërisë, jetën, doket,

traditat, këngët, botën mitologjike, dashurinë... të gjitha këto në kapituj të veçantë do të

shtjellohen me shembuj të marrë nga Lahuta dhe do të analizohen, duke bërë kështu që të

kuptoet më mirë poema epiko-lirike, bota e heronjve dhe ajo mitologjike, bashkëveprimi i

këtyre dy botëve, ngjarjet e rëndësishme historike dhe krijimtaria gojore e cila është gdhendur

në këtë vepër, duke e bërë që të përcillet brez pas brezi e ruajtur në letërsinë e shkruar.

Fjalët kyçe: Lahuta e Malcis, Gjergj Fishta, poema epiko-lirike, heroi, bota mitologjike.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

5

HYRJE

Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i

shkrimit unikat vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot. Që në moshë të re, ai u frymëzua nga figurat

qendrore patriotike, që luftuan për të drejtat e popullit shqiptar, dhe jo vetëm nga ta por, edhe

nga legjendat e gojëdhënat popullore me të cilat u rrit e i pati për burim reference gjatë jetës e

punës krijuese.

Gjergj Fishta, në veprën letrare "Lahuta e Malësisë" pasqyron qartë botën shqiptare, mitin dhe

realitetin, shpresën e dëshirën e një populli të vogël etnikë në zemër të Evropës që përpiqej që

me çdo kusht ta fitonte lirinë e mohuar shumëshekullore.

Natyraliteti specifik i vargut, poetika e gjuha e veprës, figurat stilistike, semantika e

ndërtimi i karakterit e bëjnë të dallueshme "Lahutën... "jo vetëm si shkrim por, edhe si ndjesi e

emocion. "Lahuta e Malësisë", dhe natyra e shkrimit e gërshetuar fort me letërsinë popullore

bashkë, si një unazë qarkore e japin qartë pejsazhin humanë të një bote jo shumë larg nesh, e

cila na vjen e freskët e saktë, pa e humbur kuptim e saj megjithatë edhe sot. Kjo trashëgimi

letrare e kulturore, ky cikël shkrimor që brenda gjirit të saj ngërthen 15.613 vargje, e ndarë në

tridhjetë këngë, e krahasuar shumëherë me "Iliadën" e Homerit, mbetet akoma burim studimi

për ne e për breza që do vijnë më pas. Ndonëse vepra pati karakter letrar e historik ,në qendër

luftën dhe ngjarjet e veçanta historike që lidheshin kryesisht me Shqipërinë e veriut të viteve

1858 /1913, ajo u ndalua nga regjimi komunist i asaj kohë. Vepra ribotohet pas ndalimit

fillimisht në Romë, në vitin 1958, në Lubjanë më 1990, dhe sërish në Romë më 1991. Pas rënies

së komunizmit "Lahuta e Malësisë", merr gjithë vëmendjen shkencore e letrare , duke u radhitur

kështu si një vepër monumentale e rëndësisë së veçantë, pas viteve 90 vepra ribotohet pa

ndalesën e vetme në Kosovë e Shqipëri.

Gjergj Fishta u bë i njohur që në rininë e tij si poet, prozator e përkthyes, edhe pse i

veshur me petkun e një prifti katolik, ai nuk u shqua për këtë të fundit. Veprimtaria e tij qe në

shërbim të popullit shqiptar e të çështjes kombëtare, traditës e kulturës në përgjithësi.

Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane "Hylli i Dritës", një revistë kulturore që

luajti rëndësi të jashtëzakonshme në vitet e para menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së

Shqipërisë më 1912 në Vlorë, e cila iu kushtua letërsisë, politikës ,folklorit dhe historisë, ndërsa

më 1916/1018 del gazeta tjetër kulturore "Posta e Shqypniës", një gazetë tjetër politike e

kulturore e udhëhequr po ashtu nga Fishta.

Gjergj Fishta qe mësimdhënës e hartues i alfabetit shqip, ndonëse ky alfabet nuk u

jetësua asnjëherë, për arsye politike e teknike, megjithatë ai e ndihmoj këtë proces me idenë, që

të gjithë shqiptarët ta kenë një gjuhë të përbashkët e një alfabet të përbashkët shqip, që të

shërbeheshin me të përtej çdo dialekti a besimi fetar.

Gjergj Fishta, është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve letrare, emri i tij lidhet

kryesisht me veprën "Lahuta e Malësisë", ky emër e kjo vepër është e njohur gjithandej në botën

kulturore brenda e jashtë Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, sepse mu kjo vepër e ky autor

qenë propozuar për çmimin Nobel, dhe Fishta mbetet si autori i parë në gjithë historinë e

letërsisë shqipe pas Kadaresë sot.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

6

Kapitulli I

Lahuta e Malcis, kryevepra e Gjergj Fishtës

“Lahuta e Malcis” (1937) është vepër monumentale jo vetëm për letërsinë shqipe por,

edhe për kulturën e historinë e saj përgjithësisht. Si i tillë, ky libër paraqet karakterin e modelit

epik, (njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që paraqet në formë tregimi, në vargje

ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli ose të një njeriu; tërësia e

veprave të këtij lloji. Citat sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, Prishtinë, 1981) që nga fillimi e gjerë

në fund. Vepra tejkalon përmasat e një projekti të rëndomtë nacional, autori me mjeshtri të

jashtëzakonshme frymon shqip mbi gjithë vargjet e tij, edhe kur bekon a mallkon fatin nacional,

pa hezituar se rima e ritmi i vargut do ta humbasin melodinë e shpirtit poetik herë herë .

"Gjergj Fishta zgjodhi për subjekt atë çka njihte më mirë: kulturën heroike të

vendlindjes, malësisë shqiptare të veriut."1Vepra është ndërtuar nga 30 këngë, dhe ka 15.6132

vargje. E cilësuar shumë herë nga studiues shqiptarë e ndërkombëtar si vepra e fundit me

karakter folklorik apo edhe si një pamflet kombëtar i frymëzuar nga gojëdhëna e i mbështetur

në luftërat e njëpasnjëshme të popullit shqiptar për liri e pavarësi. "Lahuta e Malcís"

karakterizohet si një korpus figurativ i mendësisë së botës malësore, identifikimi i së cilës është

i kollajshëm përmes figurave nacionale e mitologjike që veprojnë të pandara njëra me tjetrën.

"Nga studiues të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, është cilësuar me të drejtë si “Iliada”

shqiptare. Në të vërtetë, ky tekst letrar, si vepër e fundit e romantizmit europian, nga studiuesi

Maximilian Labertz është vlerësuar si vepra më e rëndësishmee letërsisë shqiptare, për të

shtuar se në këtë tekst narrativ, autori paraqet qenësinë dhe zhvillimin e popullit shqiptar."3

Anatomia e veprës është një strategji në vete, ngjarjet zhvillohen e rriten brenda qarkut

kombëtar, jo vetëm territorial por, edhe atij fizik, që nënkupton se protagonist i gjithë ndodhive

fillimisht është populli martir shqiptar që vepron si "trup i vetëm", me idenë e vetme e dëshirën

e vetme, se liria e fryma e saj është e saj, dhe se kjo liri po cenohet nga armiqtë shekullor në

mënyrë të vazhdueshme e të padrejtë ndaj një populli autokton, që më shumë se jetën, e do

lirinë e vendit të vetë:

"Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!

Pesëqind vjet kishin kalue

1Elsie, Robert: Historia e letërsisë shqiptare, fq.205. 2 po aty,fq206. 3Ukaj, Ndue “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës , revista "Drita", prill, 2018.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

7

Çëse të buk’rën ketë Shqypni

Turku e mbate në robnì,

krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak,

frymën tue ia xanun njak

kurr të keqen pa ia dà:

rrihe e mos e lèn me kjà:

me iu dhimbtë, po, minit n’ murë,

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!"

(marrë nga kënga: Cubat.)

"Autori këtu bën një strategji mjeshtërore poetike, ngase në substancën e veprës e ka protagonist

popullin shqiptar, i cili tipizohet nëpërmjet disa formave poetike, këndej pari, natyrisht edhe

përmes disa llojeve të heronjve, që kanë dallimet e tyre por, që i bashkon një ideal- ai i lirisë

dhe i rikthimit të dinjitetit historik. Në të vërtetë, ky segment është esencialiteti, dhe e mban

koherente gjithë narrativitetin, dhe i ndërlidhë të tridhjetë këngët epike, brenda një substance

letrare të realizuar mjeshtërisht"4.

Me gjithë lidhjet "vertikale", tridhjetë këngët, njëra pas tjetrës me personazh "popullin"

dhe të bëmat heroike të tij, (sigurisht këtu populli përmendet me kuptim simbolik, si hero, se

heroizmin e heroin e bën individi, pra njeriu, e jo masa, populli si tërësi), lidhja hero/popull,

nënkupton individin ,pra personazhin hero jo, të munguar përgjithësisht në gjithë krijimtarinë

letrare e poetike të Fishtës gjithandej, ndonëse Fishta përmes simbolit "popull" e jep heroin si

individ, dhe heroi personazh në veprën e Fishtës është "heroi popull":

"Drita duel, dielli s’ ká lé,

Alí Pasha, ‘ i trim rrfé,

Heret sod na kênka çue,

Kênka veshë, kênka shterngue,

Paska mathë çizmet dér m’ giû,

Edhè u ulka ne katue,

Kû nisë gjokun me shílue,

I vên frênin prej florinit,

I vên shalen talatinit,

I a shterngon me tre kollana:

Hidhet gjoku porsi Zâna."

4Ukaj, Ndue “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës , revista "Drita", prill, 2018.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

8

(marrë nga kënga: Ali Pashë Gucia)

"Personazhet krahas idesë, strukturës dhe figuracionit janë ndër elementet më qenësore

të Lahutës, që e bëjnë veprën të përkryer, qoftë si ide, strukturë, apo si realizim artistik e

estetik.Lahuta e Malcis edhe pse nuk e ka një hero (personazh) kryesor që do të përbënte boshtin

e poemës, ajo ka tridhjetë këngë të lidhura organikisht në mes veti që përbëjnë një tërësi, dhe

dhjetra personazhe që degëzohen në tri kategori; historike, mitologjike dhe autoriale

(imagjinare)"5.

Fishta, nuk e ndau veprën e tij në kategori heronjsh, grupe apo periudha veprimesh,

ashtu siç e bëjnë rëndom krijues formatesh të këtilla të veprave të mëdha nacionale, ndonëse

studiues të veprës së tij e bënë një gjë të këtillë në mënyrë brilante, duke i hapur rrugë

studimeve më të thelluara për të kuptuar me çartë, fjalën e shpirtin fishtian, si zë i veçantë i një

Homeri shqiptar " vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjellët e gjithë vërtetësisë etnike,

trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer sot jeta

shqiptare:6

"Por kombsín nuk duan me ndrrue,

Giûhë as doke me harrue;

E kristjan e muamedan,

Gegë e Toskë, Shqypnija marë

Prap se prap quhen Shqyptarë.

Medjè kta, zotní të mí,

Njitash s’ voni i a kan hî

Me shkrue shqyp libra e fletore,

Me çilë shkolla n’ giûhë arbnore:

E mâ teper, sì nper dhamë,

Posë se s’ duen me dhânë nizamë,

Janë tue lypë autonomín,

Per me qitë m’ vedi Shqypnín."

(marrë nga kënga / Xhemjeti)

Heroi për Fishtën, është kurrizi kombëtar, pa të cilin zor se mund të rroj populli e as

popujt përgjithësisht, ata edhe kur mund të mungojnë,( e që për shqiptarët kjo teori sipas autorit

5Duzha, Ledia :lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/ 6Ҫabej, Eqrem, Epika e Gjergj Fishtës (arkivi.peshkupauje.com/2012/01/epika-e-gjergj-fishtes)

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

9

nuk qëndron) , mund të krijohen brenda imagjinatës për t'i patur si frymëzim për breza, e

brezat që do të vijnë më pas, (ndoshta për këtë arsye Fishta e bënë këtë ndërlidhje organike

brenda tridhjetë këngëve, ku personazh nuk është vetëm heroi njeri por, e ndërlidhë këtë edhe

me heroin mit , E.H. ).

"Të shtatë Krajlat çue janë m’ kâmë:

Kah ká rá, medet! kjo gjâmë?

N’ at Malcí, n’ at Rapshë të Hotit

Dedë Gjo’ Luli, burrë si motit,

Me ‘i çetë Lekë, bisha shkorretit,

Ká nisë pushken m’ askjer t’ Mbretit!

Dedë Gjo’ Luli, ‘i shpatë e gjallë,

Shtremon ksulen, del në shkallë,

Bedri Pashës po i çon aj fjalë:..."

(marrë nga kënga / Ali Pashë Gucis)

Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili Fishta shtin në tekstin e vet format e

dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, zakonisht e më

fuqishëm në trajtën e urimeve e të mallkimeve."7 Pikërisht për këtë arsye "veprat letrare

na ftojnë për liri interpretimi sepse na propozojnë një bisedë nga shumë rrafshe

leximi dhe na vënë pëpërballë dykuptimësive edhe të gjuhës edhe të jetës"8

"Shkrepi dielli buzës s’Cukalit,

Eja e t’kndojm, oj Zâna e malit,

Eja e ‘kndojm më Lahutë t’Malcís,

Si atà Krenët e Shqyptarís,

Në Prizrend na janë bashkue, 5

Per me folë, me bisedue,

Shqyptarín se si m’ e pshtue

Prej çapojve t’ Malit t’ Zí."

(marrë nga kënga / Lidhja e Prizerenit)

7Xheka, Fiona :https://lahutaemalcis.wordpress.com/lahuta-e-malcis 8 Eco, Umberto :Për letërsinë , Dituria, Tiranë, 200, fq.10.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

10

Heroi "historik" i Fishtës është vetë shpirti i popullit shqiptar , substanca e epit e shfaqur

brenda arkitekturës së veprës si tërësi , karakteri i diskursit përmes hipërbolës jo, rrallë

shpërfaq shqiptarin e vërtëtë , jo atë që e do autori ynë gjithmonë , por një tjetër që do ta ndjekë

mallkimi mitik në rast se do ta bëj të kundërtën, Fishta, e lufton të keqën përmes fjalës e vargut

fuqishëm dhe e lartëson figurën e shqiptarit kur vepron ai, ashtu siç i ka hije atij, që lind e që

vdes për atdhe: "Synimi i tij me këtë poemë, e cila është një arritje e pashoqe në letrat shqiptare,

ishte të paraqiste jetën e fiseve të Shqipërisë së Veriut, e të njerëzve të saj në përgjithësi, në

përmasa heroike"9, luftërat janë vetëm mjet i përshtatshëm dhe madje i domosdoshëm për të

paraqitur trimërinë, si një lulëzim të natyrshëm të heroizmit dhe të një drejtpeshimi midis

urtësisë dhe guximit, që aspak nuk largohet nga parimet e drejtësisë dhe të humanizmit"10.

9Elsie, Robert, Historia e letërsisë shqiptare , fq.205. 10Ҫabej, Eqrem, Epika e Gjergj Fishtës (arkivi.peshkupauje.com/2012/01/epika-e-gjergj-fishtes).

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

11

Kapitulli II

Lahuta e Malcis

Në epopenë"Lahuta e Malcis", Gjergj Fishta peotizon në 30 këngë historinë e popullit

shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri tek pavarësia e Shqipërisë më 1912. Tema e cila shtjellohet

artistikisht në këtë vepër është temë e rëndësishme kombëtare, është temë ekzistenciale e

kombit. Me gjerësi dhe forcë të rrallë epike, duke u mbështetur në kodin poetik popullor, në

këtë vepër Fishta këndon luftën e popullit shqiptar për pavarësi të zhvilluar në dy drejtime:

kundër Perandorisë Osmane në periudhën e shthurjes së saj, si dhe luftën kundër coptimit të

truallit etnik shqiptar nga Mlai i Zi dhe nga Serbia.11 (Jeta e re 1989.)

Mirëpo, temën sa heroike aq edhe tragjike për fatin historik të popullit shqiptar, në

mënyrë të plotë dhe nivel të lartë arstistik e ka realizuar, e ka ngritur në art për herë të parë në

letërsinë shqiptare Gjergj Fishta. Kjo vepër është epopeja e parë në letërsinë shqiptare në

kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Po ashtu, për ta kuptuar si duhet këtë epopeduhet njohur mirë të

gjitha format e krijimtarisë gojore epike, duhet njohur mirë strukturën artistike të eposit heroik

popullor, sepse ajo është ndërtuar dhe ngritur mbi këtë traditë të këndimit epik shqiptar.12(Jeta

e re, 1990)

Në Lahutën e Malcis, malësori njihte vendin, këndonte trimnitë e veta dhe të të parëve,

tregonte luftat dhe njihte fitoret, madhëronte armët dhe lartësonte burrninë, nderin, besën e

fjalën, kanunin, mbi të cilat edhe në fillimin e shekullit XXI mbështetej dhe cilësohej fizionomia

e kombit shqiptar - malësori e fshatari, edhe pse analfabet, këngët e Lahutës i bënte të vetat, i

ndjente të tilla dhe i mësonte përmendësh me qindra vargje duke i ndjerë si të vetme.

Pastaj, pa ndërruar varg e pa kapërcyer fjalë, i përcillte gojë më gojë, lahutë më lahutë, darkë

më darkë, festë më festë, dasmë më dasmë porsi pasuri të nxjërra nga thesari i një kulture

mijëvjeçare të ruajtur më fort në zemër e shpirt, sesa në letër.13

Këngët e Lahutës, malësori i rreshtonte në vargun e “Këngëve Kreshinke“. Çka

këndonte Fishta me gojën e fshatarit, ishte thelbi i psikikës kombëtare. Ernest Koliqi shkruan:

“Tue lexue Lahutën e tij (Fishtës) përplot me teprica kangësh raspsodike të pa-emen, të duket

11Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990, fq. 1489. 12Po aty,1490. 13Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq.8.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

12

se je tue veshtrue popullin shqiptar kah i këndon vedvedit, me fjalët e Fishtës, ma të kulluetën

kangë, e cila shpërthen nga nji gjak misterioz që rrjedhë në zemër të tij ilire“.14

Për shkak të okupatorëve, Lahuta e Malcis fshehtas qarkullonte nga dora në dorë, nga

familja në familje, sepse ishte rreptësisht e ndaluar. Të gjithë e dinin në çdo kohë se ku gjendej

libri, sepse fshatarët si sekret e mbanin nga një javë në shtëpi.

Edhe pse pesë shekuj nën robërinë e Perandorisë Osmane të cilat rrënuan gjithçka, por nuk

arritën të depërtojnë ne shpirtin e shqiptarit dhe të shlyejnë vlerat kombëtare, me të cilat u rritën

dhe ushqyen shpirtin.15

Muji e Halili, Zuku bajraktar e Gjergj Elez Alia, Mehmet Aga e Hysen Aga i Ri, Halil

Garia e Omeri i vogël, mbetën shqiptarë në zemër e shpirt, ashtu si shqiptar të pashortuem i

ruejti Fishta heronjtë e vet me emra të Mrrun Uhà: Oso Kukë e Çun Mulë, Ali Pashë e Haxhi

Zekë, Abdyl Frashër e Abdullah Dré krahas e me të njëjtën vlerë si Dedë Gjo` Lul e Matash

Uc, Prelë Tul e Mar` Lul, Ptër Gjon e Llesh Zi, Tringë e motër të Avdis.16

Me Lahutën shqiptarizmi i kishte ngrehur një përmendore dhe i kishte qëndruar besnik

mitologjisë ilire, jo pse i besonte, por pse ishte përfaqësues autentik i atij shpirti, mbi të cilin

edhe sot mitologjia ka gjurmët e saj të dalluara që të dërgojnë në burimet e lashta të një populli

- në mbarim të veprës i sillet Zanës dhe asaj i falet për punë të kryera së bashku me të:

“Hej, moj Zanë, ti kjosh e bardhë!

Tridhet herë, manà, rreth diellit

Hausit t`qillës toka ka ardhë,

e aq herë lulet njethë janë Prillit,

çëse ti, purë m`Lahutë t`Malcis,

n`hulli menden mbajtë ma ké.

...

Veç se po, moj bjeshkatare,

Krah m`krah bashkë na tue këndue,

Ndërtue kem` `i pomendare,

Rr`fe as mot mos me dërmue."17

Për Lahutën e Malcis, kanë shkruar dhe vlerësuar shumë figura të mëdha të letërsisë

sonë apo edhe të fushave tjera, ndër ta edhe Kostaq Cipo. Ai thotë se tek kjo poemë është

14Fishta, Gjergj, Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq.9. 15Po aty, fq.10. 16Po aty, fq.11. 17Po aty, fq.11.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

13

skalitur idealiteti heroik i shqiptarit liridashës, i cili, mbi ato bjeshkë ku ndihet vetëm klithma e

zhgabës e ushtima e thellimeve, ka luftuar si burrë dhe e ka shikuar vdekjën sy-ndër-sy.

Tridhjetë këngë, secila më e bukur se tjetra, skena e veprime të cilat shkojnë palë-palë para syve

tanë, fatosa që brejnë hekur në dhëmbë, të rinj që rriten e u përkundën me ushtimën e martinës,

ja Lahuta e Malcis, e popullarizuar me Orë e me Zana, me Dragoj e me Kuçedra. Por kjo nuk

është e tëra. Në të ka episode me fuqi dramatike, të zë veshi ndonjë valle që heqin Orët.

Ai për këtë vepër madhështore shton se tetërrokshi i ngadalshëm apo i shpejtë, ashtu si e kërkon

zjarri i zemrës, është i prerë në poemën epike. Ky na e paraqet, nëpërmjet ritmit, vegimin e

botës shqiptare që e duam dhe e ruajmë si dy sytë, një botë që është kthyer e bërë falë magjisë

së artit një kryevepër poezije, ku janë vizatuar zakonet më të bukura të fisit shqiptar. Me këtë

ritm, janë përshkruar fuqishëm thirrjet, uratat, mallkimet e ndoshta edhe ndonjë fjalë që e thotë

nga zemërimi. Ky tëtërroksh do të na rrëfejë besnikërisht së kur ka qenë poeti në orë të mirë e

kur ka qenë i zemëruar.18

18Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990, fq. 1465-1466.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

14

2.1. Eposi shqiptar

Fishta në lahutë ka shfrytëzuar kryesisht dy forma të epikës popullore: këngën e lashtë

epike ose këngën epike legjendare dhe këngën e re epike apo këngën historike. Përveç këtyre

dy zhanreve të poezisë popullore, që kanë strukturë të qëndrueshme epike, sidomos kënga

kreshnike, më rrallë është e pranishme edhe bota e baladave popullore legjendare, me syzhe të

zhvilluar. Në këto dy forma kryesore të epikës popullore poeti gjeti në radhë të parë frymën

heroike që është elementi kryesor i strukturës artistike të këtyre krijimeve folklorike.19

Gjergj Fishta, duke pasur për synim shkrimin e epit kombëtar të shqiptarëve, domosdo

do të niste nga letërsia ku ishin shfaqur për herë të parë idetë, heronjtë dhe ngjarjet që lidheshin

për formimin dhe lirinë e këtij kombi, pra në Eposin hitorik. Duke ndjekur modelin e gjeniut

popullor të këngëve, i cili nuk i kishte shkëputur të gjitha lidhjet e eposit të ri nga Eposi i

Kreshnikëve edhe Fishta trashëgoi bashkekzistimin e botëve paralelenë veprën e tij.

Veçanërisht në Lahutën e Malcis, bashkekzistojnë botët paralele ngjashëm me ato të Eposit të

Kreshnikëve dhe të Eposit Historik. Pra në veprën e Fishtës qenëson edhe bota e qenieve të

mbinatyrshme, njësoj sikur në Eposin e Kreshnikëve, në mos edhe me dimensione të reja

sikurse te Kanga e XVI – "Kulshedra" dhe Knaga e XXIV – "Zana e Vizitorit", në të cilat bota

e këtyre qënieve mbinatyrore shfaqet në plotësinë e vet, si botë e vërtetë funksionale.20

Midis botës së njeriut të zakonshëm dhe botës së qenieve mbiantyrore, Fishta përvijon

një botë të tretë, atë të heronjëve, që është më pak e përkufizuar dhe më pak funksionale, sepse

ai nuk krijon heronj në kuptimin antik të fjalës, por njerëzve të zakonshëm, që dallohen me

vullnetin dhe punën e tyre të madhe, për idealet e lirisë e të kombësisë, u jep një përmasë të re:

ata kuvendojnë me qeniet e mbinatyrshme, merren vesh me to, luftojnë sipas udhëzimeve të

tyre dhe luftojnë bashkë me to, si Ali Pahë Gucia, apo edhe kundër tyre, si heronjtë e këngës

"Kulshedra", apo edhe bëhen objekt nderimi për ato qënie, si rasti i Tringës në këngën "Zana e

Vizitorit".21

19Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990, fq. 1491. 20Kosumi, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi 81, Prishtinë, 2012,fq. 272. 21Po aty, fq.273-274.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

15

2.2. Poema epiko-lirike

Te Fishta është kapur jeta e popullit dhe kështu vepra e tij është bërë një pasqyrë besnike

e folklorit shqiptar. Kjo rrjedh nga njohja e mirë e zakoneve të vendit nga ana e poetit. Ky

element popullor e përshkon veprën e tij fund e krye, sa për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë për

shembuj të veçantë dhe përkundrazi janë shumë të rralla ato pjesë, në të cilat nota popullore

nuk sundon kryekëput. Krejt toni që përshkon këtë poemë, pasqyrimi i gjallë i jetës së

përditshme të popullit, i besimit dhe i zakoneve të tij, i jep kësaj poeme vlerën e një eposi të

vërtetë.22

Sigurisht që në këtë vepër i kemi të gërshëtuara në skena të veçanta elementet epike dhe ato

lirike.

Sa i përket atyre epike janë të shumta vargjet e skenat ku përshkruhen heronjtë dhe të

bëmat e tyre. Për kryetrimin Oso Kuka, poeti rrëfen : "thonë me këmishë e bani nana", ashtu

siç beson polemi për trimat e moçëm.23

2.2.1. OSMAN AGË KUKA

I njohur në Lahutë si Oso Kuka është njëri ndër kryeheronjtë e Lahutës, njëri ndër trimat

në të shquar të këasj vepre, një sokol sypatrembur i cili në fund u vetëflijua ashtu si Mic Sokoli,

u bë vetë plumbi për ta goditur kundërshtarin.

Oso Kukën lahutarët e bartën në bisht të lahutës me dekada, këngatarët në buzët e

djegura, poetët në penat e ndaluara… Ai u vetëdogj në vitin 1862 pas një beteje të ashpër me

malazezët, por Gjergj Fishta e ngriti atë nga varri dhe e futi në Lahutën e Malcis dhe i shtoi

edhe 1000 vjet jetë, por për fat të keq, ai më vonë u bë hero i ndaluar i Fishtës dhe idol i ndaluar

i shume të rinjëve shqiptarë, qëu burgosën vetëm pse frymëzoheshin nga ai.24

Fishta figuren e këtij trimi na e sjell si një figurë të lartë shqiptare me të gjitha virtytet

që mban në vete një shpirt shqiptari: trim, i urtë, sypatrembur, patriot e atdhedashës.

Në vargjet e këngës së dytë "Oso Kuka", përshkruhet trimëria dhe urtësia e tij, trimat që zgjodhi

ai për të luftuar në Vraninë. Në këto vargje Fishta na e sjell Oso Kukën si njeri të mençur e të

urtë, si në vijim:

22Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990, fq. 1451. 23Po aty, fq. 1450. 24https://sq-al.facebook.com/242856665844931/photos/kush-ishte-oso-kuka-heroi/55951251751267

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

16

"Oso Kuka paska ndi:

Paska ndi, po, e kênka idhnue:

M`sylah doren e paska çue:

Me qitë m`Pashen kà mendue.

Po i urti kurr nuk ngutet.

Prej burrnis e jo prej tutet,

Prandaj Osja ndali doren,

E as m` e xjerrë s`e xuerr mizoren"

(II, v.35-42)25

Në këto vargje Osoja na paraqitet si një burrë i urtë e i matur, ashtu siç ju ka hije

burrave të Shqipnisë, ashtu siç kanë qenë stërgjysherit tanë, të cilët këtë urtësi e kanë marrë

nëpër oda nga pleqnarë mëndjemprehtë. Në këto oda, prej nga i ka fillet folklori ynë, është

mësuar maturia, përmes anektodave e frazeologjive popullore, aty është mësuar sesi duhet të

veprojë një burrë shqiptar në situata acaruese... prandaj edhe Oso Kuka një djalë shqiptari i

lindur e i burrëruar në Shkodër, s`ka si të mos jetë një burrë i matur e mendjemprehtë, pasi

viset, odat e bjeshkët ku u rrit, i gdhendën në shpirt virtytet më të larta.

Vëtëflijimin e tij, Fishta na e shtron tek dialogu i tij me Ali Pashën. Aty vihet në pah Oso si

njeri i besës dhe trim:

"E po t`ap besën e Zotit,

Se, pa u djegë un n`flak t`barotit,

S`ka me u lshue për t`gjallë Vranina."

(II, v.85-87)26

"Ndigjo Nikollë të vraftë Zoti

Se ktu i thonë Oso Baroti,

Se djeg veten edhe ty..."

Oso Kuka me dyzet djem të zgjedhun iu kundërvy një ushtrie të mobilizuar malazeze, u

vetëflijua në këtë kala, pra të Vraninës, e cila sot është e pabanuar, e shkatërruar nga koha.

Aty tanimë ka vdekur çdo gjë, jeton vetëm Oso Kuka – në legjendë, këngë dhe historinë

tonë.27

25Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq.34. 26Po aty, fq.35. 27https://sq-al.facebook.com/242856665844931/photos/kush-ishte-oso-kuka-heroi/55951251751267

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

17

2.2.2. TRINGA

Prej të gjithë heronjve në Lahutë, figura e Tringës paraqitet më të gjitha tiparet, virtytet

e bukurinë e një vajze shqiptare. Ajo mbas luhatjeve të mbrendshme: frikës, dyzimit të

mendimeve, manifeston karakterin e heroinës.

Gjergj Fishta në Lahutën e Malcis këndon me simpati dhe admirim të posaçëm për

Tringën, vashën e bukur, fisnike dhe trimëreshë të Malësisë. Për këtë sokoleshë dhe për fatin e

saj, poeti në këtë vepër shkroi katër këngë: “Tringa”, “Ke Tbanat e Curr Ulës”, “Zana e

Vizitorit” dhe “Gjaku i Marrun”.28

Në këngën Tringa bukuria e mrekullueshme fizike e kësaj malësoreje përshkruhet me figurat

më të bukura të lirikës sonë gojore:

"Ardhun shtati si breshana,

Sŷnin hyll, ballin si hana

Dishka njethë si molla m’rrêm,

Si ajo lulja shpërthye m’gêm:

Qi ka dalë m’ká ashtu te dera,

Sikur bân me çilë prendvera;"29

Bukuria magjike e Tringës, të cilën, siç këndon Fishta "lule e ka falun Zoti", përshkruhet edhe

në Zana e Vizitorit:

"Me njat shtat filiz çetine

Me ato vetlla si fiskaja

Me atà sy kokrra qershije

Me atà dhâmë si gurt e zallit

Fill mbas shiut kur t’u bjerë dielli."30

Përveç bukurisë fizike, që nuk e ka shoqën, Tringa, edhe sa i përket natyrës së saj të

brendshme, është a pakrahasueshme:

"Ma fisnike ‘i vashë s’e kè

Kah ndritë hâna e dielli zé!"

Për të paraqitur dashurinë dhe flijimin e madh që bën Tringa, Fishta është bazuar në

këngën më të njohur kreshnike: Gjergj Elez Alija. Në vend të trimit legjendar të kësaj kënge,

28http://www.buzuku.info/arkivi/buzuku16/heroine.htm 29Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq.217. 30Po aty, fq.247.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

18

në Lahutën e Malcis paraqitet i vëllai i Tringës, Curr Ulë Keqota. Sikurse e motra e Gjergj Elez

Alisë, e cila është vashë anonime, ashtu edhe Tringa, shfaq dashurinë edhe kujdesin e

pakrahasueshëm ndaj vëllait. Edhe njëra edhe tjetra pikëllohen dhe vuajnë pa masë. Trimi

legjendar në epikën popullore hakmerret kundër bajlozit, pastaj vdes nga nëntë plagët e marra.

Ndërsa në këngën Tringa, Curr Ulë Keqota vdes me shikimin drejtuar në pushkë.

Megjithatë, Tringa shquhet prej atyre femrave që bien në fatalizëm. Me pushkë në dorë

e mbron nderin e familjes së saj fisnke, nderin e fisit dhe të kombit: e vret Gjuro Kokatin, i cili

i mahnitur nga bukuria e Tringës, tentoi ta grabiste. Mirëpo, dora e pamëshirshme e armikut,

Vasil Prela, e plandosi pranë derës së shtëpisë Tringën e bukur, duke e qëlluar atë me plumb në

ballë.31

31http://www.buzuku.info/arkivi/buzuku16/heroine.htm

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

19

Kapitulli III

Figurat e përrallave popullore shqiptare

Ajo çka e bën të veçantë edhe më artistike veprën madhështore të Fishtës është edhe

përdorimi i figurave mitologjike apo figurave përrallore në këngët e tij, ku heronjtë e tyre

jetojnë, bashkëveprojnë me figurat e mira të cilat u japin fuqi e shpresë, por edhe luftojnë kundër

atyre që simbolizojnë të keqen.

Janë këto figura, të cilat kanë fillet e tyre në gojdhëna apo përralla dhe janë përcjellur

brez pas brezi gojarisht, deri sa janë bërë pjesë e pandashme e letërsisë shqiptare dhe tashmë

kanë një vend të veçantë në përshkrimin e bëmave të kreshinkëve apo heronjve shqiptarë.

Duke marrë parasysh shpirtin patriot shqiptar, vendin e thepisur me shkëmbinj e bjeshkë

të lartësuara, autori shpesh zbukuron përmes figurave stilistike skena të ndryshme duka ia

servirur lexuesit një veprim të thjeshtë si diçka madhështore dhe e tërë kjo bëhet përmes

hiperbolizimit të veprimeve, duke u dhënë personazheve fuqi mbinatyrore ose duke shfaqur një

botë tjetër krahas realitetit, pra botën e figurave mitologjike, të cilat çdo herë kanë luajtur një

rol të rëndësishëm në veprimet e trimave shqiptarë: duke u dhënë fuqi, duke i ruajtur nga të

këqiat, duke i shfaqur madhështor dhe të besës ose në një mënyrë tjetër, kur ato kanë

simbolizuar të keqën, trimi shqiptar gjtihmonë ka dalë fitimtar në asgjesimin e asaj që i është

kanosur si rrezik.

Vepra e Fishtës, pra Lahuta e Malcis, përmban tri botë, ajo e njerëzve të thjeshtë që

përfaqësojnë masën e popullit shqiptar në përgjithësi, botën e heronjve të cilët Fishta i ka dalluar

mbi trimat e tjerë si Oso Kuka, Marash Uci, Bec Patani, Marka Kuli, Dedë Gjo Luli, etj., si dhe

botën e qenieve mbinatyrore e mitologjike, e cila edhe në Eposin e Kreshnikëve është mbetje

nga kultura e së kaluares, e që në këtë vepër është shtresa më e vjetër e botëve dhe përfshin në

vete kultura të besimit dhe të jetës antike dhe paraanitike.

Në këtë rast shtrohet pyetja: A mund të jetë funksionale, në vetëdijen estetike të lexuesit

bashkëkohor, bota e qenieve mbinatyrore e para njëzet shekujve, pa marrë ndonjë përmasë a

kuptim të ri? A e zbeh kuptimin letrar një botë e tillë?32

Megjithëse lexuesi e ka pranuar në aspektin moral dhe estetik prezencën e kësaj bote,

megjithatë ka dallim midis funksionalitetit të botës së qenieve mitologjike në letërsinë antike

32Kosumi, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi 81, Prishtinë, 2012,fq. 274.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

20

dhe në letërsinë e Fishtës. Bota e tillë mitologjike është funksionale vetëm në një grup që bën

një jetë midis realitetit dhe legjendës, e të tillë nuk janë shqiptarët as në kohën e Fishtës, prandaj

kjo botë nuk funksionalizohet e as nuk vepron si botë letrare dhe nuk është e besueshme as

brenda tërësisë së vet. Duke mos vepruar si botë letrare në ndërgjegjen e lexuesit modern, kjo

botë në veprën moderne mund të ketë ndikim të kundërt: ta zbehë efektin letrar. 33

Fishta njihte mirë mitologjinë greko-romake biblike, ai njihte mirë edhe letërsinë e

shkruar që ishte mbështetur në atë mitologji. Por Fishta, këto figura nuk i mbështeti në ato

letërsi, mirëpo krijoj vetë figurat mitologjike, sipas lëndës mitologjike që gjallonte në popull.

Se si janë përdorur këto figura mitologjike (përrallore) në Lahutën e Malcis do të shohim në

shembujt ne vazhdim.34

3.1. ZANA

Në këngën e katërt “Vranina” pyetje-përgjigjer e autorit me “Zanën e Frymëzimit” sjellin risinë

e narracionit fishtjan, atë që ne e quajtëm pjesëmarrje të “Zanës së Frymëzimit” në konflikt apo,

diçka më tepër, autore të intrigimit të narracionit. 35

Fishta i drejtohet Zanës së Frymëzimit :

“Deh! M`kallzo a po t`vjen keq,

se e ndau knjazi sot ndër pleq,

trup një ushtri n`Vraninë me çue,

Osos kryet për m`ia shkurtue ? »

Zana is kthen:

“Mue m`u kputshin fletët e krahve,

Mue m`u bafshin prozhmet rrahe,

Mue m`u shuejshin kangë e valle,

Kangë e valle edhe zavalle

Mbi ato rudina t`buta,

Për mjedis mue m`plastë lahuta,

N`paça dhimbë a kurrnjë grimë,

Pse po i pritet Osos kryet

Pse po i erren te dy syt`;

Krye n`Shqipni mos mbet`t pa u pre,

33Kosumi, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi 81, Prishtinë, 2012, fq. 275. 34Çobani, T., Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, Toena, Tiranë, 2008, fq, 19. 35Po aty, fq. 21.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

21

N`qoftë se n`shekull ai ka le,

Për me u vu mbi të « kapica »

Me atë shkolë që e shkroi Nikica!"(IV, V.208-2020)

Pas kësaj vjen mallkimi i Zanës :

“Ehu! Mallkue qoftë ai që në Shqipni,

Qoftë mallkue, po, a plak a i ri,

Që për mbret e për liri,

S`çohet sot me armë mizore,

S`lidhet sot me besë arbnore,

Per me dhanë ma para jetën,

Për me shkri ma para veten,

Se me ra fisi i shqiptarit

N`thonj t`pangishëm t`Gospodarit.“

(IV, v. 236-244)

Dhe thirrja e Fishtës:

„O zotnitë e Shqiptaris`,

O ju Krenët edhe T`Malicis,

Pashë atë Zot e atë emnin tuej,

Mos lakmoni pares huej;

Sado vonë me pasë pët t`shkue

Mbi djem tuej ka me gjykue !

(IV, v.253-258)

Janë tri gjëra që vërehen në këtë dialog intrigues.

1. Betimi i Zanës dhe imazhi i saj që detajohet në krahët e saj për të fluturuar dhe në

instrumentin e lahutës në dorën e saj për të kënduar;

2. Mallkimi i Zanës duhet vlerësuar si thellësi e nemës, këndej konflikti i shqiptarëve me

fqinjët e tyre merr përmasa mitologjike. Edhe pse Zana është e bukur dhe trime,

mirëpo është edhe shituese, megjithëse Fishta nuk e përdor fjalën « shitoj ».

3. Është thirrja e Fishtës që u bën krerëve të shtetit të paformuar ende. Është këshillë më

tepër se një paralajmërim. Nga kjo del se autori me këtë dialog ka shkuar shumë thellë

duke përshkruar kështu mitologjinë dhe realitetin e përgjakshëm, fitoren dhe humbjen

e shqiptarëve, ngadhnjimin dhe shitimin e Zanave, paradokset dhe parandjenjat

historike.36

36Po aty, fq. 23-24.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

22

Në blenin e tretë të Lahutës së Malcis Zana na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë

është «Ora e Shqipërisë».

Në disa raste të tjera ajo na shfaqet «si hije veshë me të bardha, ardhë shtatit si breshana», në

mes shtrënguar një brez të artë dhe me flokë dresha të lëshuara «shtrëngue ijet me i` shogë

ari…(flokët) dredhë…gjatë shtatit» që të jep të kuptosh se po përshkruhet një grua bjonde.

Ajo shfaqet «logut tue ardhë». Është flakëruese «binte shpatit tue flakue»vargje këto që të

bëjnë të kuptosh se ajo bëhej e dukshme përmes lojës së dritës që përmbtyhej stomeve të blerta

dhe currilave të argjendta.37

Për Fishtën Zanat dhe Orët janë ë njëjta gjë ose dy motra, siç shprehet te kënga «Lidhja

e Prizrendit» për Orën e Shqipërisë dhe Zanën e Sharrit « tue kuvendë motra me motrën », të

cilat simbolizojnë apo paraqesin pjesëmarrësit në kuvend.38

3.2. KUÇEDRA

Në këngën «Kuçedra», e cila fund e krye ka një subjekt mitologjik, pasqyron përleshjen

e Dragonjëve me Kuçedrën dhe darkën e tyre me Orët e maleve.

Në këtë këngë Zana si personazh i shfaqet Ali Pashë Gucisë dhe vihet në pah dialogu mes saj

dhe Zanës së Sharrit dhe Fishta na e sjell një skenë mitike, siç është darka e shtruar nga Ora e

Shalës me Orët e Dukagjinit, për Dragonjtë shqiptarë që mundën Kuçedrën e Bigës së Shalës.39

Gjergj Fishta na e sjell në këtë këngë vetëm Orën e Shalës duke kundruar luftën mes Dragonjëve

dhe Kuçedrës, ndërsa Orët tjera të Dukagjinit ishin strukur nëpër shpella «prej gazepit të asaj

nate». E Ora e Shalës si motra e tyre e madhe ka ndejkur me vëmendje luftën:

"Edhe e Mira fort asht gzue,

Kur ka pa e ka kundrue,

Se dragojt`e Shiptarrisë

Keq shëmtue e kanë Kuçedrën;

Se tri krena ia kanë gjymtue:

Se`i gërmaz ia kanë shporue;

Shtatit krejt se e kanë shkallmue

E se n`shpellë e kanë ngujue,

37Po aty, fq. 27-28. 38Po aty, fq. 29. 39Po aty, fq.32

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

23

Tue i zanë grykën me `i buzë mali,

Mos me mundë ma për së gjallit

Me damtue Dukagjinin."40

(XVI, v.380-390)

Kulçedra është përbindësh që rrethon e shkreton, me shtatë ose dymbësdhjetë krena,

me nga një sy në ballë, me një bisht të gjatë si Minosi i Dantit, qe qet prej goje flakë e surfull

zharritës. Ndërsa Dragonjtë janë njerëz të fortë e guximtarë. Ata janë të dërguar nga Zoti për

ta luftuar të keqen, për ta luftuar dhe mundur Kulçedrën. 41

3.3. LUGATI

Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si njeri, i cili në ngjallje të tij

është shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihet natën nga varri dhe tremb njerëzit. Ai i paraqitet

nëëndërr Oso Kukës, për t`i treguar rrejdhimet e luftës.42

3.4. SHTRIGA

Figurë e besimeve popullore, që përfytyrohet si një plakë e keqe, shumë e shëmtuar, e

cila ha njerëz të gjallë dhe merret me magji për të bërë të këqija.

Jane të njohura dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, që, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan

dhe i erdhen në ndihmë rastësisht Zanës së Vizitorit teksa luftonte kunder Orës(malazeze) së

Dormitorit, personazhe të Lahutës.43

3.5. BJESHKËT

Bjeshkët kanë shpirt, dhe shpirti i tyre janë qeniët mitologjike, Zanat dhe Orët, që i

polullojnë ato vise. Ato janë vendtakimi i Zanave dhe i Orëve të maleve me Dragonjtë

shqiptarë, por edhe i njerëzve me gjithçka vjen e ruajtur nga lashtëisa për t`u rizgjuar stinë

pas stine.

40Po aty, fq.32. 41Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990, fq. 1613. 42Po aty, fq. 1619. 43https://lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

24

Arkeologët më kot do të kërkojnë bjeshkëve rrënojat e ndonjë tempulli kushtuar

Zanave ose Orëve. Nuk mund të gjejnë një saraj apo pallat, sepse ato janë dhe kanë mbetur

gjithmonë në gjendjen e tyre natyrore, me burimet me ujë bore, me liqenet pasyrë hënore dhe

me mrizet e shëndetshme, duke u bërë kështu mbijetesa e patrazuar ndër shekuj e qenieve

mitologjike shqiptare.44

3.6. ZANA E MADHE (Episodi i Tringës)

Në konceptin e Fishtës, figurat mitologjike nuk mund ta ndryshojnë fatin e njerëzve,

por ato mund të vuajnë dhe bashkëndjejnë së bashku me qeniet humane.

Të episodi i Dragonjëve, Orët e maleve u vunë në shërbim të heronjve duke gatuar, kërcyer

dhe kënduar si një gosti festive dasme. Ndërsa në episodin e Tringës, pra në varrimin e saj

Zanat dhe Orët kryejnë ceremonitë mortore, vajtojnë dhe shpaguajnë. Pra në të dy rastet, këto

qenie nuk kishin qenë të pranishme për të hamendësuar se mundtë bënin diçka. Shtojzavallet

janë në gjendje të lumturojnë një qenie tokësore kur ndjejnë simpati për të, siç e kemi rastin e

Tringës.

Ja edhe vargjet e Fishtës kur trupin e Tringës e sjell para duarve Zana e Madhe dhe e

lan me ujë gurre dhe lot të syve:

"Zana e Madhe, shpërvjelë llanash,

E dhanë rizës ajo mbas shpine,

T`mjerën Tringë, sa mirë po e lante,

Me një gurrë e lott të syve!"45

(XXIV, v.493-496)

44 Çobani, T., Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, Toena, Tiranë, 2008, fq, 33-34. 45Po aty, fq, 39.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

25

Kapitulli i IV

Heroi epik në poemën e Fishtës

Fishta nuk e ka krijuar tipin e një heroi të ri shqiptar. Heroin e tij ai e nxori nga Eposi

Historik. Ky është një trim, individualisht krenar, armët i bartë në brez gjithnjë të gatshme, i

gatshëm të derdhë gjakun po e preke në nderin individual apo në nderin familjar, në nderin e

fisit a të kombit, po e preke në ndjenjat e tija patriotike, në besë e në fe, po e preke në besën e

të parëve e në Kanun, i gatshëm të bëjë luftën më dëshpëruese e më të çmendur: një me një

ushtri, një me një mbretëri, malësor krenar e i varfër, por që lirinë e vet nuk pranon ta ndërrojë

as me kamjen e princit e të mbretit, njeri tepër krenar për lirinë e tij, serioz e aspak avanturier.

Këto janë tiparet e heroit shqiptar dhe të njëjtin trim e ndeshim ne çdo këngë e në çdo vend,

dallojnë shkaqet e betejes dhe mënyrat e zhvillimit të saj. Ky pra është heroi i Lahutës së

Malcis. Fishta i nxorri këta heronj nga periudhat historike dhe i bashkoi në këtë vepër duke i

bërë ata të bashkuar në një kullë a në ndonjë betejë.46

Në portretizimin e heronjve Fishta nuk u ikën të dhënave historike: në vija të përgjithshme

kryejnë të njejtin rol historik, mirëpo poeti i subjektivizon maksimalisht duke krijuar prej tyre

një protagonist të veprës së tij, origjinal.

Personazhi i Ali Pashë Gucisë mbizotëron pjesën më të madhe të Lahutës së Malcis. Ai

është qendra e veprimit për disa këngë. Ai është prijësi i shqiptarëve në mbrojtjen e territorit

etnik, ai është flamurtari i fuqishëm, ai është trimi që edhe vetë hidhet në fushëbeteja, ai është

shqiptari që i lë porosinë e famshme fatzezë muses që po i erdhi fundi i keq asaj dhe familjes

së tij, nëse nuk mundet ta shpëtojë djalin, le ta mbysë me duart e veta e mos ta lërë rob të

shkjaut, ai është heroi gjysmë njeri e gjysmë legjendë, të cilit Ora e Shqipërisë ia ngarkon

detyren e mbrojtjes së atdheut.47

Figura e Ali Pashë Gucisë na paraqitet mjaft e pasur si hero, si trim e atdhedashës, si një

gjysmëlegjendë për shkak të fuqisë që ia jep Ora e Shqipërisë për të qenë i pavarrueshëm nga

tagani e pushka, nga plumbi e gjylja e topit. Gjë që mund ta krahasojmë me Akilin e Homerit,

si një njeri që ka vlera mbinjerëzore apo si „gjysmëhyjni“ homerike që të vdekshme e kishte

vetëm thembrën. Të dy kanë vlera të mbinatyrores, të dy janë trima, luftëtarë e fisnikë.

Ja vargjet ku Ora e Shqipërisë i jep këto fuqi Aliut:

46Kosumi, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi 81, Prishtinë, 2012,fq.299-300. 47Po aty, fq. 286.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

26

"Qe un t`ap nji forcë të re

Vendit lista ti me i shkulun,

M`ty tagani mos me u ngulun,

Plumja e pushkës ty mos me t`vra.

Gjylja e topit mos me t`ra,

Edhe kështu tue ligjerue

Ali Pahsës ajo asht afrue

Ka qitë doren mbrendë në gji,

Ka xjerrë jashtë do rozmari:

I aka dhanë t`i marrë erë”

(Ali Pasha i Gucisë, v.238-247.)48

Ndërsa në vargjet në vijim, Fishta na e sjell lidhjen midis malësorëve të Veriut me luftëtarët

kosovarë, gjë që tregon se shqiptarët gjithnjë kanë qenë të bashkuar, si për interesa personale,

ashtu edhe për interesa kombëtare e politike.

“M`kamë pra Ali per n`kjish kund gjallë,

Nuk asht ngaeja sos me u tallë:

Knjazi topin asht ka e kallë.

Dil e piqu m`Haxhi Zeken;

Grish Kosoven, bashko Reken:

Lsho kushtrimin n`Toskë e n`Gegë:

Mblidhnu tok si kokrrat n`shegë.“

(Ali Pasha i Gucisë, v.224-230.)49

Përveç trimave shqiptarë të rinj në moshë, të cilët janë të fuqishëm për luftë e atdhe,

Fishta na e sjell edhe figurën e plakut shqiptar përmes figurës së Marash Ucit, i cili dikur ishte

ushtar në shërbim të Mbretit, trim, luftëtar e i urtë, i gatshëm kurdoherë të marrë pjesë në

kuvende e mbledhi urtije e kanuni.

Në këngën e dymbëdhjëtë “Marash Uci”, autori na e sjell figurën e plakut shqiptar,

misionin e tij prej plaku dhe vlerën e këshillave që ai ua jep dy barinjëve të tjerë.

48Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq.77. 49Po ata, fq. 77.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

27

Burri shqiptar në moshë të shtyer bëhet bari dhe kujdeset për bagëtinë. Ai del në bjeshkë për

te kullotë kopenë e tij dhe u tregon barinjëve të rinj trimëritë, legjendat, historitë e vendit,

duke përcjellur kështu këshilla e urtësi për t`i mbjellur këto virtyte në shpirtat e njomur

djaloshar:

“Prore Mashi djelmve t`Hotit

U kallzonte punët e motit,

punët e motit, punë trimnije:

Si shqyptari mbas lirije

E mbas besës e s`bardhës Fe

Bâte deken si me lé;

E u permendte Orë e Zâna,

E u thote shum punë t`mdhana.“

(XII, v. 34-41).50

Ajo që vlen të theksohet nga ky plak i urtë e i mençur janë këshillat që ua jep dy

djelmoshave, barinjë të rinjë, të cilët ruanin bagëtinë bashkë me të. Marashit i duhet të

largohet nga bjeshka për një punë, e si i shtyrë në moshë që është, nuk është i sigurt nësë do të

kthehet prap në ato vise, prandaj i mbledh rreth vetës dy djelmoshat dhe u jep këshilla të

vlefshme që konsiderohen si testament me vlerë të edukatës kanunore. Ai i porositë të rinjtë të

ruajnë familjen e gjânë, t`u dalin ne mbrojtje të drejtave të veta me pushkë e gjak, të mbajnë

lidhjet farefisnore, të mbeten mikpritësa për të huajt, ashtu siç ka qenë gjtihmonë zakon ndër

shqiptarë, të jenë të matur e jo të padurim, të ruhen prej pandershmërisë e sidomos nga gruaja

e lëshuar, të jenë të besës dhe ta duan vendin:

“Amanet un jam t’ u lânë

Me ruejtë gjân me kqyrun stâ’n,

Armët e mbushne mos me i dhânë,

Me shokë t’ uej kurr mos m’ u zânë,

Mos m’u zânë as mos m’ u ngá,

Pse n’ ditë t’ ngushtë kta u gjinden vllá

Si me pushkë, ashtu me uhá.

T’ huj’ n me fjalë mos t’a poshtnoni;

Buken para, por t’ i a shtroni

N’ Shqyptarí si â kênë Zakoni:

Me i besue mos i besoni!

50Po aty, fq. 107.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

28

Edhè n’ mend kinje nji fjalë:

Zêmers s’ frýt me i lânun dalë;

Fjalët per pajë kurr mos me i ndalë

Ujit turbull mos me i rá,

Mos me dalun n’ vá t’pa vá;

Me i u ruejtun rrasës së lmueme,

Me i u rujtun shakës s’ terbueme,

Me i u ruejtë, po, grues së lshueme;

Vendin t’ uej m’e dashtë perore,

Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.”51

(XII, v.81-106)

Me anë të këtyre vargjeve, Fishta na sjell edhe zakonet e popullit tonë,

traditat,mendësinë, maturinë, atdhedashurinë, rëndësinë e edukimit të brezave të rinj,

përcjelljen brez pas brezi, gojarisht, të historive e legjendave popullore, Kanunin si ligj me të

cilin kanë jetuar e vepruar, mjedisin në të cilin kanë jetuar shqiptarët, bjeshkët dhe bagëtinë si

pjesë e pandashme e jetës së tyre, vlerën e plakut këshillues, edhe pse i pashkollë, mirëpo

poedues i diturisë e urtësisë që lexohet në biblioteka, cilësitë e shqiptarit të matur i cili nuk

ngutet e të gabojë, por mendon thellë para se të gjykojë.

51Po aty, fq. 108.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

29

Kapitulli V

Fishta i ndikuar nga folklori shqiptar dhe moderniteti

Letërsia e Fishtës përfaqëson njërin ndër korpuset më specifike në literaturën shqipe,

përgjithësisht. Në kontekstin e kontinuitetit letrar, shënjon dhe avancon ndërlidhjen e fuqishme

letrare, me traditën gege të kulturës e shkrimit letrar, kulturë kjo letrare e cila shtresoi elementet

bazike për gjithë kulturën e letërsinë shqipe. Si njëri ndër themeluesit e modernitetit në kulturën

letrare shqipe, është Gjergj Fishta me korpusin e tij letrar, roli i të cilit në letërsinë shqipe do

të jetë e rëndësishëm dhe shumëplanesh. Mbase, për shumëçka autori me inflencues. Madje

këtë kulturë letrare, autori do ta avancoj në pikëpamje poetike dhe zhanrore në një shkallë të

lartë dhe të paarritshme. Pikat e përbashkëta interletrare sforcohen përmes Fishtës në formën

poetike të shkrimit, në vargje. Shënjues i përbashkët i kësaj literature, mbetet intenca e

shkrimtarëve, për të qenë misionar në ide dhe në angazhime konkrete. Te Fishta kjo del në

mënyrë eksplicite52.

Duke zgjeruar gamën tematike, duke sintetizuar kohë, ngjarje e mënyra më të

shumëllojshme të këndimit artistik, autori i dha letërsisë shqipe një dimension të ri. Në mënyrë

të jashtëzakonshme diti të harmonizoj estetikën e tekstit dhe tematikën. Me mjeshtëri e dije të

kulluar letrare, shkriu empirin letrare dhe fiksionalitetin, në shtratin e intencës letrare që

përplotëson tendencat e letërsisë misionare, me të cilin ideal Fishta ishte i mishëruar plotësisht,

për t’u konsideruar apostull i lirisë së atdheut, misionar i letërsisë e kulturës shqiptare, ngase

mishëroi në tekste popullin, aspiratat, gjallimin e shpirtin luftarak, natyrën rebeluse, të kaluarën

e të tashmen. Ai ndërtoj një univers letrar, një Olimp Shqiptar, me qenie mitike e reale, duke

ndërtuar kontraste të fuqishme dhe dramatike të letërsisë; madje më dramatikët në letërsinë

shqipe.

Atë Gjergj Fishta, personalitet i rrallë i letërsisë shqipe, i cili më shumë se cilido

shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar (Robert

Elsie). Fishta ndjente nevojën e ripërtëritjes së kombit. Dhe kjo ripërtëritje, duhej bërë përmes

njohjes së rrënjëve që lidhen me dimensionet etno-kulturore, mitike, epiko-historike. Andaj

Fishta frymëzohet nga ideale që e karakterizonin shpirtin shqiptar. Prandaj, i jap të drejtë njërës

nder njohëset e veprës së Fishtës, Janice Mathie-Heck, kur shkruan: “...Unë mendoj se Fishta u

frymëzua nga sensi që ata kishin për nderin, drejtësinë dhe trimërinë. Ishte një atdhetar krenar

52https://sq.wikibooks.org/wiki/Letersia_e_Gergj_Fishtes/9

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

30

dhe e vështronte Shqipërinë si një komb të rrezikuar, i cili donte të zinte vendin e vet përkrah

kombeve të tjera të pavarura të Europës”53.

Sa i përket Lahutës së Malcis është kzekput i inspiruar nga folklori shqiptar, sic edhe e

kemi cekur me parë. Aty gërshetohen të gjitha yakonet, traditat, këngët, frayeologjitë, trimnitë,

mënzra e jetesës, legjendat, histtoritë, gojdhënat, përrallat, figurat mitologjike që besonte

populli, eposi kreshink, lahuta, pra të gjitha krijimtaritë gojore ai na i sjell në një vepër të

vetme, duke e bërë këtë vepër himn të Shqipërisë.

Si një shkrimtar që njihte mirë mitologjinë, letërsinë gojore, si një patriot, njeri i ditur,

ai i dha letërsisë sonë vepra madhështore të gërshetuara në mit dhe modernitet.

Në Lahutën e Malcisë kemi një përmbledhje të frazeologjive popullore, si në vijim:

“Edhè n’ mend kinje nji fjalë:

Zêmers s’ frýt me i lânun dalë;

Fjalët per pajë kurr mos me i ndalë

Ujit turbull mos me i rá, 100

Mos me dalun n’ vá t’pa vá;

Me i u ruejtun rrasës së lmueme,

Me i u rujtun shakës s’ terbueme,

Me i u ruejtë, po, grues së lshueme;”54

(“Marash Uci”, v. 97-104)

Ndërsa një shembull tjetër që tregon për shfrytëzimin e rastit është:

“Nji herë pse me pasë per t’ pshtue

Zogu dore, pasha mue!

Vonë e vonë ké per t’a zânë,

Fjalë i moçmi si e ká lânë.”55

(“Marash Uci”, v. 72-75)

Fjalën e urtë popullore që gjihmonë është përdorur në popull e përdor në këto vargje:

“Mos i nguc grênzat me krande,

Perse nguc te zezen tande.”56 (“Kuvendi i Berlinit, v. 145-

146)

53 https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Ndue_Ukaj/Livadhi 54 Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010, fq. 108. 55 Po aty., fq. 108. 56 Po aty, fq. 70.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

31

Pastaj në vargjet:

“Shka t’a hajë ujku nji herë

S’e zên gjarpni kurrnjiherë...”57

(“Dervish Pasha, v.199-200)

Me këto vargje Fishta nënkupton një begati që bie në gojën e ujkut (metaforikisht

Shqipëria në duar të huaja) ka mbaruar një herë e përgjithmonë e s’mund të ketë rrezik më.

Dukë vazduar kështu e vargje të tjera, me anë të të cilave përshkruhet njeriu i

pagdhendur e kryeneç:

“Qi `iqind herë me u râ supatë

Nuk i a hjek, jo, `i ashkël t`thatë.”58

(“Dervish Pasha”, v. 380-381.)

Janë të njohura në popull thëniet për gjërat e këqia të cilat vijnë së bashku ose vijnë

duke u shtuar edhe nëse fillon si e vogël:

“Por se shka se puna e keqe

Ajo vjen, po , tue u shtue:

Nisë çurrel e bahet prrue;”59

(“Mehmet Ali Pasha”,v. 117-119)

Po ashtu, në Lahutë, Fishta na sjell vargje duke u bazuar në vjatime ose gjëmë popullore, me

frymë tragjike elegjiake dhe mallëngjyese:

“Amanet, o shokë të mi,

Neper Dardhë kur të kaloni,

Armët e mija barré t' i çoni,

N' oborr t' kullés edhe t' m' i lshoni,

Nanës as tatës mos m' u kallxoni

Pse janë t' vjeter e i verboni.

Ne përvetët nana per mue,

Thoni djali t' asht martue!

Ne pëvetët se ç' nuse muer:

Muer nji plume në krahnuer!

Ne u pëvetët se ç' darsmorë pat:

57 Po aty, fq. 63. 58 Po aty, fq. 65. 59 Po aty, fq.93.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

32

Pat tre korba ndejë per ngiat!

Ne u pëvetét se ç' zoja kndojshin!...

Orrla e sorra m' te po rmojshin!...

Qindro, thoni, oj nanë e shkretë,

Se Micani të kà metë,

Tue luftue me Mal të Zi,

Qi Të mjeren moj Shqypni

Po e vorfnon me djelm të ri,

Ke po i vret hiri e pà hiri,

Gjithku t' jetë djali ma i miri!

Edhé a shkimë si shkimet qiri.”60

(“Te Ura e Sutjeskes”, v. 200-221)

60 Po aty, fq. 158.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

33

Përfundim

Lahuta e Malcis është vepra e cila pikturon çdo cep të tokave shqiptare, pikturon shpirtin

e shqiptarit trim, të urtë e të matur, bjeshkët në të cilat ndërtojnë foletë e tyre Zanat, Orët e

Shtojzavallet, mrizet ku kullotin bagëtinë barinjtë e Shqipeve, kreshnikët trupmdhenjë me

gjogun e tyre të fuqishëm, lumejtë e kulluar e vashat e bukura, të ndershme e trimëresha që

mbrojnë nderin e tyre e të familjes, këngëtarin popullor sesi i këndon trimnisë në bishtin e

lahutës, pikturon plakun e urtë e këshillëdhënës, nënat që rrisin djem sokola, ninulla që u

këndohen fëmijëve në djep, këngë elegjiake, por pa vajin e babës që i dha Shqipnisë për lirinë

e saj, zakonet e jetës sipas Kanunit. Është kushtrim që i këndohet Shqipërisë së lashtë e të

lavdishme.

Me të drejtë quhet epope e gjallë e letërsisë shqipe, të cilën vetëm Fishta mendjeartë e

penëmprehtë diti ta thurr për atdheun e tij.

Nëse dikush dëshiron ta shohë Shqipërinë ndër vite, mjafton ta marrë në dorë Lahutën

e Malcis. E tërë historia e saj është gdhendur me shkronja të arta me plot peshë në këtë poemë,

e tërë dashuria për atdheun, e tërë trimëria e flijimi për një ditë të lirë, e tërë përpjekja e tyre për

ta parë vendin e tyre tek lulëzon pa okupator.

Lahuta e Malcis është himni më i bukur i Shqipërisë!

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org« Hakaj.pdf · Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm, krijimtaria e tij e stili i shkrimit unikat vazhdojnë të jenë

34

Literatura

1. Elsie, Robert :Historia e letërsisë shqiptare,

2. Ukaj, Ndue “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës , revista "Drita", prill, 2018.

3. Duzha, Ledia :lahutaemalcis.ëordpress.com/analize-personazhesh/

4. Ҫabej, Eqrem, Epika e Gjergj Fishtës (arkivi.peshkupauje.com/2012/01/epika-e-gjergj-

fishtes)

5. Revista letrare „Jeta e re“, Prishtinë, 1990

6. Fishta, Gj., Lahuta e Malcis, Uegen, Tiranë, 2010,

7. Kosumi, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi 81, Prishtinë, 2012.

8. Çobani, T., Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, Toena, Tiranë, 2008

9. :https://lahutaemalcis.wordpress.com/lahuta-e-malcis

10. https://sq-al.facebook.com/242856665844931/photos/kush-ishte-oso-kuka-

heroi/55951251751267

11. https://sq-al.facebook.com/242856665844931/photos/kush-ishte-oso-kuka-

heroi/55951251751267

12. http://www.buzuku.info/arkivi/buzuku16/heroine.htm

13. https://lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/

14. https://sq.wikibooks.org/wiki/Letersia_e_Gergj_Fishtes/9

15. https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Ndue_Ukaj/Livadhi