punim diplome...4 abstrakt ky punim diplome ka si temë letërsinë moderne shqiptare, e në...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME LETËRSIA MODERNE - ERNEST KOLIQI MENTORI: KANDIDATJA: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Arlinda Muqa Gjakovë 2019

Upload: others

Post on 25-Jan-2021

214 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

    FAKULTETI I FILOLOGJISË

    PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

    PUNIM DIPLOME

    LETËRSIA MODERNE - ERNEST KOLIQI

    MENTORI: KANDIDATJA:

    Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Arlinda Muqa

    Gjakovë 2019

  • 2

    PËRMBAJTJA

    FALËNDERIMET....................................................................................................................3

    ABSTRAKT..............................................................................................................................4

    HYRJE…………………….......................................................................................................5

    METODOLOGJIA E PUNËS…..............................………………………………………….5

    KREU I

    1. LETËRSIA MODERNE........................................................................................................6

    1.1. JETA DHE VEPRIMTARIA LETRARE E ERNEST KOLIQIT....................................10

    1.2. KRIJIMTARIA LETRARE E KOLIQIT..........................................................................11

    KREU II

    2. KRYEVEPRAT...................................................................................................................13

    2.1. VEPRA "HIJA E MALEVE"...........................................................................................13

    2.2. VEPRA "TREGTAR FLAMUJSH".................................................................................23

    3. KREU III

    3.1. MENDIME KRITIKE PËR KOLIQIN............................................................................32

    PËRFUNDIM..........................................................................................................................33

    LITERATURA.......................................................................................................................34

  • 3

    FALËNDERIME

    Falënderoj në radhë të parë familjen time, të cilët me këshillat e tyre të

    vazhdueshme, me mbështetjen e tyre financiare dhe morale, më inkurajuan dhe më motivuan

    gjatë gjithë këtyre kohëve. Po ashtu falënderoj gjithë stafin akademik të Universitetit të

    Gjakovës, konkretisht ata profesorë, me të cilët pata fatin të merrja leksione nga ta.

    Falënderoj mentorin Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha, për gjithë ndihmesën

    profesionale, për gjithë këshillat dhe gatishmërinë që tregoi për të më ndihmuar.

    Në fund fare, falënderoj gjithë shoqërinë, gjithë kolegët dhe në veçanti kryetarin e

    grupit, që ishin një tjetër ndihmesë e madhe në këtë cikël studimesh.

  • 4

    ABSTRAKT

    Ky punim diplome ka si temë letërsinë moderne shqiptare, e në veçanti si autor të

    përzgjedhur nga kjo etapë letrare kam marr, shkrimtarin, Ernest Koliqi.

    Sa i përket letërsisë moderne, kam shqyrtuar çdo të veçantë që ka karakterizuar këtë

    periudhë, kam përmendur autorët më eminent, krijimet e tyre letrare, kontributin e tyre në

    letërsi por dhe në çështje kombëtare. Konkretisht më shumë jam fokusuar në veprat e tyre, që

    bënë më shumë bujë, risit që ata sollën në këtë frymë letrare, e po ashtu kam cekur dhe

    ndikimin që kishte politika, regjimi komunist sidomos brenda një periudhe.

    Pastaj tek autori i përzgjedhur, Ernest Koliqi, në fillim kam dhënë ca informacione

    nga jeta e tij personale. Më pas kam përmbledhur gjithë krijimtarinë e tij letrare dhe jam

    fokusuar, apo kam bërë një analizë më të zgjeruar, më të detajuar tek dy kryeveprat e

    shkrimtarit, që janë: "Hija e maleve" dhe "Tregtar flamujsh" .

    Në fund kam dhe komentet e shkrimtarëve të tjerë, për autorin në fjalë, si e shohin

    ata Koliqin me syrin e tyre kritik, çfarë shkruan ata për të.

    FJALËT KYQE: Letërsia moderne, Ernest Koliqi, krijimtaria letrare e tij, dy

    kryeveprat, proza dhe kritika.

  • 5

    HYRJE

    Në letërsinë moderne, Ernest Koliqi, bashkë me Mitrush Kutelin dhe Migjenin

    njihen si themelues të prozës moderne shqiptare.

    Koliqi ndonëse ishte i mirë në gjitha llojet e shkrimit, si në veprat poetike,

    folkloristike, si në përkthime, publicistike etj.

    Ai në fakt më shumë spikati në veprat prozaike. Aty ai e arriti kulmin e tij letrar, me

    veprat: “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, dhe “Pasqyrat e Narcizit” .

    Me këto libra arriti të njihej si themelues i prozës moderne. Pra ishte proza moderne,

    një risi që solli, ai në tregun letrar të asaj kohe.

    Tek Hija e maleve dhe Tregtar famujsh, pothuajse në të gjitha tregimet, personazhet

    i kemi shkodran, që jetojnë dhe veprojnë në Shkodër, ku na paraqitet mënyra e jetesës në atë

    vend, të gjitha zakonet dhe traditat që kishin ata, që normalisht janë zakone dhe tradita të

    shqiptarëve në përgjithësi por që në malësi ishin më të dukshme.

    Në mesin e virtyteve dhe zakoneve të mira që kanë shqiptarët, Koliqi nuk nguron t'i

    vë në pah dhe ato zakone të këqija, veset tona të trashëguara, madje më tepër i shpreh ato, me

    qellim të vetëdijesimit, të largimit nga to.

    Një temë tjetër e dukshme në tregimet e tij, është dhe kurbeti, diçka që Koliqi e

    kishte përjetuar dhe vet, e që e trajtonte jo vetëm si luftë për mbijetesë, por dhe anën

    psikologjike të brendshme të shpirtit të të mërguarit.

    Pra mund të themi se Koliqi hyn në thellësinë e jetës shpirtërore të njeriut, që jeton

    në mjedisin tonë por dhe atij që ikën në tokë të huaj.

    Na paraqet ballafaqimin e tij me jetën, zakonet, traditat, shoqërinë që e rrethon,

    vdekjen dhe dashurinë.

    METODOLOGJIA E PUNËS - metodologjia që kam përdorur në këtë punim

    diplome është fillimisht ajo historike, ngase kam gjurmuar mbi rrethanat jetësore, situatën e

    shqiptarëve në vitet e shek. XX, por dhe për jetën e vet autorit.

    Po ashtu kam përdorur dhe metodën tematike, duke shqyrtuar temat sociale që

    trajtuan shkrimtarët e kësaj periudhe dhe sidomos temat që trajtoi Koliqi në veprat e tij

    letrare, e sidomos ato të krijimeve prozaike

  • 6

    KREU I

    1. LETËRSIA MODERNE SHQIPTARE

    Në përgjithësi në letërsinë moderne shkrimtarët më nuk ndjekin rregullat e

    parathëna, që të sigurohet ndërtimi i një arti estetik siç ndodhte zakonisht, por tashmë shfaqet

    subjektivizmi, gjithsecili ndërton atë art që atij i duket artistike, bukuria sipas tyre është

    subjektive, kështu dhe duke përdorur mjete, teknika e struktura të reja artistike.

    Po të ndalemi tek letërsia moderne shqiptare, gjurmimet e para të kësaj letërsie i ka

    diktuar studiuesi: Eqrem Çabej, konkretisht ai vërejti ndryshime në poezitë e Lasgush

    Poradecit në krahasim me krijimet romantike. Pastaj dhe Luarasi bënë kritikë të letërsisë

    moderne duke prekur autor.

    Në fakt si komentues i autoreve të viteve të 90' i pari ka qene Faik Konica në

    revistën, "Albania" ku merret dhe si kritiku i parë, pra me të, për herë të parë shfaqet kritika

    tek ne.

    Periudha pas shpalljes së pavarësisë, merret si periudha ku shfaqet moderniteti në

    letërsi.

    Ajo pasurohet me stile e gjini të reja, autoret trajtojnë kryesisht tema sociale,

    megjithëse fryma e re letrare theksohet më shumë nga vitet 20' e sidomos ato të 30 '.

    Vitet, 1912-1939 ishin vite lufte për mbrojtjen e pavarësisë, vendosjen e rendit

    demokratik dhe realizimin e reformave antifeudale.

    Po të ndalemi në fillesat e kësaj letërsie, pra vitet 20' përveç frymës së re letrare,

    kishte dhe ca autor që e vazhduan krijimin romantik. Poezia ka qenë gjinia më e zhvilluar e

    cila nisi të përhapte ide dhe motiv që afronin me problemet shoqërore, ishin me motive

    politiko-shoqërore nën ndikimin e lëvizjes demokratike1.

    Në fakt Fan Noli ishte përfaqësues kryesor i kësaj periudhe, me poezitë e tij me

    frymë demokratike dhe antifeudale.

    Kujtojmë veprën e tij të parë dramë, "Isrealitë dhe Filistinë", e cila edhe pse me

    subjektivë të marr nga bibla, kishte motive filozofike, shoqërore e poetike.

    Brenda veprës paraqitet përpjekja e izraelitëve për të detyruar filistinët që të

    ndryshojnë bindjet politeiste në atë monoteiste.

    Samsoni si figurë kryesore e izraelitëve edhe pse kishte fuqi mbinatyrore, ai vendosi

    që t'i bindte ata përmes fjalës.

    Nga ana tjetër filistinët krijuan një plan që ta dërgojnë tek Samsoni, Dalinen e cila

    1 Sabri Hamiti, Historia e letërsisë moderne, “Rilindja”, Prishtinë 1989, f. 469.

  • 7

    kjo do të zbulojë nga i vinte fuqia e mbinatyrshme. Ishin flokët dhe mjekra që i jepnin atij

    forcë që më pas ia presin dhe e verbojnë. Gjersa ata festojnë fitoren Samsonit i rriten leshtë

    dhe me forcën e rimarr, përmbysë gjithë tempullin. Kjo histori lidhet me gjendjen politike të

    vendit në atë kohë, se lufta për çlirim nga Turqia a duhet bërë me kryengritje të armatosur

    apo me pune kulturore.

    Vepra tjetër e Nolit është, "Albumi" , vëllim vjershash, ku kemi poezi me tema dhe

    motive nga problemet shoqërore si: lufta antifeudale, revolucioni, pastaj vjersha me motive

    biblike, flet për të këqijat që na kishin goditur, varfëria, padituria, në disa poezi bënë thirrje

    për kryengritje, për besim për te ardhmen etj.

    Noli shkroi dhe veprën, "Autobiografia", dhe po ashtu ishte përkthyes i mjaft

    autorëve evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX.

    Në poetet e viteve, 20-30' hynë dhe Lasgushi me përmbledhjet e tij të para, me

    lirikat: "Vallja e yjeve", dhe "Ylli i zemrës”2.

    Krijimtaria poetike e tij dallohet me 3 aspekte: në poezi filozofike, patriotike dhe

    erotike. Në liriken e tij filozofike flet për fitoren e mendjes dhe vullnetit të njeriut mbi

    vështirsitë, në ato patriotike flet për nostalgjinë për vendlindjen, aty kemi dhe poezi për

    natyrën dhe me motive erotike shfaqen takimet, bisedat e ndrojtura, pikëllimet e ndarjes,

    ankthin e pritjes etj. Po të përmendim autor të mëdhenj si: Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta, këta

    të dy qëndrojnë me një këmbë tek letërsia romantike dhe me tjetrën tek ajo moderne.

    Vepra “Juvenilia”, e Mjedës është një përmbledhje e lirikave të tij, aty gërshetohen

    motivet patriotike, shoqërore dhe intime. Aty kemi, "Vajin e Bylbylit", që mbështetet në një

    figurë simbolike, bylbyli në kafaz i robëruar që përmes tij kujton robërinë e shqiptarëve dhe

    dëshirën për liri.

    Pastaj vepra, "Andrra e jetës", është poemë me të cilën bënë një hap drejt realizmit.

    Ajo është e ndarë në tri pjesë dhe secila pjesë i kushtohet njërës prej personazheve femra.

    1) Pjesa parë flet për Trinën vajza e madhe që është krah i së ëmës në përballimin

    e jetës të vështirë, mirëpo ajo sëmuret dhe vdes.

    2) Pjesa dytë flet për Zogën e cila martohet për tu shkëputur nga varfëria.

    3) Pjesa tretë është Lokja e ëma e vajzave, e cila ngelet e vetmuar duke i uruar

    vetes vdekje sa më të shpejtë. Pra në vepër paraqitet mentaliteti, gjendja psikike, hallet,

    thjeshtësia e njerëzve të varfër të fshatit.

    Ndërkaq kur jemi tek Fishta, duhet cekur se vepra e tij u ndalua gjatë regjimit

    2 Sabri Hamiti, Historia e letërsisë shqiptare, “Rilindja”, Prishtinë 1989, f. 521.

  • 8

    komunist, mirëpo me përmbysjen e saj u riparaqit. Në letërsinë moderne është i njohur me

    dramën e tij, "Juda Makabe", i cili në vepër himnizon atdheun dhe mallkon tradhtarët. Aty

    Fishta u tregon shqiptarëve si duhet dalin nga situata, e rëndësishme për te janë: liria,

    bashkimi kombëtar, besa dhe shteti me ligjet e saj.

    Në këtë letërsi futen dhe satirat e tij: "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit" dhe

    "Visku i Babatasit e Nikolejda" .

    Këto satira janë pasqyrë e jetës sociale e politike të shqiptarëve në fillim të shekullit

    XX. Kritika e tij sado me humor e përqeshje ajo në thelb ishte e rreptë dhe e thellë, kështu

    duke krijuar mjaft armiq të kohës.

    Më tutje kemi Faik Konicën që njihet dhe si nismëtar i modernitetit shqiptar.

    Pothuajse në gjithë krijimtarinë e tij mundohet të pastroj kulturën vendase nga ndikimet

    negative të të huajve, godet botën shqiptare që ishte në nivelin analfabetik, ishte pra kryesisht

    kritik. Kryevepra e tij është "Dr. Gjilpëra", që shtron problemin e diturisë shqiptare. Vepra

    ndahet në dy pjesë:

    1) e para përshkruan kohen e shkollimit të personazhit jashtë vendit

    2) e dyta kthimin e tij në Shqipëri ku dhe përballet me realitetin e ashpër.

    Në krijimet kritike dallojnë esetë e tij, ku shqyrton problemet e shoqërisë tonë, flet

    dhe për figura të njohura kombëtare. Në fakt mund themi që Noli, Konica dhe Fishta janë

    trinomi i letërsisë moderne.

    Nga vitet, 30' dallohet një autor tjetër, Haki Stermilli, konkretisht me romanin,

    "Sikur t'isha djalë". Tema kryesore është emancipimi i gruas, aty Stermilli del kundër

    zakoneve të prapambetura, patriarkale që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e një femre.

    Personazh është Dija, vajza e mbyllur që në një ditarë na shfaqë gjithë vuajtjet e saj

    shpirtërore. Aty ne njihemi me gjendjen e femrës shqiptare, me problemin e martesës,

    mungesa e shkollimit dhe lirisë të vajzave shqiptare.

    Autor tjetër i rëndësishëm ishte dhe Migjeni, ndonëse krijimtaria e tij u zhvillua në

    me pak se 5 vjet, ai ishte ndër figurat më të shquara të letërsisë mbas Rilindjes. Në poezitë e

    tij konkretisht veprën ,"Vargjet e lira", ka motive të marra nga aktualiteti, ngjarje të ditës3.

    Aty shprehë pakënaqësinë ndaj realitetit shoqëror të kohës, duke na dhënë pamje tronditëse

    nga jeta e klasave të shtypura, duke kritikuar rendin, institucionet qe ishin në fuqi, por dhe

    duke shfaqur aspiratën për një të ardhme pa shtypje. Kemi dhe poezi me motive erotike, por

    kryesisht në to shfaqë mjerimin e vegjëlisë së qytetit e të fshatit, ashtu si tek cikli, "Novelat e

    3 Sabri Hamiti, Historia e letërsisë shqiptare, “Rilindja”, Prishtinë 1989, f. 547.

  • 9

    qytetit te veriut" , ku jep imazhe kontrasti mes mjerimit dhe luksit në mes të klasave.

    Në mesin e autorëve të shquar kemi dhe Koliqin , i cili në letërsinë moderne njihet si

    themelues i prozës moderne me veprat: "Hija e maleve" dhe "Tregtar flamujsh". Nga veprat

    poetike më e njohura është, "Gjurmat e Stinëve", ku më së shumti shquhen ato poezitë të

    vëllimit që janë në sonete. Bashkë me Migjenin si themelues i prozës moderne njihet dhe

    Mitrush Kuteli. Tregimet e para i mblodhi në veprën,"Net shqiptare", aty kemi një rrëfim real

    të jetës së qytetit të tij të lindjes, Pogradecin, por edhe ca krahinave aty përreth. Njihemi me

    hallet, zakonet, fëmijërinë, nostalgjitë për të kaluarën, kurbetin etj. Ai patjetër shkroi dhe

    përmbledhje të tjera si "Ago Jakupi" dhe duhet cekur që ishte dhe kritik, konkretisht i

    Poradecit dhe Nolit.

    Të tjerë shkrimtarë me emër të kohës moderne ishin dhe: Stereo Spasse, Ali Asllani,

    Mithat Frashëri, Krist Maloki, Ethem Haxhiademi, etj .

    Në fund si përmbledhje e këtij shekulli duhet cekur dhe periudhën e errët të letërsisë

    sonë, pas viteve 40', atë të letërsisë së ndaluar nga regjimi komunist. Letërsia e kësaj periudhe

    konkretisht autorët që u bënë pjesë e sistemit propagandues të diktaturës, konsiderohet si e

    dështuar dhe joletrare. Ishte një metodë letrare e orientuar nga politika, e cila kjo e fundit

    vendos ca parime politike në organizimin e veprës letrare.

    Absolutisht kjo nuk do të thotë që gjithë shkrimtarët që kanë shkruar në kohen e

    komunizmit të janë nënshtruar tërësisht kësaj metode. P.sh. Poradeci sapo erdhi komunizmi u

    zhduk pothuajse, pastaj dhe Kuteli, vepra e Fishtës u ndalua, kemi Kadarenë që del jashtë

    sistemit gati del dhe kundër saj, pra kemi poetë që abstenuan, kemi nga ata që u burgosën,

    pushkatuan, por kemi dhe nga ata që ishin të angazhuar, ku mund të përmendim dhe Dritëro

    Agollin i cili 70% të krijimtarisë së tij e kemi propagandë.

    E rëndësishme është se me 1990, shqiptarët nisen çdo gjë nga e para.

  • 10

    1.1. JETA DHE VEPRIMTARIA LETRARE E AUTORIT

    Ernest Koliqi lindi me 20 maj 1901, në Shkodër. Studioi në kolegjet më të njohura

    italiane, ndërsa u doktorua në Padova. U shqua herët si veprimtar i denjë i shumë çështjeve

    me interes gjithëkombëtar kulturor e letrar. Vepra e tij letrare përfshin vëllimet: “Kushtrimi i

    Skanderbeut” 1924, “Hija e maleve” 1929, “Poetët e mëdhej t'Italise” 1932, “Gjurmat e

    stinëve” 1933, “Tregtar flamujsh” 1935, “Epika popullore shqipe” 1938, et4j.

    Themeloi dhe udhëhoqi revistat, "Ora e maleve" 1923, dhe "Shejzat" 1957.

    Një opus i tërë letrar i ka mbetur nëpër faqet e periodikut letrar të kohës, të shumtën

    ne "Shejzat".

    Radhitet ndër intelektualet më të shquar të kohës, por njëkohësisht edhe me tragjikët

    të kulturës shqiptare.

    Vdiq në mërgim, në Romë, më 1975.

    4 Ernest Koliqi, Hija e maleve, “Gjon Buzuku”, Prishtinë 1992, f. 160.

  • 11

    1.2. KRIJIMTARIA LETRARE E KOLIQIT

    Kur flasim për krijimtarinë letrare të Koliqit në tërësi, ai në fakt e kishte filluar me

    vepra poetike.

    Vepra e parë poetike e tij ishte, poema, "Kushtrimi i Skanderbeut", që u botua me

    1924. Po të ndalemi në analizën e veprave të këtij lloji letrarë p.sh vepra, "Kushtrimi i

    Skanderbeut", është krijim kushtuar shokëve të shoqërisë Bashkimi e që ishte dhe vet Koliqi

    pjesë e saj.

    Në poemth, Koliqi paraqet idetë kombëtare, përmes një dialogu që bënë lidhjen e të

    kaluarës dhe aktualitetit shqiptar. Qëllimi ishte që duke prekur të kaluarën por dhe të

    tashmen, t'i kalkuloj shqiptarët e kohës së sotme me atë energjinë dhe dashurinë kombëtare,

    me qëllim që të punojnë sa më shumë për të mirë të vendit.

    Pastaj vepra tjetër poetike, "Symfonija e shqipëvet", është e ndërtuar në katër kohë.

    Kështu ai ecen nëpër kohë nga fillesat tona deri në bashkëkohësi.

    Pra, Koliqi kalon nëpër periudha të historisë shqiptare, nga koha kur jemi ngulur në

    trojet tona, pastaj prek kohën e ilirëve, arbëreshëve dhe në fund atë të shqiptarëve të sotëm.

    Ai mendonte që pikërisht kultura e një vendi është kriteri kryesor në themelimin e

    një kombi.

    "Kangjelet e Rilindjes", është një poemë tjetër, e strukturuar në 7 pjesë, që ka për

    temë botën arbëreshe. Ai flet me admirim për arbëreshët për çdo veçanti të tyre, merr

    shembullin më të mirë për t'i treguar shqiptarëve, se si ruhet identiteti kombëtar, pavarësisht

    që jeton dhe vepron në tokë të huaj. Ai po ashtu prek dhe anën emocionalë, ndjenjat

    shpirtërore të një mërgimtari. Këtë pjesë në fakt e shpreh shumë më mire ngase vet ai kishte

    qenë një nga ata, i shkëputur nga trualli i atdheut.

    Vepra poetike më me vlera letrare e Koliqit është: "Gjurmat e stinve", e botuar me

    19335.

    Lloji i tingëllimës është forma poetike-lirike më e vlefshme dhe e theksuar në këtë

    vëllim.

    Në llojin e prozës ai e arrin kulmin, konkretisht me librat: "Hija e maleve", "Tregtar

    flamujsh" dhe "Pasqyrat e Narcizit".

    Në të parin kemi shpalosjen e traditave dhe zakoneve të Malësisë, pra jeta e

    dikurshme dhe ajo jetë e re që bie në kundërshtim më të, pra modernia që Koliqi ishte kundra

    elementeve të huaja duke mbrojtur tradicionalen.

    5 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Albas”, Tiranë 2007, f. 177.

  • 12

    Në librin e dytë paraqitet jeta e Shkodrës duke vënë në pah karakteret e njerëzve.

    Koliqi po ashtu ka përkthyer, së pari botoi vëllimin e parë të antologjisë: "Poetet e

    mëdhenj të Italisë", me parathënie të Fishtës, ku përfshinte poetet si: Danten, Petrarken,

    Arioston dhe Tason.

    Pastaj botoi dhe vëllimin e dytë të antologjisë: "Poetet e mëdhenj të Italise", me

    parathënie nga Tagliavini. Ishin vjersha të poeteve si: Parini, Monti, Faskolo, Manxoni.

    Koliqi nisi të përkthejë me 1961 “Lahuten e Malcis”, në italisht.

    Ndërsa në fushën e publicistikës ishte themelues dhe drejtues revistash si: “Ora e

    Maleve”, “Shkendija”, “Shejzat”, etj.

  • 13

    KREU II

    2. KRYEVEPRAT

    2.1. VEPRA "HIJA E MALEVE"

    NUSJA E MREKULLUESHME

    Te ky tregimi autori tregon se çfarë bëjnë fshatarët pasi të kenë përfunduar meshën,

    pasi të kenë dalë nga kisha.

    Secila grupmoshë mblidhen dhe bëjnë ndonjë gjë, duke filluar nga pleqtë që kishin

    atë shallin e bardhë në qafë, shkonin tek një lis aty, për të hyrë në hije, ulen aty dhe fillojnë të

    bëjnë kuvend. Pastaj djem të rinj me dukje të trimave me atë rripin në bel të mbushur me

    fishekë dhe armë në dorë shkojnë për të bërë garën që e kishin si zakon.

    Gratë nga ana tjetër të mbuluara me zinxhir dhe vajzat që shkonin për të parë garën e

    zhvilluar nga djemtë.

    Në fakt gara ishte e tillë, ku duhet vendosnin ca gurë të bardhë me distancë një metri

    nga njëri-tjetri dhe ai që arrinte që me më pak shkrepje me armë të gjuante njërën nga ato e

    fitonte garën.

    Kështu filluan djemtë të lavdëroheshin secili duke cekur numrin se me sa fishek

    mund ta gjuajnë gurin. Njëri thoshte me pesë, tjetri me tri dhe i fundit tha që mund me dy

    fishek ta kap gurin dhe ky i fundit e provojë.

    Autori në fakt e fut dhe veten si protagonistë të ngjarjes dhe aty pra ishte bashkë me

    Don Markun duke shikuar garën.

    Djali që pohoi që mund ta bënte me dy fishek, gjuajti të paren, por s'kapi asnjë,

    filluan të komentonin të tjerët, që është lavdëruar kotë. Gjuajti të dytën dhe fisheku preku

    gurin. Të pranishmit brohoriten dhe nisen që të provonin dhe të tjerët por kotë, nuk mund

    asnjë t'ia kalonte. Vajzat ishin gati t'i japin gjësendet si shaminë, shputat, çorapët e leshta,

    këto gjëra që ishin si shpërblime për atë që fiton garën. Papritur vie një djalë i ri, i pashëm që

    pa bë zë ju drejtua turmës dhe me armë u pozicionua të gjuante. Filloi të gjuante dhe asnjë

    fishek nuk i shkoi huq, gjithë gurët që ishin aty i gjuajti. Të gjithë u mahniten, vajzat ju

    rrethuan dhe e përgëzonin për paraqitjen. Djali në fakt nuk mund të fliste, ishte memec.

    Don Marku e ftoi për drekë Lekë Binakun, pra djalin në fjalë, ku aty pra

    mblidheshin gjithë burrat, së bashku me priftin dhe shtrohej sofra e madhe. Pikërisht në atë

    mbledhje Don Marku me lejen e Lekes do i tregojë gjithë burrave të pranishëm, historinë e

  • 14

    çuditshëm se si Leka përfundoj si një memec.

    Leka para dy vitesh kishte folur si gjithë të tjerët por, i ndodhi e çuditshmja që atij iu

    kyç goja.

    Një ditë që kishte dalë të kulloste dhitë në mal i vetëm. Fillon dhe dëgjon një zë që e

    thërret në emër: Lekë, Lekë eja! Ky zgjohet në këmbë shikon përreth dhe s'sheh njëri. Pastaj

    një ditë tjetër tek shkon te kroi për të pirë ujë, aty i dalin një palë buzë të kuqe që e puthin

    Leken. Ditën tjetër në fushë i shfaqet një vajzë duke i thënë që është një shtojzovalle dhe që

    ishte dashuruar me të dhe që duhet martoheshin pa i thënë njëri dhe zhduket si me magji.

    Leka i hutuar, i frikësuar kthehet në shtëpi por zëri i saj nuk i ikte, sa herë që Leka ishte

    vetëm ajo i fliste. Kështu Leka bëhet i dashuri i shtojzovalles, mirëpo ai fillon të ndryshonte,

    s'ishte më i njëjti dhe këtë e diktoi e ëma. Një ditë ajo filloi ta pyeste se çfarë kishte ndodhur

    me të, që s'ishte më i njëjti. Ai nuk tregonte gjë, i thoshte që nuk guxonte të hapej, mirëpo e

    ëma insistonte sa që filloj dhe të qante. Aty Leka nuk duroj më dhe ia kumtoj lajmin. Aty

    ndodhi e tmerrshmja, duke i kumtuar lajmin së ëmës filloi t'i merrej goja dhe ju ndërpre e

    folura.

    Leka pra, që nga ajo ditë, nuk fletë më, e kishte dënuar shtojzovallja, që kishte

    vepruar kundër porosisë së saj.

  • 15

    GJAKU

    Ky tregim është nga të preferuarit e mi, ngase ndaj të njëjtat mendime me Koliqin

    mbi mentalitetin shqiptar, që sigurisht autori i përshkruan ato përmes personazhit në tregim, e

    që është Doda.

    Doda na vjen nga malësia, një djalë që ishte i dhënë gjithmonë pas mësimit. Ai

    fillimisht shkollimin e ulët e kishte bërë në Shqipëri, kurse atë të lartin në Evropë andej nga

    lindja.

    Doda dallonte nga pjesa dërmuese e vendit, ku ishin të pashkolluar dhe kryesisht

    bënin punët e fshatit.

    Përderisa ishte i shkolluar dhe aq më tepër që ishte shkolluar jashtë vendit, ai për

    dallim nga të tjerët, kishte një tjetër botëkuptim, i shihte gjërat më ndryshe, kishte qëllime të

    tjera dhe ishte kundra disa gjërave të shqiptarëve.

    Në fakt ai me të përfunduar shkollimin, kthehet në atdhe dhe punësohet si mësues.

    Ky profesion ishte mjaft i frikshëm dhe emocionues për të, ngase do edukonte

    gjenerata të reja, ishin 30 fëmijë brenda një klase që dëgjonin me kureshtje pa bërë zë, atë që

    fliste Doda.

    Sa i përket anës sentimentale Doda ishte lidhur me Nushen, një vajzë nga Shkodra,

    që e donte shumë dhe tek e cila e gjente energjinë për të punuar dhe për të arritur synimet që

    kishte. Gjatë një bisede mbrëmjeje Doda ia shpreh Nushes atë brengen që kishte, diçka që

    vlonte nga brenda.

    Përveç detyrës si mësues, ai e ndjente që kishte dhe një detyrë tjetër, meqenëse ishte

    dhe patriot, e donte vendin shumë, e ndjente për detyrë që të kontribuonte në të mirë të

    vendit, të rregullonte ca gjëra që këtij iu dukeshin të mbrapshta.

    Doda këmbëngulte që zakonet, traditat, virtytet që kemi duhet t'i mbajmë fort, duhet

    t'u trashëgojmë gjeneratave të reja, ngase ato janë pasuri e jona, janë gjëra që na identifikojnë

    neve si popull. Madje dhe bota na vlerëson virtytet si mikpritjen, besnikërinë, trimërinë,

    nderin.

    Por përballë kësaj Doden e shqetësojnë veset dhe mentaliteti i prapambetur që kemi.

    Mundohet që të gjejë mënyrën që këto vese të mos kalojnë tek pasardhësit e tyre. Doden

    konkretisht e shqetëson gjakmarrja, një akt i turpshëm që këtë gjë pra, hakmarrjen, e ka

    diktuar dhe tek të vegjlit, ku gjatë një grindje mes veti, secili me patjetër do të marr hakun.

    Doda e kishte në mendje të bënte një gjë në këtë aspekt, të shkruante një libër, pesë

    vëllimesh, pra për pesë klasë, nivele, ku përmes ngjarjeve të paraqitura aty do bartë sa më

  • 16

    shumë virtytet tona tek të vegjlit dhe veset do i paraqet si gjëra turpi dhe jo njerëzore.

    Në fakt çdo gjë shkonte në rregull dhe përpilimi i atyre librave kishte filluar, derisa

    Dodes i ndodhi tragjedia. Vëllanë e tij Zekën e vrasin, një ngjarje që tronditë Doden dhe

    familjen e tij.

    Edhe pasi kalon ceremonia e varrimit, edhe pasi kalojnë ato ditët që duhet pritur

    njerëz që vijnë për të ngushëlluar, Doda kthehet ne Shkodër aty ku kishte punën, Nushen dhe

    mundohet qe t'i kthehet normalitetit, rutinës së tij. Mundohet të gjejë forcën, vullnetin për të

    punuar si më parë, por kotë në mendje kishte vetëm të vëllanë, mërzia nuk e linte të

    mendonte për tjetër gjë. Më e keqja akoma i ndodhë kur njerëzit, të afërmit, por dhe familjar,

    babai konkretisht ia kërkojnë që të marr hakun. Vazhdimisht njerëzit përreth i thonin që t'i

    duhet të marrësh gjakun, nuk mund ta lejosh që vrasësi të frymojë i lirë. Doda ishte ai njeriu i

    shkolluar që mundohej që shqiptarëve t'ua zhdukë këtë vesë, ishte kundra këtij mentaliteti.

    Pavarësisht presionit që kishte, ai ne asnjë mënyrë nuk donte të bënte një mëkat të tillë, madje

    ishte dhe shembull, model për nxënësit, kishte gjithë ato vite shkollimi, si mund ta bënte një

    gjë të tillë një njeri i ditur. Kishte dhe nga ata qe i vinin tek shtëpia dhe e këshillonin që të

    paguante njëri për të vrarë vrasësin, nëse ai vetë nuk mund ta bënte. Madje dhe nëna e

    Nushes ia bënë me dije që duhet marr gjaku, ngase kështu e kërkon zakoni. Edhe biseda me

    famullitarin e vendit nuk e ndihmon fare, madje Doda e fajëson dhe kishën që nuk bënë asgjë

    për ta hequr këtë akt mizor nga koka e shqiptarit. Vazhdimisht në mendjen e Dodes endeshin

    fjalët dhe presioni që bënin njerëzit, sa që e kishte të pamundur të përqendrohej në punë dhe

    librat s'arrinte t'i shkruante.

    Një ditë duke mbajtur mësim, futet në klasë ndihmësi i shkollës duke i thënë që

    kishte ardhur dikush që po e kërkonte. Ishte nga malësia, një mik që i kumtoi lajmin që

    zotëria, vrasësi i Zekës kishte ardhur në Shkodër dhe po endej i lirë, pa ju trembur syri. Doda

    për një moment u acarua shumë, sa që mori pushkën, gjeti njeriun dhe me pesë plumba e

    rrëzoi në tokë të mbuluar me gjak. Gjithë njerëzit përreth duke ditur ngjarjen, duartrokiten, e

    përgëzonin për aktin. Pra Doda e mori hakun e të vëllait.

    Përderisa gjithë i thanë të ikte, t'ia mbathte, ai qëndronte aty si i ngrirë, priti sa të

    vinin njerëzit që ta merrnin në pranga.

    Ai zgjodhi që ta vuante dënimin nga ligji, të ndëshkohej. Pra dhe Doda nuk arriti dot

    të dilte kundra dhe të vepronte kundra mentalitetit shqiptar. Gjithë ai presion e shtyri që të

    bënte edhe vetë një akt që e urrente me gjithë shpirt.

  • 17

    SA QOFSH, PLEQËROFSH

    Ngjarja në fjalë, tregon dhe njëherë se sa i rëndësishëm është për shqiptarët, mbajtja

    e zakonit, se sa i çmuar për shqiptarët është nderi i familjes, sa që në qoftë se është në pyetje

    ruajtja e nderit do flijohet dhe njeriu i familjes vetëm që ajo të ruhet, të dalësh faqebardhë

    para njerëzve. Në tregim përshkruhet një ngjarje që ka në qendër ruajtjen e nderit të familjes

    dhe gjakmarrjen, për shkak se është shkelur ajo e para ndodhë dhe kjo e dyta.

    Atëherë, figura kryesore është vajza, Minja, një vajzë malësore, e re, e cila kishte

    bërë "një mëkat" me djalin që dashuronte. Nëna e saj, Filja ishte ajo që diktoi se vajzës i

    kishte ndodhur diçka, filloj të dyshoi tek ajo për atë gjë, filloj të trembej se mos dyshimet e

    saja dalin të vërteta. Nuk e zinte gjumi natën, ditën vazhdimisht e vëzhgonte atë, çdo lëvizje

    të saj, pa rënë në sy. Brenga që kishte brenda nuk e linte të qetë, nuk mund qëndronte më

    gjatë pa e pyetur. E pyeti vajzën dhe nga reagimi në fytyrën e saj, duke mos thënë asnjë fjale

    e kuptoj që ishte e vërtet ai dyshimi i saj. Aty ju dukë sikur iu përmbysë bota, nuk dinte çfarë

    të bënte, nuk mund ta mbante të fshehtë nga i shoqi një mëkat të tillë, nuk donte që ai ta

    merrte vesh nga të tjerët për vajzën e tij, mirëpo i dinte shumë mirë zakonet e vendit, një turp

    i tillë do dënohej.

    Në fund Filja vendosi të ia kumtonte Sufes, burrit për vajzën. Aty pastaj ndodhi

    tërmeti në familje, Sufa u tronditë. Për vendin, për zakonet e vendit, kjo gjë ishte e

    patolerueshme, kjo gjë e njolloste familjen, vajza kishte fëlliqur familjen dhe djali në këtë rast

    kishte shkelur nderin.

    Këtu kemi skenën dramatike ku babai me të kuptuar lajmin, vajzën e rrah në mënyrë

    brutale, i cili ndalon vetëm me ndërhyrjen e së ëmës. Ndërkohe është dhe vëllai i vogël në

    shtëpi Xhaferi, i cili dëgjonte zërat nga poshtë shtëpisë, i frikësuar, nuk dinte gjë. Pasi Sufa,

    babai doli nga dhoma e vajzës, e mendonte djalin që kishte shkelur nderin e familjes, donte të

    dinte armikun, donte të dinte se me kë ishte futur në gjak. E urdhëroj gruan që të shkonte tek

    vajza dhe të pyeste se kush ishte ai. Nëna me gjithë përpjekjet e saja, kërcënimet, lutjet,

    Minja nuk fliste, ajo s'donte të jepte emër. Ajo e donte atë dhe i njihte shumë mirë zakonet

    dhe po të jepte emër babai i saj kishte për ta vrarë atë dhe pastaj familjet do futeshin në gjak,

    kështu preferonte ta vuante vet dënimin. Këtu tregohet dashuria, sakrifica e vajzës ku

    rrezikon jetën e saj për njeriun që do.

    Pika kulminante e tregimit është momenti kur babai e kupton që vajza nuk do të flet,

    merr pushkën dhe e vret atë. Këtë akt babai e ndërmerr për hir të zakonit, për hir të njerëzve

    që të dal faqebardhë para tyre. Një gjë e tillë, në malësi, pra të vrasësh fëmijën tënd, vetëm se

  • 18

    ajo ka bërë një gjë të turpshme, merret si normale ngase nderi i familjes, ruajtja e zakonit

    është më e çmuar se ajo e para.

    Menjëherë pasi përfundojnë ditët e varrimit, babai nuk e lë me kaq, do që, ai njeri të

    dënohet, do që ta njeh armikun.

    Në fakt armiku lajmërohet vet përmes një njeriu, ku përveç të tjerash kërkon

    dënimin e Sufes, jo pse kishte vrarë njeriun e tij, por bashkë me të kishte vrarë dhe fëmijën që

    kishte qenë në barkun e vajzës, që në këtë rast i bie të jetë njeriu i armikut të Sufes.

    Sufa nuk ishte në dijeni për këtë, por prapë ai e quan "pjellë të turpit" dhe insistonte

    në pafajësinë e tij, sipas tij kishte vepruar me të drejtë, ashtu siç e kërkon zakoni.

    Koliqi mundohet të tregoj shqiptarëve që këto zakone janë të mbrapshta, gjakmarrja

    është akt turpi, ne nuk jemi askush që të marrim jetën tjetrit, as për ruajtjen e nderit dhe për

    asgjë tjetër, pavarësisht që këto gjëra si nderi, morali, besnikëria janë gjëra të shenjta. Vrasja

    e një njeriu nuk është e arsyeshme dhe logjike aq më tepër të vrasësh fëmijën tënd, vetëm që

    mos të flasin njerëzit pastaj.

  • 19

    KUR ORËT LAJMËROJNË

    Nga titulli kuptojmë që ky tregim ka të bëjë me orët e malit. Një nga figurat e

    mitologjisë sonë shqiptare, të cilat kishin zakonisht detyrën e lajmëruesit.

    Pra ishin lajmërues të njerëzve, për një gjë të keqe që do ju ndodhë së shpejti atyre.

    Zakonisht ato lajmëronin vdekjen tek njerëzit, ku jepnin një shenjë dhe përmes asaj shenje

    nga orët, ata nënkuptonin që brenda ca ditëve do ju vije fundi.

    Tregimi ka dy personazh, Gjeto Markun dhe Lutash Prelen të cilët kishin dy vite që

    fshiheshin në shpellë, nga qeveria, ngase kishin vrarë njerëz të tyre.

    Një ditë duke pirë raki dhe ngrënë ushqim dëgjuan armë, dikush po gjuante nga larg.

    Të dy morën pushkën afër vetes dhe shikuan përreth, u frikësuan se mos i gjeten ata të

    qeverisë, që po i kërkonin tash e dy vite. Por pasi dolën jashtë, panë që s'kishte njeri, aty e

    kuptuan se 7 plumbat e lëshuar ishin nga orët e malit dhe sipas zakonit e dinin që kishin

    lajmëruar vdekjen e njërit prej tyre, brenda 7 dite.

    Natën vendosen të shkojnë në kishë, për tu rrëfyer, megjithëse famullitari i thotë se

    këto janë besëtytni të shqiptarëve, gjëra të pavërteta, prapë ia kishin frikën atij lajmërimi,

    atyre 7 plumbave të lëshuara.

    Vendosen që atë natë të ikin dhe në shtëpi që të luten dhe aty, ngase e ndjenin që do

    ndodhë një gjë e keqe.

    Me tu ndarë, secili në udhën e tij për në shtëpi, Gjeto dëgjon ca gjuajtje armësh. I

    trembur kthehet mbrapa, fillon të kërkon për Lutashin, e thërret në emër dhe papritur sheh

    gjak, ishte gjaku i mikut të tij, tashmë të vrarë me disa plumba në trup, nga njerëz qeveritarë.

    Pra, ajo shenjë, ai lajmërim që kishin bërë orët, doli të jetë i vërtet dhe kësaj here.

    Orët e malit pra, lajmëronin paraprakisht për një vdekje që do ndodhë.

  • 20

    KOPSHTI

    Tregimi flet për njeriun që emigron, pra ikën larg atdheut dhe zhvendoset në një tokë

    të huaj.

    Këtë hap që bëjnë njerëzit , nuk e kanë fare te lehtë, që të marrin një vendim të tillë,

    mirëpo duhet të kenë arsye të mëdha që i detyron ata.

    Ne shqiptarët zakonisht kemi emigruar për arsye ekonomike, politike, ekzistence etj.

    Gjendja shpirtërore e një migruesi, tregohet mjaft mirë përmes personazhit në

    tregim, pra Shuk Diles, i cili kishte dhjetë vite në emigrim dhe pas gjithë këto viteve kthehet

    në atdhe. Sigurisht që të qëndruarit larg vendit tënd, është shumë e vështirë, ndjen

    mallëngjim, zbrazëti, trishtim, mirëpo akoma më e vështirë është momenti kur kthehesh në

    atdhe pas gjithë atyre viteve distancë dhe çdo cep, çdo pamje, çdo ndërtesë të jep nostalgji.

    Shuki fillimisht përballet me ato vizitat që i bëjnë të afërmit, miqtë, gjithë njerëzit

    që e njihnin. Pastaj bënte ato shëtitjet nëpër arrë, ku në çdo hap që bënte zhytej në kujtime

    nga çdo pamje që shihte përreth.

    Një ditë nga ato ditët e para të kthimit të tij, vendos të shkoj tek një shtëpi, tek

    shtëpia e Shaqes, një grua tek e cila gjithmonë e kishte pasur të hapur derën për të dhe gjithë

    fëmijët e tjerë që sillte tek kopshti i saj. Aty kishte kaluar kohen më të madhe të fëmijërisë,

    kishte kujtimet më të bukura, kështu që patjetër duhet ta vizitonte. Me të arrirë aty, hap derën

    një vajzë e re, që në fakt ishte nusja e djalit të Shaqes, shokut të Shukit. Takimi me Shaqen

    ishte shumë emocionues për Shukin, akoma më emocion i japin vendi, që kishte ca

    ndryshime të bëra, mirëpo prapë i dukej sikur kthehej në kohë.

    Shaqja e mirëpriti në mënyrën më të mirë të mundshme, e njoftoi dhe me nusen e re,

    të sapoardhur në shtëpi, Dusha, pra nusja e Linit, shokut të Shukit.

    Ajo nuk kishte ndonjë bukuri të madhe, mirëpo ishte e sjellshme, e urtë, skuqej sapo

    shihte Shukin në sy. Pastaj duke pritur që të kthehej Lini nga puna, Shuki deshi të dilte në

    kopsht, ngase aty kishte kujtime, ai ishte vendi që kalonte gjithë ditën në fëmijërinë e tij.

    Shuki u shoqërua nga nusja, që rinte në distancë dhe ky me të dalë në kopsht, u

    zhytë në memorien e tij, në kujtime. Mbyll sytë dhe u kthye pas në kohë, fëmijë, që zvarritej,

    luante me fëmijët e tjerë dhe ishte afër një vajzë që quhej Dushka dhe që me të kishte qenë

    më i afërt. Faktikisht Shuki kishte kohë që po mendonte për të, se çfarë kishte ndodhur me të,

    mos është martuar, mos ka ikur jashtë vendit, mos nuk jeton më. Kur ishte fëmijë, kishte

    simpati për të, rinte gjithmonë afër saj, e mbronte atë dhe pasi hapi sytë dhe u kthye në

    realitet, e pyeti nusen për të, mos ka ndonjë informacion për Dushen, shoqen e fëmijërisë.

  • 21

    Ajo fillimisht heshti, nuk nxori zë dhe pastaj u kthye nga Shuki dhe me zë të ulët ia

    ktheu: Shuk a nuk po më njeh?

    Pavarësisht që ti ikën larg atdheut, shkon në një vend tjetër për një jetë më të mirë,

    pavarësisht se ai vendi mund të jetë më i zhvilluar, më i pasur, prapë nuk të kënaqë,sepse aty

    je i huaj, nuk je në token tënde, të mungon vendi yt, gjuha, muzika, zakonet, kultura, njerëzit

    e tu.

  • 22

    DILOCA

    Diloca, një vajzë malësore nga Dukagjini, e cila me historinë e dashurisë së saj

    tregon dhe njëherë tragjedinë, që mund sjellë dukuria e mblesërisë.

    Një vajzë nga ato tipike malësore, që sakrifikon dhe rrezikon dhe jetën e saj për hir

    të dashurisë.

    Dilocen e kishin martuar në djep, mirëpo kur ajo u rritë u dashurua me një tjetër.

    Erdhën ato ditë ku vajza duhet përgatitur për martesë, që do ndodhë pra, pa dëshirën e saj.

    Ajo nuk donte në asnjë mënyrë ta linte njeriun që dashuronte dhe të martohej me dikë që ia

    kishin caktuar familja. Kështu ajo vendosi të arratisej me atë djalin që donte. Mirëpo në ikje,

    gjatë rrugës, njerëzit që kishin dalë t'i kapnin e plagosin djalin nga distanca. Diloca e merr atë

    të plagosur dhe bashkë me të fshihet diku. Aty kalon tre ditë, pa ngrënë, pa pirë, pothuajse e

    ngrirë, ngase ishte dhe dimër dhe kështu pas ca ditësh vdesë djali nga plagët që kishte. Diloca

    vendos të zbresë në Shkodër dhe duke mos ditur nga të shkojë, ulet aty afër derës të një

    shtëpie shkodrane dhe aty kalon natën. Në mëngjes pronari me të hapur derën, sheh atë,

    pothuajse të ngrirë, me rroba të pista dhe ashtu e futë brenda.

    Pronari vendos që në shtëpinë e tij ta punësoj si shërbëtore, ndërkohë dhe do

    strehohej aty. Vajza sikur fillon të vijë në vete dita-ditës, mirëpo frikësohej shumë, sidomos

    kur trokiste ndokush në derë, ajo tmerrohej. Pronari ishte munduar të kuptoj se çfarë i kishte

    ndodhur, por kotë, nuk nxirrte gjë prej saj.

    Një natë ca malësorë e sulmuan shtëpinë, ku qëndronte vajza, e kërkonin atë. Pronari

    mezi arriti t'i largoj dhe me të ikur ata, morri vajzën në pyetje se pse po e kërkonin.

    Vajza duke qarë tregoi gjithë historinë, tragjedinë që i kishte ndodhur asaj, i tregoi

    pra se si ishte puna që ata malësorë po e kërkonin.

    Kështu pronari për mos rrezikuar ata të shtëpisë, por dhe për të mirë të vajzës e

    dërgoi atë në një strehimore, ku do ishte e sigurt aty.

    Kështu pra, çështja e mblesërisë, përveç që shkelë të drejtat e një individi që të

    vendosë vetë për njeriun me të cilin do kalojë jetën, madje kemi me qindra raste ku për shkak

    të kësaj mblesërie janë bërë vrasje të shumta.

  • 23

    2.2. VEPRA: "TREGTAR FLAMUJSH"

    TREGTAR FLAMUJSH

    Te ky tregim kemi një djalë të quajtur Hilush, nga Shkodra, i cili në fakt sapo ishte

    kthyer në atdhe, nga jashtë që po studionte.

    Në fakt ishin bërë ca ditë që ky ishte kthyer dhe e ndiente për detyrë që ta vizitonte

    mikun e babait, tashmë të ndjerë dhe mikun e familjes, Gasperin, që ishte pronar i një dyqani

    aty në Shkodër. Çdo ditë e shtynte këtë vizitën, ngase personin në fjalë se kishte në qejf.

    Një ditë duke kaluar aty pari, tregtari e pa dhe ia bëri me shenjë, që të kthehej.

    Hilushi tashmë s'kishte nga të shkonte dhe u fut tek dyqani. Filluan bisedën, ishte në fakt

    Gasperi ai që s'linte shume hapësirë Hilushit për të folur.

    Hilushi mezi priste të mbaronte kjo vizitë, ndjente një lloj neverie ndaj tij. Ndërkohë

    ai ia kujtonte borxhet e babait të tij që i kishte lënë dhe që tregtari gjatë kohës që s'ishte

    Hilushi këtu, ia kishte rregulluar disa, por që kishte dhe ca gabime të atit për të rregulluar.

    Pastaj pyeste për rrogën. Hilushi sapo ishte punësuar dhe i jepte leksione se si t'i shpenzonte

    parat dhe si t'i ruante një pjesë të tyre.

    Arsyeja pse Hilushi se kishte në qejf tregtarin, ishte se ky i fundit ishte i dhënë

    shumë pas parave.

    Ai në fakt punonte shumë, nga dhe ishte pasuruar mjaft, mirëpo për të vetëm fitimet,

    parat ishin të vlefshme, më shumë se çdo gjë tjetër. E keqja tjetër ishte se ato para i mbante

    vetëm për vete, nuk ndihmonte njëri. Madje ishte i vrazhdë me ata që bëheshin nevojtarë të

    tij.

    Pas një bisede, tregtari, djalin e orientoi tek një derë, aty brenda dyqanit dhe pasi

    hapi atë derën, Hilushi u habitë shumë. Ishte një dhomë e mbuluar me flamuj kuq e zi. Aty

    filloj të ankohej tregtari. I thoshte që Shqipëria nuk do bëhej, kemi rënë shumë, gjithë këta

    flamuj i kam porositur, por shiko më kanë ngelur pa u shitur, madje kam ulur dhe çmimin.

    Shqiptarët nuk kanë më ato ndjenjat patriotike të dikurshme. Nga gjithë ky mllef i tregtarit,

    Hilushi u tërbua fare, nuk mund më të heshte dhe ia ktheu më të vrazhdë. I tha gjithë atë që

    mendonte për të, pa kursyer asnjë fjalë. I tha që e kishte mendjen vetëm tek fitimi, pasurimi

    vetjak. Se nuk e brengoste fakti se a do bëhej Shqipëria, apo jo, e kishte mendjen dhe brengen

    se a do i shiteshin gjithë ata flamuj.

    Aty pastaj nga kjo përplasje, djali doli nga dyqani i cili tashmë e ndjente veten më të

    liruar dhe më të lumtur që s'do ishte më i detyruar ta vizitoj atë njeri.

    Siç kemi shembullin dhe nga tregimi, ca njerëz janë të verbuar nga pasuria

  • 24

    materiale, janë të pangopur nga fitimet dhe për ta pasuria shpirtërore nuk ka ndonjë vlerë.

    Ndjenjat për njerëzit, për atdhe i kanë të vdekura, jetojnë vetëm për parat.

  • 25

    ARMIKU NË SHTËPI

    Personazhi kryesor i tregimit është Simon Rrukulli, një tregtar në Shkodër, që

    lavdërohej për fitimet që kishte. Për të ishte shumë e rëndësishme që të bënte një punë që

    kishte përfitime dhe jo të merrej me gjëra të kota, të lexosh, të shkruash, ku me këto mund të

    ngelësh dhe pa bukë.

    Faktikisht, kjo ishte e vërtet. Poetet me shkrimet e tyre mund të mbushnin veten

    shpirtërisht dhe lexuesit, por jo dhe xhepin e tyre.

    Simon Rrukulli ishte egoist, shkonte dy herë në javë në kishë, lutej për veten, për

    punët e veta dhe asnjëherë për të tjerët. Ne fakt lutej dhe për të tjerët, por në këtë rast i lutej

    Zotit që njerëzit që ai i përmendte, t'i faroste. Pra, Simoni kishte shumë urrejtje, sidomos për

    njerëzit të suksesshëm. Ai nuk shoqërohej me asnjë, kalonte gjithë ditën vetëm në shtëpi dhe

    punë. Në mesin e njerëzve që i lutej Zotit për t'i farosur, ishin dy nga ata që i urrente më së

    shumti. Ishte Tef Ballstani që nuk e donte sepse ishte më i mirë në tregti dhe Tush Kezena një

    djalë përparimtar, modern që shkruante, ishte poet pra.

    Sidomos këtë të fundit, nuk e donte fare, tërbohej nga fjalët e bukura dhe të mençura

    qe thoshte ai nëpër kuvende, tërbohej kur shihte librat e tij që qarkullonin në treg dhe u tërbua

    fare kur pa librin e tij në dorën e vajzës së tij në shtëpi duke lexuar atë. Aty iu dukë që i hyri

    armiku në shtëpi.

    Në përditshmëri kemi mjaft njerëz si Simoni, që nuk e ushqejnë trurin dhe shpirtin

    me lexim, por vetëm me urrejtje. Çdo arritje dhe sukses i të tjerëve e konsideron humbje për

    vete, ngase do të jetë vetëm ai i suksesshëm, çështje egoizmi pra.

    Njerëz që nuk lexojnë fare dhe kanë atë vetëbesimin që dinë çdo gjë, që gjithmonë

    vetëm ata kanë të drejtë në dallim me njerëzit e lexueshëm që kritikat dhe përmirësimet janë

    të mirëseardhura.

    Mesazhi nga ky tregim ishte që të mos urrejnë njëri-tjetrin, t'i gëzohemi çdo arritje të

    tjetrit, të shpërndajmë sa më shumë dashuri dhe energji pozitive.

  • 26

    DUART E NËNËS

    Këtë tregim, Koliqi vendos ta shkruaj për nënën, për rëndësinë e ekzistencës së saj.

    Tregimi nis me një djalë i cili kishte ikur jashtë atdheut, që në fakt brenda tregimit

    nuk saktësohet vendi se ku ndodhet, por mjafton të dihet se është në tokë të huaj dhe të

    kuptohet dhimbja që ka ai.

    Djali në fakt na paraqitet i shtrirë, ishte sëmur, kishte temperaturë dhe në ato

    momente që nuk po ndjehej mirë, që nuk mund hapte as sytë nga dhimbja e kokës, i dukej që

    të gjithë trupin e kishte në zjarr, në ato momente më shumë se kurdoherë i mungonte

    prezenca e nënës.

    Në fakt atij i mungonte çdo gjë nga vendi i tij. Oda e shtëpisë, zbukurimet në të,

    nëna, motrat, zërat e tyre.

    Hapte sytë, shihte që ishte në një odë të huaj, shikonte nga dritarja, ishte një pamje

    komplet ndryshe me atë të vendit të tij, përreth s'kishte asnjë njëri, ishte vetëm zonja e

    shtëpisë që vinte aty afër vetëm nëqoftëse e thërriste.

    Dëgjonte tingujt e një pianoje që vinin nga jashtë, por që ajo muzikë që krijohej ia

    vrisnin veshët, ia shtonin akoma më shumë dhembjen e kokës, sepse ishte muzikë e huaj. I

    mungonte më shumë se çdoherë prezenca e nënës, thjesht zëri i saj do ta shëronte.

    Thirri të zonjën e shtëpisë që t'ia maste temperaturën, ku i doli të jetë me tridhjetë e

    nëntë e gjysmë. I kërkoj asaj akull dhe peceta të ftohta t'ia vendoste në ballë, që t'ia ulnin

    pakëz nxehtësinë e trupit. Ajo ja bëri të gjitha këto, njësoj si e ëma që ia bënte sa ishte në

    shtëpi të veten, por jo, i dukej ndryshe, i dukej sikur s'po i bënte gjë, i mungonin ato duar,

    duart e nënës. Ato duar do e shëronin.

    Nëna, padyshim është personi më i çmuar, më i rëndësishëm në jetën tonë. Afërsinë,

    dashurinë dhe ngrohtësinë që të falë ajo, s'të jap askush tjetër.

    Sigurisht që të gjithë i duam nënat dhe vlerësojmë vlerën që kanë ato, mirëpo

    rëndësinë e tyre e kuptojmë akoma më shumë, kur si kemi pranë, mungesa e tyre nuk

    mbushet me asnjë njëri tjetër.

  • 27

    KUMBULLA PËRTEJ MURIT

    Është Lec Gurmolla, nga Shkodra që kishte kaluar 10 vite jashtë atdheut për tu

    shkolluar atje dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendin e tij.

    Ishin këto ditë të para që ai po çmallej me gjithë gjërat e vendit qe i kishin munguar

    gjithë ato vite.

    Një ditë u zgjua herët në mëngjes dhe kishte vajtur tek daja i nënës. Ishte

    pozicionuar në oborrin e tij, aty ku kishte kujtimet më të mira të fëmijërisë.

    Duke vështruar kopshtin, me gjithë atë gjelbërim, me gjithë ato lule, pemë me lloj-

    lloj frutash, në memorien e tij u shfaqen ca kujtime të bukura të fëmijërisë. Një pemë me

    kumbulla ia kishte vënë syrin. Ishin kumbulla të pjekura, të shëndosha, por kumbullat përtej

    murit të kopshtit ia tërhiqnin më shumë vëmendjen. Atij ju dha dëshira që të kapërcente atë

    mur dhe të merrte kumbulla përtej atij muri. Edhe pse më nuk ishte fëmijë, ai prapë se prapë

    veproj njësoj sic bënte kur kishte qenë i vogël, kalonte atë mur, vidhte ca kumbulla dhe ikte

    me vrap.

    Pasi kapërceu murin, doli në një kopsht tjetër, të një shtëpie tjetër, e që Lecit ju

    zgjuan prapë ca kujtime në atë kopsht. Duke ecur me ato kumbulla në dorë, që i vodhi, del e

    zonja e shtëpisë, duke bërtitur, i thotë çfarë kërkon aty. Deshi njëherë të ikte me vrap sic

    bënte dikur, mirëpo u kujtua që s'është më fëmijë dhe duhej arsyetohej tashti, aty para gruas

    plakë.

    Gruaja filloj të qeshte, e thirri afër dhe filloj ta shprehte mallin që kishte pasur gjithë

    këto vite për të, i kishin munguar gjithë ato sherre të tija.

    Sado që vendi i huaj mund të ofroj kushte më të mira jetese, mundësi më shumë,

    para më shumë,liri më të madhe, prapë ndjehesh i mangët, ngase të mungon aroma, toka,

    njerëzit, shtëpia jote. Të mungojnë ato çaste, momente të kaluara në vendin tënd.

  • 28

    RROKULL

    Në tregim kemi Ndrekë Batucin, një shkodran që bënte një punë me një fitim

    mesatar, kishte gruan në shtëpi dhe vajzën e tij. Mirëpo Ndreka kishte një të keqe shumë të

    madhe, një vesë që po ia shkatërronte jetën atij dhe familjes së vet. Nuk e hiqte dot. Ai ishte

    një pijanec, pinte shumë, ac shumë sa që të gjithë fitimet nga puna, të gjithë rrogën e linte aty.

    Familja e tij, ishte në gjendje shumë të rënd, s'kishin nga të mbështeteshin, sa për të

    ngopur barkun, bënin punë dore, qëndisnin por prapë ishte fitim i vogël.

    Vajza, madje kishte lënë shkollën, nuk shkonte dot atje, ngase s'kishte veshje si

    moshataret e saj, s'kishte çfarë të veshte.

    Ajo qëndronte vetëm e heshtur, nuk fliste fare, ishte e ftohtë me të atin, madje se

    shikonte as në sy. Kurse gruaja, me të hyrë ai në shtëpi fillonte bërtiste. Ndreku ishte i

    vetëdijshëm që pija po ja shkatërronte jetën, po i sillte vetëm dëme.

    Premtonte, i premtonte vetes që nga nesër do ndryshonte, më rakisë nuk do i afrohej,

    do rregullonte gjithçka, do niste një jetë të re, por kotë këto premtime, ishin vetëm

    entuziazëm i momentit, ajo e nesërme nuk vinte kur.

    Vazhdonte Ndreka me avazin e vjetër, shkonte në lokale, kinse vetëm për një gotë

    raki, por më pas gotat as nuk i numëronte, bëhej tapë dhe ashtu kthehej në shtëpi në mes të

    natës.

    Një ditë vendosi të shkoi në shtëpi më herët. Kur hyri aty sikur pa ca ndryshime,

    shtëpia disi ishte më e mbushur, vajza ishte më e veshur, gruaja nga ana tjetër nuk e qortonte.

    Të nesërmen pasi mori rrogën, vendosi që direkt të shkoi tek qiraxhiu dhe t'ia paguaj qiranë

    që kishte tash ca muaj që i ikte. Vendosi që me të vërtet të ndryshoj, t'i largohej rakisë, sikur

    filloj të mblidhte mend. Kur vajti atje, zotëria i shtëpisë, i tha që kam dashur të të largoj nga

    shtëpia se kishe gjithë ato muaj pa paguar, por falë gruas tënde që i pagoi të gjitha, ke

    mundësin që të qëndroni. Aty u habitë Ndroka, i lindi pyetja se si dhe ku i gjeti ajo gjithë ato

    para.

    Ju drejtua shtëpisë, në rrugicën e shtëpisë e pa një njeri të panjohur. U çudit dhe i

    lindi një frikë. Çfarë kërkonte ai aty? Mos po dilte nga shtëpia e tij? Arriti tek shtëpia pa

    frymë. Kur u fut aty pa gotën e rakisë, oda ishte mbushur me tymin e duhanit, sofra ishte e

    shtruar.

    Filloi të pyeste, se çfarë kërkonte ai në shtëpinë e tij. Gruaja dhe vajza s'flisnin. Aty

    u acarua dhe kapi vajzën për krahu dhe e pyeti se a kishte ardhur ai njeri për të. Vajza për

    herë të parë, pas shumë kohësh e shikoi në sy dhe pohoj me kokë.

  • 29

    Mesazhi ishte se pavarësisht se është e vështirë të heqësh dorë, të largosh një varësi

    që ke, e cila po të shkatërron, përpiqu me gjithë fuqinë dhe vullnetin që vërtet nga nesër të

    ndryshosh, të fillosh një jetë të re, pa atë.

    Alkooli, droga dhe varësit e tjera të këqija, vërtet të vrasin, nëse ti nuk i vret ato.

  • 30

    NJË NGJARJE NË RRUGACEN KEZENAJ

    Zef Sinodimi po festonte ditën e emrit, priste njerëz që vinin për ta uruar.

    Nga mëngjesi deri në darkë vinin njerëzit me urimet e tyre dhe Zefi që i priste ata

    me mirëpritje dhe dashuri. Aty tek mbrëmja erdhi një mysafir që mes të tjerash japi dhe një

    lajm, një rast që kishte ndodhur mbrëmë në rrugën Kezenaj, e që ky e kishte dëgjuar nga

    shtëpia, por se kishte parë.

    Zefi dhe gjithë gratë që ishin aty që prisnin mysafirët, u habitën shumë, aq më tepër

    për faktin që askush deri tani, nga njerëzit që e kishin vizituar, s'kishin thënë asgjë rreth kësaj

    ndodhie. Sipas mysafirit nga ajo që kishte dëgjuar, mendonte se kishte dhe të vrarë nga ajo e

    grindur. Sipas tij ishin dy djem dhe një vajzë pjesë e ndodhisë.

    Pasi shkoi ky, erdhën dy të tjerë në shtëpinë e Zefit që nuk e lanë pa e përmendur

    ngjarjen. Këta të dy, nga ajo që kishin dëgjuar, thanë se dy djem ishin zënë për shkak të një

    vajze. Pas tyre erdhi një tjetër, Bobi. Ky njihej në Shkodër si gjuetar lajmesh. Bobi sqaroj se

    ishte vrarë Luigj Fliza, nga vëllai i vajzës që e donte, e që e kishte zënë motrën e tij duke dalë

    natën vonë nga shtëpia e këtij, Luigjit.

    Gratë që kishin filluar të komentonin, secila për qef të veten. Njëra shante vajzën, e

    quante rrugaçe, tjetra lavdëronte vëllanë e saj, e kështu secila duke marr fjalën.

    U tha dhe një version tjetër nga një mysafir tjetër, që ka qenë vajza, ajo që kishte

    gjuajtur Luigjin, ngase e kishte kuptuar se po e tradhtonte.

    Shkoi dhe ky mysafir, ora vajti vonë, dera u kyç, duke menduar që s'do vinte më

    njeri.

    Por ajo derë bëri prapë zhurmë, ishte dhe një tjetër që kishte ardhur për t'ia uruar

    Zefit ditën e emërimit. Ishte vet Luigj Fiza. Kur hyri ai u habiten të gjithë. Ai ishte gjallë,

    madje as i plagosur, ishte shëndosh e mirë. Se kishte ardhur kaq vonë, e arsyetoj duke thënë

    se kishte shkuar në malin Kakariq, për të zënë thëllëza.

    Ky tregim flet shumë, flet për një të keqe të madhe që kemi ne, shqiptarët.

    Ne si popull, vdesim që të merremi me thashetheme, vdesim që të kuptojmë kush,

    çfarë bëri. Kalojmë një pjesë shumë të madhe të ditës, duke folur për të tjerët, për çdo

    veprim, çdo lëvizje, çdo ngjarje që i ndodhë tjetrit, asgjë nuk ik pa e komentuar atë. Mendoj,

    që kjo është një e metë e jona, që futemi në privatësinë e tjetrit, me apo pa dëshirën e tij/saj.

    Shpeshherë acarohemi me këtë kureshtje dhe interesim kaq të madh të njerëzve

    përreth, ku jeta private është shumë e vështirë të ngelet private në një ambient mes shoqërisë

    shqiptare.

  • 31

    HËNË GJAKU

    Në këtë tregim bëhet fjalë për dy të rinj, që gjersa ishin në qiell të hapur, ju shfaqet

    përpara një hënë e kuqe.

    Ata fillojnë të shqetësohen, sepse sipas besëtytnive, ajo paralajmëronte luftë.

    Në fakt djalin e fut në kujtime ajo pamje e hënës, atij i kujton diçka kjo hënë, diçka

    që e kishte përjetuar në fëmijëri.

    Me insistimin e vajzës, djali fillon dhe tregon atë që po e mendon, atë që ishte zhytur

    në mendime.

    Kështu tregon që kur kishte qenë 10 vjet, kishte udhëtuar nga Podgorica në Nikshiq

    të Malit të Zi dhe aty i ishte shfaqur e njëjta hënë e zjarrtë, për herë të parë.

    Atje një malazeze,e frikësuar, tregon për hënën e zjarrtë, thoshte se lajmëron derdhje

    gjaku, do filloi lufta e që nuk do mbaronte shpejtë.

    Në fakt djali për dallim nga vajza, futej shpesh në kujtime, e mendonte shpesh të

    kaluarën, fëmijërinë, përjetimet, ashtu siç thoshte dhe ai, ka aq shumë ndodhi që ai i ka parë

    dhe përjetuar, sa që i dukej vetja sikur t'i kishte dyfishin e atyre vjetëve që ai i kishte realisht.

    Kurse vajza meqë memorien e saj se kishte kaq të mbushur, ishte më shumë e fokusuar në të

    tashmen dhe të ardhmen.

    Meqë dhe tregimi ka në qendër një besëtytni, atëherë mund themi për to, që në çdo

    popull ka të tilla dhe pavarësisht sa mund të jetë ndokush i shkolluar dhe i ditur, prapë të

    ngacmojnë ato, sidomos për gjëra që besojmë që sjellin fatkeqësi, ndjen një lloj frike.

    Ndërsa sa i përket njerëzve që zhyten shpesh në mendime, duke kujtuar të kaluarën,

    janë zakonisht ata njerëz që kanë më shumë përjetime, që kanë kaluar shumë gjëra në jetë dhe

    e ndiejnë veten më të pjekur dhe më të informuar mbi jetën.

  • 32

    KREU III

    3.1. MENDIME KRITIKE PËR KOLIQIN

    Koliqi letrar shquhet si krijues i novelës në letërsinë shqiptare, simbas mendimit tim

    drejtas do vu në dukje se ai do përcaktue si "themelues i prozës moderne" në letërsinë shqipe.

    Lexuesi i kujtueshëm, për shembull, mbetet shtang si ky prozator qysh në nisje të

    tregimit në të parat fjali e gjen fillin e mbarë, tonin e saktë.

    Koliqi, edhe si njeri i hapët e kosmopolit nga natyra, i kandeshin ndryshmenitë e

    jetës e të artit shumë ngjyras: ky njihet si ndërmjetës mes shkrimtarëve te veriut e te jugut te

    Shqipnisë.

    MARTIN CAMAJ

    Ernest Koliqi është ndër prozatorët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Qysh me

    përmbledhjen e parë, “Hija e Maleve” (1929), mbërriti një nivel jashtëzakonisht të lartë

    artistik, të cilin e pasuroi me vepra të mëvonshme, sidomos me, “Pasqyrat e Narcizit”. Erudit

    i rrëfimit poetik ai shkriu me shumë shkathtësi përvojën artistike nga letërsia kombëtare

    gojore dhe e shkruar dhe nga letërsitë e tjera, veçmas nga ajo latine e italiane. është themelues

    dhe ndër lëvruesit më të shquar të prozës psikologjike shqiptare.

    Koliqi radhitet ndër artistët dhe stilistët më të mëdhenj të prozës sonë.

    ANTON BERISHA

    Ç'vlerë të re solli tregimi Koliqian në letërsinë shqipe?

    Them se kjo vetë është ai tip tregimi që po e quaj psikospektiv. Domethënë tregimi

    ku dallohet në mënyrë të ndjeshme, ndonjëherë edhe kërcitëse, dimensioni i analizës

    psikologjike të llojit frojdist. Natyrisht, jo e gjithë vepra e tij tregimtare e mban këtë

    karakteristikë. Gjithsesi, në rastin e kërkimit mes traditës dhe novatores, tregimi psikospektiv

    është ai që nxjerr kryet. Nga njëra anë, si i pari eksperimentim i tillë në prozën tonë dhe nga

    ana tjetër, për periudhën kur u shkrua, si tregim që përfshihet në një rrymë të njohur narrative

    në letërsinë evropiane.

    AUREL PLASARI

  • 33

    PËRFUNDIM

    Të gjitha këto tregime të dy veprave të Koliqit, janë proza realiste, pavarësisht që

    personazhet, ngjarjet janë të ndërtuara nga mendja e autorit, prapë ato janë të bazuara, të

    marra nga jeta reale e shoqërisë shqiptare, në veçanti e jetës malësore, janë një pasqyrë e

    mënyrës se si ata e kanë organizuar jetën, me ato zakone, tradita te tyre.

    Vetë personazhet nga ana tjetër paraqesin karakterin, qëndrimin, reagimin ndaj

    situatave të ndryshme që i përballë jeta.

    Ajo që vihet në dukje nga gjithë këto tregime, është rëndësia, vlera e mbajtjes së

    zakoneve.

    Koliqi tregon dhe njëherë që shqiptari nuk i shkelë asnjëherë zakonet, traditën, të

    paktën në atë kohë. Ato vihen në krye përballë çdo gjë tjetër.

    Kemi raste të ndryshme në tregimet e tij që tregojnë se si shqiptarët janë kaq fanatik

    në zbatimin dhe ruajtjen e zakoneve, se si ata për asnjë arsye nuk i shkelin ato.

    P.sh. kemi raste në tregime ku një shkodran pranon armikun në shtëpi dhe i jap

    gjithë të mirat për të ngrënë dhe pirë, vetëm sepse mikpritja është nga zakonet tona dhe si

    miku dhe armiku momentin kur futet në shtëpinë tënde, duhet pritet në mënyrën më të mirë të

    mundshme.

    Pastaj kemi raste akoma më ekstreme ku babai vret vajzën e tij, sepse ajo kishte bërë

    diçka të turpshme dhe për të ruajtur nderin dhe dalë faqebardhë para njerëzve, ai e vret atë.

    Kështu kemi raste nga më të ndryshme ku Koliqi paraqet virtytet e shqiptarëve, por

    dhe veset, tregon anët e mira të traditave tona, por dhe atë mentalitetin e prapambetur.

    Koliqi në fakt, më shumë i thekson këto gjëra të këqija që kemi ne në kulturën në

    zakonet tona, pra këto si: gjakmarrjen, martesën pa dëshirë, thashethemet, mentalitetin e

    prapambetur, veset. Duke i vënë në pah këto, ai bënë një lloj apeli që t’i largojmë ato dhe nga

    ana tjetër t’i mbajmë gjallë virtytet tona.

    Ajo që përfshihet në disa nga tregimet e këtyre dy veprave të Koliqit është dhe

    mitologjia shqiptare, konkretisht disa figura mitologjike tona si: shtojzovallet dhe orët e

    malit.

    Normalisht që dhe këto paraqesin diçka nga kultura jonë, besëtytni, figurat mitike që

    i kemi krijuar gjatë historisë dhe që autori nuk mund të mos i bënte pjesë të veprave ngase

    këto kanë bashkëjetuar me ne dhe vazhdojnë akoma dhe sot të jetojnë në mendjen dhe

    besimin e një pjese të shoqërisë.

  • 34

    LITERATURA

    1. Sabri Hamiti, “Historia e letërsisë shqiptare”, “Rilindja”, Prishtinë 1989.

    2. Sabri Hamiti, “Letërsia moderne shqipe”, “Albas”, Prishtinë 2007.

    3. Ernest Koliqi, “Hija e maleve”, “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1992.

    4. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, “Gjon Buzuku”, Prishtinë 1991.