punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org mula_punim diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
PROGRAMI LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
“DR. GJILPËRA”- FAIK KONICA
MENTORI: KANDIDATI:
PROF. ASOC. DR. KAMBER KAMBERI FIONA MULA
Gjakovë 2019
2
PËRMBAJTJA
Falënderim ................................................................................................................................................ 3
Abstrakt ..................................................................................................................................................... 4
Hyrje ......................................................................................................................................................... 5
Konica, jeta dhe vepra e tij ....................................................................................................................... 6
PROZA SATIRIKE “DOKTOR GJILPËRA” .......................................................................................... 8
Dr. Gjipëra dhe Faik Konica ..................................................................................................................... 9
Personazhet ............................................................................................................................................. 11
Shqipja e Konicës dhe vlera e saj te Dr.Gjilpëra .................................................................................... 12
Tre Doktorët në Tiranë ............................................................................................................................ 13
Vepra e pakryer ....................................................................................................................................... 14
Përfundim ................................................................................................................................................ 15
Literatura ................................................................................................................................................. 16
3
FALËNDERIM
Unë jam shumë mirënjohëse dhe falënderoj Zotin për mirëqenien time. Pas kësaj për
çdo person që në mënyrën e tyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë më ka ndihmuar të përfundoj
projektin tim me një fund të suksesshëm.
Mirënjohja më e madhe i takon mentorit tim, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, për
ndihmën dhe kontributin e tij të pakushtëzuar në mënyrë që të përfundoja tezën time, falënderoj
te gjithë profesorët dhe personelin e ‘‘Fakultetit të Filologjisë’’. Unë jam mirënjohës ndaj
familjes dhe miqve të mi të dashur që me dashurinë, sakrificën dhe besimin e tyre që besuan në
mua për realizimin e projektit.
Me mbështetjen dhe inkurajimin e tyre, falënderoj thellësisht prindërit e mi qe qëndruar
pranë meje çdo herë.
4
ABSTRAKT
Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i
kritikës letrare, si dhe nismëtarë i prozës moderne shqipe. Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës
mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Veprat dhe personaliteti i Faik Konicës,ishin ndër gjërat më
të rëndësishme tek shqiptarët dhe më të shquara në këto dekadat e fundit. Konica krijoi një stil
të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kanë cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, dhe si modeli i
mësuesit në stil dhe në gjuhë.
Për trajtimin e tij kulturor, për shijen e tij të hollë, për zbërthimin e talentit të tij artistik
dhe për hapjen e horizonteve të reja e të gjëra, rëndësi themelore patën studimet që ndoqi në
Kolegjin e Juzeitëve të Shkodrës e sidomos ato që kreu në shkollat e mesme e të larta në Turqi,
Francë, Angli, Amerikë e gjetkë.
Fjalët kyçe: Faik Konica, Shqipëria, “Dr. Gjilpëra”, kritikë, përrallë etj.
5
HYRJE
Autori i përzgjedhur për këtë hulumtim është Faik Konica me veprën e tij Dr. Gjilpëra.
Gjatë realizimit të këtij punimi jam përkushtuar në disa metoda kërkimore e hulumtuese. Me
metodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një
përkushtim i veçantë në analizën e romanit të tij të papërfunduar, personazheve dhe paraqitjen e
tij si vete personazh e narrator.
Vetë Faik Konica në shkrimet e tij iu përmbajt në përgjithësi idesë së një gjuhe letrarë të
përbashkët, të përftuar nga përzierja e dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes. Duhet të
theksohet se ky autorë vlerësohen për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë
shqipe ka lënë vepra me vlerë. Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe
njihet edhe si individualitet letrarë që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes
në prozën letrare.
Forma e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të parët, ia
sollën kësaj letërsie. Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture
tradicionale. Modeli i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominues në kulturën e
letërsisë shqipe.
6
KONICA, JETA DHE VEPRA E TIJ
Shkrimtari Faik Konica është personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës shqiptare dhe
evropiane. Ai është figura qendrore e që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës,
e letërsisë dhe e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX. Jetëshkrimi shumë interesant,
botimet, studimet dhe bibliografia aq e pasur e Konicës, me kalimin e kohës, plotësohen me të
dhëna dhe me kontribute të reja shkencore.
Faik Konica u lind më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit
1942 në Uashington. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke.
Mësoi në Shkodër në Kolegjin Saverian. Mbas dy vite ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar
studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në
këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptani, me të cilin e lidhën bindjet
atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë dhe SHBA.
Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i përjetshëm1 . Ndoqi studimet për
filozofi në Dizhon dhe Paris. Kur u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik
Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e
larta në Dizhon të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Pagëzimin e Faik Konicës me
emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97 dërguar shqiptarëve të
Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica .
Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar. Si 21
vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua
deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë. Pasi botoi broshurën
"Shqipëria dhe turqit" në Paris ai vendoset në Bruksel, ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë
politiko kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.
Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.
Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në
SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e
Ambasadorëve.
Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u
emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Por në fund ia pa sherrin politikës si shumë
1 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, ‘’Rilindja’’, Prishtinë 1998, f. 85.
7
shkrimtar shqiptar. Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Faiku vdiq në
Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na
ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicë.
Faik Konica si shkrimtar provoi e lëvroi të gjitha gjinitë e llojet letrare, nga poezia e
proza poetike, portrete, skica, eseja dhe pamfleti e deri te tregimi. I frymëzuar nga njeriu shqiptar
dhe bota e tij, Konica provoi të krijonte një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore.
Në krijimtarinë letrare të Konicës shohim periudha shqetësimesh kombëtare dhe të
angazhimit tërësor politik e shpirtëror të shkrimtarit. Kemi dy periudha të baticës letrare të
Konicës: koha kur ai botonte revistën: “Albania”.
Në të parën ishin kërkesat historike që i shtronte rilindja shqiptare, nevojat e ngutshme
për një letërsi kombëtare, në të dytën ishte atmosfera e lëvizjes demokratike shqiptare, koha e
proceseve të vështira politiko-shoqërore, që kërkonin fjalën e kualifikuar të Konicës artist. Faik
Konica veprimtarinë publicistike e letrare e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën “Albania” ai
botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj.
Faik Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë; domethënës, i kuptueshëm, i
qartë deri në qortim historik për të gjithë mohuesit e tij, i madh, mund të jetë dhe më i madh se
ç’është në të vërtetë. Përgatit edhe përmbledhjen letrare “Kandili i kuq”, por nuk mundi ta
botonte. Nuk kemi asnjë libër të botuar nga Konica përveç librit me përralla të përkthyer “Nën
hijen e hurmave” (1924) 2.
Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e
papërfunduar. Prej tyre duhet veçuar proza e gjatë satirike, “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e
Mamurasit”, cikli tregimeve “ Katër përralla nga Zullulandi”, Udhëpërshkrimi “ Shqipëria si mu
duk...”.Ai la në anglisht veprën “ Shqipëria - kopsht shkëmbor i Evropës juglindore” dhe ese të
tjera, të cilat u botuan pas vdekjes së tij (1957).
2 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, (vëllimi III), “IAP”, Prishtinë2010, f. 129.
8
PROZA SATIRIKE “DOKTOR GJILPËRA”
Hapja e novelës bëhet me një përshkrim, me një figurë që ka funksion të zbulojë të
pazakonshmen në një ambient shqiptar, në Tiranë. Figura autentike e shtëpisë ‘’posi një njollë
dëbore në mes të maleve’’ me lule e me bimë për rreth që janë me ngjyrat e tyre e bëjnë një
harmoni të rrallë “si një kurorë në ballë të një vajze”, është ky një figuracion lirik dhe i vjelë nga
ambient, tregon format elegante të arkitekturës së vendit, nga dritaret, dyert, muret, e çatinë, qe
autori këtë mjeshtri (arkitekt) e quan artist për një myshteri – poet.
Babai i Gjilpërës pra, pronari i shtëpisë, një tip i rrallë në Shqipëri “një plak me ca nga
virtytet antike të Shqiptarëve, dhe plot me dashuri të panjohur me vendin. Ishte tregtar në
Petersburg, kishte fituar një pasuri të bollshme që birit të tij të vetëm t’ia siguronte një jetë dhe
një edukim të mirë por që kishte edukuar e stërvitur mirë atë për sfidat e jetës.
Kanunin nuk e pëlqente, politikën e urrente. Mbetej mjekësia zgjedhja e tij ku si student
vazhdoi Mësimet e tij tre vjet radhazi ne Petersburg me vullnet dhe sukses. Dr. Gjilpëra ishte i
ditur, i pasur po i vetëm përpara një bote të trazuar e të përgjakur. Bota e tij tregohet me:
sakrifica larg vendit dhe te atit, qëndrimi në një vend të panjohur, herë herë në luftë, herë herë
në heshtje, ëndrra e tij i vinte ballë para të gjithave se donte të tregonte aftësi dhe dije te vërtetë e
të pa djallëzuar.
Ai lexonte klasikët, është i përshkruar nga zjarrmia e literaturës, dilemat e veta i shqipton
duke kujtuar Hamletin, luan në piano Bethovenin e Shopenin, me një fjalë te ai zgjohet në
mënyrë vullkani dëshira për dije më të mëdha.
“Letrat i donte me gjithë shpirt, po sado i ri, kuptohet se letrat, si karrierë, janë të
mbjella me gjemba, duan ngé, duan rreth të bukur, dhe instinktet banale të babait tij do t’i vënin
pengime në zhvillimin e individualitetit.
Dr. Gjilpëra gjithmonë fliste me vete: Një mjek duhet të jetë i shëndoshë e i
shëndetshëm, dhe kujtonte fjalët e popullit 3“ Mjek, shëro vetveten” 4 !
3 Po aty, f. 9. 4 Faik Konica, Dr. Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 6.
9
DR. GJIPËRA DHE FAIK KONICA
Njerzit e paditur, ne shumicë, rrojmë më tepër se të diturit, së këtyreve u punon nat’e
ditë mendja e ashtu u prishet me shpejt organizmi. 5
Dr. Gjilpëra dhe Konica, te dy si nismëtar të një epoke të re: njëri në art dhe letërsi, tjetri
në mjekësi. Konica është modern ngaqë i dha letërsisë artistike “frymë kritike”, ndërsa Dr.
Gjilpëra i dha fryme moderne me teknika të vetëdijesimit dhe shërimit të vetvetes, ku popullin e
tij e sheh ne mjerim krahasuar me vendet e tjera.
Te dy besonin dhe tregonin me veprimtarinë e tyre nëpërmjet asaj qe e kishin mësuar.
Populli shqiptar kishte një vend te pasur me fusha pjellore, me bagëti e bujqësi, dhe me natyrën ,
detin, e ajrin si në asnjë vend tjetër.
Këtë thirrje e bënte Konica, për popullin e pavetëdijesuar, dhe thirrjen e tij e paraqiti me
anë të Dr. Gjilpërës. E përbashkët e tyre, fillimisht ishte kureshtja, arritja, dhe të mësuarit, pastaj
që të dy luanin piano, kishin mësuar gjuhë të ndryshme dhe kishin shëtitur nëpër botë për veten,
dhe popullin e tyre, ku me anë të veprimtarisë të dy të ndihmonin vetëdijesimin e tij.
Kur lexova Dr. Gjilpërën dhe duke mësuar me herët për Konicën, pashë që duhet shihet
Dr. Gjilpëra si personazh i gjallë në librin e Konicës. Për një jetë më të mirë të dy iu treguan
popullit shqiptar në radhë të parë shëndetin, të ushqyerin, stilin e jetesës, dhe gjërat që atyre iu
bënin dëme. Dr. Gjilpëra është i dërguari i fatit dhe i dijes, për të injektuar në gjak të këtij
populli, kohën konkrete. Ajo që vlen të vihet re është fakti, se ky lloj mesazhi, që i përket të
njëjtit realitet, atij shqiptar, është si një mësim i përvojës së pohuar e të pranuar që nga kohet me
te lashta e deri te Konica.
Kur jemi te analiza psikologjike të llojit të racës bëhet si përballje e realitetit të
mjerueshëm dhe ironisë, që e shoqëron mosdëshirën për ndryshim, rrjedhimisht, kjo përballje
merret, bëhet dhe kuptohet si kritikë.
Pra, bashkëkombësit e tij ishin shëmbëlltyra shumë të varfër të racës së njeriut…njerëz
të mërzitur nga bota dhe vetja e tyre, (realiteti i degraduar njerëzor) që nuk shihnin” (ironia,
mosdëshira për të parë, mosdëshira për të ndryshuar) 6.
5 Po aty, f. 190. 6 Faik Konica, “Doktor Gjilpëra”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1993, f. 263.
10
Konica kërkonte për bashkatdhetarët e tij për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare,
paradoksin e qenie “ pa sy”, paradoksin që mbrunte mentalitetin shqiptar. Kjo gjë mund të
shihet ku autori tregon në vepër, te personazhet përzierje të gjuhës dhe një “elitë” kamorriste,
që s’lejonte ndryshim ndaj saj në parim dhe në koncept. Kjo kundërshti shprehej me një fjalë të
vetme prej kësaj “elite”: “Meazallah!”
11
PERSONAZHET
Personazhet janë përzgjedhur qëllimisht nga Konica, për të pasur një efekt të
menjëhershëm së pari, estetik, pastaj shihen gjate te lexuarit. Emrat si Salem Boza, Abd-El-Katli,
Dr. Habi-bullah, Dr. Emrullahu, Dr. Protagoras Dhalla, Denizullu Serpia, Zullu, Zgjebo
transmetojnë këto lloje emrash dhe gjate te folurit shëmtia, që i shoqëron ato që në formë, në
tingull, të nxisin për të ditur diçka përtej.
“Dr. Protagoras flet gjysëm greqisht, Dr. Emrullahu flet gjysëm turqisht, vetëm dr.
Gjilpëra flet pastër shqip7.
Sipas studiuesit Sabri Hamiti dhe domethënia e emrave është – Salep dhe Boza është
bashkimi i emrave të dy pijeve orientale, Abd-el Katl, që shqip do të dilte diçka si Rob i
Gjakpirësit, apo Ibn-el-Kelb, që do të thoshte bir i Fundrinës…”.
Gjithçka, në gërmimin dhe idetë Dr. Gjilpërës, ka qëllim. Qëllim, i cili tenton drejt
paditjes së të metave dhe krijimit nga e para, ku të sundojë e drejta, e mira e vërteta, ose më
saktë, një fytyrë kombëtare siç meriton të jetë.
Personazhet si Vera dhe Ingrida, sjellin një frymë më të bukur gjatë leximit të librit, ato
paraqesin dashurinë, femrën dhe të bukurën ,po ashtu dhe personalitetin e frymës evropiane në
libër. I ati i Dr. Gjilpërës thekson mentalitetin e tij si tregtar, me mendjehapur por pas vdekjes së
tij, Gjilpërës jo vetëm që i krijon zbrazësinë në shpirt, por prek dhe një kënd të vetëdijes së tij që
kishte të bënte përfundimisht me përkatësinë dhe me vetminë e tij.
Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen, dhe kështu shpalon njohjen e
thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve.
7 Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë 2003, f. 243.
12
SHQIPJA E KONICËS DHE VLERA E SAJ TE DR. GJILPËRA
Gjuha e Faik Konicës është gjuha e një krijuesi të pastër, në thelb duket më së miri në
shkrimet e tij letrare ku paraqitet çdo pikëpamje me motive atdhetare, morale, të popullit të tij.
Konica kishte njohje dhe dije gjuhësore për shqipen, sidomos për atë të shkruar. Ai kishte
dashuri për shqipen e pastër, prandaj shqipja e tij ishte e origjinale në fjalorë, në shprehje, me
fjali të shkurtër e të prerë.
Vlera e veprës Dr. Gjilpëra, pa dyshim, qëndron në idetë e mëdha ndriçuese, që janë
thirrje për hyrje të Shqipërisë e të shqiptarëve në modernitet, pikërisht duke kritikuar një gjendje
të aktualitetit. Po vlera e vërtetë letrare e kësaj vepre është që në nismë të prozës moderne shqipe
thur një tekst të bukur në shqip duke përdorur disa nga teknikat e prozës moderne.
Dr. Gjilpëra është një vepër fiksionale, një vepër arti, me funksionin e saj të veçantë
efektin e reales, kurse në efektin e kohës ajo jo vetëm që merr vlerën e njohjes po edhe të
dëshmisë së një kohe. Proza e Faik Konicës ka shtresime të prozës lirike, që shquhet me një
figuracion lirik autentik. Shtresime të tjera janë të ngritura mbi figurën e ironisë e të alegorisë,
për të arritur statusin e satirës.
Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen dhe kështu shpalon njohjen e
thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve. Nga fjalitë e shkurtra, kah frazat e gjata, që
kanë brenda elemente sprovuese. Kështu shtresimet e saj shkojnë nga proza lirike kah proza
eseistike.
13
TRE DOKTORË NË TIRANË
Ndeshja e Dr. Gjilpërës me dy Dr. – ballkanikë bëhet e pandalshme që nuk ka të bëjë
vetëm me mjekësinë, por në përgjithësi edhe me jetën. Dr. Protagoras Dhalla dhe Dr. Emrullahu
flasin gjysmë turqisht, ata janë përfaqësues të një ideje, të një jete të tjetërsuar nga jeta autentike
shqiptare.
Prandaj ndeshja e Dr. Gjilpërës me ta nuk kufizohet vetëm në fushë të mjekësisë por të
shpie për ti përqeshur me mosdijen e tyre. Dr. Gjilpëra mendon që dija nuk është dogmë, por një
proces që nuk ka përfunduar, dhe nuk do të përfundojë. Biseda midis tyre më shumë u ngjet
kundërvënieve për të zbuluar një të vërtetë se sa dialogut të përditshëm.
Dr. Protagoras Dhallën e përqesh duke ia zbuluar se nuk e di greqishten e vjetër, s’e njeh
as Platonin as Protagorën, emrin e të cilit e mban, se Protagora antik ishte një relativist, që di se
gjërat për t’u kuptuar duhet të shikohen nga të gjitha anët, për t’ia mbathur këtij më në fund:
“Miku im Zoti Protagoras Dhalla…Jini një njeri dogmatik; një njeri fanatik…për ju dija
është një fe me dogma të caktuara” 8 .
Kurse idenë e vet për shëndetin do ta shpallë praktikisht në seancën e fundit në shtëpinë e
vet: duke u rrëzuar lakuriq në diell, dhe praktikisht, e shpreh idenë e vet mbi shërimin me diell
(helioterapinë) me ujë e me ushqim për habinë e pafund të kolegëve.
Kjo është ideja themelore që del si përfundim nga mendja e misionarit të vetëdijshëm të
kulturës, siç është Dr. Gjilpëra.
Konica sikur thekson përfundimisht se njeriu i lirë dhe i shëndoshë, nga ana fizike dhe
ajo psikike, mund të zhvillohet më së miri në ambient e vet, pra edhe në Tiranë, në Shqipëri9.
8 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 77. 9 Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam unë” , “Rilindja”, Prishtinë 1991, f. 95.
14
VEPRA E PAKRYER
Vepra e Faik Konicës Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët së Mamurrasit është prozë e përkryer
për kohën, ku hynë në veprat e para të këtij lloji në letërsinë shqipe. Në këtë vështrim Mamurrasi
i cili nuk përmendet asnjëherë në vepër, përveç në titullin e saj, del si figurë.
10Proza e tij më e gjatë zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, (1924) por mungojnë tërësisht
shkrimet analitike, të dialogut me këtë vepër në prozë.
Herën e parë Dr. Gjilpëra, zbulon rrënjët e Mamurrasit, që me titull sugjeron një mënyrë
të ndërtimit të veprës duke treguar një zbulim a kërkim, gjë që mund të provohet me analizë të
tekstit, ndërsa plotësimi tjetër është, si përrallë, një vepër në prozë ku thuren bashkë e
mundshmja dhe e pamundshmja.
Por vepra e përmendur, është një novelë e pa përfunduar, gjë që nuk mund të pengohet
analiza e gjuhës dhe stilit së Konicës. Cilësohet si vepër shumë e rëndësishme në të gjitha
aspektet: si në ato letrare, dhe në ato artistike, po ashtu edhe në karakterin historik e politik, ku
në mënyrën më të bukur e paraqiti realitetin e kohës aktuale në Shqipëri, duke u munduar ta
ndryshonte mentalitetin e vendit dhe të sillte gjënë e duhur për popullin e tij.
Mamurrasi në kuptimin figurativë shenjëzon provincën, shpirtërore shqiptare, po ashtu
edhe Tiranën si kryeqytet që në vepër përshkruhet me shenja të jetës reale. Shqipëria u bë, si të
bëhen shqiptarët. Paradoksi tjetër vazhdon, se veprën e shpëton arti i saj i përgjithshëm. Por dija
e injoranca janë aktuale edhe sot njëjtë si në vepër.
10 Faik Konica, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e Mamurrasit (Përrallë)”, “Dielli”, Tiranë 1924.
15
PËRFUNDIM
Gjatë realizimit të punimit arrita të shihja botën e Konicës, të shprehur në librin e tij “Dr.
Gjilpëra”, ku u bë ballë me personazhet e tjerë, duke përdorur gjuhën satirike. Çdo veprim i
Konicës e paraqiti një njeri të lexuar, dhe çdo shqetësim i tij shprehë shoqërinë shqiptare të
kohës. Dr. Gjilpëra vjen nga bota e përrallës evropiane, në realitetin e ashpër shqiptar.
Pra në përfundim Dr. Gjilpëra, pa dyshim qëndron ne idetë e mëdha ndriçuese, që janë
thirrje për ta çuar Shqipërinë e shqiptaret drejt modernitetit ku dhe i shtjellova gjatë punimit me
metodat: historike e krahasuese. Përveç personazheve që i paraqet me tipare shqiptare e me
rregulla kanunore, ai tregon edhe Shqipërinë si një vend të pasur me toka pjellore dhe me një
diell shërues, e klimë mesdhetare.
Konica pretendon se dija është një proces se nuk do të mbarojë asnjëherë, mirëpo
shqiptarët duhet të vetëdijesoheshin dhe te pranonin kultura të reja, që të arrinin deri tek ajo. Dhe
si përfundim Faik Konica me anë të Dr. Gjilpërës jep mesazhin “Mjek shëro vetveten”, ku vetë
shqiptarët me punën e tyre dhe me aftësinë e tyre si dhe me ambientin ku jetonin mund të kishin
jetë më të mirë, duke mos mbetur prapa me mentalitetin e tyre.
16
LITERATURA
1. Sabri Hamiti, Letërsia Moderne Shqipe, ‘’Rilindja’’ Prishtinë 1998.
2. Rexhep Qosja, Prej Letërsisë Romantike Deri Te Letërsia Moderne,Vëllimi III, “IAP”,
Prishtinë 2010.
3. Faik Konica, Dr. Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014.
4. Sabri Hamiti, Vepër Letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003.
5. Faik Konica, “Dr. Gjilpëra Zbulon Rrënjët E Mamurrasit (Përrallë)”, “Dielli”, Tiranë
1924.
6. Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam Unë” , “Rilindja”, Prishtinë 1991.
7. Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1993.