punim diplome - edukimi.uni-gjk.org muslija.pdfmësimnxënie. aq shumë ka ndikuar teknologjia...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen
e mësimit në arsimin fillor
Mentori, Kandidatja,
Prof.Asoc.Dr.Sc. Edmond Beqiri Valmira Muslija
Gjakovë, Korrik 2020
2
Falenderimi dhe dedikimi
Falënderoj Prof.Asoc.Dr.Sc. Edmond Beqirin për ndihmën dhe sygjerimet e tij që punimi im
të ketë një strukturë sa më të mirë dhe të dalë e kompletuar.
Dedikim
Këtë punim diplome ia dedikoj familjes time që ka qenë dhe vazhdon të mbetet frymëzimi im
drejt suksesit.
Ju paça gjithmonë!
3
Lekturimi
Unë, Trimor Muslija dëshmoj që e kam lekturuar punimin e diplomës së studentes
Valmira Muslija me temë “Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen
e mësimit në arsimin fillor” nën mentorimin e Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri.
Tema është shikuar me përpikëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.
Lekturoi: Prof. Trimor Muslija
Datë: 17.07.2020 _________________________
4
Abstrakti
Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK)
gjithnjë e më shumë po bëhet gjithëpërfshirës në shumë sfera shoqërore.
Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe
mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen
mund ta ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që e
determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e
mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit.
Koncepti i “teknologjive të informacionit dhe komunikimit” (TIK), i referohet
mjeteve/paisjeve teknologjike të tipit numerik, të cilat mund të shërbejnë si mjete pedagogjike
në mësimdhënie/mësimnxënie. (Psh.: kompjutera, server, video-projektorë, lexues CD-Rom,
lexues MP3, USB, DVD, TBI, etj). Së fundi, TIK-ët nënkuptojnë të gjitha llojet e teknologjisë,
të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të
teknologjisë me informacionin dhe komunikimin.
Hulumtimi i këtij problemi në aspektin teorik, praktik dhe emperik ka për qëllim të vë në
pah integrimin e teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor.
Hulumtimi u realizua përmes pyetësorit online përmes google forms. Pjesëmarrës në këtë
hulumtim i kemi paraparë 52 mësimdhënës. Pra pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë 52
respodent të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.
Vërejtje: Hulumtimin e kam bërë në këtë mënyrë shkaku i pandemisë Kovid 19.
Fjalët kyçe: integrim i TIK- ut në arsim, mësimdhënie, mësimnxënie, nxënës , mësimdhënës
5
Abstract
In modern times the impact of information and communication technology (ICT) is
becoming more and more pervasive in many social spheres.
Today, information technology has a multifaceted impact on teaching and learning.
Technology has had such an impact that, according to forecasts, in the future it can completely
change the learning process, it can change the ratios of the factors that determine the education
process and these are: student, subject matter, teaching methodology, teacher and parents.
The concept of "information and communication technologies" (ICT), refers to
technological tools / equipment of the numerical type, which can serve as pedagogical tools in
teaching / learning. (Eg: computers, servers, video projectors, CD-ROM readers, MP3 players,
USB, DVD, TBI, etc.). Finally, ICT means all types of technology, which are used to exploit
and manipulate information, so we have a combination of technology with information and
communication.
The research of this problem in the theoretical, practical and empirical aspect aims to
highlight the integration of information technologies in the teaching of teaching in primary
education.
The research was conducted through an online questionnaire through google forms.
Participants in this research are expected to be 52 teachers. So participants in this research are
52 respondents from all municipalities of the Republic of Kosovo.
Note: I did the research this way because of the Kovid pandemic 19.
Keywords: integration of ICT in education, teaching, learning, students, teachers
6
P ë r m b a j t j a
Abstrakt ........................................................................................................................... 4
Abstract ........................................................................................................................... 5
Përmbajtja ....................................................................................................................... 6
Hyrje ............................................................................................................................... 7
I. Shqyrtimi i literaturës ..................................................................................................... 8
1.1. Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit ................................... 9
1.2. Metoda të rëndësishme të mësuesit në mësimdhënie gjatë shfrytëzimit të TIK -ut ..... 11
1.3. Teknologjia informative e komunikimit ....................................................................... 13
1.3.1 Impakti i TIK –ut në mësimdhënie ............................................................................... 15
1.3.2 Përdorimi i TIK –ut në klasë përfshin ........................................................................... 16
1.3.3 Përdorimi i Tikut në procesin mësimor ........................................................................ 16
1.4. Vlerësimi përfundimtar gjatë mësimit në distancë ....................................................... 17
1.5. Përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë ......................................................... 19
II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
2.1 Qëllimi i hulumtimit ..................................................................................................... 20
2.2 Pyetjet e hulumtimit ...................................................................................................... 20
2.3 Hipoteza e hulumtimit................................................................................................... 20
2.4 Metodat shkencore të hulumtimit .................................................................................. 20
2.5 Instrumentet e hulumtimit .............................................................................................. 20
2.6 Popullacioni dhe mostra ................................................................................................. 21
2.7 Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave ......................................................... 21
2.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit ......................................................................... 21
III ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE ................................................ 22
3.1 Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori me mësimdhënës ............................................... 22
Përfundimet .................................................................................................................. 37
Rekomandimet ............................................................................................................. 38
Literatura dhe burimet.................................................................................................. 39
Shtojca - Pyetësori me mësimdhënës ........................................................................... 41
7
Hyrje
Një tipar dallues i arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e
teknologjisë në procesin e të mësuarit. Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga
ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera
teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një
aspekt reformues në fushën e arsimit.
Kompjuterët, interneti e paisjet e tjera teknologjike janë bërë ndihmesë e madhe për
zhvillimin e procesit mësimor. Përmes tyre është bërë i mundur e më i qartë konkretizimi,
demonstrimi e vizualizimi i shumë njësive mësimore. Mësimdhënësit në të njejtën kohë mund
të përdorin teknologjinë edhe për arsye komunikimi më të lehtë e më të shpejtë, si dhe të
kursejnë kohë në përgjithësi duke përdorur teknologjinë për qëllime të ndryshme gjatë
shpjegimit të njësisë mësimore. Nxënësit nga ana tjetër mund të përdorin paisjet teknologjike,
për qëllime si zgjerimi i njohurive të njësive mësimore të folura në klasë, duke lexuar
informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet, poashtu me anë të vetëm një klikimi ata mund
të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk janë në dispozicion për tu parë në vendin ku
jetojnë.
Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi
është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të
mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi
kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës.
Duke parë këtë fenomen në shoqërinë tonë, fokus i kësaj teme do të jetë evidentimi nga varësia
e fëmijëve nga internet dhe rrjetet sociale, si dhe fokus tjetër i këtij studimi do të jetë evidentimi
i ndikimit të internetit në përparimin arsimor të fëmijëve.
Kompjuteri e tërheq vëmendjen me ndihmën e ngjyrave, zërave dhe fotografive
interesante. Vëmendja është më e madhe para kompjuterit pasi që njohuritë fitohen përmes
lojës. Shembull: Nxënësit të cilët kanë probleme me sjelljen (nxënës hiperaktiv, nxënës me
vështirësi gjatë mësimit) mund të kenë vëmendje më të gjatë para kompjuterit.
8
I. Shqyrtimi i literaturës
1.1. Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit
Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 te mësimdhënësve (përdorimi i TIK-ut në procesin
mësimor) nënkupton zhvillimin profesional të mësimdhënësve duke i shtyer ata të përdorin
teknologjinë për mësimnxënie më efektive tek nxënësit.
Sot mësuesi shihet si organizator dhe menaxhues i procesit mësimor, i cili transmeton
dijet duke përdorur burime të ndryshme informacioni: median, internetin, literature e
bibliotekat, blogjet etj.
Teknologjia e mësimdhënies është veçuar tashmë si disiplinë e rëndësishme (didaktika e
veçantë) që siguron realizimin e procesit mësimor me efektivitet maksimal, në përputhje me
synimet e përgjithshme të mësimit dhe edukimit të nxënësve.
Duke përdorur termin teknologji, ne synojmë të theksojmë se metodika konkrete duhet të
marrë karakterin e një procesi teknologjik, ku çdo element i tij, sado i vogël qoftë, duhet të
orientohet në arritjen e efektivitetit maksimal pedagogjik në procesin e të mësuarit. ( Mandili
J. & Rama A., 2015)
Sipas të gjeturave nga studimet e realizuara deri më tani, përmes të cilave është synuar të
identifikohen faktorët me ndikim në mundësitë e sistemeve arsimore që të integrojnë
teknologjinë në mësimdhënie, sugjerohet se për të arritur rezultate pozitive në integrimin e
teknologjisë mësimore kërkohet të kuptohen llojet e interaksioneve në mes të mësimdhënësve,
nxënësve dhe teknologjisë (Honey, M., Culp, K. M., & Carrigg, F, 2000) .
Sidoqoftë, nevoja për të zhvendosur mësimin në formatin në distancë ose online gjithashtu
është vlerësuar si përparësi. Mundësia për të arritur zhvillimet në fushën e edukimit digjital,
për të cilat në rrethana të tjera do nevojiteshin vite të tëra, është konsideruar një ndër përparësitë
e zhvendosjes së mësimit në formatin online (Lurvnik, 2020). Zhvendosja e mësimit në këtë
format po ashtu është vlerësuar si mundësi e mirë për mësimdhënësit dhe nxënësit që të
fuqizohen, të bëhen më kreativë dhe inovativë (Yokozeki, 2020).
Të njëjtit faktorë të cilët ndërlidhen me perspektivën e mësimdhënësve për metodologjinë
e mësimdhënies të cilët është vërtetuar të ndikojnë në nivelin e integrimit të teknologjisë në
klasë, parashihet të kenë ndikim gjithashtu në realizimin e suksesshëm të mësimit online meqë
zhvendosja e mësimit nga shkolla në formatin online ngërthen në vete konceptin i cili quhet
9
“mësim fleksibil”. Sipas këtij koncepti, përkundër se mësimi zhvendoset në versionin online,
duhet të jetë i atillë që stimulon të nxënit tek nxënësit dhe se kurset duhet të jenë të dizajnuara
me synim mbështetjen e nevojave individuale të tyre (Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang,
J.F., Wang, H.H., et al. , 2020).
Ndryshimet në arsim është vërtetuar se mund të shoqërohen me një sërë faktorësh të
tjerë, qoftë nëse ky ndryshim ndodhë për shkak të masave parandaluese ndaj përhapjes së
pandemive, duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër dhe të shpejtë ose është pjesë e
reformave brenda sistemeve arsimore. Prandaj, derisa ndryshimi definohet si krijim i diçkaje
të pazakontë dhe përfshin gjithçka që është ndryshe nga normat, kërkesa për ndryshim mund
të mos jetë lehtë e pranueshme nga palët e kërkuara për ta realizuar ndryshimin, dhe mund të
hasë në rezistencë. (Flamholtz, E. G., & Randle, Y. , 2008)
Gjithashtu, suksesi i realizimit të mësimit në distancë ose online, si dhe menaxhimi me
sukses i ndryshimeve, është vërtetuar të ndikohet nga mënyra e ofrimit të instruksioneve dhe
niveli i sqarimit të tyre, qasja dhe përshtatshmëria e pajisjeve teknologjike, koha, motivimi dhe
mbështetja për të marrë pjesë në mësimin online (Ibrahim, A., Al-Kaabi, A., & El-Zaatari, W.
, 2013).
Për të integruar teknologjinë në kuadër të proceseve mësimore, inkurajohen të gjithë
akterët e involvuar në proceset mësimore që krahas realizimit të mbështetjes së personelit
mësimor për të realizuar orët mësimore, të ndikojnë në avancimin e qasjeve të tyre
pedagogjike, mënyrën e realizimit të orëve mësimore, duke pasur për synimin nxënësin në
qendër. Ashtu siç është potencuar edhe nga studimet paraprake, zhvillimet e teknologjisë dhe
të komunikimit, përdorimi i tyre në proceset mësimore, dhe qasjet e mësimdhënësve përmes të
cilave nxënësi është në qendër, promovojnë të nxënit aktiv, largojnë mësimdhënësit nga
ligjërimi tradicional dhe e vënë atë në rolin e facilituesit të procesit mësimor, ngritin
përgjegjësitë tek nxënësit, e bëjnë mësimin më të hapur, stimulojnë nxënësit të jenë më të
pavarur, të kenë mundësi të vetëpërcaktohen, të fitojnë shkathtësi vetërregulluese, të jenë
vetëmonitorues dhe të përshtaten (Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang, J.F., Wang, H.H., et
al. , 2020)
Disa nga mjetet teknologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë:
• Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri
para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak të
orientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien.
10
• USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimit
të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e
pandashme tashmë e realitetit arsimor.
• CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që
janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme.
• Aparatet fotodiagrame digjitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në
fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe
prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket aftësimit gjuhësor.
• Përdorimi i projektorit në shkollë nga ana e mësimdhënësit, por edhe e nxënësve të
klasave IV deri në IX –të është shumë produktive në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Gjithashtu puna me projektor ka përparësinë e vet, sepse kërkon më pak kohë është më
produktiv, kur mësimi përcillet edhe me foto e mjete tjera që e bëjnë mësimin më interesant si
kuize, mësim përmes lojërave etj.
• Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës.
Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori i
hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit. (Mexhuani A, 2014)
Pajisja e shkollave me TIK është zakonisht hapi i parë në agjendën e hartuesve të
politikave, megjithatë investimi vetëm në pajisjen e shkollave me teknologji informative të
komunikimit ishte një praktikë jo e mirë, ashtu siç raportuan disa nga vendet evropiane.
Politikat duhet të sigurojnë një vizion afatgjatë, të shpjeguara në objektiva të detajuara në një
shkallë të gjërë veprimi, të “zgjerimit të eksesit për të gjithë, rritje të cilësisë së arsimit,
riformim i organizimit dhe i menaxhimit të proceseve të arsimit, aftësimi për të nxënit afatgjatë,
shtimi i kompetencave të TIK-ut të nxënësve, mësuesve dhe stafit administrativ,ngritja e
efektshmërisë në administrimin e shkollës”. ,,Çështje kryesore sipas studimeve të shumta është
përqendrimi në shfrytëzimin e TIK nga mësuesit dhe nxënësit për qëllime arsimore, sesa
shfrytëzimi praktik i kompjuterëve bashkë me mjetet dhe programet e tij” (Brown, J. D. , 1997,
f. 37).
Lidhur me këtë çështje duhet të përcaktohet një program. ,,Mësuesve u nevojiten (80%)
shprehi jo teknike dhe (20%) shprehi teknike, ndërsa ,nxënësit, së pari duhet të përpunojnë
informacionin që marrin, dhe pastaj ta lidhin atë me përvojat që ata njohin nga jeta e tyre: pra
lidhja e teknikës me jetën reale dhe me natyrën” (Musai, B., 2011)
11
1.2. Metoda të rëndësishme të mësuesit në mësimdhënie gjatë
shfrytëzimit të TIK-ut
Zgjedhja e metodave mësimore varet nga shumë faktorë, por në radhë të parë atë e
përcaktojnë: natyra dhe karakteri i përmbajtjes mësimore (teorike, praktike, humanitare,
natyrore, eksperimentale, historike) nga vendi ku zhvillohet mësimi (klasë, kabinet,
mësonjëtore, eksperimentale, mësonjëtore të specializuara, ndërmarrje), nga format e punës që
përdoren në zhvillimin e mësimit (frontale, në grupe, tandemë, individuale), nga mjetet që
përdoren në procesin mësimor (vizuele, auditive, audiovizuele, teknike, ndihmëse) nga mosha
e nxënësve, nga tipi i orës mësimore, nga përgatitja profesionale pedagogjike e arsimtarit etj.
Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të
nxënësve, duke aftësuar dhe duke përgatitur për jetë dhe punë, e sidomos për vetë arsimim dhe
vetë mësim, si një ndër kërkesat më bashkëkohore që i shtrohet shkollës sonë të transformuar
ku metodat mësimore duhet të jenë të drejtuara kah puna e përbashkët e arsimtarit dhe e
nxënësit. (Murati Xh, 2002, f. 332)
Komunikimin dhe bashkëpunimin-Bashkëveprimi gjatë mësimit bëhet në disa mënyra –
për shembull: nxënës me nxënës, nxënësi me grupin, dhe grupi me grupin. Nxënësit munden
që gjithashtu të bashkëveprojnë me njerëz të ndryshëm si me shokët e klasës, mësuesin,
nxënësit e klasave të tjera, anëtare komunitetit, ekspertë nga jashtë, dhe njerëz nga e gjithë
bota. Në librin CALL Environments (Egbert J & Hanson-Smith, 1999), Hanson-Smith ka
përshkruar shumë mënyra se si të zhvillohen detyrat me anë te mjeteve të ndryshme
teknologjike për grupet e ndryshme të pjesëmarrësve (nxënësve). Ne vërejtëm se meqë nxënësit
vendosen nëpër grupe ose prej tyre kërkohet që të jenë aktivë në orë, kjo nuk do të thotë që ata
do të bashkëpunojnë, ose se ata do të flasin në gjuhën që janë duke mësuar, ose që
bashkëveprimi do të lehtësojë mësimin. Mësuesi është ai i cili duhet që me shumë kujdes të
siguroj që bashkëveprimi të jetë efektiv. Ja ku i kemi dy teknika të cilat ndihmojnë mësuesit të
zhvillojnë disa detyra të tilla, të cilat rrisin mundësinë e bashkëveprimit social sa më cilësor.
Bashkëveprimi gjatë mësimit bëhet në disa mënyra – për shembull: nxënës me nxënës,
nxënësi me grupin, dhe grupi me grupin. Nxënësit munden që gjithashtu të bashkëveprojnë me
njerëz të ndryshëm si me shokët e klasës, mësuesin, nxënësit e klasave të tjera, anëtare
komunitetit, ekspertë nga jashtë, dhe njerëz nga e gjithë bota.
Moersch përcakton shtatë nivele nëpër të cilat duhet të kalojë një mësues që dëshiron të
integrojë TIK-u në klasë.
12
Niveli zero (0) përfaqëson mos përdorimin, që është një etapë përgjatë së cilës mësuesi
percepton mungesën e aksesit dhe të kohës si frenuese për përdorimin e TIK -ut.
Sensibilizimi (1) është etapa ku mësuesi /pedagogu mund të jetë në kontakt indirekt me TIK -
un që ndodhen në ambientin e tij.
Eksplorimi (2) është faza përgjatë së cilës mësuesi përdor TIK -un si plotësuese në
mësimdhënien e tij, për aktivitete përforcuese e pasuruese, ushtrime të përsëritura, kërkim
informacioni, lojra etj., duke nxitur kështu nxënësit /studentët të përdorin TIK -un.
Infuzioni (3), është etapa ku mësuesi përdor mjetet teknologjike në mënyrë të përpiktë gjatë
aktiviteteve pedagogjike, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime. Pra, kemi
përdorim të përpiktë të mjeteve teknologjike për të trajtuar informacionin (psh.: diagrama për
të paraqitur rezultatet e një ankete). Kjo etapë përfshin struktura arsyetimi të nivelit të lartë.
Integrimi (4), është përdorimi i mjeteve teknologjike për të identifikuar dhe për të zgjidhur
problemet reale të lidhura me një temë kryesore ose me një koncept, në një kontekst të dhënë .
(psh.: interneti, për të kërkuar informacion mbi një problem që kërkon zgjidhje, trajtim teksti,
etj.). Edhe kjo etapë përfshin struktura arsyetimi të nivelit të lartë.
Ekspansioni ose zgjerimi (5), është faza ku përdorimi i TIK -ut e lejon mësuesin të hyjë në
kontakt me ambjentin e jashtëm. Kontakti është i drejtpërdrejtë. (psh. : të kontaktosh
institucione të ndryshme për një problem të caktuar, etj.).
Rafinimi apo stërhollimi (6), supozon momentin ku mësuesi përdor TIK -un për ti mundësuar
nxënësve që të kërkojnë informacion, të gjejnë zgjidhje dhe të zhvillojnë një produkt në raport
me problemet reale dhe mbi të gjitha me vetë interesat e tyre. Përfshin struktura arsyetimi të
nivelit të lartë dhe një mjedis të mësuari aktiv. (Moersch, C., 2001, fv. 22-27)
Teknologjitë kreative që u mundësojnë mësuesve të publikojnë dokumente (materiale zanore,
me imazhe, video dhe tekst) dhe të krijojnë aktivitete autokorrektive në linjë.
Integrimi i TIK-ut nuk është vetëm një mundësi, por edhe një domosdoshmëri për të bërë
procesin e edukimit më tërheqës. (Paryono & Quito 2010) Përdorimi i TIK-ut në arsim duhet
të fokusohet jo vetëm në mjetet e tij, por gjithashtu është shumë i rëndësishëm të përfshihet në
një pedagogji të drejtë në procesin mësimdhënie - të nxënit.
Këto faktorë janë :
✓ Rrugët, mjetet dhe format e ndryshme të punës mësimore
✓ Faktorët e mësimit: mësuesi, nxënësi e të tjerë
✓ Komunikimi ne procesin e mësimdhënies
✓ Programet mësimore të disejnuara për teknologji bashkëkohore
13
✓ Baza teknike –didaktike e shkollës
✓ Drejtimi në procesin e e mësimit të nxënit. (Paryono P. & Quito B. Guevarra , 2010)
1.3. Teknologjia informative e komunikimit (TIK)
Me Teknologji mësimore në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptojmë tërësitë e njohurive
dhe mënyrat e përpunimit te përmbajtjeve mësimore dhe metodat e format që zbatohen në
procesin e mësimdhënies në etapa të ndryshme të punës mësimore. Ekzistojnë definicione të
ndryshme të teknologjisë mësimore dhe me i shpeshti është një definicion nga SHBA-të .Sipas
këtij definicioni “Teknologjia mësimore është lëmi e cili futet për ta lehtësuar nxënien njerëzore
gjatë identifikimit sistematik, zhvillimi, organizimi dhe përdorimin i të gjitha burimeve të
disponueshme të nxënies, si dhe gjatë këtij procesi. Ai përfshin: zhvillimin e sistemeve
mësimore, identifikimin e burimeve ekzistuese, vënien në dispozicion të këtyre burimeve atyre
që mësojnë, organizimin e procesit të të nxënit si dhe njerëzit të cilët i realizojnë”. (Murati Xh,
2002, f. 273)
Qëllimi kryesor i strategjisë nacionale është që të maksimalizohet dhe të optimizohet
shfrytëzimi i pajisjeve të TIK-ut nga kategori të ndryshme të pjesëmarrësve potencialë:
mësimdhënës, nxënës., student, qytetar. Promovimi i arsimimit teknologjik paraqet hap logjik,
posaçërisht në klasat e ulta të arsimit fillor. Kujdes i veçantë duhet pasur në përmbajtjet
mësimore për grupe të ndryshme nxënësish. Posaçërisht theks të veçantë i jepet zbatimit të
TIK-ut në arsimin fillor për kryerjen e detyrave shkollore e jo si qëllim vetëm për vete.
(Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Shoqërisë Informatike , 2005 - 2015)
Ashtu si dhe teknologjia, arsimi ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ndodhin
ndryshime në vlera, prezantohen kurrikula të reja dhe ripërkufizohen teknologji të reja mbi atë
që nxëmë dhe se si japim mësim. Natyra transformuese e integrimit teknologjik ndryshon
procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit duke e kthyer në një mjedis interaktiv nxënieje. Të
mësuarit tradicional dhe interaktiv dallimet.
Figura 1: Metoda tradicionale
Mësuesi
Nxënësi
14
Figura 2: Metoda interaktive
Mësimdhënia interaktive apo ndërvepruese nis me një filozofi mbi mësimdhënien
nëpërmjet teknologjisë dhe përfundon me një proces të ri mësimdhënieje dhe nxënieje.
Kombinimi i konstruktivizmit, paneleve ndërvepruese dhe mjeteve të TIK -ut, është një model
për të konceptuar më tej mënyra të reja të mësimdhënies. Në këtë kuadër, si nxënësit, ashtu
edhe mësuesit janë pjesë qendrore e procesit.
Siç vërehet, është e dukshme se TIK -u ka një rol parësor në këtë aspekt por duhet të
pranojmë se për të kaluar në etapën superiore formimi i mësuesve duhet të evoluojë.
Sikurse e thotë edhe Philippe mësimdhënia ka nevojë “për një ndryshim të sjelljes së mësuesit
i cili nuk duhet ta masë më efikasitetin e tij me kohën që shpenzon duke folur në klasë”. (Meirieu
P, 2000, p. 138)
Përdorimi i pajisjeve kompjuterike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me aftësi të
ndryshme për të nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të ndryshme
konceptuale si dhe nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë të koncepteve të
reja gjatë një teme çfarëdo mësimi. Po ashtu mësuesit dhe prindërit pranojnë faktin se për shkak
të përdorimit të pajisjeve kompjuterike nxënësit dhe fëmijët e tyre e përdorin më me efikasitet
kohën e tyre të punës. Përdorimi i teknologjisë në klasë gjithashtu ka një efekt pozitiv në
qëndrimet e nxënësve pasi ata ndjehen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe
shfaqin më shumë vetëbesim. Në kohën e sotme digjitale, aftësia për të aksesuar, përshtatur
dhe për të krijuar aftësi e dije duke përdorur teknologjinë është kritike për suksesin e nxënësit.
Të gjitha arsyet e lartpërmendura theksojnë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të
teknologjisë gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit për të rritur efikasitetin e tij
(Woolfolk, A., 2011, f. 419).
Teknologjia e komunikimit dhe e informacionit në studim, mund të kuptohet si aplikim i
paisjeve dixhitale në të gjitha aspektet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo është e
15
pranishme në të gjitha shkollat në vendet e zhvilluara dhe po zgjeron fushën e veprimit në
mbarë botën.
TIK konsiston në Hardëare, Softëare, Rrjete, Multimedia, ruajtja e materialeve,
përpunimi i materialeve dhe transmetimi i informacionit. Përdorimi i tij në mësimdhënie është
një mënyrë shumë funksionale në të mësuarit që mund të paraqesë të dhënat e punëve nëpër
botë. Zakonisht TIK përdoret në pjesën më të madhe të lëndëve, dhe me se shumti në lëndët
abstrakte, ku vështirësia e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies është dhe më e madhe.
Me ndihmën e TIK , CD-Rom, Power Point, mjeteve audio-vizuale, etj teknikat e
mësimnxënies dhe e mësimdhënies realizohet në mënyra më interesante.
1.3.1. Impakti i TIK –ut në mësimdhënie
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie kuptohet si një
implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor, për të regjistruar dhe
përpunuar informacionin në formë dixhitale.
Figura 3 – Përpunimi i informacioneve në formë dixhitale
TIK sjell më shumë materiale të pasura në klasa dhe librari për mësuesit dhe nxënësit. Kjo ka
rritur mundësitë e të mësuarit duke përdorur maksimumin e mënyrave për marrjen e
informacionit. Kjo ka thyer monotoninë dhe ka sjellë varietete në situatat e mësimdhënies dhe
mësimnxënies. TIK mund të përdoret në shkolla si dhe në nivelet më të larta të edukimit në
fushat e mëposhtme:
o Mësimdhënie
16
o Testimet kompjuterike
o Vlerësim
o Testet Psikologjike
o Zhvillimin e Laboratorëve Virtuale
o Mësimin Online
o Zhvillimin e të menduarit dhe të arsyetuarit (Bonk, et al, 1989).
1.3.2. Përdorimi i TIK -ut në klasë përfshin
o Përdorimi i TIK-ut në kërkimin, përzgjedhjen dhe përpunimin e informacionit.
o Përdorimi mjeteve audio-vizuale dhe programeve me stimulime në mbështetje të
metodave demostruese.
o Përdorimi i TIK-ut në zgjidhjen e problemave me anë të softëare-ve të posaçëm.
o Marrja, organizimi, menaxhimi, krijimi dhe ruajtja e informacionit.
o Bashkëpunim dhe shkëmbimi i informacionit.
o Përgatitja e prezantimeve multimediale.
o Leximi në ekran, lundrimi në internet dhe dërgimi i mesazheve dhe email-eve.
o Publikimi i aktiviteteve që realizohen në shkollë nga nxënësit dhe mësuesit.
o Ofrimi i mundësive të reja si mësimi online, platformat e-learning, bibliotekat
elektronike, laboratoret virtuale, etj.
1.3.3. Përdorimi i TIK në procesin mësimor
Mësimdhënia në shkollë, përqëndrohet në dhënien e informacionit, por që nuk është
objekt i vetëm i mësimit. Ajo i jep mundësi nxënësve që të përdorin në maksimum shqisat për
të marr informacion. Së bashku me dhënien e informacionit, objektivat e tjera janë:
o Zhvillimi i të kuptuarit dhe aplikimi i koncepteve
o Zhvillimi i shprehive
o Zhvillimi i të arsyetimit dhe kreativitetit
o Zhvillimi i aftësive të gjykimit dhe vendimmarrjes
o Zhvillimi i shprehive të duhura studimore.
o Zhvillimin e tolerancës, durimit, kulturës shkencore, etj. (Sansanëal, D.N., 2006)
Të mësuarit elektronik ose e-mësimi ka dalë si alternativë premtuese për të shmangur
formën tradicionale të mësimit në klasë. Kjo alternativë është një nga format e mësimdhënies
që aplikohet më shumë në arsim (Zhang at al.,2004). Autorë të ndryshëm e përkufizojnë këtë
formë mësimi si: teknologji, përmbajtje, metodë ose proces mësimor. Sipas Zhang at al.(2004),
17
e-mësimi mund të përkufizohet: të mësuarit e bazuar në teknologji, ku materialet mësimore
shpërndahen në mënyrë elektronike, nëpërmjet rrjeteve kompjuterike, te studentët që janë në
distancë.
Pedagogu kanadez, A. Bates, njëri prej ekspertëve më në zë për formësimin dhe
organizimin e mësimit në distancë, përmend këto arsye më të forta të shfrytëzimit të teknikës
dhe teknologjisë moderne për mësimin në distancë të cilat janë :
- Rritet dukshëm cilësia e të nxënit dhe mësimit;
- Zvogëlohen shpenzimet e nevojshme për të nxënë dhe mësim;
- Përparohet mënyra e qasjes së të nxënit dhe mësimit;
- Të nxënit dhe mësimi bëhen shumë ekonomikë;
- Përmes tabelës elektronike arsimtarët mund të konsultohen me kolegët e vet në qytetin
e njëjtë ose edhe në gjithë vendin;
- Bën të mundur përparimin e nxënësve sipas tempit dhe mundësive individuale që ka;
- Mundëson të nxënit dhe mësimin permanent (lifelong learning) dhe përsosjen dhe
perfeksionin e përhershëm professional. ( Krasniqi I, 2005)
Teknologjia e internetit pothuajse tani është bërë pjesë e pandashme e shkollave
bashkohore, ku përdoret si burim i materialeve dhe projekteve nga ana e nxënësve dhe
mësimdhënësve, duke mos i ndier kufizimet e hapësirës punuese dhe kohës që janë përballur
gjithnjë në mësimdhënien tradicionale. Interneti po gjen zbatim pothuajse në të gjitha lëndët
arsimore, këtë teknologji mësimdhënësit dhe nxënësit e shfrytëzojnë mjaft mirë në hulumtimet
e tyre të pavarura në gjetjen e të dhënave të ndryshme. Gjithashtu përdorimi i internetit në
shkolla rrit komunikimin duke lehtësuar bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe nxënsëve, që
do t’u mundësoj përvetësimin e praktikave më të mira arsimore. Në këtë mënyrë nxënësi ka
një mendim më kritik dhe ka mundësi të gjejë alternativa të ndryshme në zgjidhjen e
problemeve të caktuara.
1.4. Vlerësimi përfundimtar gjatë mësimit në distancë
Vlerësimi përfundimtar në rrethanat e realizimit të mësimit në distancë udhëhiqet nga
parimet e këtij udhëzuesi. Mësimdhënësit, vlerësimin përfundimtar, duhet ta konsiderojnë më
shumë si një proces të vendosjes së notës në bazë të angazhimit të nxënësit dhe përfundimeve
të nxjerra nga vlerësimi formues e përmbledhës. Kjo vlen si për klasat ku punohet me
kurrikulën e bazuar në kompetenca, ku vlerësimi është i organizuar në tri periudha mësimore,
18
ashtu edhe për klasat 4, 5, 9 (sipas kurrikulës së mëhershme) dhe shkollat profesionale ku
vlerësimin e kanë të organizuar në dy gjysmëvjetorë. Për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit
përfundimtar gjatë mësimit në distancë, mësimdhënësit rekomandohen që përmes detyrave të
shtëpisë, projekteve e formave të tjera, të angazhojnë nxënësit në procese të të menduarit e
nivelit më të lartë, të aplikojnë metodat e ndryshme të vlerësimit që përfshijnë edhe nxënësit
në këtë proces, dhe t’i kushtojnë kujdes komunikimit të ndërsjellë që ndihmon në sigurimin e
dëshmive për përparimin e nxënësit. Format e punës për të siguruar dëshmi të angazhimit të
nxënësve në detyra, projekte dhe aktivitete të tjera, si dhe metodat e instrumentet e vlerësimit,
me qëllim të arritjes të vlerësimit përfundimtar, mësimdhënësi i përcakton vetë, gjithnjë duke
pasur në kujdes evitimin e mbingarkimit të nxënësve. Këto forma të punës përzgjidhen në
varësi të: mundësive teknike të pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë dhe në
vlerësime të tilla; numrit javor të orëve mësimore për lëndë; kohës së mësimit me nxënës në
rrethana të mësimit në distancë; dhe të mundësive teknike që sigurojnë cilësi në vlerësimin e
nxënësve
Nota përfundimtare e vitit mësimor/shkollor është pasqyrë e vlerësimit të punës së nxënësve
para ndërprerjes së mësimit të rregullt në shkollë (11 mars) dhe e vlerësimit formues të realizuar
gjatë mësimit në distancë. Nota përfundimtare nuk duhet të jetë më e ulët se nota ekzistuese e
datës 11 mars.
Në vlerësimin në distancë hynë edhe kryerja e detyrave të shtëpisë, kontrollimi i portfolios së
nxënësit në mënyrë elektronike.
Informatat kthyese - Kontrollimi dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve mund të kuptohet si
një lloj i dialogut ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit për cilësinë e të nxënit, mësimdhënies
dhe të arriturave në përgjithësi. Ky komunikim i dyanshëm siguron informata kthyese, të cilat
e mundësojnë identifikimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen nxënësit gjatë procesit të
nxënies, por njëkohësisht, kjo informatë siguron zbulimin e shkaqeve të cilat i sjellin ato
vështirësi. ( https://masht.rks-gov.net/)
Mësuesi për këto detyra udhëzon paraprakisht për hapat që duhet të ndjekin nxënësit në
kryerjen e detyrës, duke dhënë një shembull ose një zgjidhje.
■ Mësuesi vëzhgon dhe vlerëson me kujdes punët e çdo nxënësi duke pyetur secilin prej tyre
brenda një kohe të shkurtër se si e ka kryer apo zhvilluar një aspekt të detyrës.
Mbani mend: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe, aq
më tepër, me detyra që nuk mund të kryhen në kushtet e shtëpisë. https://www.ascap.edu.al/)
19
1.5. Përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë
Çdo punë e cila bëhet gjatë jetës së përditshme ka përparësitë dhe mangësitë e saj , gjithashtu
edhe mësimi në distancë i ka këto.
Përparësitë e mësimit në distancë janë:
- Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë arritur të përfitojnë shumë nga përdorimi i TIK –ut ;
- Përdorimi i platformave të ndryshme si, MSN, Wiber, Skype, ZOOM etj.
- Për kontrollimin e detyrave të shtëpisë mësimdhënësit kanë filluar të përdorin platformën
google classroom. Ku përmes kësaj platforme mësimdhënësit mund të bëjnë apo
përgatitin testet online, dërgojnë dhe kontrollojnë detyrat e shtëpisë. Gjithashtu përmes
kësaj platforme është bërë e mundshme që edhe vlerësimi i nxënësve të dërgohet online
dhe të kontrollohet nga nxënësi dhe prindërit.
- Përparësi tjetër është aftësimi i nxënësve në përdorimin e TIK –ut, që në të ardhmen u
mundëson të marrin informacione shtesë për mësime dhe tema të ndryshme.
- Përparësi e mësimit në distancë ka qenë përfshirja e prindërve.
Mangësitë e mësimit në distancë janë:
- Mosangazhimi i të gjithë nxënësve në mësimin online;
- Kushtet jo të mira të disa familjeve dhe mungesa e mjeteve teknologjike;
- Rrjeti i dobët i internetit e në disa vende malore edhe mungesa e tij ;
- Mangësi tjetër është edhe se një pjesë e mësimdhënësve dhe nxënësve nuk kanë aftësi në
përdorimin e TIK –ut etj.
20
II. Metodologjia e hulumtimit
2.1 Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i këtij hulumtimi është të marrim informacione se sa është integruar teknologjia e
informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor.
2.2. Pyetjet e hulumtimit
1. Përdorimi i TIK-ut e rrit cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në arsim
2. Përfitimet dhe ndikimet e teknologjisë mësimore në mësimdhënie dhe nxënie
3. Një shoqëri e re kërkon aftësi të reja teknologjike
2.3. Hipoteza e hulumtimit
Mendojmë se integrimi i teknologjisë së informacionit në procesin mësimor ndihmon
mësimdhënësit dhe nxënësit në kohë, hapësirë dhe materiale ndihmëse për temat e ndryshme.
2.4. Metodat shkencore
Gjatë trajtimit teorik të problematikës kemi zbatuar këto metoda:
• Metodën e analizës teorike
• Metodën historike
• Metodën e komperacionit (krahasuese)
Ndërsa gjatë trajtimit empirik (hulumtues) kemi zbatuar metodat:
• Sasiore (kuantitative)
• Cilësore (kualitative)
• Të përziera (mikse)
I tërë ky gërshetim i metodave është bërë me qëllimin e vetëm që studimi të ndriçojë dhe të jap
informacion të besueshëm edhe nga aspekti teorik, por edhe nga ai empirik; si dhe të arrihet në
përfundimet e sakta e rekomandime që do të mundësojnë ndryshime pozitive në këtë fushë.
2.5. Instrumentet e hulumtimit
Për të arritur qëllimin e studimit, ne synojmë që për mbledhjen e të dhënave, posaçërisht për
matjen e opinioneve të mostrës të zbatojmë pyetësorin me nxënës. Pyetësorin me nxënës e
kemi bërë me google form dhe e kemi postuar te grupet e mësimdhënësve nga të cilët kemi
21
kërkuar nga nxënësit e klasave të tyre që i kanë klasat e treta dhe katërta që ta plotësojnë
pyetësorin për të parë se sa i përdorin përemrat në fjalitë e tyre.
2.6. Popullacioni dhe mostra
Pasi që popullacioni është i madh dhe në pamundësi të përfshirjes së të gjithë nxënësve, ne
jemi përcaktuar për një grup reprezentativ.
Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë llotarike sipas dëshirës së nxënësve që kanë
shprehë dëshirë me plotësu këtë pyetësor pa marrë parasysh komunat.
Hulumtimi u realizua përmes pyetësorit online përmes google forms. Pjesëmarrës në këtë
hulumtim janë 52 mësimdhënës. Pra pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë 52 respodentë të të
gjitha komunave të Republikës së Kosovës.
Vërejtje: Hulumtimin e kam bërë në këtë mënyrë shkaku i pandemisë.
2.7. Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave
Për përpunimin statistikor të dhënave të nxjerra nga pyetësorët kemi përdorur programin të
dedikuar për përpunimin e të dhënave me SPSS.
2.8. Interpretimi i rezultateve të hulumtimit
Pas përpunimit statistikor të dhënave përmes SPSS do të bëhet interpretimi i rezultateve, duke
bërë krahasime ndërmjet pyetjeve që kemi vënë në punim. Në bazë të rezultateve të fituara
japim përfundimet dhe rekomandimet.
22
III. Analiza e rezultateve të hulumtimit
3.1. Pyetësori me mësimdhënës
Mosha e mësimdhënësve
Tabela 1 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid 21 - 40
vjeç
33 63,5 63,5 63,5
41- 60 vjeç 19 36,5 36,5 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 1 – Mosha e mësimdhënësve
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
33 apo 63 % e tyre janë të moshës 21 – 40 vjeç, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 19 apo 37
% e tyre janë të moshës 41 – 60 vjeç.
23
Gjinia e mësimdhënësve
Tabela 2 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Femërore 35 67,3 67,3 67,3
Mashkullore 17 32,7 32,7 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 2 – Gjinia e mësimdhënësve
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
35 apo 67 % e tyre janë të gjinisë femërore, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 17 apo 33 % e
tyre janë të gjinisë mashkullore.
24
Vendi i punës sipas mesit ( urban – rural )
Tabela 3 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Urban 29 55,8 55,8 55,8
Rural 23 44,2 44,2 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 3 – Vendi i punës në mesin urban - rural
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
29 apo 56 % e tyre janë duke punuar në mesin urban, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 23 apo
44 % e tyre janë duke punuar në mesin rural.
25
Niveli arsimor i mësimdhënësve
Tabela 4 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Master 10 19,2 19,2 19,2
Fakultet i edukimit 37 71,2 71,2 90,4
Fakulteti i
Pedagogjisë
5 9,6 9,6 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 4 – Niveli arsimor i mësimdhënësve
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
10 apo 19 % e tyre kanë të kryer masterin, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 37 apo 71 % e
tyre kanë të kryer fakultetin e edukimit dhe 5 apo 10 % e kanë të kryer fakultetin pedagogjik.
26
Puna me kompjuter e mësimdhënësve
Tabela 5 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid shumë mirë 13 25,0 25,0 25,0
mesatarisht 29 55,8 55,8 80,8
pak 8 15,4 15,4 96,2
aspak 2 3,8 3,8 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 5 – Aftësia e mësimdhënësve në përdorimin e kompjuterit
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
13 apo 25 % e tyre janë përgjigjur se dinë shumë mirë ta përdorin kompjuterin për mësim, prej
52 mësimdhënësve, prej tyre 29 apo 56 % e tyre janë përgjigjur se dinë mesatarisht ta përdorin
kompjuterin për mësim, 8 apo 15 % e tyre janë përgjigjur se dinë pak ta përdorin kompjuterin
për mësim dhe 2 apo 4 % nuk dinë ta përdorin aspak kompjuterin për mësim.
27
1.A ndikon integrimi i teknologjisë së informacionit në mësim në rezultate
më të mira në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
Tabela 6 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid shumë ndikon 22 42,3 42,3 42,3
deri diku ndikon 19 36,5 36,5 78,8
pak ndikon 7 13,5 13,5 92,3
aspak nuk ndikon 4 7,7 7,7 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 6 – Ndikimi i integrimit të teknologjive në mësim
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se ndikon shumë integrimi i teknologjive të informacionit
në rezultatet në mësim, 19 apo 37 % e tyre janë përgjigjur deri diku ndikon, 7 apo 13 % e tyre
janë përgjigjur se pak ndikon dhe 4 apo 8 % e tyre janë përgjigjur se aspak nuk ndikon integrimi
i teknologjive të informacionit në rezultatet në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
28
2.A keni një kompjuter në shtëpi?
Tabela 7 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Po, kam edhe internet 20 38,5 38,5 38,5
Po, por skam lidhje internet 9 17,3 17,3 55,8
Po, por interneti është i
dobët
22 42,3 42,3 98,1
Jo, Nuk kam kompjuter 1 1,9 1,9 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 7 – Posedimi i një kompjuteri në shtëpi
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
20 apo 38 % e tyre janë përgjigjur se kanë kompjuter dhe internet, 9 apo 17 % e tyre janë
përgjigjur kanë kompjuter, por s'kanë lidhje me internet, 22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se
kanë kompjuter, por rrjeti është i dobët dhe 1 apo 2 % e tyre janë përgjigjur se nuk kanë
kompjuter.
29
3. Mund ta përdorni internetin në shkollë?
Tabela 8 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Nuk ka internet 18 34,6 34,6 34,6
Ka por vetëm te zyret 21 40,4 40,4 75,0
Po e përdori sa herë që
kam nevojë
13 25,0 25,0 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 8 – Përdorimi i internetit në shkollë
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
18 apo 35 % e tyre janë përgjigjur se nuk mund ta përdorin internetin në klasë shkaku që nuk
ka internet, 21 apo 40% e tyre janë përgjigjur nuk mund ta përdorin internetin se ka vetëm në
zyrën e drejtorit, 13 apo 25 % e tyre janë përgjigjur se kanë internet edhe në klasë dhe e përdorin
sa herë që dëshirojnë apo sa herë janë që nevojitet për ndonjë element që lidhet me
mësimdhënie dhe mësimnxënie në temën e caktuar.
30
4. Gjatë orëve mësimore e përdorni projektorin për të shpjeguar mësimin
apo për të marrë ndonjë shembull praktik për ndonjë temë të caktuar.
Tabela 9 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Gjithmonë 5 9,6 9,6 9,6
Shpesh 14 26,9 26,9 36,5
disa herë 15 28,8 28,8 65,4
rrallëherë 13 25,0 25,0 90,4
asnjëherë 5 9,6 9,6 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 9 – Përdorimi i mjeteve teknologjike gjatë orës ( llaptopi – projektori )
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
5 apo 10 % e tyre janë përgjigjur se gjithmonë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 14
apo 27 % e tyre janë përgjigjur shpesh e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 15 apo 29
% e tyre janë përgjigjur se disa herë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 13 apo 25 %
e tyre janë përgjigjur se rrallëherë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore dhe 5 apo 10 %
e tyre janë përgjigjur se asnjëherë nuk e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, sepse nuk
posedojnë projektor në klasë.
31
5. A mendon se është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë në
mësimdhënie dhe mësimnxënie
Tabela 10 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Po 27 51,9 51,9 51,9
Jo 17 32,7 32,7 84,6
nuk janë pjekur kushtet 8 15,4 15,4 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 10 – Integrimi i teknologjive në mësimdhënie dhe mësimnxënie
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
27 apo 52 % e tyre janë përgjigjur se po është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë
në mësimdhënie dhe mësimnxënie, 17 apo 33 % e tyre janë përgjigjur se jo nuk është momenti
i duhur për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie shkaku i mungesës së
teknologjisë informative, 8 apo 15 % e tyre janë përgjigjur se nuk janë pjekur kushtet duke u
arsyetuar se nuk dinë ta përdorin kompjuterin sepse nuk kanë ndjekur trajnime.
32
6. Keni ndjekur ndonjë trajnim se si ta përdorni TIK –un nga këto
programe?
Tabela 11 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid word 28 53,8 53,8 53,8
Excel 2 3,8 3,8 57,7
Powerpoint 19 36,5 36,5 94,2
Të tjera 3 5,8 5,8 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 11 – Ndjekja e trajnimit apo kursit për përdorimin e TIK -ut
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
28 apo 54 % e tyre janë përgjigjur se po kanë ndjekur trajnim dhe e përdorin programin e wordit
gjatë përgatitjes për mësim, 2 apo 4 % e tyre janë përgjigjur po kanë ndjekur trajnim dhe e
përdorin programin excel gjatë përgatitjes për mësim, 19 apo 37% e tyre janë përgjigjur se po
kanë ndjekur trajnim dhe e përdorin programin e powerpointit gjatë përgatitjes për mësim.
33
7. Keni aftësi të punoni me kompjuter në këto programe:
Tabela 12 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid word 21 40,4 40,4 40,4
Excel 10 19,2 19,2 59,6
Powerpoint 16 30,8 30,8 90,4
Përdorimin e web faqeve
të ndryshme
5 9,6 9,6 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 12 – Aftësia e përdorimit të TIK-ut
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
21 apo 40 % e tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit word, 10 apo
19 % e tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit excel, 16 apo 31 % e
tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit powerpoint dhe 5 apo 10 %
janë përgjigjur se me kompjuter punojnë me programe tjera.
34
8. Cila metodë është më produktive në mësimdhënie:
Tabela 13 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Mësim përmes TIK –ut 29 55,8 55,8 55,8
Mësim teorik 5 9,6 9,6 65,4
Mësim i kombinuar teorik
dhe TIK
18 34,6 34,6 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 13 – Metodë më produktive në mësimdhënie
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
29 apo 56 % e tyre janë përgjigjur se metoda më e përshtatshme është përdorimi i teknologjive
të informacionit në mësimdhënie, 5 apo 10 % e tyre janë përgjigjur se metoda më produktive
është mësimi teorik apo tradicional, 18 apo 35 % e tyre janë përgjigjur se metoda më e
përshtatshme është kur këto të dyjat i përdorim së bashku edhe teorinë edhe TIK-un.
35
9. Si e keni mbajt mësimin gjatë kohës së pandemisë KOVID 19
Tabela 14 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid Me wiber 20 38,5 38,5 38,5
me MSN 19 36,5 36,5 75,0
me Zoom 11 21,2 21,2 96,2
me portale tjera 2 3,8 3,8 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 14 – Mbajtja e mësimit gjatë kohës së pandemisë
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
20 apo 38 % e tyre janë përgjigjur se gjatë kohës së pandemisë mësimin e kanë mbajtur me
wiber apo kanë kontaktuar me wiber, 19 apo 37 % e tyre janë përgjigjur se mësimin apo e kanë
mbajtur me MSN, 11 apo 21 % e tyre janë përgjigjur se mësimin e kanë mbajtur me zoom dhe
2 apo 4 % e mësimdhënësve kanë përdorur Skype.
36
10. Si ua kanë dërguar detyrat e shtëpisë nxënësit?
Tabela 15 Numri Përqindja
Përqindja
valide
Përqindja
përmbledhëse
Valid me wiber 22 42,3 42,3 42,3
me MSN 19 36,5 36,5 78,8
me google classroom 8 15,4 15,4 94,2
me portal tjetër: ________ 3 5,8 5,8 100,0
Total 52 100,0 100,0
Diagrami 15 – Dërgimi i detyrave të shtëpisë nga nxënësit
Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre
22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se gjatë kohës së pandemisë detyrat e shtëpisë i kanë
kontrolluar me wiber dhe ua kanë kthyer informat kthyese me wiber, 19 apo 37 % e tyre janë
përgjigjur se detyrat i kanë kontrolluar përmes MSN dhe informatat kthyese poashtu, 8 apo 15
% e tyre janë përgjigjur se detyrat i kanë marrë përmes google classroom dhe informatat i kanë
kthyer po aty dhe 3 apo 6 % e mësimdhënësve e kanë përdorur emailin.
37
Përfundimet
Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit tashmë zënë një vend të rëndësishëm në
shoqërinë tonë dhe sistemi ynë arsimor nuk bën përjashtim. Në fakt, TIK -ët gjithnjë e më
shumë po integrohen në ambientet shkollore edhe pse krahasuar me vendet perëndimore jemi
ende larg. Disa nga çështjet më të debatuara në temën që e shtjelluam lidhur me integrimin dhe
përdorimin e TIK-ëve në mësimdhënien/mësimnxënien në arsimin fillor, tërësinë e sitemit
edukativ, sikurse edhe problemet që lidhen me formimin dhe rolin e ri të mësuesve në këtë
drejtim, duke u mbështetur në kontributet teorike, në mënyrë të përbledhur do t’i paraqes më
poshtë. Po ashtu edhe komentet që lidhen me problematikën komplekse të TIK -ëve dhe
sugjerimet përkatëse që lidhen me këto çështje.
Mund të përfundojmë se TIK-u nuk është vetëm një mjet për të prezantuar përmbajtjet
ekzistuese përmes mjediseve të reja, por ai është gjithashtu një mjet për paraqitjen e modeleve
të reja të të nxënit. Në shkollat tona nuk ekziston mënyra e organizuar e mësimit përmes
përdorimit të kompjuterit nga nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që nxënësve t’u
mundësohej qasje më e lehtë për përdorimin e kompjuterit për qëllime arsimore.
Sipas të dhënave që i morëm si nga aspekti teorik dhe ai empirik në Kosovë tashmë ka
filluar të implementohet apo të integrohen teknologjitë e informacionit në mbajtjen e mësimit
në arsimin fillor, por jo në mënyrë të kënaqshme duke pasur parasysh se në disa shkolla nuk
ka ende rrjet të internetit, nuk ka kabinete të informatikës, mësimdhënësit, ende shumica prej
tyre nuk e ka edhe një llaptop. Por mendoj se jemi në rrugë të mirë që kjo sidomos këtë vit
shkollor që përfundoi pikërisht duke përdorur teknologjitë e komunikimit mendojmë se ka
ardhur koha që edhe MASHT –i edhe DKA –të , të punojnë më shumë dhe të marrin
informacione të nevojshme se ku ka nevojë më shumë të investohet në infrastrukturën
teknologjike në shkolla.
Edhe gjatë pyetësorit të zhvilluar me mësimdhënës morëm informata të çmueshme se një
pjesë e mësimdhënësve ka nevojë edhe për trajnime apo kurse se si të përdorin programet e
ndryshme të cilat mundësojnë integrimin e teknologjive të informacionit në mësimdhënie dhe
mësimnxënie.
Ajo që vihej re në shkollat 9 -vjeçare ishte mungesa e video-projektorëve dhe po ashtu edhe e
mjeteve/paisjeve të tjera të TIK ut.
38
Gjithashtu në bashkëpunim me nxënësit dhe shkollat mund të organizohen seminare të
ndryshme mësimore dhe punimet më të mira të publikohen dhe t’u vihen në dispozicion të
gjitha shkollave. Në ditët e sotme, ndodh shpesh që nxënësi të jetë një hap përpara mësuesit
për sa u përket informacioneve elektronike, prandaj mësuesit mund të krijojnë forume
mësimore bashkë me nxënësit për të krijuar materiale në ndihmë të procesit mësimor.
Rekomandimet
Por, çfarë mund të rekomandohet për të përmirësuar dhe për të inkurajuar mësuesit/ që të
integrojnë dhe të përdorin në praktikat e tyre pedagogjike TIK -ët?
- Të hartohet një plan strategjik në nivel që të gjitha shkollat të pajisen me mjete të
teknologjisë me llaptop, projektor, fotokopjues, scaner dhe rrjet të komunikimit.
- Mësuesit duhet të jenë më të interesuar për formimet dhe trajnimet që lidhen me
integrimin dhe përdorimin e TIK-ëve në mësimdhënie/mësimnxënie. Madje ata duhet të
jenë promotorë të këtyre nismave.
- MASHT –i të furnizojë me mjete teknologjike të gjitha shkollat në R. e Kosovës.
- MASHT –i të hartojë një plan strategjik që t’i përfshijë të gjithë mësimdhënësit me bazë
në shkollë në trajnime lidhur me përdorimin e TIK –ut.
39
Literatura e përdorur
Mandili, J. & Rama A. (2015). Performanca e mësuesit të shekullit të 21-të. Telegraf.al. .
Brown, J. D. (1997). Computers in language testing: Present research and some
future.
Egbert, J. & Hanson-Smith. (1999). CALL Environments: Research, Practice, and Critical
Issues, page 55.
Flamholtz, E. G., & Randle, Y. . (2008). Leading strategic change. Cambridge: Cambridge
University Press.
Guichon, N. (2006). Langues et TICE. Methodologies de conception multimedia, Ophrys,
Paris. Fq. 11-27.
Honey, M., Culp, K. M., & Carrigg, F. (2000). Perspectives on technology and education
research: Lessons from the past and present. Journal of Educational Computing Research.
Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang, J.F., Wang, H.H., et al. . (2020). Handbook on
Facilitating Flexible Learning During Educational Disruption: The Chinese Experience in
Maintaining Undisrupted Learning in COVID-19 Outbreak. Beijing: Smart Learning In.
Ibrahim, A., Al-Kaabi, A., & El-Zaatari, W. . (2013). Teacher resistance to educational change
in the United Arab Emirates. International Journal of Research Studies in Education, 2(3), 25-
36.
Lurvnik. (2020). COVID-19 Webinar: A new world for teachers, education’s frontline workers.
Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-world-teachers-educations-
frontline-workers. UNESCO.
Meirieu P. (2000). L'ecole mode d'emploi. Des << methodes actives >> a la pedagogie
differenciee. Paris: ESF editeur.
Mexhuani A. (2014). Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe
nxënie, Prishtinë.
Moersch, C. (2001). Next steps : Using LoTi as a research tool. Learning & Leading With
Technology, 29 (3), fq. 22-27.
40
Murati Xh. (2002). DIDAKTIKA – Metodologjia e Mësimdhënies. Tetovë: Çabej.
Musai, B. (2011). Godole Tidita, Abdurrahmani Jonila. Edukimi Mediatik. Tiranë.
Paryono P. & Quito B. Guevarra . (2010). Meta-analysis of ICT integration in vocational and
technical education in Southeast Asia ».
Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Shoqërisë Informatike . (2005 - 2015).
Yokozeki. (2020). COVID-19 Webinar: A new world for teachers, education’s frontline
workers. Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-world-teachers-
educations-frontline-workers. UNESCO.
41
Shtojca Pyetësor me mësimdhënës
Të nderuar mësimdhënës ky pyetësor është pjesë e hulumtimit shkencor dhe ka
për qëllim që të marrë të dhëna lidhur me temën “ Integrimi i teknologjive të
informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor“.Ky pyetësor do të jetë i
fshehtë, pa emër dhe mbiemër. Ju lutem rrumbullaksoni njërën nga alternativat të
cilën e mendoni se është e saktë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
I. Pyetje personale për mësimdhënës
1. Gjinia:
Mashkull ; 2.Femër
2. Mosha juaj
21 – 40 vjeç
41 – 60 vjeç
3. Vendi ku punoni:
Urban
Rural
4. Niveli arsimor
1. Master 2. Fakultet të edukimit 3. Fakulteti i Pedagogjisë
5. Dini të punoni me kompjuter
1. shumë mirë ; 2. mesatarisht ; 3. pak ; 4. aspak
42
II. Pyetje në lidhje me temën
1. A ndikon integrimi i teknologjisë së informacionit në mësim në rezultate më të mira
në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
1. shumë ndikon ; 2. deri diku ndikon ; 3. pak ndikon ; 4. aspak nuk ndikon
2. A keni një kompjuter në shtëpi?
1. Po, kam edhe internet ; 2. Po, por skam lidhje internet ; 3 . Po, por interneti është i
dobët. 4. Po, por s’më lënë të përdor internetin ; 5. Jo
3. Mund ta përdorni internetin në shkollë?
1. Nuk ka internet ; 2. Ka por vetëm te zyret ; 3. Po e përdori sa herë që kam nevojë
4. Gjatë orëve mësimore e përdorni projektorin për të shpjeguar mësimin apo për të
marrë ndonjë shembull praktik për ndonjë temë të caktuar.
1. Gjithmonë ; 2. Shpesh ; 3. disa herë ; 4. rrallëherë ; 5. asnjëherë
5. A mendon se është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe
mësimnxënie 1. Po ; 2. Jo ; 3. nuk janë pjekur kushtet ;
6. Keni ndjekur ndonjë trajnim se si ta përdorni TIK –un nga këto programe?
1. word ; 2. Excel ; 3. Powerpoint ; 4. Të tjera
7. Keni aftësi të punoni me kompjuter në këto programe:
1. Word ; Excel ; Powerpoint ; Përdorimin e web faqeve të ndryshme
8. Cila metodë është më produktive në mësimdhënie:
1. Mësim përmes TIK –ut ; 2. Mësim teorik 3. Mësim i kombinuar teorik dhe TIK
9. Si e keni mbajt mësimin gjatë kohës së pandemisë KOVID 19
1. Me wiber ; 2. me MSN ; me Zoom ; me portale tjera
10. Si ua kanë dërguar detyrat e shtëpisë nxënësit?
1. me wiber ; me MSN ; me google classroom ; me portal tjetër: _____________