punim diplome - edukimi.uni-gjk.org nushi.pdf · 4 bardhyl musai, metodologji e mësimdhënies,...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR, GJAKOVË PUNIM DIPLOME Tema: Organizimi i formave të punës në procesin e mësimdhënies Mentori: Kandidatja: Prof.Asoc.Dr.Xheladin Zymberaj Lira Nushi Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

42 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“ FEHMI AGANI ”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR, GJAKOVË

PUNIM DIPLOME

Tema: Organizimi i formave të punës në procesin e mësimdhënies

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc.Dr.Xheladin Zymberaj Lira Nushi

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Organizimi i formave të punës në procesin e mësimdhënies

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc.Dr.Xheladin Zymberaj Lira Nushi

Gjakovë, 2017

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

3

Ky punim diplome u mbajt me datë

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ( )

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisinit Vlerësues:

1.

2.

3.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

4

ABSTRAKT

Të ndihmohet fëmija në zhvillim, është një nga përpjekjet më të rëndësishme për secilin nga

ne. Është shumë me rëndësi për familjen dhe për shoqërinë në tërësi që ne t’i nxisim fëmijët të

jenë të fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, tolerant, kreativë, të vetëdijshëm dhe

produktivë.

Mësimdhënia është proces kompleks i vështirë, por që të jep kënaqësi të veçantë. Këtë e kanë

provuar mësuesit dhe pedagogët, të cilët pas një pune të lodhshme shohin tek arritjet e nxënësve

dhe të studentëve të tyre frytet e këtij mundi dhe kjo përbënë kënaqësi për ta, i bën të ndihen

krenarë. 1Mësuesi është njeriu që ka për detyrë të ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të sillen në

një mënyrë të re dhe të ndryshme nga më parë.Mësues i suksesshëm quhet ai që është në gjendje

të realizojë qëllimet dhe objektivat e programit. Mësuesi duhet t’i njohë mirë fëmijët dhe të

ndjekë zhvillimet e tyre në çdo etapë. Ai duhet të dijë diçka edhe për mjedisin jashtë klasës dhe

shkollës. Ai duhet ta njohë mirë përmbajtjen e lëndës që jep dhe të dijë të dallojë thelbësoren,

nga ajo që është anësore dhe e rastësishme. Ai duhet të dijë si nxënë fëmijët, nxënësit dhe të

rriturit dhe të krijojë mjedisin që e lehtëson të nxënët.2

Rëndësia e mësimdhënies është e shumëfishtë, ajo karakterizohet edhe me format e punës të cilat

e bëjnë procesin e mësimdhënies edhe më interesant. Prandaj në këtë punim diplome do të trajtoj

format e punës dhe karakteristikat e tyre.

1 Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranë 1999, faqe 6.2 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 18.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

5

PËRMBAJTJAABSTRAKT .................................................................................................................................................4

FALËNDERIME .......................................................................................................................................... 6

HYRJE ..........................................................................................................................................................7

QËLLIMI I PUNIMIT ..............................................................................................................................7

METODOLOGJIA E PUNËS ..................................................................................................................7

1.Kuptimi i formës mësimore .......................................................................................................................8

1.1.Klasifikimet e formave të punës mësimore: .......................................................................................8

1.2.Ora mësimore...................................................................................................................................... 9

1.3.Etapat e organizimit të orës mësimore janë: .......................................................................................9

1.4.Domosdoshmëria e përdorimit të strukturës ERR ............................................................................12

2.Forma frontale e punës mësimore ............................................................................................................13

3.Forma në grupe e punës mësimore ..........................................................................................................16

3.1.Format e punës mësimore organizohen në disa mënyra: ..................................................................18

3.2.Vërshimi i shpejtë i ideve ( brainstorming) .....................................................................................18

3.3.Shembull: Planifikimi i një ore mësimore duke përdorur formën në grupe......................................19

4.Forma në çifte e punës mësimore (TANDEM)........................................................................................22

4.1.Shembull: Planifikimi i një ore mësimore duke përdorur formën në çifte dhe formën individuale .23

5.Forma mësimore individuale ...................................................................................................................24

5.1.Karakteristikat e formës individuale .................................................................................................25

PËRFUNDIM .............................................................................................................................................28

LITERATURA ...........................................................................................................................................29

Jetëshkrimi ..................................................................................................................................................30

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

6

FALËNDERIME

Çdo punë ka të mirat e veta, por puna me fëmijë të bënë të ndjehesh gjithmonë më e

motivuar për punë, pavarësisht se në botën e fëmijëve stresi dhe lodhja janë pjesë e saj, aq sa

janë e çdo profesioni. Një buzëqeshje e sinqertë, një fjalë e mirë mund të bëjë magji dhe shpesh

është gjithçka që duhet për të arritur një marrëveshje me fëmijët për një punë të këndshme.

Nuk mund të përshkruhen të gjitha ato që kanë ndodhur që kur fillova studimet, për rrjedhojë do

ta kufizojë vetëm me falënderimin e disa prej shumë personave të cilët më ndihmuan në

përmbushjen e studimeve të mia.

Së pari falënderoj Zotin që më dha shëndet të përfundoj studimet e mia.

Një falënderim special shkon për Prof.Asoc.Dr. Xheladin Zymberaj për ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar që më ofroi gjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e

punimit tim të diplomës. Faleminderit profesor!

Falënderimet e mia më të mira shkojnë sidomos familjes sime, prindërve të mi të cilët më kanë

mbështetur në këtë rrugëtim universitar, sa të vështirë aq edhe të bukur. Po ashtu falënderoj edhe

të fejuarin tim. Dhe shoqërinë që më qëndruan gjithmonë pranë, duke më dhënë përkrahje.

Faleminderit të gjithëve!

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

7

HYRJE

Në këtë punim jam munduar të shprehi njohuritë dhe përvojen e fituar gjatë katër viteve të

studimeve. Në këtë punim do të trajtohen format e organizimit të procesit mesimorë të cilat sot

janë të përdorshme në klasat tona. Çështja e organizimit të punës mësimore është një nga pjesët

tejet të rëndësishme të teorisë didaktike dhe të praktikës së organizimit të veprimtarisë edukative

dhe arsimore. Prandaj është e rëndësishme trajtimi i formave të punës që u japin mundësinë

mësuesve të shpalosin në mësimdhënie krijimtarinë e tyre për të realizuar qëllimin përfundimtar

të mësimdhënies me në qendër nxënësin; të nxënët afatgjatë.

QËLLIMI I PUNIMIT

Qëllimi i këtij punimi është trajtimi i formave mësimore në procesin ë mësimdhënies, të cilat

përfshijnë nxënësit në mënyrë aktive në komunikime gojore, nxisin të menduarit kritik dhe

shndërojnë klasën në një mjedis të gjallë, ku në vend të dhënies së informacionit, kultivohen

shprehitë për gjetjen, kërkimin e pavarur të tij, diskutohen çështje në këndvështrime të ndryshme,

analizohen ato, identifikohen problemet dhe punohet bashkërisht për zgjidhjen e tyre.

METODOLOGJIA E PUNËS

Hulumtimi është i bazuar në metodologjinë e hulumtimit në libra pedagogjik, nga pedagog të

ndryshëm si: Bardhyl Musai, Riza Brada etj. Ky hulumtim u realizua edhe nëpërmjet metododës

së vëzhgimit. U përdor kjo qasje e metodologjisë hulumtuese për të mbledhur të dhëna nëpërmjet

vëzhgimit në orët mësimore të gjuhës shqipe dhe për qasjen metodologjike të mësimit të gjuhës

shqipe në arsimin e detyruar. Praktika është realizuar në shkollen fillore “ 8 Marsi” në Pejë, e

cila punon me planet dhe programet ekzistuese.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

8

1.Kuptimi i formës mësimore

Me forma të punës mësimore kuptojmë format e organizimit dhe të angazhimit të nxënësve në

procesin e përvetësimit të diturive icili duke qenë një proces kooperues dhe krijues kurorëzohet

me sukses nëse përmbajtja mësimore trajtohet si problem dhe i formës të përshtatur kolegtivit të

klasës, grupit ose individit3.

1.1.Klasifikimet e formave të punës mësimore:

- Forma produktive dhe joproduktive.

- Forma të punës për përvetësimim e diturive të

reja dhe për zbatimin e diturive.

- Forma të punës mësimore direkte dhe indirekte.

Sipas kriterit të numrit të nxënësve ose raporteve sociale janë të njohura këto forma të

punës mësimore:

-Forma frontale e punës mësimore (me gjithë nxënësit)

-Forma në grupe e punës mësimore (me disa nxënës)

-Forma dyshe ose tandeme e punës mësimore (me nga dy nxënës)

-Forma individuale e punës mësimore (me nga një nxënës).4

Sistemi klasë-orë i organizimit të punës mësimore edhe në kushtet e tanishme bashkëkohore të

veprimtarisë edukative dhe arsimore ka ruajtur aktualitetin e zbatimit praktik.

Në kuadër të organizimit të ditrive në mësim shqyrtohet edhe ora mësimore, proceset, etapat e

organizimit të orës mësimore dhe evidentimi i orës mësimore.

3 https://prezi.com/valcc6dpf4rs/format-mesimore/

4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

9

1.2.Ora mësimore

Nocioni orë mësimore është njesia themelore e kohës së organizimit të punës mësimore në

shkollë me 45, 60 dhe 90 minuta. Mësuesi është faktor kryesorë që bënë organizimin e orës

mësimore. Organizimi i mësimit është çështje e teorisë didaktike e kjo rregullohet nga fazat e

punës në orën mësimore. Pasqyra e etapave të procesit mësimorë ka pasur këndvështrime të

ndryshme nëpër kohë. Herbati e ka selektuar në katër sosh: qartesia, asociacioni, sistemi, metoda.

Zileri në pesë sosh: analiza, sinteza, asociacioni, sistemi, metoda.

Raine në pesë sosh: të gatiturit, interpretimi, të kuptuarit, aplikimi, të bashkuarit.

Duke pasur parasysh se mësimi është process pune i mësuesit dhe i nxënësit duhet patur

parasysh se si fillon puna e orës mësimore, si zhvillohet ajo, a është efektive ajo dhe si përfundon

puna e filluar. Çështje esenciale didaktike të orës mësimore lidhen edhe me zgjatjen e orës

mësimore (intervali i kohës së zgjatjes). Në historinë e didaktikes egzistojnë një sër trajtimesh

mbi zgjatjen e intervalit kohorë të një ore mësimore. Në shek. XIX – XX janë bërë disa studime

në këtë drejtim. Ernest një pedagog gjerman lidhur me këtë thotë: “ Me fëmijët e moshes 7

vjeçare ora të zgjasë 30 minuta, me fëmijët e moshës 8 vjeçare ora të zgjase 45 minuta, me

fëmijët e moshes 9 vjeçare ora të zgjasë 60 minuta, me fëmijët e moshes madhore ora të zgjasë

mbi 60 minuta”.

1.3.Etapat e organizimit të orës mësimore janë:

1. Përgatitja e nxënësve per mësim (Evokimi) krijimi i klimës së punës në klasë.

2. Përpunimi i përmbajtjes së re mësimore (Realizimi)

3. Ushtrimet, përsëritja, kontrollimi i detyrave të shtëpisë.

EVOKIMI- Gjëja e parë që bëhet në fazën e evokimit është rikujtimi i çdo gjëje që dinë ose

mendojnë se dinë nxënëesit rreth një teme të caktuar. Zhvillohet një diskutim në grup dhe

nxënësit plotësojnë idetë me njëri-tjetrin. Në këtë çast është e rëndësishme të nxiret gjdo gjë që

mendojnë rreth temës, pa u shqetësuar nëse është e saktë ose e gabuar. Kjo është faza e parë, e

fillimit të strukturës me tri faza për të menduarit dhe të nxënët. Në këtë fazë të parë mund të

kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari, nxënësi është i përfshirë në rikujtimin e asaj që

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

10

di rreth një teme. Qëllimi i dytë i fazës së evokimit është të aktivizojë nxënësin. Të nxënët është

më shumë veprimtari aktive, se passive. Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape

mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë

etapa përgatitore.

Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit për

atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës mësuesi bën pëgatitjen “nxehjen” e nxënësve për

të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim mësuesi në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta

e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve,

stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit nteresim për

përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor, respektivisht

duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës mësimore.5

Përmes kësaj faze, vendoset interesi dhe qëllimi për shqyrtimin e temës.

REALIZIMI – Kjo është faza në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionin apo idetë e

reja. Ky kontakt mund të arrihet duke marrë formën e tekstit të leximit, duke shikuar një film,

duke dëgjuar një fjalim ose duke bërë një eksperiment. Kjo është, gjithashtu, faza e të nxënit,

gjatë së cilës mësuesit kanë ndikimin më të paktë tek nxënësi. Në këtë fazë mund të përdoren

teknika të ndryshme për të mbajtur shënime. Faza e realizimit të kuptimit është kryesore në

procesin e të nxënit, por mundësit e të nxënit mund të vazhdojnë pa ndonjë ndikim, nëse nxënësi

është i përfshirë në të. Bashkëbisedimi duhet të mbetet në kontekstin e realizimit të kuptimit dhe

të nxitë caktimin e qëllimeve, analizën kritike, analizën dhe sintezën krahasuese etj.

Kjo fazë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e

mësimit të definuar në njësinë mësimore. Kjo fazë e punës mësimore për nga karakteri i

veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe

nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në

këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat

tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për

qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore. Në këtë fazë pozitë të

5 https://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/etapat-e-organizimit-te-punes-mesimore.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

11

rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë

procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha

sferat dhe etapat e artikulimit mësimor.

Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësajë faze mund të vlerësohen në fazën

përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrollimit se sa dhe si i kanë

përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.

REFLEKTIMI – Faza e tretë e strukturës ështe faza e reflektimit. Kjo fazë që shpesh harrohet në

mësimdhënie, është me të vërtetë kryesore. Është po kjo fazë në të cilën nxënësit me të vërtetë

marrin njohuri të reja vetë. Këtu ndodhë të nxënët e qëndrueshëm. Të nxënët është një veprim

për të ndryshuar, i cili ndodh në mënyra të shumëllojshme. Në qoftë se ky ndryshim është parë si

arsyetim i ri , si rregull i ri i sjelljes ose si bindje e re, të nxënët karakterizohet nga një ndryshim i

qëndrueshëm. Ky ndryshim ndodh vetëm kur nxënësit përfshihen gjallërisht në rindërtimin e

planit të tyre, për të përshtatur të nxënit e ri.6

Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet

përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.

Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes

së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të

veprimtarive përkatëse.

Shpesh herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e gabueshme.

Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të dallohen

duke pasur parasyshë qëllimin dhe kuptimin themelor e çdonjërit prej tyre, pra, edhe dallimet në

ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i shkathtësisë për përvetësimin e

teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja qëndrueshmërisë së diturive.7

6 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 120.

7 https://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/etapat-e-organizimit-te-punes-mesimore.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

12

1.4.Domosdoshmëria e përdorimit të strukturës ERR

Struktura ERR është një kuptim i shkëlqyer i udhëheqjes së nxënësve në të gjitha kategoritë e

nivelet. Pyetjet të cilat janë të hapura, por që drejtojnë të lexuarit e nxënësit, mund t’i japin

domethënie materilait të “vështirë”, duke siguruar një strukturë brenda së cilës ata mund të

ndërtojnë të kuptuarit. Duke qenë e hapur struktura nuk pengon analizën kritike dhe fton

parashikimin dhe mendimin e lirë. Duke përdorur strukturën ERR, përmbushen detyra të

rëndësishme të mësimdhënies:

U lejon nxënësve të përcaktojnë qartë qëllimet;

Ruan përfshirjen aktive;

Shkakton diskutim të hapur;

Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetjet e tyre;

Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve;

Ruan motivimin e nxënësve për të mësuar;

Siguron një mjedis ku respektohen mendime;

Krijon një shtresë për reflektim;

Shërben si nxitje për ndryshim;

Vendos shpresë për përfshirjen kritike të nxënësve;

Ndihmon mendimin kritik, në nivele të larta e të ndërlikuara.

Së pari ERR është një strukturë jo e improvizuar, por e nxjerrë nga përvoja, studimet dhe

eksperimentet e shumta.

Së dyti, ajo përthithet mirë nga mjedisi ynë arsimorë, pasi ka edhe disa ngjashmëri me mënyrë

tradicionale të mësimdhënies, duke e ngritur atë në nivelet e kërkesave të sotme.

Përmes kësaj strukture të re të mësimdhënies, mësimi ynë modernizohet në një formë të re.8

8 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 122.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

13

2.Forma frontale e punës mësimore

Kjo formë e punës mësimore ka historinë dhe traditën e saj të gjatë e të begatë mësimore. Ajo

është e pranishme në të gjitha sistemet mësimore dhe shkollat didaktike të njoura në shekullin e

XIX e XX. Kjo formë e punës mësimore karakterizohet nga organizimi i përbashkët i mësimit

me të gjithë nxënësit e një klase, në kohë të njëjtë dhe ka karakter të punës kolektive.

Me këtë formë, puna mësimore zhvillohet me tërë klasën, nën udhëheqjen e mësimdhënësit.

Arsimtari punon me një numër të madh nxënësish, të cilët përparojnë masovikisht në të njejtën

kohë, për të vijuar nivelin më të lartë të shkollimit. Punohet me të njejtët nxënës, në të njejtën

kohë, në të njejtin vend, me të njejtën teknikë dhe teknologji mësimore përshtjellimin dhe

zotërimin e të njejtës përmbajtje mësimore, për arritjen e qëllimit dhe të objektivave të njejtë, pa

investime të mëdha materiale. Praktikohet në të gjitha format manifestive të organizimit të

mësimit, me të gjithë nxënësit e klasës, që kanë nevojë për nxënien, zgjerimin dhe thellimin e

njohurive. Në mësimin kolektiv dominon mësimdhënia e arsimtarit.

Një nga dobësitë më karakteristike të formës kolektive të mësimit është mungesa e komunikimit

të ndërsjellë të vetë nxënësve gjatë punës mësimore, meqë komunikimi i tyre zhvillohet vetëm në

relacion me mësimdhënësin. Mësimdhënësi gjatë punës mësimore duhet t’u mundësojë nxënësve

të zhvillojnë komunikim ndërmjet tyre përmes pyetjeve.9

Meqë ecuria e punës mësimore zhvillohet kryesisht me një ritëm të përcaktuar, sipas një

mesatareje të klasës, në këtë formë të punës mësimore favorizohen nxënësit mesatarë, kurse ata,

qe përparojnë me vështërsi si dhe ata që mund të përparojnë me shpejtësi, nxënësit e zgjuar dhe

talent, lihen pas dore. Kjo do të thotë se në mësimin kolektiv, trajtimi i barabartë i të gjithë

nxënësve, bënë diskriminimin më të madhë ndërmjet tyre, favorizon nxënësit me aftësi mesatare,

kurse i lën anash ata, që përparojnë me vështërsi, si dhe nxënësit e zgjuar dhe talent, që mund të

përparojnë me nxitim.10 Që të mos ndodhë kjo, me mësimin kolektiv, me mësimdhënien e

arsimtarit, duhet ndërlidhur mësimnxënien e pavarur dhe aktive të nxënëve, format e punës,

individuale dhe atë në dyshe dhe në grupe. Në këtë mënyrë, puna mësimore do të dinamizohet,

do të bëhet interesante dhe e pelqyeshme për nxënës, sidomos atëherë kur ndërlidhet metoda e

9 https://web.facebook.com/L%C3%ABnd%C3%ABt-Edukative-169727779814378/?fref=ts

10 Riza Brada, DIdaktika kibernetike, Prishtinë 2008, faqe 49.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

14

parashtrimit të arsimtarit dhe të nxënësve me metoden e bashkëbisedimit, të demonstrimit e

vrojtimit me aktivitetet praktike. Mësimi kolektiv përveq vlerave didaktike ka dhe vlera

educative - morale. Nxënësit jetojnë dhe punojnë bashkërisht. Në mënyrë të natyrshme përcjellin

dhe vlerësojnë sjelljet dhe rezultatet e punës të njëri-tjetrit. I gëzohen suksesit individual dhe

kolektiv. Bashkëndjejnë në rast gëzimi dhe pikëllimi. Zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë për

punën e bërë, për rezultatet e arritura dhe sjelljet e ushtruara. Mësimi kolektiv, në komunitetin e

klasës- paraleles, përgatit nxënësit për jetë dhe punë në komunitetin më të gjerë, sidomos në

prodhimin shoqëror.11

Anët pozitive

Është racionale dhe ekonomike.

Njohuritë transmetohen shpejtë.

Qasja ndaj nxënësve në mësim është e njëjtë.

Arsimtari është aktiv.

Kontrolli i punës mbi të gjithë nxënësit.

Shfrytëzimi i burimit të njëjtë të diturive.

Nuk bëhet copëzimi i mësimit, por bëhet mësimi i plotë i tij etj.12

Anët negative

Dominon kryesisht aktiviteti i arsimtarit - përderisa nxënësit janë në pozitë pasive.

Aftësitë e nxënësve lihen më anash.

Nuk diferencohet mësimi për interesa të nxënësve.

Mungon komunikimi i mirëfilltë midis nxënësve dhe arsimtarit etj.

11 Riza Brada, DIdaktika kibernetike, Prishtinë 2008, faqe 50.12 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 145.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

15

Foto 1: Ora mësimore

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

16

3.Forma në grupe e punës mësimore

Me punën mësimore në grupe kuptojmë ndarjen e nxënësve nëpër grupe për realizimin e

suksesshëm dhe cilësor të procesit të mësimdhënies, të përvetësimit të diturive, shkathësive dhe

shprehive ose të elementeve të vecanta të përmbatjes mësimore. Organizimi i punës në grupe

zhvillohet në bazë të parimit të “grupit të lirë” dhe të zgjedhjes së lirë të punës.

Në punë grupore, nxënësve u mundësohet socializmi i plotë në mësim dhe mundësia për një

përgatitje më të mirë për jetën.

Duke shfaqur aspektet intelektuale të angazhimit në punë grupore, nxënësit zbulojnë të vërtetat

shkencore, të cilat ndikojnë në formimin e tyre intelektual dhe social.

August Vitak, profesor në Vjenë thotë:

“Me shprehjen puna në grupe, kuptojmë vetëm dhe vetëm punë mendore kolektive të klasës së

ndarë në grupe”.

Një ndër faktorët me rëndësi në organizimin me sukses të formës mësimore në grupe janë

përgatitjet paraprake që duhet bërë.

Një problem të veçantë në këtë formacion social të punës mësimre paraqet çështja e formimit të

grupeve.

Grupet optimale në këtë formë të organizimit të punës mësimore mund të jenë prej 3-6 nxënës të

moshës së caktuar shkollore.

Formimi dhe madhësia e grupeve nuk mund të jetë çështje e rastit, por jo edhe imponuese, sepse

pasojat mund të jenë të shumta.

Kur flasim për formimin e grupeve gjithnjë duhet të kihet parasysh karakteri demokratik i punës

dhe i përcaktimit të çdo pjesëmarrësi të grupit të punës.

Klima socioemocionale e grupit punues është ndër faktorët me rëndësi në organizimin e drejtë të

punës grupore në shkollë dhe të vendosjes së nxënësve në grupe pune.

Veprimtaria e çdo grupi punues është e pavarur, por zhvillohet kryesisht nën udhëheqjen dhe me

ndihmën e mësimdhënësit që nga faza përgatitore, deri te kontrollimi i rezultateve të punës.

Në zhvillimin e veprimtarive të punës në grupe, udhëheqësi i grupit do të jetë njëkohësisht edhe

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

17

bartës i përgjegjësisë lidhur me vendosjen e raporteve demokratike dhe angazhimin kolektiv në

realizimin e qëllimeve dhe detyrave të grupit.13

Që një grup të funksionojë mirë duhet të bazohet në disa karakteristika:

-arsyetimi i nevojës së punës konkrete për ndarjen e nxënësve në grupe

- saktësimi i detyrave arsimore dhe aktivitete mësimore për secilin grup

-formulimi i përmbatjeve mësimore (njësia mësimore) dhe materiali i nevojshëm për punë

- sigurimi i kushteve për realizimin e punës në grupe.

Anët pozitive

-nxit konkurencën e përvetësimit të njohurive

-inciativen induviduale

-krijon ambient pune.

Anët negative

-kërkon kushte më të mira ekonomike

-objekt mësimorë

-klasa nuk mund të ketë më shumë se 20 nxënës, gjatë punës me këtë formë mësimore.

13 http://www.academia.edu/4593705/Metodat_e_diskutimit_dhe_e_punes_me_grupe

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

18

3.1.Format e punës mësimore organizohen në disa mënyra:

1.Kur të gjitha grupet punojnë në një përmbatje mësimore ose zgjidhet një detyrë,realizojnë një

eksperiment apo një detyrë laboratorike

2. Kur secili grup punon në detyra të ndryshme.

3. Duke krijuar rrethin e mardhënieve grupore nxënësi socializohet, krijohet kohezioni grupor.

4. Veprimi i nxënësit në grup mund të jetë konstruktiv dhe destruktiv.

Nxënësi brenda grupit gjendet në interaksion të përhershëm

ndërton qëllime

përjeton ndryshime

mëson

përsoset

zhvillohet

ndihmon

dhe ndihmohet nga të tjerët.

3.2.Vërshimi i shpejtë i ideve ( brainstorming)

Gjatë punës në grupe mund të përdoret teknika brainstorming apo vërshimi i shpejtë i ideve,

ështe një teknikë e thjeshtë dhe e efekshme, numri i nxënësve që mund të marrë pjesë në një

vërshim të shpejtë idesh është i çfardoshëm, ndërsa sa më e shkurtë të jetë koha në dispozicion të

diskutimit, aq më i ulët duhet të jetë numri i pjesmarrësve në të . Udhëheqësi e fillon seancën e

vërshimit të shpejtë të ideve duke e përshkruar shkurt problemin që shqyrtohet. Problemi mund

të jetë i thjeshtë ose kompleks. Vërshimi i shpejtë i ideve i krijon gjithësecilit mundësinë për

pjesëmarrje. Pasi të jetë bërë e ditur tema dhe përpara fillimit të diskutimit, është e

domosdoshme që të zgjidhet një mënyrë për regjistrimin e tij. Mund të mbahen shënim me

shkrim nga një ose dy nxënës që shkruajnë shpejtë. Të gjithë pjesëmarrësit e grupit duhet ta

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

19

kuptojnë se rëndësia e sasisë së sugjerimeve është shumë e madhe. Egzistojnë disa rregulla

shumë të rëndësishme për seancat e vërshimit të shpejtë të ideve .

Rregullat për breinstroming

Të gjitha idetë duhet të njihen, me përjashtim të shakave të dukshme.

Asnjë lloj kritike s’duhet të bëhet ndaj sugjerimeve.

Anëtarët duhet të ndërtojnë idetë e njëri-tjetrit. Në analizën e fundit, asnjë ide nuk i takon

idnividëve të veçantë, gjë që nxit përgjigjen e përbashkët.

Udhëheqësi duhet të krijojë ide apo mendime nga nxënësit e heshtur dhe të japë, pastaj,

mbështetje positive.

Cilësia është më pak e rëndësishme se sasia, por k jo nuk i çliron anëtarët e grupit nga

nevoja për të menduar në mënyrë krijuese.

Vlerësimi i shpejtë i ideve të lindura duhet të jetë i shkurtër.14

3.3.Shembull: Planifikimi i një ore mësimore duke përdorur formën në grupe

Lënda: Gjuhë Shqipe

Tema mësimore: Punimi i tingullit dhe shkronjës DH, dh

Tipi i orës: Njohuri e re

Metodat mësimore: Bashkëbisedimit, dramatizimit.

Mjetet mësimore: Teksti, lapsa, fletore, dhurata, materiale vizatimi, libra për fëmijë.

Teknikat mësimore: Stuhi mendimesh

Format e punës mësimore: Punë në grupe

Objektivat e orës mësimore:

Të flasë për situatën e figurës në libër dhe ta krahasojë atë më klasën ë tij.

Të njohë shkronjën DH, dh.

Të qarkojë shkronjën DH në pozicione të ndryshme të fjalës.

Të shkruajë shkronjën e madhe dhe të vogël të shtypit Dh, dh, sipas modelit.

Të lexojë globalisht fjalët në Abetare.

14 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 172.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

20

STRUKTURA E ORËS MËSIMORE

Evokim: Formon grupe të nxënësve. Secilit grup i jep nga një figurë më këto pamje

(dhëmb, dhuratë, dhelpër, dhomë, dia …. ). E shpjegon detyrën: “ Krijoni një ngjarje të

shkurtër rreth figurave që morët”. Nxënësi udhëhëqës i grupit e tregon gnjarjen e krijuar

para të tjerëve në klasë. Njihen nxënësit me tingullin dhe shkronjën DH, dh.

Mësuesja udhëzon nxënësit të shikojnë figurën e dhënë në libër dhe të lëxojnë fjalët mbi

të: “ Dhëmbi i Bardhit”. Në cilën fjalë dëgjohet tingulli DH? A dini ju fjalë të tjera që

kanë tingullin DH?. Lexon fjalët dhe qarkon rrokjet në fjalët e dhëna. Tregon ku është

rrokja, në fillim, në mes apo në fund të fjalës.

Realizim: Shkruan shkrnjën Dh, dh në tabelë dhe i drejtonë nxënësit të bëjnë dallimin në

mes të shkronjës së madhe të shtypit DH dhe të voglës së shtypit dh.

Udhëzon nxënësit të vërejnë figurat në libër dhe të plotësojnë katrorët e zbrazët me

shkronjat e duhura dhe të formojnë fjalën. Mësuesja lexon fjalinë: Bardhit i dhemb

dhëmbi. Pyet: “Sa fjalë ka kjo fjali? I ndani ato”. “Sa rrokje ka secila fjalë? I ndani ato”.

Sa shkronja ka secila fjalë? I ndani ato”.

Reflektim: Më pastaj mësuesja i udhëzon e ndihmon nxënësit të shkrujanë në fletoren e

tyre 3-4 rreshta me shkronjën DH, dh. Po ashtu vizatojnë dicka që fillon me shkronjën

DH. Në copa të gazetave të gjejnë shkronjën DH, dh t’i qarkojnë dhe t’i sjellin të

nesërmen në klasë.15

15 Libër për mësuesin, Abetare, Mimoza Gjokutaj, Islam Krasniqi, Shezai Rrokaj Saranda Pozhegu.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

21

Foto 2: Ora mësimore gjatë punimit në grupe me fëmijë

Foto 3: Fletat A4 të përgatitura nga mësuesja.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

22

4.Forma në çifte e punës mësimore (TANDEM)

Sikurse edhe në format tjera të punës mësimore, ashtu edhe në këtë formë, efikasiteti i

veprimtarisë edukative dhe arsimore varet nga përgatitja paraprake e arsimtarit dhe e nxënësve.

Puna mësimore në çifte është një formë kalimtare midis punës individuale dhe në grupe.

Puna në çifte ka disa veçori specifike dhe pozitive që duhet të mbahen parasysh dhe ato janë:

-Ndikimi pozitiv i partnerit mbi partnerin.

- Zhvillimi i shprehive të punës.

- Formimi i përgjegjësisë ndaj obligimeve dhe detyrave.

- Angazhimi për zbulimin e metodave përkatëse të punës.

- Mundësia për krahasim dhe vetëkorrigjim.

- Mënjanimi i dukurive të egocentrizmit dhe egoizmit.

- Aftësimi për bashkëpunim.

- Zhvillimi i punës sipas ritmeve individuale.

- Eksteriorizimi dhe socializmi.16

Për realizimin e punës mësimore në çifte, si modalitete didaktike të organizimit kryesisht

aplikohen këto forma:

1. Puna instruktive, kur partneri mësohet nga partneri më i përgatitur dhe më i mirë në mësim;

2. Të mësuarit kooperativ zhvillohet duke u ndihmuar reciprokisht gjatë punës;

3. Të mësuarit individual zhvillohet me qëllim të përgatitjes për punë kooperative dhe për

veprimtari të përsëritjes, ushtrimeve etj.;

4. Puna krijuese e përbashkët.17

16 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 128.17 https://web.facebook.com/L%C3%ABnd%C3%ABt-Edukative-169727779814378/

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

23

4.1.Shembull: Planifikimi i një ore mësimore duke përdorur formën në çifte dhe formënindividuale

Lënda: Gjuhë Shqipe

Tema mësimore: Punimi i tingullit dhe i shkronjës S, s

Tipi i orës: Përforcim

Metodat mësimore: Bashkëbisedimit, dramatizimit.

Mjetet mësimore: Teksti, lapsa, fletore, materiale vizatimi.

Teknikat mësimore: Stuhi mendimesh

Format e punës mësimore: Puna në çifte, individuale

Objektivat e orës mësimore:

Të analizojë e të sintetizojë rrokje, fjalë, fjali.

Të përcaktojë pozicionin e kësaj shkronje në trup të fjalës: instore, në mes, fundore.

STRUKTURA E ORËS MËSIMORE

Evokim: Pasi që është ora e dytë e punimit të shkronjës S, punojmë në Abetare Pune.

Mësuesja shpërndan fletë të bardha dhe udhëzon që gjysma e nxënësve në klasë të

shkruajnë shkronjën S të madhe të shtypit, kurse gjysma tjetër e nxënësve shkronjën s të

vogël të shtypit. Thotë: “ Kur unë them TANI, ju duhet të lëvizni në klasë dhe të formoni

ciftet e shkronjave (S, s).”

Realizim: Kërkon që nxënësit të komentojnë figurat (stop, kopsa, sopata). Për secilin nga

këto figura pyet: “Cfarë është? Për cfarë na shërben ? Pse…”

Komentojnë figurat dhe u përgjigjen pyetjeve të dhëna ( është kopsa, nevojitet për

rroba…). Udhëzon nxënësit që pasi të komentojnë figurat, t’i lexojnë fjalët në mënyrë

globale dhe të shkruajnë shkronjën S në kutizat ku mungon.

Reflektim: U tregon nxënësve modelin se si do ta shkruajnë shkronjën e madhe dhe të

vogël të shtypit S, s në Abetaren e Punes dhe u shpjegon se si do të punohet në të. 18

18 Libër për mësuesin, Abetare, Mimoza Gjokutaj, Islam Krasniqi, Shezai Rrokaj Saranda Pozhegu.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

24

5.Forma mësimore individuale

Zbatimi i kësaj forme paraqet nivelin më të lartë të organizimit të procesit të

mësimdhënies.

Me nocionin formë individuale të punës mësimore kuptojmë punën e nxënësit në kryerjen

e aktiviteteve të ndryshme mësimore në orët mësimore (mbi bazë të rregullave dhe

kërkesave të parashtrura nga arsimtari, nxënësi vetë i zgjedhë dhe i zgjidh detyrat, vetë i

gjenë burimet, eksperimenton, kryen një punë laboratorike etj, për të ardhur deri te

dituritë e reja. Kjo formë e punës mësimore ndryshe quhet edhe formë e diferencuar e

punës mësimore.

Mësimi individual kërkon angazhime të veçanta të punës së arsimtarit dhe të personelit

tjetër mësimorë.

Mësimi individual është i kushtëzuar edhe nga disa faktorë që kanë të bëjnë me vetë

personalitetin e nxënësit, si subjekti më i rëndësishëm në organizimin e punës mësimore,

me qëllim që potencialet mësimore të nxënësve të mos i nënshtrohen vlerës mesatare të

imagjinuar të klasës dhe të mos shuhen aftësitë kreative.

Lidhur me shkaqet e individualizimit në mësim, kryesisht paraqiten këta faktorë:

a) Mosha e diferencuar kronologjike e nxënësve në mësim;

b) Ndryshimet në shkallën arsimore dhe të paranjohurive;

c) Ndryshimet në aftësitë psikike dhe individuale të nxënësve dhe

d) Faktori i mjedisit shoqëror dhe familjar të nxënësve.

Mësimi individual është lloj i mësimit, ku mësimdhënia e arsimtarit ndërlidhet ngushtë me

mësimnxënien e nxënësit për shtjellimin e përmbajtjeve mësimore dhe arritjen e qëllimit dhe të

objektivave të mësimit, duke përdorur teknikën dhe teknologjinë e caktuar mësimore.19 Në

mësimin individual mësuesi punon drejtpërsëdrejti me një nxënës, atëherë kur ky ka nevojë për

udhëheqje dhe për ndihmë për të nxënë njohuri, zhvilluar shkathtësi e formuar shprehi të

caktuara. Në mësimin individual komunikimi është dykahësh, si mësuesi ashtu edhe nxënësi

mund të marrin dhe të japin informacione kthyese për zhvillimin e procesit të mësimit,

përkatësisht për rezultatet e arritura në mësim. Prandaj, mësimi individual trajtohet si lloj

19 Riza Brada, Didaktika kibernetike, Prishtinë 2008, faqe 84.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

25

mësimi, që garanton efikasitet të lartë të punës mësimore. Mësimi individual gërshetohet me

punën individuale dhe me individualizimin e mësimit aftësive psikofizike të nxënësit. Në punën

individuale (në mësimnxënien e pavarur) nxënësi ka pavarësi të madhe në procesin e

përvetësimit të njohurive, shkathtësive dhe shprehive, sepse punon vetë, në mënyrë të pavarur,

kurse në individualizimin e mësimit sipas aftësive dhe mundësive të tij në zhvillim, përmbajtjet,

teknika dhe teknologjia mësimore dhe tempi i përparimit të nxënësit varet kryesisht nga vetitë në

zhvillim të personalitetit të tij.20

Kujdesi dhe mbikëqyrja e mësuesit është më se e nevojshme, sidomos në fazën fillestare të punës

mësimore individuale.

Mësuesi duke mbikëqyrë punën e çdo nxënësi, u jep udhëzime atyre për burimet e diturive të

reja, për përdorimin e mjeteve dhe të materialit të punës si dhe për punë të pavarur.

Mësimi individual është lloji më i vjetër i mësimit. Është paraqitur me paraqitjen e mësimit, që

nga koha e veprimtarisë së filozofëve të vjetër grekë.

5.1.Karakteristikat e formës individuale

Kjo formë e punës mësimore mbështetet në kërkesat psikologjike, pedagogjike dhe ergologjike.

Argumentet ose kërkesat psikologjike; janë të natyrës individuale dhe nisen nga fakti se çdo nxënës

paraqet individ me cilësi specifike e të veçanta (interesa, dëshira, emocione, aftësi intelektuale,

kapacitet punues, shprehi dhe shkathtësi punuese, motive dhe aspirata, etj.) që do të thotë se në

procesin mësimorë duhet të vijnë në shprehje secila nga këto. Ato të afirmohen dhe të vihen në

funksion të zhvillimit të nxënësit. Në fakt mësimi paraqet problem psikologjik dhe këto

supozojnë suksesin, reagimin e nxënësit.21

Argumentet pedagogjike; nisen nga fakti se puna individuale mundëson zhvillimin optimal të

nxënësit, se puna e organizuar duke i respektuar veçoritë e nxënësve siguron suksese sipas ritmit

20 Didaktika kibernetike, Riza Brada, Prishtinë 2008, faqe 47.21 http://mesojme.blogspot.com/2015/07/forma-individuale-e-punes-mesimore.html

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

26

dhe tempit të zhvillimit të nxënësit. Gjithsesesi, argumentet pedagogjike kanë të bëjnë më së

shumti me organizimin e procesit mësimorë me zbatimin e metodave, të mjeteve e parimeve

mësimore, të planifikimit dhe të programit të mësimit, zbatimin e etapave dhe fazave për

zhvillimin e mësimit e të ngjajshme. Zbatimi i kësaj forme nënkupton që arsimtari të

bëjëstrukturimin e përmbajtjes mësimore, ndarjen në tërësi dhe detyra mësimore, klasifikimin e

të dhënave parësore dhe dytësore, të rëndësishme dhe të parëndësishme etj.

Argumentet ergeologjike; mbështeten dhe rrjedhin nga aftësitë punuese të nxënësve sipas moshave

të ndryshme dhe aftësitë punuese të secilit nxënës individualisht. Nxënësit, për arsye të

ndryshme, nuk mësojnë me të njëjtën shpejtësi, prandaj duhet bërë individualizim i mësimit.

Individualizimi i mësimit nuk është proces spontan, por i orientuar dhe i organizuar nga

arsimtari.

Zbatimi i formës individuale mund të jetë:

I deferencuar të gjithë nxënësit i marrin detyrat e njëjta, por i punojnë secili sipas tempit

individual.

I padiferencuar-secili nxënës merr detyra të vecanta dhe ato i

zgjedhin nëmënyrë individuale,varësisht nga kapiciteti dhe interesat e tyre.

5.2.Pozita e arsimtarit

-arsimtari duhet të përgatitet seriozisht për zbatimin e formës individuale të punës mësimore(

materiale të ndryshme,tekste detyra, teste) etj.

- udhëheqë, drejton, mbikqyrë procesin mësimor, jep ndihmë, alternativa, udhëzime etj.

Anët pozitive

Mundësia që nxënësi të përvetësojë dituri, shkathtësi e shprehi sipas tempit dhe ritmit individual

të zhvillimit, të përparojë sipas kapacitetit intelektual e punues të cilin e disponon.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

27

Anët negative

Nxënësit përcillen dhe përjetohen me një dozë të theksuar individualizimi dhe prandaj nxënësi

priret të pranojë si të drejtë vetëm punën e tij, mendimin e tij.

I mbyllë nxënësit në vetëvete, nuk mund të përdoret përvoja e të tjerëve, ndërpritet raporti midis

nxënësve, nuk ka komunikim e kooperim në mësim.

Foto 4: Forma individuale e punës

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

28

PËRFUNDIM

Në punimin e temës u synua që të theksohej fakti se sa me rëndësi është organizimi i

formave të punës të provuara si të suksesshme nga përvoja e zbatimit, një çështje e cila krijon

atmosferë të gjallë pune në klasë ku nxënësit, si rezultat i bashkëpunimit me njeri-tjetrin mësojnë

njohuri dhe përvoja të reja.

Të japësh mësim në një klasë me 30-40 nxënës, kërkon mjeshtri menaxhuese dhe

organizuese. Organizimi i suksesshëm i mësimit kërkon prej mësuesit të jetë, vazhdimisht i

vëmendshëm dhe në veprim, për t’u siguruar se nxënësit mësojnë normalisht. Problemi kryesor

me të cilin ndeshen mësuesit është të mbajnë të përfshirë nxënësit gjatë gjithë mësimit, për të

realizuar në mënyrë të suksesshme objektivat e parashikuara.

Të kuptuarit e rolit tonë si mësues në procesin e të mësuarit do të përcaktojë se si i

përzgjedhim dhe i përdorim format e punës mësimore. Format e punës mund të përdoren për të

ndërtuar ura nga atje ku nxënësit janë tani, për atje ku ne duam që ata të jenë në fund të njëfarë

periudhe të mësimdhënies. Nxënësit do të jenë të motivuar të angazhohen aktivisht në të

mësuarit vetëm në qoftë se shohin një lidhje të qartë midis burimeve dhe objektivave të të

mësuarit. Format e punës janë veçanërisht të rëndësishme kur ato na lejojnë neve të ndërtojmë

ura të shumta për tek të njëjtat objektiva të të mësuarit, me secilën urë të drejtuar drejt nxënësve

ose grupeve të veçanta të nxënësve.

Roli ynë si mësues është t'i kontribuojmë zhvillimit maksimal dhe të lirë të secilit nxënës të

regjistruar në shkollë, në përputhje me aftësitë individuale psikike dhe fizike dhe me kërkesat e

shoqërisë së përparuar dhe demokratike. Pa ndjenjat e respektit dhe besimit të ndërsjellë, mësuesi

e ka të vështirë, në mos të pamundur, të kryejë rolin e tijë në klasë.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

29

LITERATURA

Musai, B., Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003.

Musai, B., Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999.

Brada, R., Didaktika kibernetike, Prishtinë. 2008.

Libër për mësuesin, ABETARE, Mimoza Gjokutaj, Islam Krasniqi, Shezai Rrokaj,

Saranda Pozhegu, Shtëpia Botuese Dukagjini, 2012.

Ramadani, N., Lënda e metodologjisë.

https://prezi.com/valcc6dpf4rs/format-mesimore/

http://mesojme.blogspot.com/2015/07/forma-individuale-e-punes-mesimore.html

http://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/11/K%C3%ABrkime-

Pedagogjike-5.pdf

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

30

Jetëshkrimi

Jam Lira Nushi, e lindur më 4.1.1995 në qytetin e Pejës. Shkollën fillore e kam kryer në “ 8

Mars” në Pejë. Shkollën e mesme në gjimnazin “ Bedri Pejani” po ashtu, në Pejë.

Në vitin 2013 jam regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, drejtimi

Administrim Biznesi. Në vitin 2016 përfundova studimet në këtë fakultet.

Po ashtu, në vitin 2013, njëkohësisht jam regjistruar edhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë,

programi Fillor, dhe tani arrita që edhe këtë fakultet ta përfundoj në afatin e paraparë, tani në

vitin 2017, gjë që më bën të ndihem krenare që arrita të përfundoj me sukses dy drejtimet që më

pëlqenin që kur isha e vogël.

Dhe tani, shpresoj që e gjithë kjo punë të më shpërblehet me një punë si edukatore që t’u

shërbejë gjeneratave të reja dhe gjithë shoqërisë.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nushi.pdf · 4 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 2003, faqe 12. 9 1.2.Ora mësimore Nocioni orë mësimore është njesia themelore

31