punim diplome...rëndësia e mbiemrit është mjaft e madhe, dhe këtë e tregon më së miri fakti...

43
UN F PUN TEMA:Mbiemri nëve UDHËHEQËSE SHKENC Prof. Ass. Dr. Sindorela Dol NIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR NIM DIPLOME eprën “Aventuara e Tom Sojerit”- Jeronim COR: KANDIDATJA: li- KryeziuUresa Hulaj Gjakovë, 2018 m Stilton

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

102 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Mbiemri nëveprën “Aventuara e Tom Sojerit”- Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCOR: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuUresa Hulaj

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Mbiemri nëveprën “Aventuara e Tom Sojerit”- Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCOR: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuUresa Hulaj

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:Mbiemri nëveprën “Aventuara e Tom Sojerit”- Jeronim Stilton

UDHËHEQËSE SHKENCOR: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- KryeziuUresa Hulaj

Gjakovë, 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

1. Kryetare

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën

3

DedikuarKëtë punim diplome ia dedikoj të vetmes parajsë në tokë

Familjes...

4

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE………………………………………………………………………………...6

ABSTRAKT…………………………………………………………………………………….7

HYRJE……………………………………………………………………………………….....8

I. MBIEMRAT NË VEPRËN “AVENTURA E TOM SOJERIT”- JERONIMSTILLTON………………………………………………………………………..........9

1.1.Jeta dhe veprimtaria e Jeronim Stilton…………………………………………………........91.2.Objekti i Morfologjisë…………………………………………………………………...…..91.3.Lidhjet e Morfologjisë me Sintaksën dhe Fonetikën…………………………………….....101.4.Pjesët e ligjëratës…………………………………………………………..........................10

II. MBIEMRAT…………………………………………………………………………..122.1.Formimi i mbiemrave……………………………………………………………………...132.2.Klasifikimi i mbiemrave…………………………………………………………………...162.3.Klasifikimi kuptimor…………………………………………………………………….....162.3.1. Mbiemrat cilësorë…………………………………………………………………...….162.3.2. Mbiemrat marrëdhëniorë…………………………………………………………...…..162.3.3. Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrëdhëniorë………………...…...172.4. Klasifikimi morfologjik………………………………………………………………..…..182.4.1. Mbiemrat e nyjshëm……………………………………………………………......…..182.4.2. Mbiemrat e panyjshëm……………………………………………………………...….18

III. KATEGORITË GRAMATIKORE TË MBIEMRIT…………………………...….19

3.1.Kategoria e gjinisë……………………………………………………………………...….193.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrat e nyjshëm……………………………....……193.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrat të panyjshëm…………………………...…....203.2. Kategoria e numrit ………………………………………………………………...…........213.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore…...….......213.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore...….......213.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore………...…....223.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyshëm të gjinisë femërore………...….223.3.Kategoria e rasës……………………………………………………………………...….233.3.1. Gjinia mashkullore………………………………………………………………….…243.3.2. Gjinia femërore……………………………………………………………………......253.4. Kategoria e shkallës…………………………………………………………………..…...273.4.1. Kategoria pohore………………………………………………………………….…...283.4.2. Kategoria krahasore…………………………………………………………….....…..283.4.3. Kategoria sipërore……………………………………………………………….……..30

5

IV. ANALIZË GRAMATIKORE E MBIEMRAVE TEK ROMANI “AVENTURAT ETOM SOJERIT”- JERONIM STILTON…………………………………………31

PËRFUNDIMI…………………………………………………………………...………….41

BIBLIOGRAFIA………………………………………………………………………........42

AUTOBIOGRAFIA……………………………………………………………………........43

6

MIRËNJOHJE

Rrugëtimi im drejt rrugës për t’u bërë mësuese po përfundon këtu. Një titull kyi shenjtë dhe

padyshim se nuk do të ishte i tillë për mua pa ndihmën e personave të cilët shprehën

gadishmërinë të më përkrahin gjatë këtyre katër viteve studime, andaj më pak fjalë dua të shpreh

falënderimin tim për ta.

Sëpari dua të shpreh një falënderim shumë të veçantë dhe të sinqertë për profesoreshën njëherazi

udhëheqësen time shkencore, Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu, e cila ishte çdoherë aty për

mua e gatshme të ofronte ndihmën e saj. Një profesoreshë me vlera dhe virtyte të larta, për të

cilën them me krenari që do vazhdosh të jesh shembulli im më tutje.

Një falënderim tjetër dua t’ia shpreh profesorëve e pedagogëve të Universitetit të Gjakovës

“Fehmi Agani”, të cilët poashtu posedojnë aspekte profesionale të mësimdhënies, të cilëve u jam

shumë mirënjohëse. Faleminderit për mundin dhe durimin që kishit me ne!

Falënderimi me radhë i takon shoqërisë time të cilët gjithë këtë rrugëe bënë më të lehtë, më

zbavitëse e më të buzëqeshur.

Falënderimi im i pafund shkon për familjen time! Atyre që sakrifikuan shumë qëunëtë jem këtu e

ta gëzoj titullin “Mësuese”.Shpresoj të ndiheni krenarë për mua!

Ju faleminderit përzemërsisht të gjithëve!

7

ABSTRAKT

Ky punim diplome ka për qëllim të japë informacione lidhur me rëndësinë dhe përdorimin embiemrit. Përmes këtij punimi do të paraqes shkurt jetën dhe veprimtarinë e autorit JeronimStilton, objektin e Morfologjisë dhe lidhjet e saj me Sintaksën dhe Fonetikën si dhe pjesët eligjëratës. Do të vazhdoj me shtjellimin e mbiemrave hap pas hapi sipas ndarjes së tij, dukefilluar që nga formimi i mbiemrit, klasifikimi i tij si dhe kategoritë gramatikore të mbiemrit.Pastaj do të bëhet analiza e mbiemrave tek vepra e Jeronim Stilton “Aventurat e Tom Sojerit”.Rëndësia e mbiemrit është mjaft e madhe, dhe këtë e tregon më së miri fakti i përdorimit tëshumtë të tij. Kur flasim për përdorimin e mbiemrit, duhet të themi se luan një rol mjaft të madhdhe kyç në jetën dhe veprimtarinë e secilit prej nesh, andaj theksoj se është e rëndësishme që tëmësohet në format dhe në mënyrat e duhura e standarte sepse vetëm përmes kësaj rruge mund tëketë sukses një nxënës i ardhshëm. Dua të shtoj gjithashtu se, shpresoj shumë qëky punim tëshërbej dhe t’i ndihmoj sadopak brezat e rinj, për ta përdorur atë në format e duhura.

Fjalë kçqe: morfologjia, mbiemri, shtjellimi, rëndësia, analiza, etj.

8

HYRJE

Gjuha është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. E filloj me këtë frazë sepse nëse unë

sot po diplomohem dhe po marr titullin mësuese, më bën edhe njëherë më përgjegjëse ndaj saj

dhe edhe njëherë më kërkuese të ruajtjes dhe përdorimit sa më të saktë, e sa më të duhur ndaj

brezave të rinj. Rëndësia e gjuhës dhe përdorimi ështësa vet vjetërsia e saj.

Në kreun e parë të këtij punimi, pikat kryesore që shtjellohen janë jeta dhe veprimtaria e autorit

Jeronim Stilton, njohuritë e përgjithshme mbi objektin e Morfologjisë, lidhjet e Morfologjisë me

Sintaksën dhe Fonetikën si dhe do të përmenden pjesët e ligjeratës.

Kreu i dytë përmbanë formimin e mbiemrave, klasifikimin kuptimor kur bëjnë pjesë mbiemrat

cilësorë dhe marrëdhëniorë pastaj klasifikimi morfologjik ku hyjnë mbiemrat e nyjshëm dhe të

panyjshëm.

Në kreun e tretë janë përpiluar me saktësi e përkushtim kategoria e gjinisë ku hyn formimi i

gjinisë femërore te mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm, duke vazhduar me kategorinë e

numrit qëpërmban formimin e numrit njejës dhe shumës tek gjinia mashkullore dhe femërore, te

mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm. Pastaj shtjellohet kategoria e rasës ku në të hyjnë rasa

emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Kreu përfundon me sqarimin e kategorisë të

shkallës së mbiemrit ku bëjnë pjesë shkalla pohore, krahasore dhe sipërore.

Kreu i katërt dhe i fundit për këtë punim diplome e saktëson analizën e mbiemrit tek vepra

“Aventurat e Tom Sojerit” të autorit Jeronim Stilton.

9

I. JETA DHE VEPRIMTARIA E JERONIM STILTON

1.1.JERONIM STILTON- lindi në Miushëri (Ishulli i Miushëve), në Itali, është diplomuar në

Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën

e Brejtësit, gazeta më e famshme e ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve

prestigjioze “Miucër” për lajmin e bujshëm “Mister i thesarit të zhdukur”.

Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali

dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stiltoni gjendet edhe në iPad dhe iPhone në formë

aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e

Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.

1.2.OBJEKT I MORFOLOGJISË

Morfologjia (nga greqishtja morfe = formë dhe logos = fjalë, dije) është ajo pjesë e gramatikës, që

merret në radhë të parë me studimin e trjatëformimit, d.m.th me studimin e formave të ndryshme

që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët) ose tëzgjedhueshme

(foljet), si dhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave. Por, në një vështrim më të gjerë

morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të

ligjëratës. Gjithashtu në morfologji studiohen me tipat kryesore të fjalëformimit, në radhë të parë

tipi morfologjik dhe tipi morfologjik- sintaksor. Pra, objekt studimi për morfologjinëështë fjala, e

cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet edhe si pjesë e ligjëratës përkatëse. Në këtë mënyrë

morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka si objekt studimi po fjalën, por e vështron

këtë si njësi të fjalorit, d.m.th si një njësi që shërben për të emërtuar një send, një cilësi, një

veprim, një rrethanë etj., pra nga pikëpamja e kuptimit dhe prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit

të saj në stile të ndryshme etj.

Morfologjia nuk merret me studimine fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta të

fjalëve tësë njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë vlerë

për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.1

1 Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 29.

10

1.3. LIDHJET E MORFOLOGJISË ME SINTAKSËN DHE FONETIKËN

Morfologjia lidhet shumë ngushtë me Sintaksën dhe quhen si dy pjesë të gramatikës. Nuk mund të

studiohen format gramatikore të fjalës në Morfologji, pa pasur parasysh dhe funksionet e tyre

sintaksore, të cilat konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Morfologjia ka

lidhje të ngushta edhe me Fonetikën. Shumë dukuri fonetike kanë funksione gramatikore të

caktuara. Kështu, formimi i shumësit dash→desh, derë→dyer ose dallimi i vetave në të tashmen

dal→del, marr→merr, realizohen nëpërmjet ndërrimeve fonetike.2

1.4. PJESËT E LIGJËRATËS

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen nëpër

klasa e kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Të mbështeturit vetëm në

kriterin leksikor ose vetëm në atë gramatikor në mjaft raste nuk lejon të dallohen shkoqur nga

njëra- tjetra fjalë që nuk i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës. Kështu, vetëm në bazë të kriterit

leksikor mund të mos dallohen lehtë mbiemrat i mirë, i ligëetj.,që emërtojnë cilësi, nga emrat

përgjegjës mirësi, ligësi etj., që emërtojnë gjithashtu cilësi.

Në bazë tëdy kritereve të lartëpërmendura në gjuhën shqipe dallohen shkoqur këto pjesë të

ligjëratës:

Emri

Mbiemri

Numërori

Përemri

Folja

Ndajfolja

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza

Pasthirrma 3

2 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.5.3Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f.36-37.

11

Se pari, në bazë tëveçorive leksikore (kuptimore), pjesët e ligjëratës ndahen në tri grupe:

Fjalët kuptimplota. Këto kanë një kuptim leksikor të plotë që i lejon të përdoren si gjymtyrë

në vete. Në këtë grup hyjnë: fjalët emërtuese (emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet); fjalët

numëruse(numërorët); fjalët treguese, d.m.th, fjalët që tregojnë, por pa emërtuar (përemrat)

Fjalë jokuptimplota. Janë ato që kanë një kuptim leksikor të kushtëzuar nga roli që kryejnë

në fjali. Kuptimi i tyre leksikor, në përgjithësi, përkon me kuptimin e tyre gramatikor. Këtu

hyjnë: parafjalët, lidhëzat dhe pjesëzat.

Fjalë thirrmore. Janë ato që shprehin, në formë thirrjesh, ndjenja të folësit. Këtu

hyjnëpasthirrmat.

Se dyti, në bazë tëveçorive morflogjike pjesët e ligjëratës ndahen në:

Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës. Këtu futen fjalët që lakohen, si emri (mal-i, pemë-a,

zog-u, djalë-i etj.),përemri (unë, ai, këta, i tillë, të gjithë, askush etj), mbiemri (i lartë, e

madhe, i bukur, e vështirë etj.), pjesërisht numërori (pesë, shtatë, i pesti, i dymbëdhjeti etj.),

dhe që zgjedhohen: folja (lexoj, hap, vështroj, kam, jam, zgjedhoj etj.).

Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës. Janë fjalët që as nuk lakohen as nuk zgjedhohen.

Ato përdoren në fjali pa ndryshuar formën. Të tilla janë: ndajfolja (afër, larg, përpjetë,

shumë, sot etj.), parafjala (me, në, prej, nga, tek etj.), lidhëza (dhe, ose, ndaj, por, kurse,

kur, sepse etj.), pjesëza (mos, nuk, jo, po, pa etj.), pasthirrma (oh!,auaa!, obobo! Etj.).

Se treti, në bazë tëkriterit sintaksor,d.m.th, të aftësisë ose të paaftësisë për t’u përdorur si

gjymtyrë më vete në fjali, pjesët e ligjëratës ndahen nëdy grupe:

Fjalët të mëvetësishme (emri, folja, mbiemri, numërorët, përemri, ndajfolja). Këtu mund të

futen edhe pasthirrmat, kur përdoren të emërzuara).

Fjalët të pamëvetësishme (parafjala, lidhëza, pjesëza).4

4Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 6-7.

12

II. MBIEMRI

Mbiemër- quhet ajo pjesë e ligjëratës që shënon një tipar të reales dhe përshtatet në gjini, në

numër, e për një pjesë edhe në rasë me emrin e kësaj realeje. Mbiemri ka edhe kategorinëe

shkallës. Ndërsa kategoritë gramatikore të emrit janë të mëvetësishme, të mbiemrit janë të

varuara edhe nga ato të emrit, p.sh:Mbi barin e ri shëndritnin ca pika të mëdha vese, që

pasqyronin dritën e fortë të diellit mëngjesor.Kuptimi kategorial i mbiemrit është edhe kuptimi i

tiparit të reales, të emërtuarit e një cilësie, vetie a karakterisike dalluese të kësaj realeje. Pra,

mbiemrat emërtojnë cilësinë si diçka që i përket një realeje të dhënë, prandaj një fjali ata janë në

lidhje të ngushtë gramatikore me emrin që emërton ose me përemrin që tregon. Mbiemri ka edhe

një kategori karakteristike të cilën se ka emri, kategorinë e shkallës: këngë e vjetër (më e vjetër,

shumë e vjetër). Në fjali mbiemri kryen këto funksione sintaksore: të përcaktorit me përshtatje, të

gjymtyrës emërore, të kallëzuesit emëror dhe të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës e të

kundrinorit të drejtë p.sh: Vepra poetike e Naimit është e pavdekshme. Ajo çmohet si

udhërrëfyese për të gjithë letërsinë e mëvonshme.5

Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e tyre edhe në rasë,

p.sh: Kjo është një fitore e madhe historike. Populli ynë ka arritur një fitore të madhe historike.

Kategorinëe rasës e vetëm mbiemrat e nyjshëm, ndërsa mbiemrat e panyjshëm, siç do të shihet

më tej, janë të palakueshëm, p.sh: Stacioni hekurudhor i kishte akoma të dobëta lidhjet e tij me

fushën. Zgjerime e përmirësime do të bëhen në fushën e transportit hekurudhore detar.Ndryshe

nga emri, mbiemri ndryshon formën edhe sipas gjinisë, p.sh: Kjo ishte një këngëe re për

fëmijët.Do të freskohem, do të këndoj, se një shpirt do tëlindi ri. Veçori kryesore strukturore e

gramatikore të mbiemrave janë ndarja e tyre në të nyjshëm e të panyjshëm: i mirë, i ri, i zi,

popullor, vendimtar, masiv etj, dhe emërzimi: i madh- i madhi, i mirë- i miri.6

5Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 47.6Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 154-155.

13

2.1. FORMIMI I MBIEMRAVE

Kjo pjesë e ligjëratës është pasuruar dhe po pasurohet pa pushim me fjalë të reja, si nga pjesë të

tjera të ligjëratës, ashtu edhe nga vet klasa e mbiemrave. Mënyrat me prodhimtare të

fjalëformimit të mbiemrave janëprejardhja (ndajshtesimi dhe nyjëzimi),konversioni dhe

përbërja.7

Në gjuhën shqipe mbiemrat janëfjalë të parme dhe jo të parme.

1. Mbiemrat e parmë- nuk vijnë prej fjalësh të tjera, p.sh: i gjallë, i ri, i mirë, i keq etj. Këtu

hyjnë edhe mbiemrat me prejardhje të huaj që përbrenda shqipes nuk zbërthehen në pjesët e

tyre përbërëse, si: absolut, dekadent, elegant, naiv etj.

2. Mbiemrat jo të parmë të formuar me prejardhje

a) Formimi parashtesor

Parashtesat me prodhimtare janë padhe joqë formojnë mbiemra me kuptim mohor: i pabotuar, i

padukshëm, jozyrtar, jonormal, etj. Më pak prodhimtare është parashtesa mos: mospërfillës,

mosmirënjohës. Mbiemrat formohen edhe me parashtesat: stër-, ndër-, mbi-, për-, para-:i

stërlashtë, ndërshtetëror, mbitokësor, mbinjerëzor, i përkryer, parashkollor etj. Me burime të

huaja janë parashtesat anti-, pro-:antipopullor, proamerikan. Jo shumë prodhimtare është edhe

parashtesa ç-, sh-, zh-:i çrregullt, i shkujdesur, i zhdrejtë etj.

b) Formimi prapashtesor

Formimi prapashtesor është nga tipat më prodhimtarë për formimin e mbiemrave. Prapashtesat

me prodhimtare janë:-(ë)s, -ar, -tar, -or, -tor, -ak, -ik, -ivetj. Me prapashtesën (ë)-s formohen

mbiemra që tregojnë tiparin e vepruesit: kanal kullues, pamje tërheqëse. Prapashtesat -ar, -tar, -

or, -tor, formojnë mbiemra që shprehin marrëdhënie përkatësore: bregdetar, familjar,

përparimtar, kombëtar, arsimor, bimor, burrëror, baritor etj.Variant i zgjeruar i prapashtesës -

orështë-(ë)sordhe -(ë)ror: jetësor, paqësor, atëror, shpirtëror etj.

7Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f.184.

14

3. Mbiemrat e formuar me përbërje (kompozim)

Në klasën e mbiemrave kjo mënyrë fjalëformimi është mjaft prodhimtare. Këtu hyjnë mbiemrat:

a) Mbiemra të përbërë me lidhje bashkërenditëse

Si tema fjalëformuese janëdy mbiemra të barasvlefshëm, qëderi diku plotësojnë njëri- tjetrin:

demokratiko- borgjeze, ekonomiko-shoqëror, etj.Ka raste që këto elemente janë shkrirë në një të

vetëm dhe shkruhen njëshe: nacionalçlirimtar, ideoartistike, ideopolitike, etj.

b) Mbiemra të përbërë me lidhje nënrenditëse

Kjo mënyrëështë mjaft prodhimtare për formimin e mbiemrave. Në këto kompozita njëri element

përcakton tjetrin: mund të përcaktojë i pari të dytin ose i dyti të parin. Këta mbiemra mund të

formohen:

Nga dy tema emërore- ku elementi i dytë përcakton të parin, si: gushëpëllumb, gojëflori,

bishtgërshërëetj., ose elementi i përcaktontë dytin,: liridashës, jetëdhënës etj.

Nga dy tema mbiemëror, ku elementi përcaktues është i dyti, si: elektromekanik,

gjermanolindoretj,

Nga një temë emërore edhe një temë mbiemërore, ku elementi përcaktues është i dyti, si:

belhollë, fjalëmbël, fatbardhë etj.

Nga një temë ndajfoljore dhe një temë mbiemërore, si: jashtëkohor, i jashtëligjshëm, i

shumëpritur etj.

Nga një temë ndajfoljore dhe një emër ose anasjelltas- është tipi më pak prodhimtar.

Përcaktues është elementi i parë: keqdashës, largpamës, mirëbërës, hundëpërpjetëetj.

Nga një numëror (a përemër i pacaktuar), një emër dhe prapashtesa -sh. Kyështë tipi jo

shumë prodhimtar. Përcaktues është elementi i parë, si: dykatësh, tringjyrësh, disaballësh etj.

15

Nga përemri vetë dhe një emër vepruesi a një mbiemër. Si tip po bëhet prodhimtar:

vetëdashës, vetëshërbyes, vetvrasësetj.

4. Mbiemra të formuar me nyjëzim

Nyja e përparme e mbiemrave shpesh luan edhe rol fjalëformues. Me anë të nyjës së përparme

formohen mbiemra nga pjesët të ndryshueshme të ligjëratës, por numri më i madh i mbiemrave

të këtij tipi është formuar nga tema foljore si: i hapur, i besuar, i përdorur, i zënë etj.

5. Mbiemra të formuar me konversion.

Sipas kësaj mënyre, formohen mbiemra pa ndihmën e ndonjë ndajshtese, duke kaluar fjalë nga

pjesët e tjera të ligjëratës në mbiemra. Këto fjalëfitojnë paradigmë mbiemërore dhe të gjitha

kategoritë gramatikore të mbiemrave. Formohen mbiemra nga klasa e emrave: kyç (problem),

plak (burrë), shqiptar, gjerman (popull)etj.,ose të formuar me prapashtesa të ndryshme, si:

dibran, pasanik, fshatar, gënjeshtar etj.

6. Mbiemra të formuar me mënyra të përziera

a) Me nyjëzim dhe prapashtesim

Në formimin e këtyre mbiemrave marrin pjesë, përveç nyjës dhe prapashtesa njëkohësisht. Janë

gjithsej katër prapashtesa, por numri i mbiemrave të formuar me to është i madh: -shëm (i

gatshëm, i dëmshëm etj.), -(ë)t, (ë), si: i afërt, i krisaltëetj., -(ë)m, (ë), si:i nesërm, i përtejmëetj., -

(ë) si: i drejtë, i lartëetj.

b) Me nyjëzim, parashtesim e prapashtesim

Si mënyrë nuk është prodhimtare. Formohen mbiemra kryesisht me parashtesën për- dhe

prapashtesa -t(ë)dhe -shëm, bashkë me nyjën, si: i përpiktë, i përbashkët, i përbotshëm, i

përkohshëm, i përjavshëm etj.

16

c) Me nyjëzim dhe përngjitje

Formohen kështu mbiemra duke u përngjitur togu parafjalor dhe duke marrë njëkohësisht edhe

nyjën si: i pabesë, i pashpirt, i pashtëpi etj.8

2.2. KLASIFIKIMI I MBIEMRAVE

Mbiemrat klasifikohen sipas dy kritereve:

1. Sipas kuptimit të tyre leksikor

2. Sipas veçorive të tyre morfologjike.

2.3. KLASIFIKIMI KUPTIMOR

Duke u nisur nga se çfarë tipari emërtojnë gjithë mbiemrat e gjuhës shqipe mund të ndahen nëdy

grupe të mëdha:

a) Mbiemra që tregojnë cilësi, të cilët quhen mbiemra cilësor(të mirëfilltë)

b) Mbiemra që tregojnë marrëdhënie, të cilët quhen mbiemra marrëdhëniorë (jo të mirëfilltë)9

2.3.1. Mbiemrat cilësor

Mbiemrat cilësor (të mirëfilltë) janë ata që emërtojnë tipare, cilësi a veti që përceptohen

drejtpërsëdrejti me anë të organeve të shqisave, ose janë të përfytyrueshme, si p.sh.:

a) Lloje ngjyrash: i bardhë, i zi, i kaltër, i blertë, i kuq etj.

b) Shtrirje hapësirore, madhësi, formë: i ngushtë, i gjerë, i gjatë, i shkurtër, i drejtë etj.

c) Shije: i thartë, i ëmbël, i hidhur, i shijshëm etj.

d) Veti fizike a gjendje shpirtërore:i butë, i fortë, i ri, i kënaqur, memec, i thatë etj.

e) Cilësi të karakterit a cilësi mendore: besnik, budalla, dinak, i ndershëm, i zgjuar etj.10

8Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 53-54.9Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, 155.

17

2.3.2. Mbiemrat marrëdhëniorë

Mbiemrat marrëdhëniorë (jo të mirëfilltë) e japin tiparin e sendit, emrin e të cilit e

karakterizojnë, nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose me një

rrethanë, me një veprim a me një numër. Pra, këta mbiemra emërojnë marrëdhëniet e mësipërme,

por këto, i japin si tipare tipike e të qëndrueshme të sendeve. Kështu, këta mbiemra

emërtojnëmarrëdhëniet e sipërthëna si tipare (karakteristika) të qëndrueshme të sendeve duke

shprehur:

a) Marrëdhënie lëndore: (unazë) e artë, (derë) e drunjtë, (bukë) e misërt etj.

b) Marrëdhënie kohore: (dita) e sotme, (gazeta) e djeshme, (orët) e vona etj.

c) Marrëdhënie përkatësore: (gabim) ideor, (orari) javor, (dashuri) atërore etj.

d) Marrëdhënie hapësirore: (jeta) e këtushme, (pamja) e jashtme, (kati) i sipërm etj.

e) Marrëdhënie të një sendi me një numër: (viti) i katërt, (vepra) e tretë etj.

2.3.3. Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrëdhëniorë

Mbiemra cilësorëdallohen qartë nga mbiemrat marrëdhëniorëjo vetëm nga kuptimi por edhe nga

veçoritë e tyre morfologjike. Mbiemrat cilësorë kanë një sërë vetish morfologjike, karakteristike

për ta, që marrëdhëniorët nuk i kanë:

Ata mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura ose të përbëra: i gjallë, i mirë, i ndjeshëm,

guximtar, zemërmirë etj.

Prej tyre mund të formohen emra abstrakt, vetish, cilësish e gjendjesh me prapashtesat- i, -

(ë)si, -(ë)ri, -zi etj: bukuri, lumturi, bardhësi, mirësi, gjallëri, marrësi etj

Kanë kategorinë gramatikore të shkallës: djalë i urtë- djalë më i urtë, etj.

Mbiemrat marrëdhëniorë:

10 Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 106

18

Janë që të gjithë të prejardhura nga emra qëemërtojnë lëndë ose përkatësi nga ndajfolja kohe,

vendi a sasie, nga numërorë, folje ose emra veprues: i djeshëm, i sipërm, i pestë, trishtues etj.

Nuk kanë kategorinë gramatikore të shkallës (bëjnë përjashtim disa mbiemra ndajfoljorë: i

afërt, i largët, i vonëe ndonjë tjetër)11

Prej tyre nuk mund të formohen emra abstrakt

2.4.KLASIFIKIMI MORFOLOGJIK

Në bazë të klasifikimit morfologjik mbiemrat ndahen në: mbiemra të nyjshëm dhe të

panyjshëm. Te mbiemrat e nyjshëm nyja e përparme përbën një të tërë fonetik me trupin e

mbiemrit dhe është pjesë e domosdoshme e tij.

2.4.1. Mbiemrat e nyjshëm

Mbiemrat e nyjshëm janë: të gjithë mbiemrat e parmë që mbarojnë me -ë,si: i bardhë, i mirë, i

parë, i fortë; mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m, (ë), -shëm, -(ë)t, (ë) si: i mesëm, i

parmë, i sjellshëm, i fortë; të gjithë mbiemrat që vijnë nga pjesorja, si: i shtruar, i mbyllur, i lyer,

i zënë; mbiemrat që formohen me nyjëzim dhe përngjitja e togut pa+emër, si: i pagjumë, i

papunë; disa mbiemra të tjerë të parmëa të prejardhur, si: i verbër, i ëmbël, i shurdhër etj.

2.4.2. Mbiemrat e panyjshëm

Mbiemrat e panyjshëm janë: ata që formohen me anë të konversionit nga emrat përgjegjës duke

u mbiemërzuar, si: shkodran, fierak; mbiemrat me kuptim përkatësor me prapashtesat -ar, -tar, -

ik, -ist, -iv, -or, -tor etj., si: djaloshar, kombëtar, heroik, edukativ, dimëror, punëtor etj;

mbiemrat e prejardhur nga pjesorja, si: bombardues, sulmues, goditës, shkelës; mbiemrat e

përbërë, si: ditëgjatë, fatmirë, buzëplasur, ekonomiko-shoqëror etj12

11Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 157-158.12Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 48.

19

III. KATEGORITË GRAMATIKORE TË MBIEMRIT

3.1. KATEGORIA GRAMATIKORE E GJINISË

Ndryshe nga emrat të cilët i karakterizojnë, mbiemrat ndryshojnë edhe sipas gjinisë. Çdo emër ka

një gjini të vetme, kurse mbiemri mund të vendoset në gjini të ndyshme, rrjedhimisht, i njëjti

mbiemër, në varësi nga gjinia e emrit që karakterizon, mund të ketë forma të ndryshme gjinie.

Në shqipen standarte mbiemrat kanëdy gjini: gjininë mashkullore dhe gjininë femërore. Gjinia

asnjanëse të mbiemrat është duke u zhdukur krejt. Mbiemrat e panyjshëm përdoren vazhdimisht

në të njejtën formë, edhe kur karakterizojnë emra të gjinisë mashkullore, edhe për të gjinisë

femërore, ndaj këta mbiemra nuk kanë gjini asnjanëse. Mbiemrat e nyjshëm përdoren ende në

gjininë asnjanëse vetëm në bashkëvajtje me disa emra asnjanës prejmbiemërorë ose prejfoljorë të

nyjëzuar: Ka një të ecur të këndshëm; U sëmur nga të qarët e shumtë. Forma e gjinisë

mashkullore është trajta përfaqësuese e mbiemrit. Prej saj formohet ajo e gjinisë femërore në

bazë të disa rregullave të caktuara.13

3.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm

Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore:

a) Duke ndryshuar vetëm nyjën i të gjinisë mashkullore në e. Në këtëmënyrë e formojnë gjininë

femërore gjithë mbiemrat e nyjshëm, me përjashtim të atyre që mbarojnë me -m(ë) dhe të

mbiemrave: i kuq, i lig, i madh, i ri, i zi dhe i pashok; i ve- e ve, i gurtë- e gurtë, i njomë- e

njomë, i ëmbël- e ëmbël, i pastër- e pastër etj.

b) Duke ndyshuar nyjën i të gjinisë mashkullore nëe dhe duke marrë njëkohësisht në fund

mbaresën femërorizuese e. E formojnë kështu gjininë femërore ata mbiemra, tema e të cilëve

mbaron me -m(ë):i afërm- e afërme, i ndjeshëm- e ndjeshme, i këndshëm- e këndshme, i

sotëm- e sotme etj. Siç shihet, ë-ja e prapashtesës në gjininë femërore bie. Këtu hyjnë edhe

mbiemrat: i keq- e keqe, i kuq- e kuqe etj.

13Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 48-49.

20

Shënim: Mbiemrat i ri, i zi, i lig dhe i pashok nuk futen në asnjërin grup. Këta formojnëgjininë

femërore në këtë mënyrë: i ri- e re, duke ndryshuar nyjën i nëe, duke ndryshuar nyjën i nëe edhe

duke marrë mbaresën e: i pashok- e pashoqe, i zoti- e zonja etj.14

3.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm.

Këta mbiemra e formojnë gjininë femërore:

a) Duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën femërorizuese -e. Në këtë mënyrë e

formojnë gjithë mbiemrat e parmë, të prejardhur a të formuar me konversion nga emra të

ndryshëm të gjinisë mashkullore, si edhe mbiemrat e përbërë, elementi i dytë i të cilëve është

një emër çfarëdo i gjinisë mashkullore: absolut- absolute, fizik- fizike, normal- normale,

dinak- dinake, kyç- kyçe, vjeç- vjeçeetj.

b) Duke ruajturtë pandryshuar fare formën e gjinisë mashkullore. E formojnë kështu gjithë

mbiemrat e përbërë, që kanë si element të dytë një emër të gjinisë femërore ose një emër të

gjinisë mashkullre që tregon lëndë e që zakonisht nuk ka shumës: bishtgërshërë,

flokëgështenjë, zemërhekur, gojëmjaltë.

c) Ashtu siç do ta formonte elementi i dytë i mbiemrit të përbërë. E formojnë kështu të gjithë

ata mbiemra, elementii dytë i të cilëve ështënjë mbiemër: ekonomiko- shoqëror-e, gojëmbël,

kuptimplotë, shpirtlig-ë, shpirtlig-e etj.15

3.2.KATEGORIA E NUMRIT

14Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 161.15Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 161-162.

21

Mbiemri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjës dhe shumës. Formimi i shumësit të mbiemrave

ndryshon jo vetëm midis dy gjinive, por edhe midis dy grupeve (të nyjshëm e të panyjshëm) të

secilës gjini.

3.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore.

Shumësi i këtyre mbiemrave formohet përgjithësisht duke ndryshuar vetëm nyjën i dhe

nëtë.Kështu e formon shumësin shumica dërrmuese e mbiemrave (me përjashtim të:i kuq, i

madh, i vogël, i zi, i ri, i lig), p.sh.: i mirë- të mirë, i gjatë- të gjatë, e nesërme- të nesërmen, i

bukur- të bukur, i ëmbël- tëëmbël, i pafat- të pafat, i bukur- të bukur etj.

3.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore.

Mbiemrat e panyjshëm që nuk janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin:

a) Duke marrë mbaresën -ë.E formojnë shumësin kështu të gjithë mbiemrat e panyjshëm që janë

fjalë me theks fundor, të parme dhe të prejardhura: absurd-ë, abstrakt-ë, naiv-ëetj.

b) Duke ruajtur të pandryshuar trajtën e njëjësit. Këtu hyjnë gjithë mbiemrat e formuar me

prapashtesën -(ë)s/-ues: krijues, botues, përkëdhelës, pyetës, shkelës etj; dhe të gjithë

mbiemrat e formuar me prapashtesën -sh: ditësh, javësh, katësh, muajsh etj.; gjithë mbiemrat

që mbarojnë me -ë: gegë, toskë etj.

c) Duke marrë mbaresën -një. E formojnë shumësin kështu gjithë mbiemrat me -i të theksuar që

funksionojnë në gjuhë edhe si emra edhe që janë fjalë të gjuhës turke me prapashtesa -li, -çi:

merakli, inatçi, qejfli, sevdali etj.

Mbiemrat mashkullorë që janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin

a) Ashtu siç e formon elementi i dytë i tyre, kur përdoret i mëvetësishëm. E formojnë kështu

gjithë ata mbiemra të përbërë, elementi i dytë i të cilëve është një mbiemër: shpirtmadh-

shpirtmëdhenj, shpirtvogël- shpirtvegjël.

b) Duke ruajtur edhe në shumës trajtën e njëjësit. Kjo ndodhë me mbiemrat e përbërë që kanë si

element të dytë një emër të gjinisë femërore: hundëshkabë, mjekërfshesëetj.;po ashtu edhe

22

me disa mbiemra të tjerë të përbërë që kanë element të dytë një emër të gjinisë mashkullore,

që tregon lëndë e që nuk ka shumës: gojëmjaltë, zemërçelik, zemërhekur etj.

c) Duke marrë mbaresën -ë:buzëgaz- buzëgazë, kokëtul- kokëtulëetj.

3.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

Këta mbiemra e formojnë numrin shumës:

a) Duke ndryshuar vetëm nyjën e të njëjësit nëtë. E formojnë shumësin në këtë mënyrë

mbiemrat që në njëjës dalin në -e: e bëshme- të bëshme, e djeshme- të djeshme, e sotme- të

sotme, e sjellshme- të sjellshme, e pakundshoqe- të pakunshoqe etj.Bëjnë përjashtim nga kjo

rregull mbiemrat: e keqe- të këqija, e madhe- të mëdha, e re- të reja, e ve- të veja.

b) Duke ndryshuar nyjën e të njëjësit nëtëdhe duke marrë njëherazi mbaresën -a. këtu hyjnë të

gjithë mbiemra që në njëjës nuk mbarojnë me -e: e afërt- të afërta, e mirë- të mira, e zezë- të

zeza, e verdhë- të verdha, e mundur- të mundura etj.

3.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore.

Mbiemrat e panyjshëm të gjinisë femërore që nuk janë të përbërë ruajnë të njejtën formë si në

njëjës edhe në shumës. Kjo ndodhë sepse të gjithë këta mbiemra në njëjës dalin me -e: dinake,

malore, trime, shqetësuese etj. Ndërsa mbiemri plakëe formon sipas emrit plakë- plaka.

Mbiemrat e përbërë femërorë e formojnë numrin shumës nëdy mënyra:

a) Kur mbiemri mbaron me -e të patheksuar, me një zanore të theksuar ose ka si element të dytë

një emër të gjinisë femërore me-ë, atëherë si ruan të njejtën trajtë në tëdy numrat: buzëgaze,

faqekuqe, syqershietj. Këtu hyjnë edhe mbiemrat që kanë si element të dytë një emër lënde të

gjinisë mashkullore që nuk ka shumës: gojëmjaltë, zemërhekur etj.

b) Kur mbaron me -e a me një zanore të theksuar dhe kur si element të dytë nuk ka një emër

femëror më-ë, atëherë mbiemri e formon shumësin duke marrë mbaresën -a (pra, njëlloj si

23

elementii dytë, kur përdoret i mëvetësishëm): derëbardhë- derëbardha, gojëmbël- gojëmbla,

kokëfortë- kokëforta, kuptimplotë- kuptimplota etj.16

3.3.KATEGORIA E RASËS

Gjatëligjërimit mbiemri zakonisht vendoset pas emrit, mirëpo kur mbiemri ka ngarkesë

emocionale, mund të vihet edhe para emrit, p.sh.: Ç’e gjeti të shkretin Petrit?!

Mbiemri mund të lakohet kur është në një togfjalësh me emrin dhe vetëm. Lakimi i mirëfilltë i

mbiemrit është kur ai është në bashkëvajtje me emrin, ndërsa i pashoqëruar me emër, mbiemri

lakohet si i emërzuar, pra si një emër. Mbiemri i nyjshëm, kur është pas emrit, gjatë lakimit

ndyshon vetëm nyjën, kurse mbiemri i panyjshëm nuk ndryshon fare.

Në gjuhën e sotme shqipe kemi pesë rasa:

Emërore

Gjinore

Dhanore

Kallëzore

Rrjedhore17

3.3.1. Gjinia mashkullore

a) Emër i gjinisë mashkullore i pashquar + mbiemëri i nyjshëm

16Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f. 163-166.17 Nushi. Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I,Gjakovë, f. 103.

24

Njëjës Shumës

Emërore (një) burrëi gjatë (disa) burra të gjatë

Gjinore i (një) burri të gjatë i (disa) burrave të gjatë

Dhanore (një) burri të gjatë (disa) burravetë gjatë

Kallëzore (një) burrëtë gjatë (disa) burra të gjatë

Rrjedhore (një) burri të gjatë (disa) burrash të gjatë (burrave të

gjatë)18

b) Emër i gjinisë mashkullore i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore burri i gjatë burrat e gjatë

Gjinore i burrit të gjatë i burrave të gjatë

Dhanore burrit të gjatë burrave të gjatë

Kallëzore burrin e gjatë burrat e gjatë

Rrjedhore burrit të gjatë burrave të gjatë19

c) Mbiemri i nyjshëm + emër i gjinisë mashkullore

18Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.50.19Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.51.

25

Njëjës Shumës

Emërore i dashuri shok të dashurit shokë

Gjinore (i) të dashurit shok (i) të dashurve shokë

Dhanore të dashurit shok të dashurve shokë

Kallëzore të dashurin shok të dashurit shokë

Rrjedhore të dashurit shok të dashurve shokë20

3.3.2. Gjinia femërore

a) Emër i gjinisë femërore trajta e pashquar + mbiemri i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore (një) grua e gjatë (disa) gra të gjata

Gjinore i (një) gruaje të gjatë i (disa) grave të gjata

Dhanore (një) gruaje të gjatë (disa) grave të gjata

Kallëzore (një) grua të gjatë (disa) gra të gjata

Rrjedhore (një) gruaje të gjatë (disa) grash të gjata (grave të gjata)21

b) Emër i gjinisë femërore trajta e shquar + mbiemër i nyjshëm

20Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.87.21Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë,f.52.

26

Njëjës Shumës

Emërore gruaja e gjatë gratëe gjata

Gjinore i gruas së gjatë i grave të gjata

Dhanore gruas së gjatë grave të gjata

Kallëzore gruan e gjatë gratëe gjata

Rrjedhore gruas së gjatë grave të gjata22

c) Mbiemër i nyjshëm + emër i gjinisë femërore

Njëjës Shumës

Emërore e dashura shoqe të dashurat shoqe

Gjinore (i) së dashurës shoqe (i) të dashurave shoqe

Dhanore së dashurës shoqe të dashurave shoqe

Kallëzore të dashurën shoqe të dashurat shoqe

Rrjedhore së dashurës shoqe të dashurave shoqe23

3.4.KATEGORIA E SHKALLËS

22Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe,Tiranë, f.168-169.23 Beci, Bahri (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë, f.87.

27

Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet cilësia të frymori ose sendi i dhënë. Këtë

kategori e kanë vetëm mbiemrat cilësorë, kuptimi i të cilëvë lejon tipari i emërtuar prej tyre

shprehet në shkallë të ndryshme. Nuk shkallëzohen mbiemrat marrëdhëniorë (i drunjtë, i mëtaltë,

i tretë etj); gjithashtu, nuk shkallëzohen edhe mbiemrat cilësorë që tregojnë një tipar absolut: i

vdekur, i verbër, i çmendur etj. (kur përdoren jo në kuptim të figurshëm). 24

Mbiemri në gjuhën shqipe ka tri shkallë: shkallën pohore, krahasoredhe sipërore. Duke u

bazuar në mënyren e shkallëzuar se si i shprehin tiparet e emrave, kam paraqitur edhe figurën,

duke filluar nga shkalla më e ulët (pohorja) e deri të shkalla më e lartë (sipërore).25

Fig.1. Shkallët e mbiemrit

3.4.1. Shkalla pohore

24Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.53.25 Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, f. 102

Shkalla pohore

Shkalla krahasore

Shkalla sipërore

28

Mbiemri në këtë shkallë emërton një cilësi të sendit jashtë krahasimit, p.sh.:Ishte ditëe bukur.

Mbi malet e larta bora e re zbardhte si një çarçaf i paanë.

Shkalla pohore e mbiemrit është bazë për ndërtimin e dy shkallëve të tjera. Janë të shkallës

pohore mbiemrat si: i mirë, i bukur, i bardhë, i dobishëm, i ditur, trim, bujar etj. Në përgjithësi

nuk mund të shkallëzohen mbiemrat marrëdhëniorë, si: i artë, i ngurtë, i sotëm, i djeshëm, i

këtushëm, i brendshëm etj. Këta mbiemra, meqë nuk kanë shkallëzim, nuk kanë as shkallë

pohore.26

3.4.2. Shkalla krahasore

Mbiemri në këtë shkallë krahasore kur cilësia e dhënë krahasohet me të njejtën cilësi të sendet e

ndryshme ose me një cilësi tjetër, p.sh.:Dardanja ështëmë e dashur se e motra. Ata duken sa të

sjellshëm aq edhe guximtarë.

Për të pasur mbiemër në shkallën krahasore, duhet dy gjymtyrë krahasimi. Në shembullin:

Dardanja është më e dashur (gjymtyra e parë) se e motra (gjymtyra e dytë), cilësia në shkallën

krahasore (më e dashur) shprehet vetëm te gjymtyra e parë; meqë nënkuptohet, kjo cilësi nuk

shprehet te gjymtyra e dytë.

Cilësia e dhënë mund të jetë: e barabartë, më e lartë, më e larta ose më e ulët se cilësia e

krahasuar. Nga kjo del se kemi shkallën krahasore të barazisëdhe shkallën krahasore të

pabarazisë.

a) Shkalla krahasore e barazisë.

Mbiemri është në shkallën krahasore të barazisë, kur cilësia e dhënëështë në të njejtën shkallë me

cilësinë e krahasuar. Mbiemri i kësaj shkalle nuk ka ndonjë tregues morfologjik, mirëpo mund t’i

prijë mbiemrit ndajfolja, dhe të lidhet gjymtyra e parë me të dytën me lidhëzën sa, p.sh.:Teuta

ështëaq e gjatë sa Majlinda. Fëmijët ishin aq të urtëe të mirësa edhe prindërit e tyre.

b) Shkalla krahasore e pabarazisë.

26 Nushi, Musa (1998):Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 113.

29

Shkalla krahasore e pabarazisë ndahet në:

1. Shkallën krahasore të sipërisë relative

2. Shkallën krahasore të sipërisë absolute

3. Shkallën krahasore të ultësisë.

1. Shkalla krahasore e sipërisë relative.

Mbiemri është në këtë shkallë, kur cilësia e dhënëështë në një shkallë më lartë se cilësia e

krahasuar. Kjo shkallë ndërtohet duke ia paravendosur mbiemrit në shkallën pohore ndajfoljen

më, p.sh.: Ajo dukej më e pjekur se shoqet e saj. E kërkoj për djalin e tij të vetëm, Artanin

qëishte tre vjet më i madh.

Për të treguar intensitetin e tiparit, përpara formës së mbiemrit të shkallës krahasore të sipërisë

relative mund të vihen ndajfoljet: shumë, tepër, pak, akoma, jashtëzakonishtetj. Pra, kështu:

shumë më i dashur, edhe më i dashur, edhe më i madh, akoma më trim, pak më i vogël,

jashtëzakonisht i dashur etj.

2. Shkalla krahasore e sipërisë absolute.

Mbiemri është në shkallën krahasore të sipërisë absolute, kur cilësia e dhënë të një a disa sende

të një grupi homogjen është në shkallën më të lartë, në krahasim me po atë cilësi te mbarë grupi.

Në këtë shkallë mbiemri mund të përdoret si emër në trajtë të shquar i paraprirë nga ndajfolja më,

ose kur kemi: emër në trajtë të shquar + më + mbiemër në shkallën pohore, p.sh.: babai ështëmë

i gjati në familjen tonë. Gjersa ishte me prindër, Luani i kaloi ditët më të lumtura të jetës.

3. Shkalla krahasore e ultësisë.

Mbiemri është në këtë shkallë, kur cilësia e dhënëështë në një shkallë më të ulët se cilësia e

krahasuar. Kjo shkallë ndërtohet duke ia shtuar përpara mbiemrit në shkallën pohore lokucionin

ndajfoljor më pak, qëështë më tepër i gjuhës letrare, p.sh.:Memli nuk dukej më pak i zgjuar nga

shokët. Ai nuk ështëmë pak trim se ata.27

27Nushi, Musa (1998) Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f.113-115.

30

3.4.3. Shkalla sipërore.

Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënëështë në një shkallë shumë të lartë dhe

kundrohet jashtëçdo krahasimi. Forma e kësaj shkalle është analitike, e sajuar me mjete

leksikore. Ajo ndërtohet me ndajfolje të ndryshme sasie, të cilat vendosen përpara formës pohore

të mbiemrit. Këto ndajfolje ruajnë kuptimin, theksin dhe një farë lirie në vendosjen e tyre. Më

rëndom në këtë funksion përdoren ndajfoljet shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër, fortë, por edhe

krejt, fare, absolutisht. Ndajfolje të tilla përdoren edhe disa ndajfolje të tjera përforcuese si:

thellësisht, tmerrësisht, çuditërisht ejt., p.sh.: Midis reve dukej një copë qielli shumë e kaltër.

Kam dëgjuar që je fort duarshtrënguar. Kjo ka domëthënie jashtëzakonisht të madhe. Ndonjë

nga ndajfoljet që përdoren në këtë shkallë, edhe mund të përsëritet: veprimtaritë e saj janëshumë

e shumëtë rralla. Për të shprehur një shkallë shumë të lartë të cilësisë, në gjuhën popullore dhe

letrare, përveç shkallës sipërore të mbiemrit përkatës, përdoren edhe disa emra me kuptim të

fytyruar, të cilët në rastin e dhënë nuk emërtojnë më sende, por një nga tiparet më karakterstike

të këtyre sendeve, të cilën ata e kanë në një shkallë shumë të lartë: akull, mjaltë, borëetj., p.sh.:

Të vegjëlit flakënga fytyra e me buzën në gaz shkonin në shtëpinë tjetër. Prapa faqeve të tij

prush fshihej një shpirt energjik. Por zakonisht këto fjalë përdoren në bashkëvajtje me mbiemra,

të cilët e emërtojnë shkoqur tiparin e dhënënga këto emra në mënyrë të fytyruar. Prandaj në këto

përdorime këtyre fjalëve u mbetet vetëm funksioni “shkallëzues”. Por ky funksion është vetëm

kontekstual. Këtë e vërteton fakti që këto fjalë mund të përdoren vetëm fare si përcaktues të

sendit, dhe, nga ana tjetër, fakti që ato nuk mund të shoqërojnë çdo mbiemër, por vetëm ata që

emërtojnë cilësi, të cilat sendet e emërtuar prej tyre i zotërojnë në një shkallë shumë të lartë:

akull i ftohtë; borë e bardhë; mjaltë i ëmbël. Përdorimet e tilla janë pasojëe një krahasimi: Ajo u

bëe kuqe si flakë. Ishte veshur me një fustan të kuq si gjaku.

Nga gjuha popullore kanë hyrë në letërsinë artistike edhe ndërtime të tilla me vlerë shkallëzimi:

Trupin e ka mashalla të gjatë. I hollë, i gjatë, ashtu siç kish qenë dikur: trim mbi trimat. Në

përgjithësi në përdorimin e shkallëve krahasore dhe sipërore mbizotëron përdorimi kallëzuesor

me atë përcaktor.28

28Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,Tiranë, f.178- 181.

31

IV. ANALIZË GRAMATIKORE E MBIEMRAVE TEK R OMANI “AVENTURAT ETOM SOJERIT”- JERONIM STILTON

29

Fig.1. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

shumëe rreptë → mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, shkalla sipërore.

e dorëzuar→ mbiemrër cilësor, i nyjshëm, gjina femërore, numri njëjës, shkalla pohore.

shumë i sjellshëm→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, shkalla

sipërore.

i vogël→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i rregullt→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i përpiktë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

29Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f. 10-11.

32

30

Fig.2. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

të thatë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkallën pohore.

i xhindosur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, shkalla pohore.

i shkujdesur→mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, shkalla pohore.

i pispillosur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

të hekurosur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër

i lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

të lidhur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

të lustruara→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

30Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f.15.

33

31

Fig.3. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

e shpifur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

e vërtetë→ mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

më i mëdyshur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, shkalla

krahasore.

shumë ngazëlluese→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është

mbiemër i palakueshëm, shkalla sipërore.

interesante→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

palakueshëm, shkalla pohore.

delikate→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

palakueshëm, shkalla pohore.

të madh→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkallën pohore.

i prekur→ mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është

mbiemër i lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

31Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f. 21.

34

32

Fig.4. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

i kënaqur→ mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër

i lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

magjepëse→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

palakueshëm, shkalla pohore.

e bukur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

kaltërosh→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, i palakueshëm,

shkalla pohore.

biondë→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, i palakueshëm,

shkalla pohore.

e brishtë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

të vogël→ mbiemër cilësor, i nyjshëm gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën dhanore, shkalla pohore.

mëe këndshme- mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën dhanore, shkalla krahasore.

32Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f.29.

35

33

Fig.1. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

të dukshëm→ mbiemër marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është

mbiemër i lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

i neveritur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, shkalla pohore.

e shtangur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, shkalla pohore.

i gjorë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

e lehtë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

brengëshërues→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, është mbiemër i

palakueshëm, shkalla pohore.

të zbrazët→ mbiemra cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën gjinore, shkalla pohore.

33Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f.100.

36

34

Fig.6. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

i lodhur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i lumtur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

e zhurbrosura→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër

i lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i aceruar→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në shkallën emërore, shkalla pohore.

elegantë→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, është mbiemër

i palakueshëm, shkalla pohore.

34Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f.114.

37

35

Fig.7. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

e habitur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës,është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

të jashtëzakonshme→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, është

mbiemër i lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

çudibërës→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

më të vegjël→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, është mbiemër

i lakueshëm, në rasën emërore, shkalla krahasore.

të zbukuruara→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër

i lakueshëm, në rasën dhanore, shkalla pohore.

të reja→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

35Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojert, Milano, f. 144.

38

36

Fig.8. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

e turpëruar→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, shkalla pohore

e gdhendur→ marrëdhënior, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

të kuqe→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën gjinore, shkalla pohore.

e bukur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

fisnik→ mbiemër cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

palakueshëm, shkalla pohore.

36Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f.154.

39

37

Fig.8. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

të madh→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

misterioz→ mbiemër marrëdhënior, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është

mbiemër i palakueshëm, shkalla pohore.

legjendar→ mbiemër marrëdhënior, i panyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është

mbiemër i palakushëm, shkalla pohore.

e thellë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën kallëzore, shkalla pohore.

të magjepsur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën dhanore, shkalla pohore.

e gurta→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, numri shumës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

37Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f. 177.

40

38

Fig.10. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Aventurat e Tom Sojerit”

i fortë→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i mençur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

i lumtur→ mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, është mbiemër i

lakueshëm, në rasën emërore, shkalla pohore.

PËRFUNDIMI

38Stilton.J (2014): Aventurat e Tom Sojerit, Milano, f. 211.

41

Të finalizosh një punim të tillë siç është diploma të jep një ndjenjë të papërjetuar më parë, dhe

teksa shkruaj këta rreshta përpiqem që të gjej fjalët sa më të duhura e lumturidhënëse që e kanë

përmbushur punën time. Temën të cilën e kisha për studim dhe të cilën e punova me shumë

dashuri e përkushtim është mbiemri tek vepra “Aventura e Tom Sojerit” të autorit Jeronim

Stilton. Dua të theksoj se kam punuar me shumë përgjegjësi, dhe jam munduar shumë që puna

ime të jetë në dobi të atyre të cilët do ta lexojnë dhe do të marrin njohuri sadopak mbi aspektin e

ndërtimit të mbiemrit.

Ajo çfarë dua të theksoj është se puna ime finalizohet në një mënyrë më të kompletuar dhe

praktike në kapitullin e fundit të këtij punimi, ku paraqitet analiza e mbiemrave të autorit në fjalë

me rregullat e Morfologjisë dhe zbatimit të saj. Gjatëkësaj analize të bërë nga ana ime kam hasur

më shumë në mbiemra cilësorë, por duke mos lënë anash edhe ata marrëdhëniorë, në mbiemra të

nyjshëm por edhe në të panyjshëm. Gjithashtu, ka pasur përdorim të mbiemrave të gjinisë

mashkullore edhe asaj femërore, ka pasur më shumë mbiemra në rasën emërore, por duke mos

lënë anash as rasta tjera, si dhe mbiemrat në shkallën pohore bashkë me shkallët e tjera të

mbiemrit.

Dua të them në fund se e gjithë kjo përvojë më ka ndihmuar dhe ka ndikuar tek unë në një punë

edhe më produktive dhe frytdhënëse në të ardhmen.

42

BIBLIOGRAFIA

Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë.

Nushi.M (1998):Gjuha e sotme shqipe I,Gjakovë.

Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e

gjuhës shqipe I, Tiranë.

Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e

gjuhës shqipe II, Tiranë.

Mulaku.L, Kelmendi.A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë.

Cipo.K (1949): Gramatika shqipe, Tiranë.

Beci.B (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë

43

AUTOBIOGRAFIA

Jam Uresa Hulaj e lindur me 28.11.1995 në Gjakovë, jetoj në

fshatin Prilep- Deçan. Shkollën fillore e kam përfunduar në

SHMU “Sylejmon Vokshi”- Prilep me sukses të shkëlqyeshëm.

Pas përfundimit të shkollës fillore u regjistrova në gjimnazin

“Vëllezërit Frashëri”- Deçan, në drejtimin Shkencat Natyrore, të

cilin e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm.

Puna me fëmijë më ka pëlqyer gjithmonë kështu vendosa të

regjistrohem në Fakultetin e Edukimit, programin Fillor duke qenë e bindur që është një nga

profesionet më me vlerë. Pas katër vite studime në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” jam

në prag të arritjes së qëllimit tim, jam afër titullit “Mësuese”të cilin e kisha ëndërruar gjithmonë.

Mësimdhënia është një profesion me shumë sakrifica të ndryshme, mirëpo njëkohësisht është një

profesion i çmuar dhe i dashur. Kur flasim për një mësues/e duhet çdoherë të mendojmë, sepse

jemi duke folur për një prind të dytë të një fëmije të pafajshëm e të pastër i cili, do ta udhëzoj

drejt hapave të parë të jetës dhe suksesit.