punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org · veprimtaria letrare e sterjo spasses është e...

28
1 Universiteti i Gjakovës ”Fehmi AganiFakulteti i Filologjisë Programi Letërsi shqipe PUNIM DIPLOME “Kurorë Rinije” e Sterjo Spasse Mentori: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Gentiana Spahija Gjakovë 2019

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

131 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

1

Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”

Fakulteti i Filologjisë

Programi Letërsi shqipe

PUNIM DIPLOME

“Kurorë Rinije” e Sterjo Spasse

Mentori: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Gentiana Spahija

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

2

PËRMBAJTJA

Falënderime.............................................................................................................3

Abstrakt……………………………………………......………………………….4

Hyrja………………………………………………………………………......…..5

Jeta dhe vepra e Sterjo Spasse................………………………………..........…...6

Veçoritë e prozës së Sterjo Spasses…………………………………....….……...8

Analizë e veprës…........................................................................…………...…...9

Bota u çthurr……………………………………………………….......….........10

Dallëndyshe, këtheja ndryshe…………….……………………………..............12

Kushtrimi i Orave……………………….………………………........................13

Skandal, jo aspak!................................................................................................14

Dy të vdekur…………………………..………………...………….…...............15

Zë ri i zemrës së trëndafilit……….……………….…………..……...…...........16

Vjollcës së vyshkur…………………………………………….............……….17

Ankimi lumit……………………………………………………..........….……18

Ferexheja e nuses………..………………………..……………...........…….….19

I mërguari…………….…………………………................................................20

Fati i Mitit………………………….………….…..……………........…….……21

Te korijëza………………………….………............................................…......22

Analiza strukturore e veprës………………………………………..…..…..…...23

Mesazhi i veprës……………………………………………….….....................24

Komente rreth veprës…………………………………..……………...........…..25

Përfundim…………………...……………………………………………..........26

Literatura…………………………………………………………………....…...28

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

3

FALËNDERIME

Nëse do të duhej të falënderoja me emër të gjithë profesorët, miqtë dhe kolegët, të cilët

më qëndruan pranë gjatë këtij procesi jo fort të lehtë, lista do të ishte relativisht e gjatë.

Nga të gjithë do të veçoja punën e pakursyer dhe durimin e udhëheqësit tim në këtë

punë shkencore, Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha. I jam shumë mirënjohëse për këshillat,

sugjerimet, mbështetjen akademike dhe kohën që vuri në shërbim. Uroj që puna e bërë të jetë e

denjë për të gjithë besimin dhe kontributin që bëri profesori për mua.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë stafin akademik të Fakultetit

Filologjik të Gjakovës, ’’Fehmi Agani’’, e sidomos për dekanin e këtij fakulteti, Prof. Ass. Dr.

Kamber Kamberi dhe Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri të cilët po ashtu më dhanë përkrahje dhe

mbështetje të vazhdueshme.

Falënderoj shumë dy familjet e mia, të cilët më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre

viteve, dhe kanë qenë gjithmonë një shtysë e madhe që unë të vazhdoj përpara e të arrij këtu ku

jam. Gjithë mundin dhe interesimin e bërë për mua, do të mundohem ta bëj sot, pra duke e bërë

realitet ëndrrën time të fëmijërisë.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

4

ABSTRAKT

Vepra ’’Kurorë Rinije’’ nga autori i njohur Sterjo Spasse paraqet së pari jetën e autorit,

rëndësinë e tij në letërsinë tonë të mirëfilltë. Edhe Spasses si shumë autorëve tjerë qe kanë

shkruar në gjuhën shqipe, iu pengua disa herë veprimtaria, por ai asnjëherë nuk u dorëzua dhe la

pas një krijimtari shumë të pasur e të bollshme, nga e cila mësojmë shumë gjëra të cilat përjetuan

populli ynë atë kohë. Nga Spasse na ka mbetur pasuri e madhe letrare sidomos ajo e krijuar në

tregime, të cilat na shfaqin një pasqyre të së kaluarës, mënyrën e jetesës dhe si ka funksionuar

shoqëria në atë kohë.

Tema për të cilën kam punuar,’’Kurorë Rinije’’, ka një tematikë mjaft te gjerë, por tregimet

i kam zbërthyer në njësi më të vogla tematike për kuptimin më të lehtë të tyre. Mesazhet që na

jepen përmes secilit personazh e secilit tregim, mënyrën si autori rrëfen ngjarjet duke ruajtur

rendin kronologjik, më pas mendime kritike për autorin. Pra, përmes këtij punimi, njihemi me

një pjesë nga jeta dhe krijimtaria e Spasses.

Fjalët kyçe: Sterjo Spasse, letërsia moderne, veprimtaria, tematika, shoqëria, jeta e fshatit.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

5

HYRJE

Sterjo Spasse është njëri ndër autorët më të njohur të letërsisë së re shqipe. Tregimet e

Spasses ose rrëfimet, përbëjnë në përgjithësi një temë realiste me tërë shqetësimet e jetës së

fshatit.

Përmes këtij punimi në pjesën fillestare do të njihemi me biografinë, jetën dhe

veprimtarinë e autorit, pastaj si thelb i punimit do të jetë libri me tregime ’’Kurorë Rinije’’ ku

do të flas për secilin tregim, po ashtu do të vihen në pah të gjitha veçoritë dhe karakteristikat e

Spasses si prozator,gjuha dhe stili i tij i veçantë.

Spasse në çdo tregim bën renditjen e ngjarjeve, edhe pse tregimet e tij ndryshojnë për nga

tematikat ato që të gjitha japin një mesazh moral që është lehtë t’i arrijë dhe kuptojë lexuesi.

Pjesa tjetër e fundit ka të bëjë me mesazhet që na jepen përmes tregimeve të Spasses,

mënyra se si depërton ai deri te lexuesi dhe pse është më i dashuri për lexuesin shqiptar dhe më

gjerë.

Qëllimi i këtij punimi është të vë në pah rëndësinë e shkrimtarit në letërsinë moderne

shqiptare, të rejat që solli ai, gjuha dhe veçoritë e veprave të tij. Ka arsye të shumta pse duhet të

shpjegohet e të flitet për Spassen, për vetë faktin qe ai është njëri ndër autorët tanë më të rrallë i

cili kishte një shpirt të pastër, e të ndjeshëm. Kjo e nxiti atë që të futej në botën e letërsisë e të

botoj vepra mjaft origjinale, ku pothuajse të gjitha paraqesin një jetë reale.

Gjatë realizimit të këtij punimi i jam referuar disa metodave studimore. Është metoda

historike përmes së cilës njihemi për biografinë e autorit dhe flasim për jetën dhe veprimtarinë e

tij. Më pas metoda tematike ku dallohen qarte temat të cilat i kam punuar dhe kam bërë analizën

narrative përmes së cilës kam shpjeguar rrëfimet dhe tregimet që na janë dhënë përmes

shkrimtarit, dhe mesazhet që na jepen përmes tyre. Po ashtu edhe metoda dialektike përmes së

cilës shpjegohen argumente te ndryshme. Nё kёtё punim do tё mundohem të analizoj, sa mё

konkretisht, krijimtarinë e Spasses, duke u munduar ta ruaj objektivitetin dhe natyrёn kёrkimore,

qё tё kemi njё pasqyrim mё tё saktё reth natyrёs sё kёtyre krijimeve, brendisё sё tyre, por edhe tё

ekzistencёs sё tyre nё kontekstin e kohёs kur janё shkruar e botuar. Kёto krijime pёrmbajnё njё

anё tё fortë tё gjenialitetit tё autorit tonë, ku secili tregim krijon njё melodi, pёrcjellё njё mesazh

por edhe godet si njё rrufe mbi ndërgjegjen shqiptare.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

6

JETA DHE VEPRA E STERJO SPASSE

Sterjo Spasse ka qenë arsimtar dhe shkrimtar shqiptar. Spasse ishte me prejardhje

maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat buzë liqenit të Prespës. Gollomboçi i

Sterjos ka qenë çiflig i bejlerëve. Familja e Sterjos si dhe gjitha familjet tjera të fshatit punonin

tokat e beut duke iu nënshtruar tërë ligjeve të egra feudale. Kështu babai i Sterjos punonte natë e

ditë që të mbante familjen prej 38 anëtarëve, por një ditë ai vdiq dhe e gjithë barra i mbeti

Sterjos. Jeta u tregua e pamëshirshme me fëmijërinë e shërbëtorit të vogël e të përbuzur Sterjo

Spasse.

Në fakt ai s’pati fëmijëri, ai u bë burrë që në fëmijëri. Tri klasat e para ai i mori në shkollën

greke në Gllomboç të Niçes. Në vitin 1925 u hap shkolla e parë shqipe në Goricë të Madhe, dhe

aty për herë të parë Spasse njihet me alfabetin shqiptar e me fjalët shqipe. Me njohjen e gjuhës,

atij që në klasën e gjashtë iu ngjallë një dëshirë e zjarrtë për të lexuar dhe kjo dëshirë nuk u shua

më kurrë. Ai përveç që ishte arsimtar dhe shkrimtar ishte edhe aktivist i grupeve artistike,

iniciator i formimit të shoqërisë së maturantëve që kur të përfundonte shkolla të vizitonin

Shqipërinë dhe të shkruanin për të dhe bukuritë e saj. Ishte redaktor dhe bashkëpunëtor i disa

revistave më të njohura të botuara atëherë ku aty shkroi veprat e para letrare si: “Zëri i zemrës së

trëndafilit”,”Vjollca dhe gjembi”,”Dashuri pa fat” etj.

Ai punonte shumë por varfëria nuk iu nda familjes së tij as kur u bë mësues. Rrogën e

përdorte për të paguar borxhet tregtare. Kishte problem me bashkëfshatarët sepse nuk e donin të

ishte zot i tyre sepse ashtu ish zgjedhur. Ai kishte qëllime të mira sepse donte të shpëtonte

vendlindjen e tij të rënë në duart e bejlerëve e fajdexhinjve. Kjo gjendje e mjeruar e popullit e

mbushi zemrën e Sterjos plot urrejtje për klasat shfrytëzuese. Urrejtje, e cila gjeti shprehjen e vet

artistike në veprat e tij.

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike,

tekste shkollore, ishte marrë me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime,

romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të

kaluar. Kjo ishte një periudhe në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e tij, sidomos në

fushën e tregimit dhe atë të romanit. Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi me 1968 një

komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

7

Me 1980-1985 u botua po ashtu ne Tiranë botimi integral "Vepra" me nëntë vëllime. Veprat

e tij më të njohura janë: librat me tregime, ‘’Kurorë rinie’’, ‘’Në krahët e një femre’’ , ‘’Nusja

pa duvak’’, ‘’Të fala nga fshati". Pastaj romanet ‘’Pse’’, ‘’Afërdita’’, ‘’Ata nuk ishin vetëm’’,

‘’Pishtarët’’ etj…1

1 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 5.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

8

VEÇORITË E PROZËS SË STERJO SPASSES

Veprat e tij në prozë Spasse i quan rrëfime ose rrëfenja, vetë autori dëshmon se dëshirën

për rrëfim e kishte kultivuar që në fëmijëri kur lexonte librat e autorëve te njohur si Ivan

Vazovit, Elin Pelinit, L. Tolstoit, I. Turgenievit, F. Dostojevskit, L. Andrejevit, M. Gorkit, L.

Pirandelos, F. Nitçes, V. Hygoit, S. Cvajgut, të cilët ishin në gjuhë të huaja por ai i njihte mirë,

dhe po ashtu solli një kulturë të huaj në vendin tonë. Tregimet e tij dallohen, për tonin e rreptë

antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj

gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur. Të kësaj fryme janë: Bota u çthurr,

Kushtrimi i Orave, Dy të vdekur, Zëri i zemrës së trëndafilit, Ankimi i Lumit.

Tregimet e Spasses janë të fuqishme me frymë të theksuar popullore, më një gjuhë shumë

të pasur të përpunuar në përgjithësi. Ato janë realiste, por krahas realizmit, dihen edhe tone

romantike, ku përshkruan dashurinë e madhe qe kishte për atdheun si dhe dashurinë personale,

që shquhen për një stil të veçantë, nganjëherë me ngjyrime emocionale dhe me ndjeshmëri që i

afrohet veprës së artit. Me tregimet dhe novelat e tij ai hapi një kapitull të veçantë të prozës

shqipe, madje një stil tejet të veçantë të krijimit në prozë, që do të ndiqet më vonë nga autorët e

tjerë.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

9

ANALIZË E VEPRËS

Tregimet e Spasses në përgjithësi pasqyrojnë fshatin dhe jetën fshatare me të gjitha

gëzimet e brengat që na paraqiten tek ky libër me tregime. Pra, personazhi i tregimeve apo

rrëfimeve të Spasses është figura e fshatarit shqiptar i cili është në luftë me vetveten për

mbijetesën, ekzistencën e vet në një shoqëri ku sundon anarkia. Këto plagë të rënda të shoqërisë

shqiptare, që lidhen me gjendjen shoqërore e ekonomike të fshatarësisë shqiptare autori i ka bërë

objekt në rrëfimet e veta, sepse të njëjtat gjëra e përcollën edhe atë gjatë gjithë jetës së tij.

Kështu, tek tregimet në këtë libër kemi ndryshimin e njeriut të mëparshëm, gjetjen e vetvetes

dhe ndjenjave njerëzore.

Personazhet

Subjekti i përshkrimeve të karakterit të tyre është i thjeshtë dhe shtrihet në një kohë të

shkurtër zakonisht në një ose pak personazhe. Personazhet nga ana e autorit përpunohen

psikologjikisht, kemi personazhe negative dhe pozitive, por më shumë në këtë vepër trajtohen

figurat e atyre personazheve negative që tek ne zgjojnë një lloj ironie dhe urrejtje siç ishin:

Patroni e vajzës që kishte zbritur nga mali, të cilët autori i përshkruan por pa emër, miqtë e Palit,

miqtë e Ahmetit, prindërit e Shpresës. Si personazhe pozitive kemi: Palin i cili askujt si kishte

bërë keq, por mirësinë e tij e shfrytëzuan si gjithmonë për të keq, kemi personazhe të tjera si:

Ahmeti,Vjollca, Miti, Shpresa,Ylli dhe nëna e tij.

Kemi personazhe që ndryshojnë qëndrimin gjatë rrjedhjes se ngjarjes siç është Pali. Po

ashtu kemi edhe personazhe të pa ndërtuara, që nuk emërohen por që janë pjesë e çdo ngjarjeje,

këta personazhe janë fshatarët të cilët janë njerëz të thjeshtë, por që shquhen për dashurinë ndaj

atdheut. Shqiptarët që herët kanë qenë të ndërgjegjësuar për atdheun, e kanë pasur të qartë

përkatësinë e tyre etnike, e kanë shfaqur me dashuri e krenari si dimensionin kryesor të shpirtit të

tyre, e kanë ndjerë me dhimbje, i janë përkushtuar me dëshirë, kanë jetuar dhe kanë luftuar me

idealin e atdheut në gji. Autori nuk le pa përmendur vajzat e reja që ishin viktimë e bejlerëve.

Ato u poshtëruan dhe u trajtuan në formën më të ligë të mundshme, kjo edhe ishte realiteti i

hidhur i asaj kohe.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

10

BOTA U QTHURR

Fshati dhe fshatarët me varfërinë e tyre qe i ndjek hap pas hapi si një hije ogurzezë,

fshatarët me halle të mëdha, të mbytur në borgj e taksa, fshati i lagur nga lotët e kurbetit, fshati

i pushtuar nga bestytnitë e nga zakonet e këqija, fshatarët fatkeq në dashuri, fejesë, martesë,

fshatarët e revoltuar e në fund të liruar. 2

Kjo është tema me të cilën fillon dhe pothuajse mbaron libri i njohur i Spasses “Kurorë

Rinije”. Tregimi fillon me një djalosh të quajtur Pal. Një ditë ai zgjohet i dëshpëruar dhe del në

qytet ku has në një turmë të madhe njerëzish. Ata e ndiqnin nga pas dhe ky mendonte me vete se

çfarë po ndodhë, sepse dikur ai ishte ajka e shoqërisë, të gjithë e donin dhe e nderonin sepse ishte

beu i tyre. Derisa ishte beu i tyre gjithçka po shkonte në rregull, por disa miq të tij ia kishin zili

dhe bën një shpifje tek populli vetëm për ta hequr nga pozita që kishte, dhe e bën atë. Kur panë

se po shkonte përpara drejt lavdisë e po rrethohej me nderime, e ata po humbnin nën oshtimën e

emrit të tij, kërkuan rast për ta poshtëruar në sytë e botës, për t’i thënë turmës se njeriu që po e

nderonin aq fort, nuk ishte asgjë përveç një i pazot, një i ndyrë ! Shpifën sa mundën, thanë gjëra

të pathëna fare, e ja treguan botës këto fakte hiqe vetëm që t’i vërtetonin turmës se Pali ishte pa

nder e pa moral. Balli i Palit shkëlqente nga morali. Ajo ditë ishte shumë e keqe për të.

Kështu ai gjatë rrugës duke ecur i zhytur në mendime vendosi të ulej pranë kopshtit të

qytetit ku takoi një shok që e kërkonte, gjeti Hamletin e Shekspirit. Menjëherë u duk një gëzim

në fytyrën e Palit sepse dukej sikur te ai gjeti ngushëllim. Hamleti ishte njëri ndër shokët e

djalërisë së tij dhe më besniku, por edhe ai ishte në hall sepse e tallte një komb i tërë, njëlloj

sikur Palin që e përbuznin qytetarët e vendit. Hamleti vuante nga që iu shkel e drejta e tij, ngaqë

e humbi lirinë dhe nga që e përbuznin. Pali vuante nga shpikja e miqve besnikë, që ishte një e

thënë e paqenë. Kështu ai mendoi gjatë dhe vendosi të bëjë diçka dhe e bëri.

2 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ‘’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 10.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

11

Hipi mbi një fron të një kopshti dhe bëri veten të dukej si të ishte i çmendur ashtu si e

quanin. Kështu ai filloi të bërtiste duke thënë fjalë të ndryshme dhe nuk la pa e përmendur mikun

e tij besnik, Hamletin duke thënë se ishte nxënësi i tërbuar i çmendurisë së tij. Ai thoshte se ata

janë kërma te gjallë e kanë sy, veshë, hundë, fytyrë, trup, gojë, duar e këmbë tamam si njerëz por

kanë gjuhë të ligë, zemër hipokrite, mendje budallenj, ndërgjegje hiqe, janë njerëz nga trajta por

egërsira nga shpirti.

Shpifja është vegla më e mbaruar në duart e njeriut shpirtkazmë për ta çnderuar tjetrin.

Pali thoshte se do të rroj si një kreshnik ndërmjet egërsirash, do të punonte për ideal, do të fliste

për të vërtetën, do të shkelte mbi ata kërma të pamëshirshëm, do të luftonte shpifjen, padrejtë

sinë, gënjeshtrën. Kë to ishin fjalët e tij të fundit në atë fjalim dhe zbriti përsëri poshtë ku përsëri

filloi të dëgjonte fjalë të liga për të, por me nuk i bëhej vonë sepse kishte dhënë betimin që nuk

do t’ia dinte për ta!3

3 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 25.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

12

DALLËNDYSHE, KËTHEJA NDRYSHE…

Në këtë tregim autori flet për veten e tij kur e njohu një vajzë. Ajo atëherë ishte 16

vjeç, e hollë, e gjatë, mespërdredhur dhe e përulet. Ishte shumë e thjeshtë, vishej me rroba të

thjeshta dhe të gjera. Ishte mjaft e bukur dhe sa herë që dilte e shihte tek karriget e kopshtit, dhe

autorit i dukej një vajzë interesante sepse ishte e bukur dhe qëndronte vetëm dhe kështu ai u bë

kureshtar dhe deshi ta njihte më mirë. Kështu pas një kohe e takoi rastësisht tek shtëpia e një

kushëririt të saj dhe u njoftuan mirë. Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme, mësonte shumë,

lukset nuk i donte fare dhe i urrente dëfrimet. Ishte e marrosur pas romancave të dashurisë, aq

shumë sa që mësonte shumë gjuhë vetëm për t’i lexuar romanet e dashurisë në gjuhë të huaj.

Ky i fundit i tha të largohej pak nga leximi i atyre romaneve, sepse ishte një vajzë e re

dhe do të bënte ndonjë gabim me ndonjë mashkull. Kurse ajo ia ktheu duke i thënë se nuk ishte

gënjyer deri atëherë dhe nuk do të gënjehej kurrë nga askush. Pas asaj bisede ata u përshëndeten

me njëri tjetrin dhe nuk u takuan më për tre vite. Pas tre viteve ai e takoi përsëri, por thua se nuk

ishte ajo vajza e para tre viteve, kishte ndryshim te madh. Nuk vishej më me rroba të thjeshta e të

gjera, kishte filluar t’i bënte reklam trupit dhe bukurisë së saj, jeta e saj kishte marre një drejtim

tjetër. E gjitha kjo erdhi si shkak i ndikimit të romaneve të dashurisë që lexonte, një realitet i ri

por i tmerrshëm.

Vasha e pagabuar e para tre viteve e që nuk rrëshqiti në fjalë, mbas tre vjetëve u rrokullis

në punë. Ndërkaq, qytetërimi i sipërfaqshëm përparon, të rinjtë bien viktimë, ditët kalojnë në

errësirë dhe qytetërimi i vërtetë ngulitet nën modën e fundit të sjelljeve e . Kurse vëzhgonjesi i

vajzës së re e të rrokullisur ia tregon asaj të vërtetën prej së largu e me dëshprim: Shumë shpejt

moj zonjushë, ja ktheve ndryshe!4

4 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 30.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

13

KUSHTRIMI I ORAVE

Ky tregim i kushtohet kryesisht Shqipërisë dhe bukurive të saj që ka. Këtu autori me

mallëngjim na përshkruan Shqipërinë gjatë gjithë stinëve të vitit, si dhe flet për ata që janë larg

saj e që nuk mund t’i shijojnë ato bukuri mahnitëse. Ai zgjohet në një mëngjes dhe sheh zanat

shqiptare që fluturojnë rrëzë maleve e fushave, dhe thurin këngë magjike me bukuritë e natyrës

shqiptare. Ai kënaqej me atë pamje në njërën anë, kurse në anën tjetër ishte i zemëruar sepse

shumica e popullit ishte larg vendlindjes së tyre dhe në vend se ti shijonin pamjet e saj, ata duhet

të rrinë të dendur nga dëfrimet e Parisit, Vjenës, Romës, Zvicrës dhe ai këto i quan si kujtime të

vdekura dhe bajate.

Ai thotë se ata në vete mendojnë Shqipërinë dhe thonë me vete sikur të ishin vetëm

edhe njëherë aty, sikur të shkel këmba edhe njëherë aty e të bredh në tatëpjetën e kafeneve,

gotës, pluhurit, e të dëfrimeve pavend te qytetit. Gjatë mendimit të këtyre gjërave, stina e

pranverës kishte ardhur dhe më tutje na vjen një përshkrim i mahnitshëm për Shqipërinë nga ana

e autorit.

Veshja e pranverës shqiptare shfaqet kudo: bilbilat ia thonë përmallshëm këngës së

tyre, pyjet gjelbërojnë për mrekulli, rrëketë shushurisin luginave, e gjithë natyra qesh me

ëmbëlsinë e vashës shqiptare.5

Por këtë gjë e prishin disa persona të ligë, të cilët në vend që të shijonin ardhjen e

pranverës thithin gjëra të këqija e pluhur, e fytyra u zverdhet. Autori u bënë thirrje të zgjohen e

të përtërijnë jetën e tyre njëlloj sikur kishte ardhur stina e re, dhe të jenë tamam njerëz vendas

sepse e kishin mundësinë por nuk e shfrytëzonin, e kishte të tjerë që digjeshin për atdhe e s’po

mund të vinin.

5 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 35.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

14

SKANDAL JO ASPAK

Ishte një vajzë tetëvjeçare, e leckosur dhe e zbathur, e pashëndet dhe melankolike, e

cila zbriti nga malësia në qytet për të fituar bukën e gojës. Papritmas i del përpara një zotëri i

madh i qytetit dhe hijerëndë, i cili e merr në shtëpinë e tij si shërbëtore. Ajo aty punoi për dhjetë

vite, ku përveç punëve të shtëpisë, u kujdes edhe për të birin e patronit të saj, e ushqeu, e

përkundi ditë e natë, e shëtiste nëpër oborre e kopshte, dhe u kujdes më shumë dashuri për të,

saqë i dha për të pirë edhe qumësht dallëndysheje. Kështu vajza pas dhjetë viteve pune, u rrit dhe

u zbukurua shumë, dhe një ditë patroni i saj dehet dhe i bënë gjënë më të keqe: e shtiri në lak.

Kështu në qytet filluan të flisnin për atë ngjarje, dhe patroni për të mbajtur nderin e shtëpisë së tij

e dëboi me shqelma vajzë n.

Kështu ajo mbeti pa shtëpi në mes të dimrit. Dhe përsëri i del një patron tjetër në fillim

i mirë, por pastaj edhe ai vepron njëjtë, njëlloj edhe një tjetër pas tij. Dhe kështu njerëzit flisnin

qdo ditë dhe e injoronin vajzë n duke thënë se në shtëpitë e zotërinjve nuk ndodhin gjëra të tilla

por ajo vajzë i ka fajet. Kështu vajzën e shkretë e cila kishte zbritur nga mali të fitonte bukën e

gojës e të mbante familjen, e priti një ditë shumë e keqe, atë e dërguan në shtëpinë me fenerin e

kuq te dera. Aty kishte femra të pamoralshme. Aty i kaloi disa vite, kur papritmas një ditë në atë

derë hyn një burrë shtatlartë, e ai ishte djali të cilin vajza e përkundi me duart e veta dhe u kujdes

shumë për të.

Edhe ai ia shkaktoi të njëjtat vuajtje sikur babai i tij dhe dy të tjerët, dhe me e keqja në

fund i hodhi para ne fytyrë duke i thënë se ju gratë për para bëni gjithçka. Kështu vajza s’kishte

çfarë të bënte tjetër, veç se të përmbysej në shtrat, t’i bjerë kokës së saj me grushte dhe të qante.

Një skandal i vërtetë!

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

15

DY TË VDEKUR

Në qytet ndodhi një gjë, vdiqën dy persona, njëri i varfër e tjetri i pasur. Dhe funeralet e

tyre u ndeshën në udhëkryq, dhe aty nuk dihej se cili të kalonte i pari. Tek i pasuri ishin

mbledhur shumë njerëz, e prej tyre kishte edhe oficer, ministra, deputetë, funksionarë të mërzitur

shumë për humbjen e mikut të tyre. Rreth tij kishte shumë kurora të vendosura. Por gjatë jetës së

tij ai kishte bërë punë të pista, por edhe pse ishte ashtu përsëri e udhëhiqte popullin dhe i

detyronte të bënin çfarë të thoshte ai. Ai pas vdekjes kishte lënë shumë pasuri mbrapa, pallate

nëpër të gjitha qytetet. Në anën tjetër, personi tjetër i vdekur kishte qenë një person i thjeshtë i

cili gjatë gjithë jetës së tij kishte hequr nga skamja e fukarallëku.

Ai lëre që bëri një jetë të keqe por as shtëpia ku jetoi nuk ishte e tij, dhe pas vdekjes,

gruaja dhe të pesë fëmijët e tij do të dëboheshin nga aty sepse nuk kishin para për të paguar

qiranë. E pranë funeralit të tij gjendeshin vetëm disa njerëz të thjeshtë, dhe gruaja me fëmijët e tij

të cilët qanin për të duke thënë që na ke lënë të mjerë, pa bukë, pa shtëpi. Rreth tij nuk kishte as

kurora lulesh, as marshe përvajtimi, as zotërinj të nderuar. Dhe nga vajet e fëmijëve të tij u

kuptua se aty ishte një babë. Dhe kur erdhi përgjigja se cili të kalonte i pari, dikush pëshpëriti:

lëshojeni rrugën ju fëmijë se babai juaj ka qenë një dhaskal, duhet të kalojë pasi të kalojmë ne

me të pasurin dhe njeriun e ngritur.6

6 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 45.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

16

ZËRI I ZEMRËS SË TRËNDAFILIT

Këtu autori e krahason veten me një trëndafil. Ai thotë se në dheun e tij mbretëronte

errësira, e keqja dhe padrejtësia. Të gjitha llojet e insekteve shëtisnin nëpër fletët e tija dhe

mundoheshin ta zvarrisnin e ta hiqnin qafe. Ai thoshte se është mbreti i tërë luleve dhe më i

dashuri për njeriun, kurse sot po shtypej prej insekteve. Ai ishte lindur dhe rritur prej njeriut për

njeriun, sot ai s’po mund t’i gëzohej atij. Ishte i shtypur, i ndrydhur, i kacafytur dhe s’merrte dot

frymë. Jeta e tij ishte një skëterrë e vërtetë, ishte i dënuari i përjetshëm i kësaj skëterre.

Ai nuk lejonte askënd që t’ia merrte lirinë e tij edhe përkundër faktit se i ruante

kujtimet e të dashuruarve, i kujtonte me nostalgji të moshuarve kohën e rinisë. Ai donte vetëm të

ishte i lirë, e jo i burgosur dhe thoshte se zëri i zemrës së tij, ishte zëri i njerëzve dhe të rinjve,

dhe se ai zë buronte nga thellësirat e shekujve dhe jehona e tij ka për t’u ndjerë përjetë të jetëve.

Ai zë ishte urdhri i natyrës dhe urdhri i drejtësisë. Ideali i zemrës së tij ishte ideali për liri!

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

17

VJOLLCËS SË VYSHKUR

Vjollca ishte dashuria e autorit. Ai vite me radhë e adhuroi atë, por vetëm prej së largu

dhe gjithë kohës i heshtur. Ajo ishte një vajzë tejet e bukur, e turpëruar dhe gjënë më të bukur që

thotë për të është kur e krahason me lulen e quajtur Vjollcë. Ai thotë se në fillim kur e njohu

ishte e strukur nën ferrën e katranosur, dhe kryet e saj aq i bukur dukej sikur krye i stolisur me

shtresa xhevahiri. Dhe nga ajo bukuri ai nuk dinte çfarë të thoshte dhe vetëm rrinte i heshtur e

vështronte me adhurim dhe me dashuri të madhe. Por e gjitha kjo ishte një imagjinatë kur

qëndronte pranë varrit të saj, sepse ajo nuk jetonte në këtë botë dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse

e krahason me lulen më të bukur sepse ashtu ishte në të vërtetë, por fati e deshi që ajo të mos

ishte në kraharorin e tij.

Ai mëngjes për mëngjes merr ujitësen në dorë dhe shkonte tek varri i saj, ku rrezet e

para të diellit përshkonin pa frikë atë, dhe ajo dukej sikur një zonje e përlyer me petkun hyjnor,

por e zhytur në mëkatet e botës për të shpëtuar njerëzimin. Ai përveç mëngjesit, shkonte aty edhe

në mbrëmje vetëm që mos t’ia ndiente mungesën, dhe si gjithmonë ajo dukej e mahnitur. Kur

shkonte aty i kujtoheshin disa fjalë që ia tha ajo kur ishte e re, që nuk mund të bëheshin bashkë

sepse ishte e mitur. Ai tha se mu atë herë kur erdhi koha për t’u bërë bashkë, ajo iku dhe u bë

një lule e vyshkur, por që gjithmonë do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij. Ajo ishte

hyjnesha e zemrës së tij!7

7 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 56.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

18

ANKIMI I LUMIT

Një ditë autori po udhëtonte por nuk e dinte as për ku po shkonte. Kur pa një kodër u

ul të pushonte. Kishte shumë etje dhe papritmas i ra në sy një lum. U afrua ngadalë pranë tij dhe

piu pak, por shija e ujit ishte shumë e hidhur. Dhe mendoi me vete se ç’ishte ajo shije kaq e

hidhur. Lumi ia ktheu duke i thënë më pyet së pari se kush jam dhe prej nga vij. Lumi s’kishte

fuqi t’i tregonte se çfarë kishte për t’i thënë, por dikur ia tha. Vendlindja e tij po rënkonte nën

robëri. Atje po digjeshin shtëpi në çdo minutë, dielli nuk shihej kurrë, toka kishte vite që s’kishte

parë bar të gjelbër, burimet dhe krojet tashmë kishin shteruar.

Në çdo anë po dëgjoheshin gjëma dhe vaje, fatkeqësia dhe padrejtësia nuk iu ndal

asnjëherë vendit te tij. Tek lumi shumë armiq kanë larë thikat e tyre të gjakosura, e ai për këtë po

vuante shumë dhe donte që sa më parë ai ujë të derdhet diku larg vendit të tij dhe ti pastroj

mëkatet që i kishin kanë ngarkuar tiranët. E autori nga rrëfimi i lumit, kthehet nga zoti dhe e pyet

se kur ai lum do të sillte ujë të ëmbël, kur kanë për të pushuar vajet dhe gjëmat e popullit të

robëruar shqiptar!

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

19

FEREXHEJA E NUSES

Ahmeti, ishte një tjetër personazh në këto tregime të Sterjo Spasses. Ai kishte plot 2

javë që ishte martuar dhe gjithmonë e shihje me buzën në gaz. Jeta e tij martesore po shkonte

shumë mirë, vetëm se kur dilte në rrugë shokët e tij nuk e linin të qetë. Ata e thërrisnin t’ia

uronin martesën, sepse prej qe u martua më s’kishte dal me ta. Ky i fundit nga inati që shokët

talleshin me të filloi që çdo natë të dilte, e i gostite me raki, pasta dhe çfarë do që dëshironin ata.

Ata përsëri talleshin me të duke i thënë se prej që u martove je bërë krenar, e qëllimi i tyre ishte

vetëm ta nervozonin e ta bënin që t’u paguante gjërat që hanin e pinin.

Ai e kuptoi shumë mirë këtë gjë, dhe si çdo herë ju paguante nga inati i madh që e kish

kapluar nga tallja e tyre. Kështu erdhi stina e verës, dhe nusja e tij i kërkoi të dilte së bashku me

kushërirë n e saj. Ajo doli, kurse Ahmeti u mbyll në shtëpi sepse po të dilte shokët përsëri do

talleshin me të, e po t’i dëgjonte gruaja e tij nuk ishte mirë, sepse i prishej krenaria. Kështu

qëndronte pranë dritares, jashtë vlonte vendi nga njerëzit.

Atij iu mbush mendja dhe doli, por nuk i ra nga qyteti, hyri në disa rrugica që të mos

ta shihnin shokët. Duke ecur ndalet dhe shikon prej së largu tek kafeneja ku rrinë zakonisht, dhe

aty ishin. Por vetëm njëri mungonte, e ai ishte që i tha se një ditë do t’ia rrëmbente gruan dhe do

ikte me të. E zu inati, filloi ta kërkonte sepse mendonte se me të vërtetë ia kishte rrëmbyer gruan.

Kështu duke ecur shumë larg prej tij, sheh një burrë dhe një grua.

Ata ecnin dorë për dore, dhe ajo rrugë ishte vetëm për ata që iknin fshehurazi nga

shtëpia. Ishte i bindur që ishin ata, dhe thoshte me vete se do t’i vras të dy. Duke ecur afrohej dhe

më shumë pranë tyre, gruaja qe ishte pranë atij burrit kishte të veshura rrobat e njëjta sikur

gruaja e tij. Ai afrohet dhe i kap krahun duke i thënë gjërat më të tmerrshme që i sillen ne kokë,

sepse mendonte se ajo e tradhtoi. Por ç’të shihte, ajo ishte një grua e huaj, po ashtu dhe burri i saj

një i panjohur. Ai i kërkon falje, ul kokën dhe kthehet mbrapa.8

8 Sterjo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë, 1968, f. 68.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

20

I MËRGUARI

I mërguari është një pjesë tjetër interesante e autorit, ku përshkruan mallin që kishte për

atdheun e tij, për të cilin digjej e s’po mund të kthehej. Ai ishte një i dëshpëruar nga fati i jetës,

dhe u drejtohet disa vashave të cilat këndonin, dhe iu thotë që vetëm të rrinin ashtu të lumtura e

duke kënduar sepse ia shëronin plagët që kishte. Atë e kishte rrëmbyer mërgimi i zi, i cili e

mbajti me vite larg vatrës stërgjyshore, larg miqve dhe të afërmve, dhe larg vashës që donte.

Gjëja e vetme që i kishte mbetur ishte vetëm të kujtonte atë pak kohë që kishte kaluar në

vendlindje, e që po vuante nën hijen e heshtjes.

Ai me lot në sy e plagë në zemër ruan kujtimin më të bukur të rinisë së tij, natë n e

fundit qe kish kaluar në vend. Vajzat vazhdonin të këndonin, e atij ato këngë i ngjallnin vetëm

emocione dhe mërzia i shtohej edhe më shumë. Dhe ato këngë aq të bukura do mbeteshin

përherë ne mendjen dhe zemrën e tij, dhe se vetëm ato vasha që këndonin e kuptonin dhe vetëm

me to i shpaloste hallet që kishte.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

21

FATI I MITIT

Miti ishte kryefamiljari i shtëpisë. Familja e tij së bashku me ta edhe Miti, ishin shumë

të varfër. Ata nuk kishin as bukë për të ngrënë, dhe shumë herë flinin të uritur. Vetëm Miti ishte

ai që nuk flinte, edhe po të donte nuk e zinte gjumi, duke menduar se si t’ia dilte mbanë. Parat që

mblidhte ai i mjaftonin vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë, sepse po të mos e paguante do ta

flaknin në rrugë me gjithë fëmijët. Njëherë kishte arritur te kursente dy napolona, dhe këto i

ruante shumë mirë, i mbështillte në disa shamia, dhe në fund i fuste në kutinë me çelës, ia jepte

gruas për t’i ruajtur. Kështu erdhi nata e Shën Vasilit, dhe një person bërtiste në rrugë, që njerëzit

të dilnin e të provonin fatin.

Miti e dëgjoi dhe menjëherë u mendua se çfarë të bënte. Kishte dëshirë të shkonte, por i

kishte vetëm dy napolona dhe nëse i humbiste edhe ato do bëhej shumë keq. Kështu i mbushet

mendja, shkon merr çelësin që ia dha gruas për ta ruajtur, hap kutinë, merr napolonat, dhe shkon

për të provuar fatin. Dhe ndodh ajo që i frikësohej, humb të gjitha çfarë kishte. Kur kthehet në

shtëpi gruaja dhe tetë fëmijë t e prisnin me gëzim, sepse kujtuan që ishin bërë të pasur dhe do ta

prisnin vitin e ri si asnjëherë me parë. Por kjo nuk ndodhi, ai hyri në shtëpi duar bosh. Kështu

gruaja dhe fëmijët e shikonin me urrejtje, dhe ai qëndronte kokulur sikur donte t’u kërkonte falje

për budallallëkun që kishte bërë.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

22

TE KORIJËZA

Shpresa ishte një vajzë fshatare e cila çdo ditë ulej e qëndiste çejzin e saj të martesës.

Gjatë qëndisjes këndonte me zërin e saj të bukur dhe mahnitës. Por atë lumturi të saj e prishte

nëna dhe babai i saj. Ajo kishte katër vite që ishte fejuar, por babai i saj nuk e lejonte të martohej

pa i sjellë dhëndri njëzet napolona. Ajo kishte kushtet e vështira në familje, dilte punonte,

kryente të gjitha punët, dhe kthehej në shtëpi të qëndiste përkundër kushteve të vështira. Ajo nuk

u kërkoi as edhe një gjë më të voglen për gjërat që po i qëndiste, por prindërit e saj ishin të pa

shpirt dhe kishin mendjen vetëm te paratë. Në anën tjetër djaloshi me të cilin ish fejuar, Ylli ishte

i vetëm në shtëpi me nënën.

Nëna e tij e donte shumë, sepse vetëm atë djalë e kishte dhe njëlloj e donte edhe

Shpresën. Dëshira e saj e vetme ishte që ata dy të martohen. Por kjo nuk po ndodhte sepse Ylli

nuk mund t’i mblidhte paratë që kërkonte babai i vajzës, ishte një gjë e pamundur. Ai përkundër

punës fizike bënte edhe punët e shtëpisë, e nëna e tij qante çdo ditë duke i thënë të martohej sa

më shpejt. Kështu një natë nëna e Shpresës i thotë asaj që të shkonte të mbushte ujë në burim. Ai

burim ishte shumë larg shtëpisë dhe ajo filloi të frikësohej.

Por gjatë rrugës këndonte dhe i humbi paksa frika. Dalëngadalë mbërriti tek burimi i

quajtur Korijëza dhe filloi të mbush ujin. Papritmas i shfaqet Ylli, e ajo nga turpi që kishte uli

kokën dhe filloi të vraponte. Por kësaj here Yllin nuk e ndalte asgjë dhe mendoi ta rrëmbejë,

edhe pse e dinte se do të kishte pasoja. Vajza frikësohej, por pas një bisede edhe asaj iu mbush

mendja dhe vendosi të ikte me të fejuarin e saj. Kështu Ylli e rrëmbeu atë, gjithë rrugës kënduan

të dy së bashku nga gëzimi i madh, sepse kishin kaluar tashmë katër vite dhe ishte bërë mjaft.

Shkuan në shtëpinë e djalit, kur i pa nëna e tij u gëzua shumë dhe iu hodh në krahë nuses. Nuse e

vjehërr qanin pa thënë asnjë fjalë të vetme.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

23

ANALIZA STRUKTURORE E VEPRËS

Tregimet e Sterjo Spasses, trajtojnë një temë universale. Ai rendit ngjarjet nga fillimi

deri në fund, që ndryshe njihet edhe si fabula, ndërsa çdo fabul ndryshe është edhe struktura

narrative e tregimit. Tregimet kanë rrjedhë klasike të rrëfimit, pra shkojnë me radhë, duke mos

prishur traditën. Në këtë libër me tregime kemi një narracion të ndërtuar në nivele narrative.

Narracioni i shkallës së parë i përket narratorit të gjithëdijshëm, atij që pothuajse në tërë veprën

flet për vetën, përveç disa tregimeve ku ka edhe personazhe të tjera, ku këto konsiderohen si

narracioni i shkallës së dytë.

Përveç këtyre kemi edhe një nivel tjetër, që mund ta quajmë si nënshkallë narrative: kur

narratori i gjithëdijshëm flet në emër të personazheve të pandërtuara, që janë personazhet që nuk

kanë as një emër. Si në çdo vepër letrare apo gjini letrare, edhe në prozat e tij Spasse përdor

figura stilistike për të përforcuar dhe bërë më interesant tregimet. Kështu ngjyrat e jetës dhe të

natyrës shpërfaqen ylbershëm përmes figurshmërisë. Në tregimet e tij figura të pranishme janë

hiperbola, enumeracioni, epitetet, polisindeti, krahasimi, metafora etj. Ai poashtu përdor edhe

dialektolizma.

Mbi të gjitha epiteti është një figurë me vlerë gjuhësore dhe letrare, që ndikon dukshëm

në rritjen e shprehësisë dhe figurshmërisë së prozës së Spasses, sidomos, kur ai është i lidhur me

figura të tjera, në mënyrë të veçantë me metaforën dhe krahasimin. Spasse njeh mirë mjetet

stilistike gjuhësore, dhe ai i shfrytëzon këto mjete maksimalisht në të gjitha rrafshet si në

fonostilistikë, leksikostilistik, sintaksostilistikë dhe semantostilistikë. Bota shqiptare jepet në

lëvizje me imazhe dëgjimore dhe imazhe pamore piktorale.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

24

MESAZHET QË NA JEPEN PËRMES TREGIMEVE TË SPASSES

Përmbajtja e tregimeve të Spasses nuk është vetëm shkrim që karakterizohet me vlera

letrare si: gjuha e pasur dhe e përpunuar, rendi i mirëfilltë kronologjik, origjinaliteti etj., Por,

tregimet e tij kanë edhe vlerë morale, kështu ai duke përcjellë mesazhe me ngjarje që janë ende

shumë të pranishme në shoqërinë tonë arrin që me veprat e tij të jetë shumë i freskët dhe të

lexohet e të kërkohet shumë nga letërsidashësit.

Ajo çka më së shumti na bie në sy në tregimet e tij, është mëndje madhësia dhe ironia

e njerëzve të pasur, ndaj shtresës më të varfër, mirëpo pavarësisht një jete të lumtur që bëjnë

duke nënvlerësuar të tjerët, përfundimi do të jetë gjithmonë i keq për njerëzit e këqij, por në disa

raste edhe ata që bënin mirë e pësonin më keq se ata. Bashkimi i forcave, vendosmëria për ta

mbrojtur atdheun, morali i lartë luftarak i bën ballë çdo pushtimi.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

25

AUTORËT TJERË PËR SPASSEN

Spasse asht romancier i vërtetë,romancieri ma i çmuem e ma i fort shqiptar.9

REXHEP QOSJA

Artist i palodhur, njeri i pa harruar,shkrimtari Sterjo Spasse.10

VANGJJUSH ZIKO

Romani i Sterjo Spasses ‘’Kurore Rinije’’ bën fjalë për formimin e njeriut të ri në periudhën

menjëherë pas çlirimit, tregon se sa të lidhur janë njerëzit me tokën dhe ç’luftë e ashpër e

klasave bëhej atëherë për të siguruar punën e lirë, pa çifligar.

DALAN SHAPLLO

9 “Jeta e re” nr. 5. Prishtinë, shtator-tetor 1967, f, 1057. 10 “Rruga e Partisë” nr. 4, Tiranë, 1960, f. 60.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

26

PËRFUNDIM

Gjatë këtij punimi, janë realizuar disa nga synimet kryesore, qё tё paraqitet sa mё

denjësisht, krijimtaria e Sterjo Spasses. Si poet i njohur, veprimtaria e tij shtrihet nё shumë sfera

tё shoqёrisё sonё. Kontributi i tij nё letërsi ёshtё i padiskutueshёm. Tregimet e Spasses mbesin

unike dhe shumë realiste, që përkojnë me kohën dhe ngjarjet që kanë ndodhur. Pra gati në të

gjitha tregimet e tij ngjarjet zhvillohen në të kaluarën, ku autori paraqet probleme e motive të

rëndësishme të kohës. Kështu ai përmes vështrimit të së kaluarës solli jehonën dhe shembullin e

mirë, që ruajti populli ynë nga rrebeshet e kohës.

Nuk thonë kot që vepra dhe lexuesi duhet të takohen në mënyrë që të kuptohen

mesazhet të cilat përcillen nga një vepër, e kjo gjë ndodh tek të gjitha veprat e Spasses. Kështu

pra, përveç kënaqësisë që ofrojnë veprat e tij, nga ato gjithmonë ndahemi me një mesazh moral.

Prandaj Spasse mbetet unik me shkrimet e tij me të cilat zhytet thellë në jetën shpirtërore të

njeriut. "Kurorë Rinije’’ libër i ndërtuar mbi një mozaik ngjarjesh me një ngjyrë shqiptare,

atmosferë te zymtë e hijerëndë ballkanike dhe me një dimension dramatik evropian, padyshim

është ndër veprat më të fuqishme në letërsinë shqipe dhe libri më poetik i Spasses. Ky libër ka

një mesazh të fuqishëm i cili edhe po të kalojnë shumë vite nuk do të shuhet kurrë. E ai mesazh

është dashuria e pashuar për atdheun, për të cilin ngado që shkojmë duhet ta duam, e mos ta

harrojmë. Dashuria për të duhet të jetë e pashterur.

Atdhedashuria është një ndjenjë e pastër shpirtërore që gjendet thellë në natyrën e

çdo njeriu. Vendi ku lind ai, ku hap sytë, loz me dheun e tij, rritet nga ushqimet që nxjerr ai dhe,

kalon stinët e jetës bashkë me ato të vendit, për të ai bëhet si nënë dhe natyrisht, dashuria ndaj

tij shkrihet në gjakun e tij. Nëse atdhedashuria shfaqet në formën e duhur te njeriu, ajo mund të

kultivojë tek ai vlera e virtyte të larta, e të kontribuojë për mbarësinë, jo vetëm të kombit, por të

gjithë njerëzimit. Atdheu, në radhë të parë, është pasuri, pasuri që duhet ruajtur. E ajo pasuri

është e gjithanshme: familje, gjuhë, veshje, kulturë etj. Që të gjitha këto formojnë vlerë, e cila

lind një dashuri të natyrshme ndaj atdheut. Kush më pak e kush më shumë orientohet

nga resurset që e mbushin zemrën e tij për dashuri e besnikëri ndaj atdheut. Por përveç atdheut

duhet të ketë dashuri mes popullit shqiptar, e jo urrejtje, inat, e përulje të tjetrit vetëm për t’u

bërë i mirë tek të tjerët.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

27

Në këtë vepër tregimet janë me tema nga më të ndryshmet, të cilat janë shkruar me

shumë mjeshtëri, sa që në momentin që i lexon, bëhesh pjesë e tyre, sepse shfaqet një realitet i

asaj kohe, i cili vazhdon të na ndjek edhe sot. Temë tjetër kryesore pamë që është fati i femrës,

ku edhe pse femrat janë krijesa të brishta dhe të ndjeshme, ato mund të fshehin më tepër fuqi se

sa ju mund të imagjinoni.

Ato arrijnë të jenë të afta për punët e shtëpisë, për tu kujdesur për fëmijët e plot gjëra të

tjera, por edhe pse i bëjnë këto është e kotë. Para shumë kohëve femra ka qenë shumë e shtypur,

e vazhdon të jetë edhe sot. Një gjë mjaft e hidhur që Spasse na e paraqiti para shumë kohësh e

vazhdon prapë të na ndjek prapë edhe sot është lakmia e tepërt e xhelozia kur sheh dikë më mirë

se vetja. Një gjë me të vërtetë e tmerrshme. Spasse vdiq në Tiranë në vitin 1989 duke na lënë

prapa një veprimtari të bollshme e gjurmë të pashlyeshme.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, ishte marrë me përkthime,

28

BIBLIOGRAFIA

1. Stereo Spasse, Kurorë Rinije, ’’Rilindja’’, Prishtinë 1968.

2. “Jeta e re” nr. 5. Prishtinë, shtator-tetor 1967.

3. “Rruga e Partisë”, nr. 4, Tiranë 1960.