universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2021. 1. 14. · written by sterjo spasse, which has...

39
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Folja si pjesë e ligjëratës në veprën “Afërdita”, Sterjo Spasse Mentorja: Studentja: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Albulena Shuti Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 25-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI FILLOR

    PUNIM DIPLOME

    Tema: Folja si pjesë e ligjëratës në veprën “Afërdita”,

    Sterjo Spasse

    Mentorja: Studentja:

    Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Albulena Shuti

    Gjakovë, 2020

  • 2

    DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT

    Unë, Albulena Shuti, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar ”Folja si pjesë e ligjëratës në

    veprën ”Afërdita”, Sterjo Spasse”, është shkruar dhe punuar nga unë dhe nuk është prezantuar

    asnjëherë më parë. E gjithë literatura dhe burimet e shfytëzuara në këtë punim janë të cituara dhe

    të renditura në referenca.

    Albulena Shuti

  • 3

    FALËNDERIME

    Këtë arritje ua kushtoj personave më të rëndësishëm të jetës sime.

    Menjëherë, që në fjalinë e parë dëshiroj të falënderoj nënën time, babain, motrën dhe vëllain; ju

    ishit dhe vazhdoni të jeni përkrahja ime më e madhe, faleminderit nga zemra.

    Falënderoj përzemërsisht mentoren, prof. asoc. dr. Sindorela Doli-Kryeziu për mbështetjen,

    bashkëpunimin dhe gjithë ndihmën dhe kontributin e saj deri në finalizimin e punimit tim.

    Falënderoj stafin akademik për punën e palodhshme që na kanë mësuar këto vite.

    Falënderoj shumë miqtë e mi për çdo gjë, të cilët ia shtuan madhështinë këtij rrugëtimi për katër

    vite me praninë e tyre.

  • 4

    ABSTRAKT

    Duke u nisur nga tema që kam zgjedhur, gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të rëndësishme që

    nxënësit duhet ta mësojnë. Si gjuhët tjera, edhe gjuha shqipe ka gramatikën e saj, sipas ndarjes:

    fonetikë, morfologji, sintaksë, leksikë.

    Me shtjellimin e literaturave të nevojshme, do të ofrojmë material sa më të qartë rreth tematikës

    së punimit. Folja dallon nga pjesët e tjera të ligjëratës, sidomos nëpërmjet kategorive

    gramatikore. Do të vërejmë edhe zgjedhimin e foljeve nëpër veta të cilat ndryshojnë sipas

    prapashtesave.

    Theksi i veçantë në këtë punim është të trajtojë aspekte përmbajtjesore të foljeve në veprën

    ”Afërdita” e shkruar nga Sterjo Spasse, që ka një numër të madh të foljeve, dhe do t’i trajtojmë

    në mënyrë, kohë, vetë dhe numër. Vepër që është shkruar për të edukuar dhe kënaqur brezat

    shqiptarë.

    Roman kuptimplotë, që ka për qëllim vullnetin për punën arsimore, zgjimin e vetëdijes së të

    rinjëve, gatishmërinë dhe përkushtimin për arsimin.

    Fjalët kyçe: folja, koha, mënyra, morfologji, vepra, zgjedhimi.

  • 5

    ABSTRACT

    Based on the topic you choose, the Albanian language is one of the strongest languages that students need

    to learn. As another language, the Albanian language has its grammar, according to the divisions:

    phonetics, morphology, syntax, lexicon.

    With the elaboration of your literature you should make materials to offer as clearly as possible to define

    the topic of punishment. The verb differs from other parts of lectures, especially through the grammatical

    categories of categories. Also choose the choice of verbs through which they differ according to the

    suffixes.

    Particular emphasis in this sentence does not address the substantive aspect of verbs in action "Afërdita”

    written by Sterjo Spasse, which has a large number of verbs, and makes you show in a way, time, self,

    number. A work written to educate and please the Albanian generations.

    Meaningful novel, which has for it, the will for your education, the awakeningof youth awareness, the

    readiness and dedication to education.

    Keywords: morphology, verbs, ways, time, works, choice.

  • 6

    Përmbajtja:

    Abstrakt ..................................................................................................................................4

    Abstract ...................................................................................................................................5

    HYRJE ....................................................................................................................................9

    KAPITULLI I .......................................................................................................................... 10

    1.1. FOLJA -NJOHURI TË PËRGJITHËSHME ................................................................... 10

    1.2. KLASIFIKIMI I FOLJEVE SIPAS KUPTIMIT DHE FUNKSIONIT ............................ 10

    1.2.1. Foljet ndihmëse ....................................................................................................... 10

    1.2.2. Foljet gjysmëndihmëse ............................................................................................ 11

    1.2.3. Foljet këpujore ......................................................................................................... 11

    1.2.4. Foljet modale ........................................................................................................... 11

    1.2.5. Foljet aspektore ....................................................................................................... 11

    1.3. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE ............................................................. 11

    1.3.1. Foljet kalimtare ........................................................................................................ 11

    1.3.2. Foljet jokalimtare ..................................................................................................... 12

    1.4. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE ..................................................................... 12

    1.4.1. Foljet veprore .......................................................................................................... 12

    1.4.2. Foljet joveprore ....................................................................................................... 12

    1.5. MËNYRAT E FOLJEVE ............................................................................................... 12

    1.5.1. Mënyra Dëftore ....................................................................................................... 13

    1.5.2. Mënyra Lidhore ....................................................................................................... 15

    1.5.3. Mënyra Kushtore ..................................................................................................... 17

    1.5.4. Mënyra Habitore ...................................................................................................... 18

    1.5.5. Mënyra Dëshirore .................................................................................................... 19

    1.5.6. Mënyra Urdhërore ................................................................................................... 20

    1.6. KOHËT E FOLJEVE ..................................................................................................... 21

    1.7. VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE ........................................................................... 21

    KAPITULLI II ......................................................................................................................... 22

    2.1. ZGJEDHIMI I FOLJEVE ............................................................................................... 22

    2.1.1. Zgjedhimi i parë....................................................................................................... 22

    2.1.2. Zgjedhimi i dytë....................................................................................................... 22

  • 7

    2.1.3. Zgjedhimi i tretë ...................................................................................................... 22

    2.2. FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES ............................................................... 23

    2.2.1. Pjesorja .................................................................................................................... 23

    2.2.2. Paskajorja ................................................................................................................ 23

    2.2.3. Përcjellorja .............................................................................................................. 23

    2.2.4. Mohorja ................................................................................................................... 24

    KAPITULLI III ........................................................................................................................ 25

    3. STERJO SPASSE–“AFËRDITA” ..................................................................................... 25

    3.1. Shënime për autorin .................................................................................................... 25

    3.2. Të dhëna mbi romanin ................................................................................................ 26

    3.3. Folja në veprën “Afërdita” .......................................................................................... 27

    PËRFUNDIMI ...................................................................................................................... 37

    LITERATURA ..................................................................................................................... 38

    VËRTETIM I LEKTURIMIT ................................................. Error! Bookmark not defined.

  • 8

    Lista e tabelave:

    Tabela1. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme .......................................................................... 13

    Tabela2. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer ......................................................................... 13

    Tabela3. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer të thjeshtë ............................................................ 13

    Tabela4. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer ............................................................................. 14

    Tabela5. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer .................................................................. 14

    Tabela6. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer të tejshkuar .......................................................... 14

    Tabela7. Zgjedhimi i foljes në kohën e ardhme ......................................................................... 15

    Tabela8. Zgjedhimi i foljes në kohën e ardhme e përparme ....................................................... 15

    Tabela9. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme .......................................................................... 16

    Tabela10. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer ....................................................................... 16

    Tabela11. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer ........................................................................... 16

    Tabela12. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer ................................................................ 17

    Tabela13. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme ........................................................................ 17

    Tabela14. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer ........................................................................... 17

    Tabela15. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme ........................................................................ 18

    Tabela16. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer ....................................................................... 18

    Tabela17. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer ........................................................................... 19

    Tabela18. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer ................................................................ 19

    Tabela19. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme ........................................................................ 19

    Tabela20. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer ........................................................................... 20

    Tabela21. Zgjedhimi i foljes në vetën e dytë.............................................................................. 20

    Tabela22.Foljet në veten e dytë shumës në mënyrën urdhërore .................................................. 20

  • 9

    HYRJE

    Mësimdhënia e gjuhës shqipe e sidomos kur kemi të bëjmë me nënën e edukimit fillor, kërkon

    përkushtim dhe maturi gjatë punës. Gramatika e gjuhës shqipe duhet të mësohet që në fillim nga

    nxënësit, krahas me mësimet e tjera. Qëllimi i realizimit të këtij punimi është që të njoftohemi se

    çka është folja, mënyrat e saj, zgjedhimet etj. Gjatë realizimit të këtij punimi të dhënat janë

    marrë nga libra të ndryshëm të gjuhëtarëve të njohur, dhe për të parë disa nga foljet në veprën

    ”Afërdita” është përdorur edhe kjo vepër. Ky punim është i përbërë prej tre kapitujve apo tri

    pjesëve që shtjellon çështje që kanë të bëjnë me foljen.

    Pjesa e parë: në këtë pjesë janë të paraqitura njohuritë e përgjithshme për foljen, mënyrat e

    foljeve të paraqitura me tabela për të treguar se si bëhen foljet në kohë të ndryshme dhe

    zgjedhimet e tyre. Gjithashtu në këtë kapitull shohim dallimin në mes foljeve kalimtare dhe

    jokalimtare, çfarë janë foljet ndihmëse, kohët e foljeve, vetat e foljeve dhe numrin.

    Pjesa e dytë: në këtë kapitull është sqaruar se çfarë kuptojmë me zgjedhimin e foljeve, sa

    zgjedhime kemi, sqarimi i formave të pashtjelluara të foljes të cilat janë: pjesorja, paskajorja,

    përcjellorja dhe mohorja.

    Pjesa e tretë: çdo herë pa marrë parasysh se a e studiojmë apo vetëm e lexojmë një vepër, duhet

    që ne të dijmë se kush është autori i saj dhe të dijmë pak a shumë për biografinë e tij. Në këtë

    kapitull është paraqitur biografia e Sterjo Spasses, dhe pas njoftimit me autorin është sqaruar në

    pika të shkurtëra ngjarja që ndodh në vepër dhe është përshkruar me pak fjalë edhe portreti i një

    mësimdhënësi të mirë. Më pas vijon pjesa e veprës, ku nga aty janë marrë disa folje duke treguar

    mënyrën, kohën, vetën dhe numrin.

    Në fund të punimit është e shënuar literatura e përdorur për krijimin e këtij punimi.

  • 10

    KAPITULLI I

    1.1. FOLJA-NJOHURI TË PËRGJITHËSHME

    Gjuha indoevropiane prej së cilës buron shqipja, ka pasur një sistem foljor mjaft të zhvilluar,

    nëpërmjet të cilit shpreheshin format e ndryshme vetore, modale, kohore, aspektore etj. (Topalli,

    K, 2011). Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që tregon një veprim apo një gjendje. Në

    gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës

    (https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja). Foljet janë fjalët që tregojnë një veprim apo një gjendje.

    Kur themi motra, macja, molla e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, por nuk

    dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle

    prej fjalës punon mësojmë se motra kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se

    mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar

    (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje (Beci, B, 2004). Folja dallohet nga pjesët e tjera të

    ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore. Ajo ka disa kategori gramatikore, që nuk i

    ka asnjë pjesë tjetër e ligjëratës (kategorinë e diatezës, mënyrës dhe kohës). (Domi, M, 2002).

    Folja është pjesa e ligjëratës më problemorja në gjuhën standarde shqipe. Ajo, si me kategoritë

    gramatikore (më së shumti ndër të gjitha pjesët e tjera të ndryshueshme të ligjëratës), ashtu edhe

    me këmbimet e shumta tingullore që janë zhvilluar në gjuhën shqipe gjatë historisë, si dhe për

    shkak të dallimeve të shumta dialektore, paraqet vështirësitë më të mëdha në përdorimin

    normativ në ligjërim në gjuhën e sotme standarde shqipe. (Munishi, Z, 2013).

    1.2. KLASIFIKIMI I FOLJEVE SIPAS KUPTIMIT DHE FUNKSIONIT

    1.2.1. Foljet ndihmëse

    Folje ndihmëse në gjuhën shqipe foljet “kam”dhe “jam” krahas funksionit të tyre kuptimor

    vetiak kanë edhe rolin e foljeve ndihmëse dhe shërbejnë për të formuar kohët e përbëra të foljes:

    e kryer; e kryer e plotë; e kryer e tejshkuar si dhe e ardhmja e përparme: kam punuar; kisha

    punuar; pata punuar; do të kem punuar; si dhe jam mësuar; isha mësuar; qeshë mësuar dhe do të

    jem mësuar. (Beci, B, 2004).

    https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=M%C3%ABnyra&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Koha_(gjuh%C3%ABsi)&action=edit&redlink=1

  • 11

    1.2.2. Foljet gjysmëndihmëse

    Foljet gjysmëndihmëse, janë foljet: duhet dhe mund të cilat vihen në rolin e foljeve

    gjysmëndihmëse duke e humbur përgjithësisht kuptimin parësor të tyre dhe duke plotësuar

    kuptimet dhe vlerat gramatikore të foljeve që shoqërojnë. (Beci, B, 2004).

    1.2.3. Foljet këpujore

    Foljet këpujore (jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetem) të cilat lidhin pjesën emërore të

    kryefjalës me kallëzuesorin e kryefjalës: “Anila është mësuese me përvojë”, “Mira u zgjodh

    drejtoreshë e shkollës”. (Beci, B, 2004).

    1.2.4. Foljet modale

    Foljet modale quhen ato që shërbejnë për të shprehur modalitet, d.m.th., qëndrimin e folësit

    lidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse. (Domi, M, 2002). Foljet modale (mund, duhet,

    (lipset), do, kam, jam + një paskajore e tipit për të larë) që shërbejnë për ta paraqitur veprimin e

    shprehur nga folja që e ndjek, si të mundshëm, të lejueshëm, të detyrueshëm ose të

    domosdoshëm. (Beci, B, 2004).

    1.2.5. Foljet aspektore

    Foljet aspektore që shënojnë fillimin (filloj, nis, zë, bëj, marr, vihem), vazhdimin (vazhdoj,

    vijoj) dhe mbarimin (mbaroj, pushoj) e një veprimi. (Beci, B, 2004).

    1.3. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE

    1.3.1. Foljet kalimtare

    Kalimtare janë foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th., që pranojnë

    një kundrinor: “Beni çdo ditë lexon gazetën“. Quhen kalimtare ato folje, të cilat emërtojnë

    veprime, që nuk mbetën tek ai që kryen, por shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që në

    fjali shprehet me anë të një emri, përemri a çdo fjale tjetër të emërzuar në rasën kallëzore pa

  • 12

    kryefjalë. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:

    “Blerta çdo ditë vadit lulet“. (Beci, B, 2004).

    1.3.2. Foljet jokalimtare

    Foljet jokalimtare quhen ato folje, të cilat emërtojnë veprime që mbetën tek ai që i kryen. Ato

    mund të tregojnë gjendje, lëvizje etj. (Domi, M, 2002). Folje jokalimtare janë ato që nuk

    pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj. Përshembull: Agroni ecte i shqetësuar. Dje fjeta

    gjithë ditën. (Beci, B, 2004).

    1.4. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE

    Në gjuhën shqipe shumica e foljeve zgjedhohen në të dyja trajtat: veprore dhe jo veprore. Them

    shumica, pasi mjaft folje në gjuhën shqipe përdoren vetëm në trajtën veprore, ose vetëm në

    trajtën joveprore. (Tom Gjokhilaj, 2018).

    1.4.1. Foljet veprore

    Veprore (laj, fshij, thaj) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshij dhomën, thaj

    rrobat). (Beci, B, 2004). Kuptimi vepror është atëherë kur kryefjala e kryen veprimin dhe

    veprimi bie mbi një objekt tjetër (jo mbi kryefjalën). Përshembull: Unë lexova një libër me poezi

    të Dritëro Agollit. (Tom Gjokhilaj, 2018).

    1.4.2. Foljet joveprore

    Joveprore janë foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th., i nënshtrohet veprimit të një tjetri

    (lahem nga dikush) ose që tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai (lahem =

    laj vetveten). (Beci, B, 2004). Kuptimi jovepror është kur veprimi i kryer nga kryefjala ose nga

    dikush tjetër bie mbi vetë kryefjalën e fjalisë. Le të shohim një shembull: Unë lahem në dush

    çdo mëngjes. (Tom Gjokhilaj, 2018).

    1.5. MËNYRAT E FOLJEVE

    Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këto kuptime quhen mënyra. Në

    gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.

    (Beci, B, 2004).

  • 13

    1.5.1. Mënyra Dëftore

    Dëftorja është mënyra që ka më së shumti kohë në gjuhën shqipe. (Paçarizi, Rr; Selmani, A,

    2020). Mënyra dëftore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë

    ky pohim, mohim ose pyetje. Foljet në mënyrë dëftore zgjedhohen në kohën: e tashme, e

    pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryera, e kryera e tejshkuar, e ardhmja, e ardhmja e përparme.

    Tabela 1. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Laj Rrit Zë

    Ti Lan Rrit Zë

    Ai/ajo Lan Rrit Zë

    Ne Lajmë Rritim Zëmë

    Ju Lani Rritni Zini

    Ata/ato Lajnë Rritin Zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme marrin mbaresat: -j, -n,-n (në njëjës) dhe -jmë, -ni,

    -jnë (në shumës).

    Tabela 2. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Laja Rritja Zija

    Ti Laje Rritje Zije

    Ai/ajo Lante Rriste Zinte

    Ne Lanim Rritnim Zinim

    Ju Lanit Rritnit Zinit

    Ata/ato Lanin Rritnin Zinin

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Foljet e të tre zgjedhimeve në kohën e pakryer marrin të njëjtat mbaresa: -ja, -je, -te/nte (njëjës) -

    nim,-nit,-nin (shumës).

    Tabela 3. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer të thjeshtë

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Lava Rrita Zura

    Ti Lave Rrite Zure

    Ai/ajo Lau Rriti Zuri

    Ne Lamë Rritëm Zumë

    Ju Latë Rritët Zurë

    Ata/ato Lanë Rritën Zunë

  • 14

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Foljet pranë të kryerës së thjeshtë marrin mbaresat: -va, -ve, -i / u; m (ë), t (ë), n (ë), kur folja

    mbaron me temën ë zanore.

    Tabela 4. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë kam larë kam rritur kam zënë

    Ti Ke larë Ke rritur Ke zënë

    Ai/ajo Ka larë Ka rritur Ka zënë

    Ne Kemi larë Kemi rritur Kemi zënë

    Ju Keni larë Keni rritur Keni zënë

    Ata/ato Kanë larë Kanë rritur Kanë zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“-Bahri Beci

    E kryera formohet duke i shtuar përpara pjesores së foljes (larë, rritur, zënë) foljen kam në kohën

    e tashme (kam larë). Foljet në kohën e kryer tregojnë një veprim të përfunduar në të shkuarën,

    por që ruan lidhjet me çastin kur flasim.

    Tabela 5. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Kisha larë Kisha rritur Kisha zënë

    Ti Kishe larë Kishe rritur Kishe zënë

    Ai/ajo Kishte larë Kishte rritur Kishte zënë

    Ne Kishim larë Kishim rritur Kishim zënë

    Ju Kishit larë Kishit rritur Kishit zënë

    Ata/ato Kishin larë Kishin rritur Kishin zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Më se e kryera formohet duke i shtuar përpara pjesores së foljes (larë, rritur, zënë) foljen kam në

    kohën e pakryer (kisha): kisha larë. Foljet në kohën më se të kryer tregojnë një veprim të

    përfunduar para një çasti të caktuar në të shkuarën.

    Tabela 6. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer të tejshkuar

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Pata larë Pata rritur Pata zënë

    Ti Pate larë Pate rritur Pate zënë

    Ai/ajo Pati larë Pati rritur Pati zënë

    Ne Patëm larë Patëm rritur Patëm zënë

    Ju Patët larë Patët rritur Patët zënë

    Ata/ato Patën larë Patën rritur Patën zënë

  • 15

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E kryera e tejshkuar formohet duke i shtuar përpara pjesores së foljes (larë, rritur, zënë) foljen

    kam në kohën e kryer të thjeshtë (pata larë). Edhe foljet në kohën e kryer të tejshkuar tregojnë

    një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në kohën e shkuar.

    Tabela 7. Zgjedhimi i foljes në kohën e ardhme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë do të laj do të rrit do të zë

    Ti do të lash do të rritësh do të zësh

    Ai/ajo do të lajë do të rritë do të zërë

    Ne do të lajmë do të rritim do të zëmë

    Ju do të lani do të rritni do të zini

    Ata/ato do të lajnë do të rritin do të zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E ardhmja ndërtohet duke vënë pjesëzën do përpara foljes në kohën e tashme të mënyrës lidhore.

    Veta e tretë njëjës e kohës së ardhme shkruhet gjithmonë me ë në fund.

    Tabela 8. Zgjedhimi i foljes në kohën e ardhme e përparme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Do të kem larë Do të kem rritur Do të kem zënë

    Ti Do të kesh larë Do të kesh rritur Do të kesh zënë

    Ai/ajo Do të ketë larë Do të ketë rritur Do të ketë zënë

    Ne Do të kemi larë Do të kemi rritur Do të kemi zënë

    Ju Do të keni larë Do të keni rritur Do të keni zënë

    Ata/ato Do të kenë larë Do të kenë rritur Do të kenë zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E ardhmja e përparme ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes format e së ardhmes së

    foljes kam. Foljet në kohën e ardhme e përparme tregojnë një veprim që pritet të kryhet në të

    ardhmen përpara një veprimi tjetër edhe ky në të ardhmen. (Beci, B, 2004).

    1.5.2. Mënyra lidhore

    Mënyra lidhore shpreh kryesisht modalitetin e mundësisë, pra, foljet në këtë mënyrë shprehin

    veprime, kryerja e të cilave në të ardhmen nuk është e sigurt, por vetëm e mundshme. (Paçarizi,

    Rr; Selmani, A, 2020). Foljet në mënyrën lidhore zgjedhohen në katër kohë: e tashme, e pakryer,

    e kryer dhe më se e kryer.

  • 16

    Tabela 9. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Të laj Të rrit Të zë

    Ti Të lash Të rrit Të zë

    Ai/ajo Të lan Të rrit Të zë

    Ne Të lajmë Të rritim Të zëmë

    Ju Të lani Të rritni Të zini

    Ata/ato Të lajnë Të rritin Të zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Foljet në mënyrën lidhore kanë përpara gjithmonë pjesëzën të. Veta e dytë njëjës e foljeve të

    zgjedhimit të parë del gjithmonë me mbaresën-sh: ti të lash, të blesh, të vish, të mësosh, të

    punosh, të shkosh, të shkruash, të thyesh etj.

    Tabela 10. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Të laja Të rritja Të zija

    Ti Të laje Të rritje Të zije

    Ai/ajo Të lante Të rriste Të zinte

    Ne Të lanim Të rritnim Të zinim

    Ju Të lanit Të rritnit Të zinit

    Ata/ato Të lanin Të rritnin Të zinin

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Në të pakryerën e lidhores foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores. Ato

    tregojnë një veprim, kryerja e të cilit ka qenë e mundshme në të shkuarën.

    Tabela 11. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Të kem larë Të kem rritur Të kem zënë

    Ti Të kesh larë Të kesh rritur Të kesh zënë

    Ai/ajo Të ketë larë Të ketë rritur Të ketë zënë

    Ne Të kemi larë Të kemi rritur Të kemi zënë

    Ju Të keni larë Të keni rritur Të keni zënë

    Ata/ato Të kenë larë Të kenë rritur Të kenë zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Kjo kohë ndërtohet duke vënë para pjesores së foljes format e kohës së tashme të mënyrës

    lidhore të foljes kam (të kem + larë).

  • 17

    Tabela 12. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Të kisha larë Të kisha rritur Të kisha zënë

    Ti Të kishe larë Të kishe rritur Të kishe zënë

    Ai/ajo Të kishte larë Të kishte rritur Të kishte zënë

    Ne Të kishim larë Të kishim rritur Të kishim zënë

    Ju Të kishit larë Të kishit rritur Të kishit zënë

    Ata/ato Të kishin larë Të kishin rritur Të kishin zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Edhe kjo kohë ndërtohet duke vënë para pjesores së foljes format e kohës së pakryer të mënyrës

    lidhore të foljes kam (të kisha + larë). (Beci, B, 2004).

    1.5.3. Mënyra Kushtore

    Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet

    (kushtëzohet) nga një veprim tjetër. Mënyra kushtore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën.

    Tabela 13. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Do të laja Do të rritja Do të zija

    Ti Do të laje Do të rritje Do të zije

    Ai/ajo Do të lante Do të rriste Do të zinte

    Ne Do të lanim Do të rritnim Do të zinim

    Ju Do të lanit Do të rritnit Do të zinit

    Ata/ato Do të lanin Do të rritnin Do të zinin

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E tashmja e mënyrës kushtore ndërtohet nga e pakryera e mënyrës lidhore (të laja), dhe pjesëza

    do.

    Tabela 14. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Do të kisha larë Do të kisha rritur Do të kisha zënë

    Ti Do të kishe larë Do të kishe rritur Do të kishe zënë

    Ai/ajo Do të kishte larë Do të kishte rritur Do të kisht ezënë

    Ne Do të kishimlarë Do të kishim rritur Do të kishim zënë

    Ju Do të kishit larë Do të kishit rritur Do të kishit zënë

    Ata/ato Do të kishin larë Do të kishin rritur Do të kishin zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

  • 18

    E kryera e mënyrës kushtore ndërtohet duke i vënë para pjesores së foljes format e kohës së

    tashme të kushtores së foljes kam (do të kisha larë, do të kishe parë, etj). (Beci, B, 2004).

    1.5.4. Mënyra habitore

    Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi.

    Mënyra habitore ka katër kohë: të tashmen, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën.

    Tabela 15. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Lakam Rritkam Zënkam

    Ti Lake Rritke Zënke

    Ai/ajo Laka Rritka Zënka

    Ne Lakemi Rritkemi Zënkemi

    Ju Lakeni Rritkeni Zënkeni

    Ata/ato Lakan Rritkan Zënkan

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E tashmja e mënyrës habitore formohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes format

    vetore të së ardhmes së foljes ndihmëse kam.

    Tabela 16. Zgjedhimi i foljes në kohën e pakryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Lakësha Rritkësha Zënkësha

    Ti Lakëshe Rritkëshe Zënkëshe

    Ai/ajo Lakësh Rritkësh Zënkësh

    Ne Lakëshim Rritkëshim Zënkëshim

    Ju Lakëshit Rritkëshit Zënkëshit

    Ata/ato Lakëshin Rritkëshin Zënkëshin

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E pakryera e mënyrës habitore formohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes format

    vetore të së pakryerës së foljes ndihmëse kam.

  • 19

    Tabela 17. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Paskam larë Paskam rritur Paskam zënë

    Ti Paske larë Paske rritur Paske zënë

    Ai/ajo Paska larë Paska rritur Paska zënë

    Ne Paskemi larë Paskemi rritur Paskemi zënë

    Ju Paskeni larë Paskeni rritur Paskeni zënë

    Ata/ato Paskan larë Paskan rritur Paskan zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E kryera e habitores ndërtohet duke vendosur para pjesores së foljes të tashmen e mënyrës

    habitore të foljes kam.

    Tabela 18. Zgjedhimi i foljes në kohën më se të kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Paskësha larë Paskësha rritur Paskësha zënë

    Ti Paskëshe larë Paskëshe rritur Paskëshe zënë

    Ai/ajo Paskësh larë Paskësh rritur Paskësh zënë

    Ne Paskëshim larë Paskëshim rritur Paskëshim zënë

    Ju Paskëshit larë Paskëshit rritur Paskëshit zënë

    Ata/ato Paskëshin larë Paskëshin rritur Paskëshin zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Më se e kryera e habitores ndërtohet duke vendosur para pjesores së foljes të pakryerën e

    mënyrës habitore të foljes ndihmëse kam. (Beci, B, 2004).

    1.5.5. Mënyra dëshirore

    Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi. Mënyra

    dëshirore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën.

    Tabela 19. Zgjedhimi i foljes në kohën e tashme

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Lafsha Rritsha Zënça

    Ti Lafsh Rritsh Zënçe

    Ai/ajo Laftë Rrittë Zëntë

    Ne Lafshim Rritshim Zënçim

    Ju Lafshi Rritshi Zënçi

    Ata/ato Lafshin Rritshin Zënçin

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

  • 20

    Koha e tashme e mënyrës dëshirore të foljeve formohet duke i shtuar temës së posaçme të

    dëshirores mbaresat: -a, -të, -im, -i, -in.

    Tabela 20. Zgjedhimi i foljes në kohën e kryer

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Unë Paça larë Paça rritur Paça zënë

    Ti Paç larë Paç rritur Paç zënë

    Ai/ajo Pastë larë Pastë rritur Pastë zënë

    Ne Paçim lare Paçim rritur Paçim zënë

    Ju Paçi larë Paçi rritur Paçi zënë

    Ata/ato Paçin larë Paçin rritur Paçin zënë

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    E kryera e mënyrës dëshirore ndërtohet duke i shtuar përpara pjesores së foljes të tashmen e

    dëshirores së foljes kam (paça + punuar, paç + punuar) etj. (Beci, B, 2004)

    1.5.6. Mënyra urdhërore

    Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:

    Punoni më mirë. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës.

    Tabela 21. Zgjedhimi i foljes në vetën e dytë

    Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

    Ti Laj Rrit Zër

    Ju Lani Rritni Zini

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

    Foljet me temën ë bashkëtingëlloret në vetën e dytë njëjës të urdhërores nuk marrin mbaresë: hip,

    ec, ki, fol, thirr, dil, hap, merr, silletj. (Beci, B, 2004).

    Tabela 22. Foljet në veten e dytë shumës në mënyrën urdhërore

    Ju Lani Lani!

    Ju Punoni Punoni!

    Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe“- Bahri Beci

  • 21

    1.6. KOHËT E FOLJEVE

    Kohët themelore të foljes janë: e tashmja, e shkuara, e ardhmja. E tashmja tregon diçka që bëhet

    tani: Fryn erë dhe bie shi. E shkuara ka pesë nën ndarje: e pakryera, e kryer e thjeshtë, e kryera,

    më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar, që shprehin veprime për një kohë të caktuar të së

    shkuarës: Fryente erë dhe binte shi; Kishte fryerë erë dhe kishte rënë shi.; e ardhmja ka dy kohë

    të ardhmen dhe të ardhmen e përparme. E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pasi të

    flasim ose që do të kryhet në të ardhmen: Do të bjerë shi; e ardhmja e përparme shpreh një

    veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen: Kur do të ktheheni ju, unë do t`i

    kem mbaruar detyrat. (Beci, B, 2004).

    1.7. VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

    Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin (unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata,

    ato). Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie

    ose sende. Folja ka dy numra (njëjësin dhe shumësin).

    Numri njëjës: unë punoj. Numri shumës: ne punojmë. (Beci, B, 2004).

  • 22

    KAPITULLI II

    2.1. ZGJEDHIMI I FOLJEVE

    Zgjedhim quhet tërsia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës së

    kohës, si dhe formave të pashtjelluara. (Domi, M, 2002). Foljet në mënyra, kohë, veta dhe numra

    të ndryshëm marrin forma të ndryshme. Në gjuhën shqipe ka dy lloje zgjedhimesh: vepror dhe

    jovepror. Gjatë zgjedhimit të foljeve dallojmë elemente të ndryshme: temën, mbaresën, foljet

    ndihmëse. Mbaresë quhet pjesa fundore e foljes që ndryshon dhe shërben për të shprehur

    diatezën (veprore-joveprore), mënyrën (dëftore, lidhore etj.), kohën (e tashme, e pakryer etj.)

    vetën (e parë, e dytë, e tretë) dhe numrin (njëjës-shumës). Çdo folje ka temën prej së cilës

    formohet. Tema është pjesa që nuk ndryshon kur formohen kohët dhe vetat e ndryshme të saj

    (unë dëgjoj, ti dëgjon, ne dëgjojmë, ju dëgjoni). (Beci, B, 2004).

    2.1.1. Zgjedhimi i parë

    Zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temën e zanoreve dhe

    marrin mbaresën-j: punoj (punova, punuar), laj (lava, larë), kthej (ktheva, kthyer), rrëfej (rrëfeva,

    rrëfyer). (Beci, B, 2004).

    2.1.2. Zgjedhimi i dytë

    Zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temën e bashkëtingëlloreve:

    hap (hapa, hapur), mat (mata, matur), vendos (vendosa, vendosur), gjuaj (gjuajta, gjuajtur).

    (Beci, B, 2004).

    2.1.3. Zgjedhimi i tretë

    Zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temën e zanoreve dhe nuk

    marrin mbaresë: vë (vura, vënë), zë (zura, zënë), shpie (shpura, shpënë); di (dita, ditur), fle (fjeta,

    fjetur), ngre (ngrita, ngritur), pi (piva, pirë), shtie (shtiva, shtënë). (Beci, B, 2004).

    Ky zgjedhim përfshin, siç dihet numrin më të madh të foljeve. Foljet e kësaj kategorie formohen,

    të shumtën nga emra, mbiemra, ndajfolje dhe prej rrënjës foljore, quhen denominativ e me

    kuptim kauzativ: punoj, gozhdoj, besoj, emëroj (emër); paloj (palë), afroj, vogëloj, holloj, liroj,

    largoj, pakoj, shumoj, vonoj, shpejtoj, ngadaloj. (Ajeti, I, 1985).

  • 23

    2.2. FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES

    2.2.1. Pjesorja

    Quhet kështu ajo formë e pashtjelluar, që ka tipare kuptimore e gramatikore edhe foljore, edhe

    mbiemërore. (Domi, M, 2002). Pjesorja formohet duke i shtuar temës foljore prapashtesat

    trajtëformuese: -rë (r), -ur, -ë, -në.

    Marrin-ë në pjesore foljet që mbarojnë me l, ll, rr dhe që në të kryerën e thjeshtë pësojnë këto

    ndërrime tingujsh: a, o, je, o: dal-dola-dalë; mbjell-mbolla-mbjellë; marr- mora-marrë, si edhe

    mjelë, vjelë, përcjellë, sjellë, nxjerrë, tjerrë etj (Beci, B, 2004).

    Më shpesh ajo përdoret përformimin e kohëve të përbëra të foljeve (kam punuar, kisha punuar)

    dhe të formave të tjera të pashtjelluara (papunuar, duke punuar, për të punuar), si edhe pas

    foljeve modale: duhet, (lipset), do: Toka duhet punuar thellë që të japë prodhime të bollshme.

    (Domi, M, 2002).

    2.2.2. Paskajorja

    Paskajorja ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes për të, përshembull: për të punuar; dhe

    emërton një veprim si proces. Paskajorja përdoret:

    Kryesisht me funksion qëllimor- Atë ditë Vera kishte dalë në shesh për të parë manifestimin.

    Me funksion përcaktor- Dyshimi është rruga për të gjetur të vërtetën.

    Me funksion kallëzuesor- Kjo është për të qeshur e për të qarë. (Beci, B, 2004).

    2.2.3. Përcjellorja

    Folja në këtë formë të pashtjelluar shpreh një veprim, që shoqëron veprimin e foljes drejtuese,

    ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes pjesëzën duke: duke punuar, duke krijuar etj.

    Mjegulla ngrihej lart duke krijuar një hapësirë të tejdukshme midis saj dhe fushës. (Beci, B,

    2004).

  • 24

    2.2.4. Mohorja

    Forma e pashtjelluar mohore formohet duke i vënë përpara pjesores së foljes pjesëzën me kuptim

    mohor pa: pa punuar- U nis pa zbardhur drita. Rrallë ndeshet edhe forma pa pas punuar, që

    ndërtohet nga pjesorja e foljes (punuar) e paraprirë nga forma e pashtjelluar mohore e foljes kam

    (pa pasë punuar). Forma e pashtjelluar mohore shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën

    ose në të ardhmen. (Beci, B, 2004).

  • 25

    KAPITULLI III

    3. STERJO SPASSE– “AFËRDITA”

    3.1. Shënime për autorin

    Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në

    Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë

    liqenit të Prepsës. Sterjo shkollën fillore e kreu në

    Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas,

    nisi punë si mësues në fshatin Derviçannë jug të

    Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet

    shkurt Pse!? Me Kutelin, Kokonën, dhe Hakiun qe

    bashkëthemelues i të përkohshmes "Revista letrare"

    në Tiranë më 15 shkurt 1944. Në fundin e vitit 1944,

    pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e

    tij të parë të realizmit socialist në organin partiak,

    gazetën "Përpara" të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar. Po pas lufte punoi në Ministrinë e

    Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër

    Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: "Shkolla e re",

    "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj., dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të

    Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të

    lirë. Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike,

    tekste shkollore u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

    Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte

    një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit

    dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: "Kuror rinie" (1934), "Në krahët e një

    femre" (1934), "Nusja pa duvak" (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë romane:

    "Nga jeta në jetë- Pse!?" më 1935 - që mbahet si kryevepra e tij, "Afërdita" (1944), "Ata nuk

    ishin vetëm" (1952), "Afërdita përsëri në fshat" (1954), "Buzë liqenit" (1965), "Zjarre..." (1972),

    "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978), dhe "Kryengritësit"

    (1983)(Wikipedia, 2020).

  • 26

    3.2. Të dhëna mbi romanin

    Afërdita është një ndër romanet më të lexuara të letërsisë

    shqiptare. Sterjo Spasse e ka shkruajtur ne vitin 1944.

    Kryeprotagonistja e veprës është Afërdita Skënderaj, e

    cila sapo kishte përfunduar studimet në Korçë. Në vepër

    shprehet dëshira dhe vullneti i saj për punë. Autori

    paraqet prapambeturinë e shqiptarëve për arsim, duke e

    udhëhequr njerëz të paaftë, të pandërgjegjshëm, duke

    paraqitur gjendjen aktuale të arsimit, realitetin e

    fshatarëve, mësimdhënien tradicionale në atë moderne

    bashkëkohore.

    Pjesa e parë. Afërdita, vajzë qytetare, me kulturë të re

    zgjedhet mësuese në fshatin Grykas duke filluar karrierën e saj, e cila me rolin e saj pozitiv

    përgatit dhe ndihmon nxënësit për hapat drejtë të ardhmes. Ajo ndeshet me realitet dëshpërues që

    bie kundër një bote të tërë. Pjesa e dytë. Paraqitet pamja idealiste e veprës, përpjekja dhe

    këmbëngulja e Afërditës për t`ìa arritur qëllimit, duke kryer me sukses punën, si mësuese jo në

    mënyrë imponuese, por duke ngjallur dashurinë për punë te brezat e ri. Afërdita është e vetmja

    shpresë për t’i ndihmuar dhe flijuar vetën për të hapur rrugë në atë vend. Pjesa e tretë. Afërdita si

    heroinë pas 10 vitesh ia arrin qëllimit duke i vetëdijësuar fshatarët drejt një të ardhme. I vetmi

    personazh që arrin të pajtojë armiqësinë në mes dy fshatrave Grykas-Pishas. Ardhja dhe

    përkushtimi i saj ndryshon jetën e fshatit duke i larguar paragjykimet dhe vuajtjet e tyre. Sterjo

    Spasse me qëllim e zgjedh vajzën me emrin Afërdita, për t’i lajmëruar shqiptarët se po afrohej

    dita e përkushtimit të arsimit në vend, puna e ndritshme drejt dritës dhe arritja në majet më të

    larta të dijes.

  • 27

    3.3. Folja në veprën “Afërdita”

    Në këtë vepër, autori ka përdorur një numër të madh foljesh duke filluar nga mënyra, numri,

    kohët etj. Foljet si në foto:

    o Morët: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e dytë, numri shumës.

    o Paska dhe qenka: mënyra habitore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    o U thoshte: mënyra dëftore (joveprore), koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    o Ishin: mënyra dëftore, koha e pakryer (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

    o Për të mbushur: forma paskajore dukë vënë përpara pjesoren e foljes për të.

    o U habitën: mënyra dëftore (joveprore), koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri

    shumës.

    o Ra dhe tha: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    o Bënë dhe vunë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    o Paskan: mënyra habitore, koha e kryer, veta e tretë, numri shumës.

    o Të mësojë, të vijë dhe të dijë: mënyra lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    o Tallet: mënyra dëftore (joveprore),

    koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    o Kundërshtoi, shtoi, thirri, murmëriti,

    iku, pyeti, gënjeu dhe tha: mënyra dëftore,

    koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri

    njëjës.

    o Them: mënyradëftore, koha e tashme,

    veta e parë, numri njëjës.

    o Shihni: mënyra dëftore, koha e

    pakryer, veta e dytë, numri shumës.

    o Do të vijë: mënyra dëftore, koha e

    ardhme, veta e tretë, numri njëjës.

    o Duke ngarkuar dhe duke lidhur:

    përcjellorja ndërtohet dukë vënë përpara

    pjesores fjalëzën duke, e tashmja, veta e tretë, numri njëjës.

    o Ka marrë: mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë, numri njëjës.

  • 28

    o Dashke dhe paske: mënyra habitore, koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës.

    o Të tallesh: mënyra lidhore (joveprore), koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës.

    o Shko: mënyra urdhërore, veta e dytë, numri njëjës.

    o Filluan: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

    o Ke marrë: mënyra dëftore, koha e kryer, veta e dytë, numri njëjës.

    Ndodhej, varej, ngrihej

    dhe dukej: mënyra dëftore (joveprore),

    koha e pakryer, veta e tretë, numri

    njëjës.

    Të ndodheshin: mënyra

    lidhore, koha e pakryer (joveprore), veta

    e tretë, numri shumës.

    Thanë: mënyra dëftore,

    koha e tashme, veta e tretë, numri

    shumës.

    Filloi, rregulloi, provoi,

    hoqi dhe fshiu: mënyra dëftore, koha e

    kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri

    njëjës.

    Simbolizonin: mënyra

    dëftore, koha e pakryer, veta e tretë,

    numri shumës.

    Ishte: (folje ndihmëse), mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Ëndërronte, donte, shtrëngonte: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë,

    numri njëjës.

    Kishte rënë: mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Ishin: (folje ndihmëse) mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri

    shumës.

  • 29

    Të bëhesha: mënyra lidhore, koha

    pakryer (joveprore), veta e parë, numri

    njëjës.

    Mora, qetha, preva, bleva, lava

    detyrova dhe raportova: mënyra dëftore

    koha e kryer e thjeshtë, veta e parë, numri

    njëjës.

    Për të qethur: paskajore me

    funksion kallzuesor.

    Ulërinin thërrisnin dhe vinin:

    mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë

    numri shumës.

    Therja, hiqja dhe shpija: mënyra

    dëftore, koha e pakryer, veta e parë, njëjës.

    Të laheshin dhe të merreshin:

    mënyra lidhore, e pakryer (joveprore), veta e

    tretë, numri shumës.

    U lehtësua dhe u la: mënyra dëftore,

    koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Brente dhe vinte: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Dhanë: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

    Filluan: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri shumës.

    Të vijnë: mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës.

    U dhashë: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e parë, numri njëjës.

    Qorton: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Rrëmbeu: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Krihesha: mënyra dëftore, koha e pakryer (joveprore), veta e parë, numri njëjës.

    Jep: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Të krenohem: mënyra lidhore, koha e tashme (joveprore), veta e parë, numri njëjës.

  • 30

    Ndiente, qante, vinte, duronte, shponte, pyeste, kuptonte dhe luante: mënyra dëftore,

    koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Kafshonin, njihnin: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës.

    Ishte cënuar: mënyra dëftore, koha më se e kryer (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Erdhi dhe shkatërroi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Do të thoshte: mënyra kushtore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Do të kujtonin: mënyra kushtore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    Jam: foljen dihmëse, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës.

    Kam: foljen dihmëse, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës.

    Dyshon: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Fërkoi dhe vuri: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    U tërhoq dhe u shtri: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë,

    numri njëjës.

  • 31

    Kanë hedhur: mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë, numri shumës.

    Vjen: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Mbushen: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

    Kërkojnë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    Kujtojnë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    Të ngjan: mënyra lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Përzihen: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

    Gjallërom: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës.

    Shkoi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Filloi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Urrenin: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës.

    U mundua: mënyra dëftore, koha ekryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Kujtohen: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

  • 32

    Bleu dhe leu: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Të ankohej: mënyra lidhore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Kishte blerë dhe kishte lyer: mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë, numri

    njëjës.

    Pushojnë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    Të shohim: mënyra lidhore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës.

    Do ta nxjerrim: mënyra dëftore, koha e ardhme, veta e parë, numri shumës.

    Mbyllte: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    U shtua: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Vendosi dhe lajmëroi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

  • 33

    Zbuloi dhe mundi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    Lidhte: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Dashuroheshin: mënyra dëftore, koha e pakryer (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

    Duke bartur: përcjellore, e kryer.

    Takohen: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri shumës.

    Këndon: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Duke kënduar: përcjellore, koha e tashme, me funksion mënyror.

    Bën: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Gudulis: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës.

  • 34

    Drejtohet: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

    Zë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës.

    Largohet dhe zhytet: mënyra dëftore, koha e tashme (joveprore), veta e tretë, numri

    njëjës.

    Mban dhe udhëton: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    U takuam: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë, numri

    shumës.

    Të fshinte: mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    Kemi kaluar: mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë, numri shumës.

    Ëndërrojnë: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri shumës.

    Urdhëroni: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e dytë, numri shumës.

  • 35

    o Do të bëhen: mënyra dëftore,

    koha e ardhme (joveprore), veta e tretë,

    numri shumës.

    o U mplakëm: mënyra dëftore,

    koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta

    e parë, numri shumës.

    o Të vëmë: mënyra lidhore, koha

    e tashme, veta e parë, numri shumës.

    o Shikoni: mënyra dëftore, koha e

    tashme, veta e dytë, numri shumës.

    o Të gëzohemi: mënyra lidhore,

    koha e tashme (joveprore), veta e parë,

    numri shumës.

    o Fërkuan: mënyra dëftore, koha

    e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri

    shumës.

    o Drodhën: mënyra dëftore, koha

    e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri

    shumës.

    o U kollën: mënyra dëftore, koha

    e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e

    tretë, numri shumës.

    o Përuronin: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri shumës.

    o Lidhte: mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë, numri njëjës.

    o Mundi: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë, numri njëjës.

    o Për të ngritur: paskajore, me funksion qëllimor.

    o U bë: mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë (joveprore), veta e tretë, numri njëjës.

  • 36

    Është: foljen dihmëse, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Për të lavdëruar: paskajore me funksion përcaktor.

    Ndërthuret: mënyra dëftore (joveprore), koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

    Bën: mënyra dëftore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës.

  • 37

    PËRFUNDIM

    Tema e këtij punimi përqendrohet në shprehjen e raporteve dhe formave të pashtjelluara të

    foljeve në gjuhën shqipe. Ky punim na njofton se si folja si pjesë e degës se morfologjisë, ka aq

    shumë mënyra, kohë, etj. Saqë nuk mund t’i mësojmë vetëm me lexim të punimeve të ndryshme,

    mirëpo duhet që të studiojmë dhe shfletojmë libra të ndryshëm. Në veprën ”Afërdita” të autorit

    Sterjo Spasse, hasim në lloje të ndryshme të foljeve saqë nëse i studiojmë çdo njërën prej tyre do

    na merr shumë kohë.

    Gjatë realizimit të punimit jam munduar që të jem sa më korrekte dhe që ky punim të mund t’i

    ndihmojë të tjerët për mësim të foljeve. Në kapitullin e parë mund të mësojnë për morfologjinë

    dhe foljen gjithashtu edhe në pjesën e dytë, në këta dy kapituj mund të gjeni shembuj të

    ndryshëm që ju mundësojnë që t’i kuptoni më lehtë dhe më mirë çështjet e shtjelluara. Foljet e

    paraqitura me fotografi në kapitullin e fundit janë të sqaruara dhe të shpjeguara, se në çfarë

    mënyre janë, çfarë kohe kanë, pastaj a janë njëjës apo shumës dhe disa prej tyre janë treguar

    edhe se në cilën vetë janë.

  • 38

    LITERATURA

    Ajeti, I. (1985). Studime gjuhësore në fushë të shqipes. Prishtinë: Rilindja.

    Beci, B. (2004). Gramatika e gjuhës shqipe pë të gjithë. Tiranë: EDFA.

    Domi, M. (2002). Gramatika e gjuhës shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja. (n.d.).

    Munishi, Z. (2013). Zgjedhimi i foljeve. Prishtinë: Artini.

    Paçarizi, Rr; Selmani, A. (2020). Gjuha Shqipe 7. Pejë: Dukagjini.

    Spasse, S. (2020, Janar 09). Wikipedia. Gjetur Shtator 20, 2020, nga Edvin.

    Tom Gjokhilaj. (2018, Prill 11). Zgjedhimi i foljeve ne trajten veprore dhe joveprore. Gjetur në

    Fol shqip.

    Topalli, K. (2011). Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe. Tiranë: Shtepija botuse e librit

    universitar.

    Burimet nga internet:

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja

    https://fol-shqip.com/2018/04/11/zgjedhimi-i-foljeve-ne-trajten-veprore-dhe-joveprore/

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Foljahttps://fol-shqip.com/2018/04/11/zgjedhimi-i-foljeve-ne-trajten-veprore-dhe-joveprore/

  • 39

    VËRTETIM LEKTURIMI

    Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim

    diplome (Bachelor), të studentes Albulena Shuti, me temë: “Folja si pjesë e

    ligjëratës në veprën “Afërdita”, Sterjo Spasse” nën mentorimin e prof. asoc. dr.

    Sindorela Doli-Kryeziu.

    Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “ Fehmi Again”, Fakulteti i

    Edukimit, Programi Fillor.

    Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor.

    Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit në

    aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

    Lekturues:

    Leomir Smajli

    +383 (0) 45678108

    [email protected]

    mailto:[email protected]